Leksionet e Fiziologjisë për punë me pajisjen Biopac Për kompjuterë personalë me Windows 98SE, Me, 2000 Pro, XP Pro/Home/Media Leksioni 17 TONET E ZEMRES Funksioni i valvulave tё zemrёs Mardhenia ne mes të aktivitetit elektrik dhe aktivitetit mekanik te ciklit kardiak Revizioni i praktikumit PL3.7.0 111403 Richard Pflanzer, Ph.D. Associate Professor Indiana University School of Medicine Purdue University School of Science William McMullen Vice President BIOPAC Systems, Inc. Përkthimi në gjuhën shqipe: Dr.sc. Hatixhe Latifi-Pupovci, Prof. Ass. Dr.sc. Natyra Karahoda-Gjurgjeala, Prof. Dr. Pranvera Zejnullahu, Ass. BIOPAC Systems, Inc. 42 Aero Camino, Goleta, CA 93117 (805) 685-0066, Fax (805) 685-0067 Email: info@biopac.com Web Site: http://www.biopac.com BIOPAC Systems, Inc.
Faqe 2 Pajisja Biopac I. HYRJE Ne kёtё leksion ju do tё regjistroni tonet e njё cikli kardiak, duke fituar njё regjistrim te quajtur fonokardiogram, perderisa njekohesisht jeni duke regjistruar derivacionin e II te elektrogardiogrames.ju do te krahasoni dhe do tё tregoni lidhshmёrine nё mes aktivitetit elektrik dhe atij mekanik te cilkit tё zemrёs. Sistemi kardiovaskular ёshtё i pёrbёrё nga zemra dhe enёt e gjakut, tё cilat formojnё njё qarkullim tё dyfishtё: qarkullimin sistemik dhe qarkullimin pulmonar. Modeli i qarkullimit tё gjakut, me zemrën në qendër, i gjason figures 8 (Fig. 17.1). Funksioni primar i zemrёs ёshtё tё pranoj gjakun i cili vjen nga venat pulmonare dhe tё hudh atё nё arteriet sistemike, si dhe tё pranoj gjakun nga venat sistemike dhe tё hudh atё gjak nё arteriet pulmonare. Rrjedha e aktiviteteve elektrike dhe mekanike tё zemrёs tё shoqëruara me pranimin e gjakut nga sistemi venoz dhe hudhjen e tij nё sitemin arterial gjatё njё rrahje tё zemrёs, njihet me emrin cikli kardiak. Figura 17.1 Modeli i qarkullimit te gjakut Analogjia më e thjeshtë mekanike, është ajo e funksionimit të zemrës si një pompë e dyfishtё. Ana e majtë dhe ajo e djathtë janë të ndara në mes vete, por ajo pompon gjak në te njejtën kohë për ta larguar gjakun nga zemra. Rrjedha normale e gjakut nëpër zemër dhe enë të gjakut është njëdrejtimëshe dhe përshkruhet si në vijim:
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 3 Ventrikulli i majtë Arteriet sistemike kapilaret sistemik venat sistemike - atriumi i djathtë ventrikulli i djathtë arteriet pulmonare kapilaret pulmonarë venat pulmonare atriumi i majtë ventrikulli i majtë. Gjaku i cili rrjedh nëpër anën e majtë të zemrës nuk komunikon me gjakun i cili rjedh nëpër anën e djathtë për arsye se atriumet dhe ventrikujt e zemrës janë të ndara në mes vetë përmes mureve (septeve) interatriale dhe interventrikulare. Rjedha njёdrejtimёshe e gjakut nëpër dhomëzat e secilës anë të zemrës sigurohet nga valvulat atrioventrikulare dhe valvulat semilunare.(fig. 17.2). Në anën e majtë të zemrës valvula atrioventrikulare quhet valvula mitrale dhe ajo semilunare valvula aortale. Në anën e djathtë të zemrës valvula atrioventrikulare quhet valvula trikuspidale ndersa ajo semilunare si valvula pulmonare. Figura 17.2 Valvulat e zemrës Valvula atrioventrikulare hapet ne drejtim te ventrikullit duke lejuar kalimin e gjakut nga atriumi në ventrikull, por jo edhe në drejtim të kundërt (rrjedhë retrograde). Valvula hapet atёherё kur shtypja nё ventrikuj është më e vogël se në atriume, duke lejuar mbushjen e ventrikullit me gjak. Ndёrsa mbyllja e valvulave ndodh kur presioni ventrikular është më i madh se ai atrial, dhe në këtë mënyrë parandalon kthimin prapa të gjakut. Kur shtypja në ventrikuj është me e madhe se shtypja në arterie, hapen valvulat semilunare duke lejuar kalimin e gjakut nga ventrikujt në drejtim të arterieve(aorta ose trungu pulmonare). Valvulat mbyllen atëherë kur shtypja në ventrikuj është më e ulët se ajo arteriale dhe me këtë pamundësohet kthimi prapa i gjakut. Gjatë ciklit kardiak, valvulat semilunare (pulmonare dhe aortale) hapen dhe mbyllen njëkohësisht, siç bëjnë valvulat atrioventrikulare (trikuspidale dhe mitrale). Kjo e shpjegon punën e zemrës si pompë të dyfishtё. Katër tonet kryesore të zemrës janë në relacion me hapjen dhe mbylljen e valvulave dhe rrjedhën e gjakut nëpër zemër gjatë ciklit kardiak. Këto tone mund të dëgjohen duke e vendosur stetoskopin në pika korresponduese të sipërfaqes së përparme të krahërorit, mbi zemër. 1. Toni i parë i zemrës paraqitet gjatë sistolës ventrikulare (tkurrjes së muskulit ventrikular) dhe shkaktohet nga mbyllja e valvulave atrioventrikulare dhe hapja e valvulave semilunare. Nga toni karakteristik llab-dab që dëgjohet në zemër, ky ton dëgjohet si llab. 2. Toni i dytë i zemrës paraqitet gjatë diastolës ventrikulare (relaksimit të muskulit ventrikular) dhe shkaktohet nga mbyllja e valvulave semilunare dhe hapjes së atyre atrioventrikulare. Ky ton dëgjohet si dab. 3. Toni i tretë i zemrës shkaktohet nga turbulenca dhe mbushja e shpejtë e ventrikujve mënjëherë pas hapjes së valvulave atrioventrikulare. 4. Toni i katërt i zemrës shkaktohet nga turbulenca e përcjellur me kalimin e gjakut nga atriumet në ventrikuj gjatë sistolës atriale. Ky ton dëgjohet para fillimit të tkurrjes ventrikulare dhe mbylljes së valvulave atrioventrikulare.
Faqe 4 Pajisja Biopac Vërejtje: Toni i parë dhe i dytë i zemrës janë të mprehtё dhe të dallueshëm, dhe të lehtë për t u dëgjuar nga personat jo të trajnuar. Toni i tretë pason menjëhrë pas tonit të dytë dhe është me amplitudë të ulët (i mbytur), që e bënë atë të vështirë për ta dalluar.toni i katërt ka një amplitudë aq të ulët sa që fare nuk mund të dëgjohet. Për këtë arsye, kur flitet për matjen e toneve të zemrës zakonisht iu referohet vetëm tonit të parë dhe të dytë të zemrës. Të metat në dëgjim mund të ndikojnë në zbulimin dhe interpretimin e toneve të zemrës. Vendosja e stetoskopit për të ndëgjuar tonet e valvulave korresponduese është treguar në Figurën 17.3. Figura 17.3 Pozita e stetoskopit për detektim optimal të funksionit të valvulave të zemrës. Zhurma e zemrës është një ton jo tipik, që zakonisht është pasojë e mbylljes jonormale të valvulave të zemrës, ngushtimit të orificiumit valvular ose defekteve në septumin atrial ose ventrikular. Ndryshimi thelbësor në zhurmën e zemrës është turbulence e rritur. Zhurmat, mund të dëgjohen gjatë sistolës ventrikulare (zhurmat sistolike) ose gjatë diastolës ventrikulare(zhurmat diastolike). Shembull, nëse valvula mitrale nuk mbyllet plotësisht, gjaku rrjedh në drejtim retrograd dhe kjo mundëson paraqitjen e zhurmës sistolike. Në të kundërtën, në rast se sëmurët apo është inkompetente valvula aortale, do të paraqitet një zhurmë e cila dëgjohet gjatë diastolës ventrikulare. Hapja dhe mbyllja e valvulave të zemrës si dhe tonet që prodhojnë ato paraqesin aktivitetin mekanik të ciklit kardiak. Ky aktivitet paraprihet nga aktiviteti elektrik i ciklit kardiak. Çdo rrahje e zemrës fillon me një sinjal të gjeneruar nga nyja sinoatriale, e njohur si pacemaker. Me shpërndarjen e sinjalit nëpër muskulin atrial, atriumet përgjigjen me tkurrje(sistola atriale). Në të njejtën kohë ventrikujt janë të relaksuar (diastola ventrikulare) dhe valvulat atrioventrikulare hapen ndërsa ato semilunare janë të mbyllura. Ventrikujt mbushen me gjak duke u pregaditur për hudhje të gjakut.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 5 Nyja atrioventrikulare (AV) pranon sinjalin pacemaker dhe pas nje vonese të shkurtër e cila iu mundëson atriumeve të kompletojnë sistolen dhe të hyjnë në diastolë, e dërgon atë sinjal poshtë ne ventrikuj përmes sistemit përcjellës atrioventrikular, duke stimulaur ventrikujt për tkurrje (sistola ventrikulare). Kur ventrikujt tkurren, shtypja në ventrikuj bëhët më e madhe nё raport me atё nё atriume dhe valvulat atrioventrikulare mbyllen (toni i pare i zemrës). Shtypja ventrikulare vazhdon të rritet dhe kur ajo tejkalon vlerat e shtypjes arteriale, hapen valvulat semilunare dhe gjaku me shpejtësi kalon në trungun pulmonar dhe aortë. Ventrikujt tani e kompletojnë fazen e sistolës dhe hyjnë në diastolë. Gjatë relaksimit ventrikular, shtypja në ventrikuj bie nën shtypjen arteriale dhe bënë që valvulat semilunare të mbyllen (toni i dytë i zemrës). Atëherë kur shtypja ventrikulare bie nën atë atriale, hapen valvulat atrioventrikulare duke mundësuar rimbushjen e ventrikujve. Në këtë moment (periudhë e quajtur diastasis) atriumet dhe ventrikujt janë të relaksuar dhe presin nga pacemake-ri të sinjalizoj ciklin e ri kardiak. Aktiviteti elektrik i një cikli të zemrës mund të regjistrohet në formë të një elektrokardiogrami(ekg). Në këtë moment, studentët duhet të rishikojnë Leksionin 5, EKG I, për të kuptuar domethenien e valeve, intervaleve kohore dhe segmenteve të Deriavcionit II. Figura 17.4 tregon mardhënien kohore në mes toneve të zemrës dhe sinjalit elektrik në formë të EKG-së. Kjo përfshin edhe kurbat e shtypjes së aortës, asaj ventrikulare dhe aortale të zemrës së majtë. Valët e shtypjes për zemrën e djathtë (nuk janë treguar) kanë formë të njejtë por janë me amplitudë shumë më të vogël. Kjo është pasojë e shtypjes shumë më të lartë që krijohet në zemrën e majtë në raport me atë të djathtën.
Faqe 6 Pajisja Biopac Figura 17.4 Kohëzgjatja e aktiviteteve gjatë një Cikli Kardiak II. OBJEKTIVAT E USHTRIMIT 1. Të dëgjoni tonet e zemrës së njeriut dhe të përshkruani kualitetin e tyre në kuptim të intesitetit, lartësisë së tonit dhe kohëzgjatjes së tyre. 2. Të tregoni lidhshmërinë në mes toneve të zemrës, hapjes dhe mbylljes së valvulave të zemrës gjatë një cikli kardiak, sistolës dhe diastolës ventrikulare. 3. Të përcaktoni natyrën e ndryshimit të aktiviteteve elektrike dhe mekanike në raport me rritjen e frekuencës së punës së zemrës.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 7 III. MATERIALET Stetoskopi përforcues BIOPAC (SS30L) Kompleti i përçuesve BIOPAC (SS2L) Elektrodat BIOPAC nga vinili për një përdorim (EL503), 3 elektroda për çdo individ Gjeli për elektroda BIOPAC (GEL1) dhe tampon abraziv (ELPAD) ose pastruesi i lëkurës apo alkooli. Sistemi kompjuterik Pajisja Biopac 3.7 për kompjuterë personalë me Windows Njësia për pranimin e të dhënave BIOPAC (MP35/30) Transformatori BIOPAC (AC100A) Përçues serik BIOPAC (CBLSERA) ose përçues për USB (USB1W) nëse përdoret porti për USB
Faqe 8 Pajisja Biopac IV. METODA E PUNËS Pas kompletimit të metodës së punës (përgatitja, kalibrimi dhe regjistrimi) dhe analizës së të dhënave, ju do të duhet të përdorni veglat shtesë/ ose opsionet e ekranit. Dritarja në ekran që tregohet më poshtë është vetëm një shembull referent ai nuk tregon asnjë të dhënë specifike të ndonjë leksioni. Shembulli i ekranit tregon tri kanale për të dhëna dhe katër katrorë për matje, por dukja e ekranit mund të ndryshon në leksione të ndryshme dhe në momente të caktuara brenda të njëjtit leksion. Katrorët e kanaleve për matje kanalit lloji i matjes rezultati Katrorët për kanale ) Shënuesit Veglat e shënuesit (Mënyra e analizimit të të dhënave Emërtimi i shënuesve Shkalla vertikale Emërtimi i kanaleve Shiriti rrëshqitës vertikal (amplituda) Shiriti rrëshqitës horizontal (koha) Shkalla horizontale Vegla për selektim Kursori I Vegla për zmadhim Shënuesit dhe emërtimet paraqiten në kulmin e dritares. Shumica paraqiten në mënyrë automatike. Shënuesit e gjendjeve të caktuara paraqiten nën shiritin e emërtimeve si trekëndësha të verdhë të kthyer mbrapsht. Ata futen dhe emërtohen me dorë ose gjenerohen nga softëeri për të përshkruar cilat të dhëna janë duke u regjistruar. Shënuesit shtesë paraqiten mbi shiritin e emërtimeve si diamante të kaltër. Ata gjenerohen nga softueri në fillim të regjistrimit të të dhënave për të shënuar fillimin e çdo segmenti të ri. Çelësi i simboleve Simbolet e shënuara më poshtë janë përdorur si udhëzues i shpejtë gjatë punës eksperimentale dhe analizës së të dhënave. Nëse hasni në ndonjë problem ose ju nevojitet ndonjë shpjegim shtesë për ndonjë koncept, drejtohuni në Kapitullin Orientues për më shumë detaje. Të dhënat e mbledhura në hapin vijues duhet të regjistrohen në Protokollin e të dhënave ( pjesa e shënuar me simbolin alfa (α). Ju mund të regjistroni të dhënat individualisht me dorë ose të zgjedhni opsionin Edit > Journal > Paste measurements, në mënyrë që të vendosni të dhënat në protokoll për referim të mëvonshëm.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 9 Ju duhet t i futni me dorë shënuesit e gjendjeve dhe çelësin në një emërtimi ngjashëm si teksti në thonjëza. Ju mund të futni një shënuesit e gjendjeve gjatë pranimin e të dhënave duke shtypur tastin F9 ose mund të futni apo paraqitni shënuesit dhe emërtimet pas pranimit të të dhënave. Secila pjesë e këtij leksioni është e paraqitur në formë të dy shtyllave, si është paraqitur më poshtë. UDHËZIME TË SHKURTËRA PËR PËRGATITJE Kjo anë e leksionit (në anën e majtë, shtylla e hijezuar) paraqet UDHËZIME TË SHKURTËRA nëpër leksion dhe përmban sqarimet themelore të secilit hap. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PËRGATITJE Kjo anë e leksionit përmban informata të detajuara për të sqaruar hapat dhe/ose konceptet në UDHËZIMET E DETAJUARA, dhe mund të përmbaj diagrame, ilustrime dhe imazhe në ekran.
Faqe 10 Pajisja Biopac A. PËRGATITJA UDHËZIME TË SHKURTËRA PËR PËRGATITJE UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PËRGATITJE I. Kyçeni kompjuterin. Në monitor duhet të paraqitet desktopi. Nëse nuk paraqitet, atëherë duhet të kërkoni ndihmë nga asistenti. II. Sigurohuni se njësia BIOPAC MP35/30 është në opsionin OFF. 1. Lidheni pajisjen si vijon: Stetoskopi (SS30L) CH 3 Komplet i përçuesve (SS2L) CH 4 1. Kyçeni njësinë BIOPAC MP35/30 në opsionin ON. 2. Zgjedhni një Person, një Regjistrues dhe nëse është e mundur në grupin tuaj të ushtrimëve, një Ekzaminues. Shikoni shënimet djathtas Figura 17.5 Ky leksion është krijuar për të mësuar detektimin e toneve të zemrës të cilat përcillen në katër pikat e caktuara të krahërorit (në mes të brinjëve dy dhe gjashtë). Normalisht kjo kërkon praninë e një personi (Regjistruesi) i cili dëgjon tonet e zemrës së një individi tjetër (Personi). Sidoqoftë, në kushtët e ushtrimoreve kjo gjë mund të mos jetë e përshtatshme për shkak të dallimeve gjinore apo preferencave personale. Në atë rast, Personi mund të dëgjojë tonet e zemrës se vetë duke përcjellur udhëzimet e Ekzaminuesit. Kur Personi është duke i degjuar tonet e zemrës së vet, është i domosdoshëm relaksimi i dorës së djathtë për t iu ikur paraqitjes së artefakteve të EMG-së në EKG. Kjo nënkupton
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 11 që Personi duhet të mbajë stetoskopin me dorën e majtë, pozitë kjo e papërshtatshme por duhet të jetë funksionale. Vazhdon Përgatitja... Regjistruesi duhet të vazhdojë leksionin dhe të insertoj shënuesit. 3. Vendosni tri elektroda te Personi. Vendosja standarde e elektrodave është treguar djathtas(fig. 17.6). Vendosja alternative e elektrodave siq tregohet ne faqen e 12 është e dëshirueshme për faktin se jep rezultate më të mira, por mund të mos jetë praktike për grupin tuaj të ushtrimeve. 4. Lidhni kompletin e përçuesve (SS2L) në elektroda duke përcjellur kodin e ngjyrave si në (Fig. 17.7). Figura 17.6 Vendosja e elektrodave Figura 17.7 Vendosja e elektrodave dhe lidhja e përçuesve Pjesa përfundimtare e lidhëseve në fund të përçuesit duhet të lidhet në elektrodën specifike. Përçuesit kanë ngjyra të ndryshme dhe ju duhet të përcillni Fig. 1.3 për të vërtetuar se keni lidhur secilin përçues në elektrodën e duhur.
Faqe 12 Pajisja Biopac Pjesa përfundimtare e lidhëseve funksionon si kapëse e vogël e rrobave, por rri e varur në pjesën e dalur të elektrodës në njërën anë të lidhëses. Vazhdon Përgatitja 5. Filloni programin në pajisjen BIOPAC Kyçeni kapësen e kabllos së elektrodave (aty ku takohen kablloja me tri përçuesit e veçantë me ngyrë) në një vend të përshtatshëm (mund të jenë rrobat e Personit). Kjo do të pamundësoj tendosjen (terheqjen) e kabllove. 6. Zgjedhni Leksionin 17 (L17-Hs-1). 7. Shtypni emrin e Personit. Përdorni emër identifikues të veçantë. 8. Shtypni OK. Këtu përfundon procedura e PERGATITJES. Përfundimi i PREGATITJES Vendosja alternative e elektrodave është treguar djathtas në (Fig. 17.8). Kjo mënyrë e vendosjes do të sjell rezultate më të mira, por mund të mos jetë praktike dhe e përshtatshme për aplikim gjatë punës në ushtrimoren tuaj, për shkak të dallimeve gjinore dhe/ose komoditetit personal. Veshmbathjet e Personit nuk guxojnë të interferojnë me elektrodat; Personi duhet të ngrisë bluzën lart. Figura 17.8 Vendosja alternative(opcionale) e elektrodave
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 13 B. KALIBRIMI Procedura e kalibrimit rregullon parametrat e brendshëm të pajisjes së harduerit siç janë (përforcimi i sinjalit, startimi dhe shkallëzimi) dhe është e rëndësishëm për performancë optimale. Kushtoni vëmendje të posaçme udhëzimeve për kalibrimit në vazhdim. UDHËZIME TË SHKURTËRA PËR KALIBRIM UDHËZIMET E DETAJUARA PËR KALIBRIM 1. Kontrolloni dy herë elektrodat dhe sigurohuni që Personi është i relaksuar. Sigurohuni që elektrodat janë të ngjitura mirë në lëkurë. Nëse janë zhvendosur atëherë ju nuk do të fitoni sinjal të mirë të EKG-së. Gjatë procedurës së kalibrimit Personi duhet të jetë i relaksuar. Dora e Personit duhet të jetë gjithashtu e relaksuar për të mos lejuar prishjen e sinjalit të EKG-së nga muskuli (EMG). 2. Shtypni butonin Calibrate. Butoni për Kalibrim gjendet në këndin e sipërm të majtë të dritares për Përgatitje. Me këtë do të fillojë regjistrimi i kalibrimit. 3. Lexoni shpejt dhe shtypni butonin OK. 4. Ekzaminuesi duhet të godas lehtësisht, dy herë në diafragmën e stetoskopit. Pas fillimit të regjistrimit, Ekzaminuesi duhet të godas lehtësisht, dy hërë nё diafragmën e stetoskopit. 5. Pritni që të përfundon kalibrimi. Procedura e kalibrimit do të zgjasë tetë sekonda dhe do të ndalet automatikisht. 6. Rishikoni të dhënat e kalibrimit: Në fund të kalibrimit tetë sekondash ekrani do të duhej të dukej si në Fig. 17.9. Nëse janë të ngjashme, vazhdoni pjesën e regjistrimit të të dhënave. Nëse janë të ndryshme, shtypni butonin Redo Calibration. Figura 17.9 Valët e stetoskopit duhet të kenë dy maje të qarta, që tregojnë momentin kur është goditur lehtësisht. Vala e EKG-së nuk duhet të ketë asnjë maje të shprehur ose lёkundje të mëdha përgjatë vijës izoelektrike. Nëse duhet të pёrsёritni procedurën e kalibrimit, kontrolloni rishtas lidhjet dhe klinkoni në butonin Redo Calibration, pastaj përsëritni tërë procedurën e kalibrimit. Përfundimi i KALIBRIMIT Nëse të dhënat e fituara ngjajnë me ato në Fig. 17.9, vazhdoni me pjesën e Regjistrimit të të Dhënave.
Faqe 14 Pajisja Biopac C. REGJISTRIMI I TË DHËNAVE UDHËZIME TË SHKURTËRA PËR REGJISTRIM UDHËZIMET E DETAJUARA PËR REGJISTRIM 1. Përgatituni për të regjistruar. Rishikoni pozitën ku tonet e zemrës dëgjohen më së miri.(fig. 17.10). Në këtë leksion, do të dalloni tonet e zemrës në të katër pozitat dhe pastaj do të regjistroni dy segmente: një me Personin në gjendje qetësie dhe tjetrin pas ushtrimve fizike. Gajtë regjistrimit do të shfaqen dy kanale me të dhëna : Stetoskopi dhe EKG. Këshilla për të fituar të dhëna optimale: a) Vendosni elektrodat se paku pesë minuta para fillimit të regjistrimit. Djersitja ndihmon ngjitjen e elektrodave nё lёkurё. b) Rrobat e Personit nuk duhet të pengojnë elektrodat gjatë regjistrimit. c) Personi duhet të provoj të minimizojë artefaktët e prodhuara nga dora dhe krahërori, të cilat do të interferojnë më sinjalin e EKG-së. Kjo arrihet me relaksimin dhe moslёvizjen e dorës së djathtë. d) Personi duhet të qëndrojë i qetë dhe të mos ketë bërë aktivitete fizike në orët e fundit. e) Gjatë segmenteve të degjimit dhe regjistrimit, Personi duhet të qëndrojë i qetë dhe në vend. Çdo zhurme do të percillet nëpër stetoskop. f) Ekzaminuesi duhet të mbajë diafragmën e stetoskopit me një shtypje konsistente të moderuar. Çfardo ndryshimi në shtypje ose lëvizje do të kapet nga stetoskopi si zhurmë ehuaj. Vazhdon regjistrimi
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 15 Dëgjoni tonet e zemrës 2. Regjistruesi shtyp në butonin Note Sounds. 3. Ekzaminuesi vendos stetoskopin në vendndodhjen e aortës dhe dëgjon. Kjo është Pozita A në Fig. 17.10. 4. Pas dëgjimit të tonit, Regjistruesi shtyp butonin Done. 5. Regjistruesi shënon të dhënat për Ekzaminuesin dhe shtyp ne butonin OK. Figura 17.10 Vendndodhja e valvulave të zemrës dhe vendosja korresponduese e stetoskopit. Për të gjetur pikat ë dëgjimit të tonit aortal dhe atij pulmonarё te të rriturit, përcillni klavikulat deri në hullinë supraklavikulare e cila është një gropë e vogël nën mollzën e Adamit. Pastaj vazdoni vertikalisht e djathtas për 2,5 dhe 1,5 për tonin e aortës dhe për 1,5 majtas për tonin e a. pulmonare. Sigurohuni që pikat e dëgjimit janë në hapësirat ndërbrinjore (jo në brinjë). Ky përshkrim vlen vetëm për të rriturit. Pastaj, përshkruani intensistetin, lartësinë dhe kohëzgjatjen e tonit të zemrës. Mund të përdorni deri në 255 karaktere. 6. Ekzaminuesi vendos stetoskopin në vendndodhjen e a. pulmonare dhe dëgjon. Kjo është Pozita P në Fig. 17.10. Valvula pulmonare është e vendosur në drejtim të njejtë horizontal me valvulen aortale. Nga pikëdëgjimi i aortës, lëvizni horizontalisht dhe majtas, por pak më poshtë duke qëndruar në hapësirën interkostale të caktuar. Vendosni diafragmën e stetoskopit në mes brinjës dy
Faqe 16 Pajisja Biopac 7. Pas dëgjimit të tonit, Regjistruesi shtyp butonin Done. 8. Regjistruesi shënon të dhënat për Ekzaminuesin dhe shtyp butonin OK. 9. Ekzaminuesi vendos stetoskopin në vendndodhjen e valvulave trikuspidale dhe dëgjon. Kjo është Pozita T në Fig. 17.10. 10. Pas dëgjimit të tonit, Regjistruesi shtyp butonin Done. 11. Regjistruesi shënon të dhënat për Ekzaminuesin dhe shtyp butonin OK 12. Ekzaminuesi vendos stetoskopin në vendndodhjen e valvulave trikuspidale dhe dëgjon. Kjo është Pozita M në Fig. 17.10. dhe tre, majtas ashtit të sternumit. Pastaj, përshkruani intensistetin, lartësinë dhe kohëzgjatjen e tonit të zemrës. Mund të përdorni deri në 255 karaktere. Nga pikëdëgjimi i a.pulmonare, përcillni ashtin e sternumit deri te procesi ksifoid. Vendosni stetoskopin djathtas saj, në mes procesit dhe brinjës (të cilën mund ta palponi). Sternumi e mbulon pozitën e valvulës trikuspidale dhe meqenëse ju nuk doni që toni i saj të absorbohet nga ashti i sternumit, levizni pak më poshtë në kartilagon e brinjës. Pastaj, përshkruani intensistetin, lartësinë dhe kohëzgjatjen e tonit të zemrës. Mund të përdorni deri në 255 karaktere. Valvula Mitrale gjendët në rrafsh të njejtë horizontal me valvulën trikuspidale. Nga pikëdëgjimi i trikuspidales lëvizni stetoskopin majtas dhe vendoseni diafragmën në mes të brinjës së pesë dhe gjashtë. Vazhdon regjistrimi 13. Pas dëgjimit të tonit, Regjistruesi shtyp butonin Done. 14. Regjistruesi shënon të dhënat për Ekzaminuesin dhe shtyp butonin OK 15. Pranoni ose rishikoni tekstin e protokollit. Shtypni No, për ta pranuar si të tillë. Për të rishikuar atë, shtypni Yes. 16. Ekzaminuesi duhet të vendos se cila pozitë eshtë më e përshtatshme për dëgjim të toneve të zemrës. Përdorni këtë pozitë për regjistrimin e të gjitha segmenteve. Segmenti 1: në gjendje qetësie 17. Ekzamniuesi duhet të vendos stetoskopin në vendin ku më se miri dëgjohen tonet e zemrës. 18. Regjistruesi shtyp butonin Record. Personi duhet të marrë frymë normalisht për 20 sekonda. Pastaj, përshkruani intensistetin, lartësinë dhe kohëzgjatjen e tonit të zemrës. Mund të përdorni deri në 255 karaktere. Teksti përshkrues do të futet në protokoll në mënyrë automatike. Për ta pranuar tekstin si të tillë shtypni butonin No ose nëse doni të rishikoni atë shtypni butonin Yes. Për të minimizuar dallimet e mundshme, ju duhet të përdorni pozitën e njejtë për regjistrimin e të gjitha segmenteve. Mbani mend saktë pozitën, për ta përdorur atë edhe për regjistrimin e Segmentit 2 regjistrimi pas aktivitetit fizik. Kur të shtypni butonin Record, do të fillon regjistrimi dhe automatikisht do të insertohet një shënues shtesë që është i emërtuar si: At Rest. Personi duhet të marrë frymë normalisht për 20 sekonda.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 17 19. Pas 20 sekondave, Regjistruesi i tregon Personit të filloj një cikël të ngadalshëm dhe të thellë të inspirimit dhe ekspirimit dhe njëkohësisht i vendosё shënuesit e ndodhive në fillim të inspirimit dhe prapë në fillim të ekspirimit. Inhal (inspirimi) Exhale (ekspirimi) 20. Pas përfundimit të ekspiriumit, Regjistruesi shtyp butonin Suspend. 21. Rishikoni të dhënat në ekran. Nëse janë të ngjashme, vazhdoni me Hapin 22. Nëse janë të ndryshme, shtyp butonin Redo. Personi Duhet të filloj të marrë frymë ngadalë dhe thellë, ta mbajë atë për një sekond, të vazhdojë më një ekspirium të ngadalshme dhe t i kthehet inspiriumit normal. Mos mërrni frymë shpejt dhë thellë sepse do të shtoni mundësinë e paraqitjes së EMG artefakteve. Regjistruesi duhet të dijë vendin, ku duhet vendosur shënuesit dhe si duhet emërtuar ata. Për të insertuar Shënuesit(Markers), shtypni butonin F9. Shënuesit dhe emërtimet mund të shënohen pas regjistrmit të të dhënave. Figura 17.11 Të dhënat për Personin në gjendje qetësie Tonet e zemrës janё të dukshme dhe EKG nuk guxon të ketë lëvizje të mëdha ose zhurma. Vazhdon regjistrimi Segmenti 2: Pas aktivitetit fizik 22. Largoji kabllot e përçuesve nga secila elektrodë. 23. Personi duhet të bejë aktivitete fizike për të rritur frekuncën e punës së zemrës në një shkallë të moderuar dhe pastaj të ulet për të pushuar. 24. Lidheni prapë kabllot e përçuesve të elektrodave te Personi në mënyrë korrekte, duke përcjellur kodin e ngjyrave. 25. Ekzaminuesi duhet të vendosë stetoskopin në vendin ku është vendosur për Segmentin 1. Personi duhet të jetë në gjendje të bëjë aktivitete fizike për të ngritur frekuncën e punës së zemrës. Personi duhet të dijë se si mund të rritë frekuencën e punës së zemrës. Kjo varet nga vetë Personi dhe kondicioni fizik i tij. Zakonisht, mjaftojnë 20-30 pёrkulje krahёsh ose vrapimi prej 25-40 hapave në vend. Kontrolloni elektrodat dhe pas ushtrimeve lidheni kabllot prapë. Për vendosje të saktë të tyre kushtojuni rëndësi ngjyrës së përçuesve, ashtu si është treguar në Fig. 17.7. Përdorni pozitën e njejtë si Hapin 17 të regjistrimit të Segmentit 1 At Rest (në gjendje qetësie). 26. Regjistruesi shtyp butonin Resume. Kur të shtypni butonin Resume, do të vazhdojë regjistrimi dhe automatikisht do të insertohet një shënues shtesë që është i emërtuar si: Second recording with Subject recovering from moderate exercise (regjistrimi i dytë me Personin i cili është
Faqe 18 Pajisja Biopac 27. Pas 20 sekondave të regjistrimit të të dhënave, Regjistruesi shtyp butonin Suspend. 28. Rishikoni të dhënat në ekran. Nëse janë të ngjashme, vazhdoni me Hapin 29. Nëse janë të ndryshme, shtypni butonin Redo. duke u rikuperuar pas aktivitetit fizik). 29. Shtypni Done dhe konfirmoni kompletimin e fazës së regjistrimit. 30. Largoni elektrodat dhe transjuderët. PËRFUNDIMI I REGJISTRIMIT Figura 17.12 Të dhenat për Personin pas aktivitetit fizik EKG-ja nuk duhet të përmbajë zhurma apo lëkundje të mëdha. Nëse kjo ndodh, atëherë kontrolloni nëse elektrodat janë puthitur mire dhe rifilloni regjistrimin. Kur te shtypni butonin Done, do të kërkohet nga ju që të konfirmoni nëse keni përfunduar më regjistrimin e të gjitha segmenteve. Kur ju shtypni Yes, do të paraqitet një dritare me opsione për dialog. Zgjedhni dhe vazhdoni sipas udhëzimit Nëse zgjedhni opsionin Record from another Subject : Përsërittni Hapat 5-8 të fazës Përgatitore për Personin e ri dhe vazhdoni tërë leksionin nga Hapi 10 i fazës përgatitore. Secili Person duhet të ketë emër të posaçëm identifikues. Largoni lidhëset e përçuesve dhe elektrodat. Hidhni elektrodat (elektrodat BIOPAC janë për një përdorim). Pastroni nga lëkura mbeturinat e gelit për elektroda duke përdorur sapun dhe ujë. Elektrodat, për disa orë mund të lënë një shenjë nё formë unaze në lëkurë, gjë e cila është shumë normale. V. ANALIZA E TË DHËNAVE UDHËZIME TË SHKURTËRA PËR ANALIZËN E TË DHËNAVE 1. Hyni në opsionin Review Saved Data dhe zgjedhni dosjen e caktuar. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR ANALIZËN E TË DHËNAVE Hyni në opsionin Review Saved Data.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 19 Veni re destinimin e numrit të kanaleve (CH): Kanali CH 3 CH 4 Paraqet Stetoskopin Deivacioni II EKG 2. Rregulloni dritaren e të dhënave në atë mënyrë që do t iu mundëson një pamje optimale të të dhënave të segmentit të pare të regjistruar. Figura 17.13 Dosja e të dhënave për Tonet e zemrës Ky është regjistrimi i Personit At Rest (në gjendje qetësie), duke marrë frymë normalisht, duke filluar me shënuesin e parë në Kohën 0. Veglat e mëposhtme do të ju ndihmojnë për të rregulluar dritaren e të dhënave: Shkalla horizontale Shkalla në forme vale Vegla Zmadhuese Shiriti rrëshqitës horizontal (Koha) Shiriti rrëshqitës vertikal(amplituda) Zmadhim i segmentit paraprak 3. Rregulloni katrorët për matje si në vijim: Kanali Matja CH 3 p-p CH 3 CH 3 ΔT BPM Katrorët për matje janë mbi fushat e shënuesve në dritaren e të dhënave. Secila matje ka tri pjesë: numrin e kanalit, llojin e matjes, dhe rezultatin. Dy pjesët e para janë meny që shfletohen teposhtë të cilat aktivizohen kur të shtypni në to. Në vijim do te keni një përshkrim të shpejtë të këtyre matjeve specifike. p-p: paraqet ndryshimin në mes vlerës maksimale të amplitudës në fushën e zgjedhur dhe vlerës minimale të amplitudës në fushën e zgjedhur. ΔT: matja e Delta Time (kohës delta) paraqet ndryshimin në mes fundit dhe fillimit të fushës sё zgjedhur. Beats Per Minute (te rrahurat per minutë) fillimisht llogarit diferencën kohore në mes fundit dhe fillimit të fushёs së zgjedhur nga kursori I (si te ΔT), pastaj bënë ndarjen e kësaj vlere në 60 sekonda/minutë. Fusha e zgjedhur është fusha e zgjedhur me kursorin I- (duke përfshirë pikat përfundimtare). 4. Zmadhoni (Zoom) një fushë që ka dy cikle kardiake të plota. Zmadhoni një fushë në të cilën Personi ka qenë duke marrë frymë normalisht, para fillimit të inspiriums së thellë. Vazhdon analiza e të dhënave
Faqe 20 Pajisja Biopac 5. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë nga njëra valë-r te vala-r pasuese (Fig. 17.14). Shënoni matjen BPM. A Figura 17.14 Nga njëra valë-r në tjetrën. 6. Zmadhoni fushën e një cikli kardiak të plotë. 7. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë nga fillimi i një vale R deri të maja e parë e tonit të parë të zemrës (Fig. 17.15). Vërejtje: Sigurohuni që në ciklin kardiak të zgjedhur nga ju nuk ka zhurma jonormale. Vërejtje: Toni i parë i zemrës duhet të pasojë valën R. Shënoni matjen ΔT. A Figura 17.15 Nga vala-r deri te toni i parë i zemrës 8. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë nga fillimi i një vale R deri të maja e parë e tonit të dytë të zemrës (Fig. 17.16). Vërejtje: Maja ( peak ) është relative me paraqitjen e një vale e cila mund të kalojë mbi apo nën vijën izoelektrike. Shënoni matjen ΔT. A Figura 17.16 nga Vala R deri te toni i dytë i zemrës 9. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë nga fillimi i tonit të dytë të zemrë deri te fillimi i tonit të parë të një cikli të ri kardiak (Fig. 17.17). Shënoni matjen ΔT. A Vazhdon analiza e të dhënave Figura 17.17 toni i dytë i zemrës pas tonit të parë vijues
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 21 10. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë e cila përfshin tonin e parë të zemrës (Fig. 17.18). Shënoni matjen p-p. A 11. Duke përdorur kursorin I, zgjedhni një fushë e cila përfshin tonin e dytë të zemrës (Fig. 17.19). Shënoni matjen p-p. A Figura 17.18 Fusha e cila i përket tonit të parë të zemrës 12. Kaloni nëpër intervalin Inhale të segmentit të regjistruar si At Rest (në gjendje qetësie) dhe shënoni matjet e përshkruara më lart (në Hapat 4-11), për të kompletuar Tablën 17.1. A 13. Kaloni nëpër intërvalin Exhale të segmentit të regjistruar si At Rest (në gjendje qetësie) dhe shënoni matjet e përshkruara më lart (në Hapat 4-11), për të kompletuar Tablën 17.1. A 14. Kaloni nëpër segmentin e regjistruar si Post-exercise (pas aktiviteteve fizike) dhe shënoni matjet e përshkruara më lart (në Hapat 4-11), për të kompletuar Tablën 17.1. A Figura 17.19 Fusha e cila i përket tonit të dytë të zemrës Ky interval fillon me shënuesin e emërtuar si: Inhale. Filloni me matjet e disa cikleve kardiake në intervalin Inhale. Ky interval fillon me shënuesin e emërtuar si: Exhale. Filloni me matjet e disa cikleve kardiake në intervalin Exhale. Ky interval fillon me shënuesin e emërtuar si: Post-exercise. Filloni me matjet e disa cikleve kardiake në segmentin në fjalë. 15. Ruani ose shtypni të dhënat. Të dhënat mund t i ruani në disk, në formë të shënimeve 16. Pёrfundoni programin. në protokoll ose t i shtypni ato. PËRFUNDIMI I ANALIZËS SË TË DHËNAVE FUNDI I LEKSIONIT 17 Në vazhdim plotësoni të dhënat nga leksioni 17.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 23 Leksioni 17 TONET E ZEMRËS Funksioni i valvulave të zemrës Mardhenia në mes të aktivitetit elektrik dhe aktivitetit mekanik të ciklit kardiak PROTOKLLI I TË DHËNAVE Emri dhe mbiemri i studentit: Njësia laboratorike: Data: I. Të dhënat dhe llogaritjet Te dhënat e përgjithshme: Emri dhe mbiemri: Mosha: Gjatësia: Pesha: Gjinia: Mashkull / Femër A. Matjet e toneve të zemrës Kompletoni Tabelën 17.1 me të dhënat e Segmentit 1 dhe Segmentit 2 dhe bëni llogaritjet e kërkuara. Matjet CH # At Rest BPM CH 3 Tabela 17.1 Segmenti 1: At Rest (gjendje qetësie) Segmenti 2 (gjendje qetësie) Inspirium (Inhalation) Ekspiriumi (Exhalation) Postexercise (pas aktivitetit fizik) ΔT Vala R deri te toni i parë ΔT Vala R deri te toni i dytë ΔT nga toni parë në të dytin CH 3 CH 3 llogaritni
Faqe 24 Pajisja Biopac ΔT nga toni i dytë deri te toni i parë vijues CH 3 p-p toni i parë CH 3 p-p toni i dytë CH 3
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 25 B. Përshkrimi i toneve të zemrës Përshkruani tonin e parë të zemrës (aorta) dhe pastaj përshkruani tonet tjera në kuptim të intensitetit (fortësisë), lartësisë dhe kohëzgjatjes së tyre duke i krahasuar me tonin e parë. Ky është një përshkrim subjektiv. Aortale Vërejtje: Ju mund t i kopjoni përshkrimet e bera në Protokollin e Leksionit 17. Pulmonare Trikuspidale Mitrale II. Pyetjet 1. Për ketë pyetje, referojuni Tabeles 17.1. Në lidhje me aktivitetin elektrik dhe mekanik të ciklit të zemrës, çka paraqesin matjet e paraqitura në tabelë? BPM: ΔT Vala R deri te toni i parë: ΔT Vala R deri te toni i dytë: ΔT toni i parë deri te toni i dytë: ΔT toni i dytë deri te toni i parë pasues p-p e tonit të parë: p-p e tonit të dytë: 2. Për ketë pyetje, referojuni Tabeles 17.1. Vëreni nëse vlerat e matura kanë pësuar ngritje, ulje apo nuk kanë ndryshuar fare nga vlerat e fituar në gjendje qetësie dhe kur është ngritur frekuenca e punës së zemrës. Vlerat e matura Ngritur Ulur Pa ndryshim BPM ΔT Vala R deri te toni i parë ΔT Vala R deri te toni i dytë ΔT toni i parë deri te toni i dytë ΔT toni i dytë deri te toni i parë pasues p-p e tonit të parë p-p e tonit të dytë
Faqe 26 Pajisja Biopac 3. Shpjegoni pse kanë pësuar ndryshime. 4. Shkurtimisht, përshkruani arsyen e paraqitjës së turbulencës përcjellëse në të katër tonet e zemrës: Toni i parë Toni i dytë Toni i tretë Toni i katërt 5. Cili nga katër tonet e zemrës është më i larti? Tregoni arsyen pse? 6. Ejekcioni ventricular ndodh gajtë depoalrizimit apo repolarizimit ventrikular? Para se të përgjigjeni, referojuni të dhenave të juaja eksperimentale dhe shpjegoni përgjegjen tuaj.
Leksioni 17: Tonet e zemrёs Faqe 27 7. Cilat valvula të zemrës mbyllen gjatë sistolës ventrikulare? Cilat valvula të zemrës mbyllën gjatë diastolës ventrikulare? Sistola: Diastola: 8. Definoni zhurmën sistolike dhe tregoni një shembull të shkaktarit të mundshëm. 9. Definoni zhurmën diastolike dhe tregoni një shembull të shkaktarit të mundshëm. 10. Definoni ciklin kardiak. 11. Shkurtimisht, tregoni lidhshmërinë në mes aktivitetit elektrik dhe atij mekanik të ciklit kardiak. Fund i protokollit të të dhënave të leksionit 17