Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

Μέγεθος: px
Εμφάνιση ξεκινά από τη σελίδα:

Download "Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas"

Transcript

1 Edlira Gugu Nexhmie Muça Libër mësuesi Gjuha shqipe dhe letërsia 11 Botime shkollore Albas

2 HYRJE Shtëpia Botuese Albas u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës dhe të letërsisë të shkollave të mesme Libër mësuesi për tekstin e ri Gjuha shqipe dhe letërsia 11, hartuar nga mësuese me përvojë, të cilat janë përpjekur të zbërthejnë temat mësimore në modele mësimesh, që ndërtohen mbi bazën e metodave dhe teknikave mësimore bashkëkohore. Libri i mësuesit përmban: 1. Projekt-planin mësimor, në të cilin zbërthehet programi mësimor i MASH-it për lëndën e Gjuhës shqipe. Plani është i ndarë në dy pjesë, në tekste joletrare dhe në tekste letrare. Çdo pjesë zbërthehet në lloje tekstesh, në tematikë, orë e objektiva. Sipas programit, në plan janë parashikuar njohuritë teorike dhe veprimtaritë praktike, si: ushtrime, punë me projekt, orët e përsëritjes dhe testimi i nxënësve. Plani është sugjerues dhe mësuesi/ja mund ta ndryshojë në përputhje me nivelin e klasës dhe synimet e tij/saj. 2. Modelime mësimesh për të gjitha temat, të trajtuara sipas metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Në to paraqiten: objektivat e temës; materialet që do të përdoren, ku krahas materialeve që ka teksti, sillen edhe materiale të tjera, të cilat mund të shërbejnë si për nxënësit, ashtu edhe për vetë mësuesin/en për të qartësuar më mirë temën teorike; struktura mësimore PNP (parashtrim, ndërtimi i njohurive, përforcim), ku për çdo etapë tregohen edhe strategjitë që do të përdoren, veprimtaritë dhe organizimi e nxënësve; detyra e shtëpisë, e cila përmban punë të pavarur lidhur me temën e dhënë, si dhe kërkesa për parapërgatitjen e temës së ardhshme. Sipas rastit, në këtë pjesë ka fjalor ose njohuri teorike, lidhur me temën e dhënë. 3. Modele testesh Temat mësimore do të zhvillohen sipas strukturës PNP, e cila përbëhet nga tri pjesë përbërëse: Faza e parashikimit (P), në të cilën nxënësve u kërkohet të mendojnë dhe të bëjnë pyetje për temën që do të studiojnë. Ajo shërben: - për t`i nxitur nxënësit të sjellin ndër mend njohuritë që zotërojnë; - për të bërë një vlerësim sa më të plotë në lidhje me atë çka dinë nxënësit, duke përfshirë edhe konceptet e gabuara; - për të përcaktuar qëllimet e nxënies; - për të përqendruar vëmendjen tek tema; - për të përftuar një kontekst, në të cilin vendosen idetë e reja. Faza e ndërtimit të njohurive (N), në të cilën mësuesi udhëzon dhe drejton nxënësit të kuptojnë 3

3 e të zbërthejnë materialin e të zbulojnë njohuri të reja në të, të bëjnë pyetje e t u përgjigjen pyetjeve të drejtuara, të gjejnë pyetje të reja dhe t u përgjigjen edhe atyre. Ajo shërben për: - për të krahasuar atë që pritej të ndodhte a ekzistonte me atë që po mësohet; - për të rishikuar parashikimet dhe për të krijuar parashikime të reja; - për të identifikuar a njëjtësuar pikat kryesore; - për të disiplinuar a shqyrtuar të menduarit vetjak; - për të bërë përgjithësime në lidhje me problematikën a materialin e parashtruar; - për të gjetur lidhje vetjake me mësimin; - për të ngritur pyetje të mëtejshme për mësimin. Faza e përforcimit (P). Nxënësit reflektojnë për ato që kanë mësuar, mendojnë se çfarë domethënieje ka mësimi për ta, reflektojnë dhe vërejnë se si kanë ndryshuar mendimet e tyre dhe të vrasin mendjen se si mund t i përdorin ato. Ajo shërben për: - për të përmbledhur idetë kryesore; - për të interpretuar idetë; - për të diskutuar mendimet; - për të bërë reagime vetjake; - për të vënë në provë idetë; - për të vlerësuar të nxënit; - për të bërë pyetje të mëtejshme. 4

4 Tema 1. Llojet e teksteve sipas funksioneve gjuhësore (I) BIOGRAFI ARTIKULL PËRRALLË Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë llojet e teksteve sipas funksionit gjuhësor; të shpjegojë qëllimin e përdorimit të teksteve; të vëzhgojë për të dalluar funksionin mbizotërues në një reklamë; të ndërtojë skemën e llojeve të ndryshme të teksteve sipas funksionit gjuhësor. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, libra, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale ilustrative (HAKI STËRMILLI) Haki Stërmilli ( ), shkrimtar, patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe, ku mori mësimet e para, ndërsa gjimnazin turk e kreu në Manastir. Në vitet hyri në Lëvizjen Demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë Bashkimi. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924, si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, vijoi luftën kundër regjimit zogollian dhe bashkëpunoi në faqet e gazetave Liria kombëtare dhe Federacioni Ballkanik. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut, që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it. Fjalori Enciklopedik Shqiptar,1985 Gramatika shqipe e 1710: A është vërtet ajo e para? Sivjet mbushen 300 vjet nga Gramatika e parë e shqipes, që i përket vitit Dorëshkrimi i saj ruhet në Bibliotekën e Manastirit të Grotaferratës, afër Romës. Informacionin e parë për këtë gramatikë e pati dhënë studiuesi arbëresh Nilo Borxha, 83 vjet më parë, duke botuar në revistën Diturija (1927, nr.12) të Lumo Skëndos një shkrim me titull Një gramatik e voglë e gjuhës shqipe, më Artikulli është i shkurtër. Autori njofton se dorëshkrimi hyri në këtë bibliotekë në vitin Pas tij për këtë dorëshkrim shkruan, dikush më shumë e dikush më pak, G. Petrota, M. Roku, J. Kastrati, Dh. S. Shuteriqi etj. Së fundi akademiku kosavar Rexhep Ismajli, pasi botoi në revistat shkencore ndonjë shkrim për këtë gramatikë, në vitin 1982 e botoi dorëshkrimin të plotë në Prishtinë, botim kritik, shoqëruar me studim e transkriptim.. Tomor Osmani Marrë nga Gazeta Shqiptare GISHTËZA Na ishte njëherë një grua që dëshironte shumë të kishte një fëmijë të vogël, por, meqë nuk dinte se si ta plotësonte këtë dëshirë, shkoi te një magjistare plakë dhe i tha: -Desha të kisha një fëmijë të vogël; më thuaj ç duhet të bëj për këtë gjë? -Nuk është punë e vështirë, iu përgjigj magjistarja. -Na një kokërr elbi, që është e një lloji tjetër nga ai që rritet në arat e fshatarëve dhe që e hanë pulat. Vëre atë në poçen me lule dhe do të shohësh. -Faleminderit! i tha gruaja dhe i dha magjistares dymbëdhjetë groshë. Pastaj u kthye në shtëpi të saj dhe e mbolli kokrrën e elbit. Pas pak, ajo pa të dilte prej dheut një lule e madhe dhe e bukur, që i përngjante një tulipani ende të paçelur mirë. -Sa lule e bukur! tha gruaja, duke puthur fl etët e kuqe e të verdha dhe, po në këtë çast lulja u çel me një zhurmë të madhe. Tani dukej që ishte një tulipan i vërtetë, por brenda, në sfondin e gjelbër, ishte ulur një vajzë shumë e vogël, e hollë dhe e hijshme, e gjatë sa një gisht. Kështu e quajtën GISHTËZË... 5

5 POEZI KATËR KËSHILLA VETES Mos u bëj poet nëse s mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë. Ngrehu mbi veten në do t rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd. N se dashurohesh, dashurohu n fl akë e n valë, jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. Mos u bëj poet nëse s mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë. Azem Shkreli RECETË GATIMI Tortë me kakao dhe lajthi Përbërësit 12 lugë gjelle sheqer + 12 lugë gjelle për kremin 12 lugë miell + 3 lugë gjelle për kremin 12 lugë qumësht + 1/2 e litrit për kremin 2 lugë kakao + 2 lugë për kremin 1 bakin (pecivë) 50 gr margarinë 50 gr lajthi të bluara 50 gr miell kokosi 2 vezë Udhëzime për përgatitjen Rrihni vezët me sheqerin, pastaj shtoni qumështin, miellin, kakaon dhe bakinin (pecivën). Hidheni në enën e yndyrosur dhe piqeni në furrën e nxehtë me 220 gradë. Në një enë vloni 1/2 litri qumësht, duke hequr gjysmë gote, të cilit i hidhni 12 lugë sheqer. Në enën tjetër përzieni miellin, kakaon dhe gjysmën e gotës së qumështit, të cilën pastaj e hidhni në qumështin e vluar me sheqer dhe e zieni derisa të trashet si krem. Në një enë tjetër përhapni 50 g margarinë dhe në të hidhni pak mielli kokosi dhe lajthitë e bluara që të zbuten. Edhe këto hidhen në kremin e zier, përzihen edhe pak dhe, pasi të ftohet kremi, me të lyhet torta. Dekorohet sipas dëshirës. Konceptet kryesore: tekst, tekste letrare e joletrare, klasifi kim, funksion praktik, funksion estetik, funksion gjuhësor, funksion informues, bindës, shprehës, fakt, trillim 6

6 Struktura mësimore: PNP Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Di/Dua të di /Mësova, (DDM) Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim/Përmbledhje në dyshe/ Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe Organizues grafi k Përforcimi Plotësim i tabelës Mësoj Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi/ DDM - Di /Dua të di /Mësoj Bisedë e lirë Veprimtaria DDM mund të përdoret për të strukturuar një mësim të tërë. Ajo kërkon nga nxënësit që të mendojnë çfarë dinë për temën, të bëjnë pyetje për të, si dhe të gjejnë përgjigje për këto pyetje. Mësuesi/ja fi llon mësimin me një bisedë të shkurtër, duke rikujtuar njohuritë e marra rreth teksteve, llojeve të tyre, si dhe qëllimeve të përdorimit, duke vëzhguar tekste të ndryshme dhe duke u drejtuar nxënësve pyetjet: - Cili është kuptimi i këtyre teksteve? - Ku përdoren? - Cili është qëllimi i përdorimit të tyre? Pasi merr përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja ndërton bashkë me nxënësit tabelën DDM, ku shënojnë çfarë dinë ata rreth teksteve dhe klasifi kimit të tyre. Klasifikimi i teksteve Çfarë dimë? Tekstet janë të shumëllojshme. Janë të shkruara ose të folura. Ato grupohen në bazë të qëllimit kryesor që ka autori kur shkruan një tekst (informim, shprehje të ndjenjave, sugjerim, mbajtja e një qëndrimi etj.). Klasifi kohen sipas funksionit: a. praktik, (tekste joletrare) b. estetik, (tekste letrare) Secili prej grupeve ka nënndarje të tjera Çfarë duam të dimë? Pse i klasifi kojmë tekstet? Ku mbështetet klasifi kimi i teksteve? Ç rol luajnë elementet e funksionet gjuhësore? A gjenden njëherësh të gjitha funksionet gjuhësore brenda një teksti? Cili është dallimi midis teksteve letrare dhe joletrare? Çfarë mësuam? Pasi rikujtojnë njohuritë e marra në klasën e dhjetë, mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë se për çfarë nuk janë të sigurt dhe çfarë duan të dinë rreth klasifi kimit të teksteve. Mësuesi/ja ndihmon të formulojnë pyetjet duke plotësuar kolonën e tabelës 7

7 8 Ndërtimi i njohurive. Lexim/ Përmbledhje në dyshe/ Organizuesi grafi k Është një teknikë që synon që nxënësit ta lexojnë me kujdes tekstin për ta kuptuar. Kjo teknikë ka për qëllim të vërë në përdorim lloje të ndryshme të të menduarit që nxitin të kuptuarit. Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe të mëdha dhe secilit grup i cakton të punojë një pjesë të mësimit: Grupi I Pse i klasifi kojmë tekstet? Grupi II Klasifi kimi i teksteve sipas funksionit gjuhësor. Grupi III Tekste me funksion praktik. Grupi IV Tekste me funksion estetik. Grupi V Dallimet mes tekstit letrar dhe joletrar. Mësuesi/ja brenda grupeve u kërkon nxënësve të ndahen në çifte. Secili çift lexon së bashku pjesën e mësimit dhe pas leximit të vëmendshëm njëri prej tyre do të bëjë përmbledhjen e saj duke nxjerrë çështjet kryesore, si dhe do t i drejtojnë pyetje shokut shokut rreth tyre. Këtë veprimtari nxënësit e kryejnë duke ndërruar rolet brenda çiftit në një hark kohor prej 10 min. Gjatë procedimit të kësaj veprimtarie, mësuesi kontrollon punën e nxënësve duke u drejtuar pyetje të ndryshme rreth tekstit dhe njëkohësisht u kërkon atyre të praktikojnë në mënyrë konkrete njohuritë e marra për tekstet, të cilat i ka përzgjedhur dhe ua ka shpërndarë nxënësve. (Mund të shërbejnë si të tilla tekstet e dhëna në rubrikën Materialet dhe mjetet mësimore.) Disa nga çështjet që grupet do të trajtojnë mund të jenë: Grupi I - Pse i klasifikojmë tekstet? Nëse kemi të qartë llojin/nënllojin e tekstit që kërkojmë, kërkimi do të jetë i suksesshëm. Do të kemi mundësi të operojmë në fusha të ndryshme më së miri, duke realizuar qëllimet tona Klasifi kimi i teksteve lidhet me nevoja praktike. I. Shfrytëzojmë lehtësisht: a. skedarët e bibliotekave; b. orientohemi në morinë e librave të një librarie; c. orientohemi në kërkimet tona në internet. II. Përdorim me efikasitet për qëllime praktike llojin e duhur të një teksti: a. shkrimi i CV; b. plotësimi i llojeve të ndryshme të testeve; c. paraqitja me shkrim e me gojë e përmbledhjeve të materialeve të ndryshme; ç. përdorimi i argumenteve të nevojshme për llojet e ndryshme të eseve etj. d. përdorimi i vlerave estetike në situata të ndryshme etj. Grupi II - Klasifikimi i teksteve sipas funksionit gjuhësor. Në këtë pjesë të mësimit mësuesi/ja orienton grupin që të lexojë/reklamën në libër ose një reklamë që i ofron mësuesi dhe të plotësojë skemën e komunikimit. (Skema mund të jetë e parapërgatitur në një tabak letre dhe u vihet në dispozicion nxënësve që të rikujtojnë elementet përbërëse të komunikimit). P.sh.: Po kështu grupit i vihen në dispozicion tekste të llojeve të ndryshme (letrare e joletrare). Duke iu referuar kësaj reklame, nxënësit duhet të konkretizojnë në skemën e komunikimit elementet: Dhënësi është kompania e lodrave. Vëmendja e dhënësit është përqendruar te marrësi (blerësi). Referenti është informacioni që përcjell reklama: në treg ka hyrë një

8 kompani e re lodrash cilësore; kanali është letra: reklama e afi shuar në vende të dukshme; kodi: imazhi dhe gjuha e shkruar, teksti; mesazhi: cilësia e lodrave është aq e lartë, sa është mirë që çdo fëmijë t i zotërojë ato. Kjo reklamë, me anë të referentit, kanalit, kodit dhe mesazhit, i drejtohet marrësit dhe realizon disa funksione: funksionin informues, funksionin bindës, pasi flitet për referentin, që në këtë rast është objekti, të cilit i kushtohet reklama: Lodrat Pino. Funksioni gjuhësor realizohet me anë të gjuhës verbale dhe joverbale, pra, duke përdorur imazhin dhe gjuhën e shkruar. Referenti reklama Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Dërguesi Kompania e lodrave letra mesazhi letra kanali kanali kodi gjuha shqipe-imazhi Marrësi blerësi Duke iu referuar pllakatit të dhënë në libër si reklamë, nxënësit duhet të konkretizojnë në skemën e komunikimit elementet: Dhënësi është organizuesi i një veprimtarie me rastin e Ditës Botërore të Librit. Vëmendja e dhënësit është përqendruar te marrësi (pjesëmarrësit që i fton në këtë veprimtari, por edhe më gjerë, publiku). Referenti është informacioni që përcjell reklama: informon publikun se data 23 prill është Ditës Botërore e Librit dhe njëkohësisht fton dashamirësit e librit të marrin pjesë në këtë aktivitet. Kanali është letra: reklama afishohet në vende të dukshme dhe me pamjen e saj tërheq vëmendjen. Kodi: imazhi dhe gjuha e shkruar, teksti dhe figura; mesazhi: vetë slogani është mesazhi i pllakatit, i cili, me anë të referentit, kanalit, kodit dhe mesazhit, u drejtohet jo vetëm dashamirësve të librit, por gjithë publikut dhe realizon disa funksione: funksionin informues, bindës, por edhe funksionin shprehës. Funksioni gjuhësor realizohet me anë të gjuhës verbale dhe joverbale, pra, duke përdorur imazhin dhe gjuhën e shkruar, e cila në këtë rast është gjuhë e figurshme, një botë me libra, që përputhet edhe me imazhin. Pyetjet e mëposhtme mësuesi/ja mund t ia drejtojë grupit për t i orientuar: - Cili do të ishte funksioni i tekstit nëse vëmendja përqendrohet te referenti? Po te dërguesi? - A gjenden të gjitha funksionet brenda një teksti? Pse? - Ku është përqendruar vëmendja në tekstet që ju keni përpara? Përgjigjet e pritshme: Në tekstin Biografi a e Haki Stërmillit vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti ka funksion informues. Te poezia e Azem Shkrelit vëmendja përqendrohet te mesazhi dhe teksti ka funksion letrar. Te receta e gatimit vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti ka funksion informues. Te përralla Gishtëza vëmendja përqendrohet te mesazhi dhe ka funksion letrar. 9

9 Tek artikulli i gazetës vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti ka funksion informues. Grupi III - IV Tekstet me funksion praktik (tekstet joletrare) dhe tekstet me funksion estetik (tekstet letrare). - Nxënësit kanë njohuri për llojet e teksteve joletrare dhe letrare. Në klasifi kimin e dhënë në libër u rikujtohen llojet e teksteve, karakteristikat e tyre dhe cilat janë llojet e shkrimit që i përdorim në këto lloje tekstesh. Në punën në grup nxënësit duhet të ilustrojnë me shembuj shkrimesh të ndryshme të njohura prej tyre dhe të vënë në dukje karakteristikat e dhëna ose të klasifi kojnë tekste që mësuesi/ja ofron, duke argumentuar klasifi kimin e bërë. Grupi V - Dallimi mes teksteve letrare dhe joletrare Pasi nxënësit kanë praktikuar teknikën Lexim/Përmbledhje në dyshe, u kërkohet të vëzhgojnë cilat nga tekstet e ofruara mbështeten në fakte e cilat në trillim. - A kanë ato të njëjtat veçori? Nxënësit evidentojnë dallimet midis tyre me anë të organizuesit grafi k, duke u mbështetur në qëllimin e tekstit, llojin e tij, karakteristikat dhe llojet e shkrimeve. Dallimi thelbësor ndërmjet tekstit letrar dhe joletrar është mbizotërimi i trillimit ose i faktit. Tekstet: artikulli i gazetës, biografi a dhe receta e gatimit mbështeten në fakte, pra, janë tekste joletrare, kurse poezia dhe përralla mbështeten në trillime, pra, janë tekste letrare. Përforcimi. Plotësimi i pjesës së tretë të tabelës DDM. Pas diskutimit të çështjeve dhe ushtrimit në mënyrë praktike mbi tekste të ndryshme, mësuesi/ja plotëson së bashku me nxënësit pjesën e tretë të tabelës DDM. Drejton pyetjen: Çfarë mësuam? Klasifi kimi i teksteve Çfarë mësuam? Klasifi kimi i teksteve na ndihmon të realizojmë më lehtë qëllimet tona si lexues apo si shkrues. Klasifi kimi mbështetet te funksioni i tyre. Tek tekstet joletrare mbizotëron funksioni praktik, kurse tek tekstet letrare mbizotëron ai estetik. Të gjitha llojet e teksteve e realizojnë komunikimin nëpërmjet gjashtë elementeve të skemës së komunikimit. Në bazë të përqendrimit të vëmendjes te njëri ose tjetri element, teksti realizon funksione të ndryshme. Tekstet si me funksion praktik, ashtu dhe me funksion estetik, janë disa llojesh. Tekstet joletrare nga tekstet letrare dallohen nga njëri-tjetri nga elementi bazë mbi të cilin ndërtohen: të parat mbështeten te fakti, të dytat tek trillimi. Mësuesi/ja nxjerr rezultatet e orës dhe vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen në mësim dhe për saktësinë e qartësinë e përgjigjeve. Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 1, në f. 10. b) Përzgjidhni dhe sillni në klasë tekste të llojeve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim: të informojnë, të rrëfejnë, të interpretojnë, të udhëzojnë, të argumentojnë. 10

10 Tema 2. Ushtrime. Llojet e teksteve sipas funksioneve gjuhësore (ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përcaktojë llojin e teksteve dhe llojin e shkrimeve të teksteve të dhëna; të gjykojë mbi tekste të llojeve të ndryshme; të dallojë funksionin mbizotërues të teksteve të dhëna. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore Lloji i tekstit, lloji i shkrimit, funksion praktik, funksion estetik, funksion gjuhësor, funksion informues, bindës, shprehës, qëllimi i tekstit, funksion mbizotërues. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Harta e konceptit/ Diagrami i Venit Diskutimi i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Paraqitja grafike e informacionit Punë në grupe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Harta e konceptit/ Diagrami i Venit Është një metodë që përdoret për të rikujtuar njohuritë e marra për tekstet dhe llojet e tyre. Ndërtimi i hartës bëhet duke tërhequr sa më shumë mendimin e nxënësve, duke dhënë sa më shumë shpjegime dhe duke i shoqëruar me shembuj. Mësimi nis duke ndërtuar hartën e konceptit për tekstet. Tekstet Funksion praktik Funksion estetik Informuese-paraqitëse (shpjeguese) joletrare rrëfyese udhëzuese përshkruese shprehëse letrare tregimtare dramatike poetike interpretuese-vlerësuese argumentuese 11

11 Nxënësit japin veçoritë për secilin rast. Në bazë të këtyre veçorive interpretojnë tekstet e detyrës së shtëpisë: Ushtrimi 1, f. 10: a) Lloji i tekstit: letrar, lloji i shkrimit poezi lirike, vëmendja përqendrohet te mesazhi (funksioni letrar). b) Lloji i tekstit: joletrar, shprehës, lloji i shkrimit parathënie, vëmendja përqendrohet te marrësi (funksioni bindës). Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike Është një metodë që, pasi nxënësit të jenë ushtruar praktikisht, të arrijnë të evidentojnë tiparet e një teksti, të cilat e klasifikojnë atë në një grup të caktuar. Për këtë nxënësi duhet të njohë mirë veçoritë e tekstit, me qëllim që ta ketë të lehtë t i përcaktojë ato. Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe të mëdha. Nxënësit punojnë tekstet e ushtrimeve 2 dhe 3. Pasi punojnë në grup për të përcaktuar tiparet e teksteve, ata plotësojnë tabelën e mëposhtme. Shembull përgjigjeje. Teksti Lloji i tekstit Lloji i shkrimit Qëllimi i tekstit Funksioni Ushtrimi 2a informues (vëmendja joletrar-informues/ reportazh të informojë përqendrohet te shpjegues-paraqitës referenti) letrar (vëmendja 2b letrar roman të rrëfejë përqendrohet te mesazhi) Ushtrimi 3a joletrar- vlerësues/shpjegues recension informues/shpjegues të vlerësojë (vëmendja përqendrohet një dukuri te referenti) 3b joletrar/ udhëzues informues (vëmendja manual / të udhëzojë përqendrohet te udhëzues referenti) Përforcimi. Rishikim në dyshe Është një teknikë që përdoret për të përforcuar dhe praktikuar në dyshe njohuritë e marra. Përdoret zakonisht në fazën e fundit të mësimit për të zbatuar njohuritë në ushtrime të ndryshme. Në këtë fazë mësuesi/ja lë të lirë nxënësit në dyshe të shfrytëzojnë tekstet e sjella në klasë duke i klasifi kuar sipas qëllimit: - tekste që informojnë, rrëfejnë, interpretojnë, udhëzojnë, argumentojnë. Ata paraqesin tekstet e tyre dhe argumentojnë zgjedhjen e bërë. Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. a) Parapërgatni një tekst informues-paraqitës. b) Sillni në klasë tekste të ndryshme informuese-paraqitëse. 12

12 Tema 3. Teksti informuesparaqitës (shpjegues). Informacioni dhe paraqitja Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë informacionin dhe paraqitjen e tij në tekstin informuesparaqitës; a. të shpjegojë ç kupton me informacion në një tekst të dhënë verbal dhe joverbal; b. të zbulojë lidhjen ndërmjet të dhënave, paraqitjes dhe shpjegimit të tyre; c. të ndërtojë skemën e tekstit informues-paraqitës në situata të ndryshme komunikuese; ç. të analizojë elementet e saj, kontekstin dhe kodin; d. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet në një tekst informues, për t i dalluar ato në varësi të marrësit; dh. të dallojë hipertekstin dhe ta përdorë atë për të marrë informacione të lidhura me njëri-tjetrin. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh, libra, shkumësa me ngjyra, tabela. Galaktikë [greq. lasht. mb. galaxis < gala (gjin. galaktos) = qumësht] Tërësia e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh, që formojnë një sistem më vete, quhet galaktikë. Dielli është qendra e sistemit tonë diellor, që prapëseprapë është vetëm një ndër shumë sistemet e galaktikës sonë, Udha Qumështore. Ndërsa Udha Qumështore nga ana e saj është vetëm një galaktikë ndër shumë të tilla në largësitë e pafundme të Gjithësisë. Në fillim pandehej se gjithësia ishte e përbërë vetëm nga gazi. Ky u përqendrua dhe u ngurtësua për të formuar galaktikat që shohim sot. Se çfarë e bëri të mundur këtë ngurtësim nuk dihet me saktësi, por shkaktaret mund të kenë qenë Gropat e Zeza tepër masive, që me forcën e tyre gravitacionale tepër të madhe kanë bërë gazin të ngjishet brenda vetes. Pastaj, duke e Udha Qumështore. vërtitur këtë gaz përqark vetes, mund të kenë krijuar yjet, planetët Ilust. NASA/JPL-Caltech/R. Hurt dhe vetë jetën. (SSC/Caltech) Kështu, në qendër të çdo galaktike është një Gropë e Zezë tepër masive. Në kërkim të njohurive mbi hapësirën kozmike, hulumtuesit kanë zbuluar se si akoma mund të krijohen galaksi të reja. Disa rreze kozmike lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës, të cilat, parë nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutash, ndonëse në kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet. Burimi w.w.w. enciklopedi shqip e rruzull.net 13

13 Jeta në Univers Duke vëzhguar qiellin, të vjen vetvetiu në mendje pyetja: Po jashtë nga planeti ynë ose dhe jashtë nga galaktika jonë a ka forma të tjera jete? Njerëzimi nuk mund të bënte gjë tjetër, veç të shkonte në kërkim të saj. Një nga pionierët e kërkimeve të jetës jashtëtokësore ka qenë astronomi amerikan Frenk Drejk, që në fi llimet e viteve 60 punonte pranë National Radio Astronomy Observatory të Green Bank, në Virxhinian Perëndimore. Drejk iu përkushtua studimit të mundësisë, që në yjet e afërta të kishte qytetërime jashtëtokësore me teknologji të tyre dhe që të mund të rilevoheshin. Nga kjo ide ai fi lloi projektin OZMA duke vëzhguar me radioteleskop yjet e afërta. Puna e tij bëri që në vitin 1981, Akademia e Shkencave Amerikane të fi llonte projektin SETI (Search for Extra-Terrestrial Intelligence), që akoma vazhdon dhe sot, duke u kthyer në një disiplinë shkencore serioze. Frenk Drejk i vuri vetes objektivin të hipotezonte në ndonjë mënyrë numrin N të planetëve në galaktikën tonë, në të cilat mund të jetë i zhvilluar një qytetërim që ka një teknologji të mjaftueshme për të komunikuar me qytetërime të tjera (si p.sh., me ne). Si rezultat i këtij studimi doli ekuacioni i Drejkut, që ka formën e mëposhtme: N=R* fp n fl fi fc L Ku: R*- është numri i formimit të yjeve që i ngjajnë diellit tonë. fp- është pjesa e këtyre yjeve që kanë përreth një sistem planetar. n- është numri i planetëve të këtyre sistemeve që i ngjajnë Tokës. fl - është pjesa e këtyre planetëve, në të cilët është zhvilluar jeta. fi- është pjesa e këtyre planetëve, në të cilët jeta është zhvilluar në një formë inteligjente. fc- është pjesa e këtyre planetëve, të cilët janë të zotë të komunikojnë (p.sh., përmes emetimit të valëve të radios) dhe, në fund: L- është koha e mbijetesës së një qytetërimi teknologjik. (Kjo ndryshore do të shpjegohet në një artikull tjetër). - Tani, numrat që mund të futen në këtë formulë janë natyrisht të ndryshëm, sepse akoma varen në mënyrë të madhe nga kritere subjektive. (Dhe është e natyrshme që ju, të nderuar lexues, do ta shikoni me skepticizëm këtë formulë, por, mendoni dhjetëra miliarda yje që na rrethojnë dhe këto ndodhen vetëm në galaktikën tonë. Po ato në galaktikat e tjera! Le të vazhdojmë në shpjegimin e mëtejshëm). Ekuacioni i Drejkut niset në fakt nga numri i yjeve që ekzistojnë në galaktikën tonë, por fut terma që, dhe në mënyrë aproksimative, janë të llogaritshëm, por ato vendosen midis teorisë probabilistike, shkencës dhe fantashkencës, kështu që rezultati i gjetur nuk mund të jetë krejtësisht i besueshëm. Por, megjithatë, për ata që u pëlqen të luajnë me numrat, mund të vërejnë që dhe në një llogaritje pesimiste të këtyre parametrave, nxjerrin që: vetëm në galaktikën tonë mund të jenë të paktën disa dhjetëra mijëra teknologji që mund të komunikojnë me planetë të tjerë. Përgatiti: Parid Alimhillaj Burimi: Enciklopedi shkencore për Universin 14

14 Atlantis - gjëegjëzë që s i dihet fundi Asnjë legjendë tjetër nga kohët më të zymta të parahistorisë nuk i ka ngacmuar kaq shumë shkencëtarët dhe fantazuesit, sa shkrimet e fi lozofi t grek Platon mbi përrallorin Atlantis, që njihet ndryshe edhe si Atlantida. Që nga ajo kohë janë botuar nga autorë të ndryshëm mbi hamendësime mbi bazueshmërinë e këtyre shkrimeve të lashta. Platoni hartoi në vitin 350 pr. K. dy shkrime filozofi ke: Dialogun e Timaios dhe të Kritias. Në të dyja këto vepra ai përmend një qytetërim enigmatik të quajtur Atlantis, i cili në atë pikë kohe tregohej të kishte qenë zhytur në mjegullën e historisë dhe nën vërshimin e dallgëve të detit që prej vjetësh. Sipas Platonit dhe mitologjisë greke, një ditë perënditë e ndanë botën mes tyre. Posedonit i ra një grup ishujsh shumë më përtej Shtyllave të Herkulit (kështu thirrej në lashtësi Ngushtica e Gjibraltarit), pra jashtë botës helenistike. Djali i tij më i madh, Atlasi, sundonte si mbret. Nëntë djemtë e tjerë qeverisnin në nëntë rrethe dhe disa ishuj të caktuara që në fi llim. Mbretëria kishte një shtrirje që ishte më e madhe se shtrirja e Libisë dhe Azisë së bashku. Me kalimin e kohës u ngrit një shtet, që nga ana kulturore dhe ushtarake nuk kishte shoq, Atlantis. Mbreti banonte në një pallat luksoz të stolisur në argjend dhe ar, i cili ishte i rrethuar nga një sistem bashkëqendror sipërfaqesh toke dhe uji. Një kanal - rreth 10 kilometra i gjatë, 30 metra i thellë dhe 90 metra i gjerë - lidhte këtë kryeqendër me detin e hapur. Hendeqe uji të mbuluara me çati, në të cilat mund të lundronin trirremat (anije trekatëshe të shtyra me rrema), që çanin përmes sipërfaqes tokësore në brendësi të qytetit. Pallati i mbretit me kupolë të artë (rindërtim sipas përshkrimit të Platonit) Në një liman, të krijuar artifi cialisht, ankorohej një fl otë prej 1200 anijesh luftarake. Në tokë kishte në gatishmëri armë prej bronzi dhe karroca luftarake. Në qendër të Atlantisit qëndronte një tempull madhështor i Posedonit. Përqark tij ishin renditur lagjet e veçanta në formë rrethi, të lidhura me njëra-tjetrën Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 përmes urash, ku secila prej tyre ishte e mbrojtur prej kullash dhe portash. Pjesa më e madhe e shtëpive ishte e ndërtuar prej guri natyror, në gjendjen që hasej në ishull. Një mur i jashtëm rrethonte tërë qytetin. Përbrenda fortifi katës së qytetit kishte edhe dy mure të tjera rrethuese që mbronin qendrën e qytetit. Atlantët duhet të kishin arritur një nivel të lartë zejtarie dhe teknike, sidomos për sa i përkiste përftimit dhe përpunimit të metaleve. Me sa duket kjo popullatë ishullore kishte në zotërim rezerva të mëdha minerali xeheror ose sillte një sasi tepër të madhe të tij prej vendesh të tjera. Muri i jashtëm i qytetit ishte i veshur i tëri në bakër, ndërsa i dyti ishte i mbuluar në kallaj. Muri i tretë dëshmonte të kishte një kore prej oreikalkosi, një lloj metali i panjohur sot për sot, i cili rrezatonte si zjarr bubulak. Ky metal çmohej si i dyti për nga vlera, pas arit, dhe mundej të nxirrej në shumë anë të ishullit. Pasardhësit e Atlantisit sunduan për një periudhë të gjatë kohe, në mënyrë të përmbajtur dhe me ndershmëri. Por brez pas brezi u larguan gjithnjë e më tepër nga modeli i tyre i përkryer hyjnor, fi lluan të lakmonin gjithnjë e më tepër pasurinë dhe pushtetin. Platoni fl et gjithashtu mbi një luftë që kishte ndodhur një herë e një kohë midis Athinës dhe Atlantisit. Kështu Zeusi vendosi një ditë t i gatiste fundin kësaj shthurjeje dhe t i dënonte atlantët. Mu këtu ndërpritet rrëfi mi i Platonit në Dialogun e Kritias. Por ama, fati i ishullit del qartë nga shënimet në Dialogun e Timaios: Në vetëm një ditë dhe një natë u fundos Atlantisi prej tërmetesh dhe vërshimesh të detit. Tragë të ndërthurura Tërë sa më sipër ia kishte treguar Platonit xhaxhai i tij, Kritias, i cili nga ana e tij kishte thënë se historinë e Atlantisit e kishte mësuar kur kishte qenë 9 vjeç nga gjyshi i tij 90-vjeçar. Ky i fundit e kishte Plani i rindërtuar i kryeqendrës (fi gura atlantia.de) Filozofi Platon ( p.e.s) 15

15 marrë vesh këtë histori nga i ati i tij, Dropides, që kishte qenë shok i ligjvënësit athinas Solon ( p.e.s.). Që prej kohës së Aristotelit ( p.e.s.), mendimet nëse tregimi mbi Atlantisin të çon vërtet te ndodhi që kanë gjetur vend apo jo, janë ndarë thellë nga njëri-tjetri. Aristoteli e mbante tregimin e Platonit për një trillim, si mënyrë për të sqaruar përfytyrimin e këtij mbi shtetin e përkryer. Por pjesa më e madhe e shkrimtarëve të lashtësisë nuk janë të këtij mendimi. Të paktën burimin egjiptian duket ta ketë konfirmuar fi lozofi Proklos (4 e.s.). Ai mëtonte se filozofi Krantor nga Soloi kishte pasur mundësinë që 100 vjet pas vdekjes së Platonit të shihte me sytë e tij në Sais të njëjtin reportazh, që dikur ia kishin vënë në dispozicion edhe Solonit. Vetë Platoni e ka theksuar disa herë që përshkrimi i tij mbi Atlantisin është i vërtetë. Ndonëse ky rrëfi m ishte tepër magjepsës, interesimi i bashkëkohësve të Platonit për këtë perandori ogurzezë mbetet i paktë. Njohuria mbi Atlantisin humbi dalëngadalë në harresë. Vetëm zbulimi i Botës së Re zgjoi kujtimin mbi qytetërimin e shuar. Prania e indianëve e vuri kishën e periudhës së Rilindjes përballë një vështirësie në shpjegim: Nga kishin dalë banorët e Amerikës? Ata nuk përmenden në Bibël. Njerëzit e letrave bëjnë gara me njëri-tjetrin duke dalë me teori gjithnjë e më të pashoqe. Ata i pandehin indianët të jenë njëri prej dhjetë fi seve të humbura të Izraelit. Ata spekulojnë mbi lundrime trojanësh apo fenikasish. Megjithatë, shumë vetë besojnë që indianët e Amerikës janë pasardhës të popullit të zhdukur të atlantëve... Leonardo da Vinçi shpiku veturën e parë Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtri i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike, megjithatë pak e patën menduar atë si shpikësi i veturës së tanishme. Por në fi llim të këtij muaji, Muzeumi i Historisë dhe Shkencës në Firence, zemra e Rilindjes Italiane, shfaqi të parën ngrehinë vetëlëvizëse të ndërtuar, duke u mbështetur mbi një seri skicash të gjetura ndërmjet shënimeve origjinale të Leonardo da Vinçit. Ngrehina me pamje primitive përdor sustat në vend të lëndës djegëse dhe ndoshta ishte synuar të nxiste përshtypje të posaçme gjatë ceremonive të mirësjelljes. Megjithatë njohësit në këtë fushë thonë se kjo ngrehinë është akoma e para veturë vetështytëse e ndërtuar në botë. Shënimet e Leonardo da Vinçit përfshijnë gjithashtu edhe makina fl uturuese të ngjashme me helikopterët e sotëm, nëndetëse, tanke ushtarake dhe dyrrotakë. Për të gjitha këto vende është pandehur se aty ndodhej Atlantisi. Po kështu, publikuesi me origjinë shqiptare, Xhejms Pandeliu, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir, tregon përgjatë një letërkëmbimi, se si ai sheh te fjalët Atlas dhe Atlantis fjalën shqipe atë (baba). Përgatiti: Alvin Ekmekçiu Burimi: Discovery, ZDF, Welt der Wunder, Atlantia.de I lindur në Firence më 1452, Leonardo da Vinçi gjykohet si Njeriu kryesor i Rilindjes, duke qenë me dhunti në pikturë, skulpturë, inxhinieri dhe muzikë. Këqyrja e shënimeve të Leonardo da Vinçit u bë vetëm tani, edhe pse kanë kaluar 500 vjet nga koha kur ato u bënë. Modelet e ndërtuara dhe të vendshikuara në Muzeun e Firences mund të shikohen edhe në faqen e internetit: Leonardo s Automobile. (burimi) Përgatiti Saimir Lolja Nën-prof. Dr. PEng. 16

16 Skeda përmbledhëse Teoritë e të mësuarit Njerëzit mund të mësojnë nëpërmjet të vrojtuarit dhe përvojës së drejtpërdrejtë. Konceptet kyç Proceset e vëmendjes Proceset e ruajtjes Proceset e riprodhimit historik Proceset mbështetëse Nëntë aftësitë fizike Faktorët e forcës 1. Fuqi dinamike 2. Linjat e forcës 3. Forca statike 4. Fuqia eksplozive Faktorët e tjerë 7. Koordinimi i trupit 8. Balanca 9. Shkathtësia Faktorët fl eksibël 5. Fleksibiliteti hapësinor 6. Fleksibiliteti dinamik Myslimanët kthehen kundër Darvinit Myslimanët në shumë vende po kundërshtojnë masivisht teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementëve konservatorë të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik. Nidal Guesoum, profesor i fi zikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë, se në shumë vende, studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë e Darvinit. Dr. Guesoum, mysliman sunit, tha se në vende si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia, anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë. Ky qëndrim ishte mbizotërues edhe në mesin e nxënësve, studentëve e mësuesve nga shkolla e mesme e deri në universitet. Ajo çfarë është më shqetësuese, tha dr. Guesoum, mësuesit e lëndëve shkencore keqinterpretojnë faktet dhe teoritë e evolucionit, duke i përzier ato me ideologji fetare. Një anketë, në të cilën ishin përfshirë 100 akademikë dhe 100 studentë të universitetit ku punon dr. Guesoum, tregoi se 62% e profesorëve dhe studentëve myslimanë besojnë se teoria e evolucionit është teori që nuk është provuar. Qëndrim të njëjtë kishin vetëm 10% e profesorëve dhe studentëve jomyslimanë të anketuar në të njëjtin sondazh. Shkalla e pranimit të evolucionit dhe e idesë që kjo teori të jepej në auditore, ishte shumë e ulët, tha profesori i fi zikës dhe astronomisë. Ai theksoi se evolucioni nuk është në kontradiktë me besimin islam. Shumë ekspertë myslimanë, nga koha e artë e islamit e deri në ditët tona, e kanë pranuar këndvështrimin evolucionist të botës, tha Guesoum. Duke iu adresuar konferencës në Aleksandri, që u mbajt me rastin e 200-vjetorit të Darvinit dhe në 150-vjetorin e publikimit të veprës së tij Origjina e llojeve, dr. Guesoum tha se shqetësimet në mesin e myslimanëve për teorinë e evolucionit u nxitën nga kreacionistët e krishterë. Njerëzit në botën myslimane i gjejnë tezat e kreacionistëve të krishterë në internet dhe nuk e kuptojnë se ato qëndrime kanë qenë në margjina të debatit shkencor. Ata kanë besuar apriori se kreacionizmi ka besueshmëri shkencore në Perëndim. Ky është një problem serioz. Është njësoj si të dal para studentëve të mi e të them se planetët nuk kanë lidhje me yjet, se nuk ka asnjë lidhshmëri mes tyre dhe forcës së gravitetit dhe se planetët janë krijuar në një ditë. As në ëndërr nuk mund të mendosh që ta paraqesësh kozmosin në mënyrë kaq qesharake. Nuk mund të lejojmë që njerëzit në shekullin XXI të mos kenë asnjë koncept shkencor, tha dr. Guesoum. Burimi: Artikull nga gazeta Times. 17

17 Kronologji historike 635 vjet para Krishtit, - Gorgi, i biri i à ipselit, themelon Artën. 627 vjet para Krishtit - korcirasit themelojnë Durrësin; më vonë korintasit themelojnë Himarën, Pojanin e Qerfozin. - Dionisi i Sirakuzës themelon Lezhën vjet para Krishtit - Segovezi, prijësi i galëve, pushton Epirin. 435 vjet para Krishtit Durrësi dhe Arta, së bashku me korintasit e taulantët luftojnë kundër korcirasve. - Galët përshkojnë dhe grabisin Ilirinë. - Lekë Molosi sundon në Epir. 350 vjet para Krishtit - Disa fi se ilire sulmojnë Filipin e Maqedonisë, i cili i thyen. 356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin. 356 para Krishtit - Lind Leka i Madh. 356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirëve, mësyn në Maqedoni. 355 para Krishtit - Lufta me Lidhje. 336 para Krishtit - Leka i Madh merr fronin. 334 para Krishtit - Të bijtë e Bardhylit, Kliti e Glauku, çohen kundra Lekës së Madh. 326 para Krishtit - Vdes Lekë Molosi. 326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh. 305 para Krishtit - Pirroja në luftë t Ipsit kundër Dhimitër Poliorcetit. 287 para Krishtit - Pirroja mund romakët e kartagjenasit pushtojnë Magna Greacia, Lybien. Pirroja themelon Berenicën (Prevezën). 280 para Krishtit - Pirroja mund romakët në Herakle. 279 para Krishtit - Pirroja në krye të ushtrisë greko-siciliane kundër kartagjenasve e mamertinëve. 275 para Krishtit - Lufta në Benevent Konceptet kryesore: Tekst informues-paraqitës (shpjegues), informacion, paraqitje, skemë komunikimi në tekstin informues-paraqitës, pamje /imazhi, skema, hiperteksti, hipermedia. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutimi i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Paraqitja grafi ke e informacionit Punë në grupe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 18

18 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake (link-rendit, kërko, shëno, mëso) Është një metodë që përdoret për të shtruar për diskutim çështje për të cilat nxënësit kanë njohuri. Ata duhet jo vetëm të rikujtojnë, por edhe të krijojnë marrëdhëniet e dukurisë me elemente të tjera e të bashkëpunojnë me njëritjetrin për t i përmirësuar këto njohuri. Mësuesi/ja shënon në tabelë konceptin - teksti informues-paraqitës, duke dashur të nxitë diskutimin për njohuritë që nxënësit zotërojnë rreth tij. Ai/ajo u ofron nxënësve tre minuta kohë për të rikujtuar e për të shkruar lidhjet ose marrëdhëniet që ka ky term me terma a situata të tjera. Nxënësit punojnë në fl etë dhe mësuesi/ja kalon në çdo bankë e ndjek punën e tyre. Pas punës individuale, nxënësit diskutojnë në dyshe duke pasuruar informacionin. Mësuesi/ja shkruan në tabelë njohuritë që ofrojnë nxënësit. Është praktik Transmeton informacion Informon përmes shpjegimit Teksti informues - paraqitës (shpjegues) paraqitje analitike e të dhënave: të dhëna të detajuara paraqitje sintetike e të dhënave të dhëna të përmbledhura - leksionet - relacionet - interpretimet e teksteve dhe të filmave - raportet - materialet shkencore - skedat biografi ke - artikujt e gazetave - përmbledhjet - skedat e përdorimit personal - kronologjitë Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori me tekstet e sjella prej tyre ose me materiale që u ofron mësuesi/ja. Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime Është një metodë e cila funksionon në bazë të grupit. Mësuesi e ndan fillimisht klasën në disa grupe dhe shkruan në tabelë grupe pyetjesh, të cilat lidhen me mësimin. Më pas brenda grupeve nxënësit duke numëruar rindahen në grupe ekspertësh (p.sh., bëhen bashkë njëshat,dyshat etj.). Secili prej grupeve të ekspertëve duhet të përgatitet t u përgjigjet pyetjeve të tekstit. Më pas nxënësit bashkohen në grupet fillestare, ku duhet të diskutojnë rreth mësimit dhe të japin si grup përgjigjet e tyre para klasës. Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe bazë. Shkruan pyetjet në tabelë. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh për t i dhënë përgjigje çdo grupi pyetjesh, pasi hulumtojnë tekstin. Pasi punojnë në grup dhe sqarojnë me njëri-tjetrin e mësuesin çdo 19

19 Grupi I. paqartësi, ata paraqitin përfundimet e punës së grupit përpara klasës. Mësuesi punon bashkë me nxënësit duke shënuar përgjigjen e çdo grupi në tabelë dhe duke thënë fjalën e fundit rreth njohurive. Mund të trajtohen çështje të tilla, si: a) Ç kuptoni me informacion? b) Si lidhet informacioni me paraqitjen e të dhënave? c) A mund t i identifikoni të dhënat në tekstin që keni përpara? Shembull përgjigjeje: Informacioni është tërësia e të dhënave që vjen nga burime të ndryshme. Ai transmetohet te ne në forma të ndryshme. Në thelb të tij qëndrojnë të dhënat, të cilat, në varësi nga teksti ku janë përdorur, organizohen në një mënyrë të veçantë paraqitëse. Në tekstin informues paraqitës u kushtohet rëndësi të dhënave, pasi nga mënyra si organizohen ato, përcaktohet edhe lloji i tekstit. P.sh., në tekstin historik-kronologjik të dhënat janë renditur njëra pas tjetrës. Te skeda përmbledhëse informacioni jepet i shoqëruar edhe me skema etj. Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te skema e komunikimit. Duke qenë se kemi bëjmë me informacion, atëherë skema mund të ilustrohet në këtë mënyrë: KONTEKSTI REFERENTI Informacioni DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI Zotëron informacionin që transmeton përmes tekstit. Ilustrimi ose shpjegimi i një argumenti. KODI Pas procesit të komunikimit zgjeron ose ndryshon informacionin që ka pasur për argumentin e trajtuar etj. Gjuha e folur ose e shkruar, shpeshherë e shoqëruar me gjuhën e multimedies. Grupi II. a) Si realizohet skema e komunikimit në tekstin informues-paraqitës? b) A mund të ndërtoni skemën e komunikimit për tekstin që keni përpara? Duke iu referuar artikullit të gazetës, te materialet mësimore kemi këtë skemë komunikimi: Dërguesi gazetari Mesazhi-shpjegimi i një fakti ose argumenti: Myslimanët në shumë vende po kundërshtojnë masivisht teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementëve konservatorë të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik. Nidal Guesoum, profesor i fi zikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë se në shumë vende 20

20 studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë e Darvinit. Grupi III Grupi IV Grupi V Marrësi të gjithë lexuesit e gazetës. Kodi gjuha e shkruar, teknike, gjuha e masmedies. Konteksti- konferenca shkencore në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik. Kanali - gazeta (letraku është shkruar lajmi. Referenti informacioni. a) Cili është roli i kontekstit dhe i kodit në një tekst informues-paraqitës? b) Ilustroni me shembuj nga tekstet që keni përpara. Roli i kontekstit është i rëndësishëm, pasi në këtë kuadër ka kuptim lajmi dhe i përshtatet atij realiteti. P.sh., duke iu referuar artikullit të gazetës, konteksti i saj i referohet një realiteti, i cili lidhet me një numër të kufi zuar vendesh, siç janë ato të përmendura në artikull, si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia. Anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë. - Cili është roli i pamjeve dhe i imazheve në tekstin informues-paraqitës? Ilustroni me shembuj. Nxënësit ilustrojnë me shembuj dhe vënë në dukje se imazhet japin një përfytyrim më të plotë të mesazhit që transmeton teksti informues-paraqitës. Kjo duket më së miri te skeda përmbledhëse apo tek informacioni enciklopedik në rubrikën Mjetet dhe Materialet mësimore. Kështu, tek teksti enciklopedik për Atlantisin, imazhet ilustrojnë dhe krijojnë një ide më të qartë të ndërtesave, planimetrisë së tyre, të cilave u referohet Platoni, si dhe një harte, e cila i krijon lexuesit idenë e plotë mbi faktet që përmenden në tekst. - Ç është hiperteksti? Cili është roli i tij? Ilustroni me shembuj. Hiperteksti është lidhja e lirë ndërvepruese mes informacioneve të paraqitura në pjesë të ndryshme të një ose më shumë dokumenteve. Duke iu referuar edhe pamjeve të tekstit mbi fi gurën e N. Frashërit, mesazhi përcillet jo vetëm me anë të tekstit, por edhe me anë të imazhit, p.sh., imazhi i qiririt demonstron rolin e veprës dhe kontributit të poetit në letërsinë shqipe e më gjerë etj. Ky informacion pasohet me pjesë të lidhura mes tyre (p.sh kur klikohet JETA, atëherë hapet faqja që na paraqet jetën e N. Frashërit. Ndërkaq shigjeta e kuqe drejtohet te Samiu. Klikohet përsëri, dhe mund të marrim informacion për S. Frashërin, e kështu me radhë hiperteksti na ndihmon të krijojmë lidhje informacionesh të ndërthurura me njëra-tjetrën... Përforcimi. Diskutim i lirë dhe rishikim në dyshe Pas kësaj praktike mësuesi u kërkon nxënësve të rishikojnë në dyshe materialet e sjella prej tyre, ku të identifi kojnë informacionin, kontekstin dhe kodin, imazhet dhe hipertekstin, nëse ka. Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet dhe vlerëson nxënësit për përgjigjet e sakta, të shpejta dhe për pjesëmarrjen aktive në mësim. Detyrë shtëpie: a. Ushtrimi 1 f. 21 a. Ndërtoni skemën e komunikimit dhe parapërgatitni karakteristikat e tekstit informues-paraqitës. b. Kërkoni dhe sillni në klasë informacione të nxjerra nëpërmjet një hiperteksti duke shfrytëzuar internetin. 21

21 Tema 4. Teksti informuesparaqitës (shpjegues). Karakteristika dhe struktura Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë karakteristikat e tekstit informues dhe strukturën e tij; a. të dallojë llojet e ndryshme të informacioneve në një tekst informues; b. të analizojë karakteristikat gjuhësore në tekstin informues; c. të organizojë informacionet e tekstit informues në tabelën përkatëse; d. të shfrytëzojë fjalorin për fjalët kyç që lidhen me informacionet e reja. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe Letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, libra, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: Karakteristika të tekstit informues, struktura, informacion/organizimi e i tij, karakteristika gjuhësore. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake Diskutimi i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Mbajtja e strukturuar e shënimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake (Rendit, grupo, emërto) Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të identifi kojnë veçoritë e llojeve të teksteve që kanë përzgjedhur në detyrën e shtëpisë. U drejton pyetjen: - A mund të përcaktojmë disa nga veçoritë e llojeve të teksteve? Mësuesi/ja lë nxënësit për dy minuta të diskutojnë rreth veçorive, si dhe të rikujtojnë njohuritë e marra. Nxënësit listojnë veçoritë e tekstit informues-paraqitës: - trajton një dukuri të caktuar; - dukuritë e tjera që trajtohen vendosen në marrëdhënie të caktuar me dukurinë kryesore; - çdo paragraf duhet të përmbajë informacione; - paraqitja e informacionit është objektive; - paraqiten sipas një rendi logjik; - kanë leksik teknik, i drejtohen një publiku të specializuar; - informacionet shpesh shoqërohen me elemente grafike, si: foto, skica, harta etj. Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori në tekstet e sjella prej tyre. 22 Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime. Mësuesi/ja tashmë e përqendron vëmendjen te struktura dhe veçoritë e tekstit informues-paraqitës, duke i parë ato më konkretisht. E ndan klasën në grupe bazë dhe më pas nxënësit rigrupohen në grupe ekspertësh duke numëruar 1,2,3,4 (1-shat grupohen veç, 2-shat veç ). U kërkohet nxënësve të përqendrojnë vëmendjen tek tekstet informuese të dhëna në libër. Mësuesi/ja shkruan pyetjet në tabelë.

22 Grupi I 1- Cili është informacioni i tekstit informativ-paraqitës Kodikët e Shqipërisë? 2- Çfarë përmban paragrafi i parë? 3- Si lidhet ai me informacionet dytësore (kohore, rëndësia e tij etj.)? 4- Cilat janë disa nga elementet përbërëse të Kodikut të Purpurt të Beratit? 5- Ç lloj informacioni është përfshirë në paragrafin e tretë? 6- Sillni shembuj nga teksti i librit dhe nga tekstet që keni gjetur? Shembull përgjigjeje: Mësuesi/ja pret që në këtë fazë nxënësit të përcaktojnë natyrën e informacionit, çfarë qëndron në qendër të tij, si dhe informacionet dytësore, por që janë të lidhura ngushtë me informacionin më të rëndësishëm për të cilin flitet në tekst. Kështu si shembull do të kishim: - i referohet një klase të caktuar objektesh, që janë kodikët e Shqipërisë. Jep informacion mbi vendndodhjen e tyre; - thekson rëndësinë e objektit dhe në paragrafi n që pason vë në dukje kohën, së cilës i përket ky objekt; - përqendron vëmendjen: a) në përshkrimin e karakteristikave që e bëjnë të veçantë këtë objekt, b) në elementet përbërëse duke përshkruar, shpjeguar, si dhe duke dhënë informacion të hollësishëm për këtë objekt. Grupi II 1- Cilat janë karakteristikat gjuhësore të tekstit? 2- Cila është natyra e leksikut të përdorur në këto tekste? 3- Cili është lloji i shkrimit? 4- Cila është struktura e fjalisë? Po foljet në ç kohë janë përdorur? 5- Ilustroni me shembuj nga ky tekst dhe nga tekstet që keni sjellë. Grupi III Mësuesi/ja në këtë fazë pret që nxënësit të identifi kojnë veçoritë e gjuhës në këto aspekte: - Leksiku është formal, nuk ka fjalë e shprehje me kuptim të fi gurshëm, por përdoren me kuptim të drejtpërdrejtë. - Terminologjia është teknike dhe i përket një fushe të caktuar, asaj historike. Shoqërohet nga shkrimi shpjegues e përshkrues, me qëllim që informacioni të jetë sa më i plotë e i kuptueshëm. - Ilustrimi me shembuj e bën më shumë konkret, duke theksuar që është një lloj shkrimi i cili mbështetet në fakte. - Struktura sintaksore është e thjeshtë: në përgjithësi përdoren fjali të thjeshta të zgjeruara ose fjali të përbëra me marrëdhënie përcaktore, ftilluese, kundërshtore. Foljet janë në kohën e tashme, zakonisht kur paraqiten faktet dhe në kohën e kryer kur shpjegohet. 1- Cila është struktura e një teksti informativ-paraqitës? 2- Çfarë ka në qendër të tij? 3- Si ndërtohen paragrafët e këtij lloji teksti? 4- Cili është këndvështrimi nga trajtohen dukuritë? 5- Ilustroni me shembuj nga teksti. A janë ata të ndryshëm? Përgjigjet e pritshme janë: Ka rregulla në organizimin e informacionit: - në qendër vendosin të dhëna për: një person, objekt, dukuri (në rastin tonë kodikët e Shqipërisë). Më pas trajtohen: 23

23 a. rëndësia e tyre në traditën kulturore shqiptare; b. koha së cilës u përkasin (këto elemente varet nga qëllimi për të cilin ndërtohet teksti, nuk duhet harruar që në përgjithësi trajtohen nga një këndvështrim i përgjithshëm); c. çdo paragraf përmban informacion të ri dhe kjo është e dukshme dhe në tekstin tonë. (paragrafi i parë paraqet objektin për të cilët fl itet, paragrafi i dytë fl et për rëndësinë e tij, paragrafi i tretë jep kohën së cilës i përkasin, i katërti përqendrohet në një nga pjesët përbërëse të kodikëve të Shqipërisë dhe përshkruan me detaje veçoritë e tij). Pasi grupet kanë përfunduar punën, një përfaqësues i çdo grupi paraqet punën në një tabak letre në tabelë dhe jep shpjegimet e nevojshme. Përforcimi. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Është një metodë që përdoret për të paraqitur grafikisht njohuritë e marra gjatë mësimit sipas kategorisë dhe llojit të saj. Pasi janë strukturuar njohuritë, nxënësit mund t i shoqërojnë ato me shembuj. Në këtë fazë të mësimit u kërkohet nxënësve të lexojnë individualisht tekstin dhe të ndërtojnë një grafi k mbi veçoritë e strukturës së tekstit informues-paraqitës. Mund t i shoqërojnë të dhënat edhe me shembuj. Teksti informues-paraqitës Karakteristikat e informacionit Karakteristikat gjuhësore Organizimi i të dhënave Referimi te një klasë e caktuar Rëndësia e objektit Vendi, koha Të dhëna të veçanta për objektin Leksik formal Leksik i specializuar Përkufi zime Përshkrime Shembuj Karakteristika morfologjikesintaksore Trajtimi i objektit nga një këndvështrim i përgjithshëm Të dhëna rreth një sendi, objekti etj. Të dhënat sipas qëllimit të tekstit Teksti ka paragrafë Çdo paragraf përmban të dhëna të reja folje në k. e tashme të dëftores në k. e kryer strukturë e thjeshtë sintaksore fjali të thjeshta fjali të përbëra me pak pjesë Mbështetur në këtë skemë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve t i përcaktojnë këto veçori tek teksti Lumi Drin. Zhvillohen në klasë ushtrimet 2, 3, faqe 21. Në fund të orës së mësimit mësuesi nxjerr përfundimet e vlerëson punën e nxënësve me notë. 24

24 Model përgjigjeje. Teksti është informues-paraqitës. Në qendër të tekstit ka informacionin për një objekt që është lumi Drin. Vë në dukje informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me të. Trajton dukurinë në tërësi dhe jep informacion për: - vendndodhjen (në Shqipëri), - gjatësinë (lumi më i gjatë i Ballkanit), - kohën e formimit, - pjesët e tij përbërëse (Drini i Bardhë e Drini i Zi), - burimin dhe derdhjen (Drini i Bardhë afër Pejës, Deti Adriatik etj.), - prurjet dhe lundrueshmërinë. Për sa i përket anës gjuhësore vihet re: - leksiku teknik, i drejtpërdrejtë; - fragmente që karakterizohen nga përshkrimet dhe shpjegimet (... është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Lumi i Drinit në vazhdim është kthyer në një zinxhir liqenesh artifi ciale që furnizojnë me ujë.); - fjali të shkurtra, në përgjithësi të thjeshta të zgjeruara; me kallëzues folje në kohën e tashme (...është lumi më i gjatë...) rrallë në kohën e kryer apo të kryer të thjeshtë. -çdo paragraf përmban një informacion të ri (Ai derdhet në detin Adriatik Drini formohet afër... dhe Drinit të Zi etj.) Detyrë shtëpie. Gjeni një tekst informues-paraqitës dhe përcaktoni veçoritë e tij gjuhësore. Parapërgatitja e temës së ardhshme: Renditja kronologjike, Renditja shkak-pasojë. Tema 5. Renditja e informacioneve në tekstin informuesparaqitës Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të renditë saktë informacionet në tekstin informues-paraqitës; a. të përcaktojë renditjen kronologjike të informacioneve dhe të plotësojë tabelën përkatëse; b. të dallojë renditjen shkak-pasojë të informacioneve; c. të bëjë skemën e marrëdhënieve logjike shkak-pasojë në një tekst informues. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: renditja kronologjike, konektorë, renditja shkak-pasojë, marrëdhënie logjike etj. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Parashikim me terma paraprakë Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim të imët të tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 25

25 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Parashikim me terma paraprakë: Është një metodë që u paraprin njohurive të reja, duke zhvilluar njëkohësisht fantazinë e nxënësit, por edhe shfrytëzon njohuritë e tij duke e bërë më krijues e më produktiv nxënësin brenda orës së mësimit. Mësuesi u jep nxënësve disa terma dhe u kërkon të krijojnë një tekst duke u mbështetur në njohuritë e marra. Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit vënë në dukje veçori që kanë gjetur në tekste të përzgjedhura prej tyre sipas modelit të tekstit të mëposhtëm. Pasi përfundojnë së punuari detyrën e shtëpisë, mësuesi/ja shkruan në tabelë grupe fjalësh dhe u kërkon nxënësve të zgjedhin njërën prej tyre e të formojnë një tekst të shkurtër. a) Qysh prej, përkrenare, shek. VII pr.k., qarku i kulturës së Alpeve Lindore, përkrenare në formë konike, shmarjet, më vonë, paraqitet, i punuar në mënyrë rustike, i ngjashëm me kapelat e japodëve, më tutje, përkrenarja e bronzit, zhvillohet, shek VI pr.k., nga fundi i periudhës së vjetër, po në ato vise, përkrenarja e bronzit. b) Kalimi, periudhë, e mesjetës, qendrën e gravitetit, zhvendosi, edhe në Shqipëri. I bashkësive fshatare, organizimi dhe funksionimi, në fazën e hershme, në Perandorinë Bizantine, një dokument, pasqyrohet, të ashtuquajturin, ligj bujqësor, të cilët, jo rastësisht, fshatarët, kishin, tokën, quhen aty, zot. Megjithëse, u konsolidua, individuale, prona, e ligjit, disa pozita, në kohën e veprimit të tij, tregojnë, se ishte zhdukur, nuk, e përbashkët, përfundimisht. Gjithsesi pasqyron, bashkësia fshatare, periudhën e pasigurisë Pas 5 minutash nxënësit lexojnë detyrën dhe mësuesi gjatë leximit të tyre përpiqet të shënojë ndarjen kohore, duke shënuar në tabelë konektorët kohorë dhe elementet logjike të tekstit. Mësuesi/ja drejton pyetjen: - Çfarë vini re në këto dy tekste? Përgjigjet e mundshme mund të jenë: Kanë karakter historik, përshkruajnë objekte, klasa shoqërore, ka renditje kohore të informacionit, jepen arsye etj. Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim të imët të tekstit Kjo teknikë u kërkon nxënësve të hulumtojnë diçka dhe të vënë shenjë në tekst, pasi gjejnë përgjigje për atë që kërkojnë. Ky lloj leximi i ndihmon nxënësit të përcaktojnë qëllimin e tij, të lexojnë për ta arritur atë qëllim dhe, më vonë, të jenë në gjendje të përdorin informacionin nga teksti. Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha. Grupet do të analizojnë dy tekste, ku, pasi të kenë zgjedhur kodet, do të kodojnë renditjen kronologjike të informacionit dhe atë shkak-pasojë. Mësuesi/ja ose vetë grupet përcaktojnë shenjat me të cilat do të kodojnë tekstin gjatë leximit. Nxënësit e lexojnë informacionin në dyshe dhe vënë në dukje elementet përbërëse të secilit tekst. Pas leximit nxënësit hedhin të dhënat në tabelë. Me anë të shenjave të mëposhtme ata shënojnë momentet kyç të tekstit. 26

26 paragrafi 1 - objekti për të cilin fl itet Përkrenarja e bronzit Ю - flitet për një objekt të ri - fl itet për të njëjtin objekt Përkrenare në formë konike ❶ ka renditje kronologjike Kon - konektorët Qysh prej...! - periudha kohore, data Shek VII pr.k. Ɣ- vendndodhja e objektit Varrezat ilire 2 Tipi shmarjet i përkrenares Më vonë Në Novo Mesto Përkrenarja 3 e bronzit me dy rrathë të Po në këto vise Shek VI pr.k gjerë Nga fundi i 4 Përkrenare e bronzit tip negoves periudhës së vjetër dhe fi llimi i Shek. V- VI pr. K. Përsëri në ato vise së resë Shek. 5 përkrenare me dy paragnatide VII pr.r në jug të Savës në Shqipëri. Për grupin e dytë mësuesi/ja shënon këto shenja, të cilat do të evidentojnë renditjen shkak-pasojë të informacionit të dytë në tekst. Me anë të shenjave të mëposhtme nxënësit do të shënojnë momentet kyç të tekstit. - tregon klasën shoqërore për të cilin fl itet Ю- fl itet për grup shoqëror të ri - flitet për të njëjtin grup shoqëror ❶- ka renditje shkakpasojë të informacionit Kon-tregon konektorët shkakorë -shprehje që tregojnë renditjen logjike të informacionit U kërkohet nxënësve që gjatë leximit të përdorin këto simbole dhe të plotësojnë tabelën me informacionin e marrë. Përforcimi. Rishikim në dyshe Tabelat i ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë skemat përkatëse për secilin tekst. Më pas evidentojnë së bashku me mësuesin të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre. Mësuesi/ja pret nga nxënësit të renditin në rrjedhë kronologjike informacionin sipas skemës së paraqitur në libër. 27

27 Mësuesi mund t u kërkojë nxënësve që nga këto skema të vënë në dukje elementet e përbashkëta dhe të veçanta të tekstit. P.sh., në të dyja tekstet informacioni më i rëndësishëm jepet që në paragrafin e parë. (objekti - përkrenarja, klasa shoqërore shqiptare - fshatarësia). Teksti është i ndarë në paragrafë dhe çdo njëri prej tyre jep informacion të ri. Dallimi ekziston, pasi tek teksti i parë informacioni jepet në rend kohor dhe përshkruhen ndryshimet si pasojë e kohës. Tek teksti i dytë renditja kronologjike e informacionit nuk është qëllim në vetvete, ai jepet i gërshetuar me marrëdhëniet shkak - pasojë, të cilat janë dhe qëllimi parësor i tekstit. Ndahen nxënësit në dy grupe dhe zhvillohen ushtrimet 4,5 faqe 21, 22. Grupi I zgjidh ushtrimin 4, ndërsa grupi II ushtrimin 5. Detyrë shtëpie: Në fund të orës së mësimit mësuesi bën vlerësimet dhe vlerëson nxënësit me notë. a) Ushtrimi 6, përcaktoni skemat për secilin rast. b) Sillni në klasë informacion për Dean e Butrintit. *Ushtrime të zgjidhura Zgjidhja e ushtrimit 5. Fusha e informacioneve Vendndodhja Objekti: Butrinti Informacionet Butrinti është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Laget nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit. Lartësia Flora dhe fauna Objekte natyrore Objekte arkeologjike Ndodhet në lartësinë m mbi nivelin e detit Gjenden shumë lloje drurësh me gjelbërim të përhershëm, si dafi na e prralli etj. Liqeni i Butrintit është gjysmë i kripur e gjysmë i ëmbël. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë - Butrint rreth 3 km larg nga qyteza e Ksamilit. Është e veçantë për nga natyra dhe pozicioni i saj dhe ka përmasa të mëdha. Forumi romak i qytetit ndodhet në pjesën jugore të Akropolit, në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Ka tri dhoma dhe mbishkrimi i gjendur aty që daton në shek. I pas Krishtit, fl et për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva. Me informacionin e sjellë nga nxënësit në detyrën e shtëpisë, u kërkohet të plotësojnë skedën. Perëndesha e Butrintit (Dea), kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m të lartë, është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti Ahmet Zog si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria italiane në vitin Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. OBJEKTI: Dea Fusha e informacioneve informacionet Vendndodhja Butrint Koha e zbulimit viti 1928 Përbërja dhe përmasat Kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m e lartë Vendndodhja aktuale Gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. 28

28 Tema 6. Teksti informuesparaqitës. Ushtrime Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të ndërtojë tabelën e informacioneve të tekstit informues; a. të kërkojë në internet të dhëna për të shkruar një tekst informues; b. të vëzhgojë pamje për të dalluar informacionin më të rëndësishëm; c. të përshtatë një tekst divulgativ, duke pasur parasysh moshën e marrësit; ç. të ndërtojë një grafi k duke u nisur nga të dhënat e tekstit të shkruar. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe Letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, shkumësa me ngjyra, tabela. Struktura mësimore: PNP Konceptet kryesore Skemë komunikimi, tekst informues - paraqitës, renditje kronologjike, marrëdhënie logjike, informacion i rëndësishëm etj. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të nxënit ndërveprues Punë në grup Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë udhëzuar të kërkojnë në internet të dhëna mbi Dean e Butrintit. Seleksionohen të dhënat, me qëllim që të përsëriten njohuritë e marra nga ora e kaluar. Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin mbi të rejat që zbuluan për fi gurën e Deas. Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime Mësuesi/qa e ndan klasën në grupe bazë dhe paraqet në tabelë detyrën që duhet të kryejnë. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh. Grupi I punon ushtrimin 7.a, f. 25. Nxënësve u duhet të përcaktojnë informacionin më të rëndësishëm dhe të plotësojnë skemën e mëposhtme. Zgjidhja e ushtrimit Viti Në shek. VI pr.k. (Talesi) Pitagora Një shekull më vonë Në atë kohë Në shek IV pr.k. Fakti Talesi, fi lozof, ka vërejtur që substancat ndryshojnë Ka pohuar se teoria me një element bazë është e thjeshtë dhe natyra ka krijuar katër elemente: ujë, ajër, zjarr, tokë. Ai ka pranuar këtë teori të elementeve, por ka supozuar se... Është paraqitur edhe një teori tjetër sipas Euklidit dhe nxënësit të tij, Do të arrinim tek atomi... Janë bashkuar teoritë e grekëve me ato të shkencëtarëve praktikë egjiptianë 200 vjet pr.k. Bolosi ka qenë alkimisti i parë. 29

29 Grupi II punon ushtrimin 7.b, f. 25 dhe përgatit një fjalorth Zgjidhja e ushtrimit Fjalorth Alkimi-a shkencë e rreme e mesjetës, që synonte të zbulonte të ashtuquajturin gur fi lozofi k çudibërës, me anën e të cilit kujtonte se do t i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, se do të shëronte sëmundjet, do të ripërtërinte e do të zgjaste jetën etj.; periudha parashkencore e kimisë. lënd/ë-a materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fi zikë në natyrë. materie/a kategori filozofi ke që shërben për të treguar realitetin e botën reale, në raport me ndërgjegjen. polemik/ë-a diskutim i gjallë me përgjigje e kundërpërgjigje që zhvillohet kur rrihen çështje politike, shkencore. substanc/ë-a shih lëndë, substanca organike etj. transmutacion-i shndërrim, ndryshim rrënjësisht i një pamjeje, një forme, i një natyre a një përmbajtjeje, duke i dhënë tipare të tjera, e kthen në një gjë tjetër; ia ndryshoj shumë pamjen Grupi III punon ushtrimin 7.c, f. 25. Zgjidhja e ushtrimit Një variant Teksti i përshtatur për klasat e ulëta: Grekët kanë qenë mendimtarë të mëdhenj. Ata janë marrë me zbulimin nga se përbëhej natyra që na rrethon. Një nga mendimtarët grekë, Talesi, mendonte se Toka ishte një disk i rrafshët, i mbuluar nga një gjysmërreth i kaltër dhe se notonte në ujin e oqeanit të pafund. Ai ka thënë se vetëm uji është i rëndësishëm për jetën në tokë, pasi pa të nuk ka jetë. Pitagora pranonte se natyra është krijuar nga uji, toka, zjarri dhe ajri. Një shekull më vonë ai ka pranuar se nxehtësia dhe thatësira lidhen me zjarrin, lagështia dhe nxehtësia lidhen me ajrin, i ftohti dhe thatësira lidhen me tokën dhe i ftohti dhe lagështira lidhen me ujin. Euklidi e ndante natyrën në pjesë të vogla dhe çdo pjesë e vogël përbëhej nga grimca. Në shek IV pr.k. grekët dhe egjiptianët bashkuan teoritë e tyre, por në atë kohë shkenca egjiptiane ishte shumë e lidhur me besimin te magjistarët dhe magjitë e tyre Grupi IV - punon ushtrimin 8 dhe dallon stilet: Zgjidhja e ushtrimit 1- Stili i parë është gotik 2- Stili i dytë është barok 3- Stili i tretë është rokoko 4- Stili i katërt është arkitekturë moderne. Gjithashtu ky grup bën lidhjen e imazheve të librit me stilin, duke lidhur përkatësisht veçoritë e secilit stil me atë që ofron pamja. Pamja e parë i përket stilit barok, karakterizohet nga të njëjtat elemente të arkitekturës klasike. Pamja e dytë i përket arkitekturës moderne, ku janë shmangur format e mbingarkuara dhe me ornamente figurash, duke dhënë idenë e ndërtesave sa më funksionale. Pamja e tretë i përket stilit gotik: ndërtesa karakterizohet nga objekte të larta dhe me harqe, dritare të mëdha, objekte të gdhendura me gur etj. Pamja e katërt i përket stilit rokoko: ndërtesa të zbukuruara me forma të rrotulluara asimetrike, të shoqëruara me vepra arti, me fi gura njerëzish e kafshësh me ngjyra të ngrohta dhe zbukurime të brishta. Pasi punojnë në grupe ekspertësh, nxënësit kthehen në grupet bazë dhe diskutojnë me njëri - tjetrin. Mësuesi/ja ndjek aktivitetin e tyre dhe shënon në tabelë së bashku me nxënësit përgjigjet përfundimtare. 30 Pas këtij hapi mësuesi/ja u lë kohë të ushtruarit në leximin e grafi këve (ushtrimi 10). Nxënësit fi llimisht punojnë në dyshe dhe ushtrohen të lexojnë të dhënat e grafikut të parë, ndërtojnë një grafi k me të dhënat e fragmentit të dytë e më pas diskutojnë së bashku me mësuesin grafi kët e tyre.

30 Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Është reflektimi i shkurtër për një temë. Shkrimet e shkurtra janë ese joformale, ku vëmendja përqendrohet më shumë te begatia e fakteve, sesa organizimi formal gjuhësor. Realizohet për 5 ose 10 min. Mund të përdoret si teknikë në fillim, në mes dhe në fund të mësimit. Pasi nxënësit kanë përsëritur të gjitha njohuritë e marra për tekstin informues paraqitës, mësuesi/ja u kërkon tashmë të shkruajnë një tekst informues-paraqitës me të dhëna të përcaktuara. Nxënësit duhet të mbështeten në të dhënat e ushtrimit 9, faqe 27 për të shkruar një tekst shkencor me titull Uji si përbërës kryesor në trupat njerëzorë. Nxënësit punojnë në dyshe. Shembull përgjigjeje: Shpesh, uji emërtohet elementi ushqyes i harruar. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë, si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si dhe ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore, si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në formë urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukemi të ngurtë, por trupat tanë përbëhen: të burrave nga 60-65% ujë dhe të grave 50-60%. Një fetus në barkun e nënës ka rreth 90% ujë, një bebe e sapolindur 80% ujë dhe një fëmijë 70%. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75% ujë, ndërsa kockat kanë 22% ujë. Në trupin e një të moshuari sasia e ujit është më e vogël, 55%. Kjo vjen si rezultat i proceseve fizike të trupit të njeriut. Lexohen punimet e nxënësve. Diskutohet rreth teksteve të krijuara. Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie: a) Shkruani një tekst informues paraqitës në dy variante, për moshat mbi vjeç dhe për moshat 6-8 vjeç. b) parapërgatitje: teksti informues paraqitës (Relacioni). Sillni në klasë relacione të llojeve të ndryshme. Tema 7. Teksti informuesparaqitës. Relacioni (ora I) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë relacionin dhe ta përdorë atë në situata të caktuara; të dallojë elementet përbërëse të skemës së relacionit; të krahasojë elementet e një relacioni të shkruar me një relacion gojor. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, relacione, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale ilustrative Relacion për veprimtarinë e Inspektoratit të Ndërtimit në Lezhë Me miratimin e ngritjes së Inspektoratit Ndërtimor për Qarkun e Lezhës, sipas urdhrit nr. 30, datë , ky inspektorat fi lloi së funksionuari. Fillimisht ky inspektorat u përqendrua te njohja e bazës ligjore, sistemimi në një dosje të veçantë dhe studimi me precedencë i këtyre ligjeve. 31

31 Faza e dytë ishte evidentimi i të gjitha atyre njësive vendore, të cilat për arsye të ndryshme nuk i ngritën këto inspektorate, duke i deleguar këto përgjegjësi në varësi të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Rezultoi që në të gjithë Qarkun e Lezhës vetëm pesë komuna dërguan këto përgjegjësi pranë Inspektoratit të Qarkut. Nga ana jonë menjëherë morëm kontaktet e para me këto njësi vendore dhe rakorduam punën për harmonizimin e veprimeve të ndërsjella. Kryeinspektori, në bashkëpunim me inspektorët, hartoi planet afatgjata dhe afatshkurtra të punës, ku ndër të tjera theks i veçantë u vu tek inspektimi i këtyre zonave në bazë të një grafi ku javor dhe mujor. Bazuar në kompetencat që jep ligji për inspektimin e ndërtimit, deri tani shumë ndërtime janë inspektuar dhe kanë rezultuar se i gjithë dokumentacioni është në përputhje me standardet teknike. Gjithashtu, nuk u konstatua asnjë tejkalim projekti në hapësirat e këtyre ndërtimeve. Shumë nga këto banesa ishin në fazën e legalizimit dhe pritet mbyllja e kësaj procedure. Problem tjetër i zgjidhur nga ky inspektorat ka qenë edhe përpunimi dhe kthimi i përgjigjeve në kohë i të gjitha shkresave të ardhura në drejtim të këtij inspektorati. Inspektorati i Qarkut të Lezhës do të jetë gjithnjë i angazhuar maksimalisht për parandalimin e ndërtimeve që bien ndesh me ligjet e shtetit. Struktura mësimore: PNP Konceptet kryesore: Relacion, skemë relacioni, relacion me shkrim, relacion i mbajtur me gojë. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të lexuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Pastaj drejton pyetjen: - Ç është relacioni? - Cilat karakteristika ju bëjnë të mendoni që janë relacione? (Nxënësit kanë pasur si detyrë parapërgatitjeje për temën Relacioni të kërkonin e të sillnin në klasë relacione të ndryshme.) Nxënësit japin shembuj relacionesh dhe argumentojnë pse janë, sipas tyre, relacione. Karakteristikat që japin nxënësit, mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë. Pas këtij hapi, nxënësve u kërkohet të lexojnë paragrafi n e parë të librit dhe të nënvizojnë tri karakteristikat kryesore të relacionit, të cilat mësuesi/ja i shkruan në dërrasën e zezë dhe ndërton skemën: 32

32 e një pune kërkimore për një argument të caktuar përmban fakte, dëshmi Relacioni paraqitje e shkruar ose gojore të vëzhguara të jetuara e një përvoje pune të veçantë llojet e relacioneve punim shkencor, raport, relacion zyrtar etj. (referat, kumtesë etj.), metodat, pajisjet e përdorura, rezultatet e arritura, vlerësimi i tyre. Nxënësit krahasojnë veçoritë që përmendën para se të lexonin librin me ato që nxorën më pas. Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë me vëmendje informacionin që sjell teksti për mënyrën si përgatitet, mbahet dhe vlerësohet një relacion dhe më pas realizohet skema e përgatitjes së një relacioni. Kjo skemë është e domosdoshme vetëm për relacionin me shkrim, kurse kur relacioni është me gojë, veprimtaria për të mbaron me fazën e parë. Skema e relacionit Faza I -para se të mbahet relacioni Faza II -kur mbahet relacioni Faza III - pasi mbahet relacioni -Veçoni çështjen për të cilën do të -Shmangni leximin e drejtpërdrejtë -Qëndroni në dispozicion të shkruani. të materialit të shkruar. dëgjuesve: - Përcaktoni objektivat e relacionit. - Pasuroni materialin me të dhëna - për pyetje - Mblidhni të dhënat e nevojshme. shtesë. - sqarime - Vlerësoni, interpretoni -Paraqiteni me zë të lartë e të - diskutime dhe përzgjidhni materialin e qartë: nevojshëm. theksojini fjalët, - Përzgjidhni materialin në fl isni me ritmin e duhur, mbështetje të relacionit (foto, kujdesuni për theksin logjik të grafi kë, tabela, skema etj.). fjalisë. - Përcaktoni kohën në dispozicion. -Rimerrni herë pas here konceptet -Hartoni strukturën (hyrje, zhvillim, kryesore. mbyllje). -Përdorni materialet mbështetëse. -Hartoni relacionin. -Përmblidhni të dhënat më të -Rishikoni dhe korrigjoni relacionin. rëndësishme. -Përfundojeni paraqitjen që të kënaqet dëgjuesi. - Përshëndetuni me dëgjuesit. Organizoni materialin e përzgjedhur në përputhje me skemën e strukturës së relacionit dhe më pas hartoni tekstin e relacionit. 33

33 Skema e strukturës së relacionit Hyrje Paraqitja e çështjes dhe përkufi zimi i temës Motivet për të trajtuar argumentin Qëllimi i relacionit Metodat në kërkim të materialit Mjetet e përdorura Fazat e kërkimit Problemet e hasura Tërheqja e vëmendjes Relacioni Përfundimi Paraqitja e përmbledhur e argumentit të trajtuar Rezultatet e arritura nga trajtimi i argumentit Problemet që mbeten të hapura Vlerësimi i rezultateve të arritura në raport me qëllimet e vendosura që në fillim. mbyllje interesante Zhvillim Paraqitja e rezultateve të kërkimit: - faktet e njohura për argumentin (çështjen) para fi llimit të kërkimit; - fakte e reja dhe të dhënat e gjetura për çështjen gjatë fazës së kërkimit. Koherencë logjike/stilistike Bazuar në këto skema nxënësit ilustrojnë me materialet që kanë mbi bankë. P.sh.: përcaktojnë hyrjen dhe argumentojnë mendimin e tyre nëse ajo është tërheqëse, paraqet dhe përkufi zon temën që trajtohet etj. Diskutojnë rreth zhvillimit të relacionit dhe vëzhgojnë nëse ai i përmban elementet e rëndësishme etj. Përforcimi. Diagrami i Venit Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin midis një relacioni të folur e atij të shkruar. Mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe kërkon të lexojnë fi llimisht dy tekstet në dyshe e më pas të bëjnë dallimin midis tyre. Mësuesi/ja shënon dallimet në tabelë. I shkruar Dorëzohet me shkrim Materiali është i përfunduar Vërejtjet jepen më vonë Mbahet para një auditori. Mund të shtosh të dhëna. Diskutohet aty për aty për të. Ka rëndësi mënyra si e prezanton. I folur Kanë strukturë të njëjtë: hyrje/ zhvillim/ mbyllje Përdorin materiale mbështetëse. Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. Sillni në klasë materiale për të shkruar një relacion për mjedisin e shkollës dhe ruajtjen e tij. 34

34 Shembuj relacionesh Modele Të dashur miq, Një anëtar i Alb-Shkencës më kërkoi më shumë të dhëna për Kongresin Botëror të Kompjuterëve në bujqësi dhe në burimet natyrore. Ky kongres organizohet qysh nga mesi i viteve 80 dhe organizator kryesor është prof. Fedro Zazueta, drejtori i Zyrës së Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Floridës. Kongresi ka si qëllim popullarizimin e rezultateve të fundit të arritura në të gjithë botën në fushën e informatikës bujqësore (pjesa anglo-saksone e quan Computer Science, ndërsa ajo frankofone e quan Informatikë). Kongresi konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e teknologjisë së informacionit (tjetër term për pothuaj të njëjtin koncept) të aplikuar në bujqësi. Fillimisht, kongresi organizohej nga Universiteti i Floridës. Prej viteve 94 organizohet nga ASAE (American Society of Agri-cultural Engineers). Rreth viteve 2000, grupe të ndryshme në Evropë, Amerikë dhe Azi që organizonin kongrese me tematikë të ngjashme në pjesët përkatëse të globit, ranë dakord për të krijuar një organizëm të vetëm që do të koordinojë veprimtaritë në të gjithë botën. Në vitin 2001 u organizua i pari kongres botëror i WCCA-së në Brazil dhe atje u vendos që në të ardhmen kongresi do të organizohet në bashkëpunim me organizatën e kontinentit që ka radhën. Këtë vit, në gusht, u organizua në Tajlandë në bashkëpunim me AFITA (Asian Federation of Information Technologies in Agriculture). Vitin që vjen organizohet në Portugali në bashkëpunim me EFITA (European Federation of Information Technologies in Agriculture). Në vitin 2006 do të organizohet në kontinentin amerikan në bashkëpunim me PanAFITA (PanAmerican Federation of Information Technologies in Agriculture) kështu me radhë. Meqenëse ky është i vetmi kongres që trajton çështjet e teknologjisë informatike në bujqësi, niveli i punimeve është rritur shumë dhe konsiderohet si një ngjarje me rëndësi në mjediset akademike e shkencore. Sesioni A, Model Driven Approach to Agri-cultural Systems, synon të paraqesë punime në fushën e modelimit të sistemeve bujqësore në këndvështrimin e MDA-së (Model Driven Architecture). Këtë sesion ma kanë ngarkuar mua dhe do të isha shumë i interesuar që të ketë një prani mbarëshqiptare sa më të gjerë. Ideja kryesore e sesionit është paraqitja e modeleve me ndihmën e UML-së (Unifi ed Modeling Language), një standard tashmë i njohur në industrinë e softuerëve, por jo aq shumë në bujqësi. Kohët e fundit janë bërë përpjekje nga fi rma të ndryshme që të gjenerohet automatikisht i gjithë kodi në Java, Visual Basic etj., duke u nisur nga një paraqitje e saktë e modelit me ndihmën e UML-së. E unë mendoj të paraqes një softuer të tillë në këtë kongres. Mendoj se disa anëtarë të AlbShkencës mund të kontribuonin me sukses në kongres. Niko Qafo, që ka punuar në fushën e modelimit të azotit/fosforit, besoj se do të jetë një rast i mirë për të paraqitur këtë punë në kongres. Kolegu Sokrat Sinaj në universistetin e Zyrihut, punimet e të cilit u paraqitën në buletinin e fundit, mendoj se mund të më ndihmojë për të pasur një sesion të suksesshëm. Edhe zonja Çezarina Kora në Kanada, që punon në fushën e modelimit të bimëve, është e ftuar gjithashtu. Janë të mirëpritur të gjithë kolegët shqiptarë që janë të interesuar për këtë veprimtari shkencore, të paraqesin punimet e tyre. Unë zotohem t i ndihmoj me sa të kem mundësi në pranimin e studimeve të tyre. Ndoshta ka mjaft bashkatdhetarë të tjerë që mund të japin kontribut të vlefshëm në këtë kongres, por që unë nuk kam njohuri për veprimtarinë e tyre dhe të më falin që përmenda vetëm disa emra të personave që unë njoh. Por edhe studiues të tjerë që ndoshta nuk punojnë drejtpërdrejt në fushën e bujqësisë mund të marrin pjesë duke paraqitur mundësinë e aplikimeve të tyre në bujqësi. Petraq Papajorgji (Petraq@mail.ifas.ufl.edu) BULETINI ALB-SHKENCA, DHJETOR

35 36 * Relacion për projektvendimin Për krijimin e agjencisë kombëtare të kërkimit dhe teknologjisë Qëllimi i këtij projektvendimi është të krijojë kuadrin ligjor për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Teknologjisë (AKKT) si një institucion publik, me statusin e personit juridik, në varësi të Këshillit të Ministrave. Krijimi i AKKT-së bëhet në kuadër të reformës së kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik që ka ndërmarrë kjo qeveri. Kjo reformë është një ndër përparësitë e qeverisë dhe synon në thelb ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik, si dhe integrimin e tyre me arsimin e lartë. Në vijim disa argumente mbi domosdoshmërinë e ngritjes së AKKT-së, përvojat e vendeve të tjera në fushën e politikëbërjes, promovimit dhe menaxhimit të kërkimit dhe zhvillimit (K & Zh), si dhe disa shpjegime mbi misionin, detyrat dhe organizimin e AKKT-së. 1. Domosdoshmëria e krijimit të agjencisë. Nevoja e krijimit lidhet me argumentet e mëposhtme: a) Shqipëria po rrit me shpejtësi investimet për shkencën dhe teknologjinë dhe kjo kërkon një menaxhim më të shpejtë, më efecient dhe më profesional të fondeve. Deri më 2005 Shqipëria ishte vendi evropian me prapambetjen më të madhe në fushën e investimit për të ardhmen, kur është fjala për investimin për inovacionin, kërkimin dhe zhvillimin në teknologji. Në këtë të fundit, teknologjitë e reja, veçanërisht IT, bioteknologjia, energjia e rinovueshme, bioenergjia, nanoteknologjia etj., janë në rend të ditës (Programi-kuadër VII i BE-së për kërkimin dhe zhvillimin). Në rastin e vendit tonë investimi edhe për shkencat e mirëfillta shqiptare përbën përparësi. Përvoja ka treguar se vendet që kanë investuar me përparësi në kërkim dhe inovacion kanë edhe ritmet më të larta të zhvillimit ekonomiko shoqëror. Çdo vonesë në promovimin dhe investimet në këtë fushë bëhet kërcënuese dhe penguese për zhvillimin tërësor ekonomiko-shoqëror të vendit. b) Shqipëria ka mundësi të përfi tojë më shumë fonde nga programet e BE-së, veçanërisht nga FP7, bashkëpunimi bilateral dhe multilateral. Kërkimi, zhvillimi dhe teknologjia kërkojnë investime të mëdha dhe të shpejta, që për nga vëllimi i tyre nuk mund të përballohen vetëm nga buxheti. Një burim shumë i rëndësishëm fi nancimi, madje për disa fusha parësore, janë programet dhe projektet e BE-së. Mungesa e strukturave funksionale, efi kase për sektorë / resorte kaq të rëndësishme, ka bërë që ne të kemi akses të pamjaftueshëm në shumë programe të BE-së që ofrojnë shumë mundësi mbështetjeje fi nanciare dhe institucionale. c) Kërkimi, zhvillimi, teknologjia dhe inovacioni i përkasin si resorte jo vetëm MASH-it, por edhe shumë ministrive të tjera, si Ministrisë së Ekonomisë, të Bujqësisë, të Punëve Publike, të Mjedisit, Min. Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit. Pra, kemi të bëjmë me një problematikë ndërministrore, e cila kërkon edhe një koordinim nga një strukturë ndërministrore nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit. Në këtë vështrim kërkimi, teknologjia dhe inovacioni duhet të bëhen çështje për të cilën kryeministri është gjithnjë i mirinformuar. ç) MASH-i nuk mund të përballojë menaxhimin e kërkimit dhe zhvillimit, sepse, nga njëra anë nuk ka akses institucional koordinues për ministritë e tjera dhe, nga ana tjetër, asaj do t i duhej të përballonte një vlerësim të madh pune në menaxhimin të përditshëm. MASH-it i takon politikëbërja e lidhur me shkencën. Përvoja 10-vjeçare e ka vërtetuar më së miri pamundësinë e MASH-it për të përballuar menaxhimin e kërkimit. Rritja e ndjeshme e fondit për shkencën në 3 vitet e fundit u shoqërua me mosrealizime të theksuara, çka vërteton pamundësinë e kësaj strukture të MASH-it për ta administruar me efektshmëri këtë fond. Për vitin 2009 fondi për shkencën arrin në rreth milionë dollarë, gati 2 herë më i madh sesa ai i këtij viti. Mosrealizimi i këtij fondi i kushton shtrenjtë vendit, pasi frenon zhvillimin e kërkimit. d) Duhet rritur pjesëmarrja e sektorit privat në mbështetjen fi nanciare të kërkimit dhe zhvillimit, e cila deri tani është inekzistente. Kjo jo vetëm për shkak se biznesi shqiptar ka qenë në hapat e parë

36 të zhvillimit të tij, por edhe për faktin se deri tani nuk ka ekzistuar asnjë strukturë institucionale ku biznesi ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe ka ndier edhe detyrimin e kontributit për kërkimin, zhvillimin dhe teknologjinë. Duhen gjetur rrugë efi kase për të rritur kontributin e sektorit privat për kërkimin dhe teknologjinë. dh) Duhet rritur pjesëmarrja e komunitetit akademik shkencor në vendimmarrjen e përdorimit të fondeve për K&ZH. Praktika e të gjitha vendeve tregon se në promovimin e kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë, pjesa kryesore e këshillave vendimmarrës, vlerësues dhe monitorues përbëhet nga përfaqësues të drejtpërdrejtë të komunitetit të shkencëtarëve. Deri tani kjo praktikë te ne ka qenë shumë pak e zhvilluar dhe vendimet janë marrë shpesh nga administratorët. Vetëm struktura e Agjencisë, konkretisht pjesëmarrja në shumicë në Këshillin Drejtues të Agjencisë, e mundëson një pjesëmarrje reale të komunitetit akademik. e) Duhet hapësira reale e mbështetjes me fonde / fi nancimin e ideve që kanë shkencëtarët shqiptarë. Një problem aktual është që drejtuesit e fakulteteve dhe universiteteve apo qendrave kërkimore nuk i krijojnë hapësira reale çdo shkencëtari të paraqesë ide dhe koncepte shkencore, madje në shumë raste i frenojnë ata. Agjencia, duke pasur si parim kryesor mbështetjen e çdo projekti shkencor që vlerësohet nga ekspertë të pavarur për vlerat e tij shkencore, bën të mundur që çdo shqiptar që paraqet një ide me vlera shkencore, të realizojë të drejtën e tij legjitime për ta provuar / hulumtuar idenë e tij me lirinë e plotë akademike shkencore që i njeh Kushtetuta jonë dhe kuadri ligjor në fuqi. 2. Modelet e strukturave politikëbërëse për kërkimin, zhvillimin dhe teknologjinë Në praktikën e shumë vendeve, politikëbërja për kërkimin, zhvillimin dhe teknologjinë është e përqendruar në një ministri ose strukturë të ngjashme me të në formën e një komiteti shtetëror. Një praktikë e tillë është zbatuar në vendin tonë në mandatin e parë 1992 / 96 si Komitet i Shkencës dhe më pas, vetëm për një vit, , si Ministri e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore. Kjo haset jo vetëm në vende të mëdha, por edhe në vende relativisht të vogla dhe lidhet me përparësinë e madhe që i jepet kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë, si lokomotiva e vërtetë e zhvillimit të një vendi. Por ka edhe vende të tjera, që politikëbërjen e kanë të shpërndarë në disa ministri dhe koordinimi realizohet drejtërdrejt nën drejtimin e kryeministrit. Këtë model po ndjekim ne aktualisht,ku politikat e kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë hartohen nga disa ministri, si MASH, METE, MBUK, MPPTT, MMPAU, MSH, MTKRS dhe finalizohen nga Këshilli i Ministrave në formën e vendimeve dhe ligjeve. Por aktualisht mungon një strukturë koordinuese pranë kryeministrit ose Këshillit të Ministrave. Për rrjedhojë efektet janë akoma shumë të segmentuara. Zakonisht rolin e strukturës koordinuese e luajnë këshillat e politikave, që drejtohen nga kryeministri dhe në të bëjnë pjesë disa ministra, si dhe disa ekspertë nga komuniteti akademik-shkencor. Ngritja e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës ishe një hap i drejtë në drejtimin e duhur dhe ai mund të mbështesë mirë politikëbërjen në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Por ai, me formën përfundimtare që mori si organ këshillimor për arsimin e lartë dhe shkencën, nuk mund të luajë rol koordinues ndërministror dhe nuk merr vendime në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë. 3. Modelet e strukturave administruese e menaxhuese të kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë Pothuaj në të gjitha vendet, strukturat administruese e menaxhuese të kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë janë fondacionet dhe në shumë pak raste Agjencitë Kombëtare. Modelet e fondacioneve janë përgjithësisht agjenci të pavarura në varësi të ekzekutivit. Ato zbatojnë politikat e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë dhe, për rrjedhojë, menaxhojnë buxhetin (si grant) i destinuar për kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik. Përveç këtij granti, fondacionet thithin fonde nga burimet e tjera, si programet internacionale (në këtë rast rëndësi të veçantë paraqet FP 7), si dhe nga sektori privat. Në projektin e përgatitur është propozuar modeli i agjencisë, si një agjenci publike autonome, në varësi të Këshillit të Ministrave. Agjencia menaxhon fondet e buxhetit të shtetit, të programeve internacionale, si dhe të sektorit privat, të destinuara për kërkim, zhvillim dhe teknologji. 37

37 Misioni i Agjencisë Agjencia ka si mision promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik (më tej: kërkim dhe zhvillim K & Zh) në vend, zbatimin e politikave të qeverisë dhe strategjisë së K & Zh, si dhe koordinimin e këtyre veprimtarive në shkallë vendi. Detyrat e Agjencisë Në mënyrë që të realizojë misionin e përcaktuar në nenin 2, Agjencia kryen detyrat kryesore të mëposhtme: a) Promovon zhvillimin e K & Zh; b) Koordinon dhe monitoron veprimtaritë e K & Zh në shkallë vendi; c) Mbështet teknikisht të gjitha institucionet në fushën e investimeve, në fushën e K & Zh; ç) Promovon ngritjen e strukturave për K & Zh në të gjitha nivelet. d) Promovon bashkëpunimin me sektorin privat në fushën e K & Zh; dh) Promovon, mbështet teknikisht, koordinon dhe monitoron bashkëpunimin bilateral dhe multilaterale me BE-në, vendet e veçanta dhe organizatat e huaja në fushën e K & Zh; e) Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet e tjera për përgatitjen e strategjisë së K & Zh; ë) Bashkëpunon me institucionet ekzekutive dhe legjislativin, si edhe institucionet e tjera në përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe nënligjor për K & Zh; f) Përkujdeset për K & Zh në fushat më kryesore për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare; g) Implementon politikat e qeverisë për mbështetjen me përparësi të shkencëtarëve më të kualifi kuar dhe grupeve kërkimore mësimore më të suksesshme në K & Zh; gj) Zbaton politikat e qeverisë për nxitjen e pjesëmarrjes së studentëve dhe shkencëtarëve të rinj në K & Zh; h) Zbaton politikat nxitëse për kthimin e trurit dhe rritjen e angazhimit të diasporës inelektuale shqiptare në arsim, K & Zh dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit; i) Krijon dhe pasuron në mënyrë të vazhdueshme bazën e të dhënave, analizave dhe dokumentacionit të sistemit të K & Zh. Pjesëmarrja e fi nancuesve në vendimmarrje realizohet përmes përfaqësuesve të tyre në Bordin Drejtues të Agjencisë, i cili është organi vendimmarrës i Agjencisë. Bordi përbëhet nga: - 4 përfaqësues të përzgjedhur nga komuniteti akademik shkencor; - 4 përfaqësues të dërguar nga ekzekutivi; - Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë; Funksionet kryesore të bordit janë si më poshtë: a) Përcakton objektivat e përgjithshëm të veprimtarisë së Agjencisë; b) I propozon organit të emërtesës buxhetin dhe miraton të ardhurat e Agjencisë; c) Miraton shpërndarjen e fondeve për fushat e ndryshme të shkencës, programet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit për K & Zh; ç) Vlerëson veprimtarinë e Agjencisë; d) Miraton raportin e veprimtarisë së Agjencisë që i dërgohet Këshillit të Ministrave dhe bëhet publik; dh) I propozon kryeministrit emërimin dhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë; e) Përzgjedh drejtorët e departamenteve të Agjencisë; ë) Miraton komisionet e fushave të shkencës në bazë të propozimeve, siç parashikohet në pika 8, 9, 10 dhe 11 të këtij vendimi. Drejtimi i përditshëm i Agjencisë realizohet nga Drejtori Ekzekutiv, i cili propozohet nga Bordi i Agjencisë dhe emërohet nga kryeministri. Drejtori mbështetet nga Administrata e Agjencisë e përbërë prej 15 nëpunësish me kualifi kim të mirë, së paku master, dhe me njohuri shumë të mira në anglisht dhe në një gjuhë tjetër perëndimore. Drejtori harton raportin vjetor, i cili, pasi miratohet nga Bordi i Agjencisë, i dërgohet Këshillit të 38

38 Ministrave. Agjencia ka buxhet më vete. Të gjitha aktet ligjore ose nënligjore Agjencia i propozon përmes kryeministrit ose zëvendëskryeministrit. Agjencia mund të ngrihet si strukturë brenda një viti dhe mund të fi llojë veprimtarinë e saj të plotë në fi llim të vitit Ky do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm politik që jep qeveria për realizimin e objektivave politikë në fushën e kërkimit të zhvillimit dhe teknologjisë. Kryeministri SALI BERISHA Tema 8. Teksti informuesparaqitës. Relacioni (ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë relacionin në situata të caktuara; a. të dallojë strukturën e një modeli relacioni; b. të vëzhgojë anën grafi ke të një relacioni për të zbuluar elementet përbërëse. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, relacione, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: Struktura e një relacioni, grafi kë, të dhëna, informacione. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Punë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Tabela T, kodimi i tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë me klasën Përforcimi Fleta e specifi kimit Ndërtim i shprehive studimore Punë në individuale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Punë e drejtuar - Mësimi nis me plotësimin e anketës që është në faqen 34, ushtrimi A. - Pasi plotësohet anketa individualisht nga nxënësit, ngrihet për çdo rresht një grup nxënësish që nxjerr rezultatet e anketimit të grupit dhe në fund të klasës, të cilat shënohen në tabelë. Ndërtimi i njohurive. Tabela T, kodimi i tekstit Pas këtij diskutimi mësuesi udhëheq punën e nxënësve me anë të pyetjeve të tilla. - Cili është titulli i relacionit? Vende të pasura dhe të varfra. - Cili është qëllimi i relacionit? Të analizojë raportet e zhvillimit të shoqërisë midis të pasurve dhe të varfërve. - A mund të përcaktoni konkretisht cila është hyrja/ zhvillimi i relacionit/ mbyllja? Hyrja: Në fi llim të shekullit të tretë pjesa më e 39

39 Zhvillimi: Të dhënat mbi shpërndarjen e pasurive Mbyllja: Mund të ndodhë në vende me të ardhura - Cila është çështja për të cilën fl et relacioni? Pjesa më e madhe e njerëzimi jeton në kushte të këqija - Cilat janë disa nga të dhënat ekzistuese të këtij fakti? 20% e popullsisë botërore, e cila është e përqendruar në vendet e pasura, zotëron 87% të të ardhurave botërore. - Cilat janë disa nga të dhënat që kanë dalë si rezultat i kërkimit? Nëse bëjmë një krahasim mbi disa konsume, duke shqyrtuar një të pestën më të pasur me një të pestën më të varfër - Në çfarë përfundimi është arritur? Mund të ndodhë që në vende me të ardhura të barabarta të kenë nivel të ndryshëm zhvillimi - Vëzhgoni grafi kët. Ç pjesë të informacionit ilustrojnë ata? Informacioni që grafi kët paraqesin ilustron me anë të shifrave studimin e bërë, duke e dhënë më të qartë dhe strukturuar nga ana vizuale informacionin e dhënë me fjalë. - Si është kjo paraqitje grafi ke? Paraqitja grafi ke është e pasur me tabela, grafikë dhe harta, të cilat të japin mundësi të kuptosh dhe interpretosh më mirë informacionin. - Si janë realizuar komponentët e relacionit nga ana logjike dhe gjuhësore? Të gjithë përbërësit janë renditur sipas një koherence logjike dhe stilstike, njëkohësisht kemi një gjuhë të përdorur korrekte. Nxënësit shënojnë me rreth elementet e përmbajtjes së relacionit dhe nënvizojnë elementet që kanë të bëjnë me formën. Mësuesi diskuton me nxënësit për rezultatet dhe i shënojnë në një tabelë të tillë. Elemente të përmbajtjes Elemente të formës Përforcimi. Fleta e specifi kimit Është një teknikë që përdoret në procesin e të shkruarit. Përpara se të përgatitin materialin që nxënësit kanë për të shkruar, ata përgatitin një listë me idetë që duhet të përmbajë materiali që do të përgatisin. Fleta e specifikimit do të përdoret më vonë nga nxënësit në mësim, si mjet vlerësimi që përmban një grup kriteresh të cilësisë, kur ata të praktikojnë vlerësimin e punës së njëri-tjetrit për materialet e shkruara prej tyre. Mësuesi/ja shtron para nxënësve disa çështje, për të cilat ata mund të shkruajnë një relacion, si: 1. Vlerat e kuzhinës tradicionale shqiptare 2. Punësimi i të miturve në Shqipëri (në vitin 2007 ose edhe sot) 3. Gjendja e mjedisit të shkollës dhe perspektivat për të ardhmen. 4. Mbarëvajtja mujore e shitjes së librave në librarinë e lagjes suaj. 40 Nxënësit hedhin idetë e tyre për temat që trajtojnë. Për të plotësuar kërkesat për

40 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 informacion ata drejtohen nga mësuesi/ja për të zgjidhur ushtrimin B 1 dhe 2, të f. 34, të cilët i orientojnë nxënësit se si dhe ku duhet të drejtohen për të kërkuar dhe zgjedhur informacion. Nxënësit do të vjelin materialet e nevojshme në burimet e orientuara dhe orën e ardhshme do të punojnë në klasë për përgatitjen e relacionit sipas temës së përzgjedhur. Detyrë shtëpie. Mbledhja e materialeve për të përfunduar shkrimin e relacionit në klasë. Tema 9. Teksti informuesparaqitës. Relacioni (ora III) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë relacionin në situata të caktuara; të analizojë elementet e një relacioni; të shkruajë relacionin duke shfrytëzuar materialin e parapërgatitur dhe skemat e strukturës së relacionit. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, relacione, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: Struktura e një relacioni, ana grafi ke, fakte, të dhëna. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Punë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Shkrimi i lirë Punë individuale Punë individuale Përforcimi Fleta e specifi kimit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Punë e drejtuar Mësimi nis me diskutimin e hapave që kanë ndjekur nxënësit për të siguruar materialet e nevojshme për t u parapërgatitur për të shkruar relacionin. Plotësohen ushtrimet 3, 4 dhe 5 të faqes 35. Këto ushtrime do t i ndihmojnë nxënësit të përcaktojnë qartë qëllimin e relacionit dhe skema e dhënë tek ushtrimi 5 i ndihmon nxënësit për të sistemuar edhe më mirë materialet. Ndërtimi i njohurive. Shkrimi i lirë Nxënësit shkruajnë në mënyrë individuale relacionin. Kjo fazë, së cilës i lihet kohë e mjaftueshme, mund të organizohet edhe punë në grup. Përforcimi. Fleta e specifi kimit Disa nxënësit i lexojnë relacionet e mbaruara përpara klasës, bëhet diskutimi rreth vlerave dhe mangësive që ato kanë. Detyrë shtëpie. U lihet si detyrë nxënësve që ta korrigjojnë punën e bërë dhe ta dizajnojnë duke e plotësuar edhe me material të pasur fi gurativ, për ta paraqitur orën e ardhshme para klasës. Parapërgatitje: Procesverbali. Sillni në klasë procesverbale të ndryshme. 41

41 Tema 10. Teksti informuesparaqitës. Procesverbali (Ora 1) Materiale ilustrative Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë procesverbalin dhe ta përdorë atë në situata të caktuara. a. të shpjegojë se ç është dhe përse përdoret procesverbali; b. të dallojë strukturën në një model procesverbali; c. të vëzhgojë anën grafi ke të një procesverbali për të zbuluar elementet përbërëse; ç. të analizojë elementet gjuhësore të një procesverbali. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse, procesverbale, shkumësa me ngjyra, tabela. Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport Mbledhja nr. 51 Prishtinë, më në orën 13:00 Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës Salla nr. C- 203 P R O C E S V E R B A L i mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport Në mbledhje morën pjesë: Arsim Rexhepi, kryetar; Drita Kadriu, Enis Kervani, Adem Hajdaraj, Donika Kadaj Bujupi, Heset Çakolli, Ismajl Kurteshi dhe Dragan Dimiq. Mungoi Mark Krasniqi. Nga sekretaria e Kuvendit mori pjesë Lule Ymeri dhe Shaip Goxhuli Mbledhjen e udhëhoqi: Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit. 42 Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite: 1. Miratimi i rendit të ditës. 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe Gjilan. 4. Të ndryshme Kryesuesi konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes. 1. Miratimi i rendit të ditës Rendi i ditës u miratua pa vërejtje. 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më Procesverbali i mbledhjes së datës u miratua pa vërejtje. 3. Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe Gjilan. Kryesuesi tha se, sipas shkresës së Fakultetit të Edukimit dërguar Komisionit, gjatë këtij viti akademik nuk do të ketë regjistrim të studentëve ne Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe në Gjilan. Ai tha se lidhur me këtë shkresë ne si Komision duhet të dalim me një rekomandim për këtë çështje dhe konsideron se ky qëndrim për mosregjistrim është i paarsyeshëm dhe nuk i kontribuon çështjes në përgjithësi.

42 Heset Cakolli tha se shkresa drejtuar komisionit për mosregjistrim të studentëve në Fakultetin e Edukimit në Gjilan e Prizren bie në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe UPsë në njërën anë dhe, në anën tjetër, Kuvendin Komunal të Prizrenit, dhe kërkoi që të sqarohen detajet dhe arsyet rreth këtij qëndrimi të marrë për mosregjistrim të studentëve në këtë vit akademik. Ai kërkon sqarim lidhur me këtë çështje nëse është marrë vendim dhe kush e ka nxjerrë atë. Enis Kervani tha se lidhur me këtë çështje, nuk ka informacione të sakta dhe nga takimet me delegacionet në Prizren nga senati i Universitetit të Prishtinës është marrë vendim që të vazhdohet regjistrimi i studentëve në Prizren. Ai mendon se çështja e regjistrimit të studentëve është më tepër politike dhe lidhur me këtë duhet pritur vendimi mbi procesin e akreditimit, i cili pritet që së shpejti të publikohet. Ai mendon se hapja e Universitetit të Prizrenit, Kosovën e ngre në një nivel ndërkombëtar edhe nga fakti se rektori që pritet të zgjidhet të jetë nga radhët e ndërkombëtarëve. Adem Hajdaraj tha se në fi llimisht janë informuar lidhur me një marrëveshje mirëkuptimi, përmes së cilës Fakulteti i Edukimit duhet t i ofrojë hapësirë pune Universitetit të Prizrenit dhe ndërkohë kanë ardhur informacionet që të mos pranojnë studentë të rinj në këtë vit akademik në Fakultetin e Edukimit në Gjilan e Prizren. Senati i UP-së ka marrë vendim që të vazhdohet me pranimin e studentëve të rinj, ndërkohë që rektori është shprehur se kjo çështje ende nuk është përfunduar. Ai kërkon që komisioni të dalë me një rekomandim që të përkrahet Fakulteti i Edukimit, në mënyrë që të mos shkohet deri në mbylljen e Fakultetit të Edukimit në Prizren e Gjilan. Donika Kadaj Bujupi tha se komisioni duhet t i dijë arsyet lidhur me këtë çështje dhe për këtë kërkoi të sqarohen rrethanat e kësaj çështjeje. Drita Kadriu tha se lidhur me këtë çështje ndihet e rezervuar, ngaqë komisioni nuk posedon ndonjë dokument apo vendim, i cili parasheh mbylljen e këtyre institucioneve. Ajo tha se mund të zvogëlohet numri i studentëve, por asesi të mbyllet një njësi akademike. Ismail Kurteshi lidhur me këtë çështje tha se, Ne si komision duhet të bazohemi në informacione të sakta dhe më pas të marrim një rekomandim mbi bazën e këtyre informacioneve. Lidhur me këtë çështje komisioni duhet t i ftojë zyrtarët përgjegjës, prej të cilëve do të marrë informacione të sakta. Komisioni vendosi që për mbledhjen e ardhshme, më dt , të diskutohet kjo çështje dhe të ftohen përfaqësuesit e kolegjiumit të drejtorive të arsimit. 4. Të ndryshme Donika Kadaj Bujupi: Të kërkoj sqarim lidhur me atë se a i është dërguar Republikës Turke ndonjë shkresë sipas kërkesave të komisionit gjatë vizitës ditë me parë në Turqi? Kërkesa e komisionit ka qenë që për studentët tanë të ndahen bursa për studime, Master e Doktoraturë, gjë që shteti turk ka shprehur gatishmëri për ndarjen e bursave të tilla dhe ne tani duhet të materializojmë këtë marrëveshje gojore, pasi edhe koha është mjaft e shkurtër dhe viti akademik fi llon shumë shpejt. Arsim Rexhepi, kryetar, tha se ka përgatitur një letër falënderimi, e cila është në fazën e përkthimit dhe së shpejti do t u dërgohet autoriteteve turke. Në këtë pikë u diskutua edhe lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare, e cila planifi kohet të mbahet gjatë muajit tetor të këtij viti në Prishtinë. Komisioni vendosi që t i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë, që të mbulohet një pjesë e shpenzimeve për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Arsimit. Mbledhja e ardhshme mbahet më dt , në ora 11:00, ku do të ftohen përfaqësuesit e Kolegjiumit të Drejtorive të Arsimit dhe do të debatohet lidhur me Shkresën e Dekanatit të Fakultetit të Edukimit. Mbledhja e Komisionit përfundoi nё orën 14:30. Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit KRYETARI I KOMISIONIT Arsim Rexhepi 43

43 Modele të ndryshme të një formati procesverbali gjyqësor: REPUBLIKA E SHQIPËRISË P R O K U R O R I A PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ( ) PROCESVERBAL Për heqjen dorë nga e drejta e ankimit Në, viti, muaji, data, ora. Unë, ofi ceri i Policisë Gjyqësore, pranë, në bazë të nenit 285 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për heqjen dorë nga e drejta e ankimit, të bërë me gojë nga i dëmtuari:,i biri i dhe i, lindur më, banues në,me kombësi,shtetësi, mbajtës i dokumentit identifi kues nr.. Të dëmtuarit iu shpjegua se heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme. Me vullnetin e tij të lirë, i dëmtuari deklaroi si më poshtë për arsyet e heqjes dorë nga e drejta e ankimit: I dëmtuari deklaroi se heq dorë edhe nga padia civile në procesin penal. Procesverbali i ankimit të të dëmtuarit lexohet dhe nënshkruhet nga pjesëmarrësit, pa vërejtje. I dëmtuari Ofi ceri i Policisë Gjyqësore ( )( ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË P R O K U R O R I A PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ( ) PROCESVERBAL Për kallëzimin e veprës penale 44 Unë, ofi cer i Policisë Gjyqësore pranë, në bazë të nenit 303 pika 2 germa a dhe 283 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për kallëzimin me gojë të veprës penale nga shtetasi:, i biri i dhe,i datëlindjes.., lindur në, banues në, me kombësi e shtetësi, me gjendje gjyqësore, me arsim, gjendje civile, mbajtës i dokumentit identifi kues, nr.. Kallëzuesit iu shpjegua përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë sipas nenit 305 të Kodit Penal.

44 Me vullnetin e tij të lirë kallëzuesi: D E K L A R O I Procesverbali i kallëzimit të veprës penale lexohet dhe nënshkruhet pa vërejtje. ` Kallëzuesi Ofi ceri i Policisë Gjyqësore ( ) ( ) Konceptet kryesore: Procesverbal, strukturë, procesverbalit, paraqitje grafi ke e procesverbalit. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Tabela T/Kodimi i tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Lexim me kodim të tekstit Ndërtim i shprehive studimore Punë në individuale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me detyrën e shtëpisë. Bëhet vlerësimi për paraqitjen grafi ke të relacioneve më të mira. Më pas u shpërndahen nxënësve procesverbale të ndryshme. Lexojnë disa nga tekstet dhe mësuesi/ja drejton pyetjen: - Ç lloj tekstesh janë? Përgjigjet e nxënësve mund të jenë nga më të ndryshmet, tekst informues paraqitës, procesverbal etj. Përqendrohet vëmendjen e nxënësve te koncepti i procesverbalit dhe kërkohet nga nxënësit që, me anë të teknikës stuhi mendimesh, të sjellin idetë e tyre rreth tij. Më pas në tabelë së bashku me nxënësit mësuesi/ja plotëson organizuesin grafi k. përmban të dhëna të sakta tekst informues-paraqitës sintetik mbahet gjatë një mbledhjeje për zhvillimin e një procesi gjyqësor dëshmon fakte Procesverbali në fund të një inventari shërben si dëshmi në një aksident automobilistik regjistron ngjarjet mbahet nga punonjësit e policisë etj. Pasi hedh së bashku me nxënësit në tabelë këto veçori, u lë kohë atyre të identifi kojnë llojin e veprimtarisë në të cilën janë mbajtur procesverbalet e sjella në klasë nga nxënësit. 45

45 Ndërtimi i njohurive. Tabela T/Kodimi i tekstit Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrohen në tekst, ku janë dhënë veçoritë e një procesverbali, mënyra e hartimit të tij, si dhe struktura. Nxënësit punojnë në dyshe dhe diskutojnë me njëri-tjetrin mbi këto veçori, duke shënuar në tekst aspekte të ndryshme të strukturës së procesverbalit duke ilustruar nga modeli i dhënë në libër. Mësuesi/ja u kërkon të vendosin simbole të caktuara, kur ndeshin elementet e strukturës dhe të përmbajtjes: P.sh.: simbolet Ο,, kur hasin aspekte të strukturës, dhe nënvizime, kur kanë të bëjnë me elemente të përmbajtjes. Mësuesi/ja ndjek me vëmendje procesin e të lexuarit dhe të kodimit të tekstit. Më pas drejton punën e nxënësve duke drejtuar pyetje të tilla, duke marrë përgjigjet e nxënësve të ilustruara me shembuj: - Cila është struktura e procesverbalit? Procesverbali ka hyrje, zhvillim dhe përfundim. Hyrja: Ditën e 14 nëntorit 2007, në sallën e mësuesve u mblodh senati i shkollës. Zhvillimi: Pika e parë e rendit të ditës. Raporton zëvendëspresidenti i senatit. Përfundimi: Pasi përfundoi rendi i ditës, nënpresidentja e shpalli të mbyllur seancën në orën Cilat janë të dhënat e shënuara në pjesën e tij të parë? Në pjesën e parë të tij shënohen: data, vendi dhe ora e mbledhjes. (Ditën e 14 nëntorit 2007 në sallën e mësuesve.) Organi që mblidhet (senati i shkollës). Rendi i ditës (rezultatet e arritura gjatë semestrit të parë; programi i ekskursioneve mësimore; parashtrime të ndryshme (sipas rastit). Përbërja e organit që mblidhet: -Kush është i pranishëm? (Gjithë senatorët, presidentja, mësuesit e ftuar...) -Kush mungon? (S ka mungesa.) -Kush drejton? (Presidentja.) -Cili mban procesverbalin (Sekretare për mbajtjen e procesverbalit u zgjodh...) Deklarimi i fillimit të mbledhjes (Presidentja, pasi verifi koi praninë e të gjithë senatorëve dhe të ftuarve, e deklaroi mbledhjen të hapur.) - Çfarë përmban një procesverbal në zhvillimin e tij? Në pjesën e zhvillimit bëhet shtrimi i argumentit nga drejtuesit ose nga ndonjë anëtar tjetër i organit. (Raporton zëvendëspresidenti i senatit. në raportin e tij paraqiten arritjet e çdo klase.) Diskutim dhe ndërhyrje që bëhen nga të pranishmit (Kush flet dhe çfarë thotë. P.sh.: Pyetje nga senatori i klasës I B: cila klasë ka pasur arritjet më të mira? Përgjigjet. Diskutime - senatori i klasës së III C dhe profesor Bregu mbështetën.) Paraqitja e projektvendimeve dhe procedurat e miratimit: diskutimi, votimi dhe shpallja e vendimit të marrë. (Senatori i klasës së IIIA i propozon senatit ekskursionet e 46

46 mëposhtme. Anëtarët e senatit miratojnë njëzëri.) - Çfarë përmban përfundimi i procesverbalit? Miratimi i planit për veprimtaritë ndërmjet dy mbledhjeve Deklarimi i përfundimit të mbledhjes (Pasi u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të` ditës, nënpresidentja e shpalli seancën të mbyllur.) Përcaktimi i orës, kur përfundoi mbledhja.(në orën 16.30) Pas këtyre hapave shënohen në tabelën T të dhënat që kanë të bëjnë me strukturën dhe përmbajtjen e procesverbalit: Elemente të formës Elemente të përmbajtjes Përforcimi. Lexim me kodim teksti. Nxënësit lexojnë individualisht tekstin e ushtrimit 7, f. 37 dhe duke vënë shenja për çdo element të strukturës së procesverbalit. Në fund diskutojnë së bashku për të dhënat që përmban ky procesverbal duke e krahasuar me strukturën e mësuar. Në këtë fazë të mësimit bën konkluzionet për orën dhe vlerëson me notë. Parapërgatitje: Sillni në klasë procesverbale të shkuara me raste të ndryshme: për dorëzimin e materialeve, për dëme të shkaktuara nga makinat në rrugë etj. Tema 11. Teksti informuesparaqitës. Ushtrime: Procesverbali (Ora 2) Objektivat: Në fund orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat e shkrimit të një procesverbali; të shkruajë një procesverbal sipas hapave të përcaktuar. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh informues-paraqitës, shkumësa me ngjyra, tabela. 47

47 Modele procesverbalesh Republika e Kosovës Kuvendi Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport Mbledhja nr. 40 Prishtinë, më në orën 11:00 Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës Salla nr. N- 225 P R O C E S V E R B A L i mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport Në mbledhje morën pjesë: Drita Kadriu, Arsim Rexhepi, Heset Cakolli dhe Enis Kervan Munguan: Donika Kadaj -Bujupi, Memli Krasniqi, Mark Krasniqi dhe Dragan Dimiq. Nga sekretaria e Kuvendit morën pjesë: Lule Ymeri dhe Drita Çarkaxhiu. Në mbledhje prezantuan: pёrfaqёsuesi i OSBE-sё, i NDI-së, pёrfaqёsuesi nga Presidenca dhe përfaqësuesi nga mediet e Kuvendit si dhe praktikantë të caktuar për Komisionin. Mbledhjen e udhëhoqi: Drita Kadriu zv. kryesuese e parë e Komisionit. Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite: 1. Miratimi i rendit të ditës, 2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 26 janar 2010, 3. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës 4. Të ndryshme Kryesuesja, konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes. 1. Miratimi i rendit të ditës 1. Rendi i ditës u miratua nga anëtarët e Komisionit. 2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës Kryesuesja konstatoi se, pasi shumica e anëtarëve të Komisionit mungojnë, miratimi iprocesverbalit të mbledhjes së datës shtyhet për mbledhjen e ardhshme. 3. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës 48

48 Kryesuesja tha se në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në pajtim me planin e punës së Komisionit janë paraparë vizita me karakter pune në institucionet e vendit me qëllim të marrjes së informacioneve më të sakta lidhur me çështjet aktuale në fushë veprimtarinë e Komisionit. Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të vizitohen institucionet e kulturës. Kryesuesja konstatoi se Komisioni me shumicë votash nxori ketë: PËRFUNDIM Të hënën më datë në orën 10,00 anëtarët e Komisionit të bëjnë vizitë pune në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Të njëjtën ditë në orën 11,00 të vizitohet Teatri Kombëtar me qëllim të njohjes së përafërt me çështjet aktuale në këtë lëmi. 4. Të ndryshme Mbledhja e ardhshme e Komisionit u caktua të mbahet të martën më në orën 11,00, ku do të debatohet rreth vizitës së Komisionit në Institucionet e kulturës. Mbledhja e Komisionit përfundoi nё orën 11: 30. Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit Kryesuesja e Komisionit, Drita Kadriu Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi Parashikim Ditari dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Shkrimi i lirë Punë individuale Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Ditari dypjesësh Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësit lexojnë disa nga procesverbalet që kanë gjetur dhe, pasi diskutojnë me njëri-tjetrin, i klasifi kojnë sipas qëllimit që janë mbajtur. Klasa ndahet në grupe, sipas llojeve të procesverbaleve, dhe më anë të ditarit dypjesësh, bëjnë analizën strukturore të tyre. Pas plotësimit të tabelës, mësuesi/ja konsulton me nxënësit përcaktimin e kësaj strukture plotëson mendimin e tyre dhe shënon në tabelë duke diskutuar me ta se çfarë i mungon e çfarë ka ndryshe ky procesverbal nga modeli i strukturës që kemi parë. Procesverbali ka të shënuar: - që në fillim datën, vendin dhe orën e zhvillimit të organit që mblidhet në këtë rast është kongresi. 49

49 - Nuk ka të shënuar rend të ditës, paraqet të pranishmit (delegatët), përcakton kush drejton (Mithat Beu etj.). - Në fund shënon emrat e atyre që mbajnë procesverbalin. - Jepet hapja e mbledhjes dhe personi që mban fjalën i pari (shtrimi i çështjes nga ana e tij). - Diskutimet e të pranishmëve dhe citime nga fjala e tyre. mënyrën si organizohet votimi (nga çdo zonë qenë dy delegatë, vendi që pati dërguar një kishte të drejtën e dy votave) dhe vendime për çështje të ndryshme (u pranua me votë që z Gj. D. Qiriazi të ishte presidenti veprues gjersa të vinte M. beu). - Nuk përcaktohen detyra e plane për të ardhmen. - Nuk deklarohet mbledhja e mbyllur. - Jepet harku kohor i përfundimit të seancës. Zhvillimi i mësimit. Shkrimi i lirë Është një teknikë ku nxënësit i jepet rreth 5-10 minuta kohë të shkruajnë sa më shumë të munden për një temë. Nxënësit nuk duhet të shqetësohen për anën drejtshkrimore, por vetëm për idetë. Nxënësve duhet t u jepet mundësia të për t i ndarë idetë e tyre me të tjerët. Pasi rikujtohet struktura e procesverbalit dhe sillen shembuj të llojeve të ndryshme të procesverbaleve, nxënësit shkruajnë individualisht një lloj procesverbali. Mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve tek ushtrimi 11. Nxënësve u kërkohet të hartojnë një procesverbal me këtë problematikë: - Të blihet apo jo një televizor tjetër? - Të lyhet apo jo shtëpia? - Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë Model përgjigje: P R O C E S V E R B A L i mbledhjes së këshillit familjar. Mbajtur në Tiranë, më në orën 11:00 Shtëpia e familjes Doko Në mbledhje morën pjesë: Drita Doko (nëna), Fatos Doko (babai), Blerta dhe Enis Doko (fëmijët),marie Doko (gjyshja) Munguan: Hasim Doko (gjyshi) Mbledhjen e udhëhoqi: F Doko, kryefamiljari Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite - Të blihet apo jo një televizor tjetër? - Të lyhet apo jo shtëpia? - Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë Diskutim rreth çështjeve që na shqetësojnë Kryefamiljari konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes. 1. Miratimi i rendit të ditës 50

50 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia Rendi i ditës u miratua nga pjesëmarrësit. 2. Diskutim rreth çështjeve të rendit të ditës. Kryefamiljari tha se të dy prindërit kanë vendosur të blejnë një televizor të ri për dhomë e fëmijëve. po kështu kanë vendosur të lyejnë shtëpinë, pasi të kthehen nga pushimet, ndërsa për t u lejuar fëmijëve të mbajnë çelësat e tyre nuk u ra dakort pasi,nëna kishte merak se mos i humbnin, njëkohësisht për aq kohë sa është gjyshja në shtëpi kjo gjë nuk ishte e nevojshme. Në diskutim Blerta u shpreh se nuk ishte dakord që fëmijët të mos mbanin çelësin e shtëpisë, pasi shpesh herë u duhej të prisnin te dera e shtëpisë, sepse gjyshja nuk ndodhej në shtëpi. PËRFUNDIM U vendos që të hënën e ardhshme do të blihej televizori i ri. Në fund të muajit do të lyhej shtëpia, ndërsa për problemin e fundit anëtarët e familjes miratuan njëzëri kërkesën e Blertës. Kryefamiljari e deklaroi mbledhjen të mbyllur, pasi përfundoi rendi i ditës Mbledhja përfundoi në orën 11: 30 Sekretari Enis Doko Lexohen disa nga punimet e nxënësve dhe njëkohësisht bëhet vlerësimi i punës së njëri-tjetrit. Në fund të orës mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Përforcimi. Diagrami i Venit Lexohen disa nga procesverbalet dhe bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Relacioni -punim kërkimor, shkencor, historik, letrar -ka strukturë të veçantë -hartohet për të dëshmuar -regjistron e dëshmon përsa ndodh -ka strukturë të veçantë Procesverbali tekste informative- paraqitëse elemente të vëzhguara dhe të jetuara të dhëna të sakta Detyrë shtëpie: parapërgatitje letra zyrtare. 51

51 Tema 12. Letra zyrtare (Ora I) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë letrën zyrtare si lloj i tekstit informues dhe ta përdorë atë. a. Të bëjë dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të letrave zyrtare; b. të vëzhgojë paraqitjen grafi ke të letrës zyrtare për të dalluar strukturën e saj; c. të analizojë karakteristikat gjuhësore të letrave zyrtare të shkruara në kohë të ndryshme. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme letrash zyrtare, shkumësa me ngjyra, tabela. Model i letrës zyrtare Letër e Krist Malokit drejtuar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë Prof. Dr. Krist Maloki Universiteti Grac, Austri Grac, më 14. tetor 45 Zotnisë së Tij Ministrit t Arsimit në Tiranë Shkëlqesë! Gjendja e mjerueshme e do studentëve shqiptarë që kan mbetë rrugësh dhe në mëshirë të fatit po më shtynë t ju drejtohem me kët letër. Siç do t a dini Ju vetë, në kohën e pushtimit të vendit t onë nga trupat gjermane u dërguen nja 100 studenta shqiptarë n Austrië për studime të ndryshme; si kujdestar dhe inspektor. Pranë këtyne studentave fi guronte asokohe prof. Filip Llupi. Ndo nga moskujdesja e qeveritarëve shqiptarë t atëhershëm, ndo nga dallaveret e autoriteteve të ndryshme gjermane, studentat t onë u vuen njaty shpejt e shpejt pas arritjes së tyne në Vjenë nën mbikëqyrjen dhe reglementin e organizatës naciste studentore dhe qenë të ngushtuem të pranojn bursa gjermane, me gjithë që e shumëta e studentave kish pasë depozitue shuma të mjaftueshme pranë Bankës Kombëtare apo pranë autoriteteve gjermane në Tiranë, të cilat shuma nuk u transferuene kurr në vendin e destinuem. Kësodore erdh puna që studentat shqiptarë n Austrië i qenë shtrue deshtas a mosdeshtas mëshirës dhe kapriçave të do prijsave nacista gjermanë dhe shqiptarë në Vjenë. Duhet t e dini zoti Ministër, se disa nga kompatriotët t onë, gjoja përfaqsuesa dhe kujdestarë të Kombit, gjindeshin asokohe në një bashkëpunim të ngusht me autoritetet gjermane dhe nuk kishin aspak gajle për sa e sa inkonvenjente dhe dame të ndryshme që i impozoheshin studentave t onë. Dhe mungesa e çdo ndërgjegjeje dhe ndijsije socjale-atdhetare u çfaqë lakuriq nër njata zotnij prijsa dhe kujdestarë t ashtuquejtunë shqiptarë, kur me shkatrrimin e Gjermanisë u prenë edhe mjetet fi nancjare nga kasa naciste-studentore e Vjenës dhe kur studentat t onë mbetën rrugash e pa bukë, mbasi /prijsat shqiptarë ishin shdukë nëpër terr të natës si ujku nëpër mjegullë. Qysh nga ajo ditë kanë kalue njata 100 studenta shqiptarë një jetë mizerabile derdymenash dhe avanturjerash; disa kanë mujtë me sosë n Atdhe, disa kanë mbetë në Vjenë, prap disa të tjerë gjinden o në Grac, o në Salzburg, o n Innsbruck e njeti, por e shumëta e tyne janë pa bukë, pa mbathje e pa veshje të mjaftueshme. Tuj e pasë sysh të mirën e Atdheut t im po U drejtohem Ju. Zoti Ministër, dhe me shpresë se keni për t iu përgjigjë me ndojë mënyrë kësaj thirrjes, a ma mirë kësaj klithmës s ime. Mbetem me nderime të plota Dr. Maloki (nënshkrimi me dorë, vër. e A.R.) Marrë nga Ramaj. Albert /Krist Maloki, Refl eksione, Faik Konica,2005, Prishtinë 52

52 Instituti Amerikan, Kavajë, Shqipni 21 mars 1939 Zonjushës Tefta Tashko et alter, Tiranë E Ndershmja Zonjushë: E ndjej veten të lumtur që m epet rasa t ju falënderoj për guximin që patët të përballoni shi e tufan dhe të na falni një orë gëzim e lumni neve të Katundit Përparimi. Djemt, në zëmrat e të cilëvet keni ndez dashunin për art dhe në buzë të të cilëvet keni vuem kangët t ueja përdëllyese, duen të shpresojnë t ju shohin dhe t ju ndëgjojnë edhe ma herë të tjera ndër ta, dhe na të rritunt e të rriturat po ashtu edhe ma fort se ata. Në kët rasë më lejoni Zonjushë t ju citoj nga shënimet e mbledhjes së fundit të trupit mësimuer kto rreshta që fl asin për ju:...u propozue dhe u pëlqye unanimisht një votë falënderimi për Z-tin Tonin Gurazi që dhan një koncert në sallën e Institutit natën e enjte më 9 mars Tue ju urue sukses në misionin t uej me përhap gëzim e lumni ndër zemrat e bashk-atdhetarvet dhe bash-atdhetarkavet t ueja, Mbetem me nderime të posatshme Ali Cungu Tiranë 20/III/ 39 I nderuari Zoti Kongoli, (drejtuar Baki Kongolit) Turnenë muzikale e kaluam për bukuri. Kudo populli na priti me entuziazmë, kështu që mbetëm fort të kënaqur, pa fjalë nga pikëpamja morale... Letra e juaj m u dorëzua pas kthimit të turnesë. Më erdhi ndërmënt ritournela dhe ja shkrojta Toninit, kështu që Dola në penxheret shkoj fare mirë. Po ajo pjesë nga shqipet që pati më tepës sukses ka qenë Ishin dy kunata. Këtu po pregatiten në radio një konsert me rastin e lindjes të Princit. Unë ju propozova të merni pjesë në program dhe nuk e refuzuan. A bëra mirë? Po për këtë rast a nuk do t ish mirë sikur të më dërgonit nja dy këngë të reja prej atyre që më foltë ca javë më parë? Sikundër edhe një hyrje të bukur për refrainin Dallëndyshe vaj, vaj, vaj? Do të isha fort mirënjohëse ashtu si jam edhe sot. Si shkoni n Elbasan? Dëshiroj t ju shikoj së shpejti në Tiranë. Dyke pritur një përgjigje tuajën, ju dërgoj të falat e përzëmërta. Kini të fala nga gjith familja dhe veçanërisht nga Koçua. Tefta Tashko. (Marrë nga libri Tefta Tashko Koço dhe koha e saj ) 53

53 Model letre jozyrtare E dashur Ana, Sapo u ktheva nga pushimet. Të them të drejtën më erdhi shumë keq që ti nuk erdhe. Kalova me të vërtetë pushime të këndshme, vizitova vende të bukura e takova njerëz të mrekullueshëm. Kam vendosur që herën tjetër të shkojmë patjetër si grup me shoqet e klasës, pasi jam e bindur që do të kalojmë momente të paharrueshme. Mezi pres që të takohemi! Kam bërë shumë fotografi dhe dua të t i tregoj! Të përqafoj. PS. Mos harro të sjellësh me vete fotot e mbrëmjes së maturës. Të përqafoj dhe një herë me mall Ina Konceptet kryesore: letër zyrtare, struktura e letrës zyrtare, formulat, gjuha e letrës zyrtare, qartësia e letrës zyrtare. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënët me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i lirë/ Diskutim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në grup ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Stuhi mendimesh Mësimi nis me pyetjen: - Cilat janë mjetet me të cilat komunikojnë njerëzit mes tyre? - Nxënësit renditin disa prej tyre. telegrami faksi letra Mjetet e komunikimit telefoni e-posta çati (chat) skajpi 54 Pas përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ja prezanton temën: Letra zyrtare si mjet komunikimi mes njerëzve. Mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe dhe u shpërndan dy lloje letrash: dy zyrtare (njëra i drejtohet një personaliteti të një institucioni të lartë zyrtar dhe tjetra i drejtohet një personaliteti të kulturës nga një institucion, siç është shkolla) dhe dy letra jozyrtare (njëra përmban probleme pune, tjetra veprimtari të jetës së përditshme). U kërkohen nxënësve në dyshe t i lexojnë dhe të përcaktojnë llojin e tyre. Me të dhënat që japin nxënësit, plotësohet organizuesi grafi k (për letrën zyrtare).

54 përdoret në komunikimin zyrtar Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 u drejtohet institucioneve publike/private u drejtohet personave që nuk i njohim nga afër përdoret në të gjitha marrëdhëniet: publike e private Letra zyrtare përdoret për qëllime të ndryshme ka një mënyrë standarde organizimi struktura: hyrje, zhvillim, mbyllje Nxënësit konstatojnë se elementet, të cilat e klasifi kojnë letrën si zyrtare, janë: - i drejtohet një institucioni (Ministrisë së Arsimit),ose një personi (këngëtares) që nuk ke marrëdhënie afërsi - është letër, kërkesë, - qëllimi i letrave është i ndryshëm, si sensibilizimi i institucionit arsimor, përgëzimi e falenderimi, ankesë, falenderim, urim etj. - struktura: koka hyrëse, formula e hapjes, pjesa qendrore, formula e mbylljes, nënshkrimi, - përdorimi i përemrave vetorë. Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime. Nxënësit grupohen në pesë grupe ekspertësh sipas numrave që kanë (p.sh. njëshat, dyshat etj.) dhe lexojnë modelin e letrës zyrtare të dhënë në libër sipas kërkesave që ka çdo grup. Grupi I Organizimi standard i letrës. Model përgjigjeje: Në krye të letrës, në të majtë është shkruar: Emri i dërguesit: Besa Sh.p.a-... Adresa: Rruga Mine Peza nr. 45, Tiranë Numri i telefonit: Tel.,telefaks Në të djathtë është vendosur: Vendi dhe data: Tiranë, më Disa rreshta më poshtë është shkruar: Emri dhe mbiemri i marrësit me titullin: Z. Petrit Kasi Adresa (emri i rrugës, nr. i ndërtesës, vendmbërritja, mund të shkruhet edhe nr. i telefonit, adresa e postës): Rruga Myslym Shyri nr.63, Tiranë. Më poshtë është shënuar formula hyrëse: I nderuar z. Kasi Grupi II Identifi kon motivin e shkrimit të letrës, shprehjen logjike të mendimeve, mënyrën e të shprehurit. 55

55 Model përgjigjeje: Letra e ka të shprehur qartë motivin e shkrimit të saj. Mendimet lidhen logjikisht me njëri-tjetrin dhe mënyra e të shprehurit është e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë. Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të apartamentit tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim një verifi kim të gjendjes së pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të ndërhyrjes Grupi III Identifi kon strukturën e letrës. Model përgjigjeje: Struktura e letrës përbëhet nga këto pjesë: hyrja, pjesa qendrore, përfundimi, formula mbyllëse, emri dhe fi rma e dërguesit. Hyrja Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të apartamentit tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim një verifikim të gjendjes së pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të ndërhyrjes Fjalia e theksuar me shkronja të errëta tregon qartë qëllimin e letrës, objektivi është i qartë. Pjesa qendrore Përfshin informacione që qartësojnë qëllimin e letrës. Është e përmbledhur, pa informacione të panevojshme. Do të donim të bënim një verifikim... Ju mund të kontaktoni me ne në numrat tanë të telefonit, çdo ditë nga ora Teknikët tanë janë në dispozicionin tuaj çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në orën 12. Përfi tojmë nga rasti për t ju njoftuar se ndërmarrja jonë nuk i kryen vetë punimet e mirëmbajtjes së mureve, por bashkëpunon me fi rmën Arjan. Formula e mbylljes Karakterizohet nga një paragraf mbyllës, që lidhet me përgjigjen që pritet nga shkruesi: Në pritje të përgjigjes suaj, mbetemi me respekt Firma - shkruhet emri i dërguesit dhe firma në të gjitha rastet është me shkrim dore. Grupi IV Identifi kon karakteristikat e letrave zyrtare. Gjuha e letrës zyrtare është formale dhe e kontrolluar, karakterizohet nga një stil zyrtar, ton i ftohtë, mendimet shprehen qartë, trajton vetëm një çështje, e cila e bën letrën zyrtare më efi kase, nuk ka formula arkaike të ekzagjeruara. Nuk përmban të dhëna të veçanta teknike, si tabela, grafi kë etj. Grupi V Përdorimin e përemrave vetorë. Përdoren përemra të vetës së parë dhe të dytë shumës, pasi fl itet në emër të një kolektivi. Edhe kur i drejtohet një personi, përdoret veta II shumës në shenjë respekti. 56

56 Pasi nxënësit evidentojnë në grupe këto veçori, ata kthehen te grupet fi llestare, u shpjegojnë njohuritë e marra njëri-tjetrit më pas, së bashku me mësuesin, specifi kojnë veçoritë e letrës zyrtare në tabelë. Përforcimi. Shkrimi i lirë, diskutim Nxënësve u kërkohet të shkruajnë shkurt një letër zyrtare. Klasa mund të ndahet në dy grupe: Grupi I- shkruan një letër drejtuar një institucioni, si: Kryetarit të Bashkisë/ komunës për të kërkuar rregullimin e mjedisit a rrugës së shkollës. Model përgjigjeje: Grupi II- Shkruan një letër ku një personalitet falenderon a uron një individ. Mësuesi/ja paraqit në dërrasë strukturën e letrës zyrtare. koka marrësi, vendi dhe data formula e hapjes hyrja pjesa qendrore formula e mbylljes firma Lexohen nga përfaqësuesit e grupit letrat dhe bëhet vlerësimi për elementet e përdorura. Nxirren konkluzionet e orës dhe vlerësohen nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 1, faqe 42. b) Sillni në klasë letra zyrtare të ndryshme dhe evidentoni dallimet (Parapërgatitje për orën e ardhshme). 57

57 Tema 13. Tema: Shkrimi i letrës zyrtare (Ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikat e shkrimit të një letre zyrtare. a. Të plotësojë elemente të veçanta në një letër zyrtare; b. të shkruajë letra zyrtare të llojeve të ndryshme sipas modeleve të dhëna. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme letrash zyrtare, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: letra zyrtare, struktura e letrës zyrtare, formulat, gjuha e letrës Struktura mësimore: zyrtare, qartësia e letrës zyrtare. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune në dyshe Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë plotësuar letrën zyrtare të ushtrimit 1 në faqen 42. Pasi ta kenë plotësuar letrën, ata analizojnë strukturën e saj duke iu referuar pjesëve kryesore. Model përgjigjeje: koka Lënda: KËRKESË Tiranë, më marrësi, vendi dhe data Drejtuar: Zyrës së Gjendjes Civile Njësisë Bashkiake Nr. 7, Tiranë formula e hapjes hyrja pjesa qendrore formula e mbylljes Unë i nënshkruari Arbër Ademi, lindur në Elbasan, Rrethi Elbasan, më , i biri i Agronit dhe i Dritës deklaroj në prani të punonjësit të gjendjes civile të Njësisë Bashkiake nr. 7 Tiranë, z/znj A. Nika, se jam banor me vendbanim pranë kësaj njësie vendore që nga viti Meqenëse Regjistri Elektronik i Shtetasve më paraqet si shtetas të dubluar në dy zyra të gjendjes civile, edhe në ZGJC së të Njësisë (B/K) nr.6 dhe në ZGJC të Njësisë (B/K) nr.7 paraqes kërkesën time si më poshtë vijon: Duke qenë se unë dhe familja ime që prej dy vjetësh banojmë dhe ushtrojmë të gjitha të drejtat tona pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore (B/K) nr. 7, kërkojmë të regjistrohemi si banorë të ZGJC-së të kësaj njësie vendore dhe të hiqemi nga regjistri themeltar i ZGJC-së të njësisë vendore nr.6. Për sa deklaruam më sipër mbajmë përgjegjësi të plotë në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. firma DEKLARUESI ARBËR AGRON ADEMI PËRGJEGJËSI ERMIRA PETRIT AGOLLI 58

58 Shënim. Secili nxënës duhet të ketë plotësuar fjalët me shkronja të errëta të letrës. Ndërkohë duhet të ketë vënë re sa përputhet kjo letër zyrtare me përmbajtjen standarde të strukturës së letrës zyrtare. Nxënësit duhet të vënë re se në këtë letër zyrtare ka një element të ri në hyrje: lënda, ku shumë shkurt (këtu vetëm me një fjalë), përcaktohet qëllimi i letrës. Struktura e letrës Fillimisht është shënuar data Lloji i letrës Institucionit të cilit i drejtohet Adresa Hyrja Zhvillimi dhe mbyllja Në fund jepet deklaruesi dhe përgjegjësi si dhe nënshkrimi Klasa ndahet në dy grupe. Grupi I - punon ushtrimin 2. Zgjidhja e ushtrimit 2 - Shprehjet që tregojnë se kemi të bëjmë një letër zyrtare: Lënda: kërkesë, Drejtuar: Zyrës së gjendjes civile, Unë i nënshkruari, lindur në, rrethi, më, i biri dhe i deklaroj në prani të Meqenëse më paraqet si paraqes kërkesën time si më poshtë vijon: kërkojmë të... Për sa deklaruam më sipër mbajmë përgjegjësi, deklaruesi, përgjegjësi i gjendjes civile Grupi II - punon ushtrimin 3. Grupi evidenton leksikun që ka të bëjë me fushën e administratës civile. Gjeni te Fjalori i gjuhës së sotme shqipe përkufi zimin e tyre dhe tregoni si janë përdorur në tekst. Zgjidhja e ushtrimit 3 Leksiku i përdorur nga fusha e administratës civile: i nënshkruari, rrethi, Regjistri Elektronik i Shtetasve, shtetas, gjendje civile, njësi vendore, ushtrojmë të drejtat, regjistri themeltar, akte ligjore e nënligjore, në fuqi, deklaruesi Unë i nënshkruar- jam unë që vë emrin e mbiemrin ose shkurtimin e tyre në fund të një letre, shkrimi, dokumenti etj. për të vërtetuar se jam vetë autori i tij ose për të miratuar përmbajtjen, fi rmoj. Rreth-i njësi e madhe administrative e tokësore e shtetit shqiptar, me një qytet kryesor si qendër. Shtetas - pjesëtar i popullsisë së përhershme të një shteti, i cili gëzon të gjitha të drejtat civile e politike dhe përmbush detyrimet sipas ligjeve të atij shteti. Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile - është baza elektronike e të dhënave të shtetasve, i hartuar sipas dispozitave të ligjit për gjendjen civile. Gjendja civile - gjendja juridike vetjake e familjare e një njeriu. Zyra e gjendjes civile - zyrë ku regjistrohen lindjet, martesat dhe vdekjet. 59

59 Regjistri themeltar regjistri i përgjithshëm e kryesor Akt - vendim nënligjor; këtu: ligjeve dhe vendimeve të qeverisë për zbatimin e ligjeve. në fuqi - të qenët i vlefshëm, të qenët në veprim (për një ligj, për një urdhëresë etj.). Fuqi ligjore. Mbetet (është) në fuqi. Hyn në fuqi. Bie nga fuqia shfuqizohet. Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbim. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe bazë e më pas në grupe ekspertësh. U kërkon atyre të evidentojnë llojin e informacionit që marrin nga letra të ndryshme përkatësisht ushtrimet 6,7,8. Model përgjigjeje Ushtrimi 6 Informacionet që marrim nga kjo letër janë: Të dhëna për dërguesin dhe marrësin: dërguesi: Delegacioni Shqiptar në Paris, marrësi: Zoti Eric Drummond (emri e mbiemri), Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Gjenevë (adresa: institucioni, vendi) Të dhëna për ngjarjen: Shqiptarët... në kufirin serbo-turk..., janë plaçkitur, janë dëbuar..., janë zëvendësuar nga kolonistë rusë. Nëpunësit serbë... po bëjnë akte të plaçkitjes, të dhunimit, të djegies e të vrasjes në mbarë krahinën e Kosovës.... më shumë se dy mijë shqiptarë janë vrarë...shtëpitë që kanë rrënuar e të mirat që janë plaçkitur. Shumë shqiptarë... arritën... të strehohen në territorin e Shqipërisë së pavarur. Serbia... deklaroi se familjet e këtyre... do të internohen dhe pasuria...do të konfi skohet. Të dhëna për qëllimin e letrës:... t jua tërhiqni vërejtjen e Fuqive të Mëdha... që (ato) të marrin masa... e të sigurojnë mbrojtjen e pakicave... Të dhëna mbi kontributin e dërguesit (Mid hat Frashërit): kryetar i delegacionit shqiptar Shprehjet që shërbejnë për të vendosur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me marrësin: Lidhur me shkresën time nr.1107, datë 3 mars 1921, Kam nderin t ju informoj se.. Në emër të paqes e humanitetit Ju lutem t jua tërhiqnin vërejtjen Me nderime Ushtrimi 7 Nënvizoni formulat hyrëse dhe mbyllëse të letrave: Në këtë letërkëmbim formulat hyrëse e mbyllëse janë: Dërguesi Marrësi Dërguesi Marrësi Zoti Hekur Zgjebua, prefekt, d.v Zoti Prefekt Hekuri, d.v Zoti Hekur Zgjebua, prefekt, d.v Zoti Prefekt Hekuri, d.v 60

60 Fjalët e huaja që mund të zëvendësohen janë: Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Rekllamasioni -ankimi Konsideracion- gjykim, konsideratë Oblizhe - i detyruar Reveloj- tregoj Enterne- e brendshme Desiduan- detyruan Refuzoj kundërshtoj Administrasionin - drejtim, menaxhim Ushtrimi 8 Mënyra e përdorimit të gjuhës shqipe tregon nivelin kulturor të shkruesve. Njëri e njeh mirë atë dhe e përdor me kujdes, ndërsa shkruesi tjetër përdor shumë fjalë të huaja, të cilat duke u ballafaquar me leksikun që përdor tjetri, tregojnë se janë të panevojshme dhe kanë gjegjësen e tyre në shqip. Duke dashur të tregojë se ka kulturë perëndimore, prefekti tregon se nuk respekton elementet e komunikimit zyrtar. Fjalor Anshlus (gjerm. Ansclus). Synimi i Gjermanisë për të përfshirë Austrinë brenda shtetit të vet. Ky term lindi më 1918, pas shpërbërjes së Perandorisë së Austro-Hungarisë. Më 1938, Hitleri, sipas kërkesës Anshlus, u fut me trupa në Austri dhe shpalli bashkimin e saj me Gjermaninë. Informacionet që marrim nga letra: vlerësimi që ka letërshkruesi për N. Joklin, si gjuhëtari më i mirë i gjuhës shqipe, të dhëna biografike për gjuhëtarin, motivi që e detyron Gj. Fishtën për të shkruar letrën. kërkesa dhe argumentet që përdor për ta mbrojtur atë: - Ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë - Do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe në qoftë se ky shkencëtar, me famë evropiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjallë interesin e fi lologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe. - Kombi shqiptar do t ju dijë për nder shumë nëse shkëlqesia ta bajë me ardhë në Shqipëri... Letra ka këto elemente të strukturës së një letre zyrtare: Në anën e majtë të saj është shënuar data dhe vendi: Shkodër, 23 shtator 1939 Mungon emri i dërguesit dhe adresa e tij, po ashtu emri i marrësit dhe adresa e tij. Është përdorur formula hyrëse: Shkëlqesi, që tregon autoritetin e lartë të atij që i adresohet letra. Hyrja nuk paraqet drejtpërdrejt me motivin, i cili jepet në fund të pjesës qendrore të letrës, por tërheq vëmendjen rreth një figure: mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë asht Norbert Jokli... Pjesa qendrore vazhdon duke sjellë të dhëna biografi ke me vlerësime të larta për gjuhëtarin, që të finalizohet në kërkesën që ai të vijë në Shqipëri, që është dhe motivi i letrës. Kombi shqiptar do t ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqesia e juej të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue caktue aty një vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem. 61

61 Pjesa qendrore vazhdon me një paragraf mbyllës, që është përfundimi i letrës dhe lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me kërkesën, por edhe me sugjerime për zgjidhjen e saj. Në këtë rast shkruesi, pasi shpreh besimin në gjykimin dhe vendimmarrjen e marrësit (Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin), përmend edhe të gjithë intelektualët shqiptarë, për të vënë më shumë në detyrim marrësin: (që unë e paraqes në emën të të gjithë intelektualëve shqiptarë). Falënderimet dhe përshëndetjet janë shprehur me një gjuhë të zgjedhur, me një stil të lartë, gjë që tregon sa kulturën e lartë të shkruesit, aq edhe pozitën dhe rolin e madh në vendimmarrje që ka marrësi: Përfitoj nga rasti për t ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë. Në fund të saj është veç emrit të dërguesit, ka edhe një përshëndetje që vazhdon me gjuhë dhe stil të ngritur: Shkëlqesisë suej I devoçëm e mirënjohës P. Gjergj Fishta OFM Njëkohësisht janë përdorur shprehje që vendosin marrëdhënie të drejtpërdrejtë me marrësin si: Mendoj, tashti më shkruejnë, kombi shqiptar do t ju dijë për nder, jam i sigurtë se do ta merrni në konsideratë, përfi toj nga rasti, për t ju lutë me ndjenjat ma të sinqerta... Punohen ushtrimet 9 dhe 10 në dy grupe. Grupi I analiza morfologjike e foljeve të nënvizuara. Mendoj folje, veta I, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, kalimtare, veprore, zgjedhimi I Ishte folje, në vetën III, numri njëjës, koha e pakryer, mënyra dëftore, jokalimtare, joveprore, zgjedhimi III Kanë thanë (kanë thënë) folje, në vetën III, shumës, koha e kryer, mënyra dëftore, kalimtare, veprore, zgjedhimi III Të rropatet folje, veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore, zgj.iii Do të ishte folje,veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra kushtore, jokalimtare, joveprore Të jetë - folje,veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore Grupi II analizë fjalëformuese e mbiemrave të nënvizuara e madhe mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e parme kombëtare mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e prejardhur nga: tema komb + prapashtesën tar + e prapashtesë femërorizuese fi timprurës mbiemër, në gjininë mashkullore, njëjës, fjalë e përbërë nga tema emërore fi tim + tema mbiemërore prurës të përshtatshëm mbiemër, në gjininë mashkullore, fjalë e prejardhur nga tema përshtat + prapashtesën shëm dashamirëse mbiemër, gjinia femërore, i përbërë nga tema foljore dash(ur)+ temën ndajfoljore miras + e prapashtesë femërorizuese Shënim. Fjalë gjuhësie nuk është mbiemër, por emër në rasën rrjedhore, i cili është nënvizuar gabimisht. 62

62 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përforcimi. Rishikim në dyshe /shkrim i shpejtë Në këtë fazë të mësimit nxënësit plotësojnë modelin e letrës të ushtrimit 5. Model përgjigjeje: Shoqata e Personave me Aftësi të Kufi zuara Fizike Nr. 5 Prot. Tiranë, më Lënda: Kërkesë për informacion Drejtuar: Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, Tiranë E nderuara znj. Hasani Mbështetur në ligjin mbi të Drejtën e Informimit të Publikut për Dokumentet Zyrtare, dëshiroj të informohem në lidhje me: zhvillimin e trajnimeve për personat me aftësi të kufi zuar në fushën e fizioterapisë. Dëshiroj të marr informacionin sipas formës së mëposhtme: 1. Të shqyrtoj informacion në kopje ose në origjinal 2. Konsultim gojor 3. Kopje të shkruara 4. Kopje elektronike. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Me respekt Kryetarja e shoqatës Fatbardha Selami. Më pas punohet ushtrimi 4. Nxënësit shkruajnë hyrjen e një letre Bashkia Qyteti i Ri Lënda: Përgjigje kërkesës Nr. 23 Prot. Z. Admir Koçi Drejtor i shkollës 9-vjeçare Urtësia, I nderuar zoti Koçi, Në përgjigje të kërkesë suaj për të pajisur laboratorin e shkollës me mjete të ndryshme shkollore, ju njoftojmë se tenderi për blerjen e mjeteve do të zhvillohet... Nëse koha për kryerjen e këtij ushtrimi nuk është e mjaftueshme, mësuesi/ja mund t u kërkojë nxënësve ta kryejnë si detyrë shtëpie, po në këtë rast duke shkruar një model letre zyrtare të plotë. Bëhen konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit dhe grupet për punën e tyre. Detyrë shtëpie. Shkruani një letër zyrtare. 63

63 Tema 14.Teksti informuesparaqitës, Kurrikulum Vita (Curriculum Vitae) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë CV për shkrime vetjake; a. të vëzhgojë anën grafi ke të CV për të dalluar elementet e strukturës; b. të plotësojë CV për qëllime vetjake; c. të plotësojë skeda për CV të personave të njohur. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme CV, shkumësa me ngjyra, tabela. Biografi Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Saverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër. Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PENklubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës Shejzat ( ) dhe studion së afërmi botën arbëreshe. Më 1961 transferohet në Munih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Munihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më Konceptet kryesore: CV, struktura e CV-së. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim përmbledhje në dyshe Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin duke u prezantuar nxënësve një format tjetër të tekstit informues paraqitës, CV-në. Fillimisht u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy lloje tekstesh: një biografi dhe një CV-i. U kërkon të përcaktojnë ç lloje tekstesh janë dhe më pas të përqendrojnë vëmendjen te CV-ja. Shënon në tabelë disa nga veçoritë e CV-së. 64

64 tekst paraqitës me sfond përshkrues Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Paraqitje sintetike e të dhënave jetësore ka lloje të ndryshme CV e dobishme në rast punësimi /studimi jep imazh pozitiv të shkruesit paraqet fakte në mënyrë objektive /të paanshme jep të dhëna të plota/të sakta Ndërtimi i njohurive. Lexim / përmbledhje në dyshe Në këtë fazë të mësimit mësuesi e drejton vëmendjen te struktura e CV-së. U kërkon nxënësve që me anë të teknikës lexim/ përmbledhje në dyshe të diskutojnë mbi veçoritë e CV-së. Evidenton së bashku me ta elementet e strukturës së CV-së duke drejtuar pyetje të tilla: 1. - Ç lloj informacioni përmban CV? Të dhënat kryesore që përmban një CV-i janë: Arsimimi (Të dhëna për shkollat, trajnimet e kualifikimet duke filluar nga koha më e afërt te më e largëta) Përvoja profesionale (Shkruhen punët e ndryshme që ka bërë shkruesi, pavarësisht nga kohëzgjatja) Aftësi të ndryshme (Shkruhen të dhëna për gjuhët që zotëron, për aftësi menaxheriale etj.) Njohuri kompjuterike Interesa personalë Cila është struktura e saj? 3. - Si renditen të dhënat? 4. - Çfarë duhet të kemi parasysh në ndërtimin e një CV-je? 5. - Si ndërtohet secila prej rubrikave të CV-së? Më pas nxënësit, lexojnë me kujdes të dhënat e modelit të dhënë dhe plotësojnë CV-në e tyre. Për të kursyer kohë modeli u jepet nxënësve i fotokopjuar. Të dhënat personale Mbiemri, emri: Eralda Boka Vendlindja: Korçë Ditëlindja: Adresa: Rr. Violeta Manushi, ndërtesa 22, hyrja 3, ap.10 Numrat e telefonit i shtëpisë , cel Fax E mail: eraldaboka@yahoo.com Kombësia: shqiptare Gjendja civile: e martuar 65

65 Edukimi /arsimimi Arsimimi: Specializime: Përvojë pune: Aftësi të ndryshme Gjuhë të huaja: Aftësi të tjera: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik shkolla e mesme Eqrem Çabej, Tiranë, Shkolla 9-vjeçare Mihal Grameno, Tiranë master për Menaxhim Turizmi Universiteti i Bolonjës Prill 2003 Mars menaxhere e Përgjithshëm në Hotel Valbona, Tiranë 1. Anglisht (Aftësi të mira në të folur, të lexuar dhe të shkruar). Mësuar gjatë shkollimit me kurse 2. Italisht (Aftësi shumë të mira në të kuptuar, lexuar dhe folur) Mësuar gjatë shkollimit brenda dhe jashtë shtetit 1. Njohëse dhe përdoruese e kompjuterit, certifi kuar nga Qendra...në: MS Word MS Excel Internet Aftësi sekretarie 2. Patentë për drejtim automjeti. Interesat personalë: anëtare e bordit të Fondacionit Fëmijët në nevojë Përforcimi. Punë në grupe Klasa ndahet në dy grupe dhe secili grup, i kthen të dhënat e ushtrimit 1 në CV, sipas strukturës së mësuar. Në fund diskutojnë rreth pyetjes: A ishin të mjaftueshme të dhënat? Çfarë u mungonte? etj. Model përgjigje CV e Musine KOKALARIT 66 Të dhënat personale Mbiemri, emri: Kokalari Musine Vendlindja: Andale, Turqi Ditëlindja: Adresa - Numrat e telefonit - Fax E -mail Kombësia: Shqiptare Gjendja civile: Beqare (Statusi civil)

66 Arsimimi Përvoja profesionale Ngjarje të tjera CV e JUP Universiteti i Romës, Itali, 1937 përfundon shkollën e mesme Nëna mbretëreshë, Tiranë, Shkollën fillore e kryen në Gjirokastër shkrimtare 1939 boton librin Seç më thotë nënua plakë 1944 ndihmon në botimin e gazetës Zëri i lirisë 1944 boton librin Rreth vatrës 1945 boton librin Sa u tunt jeta 1943 së bashku me shokë të tjerë formojnë Partinë Socialdemokrate 23 janar 1945 arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg 1961 internohet në Rrëshen 1983 vdes nga kanceri 1993 dekorohet me medaljen Martiri i demokracisë KASTRATIT Të dhënat personale Mbiemri, emri: Kastrati Jup Vendlindja: Shkodër Ditëlindja: Adresa - Numrat e telefonit - Fax E -mail Kombësia: Shqiptare Gjendja civile - Statusi civil - Arsimimi: Përvoja profesionale: Aftësi të ndryshme: Veprimtari shkencore: Tituj shkencorë: Universiteti i Tiranës, Dega Gjuhë Letërsi shkollën fi llore dhe të mesme i kreu në Shkodër studiues i gjuhës shqipe, profesor, Një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi ) drejtuesi i Katedrës së Gjuhës Shqipe veprimtari të gjerë kërkimore, shkencore, botuese dhe kumtuese - bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Gjuhësisë dhe letërsisë Anëtar i Komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit - bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë së Shkencave - Ka kumtuar në konferenca brenda dhe jashtë Shqipërisë, si tek arbëreshët e Italisë, në Prishtinë, Shkup, Nju-Jork etj. - ka bashkëpunuar me 90 organe dhe shtëpi botuese - ka botuar 915 artikuj dhe studime - ka 35 vepra të plota -... docent, doktor, profesor 67

67 Merita pune dhe qytetarie Medalje pune (1969); titulli Mësuesi i Popullit (1987). Mjeshtër i Madh i Punës (1999). Qytetar nderi i Shkodrës (2002) Tituj ndërkombëtarë Intelektual ndërkombëtar i Kembrixhit (2001) Gjuhë të huaja Interesat personale/koha e lirë Pasi plotësojnë CV e fi gurave të shquara, diskutohet në lidhje me informacionin që nxënësit kanë pasur në dispozicion për të ndërtuar CV-në sipas strukturës së dhënë. Evidentojnë se cilat prej të dhënave mungojnë. Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Diskutim i lirë. Sipas të dhënave dhe modelit të librit mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një CV personale. Më pas mësuesi u kërkon nxënësve të shqyrtojnë në grupe CV-të e shkruara dhe të krahasojnë përmbajtjet e formën e tyre. Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. a) Shkruani një CV të prindërve ose miqve, shokëve tuaj dhe silleni atë në klasë. b) Parapërgatitje për temën Artikujt e gazetave. Sillni në klasë artikuj të ndryshëm gazetash dhe ndajini sipas fushës për të cilën shkruhet. Tema 15. Teksti informuesparaqitës. Artikujt e gazetave Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë rubrikat e një gazete. a. Të bëjë lidhjen ndërmjet faqeve të gazetave dhe rubrikave përkatëse; b. të vëzhgojë një faqe gazete për të dalluar strukturën e një shkrimi dhe anën grafike; c. të dallojë faktet nga opinionet në një artikull; d. të bëjë analizën morfologjike dhe sintaksore të një artikulli; e. të renditë në tabelë formën e gabuar dhe formën e drejtë sipas normës drejtshkrimore. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme gazetash, artikujsh, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: artikull gazete, struktura e gazetës, fakt, opinion. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Të mësuarit ndërveprues Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Role të specializuara në diskutime Diskutim i ideve Punë në grup Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 68

68 Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë udhëzuar të parapërgatitin tekstin Artikujt e gazetave si dhe të sjellin në klasë artikuj të ndryshëm gazetash. Me anë të pyetjeve rikujtohen njohuritë që nxënësit kanë marrë në klasat pararendëse. - Ç është gazeta? - Është një nga mjetet më të përdorura të komunikimit masiv. Ajo informon duke i dhënë lexuesit lajme mbi faktet më të rëndësishme. - Ç dini për strukturën e gazetës? - Ka strukturë të veçantë. Në faqen e saj të parë paraqiten shkurtimisht lajmet më të rëndësishme, të cilat trajtohen gjerësisht në faqet e brendshme të gazetës. - Cilat janë karakteristikat e gjuhës së përdorur në gazeta? - Gjuha e përdorur në gazetë është zakonisht gjuha standarde, por ajo mund të jetë e ndryshme edhe në varësi të publikut, të cilit i drejtohet. - Cili është formati dhe struktura grafi ke e gazetave? Formati tradicional (56/58 gjatësi 35/41 gjerësi) dhe Tabloid ( format i vogël) foto, fi gura në varësi të rëndësisë së lajmit. - Ç është titulli i një artikulli? Titulli përmban mesazhin kryesor, përmbledh të gjithë lajmin. Duhet të jetë i shkurtër. Ndërtimi i njohurive. Role të specializuara në diskutime. Është një teknikë e të nxënit në bashkëpunim për menaxhimin e diskutimeve në grupe të vogla, në lëndë të caktuara. Përdoret pas leximit të një teksti apo paraqitjes së një teme. Teknika bën që të gjithë të diskutojnë për të njëjtën temë duke luajtur role të ndryshme, nga këndvështrime të ndryshme. Duke qenë se këto role zgjidhen për të theksuar anë të ndryshme të të kuptuarit, metoda bën të mundur që nxënësit t i mësojnë këto aspekte në mënyrë të qëllimshme përmes praktikës aktive. Pasi nxënësit janë të njohur paraprakisht me materialin teorik, mësuesi/ja e ndan klasën në grupe më 4-5 nxënës dhe u kërkon të hartojnë skemën e gazetës së shkollës. Secili grup do të prezantohet me variantin e tij. Më pas ata do të shkruajnë një artikulli për rubrikën që u pëlqen dhe të lidhin me njëri-tjetrin të gjitha idetë që u lindin për të ndërtuar gazetën. Nxënësit do të luajnë brenda grupit role të ndryshme, si: - prezantuesi i strukturës së gazetës, - mbledhësi i informacionit, - përgatitësi i strukturës së shkrimit/ shkruesi i shkrimit, - paraqitësi i fakteve, - paraqitësi i opinioneve. 69

69 Pas këtij hapi nxënësit formojnë grupet e ekspertëve. Model përgjigjeje: 1- Në grupin e prezantuesve të strukturës së gazetës nxënësit, pasi janë njohur me rubrikat e një gazete të përditshme, përcaktojnë strukturën dhe rubrikat më të rëndësishme që do të përmbajë gazeta e shkollës. Në mënyrë analoge me rubrikat e një gazete të vërtetë (për këtë vëzhgojnë me kujdes gazeta të sjella në klasë prej tyre dhe informacionin e dhënë në libër), mësuesi/ja jep një variant se cilat janë rubrikat që mund të përmbajë gazeta e shkollës. Rubrikat e gazetës së shkollës dhe përmbajtje e tyre. - Kush jemi ne (Nxënësit tregojnë për veten dhe për ato që bëjnë ata.) - Historia ecën bashkë me ne (Tregojnë historikun e shkollës.) - A mund të kemi një kompjuter një (nënkupton rubrikën ekonomike, ku nxënësit trajtojnë probleme që lidhen me nevojat e tyre dhe rrugët si mund t i zgjidhin) - Aktualitet / Ja çfarë na shqetëson (kronika të ndryshme) - Opinion ynë vlen (Mendime dhe opinione për aspekte të ndryshme të procesit mësimor.) - Ndajmë bashkë dëshirat tona (prirje, talente, poezi, muzikë, kuriozitete, sport) - Publicitet dhe reklama 2- Në grupin e mbledhësve të informacionit nxënësit diskutojnë për lloje të ndryshme informacionesh që mund të mbledhin, ç lloj artikujsh mund të shkruajnë dhe nga mund t i vjelin informacionet. Rubrika Kush jemi ne? do të përmbajë informacion veprimtaritë e nxënësve. Ata tregojnë për veten, mësimin, shkollën, punën që bëjnë në të, klasat, mësuesit etj. 3- Në grupin e përgatitësve të strukturës së shkrimit, shkruesit të shkrimit, diskutojnë rreth temës që do trajtojnë në artikullin e tyre. Ky hap do të hidhet pasi nxënësit kanë vëzhguar me vëmendje strukturën e artikullit të trajtuar në libër të ndarë në tri etapa hyrje zhvillim mbyllje. Duke iu referuar artikullit të paraqitur në tekst: -në hyrje vëmendja e lexuesit është përqendruar në faktin në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar është çelur një muze i vogël, ku prezantohen 26 fotografi të P.Marubit. - Në zhvillim jepen informacione më të zgjeruara për këtë fakt duke theksuar; Emrin e ekspozitës Seksionet që ajo përmban ( Grupe dhe familje, Gratë, Burrat ) Harkun kohor që do të rrijë e hapur (deri në 9 maj) Ku janë përqendruar peizazhet e kësaj ekspozite (peizazhe të Shkodrës e Zadrimës ) Vendin nga janë marrë kuadrot etj. (janë marrë nga Instituti i Kulturës Popullore ) - Në mbyllje jepen zhvillime të mundshme të ngjarjes, opinione personale etj. Është çelur në kuadër të stinës së aktiviteteve. 70

70 4- Në grupin e paraqitësve të fakteve nxënësit do të ushtrohen të dinë të dallojnë dhe të paraqesin faktet brenda një artikulli gazete dhe të ushtrohen në përcaktimin e tyre. Pasi të kenë vëzhguar me vëmendje mënyrën e paraqitjes së fakteve në tekstin e librit, ata duhet të ushtrohen në mënyrë praktike për përcaktimin e tyre brenda artikullit. Kush (një grup arkeologësh kinezë) Çfarë (kanë gjetur arkën e Noes ) Ku (në majën 4 mijë metra të malit ) Kur (ditën e mërkurë, më datë 23, ora 20.00) Pse (pas testimit me karbon është vërtetuar se...) Njëkohësisht duhet të kenë parasysh që për realizimin më të saktë të përcaktimit të fakteve ata veprojnë në këtë mënyrë: vënë në dukje fjalët dhe fjalitë kyç të materialit të dokumentuar; ndërtojnë një listë me fjalët kyç; bëjnë një sintezë të shkurtër të materialit etj. 5- Në grupin e paraqitjes së opinioneve nxënësit do të përpiqen të ndajnë opinionin nga fakti. Duke u mbështetur në artikullin e mësipërm mund të vëmë në dukje këtë paragraf të tekstit: Nuk mund të themi se kjo është 100% Barka e Noes, por 99% jemi të sigurt.(këtu opinioni është gërshetuar me dhënien e fakteve) Struktura antike kishte disa nënndarje me shtylla druri, në të cilat me siguri gjendeshin kafshët - tha Yeung Wing Cheung, regjisor nga Hong Kongu Pas 10 minutash, gjatë së cilës nxënësit janë konsultuar në grupet e ekspertëve për të organizuar punën e tyre, ata rikthehen në grupet bazë, ku për rreth 5 min diskutojnë për vendimin që do të marrin për artikullin që do të shkruajë grupi i tyre. Pasi kanë shkruar artikullin, nxënësit duhet ta rishikojnë atë si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe për të bërë korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, të kontrollojnë përdorimin e kohëve të foljeve, lidhjen logjike të pjesëve të ndryshme të fjalive (kohore, shkakore, kundërshtore etj.), përdorimin e shenjave të pikësimit, veçanërisht përdorimin e presjes etj. Në fund çdo grup bën prezantimin e llojit të artikullit që do të shkruajë duke detajuar tregues të secilit hap. Shënim: nëse koha për realizimin e plotë të etapës nuk është e mjaftueshme mësuesi/ja mund t ua japë këtë si detyrë shtëpie ku nxënësit i kërkohet të shkruajë plotësisht artikullin e gazetës së shkollës. 71

71 Përforcimi. Rishikim në dyshe Në këtë etapë të mësimit nxënësit mund të punojnë në dyshe. Mësuesi u kërkon të përqendrojnë vëmendjen tek ushtrimet 1, 2, 3,4 në faqen 54. Nxënësit përcaktojnë renditjen e informacionit në tekst, bëjnë analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara, analizojnë nga ana sintaksore fjalitë dhe identifi kojnë gabimet drejtshkrimore. Model përgjigjeje: Ushtrimi 1 Si janë organizuar informacionet në këtë artikull? Në këtë artikull informacioni është i ndërtuar sipas kësaj renditjeje: P.sh: Kush? Miq, dashamirës dhe artistë do të bashkohen Kur? në një mbrëmje të veçantë Ku? Vendi ku do të mbahet koncerti nuk është dhënë Pse? në kujtim të kompozitorit të njohur shkodran, Gjon Simoni. Çfarë? Në këtë koncert sopranoja Mimoza Kosturi, e shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, do të interpretojë pjesë të njohura të përpunuara nga vetë krijuesi. Në program janë pjesët: Ave Maria Pse? Krijimtaria e këtij kompozitori është shumë e pasur. Gjon Simoni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në konferenca, seminare Ai është krijues i shkollës moderne të orkestracionit shqiptar dhe një nga shtyllat e krijimit të muzikës së lehtë. Ai është i pari që e ngjiti këngën në art duke futur elemente shkencore të harmonisë, kontrapunktit dhe orkestracionit. Në veprat e tij për orkestër përfshihen balete, koncerte simfoni, korale, koncert për piano dhe orkestër, në ato për muzikë dhome përfshihen duete, kuartete, suita, në ato të muzikës instrumentale variacione, romanca, valle koncerte. Është autor i tekstit Orkestracioni Ushtrimi 2 Zgjidhja e ushtrimit 2 Bëni analizën morfologjiket foljeve të nënvizuara. Cilat forma kohore janë përdorur më shumë në këtë tekst? do të bashkohen folje, veta III, shumës, mënyra dëftore, koha e ardhme, trajta joveprore, zgjedhimi I do të interpretojë folje, veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e ardhme, zgjedhimi I, trajta veprore, kalimitare ngjiti veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, zgj. II, trajta veprore, kalimtare ka dhënë veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer, zgjedhimi II, trajta veprore, kalimtare përfshihen veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, zgj. I, trajta joveprore, është veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, zgj. II, trajta joveprore, 72

72 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 ka dhënë veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer, zgjedhimi II, trajta veprore, kalimtare Ushtrimi 3 Format kohore më të përdorura janë ato të së shkuarës: e kryera dhe e kryera e thjeshtë, por edhe e tashmja me të ardhmen. Analizohet nga ana sintaksore teksti i mësipërm. Cilat janë fjalitë që përdoren më shumë: me bashkërenditje apo me nënrenditje? Në këtë artikull mbizotërojnë fjalitë e thjeshta të zgjeruara, po ka edhe fjali të përbëra kryesisht me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore. Zgjidhja e Ushtrimit 3. Nënvizoni fjalët e shkruara gabim dhe korrigjojini. Zjarrfi këse, Belsh, kanë, vënë, pemëtore, hekurudhore, menjëhershme, vënë, punë, policisë, qenë, banorëve, mundësia, mundësinë, pakujdesisë, Belsh, ullinj, pjesërisht, regjistruar, Në këtë shkrim ka pasur gabime në përdorimin e ë-së fundore ose në trup të fjalës. Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet e orës së mësimit, vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Shënim: nëse koha për realizimin e plotë të etapës nuk është e mjaftueshme mësuesi mund t ua japë këtë si detyrë shtëpie ku nxënësit i kërkohet të shkruajë një artikull për gazetën e shkollës. Parapërgatitje: Gjeni ose lexoni informacione të ndryshme për jetën dhe krijimtarinë e Gjergj Fishtës. Tema 16. Teksti informuesparaqitës. Artikujt e gazetave Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të analizojë titujt e artikujve të ndryshëm të gazetave. a. Të dallojë llojet e ndryshme të titujve nga ana grafi ke; b. të analizojë llojet e ndryshme të titujve nga ana gjuhësore; c. të vëzhgojë faqe gazetash për të bërë lidhjen ndërmjet imazheve fotografike dhe artikujve; d. të shkruajë një artikull për gazetën e shkollës. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme gazetash, artikujsh, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale shtesë Për gjysmë shekulli Gj. Fishta ( ) ishte fi gura zotëruese e letërsisë shqiptare.shte i njohur si poet, gjuhëtar, publicist, prift, politikan dhe mendimtar. Lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, në 23 tetor Kreu studimet e para në Seminarin Françeskan të Shkodrës si dhe në Seminarin e Troshanit. Është quajtur Epiku i shekullit. Ndërtoi epin shqiptar të shek. XX. Në fushën e letërsisë punoi për 40 vjet dhe krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë etj. Veprat e tij letrare janë: Lahuta e malcis, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Mrizi i Zanavet, Vallja e Parrizit, Juda Makabe, Jerina ose Mbretnesha e Luleve. 73

73 U bë protagonist i kulturës e i shoqërisë së kohës së tij. Bashkëthemelues i shoqërisë Bashkimi në Shkodër më 1889, punoi për shqipen e përbashkët, është bashkëmiratuesi i alfabetit të shqipes në Kongresein e Manastirit (1908). Themeloi revistën Hylli i Dritës. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes (1919); Nënkryetar i parlamentit Shqiptar (1922) U përndoq nga qeveria e Zogut. U përçmua, u denigrua dhe u la në harresë nga regjimi totalitar. Çfarë thonë të tjerët për Gjergj Fishtën: FAIK KONICA Para të gjithave do të përmendja Gjergj Fishtën, një frat françeskan i lindur në Zadrimë, i cili është shumë më shumë se poet. Për një çerek shekulli ai ka qënë një prijetar impresiv intelektual. Atë Fishta ka provuar të gjitha degët e letërsisë dhe gjithnjë me sukses poezinë, dramën, komedinë. Por jashtë Shqipërisë, ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së Malcis, një epi pastoral dhe heroik. AUREL PLASARI Si mund të lexohet një lirikë e Fishtës - Njeriut i pëlqejnë përjashtimet, pikërisht ngase ato përforcojnë rregullat. Në lirikën e Fishtës, poezia Nji lule vjeshtet të del përpara si një oazë befasuese. Edhe në pyllin madhështor, pa fund e anë të epikës së tij, ajo të përkujton një lirishtë.. KRISTAQ JORGO Letërsia është për Fishtën vokacion kryesor krahas priftërisë. Shkruan rregullisht dhe shumë. Boton dhe riboton në mënyrë ritmike, pothuaj pa ndërprerje dhe pa pengesë. Themelon drejton organe kulturore-letrare. Veprat e tij përcillen në mënyrë të vazhdueshme nga kritika, ka publikun e vet dhe njeh një receptim të gjerë. hyn në programet shkollore. Përkthehet në gjuhë të huaja dhe njihet në qarqe letrare e shkencore të Evropës. Koncepton që në gjallje një botim të plotë të veprës së vet. Modelohet kështu me Fishtën më plotësisht se me cilindo krijues tjetër, shkrimtari shqiptar përfaqësues Konceptet kryesore: titull gazete, struktura e gazetës, fotografi a, stili i gazetës. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Pyet sërish Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale 74

74 ZHVILLIMI I MËSIMIT Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Disa nxënës lexojnë artikullin e shkruar për gazetën e shkollës. Nxënësit diskutojnë për punimet e njëri-tjetrit duke vënë në dukje elementet e strukturës së një artikulli, si: renditja e informacionit, strukturimi i tij, dallimi i fakteve nga opinionet, korrektimin në tekst të gabimeve drejtshkrimore, kohëve të foljeve dhe llojit të fjalive të përdorura. Ndërtimi i njohurive. Diskutim Di/ Dua të di/mësova Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve në ndërtimin e faqeve të gazetave të sjella në klasë prej nxënësve. Diskuton së bashku me nxënësit organizimin e gazetës nga ana grafi ke. Thekson se gazeta të ndryshme kanë politika botimi të ndryshme si rrjedhim janë të ndryshme në paraqitjen e tyre. Ana grafi ke është një tjetër element i rëndësishëm. Nxënësit diskutojnë rreth fotove dhe imazheve të përdorura, duke vënë në dukje sa ndihmojnë ato në zbërthimin e materialit të paraqitur në artikujt e dhënë. Pasi lexojnë individualisht informacionin për titullin e gazetës, ata vërejnë titujt e artikujve që janë paraqitur në libër. Sociale titulli i faqes Mbititulli: NDRYSHIMET/Specialistët kërkojnë ndryshime të thella të ligjit parauniversitar Titulli: Propozimi, gjoba për gjimnazistët Nëntitulli: Sugjerohet edhe ulja e limiti të mungesave pa arsye, si dhe kthimi i kopshtit, i detyrueshëm Cili prej tyre është titulli? Ç funksion kanë dy titujt e tjerë me shkronja të zeza? Përqendrohet tek vëmendja e nxënësve tituj e artikujve. Ndërtohen tabela DDM. Shënon bashkë me nxënësit çfarë dinë ata për titujt dhe veçoritë e tyre, çfarë duan të dinë dhe çfarë mësuan, Di Dua të di Mësova Përmban mesazhin kryesor. Kur vendoset titulli? Titulli vendoset pasi është shkruar artikulli. Përmbledh gjithë lajmin. Tërheq gjithë vëmendjen e lexuesit. Është i shkurtër. Përdoren fjali një kryegjymtyrëshe pa folje: emërore ose Artikujt shoqërohen me fi gura. Titujt janë të ndryshëm. Përse përdoren titujt? Cilat janë elementet që e përbëjnë titullin? Përse shërbejnë? Cilat janë mjetet gjuhësore që përdoren në titull? Cili është roli i fotografi së në një artikull? A ka lidhje titulli me qëllimin e artikullit? Për të tërhequr vëmendjen / për të ngacmuar emocionalisht lexuesin. Mbititulli, titulli kryesor, nëntitulli. Mbititulli vendoset mbi titullin kryesor, shërben si hyrje dhe përmbledhje e artikullit. Titulli kryesor mund të vendoset në një ose disa rreshta. Shkruhet me shkronja të mëdha. Nëntitulli me germa të vogla, poshtë titulli kryesor është përmbledhje e çështjeve kryesore. Titulli mund të jetë një fjali emërore një fjali foljore, një fjali e thjeshtë. Është i rëndësishëm. Llojet e fotove janë të ndryshme në varësi të qëllimit të shkrimit. Janë treguese, me karakter pershkrues etj. Qëllimi i shkrimit përcakton dhe llojin e titullit: tregues, shpjegues, fantazie (fi gurativ). 75

75 Çfarë veçori stilit kanë artikujt e gazetave? Përdorim i kufi zuar i mbiemrave, Përdorim i fjalive të shkurtra, Përdorimi më i shpeshtë i pikës, sesa i presjes. Gjuha e përdorur afër gjuhës së folur. Nxënësit diskutojnë mbi mësimin në dyshe, gjejnë përgjigje për pyetjet dhe plotësojnë përgjigjet së bashku me mësuesin/en. Punohet ushtrimi 5, në faqen 55. Nxënësit vënë në zbatim njohuritë e marra. Zgjidhje e ushtrimit 5. Titulli i këtij artikulli Është emëror Koncert simfonik në kujtim të Gjon Simonit (fjali pa folje). Është i shkurtër. Përmban mesazhin kryesor. Tërheq vëmendjen e lexuesit. Stili i këtij artikulli karakterizohet nga: përdorim i kufi zuar i mbiemrave (mbrëmje të veçantë, kompozitorit të njohur, pjesë të njohura, shkollës moderne, muzikës së lehtë.) përdorimi kryesisht i fjalive të thjeshta të zgjeruara dhe fjalive të përbëra me dy pjesë. Gjuha e përdorur është afër gjuhës së folur. U lihet kohë nxënësve të rishikojnë titujt që u kanë vënë artikujve që kanë përgatitur në shtëpi dhe të bëjnë plotësimet e nevojshme në përputhje me njohuritë e reja të mësuara. Ky rishikim mund të bëhet edhe në grup. - Të plotësojnë artikullin me foto të ndryshme. Përforcimi. Shkrimi i shpejtë. Punohet ushtrimi 7. Nxënësit shkruajnë individualisht një artikull me titull Pse duhet të studiohet në shkollë vepra e Gjergj Fishtës. Për t iu ardhur në ndihmë mësuesi vë në dispozicion të nxënësve një material me të dhëna nga veprimtaria e tij. Mirë është që ai t i parapërgatitë nxënësit e tij që ata të kenë lexuar ose marrë informacion të mjaftueshëm për këtë çështje. Model përgjigje: Artikulli mund të përmbajë këto çështje: - Kush është Gjergj Fishta? - Çfarë ka shkruar ai dhe cili është roli i tij në letërsinë shqiptare? - Pse ky autor dhe vepra e tij duhet studiuar (kur?- tani) (ku? - në shkollë)? Në diskutime të gjata për letërsinë shqipe dhe zhvillimin e saj shpesh herë është lënë pa përmendur emri më i rëndësishëm i asaj kohe: Gjergj Fishta. Shumë natyrshëm lind pyetja: A do të kishte kuptim letërsia shqipe pa një kolos të përmasave të tilla?! 76 Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet e orës së mësimit vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. Parapërgatit kronikën. Sillni në klasë lloje të ndryshme kronikash.

76 Tema 17. Teksti rrëfyes joletrar. Kronika Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - Të identifi kojë kronikën si lloj i tekstit rrëfyes joletrar; - Të njohë veçoritë e kronikës; - Të dallojë lloje të ndryshme të kronikave në gazetari; - Të krahasojë kronikën objektive me atë subjektive. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme gazetash, kronikash, shkumësa me ngjyra, tabela. Model kronike objektive Katër zona në flakë janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit Katër vatra zjarri janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit. Për pasojë, dhjetëra hektarë pyje, ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesa. Fier Një zjarr ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e fl akëve janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë mbajtur fl akët larg zonës së banuar. Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Plyk, fshat i Komunës Portëz dhe më pas është përhapur në fshatin Qendër të komunës. Brenda pak minutash, i favorizuar edhe nga era që frynte, fl akët janë përhapur duke shkuar shumë pranë zonës së banuar. Fillimisht banorët kanë tentuar t i shuajnë vetë flakët, ndërsa më pas kanë njoftuar repartin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar shumë forca zjarrfi këse dhe një automjet. Ky i fundit nuk ka mundur t i afrohet vatrës së zjarrit, si pasojë e rrugës tejet të dëmtuar. Banorët e zonës dhe forcat zjarrfi këse kanë mundur ta vënë situatën nën kontroll dhe kanë mbajtur fl akët larg banesave të zonës. Operacioni i shuarjes së fl akëve ka zgjatur për më tepër se dy orë, por bilanci i zjarrit ka qenë më shumë se 60 hektarë sipërfaqe me ullishta, shkurre dhe vreshtari të djegura. Dëmet janë të konsiderueshme tek të mbjellat e banorëve të zonës. Policia po punon për gjetjen e shkakut, por dyshimet e para fl asin për një zjarr të shkaktuar nga çobanët. Marrë nga shtypi i ditës Kronikë subjektive Zona të shumta të përfshira nga flakët Një tragjedi e madhe po ndodh në shumë zona të vendit, ku vatrat e zjarrit po kthejnë në hi gjithçka brenda pak orësh. Për pasojë, qindra hektarë pyje, ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga fl akët e stërmëdha, ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesat. Fier Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj si dhe sipërfaqe të mëdha me shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët po bëjnë të pamundurën duke u rrezikuar seriozisht për të mbajtur flakët larg zonës së banuar... Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar forca të panumërta zjarrfikëse dhe shumë automjete... Dëmet duket se janë të pariparueshme tek të mbjellat e banorëve të zonës. Sipas policisë shkaktarë të zjarrit janë çobanët. Marrë nga shtypi i ditës 77

77 Kronikë kulturore. Teatër poetik me krijime të Nënë Terezës Shkodër / Kalaja e Rozafës në Shkodër ka qenë skena e aktivitetit të zhvilluar mbrëmjen esë mërkurës në qytetin e Shkodrës në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ambientet e kalasë së lashtë Teatri Kombëtar me mbështetjen dhe nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha prezantoi një teatër poetik me krijime të Nënë Terezës. Të pranishëm për të ndjekur këtë aktivitet kanë qenë dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefi na Topalli dhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj. Krijime poetike të interpretuara nga aktorë të njohur të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ahmet Pasha etj, janë mirëpritur nga publiku i shumtë i pranishëm dje në mbrëmje. Kuarteti muzikor Akustika ekzekutoi këngët Dua më shumë Shqipërinë, këngë kishtare dhe dy këngë shkodrane. Personalitetet e pranishme në këtë aktivitet kanë vlerësuar fi gurën e Nënë Terezës dhe veprën që ka lartësuar emrin e saj. Përpara këtij aktiviteti, zonja e parë Teuta Topi ka vizituar shtëpinë muze ku ka jetuar familja e Nënë Terezës në Shkodër. Marrë nga shtypi i ditës Kronika rozë Xhenifer Lopez: Dua të kem fëmijë të tjerë Maks dhe Emë janë dy binjakët e Xhenifer dhe janë gjithçka për ta bërë atë të lumtur. Diva e muzikës dhe filmit mendon sërish për të pasur fëmijë të tjerë edhe pse nuk kanë kaluar ende dy vjet nga lindja e dy binjakëve. Ajo për të cilën mendon vazhdimisht është të zgjeruarit e familjes. Dëshiroj të kem fëmijë të tjerë ka thënë Lopez. Në jetë nuk mund të planifikosh gjithçka, asnjëherë nuk i dihet. Xheniferi, 40 vjeçe, është munduar për të pasur shtatzëninë e parë. Zëra thonë se këngëtarja ka marrë kura për të bërë fekondim. Por ajo ka mohuar çdo gjë duke pohuar se mbi çdo gjë tjetër do të donte fëmijë të tjerë. Sa më shpejt madje. Kronika gjyqësore Shtyhet për të enjten seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit Marrë nga shtypi i ditës Tërhequr më 13 Prill Është shtyrë për të enjten në orën 11:00, seanca gjyqësore ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Një vendim i tillë ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës Avni Gjakova, për së paku dy ditë kohë për ta lexuar lëndën në tërësi. Gjakova, është caktuar sot në këtë detyrë. Avokati Gjakova në fillim të seancës ka propozuar që të ndërrohet përbërja e trupit gjykues. Sipas tij përbërja e trupit gjykues nga gjyqtarë vendës, mbase do të mund të sillte Albin Kurtin në seancë. Marrë nga shtypi kosovar KRONIKA E ZEZË Bulqizë Kapet me 20 tonë mineral kromi pa dokumente, ndalohet një 46-vjeçar. Dyshohet se sasia e bllokuar e mineralit është vjedhur nga subjektet private të palicencuara për shfrytëzim kromi në minierën e Bulqizës. Burimet e policisë së Bulqizës bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për X. Y., 46 vjeç, nga qyteti i Bulqizës, për veprën penale të vjedhjes parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Burime nga policia saktësojnë se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 20 tonë krom, për të cilin nuk kishte asnjë dokument justifi kues. Dyshohet se ai e ka vjedhur sasinë e mineralit te subjektet private të licencuara për shfrytëzim kromi në Minierën e Bulqizës. 78 Marrë nga shtypi i ditës

78 Konceptet kryesore: kronika, kronika subjektive, kronika objektive, stili i kronikës, struktura e kronikës. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Pyetje përgjigje Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim dhe pyetje Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Pyetje përgjigje, diskutim i lirë Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë nxënësve dy lloje tekstesh: një kronikë subjektive dhe një objektive. (Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë tekstin e kronikës në librin e nxënësit dhe kronikat e dhëna në rubrikën materiale dhe mjete mësimore). Për të identifi kuar llojin e kronikës drejtohen pyetje të tilla: - Ç lloj tekstesh janë? - Ç bëjnë këto lloj tekstesh? - Çfarë rrëfejnë? - Si i rrëfejnë? Me përgjigjet e nxënësve ndërtohet grafi ku harta e mendjes, ku përmblidhen disa nga veçoritë e kronikës. tekst rrëfyes joletrar fakte janë me interes për lexuesin jep fakte nga realiteti objektive/subjektive renditen kronologjikisht Kronika fakte të hollësishme u jep përgjigje pyetjeve: Kush, çfarë, ku, kur, pse Mësuesi/ja përqendron vëmendjen tek pohimi: Paraqet fakte që mund të jenë më interes për lexuesin. - A mund të identifikoni lloje të ndryshme faktesh (ngjarjesh) që i interesojnë lexuesit? - Ngjarje me karakter të përgjithshëm: kronika e bardhë. - Ngjarje që trajtojnë aspekte kriminale të shoqërisë: kronika e zezë. - Ngjarje nga jeta personale e personave të rëndësishëm: kronika rozë. - Ngjarje nga proceset gjyqësore: kronika gjyqësore. - A mund të identifi koni në kronikat që ju keni sjellë elemente të tillë? Ndërtimi i njohurive. Lexim dhe pyetje. Është një veprimtari ku nxënësit punojnë në dyshe. Nxënësit lexojnë me radhë pjesë të caktuara të mësimit dhe shkruajnë anash tekstit çështjet (faktet, konceptet) kryesore. Pasi mbaron së lexuari nxënësi i parë, i dyti i bën pyetje rreth tekstit. Pyetjet i shënojnë në skeda letre dhe,nëse nxënësi i dytë bie dakord me përgjigjen, e shkruajnë atë në skedën e pyetjes. Pas kësaj shkëmbehen rolet. 79

79 Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe me materialin e librit duke përdorur strategjinë lexim dhe pyetje. Mësuesi/ja shënon në tabelë faktet a të dhënat kryesore. Informacioni në kronikën me titull Dy të rinj në mes të detit është i ndërtuar mbi pesë pyetjet, mbi të cilat ndërtohet çdo artikull: Kush (dy të rinj) Çfarë (dy të rinj kanë bërë shëtitje në det me motor uji) Ku (në Vlorë.) Kur (një pasdite) Pse (donin të eksploronin gadishullin e Karaburunit ) - Çfarë strukture ka kronika? Struktura e kësaj kronike është ndërtuar në mënyrë kronologjike. Faktet jepen sipas rrjedhës në të cilën kanë ndodhur në të vërtetë. - Çfarë lloj kronike është? Është një kronikë objektive ku theksohen vetëm faktet pa dhënë opinione individuale. Kanë zgjedhur të bëjnë xhiro me motor uji. Kanë mbetur në mes të detit. Motori nuk kishte karburant. Janë munduar ta afrojnë motorin afër bregut. Rrymat i kanë tërhequr në thellësi. Dy orë më pas kanë mundur të zbarkojnë në Gjirin e Dafi nës Kanë parë një gomone - Ç veçori gramatikore e karakterizojnë? Kronika është e ndërtuar kryesisht me fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse, ku mbizotërojnë fjalitë me pjesë të nënrenditura kohore, shkakore e ftilluese. Kanë zgjedhur/ që të bëjnë xhiro me motor uji,/ teksa kanë menduar/ që gjatë këtij udhëtimi në det të shohin edhe gadishullin e Karaburunit.( fjali e përbëra me katër pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse ftilluese (kundrinore) dhe shkakore) Fjali e përzier, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse: Rreth orës 18:oo ata kanë parë një gomone me turistë (pj. e pavarur) dhe u kanë bërë shenjë (pj. kryesore) që të afrohen dhe t i marrin me vete (dy pjesë të nënrenditura qëllimore që janë të bashkërenditura me njëra-tjetrën). Pj. e pavarur Pj. kryesore Pj.n. qëllimore Pj.n. qëllimore Foljet janë kryesisht në kohën e kryer të thjeshtë: kanë zgjedhur, kanë menduar, kanë mbetur, ka qenë, kanë qëndruar, ka kaluar, kanë parë, ka nisur, janë mundur etj. 80 Përdorimi i mbiemrave në këtë tekst nuk është i rrallë: e rrezikshme, e vogël, gjyqësore

80 Përforcimi. Diagram i Venit. Titulli ndërtohet me fjali emërore: Dy të rinj në mes të detit Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Leksiku i përdorur është ai i ligjërimit bisedor me fjalë të zgjedhura nga ai libror, të cilat vihen në thonjëza: eksplorojnë, zbarkojnë. Pasi nxënësit punojnë në dyshe, identifikojnë së bashku me mësuesin këto veçori. Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përqendrojnë vëmendjen edhe një herë te e njëjta kronikë, e cila një herë është dhënë si kronikë objektive dhe një herë si subjektive. U kërkon të evidentojnë në dyshe dallimet mes këtyre dy kronikave objektive Faktet tregohen në mënyrë: - të saktë - të përmbledhur - objektive faktet tregohen: -të shoqëruara me opinionin e atij që shkruan; -ka qëndrim subjektiv -faktet janë zmadhuar subjektive Mbizotëron fakti Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6, faqe 60 Tema 18. Teksti rrëfyes joletrar Kronika (ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë kronikën nga ana grafi ke (të dallojë llojin e shkrimeve të titujve, vendosjen e materialit në shtylla dhe llojin e shkrimit, fotot dhe mjetet ilustrative) - të dallojë informacionet që u përgjigjen pesë pyetjet bazë të shkrimit; - të analizojë veçoritë e gjuhës së një kronike; - të shkruajë një kronikë. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme artikujsh gazetash, kronikash, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: kronikë, kronikë subjektive, kronikë objektive, stili i kronikës, struktura e kronikës. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 81

81 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Është një teknikë në të cilën nxënësit punojnë në dyshe për të rikujtuar njohuritë duke u mbështetur në pyetje të ndryshme. Nxënësit punojnë duke bërë skica, shigjeta, kuti,rrathë etj. Me anë të kësaj teknike ata dallojnë dhe organizojnë konceptet kryesore dhe lidhjet që ekzistojnë midis tyre. Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë sjellë në klasë lloje të ndryshme kronikash. Diskutojnë së bashku rreth llojeve të tyre. Më pas mësuesi/ja ripërsërit disa nga njohuritë e marra prej nxënësve për kronikën. Në tabelë ndërtohet skema nga një dyshe nxënësish dhe ky proces ndiqet nga nxënësit e tjerë, të cilët mund të bëjnë plotësimet e nevojshme. Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe bazë prej pesë vetash. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh dhe punojnë përkatësisht: Grupi I - Ushtrimi 1 a) Kush një avion i linjës Spain air me 172 persona në bord. Çfarë është përplasur me fundin e pistës së aeroportit të Madridit. Nga ky incident kanë mbetur të vdekur në vend të paktën 153 veta. Ku në aeroportin e Madridit. Kur- rreth dy orë më parë. Pse sepse ka pësuar një defekt, sapo kishte arritur shpejtësinë për t u ngritur në ajër. b) Kush -një tërmet i fuqishëm Çfarë tronditi, shkaktoi dëme të vogla materiale, Ku në Gjoricë të Dibrës, në verilindje të Shqipërisë Kur pak para mesnatës, në orën 23 e 49 minuta Pse - Grupi II - Ushtrimi 2 Në tekstin e parë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës. 1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik: - Rreth dy orë më parë një avion i linjës Spain... - Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet mjekësore...nxjerra e viktimave dhe shpëtimi i të mbijetuarve... - Burimet policore japin të dhënat e para... - Burimet zyrtare japin versionin për ngjarjen - Kryqi i Kuq jep të dhëna për dëmtimin e mjedisit dhe sugjeron masat - Gazetarët kanë raportuar për gatishmërinë e ambulancëve 2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet të gjitha pyetjeve bazë të kronikës). 3. Faktet jepen me saktësi pa u ngatërruar me opinionet: (dy paragrafët e parë) 4. Opinionet jepen në ligjëratë të drejtë, ku përsëriten fjalët që kanë thënë burimet zyrtare. 5. Stili bisedor 6. Mjetet gjuhësore 82

82 a. morfologjike: - përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë mbetur, kanë mbërritur, kanë fi lluar, kanë qenë, është shpërndarë, kanë bërë, ka nxjerrë etj.; - përdorimi i kufi zuar i mbiemrave kryesisht mbiemra marrëdhëniorë: e deklaruar, zyrtare, mjekësore, policore, përfundimtare, i kuq, e ndotur, të bardha etj. b. sintaksore: a. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara: Nga ky incident kanë mbetur të vdekur në vend 153 veta. Të paktën kjo është shifra e deklaruar në mënyrë zyrtare nga autoritete spanjolle. b. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse: - Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet mjekësore,/ të cilat kanë filluar nga puna për nxjerrjen e viktimave dhe për shpëtimin e të plagosurve të mbetur nën rrënojat e avionit (Fjali e përbërë me dy pjesë me nënrenditje përcaktore) Pj. kryesore Pj.n. përcaktore - Burimet policore spanjolle kanë bërë me dije për mediet/ se numri i të vdekurve është 153, /por mendohet/ se nuk do të jetë shifra përfundimtare.(fjali e përbërë me katër pjesë e përzier pjesa I kryesore, pjesa II e nënrenditur ftilluese, pjesa III e bashkërenditur kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.) Pj. kryesore Pj. kryesore Pj.n. ftilluese Pj.n. ftilluese Përdorimi i ligjëratës së drejtë Aksidenti në fjalë ndodhi me aeroplanin 5022, i cili sapo kishte arritur shpejtësinë për t u ngritur në ajër ka pësuar një defekt, që më pas e ka nxjerrë menjëherë jashtë piste - thanë burime zyrtare. Edhe në tekstin e dytë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës. 1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik: - Një tërmet i fuqishëm tronditi mbrëmë pak para mesnatës Shqipërinë,. - Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49 dhe goditja ka qenë 5.4 gradë të shkallës Rihter... - Lëkundjet janë ndier dhe në kryeqytet - Tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla - Autoritetet kanë njoftuar shembjen e vetëm dy shtëpive etj. 2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet të gjitha pyetjeve bazë të kronikës, me përjashtim të pyetjes pse). 3. Faktet jepen me saktësi dhe për këtë referohet burimi (shërbimi sizmologjik): 4. Nuk ka të dhëna për opinione, por citohen burime zyrtare, si autoritetet vendore. 5. Përdoret ligjërimi bisedor. 6. Mjetet gjuhësore a. morfologjike: - përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë qenë, kanë njoftuar, kanë konfi rmuar, ka zgjatur, janë përfshirë etj.; - përdorimi i kufizuar i mbiemrave: sizmiologjik, i fuqishëm, të para, të vogla, të gjatë etj. 83

83 b. sintaksore: 1. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara: - Lëkundjet janë ndier të fuqishme dhe në kryeqytet. Sipas të dhënave të para, tërmeti ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale. 2. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse: - Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49 minuta/ dhe goditja ka qenë 5.4 gradë të shkallës Rihter me intensitet 7 ballë në epiqendrën e tij,/ që ka qenë në fshatin Gjoricë...(Fjali e përbërë me tri pjesë, përzier, me bashkërenditje dhe nënrenditje përcaktore) Pj. e pavarur Pj. kryesore Pj.n. përcaktore - Autoritetet vendore kanë konfirmuar,megjithatë,/ se banorët e fshatrave pranë epiqendrës janë përfshirë nga paniku/ dhe për një kohë të gjatë pas tij kanë qëndruar jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës së përsëritjes së tërmetit /duke qenë se në disa prej shtëpive ka pasur krisje të mureve.(fjali e përbërë me katër pjesë e përzier pjesa I kryesore, pjesa II e nënrenditur ftilluese, pjesa III e bashkërenditur kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.) Pj. kryesore Pj. kryesore Pj.n. ftilluese Pj.n. shkakore Grupi III- Ushtrimi 3 Lexuesi ka interes sepse ka të bëjë me çështje që përfshijnë jetën e shumë njerëzve etj. Grupi IV Ushtrimi 4 Nënvizoni foljet në të dy tekstet dhe përcaktoni kohën dhe mënyrën. Argumentoni përdorimin e tyre. Foljet përdoren kryesisht në mënyrën dëftore dhe në kohën e kryer. Mënyra dëftore e tregon veprimin të sigurt, që ndodh vërtet, kurse koha e kryer tregon se veprimet kanë ndodhur (janë realizuar plotësisht). Të dy ngjarjet e kronikave tregojnë një veprim të përfunduar. Nxënësit mund të zgjedhin nga katër fjalë për çdo klasë dhe të bëjnë analizën e tyre. P.sh.: Emra: aksident- emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e pashquar, r. emërore, lakimi I, të Madridit - emër i përveçëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e shquar, r. gjinore, lakimi I, puna - emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. femërore, abstrakt, trajta e shquar, r. emërore, me parafjalë, lakimi III, 84

84 e viktimave - emër i përgjithshëm, n. shumës, gj. femërore, konkret, trajta e shquar, r. gjinore,, lakimi III. Mbiemra: (shifra) e deklaruar mbiemër i nyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore (nga autoritetet) spanjolle mbiemër i panyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r. emërore (shifra) përfundimtare mbiemër i panyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore (re) të bardha mbiemër i nyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r. emërore, shkalla pohore Grupi V- Ushtrimi 5 Fjalët kyç të tekstit I Avion, aksident, ajror, Madrid, 153 viktima, të plagosur, ekipe mjekësore, burime policore, burime zyrtare, defekt, re tymi, sirenat e autoambulancave Fjalët kyç të tekstit II Shqipëri, tërmet, mesnatë, 5.4 shkallë Rihter, 7 ballë, epiqendër, Gjoricë e Dibrës, dëme materiale, s ka viktima, Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secili prej tyre duhet të shkruajë një kronikë në bazë të temave a) Kronikë e bardhë. Një ngjarje me karakter të përgjithshëm, si p.sh., një veprimtari shkollore (Kampionati i atletikës të shkollave të mesme, Fituesi i olimpiadës së matematikës Koncert bamirësie i organizuar nga këngëtarët shqiptarë në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve etj.) b) Kronikë e zezë. Një aksident automobilistik c) Kronikë gjyqësore. d) Kronikë rozë. Paparaci në gjurmë të vipave. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të shkruar nja kronikë duke u mbështetur në të dhënat e ushtrimit 8. Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie: a) ushtrimi 7 faqe 60 b) parapërgatitje: sillni në klasë kronika të ndryshme historike ( për këtë detyrë mësuesi mund ta ndajë klasën në 6 grupe me nga pesë nxënës, dhe çdo grup duhet të sjellë një kronikë historike Nxënësit në grup duhet të evidentojnë veçoritë e kronikës historike. 85

85 Tema 19. Teksti rrëfyes joletrar. Kronika historike Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë llojin e kronikës historike. a. Të dallojë elementet përbërëse të kronikës historike; b. të analizojë elementet rrëfyese në një kronikë historike; c. ta analizojë kronikën nga ana gjuhësore; d. të shkruajë një kronikë historike. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme gazetash, kronikash historike, shkumësa me ngjyra, tabela. Model kronike historike Herbert Tan Për nji Konkordat në Shqipni (Me qëllimin e rregullimit të marrëdhënieve në mes Kishës Katolike dhe mbretërisë shqiptare, në fi llim të viteve 30-të, Arqipeshkëvi i Shkodrës Monsinjor Mjeda fi lloi bisedimet me Vatikanin, për arritjen e një Konkordati (marrëveshjeje), i ngarkuar nga qeveria shqiptare. Materiali që po paraqesim më poshtë kërkon të ndriçojë marrëdhëniet e së drejtës kishtare në Shqipëri deri në këtë periudhë. Ardhja e komunizmit u shoqërua me dhunimin e të gjitha të drejtave të mëparshme që mbronin Kishën Katolike në Shqipëri. Për arsyen e mësipërme ekziston një vakuum i madh ligjor edhe në aspektin e mësipërm. Nëpërmjet këtij artikulli kërkojmë të vëmë në dukje se çdo raport i komuniteteve fetare me shtetin duhet të mbështetet në institucione të përcaktuara qartë ligjërisht. Hapi i parë ku duhet të mbështetet një marrëveshje e tillë duhet të jetë kushtetuta stabile e shtetit, e cila përbën garantin e parë për fi llimin e bisedimeve për një konkordat. Një prej pyetjeve që anëtarët e një komuniteti do të duhet t i bëjnë vetes në një rast referendar konstitucional është se, sa një projekt-kushtetutë mbron të drejtat e aspiratat e komunitetit, të drejtat e barabarta demokratike brenda bashkësisë shtetërore? Në këtë drejtim, a përbën Kushtetuta garantin e parë për mbrojtjen e drejtave të popullit tim në përgjithësi? (Phoenix).Shumë herët ka arritur Krishterimi të zërë vend në Shqipëri. Ka të dhëna se që në kohën e Apostujve është predikuar në Lezhë. Megjithatë, kryesisht prej Jugut, prej Epirit dhe Maqedonisë, mori rrugë Krishterimi në Shqipëri. Ipeshkvia e Prizrenit ishte që në vitin 518 një konkurruese e Selanikut, ndërsa Shkodra shënohet që në vitin 387 si Arqipeshkvi. Gjatë emigrimit të popujve (avarëve), krishterimi në Shqipëri pati humbje të rënda. Leo Isauri ia kaloi në vitin 740 Shqipërinë e krishterë Patriarkut të Kostandinopojës. Kështu u përfshi edhe Shqipëria në ndarjen e madhe. Në shekullin XII dhe XIV u kërkua me forcë shkëputja e katolikëve të ritit Bizantin nga Roma. Nën drejtimin e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit, të quajtur Skanderbeg ( ), Kisha Katolike Shqiptare arriti fuqizimin dhe lulëzimin e saj më të madh që ishte njohur ndonjëherë. Nën drejtimin e tij u arrit të ngriheshin më shumë se 20 Ipeshkvi. Mbas vdekjes së Skanderbegut, e sidomos mbas pushtimit të Tivarit (Antivari 1521), vendi ra nën pushtimin turk. Që me këtë pushtim katolicizmi shqiptar fi lloi të pësonte humbje të mëdha. Besnikët e Kishës u detyruan të fshihen në malet e Veriut, si Shkodër, Pejë, Gjakovë, Prizren etj. Nën mbrojtjen e fuqive europerëndimore, sidomos Francës, katolikët fi lluan të popullonin qytetet. Por, për sa i përket 86

86 veprimtarisë fetare, çdo aktivitet i kishës ishte i ndaluar. Për shekuj me radhë nuk u dëgjua më kumbimi i kambanave. Që atëherë u shfaq një fenomen shumë interesant në jetën e Kishës Katolike: meshtarët shqiptarë thuajse deri në shekullin XIX, mbajtën të veshur kostum popullor. Në këtë situatë ndrydhëse jetoi Kisha Katolike Shqiptare thuajse tre shekuj me radhë. Fillimi i revoltave për liri në shekullin XVIII, të frymëzuara prej Kishës dha frytet e saj vetëm në shekullin XIX. Franca, Italia dhe sidomos Austria u bënë mbështetëset kryesore të katolicizmit shqiptar. Që nga viti 1848 Austria fi nancoi rregullisht Kishën Katolike thuajse në të gjitha drejtimet. Nën mbrojtjen e shteteve të lartpërmendura, Kisha Katolike arriti të merrte formë dhe i shkëputi shumë privilegje qeverisë turke, të cilat i ruajti deri me lirimin e vendit në vitin Kështu mund të përmendet një fuqi Juridike (pro foro externo) mbi besimtarët katolikë. Kleri katolik gëzoi një mbrojtje të sferës private ku hapësira brenda mureve të kishës gëzoi një lloj paprekshmërie. Besimtarët katolikë arritën, falë kishës, të përjashtoheshin prej ushtrisë e sidomos të arrinin mospagimin e taksave, lirinë tregtare etj. Në sferën e kulturës u arrit që katolikët shqiptarë të gëzonin të drejtën e shkollave, mbledhjeve publike dhe publikimin e librave, revistave etj. Përktheu nga gjermanishtja Gjergj Kola Konceptet kryesore: kronika historike, tekst narrativ, struktura e kronikës. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Shkëmbe një problem Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim dhe pyetje Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Shkëmbe një problem Është një veprimtari bashkëpunuese që kërkon nga nxënësit të gjejnë çështje të rëndësishme në një temë studimi dhe pastaj të formulojnë për të një problem që duhet ta zgjidhë një grup tjetër. Kjo metodë i mëson nxënësit të identifikojnë a njëjtësojnë një çështje të rëndësishme në lëndën mësimore, të formulojnë probleme për ato çështje dhe të ndërveprojnë me të tjerët. Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë kronika të ndryshme historike. Ata janë ndarë në 6 grupe me nga pesë nxënës. Mësuesi/ja vë përballë njëri-tjetrit grupet dy e nga dy. Grupet e nxënësve shkëmbejnë me njëri-tjetrin nga një tekst, të cilin ata mendojnë se është kronikë. Grupit kundërshtar i duhet të evidentojë ato elemente, të cilat e klasifikojnë si të tillë. Me qëllim që në këtë etapë të mësimit të përfshihen të gjithë nxënësit (edhe ata që nuk lexojnë shumë) mësuesi/ja mund të përgatisë në një tabelë letre elemente që i drejtojnë nxënësit në veçoritë që i identifi kojnë tekstet e dhëna, si kronika historike: Kronika historike tekst narrativ (pse? sepse rrëfen) Ose: Çdo të thotë tekst narrativ? (Përgjigjja që mund t i lind në mendje nxënësit është që rrëfen) 87

87 Veçoritë e kronikës Qëllimi i kronikës Koha Vendet Fakt subjektiv Fakte objektive Personazhet Fakte objektive Themelimi i Katedrales së Shkodrës Rreth themelimit të Kishës së Madhe goja e popullit ka ruejtë disa ngjarje e thanie, të cilat disa po i rreshtoi këtu: Ditën e shtimjes së themeleve, populli i pafarë kishte ardhë nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë dhe qyteti mbanë kishte marrë pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm: burra, gra, pleq e plaka, djem e vajza të vogla, fshatarë e malësorë, pasanikë e të vorfën kishin zanë vend në oborrin e Palok Krandes te ara e Marin Gjonej, i cili e dhuroi tokën ku do të ndërtohej kisha. Difton historiani françeskan Atë Marin Sirdani, që kishte ndie prej të vjetrish, se fi rmani i lejes nga Sulltani për ndërtimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin 1851, por duket se për arsye të mbledhjes së të hollavet u shtye deri ditën e 7 prillit Si u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën piketat, lexoi fi rmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe u çelën themelet. Ndodheshin pranë në ceremoni: Dom Ejëll Radoja, famullitar i qytetit me ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani), Dom Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e seminarit dioqezan, parsia e popull. Sendekomini (arkëtari i fi nancës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke fl orini prej një çinije shkrue në savat e mbulue me shami mëndafshi me topa ari dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales. Papa i Lumi Piu IX me anën e Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e kishës dhe në vitin 1861 e naltoi Kishën e Madhe Metropoli. Guri i themelit u shti së pari në skaj të kishës, aty ku sot shifet i murosun një gurë trekandësh me një sy (syni i Zotit) me fjalët të gdhenduna italisht Dio vede tutto (Zoti shef gjithçka). Gratë hoqën sendet e arit nga fyti dhe i lëshuene në themele. Kisha e Madhe asht e gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanë 40 metra dhe e naltë 23,50m. Tregohet se Dom Ejëll Radoja kishte llogaritë madhësinë për vetë sa mund të rrijshin ndejë kambëkryq, por në kambë mund të rrijnë edhe vetë, dhe tue mbushë çdo skutë arrijnë besimtarë. Puna nisi me vrull të madh dhe për çdo të dielle, mblidheshin burra, të rij e fëmijë me bartë gur, tulla, me ba gëlqere, me njitë material nder skela në mënyrë që për një javë të mos mungojnë ustallarët. U pat vendosë që secila shtëpi të dërgonte nga një djalë falas me punue për 6 muej rresht, ndër të cilët qe Gjokë Muzhani që asokohe ishte vjeçar. Gjatë punimeve dy herë rresht u pat shembë gunga e kishës derisa erdhi nga jashtë (me sa duket një konstruktor) një inxhinier i cili e kreu sikurse sot asht. 88 Pasi punojnë për 10 minuta të pavarur grupet japin përgjigjet e tyre. Mësuesi dëgjon përgjigjet, i vlerëson ato dhe shënon ato elemente që kanë nevojë për t u saktësuar në përgjigjet e nxënësve. Model përgjigje Vendet- Shkodër Koha- vitet Ditën e shtimjes së themeleve, personazhet, -, Avdi Pasha, Valiu i Shkodres, Imzot Topich, Dom Ejëll Radoja, famullitar i qytetit me ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani), Dom Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e seminarit dioqezan, parsia e popull.

88 Ndërtimi i njohurive. Lexim dhe pyetje. Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 faktet, - populli i pafarë kishte ardhë nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, firmani i lejes nga Sulltani për ndertimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin 1851, u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën piketat, lexoi firmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe u çelën themelet. Sendekomini (arkëtari i financës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke florini prej një çinije shkrue në savat e mbulue me shami mëndafshi me topa ari dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales. Papa i Lumi Piu IX me anën e Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e kishës dhe në vitin 1861 e naltoi Kishën e Madhe Metropoli Kisha e Madhe asht e gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanë 40 metra dhe e naltë 23,50m.etj pjesët subjektive- qyteti mbanë kishte marrë pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm: qëllimi i tregimit- të informojë lexuesin Shënim: Nëse jo të gjithë nxënësit kanë sjellë tekste të kronikave historike mësuesi mund t u japë nga një model. Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e ndan klasën në dyshe dhe u kërkon të punojnë me tekstin e ushtrimit 1. Nxënësit, pasi ta kenë lexuar tekstin në dyshe, duhet t i përgjigjen pyetjes: - Pse është tekst narrativ? Është tekst narrativ, sepse rrëfen për ngjarje, njerëz, data, vende. - Pse është kronikë historike? Nxënësit analizojnë elementet e kronikës historike, si: vendi, koha, personazhet, faktet, pjesët objektive/subjektive, qëllimi i tregimit. Model përgjigje - Vendi- Shqipëria - Koha mesi i shek XVI - Personazhet -...shqiptarët??? - Fakte objektive- vendi ka 100 vjet që ndodhet nën sundimin otoman. Pas luftërash të përgjakshme muret e qyteteve janë shembur, shumë katunde janë djegur Qytetet kanë marrë pamjen e kasabave të Orientit,... ngrihen minaret e xhamive, shumë familje janë shkulur... katolicizmi ishte në tërheqje, sepse...akoma edhe në vitin 1660 himarjotët në një shkresë... Humanizmi përveçse përtëriti gjithë jetën mendore të Italisë, u bë edhe një kthesë për Evropën. Një epokë të re në fushën mendore kish hapur më anë tjetër shtypi me shkronja të lëvizshme që shpiku më 1440 Gutenbergu... - Fakte subjektive- pas luftërash të përgjakshme, muret e qytetit janë shembur, shumë katunde janë djegur, shumë... familje janë shkulur e kanë marrë arratinë... dhe kjo herezi mori dhenë në shekujt e mëpastajmë me krahina të tëra kjo rrymë që u ndie në gjithë Evropën nuk mund të mos jetë ndier edhe në anët tona... - Qëllimi i rrëfimit është jo vetëm të informojë, por edhe të bindë lexuesin për atë që rrëfen. - Model zgjidhjeje e Ushtrimit 3: Analizojeni tekstin nga ana gjuhësore - Leksiku fjalët që përdor autori lidhen me fusha të caktuara të veprimtarisë shoqërore: - a. Kur rrëfen për pushtimin turk, përdor fjalë turke: osman, kasaba, xhami, minare, Orient - b. Kur rrëfen për fatin e fesë katolike, përdoren fjalë nga fusha teologjike: katolicizëm, fe kristiane, islam, herezi, misionar, kleri, kurja romake, libra të liturgjisë, kardinalë, priftërinj, breviarë, ofi cet...; reformë, kundërreformë; 89

89 - c. Kur rrëfen për humanizmin dhe kthesën që pësoi Evropa, përdoren fjalë nga fusha e kulturës: humanizmi, jeta qytetare, kultura laike, ngjallje e letërsisë, formim kulturor, shkrimtarë, shtypi, shtypshkronja, libri, lëvizje letrare, shkrime, shtypshkrime, dorëshkrime etj. Struktura sintaksore: a. fjali të thjeshta të zgjeruara: Jemi në mesin e shek. XVI. Folja është në kohën e tashme, që quhet edhe e tashmja historike. Autori për t i afruar ngjarjet dhe për ta bërë rrëfi min sa më interesant, përdor në vend të kohës së kryer, kohën e tashme. b. Fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse, bashkërenditëse e të përziera: Vendi ka gati 100 vjet/ që gjendet nën sundimin e osmanëve. Foljet janë në kohën e tashme. (Fjali e përbërë me dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.) Misionarët e vizitorët/ që dërgon Vatikani në këtë anë në shekujt XVII e XVIII, përshkruajnë me ngjyra të gjalla më një anë të shkuarit tatëpjetë të fesë kristiane, më anë tjetër padijen e klerit, po edhe të lënët e këtyre provincave pas dore nga ana e kurjes romake, ndër të tjera edhe mungesën e librave të liturgjisë./ (Fjali e përbërë me dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.) Përforcimi. Shkrim i shpejtë Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një kronikë historike duke u mbështetur në informacionet që kanë gjetur ata vetë. U kërkohet nxënësve të vënë theksin në elementet e përmbajtjes së kronikës historike. Për të realizuar objektivin e të shkruarit të një kronike historike mësuesi/ja mund të ndjekë disa rrugë: a. t u sugjerojë nxënësve 2-3 orë më parë të mbledhin informacion rreth një teme të caktuar, b. t u ofrojë vetë të dhëna që t iu shërbejnë për të shkruar kronikën; c. mund të përdoret edhe vetë kronika e dhënë në libër, mbi bazën e së cilës nxënësit të marrin të dhënat dhe të rishkruajnë një kronikë origjinale; d. t u sugjerojë të lexojnë vepra që përmbajnë informacion me karakter historik, mbi bazën e të cilave nxënësit të ndërtojnë kronikë historike. Shënim. Për realizimin e kësaj detyre mësuesi duhet të llogaritë kohën që nxënësit ta përfundojnë detyrën në klasë, dhe më pas u jepet si detyrë ta redaktojnë, plotësojnë dhe ta përfundojnë në shtëpi. Model kronike historike Duke u mbështetur në veprën Kujtimet e M. Frashërit, mbledhur nga nipi i tij (material i sugjeruar) nxënësit mund të marrin të dhënat që t i përdorin për shkrimin e kronikës. 90 Në vitin 1930, meqenëse kabineti Koço Kota kishte dhënë dorëheqjen, Zoti Pandeli Evangjeli u ngarkua të formonte kabinetin dhe Naltmadhnia e Tij Mbreti më propozoi dikasterin eministrisë së Ekonomisë Kombëatre, të cilën e pranova. Me të hyrë në këtë dikaster dëshirova që sistemin e punimit bujqësor ta zbatonin në të gjitha katundet e një qarku, i cili ishte qarku i Kavajës, sepse ky qark ka një fushë pjellore dhe kodrina të buta, ndodhej afër detit dhe mbi rrugën kryesore kombëtare që përshkon mesin e Shqipërisë. U zgjodhën agronomët më të mirë, shumë a pak të specializuar në degët e ndryshme të bujqësisë, në Kavajë u formua një zyrë teknike, me depo veglash, me uzinë meremetimi të këtyre veglave, me farëra të seleksionuara, me kafshë të mëdha racash, dhe çdo agronomi iu caktua një zonë e përbërë prej 4-5 katundesh, ku agronomi, pasi të studionte e të hetonte gjendjen bujqësore, blegtorale dhe klimatike të zonës, do të shtrëngonte popullsinë e katundeve për të zbatuar punimin intensiv, duke iu dhanë bujqve çka u mungonte, si vegël, farë, fi danë e të tjera. Meqenëse katundarët bujq kudo dhe kurdoherë janë konservatorë, një sistem i ri i detyrueshëm punimi u dukej i rëndë dhe, sipas mendësisë së tyre, nuk e përfytyronin

90 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 dot që një njeri i kënduar, që s kishte ngarë parmendën si katundari, ta dinte bujqësinë më mirë se ai. Por më vonë shpejt e kuptuan dobinë e këtij sistemi dhe kështu zyra teknike e Kavajës për gjithë ditën ishte plot me katundarë, të cilët kush kërkonte vegla të reja, kush farëra të seleksionuara, kush kafshë të racës për damazllëk, kush pyeste për sëmundjen e bimëve, kush për meremetimin e një vegle të prishur. Përveç kësaj, nën drejtimin e agronomëve u fi llua edhe formimi i kooperativave midis katundarëve. Ky sistem kaq po dilte i përshtatshëm për Shqipërinë, saqë edhe banka kombëtare fi lloi t u çelte kredi kolektive kooperative të katundarëve. Detyrë shtëpie. Parapërgatitje tema Autobigrafi a. Sillni në klasë autobiografi të ndryshme. (mund të lexojnë Autobigrafi a e Nolit). Tema 20. Teksti rrëfyes joletrar. Autobiografia Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë autobiografinë si lloj i tekstit rrëfyes joletrar. a. Të dallojë elementet përbërëse të një teksti autobiografi k; b. Të shpjegojë rastet e përdorimit të tij tekstit autobiografi k; c. të dallojë veçoritë gjuhësore të një teksti autobiografi k; d. të shkruajë një tekst autobiografi k. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh autobiografike, shkumësa me ngjyra, tabela. Material plotësues Autobiografia e Naim Frashërit (aktor) janë autobiografia ndodhitë, kujtimet dhe dëshirat e jetës sime Naim Frashëri, i biri i Servetit, jam lindur në Leskovik më 15 gusht Origjinë bejlerësh. Në vitin 1912, kur pasuria na u dogj prej grekëve, babai hyri në punë me detyrën e tagrambledhësit. Prej kësaj kohe fi lloi jeta e vështirë për familjen time, por, megjithatë, gjendja shoqërore e tyre ka qenë prej qytetari të mesëm. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas lindjes sime. Pas vdekjes së babait më 1937, konditat e jetës u vështirësuan, kështu që u detyrua motra të hynte në punë. Vëllai në këtë kohë punonte në Post-telegraf, me një rrogë shumë të vogël. Me këto kondita kam vazhduar deri pas çlirimit. Në janar të 1945, mbas një prove hyra në shkollën dramatike, që ishte krijuar nga Drejtoria e Kulturës Popullore. Prej asaj kohe u bëra aktor teatri, ku vazhdoj të jem edhe tani. Gjatë regjimit të Zogut dhe regjimit fashist kam qenë student. Edukata ime në atë kohë ka qenë ajo që merrej në shkollë, d.m.th. borgjeze. Kam kryer shtatë klasë të mesme. Në lëvizjen N.Ç.L mora pjesë. Hyra në radhët e RK (Rinia komuniste) në prill të 1941-shit. Në shkurt 1949, u propozova si kandidat i partisë dhe u pranova. Pjesëtarët e familjes kanë qenë të gjithë me luftën. Dy motrat kanë marrë pjesë në lëvizje, njëra partizane dhe tjetra e re komuniste. Të dyja sot janë kandidate të partisë. Nuk jam prekur nga reforma e pushtetit, sepse që prej vitit 1912 nuk kemi pasur asnjë pëllëmbë tokë dhe pasuri. Nuk kemi pasë tjetër veç rrogës së vogël të babait, më vonë atë të motrës dhe vëllait. Për punën time në teatër jam graduar në fund të 1947-ës, duke u bërë aktor i parë. Jam shpërblyer dy herë, kam marrë katër fl etë-lavdërimi dhe me rastin e pesë-vjetorit të teatrit m u dha nga Presidiumi i Kuvendit Popullor medalja e punës. Punën e aktorit e kam dashuruar që në kohën kur isha në shkollë. Nuk kisha guxim të shfaqja dëshirën time me shokët, se më tallnin, mora kurajo në vitin 1943, kur m u dha një nga rolet kryesore në dramën Vilhelm Tel. Prej asaj kohe fi llova të interesohem për teatrin dhe të pregatis shfaqje në lagje. Më 1944, u thirra në Priskë në grupin artistik. Aty pregatitëm një dramë, të cilën e ç faqëm më 29 nëntor Këtu u forcua lidhja me teatrin dhe tani kjo lidhje është bërë jetë për mua. Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk 91

91 Konceptet kryesore: autobografi, tekst rrëfyes etj. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimesh në dyshe Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim të imët të tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Stuhi mendimesh në dyshe. Kjo teknikë i ndihmon nxënësit të zhvillojnë idenë e të menduarit sa më gjerë, më thellë dhe më përfytyrues çka njihet edhe si të menduarit lateral (dytësor). Nxënësit hedhin idetë e tyre në letër e më pas i shkëmbejnë ato me shokët, shtojnë mendime të reja në listat e tyre e në fund dyshet paraqesin idetë e tyre para klasës. Nxënësit, pasi kanë parapërgatitur në shtëpi temën Autobiografi a. realizojnë një stuhi mendimesh në dyshe. Mësuesi/ja shënon në tabelë idetë e nxënësve, pasi ata janë konsultuar në dyshe. shkrim për jetën vetjake ngjarjet kanë ndodhur realisht autori dhe protagonisti janë një ngjarjet tregohen sipas rendit kronologjik Autobiografi a është tekst subjektiv paraqiten fakte gjendja emocionale/ ndjenjat dëshmi të rëndësishme të jetës tregon për fëmijërinë/adoleshencën për shkollimi, karrierën përshkruan vendet ku ka qenë përdoret gjuha standarde shkruhet për t u lexuar nga të tjerë Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim të imët të tekstit Në këtë fazë të mësimit, pasi nxënësit dinë të identifi kojnë autobiografi në dhe elementet e saj, mësuesi e udhëzon klasën të punojë në dyshe me teknikën lexim me kodim të imët të tekstit. Ata do të identifi kojnë në tekstin e dhënë në libër veçori të autobiografi së. Mësuesi/ja u sugjeron shenjat e mëposhtme për: AP ato pjesë ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura realisht: Linda më 29 nëntor edhe për arsyes se isha i fundit i klasës. 92 FE- ato pjesë të tekstit ku shoqërohen jo vetëm faktet, por edhe gjendja emocionale e autorit/ ndjenjat e tij.

92 Krejt i shkujdesur për të ardhmen, iu kushtova i tëri përsosjes së vetës... i mposhtur nga ethet... Si një makth i vërtetë... mua më dukej se, mbas kësaj, jeta ime nuk kishte më asnjë kuptim... D ato pjesë të tekstit, të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo një epokë historike të caktuar. Në vetvete ngjarjet e jetës sime nuk kanë absolutisht asnje vlerë për njeri Por në atë mënyrë që unë i dhashë veprimin dhe kamjen lartësimit të gjuhës amtare, ruajtjes së Atdheut shqiptar, po ashtu po parashtroj ndodhitë e jetës sime për vlerën e pashoqe që përmbajnë... F nënvizohen foljet dhe përcaktohet koha dhe mënyra në të cilën janë përdorur: koha e pakryer, koha e kryer, e tashme, më se e kryer, mënyra dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore. Linda- koha e kryer e thjeshtë Kishte lindur e kryer rridhnin, jepte, ngacmonin, ishin,. rrija, isha - e pakryer Ndodhet, është e tashme Model përgjigjeje Pasi identifi kojnë pjesët mësuesi i diskuton ato së bashku me nxënësit. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, f. 66. Elementet e autobiografi së - Ato pjesë ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura realisht. Fan Stilian Noli lindi më 6 janar 1882 në Adrianopojë të Turqisë. Ishte i biri i Stilian Nolit dhe i Marie (Golaqi) Nolit. Ndoqi gjimnazin grek në Adrianopojë dhe mori diplomën Cum laude më 1912 në Harvard. Më 1939 diplomën e Bakolarit në muzikën e Konservatorin e Njunglandit dhe gradën e doktorit të shkencave filologjike në Universitetin e Bostonit. Është Mitropoliti kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Botimet e tij përfshijnë dyzet e tre libra - Pjesë të tekstit ku jepen jo vetëm fakte, por edhe gjendja emocionale e autorit/ ndjenjat e tij. Është punë e vështirë të shkruante autobiografinë një njeri si unë, që ka provuar të gjitha punërat... - Ato pjesë të tekstit të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo një epokë historike të caktuar Përkthimi mjeshtëror i Dhjatës së Re shqip nga Konstandin Kristoforidhi ka qenë një nga librat e mëdhenj që kam lexuar qysh në moshën 18 vjeç. Ky libër është shkaku që unë u bëra misionar i popullit. Pas shtatë vjetësh, më 1908 u dorëzova prift nga kryepeshkopi rus në Nju Jork. Më 1922, kur Kisha e Shqipërisë doli e vetëqeverisur, unë u shugurova peshkop dhe u caktova Mitropolit kryepeshkop i dioqezës së Durrësit në Shqipëri që përfshinte dhe Tiranën, kryeqytetin. Tani jam kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, me qendër në Boston. Si njeri me prejardhje shqiptare, unë kam dhënë kontributin tim në krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, e cila më parë ishte provincë turke. - Ato pjesë të tekstit ku është përdorur koha e pakryer ose koha e kryer / kohën e tashme / kohën më se të kryer. - Ato pjesë të tekstit që tregojnë se kemi renditje kronologjike.... pasi mbarova gjimnazin grek të Adrianopojës, vajta në Athinë, ku kam punuar si karrocier i një tramvaji rrugësh me kuaj. Puna tjetër ishte fi gurant dhe zëvendësues, kur autori ra i sëmurë më dhanë rolin e Hamletit. Kur kompania mbeti keq në Aleksandri të Egjiptit, unë hoqa dorë nga teatri dhe u bëra mësues gjuhe për tre vjet. kur erdha në Shtetet e Bashkuara më 1906 punova si punëtor i thjeshtë në fabrika të ndryshme në Bufalo, në Nju Jork e në Boston për dy vjet. 93

93 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 - Gjuha e përdorur: Gjuha standarde Autori ka zgjedhur vetën e tretë për përshkrimin e ngjarjeve, foljet janë përdorur në mënyrën dëftore, në: kohën e kryer të thjeshtë- lindi, ndoqi, mori, ra, u bëra, hoqa, punova, u shugurova, doli, u caktova, kohën e pakryer- ishte, përfshinte kohën e tashme është, përfshijnë,... e kryer- kam punuar, ka provuar, kam lexuar, kam dhënë Diskutim i lirë. Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë autobiografi në e jetës së tyre duke u mbështetur në shembujt e trajtuar në klasë. Nxënësit do të përqendrohen në elementet e strukturës së autobiografi së. Në fund bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerëson me notë Detyrë shtëpie. a) ushtrimi 12, faqe 69; b) parapërgatitje; Ditari dhe Letra personale. Tema 21. Teksti rrëfyes joletrar. Ditari dhe letra personale Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifikojë ditarin dhe letrën personale si lloje të tekstit rrëfyes joletrar; - Të dallojë elementet shprehëse emocionale të ditarit dhe të letrës; - Të vëzhgojë anën grafike të këtyre teksteve për të dalluar elemente të strukturës; - Të analizojë tekstet nga ana gjuhësore; - Të shkruajë një faqe ditari dhe një letër personale. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh ditare, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale plotësuese Pjesë nga ditari i Naim Frashërit (aktor) Për herë të parë ndjeva dashuri për një italiane 3 janar 1941, e premte: Ditë e mërzitshme dhe e ngrohtë. Për drekë nuk kishim gjë të mjaftueshme. Për darkë u bëra unë makarona. 4 janar, e shtunë Ditë e mërzitshme, kohë e mirë. E para herë që po ha bukë thatë për drekë. Në ora 5 vajta në kinema, pashë fi lmin italian Riformatorio. 6 janar, e hënë Ditë e keqe, kohë shiu, prandaj qe shumë e mërzitshme. Mamaja mungonte. 8 janar, e mërkurë Ditë e parë e Bajramit. Koha e mirë, dita qe e qetë mora këpucë, por s më pëlqyen, prandaj i ktheva. Mamaja mungonte. 10 janar, e premte Ditë shiu dhe ftohtë, mamanë e pritëm dhe nuk erdhi. Por muarëm telegram dhe thoshte se ishte mirë dhe vjen pas Bajramit. 94

94 13 janar, e hënë Ditë e mërzitshme. Kohë e mirë, por shumë ftohtë. Mamaja erdhi e bleva unazën, bleva edhe këpucët. 21 janar, e martë Ditë e mirë aspak e mërzitshme, koha e mirë dhe e ngrohtë. Mora mish. 23 janar, e enjte Ditë e qetë. Nata qe me grindje. Kohë shiu. 27 janar, e hënë Ditë e mërzitshme dhe melankolike, sidomos në mëngjes. Koha shumë e bukur dhe e ngrohtë. Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk Letër e Migjenit (shkëputur nga vepra e Migjenit, faqe 310) Torino, më 11.IV.1938 I dashtuni Teufi k Dje e mora kartolinën tande. S mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue para disa ditëve, por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lene të fryhet. Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash një ditë më vizitoi primariumi dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë. Domethenë, punët i kam mirë. Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue përfi tue shumë, mbasi fl asin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam tue këndue veprat e Emil Ludwig asht biografi st me famë. Kam këndue Napoleonin e tij, tashti jam tue këndue Goethe, janë vllime të mëdha. Nse don me ditë gja për Torinon...Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten, nuk ke ardhë këndej pari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me simpatizue- të mos më kuptosh keq). Nsa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez (in )... Pothuaj tash dy muej asht tue na mbajtë një kohë shumë e bukur. Mos t isha ndrye në këtë senatorium kara gegë),- do t i shijojshe bukurinat e Torinos pranveruer pranë lumit Po. Megjithatë, me leje mund të dal por sa para bën për një ose dy ditë. Nuk jam konden me katrolinën e jote, pres letër nga ti si tjera herë. Se ti mund t i dish mirë të rejat e të vjetrat Shkodrës-loce. Vllaznia a po tregohet dinamike? Të fala ty dhe shokëve Milloshi Letërkëmbimi i panjohur me familjen i Nënë Terezës Letër dërguar vëllait Lazër: 12 maj 1963: E mora letrën tënde. Ju falënderoj për lutjet tuaja, të cilat më ndihmojnë të bëj më të mirën e Zotit (...). Ne tani jemi 180 motra. Tashmë kemi nisur të kemi edhe Vëllezër. Unë e kam harruar shqipen dhe për këtë nuk arrij t ju shkruaj më shumë. Lutuni për mua. Dhe unë do të lutem për ju. Dashuria e Zotit qoftë me ju. Marrë nga interneti Blogspot.com 95

95 Konceptet kryesore: ditari, letra personale etj. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mësimdhënia e ndërsjellë Të mësuarit ndërveprues Punë në grup Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake. Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë: punimin e ushtrimit 12, faqe 69, të shkruanin një autobiografi personale. Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe u kërkon nxënësve që brenda grupi të diskutojnë për veçoritë e ditarit dhe letrës dhe në dy tabela të shkruajnë organizues grafi kë. tekst narrativ zhvillohet në mënyrë kronologjike kronikë e jetës ditari nuk i mbahen të fshehta miku imagjinar mbizotëron funksioni shprehës tekst rrëfyes përmbajnë element subjektive shprehin përshtypjet e shkruesit Letra personale tekst shprehës emocional ka lidhje mes dhënësit dhe marrësit të tekstit -çështjet që trajtohen kanë të bëjnë me jetën personale Ndërtimi i njohurive. Mësimdhënia e ndërsjellë Është teknikë që u shërben nxënësve që të lexojnë me kujdes për të kuptuar. Me këtë teknikë jo vetëm u japin mësim shokëve të tyre,por edhe praktikojnë shprehi të rëndësishme të të kuptuarit. Mësimdhënia e ndërsjellë u mëson nxënësve të lexojnë për të kuptuar, të gjejnë idetë kryesore, hollësitë, lidhjet midis ideve dhe tekstit.. Në këtë fazë të mësimit mësuesi u sugjeron nxënësve të ndahen në grupe me nga 4-5 nxënës. Çdo njëri prej tyre do të luajë rolin ë mësuesit duke u shpjeguar të tjerëve një paragraf të caktuar nga mësimi. Pas kësaj etape ai mund të bëjë pyetje për idetë kryesore, pjesët e vështira etj. Nxënësit e ndarë në dy grupe shpjegojnë dy ditarin dhe dy letrën personale. Mirë është që nxënësit të ndajnë pjesën që do të shpjegojnë në pjesë duke u mbështetur edhe në shembujt e librit. Përqendrojnë vëmendjen në strukturën e ditarit dhe të letrës personale. 96

96 Modele përgjigje Ditari Renditja kronologjike e ngjarjeve: Në mëngjes më 9 ktheva inglisht konditat e kuvendit... Më 11 vajtëm në Bangat e Shawnut... Më 1 pas dreke mbledhja e... Më 4 gjer më 8 godita... Më pas nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimet Vendosja e datës dhe shpesh e vendit në krye të faqes E shtunë, korrik 14, Të dielën 15 korrik Përdorimi i foljeve në vetën e parë: ktheva, godita, çova, Mbizotërimi i kohës së tashme dhe kohës së kryer të thjeshtë: e përment, shkruan, falenderon, dërgova, çfaq. Gjuha e përdorur e afërt me gjuhën e folur: Të dielën 15 korrik Më 3 P.M, Konferencë inglisht për Kryqin e Kuq në Worcester Ndërtimi sintaksor i thjeshtë: I çova një telegram Kastoldit dhe M. Konzitës Letra personale Letra personale ka strukturë të ngjashme me letrën zyrtare, në elementet themelore. Ajo që e bën të ndryshme është informacioni që përcjell dhe mënyra shumë personale e komunikimit të tij. Vendi nga shkruhet letra dhe data: Torino, më 11.IV Formula hyrëse: I dashtun Teufi k Hyrja: Dje e mora kartolinën tande. S mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue para disa ditëve, por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lene të fryhet. Pjesa qëndrore: Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash një ditë më vizitoi primariumi dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë. Domethenë, punët i kam mirë. Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue përfi tue shumë, mbasi fl asin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam tue këndue veprat e Emil Ludëig asht biografi st me famë. Kam këndue Napoleonin e tij, tashti jam tue këndue Goethe, janë vllime të mëdha. Nse don me ditë gja për Torinon...Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten, nuk ke ardhë këndejpari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me simpatizue- të mos më kuptosh keq). Nsa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez ( in )... Formula përmbyllëse Firma Të fala ty dhe shokëve Milloshi 97

97 Punohet Ushtrimi 4 Elementet e ditarit Shkrimi i datës në krye të faqes E martë, më Renditja kronologjike ngjarjeve Dje ishim me mamin te babi dhe daja. Na lajmëruan që të shtunën. Të dielën unë shkova në Elbasan për të blerë ushqime, u nisa me autobusin e mëngjesit dhe u ktheva me të orës Nga daja nuk shkova fare. Pjesën e kohës që më mbeti e lirë e kalova në bibliotekë... Mbizotërimi i vetës së parë Ne ishim, unë shkova... Mbizotërimi i kohës së tashme në përshkrimin e situatave dhe në reflektimet e brendshme dhe koha e kryer e thjeshtë për rrëfimin Koha e kryer e thjeshtë u nisëm, shkova, kalova, u shpërndanë,... Koha e tashme luajnë, kalojnë, vjen,... Gjuha joformale, e afërt me gjuhën e folur, me përsëritje, me fjali njëkryegjymtyrëshe dhe shkurtime. Tani çdo gjë më duket e huaj, pa kuptim, gati qesharake... Gazeta, fjalë... dhe babai im atje... për 18 vjet rresht...babai im... Ndërtime sintaksore të thjeshta Dje ishim me mamin te babi dhe daja. Na lajmëruan që të shtunën. Nga daja nuk shkova fare. Na shoqëronin dy çuna. Këtë na e komunikuan në çastin e fundit... Për 18 vjet rresht. Babai im. Ushtrimi 6 ishim folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta I, shumës lajmëruan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës shkova - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta I, njëjës Shoqëronin - folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta III, shumës komunikuan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës të kujtoja - folje në mënyrën lidhore, koha e pakryer, veta I, njëjës të takohemi - - folje në mënyrën lidhore, koha e tashme, veta I, shumës kishim folur - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer, veta I, shumës do të kalojnë -- folje në mënyrën dëftore, koha e ardhme, veta III, shumës 98 Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Në këtë fazë të mësimit mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një fl etë ditari dhe një letër personale. Përpara se nxënësit të punojnë të pavarur, mësuesi/ja diskuton mbi mënyrën e prezantimit të tyre. Dëgjon përgjigje të ndryshme të nxënësve. Më pas klasa punon në dy grupe të mëdha: Grupi që ka shpjeguar ditarin shkruan një letër personale. Grupi që ka shpjeguar letrën personale shkruan një faqe ditari.(përkatësisht ushtrimet 9, 13) Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orë dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. Parapërgatitje për përsëritjen e lëndës (testim)

98 Tema Përsëritje (Testim) Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë llojet e tekstit informues, paraqitës, të tekstit rrëfyes joletrar dhe të atij shprehës emocional; të analizojë anën gjuhësore të këtyre teksteve; të përdorë teknikat e shkrimit të këtyre teksteve. Materialet dhe mjetet mësimore: teste për tekstin informues- paraqitës. ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi: Stuhi mendimi Mësuesi/ja bën një përsëritje të shpejtë me anë të një stuhie mendimi për tekstin informues-paraqitës, duke u ndalur te: - llojet e tekstit informues-paraqitës; - karakteristikat e përgjithshme të llojeve teksteve; - veçoritë gjuhësore të teksteve; - llojet e shkrimeve që janë informues-paraqitës (shpjegues). Ndërtimi i njohurive: Punë e pavarur Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe i udhëzon nxënësit për kryerjen e detyrës së kontrollit. Qëllimi i testimit është të kontrollohet përvetësimi i njohurive bazë për tekstin informues-paraqitës. Pas udhëzimit të mësuesit nxënësit punojnë të pavarur. Përforcimi: Nxjerrja e përfundimeve Lexohet nga një test për çdo grup dhe bëhen diskutime rreth zgjidhjes së ushtrimeve. Në fund mësuesi/ja vlerëson arritjet në orën e mësimit. Nxënësit do të vlerësohen me notë për përgjigjet e dhëna në test. Detyrë shtëpie. a) Parapërgatitni një tekst përshkrues. b) Sillni në klasë lloje të ndryshme tekstesh përshkruese. 99

99 Model testi Grupi A Emri/mbiemri klasa 1. Përcaktoni cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë për tekstin informues paraqitës. 1 pikë a. Teksti informues-paraqitës ka si funksion kryesor të përshkruajë. b. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të informojë. c. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të udhëzojë. 2. Rrethoni alternativën e saktë. 1 pikë Procesverbali është tekst informues që: a. jep fakte e të dhëna për ngjarje të së shkuarës; b. regjistron a dëshmon një veprimtari a një çështje në kohën kur ndodh; c. paraqet të dhëna nga një veprimtari kërkimore-shkencore. 3. Renditni llojet e teksteve informues-paraqitës që japin të dhëna të shumta 5 pikë vetjake dhe ku mbizotëron elementi subjektiv. a.... b.... c.... ç.... d Shkruani formula që përdoren për hyrjen e një letre zyrtare. 1 pikë a.... b Përcaktoni çfarë e dallon CV-në dhe autobiografinë nga biografia. 1 pikë Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit joletrar. 1 pikë Identifikoni llojin e tekstit të mëposhtëm. Përcaktoni funksionin dhe qëllimin e tij kryesor. 3 pikë 100

100 Arkitektura në shekujt VII-XV Arkitektura bizantine në Shqipëri u ngrit mbi bazën e një arkitekture ilire paraardhëse, e ndikuar edhe nga faktorë të rinj dhe të ndryshëm të kohës. Duke zënë pozitë të veçantë në trevat e Perandorisë Bizantine, në korridorin natyral mes Lindjes dhe Perëndimit, territori i vendit tonë shërbeu në periudha të caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt Perëndimit dhe anasjelltas. Gjatë mesjetës së hershme dhe të mesme kemi gjini të ndryshme arkitektonike, duke fi lluar nga banesat, ndërtimet mbrojtëse, ato të kultit, si dhe ndërtimet inxhinierike. Shumëllojshmëria e tipave, si dhe niveli i lartë ndërtues tregon se arkitektura mesjetare në vendin tonë nuk qëndron prapa asaj të vendeve fqinje më të zhvilluara dhe fl et për kontakte të vazhdueshme me këto vende, për ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si në elemente të veçanta, ashtu dhe në formulimin e tipave. Një zhvillim të madh pati arkitektura gjatë periudhës së konsolidimit të principatave feudale shqiptare. Një fenomen urbanistik me rëndësi, që merr zhvillim të plotë në këtë periudhë dhe që kishte të bënte me zhvillimin e qyteteve, sidomos gjatë shek. XIII-XIV, është lindja e varosheve ose lagjeve jashtë mureve rrethuese të qyteteve. Kjo dukuri shënoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit të hapur. Lloji... Funksioni... Qëllimi Bëni skemën e komunikimit të tekstit të mësipërm. 7 pikë Përcaktoni elementet e skemës së komunikimit. Referenti Dërguesi kanali letra mesazhi kanali letra Marrësi kodi Konteksti 9. Në tekstin e mëposhtëm përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë 6 pikë këtë tekst të jetë informues-paraqitës. Gjurmët më të hershme të arteve të bukura në Shqipëri Fillimet e artit fi gurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime në metal etj., që u përkisnin fi seve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm. Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve, ashtu edhe në dekoracione, gdhendje dhe elemente të tjera. Nga 101

101 shekulli i gjashtë deri në shekullin e tretë p. e. s., në qeramika vizatohen linja dhe fi gura gjeometrike; forma ndërtohet me siluetë më elegante dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfi llta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë, si helenët, maqedonasit apo romakët. 10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 6 pikë. 11. Shkruani një procesverbal që mbahet nga polici rrugor për 11 pikë një aksident automobilistik. Përmbajuni skemës së procesverbalit. Hyrja Data Vendi i ngjarjes Personi që mban procesverbalin Kush është i pranishëm Procesverbal Ngjarja për të cilën mbahet procesverbali Zhvillimi Përfundimi Nota Pikët

102 Model zgjidhjeje Grupi A 1. Përcaktoni cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë për tekstin informues-paraqitës. b. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të informojë. 2. Rrethoni alternativën e saktë. Procesverbali është tekst informues që: b. regjistron a dëshmon një veprimtari a një çështje në kohën kur ndodh. 3. Renditni llojet e teksteve informues-paraqitës që japin të dhëna të shumta vetjake dhe ku mbizotëron elementi subjektiv. a. CV-ja b. autobiografi a c. letra personale ç. ditari d. letra zyrtare 4. Shkruani formula që përdoren për hyrjen e një letre zyrtare. a. Shkëlqesisë së tij, z. President, b. E nderuar znj. Kryetare e Bashkisë etj. 5. Përcaktoni çfarë e dallon CV-në dhe autobiografinë nga biografia. CV dhe autobiografi a janë jetëshkrime që shkruhet nga vetë personi, biografi a është jetëshkrimi i një personi që shkruhet nga dikush tjetër. 6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit joletrar. Funksioni praktik 7. Identifikoni llojin e tekstit të mëposhtëm. Përcaktoni funksionin dhe qëllimin e tij kryesor. Lloji Funksioni Qëllimi teksti informues-paraqitës informues të informojë 8. Bëni skemën e komunikimit të tekstit të mësipërm. Përcaktoni elementet e skemës së komunikimit. Dërguesi Studiues i arkitekturës kanali letra (libri studimor) Referenti Arkitektura në shekujt VII-XV mesazhi Arkitektura e këtyre shek. është e zhvilluar dhe qëndron krahas asaj të vendeve fqinje. kanali letra (libri studimor) Marrësi Lexues të interesuar për historinë e arkitekturës kodi Gjuha e shkruar (shqipja) Konteksti Lexuesi i interesuar për historinë e arkitekturës 103

103 9. Në tekstin e mëposhtëm përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë këtë tekst të jetë informuesparaqitës. leksiku formal - përkufi zime - përshkrimet - shembujt - strukturë e thjeshtë sintaksore - folje në të tashmen e dëftores Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. janë folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e tashme. gjurmët emër, numri shumës, gj. femërore, trajta e shquar, lakimi i tretër. emërore. janë gjetur - folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e kryer. shfaqen - folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e tashme. artistike mbiemër, n. shumës, gj. femërore, r. kallëzore. ndërtohet - folje, veta III,njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme. 11. Shkruani një procesverbal që mbahet nga polici rrugor për një aksident automobilistik. Përmbajuni skemës së procesverbalit. Hyrja Zhvillimi Data Vendi i ngjarjes Personi që mban procesverbalin Kush është i pranishëm Ngjarja për të cilën mbahet procesverbali Procesverbal I mbajtur sot, më datë 22 shtator 2010, në autostradën Durrës-Tiranë, nga unë i nënshkruari Petrit Kodra, polic i shërbimit të qarkullimit rrugor, në prani të shoferit të automjetit me targë Tr.1234, pasagjerit z. Avni Rr. dhe dëshmitarit okular Dritan F. për ngjarjen e mëposhtme: Në orën 10 të mëngjesit, makina me targë... u përplas me shtyllën anësore të rrugës. Nga përplasja makina pësoi Përfundimi Mbajtësi i procesverbalit Të pranishmit në aksident Nënshkrimet 104

104 Grupi B Emri/mbiemri Model testi Klasa 1. Përcaktoni cili nga pohimet është i vërtetë. 1 pikë a. Tekstet informuese-paraqitëse janë të pasura me gjykime personale. b. Tekstet informuese-paraqitëse janë të shkruara dhe të folura. c) Tekstet informuese-paraqitëse janë tekste me përdorim të kufi zuar. 2. Rrethoni alternativën e saktë. 1 pikë Relacioni është tekst informues që: a. informon për lajme të ndryshme; b. përdoret në komunikimin shoqëror për qëllime të ndryshme; c. paraqet një punë kërkimore ose një trajton një çështje të caktuar. 3. Renditni llojet e teksteve informuese-paraqitëse që japin informacion të pasur 5 pikë dhe ku mbizotëron elementi objektiv. a.... b.... c.... ç Shkruani formula që përdoren për mbylljen e një letre zyrtare. 1 pikë a.... b Përcaktoni veçorinë e përbashkët të CV-së, autobiografisë dhe biografisë. 1 pikë Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit letrar. 1 pikë Identifikoni llojin, funksionin dhe qëllimin e tekstit të mëposhtëm. 3 pikë Mite dhe besime popullore Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë fi lloi të përhapej ilegalisht në Iliri që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e fi lloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin se, përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek. XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në Rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më Por në shek. XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (p.sh., në Lurë), kishte familje të përziera në pikëpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik nuk është e vështirë të kuptohet se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elemente 105

105 të krishterimit e të myslimanizmit. Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fi llim të shek. XX ishte sigurisht kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin si maja të diellit. Kështu, në data të caktuara bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorit, Këndravica etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdha në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit është: T u shkimt hisja e diellit. Lloji i tekstit... Funksionet e tekstit... Qëllimi i tekstit Plotësoni me të dhëna elementet e skemës së komunikimit duke iu referuar tekstit të mësipërm. 7 pikë Referenti Dërguesi kanali letra mesazhi kanali letra Marrësi kodi Konteksti 9. Përcaktoni në tekstin e mëposhtëm elementet e gjuhës që e bëjnë këtë tekst informues-paraqitës. 6 pikë Fotografia shqiptare Trashëgimia e lënë nga dinastia Marubi është ndër më të njohurat në fushën e fotografi së evropiane në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX. Dinastia Marubi fi llon me Pjetër Marubin, i lindur në Piacencia (Itali, 1834) dhe i detyruar të mbërrijë në Shkodër më 1856 pas ndjekjeve të pushtuesve austro-hungarezë. Në Shkodër Marubi nis aktivitetin e tij artistik në disa fusha njëherazi, si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor. Me Kutinë magjike fotografike (1858) ai nisi të fotografojë jetën jashtë studios, ndër të cilat edhe ngjarje politike të kohës, si Kryengritja e Mirditës ( ), Lidhja Shqiptare e Prizrenit ( ), që mbetën dëshmi edhe në faqet e revistave të njohura evropiane La guera d Oriente, The Illustrade London News, L lustration etj. Studio Marubi shkëlqen me përmasat evropiane, me hapësirë ndriçimi dhe pajisjet më të fundit ( ). Në atë kohë Pjetër Marubi zgjodhi për vijimësinë e punëve në studio djemtë e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrinës: së pari Mati, më jetëshkurtër ( ), pastaj Mikelin, e mbiquajtur Kel (Marubi), me mbiemrin e ri, në nder të mjeshtërit të madh. 106

106 Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 6 pikë Shkruani një letër zyrtare (kërkesë, ankesë, falënderim etj.) që mund t ia dërgoni drejtorit a drejtoreshës së shkollës, kryetarit/es së njësisë vendore (komunë, bashki) a dikujt tjetër. 11 pikë Mbështetuni te skema e dhënë. koka Lënda: KËRKESË Tiranë, më marrësi, vendi dhe data Drejtuar: formula e hapjes hyrja pjesa qendrore formula e mbylljes firma Nota Pikët

107 Model përgjigjeje Grupi B 1. Përcaktoni cili nga pohimet është i vërtetë. b. Tekstet informuese-paraqitëse janë të shkruara dhe të folura. 2. Rrethoni alternativën e saktë. Relacioni është tekst informues që: c. paraqet një punë kërkimore ose një trajton një çështje të caktuar. 3. Renditni llojet e teksteve informuese-paraqitëse që japin informacion të pasur. a. relacioni b. procesverbali c. artikujt e gazetave, revistave ç. biografi a d. kronikat e llojeve të ndryshme 4. Shkruani formula që përdoren për mbylljen e një letre zyrtare. a. Duke shpresuar që kërkesa ime do të merret parasysh, me nderime Mimoza b. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin me respekt Andi 5. Përcaktoni veçorinë e përbashkët të CV-së, autobiografisë dhe biografisë. Të tria llojet e shkrimit informojnë për jetën dhe veprimtarinë e një personi. 6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit letrar. Funksion estetik 7. Identifikoni llojin, funksionin dhe qëllimin e tekstit të mëposhtëm. 3 pikë Lloji i tekstit informues-paraqitës Funksionet e tekstit informues Qëllimi i tekstit të informojë dhe të bindë 8. Plotësoni me të dhëna elementet e skemës së komunikimit duke iu referuar tekstit të mësipërm. 7 pikë Referenti Mitet dhe besimet fetare Dërguesi Autori i shkrimit kanali letra (libri) mesazhi Në Shqipëri ka përzierje të traditave të lashta pagane me elemente të krishterimit dhe të myslimanizmit kanali letra (libri) Marrësi lexuesi kodi Gjuha e shkruar (shqipja) 108 Konteksti Studimi u drejtohet lexuesve të specializuar

108 9. Përcaktoni në tekstin e mëposhtëm elementet gjuhësore që e bëjnë këtë tekst të jetë informues- paraqitës. Leksiku formal Përkufi zime Përshkrime Shembuj Strukturë e thjeshtë sintaksore Foljet në kohën e tashme të dëftores 10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara. fi llon folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme. njëherazi ndajfolje mënyre. magjike mbiemër, gjinia femërore, n. njëjës, r. kallëzore. dëshmi emër, n. shumës, gj. femërore, trajta e pashquar, lakimi i tretë, r. kallëzore. ndriçimi emër, n. njëjës, gj. mashkullore, trajta e shquar, lakimi i parë, r. rrjedhore. zgjodhi folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë. 11. Shkruani një letër zyrtare, (kërkesë, ankesë, falënderim etj.), që mund t ia dërgoni 11 pikë drejtorit a drejtoreshës së shkollës, kryetarit/es së njësisë vendore (komunë, bashki) a dikujt tjetër. Mbështetuni te skema e dhënë. koka Lënda: KËRKESË Tiranë, më marrësi, vendi dhe data Drejtuar: Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë formula e hapjes hyrja pjesa qendrore formula e mbylljes firma Unë e nënshkruara S. A., lindur në Tiranë më , e bija e Agronit dhe e Pranverës, me anë të kësaj letre dua të paraqes pranë institucionit tuaj shqetësimin tim dhe të familjes sime. Unë dhe familja ime banojmë në rrugën Hoxha Tahsin dhe prej më shumë se një jave uji që na vjen në shtëpi ka një erë shumë të rëndë, i cili nuk mund të përdoret për asnjë lloj shërbimi. Nëna ime ka provuar ta ziejë ujin për gatim, por sërish ai mban një erë mjaft të rëndë edhe pas zierjes, duke u detyruar kështu që të përdorim ujë të blerë edhe për nevoja të tjera. Por ky problem bëhet ende më i rëndë kur vjen puna për të bërë banjë, pasi uji është mjaft i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin tonë. Madje motrës sime të vogël iu infektua lëkura dhe pati kruajtje të mëdha, kur nëna e lau me ujin e çezmës. Duke shpresuar shumë që kërkesa ime të merret parasysh dhe problemi ynë të marrë zgjidhje sa më shpejt. Me respekt S. A. 109

109 Teksti përshkrues Tema 1. Tema: Skema dhe tipologjitë Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë tekstin përshkrues dhe llojin e tij; të shpjegojë konceptin tekst përshkrues dhe mënyrën e realizimit të tij; të ndërtojë skemën e tekstit përshkrues në situata të ndryshme komunikuese; të dallojë funksionin rrëfyes, informues dhe bindës të teksteve. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale shtesë Përshkrimi si pjesë integrale e një teksti Si duhet lexuar Faik Konica... Nocioni intertekstualitet është relativisht i ri. Atë e përdori e para studiuesja frënge me origjinë bullgare, Julia Kristeva, në fund të viteve 60. Postulati i parë teorik i postmodernizmit është: S ka tekst pa intertekst. Intertekstualiteti paraqet komunikimin aktiv të së paku dy teksteve, letrare e joletrare, kurse në plan më të gjerë ai paraqet komunikimin e një vepre letrare jo vetëm me një tekst tjetër, por edhe me një kontekst tjetër - me konvenca, kode, mite, norma, rite etj. Ndërkaq, te ne studimet letrare që përdorin metodën intertekstuale dhe instrumentet e saj janë pothuajse në fi llimet e veta. Afërsisht në këtë kohë botohet në Prishtinë edhe libri Kujtesa e tekstit i Kujtim Shalës, në prologun e të cilit shkruhet: Identifi kimi i tekstit/teksteve në tekst, si kujtesë; si dhe leximi i tekstit nëpërmjet tjetrit konstituojnë interpretimin e tekstit. Disa vite më pas, studiuesja Floresha Dado e përdor me sukses këtë metodë në disa interpretime letrare. I bindur se teksti i Faik Konicës, i vetmi i kryer përfundimisht, duhet identifi kuar si kujtesë, do të synojë vlerësimin që ka në themel përjetimin e kësaj proze antologjike, si intertekst të sistemit letrar, drejt të cilit synon të shkojë vepra e këtij autori të madh. Një ambasadë e Zulluve në Paris Shkrimi Një ambasadë e Zulluve në Paris, i Faik Konicës, është botuar në vitin Nuk dimë të jetë plotësuar së paku me ndonjë tekst tjetër të dytë, kur kryetitulli (Katër përralla nga Zullulandi) paralajmëron për më tepër, konkretisht për katër tekste të zhanrit të përrallës, siç i quan vetë krijuesi, kur tek teksti i përfunduar nuk ka asnjë tipar të këtij zhanri. Titulli i lidhur ngushtë me temën, në funksionin klasik, jep të sintetizuar tekstin. Themelin e thurjes së subjektit të përrallës e përbën prishja e harmonisë së raporteve dhe e rendit ekzistues. Përralla ngjan me botën, ku mrekullitë janë të natyrshme, ndërsa magjitë rregull. Personazhet e përrallës janë figura të patrupëzuara që veprojnë jashtë hapësirës dhe kohës. Zbërthimi hapësinor, kohor e psikologjik për përrallën është i huaj (elemente përshkruese). Marrë nga Prof. as. dr. Rahim Ombashi (Këto fragmente janë zgjedhur për të argumentuar faktin që tek teksti informues-paraqitës përshkrimi gjendet i integruar brenda tekstit, si pjesë e qëllimit të tij.) 110

110 Përshkrimi shprehës Përshkrimi i ndjenjave, gjendjeve shpirtërore, situatave emocionale Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Krokatja e korbit (përshkrim i gjendjes shpirtërore) Në stuhi Në atë çast ndjeu një plogështi të jashtëzakonshme. Ajo ia përshkoi tërë trupin. Dhe çdo gjë iu duk e çuditshme, madje edhe vetvetja. Kurrë s e kishte lënë fuqia si kësaj here. Një lodhje e madhe e kishte kapluar, duke fi lluar prej qepallave deri te gishtat e dorës që i dridheshin. Desh të çohej për të ikur prej këtij vendi, por mendimi se, kur të çohej, do të dukej qesharak, e ndali. Edhe trari mbi derë rënkoi. Rrëkëllima e tij e frikësoi. I frikësuar hyri e u struk brenda, në lëkurën e vet. Rrinte duke dëgjuar vërshëllimën e stuhisë. Dhe kratjen e trarit... Marrë nga Anton Pashku, Letërsia bashkëkohore, faqe 201 Kujtime nga muaji i mjaltit (situata emocionale) Megjithatë, Ema ndonjëherë mendonte se ato ishin ditët më të bukura të jetës së saj, muaji i mjaltit, siç thuhet ndryshe. Që ta shijonte nektarin e tyre, e mira ishte të shkonte nëpër ato vende me emra kumbues, ku ditët e para pas martesës kalohen në një plogështi aq të këndshme! Hipur në ndonjë karrocë poste, me perde mëndafshi të kaltra nga brenda, ngjitesh ngadalë nëpër rrugët e rrëpirëta, duke dëgjuar gurgullimën e shurdhët të ujëvarës. Kur perëndon dielli, ngopesh me erën e këndshme të limonëve në breg të gjireve të detit; pastaj në mbrëmje, duke ndenjur mbi tarracën e vilave, vetëm për vetëm dhe kapur dorë për dore, vështron yjet dhe bën planet për të ardhmen. Ajo mendonte se në këtë rruzull tokësor disa vende duhej të krijonin lumturi, si ndonjë bimë e veçantë që çel mbarë në një vend dhe s bëhet dot askund tjetër. Përse të mos prehej edhe ajo, mbështetur mbi bërryla në ballkonin e ndonjë vile zvicerane, a të mbyllej bashkë me trishtimin e saj në ndonjë shtëpizë fusharake skoceze, si bashkëshorte e një burri të veshur me frak kadifeje të zezë me kinda të gjata dhe me çizme prej lëkure të butë, me kapelë me majë dhe me mansheta! Marrë nga G. Flober, romani Zonja Bovari, pjesa e parë, kreu VII Tregtar flamujsh (përshkrim ndjenjash dhe situatash emocionale)...humbi në një fluturim të vrikshëm mendimesh lirike. I ndodhte shpesh me harrue shqimit vendin ku gjindej e rrethin në të cilin rrinte, i joshun si nga nji muzikë e hollë e zgjue vrik në fund të shpirtit kah do të largësina ajore, ku rasa ma parandsi, e përshkrueme nëpër shëndrita të dëshirit poetik, merrte fytyrën e nji arratie të mrekullueshme. I pau ata fl amuj të shtjelluem në nji dritë të gjallë fi toresh kumbore, në krye të nji kombi të lir mbi udha plot brohorina t ardhmenis ku era e larit ymnonte e pastër drejt qiellit. I pau ato shqipe të zeza tue lirue nga burrgu i errët i nji kohe të zezueme e tue rrahë flatrat nëpër ajri të kuqe si engjuj drejtësie kah skajet ma të mshefuna të maleve e të fushave t atdheut... Marrë nga Ernest Koliqi, Tregtar fl amujsh, f

111 Përshkrimi objektiv Krokodili Krokodili është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, ai peshon mbi 900 kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shumë se një orë në pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqë në ujë një zebër të rritur në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë. Flegrat e hundës, të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marrë frymë kur trupi është i zhytur. Një shtresë e hollë lëkure i mbyll fl egrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmën e këmbëve të fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme. Femra përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë, ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor ka një rol shtytës, por edhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me të mund të hedhë poshtë edhe një kafshë me përmasa të mëdha. Marrë nga Wikipedia Forma e fortesës... Fortesa e Beratit është ndërtuar mbi një shkëmb të egër, me përzgjatje jug-veri, me një mur madhështor, që sot është i shembur aty-këtu. Perimetri i përgjithshëm i fortesës është 2600 hapa të mëdhenj; ka katër porta shumë të forta e të qëndrueshme. Porta e madhe që gjendet në veri, nëpërmjet së cilës zbritet në treg pas afro 1000 hapash, ka tri dyer që janë 100 hapa larg njëratjetrës. Dy nga këto dyer shohin nga veriu, kurse njëra, e brendshmja, është bërë prej gurësh të mëdhenj, sa trupi i një elefanti. Këtyre gurëve u gjendet shembulli vetëm në Khalil al Rrahman afër Kudsi Sherifi t në Jerusalem ose në fortesën e Benderit, që gjendet në breg të lumit Tuta-Turla.... Njëra portë, në rrëzë të Manastirit të moçëm, sheh në perëndim dhe del në rrugën e xhamisë së re që ka ndërtuar Hysen Pasha, në lagjen Murat Çelebi. Një portë tjetër është në lindje dhe del në lagje, por jo në rrugë kryesore. Nëpër të nuk ka shumë lëvizje Sipas përshkrimeve më 1670, të udhëtarit dhe gjeografi t turk Muhamed Ibni Dervishi (Evlija Çelebi) Marrë nga Berati dhe beratasit mbi tre shekuj më parë, përgatitur nga Petrit Belliu (Xhindolli) Përshkrimi subjektiv Qyteti i gurtë Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kish dalë papritur në një natë dimri si një qenie prehistorike dhe ish kacavjerrë me mundime të mëdha mbi faqen e malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër, e gurtë dhe e fortë. Ky ishte ndoshta qyteti më i pjerrët në botë. Nga shkaku i pjerrësisë së madhe ndodhte që në nivelin e çatisë së njërës shtëpi, fi llonin themelet e tjetrës. Me siguri, ky ishte i vetmi vend në botë, ku njeriu, po të rrëzohej në anë të udhës, në vend që të binte në hendek, mund të binte mbi çatinë e një shtëpie të lartë. Këtë gjë, më mirë se kushdo, e dinin të dehurit. Ishte me të vërtetë një qytet shumë i çuditshëm. Ti mund të ecje në rrugë dhe, po të doje, mund të zgjatje pak krahun dhe ta vije kapelën tënde mbi majën e një minareje. Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumë gjëra ishin si në ëndrra Marrë nga Ismail Kadare, Kronikë në gur

112 Përshkrimi bindës (argumentues) Reklamë Përshëndetje, Ndërmarrja jonë ka fi lluar ndërtimin e kompleksit të ri banesor-afarist në lagjen Jeta e re, në Prishtinë, ku do të ketë 96 banesa me madhësi të ndryshme, si dhe lokale në katin përdhes (të gjitha lokalet, si dhe 24 banesa janë shitur deri më sot). Kjo lagje është e qetë dhe e pastër dhe, po ashtu, nuk është larg qendrës aktuale (të pjesës së vjetër të Prishtinës)... Vendi ku po ndërtohet ky kompleks banesor-afarist ka afër shkollën fillore, si dhe çerdhen e fëmijëve, por nuk i ka larg as spitalet, arkivin, si dhe Fakultetin Teknik. Banesat po ndërtohen me leje ndërtimore nga komuna e Prishtinës, si dhe me standard të klasit të parë sa i përket ndërtimit, qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve, materialeve që përdoren (të gjitha me atest), si dhe pajisjeve në objekte dhe në banesa veç e veç. Kompleksi përbëhet prej tri objekteve, si dhe pjesës së përbashkët ku përfshihet parku, kopshti për fëmijë, parkingu për mysafi rët etj. Çdo banesë do të ketë garazhin përkatës nëntokësor...dera e hyrjes do të hapet me videofon nga secila banesë. Nëse ju vendosni që tani të merrni banesë nga ne dhe, nëse ne nuk e përfundojmë banesën tuaj ashtu siç e keni kërkuar dhe në datën e përcaktuar në kontratë, atëherë prej datës së caktuar juve do t ju paguhet qiraja për çdo muaj, qoftë edhe për çdo ditë vonesë... Përshkrimi i personave Marrë nga reklama e një fi rme ndërtimi në Prishtinë Fan S. Noli, si mjeshtër muzike Fan Noli jo vetëm është i ditur në muzikë, po ka zotësinë e rrallë të stërvitë të tjerë në atë mjeshtëri të bukur, dhe t i stërvitë në pak kohë. Ç humbje për Shqipërinë, që njeriu të atillë nuk i jepet rasti të organizojë stërvitjen muzikale të popullit në shkolla të vendit! Ç humbje që nuk i jepet rast të organizojë një universitet popullor në Shqipëri, në Shqipëri ku njerëz të pjekur të venë një a dy orë të stërviten! Fan Noli është hequr nga politika edhe më tepër sesa jam hequr unë, kuptohet se një njeri i mendjes ka nevojë për siguri dhe dinjitet. Po t i japësh këto, do të ishte një fi tim për Shqipërinë....Atë Noli do të mbetet në histori të Shqipërisë si burri që arriti i pari, me hir të vullnetit dhe të hollësisë së tij, të këllasi zyrtarisht gjuhën shqip në meshë. Dita që mëshoi për të parën herë është një ogur i bardhë në udhë të përparimit tonë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë. Leshzi, me sy të mprehtë, një fi zionomi të qeshur, gati të presë një shaka dhe ta kthejë me uzurë, mendje hapur, njohës i gjuhëve romane dhe skandinave, atë Noli nga kultura, nga mendësia dhe karakteri i tij më kujton shpesh kishtarët e Përlindjes italiane. Marrë nga Faik Konica, Vepra, faqe 85 Shënim. Titujt e fragmenteve janë vënë nga redaksia. Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrimi subjektiv, përshkrim shprehës, bindës, informues. Struktura e mësimit Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë në grupe Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 113

113 Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin duke e ndarë klasën në gjashtë grupe. Secilit prej grupeve i kërkohet të përshkruajë një objekt, njeri, kafshë, vend, ndjesi emocionale, gjendje, ndjenjë..., p.sh.: të përshkruajë qytetin, objektin më të shtrenjtë të fëmijërisë, gjyshen a gjyshin, kafshën shtëpiake të parapëlqyer, gjendje emocionale, ndjenja etj., duke u ndalur te: a. qëllimi i përshkrimit, b. veçoritë e objektit që përshkruhet, c. lloji i përshkrimit (objektiv a subjektiv) Pasi nxënësit përfundojnë detyrën në grup, përfaqësuesi i çdo grupi lexon përshkrimin e realizuar dhe vë në dukje qëllimi, veçoritë dhe llojin e përshkrimit. Model përgjigjeje - Çfarë keni përshkruar? Vend (objekt, person...) - Cili është qëllimi për të cilin e përshkruat? Për të informuar (bindur, shprehur ndjenjat, emocionet...) - Në cilat veçori të objektit të përshkruar u përqëndruat? Në veçori të: a. pamjes fizike (botës së brendshme shpirtërore), b. në anë të veçanta të objektit, për të dhënë imazhin e përgjithshëm, c./në të dhëna të detajuara për objektin për të dhënë imazhin e plotë... - Sipas jush, ç lloj përshkrimi është? Objektiv/subjektiv/shprehës/bindës/informues U kërkohet nxënësve të argumentojnë përgjigjen duke u mbështetur në elementet përbërëse. Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fi sha me tekste të parapërgatitura, ku ka përshkrime, dhe u kërkon të identifi kojnë në to elemente të përshkrimit. Diskuton me ta rreth qëllimit të përshkrimit, llojit dhe karakteristikave të tij. Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë në grupe Mësuesi/ja i ndan nxënësit në tri grupe dhe u shpërndan fi sha me tekste ku ka përshkrime, dhe u kërkon të identifi kojnë në to elemente të përshkrimit, të evidentojnë qëllimin dhe karakteristikat e përshkrimit. Për ta realizuar këtë detyrë ata duhet të lexojnë tekstin e nxënësit dhe të mbajnë shënime për veçoritë e llojit të tekstit dhe të kërkojnë t i zbulojnë në tekstin e dhënë. Grupi I - punon me një tekst narrativ (fragment nga romani Zonja Bovari ose Krokatja e korbit). Grupi II punon me një tekst informues-paraqitës (Krokodili ose Fortesa e Beratit). Grupi III punon me një tekst argumentues (Reklamë, Greqia vend turistik e kulturor). 114 Çdo grup plotëson skemën përkatëse me të shënimet e mbajtura dhe ilustron me shembuj. Në fund me të dhënat e grupeve plotësohet në tabelë grafi ku organizues, si më poshtë, të cilin mësuesi/ja mund të ketë parapërgatitur në një tabak të madh letre dhe e vendos në tabelë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në skemën përmbledhëse të veçorive të tekstit përshkrues.

114 Përshkrimi informues - Përshkrimi i objektit në tërësi ose i pjesëve të tij; - është i saktë, i hollësishëm, i pasur me detaje; - leksiku i zgjedhur nga një fushë e caktuar Përshkrimi bindës - përshkrimi i objektit në mënyrë subjektive - përzgjedh të dhënat në përputhje me qëllimin; - është më pak i saktë se përshkrimi informues - gjuha synon të ngjallë qëndrim pozitiv ose negativ Përshkrimi shprehës - shpreh emocione dhe gjendje shpirtërore të dërguesit; - paraqet objektin në funksion të temës; - gjuha e përpunuar artistikisht Përdoret për qëllime të caktuara Teksti përshkrues zakonisht nuk është i mëvetësishëm Përdoret në lloje të ndryshme tekstesh Teksti narrativ/poetik - funksioni: a. shprehës b. përfshin lexuesin emocionalisht - realizohet për objekt real ose imagjinar - përshkruesi mund të jetë: a. vëzhgues i jashtëm b. autori c. një personazh - veçoritë gjuhësore: a. përzgjedhja e fjalëve b. përdorimi i figurave retorike c. përdorimi i kohës së shkuar Teksti informues-paraqitës - funksioni: informues - realizohet për objekt real - përshkrimi është a. objektiv, i qartë dhe shterues b. të njeh me objektin në tërësi ose pjesë të tij c. përdoret në tekste shkencore - veçoritë gjuhësore: a. gjuhë teknike, e drejtpërdrejtë, e saktë; b. emrat janë kryesisht në të shquarën, c. përdoren ndajfoljet e kohës c. përdorimi i kohës së pakryer Teksti argumentues - funksioni: a. bindës b. për ta prekur lexuesin emocionalisht c. për të manipuluar lexuesin - realizohet në a. funksion të qëllimit të tekstit, b. zakonisht ka karakter subjektiv, c. përzgjedh të dhënat për të realizuar qëllimin; - veçoritë gjuhësore: a. leksiku synon të ngjallë përshtypje pozitive ose negative b. përzgjedhja e fjalëve me ngjyrime të forta, c. përdorimi i figurave retorike. Përforcimi. Rishikim në dyshe Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të realizojnë mbajtjen e strukturuar të shënimeve, duke e përqendruar vëmendjen në veçoritë e tekstit përshkrues në një skemë të tillë: Në këtë fazë të mësimit nxënësit punojnë në dyshe tekstet e dhëna në faqet 72 dhe 73, duke evidentuar veçoritë e llojeve të përshkrimeve. Model zgjidhjeje Përshkrimi informues - Përshkrimi i objektit në tërësi; - është i saktë, i hollësishëm, i pasur me detaje; - leksiku i zgjedhur nga një fushë e caktuar. - përshkruhen kolibrat - kolibrat janë shpendët më të vegjël, 5 cm..., aftësia e tyre të qëndrojnë në ajër... zogj, krahë, fluturojnë, qëndrojnë në ajër etj. 115

115 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përshkrimi bindës (argumentues) Përshkrimi bindës - përshkrimi i objektit në mënyrë subjektive: - - përzgjedh të dhënat në përputhje me qëllimin: - është më pak i saktë se përshkrimi informues - Greqia, ju fton të vizitoni mrekullitë e saj jo vetëm natyrore, por edhe kulturore. Një mundësi brilante për turizëm turistik dhe kulturor. - Athinaja, e bija e Zeusit... mbrojtëse e shtetit dhe e veprave publike, është emri që mban kryeqyteti grek, vendi i parë i formës qeverisëse demokratike në botë. Athina... një nga epiqendrat e kulturës antike,... Një nga mrekullitë e botës është Akropoli: pjesa më e lartë dhe më antike e qytetit, që në antikitet përbënte pjesën mbrojtëse të qytetit... - gërsheton mitin me të vërtetat - gjuha e përdorur është me ngarkesa pozitive e joshëse në përputhje me qëllimin e reklamës. - gjuha synon të ngjallë qëndrim pozitiv ose negativ Përshkrimi shprehës - shpreh emocione dhe gjendje shpirtërore të dërguesit; - paraqet objektin në funksion të temës; - - gjuha e përpunuar - Shumica e banorëve mbanin armë shumë të bukura. shamitë e kokës të bardha si bora që shkëlqenin në diell U bënin fi gurat thatanike e të buta të dukeshin madhështore... Përshkrimi i shamisë në funksion të përshkrimit të veshjeve të zonës së Shkrelit. Përdor fjalë të përzgjedhura dhe fi gura retorike: të bardha si bora, që lëshoheshin të lirë e të zbukuruar... i bënin fi gurat thatanike e të buta të dukeshin madhështore. Përdoret koha e pakryer mënyrës dëftore: si pjesë e tregimit në të shkuarën: mbanin, kishin, lëshoheshin, i bënin etj. Pasi vë në dukje elementet përbërëse të çdo teksti nëpërmjet shembujve të librit, nxënësit dalin në përfundime me tabela mbi veçoritë për secilin rast. Diskutim i lirë Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, 3, faqe 84 -Shkruani teknikat dhe karakteristikat e tekstit përshkrues -Parapërgatitje: Sillni në klasë tekste të ndryshme përshkruese. 116

116 Teksti përshkrues Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema 2. Karakteristikat dhe teknikat Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë karakteristikat dhe teknikat e tekstit përshkrues; të klasifi kojë tekstet përshkruese në objektive dhe subjektive ; të analizojë veçoritë gjuhësore të teksteve përshkruese; të evidentojë teknikat e përshkrimit në tekstin përshkrues. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrim subjektiv, teknikat e përshkrimit, renditja hapësinore/hierarkike e përshkrimit. Struktura mësimore Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Disktutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të punojnë me ushtrimin nr. 3, faqe 84 dhe të sjellin në klasë tekste të ndryshme përshkruese. Model përgjigjeje, ushtrimi 3. Ushtrimi 1 Teksti i parë është tekst përshkrues subjektiv. Përshkrimi jepet duke u mbështetur në elemente të imagjinatës së autorit. Elementet mbi të cilat mbështetet ky argument janë: rridhnin vistër, një herë tue marrë trajtën e një rreshti breshkash të drojtuna në ecje për të mos lënë barrën e vezëve në bark... të një gjarpni të shkëlqyeshëm, nëpër një fushë të hapët në borë... Teksti i dytë është tekst përshkrues objektiv. Elementet mbi të cilat mbështetet ky klasifi kim janë të dhënat objektive e të sakta: është një nga liqenet më të mëdha... më të vjetra në botë. Gjendet në lartësi mbidetare ka sipërfaqe 349 m 2... është i thellë 289 m... dhe pjesa më e madhe i përket Maqedonisë. Teksti i tretë dhe i katërt janë tekste përshkruese subjektive. Të dyja tekstet përshkruajnë realitetin në bazë të një gjendjeje të caktuar shpirtërore, të tilla si: 1. Qielli mbi botë atë natë fundtetori ishte më i shkretë se ç mund të mendohej. Disa qindra aeroplanë uleshin e ngriheshin, ca miliarda zogj, tre meteoritë që ranë të vetmuar..., ca satelitë spiunë vërtiteshin në vetmi... po të gjitha këto ishin pak në krahasim me qiellin e botës. Ai ishte bosh Fletët, të thata e të verdha, kanë rënë nga lisat rreth e rrotullma mbi liqen edhe duken si njolla ari në një pasqyrë të vjetër... një pushim i trimshtishëm... Vetëm larg së largu, ushtimi i çapeve të ndonjë ëndërrimtari

117 Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë ato tipare, të cilat i klasifi kojnë tekstet e ushtrimit 3 në tekste subjektive dhe objektive Veçoritë e tekstit subjektiv Fragmente të shkëputura nga tekstet Përshkrimi shoqërohet me ndjenja dhe emocione të autorit. Përshkruhet nga këndvështrimi i autorit. Qëllimi të ngjallë ndjenja dhe emocione te marrësi i tekstit rridhnin vistër, një herë tue marrë trajtën e një rreshti breshkash të drojtunana, ecje për të mos lënë barrën e vezëve në bark... të një gjarpni të shkëlqyeshëm, nëpër një fushë të hapët në borë... Veçoritë e tekstit objektiv Përshkruhet në mënyrë të paanshme Qëllimi kryesor është informimi Fragmente të shkëputura nga tekstet është një nga liqenet më të mëdha..., më të vjetra në botë. Gjendet në lartësi mbidetare , ka sipërfaqe 349 m 2..., është i thellë 289 m..., pjesa më e madhe i përket Maqedonisë... Nxënësit vazhdojnë të punojnë të pavarur në dyshe me teknikën Ditar dypjesësh ushtrimit 1, faqe 84. Ata përqendrohen në përcaktimin e karakteristikave të teksteve përshkruese. Secili prej tyre shënon në tabelën përkatëse veçoritë e tekstit përshkrues të. Pasi mbarojnë, ata shkëmbejnë informacionin e plotësuar me njëri-tjetrin, duke argumentuar zgjidhjet e bëra. Më pas shënojnë përgjigjet në tabelë bashkë me mësuesin/en. Model përgjigjeje Fragmenti i parë është përshkrim/shprehës. Objekti i përshkrimit është vend, mënyra e përshkrimit është subjektive, renditja hapësinore është nga lart-poshtë (largohej rrezja e diellit prej majave) hierarkike (mbramja e Thethit, prej majeve..., ndonji maje... qerrit Arusha e Madhe..., mbi Qafën e Pejës..., lumi natën..., prej shpateve... fl ladi këndon...), Teksti është shkruar leksik i zgjedhur, me fi gura retorike terminologji të përgjithshme dhe i drejtohet një lexuesi të gjerë. Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet Përdorimi i treguesve hapësinorë Përdorimi i mbiemrave me funksion fi gurativ, si epitete Përdorimi i foljeve në kohën e tashme dhe në të pakryer Përdorimi i fjalive të thjeshta gërshetuar me fjali të përbëra, për ta bërë më të qartë përshkrimin Pasuri dhe shumëllojshmëri të leksikut të domosdoshëm për t i dhënë një imazh të qartë Largohej rrezja e diellit prej majeve, ndonji maje nga lindja hyjnore, mbrëmja, i gjallë, e fundme, guri, aroma, të shëndosha etj. ndien, përpiqet, shkëlqen, fi ken, fl ejnë, çon, derdhen,kalon, ishte, largohej, mshehshin. Mbramja e Thethit ishte hyjnore... Ndonji maje nga lindja, shkëlqen deri vonë... Kaq me mall largohej rrezja e diellit... malet fl ejnë të kunorueme me arin e hyjeve 118

118 Te fragmenti i dytë përshkrimi është informues Objekti i përshkrimit është i njëjti vend (Thethi), mënyra e përshkrimit është objektive, renditja hapësinore është nga e majta në të djathtë (në afërsi të Shkodrës..., vetëm 70 km larg nga kryeqendra e Veriut..., ka përreth tij tri maja të larta..., është rreth 900 m mbi nivelin e detit) hierarkike (Thethi... parqet natyrore..., vetëm 70 km larg nga kryeqendra e Veriut... ka përreth tri maja..., lugina e lartë...). Teksti ka leksik që mbulon fushën e gjeografi së dhe, i drejtohet një lexuesi të gjerë. Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet Në afërsi të Shkodrës..., vetëm 70 km larg nga Përdorimi i treguesve hapësinorë kryeqendra e Veriut... ka përreth tij tri maja të larta..., është rreth 900 m mbi nivelin e detit. Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi (cilësorë) dhe marrëdhëniorë Përdorimi i foljeve në kohën e tashme Maja të larta, zonat më të veçanta, nga më të përmendurit, lugina e lartë, parqet natyrore etj. Është, ka, është... Përdorimi i fjalive të thjeshta të zgjeruara, për ta bërë më të qartë përshkrimin. Pasuri dhe shumëllojshmëri leksikore nga një fushë e caktuar për t i dhënë lexuesit një imazh të qartë për parkun. Thethi është vetëm 70 km larg... kjo luginë është rreth 900 m mbi nivelin e detit etj. Në afërsi të Shkodrës, me një sipërfaqe, ka përrreth tri maja malesh, lugina etj. Fragmenti i tretë është përshkrim bindës. Objekti i përshkrimit është vend, mënyra e përshkrimit është subjektive, renditja hapësinore është nga e majta në të djathtë (jo vetëm shqiptare, por edhe në Evropë)... Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet Përdorimi i treguesve hapësinorë Park kombëtar që nga viti 1966 Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi dhe janë me ngarkesa fi gurative Mbizotërojnë foljet në kohën e tashme të m. dëftore, por edhe e kryera apo m. lidhore Mbizotërojnë fjalitë e thjeshta të zgjeruara, për ta bërë më të qartë përshkrimin Pasuri leksikore e domosdoshme për të dhënë një imazh joshës të vendit. Vend i mrekullueshëm, mushkëri e gjelbër, Është (një nga perlat), është (një vend i mrekullueshëm), mos humbsni, është ringjallur, të vizitoni... perlat, vend i mrekullueshëm, mushkëri e gjelbër, këtë mrekulli të natyrës Përforcimi. Rishikim në dyshe Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve tri tekste dhe u kërkon të identifi kojnë karakteristikat e tekstit përshkrues të praktikuara në ushtrimin e mësipërm. Forma e Akropolit Është një kështjellë guri, bashkëngjitur me murin perëndimor të fortesës së madhe. Ka 800 hapa perimetër dhe dy porta, njëra prej të cilave në lindje dhe komunikon me brendinë e fortesës së madhe dhe tjetra në perëndim (nëpërmjet murit të jashtëm kryesor (PB) dhe që të nxjerr në lagjen Murat Çelebi ). Të shtatë portat e fortesës së Beratit janë prej dru lisi e jo prej hekuri, sepse të gjitha janë të fshehura pas kullash e nuk bien në sy të armikut. Bile dy prej këtyre dyerve të drunjta janë 119

119 rrëzuar e shtrirë përtokë dhe janë lënë ashtu, sepse kurrkush nuk ka fort frikë nga armiku. Në Akropol gjenden shtëpi të mbuluara me tjegulla dhe një xhami (e Sulltan Bajazitit). Ka pak municione dhe 6 topa. Ka disa hambarë të hershëm, një cisternë uji dhe një shtëpi për komandantin e kalasë. Përshkrimi i kështjellës së madhe të Beratit Ka gjithsej 200 shtëpi të vjetra të mbuluara me tjegulla. Shumica e banorëve janë të krishterë. Shtëpitë kanë oborre dhe bahçe të lëna pas dore. Ka një xhami, ajo e Sulltan Bajazitit. Është ndërtuar sipas stilit të hershëm, është një ndërtesë e vjetër, mbuluar me tjegulla, me një minare të lartë prej guri dhe që vizitohet nga pak besimtarë. Këtu gjenden 8 kisha, ndër të cilat njëra është më e madhe dhe e stolisur më bukur. Rrugët janë prej kalldrëmi natyror. Gjithandej nëpër kala ka shtëpi, shumë prej të cilave bashkëngjitur mureve rrethuese të kalasë. Hendeqe apo ledhe penguese ose mbrojtëse nuk ka, sepse vetë terreni është i tillë, që me formën e tij të thepisur përbën rreth e rrotull, e sidomos në pjesën jugore, një mbrojtje natyrore që quhet Rrasa Çekbeni (Çekbeni - fjale turke që do të thotë tërhiqmë mua ). Kjo anë është një humnerë e thepisur dhe e rreptë, prej nga nuk guxon kush të shohë teposhtë. Në këtë rrasë të ashpër që lartësohet thikë në kupë të qiellit kanë ndërtuar foletë e tyre shumë zogj grabitqarë, të tillë si petriti, skifteri, korbi etj. Okazioni i projektit T 23 Objekti banesor-afarist T 23 është duke u ndërtuar në lagjen Top Hane, në qendër të Prishtinës, njëra nga zonat më të përshtatshme për banim, e urbanizuar nga komuna e Prishtinës. Së shpejti do të bëhet zona më atraktive për banim, pasi ekziston infrastruktura, si: uji, kanalizimi, rryma etj. Afërsia e lokacionit me shkollat, si shkolla fi llore, e mesme, universitet, institucionet shëndetësore, afariste, si bankat lokale afariste dhe shumë institucione që na nevojiten në përditshmërinë tonë. Përshkrimi i produktit Objekti banesor-afarist do të ndërtohet me materiale të kualitetit të lartë, të cilat kryesisht prodhohen në vend dhe rajon, si dhe nga vendet e Evropës Perëndimore. Për ndërtimin e objektit ne tashmë kemi kontraktuar kompaninë Terraplan, e cila është një kompani vendore me një përvojë të madhe në ndërtimin e objekteve kolektive, por edhe industriale. Për plotësimin e nevojave të konsumatorëve ne planifi kojmë që të ndërtojmë objektin afarist-banesor, i cili përmban: Modeli -I- banesa me 2 dhoma Modeli -II- banesa me 3 dhoma Modeli -III- banesa me 4 dhoma, me sipërfaqe të ndryshme. Garazhet do të jenë standarde Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për një bashkëjetesë në objektin banesorafarist me sipërfaqe gjelbëruese, vende për lojëra të fëmijëve dhe vende për pushim me një sipërfaqe prej 500 m Detyrë shtëpie: Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë. 1. Parapërgatitni një përshkrim mbi një person. 2. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme të njerëzve.

120 Tema 3. Përshkrimi i njerëzve (ora I) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të njohë teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave; të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e personave; të përdorë tabelën për t i përmbledhur këto të dhëna; të përshkruajë një person. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Model përshkrimi Skoti Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me karakteristikën: ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë pjesë në ekspeditën e Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij duke gjykuar nga fotografi të, nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e fakteve, por megjithatë e thatë dhe praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra, rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës. Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi Indinë dhe ishujt pa emër të arkipelagut, kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të hekurt, me po atë bindje se po kryen detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur. Por vullneti i tij është i fortë çelik. Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik. Marrë nga Stefan Cvajg, Njeriut të cilit iu mërzit Evropa, faqe 109 Konceptet kryesore: përshkrimi i një personi, teknikat e për shkrimit të një personi, përshkrimi fizik, përshkrimi i karakterit. Struktura mësimore Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Disktutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në grup Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë përshkrime njerëzish. Bëhet leximi i tyre (mësuesi/ja mund t u paraqesë nxënësve modele përshkrimi të personave, nëse ata nuk kanë sjellë materiale të kësaj natyre). Mbështetur në përshkrimet e lexuara mësuesi/ja shtron pyetjen: 121

121 - Cilat aspekte të njeriut janë përshkruar në këto fragmente? Ai/ajo shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve: Pamja fi zike Të dhënat anagrafi ke (personale, të gjendjes civile) Karakteri Ndjenjat Veshja Të dhënat jetësore etj. - Si përshkruhen ato? Me detaje/në mënyrë të përgjithshme/në mënyrë të hollësishme etj. Ilustrojini me shembuj nga fragmentet. Skoti Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me karakteristikën: ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë pjesë në ekspeditën e Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij duke gjykuar nga fotografi të, nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e fakteve, por megjithatë e thatë dhe praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra, rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës. Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi Indinë dhe ishujt pa emër të arkipelagut, kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të hekurt, me po atë bindje se po kryen detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur. Por vullneti i tij është i fortë çelik. Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik. Skoti ka ndërmend të përfundojë atë që fi lloi Shelltoni. Ai organizoi një ekspeditë, por nuk i mjaftojnë mjetet fi nanciare. Megjithëkëtë kjo nuk e ndal. I bindur për suksesin në të ardhmen ai sakrifi kon me pasurinë e vet... Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve në aspektet e përshkrimit të personit. E ndan klasën në grupe bazë me nga 5 nxënës secili. Nxënësit ndahen në grupe ekspertësh. - Grupi i parë i ekspertëve diskuton rreth të dhënave anagrafi ke të personit. - Grupi i dytë diskuton rreth pamjes fizike. - Grupi i tretë rreth veshjes. - Grupi i katërt rreth karakterit. - Grupi i pestë rreth historisë së tij 122 Nxënësit diskutojnë në grupe ekspertësh dhe më pas kthehen në grupet bazë, duke u shpjeguar dhe ilustruar me shembuj shokëve secilën prej çështjeve. Secili grup plotëson të dhënat e përshkrimit të personit në tabelat përkatëse, duke e ilustruar me shembuj nga fragmenti i dhënë në libër, Zhitoni.

122 Të dhëna personale (anagrafike) Pamja fizike Veshja Karakteri Historia Të dhëna personale (anagrafike) Pamja fizike Të dhëna për moshën, seksin, profesionin, origjinën, gjendjen civile (beqar, i martuar, i ve, i ndarë). Shoqërohen me informacione për marrëdhënien e atij që përshkruhet me personin që bën përshkrimin Karakteristikat më të rëndësishme të pamjes fizike Vihen në dukje ato elemente që plotësojnë aspekte të karakterit dhe personalitetit të personit Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij Evidenton ato veçori që të japin mundësi ta kuptosh më mirë personin. Për moshën, seksin, profesionin, origjinën, gjendjen civile (beqar, i martuar, i ve, i ndarë). Shoqërohen me informacione për marrëdhënien e atij që përshkruhet me personin që bën përshkrimin Karakteristikat më të rëndësishme të pamjes fi zike Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 I pasur Zhitoni ka çehre të freskët, fytyrë të nbushur dhe faqe të varura, syrin pishë të ngulët, shpatulla të gjera, barkun të kërcyer. Nxjerr një shami të madhe... Ecje të vendosur, flet tërë siguri, e bën tjetrin të përsërisë fjalët e tij, me zor e honeps çfarë i thuhet atij vetë, nxjerr një shami të madhe dhe shfryn hundët gjithë gjurmë; hedh tutje pështymën dhe bën tërë atë të teshtitur, fle ditën, fle natën,...i ndërpret, i korrigjon ata që flasin,... është i qeshur, hokatar, i gjallë, kryeneç, zemërak, shthuranak, ambicioz, misterioz... Gjyshi nga nëna i shkruesit I martuar, me shumë fëmijë: Kishte marrë për grua një vajzë të rritur mirë dhe,... bënë shumë fëmijë...; Nuk kishte shumë vite shkollimin, nuk ishte i pasur ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngulura mirë në tokë, me një shëndet të mirë Elemente të karakterit, të gërshetuara me aspekte të sjelljes Historia Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetuarit;... kjo nuk e pengoi të qëndronte deri në fund i sjellshëm,... zemërohej nëse i thoshin që Toka rrotullohej,... I pëlqente të ishte i pasur, Pasioni i tij ishin zogjtë, Kur i binte rruga nga varrezat, shpejtonte hapat pa e kthyer kokën andej. Mbeti gjithmonë një person shumë energjik deri ditën e fundit. Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë sëmundje, nuk kishte pirë asnjë ilaç. Një mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët që e çonin në dhomën e tij, lajmëroi që s do të hante darkë. Ra të fl inte me fytyrë nga muri dhe duke ia kthyer shpinën botës. U shua i mërzitur me jetën që ia mori forcën dhe energjinë. Pasi evidentojnë këto elemente, mësuesi/ja u kërkon të lexojnë në heshtje përshkrimin Gjyshi im dhe të përpiqen të identifi kojnë këto elemente. 123

123 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Model përgjigjeje Gjyshi im nga nëna ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngulura mirë në tokë, me një shëndet të mirë, që e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetuarit. Kishte marrë për grua një vajzë të rritur mirë dhe, ndonëse bënë shumë fëmijë, kjo nuk e pengoi të qëndronte deri në fund i sjellshëm. Nuk kishte shumë vite shkollimin dhe zemërohej nëse i thoshin që Toka rrotullohej. I pëlqente të ishte i pasur, por nuk u bë kurrë i tillë. Ndonëse jetën dhe sjelljen e kishte si zotni. Pasioni i tij ishin zogjtë. Mbaj mend një zog me sqep të gjatë e të verdhë, të cilin e mbante në kafaz: i zi, shumë krenar, me sy zjarri nga tërbimi i mungesës së lirisë. Kur i binte rruga nga varrezat, shpejtonte hapat pa e kthyer kokën andej. Mbeti gjithmonë një person shumë energjik deri ditën e fundit. Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë sëmundje, nuk kishte pirë asnjë ilaç. Një mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët që e çonin në dhomën e tij, lajmëroi që s do të hante darkë. Ra të fl inte me fytyrë nga muri dhe duke ia kthyer shpinën botës. U shua i mërzitur me jetën që ia mori forcën dhe energjinë. Përforcimi. Shkrim i lirë Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një përshkrim të shkurtër për njeriun e tyre më të dashur të familjes. Nxënësit do të mbështeten në aspekte të ndryshme të diskutuara më lart. Nxënësit lexojnë punimet dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Në fund të orës mësuesi/ja nxjerr konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 5, faqe 86 b) Sillni në klasë përshkrime të personave të ndryshëm. Tema 3. Përshkrimi i njerëzve (ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave; të bëjë një përshkrim krahasues mes dy personave; të vëzhgojë portretet në pikturë dhe t i përshkruajë ato. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrim subjektiv, teknikat e përshkrimit, renditja hapësinore/hierarkike e përshkrimit. Struktura mësimore Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT 124 Parashikimi. Imagjinata e drejtuar Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë: Ushtrimi 5, faqe 86.

124 Model përgjigjeje Në tekstin e parë vëmendja e lexuesit drejtohet te pamja fi zike e personit që përshkruhet, si: burrë i thatë, pak i kërrusur, ndonja pesëdhjetë vjeç. Sytë e skuqur, mjekra e thinjur dhe e parruar, rrudhat në ballë e kishin shpërfytyruar, në kokën e tij të vogël s dallohej gjë tjetër, veç një hundë e gjatë. Në tekstin e dytë vëmendja është përqendruar në përshkrimin fi zik dhe të karakterit: xhuxhmaxhuxhe, dy grushte një mbi një, pastaj një e tharë, e vdekur e pakallur, na shkon, duket si do thihet në mes. Lëre, se të parit më keq akoma, e shëmtuar. Me si të kërcyer, që kur të vështron, sikur do të hajë, hundën sa një xhore, golin sa një kamare, pale kur qesh, i dalin ata dhëmbë si të kaut. Një arape që s e ka shoqen... Në tekstin e tretë përshkrim fi zik është i gërshetuar me anë të ndryshme të karakterit, të tilla si: trup jo i naltë sa i lidhun. I hajshëm i drejtë si shtizat druforta të lundrave që i xevendsuen djepin e fëminis. I lëvizshëm si njalat që e argtuen si të vogël. I zhbridhët si qerfull qi fshatit të tij i gëzon brigjet. Ma fort i rremtë se sa i bardhë. Lëkurën si të pjekur nga dielli që rrahë agim e muzg Shirokën. Kryet e bashëm, por jo jashta mase. Ballin e gjannë dhe të thyeshëm, ma fort katruar. Tamthat si të shtypun me xigonm të theksuem. Syt gazë, si në gropë, nën hijen e vetullavet të trasha. Hundën paksa të thyeme në kodër, me majë e fl etëza të ndjeshme mollëzat e faqeve të zhdukuna dhe të preme nga rrudhat e njeriut të pamish. Të tri tekstet kanë stile të ndryshme përshkrimi Teksti i parë përshkruan thjesht e shkurt pamja e personazhit, një fshatar nga Gjinari. Autori përqendrohet në detaje të pakta të pamjes së jashtme fi zike, duke na dhuruar një përshkrim të shpejtë e të përgjithshëm. Teksti i dytë, përveçse përshkruan, është i gjallë në imazhet që përcjell, të mbushura me ndjesi të vetë autorit që përshkruan. Mbështetet në detaje që vënë dukje si pamjen e jashtme, me një ngarkesë të theksuar negative. Teksti i tretë të sjell përpara syve një portret të plotë e të gjallë të personazhit, shpeshherë të krahasuar me objekte e dukuri. Përshkrimi është i hollësishëm dhe i mbushur me shumë detaje. Në të nuk kemi një përshkrim të drejtpërdrejtë të karakterit të personazhit, por mënyra e përshkrimit të pamjes fizike e konturon mjaftueshëm personazhin edhe si karakter. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të përshkruajnë veten pas disa vitesh, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme të përshkrimit të personave. Leximi dhe diskutimi i detyrës. Model përgjigjeje E shoh veten student të arkitekturës, tek mbaj një tufë me letra e vizatime në duar. Flokët e shpupuritur nga pagjumësia më bien në sy. I veshur me një palë pantallona të lehta linoje, kam pamjen e një njeriu, i cili jeton në një botë imagjinare dhe lehtas në fytyrë më përvijohet imazhi i një realiteti të abstrakt (ti ngjitesh për në qiell me shkallë të një modeli modern të kohës, të sapondërtuar nga një arkitekt i zoti, i cili është fjalëpakë... Diskutimi i detyrave të nxënësve. Mësuesi/ja vë në dukje aspekte të ndryshme të përshkrimit dhe detajet të përdorura prej tyre. 125

125 Ndërtimi i njohurive. Ditari tri pjesësh Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te përshkrimi krahasues. U kërkon nxënësve në dyshe të evidentojnë karakteristikat e këtij lloji përshkrimi dhe të shënojnë në tabelën përkatëse veçoritë e personazheve të tekstit Ai dhe unë, në f.77 të librit të nxënësit. Karakteristikat e përshkrimit të personit Ai Unë Të dhëna personale Flet disa gjuhë S flas asnjë Pamja fizike bullafi q Karakteri Ka vapë, inatoset me Kam ftohtë, unë nuk mua që vesh golfi n, orientohem shpejt orientohet shpejt Veshja Parapëlqimet Muzetë, perimet e freskëta golfe Poezia, ushqimet e skuqura Teksti përqendrohet në një krahasim mes dy shokëve në aspekte që lidhen ngushtë me karakterin. Të dy shokët ndryshojnë në: - konceptin e të veshurit dhe të ndjesitë e përcjella lidhur me dukuritë atmosferike -Kanë aftësi të ndryshme të përshtatjes dhe shije të ndryshme muzikore - Kanë preferenca dhe shije të ndryshme të mënyrës së të ushqyerit. Autori vë në dukje elemente gjuhësore dhe krahasuese të tekstit, të tilla si: -përdorimi i lidhëzave: Unë dhe miku im... -përdorimi i të kundërtave: ai ka vapë, unë kam gjithnjë ftohtë. Përforcimi: Rishikim në dyshe Model përgjigjeje Unë dhe shoqja ime e bankës jemi njohur që në klasë të parë. Kemi një miqësi shumë të mirë, edhe pse jemi të ndryshme në tipa e karaktere. Mua më pëlqen të bëj potere e shaka me të gjithë shokët e klasës. Ajo rri e heshtur e qesh me qyfyret e mia. Shpesh më tërheq vëmendjen se po bëj shumë zhurmë e po u prish qetësinë të tjerëve. Unë lexoj shumë libra dhe në sajë të tyre kam një imagjinatë pakufi. Ajo punon pa fund në matematikë, i pëlqen saktësia dhe të qenit me këmbë në tokë. Sa herë grindemi me njëra-tjetrën për këto gjëra. Unë jam e çmendur në ngjyra e tualet. Ajo është serioze dhe shumë e rregullt dhe asnjëherë nuk e gjen me fl okë të pakrehur e me rroba të zhubrosura Pas diskutimit të përshkrimit krahasues, mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të vëzhgojnë fi llimisht e më pas të përshkruajnë imazhet e dy vajzave në ushtrimin 6, faqe 87. Me anë të pyetjeve të tilla mësuesi/ja ndihmon nxënësit në përshkrimin krahasues të dy tablove. -Cili është objekti që përshkruhet? -Cili është pozicioni i objektit? -Cilat detaje të portretit të vajzës ka vënë në dukje autori? -Cilat janë aspektet të karakterit që theksohen? -Me ç ngjyra ka luajtur piktori? Pse e ka bërë këtë? -Çfarë na bie në sy nga sfondi? -Çfarë ndjesish na përcjell secila prej tablove?

126 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Model përgjigjeje Diskutim i punëve të nxënësve Në të dyja tablotë kemi portretin e një vajze. Në tablonë e parë vajza qëndron te dera. Të krijohet përshtypja se ajo është në pritje. E veshur me veshje tradicionale shqiptare me ngjyrë të bardhë, ato janë dëshmi e dëlirësisë dhe çiltërsisë vajzërore. Gjithashtu veshja e saj është pasqyrë e ndjenjave të saj të pastra. Qëndrimi i vajzës te pragu i derës përvijon edhe më shumë aspekte të karakterit të saj, gjë që përforcohet edhe nga pozicioni i duarve. Shamia e kuqe është një tjetër element, i cili ndoshta justifi kon pritjen, e ndoshta i referohet asaj që vajza pret në prag. Dritarja pak e hapur vë në dukje shpresën e vajzës dhe shpreh optimizëm për atë që do të vijë. E gjithë tabloja jepet në një mjedis tradicional shqiptar me ngjyra të ngrohta e shumë intimitet. Në tablonë e dytë kemi të bëjmë përsëri me një portret vajze. Vajza qëndron e ulur pranë një tavoline. Përpara saj i hapur qëndron një libër dhe mbi të një lule. Pozicioni i duarve thekson gjendjen e vajzës në meditim. Flokët e gjatë e delikatë janë pjesë e portretit dhe e karakterit të saj delikat, por ndoshta edhe e ndjenjave të dukshme që theksohen pikërisht nga këto detaje. Sfondi me ngjyra të ëmbla, si dhe libri e lulja janë shprehje e dashurisë, që ndoshta vajza është në pritje a në meditim Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 7, faqe 87. b) Parapërgatitni një përshkrim të një vendi. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme vendesh. Tema 4. Përshkrimi i objekteve Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat e shkrimit në përshkrimin e objekteve; të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e objekteve; të bëjë një përshkrim krahasues mes dy objekteve; të vëzhgojë pikturën dhe të përshkruajë objektet e saj. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Përshkrimi i objekteve Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Çekiçët kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë dridhjen e tyre në një rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që e zmadhon atë. Fjala piano është shkurtuar nga fjala pianoforte, e cila vjen nga emri italian origjinal i instrumentit clavicembalo col piano e forte. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme në varësi nga fortësia e shtypjes së tastit. 127

127 Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor, muzikë dhome dhe për shoqërime. Është shumë popullore dhe ndihmon për kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është portative dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet muzikore më familjare. Ajo është klasifikuar si një instrument muzikor me perkusion dhe me tela. Duke u mbështetur në metodën Hombostel-Sachs të klasifi kimit të muzikës, ajo është grupuar në instrumentet me foni. Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin çekiçë të mbuluar me lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e sotme moderne; tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Në këto instrumente Moxarti kompozoi koncertet e tij dhe sonatat. Pianot e kohës së Mozartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë sesa pianot e sotme. Prejardhja e pianos është nga klasveni. Instrumentet e para me tela që goditen nga çekiçë ishin me origjinë nga instrumenti tradicional persian santur. Gjatë periudhës së mesme kishte përpjekje të përgjithshme për të krijuar instrumente me tastiera dhe me goditje telash. I pari ka qenë hurdi-gurdi, me origjinë të panjohur. Në shek. XVII mekanizmat e instrumenteve me tastiera, siç janë klavikorda dhe klaviçembali, ishin të njohura. Në një klavikordë telat goditeshin nga tangentet, ndërkohë që në një klavicembal ato janë tërhequr nga penda. Shekuj pune në mekanizmin e një klaviçembali kanë dhënë ndihmesë në konstruktimin e mbështjelljes, të pjesës që lëshon zërin dhe të tastierës. Sintetizatori (anglisht Synthesizer) është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon një shumëllojshmëri zërash, duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të ndryshme. Sintetizatori digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë sinjalet e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tri lloje kryesore të sintetizatorëve, të cilët dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintetizatori i bazuar në softuer. Sintetizatorët krijojnë sinjale elektrike në vend të sinjaleve akustike, të cilat në fazën e fundit përforcohen përmes amplifi katorëve apo dëgjueseve. Sintetizatori i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Grei, i cili njihet për shpikjen e prototipit të telefonit. Robert Mug krijoi sintetizatorin revolucionar, i cili u përdor nga Uendi Karlos në albumin Switched-On Bach (1968), incizim i famshëm, i cili njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintetizatorëve. Në vitet 1970, sintetizatorët u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në performancat e tyre. Në fi llimin e viteve 1980, kompanitë si Yamaha fi lluan të shitnin sintetizatorë me çmime modeste, si Yamaha DX7 etj. Në të njëjtën kohë u zhvillua sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintetizatorëve me instrumentet e tjera elektronike. Në vitet 1990, sintetizatorëve kompleksë nuk iu nevojitej më hardveri special dhe fi lluan të paraqiten si programe për PC. Konceptet kryesore: përshkrimi i një objekti, teknikat e përshkrimit të tij. 128

128 Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Organizimi i nxënësve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Imagjinata e drejtuar Mësuesi e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë, ushtrimin 7, faqe 87. Nxënësve u është kërkuar të punojnë në grup për përshkrimin e njerëzve, duke u mbështetur në aspekte të ndryshme. Diskutim i lirë. Mësuesi paraqet para nxënësve dy objekte dhe u kërkon të përshkruajnë, të ndarë në dy grupe, (një orë të vjetër, një objekt antik prej balte të punuar me dorë). Model përgjigjeje Ishte një orë e thjeshtë dhe e ruajtur më së miri E nxora me kujdes nga kutia e vogël prej druri. Më bëri përshtypje që, edhe pse kishte kohë që kishte qëndruar aty, ishte akoma e bukur. Më tërhoqën vëmendjen detaje të vogla: pjesa e sipërme ishte punuar me shumë delikatesë me material argjendi. Forma e saj ovale ishte karakteristikë e kohëve të vjetra dhe dallonte dukshëm kohën në të cilën ishte punuar. Fusha kishe ngjyrë të lehtë të kaltër, zbukurohej nga shifrat e holla romake, të cilat shërbenin për të treguar orën. Midis tyre ekzistonte një largësi simetrike, të cilat u shtonin elementeve të saj përsosmërinë. Anash saj gjendeshin dy butona të vegjël, të cilët shpesh të krijonin përshtypjen e çelësave të artë që kishin në dorë fatin tënd. Pjesa e poshtme karakterizohej nga një lëmueshmëri e rrallë, sikur ishte bërë enkas për një dorë delikate gruaje të veçantë, ashtu siç ishte nëna ime. Rripat ngjyrë blu, të përbërë prej lëkure, dukeshin sikur kishin sfi duar kohën me butësinë dhe njëkohësisht rezistencën që kishin treguar ndaj saj. E veçanta e saj qëndronte në mënyrën e përdorimit. Kur ti e vendosje në dorë, akrepat e saj lëviznin bashkë me pulsin e dorës dhe dukej sikur merrte jetë pikërisht nga ty. E prodhuar nga artizanët shqiptarë, ishte reliktja më e rëndësishme e familjes, pasi ajo kishte shënuar momente më të vërtetë të vyera në jetën njerëzve të mi më të dashur... Mësuesi/ja pasi dëgjon përgjigjet e tyre, mban shënim në tabelë elementet bazë në të cilat konsiston ky lloj përshkrimi. -Çfarë kanë përshkruar? Objekt - orë e vjetër. -Cilat aspekte të objektit kanë vënë në dukje? Formën, ngjyrën, përbërjen, punimin, historikun e saj... Diskutim me njëri-tjetrin. Rikujtojnë me anë të organizuesit grafi k veçori të përshkrimit të objekteve të njohura në klasat pararendëse. Pjesët kryesore Elemente të historikut të objektit Përshkrimi i objektit Origjina Përdorimi dhe roli në mjedis 129

129 Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për përshkrimin e një objekti. Në dyshe strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një objekti. Model përgjigjeje Përshkrimi i objektit Emri Funksioni Karakteristika që perceptohen me anë të shqisave Cilësi pozitive/negative Lahuta është instrument muzikor kordofon... Shpjegohet funksionimi Forma, përmasat, materiali, ngjyrat, tingujt që prodhon, aroma ose shija Kanë të bëjnë me anën estetike ose funksionimin Jepet një përkufi zim shkencor Intrumentet muzikore me hark që shërben për të përcjellë këngët...trupi i lahutës punohet kryesisht prej drurit të panjës... pjesa e lugët e lahutës mbulohet me lëkurë..ndërsa harku i saj punohet nga degët e thanës me qime të bishtit të kalit... Lahutari luan në lahutë ulur me këmbëkryq në tokë... Strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë. Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve te përshkrimi i objekteve që u bë në fi llim të orës së mësimit (ora e murit dhe objekt antik i punuar prej balte apo te modeli i dhënë në prej tij (pianoja). Nxënësve në dyshe mësuesi/ja u kërkon të analizojnë tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura. Emri/Jepet një përkufizim shkencor Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës. Ajo është klasifi kuar si një instrument muzikor me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u mbështetur në metodën Hombostel-Sachs të klasifi kimit të muzikës ajo është grupuar në instrumentet me foni. Funksioni/Shpjegohet funksionimi Pianoja luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Çekiçët kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë dridhjen e tyre në një rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që e zmadhon atë. Karakteristika që perceptohen me anë të shqisave/forma, përmasat, materiali, ngjyrat, tingujt që prodhon, aroma ose shija Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin çekiçë të mbuluar me lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e sotme moderne; tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Nga këto instrumente Moxarti kompozoi koncertet e tij dhe sonatat, dhe kopje të tyre janë ndërtuar sot në performancën e instrumentit autentik të muzikës së tij. Pianot e kohës së Mozartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë se sa pianot e sotme, pianot angleze, me më pak fuqi mbështetëse. 130

130 Cilësi pozitive a negative/kanë të bëjnë me anën estetike ose funksionimin Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor, muzikë dhome dhe për shoqërime. Është shumë popullore për ndihmë për kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është portative dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet muzikore më familjare. Historia Fjala piano është shkurtuar nga fjala pianoforte, e cila vjen nga emri Italian origjinal i instrumentit clavicembalo col piano e forte. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme në varësi nga fortësia e shtypjes së tastit. Sintetizatori (anglisht Synthesizer) është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon një shumëllojshmëri zërash, duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të ndryshme. Sintetizatori digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë sinjalet e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tri lloje kryesore të sintetizatorëve, të cilët dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintetizatori i bazuar në softuer. Sintetizatorët krijojnë sinjale elektrike në vend të sinjaleve akustike, të cilët në fazën e fundit përforcohen përmes amplifi katorëve apo dëgjueseve. Në mënyrë tipike janë të kontrolluar nga tastiera e stilit të pianos, ku sustat funksionojnë si kyçës të qarqeve elektrike. Megjithëse tastierat janë kontrolluesit e zakonshëm të sintetizatorëve, veglat e tjera, si kontrollori frymor i stilit të saksofonit, kitarat elektrike të pajisura me MIDI, apo kompjuterët gjithashtu përdoren për të kontrolluar sintetizatorët. Sintetizatorët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri të zërave, duke i imituar zërat e instrumenteve të tjera apo duke prodhuar zëra të rinj, të padëgjuar më parë. Sintetizatori i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Grei, i cili njihet për shpikjen e prototipit të telefonit. Robert Mug krijoi sintetizatorin revolucionar, i cili u përdor nga Uendi Karlos në albumin Switched-On Bach (1968), incizim i famshëm, i cili njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintetizatorëve. Në vitet 1970, sintetizatorët u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në performancat e tyre. Në fi llimin e viteve 1980, kompanitë si Yamaha fi lluan të shitnin sintetizatorë me çmime modeste, si Yamaha DX7 etj. Në të njëjtën kohë u zhvillua sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintetizatorëve me instrumentet e tjera elektronike. Në vitet 1990, sintetizatorëve kompleksë më nuk iu nevojitej hardveri special dhe fi lluan të paraqiten si programe për PC. Mësuesi/ja u kërkon nëxnësve që, pasi të kenë dhënë veçoritë e të dy objekteve, t i krahasojnë ata më njëri-tjetrin. Model përgjigjeje Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Sintetizatori është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon një shumëllojshmëri të zërave duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të ndryshme. Ndërsa të dy objektet kanë si bazë të prodhimin e tingujve me anë të tastierës, ndryshojnë me njëri-tjetrin në disa elemente. Melodia që prodhon sintetizatori është elektronike Forma gjithashtu është një tjetër element në të cilën ata ndryshojnë. Piano është e përbërë nga një tastierë, ndërsa sintetizatori ka disa të tilla, të cilat mund të prodhojnë disa melodi në të njëjtën kohë....edhe koha në të cilën janë shpikur është e ndryshme 131

131 Përforcimi: Shkrim i lirë Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me kujdes pamjen e paraqitur në ushtrimin 12 faqe 89 dhe të përshkruajnë objektet që ndodhen në të. Diskutim i lirë Mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Përshkruaj objektin tënd më të dashur të fëmijërisë. Tema 5. Përshkrimi i vendit/ mjedisit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të njohë teknikat e shkrimit në përshkrimin e vendit dhe të mjedisit; të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e tyre; të analizojë elementet e përshkrimeve të vendeve dhe të mjediseve të ndryshme; të përshkruajë një vend/mjedis; të bëjë një përshkrim krahasues ndërmjet pikturës dhe tekstit përshkrues. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: Përshkrimi i një vendi/mjedisi, teknikat e përshkrimit të tij. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Imagjinata e drejtuar Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë. Diskutim i lirë. Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë: Grupi I - vendin ku ndodhet shkolla e tyre; Grupi II - qendrën e qytetit/fshatit Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon të tregojnë përvojat e tyre në këtë lloj përshkrimi. - Çfarë kanë përshkruar? - Cilat karakteristika të vendit kanë vënë në dukje? 132

132 Diskutim me njëri-tjetrin Me anë të organizuesit grafi k nxënësit rikujtojnë veçoritë e përshkrimit të vendeve, të mësuara në klasat pararendëse. të dhëna pamore të dhëna të përgjithshme Elemente të natyrës Elementet dallues Elemente artifi ciale Përshkrimi i vendeve Historia e tij Ndryshimi sipas stinëve Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për përshkrimin e një objekti. Në dyshe nxënësit strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një vendi. Model përgjigjeje Përshkrimi i vendit Përshkrimi i vendit Të dhëna të përgjithshme Të dhëna vizive Aspekte pozitive/negative Historia e vendit Informacioni mbi tipologjinë e vendit Vë dukje elemente që perceptohen me anë të shqisave Lidhet me mënyrën e perceptimit/ gjendjen shpirtërore/ situatat e jetuara të atij që përshkruan Mund të jetë e rëndësishme...se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhu një shtëpi këtu, një shtëpi nja dy milje më tej, as që dukej. Përpjekjet e egra të lumit gjatë natës i tregonte më mirë se kushdo shpina e tij përgjakur... Shqipëria rrethohet nga të tria anët prej vargmalesh pothuaj të pakapërcyeshme, që kanë ngritur një lloj muri të ndërtuar nga natyra për ta mbajtur vendin në gjendje izolimi... Transformimet e këtij qyteti në 20 vjet janë të shumta, po ende shihet ndryshimi mes Lindjes dhe Perëndimit... Model përgjigjeje Nxënësit strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë. Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te ushtrimi 8, faqe 88. Nxënësve në dyshe u kërkon të analizojnë tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura. Të dhëna të përgjithshme/informacioni mbi tipologjinë e vendit: Ishte një qytezë me tulla të kuqe ose që do të ishin të kuqe nëse tymi dhe hiri do t i linte, po ja që ashtu janë sjellë punët që ajo u bë një qytezë e më të kuqe e të zezë të panatyrshme... Të dhëna vizive/vë dukje elemente që perceptohen me anë të shqisave: Ishte një qytezë e makinave dhe e oxhaqeve të larta prej nga dilte një tymnajë e pafund gjarpërore, gjurmët e së cilës nuk shprisheshin kurrë. Kishte aty një kanal të zi e një lumë që përlante mbeturinat kutërbuese nga ndërtesat plot me dritare, ku dëgjoheshin zhurma dhe dridhje gjatë tërë ditës

133 Aspekte pozitive dhe negative/lidhet me mënyrën e perceptimit, gjendjen shpirtërore, situatat e jetuara të atij që përshkruan: Kishte aty ca rrugë të gjera, të gjitha të ngjashme me njëra-tjetrën, të pabanuara nga njerëzit. Të gjitha njësoj, ku të gjithë dilnin dhe ktheheshin në të njëjtën kohë, me të njëjtën pamje, mbi të njëjtin kalldrëm që të bëjnë punën e njëjtë. Historia e tij/mund të jetë e rëndësishme...dhe për të cilët çdo ditë ishte e njëjtë me atë të djeshmen dhe të nesërmen dhe çdo vit i ngjashëm me të përparshmin dhe të ardhshmin... Diskutim i lirë mbi këto çështje. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të mbështetin opinionet e tyre në argumente. Në bazë të veçorive të përcaktuara më lart, mësuesi u kërkon nxënësve të evidentojnë veçoritë e përshkrimit të mjedisi mbi tekstin e dhënë libër (Një dhomë e gjitha e imja). Emri i objektit Vendndodhja - Është ajo në fund të korridorit. Të dhëna që perceptohen nëpërmjet shqisave - Përshtypja e parë sapo hyn në të është një rrëmujë e madhe... Ky është mjedisi ku unë ndiehem shumë mirë, edhe pse mami më bërtet gjithmonë. Cilësitë e dhomës - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë, pasi babi i ndërroi kornizat e dritares... Pjesët përbërëse - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë. Dyshemeja është e mbuluar nga një tapet më një ngjyrë ndërmjet bojëqiellit dhe blusë. Muret janë veshur me letër... Krevati është poshtë dritares, ngjitur me këtë të fundit është dhe një tavolinë e bardhë studimi. Përgjithësisht ajo është e mbushur nga shumë objekte..., ndërsa kompjuteri është vendosur mbi tavolinë. Në anën e majtë është dollapi i futur në mur..., ngjitur me të është biblioteka. Përforcimi. Rishikim në dyshe Në këtë fazë të mësimit nxënësit përqendrojnë vëmendjen te ushtrimi 9, faqe 88. Në dyshe ata krahasojnë elementet e përbashkëta mes teksti dhe pikturës. Pasi krahasojnë punimet përmbledhin opinionet e tyre së bashku me mësuesin/en në tabelë. Model përgjigjeje Piktura dhe teksti kanë të përbashkëta këta elementet: përshkruajnë pamjen fi zike të qytetit si: pjerrësinë, vendndodhjen e shtëpive, të veçantën mbi urbanistikën e tij. Përveçse imazheve pamore, teksti përcjell më shumë ndjesi nxitin imagjinatën e lexuesit dhe piktura përcjell imazhin e pamjes së qytetit. Përshkrimi i tekstit të lë dorë më shumë për të zhvilluar imagjinatën, të shtuara edhe me shumë nga përshkrimi i dukurive të tilla, si: me siguri ky ishte i vetmi vend në botë ku kalimtari po të rrëzohej... ishte një qytet shumë befasues... shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishin si në ëndrra. 134 Diskutim i perceptimeve të veçanta të nxënësve. Mësuesi/ja ngulmon në elemente të tilla, si: detaje të ngjyrave, dritës etj. Në fund të orës së mësimit mësuesi nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë: Përshkruani vendin më të dashur të fëmijërisë suaj.

134 Tema 6. Përshkrimi i imazheve Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat në përshkrimin e imazheve; të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e imazheve; të analizojë elementet e përshkrimeve të imazheve të ndryshme fotografike; të krahasojë imazhin e fotografi së me atë të një pikture në një përshkrim krahasues; të përshkruajë pamje fotografi ke me përmbajtje të ndryshme. Materialet dhe mjetet mësimore Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: përshkrimi i një imazhi,teknikat e përshkrimit të tij. Struktura mësimore Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Imagjinata e drejtuar Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë. Diskutim i lirë mbi çështje të tilla si: -Në ç të dhëna mbështeteni për përshkrimin e vendlindjes suaj? -Cilat aspekte ju drejtuan më shumë në përshkrim: pamja fizike e vendit apo ndjesitë tuaja? -A ju referuat ndonjë imazhi fotografik për ta pasur më të gjallë perceptimin e vendit? - A ndryshojnë këto imazhe nga perceptimi që keni ju për vendlindjen tuaj? Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë: grupi I një imazh pikture dhe grupi II një imazh fotoje. Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon atyre të tregojnë përvojat e tyre në këtë lloj përshkrimi. -Çfarë kanë përshkruar? -Cilat aspekte të imazhit kanë vënë në dukje? -Cili prej imazheve ishte më i thjeshtë për t u përshkruar dhe pse? -A u mbështetët në detaje? -Cilat detaje ju lanë më shumë mbresa? Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Nxënësit në studiojnë materialin teorik në libër dhe e përqendrojnë vëmendjen tek elementet e përshkrimit të imazheve. Të ndarë në grupe evidentojnë në tabelat përkatëse tipare të imazhit fotografi k dhe atij në pikturë/ikonografi etj. 135

135 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përshkrimi i imazheve Aspekti fi gurativ Aspekti teknik Aspekti interpretues-vlerësues Përshkruhet ajo çka paraqet imazhi. Pjesa kryesore e ikonës përbëhet nga Shën-Maria me fëmijën e futur në ujin e një burimi, që simbolizon Burimin Jetëdhënës. Kupa e madhe në qendër të së cilës është ulur Shën-Maria si një mbretëreshë, është vendosur në mes të një vaske plot me ujë mrekullibërës. Përreth janë ata i drejtohen ujit mrekullibërës për t u shëruar. Trajtohet teknika e përdorur. Ikona është realizuar mbi një copë dërrase të vetme, të prerë në një trashësi prej cm, e cila paraqitet e rrafshuar mirë dhe me një shtresë të errët pluhuri e papastërtie, si dhe mbeturina dylli. Në pjesë të ndryshme, në të gjithë sipërfaqen, shihen vrimat që tregojnë për praninë e insekteve dëmtues. Mbi pjesën e mesit ka një shirit të ngjitur horizontalisht. Jepet një gjykim i vëzhguesit për imazhin. Nuk mund të gjenden shembuj kaq të thjeshtë si ata të ofruar nga imazhi bizantin me simbologjinë e tij, për të shprehur burimin jetëdhënës dhe Shën-Marinë që drejtohet me duart e hapura dhe sytë e ngulura mbi ne dhe Krishtin-fëmijë. Ikonografi lidh fi gurën e tyre me atë të burimit si të ishte e vetme. Veçori të imazhit fotografik: Vizioni: Në foton e parë ajo çka transmeton imazhi fotografi k është pamja e një dite dimri. Detajet: Mbizotërimi i ngjyrës së bardhë e gri, gurët të mbuluar pjesërisht nga dëbora, imazhi i diellit i shfaqur në horizontin e mjegullt dhe të vagullt, ngjyra e qiellit, prania e shkurres bëjnë më të dukshme pamjen e dimrit. Linjat: Kemi praninë e linjave të ndryshme si të thyera e të lakuara, të cilat tregojnë se imazhi nuk përcjell një pamje unike, por përthyerja e tyre të krijon idenë e një larmishmërie në perceptim dhe përjetim. Dritëhijet shërbejnë për të theksuar më tej kontrastet midis ngjyrës së bardhë të dëborës, grisë së qiellit, të kuqërremtës së shkurreve dhe të zezës që ndodhet poshtë gurëve. Të krijohet ideja e një realiteti, ku perceptimi dhe përjetimi është relativ, në bazë të gjendjes së brendshme shpirtërore. Një realitet që të ofron pastërtinë, sinqeritetin, të fshehtën dhe intrigën, jetën dhe vdekjen, largësinë në kohë dhe hapësirë Ngjyrat janë ato që theksojnë emocionet, duke e transmetuar imazhin nën efektin bardhezi, ku janë të pranishme ngjyrat e këtij koloriti, të cilat plotësojnë sfondin, siç është grija e qiellit Pas interpretimit të imazheve dhe dallimeve që vihen në dukje, nxënësit praktikojnë përshkrimin në pamjet dhe imazhet e tjera. Përforcimi. Rishikim në dyshe Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë një përshkrim krahasues të një imazhi fotoje dhe një imazhi pikture, duke evidentuar elementet përkatëse. Detyrë shtëpie: a) Përshkruani një imazh që ju pëlqen. Evidentoni elementet thelbësore të tij. b) Sillni në klasë tekste të ndryshme udhëzuese. 136

136 Teksti udhëzues Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema 10. Teksti udhëzues Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë tekstin udhëzues dhe llojet e tij; të shpjegojë konceptin e tekstit udhëzues dhe mënyrat e realizimit të tij; të krahasojë dy tekste udhëzuese të shkruara në kohë të ndryshme; të përshtatë në gjuhën standarde tekste të vjetra udhëzuese të shkruara në dialekt. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh udhëzuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst udhëzues, karakteristika të teksteve udhëzuese. Materiale shtesë Receta gatimi Për 1 kg peshk duhen: 2 filxhanë kafeje vaj 3 kokrra hudhra 1 fi lxhan uthull 3 lugë gjelle salcë ose 3-4 kokrra domate 2 fi lxhanë çaji me ujë 2 gjethe dafi ne kripë dhe piper Përgatitja: Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga skuqja hidhen hudhra të grira, shtohet miell, i cili kaurdiset pak, pastaj shtohet salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë. Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Piqet në furrë për minuta dhe pasi hiqet nga furra, i hidhet majdanoz i grirë hollë. Shoqërohet me sallatë jeshile. Ju bëftë mirë! Udhëzim për përdorimin e medikamenteve mjekësore Tableta Nevrine Codeine Përdoret në sëmundjet që shoqërohen me dhimbje ose me temperaturë dhe konkretisht për: dhimbjet pas operacioneve etj. Doza dhe mënyra e përdorimit: 1-2 tableta në ditë pas ushqimit. Mos i tejkaloni 8 tableta në 24 orë. Fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin 1/2 tableta tri herë në ditë pas ushqimit. Trajtimi duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i mundur. Të mos tejkalohen 4 tableta në ditë. Nëse pas disa ditësh trajtimi i dhimbjes nuk zhduket, duhet të konsultoheni me mjekun. Udhëzues për përdorimin e shërbimeve telefonike Për të bërë një thirrje duke shfrytëzuar shërbimin USSD Roaming duhet të veproni sipas udhëzimeve të mëposhtme: 1. Formoni numrin e personit që dëshironi t i telefononi sipas modelit *123* numri i telefonit # (numri i telefonit duhet të jetë në formatin internacional) p.sh.: për thirrje të një numri mobil të AMC, xxxxxx apo xxxxxx ose për thirrje të një numri fiks në xxxxxx në Shqipëri (Tiranë) xxxxoxx 2. Shtypni tastin Call 3. Prisni disa momente derisa t ju tingëllojë telefoni (të pranojë thirrjen) dhe më pas merrni informacionin e duhur. 4. Do të dëgjoni tonin e thirrjes së numrit që ju keni përzgjedhur për t i telefonuar. 5. Pasi personi i kërkuar nga ju lajmërohet, fi lloni bisedën. 137

137 Biseda tarifohet sipas modelit 60/60, d.m.th për minutë. Për të gjitha tarifat për thirrjet e bëra në Roaming, duke shfrytëzuar shërbimin USSD Roaming, klikoni këtu: Informacion i rëndësishëm - Kujdesuni që të mos të bëni Roaming brenda territorit të Kosovës. Shënim: Fatkeqësisht ka rrjete të operatorëve të tjerë, që operojnë ilegalisht në territorin e Kosovës. Pse është e rëndësishme kjo për mua: Duke e pasur shërbimin Roaming të aktivizuar, ju pa e kuptuar mund të bëni/pranoni thirrje në statusin Roaming edhe kur jeni në Kosovë. Kjo për shkak të operimit ilegal të operatorëve të tjerë. Si rezultat i kësaj, ju do të paguani më tepër. Rregullore e bibliotekës së universitetit Rregullore e bibliotekës së universitetit Luigj Gurakuqi - Shkodër 1 - Lejueshmëria 1.1. Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi Frekuentimi i saj bëhet duke iu përmbajtur Statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet publik. 2 - Frekuentimi i bibliotekës së universitetit garantohet: 2.1. Në sallën kryesore për të paktën 2100 orë në vit, nga të cilat në periudhën e pushimeve të paktën 30 orë në javë; 2.2. Në ambientet e tjera të leximit dhe përdorimit të bibliotekës qendrore, si dhe në bibliotekat e fakulteteve dhe të departamenteve për të paktën 800 orë në vit, nga të cilat gjatë kohës së pushimeve të paktën 15 orë në javë Në departamentet e universitetit të paktën 700 orë në vit, me një kohë minimale hapjeje prej 20 orësh, gjatë periudhës së pushimeve, me të paktën 5 orë në javë. 3 - E drejta e frekuentimit Kanë të drejtë frekuentimi 3.1. pjesëtarë të USH-së; 3.2. pjesëtarë të universiteteve dhe shkollave të larta shqiptare (shkollave të larta profesionale); 3.3. persona të tjerë mbi 14 vjeç; 3.4. persona nën 14 vjeç, të cilët sjellin një garanci me shkrim të prindit apo të përfaqësuesit zyrtar për të biblioteka e universitetit ka të drejtë të kërkojë nga frekuentuesit një dokument të vlefshëm... Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di/ Mësova Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 138 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin për tekstet e udhëzuese të dhëna si model. Ajo e ndan klasën në grupe dhe u jep nga një tekst dhe u kërkon nxënësve të identifi kojnë llojin e tij dhe elementet që e përcaktojnë tekstet në llojet përkatëse (receta e gatimit, udhëzuesi për përdorimin i Roamingut, rregulloja e bibliotekës).

138 Model përgjigjeje Tekstet e mësipërme janë tekste udhëzuese. Specifika e tyre qëndron në faktin se kanë si funksion që të japin udhëzime. Ekzistojnë lloje të ndryshme të teksteve udhëzuese. - Ç lloj tekstesh udhëzuese janë tekstet e lartpërmendura? - Në njërin prej tyre listohen rregullat që duhet të ndjekin anëtarët e bibliotekës. Në tekstet e tjera jepen udhëzime të ndryshme, përdorime të një produkti ose si të gatuajmë një recetë të re. Recetë gatimi/manual përdorimi/rregullore. udhëzuese Klasifi kimi i teksteve në dy grupe: rregullore Ndërtimi i njohurive: Di /Dua të di/mësova Mësuesi/ja rikujton me nxënësit me anë të tabelës DDM njohuritë e marra në klasat pararendëse. Mësuesi/ja ndërton tabelën DDM dhe plotëson së bashku me nxënësit pjesën e parë të saj. Teksti udhëzues informon për rregullat. Jep norma ose udhëzime dhe kërkon që marrësi t i njohë ato. Di Dua të di Mësova Si bëhet renditja e informacionit? A përdoren ilustrime dhe pse? Renditja e informacionit bëhet sipas radhës së veprimeve që duhen kryer për të realizuar një qëllim të caktuar. Që të jetë më i kuptueshëm, nevojitet të shoqërohet me imazhe konkrete, të cilat bëjnë të mundur të kuptojnë sa më mirë udhëzimet e dhëna. Ndërtohet nga pjesë të kufi zuara hierarkike, të renditura numerikisht, që të jenë lehtësisht të dukshme. Synon qartësi maksimale. Cila është natyra e gjuhës që përdoret në tekstet udhëzuese? Ç lloj terminologjie përdoret? Gjuha që përdoret është standarde, e qartë dhe e thjeshtë. Terminologjia është administrative, teknike dhe përdoret leksiku i gjuhës së përditshme. U kërkohet nxënësve të hetojnë se çfarë duan të dinë rreth teksteve udhëzuese dhe në bashkëpunim me shokun e bankës të ndërtojnë pyetjet (shih pyetjet në tabelë) dhe të evidentojnë këto veçori në tekstet që kanë përpara. a. sipas rradhës së veprimeve b. veprimet renditen sipas numrave apo shkronjave të alfabetit. - Si bëhet renditja e informacionit në tekstin udhëzues? - Te receta e gatimit veprimet renditen njëri pas tjetrit: Peshku, i pastruar dhe i larë, pritet në copa, i hidhet kripë, piper, miell dhe skuqet në tigan... Në yndyrë hidhen hudhra të grira, shtohet miell, i cili kaurdiset pak, pastaj i hidhet salcë Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak Pasi të piqet në furrë,... i hidhet Shoqërohet me sallatë jeshile. - Tek udhëzuesi i bibliotekës dhe manuali i përdorimit veprimet renditen në mënyrë numerike Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse. 139

139 - A përdoren ilustrime dhe pse? Përdorimi i ilustrimeve është i rëndësishëm, pasi lehtëson të kuptuarin e udhëzimeve të tekstit (mësuesi/ja mund të shfrytëzojë edhe tekstet që mund të kenë sjellë nxënësit në klasë). Më pas mësuesi/ja shtron pyetjet: - Cila është natyra e gjuhës që përdoret në tekstet udhëzuese? Në rregulloren e bibliotekës dhe manualin e përdorimit është përdorur gjuha standarde, e qartë dhe e thjeshtë (Për të bërë një telefonatë, duke shfrytëzuar shërbimin USSD Roaming, duhet të veproni sipas udhëzimeve të mëposhtme... Rregullore e bibliotekës së universitetit Luigj Gurakuqi - Shkodër 1 - Lejueshmëria 1.1. Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet publik. - Ç lloj terminologjie përdoret? Mbizotëron terminologjia administrative (Lejueshmëria. Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve etj.). Model përgjigjeje Pasi kanë plotësuar edhe pjesën e tretë të tabelës, mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e tyre tek tekstet e dhëna në libër. U kërkon nxënësve të përcaktojnë elementet që i klasifi kojnë këto tekste si udhëzuese. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kërkon të evidentojnë elementet në të cilat ndryshojnë dy tekstet. Dy tekstet ndryshojnë nga njëri-tjetri në këto elemente të strukturës: Strukturë - Teksti i parë ndahet në pjesë, ndërsa i dyti në libra. - Teksti i parë emërton drejtpërdrejt çështjen që trajton, ndërsa i dyti është i ndarë nga pikëpamja grafi ke në dy pjesë. Pas emërtimit të çështjes ndahet në krerë (kreu i dytë) e më pas në Nyje. Çdo pikë e nënçështjes shoqërohet me numër rendor. Përmbajtje: - Të dyja tekstet janë udhëzuese. Ato listojnë ligje dhe rregulla, të cilat duhet të ndiqen nga një grup i caktuar shoqëror. Në tekstin e parë përdoret gjuha standarte, leksiku është i qartë dhe i saktë, foljet përdoren në mënyrën lidhore, me të cilat shprehet domosdoshmëria dhe detyrimi. Ndërsa në tekstin e dytë është përdorur dialekti gegërisht; foljet përdoren në mënyrën lidhore, por edhe në kohën e tashme të dëftores, si dhe përdoren folje me vetë të përgjithësuar në trajtën veprore dhe joveprore: (ti, e) çon, kënaqesh, (i) lëshohet etj. Përforcimi. Rishikim në dyshe Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të analizojnë strukturën e tekstit të ushtrimit 5, faqe 93 dhe të kthejnë tekstet në gjuhën standarde. 140

140 Model përgjigjeje: Teksti i ushtrimit është udhëzues. - Ai është i ndarë në nyje (nene) dhe çdo nyje është e organizuar me fjali të renditura sipas numrit rendor: 603. Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e mikut. - Mungojnë ilustrimet, shkronjat e pjerrëta, tabelat e ndryshme, përdorimi i shenjave të ndryshme grafi ke etj. - Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është përdorur dialekti gegërisht. Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n oborr - Fjalitë janë të shkurtra, të thjeshta ose të përbëra, me disa pjesë: 615. E mbajtmja e armës asht: a) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t erdh miku; b) asht shej roje, sepse tuj thanë: Mirë se erdhe, aj do të rrijë pa droje, e se gjindesh gadi me i dalë zot për çdo rrezik; - Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme: - shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t erdh miku; - Përdoren foljet modale: Për çdo mik duhet buka si han vetë; Për mik të mirë duhet kafja, Për mik zemre duhet duhani - Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë të foljes në m. lidhore dhe në m. dëftore. Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n oborr Tuja hi n shpi, mikut do (duhet) t i mbajsh armën. Diskutim i lirë Mësuesi nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 6, faqe 93. Parapërgatitje. 2. Sillni në klasë tekste të ndryshme udhëzuese. Tema Teksti udhëzues (ora II) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë elementet gjuhësore specifi ke në një tekst udhëzues; të analizojë tekstet udhëzuese nga ana gjuhësore; të vëzhgojë imazhin e një teksti udhëzues, për të verifi kuar përshtatjen me tekstin e shkruar; të shkruajë tekste të ndryshme udhëzuese. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme tekstesh udhëzuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst udhëzues, karakteristika gjuhësore të teksteve udhëzuese, shkrimi i një teksti udhëzues. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Mendo/krijo dyshe/diskuto Diskutim i ideve Punë në dyshe Ndërtimi i njohurive Mësim i përqendruar mbi argumentin Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë idividuale 141

141 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Mendo/krijo dyshe/diskuto Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të bëjnë analizën morfologjike të foljeve të nënvizuara në tekstin e ushtrimit 5, faqe 93. Model përgjigjeje asht (është) - folje, veta III, n.njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme mund të hijë (hyjë)- folje, veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e tashme; përgjigjet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore (do) të gjindet (duhet) të gjendet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e tashme, trajta joveprore. lahen- folje, n.shumës, veta III, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore; duhet-folje pavetore, veta III, numri njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme; lishohet (lëshohet) - folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme, trajta jo veprore. Nxënësit rifreskojnë njohuritë mbi veçoritë e tekstit udhëzues, si elementet e përmbajtjes dhe të formës, tiparet strukturore etj. I evidentojnë ato (shih model përgjigjeje në mësimin pararendës). Mësuesi/ja shtron pyetjen: -Ç veçori gjuhësore ka ky tekst? Nxënësit diskutojnë në dyshe. Model përgjigjeje: Veçoritë gjuhësore që evidentojnë në tekst shënohen në organizuesin grafi k Tipare gjuhësore Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është përdorur dialekti gegërisht. a. Përdoren fjali të shkurtra: b. të thjeshta e të zgjeruara c. të përbëra - Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme. - Përdorim i gjerë i foljeve modale. -Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë. Ilustrime nga teksti Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n oborr E mbajtmja e armës asht: a) Për çdo mik duhet buka si han vetë; Për mik të mirë duhet kafja. Për mik zemre duhet duhani. b) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh/se t erdh miku; c) asht shej roje, /sepse tuj thanë : Mirë se erdhe, aj do të rrijë pa droje, /e se gjindesh gadi me i dalë zot për çdo rrezik; - Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n oborr. Tuja hi n shpi, mikut do t i mbajsh armën. 142 Ndërtimi i njohurive. Mësim i përqendruar mbi argumente Kjo teknikë shoqërohet me një listë pyetjesh,në të cilat nxënësit mësohen të argumentojnë përgjigjet e dhëna. Këto nuk janë pyetje të mirëfillta, por elemente të një argumenti të organizuara në formën e pyetjeve. Në këtë mënyrë nxënësit mësohen të përqendrohen në një çështje me një dyshim të motivuar sistematik, të identifikojnë argumentet dhe t i shqyrtojnë nga afër. Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë në dyshe ushtrimin 1, i cili kërkon të analizojnë gjuhën e përdorur në një tekst udhëzues (rregullore). Mësuesi/ja sugjeron që vëzhgimi i nxënësve të përqendrohet në këto drejtime: - Cila është gjuha e përdorur në këtë tekst? - Evidentoni elementet e gjuhës standarde. Ku e mbështetni përgjigjen tuaj? - Cili është lloji i terminologjisë së përdorur në këtë tekst? - Cili është lloji i leksikut të përdorur në këtë tekst? Argumentoni përgjigjen tuaj. - Cilat lloje foljesh mbizotërojnë? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me shembuj.

142 Model përgjigjeje Në këtë tekst është përdorur gjuha standarde. Lloji i terminologjisë së përdorur është ajo administrative: si: - normat e përgjithshme të sjelljes - biblioteka është vend i përbashkët... - është absolutisht e ndaluar... - para se të hyjnë në sallën e leximit të gjithë përdoruesit... - Përdoruesit janë personalisht përgjegjës të librave që marrin në përdorim... - Leksiku është i qartë dhe i saktë. Bën të mundur të kuptosh rregullat dhe kërkesat e parashtruara. Foljet që mbizotërojnë: - foljet në mënyrën lidhore, si dhe të shoqëruara me foljet modale, por ka edhe folje në mënyrën dëftore. - duhet të ruajë, të pihet, të hyjnë, duhet të dorëzojnë, nuk lejohen, të tërheqë, duhet të dorëzojë, janë, të mos i mbyllin, të mos u përthyejnë... Nxënësit të ndarë në dy grupe specifi kojnë llojin e informacionit: Sjellje të detyruara Sjellje të ndaluara Gjithsecili duhet të ruajë rreptësisht qetësinë Është e ndaluar të pihet duhan Përdorimi i aparatit fotografik duhet të jetë i autorizuar Para se të hyjnë në sallën e leximit duhet të dorëzojnë teserën... Para se të tërheqë teserën duhet të dorëzojë librat që ka marrë... Përdoruesit janë përgjegjës të librave që marrin në dorëzim. Nuk lejohen në bibliotekë çantat e objektet personale Nuk duhet të shfletojnë faqet e librave duke njomur gishtat Të mos i vënë librat hapur njëri mbi tjetrin Të mos mbajnë shënim mbi fl etë të vendosura drejtpërdrejt në libër Të mos i mbyllin librat keq, të mos u përthyejnë faqet etj. Një hap tjetër i mësimit lidhet më vëzhgimin e një teksti udhëzues nga ana pamore. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të vëzhgojnë se si përputhet paraqitja e tij me tekstin. Nxënësit ilustrojnë me shembuj faktin në të cilin tekstet udhëzuese shpeshherë shoqërohen me ilustrime përkatëse, për të bërë sa më të kuptueshme udhëzimet që japin. Skicat shoqërohen me informacione të dhëna të shkurtra, të demonstruara me anë të numrave, shigjetave dhe shenjave të ndryshme. Përveç skicave jepen udhëzimet përkatëse me anë të një gjuhe teknike dhe me fjali të renditura në rend numerik. Përforcimi: Shkrimi i lirë Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve tema të ndryshme për të ndërtuar një tekst udhëzues. Nxënësit përqendrojnë vëmendjen në kërkesën e ushtrimit 8, faqe Shkruani nga një tekst udhëzues për mirëmbajtjen e palestrës. - Udhëzime për ekskursionet shkollore, për të vizitat në institucione të ndryshme. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përcaktojnë në tekstet e tyre elementet që janë të detyrueshme, të ndaluara, të këshillueshme për t u bërë. Diskutim mbi mënyrën si i kanë ndërtuar tekstet. 143

143 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Model përgjigjeje: - Palestra e shkollës është mjedisi i cili përdoret nga nxënësit për të zhvilluar orën e mësimit të edukimit fi zik. - Nxënësit janë të detyruar të respektojnë rregullat e mirëmbajtjes së palestrës. - Të gjithë nxënësit duhet të hyjnë në palestër me uniformën e kërkuar. - Nuk lejohet të përdoren këpucët në palestër. - Nuk lejohet të dëmtohen pajisjet e saj. - Duhet të tregohet kujdes sidomos për ato pajisje që janë të përbëra me materiale të buta. - Është e ndaluar të ngrënët e ushqimeve të ndryshme në palestër. - Të gjithë nxënësit duhet të çojnë mjetet e përdorura në orën e mësimit në vendet e caktuara. - Të gjithë nxënësit duhet të përdorin dhomat e zhveshjes për të ndërruar uniformën dhe ruajtjen e sendeve personale. - Është i ndaluar rreptësisht duhani në palestër. Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës mësimore dhe vlerëson me notë nxënësit. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9, faqe 94: Analizoni elementet e tekstit të dhënë. 144

144 Strategjitë e të shkruarit Tema 12. Përmbledhja Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë teknikat e përmbledhjes së tekstit; të shpjegojë konceptin e përmbledhjes dhe mënyrën e realizimit të saj; të analizojë teknikat e përmbledhjes së një teksti; të evidentojë ndryshimin e përmbledhjes së tekstit nga ana grafi ke; të përmbledhë në disa hapa tekste të llojeve të ndryshme. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme përmbledhjesh, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: përmbledhje, karakteristika të përmbledhjes, teknika të përmbledhjes. Struktura mësimore: Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim/Përmbledhje në dyshe Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi: Përvijimi i të menduarit Kjo është një teknikë, e cila ndihmon nxënësit të rikujtojnë njohuritë e marra në klasat pararendëse me anë të pyetjeve të ndryshme, të cilat drejtohen nga mësuesi. Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin rreth një teksti, të cilin ua shpërndan nxënësve pasi e ndan klasë në tri grupe dhe u kërkon ta përmbledhin me pak fjalë. Orfeu ishte një poet mitik grek, i biri i Eagrit dhe i muzës Kaliopi. Ai ishte martuar me nimfën Euridika. Kënga e tij e shoqëruar me lirë ishte kaq e mrekullueshme, saqë mallëngjente edhe gurët dhe magjepste bishat e egra. Kur Euridika vdes nga pickimi i një gjarpri helmues, Orfeu zbret në mbretërinë e të vdekurve dhe me këngën e tij mallëngjeu Hadin, hyjniun e botës së të vdekurve. Ai lejon ta risjellë Euridikën në botën e të gjallëve, me kusht që Orfeu të mos e kthente asnjëherë kokën pas për ta parë gruan e tij. Por Orfeu nuk mundi t i bënte ballë joshjes për ta parë Euridikën dhe ajo u zhduk menjëherë. Pas përmbledhjeve të lexuara nga të tria grupet, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndajnë përvojat e tyre. Ai/ajo u drejton nxënësve pyetje të tilla si: - Si vepruat për të realizuar këtë përmbledhje? - Cilat elemente i hoqët tekstit? - A ndoqët rregulla të caktuara për të realizuar këtë qëllim? Ndërtimi i njohurive. Lexim/Përmbledhje në dyshe Mësuesi/ja përkufi zon bashkë me nxënësit konceptin e përmbledhjes: Përmbledhja - paraqitje e shkurtuar vetëm me të dhënat thelbësore. 145

145 Model përgjigjeje Shpjegon konceptin të përmbledhësh t i heqësh diçka tekstit origjinal. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë me anë të teknikës lexim/përmbledhje në dyshe mbi mënyrat e realizmit të një përmbledhjeje. Nxënësit organizojnë punën në këtë mënyrë: Njëri prej tyre lexon tekstin dhe e përmbledh dhe tjetri, pasi shoku i tij ka mbaruar, i drejton pyetje mbi atë pjesë që shoku ka përmbledhur (pyetjet mund të jenë të kësaj natyre): - Si duhet lexuar teksti? - Çfarë duhet të përcaktoni në fi llim të punës suaj? - Çfarë duhet të dalloni në brendësi të tekstit? - Ku duhet të bazoheni për të realizuar shkrimin e përmbledhjes? - Përse shërben rileximi i përmbledhjes? - Pas çdo hapi nxënësit duhet të konsultohen nga ana praktike me tekstin në libër, për të konkretizuar rregullat e mësipërme, duke u mbështetur në pesë pyetjet bazë të dhënies së informacionit (Ku?, Kur?, Kush?, Pse?, Çfarë?). - Kur tanket dhe autoblindat hynë në qytet, komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, shqiptoi fjalët: Gjirokastër... kam një mik këtu, një shok universiteti. Ai tha emrin e mikut dhe adresën e tij. - Kur - Kur tanket dhe autoblindat hynë në qytet. - Ku - Në qytet. - Kush - Komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe. - Pse - Çfarë (shqiptoi fjalët): Gjirokastër... kam një mik këtu, një shok universiteti. Ai tha emrin e mikut dhe adresën e tij. Diskutim i lirë Model përgjigjeje: Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u shpërndan një tekst (ushtrimi 1) dhe u kërkon nxënësve në dyshe të realizojnë shkrimin e një përmbledhjeje të një teksti rrëfyes (me rreth 40 fjalë) Një dre nga etja u afrua pranë një burimi. Ndërsa pinte ujë, imazhi i tij u shfaq në sipërfaqe të burimit. Ai u ngazëllye duke parë brirët. I erdhi keq për këmbët. Ishte duke reflektuar, kur ia behu luani. Dreri vrapoi, por i ngecën brirët në degët e pemëve. E hëngri luani. Përforcimi: Rishikim në dyshe Në dyshet që kanë krijuar nxënësit dhe në punën që kanë bërë, mësuesi/ja u kërkon të ripërmbledhin sërish tekstin, tashmë prej 20 fjalësh, e më pas në përmbledhjen më të shkurtër të tekstit, që është titulli. Model përgjigjeje: a) Dreri po pinte ujë në burim. Brirët i pëlqyen mbi ujë, këmbët jo. E ndoqi luani. Vrapoi, por i ngecën brirët në degë. E hëngri luani. b) Dreri mendjelehtë. 146 Mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: a) Ushtrimi 5, 6, 7, faqe 103 b) Sillni në klasë lloje të ndryshme informacionesh, si nga fusha e muzikës/teatrit/ kinematografi. Ndërtoni skeda të ndryshme të teksteve.

146 Tema 13. Skeda Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të njohë fazat e punës së hartimit të skedave; të përdorë teknikat e shkrimit të tyre; të plotësojë skedën e një libri/fi lmi. Struktura mësimore: Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme skedash, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: skeda, karakteristika e tyre, fazat e punës së hartimit të një skede. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të bënin përmbledhjen e një teksti. Model përgjigjeje Drita, buja, vakësira e qiellit nuk mënuan të derdheshin mbi tokë. Në lindje, mbi kreshtën e Tomorit dhe mbi malet e Sulovës filloi të vijëzohet një dritë e zbehtë në kufirin midis tokës dhe qiellit, përzier deri atëherë nga muzgu. Kurrizet e maleve dukeshin në këtë dritë të re sikur të kishin mprehur dhëmbët e dhëmballët për të sharruar perden e natës. Ylli i mëngjesit po përpiqej të qëndronte në qiell. Në veri filluan të vijëzohen harqet e urës së Semanit. Në perëndim brezi i pyjeve po flinte akoma. Në jug kodrat dukeshin sikur ishin bërë male... Pas diskutimit të varianteve të përmbledhjeve mësuesi/ja u kërkon nxënësve nëse e dinë nga është shkëputur ky fragment. (romani Lumi i vdekur ) U drejton nxënësve pyetje të tilla si: -Ç është skeda e një libri? -A keni ndërtuar ndonjëherë skedën e një libri që ju ka pëlqyer më shumë? -Përse ju ka shërbyer? Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja thekson së bashku me nxënësit rëndësinë dhe qëllimin e mbajtjes së skedës. Skedat japin informacion të shkurtër dhe të nevojshëm për të kuptuar karakteristikat themelore të një libri, si: autori, epoka, lloji, fabula etj. Më pas e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe u kërkon që, pasi të kenë strukturuar shënimet për fazat e hartimit të një skede, të specifi kojnë veçoritë e modeleve të një skede libri dhe filmi të dhëna në libër. 147

147 Model përgjigjeje Shikoni shembullin e mëposhtëm të një skede të një libri. Titulli: Autorë: Kryeredaktor: Botuesi Viti i botimit: Nr. i faqeve: Përmbajtja: Titulli: Shteti: Viti i prodhimit: Lloji: Kohëzgjatja: Regjisori: Interpretuesit: Përshkrimi dhe fabula: Skeda e një fi lmi ka të njëjtën strukturë me atë të një libri dhe kështu ndiqet e njëjta procedurë. Ndryshimi thelbësor është se shikimi i fi lmit zëvendëson leximin. Përforcimi: Shkrim i lirë Nxënësit punojnë të pavarur mbi informacionet e sjella prej tyre në klasë. Mësuesi/ja u kërkon të ndërtojnë: - Skedën e librit - Skedën e një skedari për këngë e pjesë muzikore - Skedën e një personazhi historik - Skedën e një skuadre futbolli Diskutim i lirë për këto çështje. Model përgjigjeje Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Mësuesi/ja mund të vlerësojë edhe anën krijuese dhe veçanërisht përzgjedhjen e informacionit nga nxënësi për hartimin e një skede. Detyrë shtëpie: Parapërgatitni skedën e një libri, personazhet që parapëlqeni dhe sillni në klasë skeda të ndryshme. 148

148 Tema 14. Parafraza Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të shpjegojë termin parafrazimin; të përdorë teknikat e parafrazimit të një teksti; të analizojë teknikat e parafrazimit; të përshkruajë parafrazimin e një teksti nga ana grafi ke; të parafrazojë një poezi. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme parafrazimesh, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: parafrazim, karakteristikat e tij, fazat e punës së hartimit të një parafrazimi. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë në dyshe Përforcimi Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë individuale Materiale shtesë Mbeçë more shokë Mbeçë, more shokë, mbeçë Përtej Urës së Qabesë Falëm me shëndet nënesë, Kàun e zi le ta shesë. Në pyestë nëna për mua, I thoni që u martua. Në pyestë se ç grua mori Tre plumba te kraharori, Në pyestë se ç kalë hypi Atje tek hypën meiti. Në pyestë se ç krushq i vanë Sorrat e korbat që e hanë. Popullore Mbeta, more shokë mbeta, përtej urës së Qabesë, në mërgim. I dërgoj të fala nënës: le ta shesë kaun e zi. Po të pyesë nëna për mua, i thoni që u martua. Po pyeti se ç grua mori, i thoni tre plumba në kraharor. Po pyeti në cilin kalë hipi, i thoni hipi kalin e meitit. Po pyeti se cilët krushq i shkuan, sorrat dhe korbat që e hanë. Marrë nga Darka e gabuar e I. Kadaresë ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fi sha, ku është teksti poetik i njohur Mbeçë, more shokë, mbeçë dhe një fragment të shkurtër nga Darka e gabuar e I. Kadaresë dhe, pasi nxënësit t i kenë lexuar, kërkon prej tyre t u përgjigjen pyetjeve: -Ç lloj janë këto tekste? - Nga ndryshojnë prej njëri-tjetrit? - Çfarë rikujtoni për parafrazën? 149

149 Mësuesi/ja përmbledh disa nga idetë e nxënësve në pemën e mendimit. Riformulim i një teksti gojor me shkrim ndihmon për të kuptuarit e një teksti Parafrazimi përdor fjalë të thjeshta Ndihmon për ta mbajtur mend një tekst ka strukturë të thjeshtë fjalët renditen sipas rendit të drejtë sintaksor është variant në prozë i një teksti poetik thjeshtohen fjalitë e ndërlikuara Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja në këtë fazë u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe për të realizuar mbajtjen e strukturuar të shënimeve mbi teknikat e parafrazimit. Nxënësit e përqendrojnë vëmendjen tek teksti Ç i ra mjegulla Buenës dhe analizojnë hapat e bërë për realizimin e parafrazimit të këtij teksti: Rregullat - Ndarja në fjali në bazë të shenjave të pikësimit. - Renditja e fjalëve sipas rendit të drejtë sintaksor. - Thjeshtëzimi i ndërtimeve sintaksore tepër të ndërlikuara. -Zëvendësimi i fjalëve dhe shprehjeve të vështira. - Shpjegimi i shprehjeve fi gurative Origjinali -Ç i ka ra mjegulla Bujen s-ë edhe fushës Shkodras-ë. Fryni erë frashni e hollë, e nalcoj mjegullën Gjith dit e po punojnë, gjith natën po jau rrënojnë Parafrazimi -I ra mjegulla Buenës dhe e mbuloi të tërën. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri net Muri që bënin ditën u prishej natën. Mësuesi/ja diskuton me nxënësit elementet e përmbajtjes, të cilat janë shtjelluar me hollësi. Përforcimi: Rishikim në dyshe Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit do të parafrazojnë në dyshe poezinë e Dritëro Agollit Këtu s do jem. Model përgjigjeje Nuk do të jem më këtu, do të largohem. Nën tokë do të tretem edhe unë të si të gjithë njerëzit. Kamerierët nuk do të më shohin në kafenenë e preferuar. Kolla ime e thatë s do të ndihet më në rrugët ku kam ecur. Por një qiparis do të rrijë i heshtur, si një murg i shkretë, mbi varrin tim. Kurse ti do të trishtohesh nga mungesa e pranisë sime. Era që do të fryjë mbi xham, do të të sjellë kujtimet. Dhe ti do të qash bashkë me to nga malli. Por, kur të jesh shumë e mërzitur, më kërko në librat që kam shkruar. Aty, pas tyre, qëndroj i fshehur me fjalët, shprehjet, ndjenjat. Mjafton që librin ta lëvizësh pak nga rafti, dhe unë do të jem shpirtërisht pranë teje. Prania ime do të të bëjë të qeshësh sërish e gëzuar, ashtu si bleron natyra, pasi ka rënë shiu. 150

150 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Pas këtij parafrazimi nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin për variantet e ndryshme të krijuara prej tyre. E rëndësishme është që ata të respektojnë teknikat e parafrazimit. Mund të marrin fjali të ndryshme nga punimet e tyre dhe t i krahasojnë me njëritjetrin, duke argumentuar se çfarë ndryshimesh kanë bërë dhe pse, dhe cila me gjithë ndryshimet i afrohet më shumë origjinalit. Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Shënim. Në këtë orë e rëndësishme është t i lihet kohë e mjaftueshme punës individuale të nxënësit, për të hartuar me shkrim dhe me gojë parafraza. Detyrë shtëpie. Bëni parafrazën e poezisë që ju pëlqen më shumë. Parapërgatitni një tekst argumentues. Teksti argumentues Tema 1. Tema: Struktura dhe skema e tekstit argumentues Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë tekstin argumentues dhe llojet e tij; të shpjegojë konceptin e tekstit argumentues dhe përdorimin e tij; të ndërtojë skemën e tekstit argumentues në situata të ndryshme komunikimi; të dallojë strukturën e tekstit argumentues duke e ndarë në paragrafë. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentues, shkumësa me ngjyra, tabela. Material shtesë Konceptet kryesore: tekst argumentues, struktura, skema e tekstit argumentues. Fjalimi i Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve Zoti kryetar, zotërinj, Prej ditës që Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, gjithë delegatët e Qeverisë Shqiptare u çfaqën gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së pakicave, pse pakicat prej racës dhe gjuhës në Shqipni janë shumë të pakta, kurse pakicat shqiptare në Shtetet fqinjë janë me qindra mijra; pse Shqipëria para se të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e indipendencës së saj më 28 Nandor 1912, vetvetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin në tokat e saj kombëtare; pse qeveria do që të nderojë pengimet e marra drejt Lidhjes së Kombevet; më në funt Qeveria Shqiptare është plotësisht e bindur se nderimi i të drejtave të pakicave i përgjigjet një parimi drejtësie. Pra, ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet nga ana e pakicave grekofone në Shqipëri, ka për pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207 të statutit që merren me arsimin në mbretëri. Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka plotësisht të drejtë duke ushtruar të drejtën e sovranitetit në formën e duhur në këtë çështje. Po të sqarohet çështja, do të shihet se ndryshimet për të cilat bëhet fjalë nuk i cenojnë të drejtat e pakicave që janë njohur në Shqipëri. Le të jepet leje zoti kryetar, t ju shpjegoj origjinën e çështjes dhe shkaqet që e shtynë popullin dhe Qeverinë Shqiptare të votojë këto dispozita konstitucionale Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha shkollat private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë pa asnjë përjashtim. 151

151 Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë sistemi i arsimit. Siç del na sa thamë më lart, qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicavet. Këto hynin nën qarkun e veprimit të ligjës së re nga parimi i njësis dhe gjeneralizmit. Në një periudhë tranzicjoni, ndryshimi i sistemit provokoi doemos një tronditje edhe për këtë shkak pakica grekofone kujtoi se do t i pritej arsimi në gjuhën e saj kombëtare. Qeverija e kuptoi menjëherë këtë gjendje edhe për të kënaqur dëshirin e popullsisë grekofone shtoi numrin e shkollave gjer në 50; zgjodhi dhe emëroi një personel mësues që kish bërë studimet në shkollat greke dhe dha instruksionet e duhura që arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në gjuhën greke, gjuha shqipe megjith se do të mbetej e detyruarshme do të mësohet si gjuhë zyrtare; dhe për të siguruar për kohën dhe të ardhmen një personel arsimor në shkallën e misionit të tij, Qeverija do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit në Greqi, një sasi të rinjsh të rekrutuar midis popullsisë grekofone.... Ligja kushtetuese që ka një karakter të përgjithshëm për gjithë popullin, kur prish një të drejtë që kish shumica, kjo e drejtë nuk mund të mbesë për pakicën; pra ndryshimi i ligjës kushtetuese, nuk cenon të drejtën e pakicës... Po t i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do të krijohet një ilegalitet midis kësaj pakice dhe shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe atëhere do të vinte çështja e shumicës që do të shtrohej përpara Shoqërisë së Kombeve. Më pëlqen të besoj zoti kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të marrë parasysh arsyet që e shtynë Qeverinë shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Mendo/Krijo dyshe /Diskuto. Organizuesi grafik Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Kodimi i argumenteve në tekst Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Mendo/Krijo në dyshe/diskuto Mësuesi/ja e nis mësimin duke udhëzuar nxënësit të lexojnë tekstin në hyrje të mësimit dhe më pas u kërkon të përcaktojnë llojin e tij. U kërkon gjithashtu të evidentojnë në tekst ato elemente, të cilat e klasifi kojnë atë në llojin e teksteve argumentuese. Nxënësit plotësojnë kllasterin duke përsëritur njohuritë e marra mbi tekstin argumentues. Trajton ide/teza për çështje të ndryshme -fjalime të politikanëve, Bind marrësin Teksti argumentues Janë disa llojesh: -artikuj gazetash, -mbrojta e avokatit, -ese, -tekste reklamash -ndërhyrjet në një debat, debatet televizive etj.) -diskutimet 152

152 Ndërtimi i njohurive: Kodimi i argumenteve në tekst Mësuesi/ja së bashku me nxënësit formulojnë përkufi zimin e termit tekst argumentues dhe theksojnë veçoritë e tij. U kërkohet nxënësve të kodojnë këto veçori në tekstin e dhënë në libër Origjian e gjuhës shqipe a në tekste të sjella prej nxënësve dhe me veçoritë e koduara plotësohet grafi ku organizues, pema e mendjes. -Të shkruash një tekst argumentues do të thotë të paraqesësh mendimet e tua duke i mbështetur me fakte bindëse. Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të mbështeten në pyetjet e mëposhtme dhe të kodojnë tekstin e librit sipas këtyre elementeve: - Cila është pyetja që drejtohet në këtë tekst? Nuk kemi pyetje të drejtpërdrejtë, por ajo nënkuptohet nga tema që trajton teksti dhe që është: Cila është origjina e gjuhës shqipe? - Cila është përgjigja që jepet? Përgjigjja: Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. - Çfarë arsyesh jepen? Arsyet: Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore, e formuar që në shek. XVIII në rrethet e historianëve. - Çfarë provash janë dhënë? Provat: Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre e bëri historiani suedez Hans Erik Tunman... - Çfarë faktesh pritet që t i pranojnë këto teza? Faktet: -Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fi se ilire... -Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fi sesh, emra njerëzish, që janë njohur si ilirë, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. -Toponimet e lashta të trojeve ilire shqiptare... -Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe latinishten tregojnë... -Të dhënat arkeologjike... Pasi kanë koduar tekstin përkatësisht me shenja të ndryshme, si p.sh.,: - O - për pyetjen - - për përgjigjen - - për arsyen - - për provat - Θ - për faktet, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të paraqitin në tabelën e mëposhtme elementet e strukturës që ata njohin: Karakteristika të tekstit argumentues Tema: Opinioni/teza Argumente Përfundime Ilustrime nga teksti Origjina e gjuhës shqipe Origjina e gjuhës shqipe. Problem i gjuhës shqipe është një nga problemet më të debatuara të shkencës gjuhësore. Qarkullojnë dy teza për origjinën e gjuhës shqipe: teza e origjinës ilire dhe e origjinës trakase. Hans Erik Tunman duke u mbështetur në burime historike dhe të dhëna gjuhësore, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit e ilirëve. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve... Një pjesë e elementeve gjuhësore Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare Me të gjithë këto argumente rezulton se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe 153

153 Mësuesi/ja përqendron vëmendjen në tekst te skema e komunikimit dhe përcakton bashkë me nxënësit elementet pjesëmarrëse, duke i ilustruar me shembuj nga fragmenti. Konteksti: (Botim shkencor për lexues të interesuar për çështjen e origjinës së gjuhës shqipe.) Qëllimi: Të bindë marrësin për origjinën ilire të gjuhës shqipe Dërguesi: studiues i problemeve të gjuhës shqipe Mesazhi: Gjuha shqipe ka origjinë ilire Marrësi: Lexuesi Kodi: Gjuha e shkruar (shqipe) Mësuesi/ja thekson faktin që qëllimi është i rëndësishëm në një tekst argumentues dhe ilustron me shembuj qëllimin në tekste të ndryshme argumentuese. Nxënësit vëzhgojnë strukturën e tekstit argumentues dhe diskutojnë mbi ndërtimin e paragrafi t si pjesë përbërëse e tij. Ata diskutojnë për llojet e tekstit argumentues, të hasura në jetën e përditshme, si: kryeartikulli i një gazete, mbrojtja që bën avokati në një gjyq, ndërhyrjet në një debat, esetë ose një punim shkencor. Përforcimi: Rishikim në dyshe Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve artikullin e Mehdi Frashërit dhe u kërkon të përcaktojnë elemente të strukturës, si: 154 Tema: Ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet nga ana e pakicave grekofone në Shqipëri, ka për pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207 të statutit që merren me arsimin në mbretëri. Opinione ose teza: Të drejtat arsimore të pakicave mbrohen. Delegatët e Qeverisë Shqiptare u çfaqën gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së pakicave Argumentimi i tezës: - Shqipëria para se të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e indipendencës së saj më 28 Nandor 1912, vet vetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin në tokat e saj kombëtare; - Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka plotësisht të drejtë duke ushtruar të drejtën e sovranitetit në formën e duhur në këtë çështje (Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese). - ndryshimet nuk i cenojnë të drejtat e pakicave që janë njohur në Shqipëri. a.ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha shkollat private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë pa asnjë përjashtim. Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë sistemi i arsimit. b. Qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicavet. Këto hynin nën qarkun e veprimit të ligjës së re nga parimi i njësis dhe gjeneralizmit. Në një periudhë tranzicjoni, ndryshimi i sistemit provokoi doemos një tronditje edhe për këtë shkak pakica grekofone kujtoi se do t i pritej arsimi në gjuhën e saj kombëtare. c. Qeverija e kuptoi menjëherë këtë gjendje edhe për të kënaqur dëshirin e popullsisë grekofone shtoi numrin e shkollave gjer në 50;

154 ç.zgjodhi dhe emëroi një personel mësues që kish bërë studimet në shkollat greke d.dha instruksionet e duhura që arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në gjuhën greke, gjuha shqipe megjithëse do të mbetej e detyruarshme, do të mësohet si gjuhë zyrtare; dhe për të siguruar për kohën dhe të ardhmen një personel arsimor në shkallën e misionit të tij, dh. Qeverija do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit në Greqi, një sasi të rinjsh të rekrutuar midis popullsisë grekofone. Përfundimi: Po t i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do të krijohet një ilegalitet midis kësaj pakice dhe shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe atëhere do të vinte çështja e shumicës që do të shtrohej përpara Shoqërisë së Kombeve. Më pëlqen të besoj zoti kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të marrë parasysh arsyet që e shtynë Qeverinë shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike. Diskutim i lirë Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 1, 2, 3 dhe 4 faqe Parapërgatitni elementet e teksti argumentues. Tema 2. Elementet e strukturës së tekstit argumentues dhe llojet e argumenteve Materiale shtesë Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të dallojë elementet e strukturës së një teksti argumentues; të evidentojë tek teza dhe antiteza argumentet dhe kundërargumentet; të dallojë argumentet objektive nga ato subjektive; argumentet e thjeshta nga ato të ndërlikuara; të përshkruajë problemin duke u nisur nga titulli i tekstit argumentues. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst argumentues, struktura e tij, elementet e tekstit argumentues, tezë/antitezë, argument/kundërargument, argumente objektive/ subjektive, të thjeshta/të ndërlikuara. Tekst me argumente objektive Ngrohja globale Ngrohja globale konsiderohet sot si një krizë globale e pashembullt dhe e padëgjuar ndonjëherë.... Në ngrohjen globale kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë emetimet e dyoksidit të karbonit CO², të metanit CH 4, oksidet e azotit, komponimet e halogjenuara të karbonit. Duhet ta njohim efektin e gazrave serrë dhe të mos qëndrojmë indiferentë për asnjë moment, sepse emetimet e dyoksidit të karbonit dhe metanit përbëjnë të keqen më të madhe ndaj njerëzimit, sepse lidhen me ngrohjen globale, ndryshimet klimatike, si dhe ruajtjen e mjedisit e të natyrës dhe, kryesorja, me shtresën e ozonit. Atëherë, po të jetë kështu, pse duhet ta lejojmë këtë krim kundër njerëzimit? shprehet Kristofor Horner. Pjesa më e madhe e opinionit mendon se ndotja e mjedisit dhe e natyrës 155

155 është përkeqësuar. Para nja 150 vjetësh në atmosferën e tokës ka ekzistuar një ekuilibër kimik tepër i rëndësishëm, ndërsa sot çdo gjë ka ndryshuar në përbërjen dhe përqindjen e elementeve kimike në atmosferë. Shkenca, jo vetëm sot, por edhe më parë është marrë me llogaritjet e ndryshme të sasive dhe të efekteve që sjellin këta përbërës në proceset e ngrohjes globale, te ndryshimet klimatike e të temperaturave, reshjeve, thatësirës, te ndryshimet në nivelet e ujërave që sjellin pasoja negative dhe të pallogaritshme në tokën tonë. Gazrat e efektit serrë në atë kohë kanë qenë pjesë e dobishme dhe e domosdoshme e jetës në tokë dhe kjo lidhej me ekuilibrin kimik në atmosferë, me përmbajtjen e një sasie të tillë optimale të dyoksidit të karbonit dhe të metanit, që siguronte një temperaturë mesatare +15º C dhe18-19 º C, një temperaturë e përshtatshme për të jetuar. Gazrat e efektit serrë u bënë problem i madh serioz kohët e fundit, kur sasia e tyre kaloi në përmasa alarmante. Përveç gazit karbonik dhe metanit që hynë në grupin e gazrave natyrore, janë edhe disa gazra të tjera të fuqishme, si komponimet e halogjenuara të karbonit, që nuk ndodhen në natyrë, por janë prodhohen për ftohje etj. Të tillë janë hidrofl uorkarboni (HFCx), perfl uorkarboni (PFCx), klorfl uorkarboni (CFCx) dhe që konsiderohen gazra me efekte të fuqishme në prishjen e shtresës së ozonit, e cila mbron jetën në tokë nga një depërtim i fuqishëm i rrezatimit ultraviolet (UV). Për klorfl uorkarbonin janë bërë shumë studime. Ky komponim u përdor gjerësisht në sistemet e ftohjes, në kondicionimin e ajrit, në shkumat dhe solventet. Ky gaz i efektit serrë rri edhe në stratosferë, ku nën rrezatimin e diellit shpërbëhet në klorinë, atomet e së cilës veprojnë me ozonin duke ia shkatërruar molekulat. Marrë nga interneti Tekst me opinione subjektive Këshillat e urta të baroneshës britanike Baronesha Helene Hayman, kryetare e Dhomës së Lordëve apo e Dhomës së Lartë të Parlamentit britanik, iu drejtua ligjvënësve shqiptarë me një fjalim të urtë, tipik për një përfaqësuese të lartë të aristokracisë politike të vendit të saj; tipik për një kryetare të dhomës së konvergjencës, sikurse njihet botërisht Dhoma e Lordëve. Me elegancë, pa fyer aspak inteligjencën e dyshimtë të mikpritësve të saj, pa pretenduar për të dhënë porosi, por thjesht duke iu referuar përvojës britanike, baronesha Hayman foli shumë qartë për çka shqiptarët s dinë ta bëjnë mirë ose, më saktë, nuk duan. Mësimi i parë i baroneshës Hayman ishte përcaktimi i opozitës britanike si opozitë e Madhërisë së Saj. Ne në Britani nuk fl asim për opozitë të shumicës që qeveris, por për opozitë të Mbretëreshës. Sigurisht, jo për një opozitë që do të kuptohej si kundërshtare e Madhërisë së Saj, por për një pasuri britanike të Madhërisë së Saj. Sepse, në konceptin britanik, si shumica, edhe pakica, pavarësisht se çfarë mospajtimesh mund të kenë midis tyre, gjë kjo krejt e natyrshme në shoqëritë parlamentare, janë pasuri dhe vlera të pacenueshme të shtetit britanik, janë me të njëjtin status përgjegjësie dhe mbrojtjeje para kurorës. Me të drejtë mund të thuhet se në Britani kjo mund të ndodhë, sepse Britania është një shtet me kurorë të trashëgueshme, ka një shenjë ku bashkohen të gjithë, por si mund të ndodhë kjo në Shqipëri? Domethënë pasuri të kujt mund të jenë shumica dhe opozita njëherësh, pavarësisht se kundërshtare mes tyre? Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Mendo/ Krijo dyshe /Diskuto. Organizuesi grafi k Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 156

156 ZHVILLIMI I MËSIMIT Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Parashikimi. Mendo/Krijo në dyshe/diskuto) Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë punuar me ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4 në faqen 119. Model përgjigjeje: Ushtrimi 1 Ideja e atij që shkruan - para kohës teknologjike, gjumi dhe zgjimi rregulloheshin nga drita e diellit. Përfundimi - Për atë që duhet të punojë ose të udhëtojë natën, është e këshillueshme të fl ejë të paktën dy orë para... Argumente në favor të tezës: Sa më të shumta të jenë orët e qëndrimit zgjuar, aq më shumë zgjatet sasia e gjumit të natës... Problemi: Sot disa rrinë zgjuar, për shkak të punës, ndaj janë në rritje e sipër çrregullimet e gjumit, edhe pse njerëzit orvaten t i plotësojnë duke fjetur më shumë ditën... Opinione të autoriteteve: Sipas ekspertëve të Qendrës së Gjumit në Gjenovë, një natë pa gjumë mund të kompensohet normalisht me një gjumë të thellë natën e mëpasshme, por, nëse mungesa bëhet e vazhdueshme, nuk do të ndreqet kollaj. Ushtrimi 2 Llojet më të zakonshme të tekstit argumentues janë: eseja argumentuese, debatet, diskutimet. Ushtrimi 3 - A jemi të përgatitur sa duhet për jetën? - Shkollë publike a shkollë private? - Rruga e gjatë e formimit të gjuhës standarde. - Skuadër e fortë, por jo e para në klasifi kim. Ushtrimi 4. Është një anketë që ka të bëjë me përvojat personale të nxënësve. Nxënësit e kanë plotësuar në shtëpi. Mësuesi/ja ka parapërgatitur në një tabak letre të dhënat e anketës dhe duke shtruar çdo pyetje, numërohen përgjigjet, të cilat orientojnë mësuesin/en për punën e tij të mëtejshme. Kërkesa e parafundit nuk shtrohet për diskutim, sepse i takon punës me shkrim që do të bëjnë nxënësit në orët e ardhshme. Mësuesi/ja e lë jo më kot këtë ushtrim për në fund, pasi nga ky ushtrim do të marrë shkas për të organizuar mësimin dhe drejton pyetje të tilla si: - Sa e rëndësishme është të njihet struktura e tekstit argumentues? - A na ndihmon ajo ta kemi më të lehtë të ndërtojmë një tekst argumentues? Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti Kjo fazë fi llon duke shtruar pyetjen: - Cilat janë elementet më të rëndësishme të strukturës së një teksti argumentues? Argumentet Teza Elementet e tekstit argumentues Antiteza Kundërshtimet (kundërshtimi i antitezës) 157

157 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Më pas mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë me vëmendje tekstin e dhënë në krye të faqes 108 dhe ta kodojnë atë, duke vënë në dukje elementet e tekstit argumentues. - O - teza (e shoqëruar me veprime të atij që jep opinionin /pohon) Autori ynë është bir i Shqipërisë së Veriut argumentet (faktet me të cilat autori mbron tezën, argumenton) Shihet pastaj se në gjuhën e tij autori është ngritur në njëfarë koineje antiteza/kundërshtimet (faktet me të cilat autori kundërshton këndvështrimet e tjera, që mendon se mund të jetë kundër tezës së tij/ kundërshton) Nuk është e pamundur që vendi i tij i lindjes të ngrihet në një krahinë që ka mbetur jashtë kufi jve të Shqipërisë së sotme kundërshtimi i antitezës Një gjë që na duket me rëndësi metodike në këtë mes është kjo: që përkatësia dialektore e gjuhës së veprës... Mësuesi/ja saktëson në fund se, kur shkruajmë një tekst argumentues, kryejmë katër veprime: a. pohojmë b. argumentojmë c. kundërshtojmë ç. pranojmë Nxënësve u kërkohet të lexojnë tekstin e ushtrimit 1, f.119 dhe të dallojnë katër veprimet që e bëjnë atë tekst argumentues. Mësuesi/ja u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy tekste (tekste model) dhe të përcaktojnë llojet e argumenteve në tabelën e mëposhtme: Argumente që mbështeten në fakte Argumente që mbështeten në opinione Diskutim i lirë mbi këto çështje Përforcimi: Rishikim në dyshe Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 5. Model përgjigjeje: Ushtrimi 5 Problemet që kërkon të përcaktohen mund të jenë: a) A është i domosdoshëm mësimi i gjuhëve të huaja, për të ushtruar profesione prestigjioze?(po pse?, jo pse?) b) A e ka zënë gruaja vendin që duhet në shoqërinë bashkëkohore? c) A e gëzojnë lirinë e plotë të fjalës qytetarët, përfshirë edhe pakicat, në një shoqëri demokratike? Në përcaktimin e problemit do mbajtur parasysh që pyetja e ngritur të marrë si përgjigje PO ose JO. Po-ja supozon tezën, e cila që të mbrohet do argumente, kurse Jo-ja supozon antitezën, e cila që të kundërshtohet, përsëri kërkon kundërargumente. Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 6, faqe Analizoni procesin e të shkruarit të një teksti argumentues. 158

158 Tema 3. Hapat për shkrimin e tekstit argumentues Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të dallojë hapat nëpër të cilët hartohet shkrimi argumentues; të bëjë skemën e ndërtimit të tekstit argumentues; të shkruajë një tekst duke përdorur teknikat e shkrimit argumentues; a. të shkruajë tezën me të cilën do të mbështetë problemin; b. të japë argumente për ta mbështetur tezën; c. të parashikojë kundërshtimet në favor të antitezës dhe t i shkruajë ato; ç. të nxjerrë përfundimin me një mesazh në favor të tezës. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: procesi i të shkruarit të një teksti argumentues, teknikat e shkrimit të tekstit argumentues. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i drejtuar/konkurs Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi: Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 6. Modele përgjigjeje Teksti 1 - Teza Njohja sot e sa më shumë gjuhëve të huaja diktohet nga nevojat e tregut të punës. Duke qenë njohës i tyre, ke hapësira më të mëdha punësimi, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësi të punosh në profesione të vlerësuara. Teksti 2 - Teza - Roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore është një çështje e rrahur gjerësisht si në vendin tonë, edhe në shoqëritë e zhvilluara. Lidhur me rolin e saj në shoqërinë shqiptare ka mendime se gruaja sot ka një pozitë të mirë shoqërore, të tjerë mendojnë se ajo ka një vend të veçantë vetëm brenda shtëpisë, pa qenë e integruar si duhet në jetën shoqërore... Teksti 3 - Teza - Në shoqërinë demokratike që po ndërtojmë, çdo qytetar duhet të ketë të drejtën e plotë të fjalës, e drejtë që i sigurohet me kushtetutë. Po a e gëzon me të vërtetë këtë të drejtë?! Opinionet për këtë argument janë të ndryshme, të para nga këndvështrime të ndryshme sipas grupeve të interesit. Punonjësit e medies shpesh ndiejnë të ushtrohet presion ndaj tyre... Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë, mësuesi/ja shtron para nxënësve disa pyetje, për të rikujtuar njohuritë për tekstin argumentues: - Çfarë strukture ka një tekst argumentues? - Ç vend zë teza në tekstin argumentues? - Ç është argumenti dhe ç lidhje ka me tezën? - Po kundërargumenti me ç element të tekstit argumentues lidhet? - Cilët janë hapat që bëjmë për të shkruar një tekst argumentues? 159

159 Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve Nxënësit punojnë në dyshe për të identifi kuar hapat e shkrimit të një teksti argumentues. Njëri nga dyshja lexon tekstin dhe tjetri nënvizon çështjen kryesore të paragrafi t. Më pas, me të dhënat e nënvizuara plotësojnë organizuesin grafik për hapat që duhet të bëjnë për të përgatitur një tekst argumentues. Skema e hapave për përgatitjen e një teksti argumentues Përcaktoni problematikën Teza që do të mbroni Zgjidhni argumentet Antiteza që do të kundërshtoni Parashikoni kundërshtitë Teknikat e hartimit të tekstit argumentues -formuloni qartë problemin, -theksoni argumentet duke përdorur konektorët: ndajfoljet, shprehjet ndajfoljore, përemrat lidhorë, lidhëzat, si: -lidhëzat bashkërenditëse kundërshtuese (por, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj. - lidhëzat nënrenditëse shkakore (se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që etj. Shkrimi i tekstit Rishikimi i materialit të shkruar Përforcimi. Shkrim i drejtuar. Konkurs Pas diskutimit të këtyre elementeve mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe të mëdha (punohen ushtrimet 7, 8, 9 dhe 10). Pasi përcaktohen hapat për shkrimin e një teksti argumentues, mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe të mëdha, të cilat duke plotësuar kërkesat e ushtrimeve 7, 8, 9 dhe 10 duhet të arrijnë të shkruajnë një ese argumentuese për një temë të dhënë. Grupi I punon për temën 1 të ushtrimit 5 (përcakton tezën, përzgjedh argumentet, përcakton antitezën dhe kundërargumentet, shkruan tekstin mbi bazën e skemës së dhënë, rishikojnë produktin dhe bëjnë korrigjimet e nevojshme). Grupi II punon për temën 2 të ushtrimit 5, si më sipër. Grupi III punon për temën 3 të ushtrimit 5, si më sipër. Brenda grupit nxënësit ndahen në grupe të vogla: Grupi A paraqet tezën dhe argumentet që mbështesin atë. Grupi B paraqet antitezën dhe argumentet që e mbështesin atë. Pasi nxënësit prezantojnë punimet e tyre, vlerësojnë me anë të tabelës së vlerësimit elemente të ndryshme të punës së shokëve: -Mënyra e ndërtimit të argumentit -Saktësia/qartësia -Struktura e skemës 160

160 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Nxënësit zgjedhin një juri që të vlerësojë punimin më të mirë. Mund të japin edhe opinionin individual mbi vlerat e secilit punim. Ata mund edhe të sugjerojnë e saktësojnë elemente që mungojnë në krijimin e tyre. Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 12, faqe 123. Nxënësit plotësojnë kërkesat e anketës, duke pasur parasysh si për tekstin argumentues që përgatiti grupi i tyre, ashtu edhe vlerësimet që patën ata nga diskutimi për punën e çdo grupi. Tema 4. Ushtrime për shkrimin e teksteve argumentuese (vazhdim) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të njohë dhe të përdorë procedurat e shkrimit argumentues; të shkruajë një tekst duke përdorur teknikat e shkrimit argumentues; a. të shkruajë tezën me të cilën do të mbështetë problemin; b. të japë argumente për ta mbështetur tezën; c. të parashikojë kundërshtimet në favor të antitezës dhe t i shkruajë ato; ç. të nxjerrë përfundimin me një mesazh në favor të tezës. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: procesi i të shkruarit të një teksti argumentues, teknikat e shkrimit të tekstit argumentues. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Konkurs Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe Parashikimi. Diskutim Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 12. Nxirren përfundime nga anketa e ushtrimit 12. Rezultatet e anketimit paraqiten në tabelë. Pas nxjerrjes së rezultateve, ushtrohen nxënësit në ato drejtime që ata kanë hasur vështirësi. Ndërtimi i njohurive. Shkrim i drejtuar Punohet në grupet ushtrimet 16, 17, 18, 19, f Në përfundim të punës, grupet prezantojnë punimet e tyre, vlerësojnë me anë të tabelës së vlerësimit elemente të ndryshme të punës së shokëve: -Mënyra e ndërtimit të argumentit -Saktësia/qartësia -Struktura e skemës Përforcimi. Shkrimi i lirë Punohet ushtrimi 20. Çdo nxënës shpreh idetë e veta për leximin. Në fund lexohen disa punime dhe diskutohet rreth forcës bindëse dhe argumentuese të shkrimeve. Bëhet vlerësimi për punën e bërë dhe vlerësohen me notë punimet e disa nxënësve. Detyrë shtëpie. a) ndahet klasa në dy grupe dhe u jepet të punojnë ushtrimet 13 dhe 14 në faqen 123. b) Parapërgatitni një fjalim politik, si tekst argumentues. 161

161 Teksti argumentues Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema 5-6. Fjalimi politik (2 orë) Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat e shkrimit në një fjalim politik; të analizojë elementet gjuhësore në një fjalim politik; të shkruajë një fjalim me temë të zgjedhur prej tij. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: fjalimi politik, teknika të shkrimit të një fjalimi politik, elemente gjuhësore të një fjalimi politik. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përmbledhje e strukturuar Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale Materiale shtesë Fjalimi mbi gjendjen e vendit Nga Presidenti Obama Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Uashington D.C. 21:12 EST Ju faleminderit të gjithëve! Kryetar i Kongresit, zëvendëspresidenti Çeni, anëtarë të Kongresit, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe të trupave diplomatikë, miq të nderuar dhe bashkëqytetarë,... Sa herë që jam përpara këtij podiumi, unë jam i prekur nga privilegji dhe i vetëdijshëm për historinë që kemi përjetuar së bashku. Ne jemi mbledhur në ndërtesën e Kongresit në momente të zisë kombëtare dhe të arritjeve kombëtare. Ne i kemi shërbyer Amerikës në një nga periudha e saj më të rëndësishme... dhe ka qenë nderi im që ju kam shërbyer juve. Për t u përballur me problemet e mëdha përpara nesh, ne duhet të veprojmë në një frymë të vullnetit të mirë dhe me respekt për njëri-tjetrin... dhe unë do të bëj pjesën që më takon. Sot, gjendja e vendit (Bashkimit) paraqitet e fortë... dhe së bashku do ta forcojmë më shumë. (Duartrokitje.) Në këtë vit vendimtar, ju dhe unë do të marrim zgjedhje, të cilat përcaktojnë si të ardhmen, ashtu edhe karakterin e vendit tonë. Ne do të zgjedhim për të vepruar me besim në përndjekjen e armiqve të lirisë... ose të tërhiqemi nga detyrat tona me shpresën e një jete më të lehtë. Ne do të zgjedhim të ndërtojmë begatinë tonë duke drejtuar ekonominë botërore... ose të largohemi nga tregtia dhe mundësitë. Në një kohë të ndërlikuar dhe sfi duese, rruga drejt izolimit dhe proteksionizmit mund të jetë e gjerë dhe joshëse..., por ajo përfundon me rrezik dhe në rënie. E vetmja rrugë për të mbrojtur njerëzit tanë, e vetmja rrugë për të siguruar paqen, e vetmja rrugë për të kontrolluar fatin tonë, është përmes udhëheqjes sonë..., në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të jenë në krye. (Duartrokitje.) Jashtë vendit, kombi ynë është përkushtuar drejt një qëllimi historik, afatgjatë dhe ne kërkojmë përfundimin e tiranisë në botën e sotme. Disa e përjashtojnë atë qëllim si idealizëm i keqdrejtuar. Në të vërtetë, siguria e ardhshme e Amerikës varet nga ajo. Më 11 shtator, 2001, ne zbuluam se problemet që e kishin zanafillën në një shtet të dështuar dhe shtypës, 7000 milje larg, mund të sillnin vrasje dhe shkatërrim për vendin tonë. Diktaturat strehojnë terroristë dhe ushqejnë inat e radikalizëm dhe kërkojnë armë të shkatërrimit në masë. Demokracitë zëvendësojnë inatin me 162

162 shpresën, respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre dhe të fqinjëve të tyre dhe bashkohen në luftën kundër terrorit. Çdo hap drejt lirisë në botë e bën vendin tonë më të sigurt, kështu që ne do të veprojmë me guxim për hir të çështjes së lirisë. Larg të qenit një ëndërr e pashpresë, përparimi i lirisë është historia e madhe e kohës sonë. Në 1945, kishte vetëm 24 vende të vetmuara demokratike në botë. Sot numërohen 122 syresh. Dhe ne po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e vetëqeverisjes, gratë të cilat gëzojnë të drejtën e votës në Afganistan dhe miliona irakianë, të cilët festojnë lirinë e tyre me bojë të purpurt, burra e gra nga Libani deri në Egjipt, të cilët debatojnë të drejtat e individëve dhe nevojën e lirisë. Në fi llim të vitit 2006, më shumë se gjysma e popujve të botës jetojnë në kombe demokratike. Dhe ne nuk harrojmë as gjysmën tjetër: vende si Siria dhe Burma, Zimbabve, Koreja e Veriut dhe Irani, pasi kërkesat e drejtësisë dhe paqja e kësaj bote kërkojnë lirinë e tyre gjithashtu ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Përmbledhje e strukturuar Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë (ushtrimi 21, faqe 125), duke përqendruar vëmendjen në njohuritë që kanë nxënësit për tekstin argumentues dhe fjalimet politike, si një lloj i tekstit argumentues. Idetë e tyre shkruahen në tabelë. Model përgjigjeje: Problemi Argumente në favor të tezës Antiteza Rrëzimi i argumenteve në favor të antitezës Teza dhe përfundimi Problemi - Inteligjent lind apo bëhesh? Teza - Në fakt inteligjent lind dhe bëhesh. Argument në favor të tezës - Kjo përzierje mes kulturës dhe kromozomeve mund të ndryshojë në bazë të përvojave personale (si mjedisore, ashtu dhe gjenetike), Antiteza - Dihet që ka persona që kanë një talent të lindur më të theksuar se të tjerët Argument në favor të antitezës - E gjithë historia është e mbushur me njerëz gjenialë në çdo fushë, të cilët shquhen për aftësitë e tyre të lindura dhe nga një edukim jo veçanërisht i shkëlqyer. Kjo është e vërtetë jo vetëm për inteligjencën, por për të gjithë larminë e talenteve të tjera brendashkruar qarkut cerebral: muzikë, matematikë, gjuhë, pikturë. Rrëzimi i argumenteve në favor të antitezës - Po aq e dallueshme është se askush nuk mund të bëjë matematikë apo muzikë, të pikturojë ose edhe të fl asë, nëse nuk i ka mësuar këto gjëra në mjedisin ku jeton. Përfundimi - Mjedisi ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse është në gjendje të zhvillojë prirjet individuale nga zeroja deri në pafundësi. Tekste argumentuese Përdoren fi gura të ndryshme letrare Përdorin leksik të thjeshtë në varësi të publikut Fjalimet politike Japin informacion për marrëdhëniet mes objektit të fjalimit dhe publikut Përpiqen ta bindin dhe të ndikojë te publiku 163

163 Ndërtimi i njohurive. Të nxënit në këmbime Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe me nga 6 nxënës. Duke u bashkuar sipas numrave përkatës, nxënësit ndahen në grupe ekspertësh: Grupi I - identifi kon marrëdhëniet që kanë fjalitë e ndryshme me njëra-tjetrën në fjalimet politike. Grupi II - identifikon veçoritë e leksikut të përdorur në të. Grupi III- identifi kon veçoritë e terminologjisë së përdorur. Grupi IV - analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike. Grupi V - referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës. Grupi VI - evidenton rëndësinë dhe përdorimin e fi gurave letrare. Secili grup, pasi përpunon materialin teorik dhe e pasqyron atë të përmbledhur në skica e tabakë letre, ku identifi kon veçoritë specifi ke të tekstit të dhënë, rikthehet në grupet bazë për të realizuar detyrën e tij brenda grupit. Model përgjigjeje: Grupi I: Rëndësi të veçantë ka marrëdhënia që kanë me njëra-tjetrën fjalitë e llojeve të ndryshme. Fjalimi i Ismail Qemalit ditën e Shpalljes së Pavarësisë Shpall Shqipërinë të pamvarur! Fjali thirrmore, e dëshirore, i bëjnë thirrje dëgjuesit për pjesëmarrje Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. (Fjalitë dëftore shërbejnë për të dëftyer (treguar) për një objekt a problem në mënyrë të thjeshtë dhe objektive. Përdorimi i fjalive të shkurtra, me informacion të qartë e të thjeshtë është tregues i kujdesit që ka autori për ta bërë tekstin sa më të kuptueshëm.) Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndërr më duket ky ndryshim i madh i vendit t onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, - (Fjalitë nxitëse synojnë të të bindin me anë të kërkesës, këshillës e propozimeve të bëra): Prandaj qeshni e gëzoni! 164

164 (Fjali dëftore) Për t ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m a ngarkoi mua ngritjen e shënjtë të shënjës t onë Kombëtare, të flamurit t onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe pasi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin, thërrasin me gëzim e me zë të lartë: (Fjali dëshirore) Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). (Fjali dëftore) Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mes. Fjali nxitëse Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t a mburuar, për t a përparuar e për t a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t onë të Lirë. Tuke përfunduar, s më mbetet gjë, veçse t i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë, Flamuri i ynë, n atdhenë t onë të lirë. Rroftë Flamuri! Grupi i dytë: Leksiku, përdorimi i emrave dhe mbiemrave, epitetet etj. (nga fjalimi i A. Zogut, ditën e shpalljes mbret) (Shërbyesin e palodhur të Atdheut, detyrën e rëndë dhe të naltë të shtetit, bashkëpunëtor të ideali të përbashkët, përgjegjësi morale, popullin trim shqiptar, detyrën e shenjtë, populli Sovran, fjalët e nalta të krenave ) Përemrat japin informacion për pozicionin e folësit me publikun: (Ju drejtohem, unë, bijtë e Shqipërisë, tregojmë, paguajmë, shpresojmë, shtyjmë, mbaroni, keni vënë, të ktheheni në vendet tueja, keni për ta gjetur.) Mbiemrat dhe epitetet shërbejnë për të treguar gjendjen emocionale: shëmbëlltyrën besnike, sheshin e qytetëruar, fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë... Grupi i tretë: Identifi kon veçori e terminologjisë së përdorur në fjalim: fusha semantike: - (kryesinë e shtetit shqiptar, një faktor paqësor, relacionet që ekzistojnë sot me shtetet fqinje, të drejtat kombëtare, për t ia arritur qëllimit të lartë, atë ideal që na ka falur natyra e na ka shënuar historia ) Grupi i katërt: Analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike: gjuha e folur jep informacion mbi origjinën e folësit (Mbretit Zog), po ashtu dhe stili zyrtar: fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë... Në regjimin e ri Shqipëria ka për të qenë një faktor paqësor në Ballkan etj). Grupi i pestë: Referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës. Hyrja: Zotni kryetar dhe asamblista, Në mesazhin që ju drejtova para disa ditëve, duke ju uruar sukses ju etërve të kombit.. Teza e parë: Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët... Do të veproj duke marrë parasysh përgjegjësinë morale, të cilën herët a vonë do ta çmojë populli shqiptar për lartësimin e vendit. Teza e dytë (folësi paraqet vizionin e tij): Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë bijtë e shqipes, mund të krijojnë shtet është pasuria e gjithë dhe ideali i botës mbarë. 165

165 Zgjidhja e problematikës: Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të ardhme të lirë, mund të paguajmë një detyrë historike Efektet e dëgjuesit dhe bindja e tyre: Si të mbarojnë detyrën e shenjtë gati për t i sakrifi kuar të gjitha, nëse është nevoja edhe jetën, mbas dëshirës së tij dhe për të mirën e vendit Grupi i gjashtë: Evidenton rëndësinë dhe përdorimin e figurave letrare: metafora, epitete etj. (fjalët e Nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë; shërbyesin e palodhur të Atdheut, Prijësi ) Diskutim i këtyre elementeve Përforcimi: Shkrimi i lirë Nxënësit punojnë në grupe bazë për ushtrimin 14. Model përgjigje: Edhe gratë mund të shërbejnë në ushtri Vëllezër dhe motra, Është kënaqësi t ju jem pranë dhe të ndaj me ju shqetësimet dhe problemet tuaja. E di që është e re për të gjithë ne, por do të desha t ju parashtroja idenë time për pjesëmarrjen e grave në shërbimin ushtarak. A duhet me të vërtetë gruaja të kryejë një detyrë kaq burrërore, kur shumë mirë mund të kryejë detyra në fusha të tjera ose të përkujdeset për familjen dhe fëmijët e saj?! Kjo pyetje qëndron. Me të vërtetë shërbimi ushtarak është i vështirë. Kërkon forcë, energji dhe përgatitje të mirë fi zike dhe profesionale. Por unë mendoj se gruaja shqiptare i ka këto mundësi. Mjafton të rikujtojmë kontributin e vlefshëm të grave e vajzave në luftën për çlirim dhe përkushtimin që i dhuruan ato kësaj kauze. Edhe në të shkuarën e afërt ajo inkuadrohej në formacionet ushtarake efektive e vullnetare dhe dallohej për përkushtim. Por ndryshimi ndërmjet dy kohëve është esencial: nëse në atë kohë kjo pjesëmarrje i kërkohej me detyrim, tani jeni ju vajza të reja që e kërkoni si një të drejtën tuaj të kryeni shërbim ushtarak. A është kërkesë e të gjitha vajzave e grave? Padyshim që jo. Ka edhe djem që i shmangen këtij shërbimi. Por unë kam bindjen që ato vajza që e shtrojnë këtë kërkesë, do t i përgjigjen detyrës me përgjegjësi të lartë. Ato janë të afta të kryejnë si detyra që kërkojnë përgatitje fizike e profesionale, dhe ato që kërkojnë përgatitje shkencore, e që i përgjigjen stadit të sotëm të një ushtrie moderne. Brenda shpirtit të tyre ka shumë dashuri, forcë dhe iniciativë. Gruaja ka arritur të ndërtojë një imazh të sajin tashmë, duke treguar që është e barabartë në të gjitha aspektet me burrin dhe mund të përballojë çdo sfi dë Unë, si kandidatja juaj për deputete, nëse do të më jepni votën tuaj, në parlamentin e ardhshëm do të bëj të gjitha përpjekjet që në ligjin për shërbimin ushtarak, të zërë vend edhe mundësia që gratë dhe vajzat të kryejnë shërbim ushtarak. Përveçse është detyra e lartë ndaj atdheut, këtë pjesëmarrje të gruas, ligjvënësit duhet ta shohin si një mundësi të barazisë së gruas me burrin në të gjitha aspektet, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm jo vetëm në familje, por edhe në zgjidhjen e detyrave të vështira, siç është çështja e Atdheut. Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim! 166 Diskutim i lirë Shënim: Nëse koha për zhvillimin e kësaj detyre është e pamjaftueshme, nxënësit mund të vazhdojnë detyrën në shtëpi. Në klasë nxënësit mund të ndërtojnë vetëm skemën me argumente, duke shkëmbyer opinionet dhe duke sugjeruar mënyrën se si do të ndërtojnë tekstin me njëri-tjetrin. Më pas mund ta zhvillojnë atë në shtëpi. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 14, faqe 123

166 Tema 7-8. Kryeartikulli Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përdorë teknikat e shkrimit në një kryeartikull; të dallojë elementet e tekstit argumentues në një kryeartikull; të analizojë elementet gjuhësore të kryeartikullit; të shkruajë një kryeartikull për gazetën e shkollës. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentues, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: kryeartikull, struktura e kryeartikullit, elementet gjuhësore të kryeartikullit. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë industriale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja e nis mësimin duke u treguar nxënësve faqen e parë të një gazete të përditshme dhe u kërkon të identifi kojnë kryeartikullin dhe artikujt e tjerë. Ndërkohë ngre pyetjet dhe me përgjigjet e nxënësve ndërton hartën e mendimit. -Ç është kryeartikulli i një gazete? -Cili është kryeartikulli në këtë gazetë? -Nga dallon ai nga artikujt e tjerë? -Cili është roli i titullit ku përqendrohet ai? Artikulli më i rëndësishëm i gazetës elementet përbërëse problemi teza (I) Kryeartikulli argumentet mbititulli antiteza (tezaii) titulli tekst argumentues nëntitulli argumenti përfundimi Model përgjigjeje Kryeartikulli është artikulli më i rëndësishëm i një gazete a reviste, titulli i të cilit shënohet në faqen e parë të gazetës me shkronja të dallueshme. Vihet në një vend të dukshëm për të tërhequr vëmendjen në lidhje me problemin që trajton. Dallohet nga artikujt e tjerët të gazetës për shkak të rëndësisë së problemit që trajton 167

167 Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që në dyshe të lexojnë artikullin e dhënë në tekst dhe të evidentojnë veçoritë e tij me anë të organizuesit grafi k. Nxënësit punojnë në dyshe në një ditar trepjesësh: Struktura e artikullit Titulli nëntitulli Problemi Teza 1 Argumenti Kundërshtimi i antitezës Teza 2 Argumenti Kundërshtimi i antitezës Përfundime Leksiku dallohet nga përdorimi i fjalëve nga fusha e sportit Ilustrime nga teksti Dhuna në futboll dhe niveli i përfaqësimit. Në tërësinë e ngjarjeve...sikurse dhuna në fushat sportive apo stadiumet e ndryshme Në aspektin sportiv, dhuna ndaj gjyqtarit është krejt e papranueshme Pa dashur të fajësoj gjyqtarët, nuk duhet të harrojmë që gjyqtari... Nervozoi lojtarët dhe luajti me ndjenjat e tifozëve në stadium... Aspekti i dytë është ai i protagonistëve... Jo rrallëherë ka ndodhur si në rastin... Kur një deputet dhunon një person që ka njëfarë statusi... Nivelin e ulët të disa përfaqësuesve... Tani kur ka ngelur diçka më shumë nga... Lojtar, gjyqtar, fushë sporti, stadium, Federata Shqiptare, futbollit, top, portë, Veçoritë e artikullit Materiali që trajton duhet të jetë në funksion të argumenteve të tezës. Titulli përmban tezën kryesore. Struktura Përdorimi i regjistrit të duhur gjuhësor. Diskutim i lirë mbi këto çështje Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve mbi aspekte gjuhësore të organizimit të artikullit. Model përgjigjeje Në shkrimin e artikujve përdoret kryesisht gjuha standarde. Ndërtimi sintaksor i fjalisë bëhet në përputhje me çështjen që trajtohet. Përdoren fjali të thjeshta, kryesisht të zgjeruara e të përbëra, me marrëdhënie bashkërenditëse e veçanërisht nënrenditëse, ku mbizotërojnë fjalitë ftilluese, (sqarojnë e saktësojnë), kohore (për të dhënë informacion për kohën kur ndodh ngjarja a me të cilën lidhet çështja që trajtohet. Duke qenë se artikulli është një tekst argumentues, përdoren shumë fjalitë shkakore e rrjedhimore. Tregues për këtë është përdorimi i konektorëve: lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore, shkakore, rrjedhimore, ftilluese, qëllimore etj; përemrave lidhorë, që, i cili dhe fjalëve lidhëse. Përgjithësisht mungojnë fi gurat retorike, po në artikujt ku qëndrimi subjektiv është i dukshëm, si opinionet, analizat etj., këto fi gura zënë vend të rëndësishëm, sepse kërkohet të ndikohet më shumë te lexuesi a dëgjuesi. 168

168 Përforcimi. Shkrim i lirë Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që në bazë të modelit të punuar në klasë, të punojnë ushtrimin 13, faqe 123. Model përgjigjeje Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë A duhet të ketë luftëra në shek. XXI? Është një çështje që gjithmonë e më shumë hap debate rreth e qark globit. Luftërat e shumta të zhvilluara përgjatë historisë së njerëzimit kanë sjellë gjithmonë e më shumë dëme materiale dhe shpirtërore. Pavarësisht kësaj, akoma nuk është kuptuar ose më saktë nuk ekziston vullneti i mirë për t i shmangur ato. Por luftërat kanë pasur gjithmonë një njëjtin qëllim: mbisundim, pasurim, zotërim, lakmim etj. Kjo ka qenë motoja e çdokujt, i cili ka hapur luftë ndaj më të dobëtit, më inferiorit, më të pazhvilluarit. Gjithsesi, pavarësisht nëse lufta ka pasur një kauzë të drejtë ose jo, pavarësisht se ajo ka vënë shpeshherë në vend të drejtat e mohuara, ajo asnjëherë nuk i ka realizuar këto pa sakrifi ca, pa të dëmtuar, pa humbur jetë. Sot, kur zhvillimi njerëzor ka arritur kulmin, falë kapaciteteve mendore mund të gjenden me mijëra mënyra për të zgjidhur konfl iktet pa dëmtuar jetën. Shtrohet me të drejtë pyetja: A duhet të ketë luftë?! Përgjigjja është e thjeshtë: Jo Arsyeja është më se e kuptueshme: Në emër të asaj që është më e shtrenjta për këdo dhe kurdoherë, në emër të jetës njerëzore. Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. 1. Shkruani një kryeartikull për gazetën e shkollës, ku të respektoni udhëzimet e mësipërme. 2. Parapërgatitni një reklamë dhe sillni në klasë reklama të llojeve të ndryshme. Tema 9. Reklama Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë reklamën si lloj i tekstit bindës; të dallojë funksionin bindës të reklamës; të analizojë elementet, teknikat dhe gjuhën e reklamës; të vëzhgojë një reklamë për të dalluar elementet e saj; të analizojë elementet e publicitetit shoqëror; të shkruajë një slogan publicitar. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, reklama, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: reklama, teknikat e reklamës, slogan publicitar, elemente të reklamës, gjuha e reklamës. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe 169

169 Parashikimi: Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës, së shtëpisë, për reklamat që kanë sjellë nxënësit në klasë. Lexohen 2-3 prej tyre dhe përsëriten njohuritë që kanë marrë nxënësit për reklamën në klasat pararendëse me anë të organizuesit grafik; harta e mendjes. tekst argumentues ngjall interes me anë të elementeve të ndryshme tërheq vëmendjen e konsumatorit Reklama përdor fi gura retorike ka funksion bindës vë në dukje aspektet pozitive të objektit Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te reklamat e librit dhe u kërkon të analizojnë në grupe veçoritë e reklamës. Nxënësit ndahen në 2 grupe. Grupi I analizon teknikat e bindjes në një reklamë. Grupi II analizon gjuhën e përdorur në reklama. Më pas ata strukturojnë shënimet e tyre në ditarin dypjesësh: Tipar përbërës/teknikat e bindjes Përdorimi i ligjërimit kinematografi k (batuta të shpejta) dhe sloganeve. Përdorimi i përemrit ti ose i ligjërimit të drejtpërdrejtë, konfi dencial: Mesazhi publicitar Imazhi. Manipulimi i përdoruesve përmes fi gurës (gruas, burrit, fëmijës) për përdorimin e produkteve të ndryshme. Analiza gjuhësore e reklamës Përdorimi i gjerë i fi gurave retorike, si: metafora, hiperbola, metonimia, similituda etj. Përdorimi i fjalëve të reja për të goditur fantazinë e konsumatorëve dhe për të dalluar produktin e ri nga produkte të ngjashme: aliteracioni, paralelizmi. Përdorimi i stereotipave gjuhësorë Shembuj nga teksti Në reklamën e dhënë vihet re përdorimi i batutave të shpejta si: ekstrakte të pastëra nga lulet më të mira... Rezultat efi kas dhe i dukshëm. Slogan: Lule nga zemra e luleve - I drejtohet publikut femëror: Imazhi i një vajze të buzëqeshur, me një fytyrë të përsosur, të lëmuar dhe të freskët... dhe lules së freskët që prek lehtas cepin e syrit të vajzës. Metafora: lulja tregon freski. Krahasimi: pastërtia dhe delikatesa e lules së bardhë me rozë, krahasohen me vajzën e re me lëkurë të shndritshme. Paralelizmi: Lulja dhe lëkura e fytyrës së vajzës Ekstrakte të pastra nga lulet më të mira Rezultat efikas dhe i dukshëm. Mesazhi publicitar Premtimi Slogan: Lule nga zemra e luleve. Diskutim mbi këto aspekte Nxënësit e përqendrojnë vëmendjen te reklamat me karakter shoqëror. Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe nxënësit analizojnë elementet e reklamës. 170

170 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Model përgjigjeje Teksti 1 Kjo është një reklamë shoqërore, ku reklamohet një linjë kombëtare e këshillimit për fëmijë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. I drejtohet të gjithë shoqërisë dhe në mënyrë të veçantë u përgjigjet fëmijëve dhe të rinjve sipas nevojave që ata kanë. Mesazhi që ajo realizon është me anë të shenjës së telefonit dhe numrit të shkruar në të, që evidenton pikërisht qëllimin për të cilin realizohet kjo reklamë. Ngjyra e përdorur, jeshilja, është ngjyra e ndihmës (e filizave që rriten dhe janë të njomë e të brishtë) dhe unitetit të figurës së fëmijëve, që të realizuara në reklamë përforcojnë qëllimin e organizatës, që është në fakt dhe dërguesi i reklamës. Karakterizohet nga slogani: Kur një fëmijë telefonon, ne përgjigjemi gjithmonë. Një numër telefoni për të gjithë fëmijët. Reklama shfrytëzon shenjën e telefonit në funksion të realizimit të rrugëve të komunikimit, që pretendohet të vendoset në rast nevoje dhe kjo theksohet edhe nëpërmjet sloganeve të shënuara në reklamë. Ka një sërë figurash retorike të pranishme: si metafora, e cila realizohet nëpërmjet shenjës së telefonit dhe numrit, dhe figurave të fëmijëve të kapur dorë për dore. Pikërisht shenja e telefonit, numri dhe fëmijët e kapur dorë për dore, tërheqin vëmendjen e lexuesit, shikuesit në atë që ata promovojnë: ndihmën kundrejt fëmijëve. Në pjesën e pasme të këtij promovimi jepen informacione mbi organizatën që ofron këtë shërbim, grupet shoqërore që ajo u drejtohet dhe logot e simbolet që ata përdorin. Teksti 2 Promovimi i vlerave dhe pasurive turistike të vendit tonë Qëllimi i reklamës është një fushatë promovimi për vlerat turistike të Shqipërisë, e cila realizohet nëpërmjet disa komponentëve. -Fotoja e parë pasqyron harmoninë e një familjeje që pushon në bregdetin shqiptar. Larmia e ngjyrave dhe të objekteve që kanë në dorë pushuesit, simbolizon larminë e argëtimeve, një sërë vlerash kulturore dhe paqes e qetësisë që të ofron riviera shqiptare. Sfondi i saj plotësohet me një lulëkuqe, me ngjyrat tradicionale të simboleve të flamurit. Kuptohet që mes tyre ekziston ndjenja e dashurisë. E njëjta harmoni dhe paqe ekziston edhe mes çiftit të dashuruar, të cilët gjejnë në brigjet e Shqipërisë veten apo i riu, të cilit ky mjedis i larmishëm i ofron një sërë mundësish për zbavitje. Në sfond paraqitet deti me pafundësinë e hapësirës, e cila mund të nënkuptohet si një pafundësi mundësish për argëtim. Ekzistojnë një sërë figurash retorike, si: metafora e familjes dhe e harmonisë që ekziston në brigjet e detit shqiptar; lulëkuqja me ngjyrat e simboleve shqiptare; por njëkohësisht e krahasuar me dashurinë apo edhe pamja e maleve dhe lumit mes tyre, që ofron misterin dhe kuriozitetit e rrugës për ta zbuluar. E gjithë kjo plotësohet nga slogani: Albania a new mediterranian love! Përforcimi: Rishikim në dyshe Në dyshe nxënësit punojnë për spotin publicitar të gazetës së shkollës. Ata hedhin ide të ndryshme se si duhet ta ndërtojnë atë dhe cili do të jetë qëllimi i tij. Skicojnë dhe përzgjedhin idenë më interesante. Mësuesi/ja bashkëpunon dhe përzgjedh idetë më interesante. Nëse koha nuk është e mjaftueshme, mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përfundojnë në shtëpi. Në fund të orës mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. a) Përfundoni mesazhin publicitar të gazetës së shkollës. b) Parapërgatitni një ese letrare. 171

171 Tema 10. Eseja letrare Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë esenë letrare; të dallojë llojet e ndryshme të esesë; të evidentojë karakteristikat e ndryshme të një eseje letrare; të analizojë strukturën e esesë letrare. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të eseve letrare, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: ese, ese letrare, lloje të esesë, struktura e esesë letrare. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di/mësova Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe/industriale Materiale shtesë Ese: Argumentoni pozicionin e Plugut te vepra e Konicës Katër përralla nga Zullulandi Gjatë gjithë tregimit Plugun e shohim në tri pozicione. Fillimisht si të veçuar nga turma, së dyti në pozicionin e udhëheqësit dhe, së fundmi, si një hero të dështuar. Konica na e prezanton Plugun nëpërmjet fjalisë: Vetëm njëri rrinte mënjanë, e cila e vendosur në mjedisin festiv të Zulluve, demonstron se ai ishte ndryshe nga bashkatdhetarët e vet e nuk pajtohej me sjelljen e tyre. Kur të gjithë gëzojnë, Plugu qe i vetmi të cilit i dhembte në shpirt, duke ditur mendimin e botës së qytetëruar për ta. Dëgjonte i heshtur këngët qesharake të turmës, ndërkohë që do të kish dashur të dëgjonte në vend të tyre diçka më madhështore e më të denjë për kombin e vet. Këtu lind dhe kundërvënia e parë e Zulluve, të cilët e barazojnë këtë mungesë entuziazmi me tradhtinë. Pikërisht në këtë moment Plugu merr përsipër t i japë vetes një pozicion më të lartë, atë të udhëheqësit. Duke qenë atdhetar e besnik i vendit të tij, ai e ndien për detyrë t i drejtojë Zullutë drejt rrugës së zhvillimit. I nxitur nga ideale të larta, ai pretendon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare, ëndërron një Zulluland të lirë e të qytetëruar. Plugu udhëzon, ndërgjegjëson, kritikon, por këtë herë reagimi i turmës është edhe më i egër. Së fundmi Plugu e kupton se kish dashur të bënte të pamundurën më hyjnë dyshime, kur mendoj se ne do të qytetërohemi ndonjë ditë. Ai pranon me keqardhje dështimin e misionit të tij dhe heq dorë nga ato ideale që deri në atë kohë ish përpjekur t i realizonte. Tashmë është Plugu ai që i braktis Zullutë, i tall, duke folur të njëjtën gjuhe me ta, por vetëm në këtë moment bëhet i dëshiruar prej tyre. Ese: Liria kombëtare, morale e individuale (bazuar në poezinë e Mjedës, Liria ) Mjeda e koncepton lirinë në tri këndvështrime: liri kombëtare, morale e individuale, prandaj për të edhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar duhet të ishte e trefi shtë. Vetëm në këtë mënyrë liria e fi tuar do të mund të quhej e plotë. Liria kombëtare për poetin është një interes madhor, një nevojë e unifi kuar e të gjithë kombit, e të gjithë vendit. Kjo është arsyeja që thirrjen kryesore ai ua drejton shqiptarëve për t u çliruar nga pushtuesit, nga pesha e rëndë e robërisë që po shuante zërin e kombit. Këtë e realizon duke vënë në dukje me tone revoltuese gjendjen aktuale: Na hekra kemi, na terr e mjegull, na pa emen kërkund, pa atdhe, na jemi shërbëtorët e të huajve në vendet tona. Kur fl et për liri individuale, Mjeda nuk përdor më unifi kimin e natyrës, popullit, gjithë hapësirës shqiptare, por i drejtohet çdo individi në veçanti, për t iu përkushtuar luftës çlirimtare, për të lënë mënjanë interesat 172

172 vetjake për diçka më madhore, si liria, pasi në kushtet e mjerimit të përgjithshëm askush nuk mund të sigurojë një të ardhme të ndryshme, më të mirë për veten. Në këtë moment Mjeda bën paralelizëm me luftën e popullit amerikan, që arriti fitoren në saje të bashkimit e organizimit. Në mënyrë të ngjashme ai fton çdo shqiptar të lërë parmendën e të rrokë pushkët. Liria morale shihet e lidhur me përjetimet emocionale, me botën e brendshme të individit. Në kushtet e mungesës së saj, në jetën e shqiptarit kishte veç vaj e gjëma ankimi, që nuk i lejonin t u gëzoheshin kënaqësive të jetës. Përsëri Mjeda e shfrytëzon këtë për t i nxitur shqiptarët të luftojnë, sepse vetëm liria do të mundësonte që edhe në këto troje të ndiheshin këngë të patravaja. Me këtë zbërthim e trajtim të detajuar që i bën lirisë si term e si nevojë e përgjithshme, Mjeda ndihmon në ndërgjegjësimin e shqiptarëve për rëndësinë e saj. Ai shpreh ëndrrat e tij për një liri të plotë të kombit, duke e konfi rmuar kështu veten si patriot e mbrojtës i demokracisë. ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi: Diskutim i njohurve paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë nxënësve dy tekste për të lexuar (dy modele esesh: mund të përdoren esetë e sugjeruara te materiale mësimore ose të tjera që mund të ketë vetë mësuesi). Model përgjigjeje Më pas mësuesi/ja drejton pyetje të tilla si: -Ç lloj tekstesh janë? -Ç lloj eseje? -Pse janë ese? -Si janë të organizuara? -Cila është tema që trajtojnë? -Si e trajtojnë temën? -Cili është mesazhi i esesë? -Cila është struktura e saj? Me të dhënat nga përgjigjet e nxënësve dhe të ilustruara me një nga esetë e dhëna, nxënësit ne fletoret e tyre dhe mësuesi/ja në dërrasë të zezë plotësojnë pjesën Di të tabelës. Tekstet janë ese argumentuese. Janë ese, sepse shprehin një opinion individual për një temë të caktuar të mbështetur në fakte (që është vepra letrare). Janë të organizuara në paragrafë. Temat që trajtojnë lidhen me një koment të një vepre të veçantë (vepra e Konicës Katër përralla nga Zullulandi dhe me poezinë e Mjedës Liria ). Eseja e trajton temën duke sjellë argumente të caktuara në lidhje me të. Mesazhi lidhet me opinionin individual të shkruesit në lidhje me qëndrimin e personazhit (Plugut) në vepër (fragment). Në esenë e dytë mesazhi është opinioni individual rreth mënyrës si e koncepton Lirinë autori i poezisë. Eseja ka një strukturë organike: hyrje, zhvillim, mbyllje. Ndërtimi i njohurive: Di/Dua të di/mësova Nxënësit lexojnë në dyshe esenë e dhënë në tekst dhe evidentojnë disa nga tiparet e sipërpërmendura. Por njëkohësisht do të zbulojnë edhe elemente të reja të saj. 173

173 Ndërtohet tabela DDM. Di Dua të di Mësova Eseja shpreh opinionin individual mbi një çështje të caktuar. Jep argumente të mbështetura në një fakt. Cilat janë llojet e esesë? A kemi vetëm argumentim në ese apo mund të kemi të përziera një sërë elementesh në tjera? Çfarë trajton eseja letrare? Llojet e esesë: letrare, fi lozofi ke, historike, sociale etj. Në ese shtjellohen argumente, vlerësime, opinione. Nga vendi që zënë në tekst, esetë klasifi kohen në: a. përshkruese, b. shpjeguese, c. argumentuese d. vlerësuese. Shpesh brenda një eseje gjenden të gërshetuara argumenti, vlerësimi, me përshkrimin e shpjegimin. Eseja letrare trajton tema që lidhen kryesisht me letërsinë: - një periudhë letrare/shkrimtarë të kësaj periudhe, - një shkrimtar ose veprën e tij në tërësi; - një koment për një pjesë vepre; - një problem i caktuar estetik; - një model krahasimi mes veprash, shkrimtarësh apo periudhash; -një trajtim stilesh apo fi gurash stilistike. U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin Homeri i Shqipërisë dhe në ditarin dypjesësh të dallojnë veçoritë strukturore dhe të përmbajtjes. Veçoritë Lloji i esesë Fusha që trajton eseja Tema e esesë Komenti Ese vlerësuese dhe argumentuese Një shkrimtar dhe veprën e tij Tema vlerësimi i Gjergj Fishtës dhe i veprës së tij Struktura hyrjezhvillim- mbyllje- Fishta është poet kombëtar Paragrafi i parë është pjesa argumentuese, ku trajtohet vlera e poetit. Dy paragrafët e fundit janë mbyllja e fragmentit 174 Eseja organizohet në paragrafë Mesazhi i esesë Argumentet Faktet Opinionet e autorit Përfundimi i autorit Çdo paragraf trajton një çështje të caktuar: I- argumenton pse Fishta është poet kombëtar. II-III trajton rëndësinë që ka fi gura dhe vlera e veprës së Fishtës. Fishta është Homeri i Shqipërisë, prandaj duhet të jetë thesar i popullit. - Fishta është poet kombëtar, sepse ka kënduar Atdheun Por Fishta është poet kombëtar edhe pse ka kënduar vlerat dhe virtytet më të larta kombëtare. - Personazhet në veprat e tij, posaçërisht në Lahutën e Malcis janë përfaqësues të veçantë të këtyre virtyteve... Autori e shpreh opinionin e tij që në titull. E quan Fishtën Homer të Shqipërisë. Heq paralele mes rëndësisë së tij në kulturën shqiptare dhe rëndësisë që pati Homeri në kulturën antike greke. Edhe veprat e të dy autorëve janë epose kombëtare me një shprehësi të pasur gjuhësore. Në fund të esesë jepet gjithmonë përfundimi. Autori vë theksin në rëndësinë e rikthimit të veprës së Fishtës pas një mungese të gjatë në letërsinë shqipe.

174 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Diskutim i lirë mbi këto çështje. Përforcimi i njohurive. Rishikim në dyshe, diskutim i lirë Nxënësit në dyshe përcaktojnë cilat lloje vlerësimesh mbizotërojnë në esenë e mësipërme: argumentuese, përshkruese, shpjeguese apo vlerësuese. Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: a) Ushtrimi 7, faqe 128 b) Sillni në klasë lloje të ndryshme esesh letrare. Tema 11. Eseja letrare Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë elementet e strukturës së esesë letrare; të bëjë dallimin midis esesë letrare dhe kritikës letrare; të analizojnë veçoritë gjuhësore të esesë letrare. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentues, ese letrare, kritike letrare, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: eseja letrare, struktura e esesë letrare, karakteristika gjuhësore të esesë letrare. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Harta e konceptit/analiza e tipareve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe semantike Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të studiojnë esenë në tekst dhe të përcaktojnë elementet e strukturës së saj. Model përgjigjeje: Lloji i esesë Fusha që trajton eseja Tema e esesë Ese përshkruese dhe vlerësuese një periudhë letrare/shkrimtarë të kësaj periudhe Tema bën fjalë për letërsinë e vërtetë të shek.xx dhe autorët e saj më në zë. Struktura hyrjezhvillim- mbyllje- Në shek.xx kemi disa vepra... që mund të cilësohen letërsi e vërtetë... Në katër paragrafë shtjellohet përmbajtja e esesë Paragrafi i fundit është mbyllja Eseja organizohet në paragrafë Faktet Çdo paragraf trajton një nga fi gurat dhe veprat kryesore që, sipas autorit, përbëjnë letërsinë e vërtetë: - Gjergj Fishta Lahuta e Malcis - A.Z.Çajupi- Baba Tomori - Filip Shiroka dhe brezi më i ri: Ernest Koliqi, Vinçens Prenushi, Spiro Dine -Shkrimtari më modern-f.s. Noli Paragrafi i fundit lë të hapur kontributin e vetë autorit. Zhvillimi i letërsisë shqipe në shek. XX. Autorët dhe veprat që përmenden 175

175 Mendimet e tij subjektive Interpretimet dhe vlerësimet Elementet përshkruese dhe argumentuese Synimin që i ka vënë vetes Gjuha që përdor Ka të bëjë me konceptin që ka ai për letërsinë dhe autorët, të cilët, sipas tij, kanë sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe. Fishta shumë më shumë se poet, prijetar Vargu i Çajupit ka një ritëm të butë magjiplotë, përkthimet e tij janë një dëshmi impresive... Atë V. Prenushi ka një libër poezish të një magjepsjeje magjiplotë... - Sikur shkruan për bariun, duke i rënë fyellit pas stuhisë, sikur kridhet në mendime mbi kalueshmërinë e jetës dhe afrimin e vdekjes, vargu i tij ka gjithmonë një ritëm magjipushtues. - Noli, i cili ka botuar përkthimet shqip të disa dramave të Shekspirit, një shqipërim të mrekullueshëm të Edgar Alen Posë, pa humbur ritmin dhe origjinalitetin. Në shek. XX kemi disa vepra të dalluara që mund të cilësohen si letërsi e vërtetë, nëse me letërsi kuptojmë një zgjedhje artistike të fjalëve për të shprehur mendime dhe ndjenja... Përshkrimet: Në jug Anton Zako, në një libër të quajtur Baba Tomori, ka përmbledhur një varg të vjershave të tij lirike. Sikur kur shkruan për bariun duke i rënë fyellit pas stuhisë, sikur kridhet në mendime. Mes veprave të tjera ka botuar një përkthim të vargjeve të fabulave të La Fontenit të mrekullueshëm Me vdekjen e tij në 1930 ai la disa dorëshkrime, në mesin e të cilave mbase edhe një dramë. Ai më kishte dërguar dorëshkrimin e kësaj drame disa vjet para Luftës Botërore Në Egjipt gjithashtu jeton një shqiptar Nga brezi më i ri të bëjë një panoramë të zhvillimit të letërsisë shqiptare në shek. XX, duke e përcaktuar brenda konceptit që ai ka për atë që quhet letërsi. Gjuha letrare, rendit konceptet, të cilat i parashtron në fjali të gjata me pjesë të nënrenditura dhe të bashkërenditura, përdorimi i shpeshtë i konektorëve. Vihet re edhe përdorimi i fjalive të ndërkallura etj., përdorimi shpeshtë i presjes. Duke iu përmbajtur rregullave të esesë, siç është renditja në paragrafë etj Renditja logjike e mendimeve etj 176 Diskutim i lirë për këto elemente. Mësuesi/ja përmbledh në skemë veçoritë e esesë dhe të strukturës së saj Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit/analiza e tipareve semantike Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve në pyetjet të tilla si: -Çfarë quan Konica letërsi të vërtetë? (Zgjedhje artistike të fjalëve për të shprehur mendime dhe ndjenja). -Cilët janë shkrimtarët që përmend Konica? (Fishta, Andon Zako, Konica, Filip Shiroka, Ernest Koliqi, Vinçenc Prenushi, Spiro Dine, Fan Noli). -Çfarë karakteristikash kryesore dallon Konica te secili shkrimtar? (Te Fishta evidenton që ka shkruar në të gjitha llojet letrare duke pasur sukses, që njihet në lëvrimin e një epi pastoral, vlerëson muzikalitetin dhe tingullin e poezisë së tij. Tek Andon Zako vlerëson krijimtarinë e tij lirike, ritmin e poezisë, përkthimet e mrekullueshme të fabulave të La Fontenit, gjuhën e përdorur prej tij. Te Fillip Shiroka vlerëson lëvrimin e sonetit. Te Koliqi vlerëson origjinalitetin dhe ritmin e poezive të tij. Te Noli vlerëson në tërësi figurën dhe kontributin e kësaj fi gure komplekse, duke theksuar sidomos shqipërimet e sjella prej tij në shqip me mjeshtëri dhe sidomos veprën shkencore Historia e Skënderbeut ). -A e përmend ai qëllimisht origjinën e shkrimtarëve? (Po, sepse ka të bëjë me gjithëpërfshirjen dhe shtrirjen e asaj që ai e quan letërsia e shek. XX). - Ç tregon mbyllja e esesë? (Konica është i vetëdijshëm për vlerën e krijimtarisë së tij, duke qenë se e ka të qartë konceptin e një letërsie të vërtetë, e cila transmeton

176 te lexuesi vlera të vërteta estetike, por ai është modest dhe ua lë në dorë të tjerëve të vlerësojnë kontributin e veprës së tij në letërsinë shqipe). Në bazë të veçorive të evidentuara, mësuesi/ja diskuton këndvështrimin kritik të mbajtur nga Konica mbi çështjet që ai trajton në ese, duke sjellë dhe argumentet e veçanta për secilën prej tyre. Ai shtron për diskutim nëse kjo ese ka si qëllim të evidentojë qëndrimin kritik të Konicës ndaj dukurive të ndryshme të shfaqura në letërsinë e shek. XX, apo kërkon thjesht të informojë. -Cilat janë disa nga veçoritë e një shkrimi kritik? -Ku ndryshon ai nga eseja letrare? Nxënësit me anë të Diagramit të Venit vënë në dukje të veçantat dhe të përbashkëtat e këtyre shkrimeve. Shkrim kritik Periudha e krijimeve të para të Camajt përfshin një hark kohor që nis nga mesi i viteve 50 e shkon gjer në mesin e viteve 60. Është koha e botimit të dy librave të parë në Kosovë, Një fyell ndër male dhe Kanga e vërrinit, përmbledhje poetike, ku spikat dukshëm ndikimin në folklor. Si në konceptim, ashtu edhe në teknikat ligjërimit të bie në sy se, në përgjithësi, këto krijime janë tradicionale, retorike, të drejtpërdrejta në mesazhet dhe në imazhet poetike. Disa nga motivet kryesore të kësaj periudhe janë: jeta e bariut, bujkut, hapësira gjeografi ke brenda malësisë (mali, kroi, katundi). Ndërsa Fyelli kthehet në simbol të jetës në malësi... Duke pranuar ecurinë e krijimtarisë së Camajt në një periudhë trefazëshe, rezulton se në fazën e dytë kemi një konsolidim të prirjeve poetike të këtij krijuesi. Edhe fjala është për prirjen ndaj teksteve, ku gërshetohet shkalla e lartë e abstraksionit me detajet dhe skenat jetësore, realiste. Mund të thuhet se kemi një kombinim të poetikës realiste me atë hermetiko-moderniste (hermetizmi nis e shpallet dukshëm si model i preferuar nga poeti). Kufi jtë mes tyre janë të paqëndrueshëm dhe krijojnë befasi të bukura, ashtu si pamjet në një kaleidoskop. Lexuesi gjendet në një pozitë dyfi she, herë shikon pamje të drejtpërdrejta para vetes e herë vendoset prapa lenteve shumëformëshe e shumëngjyrëshe për t i kundruar në një pamje të re ato tablo. Në periudhën e tretë, 10 vitet e fundit, Camaj botoi mjaft vepra në prozë, dramë e poezi...ku të bie në sy/një pasuri e madhe shtresimesh kuptimore dhe një imagjinatë jashtëzakonisht e pasur poetike... Te poezia Fjala i thuret himn fjalës, kësaj mrekullie njerëzore, pa të cilën gjithçka do të ishte kaos dhe akullnajë. Te fjala poeti sheh të mishëruara gjithë vlerat dhe qytetërimet shekullore, që nga buzëqeshja e dashuria e njeriut e deri te shpikjet më të guximshme. Duke qenë se në fjalë është mbartur gjithë eksperiencë njerëzore, ndaj saj kërkohet përkujdesje e nderim, ashtu si ndaj diçkaje të shenjtë. Në këtë kuptim, fjala, kjo krijesë sublime, nuk mund të shpërdorohet e ca më tepër të keqpërdoret për motive të mbrapshta. Vetë Camaj, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, e përdori fjalën me mjeshtëri të rrallë, gjeti atë ku të ishte më e përkorë dhe e latoi me frymë poezie, duke i dhënë një harmoni e kumbim gati prej muzike. Muzikaliteti i kësaj poezie nuk është i zhurmshëm, por i brendshëm, për pasojë, mjaft i thellë. Atë e krijon ritmi i vargut, gati si harmoni rituali, e krijon gjetja dhe vendosja e fjalëve nëpër pozicione tepër precioze. Në fjalë sqarohet qiell e dhè bashkë... Kjo është deviza e peshës së fjalës, e cila shtegton në librat e shenjtë, në cicërimat e fëmijëve, në veprat e dijetarëve, nëpër luftëra e auditorë e deri te pena e Poetit. Marrë nga Ymer Çiraku, Bota poetike e Martin Camajt. 177

177 Mësuesi/ja ndan nxënësit në dy grupe dhe u kërkon grupeve të punojnë në dyshe që të evidentojnë me anë të ditarit dypjesësh veçoritë e shkrimit eseistik të Aurel Plasarit dhe shkrimit kritik të Ymer Çirakut. Veçori të shkrimit eseistik kritik Lloji i shkrimit Tematika Fakti Interpretimi Subjektiviteti Përfundimi Fragmente Komenti i një poezie (Nji lule vjeshtet) Dilema e jetës dhe vdekjes në një poezi lirike. Në lirikën e Fishtës poezia Një lule vjeshtet të del para si një oazë befasuese,...ajo të kujton një lirishtë Përforcimi: Diagrami i Venit Pasi janë evidentuar veçoritë e dy llojeve të shkrimeve, esesë letrare dhe shkrimit kritik, mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të evidentojnë të përbashkëtat dhe dallimet e dy shkrimeve, atij eseistik dhe atij kritik. Eseja letrare -Qëndron ndërmjet letërsisë dhe shkencës letrare - ka shumë subjektivizëm -Disiplinë e shkencës letrare - subjektivizmi i nënshtrohet metodës objektive shkencore Kritika letrare Model përgjigjeje: Shkrime vlerësuese për fushën e letërsisë Të dyja tekstet kanë në qendër tyre një temë nga fusha e letërsisë. Teksti i A. Plasarit komento një poezi të Gj. Fishtës dhe synon të orientojë lexuesin se si mund të lexojë një lirikë të poetit të madh epik: njeriut i pëlqejnë përjashtimet, pikërisht ngase ato përforcojnë rregullat, pra, nënkupton shkruesin. Fishta është po aq i madh edhe në poezinë lirike sa në poezinë epike (poezia del para si një oazë befasuese), pra ngre një tezë për një çështje të caktuar dhe argumenton si mund të interpretohet e kuptohet ajo (në rastin tonë vepra e Fishtës). Në tekstin e dytë, kritiku Y. Çiraku evidenton fazat e zhvillimit të krijimtarisë së M. Camajt, ku analizon karakteristikat e çdo faze. Ai përpiqet që të jetë sa më objektiv në vlerësimet e tij, duke u mbështetur në objektivitetin shkencor. Elementi subjektiv është i pranishëm në të dyja tekstet, sepse janë autorët që shprehin mendimet, vlerësimet dhe përzgjedhin argumentet që mendojnë se janë më domethënëse për të mbrojtur tezat e tyre. Të dy tekstet kanë strukturën e një shkrimi argumentues (hyrje, zhvillim e mbyllje), Materiali është i organizuar në paragrafë, ku secili prej tyre trajton një çështje. Ato dallohen për përdorimin e gjuhës letrare, fjalorin e përzgjedhur, sintaksën, ku mbizotërojnë fjali të gjata, të thjeshta, të zgjeruara dhe veçanërisht të përbëra me pjesë të nënrenditura apo të bashkërenditura etj. Diskutim i lirë mbi këto çështje Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: 1) Gjeni dhe sillni në klasë tekste të shkrimeve kritike. Evidentoni karakteristikat e tyre. 2) Parapërgatitni dhe lexoni esenë në ushtrimin 9, faqe

178 Tema 12. Eseja letrare Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë veçoritë e esesë letrare nga ana gjuhësore; të shkruajë një ese letrare. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: ese letrare, karakteristika gjuhësore të esesë letrare, shkrimi i një eseje letrare. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në klasën Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi: Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Më pas në dyshe u kërkon nxënësve të punojnë ushtrimin 9, esenë me titull Dredhi, dëshirë për të njohur, dëshirë për t u kthyer, ku të evidentojnë tiparet e saj, llojin dhe elementet që e klasifi kojnë atë si të tillë. Model përgjigjeje Eseja letrare analizon një temë të caktuar e mbështetur në tri argumente bazë në veprat Iliada dhe Odiseja e Homerit. Paragrafi i parë jep thelbin e veprës së Homerit, duke vënë theksin te heroi që do të marrë në shqyrtim Odiseja, duke evidentuar tipare bazë të tij. Paragrafi i dytë vë përballë njëri-tjetrit personazhe të dy veprave të Homerit. Paragrafi i tretë argumenton çfarë e dallon dhe e bën njerëzor këtë personazh të rëndësishëm të veprave të tij. Struktura Hyrja: nis me një tezë dhe shtron çështje për t u argumentuar: Ç u bë me luftëtarët lakenj... Zhvillimi: përshkruan argumenton mbi temën: Menelaut iu desh të endej tetë vjet... por nga të gjithë heronjtë... ai që përjetoi aventurat emocionale është Uliksi. Mbyllja: për këto dy karakteristika, aventura e Uliksit është kthyer në një simbol universal të jetës së njeriut... Elementet e strukturës janë lidhur organikisht dhe logjikisht me njëri-tjetrin. Arrihet në një përfundim logjik të argumenteve, të sjella në bazë të fakteve të huazuara nga vepra letrare. Ka elemente të subjektivitetit. Synimi që ka autori: të argumentojë mbi shfaqjen dhe karakteristikat e një personazhi të një vepre letrare. Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve mbi aspektet gjuhësore dhe u kërkon nxënësve t i përcaktojnë ato me anë të organizuesit grafi k: ditarit dypjesësh. 179

179 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Veçori gjuhësore - Përdorimi i fjalive të gjata, të thjeshta dhe të përbëra, me marrëdhënie bashkërenditëse, nënrenditëse dhe të përziera, me lidhëza, fjalë lidhëse dhe pa lidhëza e fjalë lidhëse. - përdorimi i gjerë i pjesëve të ndërkalluara që sqarojnë koncepte, dukuri etj. Shembuj nga teksti Ç u bë me luftëtarët lakenj të kthyer nga një luftë e gjatë/ që zgjati dhjetë vjet? (Fjali me nënrenditje përcaktore, me dy pjesë, që lidhen me përemër lidhore) Por nga të gjithë heronjtë grekë/ që u kthyen,/ ai që përjetoi aventurat më emocionale/ është Uliksi (Odiseja), mbreti i Itakës: bëhet fjalë për më dinakun mes akejve/ që udhëhoqën luftën kundër Trojës,/ por nga të fundit që pa vendin e tij, pas dhjetë vjet lufte e dhjetë të tjera në endjen përmes Mesdheut. / (fjali e përzier) Tek Iliada takohen mjaft figura heronjsh që, edhe pse na joshin me guximin e tyre, janë mjaft të ngjashëm mes tyre, ndonjëherë edhe pa një individualitet të vetin. Përdoret gjuha standarde (letrare) Fjalori i zgjedhur Përforcimi: Shkrim i lirë Në bazë të elementeve të studiuara në këto orë mësimi, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese letrare, duke u mbështetur në një nga temat e mëposhtme: Mitet, si kanë evoluar nga antikiteti në ditët e sotme. Romantizmi shqiptar dhe heronjtë e tij. Diskutimi i lirë mbi këto çështje vlerësimi të eseve të ndryshme. Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: a) Përfundoni esenë. b) Parapërgatitni një ese historike. Tema 13. Eseja historike Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë esenë historike; të evidentojë tematikat e një eseje historike; të analizojë elementet e strukturës së një eseje historike. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të eseve historike, shkumësa me ngjyra, tabela. Model esesh historike për: a. dukuri historike b. simbol historik c. ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme. 180

180 Materiale shtesë Dukuri historike Shqiptarët, banorët më të hershëm të Adriatikut Prof.Dr.Dh.Pilika Sipas autorëve të lashtë, Adriatiku në fi llim quhej Deti i Kronosit dhe i Reas, me pas Gjiri Jonian, me një emërtim të trefi shtë, të lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike. Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore e pellazgëve, orakulli paragrek i së cilës ka qenë më i lashti dhe më i njohuri në Ballkan e në Evropë. Disa qindra dijetarë, klasikë e modernë, shpesh me emër ndërkombëtar, janë marrë me këtë popull....rrjedhimisht, ata kanë nxjerrë argumente autentike të pashtershme sidomos pas sjelljes në Luvër të gjetjeve arkeologjike të Dodonës dhe daljes më 1878 në Paris të dy vëllimeve të Konstandin Karapanos, Dodona dhe rrënojat e saj.... Si rrjedhim, me vërtetimin mbi baza rreptësisht shkencore të autoktonisë së pellazgëve kundrejt ardhësve të rinj, helenëve, cili ka qenë zhvillimi i tyre i mëtejshëm në brigjet e Adriatikut? Kjo kumtesë bën një përpjekje për t iu përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, të parë nga këndvështrimi i popullit shqiptar, pjesëtar i familjes adriatike. Sipas humanistëve... e po ashtu më vonë dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e shqiptarëve shkon në vijë të drejtë tek Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të Dodonës ab antiquo. Ky pohim mbështetet gjerësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani, si dhe nga mijëra dëshmi in loco, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ( ),... që më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se, po t u besojmë kronikave tona kombëtare, ato na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut... vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm. Një repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosë, ishin acidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të Akilit, i cili që nga Homeri është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut.... Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të padyshimtë... nëpërmjet... mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme... Afër rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë,... gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë gjetur më 1933 ankorat e argjirit, një specialitet gjithëmesdhetar ekskluziv i pellazgëve, të quajtur prej kohësh zotër të deteve. Një legjende provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur më 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik të Dodonës, që është himnizuar nga Iliada, pikërisht te stanet e atit të tij, Kronosit, në rrethinat e qytetit të Anhiazmit ose të Onhezmit, që është emri i babait të Eneut, Ankizit, i cili me sa duket është varrosur këtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona në jug).... Tërësia e këtyre atributeve të posaçme, domethënë shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumë më tepër se kudo gjetkë, gjenden me bollëk në bregdetin tonë Adriatik, si dhe në brendatokë, deri përtej kufi jve të Dalmacisë, të Peonisë dhe Dardanisë, (Kosova e sotme). Në krahinën e fundit kohët e fundit janë vënë re pesëdhjetë mbishkrime zeusiane, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më 1981: Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë... (Kumtesë e paraqitur në Kolokiumin ndërkombëtar E kaluara dhe e ardhmja e Hapësirës Adriatike, organizuar në Paris më 29 e 30 nëntor 1994). Përkthyer nga frëngjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi. 181

181 Momente kyç nga jeta e personaliteteve historike Volteri për Skënderbeun Shkrimtari, fi lozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshëm francez Fransua Volter ( ) shkroi një përmbledhje të historisë së përgjithshme me titull Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanjë deri te Luigji XIII. Kapitulli XC Për Skënderbeun (faqe ) Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishterë, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skënderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti... Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij, Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u terrorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër, sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Skanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skënderbeu që në atë kohë s ishte veçse njëzetvjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte. Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skënderbeut. Pasi siguroi urdhrin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi.... Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, çka e meritoi me guximin e tij. Marrë nga interneti Ngjarje historike Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i shqipes Prof. dr.tomor OSMANI Kongresi i Manastirit zgjidhi përfundimisht problemin e alfabetit të përbashkët të shqipes. Qe një rrugë jo e lehtë për të ardhur në ditën fatlume, në nëntorin 1908, 100 vjet më parë, kur u mblodh në Manastir ky kuvend me vlera të veçanta kombëtare, historike dhe kulturore. Ishte vullneti, dëshira, pasioni dhe, mbi të gjitha, patriotizmi i shqiptarëve që për afro 3 shekuj e gjysmë luftuan...me dallgë të fuqishme që donin të pengonin zgjidhjen e problemit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.... Do të prijnë në këtë rrugë të vështirë lajmëtarët e parë: Buzuku e Budi, Bardhi e Bogdani që, pa asnjë mëdyshje, secili ka meritën e vet në këtë fushë... Kaluan vite e vite. Patriotët shqiptarë nuk 182

182 ndenjën duarlidhur, ata përkthenin ndonjë vepër, kryesisht fetare, duke zbatuar për shqipen, në më të shumtën alfabetin latin. Por,... në vazhdim të viteve, në shkrimin e shqipes do të përdoreshin edhe alfabete të tjera.... Në muajt e parë të vitit 1879, një komision i kryesuar nga 29-vjeçari Sami Frashëri,... fi lloi punën për zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të përbashkët të shqipes.... Komisioni e kishte përgatitjen e domosdoshme për t u marrë me zgjidhjen e problemit të alfabetit të përbashkët të shqipes. Të gjithë anëtarët kanë qenë hartues alfabetesh, nëse pranojmë se alfabeti i Stambollit është i Samiut....Ky alfabet nuk arriti të bëhej alfabeti kombëtar i shqipes, ndonëse për rreth dy dekada mbizotëroi në botimet shqipe, por pas pak kohe fi lloi tatëpjetën e tij. Megjithatë, ai pati disa vlera, të cilat u pasqyruan në zgjidhjen që bëri Kongresi i Manastirit, më Fundi i shek. XIX kishte elektrizuar të gjitha forcat intelektuale për ta zgjidhur këtë problem, megjithatë patriotë e shoqëri ende nuk po gjenin mirëkuptimin e duhur për të sheshuar mosmarrëveshjet. Organet që dolën në atë kohë, si Shqipëtari i Bukureshtit ( ), Albania e F. Konicës ( ), Shqipëria e Bukureshtit ( ) Besa e Kajros ( ), ndonëse bënin thirrje për zgjidhje e këtij problemi, secili organ kishte alfabetin e vet. Dy shoqëri të krijuara në Shkodër, shoqëria Bashkimi (1899) dhe shoqëria Agimi (1901), secila prej tyre kishte shpallur alfabetin e vet, mbështetur në alfabetin latin, e para duke pasur si kriter plotësimin e mungesave të alfabetit latin me anë të dyshkronjëshave, ndërsa e dyta me anë të shenjave diakritike. Kështu numri i alfabeteve vinte gjithnjë duke u rritur. Ishte me të vërtetë një lumë alfabetesh dhe variantesh, të cilat vështirësonin zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Më 14 nëntor 1908, 100 vjet më parë, në një ditë të ftohtë dhe të acartë, kur gjatë ditëve të Kongresit edhe dëbora do të mbulonte qytetin e Manastirit, u mblodh Kongresi i Manastirit, që do të fi nalizonte përpjekjet më se treshekullore, për të miratuar sistemin shkrimor të gjuhës shqipe, alfabetin që kemi sot. Ai vazhdoi punimet deri më datë 22 nëntor të atij viti.... Numri i delegatëve qe i vogël, vetëm 32 kishin të drejtë vote, ndërsa 18 jo, që përfaqësonin 26 qytete, shoqëri dhe klube. Ata u shoqëruan me dhjetëra e dhjetëra të tjerë patriotë, shqiptarë që secili prej tyre priste përfundimin e kësaj odiseje me një lumë alfabetesh.... Kongresi zgjodhi si kryetar të Kongresit të Manastirit Mithat Frashërin, nënkryetarë: Luigj Gurakuqin dhe Gjergj Qiriazin, sekretarë: Hilë Mosin, Thoma Avramin, Nyzhet Vronin. Në dy ditët e para u diskutua se në cilin duhet të mbështetet alfabeti ynë, kur përhapjen më të madhe e kishin alfabeti i Stambollit, i shoqërisë Bashkimi dhe shoqërisë Agimi të Shkodrës. Por pas diskutimesh, duke u nisur nga dëshira e mirë, u miratua që të hartohej një alfabet i ri dhe të mbështetej në alfabetin latin. Në ditën e tretë u zgjodh një komision prej 11 vetash, që do të merrej me këtë problem. Kryetar i komisionit u zgjodh Gjergj Fishta, një personalitet i kulturës shqiptare, poet i talentuar, erudit, që shquhej për forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë....komisioni pranoi njëzëri se alfabeti i shqipes duhet të kishte si bazë alfabetin latin, mungesat e të cilit do të plotësoheshin me anë të dyshkronjëshave, por që vinin në këndvështrim me kriteret e alfabetit të Stambollit dhe të shoqërisë Agimi. Në mbledhjet e komisionit u kalua në diskutimin e çdo tingulli, duke i vënë shkronjën përkatëse. Kështu, në ditën e shtatë u shpall vendimi i komisionit që miratonte dy alfabete. U vendos që të merret alfabeti i Stambollit, të cilit iu bënë pesë ndryshime dhe bashkë me të edhe një abece thjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkërisht në mes shqiptarëvet. Ndonëse Kongresi miratoi dy alfabete; ai i mbështetur në atë latin që një tingull-fonemë mund të paraqitej edhe me anë të dyshkronjëshave, fi toi si më i përshtatshmi për natyrën e gjuhës sonë, i lehtë dhe i thjeshtë në të shkruar dhe praktik, pasi me të mund të shtypëshin libra në çdo vend të Evropës që përdornin këtë sistem shkrimor.

183 Konceptet kryesore: ese historike, karakteristika të një eseje historike, struktura e një eseje historike. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë me klasën Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë lloje të ndryshme esesh historike. Lexohen disa prej tyre (mund të lexohen dhe shembuj të sugjeruar nga mësuesi). Mësuesi/ja ndërkohë pyet nxënësit se çfarë dinë ata për esenë historike dhe me përgjigjet e tyre plotëson grafi kun organizues harta e konceptit. fakte simbole opinionin individual Temë historike Ese historike përfundimet dukuri personazhe data ` argumentin vende historike Gërsheton faktin me opinionin ngjarje reale vlerësimin subjektiv Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja thekson se tematika e një eseje historike i përket fushës së historisë, duke u përqendruar në fakte historike, simbole, ngjarje e personazhe historike. Më pas u shpërndan nxënësve nga një model dhe u kërkon të evidentojnë tematikën që trajton secila prej tyre, duke u bazuar në pyetje të tilla, si: - Çfarë ka në qendër të esesë? - Cili është fakti historik që trajton? - Si gërshetohet fakti historik me argumentin, opinionin, vlerësimet subjektive të autorit? - Cila është struktura e esesë? - Cili është këndvështrimi që e trajton argumentin? 184 Model përgjigjeje: (Bazuar në modelet e tekstit) Në fragmentin e esesë në tekst (faqe 131) në qendër të saj qëndron një fi gurë e shquar historike, Volteri. Mbështetet në fakte historike të tilla, si: - Kur Luigji XV ishte gjallë, Volteri nuk mund të vinte në Paris - Luigji XVI ndërroi ministrat me njerëz të ditur, u bë e mundur ardhja e Volterit - Përmenden emra njerëzish realë: Maleserbi, Tyrgoti

184 - Përmenden emra që lidhen me jetën vetjake të Volterit: zonja Denis, zonja Vijetë - Jepet një konkluzion në fund të esesë, i cili gërsheton një fakt real, (ardhja e tij në Parsis) me një përshtypje subjektive (trazoi Parsin më shumë se ardhja e një sovrani). Në fragmentin pasues kemi renditjen e të dhënave, fakteve objekteve, të shoqëruara me data historike dhe vende: kisha dhe manastire ortodokse të kushtuara Virgjëreshës së bekuar, datuar në vitin 1797 në Peshtan- BR, Elbasan 1833, Ardenicë- LU... etj. Më pas mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë veçoritë e esesë historike kushtuar një simboli historik, fl amurit të Shqipërisë, teksti në f. 130, me anë të ditarit dypjesësh. Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë në dyshe tekstin dhe të strukturojnë shënimet e tyre për veçoritë e esesë historike: Veçoritë Tema Trajton historikun e një simboli historik Fakti Opinioni Emra personalitetesh Vende historike Lloji i shkrimit Shkrimi subjektiv Struktura e esesë Ilustrime nga teksti Historiku i fl amurit të Shqipërisë Flamuri shqiptar me shqiponjën me dy krerë Imperatori ilirian, Dioclitianus, e ndau mbretërinë romane në dy guberja...pasonjësit... nisin të përdorin shqiponjat me dy krerë e Si shenjë që kishin të drejtë mbi të dy pjesët... Jul Cezari, Dioclitianus, Skënderbeu Egjipti, Athina, Bizanti Krahasues, vlerësues Nuk është çudi që Skënderbeu, ca nga kujtimi i Bizantit, ndofta edhe se shqiponja me dy krerë ka qenë shenjë e shtëpisë së tij,... Hyrje/zhvillim/mbyllje Thekson se fakti historik shoqërohet dhe gërshetohet me elemente të subjektivitetit të autorit të esesë ( nuk është çudi që Skënderbeu...). Përforcimi: Rishikim në dyshe Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 2, faqe 133. Model përgjigjeje: Eseja historike është lloji i tekstit, i cili në qendër të tij ka një temë historike, trajton një fakt, dukuri, ngjarje, personazhe historike. Tematika është e ndryshme: Lloji i shkrimit që e karakterizon: krahasues, vlerësues, argumentues. Struktura:hyrje/zhvillim/mbyllje. Paragrafët lidhen me njëri-tjetrin logjikisht dhe organikisht. Gjuha është koncize dhe e saktë. Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, faqe

185 Tema Eseja historike Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të bëjë dallimin mes shkrimit historik dhe esesë historike; të analizojë esenë historike nga ana gjuhësore. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të eseve historike, shkumësa me ngjyra, tabela. Materiale shtesë Fitorja e demokracisë Bien regjimet komuniste në Evropë Reformat në BRSS për të shpëtuar komunizmin në krizë Dështimi i socializmit të vërtetë U quajt socializëm i vërtetë tipi i shtetit socialist i realizuar në Evropën Lindore. Kjo shprehje nënkuptonte ekzistencën e një socializmi që mund të arrihej, ku më e mira e saj kishte akoma shumë për t u ndërtuar. Objektivi nuk u realizua asnjëherë, sepse socializmi u shemb, në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur, ndërmjet viteve Shkaqet e rënies ishin të shumta. Në vendet e Lindjes socializmi kishte treguar që ishte i pazoti të realizonte idealet e tij: drejtësia shoqërore, barazia, liria, progresi, duke zhgënjyer shpresat e një numri të madh njerëzish. Një pjesë e mirë e udhëheqësve ishin të korruptuar dhe gëzonin shumë privilegje. Por arsyeja kryesore në rënien e socializmit ishte paaftësia për të hartuar plane që do të çonin drejt zhvillimin ekonomik. Edhe pse u bënë shumë sakrifi ca nga popullsia, sistemi ekonomik socialist tregoi dështimin e saj dhe në Evropën Lindore nuk u arrit asnjëherë një nivel jetese i krahasueshëm me Perëndimin. Në BRSS reformat e para demokratike u ndërmorën nga Mihail Gorbaçovi, sekretar i Partisë Komuniste Sovjetike nga viti Ai e dinte që kushtet ekonomike të BRSS-së ishin katastrofike. Vendi nuk mund të mbështeste koston ushtarake të luftës në Afganistan, e cila kishte filluar që më Aq më pak mund të lejonte të rinovonte armatimet, për të qenë në të njëjtin hap me armatimet amerikane (pikërisht në ato vite presidenti i SHBA-së, Ronald Regan, kishte miratuar një program të kushtueshëm mbrojtjeje, e quajtur Lufta yjore, e bazuar në përdorimin e satelitëve me lazër.) Gorbaçovi tërhoqi menjëherë trupat sovjetikë nga Afganistani dhe kërkoi të përmirësonte raportet me SHBA-në, duke u përpjekur të ulte tensionet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me presidentin Regan ( ) dhe më pas me Xhorxh W. Bushin ( ) nënshkroi marrëveshje për çarmatimin atomik. Përgjysmimi i arsenalit dhe shkatërrimi i disa bazave bërthamore shënuan fundin e Luftës së Ftohtë. Rinovimi i ekonomisë dhe ndërtimi i institucioneve. Në politikën e brendshme Gorbaçovi propozoi dy objektiva: Perestrojka, hapjen e sistemit ekonomik në format e tregut të lirë dhe Gllasnost, për rinovimin e institucioneve politike mbi bazën e parimeve më liberale dhe demokratike. Lindën kështu ndërmarrje dhe dyqane të vogla private (joshtetërore), këto veprimtari u nxitën të prodhonin produkte sipas kërkesave të tregut (jo sipas kritereve të vendosura nga shteti), fshatarët mund të shisnin një pjesë të prodhimeve të tyre. Në planin politik u hoq censura, u hapën ndërtesat e kultit, u liruan të burgosurit politikë, disidentët (kundërshtuesit) mund të shprehnin kritikat e tyre. Në zgjedhjet e vitit 1989 qytetarët mundën të zgjedhin edhe kandidatë të opozitës. Reformat përshpejtojnë shpërbërjen e BRSS-së. Ndërsa Gorbaçovi kishte fi tuar një popullaritet dhe prestigj në Perëndim (në 1990 merr çmimin Nobel për paqen), në BRSS popullariteti i tij fi llon dhe bie. Në fakt, reformat ekonomike, të ndërmarra me qëllimin e mirë të përmirësimit të kushteve të jetës, nuk dhanë rezultatin e pritur. Madje, kur kontrolli shtetëror u zbut ndaj fabrikave, prodhimi ra dhe në dyqane mungonin produktet më jetësore. Në të njëjtën kohë liria e informacionit dhe e fjalës u dha zë protestave kundër vështirësive ekonomike dhe kundër qeveritarëve të korruptuar, duke dobësuar kështu pushtetin qendror. Republika e re e nxitur nga Gorbaçovi ishte shumë e dobët dhe popullsia nuk e njihte autoritetin e saj. Ky rinovim që duhej të kishte përforcuar Bashkimin Sovjetik, përshpejtoi rënien e tij. 186

186 Fitorja e demokracisë. Bien regjimet komuniste në Evropë Shkaqet e rënies së komunizmit Historianët akoma nuk kanë dhënë një përcaktim unanim mbi shkaqet që përcaktuan rënien e Bashkimit Sovjetik, sepse dhe dokumentacioni i arkivuar është akoma i pastudiuar mirë dhe shumë aspekte të historisë së brendshme të BRSS-së kanë mbetur ende të panjohura. Megjithatë, mund të argumentojmë që disa shkaqe të rënies, jo vetëm të rënies së BRSS-së, por të të gjithë sistemit që ajo kishte ndërtuar përreth saj, duhen kërkuar në origjinën e saj. Bashkimi Sovjetik lindi nga një revolucioni i dhunshëm, i pranuar nga minoranca; sistemi komunist i vendeve të Lindjes u vendos si rrjedhojë e fi tores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Bashkimi i njërës dhe tjetrës u bë më shumë me forcë, sesa me bashkëpunim; për këtë arsye kishin baza shumë delikate, siç u duk qartë në vitet Sigurisht ekzistojnë shumë shkaqe të tjera. Në vend të parë janë kushtet ekonomike. Rindërtimi në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XX tregon me një qartësi absolute që konkurrenca në planin ekonomik u fi tua nga kapitalizmi dhe u humb nga komunizmi. Mund të arrihej në këtë konkluzion që në 1991, por kjo do të ishte e sforcuar nga fakti që Republika Popullore Kineze, shteti i madh komunist që i shpëtoi Bashkimit Sovjetik, kishte adaptuar edhe ajo ekonominë kapitaliste, mbështetur në tregun e lirë, dhe kjo çoi në mbijetesën e regjimit politik komunist. Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore Kreu X Lamtumirë Shqipërisë së Zogut Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldina e Shqipërisë ishte e sëmurë në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pushtuan Shqipërinë, një vend të paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori. Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me një heroizëm kaq të madh, ia mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm kundër forcave me epërsi dërrmuese. Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar. Ndodhi që në atë kohë unë isha përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që më 1929 si i dërguar i vendit tim, për rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu përmbajtur politikës së vet për të mos njohur ndryshime tokësore të bëra me metoda gangsterësh, vijoi të më quante si përfaqësues ligjor të Shqipërisë. Për më tepër ky vendim lidhur me gjendjen time u bë më i lehtë nga fakti se fashistët, në fillim duke e paraqitur veten në mënyrë mjaft të çuditshme si çlirimtarë të Shqipërisë dhe jo si dhunues të lirisë së saj, u kujdesën që të ngrinin një qeveri shqiptare të rreme, që e mbajti shërbimin diplomatik. Por italianët, të cilët në kundërshtim me vendin e tyre madhërisht të shquar në historinë e kulturës, disa herë na shfaqen më të zgjuar sesa inteligjentë, dhe që gjithmonë kanë qenë të përmendur për padurimin e tyre, nuk mund të mbanin më në këmbë një mashtrim që ishte i leverdishëm për prestigjin e tyre duke i hedhur një vello, sado të hollë, dhunës së tyre, kështu që nga mesi i korrikut qeveria-kukull e Tiranës mori urdhër të mbyllte legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë shtetit. Njëkohësisht të dërguarit e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të vendosur në Tiranë u 187

187 informuan në mënyrë mjaft të papritur, se statusi i tyre diplomatik nuk do të njihej këtej e tutje. Shumë shpejt pas kësaj, që të jemi të përpiktë, më 24 korrik 1939, Sekretari i Shtetit më thirri në Departamentin e Shtetit dhe më njoftoi se, mbi bazat e reciprocitetit, ai ishte i detyruar ta quante se misioni im kishte marrë fund. Zoti Kordel Hall, i cili u bë edhe më i mirësjellshëm sesa ishte zakonisht, mesa duket e kuptoi habinë time të pashprehur për diskriminimin e dukshëm kundër Shqipërisë në krahasim me trajtimin që i ishte bërë Çekosllovakisë, i dërguari i së cilës vazhdonte të njihej si përfaqësues ligjor i kombit të vet. Zoti Hall më shpjegoi se ndryshimi në trajtim vinte për shkak se ndryshimi i Çekosllovakisë ndodhi brenda një nate, ndërsa në Shqipëri ndryshimi ishte bërë shkallëshkallë. Unë nuk kam dyshim se ky shpjegim ka baza mjaft të shëndosha, por më duhet të pranoj se unë nuk arrita ta kuptoja. Megjithatë, nuk e ndieja se kisha të drejtë të kërkoja shpjegime. Pasi dëgjova që në fi llim pa e hapur gojën e falënderova Sekretarin e Shtetit për shumë qëndrime të mirësjellshme gjatë misionit tim dhe u largova. Është e tepërt ta them se isha i hidhëruar, por gjithçka nënkuptonte ky epilog i trishtuar lidhur me të ardhmen e vendit tim; por njëkohësisht më duhet ta pranoj se pata njëfarë ndjenje të lehtësimit vetjak. Është e qartë se pozita e një njeriu që pranohet si i dërguar i ligjshëm i një kombi dhe megjithatë nuk përfaqëson dot një qeveri reale, është e hapur për më shumë gjëra të pakëndshme. Kjo më kujton një aktor të Shopenhaurit, i cili vijon të luajë pasi ka mbaruar shfaqja dhe është ulur perdja. E ndieja veten edhe më të lehtësuar dhe me Zogun ishte shkëputur përfundimisht... Faik Konica Shkrimi historik Pushtimi italian i Shqipërisë Lajmi se trupa ushtarakë po grumbulloheshin në portet italiane ishte përhapur nga emigrantët shqiptarë në Itali. Njerëzit të shqetësuar u ngritën në demonstrata për të protestuar kundër pushtimit të mundshëm. Ata gjithashtu kërkonin armë për të mbrojtur atdheun. Mbreti Zog dhe qeveria shqiptare i shihte me shqetësim këto grumbullime, pasi mendonte se këto mund t i jepnin shkas Italisë për të justifi kuar para Fuqive të Mëdha zbarkimin ushtarak. Gjendja ndryshoi pas lindjes së Princ Lekës më 5 prill Njerëzit u derdhën nëpër rrugë, jo vetëm për të festuar lindjen e princit, por dhe për t i dhënë mbështetje mbretit dhe qeverisë dhe për t i detyruar ata t i rezistonin rrezikut të pushtimit. Mbreti Zog vetëm në mbrëmjen e datës 6 prill i komunikoi popullit kërkesat italiane, të cilat rrezikonin pavarësinë e Shqipërisë, për këtë arsye qeveria shqiptare nuk i kishte pranuar. Kjo do të thoshte se Shqipëria mund të pushtohej, por jo me pëlqimin e qeverisë shqiptare. Megjithatë, qeveria nuk u përgatit t i rezistonte zbarkimit. Populli nuk u armatos dhe ushtria e përgatitur nga italianët nuk dihej nëse do t i bënte ballë pushtimit. Ditën e premte, më 7 prill 1939, rreth orës 5 të mëngjesit, anijet ushtarake italiane, të nisura nga Bari dhe Brindisi, mbërritën në portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës dhe fi lluan zbarkimin e ushtarëve. Reparte të veçanta të ushtrisë shqiptare u përpoqën t u rezistonin, por pa sukses. Luftimet më të ashpra u zhvilluan pranë portit të Durrësit. Atje repartet e xhandarmërisë të udhëhequra në Abaz Kupi arritën t i mbrapsnin ushtritë italiane disa herë. Në luftime mbeti i vrarë dhe një kapter i marinës, Mujo Ulqinaku, i cili luftoi trimërisht. Por të gjitha këto përpjekje nuk e ndaluan pushtimin e vendit. Mbreti Zog, së bashku me qeverinë, u largua për në Greqi. Marrë nga Historia 9 188

188 Konceptet kryesore: ese historike, karakteristika të një eseje historike, struktura e një eseje historike. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi: Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të evidentojnë veçoritë e strukturës në një eseje historike. Më pas shënon në tabelë në organizuesin grafi k këto veçori. Dukuri/simbol; ngjarje të ndodhura; fakte historike Ese historike Tema historike Faktet gërshetohen me argumente opinione vlerësime subjektive të autorit Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të evidentojnë veçoritë e të dyja teksteve. Mësuesi/ja mund t u sugjerojë nxënësve tekste të parapërgatitura (eseja e Konicës, tekst historik). Pasi lexojnë në dyshe tekstet, evidentojnë të përbashkëtat dhe dallimet e llojeve të teksteve: ese historike dhe shkrim historik dhe ilustrojnë me pjesë nga tekstet. Ese historike Faktet historike i trajton me ngjyrime emocionale, me subjektivitet, -gërsheton faktet me përjetime e opinione, -këndvështrimin e përcakton shkruesi, -shkruesi nuk është historian, -gjuha e saktë, koncize, me fjali të gjata, përdoren fi gurat retorike. Faktet historike i trajton me rigorozitet shkencor, vërtetësi, me objektivitet, me saktësi, -bazohet në dokumente, -vlerësimet e autorit shoqërohen me citime, referenca, bibliografi etj., -shkruhet nga historian, -gjuha e saktë, koncize, me fjali të shkurtra e të gjata, nuk përdoren fi gura retorike. Tekst historie -Trajtojnë tema historike, - kanë në qendër simbole, ngjarje, dukuri, fi gura - historike etj. -sjellin fakte, ngjarje, vende, personazhe, -kanë argumente, opinione, përfundime. Pas evidentimit të këtyre veçorive, bëhet krahasimi edhe me një tekst letrar me temë historike dhe vihet në dukje se gjuha e esesë historike është më pranë shkrimit historik. Diskutim mbi këto çështje, ku nxënësit evidentojnë të përbashkëtat mes teksteve. 189

189 Përforcimi: Rishikim në dyshe Nxënësit punojnë ushtrimin 3, ku evidentojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e teksteve. Model përgjigjeje: Tema historike të trajtuara me objektivitet. Trajton tema historike të sakta, shkencore, shkruhet prej historianeve. Të mbështetura në fakte historike. Gjuhë e saktë shkencore historike, shkrimi i gërshetuar me opinion dhe vlerësime subjektive të autorit. Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie: Mësuesi e ndan klasën në grupe dhe u kërkon nxënësve të sjellin në klasë informacion mbi: Grupi I - një ngjarje e kaluar historike (Shpallja e Pavarësisë) Grupi II - një ngjarje historike e përjetuar (Shpallja e Pavarësisë së Kosovës) Grupi III - një fi gurë historike (Ismail Qemali) Grupi IV - një objekt historik (kalaja e Krujës) Grupi V - një simbol historik (shqiponja e përdorur nga Skënderbeu /Ismail Qemali në fl amurin që u ngrit në Vlorë në ditën e pavarësisë) Nxënësve do t u kërkohet që me informacionet e sjella të ndërtojnë një ese historike. Tema 16. Eseja filozofike Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë esenë fi lozofi ke; të evidentojë tematikat e një eseje fi lozofi ke; të analizojë elementet e strukturës së një eseje fi lozofi ke. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të eseve fi lozofi ke, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: ese filozofi ke, karakteristika të një eseje filozofi ke, struktura e një eseje fi lozofi ke. Struktura mësimore PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Kodim i imët i tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë esenë Miti i Sizifi t dhe më pas t u përgjigjen pyetjeve të tilla si: - Cila është tema për të cilën fl et eseja? - Çfarë ka në qendër të saj kjo ese? - Në ç aspekt e trajton autori mitin? - A përfshihet brenda esesë opinion individual? - A ka strukturë të veçantë eseja? 190

190 Model përgjigjeje: Tema e esesë Miti i Sizifi t është ajo e fatit të njeriut përballë stërmundimit fi zik që i vjen nga natyra, por edhe nga shoqëria njerëzore. Kjo ese trajton një temë fi lozofi ke. Në qendër të saj është fi gura mitologjike e Sizifi t. Autori e trajton mitin në aspektin e ekzistencës së njeriut dhe të dilemave të tij. Brenda esesë përfshihen opinione individuale të trajtuara në bazë të fi lozofi së së kohës që bazohet te koncepti i absurdit. Ka strukturë si çdo ese: hyrje/zhvillim/ mbyllje. Ndërtimi i njohurive: Kodim i imët i tekstit Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë, duke koduar ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë fi lozofi ke: Vendosen kode: për strukturën: H-hyrje, Z-zhvillim, M-mbyllje për elemente të përmbajtjes:-tema: Θ rrëfi mi i mitit: I, II - opinione të autorit: shpjegime të veprimeve të heroit -interpretime të mitit - argumente: këtu qëndron i gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit. P- përfundimi Nxënësit lexojnë tekstin dhe e kodojnë. Në fund formulojnë temën dhe idenë e esesë fi lozofi ke. Tema Dënimi i Sizifi t për mosbindjen e tij ndaj perëndive. Ideja Stërmundimi është shpërblimi për pasionet kësaj bote. (Përçmimi për perënditë, urrejtja e vdekjes dhe pasioni për jetën, bënë që të vuajë një dënim të madh, ku gjithë qenia përpiqet të mos përfundojë në asgjë.) Përforcimi: Rishikim në dyshe Nxënësit lexojnë esenë Ëndërrimet dhe diskutojnë rreth ndërtimit të saj. Diskutim mbi këto çështje Në fund të orës mësimore mësuesi/ja nxjerr përfundimet dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, faqe 137, evidentoni elementet e përmbajtjes. Tema Eseja filozofike (ora II-III) Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë esenë fi lozofi ke nga ana gjuhësore; të klasifikojë tema për llojet e ndryshme të eseve filozofike, letrare, historike; të gjejë tema për ese fi lozofi ke; të shkruajë ese fi lozofi ke. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të eseve fi lozofi ke, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: ese fi lozofi ke, karakteristika një eseje fi lozofi ke, struktura e një eseje fi lozofi ke. 191

191 Struktura mësimore PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin me detyrës së shtëpisë. Model përgjigjeje Tema Ëndërrimi dhe roli i tij në jetën e njeriut (ndjesi të njeriut). Hyrja Teza: A është ëndërrimi shkas i gjërave që ne krijojmë Zhvillimi Përshkrimi i dukurisë: në qendër të ëndërrimit është përjetimi paraprak i një realiteti të mundshëm ose përjetimi i një ngjarjeje të pritshme të trilluar prej vetë individit Shpjegon disa nga rastet kur kemi të shfaqur ëndërrimin: disa prej ëndërrimeve ndihmojnë që çdo individ të përgatitet për projektet e së ardhmes Argumentimi sipas bindjeve të vetë autorit: vetë ëndërrimi mund të kthehet në një stimul të vërtetë për veprimtaritë praktike Përfundimi si përfundim, me ëndërrimin janë të lidhura jo vetëm dëshirat, por edhe lindja e interesave për të përcaktuar qartë synimet dhe ambiciet në jetë. Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me vëmendje veçoritë gjuhësore të esesë Miti i Sizifit. Më pas u kërkon në dyshe që të strukturojnë informacionin mbi veçoritë e gjuhës: Model përgjigjeje: Veçoritë gjuhësore Përdorimi i konektorëve: lidhëzave e fjalëve lidhëse, të cilat shprehin marrëdhënie të ndryshme, si: - Lidhëzat ftilluese (që, se) përdoren në fjalitë kryefjalore dhe kundrinore dhe qartësojnë apo saktësojnë, kuptimin e pjesës kryesore - Fjali të përbëra me nënrenditje kundrinore e kryefjalore: ato kishin gjykuar me të drejtë/ se (cilën?) nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm/ se (cila?)puna e padobishme dhe e pashpresë./ Fjali të përbëra me nënrenditje kohore, pjesët kohore të së cilës janë të bashkërenditura me njëra-tjetrën: Por, kur erdhi në tokë,/ kur shijoi ujin e diellit, gurët e nxehtë e detin/ nuk deshi të kthehej prapë në errësirën e skëterrës. Pj. kryesore Nuk deshi të kthehej Pj. n. k Pj. n. k Fjali të përbëra me nënrenditje përcaktore, kundrinore, kushtore: Ky i fundit,/ që (konektori (K.) përemër lidhore) kishte dijeni për rrëmbimin,/ i premtoi Azopit / t i tregonte,/ (lidhet me foljen në mënyrën lidhore) me kusht që (shprehje lidhëzore) ky t i jepte ujë kështjellës së Korintit./( Pj.n kushtore) 192

192 Pj. kryesore Ky i fundit,/ i premtoi Azopit Pj.n përcaktore që kishte dijeni për rrëmbimin Pj.n kundrinore t i tregonte Pj.n kushtore me kusht që ky t i jepte ujë kështjellës së Korintit Fjali të përbëra me nënrenditje qëllimore: Ai (Plutoni) dërgoi perëndinë e luftës/ që ta çlironte vdekjen nga duart e ngadhënjimtarit./ Fjali me pjesë të bashkërenditura: Fjali me pjesë të përziera: Mërkuri erdhi/ dhe e kapi të pabindurin dhe, duke e shkëputur nga gëzimet,/ e çoi me forcë në ferr, /ku e priste shkëmbi./ Pj. me bashk. Pj. me bashk. Pj. kryesore. Pj. me n.vendore Fjali të thjeshta të zgjeruara: Megjithatë, sipas një tradite, atë e tërhiqte zanati i cubit. Nuk më duket kontradiktore. Përdorimi i fjalive të thjeshta i jep ritëm rrëfi mit. Përdorimi i gjymtyrëve homogjene ose edhe i fjalive homogjene, të cilat pasurojnë gjuhën dhe qartësojnë a saktësojnë mendimet e shprehura: Thirrjet, zemërimet e paralajmërimet ranë...; pranë detit të shkëlqyer dhe buzëqeshjeve të tokës; Përdorimi i mbiemrave e bën më të qartë përshkrimin e situatave të ndryshme: këtë pamje të shkretë e të heshtur, gurët e nxehtë... Nxënësit punojnë në dyshe për të përcaktuar elementet e gjuhës së përdorur në ushtrimin 1, faqe 137 Përforcimi: Rishikim në dyshe Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të diskutojnë mbi mënyrën e përcaktimit të temave të një eseje në bazë të fushës së cilës ato i përkasin. Tema të eseve letrare: -Përshkruani personazhin tuaj të parapëlqyer të një vepre letrare. -Gjeni pikëtakimet e romantizmit evropian me atë shqiptar mes veprës Çajld Harold të Bajronit dhe Këngëve të Milosaos të De Radës. -Argumentoni konceptin e Bodlerit për bukurinë nën elementet e rrymës së simbolizmit. Tema të eseve historike: -Përkrenarja e Skënderbeut dhe simbolet e përdorura prej tij. -Ngjarjet e 97 dhe pasojat e saj në shoqërinë shqiptare. -Figura dhe roli i Mit hat Frashërit në historinë e Shqipërisë. - Lufta e Vlorës, shprehje e aspiratave të popullit për liri. 193

193 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema të eseve filozofike: - E mira dhe e keqja në poezitë e Martin Camaj, Korbi dhe Një ditë e ka dhe korbi. -Ç ndodh pas vdekjes? Diskutim i lirë mbi këto çështje Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, faqe 137. Shënim. Orën e tretë mësuesi/ja pasi i ka vënë nxënësit të përzgjedhin një temë fi lozofi ke, kërkon prej tyre të shkruajnë një ese me temën që kanë zgjedhur. Kjo ese mund të vlerësohet me notë për të gjithë nxënësit. Tema 19. Ushtrime përmbledhëse Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë njohuritë për llojet e ndryshme të teksteve. a. Të testojë veten për prirjen që ka për trajtimin e temave të caktuara; b. të gjejë llojin e temës duke u nisur nga titujt e teksteve; c. të shkruajë tema duke u nisur nga llojet e ndryshme të teksteve. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Struktura mësimore PNP Konceptet kryesore: tema, pyetësor, lloje të temave. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë individuale Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje rreth konceptit temë. - Ç është tema? - Cilat janë llojet e temës dhe çfarë e përcakton atë? - Nga ana gjuhësore nga se dallohet një temë? Pasi diskutohet rreth pyetjeve të mësipërme, nxënësit testojnë veten me anë të pyetësorit të dhënë. Në fund bëhet përmbledhja e rezultateve të pyetësorit, nga rezultatet e të cilit debatohet për disa minuta. Ndërtimi i njohurive. Shkrim i drejtuar Nxënësit punojnë individualisht në libër për t u dhënë zgjidhje kërkesave të ushtrimeve 4, 5. Përforcimi. Rishikim në dyshe Dëgjohen disa nxënës për zgjidhjet që kanë dhënë. Bëhen vlerësimet për punimet më të mira. Detyrë shtëpie. U kërkohet nxënësve të përgatitin gazetën e shkollës. Parapërgatitje për punën me projekt. 194

194 Tema Projekt - Gazeta e shkollës (3 orë) Objektiva të projektit: të përdorë teknika për shkrimin e llojeve të teksteve të ndryshme; të grumbullojë materiale për të ndërtuar rubrika të ndryshme të gazetës; të përzgjedhë informacionet më interesante për përmbajtjen e gazetës; të ideojë strukturën e gazetës në bazë të materialeve që disponon; të zgjedhë imazhe interesante për të pasuruar përmbajtjen e gazetës. të shkruajë tekste të llojeve të ndryshme. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të ndryshme të teksteve të krijuara dhe të mbledhura nga nxënësit gjatë orëve mësimore të këtij kapitulli, shkumësa me ngjyra, tabela. Konceptet kryesore: tekst përshkrues, tekst informues-paraqitës, tekst udhëzues, tekst rrëfyes, tekst argumentues, ese letrare, ese historike, ese fi lozofi ke. Struktura mësimore PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që me materialet e mbledhura gjatë këtij kapitulli mësimor të organizojnë gazetën e shkollës. Fillimisht ndan klasën në grupe të vogla, ku nxënësit të ndarë në grupe ekspertësh do të mbulojnë rubrikat e ndryshme të gazetës së shkollës. -Përcaktojnë profi lin e gazetës; -Evidentojnë problematikën që do të trajtojnë në të; -Ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë brenda grupit. Realizimi i punës do të kalojë në tri etapa bazë: -Përzgjedhja e materialeve; -Përpunimi i tyre dhe ndërtimi i gazetës; -Prezantimi i gazetës para klasës. Ndërtimi i njohurive. Grupet e ekspertëve -Përzgjedhja e bordit të gazetës, mbledhja dhe marrja e vendimeve për profi lin dhe imazhin e saj. -Ndarja e rubrikave të tilla si: Ne nxënësit e së ardhmes; aktualitet- Problemet që na shqetësojnë, Historiku i shkollës, Ngjarje të shënuara/çfarë ndodh mes nesh, Letërsia/ pasioni im, Shtëpia e talentit, Dua të di - enciklopedia ime, Rezultatet më të mira javore etj. Pas realizimit të këtij hapi, nxënësit vendosin për kryeartikullin që do të shënohet në faqen e parë të gazetës. Përzgjedhin me kujdes materialet e përpunuara prej tyre, duke u përpjekur të pasqyrojnë brenda në të çështje të rëndësishme si: -Si e nisëm vitin e ri shkollor? -Synimet e vendosura në një vit të ri shkollor/ambicie apo realitet? -Ç do të presim nga vetja këtë vit shkollor?! -A duhet të rrisim pritshmërinë ndaj vetes etj?! 195

195 Në rubrikën Aktualitet mund të trajtohen kronika të ndryshme si: përshkrime të mjediseve të ndryshuara të shkollës udhëzues të rinj të dalë në qarkullim, probleme të hasura në fi llimin e vitit shkollor etj Në rubrikën Çfarë ndodh mes nesh jepen lajme të llojeve të ndryshme, relacione mbledhjesh, informacione mbi aktivitete të mundshme, takime etj. Në rubrikën Shtëpia e talentit, nxënësit flasin për talente në gjirin e tyre: piktura, poezi, përshkrime. Në rubrikën Dua të di jepen informacione me karakter shkencor etj. Përforcimi: Rishikim në dyshe Pas ndarjes së detyrave nxënësit brenda grupeve punojnë mbi materialet e mbledhura dhe përcaktojnë se cilat prej tyre shërbejnë për të realizuar dhe plotësuar qëllimin e gazetës. Mësuesi/ja ndihmon dhe sugjeron në kristalizimin e ideve. Puna pas përzgjedhjes së materialit do të kalojë në disa faza, si: redaktimi, faqosja etj. Në orën pasardhëse nxënësit përfundojnë përpunimin e materialeve dhe përcaktojnë faqosjen e tyre Ora e tretë do të përfshijë prezantimin e punës në grup. 196

196 Model testi Emri e mbiemri Klasa Grupi A Rrethoni alternativën e saktë. 1. Qëllimi i tekstit përshkrues është të: a. të informojë b. të paraqesë një objekt real a imagjinar duke vënë në dukje karakteristika të tij c. të përshkruajë ç. të përshkruajë për të informuar. 2. Funksioni i përshkrimit është: a. shprehës b. informues c. bindës ç. varet nga lloji i tekstit ku përdoret. 3. Karakteristika e mëposhtme që nuk i përket tekstit udhëzues është: a. Renditja e informacioneve është sipas radhës së veprimeve. b. Në disa nga llojet e teksteve udhëzuese nuk është i rëndësishëm përdorimi i fotove, ilustrimeve dhe skicave. c. Në tekstet udhëzuese përdoret terminologji administrative. ç. Mbizotëron përdorimi i foljeve në mënyrën urdhërore. 4. Shënoni dallimet që ekzistojnë mes përshkrimit objektiv dhe atij subjektiv Shënoni tri arsye përse shërben përmbledhja e një teksti rrëfyes. a. b. c. 6. Përcaktoni llojin e tekstit të mëposhtëm, funksionin dhe qëllimin e tij kryesor. Gjatë gjithë tregimit Plugun e shohim në tri pozicione. Fillimisht si të veçuar nga turma, së dyti në pozicionin e udhëheqësit dhe, së fundmi, si një hero të dështuar. Konica na e prezanton Plugun nëpërmjet fjalisë Vetëm njëri rrinte mënjanë, e cila, e vendosur në mjedisin festiv të Zulluve, demonstron se ai ishte ndryshe nga bashkatdhetarët e vet e nuk pajtohej me sjelljen e tyre. Kur të gjithë gëzojnë, Plugu qe i vetmi të cilit i dhembte në shpirt duke ditur mendimin e botës së qytetëruar për ta. Dëgjonte i heshtur këngët qesharake të turmës, ndërkohë që do të kish dashur të dëgjonte në vend të tyre diçka më madhështore e më të denjë për kombin e vet. Këtu lind dhe kundërvënia e parë e Zulluve, të cilët e barazojnë këtë mungesë entuziazmi me tradhtinë. Pikërisht në këtë moment Plugu merr përsipër t i japë vetes një pozicion më të lartë, atë të udhëheqësit. Duke qenë atdhetar e besnik i vendit të tij, ai e ndien për detyrë t i drejtojë Zullutë drejt rrugës së zhvillimit. I nxitur nga ideale të larta, pretendon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare, ëndërron një Zulluland të lirë e të qytetëruar. Plugu udhëzon, ndërgjegjëson, kritikon, por këtë herë reagimi i turmës është edhe më i egër

197 7. Në skemën e dhënë, përcaktoni elementet e komunikimit për tekstin e mësipërm. KONTEKSTI REFERENTI DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI KODI 8. Përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë tekstin e mëposhtëm të jetë një ese historike. Lamtumirë Shqipërisë së Zogut Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldina e Shqipërisë ishte e sëmurë në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pushtuan Shqipërinë, një vend të paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori. Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me një heroizëm kaq të madh, ua mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm kundër forcave me epërsi dërrmuese. Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar. Ndodhi që në atë kohë unë isha përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që më 1929, si i dërguar i vendit tim, për rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu përmbajtur politikës së vet për të mos njohur ndryshime tokësore të bëra me metoda gangsterësh, vijoi të më quante si përfaqësues ligjor të Shqipërisë. Nga Faik Konica 9. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 10. Shkruani dallimet që ekzistojnë mes esesë letrare dhe kritikës letrare. Nota Pikët 198

198 Model testi Emri e mbiemri Klasa Grupi B Rrethoni alternativën e saktë. 1. Qëllimi i tekstit argumentues është të: a.informojë b.argumentojë c.bindë ç. të tria së bashku. 2. Në fjalimet politike jepen informacione për marrëdhëniet mes: a. politikanit dhe publikut b. politikanit dhe objektit të fjalimit c. objektit të fjalimit dhe publikut ç. asnjëra nga alternativat e mësipërme. 3. Identifikoni cila nga karakteristikat e mëposhtme nuk i përket esesë fi lozofi ke: a. Ka në qendër të saj temë fi lozofi ke. b. Bazohet në subjekte të gatshme apo personazhe simbolike. c. Ka strukturë: hyrje, zhvillim, mbyllje. ç. Gjuha e saj karakterizohet nga stili i ulët. 4. Shënoni katër veprimet bazë të cilat dallohen në një tekst argumentues Shënoni tri arsye përse përdoret parafraza. a. b. c. 6. Bëni dallimin midis argumenteve subjektive dhe argumenteve objektive. 7. Përcaktoni për tekstin e mëposhtëm: llojin funksionin qëllimin e tij kryesor Skoti është kapiten i fl otës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me karakteristikën: ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve; ka marrë pjesë në ekspeditën e Sheklltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij, duke gjykuar nga fotografi të, nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze; e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e fakteve, por, megjithatë, e thatë dhe praktike si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës. 199

199 8. Në skemën e dhënë, përcaktoni elementet e komunikimit për tekstin e mësipërm. KONTEKSTI REFERENTI DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI KODI 9. Përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë tekstin e mëposhtëm të jetë një ese letrare. Mjeda e koncepton lirinë në tri këndvështrime: liri nacionale, morale e individuale, prandaj për të edhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar duhet të ishte e trefishtë. Vetëm në këtë mënyrë liria e fituar do të mund të quhej e plotë. Liria nacionale për poetin është një interes madhor, një nevojë e unifi kuar e të gjithë kombit, e të gjithë vendit. Kjo është arsyeja që thirrjen kryesore ai ua drejton shqiptarëve për t u çliruar nga pushtuesit, nga pesha e rëndë e robërisë që po shuante zërin e kombit. Këtë e realizon duke vënë në dukje me tone revoltuese gjendjen aktuale: Na hekra kemi, na terr e mjegull, na pa emën kërkund, pa atdhe, na jemi shërbëtorët e të huajve në vendet tona. Kur fl et për liri individuale Mjeda nuk përdor më unifi kimin e natyrës, popullit, gjithë hapësirës shqiptare, por i drejtohet çdo individi në veçanti për t iu përkushtuar luftës çlirimtare, për të lënë mënjanë interesat vetjakë për diçka më madhore si liria, pasi në kushtet e mjerimit të përgjithshëm askush nuk mund të sigurojë një të ardhme të ndryshme, më të mirë për veten. Në këtë moment Mjeda bën paralelizëm me luftën e popullit amerikan që arriti fitoren në saje të bashkimit e organizimit. Në mënyrë të ngjashme ai fton çdo shqiptar të lërë parmendat e të rrokë pushkët Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 11. Shkruani katër hapa që duhet të mbahen parasysh për të shkruar një artikull gazete: Shkruani të përbashkëtat dhe dallimet e esesë historike dhe shkrimit historik. Nota Pikët 200

200 Teksti tregimtar dhe lloje të tjera Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema 1. Skeda e analizës dhe e komentit letrar Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e tekstit tregimtar: a. të vërtetojë rëndësinë e të lexuarit aktiv; b. të evidentojë veçoritë e tekstit tregimtar; c. të bëjë skemën përmbledhëse të elementeve përbërëse të analizës së tekstit tregimtar. Materialet dhe mjetet mësimore: libri, citat nga Floberi i shkruar në tabak letre, poezia Pelegrini i vonuar, ndonjë poezi a material tjetër i fotokopjuar. Konceptet kryesore: tekst tregimtar, i lexuar aktiv, i lexuar pasiv. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti/punë në grupe Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja e fi llon mësimin duke shtruar para nxënësve pyetjen: - Ku qëndron dallimi mes të lexuarit aktiv dhe atij pasiv të një teksti? Mendimi referues: Mos lexoni si fëmijët, për t u argëtuar, as si lexojnë ambiciozët për të fi tuar dije. Jo, lexoni për të jetuar. Floberi drejtuar Luizë Kolesë. Citati është shkruar paraprakisht në një tabak letre dhe është vendosur në një vend të dukshëm të klasës. Nxiten nxënësit ta komentojnë citatin dhe pastaj ta ballafaqojnë me përfundimet që do të arrihen në fazën e dytë të mësimit. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti/punë në grupe. Ndahen nxënësit në 3 grupe. Grupi I - përcakton të lexuarit aktiv si rruga që e afron lexuesin më pranë mesazhit të veprës letrare dhe përmbush estetikisht lexuesin (shembuj nga libra të lexuar gjatë pushimeve verore). Grupi II - përcakton orientimin drejt analizës dhe komentit letrar, që e ndihmon lexuesin të rrokë arkitektonikën artistike të veprës (shembuj nga letërsia shqiptare ose botërore e studiuar në klasën X). Grupi III - ndërton skedën e analizës dhe të komentit letrar të poezisë Pelegrini i vonuar të D. Agollit (teksti poetik u jepet nxënësve i fotokopjuar). Ndërsa grupet punojnë, në dërrasën e zezë mësuesi/ja paraqet skemën e elementeve që përbëjnë skedën e analizës dhe të komentit letrar. tema mesazhi përgjigjet e lexuesit Pjesa hyrëse Pjesa mbyllëse Teksti tregimtar interpretimi - vlerësimi Elementet e strukturës Pjesa analitike Zgjedhjet stilistike ngjarja personazhet vendi koha 201

201 Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve U jepet nxënësve një fragment dhe u kërkohet të bëjnë skedën. Mësuesi/ja ngre çështjen për diskutim: -Ç mendoni kur lexoni këto fjalë të V. Hygoit: Asnjërit prej nesh nuk i takon të ketë një jetë tërësisht të vetën. Jeta ime është juaja, jeta juaj është imja. Ju jetoni atë çfarë unë jetoj, fati i njeriut është një. Merreni këtë pasqyrë dhe vështroni vetveten: kur ju fl as për veten, unë kam folur për ju. Detyrë shtëpie. 1. Rrugëtimi i Unit të shkrimtarit (me anë të veprës) dhe i Unit të lexuesit drejt njëri-tjetrit. (Ese meditative me karakter argumentues rreth një vepre konkrete ose si një përgjithësim rreth krijimit letrar.) 2. Përgatitni në shtëpi skedën e analizës së një vepre letrare që keni pasur mundësi ta lexoni gjatë pushimeve verore. Tema 2.1. Veçoritë e romanit natyralist te romani Zonja Bovari Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e romanit natyralist; a. të dallojë veçori të stilit të Floberit për t i vendosur në kontekstin e romanit; b. të gjykojë mbi dukurinë e bovarizmit në letërsi dhe në jetë; c. të komentojë fragmentin e romanit duke u ndalur te: - kuptimi i gjendjes shoqërore e martesore të personazhit, - meditimi i personazhit kryesor, - struktura dhe llojet e paragrafëve, - kundërvënia midis personazheve, - gjykimi personal mbi personazhin; ç. të vëzhgojë pikturat, për t i ballafaquar mbresat që ka përftuar nga romani. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, artikuj letrarë të Floberit. Konceptet kryesore: metodë natyraliste, natyralizëm, objektivizëm, impersonalizëm, nivele leximi, analogji, ironi fl oberiane. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja e nis mësimin me pyetjen: - Ç ka dashur të kumtojë Floberi me anë të këtyre fjalëve: Artisti duhet të krijojë veprën e vet ashtu si Perëndia universin: Të jetë i padukshëm e i plotfuqishëm, të ndihet gjithkund e askund të mos duket.? Pasi hidhet pyetja për diskutim, mësuesi/ja shpalos shtyllat kryesore të stilit fl oberian: - objektivizmi, impersonalizmi, natyralizmi. Shpjegim termash Termat, të shkruar në tabakë letre, vendosen përballë nxënësve. 202

202 a. Objektivizmi është trajtimi i shpirtit njerëzor me paanshmërinë e shkencave fi zike. E vërteta thelbi i veprës letrare. - Impersonalizmi është kthimi në objektivitet me anë të papërcaktueshmërisë vetjake. - Natyralizmi është ngjashmëria e veprës së artit me realitetin. b. Estetika floberiane. E bukura E vërteta. Përmes së bukurës e vërteta del më në pah, ashtu si nëpërmjet së vërtetës e bukura shfaqet më e plotë. Morali më i vyer i një vepre letrare shfaqet në të bukurën dhe në të vërtetën. c. Bovarizmi, rast i veçuar apo dukuri e përjetshme njerëzore? - Bovarizmi është prirja për të ëndërruar e për t u zhgënjyer pafundësisht ose ndryshe, humnera mes ëndrrës dhe realitetit. Ema nga personazh shndërrohet në një Un-njerëzor të të gjitha kohërave. - Jeta dhe letërsia në përballjen me Ema Bovarinë janë. Universaliteti i saj spikat në ballafaqimin që poetikja brenda njerëzores ndeshet pareshtur me zbrazëtinë dhe mungesën e pakapërcyeshme të prozaikes. Simotrat e Ema Bovarisë janë: Ana Karenina e Tolstoit dhe Zhana e Mopasanit ( Një jetë ). Ndërtimi i njohurive. Studim teksti (koment), skeda e tekstit tregimtar (Lexohet fragmenti Ëndërrimet e Emës nga nxënës të ndryshëm lexim stafetë). - Bëhet skeda e analizës dhe e komentit letrar sipas modelit të temës të kaluar. Ndërtohet analiza në këtë shkallare: - Gjendja shoqërore dhe martesore e personazhit. - Rrugëtimi psikologjik i Emës. Nga prirjet e romantikëve që e kundrojnë jetën si përrallë, drejt shpërfaqjes së dyluftimit mes aristokratizmit virtual të Emës dhe realitetit si gruaja e një mjeku fshati. - Fragmenti është i ndërtuar me nëntë paragrafë, të cilët përcjellin ide që e bëjnë artistikisht më të plotë tablonë. Rrëfi mi karakterizohet nga një kontrast që një herë trazon mendimin e lexuesit, duke ia zgjuar meditimin, dhe një herë tjetër zbulon ironinë e fshehur të Floberit. Detajet e zgjedhura përfshijnë në kurbën e tyre bukurinë e natyrës, fuqinë e ëndrrës, pritjet e mëdha, mediokritetin, zbrazëtinë, mungesën e poezisë, rrafshësinë e monotonisë etj. Horizontaliteti fl oberian përgatit vertikalitetin që do të vijë. - Përballja e ëndrrës që Ema ka për jetën, nën ndikimin e romaneve romantike me vrazhdësinë e realitetit ku jeton pas martesës, shkakton kundërvënie shpirtërore, emocionale, psikologjike mes dy personazheve. Ka diçka donkishoteske në figurën e Emës, që buron nga mënyra e arsyetimit kontradiktor se ku shfaqen kufi jtë mes letërsisë romantike dhe realitetit jetësor. - Ç mendim ka për Emën cilido që e lexon fragmentin? E gjykon për ta dënuar apo kërkon ta kuptojë atë? Guxon të jesh i sinqertë me vetveten sa të thuash: Ema jam unë...? Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Në përfundim nxënësit vëzhgojnë pikturat dhe japin mbresat e tyre për fragmentin. Detajet që sjellin ata dhe si e pasurojnë më tej përfytyrimin për Emën. Detyrë shtëpie. Shkruani një ese argumentuese me temë: Ema, një histori e largët apo një histori që vazhdon? 203

203 Tema 3.2. Komente nga fragmentet e veprës Zonja Bovari Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmente të veprës që: a. të zbulojë veçori të gjuhës dhe stilit të shkrimtarit, si: - mjeshtëria në sjelljen e detajeve, - stilizimi i sjelljes së personazheve nëpërmjet fjalëve kyç, - përdorimi i ironisë; b. të zbulojë veçori të metodës natyraliste në fragment; c. të analizojë dukurinë e bovarizmit nëpërmjet fragmentit; ç. të përshkruajë portretin e prindërve në ballafaqim me personazhet e romanit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, trashëgimia e artikujve letrarë të Floberit. Konceptet kryesore: metodë natyraliste, nivele leximi, analogji, ironi fl oberiane. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Duke e lexuar në mënyrë aktive tekstin (për çdo paragraf një nxënës), jemi në gjendje që, me anë të veçorive të gjuhës dhe të stilit, sipas shkallares: detajet, fjalët kyç të sjelljes së personazheve, përdorimi i ironisë, t ia dalim mbanë të përcaktojmë: 1. Sa nivele leximi ka ky fragment? Një tekst mund të japë deri katër nivele të ndryshme leximi: letrar, moral, alegorik, anagogjik. Umberto Eko Anagogji - metaforë 2. Ironia floberiane është qëndrim i autorit apo nënkuptim i kundërshtisë që shfaqin sjelljet e personazheve ndaj të njëjtit realitet përmes marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin? Mbështetur në këndvështrimin e Floberit, që e fut ngjarjen dhe personazhet në skanerin e fi lozofi së natyraliste, mund të kemi lexuesin model, që, i nxitur nga semantika, do të dijë si përfundon historia dhe i lë hapësirën e nevojshme lexuesit estetik që të arrijë të kapë arkitekturën artistike të autorit. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Ndahet klasa në dy grupe. Grupi I - argumenton pse e tërheq përfundimi i ngjarjes. Grupi II - argumenton pse e tërheq arkitektura e fjalës. Dialog - Zgjidhet për çdo grup një nxënës që të japë dy ose tri argumente. 204

204 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Nga këndshikimi i mësipërm zbulohet se cila është shfaqja e bovarizmit në fragment: përballja e një realiteti vulgar në kahun ku ecën personazhi i Sharlit me realitetin aristokratik, ku Ema kërkon të gjejë identitetin e saj njerëzor, femëror, bashkëshortor. Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Mësuesi/ja ngre çështjet për diskutim, duke u përqendruar te: -Ema, natyrë iluzioniste apo lodër në duart e pasionit iluziv? -Pasioni është robëri dhe vuajtje. Kur? Pse? - Nëse do të vendosnim personazhin e Emës përkundruall thënies së Spinozës: Njeriu i çliruar nga iluzioni bëhet shembulli i natyrës njerëzore, cilat do të ishin disa nga idetë që do të na ngacmonin? - Ç karakter kanë ëndërrimet e Emës: janë ëndrra prozaike apo poetike? - Po t i referohemi arsyetimit të Erik Fromit: Ëndrra është poetike, ajo fl et me gjuhën universale të simboleve, a duhet gjykuar Ema për ëndrrën e saj për jetën? - I përshtatet Emës shprehja: Ajo sheh ëndrra me sy hapur? Pse? Hapësira e fjalës - Midis dy ideve lidhur me ëndrrat e Emës për jetën, cila do të ishte përligjja më e drejtë: Ëndrra që s e ka marrë shpjegimin e saj, i ngjan një zarfi të pahapur.talmudi. Ëndrra është rruga mbretërore për të kuptuar të pavetëdijshmen. Z. Frojd. Detyrë shtëpie Refl eksione: Ema-Sharli te prindërit e mi?! Ema-Sharli, të zgjuar apo të fjetur në familjen time? Tema 4.3. Letërkëmbimi si lloj i tekstit informues (Zonja Bovari) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të lexojë një tekst informues të llojit të letërkëmbimit: a. të analizojë letrën për të evidentuar përmbajtjen dhe strukturën e saj; b. të zbulojë anën njerëzore të shkrimtarit; c. të vëzhgojë ilustrimet dhe t i përshkruajë ato për emocionet që i përcjellin. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, fragmente nga fi lmi me videoprojektor. Konceptet kryesore: letër këmbim, struktura e letrës, përmbajtja e letrës. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën 205

205 Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Pasi mësuesi/ja ose një nxënës/e e talentuar lexon letrën që Floberi i dërgon mikes së tij, Luizë Kolesë, shtrohet pyetja: -Cilat janë arsyet që Floberi, njeriu i mbyllur në vetvete, i quajturi eremiti i Kruasesë, e tejkalon vetveten, duke sfiduar realitetin e rëndomtë, në emër të dashurisë së pamasë për letërsinë? Diskutime të lira rreth pyetjes së shtruar. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Klasa ndahet në dy grupe, të cilat punojnë sipas platformës së mëposhtme: Grupi I: Ana njerëzore e shkrimtarit - gjendja shpirtërore, psikologjike e shëndetësore; - vështirësitë e procesit krijues; - shqetësimi i përhershëm për të arritur majën e fjalës; - pakënaqësia e zakonshme e artistit nga puna e tij; - kërkimi i pareshtur i thellësive të reja të fjalës; - kundrimi i artit të fjalës si dashuri flijuese; - nxitja intelektuale vetjake që trazon botën shpirtërore të mikeshës të tij, Luizë Kolesë; - trishtimet që shkakton krijimtaria artistike dhe marrëdhëniet vetjake të dashurisë, dy anë të së njëjtës medalje. Grupi II: Përmbajtja dhe struktura e letrës: - koha kur është shkruar letra; - komunikimi me të dashurën - shpalosja e natyrës së tij; - udhëkryqi ku gjendet dashuria e Floberit me Luizë Kolenë; - ndarja e paragrafëve dhe dialogu që Floberi bën për jetën, dashurinë, krijimtarinë; - dëshira e Floberit për të shkruar letra të gjata, si nevojë e natyrshme që njeriu ka për të biseduar me pjesën tjetër të vetvetes së tij, të dashurën; - përkushtimi tërësor i Floberit në trajtën: Yti. Përforcimi. Diskutim Mësuesi/ja shtron çështjen për diskutim: -Letërkëmbimi: një relikte e së shkuarës apo një realitet njerëzor i gjithëkohshëm? Një letër për ty... (tekst i karakterit) Një letër e padërguar... (liriko-meditative) Në këtë vazhdë ata mund të lexojnë Letra e një të panjohure nga S. Cvajg. Hapësira e Fjalës -Ç mendoni për citimin nga nobelisti i vitit 2010, Mario Vargas Llosa, te Letra një shkrimtari të ri, kur pohon: Natyrisht, kur dikush, Don Kishoti apo Zonja Bovari, këmbëngul të përziejë letërsinë me jetën dhe rreket ta bëjë jetën të ngjashme me letërsinë, pasojat mund të jenë shkatërrimtare? Si projektohen në vetëdijen tuaj fjalët e Oriana Fallacit te Letër foshnjës së palindur :... shpesh, gati gjithmonë do të humbësh. Por nuk guxon ta humbësh kurajën. Të luftosh është shumë më bukur sesa të fi tosh, të udhëtosh është shumë më

206 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 argëtuese sesa të arrish. Kur të arrish ose të fi tosh, do të ndjesh një zbrazëti të madhe. Dhe, që ta tejkalosh atë zbrazëti, duhet përsëri të nisesh në rrugë. -Ç mendime zgjojnë te ju këto fjalë të nobelistit Otavio Paz: Artisti është intelektual, edhe pse intelektuali mund të mos jetë artist. Detyrë shtëpie. Pasi të lexoni letërkëmbimin e E. M. Remarkut me Marlene Dietrih, shkruani një ese meditative me temë: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do. Tema 5.1: Identifikimi i veçorive të romanit realist ( Manteli ) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të identifikojë veçoritë e romanit realist: a. të dallojë veçoritë e stilit të Gogolit, për t i vendosur në kontekstin e romanit; b. të evidentojë veçoritë kyç të subjektit të romanit; c. të komentojë fragmentin e romanit duke u ndalur te: - paraqitja realiste e atmosferës së kohës, - karakterizimi i personazheve, - koha dhe identifi kimi i personazheve që janë lënë të papërcaktuara; ç. të komentojë me shkrim një fjali kyç për të evidentuar ironinë e shkrimtarit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Gogolit, titujt e veprave të përkthyera në shqip. Konceptet kryesore: roman realist, hierarki e vlerave, burokraci, realizëm. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - Ç është burokracia shtetërore? - Ç dini për burokracinë shtetërore? - Keni lexuar ndonjë vepër që e trajton këtë dukuri? Nëse e keni lexuar veprën e Dritëro Agollit Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ç mendim keni për burokracinë? - Ç ju sjell ndër mend termi realizëm? Kujtoni një vepër të letërsisë së huaj që e keni studiuar vitin e shkuar. - Ç ju ka mbetur në kujtesë nga tregimi I trashi dhe i holli i Çehovit? Ky tregim i përket muzeut të Fjalës apo vazhdon të flasë edhe sot aktualisht? Ku duket aktualiteti i tij? 207

207 Ndërtimi i njohurive. Studim teksti a. Në rrjedhën letrare të realizmit, që daton në harkun kohor , veç Çehovit në letërsinë ruse, shfaq personalitetin e vet edhe N. Gogoli. Veçantitë e stilit të Gogolit do të shihen në kontekstin e novelës Manteli. Klasa ndahet në dy grupe dhe në dyshe lexojnë materialin në tekst dhe nxjerrin të dhënat. Grupi I - Veçoritë e artit gogolian (në përgjithësi) Grupi II- Veçoritë e novelës Manteli Grupi I vepër realiste nota humori të trishtuar paraqit në thellësi situata dhe personazhe Veçoritë e artit ndërthurr simbolikën me fantastiken ironi dhe sarkazëm Situata ka për dekor një institucion shtetëror. Protagonisti Akaki Akakieviç është një nëpunës i rëndomtë i administratës cariste. Personaliteti i tij zbulohet në një drejtim: ai është një kopist i thjeshtë në një zyrë anonime. Anonimati i Akakieviçit shfaqet: në emrin, në pamjen, në jetën e izoluar, në varfërinë, në mungesën e reputacionit, në zhvleftësimin e tërë jetës së tij, që duket si një tallje planetare. Veçoritë kyç që hedhin dritë mbi ngjarjen - Njeriu i Madh, si antipodi i të padukshmit, kopistit Akaki Akakieviç. Mbretëria e Njeriut të Madh: arbitrariteti, fodullëku, krenaria, brutaliteti, shpërfi llja, verbëria shpirtërore, mungesa e njerëzores, karakteri i zvetënuar, kapadaillëku, mendësia burokratike, sipas së cilës një nëpunës anonim është thjesht një numër në administratë. - Mbretëria e Akaki Akakieviçit: një emër i rëndomtë, një veshje mjerane, një post poshtërues, një objekt talljeje, një qenie dështake që meriton vetëm talljen. Pasuria e tij e vetme: manteli i dalë boje, i konsumuar, i mjerë si tërë jeta e tij. - Dueli i dy mbretërive nis me ankimin e kopistit Akakieviç, që policia të gjejë hajdutët e palltos së tij të re nën shtytjen e Njeriut të Madh. Situatë paradoksale, ku njerëzorja konsiderohet e padenjë për të regëtirë diku, përkundër arrogancës së shtetit. I munduri i këtij dueli mbetet Akakieviçi; fi timtari, Njeriu i Madh arbitrar. - Drama e njeriut të vogël, pa përkrahje, anonim, përballë realitetit të frikshëm që fyen e poshtëron këdo që s i përket sërës së të paskrupujve. A është një rast i veçuar Akakieviçi apo një dukuri shoqërore, qytetare-historike? Mungesa e informacionit për Njeriun e Madh. Anonimati i tij është më i mjerë se i kopistit, ngaqë buron prej karakterit të tij. 208

208 Grupi II përshkrimi i imët i situatave dhe personazheve mjedise dhe karaktere reale trillimi fantastik rrëfi m realist elemente fantastike dhe simbolike Manteli personazhi tip ironi e hollë - sarkazëm subjekti i thjeshtë b. Studim teksti Koment i fragmentit Paraqitja realiste e kohës: administrata cariste, hierarkia burokratike e anashkalon dhe e përçmon hierarkinë e vlerave. Mendimi, qëndrimi dhe trajtimi despotik i Njeriut të Madh për të përligjur paaftësinë për të bërë diçka, duke zgjedhur prepotencën si mjetin e tij të luftës dhe të autoritetit. Ndahet klasa në dy grupe, Grupi I bën komentin rreth figurës së Njeriut të Madh, Grupi II bën komentin rreth Akaki Akakieviç dhe lexohen në tekst pjesët ku autori bën përshkrimin e këtyre dy fi gurave. a. Trajektorja e personazheve Njeriu i Madh - posti që mban - arbitrariteti që shfaq. Akaki Akakieviç - detyra që kryen - përulësia. Doktori - përcaktimi i diagnozës - sugjerimi për arkivolin. Autoritetet - shpërfi llja ndaj jetës dhe ndaj vdekjes të protagonistit. Akakieviçi ishte një numër, jo një jetë, që u fshi sikur të mos kishte qenë kurrë. Shkrimtari - rrëfyesi i ngjarjes - keqardhje e fshehur - avokatia e heshtur për një qenie anonime që iku pa lënë gjurmë. b. Papërcaktueshmëria e kohës dhe e personazheve Element i qëllimshëm për ta nxjerrë nga shoqëria cariste në nivele universale. Epoka të ndryshme kanë gjithmonë Njeriun e tyre të Madh dhe kopistin mjeran si dukuri të përhershme shoqërore, historike dhe njerëzore, që përcjellin mesazhin e arbitraritetit të pushtetit. Përforcimi. Diskutim Mësuesi/ja hap diskutimin në klasë duke vënë përballë veprën I trashi dhe i holli dhe Manteli, duke i udhëzuar nxënësit të gjejnë pikat e përbashkëta dhe të ndryshme që kanë këto dy vepra. -Ku shfaqen pikëtakimet e tyre? -Piramida e pushtetit dhe njeriu i vogël, i papërfi llshëm, viktimë e mjerimit të tij 209

209 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 njerëzor mbeten thjesht realitete letrare apo janë realitete gjithëkohore në shoqërinë njerëzore? Pyeten nxënësit nëse e kanë lexuar Procesin e Kafkës. Ata nxiten të renditin disa nga dukuritë e ngjashme që lihen re edhe në novelën Manteli. Ngjashmëria Pushteti është i verbër për ta parë njeriun, sado i vogël dhe i padenjë të duket, për shkak të funksionit të tij zyrtar dhe gjendjes së ulët shoqërore. -Cilat janë arsyet kryesore që huazojnë natyrën e njeriut të vogël, kur bëhet Njeri i Madh? -Portretizoni një njeri të vogël që është bërë Njeri i Madh, të cilin keni pasur rastin ta njihni përmes përvojave tuaja ose të prindërve tuaj. -Është e mundur që një individ, edhe pse vjen nga një formim i lakmueshëm intelektual, të harrojë që ka qenë i vogël kur bëhet Njeri i Madh dhe cilat janë disa nga rrethanat? Hapësira e Fjalës Oskar Uajld pohon në njërën nga aforizmat e tij, se mediokriteti është krim. Shihni një shteg që të çon te kjo e vërtetë, në kuptimin e raporteve ndërnjerëzore në novelën Manteli. Detyrë shtëpie. Komentoni me shkrim se ç ka dashur të kumtojë autori me fjalinë: Duhet të them se, për tërë këtë çështje, nuk u interesua as ai që po tregon këtë ngjarje. Tema 5.2. Koment nga fragmenti Manteli Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: a. të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te: - struktura e fragmentit, - rrëfyesi si dëshmitar i pranishëm, - ndërhyrja e autorit në tekst, - gërshetimi i paraqitjes realiste me elementin simbolik, - gjuha dhe stili i veprës, - përdorimi i ironisë, - karakterizimi i gjuhës së personazheve në paragrafët dialogues; b. të përmbledhë tiparet e personazheve në tabelën me veçoritë e përshkrimit; c. të lexojë një tekst informues, për të gjykuar mbi dukurinë e nënshtrimit të nëpunësit para titullarit; ç. të vëzhgojë pikturën dhe të përshkruajë me gojë portretin e shkrimtarit. 210

210 Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, fragment nga drama Revizori e Gogolit. Konceptet kryesore: element simbolik, kërcim stilistik, ironi, stil gogolian. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Struktura e fragmentit Pasi lexohen disa pasazhe të fragmentit në f. 154, mësuesi/ja shtron pyetjet: -Ç karakter ka teksti që sapo u lexua? Në këtë tekst spikat metanarrativiteti si përsiatje që bën teksti mbi veten dhe natyrën e vet ose si ndërhyrje e zërit të autorit që përsiat rreth asaj që rrëfen dhe madje thërret lexuesin që t i ndajnë bashkë përsiatjet e tij. (Umberto Eko) Arkitektura e fragmentit, e ndërtuar mbi gërshetimin e paraqitjes realiste me elementin simbolik, na çon drejt thënies së Çarls Xhenksit:... vepra e artit i drejtohet njëkohësisht një publiku elitar, duke përdorur kode të larta dhe një publiku masiv, duke përdorur kode popullore. -Ku shfaqen dy kahet në shkrirjen me njëri-tjetrin? Kjo shumësi zërash, që futen në shtratin e rrëfi mit dhe në tablonë e strukturës më të plotë me kërcimet stilistike, me ndërthurjet e rrëfi mit në vetën e tretë e në vetën e parë, pa lënë pas dore ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë, e çon rrjedhën e ngjarjes e të jetës në kufi jtë e ironisë. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Punohet rubrika Refl ektoni për gjuhën dhe stilin. -Ç është ironia? Ironia është tallje (për dikë a për diçka), që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar, duke folur gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ndërsa këtu, shkrimtari, duke u dhënë fjalëve dhe shprehjeve një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë personazhet. Ironia shfaqet si pohim kundërthënës. Intuita e lexuesit zgjohet për të deshifruar mesazhin nga konteksti dhe nga intonacioni i veçantë i thënies. Nënkuptimi ose parakuptimi i marrësit të mesazhit arrin të kapë thelbin e vërtetë të thënies. - Ironia në fragmentin Takimi me Njeriun e Madh i ka rrënjët te njohja e mirë e personazheve nga Gogoli dhe nga vëzhgimi i kujdesshëm i ngjarjeve, që i jep dorë stilit gogolian të shpërfaqë nënvizimet ironike, dykuptimësitë e fshehura brenda morisë së fjalëve. - Ironia në këtë tregim përtej përdorimit fi llestar, zbulon këndvështrimin ironik të Gogolit ndaj realitetit ku arbitrariteti i pushtetit nuk e fsheh dot as mediokritetin, as anonimitetin, as dehumanizimin e njeriut pa asnjë meritë, që ulet në një fron të lartë shtetëror. Përdorimi i ironisë në novelën gogoliane nuk e përkufi zon atë si vepër të 211

211 letërsisë humoristike. Përkundrazi, ironia si këndvështrim dhe si interpretim trazon te lexuesi dhimbjen për njeriun e vogël, që, ku i dihet, një ditë mund të jetë ai vetë. - Ironia e përdorur shfaq karakter ndërtekstual, ngaqë edhe pse të fut në lojën e leximit të dyfishtë, ravijëzon një përzgjedhje lexuesish, që dinë t i vihen në ndjekje ecurisë së saj. -Gjuha e personazheve si vizatim i karaktereve Relievi i personalitetit të Njeriut të Madh, nga mungesa e informacionit se cili ishte, deri te shqiptimi rëndë-rëndë i fjalëve, që janë themeli i sistemit: Rreptësi, rreptësi dhe vetëm rreptësi. Trajektorja që përcakton personalitetin e Akaki Akakieviçit shfaqet nëpërmjet fjalëve që zgjedh autori të vendosë në gojën e tij. Pritja dhe heshtja gjithashtu fl asin. Belbëzimet e tij vijnë si rezultat i presionit nga autoriteti vulgar i Njeriut të Madh. Alivanosja që i bie kopistit vjen nga tërsëllëma e gjeneralit. Personazhet episodike dhe reagimet e tyre në konfi gurimin e situatës paradoksale. Përforcimi. Diskutim Hapet diskutimi për tekstin informues të Gogolit. Manteli si simbol i filozofi së burokratike mediokre, që ka shtegtuar në letërsinë ruse nga Turgenievi, Dostojevski deri te Sollzhenicini, evidenton raportin e njeriut të zakonshëm me arbitraritetin e pushtetit. Detyrë shtëpie: Duke njohur personalitetin e Dhimitër Paskos (Mitrush Kuteli), ç mendoni për pasurinë leksikore të shqipërimit prej tij të veprës Manteli? Tema 7.1: Veçoritë e novelës realiste (Studenti në shtëpi) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e novelës realiste: a. të analizojë veçoritë e stilit të Migjenit; vendosja në kontekstin e novelës; b. të lexojë fragmentin dhe të mbajë shënime për të plotësuar skedën e analizës; c. të komentojë fragmentin e novelës duke u ndalur te: - subjekti, - mjedisi dhe koha, - elementet parapërgatitore, - detajet antonimike, ç. të shkruajë përmbledhjen e dy pjesëve. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Migjenit, trashëgimia e veprave të tij. Konceptet kryesore: prozë migjeniane, gjetje migjeniane, ankth moral. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Pyetje-përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën 212

212 Parashikimi: Pyetje-përgjigje Klasa ndahet në tri grupe që nxjerrin nga një përfaqësues, të cilët lexojnë fragmentin e parë të novelës, duke iu dhënë mundësi të tjerëve të listojnë disa nga veçoritë e prozës migjeniane, sipas kësaj trajektoreje: -Ç lloj ngjyrash dhe shtresash refl eksive kuptimore vihen re në të? -Ç impulse mendimi zgjon kjo prozë? -Në ç përmasa frika konceptohet si patologji në këndvështrimin e Migjenit? -Njeriu i neurotizuar nga frika është një gjetje e bukur artistike migjeniane apo një realitet shoqëror ekzistencial? -Pasi përfundohet leximi, a mund të ballafaqohemi me konceptin e maskës dhe të hipokrizisë si zanafi lla e shqetësimit njerëzor për kohën, që modelon Migjeni në këtë novelë? Duke lexuar përmes rreshtave, në përpjekje të kapjes së frymës që ka proza migjeniane, dallohet, qoftë edhe turbull, shndërrimi i ankthit moral në ankth shoqëror, i njeriut dhe i familjes në udhëkryq? Nëse novela Studenti në shtëpi rreh të trajtojë temën e ballafaqimit të dy moraleve, njërit të rrejshëm që haset në përditshmërinë njerëzore, dhe tjetrit si konvencion, si normë që çdo ditë e më shumë shkërmoqet, a e ruan aktualitetin kjo pjesë e trashëgimisë migjeniane në realitetin e kohës sonë? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Pasi diskutojnë çështjen e shtruar më sipër, nxënësit bëjnë skedën e analizës sipas grupeve në të cilat kanë punuar. Përforcimi. Diskutim. Studiuesi Mark Gurakuqi ka thënë: Artistikisht Migjeni është një fenomen në letërsinë tonë. Por jo një fenomen i rastit dhe i pashpjegueshëm. Atë e lindi koha. Ai është pjellë e kërkesave të kohës. -Nisur nga ky arsyetim i M. Gurakuqit, a mbetet vërtet Migjeni një fenomen në letërsinë shqiptare dhe pse? Më pas vazhdon komenti i fragmentit sipas shkallares: detajet antonimike -përgjegjësia e Nushit dhe pengesa patriarkale -kodi moral dhe turpi elementet parapërgatitore -atmosfera mbytëse mjedisi dhe koha -përshkrimi fi zik i mjedisit -mjedisi i vogël subjekti; dy pjesë -kthimi I i Nushit -kthimi II i Nushit Detyrë: Nxënësit të shkruajnë në shtëpi përmbledhjen e dy pjesëve, jo më tepër se një faqe fl etoreje, duke i vendosur secilës një titull të ri. Nxënësit të komentojnë shprehjet: -Paradokset e kohës në novelën Studenti në shtëpi. - A ka diçka nga Ema brenda personazhit të Ages. 213

213 Tema Koment nga fragmenti Studenti në shtëpi Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin duke u ndalur te: a. portretizimi i personazheve; b. fjalët kyç që realizojnë ironinë; c. kundërvënia ndërmjet botës mashkullore ndaj asaj femërore kodi moral; ç. shkaqet dhe pasojat e veprimit të personazheve d. të përshkruajë një nga marrëdhëniet e personazheve (baba-bir, burrëgrua, motër-vëlla). Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara (M. Raifi ). Konceptet kryesore: pseudomoral, botë mashkullore, konservatorizëm. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: -Në ç raporte qëndrojnë njeriu dhe morali shoqëror në këtë vepër? - Nisur nga përballja e njeriut (personazheve në novelë) me pseudomoralin, si falsitet që i ngjan maskës, a mund t i portretizojmë personazhet të ngacmuara nga ideja e studiuesit Mensur Raifi që pohon: Ai (Migjeni) apelon në revoltën e njeriut: pse e lejon ai që të shkelet dinjiteti i tij? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti U kërkohet nxënësve të lexojnë fragmentin në libër dhe të nxjerrin fjalët kyç që zbulojnë ironinë. Koment Në novelë theksohet primitivizmi dhe arkaizmi i marrëdhënieve familjare si burgim i çdo lirie të komunikimit njerëzor. Një baba autoritar, që fjalën e ka ligj. Trajtohet konservatorizmi familjar dhe iluzionet e Nushit, se qytetërimi që ai solli do të përballen për të arritur ndryshimin, që s duket askund dhe nuk ndodh kurrë. Idealizmi i Nushit shfaqet si një flakë kashte, që nxjerr në pah lustrën, fasadën e marrëdhënieve të dështuara njerëzore. Despotizmi në marrëdhëniet familjare nuk e lejon kurrë ngrehinën e shtëpisë të jetë Familje. -Kundërvëniet mes botës mashkullore dhe asaj femërore. Psikologjia shoqërore patriarkale e kundron gruan, femrën, vajzën si një qenie të dorës së dytë në familje dhe në shoqëri. Ajo ka vetëm një udhë: t i nënshtrohet verbazi pushtetit mashkullor. Nëse brenda familjes mungon liria e mendimit dhe e komunikimit njerëzor, a nuk kthehet çdo raport në një maskaradë të përditshme, që i largon çdo ditë e më shumë njerëzit nga njëri-tjetri? 214

214 Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 -Superioriteti mashkullor dhe inferioriteti femëror. Nëna e Nushit të kujton një person pa emër, pa individualitet, pa personalitet, thjesht një hije e të shoqit që ka për detyrë vetëm të bindet. Agen e kërcënon i njëjti fat, por ajo e sfi don, duke zgjedhur tradhtinë bashkëshortore. -Kodi moral -Ku qëndron vlera e moralit njerëzor? Morali si nevojë e qenies njerëzore duhet të njohë dhe të komunikojë më mirë me vetveten dhe të tjerët. Morali si projeksion i dy koordinatave: i historisë dhe i shoqërisë njerëzore që shpalosin natyrën e njeriut. Një nga personazhet më të spikatura të mendimit filozofik të shekullit XX, Izajah Berlin, pohon: Fakti që njerëzit komunikojnë mes tyre, nënkupton ekzistencën e një minimumi kategorish dhe konceptesh morale të përbashkëta. Kategoritë morale - dhe përgjithësisht ato të vlerësimit - nuk janë aq të pandryshueshme sa ato të perceptimit të botës fizike, por nuk janë aq relative apo të mjegullta siç i bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, ku disa autorë duan t i kundërvihen dogmatizmit objektivist klasik. Duke marrë shkas nga citimi i mësipërm, ç kod moral ndeshim në realitetin e novelës Studenti në shtëpi? Ku shfaqet kalcifikimi i kodit moral njerëzor? - Si shfaqen vizionet dhe përfytyrimet që personazhet kanë për jetën? Mendimi artistik migjenian rreket të krijojë portretin e personazheve, duke dalluar motivet, qëllimet dhe zgjedhjet që bëjnë ata në varësi të situatave ku jetojnë. Hapësira e Fjalës Zhan-Zhak Ruso në veprën e tij Kontrata sociale thotë: Njeriu ka lindur i lirë, por gjithkund ai është në pranga. Në këndvështrimin migjenian të jetës, të pasqyruar te Studenti në shtëpi, si mund të përcaktojmë prangat që e burgosin lirinë e njeriut? Në qoftë se ligjësitë që përcaktojnë fenomenet e botës që na rrethon do të përcaktonin gjithçka, atëherë moraliteti nuk do të ekzistonte dhe lirisë do t i mungonte përgjegjësia morale. Emanuel Kant Detyrë shtëpie. Bëni përshkrimin e një marrëdhënieje mes personazheve (baba-bir, burrë-grua, vëlla-motër). - Ç do të ndodhte në shoqërinë njerëzore nëse lirisë do t i mungonte morali? Shënim: Sugjerohet leximi i librit Letër babait i Franc Kafkës. Tema 9.3. Koment nga fragmenti Studenti në shtëpi Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin me këto synime: a. të nxjerrë mesazhin dhe ta interpretojë atë, - domosdoshmëria e ndërrimit të shoqërisë me një moral të gënjeshtërt; b. të evidentojë veçoritë e stilit, - çmitizimi i heroit, c. të analizojë gjuhën stilistike dhe fi guracionin: epiteti, metafora, krahasimi, ironia e sarkazma, ç. të plotësojë në skedë tri çështje kryesore të dala nga novela, d. të bëjë një diskutim me temë sociale. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara nga Zhan-Pol Sartri dhe Ali Aliu. 215

215 Konceptet kryesore: çmitizim i heroit, nuanca fejtonistike, dramaticitet i kohës. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë në grupe Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja shtron pyetjen para nxënësve: -A i përshtatet fi lozofi së krijuese migjeniane mendimi i Zhan-Pol Sartrit: Vuajtja aktive hap rrugën e revoltës dhe të lirisë? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Punë në grupe. Grupi I - përcakton mesazhin, duke u përqendruar në klithmën e Migjenit që i kërkon shoqërisë ndryshimin, jo atë formal, por atë thelbësor, që të mos vdesë çdo ditë nga mashtrimi i vetvetes. Grupi II - synon të interpretojë në rrafshin njerëzor, shoqëror, historik, mesazhin e artikuluar nga grupi i parë. Nisur nga ballafaqimi i dy kaheve që bartin dy grupet, a mund të arrijmë në përfundimin se Migjeni ia doli mbanë të sillte artistikisht dhimbjen e vuajtjen e tij njerëzore, duke na kujtuar shprehjen proverbiale të Rusoit: Më mirë t i shohësh prangat e tua ashtu siç janë, sesa t i zbukurosh me lule.? Punohen rubrikat Stili dhe Gjuha. Mësuesi/ja pasi i ndan në dy grupe nxënësit, i lë për disa minuta të studiojnë tekstin dhe të përqendrohen në çështje të tilla si: Grupi I - Çmitizimi i heroit dhe i kulteve Në veprën e Migjenit kërkimi i së vërtetës dhe i dinjitetit njerëzor gjenden përballë bastardimit dhe degjenerimit, për shkak të një realiteti që e vret njeriun me anë të mjerimit ekonomik dhe shpirtëror, që jo rrallë fshihet pas hipokrizisë. Sipas studiuesit Mensur Raifi : Migjeni denoncoi tri ligësitë më të mëdha të shoqërisë: mjerimin, injorancën dhe korrupsionin e famshëm moral. Realiteti shoqëror i ul nga piedestali monumentet apo mitet, sepse madhështia e njeriut nuk është gjë tjetër, veçse tragjikomedi. Grupi II - Gjuha stilistike, figurat mbizotëruese Fondi leksikor i Migjenit është diçka më modest nga ca bashkëkohanikë të tij, e, megjithatë, ai arriti të thotë më shumë dhe më fuqishëm se secili në kohën e tij. Ali Aliu Mendimi i Migjenit ekspozohet në fund si fjalë e atij që jep gjykimin defi nitiv, për arsye se artisti nuk ia del ta bindë lexuesin me objektivitetin e vet. Rexhep Qosja Ironia, satira dhe sarkazma. Dukuri interesante mbetet rruga nëpër të cilën ironia, satira dhe sarkazma bashkëveprojnë si reagim ndaj personazheve dhe jetës së tyre. Ato evidentojnë se burimi i tyre qëndron në dramaticitetin e kohës. Ironia ndonjëherë merr nuanca fejtonistike, në vend që të ishte pjesë e karakterizimit të personazheve. Qëndrimi kritik ndaj realitetit shoqëror e çon Migjenin tek ironia, që edhe pse nuk është orvatje për zgjimin e ndërgjegjes së atyre që i fshikullon fjala e tij, shpreh ndjeshmërinë ndaj plagëve nën të cilat lëngon shoqëria shqiptare.

216 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Në këtë fazë të orës mësimore bëhet plotësimi i skedës për tri çështje kryesore. Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grup zgjedh një nga çështjet e mëposhtme për diskutim: -Shtëpia si streha që pret kurdoherë kthimin tënd. -Falsiteti moral e zhvesh simbolin e shtëpisë nga bukuria e tij. -Kodi moral, një asfi ksi shpirtërore apo standard i dinjitetit njerëzor. -Kodi moral dhe njeriu, dy paralele që nuk takohen askund. -Morali si një udhë që e gjen Un-in e humbur. -Kodi moral, një arkaizëm shoqëror, një vlerë muzeore apo një realitet ku njeriu shndërrohet në individ. Për të nxitur debatin Nxënësve u kërkohet të lexojnë citatet e mëposhtme dhe të komentojnë, diskutojnë, dhe të debatojnë rreth tyre, duke i parë të lidhura me temat që përzgjodhën:... më pëlqejnë idealet e humbura, sepse ato kërkojnë një shpirt të tërë, të barasvlershëm me dështimet dhe me fi toret e veta kalimtare. Alber Kamy Kur një njeri bëhet plotësisht individ, kjo është njësoj si me një lumë që, pasi është zvarritur më kot nëpër rrjedhat anësore apo moçalet, papritur gjen sërish shtratin e vet. Karl Gustav Jung -Kodi moral është në shërbim të njeriut apo njeriu në shërbim të kodit moral? Detyrë shtëpie. Shkruani një ese me temë Unë, studenti në shtëpi... Tema Veçoritë e romanit në letërsinë bashkëkohore (Gjenerali i ushtrisë së vdekur) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë veçoritë e romanit në letërsinë bashkëkohore: - të analizojë karakteristikat e romanit bashkëkohor; - të analizojë rolin e groteskut dhe të paradoksit në roman; - të evidentojë rolin e Kadaresë në letërsinë shqiptare. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, videoprojektor me sekuenca nga fi lmi me të njëjtin titull, fragmente televizive nga intervistat e Kadaresë, dhënia e çmimeve ndërkombëtare etj. Konceptet kryesore: roman bashkëkohor, univers letrar, fantazmagori, shtresëzime kuptimore, asociacione fi lozofi ko-historike, jetëvdekje mitike. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën 217

217 Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja pasi ka dëgjuar nga 2-3 nxënës leximin e detyrës së shtëpisë dhe pasi janë dhënë vlerësimet për punën e tyre, shtron para klasës pyetjet: -Cila është vepra e Kadaresë që ka lënë gjurmë te ju? -Ç vend zë Kadareja në letërsinë mbarëkombëtare shqiptare? -Cili është vlerësimi botëror i Kadaresë? - Në vazhdën e përfaqësimit emblematik të kombit shqiptar përmes Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, a mund ta përmbyllë këtë triptik Kadareja? -Cilat vepra të tij janë ekranizuar në kinematografi dhe cilat janë dramatizuar në teatër? -Ç tematika përfshin universi letrar i Kadaresë? -Pse Kadareja ka zgjedhur një shtëpi botuese të quajtur Onufri për t u prezantuar në gjuhën shqipe? - Një nga personalitetet më të njohura të fjalës poetike, Alen Boske (Alain Bosquet), i ka shkruar jurisë së çmimit Nobel këto fjalë: Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria nga Suedia apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë të emancipoheni vetë ju. - Ç mendoni për vlerësimin e Boskesë? - Cilët janë trofetë letrarë kombëtarë dhe botërorë që ka marrë Kadareja? (Të ndërtohet gjeografi a e tyre në mënyrë grafi ke, duke përfshirë gjuhët e huaja në të cilat është përkthyer.) Ndërtimi i njohurive: Studim teksti Për të analizuar veçoritë e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe dhe secili grup trajton një çështje të caktuar, p.sh: Veçoritë e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur Grupi I: Paradoksi i titullit - natyra e tij groteske. Koment Ushtria është simbol i forcës, i fuqisë, i autoritetit, prezantimi dinjitoz i shtetit, sipas fi lozofi së fashiste që besonte në vizionin e saj madhor, me destinacion për të pushtuar hapësira të reja. Plotësimi i mesazhit të fshehur që vetë titulli bart: ushtri e vdekur. Në këtë moment nxënësit duhet të bëjnë një përqasje të veprës së Kadaresë me veprën e Gogolit Frymë të vdekura. Një ushtri mund të jetë fi timtare ose humbëse, por kurrsesi e vdekur. Kjo e kapërcen çdo kuptim dhe i hap udhë absurdit. Shtresimet kuptimore shtrihen horizontalisht dhe ngrihen vertikalisht, sidomos kur në krye të një ushtrie të vdekur vendoset Gjenerali. Loja e Kadaresë me fjalën dhe thellësinë e saj krijon një fantazmagori me përmasa planetare, ngaqë përball Jetën me Vdekjen jo më thjesht si realitete historike kombëtare, por si realitete universale, që sa më thellë shtyhen në kohë, aq më larg shkojnë në hapësirë, duke e kapërcyer shqiptaren, për ta kthyer atë në gjithëkohësi mbarënjerëzore. Ai, duke i bërë autopsinë dyluftimit të përjetshëm mes Robërisë dhe Lirisë, shpalos fatalitetin kozmik nga individi te kombet. 218

218 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Palimpseskompozita, vjen nga greqishtja palim - përsëri - e psestos - i fshirë, i gërvishtur. Kështu quheshin pergamenat me shtresa dorëshkrimi njëri mbi tjetrin. Pergamena, lëkura, në lashtësi ishte lëndë e kushtueshme dhe murgjit e kuvendeve të varfra fshinin shkrimet e vjetra që nuk u hynin më në punë, me larje të thata bimësh dhe shkruanin mbi të. Grupi II: Fabula e romanit Koment Fabula e romanin ka një sens tronditës historik dhe i jep gjithashtu mundësi lexuesit të depërtojë në hapësirën e pafundme të mendimit fi lozofi k, që nga zanafi lla e një misioni ushtarak që duhet të mbledhë të vrarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kthehet në një kumt mitik mbi fatin që e pret pushtuesin e çdo lirie. Konkretja dhe abstraktja si rrallëherë bashkëveprojnë për të përftuar nivele interpretimi të natyrës palimpsestike, gjë që i jep veprës një frymëmarrje mirëfi lli sa homerike, aq edhe shekspiriane. Grupi III: Raporti jetë-vdekje Koment Raporti më thelbësor në roman mbetet ai mes Jetës dhe Vdekjes. Fuqia e pazakontë e fjalës së Kadaresë që sondon thellësi të papërfytyrueshme dhe arrin lartësi mahnitëse, sjell më tepër se thjesht atmosferën apo dekorin e baladave shqiptare, thelbin e Jetëvdekjes si universalitet, që vjen nga përjetësia dhe shkon në përjetësi. Dramaciteti i fshehur brenda qetësisë së fjalës e bën më të qartë karakterin meditativ dhe zgjon pareshtur imazhe, mendime, interpretime, asociacione fi lozofi ko-historike, duke bërë që rrathët koncentrikë të kontekstit të projektojnë simbolika njerëzore të pafundme. Beteja mes së shkuarës dhe të sotmes nuk ka mbetur një muzeologji letrare e mbyllur në një panair artistik fjale. Tragjizmi i kësaj beteje përcillet në mënyrë unikale si një interpretim, ku çdo kohë dhe çdo individ gjen kodin për ta mistifi kuar historinë, sa më tepër e njeh atë. Jetëvdekja mitike merr gjithmonë e më shumë karakter labirintik, gjë që e bën romanin të shpërfaqë natyrën e tij kozmike. Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Mësuesi/ja hap diskutimet në klasë duke parashtruar temat: - Natyra mitike e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur. -Historia si mit apo miti si histori? Hapësira e Fjalës Xhojsi ka luajtur me fjalët, Borgesi me mendimet. Umberto Eko. Po Kadareja me çfarë luan për ta përcjellë mesazhin e tij? Detyrë shtëpie. Shkruani një ese fi lozofi ke me titull: Kadareja si interpret fi lozofi k i historisë. 219

219 Tema Veçoritë e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, si letërsi bashkëkohore Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të analizojë veçoritë e romanit duke u ndalur te: a. subjekti dhe personazhet, b. fi gura qendrore e groteskut, c. koha e luftës dhe koha e tashme e sinkronizuar, ç. rrëfi mi shumëzërësh, d. momentet kyç të zhvillimit të rrëfi mit, dh. roli i përshkrimit, e. mesazhet dhe interpretimet e hapura. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Ismail Kadaresë, trashëgimia e tij në prozë. Konceptet kryesore: kohë e sinkronizuar, natyrë profetike e fjalës, reliev shpirtëror, simetri historike, rrëfi m shumëzërësh, metanarrativitet. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Përvijimi i të menduarit Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja pasi kontrollon dhe vlerëson detyrën e shtëpisë, ngre pyetjet mbi temën mësimore, duke u ndaluar në çështje të tilla, si: subjekti dhe personazhet e veprës, grotesku, koha e luftës dhe koha e tashme e sinkronizuar, rrëfi mi shumëzërësh, momentet kyç të zhvillimit të rrëfi mit, roli i përshkrimit, mesazhet dhe interpretimet e hapura. - Nga e ka marrë subjektin e veprës shkrimtari? - Cilat janë personazhet e veprës dhe cili personazh ju tërheq më shumë? Pse? - Cila është pika kulmore e ngjarjeve në roman? - Ç rol luan përshkrimi i natyrës, peizazhet e ndryshme, shqiptari dhe zakonet e tij në roman? - Cili është mesazhi që përcjell vepra? Ndërtohet harta e mendimit në vija të përgjithshme, e cila plotësohet, pasi përfundon studimi i tekstit. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe secilit grup i jep të trajtojë një çështje. 220 Grupi I: Subjekti dhe personazhet e veprës Koment -Subjekti e ka zanafi llën në një ngjarje të vërtetë. Një gjeneral italian vjen të mbledhë eshtrat e ushtrisë, të vrarë gjatë Luftës II Botërore. Bashkë me të shfaqet prifti, që njeh psikologjinë dhe historinë e shqiptarëve. Subjekti duket i thjeshtë, por shpalos një reliev shpirtëror, fi lozofi k, historik epokal, ngaqë dritarja ose ekrani prej nga ndiqet rrjedha e tij përfshin historinë si jetë dhe si vdekje, si triumf dhe si humbje, si robëri dhe si liri, si dashuri dhe si urrejtje.

220 Grupi II: Figura qendrore e groteskut, natyra profetike e fjalës Koment Autori kalon nga pompoziteti i pushtuesit, në dramaticitetin e mbledhjes së eshtrave për shkak të humbjes. Ushtria e dikurshme është kthyer në një ushtri thasësh të najlontë. Grotesku buron nga kombinimet e pazakonta të formave të copëtuara të realitetit, që janë deformuar e shtrembëruar në mënyrë të pandreqshme dhe guxojnë ta shfaqin asimetrinë e tyre thelbësore, kinse simetri historike. - Koha e luftës dhe e pasluftës janë fragmente të së njëjtës hapësirë, që plotësojnë dhe zbulojnë njëra-tjetrën. Lufta e ka hedhur kohën në erë, koha e ka kryqëzuar luftën në shtyllën e turpit. Grupi III: Rrëfimi shumëzërësh Koment Mënyra e rrëfimit në vepër është shumëzërëshe: rrëfi mi i autorit, zëri anonim (kujtimet e gjeneralit në parapërgatitje), zëri i veteranit (ish-gjenerali), zëri i kafeterit, zëri i Ushtarit të Batalionit Blu (ditari), rrëfi mi meditues (gjenerali ironizon vetveten), rrëfi mi i Betit. Kemi një paraqitje grafi ke të shumësisë së zërave sipas karakterit hipsometrik. Shumësia e zërave përcaktohet nga dendësia e mendimit dhe natyra e tij fi lozofi ke. Kështu krijohet relievi i thyer, i mistertë, gati mitik, ku realja dhe jorealja s dihet ku ndahen nga njëratjetra. Shfaqet dukuria e metanarrativitetit si dukuri thelbësore e krijimit të Kadaresë. Grupi IV: Momentet kyç të zhvillimit të veprimit Studim teksti për strukturën Trajektorja nis me: - hyrja: udhëtimi i Gjeneralit të mbushur me entuziazëm për misionin e tij historik; pika e lidhjes: vazhdon me shenjat që paralajmërojnë vështirësitë (një orakull i padukshëm, por i pranishëm), - zhvillimi: për të kaluar te personazhet që shtohen, pa harruar monotoninë e misionit, i cili pëson një frakturë nga ditari i gjetur, për të mbërritur te dasma (dasma-mort në ballafaqim me kodin zakonor shqiptar), - pika kulmore (klimaksi): hedhja e eshtrave në lumë, - mbyllja: për të përfunduar me fundin e misionit (mision?!), që përgatitet me dehjen, paradën, për të përfunduar te largimi (në borë dhe në shi). Grupi V: Përshkrimi Natyra: zymti, peizazh i trishtë (peizazh i pikëlluar, që lidhet me gjendjen shpirtërore). Shqipëria: fi lozofi a interpretuese e të huajve, e mishëruar në fi gurën e priftit, Shqipëria në bllokadë. Nga konteksti i largët historik në realitetin konkret të viteve 60-të. Grupi VI: Mesazhet dhe interpretimet e hapura Kalimi paradoksal nga misioni madhor në emër të kombit, në një farsë groteske që ka vlerë substanciale në çdo betejë të robërisë me lirinë. Ushtrimet e rubrikave mund të punohen në grupe me anë të ditarit dypjesësh. 221

221 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Mësuesi/ja në këtë fazë shtron çështjet për diskutim. Thelbi vizionar i artit të Kadaresë. Natyra homerike e veprës së Kadaresë. Profetika e veprës si frymëmarrje fi lozofi ko-artistike. Karakteri shekspirian i romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Hapësira e Fjalës Jepni mendimin tuaj për atë që poeti dhe mendimtari Azem Shkreli ka thënë për Kadarenë: Letërsia e Kadaresë, mendimi i tij, ideja dhe mesazhi i tij i madh krijues kanë atdhe. Atdheu i tyre është e tërë shqiptaria. Vepra e tij është pjesë e gjallë dhe e pashkëputur e saj. Kadareja e lëvizi atë trup (kulturën shqiptare), e afroi kah Evropa dhe civilizimi bashkëkohor, kah bashkësia e madhe e vlerave të kulturave e të popujve. Fjalës dhe mendimit krijues shqiptar ai ia thelloi dhe ia zgjeroi hapësirat me një vizion të rrallë e të guximshëm prej gjeniu krijues. Detyrë shtëpie. Përshkruani atmosferën e kohës në fotot e fi lmit dhe në pikturën që sjell realitetin shqiptar (Koncert në sheshin Skënderbe nga Kujtim Buza) Tema Koment nga fragmenti Gjenerali i ushtrisë së vdekur Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë veprën duke u ndalur te: a. kuptimi, domethënia e detajeve, b. interpretimi, nënteksti i misionit të shenjtë, c. struktura, llojet e ndryshme të paragrafëve, ç. gjuha stilistikore, kuptimi i fi gurave letrare. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara. Konceptet kryesore: mendim metaforik, mendim simbolik, këndvështrim grotesk, hapësirë medituese. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Lexim me kodim teksti Përqendrimi i vëmendjes Punë në grupe Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Lexim me kodim teksti Pasi lexohet dhe diskutohet rreth detyrës së shtëpisë, mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe, për të mbuluar secili prej tyre shkallaren e komentit. Lihen nxënësit disa minuta të studiojnë tekstin dhe më pas plotësojnë ditarin dypjesësh dhe diskutojnë për secilën çështje të caktuar më parë. Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh Të hetohen në tekst detajet e katër niveleve Detajet që sjellin tërësinë. Nxënësit, pasi kanë lexuar tekstin dhe kanë nënvizuar detajet që lidhen me çështje të ndryshme, plotësojnë ditarin dypjesësh. Mësuesi/ja mund t i ndihmojë paraprakisht. 222

222 Grupi I. (Ushtrimi 3) Detajet Detaje natyrore Detaje psikologjike Detaje jetësore Detaje që evokojnë të kaluarën e largët dhe të afërt historike Detaje simbolike Domethënia e detajeve Komenti malet, luginat, fushat, drurët pa gjethe, pisha e lagur (nga shiu), era e lagur, vijat e ujit, mjegulla, drurët e parqeve etj. fytyrë e nemitur pa asnjë shprehje (përsëritet), nuk kishte gjë për të thënë, nuk kishte asgjë për të menduar, më mirë të mos bluante asgjë... heshtja e kishte mërzitur. nga jeta në Tiranë: pallatet, dritat, parqet, pallatet e pambaruara, kisha, xhamia, hotel Dajti. (Lufta II Botërore): grekët dhe trojanët - varrosnin njerëzit me madhështi në pushimet mes luftërave; nënat italiane që prisnin eshtrat e bijve të tyre. misioni i tij i shenjtë, Krishti, lufta e tij me baltën... përmbushja e tablosë, që do të mbetej një skicim i zbehtë, pa hollësi të tilla që i japin fragmentit një kumbim fi lozofi k njerëzor të gjithëkohshëm, ngaqë vihen përkundrejt njëra-tjetrës: robëria dhe liria, që i sfi dojnë epokat me gjëmën ose me ngadhënjimin që sjellin. Grupi II. Interpretimi i misionit të Gjeneralit (Ushtrimi 6) Mision i shenjtë Misioni si kuptim polivalent që bart ky nocion: - pseudomadhështia - shkëlqimi i rremë A mund ta pranojë historia falsifi kimin e vet, i cili kërkon ta paraqesë pushtimin si emancipim, që është atribut i kombeve të zgjedhura për të sunduar kombe të tjera, më të vogla se ato? Këndvështrimi grotesk i Kadaresë e tjetërson pseudomadhështinë në një ballafaqim historik, i cili të detyron të mendosh gjatë rreth lojës hileqare që rrethanat apo shoqëria bëjnë me misionin, duke e zhveshur atë nga sublimja si substancë. Shkëlqimi i rremë i misionit të Gjeneralit e ka burimin në ndëshkimin që vetë historia i kishte dhënë ushtrisë pushtuese, duke e damkosur me mundjen si kapitullim. Grupi III. Struktura - llojet e paragrafëve Paragrafi Roli Lloji Paragrafi I numërim - rrëfyes Paragrafi II renditje - përshkrues Paragrafi III shtrirje të një koncepti - rrëfyes Paragrafi IV shtrirje të një koncepti - rrëfyes Paragrafi V krahasim-kontrast numërim - përshkrues Paragrafi VI numërim - rrëfyes Paragrafi VII numërim me nuanca të shkakësisë - rrëfyes Paragrafi VIII renditje me nuanca të shkakësisë - rrëfyes-përshkrues renditje-me nuanca kontrasti Paragrafi IX renditje-me nuanca kontrasti rrëfyes shtrirje koncepti, numërim Paragrafi X zgjidhje e një problemi - rrëfyes Paragraf XI Paragrafi XII Paragrafi XIII Paragrafi XIV - përshkrues - dialogues - meditues - meditues - rrëfyes - meditues 223

223 I gjithë ky fragment noton në një hapësirë medituese, edhe kur duket sikur fjala përshkruan veprimin, ngaqë metodologjia krijuese e Kadaresë rrënjën e çdo fjale e ka në një shumësi idesh. Rrëfimi krijon një reliev të përthyer me anë të ndërthurjes së rrëfimit me meditimin. Grupi IV. Gjuha stilistike -Grotesku Simbolika dhe të shprehurit metaforik Dykuptimësia Grotesku shfaqet si projektor që hedh dritë mbi errësirën, e cila kërkon të mbulojë të vërtetën historike. Mendimi metaforik dhe mendimi simbolik për të shpalosur morinë e ideve të tij. Kadareja vë në lëvizje një strategji tekstuale të veçantë, që mund ta quajmë mënyrë simbolike. Qartësia dhe paqartësia e qëllimshme e çdo sekuence e bëjnë këtë mënyrë të jetë dykuptimëshe. Nisur nga kjo, kemi të drejtë ta etiketojmë këtë mënyrë perceptimi dhe ngjizjeje letrare univers simbolik kadarean? Nëse po, ç janë malet, shiu, balta? Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Hapësira e Fjalës Simbolika e shndërron dukurinë në ide dhe idenë në fi gurë, në atë mënyrë që ideja në fi gurë të mbetet gjithnjë pafundësisht efikase dhe e paarritshme dhe sido që të shqiptohet në të gjitha gjuhët, të mbetet prapë e pashprehshme... Poeti kërkon që të shohë tek e veçanta universalen. Gëte Mësuesi/ja ngre pyetjen: -Duke marrë shkas nga ky arsyetim, mund të përpiqemi ta njohim universin simbolik të Kadaresë? -Gjuha stilistikore e Kadaresë ofron jo thjesht pamje vizuale përmes fjalës së tij, por edhe zgjon shumëkuptimësi të panumërta, ngaqë zbulon e rizbulon thellësi të reja të strukura brenda ideve, që të çojnë më pranë absolutes filozofike nëpërmjet shkallares poetike. Brenda kësaj morie dritëhijesh tipike kadareane shfaqet, edhe pse i mbuluar, një zë orakulli, një zë profetik që parathotë fundin, kur sapo ka nisur kumti i tij. Kjo e bën robëruese stilistikën e Kadaresë. Mendimi simbolik, mendimi metaforik, mendimi poetik, mendimi historik, mendimi kombëtar, mendimi njerëzor, mendimi filozofik shkrihen, për t u bërë një dhe për t u derdhur më pas në një pafundësi rrjedhash që e shndërrojnë Fjalën e tij në Univers. Detyrë shtëpie. Shkruani një ese me temë: Kujtesa historike është realitet i kapërcyer nga koha apo realitet ardhmërie që vjen çdo ditë? 224 Tema Analiza gjuhësore e fragmentit nga romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë fragmentin nga ana gjuhësore: a. të dallojë llojet e paragrafëve, b. të evidentojë dhe shpjegojë përdorimin e vetës së rrëfi mit, c. të bëjë një ese krahasuese për dy gjendjet e ndryshme të personazheve në fi llim dhe në fund të misionit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, videoprojektor me sekuenca rreth vlerësimeve të veprës së Kadaresë. Konceptet kryesore: pema e stilit të Kadaresë, hapësirë e fjalës, narratologji kadareane.

224 Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Të nxitë arsyetimin e pavarur Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Përdorimi i vëzhgimit tekstor Të nxënit me bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i mendimit vetjak Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Pasi fragmenti nga kapitulli XXI është lexuar zinxhir nga nxënësit, mësuesi/ja ngre pyetjet: - Për ç arsye paragrafët lëvizin në rrjedha të ndryshme nga rrëfi mi deri te meditimi? - Nisur nga mënyra se si Kadareja e organizon dhe i jep jetë Fjalës, cilat janë veçoritë e stilit të tij? Duke iu referuar dy prej ideve që përpiqen të karakterizojnë stilin, mund të ndërtojmë pemën e stilit të Kadaresë. Klasa ndahet në dy grupe dhe secilit grup i jepet një nga karakterizimet e stilit artistik. Vepra ka stil kur arrin një harmoni origjinale, përmbyllëse, të papërsëritshme të vetën. Gëte Stili është ajo lloj maniere ose force që quhet origjinalitet. Xh. Leopardi E papërsëritshme Harmoni Origjinalitet Nënteksti fi lozofi k Interpretimi historik Ndërtimi i njohurive. Përdorimi i vëzhgimit tekstor Studiohet teksti sipas çështjeve që i jepen secilit grup: Grupi I. Paragrafët rrëfyes, meditues Paragrafë dialogues (përdorimi i vetës II) Paragrafë ku rrëfi mi ndërpritet nga meditimi ose dialogu. Paragrafë ku ecejaket psikologjike dhe veprimi si ecuri e ngjarjes dhe e mendimit plotësojnë njëri-tjetrin. Paragrafë ku nënteksti fi lozofi k dhe drama njerëzore treten me njëri-tjetrin. Të gjithë paragrafët vrapojnë drejt një pike: flakjes së thesit që ishte kërkuar aq shumë. Grupi II. Ndryshueshmëria e vetës së rrëfimit Kjo karakteristikë i jep më tepër hapësirë Fjalës së Kadaresë dhe e bën më të dallueshëm relievin fi lozofi k, që mbetet tipar i mendimit të tij. Kalimet nga veta e tretë në të dytën ose në të parën realizojnë një lëvizshmëri projektimesh sa ideore, aq psikologjike dhe emocionale. -Pasi është përcaktuar kurba e ndryshimit të vetës së rrëfi mit, mund ta etiketojmë narratologji kadareane këtë mënyrë të ndërthurjes së rrëfi mit? Narratologjia shërben për të kuptuar se si funksionojnë tekstet rrëfi mtare dhe nëpër cilat nivele hyn dhe del rrëfi mi. Thelbi i narratologjisë duhet kundruar në përtëritjen e vizionit që kemi për realitetin, i cili shfaqet para nesh me anë të fjalës. 225

225 Përforcimi. Shkrim i lirë Nxënësve u kërkohet të shkruajnë një ese krahasuese për dy gjendjet e Gjeneralit, në fi llim dhe në fund të misionit. Dritëhije... Tragjikomikja si ekzistencë. Misioni i Gjeneralit si sublimim dhe si ironi. Duke marrë shkas nga Madhështia e marrëzisë... (Erazmi i Roterdamit) Lavdërimi i çmendurisë... ( Erazmi i Roterdamit), Gjenerali - i zoti dhe skllavi i të kaluarës. Detyrë shtëpie: Bëni një ese krahasuese për dy gjendjet e Gjeneralit në fi llim dhe në fund të misionit të tij. Lexohen disa krijime dhe bëhet vlerësimi për to. Nxënësit duhet të rishikojnë shkrimin e bërë, të bëjnë redaktimin dhe korrektimin e tij. Tema Komenti i figurës së groteskut në librin dhe në filmin Gjenerali i ushtrisë së vdekur Struktura mësimore: PNP Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: a. të përcaktojë dhe të argumentojë rolin e groteskut në vepër: - grotesku si rrezatim i fragmentit të dhënë; b. të vëzhgojë fotografi të dhe të shohë një sekuencë fi lmike për të diskutuar mbi fi lmin; c. të shkruajë një recension për fi lmin. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, sekuenca fi lmike dhe televizive. Konceptet kryesore: realitet historik, përfytyrim i shfrenuar. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Të nxitë arsyetimin e pavarur Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Vëzhgimi i sekuencave të fi lmit Të nxënit me anë të bashkëpunimit Punë me klasën Përforcimi Diskutim Ndërtimi i mendimit vetjak Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Lexohen 2-3 ese nga detyra e shtëpisë dhe jepet vlerësimi për esenë e përgatitur më mirë. Më pas mësuesi/ja shtron pyetjet për diskutim: -Ç karakter ka fi lmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur? -Po fi lmi francez që trajton të njëjtën temë, nga ç këndvështrim e sjell realitetin historik? -Po të krahasojmë interpretimin e Sandër Prosit me atë të Mishel Pikolisë, ç dallojmë në origjinalitetin e tyre? 226

226 Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi: Shikim i sekuencave të filmit dhe diskutim Mësuesi/ja shfaq në videoprojektor disa sekuenca nga filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, pjesë të dialogut të Gjeneralit dhe priftit, të monologut të Gjeneralit, skenën e hedhjes së thesit tek ura etj. a. Diskutim Në klasë hapet diskutimi me temë: Ç dini për groteskun si nocion? Në ç vepra e keni hasur gjatë vitit të kaluar? Ku shfaqet e veçanta e Kadaresë në përdorimin e groteskut? E ka lexuar dikush veprën Grotesku kadarean të prof. Alfred Uçit? Nëse askush nuk e ka lexuar, iu rekomandohet ta lexojnë. Nxënësit ndahen në tri grupe, duke sjellë argumentin e përshkallëzimit të groteskut në çdo përcaktim: -Grotesku si përballje mes komikes dhe tragjikes. -Grotesku si ndërthurje e fantastikes dhe e përfytyrimit të shfrenuar, ku realiteti stërzmadhohet në mënyrë të papritur. -Grotesku si diçka e pazakontë, ku qesharakja mbështillet me marrëzi. b. Vëzhgimi i fotove dhe i sekuencave fi lmike -A është loja e aktorëve interpretim psikologjik apo thjesht realist? -Në ç raport qëndron tragjizmi me komizmin? -Nëse do t i zgjidhnit ju aktorët, cilët do të kishin qenë ata? -Ka doza teatraliteti fi lmi shqiptar? -A ia ka dalë mbanë fi lmi t i shpëtojë skematizmit? c. Të shkruhet një recension mbi fi lmin Fokusimi mund të jetë rreth temës dhe mishërimit të saj në lojën e aktorëve. Mund të hidhen në letër mbresat nga një fi lm sa historik, aq edhe psikologjik. Sugjerohet t i mëshohet mënyrës se si e vërteta historike është kthyer në të vërtetë artistike. Diskutim: Madhështia njerëzore buron nga përballja tragjike me të përjetshmen, - na kumton Kadareja, - dhe na nxit të dialogojmë me Un-in se si e gjemë vetveten në një aktualitet historik që nuk vjetrohet kurrë. Tema Vlerësime kritike për romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të arsyetojë në mënyrë kritike për romanin; - të lexojë tekste interpretuese vlerësuese dhe të japë gjykim për to; - të shkruajë një tekst interpretues vlerësues sipas modeleve. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate dhe vlerësime të dhëna për romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Konceptet kryesore: shkrimtar universal, frymë shekspiriane. 227

227 Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e arsyetimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Interpretim konkluzionesh Të nxënit me anë të bashkëpunimit Punë në dyshe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive të debatit Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Hapësira e fjalës Mësuesi/ja ka përzgjedhur disa vlerësime për romanin e Kadaresë dhe vetë fi gurën e Kadaresë si shkrimtar dhe nxit nxënësit për të dhënë komentet e tyre rreth këtyre vlerësimeve: -Ç mendoni ju për vlerësimet e mëposhtme? 1. Në vështrim të parë vlerësimi ndërkombëtar i autorit mund të të çuditë, sepse Kadareja shkruan kryekëput vetëm për Shqipërinë. Por, ato ngjarje që s ia vlen t u hedhësh sytë në atë anë të botës, ai i shndërron në letërsi botërore. Anjez Hyfner 2. Asgjë nuk mund të përballet me penën e hidhur të Kadaresë, që vërvit mbi historinë njerëzore shpërthimin e një të qeshure shekspiriane. Dhe kaq e stërmadhe është, saqë grotesku fi ton përmasa kozmike. Andre Klavel Ismail Kadare është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri. Xhon Keri (John Carey) Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane. Historia e Letërsisë Evropiane Vepra dhe mendimi i Kadaresë kanë atdhe. A. Shkreli Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi. Interpretim konkluzionesh/ Diskutim Pas komenteve rreth vlerësimeve për romanin dhe fi gurën e Kadaresë, çdo nxënës përpiqet të bëjë një interpretim vlerësues për Kadarenë, duke mbajtur parasysh se romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në morinë e pafundme të interpretimeve, mbase duhet vendosur përballë një citimi të mrekullueshëm të studiuesit Shaban Sinani, që i referohet Papa Leonit XIII: Parimi i parë i historisë është të mos thuash të pavërteta dhe pastaj, të mos guxosh të heshtësh kur t i kesh mësuar këto të vërteta. Diskutim Nxënësit një e nga një, vetëm me një ose me dy fjalë, japin vlerësimin e tyre personal për shkrimtarin Ismail Kadare, të cilat mendojnë se e karakterizojnë më mirë atë. Në fund diskutohet për epitetin ose fjalën më domethënëse me të cilën ata karakterizuan shkrimtarin. P.sh.: Gjenial, i paarritshëm etj. Detyrë shtëpie. Një kartolinë për Ismail Kadarenë. Nëse do t ju jepej rasti t i shkruanit një kartolinë urimi Ismail Kadaresë për një vepër të sapobotuar, çfarë do t i shprehnit? 228

228 Teksti poetik dhe llojet e tij Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Tema 1. Skeda e analizës dhe e komentit letrar të një teksti poetik Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të përcaktojë veçoritë e tekstit poetik; - të vlerësojë rëndësinë e të lexuarit aktiv të tekstit poetik; - të evidentojë veçoritë e tekstit poetik; - të bëjë skemën përmbledhëse të tekstit poetik. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, materiale publicistike. Material televiziv: Fjala poetike në ekran Material televiziv: Poeteka-Durrës. Konceptet kryesore: tekst poetik, material publicistik, deklamim poetik, sajim metaforik, inversion. Struktura mësimore: Hap pas hapi Hapi I. a. Në klasë ftohet një student i Akademisë së Arteve që të recitojë disa poezi. I ftuari mund të jetë një aktor ose aktore e njohur, sipas mundësive. b. Prezantohen materiale publicistike nga marrëdhënia që artisti vendos me poezinë. Material televiziv: Bekim Fehmiu, Margarita Xhepa, Çun Lajçi, Mirush Kabashi, Tinka Kurti, Roza Anagnosti etj., në deklamime poetike. c. Po ashtu sillet një CD dhe dëgjohen poezi të recituara në shqip, në anglisht, në italisht dhe në frëngjisht (me muzikë në sfond). Hapi II. Lexim i poezive/diskutim Pasi njëri nga nxënësit lexon bukur poezinë e Geri Shnajderit Sa për poetët, mësuesi/ja hedh pyetjen për diskutim: -Ku qëndron risia e poezisë së shkrimtarit amerikan Geri Shnajder Sa për poetët? Sa për poetët Poetët e tokës që shkruajnë poezi të vogla, nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt. Poetët e ajrit luajnë me tufanet më të furishme, e nganjëherë kthehen në vorbull, poezi pas poezie, bëhen spirale e së njëjtës etje. Poetët e zjarrit digjen në zeron absolute, dashuria e fosileve e ndritur lart. Poeti i parë i ujit qëndroi poshtë gjashtë vjet. Jeta në poezinë e tij la miliona gjurmë të ndryshme të mbytura në baltë. Me diellin dhe hënën e barkut të tij, poeti kozmik fl e. Qielli nuk ka fund, por poezitë e tij si pata të egra fl uturojnë nga tehu. Nxënësit diskutojnë për paraqitjen grafike konceptuale që përbën arkitekturën e poezisë dhe paralelizmin me filozofinë që u referohet nocioneve themelore: Ajri, Zjarri, Uji, Toka. Toka Ajri Poezia Uji Qielli Zjarri 229

229 c. Skema e tekstit poetik Përfundim: Poezia është e rëndësishme, sepse njeriu zbulon pafundësinë e tij me anë të Fjalës si dhembje, si gëzim, si dashuri, si robëri, si harrim, si liri, si pritje. Hapi III. a. Veçoritë e tekstit poetik Teksti poetik ka strukturë dhe domethënie. Struktura i ngjan një konstruksioni, që kurrsesi nuk duhet të jetë mekanik apo shabllon që t ia zërë frymën çastit poetik. Ajo mund të konceptohet si e ngjizur brenda shpirtit poetik. (Luixhi Paraison). b. Domethënia Për të pasur kuptim më të qartë, edhe pse ai nuk do të jetë kurrë shterues, le t i referohemi një ideje tepër interesante që sjell Umberto Eko, duke u përsiatur mbi Poetikën dhe Retorikën e Aristotelit:... gjuha tashmë e formuar, mund të jetë e kuptuar vetëm duke pranuar, në fjalorin që e shpjegon, praninë e paqartësisë, të mjegullisë, të sajimit metaforik. Përballë këtij koncepti, a mund t u japim përgjigje pyetjeve: - Kujt i drejtohet poezia? - Ç infrastrukturë stilistike është përdorur? - Cila është rrjedha e nuancave kuptimore? - jep informacion për ngjarje e personazhe ka strukturë të ndërlikuar -ka distancë ndërmjet lexuesit dhe poetit tema të pakufi zuara elemente rrëfimi epike harmonizim i ritmit, tingullit, kuptimit të fjalës shprehje e unit poetik lirike llojet Teksti poetik periudha historike ngjarjet në sfond konteksti historik krijimtaria e autorit drejtimi letrar vepra poetike një tekst poetik i lirë i rregullt struktura poetike lloji i vargut domethënia i drejtohet lexuesit dikujt distik, tercinë, 8-vargëshe strofa pasuria kuptimore tingëllimë 4-vargëshe etj. cezura lloji i rimave rimat e brendshme fi guracioni stilistik ndërtimi gjuhësor i fi gurës kuptimi stilistik 230 tema sintaksa poetike mesazhi

230 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Skema mund të plotësohet edhe me të dhëna të tjera si për strukturën, ashtu edhe për domethënien. Përforcimi: Nxjerrja e përfundimeve Nxënësve mund t u jepen të lexojnë poezi të ndryshme dhe ata, të ndarë në grupe, të bëjnë skedën. P.sh., të lexojnë një nga poezitë e H. L. Borges të përkthyera nga Anton Papleka ose poezi nga përmbledhja Poetë të mëdhenj amerikanë dhe të bëjnë skedën e tekstit poetik. Mund të bëjnë edhe skeda të tekstit poetik të poezisë që iu ka lënë mbresa të pakthyeshme në kujdesë. Detyrë shtëpie: Lexoni një nga poezitë e Eqrem Çabejit në vëllimin Sonete dhe bëni skedën e tekstit poetik. Gjeni vëllimin poetik Vargje të pluhurosura të Robert Shvarcit dhe bëni skedën e një poezie. Mund të zgjidhni edhe vëllimin e Visar Zhitit Si shkohet në Kosovë për të ushtruar skedën poetike. Tema 2.1. Veçoritë e poemës alegorike në mesjetë. Komedia Hyjnore Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifi kojë veçoritë e poemës alegorike në mesjetë te Komedia Hyjnore; - të dallojë: a. subjektin - udhëtimi imagjinar b. personazhet - heroi kryesor autor/aktor, shoqëruesit, poeti dhe vajza, frymëzim nga jeta reale, c. struktura - treshi mistik, ç. ritmi - gërshetim i fantazisë me realitetin, gjykimi personal mbi personazhin, - të parafrazojë fragmentin e dhënë; - të vëzhgojë ilustrimet për t i vendosur në kontekstin e veprës. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Dante Aligierit, trashëgimia e veprave të tij, videoprojeksione nga trashëgimia fi gurative mesjetare. Konceptet kryesore: poemë alegorike, naivizëm fi lozofi k mesjetar, bosht intelektual i poemës, bosht shpirtëror i poemës. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë me klasën Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja shtron pyetjen për diskutim: -Ç mendoni për thënien e Kadaresë: Planeti ynë është tepër i vogël për ta bërë të shmangshëm Dante Aligierin. Dantes nuk mund t i iket, ashtu siç nuk i iket dot ndërgjegjes. Asnjë vepër tjetër letrare nuk e ka ndërgjegjen njerëzore, më saktë, krusmën e saj, në qendër të vet. Nxënësit ndahen në grupe dhe iu lihet pak kohë të mendojnë e t u përgjigjen pyetjeve të shkruara në dërrasë: 231

231 -Ç është mesjeta? -Ç është alegoria në letërsi? -Si ndërveprojnë këto dy koncepte? Skolastikë - fi lozofi idealiste e mesjetës, që merrej me shpjegimin dhe argumentimin e parimeve të kishës me anë të arsyetimeve abstrakte të logjikës formale. 1. Mesjeta - Ndër veçoritë që spikatën në këtë periudhë ishin dy institucionet më të fuqishme: Perandoria e Shenjtë Romake dhe Kisha Katolike Romane. Në mesjetë nis hapja e universiteteve. Më 1215 hapet Universiteti i Parisit nga Shkolla Katolike e Notrë Damës. Kultura që transmetohej përmblidhej në shtatë arte: gramatikë, logjikë, retorikë, aritmetikë, gjeometri, muzikë, astronomi. Filozofi a e kësaj periudhe u quajt Skolastikë. Filozofi i epokës qe Thoma Akuini ( ), që solli drejtimin fi lozofi k të quajtur tomizëm. Ai e zhvendosi vëmendjen nga Platoni, si fi lozof i antikitetit, dhe u përqendrua tek Aristoteli. Thelbi i fi lozofi së së tij është përpjekja për të pajtuar fi lozofi në racionale të Aristotelit me besimin kristian: ai vendos harmoni midis asaj që dihet dhe asaj që besohet. 2. Alegoria si fi gurë është e afërt me metaforën, aq sa mund të kundrohet si trajtë e zgjeruar e saj. Ajo bart një kuptim të fshehur e të thellë, ndaj me anë të saj ke rastin të shprehësh një mori idesh dhe gjendjesh. Ka mendime se teknika kryesore e alegorisë buron nga personifi kimi. 3. Po të nisemi nga thënia e Gëtes: Alegoria e shndërron dukurinë në koncept dhe konceptin në fi gurë, çfarë do të projektonte kjo ide në raport me veprën e Dantes, Komedia Hyjnore? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Pasi nxënësit lexojnë fragmentin e shkëputur nga vepra Komedia Hyjnore, nisin studimin e tij për subjektin, personazhet, strukturën e veprës etj. Subjekti: Udhëtimi imagjinar në përtejbotë. 7 ditë udhëtimi i poetit - 7 ditët e krijimit të Perëndisë. Ferri - gremina e shpirtrave të pandriçuara nga arsyeja, virtyti dhe dashuria. Purgatori - vendi ku shpirtrat pastrohen nga mëkati përmes pendesës dhe vuajtjes. Parajsa - përjetësia ku shpirtrat engjëllore kremtojnë bukurinë dhe dashurinë e Perëndisë. Personazhet: Dantja shfaqet si autor dhe si aktor i udhëtimit të përfytyruar. Shoqëruesit: Virgjili dhe Beatriçja. Virgjili: Poeti romak vizionar, që pa në mënyrë profetike Foshnjën-mbret. Ky është dhe boshti intelektual i poemës. Beatriçja - mishërimi i bukurisë hyjnore, që e detyroi Danten të thoshte se nga dashuria për të do të këndonte siç nuk është kënduar kurrë më parë për një grua. Beatriçja - boshti shpirtëror i poemës. Personazhe të tjera: -reale - bashkëkohës të Dantes: Beatriçja, Paola Malatesta, Françeska da Polenta, kont Ugolini, kryepeshkop Ruxheri deli Umbaldini etj. -historike dhe heronj mitologjikë Virgjili, Helena, Kleopatra, Paridi, Zeusi, Odiseja, Penelopa, (Uliksi), Akili etj. -biblikë - Krishti, Moisiu, Juda, Luçiferi (djalli). 232

232 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Struktura: Treshi mistik përcakton simetrinë e Komedisë. Treshi - trinia: Ati, Biri, Fryma e Shenjtë (Shpirti i Shenjtë). Ndarja në tri pjesë ose kantika me 33 këngë secila: Ferri, Purgatori, Parajsa. Elementi themelor poetik: tercina. Numri i vargjeve është i plotpjesëtueshëm me 3. Numri 33: numri i moshës së Krishtit, 33 vjeç kur vdiq. Numri 10 i bukur : simbolika fi lozofi ke e plotësisë ( = 10) Numri 100: plotësia e simetrisë. Vizioni: Përmes rrugëtimit të vetmuar në botën e të vdekurve, Dante dëshmoi se gjendja e natyrshme e shkrimtarit të madh është: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Komedia Hyjnore rrezaton si të jetë një botë, errësirën dhe dritën njerëzore. Fantastikja dhe realja përbëjnë indin e saj. Beatriçja Dantja Virgjili Personazhet kryesore 100 këngë të ndara në tri pjesë Ferri Purgatori Parajsa Subjekti Komedia Hyjnore struktura Mesazhi Personazhet e tjera tercina reale historike e heronj mitologjikë biblike Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Gjykimi personal: Një nga poetët e njohur italianë, Eugenio Montale, shtron pyetjen: Ç kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?. Po ta zëvendësojmë fjalën poetët me lexuesit, për ta sjellë më brenda kontekstit shkollor, cilat janë përftesat intelektuale, shpirtërore dhe poetike që do të shërbenin si bazament i arsyetimeve të ndryshme? - Parafrazimi i fragmentit Porta e Ferrit. Nxënësit parafrazojnë me shkrim fragmentin, duke iu dhënë mundësinë që, pasi ta skeletojnë idenë në klasë, ta përfundojnë në shtëpi, për ta kryer detyrën në mënyrë më të detajuar, duke u përqendruar te: -Alegoria danteske si emblemë universale. -Simboli i Portës së Ferrit, një rrugë që të çon te hyjnorja. - Ilustrimet dhe konteksti i veprës. Si e plotësojnë ato njëra-tjetrën? -Ilustrimet si naivizëm fi lozofi k mesjetar apo projeksion i çdo epoke, jo vetëm i mesjetës, i ankthit dhe i kërkimit të vazhdueshëm që qenia njerëzore i bën vetes? Hapësira e Fjalës Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thënë: Hapësira dhe koha janë si askund të pafundme në poemën e tij. Adhuruesit e tij, duke folur për gjeografi në danteske, do të theksonin se këto peizazhe të çuditshme nuk janë vende, por gjendje shpirtërore. Në të vërtetë, zanafi lla e këtij komenti është një letër e famshme e vetë Dantes. Ai përmend pikërisht fjalën gjendje dhe ne mund të shtojmë se të tria pjesët e poemës së tij, Ferri, Purgatori e Parajsa, janë të tri gjendjet tona, që ne i përjetojmë njëherazi, gjithmonë e gjithkund. -Ç mendime ju trazojnë kur lexoni këtë pasazh? Detyrë shtëpie. Të ndahet klasa në tri grupe, për të komentuar udhëtimin e Dantes me anë të tryezës së improvizuar Imazhe danteske. 233

233 Tema 3.2. Koment nga fragmenti Komedia Hyjnore Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të komentojë fragmentin duke u ndalur te: a. kuptimi - arsyetimi i Trinisë së Shenjtë, toni paralajmërues në hyrje të poemës, b. grafi ka - të vëzhgojë anën grafi ke të poemës dhe të shpjegojë përdorimin e germës së madhe të shtypit, c. interpretimi - të zbulojë dhe interpretojë nëntekstin alegorik, ç. struktura - ndërtimi i metrikës (tercina). Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, fragmente nga emisione televizive mbi universin dantesk. Konceptet kryesore: Trini e Shenjtë, njeri adamik, tercinë, natyrë zeusiane, alegori danteske. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimeve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja shtron pyetjen për nxënësit: -Ç përgjigje mund të kemi për pyetjen nëse sot, në shekullin XXI, vazhdon të jetë aktuale thënia e Dante Aligerit, se atdheu i njëmendtë i njeriut është Shpirti ose Fryma? A: Kuptimi Trinia e Shenjtë Trinia përbëhet nga Perëndia Atë, Perëndia Bir, Perëndia Fryma ose Shpirti i Shenjtë apo ndryshe, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Ati Ati - simbolizon fuqinë, pushtetin hyjnor, autoritetin, sovranitetin mbi të gjithë krijimin universal. Biri - simbolizon Fjalën e Gjallë (... e para ishte Fjala - Ungjilli sipas Gjonit), diturinë që shpall ekzistencën e gjithçkaje, para se ajo të shfaqet. Fjala u bë mish, u mishërua në personin e Jezu Krishtit, Mesisë, duke marrë vetë hyjnorja trajtë njerëzore. Shpirti ose Fryma - simbolizon virtytin, shenjtërinë, dashurinë e shenjtë që erdhi nga qiejt e qiejve, kur Krishti u ngjit në të djathtë të Atit, për ta zbritur në Tokë Ngushëllimtarin (Parakletos) në ditën e Pentakostit në Jerusalem. *Hir - mëshira e pamerituar e Perëndisë për njeriun mëkatar. Ati si pushtet hyjnor, Biri si dija më e lartë, Shpirti i Shenjtë si dashuria hyjnore plotësojnë njëri-tjetrin, duke u shfaqur të tre në një të vërtetë të përjetshme, që është Perëndia, Krijuesi i Gjithësisë, pa fi llim e pa mbarim. Nisur nga konceptimi i mësipërm, sipas studiuesit Xhovani Xheto: Dantja shprehu realitetin e jetës së shpirtit, për të shprehur përvojën misterioze të shpirtit në katarsisin e vet, jetën e hirit* si gëzim i mahnitshëm, prelud i një stine ngazëlluese dhe të shenjtë. 234 Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Klasa ndahet në 4 grupe. Secili grup diskuton për çështjen e caktuar nga mësuesi/ja. Grupi I flet për tonin paralajmërues të Komedisë. Mësuesi/ja i lë nxënësit për disa minuta të lexojnë fragmentin e dhënë në libër. Më pas në klasë diskutohet rreth tonit paralajmërues, i cili dëshmon përballjen e betejës së përjetshme mes njeriut të rënë nga lavdia e Perëndisë, njeriut adamik (Adami), me mëkatin, që ka për shlyerje vdekjen. Në këtë betejë hidhet dritë mbi faktin se njeriu me vullnetin e

234 lirë që Perëndia i ka lënë për të zgjedhur rrugën e jetës, mban përgjegjësi për të ardhmen e tij. Një jetë në mëkat përfundon në Ferr, një jetë në shenjtëri ka për vendmbërritje Parajsën. Fragmenti shpërfaq idenë madhore, se Perëndia-Atë nuk është tirani i natyrës zeusiane, që kënaqet kur sheh krijesat e tij të përpëliten në Ferr. Përkundrazi, Ai e dërgoi Birin e tij, Jezusin, ta shpëtojë njeriun. Kësisoj, paralajmërimi duket si një kambanë që kumbon për të ndërgjegjësuar njeriun se si duhet jetuar e përditshmja në përputhje me vlerat e përjetësisë, për të mos e humbur Qiellin ose Parajsën. Grupi II - Grafi ka Si gjithçka tjetër, në një vepër artistike çdo detaj kumton një ide, jo rrallë të shoqëruar nga ide të tjera të ndërkallura brenda saj. Përdorimi i germave të mëdha është një mjet stilistik që kërkon të tërheqë vëmendjen e lexuesit për të zgjuar vetëdijen e qiellores brenda tij, duke ia rrëfyer se në të kundërt atë e pret Ferri si ndëshkim i përjetshëm. Të nëntë vargjet e shkruara me germa të mëdha të ndërmendin të vërtetën e amshimit, që nga njëra anë dëshmon sovranitetin e Perëndisë, nga ana tjetër zgjedhjen që çdo qenie njerëzore bën përmes mënyrës se si e ka jetuar jetën e tij, në përputhje me shenjtërinë apo nën vargonjtë e mëkatit. Shenjtëria e Perëndisë dhe errësira e mëkatit nuk mund të jetojnë bashkë. Ndaj paralajmërimi është i qartë, pa asnjë ekuivok, sepse shenjtëria e Zotit nuk mund të komprometohet nga mëkati njerëzor. Është zgjedhur kjo paraqitje grafi ke, mbase për t i bërë të mundur lexuesit gdhendjen e dhjetë porosive që Perëndia i dha Moisiut në malin Sinai. Grupi III - Nënteksti alegorik Udhëtimi i poetit në përtejbotë është alegorik. Dantja beson në çdo gjë që rrëfen. Bota e mistertë që ai sjell me anë të fjalës poetike nuk është vetëm një gjetje artistike. Ai është i zgjedhur nga Perëndia që të rrëfejë të vërtetën e përjetshme të ndëshkimit hyjnor në suazën e Ferrit. Ky udhëtim dantesk synon ta kthejë shpirtin e humbur të njeriut te Perëndia, që e kundron Ferrin si parim të drejtësisë së Tij. Poeti kërkon ta rimëkëmbë shpirtërisht njerëzimin, që lëngon për shkak se u ka kthyer shpinën standardeve hyjnore, duke parathënë një fund të tmerrshëm, siç është Ferri. Njerëzorja dhe hyjnorja nuk duhet ta përjashtojnë, por duhet ta plotësojnë njëratjetrën. Grupi IV - Tercina Funksioni estetik dhe kuptimor mbështetet në rimën e veçantë sipas skemës aba/ bcb... xyx/yvy/z. Vargu i parë rimon me të tretin. Strofa e mbyll kuptimin e saj, duke u kthyer në element të mëvetësishëm. Zakonisht krahasohet me tullat që e lartojnë një ngrehinë ose ndërtesë. Vargu i brendshëm i ngjan llaçit në lidhje me tercinën pasuese, ndaj e gjithë kënga shfaqet si një mur i qëndrueshëm. Tercina është themeli ku mbështetet arkitektura poetike danteske. Tercina ka karakter fi lozofi k dhe mistik. Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Hapësira e Fjalës Po t i referohemi mënyrës danteske të të kundruarit dhe të të interpretuarit të realiteteve të përjetshme, bindemi se edhe Simone (Wiel), një personalitet i njohur i shekullit XX, kishte të drejtë kur tha: Zoti nuk mund të krijonte veçse duke u fshehur, përndryshe nuk do të kishte mundur të ishte veçse vetëm Zot. Ndoshta Ai ka lënë të depërtojë nga vetja vetëm sa është e mjaftueshme që, nga besimi tek Ai, njeriu të shtyhej për t u marrë me njeriun. Që të mos jetë verbuar nga shkëlqimi qiellor deri në atë pikë, sa të mos interesohet më për Tokën. Mësuesi/ja ngre pyetjen: -Cili është mendimi juaj duke e analizuar thënien e znj. Ueil? Detyrë shtëpie. Bëni një ese me temë: Alegoria danteske dhe unë. Perëndia, një subjekt për t u takuar apo një objekt për t u mbrujtur? 235

235 Tema 4.3. Veçoritë e gjuhës dhe të stilit - Koment nga fragmenti Komedia Hyjnore Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të komentojë fragmentin duke u ndalur te gjuha dhe stili; - të vlerësojë përkthimin që ka ruajtur formën arkaike të gjuhës; - të shkruajë një prozë poetike ose një ese letrare nisur nga fragmenti; - të vëzhgojë një pikturë për ta krahasuar me tekstin poetik. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, paraqitja grafi ke e përkthimeve në gjuhën shqipe nga trashëgimia e Dante Aligerit, portrete të përkthyesve shqiptarë, fragmente në italisht, anglisht dhe shqip nga Paolo dhe Françeska. Konceptet kryesore: formë arkaike e gjuhës, koncept estetik, mistikë. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë e pavarur Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Një nga mendimtarët më të njohur të të gjitha epokave, Hegeli, kur i referohet analitikës së stilit, pohon se stili shfaqet si ankthi i përsëritur i autorit, që ribën gjithnjë dhe vazhdimisht vetveten, dhe si aftësi për ta kapërcyer vazhdimisht vetveten. Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim: - Mbështetur në fragmentin Paolo dhe Françeska (që është lexuar më parë në mënyrë ekspresive), a vihet re që stili i Dantes shpaloset, i vendosur përballë konceptit hegelian? Në fokus të mbetet dashuria, që shpërfaqet në realitetin konkret të Paolos dhe Françeskës, si dhe në realitetin e nënkuptuar Dante-Beatriçe. - Përdorimi stilistik i anaforës, si fi gurë e mirëfi lltë retorike dhe si koncept estetik, gjendet në fi llim të vargut ose në vazhdimin e tyre, por gjendet edhe si rimarrje e shprehur me përemra. Dashnija, n shpirt fisnik... Dashnija, që nji dashnori i fal dashninë... Dashnia na fl ijoi mbi një altar... -Thirrori përdoret për ta theksuar natyrën dramatike të ngjarjes përmes adresimit konkret që e përfshin lexuesin në përftesë vetjake....oh, mjerim Françeskë, këto rënkime... - Pikëçuditja fsheh qëndrimin emocional të autorit, të shkaktuar nga rrethanat e dashurisë së Paolos dhe Françeskës, duke e bërë më të thepisur stilin e tij, gjë që formon një reliev shumëplanësh edhe përmes detajeve kaq mikroskopike në dukje. 236

236 Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Nxënësit lihen për disa minuta të lexojnë fragmentin dhe pastaj orientohen nga mësuesi/ja të studiojnë vlerën simbolike të numrit 3 në vepër. - Vlera simbolike e numrit 3. Mistika e këtij numri buron nga hyjnorja. Edhe pse fl itet për njerëz konkretë, realiteti i tyre human, qoftë edhe në mëkat, zbulon etjen e natyrshme të qenies njerëzore për ta njohur e për ta takuar të perëndishmen. - Dantologu dhe shkrimtari Ernest Koliqi pohon se përkthimet e para të Dantes në gjuhën shqipe datojnë në shek. XIX nga arbëreshi Luigj Lorekio (Luigi Lorechio). Më pas, një fragment nga Komedia Hyjnore vjen në shqip nga Sokol Baçi në vitin Më tej, pas shpalljes së Pavarësisë, patër Vinçens Prenushi merret me Këngën XI të Parajsës. Në vitet 30 të shekullit XX ka përpjekje të tjera për ta sjellë në gjuhën tonë kryeveprën danteske, ndër të cilat dallohet përpjekja e E. Koliqit. Brenda kësaj rrjedhe kemi përkthimet e mëvonshme nga Pashko Gjeçi dhe Mark Ndoja. Dantologu E. Koliqi në shënimet që lidhen me leksionet e tij universitare, i bazuar edhe në idenë e Gjergj Fishtës, arrin në përfundimin se Dantja është gjuhësisht afër me shqiptarët, ngaqë gjuha shqipe është e përshtatshme për të mbajtur e për të përcjellë shprehjet danteske. Forma arkaike e gjuhës së përdorur nga Pashko Gjeçi e vesh gjuhën poetike danteske me magjinë e së shkuarës, duke derdhur në të atë lloj vjetërsie, që e ruajnë si vlerë vetëm krijimet madhore universale. Veç muzikalitetit të shqipes, që është në gjendje ta sjellë Danten në shqip plot dinjitet, shfaqet vlerësimi se pasuria e shqipes rrok kohën dhe hapësirën danteske, sikurse gjuhët e lashta që krijuan qytetërimin botëror. Nën ndikimin e fragmentit, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të shkruajnë një prozë poetike ose një ese letrare të titulluar: Paolo dhe Françeska - emblema të ngrira muzeale apo mister i përjetshëm njerëzor? Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Mësuesi/ja ngre pyetjet: - Duke vëzhguar pikturën Paolo dhe Françeska, ç do të donit ju t i shtonit ose t i hiqnit asaj? - A përshtatet piktura me realitetin vizual që keni ju kur e lexoni fragmentin në mënyrë individuale? Detyrë shtëpie: Komentoni: Dukuria Paolo dhe Françeska, arkaizëm historik?! -Të ndërtohet kurba e përkthimit të Dantes në shqip sipas trajektores historike të përmendur më sipër. -Nëse dini mirë anglisht, krahasoni përkthimet e Komedisë Hyjnore nga Henri Longfelou me përkthimin shqip të P. Gjeçit. Ç vini re? 237

237 Tema 5.1. Teksti poetik në shtratin e romantizmit evropian - veçoritë e poemës romantike Eugjen Onjegini Struktura mësimore: PNP Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: - të identifi kojë veçoritë e tekstit poetik në shtratin e romantizmit evropian; - të analizojë veçoritë kryesore të romantizmit; - të rendisë disa nga përfaqësuesit kryesorë dhe disa nga veprat kryesore të romantizmit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portrete të romantikëve të huaj dhe shqiptarë, tituj të veprave të përfaqësuesve. Konceptet kryesore: romantizëm, romantizëm evropian, raport njeri-natyrë. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Pema e mendimit/ Organizuesi grafi k Nxitje e mendimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Ditar dypjesësh Të nxënit me bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi. Pema e mendimit. Organizuesi grafi k Mësuesi/ja e nis mësimin duke nxitur nxënësit të flasin se çfarë dinë nga njohuritë e marra për romantizmin dhe ndërkohë ndërton organizuesin grafik mbi tiparet e romantizmit. Revolucioni Francez Shpallja e Republikës Zhgënjimi Pakënaqësia Kërkimi i një arti të ri Konteksti historik koha nga shek. XVIII deri në fi llim të shek. XIX. Romantizmi Veçoritë artistike Konteksti letrar largimi nga imitimi i modeleve të vjetra në qendër të veprës vendoset qenia njerëzore jeta shoqërore jeta intime poezia lirike (kënga, soneti, odeja, himni, elegjia) poema epiko-lirike balada liriko-fi lozofi ke drama lirike dhe lirikofi lozofike në vargje; romani në prozë dhe në vargje drama historike në vargje poema satirike. gjini dhe lloje letrare - Thyerja e tabuve - Fantazia dhe ndjenja - E jashtëzakonshmja - Kulti i natyrës - Rendja pas ekzotikes Tematika: ngriti në kult ndjenjën U ndikuan nga: sentimentalizmi: duke marrë kultin e ndjenjës, të cilit i dha një kuptim të ri; -iluminizmi; duke marrë kultin e primitivit fi snik, si ndjeshmëri ndaj raportit njeri-natyrë. 238 Ndërtimi i njohurive. Ditar dypjesësh Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit diskutojnë për veçoritë, përfaqësuesit dhe veprat kryesore të romantizmit. Me anë të mendimeve dhe ideve të nxënësve, mësuesi/ ja plotëson tabelën e ditarit dypjesësh të vizatuar në dërrasën e zezë.

238 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Fjalët kyç Romantizmi (Veçoritë) Përfaqësuesit Vepra romantike Komentet - U thyen tabutë e klisheve të ngurta letrare-estetike të klasicizmit (neoklasicizmit, duke iu kundërvënë atyre). - Vëmendja u përqendrua në botën e brendshme shpirtërore, ku përparësi kishin ndjenjat, fantazia dhe jo arsyeja. - Interesimi u përqendrua te heronjtë e jashtëzakonshëm, që jetonin dhe vepronin në rrethana të jashtëzakonshme, shpesh heroike dhe tronditëse. - U parapëlqyen temat nga e kaluara kombëtare ose jeta idilike patriarkale. - Kulti i natyrës si frymëzim, i shtyu romantikët të kërkonin ngushëllim në gjirin e saj. - Vizatimi i dekorit të jashtëm, konkret, natyror, material dhe shoqëror, për t i dhënë një vlerë të re botës së brendshme të heronjve. - Gjuha dhe mjetet stilistikore u zhvilluan shumë dhe u bënë plot me ngjyra të ndezura dhe kontraste të forta. - Figuracioni i përdorur: personifi kimi natyror, mitologjik, biblik; apostrofat, hiperbolat, antitezat, emfazat, epitetet, krahasimet, metaforat, aliteracionet. Gjeografi a e emrave romantikë: Uërdsuërthi, Bajroni, Shelli, Hygoi, Shatobriani, Zhorzh Sandi, Hajne, Shlegeli, Leopardi, Manxoni, Pushkini, Lermontovi, Lamartini, Petëfi. Romantikë shqiptarë: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Ri, Pashko Vasa, Naim Frashëri etj. Veprat më të njohura: J. V. Gëte, Faust ; Hygo, Katedralja e Parisit ; Xh. G. Bajron, Shtegtimet e Çajld Haroldit ; A. Pushkini, Eugjen Onjegin etj. Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Mësuesi/ja i jep një nxënësi të lexojë Odet e gëzimit të Shilerit dhe më pas dëgjojnë himnin e Evropës, që është fragment nga Simfonia e Nëntë e Bethovenit, si vazhdimësi evropiane që i ka rrënjët te Romantizmi. Pas kësaj hap diskutimin rreth pyetjeve: -Çfarë ju bëri përshtypje? -Vazhdon të jetë aktuale thënia e Sh. Petëfi t: Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë? Mësuesi/ja u jep detyrë nxënësve të paraqesin grafikisht shumëllojshmërinë e formave letrare-romantike. Detyrë shtëpie. Nëse ju pëlqen muzika klasike, dëgjoni Simfoninë e Pestë të Bethovenit, që është frymëzuar nga mendimi romantik i Gëtes. Cila vepër artistike romantike ka lënë gjurmë brenda jush? 239

239 Tema 6.2. Analizë e poemës Eugjen Onjegini Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë poemën duke u ndaluar te: a. tipologjia, b. fi gura qendrore e groteskut - roman në vargje, c. subjekti i mbështetur në atmosferën e kohës, ç. tema dhe idetë, d. personazhet romantike, të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë poemën. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara nga Bjelinski, portreti i Pushkinit dhe i Lasgushit si përkthyesi i tij. Konceptet kryesore: roman në vargje, strofë onjeginiane, shtrembërim estetik, dramë e mirëfi lltë identiteti. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim i koduar teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja e nis mësimin me leximin e një vlerësimi që ka bërë kritiku i njohur rus Bjelinski: Bajroni ka shkruar për Evropën, për evropianët... Bajroni është orvatur jo për të rikrijuar jetën bashkëkohore, sesa t i bëjë gjyqin historisë së kaluar dhe të sotme... Pushkini si poet nuk është kujdesur që t i ngjajë Bajronit, ai është përpjekur t i ngjajë vetes të tij dhe t i jetë besnik të vërtetës jetësore, që deri më atëherë kishte mbetur e paprekur nga askush dhe që aq shumë i lutej t ia paraqiste botës me penën e tij. Pas leximit mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim: -Cila është përftesa fi lozofi ke dhe ndjeshmëria artistike që përjetojmë nga përballja e dy romantikëve? Ndërtimi i njohurive. Studim i koduar i tekstit Nxënësit nxiten të studiojnë tekstin, duke u përqendruar në elemente, si: tipologjia e poemës, koncepti i groteskut të veprës, subjekti, koha, tema dhe idetë etj. Duke lexuar, nxënësit nënvizojnë çështjet kryesore për çdo element dhe plotësojnë ditarin dypjesësh. 240 Tipologjia Struktura Subjekti dhe koha Vepra Eugjen Onjegini lëviz në dy shtretër: në atë të poemës dhe në anë të romanit. Romani në vargje është një nga llojet e letërsisë romantike. Vepra shfaq karakter rrëfyes, edhe pse mbizotëron ndjenja, subjektivja, pasioni dhe ëndrra. Vargu nuk bëhet pengesë e rrëfimit. Poema është e ndërtuar në 9 krerë, ku çdonjëri prej të cilëve përbëhet nga strofa 14-vargëshe, që quhen strofa onjeginiane. Subjekti është i thjeshtë. Në të veprojnë katër personazhe kryesore: aristokrati Eugjen Onjegini nga kryeqyteti; poeti romantik Vladimir Lenski, aristokrat nga provinca; Tatjana dhe Olga Larina, motra, por me karaktere të kundërta: ardhja e Onjeginit nga Shën-Petërburgu për pushime në provincë, njohja me Lenskin dhe përmes tij takimi me motrat Larina. Epoka në të cilën jetojnë personazhet i bën të përjetojnë një dramë të mirëfi lltë identiteti. Nga njëra anë fryma perëndimore aristokratike që kërkon të ndryshojë mendësinë konservatore ruse dhe, nga ana tjetër, mënyra se si duhet të përballen personazhet me opinionin shoqëror, përbëjnë koordinatat e kohës në rrafshin horizontal dhe në atë vertikal. Koha dhe njeriu në dialogun e tyre të përjetshëm mishëron fatalitetin e situatës, që për hir të një nderi fals, është gati të groposë vetveten.

240 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Koncepti i groteskut Temat dhe idetë Personazhet romantike Ngjarjet dhe personazhet e romanit në vargje Eugjen Onjegini edhe pse duken asimetrike, aq të largëta e të parregullta nga realiteti, brenda deformimit dhe shtrembërimit estetik përcjellin universalitetin e dashurisë, që di të jetësohet në mënyrë origjinale në çdo epokë të historisë njerëzore. Risia: Kur ende letërsia ruse nuk kishte një roman të saktë në prozë, Pushkini e shkroi në vargje, pohon Bjelinski. Përballëvendosja: Kryeqyteti - provinca; mondaniteti - provincialiteti; melankolia - guximi; moralizimi - pasioni; aristokratikja- rëndomtësia, i jep veprës frymëmarrjen romantike të thyerjes së klisheve të tejkaluara nga koha. Realiteti rus dhe njeriu si qenie universale nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, përkundrazi reputacioni i individit, pozita shoqërore, bota e trazuar shpirtërore e heronjve, paradokset mbi të cilat zhvillohen situatat, fl ijimi i dashurisë së vërtetë për t i shpëtuar gjykimit shoqëror, përbëjnë hapësirën ku njeriu i tepërt, i huaji në miniaturë, që do të sillte tërmetin shpirtëror me njeriun e shek. XX, jeton çdo çast dilemën e tij ekzistenciale. Romantizmi social i Pushkinit është ravijëzuar si shqetësim i natyrshëm i poetit ndaj individit në shoqërinë kapitaliste: Onjegini, si shëmbëlltyrë e aristokracisë franceze të gjysmës së parë të shek. XIX, ndihet i tepërt gjithkund, ngase realiteti dhe un-i i tij janë shumë larg njëri-tjetrit. Tatjana, personazhi i paharrueshëm emblematik i letërsisë ruse, që do të pasohej nga Natasha Rostova e Tolstoit. Brenda saj ndihet femra ruse. Përforcimi. Nxjerrje e përfundimeve Nxënësit vëzhgojnë me vëmendje pikturat që ilustrojnë poemën. Mësuesi/ja pas vëzhgimit të pikturave ngre pyetjet: - A përputhet përfytyrimi juaj vetjak me ilustrimet? - Si komunikon fjala me ngjyrën? Çdonjëri prej nxënësve duke u ngacmuar nga vargjet pushkiniane, të sjellë në klasë në orën e ardhshme ilustrime të nxjerra nga interneti që i kushtohen dashurisë njerëzore. Klasa ndahet në dy grupe. Secili prej tyre zgjedh recituesin, që do ta deklamojë para një jurie me katër nxënës dhe mësuesin/en, për të qenë sa më objektivë në vlerësimin Deklamuesi më i mirë. Detyrë shtëpie: Fragmenti poetik i deklamuar në mënyrë shprehëse (në f. 199), të kthehet në një prozë poetike. Tema 7.3. Koment nga fragmenti Eugjen Onjegini Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te: a. kuptimi - fragmenti në kontekstin e romanit, idealizmi i ndjenjës së dashurisë; b. interpretimi - zbulimi i universalitetit të dashurisë, gjykimi i raportit ndjenjëarsye; c. gjuha - fjalët kyç që shprehin gjendjen emocionale të personazhit; ç. pyetjet retorike dhe roli i tyre; d. metrika - elementet e metrikës dhe përkthimi. 241

241 Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, fotografi nga jeta e Pushkinit dhe trashëgimia letrare e tij. Konceptet kryesore: universaliteti i dashurisë, kulmim poetik. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Lexim teksti/pema e mendjes Nxitje e mendimit Punë me grupe Ndërtimi i njohurive Lexim teksti/pema e mendjes Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe Përforcimi Harta e mendjes Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën Parashikimi dhe ndërtimi i njohurive. Lexim teksti/pema e mendjes Lexohet fragmenti poetik, dhe klasa ndahet në disa grupe, duke i dhënë çdo grupi njërën nga pikat e skedës për të punuar në evidentimin e materialit në mënyrë specifi ke. Në fund, përfundimet e çdo grupi pasqyrohen në Pemën e mendjes. Grupi I - Kuptimi Kjo letër është një kulmim poetik që portretizon tallazitjet e një shpirti të dëlirë njerëzor, që edhe pse është i druajtur së brendshmi, zgjon guximin për të sfiduar normat e ngurta shoqërore, që do ta paragjykonin hapin e Tatjanës në shprehjen e dashurisë. a. Beteja shpirtërore e heroinës. b. Sinqeriteti i saj. c. Idealizimi i dashurisë jo vetëm për arsye të perceptimit romantik pushkinian, por ngaqë dashuria mbetet poezia e vërtetë e jetës. ç. Paradoksi: një vajzë provinciale ndërmerr një akt guximi që e kapërcen kohën dhe hapësirën e saj, për t u bërë thyerëse e barrierave shoqërore. Grupi II Interpretimi Dashuria është ndjenjë universale. Heroina i drejtohet Qiellit, duke pohuar se kjo zjarrmi shpirtërore e ka zanafi llën në përjetësi, duke i dhënë dashurisë vlerën e saj të vërtetë si ekzistencë e përjetshme. Ajo troket në çdo jetë dhe pushton çdo zemër. Brenda saj njeriu gjen vetveten. - Duke e kundruar me kujdes këtë fragment, thoni, në ç raport vendoset ndjenja me arsyen? Ç mendim vetjak përftojmë nga ky moment i pakrahasueshëm poetik? 242 Grupi III Fjalët kyç E ka vendosur Qielli vetë, Jam e jotja në përjetësi! Se Zoti jetën ma ka dhënë Gjer në varr të t adhuroj... Në zemër veç një mall të mbaj Veç gjer sërish të më takoni. T ju njoh s do kisha kurrë fat S do kisha turbullim e shkretë Gjithë jeta ime më pat qënë një peng se ty do të takoj fjalët kyç që shprehin fatalitetin e kësaj dashurie gjendja psikologjike e pritjes pa përgjigje gjendja emocionale e Tatjanës si portret i strukur brenda saj.

242 Përhera të kam ëndërruar Të ndjeva thellë mu në gjit Në zemër shpesh ta kam dëgjuar, Ty zërin... jo s ish ëndërrim! Më preke fort, u përvëlova Thashë: ësht ai thesari im! A nuk je ti, o ëndrra ime, Që n errësirë po ndriçon E vjen më prek me nur e hije? epërsia e Onjeginit e projektuar në zemrën e Tatjanës....Jet edhe fat Veç ty që sot t i kam besuar Po vdes nga frik turpëruar. Po nderit tuaj i besoj S je ti që plot prej dashurie Shpres dhe gas më murmuron? Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë, Apo një lajkatar pa besë? Të pres: ti eja siç më k ënda A ma prish ëndrrën që tashi. dilema që përjeton Tatjana, dyzimi që e mundon atë. Grupi IV - Pytejet retorike, roli i tyre. Pyetjet retorike nënkuptojnë vendimin që duhet të marrë personi të cilit i drejtohen. Ndërtimi i tyre si pyetje shpreh mundësinë e përfshirjes ose të mospërfshirjes së tij në kontekstin e dhënë. Si gjetje stilistike i jep mendimit poetik dritëhije, për të mos e lënë të rrafshët dhe pa asnjë formë. Ç do deshit më veç shpirtit tim? Pse arthtë vetë-ashtu në fshat, Na gjettë te ky vend i qetë? E vjen më prek me nur e hije? S je ti që plot prej dashurie Shpesh edhe gas më murmuron? Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë, Apo një lajkator pa besë? Mëdyshja që e bren ndjenjën në përballje me realitetin si ftohtësi dhe indiferencë. Grupi V - Metrika Eugjen Onjegini është i ndërtuar në krerë, ku secili prej tyre përbëhet nga strofa katërmbëdhjetë-vargëshe, që u quajtën ndryshe strofa onjeginiane, me sistemin ritmik tetërrokësh. Rima është e kombinuar sipas skemës ABAB; ÇDD; EFFE; GG. Mendimi poetik mbyllet brenda strofës. Fjala pushkiniane ka ardhur në shqip përmes poetikës lasgushiane. Lasgushi i zgjedh fjalët poetike për t iu përshtatur melodisë së vargut. Ai gjen fjalë dialektikore për hir të rimës. Fjalë tipike lasgushiane: Zemërak, murmuro, mprojtje, mbeso- më-ni, shpres edhe gas. Ngjashmëria e vargut pushkinian me atë lasgushian shfaqet në frymëzimin e tyre dhe në modelimin që jo vetëm sjell realitete pamore, por edhe shoqërohet me muzikalitetin e fjalës. 243

243 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përforcimi. Harta e mendjes Me përfundimet e çdo grupi plotësohet organizuesi grafi k. dilemë guxim shqetësim njerëzor Dashuria pritje e magjishme prushitje emocionesh fi snikëri vdekje ëndërr jetë Detyrë shtëpie. Shkruani një letër dashurie, ku të trajtoni çështjet: Dashuria si përjetësi?! Dashuria si iluzion?! Dashuria, bukuria për të cilën je krijuar... Tema 8.4. Portreti i personazhit qendror femër tek Eugjen Onjegini Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë portretin e personazhit qendror femër: a. të dallojë veçori të personazhit romantik femër; b. të vëzhgojë pikturën dhe ta ballafaqojë atë me imazhin e krijuar nga leximi i veprës; c. ta krahasojë personazhin romantik femër me personazhin romantik mashkull; ç. të parafrazojë letrën e Tatjanës duke e kthyer në prozë. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara. Struktura mësimore: Hap pas hapi Hapi I. Një pyetje, shumë përgjigje - Ç kuptim ka për ju thënia e Bjelinskit: Tatjana është kurora e bukurisë së rrallë shpirtërore? - Cila nga aktoret më të njohura sipas jush, do ta kishte interpretuar më me vërtetësi Tatjanën dhe pse? - Ç pika takimi mund të ketë ndërmjet Këngës së Tatjanës, që është letra e saj, dhe Barbara Streisand me këngën Women in love? Hapi II. Nxënësit lexojnë fragmentin dhe nxjerrin veçoritë e personazhit të Tatjanës. Më pas këto veçori i krahasojnë me ato të personazhit romantik femëror. a. Veçoritë e personazhit romantik femëror Dashuri me shikim të parë. Drithërimat emocionale dhe dyluftimi brenda qenies nëse do të kishte apo jo përgjigje dashuria e saj. Hijeshia shpirtërore e Tatjanës dhe tallazimet mes të cilave gjendet, e bëjnë më të bukur personalitetin e saj, që është i vërtetë. Guximi i saj nuk buron nga mendjelehtësia, por ngaqë zemra i është robëruar nga dashuria që ndien për Eugjen Onjeginin. Dashuria jep vetveten, pa pritur ç do të marrë. 244

244 snobizëm-i - prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një klase, të një shtrese a të një grupi që mendohet si më i lartë e më i zgjedhur; shija e sëmurë për t`i pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja, të jashtëzakonshme e të stërholluara, pa shikuar vlerën e vërtetë të tyre. b. A përputhen pikturat me imazhin e përfytyruar të Tatjanës? Femërorja, delikatesa, pasiguria, ëndrra, pritja, frika, përpëlitja, guximi, shpresa, zhgënjimi a e bëjnë me të vërtetë Tatjanën apo e veshin atë me mantelin e legjendës? c. Personazhet në krahasim me njëri-tjetrin Tatjana - Eugjeni Personazhet vijnë nga dy botë të ndryshme, gjë që dallohet nga koncepti bazë për jetën. Tatjana është provinciale, por ka një vizion njerëzor universal për jetën, sipas të cilit dashuria është thelbi i jetës. Përulja që vihet re në personalitetin e Tatjanës, buron nga ndërthurja e dashurisë si ndjenjë platonike dhe e pasigurisë që ka ajo, nëse duke qenë vajzë province, mund t ia fitojë zemrën aristokratit kryeqytetas. Eugjeni, aristokrati kryeqytetas, i prirë nga snobizmi, shpërfi ll gjithçka rreth tij, është i pakënaqur nga vetja dhe nga të tjerët, prandaj humbet dashurinë për të cilën do të pendohet më pas. konformizëm/i pajtim vetëm me fjalë me mendimet, veprimet e dikujt, prirje për t iu përshtatur sa për sy e faqe qëllimeve e interesave të më të fortëve a shumicës. Përforcimi. Diskutim Ndryshe nga Tatjana, Eugjeni është konformist. Edhe pse nuk do t i pranojë konvencionet e shoqërisë, detyrohet të luajë rolin që i ka caktuar jeta, pa guxuar që të luftojë për të ndryshuar mendësinë e shoqërisë. Ai e ndien veten superior në krahasim në provincialet inferiore dhe kjo e bën më krenar për të mos ua varur mendjelehtave në provincë. Eugjeni ka besim të tepruar te vetja dhe është i bindur se çdo vajzë është gati të lërë kokën për të. Pompoziteti i tij shfryhet kur takon Tatjanën në Shën-Petërburg dhe është gati t i rikthehet asaj që e pat nënçmuar, sepse kupton se thesari paska qenë zemra e saj. Përpjekja e dy personazheve për të ruajtur shkëlqimin e fasadës në jetën e tyre, e kthen këtë marrëdhënie në një fatalitet prej të cilit vuajnë si Tatjana, ashtu edhe Eugjen Onjegini. Diskutim rreth pyetjes: Cili nga të dy personazhet është më pranë un-it tuaj? Detyrë shtëpie. Përshtatja e letrës në prozë. Klasa ndahet në dy grupe: Vajzat kthejnë në prozë letrën e Tatjanës për Onjeginin. Djemtë kthejnë në prozë letrën e Onjeginit. Tema 9.5: Skeda e komentit letrar Eugjen Onjegini Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të plotësojë skedat e komentit letrar; a. të lexojë fragmentet, me qëllim për të plotësuar skedat: - të zbulojë veçori të rrëfi mit; - të komentojë tipare të heroit romantik të zhgënjyer; - të dallojë notat e trishtimit të poemës; - të dallojë veçanti të përshkrimit romantik të natyrës; b. të vëzhgojë ilustrimet për t i krahasuar me fragmentet përkatëse. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Tatjanës dhe i Eugjenit në videoprojektor. Konceptet kryesore: Tipare të heroit romantik, përshkrim romantik. 245

245 Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Konkurs Nxitja e mendimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Konkurs Disa nxënës, vajza dhe djem, lexojnë detyrën e shtëpisë. E njëjta juri që ka vlerësuar recitimin orën e shkuar, bën vlerësimin e tyre dhe shpall fi tuesin ose fi tuesen e letrës, duke nënkuptuar se Tatjana jeton brenda çdo vajze dhe Onjegini frymon brenda çdo djali. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Klasa ndahet në tri grupe. Grupi I - Veçoritë e rrëfi mit - Rrëfi mi dhe lexuesi në këngën I, kreu I; Skeda a. Lidhja e rrëfyesit me lexuesin bashkëbisedimi i autorit me lexuesin, autori sikur fl et drejtpërdrejt me lexuesin: vargjet 7-8. b. Të dhënat për protagonistin: ka lindur buzë Nevës, në Shën-Petërburg, në një familje fi snike, që zotëronte karrocat e diligjencës. Është autori i poemës Ruslani dhe Ludmilla, dhe është marrë vendimi për ta internuar në jug të Rusisë. c. Humori dhe ironia në rrëfi m- ironizon për internimin në dy vargjet e fundit. Rrëfi mi si ironi dhe humori i fshehur brenda tij. Duke u mbështetur në thënien e Zhan- Pol Sartrit:... është zgjedhja e autorit për një aspekt të caktuar të botës, që vendos për lexuesin dhe njëherazi, duke zgjedhur lexuesin, vendos për subjektin. Grupi II - Tiparet e heroit të zhgënjyer romantik në këngën XLIV, kreu I; Bjelinski lidhur me kohën kur ngjizet historia pushkiniane shprehet: Poeti lirik i kohës sonë më tepër vuan e ankohet, sesa entuziazmohet e gëzohet, më tepër pyet e kërkon, sesa brohoret i papërmbajtur. Kënga e tij është një ankim, - Ç arsye do ta kthente në të vërtetë historike konstatimin në fjalë, pasi kemi lexuar këngën (XLIV) nga kreu I? Nga se është velur heroi? nga përtacia dhe zbrazëtia, të cilat nuk mund të zhduken nëse njeriu nuk motivohet në jetën e vet nga ideale fi snike (v. 1-4). Pse braktis edhe dijen? dijet që merren nga të tjerë dhe që nuk sjellin zgjidhje për kohën, janë shterpe (të vjetrit, të vjetruar keq/ të rinjtë të shkarë dhe për dreq). Sarkazmi dhe mllefi poetik i gjithë fragmenti është i ndërtuar mbi sarkazmin dhe buçet nga mllefi poetik (i la pra librat, siç la gratë, la raft, pluhur dhe dituri/ edh e mbuloi me vel të zi). 246

246 Një jetë pa ideale madhore është e zbrazët. Zbrazëtia është vdekja shpirtërore që çon në zhgënjim. Grupi III - Notat e trishtimit në këngën XXXII, kreu VI. Nëse do të meditonim për një çast mbi idetë e Bjelinskit:... jeta nuk është më një gosti e gëzueshme, nuk është më një ngazëllim festiv, por shesh lufte, mungesash dhe vuajtjesh. Këtu e ka burimin ajo melankoli, ai trishtim dhe ato mendime që e përshkojnë lirikën tonë, - si do të pasqyrohej çasti i vdekjes së Lenskit? Ndërprerja e dhunshme dhe absurde e jetës. Vrasja e poezisë së saj. - Pse mbizotërojnë notat e trishtimit? Dhimbja për vdekjen e Lenskit është e madhe. Më shumë se vdekja, poetin e trishton motivi absurd i vdekjes së tij në një duel fare pa kuptim. (Ku vate zonja? E di një Zot.) - Mbizotëron lirizmi apo epizmi? Në pamje të parë të duket se mbizotëron epizmi, në kuptimin e rrëfi mit. Poeti përshkruan me hollësi Lenskin e vrarë. Por pas çdo fjale, çdo vargu të përkthyer mjeshtërisht nga i madhi Lasgush, ndihet dhimbja therëse për një humbje të pazëvendësueshme, të paparashikuar dhe absurde. (Para një çasi, njëzë grime/ kjo zemër thithte frymëzime,/ mëri e shpresë e dashuri...). Përdorimi i prapashtesës zvogëluese zë te fjala njëzë në grupin emëror njëzë grime, tregon shpirtin e lebetitur të poetit për humbjen e madhe. Grupi IV Përshkrimi romantik i natyrës (Kënga I, kreu VII). - Si lidhet gjendja shpirtërore me atë të natyrës? Paralelizmi konceptual i dimrit që fsheh çdo gjallim jete, edhe simbolikisht, i jep tablosë ku do të hyjnë e do të dalin jetë njerëzore përgjatë zhgënjimesh dhe vuajtjesh, lëndoren, atë që është karakteristike për poezinë lirike. Natyra jepet në të dyja derdhjet e saj: në botën fi zike dhe në botën shpirtërore. - Cili është përdorimi stilistik i emrave dhe i mbiemrave të përdorur në këtë përshkrim? Stilistika e emrave, foljeve, mbiemrave të përdorur në këtë përshkrim synon që, me penelata të shpejta, të rrokë domethënien e fshehur që bart dramën e personazheve si dramë e përjetshme njerëzore. Kurba e fjalëve nuk lë cep të natyrës pa gjetur dhe pa e bërë të plotë peizazhin dimëror tipik rus, që në thelb është peizazhi shpirtëror i heroinës. Foljet: arrin, shkëlqen (bora), gëzojmë bukurinë e bardhësisë dhe ftohtësisë së dëborës, që Tanjën e mbush me llahtari. Përforcimi. Diskutim Përfaqësuesit e grupeve lexojnë skedat dhe bëhet diskutimi rreth tyre. Detyrë shtëpie. Duke u mbështetur në fragmentin nga Kënga I, kreu VII, përshkruani natyrën dhe gjendjen shpirtërore të Tatjanës. 247

247 Tema Shkrimi i një eseje krahasuese Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: a. të shkruajë një ese letrare krahasuese: b. të shënojë në skedë veçori të Këngës së Lamtumirës të Bajronit; c. të shënojë në skedë veçori të këngës së fundit të Onjeginit; ç. të shkruajë një ese krahasuese për veçoritë e përbashkëta dhe dallimet e dy këngëve të poemave romantike; d. të vëzhgojë pikturën për të zbuluar elementet romantike. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, fragmenti i shkëputur nga Lamtumira e Ç. Haroldit, portreti i Bajronit dhe i Pushkinit, veprat e tyre përfaqësuese. Konceptet kryesore: ese krahasuese, elemente romantike. 248 Material shtesë SHTEGTIMET E ÇAJLD HAROLDIT (Kënga e lamtumirës) O lamtumirë! Atdheu im po zhduket dalëngadalë, gjëmon stuhia me tërbim. Çaçri gërhet mbi valë, pas diellit që po fl akëron, po nisemi të lirë; dhe ty, si atij që perëndon, Atdhe, natën e mirë! 2 Kur nesër rishtaz ai diell do lindë, me shkëlqim, do përshëndesim det e qiell po jo atdhenë tim. Në vatrën time nuk ka zjarr, nëpër avllit e forta të kullës sime rritet bar, im qen po leh te porta. 3 Ti pazh i vogël, pa m u qas! Pse qan e po vajton? Mos të tremb deti me tallaz, a sqota të tmerron? Pa fshiji lotët; anija jonë e shpejtë është dhe e fortë: nuk ka skifter që fl uturon më shpejt e më gazplotë. 4 Le të kanosen erë e det, nuk trembem nga asnjë shqotë, po zoti Çajld, mos u çudit që po më rrjedhin lotë; prej babës e prej nënës ik, u ndava prej shtëpisë; tani s më mbetet asnjë mik, veç teje e perëndisë. 8 Kush u beson psherëtimave të femrës që mbush sytë? Ia than lotët qepallave ndonjë dashnor i dytë. S qaj për gëzimet që humbas, rrezikun që më vjen; Po vetëm qaj se nuk lë pas asnjë që lot n e vlen. Në botë mbeta fi ll i mjerë, në detin pa kufi ; përse të qaj pra për të tjerë për mua s qau njeri. Do t angullijë ndoshta sot im qen gjersa të gjejë Ushqim nga ndonjë tjetër zot; n u kthefsha do më shqejë. Pra, merrmë, o lundër, dhe vrapo në detin plot buçim; dhe shpjermë në çdo vend që do, veç jo në vendin tim! Të falem det i kaltr i zi! dhe kur të shkel i lirë në dhe, të falem, shkretëti! Atdhe, natën e mirë.

248 Struktura mësimore: PNP Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimeve Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit Të nxënit në bashkëpunim Punë me grupe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje. - Ç mendoni për ilustrimet që shoqërojnë fragmentet e romanit në vargje Eugjen Onjegini? Nxënësit drejtohen të vëzhgojnë elementet romantike në to. Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit Mbi çdo tryezë është vendosur Kënga e lamtumirës së Çajld Haroldit të Bajronit dhe kënga XLIX, kreu VIII i Pushkinit, për të krahasuar projektimin individual të së njëjtës situatë: Lamtumirës. Skeda: -Veçoritë e Këngës së lamtumirës të Bajronit. a. Përshëndetja dhe nisja e Haroldit për shtegtim. Atmosfera romantike vjen përmes krahasimeve, epiteteve, metaforave Përshkrimi i bregdetit dhe i natyrës shërben si paralelizëm mes relievit shpirtëror tronditës me të cilin identifi kohet ikja e Haroldit. b. Përshkrimi i natyrës - Përshkrimi i gjendjes shpirtërore të heroit romantik. Natyra fi zike dhe natyra shpirtërore plotësojnë njëra-tjetrën si shfaqje dhe si kuptim. c. Motivet e largimit të Haroldit nga vendlindja. Malli dhe brenga e tij. ç. Figura e pazhit krahasimi me Haroldin. Tiparet e tij. d. Momenti kulmor poetik: S qaj për gëzimet që humbas rrezikun që më vjen, po vetëm qaj se nuk lë pas asnjë që lotn e vlen. - Veçoritë e këngës XLIX, kreu VIII nga romani në vargje Eugjen Onjegini a. Motivi i ndarjes, i largimit, i lamtumirës. Këndvështrimi i tij mbi njeriun si bashkudhëtar i përkohshëm, që e ka zhgënjyer heroin romantik. - Dëshira që vepra dhe kujtimi i tij të mund t u shërbejnë të tjerëve, qoftë për mirë, qoftë për keq. (që ti për gaz a për shkak të kotë/ për zemër a lajm nëpër fl etore...) - Shpresa se ka lënë një gjurmë me jetën dhe veprën e vet (E ti shok udhe lamtumirë,/ ti i patundur ideal, / edhe ti, vepr e gjallë, e dlirë,/ ndonës e vogël që m u fal). b. Dritëhijet romantike të heroit që s di ku të shkojë, veç mjafton të arratiset nga një mjedis që e ka lodhur me falsitetin e tij. c. Realiteti jetësor i shndërruar në realitet poetik. ç. Historia njerëzore dhe historia individuale e mishëruar në raportin Tatjanë-Onjegin. Zhgënjimi i heroit romantik nga koha, vendi, njerëzit. Largimi si shprehje e pakënaqësisë, e pamundësisë për të vënë në jetë idealin e vet. - Përdorimi i thirrorëve dhe përdorimi i vetës II vendos lidhje të ngushtë me lexuesin. Subjektivja dhe objektivja në fragment. Plastika poetike e Pushkinit e bën origjinal rrëfi min e tij. Mendimi poetik i fshehur pas çdo lëvizjeje, dëshira e strukur në thellësi emocioneve. 249

249 Fryma pushkiniane i jep poezisë vezullime dhe nuanca pafundësie. Muzikaliteti i vargut pushkinian e bën më të drejtpërdrejtë mesazhin e tij. A i përshtaten fjalët e Bjelinskit: Ç është kjo poezi, pikturë, muzikë? Apo njëra dhe tjetra dhe e treta të shkrira në një, ku tabloja fl et me tinguj, tingujt formojnë tablo, kurse fjalët shndrisin me ngjyra, mpleksen me fi gura, përftojnë harmoni dhe shprehin ligjërimin e arsyeshëm?, këtij fragmenti poetik? E përbashkëta në të dy fragmentet. Përforcimi. Shkrim i lirë Shkrimi i esesë krahasuese. Krahasimi të bazohet mbi gjetjen poetike, motivin shpirtëror, dhimbjen njerëzore, frymëmarrjen romantike të heroit. Detyrë shtëpie: Njerëzorja në lirikën romantike ndihet ose përjetohet. Mbresa romantike... (pasi janë vëzhguar ilustrimet e f. 206) Sugjerim: Nxënësit të lexojnë Një hero i kohës sonë të Lermontovit. Tema Veçoritë e lirikës filozofike të romantizmit shqiptar te Fjalët e qiririt Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e lirikës filozofike të romantizmit shqiptar: a. kuptimi të zbulojë arsyet e vetëfl ijimit të poetit, b. interpretimi të interpretojë nëntekstin e vetëfl ijimit, c. gjuha dhe stili: - të gjejë fjalët kyç që i japin tonin poezisë, - të analizojë simbolet: fi gura e qiririt, fi gura e fl uturës, - të shpjegojë raportin ndërmjet unit fi lozofi k dhe dukurisë së metempsikozës, ç. të shkruajë një tekst interpretues-vlerësues. Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i N. Frashërit, titujt e veprave të tij. 250 Konceptet kryesore: iluminist, panteist, humanizëm, metafizikë, vetëflijim, mesianizëm. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimi Nxitje e mendimeve Punë në klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti/ Ditar dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Nxjerrja e përfundimit Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Stuhi mendimi Mësuesi/ja u tregon nxënësve një foto të N. Frashërit dhe kërkon që ata të thonë ç dinë për të. Ndërkohë vendos në vende të dukshme citatet e mëposhtme. atdhetar humanist (dashuria për njeriun) iluminist (dije, emancipim) Naim Frashëri romantik veprat rilindës Panteist (Zoti i shkrirë te njeriu dhe natyra)

250 Ekspoze: Nga romantizmi evropian te romantizmi shqiptar. Zhan-Zhak Rusoi, iluminist dhe një prej etërve të romantizmit, pohon se rruga për te virtyti kalon nga zemra. Prof. E. Çabej te Shqiptarët mes Perëndimit dhe Lindjes,... ka të ngjarë shkruan ai, - që Naimi rrymën e re letrare ta ketë njohur nëpërmes romantizmit frëng. Gëzimi dhe dhimbja, besimi dhe ankthi përpara tronditjes dhe përmbysjeve dramatike që sillte koha e re me të cilën ballafaqohej individi, forcat e dritës dhe e errësirës që fl enë në shpirtin njerëzor, të gjitha këto të përthyera në prizmin e meditacioneve metafizike, i dhanë lirizmit të Naimit një përmasë të re fi lozofi ke që jeton përtej kohës së poetit. Jorgo Bulo Ndërtimi i njohurive. Studimi teksti/ditar dypjesësh Lexohet poezia Fjalët e qiririt. Mësuesi/ja e ndan klasën në 2 grupe dhe shtron pyetjen: - Ç ju bën më tepër përshtypje në paraqitjen grafi ke të këtij motivi romantik naimjan që e gjeni në librin tuaj? Poezia dhe poeti - Ç është poezia? Poezia është gjuha që këndon. Një poezi duhet ta shtyjë më tej horizontin. Pol Elyar Më pyetën një herë se ç është poezia dhe mua m u kujtua një miku im e u përgjigja: Poezia?... Poezia është një dre i plagosur. F. G. Lorka Ç është poeti? Një poet është gjithnjë një mister i padepërtueshëm. Salvador Lopes Beserra a. Arsyet e vetëfl ijimit të poetit. Vetëflijimi është akti më sublim që dikush bën në emër të një ideali madhor, që e kapërcen kohën ose epokën e tij. Një ëndërr e madhe kërkon një fl ijim të madh. Nxënësit ilustrojnë me vargje, duke përdorur ditarin dypjesësh. Arsyet e vetëfl ijimit të poeti: Dashuria për njeriun. Qëllimi për drejtësi. Dëshira për diturinë. Dëshira për trashëgimi. Qëllimi për pastrim shpirtëror. Ilustrimet Në shpirt kam dashurinë Pa digjem për njerinë Mase krahët t i përvëlon Po edhe shpirtin ta shenjtëron Unë duke përvëluar Njerëzit i kam ndrituar Si tani gjith i kam ndër mend Mëm, e atë e fi s e farë... Kur më shihni që jam tretur mos pandehni që kam vdekur... Ndërtohet shkallarja e vetëfl ijimit poetik. Pastrimi shpirtëror përftimi i një mendësie të re Trashëgimia njerëzore, shoqërore, kombëtare Qëllimi për drejtësi shoqëria, fokusi i poetit Dëshira për të sjellë dituri emancipim iluminim Dashuria për njeriun humanizëm Një dashuri e madhe bart brenda saj një fl ijim të denjë për të. 251

251 Panteiz/ëm-mi doktrinë, sipas së cilës te çdo gjë është Zoti, pra Zoti identifi kohet me botën. Filozofë të ndryshëm e identifi kojnë Zotin me natyrën. Stoikët shikonin te Zoti forcën jetësore e të brendshme të botës, romantizmi fi lozofi k i fundshekullit XVIII dhe fi llimi i shek. XIX u frymëzua thellësisht nga panteizmi. Ndonëse panteizmi evokon një forcë të pranishme kudo në botë dhe në veten tonë, mbetet një konceptim i hyjnores. Mesianiz/ëmmi lëvizje shpirtërore fetare, që priste shpëtimin e njerëzimit nga mesia (Jezu Krishti); besimi, shpresa, bindja dhe pritja në ardhjen e një mesie, që haset shpesh në besimet e Lindjes. b. Nënteksti i flijimit Vizioni poetik i Naimit që ka në themelin e tij shkrirjen e Zotit me njeriun dhe universin, veç panteizmit si fi lozofi botëkuptimore, shfaqet si një fenomen ose dukuri poetike që synon t i japë fjalës përmbajtje etike humane. Kjo mënyrë e perceptimit të rolit e të vetëdijes njerëzore të poetit i jep këtij krijimi përmasa që ia zgjerojnë më tej frymëmarrjen poezisë shqipe. Jo rastësisht studiuesi Jorgo Bulo pohon: Është ky një mesianizëm që premtonte një besim të bazuar në humanizëm, një besim të bazuar te njeriu, që e gjen hyjnoren brenda vetvetes. Ndihet ndikimi i mistikës bektashiane në formësimin e këtij manifesti poetik mbi rolin që poeti ka në jetë. Jeta dhe pavdekësia, mahnitja dhe druajtja, hapësira dhe koha zgjojnë mendimtarin brenda tij. Paradoksi naimjan që fsheh misionin profetik të poetit: kurrë s dua të shuhem... Asnjë çikë të mos mbetem! Punohet rubrika: Gjuha dhe stili a. Qiriri në vetëshkrirjen e tij b. Flutura në vetëdjegien e saj Përbëjnë emocionalitetin e mesazhit që përcjell poezia Bukuria e vuajtjes poetike krijon profi lin e artistit, që e di se talenti ose zjarrmia poetike bëhet e pakohë kur derdhet si libacion (derdhje e verës në nderim të perëndive), kur ofrohet si flijim për të tjerët, në altarin e kohës. Uni filozofik dhe metempsikoza Metempsikoza dukuria e përsëritjes, sipas së cilës asgjë nuk humbet, por shndërrohet nga një formë në tjetrën. Kur uni fi lozofi k i Naimit gjen shtegun e modelimit në rrjedhën e metempsikozës, ndodh diçka tejet interesante. Uni lirik kërkon të tretet me fenomene, dukuri, sende, duke u shpirtëzuar me to. Ky këndvështrim e pasuron më tej traditën poetike shqiptare në hullinë e hapësirës meditative-fi lozofi ke. Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve Fjalët kyç Shkrirja e unit lirik me atë fi lozofi k, fetar dhe naimjan. Poeti fi lozofi - besimtari njeriu Naim Frashëri Qiriri simbolizon poetin. Dukuria e metempsikozës simbolizon mendimin fi lozofi k. Flutura besimi fetar Njeriu fl ijimi në emër të dashurisë përfton vlera të larta njerëzore të gjithëkohshme. Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst interpretues-vlerësues me një nga temat: - Naimi, një Promete shqiptar? - Naimi, poeti i pakohë. - Mesianizmi naimjan. - Universi në poezinë e Naimit. - Njerëzorja brenda hyjnores. 252

252 Tema Koment i poezisë Fjalët e qiririt Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin duke u ndalur te: a. forma e ligjëratës oratorike; b. struktura metrike: - të analizojë llojin e rimave, - të analizojë llojin e vargut, c. të lexojë një shkrim kritik për ndikimin e Naimit nga poezia e Lindjes; ç. të hetojë për të zbuluar në poezinë e Naimit ngjashmëri me fi gurat simbolike të poetit persian Hafi zit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, studimet shqiptare për N. Frashërin. Konceptet kryesore: frymë meditative, patos qytetar, noter didaktike, manifest. Struktura mësimore: Hap pas hapi ZHVILLIMI I MËSIMIT Hapi I. Punohet rubrika Refl ektoni për strukturën Klasa ndahet në katër grupe. Secili prej tyre do të evidentojë anë të ndryshme të strukturës së poezisë. Hapi II: Grupi I punon ushtrimin 8, në f. 210, me ditarin dypjesësh. Të ilustrojë me vargje gërshetimin e patosit qytetar, me frymën meditative dhe notat didaktike në poezinë që ka formën e ligjëratës oratorike Patosi qytetar dhe fryma meditative patosi qytetar - është ose shfaqet atëherë kur je gati të japësh veten për emancipimin e të tjerëve: përballë errësirës shpirtërore të shqiptarëve, ngrihej nevoja e ndriçimit të brendshëm, që e kthen verbërinë e një populli në të kundërtën e saj. fryma meditativefryma meditative zgjon një kuptim të ri mbi misionin e poetit, që di të trazojë vetëdijen njerëzore me anë të trokitjes që mendimi sjell te njeriu idenë e përjetësisë. Vargjet Që t u ap pakëzë dritë, Natënë t ua bëjnë ditë Që t u ndrij mirë e të shihni njëri tjetrin të njihni po të digjem me dëshirë sa të mund t u ndrinj më mirë më është falurë durimi andaj po digjem si trim unë duke përvëluar njerëzit i kam ndrituar kam qenë mik me njerinë andaj i di e më dinë... Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke e përvëluar Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Për ju do të rri të tretem Asnjë çikë mos të mbetem, Të digjem e të qaj me lot Se dëshirën s e duroj dot Unë zjarrit nuk i ndruhem Dhe kurrë s dua të shuhem Kur më shihni se jam tregur Mos pandehni se kam vdekur 253

253 notat didaktike Ishte momenti historik që kërkonte brenda poezisë jo vetëm dashurinë për njeriun, jo vetëm përndritjen e tij meditative, por edhe ndikimin dituror që e çon më tej emancipimin e njeriut. Unë dua njerëzinë Mirësinë e urtësinë Njeri tjatrin në doni Të paudhë mos punoni, Pa jam bërë shumë herë Zjarr e uj e balt e erë... poet njeri fi lozof Naimi: besimtar Elipsi naimjan Grafi ku i oratorisë poetike i ngjan një rrjedhe që vjen duke u bërë më e plotë. Patosi qytetar Fryma meditative Notat didaktike Poezia Fjalët e qiririt duke bartur karakterin e një manifesti, rrezaton kundërvënien Ditë-Natë si kundërti e realiteteve shpirtërore, shoqërore, kombëtare, universale. Naimi përdor jo vetëm larminë e fjalorit poetik romantik, që ta sendërtonte idenë e tij, por edhe rimat që u përshtateshin mendimeve të tij. Jo rastësisht ai zgjedh dy konceptet simbolike: Qiririn - si dritë në errësirë, si zjarr që konsumon vetveten, si tretje e brendshme dhe Fluturën -si bukuri kalimtare, si delikatesë ndjeshmërie, si konfi gurim qashtërsie. Me këto dy fi gura ai përcjell tallazitjen që e tërmeton heshtazi poetin përmes pyetjes: - Ç mund të derdhë ai nga vetvetja me anë të Fjalës, që ëndërra të bëhet realitet? Grupi II punon ushtrimin 9. Llojet e rimave Në poezinë Fjalët e qiririt bie në sy përdorimi i rimës së përputhur AABB. Brenda kësaj poezie monokolonë shohim rima foljore, mbiemërore, emërore, që e hapësirojnë më tej mendimin poetik të artistit, duke ndërthurur veprimin, cilësitë dhe përcaktimet konceptuale, që mishëron secili nga përdorimet. a. Rimat foljore (qëndruar, përvëluar, kullohem, përvëlohem etj.) e bëjnë më të gjallë rrëfi min dhe e rritin intensitetin e veprimit, të përfytyrimit, të abstragimit poetik. b. Rimat emërore (dashurinë, njerëzinë; qjelli, djelli etj.) sjellin kuptime të reja të nënshtresuara, që e bëjnë motivin poetik më tingëllues, më të shumëngjyrtë. Kjo karakteristikë i jep ligjërimit poetik naimjan një kuptimësim të ri, me anë të ndërthurjes së përjetimeve vetjake me frymën emocionale të këtyre përjetimeve. Në këtë këndshikim, Naimi sjell një fi zionomi të re në mendimin poetik me fuqinë e gjuhës së tij poetike që i ka rrënjët në traditën shqiptare dhe botërore. c. Rimat mbiemërore (tuaj/të huaj, e shkretë/ e vërtetë; i pirë/ i mpirë. 254 Grupi III punon me ushtrimin 10, Lloji i vargut Përgjithësisht në këtë krijim mbizotëron tetërrokëshi, si vargu më i përhapur në këngët tona popullore dhe më i lëvruar në poezinë e shkruar shqipe. Naimi e ka zgjedhur këtë

254 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 varg që të organizojë më mirë ritmin, ku galeria e fjalëve dhe natyra e theksit brenda tyre ndërtojnë ritmin, që u jep mundësinë ose u hap rrugë mjeteve tingullore të gjenden në largësi të njëjta për ta bërë të kapshme ritmikën. Ndërthurja e theksave ritmikë me numrin e rrokjeve evidenton atë që metrika e quan sistem rrokjetheksor (silabotonik). Hapi III. Lexohet në mënyrë individuale në tekst Mendimi kritik, për të përcaktuar nëse ndikimi i Lindjes në poezinë e tij përcaktoi fi zionominë e poezisë naimjane apo i shërbeu si një tjetër dritare prej nga drita thyhej në fjalën e tij poetike shqip? - Nëse i vendosim përballë njëri-tjetrit simbolet e Naimit me ato të poetit persian Hafi z, ç lloj ngjashmërie do të vihej re? - Marrja e klishesë dhe transmetimi mekanik i saj, apo ngacmimi fi lozofi k që kërkon shtrat të ri poetik? Duke u mbështetur në mendimin e studiuesit Jorgo Bulo: Kur meditacioni është formë kryesore e motivimit të përsiatjeve të veta për thelbin moral të njeriut, për jetën, për vdekjen dhe për pavdekësinë, për kombin dhe për ligjet e natyrës dhe të universit, poezia e tij mbetet brenda kufi jve të lirikës së pastër, a vazhdon të jetë aktuale trashëgimia poetike naimjane edhe në shekullin XXI? Detyrë shtëpie. Organizimi i një veprimtarie të quajtur Pasdite naimjane si vlerësim për kontributin e tij në shpalosjen e Fjalës Shqipe, dëshmi e identitetit kombëtar. Teksti poetik dhe llojet e tij Tema Veçoritë e poemës romantike te Vaji i bylbylit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçori të poemës romantike vendase me ndikime nga neoklasicizmi; të komentojë fragmente nga poema, me qëllim që: a. të zbulojë domethënien simbolike te fi gurat zogu dhe kafazi; b. të bëjë parafrazimin e të dyja fragmenteve; c. të zbulojë synimin mbizotërues të poetit dhe dilemat e tij; ç. të analizojë rolin e pyetjeve retorike dhe të kontrastit; d. të bëjë analizën metrike të këngës së parë. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, - portret i Mjedës, titujt e gjinisë së tij letrare, një nga fjalimet politike të tij në parlamentin shqiptar etj. Konceptet kryesore: poemë romantike, neoklasicizëm, simbol, kontrast, pyetje retorike. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Stuhi mendimi Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Refl ektimi për kuptimin Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale 255

255 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Stuhi mendimi Nxënësve u tregohet fotoja e Mjedës dhe kërkohet prej tyre të japin sa më shumë informacion për të. Poet Prift Ëndrra e jetës politikan, anëtar i parlamentit shqiptar profesor në kolegjin jezuit të Shkodrës Mjeda Vaji i bylbylit gjuhëtar - Kongresi i Manastirit Në një vend të dukshëm vendoset citati nga Mjeda:... poezia e shfaq (bukurinë) me njatë të shprehun që i del prej tugës së zemrës e prej fuqisë së përfytyrimit. - Ç ka dashur të thotë Ndre Mjeda për natyrën e poezisë në fjalët e mësipërme? Ndërtimi i njohurive. Refl ektimi për kuptimin Punohet rubrika Refl ektoni për kuptimin. a. Lexohet poezia në mënyrë shprehëse, duke vendosur në sfond të saj melodinë e Gaspër Jakovës. Grupi I. Nxënësit punojnë me ditarin dypjesësh për t u futur sa më thellë në përmbajtjen e poemthit dhe për të zbuluar domethënien e fi gurave simbolike të Zogut dhe Kafazit. Paraqitja e rrugëtimit të poetit - Pikëpyetja madhore për Bylbylin e burgosur mes Dimrit. - Prirja për të gjetur një shteg, hipotetika poetike e një kënge për Diellin. - Klithma e një shpirti të mbytur në vetmi tërësore. - Ndërthurja e vetmisë vetjake me atë njerëzore. Bylbyli si projeksion i lirisë. Ilustrimi me vargje -Bylbyli i vorfën, pse po gjimon? -...bylbyl i vorfën, çou, mos rri shkret. -Po vaj! Se dimën tjetrë Paske, o bylbyl i shkretë -Gjama jote a porsi ankimi I nji fëmijës që vetun mbet... -Mbas vajit t tashëm ka me t ardh shendi... Kur t shkojsh ndër fusha, kur t shkojsh ndër male, Afër shpisë seme hovin tand ndale... - Pse poeti përshkon një itinerar të tillë? Poeti ishte vetëm 20 vjeç kur hyri në hapësirën e letrave shqipe me poemën e tij të parë Vaji i bylbylit. Në rrjedhën e moshës së re të Mjedës 20-vjeçar, shtatë vitet e kaluara larg vendlindjes e ngacmuan dhe i zgjuan natyrën poetike, për të modeluar një poemë që përshkon një itinerar poetiko-filozofik të veçantë. Poeti gjendet përballë një morie pyetjesh që s kanë vetëm karakter vetanak, por edhe shoqëror. Kushtet historike në ndeshjen e tyre me ato personale, përbëjnë sfondin, ku mes ngjyrash që mishërojnë peizazhe natyrore, shpirtërore dhe njerëzore, shfaqen dy simbole kryesore: Bylbyli dhe Kafazi. Simbolet kanë karakter romantik. Ato nuk karakterizohen nga reciprociteti. Kafazi është ndërtuar për ta mbyllur brenda Bylbylin, por Bylbyli nuk është krijuar për t u burgosur në kafaz. 256 Kundërshtia embrionale mes dy realiteteve, që nënkupton çdo simbol në mënyrë vetjake, shpalos jo vetëm dhimbjen personale të poetit, por merr përmasa më të thella e më të gjera njerëzore. Nuk është rastësi që Mjeda, pas dialogut të gjatë me veten për dilemën ekzistenciale, liri apo robëri, përdor penelata të shpejta të ngjyrimeve ezopike, për të ardhur në mënyrë të natyrshme në konkluzione fi lozofi ke.

256 Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet Bijnë poshte të naltit, i vogli çohet Edhe natyra po don me ndrrue. Fillo me gëzue. Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Natyra kërkimtare e poezisë së Mjedës shfaqet në thellimin e kontrastit që ndjek në mënyrë intuitive, emocionale dhe mendimtare përplasjen mes iluzionit dhe realitetit. Mesa duket, që nga ky prezantim i parë poetik, në thellësinë e qenies së Mjedës është zhvilluar dyluftimi ndërmjet poetit, si tribun shoqëror, dhe fëmijës, në vetvetishmërinë e tij. Ndikimi i parë vjen prej romantizmit, i dyti nga Xhovani Paskoli, një prej ndikuesve të mendimit poetik mjedjan. Gjithsesi, Mjeda si njohës i kohës kur jetoi dhe i qëndrimit të tij ndaj saj, nuk ia lejon vetes luksin të lëshohet në marramendje poetike të pakuptimta. Bylbyli si projeksion i lirisë (individuale dhe kombëtare) bëhet burimi i patosit dhe i frymëzimit të Mjedës. Kafazi si projeksion robërie ose burgimi mishëron dy nivele robërie: robërinë vetjake dhe robërinë kombëtare, në thellësinë e të cilave gjendet shkallë të tjera të së njëjtës bërthamë. Grupi II. Zbulimi i dilemës së poetit - Ç kërkon të kumtojë poeti me anë të këtij poemthi? - Misioni poetik është një mision i dështuar? - Vokacioni poetik është një kometë që shuhet sapo shfaqet? - Vizioni poetik është një shfaqje e përkohshme apo një dukuri e përjetshme? Brenda logjikës që bartin pyetjet e mësipërme, stacionet nëpër të cilat rrugëton simbolika e Mjedës janë: Simboli Bylbyli Kafazi Dimri Pranvera Dalja nga Kafazi - Poeti Komenti - Burgu, robëria, skllavëria, si kohë, si hapësirë, si ekzistencë vetjake, shoqërore, kombëtare - Realiteti, koordinata historike, ngecja e kohës në vend, humbja e kohës ose vonesat e saj përgjatë historisë. -Sfi da e jetës ndaj çdo ngrirjeje vdekjeje që bart dimri alegorik, shpresa e druajtur që do ta shkrijë ngricën, guximi për ta fl akur tej mardhjen e çdo dimri simbolik. - Besimi që s mund të ketë dimër, i cili mund ta pengojë ardhjen e pranverës, besimi si çelësi që hap çdo kafaz, ku është burgosur e nesërmja e çdo individi, shoqërie, kombi. Grupi III. Pyetja retorike dhe kontrasti Klasa ndahet në dy grupe. Grupi I i jep përgjigje retorikës së Mjedës, grupi II përqendrohet në veçantinë e kontaktit. Pyetjet retorike Pse po gjimon? A thue po kjan, o i mjeri, Se me rune gjallë s ke mel? Vaj për mue? Kush mund t ngushëllon Kontrasti Po shkrihet bora,/dimni po shkon,/ bilbil i vorfën, /pse po gjimon? Komenti Retorika poetike si refl eks i dukshëm i dhimbjes së fshehur njerëzore. Kontrasi buron nga sfi da që pranvera i bëri dimrit metaforik. 257

257 a. Pyetja retorike shfaqet si shprehimësi e ndërhyrjeve emocionuese të autorit për të vënë theksin mbi atë që dëshiron. Intonacioni që shoqëron emocionin zbulohet qartazi në pyetjen retorike, e cila realizohet në atë mënyrë, që vetë pyetja nuk ka nevojë për asnjë përgjigje. Pyetja retorike vjen atëherë kur shfaqet momenti kulmor, duke i dhënë intensitet më të thellë tensionit dramatik të pritjes. Përdorimi i tyre nga Mjeda pohon se poeti është i vetëdijshëm për çka ndodh brenda dhe jashtë tij. b. Kontrasti i ndërtuar si kundërvënie kuptimore e realiteteve emocionale ose meditative, i jep fjalës poetike thyerjen e nevojshme që ajo të mos mbetet një shfaqje drejtvizore, por të plazmohet si një reliev ku poeti dhe njeriu sa më tepër e kanë humbur njëri-tjetrin, aq më shumë e gjejnë. Kontrasti mbi të cilin ngrihet poetika e Mjedës nuk është artifi cial apo i kërkuar për të bërë efekt. Ai buron nga realitete shoqërore, vetjake dhe kombëtare, ndaj është pjesë e natyrshme e indit poetik. Natyra fi zike dhe ajo shpirtërore gjenden në përballje kontrastuese me njëra-tjetrën. Përforcimi. Shkrim i lirë Nxënësit parafrazojnë këngën e parë me shkrim. Lexohen disa krijime. Nxënësve u kërkohet që ta rishikojnë punimin në shtëpi dhe të bëjnë korrigjimet e duhura. Detyrë shtëpie. Analizë metrike. Të studiohet modeli i zgjedhur nga studiuesi Zejnullah Rrahmani dhe të bëhet analiza metrike në shtëpi e këngës së dytë të poemthit. Të mbahet parasysh se kënga e parë e poemthit shfaq karakteristika të tilla, si: vargu pesërrokësh, theksat ritmikë bien në rrokjet 2, 4 dhe 1, 4 dhe, për të thyer monotoninë, përdoren të kombinuar. Stofa e Mjedës në poemthin Vaji i bylbylit ruan karakterin anakreontik, ku zotëron ndjenja e hollë. Tema Koment fragmentesh nga poemthi Vaji i bylbylit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmente nga poemthi me qëllim që: a. të zbulojë si identifi kohet poeti me Zogun; b. të arsyetojë se në ç rrethana shfaqet vetmia e poetit; c. të analizojë rolin e krahasimit; ç. të shpjegojë pse ndryshon në këngën e fundit ritmi dhe melodia; d. të krahasojë notat e trishtimit gjatë poemës me ato optimiste në këngën e fundit; dh. të japë mendimin personal për mesazhin e poemthit. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, tituj të trashëgimisë letrare të Mjedës, citate etj. Konceptet kryesore: nota trishtimi, nota pesimizmi, simbolikë, ritëm, melodi. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Ditar dy pjesësh/ Diagrami Venit Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën 258

258 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim: - Pse poeti ka zgjedhur paradoksin si titull të poemthit? paradoks -i - 1.Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket se bie në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, por që mund të jetë e vërtetë. 2. Dukuri e çuditshme, që bie në kundërshtim me njohuritë shkencore ose me përvojën e zakonshme, por që ka arsyen e vet. Ndërtimi i njohurive. Ditar dypjesësh, diagrami i Venit Klasa ndahet në grupe, të cilat punojnë për të zbërthyer çështje të ndryshme të pjesëve të poemthit, të mbështetur në kërkesat e aparatit pedagogjik. Model zgjidhjeje Grupi I - Identifi kimi i poetit me zogun. (Duke u përqendruar në Pjesën III) Simbolika Bylbyli Poeti Komenti Zogu këngëtari i lirisë Këngëtari që e bën të lirë njeriun me fuqinë e fjalës Simbolika e zgjedhur nga Mjeda i ka rrënjët në mesazhin që do të përcjellë. Një gjetje e qëlluar çon gjithmonë në rrjedhën e duhur emocionale, gjurmëlënëse. Mosha e re e Mjedës dhe vitet e largimit nga vendlindja trazojnë romantikun brenda tij. Bylbyli - Zogu me zërin e tij të bukur, nënkupton këngëtarin e lirisë, që nuk mund t i gjendet dot kafaz robërie për ta mbajtur. E njëjta gjë ndodh edhe me poetin. Ai është krijuar ta bëjë të lirë njeriun me anë të fuqisë që ka fjala e tij. Kush tjetër veç poetit është vetëdije lirie brenda ose jashtë kornizave të një kohe?! Robëria shpirtërore e fshehur në robërinë fi zike merr shumëkuptimësi interpretuese, që e bën thelbin e poemthit të ruajë karakterin universal, ngaqë fokus ka lirinë. Poeti me fjalën e tij dhe Bylbyli me këngën e tij përshkojnë një udhë që i çon në të njëjtin vendmbërritje: te liria. Grupi II - Arsyeton për rrethanat e shfaqjen së vetmisë (Pjesa III) Vargjet Vaj për mue! Kush mund t ngushëllon?... i nji fëmijës që vetun mbet i një t zezës që gja s e pret... Nana e shkret që mbet pa djelm Komenti Trishtimi për arsye të një vetmie që sa vjen e shndërrohet në pikëllim. Një nga realitetet ekzistenciale poetike është vetmia. Përballja me një realitet që ngre mure të larta për ta burgosur unin tënd, e ngacmon poetin të mbetet në mëdyshjet e tij poetike: të gjejë strehë tek ëndrrat që i kundërvihen realitetit apo të mbetet pre e pasigurisë se ndryshimi ose është tepër larg, ose nuk do të ndodhë kurrë. Deviza e kësaj vetmie dramatike, që i tret në njëri-tjetrin Poetin dhe Bylbylin në fi llikatësinë e tyre, modelohet në vargjet: Kurr s mbarojn t zezat e mija, Gjama e jote kurr s mbaron. Përdorimi i mohimit tërësor kurrë ngjan si një figurë që e përmbyll dëshpërimin duke i dhënë trajtë eliptike, ngaqë bazamenti i vetmisë nuk mund të pretendojë tjetër, veçse ngrehinën e vulosur me fjalën kurrë. Vetmia nuk është një pozë poetike për Mjedën. Ajo është boshllëk e zbrazëti shpirtërore që kthehet në qerthull të të gjitha stinëve të jetës së tij. Rrethanat që e çimentojnë vetminë janë shoqërore, vetjake, historike, kombëtare. 259

259 Grupi III - Analizon konceptin dhe fi gurën e krahasimit (Pjesa III) Meqë koncepti i krahasimit si ndërtim gjuhësor dhe si kuptim poetik e ka origjinën te forma e parë e njohjes, sepse krahason një send ose një dukuri me një send a dukuri tjetër mbi bazën e cilësive, të veprimeve e të gjendjeve, është e natyrshme që Mjeda të përzgjedhë realitetet më prekëse njerëzore, si fëmija ose si nana, që përballë humbjes kanë vetëm fuqinë e dënesës. Teksa krahasimi ka dy pjesë, procesin e të krahasuarit me krahasuesin, poeti ka veçuar nga moria e dhimbjes njerëzore ankimin e një fëmije dhe dënesën e një nëne të mbetur mjerane, si metodologji krijuese që shkakton jo vetëm reagim emocional, por edhe transmeton realitete pamore të paharrueshme. Grupi IV - Ndryshimi i ritmit dhe i melodisë së vargut. (Pjesa IV) Konceptimi poetik i Mjedës rrugëton nëpër stacione të ndryshme perceptimi, ndijimi, emocioni, mendimi. Ai nuk mund t i shmanget ligjësisë universale se, pas çdo nate, sado e gjatë qoftë ajo, do t ia behë agimi. Në të njëjtën hulli mendimi kalon variacioni poetik i Mjedës duke u bërë më njerëzor. Ai e lëshon ritmin dhe melodinë në një tjetër përmasë, në atë të shpresës se vajtimi sado i hidhur që të jetë, do t ia lërë vendin pashmangërisht gëzimit. Filozofia e besimit të tij shfaqet në Dhiatën e Vjetër, në librin e Predikuesit, që thotë: Çdo gjë ka stinën e vet, për çdo situatë ka një kohë nën qiell... një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle. Ndaj Mjeda pohon: Ankimi e vaji nuk asht i zoti. Përgjithmon zemrën me na coptue Fillo me gzue. Përfundimi: Pranvera do t ia zërë vendin Dimrit. Grupi V - Notat e trishtimit dhe notat optimiste Mjeda nuk është rob i një realiteti njëpërmasor, qoftë ky edhe i trishtimit njerëzor. Botëkuptimi i tij fi lozofi k e shoqëror që ka për kryefjalë Lirinë, është si busulla që e drejton të mos ecë në qorrsokak apo të mbetet në udhëkryq, por të ngulmojë që të gjejë rrugën që e çon në pikën ku do t i këpusë prangat e pikëllimit në emër të një optimizmi real, pa të cilin jeta e njeriut do të kishte qenë vdekje e përditshme. Simboli i zgjedhur është pranvera. Mjafton të shihen antonimet, për të dalluar ndryshimet cilësore mes trishtimit dhe gëzimit. Gjendje e rënduar vaji, i shkreti, kjan, gjama, lot poeti blerim, lulëzoi gazmoi, rreze dielli Gjendje e gëzuar Përforcimi. Diskutim U kërkohet nxënësve të bëjnë një koment të shkurtër lidhur me mesazhin e poezisë dhe mund të diskutojnë rreth çështjeve të mëposhtme: - Sipas historiografisë së letërsisë shqiptare, një nga autorët që ndikoi në formimin poetik të Ndre Mjedës është poeti i njohur italian Xhovani Paskoli, i cili poezinë e tij Lisi i rrëzuar e mbyll me këto vargje: Në ferr... një vaj bilbili që kërkon folezën që kurrkund nuk e gjet. 260 Tashmë që kemi një ide se ç kumtoi Mjeda me Vajin e bylbylit, mund të bëni një koment për afërsinë ose largësinë konceptuale ndërmjet Mjedës dhe Paskolit?

260 - Po të kujtoni se si e mishëroi misionin e poetit Naimi te Fjalët e qiririt dhe t ia vini përballë konceptin e poetit që modeloi Mjeda në Vajin e bylbylit, ç do të dilte nga ky krahasim? - Studiuesi Mark Gurakuqi në monografi në Mbi veprën poetike të Mjedës, ndër të tjera vë në dukje se Mjeda i ka qëndruar vargut me limë në dorë. Ai shkon më tutje, duke përfunduar, se Mjeda është poet i mendimit dhe se sintetizmi dhe psikologjizmi janë dy tipare që e shquajnë poezinë e tij. Jepni dhe ju mendimin tuaj? Detyrë shtëpie. Bëni një koment me shkrim lidhur me mesazhin e poezisë ose shfaqni mendimin tuaj me shkrim për pyetjet e shtruara për diskutim. Tema 15. Veçoritë e lirikës së dashurisë te poezia Në vend të përshëndetjes Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e lirikës së dashurisë në poezinë bashkëkohore shqipe; të komentojë poezinë duke u ndalur te: a. kuptimi të zbulojë se dhimbja e poetit lidhet me ndarjen nga e dashura; b. interpretimi të arsyetojë pse dashuria për vashën kthehet në revoltë dhe dhimbje; c. gjuha dhe stili; të gjejë fjalët kyç që i japin tonin poezisë: të analizojë rolin stilistik të foljeve në urdhërore, të interpretojë përdorimin e simbolit të gurit si veçori e stilit të poetit, të zbulojë kuptimet e fshehura të metaforave si fi gurë mbizotëruese, të vëzhgojë pikturën për ta përshkruar atë. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i poetit, trashëgimia e tij letrare. Konceptet kryesore: lirikë dashurie, dashuri, dhimbje, ndarje, ton i poezisë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti/ Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje - Lexohet poezia në mënyrë ekspresive Një nga shkrimtarët më të pazakontë të shekullit XX, Ekzyperi (Saint Exupery) i mirënjohur me Princin e vogël, në librin e tij Erë, rërë, yje pohon: Dashuria është ndoshta rruga në të cilën unë të çoj sërish ëmbëlsisht te vetja jote. Pasi lexohet poezia Në vend të përshëndetjes e A. Shkrelit, mësuesi/ja ngre pyetjen: Cila mund të jetë humnera më e frikshme që e përpin poetin, po të kemi parasysh se ç thotë Ekzyperi për dashurinë? Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti Studim teksti Punohet rubrika Refl ektoni për kuptimin. Nxënësit lexojnë vargjet dhe sipas kërkesave të ushtrimeve 1, 2, 3 nënvizojnë dhe vendosin një kod të veçantë për secilën prej tyre. 1. Vargu... Shko/ Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n mua rrëketë e gjakut të ndezun, tregon sa krenar është poeti në dhimbjen e tij. 261

261 Studim teksti - Dhimbja që shkakton ndarja. 2. Shkaku: gurin e ftohtë të ndarjes 3. Kujtimi për të shkuarën: a. Lumturia nga dashuria: kur ne i zinim yjet si fl uturat b. thellësia e ndjenjës: hyre në mua, shkrepëtirë e fikur, kur çmendet mallit vetmia Poezia i ngjan një vaji burrëror, që edhe pse përballet me humbjen e vetvetes në dashuri, si premtim, si betim, si besë, i jep lexuesit mundësinë ta lejojë mendimin t i hapësirohet për t u kthyer në një kozmos, ku beteja e përjetshme e dashurisë me humbjen e saj, e dashurisë me zhgënjimin e saj, e dashurisë me harrimin e saj, e dashurisë me vdekjen e saj, merr përmasa universale, e shtrirë në realitete akohore. Nëse dashuria është historia e çdo dite, humbja e saj nënkupton varrmihjen e ëndrrës së natyrshme, pse jo, fëmijërore dhe fi lozofi ke njëherazi, që individi e gjen vetveten të humbur brenda një tjetër zemre njerëzore. Ndaj, dhimbja e poetit e kapërcen klithmën e zemërimit të një çasti, duke u kthyer në ballafaqimin më torturues se si zhgënjimi e humneron un-in njerëzor. Vetëm një dashuri pa përmasa mund të shkaktonte me humbjen e saj një plagonë që kthehet në muranë ekzistenciale për poetin. II. Punohen ushtrimet 4, 5, 6 të rubrikës Reflektoni për interpretimin 262 Interpretimi - Pse dashuria kthehet në revoltë e dhimbje? Poetika e Shkrelit, e dalluar për ngjashmërinë që ka me sizmografi n që depërton në tejthellësinë e qenies, hedh dritë mbi një mori përjetesash me të cilat përballet qenia njerëzore, kur dashuria arratiset prej saj, duke e lënë të burgosur mes pikëllimit të pangushëllueshëm. Psikologjikisht, një dashuri e tillë ka diçka të qielltë brenda vetes, diçka aq të përjetshme, saqë nuk mund të mos revoltohesh nga humbja e saj. Gjurma e dhimbjes që ajo lë kur largohet i ngjan një Hiroshime, të cilën nuk e shëron dot as koha dhe as trokitjet e reja në jetën njerëzore, ngaqë zhgënjimi që lë humbja është si honet e pakapërcyeshme. Kësisoj, motivimi psikologjik vjen e përshkallëzohet, duke e bërë tablonë e shpirtit të poetit të jetë sa e jashtëzakonshme për nga bukuria e pikëllimit, aq tronditëse nga drama që ka mbjellë, për ta kthyer, për ironi, jetën e heroit poetik në një shkretëtirë të pafund, ku gjithçka gëlltitet për të mos u shfaqur më kurrë. Ky këndvështrim e bën poezinë të jetë një pasqyrë ku njeriu sheh të padukshmen, ku njeriu takon të pathënën, ku njeriu varros ëndrrën e tij, ku fjala bëhet heshtje dhe heshtja bëhet fjalë, ku bukuria kthehet në robëri. Edhe pse është e vështirë ta shterrësh arsyetimin fi lozofi k të ngacmuar prej A. Shkrelit, është e pamundur që kjo fjalë poetike, për shkak të densitetit të mendimit dhe intensitetit të emocionit, të mos jetë gjurmë e pashlyeshme brenda lexuesit. III. Rubrika Gjuha dhe stili Fjalët kyç: shko, mos, merri me vete, mbyllu, hesht Foljet në mohore: s të fal, nuk bëjnë një, mos u kthe, mos i harro, mos thuaj, asgjë mos thuaj, të mos kthehesh kurrë, s të zgjojnë, s e lan, s mundet etj. Foljet në urdhërore: shko, harro, thuaj, u kthe, merri, hiqe, mbyllu, hesht, shkurto, mate etj. Përdorimi i fjalive nxitëse me folje në urdhërore, por edhe në lidhore, kur urdhri s është i prerë. - Refreni i poezisë: Shko, një folje në urdhërore që kthehet në frymëmarrjen e saj. Kurba e tensionit fi llestar nuk bie për asnjë çast, përkundrazi, ka një ritmikë të tillë, që shoqërohet me imazhe të dukshme, teksa edhe vetë thelbi pamor i fjalës shndërrohet në një muzikë klithëse. Kjo folje përsëritet shtatë herë, ngaqë është boshti mbi të cilin tërë ngrehina poetike e dhimbjes të poetit lartohet në mënyrën më të pashlyeshme në

262 vetëdijen e lexuesit. Përdorimi i urdhërores Shko dhe i pjesëzës mohuese mos e bën të lëndët të palëndët, duke të lejuar të shohësh zgavrimin që sa vjen e rritet brenda zemrës së poetit. IV. - Simboli i gurit Në trashëgiminë poetike të Shkrelit guri është identiteti i tij jo vetëm historik e kombëtar, por edhe vetjak e njerëzor. Ai e ka rimarrë në kontekste të ndryshme, për të zbuluar përmes tij thellësitë e panjohura, por në këtë poezi guri simbolizon vdekjen e tij shpirtërore. Ai ngjason me gurin e varrit, që ndan dy botë. Pas kësaj humbjeje, e tërë jeta e tij s është asgjë tjetër, veç një heshtje, ku e vetmja fjalë është guri. Guri është dëshmia e një dashurie që ishte vetë jeta e tij, guri mbetet dëshmia e humbjes së saj. Guri si qëndresë burrërore kthehet në gurin si qëndresë dhimbjeje. Kuptimet e fshehura të metaforave Poezia është ngjizur në mënyrë metaforike. E tërë rrjedha e saj përshkruhet nga moria e metaforave, që nga vargu i parë dhe deri në vargun e fundit. Ai ka futur në optikën e tij poetike një diagramë vullkanike të përshkallëzimit të metaforës, duke plazmuar me anë të fjalës poetike fuqinë eksploruese të dhembjes njerëzore, që në fakt bart brenda saj monumentalitetin e pazbehur nga asnjë rrjedhë kohe. Harrimi-malli gërryes-ndarja-vetmia: ky zinxhir metaforik konceptor i bën autopsinë realitetit shpirtëror të heroit lirik. Brenda këtyre gjendjeve zbulojmë jetëvdekjen e heroit. Këto stacione jetësore do të mbeten si memorial i gurtë, që asnjë lloj tërmeti nuk do të mund t i fshijë dot, ngaqë fryma e tij gjendet në përjetësimin që Shkreli i bëri dashurisë së humbur, si gjëma universale e kthyer në fatalitet. - Dilema hamletiane e Shkrelit ngjizet në dy drejtime: njëri që rreket të bëjë të pamundurën për të mos e lejuar ndarjen derisa humbet çdo shpresë; tjetri që evidenton përballjen me boshllëkun që do të gëlltisë vetë njeriun që ka humbur dashurinë. E kundruar në këtë mënyrë, mësuesi/ja ngre pyetjet: - Ç kuptim kanë këto vargje të Shkrelit: E kur të shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër, Aq larg sa të harrosh edhe emrin tënde dhe zërin tim Fshihu prej vetes.? - Pse ndarja për poetin merr ngjyra aq tragjike sa ai pohon: Mos i harro sytë e përlotur në shtegballin tim... Merri me vete gjurmët nëpër të cilat Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua, Shko Dhe bëhu fjalë e mbrame n gojën time. Bëhu shkreptirë e fikur N ylberin e shikimit tim... Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë... Shko.? Përforcimi. Diskutim i lirë Nxënësit vëzhgojnë pikturën dhe diskutojnë rreth saj, duke u përpjekur të zbulojnë si realizohet përmes lëvizjeve dhe ngjyrave mesazhi i dashurisë. Detyrë shtëpie. Bëni një ese argumentuese me temë: Është tepër e vështirë të falësh kur shpirtin ta pushton dhimbja.- Ç përftesë emocionale lë te ju mozaiku? 263

263 Teksti dramatik Tema 1. Skeda e tekstit dramatik Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e tekstit dramatik; a. të vlerësojë rëndësinë e të lexuarit aktiv të tekstit dramatik; b. të evidentojë veçoritë e tekstit dramatik; c. të bëjë skemën përmbledhëse të elementeve përbërëse të analizës së tekstit dramatik. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të teksteve dramatike etj. Konceptet kryesore: tekst dramatik, portrete të dramaturgëve të njohur botërorë, lexim aktiv, kohë e brendshme, poezi dramatike. Struktura e mësimit. PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit/ Pema e mendimit Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje - Cilat janë fi llesat e tekstit dramatik dhe kur datojnë ato? - Cila është rruga nëpër të cilën ka ecur poezia dramatike? - Në ç koordinata shtrihet drama përgjatë historisë së saj? - Cila është drama që ju ka lënë mbresa dhe pse? Grafikisht mund ta paraqesim tekstin si dukuri dramatike në dallim me tekstin narrativ ose tregimtar ose rrëfi mtar sipas këtyre konvencioneve: Teksti narrativ miti, legjenda, } përralla, fabula, fjala e urtë tregimi, novela, romani. } Zanafi lla Ecuria Ura e fjalës Zanafi lla Ecuria Teksti dramatik ditirambi, në festat kushtuar Dionisit, tragjedia, komedia, drama farsa, melodrama, radiodrama, drama televizive. Teksti dramatik dhe vepra teatror nuk janë e njëjta gjë. Me anë të diagramit të venit vihen në dukje dallimet dhe të përbashkëtat. } } Vepër dramatike Përdor vetëm fjalën e shkruar. Shijohet si çdo vepër letrare Është art i fjalës. Shijohet në skenë. Ndërthuren disa lloje artesh. Vepër teatrore Kanë varësi të ndërsjellë Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit. Pema e mendimit Skeda e veprës dramatike përmbledh veçoritë e tekstit dramatik. 264

264 - Rikujtohet skeda e analizës së tekstit tregimtar Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Titulli Autori Lloji letrar Tema Koha -koha historike -koha e brendshme Hapësira Rrëfyesi Personazhet kryesore dhe dytësore bërthamat rrëfyese Mesazhi Personazhet kryesore Rrëfyesi Personazhet dytësore Lloj letrar Personazhet Titulli Skeda e tekstit tregimtar Struktura Autori Bërthamat rrëfyese Koha Hapësira Tema Mesazhi Koha historike Koha e brendshme Komedi Tragjedi Dramë Personazhet kryesore Personazhet dytësore Lloj letrar Personazhet Titulli Struktura -didaskalitë -monologu -dialogu -skena dhe aktet Skeda e tekstit dramatik Tema Autori Konteksti Hapësira Gjuha Mesazhi dhe stili Mesazhi qendror Mesazhet e jashtme dhe të brendshme Mesazhi i përcaktuar apo i hapur Regjistri stilistik Sintaksa Leksiku Figurat retorike - Panorama socialkulturore -Jeta dhe vepra e autorit -tematika e trajtuar -mënyra e të shkruarit, -koncepti për jetën, -konteksti historik, artistik shkencor, religjioz i kohës, -krahasimi me tekste të tjera të të njëjtit autor ose të autorëve të tjerë Përforcimi. Diskutim - Cilat janë të përbashkëtat dhe dallimet mes këtyre dy teksteve? Detyrë shtëpie. Të bëhet skema e tekstit dramatik të një vepre të lexuar më parë nga drama botërore ose shqiptare. - Cila dramë lë gjurmë më të paharrueshme, drama e ndjekur në teatër apo drama televizive? 265

265 Tema 2.1. Veçoritë e tragjedisë në kohën e humanizmit Tragjedia Hamleti Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e tragjedisë në kohën e humanizmit; - të analizojë tragjedinë duke u ndalur te: - subjekti, - kryeheroi si fi gurë komplekse. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i Shekspirit, videoprojektor me fi lmime nga trashëgimia shekspiriane. Konceptet kryesore: humanizëm, humanist, tragjedi, heroi tragjik, trashëgimi shekspiriane. Struktura e mësimit Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Harta e konceptit Të nxënit në bashkëpunim Punë me klasën Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje 1 - Ç nënkuptojmë me konceptin trashëgimi humaniste e Rilindjes Evropiane? 2 - Ç është një humanist? 3 - Ç përmban ideali i humanizmit? Humaniz/ëm/-mi 1. Lëvizje përparimtare e kohës së Rilindjes, që i dha vend nderi letërsisë greko-romake dhe mendimit personal. Doktrinë morale që i njohu njeriut cilësinë më të lartë (bie ndesh si me fanatizmin fetar, po ashtu edhe me etatizmin politik, që kërkon të sakrifi kojë individin për hir të shtetit). Parimi i tij moral është toleranca, fi lozofi a e tij mbron idenë e përparimit të qytetërimit drejt një forme ideale të njerëzimit, që do të ishte i lirë ndaj kushteve natyrore, ndaj njerëzve të tjerë (në një shoqëri pa luftëra, pa klasa dhe megjithatë të organizuar). Sot haset në çdo teori fi lozofi ke, shoqërore, politike, që ka si qëllim të lartë zhvillimin e mundësive të njeriut dhe respektimin e vërtetë të dinjitetit njerëzor. 2. Ndjenjë e lartë fi snike dhe dashuria e thellë ndaj njerëzve, kujdesi për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor Trashëgimia humaniste buron nga botëkuptimi humanist, që përpiqet të rrokë dijen, duke e bërë kësisoj Njeriun eksplorimin e fi lozofi së, të artit, të historisë, të kulturës, të shoqërisë. Ajo synon të hetojë universin e panjohur të qenies njerëzore, që ia del mbanë të njohë kozmosin përtej vetes, që di të zbulojë botën fi zike që e rrethon ngado, për ta mbyllur njohjen me vetveten, si thellësia që kërkon të arrihet, sado e vështirë që duket Një humanist është një njeri i ditur dhe artist. Ai ka prirje universale, shquhet për dije enciklopedike dhe karakterizohet nga një polivalencë kulturore e admirueshme. Shembulli i humanisti të mirëfi lltë mbetet Leonardo da Vinçi Ideali i humanizmit mund të konturohet te njeriu i pajisur me kulturë të plotë, me shije të përpunuar estetike dhe me virtyte të dallueshme morale e shoqërore. Ky ideal shpërfaqet me Erazmin e Roterdamit, me Mishel dë Montenjenë, me Nikola Makiavelin, për të kaluar te Petrarka, Taso, Spenseri, Rabële, duke kulmuar me Servantesin dhe Shekspirin. Përballë kësaj rrjedhe historike të humanizmit është e natyrshme të shohim se ç trajektore përshkoi tragjedia, teksa modelonte veçoritë e saj. 266

266 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Ndërtimi i njohurive. Harta e konceptit Fati tragjik e ndjek heroin, duke i dhënë mundësi lexuesit të pësojë katarsisin, procesin e pastrimit shpirtëror. Veprimi dramatik, heronjtë që e zbuluan vetveten nëpërmjet sprovave të mëdha. Tema të rëndësishme si për individin, ashtu edhe për shoqërinë Tragjedia Tragjizmi i heronjve shfaqet në dilemën e madhe të përmbushjes së një detyre madhore, pavarësisht dënimit të pashmangshëm. Subjektet e larmishme, problematika universale. Mesazhi. Kalbëzimi i natyrës njerëzore kërkonte një tërmet të vërtetë për ta risjellë njeriun në hierarkinë prej nga kishte rënë. Konfliktet dhe dilemat e skajshme kërkojnë vullnet dhe forcë shpirtërore prej heronjve që nuk iu vidheshin betejave. Përforcimi. Shkrim i lirë - Tragjedia në kohën e humanizimit mishërohet në trashëgiminë shekspiriane, që u bë interpretja e dritëhijeve shpirtërore jo vetëm brenda epokës kur ai jetoi, por vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një trokitje në vetëdijen e sklerozuar të shoqërisë për të rigjetur atë që ka humbur: njerëzoren. - Esteti i njohur italian Benedeto Kroçe thotë: Shekspiri ka hasur një histori, por nuk e ka më, sepse ajo që ka ndodhur më vonë e deri tani përbën historinë e të tjerëve, historinë tonë, por jo të atij. Historia e mëvonshme e Shekspirit është historia e njohjes së tij, e veprës së tij, pasi kjo përbën historinë tonë, jo më të Shekspirit. Përmes një leximi të kujdesshëm, ç vëmë re në projeksionin e tij? - Një studiues tjetër i njohur si Gizó, shprehet për heronjtë shekspirianë me këto fjalë: Heroi është fi llimi e fundi i tyre; mjeti e qëllimi i përcaktuar nga fati, sipas vullnetit të të cilit në këtë botë të krijuar për njeriun fati e detyron vullnetin njerëzor të kryejë diçka që s e parashikonte dhe i lejon të shkojë lirisht drejt një qëllimi që nuk e pat shtruar. Por njeriu duke qenë nën pushtetin e ngjarjeve, nuk bëhet rob i tyre; në qoftë se fati i tij është i pafuqishëm, natyra e tij është liria... tek ai (heroi tragjik) përfshihet një forcë e pavarur që i kundërvihet pushtetit të fatit ngadhënjyes dhe e mohon atë... të tillë e përfytyron Shekspiri tragjedinë. - Cila janë disa nga idetë që ju zgjon një konstatim i tillë? Detyrë shtëpie. Unë dhe pasqyra shekspiriane... Tema 3.2. Hamleti Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të analizojë tragjedinë duke u ndalur te: - subjekti, - kryeheroi si fi gurë komplekse, - tragjizmi, - arti shekspirian; të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë tragjedinë; të diskutojë për dukurinë e hamletizmit; të krahasojë konceptet: bavarizëm, bajronizëm dhe hamletizëm. 267

267 Struktura e mësimit: PNP Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente televizive dhe radiofonike nga interpretime të Hamletit në kinematografi dhe teatër. Konceptet kryesore: hamletizëm, art shekspirian, pikëpyetje hamletiane, tragjizëm hamletian, dramë brenda dramës. Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Hapësira e fjalës Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Një pyetje, shumë përgjigje Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Hapësira e fjalës A e dini se: - Figurës së Hamletit dhe mesazhit që përcjell tragjedia i janë kushtuar më se studime kritiko-letrare? - Mbi këtë subjekt kanë shprehur mendime Volteri, Kolrixhi, Gëte, Hygo, Dë Stal, D. Didro, Niçe, Rolan, Tolstoi, T. S. Eliot, Xh. Xhojs, J. Delog, Z. Frojd, E. Xhons. Personaliteti i shquar shqiptar, Fan Noli, ka pohuar: Hamleti është piktura më e pasur dhe më e thellë që ka dalë nga penda e Shekspirit, i cili në fytyrën e tij ka pikturuar vetveten... Hamleti është dushku më i lartë dhe më i bukur i pyllit shekspirian, po nuk e shohim veç pasi u copëtua prej rrufesë. Si ka qenë para katastrofës mund ta imagjinojmë nga gërmadhat e tij madhështore, misterioze dhe tragjike. Ismail Kadare thotë: Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte. Me fjalë të tjera, jemi përpara një gjakmarrjeje klasike, nyjë e një kodi të lashtë të pranuar qyshkur prej njerëzimit, apo përpara një krimi të maskuar si gjakmarrje.? 268 Ndërtimi i njohurive. Një pyetje, shumë përgjigje. -A është Hamleti modeli i përjetshëm, që e dërgon pasqyrimin e vet të zbehtë në botën tonë, teksa vetë rri i fshehur? Mësuesi/ja ndan klasën në grupe Grupi I. Analiza e tragjedisë Subjekti buron nga një sagë daneze e marrë nga Saxo Grammaticusi ose nga Belleforesti, që rrëfen se si Klaudi vret në gjumë mbretin e Danimarkës, edhe pse e ka vëlla, martohet me gruan e të vëllait, Gertrudën, dhe ia rrëmben fronin princit Hamlet. Ndërkaq, princi Hamlet pasi merr vesh lajmin betohet t ia marrë hakun të atit. Ai shtiret si marrë, heq dorë nga dashuria për Ofelinë dhe e çon deri në fund hakmarrjen, paçka se bashkë me fajtorët, gjejnë vdekjen edhe të pafajshmit. Grupi II. Kryeheroi si fi gurë komplekse. Stacionet psikologjike nëpër të cilat kalon ngjizja dhe modelimi përfundimtar i Hamletit.

268 Zakoni mesjetar ia kërkon marrjen e gjakut të të atit, që është vrarë pabesisht. Nderi i familjes e detyron ta shkëpusë Gertudën nga krahët e Klaudit, kunatit të saj dhe xhaxhait të tij. Ndërgjegjja qytetare i jep të drejtë ta çlirojë vendin nga tirania gjakatare, për t i dhënë shtetit një mbret të drejtë e paqësor. Hamleti Legjislacioni i shtetit ia njeh të drejtën si princ trashëgimtar dhe mbret i ligjshëm ta godasë krimin e të hipë në fron. Ligji i natyrshëm i vetëmbrojtjes e detyron të spastrojë bashkëpunëtorët që i ngrenë pusi. Shekspiri sjell një Hamlet kompleks, ku cilësi bazë si: idealizmi, fi snikëria, revolta intelektuale ndaj padrejtësisë dhe guximi për të luftuar në emër të së vërtetës e bëjnë fi gurën e tij enigmatike të trazojë vetëdijen njerëzore me bukurinë e saj të panjohur tërësisht dhe plotësisht. Grupi III. Tragjizmi Hamleti mishëron tragjizmin në përputhje me situatën e krijuar brenda rrjedhës historike, ku sapo kthehet në vendlindje, në Elsinor, nga Universiteti i Vitenbergut, vatër e ideve të Rilindjes Evropiane, ballafaqohet me një dramë pa rrugëdalje. Deri në atë kohë Hamleti qe zhytur mes librave, studimit, bukurisë së artit si i biri i një mbreti të pashoq për nga trimëria dhe befas, princi trashëgimtar ideal, i pajisur me virtyte morale dhe intelektuale, has katastrofën që paralajmëron ngjarje të kobshme. Tragjizmi hamletian përshkon udhën e vështirë nga një ndërgjegje e brishtë romantike drejt dallgëve të pafundme psikologjike, ku vetëqortimi dhe pavendosmëria burojnë nga intelektualizmi i Hamletit, që është e kundërta e gjaknxehtësisë, e përgjigjes fl akë për fl akë. Vonesa hamletiane e ka pikëfi llesën në dilemën se mos Fantazma është shtytje djallëzore, që do t ia humbasë shpirtin, ndaj ai e shqyrton çdo detaj që veprimi i tij të mos jetë një krim, të mos jetë një pabesi. Tragjizmi i Hamletit shfaqet edhe në vijën e demarkacionit që ndan Kohën ose Historinë, simbol i së cilës po bëhej krimi, madje krimi shtetëror, duke konfi guruar betejën e përjetshme mes Lirisë dhe Tiranisë. Tirania moleps çdo marrëdhënie njerëzore dhe zbulohet në gracka e kurthe, në prapaskena dhe komplote. Frika dhe krimi politik helmojnë krejt shoqërinë. Çdo gjë po kalbet. Ndaj pikëpyetja hamletiane shtrohet qartë: Të rrosh a të mos rrosh kjo është çështja, sepse shpëtimi qe një shteg që, ose të çonte në çmenduri, ose drejt vetëvrasjes. Ai përmbledh në vetvete dramën e humanizmit të Rilindjes, që vazhdon të ruajë përfytyrimin idealist njerëzor, teksa agonia e vlerave morale pat mbërthyer çdo gjë. Danimarka e bukur si parajsë qe kthyer në burg ku gjithçka vdes. 269

269 Grupi IV. Arti shekspirian Tragjedia është ndërtuar mbi ndërthurjen e disa raporteve njerëzore, shoqërore, fi lozofi ke dhe historike që shfaqin parimin e dramës brenda dramës. Figura e Hamletit duhet të ndeshet në tri fronte apo të luftojë në tri beteja. Trekëndëshi ku gjendet Hamleti, brenda të cilit lidhen gjithë fi jet e tragjedisë, e bëjnë këtë vepër si ndër më të realizuarat në këndvështrimin artistik. - Hamleti mes dhimbjes dhe vetmisë krimi ndaj mbretit të ligjshëm - Hamleti, bir që mbron kurorën Hamleti qytetar Hamleti - Krimi ndaj babait ose të atit Hamleti, bir që do të rikthejë nderin e shkelur - Hamleti në dilemë ekzistenciale çnderimi i nënës - Hamleti që fl ijon dashurinë e tij - Ofelinë Hamleti dhe Fantazma Hamleti i zhgënjyer nga njeriu Ngrehina e tragjedisë ndërthur lirikën, komiken, dramatiken dhe tragjiken. Edhe pse ka tonalitete të ndryshme poetike dhe ngjyrime shumëpërmasore fi lozofi ke, harmonizimi i të gjitha kaheve shigjeton një thelb: Kjo botë u çthur! O prapësi, o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq!. Përforcimi. Diskutim Vëzhgimi i pikturave ilustruese. Fjala dhe ngjyra: monologë që çojnë në dialog? Dukuria e hamletizmit. Më parë është ndeshur koncepti bovarizëm dhe bajronizëm. Rikujtohet çdonjëri prej tyre. Ngrihet pyetja për diskutim - Po hamletizmi ç është? Pas Hamletit të jashtëm, epik, le të rikthehemi te Hamleti i brendshëm. Ai i errëti. Dëshpërimisht i bukur. Ëndërrimisht i pashpjegueshëm. A ka kundërthënie midis të dyve? A duhet patjetër që njëri të mbytë tjetrin, për të mbetur i vetëm në skenë? Apo është e kundërta, të dy s bëjnë dot pa njëri tjetrin? I. Kadare, Hamleti, princi i vështirë Detyrë shtëpie. Sipas mendimit të Kadaresë, treshja Orest Edip Hamlet është e pandarë. Ku qëndron bukuria tragjike e këtyre tre vëllezërve orëligj? Shkruani një ese me temë: Mund të jesh hero universal si Hamleti, pa qenë njëherazi i mistershëm? 270

270 Tema Komente të fragmenteve nga tragjedia Hamleti Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te: a. kuptimi fragmenti në kontekstin e tragjedisë, marrëdhëniet mes Hamletit dhe personazheve të tjera; b. interpretimi: - të zbulojë idetë e humanizmit në monologun e personazhit; - të gjykojë në mënyrë personale raportin që njeriu krijon me jetën dhe me vdekjen; c. struktura - të analizojë forcën e monologut shekspirian; ç. gjuha - të gjejë dhe të shpjegojë fjalët kyç që shprehin gjendjen e personazhit; - të analizojë rolin e pyetjeve retorike, enumeracionit, metaforës; - të interpretojë shprehjet e pasura leksikore; d. të bëjë lidhjen ndërmjet personazhit të Hamletit dhe interpretimit të këtij roli nga aktori shqiptar Moisiu; dh. të shkruajë një ese fi lozofi ke duke u bazuar te vargu i famshëm hamletian. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente nga fi lmat në kronologjinë e tyre historike. Konceptet kryesore: tragjedi, ide humaniste, monolog shekspirian. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Lexim ekspresiv Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Ditar trepjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Lexim ekspresiv Lexohet fragmenti nga nxënës të ndryshëm sipas roleve. Të mbahet parasysh që rolin e Hamletit ta lexojë një nxënës që është ushtruar të lexojë në mënyrë ekspresive. Bëhet vlerësimi për leximin në rol. Ndërtimi i njohurive. Ditar trepjesësh. Ndahet klasa në grupe dhe secilit grup i jepet të punojë ushtrime të rubrikave të ndryshme. Grupi I punon ushtrimet 1, 2 të rubrikës Reflektoni për kuptimin. Me anë të ditarit trepjesësh të nxirren në pah personazhet, që edhe pse kanë të njëjtin fokus, Hamletin, rrezatojnë këndvështrime të ndryshme të gjithçkaje që ai përfaqëson. Personazhet Vargjet Komenti Dhe s munttë as tërthore t i Pikëpyetjet e brendshme se cili është shkaku i çkëputni,/pse fshihet me një maskë marrëzisë së Hamletit. marrësie... Mbreti Dhe të kuptojmë nga mënyr e tij A është helm i dashuris` ajo Q e bën të vuajë kështu. Rozenkranci Gildensterni...dhe shtyjeni nëpër këto dëfrime E thotë vetë që është pak i krisur, po s tregon shkakun... Tamam si zotëri. Dhe as na jep rasje ta sondojmë... Po me pahir, pa zemër. Arsyetimet e tyre të përcipta, ndonëse pandehin se janë aq të mençur sa të lexojnë të fshehtën e marrëzisë së tij. 271

271 Polloni Mbretëresha Ofelia Hamleti Po a ju priti mirë? A u përpoqët ta tërhiqni në dëfrime? Sa për ty, Ofeli, uronj/ të jetë bukuria jote shkaku i marrëzisë... Uronj me gjithë zemër, zonjë. Si oborrtar i thekur që është, ai mbetet gjithmonë i gatshëm të luajë me çdo kartë e të motivojë çdo intrigë e pabesi me një gjakftohtësi që të lë gojëhapur. Edhe pse nëna e Hamletit nuk mundet ta deshifrojë burimin e vuajtjes së të birit dhe as që di si të shpjegojë sfi nksin brenda tij. Shfaqet si siluetë vetëm me një shprehje, brenda së cilës gjallon fjala zemër, kjo përbën relievin ku duket vetëm maja e ajsbergut, ngaqë e nënujshmja, e nëndheshmja do t ia behë hap pas hapi më pas. Koment - Hamleti i dëgjon hapat, por ndërkaq mozaiku i marrëdhënieve të tij me personazhet ka nisur të marrë trajtë. Çdo personazh ka një mënyrë të tijën, me të cilën do të komunikojë me princin e fshehur pas maskës së çmendurisë. Mbreti uzurpator, Mbretëresha e pabesë, Polloni që është katandisur në veshin e mbretit, i aftë të ngrejë kurthe për këdo, shokët e fëmijërisë, Rozenkranci dhe Gildensterni që e vëzhgojnë dhe e spiunojnë; Ofelia me natyrë engjëllore aq naive, saqë e ngarkojnë të përgjojë Hamletin, konturojnë një ansambël të jashtëzakonshëm. Ata janë aq realë në pozicionet e tyre, duke pohuar se brenda qenies njerëzore gjendet fatkeqësia më e madhe, bjerrja e çdo morali human, në një mbretëri apo në një shoqëri të molepsur nga intriga, prapaskena ku gjithçka ngrihet mbi frikën, mosbesimin, dyshimin. Si do t i përballojë Hamleti këta njerëz kaq të afërt e kaq të largët, kaq miqësorë e kaq armiqësorë ndaj tij? Kontrasti është më i spikatur, ngase fshihet në lojën e dykuptimësisë. (Lexohet monologu i Hamletit) Grupi II punon ushtrimet 3, 4, 5 të rubrikës Reflektoni për interpretimin. Pasi të lexojnë me kujdes monologun e Hamletit, t u japin përgjigje pyetjeve: Pyetja Përgjigjja Ilustrimi Çfarë i bën njerëzit, sipas Hamletit, të dëshirojnë largimin nga jeta? Pse ekziston frika e vdekjes? Pse themi se Hamleti është zëdhënës i ideve humaniste? Cili është mesazhi? Koment Idetë humaniste Monologu i personazhit hedh dritë mbi idetë e humanizmit, që e kanë modeluar tërësinë e tij njerëzore, intelektuale, shoqërore. Duhet kujtuar se ai është ngjizur si oborrtar, si shkollar dhe si ushtar, gjë që do të thotë se brenda tij beteja psikologjike arrin trysni të papara. 272

272 Te Hamleti shpaloset: - Njeriu i sjelljes elegante. - Njeriu i thelluar në dije, art dhe kulturë. - Njeriu që duhet të luftojë për të përmbushur betimin e bërë. tri rrafshe që i japin karakterit humanist të Hamletit kontradiktën e përjetshme se ç duhet të zgjedhë: jetën si vdekje apo vdekjen si jetë. Me gjithë përpjekjet njerëzore përgjatë shekujve, monologu i Hamletit është dëshmi e idealizmit dhe e sentimentalizmit, e egoizmit dhe e racionalitetit, e revoltës fi lozofike dhe e sizifi adës ekzistencialiste ku dritëhijet njerëzore të të gjitha kohërave shpalosin lartësitë e pakapshme dhe humbëtirat e përjetshme. - Raporti që krijon njeriu me jetën dhe me vdekjen. Hamleti i zhytur në enigmën që e rrethon ngado, luhatet mes dëshirës për të dalë nga labirinti bashkëkohës dhe përmbysja e qëllimeve fi snike njerëzore që ziejnë brenda tij. Meditimi i Hamletit mbi jetën dhe mbi vdekjen, që s bën tjetër, veçse e risjell heroin humanist të braktisur nga të gjithë, të rrezikuar nga çdo anë, të lënë fi llikat mes lirisë së tij absurde, merr ngjyrime sa utopike, aq ëndërrimtare; sa dyshuese, aq të dhimbshme, mu në qendër të tronditjes së idealizmit në të cilin ka besuar. Si i vetmi shpëtim për të shfaqet vdekja. Përballja me vdekjen përcjell nuanca trishtimi dhe pesimizmi, por s mund të mos vësh re në të ironinë e denjë për njeriun sokratian, që gjallon thellë tij. Ai ka ardhur në pikën që të ketë aq kthjelltësi dhe paqartësi njëherësh, saqë jeta dhe vdekja të mos i duken më mbretëri që kundërshtojnë njëra-tjetrën, por si vazhdimësi, që, pasi je zhgënjyer nga Jeta, prehja e vërtetë gjendet te Vdekja. Grupi III punon ushtrimet 6, 7 të rubrikës Reflektoni për strukturën. Kush ndodhet në skenë, kur Hamleti deklamon monologun e tij? Pse? Forca e monologut shekspirian Forca shekspiriane e fjalës buron nga idetë që e kanë frymëzuar, përmes të cilave transmetohet e tërë fi lozofi a humaniste që sheh se si tërë ëndrra e saj për një shoqëri më njerëzore po thërrmohet nga fryma leviathanite 1 Kjo fjalë ka forcën e bisturisë që di t ia bëjë autopsinë jo vetëm një epoke historike, por gjithëkohshmërisë njerëzore. 1 Leviathanite term biblik që përfaqëson errësirrën shpirtërore të konfi guruar si një përbindësh që do të gllabërojë çdo vlerë njerëzore. Grupi IV punon ushtrimet e rubrikës Reflektoni për gjuhën dhe stilin. Veçoritë gjuhësore Ilustrime Komenti Fjalët kyç: të rrosh a të mos rrosh Përbëjnë themelin e monologut dhe kulmimin tragjik hamletian, duke i dhënë shkas hamletizmit të evidentohet si ndërgjegje dilematike me sfi dën e kohës. Në këtë bisedë me veten, Hamleti kalon nëpër realitete vetjake e shoqërore, nga hapësirat e paskajta të mendimit, në keqardhjet më dëshpëruese të shpirtit, si mishërimi i udhëtimit nëpër të gjitha stacionet e jetës njerëzore. Gjendjet emocionale ndërthurin epoka dhe fate njerëzore duke e kthyer këtë monolog në profi lin e jetës së çdo njeriu. Pyetjet retorike: Të vdeç - të fl esh të fl esh? Enofta t`ëndërrosh? Pyetet retorike përdoren për të pohuar të vërteta aksiomatike që s kanë nevojë për përgjigje. Kjo e bën fjalën shekspiriane një bukuri që të lë pa frymë për nga modelimi i saj. 273

273 Enumeracioni: Metafora: Shprehjet e pasura leksikore:... përbuzjen dhe kamçikn e botës, Zullumn, e shtypësit, përdhunën e krenarit... të përballsh një det të turbull helmesh. Sëmundje, verdhet nga hij e mejtimit Hobe shigjeta fati të tërbuar, çëndrra shohin n atë gjumë vdekje, pasi shkundet kjo pështjellj e martue, gojë-çthurjen e zyrtarit. përfshin realitete sa konkrete, aq edhe abstrakte, e bën më të gjallë përshkrimin, teksa sjell hollësi të larmishme nga realiteti që numërohen njëri pas tjetrit. Metafora - si krahasimi i natyrshëm brenda mendimit poetik, i ka dhënë dorë Shekspirit të japë një informacion më të madh kuptimor, duke rindërtuar gjendje shpirtërore, veprime intelektuale, qëndrime shoqërore. Falë shqipërimit mjeshtëror të Nolit, çdo gjë frymon shqip, aq sa për një çast të del nga mendja se autori i Hamletit është anglez. Shprehjet e pasura janë dëshmi e relievit të mendimit shekspirian, që di të futet në çdo skutë e të nxjerrë në dritë kuptime të harruara, që kanë vlerë mbikohore. Përforcimi. Diskutim Grupet me anë të përfaqësuesve të tyre, paraqitin në tabelë zgjidhjet e ushtrimeve. Diskutohet për to dhe bëhet vlerësimi i punës së çdo grupi. - Hamleti si personazh dhe Moisiu si aktor plotësojnë njëri-tjetrin. - Ç arsye vetjake dhe shoqërore e bën aq bindës interpretimin e Moisiut në skenat evropiane? Hapësira e fjalës Hamleti mediton për enigmat e jetës duke mbajtur një libër në dorë. Hamleti i Moisiut bashkëbisedon me vdekjen duke mbajtur në dorë një kafkë të nxjerrë nga varri. (Alfred Uçi) -Pse Moisiu ka zgjedhur detajin e kafkës? Detyrë shtëpie. 1. Bëni një ese fi lozofi ke me temë: Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja Gjeni të dhëna për interpretimin e Hamletit nga A. Moisiu. Tema 6.5. Koment fragmenti nga tragjedia Hamleti (Akti III, Skena IV) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te: a. kuptimi të zbulojë aludimet në fjalët e personazhit, b. interpretimi të argumentojë rolin e fantazmës në tragjedi, c. struktura - të evidentojë rrethanat në sjelljet e personazhit, - të shpjegojë rolin e efektit të ndërrimit të roleve, ç. gjuha - të zbulojë se shfaqja e fantazmës është një zgjidhje artistike, - të analizojë gjuhën ironike që përdor personazhi, d. të vëzhgojë pikturën për ta ballafaquar atë me personazhin e Ofelisë. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente nga vepra, interpretime teatrore ose fi lmike etj. Konceptet kryesore: gjuhë ironike, hapësirë jetike njerëzore, ironi sokratiane, zgjidhje artistike, vetëdije artistike. 274 Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Punë e lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

274 ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje. Mësuesi/ja shtron pyetjen dhe i lë të lirë nxënësit të shprehin mendimet e tyre: - Pse njeriu nuk i shpëton dot dilemës hamletiane? Lexohen disa nga esetë e detyrës së shtëpisë. Lexim i fragmentit të tragjedisë, pas monologut e deri në mbyllje të tij. Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Ndahet klasa në 5 grupe. Vetë grupet përgatitin çështjet e përcaktuara nga mësuesi/ja. Grupi I. Kuptimi - aludimet në fjalët e personazheve Në këtë pasazh janë njëri kundruall tjetrit Hamleti dhe Ofelia. Goditja fatale që ka marrë Hamleti e shtyn të flasë me Ofelinë duke përdorur nënkuptime që rrokin gjithë hapësirën jetike njerëzore. Nga njëra anë shfaqet Hamleti i tjetërsuar, intelektuali humanist që ka pasur si profi l oborrtarinë, diturinë dhe mendësinë e rreptë të luftës, që sipas studiuesve të ndërmend Princin e Makiavelit, një personazh që ia ul siparin heroit të Rilindjes Evropiane, për t ia ngritur heroit të kohës moderne. Nga ana tjetër shfaqet Ofelia, që besonte në ëndrrën e dashurisë me Hamletin dhe shihte fronin mbretëror për të. Tronditja e saj është tërësore, sepse trimi i zemrës, si ideali i kohës së saj, tashmë është marrosur dhe e pret gremina. Ndaj dialogu i tyre ballafaqon koncepte morale, ide shoqërore, vlera emocionale, domethënie fi lozofi ke, duke përdorur nënkuptimet, aludimet si mjet stilistik që zgjon jo vetëm vetëdijen estetike të lexuesit, por mbi të gjitha, vetëdijen njerëzore gjithëkohore. Dialogimi i personazheve të risjell në kujtesë konceptin e dramës si një pasqyrë e botës, si një ars rotunda (art rrotullor), ku individi sheh më mirë vetveten. Aludimet e vendosin Hamletin e dikurshëm dhe Hamletin aktual në një përballëvendosje tragjike. Ndaj Ofelia edhe pse njeh të parin dhe tenton të dytin, në dilemën e saj nuk mundet të bëjë tjetër gjë, veçse të ndihet mjerane nga tragjedia që i ka pllakosur të dy. Lexohet akti III, skena IV Grupi II. Interpretimi - roli i fantazmës Sipas kronikës daneze, fantazma nuk shfaqet askund. - A është Fantazma zëdhënëse i përtejbotës për ne? - Cilat janë koordinatat që e përgatisin shfaqjen e Fantazmës? Ankthi dhe dyshimi. Fantazma ka një mision: ajo sjell një kumt. Dyshimi ndaj saj do ta lironte Klaudin nga drama e krimit. Dyshimi i Hamletit ndaj dëshmisë së Fantazmës e bën tensionin dramatik të kërkojë kuota të tjera rritjeje. Brenda konfi gurimit të Fantazmës duhet dalluar vetë Shekspiri si vetëdije artistike, që e kthen këtë gjetje artistike në një interpretim universal për njeriun e çdo kohe. Madje Fantazma plotëson edhe më qartë misionin e saj, detyrën që ka Hamleti: gjakmarrjen për vrasjen e të atit. - A ka diçka të ngjashme me Orakullin e Delfi t në nxitjen që i bëri Orestit? Grupi III. Struktura - Cilat janë rrethanat që përcaktojnë sjelljen e personazheve? Ushtrimi 5. Nxënësit lexojnë me kodim tekstin dhe veçojnë në tabelë vargjet që tregojnë rrethanat në sjelljen e personazheve. Rrethanat janë të shumëllojta: reale, psikologjike, emocionale, shoqërore, fi lozofi ke, të cilat kanë një burim: jetën, që në mënyrë mizore po kthehet në vdekje. Rrethanat specifi ke përligjin sjelljet e personazheve ndaj njëri-tjetrit, duke e plotësuar mozaikun e tablosë shekspiriane më tej. 275

275 Rrethanat Ilustrimi Komenti reale psikologjike Mos vjen që të qortosh tyt bir të vonë... Po shih, jot ëmë e humbi krejt toruan Sugjeshta punon fort te të sëmurët Keqardhja për gjendjen e Hamletit. Motivim psikologjik nga rrethanat. emocionale E mjera unë, ti më thua ç ke E mjera unë! Esht i lojtur mëntsh! se syri yt i dhëmpshtur munt t a zbutë vendimin e egër që të kam caktuar Mjerimi shpirtëror në marrëdhënien nënë-bir. shoqërore fi lozofi ke Virtyti t i kërkojë ndjesë vesit Oh, hidh tutje pjesën më të keqe Dhe rro me gjysmën tjetër më të pastër. Që zbrazësirës syrin ia mbërthen Dhe bisedon me erën që s ka formë? Hapja zemrën qiellit. Është çasti i ndryshimit moral. Përpëlitjet shpirtërore e hapin qenien njerëzore ndaj natyrës mendimtare. Grupi IV - Cili është efekti i ndërrimit të roleve? Ushtrimi 6. Efekti që sjell ndërrimi i roleve duhet parë si udhë përmes së cilës e vërteta jetësore kthehet në mënyrë të natyrshme në të vërtetë artistike, gjë që nënkupton universalitetin e saj. Nëna që do të qortojë birin dhe biri që merr përsipër të qortojë nënën. Tensioni prek lartësi të reja emocionale. Grupi IV- Gjuha Fantazma shfaqet element fantastik që e zjarrmon përfytyrimin njerëzor. Gjuha që përdor ajo e mpreh më tepër tensionin, rrit ankthin, forcon më tej misterin në kërkim të së vërtetës. - Ç mendoni për idenë e I. Kadaresë që thotë për Fantazmën si realitet i teatrit elisabetian, se për gati dy mijëvjeçarë ajo e ka ruajtur trajtën e saj dyshe, një përzierje e së rrokshmes me të parrokshmen që vjen nga zanafi lla e saj, guri i varrit? Gjuha ironike e personazhit Ironia sokratiane si padituri e rreme që e përdorte Sokrati në diskutimet e tij fi lozofi ke. - A nuk i përshtatet gjykimit që duhet të bëjë Hamleti brenda vetëdijes së tij shprehja e Sokratit, se të gjykosh, në mënyrë fi lozofi ke, do të thotë të tallesh?! - A nuk është ngërçi i Hamletit një duel i pambaruar mes sensit fi lozofi k dhe ndjeshmërisë njerëzore? Zgjedhja e ironisë e bën më të mprehtë jo vetëm komunikimin, por e vesh atë me mantelin e gjithëkohëshmërisë, si vlerë që asnjë epokë nuk do ta vjetërojë kurrë. Ironia është arma e tij, para se gjaku të derdhet. Ironia është tallja me ëndrrën që iu shkërmoq. Ironia është sarkazma e hidhur ndaj idealizimit në të cilin besoi dhe e zhgënjeu. 276 Përforcimi. Diskutim. Nxënësit vëzhgojnë pikturën, për ta ballafaquar me personazhin e Ofelisë. Fjala përballë Ngjyrës. Si e zbulojnë vetveten në njëra-tjetrën? Detajet që e bëjnë të paharrueshme portretin e Ofelisë. Detyrë shtëpie. Hamleti i veshur me mantelin e gjithëkohëshmërisë.

276 Tema 6.6. Hamleti Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të diskutojë rreth mendimit kritik për tragjedinë; a. të komentojë argumentet që sillen në shkrimin kritik; b. të vëzhgojë foto dhe sekuenca nga fi lmi për t i krahasuar me tragjedinë; c. të zbulojë elementet moderne të fi lmit. Struktura e mësimit Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Refl ektimi për kuptimin Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, shkrime kritike, komente, sekuenca fi lmike etj. Konceptet: shkrim kritik, argumente noliane, introduktë, vonesë hamletiane, vonesë hamletiane. Parashikimi. Një pyetje shumë përgjigje Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar për: - Ç mendoni për idenë e prof. Alfred Uçit: Drama Hamleti është më shumë sesa një dramë sociale; ajo është antropologjike, mbikohore, universale, është shprehja e shpirtit të humanizmit tragjik të njerëzimit.? Ndërtimi i njohurive. Refl ektimi për kuptimin Klasa ndahet në dy grupe: Grupi I shpalos një platformë të mendimit kritik, të shqipërimit të Fan Nolit në Introduktën e Hamletit. Grupi II përzgjedh foto dhe sekuenca fi lmike të varianteve të mëparshme të ekranizimit të Hamletit ndër vite. Model përgjigjeje - Argumentet noliane bazohen në përshkrimin që i bënte ai gjendjes së rëndë shpirtërore të Hamletit në situatën tragjike. Vonesën hamletiane Noli e përligj me këto ide: Që të veprojë do prova të gjalla dhe të sigurta dhe, kur s i mbetet asnjë dyshim për fajësinë e t ungjit, pret gjersa të gjejë rastin ideal që ta vrasë dhe shkon kur është damkosur në sytë e Perëndisë e të botës si vrasës e helmonjës i pabesë. Gjakmarrja e tij është një vepër arti, një kryevepër nga fryma dhe forma. - E dini që më 1938, gazetari amerikan Kyrus Sulzberger i New York Times në reportazhin e tij të parë për Shqipërinë shkruante se do të kishte qenë më e natyrshme që Shekspiri të mos e vendoste në Iliri, domethënë në Shqipërinë e sotme, ngjarjen e Natës së mbretërve, por një tjetër dramë, Hamletin? Kur më 1938, amerikani Kyrus Sulzberger, pjesës së librit të tij për shqiptarët i vuri titullin Hamleti te populli shkabë, nga leximi i tij dilte se ajo që donte të thoshte ishte pak a shumë se Hamleti ishte këtu një mysafi r i njohur. Shkurt, ajo pjesë e ditarit të tij mund të quhej edhe Hamleti tek të vetët ose Hamleti te populli hamletoid.... Në bjeshkët shqiptare Hamleti do të ishte si midis të vetëve. Hamletoidët shqiptarë... luajnë rolin e tij sipas mënyrës së tyre, por gjithmonë përpikërish. E merrnin një ditë 277

277 urdhrin për gjakmarrje nga Kodi i tyre, që ishte më i pamëshirshëm se Fantazma, dhe e kryenin atë, për t u vrarë dhe vetë pastaj, sipas skenarit të tij... Në qoftë se dikush prej tyre do të gjendej rastësisht në atë kohë në Shqipëri, për të, princi danez s do të ishte gjë tjetër, veçse një sivëlla. Dhe jo vetëm për të. Për shumicën e shqiptarëve, Hamleti nuk ishte veçse një gjaks. I. Kadare, Hamleti, princi i vështirë Përforcimi. Diskutim - Duke lexuar me kujdes fragmentin e mësipërm, ç ndjesi ju ngacmojnë idetë e Kadaresë dhe ç qartësi sjellin në arsyetimet tuaja, kur përqendroheni tek thelbi i tragjedisë, si hakmarrja e Hamletit, princit të Danimarkës? - Nëse e njihni sadopak Kanunin, ju ka rënë ndër mend ta kundroni gjakmarrjen si ndërgjegje tragjike e vendosur në një realitet mbikohor dhe mbihapësinor? - Për të pasur një këndvështrim më të gjerë e më fi lozofi k ndaj kësaj dukurie historike të lashtë, rekomandohen sprovat e Kadaresë, Eskili, ky humbës i madh dhe Hamleti, princi i vështirë, gjë që do të mprehte më tej sensin e arsyetimit fi lozofi k mbi mitin dhe jetën, pa harruar përpunimin e shijeve estetike lidhur me magjinë e fjalës. Tema 8.1. Veçori të artit të komedisë I sëmuri për mend Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e komedisë në kohën e klasicizmit francez; a. të zbulojë veçori të artit të komedisë duke u ndalur te: subjekti dhe komedia e karakterit, d. të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë komedinë, c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te: - kuptimi frika patologjike e personazhit kryesor, - dëshira për të zbuluar të vërtetën, - interpretimi zbulimi i shkakut të vesit të personazhit kryesor, - struktura ndërtimi logjik i veprës si veçori e teatrit klasicist. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i Molierit, trashëgimia e tij letrare. Konceptet kryesore: komedi e karakterit, teatër klasik, frikë patologjike, parime klasiciste. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Kodim teksti/ditar dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën 278 Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Mësuesi/ja e nis mësimin duke shtruar për diskutim pyetjet: -Ç lloj gjinie letrare është komedia, qesharake apo serioze? Argumentoni përgjigjen tuaj duke iu referuar një komedie. -Cilën komedi keni ndjekur në teatër dhe cilën në një ekran televiziv? Ç mbresa ju kanë lënë?

278 Ndërtimi i njohurive. Kodim teksti/ditar dypjesësh a. Subjekti Parimi mbi të cilin Molieri ngre idenë e tij artistike synon të mësojë duke argëtuar, gjë që e ndihmoi jo vetëm të krijonte profi lin e tij si dramaturg komik, por edhe ta nxiste spektatorin ta shihte jetën me sy kritik, qortues dhe gazmor. Kjo është arsyeja që ai e ngjizi subjektin e komedisë I sëmuri përmend si një tallje plot sarkazëm që u drejtohet mjekëve, të cilët e shohin pacientin si klient për të shitur ilaçe të dyshimta. Sëmundja imagjinare e tjetërson karakterin e Arganit dhe e shndërron atë në një njeri monoman, që ka vetëm një mani: ta shohë vetveten të sëmurë dhe për këtë sëmundje virtuale, ai nuk është dot as njeri. Duke vendosur sëmundjen në qendër të egos së tij, ai humbet çdo lidhje me realitetin dhe bie pre e frikës që kthehet në patologji për të. Ky subjekt kaq i thjeshtë ka zgjedhur komedinë e karaktereve për të përcjellë mirazhin që Molieri e ka modeluar që në titull, I sëmuri për mend ; ndërsa vë në shënjestër maninë e marrjes së ilaçeve duke qenë shëndoshë e mirë. Ndahet klasa në dy grupe, të cilat studiojnë tekstin me kodim dhe hedhin të dhënat në ditarin dypjesësh, të cilin e plotësojnë gjatë komentit të fragmentit. Grupi I - Arti i komedisë Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë në dukje veçoritë e artit, për të cilat gjejnë shembuj me ilustrime në fragmentin që do të komentojnë. Mjetet dhe efektet komike Ilustrime Gjestet Fjalët me spica dhe dykuptimësi Përsëritja e të njëjtit gjest a e së njëjtës fjalë Asimetritë paralele Hiperbolizimi i karaktereve Format e groteskut Grupi II - Komedia e karaktereve Karakteret Argani Tuaneta Anxhelika Mjekët b. Vëzhgohen pikturat ilustruese duke u ndarë klasa në tri grupe, që të evidentojnë detajet e veçanta që gjejnë kahun e përbashkësive. Grupi I - Komentimi i fragmentit kuptimi. Punohen ushtrimet 1-4 dhe plotësohet ditari dypjesësh. Molieri si artist i madh kërkon të plazmojë të vërtetën lakuriqe njerëzore me anë të goditjes që i bën si mediokritetit, ashtu edhe shëmtimit moral të tipareve që përfaqëson Argani. Tallja që fsheh mospranimin fokusohet në vesin që e ka pranguar personazhin qendror. Të godasësh marrëzinë dhe egoizmin e Arganit është njësoj si të përndjekësh të keqen, duke i lënë mundësi hapjes së zemrës për ngadhënjimin e së mirës. Frika 279

279 patologjike që ai ka nga sëmundja e përfytyruar vihet përballë zbulimit të së vërtetës. Ky konfl ikt sjell dritëhijen e karakterit të tij, gjë që e kthen në personazh të pakrahasueshëm letrar, ngase e bën më reale mendësinë, sjelljen dhe tiparet e Arganit. Intuita e Molierit ka ditur të nuhasë atë që është domethënëse në çdo kohë dhe për çdo individ. Grupi II. Interpretimi Punohen ushtrimet 5-8. Plotësohet ditari dypjesësh me ilustrime për tiparet e personazheve dhe si shërbejnë ato për nxjerrjen në pah të karakterit të Arganit. Molieri përdor bisturinë e fjalës për të rrëfyer se si pas asaj situate aq qesharake, fshihet një dramë e vërtetë: mendësia se sëmundja është ulur këmbëkryq në jetën e tij. Ky ves nuk është torturues vetëm për atë si person, por për të gjitha personazhet e tjera, që përbëjnë familjen e tij. I futur në ingranazhin e vesit, ai e ka humbur logjikën dhe sëmundja është bërë timonierja e jetës së tij. Çmimi që ai i paguan, sëmundja, nuk është aq vetjak sa duket. Përkundrazi, çdo raport familjar vuan pasojat e marrëzisë së tij duke u përballur me deformimin e karakterit të Arganit. Egoizmi i shfrenuar bën që personazhi qendror ta shndërrojë sëmundjen imagjinare në realitetin ku jep shpirt çdo ditë e jetës së tij, e kalcifi kuar nga moria e medikamenteve të panevojshme. Grupi III. Struktura Ndërtimi i veprës klasiciste bëhet sipas parimeve të klasicizmit: njësia e veprimit, e kohës dhe e vendit. Ngjarja zhvillohet brenda 24 orëve, në të njëjtin vend dhe ka një linjë veprimi. Komedia është e organizuar në tri akte dhe çdo akt ka disa skena (Akti I 11 skena, Akti II -12 skena, Akti III -22 skena). Si aktet ashtu dhe skenat luajnë funksion të caktuar në vepër. Ndërsa akti I paraqit personazhet kryesore të komedisë dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre shërben si hyrje, akti II mbart zhvillimin kryesor të konfl iktit dramatik, kurse akti III sjell pikën kulmore të konfl iktit dhe zgjidhjen e tij. Skenat ndryshojnë sa herë hyn një personazh i ri, i cili nuk mund të qëndrojë në skenë nëse e ka mbaruar misionin e vet. Në skenat e dhëna nga akti III personazhet dhe veprimet e tyre përcaktohen nga elemente të ndryshme që nxjerrin në pah karaktere me prerje të ndryshme ideore, morale, origjinale dhe vetjake. Forcat e ndryshme kundërshtuese që luftojnë brenda karakterit, në vend që të asnjanësojnë njëra-tjetrën, shkojnë drejt njëra-tjetrës duke tentuar shkrirjen e tyre, derisa të kthehen në një gjurmë të thellë, që rrëfen se është daltuar një karakter i fortë. Molieri e njihte mirë audiencën ose publikun të cilit i drejtohej. Ai do të përballej me publikun aristokratik dhe me publikun e thjeshtë. Komedinë do ta ndiqnin oborrtarët dhe vulgarët, shijehollët dhe shijetrashët. E qeshura për një palë do të qe rënie në mendim, për tjetrën argëtim. Sipas parimit klasicist, fundi i komedisë duhet t i kënaqte të dyja palët. - A mendoni se komedia ia arrin kësaj? - A mendoni se fjalët e Hipolit Adolf Tenit: Arti e ka këtë veçanti: ai në të njëjtën kohë është superior dhe popullor; ai i shfaq gjërat më të lartë dhe na shfaq të gjithëve, përkojnë me komedinë I sëmuri për mend të Molierit? Detyrë shtëpie. Duke lexuar thënien e estetit francez Hipolit Adolf Ten (Hippolyte Adolphe Taine) në lidhje me trashëgiminë klasiciste:... ajo çka na intereson te një qenie reale dhe ajo çka shpresojmë që artisti të nxjerrë dhe ta shprehë, është logjika e saj e brendshme dhe e jashtme, me fjalë të tjera, struktura, kompozimi dhe ndërtimi i saj, cilat janë disa nga arsyetimet që lëvizin brenda arsyetimit tuaj. 280

280 Tema 9.2. Koment fragmenti nga komedia I sëmuri për mend Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin duke u ndalur te: a. gjuha dhe stili: - efekti që shkakton komikja e bukur ; - roli i antifrazave në komunikim; - veçanti e mbylljes së komedisë si komedi balet; b. të diskutojë për një personazh jetësor, duke e krahasuar me personazhin e komedisë; c. të bëjë një përshkrim krahasues mes dy personazheve; ç. të gjykojë mbi dukurinë e katarsisit komik. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente nga pjesa, tituj të trashëgimisë së Molierit etj. Konceptet kryesore: komike e bukur, katarsis komik, antifrazë, komedi-balet. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje Po t u referohemi fakteve historike të epokës kur jetoi Molieri, ato dëshmojnë se vetë mbreti Luigji XIV hiqte kapelën edhe përpara një kameriereje. Madje, sipas librit të Sen Simonit, Kujtimet, rrëfehet për një dukë që zakonisht përshëndeste këdo që takonte dhe arrinte t i përshkonte oborret e Versajës gjithmonë vetëm me kapelë në dorë, gjë që na habit lidhur me vlerësimin që i bëhej njeriut, qoftë edhe një shërbëtori. Atëherë: - Si është e mundur që Molieri vë në shënjestër njeriun, duke pasqyruar anën e tij qesharake? - Ç e shtyn Molierin të fshikullojë në këtë mënyrë, urrejtja apo dashuria që ka për njeriun? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti Punohet rubrika Reflektoni për gjuhën. Grupi I. Ushtrimi 12. Efekti i komikes surprizë Efekti që shkakton Komikja e surprizës është jo vetëm i drejtpërdrejtë si reagim momental, ngaqë e papritura, ajo që mendja s ta rrok, për çudinë tënde ka ndodhur ose shfaqet sikur është kryer. Është në natyrën e njeriut t i bëjë përshtypje surpriza, e papritura, dhe po ashtu është brenda natyrës së tij përgjigjja ndaj saj, si habi ose si mosbesim. Ndaj Molieri, meqë e ka konceptuar komedinë si komedi karakteresh, sjell shashka ose tymnaja të tilla, që të ngacmojë kureshtjen e spektatorit e t ia mbajë të ndezur vëmendjen. Fakti që kjo e papritur vjen në një vepër klasiciste, kur fi lozofi a krijuese e këtij drejtimi letrar nënkupton një ecuri aq të rregullt sa nuk ka vend as për një incident të papritur, dëshmon jo vetëm talentin e Molierit që di të thyejë klishetë e të mbetet sërish i admiruar, por edhe pjekurinë e natyrës krijuese të mjeshtrit francez të fjalës artistike. 281

281 Grupi II. Ushtrimi 13. Roli i antifrazave në komunikim Sërish kemi një gjetje artistike origjinale: Molieri di ta konturojë fjalën me fraktura të tilla si antifraza, për të hedhur dritë tërthorazi mbi atë që duhet të jetë tashmë e qartë. Kjo mënyrë e rrit intensitetin e komikes dhe i jep asaj një kuptim më të thellë sesa vetëm një batutë që shkakton të qeshura. E qeshura e hidhur, ajo që fsheh dhimbjen ose zhgënjimin, besimin ose dyshimin, e bën komedinë të qëndrojë plot denjësi krahas dramës dhe tragjedisë, sepse komikja operon brenda natyrës njerëzore si çdo mjet tjetër artistik. Përdorimi i antifrazës e bën më të zhdërvjellët komunikimin dhe më interesante ecurinë e ngjarjes, duke shmangur njëtrajtshmërinë e ngrehinës artistike molieriane. Grupi III. Ushtrimi 15. Mbyllja e komedisë si komedi-balet. Nuk është e vështirë të dallosh në këto pjesë të trashëgimisë së Molierit vizionin e tij gjithëpërfshirës ose sinkretik të artit. Për autorin kjo nuk ishte thjesht një komedi, por një spektakël, një risi që e pasuron më tej me gjetje origjinale traditën klasiciste. Vizioni i spektaklit e bën më solide komedinë dhe e zgjeron më tej gamën e ndikimit të saj. Ndërkaq, ajo e pasuron shprehimësinë e ideve dhe të fjalës me anë të muzikës e të vallëzimit. Një model i tillë është i konkurrueshëm edhe në kohën tonë, edhe pse ka rrjedhur një periudhë kohore prej më tepër se tre shekujsh kur komedia u vu në skenë. Diskutim për një personazh jetësor, duke e krahasuar me personazhin e komedisë. Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grup liston karakteristika të ngjashme me Arganin që i ka hasur në mjedisin familjar dhe portretizon personazhin jetësor. Tri personazhet e skicuara nga tri grupet shërbejnë si një triptik, ku e njëjta dukuri shfaqet në tri pamje. G I G II G III Karakteristikat Karakteristikat Karakteristikat Përfundimi: Personazhi jetësor që ka sjellë çdo grup bëhet profi li, i cili simbolizon njeriun që bën të pamundurën për të pasur sëmundje imagjinare, duke humbur kuptimin e jetës, sepse mania e sëmundjes, e ndërthurur me protagonizmin fals, që bën çmos të tërheqë vëmendjen e kujtdo ndaj tij, nuk e lë të jetë as baba, as burrë, as njeri. Përforcimi. Shkrim i lirë bëjnë portretizim krahasues mes Arganit dhe Beraldit. Nxënësit të mbështetur mbi: - motivimin psikologjik - rrethanat shoqërore - mjedisin familjar, 282 Dukuria e katarsisit komik Molieri edhe pse vuri në lojë vesin, huqet, të metat, zakonet e këqija dhe marrëzinë njerëzore, e deshi dhe e çmoi njeriun. Ai qe i ndjeshëm ndaj ndikimit që sillnin dukuri të tilla mbi jetën familjare dhe shoqërore, ndaj zgjodhi të fshikullonte dukuritë për ta

282 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 ndërgjegjësuar njeriun, që vuante nën skllavërinë e tyre. Qëllimi i Molierit ishte të ngacmonte përmes refl ektimit që shkakton një vepër arti në vetëdijen njerëzore, dëshirën e vetëkorrigjimit, dëshirën për të hequr dorë nga vesi, dëshirën për t u ndryshuar së brendshmi. Vetëqortimi që shkon deri në vetëkorrigjim përmes së qeshurës apo komikes, quhet katarsis komik. Ky proces në komedi vjen natyrshëm, ngaqë Molieri nuk zgjon urrejtjen, por zemërgjerësinë ndaj gjithçkaje njerëzore, për të mos e përjashtuar atë me përçmim, por për ta kuptuar atë. Mendësia e katarsisit komik na shtyn të mos reagojmë keq dhe brutalisht ndaj të metave njerëzore, si diçka që është e pandreqshme, por të shohim tek të tjerët dhe te vetja mundësinë e ndryshmit. Detyrë shtëpie. Ju ka rastisur të përballeni me katarsisin komik në jetën tuaj vetjake? Tregojeni nëpërmjet një shkrimi rrëfi mtar, në të cilin të ruani natyrën komike të situatës. Tema Veçoritë e melodramës si lloj i poemës dramatike romantike (Jerina) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e melodramës si lloj i poemës dramatike romantike; a. të zbulojë veçori të melodramës në kontekstin letrar shqiptar; b. të arsyetojë mbi parathënien e Fishtës për mesazhin që i transmeton lexuesit; c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te: - kuptimi të evidentojë fi gurat e marra nga mitologjia greko-latine, poetët e mëdhenj, emrat e luleve; - interpretimi të arsyetojë pse poeti e himnizon bukurinë shqiptare. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, foto të Marubit që evidentojnë bukurinë shqiptare, portreti i Fishtës, trashëgimia e tij letrare. Konceptet kryesore: melodramë, poemë dramatike, himnizim i mitologjisë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje - Për ç arsye Gjergj Fishta, një figurë historike e spikatur e letërsisë shqipe, nuk hoqi dorë kurrë nga himnizimi i asaj që është shqiptare? - A mund të quhej Shqipëria - Edeni i Ballkanit, siç e cilësonte Fishta, një realitet historik dhe njerëzor pa bukurinë e vashës shqiptare? Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti Nxënësit lexojnë tekstin dhe nënvizojnë veçoritë, të cilat mund t i përmbledhin në ditarin dypjesësh. Veçoritë Lloji i shkrimit Funksioni Mesazhi Elementet mbizotëruese Subjekti i melodramës Jerina Ilustrimi Poemë melodramatike në vargje Vlera edukative Patriotik, himnizimi i mitologjisë dhe i kulturës sonë kombëtare Lirizmi Figurat mitologjike Figura njerëzore historike ose të trilluara; Kur mungojnë fi gurat mitologjike, është kori i thjeshtë 283

283 284 a. Veçoritë e melodramës në kontekstin shqiptar Fakti që realiteti shqiptar i kohës së Fishtës përballej me nevojën më të madhe të ribërjes kombëtare të shqiptarëve, të cilët prej pesë shekujsh kishin jetuar nën robërinë osmane, e bën Fishtën të jetë i ndjeshëm ndaj çdo detaji politik, diplomatik, shoqëror, ballkanik, evropian. Jo rastësisht, pikërisht dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, më 1912, ai shkruan melodramën Jerina ose mbretnesha e lulevet, që ka një domethënie të veçantë. Përkundër akuzave të vjetra antishqiptare, që s linin rast pa hedhur baltë mbi trashëgiminë tonë kulturore, të sendërtuara në shpifjet e serbit Vlladan Gjergjeviç, se gjoja shqiptari nuk është në gjendje t i këndojë femrës pa e përlyer me një lakmi banale (Vehbi Bala), Fishta realizon një nga veprat e tij më të ndjera lirike. Me anë të melodramës Jerina ose mbretnesha e lulevet, ai pohoi se jo vetëm gjuha shqipe, por edhe mendësia shqiptare për të bukurën dinte të hidhte dritë mbi të vërtetën e mrekullisë së saj dhe kishte denjësinë ta portretizonte bukurinë femërore shqiptare si vlerë të përjetshme, që e kishte detyruar Homerin, Petrarkën dhe Danten të përuleshin para saj. Sjellja e kësaj vepre e pasuron më tej letërsinë tonë me konceptin mitologjik dhe hapësiron lirizmin fishtjan si një prurje origjinale në rrjedhat poetike shqiptare. Fishta, duke iu përmbajtur parimeve të teatrit klasik, e shkroi melodramën në vargje, ku ndërthuri figurat njerëzore me ato mitologjike. Kjo melodramë pasuron relievin shqiptar të fjalës, duke dëshmuar se edhe kultura shqiptare kishte potencialin e lëvrimit të teatrit mitologjik. b. Parathënia e Fishtës Mesazhi i Fishtës dallohet për thellësinë dhe kapërcimin në kohë. Konceptimi i mesazhit përkon me fi lozofi në e artit, se krijimi i vërtetë artistik e kapërcen kohën dhe mban universalen brenda tij. Në këtë këndvështrim Fishta ndërthurur analitikën intelektuale me poetikën njerëzore mbi bazamentin e përhershëm të kredos së tij: besim e atdhe, për të transmetuar kësisoj një fragment nga botëkuptimi i tij idealist kombëtar. Në këtë qëndrim nuk është e vështirë të konstatosh sensin profetik të poetit, që hedh shikimin përtej epokës të tij, duke pohuar se bukuria e përjetshme zbulohet në zemrën njerëzore. Aq më tepër, me zgjedhjen e Jerinës, këtij simboli autokton bukurie, Fishta rrëfen se mes një relievi të tillë si Shqipëria me trojet e saj etnike, nuk mund të mos shfaqej bukuria qiellore e vashës shqiptare. Edhe pse shkaku zanafi llor duket bukuria femërore shqiptare, thelbi i padukshëm fi shtjan rreh të zgjojë te lexuesi vlerësimin himnizues të gjithçkaje shqiptare. c. Të komentojë fragmentin: Klasa ndahet në dy grupe dhe secili lexon fragmentin duke mbajtur shënime a duke nënvizuar pjesët, sipas kërkesave të ushtrimeve të rubrikës përkatëse. Grupi I -Kuptimi: Fishta kërkon ta zgjerojë më tej konceptin mbi të cilin e ngriti jetën e tij si shërbesë ndaj Shqipërisë si Edeni i Ballkanit. Ai sjell tre poetët e mëdhenj bashkë me simbolikën femërore që përcjellin veprat e tyre, për t i ballafaquar me Jerinën mbretëreshë. Dalta poetike e Fishtës modelon bukurinë qiellore, ku çdo detaj fi zik dhe shpirtëror është në harmoni, edhe pse bukuritë greko-latine që sjell ai, mbeten modele të gjithëkohshme. Brenda kësaj hullie, Fishta vendos para Jerinës hyjneshat greke, Afërditën, Herën dhe Atenajën, si perëndeshat më të rëndësishme të Olimpit, për të thelluar më tej idenë e tij, se trojet iliro-shqiptare vazhdojnë të ruajnë si trashëgimi bukurinë e përjetshme të skicuar përmes Jerinës, vashës shqiptare. Mozaiku i konceptimit fi shtjan plotësohet më tej me emrat e luleve: Drandofi lle, Vjollca etj.

284 Lulet: Drandofi lle, Vjollca Figurat e marra nga mitologjia greko-latine: Hyjneshat e Olimpit: Afërdita, Hera, Atenaja Jerina Poetët e mëdhenj: Homeri, Petrarka, Dantja Grupi II - Interpretimi: Pse himnizohet bukuria shqiptare? Fishta nuk bën gjë tjetër, veçse shfrytëzon mendësinë krijuese të rapsodive shqiptare dhe modelon bukurinë e pakrahasueshme të bjeshkëve në tiparet e vashës shqiptare, të cilën e mbështjell kozmikja. Himnizimi i bukurisë shqiptare vjen nga admirimi që ai vetë si njeri dhe si poet ka për trojet amtare, ku gjithçka bart jo vetëm larminë e ngjyrave e të kundërmimit, por atë që nuk është tokësore, atë që është qiellore. Fishta ka kapur thelbin e bukurisë dhe i ka dhënë asaj trajtën shqiptare. Jerina më tepër se thjesht Vasha, është vetë Shqipëria, me shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe rrezëllitjet e saj të ardhshme. Ky himnizim nuk është artifi cial, është aq i natyrshëm, sa të duket se tërë lirizmi i rapsodisë shqiptare ka projektuar Jerinën, të cilën vetë lulet, simboli i bukurisë, e vunë në fronin e mbretëreshës. Përforcimi. Shkrim i lirë. Bëni parafrazimin e një fragmenti nga poema. Detyrë shtëpie. Bukuri shqiptare... Ç është për Fishtën miti, konvencioni artistik apo interpretimi filozofi k? (Mund të jetë një shkrim lirik ose fi lozofik i frymëzuar nga një krijim ose detaj shqiptar si refl eksion ndaj çdo vlere të vyer kombëtare). Tema Koment i fragmenteve të melodramës Jerina Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë poezinë duke u ndalur te: a. struktura - të zbulojë veçori të melodramës, - të analizojë mbështetjen e Fishtës te poezia antike, forma e ditirambit, kori - këngët popullore; b. gjuha e stili: - të analizojë rolin stilistik të fi gurave me të cilat përshkruhet Jerina, - të gjej fjalët kyç me të cilat himnizohet bukuria shqiptare, - të interpretojë përdorimin e epiteteve, krahasimeve, hiperbolave, - të lexojë tekstin informues për të zbuluar lidhjet e Fishtës me teatrin, - të vëzhgojë foton që sjell atmosferën kohore. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, pjesë nga fragmenti, trashëgimi letrare të Fishtës. Konceptet kryesore: poezi antike, ditiramb, rol stilistik, poemth melodramik, konvencion artistik. 285

285 Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën ZHVILLIMI I MËSIMIT Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje - Ç mendoni për Fishtën si artist i fjalës? Cilat janë elementet që e bëjnë të pashlyeshme veprën e tij? Elementet që e bëjnë të pashlyeshme veprën e tij janë: fryma kombëtare, mendësia evropiane dhe interpretimi mitologjik, që u kthyen në boshtin në të cilin vërtitej shtjella e tij krijuese. Bëni pemën e mendimit në formë shtjelle. folklori shqiptar interpretimi mitologjik mendësia evropiane trashëgimia e Budit, Bogdanit, De Martinos, De Radës, Konicës, Asdrenit, Mjedës. ndikimi i fi lozofi së klasike greko-latine. shqipërimet që i bëri Homerit, Petrarkës, Molierit, Manxonit. estetika krijuese e Ariostos, Gëtes, Hajnes, Shekspirit. fryma kombëtare Pema e trashëgimisë së Fishtës - Ç elemente të tjera mund t i shtojmë kur kemi parasysh poemën melodramatike Jerina ose mbretnesha e lulevet? Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti a. Struktura Melodrama Jerina është një vepër ku fryma lirike ngrihet përmbi konfliktin dramatik, duke lejuar që vlerat edukuese të të çojnë në mënyrë të natyrshme te mesazhi kombëtar i Fishtës. Nën ndikimin e teatrit e të estetikës klasike, Fishta e shkroi veprën në vargje. Vargjet marrin ngjyrim të veçantë, për shkak të karakterit mitologjik, që bëhet më interesant me anë të ndërthurjes së tyre me fi gurat njerëzore historike dhe me ato që u përkasin hyjnive të antikitetit grek. Veçori e kësaj strukture mbetet prania e korit si në teatrin mitologjik, ashtu edhe atëherë kur mungojnë personazhet mitologjike. b. Mbështetja në poezinë antike Duke qenë njohës i shkëlqyer i traditës poetike antike, Fishta sjell me origjinalitet ditirambin dhe korin. Meqë ditirambi nënkupton poezinë glorifikuese, poezinë me tone patetike që di të lavdërojë e të lartësojë një hyjni, një ngjarje apo një hero, ky tipar vihet re në melodramën Jerina si ndikim prej letërsisë antike, por edhe si gjetje origjinale e Fishtës, që i shkon për shtat temës madhore që ka zgjedhur. E rëndësishme është që Fishta nuk e kopjoi verbërisht këtë formë poetike, por e zgjodhi me vetëdije, duke ia përshtatur idesë themelore. 286

286 Veç ditirambit në këtë vepër gjejmë edhe korin e traditës klasike greke, si zë interpretues të autorit, me anë të të cilit pasurohet ideja themelore fi shtjane, si dhe bëhet më solid mesazhi që rreket të përcjellë autori. Futja e korit përsëri nuk përbën një imitim mediokër, përkundrazi i jep mundësi shqipes ta thotë fjalën e vet nëpërmjet këtij formati poetik. Gjithsesi, kori me praninë e vet e bën më polifonike melodramën e Fishtës në vazhdën e një krijimi origjinal e të vetvetishëm, siç është Jerina. Kënga popullore shqiptare ndihet kudo, në ngjizjen e çdo fjale, në indin e çdo mendimi, në refleksin e çdo nuance. Si njohës dhe interpretues i folklorit, i kësaj vetëdijeje filozofikolirike shqiptare, Fishta ka marrë prej frymës popullore artin e saj, duke na dëshmuar ç pasuri leksikore, muzikore, emocionale dhe kuptimore ka gjuha jonë amtare. Folklori për Fishtën nuk është një dukuri konservatore e kapërcyer nga koha. Përkundrazi, kënga popullore, sipas tij, ruan psikologjinë dhe natyrën e anonimatit popullor, që shtrihet në të shkuarën e largët dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen më të largët. Te vargjet e dhëna në ushtrimin 8 të bie në sy përdorimi i 9-rrokëshit, të gërshetuar me refrenin, karakteristik për poezinë popullore, rima ABAB, përsëritjet, urimet, si dhe ritmi i një valleje të kënduar. c. Gjuha edhe stili Klasa ndahet në dy grupe. Grupi I - analizon rolin stilistik të fi gurave me të cilat përshkruhet Jerina dhe gjen fjalët kyç me të cilat himnizohet bukuria shqiptare. Grupi II - interpreton dhe zbulon lidhjet e Fishtës me teatrin. Model përgjigjeje Grupi I: Portretizimi i Jerinës me anë të fi guracionit. Rikthim në Eposin e Kreshnikëve në fi gurën e Tanushës. Simbolika e përdorur dëshmon krahasimin me dukuritë qiellore. Bukuria shqiptare himnizohet me anë të bashkësisë së fjalëve që kanë natyrë qiellore ose mbinatyrore. Përdoren vlerësime sipërore dhe ekzaltuese. Grupi II: Fishta jetëson idenë e tij të bukurisë me anë të epiteteve, krahasimeve, hiperbolave. Figuracioni Epitete Krahasime (similituda) Hiperbola Metafora Përforcimi. Diskutim Ilustrime Kohë ma t bardha, ftyrën si vera,... si drita/ e hyjve shuhet, kur madhnueshëm dielli/ nis m iu shfaq..., Tokë e det e hyll e hanë,/mbi tokë ra s kanë mend ma t kthjellta... Synin diell Fishta e karakterizon realitetin e krijuar me fuqinë që ka stërzmadhimi i një detaji apo i një morie prej tyre. Në konfi gurimin e kësaj melodrame si ndërthurje e muzikalitetit me veprimin skenik rol të spikatur luan teatri. Koncepti dhe arkitektura e teatrit fi shtjan burojnë nga estetika klasike dramaturgjike që shpalos raportin e përcaktuar që çdo komponent ka me të tjerët. E veçanta e mendimit dramatik të Fishtës duhet parë te poetika si vetëdije e tij krijuese, që i dha dramës fuqinë e rrallë të emocionit lirik dhe forcën e karakterit epik. Detyrë shtëpie. Duke parë foton e aktorëve të dramës Dredhitë e Patukut, përshkruani mbresat që lë te ju atmosfera e kohës. 287

287 Tema Veçoritë e dramës bashkëkohore shqiptare Tiranozauri Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë veçoritë e dramës në letërsinë bashkëkohore shqiptare; a. të zbulojë veçori të dramës me prirje surrealiste e fantastike; b. të shpjegojë temën qendrore të dramës, duke e vendosur në kontekstin historik të kohës; c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te: - kuptimi të zbulojë tragjizmin e temës: dhuna nga pushteti i diktatorit, - sjellja e personazheve, - interpretimi të arsyetojë për dukurinë e tiranisë në të gjitha kohërat. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i Kasëm Trebeshinës, trashëgimia e tij letrare. Konceptet kryesore: dramë me prirje surrealiste, me prirje fantastike, përftesë kuptimore. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje -Nisur nga titulli i dramës tragjike Tiranozauri, ç përftesa kuptimore merrni prej saj? Tiranozauri tirania tiran - Cilët tiranë njihni nga historia e njerëzimit dhe ç dini për ta? Ndërtimi i njohurive. Studim teksti -Për ç arsye Trebeshina i quan personazhet me emra të tillë, si Gideon, Kaleb, Manaseh, Nahum? Emrat Gideon, Kaleb, Manaseh, Nahum janë emra biblikë dhe manifestojnë tipare dhe karakteristika që përputhin thelbin e tyre me emrin. Gideon (hebraisht) druvar a bujk që beson se mund të bëhet udhëheqës; Kaleb (hebraisht) qen besnikëria për të sakrifi kuar veten; Manaseh (hebraisht) ai që është krijuar të harrohet, i destinuar për t u zhdukur; si trashëgimi, si emër; Nahum (hebraisht) shpirtdhembshur ose ngushëllues keqpërdorimi i vlerës së tij për shkak të bindjes së verbër. Tiranozauri Themeli i dramës grotesku paradoksi ironia Themelin e dramës Tiranozauri e përbëjnë: - grotesku si këndvështrim konceptual, - paradoksi si bazament historik, - ironia si tallje e hidhur me tjetërsimin e skajshëm të natyrës njerëzore. 288 Klasa ndahet në 3 grupe, ku secili grup punon për një çështje të caktuar. Gripi I. Veçoritë surrealiste dhe fantastike K. Trebeshina hyri në letërsinë shqipe përmes kalvarit të vuajtjeve, për shkak të përvojave jetësore vetjake e kolektive. Origjinaliteti i tij, edhe pse duket makabër, buron nga arsyetimet fi lozofi ke të një natyre thellësisht njerëzore, që s ka frikë të paguajë çmimin e lartë për të vërtetën. I prirë të parashikonte degjenerimin e metodës

288 së realizimit socialist që në vitet 50-të, ai nuk bëri kompromis për ta shkëmbyer emrin si artist i fjalës me pazarllëkun e shitjes së bindjeve të tij antikomuniste. Për një sërë arsyesh të këtij lloji Trebeshina pati të tjera perceptime dhe bëri të tjera analiza historike, ndaj zgjodhi surrealizmin për ta modeluar fjalën e tij me të njëjtën koeficient që përdorte bota perëndimore. Për vetë formimin e tij kulturor, që i kishte kapërcyer dijet universitare, për t u thelluar në njohjen që ofronte ferri dantesk shqiptar në burgjet e diktaturës komuniste, Trebeshina kalon lehtësisht dhe në mënyrë krejt të natyrshme në interpretimin fantastik të një realiteti sa shqiptar, aq edhe universal. Dramaturgu s bëri tjetër gjë tjetër, veçse e nxori tiraninë shqiptare komuniste nga tirania botërore e të gjitha kohërave. Trebeshina një nga parimet e tij krijuese ka konceptin: Lashtësia në Bashkëkohoren si Vazhdimësi dhe Përsëritje ( Nata para apokalipsit, K. Trebeshina ), ndaj gjetja artistike e surrealizmit të qarkuar nga fantastikja, i jep dramës vlerën e të qenit e natyrshme. Grupi II. Tema qendrore dhe konteksti historik i kohës Konteksti historik i kohës në dramën e Trebeshinës shfaqet si horizontalitet perceptues dhe si vertikalitet analitik. Rrethanat historike me të cilat ai është ballafaquar duke provuar shtypjen dhe dhimbjen deri në kockë, e kanë bërë aq të mprehtë shikimin e tij si artist, dhe ndjeshmërinë si njeri, sa të sjellë një kronikë besnike historike diktatoriale ose tiranike, me një fuqi të spikatur të abstraksionit. Për këtë arsye tema qendrore s mund të jetë tjetër, veçse përçudnimi i natyrës njerëzore nën arbitraritetin e tiranisë. Koordinatat ku Trebeshina e vendosi Tiranozaurin janë koha dhe hapësira si aktualitet, si shkuarsi, si ardhmëri. Sipas kuptimit që vetë Trebeshina ka, koha në një vepër arti është një çast që përmban të gjitha kohët, kurse hapësira është një copëz që përmban hapësirat gjer aty ku s mund të arrihet, atëherë vetvetiu, si çdo vepër tjetër arti, kjo dramë ka historinë dhe gjeografi në e saj. Grupi III. Tragjizmi i temës Viti 1975, kur u shkrua drama Tiranozauri, shënon një nga pikat më të egra të realitetit diktatorial shqiptar. Ajo që dramaturgu shihte dhe prekte, ishte polarizimi i pushtetit të dhunës nga maja e piramidës së diktaturës dhe i nënshtrimit për shkak të frikës nga terrori, që s mjaftohej të ndëshkonte një njeri, por dënonte një mori jetësh njerëzore. Një ngrirje e tillë e historisë, ku dhuna mbyt çdo liri, kërkon qoftë edhe turbull një imazh prometean, që kur nuk shfaqet askund, as si siluetë, dëshmon se skota njerëzore është një kufomë e gjallë. Mes një shkretëtire të tillë, zëri i dhimbjes, i shndërruar në ironi; dhe i pikëllimit, i kthyer në grotesk, ripohon mësimin e stërvjetër sa bota, se aty ku guximi është kthyer në agoni, shpresa e ndryshimit është groposur. Ky ballafaqim idesh e bën këtë fragment të hedhë dritë mbi të vërtetën e tiranisë në jetën njerëzore. Sjellja e personazheve dëshmon të vërtetën e hidhur që sapo u përmend. Raportet mes tyre i përcakton vullneti i tiranit, që quhet dhunë. Trebeshina i ka ngjizur personazhet si mikrorealitete që lindin nga një makrorealitet, i cili u jep atyre formën përfundimtare. Secili prej tyre është zhveshur nga dinjiteti i individit, siç është Kalebi dhe Nahumi, duke i kthyer ata në karikatura shoqërore. I vetmi që tenton të thotë të vërtetën duke mbetur njeri është Manasehu, që dënohet të mos i mbetet më shenjë nga pasardhja e tij. Gideoni tirani Kalebi lakeu (shërbëtori) Nahumi viktima Manasehu trofeu i tiranit 289

289 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Përforcimi. Diskutim Interpretimi dukuria e tiranisë përgjatë shekujve Tirania si dukuri historike është bashkudhëtare e jetës njerëzore. Në kontekste të ndryshme ajo shfaq nuanca që përputhen me veçoritë e saj si sistem, që e kthen tërë shoqërinë në një burg të madh, ku jeta jep shpirt çdo çast. Mendimtarë të ndryshëm i referohen tiranisë në mënyrë sa individuale, aq edhe historike, duke i bërë një autopsi që ende nuk ka mbaruar. Një nga emblemat e tiranisë është trajtimi i njeriut si skllav. Jo pa qëllim mendimtari iluminist Zhan-Zhak Ruso thotë: Skllevërit e parë i ka bërë forca, poshtërsia e tyre i ka bërë ata skllevër të përjetshëm. - Cilat janë disa nga argumentet historike që nën vështrimin e dramës Tiranozauri e mbështesin thënien? Një tjetër mendimtar, ekzistencialisti Zhan-Pol Sartri, pohon: Vjen një moment, që torturuesi dhe i torturuari janë dakord: i pari, sepse te një viktimë ka shuar simbolikisht urrejtjen për tërë njerëzimin; i dyti, sepse nuk mund ta durojë fajin e tij deri në pushtetin ekstrem, se nuk mund ta zgjasë urrejtjen e tij që vjen duke urryer të gjithë njerëzit, bashkë me të... Kush mund ta fshijë këtë Meshë, ku dy liritë kanë komunikuar në shkatërrimin njerëzor? Duke u mbështetur në këto dy kundërshtime dhe mbi atë që zgjon Trebeshina me dramën e tij, le të shohim se si ka shtegtuar tirania nga epoka në epokë. Ç mendime zgjon ky pasazh nga drama Historia e atyre që s janë e Kasëm Trebeshinës: Ne u shitëm në skllavëri, u masakruam dhe Mbreti i Vulgaritetit; pasi na zhveshi nga çdo gjë, u bë zot absolut edhe i shpirtrave tanë... Dhe kjo metamorfozë shoqërore e pati zhvillimin e saj të panatyrshëm me një shpejtësi të çuditshme, si një ëndërr e tmerrshme!...? Detyrë shtëpie. Ç projeksione medituese sjell te ju shprehja: Tha zvarraniku: Ç i duhen shpendit krahët?!... Kasëm Trebeshina Tema Koment nga drama Tiranozauri Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: të komentojë fragmentin duke u ndalur te: a. struktura të zbulojë prirjen nga teatri epik dhe teatri i absurdit; b. gjuha dhe stili të shpjegojë nëntekstin alegorik të titullit, - të komentojë elementin simbolik të trupores prej bronzi; - të shpjegojë përdorimin e groteskut në dramë; - të gjejë se ku arrin kulmin konfl ikti dramatik; c. të diskutojë për llojin e shkrimit të promemories; ç. të bëjë një ese historike në përputhje me temën e dramës. Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, tituj nga trashëgimia letrare e Trebeshinës, citate etj. 290 Konceptet kryesore: teatër epik, teatër i absurdit, nëntekst alegorik, konflikt dramatik, promemorie. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

290 ZHVILLIMI I MËSIMIT Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje - Ç mendoni për vlerësimin kritik të Fadil Zhysajt lidhur me trashëgiminë dramatike të Trebeshinës, kur shprehet: Duke kaluar nëpër ferrin ekzistencial, njeriu dramatik i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit e prostituimit fi zik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit më guximtar, mbinjerëzor, kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efi kas i terrorit në kohën e diktaturës. Kur heroi i Trebeshinës arrin ta mundë frikën, kur humb motivin e mbijetesës dhe kur është i gatshëm të vetëshkatërrohet për një pozicion më të lartë moral, përjeton aktin sublim të katarsisit, kështu që nga antiheroi minor shndërrohet në hero tragjik.... Ndërtimi i njohurive. studim teksti Klasa ndahet në grupe dhe secili grup përgatitet për çështjen e caktuar. Grupi I. Struktura e veprës K. Trebeshina solli një cilësi të re në dramën shqipe. Ai e lëvizi atë nga teatri epik në teatrin absurd. Vetë Trebeshina thotë: Teatri nga një tempull i madh u kthye në një institucion, ku njeriu u kujtua jo vetëm të zbavitet, jo vetëm të mbushë kohën e lirë, por, në të njëjtën kohë, edhe të tallet me veten e tij... Ndërkaq njerëzimi e ka teatrin e tij.... Epika si interpretim fi lozofi k i njeriut për realitetin është tepër e ngushtë për magmën artistike të dramaturgut. Ai vjen krejt natyrshëm nga kërkimi i vazhdueshëm në thellësitë e qenies e të betejës së saj me realitetin në konkluzionin e Alber Kamysë: Absurdi lind nga ballafaqimi midis kushtrimit njerëzor dhe heshtjes së paarsyeshme të botës. Ndjeshmëria njerëzore dhe intensiteti i mendimit e bëjnë veprën e Trebeshinës të ketë si strukturë ndërthurjen e tre komponentëve: irracionales, nostalgjisë dhe absurdit, duke e pasuruar trashëgiminë modeste të dramës shqipe. Nostalgjia vepra Irracionalja Absurdi Grupi II. Alegoria e titullit Si çdo vepër e mirëfilltë artistike, edhe drama e Trebeshinës me anë të titullit ngacmon lexuesin për të nisur një dialog. Jo rastësisht rrënja e konceptit (fjala kyç) është tiran, për të ndezur kërshërinë fillimisht, dhe për të vijuar më tej me plotësimin e tablosë, në qendrën e së cilës është tirania si dukuri mbihistorike dhe trashëgimia me pasardhësit e saj, tiranozaurët. Alegoria shënon mprehtësinë artistike të Trebeshinës dhe pohon se në diktaturë, arma më e mirë e krijuesit mbetet pikërisht ajo që fsheh atë që nuk fshihet dot, që zbardh atë që e nxin. Simbolika e trupores prej bronzi Tirani ose diktatori ka një qëllim madhor: si të vazhdojë sundimin edhe pas vdekjes fi zike? Një monument gipsi nuk e ruan dot imazhin e tij pasi është kallur në dhé, 291

291 Udhëzues për tekstin Gjuha shqipe dhe Letërsia 11 kështu që e vetmja shpresë mbetet bronzi, që ai të përjetësohet. Beteja më e madhe në vetëdijen e një tirani, pasi e ka skllavëruar një popull të tërë, është si ta bëjë të përjetshëm e të pavdekshëm emrin dhe jetën e tij kalimtare. Kjo fi lozofi tiranike i ka dhënë dorë Trebeshinës ta sjellë në art, duke nënkuptuar ashtu turbull, se asnjë lloj përmendoreje bronzi nuk ia jep dot pavdekësinë tiranit. (Kujto 20 shkurtin 1991.) Grotesku Përdorimi i tij gjendet brenda materialit jetësor që Trebeshina ka zgjedhur për ta shndërruar të vërtetën reale në të vërtetë artistike. Ai sjell bashkë, në të njëjtën hapësirë, të gjitha kundërshtitë njerëzore, si karaktere, si personalitete, si dukuri, si rrugëtime dhe si vendmbërritje. Mjafton të përmendësh domethënien e çdo emri të përdorur, që pavarësisht veçantive jetësore biblike, janë përdorur si konvencione të një mesazhi gjithëkohor, teksa janë nxjerrë prej një konteksti historik të ngushtë, në hapësirat e pafundme të fjalës. Trebeshina pa dashje ose me dashje i kthehet mitit të Nometetës (shpikësi i emrave në mitologjinë greke), për të ndriçuar pyetjen e ngritur nëse emrat e vënë janë konvencionalë apo janë të motivuar prej natyrës së gjërave. Mesa shihet, mendësia krijuese e Trebeshinës anon nga arsyetimi i dytë, gjë që e ka përdorur për ta bërë më të mprehtë groteskun. - Konfl ikti dramatik në dramë arrin kulmin kur vetë tirani, Gideoni, jep urdhrin absurd, që i biri, Manasehu, të ekzekutohet, për të mos mbetur asnjë gjurmë prej tij. Ekstremizmi i këtij lloji nuk është artifi cial, përkundrazi, ai është një ndjenjë e brendshme që shtyn drejt hakmarrjes paradoksale pa u shqetësuar për lidhjet e gjakut. Diçka e tillë haset si në tiraninë e lashtë, ashtu dhe në kohërat moderne. Lloji i shkrimit të promemories Përforcimi. Diskutim - Nga buronte guximi i Kasëm Trebeshinës, përderisa i drejtohej diktatorit Enver Hoxha me anë të një promemorie -je? - Ku shfaqet largpamësia historike dhe sensi vizionar i Trebeshinës, ndërsa fl iste për të vërtetën? - A mund të gjejmë në këtë kujtesë historike edhe bërthamën e kredos së tij jo vetëm artistike, por edhe njerëzore? - Ku dallohen shtresimet profetike në këtë promemorie të shkruar që në vitin 1953? Duke lexuar këtë shkrim të Trebeshinës dhe duke lexuar një nga idetë e Zhan-Pol Sartrit (1947): Në kushtet kur komunistët në shtetin e tyre të origjinës nuk përgatitën ardhjen në fuqi të proletariatit, por luftën, vetëm luftën, kundruan shkrimtarin si kurbanin e të gjitha spastrimeve politike, thoni a ka një vazhdimësi historike gjurma e disidentit shqiptar në rrjedhën e Fjalës së Lirë? Detyrë shtëpie. Në përputhje me temën e dramës të shkruhet një ese historike me temë: Xhelati, skllavi i vërtetë i viktimës. Tirani si skllavi i tiranisë. Gjeometria e tiranisë. 292

292 Teste letërsie* 1 Qarkoni alternativën e saktë. 1. Të lexuarit aktiv është : a. lexim me zë të lartë b. lexim me ditë c. shprehës (eksklamativ) ç. lexim që e hap qenien tënde drejt një kuptimi më të thellë. 2. Estetika fl oberiane është: a. e përsosura si formë b. fantastikja si ide c. e bukura si e vërtetë 3. Bëni një ese meditative me temë: Ema, natyrë iluzioniste apo lodër në duart e pasionit iluziv? 4. Drama e njeriut të vogël, kopistit Akakieviç shfaqet në: a. trupvogëlsinë e tij b. mungesën e ndonjë titulli fi snik c. përballjen me arbitraritetin shtetëror ç. pafuqinë e tij fi zike 5. Ironia gogoliane i ka rrënjët: a. në zhvleftësimin që u bën njerëzve b. në njohjen e thellë c. në përçmimin që i bën shoqërisë 6. Zanafi lla e shqetësimit migjenian shfaqet në: a. shkujdesjen njerëzore b. hipokrizinë shoqërore c. paragjykimet qytetare 7. Migjeni e pasqyroi realitetin shqiptar, si: a. atmosferë mbytëse b. shoqëri rebele c. histori e jashtëzakonshme 8. Arti migjenian përdor: a. ironinë b. satirën c. sarkazmin 1 Mësuesi /ja mund të përdorë alternativat e dhëna për të ndërtuar teste për pjesën e dytë të tekstit Tekste letrare 293

293 9. Titulli i veprës së Kadaresë Gjenerali i ushtrisë së vdekur nënkupton: a. shkëlqimin mitologjik b. filozofi në e groteskut c. strategjinë ushtarake 10. Duke u nisur nga romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, bëni një ese me temën: Historia si mit apo miti si histori? 11. Arti i Kadaresë ka si tipar themelor: a. vizionaren b. rrëfi min c. dialogun 12. Këndvështrimin historik të Kadaresë e kanë krahasuar me atë të: a. Balzakut b. Gëtes c. Shekspirit 13. Skeda e tekstit poetik evidenton në mënyrë të qartë: a. koncept prozaik b. përshkrim historik c. domethënie lirike 14. Dante Aligeri i përket periudhës historike të: a. Antikitetit b. Mesjetës c. Reformacionit 15. Cilat personazhe zgjodhi Danteja për ta shoqëruar në përtejbotë: a. Eskilin b. Prometeun c. Virgjilin ç. Beatriçen 16. Vepra Komedia hyjnore ka si themel mbi të cilin vuri mesazhin e saj: a. krahasimin b. alegorinë c. epitetin 17. Bëni një ese të frymëzuar nga vargu i njohur dantesk: Atdheu i njëmendtë i njeriut është shpirti 18. Autori shqiptar që ka shkruar veprën eseistike Dantja i pamëshirshëm është: a. Dritëro Agolli b. Fatos Arapi c. Ismail Kadare 294

294 19. Poema Eugjen Onjegini është vepër e: a. Shilerit b. Pushkinit c. Hygoit 20. Vepra Eugjen Onjegini i përket metodës krijuese të: a. realizmit b. natyralizmit c. romantizmit 21. Personazhi që bie në dashuri me Eugjen Onjeginin quhet: a. Elena b. Tatjana c. Natasha 22. Shkruani një ese krahasuese për lamtumirën e Haroldit të Bajronit dhe Onjeginit të Pushkinit. 23. Poezia Fjalët e qiririt ka për autor: a. Andon Zako Çajupin b. Naim Frashërin c. Jeronim de Radën 24. Mendimi fi lozofi k naimjan kulmon në: a. matenalizmin b. ateizmin c. panteizmin 25. Bëni një ese me temë: Mesianizmi naimjan. 26. Poezia Fjalët e qiririt gërsheton: a. patosin qytetar b. zhgënjimin njerëzor c. frymën meditative ç. entuziazmin shoqëror d. notat didaktike 27. Poema Vaji i bylbylit është: a. realiste kritike b. romantike c. neoklasiciste ç. ekzistencialiste 28. Poeti Ndre Mjeda përdori fi gurat simbolike: a. malin dhe ujëvarat b. zanat dhe shtojzovallet c. zogun dhe kafazin ç. detin dhe fushën 295

295 29. Mjetet letrare që përzgjodhi Mjeda si bazament për poemthin Vaji i bylbylit janë: a. hiperbola dhe krahasimi b. pyetja retorike dhe kontrasti c. epiteti dhe përshkallëzimin 30. Poezia e Azem Shkrelit Në vend të përshëndetjes ka si refren të saj fjalën: a. eja b. shko c. prit 31. Ideja që e përshkon poezinë Në vend të përshëndetjes është: a. heroike b. meditative c. ekzistencialiste 32. Motivi i poezisë Në vend të përshëndetjes ka natyrë: a. racionale b. psikologjike c. shoqërore 33. Simboli që ka zgjedhur A. Shkreli për ta jetësuar poezinë e tij është: a. qielli b. pylli c. guri 34. Bëni një ese, mbështetur në vargun Mos i harro sytë e përlotur në shtegballin tim Disa nga elementet e strukturës së dramës janë: a. aktet b. paragrafët c. kapitujt ç. didaskalitë 36. Humanizmi i Rilindjes Evropiane përfaqëson: a. dilemat e kohës b. botëkuptimin e epokës c. zhvillimin qytetërues 37. Figurat më përfaqësuese të humanizmit gjatë Rilindjes evropiane janë: a. Leon Tolstoi b. Leonardo da Vinçi c. Artur Shopenhaueri 38. Kryeheroi i tragjedisë Hamleti mishëron: a. fi lozofi në e Epikurit b. filozofinë e Rilindjes c. fi lozofi në e Hegelit 296

296 39. Bëni një ese duke u mbështetur në shprehjen e Hamletit: Të rrosh a të mos rrosh Fantazma në tragjedinë Hamleti ngjan me: a. Erazmin e Roterdamit b. princin e Makiavelit c. orakullin e Delfi t 41. Vepra e Molierit I sëmuri për mend i përket rrymës letrare të: a. klasicizmit b. romantizmit c. realizmit 42. Vepra I sëmuri për mend është: a. roman b. tragjedi c. komedi 43. Parimi mbi të cilin Molieri e ngre veprën e tij është: a. të mësosh përmes fi lozofi mit b. të mësosh përmes argëtimit c. të mësosh përmes zhgënjimit 44. I sëmuri për mend përcjell dukurinë e: a. katarsisit lirik b. katarsisit tragjik c. katarsisit komik 45. Melodrama e Fishtës Jerina përfaqëson poemën: a. komike klasiciste b. dramatike romantike c. fi lozofi ke mesjetare 46. Qëndrimi i Fishtës që shfaqet më dukshëm në melodramën Jerina është: a. qortimi b. himnizimi c. mohimi 47. Poetët që e admirojnë Jerinën janë: a. Lermontovi b. Homeri c. Bajroni ç. Danteja d. Ungereti dh. Petrarka 48. Bëni një ese me temë: Bukuri shqiptare

297 49. Melodrama Jerina evidenton frymën: a. dramatike b. lirike c. komike 50. Autori i dramës Tiranozauri është: a. Kolë Jakova b. Kasëm Trebeshina c. Ruzhdi Pulaha 51. Dukuria historike që vendos në qendër drama Tiranozauri është: a. demokracia b. tiraninë c. lirinë 52. Drama Tiranozauri ka karakter: a. historik b. surrealist c. lirik 53. Bëni një ese me temë Absurdi në dramën e Trebeshinës. 54. Konfl ikti dramatik në veprën Tiranozauri arrin kulmin kur Gideoni urdhëron ekzekutimin e: a. Nahunit, shërbëtor b. Manasehut, të birit c. Kalebit, besnik Gazeta Fjala 2010 Udha 2010 Reliev 2010 Ditar 2010 Hapësirë 2010 Rubrikat e sugjeruara: Credo Ndryshe Gjurmë Përtej Profi l Mitikë Vargjet e para Rrëfi m Imazh Horizont Për ty Dritëhijë Dritare Fjala ime bëhu Unë... Përsiatje Sfinksi Refleks Botë paralele Labirint Ylberiadë Ut picture poesis (Piktura është poezi) (Piktura si poezi) Yjësi Akuarel Zëra të largët 298

298 Gazeta mund të pagëzohet me emra të tjerë, që nënkuptojnë vizionin e veçantë që ka çdo shkollë e mesme. Është e natyrshme që çdo mësues letërsie të ketë shtegun e tij për të ecur drejt finalizimit të këtij projekti; që përfshin dëshirën e shumë nxënësve për të shprehur vetveten me anë të vargjeve të para poetike apo eseve medituese rreth pikëpyetjeve që e mundojnë. Fundja, çdo individ që bashkëpunon në përgatitjen e gazetës së shkollës sjell një gjurmë nga ajo që Fjala ka lënë në të. 299

299 300

300 301

301 302

302 303

303 304

304 305

305 306

306 307

307 308

308 309

309 310

310 311

311 312

312 313

313 314

314 315

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

PASQYRIMET (FUNKSIONET) PASQYRIMET (FUNKSIONET) 1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit) Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s S i shoqëronhet

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Algoritmet dhe struktura e të dhënave Vehbi Neziri FIEK, Prishtinë 2015/2016 Java 5 vehbineziri.com 2 Algoritmet Hyrje Klasifikimi

Διαβάστε περισσότερα

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT Punimi monografik Vështrim morfo sintaksor i parafjalëve të gjuhës së re greke në krahasim me parafjalët e gjuhës shqipe është konceptuar në shtatë kapituj, të paraprirë

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA GREKE (gjuhë e huaj e

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE NË LËNDËN Gjuhë Greke (gjuhë e huaj

Διαβάστε περισσότερα

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar Rezistenca elektrike Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar varësinë e ndryshimit të potencialit U në skajët e përcjellësit metalik

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE Koordinatore: Erifili Hashorva Viti shkollor: 2013-2014 TIRANË JANAR, 2014 1 1. UDHËZUES

Διαβάστε περισσότερα

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΙΕΡΑ ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΣ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟΥ ΚΑΤΑΣΚΗΝΩΣΗ «Μ Ε Τ Α Μ Ο Ρ Φ Ω Σ Η» Γ Λ Υ Κ Ο Μ Ι Λ Ι Δ Ρ Ο Π Ο Λ Η Σ Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς Πόλη ή Χωριό Σας

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Shkenca 12 Botime shkollore Albas Shënim. Ky Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material

Διαβάστε περισσότερα

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B, Përkufizimi. Le të jenë A, B dy bashkësi të çfarëdoshme. Çdo nënbashkësi e bashkësisë A B është relacion binar i bashkësisë A në bashkësinë B. Simbolikisht relacionin do ta shënojmë me. Shembulli. Le të

Διαβάστε περισσότερα

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO HT PUELIK"*. E S}IQIPENI SE MIN{ISTRIA E ARSIIITIT I}$E SF$RTIT MIRATO IKOLLA MATURA SHTETIIRORE, PROGRAMET ORIEI{TUESE (Provim me zgiedhje) liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) Koordinator: LUDMILLA STEFANI,

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6 Libër mësuesi Ma. Aida Fekollari Hyrë Rexha Kreuza Bardhi Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6 1 Botime shkollore Albas Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 si Ky libër u hartua nën drejtimin e

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët Ligji I Gauss-it Fluksi i ektorit të intenzitetit të fushës elektrike Prodhimi ektorial është një ektor i cili e ka: drejtimin normal mbi dy faktorët e prodhimit, dhe intenzitetin të barabartë me sipërfaqen

Διαβάστε περισσότερα

Definimi dhe testimi i hipotezave

Definimi dhe testimi i hipotezave (Master) Ligjerata 2 Metodologjia hulumtuese Definimi dhe testimi i hipotezave Prof.asc. Avdullah Hoti 1 1 Përmbajtja dhe literatura Përmbajtja 1. Definimi i hipotezave 2. Testimi i hipotezave përmes shembujve

Διαβάστε περισσότερα

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim intro_alb_final 5/18/12 7:56 PM Page 3 Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim ΒΙΒΛΙΟ Α0 τελείως αρχάριοι Δίγλωσση έκδοση ελληνικά

Διαβάστε περισσότερα

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE KAPITULLI 5 Prof. Ass. Dr. Isak Shabani 1 Delegatët Delegati është tip me referencë i cili përdorë metoda si të dhëna. Përdorimi i zakonshëm i delegatëve është

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi për klasën e katërt

Libër mësuesi për klasën e katërt Libër mësuesi për klasën e katërt Brisida Çekrezi Ilda Alushaj Artan Xhaferaj Tatjana Nebiaj Anila Londo Emira Lako Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 4 Botimet shkollore Albas 1 Libër mësuesi për

Διαβάστε περισσότερα

LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9

LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9 LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9 BOTIME BOTIME Redaktor letrar: Arlon LIKO Paraqitja grafike: Lindita PRELA Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë Botime Pegi, prill 2018 Të gjitha të drejtat për këtë botim

Διαβάστε περισσότερα

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4 Nexhmije Doko Miranda Dervishaj Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4 Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore: Artemisa BUSHI Eldion NEVRUZI Kopertina: Semela MERO Albas, 2018 Shtëpia botuese Albas

Διαβάστε περισσότερα

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Από τις αρχές της δεκαετίας του 90 και μετά, ένας μεγάλος αριθμός Αλβανών μεταναστών ήρθε στην Ελλάδα κυρίως εξαιτίας

Διαβάστε περισσότερα

LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 7

LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 7 Dhurata Sokoli Rajmonda Voci LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 7 BOTIME BOTIME Të gjitha të drejtat janë të rezervuara Pegi 2012 Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia

Διαβάστε περισσότερα

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I VARIANTI A E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 Lënda: Teknologji bërthamë Udhëzime

Διαβάστε περισσότερα

Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN. Matematika 11

Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN. Matematika 11 Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN Matematika 11 Përmbajtje HYRJE 5 Planifikimi i kurrikulës për klasën e XI 7 Planifikimi 3 mujor (shtator dhjetor) 10 Planifikimi 3 mujor (janar mars) 14 Planifikimi 3 mujor

Διαβάστε περισσότερα

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Mr. Sahudin M. Hysenaj 24 shkurt 2009 Përmbledhje Madhësia e dukshme e yjeve (m) karakterizon ndriçimin që vjen nga yjet mbi sipërfaqen e Tokës.

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi për tekstet Historia 6-7-8

Libër mësuesi për tekstet Historia 6-7-8 Libër mësuesi për tekstet Historia 6-7-8 Përgatitur nga: Menduh Dërguti Dritan Reça Botime shkollore Albas Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore: Jorina KRYEZIU Redaktore letrare: Vasilika DINI Arti

Διαβάστε περισσότερα

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv) Aneks Nr 2 e rregullores 1 Vlerësimi i cilësisë së dijeve te studentët dhe standardet përkatëse 1 Sistemi i diferencuar i vlerësimit të cilësisë së dijeve të studentëve 1.1. Për kontrollin dhe vlerësimin

Διαβάστε περισσότερα

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët. Modeli IS LM Të ardhurat Kështu që, modeli IS LM paraqet raportin në mes pjesës reale dhe monetare të ekonomisë. Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate

Διαβάστε περισσότερα

Nyjet, Deget, Konturet

Nyjet, Deget, Konturet Nyjet, Deget, Konturet Meqenese elementet ne nje qark elektrik mund te nderlidhen ne menyra te ndryshme, nevojitet te kuptojme disa koncepte baze te topologjise se rrjetit. Per te diferencuar nje qark

Διαβάστε περισσότερα

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j = UNIVERSIEI I PRISHINËS KAPACIEI ELEKRIK Kapaciteti i trupit të vetmuar Kapaciteti i sferës së vetmuar + + + + Q k s 2 E = 4 πε a v 0 fusha në sipërfaqe të sferës E + Qk + + + + j = Q + s + 0 + k 4 πε a

Διαβάστε περισσότερα

Metodat e Analizes se Qarqeve

Metodat e Analizes se Qarqeve Metodat e Analizes se Qarqeve Der tani kemi shqyrtuar metoda për analizën e qarqeve të thjeshta, të cilat mund të përshkruhen tërësisht me anën e një ekuacioni të vetëm. Analiza e qarqeve më të përgjithshëm

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi Matematika

Libër mësuesi Matematika Libër mësuesi Nikolla Perdhiku Libër mësuesi Matematika 7 Për klasën e 7 -të të shkollës 9-vjeçare Botime shkollore Albas 1 Libër mësuesi për tekstin Matematika 7 Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore

Διαβάστε περισσότερα

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga MESAZHE NGA KLASA II ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga Prishtinë 2007 Botues: Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve Kosovarë Qendra për Arsim e Kosovës Shoqata Kosovare e Leximit Ballina

Διαβάστε περισσότερα

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)* SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë e)* KUSH NUK MUND TË Për shtetasit e vendeve jashtë BEsë Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN Matematikë Sesioni I BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 008

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës) MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës) Gjimnazi matematikë dhe informatikë 5 orë në javë, 165 orë në vit HYRJE Analiza me teori të gjasës, si pjesë e matematikës për klasën e dymbëdhjetë, është vazhdimësi

Διαβάστε περισσότερα

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Agni H. Dika Prishtinë 007 Libri të cilin e keni në dorë së pari u dedikohet studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

Διαβάστε περισσότερα

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA E shtunë 5 Shkurt 2011 Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 2o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ: ΟΡΘΟΠΑΙΔΙΚΗ SEMINARI I 2-të SHKENCOR I SPITALIT HYGEIA TIRANË

Διαβάστε περισσότερα

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE 9 Për klasën e 9-të të arsimit 9-vjeçar BOTIME BOTIME Redaktor letrar: Arlon LIKO Paraqitja grafike: Lindita PRELA Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë Botime Pegi,

Διαβάστε περισσότερα

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë? KAPITULLI II. NUMRAT E THJESHTË Më parë pamë se p.sh. numri 7 plotpjesëtohet me 3 dhe me 9 (uptohet se çdo numër plotpjesëtohet me dhe me vetvetën). Shtrohet pyetja: me cilët numra plotpjesëtohet numri

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

KSF 2018 Student, Klasa 11 12 Problema me 3 pikë # 1. Figura e e mëposhtme paraqet kalendarin e një muaji të vitit. Për fat të keq, mbi të ka rënë bojë dhe shumica e datave të tij nuk mund të shihen. Cila ditë e javës është data 27

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Analiza e regresionit të thjeshtë linear Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11-1 Kapitulli 11 Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11- Regresioni i thjeshtë linear 11-3 11.1 Modeli i regresionit të thjeshtë linear 11. Vlerësimet pikësore

Διαβάστε περισσότερα

Propozim për strukturën e re tarifore

Propozim për strukturën e re tarifore Propozim për strukturën e re tarifore (Tarifat e energjisë elektrike me pakicë) DEKLARATË Ky dokument është përgatitur nga ZRRE me qëllim të informimit të palëve të interesuara. Propozimet në këtë raport

Διαβάστε περισσότερα

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Teoritë

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM Mjetet e punës: lapsi grafit dhe goma, lapsi kimik, veglat gjeometrike.

Διαβάστε περισσότερα

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998 Robert d ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998 ENIGMA... e prejardhjes Prof. H. H. Robert d ANGELY së racës dhe të gjuhës së Pellazgëve

Διαβάστε περισσότερα

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Fëmijët dhe media Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias Dhjetor 2011 1 Ky material përmbledh rezultatet

Διαβάστε περισσότερα

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve E shtunë 20 Nëntor 2010 Σαββάτο 20 Νοεμβρίου 2010 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 1o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ:: ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ Νέα Εποχή στην Αντιμετώπιση του Καρκίνου SEMINARI

Διαβάστε περισσότερα

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI Libër mësuesi për tekstin shkollor GJUHA SHQIPE 6 albas Botues: Latif Ajrullai Rita Petro Redaktore: Natasha Pepivani Sevi Lami Arti grafik Emanuela Lumani Albas,

Διαβάστε περισσότερα

Elona Terziu Edmond Klironomi. Libër mësuesi për tekstin shkollor. Fizika 10. Shtëpia botuese Albas

Elona Terziu Edmond Klironomi. Libër mësuesi për tekstin shkollor. Fizika 10. Shtëpia botuese Albas Elona Terziu Edmond Klironomi Libër mësuesi për tekstin shkollor Fizika 10 Shtëpia botuese Albas Botues: Latif Ajrullai Rita Petro Redaktore: Dorentina Xhafa Arti grafik: Ela Lumani Albas, 2016 Të gjitha

Διαβάστε περισσότερα

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA ISBN: 978-9928-08-058-5 9 789928 080585 S H T Ë P I A B O T U E S E S H T Ë P I A B O T U E S E S H T Ë P I A B O T U E S E Libër mësuesi Lediana Bardhi Informatika 7,8,9 Lediana Bardhi, Anduela Lile INFORMATIKA

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Shkencat natyrore REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT UDHËZUES KURRIKULAR (MATERIAL NDIHMËS PËR MËSUESIT E GJIMNAZIT) FUSHA: SHKENCAT NATYRORE TIRANË, PRILL 2010 1 Udhëzues kurrikular

Διαβάστε περισσότερα

Detyra për ushtrime PJESA 4

Detyra për ushtrime PJESA 4 0 Detyr për ushtrime të pvrur g lëd ANALIZA MATEMATIKE I VARGJET NUMERIKE Detyr për ushtrime PJESA 4 3 Të jehsohet lim 4 3 ( ) Të tregohet se vrgu + + uk kovergjo 3 Le të jeë,,, k umr relë joegtivë Të

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 Problema me 3 pië # 1. Sa është vlera e shprehjes (20 + 18) : (20 18)? (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 # 2. Në qoftë se shkronjat e fjalës MAMA i shkruajmë verikalisht njëra mbi tjetrën fjala ka një

Διαβάστε περισσότερα

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA Kimia Inorganike TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA TESTE TË MATURËS SHTETËRORE Kimia inorganike S H T Ë P I A B O T U

Διαβάστε περισσότερα

Promocioni. E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford

Promocioni. E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford Promocioni E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford Promocioni Komunikimi Shitja personale Promocioni i shitjes, Publiciteti Marredheniet

Διαβάστε περισσότερα

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Matematika Libër për mësuesin Tony Cotton Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Përmbajtje iv vii Dhjetëshe dhe njëshe A Numërojmë me

Διαβάστε περισσότερα

Libër për mësuesin Matematika 9

Libër për mësuesin Matematika 9 Libër për mësuesin Matematika 9 Përgatitur nga: Shefik Sefa Botime shkollore lbas Miratuar nga Ministria e rsimit dhe Shkencës Botues: Latif JRULLI Rita PETRO Redaktore: Sevi LMI Redaktore letrare: Vasilika

Διαβάστε περισσότερα

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek Article 19 in LCPJ Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Abstrakt This article in Greek and Albanian aims at highlighting the commonalities and particularities

Διαβάστε περισσότερα

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Matematika gjithmonë me ju 1 Botimet shkollore Albas 1 Test përmbledhës për kapitullin I 1. Lidh me vijë fi gurën me ngjyrën. Ngjyros. (6 pikë) E VERDHË E KUQE E KALTËR

Διαβάστε περισσότερα

11. TEKNIKA E STRATEGJI TË ZHVILLIMIT TË MENDIMIT KRITIK NË MËSIMIN E MATEMATIKËS

11. TEKNIKA E STRATEGJI TË ZHVILLIMIT TË MENDIMIT KRITIK NË MËSIMIN E MATEMATIKËS Prof. Bedri Jaka 11. TEKNIKA E STRATEGJI TË ZHVILLIMIT TË MENDIMIT KRITIK NË MËSIMIN E MATEMATIKËS Proceset dinamike të zhvillimit në shoqëri, shkencë, kulturë dhe teknologji, ndikuan drejtpërdrejt në

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË KODI:

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË KODI: INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË KODI: 7.2.12.Z PROGRAMI I LËNDËS SË FIZIKËS PËR KLASËN E 12 të TIRANË,

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT VENDIM Nr.803, date 4.12.2003 PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja",

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DETYRË Nr. nga lënda H A R T O G R A F I Punoi: Emri MBIEMRI Mentor: Asist.Mr.sc. Bashkim IDRIZI Tetovë,

Διαβάστε περισσότερα

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI Dispensë Ligjërues: Selman Haxhijaha Luan Gashi Viti Akademik

Διαβάστε περισσότερα

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m PYETJE n.. - PËRGJIGJE B Duke qenë burimi isotrop, për ruajtjen e energjisë, energjia është e shpërndarë në mënyrë uniforme në një sipërfaqe sferike me qendër në burim. Intensiteti i dritës që arrin në

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR Koordinatore: Dorina Rapti Viti shkollor 2017-2018 1. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

Διαβάστε περισσότερα

LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ" VITI SHKOLLOR

LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ VITI SHKOLLOR LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ" Punoi: Flutura Sheshi Tiranë, korrik-gusht 2017 VITI SHKOLLOR 2017-2018 FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKA 10 (DUDAJ) PLANIFIKIME DITORE TREMUJORI 1 TREMUJORI

Διαβάστε περισσότερα

Building Excellence Through Accreditation

Building Excellence Through Accreditation Building Excellence Through Accreditation Produce Smart & Safe, Together www.betaproject.eu EN EN Situation analysis of accredited laboratories & bodies of the cross-border area for the project sectors

Διαβάστε περισσότερα

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11) MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11) LIBËR ME MATERIALET E

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11 Udhëzues për mësuesin Fizika 10 11 (pjesa e parë) Përpiloi: Dr. Valbona Nathanaili 1 Shtypur në Shtypshkronjën Guttenberg Tiranë, 2016 Shtëpia botuese DUDAJ Adresa: Rruga Ibrahim Rugova", Pall. 28, Ap.

Διαβάστε περισσότερα

TEORIA E INFORMACIONIT

TEORIA E INFORMACIONIT TEORIA E INFORMACIONIT Literature 1. ESSENTIALS OF ERROR-CONTROL CODING, Jorge Castiñeira Moreira, Patrick Guy Farrell, 2006 John Wiley & Sons Ltd. 2. Telecommunications Demystified, Carl Nassar, by LLH

Διαβάστε περισσότερα

Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit

Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit Literatura 1. ESSENTIALS OF ERROR-CONTROL CODING, Jore Castiñeira Moreira, Patrick Guy Farrell, 2006 John Wiley & Sons Ltd. 2. Telecommunications Demystified, Carl Nassar, by LLH Technoloy Publishin, 2001.

Διαβάστε περισσότερα

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION MANUALI NË LËNDEN: BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION Prishtinë,0 DETYRA : Shtrirja e trasesë së rrugës. Llogaritja e shkallës, tangjentës, dhe sekondit: 6 0 0 0.67 6 6. 0 0 0. 067 60 600 60 600 60

Διαβάστε περισσότερα

Article 25 in LCPJ. Abstract

Article 25 in LCPJ. Abstract Article 25 in LCPJ Funksionet Morfologjiko-Sintaksore te Formës së Pashtjelluar të Tipit = Morphological and Syntactical Functions of the Non-finite Form of the Type Abstract This article focuses on the

Διαβάστε περισσότερα

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ» ΠΑΝΔΠΗΣΖΜΗΟ ΣΗΡΑΝΩΝ ΥΟΛΖ ΞΔΝΩΝ ΓΛΩΩΝ ΣΜΖΜΑ ΛΑΒΗΚΩΝ ΚΑΗ ΒΑΛΚΑΝΗΚΩΝ ΓΛΩΩΝ ΜΔΣΑΠΣΤΥΗΑΚΖ ΔΡΓΑΗΑ «Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ» Δπηβιέπωλ Καζεγεηήο ΟΛΗΔΣΑ

Διαβάστε περισσότερα

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 UDHËZIME: 1. Ju prezantoheni me një pyetësor i përbërë nga 40 pyetje; për secilën pyetje Sugjerohen 5 përgjigje, të shënuara me shkronjat

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë)

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë) INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT LËNDA: Fizikë (klasa e tetë) Tiranë, 2006 1. TË PËRGJITHSHME Programi i fizikës për klasën e tetë mbështetet te nevojat

Διαβάστε περισσότερα

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi Lënda: Mikroekonomia I Kostoja Msc. Besart Hajrizi 1 Nga funksioni i prodhimit në kurbat e kostove Shpenzimet monetare të cilat i bën firma për inputet fikse (makineritë, paisjet, ndërtesat, depot, toka

Διαβάστε περισσότερα

Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar

Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar Sahudin M. HYSENAJ Pjesa më e madhe e yjeve ndriçojnë pa e ndryshuar shkëlqimin e tyre. Por ka yje të cilat edhe e ndryshojnë këtë. Në një pjesë të rasteve ndryshimi

Διαβάστε περισσότερα

Të jetuarit në demokraci

Të jetuarit në demokraci Sqarime për përdorimin e ngjyrave : Me ngjyrë gjërat që mendoj se duhet te rishikohen edhe nje herë a duhet përkthyer ashtu Me ngjyrë gjërat që duhet shikuar a ka mundesi te ndryshohen si p.sh emri Vesna

Διαβάστε περισσότερα

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS SHOQATA E MATEMATIKANËVE TË KOSOVËS PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS Kls 9 Armend Sh Shbni Prishtinë, 009 Bshkësitë numerike Të vërtetohet se numri 004 005 006 007 + është

Διαβάστε περισσότερα

NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES

NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor nga

Διαβάστε περισσότερα

KLIKONI KËTU

KLIKONI KËTU www.mediaprint.al KLIKONI KËTU 042251614 Flora Gjoka Libër mësuesi Psikologjia me zgjedhje 12 Teksti mësimor është hartuar nga Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj Libri i mësuesit përmban Planifikimin

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Matematika Botime shkollore Albas Shënim. K Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi për tekstin Shkenca 12, linja Kimia ODETA BYLYKU LIBËR MËSUESI PËR TEKSTIN SHKENCA 12 LINJA I - KIMIA. Shtëpia botuese Albas

Libër mësuesi për tekstin Shkenca 12, linja Kimia ODETA BYLYKU LIBËR MËSUESI PËR TEKSTIN SHKENCA 12 LINJA I - KIMIA. Shtëpia botuese Albas ODETA BYLYKU LIBËR MËSUESI PËR TEKSTIN SHKENCA 12 LINJA I - KIMIA Shtëpia botuese Albas 1 2 3 4 5 6 7 Tema 1. Uji në natyrë dhe rëndësia e tij Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përshkruajë

Διαβάστε περισσότερα

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen 9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen ndryshimet e treguesve të tij themelor - fuqisë efektive

Διαβάστε περισσότερα

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1 Përmbajtja Parathënie iii Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1 1.1. Përsëritje të njohurive nga shkolla e mesme për bashkësitë, numrat reale dhe funksionet 1 1.1.1 Bashkësitë 1 1.1.2 Simbole të logjikës

Διαβάστε περισσότερα

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit Qëllimet: Në fund të orës së mësimit, ju duhet të jeni në gjendje që të : Dini rëndësinë e treguesve të dispersionit dhe pse përdoren ata. Llogaritni dhe

Διαβάστε περισσότερα

Libri i Mormonit UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT

Libri i Mormonit UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT Libri i Mormonit S E M I N R I UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT Udhëzues Studimi i Librit të Mormonit për Studentët Përgatitur nga Sistemi rsimor i Kishës otuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të

Διαβάστε περισσότερα

Indukcioni elektromagnetik

Indukcioni elektromagnetik Shufra pingul mbi ijat e fushës magnetike Indukcioni elektromagnetik Indukcioni elektromagnetik në shufrën përçuese e cila lëizë në fushën magnetike ijat e fushës magnetike homogjene Bazat e elektroteknikës

Διαβάστε περισσότερα

Fazat e studimit statistikor

Fazat e studimit statistikor 1-1 Fazat e studimit statistikor Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të : Dini se cilat janë fazat e studimit statistikor Kuptoni rëndësinë, llojet dhe mënyrat e vrojtimit

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME ZHVILLIMI DHE FORMIMI I NJOHURIVE FILLESTARE TEK FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE MBI BASHKËSITË Mentori: Prof.

Διαβάστε περισσότερα

SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS

SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS Abdurahim Ashiku SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS RILINDËSIT E KOHËS SONË 2 Abdurahim Ashiku SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS RILINDËSIT E KOHËS SONË 2 Cikli: Njerëz që i dua - 3 Athinë 2009 - I - Abdurahim Ashiku

Διαβάστε περισσότερα

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. ELEKTROSTATIKA Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. Ajo vihet ne dukje ne hapesiren rrethuese te nje trupi ose te nje sistemi trupash te ngarkuar elektrikisht, te palevizshem

Διαβάστε περισσότερα

Pse është i rëndësishëm izolimi

Pse është i rëndësishëm izolimi Pse është i rëndësishëm izolimi Rezymeja e raportit për qëndrueshmëri 2010 Pse është i rëndësishëm izolimi? Roli ynë Kompania Knauf Insulation gjatë dhjetë vitive të kaluara ka realizuar një rritje evidente

Διαβάστε περισσότερα

Flas dhe Shkruaj Shqip

Flas dhe Shkruaj Shqip Flas dhe Shkruaj Shqip Emri Mbiemri Klasa. Shkolla Provim Hyrës Për Shkollën Fillore 1 ΓΔΝΙΚΔ ΟΓΗΓΙΔ Σο ηεζη ασηό αποηειεί κία θαηαηαθηήρηα δοθηκαζία γηα ηελ αιβαληθή γιώζζα. Αποηειείηαη από πέληε ελόηεηες:

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR NË FUND TË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT FILLOR viti shkollor 2010/2011.

Διαβάστε περισσότερα