Pa nim termoizolues për brenda dhe jashtë R Nanoteknologji në termoizolim Përmban aeroxhel Përmban sfera vakumi Më shumë se Mure të brendshme me ngrohtësinë e duarve Krijon një klimë të shëndetshme në dhomë Ulje e kostove të energjisë Pa hollues kimikë Shmang krijimin e mykut 1 Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë 30% efek ve Kursim energjie
Aerogel Të dhëna teknike Forma e materialit Funksioni Përbërja Lëndë izoluese Trashësia e shtresës Qëndrueshmëria Masë kompakte e tretshme në ujë Termoaktiv, mbrojtës nga temperatutra Lëndë mbushëse 3M, aeroxhel, dispersivë, aditovë Sfera qelqi 3M, aeroxhel 0,8 1,0 mm 5 vjet nëse përdoret sipas udhëzimeve teknologjike Të dhënat bazë Veçoritë/klasifikimi Specifikimi teknik e harmonizuar Depërtueshmëria e avujve të ujit EN ISO 7783- V mesatere EN 1584 Depërtueshmëria e ujit EN 106-3 W1 e lartë EN 1584 Qëndrueshmëria në ngjitjet EN 154 = 1,00 MPa EN 1584 Qëndrueshmëria NPD EN 1584 Aftësia e tejçuarjes së nxehtësisë λ(w/mk) EN 1667 0,047 EN 1584 Qëndrueshmëria ndaj nxehtësisë EN 13501-1+A1 A - s1, d0 EN 1584
Të dhëna teknike Treguesit Veçoritë/klasifikimi Specifikimet teknike Ngjigtja aftësia ngjitëse për termoizolimin e konstruksioneve dhe pjesëve - çelik - çelik inoksidabël 0,5 ±0,1(Mpa) 0,6 ±0,1(Mpa) ČSN EN ISO 464 Aftësia e mbledhjes së nxehtësisë, rënia e temperaturës gjatë kontaktit Dhe vlerësimi sipas ČSN 730540- Kapaciteti i matjes së ngrohtësisë Cp Sipas ČSN EN ISO 11357-1 bei C Përkon me ČSN 730540-1,13(J/g. C) (ČSN) EN ISO 11357-1 (ČSN) EN ISO 11357-4 Niveli i emisioneve ε, niveli i emisioneve sferike në 0 C (metoda Taylor) 0,93 ( - ) Mid IR Integrat IT /PIKE Technologies/ /diffuse Sfera e integrimit të reflektimit/ Vlera e depërtimit të ajrit d 0,19 (m) (ČSN) EN ISO 7783- Veçoritë teknike ndaj zjarrit - Indeksi i përhapjes së flakës në sipërfaqen e materialit i s 0 (mm/min) ČSN 73 0863 ρ Dendësia (pesha e volumit) v Pesha e sipërfaqes për një shtresë prej 1 mm në gjendje të thatë ρ s 0,35 g/ml 0,184 Kg/m (ČSN) EN ISO 787-10 (ČSN) EN ISO 1183-1, Pjesa B (ČSN) EN ISO 811-1 Fleta teknike e produktit Përmbajtja radioaktive Aktiviteti i peshës 6Ra, indeksi i aktivitetit të peshës Përdorimi në ndërtesa, mjedise banime apo ndenjje - max. 150 Bq/kg. max. 1 përkon Udhëzim SÚJB Nr. 307/00 GBL. mbrojtja nga rrezatimi, në përmbledhjen Nr. 499/005 GBL. dhe të dhëzimit Nr. 389/01 GBL. Çlirimi i lëndëve organike të ndashme (VOC), ndikimi mbi veçoritë e ndjeshme të ushqimeve të caktuara. Vlerësimi i aromave sensitive (ČSN) EN 130-1 Përkon në përfshirjen e testeve të kryera për përdorimin në mjediset e brendshme të ndërtesave dhe për kontaktin indirekt me ushqimet në mjediset e brendshme Udhëzime të parlamentit dhe këshillit europian (EG) Nr. 1935/0014 Udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 38/001 GBL. Kërkesa higjenike për kontaktin me ushqimet dhe gjellët 3
Të dhëna teknike Të dhëna të tjera Të dhëna mbi bazën e matjeve krahasuese Pa shtresë AERO TERM Me shtresë Ecuria e temperaturës dhe koha për arritjen e 3 C 10 (K) 41(min) 7 (K) 30(min) Nevoja për energji për stabilitetin e temperaturës së brendshme (e lidhur në hapësirën kohore prej 4 ditësh) - kursimi 33,17 0 (kwh) 7, 5,97 (kwh) Rënia e temperaturës së brendshme me 3 C me nivel izolimi ČSN 73 0540- :011 mbrojtja termike e ndërtesave Pjesa kërkesat 30 (min) 55 (min) Rezultatet e matjeve krahasuese Komforti i ngrohtësisë për qëndrimin në dhomë Diferenca për arritjen e temperaturës 3 C Ngritje / ulje Kursimi i arritur ditor Qendrueshmëria e ngrohtësisë X Më i lartë më i shpejtë- më i ngadalshëm min. 1,5% i rritur 4
Veçoritë fizike dhe përparësitë Një sipërfaqe e veshur me material termoaktiv Aero Therm ndihmon në qëndrueshmërinë ndaj ngrohtësisë, falë efektit të përbashkët të veçorive, si p.sh. aftësia e thithjes së ngrohtësisë, rrezatimit mbrapsht të ngrohtësisë dhe izolimit të ngrohtësisë. Nëpërmjet testimit shumëvjeçar të përdorimit të sferave mikroskopike të qelqta 3M, komponentëve bazë të masës thermoaktive dhe përpunimit të veçantë të aeroxhelit, izoluesit më të mirë në botë, shtresa efektive termoaktive arrin të jetë më e hollë se 1 mm. Arsyeja e përdorimit të masës termike stukuese është të ndikojë në temperaturën e reflektimit të sipërfaqeve të stukuara (tavanet, muret e jashtëme) ose kufizimi i lagështisë së ajrit në kënde dhe vende të tjera, ku temperatura e sipërfaqes është ulur nën pikën e vesës. Masa stukuese termoaktive është një masë e tretshme në ujë, e cila është e përdorshme mbi mure, tavane ose dysheme (në rastin e përdorimit siç duhet ajo mund të vendoset dhe në shtresa të ndërmjetme). Përparësitë janë: shtresëzim i thjeshtë dhe i shpejtë, mbetje minimale, hedhje në të gjithë sipërfaqen drejtëpërdrejtë mbi sipërfaqe të përgatitura në mënyrë të zakonshme pa nevojën e konstruksioneve mbajtëse. Aero therm mund të shtrohet mbi çdo formë dhe çdo material. Fushat e përdorimit Ndërtesat e banimit, ndërtesat publike, mjediset e firmave, ndërmarrjet industriale, duke përfshirë ato ushqimore, impjantet teknologjike. Aero Therm nuk mund të aplikohet: Në mure të lagështa, ku nuk mund të sigurohet efektshmëria dhe qëndrueshmëria e tij. Masa termoaktive laget në këto vende, veçoritë janë të ulta. Ka mundësi të bjerë poshtë së bashku me bazamentin. Aero-Therm dhe uji Në vendet me kontakt direkt me ujin masa termoaktive duhet mbrojtur me anë të një lyerje të speciale. Aero-Therm dhe avulli i ujit Aero-Therm formon në vendet e trajtuara me të një shtresë antikondensuese. Nëpërmjet kësaj konstruksionet janë të mbrojtura nga lagështia e tepërt, kufizohet formimi i myqeve (ndikim mbi kualitetin e mjediseve të brendshme) dhe veçoritë e konstruksioneve përmirësohen (koha e qëndrueshmërisë, veçoritë e izolimit të temperaturës). Ngrohja e shpejtë dhe ruajtje e temperaturës Sipërfaqet e trajtuara me masën termoaktive Aero-Therm reagojnë shumë shpejt ndaj ndyshimit të temperaturës. Komforti i ngrohtësisë vjen më shpejt. Aero-Therm, falë trashësisë së shtresës nuk formon barrierë e cila bllokon këmbimin e ngrohtësisë. Atëhere konstruksioni bazë mund të ruajë ngrohtësinë. Në mënyrë të ngjashme sillet Aero-Therm edhe gjatë ajrosjes. Veçoritë e deklaruara mund të testohen thjeshtë nëpërmjet prekjes së masës stukuese, e cila është hedhur mbi sipërfaqen e ftohtë. Ftohtësia e bazamentit së sipërfaqes nuk ndjehet, por në të kundërt ndjehet ngrohtësia e dorës tuaj, e cila ngroh menjëherë shtresën e Aero-Therm. 5
Pas ngrohjes së paisjeve të brendshme (dyshemesë, mureve ndarëse, mobiljeve etj.) puna e sistemit ngrohës mund të ulet ose sistemi ngrohës mund të fiket. Në varësi të aftësisë së ruatjes së nxehtësisë nga mjedisi i brendshëm dhe lloji i ngrohjes mundet të rregullohen metodat e ngrohjes dhe të arrihen kursime të krahasueshme si p.sh. nëpërmjet termoizolimit. KUJDES nuk duhen krahasuar vetëm vlera të veçanta të konstruksionit të murit të jashtëm, por të vlerësohet ndërtesa në mënyrë të vazhdueshme si një e tërë, duke përfshirë dhe destinacionin e saj. Kursimet në ngrohje Aero-therm-i i shtruar mbi muret e jashtëm, tavane ose dysheme krijon kushte për një ndryshim të regjimit të ngrohjes. Si dhe tek materialet standarde termoizoluese, masa e kursimit varet nga përdoruesi. Përdoruesi mund ta optimizojë hap pas hapi sisptemin e ngrohjes sipas nevojave të tij. Nëse ai nuk është i gatshëm të ndryshojë sistemin e ngrohjes, kursimi do të jetë minimal. Shumica e përdoruesve ulin vetëm punën e sistemit ngrohës dhe kursejnë kështu 15-0% të energjisë. Përdorues të kujdesshëm dhe konseguentë mund ta ulin nevojën për energji rreth 40%, por edhe më shumë se 60%. Përgatitja e bazamentit: Para shtresëzimit me Aero-Therm duhet të largohet myku nga muri mbi të cilin ai do të hidhet. Suva e vjetër: lyerjet e vjetra, shtresat që nuk ngjisin mirë dhe suvaja e shkatërruar duhen të largohen dhe të trajtohet me një lyerje ngjitëse (primer). Të gjitha muret me shumë shtresa të vjetra lyerjesh, si dhe njolla të pa identifikuara duhen trajtuar dy herë me material me aftësi ngjitëse ose ngopës lagështire me avull aktiv. Të çarat, vrimat dhe pjesët e parrafshta duhen larguar dhe rinovuar për shkak të nevojës së madhe që ato do të kenë për pasojë për material. Kujdes nga rëra e dalë nga pjesë të suvasë, ajo çverëson shtresën e Aero-Therm (largojeni atë nëpërmjet zmerilimit). Suva e re: mure të reja sipërfaqe të rrafshta të trajtohen me material ngjitës (primer). Te muret tashmë të lyera duhet testuar aftësia ngjitëse e lyerjes. Lagni një pjesë të murit dhe krruani lyerjen. Nëse lyerja hiqet lehtë nga krruarja, largojeni atë. Nëse lyerja është e qëndrueshme, para shtresës me Aero-Therm është e mjaftueshëm lyerja me material ngjitës (primer). Materialin termoaktiv Aero-Therm mund të zëvendësojë patinimin mbi një një suva të re e të rregullt. Pllakat e gipsit: muret prej pllakash gipsi për shkak të aftësisë së vogël thithëse të lagështirës duhet gjithmonë ta trajtohen (lyhet) me një shresë ngjitëse. Nëse muri ka një shresë lyerje duhet të testohet aftësia ngjitëse e bazamentit të tij. Në rastin e një shtrese lyerje të cilësisë së mirë e të qëndrueshme është e mjaftueshme një shtresë bazë ngjitëse (primer). Përndryshme shtresa e lyerjes duhet larguar.. Pllakat e zdrukthit: Aero-Therm termoaktiv ngjit shumë mirë mbi sipërfaqen e materialit të zdrukthit, siç janë pllakat e zdrukthit. Para shtresëzimit me Aero-Therm sipërfaqja duhet lyer me material ngjitës (primer). Në muret dhe tavanet me pllaka zdrukthi, të cilat duhen trajtuar me Aero-Therm duhet të kihet kujdes dhe të sigurohemi për rrafshtësinë e secilës pllakë si dhe 6
të shmangen zhvendosja e pllakave të veçanta. Përndryshe nuk mund të garantohet që lidhjet nuk mund të çahen. Vendet e veçanta të lidhjes duhen mbuluar me shirita ngjitës për karton gipsi. Për patinimin e vendeve lidhëse përdorni Aero-Therm. Mbi lidhjet e suvatuara në këtë mënyrë mund të hidhet pastaj një shtresë 1 mm stuko termoaktive. Hedhja e shtresës me Aero-Therm Aero-Therm hidhet në një shtresë prej 1 mm. Në këtë rast është e rëndësishme që të gjitha proçeset të kryhen në mënyrë korrekte. Kujdes! Shtresa e hedhur duhet të jetë e njëtrajtëshme dhe nuk lejohet të ketë vende bosh (ndodh gjatë rrafshimit me letër zmerile). Gjatë hedhjes në të gjithë murin apo tavanin duhet të kihet kujdes hedhja e një shtrese në muret ngjitur, për të shmangur humbjet e ngrohtësisë dhe nëpërmjet kësaj kondensimin e lagështirës në kalimet e ftohta në këndet të tyre. Për këtë hidhni një shtresë Aero-Therm me gjerësi afërsisht 40 cm në murin apo tavanin fqinj. Gjithmonë në fillim përzieni Aero-Therm. Merrni sasinë e nevojshme në një enë të pastër dhe shtoni më pas hap pas hapi ujë të pastër sipas nevojës. Përziejeni atë deri në trajtën e një solucioni të trashë. Kujdes gjatë përzierjes së Aero-Therm përdorni shpejtësi të vogël rrotullimi, në këtë mënyrë lenda mbushëse, sferat e qelqta, të mos dëmtohen. Çdo shtim i një materiali tjetër përveç ujit çvlerëson veçoritë e Aero-Therm. Shtresëzimi me anë të patinimit Me anë të patinimit pamja arrin atë të patinimit me allçi. Përziejeni me ujët të pastër në varësi të aftësisë thithëse të bazamentit në raportin 0,05 L ujë me 1 Litër Aero-Therm. Hidhni shtresën e parë me një shpatull çeliku inoksidabël të dhëmbëzuar (në rastin e murit, me dhëmbë me lartësi 6 mm dhe në karton gipsi me lartësi 4 mm) dhe llustrojeni me anën e rrafshët të shpatullës. Nëpërmjet kësaj lind edhe në vendet jo të rrafshëta një shtresë e njëjtë prej 1 mm. Nuk është e rekomandueshme që vende të vogla me gabime (të lëna nga cepi i anës së rrafshët të shpatullës) të ripunohen. Materiali çahet. Lëreni shtresën të thahet afërsisht 18 4 orë. Pas polimerizimit zmerilojeni me letër zmerili Nr. 40, e cila është kapur në të dyja anët në dërrasën kapëse me shtresë gome. Mos hidhni shtresë tjetër mbi shtresën përfundimtare të Aero-Therm, por vetëm barazoni mosbarazitë e lindura nga shtresën e parë të hedhur. Pas 1 orësh zmerilojeni sipas nevojës. Shtresëzimi me rul Me rul arrihet gjithnjë një shtresë e hollë deri e trashë. Për hedhjen e Aero-Therm përdorni një rul me strukturë sfungjeri. Për trashësi të ndryshme Aero-Therm hollohet në raporte të ndryshme me ujin. Sa më shumë ujë aq më e hollë bëhet shtresa (hollimi 5 deri 35%). Për të arritur një shtresë të barabartë prej 1 mm kërkohen 3 kalime me rul. Për shtresën e parë materiali hollohet në raportin 0,15 ujë me 1 Litër Aero-Therm. Mos ushtroni presion mbi rulin. 7
R Kështu arrihet sasia maksimale e shtresës së hedhur. Pas tharjes mundet të hidhet shtresa e dytë. Në ketë rast mos e holloni më shumë Aero-Therm. Nëse nuk arrihet shtresë e mirë, atëhere pasi lihet rreth 10 minuta të thahet mundet të kalohet sipër shpejt me rrul të shpëlarë dhe të njomë nga lart poshtë për ta barazuar atë. Sprucimi: Aero-Therm mund të shtresëzohet me anën e një sistemi sprucimi me presion të ulët, i cili gjatë krijimit të presionit nuk përdor pjesë mekanike. (pjesët mekanike mund të dëmtonin në ketë rast sferat e qelqit). Presioni i punës nuk duhet të kalojë 5 Mpa ose në Bar 50 Bar. Hollimi: 1 Litër ujë me 5 Litra Aero-Therm Trajtimi i sipërfaqeve me Aero-Therm Sipërfaqet me Aero-Therm mund të lyhen më tej me bojra muresh. Prodhuesi përcakton rreth 10 apo më shumë shtresa boje pa nevojën e krruarjes. Mbi Aero-Therm mund të zgjidhen për tu vendosur letra murale, pllaka, pllaka gipsi ose trajtime të tjera të sipërfaqeve të mureve apo tavaneve. Në zonat me lagështirë apo ujë përdorni një shtresë speciale me bazë polimeresh! Aero-Therm mbi dysheme Bazament për stukimin termoaktiv janë betoni, dyshemetë anhidride, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. Përgatitja e bazamentit Bazamenti duhet të jetë i qëndrueshëm, me aftësi mbajtëse, pa vende të dëmtuara, të cilat mund të lihen bosh nga shtresa 1 mm dhe mund të krijonin kondensimin apo depërtimin e ngrohtësisë. Nëse bazamenti është i dëmtuar apo poroz, rekomandohet të shtrohet një shtresë barazuese, por ky barazim të mos kryhet me anë të stukos termoaktive. Bazamentin poshtë Aero-Therm forcojeni me një shtresë ngjitëse (primer). Nëpërmjet kësaj zvogëlohet aftsia thithëse e sipërfaqes dhe hedhja e Aero-Therm thjeshtësohet. Mbi pllakat e zdrukthit dhe dyshemetë e drunjta Aero-Therm mund të hidhet, nëse ndërmjet pjesëve të veçanta nuk ka hapësira të mëdha. Kjo sipërfaqe duhet të jetë e pastruar, e thatë dhe e qëndrueshme. Ajo duhet të trajtohet më parë me një shtresë ngjitëse. Paraprakisht çarjet e mëdha duhet të mbushen dhe izolohen dhe më pas të hidhet Aero-Therm. Mundësitë e hedhjes (shtrimit) Mbi dysheme Aero-Therm mund të hidhet nëpërmjet derdhjes, stukimit, sprucimit ose dhe shtrimit me rul. Trashësia e shtresës termopaktive kap vlerën e 1 mm. Në rastin e derdhjes, stukimit dhe sprucimit mundet që ky proçes të kalojë me një proçes pune (me një dorë). 8
Tharja e shtresës zgjat afërsisht 18 deri 30 orë në varësi të temperaturës së mjedisit, bazamentit dhe sasisë së ujit të përdorur për hollim. Hollimi i masës termoaktive varet nga aftësia thithëse e bazamenit. Qëllimi është një shtresë e derdhur njëtrajtësisht. Në rastin e hedhjes me rul materiali duhet holluar më shumë në mënyrë që të mos krijohet një strukturë e trashë dhe materiali të mund të hidhet njëtrajtësisht. Trajtimi i sipërfaqeve me Aero-Therm mbi shtresat e dyshemesë Pllakat: sipërfaqen e forcuar të Aero-Therm ngopeni me primer për shkak të aftësisë thithëse dhe pastaj ngjisni pllakat. Dyshemetë me sipërfaqe të derdhur (estrich): Dyshemetë me sipërfaqe të derdhur (estrich) dhe dyshemetë e tjera vetëmbajtëse duhet të kenë një izolim kundra zhurmave mbi shtresën e stukos termoaktive, më pas hidhet shtresa. Linoleum, qilim: për linoleum, qilima dhe shresa të buta të dyshemesë duhet që mbi shtresën termoaktive të shtrohet një shtresë mbajtëse, e cila të shpërndajë pikën e ngarkesës. Përgatitja për shtresën e mbajtëse: shtresën e forcuar të Aero-Therm mos e lyeni më me shtresë ngjitëse, në mënyrë që shtresa mbajtëse dhe ajo termoaktive të lidhen mirë. Pas kësaj është e pamundur që shtresa mbajtëse të thahet dhe të rrëshqasë mbi shtresën termoaktive. Një shtresë e tillë mbajtëse që krijohet kështu nuk e mbron patinimin termoaktiv nga mbingarkesa. Duhet zgjedhur një patinim special si shtresë mbajtëse, e cila nuk tkurret nga tharja, të jetë elastike dhe të sigurojë një fortësi dhe qëndrueshëri të lartë. Sipërfaqet me konstruksione metalike dhe sipërfaqet e pjesshme: hidheni Aero-Therm mbi sipërfaqet prej çeliku dhe çeliku inoksidabël, të cilat duhet të jenë të pastruara, të thara njëtrajtësisht, pa vajra, pa trajtim të sipërfaqes. Kjo do të thotë në varësi të temperaturës së mjedisit dhe lagështisë së mjedisit. Në raste të paqarta për informacione të mëtejshme dhe ndihmë teknike ju vihet në dispozicion përfaqësuesi në vend i prodhuesit. Shtrimi i materialit dhe nevoja - Shtresëzimi sipërfaqe e rrafshët 1 Litër/m - Me rul shtresë ulët ose e lartë 1 Litër/m - Sprucim strukturë e rrafshët deri në të thepisur 1 Litër/m + sprucim 10%. Hollimi Në varësi të aftësisë thithëse të bazamentit dhe llojit të përpunimit mund të përzihet ujë i pastër hap pas hapi si vijon: - Në lyerje përdoret raporti 0,05 Litër ujë për 1 Litër Aero-Therm - Në sprucim maksimum përdorni raportin e hollimit 0,0 ujë me 1 Litër Aero-Therm 9
Temperatura dhe koha e tharjes: Temperatura e rekomnaduar e ajrit dhe e bazamentit gjatë hedhjes së shtresës duhet të jetë +5 C deri +65 C. Koha e tharjes varet nga temperatura e ajrit dhe e bazamentit të murit, si dhe lagështia e ajrit. Koha mesatare e tharjes është 18 deri në 4 orë. Përfundimisht shtresa është gati për 14 ditë (arritja e fortësisë, tharja dhe ulja e aftësisë për thithjen e lagështisë). Pastrimi i veglave. Veglat dhe mbeturinat e materialit, të cilat nuk janë hequr në gjendje të njomë, mund të pastrohen me ujë të ngrohtë. Transporti dhe makazinimi Temperaturat e transportit dhe të makazinimit duhet të mbahen ndërmjet +5 C deri 5 C. Materiali nuk lejohet të ngrijë. Mbrojeni materialin ndaj dritës së drejtëpërdrejtë të diellit dhe temperaturave të larta! Koha e garancisë është vjet në paketimin origjinal. Pas hapjes dhe hollimit përdoreni në një kohë të shkurtër. Paketimi: 3 L, 5 L, 1 L dhe 30 L Përparësia e transportit Peshë e vogël afërsiht 0,4 Kg/Litër Rritje volumit për m në sipërfaqen e hedhur Të dhënat: 3 Për 1 m Aero-Therm përftohet një sipërfaqe prej 1000 m me 1 mm shtresë. Mbrojtja në punë dhe higjena e punës Produkti nuk është klasifikuar si i dëmshëm për shëndetin. Gjatë punës ajroseni mjedisin mjaftueshëm. Përdorni mjetet e përshtatura për mbrojtje në punë. Mos hani, pini apo tymosni. Gjatë sprucimit, gjatë zmerilimit përdorni maskë mbrojtëse me filtër kundër puhurit, syze mbrojtëse ose mbrojtëse fytyre! Në rastin e kontaktit me sytë shpëlajini sytë mirë me ujë dhe në përfundim kërkoni ndihmën mjekësore!! Pas punës lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe lyejini me krem të përshtatshëm. Aeroxhel Aeroxhel 10