PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NJËSITË MATËSE



Σχετικά έγγραφα
Τ.Ε.Ι. ΗΠΕΙΡΟΥ ΣΧΟΛΗ ΤΕΧΝΟΛΟΓΙΑΣ ΓΕΩΠΟΝΙΑΣ ΤΜΗΜΑ ΦΥΤΙΚΗΣ ΠΑΡΑΓΩΓΗΣ

Γενική Φυσική. Μεγέθη & μονάδες. Φυσικά φαινόμενα. Μεγέθη και μονάδες 24/9/2014. Κωνσταντίνος Χ. Παύλου 1

Cilat nga bashkësitë = {(1, ), (1, ), (2, )},

Γενική Φυσική. Μεγέθη & μονάδες. Φυσικά φαινόμενα. Η παρατήρηση. Η παρατήρηση. Το πείραμα. Μεγέθη και μονάδες 24/9/2014. Κωνσταντίνος Χ.

Α. ΚΑΝΑΠΙΤΣΑΣ ΤΜΗΜΑ ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΗΣ ΤΕΙ ΛΑΜΙΑΣ ΛΑΜΙΑ, 2006

Κλίμακα των δυνάμεων του 10.

Φυσικές και χημικές ιδιότητες

ΕΡΓΑΣΤΗΡΙΟ ΕΝΟΡΓΑΝΗΣ ΑΝΑΛΥΣΗΣ

Εισαγωγή Σε Βασικές Έννοιες Της Φυσικής

Pošto pretvaramo iz veće u manju mjernu jedinicu broj 2.5 množimo s 1000,

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Από τις διαλέξεις του μαθήματος του Α εξαμήνου σπουδών του Τμήματος. Κ. Παπαθεοδώρου, Αναπληρωτής Καθηγητής Οκτώβριος Δεκέμβριος 2013

QARQET E RRYMAVE ELEKTRIKE NJËKAHORE Lëvizja e ngarkesës në përçues

RAPORT PËRFUNDIMTAR. Metodologjia për llogaritjen e Tarifave Nxitëse për Energjinë nga teknologjia e erës dhe hidrocentraleve të vogla.

Për pajtimtarët me parapagesë Vodafone Card dhe Vodafone Club

ΗΜΥ 100 Εισαγωγή στην Τεχνολογία ιάλεξη 3

ΗΜΥ 100 Εισαγωγή στην Τεχνολογία ιάλεξη 6

Φυσική Αντικείμενο: χαρακτηριστικά της φύσης που μπορούν να μετρηθούν Σκοπός ποσοτική κ ορθολογική περιγραφή φυσικών φαινομένων

Κεφάλαιο 11 Παραρτήματα

11915/3/08 REV 3 ZAC/thm DG C I A

Γεωργικές και Θερμοκηπιακές κατασκευές (Εργαστήριο)

Συμπίεση Δεδομένων Δρ. Ν. Π. Σγούρος

4.TRANSISTORËT BIPOLAR ME KONTAKT

Πρόταση Ο ΗΓIΑ ΤΟΥ ΕΥΡΩΠΑΪΚΟΥ ΚΟIΝΟΒΟΥΛIΟΥ ΚΑI ΤΟΥ ΣΥΜΒΟΥΛIΟΥ

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Answers to practice exercises

ΕΙΣΑΓΩΓΗ ΣΤΗ ΧΗΜΙΚΗ ΜΗΧΑΝΙΚΗ

Indukcioni elektromagnetik

ΗΜΜΥ 100 Εισαγωγή στην Τεχνολογία

ΟΔΗΓΙΑ ΤΟΥ ΣΥΜΒΟΥΛΙΟΥ. της 20ης Δεκεμβρίου 1979

ΕΙΣΑΓΩΓΗ ΣΤΗ ΧΗΜΙΚΗ ΜΗΧΑΝΙΚΗ

ΗΜΥ 100 Εισαγωγή στην Τεχνολογία Διάλεξη 3

Διάλεξη 2. Ηλεκτροτεχνία Ι. Κυκλώματα συνεχούς και Ηλεκτρομαγνητισμός. Α. Δροσόπουλος

ΔΙΑΣΤΑΣΕΙΣ ΚΑΙ ΜΟΝΑΔΕΣ

Μετρήσεις. Η διαδικασία να μπορούμε να ποσοτικοποιήσουμε εκείνο για το οποίο μιλάμε και να το εκφράσουμε με αριθμούς ονομάζεται μέτρηση.

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

1.5 Γνωριμία με το εργαστήριο Μετρήσεις

Άσκηση 2: Εργαστηριακα σκεύ η χημει ας. Μετρη σεις ό γκων και μαζων 1

Φωτοµετρικά µεγέθη πολική κατανοµή φωτοβολίας

ΜΟΝΑ ΕΣ, ΣΤΑΘΕΡΕΣ, ΧΡΗΣΙΜΕΣ ΣΧΕΣΕΙΣ

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Kontrolné otázky na kvíz z jednotiek fyzikálnych veličín. Upozornenie: Umiestnenie správnej a nesprávnych odpovedí sa môže v teste meniť.

Με την ολοκλήρωση αυτής της άσκησης ο σπουδαστής θα πρέπει:

Materialet në fushën magnetike

ΦΥΣΙΚΗ Α ΛΥΚΕΙΟΥ. Επιμέλεια Σημειώσεων : Ελένη Κασούτσα ΕΙΣΑΓΩΓΙΚΟ ΚΕΦΑΛΑΙΟ-ΜΑΘΗΜΑΤΙΚΟ ΒΟΗΘΗΜΑ

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

ΤΕΙ Δυτικής Μακεδονίας Σχολή Τεχνολογικών Εφαρμογών (ΣΤΕΦ) Τμήμα Μηχανικών Περιβάλλοντος & Μηχανικών Αντιρρύπανσης Τ.Ε.

Μετρήσεις. Μέτρηση: η σύγκριση μιας φυσικής ποσότητας με μια μονάδα μέτρησης. Μονάδα μέτρησης: ένα καθορισμένο πρότυπο μέτρησης Ατσάλινη ράβδος

2 η ΑΣΚΗΣΗ Γ ΛΥΚΕΙΟΥ ΕΚΦΩΝΗΣΗ

ΣΥΣΤΗΜΑΤΑ ΜΟΝΑ ΩΝ. B m g

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

MËSIMDHËNIA E HISTORISË MODERNE TË EUROPËS JUGLINDORE Materiale Mësimore Plotësuese. Kombet dhe shtetet në Europën Juglindore

Το άτομο του Υδρογόνου

Β ΛΥΚΕΙΟΥ ΘΕΤΙΚΗ/ΤΕΧΝΟΛΟΓΙΚΗ ΚΑΤΕΥΘΥΝΣΗ ΦΥΣΙΚΗ

Εξετάσεις Φυσικής για τα τμήματα Βιοτεχνολ. / Ε.Τ.Δ.Α Ιούνιος 2014 (α) Ονοματεπώνυμο...Τμήμα...Α.Μ...

1. Ένα σώμα m=1 kg εκτελεί γ.α.τ. και η μεταβολή της επιτάχυνσής του σε συνάρτηση με το χρόνο φαίνεται στο σχήμα.

ΗΜΜΥ 100 Εισαγωγή στην Τεχνολογία

Propozim për strukturën e re tarifore

Δρ. Μηχ. Μηχ. Α. Τσουκνίδας. Σχήμα 1

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

ΕΥΡΩΠΑΪΚΟ ΚΟΙΝΟΒΟΥΛΙΟ

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Φυσικές Μετρήσεις ΣΚΟΠΟΣ

Whitaker, Jerry C. Chapter 12 Reference Data Power Vacuum Tubes Handbook 2 nd Edition. Ed. Jerry C. Whitaker Boca Raton: CRC Press LLC, 2000

Ακτινοβολίες και Ακτινοπροστασία Ενότητα 2η: Απορρόφηση ραδιενεργών ακτινοβολιών, επιπτώσεις στην υγεία, δοσιμετρία

Dielektriku në fushën elektrostatike

Φυσική Β Λυκειου, Γενικής Παιδείας 2ο Φυλλάδιο - Οµαλή Κυκλική Κίνηση

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Αλληλεπίδραση ακτίνων-χ με την ύλη

Παράρτημα 1: Μονάδες, Διαστάσεις και Μετατροπές (Units, Dimensions, and Conversions) 1 Υδρολογικές Ποσότητες

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

PËR BARNAT NARKOTIKE, SUBSTANCAT PSIKOTROPE DHE PREKURSORË

Στοιχεία εισαγωγής για τη Φυσική Α Λυκείου

ΚΕΦΑΛΑΙΟ 1 18/9/2014 ΕΙΣΑΓΩΓΗ_ΚΕΦ. 1

Γεωργικές και Θερμοκηπιακές κατασκευές (Εργαστήριο)

ΗΛΙΑΣΚΟΣ ΦΡΟΝΤΙΣΤΗΡΙΑ. Θετικής - Τεχνολογικής Κατεύθυνσης Φυσική Γ Λυκείου ΥΠΗΡΕΣΙΕΣ ΠΑΙΔΕΙΑΣ ΥΨΗΛΟΥ ΕΠΙΠΕΔΟΥ. Επιμέλεια: ΘΕΟΛΟΓΟΣ ΤΣΙΑΡΔΑΚΛΗΣ

ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje)

( ) 4πε. ku ρ eshte ngarkesa specifike (ngarkesa per njesine e vellimit ρ ) dhe j eshte densiteti i rrymes

1745 P. v. Musschenbroek Franklin Α 1785 Coulomb. ό ος Coulomb 1800 A. Volta H. C. Oersted Α.. Ampere G. S.

Ε. Κ. Παλούρα, ΦΥΣΙΚΗ ΦΑΡΜΑΚΕΥΤΙΚΟΥ 2013

Εισαγωγή Διάκριση των ρευστών

Ε. Παυλάτου, 2019 ΒΑΣΙΚΕΣ ΚΑΙ ΠΑΡΑΓΟΜΕΝΕΣ ΔΙΑΣΤΑΣΕΙΣ. Σκοπός : κοινή ορολογία στη μέτρηση των διαστάσεων. SI CGS American Engineering System - UK

ΜΕΤΡΗΣΗ ΜΑΖΑΣ & ΟΓΚΟΥ ΥΠΟΛΟΓΙΣΜΟΣ ΠΥΚΝΟΤΗΤΑΣ

Fletorja Zyrtare Viti 2014 Numri 190

ΠΛΗ 21 - Τι είναι Ψηφιακό Σύστημα

ΕΠΑΝΑΛΗΠΤΙΚΟ ΙΑΓΩΝΙΣΜΑ ΦΥΣΙΚΗΣ ΚΑΤΕΥΘΥΝΣΗΣ 2013

Θεωρία Φυσικής Τμήματος Πληροφορικής και Τεχνολογίας Υπολογιστών Τ.Ε.Ι. Λαμίας

Θεωρία Γνωρίσματα της ύλης (μάζα, όγκος, πυκνότητα). Μετρήσεις και μονάδες.

ΕΝΟΤΗΤΑ Ι ΗΛΕΚΤΡΟΣΤΑΤΙΚΟ ΠΕ ΙΟ

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Ρ Ο Ν Τ Ι Σ Τ Η Ρ Ι Α ΕΡΥΘΡΑΙΑΣ ΠΕΡΙΣΤΕΡΙ Τ ΗΛ

Συστήματα Βιομηχανικών Διεργασιών 6ο εξάμηνο

ΦΥΣΙΚΗ Γ ΛΥΚΕΙΟΥ ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ ΘΕΜΑΤΑ

Γραµµοµοριακός όγκος. Ο Νόµος του Avogadro

Αναπληρωτής Καθηγητής Τμήμα Συντήρησης Αρχαιοτήτων και Έργων Τέχνης Πανεπιστήμιο Δυτικής Αττικής - ΣΑΕΤ

ΑΡΙΣΤΟΤΕΛΕΙΟ ΠΑΝΕΠΙΣΤΗΜΙΟ ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ ΤΜΗΜΑ ΓΕΩΛΟΓΙΑΣ Εργαστήριο Τεχνικής Γεωλογίας & Υδρογεωλογίας. ρ. Υδρογεωλογίας Παν. Πατρών Λέκτορας Α.Π.Θ.

Transcript:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr.2004 / 11 Kuvendi i Kosovës, PËR NJËSITË MATËSE Në bazë të Rregullorës nr. 2001/ 9 të datës. 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, e në veqanti nenet 5.1 (ç), 9.1.1, 9.3.3, 11.2, Miraton: LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE Dispozitat e Përgjithshme Neni 1 Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/. Neni 2 Përdorimi i njësive matëse ligjore është i detyrueshëm në këto fusha: a. në lëminë e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari, energjetikë, idurstri, tregti,), në shërbimet shëndetësore dhe në mbrojtjen e ambientit; b. në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore, në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha aktet dhe dokumentet tjera zyrtare. Neni 3 Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të pranuara, të cilat i harton Instituti për Metrologji Legale i Kosovës dhe i miraton Ministria për Tregti dhe Industri.

Njësitë Matëse Neni 4 Njësitë matëse legale në Kosovë janë: 4.1. Njësitë e sistemit ndërkombëtar (në vazhdim: njësitë SI), dhe atë: i. Njësitë themelore SI (tabela 1); ii. Njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta (tabela 2); iii. Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta (tabela 3). 4.2. Një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit ndërkombëtar SI: i. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë (tabela 4); ii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht (tabela 5); iii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme (tabela 6). 4.3. Njësitë tjera jashtë SI të ndaluara për përdorim: i. Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim, (tabela 7); ii. Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim (tabela 8). 4.4. Parashtesat (prefiksat): i. Parashtesat (prefiksat), në SI, (tabela 9); ii. Prefiksat për shumëfishat binarë, (tabela 10); iii. Krahasime me prefiksat SI, (tabela 11). 4.5. Emrat dhe simbolet e madhësive dhe njësive të sistemit SI dhe jashtë sistemit SI, të paraqitura në paragrafet 1,2,3 dhe 4, të këtij neni, janë dhënë në shtesën nr. 1, që është pjesë përbërëse e këtij ligji. Neni 5 Përveq njësive matëse ligjore nga neni 4 i këtij Ligji, në Kosovë mund të përdoren edhe njësitë tjera matëse: a. nëse përdorimi i njësive të tilla matëse është pranuar me marrëveshje ndërkombëtare; b. nëse për mallin, shërbimin apo të dhënat për eksport jashtë Kosovës, në atë vend përdoren këto njësi matëse. 2

Neni 6 Gjatë vënjes në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve apo informacioneve, shënimet e paraqitura në njësitë matëse, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, të shprehen edhe në njësitë matëse të miratuara me këtë ligj. Neni 7 Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse mund të paraqiten me simbole të rregulluara veqanërisht për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në bazë të normave ndërkombëtare. Neni 8 Mbikqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe palëve të tjer? fizik dhe juridik. Dispozitat Ndëshkuese Neni 9 9.1. Me gjobë prej 1000 deri 5000 dënohet personi juridik nëse në qarkullimin e mallrave apo gjatë kryerjes së shërbimeve nuk e përdorë njësinë matëse të rregulluar me këtë ligj (neni 4, 5 dhe 6). 9.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 deri 500 edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik. Neni 10 10.1. Me gjobë prej 500 deri 2500 dënohet personi juridik nëse në punën e tij i përdor njësitë matëse në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ( neni 4); 10.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 deri 500 edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik. Neni 11 11.1. Me gjobë prej 150 deri 500 dënohet për kundërvajtje ndërmarrësi nëse njësitë matëse nuk i përdor me emrat dhe simbolet e rregulluara me këtë ligj (neni 4 dhe 5). 11.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 deri 250 edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik. 3

Neni 12 Me gjobë prej 150 deri 500 dënohet për kundërvajtje personi fizik i cili kryen veprimtari ekonomike me punë vetanake, nëse kryen ndonjërën nga aktet në nenet 9.,10 dhe 11 të këtij Ligji. Neni 13 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Dispozitat Përfundimtare Neni 14 Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohen të gjitha aktet tjera normative që rregullojnë lëminë e njësive matëse. Neni 15 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes së tij nga PSSP-ja. Ligji Nr.2004 / 11 29 prill 2004 Kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci 4

SHTESA NR. 1. Njësitë matëse themelore të sistemit ndërkombëtar SI për matjen e dukurive dhe të madhësive fizike janë: Tabela 1: Njësitë themelore SI Madhësia themelore Njësia themelore Emri Simboli Emri Simboli gjatësia l metri m masa m kilogrami kg koha t sekonda s intensiteti i rrymës elektrike temperatura termodinamike I amperi A T kelvini K sasia e materies n moli mol intensiteti i dritës Iv kandela cd 5

Tabela 2: Njësitë e derivuara SI me emra dhe simbole të veçantë Njësia e derivuara SI Madhësia e derivuar Emri Simboli Shprehja përmes njësive tjera SI Shprehja përmes njësive themelore SI këndi në rrafsh radian rad - m m -1 = 1 këndi hapësinor steradian sr - m 2 m-2 = 1 frekuenca herc Hz - s -1 forca njuton N - m kg s -2 shtypja paskal Pa N/m 2 m-1 kg s-2 energjia, puna, sasia e nxehtësisë xhul J N m m2 kg s-2 fuqia, fluksi radiant vat W J/s m2 kg s-3 ngarkesa elektrike kulon C - s A ndryshimi i potencialit elektrik,forca elektromotore kapaciteti elektrik volt V W/A m2 kg s-3 A-1 farad F C/V m-2 kg-1 s4 A2 rezistenca elektrike ohm Ω V/A m2 kg s-3 A-2 përqueshmëria elektrike siemens S A/V m-2 kg-1 s3 A2 fluksi magnetik veber Wb V s m2 kg s-2 A-1 induksioni magnetik tesla T Wb/m 2 kg s-2 A-1 Induktiviteti henri H Wb/A m2 kg s-2 A-2 temperatura e Celsiusit shkallë Celsius C - K fluksi i dritës lumen lm cd sr (c) m 2 m-2 cd = cd ndriqimi luks lx lm/m 2 m 2 m-4 cd = m -2 cd aktiviteti i radionuklidit bekerel Bq - s -1 doza e absorbuar e rrezatimit jonizues, grej Gy J/kg m2 s-2 energjia specifike doza ekuivalente e rrezamit jonizues sivert Sv J/kg m2 s-2 aktiviteti katalitik katal kat s -1 mol 6

Tabela 3: Njësive e derivuara SI emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI me emra dhe simbole të veçantë Madhësia e derivuar Njësia e rrjedhur SI Emri Simboli viskoziteti dinamik paskal sekonda Pa s momenti i forcës njuton metër N m tensioni sipërfaqësor njuton per metër N/m shpejtësia këndore radian per sekondë rad/s nxitimi këndor radian për sekondë në katror rad/s 2 densiteti i fluksit termik (irradiance) vat për metër katror W/m 2 termokapaciteti, entropia xhul për kelvin J/K termokapaciteti specifik, entropia specifike xhul për kilogram kelvin J/(kg K) energjia specifike xhul për kilogram J/kg përçueshmëria termike vat për metër kelvin W/(m K) densiteti i energjisë xhul për metër kub J/m 3 intensiteti i fushës elektrike volt për metër V/m densiteti I ngarkesës elektrike kulon për metër kub C/m 3 densiteti I fluksit elektrik kulon për metër katror C/m 2 permitiviteti farad për metër F/m permeabiliteti henri për metër H/m energjia molare xhul për mol J/mol entropia molare, termokapaciteti molar jul për mol kelvin J/(mol K) ekspozicioni (rrezet x dhe γ)i rrezatimit jonizues kulon për kilogram C/kg shkalla e dozës së absorbuar të rrezatimit jonizues grej për sekondë Gy/s intensiteti i rrezatimit vat për steradian W/sr ndriqushmëria vat për metër katror steradian W/(m 2 sr) koncentrimi katalitik katal për metër kub kat/m 3 7

Tabela 4: Njësitë jashtë SI të pranuara për përdorim të gjërë Madhësia Njësia Emri Simboli Emri Simboli Vlera në njësi SI koha këndi rrafsh në t ϕ minuta ora dita shkalla minuta sekonda min h d 1 min = 60 s 1 h = 60 min 1 d = 24 h 1 = (π/180) rad 1 = (1/60) 1 = (1/60) vëllimi V litri L 1 L = 1 dm 3 masa m tonelata t 1 t = 10 3 kg log neperi Np 1 Np = 1 ln beli B 1 B = (1/2)ln 10 Np Lejohet përdorimi e disa njësive që kanë hyrë në përdorim të thellë, siç janë: Njësitë tradicionale matematikore për matjen e këndeve: shkalla këndore, minuti këndor (arkminuti) dhe sekonda këndore (arkseconda). Njësitë tradicionale për matjen civile të kohës (minuti, ora, dita, dhe viti). Dy njësi metrike që përdoren shpesh në jetën e përditshme: litri për vëllim dhe tona për masa të mëdha. Dy njësi logaritmike: neperi dhe beli. 8

Tabela 5:Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht Madhësia Njësia Emri Simboli Emri Simboli Vlera në njësi SI energjia E 1 ev = 1,602 18*10 elektronvolti ev J (përafërsisht) masa m njësia e unifikuar 1 u = 1,660 54*10 u kg atomike e masës (përafërsisht) gjatësia l njësia astronomike ua 1 ua = 1,495 98*10 11 m (përafërsisht) Lejohet përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë: njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë dhënë në tabelën 5. 9

Tabela 6: Njësi jashtë SI, të pranuara për përdorim në raste të posaqme Madhësia Njësia Simboli Vlera në njësitë SI gjatësia milë 1 milë detare = 1852 m detare shpejtësia knot 1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s densiteti linear teks 1 teks=10-6 kg/m=1mg/m presioni I lëngjëve të trupit të njeriut milimetër kolonë me merkur mmhg 1 mmhg=133322pa ar a 1 a = 1 dam 2 = 10 2 m 2 sipërfaqja hektar ha 1 ha = 1 hm 2 = 10 4 m 2 shtypja bar bar 1 bar = 0.1 MPa = 100 kpa = 1000 hpa = 10 5 Pa gjatësia angstrem Å 1 Å = 0.1 nm = 10-10 m seksioni barn b 1 b = 100 fm 2 = 10-28 m 2 Lejohet edhe përdorimi i disa njësive metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në lëmenj të ndryshëm të shkencës. Përdormin e ktyre njësive duhet kuptuar në atë mënyrë që me rastin e çdo përdorimi të jepet korelacioni i tyre me njësitë përkatëse ndërkombëtare SI. Këtu bëjnë pjesë këto njësi: mila nautike si njësi e shpejtësisë dhe nyja (knot) njësi e shpejtësisë që tradicionalisht përdoren në detari dhe meteorologji. ari dhe hektari njësi të shpeshta për sipërfaqe (në Shqipëri me të madhe përdoret edhe njësia e vjetër me origjinë turke dulum që ka 10 ari). bari si njësi e shtypjes me shumëfishat dhe nënfishat e ndërtuar sipas parashtesave përkatëse siç është milibari në meteorologji dhe kilobari në teknikë. angstremi (ångström) si njësi e gjatësisë në fizikë dhe barni si njësi e seksionit efikas në fizikën nukleare. 10

Tabela 7: Njësi të derivuara të sistemit CGS me emërtime të posaçme Madhësia Emri Simboli Vlera në njësi SI puna, energjia erg erg 1 erg = 10 7 J forca din (dyn) dyn 1 dyn = 10 5 N puaz (poise) P 1 P = 1 dyn s/cm 2 = 0.1 Pa viskoziteti s stoks St 1 St = 1 cm 2 /s = 10 4 m 2 /s (stokes) induksioni gaus G 1 G 10 4 T magnetik intensiteti i fushës magnetike oersted Oe 1 Oe (1000/4 ) A/m fluksi magnetik maksuell Mx 1 Mx 10 8 Wb shkëlqimi stilb sb 1 sb = 1 cd/cm 2 = 10 4 cd/m 2 ndriçueshmëria fot (phot) ph 1 ph = 10 4 lx nxitimi gal Gal 1 Gal = 1 cm/s 2 = 10 2 m/s 2 Në tabelën 7 janë dhënë njësi që mund të hasen në literaturë dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Me ndihmën e kësaj tabele ato shndërrohen në njësi SI dhe pastaj, vlerat bëhen të lejuara për përdorim. 11

Tabela 8: Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim Madhësia Emri i njësisë Simboli Vlera në njësi SI aktiviteti i radionukleideve kiri Ci 1 Ci = 3.7*10 10 Bq ekspozimi i rrezeve iks apo gama rëntgen R 1 R = 2.58*10 4 C/kg doza e absorbimit të ionizimit rad rad 1 rad = 1 cgy = 10 2 Gy doza ekuivalente rem rem 1 rem = 1 csv = 10 2 Sv gjatësia njësia X 1 njësi X 1,002*10 4 nm nënfish i njësisë tesla gama 1 = 1 nt = 10 9 T jansky Jy 1 Jy = 10 26 W m 2 Hz 1 gjatësia fermi 1 fermi = 1 fm = 10 15 m masa karati metrik 1 karat metrik = 200 mg = 2*10 4 kg torr Torr 1 Torr = (101 325/760) Pa shtypja atmosfera normale atm 1 atm = 101 325 Pa nxehtësia kaloria cal 1 cal = 4,1868 J gjatësia mikron µ 1 µ = 1 µm = 10 6 m Në tabelën 8 janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI. 12

Tabela 9: Parashtesat-prefiksat SI Faktori Emri Simboli 10 24 Jota Y 10 21 Zeta Z 10 18 Ekza E 10 15 Peta P 10 12 Tera T 10 9 Giga G 10 6 mega M 10 3 kilo K 10 2 hekto H 10 1 deka da Faktori Emri Simboli 10-1 deci d 10-2 centi c 10-3 mili m 10-6 mikro µ 10-9 nano n 10-12 piko p 10-15 femto f 10-18 ato a 10-21 zepto z 10-24 jokto y Parashtesat SI shërbejnë për krijimin e njësive decimale.njësitë decimale krijohen: nga të gjitha njësitë themelore SI, përpos njësisë kilogram-kg (tab.2). nga të gjitha njësitë e derivuara SI të emërtuara posaqarisht, përpos njësisë shkallë celzius- 0 C (tabela 3). Nga këto njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaqme të emërtuara posaqërisht:litër (L), teks (tex), bar (bar), elektronvolt (ev), dhe varn (var). 13

Tabela 10: Prefiksat për shumëfishat binarë Emri Simbol Faktori i kibi Ki 2 10 = 1024 mebi Mi 2 20 = 1 048 576 gibi Gi 2 30 = 1 073 741 824 tebi Ti 2 40 = 1 099 511 627 776 pebi Pi 2 50 = 1 125 899 906 842 624 eksbi Ei 2 60 = 1 152 921 504 606 846 975 zebi Zi 2 70 = 1 180 591 620 717 411 303 424 jobi Yi 2 80 = 1 208 925 819 614 629 174 706 176 Në dhjetorin e viti 1998 IEC (International Electrotechnical Commission), ka aprovuar emrat dhe simbolet standarde të prefiksave të shumëfishave binarë. Këta prefiksa janë dhënë në tabelën 7. Emrat janë formuar nga dy shkronjat e parë e parashtesës ndërkombëtare për shumëfisha (ki, me, gi, ti, pi, ex, ze, yo), nga shkronjat bi që do të thotë binary që mund të zbatohen në njësinë bit apo byte. Simbolet e shumëfishave binarë janë formuar nga simboli i shumëfishit ndërkombëtar SI (K, M, G, T, P, E, Z, Y) dhe shkronjës i (Ki, Mi, Gi, Ti, Pi, Ei, Zi, Yi). Në këtë rast shumëfishi kilo ka marrë simbolin K a mund të merret edhe k. Tabela 11: Krahasime me prefiksat SI një kibibit 1 Kibit = 2 10 bit = 1 024 bit një kilobit 1 kbit = 10 3 bit = 1 000 bit një mebibajt 1 MiB = 2 20 B = 1 048 576 B një megabajt 1 MB = 10 6 B = 1 000 000 B një gibibajt 1 GiB = 2 30 B = 1 073 741 824 B një gigabajt 1 GB = 10 9 B = 1 000 000 000 B Në tabelën 11 shihen disa shembuj të krahasimit të njësive binare me njësi ndërkombëtare. 14