Syllabusi Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamentet e Konstruktimit dhe disajnimit, Prodhimtarisë dhe automatizimit dhe Termoenergjetikës dhe termoteknikës Titulli i kursit: Detalet e Makinave II Niveli dhe lloji i kursit: Bachelor, Obligative Viti i studimeve dhe semestri: Viti i II-të, semestri i IV-të Kodi ose shifra e lëndës: 1220 Vlera në kredi ECTS : 7 Koha/lokacioni: E marte prej 8 00-9 30, salla 748 Mësimdhënësi i kursit: Dr. sc. Nijazi Ibrahimi, prof. i rreg., kabineti 724, tel 044508698, Nijaziibrahimi@hotmail.com, konsultimet e marte prej 10 00-11 00. Qëllimet e kursit(modulit): Njohja e studentëve me Detalet e makinave të grupit të përgjithshëm që përdoren te të gjitha makinat dhe pajisjet. Materia që shtjellohet në këtë kurs paraqet bazën për lëndët tjera në vitet vijuese të departamenteve të veçanta. Rezultatet e pritura të nxënies: Njohja, aftësimi dhe aplikimi i njohurive të arritura në këtë kurs në të gjitha lëndët që në përmbajtjen e tyre përfshin makina, pajisje dhe stabilimente të ndryshme në ekonomi. Të arriturat e tyre i shprehin përmes projektimit dhe konstruktimit të pjesëve makinerike të grupit të përgjithshëm. Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që: 1. Idetë e tyre t`i shpreh përmes projekteve të tërësive, nën tërësive dhe pjesëve makinerike. 2. Të bëjë kalkulimin e përmasave gjeometrike dhe verifikimin e qëndrueshmërisë të pjesëve makinerike. 3. Për pjesët e kalkuluara dhe të verifikuara të bëjë zgjedhjen optimale të tyre. 4. Për zgjedhjet optimale të parametrave të realizoj aplikimin praktik të tyre.
Metodologjia e mësimdhënjes: materia e paraparë në këtë kurs shtjellohet përmes ligjëratave në mënyrë elektronike, diskutimeve me student, punimeve seminarike nëpër grupe dhe vizitave në organizatat prodhuese. Literatura bazë : Dr. sc. Nijazi Ibrahimi, Detalet e Makinave II, Prishtinë 2006, Dr. sc. Nijazi Ibrahimi, Detalet e Makinave, Përmbledhje detyrash të zgjidhura, Prishtinë 2007. Dr. sc. Nijazi Ibrahimi, Vizatimi teknik, Prishtinë 2004. Plani i detajizuar i mësimit për një semestër: Java e parë: 1. Transmetuesit me dhëmbëzorë dhe ndarja, 2. Njohuritë e përgjithshme dhe përkufizimet, 3. Ligji themelorë i ingranimit, 4. Çiftet e dhëmbëzoreve cilindrik me dhëmbë të drejtë, 5. Profili standard dhe zhvendosja e profilit 86-103, Java e dytë: 1. Trashësia harkore e dhëmbit, 2. Përmasa mbi dhëmbët dhe numri matës i dhëmbëve, 3. Këndi i vijës së kontaktit, distanca boshtore dhe diametrat karakteristik të dhëmbëzoreve, 4. Shkalla e ingranimit të dhëmbëzoreve cilindrik me dhëmbë të drejtë, 5. Interferenca dhe numri kufitar i dhëmbëve, 104-117, Java e tretë: 1. Çiftet e dhëmbëzoreve cilindrik me dhëmbë të pjerrët dhe dhëmbëzori fiktiv, 2. Përmasa mbi dhëmbët dhe numri matës i dhëmbëve, 3. Këndi i vijës së kontaktit, distanca boshtore dhe diametrat e dhëmbëzoreve, 4. Shkalla e ingranimit të dhëmbëzorëve me dhëmbë të pjerrët, 5. Çiftet e dhëmbëzoreve cilindrik me ingranim të brendshëm me dhëmbë të drejtë dhe të pjerrët, 6. Shkalla e ingranimit të dhëmbëzoreve cilindrik me ingranim të brendshëm me dhëmbë të drejtë dhe të pjerrët, 123-140. Java e katërt: 1. Çiftet e dhëmbëzoreve konik dhe ndarja e tyre, 2. Çifti plotësues ekuivalent, 3. Shkalla e ingranimit të dhëmbëzoreve konik, 4. Çiftet e dhëmbëzoreve konik me dhëmbë të pjerrët dhe të lakuar, 5. Çiftet e dhëmbëzoreve hiperboloidal cilindrik,
178-184, 192-193, 197-203.214-215. Java e pestë: 1. Dhëmbëzorët hiperboloidal cilindrik, 2. Çiftet e dhëmbëzoreve hipoidal, 3. Çiftet me vidhë pa fund dhe ndarja, 4. Çiftet me vidhë pa fund me vidhë cilindrike, 5. Profili bazë i vidhës dhe faktori i formës së vidhës, 6. Shkalla e ingranimit e çifteve me vidh pa fund. Literatura: Dr.sc. Nijazi Ibrahimi, Detalet e Makinave II, libri 1, Prishtinë 2004, faqe 216-238. Vlerësimi i parë intermediar testi i parë Java e gjashtë: 1. Barjta e dhëmbëzoreve, ngarkesat e dhëmbëzoreve, 2. Faktori i forcave të brendshme dinamike K v, 3. Faktori i shpërndarjes së ngarkesës gjatë vijës anësore të dhëmbit K β, 4. Faktori i shpërndarjes së ngarkesës në çiftet e dhëmbëve në ingranim të përnjëhershëm K α, 5. Format e dëmtimeve dhe shkatërrimeve të dhëmbëve dhe kriteret për kalkulim, 251-261, 270-273, 286-300. Java e shtatë: 1. Sforcimi punues i anëve të dhëmbëve të dhëmbëzoreve cilindrik, 2. Sforcimi kritik dhe shkalla e sigurisë e anëve të dhëmbëve të dhëmbëzoreve cilindrik, 3. Sforcimi punues i rrënjës së dhëmbëve të dhëmbëzoreve cilindrik, 4. Sforcimi kritik dhe shkalla e sigurisë e rrënjës së dhëmbëve të dhëmbëzoreve cilindrik, 5. Sforcimi punues i anëve të dhëmbëve të dhëmbëzoreve konik, 6. Sforcimi kritik dhe shkalla e sigurisë e anëve të dhëmbëve të dhëmbëzoreve konikë. 301-341. Java e tetë: 1. Sforcimi punues i rrënjës së dhëmbëve të dhëmbëzoreve konikë, 2. Sforcimi kritik dhe shkalla e sigurisë e rrënjës së dhëmbëve të dhëmbëzoreve konikë, 3. Sforcimi punues, sforcimi kritik dhe shkalla e sigurisë e anëve të dhëmbëve te çifti me vidhë pa fund,
4. sforcimi punues dhe shkalla e sigurisë e rrënjës së dhëmbëve te çifti me vidhë pa fund dhe vërtetimi i nxehjes, 5. Lyerja e çifteve të dhëmbëzoreve. 341-348, 372-382 Vlerësimi i dytë intermediar testi i dytë Java e nëntë: 1. Boshtet, akset dhe akset e vegjël, 2. Format konstruktive të boshteve, akseve dhe akseve të vegjël, 3. Format konstruktive të dorëzave radiale dhe aksiale, 4. Kalkulimi paraprak dhe përfundimtarë i boshteve, 5. Kalkulimi paraprak dhe përfundimtarë i akseve. 417-424, 438-444. Java e dhjetë: 1. Kalkulimi i akseve të vegjël, 2. Kalkulimi i dorëzave radiale, 3. Kalkulimi i dorëzave aksiale, 4. Lidhjes e presuara të boshteve me pjesët rrotulluese, 5. Lidhjes e realizuara me bulona të boshteve me pjesët rrotulluese, 465-487. Java e njëmbëdhjetë: 1. Lidhjet me kanale të boshteve me pjesët rrotulluese, 2. Lidhjet e profiluara të boshteve me pjesët rrotulluese, 3. Lidhjet me ndihmën e pykave pa pjerrtësi të boshteve me pjesët rrotulluese, 4. Lidhjet me ndihmën e pykave me pjerrtësi të boshteve me pjesët rrotulluese, 5. Kushinetat rrëshqitëse, ndarja dhe veçorit e tyre. 487-504, 507-509. Java e dymbëdhjetë: 1. Fërkimi, lyerja dhe lyerësit te kushinetat rrëshqitëse, 2. Materiali për kushineta rrëshqitëse, 3. Kalkulimi i kushinetave radiale rrëshqitëse, 4. Kalkulimi i kushinetave aksiale rrëshqitëse, 5. Kushinetat rrokullisëse, ndarja dhe veçoritë e tyre,
510-523,528-541. Java e trembëdhjetë 1. Sistemi i shënimit të kushinetave rrokullisëse dhe toleranca, 2. Bartja dinamike dhe statike e kushinetave rrokullisëse, 3. Ngarkesa ekuivalente dinamike dhe statike e kushinetave rrokullisëse, 4. Zgjedhja e kushinetës sipas bartjes dinamike dhe statike, 5. Lyerësit, mënyrat e lyerjes dhe hermetizmi i kushinetave rrokullisëse. 542-558, 601-611. Java e katërmbdhjetë 1. Lidhëset, ndarja dhe kalkulimi, 2. Lidhëset e pandashme, lidhëset me disqe, 3. Lidhëset nyjore-kardanike, 627-638 Java e pesëmbëdhjetë: 1. Lidhëset e përshtatshme elastike me elemente jometalike, 2. Lidhëset e ndashme friksione, 3. Lidhëset hidrodinamike. 639-663. Vlerësimi i tretë intermediar testi i tretë Metodat e vlerësimit: Vlerësimi i studentëve bëhet përmes testeve me detyra dhe teori. Në kuadër të 15 javëve organizohen III teste vlerësime intermediare. Vlerësimi i parë: 25% Vlerësimi i dytë: 25% Vlerësimi i tretë: 25% Detyrat grafike: 15% Vijimi i rregullt: 10% Total: 100% Secili test organizohet një herë. Nëse studenti nuk arrin t`i fitoj mbi 50% të poenave i nënshtrohet provimit me shkrim dhe me gojë. Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: studentët janë të obliguar të vijoj me rregull mësimin, si në ligjërata ashtu edhe në ushtrime. Studentët duhet të vijnë me kohë në mësim dhe nuk lejohet përdorimi i celularëve.