Lënda: Teknologji e thelluar

Μέγεθος: px
Εμφάνιση ξεκινά από τη σελίδα:

Download "Lënda: Teknologji e thelluar"

Transcript

1 AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2016 ZGJIDHJE E TESTIT Lënda: Teknologji e thelluar 1. Energjia e biomasës është: 1 pikë A) e ripërtërishme B) e pashtershme C) e paripërtërishme D) e fundme 2. Cili është elementi kryesor në lidhjen e gizës? 1 pikë A) karboni B) hekuri C) mangani D) kobalti. 3. Plani urbanistik pjesor është: 1 pikë A) Paraqitja në vizatim e një zone të caktuar të qytetit e parë nga sipër duke treguar gjithcka; B) Paraqitje aksonometrike e një objekti ndërtimi; C) Paraqitja në letër e një prerjeje horizontale të ndërtesës në lartësinë e dyerve dhe të dritareve. D) Planimetria e një zone të caktuar. 4. Hapja e sipërfaqes anësore të një cilindri, është: 1 pikë A) Një drejtkëndësh me përmasa: (h x 2πr) B) Një drejtkëndësh me përmasa: (h x d) C) Një katror me brinjë d (sa diametri i rrethit të bazës) D) Një rreth me diametër d. 5. Kalitja e materialeve është; 1 pikë A) Veti fizike B) Veti mekanike C) Veti teknologjike D) Veti kimike 6. Kur koni i drejtë pritet me një rrafsh të pjerrët figura e ndërprerjes është: 1 pikë A) Drejtkëndësh B) Rreth C) Trekëndësh D) Elips AKP 1 24 qershor 2016

2 7. Vizatimet konstruktive bëjnë pjesë në: 1 pikë A) Projektin e ndërtimit B) Planin e përgjithshëm; C) Projektin arkitektonik; D) Pamjet dhe prerjet e ndërtesës. 8. Me automatizim të proceseve kuptojmë përdorimin e mjeteve teknike që reduktojnë në maksimum: 1 pikë A) konsumin e energjisë B) ndërhyrjen e makinerive C) nevojën e pajisjeve D) ndërhyrjen e njeriut. 9. Sustat janë: 1 pikë A) Detale unazore që vendosen midis detalit dhe dados dhe lehtësojnë shtrëngimin B) Detale elastike që vendosen midis dy detaleve të tjera, për ti shtyrë apo tërhequr ato C) Detale prej gome apo plastike që vendosen midis dy detaleve, që të puthiten mirë D) Detale në formë shufre me kokë të profiluar. 10. Sterilizimi është një process termik që zhvillohet në temperaturën : 1 pikë A) gradë celsius B) gradë celsius C) gradë celsius D) 10 gradë celsius 11. Ndotja e mjedisit përbën një problem të madh për shoqërine dhe kryesisht ndotja e ajrit e krijuar nga shtimi i mjeteve të transportit. Planifikoni hapat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi 5 pikë 1-Përcaktimi i problemit: Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit 2- Alternativat e zgjidhjes; a) Kontrolli teknik i mjeteve dhe nxjerrja nga qarkullimi i atyre me probleme serioze, më të vjetrat, që krijojnë shumë ndotje; b) Mbjellja e fidanëve në akset kryesore të rrugëve, atje ku ka më shumë trafik; c) Rregullimi i trafikut të transportit, duke bërë të mundur qarkullimin e reduktuar të mjeteve ( një ditë gjysma e tyre me nr.tek të targave dhe ditën tjetër, nr.cift i tyre) 3- Zgjedhja e alternativës më të mirë: një nga zgjidhjet më të mira është mbjellja e fidanëve në akset kryesore të rrugëve, atje ku ka më shumë trafik;sepse ul ndotjen dhe zbukuron edhe qytetin( mund të pranohet edhe zgjidhje tjetër e nxënësit kur ajo është optimale dhe realizon në mënyrë të saktë dhe të argumentuar zgjidhjen e këtij problemi teknologjik) 4- Zgjidhja e problemit në praktikë; a) Inputet: Njerëzit :specialistët e duhur, punëtorët dhe personat përgjegjës; Mjetet materiale : mjete pune(lopata, kazma), fidanët, plehu (organik+kimik), ujë, etj Mjetet financiare:paratë e nevojshme në system për të blerë fidanët, pagat e punëtorëve, plehun, etj. Energjia: energjia biologjike e njerëzve, energjia termike e mjeteve të transportit dhe ajo ekologjike diellore, që ndikon në rritjen dhe zhvillimin e fidanëve. Kohëzgjatja e sistemit: Koha e nevojshme deri në përfundimin e mbjelljes së të gjithë fidanëve. b) Proceset : të gjitha proceset që kryhen për mbjelljen e fidanëve(mbjellje,plehërim,ujitje etj); 5- Konkluzionet e zgjidhjes dhe përmisimi: Mbjellja me sukses e të gjithë fidanëve të parashikuar; Si u realizua zgjidhja, si shkoi zhvillimi i sistemit, etj AKP 2 24 qershor 2016

3 12. Në ditët e sotme panelet fotovoltaike kanë marrë një zhvillim të madh. a) Tregoni ndryshimin ndërmjet tij dhe panelit diellor 2 pikë b) Çfarë përmisimi mund ti bëhet paneleve fotovoltaike 1 pikë a) Panelet diellore ngrohin ujin, kurse ato fotovoltaike shërbejnë për të prodhuar energji. b) Në energji elektrike kthehet vetëm 10-12% e sasisë të energjisë diellore, për këtë duhet punuar që të rritet rendimenti,si edhe të ulet kostoja e tyre. 13. Qeramikat përbëjnë një grup kryesor të materialeve teknologjike. Tregoni dy nga nga përdorimet kryesore të të qeramikës sipas vetive të tyre. 2 pikë Grupi i qeramikës përdoret: për enë kuzhine, për pllaka shtrimi-dyshemeje, pajisjet hidrosanitare, për materiale ndërtimi, materiale abrazive, pllaka zjarrduruese, xhamat, enë qelqi, pajisje optike, etj. Vetitë që e bëjnë të përdoret janë ;rezistenca në temperature të larta, janë dielektrikë, nuk mbajnë ngarkesa të mikroorganizmave, higjena që sigurojnë etj 14. Në një transmesion me rula me fërkim largesia ndërmjet 2 boshteve paralele është 300 mm. Vizatoni skemën e këtij transmesioni dhe përcaktoni diametrat e këtyre ruleve për raportin e transmesioneve i= pike AKP 3 24 qershor 2016

4 15. Sistemi i frenimit ndodhet tek të gjithë mjetet e transportit Përcaktoni detyrat që realizon ky sistem në automjet.. 1 pikë Sistemi i frenimit është tërësia e pajisjeve që shërbejnë për të ulur shpejtësinë e automjetit gjatë lëvizjes, për ta ndaluar atë ose për ta mbajtur të palëvizshëm në rrugët me pjerrësi. 16. Në ndërtim përdoren disa lloje sistemesh konstruktive. Një prej tyre është ai me kapriata a) Skiconi këtë sistem konstruktiv 1 pikë b) Tregoni përdorimin në praktikë të këtij sistemi 1 pikë c) Tregoni materialet teknologjike prej të cilëve ndërtohen këto struktura 1 pikë Përgjigje a) vizatimi i strukturës b) përdoren te kapanonet e mëdhenj, tek çatitë, stallat etj c) çeliku, beton i armuar, druri 17. Mbrojtja e bimëve ka rëndësi në teknologjinë bujqësore. a) Kush janë dëmtuesit kryesorë të kulturave bujqësore. 1 pikë b) Si realizohet proçesi teknologjik i mbrojtjes të integruar të bimëve 2 pikë a) Dëmtuesit kryesorë të kulturave janë brejtësit, barërat e këqija, insektet etj b) Proçesi integruar realizohet me anë të kombinimit të metodave psh: luftës biologjike me atë kimike për të arritur rezultate më të mira pa dëmtuar tokën dhe kulturat bujqësore AKP 4 24 qershor 2016

5 18. Të vizatohet projeksioni izometrik i piramidës së drejtë me bazë katrore me brinjë a =3cm; dhe lartësi h=6cm. Ndërtimi, të shoqërohet me 2 pamjet në ortogonal. 3 pikë Zgjidhja a) Izometria b) Pamjet në projeksionet ortogonal(këndrejtë) 19. Jepet trupi si në figurën e mëposhtme: a) Ndërto pamjen në horizontal. 1 pikë b) Ndërto pamjen në vertikal.. 1 pikë c) Realizo prerjen me rrafshin prerës ( si në figurë), duke ndjekur rregullat për vijëzimet dhe emërtimin e prerjes. 2 pikë AKP 5 24 qershor 2016

6 Zgjidhja 20 Ne figurë ju është dhënë një kon i prerë pjerrtaz. a) Plotësoni pamjen në anësor duke përcaktuar edhe pikat e prerjes. 1 pikë b) Realizoni hapjen e pjesës së prerë. 2 pikë Zgjidhje AKP 6 24 qershor 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I VARIANTI A E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 Lënda: Teknologji bërthamë Udhëzime

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 S E S I O N I II LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN Matematikë Sesioni I BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 008

Διαβάστε περισσότερα

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar Rezistenca elektrike Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar varësinë e ndryshimit të potencialit U në skajët e përcjellësit metalik

Διαβάστε περισσότερα

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët Ligji I Gauss-it Fluksi i ektorit të intenzitetit të fushës elektrike Prodhimi ektorial është një ektor i cili e ka: drejtimin normal mbi dy faktorët e prodhimit, dhe intenzitetin të barabartë me sipërfaqen

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 LËNDA: FIZIKË BËRTHAMË VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM Mjetet e punës: lapsi grafit dhe goma, lapsi kimik, veglat gjeometrike.

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË VARIANTI A E enjte,

Διαβάστε περισσότερα

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΙΕΡΑ ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΣ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟΥ ΚΑΤΑΣΚΗΝΩΣΗ «Μ Ε Τ Α Μ Ο Ρ Φ Ω Σ Η» Γ Λ Υ Κ Ο Μ Ι Λ Ι Δ Ρ Ο Π Ο Λ Η Σ Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς Πόλη ή Χωριό Σας

Διαβάστε περισσότερα

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË Libri i teorisë 2 Përmbajtje Parafjalë... 5 1. Njohuri bazë... 6 1.1 Mjete vizatimi, Vija... 6 1.3 Diagramat në sistemin koordinativ... 10 2. Paraqitja e trupave... 12 2.1

Διαβάστε περισσότερα

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Kimi DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA: KIMI VARIANTI

Διαβάστε περισσότερα

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT VENDIM Nr.803, date 4.12.2003 PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002 "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja",

Διαβάστε περισσότερα

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j = UNIVERSIEI I PRISHINËS KAPACIEI ELEKRIK Kapaciteti i trupit të vetmuar Kapaciteti i sferës së vetmuar + + + + Q k s 2 E = 4 πε a v 0 fusha në sipërfaqe të sferës E + Qk + + + + j = Q + s + 0 + k 4 πε a

Διαβάστε περισσότερα

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi Lënda: Mikroekonomia I Kostoja Msc. Besart Hajrizi 1 Nga funksioni i prodhimit në kurbat e kostove Shpenzimet monetare të cilat i bën firma për inputet fikse (makineritë, paisjet, ndërtesat, depot, toka

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 Problema me 3 pië # 1. Sa është vlera e shprehjes (20 + 18) : (20 18)? (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36 # 2. Në qoftë se shkronjat e fjalës MAMA i shkruajmë verikalisht njëra mbi tjetrën fjala ka një

Διαβάστε περισσότερα

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I VARIANTI B E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 Lënda: Gjuhë Greke Udhëzime për

Διαβάστε περισσότερα

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I VARIANTI A E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00 Lënda: Gjuhë Greke Udhëzime për

Διαβάστε περισσότερα

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

PASQYRIMET (FUNKSIONET) PASQYRIMET (FUNKSIONET) 1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit) Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s S i shoqëronhet

Διαβάστε περισσότερα

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

KSF 2018 Student, Klasa 11 12 Problema me 3 pikë # 1. Figura e e mëposhtme paraqet kalendarin e një muaji të vitit. Për fat të keq, mbi të ka rënë bojë dhe shumica e datave të tij nuk mund të shihen. Cila ditë e javës është data 27

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012 I DETYRUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012 I DETYRUAR KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 01 I DETYRUAR VARIANTI A E shtunë, 16 qershor 01

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA GREKE (gjuhë e huaj e

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR PROVUES Viti shkollor 2016/2017 TESTI MATEMATIKË

Διαβάστε περισσότερα

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË E TË ARTHMES...Panele diellore te teknollogjisë Glass & Inox Si vend me mbi 45 ditë diellore me intesitet rrezatimi, 450 keh/m vit. Shqipëria garanton përdorimin me

Διαβάστε περισσότερα

Propozim për strukturën e re tarifore

Propozim për strukturën e re tarifore Propozim për strukturën e re tarifore (Tarifat e energjisë elektrike me pakicë) DEKLARATË Ky dokument është përgatitur nga ZRRE me qëllim të informimit të palëve të interesuara. Propozimet në këtë raport

Διαβάστε περισσότερα

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO HT PUELIK"*. E S}IQIPENI SE MIN{ISTRIA E ARSIIITIT I}$E SF$RTIT MIRATO IKOLLA MATURA SHTETIIRORE, PROGRAMET ORIEI{TUESE (Provim me zgiedhje) liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) Koordinator: LUDMILLA STEFANI,

Διαβάστε περισσότερα

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët. Modeli IS LM Të ardhurat Kështu që, modeli IS LM paraqet raportin në mes pjesës reale dhe monetare të ekonomisë. Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa agregate

Διαβάστε περισσότερα

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE QERSHOR, VITIT MËSIMOR 2015/2016 UDHËZIM KOHA PËR ZGJIDHJEN E TESTIT: 70 MINUTA Mjetet e punës: lapsi grafit

Διαβάστε περισσότερα

Përpjesa e kundërt e përpjesës a :b është: Mesi gjeometrik x i segmenteve m dhe n është: Për dy figura gjeometrike që kanë krejtësisht formë të njejtë, e madhësi të ndryshme ose të njëjta themi se janë

Διαβάστε περισσότερα

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT Punimi monografik Vështrim morfo sintaksor i parafjalëve të gjuhës së re greke në krahasim me parafjalët e gjuhës shqipe është konceptuar në shtatë kapituj, të paraprirë

Διαβάστε περισσότερα

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave Kriteret e pranushmërisë së Materialeve dhe Pajisjeve Materiali/Pajisja /Mjeti Dritare

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERISTETI I PRISHTINËS Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Dr.sc.Hysni Osmani

UNIVERISTETI I PRISHTINËS Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Dr.sc.Hysni Osmani UNIVERISTETI I PRISHTINËS Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Dr.sc.Hysni Osmani MATERIALET MEKANIKE - PJESA E PARË- (vetëm për përdorim intern të studentëve) SHUMËZIMI, MODIFIKIMI DHE NDRYSHIMI I TEKSTIT

Διαβάστε περισσότερα

1. Një linjë (linja tek). 2. Dy linjë (linja çift), ku secila linjë ka një drejtim të caktuar të lëvizjes. 3. Shumë linjë (tre dhe katër).

1. Një linjë (linja tek). 2. Dy linjë (linja çift), ku secila linjë ka një drejtim të caktuar të lëvizjes. 3. Shumë linjë (tre dhe katër). KEU II. LINJA HEKUUDHOE.1. ëndësia dhe kategorizimi i linjave hekurudhore.1.1. Linja hekurudhore është udha e transportit hekurudhor, baza mbi të cilën zhvillohet veprimtaria e tij, është shtrati dhe udhëzuesi,

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE NË LËNDËN Gjuhë Greke (gjuhë e huaj

Διαβάστε περισσότερα

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION MANUALI NË LËNDEN: BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION Prishtinë,0 DETYRA : Shtrirja e trasesë së rrugës. Llogaritja e shkallës, tangjentës, dhe sekondit: 6 0 0 0.67 6 6. 0 0 0. 067 60 600 60 600 60

Διαβάστε περισσότερα

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt KREU III 3. MEKANIKA E LËIZJES Pas trajtimit të linjave hekurudhore, para se të kalojmë në mjetet lëvizëse, hekurudhore (tëeqëse dhe mbartëse), është më e arsyeshme dhe e nevojshme të hedhim dritë mbi

Διαβάστε περισσότερα

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m PYETJE n.. - PËRGJIGJE B Duke qenë burimi isotrop, për ruajtjen e energjisë, energjia është e shpërndarë në mënyrë uniforme në një sipërfaqe sferike me qendër në burim. Intensiteti i dritës që arrin në

Διαβάστε περισσότερα

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l = E T F UNIVERSIETI I PRISHTINËS F I E K QARQET ELEKTRIKE Qarqet magnetike Qarku magnetik I thjeshtë INS F = Fm m = m m r l Permeabililiteti i materialit N fluksi magnetik në berthamë të berthamës l = m

Διαβάστε περισσότερα

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim intro_alb_final 5/18/12 7:56 PM Page 3 Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim ΒΙΒΛΙΟ Α0 τελείως αρχάριοι Δίγλωσση έκδοση ελληνικά

Διαβάστε περισσότερα

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Algoritmet dhe struktura e të dhënave Vehbi Neziri FIEK, Prishtinë 2015/2016 Java 5 vehbineziri.com 2 Algoritmet Hyrje Klasifikimi

Διαβάστε περισσότερα

4.4 makinat për formimin e briketave në fushë Kapitulli 5 - pajimet për furnizimin e objekteve blegtorale me ujë nevojat e kafshëve

4.4 makinat për formimin e briketave në fushë Kapitulli 5 - pajimet për furnizimin e objekteve blegtorale me ujë nevojat e kafshëve Përmbajtja Kapitulli 1. Traktori bujqesor... 5 Klasifikimi i traktorëve... 5 Mekanizmi përcjellës- lidhës... 8 Mekanizmat e transmisionit te fuqisë dhe parimet e punës... 9 Friksioni... 10 Kutia e ndërrimit

Διαβάστε περισσότερα

MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave

MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave Bashkia Shijak Fshati Shetel, Njesia Administrative Gjepale SPECIFIKIME

Διαβάστε περισσότερα

Ngjeshmëria e dherave

Ngjeshmëria e dherave Ngjeshmëria e dherave Hyrje Në ndërtimin e objekteve inxhinierike me mbushje dheu, si për shembull diga, argjinatura rrugore etj, kriteret projektuese përcaktojnë një shkallë të caktuar ngjeshmërie të

Διαβάστε περισσότερα

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B, Përkufizimi. Le të jenë A, B dy bashkësi të çfarëdoshme. Çdo nënbashkësi e bashkësisë A B është relacion binar i bashkësisë A në bashkësinë B. Simbolikisht relacionin do ta shënojmë me. Shembulli. Le të

Διαβάστε περισσότερα

T Ushqyerit e Kafsheve Bujqesore

T Ushqyerit e Kafsheve Bujqesore T Ushqyerit e Kafsheve Bujqesore 1 Ushqimet e Blegtorise 1) Ushqime Voluminoze: a) Ushqime te njoma/gjelberta (70-80% uje) Karakteristike eshte sasia e vogel e energjise. b) Ushqime te thata (85 % lende

Διαβάστε περισσότερα

Detyra për ushtrime PJESA 4

Detyra për ushtrime PJESA 4 0 Detyr për ushtrime të pvrur g lëd ANALIZA MATEMATIKE I VARGJET NUMERIKE Detyr për ushtrime PJESA 4 3 Të jehsohet lim 4 3 ( ) Të tregohet se vrgu + + uk kovergjo 3 Le të jeë,,, k umr relë joegtivë Të

Διαβάστε περισσότερα

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. ELEKTROSTATIKA Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike. Ajo vihet ne dukje ne hapesiren rrethuese te nje trupi ose te nje sistemi trupash te ngarkuar elektrikisht, te palevizshem

Διαβάστε περισσότερα

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE Koordinatore: Erifili Hashorva Viti shkollor: 2013-2014 TIRANË JANAR, 2014 1 1. UDHËZUES

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

Διαβάστε περισσότερα

MEKANIKA 2. Për shkollat e mesme bujqësore

MEKANIKA 2. Për shkollat e mesme bujqësore MEKANIKA 2 Për shkollat e mesme bujqësore SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR TIRANË, 2012 Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Titulli: E përshtati: Zoica Naço

Διαβάστε περισσότερα

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv) Aneks Nr 2 e rregullores 1 Vlerësimi i cilësisë së dijeve te studentët dhe standardet përkatëse 1 Sistemi i diferencuar i vlerësimit të cilësisë së dijeve të studentëve 1.1. Për kontrollin dhe vlerësimin

Διαβάστε περισσότερα

Pajisje elektrike. Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK

Pajisje elektrike. Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK Pajisje elektrike Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK Perse pajisjet elektrike? Më thjesht, nuk është e mundur Eksperienca dhe

Διαβάστε περισσότερα

Indukcioni elektromagnetik

Indukcioni elektromagnetik Shufra pingul mbi ijat e fushës magnetike Indukcioni elektromagnetik Indukcioni elektromagnetik në shufrën përçuese e cila lëizë në fushën magnetike ijat e fushës magnetike homogjene Bazat e elektroteknikës

Διαβάστε περισσότερα

Materialet në fushën magnetike

Materialet në fushën magnetike Materialet në fushën magnetike Llojet e materialeve magnetike Elektronet gjatë sjelljes të tyre rreth bërthamës krijojnë taq. momentin magnetik orbital. Vet elektronet kanë momentin magnetik vetiak - spin.

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

Διαβάστε περισσότερα

FIZIKË. 4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Sa është zhvendosja e trupit pas 5 sekondash?

FIZIKË. 4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Sa është zhvendosja e trupit pas 5 sekondash? IZIKË. Një sferë hidhet vertikalisht lart. Rezistenca e ajrit nuk meret parasysh. Si kah pozitiv të lëvizjes meret kahu i drejtuar vertikalisht lart. Cili nga grafikët e mëposhtëm paraqet shpejtësinë e

Διαβάστε περισσότερα

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV DEKLARATË Ky raport konsultativ është përgatitur

Διαβάστε περισσότερα

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA Matematika gjithmonë me ju 1 Botimet shkollore Albas 1 Test përmbledhës për kapitullin I 1. Lidh me vijë fi gurën me ngjyrën. Ngjyros. (6 pikë) E VERDHË E KUQE E KALTËR

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DETYRË Nr. nga lënda H A R T O G R A F I Punoi: Emri MBIEMRI Mentor: Asist.Mr.sc. Bashkim IDRIZI Tetovë,

Διαβάστε περισσότερα

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux 2011-2014 Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave ---------------------------------------------------------------------------------- 1

Διαβάστε περισσότερα

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)* SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë e)* KUSH NUK MUND TË Për shtetasit e vendeve jashtë BEsë Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

Διαβάστε περισσότερα

PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN

PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN BUJAR MAMUDI LËNDA : MATEMATIKË KLASA : VIII TEMA : I NGJASHMËRIA PYETJE PRAKTIKE PËR TESTIN EKSTERN [i] Raporti ndërmjet dy segmenteve. 1. Kush është antari i parë për raportin e dhënë 16 Zgjidhje : 16

Διαβάστε περισσότερα

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 III.1. Fusha magnetike e magnetit të përhershëm Nëse në afërsi të magnetit vendosim një trup prej metali, çeliku, kobalti ose nikeli, magneti do ta tërheq trupin dhe ato do të ngjiten njëra me tjetrën.

Διαβάστε περισσότερα

POLISTEROLI. Fig. 1 Formula kimike e polisterolit. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer

POLISTEROLI. Fig. 1 Formula kimike e polisterolit. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer POLISTEROLI Polisteroli është një rrëshirë termoplastike e nxjerrë me polimerizimin e stirenit monomer. Lëndët e para për sinterizimin e stirenit janë etileni dhe benzeni. Historiku i polisterolit, nga

Διαβάστε περισσότερα

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS SHOQATA E MATEMATIKANËVE TË KOSOVËS PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS Kls 9 Armend Sh Shbni Prishtinë, 009 Bshkësitë numerike Të vërtetohet se numri 004 005 006 007 + është

Διαβάστε περισσότερα

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA Kimia Inorganike TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA TESTE TË MATURËS SHTETËRORE Kimia inorganike S H T Ë P I A B O T U

Διαβάστε περισσότερα

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1 II.1. Lëvizja mekanike Mekanika është pjesë e fizikës e cila i studion format më të thjeshta të lëvizjes së materies, të cilat bazohen në zhvendosjen e thjeshtë ose kalimin e trupave fizikë prej një pozite

Διαβάστε περισσότερα

Provimet përfundimtare Instalues i sistemeve komplekse termo-hidraulike, niveli III

Provimet përfundimtare Instalues i sistemeve komplekse termo-hidraulike, niveli III Nxënësi... Klasa..... Data:.. Provimet përfundimtare Instalues i sistemeve komplekse termo-hidraulike, niveli III Provimi përbëhet prej tri komponenteve: Vizatimi i skemës dhe testi i njohurive profesionale...50

Διαβάστε περισσότερα

T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E

T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Prishtinë Dr. sc. Nexhat Qehaja T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E (Ligjerata pjesa e dytë) Prishtinë, 2009 1.1 Hyrje Shkenca e materialeve

Διαβάστε περισσότερα

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT PROVIMI PËRFUNDIMTAR NË FUND TË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT FILLOR viti shkollor 2010/2011.

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus Albanian Bateri traksionare, me pllaka tubulare pozitive, tipi PzS/PzB Të dhënat e klasifikimit 1. Kapaciteti nominal C 5 : Shikoni tabelën specifikuese

Διαβάστε περισσότερα

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE KAPITULLI 5 Prof. Ass. Dr. Isak Shabani 1 Delegatët Delegati është tip me referencë i cili përdorë metoda si të dhëna. Përdorimi i zakonshëm i delegatëve është

Διαβάστε περισσότερα

8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME

8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME 8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME Me termin bilanci termik te motorët nënktohet shërndarja e nxehtësisë të djegies së lëndës djegëse të ftr në motor. Siç është e njohr, vetëm një jesë e

Διαβάστε περισσότερα

Kolektorë diellor. The Quality Chooses Quality. Efikasitetit I shkëlqyer Karakteristikat më të mira Cilësi e lartë. Solartechnik Prüfung Forschung

Kolektorë diellor. The Quality Chooses Quality. Efikasitetit I shkëlqyer Karakteristikat më të mira Cilësi e lartë. Solartechnik Prüfung Forschung Kolektorë diellor KATALOGU Efikasitetit I shkëlqyer Karakteristikat më të mira Cilësi e lartë The Quality Chooses Quality Solartechnik Prüfung Forschung 1 Kolektorë diellor Kolektorët diellor selektiv

Διαβάστε περισσότερα

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014 Gara ndërkombëtare Kengur viti 014 Klasa dhe 3 KENGUR 014 Çdo detyrë me numër rendor nga 1 deri në 10 vlerësohet me 10 pikë Koha në disponim për zgjidhje është 1h e 15 min Për përgjigje të gabuar të një

Διαβάστε περισσότερα

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter. Qark Elektrik Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter. Per te bere kete kerkohet nje bashkekomunikim ( nderlidhje) ndermjet pajisjeve elektrike.

Διαβάστε περισσότερα

PROFILI I KOMPANISE. Cilesi e garantuar....me respekt per mjedisin

PROFILI I KOMPANISE. Cilesi e garantuar....me respekt per mjedisin PROFILI I KOMPANISE Cilesi e garantuar...me respekt per mjedisin Në ditët tona, nevoja për prodhim dhe kursim të energjisë, e gërshetuar me kujdesin per te mos ndotur ambientin, eshte kthyer ne nje informacion

Διαβάστε περισσότερα

Metodat e Analizes se Qarqeve

Metodat e Analizes se Qarqeve Metodat e Analizes se Qarqeve Der tani kemi shqyrtuar metoda për analizën e qarqeve të thjeshta, të cilat mund të përshkruhen tërësisht me anën e një ekuacioni të vetëm. Analiza e qarqeve më të përgjithshëm

Διαβάστε περισσότερα

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve E shtunë 20 Nëntor 2010 Σαββάτο 20 Νοεμβρίου 2010 Ώρα Έναρξης 08:30 Ora 1o ΕΠΙΣΤΗΜΟΝΙΚΟ ΣΕΜΙΝΑΡΙΟ ΝΟΣΟΚΟΜΕΙΟΥ ΥΓΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ ΘΕΜΑΤΙΚΗ ΕΝΟΤΗΤΑ:: ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ Νέα Εποχή στην Αντιμετώπιση του Καρκίνου SEMINARI

Διαβάστε περισσότερα

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

Διαβάστε περισσότερα

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë Daikin Altherma Me temperaturë të lartë Ju nevojitet sistem i ri i ngrohjes? Por... Jeni të shqetësuar për shpenzimet? Dëshironi ti mbani radiatorët ekzistues? Të shqetësuar në lidhje me efikasitetin e

Διαβάστε περισσότερα

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE vitit mësimor 2012/2013 U d h ëzi m Mos e hapni testin derisa mos t ju japë leje administruesi i testit se

Διαβάστε περισσότερα

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5 Udhëzimet e përdorimit të IRONCLAD ALBANIAN Të dhënat e klasifikimit 1. Kapaciteti nominal C 5 : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit:

Διαβάστε περισσότερα

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017 UDHËZIME: 1. Ju prezantoheni me një pyetësor i përbërë nga 40 pyetje; për secilën pyetje Sugjerohen 5 përgjigje, të shënuara me shkronjat

Διαβάστε περισσότερα

USHQIMI MESDHETAR Q.E.ZH.E.F.

USHQIMI MESDHETAR Q.E.ZH.E.F. USHQIMI MESDHETAR Roli i ushqimit është i njohur prej kohësh që me lindjen e njeriut në tokë. Ushqimi shërben për një rritje të mirë dhe për një zhvillim të plotë të organizmit. Njerëzit që jetojnë në

Διαβάστε περισσότερα

Instalimet Makinerike

Instalimet Makinerike Instalimet Makinerike Prill 2012 LINKS 4 DETYRA PROJEKTUESE INSTALIMI I NGROHJES QENDRORE Te behet projekti kryesor për instalimin e ngrohjes qendrore për Objektin afarist shume banesor qe do te ndërtohet

Διαβάστε περισσότερα

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre ALBANIA ASSOCIATION OF INDUSTRIAL ENVIRONMENTALISTS STATISTICAL RESEARCH CENTER, INFORMATION & TECHNOLOGY AAIE - SRC&IT Rruga Islam Alla No.64, TIRANË, Albania. http://www.srcit.org MODULI: Antibiotikoterapia

Διαβάστε περισσότερα

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA ISBN: 978-9928-08-058-5 9 789928 080585 S H T Ë P I A B O T U E S E S H T Ë P I A B O T U E S E S H T Ë P I A B O T U E S E Libër mësuesi Lediana Bardhi Informatika 7,8,9 Lediana Bardhi, Anduela Lile INFORMATIKA

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11 Udhëzues për mësuesin Fizika 10 11 (pjesa e parë) Përpiloi: Dr. Valbona Nathanaili 1 Shtypur në Shtypshkronjën Guttenberg Tiranë, 2016 Shtëpia botuese DUDAJ Adresa: Rruga Ibrahim Rugova", Pall. 28, Ap.

Διαβάστε περισσότερα

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë? KAPITULLI II. NUMRAT E THJESHTË Më parë pamë se p.sh. numri 7 plotpjesëtohet me 3 dhe me 9 (uptohet se çdo numër plotpjesëtohet me dhe me vetvetën). Shtrohet pyetja: me cilët numra plotpjesëtohet numri

Διαβάστε περισσότερα

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm Pompa nxehtësie Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë geotherm VWS geotherm plus VWS geotherm exclusiv VWS Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë... 277 Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë të integruar me depozitë

Διαβάστε περισσότερα

KOMUNA E PRISHTINËS DREJTORIA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHEM

KOMUNA E PRISHTINËS DREJTORIA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHEM KOMUNA E PRISHTINËS DREJTORIA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHEM PLANI RREGULLUES I HOLLËSISHËM PËR TËRËSINË URBANE B TË LAGJES PRISHTINA E RE ZONA LINDJE NË PRISHTINË 2017-2025 PRISHTINË

Διαβάστε περισσότερα

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike LËNDA: Bazat e elektroteknikës Prishtinë, Ligjëruesi: 2014 Astrit Hulaj 1 KAPITULLI I 1. Hyrje në Bazat e Elektroteknikës 1.1. Principet bazë të inxhinierisë

Διαβάστε περισσότερα

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.137 6 tetor 2011 Vendim i KM nr.619, datë 7.9.2011 P Ë R M B A J T J A Faqe Për miratimin e planit kombëtar

Διαβάστε περισσότερα

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1 II II.1 AUTOMJETET Automjetet kryesisht janë të konstruktuara dhe të destinuara për bartjen e njerëzve dhe mallrave të ndryshme, automjetet mund të përdoren edhe për kryerjen e operacioneve të ndryshme

Διαβάστε περισσότερα

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas Teste matematike 6 Botimet shkollore Albas 1 2 Teste matematike 6 Hyrje Në materiali e paraqitur janë dhënë dy lloj testesh për lëndën e Matematikës për klasën VI: 1. teste me alternativa, 2. teste të

Διαβάστε περισσότερα

Building Excellence Through Accreditation

Building Excellence Through Accreditation Building Excellence Through Accreditation Produce Smart & Safe, Together www.betaproject.eu EN EN Situation analysis of accredited laboratories & bodies of the cross-border area for the project sectors

Διαβάστε περισσότερα

FIZIKA 10. (Libri i mësuesit)

FIZIKA 10. (Libri i mësuesit) FIZIKA 10 (Libri i mësuesit) 1 2 I. VLERAT E PËRDORIMIT DHE RISITË E TEKSTIT FIZIKA 10, Ky tekst është një mbështetje efikase për mësuesin, në mënyrë që ai të mund të zbatojë në mësimdhënie një nga motot

Διαβάστε περισσότερα

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Shkenca 12 Botime shkollore Albas Shënim. Ky Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material

Διαβάστε περισσότερα

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin? 1 Një automobile me një shpejtësi 58km/h përshpejtohet deri në shpejtësinë 72km/h për 1.9s. Sa do të jetë nxitimi mesatar i automobilit? A 0.11 m s 2 B 0.22 m s 2 C 2.0 m s 2 D 4.9 m s 2 E 9.8 m s 2 2

Διαβάστε περισσότερα