KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Μέγεθος: px
Εμφάνιση ξεκινά από τη σελίδα:

Download "KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36"

Transcript

1 Problema me 3 pië # 1. Sa është vlera e shprehjes ( ) : (20 18)? (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 # 2. Në qoftë se shkronjat e fjalës MAMA i shkruajmë verikalisht njëra mbi tjetrën fjala ka një drejtëz simetrie vertikale siç tregohet këtu:. Cila nga fjalët e mëposhtme ka një drejtëz të tillë simetrie vertikale kur shkruhet në të njëjtën mënyrë? (A) ROOT (B) BOOM (C) BOOT (D) LOOT (E) TOOT # 3. Brinjët e një trekëndëshi kanë gjatësi 6, 10 dhe 11. Një trëkëndësh barabrinjës ka të njëjtin perimetër me të. Sa është gjatësia e brinjës së trekëndëshit barabrinjës? (A) 6 (B) 9 (C) 10 (D) 11 (E) 27 # 4. Cili numër duhet të zëvendësojë x in në ekuacionin = 6 x 7 që ta kthejë këtë ekuacion në barazim të vërtetë? (A) 8 (B) 9 (C) 10 (D) 12 (E) 15 # 5. Gardhi i fermës së Ergysit është plot vrima. Një mëngjes, një pjesë e gardhit, që tregohet në figurë, ra në tokë. Cilën nga këto pamje pa Ergysi kur iu afrua gardhit të tij? (A) (B) (C) (D) (E) # 6. Muratori Robert po ndërton shkallaren për tu ngjitur nga kati i parë në katin e dytë me shkallë që janë 15 cm të larta dhe 15 cm të gjera, siç tregohet në figurë. Sa shkallë duhet të ndërtojë Roberti për tu ngjitur në katin e dytë, që është në lartësinë 3 m nga kati i parë? (A) 8 (B) 10 (C) 15 (D) 20 (E) 25 1

2 # 7. Loja e mëposhtme konsiston në rënien e topave nga koshi mbi tabelë në ndarjet A, B, C, D, E përgjatë pengesave. Topi kthehet në të djathtë ose në të majtë sa herë që godet një pengesë (e treguar në figurë me pika të zeza). Në figurë është treguar një rrugë e mundshme për topin. Sa rrugë të ndryshme mund të kryejë topi për të arritur në ndarjen B? Shënim: topat janë aq të mëdhenj sa vetëm njëri futet ndërmjet ndarjeve. (A) 2 (B) 3 (C) 4 (D) 5 (E) 6 # 8. Drejtkëndëshi në figurë përbëhet nga nëntë drejtkëndësha të njëjtë, me brinjën e madhe me gjatësi 10 cm. Sa është perimetri i drejtkëndëshit të madh? (A) 40 cm (B) 48 cm (C) 76 cm (D) 81 cm (E) 90 cm # 9. Figura tregon një drejtkëndësh me përmasa a = 7 e b = 11 cm që përmban dy rrathë të tillë që secili takon tre nga brinjët e drejtkëndëshit. Sa është largesa ndërmjet qendrave të atyre rrathëve? (A) 1 (B) 2 (C) 3 (D) 4 (E) 5 # 10. Katrori ABCD i ka brinjët me gjatësi 3 cm. Pikat M dhe N shtrihen mbi AD dhe AB në mënyrë të tillë që segmentet CM dhe CN e ndajnë katrorin në tri pjesë me syprina të njëjta. Sa është gjatësia e segmentit DM? 2

3 (A) 0.5 cm (B) 1 cm (C) 1.5 cm (D) 2 cm (E) 2.5 cm Problema me 4 pikë # 11. Maria shumëzoi dy numra 2-shifrorë në një fletë me kutia. Pastaj ajo mbuloi tri shifra, siç tregohet në figurë. Sa është shuma e tri shifrave të mbuluara? (A) 5 (B) 6 (C) 9 (D) 12 (E) 14 # 12. Një drejtkëndësh ndahet në 40 katrorë të njëjtë. Drejtkëndëshi përmban më shumë se një rresht me katrorë. Andrea gjeti rreshtin e mesëm të katorëve dhe e ngjyrosi atë. Sa katrorë nuk ngjyrosi ai? (A) 20 (B) 30 (C) 32 (D) 35 (E) 39 # 13. Filipi do të dijë masën e një libri deri në gjysmë gram. Vijat e peshores ndahen me nga 10 gramë. Sa është numri më i vogël i kopjeve identike të këtij libri që duhet të peshojë së bashku Filipi për të gjetur saktë masën e këtij libri? (A) 5 (B) 10 (C) 15 (D) 20 (E) 50 # 14. Një luan fshihet në një nga tre dhomat. Në derën e çdo dhome është vendosur nga një shënimin. Në shënimin e dhomës 1 shkruhet Luani është këtu. Në shënim e dhomës 2 shkruhet Luani nuk është këtu. Në shënimin e dhomës 3 shkruhet = 2 3. Vetëm një nga këto fjali është e vërtetë. Në cilën dhomë është fshehur luani? (A) Në dhomën 1. (B) Në dhomën 2. (C) Në dhomën 3. (E) Ai mund të jetë ose në dhomën 1 ose në dhomën 2. (D) Ai mund të jetë në çdo dhomë. # 15. Valteri vizatoi një vijë zigzage brenda një drejtkëndëshi duke formuar kënde 10, 14, 33, dhe 26, siç tregohet në figurën e mëposhtme. Sa është masa e këndit θ? (A) 11 (B) 12 (C) 16 (D) 17 (E) 33 # 16. Liza do të shkruajë një listë me numra të thjeshtë më të vegjël se 100. Ajo do të përdor secilën nga shifrat 1, 2, 3, 4 dhe 5 vetëm një herë për të gjithë numrat e listës. Cili është numri më i madh në listën e saj? (A) 2 (B) 5 (C) 31 (D) 41 (E) 53 3

4 # 17. Një hotel në një ishull në Karaibe reklamon duke përdorur slloganin 350 ditë me diell çdo vit!. Sipas njoftimit, cili është numri më i vogël i ditëve që Vili duhet të qëndrojë në hotel në vitin 2018 për t u siguruar që do të ketë dy ditë rresht me diell? (A) 17 (B) 21 (C) 31 (D) 32 (E) 35 # 18. Në figurën e mëposhtme jepet një drejtkëndësh dhe drejtëza X paralele me bazën dhe që kalon nga një pikë e brendshme e tij. Në drejtëzën X janë marrë dy pika A dhe B të tilla që të ndodhen brenda drejtkëndëshit. Shuma e syprinave të 2 trekëndëshave të ngjyrosur është 10 cm 2. Sa është syprina e drejtkëndëshit? Shënim: Pika A duhet të ndodhet brenda drejtkëndëshit ashtu si pika B. (A) 18 cm 2 (B) 20 cm 2 (C) 22 cm 2 (D) 24 cm 2 (E) Ajo varet nga pozicionet e pikave A dhe B # 19. Arbri shkroi një numër natyror të ndryshëm, nga 1 deri në 9 në secilën nga kutitë e një tabele 3 3. Ai llogariti shumën e numrave në secilin rresht dhe në secilën shtyllë të tabelës. Pesë nga përgjigjet e tij ishin 12, 13, 15, 16 dhe 17, në një renditje të caktuar. Gjeni përgjigjen e gjashtë të tij. (A) 17 (B) 16 (C) 15 (D) 14 (E) 13 # 20. Në një drejtëz janë shënuar 11 pika sipas radhës nga e majta në të djathtë duke ndjekur rregullat e mëposhtme. Shuma e të gjitha largesave ndërmjet pikës së parë dhe pikave të tjera është Shuma e të gjitha largesave ndërmjet pikës së dytë dhe pikave të tjera, duke përfshirë edhe të parën, është Sa është largesa ndërmjet pikës së parë dhe pikës së dytë? (A) 1 (B) 2 (C) 3 (D) 4 (E) 5 Problema me 5 pikë # 21. Tre nxënës kandidojnë për president të shkollës, për ta do të votojnë 130 nxënës. Erioni deri tani ka 24 vota, ndërsa Karli ka 29 vota dhe Ariani ka 37 vota. Edhe sa vota i duhen Arianit për t u zgjedhur president? (A) 13 (B) 14 (C) 15 (D) 16 (E) 17 # 22. Në figurën e mëposhtme tregohet një kuti drejtkëndëshe e hapur. 4

5 Sa është vëllimi i kësaj kutie? (A) 43 cm 3 (B) 70 cm 3 (C) 80 cm 3 (D) 100 cm 3 (E) 1820 cm 3 # 23. Rita shkruan një numër në çdo katror të perimetrit të një tabele 5 6. Në çdo katror, numri që ajo shkruan është sa shuma e dy numrave në katrorët me të cilat kjo qelizë ka një brinjë të përbashkët. Dy nga numrat janë dhënë në figurë. Gjeni x in. (A) 10 (B) 7 (C) 13 (D) 13 (E) 3 # 24. Saimiri dhe Jani vendosën të bënin një garë. Saimiri noton përreth perimetrit të pishinës që tregohet në figurë, ndërsa Jani noton drejt përgjatë gjatësisë së pishinës. Saimiri noton tre herë më shpejt se Jani. Kur Jani e përshkon gjatësinë e pishinës 6 herë, Saimiri e përshkon perimetrin e pishinës 5 herë. Pishina e ka gjatësinë 50 m. Sa është gjerësia e saj? (A) 25 m (B) 40 m (C) 50 m (D) 80 m (E) 180 m # 25. Klubi i fluturimit të Fredit vizatoi një pëllumb brenda një flamuri të ndarë me katrorë, siç tregohet më poshtë. Syprina e pëllumbit është 192 cm 2. I gjithë perimetri i formës së pëllumbit përbëhet nga pjesë rrethi ose vija të drejta. Sa janë përmasat e drejtkëndëshit? (A) 6 cm x 4 cm (B) 12 cm x 8 cm (C) 20 cm x 12 cm (D) 24 cm x 16 cm (E) 30 cm x 20 cm # 26. Dominotë thuhet se janë vendosur saktë nëse numri i pikëve në gjysmë fushat e çdo dy dominove ngjitur janë të barabarta. Paulini vuri gjashtë domino në një vijë të drejtë, siç tregohet në figurë. Ai mund të bëjë një lëvizje duke shkëmbyer pozicionin e dy dominove ose duke rrotulluar një domino. Cili është numri më i vogël i lëvizjeve që duhet të bëjë për t i vendosur dominotë në mënyrë 5

6 të saktë? (A) 1 (B) 2 (C) 3 (D) 4 (E) është e pamundur të bëhet # 27. Pikat L, M dhe N ndodhen në brinjët e trekëndëshit barabrinjës ABC, të tillë që NM BC, ML AB dhe LN AC, siç tregohet në figurën më poshtë. Syprina e trekëndëshit ABC është 36. Sa është syprina e trekëndëshit LMN? (A) 9 (B) 12 (C) 15 (D) 16 (E) 18 # 28. Azmiu, Bardhi dhe Qemali bënë disa blerje në një qendër tregtare. Bardhi shpenzoi 15% të asaj që shpenzoi Qemali. Ndërsa, Azmiu shpenzoi 60% më shumë se Qemali. Së bashku ata shpenzuan 5500 lekë. Sa lekë shpenzoi Azmiu? (A) 300 (B) 2000 (C) 2500 (D) 2600 (E) 3200 # 29. Viola po praktikon kërcimin së gjati. Distanca mesatare që ajo ka kërcyer deri më sot është 3.80 m. Në kërcimin pasardhës, ajo kërceu 3.99 m dhe mesatarja e saj u rrit në 3.81 m. Në çfarë largësie duhet të kërcejë ajo në provën tjetër që mesatarja e saj të bëhet 3.82 m? (A) 3.97 m (B) 4.00 m (C) 4.01 m (D) 4.03 m (E) 4.04 m # 30. Në trekëndëshin dybrinjënjëshëm ABC, AB = BC, pikat K dhe L ndodhen përkatësisht në brinjët AB dhe BC në mënyrë që AK = KL = LB dhe KB = AC. Sa është masa e këndit ABC? (A) 30 (B) 35 (C) 36 (D) 40 (E) 44 6

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

KSF 2018 Student, Klasa 11 12 Problema me 3 pikë # 1. Figura e e mëposhtme paraqet kalendarin e një muaji të vitit. Për fat të keq, mbi të ka rënë bojë dhe shumica e datave të tij nuk mund të shihen. Cila ditë e javës është data 27

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN Matematikë Sesioni I BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 008

Διαβάστε περισσότερα

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar Rezistenca elektrike Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar varësinë e ndryshimit të potencialit U në skajët e përcjellësit metalik

Διαβάστε περισσότερα

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas Teste matematike 6 Botimet shkollore Albas 1 2 Teste matematike 6 Hyrje Në materiali e paraqitur janë dhënë dy lloj testesh për lëndën e Matematikës për klasën VI: 1. teste me alternativa, 2. teste të

Διαβάστε περισσότερα

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Matematika gjithmonë me ju 1 Botimet shkollore Albas 1 Test përmbledhës për kapitullin I 1. Lidh me vijë fi gurën me ngjyrën. Ngjyros. (6 pikë) E VERDHË E KUQE E KALTËR

Διαβάστε περισσότερα

Teste matematike 7. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Teste matematike 7. Teste matematike. Botimet shkollore Albas Teste matematike 7 otimet shkollore Albas 1 Kreu I Kuptimi i numrit TEST 1 (pas orës së 8) Grupi A Rretho përgjigjen e saktë. 1. Te numri 3,435 shifra 4 tregon se: a) numri ka 4 të dhjeta; b) numri ka

Διαβάστε περισσότερα

Teste matematike. Teste matematike. Miranda Mete. Botime shkollore Albas

Teste matematike. Teste matematike. Miranda Mete. Botime shkollore Albas Teste matematike Miranda Mete 9 Botime shkollore Albas Test përmbledhës Kapitulli I - Kuptimi i numrit Mësimet: - 8 Grupi A. Shkruaj si thyesa numrat dhjetorë të mëposhtëm. ( + + pikë) a) 0,5 = ---------

Διαβάστε περισσότερα

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014 Gara ndërkombëtare Kengur viti 014 Klasa dhe 3 KENGUR 014 Çdo detyrë me numër rendor nga 1 deri në 10 vlerësohet me 10 pikë Koha në disponim për zgjidhje është 1h e 15 min Për përgjigje të gabuar të një

Διαβάστε περισσότερα

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët Ligji I Gauss-it Fluksi i ektorit të intenzitetit të fushës elektrike Prodhimi ektorial është një ektor i cili e ka: drejtimin normal mbi dy faktorët e prodhimit, dhe intenzitetin të barabartë me sipërfaqen

Διαβάστε περισσότερα

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j = UNIVERSIEI I PRISHINËS KAPACIEI ELEKRIK Kapaciteti i trupit të vetmuar Kapaciteti i sferës së vetmuar + + + + Q k s 2 E = 4 πε a v 0 fusha në sipërfaqe të sferës E + Qk + + + + j = Q + s + 0 + k 4 πε a

Διαβάστε περισσότερα

Përpjesa e kundërt e përpjesës a :b është: Mesi gjeometrik x i segmenteve m dhe n është: Për dy figura gjeometrike që kanë krejtësisht formë të njejtë, e madhësi të ndryshme ose të njëjta themi se janë

Διαβάστε περισσότερα

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION MANUALI NË LËNDEN: BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION Prishtinë,0 DETYRA : Shtrirja e trasesë së rrugës. Llogaritja e shkallës, tangjentës, dhe sekondit: 6 0 0 0.67 6 6. 0 0 0. 067 60 600 60 600 60

Διαβάστε περισσότερα

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

PASQYRIMET (FUNKSIONET) PASQYRIMET (FUNKSIONET) 1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit) Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s S i shoqëronhet

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR PROVUES Viti shkollor 2016/2017 TESTI MATEMATIKË

Διαβάστε περισσότερα

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΙΕΡΑ ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΣ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟΥ ΚΑΤΑΣΚΗΝΩΣΗ «Μ Ε Τ Α Μ Ο Ρ Φ Ω Σ Η» Γ Λ Υ Κ Ο Μ Ι Λ Ι Δ Ρ Ο Π Ο Λ Η Σ Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς Πόλη ή Χωριό Σας

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE QERSHOR, VITIT MËSIMOR 2015/2016 UDHËZIM KOHA PËR ZGJIDHJEN E TESTIT: 70 MINUTA Mjetet e punës: lapsi grafit

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM Mjetet e punës: lapsi grafit dhe goma, lapsi kimik, veglat gjeometrike.

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012 I DETYRUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012 I DETYRUAR KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 01 I DETYRUAR VARIANTI A E shtunë, 16 qershor 01

Διαβάστε περισσότερα

PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN

PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN BUJAR MAMUDI LËNDA : MATEMATIKË KLASA : VIII TEMA : I NGJASHMËRIA PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN [i] Raporti ndërmjet dy segmenteve. 1. Kush është antari i parë për raportin e dhënë 16 Zgjidhje : 16

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Analiza e regresionit të thjeshtë linear Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11-1 Kapitulli 11 Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11- Regresioni i thjeshtë linear 11-3 11.1 Modeli i regresionit të thjeshtë linear 11. Vlerësimet pikësore

Διαβάστε περισσότερα

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS SHOQATA E MATEMATIKANËVE TË KOSOVËS PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS Kls 9 Armend Sh Shbni Prishtinë, 009 Bshkësitë numerike Të vërtetohet se numri 004 005 006 007 + është

Διαβάστε περισσότερα

Nyjet, Deget, Konturet

Nyjet, Deget, Konturet Nyjet, Deget, Konturet Meqenese elementet ne nje qark elektrik mund te nderlidhen ne menyra te ndryshme, nevojitet te kuptojme disa koncepte baze te topologjise se rrjetit. Per te diferencuar nje qark

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi Matematika

Libër mësuesi Matematika Libër mësuesi Nikolla Perdhiku Libër mësuesi Matematika 7 Për klasën e 7 -të të shkollës 9-vjeçare Botime shkollore Albas 1 Libër mësuesi për tekstin Matematika 7 Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Algoritmet dhe struktura e të dhënave Vehbi Neziri FIEK, Prishtinë 2015/2016 Java 5 vehbineziri.com 2 Algoritmet Hyrje Klasifikimi

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR NË FUND TË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT FILLOR viti shkollor 2010/2011.

Διαβάστε περισσότερα

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA Kimia Inorganike TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA TESTE TË MATURËS SHTETËRORE Kimia inorganike S H T Ë P I A B O T U

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

Διαβάστε περισσότερα

16. SHTOJCA. Evokimi: Sistemoni copëzat e letrave në mënyrë që shumat të jenë të sakta: = = = =

16. SHTOJCA. Evokimi: Sistemoni copëzat e letrave në mënyrë që shumat të jenë të sakta: = = = = 16. SHTOJCA 16.1 MODELET E PLANEVE DITORE 16. 1. 1. MODEL MËSIMI Lënda: Matematikë Klasa: I Njësia mësimore: Mbledhja e numrave duke plotësuar numrin 10 Mjetet mësimore: Objekte konkrete, objekte të vizatuara,

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B, Përkufizimi. Le të jenë A, B dy bashkësi të çfarëdoshme. Çdo nënbashkësi e bashkësisë A B është relacion binar i bashkësisë A në bashkësinë B. Simbolikisht relacionin do ta shënojmë me. Shembulli. Le të

Διαβάστε περισσότερα

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët. Modeli IS LM Të ardhurat Kështu që, modeli IS LM paraqet raportin në mes pjesës reale dhe monetare të ekonomisë. Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate

Διαβάστε περισσότερα

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë? KAPITULLI II. NUMRAT E THJESHTË Më parë pamë se p.sh. numri 7 plotpjesëtohet me 3 dhe me 9 (uptohet se çdo numër plotpjesëtohet me dhe me vetvetën). Shtrohet pyetja: me cilët numra plotpjesëtohet numri

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n. KAPITULLI I HYRJE Algoritmat Ne menyre informale do te perkufizonim nje algoritem si nje procedure perllogaritese cfaredo qe merr disa vlera ose nje bashkesi vlerash ne hyrje dhe prodhon disa vlera ose

Διαβάστε περισσότερα

Detyra për ushtrime PJESA 4

Detyra për ushtrime PJESA 4 0 Detyr për ushtrime të pvrur g lëd ANALIZA MATEMATIKE I VARGJET NUMERIKE Detyr për ushtrime PJESA 4 3 Të jehsohet lim 4 3 ( ) Të tregohet se vrgu + + uk kovergjo 3 Le të jeë,,, k umr relë joegtivë Të

Διαβάστε περισσότερα

PËRMBLEDHJA E DETYRAVE NGA MATEMATIKA

PËRMBLEDHJA E DETYRAVE NGA MATEMATIKA Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PËRMBLEDHJA E DETYRAVE NGA MATEMATIKA PËR PROVIMIN E FUNDIT NË ARSIMIN DHE EDUKIMIN FILLOR PËR VITIN SHKOLLOR

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKA. Manuali për arsimtarët. Podgoricë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË

MATEMATIKA. Manuali për arsimtarët. Podgoricë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË Izedin Kërniq Marko Jokiq Mirjana Boshkoviq MATEMATIKA Manuali për arsimtarët Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË Podgoricë, 009. Izedin Kërniq Marko Jokiq Mirjana Boshkoviq MATEMATIKA Manuali

Διαβάστε περισσότερα

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m PYETJE n.. - PËRGJIGJE B Duke qenë burimi isotrop, për ruajtjen e energjisë, energjia është e shpërndarë në mënyrë uniforme në një sipërfaqe sferike me qendër në burim. Intensiteti i dritës që arrin në

Διαβάστε περισσότερα

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 II.1. Lëvizja mekanike Mekanika është pjesë e fizikës e cila i studion format më të thjeshta të lëvizjes së materies, të cilat bazohen në zhvendosjen e thjeshtë ose kalimin e trupave fizikë prej një pozite

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË VARIANTI A E enjte,

Διαβάστε περισσότερα

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Mr. Sahudin M. Hysenaj 24 shkurt 2009 Përmbledhje Madhësia e dukshme e yjeve (m) karakterizon ndriçimin që vjen nga yjet mbi sipërfaqen e Tokës.

Διαβάστε περισσότερα

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 UDHËZIME: 1. Ju prezantoheni me një pyetësor i përbërë nga 40 pyetje; për secilën pyetje Sugjerohen 5 përgjigje, të shënuara me shkronjat

Διαβάστε περισσότερα

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 III.1. Fusha magnetike e magnetit të përhershëm Nëse në afërsi të magnetit vendosim një trup prej metali, çeliku, kobalti ose nikeli, magneti do ta tërheq trupin dhe ato do të ngjiten njëra me tjetrën.

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 LËNDA: FIZIKË BËRTHAMË VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT Punimi monografik Vështrim morfo sintaksor i parafjalëve të gjuhës së re greke në krahasim me parafjalët e gjuhës shqipe është konceptuar në shtatë kapituj, të paraprirë

Διαβάστε περισσότερα

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe Ligjërata e tetë 1 Testimi i hipotezave/mostra e madhe Qëllimet Pas orës së mësimit ju duhet ë jeni në gjendje që të: Definoni termet: hipotezë

Διαβάστε περισσότερα

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Matematika Libër për mësuesin Tony Cotton Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Përmbajtje iv vii Dhjetëshe dhe njëshe A Numërojmë me

Διαβάστε περισσότερα

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin? 1 Një automobile me një shpejtësi 58km/h përshpejtohet deri në shpejtësinë 72km/h për 1.9s. Sa do të jetë nxitimi mesatar i automobilit? A 0.11 m s 2 B 0.22 m s 2 C 2.0 m s 2 D 4.9 m s 2 E 9.8 m s 2 2

Διαβάστε περισσότερα

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. ELEKTROSTATIKA Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. Ajo vihet ne dukje ne hapesiren rrethuese te nje trupi ose te nje sistemi trupash te ngarkuar elektrikisht, te palevizshem

Διαβάστε περισσότερα

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Kimi DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

Indukcioni elektromagnetik

Indukcioni elektromagnetik Shufra pingul mbi ijat e fushës magnetike Indukcioni elektromagnetik Indukcioni elektromagnetik në shufrën përçuese e cila lëizë në fushën magnetike ijat e fushës magnetike homogjene Bazat e elektroteknikës

Διαβάστε περισσότερα

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l = E T F UNIVERSIETI I PRISHTINËS F I E K QARQET ELEKTRIKE Qarqet magnetike Qarku magnetik I thjeshtë INS F = Fm m = m m r l Permeabililiteti i materialit N fluksi magnetik në berthamë të berthamës l = m

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DETYRË Nr. nga lënda H A R T O G R A F I Punoi: Emri MBIEMRI Mentor: Asist.Mr.sc. Bashkim IDRIZI Tetovë,

Διαβάστε περισσότερα

Libër për mësuesin Matematika 9

Libër për mësuesin Matematika 9 Libër për mësuesin Matematika 9 Përgatitur nga: Shefik Sefa Botime shkollore lbas Miratuar nga Ministria e rsimit dhe Shkencës Botues: Latif JRULLI Rita PETRO Redaktore: Sevi LMI Redaktore letrare: Vasilika

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë. MINISTRIA E ARSIMIT, shkencës DHE ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë. MINISTRIA E ARSIMIT, shkencës DHE ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, shkencës DHE ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR NË FUND TË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT FILLOR Viti

Διαβάστε περισσότερα

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË Libri i teorisë 2 Përmbajtje Parafjalë... 5 1. Njohuri bazë... 6 1.1 Mjete vizatimi, Vija... 6 1.3 Diagramat në sistemin koordinativ... 10 2. Paraqitja e trupave... 12 2.1

Διαβάστε περισσότερα

Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME

Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME BOTIME Të gjitha të drejtat janë të rezervuara Pegi 2012 Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara

Διαβάστε περισσότερα

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology Autor: Dr.sc. Qamil Haxhibeqiri, Mr.sc. Melinda Mula, Mr.sc. Ramadan

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT VENDIM Nr.803, date 4.12.2003 PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja",

Διαβάστε περισσότερα

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD. A KALKULII TERIK I OTORIT DIESEL. Sasa terke e nevjshme ër djegen e kg lëndës djegëse: 8 L C 8H O 0.3 3 C H O 0. 4 3 kml ajër / kg LD kg ajër / kg LD. Sasja e vërtetë e ajrt ër djegen e kg lëndë djegëse:

Διαβάστε περισσότερα

Gërmimi i dataset-ave masivë. përmbledhje informative

Gërmimi i dataset-ave masivë. përmbledhje informative Gërmimi i dataset-ave masivë përmbledhje informative zgjodhi dhe përktheu Ridvan Bunjaku Mars 2017 Përmbajtja Parathënie... 3 1. Data mining... 4 2. MapReduce... 6 3. Gjetja e elementeve të ngjashme...

Διαβάστε περισσότερα

(a) Në planin koordinativ xoy të përcaktohet bashkësia e pikave M(x,y), koordinatat e të cilave vërtetojnë mosbarazimin

(a) Në planin koordinativ xoy të përcaktohet bashkësia e pikave M(x,y), koordinatat e të cilave vërtetojnë mosbarazimin PAATHËNIE Kur në vitin 975 u organizua për herë të parë në vendin tonë Olimpiada Kombëtare e Matematikës, ndonëse kishim bindjen dhe uronim që ajo të institucionalizohej si veprimtari e rëndësishme, nuk

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal. Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal. Disavantazh i kësaj metode është se llogaritja është e

Διαβάστε περισσότερα

Teori Grafesh. E zëmë se na është dhënë një bashkësi segmentesh mbi drejtëzën reale që po e shënojmë:

Teori Grafesh. E zëmë se na është dhënë një bashkësi segmentesh mbi drejtëzën reale që po e shënojmë: Teori Grafesh Teori grafesh bitbit.uni.cc 1.1 Koncepti i grafit dhe disa nocione shoqeruese Shpeshherë për të lehtësuar veten ne shtrimin dhe analizën e mjaft problemeve që dalin në veprimtarinë tonë,

Διαβάστε περισσότερα

Metodat e Analizes se Qarqeve

Metodat e Analizes se Qarqeve Metodat e Analizes se Qarqeve Der tani kemi shqyrtuar metoda për analizën e qarqeve të thjeshta, të cilat mund të përshkruhen tërësisht me anën e një ekuacioni të vetëm. Analiza e qarqeve më të përgjithshëm

Διαβάστε περισσότερα

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të: Analiza statistikore Metodat e zgjedhjes së mostrës 1 Metodat e zgjedhjes së mostrës Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të: Kuptoni pse në shumicën e rasteve vrojtimi me

Διαβάστε περισσότερα

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi Lënda: Mikroekonomia I Kostoja Msc. Besart Hajrizi 1 Nga funksioni i prodhimit në kurbat e kostove Shpenzimet monetare të cilat i bën firma për inputet fikse (makineritë, paisjet, ndërtesat, depot, toka

Διαβάστε περισσότερα

ALGJEBËR II Q. R. GASHI

ALGJEBËR II Q. R. GASHI ALGJEBËR II Q. R. GASHI Shënim: Këto ligjërata janë të paredaktuara, të palekturuara dhe vetëm një verzion fillestar i (ndoshta) një teksti të mëvonshëm. Ato nuk e reflektojnë detyrimisht materien që e

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Matematika Botime shkollore Albas Shënim. K Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material

Διαβάστε περισσότερα

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Από τις αρχές της δεκαετίας του 90 και μετά, ένας μεγάλος αριθμός Αλβανών μεταναστών ήρθε στην Ελλάδα κυρίως εξαιτίας

Διαβάστε περισσότερα

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim intro_alb_final 5/18/12 7:56 PM Page 3 Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim ΒΙΒΛΙΟ Α0 τελείως αρχάριοι Δίγλωσση έκδοση ελληνικά

Διαβάστε περισσότερα

KAPITULLI4. Puna dhe energjia, ligji i ruajtjes se energjise

KAPITULLI4. Puna dhe energjia, ligji i ruajtjes se energjise Kapitui 4 Pua de eerjia KPIULLI4 Pua de eerjia, iji i ruajtjes se eerjise.ratori tereq e je rrue e au je tru e spejtesi 8/. Me care spejtesie do te tereqi tratori truu e je rrue te pastruar ur uqia e otorit

Διαβάστε περισσότερα

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)* SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë e)* KUSH NUK MUND TË Për shtetasit e vendeve jashtë BEsë Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

Διαβάστε περισσότερα

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI Dispensë Ligjërues: Selman Haxhijaha Luan Gashi Viti Akademik

Διαβάστε περισσότερα

4 VIJAT E FUQISE TË DYTË

4 VIJAT E FUQISE TË DYTË 4 VIJAT E FUQISE TË DYTË Trjt e pergjthshme e ekucionit lgjebrik te fuqise të dytë me dy ndryshore x, y është: Ax +Bxy+Cy +Dx+Ey+F=0, (*) Ku të pktën njëri prej koeficentëve A, B dhe C është i ndryshëm

Διαβάστε περισσότερα

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONKA QARQET ME DODA 3.1 DREJTUES GJYSMËVALËS Analiza e diodës tani do të zgjerohet me funksione të ndryshueshme kohore siç janë forma valore sinusoidale dhe vala

Διαβάστε περισσότερα

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Teoritë

Διαβάστε περισσότερα

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen 9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen ndryshimet e treguesve të tij themelor - fuqisë efektive

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike LËNDA: Bazat e elektroteknikës Prishtinë, Ligjëruesi: 2014 Astrit Hulaj 1 KAPITULLI I 1. Hyrje në Bazat e Elektroteknikës 1.1. Principet bazë të inxhinierisë

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA GREKE (gjuhë e huaj e

Διαβάστε περισσότερα

2015: International Year of Light.

2015: International Year of Light. AIF Olimpiadi di Fisica 2015 Gara di 1 Livello 11 Dicembre 2014 1 2015: International Year of Light. Më 20 dhjetor 2013, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2015 si vitin

Διαβάστε περισσότερα

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Agni H. Dika Prishtinë 007 Libri të cilin e keni në dorë së pari u dedikohet studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME ZHVILLIMI DHE FORMIMI I NJOHURIVE FILLESTARE TEK FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE MBI BASHKËSITË Mentori: Prof.

Διαβάστε περισσότερα

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 I.1. Ligji mbi ruajtjen e ngarkesës elektrike Më herët është përmendur se trupat e fërkuar tërheqin trupa tjerë, dhe mund të themi se me fërkimin e trupave ato elektrizohen. Ekzistojnë dy lloje të ngarkesave

Διαβάστε περισσότερα

Kapitulli. Programimi linear i plote

Kapitulli. Programimi linear i plote Kapitulli Programimi linear i plote 1-Hyrje Për të gjetur një zgjidhje optimale brenda një bashkesie zgjidhjesh të mundshme, një algoritëm duhet të përmbajë një strategji kërkimi të zgjidhjeve dhe një

Διαβάστε περισσότερα

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1 Përmbajtja Parathënie iii Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1 1.1. Përsëritje të njohurive nga shkolla e mesme për bashkësitë, numrat reale dhe funksionet 1 1.1.1 Bashkësitë 1 1.1.2 Simbole të logjikës

Διαβάστε περισσότερα

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I VARIANTI A E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 Lënda: Teknologji bërthamë Udhëzime

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit 1-1 Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit Qëllimet: Në fund të orës së mësimit, ju duhet të jeni në gjendje që të : Kuptoni rolin dhe rëndësinë e analizës së regresionit dhe korrelacionit si dhe dallimet

Διαβάστε περισσότερα

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë! Sistemi qendror i pastrimit me Vakum Teknika NINA Tani pastrimi është më i lehtë! www.teknikanina.com Si funksionon sistemi? Sistemi qendror i pastrimit me vakum përbëhet nga një thithëse qendrore dhe

Διαβάστε περισσότερα

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 III.1. Vetitë e lëngjeve dhe gazeve, përcjellja e forcës në fluide Lëngjet dhe gazet dallohen nga trupat e ngurtë, me atë se ato mund të rrjedhin. Substancat që mund të rrjedhin quhen fluide. Lëngjet dhe

Διαβάστε περισσότερα

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE vitit mësimor 2012/2013 U d h ëzi m Mos e hapni testin derisa mos t ju japë leje administruesi i testit se

Διαβάστε περισσότερα

Propozim për strukturën e re tarifore

Propozim për strukturën e re tarifore Propozim për strukturën e re tarifore (Tarifat e energjisë elektrike me pakicë) DEKLARATË Ky dokument është përgatitur nga ZRRE me qëllim të informimit të palëve të interesuara. Propozimet në këtë raport

Διαβάστε περισσότερα

saj, pafundësinë, qartësinë dhe elegancën e prezantimit të tyre.

saj, pafundësinë, qartësinë dhe elegancën e prezantimit të tyre. Pershendetje nga presidenti i shkolles Bota e Diturise, Z. Bujar Lulaj Si ne çdo fund viti ne mesuesit dhe prinderit presim dhe shperndajme dhurata per te gezuar per vitin e rradhes qe vjen. Edhe per mua

Διαβάστε περισσότερα

LUCIANA TOTI ELEKTRONIKA 1. Shtëpia botuese GRAND PRIND

LUCIANA TOTI ELEKTRONIKA 1. Shtëpia botuese GRAND PRIND LUCIANA TOTI ELETRONIA 1 Shtëpia botuese GRAN PRIN 1 Autorja: Tel. 042374066, 0672530590 Redaktore shkencore: Garentina Bezhani Arti grafik dhe kopertina: Agetina onomi Botues: Shtëpia botuese GRAN PRIN

Διαβάστε περισσότερα

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 II.1. Kuptimet themelore për rrymën elektrike Fizika moderne sqaron se në cilën mënyrë përcjellësit e ngurtë (metalet) e përcjellin rrymën elektrike. Atomet në metale janë të rradhitur në mënyrë të rregullt

Διαβάστε περισσότερα

I. VALËT. λ = v T... (1), ose λ = v

I. VALËT. λ = v T... (1), ose λ = v I.1. Dukuritë valore, valët transfersale dhe longitudinale Me nocionin valë jemi njohur që më herët, si p.sh: valët e zërit, valët e detit, valët e dritës, etj. Për të kuptuar procesin valor, do të rikujtohemi

Διαβάστε περισσότερα

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter. Qark Elektrik Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter. Per te bere kete kerkohet nje bashkekomunikim ( nderlidhje) ndermjet pajisjeve elektrike.

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit) MATEMATIKË (5 orë në javë, 185 orë në vit) HYRJE Në shekullin XXI matematika gjithnjë e më tepër po zë vend qendror, jo vetëm në studimin e fenomeneve natyrore dhe teknike, por me ndërtimin e saj të argumentuar

Διαβάστε περισσότερα

ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje)

ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje) Bejtush BEQIRI ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje) Prishtinë, 206. . Si definohet fusha elektrostatike dhe cila madhesi e karakterizon atë? Fusha elektrike është një formë e veqantë e materies që karakterizohet

Διαβάστε περισσότερα