SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS

Μέγεθος: px
Εμφάνιση ξεκινά από τη σελίδα:

Download "SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS"

Transcript

1 Abdurahim Ashiku SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS RILINDËSIT E KOHËS SONË 2

2

3 Abdurahim Ashiku SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS RILINDËSIT E KOHËS SONË 2 Cikli: Njerëz që i dua - 3 Athinë I -

4 Abdurahim Ashiku SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS Rilindësit e kohës sonë 2 Cikli: Njerëz që i dua 3 Në kompjuter : Indrit Ashiku Konsulente pedagogjike Natasha Ashiku ISBN Të gjitha të drejtat e autorit i i autorit: a_ashiku@yahoo.gr Mbështeti: BestXpert Training & Technology - II -

5 Atyre që ndezin qirinj......në vend që të mallkojnë errësirën Gonxhe Bojaxhi NËNË TEREZA -III -

6 Neni 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare. Neni Kushdo ka të drejtën për arsimim. - IV -

7 PARATHËNIE...Shoqatat, shoqëritë, grupimet, të majtë, të djathtë, të qendrës, të tokës, të qiellit...flasin për kartat, lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, nënshtetësinë......kanë të drejtë, bashkohem me ta....për mua këto do të shuhen me një ligj, me një dekret presidencial, me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian......Ajo që nuk zgjidhet me asnjë ligj, me asnjë dekret, edhe me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është GJUHA E NËNËS, Gjuha Shqipe. Shqiptarët po humbin identitetin gjuhësor....fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të kthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na... Më ka ngelë në vesh e më ka mbet plagë në shpirt kjo frazë e një taksixhiu arvanitas, ndërsa udhëtonim rrugëve të Athinës... Shkolla Shqiptare e Athinës, kurset për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në embrionin e ecjes përpara, kërkojnë krahë të fortë, krahë që duhet tu bëhen prindërit, fëmijët, pushteti dhe shteti, Evropa... Jepuni krahë, jepuni zemër të ecin, të fluturojnë... Abdurahim Ashiku, gazetar -V -

8

9 SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS VLERËSIME ZYRTARE: 20 janar 2005 Shkolla Shqiptare e Athinës deklarohet zyrtarisht QENDËR E TRAJNIMIT TË LIRË PROFESIONAL 18 tetor Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e testimeve për Xpert për shqiptarët në Greqi. Në marrëveshje theksohet: Pas kontaktesh disa mujore dhe shkëmbimi informacioni midis PARSh dhe Shkollës Shqiptare të Athinës, me përfaqësues z. Lorenc Koka, u nënshkrua marrëveshja për futjen e sistemit Xpert për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Me dhënien e të drejtës së organizimit të testimeve këtij institucioni, PARSh si zotërues ekskluziv i Xpert-Certifikatës Evropiane për Kompjuter në Shqipëri, i krijon mundësi komunitetit të shqiptarëve në Greqi të trajnohet me kurrikula dhe materiale mësimore bashkëkohore, të testohet në gjuhën shqipe dhe të pajiset me Certifikatën Evropiane për Kompjuter-Xpert. 25 Nëntor 2008: - firmoset kontrata me organizatën ECDL Hellas (European Computer Driving Licence) dhe shpallet qendër e testimi e trajnimi për provimet e Diplomës Europiane për Kompjuter ECDL dhe për ForKids në Athinë. Qendra e testimitin Nr. EL dhjetor 2008: - Shkolla Shqiptare e Athinës deklarohet: SHKOLLË E TEKNOLOGJIVE TË INFORMATIKËS, me emrin e ri BestXpert Training & Technology

10 NJË FTESË... Ditën e shtunë, data 24 Janar, ora 19:00 do të bëhet inaugurimi i mjediseve të reja të shkollës. Jeni të ftuar të pimë së bashku nga një poç me verë dhe të gëzohemi të gjithë bashkë. Hyrja është e lirë për të gjithë. Mos harroni të merrni me vete shumë qejf dhe energji për të kënduar e për të kërcyer. Ju mirëpresim! Një poç me verë, shumë qejf dhe energji për të kënduar dhe për të kërcyer... Kaq mjafton që të lëvizësh nga vendi, të kthehesh prapa dhe të ecësh përpara, midis rreshtave të kujtesës jetësore dhe midis ëndrrash të thjeshta njerëzore. Të afërmit të ftojnë në dasmë për një poç me verë e një gotë me raki, të ftojnë të marrësh dhe të përcjellësh gëzim. Njerëzit, miqtë, shokët...të ftojnë në një ditëlindje, në një shtëpi të re, në një udhëtim në krahët e një lotarie amerikane, në një... Jeta është një ftesë hapësirat e së cilës për mjet mase kanë krahët e hapur. Krahë hapur na vjen për në orën të 24 janarit 2009 edhe kjo ftesë nga Lorenc Koka, Rruga Feron 15 kati III... Përurohen mjediset e reja të Shkollës Shqiptare, shkollë tashmë në vitin e katërt të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, të veçantë në arsimimin e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, shkollë në diasporë siç e emërojnë lart... E ndjeva të nevojshme t i hedh një vështrim të shkurtër, të sotmes së kësaj shkolle, në shkallët e saj të ngjitjes drejt së ardhmes. Të djeshmen, rrugën e saj drejt ngjitjes e kam përshkruar në disa reportazhe e përshkrime në shtyp dhe në librin Rilindësit e kohës sonë. Të djeshmes po i shtoj të sotmen dhe... të nesërmen Koha ka vetëm një kah lëvizjeje, përpara... Edhe Shkolla Shqiptare e Athinës

11 SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS Shkolla Shqiptare e Athinës BestXpert, është një qendër trajnimi në gjuhën shqipe për emigrantët shqiptarë në Athinë. U krijua më datën 3 Shkurt 2005 si qendër informatike dhe vazhdon të ofrojë shërbime të vyera për komunitetin shqiptar në Athinë dhe më tej. Në këtë shkollë kanë mësuar mbi 250 emigrantë, fëmijë e të rritur, punëtorë e intelektualë. MËSIMI NË SHQIP. Për të gjithë ata që duan të mësojnë në gjuhën shqipe Shkolla Shqiptare BestXpert ofron: Kurse për mësimin e kompjuterit. Kurse të gjuhës angleze.

12 Kurse të greqishtes së re. Kurse të gjuhës shqipe falas. Kurse speciale dhe programe të plota për fëmijë e të rritur. Shpjegim të gramatikës dhe fjalorit në gjuhën shqipe. Përgatitje për provimet "Xpert" dhe E.C.D.L. Përdorim interneti në klasë dhe praktikë pa kufizim. Është qendër ekskluzive trajnimi dhe testimi e certifikatës evropiane për kompjuter Xpert dhe E.C.D.L. për Greqinë. VEPRIMTARI SHOQËRORE E KULTURORE - 4 -

13 Në tre vitet e krijimit të saj shkolla ka organizuar veprimtari të shumta zbavitëse dhe kulturore me nxënësit dhe dashamirësit e shkollës. Synimi ka qenë që duke u argëtuar të krijohet një atmosferë ku nxënësit emigrantë vinë më pranë njeri tjetrit dhe krijojnë besim e respekt të ndërsjellët. Synim tjetër ka qenë që nëpërmjet këtyre veprimtarive kulturore jo vetëm të ruajmë identitetin tonë por dhe të njohim sa më mirë historinë dhe kulturën e popullit Helen për tu integruar në këtë shoqëri me dinjitet dhe me vlerat që trashëgojmë nga atdheu ynë. Shumë shoqëri e miqësi lindën dhe mbahen deri më sot gjallë nga këto veprimtari. Disa nga veprimtaritë e shkollës kanë qenë: Kokteil-Mbrëmje argëtuese në mjediset e shkollës, maj 2005 Ceremoni e diplomimit të nxënësve të parë të shkollës në Hotel Titania, në Qershor të vitit 2005, pasuar me një bufe të pasur në mjediset e këtij Hoteli. Kokteil në mjediset e shkollës me rastin e një vjetorit të shkollës, 3 Shkurt Mbrëmje festive për festat e Majit, maj Ekskursion me 120 nxënës të shkollës në qytetin turistik të Nafplios. Mbrëmje festive për festat e vitit të ri, 1 Janar Pritje festive në mjediset e shkollës me rastin e dy vjetorit të shkollës, 3 Shkurt 2007.

14 Ekskursion me 190 nxënës të shkollës në Dhelfus dhe drekë festive. Pjesëmarrje në Festivalin Ndërkombëtar të Përrallës në Porto Rafti me grupin teatral të fëmijëve të shkollës

15 MIDIS DY DASHURIVE Nuk e njihja. Dhe as më njihte. Unë diçka kisha lexuar në një reklamë në gazetë. Jo për të, por për Shkollën Shqiptare të Athinës. Ai diçka kishte lexuar diagonal në shkrimet e mia në gazetë. Kaq është pak për të trokitur e hyrë me ndrojtje në portën e jetës së njeriut Më pranë, nja tre metra larg, u ndodhëm më 12 korrik, në hollin e Ambasadës Shqiptare në Athinë. Ai fliste për fëmijën e tij, jo për djalin që i ka lindur në Athinë në 97-tën e tani është 9 vjeç, por për një tjetër lloj krijese, asaj që quhet Shkolla Shqiptare e Athinës. Tek fliste u mundova ta fiksoj në memorien e aparatit digjital. Nuk arrita dot. Portretet që fiksova ishin flu, të pabotueshëm Dy ditë më vonë, më 14 korrik, më mori në telefon. Më ftonte në një udhëtim me Shkollën në gji të Peloponezit, në Nafplio. Kisha qenë një vit më parë në Nafplio, madje edhe më tej, në Epidavros. Jo në Epidavrosin e ri, atë buzë detit, por në Epidavrosin e vjetër, shumë të vjetër. Atje, në shkallët ku ishin ulur njerëzit e antikitetit, pashë Orestien, ose më mirë me thënë shkriva vetveten me heronjtë e mëdhenj të Iliadës së Homerit, heronj të cilët për herë të parë i kisha dëgjuar të lëvizin në skenën e jetës sime në vitin 1955, nga mësuesja e letërsisë, një vajzë e bukur që e thërrisnim Penelopa E pranova me dëshirë ftesën, madje i thashë se do të marr me vete edhe gruan

16 Në atë udhëtim, për të cilin diçka kam shkruar, u ndodha më pranë Lorit apo Lencit (nuk e di si i thërrasin njerëzit e tij të dashur). Pranë tij më tërhoqi dashuria e tij për njerëzit. Këtë e pashë të reflektuar jo më shumë tek ai se sa tek nxënësit e tij, jo pak por diku tek njëqind, që udhëtuan me dy autobusë turistikë, që qeshën e gëzuan, që me flamurin shqiptar u ngjitën në Kala e me të vallëzuan në drekë, gjithnjë nën tingujt e meloditë e këngëve shqiptare Me kaq për mua ishte pak për të formuar portretin e tij, jo për ta fiksuar në memorien kompjuterike por për ta fiksuar e përpunuar në memorien njerëzore. Ndaj i kërkova një takim. Trokita në portën e jetës së tij dhe ai më ftoi të hyja me gjithë këpucë Një tavolinë, dhjetë kompjuterë, nga pesë e nga pesë në të dy anët, një projektor syri i të cilit ishte fiksuar drejt perdes së bardhë, libra, aparate. Një mjedis ku flitej shqip e mësohej shqip Këtu e nisëm bisedën, bisedë të cilën nuk do ta jap në mënyrën klasike të pyetje përgjigjeve, megjithëse të tillë e zbardha nga diktofoni. Do ta jap duke kërkuar të hyj në botën e tij, në dashurinë apo më mirë të them në dy dashuritë e jetës së tij. I thashë të më hapte një fletë nga fëmijëria e tij. Ai nuk më hapi një fletë por një fashikull fletësh, ma hapi jo si i rritur por si fëmijë, me atë botë të bukur që tashmë është larg dhe nuk kthehet por që është jona dhe e askujt tjetër. Kur tha Vitet e fëmijërisë ishin të bukura ai disi u tjetërsua, i qeshi fytyra, i qeshi zemra. Kishim një shtëpi diku në qendër të Fierit - 8 -

17 Pranë saj kopshtet e shkolla ishin nga më të mirat Kujton me respekt të veçantë mësuesen e klasës së parë në shkollën Naim Frashri, Safete Shehun nga Shkodra, pak e ashpër por që na dha bazat për të vazhduar më tutje. Më tej sheh një çift pëllumbash me të cilët ishte i dashuruar dhe duke u kujdesur për ta shqetësonim edhe komshinjtë që kishim lart e poshtë. Më tej ai del nga Fieri. Është rritur dhe çapkënllëqet kanë mbetur pas. I pëlqen të bëjë "një çerek ore rrugë më këmbë dhe të dalë kodrave e fushave që rrethojnë qytetit, të njihet me natyrën e egër Këtu e ndërpret paksa kujtimin e atyre viteve dhe duke u kthyer në Athinë thotë: Mua më vjen keq që fëmijët e mi rriten në një qytet ku nuk ke se ku të shkosh. Qytetet në Shqipëri ishin vërtet qytete të vegjël por në qoftë se ecje një çerek ore më këmbë dilje në fushat e punuara. Për fëmijët kishte shumë variacione Diku nga klasa e shtatë kur i lindi dëshira e madhe për të lexuar ç t i vinte në dorë, Ai dhe mësuesit zbuluan dëshirën dhe talentin e tij për matematikën dhe fizikën. Në një olimpiadë që u zhvillua asokohe me klasat e 8-ta, ai zuri vendin e parë Janaqi Kilica gjimnazi që siç thotë ai ishte më i miri në republikë ishte një shkollë me mësues që me të vërtetë bënin punë me pasion. Ndër ta ai ndalet tek mësuesi i fizikës, tek Bardhyl Kalaja. Ai ishte tmerri i gjimnazit, thotë Lorenci. Dhe që të argumentojë tmerrin e tij ai sjell një shembull që matur me kutin e sotëm duket si paradoksal. Një herë, thotë ai, ngrita dorën në mësim. Mësuesi më thërret në dërrasë të zezë dhe unë i përgjigjem pa asnjë gabim, shumë mirë. Më thotë me një zë të prerë: Shko, ulu! Shtatë. U preva Pas dy javësh vjen për inspektim drejtori i gjimnazit. Unë, për të treguar dijet e mija dhe për t u hakmarrë ndaj vlerësimit të herës së kaluar, ngrita përsëri dorën. U përgjigja përsëri shumë mirë. Mësuesi më thotë: Mirë, ulu! Tetë Kështu në lëndën e tij kisha një shtatë dhe një tetë. Një shoku im kishte dy nënta. Ai ishte më i duruar, nuk e ngrinte dorën. Në një provim me shkrim që bëmë, pa asnjë gabim, më vuri notën nëntë. Ishte nënta e vetme, nota më e lartë që u mor në provim. Në përfundim, me një shtatë, me një tetë dhe me një nëntë përfundimtaren ma nxori dhjetë!.. Mësuesit dinin të të bënin që të mësoje, dinin edhe të të vlerësonin si dhe sa duhet. Unë kam respekt për gjithë profesorët e Janaq Kilicës por jo vetëm unë por edhe nxënësit që janë ulur e kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle. Shumë gjëra ua kemi borxh profesorëve tanë të cilët bënin një punë shumë serioze Gjimnazi i nxiti fantazinë për shkencat ekzakte, fantazi e cila e çoi jo vetëm në olimpiada në shkallë rrethi ku gjithnjë zinte vendin e parë por edhe në olimpiada në shkallë kombëtare. Ndër ta ai veçon olimpiadën e Sarandës, jo vetëm për vlerën që ajo përcolli në fushën e matematikës por për faktin se Olimpiadat ishin festa të bukura jo vetëm për ditën e

18 zhvillimit por veçanërisht për veprimtaritë që zhvilloheshin para dhe pas tyre, për ekskursionet, njohjen me natyrën dhe me njerëzit, për veprimtaritë socialkulturore Në atë moshë, flasim për fundvitet 80-të, ai kishte lexuar diçka për informatikën, kishte dëgjuar edhe për kompjuterët, por ata do t i shihte me kërshërinë dhe zilinë e të riut. Në olimpiadën e matematikës të zhvilluar në Tiranë në vitin 1989 ata i çuan në Institutin e Informatikës, institut i cili sapo ishte hapur. Në Shqipëri, por edhe në botë, kompjuteri ende nuk ishte futur masivisht në jetën e njeriut. Edhe Universiteti i Tiranës ende nuk e kishte shtruar trasenë e shkencës së re të informatikës. Ëndrra e tij për t u marrë me kompjuterët dhe informatikën do të mbyllej në sirtar. Kjo ndikoi tek ai që t i nënshtrohej presionit të familjes dhe të të afërmve dhe të trokiste në dyert e mjekësisë. E vërteta është, thotë ai, unë isha shumë i mirë edhe në biologji, madje profesori i matematikës dhe ai i biologjisë ziheshin njeri me tjetrin se kush do të më merrte për të përfaqësuar shkollën e rrethin në olimpiadat përkatëse. Një rregull i vënë aso kohe një nxënës nuk mund të merrte pjesë në dy konkurse Kështu ai në vitin 1989 do të niste fakultetin e mjekësisë, megjithëse siç thotë Më pëlqente biologjia por mjekësia nuk ishte biologji, ishte diçka më shumë. Ishte një degë jo vetëm teorike por donte të kishe edhe zemër të fortë dhe të përballoje dhimbjen e tjetrit. Është gjë e bukur të ndihmosh por në radhë të parë nga ana psikologjike duhet edhe ta përjetosh dhimbjen e tjetrit Në vitin 1995, me një mesatare note 8.5 mori diplomën e mjekut, profesion të cilin e ushtroi vetëm në praktikën mësimore studentore. Orieta me të cilën ishte njohur gjatë viteve studentore, fëmija që erdhi në jetë, nevoja për të qenë pranë prindërve që kishin mërguar në Athinë që në vitin 1991, e kthyen sfratin e jetës së tyre larg Tiranës të viteve studentore e larg Fierit të viteve të fëmijërisë e të rinisë, e drejtuan në dhe të huaj. Erdhi familjarisht në Athinë Provoi të njohë diplomën e mjekut në DHIKACA. Studioi për muaj të tërë në një kohë që punonte herë kamerier, herë kopshtar në një hotel e herë shiste rroba në pazar. Për të punët që mund të bëjë një emigrant në një vend ku diplomës së tij nuk i jep kush ujë, nuk e vlerëson, janë të rëndomta. Provova të çaj por u ndesha me një mënyrë funksionimi të gjërave ku nuk llogariteshin vetëm dijet, duheshin edhe të tjera gjëra, mbi e nën rrogoz Ndërkohë, me zhvillimet e reja, nga sirtari i jetës së tij kishte gërmuar dhe kishte nxjerrë dashurinë e parë, informatikën. E dini si e mori dhe sa i kushtoi kompjuteri i parë? Gazeta Kathimerini në një lajmërim reklamë njoftonte se në qoftë se bleje gazetën për disa muaj radhazi dhe siguroje një numër të caktuar kuponësh, merrje kundrejt një çmimi simbolik një kompjuter komplet. E kishte blerë vazhdimisht

19 gazetën, kishte siguruar edhe të gjitha kuponët. Kishte paguar edhe kompjuterin. Dhe shpenzimet kishin qenë dyfish. Ishte koha kur edhe në Greqi kompjuteri ishte ende një mjet simbolik, ende i rrallë për përdorim masiv. Në vitin 2001 vendosi të shkëputej nga puna si kamerier, kopshtar apo shitës ambulant nëpër pazare. Vendosi t i futet studimeve për informatikë. Trokiti në disa dyer por më në fund u ndal tek Universiteti i New Yorkut në bulevardin Amalias. Për të dhe për familjen e tij Ishte një sakrificë e madhe por ishte një sakrificë që ia vlente sepse bëra atë që në radhë të parë dëshiroja, që kisha pasion dhe nuk jam pishman për këtë Modeli amerikan i studimeve, i kohës dhe i mënyrës, është se programin e ndërton vetë studenti. Rëndësi ka që të marrësh një numër të caktuar kreditesh. Me kredite merr diplomën. Duke rënë në kontakt me dekanin amerikan mësova se një pjesë e provimeve që kisha dhënë në Universitetin e Tiranës e që ishin në programin e studimeve, mund të më njiheshin. Diploma ime u dërgua në Amerikë ku u vlerësuan si të vlefshme gjashtë lëndë. Kjo bëri që unë, krahas punës që bëra duke avancuar kreditet, t i mbaroja studimet për pak më shumë se dy vjet e gjysmë, nga katër vjet që është normalisht Ndërsa vazhdonte universitetin amerikan, në vitin 2003 ai bëri hapin e parë drejt pasionit të tij tashmë të gjallëruar e në pjekje e sipër. Hapi një biznes të thjeshtë: një zyrë për programime kompjuterike dhe shërbime interneti. Ra në kontakt me njerëz të njohur e të panjohur, hyri në biseda me ta, studioi dëshirën e shumë njerëzve, veçanërisht ata të moshës së mesme, njerëz me universitete e shkolla të larta që në kohën e studimeve të tyre kompjuteri dhe interneti ishin diçka imagjinare. Vrejti dëshirën e tyre për të mësuar por edhe ndrojtjen që ndjenin ata kur uleshin në kurse kompjuterike krahas djemve e vajzave të reja, boshllëkun gjuhësor dhe të tjera anë që e bëjnë njeriun ta ndalë paksa hapin për të ecur me kohën. Kjo e ngacmoi që të krijonte një klasë për mësimin e kompjuterit dhe të aksesorëve që lidheshin me të si interneti, programimet etj. Më 4 shkurt të vitit 2005, pasi kishte marrë leje nga Ministria e Ekonomisë dhe kishte siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, nisi ora e parë e mësimit shqip të kompjuterit. E theksova shqip për faktin se si mësimet po ashtu edhe literatura e siguruar nga Shqipëria apo e përkthyer nga gjuhë të huaja ishte shqip. Në verë të 2005 erdhi momenti i përfundimit të kursit të parë dhe i shpërndarjes së diplomave, moment i cili u kurorëzua me një ceremoni të bukur ku morën pjesë nxënës, prindër e bashkëshortë të kursantëve. Tashmë nuk kemi të bëjmë thjesht me një kurs, por me një shkollë e cila ka edhe ekskluzivitetin që përveç një qendre mësimdhënie për kompjuterët është njëkohësisht edhe një qendër testimi e dijeve për informatikën

20 kompjuterike. Në shtator të vitit 2006 mjediset në katin e 8-të në rrugën 3 Septemvriu 18, më pak se dyqind metra larg rrethit të qendrës së Athinës, Omonia, u zgjeruan. Një klasë rreth tavolinës së rrumbullakët mblodhi njerëz që donin të mësonin me baza anglishten. Mësuese e anglishtes u bë e shoqja, Orieta, e cila njeh me provime pasuniversitare përveç anglishtes edhe italishten e frëngjishten. Më pas, rreth tavolinës së rrumbullakët u mblodhën biznesmenë grekë e midis tyre edhe një prift katolik, Moratini, të cilët mësonin shqip. Prifti sot, pasi kaloi kursin e shqipes në Athinë, është vendosur në Korçë për të shërbyer e për të perfeksionuar më tej shqipen Kaq nuk janë pak për një shkollë që ende nuk i ka mbushur dy vjet jetë, një shkollë për mësimin e kompjuterit shqip, mësimin e anglishtes dhe të shqipes. Por Lorenci nuk është i kënaqur. Atij i rri mendja tek nxënësit, moshatarë me djalin e tij dhe më të mëdhenj, që janë larg Shqipërisë dhe larg shqipes, të shkruarit dhe të lexuarit e saj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Ai ka shpallë para emigrantëve një program modest për të kaluar në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët emigrantë në Athinë, për organizimin e programit mësimor E shtuna e fëmijëve. E ndjen këtë si nevojë, si një detyrim shpirtëror dhe kërkon mbështetje të komunitetit shqiptar në mërgim Para se të ndahemi, ndërkohë që tashmë kishim kaluar në zyrën e tij komode ngjitur me të cilën ishte tavolina e rrumbullakët e mësimit të shqipes, e futa midis dy dashurive të jetës së tij, mjekësisë dhe informatikës. Nga fjalët e ndjeva se i ka të dyja nën sqetull, i mban dhe i ruan, donë t i bëjë pjesë të jetës së tij. I formuar si intelektual në fushën e mjekësisë, i dashuruar në të njëjtën kohë pas informatikës dhe i diplomuar nga një universitet i njohur në botë, ai dëshiron që një ditë t i kombinojë të dyja, të jetë pjesë e asaj lëvizjeje që ka lindur diku në vende të zhvilluara si Anglia, Amerika etj. ku këto dy shkenca studiohen për t'i ardhur në ndihmë në mënyrë të sofistikuar njerëzimit. Ka shumë për të bërë në këtë fushë, thotë ai i zhytur në detin e ëndrrës së tij, të paktën nga ato që kam studiuar unë. Do të doja t u futesha studimeve pasuniversitare në këtë fushë por për momentin kjo për mua është në kufijtë e pamundësisë. E pyes në se ka bërë ndonjë hap, qoftë edhe të shkurtër rrugës së kësaj ëndrre. Kam bërë disa, thotë. Nisa një master në fushën e informatikës. Megjithatë kjo është pak. Përfundimtarja për mua është të gjejë një master të të dy fushave të shkrira në një, të mjekësisë dhe të informatikës, dhe të specializohem në këtë fushë Duke zbritur nëpërmjet ashensorit që lidh qiellin e jetës së këtij intelektuali të ri me rrugën e gjerë ku gëlojnë njerëzit, ëndërrova një ditë shtatori 2006 një klasë të mbushur me fëmijë që mësojnë shqip, ëndërrova Lorenc Kokën, jo vetëm doktor në mjekësi por edhe doktor në

21 informatikë, i shkrirë në mënyrë organike midis dy dashurive të jetë së tij. Ndoshta ndonjë ditë do të kem fatin që të shtrij radhët e fjalëve të mija në një reportazh me këtë temë. Athinë, 25 korrik 2006

22 SHOQE NË JETË, SHOQE NË PUNË E takova në mjediset e reja të shkollës, mjedise të bukura, komode e funksionale. E pyeta: Kush është Orieta Koka? Kam lindur në Shkodër... Shkodrane me të tana? Qesh...Kur më pyesin njerëzit them se jam gjysmë shkodrane e gjysmë lushnjare, sepse babën e kam nga Lushnja. Unë kam lindur dhe jam rritur në Shkodër. Çfarë shkolle mbaruat në Shkodër? Mbarova shkollën 7 Nëntori, një nga shkollat më të mira në Shkodër, me mësues shumë të rreptë, por shumë të mirë. Na kanë ba mirë. I kam bazat akoma. Atje jam marrë me shumë veprimtari. Isha me teatrin, kam shkruar edhe vjersha dikur, kam folë edhe në radio. Keni ndonjë nga vjershat e asaj kohe? Fatkeqësisht nuk kam. Ia kam dhanë profesorit të letërsisë dikur dhe nuk mi dha mbrapa

23 ...Pastaj u transferuam nga Shkodra në Librazhd sepse babai ishte oficer dhe i detyruar që të shkonte ku e kërkon atdheu. Në Librazhd mbarova gjimnazin. Më pas mbarova Universitetin e Tiranës për ekonomi-financë, drejtim për bankë. E mbarova në vitin Pastaj erdhi martesa, pa e menduar gjatë, erdhi Greqia, erdhi djali... Kështu që nuk pata fatin të shijoj frytet e shkollës në Shqipëri. Nuk punova asnjë ditë në profesionin që kisha ëndërr, atë të bankieres sepse erdhëm në Greqi. Si e filluat punën në Greqi? Greqia mu duk shumë e vështirë për shkak të gjuhës. Kisha studiuar frëngjishten e italishten, të mbrojtura me diplomë, por këtu ata nuk më hynin në punë. Kështu e filluam nga zeroja. Mora një libër dhe fillova ta lexoj dhe formova bazat e greqishtes. Punonim me Lorencin bashkë, na ndihmoi babai, merreshim me tregti në pazar, punë shumë e vështirë... Kujt i lindi ideja e hapjes së Shkollës Shqipe në Athinë? Ideja ishte e Lorencit por edhe një bashkatdhetari që erdhi e tha: Lorenc! Ju dini shumë gjëra për informatikën. Po ne shqiptarëve kush do të na e mësojë? Pyetëm vetveten: Pse mos tua mësojnë shqiptarëve shqip këtë që dimë? Ndërkohë unë po studioja anglishten. Kur mbarova studimin dhe mora diplomat që duhen, mora lejen e mësuesisë sipas rregullave të shtetit grek. Atëherë përveç kompjuterit futëm edhe anglishten. E mban mend ditën e parë kur u hap shkolla? E mbaj mend. Nuk ishte një ditë pompoze. Thjesht erdhën nxënësit. Mbaj mend përpjekjen për të krijuar laboratorin e kompjuterëve, bredhjet, kërkimi i bazës materiale, pajisjeve mësimore, një bazë mbështetëse financiare. Sa ishin nxënësit e parë të shkollës? Ishin dy grupe, njeri me pesë vetë dhe tjetri me katër vetë... I mbani mend emrat? Ishte... T i shohim pak në kompjuter... Në njërin grup ishin: Esmeralda Çela, Zaimir Llanaj, Aurora Gëzhilli, Vladimir Fikaj dhe Luiza Fikaj. Në grupin tjetër ishin Maringlen Peçi, Orges Avxhi, Renato Zaçellari dhe Bujar Veliaj. Bëhej mësim dy herë në javë me nga tre orë çdo herë. Kështu filluam. Nxënësit u shtuan shumë shpejt. Kështu u detyruam të blejmë kompjuterë të tjerë, të ndërrojmë edhe vend duke krijuar këtë mjedis shumë funksional për mësimin e kompjuterit dhe të gjuhës shqipe. E fiksuar në kujtesën time është diplomimi i parë i studentëve që u bë në sallën e hotel Titania. Ishte një ngjarje e madhe, veçanërisht për

24 studentët që morën diplomën, një ditë me të vërtetë emocionuese për mua. Si e ndjeni veten në këtë mjedis të bukur plot dritë, plot me njerëz, me të rritur dhe fëmijë? Shumë, shumë mirë. Përgjegjësia është më e madhe, punë duhet më shumë. Cili është pozicioni juaj në shkollë? Jap mësimet e anglishtes. Përveç kësaj bëj edhe punë të tjera, merrem me anën ekonomike, me biznesin, me letrat e dokumentet me familjen dhe fëmijët... Si i quajnë fëmijët? Pavllo quajnë djalin dhe Amanta-Eleni vajzën, me dy emra. Emrin e parë e ka gjetur mami. Vajza lindi më 21 maj dhe mjeku që e priti tha se sot është ditë e shënuar prandaj ta quajmë Eleni. Kështu u formua emri i dyfishtë Amanda-Eleni Koka... Po shoh që qesh kur shqipton emrin Amanda-Eleni. Çfarë ka sjellë në jetën tuaj Amanda-Eleni? Rinovim nga të gjitha anët. Më ka dhënë një gëzim, gëzim që është edhe për djalin edhe për vajzën. Djali është dymbëdhjetë vjeç, kurse vajza një vjeçe. Djali e donte shumë një motër. Ne donim një vajzë në familje. Jo se është vajza jeme...(qesh me shpirt)...por kur thonë shkodranët edhe sorra po e ke fëmi është më e bukur. Vajza është një notë tjetër në pentagramin shpirtëror të familjes... Athinë, mars

25 NJËMBËDHJETË PYETJE PËR LORENC KOKËN Një ditë e zakonshme për ju?... Ditën e filloj duke pirë së bashku me gruan time Orietën një kafe tradicionale shqiptare në sallonin e shtëpisë tonë dhe me një përqafim nga djali im Paulo kur e përcjell për në shkollë. Dita ime e punës fillon me daljen nga shtëpia dhe mbaron vonë në orën 21 ose 22, në vartësi të grupit me të cilin kam mësim. Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë? Kohën e lirë? Nuk kam shumë kohë të lirë. Më pëlqen të merrem me kopshtari. Kam shumë lule si në verandat e shtëpisë por edhe në verandën e shkollës. Në këtë të fundit kam krijuar një koleksion të pasur me kaktuse përveç luleve të tjera. Megjithatë kur kam shumë kohë të lirë më pëlqen të shkoj shëtitje me familjen. Më pëlqen të ulem diku në një shkëmb pranë detit dhe të sodis. Shpesh shkojmë për piknik dhe në malin Parnitha. Sipas jush, cila është cilësia juaj më e mirë dhe cili është defekti më i madh?

26 Cilësia ime më e mirë është sinqeriteti dhe besimi tek njerëzit që më rrethojnë, por është njëkohësisht edhe defekti im më i madh. Shpesh herë sinqeriteti dhe besimi i tepruar keqinterpretohen. A ka ndonjë shprehje moto e cila mund të përcaktojë jetën tuaj? Të punosh me pasion, të jetosh me pasion, të duash me pasion. Cila është gjëja më interesante (e veçantë) që keni parë, jetuar, dëgjuar dhe sa mendoni se ia vlen ajo gjë? Gjëja më interesante që kam jetuar ishte viti 2004 kur mora pjesë në Olimpiadën Athens 2004 si vullnetar ethelondis. Është gjë e bukur të mundesh të ofrosh ndihmën tënde për diçka të dobishme qoftë edhe pa pagesë. Mendoj se ia vlen të njihesh e punosh së bashku me njerëz nga e gjithë bota. Të vish në kontakt me ide e përvoja jetësore të ndryshme nga e jotja. Si mendoni, çfarë na përcakton në jetë, ndikimi apo zgjedhjet që bëjmë? Sigurisht që për çdo qenie njerëzore është e natyrshme të marrë ngacmime e të ndikohet nga shoqëria që e rrethon që në momentin që lind e deri në fund. Dhe janë këto ngacmime që në fund të fundit ndikojnë zgjedhjet që bëjmë. Por shpesh zgjedhjet që bëjmë ndryshojnë dhe shoqërinë që na rrethon. Ne emigruam në Greqi dhe kjo përzgjedhje e jona na ekspozon në të tjera ndikime në krahasim me dikë që ngeli në Shqipëri apo emigroi në një vend tjetër. Po të mos ishit programues, çfarë do tu pëlqente të ishit? E vërteta është se këtë pyetje ia kam bërë vetes kohë më parë. Unë mbarova studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe u diplomova mjek i përgjithshëm në vitin Emigrova në Greqi në vitin 1996 dhe këtu ishte që mora vendim të bëja çfarë do më pëlqente të isha. Më konkretisht fillova studime të tjera për informatikë dhe u diplomova nga Epire State University of New York, dega e Athinës. A jeni sot ai që keni ëndërruar të jeni? Besoj se po. Jam i lumtur që në këto vite të vështira arrita të ruaj të paprekur personalitetin dhe dinjitetin tim. Dhe mbi të gjitha ndihem shumë i kënaqur që bëj diçka të dobishme në ndihmë të komunitetit shqiptar në Greqi. Një njeri të cilin e admironi dhe pse? Admiroj Fan Nolin si patriot dhe intelektual. Kam lexuar të gjitha librat që ka shkruar e shqipëruar. Admiroj dëshirën e tij për arsim dhe për përvoja të reja jetësore deri në moshën më të thyer. Më vinë në mend më aktuale se kurrë vargjet e tij Anës lumenjve. Në rast se do të ktheheshit prapa në kohë çfarë do të ndryshonit nga jeta, sjellja, veprimet e përzgjedhjet tuaja?

27 Mendoj se është gabim të vlerësojmë të shkuarën me kriteret e sotme. Megjithatë ajo që do të doja të ndryshoja do të ishte të kisha marrë guximin dhe të kisha hapur shkollën vite më parë. Në rast se do të duhej që dikujt t i jepnit puthjen e Judës (ta tradhtonit), cili, cilët do të ishin? Pyetja është bashkëkohore. Në kohën që jetojmë tradhtia konsiderohet si diçka moderne. Jo, nuk besoj se do të mundesha të bëja dot një veprim të tillë. Nga natyra jam njeri besnik dhe i qëndrueshëm.

28 PALASË DHE PALASIOTË... Ai ka lindur në Vlorë. Rrënjët e të parëve i ka në Palasën e bukur buzë Jonit ku ka një shtëpi me themele të vjetra së cilës i ka hedhur soletën dhe ka rregulluar dy dhoma. Ai më tha: Më djeg shpirti për Fierin. Më digjet xhani për Fierin. Atje kam kujtimet më të bukura të rinisë. Edhe tani që flas më dridhet mishtë dhe më vjen për të qarë. shprehje e një dashurie të re që krijuan vitet e shkuara. Gjuha e të parëve të tij është greqishtja por gruas së tij fierake i ka thënë Mos mëso greqishten por mëso nipçen të flasë e të shkruaj gjuhën shqipe. Ai, ndonëse tani ka kapur të gjashtëdhjetë e pesë vjetët e jetës, që kur ka ardhur, për shtatëmbëdhjetë vjet, gjashtë ditë të javës, shet çikërrima vendosur mbi një tezgë që lëviz çdo ditë nga një Pazar në tjetrin. Pavllo Koka, në bisedën që po përcjell më hapi në të dy kanatet një dritare të një jete dhe pune sa të vështirë po aq edhe të ndershme, dritaren e madhe të njeriut të punës... * * * Pavllo Koka! Mund të më përshkruani pak ditët dhe vitet e jetës suaj në Shqipëri? Ika nga Palasa fëmijë. Keni lindur në Palasë? Në Vlorë. Në Vlorë? Kam lindur në Vlorë sepse gjyshi im ka pasur pasuri goxha të mëdha në Vlorë, i gjithë farefisi i Kokajve. Gjyshi im, në krahasim me vëllezërit e tij ishte një çik i prapë, qejfli, pijetar, Pavllo Koka quhej. I

29 bëri rrush e kumbulla paratë dhe u kthye në Palasë. Pusin e Mezinit në Vlorë ne e kemi pas komplet, disa hektarë. Vëllai i gjyshit tim Sokrat Koka ka edhe sot. Gjyshi im ka pasur shtatë vëllezër dhe tre motra. Stërgjyshin e quanin Angjelin Koka... Si e filluat jetën shkollore? Vajta në Vlorë, tek kushëriri i parë imi, fillova shkollën e rezervave të punës. Prej atje shkoj në Tiranë ku mbaroj Teknikumin e Ndërtimit dhe emërohem në Fier. Kur erdhe në Fier? Erdha në vitin Punova si teknik ndërtimi duke ndërtuar Fierin e ri, në shumë pallate e objekte të ndryshme. Punoja me gollobordasit që ishin mjeshtër ndërtimi dhe njerëz të nderuar. Kishim edhe grekë, njëzet grekë. Nga ata që erdhën pas Luftës Civile greke? Po, nga ata. Kishim një Mihal Kolaksidhi, një Miço Evangjelino, një Aleko...Unë kisha në NSHN njëzetë grekë. Shumica e këtyre grekëve u martuan me shqiptare, krijuan familje. Ishin njerëz të nderuar. I trajtuam më mirë se sa shqiptarët. Mua më lidhte me ta edhe gjuha greke dhe hyja më thellë se të tjerët në jetën dhe botën e tyre. Prej aty më emërojnë kryetar i degës së planit për të gjithë Shqipërinë e jugut, në ndërmarrjen e bonifikimit të Fierit. Ndërmarrja atëherë mbulonte Fierin, Lushnjën, Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën...kishim gati gjashtë mijë punëtorë. Unë isha në këtë kohë me shkollë të mesme. Për të qenë i aftë për detyrën që kisha vazhdova me korrespondencë Universitetin e Tiranës, fakultetin ekonomik. Mora diplomën dhe vazhdova punën në Fier deri në vitin Kam punuar në Fier 33 vjet. Kur erdhe në Greqi? Erdha në vitin Erdha me nxitim sepse u operua djali, Lorenci, nga apandeciti dhe kam kaluar kufirin natën. Biseduam me djalin se çfarë do të bëjmë. Unë aso kohe isha nënkryetar i sindikatës së përgjithshme për përmbysjen e sistemit, përmbysëm veten dhe jo sistemin, se ai sistem më mirë të vinte prapë sot se...kishim shtëpinë, shoqërinë, punë të sigurt, ishim tamam të vëllazëruar. Ndërsa sot...nuk ditëm ta mbanim, mirë ta pësojmë, Si e fillove punën në Greqi? Në Greqi, për fatin tim, baxhanaku ishte mikroshitës. Çfarë është një mikroshitës? Një mikroshitës është të marrësh një tezgë dhe të shesësh në rrugë, rrugaç hesapi. Dhe fillove punën si rrugaç? Fati im i madh ishte se baxhanaku punonte me një mikroshitës grek ku u futa edhe unë. Fillova pastaj të shisja.

30 Çfarë shisje? Rroba të brendshme, rroba të ndryshme. Sa vazhdoi kjo punë? Vazhdon edhe sot. Sa vjet tu bënë mikroshitës? Si mikroshitës unë për dy vjet dal në pension. Kam pesëmbëdhjetë vjet TEVE. Kam paguar mbi treqind euro në muaj dhe sot paguaj 360 euro në muaj. Cila është bota e një mikroshitësi? Bota e një mikroshitësi?...jo mikroshitës i zakonshëm por mikroshitës nga Shqipëria... Disa mikroshitës grekë u bënë pasanikë. Ata që kishin mendje. Ata që nuk kishin mendje mbetën rrugëve...thonë që ai që ka supermarketet e mëdha, Llambropuli, e ka nisur biznesin si shitës çikërrimash. Edhe për disa të tjerë thonë se e kanë nisur jetën e tyre si mikroshitësa në rrugë, e kanë nisur me kullure. Ata ishin mikroshitësa me mend. Nuk i hanin të gjitha kulluret... Vinin ditë për ditë disa kullure mënjanë. Bënë prokopi. Edhe ne shyqyr Zotit, punoj bashkë me gruan time. Bashkë me gruan keni punuar tërë këto vite? Po, bashkë. Tani shyqyr u bëra i ligjshëm dhe e ushtroj veprimtarinë lirisht. Cila është gjeografia e punës suaj? Unë kam marrë leje nga prefektura dhe punoj kudo. Të hënën punoj në Elefsina. Nesër është e Hëna e Pastër, edhe nesër punoni? Mikroshitësat punojnë... Edhe ditët e festave të shenjta. Po, po. Po dola në Omonia para do prish. Po. Vazhdoni. Kam gjashtë ditët e javës punë me leje, të ligjshme. Nesër je në Elefsina, të martën ku je? Të martën në Zefiri. Të mërkurën në Zhofria. Të enjten në Ano Losia. Të premten në Mandra të Atikisë dhe të shtunën përsëri në Zefiri. Të dielën pushim? Të dielën pushoj. Kam punuar shumë. Kur them kam punuar kam punuar si qen, natë e ditë. Ku i merrni mallrat? Mallrat tani i marrim te kinezët. Kanë zaptuar botën. Janë të lira dhe të mira. Cila është diferenca nga blerja me shumicë në shitjen me pakicë? E merr një euro e ca dhe e shet dy euro, një e tetëdhjetë, shkon tek dyzet për qind, jo më shumë. Në njëqind euro dyzet janë të miat

31 Sa paguani si detyrim ndaj shtetit? Unë shtetit i paguaj, në çdo vend ku vete, gati 25 euro në ditë. Paguaj vendin ku hap tezgën me mallra. Paguaj edhe 360 euro TEVE në muaj. TEVE n e ke në vete...? Me gruan. Shërbimi shëndetësor është bashkë me gruan ndërsa pension ajo nuk merr. Nga gjithë këto vite të gjata pune çfarë keni investuar si vlerë kapitale të jetës tuaj? U tregova i nxituar si të gjithë shqiptarët me ato... Piramidat... Kështjellat e Shqipërisë. Unë nuk u them piramida dhe... Sa humbët? Humba goxha. Për të fituar revanshin, në moshën 65 vjeçe që jam sot, vazhdoj të punoj. Para tre vjetësh kam marrë shtëpi me kredi. Koka bën dhe koka pëson. Çfarë ke kokë që nuk dëgjon. Në Palasë ke ndonjë pëllëmbë tokë tënden? Në Palasë, në bazë të Reformës Agrare, që për mua është monumenti më i madh që ka bërë Enver Hoxha, reformë e cila duhet të zbatohet edhe sot. Ajo ishte një reformë që ishte bërë në sa e sa shtete të botës. Ikën bejlerët dhe agallarët dhe fshatari i shkretë mori një copë tokë që të jetojë. Bravo i qoftë atij sistemi në atë kohë. Mendimi im personal është që ajo reformë do aplikuar sot. Ligji 7501 është një reformë spekulative, është një reformë hajdutësh për të vjedhur dhe për të përçarë popullin shqiptar. Burimi i përçarjeve dhe vrasjeve për tokën lidhet pikërisht me këtë ligj dhe këtë shpërndarje të tokës. Në Palasë edhe me 7501 edhe me Reformën Agrare kam diku tek metro katrore. Kam edhe shtëpinë time. Ke shtëpinë e vjetër? Po. Keni vënë ndonjë tullë të re? Vajtëm me Lorencin në vitin 2004, hoqëm çatinë, bëmë soletën, bëmë dy dhoma. Shyqyr o Zot! Larg apo afër detit e keni shtëpinë? Është gati dy kilometër larg detit, por është një vend shumë i bukur. Është rrëzë malit të Çikës, mal në të cilin siç thotë një legjendë, Dia, Zeusi, nuk linte të afroheshe në Sazan dhe hidhëte rrufe. Ka histori Palasa. Bile, këtu në Greqi kam nxjerrë që Paleshti është një qytet që disa thonë se është ndërtuar nga Odisea, disa të tjerë thonë se është ndërtuar para Odisesë, është një qytet i ndërtuar para Himarës, para Palermos së vjetër. Po shfletoj për këtë gjë. Ju keni mbiemrin Koka, nga i keni rrënjët tuaja të hershme?

32 Më ngacmuat, por unë do të qëndroj një çik në ekuilibër. Në vitin 2004, kur erdha nga Palasa, duke parë shkatërrimin dhe braktisjen e fshatit krijova shoqatën e Palasiotëve, me idenë që të kthejmë sytë nga fshati. Kemi krijuar një shoqatë jo politike. Në statut e kemi vënë kush merret me politikë përjashtohet nga shoqata. Jemi një shoqatë vëllazërore. Jemi vëllezër me të tërë. Këtë qëllim i kam vënë vetes sime dhe këtë kam vazhduar. Koke ka edhe në Serbi, ka edhe në Greqi, ka edhe në Shqipëri. Në Dibër ka Koke në 6-7 fshatra... Ka në Dibër, ka në Shkup, ka edhe në Mal të Zi. Koke ka kudo në Shqipëri dhe në Ballkan. Si e sheh të ardhmen? Të ardhmen unë e shoh që Perëndia, për ata që besojnë, Amerika, Evropa dhe Bota, punojnë për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të vazhdojnë të bëjnë nga 7 8 fëmijë, siç bëjnë kosovarët, dhe bravo u qoftë, jo si ne që bëjmë nga 2 3 fëmijë. Ku i mendon ditët e fundit të jetë? Ditët e fundit të jetës, në qoftë se do të rregullohet Shqipëria, dua t i kaloj në vendin tim, në Fier ku kam tridhjetë vjet nga jeta. Atje kam shokët, miqtë. Atje vajta 18 vjeç dhe ika 50 vjeç. Më djeg shpirti për Fierin. Më digjet xhani për Fierin. Atje kam kujtimet më të bukura të rinisë. Edhe tani që flas më dridhet mishtë dhe më vjen për të qarë. Gruas i keni thënë që t i flasë nipit, Pavllos së Vogël, Pavllos III, vetëm shqip. Mund të më thuash për marrëdhëniet e gjyshes me nipin në përvetësimin e gjuhës shqipe? Unë i thashë gruas time mos mëso greqishten por mëso nipin shqip. Deri tani vazhdon në çdo kohë të flasë me nipçen vetëm shqip. Gruaja juaj nga është? Nga Fieri brenda, lagja Konferenca e Pezës. Insistova që gruaja ime të mësojë nipçen shqip sepse gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër, për ata që kanë pak mend, pak shkollë dhe pak dijeni në kokë. Mua më vjen keq që një milionë shqiptarë që janë në Greqi po mohojnë gjuhën e të parëve, gjuhën e nënës, që nuk i mësojnë fëmijët ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe. Do vijë një ditë që do të pendohen rëndë. Athinë, 9 mars

33 THOMA NDREKO: KY MJEDIS MË BËN KRENAR Është lushnjar, nga një fshat larg qytetit, në Eskaj. Atje lindi por u rrit dhe u shkollua deri në klasën e shtatë në Bubullimë... Pas kësaj do të vazhdonte me bursë shteti Teknikumin Bujqësor të Fierit. Atje do të takoheshim, unë në vitin e fundit kurse ai në vitin e parë. Bashkë, i them, kemi ndenjur një vit në konviktin e shkollës. Ju ishit maturantë, kthen fletën e kujtesës për të lexuar atë që ishte shkruar pesëdhjetë vite më parë. Unë isha i vogël. Të mbajë mend mirë. Matura juaj në përgjithësi ishte shumë e rritur. Na dukeshit të mëdhenj. Ashtu duken në sytë e vitit të parë të gjithë ata të vitit të fundit. Ne ju na dukeshit të rritur, të pjekur dhe u shikonim në sy. Na pëlqente kur ju shikonim. Ju që atëherë shkruanit në gazeta. Mendonim se kështu do të bëhemi edhe ne dikur. Këtu plugu i kujtimeve merr përpara ugareve të jetës, një jete në shërbim të vendit......tre vite agronom i mesëm në Bubullimë duke mbjellë e rritë drufrutorë e vreshta. Më tej bursën për në institutin bujqësor e ndërron me bursë në shkollën e bashkuar të oficerëve ku do të bëhej artiljer tokësor...

34 Veleçiku i Shkodrës, një fshat i thellë midis maleve do t i merrte rininë për t i dhënë burrërinë. Atje, thotë, gjeta nusen. E njoha në Shkodër në takimet që asokohe bënim me rininë. Ajo ishte nxënëse në shkollë të mesme kurse unë isha sekretar rinie. Kur mbaroi shkollën e mesme e emëruan në Veleçik...Në atë vend kaq të vështirë unë gjeta shoqen e jetës sime...më pas shkova në Akademinë Ushtarake për tu riemëruar përsëri në Veleçik. Dy herë nga dy vjet në Veleçik. Në Shkodër u bëmë me vajzë, me Orietën. Pas kësaj dy muaj në Kinë dhe më tej në Kukës. Në Fushë Arrës të Pukës u bëmë me djalë, Ilirianin. Nga Puka në Vaun e Dejës, dhjetë vjet. Prej Vaut të Dejës në Librazhd, pesë vjet. Nga Librazhdi në Lushnjë. Prej Lushnje përsëri në Shkodër...Kam ndërruar dymbëdhjetë shtëpi... Nga ushtria iku në vitin 1997 për të ardhur më pas në Greqi. Në emigracion, vazhdon, më solli ana ekonomike. Me atë pension si ushtarak që mu ofrua isha në dilemë se si do t i zgjidhja problemet e ditës, problemet bazë të jetesës. Vajza, Orieta, erdhi në Greqi. Djali, Iliriani, iku në Itali. Shtysë për të ardhur këtu ishin Orieta dhe Lorenci. Këta vrisnin mendjen që të dy të bëjnë diçka, të iknin nga pazari i rrobave ku gdhinin dhe ngrysnin ditën. Që të iknin duhet të studionin. Që ta bënin këtë kishin nevojë për një krahë mbështetjeje, një njeri që tu mbante djalin asokohe dy vjeç, një njeri që të merrte timonin e makinës dhe të ndiqte pazarin e rrobave nga njëra lagje e Athinës në tjetrën... Fillova në pazar, natën e ditën, për pesë vjet me ndonjë shkëputje të vogël. Kam punuar duke ndihmuar Lorencin dhe Orietën në fillim. Pastaj, për katër vjet u shkëputa, vazhdova vetë të punoja në pazar. Lorenci ndërkohë iu fut shkollës. Po ashtu edhe Orieta. U thosha Ju shkoni në shkollë, studioni, këto punë i bëj unë, djalin e mbaj unë. E pyes: Pas kaq vjetësh, midis këtij mjedisi shkollor kaq të bukur e komod, Thoma Ndreko në prapavijë si e përjeton veten? Është e para herë që flas për veten, më thotë. Unë e ndjej veten jo si një krijues, jo se kam bërë diçka të madhe por si një njeri që sheh se si gëzohen këta. Në gëzimin e tyre shoh edhe atë pjesë të punës time. Të thashë në fillim se punonim në pazar. Të tre, herë herë, duke punuar mendonim dhe diskutonim: Çfarë do të bëjmë? Këtu do të rrimë ne gjithë jetën, në pazar? Erdhi dita që Lorenci bëri hapin e madh dhe krijoi Shkollën Shqiptare të Athinës. Kur mendoj se si ka filluar më vjen çudi. Me ato pak para që kishte Lorenci shkoi e bleu shtatë kompjuterë. Mori një dhomë me qira. Aty ishte klasë, aty ishin nxënësit, aty ishim ne. Unë nuk kam lënë vend rreth e qark Athinës pa shpërndarë fletushkat-reklamë. Nuk kam lënë derë pa futur në hapësirën e poshtme fletushka. Edhe në pazarin e Pireut, edhe në agjencitë e autobusëve, të trenave këtu, por edhe në Shqipëri në

35 Tiranë, Lushnjë, në Fier, në ambasadë... kudo që dëgjoja një fjalë shqip apo shihja një njeri në udhëtim zgjasja dorën dhe jepja një fletushkë. Kam punuar pa u lodhur për ta bërë të njohur emrin e kësaj shkolle... Kur shikoj këtë mjedis e ndjej veten krenar për atë që kanë arritur fëmijët e mi. Siç thashë në fillim, kjo është iniciativë e Lorencit së bashku nga vajza time Orietën. E ndjej veten mirë jo në kuptimin e asaj se po përfitojmë nga ana ekonomike kush e di se çfarë. Jo. E ndjej veten të gëzuar kur shikoj që vijnë shqiptarët këtu, që këtu flitet shqip, mësojnë. Këtu njerëzit kualifikohen, bëhen të barabartë në mes të barabartëve. Ndodh edhe kështu: vjen fëmija në klasën e shqipes, mëson shqip dhe vjen babai për ta marrë i thotë ela edho, eja këtu, greqisht. I thashë njërit një ditë. Kjo është klasa e shqipes. Fëmijën e ke dërguar të mësojë shqip. Pse nuk i thua eja këtu? Pse i flet fëmijës greqisht e nuk i flet shqip? Nuk e ke dëgjuar rusin se si i flet fëmijës rusisht? Nuk e ke dëgjuar polakun që i flet fëmijës kudo polonisht, arabin që i flet arabisht, afrikanin që i flet anglisht. Secili i flet fëmijës në gjuhën e vet. Pse ne shqiptarët duhet t i flasim greqisht? Pse kemi frikë të flasim shqip? Kam ndenj në fillim familjarisht në shtëpinë e një greku. Familje e ngritur. Djali, avokat ishte martuar me një arvanite, patrioten tuaj, siç më tha një ditë. Më pyeti një ditë se a din nipi dyvjeçar shqip. I them: Çka. Keq bën që nuk i mëson shqip fëmijës, më thotë. Mësojani shqipen djalit se greqishten do ta mësojë sepse këtu jeton. I them djalit në Itali A dinë shqip vajzat? Vetëm shqip ne flasim në shtëpi, më thotë. Si do të merren vesh fëmijët e mi me fëmijët e motrës sime, me kushërinjtë e parë kur njeri do të flasë greqisht e tjetri italisht? Me përkthyes? Mbesa në Itali është e para në shkollë, e para në not, e para në balet. Me gjyshin flet vetëm shqip. Lorenci, jo se dua të mburr dhëndrin, është njeri dashamir. I do shqiptarët, di të dojë. Orieta është e urtë, punëtore e palodhur, nënë dhe bashkëshorte e dashur. Kanë gjetur njëri tjetrin, kanë krijuar një biznes që shkon me shpirtin e tyre...

36 KLITI NË DASHURINË PËR INFORMATIKËN... Ai është pjesë e Shkollës Shqiptare të Athinës, pjesë e familjes që e krijoi dhe e drejton atë. Është vëllai i Lorencit. Quhet Kliti Koka dhe është 25 vjeç. Ka lindur, siç më thotë, në Fier, në vitin Kam ardhur në Greqi nëntë vjeç, kur sapo kisha mbaruar klasën e tretë të ciklit të ulët të shkollës në Fier. Erdha Ditën e Perëndisë, më 15 gusht. Hyra në shkollë dhe vit pas viti shkova deri në fund të liceut... Më pas ndoqi për dy vjet IEK-un dhe tani vazhdon mësimet për informatikë në një kolegj. Shkollë dhe punë. Kjo është jeta e Klitit, jetë si jeta e të gjithë atyre që lanë vendin dhe erdhën për të mësuar, punuar e përballur me sfidat e kohës. I pëlqen informatika. E ka zgjedhur si profesion të jetës midis tre profesioneve të tjera, profesione të cilat u lanë mënjanë përballë asaj që shihte dhe i tregonte i vëllai, përballë shkollës së tij që rritej e mbushej me fëmijë e të rritur, me njerëz që dëshironin të mësonin kompjuterin në gjuhën e nënës, me njerëz që donin të mësonin anglishten, me fëmijë që së fundi mbushën me zërat e tyre klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. E pyes së cili është vendi jot në shkollë. Merrem me shërbimet, me montim e shitje kompjuterësh, me mirëmbajtjen e rrjetit, me të gjitha nevojat që ka shkolla. Jap edhe mësim herë pas here me fëmijë dhe me të rritur... Pas liceut vendosa vetë për t i hyrë këtij profesioni. Në fillim isha në dilemë të tre zanateve të ndryshme dhe në fund zgjodha informatikën. Më shtyu Lorenci

37 Kliti Koka e ka gjetur rrugën e jetës së tij. E ka gjetur në një shkollë që jep dhe merr, në Shkollën Shqiptare të Athinës, shkollë ku i vëllai Lorenci bashkë me të shoqen, Orietën vazhdon ta ngrejë çdo ditë e më lart, shkollë ku ai është edhe nxënës, edhe mësues...

38 KREU II. FLETË NGA DITARI I SHKOLLËS

39 PËRVJETORI I PARË... Sot është një ditë gëzimi për ne. Në datën 5 shkurt u mbush një vit nga hapja e shkollës së parë shqipe në Athinë. Ishte një vit provash dhe sakrificash për ne si drejtues dhe iniciatorë të hapjes së Shkollës së Parë Shqiptare në qytetin e Athinës, por edhe një vit besimi dhe mbështetje nga bashkatdhetarët tanë që besuan te ne dhe te ajo që ne filluam. Është vërtet një ditë gëzimi, jo vetëm për ne por edhe për të gjithë studentët tanë, si ata që janë të vjetër si dhe ata që janë të rinj, të cilët i falënderojmë që bashkë me ne u përpoqën ta mbyllin këtë vit me shumë sukses... E filluan duke organizuar kurse 48 orë-she për fillestarët por që u drejtoheshin të gjitha grupmoshave... Së shpejti bashkatdhetarët tanë që janë përdorues të kompjuterit dhe të programeve përkatëse do të kenë mundësi për të dhënë provime Xpert pranë shkollës sonë dhe të pajisen me certifikatën Xpert e cila është e njohur në të gjitha vendet e Evropës duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në bashkëpunim me degë[n Xpert në Shqipëri ky provim parashikohet të jepet në gjuhën shqipe. Duke filluar nga shtatori i ardhshëm do të ofrojmë edhe mësimin e gjuhës angleze... Më 5 shkurt 2005, në një mbrëmje të bukur në mjediset e hotel Titan, u shpërndanë certifikatat e para... Ata i morën: Adriatik Dura, Alma Gurabardhi, Arjon Avdia, Aurora Gëzhilli, Belul Bonaj, Bujar Veliaj, Duri Nebiaj, Ermal Elezaj,

40 Esmeralda Çela, Festim Zaçe, Fredi Kristidhi, Fredi Basha, Gentian Vrapi, Gëzim Preli, Kastriot Llaha, Klotilda Elezaj, Luan Rukaj, Luiza Fikaj, Mariglen Peçi, Muharrem Lala, Nina Çaushi, Orges Avxhi, Renato Zaçellari, Sate Aliaj, Shkëlqim Këlliçi, Sokol Rrapi, Violeta Nikolli, Vladimir Fikaj, Zamir Llanaj, Zanaida Hajta

41 PËRVJETORI I DYTË... Sot është... Lorenc Koka: Përvjetori i dytë i shkollës. Me pak fjalë a mund ta përshkruani rrugën dyvjeçare? E vërteta është se ndjehem krenar dhe shumë i emocionuar sot sepse kujtoj se si e nisëm këtë shkollë për bashkatdhetarët. Në fillim me një klasë me shumë pak kompjuterë dhe tani kemi katër klasa ku mësohet për kompjuter, anglisht, greqisht. Gëzimi më i madh ishte sot se kishim njëzet fëmijë, dy grupe të gjuhës shqipe të cilët recituan, kënduan. Kjo ishte një kënaqësi me të vërtetë e madhe për ne. Siç e shikoni, pjesëmarrësit, ish nxënësit dhe të ftuarit, janë të shumtë. Na nderoi edhe ambasadori me pjesëmarrjen e vet i cili u dhuroi fëmijëve disa libra që të mësojnë gjuhën shqipe. Cili është synimi për të ardhmen? E ardhmja nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të paktën me psikologjinë që mbizotëron. Shumica e prindërve shqiptarë, mos të fshihemi prapa gishtit, nuk duan, nuk kanë dëshirë, pavarësisht se çfarë justifikimesh përdorin, që tu mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. Ne gjuhën shqipe e kemi falas dhe në këtë moment kemi vetëm 20 fëmijë kur duhet të ishin dyqind dhe më shumë. Ne duhet të kishim problem serioz për vendet se ku t i fusim fëmijët. E vërteta është që nuk e kemi, sepse kërkesat janë të vogla... * * * Festa vazhdoi deri vonë. Vazhdoi me një ulje të nxënësve të ftuar në bankat e bukura të klasës së gjuhës shqipe, me vizitën në klasën e kompjuterëve, me prerjen e pites, me këngë e dolli. Një festë e bukur që do të mbahet mend. Një festë që fton që përvjetorët e tjerë t i bëjë në auditorë më të mëdha e në klasa që nuk marrin frymë nga fëmijë shqiptarë që cicërojnë në gjuhën e nënës.

42 Athinë, mars 2007 PËRVJETORI I TRETË... Është gjetur një mjedis i bukur, një mjedis i bardhë si sinonim i bardhësisë së një dite, i një lindjeje, i një vlere të veçantë të jetës në emigracion. Tre vjet më parë, në shkurt 2005, në bankat e saj, përballë ekraneve të kompjuterëve u ulën djem e vajza, burra e gra, të moshuar dhe fëmijë. U ulën për të mësuar kompjuterin shqip, në gjuhën e nënës. Qendra ku u mblodhën, në një ndërtesë në sheshin Lavriu vetëm dhjetëra metra larg rrethit të Omonies, në rrugën Triti Semptemvriu në katin e tetë quhet Shkolla Shqiptare e Athinës. Një emër kuptimplotë pagëzuar nga njeriu që e deshi dhe e do, mjeku dhe informatiku Lorenc Koka. Pak në distancë (në dukje) këto dy profesione e dashuri të jetës të Lorenc Kokës. Shumë pranë, (jo në dukje) të shkrira në një, në ëndrrën e ardhme të Lorencit, ëndrrën që shkenca relativisht e re e informatikës të vihet në shërbim intensiv të shëndetit të njerëzimit... Diçka kemi shkruar për këto ndaj t i lëmë në arkivin e kujtesës. Është dita që të zbresim disa shkallë të To Agrino në Faliru 100, të ulemi midis bardhësisë së tavolinave, të hedhim vështrimin në skenë ku fëmijët recitojnë vargje nga gjuha jonë e bukur, vargje që i kanë mësuar në Shkollën Shqiptare të Athinës, në klasat e hapura prej dy vjetësh për të gjithë ata fëmijë që duan të mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip. Le të ndalemi më pas tek një grup fëmijësh i cili luan një pjesë nga E bukura e Liqenit, pjesë teatrale e duartrokitur për suksesin e paraqitjes dhe të interpretimit në një festival grek për teatrin fëminor

43 Më pas, në tingujt e gjallë të muzikës shqiptare dhe të këngëtarëve emigrantë, le të kërcejmë në një ngjeshje në skenë por edhe në vargje pambarim nëpër sallë, mes tavolinave e duartrokitjeve......kur hyra në fillim mendova se si do të mbushet e tërë kjo sallë e madhe. Më pas, kur mes tavolinave u futën karrige të reja dhe ne u ngjeshëm e u ngjeshëm, mendova se sa e madhe është bërë Shkolla Shqiptare e Athinës. Në tre vjet jetë, të arrish në këto përmasa, të kesh kaq njerëz të dalë nga dyert tuaja, të kesh veç klasës së kompjuterëve edhe klasën e anglishtes, edhe klasat e gjuhës shqipe për fëmijë, edhe veprimtari të tjera si servise dhe shitje kompjuterësh, rrjete kompjuterike, programime, shërbime interneti, lidhje interneti, Web disaign, shërbime për aplikime në ShBA dhe Kanada etj. është me të vërtetë një meritë, një vlerë e madhe, vlerë që lidhet jo vetëm me Lorenc Kokën por edhe me Orieta Kokën, bashkëshorten dhe bashkëpunëtoren e tij, me të dy familjet, prindërit nga ana e Lorencit dhe Orietës......Dikur, në një ekskursion të Shkollës në Dhelfus, përballë tre autobusëve turistikë të mbushur plot me nxënës të moshave të ndryshme pata thënë se Shkollën nuk e nxënë më autobusët. Sot, ndërsa meditoj me sytë në sallën e bardhë, them se shkollën nuk e nxënë më sallat. Në katër, pesë, gjashtë...vjetorë asaj do t i duhet të kërkojë salla të mëdha e më të mëdha, salla stadiumesh. Rritja e saj i ngjan ortekut mbi male që fillon me një top tenisi e mbaron me një mal të bardhë. Është e udhës ta zgjeroj kronikën, të flas për entuziazmin dhe gjallërinë e njerëzve, për Lorencin që nuk lë tavolinë pa trokitur gotën me pijen e dashurisë dhe të respektit për njerëzit, për lotarinë modeste ku u dhanë katër bursa për mësimin e gjuhës angleze, 15 bursa për mësimin e kompjuterit, flas memorie e pajisje të veçanta për kompjuterët. Është e udhës të flas edhe për Piten ku dora e pastiçerit Agron Meçaj ka shkruar: Shkolla shqiptare BestXpert e Athinës. Gëzuar 3 vjetorin!, pjesët e së cilës u ndanë për t i shijuar të gjithë. Është e udhës t i hyjë edhe një studimi statistikor për moshën e nxënësve të kësaj shkolle, moshë që nuk ka kornizë, moshë që çdo vit vjen e thyen korniza... Këto për një tjetër herë. Në një burim ujëkristal nuk mbushen grushtet vetëm një herë... Athinë, 23 shkurt 2008

44 PËRVJETORI I KATËRT Mjedise plot dritë... Dritë jo në kuptimin e dritës së diellit apo të dritës elektrike, por dritë që buron si një fluoreshencë e brendshme shpirtërore e çiftit Koka, e Lorencit dhe e Orietës, kaq punëtorë, kaq intelektualë, kaq dashamirës sa nuk ke masë krahasimi. Do ta gjeni në një rrugë pingul me bulevardin e njohur 3 Semptenvriu, ( 3 shtatori ), Feron 15, në katin e tretë, shumë pranë sheshit Viktoria dhe stacionit të trenit elektrik Viktoria. Po të shkoni do të befasoheni nga kultura e paraqitjes dhe e shërbimit. Po të uleni në klasën e mësimit të kompjuterit apo në klasën e mësimit të greqishtes dhe anglishtes, për më tej po të merrni djalin apo vajzën, nipin apo mbesën përdore dhe ta ulni në bankën e mësimit të shkronjave të bukura të gjuhës shqipe...atëherë do të thoni se fjalët që thuhen për të janë të zbehta. Një nismë private do të thotë ndonjë skajor, ndonjë skeptik në vështrim nga larg. Një nismë atdhetare, them unë, një nismë që duhet shumuar, një lule që kërkon shoqe në livadhin e madh të emigracionit shqiptar... Por, le tua lëmë fjalën disa prej miqve të Shkollës Shqiptare të Athinës BestXpert në tubimin përurues të mjediseve të reja... * * *

45 Stamatula Tranaka nga Qendra Multikulturore në Bashkinë e Athinës: Ju uroj për punën me të vërtetë shumë të mirë që keni bërë. Çdo i huaj, në secilin vend ku është i vendosur, donë që të ketë pranë gjuhën dhe kulturën e vet. Ju uroj për përpjekjet që keni bërë që fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e nënës. Ne në bashki kemi bërë shumë përpjekje tani e një vit për problemet e emigrantëve, kemi programe të veçantë për mësimin e gjuhës greke, për mësimin e kompjuterit etj. Mund të them se kemi një bashkëpunim shumë të mirë të bashkisë së Athinës dhe komuniteteve të emigrantëve. Ambasadori dr. Vili Minarolli: Është kënaqësi e veçantë sepse lidhet me një gjë të veçantë, jo thjesht me zgjerimin e aktivitetit privat të një shqiptari këtu në Athinë, por të lidhur ngushtë me dëshirën e Lorenc Kokës dhe dëshirën tuaj që merrni pjesë sonte këtu që fëmijët tuaj të mësojnë gjithnjë e më mirë gjuhën amtare, gjuhën shqipe. Unë e kam mbështetur Lorencin pikërisht për iniciativën e tij për të mësuar gjuhën shqipe falas në ambientet e marra me qira dhe që i ka të tijat sot. Unë e uroj për këtë iniciativë, e kam mbështetur ashtu siç do të mbështes të gjithë shqiptarët që duan që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare me libra falas dhe për të krijuar gjithnjë e më shumë shkolla të tilla shqiptare për mësimin e gjuhës shqipe. Mbrëmja e sotme ka edhe një kuptim tjetër: një qytetar shqiptar, ashtu siç jeni të gjithë juve, me punën e tij, me djersën e tij, me iniciativën e tij ndërton një biznes në Athinë dhe ka mbështetjen e të gjithë komunitetit shqiptar, por ka mbështetjen edhe të përfaqësuesve të bashkisë së Athinës dhe të përfaqësuesve të biznesit të Athinës siç është edhe Emboriki bank. Ky është një sukses por edhe një tregues që të gjithë ne duhet ta ndjejmë veten këtu si në shtëpinë tonë... Jovan Mëhilli: Bravo Lorenc Kokës! Kjo punë kaq shembullore që ka bërë bashkatdhetari jonë këtu në emigracion me familjen e tij, Lorenc Koka, është jo vetëm një shembull i gjallë por edhe për tu shënuar në hipotekën e historikut të emigracionit shqiptar. Në qoftë se ne do të kishim njëmijë Lorencë sot do të mësonin gjuhën shqipe në Greqi tridhjetë mijë fëmijë të emigrantëve shqiptarë. Këshilli pedagogjik i mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi i jep zotit Lorenc Koka mirënjohjen:

46 Zotit Lorenc Koka! Për veprimtari të shquar atdhetare e patriotike në ruajtjen e identitetit dhe mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë Athinë, më 24 janar 2009 Agim Basha, ish nxënës i Shkollës së Athinës dhe një ndër emigrantët aktivistë. Falënderoj çiftin e intelektualëve të cilët na mblodhën sot këtu. Ne edhe para katër vjetësh kemi qenë, por kemi qenë shumë pak. Atëherë ëndërronim. Ishte një klasë që na merrte, madje edhe mund të vallëzonim kurse sot ka aq shumë sa jemi ngjeshur dhe nuk mund të vallëzojmë dot. Atë ditë uruam që ishalla do Perëndia që të shtohet dhe kjo të vejë tek zemra e çdo shqiptari. Dhe vërtet urimi jonë i atëhershëm arriti. Unë shikoj se tash mbas katër vjetësh punët kanë ecur ndryshe nga sa i kishim menduar ne. Urojmë çiftin e intelektualëve Koka. Shumë mund ta kenë marrë se ky ka qenë një biznes i tyre. Ka qenë një biznes i vështirë por për mua vlera e këtij biznesi është ajo që theu konceptin që edhe shkolla shqipe mund të ndërtohet këtu në Athinë, të krijojë identitetin e vet. Kësaj gjëje ata ia kanë arritur. * * * Mbrëmja do të mbyllej me recitime dhe këngë nga fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe në shkollë si dhe me një koktej. 24 janar 2009 DITA E PARË E SHQIPES... E premte, 8 dhjetor Mbrëmje. Ora shtatëmbëdhjetë. Për ju, për ne, është një ditë e zakonshme, një mbrëmje dhe një orë e zakonshme

47 Për Ata është një ditë e shënuar, një orë e madhe e jetës. Që në këtë çast për ta, rreth asaj tavoline të harkuar do të hapet një botë tjetër, një dritare e madhe nga ku shihet me zë dhe me shpirt Atdheu, Shqipëria. Disa prej tyre ishin foshnja kur legalisht apo ilegalisht, me autobus, aeroplan apo maleve në dëborë e suferinë shkelën dhe bënë fole në një tokë tjetër, në një vend tjetër. Fjalët e para të gjuhës shqipe dikush prej tyre i dëgjoi ATJE, fjalë që më vonë do të përziheshin e zbeheshin përballë një gjuhe tjetër që flitej në rrugë e më vonë në shkollë. Disa lindën këtu. Më parë se të mësojnë gjuhën e nënës mësuan tjetër gjuhë. E mësuan ta flasin, ta shkruajnë, ta lexojnë Këto, që sot, 8 dhjetor 2006, ora 17 e mbrëmjes do t i takojnë të kaluarës. Ose më mirë të themi do të bashkëjetojnë me të kaluarën duke u vënë në garë për t ia kaluar asaj. Ky çast jete u shënua në katin e 8-të të një godine të rrugën Triti Semptemvriu ( 3 shtatori ) 18, në një sallë të vogël, mjedis i Shkollës Shqiptare të ATHINËS. Për penelata në reportazhin për krijimin e kësaj tabloje të jetës në emigracion zgjodha bisedën me mësuesen, me gjyshërit, me prindërit e nxënësve të parë të kësaj shkolle. Po i përcjell ashtu siç i fiksova në diktofon, pa redaktuar, me ndonjë ndërhyrje të vogël prezantuese. Kam lënë jashtë reportazhit nismëtarin, drejtuesin e Shkollës Shqiptare të Athinës Lorenc Koka. Një ditë tjetër, kur të çlirohet nga emocionet, kur të marrë rrugë shkolla e lulet e para të çelin, do të kthehem e do të mbledh e bëj tufë lulet e kësaj shkolle MËSUESE DESANTILA

48 Si e ke emrin? Desantila Topalli Nga jeni? Nga Durrësi. Ç farë keni mbaruar? Kam mbaruar degën gjuhë - letërsi në Universitetin e Elbasanit. Në cilin vit? Në vitin E keni ushtruar profesionin e mësueses? E kam ushtruar pesë vjet në Durrës, nga klasa e pestë në klasën e tetë, në gjuhë dhe lexim. Në Greqi me se jeni marrë? Aktualisht merrem me rritjen e fëmijës tim. Kam pesë vjet që kam ardhur këtu. Nuk kam gjetur punë. Dëshira ime është që të punoj edhe këtu në profesionin tim. Si e pret orën e parë të mësimit? Me emocion dhe me dëshirë të madhe. NXËNËSIT E PARË... HASANI DHE DY MBESAT Si e keni emrin? Hasan Aliko Nga j? Nga Gjirokastra, nga Lazarati. Sa vjet ke në Greqi? Dhjetë vjet. Me çfarë pune merresh? Punë të ndryshme. Me ksistotë e llajkotë. Kë ke sjellë këtu sot? Mbesat. Si i quajnë mbesat? Të madhen Elina kurse të voglën Aurora. Ku kanë lindur mbesat? E madhja në Shqipëri, kurse e vogla në Greqi. Dhe i ke sjellë të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip? Patjetër. Në qoftë se ne mohojmë gjuhën tonë, gjuhën amtare është e kotë të mësosh gjuhët e tjera. Të gjitha nevojiten por në radhë të parë qëndron gjuha amtare, gjuha shqipe, sepse ajo është gjuha jonë, e gjyshërve, e stërgjyshërve, e prindërve tanë dhe nuk duhet ta lëmë as ta mohojmë. ELINA DHE AURORA

49 Si e ke emrin? Elina. Sot ke ardhur të futesh në klasën e parë? Po. Si e pret këtë çast? Mirë. Di ndonjë vjershë shqip? Jo. Po përrallë? Jo. Do mësosh këtu * * * Ti si e ke emrin? Aurora. Sa vjeçe je? Pesë. Do mësosh të shkruash shqip? Po. Të lumtë! Unë e shkruaj deti Si e shkruan? DETI. Vura ca numra dhe e shkruajta DETI. Të lumtë!. PAULO DJALI I LORENCIT Si e ke emrin?

50 Paulo Koka Sa vjeç je? Dhjetë. Sot do të fillosh të mësosh të shkruash dhe të lexosh shqip? Po. Si e pret këtë dit? Me qejf. QAMILI ME AMARILDON DHE ESTERIN Si e ke emri? Qamil Veliko Nga je Qamil? Nga Tepelena. Kë ke sjellë këtu? Kam sjellë çunin dhe vajzën. Sa vjeç janë? Djali është 12 vjeç kurse goca është gjashtë për shtatë. * * * Amarildo Si e ke emrin?

51 Kush ta ka vënë këtë emër? E di ti se kush është Amarildo? Emër. Është futbollist i madh brazilian, shok i Peles.... Vazhdon shkollën greke? Po. Çfarë klase? Të gjashtën. Këtu pse ke ardhë? Për të mësuar shqip, të shkruaj dhe të lexoj. Di të shkruash e të lexosh ndonjë çikë? Pak. * * * Ti gocë e bukur si e ke emrin? Ester. dhe mësuesja e bukur. Edhe ti paske emër të bukur, emër nga veprat e Balzakut. Pse ke ardhë këtu? Të mësoj skip. Jo skip por shqip. Shkon në shkollë greke? Po. Din të shkruash shqip? Jo. Asnjë germë, hiç? Jo. Mësuesen e ke parë? Jo. Nuk e ke parë? Ja tek e ke në krahun tënd. Përqafoje. (e përqafon) Të lumtë! Ti e bukur JELA VAJZA E PORTIERIT VLONJAT ARAPI

52 Si e ke emrin vajzë? Jela Arapi. Vazhdon shkollën greke? Po. Në cilën klasë? Në të gjashtën. Sa vjeç je? Dymbëdhjetë. Këtu pse ke ardhë? Që të bëj shkollën. Çfarë shkolle? Shkollën shqipe. Të mësoj gjuhën shqipe. Din të shkruash e lexosh shqip? Për të shkruar pak di. Do mësoj edhe të flas, edhe të lexoj edhe të shkruaj shqip. KOSTA NGA MINORITETI ME DY FËMIJËT Kosta Pasko? Nga jeni? Si origjinë nga Gjirokastra, nga Koshovica. Kam banuar në Tiranë. Kë keni sjellë këtu? Kam sjellë vajzën e madhe. Do sjell edhe të voglën. Si e quajnë vajzën? Aleksia. Çfarë pune bëni? Punoj në një librari. Shpërndaj libra. Ju jeni minoritar? Po. Po. Gjuha jote e nënës është gjuha greke? Po. Gjuha greke. Dhe ke ardhë këtu që fëmijët tuaj të mësojë shqip? Patjetër * * *

53 Aleksia pse ke ardhur? Që të mësoj skip. Sa vjeç je? Dhjetë. Vazhdon shkollë greke? Po. Në cilën klasë? Të pestë. Ç farë notash merr atje? Dhjeta. Këtu çfarë do marrësh? Yje (ndërhyn mësuesja) * * * Ata qarkuan tavolinën. Paulloja i dhuroi mësueses një tufë me lule të freskëta. Unë fiksova disa fotografi. Të gjithë bashkë dhe disa portrete Ne ikëm. Nga dera e mbetur paksa hapur, qetësinë solemne të një dite e një çasti të madh e grisi, siç grisen fletët e kalendarit, zëri i ëmbël i mësuese Desantilës Athinë, 8 dhjetor 2006 NXËNËSIT E PARË TË SHQIPES: Aleksia Pasko, Amarildo Veliko, Ana Pasko,, Athina Sterjo, Aurora Aliko, Elina Aliko, Ester Veliko, Jela Arapi, Pavllo Koka, Anxhela Beluli, Dhionis Lulo, Elefteria Dako, Elvion Cereti, Erber Bejko, Erestina Zaçe, Henerik Alla, Irini Bataj, Melina Bataj, Piro Ndreu, Sameljano Jazoj, Shpresa Vangjeli, Vaso Xhani. MËSUESET E PARA TË SHQIPES: Anilda Duro dhe Desantila Topalli

54 TË CICËROSH NË GJUHËN E NËNËS... Cicërima zogjsh!.. Nga ato lloj cicërimash që dalin nga foleja e jetës, që zgjatin qafën, që hapin gojën, që zgjojnë natyrën. Ndoshta nuk është një fjalë e gjetur, një fjalë që të mbledhë ato emocione që të shkakton ajo lloj cicërime fëmijësh që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Migjeni, Fishta...Kadareja, Agolli... Ndoshta

55 Megjithatë ato zëra fëminorë, herë të ndrojtur e herë shpërthyes, në ngushtësinë fizike të një shkolle që po bëhet me të vërtet SHKOLLË, sjellin më shumë se gëzim e hare që rrezaton në shpirt. Është hera e parë që Shkolla Shqiptare e Athinës, krijuar dhe drejtuar nga çifti Koka ka kaq gaz e gëzim, ka në mes kaq fëmijë e të rritur. Shkolla feston përvjetorin e dytë të krijimit të saj (Sa mirë! Sa bukur! U bëmë edhe në emigracion me përvjetorë shkollash!) Të parin e festoji me nxënës të rritur, me nxënës që uleshin në sallën me kompjuterë bashkëkohorë dhe hynin në një botë të re, të bukur e të panjohur. E festoi me nxënës që mësonin anglisht dhe greqisht, por edhe me të huaj që mësonin gjuhën shqipe. Të dytën e festoi me dy klasa me fëmijë që mësojnë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin gjuhën e bukur shqipe... Kjo ishte edhe e veçanta e këtij përvjetori. Këta ishin edhe zogjtë shtegtarë të pranverës Kaq shumë njerëz, në tre klasa, në zyrën e Lorenc Kokës, në korridoret e gjatë, në ballkonin e ndërtesës në katin e 8 të të ndërtesës që ngrihet në sheshin Lavriu, disa dhjetëra metra larg qendrës së Omonias. Kaq shumë nuk ishin parë asnjëherë. Ishin fëmijë të vegjël, prindër, të rinj e të reja, ish nxënës të shkollës për kompjuter e gjuhë angleze. Ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë z. Vili Minarolli dhe të ftuar të tjerë. Fjala nuk ka forcë ta përshkruaj me tërë ngjyrat çastin. Po ashtu edhe thëniet. Po ashtu edhe fotografitë...megjithatë ata të japin në dorë penelin e imagjinatës për të ecur mes tyre e përpara tyre, kështu që e quaj të arsyeshme t i përcjell ato ashtu siç i fiksoi diktofoni dhe syu fotografik. * * * Vili Minarolli, ambasador: Unë jam i bindur se nxënësit do të dyfishohen e trefishohen. Unë këtyre fëmijëve u uroj suksese. Keni marrë një thesar deri tani. Po kështu do ta marrin edhe shokët e shoqet tuaja. Kjo është një nismë e çiftit Koka e mbështetur nga intelektualët dhe të gjithë njerëzit e tjerë. Urime e festofshim edhe përvjetorë të tjerë. Një prind: E gjithë kjo është nder i këtyre të dyve, burrë e grua.

56 ERMIRA MORINA NGA TROPOJA... Ajo është nga Tropoja. E kam bredhur Tropojën nga Bajram Curri në Tpla e deri në grykën e Dragobisë më se një gjysmë shekulli më parë, atëherë kur Kolgecaj fshat sapo ishte shndërruan në një qytet që i kishin vënë emrin e Bajram Currit të Madh të historisë shqiptare të fillimshekullit të njëzetë, Heroit të Dragobisë. Kishte diçka krenare në shqiptimin e emrit të Bajram Currit, në krenarinë se ka lindur dhe është rritur në atë qytet në prehër të Alpeve me këmbë në Valbonë. Babai i saj kishte lindur në Berishë... Ka mbaruar shkollën për ciklin e ulët të tetëvjeçares në vitin 1993 Ka punuar dy vjet si mësuese e ciklit të ulët në qytetin e Bajram Currit në vitet Këtu është viti i parë si mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Shkollën Shqiptare të Athinës... Ka dy fëmijë, të dy djem, me siguri shtatlartë si ajo, si lisa Tropoje... Në jetën e përditshme merret me fëmijë... Athinë, mars

57 MIMOZA: FËMIJËVE U PËLQEN SHQIPJA... Mimoza Hida!Nga vjen rrënja e jetës Hida? Nga Gramshi. Mbiemër Gramshi është Hida? Ka edhe në Elbasan, ka edhe në vende të tjera. Shkollën ku e keni mbaruar? E kam mbaruar në Elbasan për mësuese, dega gjuhë-letërsi shqipe. Dh më pas t? Punova tre vjet si mësuese, dy vjet si punonjëse biblioteke dhe...pastaj erdha në Athinë, nga 1998 ta. Tani këtu... Këtë vit fillova mësuese në shkollën e Lorencit. Sa nxënës ka klasa juaj? Ndryshon. Në fillim fare ishin trembëdhjetë nxënës, tani janë gjashtëmbëdhjetë. Ishin shtatëmbëdhjetë por një vajzë iku sepse u larguan prindërit nga Athina. Keni mungesa? Nuk vijnë gjithmonë të gjashtëmbëdhjetët por katërmbëdhjetë vijnë vazhdimisht. Si ju duket ky hap i Lorencit me gjuhën shqipe në emigracion? Është gjëja më e mirë që kisha dëgjuar gjatë dhjetë vjetëve që jam këtu. Është hapi më i mirë që bëjnë shqiptarët për veten e tyre. Si e ndjeni veten në këto mjedise të bukura? Më pëlqen që jam këtu. Fëmijët janë shumë të sinqertë dhe e thonë atë që u pëlqen. Ju pëlqen mësimi shqip dhe ndjejnë gëzim kur flasin me njerëzit e tyre në Shqipëri. Fakti që nuk mund të komunikojnë me gjyshërit apo me gjyshet në shqip, sepse me gjyshin e me gjyshen nuk mund të komunikojnë me përkthyes. Kjo ju pëlqen që mund të flasin vetë,

58 pa praninë e prindit. Më përpara do të duhej të ndërhynte prindi për të ndërmjetësuar në bisedë. Por fjalët dhe shprehjet me gjyshërit nuk përkthehen. Si e shihni të ardhmen e arsimimit shqip në Greqi, një mësuese që ka mbaruar për gjuhë-letërsi dhe që e ndjen më shumë se kushdo të ardhmen. Unë mendoj se ne deri tani kemi ngelur tek abetarja dhe sa e mbarojmë atë ngelemi në klasë. Me sa di unë, sepse këtë vit kam filluar këtu. Jemi dy mësuese që bëjmë mësim në ciklin e ulët, në kuptimin që bëjmë fazën e parë, mësimin e germave, mësimin e abetares, të shkronjave të shqipes. Është edhe një mësuese tjetër, Desantila, e cila jep mësim në një fazë më të lartë, bën gjuhën dhe leximin. Kjo shkollë nuk ka ngelur thjesht tek abetarja... Ju i mësoni fëmijët me një program që e keni hartuar vetë. E ndjeni nevojën e një programi unik për të gjitha kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe? Pak a shumë. Mendimi im është që do të ishte mirë që programi të na vinte nga Ministria e Arsimit sepse do të ishte më i plotë, edhe për nxënësit, edhe për mësuesit. Por kjo që po bëjmë është një mënyrë për të mos ngelur në vend numëro. Sepse të ngelesh në vend numëro është më keq akoma. Athinë, mars 2009 SUZANA GJINI MËSON ANGLISHT... Jam nga Fieri. Jam e martuar në Fier por vajzë jam nga Lushnja. Ju keni ardhur për të mësuar anglisht? Po. Më pëlqen shumë anglishtja. Kam bërë katër vjet anglisht në shkollën tetëvjeçare. Më pëlqente shumë anglishtja por nuk arrita të marr në atë kohë bursë për të vazhduar shkollën për anglisht. Dëshiroja të veja për tu bërë mësuese anglishteje. Rastësisht vjet erdha këtu me djalin e madh që hodhi loton për në Amerikë kur shikoj disa nxënës që prisnin përjashta tek shkallët. I pyeta në se prisnin për loton. Më thanë se ne bëjmë mësim anglisht. Që atëherë u regjistrova dhe tani vazhdoj të mësoj anglishten. Në cilën fazë të anglishtes jeni tani?

59 Orieta më bëri një test njohjeje të gjuhës dhe jam tek elementarët, tek niveli i dytë. Çfarë shkolle keni mbaruar? Unë kam mbaruar shkollën e mesme të naftës në Kuçovë. Vetëm për një notë nuk shkova në shkollë të lartë, pse kisha marksizmin shtatë. Duhet ta kisha tetë që të veja. Me çfarë pune merresh? Këtu...pastruese, si të gjitha shqiptaret, nëpër shtëpia Mars 2009 ENKELEJDA DHE EVA... Enkelejda Apostoli është nga Tirana. Ishte ulur në njërin nga kolltukët e sallonit të shkollës dhe dëgjonte se si vinte zëri i fëmijëve tek përtypnin fjalët e gjuhës shqipe, zëra që nuk i mbante as dera dhe as dritarja... Kam sjellë vajzën, më thotë, Evën se dua të mësojë gjuhën shqipe. Mëson gjuhën greke në shkollë por dua që të mësojë të shkruajë dhe të lexojë edhe gjuhën time, gjuhën e nënës. E pyes se si komunikon në shtëpi me vajzën. Flasim vazhdimisht shqip, më thotë. Kam edhe vjehrrën në shtëpi që i flet shqip. Vjehrra nuk flet fare greqisht dhe detyrimisht me vajzën flet vazhdimisht shqip. E pyes se si e shikon këtë shkollë. E shikoj shumë mirë. Bravo i qoftë zotit Lorenc që ka organizuar këtë shkollë, që u jep mundësi fëmijëve të mësojnë gjuhën e bukur shqipe. Veç kësaj shoh këtu edhe variacione të tjera si mësimi i kompjuterit, mësimi i gjuhës angleze. E pyes se çfarë shkolle ka mbaruar. Kam mbaruar shkollën e mesme. Kisha dëshirë të vazhdoj edhe shkollën e lartë, por erdha këtu dhe ngela. E pyes se me se merret në Athinë Jam ndihmëse shtëpiake, thotë, punoj nëpër shtëpia si masa e madhe e grave shqiptare. Një nënë, një grua, një prind që e do shqipen, që donë që Eva e saj të mësojë të shkruaj shqip... Athinë, 29 mars 2009.

60 NEVOJA E TË MËSUARIT TËRË JETËN Atë ditë ai erdhi paksa me vonesë. Kishte nxituar dhe kjo reflektohej në frymëmarrjen e shpeshtë. E pyeta paksa me takt dhe ai më tha se kishte pasur bllokim lëvizjeje si rezultat pranisë së shumtë të makinave sapo kishte dalë nga autostrada dhe kishte hyrë në rrugën Aharnon. Kishte shkuar në shtëpi, ishte larë dhe kishte nxituar për të kapë orën e fillimit të mësimit. Më pas shtoi se punonte në Oropo, një vend i bukur në breg të detit të cilin e njihja se kisha punuar disa javë në krasitjen e ullinjve. Më tha se punonte në ndërtim, hekurkthyes, refleks i së cilës ishin kallot në duart e tij. I hodha një sy klasës ku pas kompjuterëve ishin mbërthyer vështrimet e dhjetë nxënësve, mata me sy moshën e tyre dhe më lindi mendimi të bëj një cikël shkrimesh për ta, të hyjë në botën e tyre, në dëshirën njerëzore të njeriut që dijet dhe shkollën nuk e lidh me moshën e re, me shkollën e mesme apo universitetin, por me tërë jetën. Njeriu sa rron mëson dhe duhet të mësojë. Është kjo një aksiomë që na e kanë përcjellë njerëz të mëdhenj dhe të vegjël, një aksiomë popullor. * * * Kush është Sali Llesh? Sali Lleshi është një djalë nga Burreli, nga fshati Komsi, nga Komsi-Frangth

61 Kur je shkulur nga Burrel? Aty nga viti Dhe ku u vendosët? Në Tiranë, në Kamzë. Po nga Kamza kur u shkulët? Në Greqi kam ardhur në vitin U vendosa në Lathona. Si ishte dita e parë e punës suaj? Shumë e lodhshme. Pse shumë e lodhshme? Ishte shumë e lodhshme sepse isha një njeri i pa mësuar me punë fizike, i pa rrahur me punën dhe ishte dita e parë që punoja në jetën time. Çfarë pune keni bërë në Shqipëri? Në Shqipëri mbarova universitetin për inxhinieri nafte. Ngela atje pa punë dhe u detyrova me ardhur në Greqi. Nga Burreli, ku kërkohej dhe nxirrej krom, shkove për inxhinieri nafte. Nuk është një lloj paradoksi? Ashtu ishte koha atëherë. Sa vjeç jeni? Jam tridhjetë e nëntë vjeç. Sa fëmijë keni? Dy kalamaj, tre dhe një vjeç. Gruan nga e keni? Nga Kukësi. Ka ndonjë profesion? Jo. Është shtëpiake. Këtu në Greqi çfarë pune bëni? Këtu? Në ndërtim. Në cilin sektor? Hekurkthyes. Bashkë me vëllezërit marrim punë vetë. Sa vëllezër jeni? Tre vëllezër. Sot ku ishe me punë? Sot me punë isha në Oropo. Sa rrugë bën për të shkuar e për të ardhur nga Oropoja? Dy orë vajtje dhe dy orë ardhje. Sa orë punoni? Shtatë orë. Si ia del që pas njëmbëdhjetë orësh punë të lodhshme dhe udhëtimi të gjesh kohë e mundësi të vish e të ulesh para kompjuterit? Oreksi për dije. Asgjë tjetër, Çfarë pjese të jetës të plotëson kompjuteri? Kompjuteri më plotëson atë pjesë të kohës që unë do ta kaloja nëpër kafene, klube, mes aromës së alkoolit dhe tymit të duhanit. Me një

62 fjalë një jetë kot. E mësoj kompjuterit që atë kohë që do të harxhoja për gjëra të tjera ta harxhoj për të mësuar, për tu kulturuar, për t iu përshtatur kërkesave dhe kulturës e dijeve të kohës sonë. Njeriu sa rron mëson? Po. Sa rron duhet të mësojë. Dhe ju keni vendosur që vonesën e kohës suaj universitare kur mungonin kompjuterët ta kapni tani, në një moshë më të madhe? Mundohem. Çfarë kënaqësie ndjen në këtë klasë modeste kompjuterësh në Shkollën Shqiptare të Athinës? Në Shkollën Shqiptare të Athinës kam kënaqësinë që takoj e njihem me njerëz që nuk i kam njohur asnjëherë, njerëz që janë më të ditur se unë dhe marr dijeni nga ata. Nga ana tjetër është një mënyrë për të kaluar kohën duke mësuar. Mirë Sali Lleshi, faleminderit dhe urime! Nuk ka asnjë gjë. Të jeni mirë edhe ju. ABDI BUKAÇI PUNON E JETON ME KOHËN... Abdi Bukaçi është nga Macukulli i Matit, një fshat që kur ia hedh sytë malit të Dejës nga Burreli të ngjan me një kështjellë në shkëmb, me një ballkon në shumëkatëshin e natyrës. Jeta e tij në emigracion nisi në një ditë të zakonshme marsi të vitit 1991 kur me pajimet e plota ushtarake kaloi kufirin dhe nisi kaluarin e jetës në Kostur të Greqisë duke provuar në fillim miqësinë, e më vonë dhunën dhe njëzet e dy herët e ikjes dhe kthimit, vetëm e vetëm që t i siguronte nënës së tij, Nailes në Macukull gjithçka që është e nevojshme

63 Ka mbaruar shkollën e mesme në Rrëshen, është dyzet vjeç, beqar. Ka krijuar me duart dhe mendjen e vet një punishte për prodhimin e tendave për ballkone, punishte në të cilën janë punësuar e motra, vajza e tezes, djali i tezes; një familje, një gjak që mbijeton denjësisht në xhunglën e emigracionit. Historia e jetës së tij është e denjë për një skenar telenovelash, histori të cilën kësaj here po e anashkalojmë për tu ndalur para kompjuterit, dashurisë së tij të re, në mjediset e Shkollës Shqiptare të Athinës. U njoha me Shkollën Shqiptare të Athinës, thotë ai, nga disa fletë palosje që ishin shpërndarë nëpër Athinë ku flitej për një lotari amerikane. Shkova në lokalin e vjetër në sheshin Lavriu, nisur më tepër nga kurioziteti. Aty njoha Lorenc Kokën një njeri që kishte marrë përsipër nismën e madhe, tu mësonte të rriturve dhe fëmijëve kompjuterin shqip, tu mësonte fëmijëve të vegjël gjuhën shqipe falas. Nga kjo dhe nga shkolla shqipe që kishte hapur për mësimin e kompjuterëve unë vendosa që t i hyj botës të kompjuterëve, të mësoj nga Lorenci. Nisa të mësoj kompjuterin, një mjet që dita ditës bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm për këdo si për punën dhe komunikimin me kohën. Kam bërë shkallët Info-1, Info-2, Info-3 dhe tani ndodhem në fazën përfundimtare të mësimeve të E.C.D.L-it për të marrë diplomën. Se sa orë kam qëndruar në klasën e Lorencit, me mësues Lorencin mbi kokë, nuk i kam llogarit, por mund t ju them se kam tre vjet që studioj me Lorenc Kokën profesor. E kam filluar në vitin 2006 dhe tashti jam në përfundim. Me ato njohuri që kisha në Shqipëri nuk shkohej përpara. Jo se Shqipëria nuk ka njerëz të zgjuar, ka shumë, mirëpo zgjuarsia, siç po vjen sot teknologjia nëpër botë, është e domosdoshme të lidhet me të, sepse teknika dhe teknologjia dita ditës po bëhen pjesë e jetës pa të cilat edhe në një magazinë të thjeshtë prodhimi tendash nuk mund të ecësh përpara. Po provoj të ecë me kohën, po mësoj të fshehtat e kompjuterit, magjisë së kohës sonë. Përshëndes në veçanti profesor Lorencin për të gjitha sakrificat dhe punën që ka bërë këtu. E pyes se ku e sheh të ardhmen, në Greqi apo në Shqipëri? Nga ana shpirtërore, më thotë, dua të jetoj në Macukull, në Shqipërinë tonë të dashur. E dua Shqipërinë, më pëlqen. Më vjen keq kur e shikoj në atë gjendje dhe nuk kam mundësi të bëj diçka. Gjithçka varet nga ana qeveritare, politika shqiptare, personat që drejtojnë Shqipërinë. Me aq sa kuptoj unë nuk po punojnë shpirtërisht për ta rregulluar...

64 Abdi Bukaçi jeton me kohën, punon me kohën. Për të jeta është punë dhe shkollë. Pjesën e dytë të jetës së tij e ka lidhur nyje me Shkollën Shqiptare të Athinës. KJO ËSHTË SHKOLLA JONË... Liliana Duka është nga Fusha e Lurës. Trojet e të parëve i ka, siç thotë: Sapo të futesh nga Krej Lura, afër Gjurës së Duke, rreth e rreth saj. Kush ka qenë atje nuk ka ndejë pa i fut duart, pa i mbush grushtet, pa pirë e pa ia hedhur ujin e ftohtë të kroit fytyrës për të larë paksa djersën e ngjitjes nëpër zabelin e Nikës... Është larguar nga Fusha e Lurës në vitin 1991 pasi ka mbaruar studimet universitare për matematikë. Është vendosur në Mamurras ku për dy vjet ka jetuar midis vocërrakëve të Bushneshit, një fshat afër Thumanës, duke u dhënë atyre mësim e duke marrë prej tyre gazin e gëzimin që i jep nxënësi mësuesit. Prej nëntë vjetësh është në Greqi. Punon në një magazinë prodhimi të tendave ku, siç thotë: Jemi të kënaqur. Në fund të fundit punojmë vetë, komandojmë veten tonë. Ana tjetër është se bëjmë një farë programi që të mbijetojmë brenda programeve të grekëve

65 Punon por edhe studion, nuk i ndahet shkollës, ani se vitet ecin. Këtu me Lilianën nis edhe biseda jonë, këtu midis kompjuterëve të Shkollës Shqiptare të Athinës... Ju shoh para kompjuterit në Shkollën Shqiptare të Athinës. Si erdhët tek kjo shkollë? Për herë të parë jam njohur me shkollën nëpërmjet një gazete që shkruan shqip, e gjeta rastësisht. Në lagjen tonë pothuajse të gjitha kontaktet i kishim me grekë. Më kishte marrë malli, të them të drejtën, të shikoja dhe bisedoja me një shqiptar. Edhe puna ishte e izoluar. Erdha tek adresa e vjetër sa për tu njohur dhe mbeta këtu. Shkollën e Athinës e kemi shkollën tonë, është shkolla jonë. Atëherë t ia ndërrojmë emrin Po. Shkolla Jonë. Po pse Shkolla jonë? Sepse, të them të drejtën ndjej një mallëngjim, sepse sot është shumë vështirë të arrish të bashkosh shumë njerëz. Këtë e ka bërë Shkolla e Lorenc Kokës. Isha mbyllur dhe nuk njihja as kushërinjtë e mi dhe kam arritur t i njoh nëpërmjet kësaj shkolle. Kjo shkollë simbolizon bashkimin e emigrantëve si të thuash të humbur, të larguar nga njeri tjetri, të derdhur, të shpërndarë. Kjo ka arritur t i bashkojë njerëzit. Unë kështu e shikoj, një mallëngjim, një bashkim të njerëzve. Për këtë nderi i takon zotit Lorenc dhe zonjës Orieta që po bëjnë një punë që nuk di se si ta vlerësoj. Është një punë jashtëzakonisht e madhe, me shumë vlera. Sa vjet ke që studion në këtë shkollë? Kam tre vjet rresht. Në cilën shkallë njohjeje të kompjuterit keni arritur? Tani jemi në fazën e përfundimit të E.C.D.L. Sa ju vlejnë këto mësime të kompjuterit? Shumë. Sidomos në punën e përditshme, në programet e punës na vlen shumë. Punën e kryeni me kompjuter? Po. Ajo na detyroi më tepër që t i hyjmë thellë punës, të mos i ndërpresim mësimet deri në fund. Çfarë mesazhi do tu përcillje njerëzve tuaj në Lurë? Janë njerëz shumë të lartë. Janë zemërgjerë dhe bujarë. Respekti për njerëzit e Lurës është shumë i madh. Për Lurën dhe për njerëzit ndjej një mall shumë të madh. Do të dëshiroje ta shuaje mallin në Lurë? Kam shumë dëshirë por...hallet janë më të mëdha se sa dëshira. Edhe kushtet. Është një gjendje të vështirë. Lura është lënë shumë pas dore, është harruar...

66 NAFPLIO... NJË GRUSHT SHQIPËRIE NË UDHËTIM... Atë rrugë e kisha bërë edhe një vit më parë, në fillim të korrikut 2005, si nxënës i një shkolle greke që na e hapi paksa dritaren e gjuhës së vendit ku jemi ngujuar. Në autobusin e vetëm kishte nga të gjitha kombësitë emigruese në Greqi, kishte madje edhe nga vendet e Bashkimit Evropian e deri në Afrikë. Shqiptarë ishim vetëm dy: unë dhe Rolandi, më i miri dhe më i kulturuari i klasës sonë. Flisnim greqisht Sot, ose më saktë të dielën më 16 korrik 2006, udhëtoj me nxënës të Shkollës Shqiptare të Athinës, të rinj e të reja por edhe nxënës që i kanë kaluar të pesëdhjetat. Me ta janë edhe pjesëtarë të familjes; prindër, motra, vëllezër, gjyshe, gjyshër, vjehrra e vjehërr Është edhe një shqiptaro-kanadez, Beni, që dje ka ardhur tek Festimi, i kunati, dhe pas dy apo tre ditësh do të shkojë në Korçë të çmallet me gurët e sokakut. Nuk është një autobus i vetëm, janë dy, të mbushur në të gjitha vendet. Në ballë dhe prapa kanë një tabelë të përmasave 30 me 40 ku shkruhet me germa të mëdha latine SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS Flasim shqip... Mirela, një e re e shkathët, me atë çlirim shpirtëror që të jep qenia bashkënxënës, kap mikrofonin dhe, për inerci, artikulon një fjalë greke. Autobusi gjëmon nga të qeshurat dhe thirrjet Ajo ndërron menjëherë, flet shqip me një zë melodioz, fton profesorin të ngrihet e të vihet në krye të valles ashtu siç është në krye të shkollës. Që në atë moment e gjatë gjithë ditës në korridorin e ngushtë të autobusit turistik këmbët lëviznin sipas melodive të këngëve e valleve shqiptare. Që në atë moment e gjatë gjithë ditës e ndjemë veten në Shqipëri e midis shqiptarëve, një Shqipëri

67 që herë pas here dilte në ekranin e vogël të televizorit të autobusit dhe gjatë gjithë kohës na ngjiste e zbriste nga malet e larta të Shqipërisë së Veriut e të Kosovës, në hapësirat e fushave nga Buna në Vlorë, në brigjet e Detit Jon dhe Detit Adriatik. Ku i kishin gjetur gjithë ato CD?... Në Korint, pasi kalojmë kanalin e njohur që e ka kthyer Peloponezin në një ishull, pimë kafen e mëngjesit dhe marrim rrugën majtas, drejt jugut. Në mikrofon zëri i Lorencit na fton të kthejmë kokën djathtas e ta ndalojmë vështrimin në bedenat e një kështjelle të moçme. Një njeri me kulturë të gjerë, vlerë kjo që do ta takojmë në ndonjë shkrim tjetër, Lorenci është një hulumtues dhe njohës i Greqisë së lashtë dhe të sotme. Ai na thotë se kështjella është simbol i qytetit të vjetër të Korintit. Ai na thotë se, sipas legjendës, aty ka një tunel që zbret thellë malit e diku del, në një vend e pozicion që luftëtarët - mbrojtës të qytetit, të jenë pas krahëve të armikut. Tuneli është kërkuar e kërkuar dhe deri më sot nuk është gjetur Udhëtojmë, me sfond dy këngë nga treva ku linda dhe u rrita, një e kënduar fillimisht nga Caje Poleshi e një tjetër nga Arif Vladi. Peizazhi tashmë është më i butë, ekologjik, me blloqe vreshtash, ullishtash pemishtesh e agrumishtes, me portokaj e limonë të verdhë e të gjelbër nën degë, fruta që nganjëherë takojnë njeri tjetrin në pjekje. Halil Gashi dhe Motra Hajrije na kthejnë në malet e Kosovës e në qëndresën shekullore shqiptare Nafplio ka një bukuri të veçantë në enciklopedinë e bukurive të bregdetit grek. Por mbi të gjitha ka një vend të veçantë në enciklopedinë historike të vendit ku jemi ngujuar: Nafplio është kryeqyteti i parë i Greqisë së kohës sonë. Aty u ngrit flamuri i shtetit të lirë grek pas pushtimit shekullor otoman. Aty më 8 janar 1828, me Kapodistrian kryeministër e Othonin mbret u krijua qeveria e parë greke e pas kryengritjes së madhe që filloi më 25 mars të vitit 1821, u mblodh parlamenti i parë i përbërë shumica nga arvanitas, shtylla kurrizore e kryengritjes dhe e fitores së revolucionit grek. Nafplio i krijuar si qytet në vitin 589 pas Krishtit do të bëhej kryeqytet i Greqisë midis viteve Një monument në qendër të qytetit; mbi pllakën njohëse ka të shkruar: Othoni, mbreti i parë i grekëve Më tej Kapodistria në piedestal Më tej Dhimitër Ipsilanti Më tej Kollokotroni i famshëm mbi kalë, njeriu që lindi nën një pemë në ikje nga turqit në vitin 1770 dhe vdiq në vitin 1843 Më tej një lokomotivë e vjetër me qymyr e pas saj një vagon i klasit të dytë mbi shinat e hekurudhës së parë greke Më tej Grekët dinë t i paraqesin vlerat e tyre. Në Nafplio është një nga muzetë më të pasur e më të organizuar të Greqisë, muze të cilin, për kohën e shkurtër që kishim, nuk e pamë

68 Ulemi në ndenjëset e autobusëve dhe i ngjitemi malit të Palamidhit për t u futur në një kapitull të historisë së Greqisë, në kështjellën e moçme nga bedenat e së cilës qyteti shpalos pamjen e tij të bukur e midis bedenave historia flet me gjuhën e saj të shkruar e të pashkruar. Lorenci edhe këtu tregon njohuritë dhe kulturën e tij enciklopedike, veçanërisht kur na drejton në vendin ku strategu i madh Theodhoros Kolokotroni, Plaku i Moresë siç i dha emër historia, i dënuar tashmë jo nga turqit por nga grekët, jetoi ditët e muajt e një burgu të tmerrshëm. Në qelinë e tij futemi e dalim një nga një, duke u zvarritur. Në pusin e lagësht e plot lagështi ku heroi i madh arvanitas, i dënuar me vdekje nga mbreti adoleshent Othoni, jetoi nga prilli 1834 e deri në maj Njerëzit nuk mungojnë të bëjnë fotografi Para se të zbresim nga kështjella një ftesë për fotografi. Dhe në atë fotografi nuk mungon flamuri shqiptar me ngjyrat kuq e zi e me shqiponjën me dy kokë në mes. Ai nuk do të mungonte edhe në drekën e organizuar në një pikë turistike jashtë qytetit, do të udhëhiqte vallen, gjithnjë nën tingujt e këngëve dhe valleve shqiptare. Vonë, pas një freskimi në ujin e detit, do të merrnim rrugën e kthimit drejt Athinës. Kënga dhe vallja shqiptare, në korridorin e ngushtë të autobusëve nuk u ndal për asnjë çast. Atë ditë e ndjeva veten në Një copë Shqipërie në udhëtim Uroj që ditë të tilla të jenë të shumta e në mbarë hapësirën ku është ngujuar mërgata shqiptare. Nafplio, qershor

69 DHELFUS... Në ftesën për një ekskursion njëditor në Dhelfus përveç programit jepeshin edhe disa detaje që e bënin secilin udhëtar që, përpara se të udhëtojë fizikisht, të fluturojë shpirtërisht. Atje ishte shënuar se Dhelfus, pas Akropolit, 180 kilometra larg Athinës, është qendra e dytë, më e madhe arkeologjike e Greqisë... Dhelfus në kohët e lashta konsiderohej si qendra e botës së atëhershme, pika ku takoheshin parajsa dhe toka, ku njeriu ishte më afër perëndive. Sipas mitologjisë greke Zeusi i plotfuqishëm dërgoi në drejtime të kundërta dy shqiponja të cilat pasi i ranë rreth e qark botës u përplasën pikërisht në këtë vend. Aty ku u përplasën një shkëmb i shkëputur nga mali mori formën e kërthizës, tregues i qendrës së universit... Dhelfus njihet si qendra e Perëndisë Apolon, birit të Zeusit, mishërimit të disiplinës morale dhe të kthjelltësisë shpirtërore. Po sipas mitologjisë, ky vend, shumë kohë para se të ishte qendra e Perëndisë Apolon, besohej se ishte qendra e perëndisë së tokës Gjea, Themis, Demetër dhe të Poseidonit, mbretit të deteve. Po sipas mitologjisë Orakulli i Dhelfusit kishte një përvojë spirituale dhe shpirti i Apolonit pyetej dhe këshillonte për probleme vetjake e shtetërore. Edhe njerëzit më skeptikë, kur ngjiten malit dhe hyjnë në botën e lashtë, midis monumenteve dhe mjediseve të qytetit të madh të antikitetit, ndjejnë se diçka magjike ndodh në Dhelfus dhe luten që tu plotësohen dëshirat... I përjetova këto kur së bashku me afro dyqind ekskursionistë të Shkollës Shqiptare të Athinës u futëm në muzeun e qytetit antik, kur në

70 pikën e vapës u ngjitëm malit në kërkim të kërthizës së botës, të Omphalas së legjendës, kur ngrita kokën për të parë majat e kolonave apo kur pashë më të guximshmit të ngjiteshin e ngjiteshin malit antik për të parë stadiumin e lashtë, gjimnasion, siç i thoshin, ku bëheshin lojërat në lashtësi. Andrea Petromilo dhe i dashuruari i përjetshëm pas sportit dhe gazetarisë sportive Ramadan Bigza, nuk mund ta linin një rast të tillë pa e fiksuar në syrin e aparatit dhe të shpirtit... Nuk mund të shkosh në Dhelfus pa kaluar nëpër Arakova. Livadhjanë e vendosur në një shpat mali nën gjelbërim e pyje halorësh, mund ta lësh mënjanë duke i rënë fushës mes përmes, por Arakovën jo. Nuk ka rrugë tjetër përveç asaj që të fut shtrëngueshëm mes shtëpive të vjetra e të reja, të gjitha me gurë e me çati, të vendosura në mënyrë të tillë që të kujtojnë Beratin e një mbi një dritareve me ndryshimin që këtu të fikson në kujtesë Arakovën e një mbi një çative. Një qytet në male. Këtë e ndjen nga ajri i freskët por edhe nga bimësia. Këtu, rreth e qark, dhe sidomos mbi qytet, në shkëmbinjtë që ngrihen mbi supet e njeri tjetrit në të përpjetat drejt majëmaleve, gjelbërojnë arrat. Nuk i ka mbjellë dora e njeriut, i ka mbjellë nëna natyrë. Këtu mungon ulliri, ose më saktë do të thoja bima e bekuar e Mesdheut përmbajtja në vaj e të cilit shkon deri në afër 40 për qind ia ka lënë vendin bimës së bekuar të maleve përmbajtja në yndyrë e së cilës shkon në afro 70 për qind. Në mbrëmje, kur Arakovën e përshkruam në tërë diametrin e saj më këmbë duke kundruar dyqanet e shumtë ndër të cilët shquheshin punimet e leshit, qilimat dhe sixhadetë, karakteristikë e vendeve malore e blegtorale, duke e ngritur kokën lart, mbi pyllin e arrave, nuk e di pse më shkrepi në kokë ta lidh emrin Arakova me Arrat, me një emër që në Shqipëri e gjen të toponimuar në fshatra e qendra të banuara ku mbizotërojnë masive arrash. E lidh këtë edhe me faktin se tërë treva që nga Thiva, Livadhjaja e deri këtu popullsia vendase ka rrënjë e degë arvanitase dhe gjuha e blegtorëve vendas, stanet e të cilëve i sheh gjatë gjithë rrugës, është gjuha arvanitase. Arakova është një qendër e njohur turistike, qendër që veçanërisht në dimër tërheq një numër të madh të dashuruarish pas sporteve dimërore, pas skive (pikat trajnuese të të cilave i sheh kudo), pas ngjitjeve alpinistike dhe të tjera. Dimri i shkuar, pa dimër e pa dëborë, e ka dëmtuar rëndë biznesin e qytetit, veçanërisht hotelet dhe sistemin tregtar. Atë që humbi në dimër Arakova përpiqet ta fitojë verës. Lokalet e shumtë, shërbimi cilësor, reliket e ndryshme i detyrojnë kalimtarët që shkojnë e kthehen nga Dhelfus, të ndalojnë për një drekë apo darkë, për një kafe apo për një qilim... Jemi në Greqi dhe, duam nuk duam, kemi hedhë rrënjë, disa infantile e disa të vërteta, megjithatë rrënjë. Na kërkohet që të njohim

71 historinë dhe kulturën e vendit ku punojmë dhe jetojmë. Është gjë e mirë. Mbi të gjitha kjo sepse mes dy kulturave, asaj helene dhe arbre nuk ka kufij ndarës. Atë që sheh në Akropol apo në Dhelfus, me një kthim koke pas e sheh edhe në Butrint, Berat, Durrës, Krujë, Shkodër, Apoloni... Madje, kur dëgjon për Apolonin e Dhelfusit nuk ka se si të mos vraposh me mendje tek Apolonia në bregdetin e Fierit, tek kolonat dhe vlerat e saj në kohë e hapësirë. Duke udhëtuar në këto vende që flasin me gjuhën e tyre memece për të kaluarën, duke u detyruar të futesh në ngushticën e krijuar drejt kasave për të paguar, si për muzeun e mbyllur ku nuk të lënë të bësh fotografi apo në hapësirën arkeologjike, nuk ka se si të të mos vijë keq që në hyrje të Krujës, Beratit apo Gjirokastrës nuk është vënë ndonjë tra e ndonjë kasë për t i detyruar të huajt që të paguajnë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për në qendrat e mëdha arkeologjike: në Butrint, Apoloni, Durrës, etj., etj. Në muzeun e mbyllur dhe në atë në natyrë të Dhelfusit llogariten që çdo vit të kalojnë mbi një milionë turistë çka do të thotë se vetëm atje arkëtohen më se dhjetë milionë euro. Shqipërinë nuk duhet të presim të na e bëjnë të huajt. Ajo mban në vetvete vlera të pallogaritshme që e bëjnë atë... E bukura e Dheut!

72 EPIDAVROS... Tashmë mund të themi se: Është bërë traditë... Ashtu siç mund të themi se Shkolla Shqiptare e Athinës ka hedhë rrënjë boshtore, rrënjë që kërkojnë shtresat e thella të tokës për të shtrirë rrënjë të reja. Nuk e kam përjetuar Ditën e parë... të hapjes së saj. Kam përjetuar ditë të tjera të para siç ishte ajo e hapjes së dy klasave që fëmijët e familjeve emigrante të mësojnë të shkruajnë e lexojnë gjuhën e mëmës... Kam përjetuar (dhe kam shkruar) për tre ekskursionet verore, ekskursione që përkojnë me mbarimin e mësimeve dhe fillimin e pushimeve. I pari ka qenë ai i Nafplios, ngjitja në kështjellën e qytetit prej nga hapet një pamje e mrekullueshme dhe futja në thellësi të mureve të kalasë, në qelinë ku kishin burgosur strategun e madh të revolucionit grek të viteve arvanitasin Kolokotroni. Nuk e burgosën turqit...e burgosën revolucionarët... I dyti ka qenë ekskursioni në Dhelfus, një vend i bukur lart në male, një vend që sheh pamjet e sotme dhe pamjet e vjetra, mijëra vjet të vjetra... I treti, më 22 qershor 2008 ishte Epidavrosi, i Riu dhe i Vjetri... Shkolla Shqiptare e Athinës ka formuar kështu një traditë, një lloj mësimi në këmbë të historisë së vendit ku punojmë e jetojmë, të asaj historie që e kemi edhe ne: në Butrint, Apoloni, Berat, Durrës, Rozafë...por që fatkeqësisht është me kokë në baltë... Ndoshta do të duhej që pushtetarët tanë të ishin pjesë e ekskursionit në vendet historike greke (dhe të vendeve të tjera), të mësonin se si nxirret koka nga balta për të parë e vendosur në piedestale trupin dhe

73 gishtat e këmbëve. Për të parë se si në këto vende historike greku, vetëm për të parë amfiteatrin e Epidavrosit të pret biletë kundrejt 6 eurove... * * * Nga Athina nisemi në mëngjes, pak pasi ka kaluar ora 8. Urën që lidh dy brigjet e Peloponezit, urë mbi kanalin e njohur që e ktheu gadishullin në ishull më se një shekull më parë duke shkurtuar rrugët detare drejt Jonit e Adriatikut e kalojmë pa mbushur orën. Më tej futemi në një peizazh të bukur, peizazh ku sundon kaltërsia e detit me gjelbërimin e ullinjve dhe pishave bregdetare. Diku, kur futemi paksa në thellësi, na e ftoh vështrimin një pyll pishash skelet nga djegia e një viti më parë. Në kilometrin 44 Pandit iu fiksua një tabelë, Psistaria Rruga, çka na bëri të jetojmë faktin se po kalojmë nëpër një zonë arvanitësh të hershëm, nga ajo lloj race e fortë shqiptare që edhe sot flet shqipen e hershme, edhe sot guxon dhe ve në tabelën e lokalit një fjalë shqipe......e lëmë në krah të majtë detin dhe marrim një të përpjetë. Të dy autobusët turistikë ngjiten drejt Epidavrosit të Ri, pika që verës (po edhe në stinët e tjera) tërheq shumë turistë për shkak të teatrit 2400 vjeçar, teatër në të cilin në korrik fillojnë shfaqjet artistike, luhen opera, drama, tragjedi, jepen koncerte të autorëve klasikë dhe modernë, shfaqje që mbyllen në tetor të çdo viti......unë e kam përjetuar momentin magjik, akustikën e paarritshme që siguron amfiteatri edhe për spektatorin më të fundit në qoshen më të largët të tij. Kam përjetuar rrezet e fundit të diellit mbi shkallët e mermerta...kam parë Elektrën në një interpretim të bukur në verën e vitit Sot nuk do të shohim ndonjë shfaqje. Kemi ardhur më herët, jemi jashtë sezonit. Sot do të shohim teatrin dhe muzeun......lorenci, drejtuesi i Shkollës Shqiptare të Athinës, bën një provë. Hedh mbi gurin piketë në qendër të skenës, nga lartësia e trupit, një monedhë për të përjetuar akustikën e tingullit... Këtu fillon debati, shuarje e kuriozitetit me pyetjen se si kanë bërë arkitektët e lashtësisë që në këtë vend mes pyllit të pishave dhe gëlqerorëve të mermertë të krijojnë një akustikë teatrale të tillë që nuk është shuar as pas njëzet e pesë shekujve. Ata që kanë lexuar diçka flasin për njerëz të ditur anonimë që kishin studiuar paraprakisht gjithçka, deri rrymat ajrore dhe faktorë të tjerë....pas debatit vjen një fotografi kolektive, fotografi ulur mbi shkallët e mermerta, shkallë 2500 vjeçare të pa luajtura nga vendi...

74 ...Më të fortit nga gjunjët, më kureshtarët për të parë çdo gjë nga lart, u ngjiten shkallëve deri në majë. Ngjiten deri tek e fundit dhe ulen nën hijen e pishave duke qeshur e iu gëzuar çastit......më pas një vizitë në muze, në godinën e mbyllur, fotografi pa flash (këtu lejohen ndërsa në muzetë e tjerë nuk lejohen fare) dhe një vizitë në muzeun e hapur, në natyrë, midis mermerëve e relikteve të lashtësisë......një udhëtim i shkurtër, pak minutash dhe, pranë e pranë, nën tingujt e këngëve dhe muzikës shqiptare, ulemi për të ngritur dolli e për të hequr valle......përsëri në udhëtim, në zbritje drejt Epidavrosit të Vjetër. Po pse i thonë I Vjetër kur gjithçka që ta sheh syri, shtëpitë e bukura mes gjelbërimit të portokalleve e limonëve me degë të mbushura me fruta të pjekur dhe fruta në pjekje flasin për gjithçka të re? Epidavrosi nuk ka vetëm amfiteatrin që pamë ne, ka edhe një tjetër diku pranë, më i vogël por edhe ai i bukur në pamje dhe më i lashtë në ndërtim... Epidavrosi quhet i Vjetër sepse lidhet me lashtësinë, me kohën kur në gjirin e tij futeshin anijet romake dhe të vendeve të tjera. Jo si pushtues por si pushues. Mjekët e lashtësisë e rekomandonin Epidavrosin për banjat dhe ujin shërues......këtu, sipas dëshirës, ekskursionistë ndahen me porosinë për të qenë gati për nisje në orën gjashtë e gjysmë......të rinjtë dhe të rejat, me Lorencin në krye shkojnë në kërkim të plazhit. Kur u kthyen ishin të kripur dhe të qeshur... Unë, me Pavllon, Pandin dhe disa të tjerë preferuam një kafe nën flladin e detit dhe gjelbërimin e lulishtes... * * *...Kthimi ishte me këngën dhe muzikën shqiptare në veshë e në gojë, por edhe me vallen në ngushtësinë e korridorit të autobusit. Të gjallë dhe të palodhshëm në këngë dhe në valle, çka tërhoqën buzëqeshjen edhe të njerëzve mbi mjetet kalimtare, ishin djemtë dhe vajzat e autobusit të dytë......tek ktheheshim mendoja. Sa mirë është kur dikush na mbledh e na bën grusht, bashkë, gjëja më e mirë për të gjithë shqiptarët, por në veçanti për ne mërgimtarët. Për këtë kemi nevojë. Lorenc Koka dhe Shkolla Shqiptare e Athinës e bën këtë bukur... Athinë Epidavros, 22 qershor

75 NJË KOLONË APOLONIE NË ATHINË Ata kishin marrë një Kolonë të mermertë, nga ata kolona që sjellin Historinë e një qytetërimi, nga Apolonia e lashtë në ditët e sotme dhe e kishin vënë në podiumin e njërës prej auditorëve të Universitetit Amerikan në Athinë. Rreth saj u mblodhën shumë fierakë, nga ata që i kishte marrë malli për qytetin e tyre të ri, Fierin dhe për qytetin e lashtë Apoloninë, që i kishte marrë malli të udhëtonin në këmbë si dikur në rini, të ngjiteshin kodrës së Pojanit në ditët e majit, t i faleshin kishës së vjetër, ta hidhnin shikimin tek Shtylla e Shtyllasit ku dikur, shumë e shumë kohë më parë, në lashtësi, lidheshin anijet ilire, të ecnin mbi thesaret e një qytetërimi të lashtë dhe më në fund të uleshin në amfiteatrin antik e të dëgjonin si merr detin e fushën kënga e si hidhet mbi male vallja... Këtë botë do ta sillte, nëpërmjet një referati të bukur në formë dhe me një thellësi të madhe në përmbajtje Dr. Lorenc Koka, drejtues i Shkollës Shqiptare të Athinës BestXpert, njëkohësisht edhe organizator i veprimtarisë... Botën e emocioneve, nga ato lloj emocionesh që siç thotë Naimi i madh i mallit për Shqipërinë Më lë këtu tek jam mua dhe vjen me vrap e dëshirë, atje në viset e tua do ta sillte nëpërmjet kujtimeve të tija të rinisë Kristo Zharkalliu, njeriu që atje, në gërxhet e Apolonisë ende shtatë pashë nën tokë, shuante dhimbjen e kohës. Tek ndiqja ligjëratat, tek shtypja butonin e aparatit fotografik, herë - herë hidhja sytë në sallë për të rrokur ndonjë pikë loti që varej në sytë e bilbilit të këngës fierake Sofika Hodos dhe të tjerëve. Edhe në sytë e mi e ndjeja lotin. Edhe unë e kisha jetuar Apoloninë në rininë time. Edhe unë kisha udhëtuar në këmbë nga Fieri për tu ngjitur në ditën e 1 Majit mbi qytetin e lashtë. Atje, në një ekskursion me shkollën, kisha provuar të shkruaja dhe të botoja shkrimin tim të parë në gazetën Sporti popullor...

76 Mihali, në kumtimin e tij do të ndalej për të hedhë në kujtesën e të pranishmëve penelata nga historia e Apolonisë por edhe të karakollëve të tjerë që lartohen mbi kodrat e Myzeqesë, Manastirin e Ardenicës, Bylysin dhe qendra të tjera të qytetërimit të hershëm e të vonë Iliro shqiptar. Një dritare të madhe hapi për të pranishmit studiuesi Adriatik Arifi që studion për mastër administrimi në Universitetin e Athinës. Fierin sot, atë që u mungon shumë emigrantëve, do ta sillte kryetari i bashkisë së qytetit të tretë për nga madhësia (kështu tha) në të gjithë hapësirën shqiptare, Baftjar Zeqo. Me vëmendje të madhe të pranishmit ndoqën referatin e zonjës Angjeliki Stavrula e cila, duke bërë një pasqyrë të vlerave ballkanike e shqiptare, e rriti jo vetëm vlerën e saj si studiuese por e rriti edhe krenarinë e të pranishmëve për vlerat që ka vendi ku kanë lindur dhe për të cilin mendojnë e punojnë ditë e natë. Dhimitrula Kopulo Siuna Maria, anëtare e këshillit kombëtar të PASOK ut, i vlerësoi punimet si një dritare nëpërmjet së cilës duhet parë Shqipëria për tu ndalur më tej edhe për hapat e partisë më të madhe në opozitë për rregullime të mëtejshme ligjore të qëndrimit në Greqi të emigrantëve shqiptarë duke e vënë theksin në veçanti në pozitën që duhet të kenë fëmijët që kanë lindur dhe që janë shkolluar në Greqi. Tubimi do të mbyllej me disa momente humori të dy artistëve të mëdhenj të humorit fierak, Fuat Boçit dhe Arqile Lipes dhe me një koktej shtruar nga Shkolla Shqiptare e Athinës BestXpert

77 UDHËTIM DREJT ËNDRRËS AMERIKANE Lotaria amerikane...! Unë do ta quaja Ëndrra amerikane. Fjala lotari dhe fjala ëndërr nuk kanë asnjë germë të alfabetit të gjuhës shqipe të përbashkët. Megjithatë në thelb janë një, janë sinonime, janë ëndërr e njeriut nga të pesë kontinentet që një ditë të jetë pjesë, qytetar i kontinentit të demokracisë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë, në bisedën e përbashkët do ta quaj ËNDRRA AMERIKANE... Lorenc Koka është specialist i kësaj ëndrre. Sa kohë keni që merreni me këtë ëndërr? Në radhë të parë jam dakord me krahasimin që bëtë sepse lotaria amerikane është e lidhur ngushtë me ëndrrën e shumë bashkatdhetarëve tanë, por jo vetëm të atyre por edhe me njerëz anë e mbanë botës, sepse lotaria amerikane nuk organizohet vetëm për ne. Me ëndrrën amerikane, me të ashtuquajturën lotari amerikane, ëndërr e cila në dekada ka ndryshuar dhe ka marrë forma të ndryshme, janë dashuruar edhe shqiptarët. Dhe ajo vazhdon, vazhdon edhe atëherë kur shumë njerëz mendojnë që ëndrra amerikane është duke vdekur. Atëherë ajo ringjallet akoma më shumë dhe më me zell njerëzit kërkojnë të emigrojnë në këtë shtet mbi shtete. Nuk e di por Amerika vazhdon të ketë atë magjinë e vet. Nuk është më koha e njerëzve që shkonin e kërkonin në Perëndimin e Largët hapësirat e virgjëra të tokës, floririn e Alaskës përshkruar magjishëm nga shkrimtari i madh amerikan Xhek London. Përsëri Amerika vazhdon të jetë një vend me shumë shanse. Shanse të cilëve u ka dhënë udhë vetë

78 sistemi i lirë dhe demokratik që ata kanë krijuar. Demokracia në Amerikë është në shkallët më të larta dhe kjo krijon atë nxitje, atë zell që kanë njerëzit edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se Evropa është tashmë shumë lart edhe ekonomikisht edhe nga standardet, prapë njerëzit ëndërrojnë të venë në Amerikë. Mbi të gjitha kjo është ëndërr e shqiptarëve. Lorenc Koka është specialist i kësaj ëndrre. Sa kohë keni që merreni me të? Viti i parë kur unë fillova të merresha me lotarinë amerikane ishte viti 2003, kur ajo në bazë të vendimit të departamentit amerikan të shtetit ndryshoi. Që nga vitet 90 të lotaria amerikane bëhej nëpërmjet aplikimit me zarf. Personi ëndërrues fuste në një zarf të dhënat e tij vetjake të shoqëruara me fotografi dhe i niste në adresën e dhënë. Kuptohej me këtë formë kishte vend për abuzime. Kështu që nga viti 2003 e në vazhdim lotaria amerikane ndryshoi, gjithçka u bë elektronike. Në Kentaki është konsullata apo institucioni që merret me menaxhimin e lotarisë, institucion i cili tashmë gjithçka e merr në mënyrë elektronike. Ata kanë vënë në dispozicion që nga viti 2003, dhe çdo vit përmirësohen, disa serverë tepër të fuqishëm të cilët për dy muaj rresht, për 60 ditë, pranojnë aplikime në formë elektronike nga e gjithë bota me një fluks jashtëzakonisht të madh. Kjo tregon edhe teknologjinë e kohës, investim i shtetit amerikan për këtë çështje sepse gjatë gjithë periudhës 60 ditore aplikojnë rreth 9 milionë njerëz nga e gjithë bota. Kjo tregon se ëndrra amerikane vazhdon të jetojë. Nëntë milionë njerëz nga e gjithë bota aplikojnë me ëndrrën që një ditë të jenë qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre viteve si ka qenë ecuria e qendrës suaj për ëndrrën amerikane? Ne, me krenari, mund të themi se jemi një nga zyrat më të suksesshme, të paktën në shtetin Helen. Ne u shërbejmë bashkatdhetarëve tanë shqiptarë por edhe komuniteteve të ndryshme nga e gjithë bota që punojnë e jetojnë në Greqi. Madje kemi pas edhe fitues nga Bullgaria dhe vende të tjera. Nga Shqipëria kemi pas shumë fitues. Numri i fituesve çdo vit ka ardhur duke u rritur. Kuptohet kjo edhe nga emri i mirë dhe serioziteti që kemi krijuar. Duke pasur shumë aplikues edhe probabiliteti i fituesve është më i lartë. Do të doja të theksoja që viti i kaluar ishte një nga vitet e mira. Kishim 63 fitues. Sivjet u shtua numri. Në zyrën tonë për të gjithë ata që aplikuan në vitin 2007 erdhën 67 zarfe që u drejtoheshin 67 fituesve. Shpresojmë që ky vit të jetë akoma më me bereqet, më me shumë fitues. Fjala është për aplikimet e vitit 2008 për vitin 2010 kohë që fton ëndërrimtarët e Amerikës që të aplikojnë nga 2 tetori deri në 2 dhjetor të vitit

79 Nga shqiptarët cilat krahina e ëndërrojnë më shumë Amerikën? Kjo, sipas statistikave tuaja të aplikimit gjatë këtyre pesë vjetëve? Nuk mund të them se ka krahina që e dëshirojnë më shumë dhe krahina që e dëshirojnë më pak. Kuptohet se ka edhe ndonjë lloj lidhjeje. Krahinat e Jugut, që në një farë mënyre e kanë pasur më lehtë për tu rregulluar këtu me dokumente, qoftë edhe ata homogjenë ndoshta janë në një numër pak më të vogël aplikuesish. Krahina të tjera, për shembull zona e Korçës ka shumë aplikues. Korçarët i kam nga klientët më të mirë. Kuptohet fierakët që janë edhe patriotët e mi, gjë që ndikon, kam shumë aplikues dhe fitues nga Fieri. Korça është në vend të parë, Fieri në vend të dytë për aplikime dhe fitime. Për çudi më pak ka nga Veriu. Unë këtë e shpjegoj me faktin...se në fund të fundit edhe gruan e kam nga Veriu...e shpjegoj me faktin se ndoshta edhe numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi që janë nga zonat e Veriut është më i pakët në raport me ata të krahinave të tjera. Ju ishit vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E patë, e përjetuat dhe u përballët me ëndrrën amerikane. Në fund u kthyet përsëri në Greqi. Si e përjeton Amerikën një shqiptar kur shkon atje si turist? E vërteta është se isha me fat. Nuk është e lehtë të marrësh vizë turistike për të gjithë familjen sepse unë isha me bashkëshorten dhe me djalin, madje nga Amerika patëm edhe një dhuratë të bukur. Tani kemi një vajzë katër muajshe që e kemi nisur nga vizita në Amerikë. (qesh) Në formë shakaje kuptohet, por me të vërtetë e jetova për pak ditë ëndrrën Amerikane. U përpoqa ta shihja me syrin tim sepse e vërteta është që në tregimet e miqve, shokëve apo në ato që lexojmë gjithmonë i sheh gjërat me syrin e tjetrit. Tjetër gjë është kur diçka e sheh dhe e prek vetë. U përpoqa të isha sa më realist në vlerësimin që do t i bëja këtij vendi që ndoshta do të jetë edhe një synim edhe i yni, ndoshta një ditë do të jemi atje, kjo pavarësisht se unë e kam ndërtuar jetën këtu me një biznes të suksesshëm. Amerika vërtet ka gjëra mahnitëse. Kuptohet ka edhe ato diferencat e mëdha. Atje sheh gjëra ekstreme që nga gratacielat që çjerrin retë, me tepër luks, me ato makina tepër luksoze, por sheh edhe lagje-geto që me të vërtetë habitesh se si ka mundësi. Megjithatë unë një mesazh mora nga Amerika. Të paktën patriotët tanë, nuk kemi pse të shohim zonat që ndoshta kanë ngelur të pazhvilluara, ndoshta kjo është e lidhur edhe me stilin e jetesës, patriotët tanë ishin të gjithë të rregulluar, me punë, me shtëpi, ishin njerëz të nderuar, njerëz që e kishin gjetur veten në Amerikë Me një fjalë shqiptarët shkojnë në Amerikë për të punuar, për të krijuar, për të qenë qytetarë të denjë të Amerikës... Ndihmon shumë ky fakt sepse ata që në momentin që venë, flas për ata që kam takuar e që jetojnë në mënyrë të ligjshme qoftë me bashkim

80 familjar, qoftë me lotarinë, ata të cilët që në momentin e parë shkojnë me green card, me kartën jeshile, kanë të drejta të plota punësimi dhe të gjitha të drejtat që ka një amerikan. Ata brenda një afati kohor gjashtë vjeçar marrin edhe nënshtetësinë dhe pasaportën amerikane, bëhen qytetarë të atij vendi. Kjo ndikon shumë që një njeri që është serioz, ka ëndrra dhe donë të eci përpara, kur bëhet qytetar i një vendi kuptohet që i hapen të gjitha hapësirat. Kjo është madhështia e Amerikës që ua krijon njerëzve këto mundësi. Unë u mahnita me të vërtetë me ato që shumë nga patriotët tanë kishin arritur. Kishin një jetë të mirë në Amerikë... Tani le të zbresim konkretisht tek hapat drejt Amerikës. Unë, si i dëshiruar për të shkuar në Amerikë, ku duhet dhe si duhet të paraqitem për tu bërë pjesë e kësaj ëndrre? Siç e thamë edhe më parë, një nga mënyrat për të emigruar në Amerikë përveç vizave të punës që u drejtohen njerëzve tepër të talentuar në fushat e veçanta të shkencës, artit dhe të kulturës, bashkimit familjar, kjo për kategorinë e klasit të parë si motra, vëllezër, prindër, fëmijë, grua, jo për të afërt më të largët, lotaria amerikane ngelet një nga mënyrat më të mira për të emigruar në Amerikë. Ngelet nga mënyrat më të mira për arsyen e thjeshtë sepse ai që e fiton dhe plotëson konditat shanset për të marrë vizën e emigrimit i ka shumë të mëdha. Cilat janë kushtet? Kryesori është shkolla e mesme e mbaruar. Në këshillat që ata japin theksojnë se aplikuesi duhet të ketë shkollën e mesme të mbaruar, pra 12 vjet shkollë, ose në dy vitet e fundit të ketë përvojë në një zanat nga lista e zanateve që ata kanë si të preferuar dhe të nevojshëm për ekonominë amerikane. Nga përvoja ime e dyta është shumë e vështirë. Ata kanë një sistem pikësh dhe me thënë të drejtën ato pikë nuk i fiton dikush që ka një zanat të thjeshtë. Mund të flasim vetëm për inxhinierë, agronomë dhe për zanate që në fund të fundit për t i ushtruar dikush duhet të ketë mbaruar universitetin. Preferenca nga ana e tyre është që aplikuesi duhet të ketë mbaruar shkollën e mesme, madje ta ketë mbaruar ditën. Shkolla pa shkëputje nga puna apo siç quhet rëndom shkollë nate nuk preferohet? Shkollën e natës nuk e preferojnë. Ndryshimi është bërë dy vjetët e fundit. Nuk e di se për çfarë arsye. Pati një ndryshim në personelin e ambasadës amerikane këtu në Athinë. Në Shqipëri kjo kërkohej me kohë por deri parvjet këtu ishin më tolerantë. Shqiptarët i preferonin dhe i ndihmonin. Iku konsullja, një zonjë tepër dashamirëse ndaj ne shqiptarëve dhe kanë ardhur konsuj të rinj të cilët për këtë kusht, fjala është për shkollën e mesme të rregullt, janë tepër kërkues, të ngurtë do të thosha. Nuk kanë treguar elasticitet, dëshirë për të ndihmuar. E kanë marrë ligjin një dhe një bëjnë dy. E theksoj këtë sepse në asnjërin nga udhëzimet që ata japin nuk theksojnë në se shkolla duhet të jetë natën apo

81 ditën por thjesht shkolla e mesme e mbaruar. Është gjynah për disa nga bashkatdhetarët tanë që fitojnë loton, bëjnë gjithë ato shpenzime për grumbullimin e dokumenteve dhe të vijë çasti që t i thonë nuk e merr vizën sepse ti ke shkollë nate. Për mendimin tim është e papranueshme. Këto janë kushtet po dokumentet? Ky është kushti kryesor. Pastaj dokumentet janë të shumta. Në fazën e parë për të aplikuar mund të ndiqen disa rrugë. Personi mund të vijë në zyrën tonë. Duhet ta theksoj se ne jemi një zyrë private, nuk jemi institucion shtetëror. Ai që donë të aplikojë mund të aplikojë edhe vetë në departamentin e shtetit, në vendrrjetin që ata kanë hapur për këtë çështje por kuptohet se ai duhet të dijë se si të veprojë, të mos bëjë gabime sepse për shembull një gabim në përmasat e fotografisë ose në plotësimin e formularit do t i kushtojë skualifikimin nga pjesëmarrja në lotari. Një tjetër gjë që dua të theksoj është se nuk kanë të drejtë dhe nuk duhet të aplikojnë më shumë se një herë në të njëjtin sezon. Dy aplikime do të thotë që automatikisht je i skualifikuar nga lotaria. Gjatë momentit të plotësimit të dokumenteve të lotarisë si në mënyrë vetjake si duke ardhur në zyrën tonë ose në ndonjë tjetër biznes që merret me këtë punë, duhet të ketë domosdoshmërish me vete dokumentin e identitetit sepse duhet emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, adresë e saktë, numër telefoni normal ose celular, për ata që kanë, nuk është i domosdoshëm, si dhe të njëjtat të dhëna për bashkëshorten, kur është i martuar, dhe për fëmijët. Ajo që është shtuar dhe ka ndryshuar dy vitet e fundit është deklarimi se çfarë arsimi ke: shkollë tetëvjeçare, shkollë e mesme, shkollë e lartë, shkollë profesionale. Ju këto ditë ndërruat adresë, keni ardhur në këtë mjedis plot dritë e që reflekton kulturë. A mund ti tregoni të interesuarit për ëndrrën amerikane ku dhe si duhet të ju gjejnë? Adresa jonë e re është FERON 15, KATI I TRETË, PLATIA VIKTORIA, stacioni i trenit elektrik me të njëjtin emër, shumë afër qendrës. Jemi në një zonë kyçe të Athinës ku mund të vijë kushdo qoftë me linjën e metrosë dhe trenin elektrik, qoftë edhe me autobusë të numrave A-8, B-8, G-8, 608, 054, 622, të troleve 3, 5, 11, 13, 14 që përshkojnë bulevardin PATISION duke u ndalur tek stacioni OTE për të kaluar në bulevardin e më poshtëm ( 3 Semptemvriu ) dhe për tu ndalur në FERON 15, vetëm një rrugë poshtë platisë VIKTORIA. Po të ndiqet kjo rrugë adresa gjendet shumë kollaj. Po veç kësaj çfarë adresash të tjera keni? Fjalën e kam për ata që duan të aplikojnë apo të marrin informacion nga larg, si nga Athina po ashtu edhe nga qytetet dhe qendrat e tjera të banuara të Greqisë? Ata që janë larg Athinës dhe nuk mund të vijnë këtu personalisht sepse ne me gjithë procedurën e lotarisë marrim për sipër gjithçka të

82 nevojshme që nga fotografimet dhe të gjitha të tjerat. Në fund të fundit edhe ne jemi emigrantë dhe një emigrant i njeh hallet e emigrantëve kështu që i bëjmë të gjitha si për ata që vijnë personalisht po ashtu edhe për ata që vijnë familjarisht. Ata që janë larg dhe nuk mund të vijnë të na dërgojnë me zarf në adresën që përmenda duke shtuar edhe kodin postar 10434, fotografitë e tyre të cilat duhet të jenë 5 me 5 centimetra si dhe të dhënat e përmendura më lart, nuk po i përsëris. Të gjitha këto t i dërgojnë në adresën: LORENC KOKA Bestxpert, FERON 15, KATI I TRETË, T.K , PLATIA VIKTORIA ATHINË. Telefonat tonë janë dhe Këtë vit kemi hapur edhe një vend rrjet elektronik: Adresa elektronike është indo@statedv.com. Një lajm tjetër që desha ta theksoj është, dhe që tregon se punët për kombin tonë ecin mbarë, është se shtetasit e shtetit më të ri në botë, KOSOVA, aplikojnë këtë vit për herë të parë drejtpërdrejt për lotarinë amerikane, jo më si shtetas jugosllavë por si shtetas kosovarë. Si mund të aplikojnë kosovarët nëpërmjet zyrës së Lorenc Kokës? Në qoftë se ka kosovarë që ndodhen në Athinë mund të kalojnë nga zyra jonë dhe të aplikojnë si të gjithë shqiptarët, ashtu siç vijnë edhe komunitetet e tjera të emigrantëve. Të tjerët që janë larg mund të aplikojnë me postë, në adresën tonë. Ne me seriozitet dhe me shumë dashuri do t i mirëpresim. Faleminderit dhe suksese zyrës suaj dhe fat për ëndrrën amerikane për të gjithë ata që dëshirojnë të zgjohen një ditë në Amerikë me ëndrrën realitet

83 NË DITËN E BIZNESIT Të dielën, më 23 nëntor 2008, në një nga sallat e qendrës kulturore Melina në Iraklidhon- 66, një qendër ku është pasqyruar mënyra e vjetër e jetesës vendase në shekullin XIX, kohë kur daton edhe ndërtesa e gurtë, mënyrë e paraqitur nëpërmjet mjediseve të sajuara bukur, ishin mbledhur biznesmenë të suksesshëm emigrantë, tashmë të inkuadruar në punën dhe jetën athinase. Midis tyre kishte edhe shqiptarë, madje mund të themi se ata, në tetë vetë që paraqitën arritjet e tyre, përbënin gjysmën. Aleksia Evert, nënkryetare e Bashkisë së Athinës, ndërsa mbi ekranin e bardhë vijëzoheshin pamje të viteve të fillimit të emigracionit simbolizuar me një traget të stërmbushur me emigrantë, me jetën e tyre në vendin e ri që kishin zgjedhur për të punuar e jetuar, në hapat drejt integrimit dhe fillimit të bizneseve në fushë të tregtisë, ndërtimit, shkollimit, shërbimeve etj. bën një pasqyrë të rritjes dhe ndihmesës së emigrantëve në të gjitha fushat dhe veçanërisht në gjallërimin e ekonomisë vendase.

84 Më tej lektorë të ndryshëm, drejtues të institucioneve shtetërore dhe të organizmave jo qeveritare përcollën vlerat e punës së emigrantëve si dhe problemet që lidhen me mbështetjen më të fuqishme nga ana e shtetit dhe e bashkisë, hartimin e ligjeve që eliminojnë burokracinë tepër të madhe që ekziston në dhënien e lejeve të qëndrimit, dhënien e lejeve të bizneseve, leje që çuditërisht për emigrantët e huaj janë ngurtësuar në domosdoshmërinë e paraqitjes së dokumenteve se në bankat greke kanë një kapital prej 60 mijë eurosh. Ndër të tjera thekse u vunë edhe në ndihmën që u duhet ofruar biznesmenëve emigrantë për hapjen e veprimtarive të ndryshme në atdheun e tyre duke u bërë nismëtarë të rritjes së mirëqenies atje. Theks i veçantë u vu edhe në atë që po debatohet tashmë prej muajsh dhe thuhet se po hartohet një projekt ligj që jo vetëm fëmijët e lindur në Greqi por edhe ata që kanë kaluar në sistemin e shkollimit parauniversitar dhe universitar të marrin leje qëndrimi të përhershme. Midis tetë vetëve që paraqiten bizneset e tyre si Huanita Alvarez dhe Adriana Martinez nga Kolumbia, Bohran Ountin nga Bangladeshi dhe S. Fernandez nga India ishin edhe katër shqiptarë. Lorenc Koka do të përshkruante nën vëmendjen e përqendruar të të pranishmëve hapat e para në Greqi dhe vlerat e biznesit të tij në fushën e shkollimit dhe të informatikës. Adrian Qirici, inxhinier mekanik me përvojë të gjatë pune në Shqipëri, përcolli hapat e tij për krijimin e një biznesi mjaft të suksesshëm në riparimin e anijeve të të gjitha llojeve. Gjet Nikolla, mirditor, do të jepte përvojën e tij në fushën e sipërmarrjes në ndërtim. Dhimitra Malo, veprimtare e shquar në punën me gratë emigrante, foli për grupin e saj të punës për të ndihmuar shqiptarët në nevojat e tyre të ditës, në fusha e veprimtari të punës dhe jetesës. Në takim pati edhe diskutime, debate e kundërshtime nga të pranishmit për probleme që lektorët u qëndronin gjërave në sipërfaqe. Gjithashtu u bë vërejtja që shumë nga ata që referuan me të mbaruar fjalën e tyre iknin pa dëgjuar drejtpërdrejt fjalën e biznesmenëve emigrantë. Do të desha, tha inxhinieri i suksesshëm shqiptar Adrian Qirici, që ata që folën të uleshin dhe të dëgjonin edhe fjalën tonë dhe jo të iknin menjëherë pasi mbaruan fjalën e tyre. Si i pari ky takim biznesesh të emigrantëve, mund të themi se pati vlera dhe përveç informacionit përcolli edhe mesazhin në adresë të Bashkisë së Athinës dhe të ekzekutivit dhe legjislativit grek për ta marrë më seriozisht ndihmesën e bizneseve të huaja në Greqi dhe për tu krijuar atyre kushte të barabarta me ato të biznesit vendas

85 KREU III. TË DIGJESH SI QIRIU PËR FJALËN SHQIPE

86 SHEMBULL I SHKËLQYER Do të doja të merrja këtu shembullin e shkëlqyer të sipërmarrësit Lorenc Koka, i cili financon një shkollë shqipe... Edi Rama, Athinë, 30 nëntor 2008 SHEMBULLI I INTELEKTUALIT DHE PATRIOTIT Një djalë i përmbajtur në fjalët dhe modest, me një pamje prej një dendy të mirëfilltë të shkollës, por shumë bindës në punën e tij, në një çast të përshtatshëm, ndërmjet seancave të Seminarit të Strugës (2008) më foli për ngrehinën e tij kulturore-arsimore që e kishte ngritur në Athinë. Të nesërmen më dorëzoi edhe materialin përkatës /buletinin/ me njoftime

87 të bollshme për veprimtaritë e shkollës. Dhe përsëri, edhe njohja në atë çast ishte shumë e shpejtë, kështu që, vetëm pasi u ktheva në Kosovë, në qetësinë e zyrës, arrita ta kapja punën kolosale që kishte bërë dhe po bënte ky njeri midis Athinës. Isha zemëruar në vetveten, sepse bëmë gjithë ato fjalë gjatë seminarit të Strugës në përpjekjen për ndërtimin dhe kompletimin e fizionomisë së MËSUESIT dhe të veprimtarit shqiptar në diasporë, pa e ditur se midis nesh e kishim subjektin e mirëfilltë të punës. Shkolla Shqiptare e Athinës, me konceptin dhe funksionet e saj largvajtëse, jo vetëm në fushë të informatikës, ishte një shembull i shkëlqyeshëm i organizimit kulturor-arsimor të shqiptarëve për zhvillimin e vetes dhe të identitetit. Gjithë ato veprimtari të mirë organizuara dhe profesionalisht shumë funksionale, të ngritura në nivel të institucionit të qëndrueshëm, përbënin struktura të mirëfillta kulturore-arsimore edhe identitare. Lorenc Koka është shembulli i intelektualit dhe patriotit të ndërgjegjshëm, njeriu e biznesmeni i profilit evropian i punëve dhe hapave konkretë, i cili e nxjerr shqiptarin nga statusi i imponuar i punëtorit për punë shërbyese dhe të pa favorizuara dhe e bën atë të ndjehet i barabartë dhe krenar në kompetencat, origjinën dhe përkatësinë e tij. Dhe, edhe Atdheu ka çka të mësojë nga shembulli e vepra e tij duke e ndihmuar atë dhe bashkatdhetarët e tij. Nuhi Gashi, Kosovë.

88 SI MARIN BIÇIKEMI QË HAPI SHKOLLËN SHQIPE NË VENEDIK. Zotin Lorenc Koka e takova rastësisht në seminarin e Strugës. Kisha dëgjuar për të si një studiues i pasionuar me univers të gjerë kulture e me këmbëngulje shkencore mbi punën. Për më tepër ai është, siç e shpreh vetë një shqiptar në mërgim, edhe atdhetar i madh. Këtë dashuri nuk e ka në ndjenja njohjesh të rastit, do të thoshim nuk e ka në ledhatimin e "gjetheve " po në vitalitetin e rrënjëve të kombit shqiptar, të një kombi që e ka ruajtur gjuhën e vet origjinale e të fuqishme për më se 2000 vjet! Ecja e ngadaltë e tij tregonte dinjitet dhe fisnikëri si të një rilindësi. Në portretin që po afrohej hijshëm si dashamirës i shkollës shqipe jashtë atdheut më kujtoi gjykimin e bukur të dijetarit të madh atdhetar, Vaso Pashës thënë gjatë Kongresit të Berlinit: "Është fisnikëri të ndihmosh një popull të ngrihet më këmbë, i cili përkohësisht ka rënë në gjunjë". Mu kujtua më tej edhe shkodrani Marin Beçikemi i cili mes viteve hapi të parën shkollë shqipe në Venedik të Italisë. Bëmë një bisedë të shkurtër dhe mësova se ai bën të njëjtën gjë siç e bëri Marin Beçikemi pesëqind vjet më parë. Ai përpiqet të integrojë kulturën tonë me kulturën e kontinentit, mu në zemër të Athinës. Përshëndetje nga Zvicra, Nexhmije Mehmetaj 22 mars

89 SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT JANË TË BEKUAR QË KANË NJË LORENC KOKA! Ekrem Shema erdhi nga Prishtina në Strugë për tu takuar, për tu çmallur, për të kujtuar ditët e bukura studentore në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Lorenci më tha se Ekremi ishte shoku i tij më i ngushtë, vëlla në shpirt. Gjeta adresën e tij elektronike dhe i kërkova të më hapte një fletë nga jeta e tyre, nga ajo lloj miqësie që lind por nuk vdes. Nuk vonoi dhe më dërgoi ato që po përcjell më poshtë. Unë i kërkova të më shkruaj shumë. Vërtet pak janë ato që shkruan por në thelb ato janë palcë miqësie, palcë nga ajo që gjeneron tërë organizmin e gjallë të një dashurie të madhe... I nderuar z. Ashiku, Ju përgëzoj për punën tuaj të palodhur në vend të huaj! Uroj që shëndeti t`ju punojë dhe të jeni jetëgjate për të vazhduar me punën tuaj fisnike! Nëpërmjet kësaj letre dua ta përshëndetni edhe mikun tim të shpirtit, shqiptarin e madh z. Lorenc Koka! Duke kërkuar falje paraprakisht, mund t`ju them se "pena" ime është shumë e varfër për të shkruar diçka për shokun tim të dashur. Lorencin, unë vetëm një gjë di t`ju them se Shqipëria dhe shqiptarët janë të bekuar që kanë një Lorenc Koka, një Rilindës të shekullit XXI. Lorencit i dëshiroj fat, suksese dhe jetë të gjatë, nga se e di që Kombi ka shumë nevojë për njerëz si Lorenci!

90 Andaj z. Ashiku, punë të mbarë dhe Zoti bekoftë Shqipninë e Shqiptarët! Ekrem Shema Prishtinë, 19 maj

91 LUM SHQIPTARËT QË E KANË AFËR Një fierak dhe një kosovar?! Një fierak dhe një kosovar në qytetin e bukur të Strugës i ngritur buzë liqenit të vet Strugës. As ishte Pilo Shpiragu, as ishte Sulejman Tafili... Ishin mjekët Lorenc Koka (Lenci) dhe Ekrem Shema (Kemi). As kishte ikur, i pari nga beu, as kishte ikur, i dyti nga serbi... Të dy, njëri nga Athina e tjetri nga Prishtina kishin ardhur të çmallen me njëri-tjetrin duke i kujtuar kohërat e bukura të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës. Ekremi, sapo kishte marrë vesh që Lorenci do të vinte në Strugë kishte vrapuar ta presë, ta takojë, të çmallet duke kujtuar ditët e bukura studentore në Tiranë. I kishte bashkuar një Seminar i Mësuesve të Gjuhës Amtare që punojnë në diasporë me fatosat tanë. Nga ky shkak i miqësisë së dy personazheve të Jakov Xoxës, në kohën e tashme, disi isha më kureshtar të di më shumë për miqësinë në mes tyre dhe asnjë shtytje tjetër përveç kujtimeve që më ngjallën prej Lumit të vdekur, një fierak e një kosovar!... Kësaj here bukuria ishte në anën e fierakut, Lencit. Ai ishte një njeri ndër më optimistët e grupeve dhe, pa modesti e them, ishte një djalë i vizatuar në portret dhe shpirt. Të rrallë janë fytyrat që iu përputhen aq ngushtë me shpirtin prej engjëlli sikur Lenci. Këta të dy ishin njerëz të pa komplekse dhe plotë hare. Ishin tamam antiteza e personazheve të Jakovit, shkrimtarit të madh shqiptar, andaj ec e mos u kënaq me këtë bukuri të kohës kur përfytyron fytyrat e përvuajtura të Jakov Xoxës me plotë varfëri dhe halle që i kishin ç bërë fytyrat e tyre deri në ekstrem. Këta ishin shpresa e re, ishin njerëzit që më së shumti shëmbëllenin në të ardhmen e bukur të kombit tonë. Lenci nuk bënte më punën e mjekut sikur kosovari dr. Ekremi që

92 kishte ambulancën e vet private në Prishtinë... Lenci kishte hapur një shkollë kompjuterësh dhe programesh kompjuterike në Athinë dhe kjo kishte bërë që, në fatkeqësinë e Lencit për pamundësinë e aktivitetit të tij të mjekut, t i falënderohen të gjithë shqiptarët e Athinës për ndihmën që ua jep për gjuhën amtare. Fillimisht mendova se në mungesë mësuesi, Lenci ligjëron gjuhën shqipe për fatosat tanë në Athinë, por ishte ndryshe dhe më e mirë. Lenci e kishte hapur shkollën shqipe për fëmijët shqiptarë në një lagje të Athinës dhe kishte dhënë pa kushte ndërtesën e vet për biznesin e vet! Ai, i gëzuar që po jep një kontribut aq të madh në ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e kulturës amtare shprehet: E kam harruar profesionin tim dhe tani këtu ndihem shumë i lumtur! Në profesionin e mjekut do të shëroja shumë shqiptarë, patjetër, por jo aq shumë sa kam mundur të kontribuoj në kulturën dhe gjuhën tonë dhe kjo më bën më krenar. Kjo historia e pafat e shkollës shqipe nuk ka përfunduar ende. Në Greqi nuk përkrahet nga shteti grek, fatkeqësisht nuk përkrahet as nga shteti shqiptar! Ende nuk e kuptoj se përse një shtet mban një emër kombëtar dhe nuk e kuptoj përse një shtet duhet të ketë një ambasadë në shtetin tjetër dhe anasjelltas? Së paku unë nuk i kam shijuar të mirat e saj, megjithatë di shumë shtete që ambasadat e tyre i kanë në shërbim të qytetarëve të vet por jo vetëm për të marrë atë lekun për pasaportën e re dhe për riatdhesimin e qytetarëve të vdekur. Për fat të mirë ka njerëz si Lenci të cilët e bëjnë punën e atyre për të cilën paguhen por nuk iu intereson të veprojnë aty ku nuk ka biznes personal ose vota për nanën parti. Dr. Ekrem Shema m u përgjigj shkurt për Lencin: Lum shqiptarët e Greqisë që e kanë afër! Edhe unë kam dëshirë t i shpreh një falënderim Lencit për këtë kontribut që jep për kulturën tonë. Ragip Kçiku, Mësues në Finlandë

93 LORENCI RREZATON KULTURË Lorenc Kokën e kam takuar dhe njohur në Takimin e Mësuesve Shqiptarë të diasporës, mbajtur në Strugë verën e kaluar dhe mund të them se tek ai kam parë njeriun tepër të vyer dhe entuziast për të punuar në drejtim të gjuhës dhe shkollës shqipe, të cilën e kishte hapur vetë me shumë sakrifica. Ai kishte ardhur me shumë vullnet në ketë takim për të marrë dhe për të këmbyer përvoja profesionale në drejtim të mësimdhënies. Lorenci, rrezatonte një kulturë të gjerë dhe tek ai shihje njeriun që me vullnet të madh kapërcen cilëndo pengesë që mund t`i shfaqet. Interesimi i tij për të bashkëpunuar me kolegët e tjerë mësimdhënës në kuadër të seminarit ishte për tu lëvduar dhe për tu marrë model. Dashuria me të cilën erdhi në seminar ishte e veçantë dhe kjo shihej në të gjitha kontaktet që zhvillonte me kolegët mësimdhënës dhe kontributet që i dha seminarit. Brenga e tij për të çuar më përpara Shkollën Shqipe të Athinës ishte në plan të parë. Dukej se ishte një djalë, që udhëhiqej nga dashuria, korrektësia dhe disiplina në punë. Këtë e dëshmonte edhe me shkollimet e vazhdueshme që kishte bërë qoftë në Shqipëri apo edhe në Greqi. Është pra një njeri me ambicie të shëndosha. Ishte tepër modest, komunikativ, i shoqërueshëm dhe i këndshëm në bisedë dhe kurdoherë shprehte ndjenja sinqeriteti e bashkëpunimi për të mirën e Shkollës Shqipe dhe të mirën dhe përparimin e kombit tonë. Unë i uroj Lorenc Kokës suksese në punë të Shkollës Shqipe në Athinë, duke u sjellë fëmijëve tanë kështu tingëllimën e bukur të gjuhës së atdheut. Sylejman Salihu, Gjermani 22 mars 2009

94 AI MERITON MË SHUMË SE KJO QË THEMI NE. I nderuari Ashiku! Faleminderit për shkrimin dhe përkujdesjen tuaj për punën e veprimtarëve të arsimit e çështjes kombëtare. Në këtë theks bëni pjesë edhe Ju me punën tuaj, me inkuadrimin tuaj në rrjedhat e punës së Mësimit Plotësues në diasporë. Të dëshiroj sukses në vazhdimin e,,rilindëseve të kohës sonë. Shkrimi mbetet si një kujtesë e artë për brezat e ardhëm. Atyre u detyrohemi me punën tonë. Po të dërgoj mendimin për Lorencin. Ai meriton më shumë se kjo që e themi ne. Koha do ta thotë. Shpresoj. Haziri, 13 prill 2009 LORENCI KA THYER HIJEN E njoha shkurt. Njeriu njihet nga vepra. Ajo jeton në vetëdijen e njerëzve dhe e ndërton atë. Kjo vlen për Lorenc Kokën. Të hapësh një shkollë është vlerë për individin, kombin, njerëzinë. Kjo i takon tërësores. Hijet do zbehen kthinave të kohës nga shkëlqimi. Dituria do bëhet arma e njerëzores e cila nganjëherë mungon. Lorenci ka thyer hijen. E ka kapur shkëlqimin. Rrodhën edhe lot ngazëllimi për madhështinë punës së Lorencit. Madhështi e nëpërkëmbur nga injoranca. Ishim në Strugën e Dr. Ibrahim Temos e Dervish Himës. Njerëz të tillë priste në gjirin e saj. Erdhën. Nuk ikën. Rrezet e agimit mbi liqenin e lodhur nga hija e gjatë përshëndetën. Edhe për nesër. Hazir Mehmeti, Vjenë, 13 prill

95 LORENCI DIGJEJ SI QIRIRI PËR FJALËN SHQIPE - Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe se i duam fëmijët tanë!... I dashur Abdurahim, Të lumtë! Për gjithë punën tuaj të çmuar! Të lumtë edhe për vëllimin e dytë të librit "Rilindësit e kohës sonë". Unë si mësues e shkrimtar ju përgëzoj për punën tuaj aq të rëndësishme në përpilimin e këtyre dy monografive. Punë kjo e cila, kujtoj unë, është po aq me vlerë sa edhe puna vetëmohuese e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë. Bashkë me përgëzimet dhe përshëndetjet e mia të përzemërta po ua dërgoj edhe këtë shkrim. Me shumë respekt Rizah Sheqiri, Suedi Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë është e një rëndësie jetike për të gjithë shqiptarët kudo janë ata. Këtë mendim e ndajnë besoj gjithë shqiptarët dhe dashamirët e gjuhës shqipe. Dhe për këtë Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë do përkrahje morale e materiale nga të gjithë shqiptarët. Kjo Shkollë e do edhe përkrahjen e institucioneve shtetore e kombëtare, por edhe të shoqatave, të biznesmenëve dhe të vetë prindërve, mësuesve e të nxënësve shqiptarë kudo qofshin ata. Në këtë vazhdë duhet përkrahur pa masë mësuesit, nismëtarët e hapjes së shkollave shqipe, si dhe entuziastët dhe drejtuesit e tyre. Seminaret për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, veçanërisht seminari i Strugës, dëshmoi edhe njëherë se është shumë i rëndësishme mobilizimi i përgjithshëm kombëtar në këtë fushë. Por edhe vetë takimi i mësuesve nga shumë shtete si dhe këmbimi i përvojave arsimore janë shumë të rëndësishme. Përveç këtyre edhe integrimet gjithë shqiptare kanë një rëndësi të veçantë për gjuhën dhe për shkollën shqipe gjithandej në diasporë. Shkollë kjo e cila ku më pak e ku më shumë ballafaqohet me probleme të shumta e të natyrave të ndryshme.

96 Mësuesit dhe arsimtarët shqiptarë pa dallim gjithandej po bëjnë një punë të rëndësishme dhe tepër të çmuar e shumë fisnike në mbrojtje të gjuhës dhe të kulturës shqiptare dhe në kultivimin e saj tek gjeneratat e reja, e në mesin e tyre edhe shumë i nderuari, dashamirësi i flakët i ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe tek fëmijët mërgimtarë në Greqi, zoti Lorenc Koka, nga i cili mësuam se në Greqi, këtë punë vetëmohuese këta arsimdashës të nderuar po e bëjnë me shumë sakrifica pa ndonjë përkrahje të veçantë nga institucionet dhe duke u përballur me shumë pengesa të natyrave të ndryshme. Por, përballë të gjitha vështirësive mund të gjenden rrugë për t ia arritur qëllimit ashtu siç bëri, thuaja në rrethana krejt të jashtëzakonshme edhe zoti Lorenc Koka kur themeloi Shkollën Shqiptare të Athinës. Një thesar të çmuar të dritës dhe të diturisë, një diell të shqipes, në mes të Athinës, që çdo shqiptar në Greqi, dhe jo vetëm atje, e bën të ndjehet krenar. Po për gjëra të tilla duhet edhe mund, edhe sakrificë si dhe guxim intelektual e njerëzor. I tillë është edhe z. Lorenc Koka, një intelektual me dinjitet të lartë kombëtar dhe me një vizion të gjerë për të ardhmen e shqipes dhe të zogjve të saj, qofshin edhe në mërgim. Nga të tillët të gjithë bashkëkombësit tanë në mërgim duhet të marrin mësim. Që puna e mësimit të gjuhës shqipe të shkojë më mirë e më mbarë edhe në këtë shtet, në Seminarin e Strugës, mësuam se përveç ndihmës nga organet shtetërore greke duhet të përmirësohet edhe ndihma e vetë prindërve, ndihmë e cila është jashtëzakonisht e madhe dhe pa të cilën nuk mund të arrihen rezultatet e dëshiruara. Pra mobilizimi i arsimdashësve bashkë me prindër edhe në Greqi, në Itali po edhe në vendet e tjera, do të bëjë që numri i nxënësve të përfshirë në mësimin e gjuhës amtare të rritet. Mobilizimi i mësuesve, biznesmenëve shqiptarë dhe i vetë prindërve do të ndihmojë padyshim edhe në rritjen e numrit të fëmijëve që do të mësojnë gjuhën e tyre shqipe. Po ashtu do të krijojnë mundësi dhe rrethana lehtësuese për vetë punën e mësuesve. Në këtë drejtim mbetet shumë për t u dëshiruar. Megjithatë mësuesit dhe arsimtarët shqiptarë në Greqi, në këto rrethana të jashtëzakonshme po bëjnë të pamundurën. Me gjasë ne shqiptarët në rrethana të jashtëzakonshme jemi më të suksesshëm. Edhe zoti Lorenc Koka, drejtues i Shkollës Shqiptare të Athinës ishte i tillë, një dashamirës i madh i kultivimit të gjuhës shqipe dhe i traditës shqiptare tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ai sot e gjithë ditën, për aq sa e njoha në Seminarin e Strugës dhe nga vetë paraqitja e tij në këtë seminar, digjej si qiriri për fjalën shqipe, ashtu sikur rilindësit tanë dikur

97 Dhe me këtë rast, nuk është koha vetëm t u thurim lavde këtyre mësuesve dhe arsimdashësve të gjuhës sonë, por t i përvilmi punës dhe të gjithë bashkërisht të bëjmë atë që është e mundur, që situata e mësimit të gjuhës shqipe të përmirësohet, dhe jo vetëm në Greqi por gjithandej në diasporë, sepse askund nuk ka vend për vetëkënaqësi. Gjithkund, ku më shumë e ku më pak, ka nevojë që përfshirja e nxënësve në mësimin e gjuhës të jetë sa më e madhe dhe cilësia e kualiteti i mësimit të shqipes të ngrihet. Këtu, siç e thashë edhe më parë, më e rëndësishmja është ndihma e prindërve shqiptarë të cilët në emër të gjuhës sonë shqipe, në emër të ëmbëlsisë dhe bukurisë së saj do t i kisha lutur që t i dërgojnë fëmijët e tyre edhe në shkollën shqipe. Sepse të gjithë e dimë, çdo gjuhë më së miri mësohet në shkollë. Një bashkëpunim më i ngushtë i prindërve, mësuesve dhe arsimdashësve, jam shumë i bindur, do ta ndryshojë sadopak situatën që është tepër kritike. Të gjithë themi shpesh; edhe këtu në kurbet jemi vetëm për të mirën e fëmijëve! Pra të mos i harrojmë ata, të mos ua humbim gjuhën atyre që më së shumti i duam; fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë. Sepse vetëm duke dashur vetveten mund të na duan dhe t i duam edhe të tjerët. Të tregojmë pra dashurinë e zjarrtë për fëmijët tanë, për gjuhën tonë, për traditën tonë, për kulturën tonë për të ardhmen tonë. Se çfarë do të jetë ajo, varet nga të gjithë ne. Dhe të gjithë bashkë, ju garantoj, me mund e sakrifica më të mëdha, mund t i arrijmë qëllimet tona. Bashkë mund ta mësojmë gjuhën tonë të bukur shqipe, bashkë mund t ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë. Të gjithë bashkë, jo vetëm që do ta ruajmë gjuhën tonë të bukur, por ne mund ta kultivojmë e ta pasurojmë atë. Pra, duke përkrahur pa rezervë mësuesit e mësimdhënësit e gjuhës shqipe, arsimdashësit dhe drejtuesit e shkollës shqipe, dëshmojmë se e duam vetveten, se e duam arsimin shqip, se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!... Rizah Sheqiri, shkrimtar dhe mësues i gjuhës shqipe në Suedi

98 SUKSESE LORENC! Është kënaqësi për mua të flas për njerëz që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në emigracion. Lorenc Koka ka treguar tek të gjithë ne sa e thjeshtë është të qëndrosh në këmbë, të hapësh horizonte të rinj për ata që kanë humbur vizionin largpamës. Suksese Lorenc Valbona Hystuna - mësuese e gjuhës shqipe Selanik, 3 prill

99 NË SHKOLLËN E LORENC KOKËS Kisha dëgjuar për aktivitetin e Lorenc Kokës në fushën e arsimit dhe të elektronikës, por asnjëherë nuk i kisha qëndruar aq pranë sa atë ditë maji Isha njohur me të atin, Pavllo Kokën, që në ditët e para të ikjes së madhe. Pavlloja ishte një njeri i çuditshëm, thua se tregtinë e kishte në gjak, sado ta ngacmoje ai nuk e prishte terezinë, mjaftonte të bënte punën. Krenohej me të bijtë dhe prej tij kisha dëgjuar se Lorenci kishte mbaruar për mjekësi. Kur dëgjova se ai i ishte futur arsimit sikur mu duk e pabesueshme. Para disa ditësh, u ngjita në katin e tretë në Feron 15, fare pranë stacionit të trenit të Viktorias, në mjediset e Shkollës Shqiptare të Athinës apo më saktë të them në Shkollën e Lorenc Kokës. Në derë na priti një burrë babaxhan, i të njëjtës moshë me ne dhe na ftoi menjëherë të hynim brenda në një sallon të madh plot dritë. Ishte Thomai, vjehrri, i cili na siguroi se Lorenci nuk do të vonohej. Ndërkohë na çoi të shihnim sallën kompjuterike ku jepen mësime jo vetëm për nxënësit shqiptarë por edhe për ata të kombësive të ndryshme, madje dhe grekë që interesohen të mësojnë akoma dhe gjuhën shqipe, por kryesish sekretet e elektronikës bashkëkohore. Pastaj na tregoi klasën moderne ku jepet mësim në gjuhën shqipe për dyzet fëmijë shqiptarë. Nëpër mure ishin afishuar disa harta dhe kudo shikoje të radhitura materiale në gjuhën shqipe... E pohoj se u habita. Jo vetëm për përpjekjet e Lorenc Kokës për t u dhënë nxënësve shqiptarë mësime në gjuhën amtare, njëkohësisht dhe njohuri të domosdoshme kompjuterike, por edhe për mënyrën moderne që ai e ka organizuar këtë qendër bashkëkohore studimore arsimore. Mund të them se deri sot nuk e kisha takuar një organizim kaq të përsosur shkollor. Pasi kishim kaluar nga salla në sallë zoti Thoma na çoi në zyrën e Lorencit i cili mbërriti në atë kohë. U përshëndetëm si miq dhe unë i

100 shpreha admirimin tim. Ai është tepër modest. Nuk është nevoja të riprodhojmë këtu bisedën që patëm, por unë kam vetëm një brengë që nuk ja shpreha: A do t i kuptojnë emigrantët shqiptarë përpjekjet e këtij njeriut? A do t i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën ku edhe kompjuteri flet shqip? Akoma dhe të rriturit, a do të shkojnë të mësojnë disa sekrete të kompjuterit kur jetojmë në kohën e internetit? Puna e mësuesit ka qenë dhe mbetet një sakrifice, një vlerë e cila ngaherë është nderuar nga shqiptari. Besoj që këtë ta kuptojnë dhe shqiptarët e Greqisë dhe të mbështesin pa rezerva përpjekjet e Lorenc Kokës. Unë uroj me gjithë zëmër që njeriu që braktisi profesionin e mjekut (patjetër më fitimprurës) dhe iu fut arsimimit të shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të dalë fitimtar Kristo Zharkalliu, emigrant i hershëm

101 LORENCI PUNON PËR NJËQIND VJET Të shkruash apo të flasësh për figura si z. Lorena Koka është me të vërtet e vështirë. Edhe pse shume i ri në moshë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Greqi. Një fjalë e urtë e popullit thotë: "Kush mbjell një arë me grurë punon - për një vit, kush mbjell një pemë - punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë - punon për njëqind vjet". Lorenci punon sot për njëqind vjetët e ardhshëm. Kam pasur nderin të jem pranë këtij njeriu shembullor. Më ka tërheq guximi, thjeshtësia, komunikimi dhe mënyra se si i ndiqte problemet. Gjatë kohës që isha student i tij, në vitet , kam mësuar jo vetëm për informatikën por edhe për mënyrën se si duhen zgjidhur e trajtuar problemet. Lorenci ka vizion të gjerë, ai njeh disa disiplina e profesione njëherazi, është nga ata që nuk e kanë kaluar kohën kot ai i përket atij grupi që "kanë djegur më shumë vaj se sa kanë pirë verë". Për intelektin e tij të shquar flasin jo vetëm mësuesit e pedagogët e tij në shkollën e mesme me traditë "Janaq Kilica" në Fier, në fakultetin e mjekësisë në Tiranë, por edhe ata të Kolegjit Amerikan në Athinë. Këtë intelekt unë e "mata" me një bisedë që bëra me të para disa vitesh dhe e kam zgjedhur e përfshirë në librin "Biseda me njerëz të mirë" të cilën mendoj ta nxjerr në qarkullim vitin e ardhshëm. Unë e kam dhëndër të fshatit, dhe në Bubullimën time, në Bubullimën e arsimtarëve, Lorencin e duan dhe e respektojnë të gjithë. Edhe atje, ndonëse pak kohë i tepron të qëndrojë, ai ka lënë gjurmë të mira si kudo. Është në karakterin e tij të jetë korrekt dhe konstant kurdoherë. Unë u gëzova që Orieta bashkëshortja e tij, një grua e përkryer dhe një njeri i mirë, jo vetëm i ka qëndruar pranë kurdoherë, por na paska gëzuar me sjelljen në jetë të një vajze të shumëpritur, pas Pavllos tonë të zgjuar. Këto shënime i skicova tek udhëtoja në avion nga Athina në Amerikë. Dhe po i shkruaj ndërsa ora udhëton në një ditë të re. I uroj Lorencit, Orietes dhe fëmijëve të jenë shëndosh e mirë. Pavllos e Thomait me bashkëshortet e tyre u uroj të kenë shëndet, të

102 rrojnë e të gëzojnë arritjet e Lorencit dhe të djemve, vajzave, nipërve e mbesave, të ndihen kurdoherë krenarë për fëmijët që rritën dhe edukuan. Dr. Jorgji Muzaka. Nju Jork, 29 maj

103 DRITË E DITURISË Në Strugë, në seminarin IV Kombëtarë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe ishte edhe gazetarja e Radio-Tiranës Kozeta Hoxha. Nga cikli i transmetimeve të saj në biseda me mësuesit pjesëmarrës në seminar shkëputëm bisedën me z. Lorenc Koka. Kozeta Hoxha: Përshëndetje miq të Radio Tiranës dhe mirë se vini në Dritë e Diturisë! Këtë të diele do të vijojmë sërish me mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi. Në fakt Greqia është vendi ku ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë, madje numrin më të madh të tyre në krahasim me shtete të tjera. Sikurse thonë vetë shqiptarët që jetojnë atje, rreziku i asimilimit, ndonëse për dikë mund të duket absurd, ende është i dukshëm, madje është kanosës. Për më tepër kur mëson se Albanologë nga vende të ndryshme si John Tuhman - suedez, Silvia Bolldhalder - zvicerane, Kosta Mici - grek, njohin gjuhën shqipe më mirë se ne shqiptarët, duhet nxitur për ta mbajtur gjallë atë. Gjithashtu, fakti që arvanitasit kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe për 500 vjet me radhë duhet t i bëjë shqiptarët atje të ndërgjegjësohen për origjinën tonë, t i bindin fëmijët për vlerat e shqipes; mirësinë, ëmbëlsinë, pasurinë e saj. Kemi alfabetin më të pasur nga gjuhët indoevropiane (36 shkronja dhe tinguj) ndaj dhe mund të shqiptojmë pastër gjuhë të ndryshme. Kush më mirë se shqiptarët nga të huajt e flasin gjuhën greke? Duhet të jemi krenarë për origjinën dhe gjuhën tonë. Dhe duket se kështu ndodh me një pjesë të shqiptarëve atje, të cilët në mënyrë krejtësisht vullnetare, në mjedise të thjeshta, ndoshta dhe të

104 papërshtatshme për mësim, përpiqen të mbajnë gjallë gjuhën shqipe duke ndihmuar fëmijët e bashkatdhetarëve të tyre emigrantë. Këta mësues humanë, njeri prej gazetarëve të vjetër shqiptarë që jeton e punon në Greqi, Abdurahim Ashiku, i ka përmbledhur në një libër të tijin të botuar me titullin Rilindësit e kohës sonë. Midis faqeve të këtij libri, një vend të veçantë, zë edhe Lorenc Koka me Shkollën Shqiptare të Athinës, në të vetmen shkollë private shqiptare në Greqi. Le të bisedojmë me të. Lorenc Koka: Përshëndes të gjithë dëgjuesit e Radio Tiranës, nga ana ime si dhe nga ana e nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Shqiptare të Athinës. Kozeta Hoxha: E vetmja shkollë private është kjo? Lorenc Koka: E vetmja shkollë si biznes privat. Janë bërë përpjekje nga shumë shoqata të cilat organizojnë kurse të gjuhës shqipe dhe është për tu falënderuar puna që bëjnë këta njerëz të cilët japin një ndihmë të madhe për gjuhën shqipe, vullnetarisht, pa shpërblim, me dëshirë dhe me zjarr për të ndihmuar fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe. Ne jemi diçka më tepër se kaq sepse jemi një biznes shqiptar, një shkollë ku mësohet kompjuteri, gjuhët e huaja dhe në këtë kontekst kemi edhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët tanë. Jemi një shkollë ku flitet shqip, ku nxënësit janë të gjithë shqiptarë, ku pronari është shqiptar, pra jemi një shkollë me të vërtetë shqiptare dhe që kemi bërë një punë për tu falënderuar. Kozeta Hoxha: Lorenc Koka ka lindur dhe është rritur në Fier, ka mbaruar gjimnazin Janaq Kilica të Fierit me rezultate të shkëlqyera, madje është nga brezi i fituesve të olimpiadës së matematikës dhe fizikës të asaj kohe. Me 1995 ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më 1996 ka emigruar në Athinë. Me gjithë vështirësitë e njohura të emigracionit, Lorenci nuk dorëzohet por për tu integruar më së miri në Athinë vijon të tjera studime atje për informatikë në Nju Jork Kolegj dhe arrin ta mbarojë me sukses në vitin 2004 kur dhe diplomohet për kompjuter science. Jeta e emigrantit ka oscilacionet e veta, por pas vitit 2003, kur Lorenci hap biznesin e tij të informatikës dhe njëkohësisht ofron kurse falas të gjuhës shqipe, ndjehet më mirë pasi kontribuon me mundësitë e veta jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin shqiptar të Athinës dhe është më pranë tyre. Kozeta Hoxha: Sa nxënës ka shkolla? Lorenc Koka: Shkolla jonë nuk është një shkollë publike ose një gjimnaz apo nëntëvjeçare, është një shkollë që organizon kurse për mësimin e kompjuterit ose të gjuhëve dhe nxënësit vijnë dhe ikin. Këto vite kemi kaluar nëpër bankat tona mbi 250 nxënës të moshave nga më të

105 ndryshmet, nga dhjetë vjeç deri në 65 vjeç. Ishte një mundësi që u dhamë shqiptarëve, komunitetit shqiptar në Athinë, njerëzve që duan të mësojnë teknologjitë e reja, praktikisht kompjuterin që është i kohës, që u duhet në jetën e tyre. Duke qenë emigrantë dhe duke mos njohur gjuhën greke ata nuk e kishin mundësinë që të shkonin të uleshin në bankat e shkollës me grekë 7 8 vjeçar. Një pesëdhjetëvjeçar vështirë ta bënte, kështu që këtyre njerëzve u dhamë mundësi të mësojnë teknologjitë e reja, të mësojnë gjuhët e huaja duke u ndjerë në shtëpinë e tyre. Janë të gjithë shqiptarë dhe mësimet bëhen në gjuhën shqipe me tekste shqiptare. Komuniteti shqiptar këtë e ka vlerësuar dhe fakti që këtë vit hyjmë në mjedise të reja komode tregon se kjo shkollë ka dhënë kontributin e vet dhe komuniteti shqiptar e ka përqafuar. Kozeta Hoxha: A ka vështirësi për ta mbajtur shkollën, për të tërhequr fëmijët, a ka ndonjë pagesë që atyre do tu kushtonte ndoshta shumë? Lorenc Koka: Shkolla ka sensin e biznesit. Mësimi i kompjuterit dhe i gjuhëve të huaja kuptohet është me pagesë, pagesë që është tepër konkurruese duke folur me çmimet e tregut grek. Jemi për qind më lirë dhe kjo jo duke ulur cilësinë e mësimdhënëses, përkundrazi do të thosha jemi në një cilësi tepër konkurruese si për mjediset laboratorike po ashtu edhe në mënyrën se si bëhet mësimdhënia. Janë mënyra nga më modernet. Çdo nxënës ka kompjuterin e vet. Nuk kemi asgjë që të ndjehemi inferiorë ndaj shkollave greke. Për sa i përket mësimit të gjuhës shqipe, nisur nga dëshira e mirë për të ndihmuar fëmijët tanë, midis të cilëve është edhe djali im që mëson gjuhën shqipe, është viti i tretë që po mëson, këtë e kemi falas për të gjithë shqiptarët. U bëjmë ftesë dhe ndjehemi nganjëherë keq kur u themi sillni fëmijët të mësojnë shqip dhe të përgjigjen Çfarë i duhet shqipja fëmijës tim? Kjo është pak edhe e dhimbshme. Kozeta Hoxha: Ndoshta kjo është edhe keqardhja me e madhe e Lorenc Kokës, drejtorit te shkollës shqiptare te Athinës. A thua pjesa me e madhe e shqiptareve mendojnë kështu? Lorenc Koka: E vërteta është që ka indiferencë nga shumë prindër të cilët deri në një far pike edhe mund t i justifikoj se janë emigrantë, kanë halle e probleme. Por megjithatë, aty ku gjejnë 2-3 orë në javë për tu mësuar fëmijëve gjuhën angleze, frënge sepse shqiptarët i çojnë fëmijët nëpër kurse gjuhësh, në not, valle, sport, në kurset të ndryshme private, le të gjejnë edhe dy orë në javë për t i mësuar fëmijës gjuhën shqipe. Qoftë për patriotizëm por edhe nga ana praktike, të jemi pragmatistë, do t i duhet, është gjuha e Atdheut të vet, është gjuha e një kombi që në fund të fundit është në ngritje. Pse duhet që fëmija gjuhën e tij ta harrojë? Kjo më duket diçka absurde.

106 Kozeta Hoxha: Gjuha shqipe bëhet mbi baza vullnetare, po mësuesi i gjuhës shqipe paguhet? Lorenc Koka: Vitin e parë ishim mbi baza vullnetare. Kishim dy mësuese, njëra prej të cilave nuk është më sepse ka emigruar në Amerikë nëpërmjet lotarisë amerikane. Mësuesja tjetër paguhet prej nesh me mundësitë tona të kufizuara. Megjithatë të paktën të nxjerrin shpenzimet sepse në fund të fundit edhe vullnetarizmi ka ato kufijtë e vet. Nuk mundet mësuesja dhe gjithë mësueset shqiptare që janë në Greqi të punojnë falas. Ne nuk kemi luksin si në vendet e tjera evropiane ku ka ndihmë nga shteti dhe janë të tjera kushte. Motrat tona, gratë tona, nënat tona në Greqi punojnë madje në punë tepër të vështira. Kështu që nuk e kanë atë luksin të punojnë për një kohë të gjatë vullnetarisht, të lejë fëmijën, të lejë punët e shtëpisë dhe të vijë këtu të punojë pa asnjë lloj shpërblimi. Besoj se duhet gjetur mënyra që këta njerëz të shpërblehen, qoftë edhe në mënyrë simbolike. Kozeta Hoxha: Në shkollat tuaja del një problem. Ju paguani mësuesit, keni shkolla që ofroni mundësinë e mësimin shqip në një kohë që nuk keni numrin e duhur të fëmijëve që tërhiqni. Lorenc Koka: Kjo është e vërtetë. Numri nuk është i kënaqshëm. E nisëm me 36 nxënës vitin e parë, në të dytin zbriti në 24, dhe e mbyllëm vitin me 12 nxënës. Do të ishte e udhës të kemi nga të dyja ministritë, qoftë e Shqipërisë qoftë edhe e Kosovës një program mësimor disa vjeçar. Ne përpiqemi të punojmë duke improvizuar dhe duke dhënë shpirtin tonë me abetaren, me tekstet mësimore të shkollave publike shqiptare, por këtu ka të tjera veçori. Fëmija emigrant nuk mund të punojë me tekstet shkollore publike sepse mësimi atje bëhet për pesë ditë të javës kurse ne këtu e bëjmë vetëm me dy orë në javë. Koha është e kufizuar ndaj duhet të kemi të tjera metodika, gjë që nuk e kemi, kështu që përpiqemi të improvizojmë. Në mendjen e shumë prej prindërve ekziston ideja që le të vijë vitin e parë, të mësojë abetaren dhe kështu mëson gjuhën shqipe. Nuk është e vërtetë. Gjuha shqipe nuk është vetëm abetarja por është edhe gramatika, leximi, historia, gjeografia, kultura shqiptare. Duhet të ketë një program disa vjeçar, të paktën 3 4 vjeçar. Do të thosha që fëmijët të jenë vërtet të kompletuar, duhet të njohin gjuhën shqipe, gramatikën, letërsinë shqiptare dhe vetë Shqipërinë. Ka fëmijë që nuk dinë ku është Tirana, ku është Vlora, nuk dinë se çfarë ngjyre ka flamuri shqiptar. Kozeta Hoxha: Si i tërhiqni fëmijët për të ardhur në shkollë? Lorenc Koka: Ne reklamën e kemi bërë në të gjitha gazetat dhe me këtë rast falënderoj edhe radion tuaj se në një far mënyre po na ndihmoni që të sensibilizojmë sadopak opinionin publik. Ne këtë kurs e kemi falas. Nuk po përfitojmë, e bëjmë me dëshirë. Të paktën të na mbështesë komuniteti duke sjellë fëmijët. E reklamojmë në gazetat që dalin në

107 Athinë, në të katër gazetat që dalin në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar. Gazetar të ndryshëm me emër, me shkrimet që kanë bërë, shkrime tepër dashamirëse ndaj shkollës sonë, në një far mënyre kanë ndihmuar në sensibilizimin e opinionit në radhët e emigrantëve. Edhe reklamat që vëmë në gazeta, në fund të fundit i paguajmë nga xhepi ynë, nga ekonomia shtëpiake e cila edhe kjo ka një kufi deri ku mund të mbajë. Duhet të gjenden mënyra që të sensibilizohen. Këtë e kërkuam edhe në takim me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, me drejtorin e diasporës që të gjejë mënyra në Televizionin Publik Shqiptar, në radiot publike për ti dhënë hapësirë edhe emigrantëve të Greqisë, sepse emigrantët në Greqi janë një pjesë shumë e madhe e shtetit shqiptar. Flitet për shifra shumë të mëdha emigrantësh, flitet për mijë por mund të jenë edhe më shumë. Të gjendet mënyra që të na jepet një dritare të paktën një orë në javë ku të sensibilizohet, të flitet për jetën e emigrantit, si jeton ai në Greqi, çfarë halle, çfarë probleme ka, ku mund të vejë të mësojë gjuhën shqipe, ku mund të vejë të blejë një libër shqip. Ka njerëz që nuk dinë që botohen gazeta shqiptare në Athinë kur kemi gazeta shqiptare që botohen prej shumë vjetësh. Nuk dinë ku të blejnë një libër shqip. Le të na ndihmojnë të paktën në këtë drejtim, përveç anës ekonomike që ne i kuptojmë vështirësitë e shtetit. E dimë që mundësitë ekonomike janë të kufizuara por të paktën Televizioni Publik le të trajtojë një çik edhe hallet e emigrantëve, problemet e tyre dhe jo një herë në vit apo dy herë në vit kur vijnë për vizita në Athinë ose kur është fushatë elektorale. Fakti që kemi ardhur këtu në Strugë, kaq larg nga Athina dhe vende të tjera të Greqisë dhe janë mbledhur shqiptarë nga diaspora na jep shpresë dhe besim që do të ecim më mirë. Kozeta Hoxha: Për ne që jetojmë këtu, dhe natyrisht nuk kemi familjaret tanë të afërt atje, jo gjithnjë i kuptojmë si duhet emigrantët. Kur dëgjon Lorencin ne Greqi, Ragip Kcikun në Finlandë dhe të tjerë në shtete të ndryshme në Evropë, kupton rolin që mund të luaj radio dhe televizioni në mbështetje dhe ndihmë të tyre.kur dëgjon ata nis të jetosh me shqetësimet e tyre dhe i ndjen më afër....ishte dhe për sonte Drite e Diturisë këtu në Radio Tirana. Një përshëndetje nga unë Kozeta Hoxha Mirë u dëgjofshim

108 KREU IV. JEHONË PËR NJË NJERI DHE NJË SHKOLLË

109

110 Ta nea - Lorenc Koka Është sot njëri prej mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët kanë biznesin e tyre në Greqi. Ai është pronar i një shkolle private për mësimin e kompjuterëve në Athinë. "Linda në qytetin e Fierit, një qytet që u zhvillua tej mase pas Luftës së Dytë Botërore dhe për disa vjet popullsia e tij u dhjetëfishua prej të ardhurve nga qytetet e tjerë. Një prej tyre ishte edhe babai im, që la fshatin e tij të vogël, Palasën e Himarës dhe u transferua atje. Kur u hapën kufijtë, erdhi në Greqi", - thotë ai për gazetën. Koka mandej rrëfen se ishte një nxënës i shkëlqyer. "Çdo vit përfaqësoja shkollën time në konkurset e matematikës dhe të fizikës, ku zija vendin e parë. Kur mbarova shkollën e mesme, shkova në universitet për mjekësi dhe mora diplomën në vitin Arsyeja kryesore që erdha në Greqi në vitin 1996 ishte familja ime. Prindërit dhe vëllezërit jetonin në Athinë prej 5 vitesh. Ëndërroja njohjen e diplomës dhe të punoja si mjek, por ishte e vështirë për arsye të gjuhës. Kështu në vitin 2000 vendosa të studioj për informatikë në një kolegj privat në Athinë"

111 RADIOSTACIONI FM Bardha Mançe : Zoti Lorenc, Shkolla Shqiptare e Athinës festoi 4 vjetorin e krijimit te saj para pak kohe. Çfarë përfaqëson Shkolla tuaj dhe cilat janë shërbimet që ju ofron bashkatdhetarëve tanë? Lorenc Koka : Shkolla Shqiptare e Athinës është një emër që e meriton me plotë gojën. Historia dhe aktiviteti shumëvjeçar i kësaj shkolle e dëshmojnë këtë më së miri. U krijua më datën 3 Shkurt 2005 si qendër informatike dhe vazhdon të ofrojë shërbime të vyera për komunitetin shqiptar në Athinë dhe më tej. Në këtë shkollë kanë mësuar mbi 300 emigrantë, fëmijë e të rritur, punëtorë e intelektualë. Ofron kurse për mësimin e kompjuterit, anglisht, greqisht dhe organizon falas kurse për mësimin e Gjuhës Shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Vazhdimisht shkolla ka organizuar dhe organizon aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese me nxënësit dhe dashamirësit e shkollës. Këto aktivitete kanë ndihmuar nxënësit emigrantë të njihen më mirë njeri tjetrin dhe të zbaviten në mënyrë të kulturuar. Gjithashtu kanë ndihmuar në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të origjinës, por edhe të njihen me kulturën dhe historinë e vendit pritës.

112 A dinë shqip fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi? Jehonë në forumet shqiptare në internet. EMIGRANTI HAP SHKOLLËN E PARË NË ATHINËS - Në vend të nxitjes ranë mjegullat e harresës. Në Janar të vitit të kaluar (2005), në qendër të Athinës, në rrugën 3 Septemvriu, u hap një shkollë shqipe (kurse për mësimin e gjuhës Shqipe, kurse për mësimin e kompjuterit, të gjuhës Angleze, Greke etj..). Këtë nismë e mori një djalë nga Fieri, Lorenc Koka, pasionant në profesionin e tij. Bukuri, mund të thotë dikush. Por a duhet parë kaq thjeshtë? Lorencin, për të ndërmarr këtë nismë, nuk e shtyu nevoja për tu angazhuar me punë, por diçka tjetër, diçka që ka të bëjë me ndjenjën kombëtare, me personalitetin e bashkatdhetarëve të vet, sidomos të asaj shtrese të inteligjencës që endej (dhe endet) nëpër mugëtirën e emigracionit pa mundur të gjente ( të gjejë) qetësinë shpirtërore. Mandej, për shumë vite është përfolur se do hapet një shkollë shqipe për fëmijët e emigrantëve, interesim ky nga ana e qeverisë shqiptare, por deri tashmë përderisa nuk shohim tym në horizont nuk mund të themi se diku është ndezur zjarri. E atë që s mundi të bëjë qeveria deri më tashti në marrëveshje me shtetin grek, e bëri Lorenci, pavarësisht se dikush mund të thotë se nuk i ka përmasat dhe kriteret e një shkolle, apo çfarëdo lloj argumenti tjetër që mund të stisi, (sigurisht që snobizmi s ka alternative dhe logjikë tjetër!!). Megjithatë ai është një institucion që flet në gjuhën shqipe, që ndihmon bashkatdhetarët e vet, që në një farë mënyre duke mos e njohur mirë gjuhën e vendit ku jetojnë këtu e disa vite, u çliron mendimin dhe pasionet nga ngërthimet që të imponon mosnjohja e gjuhës, rrit prestigjin e personalitetit që nëpërkëmbet si pasoj e ushtrimit të presioneve psikologjike që flurojnë në çdo hap të jetës së përditshme të emigrantit. Mendoj se në atë strehë që krijoi Lorenci, ata ndihen si në shtëpinë e tyre, si në sofrën e tyre duke komunikuar në gjuhën amtare. A nuk do ta ndiente veten të përçmuar një intelektual shqiptar nëse do të donte të aftësohej në informatikë kur mësimet do jepeshin në gjuhën greke dhe ai nuk do mundte të komunikonte? Sa të vështirë do ta kishte përvetësimin e njohurive pa njohjen gjuhësore? E pra, Lorenci dha një zgjidhje, dha një ndihmesë, dha tek bashkatdhetarët ndjesinë e një pjesëze të kupolës qiellore shqiptare. Përveç kësaj, për këdo që ndjek kursin tarifat janë më ekonomike se ato analoget në gjuhën greke, madje me diferenca të theksuara. Për të arritur

113 gjer këtu nuk ishte kaq e thjeshtë, përpjekjet e Lorencit nuk kaluan nëpër rrugë të shtruara. Ai pati vështirësi qoftë ekonomike dhe administrative. Askujt nuk iu drejtua për ndihmë, as ambasadës e as Ministrisë së Jashtme në Shqipëri. Ai kishte besim tek forcat e veta, prandaj iu fut detit për të çarë dallgët. Mund të dështonte? Pse jo? Kapitalizmi dështimin e ka alternativë të parë. Por çështja s ishte vetëm në aspektin ekonomik. Aspekti nacionalist, pra i përdorimit të gjuhës shqipe në një institucion, edhe pse privat, kjo e shqetësonte më tepër nismëtarin. Në se procedura e përgatitjes së dokumenteve do të binte në dorën e ndonjë maniaku nacionalist sigurisht që avancimi do të ishte bërë i pamundshëm. Por Lorenci, ky djalë kurajoz, i cili në Shqipëri ishte diplomuar për mjekësi, por pasioni për informatikë e bëri të ndiqte studimet në New York College, sapo i shkeli këmba tokën helene, dhe që e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, ia doli mbanë. Kur ende ishte duke ndjekur vitin e tretë të studimeve i shkoi nëpër mend të hapte për bashkatdhetarët shkollën për informatikë. Por si u prit ky eveniment? (mendoj se duhet përdorur ky term!). Kur përfundoi kursi i parë prej më se tridhjetë studentësh dhe do pajiseshin me diplomat përkatëse, sigurisht që ai çast duhej festuar. U shpërndanë shumë ftesa, midis të tjerëve iu dërgua dhe trupës diplomatike Shqiptare në Athinë. Ambasada, për të përgëzuar shkollën dhe të diplomuarit, dërgoi një prej përfaqësuesve të saj. Por a duhet të mbetej me kaq? Një nismë, siç është kjo për të cilën bëmë fjalë pak më sipër, pavarësisht në se është shkollë, kurs, a çfarëdo qoftë, në vend që të bëhet nxitje për të pasur «çelje» të tjera, lihet që të bien mbi të mjegullat e harresës. Përse e themi këtë? Sepse nga askush nuk pati ngacmime të tjera. Nga Ministria e Jashtme a nuk duhej të kishte qoftë dhe një urim? Nuk e kanë marrë vesh, do thotë dikush? Si është e mundur? A nuk duhej të ndiqej nga afër fati i kësaj shkolle, paçka se është private, por ama është shqipe? A nuk duhej të thirrej diku që të jepte përvojën dhe, pse jo, të bëhej nxitje dhe për të tjerët? Se pranë kursit të informatikës Lorenci së bashku me bashkëshorten hapën dhe kursin e gjuhës angleze duke folur po shqip. Dhe përsëri s e vuri kush ujin në zjarr. Dhe çfarë të bënë përshtypje? Në se Lorenci në festën që ai organizoi në hotel Titania, për diplomimin e studentëve të parë që dolën nga shkolla që ai krijoi, e ftoi trupën diplomatike, kurse trupa diplomatike kur organizoi festën kombëtare me rastin e datave Nëntorit, nuk u kujtua t i çonte ftesë. Përse të ndodhë kështu? Thjesht harresë? Apo detyrat e tyre janë kaq të shumta, kaq të rënda, kaq të komplikuara, kaq të trazuara, kaq e kaq sa nuk i lënë jo të mendojnë, por as të ngrenë kokën, nga kokëdhimbjet! Por, unë mendoj, se dhe kur kokëdhimbjet janë të mëdha, duhet të jemi pak kombëtarë, pra, nëpër dhimbje duhet të mendojnë për

114 emigrantin, për hallet dhe problemet që ai ka, e jo të jemi thjesht zyrtar... Irena Petro Forumi Shqiptar Përshëndetje LORENC KOKA!... Kushdo që të jesh e tregon vepra, je i MADH... Të lumtë...dhe ju lumtë të gjithëve që përkrahin shkollën shqipe kudo në botë për të ruajtur gjuhën tonë, një vijë të hollë, unike në ylberin e gjerë botëror... Dhe kur është fjala për gjuhën..të flasësh është vetë diploma... Me nderime për z. Lorenc Koka dhe atyre që ndezin qirinj në vend që të shajnë errësirën... Ju lumtë! Bili 99, USA MJEDIS I MREKULLUESHËM Më quajnë Klodian dhe jam një nxënës i kursit për kompjuter. Dua dhe unë me këtë rast të uroj mësuesin tim Lorencin për iniciativën që ka marrë dhe hapi ketë shkollë ku kemi mundësinë të mësojmë kompjuter, anglisht dhe gjuhën tonë Shqipe. Gjithashtu dhe për mjedisin e mrekullueshëm që na krijon në shkollë, sidomos për ekskursionet që kemi kryer me shkollën. Urime dhe jetëgjatësi kësaj shkolle! PRINDËRIT - ROLI KRYESOR Urime nismëtarit të kësaj iniciative dhe gjithashtu dhe mësuesve që japin mësim në këtë shkollë. Megjithatë, rolin kryesor i mësimit të gjuhës shqipe e kanë prindërit e fëmijëve, pasi ata prindër që s'e flasin në shtëpi shqipen mendoj se do jenë më pak të tërhequr për t'i dërguar fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën në shkollë të posaçme. Është me të vërtetë për të ardhur keq sa shumë fëmije emigrantësh s'e flasin gjuhen shqipe. Histori e Vërtetë... Gjyshi priste nipin e tij në aerodromin e Rinasit... Nipi ishte 6 vjeç dhe nuk e kishte parë asnjëherë gjyshin e tij

115 Po ashtu edhe gjyshi nipin. Ai kishte lindur në Greqi dhe ishte hera e parë që shkonte në Shqipëri. Sapo e pa vrapoi me vrap i përlotur në drejtim të tij duke thërritur - Të keqen gjyshi sa fort të dua. Eja në krahët e mi... Vogëlushi u shtang dhe bëri një hap mbrapa duke u fshehur mbas të atit të tij. Pyet të atin në gjuhën greke - Çfarë gjuhe flet gjyshi? - Anglisht - përgjigjet i ati sepse as fjalën shqip nuk donte ti mësonte të birit... Nardhushja, KUR SHQIPTARI MOHON ORIGJINËN Me të vërtetë një histori shumë e hidhur.. Është për të ardhur keq që ekzistojnë njerëz të tillë në ketë botë sa t'ju vij turp nga identiteti i tyre. S ka gjë më të keqe kur një njeri mohon origjinën e tij, dhe aq me tepër vendin ku është lindur dhe është rritur, ku ja ka bërë koka bam për herë të parë kur ka ardhur në jetë... Në një libër dikur kam lexuar një histori pak a shumë të ngjashme me këtë. Babai i thoshte djalit i cili ishte martuar me nuse të huaj dhe fëmijët normalisht nuk flisnin gjuhën e tij por gjuhën e vendit ku ata jetonin: Një njeri që humbet gjuhën e vet, identitetin e vet, është i humbur...! Të flas më tepër s ka më vlerë. Është një frazë që i përmban të tëra fjalët që mund të thuhen dhe s ka nevojë për më tepër koment... Prandaj jam e mendimit që gjithkush që jeton jashtë atdheut të tij, fëmijëve duhet t ju mësojë gjuhën e tij dhe pastaj gjuhën e huaj... Mary, E DHIMBSHME... Histori e dhimbshme, e pa pranueshme, megjithëse e besueshme. E shohim përditë asimilimin e ngadaltë të shqiptarëve nga Greqia, me forma nga më të ndryshmet, por të bjerë vet shqiptari në këtë gjendje, është për të ardhur keq. Dhe për të ulërirë është kur flasim për vite emigrim, për brezin e parë të emigruesve. Po kur të kalohet në brezin e dytë, te fëmijët tanë, se brezi im do të "largohet" një ditë, nuk e di si do të zgjidhet një problem i tillë, por besoj se hapja e një shkolle në gjuhën shqipe, qoftë edhe private do të ndihmonte jashtëzakonisht. Një punë e

116 mirë bëhet me gazetat që botohen në shqip në Athinë, ku njëra nga ato jep edhe një DVD me filma shqiptarë çdo javë. Janë filmat e "vjetër" të Kinostudios, por që janë historia jonë. Në familjen time çdo të diele shikohet një film i tillë, duke u bërë edhe komentet përkatëse. Është puna më e vështirë, se fëmijët nuk e imagjinojnë dot se si ka qenë shoqëria shqiptare më parë... Neki, EKZISTON NJË SHKOLLË SHQIPE NË ATHINË... Mendoj se një shkollë e tillë private ekziston në Omonia. Di që quhet Shkolla Shqiptare e Athinës Gjithsesi do interesohem për informacione më të sakta dhe do t i postoj në këtë faqe. Për temën s'kam komente, përputhem me shkrimet e mësipërme. Jesu, T I FLASËSH FËMIJËS NË GJUHËN E NËNËS Do të isha shumë i lumtur sikur të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe, por te të them të drejtën kjo gjë më duket shumë e largët mos të them e parealizueshme për vendin ku jetojmë. Siç tha dhe Jesu më lartë në Athinë ekziston një shkollë e tillë, gjithashtu dhe ne Selanik, dhe flitet se së shpejti do të ketë dhe në qytete të tjerë. Një histori pak a shumë si kjo që thatë ju më lartë, më ka rastisur ta shikoj me sytë e mi. Është turp apo nder për këta njerëz? Kjo se besoj që donë shumë koment për tu kuptuar. Nuk janë vetëm mungesat e shkollave shqipe faktorë për këtë fenomen, dhe as qeveria greke, sepse asnjë qeveri greke apo kineze qoftë, nuk të ndalon t i flasësh fëmisë tënd në gjuhën e nënës, nuk ka qeveri që të ndalon të blesh një abetare dhe t i mësosh fëmisë ABC -në, por është injoranca e disa prindërve që mendojnë se në këtë mënyrë mund të integrohen më mirë në shoqërinë e vendit ku jetojnë. Për mendimin tim këta njerëz janë shtresa me e ulët dhe injorante e popullit shqiptar. Toptan, FAJTORË JANË VETË SHQIPTARËT

117 Sot në një shkrim të Stavro Dioskuridhi në revistën "taqidhromos" flitej për gazetat shqiptare në Athinë. Gazetënxjerrësi i gazetës "Gazeta e Athinës" Thodhoros Benaqis shpjegonte se numri i madh i kopjeve që shiten të kësaj gazete i dedikohet nivelit të lartë të arsimit të shqiptarëve në krahasim me të tjerë. Gazetënxjerrësi i gazetës "Albania Press" Dhimitri Kaxhuraqis është i kënaqur me këtë gazetë, por shpreh shqetësimin në perspektivë të kësaj gazete. Ai shprehet pikërisht kështu: Duket qe gazeta shkon mire. Deri kur? Mbas pak vitesh sa do flasin dhe do te shkruajnë shqip? Mbas pak vitesh do të kërkojmë ndonjë që të dijë të lexojë shqip. Këtu dua të shtoj disa fjalë të miat. Shqetësimi i të lartpërmendurit ishte se do të binte numri i shitjes së gazetës, se nuk e hëngri meraku që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën e nënës apo jo. Sigurisht për këtë janë fajtor vetë shqiptarët dhe s na e ka fajin greku. Unë kam 15 vjet në Greqi dhe nuk më kujtohet të më ketë ndaluar ndonjë te flas shqip, me përjashtim të ndonjë "shqiptari" që nuk donte të dukej si i tillë... Nardhushja, AJKA E EMIGRANTËVE NË GREQI Ju përshëndes! Themeluesit e kësaj shkolle përfaqësojnë ajkën e emigranteve në Greqi. Rasti ma solli qe të aplikoj për loton amerikane tek këto ambiente dhe kam ngelur shume i kënaqur, si nga niveli profesional i vëllezërve Koka, por edhe nga mirësjellja qytetare e tyre. Rrallëherë kam parë emigrantë shqiptarë në këtë nivel profesional, por edhe njerëzor. Këto më lanë përshtypje që të shkruaj këto rreshta "i fshehur"pas anonimatit tim si anëtar i Forumit Shqiptar. Respekt maksimal për ata edhe pse s`do të kontribuoj me poçe me verë, sepse detyrimet familjare s`ma lejojnë! Dhe suksese në punën e tyre FISNIKE! NË MJEDISE TË REJA... Në muajin shtator 2008 shkolla u shpërngul në mjedise të reja e tepër komode. Tashmë Shkolla Shqiptare e Athinës zotëron një kat të tërë me rreth 200 m2 në qendër të Athinës në rrugën Feron 15, kati 3, Platia Viktorias. Mësimet e gjuhës shqipe vazhdojnë të ofrohen FALAS.

118 Jeni të mirëpritur të na vizitoni t ju tregojmë mjediset, klasat dhe laboratorët modernë dhe të pimë një kafe së bashku. JEPNI NDIHMËN TUAJ SOS! Viti i ri shkollor po afron. Nxënësit shqiptarë si çdo vit do të gjejnë kohën të shkojnë në kurset e mësimit të gjuhëve të huaja dhe në sporte e në balet (dhe shumë mirë bëjnë). Po në kurset për mësimin e gjuhës shqipe? Sa nxënës shkojnë? Sa fëmijë shqiptarë ka në shtetin Helen? Praktika tregon se kurse janë hapur në të gjithë Greqinë. Shpesh me sakrifica private të individëve apo shoqatave. Në të gjitha rastet që njohim këto kurse ofrohen FALAS. Këta janë rilindësit e rinj, siç shprehej publicisti Abdurahim Ashiku. Por a i përkrah komuniteti këta «Rilindës të rinj» në punën e tyre fisnike? Praktika tregon se nuk përkrahen sa duhet. PROBLEMI KRYESOR - NUMRI I VOGËL I NXËNËSVE. Le të mos fshihemi nga vetvetja. Nuk mund t i thurim lavde gjuhës sonë dhe të botojmë shkrime akademike për bukurinë dhe lashtësinë e gjuhës sonë dhe në të njëjtën kohë fëmijët tanë të mos i çojmë të mësojnë shqip. Le të përpiqemi të gjithë së bashku të ndryshojmë sadopak situatën që është tepër kritike. Të gjithë kemi fëmijë, nipër e mbesa ose miq që kanë fëmijë. Le të bëmi të gjithë misionarë të gjuhës shqipe. Le ta propagandojmë atë. Le të ndihmojmë të gjithë së bashku që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe. Jam shumë i kënaqur qe jam regjistruar në shkollën shqiptare në Athine. Orët që kalojmë këtu janë me vlerë. VAZHDON SHKOLLA? Nuk e di në jeni i informuar për këtë pyetje...gjithsesi unë po të përgjigjem edhe pse me vonesë... "Shkolla Shqiptare" ekziston akoma dhe shume shpejt do ketë ambiente të reja për zhvillimin e mësimit... Një kat i plotë rreth 200 metro katrore me kushte mjaft komode do të mirëpres nxënësit shqiptarë në çdo kohe

119 Në ambientet e reja do të ekzistojë një bibliotekë me libra shqip, laborator kompjuterik, klasa me hapësire të mjaftueshme për mësimet e gjuhës Shqipe, Angleze dhe Greke... Kjo shkollë organizon dhe shume ekskursione... Ekskursioni i radhës u organizua më drejt qendrës arkeologjike EPIDHAVRO... Përshëndetje shumë e madhe për Z. KOKA... Është një njeri që sheh larg në horizont dhe dinamik...ecën me shpejtësinë e erës në jetë dhe unë e adhuroj për këtë... I uroj sa më shume kurajë në hapat e reja drejt suksesit të ardhshëm që do jetë pa dyshim një arritje që do admirohet! Me respekt... EDHE NJË HERË URIME! Urimet e mia për përpjekjen dhe mundimin që bëni në lidhje me ekzistencën e shkollës Shqipe. Unë jam nxënës i kësaj shkolle dhe jam i kënaqur dhe entuziast për ecurinë e saj. I LUMSHIN DUART! Hallall ia boftë zoti qe e ka hapur këtë shkollë!!! I lumshin duart!!! DUAJENI GJUHËN AMTARE... Urime, sa më shume urime dhe përgëzime i nderuari Lorenc. Për ty dhe këtu ku jetoj kam dëgjuar fjalë të mrekullueshme, je me të vërtetë njeri i jashtëzakonshëm, i lindur për të bërë mirë dhe për të ndihmuar kur ke në dorë. Sa më bëhet qejfi që mësohet gjuha e bukur Pellazge në Athinë, gjuhë që Arvanitasve u është ndaluar pa asnjëfarë të drejte në të ashtuquajturin vend demokratik. Edhe një herë të LUMTË për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh! Ju përshëndes të gjithëve ju pjesëtarë të forumit! Lexova mendimet tuaja një nga një, diku me kënaqësi, diku me vështirësi dhe diku, këtë e them me keqardhje, nuk arrita t'i nxirrja një kuptim fjalëve tuaja (me besoni nuk është faji im). Duke ju lexuar ju, mora informacionin e parë për ju. Atë informacion që tregon si shkruani. Natyrshëm më lind këshilla: Duajeni gjuhën amtare sepse gjuha (ajo e folur dhe shkruar) na jep personalitet. Ju bashkatdhetarët e mi, ju shqipfolësit e mi ju që përpiqeni të fitoni dinjitetin tuaj në rrobat firmato që vishni, fitojeni atë duke investuar për gjuhën tone. Mos nxirrni pretekste të tilla: pagesa (ata

120 që na bëjnë vërejte të tilla normalisht duhet të shkojnë në kurse pa pagesë por edhe aty nuk shkojnë) apo fëmijët janë të ngarkuar, mos na bëhen budallenj, e të tjera si këto. Një shembull i përkryer janë fëmijët e të dy kurseve të gjuhës shqipe që ekzistojnë në: " Shkollën Shqiptare të Athinës". Ejani t i dëgjoni dhe vetë ju të krijoni një mendim për ta, për shkollën. E pra mos nxirni pretekste! Shfrytëzoni fatin e madh që na ka dhënë zoti Lorenc (mos u bëni primitivë duke menduar se çfarë fiton ai, por shihni ç fitoni ju nga kjo shkollë) duke hapur një shkolle shqiptare në zemër të Athinës e thënë thjesht ashtu si na e do ne qejfi, komode. Me që ra fjala ju të gjithë sipërshkruesit (e dine vetë ata që kanë nevojë) kaloni nga shkolla të merrni ca mësime drejtshkrimi

121 KREU V. ATA JANË RILINDËS...

122 EMIGRANTËT JANË RILINDËSIT E RINJ -Bisedë me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli Kur i bie ziles, porta kërcet e zëri i Sadies të fton të ngjitësh shkallët... Kur ngjitesh në kat, dera është e hapur... Kur bën hapin e parë brenda asaj shtëpie të thjeshtë në modelin e vjetër; përpara, në këmbë, si manat shekullorë të njohur për rakinë devollite, si mal majëborë, përpara ke Dritëro Agollin... Sadia të vë përpara gotën e rakisë dhe filxhanin me kafen e nxehtë... Dritëroi nis kuvendin e një kuvendari epik... I dashur Dritëro! Keni përpara librin Rilindësit e kohës sonë ku ju jeni pagëzues në emrin e tij. Do të desha një vlerësim tuajin, më tepër jo për librin, por për ata që janë heronj të tij, për ata që ju në një bisedë një vit më parë thoshit... Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm duke vazhduar kohën e Rilindësve që të punojnë për mëmëdhenë... Të them të drejtën mua mu bë qejfi, ose të them më mirë, u gëzova që është shkruar një libër i tillë, që e ke shkruar ti që ke një eksperiencë të gjatë në krijimtarinë publicistike dhe e njeh mirë jo vetëm psikologjinë dhe gjendjen e vendit, kulturën, ekonominë, letërsinë, artet, publicistikën dhe të gjitha veprimtaritë e tjera shoqërore dhe politike të vendit. Duke njohur këto anë të vendit ku ke jetuar dhe jeton akoma, megjithëse në një vend tjetër, të ndihmojnë që të njohësh edhe veprimtarinë e bashkatdhetarëve që nuk janë këtu por janë në një vend tjetër, pothuajse të ngjashëm me atdheun ku ke lindur dhe ku ke jetuar. Kjo ngjashmëri ishte në të gjithë anët, nuk them vetëm në një drejtim, me disa ndryshime të rëndësishme, por jo ndryshime që dallojnë aq shumë,

123 fjala vjen si vendet aziatike apo qoftë edhe të dy Amerikave, të Amerikës së Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine, apo të ndonjë vendi tjetër të largët, apo të afërt si me Gjermaninë, Zvicrën apo Francën. Ne jemi kufitarë që jetojmë bashkërisht dhe kemi jetuar bashkërisht me fqinjët tanë; me grekërit, me maqedonasit, me malazeztë, me italianët, po veçanërisht me grekët. Në këto vende, në përgjithësi kanë jetuar edhe rilindësit e hershëm tanë por edhe të sotshmit, atyre që ne u themi tani emigrantë, por jo refugjatë, që jetojnë në një vend tjetër, për kushtet edhe të vendit tonë. Ata në këto vende ku ne jemi fqinj kanë zhvilluar gjithë atë veprimtari të madhe, dhe ndofta në ato vite më kryesore. Shqipëria atëherë dihet që ishte e pushtuar nga Perandoria Otomane, dhe është gabim t i themi Turke, por Otomane, se otomanët ndryshojnë nga turqit. Turqit nuk janë pushtues tek ne por kanë qenë otomanët, paraardhësit e këtyre të largët nga të cilët u çlirua edhe vetë Turqia, me Ataturkun dhe të tjerët. Në këto vende, siç thashë, kanë jetuar të gjithë ata që i kanë dhënë dritë Shqipërisë. Zëre që nga, bile edhe më përpara se sa Naim Frashri, Sami Frashri, Abdyl Frashri, Frashërinjtë dhe Vaso Pasha, Ismail Qemali që ngriti flamurin në Vlorë dhe të tjerë. Ata kanë punuar edhe me libra, edhe me veprimtari politike për Shqipërinë, por edhe me oratori dhe me vetë organizimin e rilindjes së vendit. Tani mund t i themi në një kuptim tjetër, Rilindësit e Rinj janë Emigrantët. Ata janë njerëz që janë shkolluar këtu në Shqipëri, por që kanë shkuar atje veçanërisht për arsye ekonomike dhe tek tuk edhe për arsye politike. Ata, nën shembullin e Rilindësve të dikurshëm, kanë zhvilluar një aktivitet të vërtetë në lëmin kulturor, që ju përshkruani me hollësi dhe me ndjenjën e dashurisë, jo vetëm thjesht si sentimentalizëm, por me një ndjenjë përgjegjësie dhe sinqeriteti që këta edhe sot po japin atë ndihmesën në Shqipëri, jo vetëm thjesht në lëmin ekonomik. Me atë punë që bëjnë ata ndihmojnë familjet e tyre, por edhe për të jetuar vetë atje, njëkohësisht ndihmojnë edhe vetë popullin grek. Ata punojnë atje për të rritur edhe ekonominë e grekëve, përndryshe ata nuk do të ishin atje sepse nuk do të kishte ndonjë interes ai vend ku janë shqiptarët për ti mbajtur. Ata derdhin djersën atje dhe ngrenë nivelin ekonomik të vetë Greqisë ku janë. Faktet tregojnë se është rritur niveli ekonomik i Greqisë me ndihmën e shqiptarëve që janë atje. Siç kanë bërë në kohën e revolucionit grek që një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë qenë në Greqi atëherë kur ishin kufijtë brenda perandorisë dhe u bënë udhëheqës të Revolucionit grek si Kolokotroni, Xhavella, Boçari, Bubulina, Miauli... Ata u bënë edhe deputetë në parlamentin e parë grek, bile flisnin shqip. Në Nafplio ku u mbajt parlamenti i parë grek thonë që mbreti Othoni i cili para se të vinte në Greqi kishte mësuar shumë mirë

124 greqishten, u çudit dhe u ndodh ngushtë kur dëgjoi në parlament të flitej një gjuhë krejtësisht tjetër nga ajo që kishte mësuar ai. Parlamenti i parë grek fliste shqip, fliste në gjuhën arvanite... Në Greqi janë gjashtëqind mijë, disa thonë edhe tetëqind mijë emigrantë... Nuk numërohen... Nuk numërohen se janë shumë. Domethënë se është një popullsi më shumë se një shtet, më shumë se Mali i Zi... Dyfishi... Po, është dyfishi i Malit të Zi, kështu që është një shtet i tërë. Nga këta, që janë kaq shumë, dalin edhe njerëz të atillë që përpiqen për të mos u asimiluar, që të mos harrojnë vendin e tyre. Ky libër me titullin Rilindësit e kohës sonë ka si qëllim që ata të mbajnë jo vetëm kujtesën e Atdheut por të përpiqen që mbi këtë kujtesë të jetë veprimtaria e sotshme. Këta e pasurojnë kulturën shqiptare. Duke qenë kjo kulturë e formuar e Shqipërisë sonë këto gati njëqind vjet pavarësi, gjatë gjithë kësaj kulture që është formuar, tashti ajo pasurohet edhe nga ata që janë përtej kufijve. I shtohet edhe një rrjedhë tjetër këtij lumi të madh, i shtohet edhe një përrua dhe kjo e bën më të madh këtë lum sepse lumi krijohet nga burimet. Francezët kanë një proverb Pika - pika bëhet lumi. Këto janë ato ndihmesat e mëdha që unë do të thosha, që përveç përfitimeve të mëdha nga ato drejtimet e tjera që thashë, kemi edhe këtë të pasurimit të kulturës sonë, që ne shpesh e harrojmë, sepse me që ende Shqipëria nuk ka arrirë në atë shkallë sa të bëhet një vend me një nivel të lartë ekonomik që të jetë e pakët fare varfëria, se akoma këtu ka varfëri. Kjo na bën që ta harrojmë ndonjëherë atë anën tjetër të kontributit kulturor. Atje ka edhe disa autorë, përveç jush që jeni baras me po këta gazetarë që jetojnë këtu dhe publicistë. Përveç jush ka edhe të tjerë, ka poetë, ka prozatorë të cilët prej andej botojnë libra me poezi, botojnë romane, botojnë përmbledhje qoftë edhe të artikujve të tyre, qoftë edhe të shënimeve, të librave historikë. Të gjitha këto, që edhe këtu në librin tuaj përmenden dhe shkruhen me një gjuhë të pastër po edhe me një informacion të gjerë, jo thjesht fjalë pa fakte. Ju mbi këto fakte arsyetoni se gazetaria është arsyetim mbi fakte. Ju këtë e jepni me një profesionalizëm të bashkuar me sinqeritetin, me dashurinë për njerëzit edhe me atdhetarizëm. Këtu është edhe vlera e madhe e këtij libri. Më 10 maj në Selanik do të bëhet një seminar me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Cili është mesazhi juaj në adresë të këtyre mësuesve dhe nëpërmjet tyre të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi? Edhe këto që thash unë e përmbajnë këtë mesazh. Veçanërisht dua të them që për këtë gjë që gjithë këta njerëz punojnë për bashkatdhetarët e

125 tyre, meritojnë lavdërimet më të mëdha. Ata të mos lodhen kurrë për vendin e tyre duke ndjekur edhe shembullin e atdhetarëve të mëdhenj të Rilindjes por edhe të sotshëm dhe të punojnë për gjuhën shqipe, shkollën shqipe dhe kulturën shqipe, për tu zhvilluar më tej edhe atje dhe të ruajnë edhe pastërtinë e gjuhës sonë. Të mos e përziejnë me fjalë të huaja të çdo gjuhe, veçanërisht në këtë globalizëm. Edhe këtu është po ai fenomen, që mund të ndodhë edhe atje. Siç e shoh unë ata përpiqen më shumë për ta ruajtur pastërtinë e gjuhës se sa këtu, sepse këtu nuk ka ndonjë rrezik për tu zhdukur gjuha, kurse atje është rreziku dhe njerëzit, siç thotë një filozof frika e bën trim njeriun. Nga frika e shkatërrimit, e harrimit të gjuhës, përpjekja atje është akoma më e madhe se sa këtu. Po të shohësh gazetat, të shohësh tabelat e institucioneve, bizneseve, gjuhën e politikanëve, reklamat e televizioneve... Duhet të kesh fjalor përpara... Duhet të kesh fjalor dhe enciklopedi bashkë, për fjalët edhe termat. Gjuha këtu është një nga problemet më të mëdha. Unë i uroj ata që të mos ndjekin shembullin e keq të institucioneve që bastardojnë gjuhën shqipe. Në vend të themi, fjala vjen, u rëndua gjendja themi u agravua situata. Vetëm u ja është shqip u agravua, u acarua, u rëndua. Situata është gjendja. Ja, vetëm u në ke shqip. U agravua situata, edhe grekët e kuptojnë, edhe italianët, edhe anglezët... E vlen që të këtu të bie theksi, ta ruajmë këtë shqipe sepse element kryesor i kombit është gjuha. Grekërit janë shumë patriotë ndaj gjuhës së tyre... Grekët janë shumë konservatorë në futjen e fjalëve të huaja. Parlamentit ata i thonë Vuli, Nuk thonë ata parlamentar apo deputet por vuleftis. Ne duhet t i themi kuvend dhe kuvendar dhe jo parlament dhe parlamentar apo deputet. Janë dy fjalë të huaja si edhe të tjera si këto... Ai shembull duhet të ndiqet Sadia: Po prishet sintaksa, struktura e gjuhës... Dritëroi: Thotë ai: Kush ligj e thotë këtë? Sadia: Kush parti? Dritëroi: Kush është për njeriun, e para. E dyta pas një kush do një folje. Cili njeri mund të thuhet por jo kush njeri. Ku ka këtu më bastardim se sa kjo?... Cili do të ishte mesazhi juaj për mbrojtjen e gjuhës shqipe, për mbrojtjen e fëmijëve në emigracion që të mos asimilohen? Rreziku më i madh është humbja e gjuhës nga fëmijët. Ne duhet që në familje të flasim shqip, se ke kohë të flasësh në gjuhën e huaj. Në familje duhet patjetër të flitet gjuha shqipe. Vetë shqiptarët që janë atje të

126 përpiqen që të hapin shkolla, ashtu siç bëjmë ne këtu që edhe me tre veta, grekë në një vend, edhe ku nuk ka minoritarë, hapet një shkollë greke, edhe në Tiranë... Në shtyp kishte një të dhënë që për katërqind nxënës në zonën e minoritetit grek kishte njëqind mësues... Duket ne kujdesemi shumë për ata që kanë kombësi greke, për të drejtat e minoritetit dhe të gjitha, bile ndonjëherë e teprojmë nga kjo anë. Edhe ata vetë duhet ta kenë parasysh këtë gjë dhe ju mund të bëni një punë më të madhe edhe me shokët grekë që kini, të zini shokë të ngushtë, njerëz që i thonë edhe fjalët, njerëz që janë me të vërtetë demokratë që u shkon fjala dhe të bëhet problem se pse të mos ketë edhe shkolla shqipe. Thamë që në Greqi janë gjashtëqind apo tetëqind mijë vetë, në Itali janë nja tre-katërqind mijë por edhe në vendet e tjera. Mbi një milionë shqiptarë janë jashtë. Veçanërisht me Greqinë dhe me Italinë ne mundohemi që të jemi më delikatë në këto anë. Ndonjëherë edhe të ruhemi shumë, të përulur sepse themi të mos i acarojmë gjërat, sepse mundet që qarqe të ndryshme të hakmerren ndaj emigrantëve tanë duke i shfrytëzuar keq ato kërkesat tona dhe prandaj duke u ruajtur kaq shumë ne bëjmë lehtësira... Duhet t i ndihmojë emigrantët, me hapje shkollash, me libra e mjete mësimore, me gjithçka të nevojshme... Tiranë, 30 prill 2009 FJALA JONË SHQIPE ËSHTË E BUKUR... Fragment nga biseda me Artisten e Popullit Margarita Xhepa pas suksesit të madh në Athinë në rolin e Nënës së Kostandinit në shfaqjen Vëllai i vdekur Në skenë keni folur shqip... Sigurisht. Tre shqiptarë kanë folur shqip: Nëna e Kostandinit, Kostandini, luajtur aq bukur nga aktori i talentuar Karafil Shena, Dhoqina luajtur shumë bukur nga aktorja e re me

127 perspektivë Kiti Selmani. Tre shqiptarë u kuptuan shumë bukur me interpretimin e tyre nga spektatori grek. Dhe me të vërtetë i merituan duartrokitjet. Si e ndjetë jehonën e fjalës shqipe hedhur në skenë, pushtuar sallën dhe kthimin në veshët tuaj? Kënaqësi e jashtëzakonshme. Gjuha jonë është e bukur. Çuditërisht ka tingëlluar shumë bukur. Fjala kur thuhet bukur, thuhet gjerë, me atë theksin ideoemocional të saj, fjala jonë shqipe është e bukur. Gjuha jonë është e bukur. Spektatorët, pa e ditur fjalën shqip e kuptonin gjuhën e artit që komunikon me të gjithë. Prandaj ata e duartrokitën interpretimin shqip të shqiptarëve. Më 8 mars në një takim që u bë me emigrantët me rastin e festave të 7 e 8 marsit ju recituat për nënën dhe për gjuhën shqipe, një poezi nga një poet kosovar dhe një tjetër nga Dritëro Agolli, mjeshtri i madh i fjalës së artë shqipe... Unë recitova në radhë të parë poezi për nënën se ishte 8 marsi dhe mendoj se poezia e nënës kishte vendin e saj. Atë që bën nëna nuk e bën kush. Dashuria e nënës është e thellë, e gjerë sa deti dhe poetët gjithmonë janë ngacmuar dhe kanë hedhur vargje për nënën. Poezia e nënës e poetit të madh kosovar Din Mehmeti me të drejtë u duartrokit sepse janë fjalë të dala nga shpirti i njeriut për nënën. Pastaj edhe poezia e poçarit të poetit të madh Dritëro Agolli ishte domethënëse. Dritëro Agolli theu një poçe dhe iu rrotullua Deti Marmara... Ajo reciton... Vazoja nga dora shkau e ra Dhe m'u bë njëzet e pesë copë, Më erdhi rrotull deti Marmara Dhe m'u hap dyqani turk si gropë, Pa më shau poçari keq turqisht, Unë e shava shqip e mend i rashë; Për çudi poçari nuk u ligsht, Veç dy lot në sytë e kuq i pashë, Mos u çmend ky turk, ky mysliman? Unë e shaj, ai me duar në qafë! Poçe tjetër mori në dyqan Dhe më tha: "Më shaj, për besë, prapë!" Psherëtiu si unë: "Jam shqiptar, Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,

128 Fjala shqipe s'blihet në pazar, Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë. Mesazhi më i bukur në poezinë e Dritëro Agollit është sepse në një faqe poeti hedh mendimin dhe dëshirën madhe se ç është të jesh shqiptar dhe ç është gjuha shqipe. Rastësia, incidenti i thyerjes së poçes bëri që ai të tregojë rëndësinë e madhe të gjuhës për të qenë shqiptar. Gjuha jote nuk duhet harruar kudo që të jesh. Ajo është gjuha e nënës që të ka rritur, gjuha shqipe që ne, siç thotë Naimi i madh: Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Ç farë mesazhi do tu përcillnit prindërve shqiptarë në Greqi që ata tu mësojnë fëmijëve të vet të shkruajnë, të lexojnë dhe të flasin shqip? Kudo që të jemi, jo vetëm në Greqi por kudo që të jemi, shqiptari duhet të mbetet shqiptar dhe gjuhën e tij kurrë nuk duhet ta harrojë. Fishta i madh thotë: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Rrethanat, momentet vijnë në jetën njerëzore por ama qenia shqiptar, identiteti, duhet ruajtur. Shqiptarizmi, gjuha jonë e bukur, dashuria për vendlindjen, Atdheun është mbi të gjitha. Kudo që të jemi të japim përshtypjet më të mira. Virtytet e bukura shqiptare kurrë nuk duhet t i harrojmë. Përkundrazi, kudo që të jemi me këto virtyte ne duhet të përfaqësohemi. Faleminderit!

129 Athinë, 4 prill 2009 SOKRATI SHQIPTAR DHE ARTIDËSI GREK. Një fletë nga intervista me artistin e madh shqiptar Vjen në Athinë me Apologjia e vërtetë e Sokratit, Sokratin që flet shqip. Cila është rruga e Apologjisë së vërtetë të Sokratit? Është një rrugë goxha e gjatë. Kam një kënaqësi shumë të madhe për të thënë se është një rrugë shumë e gjatë, goxha të papritura, fatmirësisht të këndshme. Ka filluar në vitin 1997, përpara zgjedhjeve, në atë vit të mbrapshtë që shpresojmë që do t i takojë vetëm historisë. Po atë vit, mbas disa muajve unë kam pasur fatin që ta prezantoj shfaqjen, krejt rastësisht në një festival goxha gjigant në pikëpamje të përmasave, në Kajro ku merrnin pjesë rreth pesëdhjetë shtete, ku kishte shtete që vinin edhe me dy shfaqje, shumë seriozë. Çuditërisht personi që luante Apologjinë e vërtetë të Sokratit mori Sfinksin e artë. Kush ishte ai? Unë. Me interpretimin tim mora një nga gjashtë statujat që ishin ndarë për njëmijë artistë. Bile kam kënaqësinë të them se si aktore femër më e mirë u evidentua një aktore greke, me Atridësin të Euripidit, në mos gabohem, me emrin Hrisanthi. Unë nuk e harroj kur të nesërmen ajo zonjë erdhi dhe më uroj për çmimin. Nuk e njoha. Mu prezantua dhe kur unë e urova dhe i kërkova ndjesë se duhet ta kisha bërë unë këtë gjest, ajo

130 më tha Jo, zoti Kabashi, kam ardhur t ju kujtoj që më bëri shumë përshtypje që ndërmjet këtyre njëmijë artistëve që përfaqësojnë pesëdhjetë vende nga pesë kontinente Sokrati shqiptar dhe Artidësi grek u vlerësuan si aktori dhe aktorja më e mirë Kjo gjë mua ma dyfishoj gëzimin që një kolege e një vendi shikon ato që ne kemi të përbashkëta dhe jo si një pjesë e politikanëve të mbrapshtë, apo një pjesë e oratorëve të mbrapshtë përpiqen të gjejnë cikla-mikla për të hedhur benzinë në disa nacionalizma prej të cilave ka vuajtur jo pak gjithë Ballkani dhe jo pak edhe vendet tona SA E BUKUR GJUHA JONË! Është turp që ne fëmijët e emigrantëve të mos flasim e shkruajmë gjuhën tonë: Ju lutem, bëni diçka për ne, mos na lini në errësirë. Gjuha jonë qenka shumë e bukur dhe e thjeshtë, ndaj duam ta mësojmë atë, edhe pse jemi larg Atdheut Mesazh i Irinit të vogël nga... Kreta. Unë që po ju shkruaj këto rreshta jam një vajzë shqiptare, bijë e një familjeje emigrantësh në ishullin e Kretës. Këtu linda dhe po rritem. Jam 8 vjeçe dhe në shkollën greke. Mbas disa ditësh filloj klasën e tretë, ndërsa para disa ditësh, për mësimin dhe shkrimin e gjuhës së nënës sime, mami e babi im më dhanë dëftesën e klasës së parë. Në shtëpi flisnim e flasim gjithmonë shqip. Fjalët e mia të para i thashë në gjuhën e nënës dhe kështu vazhdova derisa vajta në klasën e parë. Aty mësova të shkruaj e të lexoj greqisht. Fati im jo i mirë e solli që në klasën e parë të mos kisha asnjë fëmijë bashkëmoshatar shqiptar dhe, aq më keq, një mësuese që më

131 shikonte vëngër që isha e para e klasës në mësime, duke e ditur prejardhjen time. Fati më buzëqeshi në klasën e dytë, kur më qëlloi një mësuese shumë e mirë, të cilën nuk do ta harroj kurrë, Theofili Kalisperaqi. Ajo më bëri me krahë, mbasi që në ditët e para të klasës së dytë, kur më pyeti nga isha, më ngrinte në mësim e thoshte: Si i thonë në gjuhën tënde kalimera?. Çohu Irini në dërrasën e blertë (se këtu nuk është e zezë si më ka thënë mami që ishte në Shqipëri) dhe na numëro deri njëzetë në shqip, greqisht e anglisht. Unë përgjigjesha në të tria gjuhët. Atëherë mësuesja ime e mirë u thoshte nxënësve të tjerë të klasës: E shihni? Irini është më e zgjuar se ne, mbasi ajo mund të përgjigjet në tri gjuhë, ndërsa ne kemi vështirësi në një, prandaj atë duhet ta kemi shoqen më të mirë e ta duam shumë. E mbarova klasën e dytë me arista, pra, shkëlqyeshëm, por ngela në klasë kur më 15 qershor shkova në Shqipëri te gjyshërit e mi në Përmet e në Lushnjë. Edhe në Përmet, të mos qahem, mora shkëlqyeshëm sepse flisja bukur shqip dhe dy gjyshërve të mi të mirë nuk u vajti mendja që unë nuk dija të shkruaja shqip. Kur vajta në Lushnjë e kushërinjtë dhe kushërirat e mia pak më të mëdhenj se unë më vunë të shkruaja shqip, atje ngeci karkaleci, siç më thotë babi kur kam vështirësi me shqipen. Ata filluan të flasin të katër me një zë: Grekja, grekja që nuk di shqip! Qava me ngashërim në prehrin e mamit tim, por më shumë u zemërova me babin, përpjekjet e të cilit atje në Kretë që ne fëmijët e emigrantëve të mësonim gjuhën tonë, kishin dështuar. Se mos vetëm në Kretë kanë dështuar! Që atë ditë në darkë, iu luta teta Bonës, nuses së dajës, e cila është drejtoreshë në një shkollë në Lushnjë, të më sillte një abetare. Ajo më solli pesë copë. Mbas pesëmbëdhjetë ditësh qëndrimi në Shqipëri, u kthyem në Kretë e unë, një abetare e mbajta për vete dhe të tjerat ua dhashë Adjolës, Donaldos, Joanës e Monikës. Kështu gjatë gjithë verës edhe kur shkoja në plazh, e kisha abetaren me vete. Në dhomën time të gjumit, babi më vuri një kompensatë të lyer me bojë të gjelbër, ku shkruaja me shkumës A - e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, A e madhe e dorës, a e vogël e dorës... Mami im e dashur më ndihmoi gjatë gjithë verës. Tani kam mësuar të shkruaj e të lexoj abetaren time, por jo shkëlqyeshëm. Mami më ka vlerësuar me notën 6, ndërsa babi, si dorëlëshuar që është, por edhe si fillestare që jam, më ka vlerësuar me 8. Unë i jap të drejtë mamit, mbasi ajo ka punuar më shumë me mua. Të them të drejtën kam shumë vështirësi te shkronjat

132 dyshe si: sh, th, xh, zh,, dh, por fluturoj nga gëzimi që tani di të shkruaj, qoftë edhe me gabime. Kur të vete mot në verë në Shqipëri, do të di të shkruaj mirë shqip që të mos tallen me mua kushërinjtë e mi, por edhe është turp që ne fëmijët e emigrantëve të mos flasim e shkruajmë gjuhën tonë: Ju lutem, bëni diçka për ne, mos na lini në errësirë. Gjuha jonë qenka shumë e bukur dhe e thjeshtë, ndaj duam ta mësojmë atë, edhe pse jemi larg Atdheut. Irini Pecani, Kretë, Gazeta Emigranti, 6 shtator 2008 BISEDË ME IRININ DHE...TË TJERË Je e bukur e dashur Irini, por më e bukur bëhesh në sytë e mi kur të shoh me ABETARE në të dy duart, tek e shtrëngon dhe e mban atë me respekt e dashuri. E lexova dy herë letrën tënde publike e dashuri Irini. Nuk kam lexuar ndonjë herë letër kaq të bukur, mesazh kaq të madh. Unë e di se në mesazhin tënd ka dorë edhe babi, edhe mami. Babi, nga mbiemri jot, me siguri është shoku im i mirë. Vetëm ai di të marrë notat muzikore që fshihen në shpirtin tënd të vogël dhe t i hedhë në

133 pentagramin e këngës tënde. Kjo më gëzon sepse edhe mua, kur isha në klasën e parë në vitin 1948, babi ma mbante dorën kur shkruaja germat mbi pllakë guri me laps guri, sepse atëherë nuk kishte as lapsa e as fletore. Me Abetaren, e dashur Irini, fillon gjuha jonë e bukur, siç e quan ti. Me abetaren dora jote mësohet me të tridhjetë e gjashtë shkronjat e gjuhës shqipe, edhe me ato dyshe që ti ndjen vështirësi t i dallosh dhe t i shkruash. Ti, kur të shkosh vitin e ardhshëm në Përmet e në Lushnjë do të dish edhe të flasësh (se babi dhe mami me ty flasin gjithnjë shqip) edhe të shkruash. Veçse e kam një frikë e dashur Irini. Frikohem se mos moshatarët tuaj, kushërinjtë dhe kushërirat do të thërrasin përsëri grekja, grekja.... Me abetaren fillon gjuha shqipe por me abetaren nuk mbaron. Pas saj vjen këndimi, historia, gjeografia, muzika...ata mësohen në klasën e dytë, të tretë,... të pestë,... të nëntë... Ti tani do të fillosh klasën e tretë në shkollën greke. Do të mësosh shumë gjëra të reja që do të të rrisin e do të pjekin në shkallët e jetës. Do të mësosh gjeografi. Do të të thonë se mali më i lartë i Greqisë është Olimpi por askush nuk do të thotë se mali më i lartë i vendit tënd është Korabi. Këtu do të ngeci karkaleci, siç thotë babi jot. Do të mësosh histori. Do të të tregojnë për betejën e Termopileve dhe Leonidhën por askush nuk do të të tregojë për bëmat dhe luftën heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtu do të ngeci karkaleci, siç thotë babi jot. Do të mësosh muzikë. Do të ngrihesh në këmbë dhe do të këndosh himnin e shtetit ku je, madje do të të japin flamurin dhe ti do t i prish kuadratit të fëmijëve në festat e marsit dhe të tetorit si nxënëse e shkëlqyer që din tri gjuhë, por askush nuk do të të mësojë fjalët dhe do të të kërkojë të veshë notat mbi pentagram të Himnit Kombëtar Shqiptar... E keqja është e dashur Irini se u bënë kaq vite dhe askush nuk kujdeset për ty dhe për të gjithë ata që erdhën në shpërgënj nga Shqipëria apo lindën në Greqi. Nuk kujdeset shteti shqiptar, nuk kujdeset shteti grek, nuk kujdesen as prindërit dhe prindërit e prindërve, gjyshat dhe gjyshet. E keqja është e dashur Irini se edhe ata që këto vitet e fundit janë bërë me të vërtetë të guximshëm dhe kanë hapur kurse për mësimin plotësues të gjuhës shqipe nuk ngjiten më lart se Abetarja. Gjashtë vjet ka që është hapur një kurs i tillë në Selanik. Katër pesë vjet ka që janë hapur disa kurse të tilla në Athinë. Në Kretë nuk e di të jetë hapur ndonjë (por me siguri do të hapen), E dini e dashur Irini se në këto kurse, ku mësuesit janë vullnetarë, gjatë gjithë këtyre viteve vetëm Abetare është bërë!?

134 Unë në një libër që kam bërë, libër që me siguri do t ia jap babait tënd në takimin më të parë, i kam quajtur këta mësues Rilindësit e kohës sonë. E meritojnë për nismën dhe punën që bëjnë. Vetëm se tash po më bren meraku. Jo për gjë tjetër por se ata kanë mbetur (dhe kam frikë se përsëri do të mbeten) në klasë. Kam frikë se ata do të mbeten thjesht Mësues Abetareje, nuk do të ngjiten në shkallën e mësuesit të historisë, gjeografisë, muzikës, letërsisë...nuk do të arrijnë tu flasin fëmijëve për Naimin, Fishtën, Nolin, Migjenin, Kadarenë, Agollin..., nuk do të përjetojnë momentin emocionant kur nxënësi reciton vargjet për gjuhën e bukur shqipe... Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqiptare... E dini e dashur Irini se kush i ka shkruar këto vargje brilante për gjuhën shqipe? Pyete babin se do të ta thotë. Bile ma do mendja se do të të mësojë edhe atë që ka shkruar një përmetar i madh, Naimi: Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! Kjo 'shtë mëm' e mirësisë, Që bije qytetërinë, Gasthin e vëllazërisë, Njerëzin' e miqësinë. S'jemi grekër as bullgarë, Asgjë tjetër nukë jemi, Jemi vetëm shqipëtarë, Ne kët' emër nder'e kemi. Dhe ti, kur mësuesja jote e mirë Theofili do të të pyesë për gjuhën shqipe do të dalësh dhe ta recitosh duke i thënë Naimi është prej Përmeti, vendlindja e babait tim

135 Sa e bukur gjuha jonë! Drejt, bukur, me shpirt e thua, e dashur Irini. Por që ajo të jetë e bukur edhe për ne emigrantët, që kush të mos na qeshë kur e lexojmë, shkruajmë dhe shqiptojmë duhet të kalojmë klasë pas klase, duhet të mos ngelemi vetëm tek Abetarja. Unë do të desha që vitin e ardhshëm të shikoja portretin tënd me një libër leximi mbajtur fort me të dyja duart, me një libër historie, gjeografie, letërsie... Do të desha, por e di se nuk do ta shoh. Ka shumë gjëra që e pengojnë këtë gjë. Së pari atë e pengon politika. E shihni atë xhaxhin në fotografi në të njëjtën faqe me fotografinë tuaj? E kam fiksuar para tre vjetësh kur erdhi në Athinë dhe premtoi shkolla për fëmijët e emigrantëve...sipër ka një portret vajze që është ulur në gjunjë dhe me të dyja duart bashkë...lutet. Edhe ai duart në një pozicion me vajzën i ka vënë. I ka mbyllur edhe sytë. Nuk e di se çfarë mendon në atë çast takimi me gazetarët. Por një gjë e di me siguri: për fëmijët shqiptarë në emigracion nuk mendon... Se po të mendonte nuk do të kishim këtu në Greqi vetëm kurse për mësimin plotësues të gjuhës shqipe siç ka në të gjithë Evropën por edhe shkolla, madje edhe degë të gjuhës shqipe në universitetin e Athinës, Selanikut, Janinës, Patrës, Kretës... as më shumë dhe as më pak sa ka shkolla dhe degë të gjuhës greke në Shqipëri,,,, Se po të mendonte nuk do të dhuronte nëpërmjet ambasadorit Abetare por do të dhuronte edhe programe për mësimin plotësues të

136 gjuhës shqipe që nga klasa e parë deri në të nëntën (ashtu siç i ka Kosova), do të botonte libra të historisë, gjeografisë, letërsisë... të përshtatura për të gjitha këto klasa në emigracion. Se po të mendonte do të hiqte nga fondi i arsimit në Shqipëri pagë për tridhjetë mësues në Greqi duke i ngarkuar me detyrën që të mbledhin nga 20 nxënës dhe tu mësojnë atyre abetaren dhe gjithçka që lidhet me formimin arsimor e kulturor të brezit të ri në emigracion. E pengon mësimin e gjuhës shqipe edhe racizmi, lart e poshtë, racizëm që ti e ndjeve në shpirt tek mësuesja jote e klasës së parë... E pengon edhe diçka tjetër rrugën drejt gjuhës së bukur shqipe. E pengojnë prindërit që nuk u flasin fëmijëve shqip në familje, që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që kur vjen puna për frontistiriot e fusin thellë dorën në xhep për të paguar mësuesit grekë, ndërsa kur vjen puna për të paguar mësuesin e gjuhës shqipe nuk begenisin ta afrojnë dorën tek xhepi. Ka shumë gjëra që e pengojnë gjuhën shqipe, por unë, për ty dhe shumë të tjerë si ti që e duan gjuhën e mamit dhe të babit dhe flasin me ta shqip, jam i sigurt se do t i kalojnë të gjitha këto pengesa. Faleminderit e dashur Irini. Më lumturove me ato që shkruaje! Abdurahim Ashiku, 13 shtator 2008 Shënim: Dy javë më vonë rasti e solli të bëj një udhëtim në Kretë... Nuk mund të rrija pa e takuar Irinin. Por edhe ajo, siç më tha babai i saj, Luani, kishte vrapuar të takojë xhaxhi Duron. E takova në Rrethimno, qytetin ku jeton... E takova edhe në Iraklio... Në të dy rastet, tek ndiqte Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë... Bëra disa fotografi me të... Bëra edhe shumë fotografi tek filmonte me celular këngëtarët dhe valltarët që kishin pushtuar jo vetëm skenën por edhe shpirtin e saj... Ndonjërën po e përcjell... Të tjerat po i mbaj në arkiv... TA RUANI FJALËN DHE KANGËN SHQIPE Bisedë me këngëtarin dhe muzikantin Selami Kolonja

137 Takimet me mësuesit e mësimit plotësues në diasporë janë të mbushura edhe me veprimtari kulturore e artistike. Një mbrëmje në Strugë mysafir i mësuesve ishte Selami Kolonja... Në një nga pushimet midis këngëve bëmë një bisedë të shkurtër me këngëtarin dhe muzikantin e njohur me origjinë nga...kolonja, lindur e rritur në Strugë... Mund të prezantohesh për emigrantët e Greqisë? Selami Kolonja, këngëtar, profesor i muzikës, baba i tre fëmijëve, nga Struga. Struga ka shumë burime ujore. Në cilin burim keni mbush grushtet me muzikën dhe këngën tuaj? Nën qiell krijohen këngëtarë, kam dëgjuar të thuhet një fjalë shumë e bukur. Këtu ndoshta edhe ujërat, edhe ambienti i bukur krijojnë këngë, muzikë, këngëtarë. Ndoshta edhe këtu lidhet diçka edhe me trashëgiminë nga familja ime. Në familje është kënduar gjithmonë. Si vazhdimësi e gjithë këtij procesi unë jam këngëtar i një familjeje kolonjare në Strugë. Kolonjare? Nga Kolonja? Një prejardhje shumë e hershme nga Kolonja. Dhe keni marrë për mbiemër emrin e krahinës ku kishin rrënjët të parët? Patjetër.

138 Si do ta prezantonit para lexuesit emigrant krijimtarinë tuaj në fushën e këngës dhe të muzikës? Në vitin 1992 filloi qasja ime drejt kangës. Atëherë isha tetëmbëdhjetëvjeçar. Fillova të bashkëpunoj me një nga kompozitorët më të njohur të këngës popullore shqiptare nga Shqipëria, Naim Gjoshin, me të cilin krijuam albumin tonë të parë Këngë malli, këngë zemre. Nga ai vit e deri në ditën e sotme kam qenë prezent në shumë nga festivalet tona, në shumë nga evenimentet tona muzikore, spektakle televizive e të tjera. Nga e merr tekstin? Për mua kanga popullore është frymëzim, është djep i pashtershëm i kangëve dhe motiveve të mia, si ato të muzikës së lehtë, si ato të muzikës popullore të përpunuar. Kanga popullore, poezia popullore është burim i gjithçkaje. Ku i kërkon dhe i gjen? Ato janë rreth nesh. Nuk ka nevojë ti kërkosh. Në se e ke brenda teje, është brenda teje. Në se nuk është, nuk e gjen dot. Keni qenë ndonjëherë në Greqi? Asnjëherë. Do të dëshiroje të vije? Me kënaqësi. Është pjesë e jona, pjesa shqiptare atje. Unë kam shkruar një kangë shumë të bukur të titulluar Lamtumirë Çamëri. Është një nga kangët që unë e çmoj shumë. Jo pse e kam kënduar unë por vërtet ka një poezi fantastike. Kanga Lamtumirë Çamëri është një kangë që përshkon gjithë historinë e popullit shqiptar në Greqi. Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen? Tani sa kam përfunduar një album me muzikë me kangë të lehta. Në vjeshtën e këtij viti do ta editoj. Në aspektin e krijimtarisë profesioniste kam shkruar një vëllim me kangë, krijimtari korale, dy solfexhe për studentë, sepse ju thash pak para, jam profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ligjëroj landën e solfexhës. Mund të më flisni pak më gjerë për jetën në universitet? Kam filluar në vitin 1996 në Universitetin e Tetovës, atëherë kur Universiteti punonte në forma ilegale, vullnetare. Ai ishte legal për ne por për palën maqedonase ishte ilegal. Që nga ai vit e deri më sot jam profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ligjëroj landën e solfexhës. Jeta universitare është e këndshme sepse përcjell gjithë dijeninë tande, krijimtarinë artistike dhe çdo gjë që ka ndodhur në jetë dhe në profesion mundohesh të përcjellësh te brezat e rinj. Kjo është edhe ajo që unë e përmenda në hyrje të bisedës time që puna e mësuesit është mision. Çfarë do tu transmetoje emigrantëve shqiptarë në Greqi?

139 Do tu uroja çdo të mirë në jetën e tyre të përditshme. Do tu dëshiroja nga zemra që ta ruajnë fjalën shqipe, kangën shqipe, kulturën shqiptare, gërmat e alfabetit dhe gjuhën e bukur shqiptare. LUM GREQIA ÇKA KA BRENDA!!! MJERË SHQIPËRIA KË NXJERR JASHTË!!! Shteti shqiptar iu shërben emigrantëve të vet vetëm për ta sjellë ndonjë kufomë të ndonjë fatkeqi në atdhe (?!) ose për të kërkuar ndonjë kriminel shqiptar që fshihet diku për t i ikur përgjegjësisë së krimit që ka bërë. Këtë punë bën shteti shqiptar për migracionin e vet! Për rastet e krimit, interesohen të detyruar nga politikat ndërkombëtare për uljen e krimit të organizuar... Pak histori Ishte seminari i katërt me radhë për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë i cili kësaj vere u mbajt prej më 23, 24 dhe 25 korrik në Strugë, qyteti i tretë buzë liqenit të Pogradecit apo të Ohrit si i thonë në anën lindore të Drinit të Zi. Dy seminaret e para i organizoi Ministria e arsimit të Kosovës, më 2005 dhe Vitin e kaluar e organizuan MASH-i i Shqipërisë dhe MASHT-i i Kosovës i cili u mbajt në Durrës ndërsa këtë vit pra Seminari i Strugës u mbajt nën përkujdesjen e MASHT-it të Kosovës, MASH-it të Shqipërisë dhe atij të Maqedonisë. I dhashë këto sqarime për t u njoftuar me historikun e këtij seminari në të cilën dolën në pah shumë të meta të shteteve përkatëse dhe shumë gjëra pozitive të cilët i bëjnë aktivistët e kulturës dhe të gjuhës shqipe në diasporë. Dy seminaret e para u mbajtën në Kosovë. Pakë mësues kishte nga Shqipëria. Me sa duket ishin dy mësues nga Shqipëria të cilët punonin me fëmijë shqiptarë të kosovarëve në Gjermani. Seminari i tretë nxori vlera të reja. Sikur na i hapi të gjithëve sytë dhe na dha të kuptojmë se problemet e mësuesve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe Itali, qenkan shumë të mëdha! Ky problem është gjithandej nëpër Evropë por ja që në vende të tjera nuk ka shumë emigrantë nga Shqipëria se i njëjti problem është në disa republika të Gjermanisë, Zvicrës, Anglia në tërësi, Holandë, Belgjikë e të mos flasim për ish

140 vendet e bllokut komunist ku ka nxënës shqiptarë si në Çeki, Poloni dhe Hungari. Qeveria shqiptare as edhe një lëvizje... U mor vesh se qeveria shqiptare nuk ka bërë as edhe një lëvizje në këtë drejtim ndërsa plot gojën e kanë me fjalën emigrantët tanë, të ardhurat nga migracioni, investimet e emigrantëve, malli për ta deri në lot do të thoshte Konica. Nëpër këto seminare nuk flitet kurrë se ç do të bëjë qeveria për diasporën por për turpin e botës vijnë qeveritarë dhe na flasin për të arriturat në shkollën kombëtare, tekstet shkollore, plan-programet e tyre etj. As një fjalë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë përveç fjalë kortezie si mirëserdhët të dashur bashkatdhetarë, e dimë që keni halle, Ne vërtetë brengosemi për juve, do të shikojmë ç mund të bëjmë për juve etj. Asgjë me vlerë! Mësuesit duan ndihmë nga shteti i vet. Si duket kjo i shqetëson zyrtarët shqiptarë dhe zyrtarët shqiptarë të Kosovës. Mësuesit shqiptarë të Kosovës sikur mjaftohen me disa shtete të cilat e mundësojnë mësimin e gjuhës shqipe por ata të cilëve iu nevojitet ndihma e shtetit, nuk bëjnë zë sikur mësuesit e disa republikave të Gjermanisë, të Anglisë, Belgjikës, Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Irlandës etj. Të vetmit që dinë ç duan si grup janë mësuesit shqiptarë të Greqisë dhe Italisë. Ata janë shumë të organizuar, shumë aktivë në ruajtjen e kulturës shqiptare dhe janë me ngritje shumë të lartë profesionale. Këta janë pedagogë dhe pedagoge me vlera të pakontestueshme por ja që punën e vet e bëjnë vetëm në baza vullnetare sikur në kohën e Rilindjes Kombëtare?! Me të drejtë Z. Abdurahim Ashiku në një libër të tij të botuar në pranverën që e lamë pas i kishte titulluar RILINDËSIT E KOHËS SONË. Këta mësues punojnë në kushte shumë të vështira ose thënë shkurt më keq se në kohën e pushtimit të Kosovës nga shteti serb kur mësuesit shqiptarë qenë larguar nga puna dhe nxënësit shqiptarë qenë nxjerrë nga shkollat! Ja që mësuesit shqiptarë prisnin ndonjë lek nga qeveria e Kosovës në ekzil. Rrallë kanë mbetur mësues pa u paguar me paratë e tubuara nga aksioni i famshëm i TRE PËRQINDËSHIT. Edhe pse mësuesit vërtet kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se punonin në kushte të okupimit (kushte lufte). Dëgjova: ç nuk dëgjova?! Një politikan thuka se diaspora nuk paguaka taksa andaj qeveria nuk paska detyrime për emigrantët shqiptarë?!

141 T ua bëj me dije patriotëve të parlamentit, qeverisë dhe diplomacisë shqiptare! Më 1968 Jugosllavia tani më e mbetur vetëm në hartat e vjetra, bëri marrëveshje me të gjitha republikat e Gjermanisë federale, Austrisë dhe Belgjikës që mësimi i gjuhëve të ish shtetit të Titos të jetë i lejuar të mësohet nëpër lokalet e shkollave shtetërore të këtyre shteteve, por pagat e mësuesve dhe mjetet mësimore do t ua paguaj shteti amë, në këtë rast Jugosllavia. Pikërisht këtu e ka gjenezën organizimi i shkollës shqipe në diasporë me fëmijët nga Kosova sepse atë të drejtë që e gëzonin serbet, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, sllovenët etj, e gëzonin edhe shqiptarët e gjithë Jugosllavisë së Titos. Kjo ka vazhduar deri me suprimimin e autonomisë së Kosovës nga udhëheqësi i atëhershëm serb më Tani, me dëshirë apo pa dëshirë për ta pranuar një fakt; kush u soll më mirë me diasporën shqiptare: Tito apo qeveritë shqiptarë në Shqipëri prej vitit 1992 deri me sot? Vërtet as Tito as edhe një sllav nuk e dëshironte këtë por nuk mund të komprometohej me shtetet demokratike për shkak të shqiptarëve dhe kështu edhe pa dashje të shtetit të atëhershëm, shqiptarët në ish shtetin jugosllav, përfituan në këtë drejtim. (Është një gjë sikur Shqipëria etnike nën pushtetin e fashizmit italian) Kurrë nuk u pyet: paguajnë apo nuk paguajnë taksa shqiptarët e Kosovës në jugosllavi por pagat e mësuesve dhe tekstet shkollore paguheshin nga shteti sipas standardit gjerman madje në një formë prindërit edhe kërcënoheshin nga organizma të ndryshëm politikë të Jugosllavisë ata të cilët nuk i dërgonin fëmijët të mësonin në gjuhën amtare. Kjo praktikë ende vazhdon me Kroacinë, Serbinë, Slloveninë; nuk di për Maqedoninë, Malin e Zi as për Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa politikanët shqiptarë u arsyetuakan se nuk janë taksapagues emigrantët shqiptarë! Vallë: A nuk do të ishte më e ndershme të heshtet në vend që të mos ofendohet gjysma e kombit dhe të mos gënjehet populli i tërë? Dëgjova edhe një trill tjetër, mësuesit duhet të bëjnë punë vullnetare të shtunave dhe të dielave. Ambasadorë të tillë kemi nxjerrë nëpër botë! Mendojnë të shkretët se anëtarësimi në një parti që quhet demokratike apo liberale apo sociale, do t i edukojë të jenë të tillë. Jo ore jo, anëtarësimi në një parti qoftë edhe me emrin tepër demokratike, nuk të edukon gjë, ose një librezë partie. Edukimin e ka marrë ashtu si e ke marrë dhe nuk di të gjykosh ndryshe vetëm si enverist se në atë sistem je rritur, ndryshe nuk di të jetosh. (Po i dhe fëmijës groshë ajo shije do ta përcjellë tërë jetën dhe tjerat ushqime i duken të pashije). (Iriqin sa të duash nxire nga ferrat, ai vetë e ka zgjedhur mënyrën e jetesës në ferrë)

142 Qeveria shqiptare ka gjashtëmbëdhjetë vite që quhet demokratike. Ka pasur disa zgjedhje të lira qofshin të përgjithshme, qofshin vendore por ajo si duket nuk është në gjendje t ua jap hakun bashkëkombësve të vet, tatimpaguesve të vet dhe njerëzit të cilët i financojnë të gjitha trupat diplomatike me detyrimet e veta si qytetarë shqiptarë si për pasaporta ashtu edhe për çdo dokument që paguan taksa edhe për doganat. Lum Greqia çka ka brenda... Vlerat e mësuesve të vërtetë u panë në të dy seminaret e fundit. Mësuesit që erdhën nga Greqia si një trup i vetëm dinë si dhe ç kërkojnë nga shteti i vet. Një Grup pedagogësh shqiptarë emigrantë në Greqi me në krye z. Jovan Mëhilli, dhe me në krye z. Arian Melonashi emigrant në Itali, ka dy vite që kërkojnë atë çka iu takon; kthimin e dinjitetit të shqiptarit në këto vende: Greqi dhe Itali. Pedagogët dhe aktivistët si Mimoza Dako, Flutura Tafilaku, Lorenc Koka, e Arian Melonashi, Greta Alia - Melonashi e shumë aktivistë të tjerë të cilët vërtet meritojnë shumë, të bëjnë të pëlcasësh kur i sheh njeriu dhe kaq të zellshëm por fatkeqësisht punojnë në punët më të pa lavd nëpër Greqi, Itali etj. Këto zonja dhe zotërinj kanë tri barra të mundimshme: mbajtjen e vendit të punës të afendikoit, kujdesin për familjen e vet, kupto edhe edukimin e fëmijëve të vet dhe e treta që gjithashtu është e pashmangshme; kujdesi për të afërmit e tyre në atdhe që patjetër se nuk janë pak të cilët duan kujdes financiar, qoftë prindërit, motra, vëllezër, nipër dhe mbesa. Këto tri barra i ka mësuesi shqiptar i Greqisë dhe Italisë. Duke e përcjellë situatën në dy seminaret e mësuesve emigrantë, duke e parë energjinë dhe vullnetin e mirë të tyre dhe moskokëçarjen e qeverisë shqiptare, të shkon ndër mend se shqiptarët emigrantë në Greqi dhe Itali, nuk do të asimilohen kurrë por më parë do të asimilohet parlamenti shqiptar. Ka emigrantë të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e vet në shkollat shqipe edhe aty ku i mbështet vendi mikpritës. Ka emigrantë të cilët kanë ndërruar emër, mbiemër, fe dhe kombësi. Ka shqiptarë dhe shqiptare të cilët në asnjë mënyrë nuk e duan burrin, respektivisht gruan, shqiptare! Të gjitha këto kanë një shkak. Askush nuk mundohet të ikën nga vetvetja pa pasur një arsye të fuqishme. Këta pjesëtarë të gjakut tonë janë lodhur së qeni shqiptar të përbuzur nga shteti i huaj dhe ajo që dhemb më shumë edhe nga shteti i vet. Janë lodhur duke qenë shqiptarë sepse shteti i vet as edhe një hap nuk e ka bërë për shqiptarët e vet të cilët ia mbushin bankën me deviza, shteti shqiptar nuk është në gjendje të ofrojë as edhe GJUHË SHQIPE për

143 emigrantët e le më ndonjë privilegj tjetër që do të ishte luks. Pedagogët dhe prindërit duan përkrahjen e vendit amë të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, Itali apo kudo qofshin fëmijët dhe pedagogët shqiptarë që janë të angazhuar në mënyrë vullnetare për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Qeveria shqiptare e ka për detyrë të përkrahë edhe ndonjë studiues të huaj madje ose aktivist të huaj i cili merret me studimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Kjo është detyrë e një shteti të mbarë, nuk është luks as është humbje sepse shtetet pikërisht për shkak të kulturës dhe gjuhës ekzistojnë, nuk është as edhe një arsye tjetër përse u themeluan shtetet. Në se edhe në kultivimin e gjuhës nuk jep ndihmë shteti, me se do të krenohet shqiptari që është shqiptar? Me të qenët skllav i përjetshëm i qenësisë shqiptare?! Me vuajtjet e tij të përjetshme nga përbuzja e botës pse është shqiptar? Nuk janë pa shkas ikja e shqiptarit nga shqiptarësia jo, këtu e ka gjenezën se shteti i vet vetëm nga tradita është shqiptar por jo nga vepra, kurrë! Nga angazhimi mund të jetë gjithçka tjetër por jo shqiptar! Ka edhe forma të tjera të financimit të mësuesve sikur ka në Zvicër, Belgjikë, Angli dhe ndokund tjetër por që një qeveri kombëtare kurrsesi nuk bën ta lejojë këtë trofe t i dalë nga dora sepse është e vetmja mundësi për t i treguar shqiptarit se Shqipëria është shtet i shqiptarëve dhe ky shtet ka një problem parësor: ruajtjen e kulturës dhe të gjuhës shqipe kudo qoftë dhe kudo që ekzistojnë kushtet minimale. Duke e bërë këtë punë të cilën e ka detyrë qeveria jo vullnet ose dëshirë, do t i bëjë krenarë shqiptarët se janë shqiptarë do ta ulë në minimum asimilimin e racës së vet, do të kthehen edhe shumë prej tyre të cilët i kanë ndërruar emrat dhe mbiemrat. Do të fillojnë t i dërgojnë fëmijët nëpër shkollat shqipe së paku aty ku mësuesit dhe gjuhët e emigrantëve mbështeten nga shtetet mikpritëse. Dhe fitorja më e madhe e qeverisë, do ta kthej nderin e vet në parlament dhe në qeveri. Kjo do të ishte fitorja më e madhe e saj nëse politikanët kanë mbase edhe ambicie egoiste. PUNËN PËR KATËR VJET E BËJA FALAS... Bisedë në distancë me Nexhmije Mehmetajn

144 Ku lindi dhe u rrit Nexhmije Mehmetaj? Nexhmije Thaçi Mehmetaj. Pikësëpari unë ju falënderoj për nderin e madh që më bëni për këtë intervistë. Lindja ime në fshatin Llapushnik dhe jeta ime në Prishtinë, apo thënë më saktë biografia ime si shqiptare nga Kosova, e cila u përket shtresave intelektuale, ka ndikuar shumë dhe mbi mua. Cili është arsimim profesional si mësuese? Kam kualifikim superior shkollor. Kam mbaruar studimet në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Jam Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Kur dhe ku ka qenë ora e parë juaja si mësuese? Fill pas përfundimit të studimeve unë fillova punën në gjimnazin Gjevdet Doda në Prishtinë, (1984). Të jesh mësuese gjimnazi në atë kohë ishte tepër vështirë. Pikërisht se puna e tij ishte e rëndësishme në jetën e popullit shqiptar në Kosovë, mësuesi është ndjekur dhe përndjekur, është burgosur, është vrarë prej atyre që ishin kundër krijimit të shtetit të Kosovës. Mësuesi përndiqej pse u mësonte fëmijëve të duan gjuhën shqipe. Atë e kanë përndjekur dhe burgosur pse u fliste për 28 Nëntorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë, pse u shpjegonte nxënësve kërkesat e demonstratave të 68 e sidomos për demonstratat e 81. Por dua të besoj se ato kohëra kaluan njëherë e përgjithmonë. Jurën, kantonin zviceran, ma përshkruat me dashuri. Si u formua kjo nyje e dashurisë së jetës suaj? Po mbush mbi shtatëmbëdhjetë vjet larg vendlindjes. Natyrshëm malli larg njerëzve të tu dhe vendlindjes vjen dhe rritet. Pas vuajtjes së dënimit 9 vjeçar të tim shoq nëpër burgjet e ish Jugosllavisë ne u larguam nga Kosova (1991) dhe u vendosem në Zvicër. Për ne Zvicra ishte një vend i panjohur më parë, por u bë një vend i dashur dhe i nderuar, gjersa na hapi derën në fatkeqësi. Zvicra është shembulli i lirisë dhe i demokracisë në botë. Në Zvicër respektohen dhe gëzojnë të drejta të barabarta me shtetasit zviceranë edhe rreth 25% e popullsisë të huaj që punon dhe jeton këtu. Jeta në demokracinë zvicerane më bëri të reflektoj mbi shumë gjera. Veçanërisht pasi kam mësuar frëngjishten jam njohur me njerëz të mrekullueshëm, sa bujarë aq të kulturuar. Po ashtu kam njohur edhe një letërsi tepër mbresëlënës. Bëra disa kurse për ngritje profesionale, njoha edhe pedagogjinë shumë kulturore zvicerane, me metoda të përsosura të mësimdhënies. Në vitin 1994 nga Ministria e Arsimit Republikës së Kosovës u emërova mësuese në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Formova një rrjet arsimor në tërë kantonin. Punën për katër vjet e bëja falas. U bëra anëtare në shoqatën humanitare zvicerane Rrjeti i Solidaritetit nëpërmjet të cilës dhashë një kontribut në shkollat e Kosovës. Bëj pjesë

145 në dy komisione në nivel të kantonit. Jam anëtare në Komisionin për shkollimin e të huajve dhe në komisionin për integrimin e të huajve dhe luftën kundër racizmit. Prej disa vitesh merrem me studime gjuhësore, Shqipja pranë frëngjishtes në Zvicër. Kam botuar në frëngjisht Të rritesh dhe të jetosh mes dy gjuhëve, shqipes dhe frëngjishtes. Kam përfshi vështirësitë gjuhësore të nxënësve shqiptarë në mesin dygjuhësor shqip frëngjisht. Pashë disa faqe nga fondi prej 72 faqesh të titulluar Identiteti im, fryt i punës suaj vetjake dhe kolektive me nxënësit shqiptarë. Mund të më flisni pak më shumë për këtë përvojë? Në këtë fond kam shënuar gjithçka të rëndësishme për veprimtarinë e diasporës shqiptare në Zvicër. Këtu hynë një dokumentacion i grumbulluar e i ruajtur me shumë kujdes që e jetova vetë dhe nxora një publicistikë rreth 200 faqe, të publikuara vetëm 72, në faqen e LAPSH it (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë Naim Frashri në Zvicër). Në Zvicër kanë gjetur prehje dhe lirinë e dashur si dhe një diasporë të fuqishme Shqiptare. Jetën e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër e karakterizuan një varg përpjekjesh, ndërkaq edhe përpjekjet për ta ruajtur identitetin e vet kombëtar, kulturor dhe shpirtëror. Në shumë kantone bashkatdhetarët tanë kanë hapur shkolla për mësimin e shqipes, kjo është dëshmia më e sigurt se elementi shqiptar do t i ruaj gjatë vetitë e veta, gjuhën dhe kulturën. Sot këtë traditë të bukur e ndjekin qindra nxënës shqiptarë. Numri i madh i fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë kanë përtëritur dhe shtuar dukshëm elementin shqiptar e gjuhën shqipe në Zvicër. Mirëfilli dihet se gjuha mund të veprojë si karakteristikë e rëndësishme përcaktuese e përkatësisë të një grupi etnik, ndërsa në shumë bashkësi lidhja mes gjuhës dhe etnicitetit është e fortë dhe e qartë. Sot karakteristika kryesore për identifikimin e shqiptarëve në Zvicër apo gjetiu është gjuha e tyre shqipja. Cila është familja bazë e Nexhmije Mehmetajt dhe ëndrra e saj si Nënë dhe si Gjyshe? Kam një familje solide. Ne kemi përjetuar dhunën e ashpër të pushtuesit serb, burgjet e persekutime prej tij. Në vitin 81, studentët e Universitetit të Kosovës do të ngriheshin në demonstrata, ndër të tjera u shtrua kërkesa për Kosovën Republikë. Regjimi serb do t i shuante me gjak ato demonstrata. Burgosen shumë të rinj. Ndër ta edhe im shoq, dy muaj sapo ishim martuar. Gjithë gëzimi e lumturia ime gati u shua. Pastaj do të zhvillohet i ashtuquajturi proces i diferencimit ideo-politik i cili bazohej në dënimin me çdo kusht të demonstratave. Për këtë shkak mua më larguan nga puna, nga gjimnazi. Djali, Libuni, që kemi pas njëmbëdhjetë vitesh të martesës sonë është nxënës i zellshëm në vitin e

146 tretë gjimnaz. Në ballkonin tonë mbaj një lule nga Kosova që nuk vyshket as dimër as verë. Ëndrra për t u bërë gjyshe nuk di se si do të realizohet, më duket herët të flas. Në seminarin e Strugës u njohët më shumë mësues nga Greqia. Cilat ishin përshtypjet Tuaja dhe cili është mesazhi juaj për to në këtë fillim viti shkollor? Po. Në Strugë pata rastin dhe fatin e mirë të takoj mësuesit nga Greqia, të cilët kishin bërë shumë përpjekje dhe shumë sakrifica për krijimin e shkollës shqipe atje. Por ata nuk ishin nderuar e shpërblyer për atë punë të jashtëzakonshme që bëjnë, për atë Mision Atdhetar, dituror dhe moral që kryejnë jashtë Atdheut. Besoj se institucionet politike dhe shtetërore të Shqipërisë nuk do ta shpërfillin punën e mësuesit dhe arsimin në diasporë. Është e natyrshme që edhe diaspora shqiptare të shqetësohet për identitetin e vet etnogjuhësor, për fatet e kulturës së vet sa të lashtë aq të pasur, për vetë të ardhmen e diasporës së re që po krijohet nëpër vende të ndryshme të botës. Mesazhi im është veçse i thjeshtë: të merren vendime të dobishme, mbi të gjitha nismën për institucionalizimin e shkollës shqipe, për shqiptarët jashtë Atdheut. Me mijëra nxënës shqiptarë të cilët kryejnë formime të ndryshme në shtetin grek janë një burim i dobishëm po për Atdheun. Por kjo nuk arrihet vetvetiu, për pa e ruajtur gjuhën amtare si hap i parë. Courgenay, MËSOJINI FËMIJËS, GJUHËN MËMË! Me të, me Faik Prençin nga Reçi i Nëntë Maleve të Dibrës, herë-herë pimë nga një birrë, shqeto, drejt nga shishja. Pimë dhe me mendje fluturojmë maleve. Ndalemi në Reç dhe potkojmë fshatrat siç potkohen lulet në Shëngjergj duke u hedhur sipër troshka buke, vezësh e të tjerë ushqimesh duke mërmëritur nën zë ritet e lashta: O na erdhi vera

147 Me dhen e me shqera... Pimë dhe fluturojmë në Çidhën e Grykë Nokë, hyjmë në histori, hyjmë edhe në klasat e shkollës në majë të një çuke natyrore ku ai kërkon e më nxjerr me emra e adresë nxënësit e tij... Pimë... Pastaj ai nxjerr një fletore ku me një shkrim të bukur e me një shqipe të pastër më ve në kujtesë jetën dhe brengën e tij në vargje. Prej asaj fletoreje, që shpresoj një ditë të bëhet libër, këputa disa rreshta siç këputen e bëhen tufë lulet e majit... Udhëtoj disa herë, Nga Athina në Tiranë. Përveç timonierit, Të tjerët shqiptarë janë. Në të folur As fëmijët Që kanë pranë, S më ngjasojnë Në gjuhë, Si shqiptarë. Pesë shekuj Arbëreshët në Itali, Arvanitët në Greqi, Akoma... S e kanë harruar, Gjuhën mëmë, Që nga koha e Skënderbesë!... Mësojani fëmijës Gjuhën MËMË! AKULLI NGROH MË SHUMË SE DIELLI I ATHINËS... E kisha kërkuar disa herë në celular por nuk më përgjigjej, derisa një ditë e harrova... Por nuk më kishte harruar Ai... Një ditë, në ekranin e vogël të celularit më del një numër Shqipërie. Shtypa butonin dhe një zë i njohur më goditi veshin por jo kujtesën. Më

148 edhe e miqësive të emigracionit. pyeti në se më kujtonte. U stepa. Mërmërita diçka nëpër dhëmbë pa nxjerrë zë. E kuptoi shqetësimin tim dhe më tha Jam Nikolla. Më mban mend?. E si mos ta mbaja mend Nikoll Prendin? Aq më tepër kur fotografinë e tij e kaloj sa e sa herë kur gërmoj në arkivin e njerëzve që janë pjesë jo vetëm e njohjes por E pyeta se ku ishte duke i thënë se e kam kërkuar disa herë. Më tha se ishte në Pukë, madje ishte kthyer përgjithmonë... Mu kujtua se kur kishim biseduar për letrat, halli i përbashkët i emigrantëve në Greqi, më pat thënë: Si gjithë emigrantët. Jo edhe aq mirë. Unë jam me bashkim familjar. Kam veveosin por s mund të shkoj askund. Kur të doje ministria na jep leje. Tamam skllevër, si me qenë në burg. Kështu që jam i dizilizionuar. Mundohem mos me i krijue komplekse vetes, mirëpo shoh se ne shqiptarëve nuk na duan. Nuk dua të krijoj atë imazhin e keq për grekët, se pyll pa derra nuk ka, por çudia është se i respekton e ata ma keq të vihen... Vijuam bisedën... Më tha një fjalë që nuk do ta harroj kurrë. Akulli i Pukës ngroh më shumë se dielli i Athinës... Ishte dimër 2009, muaji shkurt... Më mori edhe një ditë tjetër... E kemi lënë t i telefonoj kur të kthehem në Tiranë. Ka përgatitur për botim një libër të dytë. Nga libri i parë, asokohe, pata shkëputur një fragment për gjuhën shqipe... Gjuhë arbërore, gjuhë arbërore! Je si lumë që del prej toke. Gurgullo, ujëvar e arbrit, Se pa ty s do t isha unë, Pa ujëvarën gurrave t maleve, Jo, as toka s do kish blerim! Nikoll Tom Prendi është në Pukë... Është në gjirin e ujëvarave dhe gurrave të maleve... Është atje ku akulli ngroh më shumë se dielli i Athinës

149 Athinë, shkurt 2009

150 KREU VI.- MOS E VRISNI GJUHËN MËMË

151 FËMIJËT SHQIPTARË NËN NOFULLAT E ASIMILIMIT Sprovë. E kisha vënë mënjanë penën e debatit nga poshtë lidhur me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion. Një intervistë e ambasadorit Minarolli në një gazetë shqipshkruese më vuri në mëdyshjen hamletiane ta kap apo mos ta kap ( Të jesh apo të mos jesh ). Mendova që kësaj radhe ta kapin penën ata, trojka që një mbrëmje u takua dhe bisedoi me z. Minarolli (lexo shtetin shqiptar) drejtpërdrejt për problemet që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, problem që për mendimin tim është më madhori dhe më i ngutshmi. Prita që të ketë qoftë edhe një komunikatë të shkurtër për shtyp por, me sa duket, abetaret dhuratë e kishin bërë edhe këtë herë të vetën. Thashë se e kisha lënë mënjanë penën dhe ndoshta nuk do ta kisha kapur sikur një kronikë nga Tirana nuk do të ma tundte fort kokën dhe të mi përziente mendimet. Fjala është për kronikën Leksion grek për gjuhën shqipe të gazetarit Artan Kristo (EMIGRANTI 8 nëntor 2008) Në Tiranë javën e kaluar qenka zhvilluar ceremonia e hapjes së kurseve të gjuhës greke nga Fondacioni i Kulturës Greke në Tiranë, kurs në të cilin prisnin të fillonin mësimin 200 vetë. Kishte të rinj, të reja, intelektualë, njerëz të profesioneve të ndryshme, thekson autori për të vazhduar: Na bënë përshtypje shumë gjëra atë mbrëmje: Fakti që kurset, librat e mësimit dhe transporti për në kurs ishin falas për të gjithë, që mësuesi për grupe kursantësh të vinte në qendrën e punës kudo ku të ishte ajo, ceremonia perfekte, fjalimi shumë interesant i një studiuesi të shquar të gjuhës greke, ambientet e shkëlqyera të mësimit, organizimi i përsosur me makina që i morën dhe i çuan në shtëpi të gjithë pjesëmarrësit etj. Por, më shumë na bënë përshtypje fjalët e një gruaje shqiptare në të dalë Shikoni ç bën shteti grek për të mësuar gjuhën e kombit të tij. Këtë duhet ta bënte edhe shteti ynë për shqiptarët në Greqi që po harrojnë shqipen. Po kush ta bëjë? Pushtetarët tanë e kanë mendjen vetëm për të vjedhë... Unë, fjalët e asaj gruaje (dhe të burrave e fëmijëve shqiptarë në Greqi) i kam dëgjuar dhe i dëgjoj çdo ditë, jo vetëm në Athinë por në tërë hapësirën greke ku kam qenë. Ajo që mua më bën përshtypje nga ata që shkruan autori është lajmi se në Tiranë ka një Fondacion të Kulturës Greke, fondacion i cili ka derdhur para për të krijuar atë mjedis me të vërtetë të jashtëzakonshëm dhe unikal për mendjet tona. Autori, më poshtë nuk mungon të nxjerrë në pah atë që emigrantët në Greqi e kanë thënë në solo dhe në kor...shteti ynë nuk ka bërë

152 pothuajse asgjë për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion, ose për të qenë më saktë, ka dërguar vetëm ca abetare falas në Ambasadën Shqiptare në Greqi... Nuk do të vazhdoj më tej me kronikën, atë secili mund ta gjejë dhe ta lexojë në rreshta e midis rreshtash në numrin 44 ( 262 ) të gazetës EMIGRANTI. Gjetkë do ta ve penën time të shkruaj... A ËSHTË TË MËSUARIT SHQIP PROBLEM POLITIK? Në vijim, ndonëse herë pas here do të citoj fjalët e z. Minarolli, i lutem lexuesit që ato t i marrë jo në adresë të një personi, qoftë ky edhe ambasador, por në adresë të shtetit zërin e të cilit përcjell. Nga sa kam lexuar, thotë z. Minarolli, jo pak herë tentohet që problemi të trajtohet politikisht dhe pastaj sigurisht përgjegjësia të kalojë në atë që momentalisht qeveris vendin. Po të ishte thjesht kështu, ky shqetësim ka lindur që në hapat e para të emigracionit dhe duhet të kishte qenë shqetësues për çdo qeverisje... Që ky problem ka lindur që në hapat e para të emigracionit z. Minarolli ka të drejtë. Që gjatë gjithë këtyre vjetëve emigracion qeverisja e Shqipërisë ka kaluar në fillim djathtas, më pas majtas e së fundi djathtas, dhe që nuk është bërë asgjë me përjashtim të shpërndarjes falas të abetareve (dy vitet e fundit) kjo nuk mund të mos jetë politike. As e majta dhe as e djathta shqiptare kur janë ngjitur në karrigen e drejtimit

153 të shtetit nuk kanë pasur një vizion të qartë politik dhe patriotik për atë që ka të bëjë me mbajtjen gjallë tek brezi i ri në emigracion të gjuhës shqipe. Më poshtë Ai thekson Nuk dua të mohoj faktin se duhet të ishte bërë më shumë, por të kërkosh ta trajtosh zgjidhjen e këtij problemi duke bërë përgjegjës vetëm politikën, do të thotë për mendimin tim, të mos kërkosh ta zgjidhësh problemin...në radhën e faktorëve që e kanë penguar vënien në rrugën e zgjidhjes të këtij problemi, faktori politik duhej të zinte vendin e fundit. Por ku e kërkon vendin e parë shteti ynë për vënien në rrugën e zgjidhjes së këtij problemi? KA APO NUK KA MARRËVESHJE? Ka një marrëveshje midis ministrive të arsimit të dy vendeve që shtetet reciproke ndihmojnë në mësimin e gjuhës amtare të fëmijëve të tyre. Paralelizmi këtu nuk shtrohet për të drejtat e një popullsie minoritare. Ne kemi fëmijë të familjeve emigrantë ekonomikë, që kanë ardhur në Greqi përkohësisht, dhe në bazë të marrëveshjes, shteti grek vë në dispozicion ambiente shkollore, jashtë orarit të mësimit, për mësimin e organizuar të gjuhës amtare. Dhe në këtë drejtim, sa jam në dijeni, nuk kemi pasur asnjë pengesë. Që do të thotë, kur përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë kërkuar pranë drejtorive të shkollave, apo administratës lokale, Bashkive, të kenë ambiente për mësimin e gjuhës amtare, ambientet u janë vënë në dispozicion, sigurisht falas... Por a ka me të vërtetë një marrëveshje të tillë, me këtë formë dhe përmbajtje që na jep z. Minarolli? Unë në dokumentim të një studimi dhjetëvjeçar për hapat e bëra nga mësues të pasionuar dhe të përkushtuar në shkallën më të lartë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe (të cilët i kam cilësuar Rilindës të kohës sonë ) i kam kërkuar zyrtarisht dhe gojarisht jo vetëm z. Minarolli por edhe Ministrisë së Arsimit dhe Institutit të Diasporës (ia kërkova edhe z. Shamata në seminarin e Strugës) marrëveshjet e lidhura, por me përjashtim të marrëveshjes së 4 nëntorit të vitit 1998 midis ministrit Ruka dhe Arseni, dy marrëveshjet Pollo Janaku dhe Pollo Evripidhi nuk ekzistojnë as në Ambasadën tonë, as në Ministrinë e Arsimit, as në Institutin e Diasporës. Në qoftë se ato janë futur në arkiva sekrete dhe nuk janë të lira për publikim kjo është tjetër gjë. Përfaqësuesi i shtetit tonë në Greqi thotë se: Ka një marrëveshje midis ministrive të arsimit të dy vendeve që shtetet reciproke ndihmojnë në mësimin e gjuhës amtare të fëmijëve të tyre. Me që ai përdor numrin njëjës një marrëveshje, unë po i përcjell lexuesit atë pjesë të marrëveshjes që e kam marrë të fotokopjuar prej tij për të gjykuar se sa,

154 shteti grek vë në dispozicion ambiente shkollore, jashtë orarit të mësimit, për mësimin e organizuar të gjuhës amtare. M A R R Ë V E S H J E MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS.... N E N I 1 Palët kontraktuese do të marrin masat e nevojshme për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të shkencës. Për këtë Palët Kontraktuese: a) Do të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin direkt nëpërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave shkencore dhe kërkimore të dy vendeve. b) Do të shkëmbejnë anëtarë të stafit të mësimdhënies të universiteteve dhe instituteve teknologjike, si dhe studentë, shkencëtarë, ekspertë dhe kërkues. c) Do të japin të drejta studimi për studimet universitare dhe pasuniversitare dhe studime kërkimore brenda qëllimeve të tyre. Palët Kontraktuese do të nxisin dhe ngrenë në një nivel më të lartë studimet e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Gjirokastrës dhe të gjuhës shqipe në Universitetin e Janinës. Ato do të shqyrtojnë mundësinë që Universiteti i Athinës të ofrojë studime të gjuhës shqipe. d) Do të shkëmbejnë mësues dhe ekspertë nga arsimi tetëvjeçar dhe i mesëm veçanërisht në fushën e gjuhës, historisë dhe civilizimit të të dy vendeve. Pala greke do të ndihmojë palën shqiptare për zhvillimin e arsimit teknik dhe profesional dhe trajnimin si në nivelin e arsimit të mesëm ashtu edhe në nivelin e lartë jo-universitar. e) Do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta shkollore, binjakëzim të shkollave dhe shkëmbim të nxënësve. f) Do të krijojnë kondita të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare dhe qytetërimit të njerëzve që i përkasin minoritetit grek. Pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi me prindërit e tyre për arsye ekonomike

155 Pala shqiptare do të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së gjuhës greke ndër gjuhët e tjera të huaja fakultative në shkollat e mesme.... N E N I 10 Për vënien në zbatim të kësaj Marrëveshje, Palët Kontraktuese do të krijojnë një komitet të përbashkët që do të mblidhet alternativisht në Tiranë dhe Athinë. Komiteti do të shqyrtojë çështjet lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshje. Ai do të përpunojë detajet e Programeve të Bashkëpunimit si dhe kushtet financiare.... Bërë në Tiranë më 4 Nëntor 1988 në dy kopje origjinale në gjuhët shqipe, greke dhe angleze, duke qenë të gjitha tekstet të barasvlershëm. Në rast mosmarrëveshje të interpretimit do të vlejë teksti në gjuhën angleze.... Më e gjerë kjo marrëveshje është botuar në librin Rilindësit e kohës sonë f , mbi bazën e fotokopjimit të saj nga arkivi i ambasadës....në qoftë se me të vërtetë ka një marrëveshje mbi bazën e asaj që deklaron ambasadori ynë në intervistë (dhe zëvendësministri Shamata në intervistën që i mora në Strugë më 23 korrik 2008) atëherë ajo, në formë të një qarkoreje, duhet të jetë në çdo drejtori shkolle në të gjithë Greqinë. Me këtë rast do ta ftoja z. Minarolli ose ndonjë të ngarkuar të tij që në shoqëri të strukturës pedagogjike që orienton dhe organizon profesionalisht këtë punë dhe të gazetarëve të shtypit të shkruar dhe atij viziv në Greqi, të shkojmë në shkollën më të afërt në Athinë (jo në Hania të Kretës) dhe të kërkojmë një klasë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në ditët e shtuna apo të diela. Nga ana tjetër në qoftë se ka me të vërtetë ndonjë marrëveshje Pollo-Janaku dhe Pollo-Evripidhi, në qoftë se ato më në fund i ka gjetur dhe i ka në arkivin e ambasadës z. Minarolli le të kërkojë lart që ato tu vihen gazetarëve në dispozicion për të pas të drejtën që të mos dyshojnë se deklaratat publike që janë bërë asokohe në Athinë (në prani të Berishës) dhe në Tiranë, janë vetëm deklarata pas filxhanit të kafes. SHKOLLA PRIVATE? NUK KAM NDONJË DIJENI... Për sa i përket shkollave në gjuhë të ndryshme, siç janë reciproket (!) në Tiranë, Korçë, apo Himarë, ato janë shkolla private,

156 por për sa i përket shkollave shqipe në Greqi, deri tani unë nuk kam dijeni për ndonjë kërkesë për të hapur shkollë private në gjuhën tonë, siç ka shkolla private amerikane, italiane, franceze apo arabe... deklaron z. Minarolli Që ka një shkollë private në Greqi kjo tashmë është publikisht e njohur, madje ambasadori Minarolli jo vetëm që ka qenë në atë shkollë më se njëherë, është ulur në një nga bankat e saj, por edhe ka prerë tortën e dy-vjetorit të saj. Fjala është për Shkollën Shqiptare të Athinës ose shkollën BestXpert, siç quhet tani, të biznesmenit Lorenc Koka. Vitin e ri shkollor BestXpert e ka filluar në një mjedis brilant ndërtimor e funksional në Psaron 15, kati i tretë, vetëm pak metra larg sheshit mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip falas çka duhet ta bëjë të tund fort kokën shtetin tonë nëpërmjet përfaqësuesit të saj për ta ndihmuar atë. Po sa dhe si ndihmohet kjo shkollë private dhe a ka me të vërtetë shkolla private të kulluara? Një shkollë mund të jetë private vetëm në aspektin e brendshëm organizativ, të lokalit e të bazës materiale, të marrëdhënieve financiare shkollë nxënës dhe shkollë - mësues. Një shkollë, që të jetë me të vërtetë shkollë, të ketë të drejtën të lëshojë dëftesa apo diploma shkollore, duhet të jetë e ndërtuar mbi bazën e një programi, program i cili për rastin e shkollimit në gjuhën amtare duhet të jetë unik, i hartuar nga shteti, i mbështetur me libra e mjete mësimore nga shteti, i certifikuar me libër amze, dokumente shkollore, vula dhe të tjera. Një shkollë private pa këto, pa një shtyllë mbështetëse nga vendi amë nuk mund të jetë veçse si ajo hardhia që i heqin shtyllat mbajtëse dhe e shtrirë për tokë i kalben bistakët që në momentin e lulëzimit

157 PREMTIMI PËR PROGRAME DHE LIBRA SHKOLLORË... Zoti Minarolli na thotë se...në Kardhica aplikojnë programe të veçanta për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Nuk do ta vija në dyshim deklarimin e tij sikur përvoja e Kardhicës, programet e veçanta të saj të ishin bërë (apo të bëhen) publike në mënyrë që atë që bën ajo ta bëjnë edhe të tjerët. E them këtë për faktin se asnjë kurs i mësimit plotësues të gjuhës shqipe (përfshirë edhe shkollën private BestXpert) nuk ecën mbi bazën e një programi të përbashkët. Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi nuk ka asnjë program, asnjë tekst në përshtatje me të dhe asnjë përçapje për t i vënë kokë këtij problemi. Ka vetëm deklarata politike në prag zgjedhjesh apo në tubime mbarëshqiptare. Le t i citojmë disa prej tyre: * * * Genc Pollo, ministër i MASH - seminari kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, Durrës, 23 korrik Ne sot kërkojmë që fëmijët që rriten në vendet e Evropës dhe të Amerikës së Veriut, të flasin shumë mirë anglishten, italishten, gjermanishten, të dalin shumë mirë në matematikë, fizikë, muzikë dhe prej tyre të dalin talente, të parët e klasës. Por ajo që ne dëshirojmë është që në orët e pasdites, brenda mundësive të çdo familje apo të çdo komuniteti, t u ofrohet shansi, mundësia dhe shërbimi për të ruajtur elementët bazë të mësimit të gjuhës shqipe, të kulturës, të historisë të trojeve amtare dhe të folklorit të tyre....si ministri ne kemi qenë aktive. Çdo komunitet që na ka kërkuar tekste në gjuhën amtare, (abetare dhe tekste të tjera) i kemi blerë dhe ua kemi dërguar, për të furnizuar ato shkolla që kanë qenë produkt i iniciativës së komuniteteve shqiptare, por edhe i dashamirësisë së autoriteteve kombëtare dhe lokale të vendeve ku ata jetojnë. Por ky është një hap i parë dhe ndoshta jo i mjaftueshëm. Ne kemi dashur të japim një sinjal që jemi gati edhe me shpenzime buxhetore, dhe me nismat tona të mbështetura dhe të vazhdueshme, t u ofrojmë ndihmë si shtet amë. Kemi përgatitur edhe paketa mësimore të gjuhës shqipe, të cilat tani janë të shikueshme në disa televizione dhe në mënyrë moderne i ndihmojnë fëmijët të absorbojnë atë gjuhë të cilët e dëgjojnë në familje... * * *

158 Halit Shamata, zëvendësministër i MASH, seminari kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, Strugë, 23 korrik Është për të ardhur mirë por edhe për t u inkurajuar që trajnimet e kësaj natyre të mësuesve shqiptarë, të cilat tashmë kanë marrë karaktere periodik, po shoqërohen me përgatitjen e materialeve edukative si planë-programe, libra, metoda për mësimin e gjuhës shqipe. MASH e Republikës së Shqipërisë, së bashku me MASHT e republikës së Kosovës, si dy institucione organizatore, të këtij seminari, do të mendojnë për të marrë përgjegjësi të reja për mësimin plotësues të Gjuhës shqipe në hapësirën shqiptare të diasporës dhe komuniteteve më të reja shqiptare. * * * Flamur Gashi, drejtor i Institutit të Diasporës: Athinë, Vatra Shqiptare, 31 mars 2008 Ne deri në fund të korrik gushtit të këtij viti duhet të plotësojmë plan programet mësimore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë... Është duke u punuar për kurrikulat për këto plan programe, për librat midis të cilëve do të jetë abetarja, libri i leximit, gjeografia, historia etj. për mësimin plotësues të gjuhës shqipe... Përveç kësaj janë duke u përgatitur në Ministrinë e Arsimit, sa kemi informacione, dhe me porosi të Kryeministrit do të jenë të përfunduara deri në fund të periudhës së korrik gushtit të gjitha materialet... për të ditur se cilët do të jenë mësuesit që plotësojnë kriteret për të dhënë mësim në këto shkolla plotësuese... * * * Flamur Gashi, Athinë, tetor 2008: Me firmosje e marrëveshjes së stabilizim asocimit, në vitin do të fillojë mësimi i gjuhës shqipe në objektet publike, në shkollat vendase (!) Gjykoj se nuk ka nevojë për asnjë koment. Në strukturën aktuale qeverisëse përgjegjësia e shtetit shqiptar për shkollën shqipe dhe shkollimin shqip të fëmijëve emigrantë është (në qoftë se nuk do të marrim parasysh abetaret dhuratë ) në kufijtë e përqindjes zero, me ndonjë shifër pas presjes dhjetore. Në Athinë ka një shkollë private që u flet nxënësve të saj shqip. Jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe shkolla të tjera private por

159 në qoftë se këto shkolla nuk do të kenë një program unik mësimi të gjuhës shqipe, në qoftë se nuk do të kenë tekste mësimore në përshtatje me programet, ata do të degjenerojnë dhe shuhen. PROGRAMET? KOSOVA I KA, PSE MOS T I KEMI EDHE NE? Ka një përvojë të vyer në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, përvoja e Kosovës, tashmë shtet i pavarur. Ka edhe një përvojë mbarë evropiane të shkollimit shqip të fëmijëve nga klasa e parë në të dhjetën. Nuk mund të them se ajo është e panjohur për faktin se ajo është bërë e pranishme me shkrim dhe me gojë në katër seminare, dy në Kosovë, një në Durrës dhe një në Strugë. Në Strugë mësuesve të pranishëm (nga Greqia, Italia e gjetkë) iu dha në dorë programi prej 74 faqesh për të gjithë ciklin e mësimit dhjetëvjeçar të gjuhës shqipe në diasporë. Në internet me një kërkim jo profesional është e lehtë të gjesh një Udhëzim administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë, udhëzim i 4 marsit 2005 firmosur nga Agim Veliu ministër i MASHT të Kosovës ( shih Rilindësit e kohës sonë f ). Në internet mund të njihesh edhe me përvojën suedeze për Mbështetjen, mësimdhënien dhe ndihmën orientuese për mësimin e gjuhës amtare (po aty f ), ashtu siç mund të gjesh edhe shumë materiale të tjera të kësaj hapësire në Zvicër, Austri, Gjermani, Finlandë etj.(shih kapitullin Mësuesit shqiptarë në Evropë, po aty, f ) Kosova ka në ministrinë e saj të arsimit një person që ndjek në detaje tërë zhvillimin e mësimit plotësues në hapësirën evropiane. Shkurt mund të themi se rrugën shteti ynë (i majtë apo i djathtë kurdo që të vijë rotacioni) e ka të çelur nga shteti më i ri i botës. Mjafton të ecë në atë rrugë, ta zgjerojë e asfaltojë bashkë me ta dhe problemet nuk kanë pse të mos marrin për mbarë. KUR NGELESH NË ABETARE... Më poshtë z. Minarolli thekson jo pa mburrje: Ambasada ka bërë shpërndarjen e librave, që janë mundësuar prej vjetësh falas nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës... Më tej vazhdon: I kam bërë një kërkesë zyrtare shoqatës së shtëpive botuese në Shqipëri, që ashtu siç i pajisin falas me libra shkollorë, të mund t i pajisin edhe me libra jashtëshkollorë. Zoti Fatmir Toçi na është përgjigjur pozitivisht dhe tashmë librat që na dërgoi, janë në duart e fëmijëve.

160 Nga këto dy paragrafë dhurues falas me libra shkollorë na dalin në fillim Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe më pas Shoqata e Shtëpive Botuese dhe Fatmir Toçi! Cilin të besojmë? Që ambasada jonë ka shpërndarë falas Abetare kjo është e njohur nga të gjithë. Që Abetarja është vetëm A-ja e mësimit të gjuhës shqipe edhe kjo është e njohur nga të gjithë. Por këtu STOP! Më tej, as shteti i djathtë dhe as ai i majtë, as ambasadori Minarolli dhe as paraardhësit e tij, nuk kanë dhënë asnjë libër tjetër për ngjitjen e fëmijëve në klasat e dijes. Por, edhe sikur të ishin dhënë ata (përfshirë edhe Abetaren) nuk janë libra të përshtatshëm për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion. Ata janë libra të ndërtuar mbi bazën e programit orë mësim në javë, në tridhjetë e ca javë (sa vazhdon viti shkollor) për nxënësit e ciklit nga klasa e parë në klasën e nëntë. Mësuesit shqiptarë në emigracion, deri tani, nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e shtetit amë, nuk janë më shumë se MËSUES ABETAREJE... Nxënësit shqiptarë, deri tani, nuk mësojnë më shumë se sa të lexojnë Abetaren, të shkruajnë fjalë e fjali të thjeshta, të mësojnë ndonjë këngë shqip. Ata hyjnë në klasën e parë dhe ngelen në klasën e parë, pa vazhduar më tej. Ndonjë mësues, nga ata që janë në arkivin tim publicistik, ka bërë ndonjë përpjekje për të kaluar klasën duke ndërtuar programe ala Kardhica. Dëshira, vullneti, dashuria e tyre deri në vetëmohim për tu mësuar fëmijëve gjuhën e nënës nuk mjaftojnë. Ata kanë nevojë për programe unike, për libra unike, për një shtet shtyllë e fortë ku të mbështeten. Abetaret falas janë bërë si ajo barsoleta me refren të këngës labe Dange...e dange... që u shndërrua në Dhaame... e dhaame... Administrata e lartë e shtetit shqiptar që nga ministri e deri tek ambasadori (cituar më lart) nuk duhet të vazhdojë më të ofendojë prindërit e fëmijëve emigrantë duke u thënë e stërthënë se po ju japim Abetare falas. Në qoftë se prindi emigrant nuk ka aq para sa t i blejë fëmijës së tij një abetare për të mësuar gjuhën që ai i flet përditë në shtëpi, atëherë vajmedet! TË PAGUASH QINDRA MËSUES Ambasadori Minarolli kërkon t i bëhet pancir mbrojtës shtetit shqiptar duke deklaruar: Në qoftë se ka mendim që këto shkolla t i hapë shteti shqiptar nga taksat e shqiptarëve në Shqipëri (taksat ndaj emigrantëve, milionat e eurove që merr shteti nga legalizimet dhe

161 shërbimet e tjera konsullore, madje edhe taksat për pastrim - gjelbërim që secili emigrant është i detyruar t i paguaj kur merr një certifikatë, etj, etj. ai nuk i fut në defter) dhe duke dashur që këtë të drejtë tua sigurojë të gjithë fëmijëve në Greqi, unë e them pa frikë që këtë rast në Greqi, shteti shqiptar nuk mund t i hapë shkolla private, (më shumë shkolla nga sa janë në Shqipëri dhe të paguaj disa qindra mësues), për shkak të vendqëndrimit të shqiptarëve në të gjithë Greqinë. Barrë të madhe merr z. Minarolli me këtë deklaratë, barrë që u takon të tjerëve ta mbajnë. Askush (nga sa e njoh unë dokumentacionin e mësuesve nismëtarë e të Këshillit Pedagogjik në adresë të presidentëve, kryeministrave, kryekuvendarëve, ministrave...dokumentacion i botuar në librin e cituar më lart) nuk ka kërkuar të hapen shkolla në të gjithë vendqëndrimet e shqiptarëve në të gjithë Greqinë. Një kërkesë e tillë do të ishte utopi dhe absurditet. Askush nuk ka kërkuar që për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi shteti të paguajë qindra mësues. Edhe kjo do të ishte utopi dhe absurditet sepse tre orë mësim në javë sa japin mësuesit në mësimin e Abetares janë shumë pak për tu kompensuar me një rrogë mësuesi. Mësuesi në radhë të parë duhet të ketë statusin e tij juridik, të njihet me dokumente të rregullt si mësues. Të ketë autoritetin e mbajtjes së një regjistri zyrtar dhe të lëshojë një dëftesë shkollore zyrtare, autoritet as më të madh dhe as më të vogël se sa ai i një mësuesi në Shqipëri. Kjo nuk do asnjë shpenzim monetar. Kjo pse nuk bëhet? Çfarë vështirësie ka? Mësuesi, në qoftë se do të vendoset për tu paguar, duhet të bëjë orët e detyrueshme javore për një mësues, orë që në kalendarin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë shkojnë nga orë në javë. Për këtë ka një përvojë që vjen nga mësuesit kosovarë në diasporë, përvojë që secili mund ta gjejë në faqet të librit Rilindësit e kohës sonë. Nga biseda me një mësues (faqe ) po shkëpus këtë fragment: Ngarkesa e arsimtarit është 28 orë në javë. Nuk janë shumë por edhe nuk janë pak. Kush është mësues e din se mbajtja e mësimit është e komplikuar. Atje nuk mund të ekzistojë një metodë pedagogjike që mund ta zbatojë një mësues, çfarëdo pedagogu që të vijë. Unë kam grup prej klasës së parë deri në klasën e katërt. Kam nxënës: një në klasë të parë, 2 në klasë të dytë, 3 në klasë të tretë, 5 në klasë të katërt. Kam grupe prej klasës së pestë deri në klasën e dhjetë, nxënës... Ne i përmbahemi plan programit shkollor që marrim nga Kosova dhe përgatitemi shumë... Mesazhi i atij mësuesi kosovar është i qartë. Nuk bëhet fjalë për të paguar qindra mësues por për t i vënë ato në rrugë për tu përgatitur shumë dhe me ngarkesë të plotë.

162 Shteti shqiptar dhe përfaqësuesit e tij në vendet migruese të shqiptarëve ka ardhur koha që ta tundin kokën fort që tash e tutje të mos humbasë asnjë minutë për mbajtjen gjallë dhe formimin e identitetit shqiptar tek brezi i ri i fëmijëve në emigracion. Përndryshe historia nuk do të na i falë. Çështjes së mësimit të gjuhës shqipe në emigracion nuk i del përpara asgjë tjetër. Letrat, lëvizjet, probleme këto në kërkesat dhe ankesat e individëve, shoqatave apo të partive, mund të zgjidhen me një ligj parlamentar evropian apo grek, është diçka e rikuperueshme. Asimilimi nëpërmjet humbjes së identitetit gjuhësor nuk mund të zgjidhet me asnjë dekret përveçse me hapjen e shkollave dhe kurseve masive për mësimin plotësues të gjuhës amtare. Kush humb gjuhën e nënës humb identitetin e tij. * * * Si gazetar, si shqiptar, jam i hapur për një debat të gjerë rreth këtyre dhe shumë problemeve të tjera që lidhen me identitetin tonë në emigracion, të gjuhës por edhe të tjera. SHAMATA E ZËVENDËS MINISTRIT SHAMATA Në Seminarin e Katërt Kombëtar të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, në seancës përuruese ishte edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë z. Halit Shamata, ndryshe nga një vit më parë kur ishte vetë ministri Pollo. Një natë më parë ministri Pollo, siç u kumtua në lajmet flesh të medies, ishte ftuar në një detyrë më të lartë shtetërore, në atë të zëvendës kryeministrit... Zëvendës ministri Shamata mbajti një fjalim përshëndetje, fjalim i cili në thelb ishte një për një me atë të ministrit Pollo një vit më parë në Durrës kur deklaroi: Si ministri kemi qenë aktive; çdo komunitet që ka kërkuar tekste në gjuhën amtare (abetare dhe tekste të tjera) i kemi

163 blerë dhe i kemi dërguar, për të furnizuar ato shkolla që kanë qenë produkt i iniciativës së komuniteteve shqiptare, por edhe i dashamirësisë së autoriteteve kombëtare dhe lokale të vendeve ku ata jetojnë. Me sa duket, edhe pas një viti, në të njëjtat ujëra të ndenjur ecën ministria jonë e arsimit dhe shteti shqiptar kur tërë kujdesin për fëmijët shqiptarë në emigracion e redukton tek abetarja, a thua se ajo është kulmi i mësimit të gjuhës shqipe. Dhe kjo kur në Evropë shkollimi plotësues i gjuhës shqipe nis me abetaren dhe klasën e parë dhe përfundon me të gjitha lëndët e formimit të gjuhës shqipe në klasën e dhjetë. Nisur nga ata që tha dhe në kërkim të atyre që duhet të thoshte, tre gazetarë, dy të radios (Radio Tirana dhe një radio në emigracion) dhe gazeta Emigranti i zumë pritë zotit Shamata duke i kërkuar përgjigje për pyetjet tona. * * * Radio Tirana: A do të ketë më në fund një departament të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë? Shamata: Çështja është se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë është në një proces ristrukturimi edhe si strukturë, por unë mendoj që me rastin e zgjerimit të diasporës shqiptare, me rastin e krijimit të komuniteteve të reja të diasporës shqiptare në të gjithë botën, ne jemi para një obligimi që të tregojmë një vëmendje më të madhe edhe nga pikëpamja strukturore lidhur me mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqipe. Ka një përvojë shumë të mirë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka një person që mbulon diasporën por natyrisht diaspora shqiptare e Kosovës është, si të thuash,... ka një ekspansion më të madh për rrethanat e shtypjes nga regjimi serb në Kosovë në të shkuarën. Mendoj që diasporat po vijnë drejt një unifikimi dhe aktiviteti i sotëm, i cili është i katërti për nga radha, po ashtu edhe për nga rëndësia,(!) mendoj që shkojmë drejt një lloj krijimi të institucionit të këtij aktiviteti për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë ka qenë e hapur, ka ndihmuar me tekste shkollore. Natyrisht vite më parë unë di që është përgatitur edhe një kurikul për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Koha është që të unifikojmë qëndrimet tona, të integrohemi mes vedi sikurse e thashë edhe në ligjëratë në mënyrë që të organizojmë më mirë, si dy ministri arsimi çështjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporat tona të cilat falë kontributit ndonjëherë personal, falë mbështetjes financiare të

164 familjeve shqiptare në diasporë, kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, një punë vërtet misionarësh. Radio e diasporës: Zoti zëvendës ministër! Ju flitni për rezultatet e deritashme por çfarë janë planet për të ardhmen për fëmijët që jetojnë në diasporë? Shamata: Është aktiviteti i katërt. Kjo do të thotë që nga i pari vit, pasi viti ka ardhur duke u zgjeruar, ky projekt është duke marrë dimensionin që i takon. Ministria e Arsimit në Shqipëri është në kontakt me drejtorinë e diasporës në Ministrinë e Jashtme e cila realisht është furnizuesja, është mbështetësja e drejtpërdrejtë. Ne po riaktivizojmë projektet tona për një bashkëpunim sa më të mirë, më efektiv në mënyrë që dora e shtetit amë, dora e Ministrisë së Arsimit lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë të ndihet sa më afër, që kanalet tona të komunikimit të jenë të vazhdueshme dhe unë mendoj që disa prej tyre funksionojnë shumë mirë. Mendoj që aktivitete të tilla, përveç të tjerash, kanë edhe efektin e njohjes njerëzore që është shumë e rëndësishme krahas asaj institucionale. Mendoj që së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës, duke bashkërenduar, le të themi mundësitë, energjitë të bëhet më shumë në të ardhmen që ky projekt shumë i rëndësishëm gjithëkombëtar të funksionojë. Emigranti : Zoti Shamata! Zonja që shikoni është mësuese, ka grumbulluar tridhjetë nxënës, i ka futur në një klasë të improvizuar. Punon si të gjitha emigrantet e tjera në Greqi. Vetëm në sajë të pasionit të saj e mban klasën në mënyrë vullnetare. Pyetja ime është: Kur Ministria e Arsimit do të caktojë tridhjetë mësues si në vargun e këngës së fundviteve dyzetë Tridhjetë shkolla n Mirditë t i due që mësueset dhe mësuesit shqiptarë në Greqi të kenë një klasë, që mësuesit të kenë një program, që mësuesit mos fillojnë dhe mbarojnë vetëm me abetaren por të mbarojnë me dhjetë klasë si gjithë të tjerët, që mësuesit të kenë autoritetin zyrtar si mësues... Shamata: E dhe përgjigjen. Çështja është që Ministria e Arsimit është një agjenci menaxhuese. Ministria e Arsimit si agjenci menaxhuese dhe politike është e interesuar që...ka një projekt i cili ka nevojë të realizohet, ka nevojë të financohet, ka nevojë të administrohet. Natyrisht realizimi i këtij projekti është edhe zgjidhja e një pjesë të të... Emigranti : Është bërë publik ky projekt? Ne nuk e dimë... Shamata: Së paku jemi në vitin e katërt. Pjesë e këtij projekti është kjo që po them. Katër seminare...seminari i shkuar është zhvilluar në Shqipëri. Ne po alternojmë të gjitha projektet shqiptare dhe dua t ju them se mbështetja me tekste dhe kurikula është shumë e rëndësishme. Natyrisht që në Shqipëri ka ndryshuar procedura e prodhimit të teksteve shkollore sepse ajo është liberalizuar. Janë privatët që ofrojnë tekste. Ministria është e detyruar të blejë nga tekstet që prodhohen, të ofrojë

165 tekste...unë mendoj që ambasadori Minarolli ka qenë një person shumë aktiv. Ambasadori Minarolli ka lidhje të fuqishme me Ministrinë e Arsimit, të drejtpërdrejta...( Z. Shamata kërkon të ikë...) Emigranti: Nuk mbarova, ju lutem... Shamata: Ke shumë gjëra... Emigranti : Jo, vetëm një gjë. Ka tri marrëveshje me qeverinë greke për problemin që të hapin shkollat, të hapin klasat për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ku janë këto marrëveshje? Shamata: Marrëveshjet janë në institucionet përkatëse. Emigranti : Ne nuk i gjejmë dot. Vetëm marrëveshja e vitit Shamata: Do t i gjesh... Ikën duke çarë midis njerëzve që e pyesin dhe ai nuk u përgjigjet. * * * Shpresoj që lexuesi të futet midis rreshtave të kësaj bisede dhe t i nxjerrë vetë përfundimet... Strugë, 23 korrik 2008 KUR SHTETI JOT TË...HARRON! Kishte ditë që në adresën time elektronike (më saktë që më 11 shtator) më kishte ardhur një mesazh: Urime për Vitin e Ri Shkollor!. Nuk më kishte ardhur vetëm mua por edhe Artemis Durit, Artur Shkirës, Steki Politismu Alvanon Metanaston dhe të tjerëve në tërë hapësirën evropiane. Por çfarë thuhet dhe nga na erdhi ky mesazh urimi? Për t iu përgjigjur kësaj pyetje po e përcjell mesazhin të plotë... Të nderuara kolege dhe kolegë të SHSHMP në diasporë, Të nderuar prindër dhe veprimtarë, Duke ditur që në shumicën e shteteve ku jetoni e punoni tashmë ka nisur viti i ri shkollor, kam kënaqësinë që t ju uroj punë të mbarë dhe suksese të reja. Posaçërisht rritje të përqindjes së përfshirjes së nxënësve shqiptarë në MËSIMIN SHQIP. Zbatimi i Kurrikulës (së re) të SHSHMP në diasporë duhet të mbështetet edhe me tekste dhe mjete të reja mësimore. Hartimi i tri teksteve themelore, sipas niveleve përkatëse, sivjet do të jetë në fokus të MAShT të Kosovës. Deri atëherë do të punohet me tekstet aktuale që përdoren në Kosovë e Shqipëri si dhe me tekstet tjera me të cilat është punuar deri më tash.

166 Ju lutëm që këtë urim t ua përcillni edhe fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që e ndjekin SHSHMP në diasporë. Gjithë të mirat! Nuhi Gashi, MAShT e Kosovës (Njësia për SHSHMP në diasporë) E sigurova këtë mesazh për t ia bashkangjitur mesazhit që prisja të vinte nga Shqipëria, siç është bërë zakon një ditë para fillimit të Vitit Të Ri Shkollor, përkatësisht më 14 shtator. Doja t i bëja bashkë sepse për herë të parë në historinë e kombit kishim dy shtete me një gjuhë të përbashkët, Republikën e Kosovës, dalë nga Dita e Madhe e 17 Shkurtit 2008 dhe Republikën e Shqipërisë dalë nga Dita e Madhe e 28 Nëntorit Doja t i bëja bashkë sepse dy vitet e fundit, në Durrës dhe në Strugë, ishin zhvilluar dy seminare (i treti dhe i katërti) për zgjimin dhe vënien në rrugë të mbarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, përkatësisht në atë evropiane, seminare që kishin bashkuar shqiptarët në tërë hapësirën e tyre gjeografike autoktone. Shpresoja se kalemxhiu i letrave Shamata do të kishte marrë diçka nga mesazhi i Strugës dhe do t i kishte futur (diskutimet dhe mesazhet i bëjnë kalemxhinjtë ndërsa i lexojnë në publik karrigexhinjtë) në përshëndetjen e ministrit Beja ndonjë fjalë apo fjali urimi në adresë të mësuesve shqiptarë në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Finlandë... Amerikë... E shpresoja këtë edhe për një fakt tjetër. Zoti Beja, i ardhur nga posti i zëvendës kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë do ta kishte lexuar letrën e hapur: TË MOS LEJOJMË TË HUMBASË GJUHËN SHQIPE BREZI I RI I EMIGRANTËVE NË GREQI drejtuar Kuvendit nga Këshilli Pedagogjik i mësuesve në Greqi. U gabova. Në emisionin qendror të lajmeve, televizioni publik shqiptar, ndërsa censuroi përshëndetjen e presidentit duke dhënë një përmbledhje (!), fjalën e ministrit Beja e dha me të gjitha pamjet bashkëkohore të informacionit masiv. Po çfarë tha ministri Beja? Ja një përmbledhje e 29.2 centimetrave të përshëndetjes "Të dashur nxënës të të gjithë shkollave të Shqipërisë, publike e private, të respektuar mësues e drejtues të shkollave, prindër e dashamirës të arsimit, - Nxënësit, mësuesit, prindërit në të gjithë hapësirën migratore nuk

167 janë në fjalorin e ministrit... Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët dhe vogëlushet që, për herë të parë, hyjnë në udhën e bukur e të pafund të diturisë; ata që janë sot shpresa, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja, tërësisht evropiane, për Atdheun tonë Shqipërinë. Edhe këtu vogëlushët dhe vogëlushet emigrantë janë jashtë numrit prej afro një gjysmë milioni (në fakt 422 mijë) që fillojnë vitin e ri shkollor. Dhe nuk janë pak fëmijët emigrantë që vazhdojnë shkollat në gjuhët e vendeve ku jetojnë me prindërit e tyre, që vetëm më Greqi i kalojnë të njëqind mijtët. Po tu shtosh pastaj ata të Italisë,Gjermanisë,Austrisë...Amerikës, Kanadasë, Australisë... rrezik që në mos barazim, dy me një, me siguri do të jetë rezultati. Këta nuk janë në defterin e z. Beja as për urim, lëre pastaj për t i futur në hullinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në emigracion. Libri dhe interneti do të jenë shokët tuaj të përditshëm, jo vetëm në qytete, por shumë shpejt edhe në fshatrat më të humbur të malësisë. Këtu ministri ynë i arsimit nxjerr nga fjalori i tij analfabetik një përcaktim alla MASH fshatrat më të humbura të malësisë. Parë në këndvështrimin leksikor të ministrit Beja në Shqipëri paska fshatra të humbura. Që ka fshatra të thellë midis maleve, që ka fshatra të largëta edhe pas Dajtit, edhe pas Tomorrit, edhe pas Tërbunit, edhe në këmbë të Korabit...këtë e dinim, por që ka fshatra të humbura pas këtyre maleve këtë ne e mësuam (mos e harroni) nga ministri Beja. Kësisoj kot që kërkojmë ne emigrantë pak diell Shqipërie për mësimin e gjuhës shqipe në emigracion (! ) Këtë vit shkollor, shkolla do t'u japë krahë të panumërt ëndrrave dhe fantazisë suaj; asnjë kufi tokësor nuk do të pengojë më lundrimin tuaj në botën e pafund të internetit; ju do të jeni pjesë e bashkësisë së moshatarëve tuaj në të gjithë globin; do të mund të lidheni me ta, të mateni me ta, të fitoni garat me ta. Faleminderit z. Ministër! Të lumtë goja e tu rritët ymri, por fëmijët emigrantë me kohë i kanë kaluar kufijtë tokësor dhe lundrojnë në botën e pafund të internetit... Veçse atyre u vjen keq se me moshatarët e tyre, kushërinjtë dhe kushërirat në Shqipëri, do tu duhet të komunikojnë jo me gjuhën e nënës por me gjuhën e vendit ku jetojnë, apo me një gjuhë ndërmjetëse, ose me përkthim nga prindërit e të afërmit...

168 Kështu ndodh kur nënën ta bëjnë memece... Jo kur ta bën natyra, por kur ta bën shteti, vendi jot... Kështu ndodh kur vendi jot të...harron! Athinë, 15 shtator 2008 MËSUESIT E DIASPORËS DHE KONGRESI I MANASTIRIT Përjetim Nuk e quaj veten mësues, megjithëse pesë vjet të bukura nga 67 vite të jetës sime i kam kaluar përballë bankave të mbushura me nxënës në një shkollë profesionale në vendlindjen time. Por, nuk do të thotë të jesh mësues që të ndjesh emocion kur në një veprimtari mësuesish, madje të larguar prej vitesh nga Atdheu, të të joshin me një udhëtim në vendin ku u vendos se si do të shkruhet gjuha shqipe, ku u vendosën të tridhjetë e gjashtë shkronjat e arta të saj, shkronja latine, shkronja të Evropës së qytetëruar. Udhëtim në Manastir dhe vizita e shtëpisë së Kongresit të Alfabetit kështu shkruhej në programin e seminarit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës në qytetin e Strugës nga korriku Ishte përcaktuar, madje edhe ora e vizitës, Përjetova gëzimin e rreth njëqind mësuesve të ardhur nga vendet e ngrira të gadishullit skandinav e deri në vendet e nxehta të Italisë dhe të Greqisë në Mesdhe. Në shpirtin e gazetarit që kisha fatin të jem pjesë e atij tubimi vërshuan vrullshëm emocionet duke skicuar skena të takimit me atë ndërtesë ku njëqind vjet të shkuara, nga nëntori 1908, truri i Kombit, rreth 50 delegatë nga të gjitha trojet ku bukës i thonë bukë dhe nderit i thonë nder diskutuan dhe i vunë kokë Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Skicova udhëtimin e Rilindësve të rinj të gjuhës shqipe në hapësirën evropiane, ngjyrën e fytyrave para pllakës përkujtimore, fjalët emocionuese në diktofon, fotografitë e tyre si një kujtim i rrallë i atij momenti. Nuk fantazoja shumë për faktin se një skenë të tillë, emocione të tilla i kisha parë, fotografuar e ndjerë një vit më parë kur ata u mblodhën në qytetin e Durrësit për të njëjtin problem, shtrirjen dhe përhapjen e germave të arta të gjuhës shqipe tek fëmijët në tërë hapësirën evropiane ku kanë mërguar shqiptarët nga tërë viset shqipfolëse; nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanovci...I kisha parë kur ngjitën me emocion shkallët e Muzeut Historik Kombëtar, i kisha ndjerë kur shkelën mbi gurët e kalldrëmit të moçëm dhe hynë në gjirin e

169 Kështjellës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Krujë, kur pozonin përpara muzeut të Heroit apo mbi bedenat e kështjellës-muze të tij...pata shkruar diçka atëherë në gazetë dhe në një libër për ta......u zhgënjeva. Mu fshinë nga kujtesa ëndërrimet. Mu pre hapi për të përjetuar ndoshta gjënë më të bukur dhe emocionuese të jetës sime. Ishim kaq pranë...dhe kaq larg Manastirit të madh të historisë së gjuhës shqipe, ishim vetëm tri orë e gjysmë, vajtje e ardhje, plus një kafeje dhe një shëtitje në rrugët e moçme të qytetit të bekuar......pashë në mërmërimën kundërshtuese të mësuesve fshirjen e një ëndrre të bukur. E kush nuk do të mërmëriste, madje edhe të bërtiste me zë të lartë kur është kaq pranë një ngjarjeje që vuri themele në historinë e një kombi dhe dikush i veshur me pushtet ia largon atë......u justifikuan se... Nuk ka...nuk ka...nuk ka... Nuk paska para për të marrë në dispozicion dy autobusë!...nuk ka se çfarë të shohësh përveçse një pllake në mur!......po të na ishte bërë thirrje të gjithëve do t i kishim kruar xhepat dhe do të kishim paguar jo dy autobusë por dy trena. Një shans i humbur. Një ëndërr që ishte kaq pranë të bëhej realitet... * * * Në kthim nga Struga në Shqipëri, pasditen e 25 korrikut 2008, i ramë rrugës bregut të liqenit të Ohrit në drejtim të Tushemishtit......Diku afër qytetit të Ohrit, një tabelë rrugore të ftonte të merrje kthesën për në Manastir. Kishim kohë që perëndimin e diellit ta përjetonim përballë vendit ku u vendos si të shkruhej gjuha shqipe dhe të ktheheshim në Tiranë afër mesnatës... Kishim ne... Nuk kishin ata... Athinë, nëntor EMIGRANTËT SHQIPTARË - DIASPORË!? Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ( gjithë ky emër i gjatë! ) paska marrë përsipër që të përfshijë në një regjistër kombëtar emigrantët shqiptarë. Sipas të dhënave me hamendje të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, në Greqi dhe Itali paska rreth një milionë shqiptarë kurse në vendet e tjera jetuakan mijëra të tjerë. Kjo drejtori nuk paska ende një

170 shifër zyrtare të emigrantëve shqiptarë që punojnë në vende të ndryshme të botës, por, si të gjithë të paditurit nuk mungon që të thotë se në Greqi punojnë mijë shqiptarë kurse në Itali rreth 400 mijë. Ajo pohon se për qind e shqiptarëve punojnë në Greqi dhe Itali duke na dhënë edhe një rekord ( jo ginis ) në Greqi shqiptarët kanë vendosur një rekord, pasi zënë mbi 50 për qind të fuqisë punëtore aktive. Sikur Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të na paraqiste një metodikë shkencore për hartimin e Regjistrit Kombëtarë do ta besonim ashtu siç kemi besuar qorrazi çdo gjë që ka dalë nga pushtetarët e të dy krahëve. Kur deklarohet Qeveria shqiptare është në proces të tërheqjes së të dhënave të sakta nga autoritetet e këtyre vendeve,lidhur me numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë atje atëherë çdo gjë zbehet dhe problemin e merr lumi. Pra qeveria jonë numrin e saktë të emigrantëve shqiptarë do ta mësuaka nëpërmjet të tjerëve, ato që do tu servirin qeveritë e Athinës, Romës apo vendeve të tjera në të pestë kontinentet e farës së shpërndarë shqiptare këto 18 vjet. Është fakt se në Greqi ka një numër të madh shqiptarësh ku, po ta marrim në përqindje me realitetin shumica janë të pa regjistruar, janë emigrantë që kalojnë malet në sezone punësh në bujqësi apo emigrantë që kanë bërë vend por nuk kanë bërë letrat. Është fakt gjithashtu se një numër jo i vogël shqiptarësh kanë ndërruar emër, fe e kombësi sipas parimit të vjetër të mbijetesës, parim dhe praktikë që shqiptari e ka përdorur në pushtimet nga Roma, Bizanti dhe Turqia. Po tu shtojmë këtu edhe termat e reja ( që nuk i kishim dëgjuar më parë ) të çobenjëve grekë dhe romëve grekë atëherë në regjistrin e qeverisë shqiptare do të mungonin jo disa dhjetëra por disa qindra mijëra shqiptarë. E përshëndesim Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta por në hapin e saj nuk ka as Punë, as Çështje Sociale dhe për mbi të gjitha nuk ka as Shanse të Barabarta. Këto i themi sepse sipas një hulumtimi të Fix-Fare në këtë dikaster shqiptar që nga portieri dhe deri tek ministri flitet...greqisht. Të tjerat se, Bazuar në statistikat mund të përmirësohet kuadri ligjor dhe monitorohet legjislacioni jonë se, Regjistri me vendndodhjen e gjithë emigrantëve krijon mundësinë e ofrimit të asistencës, qoftë edhe përmes përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore nuk janë gjë tjetër por Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë...imzot. Ligjet bëjini sikur keni jashtë kufirit shtetëror jo një të tretën e forcës më të madhe të punës fizike dhe intelektuale por sikur keni dhjetë apo njëqind vetë. Jepuni emigrantëve të drejtën themelore për pension, arsimim në gjuhën amtare dhe të drejta të tjera që kanë emigrantët në të gjithë botën. Mos prisni që emigrantët shqiptarë të bëhen...diasporë

171 KREU VII - MBIJETESA E SHQIPES...

172 NGJITJE NË MALE ARVANITËSH Kisha ardhur në Saranti, edhe pse për pushime, dhe nuk mund të rrija pa e takuar Lam Qefalarin, shkëmbin arvanitas që ecën serbes drejt shekullit. Ecën më këmbë me kërrabën e çobanit herë në njërën e herë në tjetrën dorë. Kështu të paktën e kisha fiksuar në kujtesë dhe në fotografi pranverën e vitit të shkuar kur u ndamë, ai me delet përpara dhe unë në kabinën e kamjoçinës së të birit. Maqi shkonte në Dobrenjë për të marrë misër për blegtorinë kurse unë e Shpëtimi për të kapur autobusin e linjës drejt Thivës e më tej drejt Athinës. Më thanë se fshati ku banonte Lami është lart në male, diku tek të tetëqind metrat mbi nivelin e detit. Ngrija kokën lart dhe mbaja kapelën me dorë që të mos më binte. Kaq e thepisur është ngjitja nga Saranti në ato male të larta. Unë i dua malet. I dua se me ta dhe mbi ta jam rritur. Nuk e di në se ka majë të Nëntë Maleve të Dibrës që nuk jam ngjitur. Korabit, me thënë të drejtën i kam shkuar deri në prehër, në atë prehër që vendasit e quajnë Bjeshka e Panairit e që është perlë në guaskën e moluskut për

173 nga bukuria dhe begatia, shumë pranë majës, por në majë nuk jam ngjitur, thjeshtë sepse ngjitja do shokë e unë nuk i kisha. Kur po bënim planin e udhëtimit me Eqremin i thashë edhe djalit të vinte. Me thënë të drejtën me rezervë sepse i trembesha pak atij mali të panjohur, i trembesha, jo për vete por për djalin, rrugës në këmbë. Ai u tregua i gatshëm, madje shumë kërshëri për tu ngjitur. Eqremi kishte një makinë të mirë. E kishte marrë me kilometrazh zero dhe e mbante si kukull. Është punëtor Eqremi, nuk e ka shokun. Herët, shumë herët në mëngjes ai niset për peshkim, për tu kthyer në mesditë. Më pas kap kosoren motorike dhe korr barë e ferra duke pastruar kopshtet. Mbrëmjeve, veçanërisht verës, e gjen duke punuar në ndonjë tavernë. Edhe e shoqja, Linda është punëtore që nuk ia gjen shoqen. Por edhe fëmijëve, ndonëse ende të vegjël e shoh se u punon dora dhe mendja. Dhe, në një familje të tillë të punës, një makinë e re është pjesë e jetës, anëtarë i familjes. Kur u ngjitëm në pikën më të lartë ku Saranti dukej sikur ishte futur në një fole zogjsh të natyrës po kërkoja rrugën majtas, andej nga ma kishin bërë me gisht për katundin e Lamit. Morëm djathtas. Kaluam Hortjen dhe para se të binim në Dovrenjë morëm majtas. Rruga ishte e mirë, me dy kalime, e asfaltuar dhe e vizuar si të gjitha rrugët e tjera. Ngjiteshim e ngjiteshim mbi gjarprin e rrugës. Eqremi herë pas here luante rolin e ciceronit. - Këtu, tha në një moment, disa vite më parë, dhjetë vjet më duket, ra një zjarr i madh që dogji tërë pyllin e pishave. I shihni ato tri pishat poshtë rrugës? Kështu, me pisha shekullore ka qenë tërë mali. U dogjën të gjitha por dora e njeriut i ripërtëriu. E shihni si është rrethuar i tërë mali me tela me gjemba? E shihni si po rriten filizat e rinj? E shihni si i prenë skeletet e pishave të djegura dhe formuan brezare që filizat e mbjellë të rriten? Ndryshe ndodhi me malin përkarshi, atë malin e lartë të zhveshur lakuriq nga gjelbërimi. Atë thonë se u dogj fill mbas Luftës së Dytë Botërore. Njeriu nuk vuri dorë. Edhe natyra nuk qe në gjendja ta gjelbërojë përsëri... Kështu ngjiteshim e ngjiteshim, herë duke parë malet me bashkën e gjelbër mbi shpinë e herë duke ndjekur gjarprin e kaltër të kanalit të Monrosë që duke përshkuar afro dyqind kilometra rrugë sjell ujë të bollshëm të pijshëm në çezmat e athinasve. Kur gjarpri i rrugës e uli kokën një tjetër pamje na i mori jo vetëm sytë por edhe mendjen. Mbi kreshtat majëmaleve elika treshe si krahë ciklopikë, rrotulloheshin nga flladi i pragut të mbrëmjes. Tri ishin fare pranë, pesë të tjera larg e larg, tri (kaq më kap syri), shumë e shumë më larg. Grekët ia kanë marrë dorën vjeljes së frutave të natyrës. Erën majëmaleve e kthen në dritë. Edhe diellin, siç kam dëgjuar, në Kretë e shndërrojnë në dritë. Ne (nuk po i përmend sepse më lodhet shpirti)

174 natyra na ka dhënë fruta si në asnjë vend tjetër. Na ka dhënë ujë me bollëk, erë të fortë në male por edhe në ultësira (Miloti, Tepelena...), diell treqind ditë në vit...dhe kërkojmë...centrale atomike (?! ) Zbritja ishte e shkurtër. Kukurit, katundit që kërkonim, i kalonte rruga mes për mes, rrugë e cila më tej të çonte, majtas për në Livadhja, Arakova. Dhelfus (po të doni edhe në Janinë...) dhe djathtas për në Athinë......Nuk na u desh të pyesnim e të thërrisnim për të gjetur Lamin. Na priste në një kafene në qendër të fshatit. I veshur krrëk (Lami është qibar), me një buzëqeshje që i kishte rrënjët në shpirt, duke u mbajtur në kërlikun e çobanit, u ngrit dhe na përqafoi. Nuk ishte vetëm. Ishte me një bashkëmoshatar që edhe ai krrëk ishte veshur e buzëqeshja i këndonte në buzë. - Jem soj me Lamin- na tha ai në një shqipe që më befasoi. soj i largët, Jem rritur bashkë. Me të do të zhvillonim më pas një bisedë të veçantë, bisedë për një tjetër radhë në udhëtimin maleve arvanitase....lamit ia kisha një borxh, e kisha futur fjalën e tij arvanitase në librin Rilindësit e kohës sonë dhe doja t ia dhuroja. E nxora librin nga zarfi ku e kisha futur dhe ia dhashë në dorë duke e hapur tek faqja ku ishte fotografia dhe biseda me të. E mori duke iu dridhur duart nga emocioni, E pa me vëmendje (ai nuk mban syza për afër ndonëse është njëqind pa tre vjet siç thotë) dhe na tha. - Po unë nuk di të lexoj.- dhe një pikë loti bëri të kalojë brazdat e jetës... Unë harrova se ai nuk di të lexojë. Harrova se arvanitasit gjuhën e të parëve të ardhur në këto male pesë-gjashtë shekuj më parë e kanë mësuar dhe trashëguar gojë më gojë, vesh më vesh e shpirt pas shpirti. Atyre nuk iu dha kurrë e drejta që të mësonin gjuhën e nënës me të shkruar e me të lexuar

175 ...E kaluam momentin duke pirë kafe e duke kërkuar fjalën arvanitase, që është një me një me fjalën shqipe, në objektet rreth e rrotull, nga kumbulla frutakuqe përballë e deri tek bredhi në mal. Më pas u ngritëm. Lami donte të na tregonte shtëpitë e tij, të vetën, të pleqërisë atje lart në shkëmb por edhe të bijve të tij. - Këtu, tha sapo morëm kthesën, kanë lindur, janë rritur e janë martuar e trashëguar të gjithë fëmijët. Këtu tani banon djali i madh Luka... - Kjo, tha, pasi bëmë një copë rrugë në ngjitje, është shtëpia e Maqit. E ka bërë të re. Ka çarë shkëmbin për ta bërë. E shihni këtë shkëmbin këtu. Ia hëngri zemrën për të bërë gropën e ujërave të zeza... Ngjitemi lart në ballkonin e shtëpisë së re të Maqit, shtëpi që siç na tha një ditë më parë do të ishte foleja e pleqërimit. Bëjmë fotografi me Lamin të gjithë me radhë: Eqremi, Indriti, unë... Lami e kishte strehën e pleqërisë së tij dhjetë shkallë më lart. Nuk na la të ngjitemi. Na tha se do të merrte diçka dhe do të zbrisnim poshtë....shkallëve iu ngjit si djalë i ri, pa u mbajtur në parmakë, filiz drejt përpjetë. Të gjithëve na bëri përshtypje shkathtësia dhe forca lëvizëse e tij. Unë dhe Eqremi nuk e shprehëm vetëm kënaqëm sytë dhe shpirtin. Indriti, me habinë e të riut, e shprehu: Si djalë i ri ecën! tha duke e shikuar me dashuri....mbrëmja po binte mbi katund. Lami na zuri rrugën dhe tha se nuk mund të iknim pa e pirë një gotë me verë. E ndjemë thellë këmbënguljen e tij. Ishte këmbëngulje tipike shqiptare, tipike malësore. Nuk kishte asgjë të përbashkët me atë ftesën e thatë greke kur ndodhesh në shtëpinë e tyre. Zumë një cep të një lokali në qendër të katundit, një lokal i bukur dhe i pastër por mbi të gjitha me një shërbim që të sillte ngrohtësi shpirtërore.

176 Nuk vonoi dhe shoqërisë sonë iu shtua edhe djali i madh i Lamit, Luka... Bëmë muhabet siç bëhet në odën shqiptare, shqip. Nuk ngopeshim së biseduari me ata njerëz që kur e nxirrnin fjalën shqipe nga goja dukeshin sikur rilindnin, sikur nxirrnin shpirtin e tyre e ta venin në tavolinë......ra muzgu e ne duhet të ngriheshim. Qemë të detyruar sepse kush vinte, sa e merrte vesh që jemi shqiptarë, pasi na thoshin Ç ë bënë? nuk vononte që kamerieri të na vinte përpara kanën prej alumini të mbushur me verë të kuqe... Duhej që të ngriheshim e të ecnim mbi këmbët tona e jo të na ngrinin.... Ajo mbrëmje, në një katund arvanitas, Kukuri, do të më mbetet në kujtesë për tërë jetën....do ti mbetet edhe djalit, Indritit, i cili, kur po largoheshim, nuk ndej pa e shprehur përjetimin e asaj dite: Sa pleq të mirë! tha duke i përmbledhë të gjitha emocionit në tri fjalë. Bëra mirë që e mora djalin me vete, bëra shumë mirë! SOJE TË LARGËT... Ata ishin pranë e pranë, ulur në karrige të drunjta, me nga një filxhan kafe përpara. Na prisnin, ndaj kishin dalë në qendër të

177 fshatit, aty ku nuk të shpëton syrit asnjë lëvizje, as nga fshati, as nga rruga që zbriste drejt ultësirave të Livadhjasë. Lami mbante në krah të djathtë një shkop me vegjën e çobanit kur kap delen apo qengjin për këmbësh. Jorgoja thjesht qëndronte me qeshjen që pasi merrte ujin e shpirtit e reflektonte atë në buzë e në fytyrë. I fiksova të dy në fotografi siç do fiksoja dy lisa rrënjëthellë në tokë e degëkërkues në qiell. I pari, Lami, ishte njëqind pa tre kurse Jorgoja nëntëdhjetë edhe tre vjeç... Lam Qefalain e përcollëm në një bisedë të re dhe të vjetër, një bisedë në Saranti, kohë më parë, dhe një bisedë në Kukuri, ditë më parë... Jorgo Qefalain po e përcjellim sot në qendër të fshatit Kukuri, në një bisedë ku shqipen e nxjerr nga shekujt dhe ta ve përpara për ta gjerbur bashkë me kafenë... * * * Si je me Lamin? Jam Soji i largët. Sa vjet je? Sa vjet jam? Enja dhe një. Nëntë dhe një? Jam nani nëntëdhjetë e një. Sa fëmijë ke? Tre. Dy vasha dhe një djalë. Po nani janë shumë. Janë njëzet. Janë njëzet? Plakën nuk e kam. E kam bartur gruan. Nani kam katër pesë vite që e kam bartur. E ke bartur...si edhe Lami?

178 Po. Sa vjet ndeje me gruan? Sa vjet ndenja me gruan? U martuasha ikoshi hronja (njëzet vjeç). Dhe tani kam pesë vjet që e kam bartur. Të bëjmë një llogari. Jesh ikoshi hronja ku u martuash. Deri në eneninda (nëntëdhjetë). Janë evdhominda (tetëdhjetë). Kam pende hronja (pesë vjet) që bëra. Eksinda pente (gjashtëdhjetë e pesë) bëmë me gruan. Dhe bëre me gruan tre fëmijë? Tre. Tre fëmijë. Sa nipër ke? Nipër kam... Sa nipër dhe mbesa? Nipër dhe mbesa? Kam tërë e tërë...katër ka vajza e madhe. Di ka djali, di vasha, njëra e martuar ka di djelm e një vajzë. Jemi ikoshi ena (njëzet e një) tërë e tërë inogjenia (familja). Njëzet e një? Po, njëzet e një. Jemi tërë ikogjenia nani. Kemi bartur edhe një djalë, na vdiq... Me se je marrë? Çfarë pune ke bërë? Ç ë punë kam bërë? Katër vite bëra stratiot (ushtar), më muarnë në polemi (luftë). Pasandaj erdha këtu bëra me dhen. U bë çoban. Martova familjen. Në evdhominda ena (shtatëdhjetë e një) i shita dhentë dhe vajta në një ergostasio (punëtori) që është në Thivë. Atje bëra dhekapente hronja (pesëmbëdhjetë vjet) dhe mora sintaksë (pension) nga IKA. Edhe rri nani. Me dhen kush merret tani? Ke dhen? Jo, fare. Nuk kam më dhen. S kam të bënj që kur i shita në evdhominda ena. Martova djelm. Mbeta me gruan. Gruan e kish sëmurë, nuk më ndiq dot dhe i shita dhentë. Kështu vajta në ergostasio. Edhe atje mora sintaksën dhe nani rri. Mbani mend ndonjë këngë apo poezi në gjuhën arvanite? Nuk e kuptoj Këngë, që këndonin... Që këndonin? Unë jesh çoban. Që të gjegjesh vejë por të bëj ato nuk bëj. Jo, kështu, me fjalë... Me fjalë thom. E nuk e thom dot. Ki do të marri gjëra po unë nuk di. Ndërhyn Lami. Ka një këngë. Kukurati gropa - gropa i ka vashat po si lopa. E kam dëgjuar këtë në Salaminë. Atje këndonin:

179 Ambelaqi gropa gropa I ka vashat posi lopa. Pse e thonë këtë? I ka të mira. I ka prodhuese. Qesh me shpirt. Çfarë pemësh rriten në katund? Si? Çfarë sojesh? Dardha, molla, migdale (bajame), qerese (qershi), vishna, arrë. Dardhë, kumbula... Po në pyje, çfarë sojesh ka? Pyje? Dhasos... A! Bredh, dushqe... Me se merren ato që rrinë në katund? Kanë mbet ca çobanë të pakët se palja (më parë) jeshëm tërë çobanë. Tani janë pakësuar. Janë pesë gjashtë djelm çobanë. Palja më të shumtët jeshën çobanë. Dimrit vejë tërë poshtë në Saranti, në vrri. Nejëm atje. Këtu mbeteshim të pakë. Shkonim me tërë ikogjenjë (familje), me djem të vegjël tërë poshtë. * * * Ndërsa bisedonim, tek ngrinte e gjerbte kafenë, më tërhoqi vëmendjen një gisht i prerë. Nuk e pyeta. Mendova se ishte nga ato plagë që lidhen me punën e rëndë të çobanit apo në ndërmarrjen ku kishte punuar... E lexoi vështrimin tim dhe ma tha vetë... Ishte një dhuratë nga Lufta e Dytë Botërore. Avionët gjermanë e kishin bombarduar disa herë fshatin në kërkim të jetëve të partizanëve grekë që për strehë kishin Kukurin, fshatin e vogël midis maleve, larg, një ditë larg më këmbë nga qyteti i Thivës... Një cifël nga bombat që dogjën e shkatërruar fshatin i kishte prerë gishtin... TRE BREZA ARVANITËSH... Janë tri shkallë të një jete që kap shekullin. Lami është njëqind pa tre vitra, siç e ka më lehtë ta bëjë llogarinë në gjuhën e të parëve. Maqi është shtatdhet pa tre...

180 Andrea është tridhjetë edhe tre... Të gjithë në llogarinë pa dhe edhe, si në llogarinë e orës... Tri jetë në tre breza të një kombi të lashtë që jeta i mori nga malet për t i hedhë dhe vendosur në male. Si më tha Spiroja një ditë më parë Arvanitët janë njerëz të fortë, nuk thonë kurrë as po, as më fal, as të lutem... Për të tre kam një foto që unë e kam ndarë midis fotografive më të mira të albumit tim. Në të djathtë është Maqi. Në qendër është Andrea. Në të majtë është Lami. Një foto baritore, me dele e qengja përpara në një mëngjes para se Lami dhe Andrea do të vinin përpara të treqind krerët e deleve dhe do të merrnin malit përpjetë kullotave dimërore... Kronikë e vjetër mëngjesore, kronikë e prillit të vitit të kaluar... * * * Saranti. Mëngjes gushti Kam dalë shpejt nga dhoma e pushimit dhe mas me hapa bregun e detit. Dallgët shushurijnë nën këmbët e mia, një shushurimë që të hyn e të zgjon nostalgji shpirtërore, mendime që ngjiten dhe zbresin shkallëve të jetës duke i kapërcyer ato dy e nga dy e dhjetë e nga dhjetë. Në breg jam vetëm unë. I vetëm në tërë kllapën në formon gjirin. Peshkatarët kanë lënë pas valët e bashit të kaikeve të tyre të vogla herët, pa gdhirë. Një natë më parë isha me ta dhe përjetova një gjë që e pata ëndërruar sa e sa herë kur përballesha me detin dhe i shihja

181 ato si iknin dhe vinin. Kam shkruar për ta. Do të shkruaj edhe ndonjë ditë tjetër....hapa në asfalt. Silueta e një njeriu vjen e më afrohet. Është Maqi. - E ç ë bënë more kaq herët? e pyes në të folmen përshëndetëse të arvanitëve. Qesh dhe më jep dorën. - Te qengjat, më thotë. Tu japë ujë e ushqim. Të marr edhe nja dy me vete për sonte. - Po nuk i ke në mal delet? e pyes - Në mal janë treqind. Këtu kam tridhjetë. - Po ç ë i mban këtu? - Për magazinë, mish të gjallë për ditën. Që mëngjesin e parë e kisha pirë një kafe me Maqin. E kisha pyetur për babanë, Lamin dhe më tha se është në katund. Tha se verës nuk zbret poshtë se i pëlqen flladi i katundit. Se e ka lënë kërrabën e bariut dhe rri me djelm dhe shokë, me nipër e mbesa. E pyeta për Andrean dhe më tha se nuk u ndahet deleve e qengjave, verë e dimër. E pyeta edhe për magazinën dhe më tha se ka filluar të lodhet dhe se ka ndërmend që ta lejë dhe të shkojë në katund. Më tha se kishte bërë një shtëpi të bukur në katund, një shtëpi që i kishte kushtuar shumë para, mund e djersë dhe se donte të pleqërojë në të. E pyeta edhe për tufën e deleve dhe të qengjave. Më tha se do t i shiste. Do të mbante vetëm pak sa për mall. Në mbrëmje të asaj dite së bashku me mikun tim Eqremin, të shoqen Linda dhe dy fëmijët, Dhimitrën dhe Janin zumë një tavolinë në lokalin e Maqit. Ishte plot me klientë. Na thanë se ishte lokali që tërhiqte më shumë klientë. Arsyeja ishte e thjeshtë. Në pjatë të shërbehej mish i freskët qengji me të gjitha pjesët e tij që nga zorrët dhe mëlçitë e bardha në hellin e kukurecit e deri tek paidhaqet e njohura të kuzhinës greke. Restoranti i Maqit në bregun e Sarantit, me hapësirë sa brenda po ashtu edhe jashtë, dy metra larg dallgëve të detit, punon gjatë dymbëdhjetë muajve pa u ndalur. Dhe gjithnjë ka mish të freskët nga tufa e tri shkallëve të jetës: babait, të tij dhe të birit......u ndamë me Maqin për tu takuar të nesërmen në kafen e mëngjesit. Mëngjes i thënçin se këtu lokalet hapen pas orës dhjetë, kur mbi rërën zhavorr shtrohen peshqirët e shtrihen njerëzit në ritin e zakonshëm të pushimeve të verës në breg të detit....pasditen e asaj dite do të ngjisnim malin për të takuar Lam Qefalain në të njëqind pa tre vjetët e jetës së tij në male, në të njëqind pa tre vitrat e jetës kur ai mori stafetën e të folurit të shqip nga të parët e tij njëqind pa tre vitra... Këto, në një tregim tjetër për arvanitët e maleve të Thivës...

182 Saranti, korrik 2008 E Ç Ë BËNË...? Një javë të tërë në Saranti, fshatin e bukur në bregdetin e Thivës pyetja E ç ë bënë...? nuk mu nda as kur shtrihesha për të marrë pak nga rrezet që dielli i hedh pa shpërblim, as kur ulesha me pi një kafe bregut të detit, as kur u ngjita malit për të kaluar një pasdite midis arvanitëve që mateshin të kalonin shekullin... E ç ë bënë...? nuk është një fjali pyetëse, është dika më tepër, është shumëçka më tepër. Është një përshëndetje, një formë lidhjeje që ndoshta mund të përkthehet me shprehjen Tungjatjeta që ia thua një të njohuri a të panjohuri kur ecën shtigjeve të maleve, është pak a shumë e njëjtë me shprehjen pyetëse A je burrë?, është... Nuk di se si ta përcaktoj sepse më duket se më tepër se shprehje përshëndetëse dhe lidhje me njerëzit është një ndjenjë njerëzore që ka rrënjë të moçme, shekullore, rrënjë që nuk ia kanë shkulur as dallgët e mëdha të detit dhe as acaret dhe stuhitë e maleve... Ku e dëgjova këtë perlë të fjalorit arvanitas? Më mirë të them ku nuk e dëgjova dhe nga kush nuk e dëgjova... Këtu fillon tregimi im për arvanitët e detit dhe maleve të Thivës... SPIRO DRITSULA

183 Edi, siç i thërresin shkurt, Eduart Sula siç e ka emrin të plotë, ka një lokal që dominon tërë pamjen e gjirit të Sarantit. Faros e ka emrin dhe fener është për njerëzit që duan të shijojnë mëngjeset dhe mbrëmjet e ditëve të bukura të verës. Një ditë shkova të pi kafen e zakonshme dhe të çmallem paksa me Edin që më kujtonte Ostrenin e Vogël ku ai ka rrënjët e veta, rrënjë që i pat shkulur në Patos për t i rishkulur e vënë në truallin e gurtë të Sarantit. E gjeta në shoqërinë e tre vetëve. Ma bëri me dorë që të afrohesha. Diçka u tha atyre dhe pashë që ata luajtën nga vendi, u ngritën në këmbë dhe më ofruan një karrige për tu ulur. Ishte një veprim që më kujtoi odën e vendit ku linda dhe u rrita, Odën dibrane, auditorin shekullor të Universitetit të Dibrës. E ç ë bënë...? mu drejtua njeri prej mikpritësve, pasi u rehatuam në karrige. E ç ë bënë...? përsëriti i dyti. Nuk dija si tu përgjigjesha, çfarë fjale e fjalie të gjeja në gjuhën shqipe që të ishte e barabartë me pyetjen përshëndetëse të tyre. Ata prisnin të dëgjonin prej meje fjalën shqipe... Unë prisja të dëgjoja prej tyre fjalën arvanitase, shqipen e lashtë, atë shqipe që ata e kishin ruajtur e trashëguar ndër shekuj... Iu drejtova njërit prej tyre, atij që ishte në mes, Spiro Dritsulës siç mu prezantua: Mund të më tregosh diçka nga historia e jetës suaj e lidhur me arvanitët? Ai nisi të tregojë rrënjët e veta të lashta... Unë di që ajo racë, e gjitha në atë pjesë që quhet Shqipëria, ishte një racë, një popull i fortë i cili mbahej për skopus, roje. Më pas i quanin skopis prandaj sot quhet Skopja. Vjen nga fjala skopos. Më vonë zbritën poshtë, erdhën këtu, në vendet tona, rreth Thivës. Këta njerëz ruajtën Thivën. Flasim për vitet Për këtë, të gjithë fshatrat rreth Thivës janë fshatra arvanite. Të tjerët u vendosën rreth Athinës. I gjithë rrethi i Athinës ka fshatra arvanitë. Nafplio ishte kryeqyteti i Greqisë së vjetër. Rreth e rreth Nafplios ishin fshatra shqiptarë. Në Korinthia ku ishte Korinthi i vjetër kishte rreth e rreth si dhe në Hidra dhe të tjerë fshatra, arvanitë. Këta njerëz, siç mbaj mend që i vogël, siç mbaj mend këtu në fshat nga njerëzit e vjetër kur pashë shqiptarë në Athinë mu kujtuan fshatin tim kur isha i vogël, janë të bukur. Është një popull i fortë. Siç më thoshte nëna ime: Jemi popull që nuk nënshtrohemi, nuk e ulim kokën. Desha të ju them diçka që nuk e di a e dini ju. Në fjalën, në shqip, në arvanitisht a ka fjalë Ne (po)?

184 Nuk ka të tillë fjalë. Në arvanitisht nuk ka fjalë ne (po), në shqip ka po. Ata njerëz nuk thoshin asnjëherë po. Ai popull nuk përgjunjej, nuk mposhtej. Nuk thoshte kurrë po. Thoshte gjithnjë jo. Me fjalë të tjera i shmangesh. Pse thoshin kështu? Pse nuk thoshin po? Për arsye se ai popull nuk mposhtej, nuk përgjunjej, nuk nënshtrohej, nuk thoshte po... Më pas biseda u ndal tek fjala greke skliros, te kuptimi i saj në sfondit e qenies arvanite. Sipas Spiros kjo fjalë, në vlerësimin e popullit arvanit kishte kuptimin e njeriut të fortë, njeriut të fortë jo në trup por në zemër, njeri zemërmadh. Nënës time i interesonte ajo racë dhe e studionte. Nëna bënte poezi, këngë. Unë nuk di gjuhën arvanite. Nëna e dinte. Dinte këngë që fillonin tani dhe mund të mbaronin nesër. Nëna ime ka botuar dy libra me vjersha, këngë e poezi në gjuhën arvanite. Janë shkruar me germa greke por fjalët janë tërësisht arvanite. Do të shoh në se kam libra të nënës. Njërin nga librat mendoj se e kam... Pas tij e mori fjalën Alekos Marlasis: Babai im, tha ai, ishte dragatis, roje fushe. Mbaj mend që ishte shumë i fortë, i ashpër, atë që tha edhe Spiroja pak më parë që arvanitët janë njerëz të fortë. Edhe unë kam përvojën si nga babai po ashtu edhe nga të gjithë burrat e vjetër që kishim këtu në Saranti dhe Hostia që ishin të gjithë njerëz të fortë dhe me siguri atë që tha Spiroja asnjëherë nuk e thoshin fjalën po. Fjalën po nuk e thoshin kurrë. Në gjuhën arvanite nuk ka as po, as më fal dhe as ju lutem... * * * I përcolla fjalët e tyre ashtu siç i thanë herë - herë greqisht e herë herë në gjuhën e të parëve të tyre. Me Spiron u takova edhe më vonë. Më ftoi të pimë një kafe në shtëpinë e tij, një ndërtesë katër kate që dominonte radhën e dytë të harkut të ndërtesave të bregut të detit të Sarantit. E kishte edhe shtëpi edhe hotel, një hotel që në mos pesë yje katër e meritonte të kishte në portën hyrëse, në sallonin dhe në sallën e pritjes që pa hezitim mund të them se ishte një muze i vogël që u fliste njerëzve në gjuhën dhe zakonet e të parëve. Aty njoha edhe të shoqen, edhe të motrën që duke më zgjatur dorën më përshëndetën me atë fjalinë magjike: E ç ë bënë?... Saranti, Korrik 2008 NË FOLENË E RILINDËSVE TË KOHËS SONË

185 ...Kur më 7 mars të vitit 1998, vit i legalizimit të shqiptarëve, do të isha i gjashti pas syrit fotografik në trokitjen e parë zyrtare në derën e ambasadorit Robo në bisedën e të pestëve për gjuhën shqipe......kur në prill 2003 në Grava të Athinës do të isha midis nxënësve të Denada Karkallës në një orë mësimi të gjuhës shqipe dhe do të fiksoja foton e parë shoqëruese të një reportazhi......kur më 7 mars 2001, në Ditën e Mësuesit Mimoza Dako, Dashmir Zaçe, Valbona Hystuna do të nisnin të shkruanin tregimin jetësor të shkollës shqipe në emigracion......kur më 24 korrik 2007 në hollin e një hoteli në plazhin e Durrësit, pjesëmarrësi i seminarit të tretë kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, mësuesi i të parës klasë shqipe në Selanik Dashmir Zaçe shënoi fjalët e para në protokollin për formimin e Këshillit Pedagogjik të mësuesve në Greqi......Kur......Një histori e gjatë në një kohë të shkurtër, as edhe dhjetë vjeçare... Më 10 maj 2009 u nisa për të lexuar nga afër një faqe të historisë sonë të re të shkollimit shqip të fëmijëve në emigracion. Një udhëtim në folenë e rilindësve të vjetër e të rinj. Një vit më parë, në udhëtim drejt Strugës për në seminarin e katërt kombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, seminar me mësues dhe përvojë të çmuar mbarë evropiane, valixhen e kisha të rënduar me një libër... Librit, përmes hapave para dhe prapa në mendim, i kisha vënë emrin Rilindësit e kohës sonë. Isha në mëdyshjen e paraqitjes publike të emrit, pasi përveçësia e tij më dukej se lidhej vetëm me dy shekuj më parë, me rilindësit e mëdhenj të Kombit Shqiptar. Më dukej se ajo kohë dhe ata njerëz ishin të shenjtë dhe të papërsëritshëm...

186 Tash, pas afro një viti, udhëtoj drejt Selanikut duke medituar për një vëllim të dytë të Rilindësve të kohës sonë... Udhëtoj dhe panorama e bukur që më hap shikimin nga të dy anët e gjelbërimit pranveror, ndërsa treni gulçon, më zgjon kujtime të lexuara e të treguara... Në Kala të Dodës sa e sa herë që jam ngjitur bedenave natyrorë të kështjellës së Korabit, vertebrës së parë në shpinën e kombit shqiptar, kam dëgjuar tregimet e barinjve të vjetër për shtegtimet dimrit në fushën begatë të Thesalisë, bile edhe për pengun e madh të tyre që në luftërat ballkanike kishin humbur 75 mijë krerë dele.... Tani ata nuk shtegtojnë më këtyre vendeve. Të tjerë janë ata që zbresin këtyre fushave, janë krahët e punës që kanë bërë që fushat dhe kodrat të rilindin gjelbërimin. Nuk e them sa për të kaluar radhën. Dhjetë vjet të shkuara, në një fshat të Volosit, në Agio Georgiu Feron, kisha takuar një grup djemsh të rinj nga Kalaja e Dodës, nipër të atyre pleqve të shtegtimeve të hershme, të gjithë me shkollë të mesme bujqësore... Në Gollobordë, atyre bjeshkëve ku bilbilat këndojnë në kor, sa e sa herë kisha dëgjuar biseda për kisha, xhami e kështjella ngritur në këmbë me gurë të gdhendur nga duart e arta të mjeshtërve ndërtues të kësaj krahine dibrane, që siç thotë një historian i madh i shekullit të 19-të Po të digjej Stambolli do ta ngrinin menjëherë në këmbë dibranët kurse po të digjej Dibra Stambolli nuk do të luante as gishtin....kësaj fushe, këtyre maleve e kodrave, nëpër rrugët e qytetit të lashtë të Selanikut kishin udhëtuar, kishin bujte, kishin shkruar Rilindësit e Mëdhenj Shqiptarë. E gjeja të natyrshme kuriozitetin e mësueses së vjetër Liri Andoni tek kërkonte Çajupin e madh dhe Klubin e Selanikut......Pas gjashtë orë udhëtimesh dhe meditimesh, hodha për herë të parë hapa në rrugët e qytetit më të njohur dhe më me tregime e aventura në udhëtimet e shqiptarëve (dhe të tjerëve) drejt Lindjes... NJË FTESË NGA VALBONA HYSTUNA... Ajo, ndër të tjera, shkruan:...e kemi mësuar tashmë të gjithë traditën që po ndërtojmë me seminaret e gjuhës shqipe në Greqi, traditë kjo e lindur nga nevoja për të vazhduar më tej përpjekjet tona për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Sikundër u deklarua edhe vjet ne seminarin e parë në Athinë, sivjet do të kemi nderin t'ju mirëpresim në Selanik. Jemi të bindur se të gjithëve ne na udhëheq një dëshire e zjarrtë për gjuhën amë. Jemi të bindur se është bërë shumë punë nga të gjithë ne që të arrihet në këtë pikë. Tani nuk

187 na ngelet gjë tjetër veçse të ngremë zërin së bashku për të përvetësuar të drejtën që kanë fëmijët tanë për mësimin e gjuhës amtare......vlerësojmë dëshirën, mundin, kohën, sakrificat dhe solidaritetin tuaj për të qenë ditën e 10 majit të gjithë së bashku në Selanik... SEMINARI Seminari II Emigracioni, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe u zhvillua më 10 maj 2009 në sallën qendrore të konferencave në godinën cilindrike të fakultetit pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik. Seminari u zhvillua nën kujdesin e përbashkët të Këshillit Pedagogjik të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, nën kujdesin e shoqatës Nënë Tereza në Selanik, të Valbona Hystunës, sekretare e Shoqatës dhe të Jovan Mëhillit, drejtues i Këshillit Pedagogjik që siç dihet mori jetë në seminarin e tretë kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në korrik 2007 në Durrës. Në seminar morën pjesë mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe që nga Korinthi në jug deri në Kavalla, Drama etj. në veri të Greqisë. Valbona Hystuna, duke hapur seminarin, tha se ka 8 vjet që jep mësim vullnetarisht... Mimoza Dako, theksoi Valbona, ishte ajo që më bëri ftesën për të mësuar nxënësit në gjuhën e bukur shqipe... Thomaq Ninit, konsull i përgjithshëm i i Republikës së Shqipërisë në Selanik i takoi nderi të hap fletët e hulumtimeve për domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve, hulumtime që e vlen paraprakisht të theksojmë se ishin të një niveli të lartë akademik, ligjëruar nga personalitete të njohur shqiptarë dhe grekë. Zoti Nini u ndal veçanërisht në vlerën e gjuhës shqipe duke shpalosur fletë nga veprimtaria e rilindësve dhe personaliteteve të mëdhenj për tu ndalur në rolin e shoqatave dhe të komunitetit shqiptar për zgjerimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe në rolin e mësuesve plot pasion në mësimin vullnetar të saj. Dashmir Zaçe, mësues pranë shoqatës së emigrantëve shqiptarë NËNË TEREZA në Selanik, pasi përshkruan orën e parë, në ditën e parë të mësimit të gjuhës shqipe me fëmijët e Selanikut, më 7 mars 2001, ndalet tek Familja dhe mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve. Gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, e nisi ligjërimin Dashmiri, ju dhemb gjuha, ajo gjuhë që e kanë mësuar që në belbëzimet e para në familje, por që larg tij e flasin ose e shkruajnë pak. Kjo sjell rrezikun e saj dhe pikërisht për këtë, fajtorë jemi ne që me indiferencën tonë, shkaktojmë baltosjen e vlerave tona...

188 Dhe e mbylli ligjëratën duke lexuar rreshtat e një kënge, këngës polifonike Mos braktisni gjuhën tonë të Kastriot Lekdushit shkëputur nga libri Rilindësit e kohës sonë : Vijnë bijtë nga mërgimi Gjyshërit presin mjalt nga mjalti, Në fytyrë u ngriu gëzimi, Kur nipërit gjuhës se flasin! Refreni: Mama mia - Italia, Mana mu - i thotë Greqia, Maj madher nga Anglia, Nënë, shqip se thotë fëmija! Kuvendon nusja dhe djali, Shtëpisë i lëviz tavani, Braktisur gjuhën amtare, Plagë e rëndë atdhetare! Si këndesi në qymez, Vajza flet serbes serbes, Ela dho pedhaqi mu Aftos ine Papu su! Edhe dhëndëri kollovar, Qëndron si gjembat mbi varr, Ela dho manari mu Afti ine jaja su! Doli nipi në mëhallë, Takoi kushërinjtë e parë, Me ta nuk ndërroi fjalë Dhe u kthye duke qarë! Doli gjyshja dhe e mori, Në gjuhën shqipe i foli : Eja Engjëll, eja zemër, Të mësojmë gjuhën e ëmbël! Edhe gjyshi qetë qetë,

189 Shikon çiftin mendjelehtë, Me buzëqeshje i qorton, mos braktisni gjuhën tonë! KRONIKË... Dr. Stavri Dajo - pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve Ballkanike në Selanik ndalet dhe analizon çështje të kohës sonë që lidhen me Gjuhën shqipe në epokën digjitale, prirjet, mjetet dhe teknologjitë e reja. Rula Cokalidhu - pedagoge në fakultetin pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik ndalet në Problemet e dygjuhësisë, në klasat shumë kulturore si një burim i pasur për të gjithë Dhori Qiriazi, lektor i gjuhësisë historike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Selanikut udhëton me punimin e tij shkencor në Gjurmë të shqipes në të folmen e greqishtes së re. Kostandinos Cicelikis - pedagog në Universitetin Makedonia në Selanik ndalet në temën aq shumë të ditës: E drejta e të mësuarit të gjuhës amtare Më tej një tryezë bisedash për hallet e ditës, për konkreten, për atë që duhet të bëjë shteti dhe shoqëria, tryezë që do të zgjonte idenë edhe për një Kongres të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ide e hedhur nga Jovan Mëhilli, drejtues i këshillit pedagogjik të mësuesve në Greqi, tryezë ku thanë fjalën e tyre, Flutura, Novruzi, Liria, Danieli dhe të tjerë, ardhur me shpenzimet e veta nga Athina, Volosi, Drama, Kallabaka, Korinthi, Kavalla... Kronikë e një pune që siç thekson shkrimtari i madh i kombit shqiptar Dritëro Agolli në adresë të tyre: Ata të mos lodhen kurrë për vendin e tyre, duke ndjekur edhe shembullin e atdhetarëve të mëdhenj të Rilindjes, por edhe të sotshëm, dhe të punojnë për gjuhën shqipe, shkollën shqipe dhe kulturën shqipe, për t u zhvilluar më tej edhe atje, dhe të ruajnë edhe pastërtinë e gjuhës sonë. Të mos e përziejnë me fjalë të huaja të çdo gjuhe, veçanërisht në këtë globalizëm... MESAZHI QË PËRCOLLI SEMINARI Një pyetje në pushim të seminarit apo në mbarim të tij, një pyetje për ata që thanë fjalën e tyre në seminar: Cili është mesazhi që morët nga ky seminar? Rula Cokalidhu, greke - pedagoge në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Selanikut... Mendoj që është shumë e rëndësishme për studiuesit që të tregojnë se njerëzit kanë nevojë për të mësuar dhe mundohen të gjejnë përgjigje

190 për pyetjet dhe të informohen. Unë jam në dispozicioni të tyre për çdo gjë që mund të ndihmoj dhe tu përcjell të gjitha dijet e mija. Ju uroj suksese për të vazhduar më tej. Kjo duhet të bëhet shpesh sepse mendoj se ndihmon shumë. Kostandinos Cicelikis, grek - pedagog në Universitetin Makedonia në Selanik. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të bëhen të tilla seminare në mënyrë që njerëzit të informohen për të drejtat e tyre, sepse shpesh herë dëgjohen gjëra të tilla që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Mendoj që për organizimin e shkollës shqipe duhet të bëhet punë në bllok si me librat po ashtu edhe me mësuesit si edhe me bashkëpunimin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Dr. Stavri Dajo, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve Ballkanike në Selanik. Ishte një seminar shumë interesant, një nismë nga shoqata Nënë Tereza dhe nga emigrantët e Selanikut. Unë besoj se nisma të tilla duhet të vazhdojnë. Për mendimin tim një seminar i tillë duhet të ketë karakter shkencor më shumë për tu edukuar mësuesit me prirjen dhe kulturën e gjuhës shqipe. Ata duhet të dinë metodën e arsimimit të nxënësve, mënyrën e të nxënit të gjuhës shqipe. Këtu u fol edhe për kuadrin ligjor të mësimit të gjuhës shqipe, për të drejtat që kanë shqiptarët për ta mësuar atë. Mendoj se ishte një seminar me shumë vlera nga të gjitha aspektet. Kjo tregon se emigrantët shqiptarë në Selanik dhe në mbarë Greqinë nuk janë një masë amorfe. Ata dinë të ndërtojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Nuk janë më në fazën e prodhimit të të mirave materiale por në fazën e prodhimit të vlerave shpirtërore. Në këtë prizëm mësimi i gjuhës shqipe, si gjuhë amtare, është alfa e kësaj përpjekjeje. Dhori Qiriazi, lektor i gjuhësisë historike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Selanikut Pyetja është e vështirë, por përgjigja është e thjeshtë. Respekt të jashtëzakonshëm për njerëzit që janë shumë fisnikë për këtë që bëjnë të cilët pa asnjë lloj interesi, thjeshtë nga që e duan, sepse bëjmë atë që na e do shpirti, kushtojnë kohë nga koha e vet e çmuar, pa asnjë lloj shpërblimi material, por sigurisht me një shpërblim të madh moral i cili mbase nuk duket tashti por që njerëzit në vite do t i mbajnë. Ata fëmijët e vegjël që sot mësojnë pesë fjalë shqip do ti kujtojnë vite më vonë. Do të thonë që unë pata mësues të gjuhës shqipe filanin. Respekt shumë i madh. Unë u thashë organizatorëve kur erdha në këtë takim se më tepër vij të ju dëgjoj se sa të më dëgjoni. Pres nga diskutimet që u bënë por edhe nga ato pas dreke të dëgjoj probleme, mendime, propozime të cilat do të përpiqem t i pasqyroj në punën time. * * *

191 Vonë, pas një kafeje me miqtë, treni i orës njëmbëdhjetë të darkës do të na largonte nga Selaniku, nga qyteti nëpër të cilin kaluan rilindësit e hershëm, nga qyteti me një fole kuptimplote të rilindësve të rinj të kohës sonë, mësuesve dashnorë të përjetshëm të gjuhës shqipe. Një ditë e bukur ajo në Selanikun 10 maj Në kalim të asaj dite, nipi im në Shqipëri, lindur në Athinë, më uronte 68 vjetorin e jetës... Selanik Athinë, maj 2009 UNË JAM SHQIPTARE...

192 Selanik 10 maj Seminari me mësues në emigracion, mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, mësues që dinë të japin por nuk dinë të marrin. E kam fjalën tek puna vullnetare e tyre për mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve, mësim falas, mësim që jep dije e kulturë Shqipërie, mësim që jep e nuk merr, mësim i papaguar, mësues që kanë të njëjtën ngjyrë, të njëjtin zë, të njëjtën melodi me Rilindësit e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ata që ndezën qirinj për tu bërë vaj që drita e tyre të mos shuhet kurrë... Një dorë ngrihet lart. Një vajzë, një nxënëse, kërkon të flasë... Quhet Esmeralda Arapi... Jam një nxënëse në shkollën shqipe në Selanik. Si shumë familje shqiptare edhe familja ime u largua nga Atdheu për një jetë më të mirë

193 Unë këtu në fillim pata shumë vështirësi në komunikimin e përditshëm. Në shtëpi prindërit e mi flisnin gjuhën shqipe ndërsa në shkollë dhe jashtë saj unë flisja gjuhën greke. Me kalimin e kohës unë u bëra shumë kureshtare për gjuhën shqipe dhe shumë herë e gjeja veten duke biseduar me prindërit për të gjetur mundësinë për ta përmirësuar atë. Kjo mundësi mu dha këtu në Selanik kur mora vesh që ka edhe shkollë shqipe. Unë jam shqiptare dhe është detyrë imja të mësoj gjuhën amtare. Por mundësitë dhe kushtet janë të kufizuara sepse nuk kemi libra dhe kohën e duhur. Do të doja të falënderoj të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe që me mund dhe me sakrificë vinë dhe na japin mësim duke lënë mënjanë çdo interes vetjak për të na mësuar gjuhën shqipe. E kam në dorë fletën me një shkrim të bukur dore lexuar lirshëm nga Esmeralda. Nuk e di në se e ka shkruar Esmeralda apo prindërit e saj. Di një gjë që ajo e lexoi dorëshkrimin aq lirshëm sa do ta kishte zili një nxënës i të njëjtës moshë në Shqipëri. E fiksova në fotografi tek e lexonte para mësuesve. E fiksova edhe me babanë e saj... Kështu meditova kur i dhashë formë ngjarjes. Shpreha dilemën në se ai ishte shkrimi i Esmeraldës apo i prindërve të tyre. Kur meditimi im u botua, në ekranin e adresës time elektronike mu shfaq një kundërshti... Esmeralda Arapi e shkroi vetë fjalën e saj. Letrën që ti pe ajo e ka shkruar me dorën e saj. Këtë e vërtetoj unë si mësuesja e saj prej tre vjetësh që ajo ndjek mësime të gjuhës shqipe. Kështu mendoj se do të mërzitet që ti ke shkruar se nuk je i sigurt në se është shkrimi i saj apo jo. Valbona Hystuna, mësuesja e Esmeraldës. Më befasoi ai shkrim i bukur ndaj edhe dyshova. Mendova se kaq bukur fëmijët mund të shkruajnë vetëm në shkollën e rregullt në Shqipëri. Pas kësaj pyeta veten: A nuk janë edhe shkollat këtu (po të doni u thoni edhe kurse) njëlloj si ato në Shqipëri? Me një ndryshim ama: shkollarët këtu mësojnë më me dëshirë, më me zemër, me shpirt tek Shqipëria, tek Atdheu... Selanik Athinë, maj 2009 NJË MËSUESE NË LARISA

194 Kush është Esmeralda Kasaj? Jam nga qyteti i Përmetit. Kam katër vjet që jetoj në Greqi, në qytetin e Larisës. Mbarova shkollën e lartë për gjuhë-letërsi në qytetin e Gjirokastrës. Nuk dhashë mësim atje. Në Larisa me se merresh? Kam një vit që punoj në një fast-fud dhe çdo të diele jap mësim. Kam 23 nxënës. Kam një vit që punoj me këta fëmijë. Shpresoj që të punoj edhe në vitin që vjen. Si i keni mbledhur këto 23 nxënës? Me ndihmën e shoqatës. Jap mësim në ambientin e shoqatës. Kemi një shoqatë që ekziston prej gjashtë vjetësh. Kryetar i saj është Paulin Mançi. Me përpjekjet e Paulinit dhe me anëtarët e shoqatës arritëm të grumbullojmë fëmijët dhe t i njohim ata me gjuhën tonë. Deri në çfarë mase shkon mësimi i fëmijëve në gjuhën shqipe? Unë i njoha fëmijët vetëm me abetaren, si fillim nga që bënin vetëm një orë mësim çdo javë. Dolën me sukses. Arritën të mësonin shkronjat. Kështu vazhduam. Vitin që vjen nuk e dimë se si do të vazhdojmë. Nuk kemi... Vitin që vjen, po të mos vazhdojnë, do t i harrojnë ato që kanë mësuar... Do i harrojnë patjetër

195 Çfarë përfitove nga ky seminar? U njoha me njerëz të ngritur. Mora shumë informacion që të vazhdoj të ecë me fëmijët më tutje. Strugë, korrik 2008 ZËRA SHQIP NGA KALLABAKA Zërat shqip po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më të pranishëm në hapësirën migratore greke ku ka një grusht shqiptarësh që flasin e shkruajnë shqip e që dëshirojnë që edhe fëmijët e tyre të flasin, shkruajnë e lexojnë shqip. Kësaj radhe zërat shqip erdhën pasi kishin kaluar në sinkron kufirin për të qëndruar në faqet e një emisioni prestigjioz shqiptar të topchannel, në emisionin Fix-fare të gazetarit të njohur Filip Çakuli. Po nga erdhën këta zëra dhe çfarë notash sillnin në simfoninë në shkruarje të gjuhës shqipe në emigracion? Erdhën nga Kallabaka e Trikallës një vend në rrugën drejt Selanikut. I përcollën Yzeir dhe Besim Miraka të shoqatës së atjeshme Emigranti. Po çfarë kërkojnë Yzeiri dhe Besimi? Nuk kërkojnë, siç është bërë tashmë rëndom, leje qëndrimi dyvjeçare apo pa kufizim, legalizim apo nga ato gjërat e zakonshme që na e bëjnë paksa të vështirë qëndrimin dhe lëvizjen. Probleme të kësaj natyre i kanë edhe ata po në të njëjtat përmasa që i kanë të gjithë të huajt në Greqi. Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, atë gjuhë që nuk e shoi çizmja e rëndë e pushtimeve shekullore. Kërkojnë që të tridhjetë fëmijët që i kanë mbledhur në një klasë dhuratë e kryetarit të bashkisë të kenë përpara një abetare, nga ajo lloj abetareje që mësojnë moshatarët e tyre në Shqipëri, kërkojnë thjesht të kenë mbi kapakun e bankës libra shqip. Mësuesin e kanë gjetur vetë, mësues si të gjithë mësuesit e tjerë që prej vitesh punojnë vullnetarisht. Ata theksojnë me zë të lartë se as shteti dhe as ambasada e shtetit tonë në Greqi nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të ndihmuar me libra dhe me financë ndonëse përditë dëgjojnë për miliarda për arsimin, miliarda në të cilat ka pjesën e vet edhe emigranti shqiptar në Greqi, prindi që kërkon t i mësojë shqip fëmijës së tij. Kaq kërkojnë. Unë do të thosha se kërkojnë pak, se janë shumë modestë në kërkesën e tyre. Përveç Abetares dhe librave të tjerë shqip, libra të hartuara posaçërisht për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion ata duhet të kërkojnë programe të mësimit jo vetëm të

196 abetares por edhe të këndimit, historisë, gjeografisë, këngës, muzikës jo vetëm për klasën e parë por edhe për klasat e tjera, nga e para në të dhjetën siç i kanë shqiptarët në hapësirën evropiane, siç i ka hartuar dhe i ndjek prej vitesh shteti më i ri në botë Kosova... Ata, modestisht bëjnë thirrjen: Ata që e ndjejnë dhe e quajnë veten shqiptarë të na ndihmojnë Thirrja drejtohet poshtë, tek çdo emigrant që i ka mundësitë të ndihmojë, tek çdo prind që e ka një djalë apo vajzë që e ndjen veten shqiptar dhe do që fëmija e tij të mësojë të shkruajë e lexojë shqip, të mësojë historinë dhe kulturën e vendit të vet. Thirrja drejtohet lart, tek të gjitha strukturat e pushtetit dhe të shtetit shqiptar që nga Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, institucionet shkencore dhe të tjerë, që ta kthejnë kokën nga fëmijët shqiptarë në emigracion, t i konsiderojnë ata pjesë të shkollës shqiptare, të hartojnë programe mësimore, të botojnë libra të përshtatshme për emigrantët e vegjël, të legalizojnë e të vlerësojnë mësuesit, të bëjnë atë që bëjnë shtetet demokratikë për mos asimilimin gjuhësor të fëmijëve, për mos asimilim të identitetit të shqiptarëve. Ta kthesh fytyrën tek fëmijët në Kallabaka, tek fëmijët shqiptarë në mbarë Greqinë për t i ndihmuar ata për të mësuar gjuhën e mëmës është një detyrim historik... ORA E VËRTETË LARG ATDHEUT Bisedë me Merita Ymerin, mësuese në Kallabaka Kisha dëgjuar fjalë të mira për Kallabakën, për komunitetin shqiptarë atje të lidhur në Shoqatën Emigranti, kisha lexuar edhe në një gazetë shqiptare, kisha parë një lajm televiziv e më pas një telereportazh të gjatë... Kisha fiksuar në kujtesë emra drejtuesish të shoqatës, emra autoritetesh lokale dhe institucionesh, emisionesh televizive e emra gazetash... Por ajo që nuk kisha fiksuar në kujtesë ishte emri i mësuesit, emri i përveçëm në shkollimin shqip të fëmijëve në emigracion, emri i një prej atyre që tashmë ka hyrë në fjalorin publicistik si rilindës i kohës sonë, njeri që merret me rilindjen e gjuhës shqipe në hapësirën migruese të shqiptarëve, rilindje pas shumë vite ikjeje dhe harrese. Emrin e përveçëm të mësueses së Kallbakës e mësova më 10 maj 2009 në Selanik, në një seminar me mësues nga mbarë Greqia, mësues që diskutuan edhe një herë për atë që është bërë dhe atë që duhet të bëhet për

197 tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë shqip, të njohin vendin e tyre në përmasa gjeografike dhe historike... Ajo quhet Merita Ymeri. Më tha se është nga Elbasani, nga një fshat fare pranë që quhet Hajdaraj. Më tha se është e martuar në Elbasan, në lagjen 5 maj... Më tha se ka mbaruar Universitetin Aleksandër Xhuvani, për mësuesi, cikli i ulët. E ka mbaruar në vitin 1999 kurse diplomën e ka marrë në vitin Dhe sapo e ka marrë, me të me vete, pa dhënë asnjë orë mësimi, pa u përballur me vogëlushët në ato momente emocionale që vetëm mësuesi i ka të regjistruara në pentagramin e shpirtit, momentin e përballjes me germat e para të shqipes së bukur, pa këtë ndjenjë madhore për një mësues, ka marrë rrugën ikanake të kohës, emigracionin... E pyes se si e ka përjetuar orën e parë të mësimit. Kthehet prapa, një dekadë të tërë, për të më thënë: Ora e parë ka qenë kur bënim praktikën... E pyeta për orën e vërtetë, orët e vet... Ora e vërtetë, më thotë, ka qenë larg atdheut, në Kallabaka të Greqisë. Kisha emocione të mëdha. Ishin emocionet e pritjes së gjatë, pritje për tu kthyer në Shqipëri për të dhënë mësim. Nuk ma kishte marrë mendja që orën e parë të vërtetë të mësimit do ta jepja këtu, në Greqi... Dhe humb në emocione......ora e parë e mësimit...isha përgatitur për mësim që në shtëpi por isha në mëdyshjen në se do të arrijë dot të hartoj, të vë unë një program që do eci......organizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe u bë nga shoqata e shqiptarëve në Kallabakë. Atë ditë patëm një festë dhe një banket të vogël. Ishte kryetari i bashkisë së Kallabakës, prefekti, prindër, fëmijë dhe shumë të ftuar të tjerë...

198 ...Për organizimin e shkollës dhe tërheqjen e fëmijëve nxorëm lajmërime nëpër rrugë, nëpër dyqane. Gjithashtu bëmë një lajmërim edhe në radion lokale duke njoftuar shqiptarët se do të organizojmë një kurs për gjuhën shqipe. Kallabaka është një qytet i vogël dhe ne njihemi thuajse të gjithë njeri me tjetrin......kështu u mblodhën fëmijët... - Po sa fëmijë u mblodhën?- kërkoj të shuajë kureshtjen e çastit - Tridhjetë e nëntë, më thotë ajo - Kaq shumë! Po si e zhvilloni mësimin me kaq shumë fëmijë? - I kemi ndarë në dy grupe. Bëj mësim një herë me njërin grup dhe një herë me grupin tjetër. - Ku e zhvilloni mësimin? - Në qendrën e punëtorëve në Kallabaka. Na kanë dhënë një sallë mësimi, sallë me të gjitha kushtet; me dritë, ngrohje, kondicioner, me të gjitha kushtet për një mësim të rregullt. - Vijnë rregullisht? - Vijnë rregullisht. Mungojnë sigurisht në ndonjë rast kur largohen për në Shqipëri. - Si e ndjen veten midis fëmijëve? - Shumë e lumtur. - Ke ardhur këtu në Selanik, në seminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Cili është mesazhi që morët nga seminari, nga takimet me mësues, nga ky eveniment i bukur? - Kishte gjëra që i dija por kur i dëgjon për herë të dytë, nga mësues e njerëz me përvojë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, është me të vërtetë një gjë e bukur. Këmbëngulja është kryesorja, këmbëngulja për tu mbushur mendjen prindërve që gjuha shqipe ka me të vërtetë rëndësi, për fëmijët e tyre dhe për ata. Mesazhet janë të shumta. - Si do ta çosh në Kallabaka këtë përvojë që morët? - Do ta çoj jo vetëm tek fëmijët por edhe tek prindërit. Unë kam një komunikim shumë të mirë me prindërit. Kam pas dhe kam mbështetje prej tyre. - Sa janë të ndërgjegjshëm prindërit që fëmijët e tyre duhet të mësojnë gjuhën shqipe? - Prindërit në Kallabaka janë shumë të ndërgjegjshëm. Në fillim kur kemi folur për këtë problem dhe unë dola vullnetarisht për ta bërë këtë punë, pa pagesë, pa shpërblim, pa asgjë, disa nga prindërit thanë: Ne paguajmë që fëmijët tanë të mësojnë gjuhë të huaja dhe të mos paguajmë për të mësuar gjuhën shqipe? Kjo gjë më ka lënë përshtypje të madhe. Nuk mund ta harroj. Ata janë dhe do të mbeten kurdoherë shqiptarë... Merita Ymeri është një mësuese e re, është bashkëshorte, është nënë, është një grua shqiptare që ndonëse larg lagjes 5 maj të

199 Elbasanit, është atje së bashku me nxënësit e saj, nxënës nga e gjithë hapësira shqiptare në Kallabaka të Greqisë

200 KREU VIII. NGA STRUGA DREJT PEJËS NGA STRUGA DREJT PEJËS

201 UDHËTIM ME RILINDËSIT E KOHËS SONË... - Shënime në një udhëtim drejt Strugës, në Strugë dhe... Unë bëra një libër me ta dhe për ta. Emrin ua vuri Dritëro Agolli i prozës dhe i poezisë shqipe. Ua vuri në një bisedë që zhvillova me të për emigrantin dhe emigrimin......këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm duke vazhduar kohën e Rilindësve që të punojnë për mëmëdhenë. Ndjeva se u pëlqeu ky emër, madje, këtyre të mive, sikur u shkon më shumë për njëmijë e një arsye... U ndjeva paksa i kopjuar (por i gëzuar) kur Andon Andoni i gazetës Mësuesi e përmendi në kumtimin e tij dhe tha se do të jetë një simbol për gazetën që ai drejton... Emrat e përveçëm, kur kanë rrënjë, trung, degë, gjethe, lule... e japin fruta marrin dheun shpejt... S(H)TRU(N)GË, KORRIK 2008 Nuk jam i pa diskutueshëm në emrin e asaj perle në Qendrën Gjeografike Shqiptare kur them se emri i qytetit të bukur të Strugës, me fare pak rënie germash ( vetëm dy, S dhe N ) vjen nga fjala shqipe SHTRUNGË. Madje, kur e parashtrova këtë një punonjës i komunës së Strugës, njeri me autoritet arsimor dhe kulturor, më mbështeti duke shtuar se dikush tjetër e lidh emrin me veglën e zdrukthëtarit strug-un... Qëlloi që ato tre ditë në Strugë t i biem rreth e qark liqenit të bukur të Ohrit, ta ngopnim syrin nga Qafë Thana për të vijuar atje ku ujërat mblidhen shtrungë për ta bërë liqenin lumë, për ta ndalur paksa në Shën Naum, atje ku ujërat e Prespës, pasi kalojnë nëpër galeritë nënshkëmbore të Malit të Thatë derdhen duke bërë një vijë të drejtë mes për mes liqenit, për ta ngopur syrin me burimet e Tushemishtit dhe Drilonin, nuri dhe krenaria e Pogradecit, dhe për ta lënë pas në kujtesë me gadishullin e Linit dhe kupolën në majë të kodrës së tij që fsheh mozaikun e famshëm, thesar i kulturës shqiptare... Ai hark rreth liqenit të bukur do ma mbushte teorinë e shtrungës me një simbol që nuk e di në se ishte i rastit apo i menduar thellë, simbolin e atyre njerëzve që erdhën dhe u mblodhën shtrungë në Strugë... KUSH ISHIN ATA?

202 Struga ishte e katërta në shtrungën e gjuhës shqipe në emigracion (apo në diasporë siç thuhet me një fjalë marrë nga greqishtja e lashtë). Dy të parët ishin mbajtur në Kosovë njëra prej të cilave në Prizren, atje ku Drini i Bardhë mjel malet dhe luginat e Kosovës për t i përcjellë në Shqipërinë Perëndimore... I treti ishte Durrësi, plot një vit më parë. Në bregun e tij vinin e mblidheshin për herë të parë edhe mësues e mësuese nga hapësira e Greqisë dhe e Italisë, lindur e rritur në skajet më të largëta të truallit ku flitet, këndohet e qahet shqip... E katra ishte Struga. Veçanti e saj ishte se pjesëmarrësit vraponin të përqafoheshin me njëri tjetrin pas një viti ndarjeje, pas një viti korrespondencash me anë të internetit, pas një viti përvoje të re në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në një hapësirë tashmë evropiane. Me Strugën u formua një nyje e fortë ku lidhet e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës shqipe në emigracion... Por edhe një gjë, do të thosha e veçantë, madje madhështore : Struga sot flet shqip në sajë të Marrëveshjes së Ohrit por mbi të gjitha në sajë të votës së struganëve që i dhanë për të parën herë komunës së tyre një kryetar shqiptar, zotin RAMIZ MERKO... KRONIKË... Nuk do ta filloj kronikën e atyre tri ditëve punë dhe përkushtim për gjuhën shqipe në diasporë me prezantime titullarësh. Kjo, sepse kryesorët, ata që i japin dum kësaj pune, si të Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë mungonin. Nuk do të flas as për zëvendësministrin tonë të arsimit, zotin Shamata sepse ato që tha para njëqind vetëve, premtime të llojit do tu japim abetare do t i zbehte, i zënë ngushtë përpara gazetarëve që i vunë mikrofonin tek goja, kur çante përpara për të ikur. Këto do t i lëmë për të ardhmen... Në ditën e parë, në seancën plenare mësuesit e ardhur nga tërë hapësira evropiane, nga gadishulli Skandinav e deri në Greqi e Itali dëgjuan Osman Gashin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës në temën: Mësimdhënia e letërsisë shqiptare në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë në kontekst të raportit të saj me letërsitë e tjera dhe të funksioneve të saj si dhe magjistër Besim Kabashi të Universitetit Erlangen në Gjermani në temën Komunikimi: nga qëllimi deri tek fjala. Marinela dhe Artemis Duri ardhur nga Korinthi i Greqisë do të dëgjoheshin me vëmendje në Tematikën në grupe kur referuan mbi temën Metoda moderne dhe kualitative të mësimdhënies

203 Me vëmendje, madje mund të them me duartrokitje u përcoll magjistre Elfie Fleck e Ministrisë së Arsimit të Austrisë në temën Pse duhet të mësohet gjuha amtare. Nuhi Gashi, punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë të Kosovës përcolli tek të pranishmit propozim projektin e tij Pse na duhet një shkollë verore për fëmijët e diasporës? Me interes u ndoqën Muhamet Muriqi mësues në Suedi, Rifat Haxhijaj mësues në Gjenevë dhe Hazir Mehmeti mësues në Austri në punimet e tyre dinjitoze. Gjuha shqipe dhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Selanik ishte objekti i referimit të mësuesit Dashmir Zaçe. Me vëmendje u ndoqën edhe temat e përcjella nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Zvicër dhe Ndriçim Mehmeti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. Përveç tri seancave plenare, diskutimeve në grupe dhe raportimeve përmbledhëse ku u angazhuan edhe mësues shqiptarë në Greqi si Flutura Tafilaku, Artemis Duri, Marinela Duri, Teuta Rushiti etj. mbrëmjeve seminari përcolli edhe krijimtarinë letrare dhe publicistike të mësuesve dhe veprimtarëve të tjerë të arsimit në tërë hapësirën evropiane. * * * Seminari i Katërt Kombëtar për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë mund të themi me plot gojën se ishte një tubim i suksesshëm. Ai përcolli mesazhe në rreshta e midis rreshtave për dy vendet organizatorë të tij, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, mesazh që në thelb përmban shqetësimin e mësimdhënësve për të mos harruar gjuhën e bukur shqipe, për të mos u asimiluar nga

204 kulturat dhe gjuhët e vendeve ku punojnë dhe jetojnë. Kjo, veçanërisht, siç u përcoll në një peticion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, është urgjente për shqiptarët e Greqisë asimilimi gjuhësor dhe kulturor i të cilëve po bëhet me hapa të shpejta ndërsa interesimi i shtetit dhe i shoqërisë është në skaj të vëmendjes korrik 2008 VLERËSIME, STRUGA 2008 Nga Nuhi Gashi Prej korrik 2008 ishim subjekte-dëshmitarë të Seminarit 2008 me mësueset dhe mësuesit e SHSHMP në diasporë. Tash, besoj pajtoheni, është koha për reflektime personale në funksion të zhvillimit të mëtejmë të tij /seminarit/. Me poshtë, sa për të nxitur bisedë, po ju përcjell disa opinionevlerësime të miat, të cilat edhe mund të duken shumë vetëpohueseafirmative dhe subjektiviste. Është mirë që të shihet edhe ana tjetër, prandaj mos hezitoni të jeni sa më kritikë. Kujtoj se Seminari 2008 realizoi këto qëllime e objektiva: Ishte një vazhdimësi konceptuale e seminareve të mëparshëm dhe u zhvillua më tej si në përmbajtje ashtu edhe në përfshirje; Me përmbajtjet e tij të larmishme dhe me shumësinë e qasjeve, solli ndërveprim e ndër reflektim të konsiderueshëm profesional; Krijoi lidhje të reja komunikimi e bashkëpunimi ndërmjet personave, qarqeve dhe institucioneve me interes në të gjitha lidhjet dhe

205 shtrirjet; Atdhe - diasporë dhe anasjelltas, pastaj brenda Atdheut, në kuadër të diasporave etj. për zhvillimin e SHSHMP në diasporë; E zhvilloi edhe më tej bashkëpunimin me institucionet përkatëse të shteteve përkatëse në funksion të zhvillimit të SHSHMP në diasporë /ligjëruesja mysafire nga Ministria e Arsimit e Austrisë/; Provoi ta ngrinte në nivel të subjektit dhe të bashkorganizatorit edhe komunën e Strugës, që, në këtë rast, reprezentonte institucionin shtetëror të Maqedonisë; Rikonstatoi dhe rikonfirmoi edhe njëherë se Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë është unike dhe edhe politikat shtetërore ndaj saj duhet të jenë unike apo së pakut të koordinuara në nivel kombëtar; E mirëpriti, e miratoi dhe e afirmoi hartimin e Kurrikulës së SHSHMP në diasporë nga MASHT e Kosovës / dokument që u zbërthye dhe u interpretua profesionalisht në zërat e tij kryesorë dhe iu shpërnda të gjithë pjesëmarrësve/ dhe konstatoi se tashmë ekziston një referencë institucionale kurrikulare e bërë enkas për SHSHMP në diasporë /e cila edhe do të duhej të zhvillohej në vazhdimësi/, dhe prej këtij viti duhet të zbatohet në praktikën mësimore-pedagogjike; Shtroi edhe njëherë zëshëm dhe argumentueshëm nevojën e shpejtimit të hartimit të teksteve mësimore KOMBËTARE mbi bazën e Kurrikulës...; Krijoi premisa të reja për ndërgjegjësimin dhe riorganizimin kulturor-arsimor të diasporave të reja /Greqi, Itali/ dhe të forcimit e të thellimit të përkujdesjeve të institucioneve të Atdheut ndaj tyre; Realisht në aspektin e përmbajtjeve profesionale brenda seancave plenare dhe të punëtorive u realizua në të gjithë zërat e tij /por, për shkaqe thjesht banale-procedurale ndërkufitare nuk u realizua në planin e vizitës qytetit të Pogradecit dhe të shtëpisë së Lasgush Poradecit!/; Ishte një kontribut në integrimet shqiptare; Ishte shumë i dukshëm opinioni që edicioni i radhës /2009/ të mbahet në Kosovë /Pejë apo gjetkë/. KRONIKA NË NJË UDHËTIM NËPËR TRE SHTETE... Në një rrugëtim, për më tepër kur ai kalon nëpër hapësirën e tre shteteve, nuk ka se si të të mos ngelen në kujtesë ndodhi të vogla në dukje por që flasin më shumë se të mëdhatë. Po përcjell disa prej tyre në udhëtimin nga Athina në Tiranë, Strugë e kthim... Rast për rekord Ginis

206 Kishte kaluar mesnata kur autobusi i linjës Athinë - Tiranë, pas darkës në restorant Rrota shtriu perimetrin e gomave ultësirës së Agrinjos, rrugë që po të mos ishte spiuni mbi matësin e shpejtësisë dhe frika e ndonjë kontrolli në të dalë apo në të hyrë të Janinës, shoferët do ta kalonin qindëshin. - Këtu, ngriti zërin një pasagjer duke thyer heshtjen aq të njohur pas ngrënies, - ja, tek ajo ara atje, më kapi policia. Kisha pesë ditë e pesë net që udhëtoja duke kaluar male e lumenj, me bukë e pa bukë. Isha i lodhur, i këputur nga këmbët dhe nga shpirti. Nuk ika megjithëse aty pranë ishte një arë me misër. Ngrita duart lart duke hedhur nën këmbë një torbë ku përveç ndërresave të palara nuk kishte gjë tjetër. Më mbajtën tri ditë e tri net. Të katërtën më plasën si thes me kashtë në Kakavi. - Sa herë të ka kapur policia? Pyeti një udhëtar. I riu qeshi, siç qeshin njerëzit kur humbin në kujtime. - Ajo ishte hera e fundit, e tridhjetë e treta herë. - Tridhjetë e tri herë? luajti vendit habitshëm udhëtari. - Po tridhjetë e tri herë kam kaluar kufirin dhe tridhjetë e tri herë ose drejtpërdrejt ose pasi kisha punuar edhe më se një muaj, më ka prangosur, mbajtur në burg e përcjellë herë në Kakavi e herë në Kapshticë policia greke. - Po tani? - Të tridhjetë e katërtën herë qesh me fat. Ishte koha e dytë e regjistrimit, mora një kartë gjashtëmujorëshe për të vazhduar pastaj me kartat e tjera... - Në botë, tha udhëtari, ka rekorde ginis lloj llojesh, nga më të çmendurat. Paraqite për konkurrim. Me siguri do ta fitosh në qoftë se nuk ka ndonjë shqiptar tjetër që ka bërë më tepër. Thashë shqiptar sepse vetëm shqiptarët mund ta fitojnë këtë lloj rekordi... Ujë Lutraqi tek Çezmat e Kosinës!? Nuk isha ndalur ndonjëherë në atë pikë të bukur në zbritjen nga Qafë Kërraba që ta jep Elbasanin në sini, si të të jepte nja tabak me filxhanë ku avujt e kafes duken nga larg. Qëlloi që u ndala. Jo vetëm por me shokë. Porositëm kafe, nga ajo lloj kafeje që në Greqi nuk i themi as kafe greke dhe as kafe turke por kafe shqiptare. Sigurisht këtë e themi në lokalet shqiptare ku kafja e zezë është gjithnjë e pranishme. Porositëm edhe ujë duke nënkuptuar ujin e burimit vendor, ujin e Çezmave të Kosinës. E si mund të kërkosh tjetër ujë në një vend ku lokalet janë ngritur pranë burimeve të njohura në shekuj dhe burimet u kanë dhënë emër? Na erdhi kafeja me avujt që pasi shkëputeshin nga shkuma përdridheshin duke u shpërbërë në ngjitje drejt çatisë së lokalit

207 ... Na erdhi edhe uji. Jo në gotë por në shishe Mbi barkun e shishes, si tatuazh nën kërthizë, shkruhej me germa greke: ΛΟΥΤΡΑΚΙ Qafë Thanë... Viza - Jo, sigurim shëndetësor Po. Në Qafë Thanë, në pikën e kalimit kufitar, arritëm në të ngrysur. Në ngjitje të Qafës kullotëm sytë në atë pamjen madhështore që pas shiut krijojnë ylberet dhe rrezet e diellit në pushimin e shkurtër pak para se disku i zjarrtë të humbë pas majës së malit. Përrenjasi, fusha e Domosdovës mbjellë cep e në cep, liqeni artificial, shatërvanët e improvizuar nga derdhjet e ujit të ngjeshur në tubat që dilnin nga tuneli i njohur hekurudhor, formonin një simfoni pamjesh e ngjyrash që nuk u shpëtuan aparateve të mësuesve të ardhur nga Evropa e Veriut dhe ajo Mesdhetare për në seminarin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe... Pamja e bukur do të na shuhej shpejt nga kujtesa kur u përballëm me radhën e gjatë në dalje drejt Maqedonisë......Atë ditë, në mesditë, thanë që ishin hequr vizat me shtetin fqinj çka supozonte shkurtim radhësh e shkurtim procedurash Atë ditë, në mesditë, ishte vënë një tjetër radhë, radha e pritjes për të marrë Siguracionin shëndetësor. Çdo njeri që kalonte kufirin duhet të zinte radhë përpara një kioske sigurimi, ku pasi paguaje 5 euro të jepnin një bllok me disa fletë ku shënohej se sa para do të jepte firma në rast se......në Qafë Thanë, me gjithë përparësitë që kishte autobusi ynë, ndenjëm afro tri orë......kaq kishim ndejë edhe dy ditë më parë kur hymë në tokën shqiptare nga pikëkalimi i Kakavijës... Kufijtë dalës e hyrës janë të paparashikueshëm... Rrënjë nga lisi shekullor shqiptar... Në Strugë kisha qenë edhe një herë tjetër. Kisha hyrë e kisha dalë ditën, një ditë maji të vitit 1991 kur ende Bllata nuk ishte hapur dhe për të ardhur nga Dibra e Vogël (Peshkopia) në Dibër të Madhe, në vend të tetë kilometrave sa na ndanin me të nga Maqellara, qemë të detyruar të bënim rreth pesëqind kilometra.

208 E kam në sy asokohe Strugën kur vetëm ne flisnim shqip edhe pse e dinim se survejoheshim nga UDB-ja jugosllave. Banorët na shihnin dhe si me drojë murmurisnin pa nxjerrë zë... Lorenci, një bashkudhëtar i Struga 2008, një njeri që i ka hapur dyer e dritare mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët emigrantë në Athinë, kishte përjetuar të njëjtat ndjenja si edhe unë, veçse këto pak vite më vonë kur në një udhëtim turistik studentësh kishte bujte një natë në të njëjtin hotel që banonim edhe na, në Royal. Tek shkonin grup, duke folur shqip, dëgjonin herë pas here zëra dëshirorë, Janë shqiptarë nga Shqipëria! Zëra të qartë, tone ulët......ndryshe ishte kësaj radhe. Kudo flitej shqip. Kudo këndohej shqip. Këndohej live, këndohej edhe me mjete folëse të ngritura në kupë të qiellit. Në Strugë, si në të gjithë qytetet shqiptare, falë pushkës së UÇK-së dhe fitoreve politike të BDI (kryekomunari i Strugës ishte shqiptar) kishin dalë në sipërfaqe rrënjët e lisit shekullor shqiptar... Këtë ndjenjë do të ma formonte një argjendar në një nga lokalet e vogla në rrugën kryesore të Strugës kur do të më thoshte me krenari se rrënjët e tij nisin e vijnë nga Mirdita. Të parët e tij ishin mirditorë. Kjo do të më kthente në kohë, tek punimi shkencor i Hilmi Sadikut Gollobordasit e Dibrës, punim në të cilin ai vërteton se shumë fise mirditorësh zbritën nga malet dhe u vendosën në pjesën e ulët të rrjedhës së Drinit të Zi

209 Lisi i madh shqiptar i ka rrënjët të shtrira jo vetëm në thellësi por edhe në gjerësi. Ata kanë dalë edhe në sipërfaqe... Një korçare në rrugët e Strugës... Pazari i Strugës është si pazari i Shqipërisë, madje do të thosha edhe si pazari i Greqisë evropiane. Kujtdo mund t i mbushet mendja, të shtrijë një plastamas dhe të vendosë mbi të sende konsumi nga më të ndryshmet. E folmja shqip tashmë nuk më befasonte. Kjo edhe kur u përballa me një grua që shiste në trotuar vogëlsira të tilla deri tek brisqet e rrojës. E pyeta se sa kushtonte një pako me brisqe. Më tha se kushton 60 denarë por për mua i jepte me 50. Më tërhoqi theksi i fjalëve të saj, theks që ishte krejt larg atij vendas. E pyeta: - Nga jeni? - Nga Korça, më tha. - Keni kohë që banoni në Strugë? vazhdova unë pyetjen - Jo, më tha ajo. Nuk banojmë në Strugë. Banojmë në Korçë. - Në Korçë dhe... - Vijmë çdo ditë nga Korça në Strugë të mbledhim ndonjë denarë... E pashë me habi... Ajo, si të donte të vërtetonte ato që tha më tregoi në anën tjetër të rrugës një veturë me targa Korçe... Në atë rrugë, në ato njëqind metra që më ndanin nga hoteli ku zhvillohej seminari, numërova tri vetura me targa korçare......pyeta veten: Pse thonë se shqiptarët nuk janë në Evropë?... Një parullë e vjetër... Në kthim nga Struga i ramë rrugës që përshkon tërë rrethin e madh të liqenit të Ohrit. Nuk ishte një rrugë kushedi se çfarë. Ishte e ngushtë, njëkalimshe, nga Ohri e deri në Tushemisht. Kurioziteti i atij udhëtimi nuk ishin vetëm bukuritë që shpaloste gjelbërimi i tokës dhe kaltërsia e liqenit. Donim të shihnim edhe Shën Naumin, atë perlë të natyrës shqiptare që mbreti Zog i Parë i pat falur Serbisë për shërbimin e riardhjes në pushtet pas revolucionit të qershorit E pamë. I bukur dhe madhështor, veçanërisht kur uji i kristaltë pasi qetësohej në rrafshin rreth ishullit kalonte urën dhe futej në liqen duke gjarpëruar mes përmes tij. I bukur por pak i braktisur kur ishte fjala për investime e mjedise pushimi......kur lamë pas Shën Naumin dhe morëm kthesën e rrugës drejt pikës së kalimit kufitar sytë mu ndalën në një tabelë të madhe. Mbi të, me germa cirilike shkruhej Narodna Republika Albania (Republika

210 Popullore e Shqipërisë). Me të njëjtën tabelë u përballëm edhe në dalje nga shteti fqinj... Pikëkalimi kufitar ishte i ri, më i riu në pikëlidhjet me fqinjin tonë lindor. Tabela ishte e vjetër, shumë e vjetër, e vitit 1946, 11 janar......kohët ndryshojnë, tabelat nuk ndryshojnë... NË SARANTI, KUR ÇELEJ SHKOLLA SHQIPE 5 MAJ Kisha shkuar edhe herë të tjera në Saranti... E kisha parë nga lart fshatin e vogël në bregdetin e Thivas tek e shkelte detin me nallçën e kalit të natyrës. E kisha parë edhe nga deti një mëngjes gushti tek kthehesha mbi kaiken e peshkimit ku punonte dhe punon miku im librazhdas Eqrem Elezi. Kam shkuar, si edhe sot, me komshiun tim Shpëtim Hykën nostalgjia dhe kujtimet e të cilit për luginën e Thivës, për fshatrat njeri pas tjetrit, për njerëzit, shënuar përjetësisht në bllokun e qelizave trunore, ndofta edhe më gjerë se sa ata në bllokun e Librazhdit ku lindi, u rrit dhe për disa vite punoi si mësues. Kam bërë disa shkrime nga tregimet e ditës së parë, sa një ditë do të zënë faqet e një libri të tërë, tregime për njerëz që e deshën dhe i do. Kam shkuar edhe me familje një javë vere për të pushuar në atë qetësi dhe pastërti që të shëron. Jam ngjitur edhe në Kukuri, në atë fshat të bukur majë malesh (si të ngjitesha në malet e vendlindjes time, mbi kreshtat e Korabit, Nezhdës së Lurës, Balgjajt, Kallkanit...) për të biseduar arvanitikisht

211 Më është futur në shpirt Saranti me detin e kaltër dhe malin pushtuar nga elika aerocentralesh aq sa një telefonatë mjafton që të lë me dëshirë Athinën. Një telefonatë më ngriti nga vendi edhe sot në mëngjes herët për të marrë, bashkë me Shpëtimin, autobusin për në Thiva e prej andej autobusin tjetër për në Saranti... Një çantë me tetë ABETARE, fotoaparati dhe diktofoni ishin bagazhi im i rrugëtimit. Autobusin e dytë, atë nga Thiva në Saranti, e kishim paksa në pikëpyetje. Në atë orë ai shkonte deri në Dobrenjë e Ostja. Vera ishte ende larg e deti ende i ftohtë... Në Dobrenjë një zgjatje dore bëri që shoferi ta ndalte autobusin në barkun e të cilit ishim vetëm unë e Shpëtimi. Tani u siguruam se autobusi nuk do të na linte në rrugë. Na e siguroi dora e Erlisit, nxënësit të gjimnazit. Shoferi, megjithëse pjesë e një shoqërie private transporti, është i detyruar të zbresë, qoftë edhe me një pasagjer të vetëm nxënës, kthesave të forta të Sarantit. Në Ostja numri shtohet edhe me shtatë nxënës të tjerë të shkollës fillore. Shteti grek, përveç librave falas në të gjitha shkallët e shkollës ofron për fëmijët e fshatrave të largët edhe transport falas. Bukur! Në Saranti nuk patëm nevojë për kallauz. Ishim në shoqërinë e Erlisit, Dhimitrës dhe Lanit, tre fëmijëve të Eqremit dhe Lidës që fillimisht na çuan në shtëpinë e tyre për të na lënë të lirë t i biem bregut të detit nga njeri cep në tjetrin në kërkim të Eqremit, që edhe pse kishte kaluar ora tre e mesditës ende nuk ishte shkëputur nga afendikoi i peshkimit... EDI SULA: TË MËSOJNË SHQIPEN, TË RRITEN SHQIPTARË... Faros, një lokal në qoshen e majtë të fshatit, është më i madhi dhe më i bukuri i Sarantit. Në Faros, prej vitesh, është bashkëpronar Edi Sula nga Ostreni i Vogël i Dibrës, një ndër të mbijetuarit e tragjedisë së Otrantos, 28 mars 1997, atëherë kur Kateri i Radës u godit nga anija italiane Sibila... Një njeri i mbushur me tregime të trishta... Edi Sula, më 5 maj 2009, bashkoi tavolinat dhe i dha jetë shkollës së parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në fshat. Për më tej ai ka ofruar një lokal të veçantë për shkollën... Një bisedë me të... Edi Sula! Çfarë hapësire u keni krijuar fëmijëve për mësimin e gjuhës shqipe?

212 Çfarë hapësire.?! Me profesor Kriston (kështu e thërret ai ashtu siç e thërrasin edhe të tjerët) jemi shokë, jemi miq, njihemi këtu e dhjetë vjet këtu në emigrim. Ai kishte një ide për të hapur shkollë shqipe këtu në zonën tonë, në këtë fshat të largët të Thivës, në Saranti ku ka det të bukur por edhe ha pula gurë. Unë i ofrova lokalin tim për të zhvilluar mësimin e gjuhës shqipe kur të duan dhe sa herë të duan. Kam hapur një variant të tillë që në orare të caktuara të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. Kë keni në klasën e Kristos? Këtu kam djalin tim Aldon. Bashkë me të janë fëmijët e Kristos dhe të emigrantëve të tjerë në Saranti. Cili është urimi juaj? Të mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe, të mos harrojnë traditat dhe zakonet tona shqiptare dhe të rriten tamam si shqiptarë, siç u rritëm edhe ne. GJITHMONË E KAM PRITUR KËTË DITË... Në Librazhd, vendi ku lindi, u rrit, punoi dhe e dashuron aq shumë sa i meket zëri kur flet për të, e njohin me emrin Eqrem Elezi... Në fshatin e bukur të Sarantit ku punon dhe jeton prej dymbëdhjetë vjetësh, e thërrasin me emrin Kristo Elezi... Ka dy djem, Erlisin dhe Janin, ka edhe një vajzë Dhimitrën. Dhimitra dhe Jani binjakë, kanë lindur në Saranti. Erlisi ka ardhur një pëllëmbë foshnjë, siç thotë Shpëtim Hyka, miku i ngushtë i familjes Elezi... Është i martuar me Lidën, një grua burrneshë, siç janë burrnesha, nikoqire dhe

213 pastërtore gratë e vendlindjes së saj... Ishte mësues në fshatrat e Librazhdit për trembëdhjetë vjet... Është përsëri mësues, që nga 5 maji 2009, mësues i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në fshatin e vogël pa asnjë lloj shkolle të Sarantit, fshat i cili, ndoshta, në historinë e vet do të shënojë se hapi për herë të parë një shkollë më 5 maj 2009, shkollë shqipe... I pëlqen shumë piktura, dëshirë të cilin e ka lënë mënjanë për të marrë detin, për tu ngritur që me natë për të punuar si argat në peshkim, për mbijetesën e familjes, për të ardhmen e familjes së tij të bukur... Ëndërron që një ditë të ketë kaiken e vet për të hedhë rrjetat në detin e vendit të vet... E njoh prej vitesh, i kam pi kafen familjarisht në shtëpinë e thjeshtë në Saranti, e kam gdhirë një natë vere në kaiken e peshkimit, midis njerëzish që e nderojnë dhe e respektojnë... Bisedën me të e bëra që ta njihni edhe ju...tashmë si mësues midis nxënësve të tij... Bisedën po e bëj në dialog me qëllim që të ndjeni fjalën e tij të drejtpërdrejtë... Më vjen keq që nuk mund të shkruaj tonet e zërit të tij, tone që të mallëngjejnë dhe të bëjnë krenar kur njeh një njeri si Ai... Si t ju thërras, Eqrem apo Kristo? Si të duash. Jam i njëjti atje dhe këtu. Çfarë keni mbaruar? Unë kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike. Kam mbaruar institutin për ciklin e ulët por nuk kam dhënë provimet e diplomës sepse u largova nga Shqipëria. Keni punuar në arsim në Shqipëri? Unë në arsim kam punuar nga viti 1984 deri në vitin 1997, pa shkëputje. Ku keni punuar? Në të gjithë fshatrat e zonës së Librazhdit, përgjithësisht. Sa vjet tu bënë këtu në Saranti? Dymbëdhjetë vjet. Si e ndjen veten sot midis këtyre fëmijëve, mbas kaq kohe largimi nga profesioni? Bashkë kemi bërë shumë biseda shoqërore për këtë temë. Gjithmonë kam pas dëshirë të arrij këtë ditë. Gjithmonë e kam pas brenda vetes. Profesioni i mësuesit më ka pas pëlqyer shumë. Të them të drejtën kur u larguam ato vite, flasim për vitin 1997, unë e quaj si një punë që nuk e çuam në fund, një punë që e lamë përgjysmë. Që të jem i sinqertë, mbase kjo është ajo forca shtytëse më e madhe që më detyron, që më bren se kam lënë diçka pa bërë nga ajo që mundja të bëja.

214 Një ëndërr që e le në Shqipëri dhe e fillon në këtë fshat të largët të Thivës... Zoti Abdurahim, nuk flasim vetëm për ëndrra. Flasim këtu se kemi detyrime. Është ëndërr, por kemi edhe detyrime. Kemi detyrime ndaj Atdheut, në qoftë se do të themi këtë fjalë që sa vjen e nuk po dëgjohet më. Kemi detyrime ndaj atij mjedisi që na përgatiti ne për mësues, që të luanim një rol që duhet të luanim, por siç e thashë e lamë në gjysmë. Shtoj edhe ndaj kërkesës që njeriu ka ndaj vetes. Ajo bile duhet të jetë kërkesa më e lartë: Çfarë kërkesash ke ti ndaj vetes? Këtë e bëj për të shlyer diçka që e kam lënë në gjysmë dhe në rast se do t ia arrij qëllimit, siç duhet të them sinqerisht, do të ndjehem i lumtur. Është një ëndërr për mua sikur këta të arrijnë të lexojnë dhe të shkruajnë në atë shkallë që dua unë. Kuptohet me një cilësi të mirë. Çfarë kupton me cilësi të mirë? Ka pengesa të ndryshme përpara. Ata që varen nga unë do t i kaloj, por ka edhe pengesa të tjera që edhe me ndihmën tuaj, siç na keni ndihmuar deri tani, na sollët edhe abetaret, edhe me ndihmën e rretheve të tjera që janë të interesuara për këto. Interesi im, sinqerisht e them, është moral. Ndodhi që këta fëmijë janë të mbledhur, afër njeri tjetrit, në një fshat, që ngjiten bashkë në fshatin lart në mal, në Ostje, dhe mësojnë në klasa të ndryshme të shkollës greke. Unë këtë ide e kam pasur para shumë vitesh. E kemi biseduar bashkë para tre - katër vjetësh. Atëherë sapo kishin nisur të hapen shkolla shqipe në qytete. Doja që të kishte shkolla shqipe edhe në fshat. I bëj një thirrje vetes time. Respektoj veten time me këtë. Fëmijët dhe prindërit janë shumë të interesuar dhe më detyrojnë akoma më shumë ta justifikoj këtë besim dhe do të bëj të pamundurën. Ju uroj sukses. Ju uroj të dëgjohet zëri i mirë. Mund të ju them se jeni shkolla e parë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në fshat, dhe do të dëshiroja që shembulli juaj të shtrihet në të gjithë Greqinë. MARIDHUS EVDHOKSUS: JAM SHUMË I ENTUZIAZMUAR... I pa nxënësit dhe qeshi. Më thanë se ka qenë mësues i matematikës dhe se tani, në pension, jeton në Saranti. Në atë buzëqeshje ndjeva se diçka i lëvizi në shpirt, ajo diçka që e kanë të gjithë mësuesit kur përballen me nxënësit... I drejtova kasetofonin. Qeshi dhe iu përgjigj pyetjeve të mia me kënaqësi. Pastaj pozoi për një fotografi

215 Si e keni emrin? Maridhos Evdhoksus Jeni pedagog? Po. Për matematikë? Për matematikë dhe kimi. Sa vite? Dyzet. Ku banoni? Tani banoj në Saranti. Çfarë shikoni këtu? Unë jam shumë i entuziazmuar për atë që bën Kristoja për t i mësuar fëmijët në gjuhën e nënës. A duhet të ndihmojnë edhe grekët për këtë? Aq sa munden. Faleminderit Të jeni mirë. NJË GREK I VOGËL ME ABETAREN SHQIP... Më ishte fiksuar tek zbrisnim nga Ostja në Saranti midis shokëve dhe shoqeve të tij të shkollës, tek loznin dhe qeshnin me atë çiltërsi që e gjen vetëm tek fëmijët. Erdhi dhe u ul në tavolinë bashkë me shokët dhe shoqet e tij shqiptarë. U ul në krye. Iu afrova. Ai ishte i nënti kurse unë kisha vetëm tetë abetare me vete. Fati që njeri nga nxënësit kishte abetare të vetën, madje me gjithë shtesën për ushtrime, sjellë nga prindërit prej Shqipërie. Ia mora nga dora abetaren mësuesit dhe ia vura përpara. Urdhëro, i thashë, merre, është jotja. Më pa në sy. Qeshi me shpirt. Faleminderit më tha në gjuhën e nënës së tij, në greqisht. Më ngeli në sy ajo buzëqeshje, më mbeti në shpirt ai zë në notat e larta të një falënderimi të thellë... E pyes: Si e keni emrin? Panajotis Vetëm Panajotis? Kostandinu. Shkon në shkollë? Po. Në cilën klasë? Në të pestën.

216 Dhe donë të mësosh edhe shqip? Po. Mund të më lexosh disa fjalë nga Abetarja? Albani... Ana... Alma... Aliri... Jo Aliri, por Iliri... Iliri... Vavai... Jo vavai por babai. Në greqisht kjo germë lexohet V, kurse në shqip B. Babai. Çfarë do të thotë babai? Baba. Buba... Çfarë do të thotë buba? Skili. Bebi moro. Albani luan me balonë... Çfarë do të thotë? Një fëmijë me një balonë... Do të vish edhe ti me miqtë tuaj këtu të mësosh shqip? Po. Çdo ditë? Po. Të ju bëj një fotografi? Po. * * * Bëra shumë fotografi atë ditë, bëra edhe një fotoreportazh. Kur i hapa në kompjuter më erdhi keq që nuk kisha bërë një fotografi mes atyre fëmijëve që mbanin abetaren lart. Do të ishte një kujtim i bukur... Në mbrëmje, kur dielli bie në darën e nallçës së Sarantit për tu larë tërë natën në det, me autobusin e fundit, iu ngjita të përpjetës për tu futur luginës së Thivas... Merrja me vete emocione që rrallë herë i provon njeriu në jetë, emocionet që dalin nga krojet e gjuhës së bukur shqipe... Saranti, 5 maj 2009 Shënim: Kur ky libër ishte në rrugën e botimit nga Saranti mësues Eqremi më njofton: Numri i nxënësve kishte arritur në nëntëmbëdhjetë... Prej këtyre pesë vetë herë vinin dhe herë mungonin. Ishin nën gjashtë vjeç

217 Dhe kjo ndodh në një fshat të largët të Thivës, një fshat që statistikat thonë se ka afër treqind banorë. Fëmijët shqiptarë e duan fjalën shqipe, e duan gjuhës e nënës me gojë dhe me shkrim... NË FOLENË E RILINDËSVE TË KOHËS SONË...Kur më 7 mars të vitit 1998, vit i legalizimit të shqiptarëve, do të isha i gjashti pas syrit fotografik në trokitjen e parë zyrtare në derën e ambasadorit Robo në bisedën e të pestëve për gjuhën shqipe......kur në prill 2003 në Grava të Athinës do të isha midis nxënësve të Denada Karkallës në një orë mësimi të gjuhës shqipe dhe do të fiksoja foton e parë shoqëruese të një reportazhi......kur më 7 mars 2001, në Ditën e Mësuesit Mimoza Dako, Dashmir Zaçe, Valbona Hystuna do të nisnin të shkruanin tregimin jetësor të shkollës shqipe në emigracion......kur më 24 korrik 2007 në hollin e një hoteli në plazhin e Durrësit, pjesëmarrësi i seminarit të tretë kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, mësuesi i të parës klasë shqipe në Selanik Dashmir Zaçe shënoi fjalët e para në protokollin për formimin e Këshillit Pedagogjik të mësuesve në Greqi......Kur......Një histori e gjatë në një kohë të shkurtër, as edhe dhjetë vjeçare... Më 10 maj 2009 u nisa për të lexuar nga afër një faqe të historisë sonë të re të shkollimit shqip të fëmijëve në emigracion. Një udhëtim në folenë e rilindësve të vjetër e të rinj. Një vit më parë, në udhëtim drejt Strugës për në seminarin e katërt kombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, seminar me mësues dhe

218 përvojë të çmuar mbarë evropiane, valixhen e kisha të rënduar me një libër... Librit, përmes hapave para dhe prapa në mendim, i kisha vënë emrin Rilindësit e kohës sonë. Isha në mëdyshjen e paraqitjes publike të emrit, pasi përveçësia e tij më dukej se lidhej vetëm me dy shekuj më parë, me rilindësit e mëdhenj të Kombit Shqiptar. Më dukej se ajo kohë dhe ata njerëz ishin të shenjtë dhe të papërsëritshëm... Tash, pas afro një viti, udhëtoj drejt Selanikut duke medituar për një vëllim të dytë të Rilindësve të kohës sonë... Udhëtoj dhe panorama e bukur që më hap shikimin nga të dy anët e gjelbërimit pranveror, ndërsa treni gulçon, më zgjon kujtime të lexuara e të treguara... Në Kala të Dodës sa e sa herë që jam ngjitur bedenave natyrorë të kështjellës së Korabit, vertebrës së parë në shpinën e kombit shqiptar, kam dëgjuar tregimet e barinjve të vjetër për shtegtimet dimrit në fushën begatë të Thesalisë, bile edhe për pengun e madh të tyre që në luftërat ballkanike kishin humbur 75 mijë krerë dele.... Tani ata nuk shtegtojnë më këtyre vendeve. Të tjerë janë ata që zbresin këtyre fushave, janë krahët e punës që kanë bërë që fushat dhe kodrat të rilindin gjelbërimin. Nuk e them sa për të kaluar radhën. Dhjetë vjet të shkuara, në një fshat të Volosit, në Agio Georgiu Feron, kisha takuar një grup djemsh të rinj nga Kalaja e Dodës, nipër të atyre pleqve të shtegtimeve të hershme, të gjithë me shkollë të mesme bujqësore... Në Gollobordë, atyre bjeshkëve ku bilbilat këndojnë në kor, sa e sa herë kisha dëgjuar biseda për kisha, xhami e kështjella ngritur në këmbë me gurë të gdhendur nga duart e arta të mjeshtërve ndërtues të kësaj krahine dibrane, që siç thotë një historian i madh i shekullit të 19-të Po të digjej Stambolli do ta ngrinin menjëherë në këmbë dibranët kurse po të digjej Dibra Stambolli nuk do të luante as gishtin....kësaj fushe, këtyre maleve e kodrave, nëpër rrugët e qytetit të lashtë të Selanikut kishin udhëtuar, kishin bujte, kishin shkruar Rilindësit e Mëdhenj Shqiptarë. E gjeja të natyrshme kuriozitetin e mësueses së vjetër Liri Andoni tek kërkonte Çajupin e madh dhe Klubin e Selanikut......Pas gjashtë orë udhëtimesh dhe meditimesh, hodha për herë të parë hapa në rrugët e qytetit më të njohur dhe më me tregime e aventura në udhëtimet e shqiptarëve (dhe të tjerëve) drejt Lindjes... NJË FTESË NGA VALBONA HYSTUNA... Ajo, ndër të tjera, shkruan:...e kemi mësuar tashmë të gjithë traditën që po ndërtojmë me seminaret e gjuhës shqipe në Greqi, traditë kjo e lindur nga nevoja për të

219 vazhduar më tej përpjekjet tona për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Sikundër u deklarua edhe vjet ne seminarin e parë në Athinë, sivjet do të kemi nderin t'ju mirëpresim në Selanik. Jemi të bindur se të gjithëve ne na udhëheq një dëshire e zjarrtë për gjuhën amë. Jemi të bindur se është bërë shumë punë nga të gjithë ne që të arrihet në këtë pikë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të ngremë zërin së bashku për të përvetësuar të drejtën që kanë fëmijët tanë për mësimin e gjuhës amtare......vlerësojmë dëshirën, mundin, kohën, sakrificat dhe solidaritetin tuaj për të qenë ditën e 10 majit të gjithë së bashku në Selanik... SEMINARI Seminari II Emigracioni, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe u zhvillua më 10 maj 2009 në sallën qendrore të konferencave në godinën cilindrike të fakultetit pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik. Seminari u zhvillua nën kujdesin e përbashkët të Këshillit Pedagogjik të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, nën kujdesin e shoqatës Nënë Tereza në Selanik, të Valbona Hystunës, sekretare e Shoqatës dhe të Jovan Mëhillit, drejtues i Këshillit Pedagogjik që siç dihet mori jetë në seminarin e tretë kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në korrik 2007 në Durrës. Në seminar morën pjesë mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe që nga Korinthi në jug deri në Kavalla, Drama etj. në veri të Greqisë.

220 Valbona Hystuna, duke hapur seminarin, tha se ka 8 vjet që jep mësim vullnetarisht... Mimoza Dako, theksoi Valbona, ishte ajo që më bëri ftesën për të mësuar nxënësit në gjuhën e bukur shqipe... Thomaq Ninit, konsull i përgjithshëm i i Republikës së Shqipërisë në Selanik i takoi nderi të hap fletët e hulumtimeve për domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve, hulumtime që e vlen paraprakisht të theksojmë se ishin të një niveli të lartë akademik, ligjëruar nga personalitete të njohur shqiptarë dhe grekë. Zoti Nini u ndal veçanërisht në vlerën e gjuhës shqipe duke shpalosur fletë nga veprimtaria e rilindësve dhe personaliteteve të mëdhenj për tu ndalur në rolin e shoqatave dhe të komunitetit shqiptar për zgjerimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe në rolin e mësuesve plot pasion në mësimin vullnetar të saj. Dashmir Zaçe, mësues pranë shoqatës së emigrantëve shqiptarë NËNË TEREZA në Selanik, pasi përshkruan orën e parë, në ditën e parë të mësimit të gjuhës shqipe me fëmijët e Selanikut, më 7 mars 2001, ndalet tek Familja dhe mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve. Gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, e nisi ligjërimin Dashmiri, ju dhemb gjuha, ajo gjuhë që e kanë mësuar që në belbëzimet e para në familje, por që larg tij e flasin ose e shkruajnë pak. Kjo sjell rrezikun e saj dhe pikërisht për këtë, fajtorë jemi ne që me indiferencën tonë, shkaktojmë baltosjen e vlerave tona... Dhe e mbylli ligjëratën duke lexuar rreshtat e një kënge, këngës polifonike Mos braktisni gjuhën tonë të Kastriot Lekdushit shkëputur nga libri Rilindësit e kohës sonë : Vijnë bijtë nga mërgimi Gjyshërit presin mjalt nga mjalti, Në fytyrë u ngriu gëzimi, Kur nipërit gjuhës se flasin! Refreni: Mama mia - Italia, Mana mu - i thotë Greqia, Maj madher nga Anglia, Nënë, shqip se thotë fëmija! Kuvendon nusja dhe djali, Shtëpisë i lëviz tavani, Braktisur gjuhën amtare,

221 Plagë e rëndë atdhetare! Si këndesi në qymez, Vajza flet serbes serbes, Ela dho pedhaqi mu Aftos ine Papu su! Edhe dhëndëri kollovar, Qëndron si gjembat mbi varr, Ela dho manari mu Afti ine jaja su! Doli nipi në mëhallë, Takoi kushërinjtë e parë, Me ta nuk ndërroi fjalë Dhe u kthye duke qarë! Doli gjyshja dhe e mori, Në gjuhën shqipe i foli : Eja Engjëll, eja zemër, Të mësojmë gjuhën e ëmbël! Edhe gjyshi qetë qetë, Shikon çiftin mendjelehtë, Me buzëqeshje i qorton, mos braktisni gjuhën tonë! KRONIKË... Dr. Stavri Dajo - pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve Ballkanike në Selanik ndalet dhe analizon çështje të kohës sonë që lidhen me Gjuhën shqipe në epokën digjitale, prirjet, mjetet dhe teknologjitë e reja. Rula Cokalidhu - pedagoge në fakultetin pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik ndalet në Problemet e dygjuhësisë, në klasat shumë kulturore si një burim i pasur për të gjithë Dhori Qiriazi, lektor i gjuhësisë historike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Selanikut udhëton me punimin e tij shkencor në Gjurmë të shqipes në të folmen e greqishtes së re. Kostandinos Cicelikis - pedagog në Universitetin Makedonia në Selanik ndalet në temën aq shumë të ditës: E drejta e të mësuarit të gjuhës amtare

222 Më tej një tryezë bisedash për hallet e ditës, për konkreten, për atë që duhet të bëjë shteti dhe shoqëria, tryezë që do të zgjonte idenë edhe për një Kongres të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ide e hedhur nga Jovan Mëhilli, drejtues i këshillit pedagogjik të mësuesve në Greqi, tryezë ku thanë fjalën e tyre, Flutura, Novruzi, Liria, Danieli dhe të tjerë, ardhur me shpenzimet e veta nga Athina, Volosi, Drama, Kallabaka, Korinthi, Kavalla... Kronikë e një pune që siç thekson shkrimtari i madh i kombit shqiptar Dritëro Agolli në adresë të tyre: Ata të mos lodhen kurrë për vendin e tyre, duke ndjekur edhe shembullin e atdhetarëve të mëdhenj të Rilindjes, por edhe të sotshëm, dhe të punojnë për gjuhën shqipe, shkollën shqipe dhe kulturën shqipe, për t u zhvilluar më tej edhe atje, dhe të ruajnë edhe pastërtinë e gjuhës sonë. Të mos e përziejnë me fjalë të huaja të çdo gjuhe, veçanërisht në këtë globalizëm... MESAZHI QË PËRCOLLI SEMINARI Një pyetje në pushim të seminarit apo në mbarim të tij, një pyetje për ata që thanë fjalën e tyre në seminar: Cili është mesazhi që morët nga ky seminar? Rula Cokalidhu, greke - pedagoge në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Selanikut... Mendoj që është shumë e rëndësishme për studiuesit që të tregojnë se njerëzit kanë nevojë për të mësuar dhe mundohen të gjejnë përgjigje për pyetjet dhe të informohen. Unë jam në dispozicioni të tyre për çdo gjë që mund të ndihmoj dhe tu përcjell të gjitha dijet e mija. Ju uroj suksese për të vazhduar më tej. Kjo duhet të bëhet shpesh sepse mendoj se ndihmon shumë. Kostandinos Cicelikis, grek - pedagog në Universitetin Makedonia në Selanik. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të bëhen të tilla seminare në mënyrë që njerëzit të informohen për të drejtat e tyre, sepse shpesh herë dëgjohen gjëra të tilla që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Mendoj që për organizimin e shkollës shqipe duhet të bëhet punë në bllok si me librat po ashtu edhe me mësuesit si edhe me bashkëpunimin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Dr. Stavri Dajo, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve Ballkanike në Selanik. Ishte një seminar shumë interesant, një nismë nga shoqata Nënë Tereza dhe nga emigrantët e Selanikut. Unë besoj se nisma të tilla duhet të vazhdojnë. Për mendimin tim një seminar i tillë duhet të ketë karakter shkencor më shumë për tu edukuar mësuesit me prirjen dhe kulturën e gjuhës shqipe. Ata duhet të dinë metodën e arsimimit të nxënësve,

223 mënyrën e të nxënit të gjuhës shqipe. Këtu u fol edhe për kuadrin ligjor të mësimit të gjuhës shqipe, për të drejtat që kanë shqiptarët për ta mësuar atë. Mendoj se ishte një seminar me shumë vlera nga të gjitha aspektet. Kjo tregon se emigrantët shqiptarë në Selanik dhe në mbarë Greqinë nuk janë një masë amorfe. Ata dinë të ndërtojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Nuk janë më në fazën e prodhimit të të mirave materiale por në fazën e prodhimit të vlerave shpirtërore. Në këtë prizëm mësimi i gjuhës shqipe, si gjuhë amtare, është alfa e kësaj përpjekjeje. Dhori Qiriazi, lektor i gjuhësisë historike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Selanikut Pyetja është e vështirë, por përgjigja është e thjeshtë. Respekt të jashtëzakonshëm për njerëzit që janë shumë fisnikë për këtë që bëjnë të cilët pa asnjë lloj interesi, thjeshtë nga që e duan, sepse bëjmë atë që na e do shpirti, kushtojnë kohë nga koha e vet e çmuar, pa asnjë lloj shpërblimi material, por sigurisht me një shpërblim të madh moral i cili mbase nuk duket tashti por që njerëzit në vite do t i mbajnë. Ata fëmijët e vegjël që sot mësojnë pesë fjalë shqip do ti kujtojnë vite më vonë. Do të thonë që unë pata mësues të gjuhës shqipe filanin. Respekt shumë i madh. Unë u thashë organizatorëve kur erdha në këtë takim se më tepër vij të ju dëgjoj se sa të më dëgjoni. Pres nga diskutimet që u bënë por edhe nga ato pas dreke të dëgjoj probleme, mendime, propozime të cilat do të përpiqem t i pasqyroj në punën time. * * * Vonë, pas një kafeje me miqtë, treni i orës njëmbëdhjetë të darkës do të na largonte nga Selaniku, nga qyteti nëpër të cilin kaluan rilindësit e hershëm, nga qyteti me një fole kuptimplote të rilindësve të rinj të kohës sonë, mësuesve dashnorë të përjetshëm të gjuhës shqipe. Një ditë e bukur ajo në Selanikun 10 maj Në kalim të asaj dite, nipi im në Shqipëri, lindur në Athinë, më uronte 68 vjetorin e jetës... Selanik Athinë, maj 2009

224 UNË JAM SHQIPTARE... Selanik 10 maj Seminari me mësues në emigracion, mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, mësues që dinë të japin por nuk dinë të marrin. E kam fjalën tek puna vullnetare e tyre për mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve, mësim falas, mësim që jep dije e kulturë Shqipërie, mësim që jep e nuk merr, mësim i papaguar, mësues që kanë të njëjtën ngjyrë, të njëjtin zë, të njëjtën melodi me Rilindësit e

225 shekullit të nëntëmbëdhjetë, ata që ndezën qirinj për tu bërë vaj që drita e tyre të mos shuhet kurrë... Një dorë ngrihet lart. Një vajzë, një nxënëse, kërkon të flasë... Quhet Esmeralda Arapi... Jam një nxënëse në shkollën shqipe në Selanik. Si shumë familje shqiptare edhe familja ime u largua nga Atdheu për një jetë më të mirë. Unë këtu në fillim pata shumë vështirësi në komunikimin e përditshëm. Në shtëpi prindërit e mi flisnin gjuhën shqipe ndërsa në shkollë dhe jashtë saj unë flisja gjuhën greke. Me kalimin e kohës unë u bëra shumë kureshtare për gjuhën shqipe dhe shumë herë e gjeja veten duke biseduar me prindërit për të gjetur mundësinë për ta përmirësuar atë. Kjo mundësi mu dha këtu në Selanik kur mora vesh që ka edhe shkollë shqipe. Unë jam shqiptare dhe është detyrë imja të mësoj gjuhën amtare. Por mundësitë dhe kushtet janë të kufizuara sepse nuk kemi libra dhe kohën e duhur. Do të doja të falënderoj të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe që me mund dhe me sakrificë vinë dhe na japin mësim duke lënë mënjanë çdo interes vetjak për të na mësuar gjuhën shqipe. E kam në dorë fletën me një shkrim të bukur dore lexuar lirshëm nga Esmeralda. Nuk e di në se e ka shkruar Esmeralda apo prindërit e saj. Di një gjë që ajo e lexoi dorëshkrimin aq lirshëm sa do ta kishte zili një nxënës i të njëjtës moshë në Shqipëri. E fiksova në fotografi tek e lexonte para mësuesve. E fiksova edhe me babanë e saj... Kështu meditova kur i dhashë formë ngjarjes. Shpreha dilemën në se ai ishte shkrimi i Esmeraldës apo i prindërve të tyre. Kur meditimi im u botua, në ekranin e adresës time elektronike mu shfaq një kundërshti... Esmeralda Arapi e shkroi vetë fjalën e saj. Letrën që ti pe ajo e ka shkruar me dorën e saj. Këtë e vërtetoj unë si mësuesja e saj prej tre vjetësh që ajo ndjek mësime të gjuhës shqipe. Kështu mendoj se do të mërzitet që ti ke shkruar se nuk je i sigurt në se është shkrimi i saj apo jo. Valbona Hystuna, mësuesja e Esmeraldës. Më befasoi ai shkrim i bukur ndaj edhe dyshova. Mendova se kaq bukur fëmijët mund të shkruajnë vetëm në shkollën e rregullt në Shqipëri. Pas kësaj pyeta veten: A nuk janë edhe shkollat këtu (po të doni u thoni edhe kurse) njëlloj si ato në Shqipëri? Me një ndryshim ama: shkollarët këtu mësojnë më me dëshirë, më me zemër, me shpirt tek Shqipëria, tek Atdheu... Selanik Athinë, maj 2009 NJË MËSUESE NË LARISA

226 Kush është Esmeralda Kasaj? Jam nga qyteti i Përmetit. Kam katër vjet që jetoj në Greqi, në qytetin e Larisës. Mbarova shkollën e lartë për gjuhë-letërsi në qytetin e Gjirokastrës. Nuk dhashë mësim atje. Në Larisa me se merresh? Kam një vit që punoj në një fast-fud dhe çdo të diele jap mësim. Kam 23 nxënës. Kam një vit që punoj me këta fëmijë. Shpresoj që të punoj edhe në vitin që vjen. Si i keni mbledhur këto 23 nxënës? Me ndihmën e shoqatës. Jap mësim në ambientin e shoqatës. Kemi një shoqatë që ekziston prej gjashtë vjetësh. Kryetar i saj është Paulin Mançi. Me përpjekjet e Paulinit dhe me anëtarët e shoqatës arritëm të grumbullojmë fëmijët dhe t i njohim ata me gjuhën tonë. Deri në çfarë mase shkon mësimi i fëmijëve në gjuhën shqipe? Unë i njoha fëmijët vetëm me abetaren, si fillim nga që bënin vetëm një orë mësim çdo javë. Dolën me sukses. Arritën të mësonin shkronjat. Kështu vazhduam. Vitin që vjen nuk e dimë se si do të vazhdojmë. Nuk kemi... Vitin që vjen, po të mos vazhdojnë, do t i harrojnë ato që kanë mësuar... Do i harrojnë patjetër

227 Çfarë përfitove nga ky seminar? U njoha me njerëz të ngritur. Mora shumë informacion që të vazhdoj të ecë me fëmijët më tutje. Strugë, korrik 2008 ZËRA SHQIP NGA KALLABAKA Zërat shqip po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më të pranishëm në hapësirën migratore greke ku ka një grusht shqiptarësh që flasin e shkruajnë shqip e që dëshirojnë që edhe fëmijët e tyre të flasin, shkruajnë e lexojnë shqip. Kësaj radhe zërat shqip erdhën pasi kishin kaluar në sinkron kufirin për të qëndruar në faqet e një emisioni prestigjioz shqiptar të topchannel, në emisionin Fix-fare të gazetarit të njohur Filip Çakuli. Po nga erdhën këta zëra dhe çfarë notash sillnin në simfoninë në shkruarje të gjuhës shqipe në emigracion? Erdhën nga Kallabaka e Trikallës një vend në rrugën drejt Selanikut. I përcollën Yzeir dhe Besim Miraka të shoqatës së atjeshme Emigranti. Po çfarë kërkojnë Yzeiri dhe Besimi? Nuk kërkojnë, siç është bërë tashmë rëndom, leje qëndrimi dyvjeçare apo pa kufizim, legalizim apo nga ato gjërat e zakonshme që na e bëjnë paksa të vështirë qëndrimin dhe lëvizjen. Probleme të kësaj natyre i kanë edhe ata po në të njëjtat përmasa që i kanë të gjithë të huajt në Greqi. Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, atë gjuhë që nuk e shoi çizmja e rëndë e pushtimeve shekullore. Kërkojnë që të tridhjetë fëmijët që i kanë mbledhur në një klasë dhuratë e kryetarit të bashkisë të kenë përpara një abetare, nga ajo lloj abetareje që mësojnë moshatarët e tyre në Shqipëri, kërkojnë thjesht të kenë mbi kapakun e bankës libra shqip. Mësuesin e kanë gjetur vetë, mësues si të gjithë mësuesit e tjerë që prej vitesh punojnë vullnetarisht. Ata theksojnë me zë të lartë se as shteti dhe as ambasada e shtetit tonë në Greqi nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të ndihmuar me libra dhe me financë ndonëse përditë dëgjojnë për miliarda për arsimin, miliarda në të cilat ka pjesën e vet edhe emigranti shqiptar në Greqi, prindi që kërkon t i mësojë shqip fëmijës së tij. Kaq kërkojnë. Unë do të thosha se kërkojnë pak, se janë shumë modestë në kërkesën e tyre. Përveç Abetares dhe librave të tjerë shqip, libra të hartuara posaçërisht për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në emigracion ata duhet të kërkojnë programe të mësimit jo vetëm të

228 abetares por edhe të këndimit, historisë, gjeografisë, këngës, muzikës jo vetëm për klasën e parë por edhe për klasat e tjera, nga e para në të dhjetën siç i kanë shqiptarët në hapësirën evropiane, siç i ka hartuar dhe i ndjek prej vitesh shteti më i ri në botë Kosova... Ata, modestisht bëjnë thirrjen: Ata që e ndjejnë dhe e quajnë veten shqiptarë të na ndihmojnë Thirrja drejtohet poshtë, tek çdo emigrant që i ka mundësitë të ndihmojë, tek çdo prind që e ka një djalë apo vajzë që e ndjen veten shqiptar dhe do që fëmija e tij të mësojë të shkruajë e lexojë shqip, të mësojë historinë dhe kulturën e vendit të vet. Thirrja drejtohet lart, tek të gjitha strukturat e pushtetit dhe të shtetit shqiptar që nga Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, institucionet shkencore dhe të tjerë, që ta kthejnë kokën nga fëmijët shqiptarë në emigracion, t i konsiderojnë ata pjesë të shkollës shqiptare, të hartojnë programe mësimore, të botojnë libra të përshtatshme për emigrantët e vegjël, të legalizojnë e të vlerësojnë mësuesit, të bëjnë atë që bëjnë shtetet demokratikë për mos asimilimin gjuhësor të fëmijëve, për mos asimilim të identitetit të shqiptarëve. Ta kthesh fytyrën tek fëmijët në Kallabaka, tek fëmijët shqiptarë në mbarë Greqinë për t i ndihmuar ata për të mësuar gjuhën e mëmës është një detyrim historik... ORA E VËRTETË LARG ATDHEUT Bisedë me Merita Ymerin, mësuese në Kallabaka Kisha dëgjuar fjalë të mira për Kallabakën, për komunitetin shqiptarë atje të lidhur në Shoqatën Emigranti, kisha lexuar edhe në një gazetë shqiptare, kisha parë një lajm televiziv e më pas një telereportazh të gjatë... Kisha fiksuar në kujtesë emra drejtuesish të shoqatës, emra autoritetesh lokale dhe institucionesh, emisionesh televizive e emra gazetash... Por ajo që nuk kisha fiksuar në kujtesë ishte emri i mësuesit, emri i përveçëm në shkollimin shqip të fëmijëve në emigracion, emri i një prej atyre që tashmë ka hyrë në fjalorin publicistik si rilindës i kohës sonë, njeri që merret me rilindjen e gjuhës shqipe në hapësirën migruese të shqiptarëve, rilindje pas shumë vite ikjeje dhe harrese. Emrin e përveçëm të mësueses së Kallbakës e mësova më 10 maj 2009 në Selanik, në një seminar me mësues nga mbarë Greqia, mësues që diskutuan edhe një herë për atë që është bërë dhe atë që duhet të bëhet për

229 tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë shqip, të njohin vendin e tyre në përmasa gjeografike dhe historike... Ajo quhet Merita Ymeri. Më tha se është nga Elbasani, nga një fshat fare pranë që quhet Hajdaraj. Më tha se është e martuar në Elbasan, në lagjen 5 maj... Më tha se ka mbaruar Universitetin Aleksandër Xhuvani, për mësuesi, cikli i ulët. E ka mbaruar në vitin 1999 kurse diplomën e ka marrë në vitin Dhe sapo e ka marrë, me të me vete, pa dhënë asnjë orë mësimi, pa u përballur me vogëlushët në ato momente emocionale që vetëm mësuesi i ka të regjistruara në pentagramin e shpirtit, momentin e përballjes me germat e para të shqipes së bukur, pa këtë ndjenjë madhore për një mësues, ka marrë rrugën ikanake të kohës, emigracionin... E pyes se si e ka përjetuar orën e parë të mësimit. Kthehet prapa, një dekadë të tërë, për të më thënë: Ora e parë ka qenë kur bënim praktikën... E pyeta për orën e vërtetë, orët e vet... Ora e vërtetë, më thotë, ka qenë larg atdheut, në Kallabaka të Greqisë. Kisha emocione të mëdha. Ishin emocionet e pritjes së gjatë, pritje për tu kthyer në Shqipëri për të dhënë mësim. Nuk ma kishte marrë mendja që orën e parë të vërtetë të mësimit do ta jepja këtu, në Greqi... Dhe humb në emocione......ora e parë e mësimit...isha përgatitur për mësim që në shtëpi por isha në mëdyshjen në se do të arrijë dot të hartoj, të vë unë një program që do eci......organizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe u bë nga shoqata e shqiptarëve në Kallabakë. Atë ditë patëm një festë dhe një banket të vogël. Ishte kryetari i bashkisë së Kallabakës, prefekti, prindër, fëmijë dhe shumë të ftuar të tjerë...

230 ...Për organizimin e shkollës dhe tërheqjen e fëmijëve nxorëm lajmërime nëpër rrugë, nëpër dyqane. Gjithashtu bëmë një lajmërim edhe në radion lokale duke njoftuar shqiptarët se do të organizojmë një kurs për gjuhën shqipe. Kallabaka është një qytet i vogël dhe ne njihemi thuajse të gjithë njeri me tjetrin......kështu u mblodhën fëmijët... - Po sa fëmijë u mblodhën?- kërkoj të shuajë kureshtjen e çastit - Tridhjetë e nëntë, më thotë ajo - Kaq shumë! Po si e zhvilloni mësimin me kaq shumë fëmijë? - I kemi ndarë në dy grupe. Bëj mësim një herë me njërin grup dhe një herë me grupin tjetër. - Ku e zhvilloni mësimin? - Në qendrën e punëtorëve në Kallabaka. Na kanë dhënë një sallë mësimi, sallë me të gjitha kushtet; me dritë, ngrohje, kondicioner, me të gjitha kushtet për një mësim të rregullt. - Vijnë rregullisht? - Vijnë rregullisht. Mungojnë sigurisht në ndonjë rast kur largohen për në Shqipëri. - Si e ndjen veten midis fëmijëve? - Shumë e lumtur. - Ke ardhur këtu në Selanik, në seminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Cili është mesazhi që morët nga seminari, nga takimet me mësues, nga ky eveniment i bukur? - Kishte gjëra që i dija por kur i dëgjon për herë të dytë, nga mësues e njerëz me përvojë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, është me të vërtetë një gjë e bukur. Këmbëngulja është kryesorja, këmbëngulja për tu mbushur mendjen prindërve që gjuha shqipe ka me të vërtetë rëndësi, për fëmijët e tyre dhe për ata. Mesazhet janë të shumta. - Si do ta çosh në Kallabaka këtë përvojë që morët? - Do ta çoj jo vetëm tek fëmijët por edhe tek prindërit. Unë kam një komunikim shumë të mirë me prindërit. Kam pas dhe kam mbështetje prej tyre. - Sa janë të ndërgjegjshëm prindërit që fëmijët e tyre duhet të mësojnë gjuhën shqipe? - Prindërit në Kallabaka janë shumë të ndërgjegjshëm. Në fillim kur kemi folur për këtë problem dhe unë dola vullnetarisht për ta bërë këtë punë, pa pagesë, pa shpërblim, pa asgjë, disa nga prindërit thanë: Ne paguajmë që fëmijët tanë të mësojnë gjuhë të huaja dhe të mos paguajmë për të mësuar gjuhën shqipe? Kjo gjë më ka lënë përshtypje të madhe. Nuk mund ta harroj. Ata janë dhe do të mbeten kurdoherë shqiptarë... Merita Ymeri është një mësuese e re, është bashkëshorte, është nënë, është një grua shqiptare që ndonëse larg lagjes 5 maj të Elbasanit,

231 është atje së bashku me nxënësit e saj, nxënës nga e gjithë hapësira shqiptare në Kallabaka të Greqisë.

232 KREU VIII. PREMTIME...???????????????????????? PREMTIME...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! PREMTIME...????????????????????????? PREMTIME...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! PREMTIME...????????????????????????? PREMTIME...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! PREMTIME... PREMTIME... PREMTIME... PREMTIME... PREMTIME...BAMIR TOPI PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

233 Vizita e presidentit Bamir Topi më 25 nëntor 2007 ishte një hap para në marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti Topi kërkoi nga parlamentarët grekë që shteti helen të lehtësojë procedurat për emigrantët shqiptarë me hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve... GENC POLLO MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS - Seminari III Kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe Durrës, korrik Si ministri ne kemi qenë aktive. Çdo komunitet që na ka kërkuar tekste në gjuhën amtare, (abetare dhe tekste të tjera) i kemi blerë dhe ua kemi dërguar, për të furnizuar ato shkolla që kanë qenë produkt i iniciativës së komuniteteve shqiptare,

234 por edhe i dashamirësisë së autoriteteve kombëtare dhe lokale të vendeve ku ata jetojnë. Por ky është një hap i parë dhe ndoshta jo i mjaftueshëm. Ne kemi dashur të japim një sinjal që jemi gati edhe me shpenzime buxhetore, dhe me nismat tona të mbështetura dhe të vazhdueshme, t u ofrojmë ndihmë si shtet amë. Kemi përgatitur edhe paketa mësimore të gjuhës shqipe, të cilat tani janë të shikueshme në disa televizione dhe në mënyrë moderne i ndihmojnë fëmijët të absorbojnë atë gjuhë të cilët e dëgjojnë në familje... Në vitin 2006 ish ministri i arsimit Genc Pollo deklaron se në pesë qytetet më të mëdha të Greqisë do të hapen shkolla shqipe. "Ne synojmë që këto shkolla të jenë publike, pra të paguhen nga buxheti ku derdhin taksa edhe emigrantët. Jam i ndërgjegjshëm për kufizimet tona financiare me gjithë shtimin e parashikuar për arsimin. Sot një pjesë e fëmijëve të emigrantëve tanë mund të mësojnë gjuhën amtare në Athinë, Selanik, Volos, Patra etj. HALIT SHAMATA ZËVENDËS MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS - Seminari IV Kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe Strugë, korrik 2008 Kjo do të thotë që shkolla shqiptare duhet të përthithë e të përçojë vlerat universale dhe ato kombëtare, që për rastin e diasporës, janë të lidhura me mësimin e gjuhës shqipe. Në radhë të parë, por edhe të letërsisë, historisë dhe kulturës kombëtare në përgjithësi, si elementë të rëndësishëm, që lidhen me identitetin dhe ardhmërinë shqiptare. Mësimi i gjuhës shqipe në vendet e diasporave të hershme dhe të komuniteteve më të reja shqiptare nuk është një çështje e thjeshtë dëshire por organizimi e bashkëpunimi dhe mbështetje për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm. Është për të ardhur mirë por edhe për t u inkurajuara që trajnimet e kësaj natyre të mësuesve shqiptarë, të cilat tashmë kanë

235 marrë karaktere periodik, po shoqërohen me përgatitjen e materialeve edukative si planë-programe, libra, metoda për mësimin e gjuhës shqipe. MASH e Republikës së Shqipërisë, së bashku me MASHT e republikës së Kosovës, si dy institucione organizatore, të këtij seminari, do të mendojnë për të marrë përgjegjësi të reja për mësimin plotësues të Gjuhës shqipe në hapësirën shqiptare të diasporës dhe komuniteteve më të reja shqiptare. Dua t i drejtohem me respekt dhe mirënjohje mësuesve shqiptarë të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe si misionarë të gjuhës, shkollës, kulturës dhe çështjes kombëtare dhe është rasti t iu garantoj mbështetjen e MASH të Republikës së Shqipërisë si dhe timen, për të krijuar të gjitha lehtësitë, për të eksploruar të gjitha Mundësitë tona për zhvillimin normal të misionit tuja, si pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e shkollës dhe e arsimit shqiptar. FLAMUR GASHI DREJTOR I INSTITUTIT TË DIASPORËS NË MINISTRINË E JASHTME - Athinë, Vatra shqiptare, 29 mars Është për tu përgëzuar puna e mësuesve shqiptarë që kanë bërë qoftë në Greqi, qoftë në Itali qoftë në të gjithë botën, atje ku kanë dhënë mësim të gjuhës shqipe por tanimë është edhe momenti i fundit që mësimin e gjuhës shqipe ta institucionalizojmë dhe ta bëjmë legal për të gjithë ata nxënës që e marrin këtë mësim por edhe ata mësues që i mësojnë që të kenë autoritetin e tyre jo vetëm për të lëshuar dokumentin por edhe autoritetin e tyre si mësues. Ne, deri në fund të korrik gushtit të këtij viti duhet të plotësojmë plan programet mësimore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë. Po bëhet një plan program i përgjithshëm për të gjithë botën sepse nuk mund të jetë i veçuar për në Greqi dhe diku tjetër por një

236 program unik, kombinuar edhe me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës që të jetë i njëjtë. Është duke u punuar për kurikulat për këto plan programe, për librat midis të cilëve do të jetë abetarja, libri i leximit, gjeografi historia etj. për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Kjo është një detyrë që e mbulon Ministria e Arsimit dhe Shkencës por ne si Institut Kombëtar i Diasporës na del përballë koordinimi i veprimeve të institucioneve të qeverisë shqiptare për këtë punë. Përveç kësaj janë duke u përgatitur në Ministrinë e Arsimit, sa kemi informacione, dhe me porosi të Kryeministrit do të jenë të përfunduara deri në fund të periudhës së korrik gushtit... VILI MINAROLLI AMBASADOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË GREQI Veprimtaria e kurseve të mësimit të gjuhës shqipe nuk mund të kryhet falas, por secili prindër duhet të paguajë një shumë simbolike, për një shpërblim modest të mësuesit, apo për një shpenzim që ka të bëjë me mbarëvajtjen e mësimit. Si edhe deri tani, në bazë të standardeve të BE, kurset mund ta realizojnë veprimtarinë e tyre në ambiente publike të shtetit pritës dhe kjo mund të jetë objekt i një marrëveshjeje ndërshtetërore. Kontributi i shtetit shqiptar mund të shkoje deri në sigurimin e librave, por edhe kjo duhet të merret me rezervë. Nga ana ime është kërkuar hartimi i një programi të veçante nga specialistët e arsimit shqiptar, për këto kurse, ku të përfshihet mësimi i abetares, leximit dhe një përmbledhje e momenteve kryesore të historisë tonë kombëtare

237 VALENTINA LESKAJ KRYETARE E KOMISIONIT KUVENDOR PËR ARSIMIN Athinë, mars 2009 Ju keni edhe vlera të tjera. Ata fëmijë që kanë ikur disa muajsh apo një vjeç nga Shqipëria kur ende nuk dinin të flisnin shqip, ata fëmijë që kanë lindur këtu Ju me kontributin tuaj, me atdhetarizmin tuaj, me vullnetin tuaj u keni dhënë mundësi ta ruajnë, ta kultivojnë, ta mësojnë gjuhën shqipe. Ky është atdhetarizëm dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e një vendi. Këtë e keni bërë me sakrificën tuaj, e keni bërë pa mbështetjen e shtetit amë, e keni bërë pa mbështetjen e qeverisë. Unë përfitoj nga rasti, edhe si kryetare e komisionit parlamentar të arsimit t ju falënderoj për këtë që keni bërë. Unë dua të falënderoj disa nga ju, dhe nuk janë të paktët, të cilët më kanë dërguar mesazhe për çështjet e arsimit, mesazhe të cilët ne i kemi bërë pjesë të programit tonë, pjesë të programit të Partisë Socialiste për të ardhur në pushtet. DORA BAKOJANIS KUR ISHTE KRYETARE E BASHKISË SË ATHINËS.

238 "Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi. Duhet që vetë shteti juaj të ketë një interes në këtë drejtim. Ne ju ndihmojmë me ambientet, ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit". JORGO PAPANDREU KRYETAR I PASOK Selanik 5 vjet më parë E dimë çdo të thotë emigrant dhe gjuhë amtare. Do ta diskutojmë në parlament, pasi është më se logjike mësimi i sajë. Për këtë ekzistojnë modele evropiane, të cilat mund të vihen në zbatim dhe në Greqi", ka theksuar dhe premtuar udhëheqësi i opozitës greke Jorgos Papandreu në takim me emigrantet shqiptarë në Selanik... Athinë 2008, takim me emigrantët në Karavel, 6 nëntor

239 Në programin e Jorgo Papandreut emigrantëve u sigurohet: e drejta sociale, nënshtetësi greke për fëmijët që lindin e rriten në Greqi dhe të atyre që studiojnë mbi tre vjet në sistemin arsimor grek, mësimi i gjuhës amtare në shkollat greke, e drejta e votimit dhe e përfaqësimit në organet e pushtetit vendor për të gjithë ata që kanë mbi 5 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi, shërbime shëndetësore falas, lehtësim të procedurave të legalizimit, hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Palermos për parandalimin e trafikut njerëzor...

240 KREU X: DY LIBRA

241 RILINDËSIT E KOHËS SONË... Është zgjedhur Struga qyteti i bukur buzë liqenit të Ohrit, qytetit nga merr rrugën drejt Veriut, mes për mes botës shqiptare Drini i Zi, për t i paraqitur lexuesit dhe studiuesit emigrant librin me titull kuptimplotë Rilindësit e kohës sonë. Janë zgjedhur mësuesit e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, pjesëmarrës në Seminarin e Katërt Kombëtar, shumica e të cilëve drejtpërdrejt ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate të madhe mësuesish që duke marrë pakë dritë nga Shqipëria dhe Kosova e përcjellin atë tek fëmijët që nga Greqia e Italia në pjesën mesdhetare të Evropës dhe deri në vendet e netëve të bardha të gadishullit të Skandinavisë. Promovimin e librave në mbrëmjen e parë të seminarit e drejtoi Nuhi Gashi, punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë të Kosovës. Mësuesja e fëmijëve shqiptarë të Volosit në Greqi Teuta Rushiti do t i lutej autorit, gazetarit Abdurahim Ashiku, të bëhej ajo prezantuese e parë e librit për tua lënë pastaj vendin të tjerëve; gazetares së Radio Tiranës Kozeta Hoxha, mësueses në Porta-Porta të Athinës Flutura Tafilaku, mësuesit të Korinthit Artemis Duri, mësuesit nga Finlanda Ragip Kçiku etj. Me emocion dhe me duartrokitje u përcollën nga rreth njëqind pjesëmarrës në promovim dhe në seminar citimi i pjesëve përkushtuese të librit. Emocione përcolli tek të pranishmit në veçanti recitimi i këngës labe Mos braktisni gjuhën tonë mesazhi i së cilës ashtu si edhe mesazhet e të gjithë shkrimeve, reportazheve, skicave, intervistave etj. përbën boshtin e të 380 faqeve të ilustruara me dokumente e fotografi të

242 librit Rilindësit e kohës Sonë, si vëllim i dytë i ciklit publicistik Njerëz që i dua tashmë në qarkullim. Shtrëngim duarsh dhe vlerësime të drejtpërdrejta mori autori gjatë gjithë ditëve të seminarit. Strugë, 24 korrik 2008 NJË LIBËR PËR RILINDËSIT E KOHËS SONË Doli në qarkullim libri Rilindësit e kohës sonë si vëllim i dytë i serisë publicistike NJERËZ QË I DUA, të gazetarit emigrant Abdurahim Ashiku. Në të 380 faqet e librit trajtohet problemi i gjuhës shqipe në emigracion, përvoja e mësuesve emigrantë në hapësirën evropiane dhe problemet me të cilët përballet shoqëria shqiptare në emigracion përballë asimilimit tepër të shpejtë që po ndodh, veçanërisht në Greqi, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve emigrantë. Në libër ballafaqohet përvoja mjaft pozitive e shtetit dhe shoqërisë të Kosovës dhe indiferentizmi i i shtetit dhe i shoqërisë së Shqipërisë. Për informacione më të hollësishme drejtohuni autorit në e mail a_ashiku@yahoo.gr Gazeta EMIGRANTI ABDURAHIM ASHIKU NË RILINDËSIT E KOHËS SONË Rilindësit e kohës sonë është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve të shqipes në botë. Menjëherë mbas botimit, më 23 korrik libri u promovua në Strugë, ku ishin mbledhur më shumë se 100 mësues nga e gjithë Evropa, dhe nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, u diskutua mbi strategjinë e arsimimit të fëmijëve të shqiptarëve në Evropë. Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësuesve dhe prindërve në të gjithë Evropën si dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha dhe arsimi shqip të mësohet nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë. Libri, nga ana tjetër, është një homazh për gjithë mësuesit shqiptarë në Greqi, të cilët, pas punës së përditshme në emigracion, gjejnë kohën të mësojnë falas fëmijët e emigrantëve, duke qenë kështu Rilindësit e kohës sonë, nga ka marrë edhe titullin libri. Libri është një dëshmi se si mësuesit shqiptarë në Greqi kanë marrë iniciativën dhe po organizojnë mësimin e shqipes atje falas, natyrisht pa

243 mbështetjen e qeverisë shqiptare, në mënyrë që fëmijët e emigrantëve të kenë mundësinë të mësojnë shqip. Libri, nga ana tjetër, është një udhërrëfyes për autoritetet shtetërore të arsimit, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të emigrantëve. Libri është botuar nga shtëpia botuese m&b (Gazeta Rruga e Arbrit korrik 2008) TEUTA RUSHITI PREZANTON... - Në mbrëmjen strugave... Teuta Rushiti: Mirëmbrëma dhe ju përshëndes të gjithëve! Është kënaqësi shumë e madhe që të kemi mes nesh jo vetëm mësues të vjetër dhe të rinj por edhe shkrimtarë, poetë, publicistë, gazetarë, njerëz të shkencave, të letërsisë, të artit, intelektualë që me punën e tyre kudo vazhdojnë të përhapin gjuhën shqipe, kulturën, traditat dhe zakonet e popullit shqiptar Duke marrë në dorë librin Njerëz që i dua mendova dhe thashë. Në qoftë se zoti Abdurahim Ashiku ne na do njëherë, ne e duam njëqind herë. Jo vetëm e duam por edhe e respektojmë. Në këtë libër ne kemi gjetur veten tonë, dëshirat, përpjekjet, hallet tona që këto vite në emigracion kanë mbetur të shkruara nga dora e shokut dhe mikut tonë Abdurahim Ashiku

244 Si ju lindi dëshira për të shkruar këtë libër? A. Ashiku: Dëshira për tu marrë me publicistikë është e hershme. Ka filluar në vitin 1957 me një shkrim në Sporti Popullor në një ekskursion në qytetin e lashtë të Apolonisë, për të vazhduar për shumë vite me radhë si bashkëpunëtor i Zërit të Rinisë në vitet studentore, si gazetar profesionist në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, gazetar në shtypin lokal dhe deri në mesin e vitit 1996 në gazetën Zëri i Popullit. Publicistika nuk më është ndarë kurrë dhe nuk mund të jetoj pa derdhur në letër, e tash në kompjuter, ato që përjetoj. T. Rushiti. Kur kam lexuar librin kam pas shumë emocione pasi kam parë jo vetëm njerëz të mitur, burra, gra shqiptare emigrante, punën e tyre dhe gjendjen psikologjike të fëmijëve që janë në emigracion. Megjithatë do ta pyes përsëri z. Abdurahim: A mund të më tregoni një moment prekës gjatë gjithë kësaj pune shumëvjeçare, sidomos me brezin e ri, që u ka mbetur në kujtesë dhe u ka lënë mbresa? A. Ashiku: Mbresat janë të shumta. Ato lidhen me fëmijët, me ata që aspirojnë të mësojnë gjuhën shqipe. E kam ndjekur problemin e mësimit të gjuhës shqipe që nga viti 1998 kur shoqërova një grup mësuesish shqiptarë në takim me ambasadorin Robo, hap pas hapi. Për mua kjo ka qenë gjë e bukur. Ajo që më ka lënë mbresa dhe që është pasqyruar në librin Rilindësit e kohës sonë është se ndërsa arvanitët edhe tash pas pesëqind vjetësh flasin shqip, pasqyruar në një bisedë me një 97 vjeçar i cili fliste shqip jo vetëm vetë por edhe i biri, edhe nipi. Por ajo që më bëri të ndalem e të gërmoj më thellë në problemet e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në Greqi ishte një bisedë me një taksixhi arvanitas, bisedë e cila është pasqyruar në librin Rilindësit e kohës sonë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na Biseda me të më preku, më bëri që të mendoj e punoj që fëmijët tanë të mos bënenë grekër... T. Rushiti. Kalojmë tani tek vëllimi i dytë Rilindësit e kohës sonë. Shkrimtari dhe publicisti ka pasur një bisedë me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli nga ku ka marrë edhe idenë e titullit të librit. A mund të na thoni disa momente nga takimi me shkrimtarin Dritëro Agolli? A. Ashiku: Ka qenë pikërisht data 9 prill e këtij viti kur unë hyra në shtëpinë e Dritëro Agollit, shtëpi e cila është gjithnjë derëhapur për këdo. Mbasi pimë kafenë e Zonjës Sadije nisa me Dritëroin një bisedë për emigrantët. Ai më tregoi për gjyshin, xhaxhanë dhe babanë që kishin emigruar në Argjentinë, peripecitë e emigrimit... Kur muhabeti ra për problemet e emigrimit sot, për mësimin e gjuhës shqipe, ai më tha:

245 ... Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm duke vazhduar kohën e Rilindësve që të punojnë për mëmëdhenë... Unë e mora si pagëzim të këtij libri dhe si një vlerë për të gjithë mësuesit në emigracion. T. Rushiti: Të dy librat janë me shumë interes. Urojmë që publicisti dhe shkrimtari Abdurahim Ashiku ta vazhdojë akoma më me dëshirë dhe më me vullnet krijimtarinë edhe në vitet e ardhshme. I urojmë publicistit suksese në publicistikë dhe në jetë. A. Ashiku: Sa për dijeni libri që paraqes sot është një përmbledhje e asaj që u zhvillua një vit më parë, e asaj miqësie që u krijua një vit më parë midis emigrantëve, të atyre bisedave shumë të ngrohta. Është një këndvështrim i veçantë i këtyre seminareve, seminare që i bashkojnë njerëzit, bashkojnë zemrat dhe bëjnë që të komunikojnë njëra me tjetrën. Një kapitull është me bisedat që kam bërë me shumë mësues në diasporë, biseda të drejtpërdrejta, pa koment, biseda që flasin vetë. T. Rushiti: Librat janë pjesë e serisë Njerëz që i dua. Edhe ne ju duam dhe ju respektojmë për punën tuaj vetëmohuese dhe këmbëngulëse në emigracion. Flutura Tafilaku. Unë po lexoj vetëm përkushtimin si një gjetje e veçantë nga ana e autorit.. Përkushtim! Këto radhë ua përkushtoj: - Mësuesve të mi që aso kohe më vunë përpara një pllakë dhe një laps guri dhe më thanë: Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!... - Mësuesve emigrantë përkushtimi i të cilëve ngjan si dy pika loti me atë të Rilindësve të Mëdhenj të Kombit Shqiptar... - Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese në më se tri dekada në ciklin e ulët dhe në ushtrimoren e Shkollës Pedagogjike të Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes I uroj që të bëhet njëqind vjeçe! Është një grua artiste, shoqe ime e mirë dhe nder për komunitetin. Shpreh konsiderata për autorin sepse vazhdimisht sensibilizon komunitetin në Athinë me materialet për edukimin dhe për shkollën. Njëkohësisht uroj që të gjitha këto që thotë Abdurahimi në libër dhe në gazetë të shkojnë atje ku duhet, në veshin e Ministrisë së Arsimit. Kozeta Hoxha, radio Tirana: Lexon:.. Unë, gazetari emigrant, mora bisturinë dhe provova të hyj në një plagë, në plagën e madhe të asimilimit të vrullshëm të gjuhës shqipe dhe të fëmijëve tanë në emigracion... Nuk e di se sa thellë ka hyrë bisturia ime dhe sa i kam bërë të ndërgjegjshëm njerëzit për rrezikshmërinë e saj.

246 Do të isha i lumtur sikur ky libër, këto fakte të jetuara, t i merrnin në dorë në radhë të parë politikanët e pushtetarët, pushteti dhe shteti, Kuvendi dhe kuvendarët, të majtë dhe të djathtë dhe të reflektonin menjëherë, me vendime shteti e ligje Kuvendi si masa parandaluese për mos gangrenizimin e plagës... Do të isha i lumtur sikur mësimet e këtij libri t i bënin të ndërgjegjshëm prindërit, gjyshet dhe gjyshërit për t i marrë për dore fëmijët dhe nipërit e mbesat e për t i ulur në bankat e shkollimit plotësues të GJUHËS SHQIPE... Unë kaq munda dhe kaq bëra... Kjo nuk do të thotë se pena ime do të ndryshket përballë: Shpendrave, hithrave, ferrave që sipër na kanë rënë dhe dritën na kanë zënë me fletë shumë të gjera. Athinë, 22 qershor 2008 Ky ishte një fragment i Abdurahim Ashikut në mbyllje të librit me titull shumë kuptimplotë Rilindësit e kohës sonë. I urojmë suksese! Artemis Duri: Lexon vjershën këngë satirike Mos braktisni gjuhën tonë me të cilën grupi lab Vëllazërimi u paraqit në Festivalin e Valles Tipologjike Shqiptare në Lushnjë në qershor A.Ashiku: Ju faleminderit për vlerësimet. Kam qenë edhe vetë mësues dhe e di se sa e madhe është të qenit mësues. Ndoshta vitin e ardhshëm do të vijmë me një vëllim tjetër për ju. Strugë, 23 korrik 2008 NJË MONUMENT RILINDËSVE TË KOHËS Arbëria matanë detit na kujton Se ne të huaj jemi tek ky dhe?! Zef Serembe Ç është e shkruar, ka ndodhur, ç nuk është e shkruar, nuk ka ndodhur!? E çuditshme kjo thënie e otomanëve por qysh se është zbuluar shkrimi, kështu paska qenë! Pasojat e mos shkrimit të gjërave, ngjarjeve etj. po reflektojnë me problemet që ka albanistika si shkencë pikërisht për mungesën e të shkruarit nga Ilirët! Për habinë time, kjo thënie e otomanëve, më duket shumë më e qëndrueshme se sa ajo latine: Shkrimet mbesin, fjalët i merr era

247 Thënia e latinëve, sikur nuk detyron; sikur duan të thonë se shkrimi është vetëm shenjë i edukatës apo një frazë e artit oratorik, art të cilin e kishin shumë të zhvilluar romakët ndërsa thënia e otomanëve është çështje ligji, shkrimi është dëshmi për historinë. Shkrimi pra është dëshmi se, dikur, diku, ka ndodhur diçka. Në fund të fundit, të shkruarit është detyrim qytetar! Ka ndodhur pra shkrimi i Abdurahim Ashikut, dhe në shkrimin e Ashikut ka ndodhur historia e edukimit vullnetar në një pjesë jo të madhe të diasporës shqiptare në përgjithësi, kësaj here në Greqi dhe Itali. Nga ky libër aq modest, jam inspiruar menjëherë pas leximit të parë dhe kam shkruar një opinion në Emigrantin për diasporën shqiptare në Greqi në raport me Qeverinë shqiptare me titull Lumë Greqia kë ka brenda, mjerë Shqipëria kë nxjerr jashtë pjesë e së cilit shkrim ishte edhe vetë personazhi gazetar; Abdurahim Ashiku. Për mua si lexues i përkushtuar, vepra publicistike e A. Ashikut, me vetë faktin që më ka nxitur të jem edhe unë përkrahës i idesë dhe i qëllimit të veprës në fjalë, vepra e ka kryer misionin për të cilin është bërë. Kush nuk është emigrant, këtë mund ta përjetojë vetëm gjatë leximit të veprës. Emigrantët dhe shkruesi i këtyre rreshtave e përjetojnë për ditë, çdo orë, çdo moment. Të tillë pra mund të jenë lexuesit e veprës publicistike RILINDËSIT E KOHËS SONË. Por vetëm emigranti i di hallet e emigrantëve. Po t i dinte qeveria hallet e emigrantëve, do të ndërmerrte diç për gjysmën e kombit që e ka jashtë por ndryshe është me të dëgjuar, ndryshe me të shijuar. Në të vërtetë, kjo është pjesa e dytë e librit Njerëz që i dua e cila është botuar më Tani këtë libër e ka titulluar RILINDËSIT E KOHËS SONË pra me nëntitull dhe vazhdim i së parës,(njerëz që i dua) dhe vërtetë këta njerëz që bëjnë këtë punë aq të madhe për ruajtjen e identitetit kombëtar të imponohen t i duash. Fillimisht si titull, duket mjaft megaloman dhe pak kush e beson se vërtet titulli përputhet katërçipërisht me mesazhet e librit.

248 Për këtë u binda pasi e lexova librin dhe e pash se ka ndodhë dhe po ndodh në Greqi dhe Itali kultura shqipe. Ka ndodhur dhe po ndodh në Greqi dhe Itali vuajtja shqiptare! Ka ndodhë dhe po ndodh në Greqi zhvillimi kombëtar. Ka ndodhë dhe po ndodh në Greqi kthimi i kujtesës së arvanitasve. Të gjitha këto lexues i dashur a nuk janë një RILINDJE? Edhe në anën tjetër, ka ndodhur dhe po ndodh heshtja e Arbërisë?! Ky pra është kundërshpërblimi që jep atdheu. Arbëria...!!! Nuk do ta vazhdoja më strofën e Zef Serembes por do t i thosha rilindësit tanë të përvuajtur: Jo i dashur, më vjen keq të të demantoj sepse kjo nuk është e vërtetë dhe kurrë nuk ka qenë e vërtetë! Kjo vepër që është mjaft voluminoze, ka përfshirë në vetvete gjithë aktivitetet kapitale të diasporës shqiptare në Greqi, Itali dhe në Evropën Perëndimore dhe shumë shënime për arvanitasit e harruar. Kur them se është një libër krejt origjinal, së paku unë nuk kam parë të tillë, për bazë kam se më së paku flet autori. Autori është vetëm regjistrues i ngjarjeve. Këtu pra qëndron autorësia origjinale se ai ka ditur ku t i marrë temat dhe secila temë përveç risisë dhe historikut që paraqet, aspiron një porosi, një mesazh tek lexuesi. E mesazhet nuk janë të vogla në këtë libër që na e ofron Abdurahim Ashiku. A ka veshë mali që s bëzan apo jo? Deri tani nuk u dëgjua i gjallë, edhe kur lëvizi, ishte i rrejshëm. Autori me origjinalitetin e tij, ka arritur ta prekë ndërgjegjen e lexuesit të çfarëdo niveli social qofte ai se në Greqi është emigracioni shqiptar aktiv dhe që ka nevojë për ndihmë. Autorin e kam takuar në seminarin e Durrësit për mësuesit emigrantë që punojnë me fëmijët shqiptarë anembanë Evropës. Pak kohë kam ndenjur me z. Ashiku. Njeriu me një diktofon dhe me fotoaparat në dorë nuk më bëri përshtypje se është një gazetar aq aktiv, sepse të tillë me një fotoaparat e me diktofon sot gjenden në çdo tubim. Gënjeshtra më e madhe e gazetarit është atëherë kur nuk shkruan. Kjo mund të duket shumë e pavend por arsyeja qëndron në fshehjen e fakteve. Po dezinformoi gazetari, dikush gjendet që e demanton ose dikush shkon nga kureshtja për ta prekur realitetin dhe ai e gjen një realitet tjetër! Kur gazetari nuk informon, është një katastrofë; është gënjeshtra më e madhe sepse populli nuk di gjë dhe kështu pasojat janë shumë të mëdha. Z. Ashiku në Greqi e bën punën e informatorit të shkëlqyeshëm. Përveç preokupimeve të diasporës të cilat i shënon, fotografon dhe në fund i boton nëpër gazeta apo edhe në libra, ai e bën edhe punën e hulumtuesit të gjakut të shprishur të Arbrit nëpër Greqi Z. Ashiku është publicist aq origjinal sa të mbushet mendja se është dëshmitar i rastit

249 Kjo rastësia e autorit, e bën aq të natyrshme temën që trajton dhe i jep forcë trajtimit të temës që e bën kureshtar lexuesin një gjë për të cilën aspiron çdo njeri që nuk shkruan vetëm për vete. Duhet të kuptojmë se rastësia nuk ndodh me profesionistët. Ata dinë ç bëjnë dhe dinë ku të gjurmojnë sikur janë rastet e shkrimeve të A. Ashikut. Libri RILINDËSIT E KOHËS SONË është një zëdhënës i diasporës shqiptare që në përgjithësi përcaktim e ka Greqinë. Diasporë e quaj kushtimisht sepse besoj fuqishëm se me punën që ka bërë A. Ashiku dhe ndonjë tjetër, këtyre shqiptarëve më mirë do t iu shkonte termi emigrantë ose punëtorë sezonalë. Kujt ia drejton A. Ashiku mesazhin? Rilindësit... e A. Ashikut janë një dëshmi se sa të përkushtuar janë shqiptarët për ruajtjen e kulturës dhe identitetin e vet. Njëkohësisht duke e parë shkrimin në retrospektivë, së paku nga viti i kaluar nga shënimet e marra në Seminarin e Durrësit 2007, qeveria shqiptare nuk ka marrë as edhe një hap për ta zbutur sado pak këtë problem kombëtar e që nuk është pak por është gjysma e kombit. Duke qenë dëshmitar i dy seminareve dhe i një kohe relativisht të gjatë të Shqipërisë me diaspora e migracione, kam përshtypjen që i njëjti fat do t i përcjellë edhe emigrantët e kohës më të re. Historikisht shteti shqiptar dhe qeveritë e saja për një apo tjetër arsye kurrë nuk e kanë përkrahur asnjë diasporë të veten. (Mbaj mend, në as një epokë të kohës më të re, Shqipëria nuk i ka dalë në ndihmë pjesës së saj Lindore që natyrshëm i ka takuar po qe nevoja edhe të luftojë. Qeveritë shqiptare, kanë bërë të kundërtën. Kam frikë se shkrimet e A. Ashikut do të bien në vesh të shurdhër dhe do të mbeten shkrime të cilat do t u shërbejnë vetëm bashkatdhetarëve si ngushëllim: na ishte një herë. Edhe gjatë këtyre dy seminareve, nuk është bërë as edhe një lëvizje e vetme e qeverisë shqiptare. Të rrotullon lëkurën shënimi për shqiptarët emigrantë të cilët nuk guxonin as edhe të flisnin shqip, të mos hetoheshin që janë shqiptarë! mos t iu dëgjojë armiku! Njeriu frikësohet vetëm atëherë kur e di që nuk ka as edhe një përkrahje nga dikush, frikësohet nga vdekja. Një ikje nga vetvetja nuk e kam hasur në asnjë komb madje romët e Gjermanisë, Finlandës i kam takuar shpesh dhe më kanë bërë përshtypje se ata janë më krenarë se shqiptarët. Janë më krenarë se shqiptarët sepse edhe si romë kanë mbështetje kushtetuese nga shteti i vet që askund në botë nuk quhet Romanistan por quhet Gjermani, Francë, Finlandë etj. Shqiptarët edhe duke e pasur shtetin e vet, flamurin e ngritur në organizatën e Kombeve të Bashkuara, frikësohen të flasin shqip! Frikësohen të flasin shqip sepse shteti, atdheu apo mëmëdheu nuk duket

250 askund. Pasi atdheu nuk duket askund, duke qenë shtetas i një shteti që nuk çanë kokën për robt e vet, pra vetë shteti bën politikë shkombëtarizimi. Duke e lexuar librin dhe duke e njohur realitetin në terren, vërehen të gjithë matrapazët e shtetit dhe hipokritët me gjithë megalomaninë e tyre dhe me plot gojën ndihmë, dashuri, brengë etj. për diasporën dhe në anën tjetër shqiptarët refugjatë apo si të të gjithë personazheve njerëzore që nga altruistët e arsimit, aktivistët e jetës kulturore dhe edukative shqiptare, deri tek shqiptarët që iu vjen turp që janë shqiptarë, biznesmenë patriotë dhe biznesmenë të strukur diku për një euro më shumë nuk do të hetohet se është shqiptar e deri tek gjaku i shprishur i Arbrit të cilët as dinë greqisht, as dinë kur kanë ardhur në ato troje. Ky libër është një pasqyrë aq reale sa nuk do të ndihmonin qindra statistika të lexuara para saj. Ky është një udhërrëfyes për shtetin, emigrantët dhe intelektualët se ku jemi dhe ç duhet të bëjmë. E thashë më lart që është një rrëfim i natyrshëm. Është i natyrshëm aq sa autori zë më së paku vend në këtë vepër. Autori e regjistron ngjarjen dhe e le vetë lexuesin të nxjerrë përfundim shpeshherë duke i ballafaquar institucionet me gjendjen faktike. Uroj që z. Ashiku, dhe siashikët e tjerë, të vazhdojnë duke e njoftuar shqiptarin se kë ka shtet dhe ç shtet po bëhet. Këtu pra ka ndodhur emigranti, autori, por nuk ka ndodhur shteti shqiptar për së mbari. Arbëria matanë detit na kujton... Ragip Kçiku, mësues Finlandë RILINDËS...SHPREHJE E BUKUR I nderuar Zoti Ashiku! Me kënaqësi lexova përgjigjen tuaj. Faleminderit! Unë isha në seminarin e Strugës. Kam pas kumtesën time në ditën e tretë "Rëndësia e ushtrimeve me shkrim në mësimin plotësues të gjuhës shqipe". Por ju nuk më kujtoheni dot. Do të gëzohem kurdo që do të më bie në dorë libri i Rilindësve... Shprehje e bukur! Meqenëse edhe unë shkruaj në gazetën "Bota sot" edhe në "Zëri i ditës" shpresoj se do të shkruaj një artikull për librin tënd. Nexhmije Mehmetaj

251 LIBËR MBI GJAKUN E SHPRISHUR TË KOMBIT TONË... Zëri, 11 tetor Shkruan, prof Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura - Zvicër. Shqiptarët në mërgim! Të shkruash për mërgimtarët tanë njëherë do me thënë ta kesh zemrën tek ata, te gjuha shqipe. Shqiptarët me shekuj janë shpërngulur nga trojet e veta! Padyshim nga shtypja, ndjekjet, përndjekjet, dhuna, terrori, burgosjet, vrasjet etj. Mbasi dihet qindra mijëra shqiptarë të mërguar në Greqi, qindra mijëra në Itali, në Gjermani, në Zvicër e gjetiu. Edhe pse mërgimet janë bërë fati ynë as kë nuk e intereson fati i tyre. Mjerisht asnjëherë nuk u themelua një këshill për mërgimtarët, as nga Shqipëria dhe as nga Kosova që do të interesohej për fatin e bashkatdhetarëve të vet që do të kultivonte lidhjet me ta, që do të organizonte bashkëpunimin arsimor, kulturor e të tjera me ta. Çka do të thotë kjo? Cili komunitet tjetër evropian ka kësi fati? Dhe, vetë autori i këtij libri është pjesë e diasporës. I shtyrë në moshë, afër të shtatëdhjetës. Në mënyrë të veçantë ai i ka artikuluar të parat veçoritë, thuaja, më esenciale bujarinë e tij ndaj jetës, punës, gjuhës, përpjekjes që bëjnë shqiptarët për ta ruajtur identitetin dhe integritetin e vet kombëtar, kulturor dhe shpirtëror. U shkruan dhjetëra libra me vlerë, të mërgimtarëve, por botimi i veprës Rilindësit e kohës sonë mund të thuhet pa drojë se është

252 përpjekja e mirëfilltë më e gjerë dhe më e thellë. Ky studim vjen si pjesë e dytë e librit të botuar një vit më parë Njerëz që i dua. Libri në fjalë fillon me Hyrje, ku autori nëpërmjet disa dëshmive të tërthorta, provon ta nxjerrë titullin kaq të madh të veprës me ndihmën e shkrimtarit Dritëro Agolli... Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanë shfrytëzuar apo e kanë përvetësuar e emigrantët e sotshëm duke vazhduar kohën e Rilindësve që të punojnë për mëmë dhenë. Për kryerjen e misionit që i ka vënë vetes, autori ka përdorë të gjitha mënyrat e mundshme: shënimet biografike, reportazhin, portretin, intervistat, vështrimin historik, kumtesat etj. Libri që kemi në dorë është konceptuar në 11 tërësi, të cilat kanë një lidhje tematike mes tyre. Drejt shqipes në emigracion, probleme të përgjithshme të bashkësisë shqiptare në Greqi, për ruajtjen e gjuhës shqipe. Mësuesit emigrantë në Greqi, vlerësohet lartë kontributi i mësuesve të shqipes në Greqi të cilët mbajnë mësime falas. Mësuesit shqiptarë në Evropë, shkëmbim letrash me mësimdhënësit mërgimtarë nga shumë vende të Evropës, një gjë fisnike, përpjekjet e mësuesve tanë në diasporë për t i mbajtur gjallë rrënjët e fëmijëve nga kanë ardhur. Gjaku i shprishur shqiptar, dominimi kulturor, ekonomik dhe politik i grekëve është instrument për dështimin e vijueshëm të identitetit etnik shqiptar, deri në vitet më të fundit s ka shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Mesazhe e amanete, skica e portrete, reportazhe, letërkëmbime, Rilindësit e shqipes, metodika, pasthënie. Libri në pjesë të veçanta shpreh njerëz të njohur apo të panjohur. Kur thellohesh në leximin e këtij libri, kur dalëngadalë përfshihesh prej tij, njihesh me dëshira, me brenga mërgimtarësh. Ky libër nuk është argëtues, nuk zgjon kënaqësi, as nuk të pushton me lashtësinë. Në qenësi është gjurmim dhe shqiptim thelbor i botës, i krenarisë, i pësimeve dhe gjaku i shprishur i kombit njeriut tonë dje dhe sot. Gjithë kjo shqiptohet nëpërmjet një sistemi të ngritur dhe të shtjelluar me mjeshtri shprehëse dhe të imazheve tronditëse, të meditimeve e të mendimeve për fatin dhe për botën tonë. Kështu krahas njerëzve të thjeshtë pak të njohur, njihesh me njerëz të mëdhenj të mërgatës, Aristidh Kolën, Irakli Koçollarin etj. Në faqet e librit njihemi me ngjarje të mëdha, me peshë kombëtare. Krahas këtyre ne njihemi me drama të përditshme që zhvillohen në heshtje, njerëz të urtë, bujarë, me krenari të pamposhtur, trim e fisnik, i sakrifikuar, i nderuar dhe që di të nderojë. Si epilog janë zhgënjimet ndaj pushtetarëve dhe politikanëve të vendit të vet të cilët nuk e ngritën mësimin plotësues në nivel shteti, por e lanë në nivel shoqatash

253 DUKE LEXUAR LIBRIN RILINDËSIT E KOHËS SONË Prof Nexhmije Thaçi - Mehmetaj, mësuese në Zvicër. Libri më i ri i publicistit dhe studiuesit Abdurahim Ashikut me titull Rilindësit e kohës sonë është në disa pikëpamje i jashtëzakonshëm. I rrallë është me titullin e tij: rilindësit e kohës sonë! Ky titull, sado i jashtëzakonshëm, është njëkohësisht shumë kuptimplotë. Shqiptarët në mërgim! Të shkruash për mërgimtarët tanë njëherë do me thënë ta kesh zemrën te ata, mandej përgjithmonë te gjuha shqipe. Libri Rilindësit e kohës sonë është i jashtëzakonshëm me përmbajtjen e tij: jeta, puna, përpjekja që bëjnë shqiptarët për ta ruajtur identitetin dhe integritetin e vet kombëtar, kulturor dhe shpirtëror jashtë atdheut. Të jashtëzakonshëm nuk janë vetëm titulli dhe përmbajtja e tij. I jashtëzakonshëm është edhe fati i popullit shqiptar. Libri Rilindësit e kohës sonë është i jashtëzakonshëm, ndërkaq, edhe për komunitetin shqiptar në Greqi, qoftë në atë pjesë ku shqiptarët janë në trojet e veta në Çamëri, qoftë në diasporën arvanite, apo diasporën e re, për dy arsye: se këtu do të jetojnë shumë shqiptarë të përkushtuar Atdheut dhe popullit të vet dhe këtu do të jetojnë dhe do të veprojnë disa figura të shquara të kulturës dhe të historisë shqiptare. Njëri prej më të mëdhenjve jo vetëm këtu, por në botën shqiptare, në përgjithësi, është Aristidh Kola kujtimi i të cilit i bashkon sot shqiptarët, sikundër puna e tij derisa ishte gjallë. Ai me punën dhe me shembullin e tij bëri që të ketë trashëgimtarë të denjë në Komunitetin shqiptar të Greqisë, që nuk lanë të shuhet fryma atdhetare në këtë Komunitet, që këtu i vazhduan idealet e tij.

254 U shkruan me dhjetëra libra me vlerë, të mërgimtarëve, ose për mërgimtarët, por botimi i veprës Rilindësit e kohës sonë mund të thuhet pa drojë se është përpjekja e mirëfilltë më e gjer dhe më e thellë. Ky studim vjen si pjesë e dytë e librit të botuar kohë më parë Njerëz që i dua (2007) jepen të dhëna të shumta për shkollat dhe arsimin shqip në Greqi. Vepra Rilindësit e kohës sonë është, rrjedhimisht, vepër themelore dhe e pashmangshme për të kuptuar pozitën politike, shoqërore, ekonomike dhe kombëtare të shqiptarëve në diasporën e re. Dhe për të gjykuar për të, për të kuptuar idetë dhe ndjenjat e tyre kombëtare që mbizotërojnë në jetët e tyre intelektuale. Ajo njëherësh është vepër për aktualitetin dhe për historinë, prej së cilës do nxjerrë mësim gjithsesi, brezat e rinj. Libri në fjalë fillon me Hyrje, ku autori nëpërmjet disa dëshmive të tërthorta, provon ta nxjerrë titullin kaq të madh të veprës: Rilindësit e kohës sonë. Për kryerjen e misionit që i ka vënë vetës, autori ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme: shënimet biografike të mësuesve të shqipes, reportazhin, portretin, intervistat, vështrimin historik, kumtesat, metodika, letërkëmbime, pasthënie etj. Libri që kemi në dorë është konceptuar në 11 tërësi, dhe me mjaft nëntituj. Ai ndalet në çështje të ndryshme që lidhen me hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në Greqi, jepen të dhëna të shumta për meritat dhe rolin e mësuesve, të cilët ndihmojnë zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë, duke e sensibilizuar edhe Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, për organizimin e shkollimin e fëmijëve të punëtorëve jashtë shtetit. Edhe pse mërgimet janë bërë fati ynë, as kë nuk e intereson fati i tyre. Mjerisht asnjëherë nuk u themelua një këshill për mërgimtarët, as nga Shqipëria e as nga Kosova që do të interesohej për fatin e bashkatdhetarëve të vet që do të kultivonte lidhjet me ta, që do të organizonte bashkëpunim arsimor, kulturor e të tjera me ta. Deri më tani mësimi plotësues i gjuhës shqipe organizohet në baza vullnetare, mjerisht nuk mbikëqyret nga shteti shqiptar. çka do të thotë kjo? Në minoritetin grek në Shqipërinë Jugore (në Dropull) gjithnjë ka pasur e ka edhe shkolla për mësimin në gjuhën greke dhe gazeta në greqisht për atë minoritet. Ndër të tjera aty flitet për rëndësinë e veprimtarisë së mësuesve që është e madhe në disa pikëpamje: këta i kontribuojnë zhvillimit të personalitetit të secilit nxënës, ngadalësimit të procesit të asimilimit kulturor dhe kombëtar, për t i mbajtur gjallë rrënjët e fëmijëve nga kanë ardhur. Ky libër paraqet një pasqyrë të organizimit dhe të shtrirjes së shkollës shqipe në vende të ndryshme të botës. Kjo vepër nuk është vetëm për njohjen e mësimdhënësve që punuan me zell të madh në procesin mësimor jashtë trojeve etnike, por

255 njëkohësisht hartë gjeografike që pasqyron vende të ndryshme ku emigruan shqiptarët. Në ketë libër të gjerë kur thellohesh në leximin e tij, dalëngadalë, përfshihesh prej tij dhe njihesh me dëshira, me brenga mërgimtarësh. Libri në pjesë të veçanta shpreh njerëz të njohur apo të panjohur. Kështu krahas njerëzve të thjeshtë pak të njohur, njihesh me emra të mëdhenj të diasporës. Në faqe të librit njihemi me ngjarje të mëdha, me peshë kombëtare, bjerrja e shqipes tek fëmijët e mërgimtarëve. Krahas këtyre ne njihemi me drama të përditshme, që zhvillohen në heshtje, njerëz të urtë, bujar, me krenari të pamposhtur, trim e fisnik, i sakrifikuar, i nderuar dhe që di të nderojë. Dhe, vetë autori i këtij libri është pjesë e diasporës. I shtyrë në moshë afër të shtatëdhjetës, për mes këtij libri përcjell ndër breza etjen, dashurinë dhe sakrificat e popullit tonë për dije. Courgenay,

256 ATA ME TË VËRTETË JANË RILINDËS I nderuari Z. Duro! Po të shkruaj me shpresë se jeni mirë Ju dhe familja e juaj. Tani unë me familje sapo u ktheva nga pushimet në Vjenë, më të freskët, të liruara sadopak nga malli i dheut tënd dhe me plot përshtypje të reja. Nga ato me vlerë është Struga. Aty u njohëm me kolegë të rinj dhe me përvojën e tyre nga të cilat mësuam shumë gjëra. Ashtu sikurse në seminarin e Durrësit verën e shkuar shkëlqeu puna dhe veprimtaria e mësuesve në Greqi. Ata vërtetë janë rilindësit e kohës sonë siç i quani ju mësuesit e mërgatës. Në veçanti me vlerë ishin kumtesat profesionale. Ato janë brumi kuptimor i çdo seminari Në mesin tonë u shpalosen jo vetëm mësues të vyer por edhe poetë, shkrimtarë, publicistë, studiues e veprimtarë me vlerë kombëtare. Kjo është shumë pozitive. Këto vlera i ndiem ne por jo edhe mësuesit vendorë në trevat etnike. Me shpresë herëve tjera do të ketë edhe prej tyre në seminar. Të falënderoj shumë për dy librat e dhuruara nga ti:, Njerëz që i dua dhe Rilindësit e kohës sonë. Sot nën diellin e zbehtë këtu pranë Danubit i lexova disa nga shkrimet tua në Njerëz që i dua dhe më pëlqyen shumë. Natyraliteti, thjeshtësia, inspirimi, brenga e juaj në to më lanë përshtypje. Nuk do ta harroj shkrimin rreth Nik(i)olla Laud(arit)ës i njohur jo vetëm në shtetin ku unë jetoj por edhe jashtë tij. Më parë për te

257 më kishte folur kolegeje Valbona Çapani, një mësuese e zonja nga Tirana e tani në Vjenë. Nuk e besoja se ai është bir shqiptari. Shumë nga ato që i trajtoni ju në shkrimet e juaja janë pjesë e jona, të përjetuara. Tani e përfundoj duke ju dëshiruar punë të suksesshme në veprimtarinë tuaj. Edhe njëherë përmes jush i përshëndes kolegët në rrethin tuaj. Me respekt! Hazir Mehmeti, mësues në Vjenë

258 A DO T IA MBËRRIJË GREQIA ASAJ DITE? Vlera e librit Rilindësit e kohës sonë lidhet me shqetësimin mbarëkombëtar që shpreh, e që për fat të keq nuk po mbërrin në veshët e baballarëve të kombit. Mbase ndryshojnë gjërat kur emigranti shqiptar të votojë për parlamentin e vet nga zyrat e ambasadës në Athinë apo të konsullatës në Selanik, e, para së gjithash, kur emigrantët të organizohen më mirë e të kenë një zë të përbashkët. Krahasimet me sa ndodh me diasporën kosovare janë domethënëse dhe, sigurisht, do të duhet kohë për të arritur deri aty. Kam parasysh se Norvegjia, e cila sillet si model, është vendi që ka nënshkruar numrin më të madh të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, brenda të cilave përfshihet edhe e drejta e mësimit të gjuhës amtare. A do t ia mbërrijë Greqia ndonjëherë asaj dite? Të shohim... Dhori Qiriazi, lektor i gjuhësisë historike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Selanikut

259 KREU XI PËRVOJË EVROPIANE

260 MËNGJESE STRUGE Këto biseda janë zhvilluar një mëngjes, të parin e mëngjeseve të Strugës 2008, ndërsa dikush mbushte filxhanin me qumësht apo çaj, i vinte fetës së bukës një shtresë gjalpi, ia bënte me shenjë kamerieres për një kafe pas buke... Biseda të lira, biseda që nganjëherë thonë më shumë se sa fletë të tëra të kumtuara në podiume mbledhjesh... BUKURIE LIMANI... Pozita shumë e përshtatshme këtu më ka sjellë kënaqësi, takimet, njohja me njeri tjetrin, kulturën, Atdheun, traditën edhe të këtij vendi këtu ku jemi. Traditën dhe kulturën e kemi të njëjtë. Është hera e dytë që takohemi. Në Shqipëri ka qenë hera e parë. Përshtypjet janë jashtëzakonisht të mira. Ju jeni mësuese në... Në Grac, Austri. Në Grac është një numër shumë i madh i fëmijëve shqiptarë. Unë punoj me nxënës të shkollës fillore. Gati për çdo vit janë nxënës shqiptarë. Si punoni me to? Në një mënyrë shumë të organizuar dhe me një plan - program të veçantë që organizohet nga shteti austriak Në çfarë ditësh jep mësim? Jap çdo ditë, me një orar të plotë, nga 22 orë. Punoj në dhjetë shkolla. Mësimi është i planifikuar mbas dite. Nganjëherë varet edhe prej orarit por edhe të fëmijëve që kanë kohë pak më të lirë. Për shembull kanë 2 3 orë të lira, atëherë punoj edhe para dite. Me klasat e ciklit të ulët po, kurse me klasat e ciklit të lartë pasdite. Janë gjashtëmbëdhjetë gjuhë të huaja në një shkollë. Unë për shembull kam gjuhën shqipe. Klasat i kemi të veçanta, shkollat i kemi të veçanta. Në ato shkolla ku ka nxënës ma tepër ne shkojmë atje. Cili është formimi juaj pedagogjik? Unë kam kryer shkollën fillore e të mesme në Gjilan. Atje kam mbaruar edhe akademinë pedagogjike për gjuhë dhe letërsi. Në Grac kur keni shkuar? Kam shkuar në vitin Kam dhjetë vjet që punoj në arsim. A mund të më flisni pak për krijimtarinë tuaj? Puna më fëmijë dikush thotë se është e vështirë, por jo aq e vështirë. Atë që dëshiron ta bësh mundesh me e arrite në se donë. Unë kam filluar për herë të parë me aktivitete të lira me fëmijët. Mbasi kam filluar mësimin aktivitete të lira, vallëzim, teatër

261 Përmbajtja e librit është gjuha dhe kultura e Atdheut në diasporë dhe veçanërisht në qytetin e Gracit. Çfarë merr me vete për në Grac nga ky seminar? Nga ky udhëtim më tepër marr kujtime, kujtime nga vendlindja, nga shokët, shoqet, nga shkrimtarë. Mësimet shumë pak përputhen me plan-programin tonë që punojmë ne atje. Faleminderit! Me nder qofsh! DHE... RAFITE KOSUMI Unë jam Rafite Kosumi, nga Gjilani, komuna e Kamenicës. Ju jeni dy kushërira? Po. Kushërira të dyta Gjyshi juaj dhe gjyshi i Bukuries janë... Janë vëllezër. Edhe atje në diasporë jemi bashkë. Jeni bashkë në një shkollë? Jo në një shkollë. Jemi në një vend në Austri. Gjendemi nga Gjilani dhe jetojmë në Austri qe pesëmbëdhjetë vite. Detyrën e kam ushtruar në tjetër profesion, sepse nuk kam arrit deri tani të punoj në profesionin tim si arsimtare e gjuhës shqipe. Jam diplomuar në vitin Në atë kohë u detyruam të mërgojmë dhe mbetëm aty ku jemi sot, në Austri. Këtë detyrë e kam filluar qe një vit. Jap gjuhën shqipe prej klasës së parë deri në të katërtën. Në këtë seminar kam ardhur me shumë gëzim. Së pari të njoftohem me të gjithë këta mësues që janë nga diaspora. Kam pritur shumë që të informohemi për tekstet me të cilët gjithmonë, me të vërtetë kemi probleme. Gjuhën shqipe e jap në çdo klasë nga një orë. Në sa grupe fëmijësh? Në disa shkolla i kam nga dy grupe. Në disa edhe nga një grup. Në shumë raste, kur nuk plotësohet numri, klasën e tretë dhe e katërt, i kam të bashkuar. Shkollat janë larg njëra tjetrës? Diku gjashtëdhjetë kilometra, në një shkollë në kufij të Gjermanisë, në Asha. Dyzet kilometra në Linz. Në qytetin tim kam vetëm dy shkolla. Me se udhëtoni? Me automjetin tim. Nxënësit për të ardhur në shkollë si udhëtojnë? Nxënësit, në cilin qytet që shkoj, e kanë shkollën afër. Shoqëria çfarë favoresh u krijon nxënësve që të shkojnë në shkollë? Shoqëria në shumicën e rasteve me të vërtetë e ka një vullnet të madh, vullnet që fëmija i tyre vazhdon mësimin në gjuhën shqipe dhe

262 janë shumë të lumtur. Unë jam për herë të parë por kur njeriu donë të mësojë, arrin gjithçka. Kemi të gjitha gjuhët që mësohen në ato shkolla duke filluar nga gjuha shqipe, angleze, serbe, kroate, turke...të gjitha gjuhët. U Janë krijuar të gjitha komuniteteve mundësitë për të mësuar gjuhën e tyre? Të gjithëve përpos rumunëve që nuk e di, sepse është i vetmi komunitet që nuk ekziston. Të tjerët janë me shumicë. I bien fëmijët në shkollë shqiptarët? I bien. I kam diku njëqind nxënës. Ata që kanë ardhur kohët e fundit nga Shqipëria i bien apo hezitojnë? Ta them të drejtën na kundërshtojnë pak, sidomos pse jemi nga Kosova gjoja se nuk na kuptojnë. Mirëpo gjuha shqipe është një, nga një tekst e kemi mësuar. Ndryshon ndoshta dialekti pasi dialektet janë gjithmonë. Kam pas një vajzë të Maqedonisë, jo të Shqipërisë, në klasën e dytë në Linz. Mbaroi viti dhe më tha Më fal zonja mësuese unë nuk të kuptoj fare. I Thashë: Si moj nuk më kupton ti mua, shqip po flasim Më tha Unë kam dëgjuar se je nga Kosova... E kam profesionin përkatës, drejtim gjuhë dhe letërsi shqipe. Probleme ka, sepse ka njerëz që nuk e vlerësojnë fare gjuhën e vet. Jam e brengosur shumë që populli shqiptar, për nja për qind, por mjaft është, thonë se i kemi pesë mijë shqiptarë që jetojnë në qytetin tim në Velës dhe unë kam diku vetëm 25 nxënës. Shumë është interesant, aq janë të larguar nga, si të them, gjuha e vet, nga doket, zakonet, traditat shqiptare. Unë ata njerëz nuk i kuptoj dhe jam shumë, shumë e brengosur. Më vjen shumë keq nganjëherë, nuk mundem as të flejë kur i paramendoj këto gjëra. Nuk kam guxim të flas t ju them se shqiptarët në rrethin tonë, atje ku jetojnë të mos e kuptojnë se e kanë mu tek shtrahu gjuhën e nënës dhe i largohen apo i ikin. Një nxënës që nuk e din gjuhën shqipe, gjuhën e vet, pa marrë parasysh se çfarë kombi i takon, ai nuk i di as gjuhët e tjera. Është e vërtetë kjo. Në se unë nuk e di se si i thonë në gjuhën shqipe si do ta gjejë në gjuhët tjera? Në të vërtetë kemi kësi raste boll. Megjithëse Austrisë duhet t i falënderojmë. Ata kanë rregulla, nuk kanë probleme si shtetet e tjera. Pagesat i kanë të njëjta me austriakët. Të njëjtën pagesë e kanë. Me thënë të drejtën jam në një shtet të huaj por jam shumë e kënaqur me to. Jo që punoj në këtë drejtim edhe më herët, edhe në të tjera gjëra. Ligjin e kanë ligj. Nuk e nënçmojnë njeriun. Unë nuk kam përshtypje të këqija edhe pse austriakët janë egoistë. Po humbi gjuha, humb çdo gjë: humb kultura, humb tradita, humb gjithçka. Kemi shembull Turqinë, raste që i shikojmë nga programi i RTK-së, dëshirojnë të shprehen në gjuhën e vet dhe fillojnë të qajnë sepse kur një farë shprehje nuk mund të nxjerrin

263 Ne e kemi këtë shans. Na e ka dhënë një vend i huaj. Asgjë mos mundshim të arrijmë por shkrim, lexim dhe komunikim mes vedit... LIBRA GRATIS... Këtu ndërhyn një mësuese tjetër. Në diktofon nuk e gjeta emrin e saj. Edhe fotografitë që u bëra janë tepër të zbehta......kemi një shoqatë kulturore-artistike e krijuar me prindër e fëmijë, me nënat dhe veprimtaret. Nxënësit që për herë të parë kanë filluar mësimin marrin pjesë në vallëzim, teatër dhe çdo veprimtari që bëhet në shkollën austriake ne e prezantojmë. Fëmijët austriakë mësojnë paradite kurse ne pasdite. Bëjmë aktivitete të lira por edhe me arsimtarët, kolegët tonë që janë në Austri. Një arsimtar që është ka njëzet vite dhe shpejt shkon në pension. Me të takohemi një herë në vit, megjithëse nuk kemi ende një shoqatë të arsimtarëve, organizimet i bëjmë spontanisht për çdo vit në data të caktuara dhe e mbajmë kuisin e diturisë. Me kë i mbani lidhjet? Lidhjet i mbajmë me shtetin austriak. Për tekstet, programet me kë i mbani lidhjet? Librat na i siguron shteti austriak. Nuk i boton por i siguron. Në gjuhën shqipe? Po. Abetaret. Ka dhjetë vite që shteti austriak, me që e di numrin e fëmijëve që i ka qyteti i Gracit, i Vjenës, i Linzit, i sjell dhe secili arsimtar i merr. Gratis i marrin? Po. Gratis. Librat janë në dy gjuhë sipas plan programit austriak. Strugë, mëngjes, 23 korrik 2008 BISEDË ME BASHKËSHORTËT... NEXHMIJE DHE... Ka lindur në Podujevë. Quhet Nexhmije Hamiti. Ka tetëmbëdhjetë vite që punon e jeton në Gjermani... Ika, tregon, në pushim të lindjes së vajzës. Pastaj deshi fati fillova të punoj. Kjo i takon janarit të vitit E pyes se si është e organizuar mësimi në Gjermani, kureshtja e përhershme ime në bisedat me mësuesit kosovarë në hapësirën evropiane. Mësimet organizohen pasdreke, më thotë. Mësimet bëhen të kombinuara, nga klasa e parë deri te klasa e dhjetë. Në Dyseldorf, ku punoj bashkë me bashkëshortin tim Rifatin mësimi është i organizuar më mirë.

264 Unë punoj me klasën e parë dhe të dytë, shoku me të tretën dhe të katërtën, cikli i ulët. Pastaj ciklin e lartë gjithashtu e kemi të ndarë klasat 7 dhe 8 njeri dhe 9 e 10 tjetri. Në një vend pune duhet të jenë dy mësues dhe jo një. E pyes se cilat janë marrëdhëniet financiare me shkollën. Ne na paguan shteti gjerman, thotë. Kontrollohemi nga pala gjermane dhe jemi të financuar nga ata. Nexhmija ka krye fakultetin e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar fillimisht në Suharekë si profesoreshë e gjuhës......rifat HAMITI Rifat Hamiti thotë se ka lindur në fshatin Mështisht (në qoftë se nuk e dëgjova keq), komuna e Serandës ish Suhareka, afër Prizrenit. Ka nëntëmbëdhjetë vite që punon në qytetin e Dyseldorfit. Nëntëmbëdhjetë vjet është marrë me edukimin dhe arsimimin e gjeneratës shqiptare e cila po rritet në Gjermani. Se sa punë kam bërë, thotë, le të flasin të tjerët. Flet përvoja, flet rrethi, flasin prindërit, flet dokumentacioni, flasin librat të cilat janë marrë me trajtimin e organizimit të mësimit plotësues. Është bërë një punë e madhe... E pyes, i shtyrë nga kurioziteti se në cilin vit ka filluar mësimdhënien. Kam filluar të jap mësim në Gjermani në vitin 1989, gjegjësisht më 16 tetor Rifati, midis datave të shenjta të jetës së tij vetjake e familjare ditën e parë të mësimit e ka vënë në një peshore me ditëlindjen e tij, të gruas e të fëmijëve, me datat e shënuara të kombit. Si tek të gjithë ata me të cilët kam biseduar e bisedoj, tashmë jo thjesht si kuriozitet për veten por si një domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare në truallin mëmë por edhe në emigracion (unë nuk them diasporë sepse ende nuk e ndjej veten në rrethin e ngushtë të kësaj gjendjeje), e pyes: Si u hap drita jeshile për fëmijët e huaj që shkojnë në shkollë dhe shteti gjerman paguan mësuesin? Kjo është një histori e gjatë, më thotë, për të vazhduar shkurt. Punëtorët tanë që kishin ikur me kohë si krahë pune pos të tjerash u interesuan edhe për fëmijët e tyre. Gjegjësisht u interesuan që ata të mësojnë gjuhën, letërsinë, gjeografinë, etj. këto për të ruajnë identitetin me qëllim që kur të kthehen në Atdhe të jenë të zotët të përshtaten në rrethin kah kanë ardhur... E shoh vetveten në sfond të vendit ku prej trembëdhjetë vjetësh punoj e jetoj, ku, gjegjësisht kam studiuar dhe vazhdoj të studioj lidhjen e

265 shqiptarëve me gjuhën shqipe dhe përsëri rrah me pyetjet e mija në të njëjtin kah... Ju gjithnjë i keni mësuar fëmijët me idenë që një ditë të kthehen në Kosovë... nis ta pyes. Ky ishte motiv më herët, më thotë duke e përkulur paksa kokën, por tani nuk mund të flasim për këtë, tani kanë ndryshuar rrethanat. Tani flasim për fëmijët tanë që ata të mësojnë të ruajnë identitetin e vet, që me identitetin e vet të integrohen më lehtë në shoqërinë gjermane dhe në momentet kur ata kthehen në Kosovë, ose në Atdhe, të mos kenë probleme gjuhësore me moshatarët, me rrethin, me shoqërinë... Një mësim edhe për ne. Një temë që nuk do parmendën e vjetër të tërhequr nga qetë, por plugun martineli të tërhequr nga një traktor i fuqishëm... Më pëlqen formimi intelektual arsimor i mësuesve kosovarë, më pëlqen kur thonë... Unë kam mbaruar fakultetin filozofik, dega e pedagogjisë në Prishtinë në vitin Kam punuar që nga viti 1972 si mësues i mësimit fillestar, pastaj pedagog në gjimnazin e Jeta e re në Suharekë dhe më vonë si këshilltar pedagogjik për ciklin e ulët të komunës së Suharekës... Për të vazhduar më tej me vitet dhe punën larg Kosovës, me fëmijë shqiptarë që janë dhe duan të mbeten brez pas brezi shqiptarë, të lidhur me gjuhën shqipe, të lidhur me Atdheun... Strugë, 23 korrik 2008 OSMAN ADEMI Quhem Osman Ademi. Jam mësues në Austri qe nëntë vite. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Austri në radhë të parë organizohet dhe financohet nga shteti, njëkohësisht edhe kontrollohet. Ndërsa planprogramet i kemi nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ashtu ngjitemi disi. Nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë keni ndonjë plan program? Fillimisht kemi filluar me programet e qeverisë së Kosovës në ekzil ndërsa kohët e fundit në bashkëpunim të dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës është duke u përfunduar kurikula, dhe mbi bazën e saj do të përpilohen edhe tekstet çka do të jetë një punë shumë e avancuar dhe më e lehtë për ne mësuesit Për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë mendoni që ndikon thjesht mbështetja nga shteti? Unë mendoj se janë shumë faktorë. Natyrisht që mbështetja është shumë e mirë se ardhur dhe e domosdoshme, por janë edhe faktorë të

266 tjerë si dëshira e prindërve, insistimi i tyre, niveli i arsimimit të prindërve në se ata e kanë dëshirë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e bukur shqipe dhe faktor të tjerë që për momentin nuk kanë rëndësi shumë të madhe. A janë të gjithë prindërit të interesuar që fëmijët e tyre të mësojnë shqip? Me keqardhje dua ta them Jo. Nuk janë të gjithë prindërit, madje në se shkojmë me përqindje, një numër goxha i madh nuk paraqesin interesim për shkak të rrethanave të ndryshme. Pse ndodh kështu? Po janë shumë faktorë. Ndoshta shumica e prindërve mendojnë që jetojnë në një vend tjetër dhe fëmijët nuk kanë nevojë të mësojnë se ashtu e flasin gjuhën shqipe në shtëpi. Kjo nuk mjafton, sepse gjuha e folur në shtëpi nuk mund ta zëvendësojë gjuhën e mësuar në shkollë. Këtë e them nga përvoja sepse fëmijët mbesin gjysmakë në këtë drejtim. Sipas mendimit tuaj çfarë ndikon që familjet mos i çojnë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe? E kam shumë të vështirë të bëj një dallim të precizuar se cilat familje por mendoj se ndikon kryesisht vetë arsimimi i prindërve të cilët mendojnë se fëmijëve nuk do t ju duhet ose hyjë në punë gjuha shqipe dhe mjafton që ta dinë gjuhën e vendit. Diçka tjetër nuk mund të shtoj këtu. Cili është formimi juaj pedagogjik? Kam kryer fakultetin filozofik dega e historisë në Prishtinë para njëzet viteve. Ku e keni ushtruar profesionin e mësuesit? Për shkak të rrethanave politike nuk kam mundur me e krye në vendin ku jam arsimuar. Profesionin e mësuesit e kam filluar në Austri në vitin Si është mësimi në klasën tuaj? Është mësim plotësues, në rend të parë, ku përfshihet gjuha, historia, kultura dhe gjeografia. Varësisht nga mësuesi bëhet edhe ndarja e fondit të orëve. Mësimi është heterogjen. Është shumë specifik dhe nuk mund të krahasohet me mësimin që organizohet në vendlindje. Cili është cikli mësimor? Në Austri mësimi fillon që nga klasa e parë e fillores deri në të nëntën. Si dokumentohet një fëmijë që e ka kaluar ciklin e plotë të mësimit? Në Austri kjo nga landi në land ndryshon. Austria është një bundesland ose një land federativ që i ka nëntë lande, njësi territoriale. Secili land në një far mënyre e ka të rregulluar. Ne në Vjenë nuk japim nota por përparimi evidentohet në dokumentacionin e shkollës. Në

267 dëftesa fëmijët marrin shënimin që fëmija ka marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare. Në lëndët e tjera merr edhe notën. Cili është kontributi i mësuesit në mësimin plotësues të gjuhës shqipe? Secili mësues ka dëshirë të jap maksimumin që nxënësit të dalin sa më mirë. Natyrisht mbetet diçka për të bërë. Jam i arsyeshëm dhe nganjëherë nuk arrihet krejt ajo që dëshiron mësuesi. Secili nga kolegët e mi mendoj se është shumë i sinqertë dhe jep kontributin e vet aq sa e lejon kapaciteti intelektual dhe fizik. Si vijnë nxënësit në shkollë? Vijnë me kënaqësi. Natyrisht kur kemi programe manifestimi vijnë me më shumë kënaqësi. Në programin e fundit bëmë edhe një garë. Është një garë tradicionale sepse është hera e nëntë apo e dhjetë që e mbajmë dhe fëmijët e presin me padurim për tu prezantuar. Po ashtu edhe festat kombëtare i shënojnë me kënaqësi. Ata që vijnë, vijnë me dëshirë. Strugë, 23 korrik 2008 Mësimi i gjuhës amtare në Austri me vështrim të posaçëm mësimi i gjuhës shqipe Mr. Elfie Fleck, Ministria Federale për Mësim, Art dhe Kulturë e Austrisë (Seksioni për Migracion dhe Shkolla) Kushtet e përgjithshme organizative dhe ligjore shkollore 1. Hyrje në sistemin shkollor austriak

268 Detyrimi i përgjithshëm shkollor në Austri përfshin nëntë vjet shkollë. Ai vlen për të gjithë fëmijët të cilët më 1 shtator të vitit shkollor përkatës do t i kenë mbushur 6 vjet moshë dhe kanë qëndrim për një kohë të gjatë në Austri, pavarësisht nga përkatësia shtetërore, statusi i qëndrimit, gjuha e parë dhe veçori të tjera. Gjatë katër viteve të para fëmijët ndjekin shkollën fillore. Më pas ekziston mundësia që ta vazhdojnë shkollimin ose në shkollë të përgjithshme ose në nivelin e ulët të një shkolle të arsimimit të përgjithshëm të lartë (AHS). Vendimi për këtë nuk varet vetëm nga vullneti i prindërve dhe suksesi shkollor i fëmijëve përkatës, por shumë më tepër nga rrethana gjeografike dhe shoqërore: NxënësIt që jetojnë në një qytet dhe i përkasin shtresës së mesme dhe popullatës shumicë gjermanishtfolëse, janë të prirë (parë nga aspekti statistikor) më me ëndje të ndjekin një shkollë të arsimimit të përgjithshëm të lartë (AHS). Ndarja e hershme është kritikuar shumë herë fuqishëm në krahasime ndërkombëtare. Vit i fundit i shkollimit të detyrueshëm mund të plotësohet përmes ndjekjes së shkollës politeknike. Kjo nënkupton një arsimim prej më shumë vitesh për një profesion (p.sh. floktare, automekanike) përmes ndjekjes së obligueshme në të njëjtën kohë të një shkolle profesionale. Megjithatë, ekziston mundësia që, pas mbarimit të suksesshëm të klasës së 4-të të shkollës fillore, respektivisht të nivelit të ulët të shkollës së arsimimit të përgjithshëm të lartë (AHS), të vazhdohet karriera shkollore në nivelin e lartë në një shkollë të arsimimit të përgjithshëm të lartë apo në një shkollë të arsimimit profesional të mesëm apo të lartë (BMHS). Dhënia e suksesshme e provimit të maturës në një shkollë të arsimimit të lartë apo në një shkollë të arsimimit profesional paraqet premisën për studim në një universitet apo në një shkollë të lartë. Nxënësit, për të cilët është konstatuar se kanë nevojë për një përkrahje speciale pedagogjike, gjatë kohës së detyrimit të përgjithshëm shkollor, mund të ndjekin ose një shkollë speciale ose të mësojnë në të ashtuquajturat klasa të integruara në shkolla të përgjithshme ose fillore. 2. Historia e mësimit të gjuhës amtare Fillet e mësimit të gjuhës amtare në Austri gjenden në vitet shtatëdhjetë të shekullit pararendës. Atëbotë qenë organizuar kurset e para për serbokroatisht, sllovenisht dhe turqisht dhe kjo bëhej përmes një bashkëpunimi me shtetet dërguese (RSF e Jugosllavisë dhe Turqia) të të ashtuquajturve punëtorë mysafirë. Fjala ishte për një përpjekje shkolle, e cila rrodhi me emërtimin mësimi shtesë i gjuhës amtare. Qëllimi parësor i këtij mësimi ishte që fëmijëve t iu jepet rasti ta kultivojnë dhe ta zhvillojnë më tej gjuhën e tyre amtare dhe të

269 përvetësojnë njohuri lidhur me atdheun e tyre, kështu që pas kthimit të tyre të mëvonshëm në atdhe të mund ta vazhdojnë shkollimin e mëtejshëm pa vështirësi. Në këtë kontekst, një dëshirë tjetër qendrore ishte ruajtja e lidhjes kulturore me atdheun gjatë qëndrimit në të ashtuquajturin vend mikpritës. Heshtazi ishte hequr dorë prej opinionit që emigrantët e punës dhe fëmijët e tyre do të mund të mbeteshin vetëm përkohësisht në Austri. 3. Nga mendimi i riintegrimit te përkrahja e dygjuhësisë: Përse ka kuptim të përkrahet gjuha e parë e nxënësve në shkolla Këmbëngulja fillestare e mësimit shtesë të gjuhës amtare së shpejti do të binte ndesh me zhvillimet reale në Austri. Tashmë në mesin e viteve tetëdhjetë kishte afër 70% fëmijë jugosllavë dhe 42% fëmijë turq, të cilët jetonin në Austri dhe po ashtu kishin lindur këtu. Pikëpamja e kthimit të fëmijëve të moshës së shkollimit obligativ në vendin e origjinës së prindërve në të vërtetë-shikuar nga rastet e veçanta- në realitet nuk kishte më analogji. Këto ndryshime shoqërore si dhe njohuritë e reja nga shkenca e gjuhësisë kërkonin një orientim të ri të mësimit shkollor të gjuhës amtare. Nga pikëpamja e shkencës së gjuhësisë dhe politiko-shoqërore, arsyet në vijim janë në favor të mbështetjes shkollore të gjuhës së parë: Gjuha e parë luan një rol qendror në procesin e përvetësimit të gjuhës te çdo njeri. Çdo fëmijë e zbulon dhe e rregullon botën me ndihmën e gjuhës (cilës). Nëse personalisht një fëmijë në momentin e hyrjes në shkollë ka pasur pakës ose fare kontakt me gjuhën gjermane (meqë në ambientin familjar është folur një gjuhë tjetër dhe se ai mbase nuk ka qenë në ndonjë kopsht fëmijësh), megjithatë ai mund të demonstrojë një zhvillim gjuhësor në gjuhën e parë në përputhje me moshën. Pra, ai nuk është një fletë e pashkruar, por për mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë të dytë mund t iu drejtohet resurseve të tij nga gjuha amtare. (Natyrisht kjo nuk vlen vetëm për fillestaret e shkollës, por edhe për të ashtuquajturit me arritje alternative, të cilët një pjesë të detyrimit shkollor e kanë absolvuar në një vend tjetër dhe në një gjuhë tjetër të mësimit). Një bazë solide e gjuhës amtare e ndihmon jo vetëm përvetësimin e gjuhës së dytë (në rastin tonë: gjermanishten), por paraqet edhe një përparësi për suksesin shkollor dhe zhvillimin kognitiv të fëmijës. Për këtë arsye, shkolla, në kuadër të mundësive të saj, duhet ta mbështesë dygjuhësinë potenciale të fëmijës. Dhe, mbi këtë bazë, angazhimi i mësueseve të gjuhës amtare është i domosdoshëm.

270 Prania e mësimdhënësve, me të cilët fëmija mund të komunikojë në gjuhën amtare, vepron pozitivisht edhe në rrafshin afektiv. Gjuha përkatëse- zakonisht një gjuhë e emigrantëve me prestigj më të vogëlçmohet, çka do të thotë se ajo ekziston zyrtarisht (jo vetëm në bisedat e pushimeve me moshatarët). Përmes kësaj forcohet jo vetëm vetëdija e fëmijëve emigrantë, por edhe identifikimi i tyre me institucionin e shkollës, gjë që kontribuon në ngritjen e motivimit të të mësuarit. Po ashtu, shumë herë argumentohet gjoja se fëmija nuk duhet ta mësojë më gjuhën amtare, sepse ashtu kështu e zotëron atë. Një krahasim me gjuhën gjermane tregon, para së gjithash, se pikënisja mbështetet mbi premisa të gabuara. Nëse për kapërcimet gjuhësore të situatave të përditshmërisë do të konsiderohej e mjaftueshme vetëm kompetenca gojore, s do të kishte fare mësim të gjuhës gjermane. Që kjo pikëpamje është absurde, e kemi të qartë: përfundimisht dhe së pari, fushat esenciale të gjuhës, para së gjithash përdorimi me shkrim, po ashtu edhe zgjerimi i fjalësit, ndërtimi i një fjalori profesional, argumentimi i diferencuar, të kuptuarit dhe interpretimi i teksteve dhe shumëçka tjetër, shtjellohen në shkollë. Të lexuarit dhe të shkruarit nuk mësohet dot në familje, por në kontakte me bashkëmoshatarët. Po ashtu, edhe nga këndvështrimi i përgjithshëm shoqëror duhet të përshëndetet dygjuhësia potenciale ekzistuese e shumë nxënëseve. Gërshetimet e rritura ndërkombëtare në ekonomi, në politikë dhe në kulturë kërkojnë njerëz të cilët mund të kuptohen pa vështirësi në dy, në tri e në më tepër gjuhë. Për këtë arsye mësimi shkollor i gjuhës së huaj duhet të vlerësohet më lart. Në këtë kontekst ka ndodhur një shkapërderdhje e resurseve duke lënë djerrë kompetencat e gjuhës së parë të shumë nxënëseve. Bankat, zyrat e patundshmërive, firmat me partnerë afaristë të huaj kanë nevojë për bashkëpunëtore, të cilat i zotërojnë jo vetëm anglishten apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj, por edhe një gjuhë tjetër të Evropës Lindore ose turqishten. Mirëpo, edhe për profesione tjera të kualifikuara punëtore sociale, police, psikoterapeutëka një interesim në rritje për persona me njohuri të mira të një gjuhe të emigrantëve. Dhe, së fundi, mësueset dygjuhëshe, si ishte zbatuar deri më tash, nuk janë më një faktor esencial për integrimin e suksesshëm shkollor të fëmijëve me një gjuhë tjetër të parë nga gjermanishtja. 4. Kushtet e përgjithshme aktuale organizative dhe ligjore shkollore të mësimit të gjuhës amtare Shoshitjet politike arsimore të viteve të hershme të nëntëdhjeta në vitin 1992 rezultuan me ndërmarrjen e provës së shkollës mësimi shtesë i gjuhës amtare në sistemin e rregullt shkollor dhe në rekomandimin e planeve mësimore profesionale për mësimin e gjuhës amtare në të gjitha

271 nivelet e arsimit të detyrueshëm të përgjithshëm (shkollat fillore, shkollat e përgjithshme, shkollat speciale, shkollat politeknike). Në vazhdim të plotësimit të planeve mësimore për nivelin sekondar I, që hyri në fuqi në vitin shkollor 2000/01, për herë të parë u lejua një plan mësimor për mësimin e gjuhës amtare në nivelin e ulët të shkollës së arsimimit të përgjithshëm (AHS), që shërben edhe për çdo shkollë të përgjithshme. Në vitin shkollor 2004/05 pasoi, më në fund, edhe një plan mësimor për nivelin e lartë të shkollës së arsimimit të përgjithshëm, kështu që aktualisht ekzistojnë tri plane të ndryshme mësimore: Një plan mësimor për nivelin themelor (shkolla fillore dhe niveli i ulët i shkollave speciale), Një plan për nivelin sekondar (shkollë fillore dhe nivel i ulet i shkollave speciale, shkolla politeknike dhe nivel i ulët i shkollës së përgjithshme të lartë) si dhe Një plan mësimor për nivelin sekondar II (nivel i lartë i shkollës së përgjithshme të lartë) Në të gjitha llojet tjera të shkollave, veçmas në shkollat e arsimimit profesional të mesme dhe të larta, parimisht është e mundshme, në kuadër të autonomisë shkollore, të ofrohet një mësim i gjuhës amtare, por zor se po realizohet kjo Qëllimet e planit mësimor për mësimin e gjuhës amtare Me rastin e formulimit të planeve të reja mësimore është përjashtuar orientimi fillestar për një kthim eventual të fëmijëve në vendin e origjinës së prindërve. Shumë më tepër, qëllime të mësimit të gjuhës amtare janë lulëzimi i bikulturalitetit dhe zhvillimi si dhe forcimi i dygjuhësisë. Përmes mësimit të gjuhës amtare në mënyrë të veçantë përkrahet zhvillimi i personalitetit dhe ndërtimi i identitetit të nxënëseve përkatëse. Planet mësimore janë hartuar asisoj të hapura që parimisht të mund të zbatohen në çdo gjuhë, me ç rast lehtësohet hyrja e gjuhëve të reja në kuadër të mësimit të gjuhës amtare, kështu që nuk duhet të zhvillohet për çdo gjuhë një plan mësimor i veçantë. Së fundit, në vitin shkollor 2007/08, në landin e Vjenës, janë krijuar kurse të gjuhës amtare pashto (te ne flitet nga fëmijët e Afganistanit) Grupet e qëllimit Shpesh mendohet që mësimi i gjuhës amtare duhet të jetë vetëm për nxënësit me shtetësi të huaj, për fëmijët të cilët nuk janë lindur dhe

272 rritur në Austri apo për fëmijët që ende nuk dinë mirë gjermanisht. Këtë keqkuptim duhet kundërshtuar me vendosmëri. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit, të cilët në familje e përdorin ekskluzivisht ose pjesërisht një gjuhë tjetër (gjuhë të tjera) nga gjermanishtja, pa marrë parasysh përkatësinë shtetërore, vendin e lindjes, kohëzgjatjen e ndjekjes së mësimit në Austri dhe kompetencën e tyre në gjuhën mësimore gjermanisht. Diku rreth dy të tretat e pjesëmarrëseve të vitit shkollor 2005/06 të mësimit të gjuhës amtare në arabisht ishin lindur në Austri dhe qartazi te më tepër se një e treta e nxënëseve dallohet gjuha e parë e nënës prej asaj të babës. Në përgjithësi, përveç arabishtes dhe gjermanishtes, kanë mundur të konstatohen tetë gjuhë të tjera, ku disa nëna ose etër ishin dygjuhësor (p.sh.turqisht/arabisht, arabisht/frëngjisht, gjermanisht/arabisht) Organizimi i mësimit të gjuhës amtare Mësimi i gjuhës amtare nuk ka të bëjë me një lëndë të detyrueshme, por me një ofertë të vullnetit të lirë. Këtu duhet bërë një dallim ndërmjet një lënde të lirë (me vlerësim me notë) dhe një ushtrimi (pa notë) jo të detyrueshëm (krahaso pasqyrën në vijim një ushtrimi (pa notë) jo të detyrueshëm (krahaso pasqyrën në vijim) Detyrimi Notimi Lëndë e detyrueshme (p.sh. gjermanisht, matematikë, gjuhët e huaja të gjalla) Ushtrim i detyrueshëm (p.sh. edukimi për trafikun në shkollën fillore) Lëndë e detyrueshme (p.sh. mësimi i gjuhës amtare) Ushtrim i detyrueshëm (p.sh. mësimi i gjuhës amtare) Pra, në këtë lloj mësimi, është i nevojshëm regjistrimi. Dhe me qëllim të komunikimit me prindërit, respektivisht me përgjegjësit e edukimit, është përkthyer formulari në të gjitha gjuhët në të cilat ofrohet

273 mësimi i gjuhës amtare. Sapo të jetë bërë regjistrimi për mësimin e gjuhës amtare, pjesëmarrja gjatë gjithë vitit është e detyrueshme. Pasqyra në vijim paraqet formën e organizimit dhe planin mësimor me fondin e mundshëm të orëve në javë: Lloji i shkollës Kornizat e organizimit Numri i orëve në javë Niveli parashkollor Ushtrim i detyrueshëm gjuha dhe të folurit, përgatitje për lexim dhe shkrim 3 Shkolla fillore Ushtrim jo i detyrueshëm 2 deri 6 Shkolla speciale (niveli i ulët) Ushtrim jo i detyrueshëm 2 deri 6 Shkolla speciale (niveli i lartë) Ushtrim jo i detyrueshëm ose lëndë e lirë 2 deri 6 Shkolla të përgjithshme Ushtrim jo i detyrueshëm ose lëndë e lirë 2 deri 6 Shkolla politeknike Shkolla të përgjithshme të larta-niveli i ulët Shkolla të përgjithshme të larta-niveli i lartë Ushtrim jo i detyrueshëm ose lëndë e lirë Ushtrim jo i detyrueshëm ose lëndë e lirë Ushtrim jo i detyrueshëm ose lëndë e lirë 3 8 deri 21 në rrjedhë prej katër vjetësh 2 deri 8 në rrjedhë prej 4 vjetësh Në praktikë, ky plan mësimor i mësimit të gjuhës amtare me shtrirje vërtetë të madhe të fondit të orëve në javë, nuk realizohet dot: Në të vërtetë zakonisht ofrohen dy orë mësimore në javë (kryesisht si orë të bashkuara në një pasdite), me qëllim që të evitohet një ngarkesë e madhe shtesë e nxënëseve. Megjithatë, në rast se një numër i madh i fëmijëve me gjuhë të njëjtë amtare i ndjekin mësimet në të njëjtën klasë, atëherë lejohet i ashtuquajturi organizim integrativ i mësimit të gjuhës amtare. Në këtë

274 rast mësimi nuk mbahet në orët e pasdites, por është i integruar në mësimin e paradites. Mësimdhënësit e gjuhës amtare mbajnë mësim në Team me klasa ose mësuesit profesionalë, gjë që paraprakisht kërkon një përgatitje të përbashkët të materialit mësimor. I ashtuquajturi Team Teaching praktikohet para së gjithash në shkollat fillore të Vjenës në të dy gjuhët më të mëdha të emigrantëve : boshnjakisht/kroatisht/serbisht dhe turqisht Madhësia e grupeve Në shkollat e arsimimit të përgjithshëm të lartë mund të mbahet një kurs i mësimit të gjuhës amtare, nëse së pakut paraqiten dymbëdhjetë nxënës. Sa i përket shkollave të arsimit të përgjithshëm të detyrueshëm, hasen rregulla të ndryshme në lande federale të veçanta. Në rastin më të mirë mjaftojnë pesë pjesëmarrës, ndërkaq në rastin më të pafavorshëm duhet të ketë së pakut dymbëdhjetë. Me qëllim që të gjithë folësve të gjuhës, që në Austri është e përfaqësuar numerikisht më pak, t iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin e gjuhës amtare, mundet që nxënësit, nga klasa dhe nivele të ndryshme shkollash si dhe bile edhe nga shkolla dhe lloje shkollash, të bashkohen në një grup. 5. Mësuesit Mësimdhënësit e mësimit të gjuhës amtare punësohen dhe paguhen nga autoritetet shkollore austriake. Kusht për punësim është studimi i mbaruar për mësimdhënës në vendin e origjinës apo në Austri. Kjo duhet të theksohet, me që këtu krahasuar në nivel evropian nuk është fjala për vetëkuptueshmëri, sepse në shumë shtete përkrahja e gjuhës amtare mbështetet në marrëveshjet bilaterale ndërmjet vendit përkatës të origjinës dhe vendit pritës apo iniciativa i përket bashkësive të emigrantëve. Kaherë është hequr dorë prej principit fillestar të rotacionit (dërgimi nga vendi i origjinës dhe kthimi prapa pas katër ose pesë vitesh), sepse kishte shumë pak kuptim që ata persona që tashmë kishin punuar mirë të ndërroheshin përmes emërimeve të reja. Një pjesë e madhe e mësueseve tashmë shumë vite janë duke punuar. Dhe, kur ka nevojë për punësime të reja, parazgjidhen mësimdhënës të kualifikuar të cilët vendqëndrim e kanë Austrinë. Prandaj nuk është për t u çuditur që në vitin shkollor 2006/07 72% të mësueseve të gjuhës amtare ishin shtetas austriakë (edhe më tej është në rritje tendenca e natyralizimit)

275 6. Oferta e gjuhëve Parimisht veprimtaria e mësimit të gjuhës amtare është e mundshme në çdo gjuhë, nëse paraprakisht ka interesim të mjaftueshëm nga personat përkatës, ka një mësimdhënës të kualifikuar dhe, sipas planit të punësimit, lejohet marrja në punë e personave të mësimdhënies. Kësisoj, gjatë viteve të fundit, është zgjeruar sukcesivisht oferta e gjuhëve. Në vitin 2008/2009 do të ofrohen këto gjuhë: shqip, arabisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht (BKS), bullgarisht, kinezisht, frëngjisht, italisht, pashto, persisht, polonisht, portugalisht, romanes, rumanisht, rusisht, sllovakisht, spanjisht, çeçenisht, turqisht dhe hungarisht, me ç rast edhe më tej prijnë BKS-ja dhe turqishtja. 7. Materialet mësimore Të gjithë nxënësit e gëzojnë të drejtën për tekste shkollore në kuadër të aksionit të librit shkollor, me ç rast prej prindërve dhe kujdestarëve të edukimit kërkohet një vetëkontribut në lartësi prej 10 % të shpenzimeve të përgjithshme. Në listën vjetore të librave të botuar përmenden të gjitha mjetet e licencuara mësimore. Prej kësaj liste mësuesit mund të zgjedhin tekstin mësimor të përshtatshëm për lëndën/lëndët që e/i japin. Lidhur me mësimin e gjuhës amtare, lista e teksteve shkollore përmban vetëm titullin në dy gjuhët më të shpeshta të emigrantëve; në turqisht dhe boshnjakisht/kroatisht/serbisht si dhe një fjalor dygjuhësh. Për të gjitha gjuhët tjera, po ashtu edhe për shqipen, librat mësimorë, lidhur me harmonizimin e tyre me planet mësimore austriake, edhe aktualisht vlerësohen nga Ministria Federale e Mësimit, Kulturës dhe Artit dhe në rast se vlerësimi është pozitiv, atëherë blihen në numër nevojshëm dhe iu vihen në dispozicion mësuesve përkatës. 8. Një vështrim në statistikë Prej afër dhjetë vitesh kërkohet nga mësueset e gjuhës amtare që çdo vit ta plotësojnë një listë statistike. Mbi këtë bazë është hartuar edhe statistika vjetore e mësimit të gjuhës amtare dhe publikohet në edicionin Buletini i Seksionit për Migracion dhe Shkollë. Hë për hë përpara kemi regjistrimin e vitit shkollor 2006/2007 dhe na ofron këtë pasqyrë: Numri i mësuesve dhe i nxënësve sipas landeve federale

276 Landi federal Mësuesit Nxënësit Burgenlandi Kernten Austria e Poshtme Austria e Epërme Salcburgu Shtajermarku Tiroli Forarlbergu Vjena Austria Numri i mësueseve dhe i nxënëseve sipas gjuhëve Gjuhët Mësueset Nxënëset Shqip Arabisht Boshnjakisht/kroatisht/serbisht Bullgarisht 1 33 Kinezisht 2 73 Frëngjisht 1 15 Italisht 1 20 Persisht Polonisht Portugalisht

277 Romanes 2 89 Rumanisht Rusisht Sllovakisht 2 52 Spanjisht 1 30 Çeçenisht 1 30 Turqisht Hungarisht 6 80 Gjithsej Mësimi i gjuhës amtare shqipe Shënimet të kthejnë prapa deri në vitin shkollor 1994/95. Atëherë në nivel të përgjithshëm austriak shqipja ofrohej vetëm prej tre mësimdhënësve. Në vitin vijues shkollor u shënua rritje e numrit mësimdhënësve dhe arriti në gjashtë prej nëntë landeve federale. Në vitin shkollor 1999/2000 numri i popullatës shqipfolëse në Austri shënoi një rritje të vrullshme, sepse një numër i madh i njerëzve nga Kosova, për

278 shkak të konfliktit luftarak në atdheun e tyre, kërkonin azil të Austri. Për këtë arsye edhe mësimi i gjuhës amtare në gjuhën shqipe shënoi një zgjerim të dukshëm dhe u punësuan edhe mësuese të reja, të cilat edhe vet kishin kërkuar azil. Në vitet vijuese një pjesë e refugjatëve u kthyen përsëri në Kosovë, kështu që edhe numri i mësueseve shqiptare deri në vitin 2006/07 ishte 16 persona (prej të cilëve 14 kishin shtetësi austriake). Në dy vitet e fundit përsëri shënohet një rritje e lehtë. Në vitin aktual në mësimin e gjuhës amtare shqipe janë punësuar 22 mësimdhënës. 10. Rezyme-vështrim Është fakt që shteti i Austrisë tregohet i përgjegjshëm për mësimin e gjuhës amtare dhe planet mësimore ekzistuese austriake për këtë ofrojnë një bazë solide. Megjithatë, ka edhe aspekte të pakëndshme ose problematike të cilat nuk janë evituar. Nisur nga vështrimi që përkrahja e gjuhës amtare në çdo aspekt paraqet një përparësi (sigurisht në njërën anë për individin, ndërsa në anën tjetër edhe për shoqërinë në përgjithësi), të cilës dalëngadalë i dilet në krye, në anën tjetër edhe më tej ekziston bindja dhe vërtet sa te nxënësit e të mësuesit e tyre, po aq edhe te prindërit e fëmijëve të gjuhës tjetër-, që kinse gjuha e parë po e penguaka përvetësimin e shpejtë të gjuhës gjermane, prandaj edhe s ka ç të kërkojë në shkollë. Pra, sqarimi përkatës është i nevojshëm. Struktura heterogjene e shumë grupeve parashtron kërkesa skajshmërisht të larta para nxënësve, të cilat zor të përballohen në praktikë. Kësisoj, në një apo grupe të tilla gjenden nxënës me kompetencë të lartë të gjuhës së parë (të përparuarat me mbështetje anësore, të cilat më shumë vite kanë absolvuar në sistemin shkollor në vendin e origjinës), fëmijë, të cilët gjuhën e parë e zotërojnë vetëm gojarisht, si dhe nxënës të cilët janë rritur në familje dygjuhëshe dhe të cilët gjuhën e landit gjermanisht e zotërojnë shumë më mirë se gjuhën amtare. Duke marrë parasysh këto rrethana, objektivat e parashtruara mjaft të larta të planit mësimor mund të arrihen vetëm në raste në veçanta. Autonomia e landeve, sa i përket fondit të orëve dhe numrit të hapjeve, karakterizohet me kushte të përgjithshme jashtëzakonisht të ndryshme. Pra, lidhur me përkrahjen e gjuhës amtare, fëmija, varësisht prej vendbanimit, mund të ketë fat ose ters Kurset e pasdites i vejnë nxënësit dhe prindërit e tyre para problemeve të mëdha organizative, sepse autobusët shkollorë janë në veprim vetëm gjatë orarit të rregullt të shkollës. Pra, nëse dikush nuk banon në afërsi të vendit ku mbahet mësimi i gjuhës amtare, është i varur nga mundësitë tjera të transportit. Prej prindërve, të cilët në kohën më të

279 madhe janë të zënë me punë, zor se mund të pritet që ta dërgojnë me automjet (në rast se e posedojnë atë) fëmijën e tyre në shkollë. Oferta e materialeve mësimore për gjuhët e ndryshme amtare lë shumë për të dëshiruar. Librat nga shtetet e origjinës janë vetëm kushtimisht të përgatitura për punë me nxënësit dygjuhësorë, socializimi shkollor i të cilave në esencë zhvillohet vetëm në gjermanisht, sepse ato (librat) janë të hartuara për mësim në vendin e origjinës. Në njërën anë kërkesat gjuhësore për grupet e qëllimit në Austri janë shumë ambicioze, ndërsa në anën tjetër fillohet prej një bote tjetër jetësore, e cila nuk iu përket fëmijëve emigrantë. Me që mësimi i gjuhës amtare zakonisht mbahet pasdite dhe një numër i madh i mësuesve punojnë në më shumë shkolla, integrimi i tyre në trupat mësimore të shkollave ballafaqohet me vështirësi të mëdha. Përjashtim bëjnë mësuesit të cilat japin mësim kryesisht në Team në të vetmen shkollë, me ç rast kjo formë e organizimit përsëri varet prej numrit të nxënëseve me një apo atë gjuhë të parë në një seli të shkollës. Megjithatë, si problem kryesor i mësuesve është edhe pozita e tyre juridike mjaft delikate. Në bazë të kualifikimit të tyre të parë në botën e jashtme, në aspektin e pagës dhe të statusit juridik janë rangëzuar keq dhe të shumtën punojnë me kontrata njëvjeçare. Duke filluar prej këtij viti shkollor duket se do t iu gjendet një derman: Një shkresë e Ministrisë për Mësim, Art dhe Kulturë iu lejon landeve të veçanta federale që kontratat e afatizuara t i shndërrojnë në të paafatizuara nëse mësimdhënësi ka më tepër se dhjetë vjet që punon. As në të ardhmen nuk shihet ndonjë zgjidhje për kualifikimin e parë austriak për gjuhët e emigrantëve. Lidhur me këtë rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës, ku në kuadër të Language Education Policy Profile politika arsimore austriake ka një rol këshillëdhënës e mbështetës, janë pranuar me mirëdashje nga vendimmarrësit përkatës në Ministrinë Federale për Mësim, Art dhe Kulturë. Duhet shpresuar se së shpejti do të merren hapat përkatës për zbatimin e këtij rekomandimi. elfie.fleck@bmukk.gv.at E përktheu nga gjermanishtja Nuhi Gashi Marrë me ndonjë shkurtim tabele nga përmbledhja Shkolla për gjuhën dhe kulturën e Atdheut dhe identitetin kombëtar - 4 DHJETË VITE NË AUSTRI

280 Që nga lufta e fundit në Kosovë tani po mbushët dhjetë vite. Pasojat e saj nuk do të shërohen tek ata që i përjetuan. Në veçanti pasoja të pa shlyera la tek fëmijët. Shumë nga ata përjetuan tmerret më të egra në shekullin e kaluar në Evropë. Kjo e tronditi ndërgjegjen e politikës ndërkombëtare e cila nuk ishte krejt pa faj në këtë rrjedhë. Vendet evropiane u vunë në lëvizje. Ishte momenti i fundit për të mbrojtur një komb nga shfarosja që po i kanosej. Në mesin e miqve që ndihmuan ishte edhe shteti austriak. Qeveria e saj vendosi strehimin për dhjetëmijë refugjatë nga të cilët pesëmijë në Austri e pesëmijë në kampin austriak në afërsi të Shkodrës. Prej atyre në Austri shumica e tyre u vendosen në Vjenë e rrethinë. Të gjitha mjetet e informimit u vunë në shërbim të ndihmës për ta. TV-publike në një emision special në përkrahje shfaqi 48 orë pa ndërprerë imitim të pamjeve nga katrahura në Kosovë. Figurat vendore politike, të artit, shkencës u vunë në lëvizje. Nuk munguan as lotët. Një shembull ishte Kryetari i shtetit, tani i ndjerë, Dr.Thomas Klestil, i cili me lot në sy iu drejtua bashkëkombëseve të tij për ndihmë. Sot kur Kosova është e lirë dhe në rrugë të progresit kemi një arsye që t`i kujtojmë miqtë tanë kudo në botë. Jo vetëm tani por kurdoherë respektin e nderimin ta ruajmë në gjenerata ngase ato do ta shijojnë vlerën e jetës në liri kurse ne ishim pjesë e rrugëtimit të gjatë me vuajtjet e krenarinë e trashëguar në breza. Në botën e qytetëruar u vlerësua qëndresa jonë e mençur dhe trime andaj edhe kishim përkrahjen e cila vazhdon edhe tani në ndërtimin e shtetit më të ri në botë. Armiqtë mbeten po ata të cilët i shkaktuan shumë vuajtje kombit tonë me gjenerata të tëra. Këto nuk duhet harruar në rrugëtimin tonë. Jo për të mbjell urrejtje e

281 armiqësi ndaj askujt por dashuri ndaj lirisë dhe atyre që u sakrifikuan për të. Nuk do të harrohet kurrë në mendjen e njomë të fëmijëve ndihma e organeve kompetente arsimore vendore dhënë atyre e familjeve te tyre. Për të lehtësuar sadopak mungesën e atdheut e të shkollës për nxënësit shqiptarë u organizua një përkujdesje e veçantë. Ata siguruan sistemimin e tyre në shkolla, mësuesit, tekstet mësimore, veshmbathje. Për shumë sish, të cilët ishin të traumatizuar, u siguruan përkujdesje nga psikologët dhe mjekët specialist. Në bashkinë e tretë e të dhjetën në shkollat fillore Dietrichgasse u dalluan drejtorët e tyre z. Georg Farthofer në ciklin e lartë dhe Znj. Johana Stadler, cikli i ulët. Në Shkollën Politeknike në bashkinë e dhjetë drejtori Z. Josef Pospichal. Ata edhe sot i ruajnë me dashamirësi kujtimet me nxënësit e ardhur nga lufta. Shumë fotografi nga aktivitetet shkollore janë pjesë e arkivit të shkollave. Shumica e nxënësve u kthyen pas mbarimit të luftës në vendlindje kurse mësuesit/et e vazhduan punën me nxënës të tjerë të cilët nuk janë të pakët në Vjenë e rrethinë. Mësuesja me përvojë Valbona Çepani i kujton me nostalgji punën e saj me nxënësit e gjeneratës së luftës ashtu seç i quan ajo. Projekti,,Shqipëri atdheu im i punuar me kujdes dhe i ekspozuar në lokalet e shkollës u vizitua disa javë nga të gjitha klasat e shkollës po edhe nga klasa të shkollave të tjera. Ky projekt tani ruhet në kujtesën e mësueses dhe albumet e shkollës. Mësuesja Karin Wolf u përkujdes për fëmijët që kishin pësuar nga lufta e në veçanti ndaj Meritonit i cili ishte në karrigen lëvizëse. Ajo u përkujdes sikur për fëmijën e saj deri në shërimin e tij për disa vite. Kjo mësuese humane nuk duhet harruar nga ne edhe pse ajo mirësinë e bëri nga shpirti i njeriut të mirë e jo për lëvdata. Ndërsa mësuesi Osman Ademi përkujton: Për mua personalisht, përveç se ishte nder të punoja dhe të jepja kontributin tim, për popullin tim, ishte edhe një përgjegjësi shumë e madhe të punoja me këta fëmijë, nga se situata ishte shumë e rënde, këta ishin nxënës që kishin përjetuar Bllacën, që unë do ta quaja Katrahura e fundshekullit 20. Traumat e luftës, që kishin lënë gjurmë të vrazhda në jetën e tyre të njomë. Sigurisht që nuk ishim edhe aq mirë të përgatitur që të ballafaqohemi me situatën e tërësishme që gjendej njeriu ynë. Këtu më duhet të përmend ndihmën e drejtorit të Shkollës Politeknike z. Josef Pospichal i cili tregoi një kujdes të veçantë për nxënësit refugjatë por edhe ndaj meje si mësues i tyre. Ai kishte një përvojë të gjatë me nxënësit refugjatë nga lufta paraprake në Bosnjë të cilën gjithashtu e kishin shkaktuar serbët. Po ashtu mësuesi i parë në Vjenë z. Shefqet Gashi i cili bashkë me inspektorin e arsimit z. Manfred Pinteritz kontribuan në organizimin dhe mirëvajtjen e Mësimit Plotësues. Rrëfimet e nxënësve për atë se çka kishin përjetuar ishin rrëqethëse sa që shpesh kolegët austriakë mbushnin sytë me lot. Një nxënëse vazhdimisht

282 më thoshte : Mësues, kurrsesi nuk po mund të besoj se gjendem në një vend të lirë, mendoja se çdo gjë do të merrte fund në Bllacë.,,Kurrë në jetë nuk do ti harroj vajet e nxënësve në klasë për mësuesin e tyre të masakruar bashkë me tërë familjen Elshani nga Korrotica. Kjo filloi me pyetjen rreth lëndës së matematikës në vendlindje pasi disa nga nxënësit nga Drenasi filluan të dallohen në matematikë në klasë me nxënësit austriakë, në veçanti Besa Gashi, por në vend të përgjigjes nxënësja filloi të qaj dhe kështu e tërë klasa u shndërrua në lot - kujton mësuesi i asaj klase. Ata nxënës të gjeneratës së luftës tani janë rritur dhe në shenjë falënderimi për korrektësinë e mirësjelljen e tyre në ato momente të vështira do shfletojmë regjistrin e një klase. Arkivi i shkollës me dashamirësi na e mundësoi këtë. Në ciklin e lartë të fillores në Dietrichgasse: Faton Ademi(Prishtinë), Labinot Avdiu(Ferizaj), Rexhep Durmishi(Pograxhë), Arianit Gashi(Drenas), Ilire Hodja(Ferizaj), Përparim Ibrahimi(Perplepnicë), Zgjim Isufi(Ferizaj), Albana Mustafa (Ferizaj), Ibadete Latifi(Prishtinë), Luljeta Zejnullahu(Gjilan), Violeta Zejnullahu (Gjilan), Besnik Durmishi(Pogragjë), Besjan Obrazhda(Prishtinë), Besart Obrazhda(Prishtinë), Fjolla Qorrolli(Frizaj), Faton Mustafa(Ferizaj), Blerta Morina(Drenicë), BesaGashi(Drenas), Afërdita Latifi(Prishtinë), Betim Isufi(Ferizaj), Astrit Sahiti(Ferizaj), Lulëzim Smajlaj(Prishtinë), Ardita Rukiqi(Prishtinë), Fatime Smajlaj(Prishtinë). Në këto çaste përkujtimi nuk harrohen edhe ata veprimtarë që dhanë ndihmë të çmuar në regjistrimin e nxënësve dhe hapjen e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Si koha më e vlerësuar dhe që e krijoj një traditë të mirë në vetëdijen për të mësuar shqip ishin vitet nëntëdhjetë. Veprimtari më aktiv dhe që dha shumë për këtë ishte Dr.Xhevat Hasani. Ai si kryetar i Këshillit Koordinues për MP në Austri arriti t`i themelojë gati në të gjitha Landet e Austrisë degët e MP dhe të inkuadrohen me dhjetëra mësues/e të cilët veprojnë akoma. Ky këshill u ndihmua edhe më vonë në kuadër të

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΙΕΡΑ ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΣ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟΥ ΚΑΤΑΣΚΗΝΩΣΗ «Μ Ε Τ Α Μ Ο Ρ Φ Ω Σ Η» Γ Λ Υ Κ Ο Μ Ι Λ Ι Δ Ρ Ο Π Ο Λ Η Σ Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς Πόλη ή Χωριό Σας

Διαβάστε περισσότερα

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)* SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë e)* KUSH NUK MUND TË Për shtetasit e vendeve jashtë BEsë Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

Διαβάστε περισσότερα

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς Από τις αρχές της δεκαετίας του 90 και μετά, ένας μεγάλος αριθμός Αλβανών μεταναστών ήρθε στην Ελλάδα κυρίως εξαιτίας

Διαβάστε περισσότερα

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT Punimi monografik Vështrim morfo sintaksor i parafjalëve të gjuhës së re greke në krahasim me parafjalët e gjuhës shqipe është konceptuar në shtatë kapituj, të paraprirë

Διαβάστε περισσότερα

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve E shtunë 20 Nëntor 2010 Σαββάτο 20 Νοεμβρίου 2010 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 1o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ:: ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ Νέα Εποχή στην Αντιμετώπιση του Καρκίνου SEMINARI

Διαβάστε περισσότερα

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

E shtunë 5 Shkurt 2011. Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 08:30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA E shtunë 5 Shkurt 2011 Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 2o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ: ΟΡΘΟΠΑΙΔΙΚΗ SEMINARI I 2-të SHKENCOR I SPITALIT HYGEIA TIRANË

Διαβάστε περισσότερα

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar Rezistenca elektrike Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar varësinë e ndryshimit të potencialit U në skajët e përcjellësit metalik

Διαβάστε περισσότερα

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

PASQYRIMET (FUNKSIONET) PASQYRIMET (FUNKSIONET) 1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit) Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s S i shoqëronhet

Διαβάστε περισσότερα

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim intro_alb_final 5/18/12 7:56 PM Page 3 Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim ΒΙΒΛΙΟ Α0 τελείως αρχάριοι Δίγλωσση έκδοση ελληνικά

Διαβάστε περισσότερα

Flas dhe Shkruaj Shqip

Flas dhe Shkruaj Shqip Flas dhe Shkruaj Shqip Emri Mbiemri Klasa. Shkolla Provim Hyrës Për Shkollën Fillore 1 ΓΔΝΙΚΔ ΟΓΗΓΙΔ Σο ηεζη ασηό αποηειεί κία θαηαηαθηήρηα δοθηκαζία γηα ηελ αιβαληθή γιώζζα. Αποηειείηαη από πέληε ελόηεηες:

Διαβάστε περισσότερα

Σύντοµη Γραµµατική της Αλβανικής για Παιδιά

Σύντοµη Γραµµατική της Αλβανικής για Παιδιά Σύντοµη Γραµµατική της Αλβανικής για Παιδιά (Επίπεδο Α1-Β1) Συγγραφέας Αµαλία Ρόντου-Γκόρου Παιδαγωγική Επιµέλεια Μαρία Σουκαλοπούλου Επιστηµονική Επιµέλεια Ανθή Ρεβυθιάδου Θεσσαλονίκη 2014 Gramatikë e

Διαβάστε περισσότερα

ANTIFA B Με κρίση ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά E A #1Φλεβάρης 2015 T

ANTIFA B Με κρίση ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά E A #1Φλεβάρης 2015 T ANTIFA B Με κρίση E A T #1 Φ λε β άρης 20 1 5 ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά ANTIfA BEAT Ναι, δεν πάμε πλέον σχολείο. Από την τελευταία φορά που βγήκαμε από την πόρτα αυτή μπορεί να πέρασαν 5, 1 0 ή

Διαβάστε περισσότερα

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998 Robert d ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998 ENIGMA... e prejardhjes Prof. H. H. Robert d ANGELY së racës dhe të gjuhës së Pellazgëve

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT VENDIM Nr.803, date 4.12.2003 PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja",

Διαβάστε περισσότερα

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët Ligji I Gauss-it Fluksi i ektorit të intenzitetit të fushës elektrike Prodhimi ektorial është një ektor i cili e ka: drejtimin normal mbi dy faktorët e prodhimit, dhe intenzitetin të barabartë me sipërfaqen

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

KSF 2018 Student, Klasa 11 12 Problema me 3 pikë # 1. Figura e e mëposhtme paraqet kalendarin e një muaji të vitit. Për fat të keq, mbi të ka rënë bojë dhe shumica e datave të tij nuk mund të shihen. Cila ditë e javës është data 27

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA GREKE (gjuhë e huaj e

Διαβάστε περισσότερα

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët. Modeli IS LM Të ardhurat Kështu që, modeli IS LM paraqet raportin në mes pjesës reale dhe monetare të ekonomisë. Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Algoritmet dhe struktura e të dhënave Vehbi Neziri FIEK, Prishtinë 2015/2016 Java 5 vehbineziri.com 2 Algoritmet Hyrje Klasifikimi

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN Matematikë Sesioni I BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 008

Διαβάστε περισσότερα

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Fëmijët dhe media Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias Dhjetor 2011 1 Ky material përmbledh rezultatet

Διαβάστε περισσότερα

Flas dhe Shkruaj Shqip

Flas dhe Shkruaj Shqip Flas dhe Shkruaj Shqip Emri Mbiemri. Klasa. Shkolla Shqip Flas Shkruaj Provim Hyrës Për Shkollën 9-vjeçare 1 ΓΔΝΙΚΔΣ ΟΓΗΓΙΔΣ Το ηεζη ασηό αποηελεί μία καηαηακηήρια δοκιμαζία για ηην αλβανική γλώζζα. Αποηελείηαι

Διαβάστε περισσότερα

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe Kolec Topalli Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe (Ligjëratë e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës më 28. 02. 2013, me rastin e pranimit anëtar i jashtëm

Διαβάστε περισσότερα

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga MESAZHE NGA KLASA II ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga Prishtinë 2007 Botues: Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve Kosovarë Qendra për Arsim e Kosovës Shoqata Kosovare e Leximit Ballina

Διαβάστε περισσότερα

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre Mr. Sahudin M. Hysenaj 24 shkurt 2009 Përmbledhje Madhësia e dukshme e yjeve (m) karakterizon ndriçimin që vjen nga yjet mbi sipërfaqen e Tokës.

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KORÇË AKADEMIA JUBILARE ME RASTIN E 40-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT

UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KORÇË AKADEMIA JUBILARE ME RASTIN E 40-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KORÇË AKADEMIA JUBILARE ME RASTIN E 40-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT Korçë, nëntor 2012 (Përmbledhja e akteve të Konferencës Shkencore

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B, Përkufizimi. Le të jenë A, B dy bashkësi të çfarëdoshme. Çdo nënbashkësi e bashkësisë A B është relacion binar i bashkësisë A në bashkësinë B. Simbolikisht relacionin do ta shënojmë me. Shembulli. Le të

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE NË LËNDËN Gjuhë Greke (gjuhë e huaj

Διαβάστε περισσότερα

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Analiza e regresionit të thjeshtë linear Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11-1 Kapitulli 11 Analiza e regresionit të thjeshtë linear 11- Regresioni i thjeshtë linear 11-3 11.1 Modeli i regresionit të thjeshtë linear 11. Vlerësimet pikësore

Διαβάστε περισσότερα

Γυναίκα-Νεογνό. Gruaja-Neonati. Μοντέρνα Θέματα. Çështje Aktuale. E Shtunë 2 Korrik 2011. Σάββατο 2 Ιουλίου 2011

Γυναίκα-Νεογνό. Gruaja-Neonati. Μοντέρνα Θέματα. Çështje Aktuale. E Shtunë 2 Korrik 2011. Σάββατο 2 Ιουλίου 2011 4o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΥΝΕΔΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ: ΜΑΙΕΥΤΙΚΗ - ΓΥΝΑΙΚΟΛΟΓΙΑ ΚΟΝFERENCA E 4-t SHKENCORE E SPITALIT HYGEIA TIRANË TEMATIKA: OBSTETRIKË - GJINEKOLOGJI Νοσοκομείο ΥΓΕΙΑ Τιράνων

Διαβάστε περισσότερα

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11) MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11) LIBËR ME MATERIALET E

Διαβάστε περισσότερα

Lajmëtari i Radio Marisë

Lajmëtari i Radio Marisë Viti VII, Nr. 1 Faqe 1 Lajmëtari i Radio Marisë Mariatona 2016 Prill - Qershor 2016, Viti VIII, Nr. 2 Festa e Mëshirës Hyjnore dhe inaugurimi i Mozaikut faqe 2-5 Takim i Presidentëve dhe Drejtorëve të

Διαβάστε περισσότερα

Kush ishin njerëzit e maskuar që u prezantuan si policë?! Fq.5. Viti XII Numri 3481 e mërkurë - e enjte, tetor Të sigurta.

Kush ishin njerëzit e maskuar që u prezantuan si policë?! Fq.5. Viti XII Numri 3481 e mërkurë - e enjte, tetor Të sigurta. Administrata Reformat që nuk filluan kurrë! Kush ishin njerëzit e maskuar që u prezantuan si policë?! Tallja me Krishtin, do të vazhdojë të shfaqet Fq.7 Fq.6 Fq.5 Koha E PËRDITSHME INFORMATIVE Viti XII

Διαβάστε περισσότερα

100 vjet pavaresi. gazetë e pavarur. nr. 6 (74). qershor Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro.

100 vjet pavaresi. gazetë e pavarur. nr. 6 (74). qershor Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. 100 vjet pavaresi Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 www.rrugaearberit.com gazetë e pavarur. nr. 6 (). qershor 2012. Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. debat Beteja e

Διαβάστε περισσότερα

saj, pafundësinë, qartësinë dhe elegancën e prezantimit të tyre.

saj, pafundësinë, qartësinë dhe elegancën e prezantimit të tyre. Pershendetje nga presidenti i shkolles Bota e Diturise, Z. Bujar Lulaj Si ne çdo fund viti ne mesuesit dhe prinderit presim dhe shperndajme dhurata per te gezuar per vitin e rradhes qe vjen. Edhe per mua

Διαβάστε περισσότερα

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA Kimia Inorganike TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA TESTE TË MATURËS SHTETËRORE Kimia inorganike S H T Ë P I A B O T U

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 Problema me 3 pië # 1. Sa është vlera e shprehjes (20 + 18) : (20 18)? (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 # 2. Në qoftë se shkronjat e fjalës MAMA i shkruajmë verikalisht njëra mbi tjetrën fjala ka një

Διαβάστε περισσότερα

BIJAT E MARISË NDIHMËTARE NË FESTË

BIJAT E MARISË NDIHMËTARE NË FESTË Dita në të cilën pushteti i dashurisë do ta tejkalojë dashurinë për pushtet, do të jetë dita në të cilën bota do të gjejë paqen e vërtetë. Mahatma Gandhi (1869 1945) Organ i përmuajshëm informacioni i

Διαβάστε περισσότερα

Lajmëtari i Radio Marisë

Lajmëtari i Radio Marisë Viti VI, Nr. 3 Faqe 1 Lajmëtari i Radio Marisë Qershor - Dhjetor 2014, Viti VI, Nr. 3 Ati i shenjtë Françesku Papë në Shqipëri: Së bashku me Zotin drejt shpresës që nuk zhgënjen Vizita e Atit të shenjtë,

Διαβάστε περισσότερα

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek Article 19 in LCPJ Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Abstrakt This article in Greek and Albanian aims at highlighting the commonalities and particularities

Διαβάστε περισσότερα

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO HT PUELIK"*. E S}IQIPENI SE MIN{ISTRIA E ARSIIITIT I}$E SF$RTIT MIRATO IKOLLA MATURA SHTETIIRORE, PROGRAMET ORIEI{TUESE (Provim me zgiedhje) liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) Koordinator: LUDMILLA STEFANI,

Διαβάστε περισσότερα

Propozim për strukturën e re tarifore

Propozim për strukturën e re tarifore Propozim për strukturën e re tarifore (Tarifat e energjisë elektrike me pakicë) DEKLARATË Ky dokument është përgatitur nga ZRRE me qëllim të informimit të palëve të interesuara. Propozimet në këtë raport

Διαβάστε περισσότερα

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.7/8, Korrik - Gusht 2012

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.7/8, Korrik - Gusht 2012 Kumbona e së Diellës 9 1 3 8 KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT Nr.7/8, Korrik - Gusht 2012 A KA PËRPLASJE MES BIBLËS DHE SHKENCËS?! Si e përshkruanin Shumerët krijimin e njeriut! (Pjesë nga libri,

Διαβάστε περισσότερα

forum Ferizaj Ferizaj

forum Ferizaj Ferizaj forum Ferizaj Ferizaj Interesi publik dhe religjioni Qendra për Studime Humanistike Gani Bobi Hulumtim i opinionit realizuar në shtator/tetor 2011 2 Kosovës për Shoqëri të Hapur 3 HYRJE - - - - - - Interesi

Διαβάστε περισσότερα

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv) Aneks Nr 2 e rregullores 1 Vlerësimi i cilësisë së dijeve te studentët dhe standardet përkatëse 1 Sistemi i diferencuar i vlerësimit të cilësisë së dijeve të studentëve 1.1. Për kontrollin dhe vlerësimin

Διαβάστε περισσότερα

10 piratet e Internetit

10 piratet e Internetit 10 piratet e Internetit Kevin Mitnick (dënohet në vitet 90) Kevin Mitnick ishte dikur pirati më i kërkuar i kompjuterëve në botë. Ai grabiti sekrete të korporatave, ngatërroi rrjete telefonikë dhe hyri

Διαβάστε περισσότερα

Συνέντευξη στην εφημερίδα PANORAMA 9/2/09

Συνέντευξη στην εφημερίδα PANORAMA 9/2/09 Συνέντευξη στην εφημερίδα PANORAMA 9/2/09 Στον Robert Rakipllari ΔΗΜΟΣΙΟΓΡΑΦΟΣ: Κα Μπακογιάννη, επισκέπτεστε την Αλβανία με την ιδιότητα της προεδρεύουσας του ΟΑΣΕ, παραμονές των βουλευτικών εκλογών. Ποια

Διαβάστε περισσότερα

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë? KAPITULLI II. NUMRAT E THJESHTË Më parë pamë se p.sh. numri 7 plotpjesëtohet me 3 dhe me 9 (uptohet se çdo numër plotpjesëtohet me dhe me vetvetën). Shtrohet pyetja: me cilët numra plotpjesëtohet numri

Διαβάστε περισσότερα

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m PYETJE n.. - PËRGJIGJE B Duke qenë burimi isotrop, për ruajtjen e energjisë, energjia është e shpërndarë në mënyrë uniforme në një sipërfaqe sferike me qendër në burim. Intensiteti i dritës që arrin në

Διαβάστε περισσότερα

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Agni H. Dika Prishtinë 007 Libri të cilin e keni në dorë së pari u dedikohet studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

Διαβάστε περισσότερα

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION MANUALI NË LËNDEN: BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION Prishtinë,0 DETYRA : Shtrirja e trasesë së rrugës. Llogaritja e shkallës, tangjentës, dhe sekondit: 6 0 0 0.67 6 6. 0 0 0. 067 60 600 60 600 60

Διαβάστε περισσότερα

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë Daikin Altherma Me temperaturë të lartë Ju nevojitet sistem i ri i ngrohjes? Por... Jeni të shqetësuar për shpenzimet? Dëshironi ti mbani radiatorët ekzistues? Të shqetësuar në lidhje me efikasitetin e

Διαβάστε περισσότερα

Çështje të Kardiologjisë dhe të Kardiokirurgjisë Moderne (aktuale) Θέματα Σύγχρονης Καρδιολογίας & Καρδιοχειρουργικής. E Shtunë 9 Prill 2011

Çështje të Kardiologjisë dhe të Kardiokirurgjisë Moderne (aktuale) Θέματα Σύγχρονης Καρδιολογίας & Καρδιοχειρουργικής. E Shtunë 9 Prill 2011 ΚΟΝFERENCA E 3-të SHKENCORE E SPITALIT HYGEIA TIRANË TEMATIKA: KARDIOLOGJI / KARDIOKIRURGJI 3o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΥΝΕΔΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ: ΚΑΡΔΙΟΛΟΓΙΑ / ΚΑΡΔΙΟΧΕΙΡΟΥΡΓΙΚΗ E Shtunë

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE Koordinatore: Erifili Hashorva Viti shkollor: 2013-2014 TIRANË JANAR, 2014 1 1. UDHËZUES

Διαβάστε περισσότερα

KLASA 1 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË GJUHË SHQIPE - OBJEKTIVAT E ARRRITJEVE

KLASA 1 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË GJUHË SHQIPE - OBJEKTIVAT E ARRRITJEVE KLASA 1 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË GJUHË SHQIPE - OBJEKTIVAT E ARRRITJEVE TEZA DO TË KETË 30 PYETJE me nga 5 alternativa, që do të zhvillohen për jo më shumë se 60 minuta. Në fund të ORËS (60 MINUTA),

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM Mjetet e punës: lapsi grafit dhe goma, lapsi kimik, veglat gjeometrike.

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6 Libër mësuesi Ma. Aida Fekollari Hyrë Rexha Kreuza Bardhi Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6 1 Botime shkollore Albas Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 si Ky libër u hartua nën drejtimin e

Διαβάστε περισσότερα

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Teoritë

Διαβάστε περισσότερα

Gazeta Rruga e Arbërit është

Gazeta Rruga e Arbërit është Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 www.rrugaearberit.com gazetë e pavarur. nr. 1 (). Janar 2013. Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. Redaksionale Rruga e Arbërit, një

Διαβάστε περισσότερα

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία Muzafer Korkuti Διευθυντής Αρχαιολογικού Ινστιτούτου Τίρανα, Αλβανία Μετάφραση: Δαμιανός Κομμάτας Από τις έρευνες που διεξήχθησαν στην Αλβανία για

Διαβάστε περισσότερα

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.3/4, Mars - Prill 2016

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.3/4, Mars - Prill 2016 Kumbona e së Diellës 9 1 38 KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT Nr.3/4, Mars - Prill 2016 RRËSHAJËT: E KREMTJA E MREKULLIVE Rrëshajët ose Rrushajët ( greq. π ε ν τ ε κ ο σ τ ή - p e n t e ko s t e

Διαβάστε περισσότερα

Këtë broshurë dhe sqarime të tjera mbi UE mund t'i gjeni në: europa.eu.int/comm/publications

Këtë broshurë dhe sqarime të tjera mbi UE mund t'i gjeni në: europa.eu.int/comm/publications Unioni Europian Këtë broshurë dhe sqarime të tjera mbi UE mund t'i gjeni në: europa.eu.int/comm/publications Komisioni Europian Drejtoria e përgjithshme për shtyp dhe komunikime Botime B-1049 Bruksel Doracaku

Διαβάστε περισσότερα

Martin Camaj i papërsëritshëm

Martin Camaj i papërsëritshëm Botim Periodik i Shoqatës Atdhetare Dukagjini, Viti i VIII i botimit, nr. 121, Nëntor 2013 Nr. Llog. UNIONBANK 510367047020112, Shkodër - Albania, Tel. 00355683191817, internet: www.shoqatadukagjini.org,

Διαβάστε περισσότερα

Nikos Kazantzakis LETËRSI. roman

Nikos Kazantzakis LETËRSI. roman R Nikos Kazantzakis 2 LETËRSI ZO BA roman NIKOS KAZANTZAKIS ZORBA Nikos Kazantzakis Zorba roman Botimi i 1-rë, tetor 2016 Shqipërues: Stavri J. DAJO Redaktore: Eljona ZANA Faqosje: Markel DAJO Kopertina:

Διαβάστε περισσότερα

HISTORI. Studime. malor. Nga. Zyra e Kryeministrit Edi Rama konfirmon. e Kinës është diskutuar për finalizimin. negociatave. Ora News zbulon koston

HISTORI. Studime. malor. Nga. Zyra e Kryeministrit Edi Rama konfirmon. e Kinës është diskutuar për finalizimin. negociatave. Ora News zbulon koston KEN Market KEN Laprakë, Tiranë Laprakë, Tiranë Tel: +355 +355 4 Tel: 4 22 22 50 50 480 480 Cel. 068 Cel. 068 20 20 36 36 394 394 www.rrugaearberit.com www.rrugaearberit.com GAZETË E PAVARUR. 117(). NËNTOR2013.

Διαβάστε περισσότερα

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 II.1. Lëvizja mekanike Mekanika është pjesë e fizikës e cila i studion format më të thjeshta të lëvizjes së materies, të cilat bazohen në zhvendosjen e thjeshtë ose kalimin e trupave fizikë prej një pozite

Διαβάστε περισσότερα

CURRICULUM VITAE. Doc. Dr PANAJOT BARKA

CURRICULUM VITAE. Doc. Dr PANAJOT BARKA UNIVERSITETI EQREM ÇABEJ GJIROKASTËR FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I GJUHËS, LETËRSISË DHE QYTETËRIMIT GREK CURRICULUM VITAE Doc. Dr PANAJOT BARKA Emri: Panajot Mbiemri: Barka Atësia: Niko

Διαβάστε περισσότερα

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Matematika Libër për mësuesin Tony Cotton Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon Përmbajtje iv vii Dhjetëshe dhe njëshe A Numërojmë me

Διαβάστε περισσότερα

Definimi dhe testimi i hipotezave

Definimi dhe testimi i hipotezave (Master) Ligjerata 2 Metodologjia hulumtuese Definimi dhe testimi i hipotezave Prof.asc. Avdullah Hoti 1 1 Përmbajtja dhe literatura Përmbajtja 1. Definimi i hipotezave 2. Testimi i hipotezave përmes shembujve

Διαβάστε περισσότερα

Libër mësuesi Matematika

Libër mësuesi Matematika Libër mësuesi Nikolla Perdhiku Libër mësuesi Matematika 7 Për klasën e 7 -të të shkollës 9-vjeçare Botime shkollore Albas 1 Libër mësuesi për tekstin Matematika 7 Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore

Διαβάστε περισσότερα

Nyjet, Deget, Konturet

Nyjet, Deget, Konturet Nyjet, Deget, Konturet Meqenese elementet ne nje qark elektrik mund te nderlidhen ne menyra te ndryshme, nevojitet te kuptojme disa koncepte baze te topologjise se rrjetit. Per te diferencuar nje qark

Διαβάστε περισσότερα

Libri i Mormonit UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT

Libri i Mormonit UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT Libri i Mormonit S E M I N R I UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT Udhëzues Studimi i Librit të Mormonit për Studentët Përgatitur nga Sistemi rsimor i Kishës otuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të

Διαβάστε περισσότερα

BULETINI. Boton: Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë. Kryeredaktor: Prof. Dr. Qazim Qazimi. Redaktor përgjegjës: Sabri Bajgora.

BULETINI. Boton: Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë. Kryeredaktor: Prof. Dr. Qazim Qazimi. Redaktor përgjegjës: Sabri Bajgora. BULETINI 2 Boton: Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë Kryeredaktor: Prof. Dr. Qazim Qazimi Redaktor përgjegjës: Sabri Bajgora Redaksia: Sabri Bajgora Dr. Sulejman Osmani Isa Bajçinca Redaktor gjuhësor:

Διαβάστε περισσότερα

Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë

Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë Public Disclosure Authorized Raport Nr. 26213 Public Disclosure Authorized Shqipëria: Një vlerësim i varfërisë 5 nëntor 2003 Public Disclosure Authorized Njësia e Sektorit të Zhvillimit Njerëzor Rajoni

Διαβάστε περισσότερα

Indukcioni elektromagnetik

Indukcioni elektromagnetik Shufra pingul mbi ijat e fushës magnetike Indukcioni elektromagnetik Indukcioni elektromagnetik në shufrën përçuese e cila lëizë në fushën magnetike ijat e fushës magnetike homogjene Bazat e elektroteknikës

Διαβάστε περισσότερα

Altin Kocaqi. DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane "MARIN BARLETI" 2013 GJUHËSIA BORGJEZE EUROPIANE

Altin Kocaqi. DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane MARIN BARLETI 2013 GJUHËSIA BORGJEZE EUROPIANE Altin Kocaqi DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane "MARIN BARLETI" 2013 GJUHËSIA BORGJEZE EUROPIANE "Nxënësi i Franc Boppit, August Pott, e cilëson shqipen si gjuhë Iliropellazge

Διαβάστε περισσότερα

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Matematika gjithmonë me ju 1 Botimet shkollore Albas 1 Test përmbledhës për kapitullin I 1. Lidh me vijë fi gurën me ngjyrën. Ngjyros. (6 pikë) E VERDHË E KUQE E KALTËR

Διαβάστε περισσότερα

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE Ministria e Brendshme PËRMBAJTJA A. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR PLOTËSIMIN E KËRKESAVE.3 B. UDHËZIME TË POSAÇME PËR PLOTËSIM SIPAS UNITETEVE...6 B1.

Διαβάστε περισσότερα

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. ELEKTROSTATIKA Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. Ajo vihet ne dukje ne hapesiren rrethuese te nje trupi ose te nje sistemi trupash te ngarkuar elektrikisht, te palevizshem

Διαβάστε περισσότερα

GJYQËSORI I VENDIT Për 5 vjet, 127 gjykatës më pak. Fq.5. Viti XII Numri 3359 e martë 8 maj, 2018

GJYQËSORI I VENDIT Për 5 vjet, 127 gjykatës më pak. Fq.5. Viti XII Numri 3359 e martë 8 maj, 2018 Koha Yllka NDOJ Emin AZEMI jashtë. njerëzimit e pyllit, Bala tërhiqet pak identitetin e vrasësit, Bala i vogël e nga pak drejt këtij të fundit. Dhe ua kushton kohën e tij fantazive të aty në strofullën

Διαβάστε περισσότερα

A E PREDIKOI JEZUSI ISLAMIN. ? Muhammad Solaiman

A E PREDIKOI JEZUSI ISLAMIN. ? Muhammad Solaiman A E PREDIKOI JEZUSI ISLAMIN? Muhammad Solaiman 1 E drejta e autorit është e rezervuar për autorin, përveç atyre që duan ta shpërndajnë falas Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në shkrimin,

Διαβάστε περισσότερα

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE KAPITULLI 5 Prof. Ass. Dr. Isak Shabani 1 Delegatët Delegati është tip me referencë i cili përdorë metoda si të dhëna. Përdorimi i zakonshëm i delegatëve është

Διαβάστε περισσότερα

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 III.1. Fusha magnetike e magnetit të përhershëm Nëse në afërsi të magnetit vendosim një trup prej metali, çeliku, kobalti ose nikeli, magneti do ta tërheq trupin dhe ato do të ngjiten njëra me tjetrën.

Διαβάστε περισσότερα

Rekomandimi Rec (2003) i Këshillit të Ministrave drejtuar shteteve antare mbi organizimin e Kujdesit Paliativ

Rekomandimi Rec (2003) i Këshillit të Ministrave drejtuar shteteve antare mbi organizimin e Kujdesit Paliativ Rekomandimi Rec (2003) i Këshillit të Ministrave drejtuar shteteve antare mbi organizimin e Kujdesit Paliativ Pranuar nga Këshilli i Ministrave më 12 Nëntor 2003 në mbledhjen e 860-të të Zëvendësministrave.

Διαβάστε περισσότερα

Shpëtoni Rrugën e Arbrit! Shoqëria civile duhet që krahas kërkesës për përfundimin sa më shpejt

Shpëtoni Rrugën e Arbrit! Shoqëria civile duhet që krahas kërkesës për përfundimin sa më shpejt Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 www.rrugaearberit.com gazetë e pavarur. nr. 8 (). gusht 2013. Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. aktualitet Nuk lejojmë që uji i Radikës

Διαβάστε περισσότερα

Kapitulli. Programimi linear i plote

Kapitulli. Programimi linear i plote Kapitulli Programimi linear i plote 1-Hyrje Për të gjetur një zgjidhje optimale brenda një bashkesie zgjidhjesh të mundshme, një algoritëm duhet të përmbajë një strategji kërkimi të zgjidhjeve dhe një

Διαβάστε περισσότερα

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i) Norma e interesit Rëndësia e normës së interesit për individin, biznesin dhe për shoqërine në përgjithësi Cka me të vërtetë nënkupton norma e interesit-me normë të interesit nënkuptojmë konceptin në ekonominë

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA. Disertacion

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA. Disertacion REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA Disertacion Përgatitur nga Sofia Delijorgji Për marrjen e gradës shkencore «DOKTOR» Specialiteti: Leksikologji dhe semantikë RRETH

Διαβάστε περισσότερα

EKONOMIKSI I PERSONELIT

EKONOMIKSI I PERSONELIT EKONOMIKSI I PERSONELIT Mustafa Salihu Kapitulli 1 Hyrje Page 1 of 192 Profesionistët që merren me analizën e burimeve njerëzore zakonisht konsiderohen si niveli më i ulët në hierarkinë menaxheriale. Njerëzit

Διαβάστε περισσότερα

FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT

FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT 1 ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ GJOKË DABAJ ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT HARTUAR MBI TË DHËNAT QË OFRON LIBRI i Xhuzepe (Zef) Krispit,

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR PROVUES Viti shkollor 2016/2017 TESTI MATEMATIKË

Διαβάστε περισσότερα

BALLKANI I DEHUR JANIS LILIS SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME. Parathënia nga Nasho Jorgaqi. Përktheu Panajot Barka

BALLKANI I DEHUR JANIS LILIS SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME. Parathënia nga Nasho Jorgaqi. Përktheu Panajot Barka 1 JANIS LILIS BALLKANI I DEHUR Parathënia nga Nasho Jorgaqi SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME Botime... Tiranë 2012 Përktheu Panajot Barka 2 Botimi origjinal ΓΙΑΝΝΗΣ ΛΙΛΛΗΣ «Σηα μεθυζμένα

Διαβάστε περισσότερα

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j = UNIVERSIEI I PRISHINËS KAPACIEI ELEKRIK Kapaciteti i trupit të vetmuar Kapaciteti i sferës së vetmuar + + + + Q k s 2 E = 4 πε a v 0 fusha në sipërfaqe të sferës E + Qk + + + + j = Q + s + 0 + k 4 πε a

Διαβάστε περισσότερα

VRASJET E FUNDIT Qytetarët ndjehen të pasigurt. Fq.6. Viti XII Numri 3475 e mërkurë, 3 tetor 2018

VRASJET E FUNDIT Qytetarët ndjehen të pasigurt. Fq.6. Viti XII Numri 3475 e mërkurë, 3 tetor 2018 Fq.5 Fq.6 Koha E PËRDITSHME INFORMATIVE Viti XII Numri 3475 e mërkurë, 3 tetor 2018 www.koha.mk Zgjedhjet e parakohshme mund të shtyjnë Regjistrimin VRASJET E FUNDIT Qytetarët ndjehen të pasigurt Ardian

Διαβάστε περισσότερα

Pse është i rëndësishëm izolimi

Pse është i rëndësishëm izolimi Pse është i rëndësishëm izolimi Rezymeja e raportit për qëndrueshmëri 2010 Pse është i rëndësishëm izolimi? Roli ynë Kompania Knauf Insulation gjatë dhjetë vitive të kaluara ka realizuar një rritje evidente

Διαβάστε περισσότερα

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 UDHËZIME: 1. Ju prezantoheni me një pyetësor i përbërë nga 40 pyetje; për secilën pyetje Sugjerohen 5 përgjigje, të shënuara me shkronjat

Διαβάστε περισσότερα

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ» ΠΑΝΔΠΗΣΖΜΗΟ ΣΗΡΑΝΩΝ ΥΟΛΖ ΞΔΝΩΝ ΓΛΩΩΝ ΣΜΖΜΑ ΛΑΒΗΚΩΝ ΚΑΗ ΒΑΛΚΑΝΗΚΩΝ ΓΛΩΩΝ ΜΔΣΑΠΣΤΥΗΑΚΖ ΔΡΓΑΗΑ «Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ» Δπηβιέπωλ Καζεγεηήο ΟΛΗΔΣΑ

Διαβάστε περισσότερα

AKADEMIA ESHKENCAVE DHE EARTEVE EKOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXV SEKSIONI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

AKADEMIA ESHKENCAVE DHE EARTEVE EKOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXV SEKSIONI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË AKADEMIA ESHKENCAVE DHE EARTEVE EKOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXV SEKSIONI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË LIBRI 50 BESIM BOKSHI VARIA PRISHTINË 2014 KOSOVA ACADEMY

Διαβάστε περισσότερα