UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Σχετικά έγγραφα
Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Propozim për strukturën e re tarifore

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Kapitulli. Programimi linear i plote

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Indukcioni elektromagnetik

Metodat e Analizes se Qarqeve

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Nyjet, Deget, Konturet

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Definimi dhe testimi i hipotezave

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

ANALIZA E DIFUZIONIT JOSTACIONAR TË LAGËSHTIRËS NË MURET E LOKALIT TË MODELUAR

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

Libër mësuesi për klasën e katërt

Të jetuarit në demokraci

Dielektriku në fushën elektrostatike

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

saj, pafundësinë, qartësinë dhe elegancën e prezantimit të tyre.

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Metodë alternative-tradicionale e shërimit me bioenergji

Flas dhe Shkruaj Shqip

KLIKONI KËTU

Materialet në fushën magnetike

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Libër mësuesi Matematika

ANTIFA B Με κρίση ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά E A #1Φλεβάρης 2015 T

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

BALLKANI I DEHUR JANIS LILIS SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME. Parathënia nga Nasho Jorgaqi. Përktheu Panajot Barka

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Çështje të Kardiologjisë dhe të Kardiokirurgjisë Moderne (aktuale) Θέματα Σύγχρονης Καρδιολογίας & Καρδιοχειρουργικής. E Shtunë 9 Prill 2011

BULETINI. Boton: Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë. Kryeredaktor: Prof. Dr. Qazim Qazimi. Redaktor përgjegjës: Sabri Bajgora.

KLASA 1 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË GJUHË SHQIPE - OBJEKTIVAT E ARRRITJEVE

Qarqet/ rrjetet elektrike

Detyra për ushtrime PJESA 4

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Ngjeshmëria e dherave

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë)

Γυναίκα-Νεογνό. Gruaja-Neonati. Μοντέρνα Θέματα. Çështje Aktuale. E Shtunë 2 Korrik Σάββατο 2 Ιουλίου 2011

Transcript:

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla Tema: Krijimi i personazheve pozitive dhe negative, ndikimi i tyre tek fëmijët Mentor: Prof. dr. Ilir Muharremi Kandidatja: Vjosa Rexhaj Gjakovë, qershor 2017

Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt para Komisionit vlerësues në përbërje 1. Kryetar 2. Anëtar 3. Anëtar Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues: 1. 2. 3. Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i Edukimit Drejtimi Parashkollor.

Përmbajtja: 1. Hyrje...4 2. Rëndësia e artit skenik...5 3. Kukullat dhe fëmijët...8 4. Dramatizimi i një teksti dhe pjesës teatrale...15 5. Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët...21 6. Kukullat dhe hijet...26 7. Personazhet pozitive dhe negative në përralla...28 8. Përfundimi...30 9. Literatura...31 10. Autobiografia...32

Hyrje Fëmijët që në vitet e para të jetës lidhen ngushtë me kukullat sepse ata tërhiqen shumë kur i japin jetë fenomeneve dhe sendeve. Kukulla mund të thotë atë çka mendon fëmija, por nganjëherë është vërejtur se edhe më të rriturit frekuentojnë teatrin e kukullave sepse ky art është i lidhur ngushtë me simbolet e legjendës dhe zakonet e së kaluarës dhe së tashmes. Kukullat mund të përdoren për të forcuar marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe për të plotësuar personalitetin e tyre. Për këtë arsye në të gjithë botën kukullat përdoren gjerësisht, sepse në këtë mënyrë fëmijët mund të shprehin ndjenjat dhe opinionin e tyre. Të tilla shfaqje përbëjnë një mjet të mirë për mësimin e tregimeve dhe legjendave historike dhe ndihmojnë në njohjen më të thellë të tyre. Pedagogjia, shkolla dhe teatri janë të gjitha mjete për të stimuluar kreativitetin apo mirëkuptimin dhe metodat e të mësuarit. Arsimi dhe teatri janë institucione me një qëllim të përbashkët: nga njëra anë, arsimi është në qendër të veprimtarisë edukative të njerëzve (nxënësve) me të gjithë potencialin e tyre për t'u zhvilluar; teatri ka të njëjten objektiv nëpërmjet aktiviteteve që stimulojnë zhvillimin e kreativitetit dhe veprimit. 4

Rëndësia e artit skenik Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj. Tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulturës që karakterizon një popull, është edhe arti. Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet kulturore.ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqëri deri në piedestalin më të lartë. Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formës, arti mishëron dhe realitetin që na rrethon me ndjenjat shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon emocione estetike. Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi. Kur përmendim dramën menjëherë na shkon mendja për veprat që zakonisht shfaqen në teatër. Madje, edhe kur veprat e tilla i lexojmë, nuk mund të shkeputemi nga mendimi se ato leximin më autentik mund ta kenë në skenën e teatrit, derisa ne qëndrojmë në vendin tonë bashkë me publikun, kurse atje para nesh, në skenën e rregulluar në mënyrë të veçantë për t u shfaqur vepra zhvillohet, para syve tanë, intriga e fabulës e organizuar si një varg ngjarjesh të lidhura në atë mënyrë që me kapërcimin e një miktroteme, pason e kulmon dhe zgjidhet në fundin e dramës. Kurse çdo gjë tjetër pos asaj që e thonë aktorët në skenë, na kujtohet kur e kemi lexuar dramën si vepër letrare, e kemi lexuar në ato pjesët e tekstit të dramës që zakonisht jepet në kllapa dhe përbërësit që i gjejmë zakonisht në veprën e dramës, e shohim që kanë funksione të ndryshme dhe njëri tekst u dedikohet atyre që duhet ta flasin, aktorëve, kurse tjetri atyre që duhet ta organizojnë shfaqjen e dramës në skenën e teatrit. 5

Në shekullin V para Krishtit, shfaqjet fitojnë formë më të organizuar në Athinë. Eskili, autori i madh i kësaj kohe, krijon edhe rolin e dytë, pra kemi dy aktorë dhe korin, kurse Sofokliu futi edhe aktorin e tretë, ndërsa kori u përcaktua 12-15 vetë. Aktori gjithmonë është mashkull dhe paraqitet me maskë për t u identifikuar me rolin, moshën, gjininë. Kori lëvizte në rreth, prandaj vendi ku shfaqeshin këto pjesë ishte një skenë rrethore. Në midis ishte altari, kurse kori në gjysmëhark. Shikuesit, publiku, në fillim qëndronte rrotull, kurse më vonë ulej në gjysmërreth nëpër rendet e përgatitura. Arti në tërësi ose çdo vepër e veçantë, përbëhet nga një strukturë komplekse dhe e shumanshme. Në të përfshihen elemente materiale, shpirtërore, substanciale, formale, krijuese etj., përmes së cilave mishërohet puna e gjallë e njeriut me ndjenjat emocionale të tij. Mirëpo, gjithë ky kompleks dhe kjo shumanshmëri ka një dominante rreth së cilës përmblidhen gjithë përbërësit e saj, që dallojnë nga dukurit e tjera të realitetit. Pra, është dukuria estetike që e karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike. Nga kjo pikëpamje artin mund ta definojmë si një pasqyrim estetik të realitetit që na rrethon, por edhe imagjinatës së bujshme njerëzore. Për ta pasur më të qartë këtë definicion, duhet zbërthyer kuptimin e nocionit pasqyrim estetik!. Duke shkruar për veprën e Sofokliut e të Euripidit, Aristoteli në veprën Poetika do të shkruajë se i pari i paraqiste njerëzit si duhet të jenë, kurse Euripidi sic janë në të vërtetë. Duke skicuar kështu njërin ndër dallimet midis llojit të tragjedisë dhe llojit të komedisë, dy lloje kryesore të kësaj gjinie, deri në shekullin XVIII, kur nga komikja, duke ia përjashtuar anën komike temës shoqërore, krijohej lloji i ri i njohur si dramë, lloj i cili në këta dy shekujt e fundit e dominon gjininë në tërësi. Për poetikën antike poezinë dramatike ishte një imitim i veprimeve të njerëzve të cilët paraqiten duke vepruar dhe duke folur. Ky veprim i njerëzve mund të jetë i lartë si te tragjedia dhe i ulët si te komedia. Ky koncept edhe në kohën tonë nuk ka ndryshuar. Personazhet, heronjtë e tragjedisë janë prijës ose gjysmëperëndi, pra i takojnë shtresës më të lartë se ne, ndërsa heronjtë e komedisë janë njerëz të zakonshëm, më të ulët se ne, për shkak të një vesi a dobësie që tek ata është e theksuar (p.sh. koprracia, frika, gënjeshtra etj), mbi këtë element ndërtohet një pjesë e mirë e efektit psikologjik mbi lexuesit, publikun. 6

Kur e shohim një tragjedi, heroin apriori e konsiderojmë superior ndaj nesh, prandaj tragjikja e tij është më e madhe, sepse është tragjedi e më të madhit, ndërsa personazhin e komedisë që pëson në tragjedi e përcjellin me qeshje, sepse tragjikja e tij na duket qesharake. Poezia dramatike trajton një konflikt i cili është vendimtar për ta zgjidhur dilemën jetësore të personazhit, ai nuk është konflikt që mund të zgjidhet në mënyrë të rëndomtë, përfundimi i tij shënon ndërrimin e gjendjes nga lumturia në tragjedi dhe anasjelltas nga fatkeqësia në lumturi. Ndryshimi i parë e cilëson tragjedinë, ndërsa i dyti komedinë. Arti skenik është një prej formave më të vjetra të shprehjes, që merr pjesë në zhvillimin intelektual dhe kulturor të individit, i cili mbështet dhe forcon procesin e pjekurisë dhe blerjen e aftësive të komunikimit, respektimin e rregullave sociale dhe ndjenjat e duhura estetike që inkorporohen në personalitetin e individit. 1 7 1 Zejnullah Rrahmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB Faik Konica, Prishtine 2008, f. 334-335

Kukullat dhe fëmijët Llojet e kukullave Për dallim nga veprimi fizik i vetë aktorit, veprimin skenik të kukullës duhet ta quajmë veprim plastik. Po çka është kukulla? Ajo është prej leckash dhe letrash. Ajo ka formë plastike të skulpturës dhe mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të aktorit me lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky veprim lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore të aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike-bëhet ndërmjetësues mes veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës. Kukullat Kukullat janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që manipulohen nga një person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një prezantim e cila është një formë e vjetër e teatrit. Ka shumë variante kukullash të cilat trealizohen me një sërë materialesh, që varën nga forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura. Llojet e pupacëve Teatri i kukullave për nga natyra është fleksibël dhe një mjet për të përdorur fantazinë. Shumë kompani punojnë për të krijuar forma të ndryshme pupacësh, ku inkorporojnë objekte reale në performancat e tyre. 8

Kukullat me dritë në sfondin e zi Janë një formë kukullash, të cilat krijohen me drita ultravioletë, e cila thekson ngjyrat e kukullës dhe fsheh aktorin që e mban. Mbajtësi i kukullës (aktori) performon me uniformë të zezë, në një sfond të zi. Aktori i lëviz kukullat nën efektin e dritës, ndërkohë që pozicioni i tij është i padukshëm në sfondin e zi. Kukulla të madhësive të ndryshme mund të përdoren në mënyra të ndryshme shumë interesante. Kukullat prej druri këto kukulla përgatiten duke gdhendur drurin. Përdoreshin në dritën e skenës mbi sfondin e zi. Karnavalet ose kukullat trupore zakonisht janë menduara të jenë pjesë e një spektakli të madh. Zakonisht ato përdoren nëpër parada dhe demonstrime dhe janë në përmasat e njeriut real ose shumë më të mëdha. 9

Kukullat me gishta një variant shumë i thjeshtë kukullash janë kukullat me gishta. Ato janë të ndërtuara nga një cilindër në formën e gishtit dhe nuk ka pjesë lëvizëse. Kjo formë kukulle ka aplikim të kufizuar, dhe kryesisht përdoret në parashkollor. Kukullat me thes. kukullat e formuara nga një thes ku në të dyja anët i vendosen duart. Ato të japin mundësi të krijosh lëvizjen e duarve duke luajtur herë njërën anë e herë tjetrën. Dhe të japin përshtypjen e të folurës. Elementet e tjerë si sytë goja etj, vendosen për ti bërë më realiste. Ato janë të thjeshta për tu bërë dhe për tu përdorur. Kryesisht ato përdoren në shfaqje satirike dhe për fëmijë. Kukullat e dorës Këto janë kukulla që kontrollohen nga një dorë e cila zë vend në brendësi të saj. Te kjo lloj kukulle mund të kontrollosh gojën, lëvizjen e duarve, të kokës, të trupit. Kukullat e dorës mund të përgatiten me çorape, me doreza prej cope apo me doreza prej letre. 10

Kukullat nga krahu i njeriut, quhen ndryshe kukullat e gjalla të dorës. 11

Marionetat. këto kukulla kontrollohen nga një numër fijesh, të cilat mblidhen në një pikë kontrolli që komandohet nga mbajtësi. Kontrolli mund të jetë horizontalisht ose vertikalisht. Fijet kryesore ndodhen në kokë, në shpinë, duart( për të kontrolluar krahët) dhe në gjunjë (për të kontrolluar këmbët). Është një formë komplekse dhe e sofistikuar për tu përdorur. Marotte Është një kukull rruge që qëndron në krahun e personit që e mban. Zakonisht ato kanë një fije që e mban aktori për të lëvizur gojën e kukullës kur flet. Kukullat hije Figura të prera dhe që mbahen midis burimit të dritës dhe një ekrani të tejdukshëm. Hijet e kukullave krijojnë siluetë të plotë ose mund të dekorohen me detaje të të ndryshme e dekorime. 12

Nëse ne shikojmë shoqërinë njerëzore si një sistem të roleve që duhet kryer, dhe nëse ne jemi aktor të fshehur të këtyre roleve, atëherë do të marrë kuptim edhe thënia e Sheskspirit, se: E gjithe Bota është skenë, ku të gjithë femrat dhe meshkujt janë aktorët kryesor, të cilët kanë një hyrje dhe dalje; ku njeri prej tyre luan shumë pjesë për të parën herë, duke filluar nga mosha shtatë vjeçare. ( Si te duash ti akti II, skena e VII-të). Fëmijët nuk mund ti shikojmë vetëm si objekt, por edhe si subjekt i edukimit; ka urtësi dhe dituri të cilat duhet të mësohen nga fëmijët, sepse ata i kanë disa fuqi të cilat ne rrallë i vërejmë. Gjithmonë është e rëndësishme që të kuptojmë çka fëmija dëshiron të tregojë apo në të vërtetë cka dëshiron të bëjë, pa marrë parasysh se cfarë tregon apo ç është duke bërë tani. Por në vend se të udhëhiqemi me dëgjimin dhe ndjenjat e pulsit të natyrës së fëmijës, ne udhëhiqemi me atë që së shpeshti është sipërfaqësore për fëmijën. Për këtë arsye, krahas zhvillimit të dijes rreth fëmijëve, duhet të zhvillojmë veshin (dëgjimin) për fëmijën, për ta dëgjuar botën e brendshme të tij, pavarësisht se sa dhe si ajo botë shprehet apo fshihet. Për këtë, siç është e rëndësishme si dhe në çfarë mënyre dhe sa është, dhe në çfarë niveli ka arritur një fëmijë të shprehet përmes lojës dramatike, për shembull: aq është e rëndësishme dhe nganjëherë edhe më e rëndësishmja, ajo çka fëmija dëshiron të shprehë dhe të manifestojë dëshirave të realizuara apo të pa realizuara pavarësisht drejtimit të tij individual, duhet të vlerësohet aktiviteti dramatik i fëmijëve dhe të gjitha ato që lidhen me fëmijët. Përjetimet e fëmijëve, mënyrat e shprehjes së tyre njëkohësisht janë masat e aktiviteteve të tyre në lojërat dramatike por edhe në format e tjera të krijimtarisë dhe zbulimeve të fëmijëve 13

Drama mund të ndihmojë fëmijën në shumë drejtime dhe mund të ndikojë pozitivisht në personalitetin dhe formimin e tij. Ajo mund të ndihmojë: për të kuptuar dhe të moderuar sjelljen e tij, të bëhet më spontan, të ketë besim dhe vetëbesim në trajtimin me të tjerët, për të nxitur, në mënyrë praktike, ndjenjat e tij unike dhe nga ana tjetër të zhvillojë një këmbëngulësi pozitive, si bazë të trajtimit të konfliktit dhe zgjidhjen e problemeve, të vlerësojë aftësitë dhe prirjet e tij, për të kuptuar dhe të vijnë në terma me të, në një nivel shumë praktik, çdo dëm që rrjedh nga mjedisi i fëmijës, të njohë aspektet pozitive dhe negative të emocioneve dhe rëndësinë e tyre në jetën e tij, për të ardhur në kushtet me aspektet përkatëse të rritjes dhe zhvillimit të tij, të ketë besim, respekt dhe mbështetje te të tjerët, sepse baza është hedhur gjatë bashkëpunimit në krijimin e dramës, të përjetojnë hapjen me të tjerët për të praktikuar, pa frikë zbulimin dhe shprehitë e vetes, të respektojë dhe çmojnë dallimet në njerëz, të jetë i kënaqur dhe ekspresiv në gjuhën verbale dhe jo-verbale, të përjetojnë dhe të krijojë një atmosferë në të cilën idetë, mendimet dhe ndjenjat mund të shprehen lirshëm, ku konflikti të trajtohet pozitivisht, dhe situatat e jetës në mënyrë të hapur dhe me ndershmëri, të përjetojnë marrëdhënie të hapura dhe të shëndetshme me të gjithë anëtarët e klasës dhe jo vetëm me një pakicë të zgjedhur ose ekskluzive. 14

Dramatizimi i një teksti dhe pjese teatrale Arti dramatik, drama është forma apo modeli më i rëndësishëm i të nxënit të mesuarit. Eshtë një ndër format më të përshtatshme e cila i ndihmon fëmijët, të kuptojnë individualitetin e tyre, të njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale. Duke vënë në përdorim dramën fëmijët mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo të kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të gjithave gjërave që na rrethojnë. Ashtu sikurse në teatër, arti dramatik ia del të nxjerrë në pah dhe të çlirojë energjitë e fëmijëve, aftësitë e tyre krijuese, emocionale, intelektuale, njëherazi duke rritur dhe vetbesimin e tyre. Sa i takon korrelacionit të artit dramatik me procesin e mësimdhënies, autorë të ndryshëm ndërkombëtare shprehen se: edukimi (arsimimi) është proces që ndihmon njerëzit të gjejnë kuptimin e jetës e që përfshinë të dyja aspektet si të dhënit mësim ashtu dhe të mësuarit. Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë: 1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar; 2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare; 3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse; 4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet. 15

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i historisë të shpie drejtë një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme (një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve. Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon. Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në raport me projektin. Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur emocionet. Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në kushte të caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të luajnë personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale dhe intelektuale. Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të cilën ndodhet. 16

Puna në grupe Grupi duhet të punojë me ato gjëra që ka përreth. Do të ishte fat i madh nëse grupi do të kishte një farë skene ku të punonte dhe të paraqiste punën e vet. Fillimisht grupi duhet të provojë klasën që ka në dispozicion. Natyra e historisë që do të dramatizojë, do të kushtëzojë edhe përdorimin e materialeve të nevojshme (nëse do të jenë të nevojshme) për shfaqjen. Në varësi edhe të kushteve klimatike, mund të punoni edhe jashtë, në një mjedis të qetë. Meqë kërkohet prania e të gjithë grupit, nuk do të jetë e nevojshme ndarja në nëngrupe etj. Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë. Qëllimi është që fëmijët t i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare. Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë janë më të angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje edhe tregimin. Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen, zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën. Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të pjesëve, duhet të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive përrallën. Të arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t i dërgojë fëmijët në rolet e tyre. Në momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t i gjejnë vet rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment ringjallet loja spontane dhe rolet e dramatizuara. Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja është moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre. Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati është pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t i dramatizojnë gjatë interpretimit. Gjatë provave mund të kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre. 17

Në fillim kërkoni t i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin e vendngjarjes, kur e bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe mund të bëjnë regji tok me ju duke i pyetur: - Çfarë ndodh më pastaj? - Si ta zgjidhim këtë problem? - Çfarë do të veprojë nëna? Qëllimi është integrimi në lojë dhe krijimi i balanit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël do ta humbin përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta zgjedhin teknikën e cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t i shohin imazhet, kjo arrihet përmes zhvillimit të lojës. Roli mund të performohet spontanisht gjatë aktrimit, ngase mund të imponohet me rivalitet apo imitim, duke mësuar ose identifikuar vetveten me dikë apo diçka. Në procesin e shqyrtimit, miratimit dhe zhvillimit apo realizimit të rolit të tyre shpesh është konstatuar që shfaqja zakonisht përfundon me të papritura, duke transformuar dhe plotësuar rolin. Për shembull, kur një fëmijë të marrë një rol për të aktruar, ai zakonisht është në kërkim për të përfituar ndonjë rol tjetër. 2 Dhe, për t iu përgjigjur pyetjes: Cili është roli i situatave të veçanta jetësore, kjo është edhe arsyeja pse janë zhvilluar role për situata të ndryshme dhe të kundërta me ç rast krijohen një sërë rolesh të përshtatshme për situata të ndryshme jetësore. 18 2 C O'Neill, A Lambert.1982 -Drama structures; A practical handbook for teacher

E gjithë kjo mund të shihet, për shembull, në dramën e organizuar të ilustruar me këngë tërheqëse, ritmike dhe plot ngjyra te Fëmija dragua ku Pera aktronte si mjek ku vajza luante rolin e nënës, djali në rolin e një mjeku i cili kuron kukullën e saj të sëmurë (që kishte rolin e së bijës) I nderuari mjek, Do ja shkruaj ilaçet, Ju kam thirru mirëpo, T i përdorë çdo orë, Kukullën e kam të sëmurë, Duhet t i përzihej mirë Vështrojeni ju lutem. Gjyshja juaj Nata. Prekjani faqet, Limunandën ja përgatisni Prekjani ballin, Në gota të mëdha; Mua më duket, Nëse nuk do të pi, Është shumë e nxehtë. Merreni ju vet. Mjeku qëndron i shtangur Me qetësi serioze, Prek ballin kukullës Dridh republikën: Influenca është e madhe, Nuk do të vdes. Mos e puthni Se mund të sëmureni Kjo lojë e "mjekut dhe trajtimit" zbulon se: a) mundëson të luajë rolin (djali si një mjek, vajza-nënë, kukulla-vajzë); b) pas çdo roli është fshehur apo zbuluar sundimi i sjelljes apo veprimit në rol; c) Ndryshe nga sfera e realitetit që fëmijët luajnë në rindërtimin (ku në familje është vajza e sëmurë = kukulla, atë që mund të përshkruhej si një përmbledhje lojë), nuk është përmbajtja e lojës: kjo është zhvillimi i operacioneve dhe kuptimit të lojë që është e shënuar si një shembull (përmbajtja e lojës është për t i trajtuar dhe shqyrtuar kukullat = bijat); d ) Përveç kësaj ne jemi duke zhvilluar në dy sfera - në realitet- dhe në esencë, kjo lojë ka shtresa të shumta të veprimit : në sferën e pare është shprehur zëri, lojëra me tekst ( telefononi mjekun dhe histori - provimit - diagnoza - trajtim ), dhe ne sfera tjetër është shprehur në mënyrë implicite : amësia si një subtext i lojës ; e). Dhe në këtë lojë - me përjashtim të situatës se lojës ( sëmundje, ekzaminim mjekësor, trajtim), dhe veprimin e lojës si, për shembull : " Pipa shtrëngon kapelën e kukullës se saj " - ose përshkrimin e recetave mjekësore dhe objektet të cilat nuk shpjegohen, të tilla si, për shembull,një shkop ose laps, apo në rolin e funksionit të termometrit ngjallin diskutime te shumta. 19

Siç mund ta shikoni, çdo lojë shkakton transformimin e objekteve ose transformimin e manifestuar në një përdorim të ri, për te riemërtuara objektet e reja ne bazë të pozitës së saj të re në lojë. Prandaj, përveç objekteve përkatëse në realitet, funksione e reja dhe objektivat e reja te lojës marrin kuptim tjetër ne realitetin e tyre të ri :sistemi i ri i lojës, ku fëmija është mësuar te kursehet nga sistemi i realitetit brutal. Për këtë arsye arti dramatik mund të përdoret në mënyrë të mencur për të transmetuar informacionin e përcaktuar në kurrikulume. Kësisoj edukimi dhe arti dramatik kanë aspekte të përbashkëta në raport me procesin e të mësuarit dhe të dy palët kanë në qender të tyre fëmijët/nxënësit. 20

Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët Llojet e mëdha të së kaluarës, tragjedia, epi e ndonjë tjetër e humbin garën me llojet që po krijoheshin në frymën e kërkesave të kohës ku një rol të pakontestueshëm e kanë pasur ndryshimet e përgjithshme shoqërore në shoqëritë europiane, zhvillimi i hovshëm kapitalist dhe krijimi i kombeve dhe i shteteve nacionale. Epin e zëvendesoi romani, ndërsa tragjedinë lloji i ri drama, e cila duhet të ketë dalë nga komedia dhe tema e saj shoqërore, mirëpo këto i trajton pa efektet komike. Edhe më herët në kuadër të llojeve ka pasur përzierje elementesh, në tragjedi, situate komike dhe anasjelltas. Zhanri i ri i trajton problemet e njeriut, konfliktin e individit me të tjerët ose me rrethin pa iu frikësuar elementeve tragjike por edhe pa e kursyer individin nga fshikullimet komike e satirike. Megjithatë, edhe përfundimet tragjike të dramës individin nuk e ngritin në nivel të heroit tragjik për arsye se ai në të vërtetë nuk i shpreh idelaet as interest e kolektivit, as është përfaqësues i tyre. Heroi i dramës është individ që e ndien thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t i zgjidhur cështjej e mëdha jetësore dhe në këtë përpjekje nuk kalon në ekstremin komik, në krijimin e vesit të caktuar nga virtyti. Tematikisht drama është fare afër tematikës së prozës, llojeve representative të saj, romanit e novelës. Konfliktet janë njerëzore, pa ato prapavijat mitike të përzierjeve hyjnore në faktin e njerëzve, megjithëse edhe këtu shpesh mund të hetohen e mira dhe e keqja, nderi dhe turpi, ndjenja fisnike dhe ajo amorale, mirëpo trajtimi i tyre është si konflikt njerëzor, pa lënë të kuptohet që prapa qëndrojnë forca të tjera kundër të cilave njeriu s mund t ia dalë. Drama në periudhën e romantizmit kur edhe është shfaqur, nuk e ka gjetur plotësisht shprehjen e vet për shkak të kontradiktës së kërkesës për realizëm brenda një drejtimi jorealist. 21

Në shekullin XIX është zhvilluar drama natyraliste me përfaqësuesit më të shquar Henrik Ibsenin e Gerhar Hauptmanin. Më vonë shfaqen drejtime të reja që shënojnë orientime të reja në teatër, me të cilin drama lidhjet pashkëputshëm. Ky institucion do të zgjojë gjithnjë e më tepër interesim tek publiku dhe do të njohë zhvillim të madh në gjithë Evropën. Të përmendim tendencën e rikthimit të romantizmit, pastaj teatrin lirit të Cehovit, dramën simboliste, ekspresioniste etj. Në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të shek. XX Luixhi Pirandelo shquhet për dramën në të cilën individi kërkon identitetin e vet. Drama e tij në përgjithësi shquhet për mendimin e thellë, gjë që e afron me dramën filozofike në të cilën një ide themelore përmban esencën e konfliktit dramatic p.sh. dramat e Zhan Pol Sartrit, Alvert Kamysë etj. 3 3 Zejnullah Rrrhmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB Faik Konica, Prishtine 2008, f. 346-347 22

Dramë a (gr. δράμα vepër, veprim). 1. Lit. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; vepër letrare e këtij lloji; shfaqja e kësaj vepre në skenë; 2. Ngjarje e rëndë a tronditëse, ngjarje dramatike; fatkeqësi që shkakton vuajtje a dhembje të mëdha shpirtërore. 4 Drama është një nga gjinit kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore. Në kohrat e hershme mbizotronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës (tema historike, tema shoqerore, tema filozofike, etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: drama historike, drama shoqerore etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore. Autorët tanë të dramës njihen Anton Santori ( E Mira ), Sami Frashëri ( Besa ), Shtjefan Gjeqovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristaq Floqi, Gjergj Fishta,Teki Dervishi, Ymer Shkreli,etj. Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje: Komedia Tragjedia Tragji-komedia Permbajtja e dramave zakonisht ndahen në disa pjesë të quajtura akte. Një akt zgjate diku 30-40 minuta, dhe një dramë mund të ketë 1 deri në 6 akte. 4 Mikel Ndreca, Fjalor Fjalësh dhe shprehjesh të huaja, RB Rilindja, Prishtinë 2000, f. 169 23

Drama shkruhet: Fillimi i dramës, që nuk jep fjalë, futet në kllapa. Kur flitet, para se të thuhen fjalët, jep me të madhe emrin e folësit. Nuk ka fare fjalë autori. Fjalet e tjera në kllapa paraqesin veprime. Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për jetën e shpirtit njerëzor, por që edhe anës së jashtme të tij t ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë rolin vetëm nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme. Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë jetën subkoshiente, është e domosdoshme që t i zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë të komplikuara të zërit e të trupit. Zëri dhe trupi me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty për aty dhe me saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme. Ja përse aktori duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për aparatin e brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për aparatin e trupit i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave shprehjen e formës së jashtme të tij. Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit me subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse ajo e pretendon vendin e parë me plot besim. 24

Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe thellësitë e jetës së brendshme të rolit. Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç është më e rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që nuk do t i shlyejë koha. E përpos kësaj gjë që gjithashtu është tejet me rëndësi parimet kryesore të krijimit dhe ligjet e natyrës organike në të cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një rrugë e gabuar. Në qoftë se do të dihen me siguri kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese, atëhere nuk do të humbet asgjë, por aktorët do të dinë që t i evitojnë gabimet e veta. Pa baza të shëndosha (të cilat mund t ua dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i ligjeve të natyrës artistike), aktorët do të humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin. Ja sepse unë e quaj të domosdoshme pa përjashtim për të gjithë aktorët që t i studiojnë bazat e artit tonë të përjetimit. 5 25 5 Kostantin Stanislavski, Metoda / Arti skenik dhe mjeshtëria skenike, PDF, f. 5-6

Kukullat dhe hijet 26

Duart duke luajtur, për herë të parë janë paraqitur në estradë. Në etydet e shkurtra koncetrale ato kanë filluar të veprojnë skenikisht, duke formuar pamje të njerëzve, të shtazëve, të natyrës, të gjërave dhe të simboleve abstrakte. Ku qëndron shkaku i paraqitjes së duarve të artistëve në teatrin e kukullave dhe popullariteti i madh i tyre? Si i kanë zbuluar ato njerëzit kompetentë për këtë teatër, ajo mbetet si çështje e krijimtarisë individuale. Por, mund të ndodh, që ekziston ndonjë shkak më i përgjithshëm, i mbyllur në vetë elementin artistik dhe në rregullat estetike të teatrit të kukullave? Ky shkak vërtetë ekziston. Në esencë ky element është i lashtë, edhe pse nuk është shfrytëzuar përpara. Kush nuk ka provuar në fëmijëri të bëjë në mur, nga hija e duarve të veta, macen, qenin ose njeriun? Kanë provuar, me siguri edhe njerëzit e shpellave, duke fantazuar netëve të gjata të dimrit pranë zjarrit. Studentët kukullantë të teatrit të Sofjes e kanë krijuar variantin e vet të teatrit të hijeve. Ajo, si veprojnë ata me duar, në esencë aspak nuk dallon nga ajo, si veprojnë me duar shume artistë të kësaj fushe. Duart në skenë kanë dy aftësi: aftësinë për të shprehur dhe aftësinë për të vepruar. Aftësia e duarve që të veprojnë në skenë është dukuri e zakonshme në teatër. Në balet duart vallëzojnë, në teatrot tjera veprojnë po ashtu ose përafërsisht ashtu, si duart e njeriut në jetë, në teatrin e kukullave i vënë kukullat në lëvizje. Dhe vetëm në një rast më nuk janë duar, kur shndërrohen në material për formimin e figurave skulpturale. Ky funksion duart në skenë, dallon nga të gjitha funksionet e tjera të tyre. Ja, u paraqit koka e palëvizshme e qenit, e formuar me duar. Figura të tilla të palëvizshme të formuara me duar ka shumë. Gishtat e mëdhenjë kanë lëvizur, si nofullat e qenit, duart e kanë kapur vrazhdë, qeni ka lehë. Figura ka filluar të veprojë dhe është ngjallur. Nëse në gjatë kësaj dëgjojmë edhe lehjen e qenit, iluzioni do të jetë edhe më i plotë. Me çka dallohen këto figura nga veprat e rëndomta të artit figurativ? Të gjitha veprat e artistëve punohen nga materiali i vdekur. E këtu duart e gjalla të njeriut. Duart që formojnë figura dhe që veprojnë paraqiten si skulpturë edhe si aktorë. Persona gjithë artistik. Me qëllim që ta pasurojë shprehjen e vet artistike, teatri i duarve shfrytëzon gjithashtu edhe ngjyrën. Në duar vihen dorëza me ngjyra. Dorëzat me ngjyra Iv Zholi i përdor me duart e mashkullit dhe të femrës, me dorëza më ngjyra vijnë në plazh. Para se të hyjnë në ujë, ata i heqin dorëzat dhe mbesin lakuriq. Teatri i duarve dallohet nga teatri i kukullave me ndërrimin e mjetit kryesor: dora e sukullarit e ka zëvendësuar kukullën. 27

Personazhet pozitive dhe negative në përralla Sigurisht, që një përrallë nuk do të dukej e kompletuar dhe interesant, po të mos kishte edhe personazhet negative.këto përsonazhe, ndonëse negative i japin përrallës një pasqyrim dhe përmbajtje, duke e bërë atë edhe më tërheqëse për lexuesit, (fëmijët në këtë rast). Personazhet brenda përrallës luajnë rol të veçantë për lexuesit. Si të tilla, ato i japin një ngjyrim tërë përmbajtjes së përrallës. Ndonëse tek çdo përrallë është e zakonshme të ngadhënjej personazhi pozitiv dhe të triumfoi e mira në çdo fund të përrallës. Pra, tek fëmijët zgjohet ndjenja e fitores, e lumturisë, ku përralla e tyre mbretëron me fund të mirë. Krahas kësaj, personazhet negative kanë domethënjen e tyre. Roli i tyre jo pozitiv, e bënë përrallën kuptimplotë, duke e krahasuar çdo herë të mirën me të keqen përballë. Derisa ngjarja e përrallës zhvillohet, aty ndeshen dy kategori, e mira dhe e keqja. Lexuesit janë çdo herë në pritje të asaj se çdo të ndodhë tutje. Gjatë kësaj pritjeje tek ta zgjohet ajo ndjenja e papritur e dëshirës, e rrënqethjes, e nxitjes, duke e bërë përrallën akoma më tërheqëse deri në fund. Shembull konkret është ndër përrallat më të këndshme për fëmijët KËSULËKUQJA, dhe sado e lezetshme të jetë ajo pjesa kur Kësulëkuqja përgatitet të shkoi për vizitë tek gjyshja, më tërheqëse mbetet pjesa ku përfaqësohet ujku, si personazh negativ. E njejta ndodh edhe tek përralla BORËBARDHA e cila si personazh pozitiv të jep ndjenjen e së mirës, por pjesa e transformimit të plakës së keqe të lë gojëhapur dhe për fëmijët është akoma më interesante ecuria dhe zhvillimi i mëtejmë i ngjarjes. Personazhet pozitive dhe negative i japin vlera përrallës, ndërsa ndikimi i tyre tek fëmijët duhet të jetë edukativ, ndjenjëmirë, fantastik, i kënaqshëm dhe i paharrueshëm. Si rrjedhojë e gjithë kësaj, fundi i përrallës cilësohet si pjesa më e rëndësishme, ku çdo herë e mira e mund të keqen. 28

Personazhet pozitive Personazhet negative 29

Përfundimi Në mënyrën më të mirë të mundshme, jam angazhuar dhe jam munduar t i qasem punimit përfundimtar, ku në mënyrë simbolike përfundoj studimet. Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit të teatrit është kusht për rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të teatrit do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata përjetojnë dhe provojnë vetë dukuritë dhe fenomene teatrore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar e cila arihet nëpërmjet rezultateve të të nxënit dhe tematikave përkatëse mësimore. Mësimdhënia dhe teatri, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari emocionale dhe fizike jo gjithmonë krejtësishtë vetëdijshme për nxënësit e kësaj grupmoshe. Çdo përmbajte dhe veprimtari mësimore teatrore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen drejtë një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të tyre intelektual/artistik në shumë aspekte. 30

Literatura Literatura: Rrahmani, Zejnullah, Teoria e Letërsisë, Botim i dytë, SHB Faik Konica, Prishtinë, 2008 Robert J. Landy, Drama Therapy: Concepts, Theories, andpractices, Charles C ThomasPub., 1994 Hamiti, Sabri, Tematologjia, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2005, Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003, Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011, Ndreca, Mikel, Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, SHB Rilindja, Prishtinë, 2000 31 Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017

Autobiografia Jam Vjosa Rexhaj, e lindur më 23.8.1994, në Istog. Shkollën fillore e kam përfunduar në Istog në SHFMU Bajram Curri me sukses të shkëlqyer. Në atë kohë, mora pjesë në gara të ndryshme të shkollës. Kështu, duke sjellur suksese në përmbylljen e shkollës fillore. Ndërkaq, shkollën e mesme e kam përfunduar në gjimnazin Haxhi Zeka në Istog po ashtu me sukses të shkëlqyer. Ëndrra ime që të punoj me fëmijët, dashuria ndaj tyre dhe vullneti ndaj këtij profesioni kaq madhështor, ishte pikërisht ajo që më shtyri të përcaktohem në këtë drejtim. U regjistrova, prandaj, në Fakultetin e Edukimit, në Programin Parashkollor, me bindjen që do të arrija suksese të mëtejshme. Sigurisht me punë, me mund, me përkushtim dhe mbi të gjitha me vullnet arrita të realizoja të gjitha synimet e mia, përkundër sfidave. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të punoj me nxënësit, si një mësuese punëtore, e afërt me fëmijët, si një mësuese e denjë në profesionin e saj. Prandaj, me ndërgjegje dhe krenari do t a kryej detyrimin tim, duke mbrojtur nderin e profesionit të mësuesit. Falënderoj familjen time, pa ndihmën e të cilëve unë s do të kisha pasur mundësi t i përballoja gjitha sfidat e jetës, po ashtu edhe sfidat e studimeve, sepse më përkrahën pa masë gjatë studimeve. Gjithashtu e falënderoj profesorin dhe njëkohësisht mentorin tim shumë të nderuar Prof. Ilir Muharremi, për motivimin, ofrimin e njohurive adekuate, për mbështetjen profesionale që më ofroi gjatë realizimit të temës së diplomës. 32