SYLABUSET (PROGRAMET MËSIMORE) E LËNDËVE të planit mësimor të programit të studimit Master profesional në arsimin e mesëm të ulët në gjuhë- letërsi dhe qytetërim grek me profilin minor në lëndë shoqërore I. Disiplina të formimit të përgjithshëm 18 ECTS 1.Bazat kulturore të edukimit Titullari: Prof. asoc. Ilir Bozgo Leksione: 23 orë Seminare: 23 orë Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 1.5. -1 ECTS: 3 Objektivat:Në fund të kursit studenti duhet të jetë i aftë: Të zotërojë njohuritë bazë të lëndës. Të njohë dhe përdorë burimet e mundshme të literaturës dhe informacionit bashkëkohor mbi probleme e çështje të ndryshme që lidhen me bazat kulturore te edukimit.. Të ketë një vizion të qartë të ndërtimit të procesit mësimor mbi baza shkencore psikologjike. Të dijë të diskutojë, hulumtojë dhe të përgatisë detyra kursi për probleme të ndryshme që parashtron teoria dhe filozofia e edukimit. Te marre njohuri dhe te formoje koncepte te qarta per ndryshimet individuale ne sjelljen dhe aftesite e nxenesve te vecante ne procesin e edukimit. Përmbajtja: Objekti, detyrat e shkencave të edukimit. Kategoritë themelore dhe përmbajtja e secilës prej tyre. Fenomeni njeri dhe kufijtë e përpunimit të sjelljes së tij. Pamjet e ndryshme të konceptit edukim. Rrymat e ndryshme në fushën e edukimit. Strategjitë e edukimit. Natyra, klasifikimi dhe thelbi i idealeve edukative. Teknologjia e edukimit (parimet, format, metodat). Marrëdhëniet dypalëshe në pikëpamje fenomenologjike dhe historike. Anët themelore të procesit të edukimit. Faktorët që realizojnë këtë proces. Subjekti ndermjet shkolles, familjes dhe shoqerise. Sjellja dhe aftesite sociale ne shkolle. Mesimi si nje nderhyrje mbi nxenesin Elementet e mesimit. Mësuesi dhe problemet e sjelljes.modelet e konsultimit shkollor. Udheheqja arsimore dhe konsultimi. Procesi i keshillimit. Menaxhimi i sjelljeve ne shkolle. Mesuesi dhe sjelljet negative ne klase. Problematika e teknikave te modifikimit te sjelljes. Veprimtaritë: Kursi teorik realizohet përmes ligjëratave. Orët praktike përfshijnë: 1. Seminaret që përfshijnë diskutime dhe trajtime të çështjeve kryesore të parashtruara në ligjërata, ose të hulumtuara në literaturën bashkëkohore; 2. Detyrat e kursit. Detyrat e palëve në zbatim. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave. Njohja e studentëve me literaturën bashkëkohore për teorinë dhe filozofinë e edukimit. Angazhimi i studentëve me mikrodetyra mbi bazën e vëzhgimeve dhe diskutimi i çështjeve themelore të teorisë dhe filozofisë së edukimit. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjërata e seminare. Përgatitja dhe diskutimi i detyrave të kursit. Zhvillimi i provimit të lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. VLERESIMI. Vlerësimi përfundimtar i studentit në lëndën e të teorisë dhe filozofisë së edukimit bazohet në shumën e 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve dhe detyrat e kontrollit përbëjnë 20 pikë( 2 nota) dhe 80 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me gojë në fund të kursit. Literatura B. Mialaret, Pedagogji e përgjithshme, Tiranë 1999 ( Botim shqip). M.Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 1998. Tamo, Karaj, Rapti, Mesimdhenia dhe të nxënët,tiranë, 2005. M.Fullan, Forcat e ndryshimit, Tiranë 2003. Fraboni, Minerva ISP, Manual i pedagogjisë së përgjithshme, Tiranë, 2003. Vadahi, Dibra, Pelinku, Teori edukimi, Shkodër 2004 I Bozgo, Etika e Mesuesit, Gjirokastër, 2008. Muka, Karaj, Cela, Hyrje në mësimdhënien e diferencuar, QTKA, 2006. Psikologjia individuale në shkollë, Adler, Tiranë, 2005. 2. Bazat psikologjike të edukimit a. Zhvillimi dhe të nxënët Titullari: Prof. dr. Liljana Reçka Mësime teorike: orë 30 Shtrirja: Semestri I DF karkterizues
Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 2-1 ECTS: 4 Objektivat: Në fund të kursit studenti duhet të jetë i aftë: Të zotërojë njohuritë bazë të lëndës. Të njohë dhe përdorë burimet e mundshme të literaturës dhe informacionit bashkëkohor mbi probleme e çështje të ndryshme që trajton Psikologjia e Edukimit.Të ketë një vizion të qartë të ndërtimit të procesit mësimor mbi baza shkencore psikologjike. Të dijë të diskutojë, hulumtojë dhe të përgatisë detyra kursi për probleme të ndryshme që parashtron psikologjia e edukimit. Permbajtja: Objekti, metodat e studimit të psikologjisë së edukimit.. Fazat e zhvillimit fizik dhe psikik të njeriut: foshnjëria, fëmijëria e hershme, fëmijëria e mesme (zhvillimi fizik, inteligjenca, zhvillimi afektiv. Teoritë e zhvillimit: Teoria e Frojdit mbi zhvillimin psikoseksual; Teoria e Piaget mbi zhvillimin konjitiv; Teoria e Eriksonit mbi zhvillimin psikosocial; Teoria e Kohlberg mbi zhvillimin moral. Adoleshenca: zhvillimi fizik, psikik e social. Probleme të zhvillimit në adoleshencë. Moshat e rritura. Burimet e njohurive. Psikologjia bihevioriste dhe të nxënit. Teoria e kushtëzimit klasik. Skiner dhe përforcimi. Skiner dhe ndëshkimi. Të nxënit social konjitiv. Psikologjia konjitive dhe të nxënit. Tipet e të nxënit. Truri dhe të menduarit, marrëdhëniet midis tyre. Përpunimi i informacionit. Aftësitë e të menduarit. Strategjitë e zgjidhjes së problemit Veprimtaritë: Kursi teorik realizohet përmes ligjëratave. Orët praktike përfshijnë: 1. Seminaret që përfshijnë diskutime dhe trajtime të çështjeve kryesore të parashtruara në ligjërata, ose të hulumtuara në literaturën bashkëkohore; 2. Detyrat e kursit. Detyrat e palëve në zbatim. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave. Njohja e studentëve me literaturën bashkëkohore për psikologjinë e edukimit. Angazhimi i studentëve me mikrodetyra mbi bazën e vëzhgimeve dhe diskutimi i çështjeve themelore të psikologjisë së edukimit. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjërata e seminare. Përgatitja dhe diskutimi i detyrave të kursit. Zhvillimi i provimit të lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. VLERESIMI. Vlerësimi përfundimtar i studentit në lëndën e psikologjisë së edukimit bazohet në shumën e 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve dhe detyrat e kontrollit përbëjnë 20 pikë dhe 80 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me shkrim në fund të kursit. Literaturë : - Musai, B. Psikologjia e edukimit, Tiranë, 1999. - L. Recka, Psikologjia e zhvillimit,tirane 2005 - T.Pettijohn, Psikologjia ( Hyrje koncize ), Tirane 1966. - B.Ann, Development Psychology,London, 1997. - Elliot, Educational Psychology, New York, 1996. - C.Morris, A. Maisto, Psikologjia, CDO, Tiranë, 2008. b. Të menduarit kritik Titullari: Ma. Yllka Mullai Mësime teorike: orë 23 Shtrirja: Semestri II DF karkterizues Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 1.5-1 ECTS: 3 Objektivat. Në përfundim të lëndës studenti duhet: Të zotërojë njohuri mbi metodat e mësimdhënies të cilat nxitin zhvillimin e mendimit krijues e kritik midis nxënësve të të gjitha niveleve të ciklit fillor. Të jetë i aftë të dallojë metodat dhe teknikat më të përshtatshme që përdoren në strukturën ERR. Të vendosi mësimdhënien brenda një stukrure të kuptueshme mësimi që drejton mësimdhënien për marrjen e vendimeve.të marrë përgjegjësi për t u bërë mësues model për zhvillimin e mendimit kritik dhe krijues, i aftë për të reflektuar në të menduarit dhe të nxënit e nxënësit.të zotërojë aftësinë për të gjetur barazpshën midis mësidhënies së drejtpërdrejtë dhe drejtmit të veprimtarive të nxënësve që punojnë më vete ose në grup.të zotërojë aftësinë për të përzgjedhur metodat, teknikat dhe instrumentet e matjes dhe të vlerësimit në përshtatje me mësimdhëni/nxënien;të zotërojë aftësinë e një varg konceptesh dhe strategjish të bërjes së pyetjeve dhe të krijimit të njohurive.të jetë i orientuar për t u përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit si mendimtar kritik dhe krijues.të njohë dhe të përdorë sipas cështjeve literaturën e rekomaduar. Përmbajtja : Dinamika e zhvillimit të MKLSH. Cfarë është të menduarit? Çfarë është mendimi kritik dhe krijues?. Procesi krijues. Krijueshmeria ne praktike. Gadishmeria per te arsyetuar. Deshira per te sfiduar. Aftesite e te meduarit kritik. Mendimi kritik dhe struktura ERR. Modelimi i pervojes. Zgjidhja e problemit. Stilet e te nxenit ne plan krahasues. Nivelet e te kuptuarit. Vështrim i përgjithshëm për procesin e të
lexuarit ndërveprues. Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim. Strategji të mësimdhënies dhe të të nxënit. Mësimdhënia me në qendër nxënësin. Procesi dhe mjeshtëritë e të pyeturit. Procesi i të shkruarit. Krijimi i lexuesve mendimtarë. Planifikimi i mësimit dhe vlerësimit Te menduarit gjate leximit. Te lexuarit si proces i kuptimshem. Procesi i te shkruarit. Te shkruarit qe nxit te menduarit kritik. Motivimi i nxenesve permes te menduarit kritik. Mesimdhenia reaguese, zhvillimi dhe motivimi i lexuesit. Stimuli dhe motovimi i brendshem per te lexuar. Transformimi i bashkebisedimeve te rendesishme ne krijime te rendesishme. Veprimtaritë. Kursi teorik realizohet nëpërmjet leksioneve. Orët praktike përshijnë; Seminaret, të cilat organizohen për cështje të trajtuara në leksion, për cështje të zgjedhura nga literatura dhe nga përvoja shkollore. Praktikumet, të cilat organizohen për aftësim praktikë të studentëve në strukturimin e testeve, në përdorimin e procedurave të testimit, të administrimit dhe të analizës së testeve, të vendosjes së notave, të vlerësimit të vazhdueshëm, të mbajtjes së qëndrimit të caktuar profesional sipas problemit.ushtrime, të cilat synojnë në verifikimin dhe përfrcimin e njohurive dhe të aftësive. Vëzhgime në klasa dhe shkolla -arsimi 9- vjecar. Vlerësimi. Vlerësimi përfundimtar do të bëhet me provim. Pikëve të provimit do t i bashkangjiten edhe vlerësimet e studentëve në praktikiume dhe ushtrime. Studentët do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme.të vlerësojë në mënyrë kritike mendimin dhe praktikën brenda cështjes së zgjedhur duke demonstruar njohuritë dhe përvojën që zotëron studenti; Literatura B. Musai, Metodologjia e mësimdhenies, Tiranë, 2003 B. Musai, Mjeshteritë e Mësimdhenies, Tiranë, 2000. B.Musai, Të mësuarit kritik nëpërmjet leximit dhe shkrimit, Tiranë, 2000. Studio gjithshka, arsyes vendin e parë, AEDP, Tiranë, 1998. 3. Bazat pedagogjike të edukimit a. Metodologji e mësimdhënies Titullari: Doc. Margarita Hido Mësime teorike: orë 30 Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 2-1 ECTS: 4 Objektivat: Në fund të kursit studenti duhet të jetë i aftë: Të zotërojë njohuritë bazë të lëndës. Të njohë dhe përdorë burimet e mundshme të literaturës dhe informacionit bashkëkohor mbi probleme e çështje të ndryshme që trajton Metodologjia e mësimdhënies.të ketë një vizion të qartë të ndërtimit të procesit mësimor mbi baza shkencore e didaktike. Të dijë të diskutojë, hulumtojë dhe të përgatisë detyra kursi për probleme të ndryshme që parashtron Metodologjia e mësimdhënies Permbajtja : Objekti, metodat e studimit shkencor të didaktikës. Natyra, thelbi dhe veçoritë e procesit didaktik. Faktorët që e realizojnë këtë proces, marrëdhëniet midis tyre. Dimensionet e procesit didaktik, parimet që udhëheqin mësuesin në realizimin e procesit didaktik. Brendia e procesit mësimor: planet, programet, tekstet. Format e organizimit të procesit mësimor. Sistemet e të mësuarit. Të mësuarit demokratik, problemor, i integruar, i programuar etj. Metodat e të mësuarit, klasifikimi i tyre. Veprimtaritë: Kursi teorik realizohet përmes ligjëratave. Orët praktike përfshijnë: 1. Seminaret që përfshijnë diskutime dhe trajtime të çështjeve kryesore të parashtruara në ligjërata, ose të hulumtuara në literaturën bashkëkohore; 2. Detyrat e kursit. Detyrat e palëve në zbatim. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave. Njohja e studentëve me literaturën bashkëkohore për lëndën Metodologji e mësimdhënies. Angazhimi i studentëve me mikrodetyra mbi bazën e vëzhgimeve dhe diskutimi i çështjeve themelore të Metodologjisë së mësimdhënies. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjërata e seminare. Përgatitja dhe diskutimi i detyrave të kursit. Zhvillimi i provimit të lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vleresimi. Vlerësimi përfundimtar i studentit në lëndën Metodologji e mësimdhënies bazohet në shumën e 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve dhe detyrat e kontrollit përbëjnë 20 pikë(2 nota) dhe 80 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me gojë në fund të kursit.
Literatura B. Musai, Metodologjia e mesimdhenies, Tiranë, 2003. B. Musai, Mjeshterite e mesimdhenies, Tiranë, 2000. B. Mialaret, Pedagogji e përgjithshme, Tiranë, 1999 ( Botim shqip). M.Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 1998. Tamo, Karaj, Rapti, Mësimdhenia dhe të nxënët, Tiranë, 2005. M.Fullan, Forcat e ndryshimit,tiranë, 2003. M. Hido, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2005. b. Planifikimi dhe zhvillimi i kurrikulave dhe vlerësimi Titullari: Ma. Mimoza Çarka Mësime teorike: orë 30 Shtrirja: Semestri II DF karkterizues Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 2-1 ECTS: 4 OBJEKTIVAT. Në përfundim studenti duhet: Te krijoje konceptete e qarta per curriculen shkollore dhe elementet baze te saj: planet mesimore, programet, dokumentacionin shkollor etj. Tw njihet me konceptete e standartev dhe kornizes curriculare. Faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e curricules shkollore. Të zotërojë njohurië për matjen dhe vlerësimin në pedagogji. Të jetë i aftë të dallojë treguesit e vlerësimit, rolin që kanë treguesit cilësore dhe sasiore në arsim. Të jetë i aftë të orentohet drejt në problemet aktuale dhe të perspektivës për matjen dhe vlerësimin në arsim. Të zotërojë aftësinë për të përzgjedhur metodat, teknikat dhe instrumentet e matjes dhe të vlerësimit në përshtatje me mësimdhëni/nxënien; Të zotërojë aftësinë për të përpiluar teste;të zotërojë aftësië për të administruar dhe realizuar teste; Të zotërojë aftësinë për të përdorur instruentet e vrojtimit të vazhdueshëm. Të zotërojë aftësinë për të interpretuar, regjistruar rezultatet e nxënësve. Të jetë i orientuar për t u përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit në shkollë; Të njohë dhe të përdorë sipas cështjeve literaturën e rekomaduar. Përmbajtja: Koncepti per curriculen shkollore. Karakteristikat e curricules ideale. Kriteret e hartimit te curricules.pjeset perberese te curricules. Modelet perfaqesuese te curricules ( modelet e perqendruara te lenda, te nxenesi, te problemi ). Zbatimi i curricules. Dokumentet e politikes curriculare. Zhvillimi i curricules si rezultat i zhvillimeve shkencore, kulturore, teknologjike. Karakteristika te reformes curriculare ne vendin tone. Vlerësimi në shkallë të gjerë dhe politika arsimore në Shqipëri.Tregues të cilësisë në arsim. Karakteristikat e një instrumenti të mirë matës. Teknikat dhe instrumentet e matjes. Hapat për planifikimin e matjes dhe të vlerësimit. Vlerësimi i nxënësve dhe qëllimet e tij. Mësuesi dhe testimi.testet ese. Teknikat e vlerësmit. Të pyeturit. Vlerësimi i vazhdueshëm Vetëvlerësimi.Vlerësimi i mësuesit dhe i mësimdhënies Vetëvlerësimi i shkollës, vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm. Veprimtaritë. Kursi teorik realizohet nëpërmjet leksioneve. Orët praktike përshijnë; Seminaret, të cilat organizohen për cështje të trajtuara në leksion, për cështje të zgjedhura nga literatura dhe nga përvoja shkollore. Praktikumet, të cilat organizohen për aftësim praktikë të studentëve në strukturimin e testeve, në përdorimin e procedurave të testimit, të administrimit dhe të analizës së testeve, të vendosjes së notave, të vlerësimit të vazhdueshëm, të mbajtjes së qëndrimit të caktuar profesional sipas problemit.ushtrime, të cilat synojnë në verifikimin dhe përfrcimin e njohurive dhe të aftësive. Vëzhgime në klasa dhe shkolla -arsimi 9-vjecar. Vlerësimi. Vlerësimi përfundimtar do të bëhet me provim. Pikëve të provimit do t i bashkangjiten edhe vlerësimet e studentëve në praktikiume dhe ushtrime. Studentët do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme.të vlerësojë në mënyrë kritike mendimin dhe praktikën brenda cështjes së zgjedhur duke demonstruar njohuritë dhe përvojën që zotëron studenti. Literatura B. Musai, Metodologjia e mësimdhenies, Tiranë, 2003 B. Mialaret, Pedagogji e Pergjithshme, Tiranë, 1999 ( Botim shqip). M.Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 1998. Tamo, Karaj, Rapti, Mësimdhenia dhe te nxenet, Tiranë, 2005. Udhezime per zhvillimin e curricules, IKS, Tiranë, 2006. C.Allan & F.Hunksins, Kurricula, bazat, parimet dhe problemet, Tiranë. Tamo A., Testimi i diturise. Teoria dhe praktika, SHBLU, Tiranë, 1995. II. Kërkimi në edukim
4. a. Metodat e kërkimit në edukim Titullari: Ma. A.Çela Mësime teorike: orë 30 Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Mësime Praktike: orë 15 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 2-1 ECTS: 4 Objektivat : Lënda synon në paisjen e studentëve me konceptet themelore teorike dhe shprehi praktike për të kryer dhe paraqitur një punim shkencor në fushë e edukimit. Shprehitë e fituara mund t ju shërbejnë studentëve edhe për tu marrë me kërkim shkencor edhe në fusha të tjera. Përmbajtja e lëndës. Ç eshte kerkimi shkencor ne fushen e edukimit. Karakteristikat e ketij procesi. Etapat në proçesin e kërkimit shkencor dhe çështjet themelore etike të tij. Përcaktimi i problemit të kërkimit. Karakteristikat e tij. Ndërtimi i hipotezave. Formulimi i tyre. Kalimi nga teoria ne hipoteze. Metaanaliza dhe testimi i hipotezave. Studimi i literaturës. Kërkimi në biblotekë. Skedari i biblotekës dhe si vlerësohen burimet. Përdorimi i biblografisë,skedat dhe modelet e skedave biblografike. Mënyra të mbajtjes së shënimeve. Përdorimi i metodave përshkruese në një kërkim shkencor ( Vëzhgimi. Kërkimet korrelacionale. Studimi i rastit ). Përdorimi i metodës eksperimentale,bisedës, intervistës, anketimit dhe testimit. Pyetsorët dhe sondazhet, ndërtimi dhe përdorimi i tyre. Pyetjet me fund të hapur dhe të mbyllur. Disa teknika për ndërtimin e një pyetësori. Sondazhet dhe llojet e tij. Popullata dhe kampioni. Kampioni i paragjykuar dhe madhësia e tij. Kampioni dhe propabiliteti. Struktura e punimit shkencor Abstrakti, tabela e përmbajtjes. Elementët e studimit: hyrja, lista e tabelave, diagrameve, shtojcave, shqyrtimi i literaturës,metodologjia,rezultatete studimit,diskutimi,përfundime dhe propozime,biblografia dhe shtojca. Shkrimi i punimit shkencor. Disa kërkesa teknike për shkrimin e punimit. Dokumentimi i burimeve të përdorura. Shkrimi i kopjes së parë. Shkrimi i kopjes përfundimtare. Veprimtaritë. Kursi teorik realizohet nëpërmjet leksioneve. Orët praktike përshijnë: Seminaret, të cilat organizohen për cështje të trajtuara në leksion, për cështje të zgjedhura nga literatura dhe nga përvoja shkollore. Praktikumet, të cilat organizohen për aftësim praktikë të studentëve në perdorimin e metodave gjate punes studimore ne edukim, strukturimin e testeve, enketave, vezhgimeve etj.ushtrime, të cilat synojnë në verifikimin dhe përfrcimin e njohurive dhe të aftësive. Vëzhgime në klasa dhe shkolla. Vleresimi: Vlerësimi i studentëve do të bëhet duke mbajtur parasysh pjesmarjen dhe aktivizimin në seminare,detyra,punë kursi dhe provimi përfundimtar. Pjesëmarja dhe aktivizimi në seminar :10 pikë.detyra kursi :10 pikë. Provimi: 80 pikë Literatura Rapti, E. ; Karaj Th. Kërkimi shkencor në shkencat e edukimit,tiranë, 2001. Kazazi Nj.Udhëzues metodik për punën kërkimore shkencore,tiranë, 2000. Boce E.Si të shkruajmë një punim shkencor,tiranë, 2004. Çoolican, H. Research methods and statistics in Psychologji, New York, 1990. b. Seminar kërkimor(për përgatijen e tezës) Titullari: Ma Evanthia Jovani. Mësime teorike: orë 15 Shtrirja: Semestri III DF karkterizues Mësime Praktike: orë 30 Detyrimet: Provim me shkrim Ngarkesa : 1-2 ECTS: 4 Përse duhet bërë dhe ç përfaqëson punimi i diplomës? Katër rregulla të thjeshta: Tema duhet t i interesat e kandidatit, burimet që do të shfrytëzohen, metodologjia e studimit t i përshtatet përvojës së kandidatit. zgjedhja e temës. Punim monografik ose punim panomarik. Punim i karakterit historik ose teorik.tema nga e kaluara ose tema bashkëkohore. Punim shkencor ose punim politik. Karakteri shkencor.tema historiko-teorike ose me material të freskët. Shndërrimi në temë shkencore i një çështjeje nga aktualiteti.kërkimi i materialit. Gjetja e burimeve të një punimi shkencor: të drejtpërdrejtat dhe të tërthortat. Kërkimi bibliografik. Citimi i bibliografisë. Përmbledhje e rregullave për citimin e bibliografisë. plani i punimit dhe skedimi Pasqyra e lëndës si një skicë e punimit. Skedat dhe shënimet. Lloje të ndryshme skedash. Hartimi i punimit.
Kujt i drejtohemi? Si i drejtohemi? Citimet. Citimi, parafraza, plagjatura. Shënimet në fund të faqes. Sistem citim-shënim. Sistemi autor-datë. Këshilla, kurthe, mënyra përdorimi. Dinjiteti shkencor. Redaktimi përfundimtar. Kriteret grafike.hapësirat anash faqeve dhe spaciot. Nënvizimet dhe shkronjat e mëdha. Paragrafët.Thonjëzat dhe shenja të tjera.shenja diakritike dhe transliterimi. Pikësimi, theksat, shkurtimet. Këshilla të ndryshme. Bibliografia në fund të punimit. Shtojcat. Literatura U. Eko, Si bëhet një punim diplome. Tiranë, 1997. Nj. Kazazi, Udhëzues metodik për punën shkencore, Shkodër, 2000. Gj. Shkurtaj, Nj. Kazazi, Y. Ciraku: Hyrje në metodikën e punës shkencore, Tiranë, 2004. Si të shkruajmë ese Qendra për Arsim Demokratik (përgatitur nga Bardhyl Musai, Elida Qenami, Entela Shqerra, Valbona Shëngjergji, Tiranë, 2007). Si të shkruajmë procesi dhe shkrimet funksionale Qendra për Arsim Demokratik (përgatitur nga Majlinda Nishku, Tiranë, 2004). Lënda Metodat e mesimdhenies se gjuhes dhe letersise greke Titullari Ma. Kostando Baruta-Ksera, Ma Mirela Karanxha Programi Master ne Mesuesi AML ne Gjuhe, letersi dhe qyteterim grek Leksione 46 ore Seminare 30 ore Semestri II Module 2 Kredite 6 Objektivat Veprimtaritë Metodologjia e mesimdhenies ka si objektiv kryesor te pajise studentet me njohurite dhe teknikat e domosdoshme per tu bere mesues te afte. Permes mesimeve teorike studentet njihen me: a) qellimin dhe synimet e zhvillimit te mesimit ne shkolle, b) programin analitik dhe kriteret baze per hartimine tij, c) domosdoshmeria e programimit ne arsim dhe menyrat e programimit te mesimit, ç) pyetjet ne arsim, llojet e pyetjeve, d) menyrat e vleresimit te nxenesit etj. Permes mesimeve praktike studentet vendosin veten e tyre ne pozicionin e mesuesit dhe hartojne vete planet ditore duke zbatuar dijet teorike dhe kriteret baze te mesimdhenies. Vezhgimet e programuara zhvillohen ne klasat e shkolles greke me mesues udheheqes me pervoje ne mesimdhenie dhe ne hartimin e planit ditor. Leksionet realizohen permes ligjeratave dhe diskutimeve. Oret praktike perfshijne realizimin e seminareve, vezhgimeve dhe diskutimeve per ceshtjet me kryesore te parashtruara ne ligjerata, të hulumtuara në bibliografi si dhe gjate vezhgimeve. Ne fund studentet do te paraqesin edhe nje punim kursi.
Detyrat e paleve Vlerësimi Përmbajtja Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave dhe seminareve bëhet sipas rregulloreve përkatëse. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjerata e seminare. Zhvillimi i nje punimi kursi dhe provimi i lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vleresimi përfundimtar i studentit në lëndën Metodologjia e mesimdhenies bazohet ne shumen 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve do të jenë 10, detyra e kursit 20 pikë dhe 70 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me shkrim në fund të kursit. Mësimdhënia dhe metodologjia.koncepte rreth mësimdhënies. Mësimdhënia si profesion. Mësimdhënia si art. Mësimdhënia si punë. Profesionalizmi në mësimdhënie. Mësimdhënia productive. Karakteristika të mësuesit. Pastërtia në të folur. Shumëllojshmëria. Përkushtimi në detyrë. Pjesëmarja në procesin e të mësuarit. Vecoritë personale te nxenesit. Ndikimi i zgjuarsise në procesin e të nxënit. Ndikimi i aftësive të vecanta. Ndikimi i dijeve të mëparshme. Ndikimi i familjes. Ndikimi i personalitetit të fëmijës. Perkufizimi i programit mesimor analitik. Qellimi i hartimit te programit. Kriteret e hartimit te programit analitik. Roli i mesuesit ne programin analitik. Programimi i lendes ne baze te programit. Hartimi i qellimit. Parametrat per hartimin ё qellimit. Tre parametrat e synimeve. Domosdoshmeria e vendosies se synimeve ne mesimdhenie. Informimi i nxenesve per synimet. Programimi afatgjate dhe afatshkurter. Programimi i kapitullit. Programimi i nje ore mesimi. Plani ditor dhe domosdoshmeria e ekzistences se tij. Kriteret baze per hartimin e planit ditor. Nxenesit ne mesimdhenie. Si hartohet ora e mesimit. Fazat e mesimdhenies. Terheqja e vemendjes. Informimi i nxenesit per synimet. Informimi per dijet e nxenesit. Paraqitja e lendes se re. Kontrolli i pervetesimit te dijes. Detyrat e shtepise. Ç eshte metoda didaktike. Zgjedhja e metodes. Metoda e leksionit. Metoda e diskutimit. Metoda e punes personale. Metoda e punes se perbashket. Metoda e zbulimit te dijes. Ç jane pyetjet. Llojet e pyetjeve. Menyra e formulimit te tyre. Llojet e mjeteve dhe perdorimi i tyre. Mjete optikoakustike dhe kustike. Zgjedhja e mjeteve. Domosdoshmeria e vleresimit. Kriteret e vleresimit. Llojet e vleresimit. Literatura: «Μεθοδολογία της Σύγχρονης Διδασκαλίας» vellimi I dhe II. Θανάσης Τριλιανος.
«Μεθοδολογία της διδασκαλίας» Αντρέα Π. Παπανδρέου «Το γλωσσικό μάθημα στην πρώτη βαθμίδα της νεοελληνικής εκπαίδευσης» Α Βουγιούκας «Οργάνωση της διδασκαλίας και της μάθησης» Βασίλειος Χαραλαμπόπουλος «Μικροδιδασκαλία και άσκηση διδακτικών δεξιοτήτων» Α Καψάλης & Ι.Βρεττός Lënda Metodat e mesimdhenies se lendeve histori-gjeografi Titullari Ma. Donika Koçi Programi Master ne Mesuesi AMLper Gjuhe, letersi dhe qyteterim grek Leksione 23 Seminare 15 Semestri II Module 1 Kredite 3 Objektivat Objektivat e programit : Do te synohet qe studentet te arrijne te perqafojne metodat kryesore te mesimdhenies dhe mesimnxeniessi dhe do te jene te afte paktikisht per te oren emesimit te dijne te punojne me dokumentacionin shteteror dhe ate personal dhe te jene ne gjendje qe te zberthejne planet dhe programet mesimore. Veprimtaritë Detyrat e paleve Studentet duhet qe te frekuntojne rregullisht ne menyre te detyruar 80% te seminareve si dhe duhet te dorezojne dhe mbrojne detyrat e kursit per lenden e didaktikes po keshtu e detyrueshme per studente do te jene edhe ndjekja e oreve te vezhgimit. regulloreve përkatëse. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjerata e seminare. Zhvillimi i nje punimi kursi dhe provimi i lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vlerësimi Përmbajtja Gjate vitit do te zhvillohen dy kolekiume me shkrim ku studentet do te perfitojne nga 10 pike per secilin kolekium ne vleresimin perfundimtar.ne fund te lendes studentet do ti neshtrohen provimit perfundimtare i cili do te jete me shktim dhe me goje Didaktika e historise 1.Pse didaktika eshte shkence 2.Objekti dhe detyrat e didaktikes 3.Lidhja e didaktikes me shkencat e tjera
4.Struktura e shkences se didaktikes 1.Kriteret shkencore per hartimin e programit mesimor 2.Plani mesimor 3.Programi mesimor 4.Teksti 5.Dokumentacioni shteteror dhe ai personal.ora e mesimit dhe struktura e saj 2.Tipet e mesimit 3.Tipi mesimit hyres 4.Tipi mesimit te shpjegimit te maerialit te ri 5.Tipi i mesimit perserites 6.Planifikimi i ores se mesimit 7.Puna me nxensin ne oren e mesimit.format e zhvillimit te procesit mesimor Kerkesat didaktike per te rritur efektivitetin e ores se mesimit Strategjia dhe taktika e mesimdhenies Ceshtjet: 1.C kuptojme me strategji 2.Klasifikimi i metodave 3.Pershkrimi analitik 4.Metoda e bisedes 5.Metoda e kallezimit historic 6.Ligjerata 7.Metoda problemore 8. Shpjegimi 9.Loja me role 10.Metoda te tjera bashkekohore. Didaktika e Gjeografise Puna me konceptet gjeografike, aktet gjeografike, te mesuarit e lidhjeve shkak-pasoje Vecorite e ores se mesimit te Gjeografise Modelet e organizimit te oreve te gjeografise: modeli A/94, ERR dhe modele te tjera te kombinuara Tip ate tjere te oreve te mesimit te Gjeografise Punet e pavarura ne funksion te zhvillimit te oreve te mesimit Kontrolli dhe vleresimi I dijeve gjeografike BIBLIOGRAFIA.T.Dhamo Metodika e histories. Grup Autoresh Metodika e Historise. Q.Xhelili Metodika e historise. etj. IV. Shprehi gjuhësore dhe komunikimi 6. a. Gjuha angleze për qëllime specifike Titullari: Ma. Majlinda Bobrati Mësime teorike: orë 23
Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Module: 1 Detyrimet: Provim me gojë Ngarkesa: 1.5. - 1 ECTS: 3 Objektivat:: Qellimi i lendes eshte te zhvilloje kompetencat ESP dhe ti vendose aftesite qe studentet do te pervetesojne ne funksion te nevojave te tyre specifike ne fushat e vecanta te studimit. Në fund të kursit studenti duhet të jetë i aftë Të zotërojë njohuritë bazë të lëndës. Të njohë dhe te përdorë burimet e mundshme të literaturës dhe informacionit bashkëkohor mbi probleme e çështje të ndryshme që lidhen me perdorimin e gjuhes angleze ne fusha te ndryshme per qellime specifike. Të ketë një vizion të qartë të specifikes se gjuhes se folur dhe te shkruar per nevoja dhe mjedise specifike. Të dijë të diskutojë, te hulumtojë dhe të përgatisë detyra kursi për probleme të ndryshme që parashtron teoria dhe filozofia e edukimit. Te marre njohuri te thelluara dhe te formoje koncepte te qarta per natyren specifike te cdo fushe studimi ne menyre qe te arrihet nje perdorim korrekt i gjuhes ne fushat e dhena specifike. Permbajtja Kompetencat e ESP te domosdoshme per nje mesues ne kushtet aktuale te zhvillimeve globale nderthurin kompetencat e aktivitetit komunikues, nderkulturor dhe profesional. Secila prej tyre perbehet nga disa nenkompetenca te cilat nderveprojne midis tyre. Zhvillimi i kompetences ESP, ndodh gjate procesit mesimor dhe bazohet ne eksperiencat e studenteve dhe per pasoje studentet formojne kompetenca te reja. Kompetenca ESP eshte nje kombinim individual i eksperiencave te fituara, qendrimeve dhe aftesive te zhvilluara te bazuara ne procesin e te nxenit, i cili i mundeson nje specialisti, qe duke vezhguar mjedise akademike dhe tradita te ndryshme kulturore, te perdore anglishten ne menyre prodhuese dhe krijuese ne punen profesionale dhe ne komunikim ne kushte specifike. Pervec kesaj mundeson zhvillimin e pergjegjshem te aftesive te studentit qe te perfitoje nga lenda dhe te ofroje nje produkt ne nje menyre te kuptueshme dhe te pranueshme. Lenda bazohet ne analizen e literatures teorike. krijon konturet e ESP, perkufizon perberesit e kompetences ESP dhe analiza e kryer e nevojave mundeson studentin te percaktoje kriteret e kompetences se ESP dhe treguesit e saj; perdorimi i gjuhes per qellime profesionale (treguesit komunikimi i perbashket i folur, te kuptuarit e nje teksti te specializuar professional), te menduarit kritik ( treguesit ; bashkeveprim dhe krijimtari ) dhe aftesite e komunikimit nderkulturor ( treguesit ;mirekuptim dhe fryme bashkepunimi ) si dhe te beje pershkrimin e niveleve te kompetences se ESP. Lenda ka si qellim te arrije tre nivele competence: nje perdorues baze (nje nivel fillestar competence) mund te kryej nje aktivitet me nje ndihme te dhene. nje perdorues i pavarur (nje nivel mesatar kompetence ) mund te kryej nje aktivitet te ngjashem nje perdorues te mire te gjuhes (nje nivel i larte kompetence )mund te kryej nje aktivitet te caktuar ne nje menyre krijuese. Per te arritur kete qellim, perdorimi i metodave te kombinuara eshte nje parakusht i domosdoshem per te marre nje informacion te pergjithesuar mbi permbajtjen e lendes dhe mundeson vleresimin e rezultateve te nje perqasjeje te re ose nje modeli te ri didaktik. Veprimtaritë: Kursi teorik realizohet përmes ligjëratave. Orët praktike përfshijnë: 1. Seminaret që përfshijnë diskutime dhe trajtime të çështjeve kryesore të parashtruara në ligjërata, ose të hulumtuara në literaturën bashkëkohore; 2. Detyrat e kursit. Detyrat e palëve në zbatim. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave. Njohja e studentëve me literaturën bashkëkohore për teorinë dhe filozofinë e edukimit. Angazhimi i studentëve me mikrodetyra mbi bazën e vëzhgimeve dhe diskutimi i çështjeve themelore të teorisë dhe filozofisë së edukimit. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjërata e seminare. Përgatitja dhe diskutimi i detyrave të kursit. Zhvillimi i provimit të lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. VLERESIMI. Vlerësimi përfundimtar i studentit në lëndën ne fjale bazohet në shumën e 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve dhe detyrat e kontrollit përbëjnë 20 pikë( 2 nota) dhe 80 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me gojë në fund të kursi b. Komunikimi dhe teknologjia e informacionit në komunikim Titullari: Prof. dr. Petro Karjani Doc. Jani Lica Mësime teorike: orë 23 Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Module: 1 Detyrimet: Provim me gojë Ngarkesa: 1.5. - 1
Institucionet e pergatitjes se mesuesve perballen me sfiden e pergatitjes se nje brezi te ri mesuesish qe do te perdorin me efektivitet mjetet e reja te te mesuarit ne detyrat e tyre te mesimdhenies. Per shume programe te pergatitjes se mesuesve, kjo detyre kerkon pervetesimin e burimeve te reja, kualifikim dhe planifikim te kujdesshem. Per te perqasur kete detyre eshte e dobishme te kuptohet: - impakti i teknologjise ne shoqerine globale dhe nderthurjet ne edukim; - njohuria gjithperfshirese e fituar rreth asaj se si njerezit mesojne dhe cfare kuptohte me te per krijmin e ambienteve te te mesuarit me efektiv dhe terheqes me ne qender nxenesin; - rendesia kritike e kontekstit, cultures, lidershipit dhe vizionit, te mesuarit gjate gjithe jetes, dhe procesi i ndryshimit ne planifikimin per integrimin e teknologjise ne pergatitjen e mesuesve; -Kompetencat TIK te kerkuara per mesuesit qe lidhen me permbajtjen, pedagogjine, problemet teknike dhe sociale, bashkepunimin dhe veprimin ne rrjet; - Rendesine e zhvillimit te standarteve per te drejtuar implementimin e teknologjive te informacionit dhe komunikimit ne pergatitjen e mesuesve; - Strategjite e rendesishme per planifikimin e infuzionit te teknologjive te informacionit dhe komunikimit ne pergatitjen e mesuesve dhe menaxhimin e procesit te ndryshimit. Per te shfrytezuar fuqine e teknologjive te reja te informacionit dhe komunikimit per permiresimin e te mesuarit, kushtet esenciale qe duhen pergatitur jane: nxenesit dhe mesuesit te kene akses te mjaftueshem ne teknologjite dixhitale dhe internetit ne klasat, shkollat e tyre dhe ne institucionet e pergatitjes se mesuesve; permbajtja dixhitale pergjegjese me cilesi te larte, kuptimplote dhe kulturore duhet te jete disponibel per mesuesit dhe nxenesit; mesuesit duhet te kene njohuri dhe aftesi per te perdorur mjetet dhe burimet e reja dixhitale per te ndihmuar gjithe nxenesit per arritjen e standarteve te larta akademike. Kjo disipline propozon nje kuader per Teknologjite e informacionit dhe komunikimit ne kualifikimin e mesuesit, pershkruan kushtet esenciale qe duhen pergatitur per integrim teknologjik te sukseshem dhe ofron udhezime per zhvillimin e nje procesi te planifikuar strategjik. Gjithashtu identifikon strategjite e rendesishme per menaxhimin e procesit te ndryshimit ne programin e kualifikimit te mesuesit ashtu si teknologjia behet nje katalit per te transformuar procesin e mesimdhenies. Dy jane synimet kryesore te kesaj disipline: e para te specifikoje nje kurikul ne TIK per shkollat e mesme ne nje linje me tendencat aktuale nderkombetare; e dyta eshte te propozoje nje program te zhvillimit profesional per mesuesit per te implementuar me sukses kurikulen e specifikuar TIK. Per me teper, synohet te ofroje nje perqasje praktike dhe realistike kurikules and zhvillimit te mesuesit qe mund te implementohet shpejt dhe me kosto eficiente pergjate resurseve disponible. Zhvillimet teknologjike cojne ne ndryshime ne pune dhe ne organizimin e punes, dhe kompetencat e kerkuara si rrjedhim ndryshojne. Kompetencat e fituara jane : mendimi kritik, kompetencat e pergjithshme, kompetencat TIK qe mundesojne pune te kualifikuar, vendim-marrje, zoterim te situatave dinamike, pune ne grup dhe komunikim efektiv. Tematika kryesore : TIK, arsimi dhe pergatitja e mesuesve, modelimi zhvillimit TIK, Zhvillimi TIK ne nivelin shkollor, kurikula TIK per nxenesit e shkollave, zhvillimi profesional i mesuesve, nje plan zhvillimin e kurikules dhe mesuesit. Literatura : INFORMATION AND COMMUNICATION TECHNOLOGY IN EDUCATION: A CURRICULUM FOR SCHOOLS AND PROGRAMME OF TEACHER DEVELOPMENT, Division of Higher Education UNESCO 2002 Printed in France. Lënda Monumente arkeologjike dhe historike Titullari Prof. Ekaterini Lampi (Universiteti i Janines) dr. Dhimiter Condi Programi Master ne Mesuesi AML ne Gjuhe, letersi dhe qyteterim grek Leksione 45 Seminare /pun. kursi 15
Semestri I Module 1 Kredite 5 Objektivat Objektivi kryesor i lëndës është njohja e studentëve me elementet e kulturës që u referohet monumenteve arkeologjike dhe historike. Pikësynimi është njohja e thelluar në shërbim të administrimit dhe reklamimit sa më të mirë të tyre Veprimtaritë Detyrat e paleve Vlerësimi Përmbajtja Leksionet realizohen permes ligjeratave. Oret praktike perfshijne realizimin e seminareve, diskutime per ceshtjet me kryesore te parashtruara ne ligjerata, vizitat ne monumentet kryesore arkeologjike dhe historike ( Kala e Gjirokastres, Parku Arkeologjik i Antigonese, Parku Arkeologjik i Adrianopolit, Parku Arkeologjik i Butrintit ) hulumtim ne literature per keto parqe. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave dhe seminareve sipas rregulloreve përkatëse. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjerata e seminare. Zhvillimi i nje punimi kursi me tematike te caktuar arkeologjike ose historike, provimi i lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vleresimi përfundimtar i studentit në lëndën Monumente arkeologjike dhe historike bazohet ne shumen 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve do të jenë 10, detyra e kursit 30 pikë dhe 60 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me shkrim në fund të kursit. Njohuri të përgjithshme mbi arkeologjinë dhe monumentet e tjera historike. Periudhat. Studimet arkeologjike shqiptare dhe studimet arkeologjike greke. Shkollat kryesore. Monumentet antike. Arkitektura, Skulptura, qeramika, përpunimi i metaleve Paraqitja, analiza dhe interpretimi i cdo tipi monumenti. Procesi i zhvillimit të artit dhe karakteristika për cdo periudhë: gjeometrike, arkaike, klasike dhe helenistike. Monumentet kryesore arkeologjike greke Përshkrimi, të dhëne atë hollësishme arktitekturore e kohore për monumente kryesore arkelogjike dhe historike ne Shqipëri dhe Greqi. Kultura qytetare ilire. Vendbanimet arktitektura, varrezat tumulare dhe kulrura materiale. Qytete a ntike : Dyrrahu, Apollonia, Butrinti, Oriku etj Përshkrimi dhe të dhëna për monumentet arkeologjike dhe
historike në rajonin më të gjerë jugor. Karakteristikat dalluese dhe kategorizimi. Vlerësimi dhe përdorimi i tyre në shërbim të turizmit Literatura baze: Ειζαγωγή ζηην ελληνική κλαζζική αρταιολογία Tekst universitar i Selanikut (Hyrje ne arkeologjine klasike) Ειζαγωγή ζηη ρωμαϊκή αρταιολογία Tekst univesritar Selanik (Hyrje ne arkeologjine romake) Arkeologjia shqiptare: Neritan Ceka, Myzafer Korkuti Ελληνική παραδοζιακή αρτιηεκηονική Volume 5 (Arkitektura tradicionale greke) Βεργίνα: Οι βαζιλικοί ηάθοι Μ. Ανδρόνικος Αθήνα 1984 ( Vergina: Varreyt mbreterore, M. Andronikos Athine 1984) O άλλος τάρηης Ανδρέα Ζαρμπαλά Εκδοζη Πανεπιζηημίοσ Αργσροκάζηροσ Literature ndihmese Revista Monumente historike dhe arkeologjike L.M. Ugolini, Butrinto, Il mito di Enea, Roma 1937 L Acropoli di Butrinoto Roma 1942 Bieber, M, The history of Greek an Roman Theatre (2007) M. Korkuti, Gjetje te reja te paleolitit te mesem nga stacioni Xarre Iliria 1983 M. Korkuti, Pellazget, Iliret, Arberit, ILiria 1996 Alexander Stripceviq, Iliret, historia, jeta, kulrtura dhe simbolet e kultit. Tirane 2000
Lënda Titullari Programi Leksione 23 Seminare /pun. kursi 15 Semestri I Module 1 Letërsia dhe kultura në Minoritetin Etnik Grek Doc.Dr. Panajot Barka Master ne mesuesi AML ne Gjuhe, letersi dhe qytet. grek Kredite 5 Objektivat Objektivi kryesor i lëndës është njohja e studentëve me letërsine në gjuhën shqipe dhe gjuhën greke që u zhvillua ne Minoritetin Etnik Grek si edhe me elementët e kulturës materiale dhe shpirtërore te këtij komuniteti. Paralelisht bëhet edhe krahasimi me letërsinë shqipe dhe kulturën shqiptare, letërsi dhe kulturë me zhvillime paralele në shekuj. Veprimtaritë Detyrat e paleve Vlerësimi Përmbajtja Leksionet realizohen permes ligjeratave. Oret praktike perfshijne realizimin e seminareve dhe një punimi kursi, diskutime per ceshtjet me kryesore te parashtruara ne ligjerata, si edhe në literaturën bashkëkohore. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave dhe seminareve sipas rregulloreve përkatëse. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjerata e seminare. Zhvillimi i nje punimi kursi dhe provimi i lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vleresimi përfundimtar i studentit në lëndën Letërsia dhe kultura në Minoritetin Etnik Grek bazohet ne shumen 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve do të jenë 10, detyra e kursit 20 pikë dhe 70 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me shkrim në fund të kursit. Lënda ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë (Periudha e trashëguar{ dhe përfshin periudhën kohore deri në krijimin e shtetit shqiptar: fillesat letrare (brenda nocionit kulturë); marrëdhëniet me letërsinë gojore; Lëvizja letrare dhe shpirtërore nëperiudhën e pushtimit osman; kronikat, kodikët e Delvinës dhe manastirëve të tjerë si burime informacioni dokumentar dhe letrar. Pjesa e dytë: Letërsia e Minoritetit Etnik Grek që përsfshin periudhën nga viti 1913 deri më sot. Periudha 1913-1944. Kushtet e reja të krijuara; vecorite në marrëdhëniet e reja etnike e shoqërore,, ndikime në krijimtarinë letrare, përfaqësuesit kryesorë. Lufta e dytë botërore dhe bazat e marrëdhënieve të reja ndëretnike dhe shoqërore. Krijimtarëia letrare e kësaj periudhe; periudha pas clirimit, karakteristikat dhe ndikimet nga letërsia
shqipe e realizmit socialist. Krijuesit që shkruajnë e botojnë ne të dy gjuhët; Përkthimet, rëndësia dhe roli i tyre në jetën intelektuale dhe shpirtërore të Minoritetit Etnik Grek dhe anasjelltas Vitet e pas 1990-ës. Kushte e reja, shtimi i autorëve dhe botimeve. Literatura baze: Letersia ne Minoritetin Etnik Grek ne Shqiperi, monografi doc.dr. Panajot Barka Η λογοτεχνία στην Εθνική Ελληνική Μειονότητα SHBLU autor Panajot Barka Botim Ιστορία Βορειοηπειρωτικής Λογοτεχνίας Εκδοση Τμήματος Ελλην. Γλώσσας και Λογοτεχνίας Πανεπ. Αργυροκάστρου ( Historia e letërsisë në Minoritetin Etnik Grek. Botim i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsise Greke Univers. Gjirokastrës) autor Kosta Naco Ανθολογία Ποίησης της ΕΕΜ ( Εκδοση Τμήματος Ελλην. Γλώσσας και Λογοτεχνίας Πανεπ. Αργυροκάστρου ( Antologjia e poezisë në Minoritetin Etnik Grek. Botim i Departamentit të Gjuhës dhe Letëssie Greke Univers. Gjirokastrës) Ανθολογία διηγήματος της ΕΕΜ (Εκδοση Τμήματος Ελλην. Γλώσσας και Λογοτεχνίας Πανεπ. Αργυροκάστρου ( Antologjia e poezisë në Minoritetin Etnik Grek. Botim i Departamentit të Gjuhës dhe Letëssie Greke Univers. Gjirokastrës) Λϊνος Πολίτης Ιστορία Νέας Ελληνικής Λογοτεχνίας (Linos Politis, Historia e letërsisë së re greke Athinë) Vepra letrare në gjuhën greke të autorëve minoritarë si Andrea Zarballa, Niko Kacallidha, Spiro Xha, Pano Cuka etj Literatura ndihmese: Historia e letersise shqiptare botim Akademia e Shkencave te RPS Shqiperise Tirane 1984 Hyrje ne teorine e letersise autor Milivoj Solar Tirane 2001 Histroia e letersise shqiptare autor Robert Elsie Tirane-Peje 1977 Αθανάσιος Πασχάλης: Τα μεταπολεμικά αναγνωστικά της ελληνικής μειονότητας της Αλβανίας Αθήνα 1998 ( LIbrat e leximit letrar te pasluftes te minoritetit grek ne Shqiperi) Συγγραφείς και λογοτέχνες των Ιωαννίνων Βας. Κ. Μάργαρη Janine 1991
(Shkrimtare dhe letrare te Janines Janine 1991 Γραμματολογία-θεωρία της λογοτεχνίας Γιώργος Βελούδης Αθήνα 1994 ( Gramatologji teori e letersise. Athine 1994) Τα λαογραφικά Παναγιώτη Ν. Μπάρκα Tirane 2003 ( Folklori autor P. Barka Tirane 2003) Lënda Struktura shoqërore tradicionale lokale Titullari Prof. Dr. Vasilis Nitsiakos (Univers. Janinës) Programi Master ne Mesuesi AMU ne Gjuhe, letersi dhe qytetrim grek Leksione 45 Seminare / pun. 15 kursi Semestri II Module 1 Kredite 5 Objektivat Lënda Struktura Shoqërore dhe Tradicionale Lokale është një lëndë me shtrirje simestrale. Si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike, qëllimi bazë i kësaj lënde mbetet krijimi i një vizioni konkret tek studentët përsa i përket strukturës shoqërore dhe asaj tradicionale si dhe rëndësisë që ajo ka. Një rol i veçantë do ti jepet faktorit pedagogjik në lidhje me fushën e caktuar. Do të ndalemi konkretisht tek traditat e minoritetit grek në Shqipëri historinë e saj dhe lidhjet e saj me gjinitë e tjera që interferojnë në krijimin e strukturave aktuale ekzistuese. Lënda synon në aftësimin e studentëve në leximin e pavarur, në zbërthimin e ideve që trajtohen në leksione e seminare, dhe mbi të gjitha, synon në zhvillimin e të menduarit kritik tek studentët. Qëllimi kryesor i lëndës është njohja e studentëve me elementet e kulturës tradicionale lokale, me strukturat shoqërore që marrin pjesë në krijimin dhe administrimin e këtyre vlerave. Forma kryesore e kontrollit është ajo e pyetjeve mbi pjesët didaktike, diskutimeve, kundërshtimeve etj, duke dhënë dhe vlerësimin e tyre individual në temat që trajtohen të cilat janë: Folklori dhe Antropologjia. Antopologjia kulturore. Folklori dhe faktori diakronik. Folklori në traditën greke. Folklori në Shekullin e XIX. Zakonet. Dukuritë fetare. Rrymat shoqërore në Shekullin XIX. Zhvillimi urban gjatë luftës së I botërore. Burimet hidrike dhe ambienti. Territori dhe identiteti kombëtar. Zhvillimet sociale gjatë luftës së II botërore. Zhvillimet politike gjatë luftës së II botërore. Reforma agrare e pasluftës. Zhvillimi etnografik në minoritetin etnik grek pas luftës së II botërore. Zhvillimi fetar nga viti 1944 deri në vitin 1967. Zhvillimi ekonomik në minoritetin etnik grek pas luftës së II botërore. Zhvillimet demografike pas viteve 90. Emigracioni. Rrymat shoqërore dhe kulturore gjatë kësaj periudhe. Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor gjatë periudhës së fundit. Veprimtaritë Leksionet realizohen permes ligjeratave. Oret praktike perfshijne realizimin e seminareve, diskutime per ceshtjet me kryesore te parashtruara ne ligjerata, të hulumtuara në terren si edhe në literaturën bashkëkohore.
Detyrat e paleve Vlerësimi Përmbajtja Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave dhe seminareve sipas rregulloreve përkatëse. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjerata e seminare. Zhvillimi i nje punimi kursi dhe provimi i lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. Vleresimi përfundimtar i studentit në lëndën Struktura shoqerore tradicinale lokale bazohet ne shumen 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve do të jenë 10, detyra e kursit 20 pikë dhe 70 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me shkrim në fund të kursit. Objekti i lëndës. Rëndësia, pikëpamje të ndryshme. Ambjenti fizik, mjeriu dhe natyra. Kultura popullore si një sistem i vecantë vlerash kulrurore Bashkësia fshatare, ambjenti dhe mënyra e jetesës, roli i shtëpisë. Rolet në bashkësitë fshatare, fiset. Familja, komuniteti. Raportet e njeriut me natyrën. Monumentet kulturore, origjina dhe funksioni i tyre. Vecoritë e monumnetve të tilla ne mjedisin lokal. Institucionet shpirtërore: lindja, pagëzimi, fejesa, martesa, ceremonitë, ritet dhe roli i tyre. Vdekja dhe zakonet përkatëse. Karakteristika arkitekturore të baneave fshatare dhe qytetare: lidhja e tyre me strukrurat shoqërore. Punimi i gurit, i metaleve, i drurit etj. Literatura baze: Νικόλαος Πολίτης: Παραδόσεις Εκδόσεις «Γράμματα» ( Nikolaos Politis: Traditat (Botimet Grammata) Eλληνικός παραδοσιακός πολιτισμός Εκδόσεις Σιδέρη Αθήνα 1986 ( Kultura tradicionale greke Athine 1986) Ελληνική Λαογραφία Μιχαήλ Μερακλής Εκδόσεις Οδυσσέας ( Folklori grek) Λαογραφικά ετερόκλητα Β. Νιτσιάκος 1997 (Shenime folklorike V. Notsiakos 1997) Gjergj Zheji: Folklori shqiptar Cështje të folklorit shqiptar Folklori shqiptar: Akademia e Shkencave pjesa 1-2 Hyrje në folklorin shqiptar Literatura ndihmese: Εισαγωγή στην ελληνική λαογραφία Δ. Λουκάτου Αθήνα 1992 (Hyrje ne folklorin grek Athine 1992) Σημειώσεις λαογραφίας Μ. Μερακλή Ιωάννινα 1976 (Shenime mbi folklorin Janine 1976) Η οικογένεια Στ. Κυριακίδης Θεσσαλονίκη 1939
(Familja Selanik 1939) O oρεινός βαλκανικός χώρος Β. Νιτσιάκος Χ. Κασίμης (Territori malor ballkanik artikuj studimi V. Nitsiakos & X. Kasimis) Analizë e tekstit letrar Titullari: Prof.asoc. Roland ZISI. Mësime teorike: orë 15 Shtrirja: Semestri I DF karkterizues Ngarkesa: 3 1 Detyrimet: Provim me gojë Mësime Praktike: orë 15 ECTS: 5 Objektivat:Në fund të kursit studenti duhet të jetë i aftë: Të zotërojë njohuritë bazë të lëndës. Të njohë dhe përdorë burimet e mundshme të literaturës dhe informacionit bashkëkohor mbi probleme e çështje të ndryshme që trajton Analiza e tekstit letrar. Të ketë një vizion të qartë të ndërtimit të procesit mësimor mbi baza shkencore psikologjike. Të dijë të diskutojë, hulumtojë dhe të përgatisë detyra kursi për probleme të ndryshme që parashtron Analiza e tekstit letrar.veprimtaritë: Kursi teorik realizohet përmes ligjëratave. Orët praktike përfshijnë: 1. Seminaret që përfshijnë diskutime dhe trajtime të çështjeve kryesore të parashtruara në ligjërata, ose të hulumtuara në literaturën bashkëkohore; 2. Detyrat e kursit. Detyrat e palëve në zbatim. Zhvillimi dhe frekuentimi i ligjëratave. Njohja e studentëve me literaturën bashkëkohore për lëndën Analiza e tekstit letrar. Angazhimi i studentëve me mikrodetyra mbi bazën e vëzhgimeve dhe diskutimi i çështjeve themelore të lëndës Analiza e tekstit letrar. Testimi i studentëve për njohuritë e përvetësuara në ligjërata e seminare. Përgatitja dhe diskutimi i detyrave të kursit. Zhvillimi i provimit të lëndës dhe vlerësimi përfundimtar. VLERESIMI. Vlerësimi përfundimtar i studentit në lëndën analiza e tekstit letrar bazohet në shumën e 100 pikëve të barazvlefshme me notën 10. Pikët e fituara në orët e seminareve dhe detyrat e kontrollit përbëjnë 20 pikë( 2 nota) dhe 80 pikë ka provimi përfundimtar që zhvillohet me gojë në fund të kursit. Komunikimi estetiko - letrar: faktorët e komunikimit, funksionet e komunikimit, funksioni emotiv, funksioni konotiv, funksioni poetik. Leximi tekstit letrar: Leximi si përvojë, çmontimi i tekstit, vendosja në situate komunikuese e tekstit, numëri, koha dhe vendi i leximeve. Llojet letrare: kuptimi për llojin dhe nënllojin letrar, gjinitë letrare, proza, poezia, drama. Ligjërimi si stil: lirik, epik, tragjik, komik, didaktik, retorik. Struktura e veprës letrare: shtresa tingullore, shtresa e njësive të kuptimta(imit), shtresa e ideve, shtresa e aspektit. Tema, motivi, fabula, kompozicioni. Teksti tregimtar: Tregimtari, tregimtari dhe fabula, llojet e ligjëratave; ligjërata rrëfyese, përshkruese, shpjeguese-argumentuese (bindëse), dialogu, monologu. Ligjërata e drejtë, ligjërata e zhdrejtë, ligjërata e zhdrejtë e lirë, personazhet (aktorët). Fokalizimet. Teksti poetik. Autor i nënkuptuar (UNI), lexuesi i nënkuptuar (TI), tema dhe motive, niveli leksikor, niveli figurativ dhe stilistik. Teksti teatror (dramatik): Fjala skenike, akti dhe skena, batutat monologu, dialogu, personazhet dhe karakterizimi i tyre, teksti dhe konteksti, ligjërimi dhe stili në skenë etj. Teksti eseistik: Autori dhe informacioni për të, karakterizimi i tekstit dhe objekti i tij, problemi, teza(t), argumenti, referenca dhe polemika, stili dhe gjuha, analizë e strukturave gjuhësore; leksiku, sintaksa etj. Teksti në prozë të gjatë. Romani. Teksti kinematografik. Lëndë me zgjedhje Etnografi e të folurit shqip Titullari: Prof. Asoc Artur Lamaj Mësime teorike:orë 45 Mësime praktike: 15 Shtrirja: semestri I Module:1 Ngarkesa: 3-1 ECTS:5 Lidhja e gjuhës me etnografinë. Etnigrafia e të folurit në ngushëllimet. Kush flet, çfarë gjuhe, me kë dhe kur; doke krahinore me vlera etnolinguistike. Syri i keq, marr mësysh. E bardha, përgimi. Dasma, martesa dhe etnografia e të folurit të saj. Vdekja, tryemja, syri i keq, ndorja. Ndyshuesmëria ndërshtesore e të folurit. Kultura dhe etnografia t të folurit në odën e burrave e kuvendet shqiptare. Përshëndetjet dhe urimet. Respekti në sferën profesionale. Fjalët zbunuese, si shprehje e etnografisë