KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI B E shtunë, 17 shtator 2011 Ora 10.00 Udhëzime për nxënësin Testi në total ka 20 pyetje. Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pikët Kërkesa 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Pikët Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT 1... Anëtar 2.. Anëtar AKP 1 17 shtator 2011
1. Entalpia standarde e formimit është vetëm entalpia e: 1 pikë A) zhvillimit të reaksionit ekzotermik B) formimit të një moli substancë C) formimit të një sasie çfarëdo substance D) substancave të thjeshta në zero 0 C 2. Një nga përbërjet e mëposhtme adicionon bromin. Ajo është: 1 pikë A) CH 3 -COOH B) CH 3 -CH=CH- CH 3 C) CH 3 -CO -CH 3 D) CH 3 CH 2 OH 3. Tregoni se cili nga të katër acidet është më i fortë. 1 pikë A) CH 3 COOH B) HCN C) H 2 SO 4 D) H 2 SO 3 4. Gjatë elektrolizës së MgI 2 të shkrirë në katodën inerte ndodh reaksioni: 1 pikë A) Mg 2+ + 2e - = Mg 0 B) I 2 + 2x1e - = 2I - C) Mg 2e - = Mg 2+ D) 2I - 2x1e - = I 2 0 5. Numri atomik Z përcakton numrin e: 1 pikë A) neutroneve në një atom B) elektroneve në bërthamë C) neutroneve e protoneve D) protoneve në bërthamë 6. Numri i oksidimit të oksigjenit tek O 2, është: 1 pikë A) -1 B) +2 C) 0 D) -2 7. Fenolftaleina i jep ngjyrë të kuqe tretësirës ujorë të: 1 pikë A) NH 4 NO 3 B) NaCl C) KCN D) CaCl 2 AKP 2 17 shtator 2011
8. Shtresa e jashtme e atomit të elementit, i cili ndodhet në grupin e V A dhe në periodën e tretë paraqitet: 1 pikë A) 5s 2 p 1 B) 3s 2 p 3 C) 3s 2 d 3 D) 5s 1 d 2 9. Tregoni cila nga katër substancat e mëposhtme tretet më mirë në ujë: 1 pikë A) CaSO 4 B) Ca 3 (PO 4 ) 2 C) Ca(NO 3 ) 2 D) CaCO 3 10. Reaksion endotermik është: 1 pikë A) 2H 2 (g) + O 2(g) 2H 2 O (l) ΔH = -572 kj B) C (ng) + O 2(g) CO 2(g) ΔH = -393.5 kj C) CH 3 OH (l) + 3/2O 2 CO 2(g) + 2H 2 O (l) ΔH = -728.2 kj D) N 2(g) + O 2 (g) 2NO (g) ΔH = +1808 kj 11. Shkruani reaksionet që jep propanol -1 me: 3 pikë a) Na b) HCl c) CH 3 COOH 12. Formula molekulare e propanol-1 është C 3 H 8 O: 3 pikë a) shkruani reaksionin e djegies së plotë të tij b) njehsoni masën e eterit të formuar nga veprimi i 6 g propanol-1 me metanol c) emërtoni eterin e formuar sipas IUPAC. (Ar O=16 ; Ar C=12 ; Ar H=1 ;) AKP 3 17 shtator 2011
13. Jepet formula molekulare C 5 H 12 : 3 pikë a) shkruani formulat e strukturës për tre izomerët e saj b) tregoni si emërtohen ata c) cili nga izomerët emërtohet në dy mënyra: sipas IUPAC dhe emërtim empirik: 14. ph e një tretësire është 4, ndërsa ph e një tretësire tjetër është 8. A mund të themi se përqëndrimi i joneve hidron tek tretësira me ph=8 është sa gjysma e përqëndrimit të joneve hidron të tretësirës ku ph=4? Argumentoni duke bërë njehsimet përkatëse. 3 pikë AKP 4 17 shtator 2011
15. Për atomin e elementit me numër atomik (Z = 16) përcaktoni: 3 pikë a) formulat e oksideve që ai formon b) sa prej elektroneve që ndodhen në nivelin e jashtëm të atomit e kanë m = +1 c) valencën në gjendje normale dhe të ngacmuar 16. Shkruani formulat njësi për kloruret e metaleve: 3 pikë a) Mg b) K c) Ba (Z Mg=12 ; Z Ba=56 ; Z K=19 ; Z Cl=17 ) AKP 5 17 shtator 2011
17. Jepen përbërjet e mëposhtme: 3 pikë C 3 H 6 ; CH 4 ; CH 3 - CH- COOH NH 2 a) shpjegoni llojet e lidhjeve kimike tek propeni b) listoni dy nga vetitë kimike të CH 4 c) shkruani reaksionin e përftimit të acidit amino-2 propanoik 18. Për reaksionin CH 3 -CHO CH 4 + CO, 3 pikë jepen të dhënat eksperimentale sipas tabelës së mëposhtme: [CH 3 -CHO] mol l -1 V ( mol l -1 sek -1 ) 1,75 x 10-3 2,06 x 10-11 3,50 x 10-3 8,24 x 10-11 7,00 x 10-3 33,00 x 10-11 Duke u bazuar në tabelë: a) përcaktoni barazimin e shpejtësisë së reaksionit b) njehsoni vlerën e konstantes së shpejtësisë c) përcaktoni rendin e reaksionit AKP 6 17 shtator 2011
19. Përcaktoni n.o. të elementeve në përbërjet e mëposhtme: 3 pikë a) N 2 O b) H 2 O 2 c) Al(OH) 3 20. Shkruani formulat e përbërjeve: 3 pikë a) dimetil -2,2- butan b) N- metil amino etan c) dimetil -2,2-propan AKP 7 17 shtator 2011
AKP 8 17 shtator 2011