KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI A E shtunë, 17 shtator 2011 Ora 10.00 Udhëzime për nxënësin Testi në total ka 20 pyetje. Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pikët Kërkesa 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Pikët Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT 1... Anëtar 2.. Anëtar AKP 1 17 shtator 2011
1. Numri atomik Z përcakton numrin e: 1 pikë A) neutroneve në një atom B) elektroneve në bërthamë C) neutroneve e protoneve D) protoneve në bërthamë 2. Shtresa e jashtme e atomit të elementit, i cili ndodhet në grupin e V A dhe në periodën e tretë paraqitet: 1 pikë A) 5s 2 p 1 B) 3s 2 p 3 C) 3s 2 d 3 D) 5s 1 d 2 3. Gjatë elektrolizës së MgI 2 të shkrirë në katodën inerte ndodh reaksioni: 1 pikë A) Mg 2+ + 2e - = Mg 0 B) I 2 + 2x1e - = 2I - C) Mg 2e - = Mg 2+ D) 2I - 2x1e - = I 2 0 4. Reaksion endotermik është: 1 pikë A) 2H 2 (g) + O 2(g) 2H 2 O (l) ΔH = -572 kj B) C (ng) + O 2(g) CO 2(g) ΔH = -393.5 kj C) CH 3 OH (l) + 3/2O 2 CO 2(g) + 2H 2 O (l) ΔH = -728.2 kj D) N 2(g) + O 2 (g) 2NO (g) ΔH = +1808 kj 5. Entalpia standarde e formimit është vetëm entalpia e: 1 pikë A) zhvillimit të reaksionit ekzotermik B) formimit të një moli substancë C) formimit të një sasie çfarëdo substance D) substancave të thjeshta në zero 0 C 6. Tregoni cila nga katër substancat e mëposhtme tretet më mirë në ujë: 1 pikë A) CaSO 4 B) Ca 3 (PO 4 ) 2 C) Ca(NO 3 ) 2 D) CaCO 3 7. Një nga përbërjet e mëposhtme adicionon bromin. Ajo është: 1 pikë A) CH 3 -COOH B) CH 3 -CH=CH- CH 3 C) CH 3 -CO -CH 3 D) CH 3 CH 2 OH AKP 2 17 shtator 2011
8. Numri i oksidimit të oksigjenit tek O 2, është: 1 pikë A) -1 B) +2 C) 0 D) -2 9. Fenolftaleina i jep ngjyrë të kuqe tretësirës ujorë të: 1 pikë A) NH 4 NO 3 B) NaCl C) KCN D) CaCl 2 10. Tregoni se cili nga të katër acidet është më i fortë. 1 pikë A) CH 3 COOH B) HCN C) H 2 SO 4 D) H 2 SO 3 11. Për atomin e elementit me numër atomik (Z = 16) përcaktoni: 3 pikë a) formulat e oksideve që ai formon b) sa prej elektroneve që ndodhen në nivelin e jashtëm të atomit e kanë m = +1 c) valencën në gjendje normale dhe të ngacmuar AKP 3 17 shtator 2011
12. Shkruani formulat njësi për kloruret e metaleve: 3 pikë a) Mg b) K c) Ba (Z Mg=12 ; Z Ba=56 ; Z K=19 ; Z Cl=17 ) 13. Jepen përbërjet e mëposhtme: 3 pikë C 3 H 6 ; CH 4 ; CH 3 - CH- COOH NH 2 a) shpjegoni llojet e lidhjeve kimike tek propeni b) listoni dy nga vetitë kimike të CH 4 c) shkruani reaksionin e përftimit të acidit amino-2 propanoik AKP 4 17 shtator 2011
14. Për reaksionin CH 3 -CHO CH 4 + CO, 3 pikë jepen të dhënat eksperimentale sipas tabelës së mëposhtme: [CH 3 -CHO] mol l -1 V ( mol l -1 sek -1 ) 1,75 x 10-3 2,06 x 10-11 3,50 x 10-3 8,24 x 10-11 7,00 x 10-3 33,00 x 10-11 Duke u bazuar në tabelë: a) përcaktoni barazimin e shpejtësisë së reaksionit b) njehsoni vlerën e konstantes së shpejtësisë c) përcaktoni rendin e reaksionit 15. Përcaktoni n.o. të elementeve në përbërjet e mëposhtme: 3 pikë a) N 2 O b) H 2 O 2 c) Al(OH) 3 AKP 5 17 shtator 2011
16. Shkruani formulat e përbërjeve: 3 pikë a) dimetil -2,2- butan b) N- metil amino etan c) dimetil -2,2-propan 17. Shkruani reaksionet që jep propanol -1 me: 3 pikë a) Na b) HCl c) CH 3 COOH 18. Formula molekulare e propanol-1 është C 3 H 8 O: 3 pikë a) shkruani reaksionin e djegies së plotë të tij b) njehsoni masën e eterit të formuar nga veprimi i 6 g propanol-1 me metanol c) emërtoni eterin e formuar sipas IUPAC. (Ar O=16 ; Ar C=12 ; Ar H=1 ;) AKP 6 17 shtator 2011
19. Jepet formula molekulare C 5 H 12 : 3 pikë a) shkruani formulat e strukturës për tre izomerët e saj b) tregoni si emërtohen ata c) cili nga izomerët emërtohet në dy mënyra: sipas IUPAC dhe emërtim empirik: 20. ph e një tretësire është 4, ndërsa ph e një tretësire tjetër është 8. A mund të themi se përqëndrimi i joneve hidron tek tretësira me ph=8 është sa gjysma e përqëndrimit të joneve hidron të tretësirës ku ph=4? Argumentoni duke bërë njehsimet përkatëse. 3 pikë AKP 7 17 shtator 2011
AKP 8 17 shtator 2011