Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Σχετικά έγγραφα
Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Merkantilizmi, Smithi dhe përparësitë absolute

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Definimi dhe testimi i hipotezave

Teoria e kërkesës për punë

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Propozim për strukturën e re tarifore

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Nyjet, Deget, Konturet

Nga rrjedh termi ekonomi? Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë"

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

"PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003"

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT

Dielektriku në fushën elektrostatike

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

qëllim ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit e

Detyra për ushtrime PJESA 4

Program Studimi i Ciklit tëdytë MASTER SHKENCOR NË EKONOMIKS

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Kapitulli. Programimi linear i plote

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Çfarë kuptohet me planifikimin e sistemimit? Çështjet kryesore SISTEMIMI I PROÇESIT LIGJËRATA 10

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

Ngjeshmëria e dherave

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Pse është i rëndësishëm izolimi

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

TEORIA E INFORMACIONIT

Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë

Indukcioni elektromagnetik

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina. Procedurat për Vendosjen e Tarifave të Furnizimit me Ujë. Draft preliminar konceptet themelore etj.

Qarqet/ rrjetet elektrike

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

Promocioni. E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford

Libër mësuesi Matematika

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Universiteti i Prishtinës. Departmenti/Fakulteti/Njësia akademike: DEPARTAMENTI I PRODHIMTARISË DHE I AUTOMATIZIMIT FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

EKONOMIKSI I PERSONELIT

Transcript:

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Hyrje Teoritë e tregtisë ndërkombëtare; Modeli i Rikardos; Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare.

Teoritë e Tregtisë Ndërkombëtare (TTN) Merkantilistët; Adam Smith: Teoria e Përparësive Absolute (1776); David Ricardo: Teoria e Përparësive Komparative (1817); Teoria Heckscher-Ohlin (fillim i shek XX.); Teoria e bazuar në Ciklin Jetësor të Produktit (1966); Teoria e Re e Tregtisë ( 70 dhe 80); Michael Porter: Teoria e Përparësive Konkuruese Nacionale (fillim të 90).

TTN - Konteksti Çështjet kyçe që do të hulumtojmë: Cila është baza për tregti/këmbim? Cilat janë përfitimet nga tregtia/këmbimet? Cila është struktura e tregtisë/këmbimeve?

Teoria e Përparësive Krahasuese Rikardo - Principles of Political Economy (1817); Ligji i Përparësive Krahasuese: Edhe nëse një vend është më pak efiçient se (ose ka disavantazh absolut krahasuar me) një vend tjetër në prodhimin e të dyja të mirave (produkteve), edhe më tutje ekziston baza për tregti/këmbim me përfitime të dyanshme. Vendi i parë duhet të specializohe në prodhimin dhe eksportimin e produktit në të cilin ka disavantazh absolut më të vogël (në këtë të mirë vendi ka përparësi krahasuese) dhe të importojë të mirën në të cilën disavantazhi absolut është më i madh (në këtë të mirë vendi ka disavantazh krahasues); Është një ndër ligjet më të qëndrueshme dhe më pak të kontestuara në ekonomi.

Modeli i Rikardos hipotezat [1] 1. Vetëm 2 vende dhe 2 të mira; 2. Tregti e lirë; 3. Mobilitet perfekt brenda vendit mirëpo jomobilitet në mes të vendeve; 4. Prodhim me kosto konstante; 5. Pa shpenzime të transportit; 6. Pa ndryshime në teknologji; 7. Vlera e bazuar në teorinë e punës;

Modeli i Rikardos hipotezat [2] Supozimi i paqëndrueshëm: vlera e bazuar në teorinë e punës; Sepse, presupozon ose se puna është faktori i vetëm i prodhimit, ose puna është shfrytëzuar në proporcione fikse në prodhimin e e secilës së mirë; Puna është homogjene; Të dyja supozimet janë të pasakta.

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune [1] Haberler (1936) e vendosi TPK-në kontekst të kostove oportune; Ligji i Përparësive Krahasuese shpesh shihet si Ligji i Kostove Krahasuese; Ligji në kontekst të kostove oportune mund të përkthehet si në vijim: Sipas teorisë së kosotove oportune, kostoja e të mirës së parë është e barabartë me shumën e të mirës së dytë nga e cila duhet të hiqet dorë për të pasur në dispozicion resurse të mjaftueshme për të prodhuar një njësi shtesë të së mirës së parë; Sipas këtij definicioni, vendi me kosto oportune më të ultë në prodhimin e një të mirë ka edhe përparësi krahasuese në atë të mirë (dhe disavantazh krahasues në të mirën tjetër);

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune [2] Kostot opportune dhe TPK mund të ilustrohen përmes kufirit të mundësive prodhuese (KMP) si dhe të ashtuquajturës lakore e transformimit; KMP paraqet lakoren e cila ilustron kombinimit e mundshme të dy të mirave të cilat mund t i prodhojë një vend duke shfrytëzuar në tërësi resurset e saj me nivelin ekzistent të teknologjisë

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [1] SHBA UK Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura 180 0 60 0 150 20 50 20 120 40 40 40 90 60 30 60 60 80 20 80 30 100 10 100 0 120 0 120

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [2] SHBA UK 120 100 ΔP = 20 Lakorja e transformimit apo norma margjinale e transformimit (pjerrtësia) 120 100 Pëlhura 80 60 40 ΔG = 30 A Pëlhura 80 60 40 ΔP = 20 ΔG = 10 A 20 20 0 30 60 90 120 150 180 20 40 60 Gruri 0 Gruri

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [3] Grafikonët më lart paraqesin kombinimet përkatëse të prodhimit të grurit dhe të pëlhurës; Vija e drejtë e KMP-së tregon se kostot oportune janë konstante, të cilat shfaqen: Resurset apo faktorët e prodhimit ose janë zëvendësues perfekt, ose shfrytëzohen në proporcine fikse në prodhimin e të dë mirave; Të gjitha njësitë e të njëjtit faktor janë homogjene apo ekzaktësisht të të njëjtit kualitet; Shpenzimet konstante nuk kanë të bëjnë me realitetin.

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [4] Pjerrtësia e KMP përcaktohet si raport në mes vlerave të skajshme të prodhimit të grurit dhe të pëlhurës; Pjerrtësia është e barabartë me raportin në mes të produkteve margjinale të të dyja të mirave; Pjerrtësia gjithashtu paraqet koston oportune të grurit, pra masën e pëlhurës që duhet sakrifikuar për të prodhuar një njësi (thes) shtesë gruri; Pjerrtësia e KPM-së paraqet koston oportune të produktit në boshtin horizontal, pra grurit në rastin tonë.

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [5] Përparësitë krahasuese një vend ka përparësi krahasuese në prodhimin e një të mire kostoja oportune në prodhimit të së cilës është më e vogël se sa në vendin tjetër; Gruri: Pjerrtësia: SHBA G = 120/180 (apo 20/30) = 2/3 =0.67 Kostoja oportune për një njësi të grurit është: 1G = 2/3P, dhe mbetet konstante; Pjerrtësia: UK G = 120/60 (apo 20/10) = 2; Kostoja oportune për një njësi të grurit është: 1G = 2P dhe mbetet konstante; Koment: SHBA-të kanë përparësi krahasuese në grurë pasi që kostoja oportune është më e vogël se sa për UK;

Modeli i Rikardos dhe kostot oportune shembull [6] Pëlhura: SHBA P = 180/120 = 3/2 =1.5; Kostoja oportune për një njësi të pëlhurës është: 1P = 1.5G, dhe mbetet konstante; UK G = 60/120 = 0.5; Kostoja oportune për një njësi të pëlhurës është: 1P = 0.5G, dhe mbetet konstante; Koment: UK-ja ka përparësi krahasuese në pëlhurë pasi që kostoja oportune është më e vogël se sa për SHBA-të;

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte të shpenzimeve konstante [1] SHBA UK 120 120 B 100 100 Pëlhura 80 70 60 40 A E Pëlhura 80 60 50 40 A E 20 20 0 B 0 30 60 90 110 120 150 180 20 40 60 Gruri Gruri 70

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte [2] (bazuar në grafikonë): Kur nuk këmbejnë në mes veti, psh. SHBA-të zgjedhin pikën A (90G dhe 60P) ndërsa UK zgjedhin pikën A (40G dhe 40P); Në rastin e autarkisë, KMP paraqet edhe kufirin e konsumit; Kur fillojnë tregtinë, SHBA-të do të specializoheshin në prodhimin e grurit (aty ku kanë përparësi krahasuese) dhe do të prodhonin në pikën B (180G dhe 0P); Në anën tjetër, UK-të do të specializohej në prodhimin e pëlhurës (aty ku kanë përparësi krahasuese) dhe do të prodhonin në pikën B (0G dhe 120P);

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte të shpenzimeve konstante [2] Nëse këto dy vende shkëmbejnë 70G për 70P, ato do të konsumojnë në pikën E dhe E ; SHBA E (110G dhe 70C); UK E (70G dhe 50C). Tregtia ka ndikuar që këto vende të konsumojnë mbi KMP; Konsumi mbi KMP ka rezultuar nga specializimi i të dyja vendeve në të mirat në të cilat kanë përparësi krahasuese; Përfitimet nga tregtia: Para specializimit Pas specializimit Fitimi/humbja Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura SHBA 90 60 108 0 90-60 UK 40 40 0 120-40 80 Bota 130 100 180 120 50 20

Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare Oferta: Kufiri i Mundësive të Prodhimit me kosto në rritje; Deri më tani kemi diskutuar vetëm dimensionet e ofertës mirëpo në kontekst të kostove konstante; Kërkesa: Shijet dhe preferencat e konsumatorëve; Prezentohen përmes lakoreve komunitare të indiferencës;

KMP në kushte të kostove në rritje [1] Shpenzimet oportune në rritje tregojnë se një vend duhet të sakrifikojë vazhdimisht më tepër nga njëri produkt me qëllim që të prodhojë njësi shtesë të produktit tjetër; 1. Resurset apo faktorët e prodhimit nuk janë homogjen; Të gjitha njësitë e një faktori nuk janë identike apo të kualitetit të njëjtë; 2. Resurset apo faktorët e prodhimit nuk shfrytëzohen në proporcione apo me intensitet të njëjtë në prodhimin e të gjitha të mirave;

KMP në kushte të kostove në rritje [2] Y Vendi 1 A Y 140 120 100 80 60 ΔY Vendi 2 B - ΔX 40 - ΔY ΔX 20 10 30 50 70 90 110 130 X X

Lakoret komunitare të indiferencës Shijet apo preferencat e konsumatorëve: dimension i kërkesës; Lakoret komunitare të indiferencës (LKI) tregojnë kombinimit të ndryshme të dy produkteve të cilat japin kënaqësi të njëjtë në një vend apo komunitet; Norma margjinale e zëvendësimit (NMS) Në kontekst të konsumit, NMS e X i referohet sasisë së Y që një vend do të sakrifikonte për një njësi shtesë të X, kështu që edhe më tutje të qëndrojë në lakoren e njëjtë komunitare të indiferencës;

Ilustrimi i LKI-ve Vendi 1 Y 140 Vendi 2 120 T 100 Y N A H E I II III 80 60 E 40 A H 20 R II I III 10 30 50 70 90 110 130 X X

Ekuilibri në autarki/izolim [1] Figura në vijim kombinon KMP-të dhe LKI-të e prezentuara në figurat e mëparshme; LKI I është kurba më e lartë e cila mund të arrihet nga vendi 1 përmes KMP-së së saj Si rrjedhojë, Vendi 1 gjindet në ekuilibër kur prodhon dhe konsumon në pikën A, nën kushtet kur vendi është i mbyllur (pra nuk këmben me vendet tjera); Ekziston vetëm një pikëprerje (apo pikë tangjente) në mes të KMP-së dhe LKI I, apo një ekuilibër.

Ekuilibri në autarki/izolim [2] Vendi 1 Y 140 120 Vendi 2 B Y N T A H E I II III 100 80 60 ΔY - ΔX E 40 A H - ΔY ΔX 20 R II I III 10 30 50 70 90 110 130 X X

Ekuilibri në autarki/izolim [3] Çmimet relative të produkteve në ekuilibër dhe përparësitë krahasuese; Çmimi relativ i produkteve në ekuilibër në kushte të autarkisë përcaktohet nga pjerrtësia e tangjentit të përbashkët të KMP-së dhe LKI-së në pikën e autarkisë së prodhimit dhe të konsumit; Faktorët e ofertës (KMP-të e vendeve) dhe faktorët e kërkesës (LKI-të e vendeve) së bashku përcaktojnë çmimet relative të produkteve në ekuilibër në kushte të autarkisë

Ekuilibri në autarki/izolim [4] Çmimi relativ i produktit X në Vendin 1 në kushte të autarkisë është P A = P X / P Y = ¼, ndërsa në Vendin 2 është P A = P X / P Y = 4; Çmimet relative në të dy vendet janë të ndryshme pasi që KMP-të dhe LKI-të e tyre ndryshojnë në formë dhe lokacion; Pasi që në kushte të izolimit, P A < P A, Vendi 1 ka përparësi krahasuese në produktin X ndërsa Vendi 2 në produktin Y Sipas Rikardos, të dyjat mund të përfitojnë nëse specializohen, Vendi 1 në X, ndërsa vendi 2 në Y

Ekuilibri në autarki/izolim (vazh.) Vendi 1 Y 140 120 Vendi 2 B 100 Y 80 P A =4 60 A I 60 40 P A =1/4 40 A 20 B 20 I 10 30 50 70 90 110 130 140 X 20 40 60 80 85 X

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje [1] Duke filluar nga pika A, me specializimin e Vendit 1 në X (dhe duke rënë përgjatë KMP-së), ky i fundit ballafaqohet me shpenzime oportune në rritje (që është e dukshme përmes rritjes së pjerrtësisë së KMP-së); Në rastin tjetër, duke filluar nga pika A, me specializimin e Vendit 2 në Y (dhe duke u ngritur përgjatë KMP-së), ky i fundit ballafaqohet me shpenzime oportune në rritje (që është e dukshme përmes zvoglimin e pjerrtësisë së KMP-së); Specializimi në prodhim vazhdon përderisa çmimet relative të produkteve në të dyja vendet barazohen.

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje [2] Çmimi i përbashkët relativ (apo pjerrtësia) kur realizohet tregtia në mes të Vendit 1 dhe 2 do të jetë diku në mes çmimeve relative para tregtisë, apo ¼ dhe 4 In figurën e kaluar është PB = PB = 1. Kur të fillojnë të këmbëjnë në mes veti, Vendi 1 lëvizë nga A në pikën B. Duke këmbyer 60X për 60Y me Vendin 2, Vendi 1 do të konsumojë në pikën E (70X dhe 80Y), apo në LKI-në III;

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje [3] Ky është niveli më i lartë i kënaqësisë që Vendi 1 mund ta arrijë duke tregtuar me çmime relative P X /P Y = 1. Kështu Vendi 1 përfiton 20X dhe 20Y krahasuar me pikën e izolimit; Vendi 2 lëvizë prej pikës A në pikën B, dhe duke këmbyer 60Y për 60X përfundon gjithashtu së konsumuari në pikën E (100X dhe 60Y). Vendi 2 përfiton 20X dhe 20Y nga specializimi apo tregtia.

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje [4] Vendi 1 Y 140 Vendi 2 120 B Y 100 80 E 100 80 60 40 A I III 60 40 C A E P B =1 III 20 C B P B=1 20 I 10 30 50 70 90 110 130 150 X 20 40 60 80 100 120 X

Teoria Heckscher-Ohlin e Përparësive Krahasuese Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës

Përmbajtja Supozimet e modelit H-O; Nocionet: Intensiteti relativ i faktorëve; Zotërimi relativ i faktorëve; Zotërimi i faktorëve dhe forma e KMP-së; Teorema H-O; Testet empirike të Teorisë H-O; Paradoksi i Leontievit.

Hyrje Kufizimet e Teorive të Smithit dhe Rikardos: Cila është baza e përparësive krahasuese e cila prodhon kushtet për tregti me përfitime të dyanshme? Çfarë përcakton përparësitë krahasuese të një vendi? Cilat jane efektet e tregtisë ndërkombëtare në përfitimet e faktorëve të prodhimit? Cili është efekti i tregtisë ndërkombëtare në të ardhurat që gjeneron fuqia punëtore dhe diferencat ndërkombëtare në ardhura?

Supozimet e Teorisë H-O [1] 1. Modeli 2 x 2 x 2; 2 shtete; 2 produke; dhe, 2 faktorë të prodhimit; 2. Të dyja vendet shfrytëzojnë teknologjinë e njëjtë në procesin e prodhimit; 3. Produkti X është intenziv në fuqi punëtore, ndërsa Y është në kapital; Produkti X kërkon relativisht më tepër fuqi punëtore për t u prodhuar, se sa produkti Y. Raporti punë/kapital është më i lartë për produktin X se sa për Y.

Supozimet e Teorisë H-O [2] 4. Të dyja produktet prodhohen në kushte të shpenzimeve konstante në të dyja vendet; Rritja e sasisë së punës apo të kapitalit që shfrytëzohet në prodhimin e çfarëdo produkti do të rris autputin proporcionalisht; 5. Specializimi në prodhim është jo i plotë në të dyja vendet; Të dyja vendet prodhojnë të dyja produktet edhe në kushte të tregtisë së lirë;

Supozimet e Teorisë H-O [3] 7. Shijet janë të njëjta në të dyja vendet; Preferencat e konsumatorëve janë identike në të dyja vendet; Forma dhe vendndodhja e lakoreve të indifirencës është identike në të dyja vendet. 8. Konkurenca është e plotë në të dyja produktet dhe në tregjet e faktorëve të prodhimit; Prodhuesit, konsumatorët apo tregtarët e produktit X apo Y janë shumë të vogël të ndikojnë në çmimin e këtyre produkteve; 9. Mobiliteti (lëvizshmëria) e faktorëve të prodhimit brenda vendit është e plotë ndërsa jashtë vedit është joekzistente;

Supozimet e Teorisë H-O [4] 9. Nuk ka shpenzime transporti, apo ndonjë pengesë për ushtrimin e lirshëm të tregtisë ndërkombëtare; 10.Resurset shfrytëzohen tërësisht në të dyja vendet; 11.Tregtia e jashtme në mes të dyja vendeve është e balancuar. Vlera totale e eksporteve të njërit vend është e barabartë me vlerën totale të importeve të këtij vendi.

Intensiteti relativ i faktorëve [1] Produkti Y është intenziv në kapital kur norma kapitalpunë (K/L) për prodhimin e Y është më e lartë se sa K/L në prodhimin e produktit X; Shembull: 1Y = 2K + 2L; K/L = 2/2 = 1; 1X = 1K + 4L; K/L = ¼; Pasi qe K/L = 1 për Y, ndërsa K/L = ¼ për X, Y është intenziv në kapital, X është intenziv në punë. Produktet bujqësore përgjithsisht kërkojnë më tepër fuqi punëtore për njësi të kapitalit, se sa ato industriale, të cilat kërkojnë më tepër aktivitet të makinave (kapitalit) për njësi pune.

Intensiteti relativ i faktorëve [2]

Zotërimi relativ i faktorëve [1] Në dy mënyra mund të definohet zotërimi i faktorëve të prodhimit: 1. Përmes njësive fizike (sasia e përgjithshme e një faktori që e posedon një shtet); 2. Përmes çmimeve relative të faktorëve; P.sh. përmes interesit që paguhet për kapital, dhe përmes pagave që iu paguhen punëtorëve në secilin vend.

Zotërimi relativ i faktorëve [2] Sipas njësive fizike: Themi se një Shteti 2 zotëron me bollëk faktorin kapital kur norma e totalit të sasisë së kapitalit me atë të punës që Shteti 2 e ka në dispozicion është më e madhe se sa ajo në Shtetin 1: TK/TL2 > TK/TL1 Sipas çmimeve relative të faktorëve: Shteti 2 zotëron me bollëk faktorin kapital kur norma e interesit në kapital në raport me pagën për punë është më e ulët Shteti 2 se sa në Shtetin 1: i < w

Zotërimi i faktorëve dhe KMP [1] Pasi që Shteti 2 zotëron më tepër kapital, dhe produkti Y është intenziv në kapital, atëherë shteti 2 mund të prodhojë krahasimisht më tepër produktin Y se sa Shteti 1. Shteti 1 zotëron më shumë fuqi punëtore, dhe pasi që produkti X është intenziv në punë, atëherë Shteti 1 mund të prodhojë krahasimisht më tepër x se sa Shteti 2. Kjo reflektohet në formën e KMP-ve në grafikonin në vijim.

Zotërimi i faktorëve dhe KMP [2] Lakorja e KMPsë për Shtetin 1 është më e sheshtë dhe më gjerë, që tregon që Shteti 1 mund të prodhojë më tepër prej produktit X, se sa Shteti 2.

Teorema H-O [1] Në themel të Teorisë H-O qëndron pohimi se një vend eksporton atë produkt për prodhimin e të cilit përdor intensivisht faktorin që ai vend e zotëron me shumicë dhe është më i lirë, dhe e importon produktin prodhimi i të cilit përdor intensivisht faktorin që ai vend nuk e zotëron me shumicë dhe është më i shtrenjtë.

Teorema H-O [2] Shteti 1 eksporton produktin X, pasi që produkti X është L-intenziv, e Shteti 1 e posedon me bollëk L-në dhe është më i lirë; Shteti 2 eksporton produktin Y, pasi që produkti Y është K-intenziv, e Shteti 2 e posedon me bollëk K-në dhe është më i lirë; Teoria H-O përcakton përparësitë krahasuese të një vendi varësisht nga posedimi i faktorëve të prodhimit.

Përfitimet nga tregtia sipas H-O [1] Shije të njëjta të dyja vendet strukturë të njëjtë të kurbave të indiferencës; Kurba e indiferencës I (prodhimi dhe konsumi) është më e larta që shtetet mund ta arrijnë në kushte të autarkisë; Kurba I përcakton edhe çmimet relative në ekuilibër (PA dhe PA ); Pasi PA< PA, Shteti 1 ka përparësi krahasuese në X, e Shteti 2 në Y.

Përfitimet nga tregtia sipas H-O [2] Pas definimit të përparësive krahasuese, Shteti 1 specializohet në X, e Shteti 2 në Y; Specializimi vazhdon deri në pikën B apo B, në pikat ku kurbat transfomuese të të dyja vendeve janë tangjente me çmimin e përbashkët relativ, PB; Shteti 1(2) do të eksportojë X(Y) në këmbim të Y(X), dhe do të konsumoj në pikën E(E ), në kurbën e indiferencës II (trekëndëshat: BCE & B C E ); Eksportet e X janë të barabarta me importet e Y në të dyja rastet (shih grafikonin më poshtë);

Përfitimet nga tregtia sipas H-O [3] Të dyja vendet përfitojnë nga tregtia pasi që niveli i autputit është rritur. Të dyja vendet konsumojnë në kurbë më të lartë të indiferencës, II.

Testet empirike të Teorisë H-O [1] Një model duhet të testohet suksesshsëm empirikisht para se të pranohet si teori; Hulumtimet e Leontief (Nobel, 1973), tregojnë të kundërtën e asaj çfarë predikon H-O; Rezultatet tregojnë se SHBA-të kanë eksportuar edhe produkte L-intensive ashtu sikur edhe ato K-intensive; Kjo prodhoi të ashtuquajturin Paradoks i Leontievit; Ndryshe, sot H-O është shumë i suksesshëm në përshkrimin e këmbimeve tregtare në botë.

Testet empirike të Teorisë H-O [2] Arsyet për razultatet e devijuara: Studimi është realizuar menjëher pas Luftës së Dytë Botërore, kështë që rezultatet nuk ka mundur të jenë reprezentative; Defekti i mundshëm me përfshirjen e vetëm dy faktorëve të prodhimit, dhe lënia anash e resurseve natyrore; Efektet e politikës tarifore në SHBA (masat mbrojtëse në industritë intensive në L); (problemi kyç) Leontievi në analizën e tij përfshin vetëm kapitalin fizik (makinat, paisjet, ndërtesat, etj), dhe injoron në teresi kapitalin human; Përfshirja e kapitalit të dijes (i cili prodhohet nga R&D)

Trade policy instruments Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës

Përmbajtja Politika Tregtare dhe ndërlidhja me Politikat Makroekonomike; Instrumentet tarifore në politikës tregtare; Marrëveshjet tregtare; Instrumentet jo-tarifore në politikën tregtare.

PTK dhe politikat makroekonomike Politika tregtare dhe politikat e ndërlidhura me tregtinë e jashtme; PK dhe politika fiskale; Ndikimet në të hyrat buxhetore; Ndikimet në shpenzimet buxhetore; PK dhe politika monetare; Sistemi i normave të këmbimeve valutore. Liberalizimi; Liberalizimi i mëtëjmë bilateral dhe multilateral duhet të ketë për bazë objektivat zhvillimore të Kosovës; Mekanizmat jo-tariforë shumë pak prezent.

Koncepte të ndërlidhura me sistemin tatimor Koncepti mbi tarifat: Tarifat mbi importet dhe tarifat mbi eksportet; Sipas qëllimit: tarifat mbrojtëse (vetëm në importe) dhe tarifat për gjenerimin e të hyrave (në importe dhe eksporte); Llojet: Tarifat specifike (shumë fikse e paguar për produktin e caktuar); Tarifat në vlerë ad valorem (% në vlerën e produktit); Tarifat e kombinuara;

Norma efektive e mbrojtjes [1] Norma nominale tarifore aplikohet në produktet përfundimtare të cilat importohen në vend; Norma efektive e mbrojtjes merr parasysh jo vetëm normën nominale tarifore mirëpo edhe çfarëdo tarife që aplikohet në produktet e ndërmjeme që përdoren për prodhimin e të njëjtit produkt final;

Norma efektive e mbrojtjes [2] e ( n ab) = 1 a e norma efektive e mbrojtjes; n norma nominale tarifore në produktin përfundimtar; a raporti i vlerës së inputeve të përfunduara me vlerën e produktit përfundimtar b - norma nominale tarifore në inputin e importuar;

Efektet e tarifave në mirëqenie [1] TK paraqet diferencën në mes të sasisë së produktit që konsumatorët janë të gatshëm ta blejnë me sasisë që faktikisht e blejnë në treg. p Teprica e konsumatorit TP janë të hyrat të cilat prodhuesit i gjenerojnë mbi sasinë minimale e cila është e nevojshme që prodhuesit ta prodhojnë produktin. p Oferta (çmimi minimal) Kërkesa (çmimi maksimal) Teprica e prodhuesit p 1 p 1 Q 1 Q Q 1 Q

Efektet e tarifave në mirëqenie [2] H Efekti i rishpërndarjes Efekti nga shfrytëzimi jo- racional i burimeve Efekti në të hyra qeveritare Efekti në uljen e konsumit S d g Çmimi (në $) 9,500 9,000 8,000 a e b E f c G d F S d+w+t S d+w D d 20 40 50 60 80 Sasia e automobilave

Efektet e integrimeve rajonale [1] Efektet statike të marrëveshjeve për liberalizim; Përllogariten përmes efekteve krijuese të tregtisë dhe efekteve devijuese të këmbimeve; Efektet krijuese të tregtisë rezultojnë kur një pjesë e prodhimtarisë vendore të vendit pjesëmarrës në marrëveshje zëvendësohet me importe me kosto më të ulët nga një vend tjetër anëtar; Efektet devijuese të tregtisë ngjajnë kur importet me kosto më të ultë nga një vend jashtë marrëveshjes zëvendësohen me importe me kosto më të lartë të një vendi brenda marrëveshjes.

Efektet e integrimeve rajonale [2] Efektet dinamike janë të lidhura me trendet afatgjata të rritjes ekonomike; Rritja e konkurencës; Ekonomitë e shkallës si resultat i rritjes së madhësisë së tregut; Stimulimi i investimeve; Shfytëzim racional i resurseve.

Efektet statike të integrimit S K Krijimi i tregtisë 3.75 S Sh+tarifa Çmimi (në $) 3.50 3.25 3.00 a c b S T+tarifa S Sh S T Devijimi i tregtisë D K 1 4 7 17 20 23 Gruri (thasë)

Kufizimet sasiore - kuotat Kuotat kufizime sasiore në importe; Kuotat administrohen përmes licencave për importe; Llojet specifike të kuotave; Kuotat globale; Përcaton sasinë e produktit që mund të importohet pa marrë parasysh se nga kush apo prej nga importohet; Ky format i kuotave i ka defektet e veta; Kuotat selektive; Alokohen për vende të caktuara; Edhe kjo formë i ka defektet e veta.

Efektet e kuotave në tregti dhe mirëqenie S K S K+Q Kuota Çmimi (në $) 500 250 a b c d Lakorja e ofertës efektive S EU D K 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Djath (kacë)

Rritja e kërkesës dhe ndikimi i tarifave dhe kuotave në vëllimin e tregtisë (a) Kufizimet tarifore (b) Kufizimet përmes kuotave S K0 S K0 Çmimi (në $) 7,000 6,000 S EU0 Çmimi (në $) 7,500 7,000 6,000 D K0 D K1 S EU1 S EU0 D K0 D K1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Automobila 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Automobila