RAPORT PËRFUNDIMTAR. Metodologjia për llogaritjen e Tarifave Nxitëse për Energjinë nga teknologjia e erës dhe hidrocentraleve të vogla.

Σχετικά έγγραφα
Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Cilat nga bashkësitë = {(1, ), (1, ), (2, )},

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

Propozim për strukturën e re tarifore

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NJËSITË MATËSE

4.TRANSISTORËT BIPOLAR ME KONTAKT

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Definimi dhe testimi i hipotezave

RREGULLA PËR SKEMËN MBËSHTETËSE PËR GJENERATORËT E BRE-VE (draft)

Për pajtimtarët me parapagesë Vodafone Card dhe Vodafone Club

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

QARQET E RRYMAVE ELEKTRIKE NJËKAHORE Lëvizja e ngarkesës në përçues

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina. Procedurat për Vendosjen e Tarifave të Furnizimit me Ujë. Draft preliminar konceptet themelore etj.

Teoria e kërkesës për punë

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

RAPORTI VJETOR 2017 Prishtinë, mars 2018

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

RAPORTI VJETOR 2016 Prishtinë, mars 2017

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Merkantilizmi, Smithi dhe përparësitë absolute

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2018

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Pse është i rëndësishëm izolimi

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

Kodi i Shpërndarjes. Versioni 2

Nyjet, Deget, Konturet

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Metodat e Analizes se Qarqeve

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

RAPORT VJETOR. K.R.U,,HIDROREGJIONI JUGOR SH.A Rr. Wesley Clark p.n. Prizren

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

1. Vendimi Nr.1, datë Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë Buxheti i Bashkisë Referenca ligjore... 5

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

MËSIMDHËNIA E HISTORISË MODERNE TË EUROPËS JUGLINDORE Materiale Mësimore Plotësuese. Kombet dhe shtetet në Europën Juglindore

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Kodi i Pajisjeve Elektrike

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014

Ngjeshmëria e dherave

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Raport i Gjendjes së Mjedisit

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re

Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Çfarë kuptohet me planifikimin e sistemimit? Çështjet kryesore SISTEMIMI I PROÇESIT LIGJËRATA 10

INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË

Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Universiteti i Prishtinës. Departmenti/Fakulteti/Njësia akademike: DEPARTAMENTI I PRODHIMTARISË DHE I AUTOMATIZIMIT FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Program Studimi i Ciklit tëdytë MASTER SHKENCOR NË EKONOMIKS

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

Building Excellence Through Accreditation

PO-KO-010. ver. 2.2 faqe 1 nga 127 KODI I PAJISJEVE ELEKTRIKE

Raport për gjendjen e ajrit AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Definimi i funksionit . Thirrja e funksionit

Instalimet Makinerike

Metani Qarkullimi i pluhurit fluid që digjet në shtratin e kaldajës Divizioni i Prodhimit të Qymyrit në KEK Deci bel njësia për matjen e zhurmës

Kapitulli. Programimi linear i plote

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Transcript:

RAPORT PËRFUNDIMTAR Metodologjia për llogaritjen e Tarifave Nxitëse për Energjinë nga teknologjia e erës dhe hidrocentraleve të vogla 17 maj 2016 Adresa: Rr. Dervish Rozhaja nr. 12, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok.. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: info@ero-ks.org, web: www.ero-ks.org

Përmbajtja 1 HYRJE... 1 2 Parimi i përcaktimit dhe llogaritjes së tarifës nxitëse... 3 2.1 Përshkrimi i formulës dhe parametrave të përdorur... 3 2.2 Supozimet financiare dhe ekonomike... 5 2.3 Rezultatet nga modelimi i FIT... 6 3 Teknologjia e erës... 7 4 Teknologjia e hidrocentraleve të vogla... 8 5 Propozimet e ZRRE-së... 11 5.1 FiT e propozuar për energjinë e erës dhe hidrocentrale të vogla... 11 ii

1 HYRJE Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Ligjin për Energji dhe Ligjin për Energji Elektrike, ka bërë konsultimet publike për nivelin (çmimin) e tarifave nxitëse për energjinë nga burime të erës dhe ujit (hidrocentrale të vogla). Në këtë dokument ZRRE ka paraqitur metodologjinë e përcaktimit të tarifave nxitëse dhe vlerësimet e ZRRE-së për tarifën nxitëse të energjisë së prodhuar nga burime të erës dhe ujit. Gjatë përgatitjes së këtij dokumenti USAID përmes projektit Repower, ka mbështetur ZRRE-në në zhvillim të modelit për kalkulimin e tarifave nxitëse, si dhe ka ndihmuar ZRRE-në gjatë mbledhjes së të dhënave relevante të cilat kanë qenë të nevojshme për kalkulimin e tarifës nxitëse. Tarifat nxitëse janë një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burime te ripërtëritshme, dhe aplikohen jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në vende të zhvilluara si shtetet e BE-së, SHBA-të dhe më gjerë. Tarifat nxitëse të përcaktuara nga ZRRE-ja, i garantojnë investitorëve potencialë se sasia e energjisë e prodhuar nga burime të ripërtëritshme të energjisë, do të ju blihet nga Furnizuesi Publik me çmim i cili mundëson kthimin e kostove të investimit dhe operimit. Për më tepër ZRRE në këtë dokument ka propozuar se blerja e energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme të Erës e cila rregullohet nëpërmes Marrëveshjes së Blerjes së Energjisë për periudhë 10 vjeçare, të zgjatet në 12 vjet, ndërsa për energjinë e prodhuar nga hidrocentrale të vogla do të ketë ndryshim të çmimeve, ndërsa kohëzgjatja e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë (MBE) do të mbetet e njëjtë prej 10 viteve. Duhet të theksohet se vlerësimet përfundimtare për tarifa nxitëse dhe kohëzgjatje të Marrëveshjes për Blerje të Energjisë do të vlejnë për të gjitha Hidrocentralet dhe Turbinat e Erës të cilat janë të pranuara në skemën mbështetëse dhe kanë nënshkruar Marrëveshje të Blerjes së Energjisë vitin e fundit si dhe për të gjitha aplikacionet që janë në proces të shqyrtimit. Bazuar në Ligjin e Energjisë Neni 13/1, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) është përgjegjëse për përcaktimin e caqeve indikative për energjinë e prodhuar nga Burimet e Ripërtëritshme. Duke u bazuar në këto përgjegjësi MZHE ka lëshuar Udhëzimin Administrativ 01/2013, ku janë përcaktuar caqet indikative. Për më tepër MZHE ka hartuar edhe Planin Kombëtar të Veprimit për Energji të Ripërtëritshme, ku janë caktuar caqet e kapaciteteve gjeneruese të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, të cilat do të mbështeten përmes tarifës nxitëse deri në vitin 2020. Këto caqe janë përcaktuar në bazë të burimeve të ndryshme të ripërtëritshme dhe janë të paraqitura në Tabelën 1. Caku prej 25% BRE (pajtuar me Komunitetin e Energjisë) BRE MW Era 150 Diellore 10 Hidrocentrale të vogla 240 Biomasa/gazi 14 Tabela 1. - Caqet për BRE në Kosovë -2020 1

Ligji i Energjisë Elektrike, Neni 9/6 përcakton se ZRRE duhet të hartoj dhe implementoj metodologjinë për përcaktimin e tarifave nxitëse për energjinë nga Burimet e Ripërtëritshme. ZRRE ka përcaktuar tarifat nxitëse në Vendimin V_673_2014 të datës 23 dhjetor 2014, të cilat janë të klasifikuar sipas burimeve të ndryshme të ripërtëritshme dhe janë si në vijim: Tariaft nxitëse të aplikueshme për BRE BRE /MWh Era 85 Diellore 136.4 Hidrocentrale të vogla 63.3 Biomasa/gazi 71.3 Tabela 2. - FIT të aplikueshme për BRE në Kosovë ZRRE përmes këtij dokumenti ka bërë konsultimet publike për përcaktimin e tarifave nxitëse për gjenerimin e energjisë nga burime të erës dhe ujit, duke u bazuar në përgjegjësitë e ZRRE-së sipas: Nenit 14.2 dhe Nenit 25 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë; Neneve 10, 11, 13.4 dhe 17 të Ligjit për Energjinë Nr.03/L-184; Nenit 9 të Ligjit për Energjinë elektrike Nr.03/L-201; Nenit 3 të Rregullës për Parimet e llogaritjes së tarifave në sektorin e energjisë elektrike (Rregulla e çmimeve); Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2007 për Caqet Indikative për konsumin e energjisë elektrike dhe termike nga Burimet e Ripërtëritshme të energjisë dhe bashkëprodhimi; Rregullën për Krijimin e Sistemit të Certifikatave të Origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga Burimet e Ripërtëritshme, Mbeturinat si dhe nga prodhimi i kombinuar me nxehtësinë, në një njësi të vetme gjeneruese(dhe Rregulla për Skemën Mbështetëse të energjisë nga BRE. Raporti konsultative ka qene i publikuar në faqen elektronike zyrtare të ZRRE së dhe kemi pranuar disa komente nga palët e interesit në lidhje me vlerësimet në Raportin konsultativ. ZRRE ka shqyrtuar të gjitha komentet e palëve të interesi dhe ka përgatitur Përgjigjet ndaj komenteve lidhur me Metodologjinë për llogaritjen e Tarifave nxitëse për Energjinë nga teknologjia e erës dhe hidrocentraleve te vogla. 2

2 Parimi i përcaktimit dhe llogaritjes së tarifës nxitëse Pas një analize të detajuar të ZRRE-së, të metodave të përdorura ndërkombëtarisht për përcaktimin e tarifës nxitëse, ZRRE ka vendosur që të përvetësojë metodën e përcaktimit të tarifave nxitëse në bazë të kostos së gjenerimit. Në bazë të kësaj metode ZRRE ka analizuar faktorët të cilët ndikojnë në koston e prodhimit të energjisë nga burimet të ripërtëritshme, në të cilat përfshihen: Investimet për gjeneratorë Kostot tjera që kanë të bëjnë me projektin, Shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) Norma e kthimit të kapitalit Kostot tjera të mundshme Kufizimet financiare që zakonisht aplikohen nga institucionet financiare Niveli i rimbursimit që mund të fiksohet në bazë të sasisë së pritur të energjisë së prodhuar si dhe jetëgjatësisë së vlerësuar të gjeneratorit. Përcaktimi i tarifës nxitëse nënkupton vlerësimin e nivelit të parasë që kompania duhet të qarkullojë brenda një periudhe të caktuar për të mbuluar koston e arsyeshme të prodhimit të energjisë, duke përfshirë koston e shërbimeve tjera si dhe kostot e kyçjes në rrjetin shpërndarës apo transmisionit, kalkuluar për një periudhë kohore të definuar me metodologji, që mundëson kthim të arsyeshëm të kapitalit të investuar. 2.1 Përshkrimi i formulës dhe parametrave të përdorur Modeli financiar bazohet në modelimin Green-X, i cili synon të ofrojë një pasqyrë të kombinuar në nivel vendi, me më pak detaje për instrumente individuale të financimit direkt. Instrumentet e caktuara financiare ndikojnë në kushtet e borxhit dhe të ekuitetit, të cilat inkorporohen duke aplikuar nivelin e kostos mesatare të ponderuar të kapitalit (KMPK-WACC). Faktori kyç është të përcaktohet norma e domosdoshme e kthimit, e cila bazohet në KMPK. Me fjalë të tjera, KMPK përcakton normën e nevojshme të kthimit për bazën totale të aseteve të investitorit dhe përcaktohet me Modelin e përcaktimit të çmimeve të aseteve kapitale (CAPM) dhe kthimin në borxh. Kostoja mesatare e ponderuar e kapitalit para tatimeve fitohet me formulën vijuese: WACCpre-tax = gd x rd + ge x re = gd x [rfd + rpd] + ge x [rfe + βe rpe] / (1 - rt) ku, g d është pjesëmarrja e borxhit në investimin total; 3

r d është norma nominale pa rrezik për borxhin e investimit total të fituar duke mbledhur normën reale të borxhit pa rrezik (rfd) dhe primin për riskun e borxhit (rpd); g e është pjesëmarrja e ekuitetit në investimin total; r e është norma nominale pa risk për ekuitetin për investimin total të fituar duke përdorur normën reale pa rrezik për ekuitetin (rfe) primin e riskut të ekuitetit (rpe) beta ekuitetin (βe) normën e tatimit në korporatë (rt) KMPK i përcaktuar përdoret për të llogaritur faktorin e rikuperimit të kapitalit CRF. Faktori i rikuperimit të kapitalit është raporti i pagesave konstante vjetore me vlerën aktuale të pranimit të asaj pagese për një periudhë të dhënë kohore. Thënë më thjeshtë, CRF kthen një vlerë aktuale në rrjedhë të pagesave të barabarta vjetore gjatë një kohe të caktuar, dhe atë me një normë të caktuar të interesit (në këtë rast KMPK): CRF = WACC x (1 + WACC)n (1 + WACC) n - 1 Ku n është numri i pagesave të pranuara vjetore (apo numri i viteve të nevojshme për kthim të investimit). CRF përdoret për të kthyer shpenzimet kapitale në pagesa vjetore. Prandaj, kostoja e investimit për njësi të energjisë fitohet duke aplikuar formulën vijuese: C i = C inv x CRF h Ku kostoja e investimit pa interes për një njësi të energjisë elektrike (Cinv) shumëzohet me CRF dhe pjesëtohet me faktorin e ngarkesës të shprehur në numrin vjetor të orëve. Gjithashtu, kostoja operative dhe e mirëmbajtjes për njësi të energjisë (EUR/kWh) fitohet duke pjesëtuar koston operative dhe të mirëmbajtjes për njësi të energjisë elektrike (Com) me faktorin e ngarkesës të shprehur nga numri vjetor i orëve (h): C o = C om x CRF H Në fund, tarifa e propozuar nxitëse fitohet duke shumëzuar koston e investimit për njësi të energjisë dhe koston operative dhe të mirëmbajtjes për njësi të energjisë, e cila përfaqëson koston e përgjithshme të prodhimit për njësi të energjisë, për periudhën e dhënë kohore. 4

2.2 Supozimet financiare dhe ekonomike Të dhënat e përpiluara që janë përdorur në llogaritjen e FIT-it të propozuar janë me rëndësi thelbësore për fitimin e rezultatit. Edhe pse të dhënat janë të arsyeshme dhe mbështeten nga burimet dhe ekspertë të ndryshëm, në veçanti ato të marra në terren, supozimet e dhëna nuk munden asnjëherë t i mbulojnë të gjitha kostot. Prandaj, është me rëndësi thelbësore që të ofrohen disa analiza të arsyeshmërive të cilat tregojnë ndikimin relativ që shkaktojnë ndryshimet e variablave kyçe mbështetëse tek tarifat nxitëse. Për këtë model, janë definuar parametra vijues kyç të inputit: Pjesëmarrja e ekuitetit / borxhit: Me synim të fitimit të një KMPK-je reale, supozohet se pjesëmarrja e ekuitetit është 50% të investimit total. Pjesa tjetër përfaqëson pjesëmarrjen e borxhit; Beta ekuitet: Ekuiteti beta është rezultat i strukturës së financimit të ekuitetit dhe borxhit të projektit. Sipas dokumentit vlerat indikativë të KMPK të lëshuar nga ZRRE në dhjetor 2011, vlera indikativë për beta ekuitet për këtë sektor të industrisë në Kosovë supozohet të jetë 1 (100%) dhe kjo vlerë është përdorur për të llogaritur tarifën nxitëse. Mirëpo, çfarëdo pasigurie lidhur me të ardhmen e investimit ngrit vlerën e parametrit dhe rrjedhimisht edhe tarifën nxitëse; Norma nominale pa rrezik për ekuitetin: Norma pa rrezik për ekuitetin vlerësohet duke aplikuar dy parametra, normën pa rrezik në tregjet e zhvilluara, plus kuota për riskun në vend. Supozohet se kjo është barazi me 5.5%. Norma nominale pa rrezik për borxhin: Norma pa rrezik për borxhin merret e njëjtë si norma pa rrezik për ekuitetin, gjegjësisht 5.5%; Inflacioni: Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, inflacioni supozohet të jetë 2%; Periudha e kthimit për teknologjinë e erës: do të zgjatet në 12 vjet nga 10 vjet sa është aktuale; Periudha e kthimit për teknologjinë e hidrocentraleve të vogla: do të jetë 10 vjet, sa është edhe aktualisht; Norma e pritur e kthimit të ekuitetit në treg: Supozohet të jetë 12%; Primi për riskun për borxh: 3.5% Norma tatimore: 10% Kostoja e investimit për një njësi të energjisë elektrike (EUR/kW): vlera varet nga teknologjia e aplikuar. Kostoja operative dhe e mirëmbajtjes për njësi të energjisë elektrike (EUR/kW): vlera varet nga teknologjia e aplikuar. Faktori i ngarkesës (orë): vlera varet nga teknologjia e aplikuar. Duke përdorur formulat e dhëna dhe parametrat e supozuara si më lartë, janë fituar vlera vijuese: normën reale pa rrezik për ekuitetin: 3,5% norma nominale reale pa rrezik për borxhin: 3,5% 5

primin i riskut të ekuitetit 8,5% kostoja e borxhit: 6.5% (vlera duhet të jetë barazi me koston mesatare të kredive bankare në Kosovë) KMPK: 9,92% Faktori i rikuperimit të kapitalit (F) për erën: 14.62% Faktori i rikuperimit të kapitalit (F) për hidrocentralet e vogla: 16.22% 2.3 Rezultatet nga modelimi i FIT Modelimi i FiT llogarit pagesën e të gjitha kostove për një periudhë të dhënë kohore, përfshirë të gjitha investimet dhe kostot operative gjatë kësaj periudhe, duke marrë parasysh koston e kapitalit. Për të llogaritur koston totale të nevojshme dhe koston e kapitalit, shfrytëzuesi duhet të vendos variabla. Ashtu siç është shpjeguar në kapitullin paraprak, rezultatet e fituara nuk minohen nga thjeshtësia e modelit. Mirëpo, vlerat e parametrave të inputeve duhet të shqyrtohen me kujdes, pasi që ato krijojnë autputin përfundimtar. Parametrat e inputeve mund të ndahen në dy grupe. Grupi i parë përfshin parametrat financiarë dhe ekonomikë të cilët janë të përgjithshëm, specifikë për secilin vend dhe industri. Këta parametra janë: pjesëmarrja e borxhit / ekuitetit, beta ekuiteti, norma nominale pa rrezik për ekuitetin / borxhin, inflacioni, koha e nevojshme për kthim të investimit, norma e pritur e kthimit të ekuitetit në treg, primin për riskun e borxhit, dhe normën tatimore. Grupi tjetër është tërësia e variablave të cilat varen nga teknologjia, madhësia e projektit si dhe faktorin e ngarkesës, i cili është specifik për vendin. Këta parametra janë: kostoja e investimit për një njësi të energjisë elektrike (EUR/kW), kostoja operative dhe e mirëmbajtjes për njësi të energjisë elektrike (EUR/kW), faktori i ngarkesës vjetore (orë). Për shkak të mbështetjes së madhe që i ofrohet sektorit të energjisë nga burime të ripërtëritshme nga qeveritë e vendeve përkatëse, zhvillimi i këtij sektori ka marrë hapa të vrullshëm të zhvillimit. Kohëve të fundit kompanitë më të mëdha botërore të cilat merren me zhvillimin e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme, janë fokusuar në zvogëlimin e kostove të investimeve për projekte të mëdha derisa kostot për investime të projekteve me kapacitete të vogla kostot kanë lëvizur më ngadalë. 6

3 Teknologjia e erës Turbina moderne komerciale të erës, të lidhur në rrjet kanë evoluar nga makina të vogla, të thjeshta në stabilimente të mëdha, shumë të sofistikuara. Ekspertiza dhe avancimet shkencore dhe inxhinierike, si dhe mjete të përmirësuara të llogaritjes, standardet e dizajnit, metodat prodhuese dhe procedurat operative dhe të mirëmbajtjes (O dhe M), kanë ndihmuar në zhvillimin e kësaj teknologjie. Si rezultat, kapaciteti tipik i një turbine të erës janë rritur në mënyrë dramatike që nga vitet 1980 (nga përafërsisht 75 kw në 1.5 MW e më shumë), pasi që kostoja e energjisë së erës është ulur në mënyrë drastike. Teknologjia e energjisë së erës e vendosur në tokë tashmë prodhohet dhe vihet në qarkullim në formë komerciale. Përkundër kësaj, priten edhe përparime të mëtejme në kërkim dhe zhvillim e të cilat pritet të ulin më tej koston e energjisë me erë, duke përmirësuar njëkohësisht performancën dhe besueshmërinë e sistemit dhe komponentëve. Pasqyrë e parametrave kyç të inputit të aplikuar për të llogaritur tarifat nxitëse për impiantet e erës (detajet për të gjitha parametrat e përdorura në këtë model janë dhënë në Kapitullin 2): Kategorizimi i kapacitetit të instaluar për impiante të erës: Zhvillimi i teknologjisë kohëve të fundit ka arritur që të ngris kapacitetin e turbinave të erës në mbi 1MW për njësi dhe si të tilla leverdia është e vogël të investohet në turbina me kapacitet më të vogël se 1MW të instaluar, prandaj ZRRE në këtë raport ka propozuar që të ketë vetëm një kategori mesatar të kapacitetit të instaluar të impianteve të erës. CAPEX-i dhe OPEX-i Impiantet e erës kërkojnë kapital intensiv dhe, gjatë ciklit të tyre jetësor, investimit fillestar sillet nga 75% deri 80% të shpenzimit të përgjithshëm, ku kostot O dhe M shkaktojnë pjesën e mbetur (Blanco, 2009; EWEA, 2009). Kostoja e investimit përfshin koston e turbinave (turbinave, transportin deri në lokacion dhe instalimin), kyçjen në rrjet (kabllot, nën-stacionet, kyçjen), punët ndërtimore (themelet, rrugët, objektet), si dhe kostot tjera (inxhinieria, licencat, lejet, vlerësimet mjedisore dhe pajisjet për monitorim). Tabela 3 jep një zbërthim të përafërt të komponentëve të kostos së investimeve për impiante moderne të erës. Kostoja e turbinës përbën më shumë se 70% të kostove të përgjithshme të investimit për impiante të erës të vendosura në tokë. Kostot e mbetura të investimit varen shumë nga lokacioni. Edhe pse kostot fikse O dhe M siç janë sigurimi, pagesat për tokë dhe mirëmbajtje rutinore mund të vlerësohen relativisht lehtë, kostot variabile siç janë riparimet dhe pjesët rezerve janë më vështirë për t u parashikuar (Blanco, 2009). Kostot O dhe M mund të luhaten sipas impianteve të erës, llojit të turbinës dhe moshës, si dhe disponueshmërisë së infrastrukturës lokale për servisim, ndër të tjera. Kostot e nivelizuara O dhe M për energjinë e erës të instaluar në tokë shpesh vlerësohen në harkun 1 cent për 2.3/kWh (Blanco, 2009); këto shifra janë mjaft konsistente me kosto të raportuara në EWEA (2009), IEA (2010c), Milborrow (2010) si dhe Wiser dhe Bolinger (2010). 7

Kategorizimi i FIT Kapaciteti i instaluar CAPEX-i * /kw] OPEX-i * /kw] KAT I 35 Mw 1,210 18.6 Tabela 3. - CAPEX dhe OPEX për teknologjinë e erës Faktori i ngarkesës: 2.300 orë në vit Beta ekuitet: 100% Pjesëmarrja e borxhit: 50%; Pjesëmarrja e ekuitetit: 50% Inflacioni: 2% WACC (Kostoja mesatare e ponderuar e kapitalit): 9,92%; Kthim në investime: 12 vjet Faktori i rikuperimit të kapitalit: 14.62% Bazuar në parametrat e dhënë teknik, të investimeve, financiar dhe ekonomik, janë llogaritur rezultate vijuese të modelimit për tarifa nxitëse për impiantet e erës, sipas kritereve të pranueshmërisë të ZRRE-së (deri në 35MW të kapacitetit të instaluar): Kategorizimi i FIT Kapaciteti i instaluar FIT i llogaritur [ /MWh] KAT I 35 MW 85 Tabela 4. - FIT i llogaritur për teknologjinë e erës Për shkak të faktit se përveç CAPEX-it dhe OPEX-it (të cilat janë identifikuar bazuar në vlerat e treguesve afarist nga projektet e ndryshme nga regjioni dhe bota), faktori i ngarkesës është variabla kyçe teknike në këtë model për të përcaktuar FIT sa më drejtë dhe më saktë, në vijim është dhënë një analizë e arsyeshmërisë në harkun prej +/- 20% me një hap prej +/- 5% në mënyrë që të pasqyrohen dallime të ndryshme në matje të kryera dhe të llogaritura nga studimet e ndryshme në Kosovë dhe regjion dhe efektin e saj në FIT për vlerësim, analizë dhe vendim-marrje të mëtejmë nga ZRRE. Ndryshimi Faktori i ngarkesës (orë) FIT ( /MWh) -20.0% 2254 106.23-15.0% 2266 99.98-10.0% 2277 94.42-5.0% 2289 89.46 0.0% 2300 84.98 5.0% 2312 80.94 10.0% 2323 77.26 15.0% 2335 73.90 20.0% 2346 70.82 Tabela 5. Analiza e arsyeshmërisë për FiT për impiante të erës bazuar në faktorin e ngarkesës vjetore 4 Teknologjia e hidrocentraleve të vogla Potenciali për prodhim të energjisë në një hidrocentral përcaktohet nga parametrat vijues, të cilat varen nga hidrologjia, topografia dhe dizajni i hidrocentralit: 8

Sasia e ujit në dispozicion Humbja e ujit për shkak të derdhjes nga vërshimet, kërkesat për bajpas apo rrjedhje Dallimi në lartësi ndërmjet pranimit përpjetë rrjedhës dhe derdhjes tatëpjetë rrjedhës Humbjet hidraulike në transportin e ujit për shkak të fërkimit dhe ndryshimit të shpejtësisë Efikasiteti i pajisjeve elektromekanike për konvertim të energjisë Pasqyrë e parametrave kyç të inputit të aplikuar për të llogaritur tarifat nxitëse për hidrocentrale (detajet për të gjitha paramentrat e përdorura në këtë model janë dhënë në Kapitullin 2): CAPEX-i dhe OPEX-i Prodhimi me hidrocentrale është një teknologji mjaft mirë e zhvilluar e burimeve të ripërtëritshme dhe mund të ofrojë energji elektrike të prodhuar si dhe një varg shërbimesh të tjera me kosto më të ulët krahasuar me shumë teknologji të tjera të energjisë elektrike. Në thelb, janë dy grupe kryesore të kostos për projektet e hidrocentraleve: a) punët ndërtimore, të cilat zakonisht janë kosto më të mëdha për projektin e hidrocentralit, dhe b) kostoja lidhur me pajisjet elektro-mekanike për transformimin e energjisë, përfshirë koston e kyçjes në rrjet. Gjithashtu, kostot e investimit përfshijnë koston e planifikimit, analizën e ndikimit në mjedis, licencimin, zbutjen e ndikimit për peshkun dhe faunën, zbutjen e ndikimit për aktivitetet e rekreative, zbutje historike dhe arkeologjike si dhe monitorimin dhe zbutjen e ndikimit në cilësinë e ujit. Sapo të ndërtohen dhe të futen në punë, hidrocentralet zakonisht kanë nevojë për shumë pak mirëmbajtje dhe kostot e operimit mund të mbesin të ulëta, pasi që hidrocentralet nuk kanë kosto të vazhdueshme për karburant. Kostot O dhe M zakonisht jepen si përqindje e kostos së investimit për kw. Studimi i EREC/Greenpeace (Teske et al. 2010) si dhe Krewitt et al. (2009) aplikojnë 4%, gjë që mund të jetë përqindje e qëlluar për hidrocentral të vogël, por është tepër e lartë për hidrocentrale të mëdha. IFA ËEO ka aplikuar 2.5% (IEA, 2008) dhe 2.2% për hidrocentrale të mëdha, duke i rritur në 3% për projekte më të vogla dhe më të shtrenjta në IEA-ETP (IEA, 2008). Studimet e kryera për regjionin e Ballkanit perëndimor sugjerojnë se kostot O dhe M janë në harkun 1 3% të kostove të investimit. Kategorizimi i FIT Kapaciteti i instaluar CAPEX-i * /kw] OPEX-i * /kw] KAT I 10 MW 1,362 49 Tabela 6. - Kosto kapitale dhe operative në bazë të kapacitetit të instaluar për hidrocentrale të vogla Faktori i ngarkesës: 4,000 orë në vit Beta ekuitet: 100% Pjesëmarrja e borxhit: 50%; Pjesëmarrja e ekuitetit: 50% Inflacioni: 2% WACC (Kostoja mesatare e ponderuar e kapitalit): 9,92%; Kthim në investime: 10 vjet Faktori i rikuperimit të kapitalit: 16.22% 9

Bazuar në parametrat e dhënë teknik, të investimeve, financiarë dhe ekonomikë, janë llogaritur rezultatet vijuese të modelimit për tarifa nxitëse për hidrocentrale të vogla, të pranueshme për tarifa nxitëse sipas kritereve të pranueshmërisë të ZRRE-së (deri në 10 MW të kapacitetit të instaluar): Kategorizimi i FIT Kapaciteti i instaluar FIT i llogaritur [ /MWh] KAT I 10 MW 67.47 Tabela 7. - FIT i llogaritur për hidrocentrale të vogla Për shkak të faktit se përveç CAPEX-it dhe OPEX-it (të cilat janë identifikuar bazuar në vlerat e treguesve afarist nga projektet e ndryshme nga regjioni dhe bota), faktori i ngarkesës është variabla kyçe teknike në këtë model për të përcaktuar FIT sa më drejtë dhe më saktë, në vijim është dhënë një analizë e arsyeshmërisë në harkun prej +/- 4% me një hap prej +/- 0.5% në mënyrë që të pasqyrohen dallime të ndryshme në matje të kryera dhe të llogaritura nga studimet e ndryshme në Kosovë dhe regjion dhe efektin e saj në FIT për vlerësim, analizë dhe vendim-marrje të mëtejmë nga ZRRE. Ndryshimi Koeficienti i ngarkesës (orë) FIT ( /MWh) -20.0% 3920 84.33-15.0% 3940 79.37-10.0% 3960 74.96-5.0% 3980 71.02 0.0% 4000 67.47 5.0% 4020 64.25 10.0% 4040 61.33 15.0% 4060 58.67 20.0% 4080 56.22 Tabela 8. Analiza e arsyeshmërisë për FiT për hidrocentrale të vogla bazuar në faktorin e ngarkesës vjetore [h] 10

5 Propozimet e ZRRE-së 5.1 FiT e propozuar për energjinë e erës dhe hidrocentrale të vogla Duke u nisur nga fakti që deri më tani nuk kemi zhvillim të projekteve të energjisë së ripërtëritshme nga burime të erës, ZRRE pasi ka analizuar me kujdes të gjithë faktorët ka ardhur në përfundim që skema aktuale mbështetëse për energjinë e erës nuk është mjaft atraktive për tërheqjen e investitorëve, sidomos për energjinë e erës dhe si e tillë duhet të pësoj disa ndryshime esenciale. ZRRE propozon që kohëzgjatja e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë së erës të jetë 12 vite nga 10 sa është aktualisht me çmim prej 85 /MWh. Deri më tani, ZRRE ka pranuar një numër të konsiderueshme të aplikacione për investime në hidrocentrale të vogla, mirëpo vetëm një aplikacion është me kapacitet instalues më të vogël se 1MW, si dhe shumë nga aplikacionet e tjera me kapacitet më të madh se 1 MW ende nuk kanë filluar investimet si pasojë e vështirësive financiare dhe disa barriera të vogla administrative. Duke u nisur nga këta faktorë, ZRRE propozon që të bëhen ndryshime në skemën mbështetëse për hidrocentralet e vogla. Për hidrocentrale të vogla me kapacitet të instaluar me të vogël ose baras me 10MW, çmimi i propozuar është 67.47 /MWh. Kohëzgjatja e Marrëveshjes për Blerje të Energjisë do të mbetet 10 vite. ZRRE do të publikoj edhe legjislacionin sekondar të modifikuar për të reflektuar ndryshimet e propozuara në lidhje me kohëzgjatjen e MBE-së dhe ndryshimeve tjera eventuale që mund të rrjedhin nga konsultimi publik. 11