MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

Σχετικά έγγραφα
Raport për gjendjen e ajrit AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinorë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Raport vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2016

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Propozim për strukturën e re tarifore

Agjencioni Evropian për Rindërtim Agjencioni i Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Raport i Gjendjes së Mjedisit

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Metani Qarkullimi i pluhurit fluid që digjet në shtratin e kaldajës Divizioni i Prodhimit të Qymyrit në KEK Deci bel njësia për matjen e zhurmës

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Gjendja e Ujërave në Kosovë. Raport. Gjendja e Ujërave në Kosovë. Prishtinë, Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Definimi dhe testimi i hipotezave

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

ANALIZA E DIFUZIONIT JOSTACIONAR TË LAGËSHTIRËS NË MURET E LOKALIT TË MODELUAR

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014

Building Excellence Through Accreditation

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

RAPORT PER GJENDJEN E MJEDISIT 2008

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

#nevojë për ajër. Në brendësi: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

Ngjeshmëria e dherave

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, EKONOMIKE DHE SEKTORIALE

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Barazia gjinore në biznes: Analizë e hulumtimit të opinionit publik

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

VENDIM Nr. 379, datë PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

"PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003"

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

KOMUNA E PRISHTINËS DREJTORIA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHEM

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

1 Profili Kombëtar i Menaxhimit të Kimikateve në Shqipëri PROFILI KOMBËTAR I MENAXHIMIT TË KIMIKATEVE NË SHQIPËRI

Pse është i rëndësishëm izolimi

KOMUNA E PRISHTINËS DREJTORIA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHEM

INTEGRITETI GJYQËSOR NË KOSOVË

Strategjia e veprimit për komunitetet. rom, egjiptian e ashkali në komunën e Istogut

Are you a legal immigrant in the country?

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Indukcioni elektromagnetik

Fazat e studimit statistikor

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Test për kategorinë I, gara Komunale të Kimisë, 14 Mars

Studim i Sistemeve të Thjeshta me Fërkim në Kuadrin e Mekanikës Kuantike

Detyra për ushtrime PJESA 4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

RAPORTI VJETOR 2017 Prishtinë, mars 2018

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Kapitulli. Programimi linear i plote

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

PANDËSHKUESHMËRIA OPINIONI PUBLIK MBI KUPTIMIN, ARSYET DHE ROLIN E INSTITUCIONEVE. Hulumtim Kombëtar. Gjetjet Kryesore

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

RAPORTI VJETOR 2016 Prishtinë, mars 2017

Transcript:

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT MONITORIMI I CILËSISË SË AJRIT NË ZONËN E KEK-ut (Janar- Qershor, 2013) Prishtinë, 2013

Përmbajtja Parathënie...3 Hyrje...4 1. Monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut...5 1.1. Lokacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut...6 1.2. Frekuenca e matjeve...6 1.2. Normat e lejuara për cilësinë e ajrit...6 2. Vlerësimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut...8 2.1. Rezultatet nga monitorimi i cilësisë së ajrit...8 2.2. Analiza e rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut..8 2.2.1. SO2 - Dyoksidi i Sulfurit...10 2.2.2. NO2 - Dyoksidi i Azotit...11 2.2.3. CO - Monoksidi i Karbonit...12 2.2.4. O3 - Ozoni...13 2.2.5. PM10 - Materia grimcore me diametër aerodinamik<10µm...14 2.2.6. PM2.5- Materia grimcore me diametër aerodinamik<2.5µm...16 3. Gjendja meteorologjike në vend-monitorimet e cilësisë së ajrit...17 4. Konkluzionet dhe rekomandimet...18 4.1. Konkluzionet...18 4.2. Rekomandimet...18 2

Parathënie I nderuari lexues, Qëllimi i Raportit Monitorimi i gjendjes së ajrit në zonën e KEK-ut, është informimi i publikut për cilësinë e ajrit në këtë zonë. Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes këtij raporti në radhë të parë përmbushë obligimet ligjore që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, si dhe obligimeve tjera mjedisore për të informuar me kohë dhe në mënyrë korrekte opinionin e gjerë dhe të gjitha palët tjera të interesit për gjendjen e ajrit në zonën e KEK-ut. Po ashtu përmes këtij raporti AMMK, synon të rrisë edhe transparencën ndaj banorëve të kësaj zone si dhe të kontribuojë në hapat e mëtejmë në implementimin e projektit për Termocentralin Kosova e re. Transparenca dhe informimi reale për gjendjen e ajrit në komunën e Obiliqit, do të ndihmojë institucionet qendrore dhe ato lokale por edhe investitorët e ndryshëm në implementimin e suksesshëm të projekteve të reja energjetike dhe atyre për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në këtë zonë, duke përfshirë në mënyrë më efikase publikun e gjerë jo vetëm përmes informimit por edhe përmes procesit të vendimmarrjes aktive. AMMK shpreh falënderim dhe mirëkuptim për të gjithë akterët, institucionet relevante dhe grupet e ndryshme të interesit që mundë të jenë shfrytëzues të të dhënave nga ky raport, por njëkohësisht kërkon interpretimin e saktë dhe korrekt të të dhënave të raportit. Ne, do të ju jemi shumë mirënjohës dhe të gatshëm të japim sqarime dhe të dhëna plotësuese për çdo paqartësi që hasni me të dhënat e prezantuara në raport. Dr.Sc. Ilir Morina, Kryeshef Ekzekutiv i AMMK-së 3

Hyrje Ky raport përmban të dhënat për cilësinë e ajrit të mbledhura nga sistemi i monitorimit automatik të vazhdueshëm (i pandërprerë), i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut. Sistemi i monitorimit të cilësisë se ajrit në zonën e KEK-ut, përbëhet nga tri stacione të monitorimit të vendosura në këto lokacione: në Obiliq-Qendra e Mjekësisë Familjare, në Dardhishtë, Shkolla Fillore dhe në Palaj, Objekti Kosova Mont. Raporti i referohet periudhës monitoruese nga 01 Janar - 31 Qershor të vitit 2013. Në këtë raport përqendrimi i ndotësve në ajër, për periudhën monitoruese, është prezantuar përmes grafikoneve dhe tabelave. Shqyrtimi i të dhënave të mbledhura është trajtuar duke iu referuar vlerave kufitare, dhe vlerave kufitare të pragut të informimit dhe pragut të alarmit, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe ekosistemit, të përcaktuara me Direktivën 2008/50 dhe Udhëzimin administrative për vlerat kufitare- normat e cilësisë së ajrit; Nr.02/2011. 4

1. Monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, Nr.03/L-025, Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga ndotja, Nr.03/L-160 dhe Ligjit për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Nr.02/L- 79, MMPH, respektivisht AMMK/IHMK është e obliguar që të bëjë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë zonat urbane, industriale dhe rurale. Në zonën e Komunës së Obiliqit vepron Korporata Energjetike e Kosovës e cila është ndërmarrja më e rëndësishme për ekonomin e Kosovës, por njëkohësisht edhe shkakton ndotjen të mjedisit. Në kuadër të KEK-ut, operojnë dy miniera të linjitit, në Bardh dhe Mirash dhe dy Termocentrale: Kosova A dhe Kosova B, me kapacitet të përgjithshëm efektiv prej 645-870 MW, nga 1478 MW të kapacitetit të instaluar, të cilat shfrytëzojnë përafërsisht 7 milionë tonelata linjit në vit. Problem mjedisor për këtë zonë janë edhe deponitë e hirit të cilat akumulojnë më shumë se 40 milion tonelata hi, duke mbuluar rreth 150 ha tokë punuese. Gjithashtu edhe krateret e hapura gjatë mihjeve sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit si dhe vetëndezja e thëngjillit shkakton ndotjen e ajrit në zonën përreth. Duke i marrë parasysh këto fakte është konsideruar si nevojë imediate që të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut, në mënyrë që të kemi një pasqyrë reale mbi gjendjen e cilësisë së ajrit në këtë zonë. Nga fundi i vitit 2012, me mbështetjen e Bankës Botërore, MZHE ka financuar blerjen e tri stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut (shih Tab. 1 dhe fig.1). Nga fundi i dhjetorit të 2012 është arrit marrëveshja në mes të MZHE dhe MMPH që këto stacione të kalojnë në pronësi të MMPH dhe të menaxhohen nga AMMK/IHMK. 5

1.1. Lokacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut Stacione për monitorimin e cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut (shih tab. 1 dhe fig.1), që menaxhohen nga AMMK përkatësisht IHMK, janë instaluar në tri lokacione. Një në Obiliq-Qendra e Mjekësisë Familjare, një në Dardhishtë, Shkolla Fillore dhe në Palaj, dhe një në Objektin KosovaMont. Stacionet janë të pajisura me analizerë për monitorimin e ndotjes nga: Dyoksidi i sulfurit (SO2), Dyoksidi i azotit (NO2), Monoksidi i karbonit (CO), Ozoni (O3), materiet grimcore të suspenduara në ajër PM10 dhe PM2.5 dhe parametrat meteorologjik si: drejtimi dhe shpejtësia e erës, temperatura, shtypja dhe lagështia e ajrit. Stacionet e lartpërmendura janë inkorporuar në rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë dhe janë reprezentative për monitorimin e zonës me sfond industrial. Tab.1. Stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut (zona industriale) Kodi Emri i stacionit Menaxhues Tipi i Parametrat e matur lokal i stacionit stacionit KS0110 Obiliq- Qendra e Mjekësisë Familjare AMMK/ IHMK Sfondi Industrial SO 2, NO 2, CO,O 3, PM 10/PM 2.5 KS0111 Dardhishte-Shkolla Fillore AMMK/ IHMK Sfondi Industrial SO 2, NO 2, CO,O 3, PM 10/PM 2.5 KS0112 Palaj-Kosova Mont AMMK/IHMK Sfondi Industrial SO 2, NO 2, CO,O 3, PM 10/PM 2.5 1.2. Frekuenca e matjeve Frekuenca e matjeve është e rregulluar me Udhëzimin administrativ Nr.15/2010 për Kriteret për Përcaktimin e Pikave Monitoruese për Cilësinë e Ajrit, Numrin dhe Shpeshtësinë e Matjeve, Klasifikimin e Ndotësve të Cilët Monitorohen, Metodologjinë e Punës, Formën dhe Kohën e Raportimit të të Dhënave. 1.2. Normat e lejuara për cilësinë e ajrit Normativat e cilësisë se ajrit në Kosovë janë të rregulluara me Udhëzimin administrative për Vlerat Kufitare- Normat e cilësisë së Ajrit, Nr.02/2011 dhe Direktivën 2008/50/EC për Cilësinë e ajrit mjedisor dhe ajrit të pastër për Evropë. 6

Fig.1. Lokacionet e stacioneve monitoruese në zonën e KEK-ut 7

2. Vlerësimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut Për vlerësimin e cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut, është bërë analiza e të dhënave në dispozicion nga monitorimi i cilësisë se ajrit në zonën e KEK-ut dhe duke marrë si pikë krahasimi standardet e BE-së nga Direktiva 2008/50/EC, mbi cilësinë e ajrit dhe Udhëzimi administrative për vlerat kufitare- normat e cilësisë së ajrit; Nr.02/2011 Direktiva 2008/50/EC për Cilësinë e ajrit mjedisor dhe ajrit të pastër për Evropë, drejton aktivitetet, vlerësimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit, vendosjen e vlerave të synuara dhe vlerave limite për cilësinë e ajrit, që kanë për objektiv mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. 2.1. Rezultatet nga monitorimi i cilësisë së ajrit Monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut është realizuar me monitorim të vazhdueshëm në 3 stacione monitoruese fikse. Është monitoruar ndotja e ajrit me : dyoksid sulfuri (SO 2), dyoksid të azotit (NO 2), Ozon (O 3), monoksid karboni (CO) dhe grimca të suspenduarapm 10 dhe PM 2.5. Në secilin nga këto stacione janë matë edhe parametrat meteorologjik si : shpejtësia e erës, drejtimi i erës, temperature, shtypja dhe lagështia relative e ajrit. Rezultatet nga monitorimi i cilësisë së ajrit për periudhën 01 Janar- 31 Maj 2012 janë paraqitë në Tabelën e 2. 2.2. Analiza e rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut Rezultatet e mbledhura nga monitorimi i cilësisë së ajrit janë analizuar, duke marrë si pikë krahasimi standardet e BE-së nga Direktiva 2008/50/EC, mbi cilësinë e ajrit dhe Udhëzimin administrative për vlerat kufitare- normat e cilësisë së ajrit; Nr.02/2011, në mënyrë që të arrijmë në një konkluzion mbi gjendjen e cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut. 8

Tab.2. Vlerat mesatare mujore nga monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut Treguesit e cilësisë së ajrit ambiental Dyoksidi i sulfurit SO 2 I II III IV V VI KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) 15,88 12,72 7,28 2,75 1,47 3,11 SO 2 (µg/m 3 ) KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) SO 2 (µg/m 3 ) 9,00 7,08 5,08 5,82 4,80 6,35 KEK- Palaj (KosovaMont) SO 2 (µg/m 3 ) 4,43 4,83 3,17 2,35 1,62 3,19 Dyoksidi i azotit-no 2 I II III IV V VI KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) 17,16 11,05 9,54 10,81 7,31 11.22 NO 2 (µg/m 3 ) KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) NO 2 13,80 9,01 8,42 10,42 7,56 10,41 (µg/m 3 ) KEK- Palaj (KosovaMont) NO 2 (µg/m 3 ) 8,62 4,96 4,24 3,73 2,86 4,26 Ozoni- O 3 I II III IV V VI KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) O 3 38,93 14,31 52,27 63,00 66,53 63,08 (µg/m 3 ) KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) O 3 (µg/m 3 ) 46,33 50,05 67,28 71,80 71,28 64,87 KEK- Palaj (KosovaMont) O 3 (µg/m 3 ) 45,25 49,68 66,50 68,17 64,89 57,75 Monoksidi i karbonit-co I II III IV V VI KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) 0,85 0,83 0,70 0,63 0,38 0,26 CO (mg/m 3 ) KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) CO (mg/m 3 ) 0,87 0,61 0,60 0,60 0,40 2,96 KEK- Palaj (KosovaMont) CO (mg/m 3 ) 0,60 0,66 0,66 0,61 0,51 0,27 PM 10 - Materia grimcore me diametër I II III IV V VI aerodinamik< 10µm KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) 79,41 55,67 49,74 48,80 36,83 PM 10 (µg/m 3 ) 28,53 KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) PM10 59,23 45,35 39,40 49,63 40,21 (µg/m 3 ) 36,51 KEK- Palaj (KosovaMont) PM10 (µg/m 3 ) 57,61 37,54 35,43 48,75 39,04 29,51 PM 2.5 - Materia grimcore me diametër I II III IV V VI aerodinamik< 2,5µm KEK- Obiliq (Qendra e Mjekësisë Familjare) 69,39 46,75 38,30 27,03 15,20 13,25 PM 2.5 (µg/m 3 ) KEK- Dardhishte (Shkolla Fillore) PM 2.5 40,43 26,82 23,11 20,33 14,56 13,27 (µg/m 3 ) KEK- Palaj (KosovaMont) PM 2.5 (µg/m 3 ) 47,42 36,54 28,04 21,78 14,81 12,56 9

2.2.1. SO 2 - Dyoksidi i Sulfurit Në Fig.2 të poshtëshënuar janë dhënë vlerat mesatare mujore të përqendrimit të SO2 nga monitorimi në stacionet :Obiliq-qendra e mjekësisë familjar, Dardhishtë - shkolla fillore dhe Palaj-Kosova Mont, për periudhën Janar- Qershor 2013. Nga diagrami shihet se përqendrimi i SO 2 në tri stacionet e monitorimit është brenda standardeve të dhëna në Direktivën 2008/50/EC për cilësinë e ajrit. concentration(ug/m3) 18.00 16.00 14.00 12.00 10.00 8.00 6.00 4.00 2.00 0.00 15.88 12.72 9.00 7.08 7.28 5.82 6.35 4.43 4.83 5.08 4.80 3.17 2.75 3.11 3.19 2.35 1.47 1.62 I II III IV V VI KEK- Obiliq(Health center),so2,µg/m3 KEK- Palaj (KosovaMont),SO2,µg/m3 months KEK- Dardhishte (Elementary School),SO2,µg/m3 Fig.2.Vlerat mesatare mujore të SO 2 (ug/m 3 ) për periudhën 01 Janar 31 Qershor 2013 Në diagramin e vlerave mesatare mujore vërehet se nuk ka tejkalime të vlerave kufitare ditore (125ug/m 3 ) me SO2 në asnjërin nga stacionet e monitorimit pasi që vlera maksimale e mesatares mujore është 15,88 µg/m 3. Përqendrimi i SO2 në të gjitha stacionet e monitorimit është në rënie në krahasim me muajt e dimrit. Kjo vërehet nga fakti se në muajin Janar është regjistruar vlera maksimale mesatares mujore të përqendrimit të SO 2 në 15,88ug/m 3, ndërsa në muajin Maj është regjistruar vlera minimale e mesatares mujore të përqendrimit të SO2 në 1,47ug/m 3. Nga të gjitha stacionet e monitorimit vlera maksimale një orësh është arrit në 57,21ug/m 3 në stacionin e monitorimit në Dardhishtë, gjë që vërehet se nuk tejkalon vlerën kufitare një orësh (350ug/m 3 ) sipas Direktivës 2008/50/EC dhe U.A.Nr.20/2011. Ndërsa vlera maksimale e mesatares ditore arrin në 29,63ug/m 3, në stacionin e monitorimit në Obiliq, gjë që edhe vlera kufitare ditore(125ug/m 3 ) nuk tejkalon në asnjërin nga tri stacionet e monitorimit. 10

2.2.2. NO 2 - Dyoksidi i Azotit Në fig.3. ëshë paraqitë diagrami ku janë dhënë vlerat mesatare mujore të përqendrimit të NO 2, nga monitorimi në stacionet: Obiliq- Qendra e Mjekësisë Familjare, Dardhishtë- Shkolla Fillore dhe Palaj-KosovaMont për periudhën e monitorimit Janar - Qershor 2013. concentration(ug/m3) 20.00 18.00 16.00 14.00 12.00 10.00 8.00 6.00 4.00 2.00 0.00 17.16 13.80 11.05 10.81 11.22 9.54 10.42 10.41 8.62 9.01 8.42 7.317.56 4.96 4.24 4.26 3.73 2.86 I II III IV V VI KEK- Obiliq(Health center),no2,µg/m3 KEK- Palaj (KosovaMont),NO2,µg/m3 KEKmonths Dardhishte (Elementary School),NO2,µg/m3 Fig.3. Vlerat mesatare mujore të NO2 (ug/m 3 ) për periudhën Janar Qershor 2013 Nga analiza e vlerave mesatare mujore për tri stacionet është vërejt se gjatë muajve të dimrit vlera e përqendrimit të NO 2 në ajër është më e lartë në krahasim me muajt e sezonit pranverorë (fig.3), megjithatë këto vlera janë të ulëta, d.m.th janë brenda standardeve të Direktivës 2008/50 për cilësinë e ajrit. Vlera maksimale një orëshe e regjistruar nga të gjitha stacionet e monitorimit ka arritë në 68,72 (ug/m 3 ) në stacionin e monitorimit në Obiliq, gjë që vërehet se nuk tejkalon vlerën kufitare 1h (200ug/m 3 ). Nga analiza e të dhënave për 5 muajt e parë të vitit 2013, mundë të supozohet se nuk do të ketë tejkalim të vlerës kufitare vjetore (40ug/m 3 ), për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, pasi që gjatë kësajë periudhe vlera maksimale e mesatareve mujore arrinë në 17,16(ug/m 3 ) që d.m.th. është vlerë tejet e ulët në krahasim me vlerën standarde kufitare për mesataren vjetore. 11

2.2.3. CO - Monoksidi i Karbonit Në diagramin në vijim(shih fig.4.) janë prezantuar të dhënat e përqendrimit të CO nga stacionet e monitorimit në zonën e KEK-ut, për periudhën e monitorimit Janar- Qershor 2013. concentration(mg/m3) 1.00 0.80 0.60 0.40 0.20 0.85 0.87 0.83 0.66 0.70 0.66 0.60 0.61 0.60 0.63 0.61 0.60 0.38 0.40 0.51 0.26 0.27 0.19 0.00 I II III IV V VI KEK- Obiliq(Health center),co,mg/m3 KEK- Palaj (KosovaMont),CO,mg/m3 months KEK- Dardhishte (Elementary School),CO,mg/m3 Fig.4. Vlerat mesatare mujore të CO(ug/m 3 ) për periudhën Janar - Qershor 2013 Nga të dhënat e mbledhura në tri stacionet e monitorimit në zonën e KEK-ut, vërehet se gjatë periudhës së monitorimit Janar- Qershor 2013 nuk ka asnjë tejkalim të vlerës kufitare për mesataren ditore të maksimaleve 8h (10mg/m 3 ). Në fig4. ku është paraqitë diagrami i vlerave mesatare mujore të përqendrimit të CO në tri stacionet e monitorimit, vërejmë se vlera maksimale e mesatare mujore është paraqitë në muajin Janar në stacionin e monitorimit në Dardhishte dhe arrin në 0,87(ug/m 3 ) ndërsa gjatë muajit Qershor në stacionin e monitorimit në Obiliq, vlera minimale arrin në 0,19(ug/m 3 ), nga mundë të themi se përqendrimi i CO është më i ulët gjatë muajve të sezonit pranverorë. 12

2.2.4. O 3 - Ozoni Tabela e më poshtme tragon tejkalimet e pragut të informacionit dhe pragut të alarmit si dhe tejkalimin e mesatarës ditore në tri stacionet e monitorimit në zonën e KEK-ut gjatë periudhës së monitorimit Janar Qershor. Tab3. Numri i tejkalimeve të vlerave kufitare për pragun e informimit, pragut të alarmit dhe vlerës mesatare ditore të maksimales 8h Ozoni O3 - Numri i tejkalimeve Obiliq- Qendra e Mjekësisë Familjare Dardhishte- Shkolla fillore Palaj-Kosova Mont Vlera e synuar, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, mesatare ditore e maksimales 8 orësh Pragu i informacionit mesatare një orësh Pragu i alarmit, mesatare një orësh >120 µg/m 3 >180 μg/m 3 >240 μg/m 3 1 2 1 2 5 2 1 6 - Nga tabela e më sipërme vërehet se gjatë periudhes së monitorimit Janar- Qershor 2013 janë regjistruar 13 raste me tejkalim të pragut të informacionit (180ug/m 3 ) për ozonin (O 3), 2 raste në stacionin monitorues në Obiliq, 5 raste në stacionin në Dardhishtë dhe 6 raste në stacionin e monitorimit në Palaj. Tejkalimet me përqendrim të O 3 janë regjistruar gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor, ku vlera maksimale e mesatarës 1h është regjistruar në muajin Maj në stacionin e monitorimit në Dardhishtë dhe arrinë vlerën në 261,68µg/m 3. Ndërsa me tejkalime të vlerës kufitare të pragut të alarmit (>240ug/m 3 ) për O 3, janë regjistruar 3 raste: 1 rast në stacionin e monitorimit në Obiliq dhe 2 raste në stacionin në Dardhishtë. Po ashtu janë regjistruar tejkalime të vlerës së synuar të vlerës së mesatares ditore të maksimales 8 h (120ug/m 3 ). 13

Nga analiza e rezultateve vërehet se gjatë muajve të sezonit pranverorë përqëndrimi i ozonit është ngritë gjë që shihet edhe në diagramin e paraqitur në fig.5. concentration(ug/m3) 80.00 70.00 60.00 50.00 40.00 30.00 20.00 10.00 0.00 65.77 64.84 48.50 50.47 45.92 48.20 44.65 37.87 71.49 70.73 67.70 65.86 64.87 62.45 64.44 63.08 57.75 13.82 I II III IV V VI KEK- Obiliq(Health center),o3,µg/m3 KEK- Palaj (KosovaMont),O3,µg/m3 months KEK- Dardhishte (Elementary School),O3,µg/m3 Fig.5. Vlerat mesatare mujore të O 3(ug/m 3 ) për periudhën Janar- Qershor, 2013 2.2.5. PM 10 - Materia grimcore me diametër aerodinamik<10µm Në tabelën e më poshtme është prezantuar numri i ditëve me tejkalime të vlerës kufitare ditore (50ug/m 3 ) të PM10, gjatë periudhës së monitorimit Janar Qershor 2013. Tab.4. Numri i ditëve që tejkalon vlerën kufitare ditore për PM 10 PM 10-numri i ditëve që tejkalon vlerën kufitare ditore, 01 Janar - 31 Maj Vlera kufitare ditore Numri i lejuar i ditëve me tejkalime brenda vitit Nga tabela shihet se është tejkaluar 50µg/m3 35 dite/vit I II III IV V VI Total Obiliq- Qendra e mjekësisë 18 12 13 11 7 1 62 familjare Dardhishte- Shkolla fillore 17 8 8 11 10 8 62 Palaj-Kosova Mont 15 5 5 12 12 4 53 numri i lejuar i ditëve me tejkalime ditore brenda vitit (35 dit/vit), sipas direktivës 2008/50/CE dhe sipas UA Nr.02/2011. 14

Në stacionin e monitorimit në Obiliq, gjatë këtij pesë mujori është arrit numri më i madh i ditëve me tejkalim të vlerës ditore (50ug/m 3 ),ku numri i ditëve me tejkalime arrin në 62 ditë, në stacionin e monitorimit në Dardhishtë 62 ditë dhe në Palaj 53 ditë me tejkalime. Në stacionin e monitorimit në Obiliq vlera maksimale ditore e PM10 është regjistruar gjatë muajit Janar dhe arrin në 164,0 (ug/m 3 ), që d.m.th. se është 3,28 herë më e lartë se vlera e lejuar ditore (50ug/m 3 ). Në stacionin e monitorimit në Dardhishtë vlera maksimale ditore e PM 10 arrin në 137,0 (ug/m 3 ) gjatë muajit Janar që d.m.th. 2,74 herë më e lartë se vlera ditore e lejuar dhe në stacionin e monitorimit në Palaj vlera maksimale ditore e PM10 arrin në 131,3 (ug/m 3 ) gjatë muajit Janar, d.m.th se është 2,62 herë më e lartë se vlera ditore e lejuar. Nga analiza e të dhënave mundë të themi se përqendrimi më i lartë i PM 10 në ajër arrihet gjatë sezonit dimërorë, sikur shihet edhe nga diagram i vlerave mesatare mujore (shih fig.6.). 100.00 Concentration (ug/m3) 80.00 60.00 40.00 20.00 79.41 59.23 57.61 55.67 49.74 49.63 45.35 48.80 48.75 39.40 37.54 35.43 40.21 36.83 39.04 36.51 28.53 29.51 0.00 I II III IV V VI months KEK- Obiliq(Health center)pm10, µg/m3 KEK- Dardhishte (Elementary School)PM10(µg/m3) KEK- Palaj (KosovaMont)PM10(µg/m3) Fig.6. Vlerat mesatare mujore të PM10(ug/m 3 ) për periudhën Janar-Qershor 2013 15

2.2.6. PM 2.5- Materia grimcore me diametër aerodinamik<2.5µm Në Fig. 7. janë dhënë vlerat mesatare mujore të PM2.5 (ug/m 3 ) nga monitorimi i cilësisë së ajrit në tri stacionet e vendosura në zonen e KEK-ut, gjatë periudhes Janar Qershor 2013. Nga fig.7. shihet se vlerat maksimale të arritura kanë qenë kryesisht në sezonin dimërorë. Vlera maksimale mujore ëshët paraqitë ne stacionin e monitorimit të vendosur në Obiliq- Qendra e mjekësisë familjare, ku arrinë vlerën në 69,39 (ug/m 3 ) gjatë muajit Janar. Ndërsa në muajin Maj janë regjistruar vlerat minimale të përqendrimit të PM2.5 në të gjitha stacionet e monitorimit. Vlera minimale është regjistruar në stacionin e monitorimit në Palaj-KosovaMont dhe ka vlerën 12,56 ug/m 3. Concentration(ug/m3) 80.00 69.39 70.00 60.00 47.42 50.00 46.75 40.43 38.30 40.00 36.54 26.82 28.04 30.00 27.03 23.11 21.78 20.33 20.00 13.27 15.20 14.56 14.81 13.25 12.56 10.00 0.00 I II III IV V VI months KEK- Obiliq(Health center)pm2.5, µg/m3 KEK- Dardhishte (Elementary School)PM2.5(µg/m3) KEK- Palaj (KosovaMont)PM2.5(µg/m3) Fig.7. Vlerat mesatare mujore të PM 2.5(ug/m 3 ) për periudhën Janar- Qershor 2013 16

3. Gjendja meteorologjike në vend-monitorimet e cilësisë së ajrit Në stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit janë të integruara edhe parametrat meteorologjik. Për të plotësuar paraqitjen e të dhënave të mbledhura nga rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit, janë raportuar edhe të dhënat përmbledhëse të parametrave meteorologjikë, të cilët ndikojnë në mekanizmin e akumulimit, transportit, difuzionit, shpërndarjes dhe transformimit të ndotësve në atmosferë. Parametrat meteorologjik që monitorohen në këto stacione janë: Temperatura e ajrit Shtypja atmosferike Lagështia e ajrit Drejtimi dhe shpejtësia e erës Përshkrimi i gjendjes meteorologjike është një përshkrim përmbledhës mbi ndikimin e meteorologjisë në dukuritë e mundshme, sidomos në formimin e Ozonit dhe akumulimin maksimal të PM 10. Drejtimi dhe shpejtësia e erës janë një ndër parametrat meteorologjik më të rëndësishëm të cilët ndikojnë në shpërndarjen e ndotjes në ajër. Drejtimet dominante të erës në tri stacionet e monitorimit janë paraqitë në figurën e poshtëshënuara. Northwest Dardhishte,nr.of observation Palaj,nr.of obs West Obiliq,nr.of observation North 1200 1000 800 600 400 200 0 Northeast East Southwest Southeast South Fig.8. Drejtimi dominant i erës në stacionet e monitorimit për periudhën Janar - Qershor 2013 17

4. Konkluzionet dhe rekomandimet 4.1. Konkluzionet Nga vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave të mbledhura vërehet se tejkalimet më të larta në tri stacionet e monitorimit kanë qenë me ndotësin PM 10 dhe PM 2.5, nga ku mundë të konstatohet se problemet kryesore të ndotjes së ajri në zonën e KEK-ut janë: Cilësia e dobët e ajrit si pasojë e ndotjes me grimcat PM10 dhe PM2.5. Ngritja e përqendrimit të PM 10 dhe PM 2.5 në sezonin dimëror, si rrjedhojë e emetimit të gazrave nga KEK, nga djegiet për ngrohjen e shtëpive dhe kushtet meteorologjike. 4.2. Rekomandimet Për të pasqyruar edhe më mirë cilësinë e ajrit në zonën e KEK-ut, dhe me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në këtë zonë rekomandohet që: Të zgjerohet rrjeti i monitorimit dhe të plotësohet me instrumente matëse ; Të shtohet numri i parametrave monitorues sipas kërkesave të parashtruara në ligjet dhe udhëzimet që rregullojnë çështjet e cilësisë së ajrit; Të merren masa nga ana e MMPH dhe operatorëve ndotës për uljen e ndotjes me PM10 dhe PM2.5. 18

Raporti Monitorimi i cilësisë së ajrit në zonën e KEK-ut është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Versioni elektronik i Raportit mundë të shkarkohet edhe në www.ammk-rks.net Adresa e AMMK-së: Rruga Luan Haradinaj, ish-pallati i shtypit-rilindja kati XV/04 Tel. +381 38 200 33 228, email: kepa@rks-gov.net www.ammk-rks.net Prishtinë, 2013 19