Article 25 in LCPJ. Abstract

Σχετικά έγγραφα
PARALELIZMA NË STRUKTURËN GRAMATIKORE TË SHQIPES E TË GREQISHTES (SISTEMI FOLJOR)

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Detyra për ushtrime PJESA 4

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA. Disertacion

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Nyjet, Deget, Konturet

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

ΕΠΙΧΕΙΡΗΣΙΑΚΗ ΑΛΛΗΛΟΓΡΑΦΙΑ ΚΑΙ ΕΠΙΚΟΙΝΩΝΙΑ ΣΤΗΝ ΑΓΓΛΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

2 Composition. Invertible Mappings

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Η ΣΥΝΘΕΣΗ ΚΑΙ ΤΑ ΣΥΝΘΕΤΑ ΝΟΗΜΑΤΑ ΣΤΗΝ ΕΛΛΗΝΙΚΗ ΝΟΗΜΑΤΙΚΗ ΓΛΩΣΣΑ

Metodat e Analizes se Qarqeve

Συντακτικές λειτουργίες

KAPITULLI4. Puna dhe energjia, ligji i ruajtjes se energjise

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Λέξεις, φράσεις και προτάσεις

SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Assalamu `alaikum wr. wb.

Altin Kocaqi. DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane "MARIN BARLETI" 2013 GJUHËSIA BORGJEZE EUROPIANE

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Studim i Sistemeve të Thjeshta me Fërkim në Kuadrin e Mekanikës Kuantike

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

AKADEMIA ESHKENCAVE DHE EARTEVE EKOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXV SEKSIONI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

Libër mësuesi Matematika

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

derivation of the Laplacian from rectangular to spherical coordinates

Ρηματική άποψη. (Aspect of the verb) Α. Θέματα και άποψη του ρήματος (Verb stems and aspect)

Chapter 29. Adjectival Participle

Η ΔΙΑΣΤΡΕΥΛΩΣΗ ΤΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ ΜΕΣΩ ΤΩΝ SOCIAL MEDIA ΤΗΝ ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΠΕΝΤΑΕΤΙΑ ΠΤΥΧΙΑΚΗ ΕΡΓΑΣΙΑ ΤΗΣ ΑΝΑΣΤΑΣΙΑΣ-ΜΑΡΙΝΑΣ ΔΑΦΝΗ

ANTIFA B Με κρίση ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά E A #1Φλεβάρης 2015 T

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Finite Field Problems: Solutions

Σύντοµη Γραµµατική της Αλβανικής για Παιδιά

Building Excellence Through Accreditation

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Τ.Ε.Ι. ΔΥΤΙΚΗΣ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑΣ ΠΑΡΑΡΤΗΜΑ ΚΑΣΤΟΡΙΑΣ ΤΜΗΜΑ ΔΗΜΟΣΙΩΝ ΣΧΕΣΕΩΝ & ΕΠΙΚΟΙΝΩΝΙΑΣ

Indukcioni elektromagnetik

NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES

Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

ΠΑΝΔΠΙΣΗΜΙΟ ΣΙΡΑΝΩΝ ΥΟΛΗ ΙΣΟΡΙΑ ΚΑΙ ΦΙΛΟΛΟΓΙΑ ΣΜΗΜΑ ΛΟΓΟΣΔΥΝΙΑ. Παναγιώτης Μπάρκας Αναπλ. Καθηγητής ΡΟΛΑΝΣ ΖΗΙ

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

C.S. 430 Assignment 6, Sample Solutions

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KORÇË AKADEMIA JUBILARE ME RASTIN E 40-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

Μεταπτυχιακή Εργασία «ΛΕΞΙΛΟΓΙΚΕ, ΗΜΑΙΟΛΟΓΙΚΕ ΚΑΙ ΛΕΞΙΚΟΓΡΑΦΙΚΕ ΑΞΙΕ ΣΟ «ΝΕΟ ΛΕΞΙΚΟ» ΣΟΤ ΠΑΝΟ ΣΑΕ»

3.4 SUM AND DIFFERENCE FORMULAS. NOTE: cos(α+β) cos α + cos β cos(α-β) cos α -cos β

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri

Propozim për strukturën e re tarifore

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

Materialet në fushën magnetike

Definimi dhe testimi i hipotezave

Definimi i funksionit . Thirrja e funksionit

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

ΙΠΛΩΜΑΤΙΚΗ ΕΡΓΑΣΙΑ. ΘΕΜΑ: «ιερεύνηση της σχέσης µεταξύ φωνηµικής επίγνωσης και ορθογραφικής δεξιότητας σε παιδιά προσχολικής ηλικίας»

Fourier Series. MATH 211, Calculus II. J. Robert Buchanan. Spring Department of Mathematics

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Homomorphism in Intuitionistic Fuzzy Automata

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Η ΨΥΧΙΑΤΡΙΚΗ - ΨΥΧΟΛΟΓΙΚΗ ΠΡΑΓΜΑΤΟΓΝΩΜΟΣΥΝΗ ΣΤΗΝ ΠΟΙΝΙΚΗ ΔΙΚΗ

ΠΤΥΧΙΑΚΗ ΕΡΓΑΣΙΑ ΒΑΛΕΝΤΙΝΑ ΠΑΠΑΔΟΠΟΥΛΟΥ Α.Μ.: 09/061. Υπεύθυνος Καθηγητής: Σάββας Μακρίδης

Transcript:

Article 25 in LCPJ Funksionet Morfologjiko-Sintaksore te Formës së Pashtjelluar të Tipit = Morphological and Syntactical Functions of the Non-finite Form of the Type Abstract This article focuses on the use of the non-finite form of the type γράφοντας/ duke shkruar (writing) as seen from the morphological and syntactical viewpoint in modern Greek and Albanian languages. The non-finite form of the type γράφοντας in Greek and the non-finite form of the type duke shkruar in Albanian have similarities and differences not only in syntax and morphology, but also in structure. The paper shows how the adverbial particle -όντας -ώντας in non-finite forms in modern Greek can often function as an adverb of time, cause, manner, but it can also have the values of a coordinative or subordinating clause, which is true even for Albanian language. Since this non-finite form in Greek is synthetic (a single word), while in Albanian it is analytical (duke + Present Participle), the morphological and structural differences will be noticed throughout the work. Hyrje Αυτοί ταν άντρες, έγρουξε ο καπετάν Μιχάλης μαζώνοντας τα φρύδια, αυτοί ταν άντρες οραδάτοι, όχι εμείς, τα χαμαντράκια. Ata ishin burra shfryu kapedan Mihali duke rrudhur vetullat, - ata ishin burra dhe jo shtatanikë si ne. (Kazantzakis Kapedan Mihali ) Objekti i kësaj kumtese është forma e pashtjelluar përcjellore duke shkruar në shqip dhe (ενεργητική μετοχή) në greqishten e re, si barasvlerës e saj. Kjo temë do të trajtohet në tri pjesë, ku teoria e së cilës pjesë do të ilustrohet me shembuj konkretë nga letërsia e përkthyer. Pjesa e parë ndalet në terminologjinë, që do të përdoret në Shqip dhe në Greqisht, pjesa e dytë në problematikat e funksionit morfologjik dhe pjesa e tretë në problematikat e funksionit sintaksor në të dyja gjuhët përkatëse. Terminologjia Në greqisht dhe në shqip kjo formë është e paeptueshme (e pashtjelluar). Për shqipen, literatura gjuhësore tashmë ka pranuar termin formë e pashtjelluar përcjellore, që duket se është shumë i përpiktë. Forma e pashtjelluar duke LCPJ Publishing 40

shkruar del në funksion rrethanori, dhe nëse merr kryefjalë ajo mbart funksione kallëzuesie (duke dalë në funksionin e një fjalie të nënrenditur. Në greqishten e re (si dhe në gramatikat e saj të traditës) forma në οντας (-ώντας) emërtohet me terma të ndryshëm, si μετοχή (pjesore) në kohën e tashme (ή μετοχή του ενεστώτα), pjesorja veprore (ενεργητική μετοχή), gerundi ndajfoljor (επιρρηματικό γερούνδιο), etj. Funksionet morfologjike Këto forma janë forma të paeptueshme (të pashtjelluara). Midis pjesores veprore dhe asaj pasive në greqishten e re nuk ka baraspeshë, derisa pjesorja veprore është e paeptueshme, kurse pjesorja pasive është e eptueshme, p.sh: Еίκοσι χρόνια έμεινε τρυπωμένη εκεί μέσα. Ndenji e mbërthyer atje njëzet vjet të tëra. Pjesorja veprore tashmë i ka lënë tiparet e pjesores dhe në ditët e sotme shpërfaq vetëm funksione ndajfoljore. Triandafilidhis, i quan ενεργητική μετοχή (pjesore veprore) γράφοντας, në kontrast me pjesoren pësore (pasive) (γραμμένος, - η, -ο), që është formuar nga tema e së kryerës së greqishtes së vjetër. Kurse në shqipe për emërtimin e kësaj forme kemi dy terma: formë e pashtjelluar foljore përcjellore dhe gerund (emër foljor). Por në shqipen e sotme gerundi nuk njihet si formë e veçantë, e mëvetësishme. (Gramatika e gjuhës shqipe 1, f. 330-341) Në Gramatikën e shqipes kemi terminologji paralele për disa forma të pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e pjesores. P.sh. kemi formë e pashtjelluar e tipit pa larë / formë e pashtjelluar mohore, formë e pashtjelluar e tipit për të larë / formë e pashtjelluar paskajore, formë e pashtjelluar e tipit me të larë etj. Kurse në gramatikat e traditës si dhe te ndonjë studiues që është marrë me format e pashtjelluara në shqipe, si Mehmet Çeliku njihet dhe forma e gerundit (Çeliku, 2006: 44-48). Gerundi i shqipes, sipas këtij autori është i krahasueshëm me gerundin e latinishtes, të anglishtes dhe me supin të rumanishtes. Kur krahason përcjelloren me atë të gjuhëve të tjera ai pohon se Përcjellorja (trajta e tipit duke punuar) është e krahasueshme me djejepriçastjen e rusishtes, me gerondivin (gerondif) e frëngjishtes, me gerundin (gerundio) e spanjishtes e të italishtes, me gerundin (gerunziu) e rumanishtes, me përcjelloren e serbokroatishtes (glagolski prilog), etj (Çeliku, 2006: 58). Vepra e Çelikut, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë, 2006, është punimi më i plotë për format e pashtjelluara në shqipe. Madje ai kërkon që të njihet gerundi si formë e mëvetësishme e pashtjelluar, krahas formave të tjera. Në përfundimet ai propozon: Në gjuhën e sotme letrare shqipe duhen njohur tri forma të pashtjelluara si edhe disa trajta të shfaqjes së tyre, pikërisht: Forma e Pashtjelluar e Gerundit 1), që ka dy trajta rasore: a) të bërë, që është trajta e kallëzores, b) së bëri, që është trajta e rrjedhores; 41 LCPJ Publishing

2) Forma e Pashtjelluar e Përcjellores, që ka dy trajta: a) duke bërë, që është përcjellore pohore, b) pa bërë që është përcjellorja mohore; 3) Forma e Pashtjelluar e Pjesores, që ka dy trajta: a) bërë, që është trajtë e pjesores pa nyjë të përparme, b) i bërë, që është trajtë e paranyjëzuar (Çeliku, 2006: 222). Ne po mbështetemi te Gramatika e Gjuhës Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, duke përqasur tipin duke shkruar të shqipes me formën e pashtjelluar të tipit γράφοντας në greqishten e re. Së pari, duhet të parashtrojmë se te gerundi i shqipes siç e kupton M. çeliku, gërshetohen kryesisht tipare të foljes e të emrit, por edhe të ndajfoljes, te përcjellorja gërshetohen kryesisht tipare të foljes dhe të ndajfoljes. Ndaj edhe studiues të ndryshëm jo shqiptarë që kanë kryer studime në gramatikën e gjuhës greke siç janë D.Holton P.Mackridge dhe E.Filipaqi përcjelloren e shohin edhe si gerund, me funksion ndajfoljor (Holton D., Mackridge P., Filipaqi I.εκδόσεις Πατάκη). Në përgjithësi forma me duke emërtohet gerund, por në shqipe është ngulitur prej kohësh termi shqip përcjellore. Termi gerund përdoret prej çelikut për një term tjetër, jo për përcjelloren. psh. Άκου να δεις!είπε, διαβάζοντας σχεδόν φωναχτά την πινακίδα.-pa shih, pa shih,- tha duke e lexuar gati me zë tabelën. Kurse në greqisht ka shumë paqartësi (konfuzion) se çfarë përfshin ky nocion në literaturën tradicionale gjuhësore. Gramatikat tradicionale referojnë tek gerundi si pjesore (μετοχή), por forma e pashtjelluar e tipit γράφοντας nuk mbart kuptime të pjesores, por kuptime ndajfoljore. Forma e pashtjelluar e tipit γράφοντας në greqishten e re dhe e tipit duke shkruar në shqipe shpërfaqin mjaft ngjashmëri sintaksore dhe funksionale, për sa i përket rendit të tyre të fjalëve me të cilat lidhen, modifikuesve, kategorisë gramatikore të cilës ato i përkasin, dendurisë së tyre dhe pranisë në shprehje të caktuara të ngurtësuara dhe ato shpërfaqin në mënyrë të qëndrueshme dallime sintaksore dhe morfologjike. Shpesh ne mund te gjejmë simetri funksionale ndërmjet formave (ενεργητικής μετοχής) në -οντας (-ώντας) në greqishten e re dhe përcjellores në shqipe, ashtu si shpërfaqin edhe dallime. Në përkthimet letrare shpeshherë ndeshim këto dallime. Forma e pashtjelluar përcjellore nuk përkthehet me pjesore të formës veprore (ενεργητική μετοχή), por me një fjali bashkërenditëse, p.sh: Filloi të LCPJ Publishing 42

fërkonte mjekrën e tij të dendur, pisë të zezë dhe buzeqëshi më në fund, duke zbuluar sërish dhëmbin e qenit. Χάιδεψε τα αδρά κορακάτα γένια του, χαμογέλασε και φάνηκε πάλι λαμπερό κάτασπρο το σκυλόδοντο. Forma përcjellore në shqipe ndeshet më dendur sesa në greqishten e re. Funksioni ndajfoljor i kësaj forme në të dy gjuhët mund të provohet lehtësisht. Ajo funksionon si një modifikues anësor (Kemi përdorur termin modifikues anësor, sepse kjo formë del lehtësisht në funksionin e një rrethanori në sintaksë, por në morfologji nuk është ndajfolje e mirëfilltë) i llojeve të ndajfoljeve (kohë, mënyrë, shkak etj.). Όλα τα παιδιά ήρθαν τρέχοντας. (Si?) Për këtë kemi një barasvlerës të saktë të formës gramatikore të shqipes të quajtur përcjellore: Të gjithë fëmijët erdhën duke vrapuar. Funksionet sintaksore Pjesa ndajfoljore e shprehur me format e pashtjelluara në όντας (-ώντας) në greqishten e re mund të funksionojë shpesh si rrethanor kohe, shkaku, kushti, mënyre, por edhe me vlerën e një fjalie nënrenditëse a bashkërenditëse dhe të njëjtat përdorime i gjejmë gjithashtu dhe në shqip. Në fjali si rrethanor mënyre: ( πώς) Με πήγαν κυνηγώντας ως του μπέγη το κονάκι. / Më çuan duke më ndjekur deri në konakun e beut (si?). Τα ψωρόσκυλα εξεθύμαιναν τη λύσσα τους το ένα δαγκώνοντας το άλλο / Qentë e zgjebosur shfrynin tërbimin e tyre duke kafshuar njeri- tjetrin. Në fjali si rrethanor kohore: To αστέρι το λαμπρό έτρεμε βασιλεύοντας πίσω από τα βουνά.(καθώς βασίλευε) / Ylli i shndritshëm dridhej duke perënduar pas maleve. (Kur/πότε?). Këtu veprimi i shprehur nga forma e pashtjelluar në όντας (- ώντας) është i njëkohshëm me veprimin e foljes themelore. Φτάνοντας στην όχθη, στάθηκε και τον κοίταξε. / Duke arritur ne breg, ndaloi dhe e pa (Kur/πότε?). Këtu veprimi i shprehur nga forma e pashtjelluar ndodh para veprimit të foljes kryesore, ndryshe nga fjalia e parë. Sipas Tzatzanos, forma e pashtjelluar në të tilla raste lidhet me aoristin, por kjo mund të kapet me vështirësi. Në gjuhën shqipe përdorimet në funksionin e rrethanorit të kohës janë të shpeshta, prandaj M. Çeliku dhe F. Agalliu janë ndalur gjerësisht në këtë funksion të kësaj forme të pashtjelluar. Ja dhe shembuj të tjerë: 43 LCPJ Publishing

Duke kaluar nëpër korridor, Silva gati sa s ia shkrepi së qeshuri. Περνώντας στον διάδρομο η Σίλβα παραλίγο να ξεσπάσει σε γέλια. (I. Kadare; N. Kazanzaqis) Duke e parë dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si është e mundur. Όταν τον έβλεπα και προπάντον όταν τον άκουγα σκεφτόμουνα πως είναι δυνατόν. (Kur?)Në gjuhën greke në këtë përkthim forma e pashtjelluar përcjellore nuk del me duke, por del si fjali e nënrenditur kohore. Nganjëherë ne përkthimet nga gjuha greke ne ate shqipe forma e pashtjelluar percjellore në shqip mund të jetë e zëvendësueshme me formën e pashtjelluar (paskajore, me të ardhur). Kështu forma e pashtjelluar përcjellore në greqisht në fjalinë p.sh. Φτάνοντας στην όχθη, στάθηκε και τον κοίταξε. (Kur?) mund të përkthehet në shqip si: Me të arritur në breg ndaloi dhe e pa. Në fjali si rrethanor shkaku: Μην αντέχοντας(άρνηση) πλέον την πείνα, αποφάσισαν να περάσουνε από την γέφυρα.(επειδή δεν μπορούσαν να υποφέρουν). Duke mos duruar (mohore) më urinë vendosen te kalonin uren. (Pse/γιατί?). Këto raste në greqisht janë quajtur fjali predikative/kallëzuesore. Kurse në shqip përdorime të tilla dalin si rrethanor: Gjarpërinjtë, duke qenë të ngrirë, s përbënin asnjë rrezik. Τα φίδια ήταν παγωμενα και δεν αποτελούσαν κανένα κίνδυνο (Pse?) Gjithashtu, në greqishten e re dhe në shqipe, shpesh format e pashtjelluara të këtij lloji mund të analizohen edhe si rrethanor kohe. Le të ndalemi pak në shembujt e mëposhtëm, ku format e pashtjelluara mund të ftillohen përmes pyetjeve me të cilat gjejmë rrethanorin e kohës, por edhe të shkakut: Μαθαίνοντας αυτό, λυπήθηκα. / Me të mësuar këtë, u mërzita. (Kur? Pse?) Në fjali si rrethanor kushti: Duke e kundërshtuar, e zemëronte edhe më shumë. / Φεροντάς της αντιρρήσεις, την θύμωνε πιο πολύ. (Me ç kusht?) Si në greqishte edhe në shqipe këta shembuj kanë edhe nuanca të rrethanorit të kohës. Forma e pashtjelluar lehtësisht ftillohet edhe me pyetjen ( Kur?) Forma e pashtjelluar e tipit οντας (-ώντας) në greqishten e re del edhe në përdorime si fjali, qofshin bashkërenditëse, qofshin nënrenditëse: LCPJ Publishing 44

Φίδι, μα την αλήθεια!έλεγαν και(dhe) παραμέριζαν, για να αφήσουν τη θέση τους στους νεοφερμένους(bashkërenditëse). Për besë gjarpër, thoshin, duke u mënjanuar, për t i lënë vend të tjerëve të shihnin. Dendur, fjali të këtij lloji, mund të shpjegohen si fjali që përbëhen nga lidhëza bashkërenditëse dhe dhe nga folja respektive. Por në greqisht ne mund të ndeshim përdorime që mund të analizohen njëkohësisht ose si fjali bashkërenditëse ose si fjali kohore. Duhet të bëjmë kujdes se shumë shpesh fjali që mund të merren si bashkërenditëse: Ερχόταν σφυρίζοντας (=erdhi dhe vërshëllente) shumë më lehtë mund të merren si rrethanor mënyre, përderisa të vërshëllyerit nuk tregon mënyrë të ardhjes, por një veprim që shoqëron procesin e ardhjes, ose një veprim që ndodh njëkohësisht me të. Nakasi është marrë gjerësisht dhe me sukses me përdorimet eliptike në greqishten e re. E njëjta gjë ndodh dhe në shqip ( Dagios, S. IVF) Përfundimet Së fundi duhet të theksojmë se forma e pashtjelluar e tipit γράφοντας në greqishten e re dhe e tipit duke shkruar në gjuhën shqipe, si barasvlerëse e saj, kanë dallim morfologjiko-strukturor: në greqishte është formë sintetike (një fjalë e vetme), kurse në shqipe është formë analitike duke + pjesoren e foljes së dhënë. Forma e pashtjelluar e tipit γράφοντας në greqishten e re dhe e tipit duke shkruar në shqip shpërfaqin mjaft ngjashmëri sintaksore dhe funksionale, për sa i përket rendit të tyre të fjalëve me të cilat lidhen, modifikuesve, kategorisë gramatikore të cilës ato i përkasin, dendurisë së tyre dhe pranisë në shprehje të caktuar të ngurtësuara dhe ato shpërfaqin në mënyrë të qëndrueshme dallime sintaksore dhe morfologjike. Pjesa ndajfoljore e shprehur me format e pashtjelluara në -oντας -ώντας në greqishten e re mund të funksionojë shpesh si rrethanor kohe, shkaku, kushti, mënyre, por edhe me vlerën e një fjalie nënrenditëse a bashkërenditëse dhe të njëjtat përdorime i gjejmë gjithashtu dhe në gjuhën shqipe, por ndodh shpeshherë që gjatë përkthimit në gjuhen shqipe ose e kundërta të përdoret forma e pashtjelluar përcjellore duke + folje nuk përkthehet njëlloj në gjuhën greke por si fjali bashkërenditëse ose nënrenditëse. 45 LCPJ Publishing

Bibliografia çeliku M., Format e pashtjelluara te foljes ne gjuhen e sotme shqipe,shblu, Tirane, 2006 DagiosS., G. On the indelinable verbal form (IVF) δουλεύοντας in Modern greek and its counterpart duke punuar in Albanian, ZfB, 33 (1997, 2). Gramatika e gjuhës shqipe 1, botim i Akademisë së Shkencave të Shqiperisë, Tiranë Holton D., Mackridge P.,Filipaki,I Γραμματική της ελληνικής γλώσσας. εκδόσεις Πατάκη Μουμτζάκης, Α.Β: Συντακτικό της αρχαίας ελληνικής, Λύκειο, Αθήνα 1992 Τζάρτζανος, A: Νεοελληνική σύνταξις. Α (1946), Β (1953),Αθήνα Τριανταφυλλίδης, Μ: Νεοελληνική γραματική, Αθήνα 1941 Χατζηδάκι, Γεωργίου Ν.: Γλωσσολογικαί έρευναι,vol.β,εν Αθήναις 1977 Autorët dhe librat e shfrytëzuar për ilustrim Ismail Kadare Lulet e Marsit Ισμαήλ Κανταρέ «Τα κρύα λουλούδια του Μάρτη» Nikοs Kazantzakis Kapedan Mihali Νίκος Καζαντζάκης «Καπετάν Μιχάλης The total number of words is 2311 LCPJ Publishing 2010 by Sofia Delijorgji MA. Sofia Delijorgji, ongoing PhD, graduated from Eqerem çabej University in Gjirokastër, Albania, for Greek language and literature in 1999. Actually she is a Pedagogue at the Faculty of Foreign Languages in Tirana, giving lectures in lexicology and morphology. Her interests include Greek language and literature. LCPJ Publishing 46