Çështë Statistika? Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të :

Σχετικά έγγραφα
Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Fazat e studimit statistikor

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Definimi dhe testimi i hipotezave

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Propozim për strukturën e re tarifore

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Detyra për ushtrime PJESA 4

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Shpërndarjet e mostrave dhe intervalet e besueshmërisë për mesatare aritmetike dhe përpjesën. Ligjërata e shtatë

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Indukcioni elektromagnetik

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Building Excellence Through Accreditation

Metodat e Analizes se Qarqeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

Definimi i funksionit . Thirrja e funksionit

Nyjet, Deget, Konturet

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

GJENDJA E MJEDISIT NË KOSOVË

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

ANALIZA E DIFUZIONIT JOSTACIONAR TË LAGËSHTIRËS NË MURET E LOKALIT TË MODELUAR

Raport i Gjendjes së Mjedisit

Teoria e kërkesës për punë

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

qëllim ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit e

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Bazat e Programimit në C++

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Kapitulli. Programimi linear i plote

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία

Pse është i rëndësishëm izolimi

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Të jetuarit në demokraci

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

KLIKONI KËTU

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

Libër mësuesi Matematika

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Κεντρική Αρμόδια Αρχή/ Central Competent Authority I.4. Autoriteti Kompetent Vendor/ Telefon /Τηλέφωνο / Tel.

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

b) Pas rreshtit me nr rendor 7 te vendosen (insertohen) dy rreshta te ri dhe ne te të shkruhen këto te dhëna:

Dielektriku në fushën elektrostatike

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

MATEMATIKË HYRJE QËLLIMET

Ngjeshmëria e dherave

Transcript:

1-1 Çështë Statistika? Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të : Kuptoni rolin dhe rëndësinë e statistikës. Spjegoni se çka kuptoni me dukuri masive variabile, mostër, njësi statistikore dhe variabël. Bëni dallimin në mes të variablave kualitative dhe variablave kuntitative Bëni dallimin në mes të variablave diskrete dhe variablave të vazhdueshme. Kuptoni se çka është Statistika Deskriptive dhe Statistika Reprezentative. Keni një paraftyrim rreth zhvillimit historik të statistikës. Kuptoni rëndësinë e kompjuterëve Bazat e Statistikës dhe 2010 softverëve për aplikimin e metodave statistikore Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 1 Kuptimi dhe rëndësia e statistikës H.G.Wells: Mënyra statistikore e të menduarit një ditë do të jetë e domosdoshme për qytetari efektive si aftësia për të lexuar Më 1998, David Moore, kryetar i Asociacionit të Statistikës Amerikane: Edhe pse statistika është shkencë matamatikore, ajo nuk është pjesë e matematikës, dhe as që duhet studentëve t iu spjegohet në atë mënyrë. Statistika ka metodën e vet induktive të të menduarit që dallon dukshëm nga metoda deduktive në matematikë. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 2 1

Kuptimi dhe rëndësia e statistikës 2002- Statisticientët (50) më të njohur në botë: Statistika nuk është fushë e matematikës, por vetëm shfrytëzues i madh i matematikës si dhe i metodave të tjera të llogaritjes Gjithashtu kanë theksuar se statistika ka natyrë multidiciplinare dhe se qëllimi i përbashkët i profesionit të statisticientit është nxjerrja e informatave nga të dhëna të llojllojshme. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 3 1-2 Kuptimi dhe rëndësia e statistikës Statistika për biznes dhe ekonomi: Statistika është shkencë e grumbullimit, organizimit, prezantimit, analizimit dhe interpretimit të dhënave numerike me qëllim të ndihmës për marrjen e vendimeve më efektive në kushtet e pasigurisë. Për të kuptuar statistikën duhet analizuar Dukuria variabile Dukuria variabile është ajo dukuri në të cilën ndikojnë shumë faktorë dhe për këtë arsye ajo në paraqitjen e saj merr vlera të ndryshme nga një rast në tjetrin. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 4 2

Kuptimi dhe rëndësia e statistikës Pse paraqiten variacionet? Për arsye se në dukuri veprojnë, në përgjithësi, e veçanërisht në ekonomi dhe shoqëri, në të njejtën kohë shumë faktorë. Pse duhet të hulumtohen variacionet? Që të shikohet se çka është e rëndësishme në to e çka jo, sa janë devijimet (shmangiet) në raport me normalen Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 5 Definicioni i statistikës Statistika është shkencë e grumbullimit, organizimit, prezantimit, analizimit dhe interpretimit të dhënave të dukurive masive variabile. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 6 3

Pse duhet të mësohet statistika? Arsyeja e parë: Gjithkund hasim në të dhëna numerike; Arsyeja e dytë : Teknikat statistikore shfrytëzohen për të marrë vendime të cilat kanë ndikim në jetën tonë, gjegjësisht që ndikojnë në mirëqenjen tonë personale. Arsyeja e tretë: Njohuritë për metodat statistikore ndihmojnë që të kuptojmë pse janë marrë vendimet dhe të kuptojmë më mirë se çfarë efekti kanë në jetën tonë, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 7 1-3 Kush e shfrytëzon statistikën? Teknikat statistikore gjerësisht shfrytëzohen nga marketingu, kontabiliteti, kontrolli i kualitetit, konsumatorët, njerëzit profesional të sportit, administrata e spitaleve, arsimtarët, politikanët, fizicientët etj.. Përdorimi i gjerë i kompjuterëve, a para se gjithash i softverëve të ndryshëm statistikor, i ka krijuar hapësirë shfrytëzuesve të statistikës që në mënyrë relativisht të thjeshtë të përdoret në shumë disiplina shkencore; mjekësi, psikologji, farmaci, veterinari, astronomi, biologi, sociologji, fizikë, gjeologji, inxhinjeri, ekonomi, biznis, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 8 4

Elementet e analizës statistikore Popullimi / tërësia e përgjithshme ose dukuria masive Mostra Njësia statistikore (individi) Të dhënat statistikore (atributi ose tipari statistikor), Variablat. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 9 Popullimi / tërësia e përgjithshme ose dukuria masive Dukuritë masive / kolektive ose popullimi statistikor janë grumbull i njerëzve, objekteve, sendeve, rasteve, ngjarjeve etj, që janë me interes. Dukuria masive është sasia e diferencuar në mënyrë cilësore. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 10 5

Popullimi / tërësia e përgjithshme ose dukuria masive Varëshisht nga qëllimi i hulumtimit, tërësia e përgjitshme mund të përbëhet nga njerëzit, kafshët, ngjarjet, objektet, sendet. Kështu për shembull tërësinë statistikore mund ta përbëjnë: - të gjithë banorët e një qyteti, - të gjithë studentët e një fakulteti, - fondi i kafshëve në një shtet, - të gjitha ndërmarrjet në një regjion, ose komunë ose shtet, - të gjithë kompjuterët në një universitet, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 11 Popullimi / tërësia e përgjithshme ose dukuria masive Tërësinë statistikore mund ta përbëjnë edhe ngjarjet si: vizitat turistike, importi dhe eksporti, prodhimi dhe konsumi, veprat kriminale, fatkeqësitë e komunikacionit, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 12 6

Popullimi / tërësia e përgjithshme ose dukuria masive Tërësia e përgjithshme duhet të definohet saktë nga aspekti: Përmbajtësor; (punëtorët) Hapësinor; (ndërmarrjet e vogla në Kosovë) Kohor. (01.06.2008) Shembull. Popullimi statistikor: Punëtorët në ndërmarrjet e vogla në Kosovë më 01.06.2008 Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 13 Mostra/Zgjedhja Mostra është porcion ose pjesë e popullimit me interes, përmes së cilës merret vendimi, bëhet vlerësimi, parashikimi ose përgjithësimi rreth popullimit. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 14 7

Populacioni dhe mostra Populacioni/dukuria masive Mostra Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 15 Pse mostra? Pamundësia fizike për të kontaktuar me të gjitha njësitë e popullimit. Shpenzimet e studimit të të gjitha njësive në popullim. Rezultatet e mostrës zakonisht janë adekuate. Kontaktimi i të gjitha njësive do të marrë shumë kohë. Natyra shkatërruese e disa provave/testeve. 16 8

Njësia statistikore (individi) Njësia statistikore (individi) paraqet elementet individuale prej të cilave përbëhet tërësia e përgjithshme ose dukuria masive të cilat kanë karakteristika variabile. Njësia (individi ) paraqet pjesën përmbajtësore të dukurisë masive dhe ka rëndësi të veçantë. Shembull: Regjistrimi i popullsisë banori, për standardin jetësor- familja, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 17 Të dhënat statistikore, (atributi ose tipari- VARIABLAT) Të dhënat statistikore, (atributi ose tipari (variablat) paraqesin çdo veti të veçantë për secilin dhe të përbashkët për të gjitha njësitë statistikore. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 18 9

1-7 Tipet (llojet ) e Variablave Variabla kualitative ose Atributive: karakteristikat e variablave që studiohen janë jo numerike dhe mund të jenë nominale dhe rendore/shkallore. SHEMBUJ: Gjinia, përkatësia fetare, tipi i automobilit, vendi i lindjes, ngjyra e syve etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 19 1-8 Tipet (llojet ) e Variablave Variabla kuantitavie (sasiore-numerike): variablat mund të raportohen në mënyrë numerike dhe mund të jenë në intervale dhe proporcionale. SHEMBULL: bilanci në llogarinë e juaj bankare, mosha e punëtorëve të një firme, numri i fëmijëve në një familje, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 20 10

1-9 Variabla kuantitavie (sasiorenumerike) Variablat kuantitative mund të klasifikohen si diskrete - të ndërprera dhe të vazhdueshmekontinuale. Variablat diskrete - të ndërprera: mund të marrin vetëm disa vlera të caktuara dhe gjithmonë ka ndërprerje në mes të vlerave. SHEMBULL: numri i dhomave të fjetjes në shtëpi ( 1,2,3,.., etj), numri i anëtarëve të familjes, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 21 1-10 Variabla kuantitavie (sasiorenumerike) Variablat e vazhdueshme - kontinuale: mund të marrin çfarëdo vlere brenda një rangu të caktuar. SHEMBULL: Koha e kaluar me aeroplan prej Prishtine në Gjenevë, gjatësia e nxënësve të një klase, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 22 11

Përmbledhje e llojeve të variablave Të dhënat/variablat Kualitative/Atributive) Numerike/Kuantitative) Shembuj: gjinia, nacionaliteti ngjyra e flokëve,etj Diskrete /të ndërprera Të vazhdueshme /kontinuale Shembuj: Numri i fëmijëve, Numri i të punësuarëve, Numri i kinemave Numri i veturave të shitura Shembuj: Mosha e studentëve Kilometrat e kaluara në mes të dy distancave Gjatësia trupore e nxënësve, etj Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 23 Të dhënat/variablat Të dhënat statistikore mund të klasifikohen edhe sipas nivelit të matjes së tyre. Niveli nominal i të dhënave (të parënditshme) Niveli ordinal i të dhënave (të renditëshme) Niveli interval i të dhënave Niveli proporcional i të dhënave Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 24 12

Shembull për të dhënat nominale/ të parenditshëm Variablat kualitative Kategoritë/Modalitetet Pronarë i automobilit Po Jo Gjendja martesore Gjinia I/e martuar; I/e pamartuar; I/e ve; I/e ndarë Mashkull; Femër Veprimtaritë ekonomike Industria dhe xehtaria; bujqësia; tregtia; pylltaria, ndërtimtaria; komunikacioni dhe lidhjet; etj Format ligjore të shoqërive tregtare Biznes individual, Partneritet, Korporatë, etj Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 25 Shembuj pët të dhënat ordinale/ të renditshme Variablat kualitative Kënaqja me produktin Thirrjet akademike të profesorëve Kategoritë/Modalitetet Shumë i pakënaqur; pak i pakënaqur; neutral, Pak i kënaqur; shumë i kënaqur (Shkallët e Likertit) Profesor i rregullt; Profesor i asocuar; Profesor asistent; Assistent; Asistent i ri. Suksei i studentëve 10; 9; 8; 7; 6; 5. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 26 13

Shembuj të shkallës intervale dhe proporcionale të dhënave Variablat kuantitative Temperatura (në shkallë Celsius ose Fafrenheit) Gjatësia (në metra dhe cm) Pesha (në litër ose kg) Pagat (në euro apo valutë tjerër) Niveli i matjeve Intervale proporcionale Proporcionale Proporcionale Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 27 Shembull. Vrojtimi i punëtorëve të firmës X Emri dhe mbiemri Gjinia Mosha Pozita Pervoja e punes Paga vjetore (000) Albulena Z. F 30 Menaxhere 12 20 Afrim T. M 25 Shefe e shitjes 13 15 Vjollca M F 22.3 Financa 10 10 Aferdita I. F 45 Marketing 2 8 Agon T. M 32.5 Shites 5 6 Genc M. M 23.8 Shites 8 6 Adelina B. F 27 Shites 6 6 Bardha M. F 19 Shites 14 6 Yll T M 27 Shofer 12 5 Valton K. M 28.6 Shofer 3 5 Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 28 14

Shembull, vazhdim Popullimi/tërësia e përgjithshme: Të gjithë punëtorët e firmës X. Mostra/Zgjedhja : Disa elemente të popullimit,p.sh. Albulena, Ylli, Vjollca, Genci. Njësitë statistikore: Albulena, Afrimi, Vjollca, Valtoni. Variabla cilësor: Gjinia, Pozita në firmë/ Variabla numerikë: Mosha, Përvoja e punës, Paga vjetore. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 29 Burimet e të dhënave statistikore Vrojtimi Primare Mbledhja e të dhënave Studimi Sekondare Të dhëna të grumbulluara Të printuara ose elektronike Eksperimentimi Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 30 15

1-12 Burimet e të dhënave statistikore Burime primare janë ato të cilat krijohen përmes vrojtimit dhe përmbledhjes së të dhënave për qëllime të hulumtimit të fenomeneve me interes. Burime Sekonadare janë të dhënat që sigurohen nga burime sekondare siç janë entet e statistikave, ose institucione të autorizuara për mbledhjen e të dhënave primare (banka qendrore, shërbimi i doganave, shërbimet e ndryshme komunale, raportet për afarizmin e firmave etj). Burimet sekondare gjinden në vjetar të ndryshëm statistikorë në nivel ndërkomëtar, rajonal dhe kombëtar, në artikujt e publikuar, në revista, gazeta, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 31 Burimet ndërkombëtare Organizata e Kombeve të Bashkuara- Statistical yearbook (Vjetari statistikor ), Demgraphic yearbook (Vjetari demografik), Yearbook of national accounts statistic ( Vjetari statistikor i llogarive kombëtare) etj. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)- Yearbook of Labour Statistic ( Vjetari statistior i punës). Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë - World Health Statistic annual (Vjetari Statistikor i shëndetit botëror). Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit (FAO)- Production yearbook (Vjetari i prodhimit), etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 32 16

Burime rajonale Instituti i Statistikës së Unionit Evropian (EUROSTAT) publikon një gamë të gjerë periodikësh, zakonisht vjetor ose mujor, të cilët përmbajnë statistikat e fenomeneve të ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale të vendeve që bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian. Enti i Statistikës i BE, Eurostat-i, i jep rekomandimet lidhur me definicionet, klasifikimet dhe standardet. Për shtetet anëtare të BE disa nga këto rekomandime janë të obligueshme. Natyrisht, standardet ndërkombëtare kanë për qëllim mundësimin e krahasueshmërisë ndërmjet shteteve dhe në kohë. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 33 Burime nacionale Në Kosovë, Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) bënë publikimin e një numri të caktuar të statistikave zyrtare përmes publikimeve të ndryshme si: Publikimet e bujqësisë dhe të ambientit, Publikimet ekonomike, Publikimet e popullsisë, Publikimet e përgjithshme etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 34 17

Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) Në kuadër statistikave të përgjithshme, Enti i statistikës rregullisht publikon Buletinët mujor mbi statistikat e përgjithshme të cilët përcjellin trendët dhe ecuritë e çështjeve të ndryshme në Kosovë si: Statistikat vitale (lindjet, vdekjet, kurorëzimet, shkurorëzimet, etj) Tregu i punës; Kushtet sociale; Statistikat ekonomike të përgjithshme; Prodhimi i energjisë dhe rrymës elektrike; Transporti dhe komunikimi; Tregtia e jashtme; Çmimet, gjegjësisht indeksi i Çmimeve të konsumit (IÇK) i cili mat nivelin e kostos së jetesës së banorëve të Kosovës. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 35 Statistikat zyrtare Statistikat zyrtare formojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës informative të shoqërisë. Statistikat zyrtare duhet të sigurojnë informacione globale lidhur me situatën dhe trendët zhvillimore. Statistikat e mira zyrtare duhet të japin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të shoqërisë, andaj duhet t i mbulojnë të gjithë sektorët, aspektet dhe konditat. Statistikat duhet të distribuohen në një formë që mundëson qasje të lehtë dhe formë të kuptueshme në mënyrë që t i shfrytëzojnë të gjithë të interesuarit në shoqëri. Në bashkësinë ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara i kanë përpiluar rekomandimet përkitazi me statistikat zyrtare dhe statistikat përkatëse të lëmenjve të ndryshëm. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 36 18

Pak histori për statistikën Zhvillimin e statistikës në vija të trasha mund ta ndajmë në tri etapa: Mbledhja e të dhënave për gjendjen e popullsisë, ushtarëve, detyruesve tatimor, para se gjithash për udhëheqjen e politikave të taksave. Zhvillimi i teorisë së probabilitetit, statistikës i ka dhënë një mekanizëm të domosdoshëm i cili mundëson që në bazë të mostrës të bihen vendime të rëndësishme për tërësinë e përgjithshme. Revolucioni në zhvillimin dhe disponueshmëria me kompjutor në dhjetë vitet e fundit i ka ofruar statistikës mundësi të jashtëzakonshme që ajo të jetë a aplikueshme në të gjitha fushat shkencore dhe të shfrytëzojë metodat e reja të cilat nuk do të mund të aplikoheshin pa mbështetjen e kompjuterëve. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 37 Rritja dhe zhvillimi i statistikës moderne Nevojat e qeverive për të mbledhur të dhëna për qytetarët e tyre Zhvilli i teorisë së probabilitetit Zbulimi i kopmpjuterit Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 38 19

Pak histori për statistikën Sot konsiderohet se fjala Statistikë rrjedh nga shprehja e re latine statisticum collegium (ligjërata për punët e shtetit). Fjala statistikë rrjedh prej latinishtes mesjetare status, që tregon rendin politik, në këtë kuptim statistika është shkenca që përshkruan faktet më të rëndësishme të shtetit. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 39 Pak histori për statistikën Njeriu që për herë të parë e përdori emrin Statistikë në formë të shkruar është Gottfried Achenvall më 1784, i cili konsideron se detyra e statistikës është sistematizimi i të dhënave për popullsinë me qëllim të udhëheqjes së politikës shtetërore. Gottfried Achenwall (1723-1762) Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 40 20

Pak histori për statistikën Fillimet e statistikës si shkencë mund të gjinden në Gjermani dhe Angli në shekullin XVII dhe gjysmën e parë të shekullit XVIII, kur paraqiten dy koncepte të statistikës. Në Gjermani zhvillohet shkolla e posaçme Statistika Universitare nga prof. Herman Konring (Hermann Counring, 1606-1681), Shkolla deskriptive ose përshkrimi i shtetit. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 41 Pak histori për statistikën Në anën tjetër, në Angli është zhvilluar një koncept tjetër i statistikës Aritmetika Politike e cila është përgëzuar nga John Graunt (1620-1674), kurse më pas është përkufizuar si art i të arsyetuarit përmes shifrave mbi çështjet që kanë lidhje me qeverisjen. Përshkrimi dhe analiza. Është vënë theksi në nevojën për përpunim matematik të dhënave dhe përpjekjet për të zbuluar ligjshmëritë e sjelljeve të dukurive John Graunt (1620-1674) Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 42 21

Tipet (Llojet ) e Statistikës Edhe sot ndihet ndikimi i ndryshimeve të këtyre dy qasjeve dhe statistika e aplikuar ndahet në dy grupe kryesore: Statistika deskriptive (Përshkruese) Statistika representative (Inferenciale) (Mostra) Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 43 Zbërthimi i analizës statistikore Statistika Statistia Deskriptive Statistika Inferenciale Përfshin Mbledhjen Organizimin Përmbledhjen Prezantimin e të dhënave Përfshin Bërjen e vlerësimeve Testimin e hipotezave Përcaktimin e raporteve Bërjen e parashikimeve 22

1-4 Tipet (Llojet ) e Statistikës Statistika deskriptive: Metodat e organizimit, përmbledhjes dhe prezentimit të dhënave në mënyrë informative. SHEMBULL 1: Regjistrimi i popullsisë dhe krahasimi i të dhënave nëpër periudha të ndryshme kohore. SHEMBULL 2: Të ardhurat personale të punëtorëve të një firme konkrete, mosha e të punësuarve të kësaj firme, përvoja e punës ose elemente të tjera rreth punëtorëve të kësaj firme. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 45 1-5 Tipet (Llojet ) e Statistikës Statistika reprezentative (mostra): Vendimi, vlerësimi, parashikimi ose përgjithësimi rreth populacionit bazuar në mostër. Populacioni / dukuria masive është mbledhja e të gjithë individëve të mundshëm, objekteve dhe njësive të tjera me interes ose sasia e diferencuar në mënyrë cilësore. Mostra është porcion ose pjesë e populacionit me interes. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 46 23

1-6 Tipet (Llojet ) e Statistikës (shembuj të statistikës reprezentative) SHEMBULL 1: TV në mënyrë konstante monitorojnë popullaritetin e programeve të tyre duke bërë hulumtimin me një pjesë të shikuesve ose duke i angazhuar organizatat e specializuara për këtë qëllim. SHEMBULL 2: Departamenti i kontabilitetit të një firme të madhe do të zgjedhë një mostër prej disa faturave për të vërtetuar saktësinë e të gjithë faturave të firmës. SHEMBULL 3: Testuesit e verës do të provojnë disa gllënjka të verës për të marrë vendim në lidhje me shitjen e tyre. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 47 Disa veprime më të rëndësishme statistikore, zbulime dhe të dhëna për evolucionin e statistikës VITI ZBULIMI OSE NGJARJA AUTORI 3800 p.e.r. Regjistrimi në Babiloni me qëllim të tatimit 2323 p.e.r. Regjistrimi i fondit të kafshëve në Egjipt ( para kësaj date për cdo dy vjet, a pas kësaj date për cdo vjet) 1055 p.e.r. Regjistrimi i popullsisë në Izrael Mbreti David 550 p.e.r. Regjistrimi i parë i popullsisë në Romë, Roma ka 83.000 banorë Servilje Tulje 28 p.e.r. Regjistrimi i popullsisë zbulon se në mbretërinë e Romës ka 4.063.000 banorë. 2 Regjistrimi i popullsisë më i vjetër rezultatet e të cilit janë ruajtur. Kina në bazë të këtij regjistrimi ka pasur 47.5 milionë banorë 1086 Aksioni më i rëndësishëm statistikor në mesjetë - Regjistrimi i popullsisë në Angli, rezultatet janë botuar në Librin e gjyqit të tmerrshëm. Dinastia e Hunëve në Kinë Williami i Parë Pushtues 1654 Vënia e themeleve të Teorisë së Probabilitetit Blaise Pascal & Pierre de Fermat 1662 Studimi i parë demografik i publikuar i bazuar në tabelat e vdekjes John Graunt 1676 Del nga shtypi Aritmetika Bazat politike e Statistikës 2010 William Petty Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 48 24

1710 Përdorimi i parë i një lloj testi statistikor John Arbuthnott 1713 Shtypet punimi më i rëndësishëm për teorinë e probabilitetit në shek. e XVIII: Ars Conjectanti (Ligji i numrave të mëdhenj) Golden Theorem Jacob Bernoulli 1733 Zbulimi i Shpërndarjes Normale Abraham De Moivre 1749 Për herë të parë përmendet termi STATISTIKË në një punim 1763 Bazat e statistikës së Bayes-it, e bazuar në konceptet subjektive të probabilitetit 1801 Popullsia e botërore arrin në 1 miliard banorë Gottfried Achenvall Tomas Bayes 1805 Zbulimi i metodës së katrorëve më të vegjël A.M.Legendre 1809 Gausi përsëri zbulon shpërndarjen normale dhe zgjeron metodën e katrorëve më të vegjël Carl F.Gauss 1812 Publikimi i parë i punimit nga teoria e gjasave Pierre S.Laplace 1853 Në Berlin organizohet Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Statistikës Adolphe Quetelet Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 49 1885 Për here të pare futet ideja e regresionit Francis Galton 1896 Formulohet koeficienti korrelacionit të thjeshtë linear Karl Pearson 1900 Formulohet testi χ 2 Karl Pearson 1904 Formulohet Koeficienti i Korrelacionit të Spearman-it Charles Spearman 1908 Zbulimi i vlerësimit të mesatares aritmetike në rastin kur devijimi standard i populacionit nuk dihet. William Gosset ( Student ) 1918 Formulohet koncepti i analizës së variancës. Ronald Fisher 1925 Popullsia në botë arrin në 2 miliardë banorë 1925 Botohet libri Metodat statistikore për hulumtim, padyshim libri më me ndikim i statistikës në shekullin e XX 1933 Formulohet intervali i besimit, gabimi i llojit të II-të, fortësia e testit, regjionet kritike. Ronald Fisher Jerzy Neyman & Egon Pearson 1933 Është vendosur koncepti aksiomatik i probabilitetit Andrei Kolmogorov 1945 Është formuluar testi më i njohur joparameter: testi i shumës së rangimit të Wilcoxon rangut me shenjë Frank Wilcoxon 1959 Popullsia e botërore arrin në 3 miliardë banorë 1966 Përdorimi i parë i metodave statistikore resampling (metoda e mostrave të përsëritura) Julian Simon Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 50 25

1972 Është formuluar koncepti i analizës hulumtuese të të dhënave John Tukey 1972 Janë formuluar modelet lineare të përgjithshme J.A.Nelder & R.W>M Wedderburn 1974 Popullsia në botë arrin në 4 miliardë banorë 1979 Formulohet bootstrap metoda Bradley Efron 1986 Popullsia në botë arrin në 5 miliardë 2000 Popullsia në botë arrin në 6 miliardë. 2002 Me shfrytëzimin e FDR metodës është vërtetuar teoria e Big Beng-ut Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 51 Përdorimi i kompjuterëve në statistikë Softwear-ët që më së shumti përdoren për zgjidhjen e shumë problemeve statistikore janë: Excel, SPSS ( Statistical Package for Social Science), SAS (Staistical Anlysis System), Minitab, Statgraphics, Statistica, etj. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 52 26

Përdorimi i Excel-it Në mënynë rënëse Tools klikojmë me anë të miut në opsionin Data Analysis. Në kornizën e gjetur Analysis Tools selektojmë metodën që dëshirojmë të shfrytëzojmë. Nëse opsioni Data Analysis nuk paraqitet në mënynë rënëse Tools, atëherë klikoni në të njëjtën meny në Add- Ins dialog box. Në kornizën e gjetur selektoni opsionet Analysis ToolPak dhe Analysis ToolPak VBA dhe klikoni Ok. Kthehuni përsëri në Tools dhe do të gjeni Data analysis. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 53 Konceptet kyçe Dukuritë variabile Statistikë Popullimi/tërësia e përgjithshme Mostra Njësia statistikore, individi Të dhënat statistikore:diskrete dhe kontinuale/të vazhdueshme Modalitetet Statistika deskriptive Statistika representative Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 54 27

Detyrë Shpjego dallimin në mes të të dhënave kualitative dhe kuantitative dhe jep tre shembuj për secilën. Shpjego dallimin në mes të dhënave diskrete dhe të vazhdueshme dhe jep tre shembuj për secilën. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 55 Detyrë Përcakto se cilat nga variablat vijuese është kualitative e cila kuantitative. Nëse janë kuantitative përcaktoni se fenomeni me interes a është diskret apo kontinual: - Numri i telefonave në familje, - Lloji i telefonit, - Ngjyra e telefonit, - Pagesa mujore (në euro dhe cent) për thirrje telefonike, - Numri i thirrjeve lokale të bëra gjatë muajit, - Zgjatja (në minuta) e thirrjeve lokale gjatë muajit, - Fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 56 28

Ushtrime Ushtrim 1. Jam shumë i stresuar është një shprehje që shumë e shpeshtë në mes të studentëve. Çka ju streson juve. Cili është populacioni me interes? Identifikoni më së paku tri arsye për të marrë mostrën. Identifikoni dy variabla ose karakteristika të anëtarëve të këtij populacioni që ju dëshironi të studioni. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 57 Ushtrime Ushtrim 2. Dekani i fakultetit dëshiron të shoh se çfarë lloj aktiviteti dhe pune bëjnë studentët e diplomuar të fakultetit pas 5 vjet diplomimi. Cili është populacioni me interes? Identifikoni arsyet për të marrë mostrën për hulumtim. Identifikoni dy variabla/karakteristika të anëtarëve të populacionit që ju dëshironi të studioni Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 58 29

Ushtrime Ushtrim 3. Kryetari i një shteti dëshiron të shoh se sa është i popullarizuar pas dy vjetëve të mandatit të tij. Një mostër e votuesve të rritur janë pyetur se a do ta rizgjedhnin prapë atë në atë post. A janë të dhënat kualitative apo kuantitative Nëse të dhënat janë kualitative a janë ato nominale apo rendore/shkallore. Nëse janë numerike a janë ato diskrete apo kontinuale. Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 59 Ushtrime Ushtrim 4. Më poshtë janë të listuar disa pyetje nga anketa rreth virusit Trojan horse. Për çdo lloj të pyetjes identifikoni se çfarë lloj të dhënash duhet të grumbullohen. A është infektuar kompjuteri juaj me virusin Trojan horse Po, kompjuteri im është infektuar me këtë virus. Jo, kompjuteri im nuk është infektuar me këtë virus. Nuk jam i sigurt se kompjuteri im është infektuar. A dini dikë tjetër që kompjuteri i është infektuar me virusin Trojan Horse Po Jo Sa shpesh ju me kujdes ekzaminoni subjektin e-mailit të juaj para se të hapni atachmentët. Gjithmonë Shpesh Sipas rastit Rrallë ose kurrë Dr. Rahmije Mustafa -Topxhiu 60 30