INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

Σχετικά έγγραφα
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN LËNDA: FIZIKË E THELLUAR

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

Libër mësuesi për klasën e katërt

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Detyra për ushtrime PJESA 4

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Propozim për strukturën e re tarifore

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

EDMOND LULJA NERITAN BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 10

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME

Libër mësuesi Matematika

Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

INSTITUTI I KURRIKULËS DHE I TRAJNIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Article 25 in LCPJ. Abstract

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE

KLIKONI KËTU

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË KODI:

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4

MATEMATIKË HYRJE QËLLIMET

ΚΟΛΛΕΓΙΟ ΑΘΗΝΩΝ Σχολικό έτος: ΤΜΗΜΑ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ ΓΥΜΝΑΣΙΟ

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas

LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9

Edmond LULJA Neritan BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN BOTIME

ΥΛΗ ΕΞΕΤΑΣΕΩΝ 2007 ΥΠΟΨΗΦΙΩΝ ΥΠΟΤΡΟΦΩΝ ΚΑΘΙΔΡΥΜΑΤΟΣ ΑΘΑΝΑΣΙΟΥ ΜΑΤΑΛΑ Α ΝΕΟΕΛΛΗΝΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

SYLABUSET (PROGRAMET MËSIMORE) E LËNDËVE

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Elona Terziu Edmond Klironomi. Libër mësuesi për tekstin shkollor. Fizika 10. Shtëpia botuese Albas

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN. Matematika 11

Definimi dhe testimi i hipotezave

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë)

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Të jetuarit në demokraci

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

ΥΛΗ ΥΠΟΤΡΟΦΙΩΝ ΓΙΑ ΥΠΟΨΗΦΙΟΥΣ Α ΓΥΜΝΑΣΙΟΥ. Από το βιβλίο μαθητή και το τετράδιο εργασιών της ΣΤ Δημοτικού:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Libër për mësuesin Matematika 9

LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ" VITI SHKOLLOR

Απλές ασκήσεις για αρχάριους μαθητές 3

ROSETTA STONE. Αθήνος Κωνσταντινίδης

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

PARALELIZMA NË STRUKTURËN GRAMATIKORE TË SHQIPES E TË GREQISHTES (SISTEMI FOLJOR)

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

BIOLOGJI HYRJE. Gjimnazi - matematikë dhe informatikë (2 orë në javë, 66 orë në vit)

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE KATALOGU I PROVIMIT - FIZIKË

ΚΟΛΛΕΓΙΟ ΑΘΗΝΩΝ Σχολικό έτος: ΤΜΗΜΑ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ ΓΥΜΝΑΣΙΟ ΝΕΟΕΛΛΗΝΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ Α ΓΥΜΝΑΣΙΟΥ. Προτεινόμενος Προγραμματισμός κατά ενότητα

Advanced Subsidiary. Κατανόηση γραπτού λόγου Μετάφραση Γραπτό κείμενο. Κατανόηση

Metodat e Analizes se Qarqeve

Building Excellence Through Accreditation

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

10 Probabilitet Orë të lira 20 Shuma 140

ΓΝΩΣΤΙΚΟ ΑΝΤΙΚΕΙΜΕΝΟ: ΓΕΡΜΑΝΙΚΑ-ΙΣΠΑΝΙΚΑ-ΙΤΑΛΙΚΑ-ΡΩΣΙΚΑ ΑΝΤΙΣΤΟΙΧΑ ΔΙΔΑΚΤΕΑ ΔΕΙΚΤΕΣ ΕΠΑΡΚΕΙΑΣ

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

Transcript:

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE Koordinatore: Erifili Hashorva Viti shkollor: 2013-2014 TIRANË JANAR, 2014 1

1. UDHËZUES I PËRGJITHSHËM MBI PROGRAMIN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR LËNDËN E GJUHËS GREKE DHE MBI PËRDORIMIN E TIJ NGA MËSUESIT Ky program orientues mbështetet në standardet e arritjes së mësimit të gjuhës greke dhe bazuar në udhëzimin e datës 26/12/2013 të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit Për Zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore ku gjuha e huaj është përcaktuar provim (lëndë) me zgjedhje. Niveli i njohurive i përket nivelit B2 sipas dokumentit evropian Kuadri i Përbashkët Evropian i referencave për Gjuhët. Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën greke, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional. Ky program duhet të nxisë inspirim dhe sfidë për të gjithë nxënësit dhe t i përgatisë ata për të ardhmen. Programi Orientues është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve si dhe zhvillimet e tyre personale. Synimet e Programit Ky program synon: Të ndihmojë nxënësin në përgatitjen e tij për provimin e maturës në gjuhën greke. Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t u dhënë orientimet e duhura nxënësve. Vlerësimin e njëkohshëm të 2 aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj) dhe dy konceptet bazë, që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit dhe të shprehurit me shkrim. Të japë orientime për specialistët e gjuhës greke që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore. 2

Vlerësimin e të kuptuarit dhe të shprehurit me anë të strukturave gjuhësore bazë, aftësinë për të përdorur gjuhën që është e përshtatshme për greqishten standarde (në aspektin e saj morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional). Të matë aftësinë për të përdorur formimin gjuhësor në mënyrë të pavarur, në mënyrë korrekte dhe të përshtatshme në situatën e komunikimit me shkrim duke shprehur aftësinë e organizimit të ideve, mbrojtjes së ideve të tyre me shembuj dhe argumente nga jeta e tyre. Udhëzime praktike mbi përdorimin e programit Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato. Kur flitet për tematikën kryesore në program (p.sh: Η ζωή διάσημων ανθρώπων ) kjo nuk do të thotë që në provim do të ketë pasazhe nga mësimet që ka në libër ( p.sh David Copperfield, Jony Deep etj). Në provim mund të dalë jeta e një figure tjetër të shquar në atë fushë. Kështu që mësuesi duhet t i përgatisë nxënësit që të kenë njohuri dhe një bagazh të konsiderueshëm leksikor për temat që janë te përfshira në program (αθλητισμός και ψυχαγωγία, διατροφή, υγεία και ασφάλεια, ο χρόνος, τα ταξιδίδια, περιβαλλοντικά θέματα, σύγχρονος τρόπος ζωής, κλπ.) Përsa i përket gramatikës, mësuesi duhet t i përgatisë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (παθητική φωνή, υποτακ τική έγκλιση, χρόνοι ρημάτων, παραθετικά επιθέτων και επιρρημάτων, σύνδεσμοι, κλπ.) duke dalë nga konteksti i mësimeve ku këto probleme trajtohen. Mësuesi duhet t i vërë theksin anës praktike të zgjidhjes së ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipe ushtrimesh me alternativa, e herë tipe ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë μετατροπή ενεργητικής σε παθητική σύνταξη και το αντίθετο, διόρθωση σφαλμάτων κλπ. Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme duke përdorur situata nga të gjitha fushat e jetës, por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet mësimore. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto funksione gjuhësore: 3

Έκφραση ενδιαφερόντων Μιλάμε για διαφορετικά επίπεδα σχετικά με τα ενδιαφέροντά μας Παρουσίαση θέσεων Προτάσεις Η είδηση και το σχόλιο Η πειθώ Përsa i përket të shkruarit mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të organizojnë me të tëra elementët forma të ndryshme eseje ose kompozimi jo letrar. Ata duhet të përgatiten që të ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe leksikore, dhe paragrafët në një njësi të unifikuar (ese ose thjesht kompozim). Gjithashtu mësuesi duhet të përgatisë nxënësit që të dinë të përmbledhin me shkrim një përvoje personale duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij në një tekst koherent. 2. Aftësitë dhe njohuritë që duhet të zotërojë nxënësi maturant për të qenë i përgatitur për Provimin e Maturës në gjuhën greke Nxënësi i ushtrohet provimit të Maturës në Gjuhën greke duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohuritë e tij për çka më poshtë vijon: 2.1 Të lexuarit dhe të kuptuarit (Ανάγνωση και κατανόηση) Vlerësimi i këtij komponenti do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose jo letrare, për të gjykuar mbi të. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe të kuptojë në mënyrë globale tekste për të gjetur informacionin e kërkuar; për të mbledhur informacionet që i kërkohen nga pjesë të ndryshme të një teksti, apo tekste të ndryshme për të përmbushur një detyrë apo kërkesë të caktuar. Më poshtë po rradhisim disa aspekte të leximit: Marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. 4

Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. Paraqitja e elementëve provues që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi. Thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimt të saj. Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës. Zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë. Kuptimin global të tekstit. Kuptimi i thelluar: gjetja e të pashprehurës ose idesë që nënkuptohet, qëndrimin e autorit, etj. Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit. Gjetjen e fjalëve referuese. Zgjidhjen e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit. 22. Të shprehurit me shkrim (Γραπτή έκφραση) Në provimin e maturës nxënësi duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara mbi një gamë të gjerë temash duke i lidhur elementët në mënyrë lineare, duhet të jetë në gjendje të bëjë përshkrime të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat e tij duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim real apo imagjinar, të tregojë një histori, të shkruajë ese mbi tema të ndryshme, të shkruajë një letër personale apo zyrtare, të bëjë qartë komentin e një filmi, të shkruajë një informacion duke u nisur nga shënimet e marra etj. Për vlerësimin e kësaj aftësie nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej 120-150 fjalësh, në të cilin duhet të zhvillojë një temë mbi një çështje me interes të përgjithshëm e duke marrë shkas nga pjesa e panjohur ose që nuk ka lidhje me të. Nxënësi do të vlerësohet për: përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore dhe strukturën e koherencën. Të shprehurit me shkrim përfshin: të shprehurit me shkrim në formën e një eseje për një gamë të gjerë temash të njohura e komplekse që janë trajtuar në librat e tre viteve ( δοκίμιο περιορισμένης συνήθως έκτασης, που πραγματεύεται συγκεκριμένο θέμα 5

χωρίς να το εξαντλεί και το οποίο αποδίδει με σαφήνεια τις απόψεις του μαθητή); një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (συγγραφή σύντομης επιστολής, περιλήψης κειμένου, έκθεσης, μελέτη και σύντομα άρθρα); lidhjen në mënyrë koherente të informacioneve nga burime të ndryshme; shprehjen e pikëpamjeve në formë të argumentuar; përdorimin e një repertori të gjerë leksikor; komente me shkrim për probleme të ndryshme (διηγήματα, περιγραφές για ανθρώπους που εργάζονται σε διάφορα επαγγέλματα, τουριστικούς προορισμούς, γεγονότα και αντικείμενα). 2.3 Përdorimi i Gjuhës (Η χρήση της Ελληνικής Γλώσσας) Në këtë program njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë gjatë tre viteve të gjimnazit, janë të dhëna përmes fushës tematike të mëposhtme, e cila është e ndarë në linja dhe nën-linja sipas tematikës së zhvilluar në shkollë dhe elementëve gramatikorë, të cilët zhvillohen në mënyrë spirale nga viti në vit dhe jepen të detajuara në program. Shprehitë Shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar janë dhënë përmes akteve dhe funksioneve komunikative. Ato tregojnë se cilat janë shprehitë kryesore që një nxënës ka fituar përmes realizimit të programit lëndor dhe që është i aftë të shprehë. Tipet e ushtrimeve të rekomanduara për çdo fushë Të lexuarit dhe të kuptuarit (Ανάγνωση και κατανόηση) - Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit. - Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash. - Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Συμπλήρωση φράσεων ή προτάσεων). - Ushtrime me përgjigje po/jo (Τύπου ΝΑΙ/ΟΧΙ). 6

- Ushtrime me e vërtetë/e rreme (Σωστό ή Λάθος). - Ushtrime me disa alternativa (Πολλαπλών επιλογών), përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna). - Ushtrime ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. - Ushtrime ku i kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. - Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve (Συνοχή παραγράφων) - Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementëve provues që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi. - Ushtrime ku i kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj. - Ushtrime ku i kërkohet formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës. - Ushtrime ku i kërkohet zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë. Përdorimi i Gjuhës Χρήση της Γλώσσας (Γραμματική και Λεξιλόγιο) - Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me një të ngjashmen e saj. - Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër por duke ruajtur kuptimin e fjalisë. - Ushtrime me shumë zgjedhje/ alternativa (Πολλαπλών επιλογών). - Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur. - Ushtrime me ndërtim fjalish. - Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i funksionit me strukturën përkatëse, etj. - Αντιστοίχιση. Të Shkruarit (Γραπτός λόγος) 7

- Shkrimi i një emeil-i, ku i tregohet një miku rreth një eksperience që ka lënë mbresa. - Përmbledhje e një filmi, libri, ose historie. - Aplikime ose rekomandime për një punë part-time. - Shkrimi i një eseje përshkruese ose argumentuese me tërë fazat e ndërtimit të saj. - Raporte ku shprehet një vlerësim ose një propozim. - Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar. Struktura e Provimit në përqindje Aspektet Gjuhësore që do të vlerësohen Përqindja Të Kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose joletrar) Κατανόηση γραπτού κειμένου (λογοτεχνικού και μη) Përdorimi i Gjuhës (gramatika dhe leksiku) Η χρήση της γλώσσας (γραμματική και λεξιλόγιο) Të Shkruarit (ese ose krijim, një letër, kërkesë, përshkrim, artikull, përmbledhje, etj.) 40% 40% 20% Παραγωγή γραπτού λόγου 3. Përmbajtja e Programit Fushat tematike dhe leksiku Kjo rubrikë e programit grupon linjat kryesore si edhe nën-linjat, të cilat janë të përbashkëta për mësimin e gjuhës së huaj. Ato reflektojnë interesat dhe motivimin e nxënësve dhe përfshijnë gjithë sferën e marrëdhënieve familje-shoqëri-nxënës; sferën publike dhe sferën profesionale si edhe aspektin kulturor e qytetërimin. 8

Përmbajtja tematike është mbështetur në programin e zhvilluar në shkollën e mesme si edhe në tekstet shkollore për gjuhën greke. Tematika e mëposhtme, e parashikuar për provimin e maturës, do të përfshijë temat bazë (sipas kurrikulës) dhe nëntema të marra nga kurrikula dhe tekstet. Temat janë formuluar në mënyrë përgjithësuese e jo sipas titujve të teksteve dhe përfshijnë ato njohuri të cilat janë zhvilluar përmes mësimeve. Tematika (θεματική) Προσωπική ταυτοποίηση Σπίτι και οικογένεια Εκπαίδευση, Σχολείο Εργασία & Επιχειρήσεις Πολιτισμός, Επιστήμη, Τεχνολογία Δραστηριότητες αναψυχής Διακοπές, ταξίδια Το ανθρώπινο σώμα, η υγεία μας Αγορές Τρόφιμα και Ποτά Δημόσιες Υπηρεσίες Καιρός, κλίμα, χλωρίδα και πανίδα Κοινωνικοπολιτικά ζητήματα Φύση και Περιβάλλον Γλώσσα Leksiku Programi ka karakter tematik. Në bazë të temës, përzgjidhet dhe integrohet në të përmbajtja leksikore e domosdoshme, aktet gjuhësore si edhe strukturat gramatikore që mundësojnë realizimin e komunikimit. Nxënësi duhet të zotërojë një repertor leksikor të mjaftueshëm për t u përballuar me sukses dhe për t u shprehur lirshëm dhe saktë me shkrim. 9

Aktet dhe funksionet komunikative Sugjerohen aktet dhe funksionet e mëposhtme, të cilët shërbejnë si mënyrë orientuese për hartimin e testit dhe vlerësimin e nxënësve. Aktet dhe funksionet komunikative japin shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar deri tani. Έκφραση ενδιαφέροντος ή προτίμησης σε κάτι Έκφραση και καταγραφή των προτιμήσεων Έκφραση υποχρέωσης, πιθανότητας άδειας ή απαγόρευσης για κάτι Παροχή προσωπικών πληροφοριών ή συμβουλών σε κάποιον Έκφραση απόψεων, συμφωνώντας ή διαφωνώντας Επισήμανση, και λήψη αποφάσεων Συστάσεις Έκφραση πιθανότητας για να συμβεί κάτι. Εκδήλωση βεβαιότητας Δήλωση υποθέσης εργασίας ατομικής ή ομαδικής, υποθέσεις και προτάσεις Έκφρση ανησυχίας, η επανάληψη ως μητέρα της γνώσης και η επιβεβαίωση παραλαβής επιστολής ή οποιαδήποτε άλλης αποστολής. Elementët dhe strukturat gramatikore Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, si me gojë ashtu edhe me shkrim, sugjerohet të punohet në mënyrë të përqendruar mbi strukturat dhe çështjet gramatikore më të rëndësishme të trajtuara ndër vite. Χρόνοι ρημάτων: Παροντικοί χρόνοι, παρελθοντικοί χρόνοι, μελλοντικοί χρόνοι, στιγμιαίος μέλλοντας, μέλλοντας διαρκείας Κλιτές και άκλιτες μετοχές. Ο ρόλος του απαρεμφάτου στους περιφραστικούς χρόνους. Αναφορά στην ομιλία (απλή, ερωτηματική και επιτακτική μορφή) 10

Ενεργητική και παθητική φωνή (παρόν, παρελθόν, μέλλον) Βοηθητικά ρήματα (έχω, είμαι,μπορεί, πρέπει, θα μπορούσε να) Επίθετα (συγκριτικός βαθμός, μονολεκτικοί και περιφραστικοί τύποι) Προθέσεις Επιρρήματα Σύνδεσμοι Σημείωση για τους φοιτητές: Θα πρέπει να σκεφτείτε τη γλώσσα που θέλετε να χρησιμοποιήσετε. Δεν αρκεί μόνο να απομνημονεύσετε έννοιες και διάφορα λεκτικά στοιχεία ή γενικές εκφράσεις, επικεντρωθείτε στην απάντηση της εκφώνησης, δηλαδή στο ζητούμενο. Θα πρέπει να καταφέρετε να προσαρμόσετε τις απαντήσεις σας, λαμβάνοντας πληροφορίες από την προσωπική δεξαμενή των γνώσεων σας, γιατί η ενασχόληση με τον όμορφο χώρο της ξένης γλώσσας είναι μια δημιουργική διαδικασία που σε ταξιδεύει στο χώρο και στο χρόνο. Εάν έχετε εργαστεί σταθερά και συνετά σε όλη τη διάρκεια του Λυκείου, «Οι εξετάσεις της Matura" έρχονται απλά σαν μία γλυκιά έκπληξη για σας. 11