Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE

Μέγεθος: px
Εμφάνιση ξεκινά από τη σελίδα:

Download "Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE"

Transcript

1 Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR Raporti Nt XK SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE AGJENCIA SHUMËPALËSHE PËR GARANTIM TË INVESTIMEVE STRATEGJI E PARTNERITETIT ME SHTETIN PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS PËR PERIUDHËN VF12 VF15 1 maj 2012 Njësia e shtetit e Evropës Juglindore Evropa dhe Azia Qendrore Evropa dhe Azia Qendrore Korporata ndërkombëtare financiare Ky dokument po vendoset në dispozicion për publik para shqyrtimit nga Bordi. Kjo nuk lë të kuptohet se ka rezultat të presupozuar. Ky dokument mund të azhurnohet pas shqyrtimit nga Bordi dhe dokumenti i azhurnuar do të vendoset në dispozicion për publik në pajtim me politikën e Bankës Botërore për qasje në informata.

2 EKUIVALENTËT E VALUTËS (K ursi i këmbimit në fuqi më 16 prill 2012) Nj ësia valutor e = E ur o ( ) 1.00=US$1.30 SDR 1.00=US$1.54 VITI FISK AL I QEVERISË 1 janar 31 dhj etor AAK AJT AMBPN AT BE BEI BPV BQK CEFTA DPS DSFREK EAQ EJL ESK EULEX EUSR FM FMN FPSH GND GPR H&ZH IBB IBRD IFC IFN IHD IPQZHR ISHNB KASH KE KEK KEP KFOR SHKURTESAT DHE AKRONIMET Aktivitetet analitike dhe këshilluese Anketa e jetës në tranzicion Anketa e mjedisit të biznesit dhe performancës së ndërmarrjeve Asistenca teknike Bashkimi Evropian Banka Evropiane e Investimeve Bruto produkti vendor Banka Qendrore e Republikës së Kosovës Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë Dokumenti i përkohshëm strategjik Distribucioni dhe furnizimi i rrymës elektrike në Kosovë Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Evropa Juglindore Enti Statistikor i Kosovës Misioni i sundimit të ligjit të BE në Kosovë Përfaqësuesi special i BE Fond mirëbesimi Fondi Monetar Ndërkombëtar Fondi për ndërtimin e paqes dhe shtetit Grupi ndërkombëtar drejtues për Kosovën Garancia e pjesshme e rrezikut Hulumtimi dhe zhvillimi Instituti i Bankës Botërore Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Korporata ndërkombëtare financiare Institucion financiar ndërkombëtar Investimet e huaja direkte Instrumenti i Para-qasjes për Zhvillimin Rural Iniciativa shumëpalëshe për ndihmë borxhi Korniza afatmesme e shpenzimeve Komisioni Evropian Kompania publike e rrymës elektrike Programi i ndërmarrjeve në Kosovë Forca në Kosovë

3 KIBP MESH MG MIGA MIP MKIPP MMPH MMS MW NIP NMVM NVM OECD OPZH PCH PES PKVM PMS PPP PPZHPQ PSA PTK PVPE PZHBZHR QK QZHM RRSK SBA SC SMK SPSH TCKR TP UNDP VF vpv ZCN ZHSP Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor Memorandumi ekonomik i shtetit Masa grimcore Agjencia shumëpalëshe e garancive për investime Parku industrial Mitrovica Mjeti këshillëdhënës për infrastrukturën publiko-private Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor Mekanizmi i monitorimit të stabilitetit Megavat Njësia e implementimit të projektit Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim Operacion i politikës zhvillimore Pro Credit Holding Puna ekonomike dhe e sektorit Plani kombëtar i veprimit për mjedisin Programi i monitoruar nga Stafi Partneritetet publiko-private Programi i politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm Procesi i stabilizimit dhe asocijimit Kompania e postës dhe telekomunikacionit në Kosovë Plani i veprimit për partneritet evropian Plani zhvillimor i bujqësisë dhe zhvillimit rural Qeveria e Republikës së Kosovës Qëllimet zhvillimore të mijëvjeçarit Raport për respektimin e standardeve dhe kodeve Marrëveshja financiare stand-by Sigurimi i cilësisë Strategjia mjedisore e Kosovës Strategjia e partneritetit të shtetit Termocentrali Kosova e Re Të përcaktohet Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara Viti fiskal Vit pas viti Zyra civile ndërkombëtare Zhvillimi i sektorit privat

4 Banka Botërore IFC MIGA Nënkryetar Philippe Le Houérou Dimitris Tsitsiragos Michel Wormser Drejtor i shtetit Jane Armitage Tomasz Telma Ravi Vish Udhëheqësit e detyrës për ekipin Jan-Peter Olters Gjergj Konda Frank Linden Neeta Sirur Elira Sakiqi Per Kjellerhaug

5 PËRMBAJTJA PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE... i I. HYRJE... 1 II. KONTEKSTI I SHTETIT... 2 A. Konteksti politik... 2 B. Zhvillimet e fundit makroekonomike... 3 C. Mjedisi socioekonomik... 6 III. SFIDAT K RYESORE ZHVILLIMORE DHE SRATEGJIA QEVERITARE... 9 A. Sfidat kryesore në promovimin e investimeve private dhe punësim... 9 B. Çështjet në menaxhimin mjedisor IV. PARTNERITETI KOSOVË-GRUPI I BANKËS BOTËRORE A. Portfolio aktiv, mësimet e nxjerra dhe partneritetet B. Aktivitetet e partneritetit të shtetit me GBB për FV Shtylla I: Shpejtimi i rritjes me bazë të gjerë dhe krijimit të vendeve të punës Shtylla II: Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit V. R r eziqet Tabelat: Tabela 1: Indikatorët makroekonomikë të Kosovës... 4 Tabela 2: Rangimi për indikatorët kryesorë të qeverisjes Tabela 3: Portfolio aktive e Kosovës Tabela 4: Fondet e mirëbesimit specifike për shtetin Tabela 5: a&b: Portfolio i GBB, kredia e re FY12 15, CPS AAAs dhe Fondet e Mirëbesimit Tabela 6: Programi i propozuar i kredidhënies sipas vitit fiskal (në milion dollarë amerikanë) Kutitë: Kutia 1: Pabarazia gjinore në Kosovë... 8 Kutia 2: Energjia në Kosovë Kutia 3: Ligjet e prokurimit publik, vlerësimi fiduciar i shtetit, korrupsioni dhe qeverisja Figurat: Figura 1: Të bërit biznes në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, dhe shtetet e BE Anekset: Aneksi 1: CPS e Kosovës: Matrica e rezultateve FY Aneksi 2: Përmbledhje e konsultimit për strategjinë e propozuar të partneritetit me shtetin të Bankës Botërore për Kosovën për FY12-15 me organizatat e shoqërisë civile Aneksi 3: Në një vështrim Aneksi 4: Indikatorët e zgjedhur* të performancës dhe menaxhimit të portfolios së Bankës Aneks 5: Përmbledhje e shërbimeve johuadhënëse Aneks 6: Indikatorët socialë Aneks 7: Indikatorët kryesorë ekonomikë Aneks 8: Indikatorët kryesorë të rrezikut Aneks 9: Përmbledhje e programit IDA Aneks 10: Programi i operacionit të investimeve të IFC Aneksi 11: Portfolio e operacioneve (IDA) Aneks 12: Portfolio e investimeve të zotuara dhe të mbetura të paguara të IFC... 68

6 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE i. Kjo Strategji e Partneritetit të Shtetit (SPSH) për VF12-15 është e para që përgatitet që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë në shkurt 2008 dhe është bërë anëtare e Grupit të Bankës Botërore (GBB) në mes të vitit SPSH vjen pas një vargu të Dokumenteve të Strategjisë së Përkohshme (DPS) të zbatuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe është e harmonizuar tërësisht me prioritetet kombëtare zhvillimore të vendosura nga Qeveria. ii. Me normë të lartë dhe të përhershme të varfërisë dhe papunësisë (veçanërisht në mesin e rinisë dhe grave), sfida qendrore zhvillimore me të cilën përballet Kosova sot ka të bëjë me atë se si të krijohet një rrugë për rritje ekonomike që në mënyrë të qëndrueshme krijon më shumë mundësi dhe vende pune të cilësisë më të lartë për popullsinë e saj rinore dhe në rritje. Modeli i rritjes në Kosovë deri tani ka qenë i bazuar kryesisht në investime publike dhe disponueshmërinë e burimeve të jashtme të financimit, sidomos ndihmën e donatorëve dhe dërgesat. Ky model ka të ngjarë të jetë i paqëndrueshëm për afat më të gjatë, që nënkupton se ka nevojë për një qasje alternative të qëndrueshme. Investimet në sektorin privat, që kanë filluar të shfaqen, janë rruga më premtuese për të gjeneruar rritje të përshpejtuar dhe vende të punës në të ardhmen por kjo është prekur rëndë nga pengesat infrastrukturore, veçanërisht mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike. Përveç se vepron si frenues në rritjen e biznesit, ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike i privojnë njerëzit nga drita, ngrohja e hapësirës, ftohja e ushqimit dhe gatimi - me pasoja të dukshme për shëndetin, arsimin, dhe cilësinë e përgjithshme të jetës. Trajtimi i krizës energjetike në mënyrë të plotë është pra një komponentë kritike e strategjisë së qeverisë për krijimin e një klime mikpritëse për investime, vende pune dhe standarde më të mira të jetesës. iii. Duke marrë parasysh si resurset e kufizuara të IDA-s në dispozicion, ashtu edhe kufizimet e implementimit në Kosovë, programi i ri i propozuar i huadhënies është shumë selektiv. Qëllimi është që të përkrahen më pak operacione, por më të mëdha në sektorët/nën-sektorët ku GBB ka përparësi relative në sajë të përvojës së mëparshme dhe punës analitike në Kosovë dhe sinergjisë ndërmjet IDA-s, IFC dhe MIGA-s. Zgjedhja e operacioneve të përfshira në programin SPSH bëhet duke marrë parasysh pronësinë qeveritare të agjendës dhe harmonizimin me qëllimin gjithëpërfshirës të vendit për integrimin më të afërt me BE. iv. Objektivat kryesore të SPSH janë të përkrahet Kosova që të (i) shpejtojë rritjen ekonomike me bazë të gjerë dhe krijimin e vendeve të reja të punës; dhe (ii) përmirësojë menaxhimin e mjedisit. Qëllimi i përshpejtimit të rritjes dhe krijimit të vendeve të punës është një vazhdim i prioriteteve të përcaktuara në strategjitë e mëparshme të përkohshme, që theksojnë nevojën për të nxitur rritjen duke i kushtuar vëmendje makro-stabilitetit, zhvillimit të infrastrukturës (sidomos energjisë), një mjedisi të përmirësuar të biznesit, qeverisjes më të mirë dhe investimeve në bujqësi dhe kapitalin njerëzor. Objektivi i dytë ishte më pak i dukshëm në strategjitë e mëparshme. Është duke iu dhënë më shumë përparësi tani për shkak se pranohet gjerësisht se shfrytëzimi ekologjik i resurseve kryesore natyrore të Kosovës, duke përfshirë investimet në efikasitetin e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme, si dhe menaxhimi më i mirë/pastrimi i mjedisit nga rreziqet - janë elemente kritike të përpjekjeve për të përmirësuar shëndetin e popullatës dhe standardet e jetesës. v. Përkrahja për Kosovën në këtë SPSH është e organizuar në dy shtylla që i përgjigjen dy objektivave kryesore të dhëna më sipër. Shtylla I synon përshpejtimin e rritjes me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme përmes veprimeve në gjashtë fusha kryesore: (i) përkrahja e infrastrukturës, veçanërisht energjisë, (ii) përmirësimi i klimës së biznesit, duke përkrahur sektorin privat, si dhe rritja e qasjes në financa, (iii) përkrahja për zhvillimin e bujqësisë, (iv) vazhdimi i investimit në arsim dhe zhillimin e aftësive, (v) forcimi i kuadrit rregullator dhe institucional për punë dhe mbrojtje sociale, dhe (vi) forcimi i i

7 menaxhimit të financave publike dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Shtylla II synon të përkrahë Qeverinë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme, zvogëluar rreziqet mjedisore, përmirësuar furnizimin me ujë, dhe për të shkuar drejt harmonizimit me standardet mjedisore të BE. vi. Pritet që fondet nga IDA për SPSH do të jenë rreth 48.1 million SDR, d.m.th rreth 76 million $ amerikanë ose 19 million $ amerikanë në vit, të plotësuara me rreth 66 million $ në fonde të grantit që janë kanalizuar përmes IDA-s nga donatorët. Përveç kësaj, IFC do të synojë të japë rreth million $ në formë të financimit direkt për sektorin privat si dhe fonde shtesë për shërbime këshillëdhënëse. MIGA mund të japë garanci të rrezikut politik si përkrahje për sektorin e energjisë. SPSH parasheh edhe pesë projekte (operacione) të reja nga IDA, një operacion OPZH të financuar nga granti dhe transaksionet nga IFC dhe MIGA. vii. Fokusi kryesor i huasë së re në programin e SPSH është sektori i energjisë me qëllim të trajtimit të krizës energjetike në Kosovë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh tërësisht çështjet mjedisore dhe zbutjen e ndikimit negativ. Përkrahja e propozuar do të përfshijë një Garanci të Pjesshme (VF13/VF14) për ofertat e investitorëve privatë për ndërtimin (zëvendësimin) e termocentralit të ri me qymyr, ku IFC-ja gjithashtu do të shqyrtojë mundësinë që të kontribuojë me financimin e saj dhe nëpërmjet mobilizimit të fondeve shtesë, si dhe këshilla për transaksionin nga IFC për privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike. Për të përkrahur ndërtimin e termocentralit, MIGA do të marrë në konsideratë dhënien e një garancie të investimit kundër rreziqeve jo-komerciale. Një projekt i madh i Efikasitetit të Energjisë dhe Energjisë së ripërtëritshme (VF13) nën Shtyllën e Dytë të SPSH do të ndihmojë gjithashtu për të zbatuar strategjinë e vendit për energji. Përveç kësaj, një pjesë e vogël shtesë e financimit të operacionit për projektin aktual të Pastrimit dhe Rikultivimit të Tokës në Sektorin e Energjisë do të ndihmojë në ndërtimin e kapacitetit të qeverisë për monitorimin e ndikimit mjedisor dhe social, si dhe për të kryer pastrimin shtesë të mbeturinave të trashëguara në lokacionin e termocentraleve ekzistuese të Kosovës. Programi përfshin gjithashtu tre operacione të tjera, duke përfshirë të dytin në një program prej dy-pjesësh të operacioneve të OPZH të financuara nga grantet për Punësim të Qëndrueshëm (VF12), një projekt për përmirësimin e arsimit (VF14) dhe një projekt për furnizimin me ujë (VF15). viii. Përderisa huadhënia e re do të jetë selektive, WBG do të vazhdojë të përkrahë një agjendë më të gjerë të zhvillimit përmes një programi të fortë të AAK-ve dhe asistencës teknike/zhvillimit të kapacitetit. Përveç analizës vjetore dhe monitorimit të kornizës makro-fiskale, sektorit financiar, varfërisë dhe çështjeve gjinore, dhe përkrahjes në vazhdim nga IFC në formë të këshillave për klimën e investimeve dhe PPP-të në infrastrukturë, SPSH përfshin një Vlerësim të Sektorit Financiar (FSAP) dhe tre RRSK, një analizë mjedisore të vendit dhe asistencën programore për të forcuar menaxhimin e shpenzimeve publike, kornizën fiduciare dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Përveç kësaj, Kosova përfiton nga aktivitetet AAK që mbulojnë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë punën analitike në rrjetet e përkrahjes Smart, strategjinë e energjisë, punësimin dhe vendet e reja të punës, financimin e shëndetësisë dhe ndryshimin e klimës, si dhe disa fonde në mirëbesim të financuara nga KE, në fusha të tilla si shkencë, teknologji dhe inovacion, monitorim dhe vlerësim dhe menaxhimin e financave publike. ix. Zbatimi i SPSH të VF12-15 përfshin katër rreziqe kryesore si në vijim: Historia e pabarabartë e Kosovës në menaxhimin fiskal në të kaluarën shtron pyetje rreth stabilitetit makroekonomik afatmesëm, veçanërisht në qoftë se ndodh përkeqësimi i mëtejshëm ekonomik në Evropë. Përmirësimet e fundit në menaxhimin fiskal dhe Marrëveshja e re financiare Stand-By (që mbulon një periudhë 20 muajshe nga prilli 2012) me FMN-në duhet të ndihmojnë për ta ulur këtë rrezik. ii

8 Përderisa investimet në sektorin e energjisë në Kosovë janë kritike për rritjen, krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë, përfshirja e Bankës në termocentralin e ri me linjit ka të ngjarë të shkaktojë kundërshtime në mesin e disa grupeve të shoqërisë civile. Ky rrezik është duke u trajtuar përmes proceseve transparente dhe dialogut të rregullt/kontaktit gjatë zhvillimit të projektit. Një rrezik tjetër është se, duke pasur parasysh trazirat e vazhdueshme në tregjet financiare (sidomos në Evropë), financimi i projektit për energji mund të mos jetë e lehtë të gjendet. Disponueshmëria e garancive nga GBB duhet të ndihmojë për ta zbutur këtë rrezik. Përmirësimi i kredive nga huadhënësit tjerë shumëpalësh do të ndihmojë gjithashtu për të ndërmjetësuar marrjen e fondeve të nevojshme nga sektori privat. Qeverisja e Kosovës dhe strukturat politike mund të destabilizohen në rast të goditjeve të mëdha. Gjithashtu, sistemet qeverisëse të Kosovës ende nuk kanë transparencë të plotë, llogaridhënie dhe qëndrueshmëri. Aktivitetet për të përkrahur përmirësimin e menaxhimit të financave publike të përfshira në OPZH dhe në projektin aktual të menaxhimit të sektorit publik duhet të ndihmojnë për ta zvogëluar këtë rrezik. Banka gjithashtu do të kryejë AAK programore për të vepruar sipas rekomandimeve të vlerësimit fiduciar të vendit, duke përfshirë përkrahjen për iniciativat kundër korrupsionit. iii

9 I. HYRJE 1. Kjo Strategji e partneritetit të shtetit (SPSH) është e para që përgatitet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (GBB) në mesin e vitit SPSH, e cila mbulon VF12-15, pason pas një serie dokumentesh të strategjisë së përkohshme (DPSs) të zbatuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kur më i fundit qenë një dy-vjeçar për DPS VF Kjo SPSH është duke u përgatitur pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës në vitin 2011 për të siguruar harmonizim nga afër me prioritetet zhvillimore kombëtare të qeverisë në kontekstin e aspiratave të vendit për integrimin me Bashkimin Evropian (BE). Pasi që Kosova është një shtet vetëm me IDA, strategjia do të financohet kryesisht nga një ndarje e fondeve nga IDA-16 për VF12-14 dhe nga IDA-17 për VF15. Në këtë fazë, pritet që fondet totale në dispozicion për Kosovën për periudhën e SPSH do të jenë rreth SDR (ose rreth dollarë amerikanë), dmth, rreth dollarë amerikanë në vit. Duhet të theksohet, megjithatë, se në përputhje me rregullat e IDA-s, të gjitha shumat përtej VF12 janë vetëm indikative. Ndarjet aktuale do të varen nga (i) performanca e vetë vendit, (ii) performanca e tij relativisht me pranuesit e tjerë të fondeve nga IDA; (iii) sasia e resurseve të përgjithshme në dispozicion për IDA, (iv) ndryshimet në listën e shteteve aktive që kualifikohen për IDA, (v) kushtet e ndihmës financiare të dhënë (grante apo kredi) dhe (vi) shuma e burimeve kompensuese të marra për iniciativën shumëpalëshe për ndihmë për borxhe (ISHNB). Pasi që ndarjet e fondeve nga IDA bëhen në SDR, shuma ekuivalente në dollarë amerikanë varet nga kursi mbizotërues i këmbimit. Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) do të sigurojë rreth dollarë amerikanë në formën e financimit të drejtpërdrejtë në sektorin privat, si dhe fonde shtesë për shërbime këshilluese. Për të përkrahur pjesëmarrjen e sektorit privat në sektorin e energjisë, MIGA do të shqyrtojë dhënien e një garancie të investimeve kundër rreziqeve jokomerciale dhe IFC-ja do të shqyrtojë ofrimin e financimit të vet, si dhe të mobilizojë fonde shtesë nga institucionet e tjera financiare. Përveç kësaj, burime të konsiderueshme nga grantet rreth dollarë amerikanë - do të plotësojnë fondet nga GBB në financimin e programit SPSH. 2. SPSH i VF12 15 propozon një program selektiv dhe të orientuar kah (i) promovimi i rritjes dhe punësimit, dhe (ii) përmirësimi i menaxhimit të mjedisit. Duke u bazuar në drejtimin e caktuar nga DPS VF10-11, SPSH konsolidon ndryshimin në fokusin e Bankës nga përkrahja e rindërtimit pas konfliktit drejt një theksi të qartë për trajtimin e sfidave zhvillimore afatmesme. Strategjia i kushton vëmendjen e duhur mësimeve të nxjerra nga përfshirja e GBB në Kosovë gjatë dhjetëvjeçarit që nga përfundimi i konfliktit të vitit , realizimit të programeve të vazhdueshme të sponsoruara nga Qeveria apo donatorët, dhe konsultimeve me Qeverinë e Kosovës, Parlamentin, sektorin privat, shoqërinë civile dhe komunitetin e partnerëve zhvillimorë dypalësh dhe shumëpalësh. 3. Objektivat kryesore të SPSH janë të përkrahin Kosovën për (i) shpejtimin e rritjes ekonomike me bazë të gjerë dhe krijimin e vendeve të reja të punës; dhe (ii) përmirësimin e menaxhimit mjedisor. Fokusi i propozuar strategjik i këtij SPSH buron nga vetë prioritetet e politikave të qeverisë të përforcuara me nevojën për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, pas viteve të konfliktit, dhe objektivin e përgatitjes së vendit për anëtarësimin përfundimtar në BE. SPSH është në përputhje të plotë me planin kombëtar zhvillimor të Qeverisë dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për Nxitja e rritjes krijuese të vendeve të punës dhe gjithëpërfshirëse është kritike për një vend të ri, multietnik me papunësi të lartë dhe, si e tillë, mund të ndihmojë për të zvogëluar tensionet që ekzistojnë brenda shoqërisë nga vitet e konflikteve ndëretnike. Paralelisht, ka nevojë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e resurseve të ripërtëritshme, përmirësimin e menaxhimit të mjedisit, dhe për të përmirësuar furnizimin me ujë cilësor. 1

10 A. Konteksti politik II. KONTEKSTI I SHTETIT 4. Kosova është kandidat potencial për anëtarësim në BE, tash me perspektivë të qartë në Procesin e stabilizimit dhe asocijimit (SAP). Marrëveshjet e shkurtit 2012 në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE për përfaqësimin rajonal të Kosovës 1 dhe menaxhimin e integruar kufitar ("kompromisi i fusnotës") duket se i kanë mundësuar Komisionit Evropian (KE) për të vendosur marrëdhënie kontraktuale 2, dhe mbi këtë bazë, (i) të marrë hapat e parë në PSA, duke filluar me studimin e fizibilitetit dhe (ii) të avancojë anëtarësimin në institucionet (financiare) evropiane. Sa i përket sigurimit të përfshirë në Pakon e zgjerimit të KE-së të tetorit 2011, BE-ja ka hapur dialogun për liberalizimin e vizave në janar 2012, me qëllim për të mundësuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen në kohën e duhur. KE ka theksuar prapë dedikimin e tij për anëtarësimin e plotë "sapo të jenë plotësuar kushtet." Progresi drejt integrimit monitorohet rregullisht nëpërmjet raporteve vjetore të progresit. Raporti i progresit i KE për vitin 2011 bëri thirrje për reforma të konsiderueshme dhe investime për të mundësuar që Kosova të përballojë presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. 5. Periudha e pavarësisë së mbikëqyrur përfundon në dhjetor Në fillim të vitit 2012, grupi ndërkombëtar drejtues me 25 shtete (GND), vendosi në vitin 2008 të udhëheqë zhvillimin demokratik, të promovojë qeverisjen e mirë, shoqërinë multietnike dhe sundimin e ligjit, shpalli planet e veta - me përkrahje të mëvonshme nga Parlamenti - për të mbyllur Zyrën Civile Ndërkombëtare (ZCN), që deri tani ishte autoriteti final sa i përket interpretimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin ("Plani Ahtisaari") 3. Emërimi i kreut të ri të Zyrës së BE-së në fillim të vitit 2012 shënoi fundin e bashkimit personal ndërmjet Përfaqësuesit Special të BE (EUSR) dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), duke u përgatitur që të hiqet pozita e këtij të fundit. Megjithatë, edhe misioni i sundimit të ligjit i BE-së (EULEX), i cili kryen disa funksione policore, gjyqësore, dhe doganore, edhe forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO (KFOR), me më shumë se 6,000 ushtarë nga 30 vende, pritet të vazhdojnë të luajnë role me rëndësi nëse gradualisht janë në rënie - në të ardhmen e parashikueshme. Objektivat kryesore të KFOR-it janë (i) të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt, (ii) të mbajë sigurinë në veri të Kosovës, dhe (iii) të mbikëqyrë Forcën e Sigurisë së Kosovës të themeluar rishtas. 6. Edhepse ka pasur rritje të qëndrueshme në numrin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, shteti nuk është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, gjë që i pengon objektivat gjithëpërfshirëse të Kosovës për integrim politik dhe zhvillim socioekonomik. Deri më 20 mars 2012, 89 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë të gjithë fqinjët, përveç Serbisë (e cila e konsideron Kosovën si një entitet i qeverisur nga OKB brenda territorit të saj sovran). Perspektiva për anëtarësim në OKB 4 mbetet e zbehtë sepse dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë të vetos kanë kërkuar që çështja e shtetësisë të zgjidhet në negociatat e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe 1 Me këtë marrëveshje, Kosova do të përfaqësojë dhe nënshkruajë për veten në forumet rajonale dhe të mos kërkojë më përfaqësimin përmes UNMIK-ut. Megjithatë, nuk e bën këtë me emrin e vet kushtetues ( Republika e Kosovës ) por si Kosova* me një fusnotë që thotë, Ky emërim është pa paragjykim ndaj opinioneve për statusin dhe është në përputhje me KSOKB 1244 dhe me Opinionin e GJND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. 2 Kompromisi i fusnotës duket të ketë zhbllokuar pengesat në progresin formal për avansimin e agjendës së integrimit që është kufizuar nga mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së. 3 Në prill 2008, i Dërguari Special i OKB-së Martti Ahtisaari i pati prezantuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një Propozim gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës me rekomandim për pavarësi eventuale, pas një periudhe të mbikëqyrjes ndërkombëtare. 4 Që një shtet paqedashës të bëhet anëtar i OKB-së, duhet të (i) mbledhë rekomandimet nga 9 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit (pa veto kundër atij vendimi nga asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm); dhe (ii) të sigurojë një shumicë prej dy të tretash nga 193 shtete anëtare aktuale. 2

11 Beogradit. Pas eskalimit të dhunshëm të reciprocitetit tregtar mbi njohjen e vulave doganore të Kosovës në 2011-S2, statusi i veriut të Kosovës - i përbërë prej tre komunave me shumicë serbe dhe qytetit të Mitrovicës, që kanë refuzuar të pranojnë autoritetin e autoriteteve qendrore në Prishtinë - është vendosur në agjendën politike, edhe pse pa një perspektivë të qartë të një zgjidhjeje politike. 7. Sistemi politik i Kosovës është demokraci përfaqësuese me legjislaturë njëdhomëshe. T Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, nga të cilët 10 janë vende të rezervuara për serbët etnikë dhe 10 tjera për partitë e pakicave të tjera. Ligjet zgjedhore gjithashtu kërkojnë që të paktën çdo kandidat i tretë në listat zgjedhore të të gjitha palëve të jetë femër. Aktualisht janë pesë parti kryesore politike të përfaqësuara në Parlament dhe dymbëdhjetë më të vogla që përfaqësojnë pakicat etnike. Partitë më të mëdha janë Partia e qendrës së majtë Demokratike e Kosovës (PDK), partia e qendrës së djathtë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), lëvizja nacionaliste të rinjve Vetëvendosja, dhe partia e qendrës së djathtë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Koalicioni qeverisës është formuar ndërmjet PDK-së dhe dy partive tjera politike të përfaqësuara në Parlament, dmth., Aleancës Kosova e Re (AKR) probiznes dhe Partisë Liberale të Pavarur të pakicës serbe (SLS). Pas dy krizave presidenciale në vitin 2010 dhe 2011 dhe një kompromisi të mëvonshëm nga të gjitha partitë kryesore, Presidentja Atifete Jahjaga femra e parë presidente, jopartiake e Kosovës, - pritet që të jetë kreu i fundit i shtetit që zgjidhet indirekt nga Parlamenti. Dy komisione janë duke finalizuar një amendamentim të gjerë të Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor për të lejuar, përveç tjerash, zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit. Mbi këtë bazë, raundet e ardhshme të zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme, janë paraparë në vitin B. Zhvillimet e fundit makroekonomike 8. Rritja ekonomike e Kosovës ka arritur mesatarisht mbi 4 përqind që nga fundi i konfliktit në vitin 1999, dhe ka mbetur pozitive gjatë tërë krizës globale ekonomike. Rritja ka arritur maksimumin në 6.9 përqind në vitin 2008 para se të bjerë në 3 përqind në vitin 2009 në fillim të krizës (shih Tabelën 1). Ndikimi i përgjithshëm i krizës ishte më i vogël në Kosovë se sa në vendet fqinje, kryesisht për shkak të integrimit të kufizuar të Kosovës në ekonominë globale. Rritja vlerësohet të ketë arritur në rreth 4 për qind në vitin 2010 dhe 5 për qind në vitin 2011, me të dhëna preliminare që sugjerojnë se rritja është nxitur nga rritja e shpenzimeve publike, dhe në një masë më të vogël nga investimet private dhe rritja e shpejtë në eksportet e mallrave. FMN parashikon se rritja e BPV do të jetë rreth 3-4 për qind në periudhën afatmesme, sepse Kosova është e izoluar disi nga ekonomia globale. Megjithatë, një rënie më e ashpër sesa pritet në Evropë do ta zvogëlonte rritjen përmes rënies së eksporteve dhe të dërgesave të diasporës. 9. Pasi që euro përdoret si valutë vendore, Kosova duhet të mbështetet në politikat fiskale si stabilizues kryesor makroenomik. Megjithatë, pozita fiskale e Kosovës është tensionuar sepse shpenzimet janë rritur me shpejtësi që nga viti Kursimet nga tepricat fiskale të akumuluara deri në vitin 2007, që pasqyronin politikat konservatore të shpenzimeve dhe realizimin më të lartë të të hyrave, filluan të bien në vitin 2008 dhe deficiti fiskal u zgjerua në vitet pasuese.qeveria lidhi një marrëveshje 18- mujore Stand-By me 104 milion euro (SBA) me FMN-në në korrik Megjithatë, ky program doli nga binarët, kryesisht për shkak të dështimit të një përpjekjeje për të privatizuar kompaninë e telekomunikacionit (PTK) dhe rritjes (së paplanifikuar) prej 27 për qind në rrogat e nëpunësve civilë për të plotësuar një premtim të fushatës elektorale. Në korrik të vitit 2011, autoritetet dhe FMN ranë dakord për një program gjashtë-mujor të monitorimit nga stafi (PMS). Edhe pse mos-realizimi i të hyrave nga shitja e PTK-së mund të ishte mbuluar nga bilancet ekzistuese të akumuluara në bankë, Qeveria, në marrëveshje me FMN-në, vendosën të bëjnë shkurtime prej rreth 60 milion euro në buxhet për të ruajtur një nivel më të lartë të bilancit bankar. 3

12 10. Nga korriku 2011, politikat makroekonomike kanë qenë kryesisht të kënaqshme dhe zbatimi i masave nën PMS ka mbetur në rrugën e duhur duke çuar drejt marrëveshjes për një SBA të re me FMN-në. Dy shqyrtimet e PMS-së janë përfunduar me sukses dhe objektivat fiskale janë arritur; deficiti buxhetor për 2011 (1.8 për qind e BPV-së) ishte 1 pikë përqindje më i ulët se ai i projektuar. Procesi i privatizimit të PTK-së (fillimisht i pritur të përfundojë në vitin 2011 dhe pjesë përbërëse e PMSsë) vazhdon në vitin 2012 dhe transaksioni financiar pritet të mbyllet në vitin 2013, për shkak të interesimit të zbehur të investitorëve, që nga ana tjetër, bën presion mbi aftësinë e qeverisë për të financuar deficitin. Në këtë kontekst, Qeveria shkurtoi shpenzimet për rreth 60 milion në buxhetin e vitit 2011 dhe miratoi një buxhet më të matur për vitin Në kushtet e masave strukturore, u arrit progres solid i reformave në administratën tatimore, bankat, dhe reformat në sektorin e energjisë. Si rezultat i zbatimit të suksesshëm të PMS, autoritetet dhe FMN arritën marrëveshje 20 mujore, një SBA prej 107 milionë euro, që ka filluar në prill Tabela 1: Indikatorët makroekonomikë të Kosovës 4

13 Aktual Vlerësim Projektime Popullsia, në mijëra* 1,662 1,687 1,712 1,738 1,764 1,791 1,817 BPV, në milion euro 3,851 3,912,216 4,637 4,911 5,234 5,508 BPV per banor, në euro 2,317 2,319 2,462 2,668 2,784 2,923 3,031 Investimet, në përqind të BPV Rritja reale e BPV, në përqindje IÇK (mesatarja e periudhës), në përqind Llogaritë fiskale, në përqind të BPV Të hyrat Nga të cilat: grante zyrtare Shpenzimet primare Të hyrat e interesit, neto Bilanci i përgjithshëm Stoku i bilanceve bankare të qeverisë Borxhi publik Llogaritë e jashtme, në përqind të BPV Llogaria rrjedhëse Eksportet e mallrave Importet e mallrave Pranimet nga shërbimet Pagesat nga shërbimet Transferet Transferet zyrtare Transferet private Llogaria kapitale Llogaria financiare, përfshirë BQK Neto gabimet dhe lëshimet * Numri i popullsisë nuk përfshin serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës Burimet: Autoritetet e Kosovës, vlerësimet e stafit të FMN dhe BB. 11. Autoritetet janë zotuar të ruajnë qëndrueshmërinë afatmesme fiskale. Deficiti fiskal pritet të rritet në 2.7 për qind të BPV-së në vitin 2012 dhe të arrijë kulmin me 3.3 për qind të BPV-së në vitin 2013, për shkak të shpenzimeve të larta në autostradën 7. Mandej projektohet të bjerë në vitin 2014, kur projekti i autostradës është planifikuar të përfundojë. Në të njëjtën kohë, përmirësimet në administratën tatimore pritet të përmirësojnë mbledhjen e tatimeve dhe të hyrat tatimore në planin afatmesëm. Zotimi për një kornizë të qëndrueshme afat-mesme fiskale është ndihmuar me veprimet e ndërmarra nga autoritetet në gjysmën e dytë të vitit Së pari, ndërtimi i autostradës 6 për në IRJ të Maqedonisë do të fillojë vetëm pas një analize të kostos-përfitimit dhe pasi të sigurohet financimi. Së dyti, beneficionet shtesë të luftës, të përcaktuara me ligjin mbi vlerat e luftës së muajit dhjetor 2011, do të futen në bazë të vlerësimit të ndikimit fiskal dhe të marrin parasysh përballueshmërinë dhe kriteret e stimulimeve ekonomike. Kjo nënkupton se autoritetet së pari duhet të përcaktojnë shumën e shpenzimeve dhe vetëm atëherë të përcaktojnë përfitimet, në mënyrë që kufizimet e shpenzimeve të mos shkelen. 5

14 12. Borxhi publik i Kosovës me 5.6 përqind të BPV në fund të vitit 2011 është shumë i ulët dhe kryesisht përbëhet nga pjesa e trashëguar e borxhit të ish-jugosllavisë ndaj IBRDsë. 5 Ka dy mekanizma ligjorë për të penguar që borxhi publik të rritet në nivele të paqëndrueshme. Së pari, ligji i borxhit publik në Kosovë vendos një normë maksimale të borxhit publik prej 40 për qind të BPV-së dhe së dyti, Kushtetuta kërkon që çdo huamarrje e jashtme nga Qeveria të kërkojë ratifikimin parlamentar me një shumicë prej dy të tretave. Borxhi publik ishte krejtësisht borxh i jashtëm deri në vitin 2011, sepse tregu i letrave me vlerë të qeverisë nuk ishte zhvilluar ende. Që nga janari 2012, Ministria e Financave ka lëshuar me sukses raundet e para të bonove 3-mujore të thesarit, në shumë prej 10 milion secila, dhe përgatitjet janë duke u bërë për bonot 6 mujore të thesarit më vonë në vitin Bankat komerciale, të cilat kanë likuiditet të mirë (duke përfshirë rezervat tepricë në BQK e që nuk krijojnë interes) pritet të jenë investitorët kryesorë në tregun e brendshëm të letrave me vlerë. Ndërsa të dhënat për huamarrjen private të jashtme nuk janë plotësisht në dispozicion, huamarrja e tillë ka të ngjarë të jetë shumë e paktë (nën 1 për qind të BPV-së), duke pasur parasysh se firmat e Kosovës kanë qasje shumë të kufizuar në tregjet financiare ndërkombëtare. Prandaj, borxhi i përgjithshëm i jashtëm, edhe pse nuk është publikuar zyrtarisht, vlerësohet të jetë vetëm pak më i lartë se borxhi publik. 13. Me gjithë borxhin e ulët të jashtëm dhe publik, qëndrueshmëria e borxhit në Kosovë mund të rrezikohet nga përkeqësimi i deficiteve fiskale ose ngadalësimi i rritjes. Analiza e FMN-së e qëndrueshmerisë së borxhit në raportin e vitit 2011 për Nenin IV tregon se të gjithë treguesit e borxhit mbeten në rrugë të qëndrueshme gjatë dy dekadave të ardhshme në skenarët bazë fiskalë dhe të jashtëm të treguara në Tabelën 1 (Aneksi 2). Megjithatë, trajektorja e borxhit i nënshtrohet rreziqeve të dukshme që mund të rrjedhin ose nga problemet fiskale dhe/ose nga goditjet ndaj rritjes. Mbajtja e deficitit primar si pjesë e BPV-së në nivelin e buxhetuar në 2011 prej 4.8 për qind të BPV-së gjatë një periudhe dy dekadash do ta vendosë borxhin në rrugë të paqëndrueshme. Borxhi do të bëhet i paqëndrueshëm, nëse rritja zvogëlohet për një devijim standard (2.3 pikë përqindjeje) në vitin 2012 dhe Për sa i përket borxhit të jashtëm, dobësia kryesore qëndron te proporcioni i lartë i borxhit dhe shpenzimeve të borxhit ndaj treguesve të eksportit. Ky është rezultat i një baze të vogël të eksporteve të Kosovës, një dobësi që korrigjohet disi nga flukse të mëdha dhe të qëndrueshme të dërgesave të diasporës në Kosovë Me hapësirë të kufizuar për të manovruar me politikën monetare, mbajtja e stabilitetit makroekonomik duhet të bazohet në politikën e arsyeshme fiskale. Në anën e të hyrave, prioritetet kryesore për politikë-bërësit janë që të zgjerohet baza tatimore dhe të vazhdohet përmirësimi i mbledhjes së të hyrave. Rritja e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së shpenzimeve fiskale do të varet nga zbatimi me kohë i reformave strukturore në sektorët kyçë, duke përfshirë energjinë, transportin dhe shëndetësinë. Përveç kësaj, ruajtja e kontrollit mbi shpenzimet rrjedhëse në veçanti, pagat dhe transferet sociale - do të jetë thelbësore për qëndrueshmërinë fiskale. Duke pasur parasysh euro-izimin e njëanshëm të Kosovës, politika monetare është e kufizuar, dhe sigurimi i stabilitetit të sektorit bankar do të mbetet prioritet sidomos në mjedisin ku mbizotëron pasiguria për tregjet financiare evropiane. Krijimi i fondit të ndihmës emergjente për likuiditet për sektorin bankar paraqet një hap të rëndësishëm. C. Mjedisi socioekonomik 15. Edhepse Kosova ka arritur shumë në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit social, disa komuna me popullsi të konsiderueshme të pakicave kryesisht ato në komunat e dominuara nga 5 Deri në vitin 2009, Kosova nuk ka pasur borxh publik. Në vitin 2009, Kosova mori pjesën e saj të borxhit të ish-jugosllavisë ndaj IBRD, në shumë prej 381 milion (9.7 përqind të BPV). Kosova nuk ka marrë pjesë në ndarjen e pasurive dhe detyrimeve tjera të ish-jugosllavisë, nëse kryhet ky proces, mund të trashëgojë edhe borxh shtesë ndaj Klubit të Parisit dhe të Londrës. 6 Analiza e qëndrueshmërisë së borxhit e FMN-së përfshin detyrimet potenciale shtesë që janë përmendur në fusnotën 5. 6

15 serbët në Kosovën veriore vazhdojnë të përjetojnë trazira. Ndërsa progres i konsiderueshëm është arritur në tejkalimin e tensioneve në zonat e përziera, tri komunat e dominuara nga serbët në veri të Kosovës mbeten të prirur për shpërthime të lokalizuara të dhunës. Pakicat e tjera kanë tendencë të mbajnë profil të ulët në kushtet e konfliktit etnik, por nganjëherë vuajnë diskriminim ekonomik dhe social, dhe janë të përfaqësuara në mënyrë joproporcionale në mesin e familjeve më të varfra të Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe grupet e shoqërisë civile kanë krijuar një numër të iniciativave për të promovuar përfshirjen e të gjitha pakicave, duke përfshirë edhe përmes masave afirmative. 16. Me një BPV për kokë banori prej rreth 2,600 euro, Kosova është një nga shtetet më të varfra në Evropë. Me 34.5 për qind të popullsisë së saj prej 1.8 milion 7 që jetojnë nën vijën e varfërisë, pra, me më pak se 1.55 euro në ditë (dhe rreth 12 përqind jetojnë me më pak se 1 euro në ditë), varfëria është shumë e përhapur. Megjithatë, Kosova ka një indeks relativisht të ulët Gini, (rreth 0.3 në vitin 2009) dhe një shpërndarje relativisht të sheshtë të konsumit. Nuk ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet varfërisë urbane dhe rurale, por ka dallime të dukshme rajonale, me normat e varfërisë nga 53.8 përqind deri në 18 për qind në mesin e rretheve. Të rinjtë janë joproporcionalisht të varfër, përbëjnë rreth 60 për qind të njerëzve që jetojnë nën kufirin e varfërisë. Pakicat etnike në Kosovë, - veçanërisht grupet etnike rome, ashkali dhe egjiptase -, të cilat përbëjnë rreth 2-3 për qind të popullsisë, janë veçanërisht të ekspozuar ndaj varfërisë, përveç asaj që shpesh janë të margjinalizuara në jetën socio-politike dhe ekonomike. Si në shumë vende të tjera, ka një korrelacion të fortë negativ ndërmjet arsimimit dhe varfërisë, me ata me arsim të mesëm ose të lartë që kanë shumë më pak gjasa të jenë të varfër. 17. Papunësia e përhapur dhe mungesa e vendeve cilësore të punës kanë kontribuar ndjeshëm në varfëri dhe pasiguri të të ardhurave si dhe në jobarazi gjinore, jostabilitet social, dhe tensione ndëretnike. Me një normë papunësie prej 45 përqind dhe një normë të ulët punësimi (29 përqind), Kosova ka regjistrin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e pjesëmarrjes në tregun e punës në Kosovë prej 53 përqind në mesin e popullatës në moshë pune është ndjeshëm nën mesataren e EAQ-s (65 përqind). Natyrisht, mungesa e vendeve të punës ka pasoja direkte mbi të ardhurat, dhe provat empirike flasin se rreziku i varfërisë është 20 përqind më i lartë për të papunët sesa për të punësuarit. Familjet me kryefamiljar të papunë kanë tregues të varfërisë ekstreme. Përveç kësaj, shumë familje me anëtarë të rritur në vende pune të pasigurta apo jo të qëndrueshme janë edhe nën nivelin e varfërisë. Shumë prej këtyre familjeve janë të varura nga ndërmarrjet e vogla joformale për pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre, që pasqyron shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë e Kosovës. 18. Kushtet e vështira në tregun e punës në Kosovë kanë qenë veçanërisht të rënda për rininë dhe femrat. Papunësia në mesin e popullatës vjeçare arrin në 76 për qind - një shifër që është më alarmante duke marrë parasysh se 21 për qind e popullatës së Kosovës është e moshës 15 deri në 25 vjeçare. Cilësia e dobët e sistemit arsimor, e shoqëruar me mundësitë e kufizuara për punësim, e bën të vështirë për të rinjtë që të hyjnë në punë dhe ta mbajnë vendin e punës. Për më tepër, të rinjtë që nuk gjejnë punë zakonisht punësohen në pozita që kërkojnë aftësi të ulët, me produktivitet të ulët, shpesh në sektorin joformal. Sipas të dhënave të anketës, rreth 20 për qind e të rinjve të punësuar nuk kanë kontratë pune, 37 përqind nuk kanë të drejtë për pushim të paguar, dhe 73 përqind nuk janë të regjistruar në sistemin e sigurimeve sociale. Me 56 për qind, papunësia është gjithashtu papranueshëm e lartë në mesin e grave të Kosovës. Vetëm 11 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara, krahasuar me 68 për qind të burrave, pjesërisht për shkak të mundësive të vogla arsimore dhe arritjeve të pakta (shih Kutinë 1). 7 Sipas të dhënave nga censusi i vitit 2011, popullsia banore në Kosovë është rreth 1.73 milion, pa përfshirë popullsinë në veriun e Kosovës. Banka Botërore pra vlerëson tërë popullsinë të jetë rreth 1.8 milion. 7

16 Kutia 1: Pabarazia gjinore në Kosovë Kosova ka bërë progres në trajtimin e pabarazive gjinore me kalimin e kohës, por vazhdon të ketë dallime të konsiderueshme gjinore. Duke u ndalur në pabarazitë gjinore në kapitalin njerëzor dhe mundësitë ekonomike, një diagnozë gjinore, e ndërmarrë për ta informuar SPSH, ka identifikuar pabarazi të konsiderueshme: (i) dallime të mëdha gjinore në shkrim-lexim, nivelin arsimor dhe regjistrimin në shkollën e mesme, (ii) pritja e jetëgjatësisë së përgjithshme, më e shprehur për gratë, dhe vdekshmëria e lartë e nënave (iii) pjesëmarrje jashtëzakonisht e ulët e grave në fuqinë punëtore dhe normë e ulët e punësimit dhe (iv) përfaqësimi i ulët i grave në ndërmarrësi dhe menaxhim, si dhe në pozita të larta qeveritare. Dallimet gjinore në kapitalin njerëzor. Kosova ka arritur regjistrimin gati universal në shkollë fillore dhe ka bërë përparim të ndjeshëm në përmirësimin e normave të aftësisë së shkrim-leximit. Megjithatë, dallimet e rëndësishme gjinore vazhdojnë. Gratë ka dy herë më shumë gjasa sesa burrat që të jenë analfabete, me normat e analfabetizmit prej 7.2 për qind për femrat, në krahasim me 2.2 për meshkujt. Megjithatë, progres është arritur në vitet e fundit, duke pasur parasysh se dallimi gjinor zgjerohet me moshë më të madhe (në zonat rurale, dallimi gjinor i analfabetizmit arrin 34 pikë përqindje në mesin e më të moshuarve në zonat rurale. Gratë kanë nivel më të ulët arsimor se sa burrat në Kosovë dhe shifrat e fundit tregojnë se vajzat janë më pak të përfaqësuara në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, përveç në arsimin universitar. Sa i përket regjistrimit, shfaqen dallime të mëdha gjinore në nivelin e mesëm, me më pak vajza të regjistruara se djem. Normat e lënies së shkollës për vajza në arsimin fillor janë relativisht më të larta dhe, ndërsa normat e braktisjes së shkollës nga djemtë kanë rënë që nga viti 2004, ato janë rritur për vajzat. Vdekshmëria e nënave është vlerësuar në 43.3 për lindje, që është një nga normat më të larta në rajonin e EAQ-s. Cilësia joadekuate e kujdesit prenatal, komplikimet në shtatzani dhe lindje, dhe abortimet e pasigurta janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së nënave. Të ushqyerit e dobët dhe anemia janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm kontribues. Jetëgjatësia është rritur paksa në Kosovë në dekadat e fundit si për burrat ashtu edhe për gratë. Megjithatë, jetëgjatësia për të dy grupet është më e ulëta e vendeve të Ballkanit Perëndimor (71.8 dhe 67.6 vjet për gratë përkatësisht për burrat) dhe përparësia e grave në jetëgjatësi është më e vogël sesa që shihet në mesataret globale, kryesisht për shkak të jetëgjatësisë më të ulët të jetës për gratë. Shqetësime të tjera të rëndësishme gjinore në Kosovë janë shkalla e lartë e aborteve spontane, vdekshmërisë fetale dhe aborteve tjera, dhe dëshmi të një çekuilibri gjinor në lindje në favor të djemve. Dallimet gjinore në mundësi ekonomike. Rezultatet e tregut të punës në Kosovë janë ndër më të dobëtat në rajon, veçanërisht për gratë. Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është dukshëm më e ulët sesa për burrat (26 për qind në krahasim me 58 për qind në vitin 2009, respektivisht) dhe ka rënë që nga viti Kjo normë e ulët aktiviteti për femrat, më e ulëta në Ballkanin Perëndimor, është e lidhur pjesërisht me një pjesë disproporcionale të përgjegjësive shtëpiake apo për shkak se ato dekurajohen për shkak të mungesës së mundësive për punësim të paguar jashtë shtëpisë. Faktorë të tjerë të lidhur ngushtë me ato janë mungesa e mundësive për kujdes ndaj fëmijëve dhe një qasje joadekuate ndaj marrëveshjeve fleksibile të punës. Përveç kësaj, shkalla e papunësisë është dukshëm më e lartë për femrat (56 përqind) sesa për meshkujt (41 përqind) në Kosovë, dhe është më e larta, për të dy gjinitë, në vendet në rajon. Shkalla e papunësisë arrin nivele shumë të larta për popullatën e re (15-24 vjeç), me 82 përqind për femrat dhe 69 për qind për burrat. Në pjesën e paktë të grave të punësuara, ato janë mjaft të papërfaqësuara në pozita udhëheqëse në firma, duke përbërë më pak se dhjetë për qind të të gjithë sipërmarrësve dhe me përfaqësimin më të ulët në menaxhimin e lartë të firmave private (0.3 për qind) të të gjitha vendeve të EAQ. Në fund, edhe pse Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në ngritjen e zërit të grave në vendim-marrjen politike, pjesëmarrja e grave në postet qeveritare udhëheqëse mbetet e ulët. 19. Përveç përballjes me sfidën e varfërisë së përhapur për të ardhura, qytetarët e Kosovës kanë mundësi të pamjaftueshme për investim në arsim dhe shëndetësi siç dëshmohet me indikatorët relativisht të ulët socialë. Ndërsa shkalla neto e regjistrimit në fillore në Kosovë arrin 96 për qind, regjistrimi në nivelin e mesëm dhe të lartë arsimor të vendit mbetet prapa atyre në Evropën Juglindore (EJL). Për shembull, 75 përqind të shkallës neto të regjistrimit në Kosovë mbetet prapa shkallës prej 82 për qind në IRJ të Maqedonisë fqinje, dhe norma e braktisjes së shkollës mbetet e lartë në zonat rurale, sidomos në mesin e vajzave. Dallimi gjinor në vijimin e nivelit të mesëm arsimor nuk është ngushtuar akoma konkretisht, dhe gratë në të njëzetat e tyre kanë shumë më pak të ngjarë se burrat që të kenë 8

17 përfunduar arsimin e mesëm (60 për qind kundrejt 76 për qind). Për më tepër, sistemi arsimor në Kosovë nuk ofron për gati një gjysmë milioni studentë të tij kurrikula adekuate dhe udhëzime për të prodhuar aftësitë që i kërkon tregu i punës në zhvillim të vazhdueshëm. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve kohët e fundit miratoi një Kornizë të re Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), e cila ka për qëllim të forcojë standardet në arsimin parauniversitar dhe profesional/teknik. Rezultatet e shëndetësisë në Kosovë janë jashtëzakonisht të ulëta. Sipas të dhënave të UNDP-së, Kosova ka pasur normat më të larta të mortalitetit të fëmijëve dhe të foshnjave dhe jetëgjatësinë më të ulët (70 vjet në vitin 2009) në EJL. Investime të mëdha në cilësinë e shërbimeve shëndetësore bazë janë të nevojshme për të përmirësuar rezultatet në tuberkuloz, imunizim, dhe kujdesin reproduktiv. Qasja në shërbimet shëndetësore gjithashtu përballet me pengesa të rëndësishme. Brenda Evropës, Kosova ka nivelin më të ulët të numrit të pranimeve në spital dhe shkallën e dytë më të ulët për vizitat ambulatore. Mungesa e barnave esenciale është e përhapur dhe pagesat nga xhepi përbëjnë 80 për qind të shpenzimeve në produkte farmaceutike. III. SFIDAT KRYESORE ZHVILLIMORE DHE SRATEGJIA QEVERITARE 20. Sfida qendrore e zhvillimit lidhet me një rrugë zhvillimi ekonomik që (i) krijon vende pune të cilësisë së lartë; dhe (ii) përdor resurset kryesore natyrore në mënyrë të qëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj mbrojtjes së ambientit. Modeli i rritjes në Kosovë në vitet e fundit ka qenë kryesisht i bazuar në disponueshmërinë e burimeve të jashtme të financimit, sidomos ndihmën e donatorëve dhe dërgesat. Qeveria e Kosovës e pranon se ky model nuk mund të jetë themeli i një strategjie të rritjes të qëndrueshme, sidomos në mjedisin e tanishëm ekonomik. Përkrahja e donatorëve ka rënë tashmë në mënyrë të konsiderueshme nga kulmi i saj dhe pritet të bjerë edhe më tej. Në kontrast, investimi në sektorin privat ka filluar të shfaqet dhe mund të jetë motori kryesor për rritjen e përshpejtuar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Krijimi i një klime mikpritëse për investime është kështu një komponentë kritike e strategjisë aktuale të qeverisë - Vizioni i prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe Plani shoqërues i Veprimit dhe Korniza Afat-mesme e Shpenzimeve ( ) - për krijimin e vendeve të punës për pjesën e madhe të kosovarëve të papunë, dhe përshpejtimin e konvergjencës me nivelet e të ardhurave në EJL dhe Evropë. Përveç kësaj, qeveria i jep prioritet të lartë zhvillimit të sektorit të bujqësisë si sektori që aktualisht është përgjegjës për 35 për qind të punësimit total. Kosova gjithashtu është gjithnjë e më e vetëdijshme për nevojën për të kushtuar më shumë vëmendje për problemet e mjedisit dhe për të lëvizur drejt standardeve mjedisore dhe kërkesave të BE-së. Pjesa tjetër e këtij seksioni ofron një vështrim më të thellë në sfidat me të cilat përballet Kosova në secilën nga këto fusha. A. Sfidat kryesore në promovimin e investimeve private dhe punësim 21. Kosova ka potencial të konsiderueshëm për të ecur drejt rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të drejtuar nga sektori privat dhe krijimit të vendeve të punës nëse mund të trajtojë pengesat ekzistuese ndaj investimeve. Siç është theksuar në Memorandumin Ekonomik të Shtetit (MESH) të Bankës për 2010, vendi gëzon disa përparësi relative që janë të rëndësishme për krijimin e një sektori të lulëzuar të eksportit si dhe për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja në sektorët e tregtueshëm. Në fakt, Kosova është e pasur me pasuri të ndryshme kryesore, pra., burime të bollshme natyrore, një fuqi punëtore të re dhe në rritje (megjithëse të pashfrytëzuar), tokë bujqësore të cilësisë së mirë, si dhe qasje praktikisht të lirë për në tregjet rajonale dhe të BE-së. Në disa aspekte, mjedisi i politikave është gjithashtu i favorshëm, duke përfshirë (i) një sistem tatimor që është i thjeshtë dhe ka norma të ulëta, (ii) një treg të punës që është më fleksibil se sa në vendet fqinje, dhe (iii) paga relativisht të ulëta për punëtorë (gjysmë) të kualifikuar. Megjithatë, ka një numër të pengesave serioze ndaj investimeve të cilat duhet të trajtohen nëse Kosova do të realizojë potencialin e saj si një destinacion tërheqës për investimet vendore dhe të huaja private. 9

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët. Modeli IS LM Të ardhurat Kështu që, modeli IS LM paraqet raportin në mes pjesës reale dhe monetare të ekonomisë. Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate

Διαβάστε περισσότερα

ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE

ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE Zhvillimet Politike Kosova është kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Procesi i integrimit deri më tani i penguar nga njohja

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE) Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE) 2016 Përmbajtja 1. KORNIZA E PËRGJITHSHME E POLITIKËS DHE OBJEKTIVAT... 1 2. KORNIZA

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2017 TABELA E PËRMBAJTJES 1. KORNIZA E PËRGJITHSHME E POLITIKËS DHE OBJEKTIVAT...

Διαβάστε περισσότερα

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS DISA TREGUES DHE KARKATERISTIKA TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS Prishtinë 2018 1 Disa tregues

Διαβάστε περισσότερα

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar Rezistenca elektrike Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar varësinë e ndryshimit të potencialit U në skajët e përcjellësit metalik

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2018

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2018 1 Tabela e Përmbajtjes 1. KORNIZA E PËRGJITHSHME E POLITIKËS DHE

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT VENDIM Nr.803, date 4.12.2003 PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja",

Διαβάστε περισσότερα

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR Numër 13 Shtator 2018 CBK Working Paper no. 4 Efficiency

Διαβάστε περισσότερα

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË forum 2015 Përmbledhja e sistemit bankar në Kosovë 1 SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË Këte analizë e ka punuar INSTITUTI RIINVEST SEKTORI BANKAR: ndihmesë

Διαβάστε περισσότερα

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΙΕΡΑ ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΣ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟΥ ΚΑΤΑΣΚΗΝΩΣΗ «Μ Ε Τ Α Μ Ο Ρ Φ Ω Σ Η» Γ Λ Υ Κ Ο Μ Ι Λ Ι Δ Ρ Ο Π Ο Λ Η Σ Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς Πόλη ή Χωριό Σας

Διαβάστε περισσότερα

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Raport Nr. 29257-AL Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit

Διαβάστε περισσότερα

"PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003"

PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003 "PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003" 1 2 PËRMBAJTJA KAPITULLI I. FJALA E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË NË DOKUMENTET ZYRTARE MBI VLERËSIMET EKONOMIKE E MONETARE

Διαβάστε περισσότερα

Definimi dhe testimi i hipotezave

Definimi dhe testimi i hipotezave (Master) Ligjerata 2 Metodologjia hulumtuese Definimi dhe testimi i hipotezave Prof.asc. Avdullah Hoti 1 1 Përmbajtja dhe literatura Përmbajtja 1. Definimi i hipotezave 2. Testimi i hipotezave përmes shembujve

Διαβάστε περισσότερα

Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë

Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë Public Disclosure Authorized Raport Nr. 26213 Public Disclosure Authorized Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë 5 nëntor 2003 Public Disclosure Authorized Njësia e Sektorit të Zhvillimit Njerëzor Rajoni

Διαβάστε περισσότερα

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014 BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Sektori i mbikëqyrjes, rregullativës bankare dhe stabilitetit financiar Drejtoria e stabilitetit financiar dhe rregullativës bankare RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT

Διαβάστε περισσότερα

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË NE DHE ATA PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË PJESËMARRJAQYTETARENËKOSOVË AUTORË: BesnikeKoçani TaulantHoxha MBLEDHJADHEPËRPUNIMIITËDHËNAVE: BesnikeKoçani SuzanaArni RinaKrasniqi DIZAJNDHEGRAFIKË: FidanHallaqi

Διαβάστε περισσότερα

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË 2008-2010 Raport Prishtinë, 2011 I nderuari lexues Ministria

Διαβάστε περισσότερα

INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË

INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË 2014 PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM Prishtinë ZYRA E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR DROGËS DHE KRIMIT Vjenë INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË 1 RAPORT I VLERËSIMIT

Διαβάστε περισσότερα

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi 2011 / 2012 ibekteshi 1 Industrializimi si metodë e zhvillimit të vendeve (viseve) jo mjaft të zhvilluara Kur kemi të bëjmë me industrializimi si metodë

Διαβάστε περισσότερα

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Teoritë

Διαβάστε περισσότερα

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT MONITORIMI I CILËSISË SË AJRIT NË ZONËN E KEK-ut (Janar- Qershor,

Διαβάστε περισσότερα

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT 2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT 2.1. POLITIKA MONETARE Objektivi kryesor i politikës monetare në Shqipëri është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Një mjedis ekonomik me çmime

Διαβάστε περισσότερα

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS Gjendja e Mjedisit

Διαβάστε περισσότερα

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV DEKLARATË Ky raport konsultativ është përgatitur

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Algoritmet dhe struktura e të dhënave Vehbi Neziri FIEK, Prishtinë 2015/2016 Java 5 vehbineziri.com 2 Algoritmet Hyrje Klasifikimi

Διαβάστε περισσότερα

Raport i Gjendjes së Mjedisit

Raport i Gjendjes së Mjedisit MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MJEDISIT Raport i Gjendjes së Mjedisit 2006-2007 Prishtinë 2008 02 Përmbajtja Përmbajtja Raporti i gjendjes se mjedisit

Διαβάστε περισσότερα

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS DISA TEORI DHE MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK Prishtinë 2018 1 DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Διαβάστε περισσότερα

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)* SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë e)* KUSH NUK MUND TË Për shtetasit e vendeve jashtë BEsë Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

Διαβάστε περισσότερα

BANKA E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR

BANKA E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR BANKA E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR 2 015 2015 P ë r m b a j t j a Misioni i Bankës së Shqipërisë 3 Fjala e Guvernatorit 4 Ngjarjet kryesore të vitit 2015 6 Struktura organizative e Bankës së Shqipërisë

Διαβάστε περισσότερα

Barazia gjinore në biznes: Analizë e hulumtimit të opinionit publik

Barazia gjinore në biznes: Analizë e hulumtimit të opinionit publik 1 Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) Barazia gjinore në biznes: Analizë e hulumtimit të opinionit publik Maj 2014 Kontrata Nr.. AID-167-C-13-00001 Ky publikim është përgatitur për

Διαβάστε περισσότερα

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË RAPORTI I STUDIMIT BFC Max-Högger-Strasse 6 CH-8048 Zurich, Switzerland Phone: Fax: +41 44 78422 22 +41 44 78423 23 info@bfconsulting.com www.bfconsulting.com Rr. Perandori

Διαβάστε περισσότερα

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Raporti i Progresit 2008

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Raporti i Progresit 2008 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raporti i Progresit 2008 Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj Nëntor

Διαβάστε περισσότερα

Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme

Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme Projekti PEPSME Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme Përgatitur nga Qemal BALLIU MA në Menaxhimin e Zhvillimit, Universiteti i Torinos, Itali Tirana, Shtator

Διαβάστε περισσότερα

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët Ligji I Gauss-it Fluksi i ektorit të intenzitetit të fushës elektrike Prodhimi ektorial është një ektor i cili e ka: drejtimin normal mbi dy faktorët e prodhimit, dhe intenzitetin të barabartë me sipërfaqen

Διαβάστε περισσότερα

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë Vlerësimi i varfërisë në Kosovë Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen 3 tetor 2007 Banka Botërore Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Njësia për reduktimin e varfërisë

Διαβάστε περισσότερα

MËNGJESI NJË DITË PAS:

MËNGJESI NJË DITË PAS: MËNGJESI NJË DITË PAS: Jeta pa mbikëqyrje Një vlerësim kritik i progresit përballë Planit të Ahtisaarit që e përcaktonte statusin e Kosovës dhe disa çështje të pazgjidhura Fondacioni i Kosovës për Shoqëri

Διαβάστε περισσότερα

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

PASQYRIMET (FUNKSIONET) PASQYRIMET (FUNKSIONET) 1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit) Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s S i shoqëronhet

Διαβάστε περισσότερα

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi Lënda: Mikroekonomia I Kostoja Msc. Besart Hajrizi 1 Nga funksioni i prodhimit në kurbat e kostove Shpenzimet monetare të cilat i bën firma për inputet fikse (makineritë, paisjet, ndërtesat, depot, toka

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

Διαβάστε περισσότερα

Propozim për strukturën e re tarifore

Propozim për strukturën e re tarifore Propozim për strukturën e re tarifore (Tarifat e energjisë elektrike me pakicë) DEKLARATË Ky dokument është përgatitur nga ZRRE me qëllim të informimit të palëve të interesuara. Propozimet në këtë raport

Διαβάστε περισσότερα

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim RAPORT DHE REKOMANDIM I EKIPIT DREJTUES NË PËRGJIGJE TË

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim RAPORT DHE REKOMANDIM I EKIPIT DREJTUES NË PËRGJIGJE TË Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim INSP/49504-AL RAPORT DHE REKOMANDIM I EKIPIT DREJTUES NË PËRGJIGJE TË RAPORTIT TË INVESTIGIMIT TË PANELIT TË INSPEKTIMIT

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT Punimi monografik Vështrim morfo sintaksor i parafjalëve të gjuhës së re greke në krahasim me parafjalët e gjuhës shqipe është konceptuar në shtatë kapituj, të paraprirë

Διαβάστε περισσότερα

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A Menaxhimi Financiar 1 B E S I A N M U S T A F A Vlera në Kohë e Parasë 2 Kuptimi dhe reëndësia Vlera e parasë për shume arsye varet nga koha në të cilën ndodh rrjedha e saj: Inflacioni në qoftë se vjen

Διαβάστε περισσότερα

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE Program i i Ciklit të Dytë MASTER PROFESONAL NË EKONOMKS NË SPËRMARRJE Emërtimi i lëndës Metodat e kèrkimit nè ekonomi KOD ECN 411 Disiplina e formimit të përgjithshëm Objektivi është të kërkohet e vërteta

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Analiza e regresionit të thjeshtë linear Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11-1 Kapitulli 11 Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11- Regresioni i thjeshtë linear 11-3 11.1 Modeli i regresionit të thjeshtë linear 11. Vlerësimet pikësore

Διαβάστε περισσότερα

Building Excellence Through Accreditation

Building Excellence Through Accreditation Building Excellence Through Accreditation Produce Smart & Safe, Together www.betaproject.eu EN EN Situation analysis of accredited laboratories & bodies of the cross-border area for the project sectors

Διαβάστε περισσότερα

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Ky vlerësim paraqet një vështrim të përgjithshëm të tregut fillestar në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kompanive,

Διαβάστε περισσότερα

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008 ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR 2007 Prishtinë Mars, 2008 ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana Informacion sipas Rregullores Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga Bankat dhe degët e bankave të huaja (Sipas Kërkesave të Rregullores Nr. 60,

Διαβάστε περισσότερα

KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN

KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN ue.eu.int/de/summ.htm Roli Juaj si ministër i një vendi anëtar Procesi i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian është i ndarë në mënyrë ekzakte mes institucioneve të komunitetit

Διαβάστε περισσότερα

Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosov? Rezultatet e anket?s p?r ekonomi shtepiake Korrik 2003

Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosov? Rezultatet e anket?s p?r ekonomi shtepiake Korrik 2003 Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosov? Rezultatet e anket?s p?r ekonomi shtepiake Korrik 2003 Janar 2005 Falenderimet: Punetorët e ESK-ës kanë luajtur rol kyç në mbledhjen dhe përpunimin

Διαβάστε περισσότερα

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi Bazuar në nenin 35, paragrafi 1.1 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 77/16 gusht 2010), dhe nenet 15, 16 dhe 85 të Ligjit Nr.

Διαβάστε περισσότερα

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU Shqyrtimi i Pestë i Tarifave të Energjisë Elektrike (ShTE5) 2011-2012 Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi

Διαβάστε περισσότερα

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve E shtunë 20 Nëntor 2010 Σαββάτο 20 Νοεμβρίου 2010 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 1o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ:: ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ Νέα Εποχή στην Αντιμετώπιση του Καρκίνου SEMINARI

Διαβάστε περισσότερα

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Teoritë

Διαβάστε περισσότερα

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv) Aneks Nr 2 e rregullores 1 Vlerësimi i cilësisë së dijeve te studentët dhe standardet përkatëse 1 Sistemi i diferencuar i vlerësimit të cilësisë së dijeve të studentëve 1.1. Për kontrollin dhe vlerësimin

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN Matematikë Sesioni I BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 008

Διαβάστε περισσότερα

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë Banka popullore e Republikës së Maqedonisë Raporti tremujor janar, 214 PËRMBAJTJA: Hyrje... 3 I. Lëvizjet makroekonomike... 6 1.1 Mjedisi ekonomik ndërkombëtar... 6 1.2. Oferta vendore... 12 1.3. Kërkesa

Διαβάστε περισσότερα

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave Kriteret e pranushmërisë së Materialeve dhe Pajisjeve Materiali/Pajisja /Mjeti Dritare

Διαβάστε περισσότερα

Indukcioni elektromagnetik

Indukcioni elektromagnetik Shufra pingul mbi ijat e fushës magnetike Indukcioni elektromagnetik Indukcioni elektromagnetik në shufrën përçuese e cila lëizë në fushën magnetike ijat e fushës magnetike homogjene Bazat e elektroteknikës

Διαβάστε περισσότερα

Pse është i rëndësishëm izolimi

Pse është i rëndësishëm izolimi Pse është i rëndësishëm izolimi Rezymeja e raportit për qëndrueshmëri 2010 Pse është i rëndësishëm izolimi? Roli ynë Kompania Knauf Insulation gjatë dhjetë vitive të kaluara ka realizuar një rritje evidente

Διαβάστε περισσότερα

TIRANA BANK 2014 RAPORTI VJETOR

TIRANA BANK 2014 RAPORTI VJETOR TIRANA BANK 2014 RAPORTI VJETOR 05 Fjala 06 Grupi 10 Objektivat 16 Vështrim 20 Treguesit 22 Tirana 32 Përgjegjësia 36 Burimet 40 Pasqyrat e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve i Pireut - Profili i Korporatës

Διαβάστε περισσότερα

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j = UNIVERSIEI I PRISHINËS KAPACIEI ELEKRIK Kapaciteti i trupit të vetmuar Kapaciteti i sferës së vetmuar + + + + Q k s 2 E = 4 πε a v 0 fusha në sipërfaqe të sferës E + Qk + + + + j = Q + s + 0 + k 4 πε a

Διαβάστε περισσότερα

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA E shtunë 5 Shkurt 2011 Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 2o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ: ΟΡΘΟΠΑΙΔΙΚΗ SEMINARI I 2-të SHKENCOR I SPITALIT HYGEIA TIRANË

Διαβάστε περισσότερα

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re 2 Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re 3 Qeveria e Republikës së Kosovës Ministria

Διαβάστε περισσότερα

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË E TË ARTHMES...Panele diellore te teknollogjisë Glass & Inox Si vend me mbi 45 ditë diellore me intesitet rrezatimi, 450 keh/m vit. Shqipëria garanton përdorimin me

Διαβάστε περισσότερα

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe Ligjërata e tetë 1 Testimi i hipotezave/mostra e madhe Qëllimet Pas orës së mësimit ju duhet ë jeni në gjendje që të: Definoni termet: hipotezë

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA GREKE (gjuhë e huaj e

Διαβάστε περισσότερα

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS Raport për Gjendjen e Ajrit në Kosovë 2013-2014 Prishtinë, 2015 1. PJESA HYRËSE 1.1. Hyrje Raportimi për gjendjen

Διαβάστε περισσότερα

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.137 6 tetor 2011 Vendim i KM nr.619, datë 7.9.2011 P Ë R M B A J T J A Faqe Për miratimin e planit kombëtar

Διαβάστε περισσότερα

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010 Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor Një projekt për Shqipërinë financuar nga Bashkimi Evropian Projekt VKM për Trajtimin 1 e Ujërave të Përdorur Urbanë Drafti 1 Versioni

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit 1-1 Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit Qëllimet: Në fund të orës së mësimit, ju duhet të jeni në gjendje që të : Kuptoni rolin dhe rëndësinë e analizës së regresionit dhe korrelacionit si dhe dallimet

Διαβάστε περισσότερα

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit Qëllimet: Në fund të orës së mësimit, ju duhet të jeni në gjendje që të : Dini rëndësinë e treguesve të dispersionit dhe pse përdoren ata. Llogaritni dhe

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministarstvo Ekonomskog Razvoja - Ministry of Economic Development BALANCA VJETORE E

Διαβάστε περισσότερα

Gjendja e Ujërave në Kosovë. Raport. Gjendja e Ujërave në Kosovë. Prishtinë, Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit

Gjendja e Ujërave në Kosovë. Raport. Gjendja e Ujërave në Kosovë. Prishtinë, Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit Gjendja e Ujërave në Kosovë Raport Gjendja e Ujërave në Kosovë Prishtinë, 2010 Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit 1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Përgjigjet e pyetësorit për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Qershor 2012

Διαβάστε περισσότερα

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux 2011-2014 Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave ---------------------------------------------------------------------------------- 1

Διαβάστε περισσότερα

PANDËSHKUESHMËRIA OPINIONI PUBLIK MBI KUPTIMIN, ARSYET DHE ROLIN E INSTITUCIONEVE. Hulumtim Kombëtar. Gjetjet Kryesore

PANDËSHKUESHMËRIA OPINIONI PUBLIK MBI KUPTIMIN, ARSYET DHE ROLIN E INSTITUCIONEVE. Hulumtim Kombëtar. Gjetjet Kryesore PANDËSHKUESHMËRIA OPINIONI PUBLIK MBI KUPTIMIN, ARSYET DHE ROLIN E INSTITUCIONEVE Hulumtim Kombëtar Gjetjet Kryesore Tiranë 2015 PANDËSHKUESHMËRIA OPINIONI PUBLIK MBI KUPTIMIN, ARSYET DHE ROLIN E INSTITUCIONEVE

Διαβάστε περισσότερα

Raport për gjendjen e ajrit AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

Raport për gjendjen e ajrit AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS Raport për gjendjen e ajrit AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS 1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIONI PËR MBROJTJEt E MJEDISIT TË KOSOVËS RAPORT PËR GJENDJEN E AJRIT

Διαβάστε περισσότερα

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA SIGMA është një nismë e përbashkët e OECD-së dhe e BE-së, e financuar kryesisht nga BE-ja www.sigmaweb.org Në dhjetor 007, një grup ekspertësh

Διαβάστε περισσότερα

BANKA E SHQIPËRISË. Metodologjia e Vrojtimeve të Harmonizuara të Besimit PRILL Ermelinda Kristo*

BANKA E SHQIPËRISË. Metodologjia e Vrojtimeve të Harmonizuara të Besimit PRILL Ermelinda Kristo* BANKA E SHQIPËRISË Metodologjia e Vrojtimeve të Harmonizuara të Besimit PRILL 2017 1 Ermelinda Kristo* 1 Ky material zëvendëson publikimin: Shpjegime metodologjike- Rishikim Janar 2014. * Banka e Shqipërisë,

Διαβάστε περισσότερα

FORCIMI I INFRASTRUKTURËS ETIKE NË SAI DHE AUDITIMI I ETIKËS NË SEKTORIN PUBLIK. Seria : botime KLSH - 07/2014/28

FORCIMI I INFRASTRUKTURËS ETIKE NË SAI DHE AUDITIMI I ETIKËS NË SEKTORIN PUBLIK. Seria : botime KLSH - 07/2014/28 FORCIMI I INFRASTRUKTURËS ETIKE NË SAI DHE AUDITIMI I ETIKËS NË SEKTORIN PUBLIK Seria : botime KLSH - 07/2014/28 Tiranë, 2014 Titulli në origjinal : Supporting SAI to enhance their ethical infrastrukture

Διαβάστε περισσότερα

Strategjia e veprimit për komunitetet. rom, egjiptian e ashkali në komunën e Istogut

Strategjia e veprimit për komunitetet. rom, egjiptian e ashkali në komunën e Istogut Strategjia e veprimit për komunitetet rom, egjiptian e ashkali në komunën e Istogut 2009-2011 Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B 30000 Pejë, Kosovë Strategjia është hartuar nga OJQ

Διαβάστε περισσότερα

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION MANUALI NË LËNDEN: BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION Prishtinë,0 DETYRA : Shtrirja e trasesë së rrugës. Llogaritja e shkallës, tangjentës, dhe sekondit: 6 0 0 0.67 6 6. 0 0 0. 067 60 600 60 600 60

Διαβάστε περισσότερα

APELI. Fq.5. Viti XII Numri 3478 e shtunë/e diel, 6-7 tetor 2018 ENDE NË LOJË VOTIMI NË PARLAMENT

APELI. Fq.5. Viti XII Numri 3478 e shtunë/e diel, 6-7 tetor 2018 ENDE NË LOJË VOTIMI NË PARLAMENT Fq.5 Fq.5 Koha E PËRDITSHME INFORMATIVE Viti XII Numri 3478 e shtunë/e diel, 6-7 tetor 2018 www.koha.mk 110 vjetori i Alfabetit, në Shkup apo Manastir? APELI Konfirmohet dënimi për Gruevskin, pritet arrestimi

Διαβάστε περισσότερα

Mbrojtja Ndërkombëtare e Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut Përgatiti: puqa

Mbrojtja Ndërkombëtare e Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut Përgatiti: puqa MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT Mbrojtja Ndërkombëtare e Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut Përgatiti: puqa DR. GJYLIETA MUSHKOLAJ MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

Διαβάστε περισσότερα

ka rëndësi është kryer auditimin e etikës? A ka mandat për këtë? A janë çështjet etike te auditueshme? Si mund ta bëjnë SAI-t këtë?

ka rëndësi është kryer auditimin e etikës? A ka mandat për këtë? A janë çështjet etike te auditueshme? Si mund ta bëjnë SAI-t këtë? Hyrje Puna e ndërmarrë nga Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) ka për qëllim të forcojë besimin e grupeve të interesit në qeverisjen e sektorit publik. Kërkesat gjithnjë e në rritje të grupeve të

Διαβάστε περισσότερα

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3 Programi IPA 2010 i Bashkimit Evropian për Shqipërinë Asistencë Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin e Ligjit dhe (EuropeAid/130987/C/SER/AL) Manual për

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr. 379, datë PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1

VENDIM Nr. 379, datë PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1 VENDIM Nr. 379, datë 25.5.2016 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 42, të ligjit nr. 10138, datë 11.5.2009, Për shëndetin

Διαβάστε περισσότερα

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Fëmijët dhe media Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias Dhjetor 2011 1 Ky material përmbledh rezultatet

Διαβάστε περισσότερα

forum Ferizaj Ferizaj

forum Ferizaj Ferizaj forum Ferizaj Ferizaj Interesi publik dhe religjioni Qendra për Studime Humanistike Gani Bobi Hulumtim i opinionit realizuar në shtator/tetor 2011 2 Kosovës për Shoqëri të Hapur 3 HYRJE - - - - - - Interesi

Διαβάστε περισσότερα

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë! Sistemi qendror i pastrimit me Vakum Teknika NINA Tani pastrimi është më i lehtë! www.teknikanina.com Si funksionon sistemi? Sistemi qendror i pastrimit me vakum përbëhet nga një thithëse qendrore dhe

Διαβάστε περισσότερα