T Ushqyerit e Kafsheve Bujqesore 1
Ushqimet e Blegtorise 1) Ushqime Voluminoze: a) Ushqime te njoma/gjelberta (70-80% uje) Karakteristike eshte sasia e vogel e energjise.
b) Ushqime te thata (85 % lende te thate): - Barera te thate (jonxhe, lolium, livadhi, kanalesh) - Kashtra (drithrash, misri) Energji ne barin e thate eshte 2-3 here me e madhe se e kashtrave dhe ushqimeve te gjelbra/njoma 3
2. Ushqimet e Koncentruara: a) Drithera 85% L.Thate, shume energji pak proteine (miser, grure, elb, tershere, theker) b) Bime leguminoze 85% L.Thate, shume energji e proteine (soje, bathe) 4
3. Nenproduktet e industrise se blojes dhe te vajit (85% L. thate) - Hime - Ermik Bersi (soje, luledielli, pambuku) 5
4. Rrenjore e tuberoze (panxhar foragjer, panxhar sheqeri etj). Shume uje, pak energji 6
5. Silazhet (pranveror, vjeshte-miser a. Lageshti 65-70% b. Permbajtje karbohidratesh/she qernash, te pakten 3%. c. Mungese ajri (fermentim anaerobik) me kalli dhe kashte misri) 7
Midis prodhimtarise se kafsheve dhe te ushqyerit te tyre (ushqimeve) ekziston nje lidhje shume e ngushte. Lende ushqimore qe permbahen ne ushqime marrin pjese ne realizimin e funksioneve jetesore baze te organizmave shtazore dhe ne ndertimin e indeve te tyre. Ushqimi siguron per kafshen energjine e nevojshme dhe lendet ndertuese per sintezen e indeve. Te ushqyerit e drejte te kafsheve eshte i mundur nese jane plotesuar disa parakushte: 8
Njohja e perberjes kimike te ushqimit. Njohja e nevojave ushqimore te kafshes. Kombinimi optimal, ne kendveshtrimin fiziologjik, ekonomik dhe ekologjik, i ushqimeve ne racionin ushqimor. 9
Perberja Kimike e Ushqimeve Si ushqim mund te sherbeje: masa vegjetative; ne gjendjen e thare ; ne gjendjen e konservuar; rrenjet dhe zhardhoket, si dhe kokrrat ose farerat e bimes; apo te perpunuara. 10
Lendet kimike qe permbahen ne ushqime i sherbejne organizmave shtazore per : realizimin e funksioneve jetesore baze, ndertimin e indeve te trupit te tyre si edhe sintezen e produkteve qe prodhojne (qumesht, mish, veze, lesh). Keto lende i njeh shkenca e te ushqyerit me emertimin lende ushqyese ose lende ushqimore dhe nutriente. Deri tani numerohen rreth 50 te tille. 11
Bimet, perkatesisht ushqimet bimore, dhe trupi shtazor perbehen nga te njejtat grupe lendesh kimike: - Uje, - Proteina, - Yndyre ose lipide, - Karbohidrate /ose glucide, - Lende minerale, - Vitamina, hormone, enzima. 12
Proteinat, yndyrnat, karbohidratet se bashku me vitaminat, hormonet dhe enzimat perbejne lenden organike, makro dhe mikroelemetet perbejne lenden minerale. Lenda organike dhe ajo minerale perbejne lenden e thate. L.thate= L.organike + L. minerale Dallimi midis trupit shtazor dhe bimeve, perkatesisht ushqimeve bimore, qendron ne perberjen e ketyre grup-lendeve dhe permbajtjen sasiore te substancave te veçanta. 13
Mostra e ushqimit ose trupit shtazor Uji Lenda e thate Lenda mineral (hiri bruto) Lenda organike 14
Bimet dhe ushqimet bimore Karbohidratet zene pjesen me te madhe te lendes organike, sepse bimet e ruajne energjine ne formen e karbohidrateve te formave te ndryshme, kryesisht te amidonit, dhe polisaharidi celuloze ze pjesen me te madhe te lendes organike, te mureve te qelizave bimore, te kercejve dhe gjetheve. Ne kete menyre karabohidratet behen nutrienti kryesor per bimen. Ndersa ne trupin shtazor glucidet permbahen ne sasi thuajse te pakonsiderueshme, rreth 1 %, per shkak se glucidet e marra nga kafshet permes ushqimeve zberthehen per prodhimin e energjise dhe teprica e kesaj te fundit ruhet ne formen e yndyres. 15
Perberja mesatare e trupit te kafshes se rritur: ka nje perberje mesatare kimike qe karakaterizohet nga keto vlera: Uje 55-60 % Proteine 15-20 % Yndyre 18-25 % Lende minerale 3,0-4,5 % Keto permbajtje ndryshojne ne varesi te llojit te kafshes, individit, moshes si dhe te gjendjes se te ushqyerit. 16
Ndryshime te dukshme ekzistojne edhe ne shperndarjen e nutrienteve ne inde dhe organe. Yndyra gjendet ne te gjitha qelizat e trupit, nderkohe qe pjesa me e madhe e saj permbahet ne depot yndyrore nen lekure, rreth veshkave dhe zorreve. Proteinat per shkak te rolit te tyre funksional dhe strukturor gjenden ne çdo qelize te trupit. Keshtu, muskujt, qe perbejne gati gjysmen e peshes trupore, permbajne 75-80 % proteine ndaj lendes se thate. Uji eshte i shperndare ne trupin shtazor ne perputhje me funksionet e tij. Keshtu, gjaku dhe disa organe (zemra, veshkat, mushkerite) permbajne 80 % uje, muskujt 74 % ndersa skeleti permban vetem rreth 22 % uje. 17
Glucidet gjenden kryesisht ne melçi dhe muskuj (ne formen e glikogjenit) si dhe ne gjak (ne formen e glukozes). Lendet minerale jane te shperndara ne pjese te ndryshme te trupit shtazor, nderkohe qe ne skelet permbahet pjesa dermuese e tyre. 18
Perberja kimike e ushqimeve percaktohet permes metodave te ndryshme, ku me kryesore dhe me e perdorshme eshte metoda Weende, e cila eshte e perpunuar ne vitin 1860 ne Weende te Gottingenit ne Gjermani. Kjo metode e percakton perberjen kimike ne grup-substancash, nisur nga afersia e tyre kimike, dhe shfrytezimi i tyre ne organizmin e kafsheve. 19
Lenda mineral e paster (makro dhe mikroelemente (hiri bruto) 20
Vitet e fundit, per qellime rutine, eshte perpunuar edhe metoda e bazuar ne rrezet infra. Analiza kimike e ushqimeve per blegtorine realizohet ne laboratoret e ushqimeve, qe mund te jene shkencore ose per analiza rutine. Per te analizuar nje ushqim çfaredo duhet te merret nje moster e tij. 21
Mostra e ushqimit Mostra e marre per analize duhet te perfaqesoje perberjen dhe cilesine mesatare te ushqimit. marrjen e ushqimit ne sa me shume vende kur ushqimi eshte i depozituar ne depo, kavalete, mullare etj. ose ambalazhuar ne thase, qeska etj. Ne rastin e ushqimeve vellimore sasia e mostres eshte 0,5-2 kg Kjo perben mostren fillestare qe dergohet ne laborator, ku thahet, asaj i percaktohet lageshtia fillestare, pastaj bluhet dhe prej saj merret mostra per analize, qe ruhet ne shishe apo ene plastike apo qeska te mbylluara. 22
Ne parcele Bari I thate 23
Koncentrata 24
Ndarja e mostres 25
Analizat e ushqimeve mund ti sherbejne fermerit per disa qellime: - Per te vleresuar dhe perdorur drejt ushqimet vellimore, pasi perberja e tyre kimike eshte shume e ndryshueshme dhe e ndikuar nga nje sere faktoresh, si koha e kositjes, faza e vegjetacionit, etj. - Per te rritur efektivitetin e perdorimit te ushqimit te koncentruar. Duke njohur mire perberjen dhe vleren ushqimore te ushqimit vellimor behet e mundur qe koncetrati te racionohet sakte. - Per te vertetuar here pas here saktesine e deklarimit te koncentrateve qe blihen ne treg. 26
Uji Uii eshte nje perberes kryesor i ushqimit. Te gjitha proceset jetesore ne organizem zhvillohen ne prani te ujit. Uji kryhen funksione te rendesishme ne organizem: - termorregullues (djersa, peshtyma), - tretes (konsumii ushqimit, tretja e produkteve te patretura dhe te pametabolizuara), - shperndares ose transportues i lendeve (qarkullimi i gjakut dhe i limfes) si dhe - ne rregullimin e presionit ne qelize. Perqendrimet ne gjak dhe inde, te ujit, jane shume uniforme. Prandaj, mangesite ne uje ndikojne negativisht ne ecurine dhe ne sintezen e indeve. - Nje kafshe mund te humbe 100% te dhjamit, deri ne 50% te proteines dhe te jetoje, por po te humbe mbi 15% te ujit ajo ngordh. 27
Roli i Ujit Transporti dhe shkembimi i lendeve ose metaboliteve ne organizem realizohet ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe te limfes. Shkembimi interqelizor i lendeve varet nga perqendrimi i lendeve ne lengjet trupore (presioni osmotik), i cili çrregullohet shpejt nga pamjaftueshmeria e ujit. Kjo mund te çoje shume shpejt ne nje çrregullim te te gjithe funksioneve trupore. Jashteqitja e e produkteve te pametabolizuara realizohet se bashku me nje nje sasi te madhe uji, thuajse krejtesisht ne formen e urines. Pamajftesia e ujit çrregullon gjithe proceset e metabolizmit. Nje forme tjeter e eleminimit te ujit nga organizmi eshte djersa. Me te nxirren shpesh edhe lende te demshme, si metale te renda: Djersa merr pjese edhe ne rregullimin termik. 28
Permbajtja e ujit ne ushqime Permbajtja e ujit ne ushqime ka ndikim me te madh ne vleren e perdorimit se sa ne ate ushqimore te tij. Sasia e ujit ne ushqime eshte shume e ndryshme. Permbajtje me te larte uji kane ushqimet rrenjore dhe zhardhokore, bersite e njoma te birres, panxharit (85-90 %); ushqimet e gjelbra (75-80 %) dhe silazhet (60-70 %). Ushqimet e thata dhe koncentratet kane permbajtje me te ulet te ujit (10-15 %). Vlera praktike e perdorimit te disa ushqimeve mund te rritet permes tharjes se tyre, çka i ben ato te pershtatshme per tu ruajtur, transportuar dhe kerkon me pak hapesire per depozitim. Nese permbajtja e ujit ne nje ushqim eshte shume e larte kjo mund te ndikoje negativisht ne konsumin e tij (p.sh. hirra, bersia e fresket e panxharit). 29
Nevojat e kafsheve per uje Nevojat e kafsheve per uje plotesohen ne rruge te ndryshme: - pirja, - uji i ushqimeve dhe - uji metabolik. Uji i marre permes pirjes eshte burimi kryesor i ujit per kafshet. Sasia e ujit qe merret permes ushqimit eshte shume e ndryshme dhe varet nga permbajtja e tij ne ushqim si dhe konsumi i ketij te fundit. Uji metabolik eshte ai qe prodhohet gjate proceseve te metabolizmit te ndermjetme dhe ze nje vend shume te vogel per nga sasia e ujit qe i siguron organizmit te kafshes. 30
Nevojat e kafsheve per uje Uji u jepet kafsheve zakonisht sipas deshires, pasi ato nuk pijne me shume se sa kane nevoje ose pasi kane shuar etjen. Plotesimi i kerkesave per uje eshte veçanerisht i rendesishem tek kafshet ne laktacion, qe eleminojne nje sasi te madhe uji me ane te qumeshtit. Per rrjedhoje pamjaftesia e ujit shfaq menjehere ndikimin e saj negativ ne uljen e prodhimit te qumeshtit. Racionet ushqimore qe jepen ne formen e njomur ose te lenget duhet te respektojne nje raport te caktuar midis ujit dhe lendes se thate. Kufiri i poshtem eshte 1 : 2,8 ndersa ai i siperm 1 : 5,5. 31
Kerkesat ditore per uje (litra) Lloji i kafshes Kerkesa per uje (litra/dite Lope ne laktacion 50-100 Gjedh per mish 20-60 Viça 5-15 Dosa 12-25 Derra mishi 6-10 Dele - Dhi 4-7 Kuaj, pela 40-50 32
Lenda e Thate 60 kg ushqim I njome 20 kg bar I thate 33
Lenda e Thate Vetem lenda e thate ka kuptim per vleren ushqimore te ushqimit. Konsumi i ushqimit zakonisht shprehet ne lende te thate. Keshtu, nese nje lope konsumon 12 kg lendete thate, kjo eshte e barabarte me 14 kg fizik, nese ushqimi permban 14,5 % uje (12/0,855) ose me 60 kg fizik, nese ushqimi permban 80% uje (12/0,2). Lenda e thate e ushqimit perfaqeson ate pjese te mostres se ushqimit qe mbetet pasi ajo (mostra) i eshte nenshtruar tharjes ne nje temperature (zakonisht 104 C) dhe per nje kohe te caktuar (zakonisht 4 ore). Ndersa diferenca midis peshes se mostres perpara tharjes dhe pas tharjes (d.m.th. lendes se thate) perfaqeson ujin qe eshte larguar gjate tharjes dhe njihet si lageshtia e ushqimit. 34
35
Lenda e thate perfshin te gjithe lendet ushqimore, organike dhe minerale. Kafshet e sigurojne energjine nga lendet organike energji-mbajtese te ushqimeve bimore dhe shtazore. Lendet perberese te lendes se thate te ushqimit perdoren ne organizmin e kafshes per disa qellime ose funksione: - per prodhimin e energjise; - per sintezen e lendeve te vete trupit, dhe - si lende aktive. 36
Lenda Organike Neqoftese mostra e thare e ushqimit do t'i nenshtrohet djegies ne temperature shume te larte rreth 550 C, per se paku 4 ore (zakonisht zgjat 8 ore), ajo qe mbetet pas djegies eshte hiri bruto ose lenda minerale. Diferenca midis peshes se mostres perpara djegies dhe pas saj perfaqeson lenden organike, e cila digjet. Mostra e ushqimit ose trupit shtazor Uji Lenda e thate Lenda mineral (hiri bruto) Lenda organike 40 37
Lenda organike (LO) = Pesha e mostres se thare para djegies -pesha pas djegies; ose Lenda organike (LO) = Lenda e thate (L Th) -Hiri bruto (Lmin) Lenda organike perdoret kryesisht per prodhimin e energjise ne organizem. Por ajo mund te perdoret edhe per funksione te sintezes apo si lende aktive. Lenda organike (energjia) perbehet nga: -lendet qe permbajne azot (proteinat);. -karbohidratet ose glucidet. -yndyrnat dhe lipidet. 38
1. Uji 2. Karbohidratet - 3. Lipidet - 4. Proteinat- 5. vitaminat 6. mineralet Energjia 39
Proteinat bruto Rendesia dhe percaktimi Proteinat jane pjese perberese shume te rendesishme te organizmit shtazor. Te gjitha produktet shtazore permbajne proteina te pastra (albumine, globuline, etj.). Se ketejmi ato duhet te permbahen edhe ne ushqimet qe u jepen kafsheve. Ajo eshte lenda me kryesore ndertuese e natyres organike. Rritja eshte ne thelb sinteze e proteines. Gjithashtu enzimat edhe pjesa me e madhe e lendeve te tjera aktive biologjike kane natyre proteinike. 40
41
Perberja e Proteines Perberja e proteines -Proteinat trupore perbehen nga aminoacidet, qe jane rreth 20, dhe raportet midis tyre percaktojne llojin e proteines. Keshtu, proteina bimore dallohet nga ajo shtazore nga permbajtja shume me e ulet e disa aminoacideve si lizina, metionina, etj. Aminoacidet klasifikohen: ne jothelbesore ose te zevendesueshme. ne thelbesore ose te pazevendesueshme te pazevendesueshme kritike 42
Aminoacide te pazevendesueshme Aminoacidet thelbesore dhe jothelbesore Aminoacide te zevendesueshme Arginine Alanine Lizine Aminoacide thelbesore limitueskritike Fenilalanine Acid spartik Metionine-cistine Histidine Cistine Treonine Izoleucine Acid glutaminik Triptofan Leucine Valine Glicine Proline Serine 43
Proteinat quhen ndryshe edhe proteina te thjeshta dhe perbehen vetem nga aminoacidet. Ato ndahen ne dy nengrupe: Sferoproteinat, qe jane te tretshme ne uje dhe globulare. Nder to me te zakonshrne jane: albumina, globulina, glutelina, prolamina, histonet dhe protaminat. Skleroproteinat, qe jane perberese te indeve lidhes, kockor dhe te lekures, ndryshe quhen proteina fibrore. Keto jane te patretshme ne uje dhe kane varg shume te gjate. Nder to permendim: keratinen, ose proteina e qimeve, leshit, lekures dhe thonjve; kolagenin ose proteina e indeve lidhes dhe ligamenteve. 44
Proteidet quhen ndryshe edhe proteina te perbera dhe perbehen nga vargjet peptidike te aminoacideve dhe nje radikal joproteinik qe njihen si grup prostetik. Ne proteinat e perbera hyjne: Fosfoproteinat, qe kane acidin fosforik si grup prostetik. Perfaqesues kryesor jane kazeina e qumeshtit dhe fosvitina e te verdhes se vezes; Metaloproteinat, qe kane metale si grup prostetik. Perfaqesues jane disa enznna; Nukleoproteinat, qe kane acide nukleike si grup prostetik; Lipoproteinat, me derivate lipidike si grup prostetik. Gjenden me shume ne mebranat qelizore, plazmen e gjakut dhe te verdhen e vezes; Glikoproteinat, me mukopolisaharide si grup prostetik. Gjenden me shume ne indet lidhes dhe kockor. Perfaqesues tipike mucina e mukozave; Kromoproteinat, qe kane perberes me ngjyre metalmbajtes, si hematina. Perfaqesues tipike jane hemoglobina dhe mioglobina. 45
Perdorimi i proteinave ne te ushqyerit e kafsheve ka vlera te ndryshme, e cila percaktohet kryesisht nga permbajtja e aminoacideve te pazevendesueshem ose thelbesore. Kjo eshte shprehur per nje kohe te gjate me ane te treguesit te vleres biologjike te proteines (VB), e cila shpreh raportin ne % te N te perdoror per mbajtje trupi dhe sintezen e proteines se produkteve ndaj N total te tretur dhe thithur te marre me ane te ushqimit. VB = (N i perdorur x 100)/N e thithur VIera biologjike ose shkalla e shftytezimit te proteines ushqimore ne organizem varet nga shume faktore, ku me kryesori eshte perberja aminoacidike. Sa me shume qe te perputhet formula aminoacidike e ushqimit ose racionit me ate te trupit shtazor ose te kerkesave te llojit apo kategorise se dhene te kafshes, aq me e larte eshte edhe vlera proteinike e ushqimit si dhe shkalla e shftytezimit te proteines ushqimore ne organizem. 46
Yndyrnat jane bashkime (estere) te formuara nga nje molekule gliceroli (alkool tre valent) me tre molekula acide yndyrore. Keto te fundit dallohen nga njera tjetra nga gjatesia e vargut te atomeve C si dhe permbajtja e lidhjeve dyfishe ne te. Keshtu, dallohen: acide yndyrore te ngopura, qe kane varg te drejte me 4 deri 18 atome C dhe pa lidhje dyfishe, dhe acide yndyrore te pangopura qe kane 16-20 atome C me nje ose me shume lidhje dyfishe. Keto te fundit quhen zakonisht vajra dhe kane nje temperature shume me te ulet shkrirjeje (shumica nen zero) ne krahasim me te paret. Ne pergjithesi acidet yndyrore te pangopura kane nje shkalle me te larte shfrytezimi ne organizem. 47
Nje pjese e acideve yndyrore te pangopura quhen te pazevendesueshme, sepse jane te domosdoshme per metabolizimin e yndyrave (thithja, transporti i acideve yndyrore te ngopura, perberes te fosfolipideve me veprim lipotrop) dhe jane pjese perberese te enzimave dhe strukturave qelizore. Acide te tilla jane: acidi linolik (18 atome C dhe 2 lidhje dyfishe C18:2), linolenik (C18: 3) dhe arakidonik (C20:4). 48
Perfaqesuesit e tjere te lipideve Njihen shpesh me emertimin "lende te ngjashme me yndyrnat. Jane lende qe ne pergjithesi nuk perbejne burim energjie per organizmin por luajne role te tjera te rendesishme edhe nga kendveshtrimi i fiziologjise se te ushqyerit. Nder perfaqesuesit me te rendesishem jane fosfolipidet dhe fosfatidet qe gjenden thuajse ne te gjitha indet shtazore, vecanerisht ne disa organe si zemra, truri dhe veshkat. Pervec C, O dhe H ato peembajne edhe N e P. Lecitina dhe qefalina jane fosfolipide te rendesishme perberese te membranave qelizore te trupit shtazor si dhe te fraksioneve lipidike ne plazmen e gjakut, jane gjithashtu emulsionues shume te mire. Sfingomielina eshte nje fosfolipid tjeter qe gjendet kryesisht ne indin nervor. 49
Glikolipidet perbejne lipidet e gjetheve te bimeve, nderkohe qe yndyra e fares ose kokrres eshte triglicerid normal. Nje grup tjeter i rendesishem jane sterinat ose steroidet, ku hyjne hormone te rendesishme, acidi i temthit si dhe Vitamma D. Karotinoidet kane origjne krejtesisht bimore: Me te rendesishme per te ushqyerit e kafsheve jane β-karoteni dhe ksantofili, karotinoidi me ngjyre te verdhe intensive. Karotinoidet me nje ose dy cikle-b (cikle beta) mund te transformohen ne zorren e holle ne vitamine A. 50
Lendet minerale Lendet minerale permbahen ne sasi te vogel ne ushqime, por jane te domosdoshme per ndertimin dhe ruajtjen e lendeve organike si dhe per zhvillimin e te gjitha funksioneve jetesore ne organizem. Per nga permbajtja ne ushqime lendet minerale klasifikohen ne dy grupe: Makroelemente Mikroelemente Makroelementet perfshijne te gjithe lendet minerale qe gjenden ne sasi prej 0,1 deri 2 % ne ushqim. Ne kete grup bejne pjese keto elemente: - Kalciumi (Ca) -Kaliumi (K) - Fosfori (P) -Squfuri (S) - Magnezi (Mg) -Klori (CI) - Natriumi (Na) 51
Mikroelementet gjenden ne sasi shume me te vogel se sa te parat. Nder mikroelementet me kryesore dhe qe permbahen ne sasira 0,1 deri 50 mg/kg ushqim konsiderohen keto elemente kimik: -Hekuri (Fe) -Molibdeni (Mo) -Zinku (Zn) -Jodi (J) -Bakri (Cu) -Seleni (Se) -Kobalti (Co) -Fluori (F) -Mangani (Mn) -Kromi (Cr) 52
Shpemdarja e lendeve te veçanta minerale ne trupin shtazor eshte shume e ndryshme. Pamjaftesite e lendeve rninerale ne bime shmangen permes plehrimit me kripera - plehra inorganike. Pamjaftesia e lendeve minerale ne ushqimin e kafsheve shkakton ne fillim nje ulje te prodhimtarise dhe çregullime te riprodhimit. 53
Vitaminat Te tretshme ne yndyre : A,D, E, K. Te tretshme ne uje : Grupi B (B 1, B 2, B 3, B 5, B 6, B 12 ), C, Kolina, Vit H (Biotina) Jane te mjaftueshme vetem sasi shume te vogla ditore te vitaminabe (disa milligram) per te rregulluar shfrytezimin e lendeve te marra. 54
Vitaminat jane lende te domosdoshme per jeten. Ato jane te domosdoshme per shendetin dhe prodhimtarine dhe duhet te merren permes ushqimit. Çrregullime qe ulin prodhimtarine, shkaqet e te cilave shpesh identifikohen me veshtiresi. Çdo vitamine kryen funksione te caktuara, qe nuk mund te plotesohen nga asnje vitamine tjeter. Shpesh permbajtja e vitaminave ulet per shkak te perpunimit dhe konservimit te ushqimeve. 55
Lendet permiresuese te rritjes a) Hormonet Roli -Proceset jetesore ne organizem zhvillohen ne nje drejtim te caktuar vetem atehere kur ato rregullohen drejte. Nje sistem i ekuilibruar hormonal ne drejtime te caktuara te veprimit mundeson nje ecuri normale te shume proceseve ne organizem. Hormone konsiderohen ato lende qe percaktojne drejtimin e zhvillimit te proceseve. Sinteza e hormoneve iniciohet nga ndikimi i mjedisit dhe zhvillohet me tej permes sekrecioneve te gjendrave te brendshme. Teprica ose mangesia e nje hormoni te caktuar ndikon ne ndryshimin jo vetem te sasise por edhe te drejtimit te funksionit qe rregullohet. 56
Funksioni Ne princip te gjitha proceset jetesore ndikohen nga hormonet. Ato rregullojne jo vetem rritjen, pjekurine seksuale por edhe funksionet e tjera, qofshin ato funksione te riprodhimit apo procese nervore. Permes kastrimit mund te realizohet nje ndryshim i prodhimit te hormonit. 57
b) Antibiotiket Roli -Antibiotike quhen te gjithe ato produkte te metabolizmit te kerpudhave dhe bakterieve te caktuara, qe mund te bllokojne ose ndalojne teresisht rritjen ose vitalitetin e mikroorganizmave te tjere. Permes perdorimit ne ushqim te antibiotikeve ushqimore pengohet ose ndalohet teresisht zhvillimi i llojeve te caktuara te padeshiruara te mikroorganizmave, nderkohe qe ndihmohet ose stimulohet zhvillimi i disa llojeve te deshiruara. Mbi kete princip bazohet perdorimi dhe efekti i probiotikeve ushqimore. 58
Antibiotiket ushqimore kane keto efekte: Permiresojne shtesen e peshes ne kafshet e prodhimit te mishit; Disa antibiotike permiresojne marrjen ose konsumin e ushqimit;. Permiresohet shfrytezimi i ushqimit dhe ulet harxhimi i tij per njesine e produktit; Ulet predispozicioni i kafsheve ndaj infeksioneve, d.m. th. rritet rezistenca e tyre ndaj semundjeve infektive. 59
c) Probiotiket luajne nje rol rregullues ne popullimin e traktit tretes me mikroorganizma. Ndryshe nga antibiotiket, qe jane produkte te metabolzimit te bakterieve dhe kerpudhave qe bllokojne apo nderpresin rritjen dhe zhvillimin e disa mikroorganizmave ose i ngordhin ato, probiotiket jane vete mikroorganizmat, qe i jepen kafsheve ne gjendje te gjalle ose te ngordhur. Perdorimi i probiotikeve permireson shtesen e peshes ose rrit shfrytezimin e ushqimit, ose qe te dy se bashku. Probiotiket ulin edhe perqindjen e humbjeve ose te ngordhjeve ne kafshet e vogla. 60
Nevojat ushqimore per energji dhe proteine Dy perberesit kryesore sasior te ushqimit te kafsheve jane energjia dhe proteina. Lendet minerale dhe vitaminat jane gjithashtu te domosdoshme per jeten dhe per perfitimin e produkteve blektorale, por nevojat per to jane me te vogla. Nevojat energjetike te kafsheve shprehen ne energji te metabolizueshme dhe mund te vleresohen edhe ne njesi ushqimore e shkruajtur shkurt NJ.U. 61
Skema: Shperndarja e energjise ushqimore ne organizem Energjia e pergithshme(ep) 100% Energjia e tretshme (ET) 70% EP Energji ne fekale - 30% EP Marrja e Ushqimit Tretja dhe thithja e ushqimit Energjia e metabolizueshme (EM) 57% EP Energji gaze+urine 13% EP Metabolizmi i lendeve ushqimore Energji Neto (EN) 34% EP Energji (shtojca) Termike 23% EP Metabolizmi i ndermjetem Energji Neto mirembaj tje (ENmb) 15% EP Energji Neto produkt (ENp) (19%) Metabolizmi i ndermjetem Dhe sinteza e lendeve 62
Shfrytezimi i energjise ushqimore Energjia qe permbahet ne lendet organike te ushqimit quhet ndryshe energji ushqimore. Kafshet e perdorin ate: Per mbajtjen e vetvetes ose te trupit te tyre. Energjia ushqimore e nevojshme per te siguruar nje bilanc neutral dhe nje peshe konstante te nje organizmi qe nuk prodhon, nuk rritet apo riprodhohet perben kerkesen energjitike per mbajtjen e trupit. Per sintezen e lendeve organike, bartese te energjise, te produkteve blegtorale qe prodhojne kafshet. 63
Ne te ushqyerit e kafsheve, energjia e ushqimit shprehet ne kiloxhaul (kj) dhe kthimi ne njesi ose nenjesi te tjera behet sipas barazimit: 1 kj = 1000 J = 0,001 MJ = 10 10 ergon = 239 kal = 0,239 Kkal Jaul- energjia e çliruar kur ushtrohet nje force 1 newton ne 1 meter distance 64
Tretshmeria e ushqimeve Ndersa tretja eshte nje teresi procesesh fiziologjike, tretshmeria eshte koncept ekonomik -produktiv, ose me sakte i vleresimit te ushqimit. Kur themi se tretshmeria e ketij ushqimi eshte e larte, kuptojme qe ai permban lende ushqimore qe treten mire dhe ndoshta shpejt, dhe e kunderta. Ne thelb, ajo shpreh raportin midis sasise se tretur te lendeve ndaj asaj totale qe permban ushqimi ose racioni, qe shpesh shprehet ne perqindje (p.sh. 70 %) ose ne vlere absolute (0,70) dhe quhet koeficent i tretshmerise (Ktr). Lendet ushqimore qe nuk treten, eleminohen ose nxirren jashte nga organizmi permes fekaleve. Keshtu qe, sasia e tretur e lendeve eshte nje diference midis lendeve te mara dhe atyre te eleminuara ne fekale. 65
Faktoret qe ndikojne ne tretshmeri Lendet e tretura = Lendet e marra -Lendet e eleminuara ne fekale Tretshmeria eshte faza me e rendesishme e vleresimit te nje ushqimi per çdo organizem te gjalle, sepse shkalla e tretjes se lendeve kushtezon humbjet, me te medha te energjise dhe nutrienteve qe permban ne nje ushqim ne teresine e te gjithe humbjeve ne organizem. Ne kete kendveshtrim, shkalla e tretjes ose tretshmeria eshte kushtezuesi kryesor jo vetem i vleres ushqimore te ushqimit, por edhe i efektit te tij ekonomik dhe produktiv. Faktoret kryesore qe ndikojne mbi tretshmerine e nje ushqimi klasifikohen ne dy grupe: 66
Faktoret e lidhur me kafshen: faktore te lidhur me kafshen ose te brendshem, dhe faktore te lidhur me ushqimin ose te jashtem. Lloji i kafshes; Raca; Mosha; Individi; Drejtimi dhe niveli i prodhimtarise. 67
Faktoret e lidhur me ushqimin Cilesia e ushqimit, celulozes bruto; Niveli i konsumit te ushqimit; Raporti midis nutrienteve ne racionin ushqimor ose shkalla e balancimit te tij; Perpunimi i ushqimit perpara dhenies 68
Ligji minimum i Liebigut Rritja nuk kontrollohet nga shuma e përgjithshme e lendeve në dispozicion, por nga lendet qe mungojne (faktori kufizues). 69
Vleresimi i ushqimeve dhe koncepti i vleres ushqimore "ushqim me vlere te ulet", "ushqim me vlere te larte", "ushqim energjitik"', "ushqim proteinik", "ushqim i paster, i ndotur, i kontaminuar", "ushqim i lire, i shtrenjte", etj. Çdo ushqim qe perdoret ne te ushqyerit e kafsheve duhet te vleresohet me pare ne menyre qe te perdoret me efektivitet si nga kendveshtrimi fiziologjik -ushqimor ashtu edhe nga ai ekononiik. 70
Vleresimi i ushqimit apo racionit nenkupton - Vleresimin kimik dhe fiziologjik; -Vleresimin e ngreneshmerise, pranueshmerise dhe cilesive dietetike; -Vleresimin shqisor; -Vleresimin makroskopik dhe botanik; -Vleresimin fizik;. -Vleresimin mikrobiologjik dhe toksiokologjik, dhe -Vleresimin ekonomik. 71
Tretja, thithja dhe metabolizmi i lendeve Njohja e aftesise tretese te kafsheve dhe e tretshmerise se ushqimeve eshte shume e rendesishme per nje biznes blegtoral te suksesshem. Eksistojne ndryshime te rendesishme ne aftesine qe Eksistojne ndryshime te rendesishme ne aftesine qe kane ato kafshet per tretjen e ushqimeve, çka kushtezohet nga ndryshimet anatomo-fiziologjike ne aparatin tretes. Drejtimi i prodhimtarise dhe niveli i saj. Tretshmeria e ushqimeve eshte shume e ndryshme, çka lidhet me raportin e lendeve te ndryshme ushqimore ne perberjen kimike, veçanerisht nga permbajtja e celulozes. 72
Ecuria e tretjes Tretja eshte teresia e proceseve fizike, mekanike, kimike dhe mikrobike qe çojne ne zberthimin e lendeve ushqimore komplekse deri ne perberesit e tyre me te thjeshte qe mund te thithen dhe metabolizohen ne organizem. tretja flziko -mekanike; ndodh ne goje, ne ezofag dhe ne stomak. 73
tretja enzimatike, ben zberthimin e makrosubstancave polimere ne monomere, te cilat thithen permes murit te aparatit tretes dhe hyjne permes gjakut dhe limfes ne metabolizmin e ndermjtem qelizor nga ku sintetizohen lende te reja organike, qe jane perberes te trupit ose te produkteve qe eleminohen prej tij (qumeshti, vezet). tretja mikrobore. Eshte tretja qe realizohet nga veprimi i enzimave qe prodhojne mikroorganizma te caktuara, kryesisht bakterie. Realizimi i kesaj tretjeje kerkon sigurimin e kushteve normale jetesore per bakteriet. 74
Organet dhe proceset e tretjes Organet Gjendrat Enzimat Veprimi Goja Gjendrat e peshtymes Peshtyma e derrit ka amilaze Pertypje, copetim, Perzierje Lagie, zbutje me peshtyme Stomaku Melçia Fshikeza e temthit Gjendrat e stomakut (Lengu i stomakut) Melcia Temthi Pepsin Acidi klo rihidrik (HCl) Renina Lengu i temthit Acidi i temthit Pankreasi Gjendrat e pankreasit Tripsine Amilaze Lipaze Zorra e holle Gjendrat e zorreve Lengu i zorres se holle Zorra e trashe Mikroorganizam, kryesisht bakterie Lengu zorres se trashe Veçori tek Tretje mikrobore ne rumen (plendes) ripertypesit Maltaze Laktaze Saharaza Peptidazat Enzima te bakterieve, si celulaza, etj Tret proteinat Menjanon fermentimin Vepron mbi L.minerale Mpiks proteinen e qumeshtit Ne emulgimin e yndyrnave Tret proteinat Tret amidonin Tret yndyrnat Tret sheqernat/maltozen Tret sheqerin e qumeshtit Tret saharozen Tret peptide, dipeptidet Tresin celulozen, lendet azotike 75
Raporti midis gjatesise se zorres dhe gjatesise se trupit ne lloje te ndryshme kafshesh Pula Kali Derri Gjedhi Dhente 8 : 1 10 : 1 15 : 1 30 : 1 40 : 1 76