REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

Σχετικά έγγραφα
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN LËNDA: FIZIKË E THELLUAR

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Detyra për ushtrime PJESA 4

Libër mësuesi për klasën e katërt

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME

Libër mësuesi Matematika

INSTITUTI I KURRIKULËS DHE I TRAJNIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË

Article 25 in LCPJ. Abstract

Propozim për strukturën e re tarifore

EDMOND LULJA NERITAN BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 10

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

ΚΟΛΛΕΓΙΟ ΑΘΗΝΩΝ Σχολικό έτος: ΤΜΗΜΑ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ ΓΥΜΝΑΣΙΟ

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË KODI:

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

KLIKONI KËTU

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

ΥΛΗ ΕΞΕΤΑΣΕΩΝ 2007 ΥΠΟΨΗΦΙΩΝ ΥΠΟΤΡΟΦΩΝ ΚΑΘΙΔΡΥΜΑΤΟΣ ΑΘΑΝΑΣΙΟΥ ΜΑΤΑΛΑ Α ΝΕΟΕΛΛΗΝΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ

MATEMATIKË HYRJE QËLLIMET

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë)

Elona Terziu Edmond Klironomi. Libër mësuesi për tekstin shkollor. Fizika 10. Shtëpia botuese Albas

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

ΥΛΗ ΥΠΟΤΡΟΦΙΩΝ ΓΙΑ ΥΠΟΨΗΦΙΟΥΣ Α ΓΥΜΝΑΣΙΟΥ. Από το βιβλίο μαθητή και το τετράδιο εργασιών της ΣΤ Δημοτικού:

Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN. Matematika 11

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Definimi dhe testimi i hipotezave

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Edmond LULJA Neritan BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN BOTIME

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Libër për mësuesin Matematika 9

PARALELIZMA NË STRUKTURËN GRAMATIKORE TË SHQIPES E TË GREQISHTES (SISTEMI FOLJOR)

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Të jetuarit në demokraci

Building Excellence Through Accreditation

ΚΟΛΛΕΓΙΟ ΑΘΗΝΩΝ Σχολικό έτος: ΤΜΗΜΑ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ ΓΥΜΝΑΣΙΟ ΝΕΟΕΛΛΗΝΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ Α ΓΥΜΝΑΣΙΟΥ. Προτεινόμενος Προγραμματισμός κατά ενότητα

ROSETTA STONE. Αθήνος Κωνσταντινίδης

Απλές ασκήσεις για αρχάριους μαθητές 3

SYLABUSET (PROGRAMET MËSIMORE) E LËNDËVE

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

SHKATHTËSI KOMUNIKIMI INXHINIERIK

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ" VITI SHKOLLOR

Advanced Subsidiary. Κατανόηση γραπτού λόγου Μετάφραση Γραπτό κείμενο. Κατανόηση

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

Νέα ελληνικά Πανεπιστήμιο Stendhal Grenoble 3 Επίπεδο A2 Α εξάμηνο-επιλογή / επιμέλεια Μ. Ζουμπουλίδου Γραμματικό Κοινωνικοπολιτιστικά.

Πρόγραμμα θερινής περιόδου Γ Λυκείου Από 22 Ιουνίου έως 24 Ιουλίου Διάρκεια προγράμματος: 5 εβδομάδες

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje ) LËNDA: FIZIKË BËRTHAMË

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: FIZIKË E THELLUAR

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

ΓΝΩΣΤΙΚΟ ΑΝΤΙΚΕΙΜΕΝΟ: ΓΕΡΜΑΝΙΚΑ-ΙΣΠΑΝΙΚΑ-ΙΤΑΛΙΚΑ-ΡΩΣΙΚΑ ΑΝΤΙΣΤΟΙΧΑ ΔΙΔΑΚΤΕΑ ΔΕΙΚΤΕΣ ΕΠΑΡΚΕΙΑΣ

Transcript:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE NË LËNDËN Gjuhë Greke (gjuhë e huaj e parë) Viti Shkollor 2012-2013

1. UDHËZUES I PËRGJITHSHËM MBI PROGRAMIN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR LËNDËN E GJUHËS GREKE DHE MBI PËRDORIMIN E TIJ NGA MËSUESIT Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën greke është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor e funksional. Hartimi i këtij programi orientues është bazuar tërësisht në kurrikulat e gjuhës greke për gjimnazin, duke pasur parasysh zhvillimin e aftësive gjuhësore që do të testohen, standardet e gjuhëve të huaja, tekstet me të cilat është zhvilluar gjuha greke në gjimnaz, si edhe përvojën e fituar nga provimet e Maturës Shtetërore të viteve pararendëse. Ky program duhet të inspirojë të gjithë nxënësit duke përbërë një sfidë për ta dhe t i përgatitë për të ardhmen e tyre. Ky program orientues për provimin e Maturës Shtetërore për gjuhën greke, është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve, ndryshimet që ata kanë pësuar gjatë tre viteve të gjimnazit. Ky program iu nënshtrua diskutimit me mësuesit më me përvojë të rrethit të Tiranës dhe u arrit në përfundimin se nxënësit janë në gjendje të përballojnë nivelin B2 të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët. Synimet e programit Ky program synon: Të ndihmojë nxënësin në përgatitjen e tij për provimin e maturës në gjuhën greke. Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t u dhënë orientimet e duhura nxënësve. Vlerësimin e njëkohshëm të dy aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj) dhe dy konceptet bazë, që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit dhe të shprehurit me shkrim. Të japë orientime për specialistët e gjuhës greke që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore. Vlerësimin e të kuptuarit dhe të shprehurit me anë të strukturave gjuhësore bazë, aftësinë për të përdorur gjuhën që është e përshtatshme për greqishten standarde (në aspektin e saj morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional). Të matë aftësinë për të përdorur formimin gjuhësor në mënyrë të pavarur, në mënyrë korrekte dhe të përshtatshme në situatën e komunikimit me shkrim, duke 2

shprehur aftësinë e organizimit të ideve, mbrojtjes së ideve të tyre me shembuj dhe argumente nga jeta e tyre. Udhëzime praktike mbi përdorimin e programit Për përdorimin e këtij programi, mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi, por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato. Kur flitet për tematikën kryesore në program (p.sh: Η ζωή διάσημων ανθρώπων ) kjo nuk do të thotë që në provim do të ketë pasazhe nga mësimet që ka në libër (p.sh., David Copperfield, Jony Deep etj.). Në provim mund të dalë jeta e një figure tjetër të shquar në atë fushë. Kështu që mësuesi duhet t i përgatitë nxënësit që të kenë njohuri dhe një bagazh të konsiderueshëm leksikor për temat që janë të përfshira në program (αθλητισμός και ψυχαγωγία, διατροφή, υγεία και ασφάλεια, ο χρόνος, τα ταξιδίδια, περιβαλλοντικά θέματα, σύγχρονος τρόπος ζωής, κλπ.) Për sa i përket gramatikës, mësuesi duhet t i përgatitë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (παθητική φωνή, υποτακτική έγκλιση, χρόνοι ρημάτων, παραθετικά επιθέτων και επιρρημάτων, σύνδεσμοι, κλπ.), duke dalë nga konteksti i mësimeve ku këto probleme trajtohen. Mësuesi duhet t i vërë theksin anës praktike të zgjidhjes së ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipa ushtrimesh me alternativa, e herë tipa ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë: μετατροπή ενεργητικής σε παθητική σύνταξη και το αντίθετο, διόρθωση σφαλμάτων κλπ. Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme, duke përdorur situata nga të gjitha fushat e jetës, por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet mësimore. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto funksione gjuhësore: - Έκφραση ενδιαφερόντων - Μιλάμε για διαφορετικά επίπεδα σχετικά με τα ενδιαφέροντά μας - Παρουσίαση θέσεων - Προτάσεις - Η είδηση και το σχόλιο - Η πειθώ Për sa i përket të shkruarit, mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të organizojnë me të tëra elementet forma të ndryshme eseje ose kompozimi joletrar. Ata duhet të përgatiten që të ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe leksikore 3

dhe paragrafët në një njësi të unifikuar (ese ose thjesht kompozim). Gjithashtu, mësuesi duhet t i përgatitë nxënësit që të dinë të përmbledhin me shkrim një përvojë personale, duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij në një tekst koherent. 2. AFTËSITË DHE NJOHURITË QË DUHET TË ZOTËROJË NXËNËSI MATURANT PËR TË QENË I PËRGATITUR PËR PROVIMIN E MATURËS NË GJUHËN GREKE (KURRIKULA BËRTHAMË). Nxënësi i ushtrohet provimit të maturës në gjuhën greke duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohuritë e tij për çka më poshtë vijon: 1. Ανάγνωση και κατανόηση (të lexuarit dhe të kuptuarit) Vlerësimi i këtij komponenti do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose joletrare, për të gjykuar mbi të. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe të kuptojë në mënyrë globale tekste për të gjetur informacionin e kërkuar; për të mbledhur informacionet që i kërkohen nga pjesë të ndryshme të një teksti ose tekste të ndryshme për të përmbushur një detyrë ose kërkesë të caktuar. Më poshtë po radhitim disa aspekte të leximit: Marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. Paraqitja e elementeve provuese që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi. Thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj. Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës. Zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementeve që justifikojnë përgjigjen e dhënë. Kuptimin global të tekstit. Kuptimi i thelluar: gjetja e të pashprehurës ose idesë që nënkuptohet, qëndrimin e autorit etj. Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit. Gjetjen e fjalëve referuese. Zgjidhjen e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit. 4

2. Γραπτή έκφραση (të shprehurit me shkrim) Në provimin e maturës, nxënësi duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara mbi një gamë të gjerë temash, duke i lidhur elementet në mënyrë lineare, duhet të jetë në gjendje të bëjë përshkrime të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat e tij, duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim të vërtetë ose imagjinar, të tregojë një histori, të shkruajë ese mbi tema të ndryshme, të shkruajë një letër personale ose zyrtare, të bëjë qartë komentin e një filmi, të shkruajë një informacion, duke u nisur nga shënimet e marra etj. Për vlerësimin e kësaj aftësie, nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej 150-200 fjalësh, në të cilin duhet të zhvillojë një temë mbi një çështje me interes të përgjithshëm, duke marrë shkas nga pjesa e panjohur ose që nuk ka lidhje me të. Nxënësi do të vlerësohet për: përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore dhe strukturën e koherencën. Të shprehurit me shkrim përfshin: të shprehurit me shkrim në formën e një eseje për një gamë të gjerë temash të njohura e komplekse, që janë trajtuar në librat e tre viteve (δοκίμιο περιορισμένης συνήθως έκτασης, που πραγματεύεται συγκεκριμένο θέμα χωρίς να το εξαντλεί και το οποίο αποδίδει με σαφήνεια τις απόψεις του μαθητή); një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (συγγραφή σύντομης επιστολής, περιλήψης κειμένου, έκθεσης, μελέτη και σύντομα άρθρα); lidhjen në mënyrë koherente të informacioneve nga burime të ndryshme; shprehjen e pikëpamjeve në formë të argumentuar; përdorimin e një repertori të gjerë leksikor; komente me shkrim për probleme të ndryshme (διηγήματα, περιγραφές για ανθρώπους που εργάζονται σε διάφορα επαγγέλματα, τουριστικούς προορισμούς, γεγονότα και αντικείμενα). 5

3. Η χρήση της Ελληνικής Γλώσσας (përdorimi i gjuhës greke) Në këtë program njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë gjatë tre viteve të gjimnazit, janë të dhëna përmes fushës tematike të mëposhtme, e cila është e ndarë në linja dhe nënlinja sipas tematikës së zhvilluar në gjimnaz dhe elementeve gramatikore, që zhvillohen në mënyrë spirale gjatë tre viteve të gjimnazit dhe jepen të detajuara në program. d) Shprehitë Shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar gjatë tre viteve të gjimnazit janë dhënë përmes akteve dhe funksioneve komunikative. Ato tregojnë se cilat janë shprehitë kryesore që një nxënës ka fituar përmes realizimit të programit të gjimnazit dhe që është i aftë të shprehë. Tipat e ushtrimeve të rekomanduara për çdo fushë Ανάγνωση και κατανόηση (Të lexuarit dhe të kuptuarit) Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Συμπλήρωση φράσεων ή προτάσεων) Ushtrime me përgjigje po/jo (Τύπου ΝΑΙ/ΟΧΙ) Ushtrime me e vërtetë/e rreme (Σωστό ή Λάθος) Ushtrime me disa alternativa (Πολλαπλών επιλογών), përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna Ushtrime ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë Ushtrime ku i kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve (Συνοχή παραγράφων) Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementeve provuese që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi Ushtrime ku i kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj 6

Ushtrime ku i kërkohet formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës Ushtrime ku i kërkohet zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementeve që justifikojnë përgjigjen e dhënë Γραπτός λόγος (të shkruarit) Shkrimi i një e-meil-i, ku i tregohet një miku rreth një përvoje që ka lënë mbresa Përmbledhje e një filmi, libri ose historie Aplikime ose rekomandime për një punë part-time Shkrimi i një eseje përshkruese ose argumentuese me tërë fazat e ndërtimit të saj Raporte ku shprehet një vlerësim ose një propozim Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar Χρήση της Γλώσσας (Γραμματική και Λεξιλόγιο) - përdorimi i gjuhës Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me një të ngjashmen e saj Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër por duke ruajtur kuptimin e fjalisë Ushtrime me shumë zgjedhje/ alternativa (Πολλαπλών επιλογών) Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur Ushtrime me ndërtim fjalish Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i funksionit me strukturën përkatëse etj. Αντιστοίχιση Struktura e provimit në përqindje Aspektet gjuhësore që do të vlerësohen Κατανόηση γραπτού κειμένου (λογοτεχνικού και μη) Përqindja 30% Të kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose joletrar) Η χρήση της γλώσσας (γραμματική και λεξιλόγιο) Përdorimi i gjuhës (gramatika dhe leksiku) 40% 7

Παραγωγή γραπτού λόγου Të shkruarit (ese ose krijim, një letër, kërkesë, përshkrim, artikull, përmbledhje etj.) 30% III. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT Fushat tematike dhe leksiku Kjo rubrikë e programit grupon linjat kryesore, si edhe nënlinjat, të cilat janë të përbashkëta për mësimin e gjuhës së huaj. Ato reflektojnë interesat dhe motivimin e nxënësve dhe përfshijnë gjithë sferën e marrëdhënieve familje-shoqëri-nxënës; sferën publike dhe sferën profesionale, si edhe aspektin kulturor e qytetërimin. Përmbajtja tematike është mbështetur në programin e zhvilluar gjatë tre viteve të gjimnazit, si edhe në tekstet shkollore për gjuhën greke. Tematika e mëposhtme, e parashikuar për provimin e maturës, do të përfshijë temat bazë (sipas kurrikulës) dhe nëntema të marra nga kurrikula dhe tekstet. Temat janë formuluar në mënyrë përgjithësuese e jo sipas titujve të teksteve dhe përfshijnë ato njohuri, të cilat janë zhvilluar përmes mësimeve. Tematika (θεματική) Προσωπική ταυτοποίηση Σπίτι και οικογένεια Εκπαίδευση, Σχολείο Εργασία & Επιχειρήσεις Πολιτισμός, Επιστήμη, Τεχνολογία Δραστηριότητες αναψυχής Διακοπές, ταξίδια Το ανθρώπινο σώμα, η υγεία μας Αγορές Τρόφιμα και Ποτά Δημόσιες Υπηρεσίες Καιρός, κλίμα, χλωρίδα και πανίδα Κοινωνικοπολιτικά ζητήματα Φύση και Περιβάλλον Γλώσσα 8

Leksiku Programi ka karakter tematik. Në bazë të temës, përzgjidhet dhe integrohet në të përmbajtja leksikore e domosdoshme, aktet gjuhësore, si edhe strukturat gramatikore që mundësojnë realizimin e komunikimit. Nxënësi duhet të zotërojë një repertor leksikor të mjaftueshëm për t u përballuar me sukses dhe për t u shprehur lirshëm me shkrim dhe në mënyrë të saktë. Aktet dhe funksionet komunikative Sugjerohen aktet dhe funksionet e mëposhtme, të cilët shërbejnë si mënyrë orientuese për hartimin e testit dhe vlerësimin e nxënësve. Aktet dhe funksionet komunikative japin shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar gjatë tre viteve të gjimnazit. Έκφραση ενδιαφέροντος ή προτίμησης σε κάτι Έκφραση και καταγραφή των προτιμήσεων Έκφραση υποχρέωσης, πιθανότητας άδειας ή απαγόρευσης για κάτι Παροχή προσωπικών πληροφοριών ή συμβουλών σε κάποιον Έκφραση απόψεων, συμφωνώντας ή διαφωνώντας Επισήμανση, και λήψη αποφάσεων Συστάσεις Έκφραση πιθανότητας για να συμβεί κάτι. Εκδήλωση βεβαιότητας Δήλωση υποθέσης εργασίας ατομικής ή ομαδικής, υποθέσεις και προτάσεις Έκφρση ανησυχίας, η επανάληψη ως μητέρα της γνώσης και η επιβεβαίωση παραλαβής επιστολής ή οποιαδήποτε άλλης αποστολής. Elementët dhe strukturat gramatikore Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, si me gojë ashtu edhe me shkrim, sugjerohet të punohet në mënyrë të përqendruar mbi strukturat dhe çështjet gramatikore më të rëndësishme të trajtuara gjatë tre viteve të gjimnazit. Χρόνοι ρημάτων: 9

Παροντικοί χρόνοι, παρελθοντικοί χρόνοι, μελλοντικοί χρόνοι, στιγμιαίος μέλλοντας, μέλλοντας διαρκείας Κλιτές και άκλιτες μετοχές. Ο ρόλος του απαρεμφάτου στους περιφραστικούς χρόνους. Αναφορά στην ομιλία (απλή, ερωτηματική και επιτακτική μορφή) Ενεργητική και παθητική φωνή (παρόν, παρελθόν, μέλλον) Βοηθητικά ρήματα (έχω, είμαι,μπορεί, πρέπει, θα μπορούσε να) Επίθετα (συγκριτικός βαθμός, μονολεκτικοί και περιφραστικοί τύποι) Προθέσεις Επιρρήματα Σύνδεσμοι Σημείωση για τους φοιτητές: Θα πρέπει να σκεφτείτε τη γλώσσα που θέλετε να χρησιμοποιήσετε. Δεν αρκεί μόνο να απομνημονεύσετε έννοιες και διάφορα λεκτικά στοιχεία ή γενικές εκφράσεις, επικεντρωθείτε στην απάντηση της εκφώνησης, δηλαδή στο ζητούμενο. Θα πρέπει να καταφέρετε να προσαρμόσετε τις απαντήσεις σας, λαμβάνοντας πληροφορίες από την προσωπική δεξαμενή των γνώσεων σας, γιατί η ενασχόληση με τον όμορφο χώρο της ξένης γλώσσας είναι μια δημιουργική διαδικασία που σε ταξιδεύει στο χώρο και στο χρόνο. Εάν έχετε εργαστεί σταθερά και συνετά σε όλη τη διάρκεια του Λυκείου, «Οι εξετάσεις της Matura" έρχονται απλά σαν μία γλυκιά έκπληξη για σας. 10