Program i i Ciklit të Dytë MASTER PROFESONAL NË EKONOMKS NË SPËRMARRJE Emërtimi i lëndës Metodat e kèrkimit nè ekonomi KOD ECN 411 Disiplina e formimit të përgjithshëm Objektivi është të kërkohet e vërteta rreth çështjeve ekonomike që shqetësojnë individët, familjet, komunitetin, hartuesit e politikave, qeveritë lokale apo kombëtare si dhe komunitetin ndërkombëtar si një i tërë. Disa çështje janë sasiore nga natyra si: shpërndarja e të ardhurave, niveli i punësimit sipas sektorëve, çmimet dhe kostot e komoditeteve, kërkesa dhe oferta e të mirave dhe shërbimeve në një ekonomi, tregtia ndërkombëtare, normat e rritjes, investimet, norma e kthimit të aseteve financiare, edukimi në nivel primar dhe sekondar si dhe ai universitar. Disa çështje janë cilësore. Studentët aftësohen për të përdorur instrumentat analitike dhe sasiore për të përgatitur një projekt kërkimi në Ekonomiks dhe programe kërkimi profesionale ekonomike që marrin në konsideratë teoritë ekonomike dhe të dhënat primare dhe sekondare në çështjet ekonomike. 80 orë 120 orë 8 ETCS = 200 orë Auditor Ushtrime - 30 - Laborator - 5-8 80 120 1. Metodologjia e kërkimit 2. Përcaktimi i problemit te kërkimit 3. Plani i kërkimit 4. Plani i zgjedhjes së mostrave 5. Matjet dhe teknikat e matjes 6. Metodat e mbledhjes së të dhënave 7. Përpunimi dhe analiza e të dhënave 8. Zgjedhjet bazë 9. Testimi i hipotezave- (parametrik ose testet standarte te hipotezave) 10. Testet 2 χ 11. Analiza e variancës dhe kovariancës 12. Testimi i hipotezave- (Joparametrike ose të shpërndarjes) 13. Teknika të analizave shumëfaktoriale 14. nterpretimi dhe shkrimi i raportit të kërkimit
Organizimi industrial dhe strategjia e firmave KOD ECN 404 Disiplina e formimit të përgjithshëm Pas marrjes së koncepteve bazë të Mikroekonomisë, ku trajtohen dhe probleme të firmave, qëllimi i kursit është që të fokusojë studentin në çështje thelbësore të firmave në varësi të faktit se në cfarë institucionesh ekonomike operojne ato. Do të shtjellohet analiza teorike në lidhje me format e tregut me një fokus të vecantë në lidhje me formimin e cmimeve dhe të politikave strategjike të firmave Auditor 1. Koncepte hyrëse: Firmat dhe fuqia e tregut 2. Eficenca, Fitimi, Kostot e Transaksioneve dhe Vlera e Shtuar 3. Struktura, Sjellja dhe Performanca e Firmave 4. Kuptimi i Kostove afat- gjata 5. Ekonomitë e Shkalles dhe Ndryshimet Teknologjike 6. Ndryshimi Teknologjik, Kërkimi dhe Zhvillimi 7. ntegrimet Vertikale dhe Horizontale të Firmave 8. Vendosja e cmimit per te maksimizuar fitimin në modelet e tregjeve 9. Monopoli dhe Monopoli Natyror 10. Sjellja Oligopolistike, Strategjitë e Hyrjes dhe Strategjite jo- cmim per të hyrë në treg. 11. Rregullimi dhe Derregullimi 12. Politikat qeveritare dhe ndustrite
Mikroekonomiks i zhvillimit KOD ECN 406 Disiplina e formimit të përgjithshëm Fokusi i këtij kursi është në përafrimet mikroekonomike për të kuptuar individët, familjet, tregjet dhe institucionet në vendet e zhvilluara. Mbulon modelin neoklasik agrikulturor të familjeve dhe zhvillimet e vonshme të teorive të familjeve, çështjeve në ekonomitë rurale, rregullimet financiare, kapitali human, programet e vlerësimit, dhe rolin e institucioneve të zhvillimit. Objektivi i parë i kursit është të sigurojë një rishikim kritik të literaturës dhe debateve të rëndesishme për zhvillimin ekonomik. Së dyti, do prezantohen metodologji dhe instrumenta të kerkimit në Mikroekonomiksin e Zhvillimit. Kjo për të arritur testimin e hipotezave teorike, identifikimin e lidhjeve mes variablave dhe pergatititjen e studentëve për keëkime origjinale në Mikroekonomiksin empirik. Auditor 1. Hyrje 2. Teknologjia dhe Struktura e Tregut 3. Prona ntelektuale 4. Zhvillimi i internetit dhe standartet 5. Ekonomitë e shkallës nga ana e ofertës 6. Ekonomitë e shkallës nga ana e kërkesës 7. Pronësia ntelektuale, konkurrenca dhe teknologjia e informacionit 8. Diferencimi i produkteve dhe cmimeve 9. Standartet dhe Patentat
Teoria e çmimeve KOD ECN 403 Disiplina e formimit të përgjithshëm Studentët në këtë lëndë do të njihen me konceptet bazë të çmimeve. Këto koncepte do të fokusohen në problemet më kryesore ekonomike. Do të analizohen çmimet të lidhura me mendimin ekonomik të periudhave të ndryshme historike, me teoritë e ndryshme ekonomike. Do analizohen çmimet, krijimi dhe vendosja e tyre duke u mbështetur në strukturën e tregjeve. Do analizohen lidhjet antitrust që veprojnë në Republiken e Shqipërisë në raport me vendet e tjera. Do analizohet fuqia e tregut, etj. 50 orë 75 orë 6 ETCS = 125 orë Auditor Format e mësimdhënies Leksione - 30 - Laborator - 5-5 50 75 30 orë leksione 1. Teoria e çmimeve 2. Ekonomia dhe disa koncepte të përgjithëshme 3. Teoria e konsumatorit dhe kërkesa nominale 4. Funksioni dobisë. Kurba e indiferencës dhe konsumatori 5. Kërkesa nominale 6. Teoria e prodhimit 7. Teoria e kostos 8. Tregu i pastër konkurencial dhe oferta 9. Oferta nominale 10. Kërkesa dhe oferta. Ekuilibri i përgjithshëm 11. Klasifikimi ekuilibrit rasti shqiptar 12. Ndërhyrja e shtetit në treg 13. Monopoli 14. Konkurenca monopolistike dhe oligopoli 15. Qeveria dhe ligjet anti monopol
Teoria e Lojrave KOD ECN 414 Disiplina e formimit të përgjithshëm Ky kurs do prek idetë kryesore dhe teknikat e analizës teorike të lojës në lidhje me huadhënien, konfliktet dhe negociimet. Studentët do të aftësohen në aplikimin e analizës teorike të lojës, formalisht dhe intuitivisht, në negocim dhe situata huamarrje. Ata do të aftësohen në njohjen e situatave tipike dhe strategjive të negociimit duke u ndjerë të aftë teorikisht dhe praktikisht. 50 orë 75 orë 6 ETCS = 125 orë Auditor Format e mësimdhënies Leksione - 30 - Laborator - 5-5 50 75 30 orë leksione 1. Hyrje 2. Teoria e vendimarrjes 3. Lojrat strategjike 4. Ekuilibri Nash, aplikime 5. Strategjite e perziera te ekuilibrit 6. Lojrat e zgjeruara 7. Forma e zgjeruar e prezantimit te lojrave 8. Ekuilibri perfekt i sub- lojrave 9. Lojrat e perseritura, aplikime 10. Lojrat Bayesiane, dhe Ekulibri Nash- Bayesian 11. Ekuilibri perfekt Bayesian 12. Lojrat e sinjaleve, aplikime 13. nformacioni asimetrik dhe mekanizmi i dizenjimit, aplikime 14. Lojrat evolucionare, aplikime
Makroekonomiksi i Zhvillimit KOD ECN 405 Disiplina të formimit karakterizues të programit Makrokonomiksi i Zhvillimit është një degë e ekonomisë e cila merret me aspektet ekonomike të procesit të zhvillimit në vendet me të ardhura të ulëta. Fokusi i saj nuk është i vetëm në metodat e promovimit të zhvillimit ekonomik, rritjen ekonomike dhe ndryshime strukturore, por edhe në përmirësimin e potencialit për masë të popullsisë, për shembull, me anë të shëndetit dhe kushtet e arsimit dhe në vendin e punës, qoftë nëpërmjet kanaleve publike apo private. Makrokonomiksi i Zhvillimit përfshin krijimin e teorive dhe metodave në përcaktimin e politikave dhe praktikave që mund të zbatohet në nivel të brendshëm apo ndërkombëtar. Kjo mund të përfshijë stimuj të tregut, ristrukturime ose duke përdorur metodat matematikore të tilla si optimizimi në për analizën e projekteve, ose mund të përfshijë një përzierje e metodave sasiore dhe cilësore. Ndryshe nga shumë fusha të tjera të ekonomisë, qasjet në zhvillimin e ekonomisë mund të përfshijnë faktorë sociale dhe politike për të hartuar plane të veçanta. Gjithashtu, ndryshe nga shumë fusha të tjera të ekonomisë, nuk ka konsensus mbi atë që nxënësit duhet ta dinë. [5] Qasjet e ndryshme mund të marrin në konsideratë faktorët që kontribuojnë në konvergjencë ekonomike ose jo konvergjencë në të gjitha familjet, rajonet dhe vendet. Auditor 1. Hyrje në Makrokonomiksin e Zhvillimit dhe modele bazë e rritjes 2. Teoria e Rritjes () 3. Teoria e Rritjes () 4. Teoritë moderne të Zhvillimit (Ekuilibrat e shumëfishtë) 5. Ekonomitë duale dhe ndryshimeve strukturore 6. Varfëria dhe pabarazia (Matja) 7. Varfëria dhe pabarazia (Ndikimi në zhvillim) 8. Varfëria dhe pabarazia (Ndikimi në zhvillim) 9. Demokracia, Ekonomia dhe Zhvillim Politik 10. Tregjet e punës
E drejta Administrative KOD DRE 435 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët E drejta adminitrative është lëndë e formimit profesional të studentit, i cili në përfundim të ciklit të leksioneve do të ketë njohuri në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës tonë publike dhe asaj shtetërore. Do të marri konceptet që lidhen me aktin adminstrativ që nga mënyra e nxjerrjes së tij e deri tek rishikimi gjyqësor. Trajtim në këtë lëndë do të gjejë edhe kundërvajtja administrative. Auditor 1. E drejta administrative degë e së drejtës publike 2. Parimet e së drejtës administrative 3. Organet e administratës publike 4. Organet e pushtetit vendor si organe të administratës publike 5. Subjektet e tjerë të së drejtës administrative 6. Shërbimi civil 7. Kundërvajtja administrative dhe elementët përbërës të saj 8. Kontrolli mbi administratën publike 9. Koncepti për aktin administrativ 10. Vecoritë e aktit administrativ 11. Klasifikimi i aktit administrativ 12. Fuqia juridike e aktit administrative 13. Vlefshmëria e aktit administrativ 14. Pavlefshmëria e aktit administrativ 15. Pushimi i fuqisë juridike te aktit administrative 16. Ankimi administrativ 17. Ekzekutimi aktit administrativ. 18. Procedimi administrativ 19. Rishikimi gjyqesor aktit administrativ 20. Gjykimi konfliktit administrative 21. Akti diskrecial 22. Kontrata administrative 23. Akti real 24. Akti planifikues
Të Drejtat e Njeriut, Zhvillimi Qëndrueshëm dhe Globalizimi Ekonomik KOD DRE 436 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Të drejtat e njeriut dhe të globalizimit ekonomik do të shqyrtohet në kuader të qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Liberalizimi i tregtisë është vlerësuar pozitivisht nga komuniteti ndërkombëtar. Marrëveshjet e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) përfunduara në Marrakech në vitin 1994 janë një shprehje e besimit në ndikimin e globalizimit pozitiv ekonomik në ekonomitë e vendeve anëtare të organizatës. Marrëveshjet megjithatë njohin nevojen për të mbrojtur të mira superiore dhe që duhen evituar kufizimin e efekteve negative të globalizimit të tregjeve. Kursi do të vazhdojë të analizojë se si dy komponentët jo ekonomik të konceptit të "zhvillimit të qëndrueshëm", pra ruajtjen e burimeve ekologjike dhe garantimin e të drejtave të njeriut, mund të integrohen në ekonominë e globalizuar dhe të liberalizuar. Analiza do të bazohet në konventat e pakta ndërkombëtare që krijojnë një ekuilibër midis nevojave ekonomike dhe nevojave ekologjike, por edhe duke iu referuar vendimeve të gjykatave apo institucioneve ndërkombëtare që kanë kërkuar për të pajtuar interesa konkurruese të paraqitura si të papajtueshme. Kjo lejon për të nxjerre në pah rregullat dhe parimet ndërkombëtare që lejojnë, apo edhe të bëjnë atë të pashmangshëm pajtimin, të vlerave humaniste, kulturore dhe mjedisore tregjet e punës. Auditor 1. Koncepte të përgjithshme të zhvillimit të qëndrueshëm në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar 2. Liberalizimi i tregtisë dhe mbrojtja e burimeve ekologjike 3. Ekuilibri midis nevojave ekonomike dhe shqetësimet mjedisore në konventat ndërkombëtare 4. Menaxhimi i burimeve natyrore dhe diversitetiti biologjik 5. Të drejtat e njeriut dhe të globalizimit të tregtisë 6. Respektimi i detyrimeve mjedisore dhe sociale ne administrimin e kompanive
Mikrokredia, Ligji dhe Taksimi KOD DRE 437 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Temat e trajtuara në lëndën Mikrokredia, Ligji dhe Taksimi sigurojnё një formim të përgjithshëm me njohuri juridiko- financiare shumë të rëndësishme mbi institucionet kryesore të financave publike përmes njohjes me teorinë mbi institucionet financiare si dhe praktikat e funksionimit të institucioneve financiare. Në temat e trajtuara theksohet rëndësia e veprimtarisë financiare të shtetit dhe personave tjerë juridikë të së drejtës publike,kolektiviteteve juridiko- publike të cilave me ligj u është besuar të kryejnë veprimtari të tilla. Mekanizmi i mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare si dhe harmonizimi dhe planifikimi i të hyrave dhe shpenzimeve në kuader të ekonomisë financiare fillon mbi bazen e institucioneve të financave publike. Auditor 1. Kuptimi i ligjit 2. Sistemi i taksimit në shqipëri 3. Parimet e tatimit 4. Shkenca mbi financat 5. Tatimi mbi vlerën e shtuar 6. Të hyrat publike 7. Shpenzimet publike 8. Struktura e shpenzimeve publike 9. Buxheti 10. Roli i doganave në kuadër të integrimit evropian 11. Mikrokredia 12. Sistemi bankar dhe ndikimi në ekonomi 13. E drejta bankare 14. Kodi doganor komunitar 15. E drejta fiskale
Ekonomiksi i Punës dhe Politikat Publike KOD ECN 409 Disiplina të formimit karakterizues të programit Lënda Ekonomiksi i Punës dhe Politikat Publike e prezanton studentin me konceptet të thelluara të tregut të punës. Studenti njihet me ligjësitë që veprojnë në këtë treg, mëson konceptet kryesore dhe i aplikon ato përmes situatave hipotetike të parashikuara në seksionin e ushtrimeve. Auditor 1. Hyrje2 2. Një vështrim i përgjithshëm mbi tregun e punës 3 3. Kërkesa për punë 4 4. Përsëritje 2 5. Elasticiteti i kërkesës për punë 3 6. Fërkimet në tregun e punës 3 7. Teoria e ofertës së punës: vendimi për të punuar 4 8. Oferta për punë: prodhimi familjar, familja dhe cikli i jetës 3 9. Përsëritje 2 10. nvestimi në kapitalin human: edukimi dhe trajnimi 3 11. Mobiliteti i forcës punëtore: migrimi, emigrimi 3 12. Produktiviteti i punës: përcaktimi i pagës nga firma 4 13. Papunësia 4 14. Efektet në tregun e punës të tregtisë ndërkombëtare 3 15. Përsëritje 2
Analiza dhe Vleresimi i Projekteve KOD ECN 407 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Objektivi i lëndës është të thellojë njohuritë e studentëve rreth metodologjisë për vlerësimin e projekteve investuese të cilat janë në shkallë të gjerë, jane projekte jetëgjatë që përfshijnë shumë faktorë ekonomikë, financiarë, socialë dhe mjedisorë. Studentët mësojnë teknikat themelore të ekonomisë inxhinierike, duke përfshirë analizën neto të vlerës aktuale, koston e ciklit të jetës, analiza kosto - përfitim, si dhe metoda te tjera të vlerësimit të projektit. jepet një rëndësi e vecantë analizës së pasigurisë në vlerësimin e projekteve. Do të vëme re që ka ndryshime mes trajtimit të investimeve në sektorin e financës, produkteve financiare dhe ekonomisë reale. Pra, do të përqendrohemi më pak në normat e interesit dhe do të analizohen më hollësisht projektet investuese. Auditor 1. Një vështrim i përgjithshëm mbi analizen ekonomike te investimeve 2. Cikli i projektit 3. Përkufizimi i projektit 4. Vlerësimi i projektit 5. Hyrje mbi analizen teknike te projekteve 6. Të vlerësojme kapacitetin dhe planin e prodhimit 7. Planifikimi dhe vlerësimi i forcës punëtore 8. Analiza e kërkesës dhe e tregut 9. Të vlerësojme ofertën e tregut 10. Cmimet e tregut kundrejt kostove ekonomike 11. Vlerësimi i ekstrenaliteteve në mjedis 12. Analiza financiare e projekteve 13. Metodat tradicionale të përzgjedhjes së projekteve 14. Metodat e skontimit të flukseve rrjedhëse në përzgjedhjen e projekteve 15. Vlerësimi i projekteve nën kushtet e pasigurisë 16. Financimi i projekteve
Ekonomiksi i Mjedisit KOD ECN 408 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Teoria e eksternaliteteve dhe dështimi i tregut do sigurojë një bazë për aplikimin e koncepteve mikroekonomike për studimin e përmirësimin e mjedisit. nstrumentat analitike, analiza e kosto- perfitimit do shpjegohen dhe do aplikohen në problemet me përmasa mjedisore. Do përkufizohen dhe aplikohen kriteret dhe strategjitë në zbatimin e politikave mjedisore. Do rishikohet literatura për gjendjen mjedisore në të ardhmen të ajrit, ujit, manaxhimit të mbetjeve. Auditor 1. Ekonomiksi dhe mjedisi 2. Kërkesa dhe oferta: forcat e tregut dhe mjedisi 3. Tregu dhe papërsosmërite e tij: raste të degradimit mjedisor 4. Sjellja konsumatore dhe mjedisi 5. Matja e përfitimeve për konsumatorët 6. Metoda e preferenca të shfaqura 7. Nga prodhimi te ndotja, prodhimi,ndotja, outputi, cmimet 8. Maksimizimi i përfitimeve neto në prani të externaliteteve 9. Tregjet private dhe mjedisi: teorema Coase 10. Politikat qeveritare dhe mbrojtja mjedisore: shtrëngimet dhe ekonomia politike 11. Faktori kohë: skontimi 12. Analiza kosto- perfitim 13. Manaxhimi i burimeve të shtershme dhe jo 14. Rritja ekonomike dhe mjedisi 15. Qëndrueshmëria
Ekonomiksi i Shëndetit KOD ECN 415 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Ekonomiksi i Shëndetit është një fushë me rëndësi në rritje me aspekt të politikës publike në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim. Sigurimi dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor, ka karakteristika dhe nxitje të ndryshme nga produktet e tjera dhe shërbimet. Do mbulohen disa çështje në lidhje me konceptet bazë ekonomike për studimin e Ekonomiksit të Shëndetit, pse shërbimi shëndetësor diferencon nga të mirat e tjera, reformat në shërbimin shëndetësor dhe disa teknika bazë ekonomike vlerësimi.do të analizohet hollësisht ana ekonomike e organizimit të punës në fushën e shëndetësisë, do të analizohen treguesit që peëdoren në fushën e efektshmërisë, do të analizohen Qaly dhe Daly si tregues kryesorë në fushën e analizave të kostos. Do analizohen tregjet dhe do jepen specifikat e kësaj fushe. Auditor 1. Hyrje në ekonominë e shëndetit 2. Ekonomia e shëndetit në vendet në zhvillim 3. Rendimenti i kujdesit shëndetësor dhe proceset e tij 4. Planifikimi i sektorit të shëndetësisë dhe i zhvillimit kombëtar 5. Praktika aktuale e planifikimit të sektorit shëndetësor 6. Kërkesa dhe oferta në sektorin shëndetësor 7. Shpenzimet në sektorin shëndetësor 8. Financimi i sektorit shëndetësor 9. Kontrolli i shpenzimeve në shëndetësi 10. Zgjidhja nxitëse dhe karakteristikat e operatorit 11. Metodat dhe instrumentet e vlerësimit ekonomik 12. et kosto- fitim, kosto- efektivitet, kosto- dobi 13. Tregu shëndetësor dhe liberalizimi i tij 14. Tregu mjekësor dhe pagesa e mjekëve 15. Sistemet shëndetësore në disa vende të Europës
Ekonomiksi Urban KOD ECN 413 Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët Kursi do të studiojë forcat kryesore ekonomike që çojne në egzistencën e qyteteve dhe komuniteteve rajonale, në vecanti teori dhe evidenca në efektin e qyteteve në produktivitetin e punëtorëve. Gjithashtu do të fokusohet në problemet e matjes së karakteristikave urbane, metodologjinë e matjes dhe dizenjimin e politikave urbane më të mira. Do të diskutohet mbi strukturat e brendshme të qyteteve, politikat e strehimit dhe rolin e qyteteve në zhvillimin agregat ekonomik. Auditor 1. Forcat e Tregut në Zhvillimin e Qyteteve 2. Përdorimi i Tokës 3. Transportimi Urban 4. Problemet Urbane dhe Politikat Publike 5. Politikat e Strehimit dhe ato Publike 6. Shpenzimet Lokale Qeveritare dhe Taksat
Ekonomia Publike dhe nstitucionet KOD ECN 421 Disiplina formuese të ngjashme dhe /ose integruese me disiplinat karakterizuese Qëllimi kryesor i kursit është që të prezantohet roli i shtetit dhe i institucioneve shtetërore. Kjo analizë ka një peshë më të madhe në rastin e Kosovës, sidomos duke patur parasysh nivelin e zhvillimit të saj. Në shkence qëmoti është e njohur se roli i shtetit është dukshëm më fuqishëm në nivelet e ulta të zhvillimit.cështjet kryesore të analizës janë se në cilën mënyre shteti ndikon në fushën e ekonomisë, si dhe në cilët sektorë të ekonomisë duhet të jetë i pranishëm shteti, dhe cilët sektorë janë tërheqës për sektorin privat. Në shumë shtete, të cilat funksionojnë si ekonomi të tregut, roli i sektorit publik shënon rritje, sidomos në ato segmente ku tregu nuk ka efikasitet të pritur. Lënda prezanton informatat shkencore mbi këtë sektor aq të rëndësishëm, që ka peshë specifike të madhe, madje edhe në ato shtete që funksionojnë me dominim gati absolut të logjikës së tregut. Auditor 1. Roli ekonomik i shtetit 2. Analiza e efikasitetit të tregut 3. Të mirat publike dhe të mirat private 4. Programet shtetërore të shpenzimeve publike 5. Domosdoshmëria e reformës në sistemin shëndetësor 6. Arsimi si faktor i zhvillimit ekonomik 7. Forma dhe struktura e tatimeve 8. Tatimet që paguajnë konsumatorët- analiza e efekteve 9. Analiza e efekteve në fushën e kursimeve dhe të investimeve 10. Analiza e karakteristikave të kësaj forme të tatimit. 11. Problemet kryesore të efekteve eksterne 12. Mbrojtja kombëtare si segment i sektorit publik. 13. Dilemat zhvillimore mbi pjesëmarrjen e sektorit publik.
Ekonomiksi Ndërkombëtar KOD ECN 508 Disiplina të formimit karakterizues të programit Kursi interesohet për koncepte në Ekonomiksin Ndërkombëtar, duke përfshirë bilancin e pagesave, normat e këmbimit, politikën monetare dhe fiskale dhe politikën tregtare. Kursi do të ndihmojë studentët të kuptojnë se si Bankat Qëndrore ndikojnë në ofertën monetare, dhe implikimet e politikës monetare në normat e këmbimit dhe tregtinë. Do diskutohen disa aspekte të sistemit monetar ndërkombëtar dhe instucionet multilaterale. Do sigurohet një prezantim i çështjeve ekonomike të avancuara, me objekt ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim me synim globalizimin. 45 orë 80 orë 5 ETCS = 125 orë Auditor Format e mësimdhënies Leksione - 30-5 45 80 30 orë leksione 1. Hyrje: Cfarë është ekonomiksi ndërkombëtar? 2. Produktiviteti i Punës dhe avantazhet konkurruese, modeli Ricardian 3. Faktoret specifike dhe shpërndarja e të ardhurave 4. Burimet dhe tregtia: modeli Heckscher- Ohlin dhe modeli standart i tregtisë 5. Ekonomizimet e shkallës, konkurrenca joperfekte dhe tregtia ndërkombetare 6. Faktorët e ndryshimeve ndërkombëtare 7. nstrumentat e politikave të tregtisë 8. Politikat e tregtisë në vendet në zhvillim, ana kontroverse e politikave tëtregtisë 9. Kontabilizimi i të ardhurave kombëtare, bilanci i pagesave, normat e këmbimit dhe tregu i huaj i këmbimeve. 10. Paraja, normat e këmbimit dhe interesit 11. Nivelet e cmimit dhe norma e këmbimit afatgjatë 12. Produkti dhe normat afatshkurtra të këmbimit 13. Normat e fiksuara të kembimit dhe ndërhyrjet në kembimet e huaja 14. Politikat makroekonomike dhe koordinimi nën politikën e normave luhatëse të Këmbimit. 15. Tregu global i kapitalit: performanca dhe problemet e politikave të ndjekura
Praktika Mësimore KOD ECN 587 Veprimtari formuese për njohje të gjuhes së huaj, aftesime informatike, praktika apo stazhe 0 orë 250 orë 10ETCS = 250 orë Auditor Format e mësimdhënies Leksione - - - Ushtrime - - - 10-250
Temë Diplome Përgatitja e tezës së diplomës KOD ECN 590 0 orë 375 orë 15ETCS = 375 orë Auditor Format e mësimdhënies Leksione - - - Ushtrime - - - 15-375