Pompa shpërndarëse mekanike

Σχετικά έγγραφα
NEK njësia elektronike komanduese

2. Principi i punesë Kohet te motori dizel

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Përgatitja e përzierjes qe zbatohet ne injektim

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1

Indukcioni elektromagnetik

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Qarqet/ rrjetet elektrike

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Fig. 2 Fërkimi te rrokullisja. Fig. 1 Koeficienti i fërkimit

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

1. PËRCAKTIMI I FUQISË, MOMENTIT TË RROTULLIMIT DHE SHPENZIMIT TË LËNDËS DJEGËSE TE MDB

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

FIZIKË. 4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Sa është zhvendosja e trupit pas 5 sekondash?

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

6. LOKOMOTIVAT DIESEL 6.1. Të përgjithshme

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM MASTER

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

7. PJESËT THEMELORE TE PALËVIZSHME TE MOTORIT

KREU V 5. LOKOMOTIVA E AVULLIT 5.1. Klasifikimi i Lokomotivave të avullit Lokomotiva e avullit përbëhet nga: -kazani i avullit; -makina e avullit;

Pajisje elektrike. Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Ngjeshmëria e dherave

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

SHËNIMET E PAJISJEVE DHE INSTRUMENTEVE NË LABORATORIN E KONSTRUKSIONEVE MAKINERIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

BAZAT E ELEKTROTEKNIKËS NË EKSPERIMENTE DHE USHTRIME PRAKTIKE LITERATURË PLOTËSUESE

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Nyjet, Deget, Konturet

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

Propozim për strukturën e re tarifore

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?


Ushtrime Fizike

1. Një linjë (linja tek). 2. Dy linjë (linja çift), ku secila linjë ka një drejtim të caktuar të lëvizjes. 3. Shumë linjë (tre dhe katër).

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

4.4 makinat për formimin e briketave në fushë Kapitulli 5 - pajimet për furnizimin e objekteve blegtorale me ujë nevojat e kafshëve

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Erduan RASHICA Shkelzen BAJRAMI ELEKTROTEKNIKA. Mitrovicë, 2016.

ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje)

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Dokumentacioni i Projektit të të Nxënit 4

TRAJTIMI I NDIKIMIT TË PROCESEVE DINAMIKE TË KUSHINETAVE NË OSHILIMET E ROTORËVE TË TURBOGJENERATORËVE NË GJENDJE JOSTACIONARE

Materialet në fushën magnetike

Dielektriku në fushën elektrostatike

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

2. DIODA GJYSMËPËRÇUESE

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Komoditet. i plotë. për përdorim në banesa dhe njësi. tregtare KATALOGU I NGROHJES DAIKIN ALTHERMA

UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË UNIVERSITETI TEKNOLLOGJIK Ismail QEMALI UNIVERSITETI Eqerem ÇABEJ GJIROKASTER

2015: International Year of Light.

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

2. Përpunimi digjital i sinjaleve

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT. PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje ) LËNDA: FIZIKË BËRTHAMË

MATERIAL MËSIMOR ELEKTROTEKNIK NR. 1

7. TRAKSIONI ELEKTRIK 7.1. Të përgjithshme

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE - PRISHTINË STUDIMET MASTER

5. TRANSISTORI ME EFEKT TË FUSHËS FET

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

Kursi "Projekti i rregulluesit të frekuencave"

Transcript:

Pompa shpërndarëse mekanike Detyra e sistemit për lëndë djegëse është që ta furnizojë motorin dizel me lëndë djegëse. Pjesa me rendësi te veçantë e këtij sistemi është pompa shpërndarëse për lëndë djegëse. Pompa nëpërmes linjave prurës dhe filtrit për lëndë djegëse e shtyn lëndën djegëse nga rezervuari i lëndës djegëse, e pastaj nën shtypje të caktuar, nëpër linjat me shtypje të lartë, e shpërndan nëpër cilindrat vetjak të motorit, ku me ndihmën e injektorit e injekton në hapësirën e ngjeshur të motorit. Teprica e lëndës djegëse nëpër linja kthehet në rezervuarin e lëndës djegëse. Në fig. 2.35. është dhënë edhe sistemi i fryrjes me turbo kompresor dhe ndërlidhja e tij me pompën për lëndë djegëse. Fig. 2.35 Pompa shpërndarëse mekanike; 1- Rezervuari për lëndë djegëse, 2- Linjat për prurje e lëndës djegëse (ana thithëse), 3- Filtri për lëndë djegëse, 4- Pompa shpërndarëse, 5- Linja për lëndë djegëse me shtypje të lartë, 6- Injektori, 7- Linja kthyese për lëndë djegëse, 8- Nxehësi elektrik, 9- Turbo- kompresori, 10- Ndërftohësi, 11- Ajri nën shtypje, 12- Linja për modulin e pompës, 13- Linja për gazrat dalëse (fryrëse), 14- Valvuli për rregullim të turbo kompresorit.

Procesi i djegies së lëndës djegëse në motori dizel, në masë të madhe varet nga sasia dhe mënyra e injektimit (fillimi, kohëzgjatja dhe dozimi i lëndës djegëse në momentin e injektimit). Parametrat e injektimit për regjim të caktuar të punës së motorit i dikton pompa shpërndarëse për shtypje të lartë me modulet e veta. Funksioni i përbashkët i moduleve të pompës shpërndarëse duhet që të siguron vlera optimale në të gjitha parametrat ndikues në lidhje me procesin e djegies së lëndës djegëse në të gjitha regjimet punuese të motorit. Motorët dizel te vegjël dhe me shpejtësi të mëdha, janë të pajisur me sistem kompakt për injektim me përmasa dhe peshë të vogël. Pompa shpërndarëse për lëndë djegëse i kënaq kërkesat e lart përmenduara dhe zbatohet tek motorët dizel me : 3, 4, 5 dhe 6 cilindra të automjeteve të udhëtarëve, makinave ngarkuese të lehta dhe të mesme dhe traktorëve me fuqi deri 25 KW për cilindër. Pompa mundet të arrijë shtypje të injektimit prej 700 bar dhe shpejtësi deri 2400 rr/min. Filtri i lëndës djegëse Elementet e pompës me shtypje të lartë dhe injektorëve janë të përpunuara me precizitet shumë të lartë, për arsye se papastërtitë eventuale në lëndën djegëse mund të ndikojnë në funksionimin e rregullt të tyre. Për këtë arsye, përdorimi i filtrave te veçantë për lëndë djegëse është kusht për punë të rregullt pa pengesa dhe afatgjatë të sistemit për injektim të lëndës djegëse. Lënda djegëse mund të përmbajë ujë në formë të emulsionit (i përzier me lëndën djegëse) ose i ndarë nga ajo, p.sh. si kondensat i fituar me ndryshimin e temperaturës. Nëse uji depërton në pompë ka mundësi për dëmtim nga korrozioni të elementeve të saj. Për këtë arsye duhet të ekzistojë ne filtrin për lëndë djegëse edhe hapësirë për mbledhjen së ujit. Uji duhet që në intervale të caktuara të lëshohet (drenohet) nga filtri.

Fig. 2.36 Sistemi i injektimit te lëndës djegëse te pompës distributore me pistonin aksial te llojit VE.. F me rregullimin mekanik; 1 linja e furnizimit me lëndë djegëse, 2 leva, 3 pedali i gazit, 4 pompa distributore e injektimit te lëndës djegëse, 5 valvuli elektrik mbyllëse ELAB, 6 linja e lëndës djegëse e shtypjes se lartë, 7 linja kthyese e lëndës djegëse, 8 injektori dhe pajisjet mbajtëse, 9 nxehësi i skuqur i llojit GSK, 10 filtri i lëndës djegëse, 11 rezervuari i lëndës djegëse, 12- pompa për furnizim (vetëm ne rastet e linjës se furnizimit te gjatë ose lartësisë vertikale te madhe ne mes rezervuarit te lëndës djegëse dhe pompës për injektimin e lëndës djegëse), 13 bateria, 14 ndërprerësi i fillimit te punës (ndërprerësi i ndezjes), 15 njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur te llojit GZS, 16 motori dizel

Fig. 2.39 Pompa distributore për injektimin e lëndës djegëse; 1 rezervuari i lëndës djegëse, 2 filtri i lëndës djegëse, 3 pompa injektuese distributore, 4 injektori me bartësin e vetë, 7 linja e kthimit te lëndës djegëse, 6 nxehësi i skuqur i llojit GSK, 7 bateria, 8 çelësi i lëshimit te motorit ne punë, 9 njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur GZS

Fig. 2.37 Pompa distributore me pjesët përbërëse; 1- Valvuli i kontrollit te shtypjes, 2 pajisjet e rregullatorit, 3- kufizuesi i mbi derdhjes, 4 koka e pompës distributore te shtypjes se lartë, 5 pompa për furnizim me lëndë djegëse, 6 pajisja e avancës se injektimit, 7 - pllaka me gunga, 8 valvuli elektromagnetik për ndërprerjen e dërgesës Fig. 2.38 Pajisjet e lëndës djegëse për furnizim te sistemi i injektimit te lëndës djegëse me pompën distributore; 1 rezervuari i lëndës djegëse, 2 linja e furnizimit te shtypjes se ulët, 3 filtri i lëndës djegëse, 4 pompa injektuese distributore, 5 linja e furnizimit e shtypjes se lartë, 6 injektori me bartësin e vetë, 7 linja e kthimit te lëndës djegëse, 8 nxehësi i skuqur Lënda djegëse e cila e shtyp pistonin shpërndarës me kanal është nën shtypje të lartë. Lënda djegëse e tillë nëpërmes të kanalit në piston degëzohet deri te daljet e pompës. Numri i daljeve nga pompa është i njëjtë me numrin e cilindrave të motorit. Në shtëpizën e pompës shpërndarëse klasike janë të vendosura këto module:

Fig. 2.40 Pjesët përbërëse te pompës se injektimit te lëndës djegëse distributore dhe funksionimi i tyre 1 Pompa furnizuese anësore dhe valvuli për rregullim të shtypjes 2 Moduli i shtypjes së lartë (pompa e shtypjes së lartë) me shpërndarësin, 3 Rregullatori mekanik i numrit të rrotullimeve, 4 - Valvuli elektromagnetike për ndalim (pengim), 5 rregullatori i momentit te injektimit

Pompa furnizuese anësore dhe valvuli për rregullim të shtypjes Fig. 2.41 Ndërveprimi i pompës furnizuese te lëndës djegëse, valvulit për kontrollin e shtypjes dhe kufizuesit te mbi derdhjes; 1 boshti lëvizës, 2 valvuli për kontrollin e shtypjes, 3 unaza ekscentrike, 4 unaza mbështetëse, 5 rregullatori i lëvizjes, 6 vemzat e boshtit lëvizës, 7 kufizuesi i mbi derdhjes, 8 shtëpiza e pompës

Pompa furnizuese anësore dhe valvuli për rregullimin e shtypjes Transporton lëndë djegëse nga rezervuari për lëndë djegëse deri te pompa shpërndarëse dhe krijon një shtypje të ulët të caktuar te lëndës djegëse në hapësirën e brendshme të pompës Pompa furnizuese është pompë anësore. Ajo nëpërmes filtrit për lëndë djegëse, e bjer lëndën djegëse nga rezervuari dhe bashkërisht me valvulin për rregullim të shtypjes së lëndës djegëse dhe valvulit zbrazës mbi derdhës krijon shtypje të lëndës djegëse në brendinë e pompës e cila rritet ne mënyrë lineare me rritjen e numrit të rrotullimeve të pompës Fig. 2.42 Pompa e furnizimit me krah për shtypje te ulët; 1 hyrja, 2 dalja Fig. 2.43 Pompa furnizuese anësore dhe valvuli për rregullimin e shtypjes

Valvuli për rregullimin e shtypjes së ultë të lëndës djegëse Është valvule që është e shtrënguar me sustë. Nëse shtypja e lëndës djegëse rritet mbi një vlerë të caktuar, pistoni i valvulit e hap vrimën kthyese dhe mundëson që një pjesë e lëndës djegëse nëpërmes të saj të kthehet në pjesën thithëse të pompës. Kur shtypja e lëndës djegëse do të bie, valvuli e mbyllë vrimën kthyese. Shtypja e hapjes të valvulit varet nga mbi shtypja e akorduar në sustën e saj. Fig. 2.44 Valvuli për rregullimin e shtypjes se ultë te lëndës djegëse Fig. 2.45 Valvuli shfryrës mbi derdhës Valvuli shfryrës mbi derdhës Është i vendosur në kapakun e pompës shpërndarëse. Nëpër të një pjesë e lëndës djegëse nga pompa derdhet mbrapa në rezervuarin e lëndës djegëse, por me atë rast krijon rezistencë të caktuar të rrymimit të lëndës djegëse. Pasi shtypja e lëndës djegëse në brendësi te pompës duhet të jetë në lidhje direkt me numrin e rrotullimeve të pompës, funksionet e valvulit shfryrës mbi derdhës dhe valvulit për rregullim të shtypjes duhet të jenë të akorduara.

Moduli i shtypjes së lartë (pompa e shtypjes së lartë me shpërndarës). E zmadhon shtypjen e lëndës djegëse deri në shtypjen e injektimit dhe kryen shpërndarje të lëndës djegëse me shtypje të lartë nëpër cilindra. Lëvizja rrotulluese e boshtit kryesor të pompës nëpërmes lidhjes me vemza bartet në pistonin shpërndarës Fig.2.46. Elementet e modulit të shtypjes së lartë të pompës; 1- Lidhja me vemza, 2- Disku me rula, 3- Pllaka bregore, 4- Disku kompozues,5- Pistoni shpërndarës, 6- Mbajtësi i sustës, 7- Unaza rregulluese për rregullim, 8- Cilindri shpërndarës, 9- Susta spirale, 10- Valvuli shtytës.

Fig. 2.47 Pllaka me gunga rrotullohet mbi rulat te vendosura ne shtëpizën e tyre Pistoni shpërndarës me ndihmën e pllakës me gunga njëkohësisht fiton edhe zhvendosje (lëvizje) aksiale. Lëvizja e tillë është rezultat i rrotullimit të pllakës me gunga nëpër rule të vendosura në disk. Lëvizjen aksiale të pistonit shpërndarës ka balli i cilindrit e kryejnë brigjet (gungat) e pllakës me gunga, kurse kthimin pas, dy sustat spirale të vendosura në simetri te ngarkuara me forcën paraprake. Sustat mbështeten në trupin e cilindrit shpërndarës, kurse në pistonin shpërndarës veprojnë me anë të mbajtësit (udhëzuesit) të sustës. Lartësia e sustave spirale duhet të jetë në përputhshmëri që të mos vjen deri te sforcimet radiale të pistonit shpërndarës. Pllaka me gunga me anë të formës së gungave ndikon në dinamikën e ndryshimeve të shtypjes së injektimit të lëndës djegëse. Te motorët me forma të ndryshme në hapësirën për djegie duhen kushtet individuale të injektimit të lëndës djegëse. Për këtë arsye çdo tip i motorit ka pompë në të cilën është e ndërtuar në vartësi me formën e pllakës bregore.

Fig. 2.48 a) Ne PBF dega thithëse mbyllet; unaza kontrolluese (1) e mbyll degën thithëse, dhe vrima e distribuimit (2) hapë degën e dërgimit te lëndës djegëse b) furnizimi me lëndë djegëse; gjatë hapit te pistonit (hapi punues) ka PJF ai ngjesh lëndën djegëse ne dhomën e shtypjes së lartë (3). Lënda djegëse lëviz nëpërmjet degës se dërgimit (4) deri te injektori c) përfundimi i furnizimit; përfundon shumë shpejt furnizimi me lëndë djegëse, unaza kontrolluese (4) e hapen vrimën tërthore (6) d) përfundimi i furnizimit; shkurt para PJF hapet dega mbushëse. Duke u kthye pistoni i pompës ka PBF, dhoma e presionit te lartë mbushet me lëndë djegëse dhe vrima tërthore mbyllet përsëri. Ne këtë pike dhe dega e dërgimit është e mbyllur UT PBF, OT PJF

Unaza rregulluese për rregullim, me anë të sistemit të levave, zhvendoset ne drejtim aksial nëpër gjatësinë e pistonit shpërndarës në vendin ku në piston ekziston kanali tërthor. Zhvendosja kryhet me anë të padalës për gaz ose rregullatorit centrifugal të numrit të rrotullimeve. Në atë mënyrë ndryshohet hapi efektiv i pistonit për kohën e cila e shtyp lëndën djegëse nën shtypje nëpër injektorin e motorit. Me fjalë të tjera ashtu ndryshon sasia e lëndës djegëse të injektuar. Injektimi ndërpritet në momentin kur kanali tërthor në piston do të fillon që të dalë nga unaza rregulluese për rregullim (shiko fig. 2.48c.) Pistoni shpërndarës, cilindri shpërndarës dhe unaza rregulluese në mes veti janë të përshtatur me tolerancë të lartë ashtu që munden të kryejnë ndërmjet veti funksionin e dërgimit te djegia e ngadalshme dhe në shtypje shumë të larta të lëndës djegëse. Rrjedhjet (lëshimet) e vogla janë të pashmangshme, por nga pika e vështrimit të lyerjes të pistonit shpërndarës ato janë më se të nevojshme. Për atë, me dëmtimin e cilës do nga këto tri pjesë nuk kryhet zëvendësimi i tyre veç e veç por zëvendësohen në tërësi: pistoni shpërndarës, cilindri shpërndarës dhe unaza rregulluese. Mbushja e cilindrit me lëndë djegëse, krijon shtypje të lartë dhe injektimi është i përcjellë më lëvizje të sinkronizuar (akorduar) aksiale dhe rrotulluese të pistonit shpërndarës në cilindrin e pompës. Ashtu p.sh. te motori 4- cilindrik derisa pistoni shpërndarës ç vendoset ne drejtim aksial nga pozita e brendshme e skajshme PBS, arrin deri te pozita e jashtme e skajshme dhe kthehet përsëri, ai njëkohësisht rrotullohet për një të katërtën e rrethit (90 0 ). Në fig.2.49 është paraqitur faza e mbushjes të cilindrit me lëndë djegëse dhe injektimi i lëndës djegëse ngjashëm me figurën 2.48a,b,c,d.

Fig. 2.49 Mënyra e punës së pompës për shtypje të lartë: a) Faza e mbushjes me lëndë djegëse, b) Faza e injektimit; 1. Kanali prurës, 2. Ulluku (kanali) në piston, 3. Buloni mbyllës, 4. Pistoni shpërndarës, 5. Kanali shpërndarës, 6. Valvuli dërgues, 7. Valvuli elektromagnetik për ndalim (pengim ). Fig. 2.50 Koka e distributorit me dhomën e shtypjes se lartë; 1 unaza kontrolluese, 2 koka e distributorit, 3 pistoni i distributorit, 4 mbajtësi i valvulit te dërgimit, 5 valvuli i dërgimit

Fig. 2.51 Valvuli i dërgimit me kufizuesin e rrjedhës mbrapa 1- Mbajtësi i valvulit te furnizimit, 2 kufizuesi i rrjedhës prapa, 3 susta e valvulit te furnizimit, 4 mbajtësi i valvulit, 5 boshti i valvulit, 6 vëllim i shkarkues i valvulit Fig. 2.52 Valvuli i presionit te qëndrueshëm; 1 mbajtësi i ventilit te dërgimit, 2 unaza mbështetëse e sustës, 3 susta e ventilit te dërgimit, 4 pistoni i ventilit te dërgimit, 5 - ventili i shtypjes se qëndrueshme, 6 ulëse e sustës, 7 susta e ventilit (ventilit te shtypjes se qëndrueshme), 8 unaza rregulluese, 9 mbajtësi i ventilit, 10 nënshtresa Valvuli për shtytje Pas ndalimit të fazës së shtypjes së lëndës djegëse, e mbyllë lidhjen në mes të linjës për shtypje të lartë dhe pompës shpërndarëse dhe e shkarkon (relakson) linjën e shtypjes së lartë nga shtypja e injektimit. Me të ndikohet në momentin e mbylljes së injektorit për lëndë djegëse në fund të procesit të injektimit, kurse në linjat e shtypjes së lartë krijohen kushte te qëndrueshme për injektim të lëndës djegëse. Linjat e shtypjes së lartë E lidhin pompën shpërndarëse me injektorët te motori. Në një sistem të caktuar për injektim gjatësia e linjave të shtypjes së lartë është në harmoni (përputhet) me rrjedhën e procesit të injektimit të lëndës djegëse. Për atë, gjatë operacioneve të mirëmbajtjes së sistemit ato nuk duhet të ndryshohen ose vrazhdë (me majë) të lakohen.

Valvuli elektromagnetik për ndalim (pengim) Fig. 2.53 Valvuli elektromagnetik për ndalim te dergimit te lëndës djegëse Për arsye të principit të punës së motorit dizel, d.m.th. për arsye të vetëndezjes së lëndës djegëse në cilindër, e vetmja mënyrë e ndalimit të punës së tij është që të ndërpritet prurja e lëndës djegëse ose e ajrit në të. Në praktikë, për atë qëllim ndërpritet prurja e lëndës djegëse.

Me atë rast përdoret valvuli elektromagnetik (shih fig. 2.53) e cila është e lidhur me çelësin për fillimin e punës të motorit. Në pozitën e kyçës d.m.th. kur motori punon, magneti e hap linjën për prurje të lëndës djegëse në hapësirën për shtypje të lartë të pompës. Me ç kyçjen e tensionit, pështjelli (bobina) magnetike mbetet pa rrymë dhe spiranca e valvules magnetike me anë të sustës spirale e mbyllë prurjen e lëndës djegëse në pompën për shtypje të lartë - motori e ndërpret punën. Motori nuk mundet të ndizet me valvulen elektromagnetike në gjendje jo të rregullt për ndalesë. Rregullatori mekanik i numrit të rrotullimeve E rregullon numrin e rrotullimeve të motorit me anë të rregullimit të sasisë së lëndës djegëse e cili injektohet në motor Te motori dizel pa rregullator të numrit të rrotullimeve, nuk qëndron në pozitë të caktuar elementi për ndryshim të sasisë së lëndës djegëse të injektuar me çka numri i rrotullimeve do të mbetet i pandryshuar. Nëse p.sh. motori i ftohët startohet edhe me një sasi përkatëse të lëndës djegëse fillon të punon, pas kohës së caktuar do ti zvogëlohet rezistenca vetiake e fërkimit, si dhe rezistencat me agregateve te vetë siç është alternatori, kompresori, pompa për injektim dhe të tjera. Për atë arsye, edhe pa u ndikua (veprua) në elementin për ndryshim të lëndës djegëse të injektuar, numri i rrotullimeve të motorit pa rregullator edhe më shumë do të rritet dhe mundet ta arrijë numrin e rrotullimeve ku, për arsye të forcave të mëdha centrifugale, do të ndodhë vetëdëmtimi i motorit.

Fig. 2.54 Rregullatori mekanik i numrit të rrotullimeve

Detyra themelore për çdo rregullator të numrit të rrotullimeve është që të kufizon numrin maksimal të rrotullimeve. Mirëpo, te makinat përdoret i ashtuquajturi rregullatori me dy regjime i cili e rregullon rrotullimin e zbrazët dhe atë të numrit maksimal, kurse te makinat bujqësore edhe për ngasje të agregateve (çikriku, pompa për ujë, vinça dhe të ngjashme) përdoret rregullatori me shumë regjime që i rregullon (i mban thuajse konstant) të gjithë numrat e rrotullimeve në mes të numrit minimal dhe atij maksimal të numrit të rrotullimeve. Rregullatori dy regjimesh Te motorët dizel te makinave, zakonisht nuk nevojitet rregullim në lëmin në mes të hapit të zbrazët dhe numrit maksimal të rrotullimeve. Në fushën e jo rregulluar të numrit të rrotullimeve vozitësi vepron mbi pedale të levave dhe unazës rregulluese dhe e akordon momentin rrotullues të nevojshëm. Rregullatori jep llogari për lëmin e hapit të zbrazët të motorit që mos të ndalet dhe kryen kufizime të numrit maksimal të rrotullimeve që të mos vjen deri te vetëdëmtimi i motorit. Te ai, në varësi nga numri i rrotullimeve, kundërpeshat centrifugale largohen dhe me anë të unazës dhe sistemit të levave e lëvizin unazën rregulluese nëpër gjatësinë e pistonit shpërndarës. Në fig. 2.55. janë të paraqitura katër gjendje karakteristike të rregullatorit. Figura a) e përfshinë gjendjen e fillimit te punës të motorit. Për arsye të numrit të vogël të rrotullimeve, kundërpeshat nuk largohen, kurse unaza rregulluese e merr pozitën në të cilën injektohet sasi e madhe e lëndës djegëse. Sasia e madhe e lëndës djegëse e pasuron përzierjen në periudhën (fazën) e fillimit te punës te motorit.

Me rastin e hapit të zbrazët të motorit b) kundërpeshat centrifugale e mbisundojnë sustën e tëholluar, kurse pozita e unazës rregulluese është e caktuar me barazimin e forcës së unazës dhe forcës së sustës për hapin e zbrazët. Ngarkesa e pjesshme e motorit dhe përshpejtimi kryhet me veprim të padalës së gazit. Lëvizja e padalës, me anë të elementit tërheqës dhe levave, bartet te unaza rregulluese, me çka kryhet dozimi i lëndës djegëse sipas dëshirës së vozitësit (fig. c). Në (fig. d) është e paraqitur gjendja te rregullatori për kufizimin e numrit maksimal të rrotullimeve të motorit. Në momentin e arritjes së numrit maksimal të rrotullimeve, unaza e shtypur nga kundërpeshat centrifugale me anë të levave e ç vendos unazën rregulluese ka ana e majtë për arsye se ndërpritet injektimi i lëndës djegëse dhe rritja e mëtutjeshme e shpejtësisë së motorit. Me kufizuesin kufizohet (determinohet) numri maksimal i rrotullimeve të motorit. Fig. 2.55. Gjendjet karakteristike të rregullatorit: a) fillimi i punës, b) hapi i zbrazët, c) ngarkesë e pjesëshme (përshpejtime), d) numri maksimal i rrotullimeve; 1- susta e tëholluar, 2- leva startuese, 3- unaza rregulluese, 4- pistoni shpërndarës, 5- hapja tërthore në piston, 6- hapi gjatë startimit, 7- susta për hapin e zbrazët, 8- kundërpesha centrifugale, 9- leva, 10- hapi në hapin e zbrazët, 11- elementi tërheqës, 12- hapi për ngarkesë (shpejtim të pjesshëm), 13- kufizuesi, 14- leva, 15- dhe 16- susta.

Rregullatori i fillimit (avancës) së injektimit E rregullon momentin (këndin) e injektimit në varësi nga regjimi, numri i rrotullimeve dhe ngarkesa e motorit. Me rritjen e numrit të rrotullimeve, rregullatori e ç vendos momentin e injektimit kah injektimi më i hershëm. Në atë mënyrë arrihet fuqia optimale, harxhim i dëshirueshëm i lëndës djegëse, dhe zvogëlim i pjesëmarrjes së komponentëve të dëmshme në gazrat dalëse. Aksi i rregullatorit është i vendosur në kënd të drejtë në krahasim me aksin e pompës. Kur pompa shpërndarëse pushon ose punon me numër të vogël të rrotullimeve, susta spirale e shtyp pistonin e rregullatorit në pozitën e skajshme djathtas. Me rritjen e numrit të rrotullimeve në pompën furnizuese rritet edhe shtypja e lëndës djegëse në brendinë e saj. Me atë njëkohësisht rritet edhe forca e shtypjes së lëndës djegëse ndaj pistonit dhe ajo fillon aq më shumë ta sundojë forcën e sustës spirale dhe ta ç vendos pistonin kah ana e majtë. Ç vendosja aksiale e pistonit me anë të nyjës dhe levës bartet në diskun me rula dhe e rrotullon në kënd të caktuar. Me rrotullimin relativ të diskut me rula në raport me pllakën me gunga ndryshon momenti i ngritjes së pllakës me çka ndryshon edhe momenti i injektimit të lëndës djegëse në motor që kryhet rregullimi në momentin e injektimit.

Fig. 2.56, 1 unaza e rulave, 2 rulat, 3 blloku rrëshqitës, 4 leva, 5 pistoni i pajisjes për avancën e injektimit, 6 pllaka me gunga, 7 pistoni për distribuim

Fig. 2.57 a) pozita fillestare, b) pozita punuese, 1- shtëpiza e pompës, 2 unaza me rula, 3 rulat, 4 leva, 5 kalimi te pistoni i pajisjes se avancës se injektimit, 6 kapaku, 7 pistoni i pajisjes te avancës se injektimit, 8 blloku rrëshqitës, 9 sustat e pajisjes për avancën e injektimit Fig. 2.58 Mënyra e punës e rregullatorit të injektimit: 1- trupi i pompës; 2- disku me rula; 3- rulat; 4- pistoni; 5- leva; 6- susta. PAJISJE PLOTËSUESE Pompa shpërndarëse është e konstruktuar në princip të modulit dhe në përputhje me kërkesat e motorit mund të pajiset me pajisje plotësuese. Nga aty dalin më shumë mundësi për përshtatjen e pompës në punën e motorit me qëllim që të arrihet vlerat optimale te momentit te rrotullimit, fuqisë, harxhimit të lëndës djegëse dhe përbërja e gazrave dalëse.

Shpejtuesi i startit të ftohtë Detyra e tij është, që në startin e ftohtë të motorit, momentin e fillimit të injektimit ta akordojë në një vlerë të caktuar kah injektimi i hershëm. Në atë mënyrë motori i ftohtë ka më shumë kohë për të prodhuar përzierje me te pasur të lëndës djegëse dhe vetëndezje sa më të suksesshme. Rregullimi i këndit në fillim të injektimit kryhet me veprim në rregullatorin e injektimit të pompës me dorë, me litarin nga kabina e vozitësit, ose automatikisht, me pajisje që rregullon fillimin e injektimit në varësi nga temperatura e jashtme. Fig. 2-59 Përshpejtuesi mekanik i fillimit te punës ne të ftohet angazhohet vetëm te fillimi ne te ftohet, 1 llozi, 2 dritarja për qasje, 3 leva me sferë 4 e qara gjatësore, 5 shtëpiza e pompës, 6 unaza e rulave, 7 rulat ne unazën e rulave, 8 pistoni i pajisjes te avancës se injektimit, 9 leva kontrolluese e rrotullimit, 10 blloku rrëshqitës, 11 unaza e pajisjes për avancën e injektimit, 12 boshti, 13 susta spirale Moduli i turbokompresorit Ky modul paraqet cilindër me membranë i cili vendoset te pompat e motorëve me turbokompresor me qëllim që të kryej ndryshim në sasinë e lëndës djegëse të injektuar në varësi me sasinë e ajrit që futet në motor. Me ndryshimin e sasisë së ajrit, ndryshon edhe shtypja e tij. Moduli aktivizohet me rastin e ngarkesave të mëdha të motorit. Atëherë ai me anë të sistemit me leva te pompa, vepron në unazën rregulluese të sasisë së lëndës djegëse dhe e ç vendos në kahe të sasisë së zmadhuar. Në atë mënyrë motori e rrit fuqinë pa rritje të tymit.

DIZEL - MOTORI ME DREJTIM ELEKTRONIK Sistemi elektronik për drejtim Me drejtim elektronik (rregullim) të punës së motorit dizel, merren parasysh numër i madh faktorësh ndikues për karakteristikat e tij, në krahasim me rregullimin mekanik të deritashëm, fitohet drejtim i sofistikuar në punën e motorit. Ky sistem i mundëson motorit: Ekonomi më të mirë të lëndës djegëse. Gazra dalëse më të pastra. Zhurmë të zvogëluar. Fuqi optimale dhe moment rrotullues. Përshtatje të thjeshtë për lloje të ndryshme të makinave. Sistemi elektronik për drejtim me punën e motorit është i ndarë në tri blloqe kryesore (fig. 2.60): Senzorët (dhënësit), me të cilët regjistrohen kushtet e punës së motorit-madhësitë fizike ndikuese, të cilat nëpërmes te të dhënave shndërrohen në sinjale elektrike. Njësia drejtuese (mikroprocesori), i cili sipas algoritmeve të caktuar dhe bazës së te dhënave (sipërfaqe karakteristike - harta), i përpunon informatat e fituara për gjendjen momentale të motorit dhe jep sinjale elektrike dalëse për drejtimin me organet kryerëse (funksionale). Organet kryerëse (funksionale) (aktuatorët), të cilët sinjalet dalëse elektrike nga njësia drejtuese i shndërrojnë në madhësi mekanike për drejtim.

Fig. 2.60 Bllok-skema e rregullimit elektronik te motori dizel

Fig. 2.61. Llojet e pompave distributore te injektimit Puna e sistemit ne rastin e parregullsive Sistemi elektronik për drejtim me motorin dizel kontrollohet vetë. Kontrollohet puna e njësisë drejtuese (NEK) elektronike dhe të elementeve elektrike në sistem (senzorët dhe aktuatorët). Në rastin e parregullsive ndizet drita sinjalizuese, kurse sistemi vazhdon të punojë me program për rastin e parregullsive ose programin rezervë. Për shembull për dhënësin e paaftë të pedalit së gazit njësia drejtuese elektronike e rrit numrin e rrotullimeve të hapit të zbrazët, që të mundet makina të ngjitet me numër të zvogëluar të rrotullimeve të motorit. Ose, me rastin e dështimit të matësit të sasisë së ajrit, njësia drejtuese elektronike punon me një vlerë fikse të dhënë paraprakisht, me çka motori mundet të zhvillon fuqi të pjesshme. Në rastin kur dështon dhënësi i numrit të rrotullimeve njësia drejtuese elektronike i shfrytëzon sinjalet nga senzori për fillim të injektimit. Por nëse dështon dhënësi për ç vendosje të unazës për rregullim, për arsye sigurie, motori ç kyçet nga puna.

POMPA AKSIALE SHPËRNDARËSE ME DREJTIM ELEKTRONIK Sipas mënyrës së drejtimit me ndryshimin e sasisë së lëndës djegëse të injektuar ekzistojnë dy lloje të pompave aksiale me drejtim elektronik: Pompa e drejtuar me anë të unazës rregulluese, dhe Pompa me valvule elektromagnetike. Pompa e drejtuar me anë te unazës rregulluese Njësia drejtuese pranon sinjale të ndryshme hyrëse me anë të dhënësve (shih fig. 2.62) dhe në bazë të tyre, me ndihmën e hartave karakteristike, e cakton sasinë e nevojshme të lëndës djegëse e cila duhet të injektohet. Ajo vlerë, me anë të sinjalit dalës elektrik shndërrohet në pozitën e unazës për rregullim të sasisë së lëndës djegëse i cili injektohet në cilindër. Sinjali dalës nga njësia drejtuese elektronike e aktivizon elektromagnetin, a ai me anë të aksit me ekscentrik e ndryshon pozitën e unazës rregulluese të sasisë së lëndës djegëse (shih fig. 2.63). Në pjesën e sipërme të boshtit është i vendosur dhënësi me anë te të cilit caktohet pozita momentale (reale) e unazës rregulluese, kurse sinjali elektrik i saj përcillet në njësinë drejtuese elektronike. Ajo i krahason vlerat e nevojshme dhe reale të pozitës së unazës rregulluese dhe përcjell sinjal elektrik deri te organi kryerës deri atëherë kur sinjali kthyes nuk tregon se pozita reale e unazës rregulluese i përgjigjet vlerës së dhënë. Nëse ky qark i rregullimit nuk funksionon motori e ndërpret punën.

Fig. 2.62. Rregullimi elektronik i pompës shpërndarëse aksiale : 1. pompa furnizuese, 2. valvuli magnetike e rregullatorit të momentit të injektimit, 3. rregullatori i momentit të injektimit, 4. unaza rregulluese, 5. magneti me aks ekscentrik, 6. njësia drejtuese elektronike, a) numri i rrotullimeve, b) fillimi i injektimit, c) temperatura e motorit, d) sasia e ajrit, e) pozita e pedalit për gaz, f) linja kthyese për lëndë djegëse, g) ne drejtim te injektorit. Fig. 2.63. Pompa aksiale me rregullim elektronik të injektimit: 1. dhënësi për zhvendosje të unazës rregulluese, 2. elektromagneti, 3. aksi ekscentrik, 4. pistoni shpërndarës, 5. valvuli magnetike për fillim të injektimit, 6. unaza rregulluese.

Fig. 2.64 Pompa dizel shpërndarëse e injektimit me kontrollin elektronik 1 Senzori i pozicionit i unazës kontrolluese, aktuatori (drejtuesi) solenoidal për sasinë e lëndës djegëse te injektuar, 3- ventili elektromagnetit për ndërprerjen e furnizimit, 4 pistoni shpërndarës, 5 ventili elektromagnetik për rregullimin e avancës se injektimit, 6 unaza kontrolluese

Fig. 2.65 Sistemi i injektimit te lëndës djegëse te pompës distributore me pistonin aksial te llojit VE.. EDC me rregullimin elektronik 1 rezervuari i lëndës djegëse, 2 filtri i lëndës djegëse, 3 pompa distributore e injektimit me ngasësin (aktuatorin) elektromagnetik, senzorin e rregullimit te udhëtimit si dhe senzorit te temperaturës së lëndës djegëse, 4 valvuli elektrik mbyllëse ELAB, 5 njësia kohore me valvulin elektromagnetike, 6 injektori dhe pajisja për shtrëngim me senzorin e lëvizjes se gjilpërës (zakonisht ne cilindrin 1), 7 nxehësi i skuqur i llojit GZS, 8 senzori i temperaturës se motorit (ne sistemin e ftohjes), 9 senzori i shpejtësisë ne boshtin motorik, 10 motori dizel (DI), 11- njësia kontrolluese e motorit, 12 njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur GZS, 13 senzori i shpejtësisë se automjetit, 14 përshpejtuesi senzori i pedalit, 15 njësia operuese për kontrollin e lëvizjes, 16 çelësi i fillimit te punës, 17 bateria, 18 interfejsi për dijagnostifikim, 19 senzori i temperaturës se ajrit, 20 senzori i ndryshimit te shtypjes se ajrit, 21 turbo mbushësi, 22 matësi i prurjes se ajrit.

Fig. 2.66 Komponentët e sistemit te udhëheqjes se motorit te pompa e injektimit te lëndës djegëse me valvulin elektromagnetike

Fig. 2.67 Motori, njësia kontrolluese e motorit dhe komponentët e injektimit te lëndës djegëse te shtypjes se lartë 16 boshti i pompës se injektimit te lëndës djegëse 17 Njësia e integruar e kontrollit te motorit/ njësia e kontrollit te pompës te llojit PSG 16 18 pompa e injektimit distributore me piston radial (VP44) 21 Injektori dhe pajisjet e mbajtësit te tij me senzorin e lëvizjes se gjilpërës 22 Nxehësi i skuqur, 23 Motori dizel (DI) M momenti A Senzoret dhe pikat e vendosura te gjenerimit 1 senzori i pedalit, 2 ndërprerësi i lidhëses kryesore 3 ndërprerësi i frenave (2), 4 njësia operuese për drejtimin e lëvizjes, 5 çelësi i fillimit te punës, 6 senzori i shpejtësisë te automjetit, 7 senzori i shpejtësisë te boshtit motorik (induktiv) 8 senzori i temperaturës se motorit (se sistemin e ftohjes) 9 senzori i temperaturës te ajrit te mbushjes, 10 senzori i shtypjes i mbushjes se ajrit, 11 matësi i prurjes se ajrit me filmin e nxehur B interfejsi (ndërfaqja) 12 grupi i instrumenteve me daljen e sinjaleve për harxhimin e lëndës djegëse, numrave te rrotullimit te motorit, etj. 13 Kompresori për klimën me kontrollin, 14 interfejsi për dijagnostifikim, 15 njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur CAN Controller Area Network (magjistralet setike e te dhënave te automjetit) Furnizimi me lëndë djegëse (sistemi i shtypjes se ulet) 19 filtri i lënda djegëse me ventilin e mbi mbushjes 20 rezervuari i lëndës djegëse me para filterin dhe pompën e lëndës djegëse (rekomandohet te linjat e gjata te furnizimit ose ndryshimi i lartësisë i madhe ne mes rezervuarit dhe pompës per injektim te lëndës djegëse D Furnizimi me ajër 24 - ERG ventili dhe ERG rregullatori, 25 vakum pompa 26 flutura kontrolluese (rregullatori i përzierjes) 27 turbo mbushësi (ne këtë rast me gjeometrin e ndryshueshme te turbinës, VTG) 28 aktuatori i shtypjes te ajrit te mbushjes E Kontrolli e emisionit dalës 29 konvertori katalizator i llojit te oksidimit te dizel

Fig. 2.69 Fig. 2.68 Dizajni i sistemit diskret cilindrik dhe fusha e përdorimit

Pompa me valvul elektromagnetike Ky lloj i pompave (fig. 2.70) është krijuar si rezultat i kushteve gjithnjë e më të rrepta për përdorimin e elektromagnetit te injektimi i lëndës djegëse te motorët dizel. Fig. 2.70 Pompa me valvule elektromagnetike 1- Senzori për këndin e rrotullimit, 2- Boshti punues, 3- Pjesë e pompës furnizuese anësore, 4- Unaza me rule, 5- Njësia udhëzuese elektromagnetike e pompës, 6- Pllaka me gunga, 7- Pistoni shpërndarës, 8- Valvula elektromagnetike e shtypjes së lartë, 9- Dalja e lëndës djegëse me shtypje të lartë Në raport me pompën paraprake, kjo pompë mundëson më shumë fleksibilitet në ndryshimin e fillimit dhe fundit të injektimit dhe më shumë saktësi në dozimin e sasisë së lëndës djegëse të injektuar, përveç asaj me të është e mundur që të kryhet para injektimi i lëndës djegëse si dhe sasisë vetanake të tij për dozimin në secilin cilindër të motorit.

Mënyra e veprimit të valvulës elektromagnetike gjatë rregullimit është paraqitur në fig. 2.71. Kur pistoni i pompës shkon kah pozita e skajshme e brendshme (PSB) valvula elektromagnetike është e hapur dhe lënda djegëse e plotëson hapësirën e cilindrit fig. 2.71a Në PSB para se gunga të vijë në kontakt me rulet, njësia udhëzuese elektronike në (NEK) e pompës dërgon sinjal udhëzues deri te valvula elektromagnetike, gjilpëra e valvules flenë në folën e vet me çka valvula mbyllet. Fig. 2.71. Mënyra e veprimit të valvules elektromagnetike: a) Mbushja e cilindrit me lëndë djegëse, b) Hapi punues i pompës, 1- hyrja e lëndës djegëse, 2- filtri, 3- trupi i pompës, 4- pistoni, 5- kanali i pistonit, 6- hapësira në cilindër, 7- shtëpiza e valvules, 8- valvula për dërgim, 9- gjilpëra e valvules elektromagnetike, 10- linja përcjellëse e lëndës djegëse nën shtypje të lartë.

Gjatë kthimit të pistonit kah pozita e jashtme (PJS) lënda djegëse nuk mund të kthehet mbrapa por shtyhet kah linja e shtypjes së lart e injektorit fig. 2.71b. Shtypja e lëndës djegëse që në atë rast krijohet në injektor është rreth 1400 bar. Kur është e dërguar sasia e dozuar e lëndës djegëse, njësia udhëzuese elektromagnetike e ndërpret rrymën në elektromagnet ashtu që valvula elektromagnetike përsëri hapet, shtypja e lëndës djegëse në cilindër zvogëlohet, dërgesa e lëndës djegëse kah injektori ndërpritet për pjesën e mbetur të hapit të pistonit deri te pozita e skajshme e jashtme (PSJ) lënda djegëse shtypet nga cilindri mbrapa kah kanali hyrës. Pasi ekziston një hyrje e lëndës djegëse në cilindër, me ndalje (parregullsi) të valvulës magnetike pengohet injektimi i mëtutjeshëm i lëndës djegëse. Nëse valvuli mbetet i hapur, nuk mundet të krijohet shtypje e lartë, kurse nëse mbetet e mbyllur, lënda djegëse nuk mundet të hyjë në cilindër. Me atë pengohet puna e pakontrolluar e motorit dhe nuk ka nevojë për pajisje të veçantë për pengim të punës së tij. Rregullimi i momentit te injektimit Fillimi i punës, zhurma që e krijon motori, harxhimi i lëndës djegëse dhe përbërja e gazrave dalëse, në masë të madhe varen nga momenti i fillimit të injektimit të lëndës djegëse në motor. Sipërfaqja karakteristike për fillimin e injektimit është në memorie në njësinë drejtuese elektronike e definuar me numrin e rrotullimeve dhe sasinë e lëndës djegëse që duhet injektuar. Temperatura e motorit merret si faktor korrektues për fillimin e injektimit. Sipërfaqja karakteristike (harta karakteristike) përcaktohet me eksperimente dhe paraqet kompromis optimal në mes të karakteristikave të motorit dhe emetimit të gazrave dalëse.

Momenti i vërtetë i injektimit të lëndës djegëse regjistrohet me dhënës të veçantë i vendosur në njërin prej injektoreve të motorit (Fig. 2.72). Fig. 2.72. Dhënësi për momentin e injektimit: 1. Mbajtësi i injektorit; 2. Pështjella elektrike; 3. Spiranca udhëzuese; 4. Priza. Dhënësi e përcjell momentin e vërtetë të hapjes së injektimit deri te njësia udhëzuese elektronike, kurse kjo e shfrytëzon si sinjal kthyes për kontroll pasi ai moment përputhet me momentin e dhënë (me momentin e përcaktuar sipas sipërfaqes karakteristike). Dhënësi është i përbërë nga pështjellë elektromagnetike e cila nëpër njësinë udhëzuese elektronike lajmërohet me rrymë nën tension të njëjtë. Udhëzuesja e magnetit është e zgjatur deri te gjilpëra e injektorit. Me ç vendosje te sajë ndryshon fusha magnetike dhe me të edhe tensioni i rrymës elektrike. Njësia drejtuese elektronike e llogarit momentin e vërtetë të injektimit sipas ndryshimit kohorë në mes të impulsit të gjilpërës nga dhënësi i sinjalit për pozitën e skajshme të jashtme të pistonit, i fituar nga dhënësi për numrin e rrotullimeve të motorit. Me atë njësia drejtuese elektronike vlerën e fituar reale e krahason me vlerën e nevojshme nga memoria e vetë dhe me rastin e ekzistimit të ç vendosjeve bën korrigjimin. Korrigjimi bëhet me anë të valvulës elektromagnetike për rregullim të momentit në fillimin e injektimit (në fillimin e shtypjes) të lëndës djegëse (fig. 2.73).

Fig. 2.73. Akorduesi (rregullatori) i momentit të injektimit: a) Shikimi kah përpara, b) Shikimi nga lart. 1 Pllaka me rule, 2 Hapësira për lëndë djegëse, 3 Pistoni, 4 Lënda djegëse nën shtypje i kontrolluar nga valvula elektrike, 5 Valvola elektromagnetike, 6 Kthimi i lëndës djegëse, 7 Lënda djegëse nga brendia e pompës. Ajo kryen ndryshimin e shtypjes së lëndës djegëse të krijuar prej pompës anësore për lëndë djegëse. Me ndryshimin e shtypjes, ç vendoset pistoni për rregullimin e momentit të injektimit me çka kryhet korrigjimi i momentit të injektimit (shtypjes) së lëndës djegëse. Nëse senzori i injektorit dështon startohet me programin rezervë sipas tij fillimi i injektimit është konstantë.

Pompa radiale shpërndarëse me rregullim elektronik Në fig. 2.74. është e paraqitur pompa radiale shpërndarëse me rregullim elektronik dhe njësi udhëzuese elektronike të vendosur. Me të krijohet shtypja e injektimit deri në 1600 bar. Sipas dukjes së jashtme i përngjan pompës shpërndarëse me piston aksial.

Fig. 2.74a Pompa radiale me pistona e kontrolluar me ventilin elektromagnetik 1 boshti ngasës i pompës, 2 pompa furnizuese me krah, 3 senzori i këndit te rrotullimit, 4 NEK-u i pompës, 5 pompa e shtypjes se lartë me pistona radial, 6 boshti i distributorit, 7 ventili elektromagnetik i shtypjes se lartë, 8 ventili i dergimit

Pompa fiton ngasje nga boshti motorik i motorit i cili bartet në pompën anësore centrifugale, dhe pastaj në rotorin (boshtin) e pjesës së shtypjes së lartë të pompës. Pompa anësore krijon shtypje te lënda djegëse në brendi të pompës. Në hapjen rrethore radiale të rotorit janë të vendosura dy, tre ose katër pistona me lëvizjen e të cilëve krijohet shtypja e lartë e lëndës djegëse. Pistonat lëvizin në kahe radiale me anë të mbajtësve të ruleve të cilët rrotullohen nëpër gungat e unazës me gunga. Gungat janë në pjesën e brendshme të unazës. Fig. 2.74. Pompa radiale shpërndarëse me rregullim elektronik: 1 Rotori, 2 Trupi i shpërndarësit, 3 Njësia drejtuese elektronike, 4 Valvula magnetike, 5 Valvola magnetike për akordimin e fillimit të injektimit, 6 Akorduesi i injektimit, 7 Unaza me gunga, 8 Boshti ngasës, 9 Pompa anësore, 10 Senzori për këndin e rrotullimit (akordimit).

Fig. 2.75 Shembulli i sistemit te injektimit te lëndës djegëse dizel me pompën distributore me piston radial e kontrolluar me valvulin elektromagnetike për motorët e veçanta dhe njësinë kontrolluese te pompës; 1 njësia kontrolluese e motorit, 2 njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur GZS, 3 filtri i lëndës djegëse, 4 matësi i prurjes se ajrit, 5 injektori dhe pajisjet e mbajtësit te tij, 6 nxehësi i skuqur i llojit GSK, 7 pompa e injektimit distributore me pistona radial e llojit VP44 me PSG5 njësinë kontrolluese te pompës, 8 alternatori, 9 senzori i temperaturës te motorit (ne sistemin e ftohjes), 10- senzori i shpejtësisë ne boshtin motorik, 11 senzori i lëvizjes se pedalit

Rotori i pompës është edhe shpërndarës i lëndës djegëse. Duke u rrotulluar, ai vendos lidhje me kanalet për prurje të lëndës djegëse nën shtypje. Kanalet në trupin e pompës janë të lidhura me linjat e shtypjes së lartë, kurse ato me cilindrat e motorit sipas renditjes së injektimit. Në fig. 2.76. është paraqitur mënyra e prurjes së lëndës djegëse nga brendia e pompës dhe dergimi i lëndës djegëse me shtypje të lartë ka cilindrat e motorit. Sasia e lëndës djegëse të injektuar rregullohet me anë të valvulës magnetike. Fig. 2.76. Mënyra e punës së pjesës me shtypje të lartë: Prurja e lëndës djegëse nga brendia e pompës; Largimi i lëndës djegëse me shtypje të lartë; 1. Mbajtëset e ruleve; 2. Unaza me gunga; 3. Rulet; 4. Hyrja e lëndës djegëse nga brendia e pompës; 5. Valvula magnetike e hapur; 6. Trupi i shpërndarësit; 7. Rotori; 8. Hapësira e shtypjes së lartë; 9. Valvula magnetike e mbyllur. Akordimi i fillimit të injektimit të lëndës djegëse kryhet në mënyrë hidraulike me anë të valvulës magnetike për akordim të fillimit të injektimit (Fig. 2.77).

Fig. 2.77. Akordimi i fillimit të injektimit 1- unaza me gunga, 2- rulet, 3- hapësira për shtypje të lartë, 4- hyrja e lëndës djegëse nga brendia e pompës, 5- valvula magnetike, 6- pistoni, 7- kanali, 8- lënda djegëse, 9- rotori, 10- pistonat. Me atë rast shfrytëzohet ndryshimi i shtypjes së lëndës djegëse në brendinë e pompës me ndryshim të numrit të rrotullimeve. Ndryshimi i shtypjes së lëndës djegëse shkakton rrotullimin e unazës me gunga, dhe me të edhe ndryshimin e pozitës relative të pistonave në raport me unazën. Me valvulën magnetike precizohet akordimi i fillimit të injektimit.

SISTEMET POMPË INJEKTOR DHE POMPË LINJË INJEKTOR Sistemet pompë-injektor dhe pompë-linjë-injektor janë të rregulluar me sistem elektronik për injektimin e lëndës djegëse të cilët janë të vendosur në çdo cilindër të motorit. Me sisteme të tilla krijohet shtypje e lartë e injektimit, më e lartë se shtypja e sistemeve të gjertanishme për injektim. Shtypja e lëndës djegëse te këto sisteme tejkalon mbi 2050 bar. Motorët të pajisur me këto sisteme janë ekonomike, të qetë gjatë punës, me karakteristika të larta punuese dhe ekologjikisht të përshtatshëm. Dallimi themelor në mes të sistemit pompë-injektor dhe pompë-linjë-injektor është në mënyrën se si krijohet edhe shtypja e lartë (fig. 2.78). Te sistemi pompë-injektor, pompa dhe injektori janë një njësi. Pasi te sistemi nuk ka linjë për shtypje të lartë, ai është në gjendje të prodhojë shtypje shumë të larta ekstreme dhe vrushkull të kontrolluar precize të lëndës djegëse në cilindër. Në sistemin pompë-linjë-injektor, pompa dhe injektori janë njësi të ndara të lidhura me linjë të shkurtër për shtypje të lartë. Konfigurimi i tillë i elementeve në sistem ka përparësi në aspektin e shfrytëzimit të hapësirës, riparim dhe mirëmbajtje. Në fig. 2.79. është paraqitur sistemi pompë injektor e vendosur ne motorin me pjesët përbërëse te saja.

Fig. 2.78. Sistemi pompë-injektor dhe pompë-linjë-injektor: a - Sistemi pompë-injektor për automobila; b - Sistemi pompë-injektor për automjete të rënda komerciale, dhe c - Sistemi pompë-linjë-injektor për automjete komerciale. 1 Balancieri, 2 Boshti me gunga, 3 Valvula e shtypjes së lartë; 4 Injektori, 5 Hapësira për djegie te motori, 6 Injektori dhe mbajtësi i tij, 7 Linja e shkurtër për shtypje të lartë, 8 Pompa për lëndë djegëse.

Fig. 2.79 Montimi i injektorit njësi ne Pkw, 1 balancieri, 2 boshti me gunga i motorit, 3 priza, 4 injektori njësi, 5 inektori, 6 pistoni i pompës, 7 vëllimi i djegies ne motor

Fig. 2.80 Vendosja e injektorit njësi ne kokën e cilindrave te motorit Nkw, 1 susta kthyese, 2 priza, 3 vëllimi i shtypjes se lartë (vëllimi elementar), 4 mbështjella magnetike, 5 trupi i ventilit magnetik, 6 gjilpëra e ventilit magnetik, 7 injektori, 8 balancuesi, 9 gunga ngasëse, 10 mbajtësi me bulon, 11 kthimi i lëndës djegëse, 12 furnizimi me lëndë djegëse, 13 dadoja shtrënguese, 14 ventili zbrazës i produkteve te djegies

Fig. 2.81. Sistemi për injektim të lëndës djegëse me pompë-injektor: 1. Rezervuari i lëndës djegëse; 2. Ftohësi (sipas nevojës); 3. Pompa; 4. Filtri; 5. Pompa injektuese; 6. Valvulë mbiderdhse; 7. Njësia drejtuese elektronike; 8. Dhënësi i numrit të rrotullimeve; 9. Dhënësi i boshtit gunga; 10. Pedali për gaz; 11. Dhënësi për shtypje të ajrit plotësues; 12. Dhënësi i shtypjes atmosferike; 13. Dhënësi i temperaturës së ajrit; 14. Dhënësi i temperaturës i pajisjes ftohëse. Pompat-injektuese furnizohen me lëndë djegëse me shtypje të caktuar konstante nga pompa e shtypjes së ulët për lëndë djegëse me valvulë jo kthyese. Lënda djegëse pastrohet me filtër të vrazhdë dhe të imtë (final). Teprica e lëndës djegëse që nuk është injektuar në motor i ftohë pompat-injektuese duke kaluar nëpër to, dhe pastaj kthehet mbrapa në rezervuar. Linja mbi derdhëse te linja kthyese për lëndë djegëse siguron shtypje të caktuar të ulët punuese të lëndës djegëse te pompat injektuese. Me ngufatjen që krijohet në mes të linjës prurës dhe kthyese, flluskat nga lënda djegëse i avulluar nga linja prurës direkt udhëhiqen në pjesën ndarëse të sistemit për furnizim me lëndë djegëse.

KONSTRUKCIONI DHE MËNYRA E PUNËS Sistemet e cekura më parë për injektim në princip shumë nuk dallohen. Ndryshime të caktuara ekzistojnë nëse injektori është i paraparë që sasinë e tërësishme të lëndës djegëse ta injektoj për njëherë ose në dy faza. Në vijim, te shembulli i pompës injektori i destinuar për makina udhëtarësh (fig. 2.82) do të jetë e paraqitur mënyra e punës së saj. Fig. 2.82. Pompa-injektor: 1 pistoni i pompës, 2 valvua magnetike, 3 linja kthyese për lëndë djegëse, 4 prurja e lëndës djegëse, 5 injektori, 6 gjilpëra e injektorit, 7 valvula për shkarkim, 8 balancieri Kur pistoni i pompës për shtypje të lartë nën veprim të sustës spirale lëviz përpjetë, lënda djegëse me anë të valvulës magnetike të hapur hynë në cilindër të pompës pompa plotësohet me lëndë djegëse. Pistoni i pompës, pastaj, me anë të gungës të boshtit me gunga direkt ose me anë të balancierit do të shtypet teposhtë. Nëse valvula magnetike është e hapur, lënda djegëse nga cilindrat e pompës kthehet në linjën prurës.

Kur valvula, nën komandën e njësisë drejtuese elektronike, do të mbyllet pengohet kthimi i lëndës djegëse mbrapa dhe fillon shtypja e saj kah injektori dhe injektimi në hapësirën e ngjeshur të motorit. Injektimi kryhet në dy faza: para injektim dhe injektimi kryesor. Kjo është paraqitur në skemën në fig. 2.83. Fig. 2.83. Mënyra e injektimit në dy faza: a) Pozita fillestare, b) Fillimi i para injektimit, c) Përfundimi i para injektimit, d) Injektimi kryesor. 1 pistoni i pompës, 2 hapësira e shtypjes së lartë, 3 valvula për shkarkim, 4 hapësira e valvulës shkarkuese, 5 susta, 6 hapësira e sustës, 7 gjilpëra e injektorit. Gjatë kohës së para injektimit injektohet sasi e vogël e lëndës djegëse, me çka fillohet djegia në hapësirën për djegie të motorit. Para injektimi përfundon kur valvula për shkarkim do të niset teposhtë me çka rritet vëllimi në hapësirën e shtypjes së lartë. Shtypja së shpejti bien pasi ndërpritet para injektimi. Me para injektim mundësohet punë më e butë e motorit dhe prodhimi më i vogël i komponentëve të dëmshme te gazrat dalëse. Injektimi kryesor fillon gjatë lëvizjes së mëtutjeshme të pistonit të pompës teposhtë pasi injektohet lëndë djegëse nën shtypje të lartë në hapësirën për djegie ku veç ka filluar djegia. Injektimi kryesor zgjat deri sa ndërpritet prurja e rrymës elektrike në valvulën magnetike. Me hapjen e valvulës magnetike lënda djegëse i mbetur në hapësirën e shtypjes së lartë kthehet mbrapa në prurje gjilpëra e injektorit e shtyp në bazën e saj dhe injektimi ndërpritet. Kjo mënyrë e drejtimit me injektim të lëndës djegëse mundëson ç kyçje të disa cilindrave të motorit nga puna.

Fig. 2.84 Principi i funksionimit te injektimit te injektori njësi për Pkw a) hapi i thithjes, b) hapi i shtypjes, c) hapi i dërgimit fillimi i injektimit paraprak, d) hapi i dërgimit përfundimi i injektimit paraprak, e) hapi i dërgimit injektimit kryesor, f) hapi kthyes, 1- hyrja e lëndës djegëse, 2 kthimi i lëndës djegëse, 3 gunga ngasëse, 4 pistoni i pompës, 5 vëllimi i shtypjes se lartë (vëllimi elementar), 6 ventili shkarkues, 7 vëllimi shkarkues, 8 vëllimi i hapësirës se sustës, 9 gjilpëra e injektorit, 10 gjilpëra e ventilit elektromagnetik, 11 foleja e ventilit elektromagnetik

Fig. 2.85Principi i funksionimit te injektorit njësi për Nkw dhe pompës njësi Gjendjet gjatë punës: a) hapi thithës, b) para hapi, c) hapi përcjellës, d) hapi i mbetur 1- gunga ngasëse, 2 pistoni i pompës, 3 susta për rivendosje, 4 priza, 5 vëllimi i shtypjes se lartë (vëllimi elementar) 6 kthimi mbrapa i lëndës djegëse, 7 gjilpëra e ventilit elektromagnetik, 8 vrima e shtypjes se ulët, 9 furnizimi me lëndë djegëse, 10 susta e injektorit, 11 gjilpëra e injektorit, 12 spiralet e elektromagnetit, 13 ulëse e elektromagnetit Is rryma ne spiralet e elektromagnetit, hw hapi i gjilpërës se elektromagnetit, pe shtypja e injektimit, hn hapi i gjilpërës se injektorit

Fig. 2.86 Furnizimi me lëndë djegëse te sistemi injektori njësi për Pkw 1 rezervuari i lëndës djegëse, 2 pompa e furnizimit, 3 filtri i lëndës djegëse, 4 pompa ne linjë, 5 injektori njësi, 6 senzori i temperaturës se lëndës djegëse, 7 ventili i para nxehjes, 8 ftohësi i lëndës djegëse Fig. 2.87 Furnizimi me lëndë djegëse te sistemi injktori njësi për Nkw 1 rezervuari i lëndës djegëse, 2 para filtri, 3 pompa e furnizimit me lëndë djegëse, 4 filtri i lëndës djegëse, 4 pompa ne linjë, 5 senzori i temperaturës se lëndës djegëse, 6 injektori njësi

POMPË LINJË INJEKTOR Fig. 2.88 Konstruksioni i pompës njësi 1 mbajtësi gradual i injektorit, 2 dhoma e djegies ne motor, 3 pompa njësi, 4 boshti me gunga i motorit, 5 kapëse e gypit te shtypjes se lartë, 6 tubat e shtypjes se lartë, 7 ventili elektromagnetik, 8 susta për rivendosje, 9 ruli shtytës

Fig. 2.89 Ndërtimi i pompës njësi 1 mbajtësi gradual i injektorit, 2 kapësi i gypit te shtypjes se lartë, 3 gypi i shtypjes se lartë, 4 lidhja, 5 hapi i lëvizjes, 6 gjilpëra e elektromagnetit, 7 kapaku, 8 trupi i pompës, 9 vëllimi shtypjes se lartë (vëllimi elementar), 10 pistoni i pompës, 11 blloku i motorit, 12 shtytësi me rula, 13 gunga, 14 mbajtësi i sustave, 15 susta e ventilit elektromagnetik, 15 shtëpiza e ventilit elektromagnetik me spiralet dhe bërthamën magnetike, 17 pllaka spirancë, 18 pllaka ndërmjetësuese, 19 hermetizuesi, 20 prurja e lëndës djegëse, 21 kthimi i lëndës djegëse, 22- mbajtësi i pistonit te pompës gjatë kthimit prapa, 23 susta shtypëse, 24 trupi shtypës, 25 pjata e sustës, 26 bartësi i rulave, 27 rulat shtypëse

Injektimi i lëndës djegëse dhe përgatitja e përzierjes Përgatitja me cilësi e përzierjes së freskët në motorin dizel kërkon shpërndarjen sa më të njëtrajtshme të lëndës djegëse në të gjithë masën e ajrit që gjendet në dhomën e djegies dhe grimcimin sa më të imët të saj. Cilësia e përgatitjes së përzierjes varet nga ndërtimi i sistemit të ushqimit, nga forma e dhomës së djegies, nga vetitë fiziko-kimike të lëndës djegëse dhe nga gjendja e trupit të punës në dhomën e djegies gjatë injektimit. Për të pasur një parafytyrim të përgjithshëm mbi procesin e përgatitjes së përzierjes dhe mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në të, do të ndalemi shumë shkurt në procesin e injektimit të lëndës djegëse dhe në atë të përgatitjes së përzierjes. Gjatë procesit të injektimit, lënda djegëse futet në dhomën e djegies nën veprimin e pistonit të pompës së naftës, me shtypje të lartë që zakonisht arrin vlerat 150...800 bar e më shumë, sipas sistemit të ushqimit dhe formës së dhomës së djegies që janë pranuar për motorin konkret. Procesi i injektimit fillon me një këndë avance ndaj PJF zakonisht 15...30 o të rrotullimit të boshtit motorik dhe zgjat për një kohë të caktuar, rreth 15...25 o të rrotullimeve të boshtit motorik. Për një motor me n=2000 rr/min, koha e caktuar për injektimin e lëndës djegëse është, zakonisht në kufijt 0.00125...0.00210 s. Cilësia e grimcimit të lëndës djegëse gjatë injektimit varet nga faktorë të ndryshëm siç janë: presioni i injektimit, presioni në dhomën e djegies, këndi i daljes së rrymës nga vrima (nga ndërtimi i hundëzës së injektorit); viskozitetit të lëndës djegëse etj.

Gjatë këtij procesi lënda djegëse rrjedh me shpejtësi të madhe nga vrima e hundëzës së injektorit, nën veprimin e rënies së presionit që krijohet ndërmjet presionit me të cilin injektohet lënda djegëse dhe presionit që ka trupi punues në dhomën e djegies. Gjatë rrjedhjes, rryma e lëndës djegëse del nga vrima e hundëzës me kënd të caktuar i cili varet kryesisht nga ndërtimi i injektorit dhe merr formë të caktuar. INJEKTORËT Injektori paraqet lidhjen në mes pompës së shtypjes së lartë dhe motorit. Detyra e tij është që lëndën djegëse nga pompa e shtypjes së lartë ta injektoj në hapësirën për djegie të motorit dhe me atë rast formohet përzierja nga lënda djegëse dhe ajri e cila më së miri do ti përgjigjet procesit të djegies në cilindrin e motorit. Nga aty del se shtypja dhe sasia e lëndës djegëse të injektuar, kohëzgjatja e injektimit, forma dhe drejtimi i vrushkullit së lëndës djegëse duhet të jenë të akorduara me mënyrat e ndryshme të krijimit të përzierjes së lëndës djegëse dhe formës së hapësirës për djegie në motor. Injektorët në masë të madhe ndikojnë në vijimin e procesit të djegies së lëndës djegëse në motor, dhe me këtë edhe në karakteristikat e tij, përbërjen e gazrave dalëse dhe zhurmën (zëri që motori e krijon veçanërisht kur motori punon në hapin e zbrazët). Injektorët që përdoren janë të shumëllojshëm, por duke marrë parasysh parimin e punës, i ndajmë: të mbyllura (me vrima) dhe të hapura (me maje)

Injektorët me maje përdoren te motorët me dhomë. Skaji i gjilpërës te këta injektorë ka formë të veçantë e cila gjatë kohës së injektimit të lëndës djegëse tërhiqet në trupin e injektorit (fig. 2.90) Sipas sasisë së lëndës djegëse që duhet të injektohet në kohën e një cikli punues të motorit ekzistojnë injektorë me madhësi të ndryshme. Trupi dhe gjilpëra e injektorit janë të punuara nga çeliku i kualitetit të lartë dhe të përshtatur. Për shkak të tolerancave të ngushta në mes të dy pjesëve ato nuk zëvendësohen ndaras por si tërësi (komplet). Varësisht nga mënyra e komandimit injektoret mund të jenë: mekanik elektromagnetik dhe hidraulik. Injektorët me komandim hidraulik janë më të përhapurit dhe komandimi realizohet nga vetë lënda djegëse që vjen nga pompa e presionit të lartë. Fig. 2.90 Injektori me maje (thumb) Pajisja regjistruese e injektorit shërben për të rregulluar presionin e injektimit të lëndës djegëse nga injektori, duke ndryshuar forcën që mban të ngjeshur konin e mbylljes të gjilpërës në folën e tij. Tensionimi i sustës bëhet nga pllaka regjistruese (fig. 2.90). Shtytësi e ngjesh konin e mbylljes së gjilpërës së injektorit ne folën së saj. Përforcimi i shtëpizës së injektorit për kokën e motorit mund të bëhet me: flanxhën përkatëse ose filetë.

Gjatë injektimit të injektorit me thumb konik vrushkulli i lëndës djegëse është më i gjerë. Përveç kësaj në grupin e injektoreve me thumb bëjnë pjesë edhe injektoret me para injektim tek të cilat thumbi (fig.2.92) i ka dy shkallë: shkalla e parë është cilindrike ndërsa e dyta konike, ashtu që në fillim të injektimit futet një sasi e vogël e pastaj futet sasia kryesore e lëndës djegëse. Në fig. 2.91 është paraqitur me prerje injektori me thumb cilindrik. Kur pompa e presionit të lartë dërgon lëndën djegëse, ajo nëpërmjet kanalit të hyrjes dhe kanalit gjatësor (kanali i presionit) të trupit futet në kanalin unazor (8, fig.2.91) të shtëpizës së injektorit, e prej këtij shkon në dhomën e shtypjes (5). Presioni i lartë që vepron në të gjitha anët e dhomës së shtypjes, vepron edhe mbi konin e ngritjes (6, fig.2.91) të gjilpërës së injektorit. Kështu që në të krijohet një forcë e drejtuar nga lartë e cila, pasi mposhtë forcën e sustës të pajisjes regjistruese, e ngrit gjilpërën. Në këtë çast koni i mbylljes (7) largohet nga foleja e tij dhe lënda djegëse nga dhoma e shtypjes, nëpërmjet hundëzës injektohet në dhomën e djegies në një shtypje të caktuar dhe shpërndahet njëtrajtësisht në te. Kur pompa e presionit të lart e ndërpret dërgimin e lëndës djegëse, presioni në dhomën e ngjeshjes zvogëlohet dhe gjilpëra nën efektin e forcës së sustës të pajisjes regjistruese ulët. Në këtë çast koni i mbylljes futet në folën e tij, duke e ndërprerë injektimin e lëndës djegëse. Shtypja e injektimit varet nga sforcimi paraprak i sustës, gjë që realizohet nëpërmjet pajisjes regjistruese. Megjithëse gjilpëra e injektorit si dhe shtëpiza e saj janë të punuara me saktësi shumë të lartë, prapëseprapë një pjesë e lëndës djegëse kalon nëpërmjet tyre. Kjo lëndë djegëse e tepërt del në trup përreth shtytësit dhe nëpërmjet hermetizuesit përkatës zakonisht kthehet në rezervuar.

Fig. 2.90 Injektori me maje (thumb) 1 fundi cilindrik, 2 kanali, 3 trupi i injektorit, 4 gjilpëra, 5 koni, 6 dhoma, 7 vrima, 8 maja. Fig. 2.91 Injektori standard me thumb (maje), 1 sipërfaqja ndalese për ngritje, 2 kanali unazor, 3 udhëzuesi i gjilpëres, 4 - trupi (mbajtesi) i gjilpërës, 5 dhoma e ngjeshjes, 6 koni i shtypjes, 7 foleja e gjilpërës, 8 vrima për furnizim, 9 mbështetësi i trupit te gjilpërës, 10 unaza e trupit te gjilpërës, 11- sipërfaqja mbyllëse, 12 fundi cilindrik, 13 sipërfaqja kontaktuese ne shtypje e gjilpërës, Fig. 2.92 Preja e sheshtë e thumbit te injektorit a)pamja anësore, b) pamja frontale, 1 vendi i kalimit te gjilpëra, 2 trupi i bartësit te gjilpërës, 3 kunji cilindrik, 4 prerja e sheshtë, 5 vrima injektuese, 6 thumbi i profilizuar, 7 përputhja totale, 8 përputhja cilindrike, 9 ulëse e gjilpërës ne trup.

Në fig. 2.93. është e paraqitur injektori i mbyllur me majë të prerë. Për shkak të prerjes maja lakohet gjatë punës së injektorit dhe vepron si gdhendës i koksit të shtresuar mbi vrimën e trupit të injektorit. Në atë mënyrë vrushkulli i lëndës djegëse mbetet e pandryshuar në kohën e punës së motorit. Fig. 2.93. Injektori me maje të prerë : a) Shikimi anash; b) Shikimi përpara; c) Shikimi nga poshtë. Fig. 2.94 Sasia e rrjedhjes ne funksion ngritjes te gjilpërës dhe versionit te hundëzës, 1 injektori me thumb (maje) konstant, 2 injektori me thumb (maje) te prerë

Injektori me vrima (fig. 2.95.) përdoret tek motorët me injektim direkt të lëndës djegëse. Me ta kryhet grimcim shumë i finalizuar i lëndës djegëse në hapësirën e ngjeshur të motorit. Gjilpëra e injektorit përfundon me pjesën konike të përpunuar me saktësi që flenë në vrimën konike në trupin e injektorit. Këto dy pjesë duhet që të përshtaten njëra me tjetrën që të formojnë mbyllje të përsosur të lëndës djegëse dhe porositen bashkërisht. Fig. 2.95. Injektori me vrima: 1 trupi, 2 mbështetësi, 3 dhoma, 4 gjilpëra, 5 vrimat, 6 këndi i vrimave, 7 skaji për puthitje, 8 shtëpiza. Fig. 2.96. Injektori me vrima: δ këndi i vrimave, - këndi i konit te gjilpërës ndaj vertikales Injektori mundet të jetë me vrima simetrike ose asimetrike në raport me boshtin e vetë për së gjati. Te injektorët me vrimë asimetrike, është e përcaktuar pozita e vendosjes së injektorit në raport me hapësirën për djegie të motorit.

Fig. 2.97 Injektori i mbyllur me vrima 1 boshti i shtypjes, 2 kufizuesi i ngritjes se gjilpërës, 3 dega e furnizimit, 4 koni ku vepron shtypja, 5 trupi (boshti) i gjilpërës, 6 hundëza e injektorit, 7 bartësi i gjilpërës, 8 mbështetësi i bartësit te gjilpërës, 9 dhoma e shtypjes, 10 udhëzuesi i gjilpërës, 11 unaza e bartësit te gjilpërës, 12 vrima për vendosje, 13 sipërfaqja hermetizuese, 14- sipërfaqja kontaktuese- shtypëse e gjilpërës Fig. 2.98 Forma e majës se gjilpërës a) injektori cilindrik me maje te rrumbullaket, b) injektori cilindrik me maje konike, c) injektori konik me maje konike, 1 shpatulla, 2 ulëse hyrëse, 3 ulëse e gjilpërës, 4 maja e gjilpërës, 5 vrima e injektimit, 6 hyrja ne vrimën e injektimit, 7 vëllimi nën gjilpërë, 8 rezja e lakimit, 9 koni i injektorit, 10 ulëse e gjilpërës ne injektor, 11 koni mbyllës

MBAJTËSI I INJEKTORIT Injektori vendoset në kokën e motorit me mbajtës të veçantë (fig. 2.99.). Lënda djegëse nga pompa e shtypjes së lartë kalon nëpër filtrin e vendosur në hyrje të injektorit, e pastaj nëpër kanal të trupit të mbajtësit në dhomën e injektorit. Kur forca e shtypjes së lëndës djegëse në gjilpërë do të bëhet më e madhe se forca e sustës spirale e cila e shtyp gjilpërën në mbështetësin konik, injektori hapet dhe lënda djegëse injektohet në hapësirën për djegie të motorit. Injektimi vazhdon deri sa vijon rrjedhja e lëndës djegëse nga pompa e shtypjes së lartë. Një sasi e lëndës djegëse kalon përskaj gjilpërës së injektorit, kryen lyerjen e saj dhe ftohjen si dhe zakonisht me linjën kthyese kthehet në rezervuarin e lëndës djegëse. Pas rënies së shtypjes së lëndës djegëse forca e sustës e shtyp gjilpërën mbi bazamentin konik dhe në atë mënyrë injektori mbyllet. Shtypja në hapje, gjatë kontrollit te injektorit në pajisjen për kontroll te injektorit me maje është prej 80-120 bara, kurse te injektorët me vrima prej 150-250 bara. Shtypja e nevojshme në hapje akordohet me shtresa të çelikta të cilat vendosen nën sustën spirale. Mbajtësi me dy susta Ky mbajtës (fig. 2.99.) është i konstruktuar me qëllim që të arrihet punë më e qetë e motorit, e me të edhe punë pa zhurmë dhe më pak ngarkesa mekanike në të. Ajo realizohet me injektimin në dy nivele të injektimit. Sustat në mbajtësin e injektimit janë me fortësi të ndryshme. Ato janë ashtu të akorduara që në fillim të injektimit gjilpërës i kundërvihet vetëm susta e parë. Me të mundësohet sasi më e vogël e lëndës djegëse me shtypje më të ulët që të injektohet në motor. Me injektim arrihet rritje e ngadalshme e shtypjes në cilindrin e motorit dhe krijohen kushte për ndezje të sasisë kryesore të lëndës djegëse. Me shtytje të sasisë kryesore të lëndës djegëse nga pompa, rritet shtypja në injektor, për arsye se tejkalohet forca edhe në sustën e dytë gjilpëra ngritët më lartë.

Në atë mënyrë për injektimin e sasisë më të madhe të lëndës djegëse, mundësohet krijimi i nivelit më të lartë të shtypjes së injektimit. Fig. 2.99. Mbajtësi me një dhe dy susta: 1 prurja e lëndës djegëse, 2 filtri, 3 linja kthyese, 4 shtresa për akordim, 5 susta shtypëse, 6 trupi i mbajtësit, 7 koka shtypëse, 8 trupi i injektorit, 9 gjilpëra, 10 susta e parë, 11 koka shtypëse, 12 udhëzuesja diskore, 13 spiranca shtypëse, 14 susta e dytë, 15 ena, 16 shtresa për akordim, 17 kufizuesi, 18 trupi i injektorit. Te injektor dy shkallësh secili injektor ka dy susta, susta më e dobët lejon një sprej injektues të vogël të ndodh para se të ndodh injektimi kryesor. Sikur që ndodh tek injektorët me gjilpërë kjo siguron një punë më të butë dhe një djegie më të qetë. Presionet hapesë për lloje të injektorëve me vrima janë zakonisht ndërmjet 150 dhe 250 bar.

Fig. 2.100 Bartësi standard i injektorit 1 filtri para injektorit, 2 dega thithëse, 3 koka shtypëse, 4 elementi ndërmjetësues, 5 mbajtësi i injektorit, 6 trashësia e mureve, 7 injektori, 8 vrimat e pozitës, 9 susta, 10 shtresa për akordim, 11 vrima e kthimit te lëndës djegëse, 12 lidhjet me fileto për gypat kthyes, 13 bartësi i trupit te injektorit, 14 lidhja me fileto për gypat e furnizimit, 15 koni izolues Fig. 2.101 Bartësi i injektorit me dy susta për injektimin direkt te lëndës djegëse ne motorët dizel 1 bartësi i trupit te injektorit, 2 shtresa e parë për akordim, 3 susta e parë, 4 koka shtypëse, 5 udhëzuesja diskore, 6 susta 2, 7 gjilpëra shtypëse, 8 pjata e sustës, 9 kufizuesi, 10 udhëzuesja diskore, 11 unaza kufizuese, 12 gjilpëra e injektorit, 13 mbajtësi i gjilpërës, 14 - trupi i injektorit