Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Ky vlerësim paraqet një vështrim të përgjithshëm të tregut fillestar në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kompanive, projekteve dhe programeve fillestare me qëllim të krijimit të bizneseve fillestare dhe strukturave e organizatave për mbështetjen e biznesit, që do t i përkrahnin bizneset fillestare dhe këshillat lidhur me ndërhyrjet e mundshme nga palët me interes të përfshirë. Raporti është përpiluar nga projekti i Rritja e Punësimit për të Rinj që financohet nga Qeveria Zvicerane.
Përmbajtja Lista e shkurtesave... 4 Përmbledhja e përgjithshme... 5 Qëllimet e projektit... 6 1. Vlerësimi... 6 1.1 Korniza Institucionale dhe Strategjike për mbështetjen e bizneseve fillestare në Kosovë... 6 1.2 Korniza ligjore... 10 1.3 Biznesi Fillestar në Kosovë karakteristikat e përgjithshme... 11 1.4 Skemat për mbështetjen e bizneseve fillestare... 13 1.5 Iniciatorët e fundit që kanë filluar t i mbështesin bizneset fillestare... 17 1.6 Ofertuesit e Shërbimeve për Mbështetjen e Biznesit Fillestar... 19 1.7 Praktikat më të përzgjedhura ndërkombëtare në politikën e Biznesit Fillestar dhe në strukturat përmbështetjen e biznesit... 20 2. Financimi i bizneseve fillestare dhe shërbimet për mbështetjen e biznesit... 21 3. Rekomandimet... 23 Rekomandimi 1: Institucionalizimi programeve për mbështetjen e Bizneseve fillestare... 23 Rekomandimi 2: Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën fillestare/kompanitë në zhvillim e sipër... 24 Rekomandimi 2.1: Rrjetformimi dhe mbështetja e biznesit me biznes tek të certifikuarit nga bizneset fillestare... 26 Rekomandimi 2.2: Koordinimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave për mbështetjen e biznesit... 26 Rekomandimi 2.3: Përkrahja e anëtarëve individual të rrjetit BSO (Organizata për Mbështetjen e Biznesit)... 27 Rekomandimi 2.4: Specializimi i aftësive dhe ekpertiza e konsulentëve... 27 4. Shtojcat... 29 Shtojca 1:Takimet dhe intervistat... 29 Shtojca 2: Hulumtimet që kanë të bëjnë me sektorin e NMVM (Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme) në Kosovë... 30 Shtojca 3: Praktikat më të përzgjedhura të politikës së Biznesit Fillestar dhe strukturave për përkrahjen e biznesit në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA... 35 5. Referencat... 36 3
Lista e shkurtesave B2B BI BSCK BSO CEED EEG EU EYE EYE (BA) FDI FR GDP GoK ICK IPAK KOSME KOSVET 6 MAFRD MED MLGA MLSW NMVM MTEF MTI M&E NCED NGO OECD PPD PSD RDA REA RED NVM SMESA TAM/BAS TNA ToR ToT YEP Biznes me Biznes Inkubatori i Biznesit Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë Organizata për Mbështetjen e Biznesit Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv Grupi për Shkëmbimin e Përvojës Bashkimi Europian Projekti i Rritja e Punësimit për të Rinj Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj (Engjujt e Biznesit) Investimi i Drejtpërdrejtë nga Jashtë Raporti Final Produkti Vendor Bruto Qeveria e Kosovës Qendra për Inovacion në Kosovë Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë Programi për Promovimin e NVM ve në Kosovë Projekti Zhvillimi i Skemave të Trajnimit Profesional dhe Trajnimit në Kompani dhe Zhvillimi i Shkathtësive për Ndërmarrësi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme Korniza Afatmesme e Shpenzimeve Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Monitorimi dhe Vlerësimi Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik Organizatë Joqeveritare Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Dialogu Privat i Menaxhimit të Ciklit të Projektit Zhvillimi i Sektorit Privat Agjencia e Zhvillimit Regjional Agjencitë e Ndërmarrjeve Regjionale Zhvillimi Rajonal Ekonomik Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Agjencia për Mbështetjen e NVM ve Menaxhmenti Gjenerues/ Shërbimet Këshilldhënëse për Biznes Analizat për Nevojat e Trajnimit Termat e Referencës Trajnimi i Trajnuesve Programi i Ndërmarrësve të Rinj 4
Përmbledhja e përgjithshme Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) janë shtylla kurrizore e çdo ekonomie. NMVM të kontribuojnë në mënyrë të theksuar qoftë në zhvillimin ekonomik apo në punësim. Në këtë aspekt, Kosova s bënë përjashtim. Rrjedhimisht, një politikë për ta përkrahur krijimin e ndërmarrësve dhe kompanive fillestare nënkupton përkrahjen e zhvillimit ekonomik të një shteti. Megjithatë, kjo bazohet në supozimin se një numër i konsiderueshëm i Bizneseve Fillestare mbijetojnë dhe zhvillohen në treg duke krijuar zhvillim ekonomik dhe punësim. Për fat të keq, kjo dukuri aktualisht nuk qëndron në Kosovë. Në fakt, bizneset fillestare në Kosovë duket se e arrijnë njëfarë niveli në zhvillimin e tyre të hershëm, e cila është edhe pika e stagnimit të tyre. Ato nuk zhvillohen. Si pasojë e kësaj, kjo nënkupton se ato nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të shtetit përmes rritjes ekonomike apo punësimit. Më saktë, bizneset fillestare mbijetojnë kryesisht nga përkrahja financiare e familjes. Përkundër moszhvillimit, ca biznese fillestare dhe kompani mbyllen tërësisht. Arsyet për mungesë zhvillimi në mes të bizneseve fillestare në Kosovë janë të shumta, por në përgjithësi më shumë janë të karakterit të brendshëm se sa të jashtëm. Ekziston një njohuri dhe përvojë e kufizuar e biznesit në mes të pronarëve të kompanive, një stil i menaxhmentit mbizotërues i cili është i favorshëm vetëm tek funkcionimet e bizneseve shumë të vogla, një mungesë e vlerësimit për dobinë që ka zhvillimi profesional i burimeve njerëzore, një mendësi në përgjithësi negative ndaj të mësuarit dhe tendenca për t i favorizuar idetë biznesore me-too që përmbajnë reziqe të vogla. Deri më tani, nuk ka program shtetëror për mbështetjen e biznesitf në Kosovë. Politika për mbështetjen e ndërmarrësisë dhe krijimin e bizneseve fillestare ka qenë e nxitur, financuar dhe administruar tërësisht nga donatorët. Gjatë disa viteve të kaluara, më tepër se 4000 të certifikuar kanë marrë asistencë teknike, e ndonjëherë edhe grante për të themeluar kompanitë e tyre. Veçse, përderisa sistemi për t i krijuar kompanitë e reja funkcionon mirë, mekanizmat për t i mbështetut bizneset fillestare pas certifikimit, për t i shtuar mundësitë e mbijetesës dhe përshpejtësuar rritjen e tyre, janë të pazhvilluara. Themelimi i strukturave ndërmjetsuese siç janë agjencitë e ndërmarrjeve, qendrat e biznesit dhe inkubatorët e biznesit që i mbështesin bizneset fillestare dhe kompanitë, kanë qenë poashtu të inicuara kryesisht nga donatorët. Shkalla e suksesit të themelimit të Organizatave për Përkrahjen e Biznesit nga donatorët është e panjohur, duke lënë kështu një zbrazëti në tabllon institucionale ndërmjet NMVM ve dhe institucioneve vendore/qendrore që janë përgjegjëse për zhvillimin e sektorit privat. Gjithashtu, mungesa e vazhdimësisë institucionale ka lënë individët e NMVM ve të painformuar se ku të drejtohen për asistencë teknike. Për ta ndryshuar këtë tendencë, në dy vitet e fundit, në treg janë shfaqur disa iniciativa për mbështetjen e bizneseve të reja vendore që ofrojnë një sërë shërbimesh financiare dhe jo-financiare për bizneset fillestare dhe kompanitë në zhvillim e sipër në Kosovë. Me një përqindje më të lartë të kapitalit vendor dhe modele më të qarta biznesi, dalja në shesh i këtij rrjeti të ri të BSO ve mund t i ofrojë komunitetit NMVM në Kosovë shërbime më adekuate që kërkohen për rritjen e tyre, e që gjer tani s kanë qenë të ofruara si duhet. Për t i plotësuar kërkesat gjithnjë e më shumë specifike dhe teknike të NMVMve në Kosovë, ofertuesit e shërbimeve për biznese apo konsulentët individual, duhet t i rrisin kapacitetet e tyre. Gjer tani, shumica e konsulentëve i kanë konsideruar projektet e donatorëve si klient të tyre kryesor, e jo kompanitë private në Kosovë. Kjo mospërputhje në fokusimin e klientit ua ka modeluar konsulentëve lokal aftësitë, ekspertizat dhe përvojën duke i bërë ata të përgjithësuar në vend se të jenë të specializuar. Kjo nënkupton se përderisa një numër i konsiderueshëm i konsulentëve vendor janë kompetent për të udhëhequr trajnime të bizneseve fillestare, një numër i kufizuar i konsulentëve vendor tani, kanë aftësi dhe ekspertiza adekuate për të shërbyer në rritjen e NMVM ve me shërbimet që këta janë të gatshëm të paguajnë. Sfidat e së ardhmes për sektorin privat në Kosovë janë të mëdha, ndërsa nisja e punës për t i tejkaluar këto sfida duhet të cilësohet si urgjencë kombëtare. Vetëm sektori privat ka mundësitë ta dobësojë punësimin në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike, posaçërisht në punësimin e të rinjve, si dhe ta kthejë ekonominë e Kosovës në drejtimin e duhur të zhvillimit përmes rritjes së prodhimit, eksportit dhe zvogëlimit të vartësisë shumë të madhe të mallërave të importuara. Duke u bazuar në një numër të konsiderueshëm të intervistave të bëra me përfaqësuesit e projekteve dhe programeve për mbështetjen e bizneseve fillestare, organizatave donatore, strukturave që mbështesin biznesin, ministrive, agjencive dhe kompanive private si dhe hulumtimeve të kompletuara, janë identifikuar dy fusha karakteristike të intervenimit që kanë të bëjnë me përkrahjen e bizneseve fillestare dhe shërbimeve për mbështetjen e bizneseve në Kosovë: Institucionalizimi i programeve për mbështetjen e bizneseve fillestare; Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën fillestare/kompanitë në zhvillim e sipër; 5
Qëllimet e projektit Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte që të formohet një vështrim i përgjithshëm i tregut të Bizneseve Fillestare në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kompanive, projekteve dhe programeve Fillestare që do t i krijonin Bizneset Fillestare si dhe strukturat e organizatat për Mbështetjen e Biznesit që do t i themelonin Bizneset Fillestare. Duke u bazuar në konkluzionet, vrojtimet dhe hulumtimet e situatës aktuale dhe duke u mbështetur në përvojat e kaluara të mbështetjes së Biznesit Fillestar, qëllimi i dytë i këtij vlerësimi ishte që të shtjellohen këshillat në ndërhyrjet praktike për ta përforcuar kualitetin dhe tejkaluar kufijtë e shërbimeve për mbështetjen e Biznesit Fillestar në Kosovë e që si aspiratë kryesore do ta kishte përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe zhvillimit në mes të Bizneseve Fillestare pas certifikimit. 1. Vlerësimi 1.1 Korniza Institucionale dhe Strategjike për mbështetjen e bizneseve fillestare në Kosovë Misioni themelor i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është që të promovojë industrinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. MTI ja mbikëqyr zhvillimin dhe impelementimin e politikës, normave, direktivave Europiane dhe urdhëresave administrative që kanë të bëjnë me përmirësimin e sektorit privat. Përbëhet nga pesë agjenci të cilat përkujdesen për një sërë çështjesh që ndikojnë dhe/ose përkrahin bizneset në Kosovë Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SMESA), Agjencia për Standardizim, Zyra e Regjistrimit të Bizneseve, Agjencia për Promovimin e Investimeve (IPAK) dhe Drejtoria e Akreditimit. Së fundi, MTI ja ka themeluar një platformë të re kombëtare për Dialogun Publiko- Privat (PPD), që është Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (NCED). Roli kryesor i NCED së, që përfshinë si ministritë ashtu dhe shoqatat e biznesit, është të mbikëqyr implementimin e Planit Zhvillimor të Ekonomisë Kosovare, që është i njohur edhe se Vizioni 2014. Synimet dhe prioritetet e Vizionit 2014 janë të lidhura ngusht me përmirësimin e treguesit në raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes. Nëpërmjet IPAK ut, MTI ja në mënyrë mjaftë proaktive është duke i promovuar ndërkombëtarisht investimet në Kosovë, me anë të disa serive të konferencave. Në Kosovë, MTI ja vepron me NVM të nëpërmjet Agjencisë për Mbështetjen e SME ve. Roli kryesor i SMESA s është të ofrojë shërbime këshilluese dhe informative, duke qenë one-stop-shop për të gjitha kompanitë. Kjo agjenci ka për qëllim t i ulë pengesat që kanë të bëjne me rritjen dhe zhvillimin e kompanisë dhe të implementojë programe nxitëse për të përshpejtësuar rritjen e performancës në mes të NVM ve të Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë aktualisht është në fazat finale (rishqyrtimi i tretë i mbetur pezull në Parlament) të ndryshimit të Ligjit mbi Mbështetjen e NVM ve. Draft-ligji i ri pritet të emërtohet Ligji mbi themelimin e agjencisë për zhvillimin dhe promovimin e sektorit privat dhe të investimit, i cili do t i fus nën mbrojtje Agjencionin për Mbështetjen e NVM ve dhe Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë. Duke i sjellur së bashku promovimin e investimit, eksportin e promovimit dhe zhvillimin e NVM ve nën një çati, ekzistojnë raste sikur dhe sfida për t u përballuar, por për fat të mirë, mund të arrihen efektet sinergjike, përmirësimi i kapaciteteve në mes të ngritjes së stafit që do të ishtë në dobi të sektorit privat të Kosovës dhe ekonomisë në përgjithësi. Strategjitë Kombëtare Në Prill të vitit 2010, u miratua Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (MTEF), për vitin 2011 2013. U nënshkrua Marrëveshja Suportuese prej 109 milion euro me FMN në për një program prej 18 muajsh. Është e njohur se, si prioritet, kushtet do të duhej të themeloheshin për një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Njëherësh, situata aktuale socio-ekonomike është e tillë se rritja e shpejtë ekonomike do të jetë një sfidë e vërtetë e zhvillimit për shtetin. Strategjia e Zhvillimit Kombëtar, e hartuar në vitin 2006, duket se të ketë qenë e zëvendësuar me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve si një dokument kryesor i planifikimit strategjik në Kosovë. Strategjia për Zhvillimin e NVM ve në Kosovë 2012 2016 (me vizion deri më 2020), e miratuar në Korrik 2011, është e bazuar kryesisht në dy shtyllat themelore të kornizës strategjike të NVM ve të BE së: Akti Europian për Biznese të vogla (SBA), të cilin Kosova është 6
angazhuar ta implementojë, dhe Programi i kornizës Konkurruese dhe Inovative i BE së (CIP), në të cilin Kosova synon të bëhet pjesë në një të ardhme të afërt. Si një dokument sektorial, përcaktimi i kornizës politike të Qeverisë së Kosovën për NVM të, kjo strategji përbëhet nga përmasat (të ndara në tri nivele: qëllimet strategjike, objektivat dhe strategjike) që duhen të ndërmerren për ta bërë të mundur përparimin e reformave ndaj sektorit dinamik të NVM ve dhe siguruar vende të reja pune. Me vizionin e të qenit NVM të konkurruese të Kosovës në nivelin global, ky mision i përcaktuar nga kjo strategji është si në vazhdim: Përmirësimi i mjedisit biznesor dhe kulturës së ndërmarrësisë me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të shpejtë të NVM ve të qëndrueshme. Plani i Veprimit i Vizionit Ekonomik të Kosovës 2011-2014, fokusohet në prioritetet dhe sektorët kryesor të zhvillimit ekonomik, që ka për qëllim, ndër të tjera, përmirësimin e ambientit investues duke përkrahur sektorin privat. Synimet do të arrihen duke ndryshuar dhe kompletuar legjislacionin i cili do të krijojë mundësitë për thithjen e investimeve dhe reduktimin e barrierave të tepërta administrative, me qëllim të lehtësimit të funkcionimit të sektorit privat duke kontribuar në rritjen ekonomike. Kjo kërkon reforma gjithëpërfshirëse për t i mënjanuar 50% e licencave të tepërta dhe kërkesave për leje. Një tjetër aspekt në kuadër të zhvillimit të këtij sektori është rritja e aktiviteteve për thithjen e investimeve të huaja dhe intergrimin në institucionet financiare ndërkombëtare. 1 Strategjia e Zhvillimit të Sektorit Privat 2013-2017, si një strategji e re e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me qëllim të rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë, synon të krijojë një sektor privat konkurrues në Kosovë. Strategjia ofron një kornizë për intervenimet e mundshme nga qeveria lokale dhe qendrore, sektori privat dhe organizatat joqeveritare. Këto intervenime do të frymëzojnë ndryshimet që janë të nevojshme në mënyrë që të arrihet mirëqenja sociale, infrastruktura moderne, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, si dhe të ofrohen shërbime efikase publike për qytetarët e Kosovës. Strategjia e PSD së është e organizuar brenda tri shtyllave - (1) Zhvillimi, mbështetja dhe promovimi i investimeve dhe bizneseve, (2) Përmirësimi i Lëvizjes së Lirë të Mallrave ose sistemimi i tregut të brendshëm, (3) Promovimi i Politikës Tregtare. Strategjia e PSD së bazohet në shtyllën e programit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Qeverisë së Republikës së Kosovës (Vizioni 2014). Ky program tregon se gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike of do të jetë investimi privat dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrë- 1 Përgjigjet e Kosovës në Pyetsorin e Komisionit Europian në Përgatitjen për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, f. 134 sisë. Sipas synimit Strategjik të përmirësimit të industrisë së NVM ve, strategjia përkushtohet në (1) Ndërmarrësinë e nivelit Konkurrues Shtetëror dhe Global, (2) Orientimin në sektorët strategjik të industrisë, duke dhënë prioritet prodhimit dhe eksportit, (3) Ofrimin e nxitjes së taksave, (4) Mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të aftësive teknike, inovative dhe menaxheriale, (5) Vazhdimësinë e përmirësimit të qasjes në financa, (6) Mbrojtjen e Pronës Industriale dhe (7) Luftimin e informalitetit tek bizneset. Strategjia e Punësimit 2010-2012 nxjerr në pah se shqetësimi kryesor është çasja e kufizuar në vendet e punës, ndërsa performanca e krijimit të vendeve të punës ka mbetur pas pritjeve të ministrisë. Në 2005-2007, shkalla e punësimit u dobësua përkundër rritjes ekonomike e nxitur në vlerë prej 4%, dhe qëndron e ulët në krahasim me shtetet e tjera të regjionit. Poashtu, shkalla e punësimit të femrave është jashtëzakonisht e ulët, rreth 13%. Pa një ambient të favorizuar të investimit, sektori privat nuk mund të lulëzojë. Është plotësisht e pranuar se zhvillimi i sektorit energjik privat është thelbësor për gjenerimin e rritjes ekonomike dhe tejkalimin e papunësisë dhe varfërisë. Institucionet dhe strukturat për mbështetjen e biznesit Përbrenda tabllos institucionale për mbështetjen e Biznesin Fillestar dhe NMVM ve, përpilimi i politikave dhe korniza strategjike për zhvillimin e sektorit privat shtjellohen nga ministria. Në Kosovë, përgjegjësia i takon Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Projektimi, menaxhimi dhe monitorimi i programeve, me qëllimin e përgjithshëm për ta implementuar strategjinë kombëtare për zhvillimin e sektorit privat bëhet nga agjencitë e pavarura. Në Kosovë, Agjencia për mbështetjen e NVM ve është përgjegjëse për implementimin e strategjisë për zhvillimin e NVM ve. Shpesh, implementimi i programeve mbështetëse të qeverisë dhe NVM ve të financuara nga donatorët bëhet nga organizatat e ndryshme për Mbështetjen e Biznesit, si Qendrat e Biznesit, Inkubatorët e Biznesit, Qendrat për Transfer të Teknologjisë, Qendrat për Inovacione, etj. Përveq kësaj, BSO të mund të angazhojnë konsulentë të pavarur për të implementuar aktivitete specifike. Organizatat për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë Në Kosovë, gati çdo Organizatë për Mbështetjen e Biznesit (BSO) e themeluar gjer më tani, ka origjinën nga projekti i financuar nga donatorët. Vetëm disa kanë mbijetuar përtej kohëzgjatjes së projektit. Arsyet 7
Ministry / Agency BSO BSO MSME MSME MSME MSME Figura 1 Struktura organizative e skemave mbështetëse të MTI-së e shkallës së lartë të dështimit janë të shumta, por mospërputhjet kyçe kanë qenë strategjitë e paqëndrueshme rikuperimit, pronësia e kufizuar e autoriteteve lokale, koncepte të kufizuara dhe modelet e papërshtatshme të biznesit. Në mes të BSO ve që kanë mbijetuar, një numër i vogël i kanë qëndruar besnik misionit origjinal të zhvillimit pasi të ketë përfunduar financimi i projektit. Më saktë, ata kanë mbijetuar në treg duke u shndërruar në për-fitim, ose në organizata me kthim të kostos, duke u fokusuar në klientët që mund të paguajnë për shërbime. Në fakt, kjo nënkupton se punojnë për projektet tjera të financuara nga donatorët dhe grante, si dhe përpilimin e planeve të biznesit për kompanitë private që aplikojnë për kredi bankare. Megjithatë, kjo formë e të mbijetuarit ka lënë pa përkrahje shumicën e grupeve origjinale synuese. Deri diku, ky zhvillim mund të perceptohet si një ngecje në implementimin e politikës publike. Në Kosovë, një numër i madh i strukturave për mbështetjen e bizneseve ishin themeluar që nga viti 2000, sidoqoftë, vetëm disa prej tyre kanë mbetur në treg duke ofruar shërbime për mbështetjen e biznesit për Bizneset Fillestare dhe NMVM të. Në 2001, Agjencioni Europian për Rikonstruktim (EAR), si pjesë e Programit të Bashkësisë Europiane për Zhvillim të NVM ve të Integruara në Kosovë, themeloi pesë Agjencione për Ndërmarrësi Regjionale (REA) në Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Pejë. Sot, vetëm REA Prishtinë është aktive, dhe atë më shumë si një kompani këshilluese private që synon kryesisht projektet e financuara nga donatorët dhe grantet. Së fundi, ka pasur disa orvatje për të themeluar Inkubatorët e Biznesit (BI) në Kosovë. EAR, në bashkëpunim me MTI në, themeloi inkubatorët në Gjilan, Shtime dhe Deçan, përderisa MTI ja, në mënyrë të pavarur, ndërtoi një inkubator të madh biznesi në Parkun e Biznesit në Drenas. Për momentin, BI të në Gjilan dhe Deçan financohen dhe menaxhohen tërësisht nga komuna. Kjo ishte edhe strategjia aktuale për rikuperim, që pronësia dhe menaxhmenti i BI së të transferohet në komunë. Për fat të keq, komunat nuk kanë as burime financiare e as burime njerëzore Figura 2 Inkubatori i biznesit në Gjilan Figura 3 Inkubatori i biznesit në Decan 8
për ta vazhduar funkcionin e inkubatorëve të biznesit. Për më tepër, lokalet e BI ve tani janë dhënë me qira si hapësirë punueseë. Hapësira e BI së në Gjilan u është dhënë me qira kompanive private, ndërsa lokalet e BI se në Deçan tani janë zënë nga departamentet e komunës dhe OJQ të e ndryshme. BI ja në Shtime është kombinuar për të funkcionuar së bashku. Asgjë nuk mbetet nga qëllimi kryesor i inkubatorit të biznesit, e që ishte për t u kujdesur për Bizneset Fillestare dhe ndërmarrësitë nëpërmjet trajnimit, konsultimit dhe mbështetjes teknike, me idenë e këtyre kompanivë që largohen nga BI të pas një periudhe të caktuar kohore. MTI ja, sipas menaxherëve të BI ve në Deçan dhe Gjilan, gjatë viteve ka ofruar vetëm mbështetje financiare ad-hoc, por nuk ekziston ndonjë marrëdhënjë formale në mes të MTI së dhe këtyre strukturave për mbështetjen e bizneseve. Gjithashtu nuk ekziston një platformë për komunikim horizontal për shkëmbimin e përvojave ndërmjet BI ve. Përderisa BI të në Gjilan, Shtime dhe Deçan dikur ishin inkubatorë funkcional të biznesit, BI ja e Parkut të Biznesit në Drenas nuk ka funkcionuar kurrë. Ky BI ka sipërfaqe prej më tepër se 1000m2, e menaxhuar nga SMESA/MTI ja, është planifikuar të ofrojë hapësirë për 15-20 qiramarrës të BI së, një zyrë postare dhe ofertues të shërbimeve publike nga komuna e Drenasit, si dhe një restorant. Si pjesë e projektit për Asistencë Teknike të Hapësirës Biznesore të Bankës Botërore, është themeluar një rrjet prej 28 Qendrave Komunale për Biznes. Mëgjithatë, duhet të përmendet se këto qendra nuk janë qendra të përshtatshme biznesi që u ofrojnë kompanive asistencë teknike dhe informata për biznesin, më tepër ato janë pika shërbimi për Regjistrimin e Biznesit, që kanë për qëllim mbështetjen e implementimit të reformave për modernizimin e regjistrimit të biznesit dhe përshpejtimin e procedurave për themelimin e një kompanie. Në kërkim të mbështetjes për biznes në Gjilan një tregim i vërtetë Kjo anekdotë tregon për një tregim konfuz të shkaktuar nga proliferimi i strukturave për mbështetjen e biznesit që shpesh dështojnë dhe të tjerëve që ndonjëhere janë të keq-etiketuar, që si pasojë lënë kompanitë lokale pa ndonjë ide se ku të kërkojnë ndihmë dhe këshillë. Gjatë vizitës së Pikës Informuese Qytetare (CIP) të mirëfunkcionuar në komunën e Gjilanit, konsulenti bëri pyetjen: Çfarë nëse unë, si një kompani në Gjilan, ju bëj një kërkesë për ndihmë në trajnimit menaxherial, çfarë përgjigje do të jepnit një kërkese të tillë? Do ta kishim drejtuar kompaninë tek Qendra Komunale për Biznes, u përgjigj menaxheri CIP të komunës. Tani, ne e dijmë se Qendra Komunale për Biznes është në të vërtetë një Qendër për Regjistrimin e Biznesit, por vendosëm t i ndjekim hapat e kompanisë imagjinare të Gjilanit, dhe i bëmë të njejtën pyetje stafit të Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve (Qendra Komunale për Biznes). Duhet të shkoni në Qendrën e Biznesit që gjendet tek Inkubatori i Biznesit ishte përgjigja. Statusi i BI së në Gjilan është raportuar si mësipër, por qendra e bizinesit e përmendur nga shërbyesi civil i Qendrës Komunale të Biznesit (Zyra e Regjistrimit të Biznesit) poashtu kishte pushuar së funkcionuari. Në fakt, nënkuptohet se kjo qendër e biznesit ishte themeluar si një pjesë e grantit të BE së të fituar nga CARE International (Titulli i projektit Zhvillimi ekonomik dhe regjional në regjionin lindor të Kosovës ). Në marrëveshje me strategjinë rikuperuese të projektit të BI së, pronësia e qendrës së biznesit poashtu ishte e transferuar tek komuna, e cila, sërish, nuk kishte burime financiare të derdhura nga buxheti i saj për të menaxhuar dhe financuar qendrën e biznesit. Ky është edhe momenti ku kompania imagjinare mbetet pa opcione për mbështëtjen nga institucionet dhe komuniteti i donatorëve sot në Kosovë. Pesë Agjencionet për Zhvillim Regjional (RDA) në Kosovë, Qendra (Prishtinë), Veri (Mitrovicë), Perendim (Pejë), Jug (Prizren) dhe Lindje (Gjilan) ishin themeluar më 2008. Misioni i tyre është të udhëheqin dhe përforcojnë zhvillimin ekonomik të regjionit në regjionet e tyre përkatëse. BE ja është duke i mbështetur financiarisht RDA të në fillim dhe në fazat konsoliduese përmes marrëveshjes së ndarjes së shpenzimeve me komunat lokale. RDA të nuk u ofrojnë NVM ve shërbime direkte për ndihmë. Tërthorazi, ata u ofrojnë ndihmë sektorit privat përmes angazhimit të tyre në menaxhimin e granteve të EURED dhe në bashkëpunim me SMESA t ata marrin pjesë aktive në implementimin e Strategjisë NVM. Përderisa të gjitha BSOtë e lartëpërmendura ishin të financuara nga donatorët, është një gamë e re e strukturave që plasohen në tregun për mbështetjen e Bizneseve Fillestare dhe NMVM të, që janë kryesisht lokale si në aspektin financiar ashtu edhe në menaxherial. Këto struktura të reja përfshijnë iniciativën për inkubacion të MTI së, Qendrën për Inovacion në Gjakovë, inkubatori për biznes i ICK së incubator për Bizneset Fillestare te ICK së me qendër në Prishtinë, projektet për investitorët engjuj të biznesit nga Rritja e Punësimit për të Rinj 9
(EYE) dhe Fondacioni MDA si dhe nga Qendra për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë që bazohet në metodologjinë SPARK methodology për të mbështetur Bizneset Fillestare dhe NMVM të. Formati, ideja dhe aktivitetet e këtyre mekanizmave të rinj për mbështetjen e biznesit janë të përshkruara më detajisht mëposhtë në paragrafin 1.4. 1.2 Korniza ligjore Korniza ligjore për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë Ligji Nr. 03/L-031 për Mbështetjen e NVM ve i përpiluar më 2008, ka për qëllim të sistemojë politikat qeveritare dh të marrë masa, si dhe të promovojë krijimin dhe zhvillimin e NVM ve. Themelon tre kategori të ndërmarrjeve (bazuar vetëm në numrin e punëtorëve): mikro-ndërmarrjet (deri në 9 punëtorë), e vogla (10 49 punëtorë); ndërmarrjet e mesme (50 249 punëtorë); Ligji Nr. 04/L-006 për Shoqëritë Tregtare specifikon llojet e shoqërive tregtare përmes së cilës mund të udhëhiqen bizneset në Kosovë. Poashtu miraton kërkesat për regjistrim të secilit lloj të shoqërisë tregtare, liston dispozitat ligjore të zbatueshme për secilin lloj të shoqërisë tregtare, duke ua respektuar kapacitetin the strukturën e tyre legale, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre si entitete legale, të pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve legal dhe të palëve të treta; Ligji Nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut përcakton funkcionet inspektive të mbikëqyrjes dhe punët dhe autorizimet e inspektorëve të tregut, të cilët janë përgjegjës për zbatimin dhe detyrimin e dispozitave ligjore në kuadër të mbikëqyrjes inspektuese; Ligji Nr. 04/L-00 për Tregtinë e Brendshme përcakton rregullat për zbatimin e tregtisë së tregut të brendshëm( duke përfshirë shitjen me shumicë dhe pakicë), ankandin, ndërmjetësitë në tregti, praktikat kufizuese, si dhe masat mbrojtëse për zhvillimin e aktivitetit tregtar, masat mbikëqyrësë, dhe masat administrative dhe ndëshkimore kundër konkurrencës ilegale në kontekstin e tregut të brendshëm; Ligji për Tregti me Jashtë është miratuar për mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të jashtme në Kosovë, duke u ofruar investitorëve të huaj një platformë me të drejta dhe garancione ligjore fundamentale dhe të detyrueshme, me një perspektive për të siguruar që ata dhe investimet e tyre janë të mbrojtura dhe të trajtuara me drejtësi dhe respekt, në përputhje strikte me rregullën ligjore dhe plotesisht e pranuar nga standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Gjatë intervistave me akcionarët e sektorit publik dhe privat, doli në shesh se korniza aktuale ligjore, që drejton themelimin dhe zhvillimin e bizneseve fillestare dhe shërbimeve për mbështetjen e biznesit në Kosovë, është pa ndonjë mangësi të rëndësishme. Sfida e vetme e përmendur ishte fakti se shërbimet konsulente nuk njihet si aktivitet ekonomik në Zyrën e Regjistrimit të Bizneseve. Kjo tregon se kompanitë që ofrojnë shërbime konsulente, tani janë të regjistruara nën ndonjë aktiviteti tjetër ekonomik, që si pasojë e bënë shumë të vështirë të vlerësohet dhe analizohet përmasa, fusha dhe rritja e sektorit konsulent në Kosovë. Për më tepër, pa regjistrimin e saktë të profesionit konsulent si një aktivitet ekonomik, e bënë të papranueshme për MTI në ose për ndonjë institucion tjetër shtetëror për të përcaktuar dhe menaxhuar një sistem të zbatueshëm akreditimi për konsulentët. Këto sisteme të kontrolit të kualitetit tanimë janë të zbatueshme në shtetet fqinje të Evropës Juglindore, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. 10
1.3 Biznesi Fillestar në Kosovë karakteristikat e përgjithshme Kompanitë e Kosovës ::: Taksat (VF 2011) Burimet: Zyra e Regjistrimit të Bizneseve dhe Administrata Tatimore e Kosovës, 2011 Kompanitë sipas numrit të punëtorëve Numri i kompanive (VF 2011) (Agjencioni për Regj. e Biznesit) (Admin.tatimore.) Δ Mospërputhshmëria Total 100,820 100% 18,170 100% 82,600-82.00% Mikro (1-9) 99,190 98.3% 16,279 89.59% 82,911-83.6% E Vogël (10-49) 1,390 1.3% 1605 8.83% -215 15.5% E Mesme (50-249) 190 0.1% 286 1.57% -96 50.5% E Madhe 50 0.05% 50 0.28% 0 0 Tabela 1 Mospërputhshmëria mbi bizneset e regjistruara Numri i përgjithshëm i kompanive të reja të regjistruara në 2010 ishte 7,288 2 dhe më pak në 2011 në kuotën 7,525 3. Shumica e këtyre bizneseve fillestare ishin mikro-ndërmarrjet. Totali Mikro E Vogël E Mesme E madhe 2010 7288 98% 1.72% 0.22% 0.06% 2011 7525 98.40% 1.38% 0.19% 0.03% 2012 9195 98.32% 1.4%6 0.22% 0.00% Tabela 2 Numri i kompanive të reja të regjistruara Gjeografikisht, Prishtina ka numrin më të madh të kompanive të reja, e përcjellur nga qytetet e mëdha regjionale, të kryesuara nga Prizreni: Prishtina Prizreni Ferizaj Gjilani Peja Gjakova Mitrovica 2010 29.5% 8.4% 7.3% 8.63% 4.8% 4.8% 4.2% 2011 27.6% 9.5% 8.3% 6.49% 4.8% 3.3% 4.4% 2012 27.6 9.09% 7% 6.28% 5.1% 5% 4.9% Tabela 3 Numri i kompanive për regjion 2 13 kompani nuk i deklaruan numrin e punëtorëve, një numër i caktuar i kompanive janë regjistruar të kenë një numër të madh të punëtorëve, sikur që është Autolarje Dikla me 2414 punëtorë, që me sa duket, nuk përputhet me numrin e vërtetë të punëtorëve në kompani. 3 24 kompani nuk i deklaruan numrin e punëtorëve. 11
Sipas raporteve tremujore të Zyrës Statistikore të Kosovës, aktivitetet e parapëlqyera ekonomike në mes të kompanive regjistruara rishtas janë: 2010 (%) 2011 (%) T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 Tregti 37.2 37.9 38.2 38.8 40.1 40 36.2 37.5 Hotelet dhe Restoranet 10 12.3 12 11 10.9 10.5 10.4 9.2 Prodhimtari, Përpunim 9.3 9.9 8.7 9.9 9.7 10.1 9 10.2 Transport, magazinë, telekomunikacion 12.1 8.3 8.3 10.1 8.4 9.5 12.9 10.4 Ndërtimtari 11.2 9 7.3 6.8 8.9 8.9 6.8 7.1 Pasuri e patundshme, qiratë 7.6 6.6 9.1 8.8 8.3 8.7 8 8.1 Aktivitetet sociale,personale 6.1 7.9 8.9 6.5 7.1 7.5 8.4 8.1 Aktivitete tjera ekonomike N/A N/A 5 5 5 5 5 5 Tabela 4 Aktivitetet ekonomike të kompanive të reja Tregtia deri më tani është aktiviteti më i përhapur ekonomik në mes të Bizneseve Fillestare, që në kontekstin e Kosovës nënkupton kryesisht importimin e mallrave dhe/ose shtijen/shpërndarjen në tregun vendas. Ky trend vetëm sa ia shton tanimë deficitin e lartë tregtar të shtetit. Prodhimtaria dhe përpunimi, që ka qenë dhe akoma është gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike dhe punësimit në shumë shtete të zhvilluara dhe ato në tranzicion, mbeten shumë të pazhvilluara në Kosovë. Vështrimet dhe konkluzionet kryesore Bizneset fillestare dhe mikro-ndërmarrjet në Kosovë duket se nuk janë duke u zhvilluar, që do të thotë se ato nuk realizojnë më tepër shitje dhe nuk punësojnë më shumë stafe. Ato e arrijnë një shkallë të zhvillimit ku edhe stagnojnë në këtë pikë. Arsyet e këtij fenomeni janë të shumta, duke përfshirë njohurite dhe përvojat e kufizuara për biznes, modelin menaxherial që është i favorshëm vetëm te mikro-funkcionimet, departamentin e pazhvilluar të burimeve njerzore, gadishmërinë jo të favorshme për të mësuar dhe modelin e biznesit me-too, etj. Gjithashtu, një treg shumë i vogël dhe i favorizuar ka ndikim negativ në kërkesat e përgjithshme. Përkundër faktit se nuk zhvillohen, kompanitë nuk kanë tendenca të mbyllen, që i shpjegon edhe mospërputhshmëritë në numra ndërmjet Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve = 99.000 mikro dhe Departamentit të Taksave = 16.000 mikro. Arsyet për këtë mund të jenë gjithçka, prej kulturës (faktori-turp) deri te ato teknike, thjeshtë është tepër e komplikuar dhe humbje kohe për t i dhënë fund biznesin tënd. Si pasojë, një numër i madh i kompanive me performancë të dobët mbeten në treg, ato mbijetojnë kryesisht si një rezultat i mbështetjes së vazhdueshme financiare nga ana e familjes. Në Kosovë, sikurse edhe në shumicën e shteteve fqinje, të metat thelbësore në mes të ndërmarrjeve, pa marrë parasysh madhësinë dhe zhvillimin e tyre, janë të dyfishta: (1) modeli mbizotërues i menaxhimit, që është i mjaftueshëm për të menaxhuar vetëm aktivitete shumë të vogla të biznesit, dhe (2) mungesa e kuptimit në mes të pronarëve të biznesit rreth përfitimeve që zhvillimi profesional i burimeve njerëzore dhe menaxhmentit mund t i sjellë kompanisë. Hulumtimi i fundit plotësues rreth statusit të NMVMve në Kosovë është paraqitur në Shtojcën 2. 12
1.4 Skemat për mbështetjen e bizneseve fillestare Një numër i madh i donatorëve, projekteve dhe shoqatave janë aktive (dhe kanë qenë) në fushën e mbështetjes së Bizneseve Fillestare në Kosovë. Aktualisht, projektet në vazhdim ofrojnë mbështetje teknike e ndonjëherë edhe ndihmë financiare për ndërmarrjet e reja: Programi i Ndërmarrësve të Rinj (YEP) / USAID, Zhvillimi i skemave të Trajnimit Profesional dhe Trajnimit në Kompani dhe Zhvillimi i Shkathtësive të Ndërmarrësisë/ (KOSVET 6) BE; Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED) / SEAF, USAID, FMO SPARK / Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (BSCK) Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) TAM / BAS (EBRD) Programi për Promovimin e NVM ve në Kosovë -KOSME (Swiss & ADA) Fituesit e granteve të Zhvillimi Ekonomik dhe Regjional BE, (EURED) Programi i Ndërmarrësve të Rinj (YEP) / USAID (2010-2013) YEP mbështet ndërmarrësit e rinj që t i zhvillojnë bizneset e reja duke ua inkurajuar guximin inovativ dhe ndërmarrës përmes ndihmës teknike dhe financiare. YEP poashtu ofron përkrahje dhe rrjetëzim për të certifikuarit e tyre. YEP ofron dy module të trajnimit: Shtegu i Shpejtë: Të përqendruarit në të rinjtë që kanë kompletuar ndonjë trajnim të ndërmarrësisë, kanë zhvilluar planet e biznesit apo zotërojnë biznese te sapothemeluara. Stafi i programit i ndihmon ndërmarrësve të rinj që t i shtjellojnë planet e tyre të biznesit, nëse është e nevojshme, për t ua siguruar shtegun e shpejtë për success. Shtegu Intensiv: Të përqendruarit në të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë lidhur me zhvillimin e biznesit, për të hulumtuar mundësitë e biznesit, marketingut, kontabilitetit dhe menaxhimit themelor. Çdo ndërmarrës i ri do të marrë ndihmë në zhvillimin e planit të zbatueshëm biznesor. Sapo të jenë miratuar planet e zbatueshme biznesore nga YEP dhe ndërmarrësit të identifikojnë burimet e veta kapitale (p.sh., kreditë, kursimet personale), YEP ofron grantet përkatese. Për më tepër, ndihma teknike dhe trajnimi vazhdojnë gjatë vitit të parë të funkcionimit për ta mbështëtur një fillim të sukseshëm të Biznesit Fillestar. Veç kësaj, YEP vepron për t i mbushur zbrazëtirat ndërmjet institucioneve për shërbime financiare (FSI të) dhe mikro-ndërmarrjetve, ndërmarrjeve të vogla dhe ato të mesme (NMVM të). Përmes YEP it, ndërmarrësit e rinj kanë qasje në kushte të levërdishme të kredive, ndërsa FSI të do të fitojnë qasje në grupet e biznese të reja e të pregaditura mirë, rrjedhimisht me risk të ulët, që ofrojnë perspektiva të fuqishme të zhvillimit. Rezultatet: Numri i ndërmarrësve që janë certifikuar nga modulet e Shtegut të Shpejtë / Shtegut Intensiv = 325 Numri i ndërmarrësve që kanë fituar grante përkatëse: 290 Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: YEP posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë. 13
Zhvillimi i skemave të Trajnimit Profesional dhe Trajnimit në Kompani dhe Zhvillimi i Shkathtësive të Ndërmarrësisë/ (KOSVET 6) BE; (2012-2014) Komponenti Dy: Trajnimi i Ndërmarrësisë Aftësitë ndërmarrëse për krijimin e Ndërmarrjes së Re zgjatë 20 ditë (në periudhë prej më tepër se 6 javësh), dhe është e përshtatshme për personat që posedojnë ide të zbatueshme biznesore dhe janë të motivuar lartë për të themeluar dhe zhvilluar një ndërmarrje të re biznesi. Programi është i projektuar që t i ndihmojë rekrutët të mësojnë njohuri dhe aftësi themelore, specifike dhe specializuese të nevojshme për të zhvilluar, zbatuar, promovuar dhe menaxhuar idenë e zbatueshme.theks i veçantë i jepet marketingut dhe financave të suksesshme të biznesit. Të gjitha aktivitetet e punëtorisë janë projektuar për të mbështetur rekrutët në zhvillimin e Planit të suksesshëm të Biznesit. Rekrutët pastaj, ia prezantojnë panelit të vlerësuesve planin e tyre të Biznesit dhe prezantimi i suksesshëm i planit shpie në dhënien e certifikatës së projektit. Rezultatet: Numri i personave të trajnuar: 500 (përfshinë poashtu KOSVET 5) Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: KOSVET posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë. Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED) / SEAF, USAID, FMO CEED Kosovo është e regjistruar si një OJQ në Kosovë (2009 2013*) *Mbështetja e USAID support përfundon në vjeshtë, 2013 CEED Kosovo është pjesë e rrjetit ndërkombëtar e cila vepron në Evropën Juglindore, që u ofron ndërmarrësve dhe ekipit të tyre ekzekutiv njohuri teknike dhe rrjetëzon nevojën e tyre për ta përshpejtuar zhvillimin e biznesit të tyrë dhe të promovojë kulturën ndërmarrëse në shoqëri më të gjërë. CEED Kosovo ofron 4 programe përshpejtuese: Top Class, Top Class Plus, Top Class Financa dhe Top Class Marketing dhe Shitje. Top Class mbështët ndërmarrësit e rinj në zhvillimin e tyre personal, profesional dhe biznesor, duke i motivuar që ta krijojnë mentalitetin e ndërmarrësve të suksesshëm global. Programi ua mundëson anëtarëve qasjen në idetë, njohurinë dhe njerëzit e duhur. Të tre modulet e tjera Top Class janë projektuar si një përgjigje ndaj kërkesës prej të certifikuarve nga Top Class për më tepër kurse të specializuara trajnimi CEED Kosovo përqendrohet kryesisht në kompanitë ekzistuese (0-3 vite) dhe në studentë. Në bashkëpunim me CISCO ka dizajnuar dhe implementuar një program për Biznesin Fillestar në regjionin e Prishtinës (nën skemën e grantit të EU Regional Economic Development). CEED poashtu drejton programin Klubi Menaxherial për të cerifikuarit e Top Class me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave. Rezultatet: Përafërsisht 1.500 të certifikuar Numri i të certifikuarve në programin Top Class: 1500 Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: CEED posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e disa trajnerëve vendas, sikurse shfrytëzimi i ndërmarrësve të suksesshëm si trajnues. SPARK / Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (BSCK) BSCK është e regjistruar si OJQ në Kosovë (2008 - ) BSCK drejton programin Shkolla e Ndërmarrësisë - projekt i lidhur me grantin e EURED), Trajnimi i Bizneseve Fillestare 77 biznese që janë themeluar dhe mbështutur nga BSCK ja. Të gjitha këto biznese kanë qenë të regjistruara zyrtarisht, kanë fituar qasje në mikro-kredi, kanë pranuar 100 orë konsulencë falas dhe anëtarësimin në Odën Ekonomike të Kosovës. Rezultatet: Numri i personave të trajnuar: 1.000 (përfshinë të gjitha aktivitetet e SPARK në Kosovë) Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: SPARK/BSCK posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë. 14
Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) / STIKK dhe Crimson Capital / Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ICK është e regjistruar si një OJQ në Kosovë (2011 - ) ICK është themeluar që ta mbështesë ndërmarrësinë, inovacionin dhe zhvillimin komercial të biznesit me përqendrim në teknologjinë informative dhe të komunikimit. ICK ja mbështetë si bizneset fillestare ashtu edhe kompanitë ekzistuese që kanë potencial për rritje. ICK ja ofron shërbime të inkubatorit, udhëheqje, konsulencë dhe trajnim të ndërmarrësve dhe menaxherëve në planifikimin e biznesit, kontabilitet, financa, zhvillimin e produktit/ shërbimit, marketing/shitje, burime njerëzore, zhvillimin dhe transferimin teknologjik dhe gërshetimin me bizneset lokale, regjionale dhe ndërkombëtare. ICK ja ofron rrjetëzim, raste dhe gërshetim në mes të ekipeve te ICK së, si dhe mbështetje personale pas certifikimit. Results: Numri i ekipeve (kompanive) aktualisht në inkubator: 17 Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: ICK posedon programet trajnuese dhe materialet se si të hapet një biznes dhe si të sigurohen financat (Crimson Capital). Lista e trajnuesve vendas me përvojë. TAM / BAS (EBRD) (2005 - ) Programi i BAS ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Kosovare që të formohen dhe zhvillohen duke ua rritur konkurrencën, menaxhimin e marketingut dhe financave, sistemet për menaxhimin e kualitetit dhe planifikimin strategjik të biznesit. BAS vepron drejtpërdrejt me individët e NVMve duke shfrytëzuar, kurdo qoftë e mundshme, aftësitë profesionale të konsulentëve vendor, për t u ofruar ndërmarrjeve këshilla biznesi që janë praktike, specifike dhe të shpjeguara qartë, ashtu që t i ndihmojnë ato ta përmirësojnë performancën e biznesit. BAS poshtu mbështet konsulentët Kosovar që t i zhvillojnë dhe ofrojnë shërbimet e tyre me standardet më të larta profesionale. Metodologjia e BAS (1) Takimi i kompanisë me stafin e BAS, (2) Aplikimi i kompanisë, (3) Vizita në ndërmarrje, (4) Procedura e miratimit të brendshëm, (5) Diskutimi me klientin dhe konsulentin potencial, (6) Ndërmarrja e klientit përzgjedh konsulentin (lista e kompanive konsulente të BAS), (7) Kontrata u nënshkrua (BAS mbulon deri në 50% të kostos së projektit), (7) Implementimi i aktiviteteve të kontratës (BAS mbykëqyr progresin), (8) Raportet dhe prezantimet e përkohshme, (9) Në vazhdim të kompletimit të pranueshëm të projektit, programi i BAS i paguan subvencion për t i mbuluar 50% të kostos së projektit, (10) Raporti i përfundimit: një vit pas përfundimit të projektit, stafi i BAS viziton ndërmarrjen e klientit për t i vlerësuar rezultatet e projektit dhe ndikimin në biznes të ndërmarrjes në tërësi. Rezultatet: Që nga 2005, BAS Kosovo ka pranuar 3.5 milion nga financimet e donatorëve. Kjo ka qenë e përshtatur nga 1.6 milion në kontributet e ndërmarrjes së klientit, pasi që, varësisht nga të ardhurat e tyre vjetore dhe numrin e të punësuarve, klientët paguajnë për pjesën e kostos së projektit. Gjer më tani, BAS Kosovo ka marrë përsipër 449 projekte dhe ka angazhuar 155 konsulentë. Veç kësaj, 25 projekte tërësisht të financuara - kurse të akredituara trajnimi, punëtori, seminare etcj. - kanë qenë të implementuara. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: Konsultimi brenda kompanisë është metodologjia e TAM/BAS. 15
Zhvillimi Ekonomik dhe Regjional (EURED) / EU (Fituesit e granteve) 2010 - Përzgjedhja e fitueve të granteve, projektet e të cilëve përfshijnë trajnimet e Bizneseve Fillestare dhe të ndërmarrësive, si dhe disa nga themelimet e strukturave për mbështetjen e biznesit: Zhvillimi ekonomik dhe regjional në regjionin lindor të Kosovës nga CARE Deutschland (Regjioni Lindor); Mbështetja e një Mjedisi më Miqësor përmes One Stop Shops dhe Shërbime Këshilluese të Biznesit nga Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (Regjioni qendror) BSCK / SPARK Projekti i Mbështetjes për Biznes dhe Mësimit për Rritje nga CEED Kosovo (Regjioni qendror) Ngritja e potencialeve ekonomike të Novo Bërdos, Kllokotit, Ranillugut dhe Shterpces nga SPARK (Regjioni Lindor); Zhvillimi dhe menaxhimi i Parkut të Biznesit në Mitrovicë (Regjioni verior); Mbështetja për Iniciativën e Ndërmarrësisë nga Kosovo Relief Committee (Regjioni verior); Qendra për mbështetjen e biznesit Malishevë nga Komuna e Malishevës (Regjioni jugor) Rezultatet: Numri i personave të trajnuar: E paaplikueshme. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: Secili fitues i grantit/shoqatë për përkrahjen e biznesit ka zhvilluar dhe implementuar trajnimin duke përdorur programet dhe materialet e veta trajnuese. Projekti Të certifikuar YEP / USAID 325 KOSVET 5-6 / EU 500 CEED / SEAF, USAID, FMO 1.500 Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (BSCK) 1.000 Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) 30 TAM / BAS (EBRD) 500 Fituesit e granteve të EURED (vlerësim) 160 Total 4015 Tabela 5 Përmbledhja e numrit të të certifikuarve nga programet e lartëpërmendura 16
1.5 Iniciatorët e fundit që kanë filluar t i mbështesin bizneset fillestare KOSME / Sëiss & ADA (2012-2015) KOSME është në fazën finale të zanafillës saj. Qëllimet e projektit janë që të kontribuohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të promovohet zhvillimi i sektorit privat i orientuar nga tregu në Kosovë; të nxisë konkurrencën globale të NVM ve në Kosovë në marrëveshje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Rezultati i projektit të deklaruar: Kushtet e kornizës dhe dispozitat e shërbimeve për NVM të në Kosovë janë përmirësuar si rezultat i qasjes së zgjeruar në financa dhe shërbimeve të profesionalizuara për zhvillimin e biznesit, të ofruara nga Agjencioni për mbështetjen e NVM ve (SMESA), me theks të veçantë në krijimin e mundësive për të varfërit - meshkuj dhe femrra, të rinj dhe minoritete. Fushat e elementeve kryesore të projektit: Përfundimi 1: SMESA u ofron mbështetje të fortë NVMve / sektorit privat përmes implementimit të Strategjisë NVM; Përfundimi 2: Një Skemë Këshillimore e Garantuesit për të ndihmuar NVM të e mundshme dhe ekzistuese me shërbime konsulente dhe trajnuese të propozuara nga ofertuesit vendor për shërbime të biznesit është e qëlluar dhe funkcionale; Përfundimi 3: Një mekanizëm për Skemën e Garantuesit të Kredive është themeluar dhe NVMtë vendore përfitojnë nga qasja e përmirësuar në financa. Rezultatet: Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: E paaplikueshme. Qendra për Inovacion në Gjakovë (MTI) (2013 - ) Qendra për Inovacion në Gjakovë ka për qëllim ta mbështesë rritjen ekonomike, zbutë papunësinë dhe në veçanti t i përkrahë bizneset fillestare. Qendra do të bashkëpunojë me Universitetin Publik dhe atë privat për t i mundësuar studentëve zhvillimin idetë e tyre për biznes. Poashtu, qendra synon të ofrojë shërbime për bizneset fillestare dhe të krijojë lehtësira për to. Qendra është e financuar nga MTI ja, me investimin fillestar prej 200.000. Si një pjesë përbërëse e kësaj iniciative, MTI ja në bashkëpunim me Kolegjin Dartmouth dhe Institutin Ballkanik, dërgoi pesë studentë/ndërmarrës nga Kosova në SHBA për të mësuar për qëndrat e inovacionit dhe inkubacionin e biznesit. Rezultatet: Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: E paaplikueshme. 17
Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj (EYE) (2011 - ) Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj bazohet në modelin e kapitalit aktiv e sipërmarrës të Zvicrës (venture.ch). EYE vepron si një engjull i biznesit, duke marrë hise të barabartë në Bizneset Fillestare dhe kompanitë tjera me ide apo model imponues të biznesit. Modeli vepron në tri faza: (1) Garën për idenë e biznesit, (2) idetë e përzgjedhura marrin përkrahje dhe këshilla në pregaditjen e planit të kompletuar të biznesit, (3) fituesit e përzgjedhur do të shpërblehen me kapitalin e biznesit fillestar ndërsa EYE do të merr 10-30% të hises së barabartë në kompani. EYE përqendrohet në ICT dhe në sektorët e agro-përpunimit. Rezultatet: Gjer tani, 14 idetë e biznesit e kanë kaluar fazën 1 dhe 2-3 investime tanimë janë kryer në kompanitë e ndryshme të Kosovës me qëllim të shtytjes së konkurrencës. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: E paaplikueshme. Fondacioni MDA (2012 - ) Qëllimi i Fondacionit MDA është rritja e punësimit tek të rinjtë e Kosovës duke stimuluar krijimin dhe rritjen e Bizneseve Fillestare, aftësive të të rinjve dhe promovimin e praktikave konkurruese të biznesit. Ndërmarrësit e rinj do të tregohen të suksesshëm përmes portofolit të shërbimit përshpejtues të mbështetjes në zhvillimin e biznesit, qasjes në financa, mundësive për edukim dhe arsimim dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Shërbimet e Fondacionit MDA përfshijnë: Inkubatori i Biznesit është dizajnuar që të mbështesë dhe përshpejtojë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke i ndihmuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndyshme. Ndërmarrësit e rinj do të aftësohen përmes trajnimeve për zhvillim të biznesit, mbështetjes teknike dhe administrative, këshillave për menaxhim dhe zhvillim të biznesit, çështjeve ligjore, financiare, si dhe qasjes në financa Çdo vit, inkubatori i biznesit do të mbështesë deri në shtatë biznese të reja. Rrjeti i Investitorëve Engjuj të Biznesit ndërmjetëson në krijimin e lidhjeve në mes të investitorëve dhe bizneseve të reja në aspektin e investimeve financiare, transferimit të teknologjisë, rrjetit si dhe njohurive për produktet/shërbimet e kërkuara. Investitorët engjuj, do të investojnë kapitalin e tyre në Bizneset Fillestare dhe në këmbim të kapitalit do të bëhen përfitues të akcioneve në këto ndërmarrje. Rezultatet: Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar. Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: E paaplikueshme. Konkluzionet kryesore në skemat për mbështetjen e biznesit fillestar Të gjitha programet e vjetrra për mbështetjen e Biznesit Fillestar/projektet janë të financuara nga donatorët Çdo projekt ka platformën e vet të programeve dhe materialeve trajnuese Një numër i madh i njerëzve kanë marrë pjesë në programet e Biznesit Fillestar, mbi 4000 të certifikuar Konsulentët vendor janë aktiv sa edhe trajnuesit në më shumë se një projekt trajnues të Biznesit Fillestar Start Shumica e Organizatave të reja për Mbështetjen e Biznesit janë OJQ të vendore Çështjet kyçe për suksesin e skemave për mbështetjen e biznesit fillestar Mbështetja e kompanive pas certifikimit nga programi i Biznesit Fillestar Rrjetëzimi në mes të të certifikuarve nga Biznesi Fillestar Rrjetëzimi në mes të Organizatave për Mbështetjen e Biznesit Puqja e të certifikuarve nga Biznesi Fillestar me Organizatat për Mbështetjen e Biznesit 18