Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Σχετικά έγγραφα
Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

Propozim për strukturën e re tarifore

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

Definimi dhe testimi i hipotezave

"PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003"

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA NË EKONOMI (PKRE) 2018

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë

Teoria e kërkesës për punë

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Raport i Gjendjes së Mjedisit

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosov? Rezultatet e anket?s p?r ekonomi shtepiake Korrik 2003

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Barazia gjinore në biznes: Analizë e hulumtimit të opinionit publik

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

BANKA E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR

Merkantilizmi, Smithi dhe përparësitë absolute

Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Pse është i rëndësishëm izolimi

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Nga rrjedh termi ekonomi? Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë"

TIRANA BANK 2014 RAPORTI VJETOR

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Nyjet, Deget, Konturet

qëllim ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit e

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

BANKA E SHQIPËRISË. Metodologjia e Vrojtimeve të Harmonizuara të Besimit PRILL Ermelinda Kristo*

Program Studimi i Ciklit tëdytë MASTER SHKENCOR NË EKONOMIKS

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Indukcioni elektromagnetik

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina. Procedurat për Vendosjen e Tarifave të Furnizimit me Ujë. Draft preliminar konceptet themelore etj.

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., Tirana

Strategjia e veprimit për komunitetet. rom, egjiptian e ashkali në komunën e Istogut

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Qarqet/ rrjetet elektrike

Universiteti i Prishtinës. Departmenti/Fakulteti/Njësia akademike: DEPARTAMENTI I PRODHIMTARISË DHE I AUTOMATIZIMIT FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Building Excellence Through Accreditation

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Rekomandimi Rec (2003) i Këshillit të Ministrave drejtuar shteteve antare mbi organizimin e Kujdesit Paliativ

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Çështë Statistika? Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të :

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

Transcript:

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS DISA TREGUES DHE KARKATERISTIKA TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS Prishtinë 2018 1 Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Bruto Produkti Vendor i Kosovës, struktura dhe dinamika e tij. Bruto Produkti vendor i Kosovës për kokë banori Rritja ekonomike Lëvizjet e Çmimeve-Inflacioni Disa tregues dhe karakteristika të tregut të punës në Kosovë Varfëria në Kosovë 2 1

Llogaria e të ardhurave kombëtare (GDP), matë performancën e gjithëmbarshme të ekonomisë. Idea e GDP-së, ishte krijuar nga, Simon Kuznets, duke filluar nga viti 1930,pas Depresionit te Madh. Ai fitoi Cmimin NOBEL për kontributin e tij. Bruto Produkti Vendor (BPV) Bruto produkti vendor (BPV) përfaqëson vlerën e të gjithë të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në vend brenda një periudhe të dhënë. Ne nuk mund ta kuptojmë ekonominë pa matjen e aktivitetit ekonomik. Qeveritë nuk mund të përdorin politika ekonomike nëse nuk e dinë se çka është duke ndodhur. Firmat dhe individët kanë nevojë për informata precize. 4 2

Tri pamje të Bruto Produktit Vendor Prodhimi Shpenzimet Të ardhurat Vlera e tregut të mallrave dhe shërbimeve përfundimt are të prodhuara në vend gjatë një periudhe kohore. Konsumi = = Investimet Furnizimet qeveritare Eksporti neto Të ardhurat nga puna Të ardhurat nga kapitali 5 Bruto Produkti vendor i Kosovës Bruto produkti vendor (BPV) sipas qasjes së shpenzimeve është shuma e të gjitha shpenzimeve finale të mallrave dhe shërbimeve. Këto shpenzime ndahen në tri grupe kryesore : - Konsumi final (KF), - Formimi i kapitalit bruto (FKB), dhe - Neto eksporti dhe importi (E-I). BPV KF FKB E I Y C G I NX 6 3

Komponentët e Bruto Produktit Vendor të Kosovës Shpenzimet Shpenzimet, BPV në Kosovë Konsumi Konsumi Konsumit final i ekonomive shtëpiake (KF ESH), Konsumi final i institucioneve jo profitabile (IJPSHESH) Konsumi final aktual i Qeverisë (KFAQ). Furnizimet qeveritare Investimet Eksporti neto Investimet / Formimi i bruto kapitalit (FBK) FBK= FBKF+ Δ në inventar FBK - Formimi i bruto kapitalit fiks Δ në inventar- Ndryshimet në inventar Eksporti neto / (Eksporti Importi ) 7 Konsumi final (KF) Konsumi final (KF) KF= KFESH + KF i IJPSHESH + KFAQ Konsumi final është shuma e: Konsumit final të ekonomive shtëpiake (KFESH), Konsumit final të institucioneve jo profitabile të cilat iu shërbejnë ekonomive shtëpiake (KF i IJPSHESH) dhe Konsumit final aktual të Qeverisë (KFAQ). 8 4

Konsumi final i ekonomive shtëpiake (KFESH) KFESH është vlerësuar si: shumë e konsumit të ekonomive shtëpiake rezidente në Kosovë, duke i shtuar blerjet e mallrave dhe shërbimeve në botën e jashtme nga ekonomitë shtëpiake rezidente (import i shërbimeve në Kosovë) dhe duke i zbritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga ekonomitë shtëpiake jo rezidente në Kosovë (eksport i shërbimeve). KFESH i gjithsejtë i ekonomive shtëpiake rezidente në Kosovë është marrë nga Anketa e buxhetit familjar të ekonomive shtëpiake (ABFESH) dhe nga të dhënat administrative. Kjo paraqet blerjen e mallrave dhe shërbimeve si dhe konsumin e prodhimit vetanak. 9 Konsumi final i institucioneve jo profitabile të cilat iu shërbejnë ekonomive shtëpiake (KF i IJPSHESH) Në vlerësimet e BPV ky konsum përfshinë Partitë politike dhe Organizatat jo qeveritare (OJQ). Shpenzimet e konsumit final të tyre përfshijnë mallrat dhe shërbimet e kryera nga IJPSHESH dhe shpenzimet e bëra nga IJPSHESH për mallra dhe shërbime pa ndonjë transformim, me qëllim të konsumit të ekonomive shtëpiake si transfere sociale në natyrë. 10 5

Konsumi final i Qeverisë (KFQ) Konsumi final i Qeverisë përfshinë mallrat dhe shërbimet të cilat iu ofrohen njësive institucionale rezidente për plotësimin dhe kënaqjen e nevojave të tyre, qofshin ato individuale apo kolektive. Konsumi final i Qeverisë përbëhet nga shuma e mallrave dhe shërbimeve të blera, kompensimi i punëtorëve dhe konsumit të kapitalit fiks (output jo për shitje), i zvogëluar për të hyrat nga shitjet (prodhim për treg). 11 Formimi i bruto kapitalit (FBK)/Investimet Formimi i bruto kapitalit është shuma e bruto kapitalit fiks dhe ndryshimeve në inventar. Formimi i bruto kapitalit fiks FBK= FBKF + Δ në inventar Vlerësimi i formimit të bruto kapitalit fiks (FBKF) përfshinë posedimin e të gjitha aseteve të prekshme dhe përmirësimet kryesore në asete të prekshme jo prodhuese. Vlerësimet e FBKF përfshijnë këto lloje të aseteve: banesat e reja, ndërtesat tjera komerciale, makinerinë dhe pajisjet. Ndryshimet në inventar Ndryshimet në inventar maten me vlerën e hyrjes së mallit në inventar, të zvogëluar për vlerën e tërheqjes dhe të ndonjë dëmi të mallit të shkaktuar gjatë mbajtjes së tij në inventar. 12 6

NET EKSPORTI Eksporti i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dhe shërbimeve (shitjet, shkëmbimin, dhuratat ose grantet) nga rezidentët tek jo rezidentët. Importi i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dhe shërbimeve (shitjet, shkëmbimin, dhuratat ose grantet) nga jo rezidentët tek rezidentët. NE= (EX - IM) 13 Burimet e të dhënave: a) Burimet statistikore të të dhënave: -Rezultatet e anketave të kryera nga ESK, si: Anketa e buxhetit të ekonomive shtëpiake (ABESH), Anketa e fuqisë punëtore (AFP), Anketa e ekonomive shtëpiake bujqësore (AESHB) dhe publikimet e ESK; -Të dhënat e tregtisë së jashtme : importi dhe eksporti i mallrave (Doganat); -Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK), organizuar rregullisht nga ESK; -Indeksi i vlerës njësi (IVN) i cili përdoret për eksport dhe import, i kalkuluar në ESK. - Rezultatet e regjistrimit të popullsisë 2011 dhe vlerësimet vijuese të popullsisë b) Burimet administrative: Ministria e Financave, të dhënat e buxhetit dhe të thesarit Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e Bilancit të pagesave Ministria e Administratës Publike të dhënat e OJQ-ve; Ministria e Bujqësisë për disa të dhëna të bujqësisë; Administrata tatimore e Kosovës të dhënat për tatimet 14 7

Komponentët e shpenzimeve të BPV të Kosovës, 2016me cmime aktuale (milionë euro) Kompoentët e BPV Vlera e BPV Struktura e BPV sipas shpenzimeve ( %) BPV me çmime konstante 6.070.1 Shpenzimet e konsumit final (C+G) 6.145.8 101.2 Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake 5.267.9 Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 853.9 14.1 Shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH 24.0 0.4 Formimi i bruto kapitalit /Investimet ( I ) 1.650.1 27.2 Formimi i bruto kapitalit fiks 1.550.4 25.5 Ndryshimet në inventar 99.6 1.6 Eksporti neto (NE) -1.725.8-31.0 Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 1.346.3 24.2 Importi i mallrave dhe shërbimeve 3.072.1 55.2 Popullsia (Rezultatet e regjistrimit të popullsisë (2011)) 1.739.825 BPV për kokë banori (Euro) Burimi: ASK, Bruto prodhimi vendor në Kosovë për vitet 2008 2015, Prishtine, 2015 3.277 100% 86.8 Fig. Pjesëmarrja e komponentëve në BPV (2010-2016) Burimi: ASK, BPV 2008-2016 8

Investimet në ekonominë e Kosovës Investimet shpjegime dhe definime Në makroekonomi shprehja investim, nënkupton fluksin e shpenzimeve që shtojnë kapitalin fizik dhe kapitalin intelektual. Këto shpenzime ndahen në katër kategori: investimet fikse të biznesit, investimet rezidenciale ose investimet për banesa, investimet në inventarë dhe investimet ne hulumtim dhe zhvillim (R & D) Investimet në biznes nënkuptojn krijimin e kapitalit ose mallrave të aftë për të prodhuar mallra ose shërbime të tjera Ne qasjen e shpenzimeve të matjes së BPV, investimet paraqiten si formimi i bruto kapitalit Formimit bruto kapitalit paraqet shumën e Formimit të bruto kapitalit fiks + Ndryshimeve në inventar + Hulumtimeve dhe zhvillimit. 17 Investimet në ekonominë e Kosovës (1) Ecurit gjate periudhes Formimi i bruto kapitalit në Kosovë në vitin 2016 krahasuar me 2008 u rrit për 36.6%. Rritjen më të madhe prej kategorive të formimit të bruto kapitalit e patën: Makineria dhe pajisjet me 62.9%, Ndërtimet me 54%, pastaj Mjetet e transportit dhe pjesët e tyre me 22.1%. Ndërsa rënie patën: Ndryshimet në inventar, prej -36.8% dhe FBKF në Bujqësi prej -24,9%. Pjesëmarrja e formimit të bruto kapitalit në BPV gjatë periudhës 2008 2016 ka qenë e lartë Krahasuar me vendet fqinje, Kosova për këtë periudhe ka pasur mesataren më të lartë të pjesëmarrjes së formimit të bruto kapitalit në BPV (prej 29.7%), 18 9

Investimet në ekonominë e Kosovës (2) Pjesëmarrja e FBK në strukturën e BPV-së për Kosovën dhe vendet fqinje për periudhën 2008-2016 Vendi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 Mesatarja Kosova 31.1 31.1 33.0 34.1 29.1 27.6 25.8 27.6 27.6 29.7 Shqiperia 35.8 34.6 30.3 31.4 28.3 28.4 24.6 26.3 27.1 29.6 Maqedonia 27.9 25.7 24.5 26.9 28.9 28.8 30.3 31.1 33.6 28.6 Mali I Zi 40.7 27.1 21.8 19.3 20.6 19.6 20.2 20.0 25.0 23.8 Serbia 30.3 19.4 18.5 20.1 21.0 17.6 17.5 18.9 18.1 20.2 Maqedonia është e vetme prej këtyre vendeve që gjatë kësaj periudhe, ka pasur një rritje të vazhdueshme që nga viti 2010. Nga 24.5% në vitin 2010, arriti në 33.6% në vitin 2016. Kosova në katër vitet e fundit ka pasur pjesëmarrje të barabartë në përjashtim të vitit 2014 që ishte pjesëmarrja më e ulët për këtë periudhë me 25.8 %. 19 Investimet në ekonominë e Kosovës (3) Ecurit gjate periudhes Struktura e kategorive të formimit të bruto kapitalit në Kosovë nuk është dhe aq e favorshme. Gjatë tërë kësaj periudhe ndërtimet (investimet rezidenciale ose investimet për banim) kanë qenë rreth 70% të FBK-së. Kjo kategori konsiderohet si joproduktive. Struktura sipas kategorive të FBK në Kosovë për periudhën 2008-2016 20 10

Investimet në ekonominë e Kosovës (4) Ecurit gjate periudhes Investimet e huaja direkte - kanë pasur një lëvizje poshtë lartë prej vitit në vit. Nivelin më të lartë e kanë arritur në 2011 me 384.4 milion euro, ndërsa nivelin më të ulët e kanë pasur më 2014 me 151.2 milion euro. Pjesëmarrja e tyre në BPV është e ulët. Në vitet e fundit kjo pjesëmarrje ka lëvizur nga 2.7 % (në vitin 2014) në 5.3 % në vitin 2015 dhe në vitin 2016 ishte 3.6%. Sipas strukturës, kryesisht kanë qenë të orientuara në sektorët e patundshmërisë, qiradhënies dhe aktivitetet biznesore, shërbimeve financiare etj. 21 Kontributi i komponentëve kryesore në PBB (2009-2014), (në miliarda euro) Burimi: BQK, Raporti i Zhvillimeve Makroekonomike, Nr. 3, Gusht 2015 22 11

Pjesëmarrja e GDP së Kosovës në vendet e CEFTA-s dhe vendet fqinje % e PBB në CEFTA (2012) % e PBB mes fqinjëve të Kosovës (2012) Kosova me GDP e saj merre pjesë me vetëm 4.14% ne vendet e CEFTA-s Kosova me GDP e saj merre pjesë me vetëm 6.13% ne vendet fqinje. Sa i përket shteteve të bllokut të CEFTA-së, ato përbëjnë një ekonomi të përbashkët prej rreth 118 miliardë Euro të PBB-ve së tyre totale për vitin 2012, Kosova me fqinjët e saj kanë një ekonomi prej rreth 55 miliardë Euro dhe si të tilla përbëjnë vetëm 4.42% të ekonomisë së përgjithshme të rajonit. Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare, Korrik 2013 23 Bruto Produkti Vendor për kokë banori Bruto produkti vendor për kokë banori paraqet shumën e tij të ndarë për numrin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi. BPV real për kokë banori është treguesi më i rëndësishëm makroekonomik nëpërmjet të cilit gjykohet për ecurinë afatgjate të ekonomisë. Nëse BPV real rritet me 2% në vjet, atëherë BPV për kokë banori dyfishohet për çdo 35 vjet dhe në këtë rast secili brez duhet të pres që standardi jetësor të dyfishohet në krahasim me prindërit e tij. Në qoftë se ritmi i rritjes së BPV është 1% në vjet, atëherë që BPV të dyfishohet duhen 70 vjet. Në periudha afatgjata kohe, diferencat e vogla në ritmet e rritjes qojnë në ndryshime të mëdha në standardin e jetesës që mund të arrijë një vend. 24 12

Vlera e PBB ne euro 4/4/2018 Dinamika e BPV për kokë banori në Kosovë (me çmime aktuale) 2004-2016 Vitet GDP për kokë banori (Euro) 2004=100 Indeksi zinxhir 2004 1,813 100-2005 1,834 101.16 101.16 2006 1,875 103.42 102.24 2007 2,046 112.85 109.12 2008 2,291 126.37 111.97 2009 2,293 126.48 100.09 2010 2,418 133.37 105.45 2011 2,650 146.17 109.59 2012 2, 721 150.08 102.67 2013 2,935 161.9 107.9 2014 3,084 170.1 105.05 2015 3.277 180.8 106.26 2016 3386 186 103.3 BPV-ja për kokë banori arriti vlerën e 3386 në vitin 2016, e barabartë me 11% të mesatares së 28 vendeve anëtare të BE-së. Burimi: ASK, BPV 2008-2014 BPV në Kosovë për kokë banori (në euro) (2008-2016) 3,500 GDP për kokë banori (Euro) ( 2004-2014 3,000 2,500 2,000 1,500 1,000 500 0 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 BPV për kokë banori mesatarisht brenda vitit është rritur për 5,57%, gjegjësisht, norma mesatare vjetore e rritjes është 5,57%. 13

BPV për kokë banori për Kosovë dhe disa vende të zgjedhura (në dollarë aktual amerikan) Vendet/Vi tet 2006 2007 2008 2009 2011 2014 Kosova 2 2033 2 620.8 3 156 2 965 3 534 4,103 Sllovenia 19 409 23 443 26 911 23 726 24 900 23,999.1 Serbia 3 943 5 336 6 647 5 819 5 100 6,152.9 Shqipëria 2 925 3 459 4 075 3 750 4 030 4,564.4 Maqedonia 3 127 3 883 4 663 4 515 4 925 5,455.6 Kroacia 11 047 13 201 15 637 14 222 12 800 13,475.3 Kina 2 072 2 660 3 422 3 744 5 445 7,590.0 Gjermaia 35 408 40 398 44 525 40 873 43 689 47,821.9 USA 40 251 45 901 43 361 35 165 48 442 54,629.5 Burimi: Banka Botërore, World Indicators (2006-2014) GDP për kokë banori për Kosovë dhe disa vende të zgjedhura ($ aktual ) 60,000 GDP Nominale për kokë banori, në $ amerikan aktual, 2014 50,000 40,000 30,000 20,000 10,000 0 Kosova Sllovenia Serbia Shqipëria Maqedonia Kroacia Kina Gjermaia USA Series1 4,103 23,999.10 6,152.90 4,564.40 5,455.60 13,475.30 7,590.00 47,821.90 54,629.50 Burimi: Banka Botërore, World Indicators (2014) 14

GDP ne miliarde $ GDP për banor US $ 4/4/2018 Bruto Produkti Kombëtar me Çmime aktuale US $ në Kosovë (1990-2014) 8 7.5 7 6.5 6 5.5 5 4.5 4 3.5 3 2.5 2 1.5 1 4500 4200 3900 3600 3300 3000 2700 2400 2100 1800 1500 1200 900 600 Bruto Produkti Kombëtar në miliardë $ Bruto Produkti Kombëtar për kokë banori Burimi: http://www.kushnirs.org/macroeconomics_/en/kosovo gdp.html 29 Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html 30 15

Fig. Bruto Produkti Kombëtar me Çmime aktuale dhe çmime konstante US $ në Kosovë (1990-2015) Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html 31 Fig. Rritja e GDP se Kosovës në raport me GDP botërore ( 1990-2015) 1990=100 Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html 32 16

Fig. Gdp për kokë banori, në Kosovë dhe në botë Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html 33 Rritja ekonomike Ritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën rritet BPV real. BPV real rritet për tri arsye: 1. BPR real rritet sepse ndryshon sasia disponibël e burimeve në ekonomi siç është puna dhe kapitali, gjegjësisht rritet fuqia punëtore e aftë për punë dhe kapitali. 2. Efikasiteti i përdorimit të faktorëve të prodhimit. Përmirësimi i efikasitetit të përdorimit të burimeve ekonomike quhet produktiviteti i punës. 3. Ndryshimi në punëzënien e burimeve të dhëna disponibël për prodhim. Një rënie e papunësisë do të shkaktojë rritjen e BPV dhe anasjelltas. 34 17

Rritja ekonomike reale ne Kosovë në % (2004-2015) 9 8.3 8 7 7.2 6 5 4 3.8 3.4 3.5 3.2 4.4 3.4 4.1 3 2.6 2.8 2 1 1.2 0 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 35 Zhvillimi i sektorëve ekonomikë Rritja ekonomike në Kosovë për periudhën 2008-2016 Vitet BPV me çmime aktuale (në milion euro) Norma reale e rritjes BPV për kokë banori (në euro) 2008 3,883 4.5 2,258 2009 4,070 3.6 2,329 2010 4,402 3.3 2,480 2011 4,815 4.4 2,672 2012 5,059 2.8 2,799 2013 5,327 3.4 2,935 2014 5,568 1.2 3,084 2015 5,807 4.1 3,277 2016* 5,985 3.4 3,395 36 18

Zhvillimi i sektorëve ekonomikë (2) Norma mesatare e rritjes se BPV sipas aktiviteteve ekonomike për periudhën 2009-2016 Nace Rev.2 Aktivitetet ekonomike Norma mesatare 2009-2016 B Industria nxjerrëse 13.1 I Hotelet dhe restorantet 10.9 H Transporti dhe magazinimi 9.7 K Aktivitetetet financiare dhe te sigurimit 8.6 D+E Furnizimi me energji elektrike, me gaz dhe me uje 8.4 J+M+Q+R+S+T Sherbime tjera 8.1 G Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletav 5.8 C Industria përpunuese 3.7 F Ndërtimtaria 2.4 A Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 0.3 L Afarizmi me pasuri të patundshme 0.2 O+N+P Administrimi publike (2.2) BVSH me çmime bazë 3.3 Tatimet minus subvencionet në produkte 2.8 Bruto Produkti Vendor 3.3 37 Rritja e PBB-së në rajon (mesatarja për 2008-2012) Për 5 vite me radhë, brenda periudhës 2008-2012, ekonomitë e rajonit së bashku kanë pasur një rritje shumë modeste, për të mos thënë të pakënaqshme ku rritja mesatare në vit brenda kësaj periudhe ka qenë vetëm 1.04%. Kosova renditet e para me rritje mesatare në vit prej 4.5%, Shqipëria me 3.6%, ndërsa Turqia me 3.32%, brenda po të njëjtës periudhë. Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare, Korrik 2013 38 19

Rritja ekonomike e Kosovës ka qenë e qëndrueshme dhe në përgjithësi me e lartë se normat e vendeve fqinje. Rritja e fuqishme që nga pavarësia ka qenë në masë të madhe i atribuohet : Investimeve publike në infrastrukturë, Ndihma e donatorëve dhe Remitancat Struktura e veçantë e lidhjeve financiare të ekonomisë të kufizuar të Kosovës dhe një eksport me bazë të vogël ka lënë të kuptohet se pasojat e krizës globale në 2008-09, përhapja nga kriza në eurozonë kanë qenë më pak të rënda se sa në vendet fqinje. 39 Arsyet e rritjes ekonomike në vitet e fundit Rritja ekonomike e Kosovës ka qenë e qëndrueshme dhe në përgjithësi me e lartë se normat e vendeve fqinje. Rritja ekonomike viteve të fundit është nxitur nga rritja e vazhdueshme e konsumit privat dhe rritja e investimeve, përfshirë investimet private edhe ato publike. Viteve të fundit, konsumi privat ka shënuar rritje vjetore rreth 10% ndërsa pjesëmarrja e tij vazhdon të jetë në rreth 90 përqind të PBB-së. Kreditë e sistemit bankar të Kosovës vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm financimi për konsumin privat. (Rritje vjetore prej 17.7 %) Një burim tjetër i rëndësishëm i financimit për konsumin e ekonomive familjare vazhdojnë të jenë dërgesat e emigrantëve. 40 20

Arsyet e rritjes ekonomike në vitet e fundit Përkrahës i konsumit ishte edhe rritja e shpenzimeve qeveritare në emër të pagave dhe mëditjeve për disa herë. Përveç pagave, edhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve qeveritare i ka kontribuuar pozitivisht konsumit të përgjithshëm pasi që është rritur me mbi 6 përqind. 41 Arsyet e rritjes ekonomike në vitin 2014 Në anën tjetër, konsumi publik gjatë viteve të fundit nuk regjistroi ndonjë ndryshim të rëndësishëm krahasuar me vitin e kaluar, duke mbajtur pjesëmarrjen në PBB në rreth 16 përqind. Investimet gjithashtu shënuan rritje si përqindje e PBBsë duke arritur në rreth 35 përqind, por me një rënje në vitin 2015 në 27.6%., dhe Investimet e sektorit privat shënuan rritje kohëve të fundit. Ndër burimet kryesore të financimit të aktivitetit investiv në vend janë edhe kreditë e sistemit bankar dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD). Kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve në vend kishin edhe investimet e sektorit publik që u karakterizuan me trend pozitiv të rritjes, të orientuara në projekte infrastrukturore. 42 21

Arsyet e rritjes ekonomike viteve të fundit Kontribut negativ në rritjen e PBB-së në Kosovë vazhdon të ketë deficiti tregtar, i cili u karakterizua me bilanc negativ gati -40 përqind të PBB-së. Tregtia në mallra vazhdimisht konsiderohet si shkaktar kryesor i këtij deficiti, marrë parasysh nivelin e lartë të importeve (prej 2.4 miliardë euro) dhe nivelin relativisht të ulët të eksporteve (312.5 milionë euro). Si rezultat i bilancit tregtar negativ, gjithashtu edhe deficitit të llogarisë rrjedhëse ishte shumë i thellë që arriti afër 25 përqind të PBB-së. 43 Megjithatë Prodhimi vendor vazhdon të jetë në nivel mjaft të ulët, Bazë e dobët e prodhimit dhe mungesë e konkurrencës ndërkombëtare. Mbështetet shumë në importin e mallrave dhe shërbimeve; Normë e lartë e deficitit të llogarisë rrjedhëse Probleme në zhvillimin e tregtisë së lirë me vendet e rajonit si Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në përgjithësi, rritja ekonomike e Kosovës është përshpejtuar, por mungojnë burimet afatgjata të qëndrueshme të rritjes. Modeli i zhvillimit të rritjes ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë mjaftueshëm i qëndrueshëm në afat të gjatë. 44 22

Struktura e BPV sipas sektorëve/veprimtarive Ekonomia e Kosovës është përqendruar më së shumti në shërbime dhe bujqësi. Bujqësia, që ka marrë pjesë me 25 % në PVB në vitet 1980s dhe në fillim të viteve 1990, ka zvogëluar pjesëmarrjen në PVB për rreth 12%. Ndërtimet dhe patundshmëritë së bashku marrin pjesë me 15.5 % në PVB. Këta sektorë janë rritur për shkak të kërkesës së madhe për ndërtim të shtëpive dhe si rezultat i pranisë së madhe ndërkombëtare. 45 Struktura e BPV sipas sektorëve/veprimtarive Diversifikimi ekonomik i industrisë dhe thellimi financiar ende nuk ka filluar. Produktet industriale janë rritur në vitet e fundit, por pjesëmarrja e tyre në BPV është vetëm 9,3% dhe në fakt ka rënë në krahasim me vitin paraprak (për shkak të rritjes më të shpejtë në sektorët tjerë). Ndërmjetësimi financiar është rritur por pjesëmarrja e tij në PVB mbetet relativisht e ulët. 46 23

Struktura e BPV sipas sektorëve (2006-2010) Nr. Veprimtaritë Pjesëmarrja e BPV sipas aktiviteteve 2006 2007 2008 2009 2010 1 Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 11.5 11.6 13.1 14.3 14.8 2 Industria nxjerrëse 0.6 0.5 0.8 0.7 1.1 3 Industria përpunuese 9.6 8.2 10.4 11.4 9.3 4 Furnizimi me energji elektrike, me gaz 3.1 3.9 3.8 4.2 4.1 5 Ndërtimtaria 8.8 9.7 8.1 8.2 7.4 6 Tregetia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe I artikujve 10.6 12.0 13.8 9.3 13.9 për përdorim personal 7 Hotelet dhe restorantet 0.8 0.7 0.6 0.8 1.0 8 Transporti, magazinimi dhe komunikacioni 4.5 3.5 3.5 3.6 3.2 9 Ndërmjetesimi financiar 3.0 4.2 4.1 4.7 4.4 10 Afarizmi me pasuri të patundshme, dhënia me qira dhe shërbime të afarizmit 12.6 12.0 9.6 9.3 8.1 11 Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm (a+b) 17.1 15.2 13.7 13.2 12.8 12 Veprimtari të tjera shoqërore sociale, të shërbimeve dhe personale 2.6 2.2 2.6 3.1 2.4 13 Gjithsej aktivitetet (1 deri 12) 85 84 84 83 82 14 Tatimet në produkte 15.4 16.3 16.0 16.8 18.0 15 FISIM 16 Subvencionet ne produkte Bruto Produkti Vendor (13+14-15+16) 100 100 100 100 100 Burimi: ASK, Bruto produkti vendor sipas qasjes se shpenzimeve 2004-2010 47 Struktura e BPV sipas sektorëve (2010) Tatimet në produkte Veprimtari të tjera shoqërore sociale, të Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi Afarizmi me pasuri të patundshme, dhënia me Ndërmjetesimi financiar Transporti, magazinimi dhe komunikacioni Hotelet dhe restorantet Tregetia me shumicë dhe pakicë; Ndërtimtaria Furnizimi me energji elektrike, me gaz dhe Industria përpunuese Industria nxjerrëse Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 0 2 4 6 8 10 12 14 16 18 Burimi: ASK, Brutpo produkti vendor sipas qasjes se shpenzimeve 2004-2010 48 24

Struktura e BPV sipas sektorëve (2008-2016) 49 Struktura e BPV sipas sektorëve (2008-2016) 50 25

GDP- përbërja sipas sektorëve Bujqësia 12.9% Industria: 22.6% Shërbimet: 64.5% (2009 vlerësim) 51 Aspekte pozitive të zhvillimit ekonomik Për dallim nga vendet tjera në rajonin e EJL-së, normat e investimeve publike kanë qenë shumë të mëdha, veçanërisht në vitet e fundit kur pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale të buxhetit qeveritar është rritur katërfish (deri në rreth 11 përqind të PVB-së). Investimet publike në shtetet tjera të rajonit kanë lëvizur ndërmjet 3 përqind dhe 7 përqind të PVBsë. Niveli i lartë i investimeve publike në vitin 2008 dhe 2009-2012 nuk mund të mbahet për periudhë të gjatë. 52 26

Aspekte pozitive të zhvillimit ekonomik Për më tepër, edhe pse nuk ka të dhëna më të detajuara në dispozicion, besohet që një pjesë e madhe e investimeve private shkon në ndërtimin e ndërtesave të banimit, që nuk është investim produktiv në vetvete. Popullsia në rritje dhe zhvillimi në sektorin e ndërtimit e konfirmojnë këtë vlerësim. Por gjithsesi, niveli i lartë i investimeve mund të mbahet vetëm nëse investimet private e marrin rolin kryesor. 53 Sfidat për të ardhmën Për shkaqe të ditura Kosova tani përballet me sfida të shumta ekonomike: Me një nivel shumë të lartë të deficitit tregtar që arrin gati 40% të BPV-së, Me shkallën më të lartë të papunësisë në rajon dhe me shifra të larta të varfërisë. Mbështetja ndërkombëtare në përkrahje të zgjidhjes së problemeve, në arritjen e qëndrueshmërisë si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë politik është e nevojshme. 54 27

Lëvizjet e Çmimeve Lëvizja e çmimeve në Kosovë është e ngjashme me lëvizjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, e sidomos me vendet e eurozonës me të cilat Kosova realizon pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare. Inflacioni në Kosovë, shprehur nëpërmjet Indeksit të Çmimeve të Konsumit (angl: Consumer Price Index: CPI), ka shënuar rritje të vazhdueshme në krahasim me periudhën bazë ( 2002=100), kurse në baza vjetore ka lëvizje të ndryshme, herë pozitive herë negative. 55 Zhvillimi i IÇK-it, 2003-2014 (Maj 2002=100) Burimi: ASK, IÇK, 2002-2013 56 28

Ndryshimet vjetore të IÇK-it në përqindje, 2002-2012 Burimi: ASK, IÇK, 2002-2012 57 Lëvizjet e Çmimeve Lëvizjet e çmimeve në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft të ngjashme me zhvillimet globale si pasojë e mbështetjes së lartë të ekonomisë së Kosovës në importe, dhe rrjedhimisht niveli i përgjithshëm i çmimeve në vend është i ndikuar nga lëvizja e çmimeve të mallrave të importuara, pasi që rënia e çmimeve të mallrave kryesore, si nafta, ndikon edhe në koston e prodhimit në Kosovë. Kjo konfirmohet deri diku edhe nëpërmjet Indeksit të çmimeve të importit (angl: Import Price Index: IPI). IPI-ja deri në shtator 2013 është rritur për 0.6 përqind, dhe siç është paraqitur në figurën paraprake, edhe CPI-ja ka treguar sjellje të ngjashmë më IPI-në. 58 29

Indeksi i çmimit të konsumit, importit dhe prodhimit 59 Inflacioni dhe kontribuesit kryesor të tij, rritja vjetore ne përqindje 60 30

Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë Shporta e konsumatorit kosovar karakterizohet me pjesëmarrje mjaft të lartë të produkteve të cilat kanë lëvizje sezonale të çmimeve. Këtu përfshihen ushqimi, energjia, pijet alkoolike dhe duhani të cilat përbëjnë rreth gjysmën e shportës së konsumatorit. Çmimet e këtyre produkteve kanë determinuar lëvizjen e çmimeve gjatë viteve të kaluara jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së lartë që e kanë në shportën e konsumatorit por edhe për shkak se lëvizja e këtyre çmimeve ka qenë më e theksuar. Kjo bënë që ndikimi i këtyre kategorive në gjithsej lëvizjen e çmimeve të jetë më i lartë se sa në vendet tjera të cilat kanë pjesëmarrje më të ulët të këtyre kategorive në shportën e konsumatorit. Sidoqoftë, në vitet e fundit vërehet një stabilitet i çmimeve të këtyre produkteve por edhe tendencë rënëse në nivelin e pjesëmarrjes në gjithsej shportën e konsumatorit. 61 Tab. Struktura e IÇK-së 62 31

Inflacioni bazë Inflacioni bazë, i cili përjashton kategoritë të cilat karakterizohen me ndryshim më të theksuar të çmimeve, paraqet një pasqyrë më të qartë lidhur me inflacionin në Kosovë. 63 Fig. Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë, rritja vjetore në përqindje 64 32

INFLACIONI Inflacioni në rajon (mesatarja për 2008-2012) Inflacioni në rajon në anën tjetër, për 5 vite me rend brenda periudhës 2008-2012 ka shënuar rritje mesatare vjetore prej 4.48%. Asnjëra nga shtetet e rajonit, përfshirë edhe ato të BE-së në këtë rajon, nuk e kanë plotësuar standardin e Eurozonës për inflacion, i cili në vitin 2012 do të duhej të ishte rreth 1.53%, Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare, Korrik 2013 65 Lidhja në mes të rritjes reale dhe IÇK 10 8 6 4 2 0 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012-2 -4 Rritja reale ICK 66 33

Rritja ekonomike dhe inflacioni Rritja e PBB-së dhe inflacioni në rajon (mesatarja për 2008-2012) Nëse vështrohet në një diagram rritja ekonomike dhe inflacioni në shtetet e rajonit, jepet një pamje më reale e rritjes ekonomike të këtyre shteteve. Kosova ka pasur një rritje mesatare ekonomike prej 4.50% në vit brenda periudhës 2008-2012, inflacioni që paraqet indeksin e rritjes së çmimeve për po të njëjtën periudhë është 5.22%, e cila si e tillë i vë hije rritjes ekonomike. Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare, Korrik 2013 67 Disa tregues dhe karakteristika të tregut të punës në Kosovë 68 34

Treguesit e tregut të punës Indikatorët e tregut të punës (KILM) sipas Organizates Ndërkombëtare të Punës (ILO-së) KILM 1. Norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore KILM 2. Norma e popullsisë në punësim KILM 3. Statusi në punësim KILM 4. Punësimi sipas sektorëve KILM 5. Punëtorët me orar të shkurtuar KILM 6. Orët e punës KILM 7. Punësimi në sektorin joformal KILM 8. Papunësia KILM 9. Papunësia e të rinjve KILM 10. Papunësia afatgjate KILM 12. Papunësia sipas nivelit të edukimit KILM 13. Time-related underemployment KILM 14. Joaktiviteti KILM 15. Niveli i edukimit dhe shkollimit KILM 16. Pagat e prodhuesve KILM 17. Pagat e profesionistëve dhe treguesit e kursimeve KILM 18. Kompensimi i shpenzimeve në orë KILM 19. Produktiviteti i punës KILM 20. Elasticiteti i punësimit 69 Disa karakteristika të tregut të punës në Kosovë Papunësia e përhapur dhe mungesa e vendeve cilësore të punës kanë kontribuar në varfëri dhe në pasiguri të të ardhurave. Me një normë papunësie të vlerësuar më të lartë 30.0 për qind në vitin 2013 dhe 2014 dhe me një shkallë punësimi prej vetëm 28.4 për qind, Kosova ka një nga të dhënat më të dobëta të punësimit në Evropë. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës 40.5 për qind në Kosovë është dukshëm nën mesataren e 70 për qind të parashikuar për vendet e përfaqësuara në rajonin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA). Mungesa e vendeve të punës ka pasoja direkte mbi të ardhurat, si familjet me kryefamiljarë të papunë kanë tregues të lartë ekstrem të varfërisë. Përveç kësaj, shumë familje me anëtarë të rritur në punë të pasigurta ose të pasigurt janë nën nivelin e varfërisë, në varësi të vogla, ndërmarrjet informale që ofrojnë punësim të pasigurt për shumicën e të ardhurave të tyre. 70 35

Disa karakteristika të tregut të punës në Kosovë Kushtet e vështira të tregut të punës në Kosovë janë veçanërisht të rënda për të rinjtë dhe gratë. Vlerësimet tregojnë se papunësia në mesin e 15-24-vjeçarëve kalon 55 përqind. Cilësia në përgjithësi e dobët e sistemit arsimor, së bashku me mundësitë e kufizuara të punësimit, e bën të vështirë për të rinjtë për të hyrë dhe për të mbajtur vendet e punës. Ata që do të kenë sukses për të gjetur punë janë të punësuar zakonisht në pozita me kualifikim të ulët me produktivitet të ulët, shpesh në sektorin joformal. Sipas Anketës së fuqisë punëtore 2014, më shumë se 10 për qind e të diplomuarve nëpër universitete janë të papunë. 71 Indikatorët kryesor të tregut të punës në Kosovë ( 2014) Burimi: ASK, Rezultatet e Anketës së fuqisë punëtore 72 36

Kategoritë e moshës dhe punësimi 65% 6% 28% 0-14 15-64 65+ Dominon popullsia e aftë për punë 0-14 vjeç...... 28% 15-64........ 65.3% 65+.......... 6.7% 70 60 50 40 30 20 10 0-14 15-64 65+ 0 Mosha 37

Punësimi dhe matjet e tija Shkalla aktive: 44.5% Popullsia nga mosha 15-64 vjeç: 1,135,463 apo 65.3% Shkala e punësimi: 24.5% Shkalla joaktive: 55.5% Kërkojnë punë: 226,634 Kanë një punë: 278,572 Popullsi aktive apo fuqi punëtore: 505,206 44.5% Popullsi joaktive: nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë (studentët, ata që përkujdesen për shtëpitë, pensionistët, dhe të pa aftë për punë): 630,257 Shkalla e papunësisë: 44.9% Punësim i ultë, papunësi shumë e lartë 45.0% 40.0% 35.0% 30.0% 25.0% 20.0% 15.0% 10.0% 5.0% 0.0% 24.5% shkalla e punësimit 44.9% shkalla e papunsisë 70.0% 60.0% 50.0% 40.0% 30.0% 20.0% 10.0% 0.0% 68.6% shkalla e punësimit 9.9% shkalla e papunsisë KOSOVA UNIONI EVROPIAN (27) 38

Një ballafaqim i shkurtër me shifrat e BE-së tregon se sa kritike është gjendja në Kosovë lidhur me punësimin dhe mundësitë për të punuar. Me pak se ¼ e kosovarëve të moshës së punës janë të punësuar, dhe në fuqinë tonë të punës, pothuaj 45% e atyre që duan të punojnë nuk mund të gjejnë punë. Meqë puna është burim i rëndësishëm i jetesës për ekonomitë familjare, garanci për kohezion social, tregues i performancës ekonomike, dhe kontribues në zhvillimin e vendit, krijimi i vendeve të punës paraqet prioritetin më të lartë në Kosovë. Si pasojë, pak njerëz mund të jetojnë vetëm nga puna e tyre Përqindja e njerëzve që jetojnë vetëm nga puna, sipas grupmoshës 80+ 60-79 51-59 20-50 15-19 0.0% 5.0% 10.0% 15.0% 20.0% 25.0% 39

Dhe shumica e njerëzve varen shumë nga mbështetja e të tjerëve, e posaçërisht gratë 40 Mbështetja nga personat e tjerë 35 30 25 Puna Mbështetja nga personat e tjerë dhe burime të tjera Puna dhe burime të tjera 20 Burime të tjera Pensioni 15 10 Puna dhe mbështetja nga të tjerët Ndihma sociale 5 Paratë e dërguara nga jashtë 0 Meshkuj Femra Kombinimet e tjera Dhe shumica e njerëzve varen shumë nga mbështetja e të tjerëve, e posaçërisht gratë Nëse nuk jëtojnë nga puna, atëherë si jetojnë njerëzit në Kosovë? Shifrat tregojnë një kombinim të faktorëve, mes të cilëve: mbështetja nga të tjerët dhe paratë e dërguara nga jashtë mund të luajnë rol të rëndësishëm. Përveç kësaj, organizimi i familjeve në Kosovë luajnë rol të madh në mbështetjen e njerëzve që nuk punojnë: shumë ekonomi familjare përbëhen nga disa familje, të cilat i ndajnë së bashku mjetet e tyre jetësore. Të dhënat bujqësore po ashtu janë shumë të qarta në ketë kontekst. Shumë familje posedojnë ndonjë copë tokë në të cilën zhvillohet aktivitet bujqësor sa për nevoja të familjes, duke siguruar mbështetje shtesë për personat e familjes që nuk kanë vend formal të punës. Të dhënat tregojnë një varshmëri të madhe ekonomike të grave në shoqërinë kosovare. Duket po ashtu e vështirë të jetohet vetëm nga pensioni apo ndihma sociale. 80 40

Ekonomia informale Në Kosovë, përmasat në rritje të ekonomisë informale janë një shqetësim i madh. Duhet t i jepet prioritet i lartë krijimit dhe zbatimit të strategjive efikase për zhvendosjen aktiviteteve informale në sektorin formal. Deri më sot, nuk është kryer ndonjë analizë gjithëpërfshirëse për ekonominë informale në Kosovë. Një vlerësim i fundit i kryer nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) më 2007, i cili ka përdorë përkufizimet e OECD-së dhe modelin e buxhetit makroekonomik të ekonomive familjare, vlerëson se madhësia e ekonomisë informale në Kosovë është prej 27 deri në 35 përqind të BPV për 2004-06. Gati 85 përqind e kësaj i atribuohet punëtorëve të cilët nuk paguajnë kontributet e sigurimit social apo taksën për të ardhurat personale. 81 Strategjia e tregut të punës Rritja intensive punuese është objektiv për zhvillim ekonomik dhe mbajtja e kualitetit të fuqisë punëtore konkurrente në rajon është komponenta kryesore për arritjen e këtij objektivi. Strategjia e shëndoshë e tregut të punës në Kosovë duhet të fokusohet në: Një ambient makroekonomik stabil me çmime stabile dhe gjetja e financave publike që inkurajojnë zhvillimin e sektorit privat për gjenerim të punësimit. Një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve që inkurajon investimet vendore dhe investimet e huaja në Kosovë. Një ambient ndërmarrës që inkurajon zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që inkurajojnë formalizimin gradual të sektorit joformal. Arsimim dhe trajnime profesionale që përmirësojnë aftësitë e forcës punuese të Kosovës në një ambient të rritjeve intensive të aftësive dhe konkurrencës ndërkombëtare. 82 41

Strategjia e tregut të punës Legjislacion të tregut të punës që balancon fleksibilitetin e tregut të punës me mbrojtjen/sigurimin e punëtorëve; Mbajtje te nivelit të taksave të ardhurave që të mos dekurajojë punësimin. Fokusimin në shërbimet ekzistuese të punësimit dhe në sigurimin e informatave për ofertën dhe kërkesën në tregun e punës dhe gradualisht zgjerimin e shërbimeve në këshillime. Fuqizimi i dialogut social përmes Këshillit ekonomikosocial. 83 Politikat e tregut të punës, Komponentët e fleksigurimit (Komisioni Evropian, 2007) Politikat aktive te tregut të punës Dialog social konstruktiv Fleksibiliteti i kontratave Përshtatshmëria e njerëzve dhe kompanive Mësimi gjatë tërë jetës Sigurim shoqëror modern 84 42

Varfëria Varfëria është një fenomen kompleks social gjerësia e të cilit është vështirë të matet me mjete standarde. Qasja multidimensionale e matjes së varfërisë mundohet të integrojë dimensionet sociale, ekonomike, dhe politike si dhe pasojat njerëzore e të qentit i varfër. 85 DEFINIMI I VARFËRISË Tri qasje të definimit të varfërisë: Kuptimi i parë është varfëria në të ardhura ose varfëria në konsum Kuptimi i dytë i varfërisë është Mungesa materiale Kuptimi i tretë i varfërisë Privimi nga aftësitë rrjedh nga pikëpamjet e Amartya Sen-it. 86 43

DISA NGA MATËSIT E VARFËRISË Janë katër arsye pse duhet të bëhet matja e varfërisë: Për të mbajtur njerëzit e varfër në agjendë. Për të identifikuar njerëzit e varfër dhe për të qenë në gjendje për të intervenuar në mënyrë adekuate. Për të monitoruar dhe vlerësuar projektet dhe ndërhyrjet e politikave që ndërmerren ndaj njerëzve të varfër. Për të vlerësuar efikasitetin e institucioneve qëllimi i të cilave është ofrimi i ndihmës ndaj njerëzve të varfër 87 DISA NGA MATËSIT E VARFËRISË Matësit e varfërisë që raportohen më së shumti nga institucionet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. Indeksi i numërimit të varfërisë për kokë banori; Indeksi i hendekut të varfërisë; Indeksi i hendekut të varfërisë i ngritur në katror Indeksi i varfërisë njerëzore (deri më 2010). Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH MPI); 88 44

Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH MPI) Indeksi i varfërisë shumëdimensionale është i bazuar në qasjen e aftësive dhe ai plotëson metodat e matjes së varfërisë të bazuar në matje monetare duke përfshirë një qasje më të përhapur. IVSH është produkt i numërimit të varfërisë multidimensionale (pjesëmarrja e njerëzve që janë të varfër në shumë dimensione) dhe numri mesatar i privimeve që secila familje përjeton (intensiteti i varfërisë së tyre). Ky indeks ka tri dimensione identike me ato që i ka edhe Indeksi i Zhvillimit Njerëzor edukimi, shëndeti dhe standardi jetësor- të cilat reflektohen në dhjetë tregues, ku secili ka peshë të barabartë në kuadër të dimensionit të tij. 89 Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH MPI) 90 45

Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH MPI) Duke llogaritur privimet në këtë mënyrë, individët në familje identifikon si të varfër shumëdimensional kur ata janë të privuar nga 3 raste prej 10 sa janë në shqyrtim. Indeksi i varfërisë shumëdimensionale identifikon ata që janë shumë të varfër duke matur një varg privimesh drejtpërdrejt, më mirë se me matja indirekte përmes të ardhurave duke ndërtuar një matës nga matësit familjar deri te një matës agregat. Indeksi i varfërisë njerëzore mund të marr vlera prej 0 deri në 1, dhe prej viti 2010 UNDP ka nisur të raportoj një indeks të tillë. IVSH siguron një mënyrë dhe mjet fundamental për të matur varfërinë, dhe na ndihmon neve që të kuptojmë se si niveli i varfërisë dallon nëpër dhe brenda vendeve dhe gjithashtu se si dimensionet e varfërisë mund të dallojnë dukshëm në situata të ndryshme. Kjo mund të ndihmojë në dizajnimin më të mirë të programeve dhe politikave për zvogëlimin e varfërisë dhe për të vlerësuar më mirë dhe më shpejtë performancën e tyre. 91 Varfëria në Kosovë Me vlerësimet e PBB-së për frymë për rreth 3,000, Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Të ardhurat mesatare për kokë banori janë sa rreth një e dhjeta e niveleve të BE-së, dhe treguesi i varfërisë mbetet i lartë. Janë dy arsye kryesore të varfërisë: - Niveli mesatar i të ardhurave kombëtare, - Shkalla e pabarazisë në shpërndarjen e tyre, Për çfarëdo niveli të të ardhurave kombëtare, nëse ekziston pabarazi në shpërndarje të tyre, gjasat për varfëri ekzistojnë. Ngjashëm, për një shpërndarje të dhënë të të ardhurave, niveli më i ulët i të ardhurave, shkakton paraqitjen e varfërisë më të madhe. Ekonomistët e zhvillimit shfrytëzojnë konceptin varfëria apsolute për të paraqitur nivelin minimal të ardhurave të nevojshme për të plotësuar nevojat bazë fizike të ushqimit, veshmbathjes dhe banimit për të vazhduar mbijetesën. 92 46

Norma e varfërisë absolute dhe ekstreme në Kosovë Në Kosovë përdoren dy kufij të varfërisë, një kufi i varfërisë që konsiderohet adekuat për përmbushjen e nevojave themelore (absolute) dhe një kufi më i ulët i varfërisë së skajshme (ekstreme). Pas përshtatjes/korrigjimit për inflacionin, kufijtë e varfërisë dhe varfërisë së skajshme janë: 2011: 1.72 dhe 1.20 për ekuivalentin për të rritur në ditë 2010: 1.61 dhe 1.07 për ekuivalentin për të rritur në ditë 2009: 1.55 dhe 1.02 për ekuivalentin për të rritur në ditë 93 Varfëria në Kosovë Varfëria dhe varfëria e skajshme sipas vendbanimit (%) 2009-2011 Burimi: Varfëria në Konsum në Republikën e Kosovës, 2013 94 47

Varfëria në vendet e Ballkanit Varferia në vendet e Ballkanit Burimi: Banka Boterore, Kosovo Poverty Assessment, Volume I, Tetor, 2007 95 Varfëria në Kosovë. Sipas Bankës Botërore arsyet për një gjendje të tillë janë: - Rritja e ngadalshme ekonomike - Të ardhura të ulta, - Buxheti i shtërnguar. Situata do të ishte edhe me e rëndë sikur të mungonin dërgesat nga diaspora. 96 48

Varfëria në Kosovë. Lajm i mirë është se varfëria është e cekët në kuptimin që shumë njerëz janë menjëherë mbi kufirin e varfërisë apo nën kufirin e varfërisë, gjegjësisht sillen rreth kufirit të varfërisë. Kjo nënkupton që ndryshime të vogla pozitive në nivelin e të ardhurave përmes rrtijes së normës së punësimit, mund të ndikoj që shumë njerëz të dalin nga kufiri i varfërisë. 97 Konceptet bazë Bruto produkti vendor Bruto produkti vendor për kokë banori Rritja ekonomike Lëvizjet e Çmimeve-Inflacioni Treguesit e tregut të punës Ekonomia joformale Varfëria në Kosovë 98 49