Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Shkenca 12 Botime shkollore Albas
Shënim. Ky Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
SYNIMI I LËNDËS SHKENCË Pjesa e lëndës së fi zikës, e cila përfshihet në lëndën Shkencë, synon të zhvillojë formimin e nxënësve në këtë fushë, me qëllim që ata të aftësohen të kuptojnë dhe të zbatojnë proceset fi zike, të vënë në përdorim njohuritë e marra në jetën e përditshme, duke përmirësuar kështu jetën e tyre, duke ndierë kënaqësi në vëzhgimin e dukurive dhe hulumtimin e natyrës; të përmirësojnë mënyrat e të menduarit, qëndrimet e sjelljet; të kenë një formim të përgjithshëm në shkencë, pavarësisht faktit se do të ndjekin apo jo studimet e mëtejshme të shkencave natyrore. OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM Në përfundim të këtij programi nxënësi/ja duhet: të zotërojë konceptet-bazë mbi strukturën e lëndës dhe gjithësisë dhe ligjet e funksionimit të tyre; të identifi kojë disa nga ligjet-bazë të shkencave të natyrës, zbatimet e tyre në jetën e përditshme dhe teknologji; të vlerësojë shkencën si veprimtari njerëzore dhe të rritë interesin për të; të demonstrojë aftësitë e komunikimit, menaxhimit të informacionit, problem-zgjidhjes, të menduarit kritik dhe krijues; të planifi kojë dhe eksperimentojë eksperimente të thjeshta shkencore dhe të jetë i aftë të interpretojë dhe vlerësojë rezultatet empirike; të përdorë informacionin dhe teknologjinë e komunikimit në mbështetje të studimeve të tij; të demonstrojë qëndrime etiko-sociale gjatë punës në grup dhe si individ; të jetë i informuar mbi domosdoshmërinë e kujdesit për mjedisin dhe të luajë rol aktiv në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Planifikimi i një ore mësimi Të planifikosh mësimin do të thotë të mendosh mirë atë që duhet të arrihen nga kjo orë mësimi dhe se çfarë duhet të bërë që nxënësit të marrin maksimumin. Ky planifi kim synon jo vetëm kërkesat e programit detyrues, por edhe zhvillimin e ideve te nxënësit për kurrikulën, duke nxitur mendimin e tyre krijues. Parimet themelore që duhet të ketë parasysh mësuesi kur planifi kon një orë mësimi janë: vërtetësia, zgjedhja dhe bashkësia. Planifi kimi i orëve të mësimit që të nxisin të nxënit aktiv, kërkon më shumë kujdes se planifi kimi i orëve tradicionale të mësimit. Kjo sepse mësuesi nuk shkruan thjesht vetëm cilat faqe të librit do të trajtohen apo cila temë do të jepet. Në vend të kësaj, mësuesi bën koreografi në e veprimtarisë së shumë nxënësve, në të njëjtën kohë. Dhe kjo do të thotë ta mendosh mirë atë që do të arrijë mësimi dhe se çfarë duhet të bëjnë nxënësit për të arritur maksimumin. Çështje paraprake në planifi kimin e një ore mësimi: 1.Cila është tema? Planifi kimi fi llon me temën, e cila parapëlqehet të jepet në formën e një pyetje, që ngre kureshtjen dhe nxit hulumtimin nga ana e nxënësve. 2.Pse ia vlen të bëhet ky mësim? Si i ndihmon ai nxënësit dhe a është një hap i rëndësishëm në rrjedhën e të kuptuarit, zbatuarit e më tej? 13
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 3.Cilët janë objektivat? Çfarë do të dinë të bëjnë nxënësit në fund të orës së mësimit? Objektivat i japin drejtim mësimdhënies, por vetëm nëse janë të hollësishme, vetëm nëse përshkruajnë veprimtari të vëzhgueshme. Të kesh objektiva për të kuptuarit dhe aftësitë, do të thotë që përqendrimi dhe synimi nuk është mbi çka është mësuar, por mbi atë çka nxënësit mund të bëjnë me atë që kanë mësuar. Objektivat duhet të trajtojnë jo vetëm përmbajtjen e asaj që duhet të mësojnë nxënësit, por edhe llojin e të nxënit, si dhe strategjitë e të menduarit, hulumtimit dhe të komunikimit që do të mësojnë të përdorin. 4- Veprimtaria Parashikimi Çfarë do të bëni në fi llim të mësimit për t u kujtuar nxënësve se çfarë dinë ose për t iu dhënë informacion paraprak, ose për t i drejtuar të bëjnë pyetje dhe të caktojnë qëllimet e të nxënit? Këtu përfshihen veprimtari, si: stuhi mendimi, shkrim i lirë, mendo/krijo dyshe/diskuto, hartë sematike etj. Ndërtimi i njohurive Çfarë do të bëni për t i ndihmuar nxënësit të takohen me materialin, e sidomos që ata të hulumtojnë, shqyrtojnë dhe zbulojnë? Veprimtaritë e kësaj faze përfshijnë kodimin e tekstit, mësimdhënie e ndërsjellë, lexim dyshe etj. Përforcimi Çfarë do të bëni për t i ndihmuar nxënësit të mendojnë edhe një herë për çka kanë mësuar? Si mund të drejtohen nxënësit t i zbatojnë, interpretojnë dhe debatojnë për to? Ndër veprimtaritë e fazës së konsolidimit përfshihen: hulumtim i përbashkët, rrjeti i diskutimit, shkëmbimi i vendeve etj. Zgjerimi Çfarë do të bëjnë nxënësit pas mësimit për të praktikuar aftësi të reja, për të zbatuar ide të reja dhe për të zgjeruar të nxënit e tyre në mënyra të tjera? 5-Çështje menaxhimi Koha e domosdoshme për të kryer veprimtari me në qendër nxënësin mund të mos realizohet gjatë një 45 minutave. Mirë është që të planifi koni se sa kohë do të donit t i jepnit secilës pjesë të mësimit, në mënyrë që të shpejtoni ose ngadalësoni kohën, kur të jetë e nevojshme. Mirë është të planifi kosh më shumë se një orë mësimi. Mund t u lihet nxënësve një veprimtari e ndërtimit të njohurive për në shtëpi, p.sh. duke shkruar diçka ose lexuar diçka, ose duke mbledhur të dhëna në një fushë, ose përforcimi mund të lihet për orën tjetër. Burimet dhe mjetet Ka shumë rëndësi që mjetet të jetën sa më të lërmishme, në mënyrë që nxënësve t u tërhiqet vëmendja dhe të bëhen sa më pjesëmarrës në procesin mësimor. Po ashtu, përveç tekstit, dhënia e njohurive duhet pasuruar edhe me materiale e të dhëna nga mësuesi në varësi të temës. 14
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 MËSIME MODEL Tema1. Ekuilibri termik dhe ligji zero i termodinamikës Objektivi i programit Të shpjegojë ekuilibrin termik dhe ligjin zero të termodinamikës; Objektivat specifikë të orës së mësimit Të përkufi zojë kuptimin fi zik të temperaturës së një trupi. Të shpjegojë ekuilibrin termik midis dy sistemeve (trupave) duke u bazuar në ligjin zero të termodinamikës. Të risistemojë mënyrat e matjes së temperaturës së një trupi (sistemi). Konceptet kryesore: temperaturë, ekuilibër termik, ligji zero i termodinamikës, njësitë matëse të temperaturës. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënit Ndërtimi njohurive Di Dua të di LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Organizuesi grafi k Gjithë klasa Në grupe Përforcimi njohurive Mësova më shumë Harta e konceptit Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënit. Di Mësuesi shkruan në tabelë fjalën Temperaturë dhe u drejton nxënësve pyetjen -Ç dini për këtë madhësi fi zike? Mësuesi fi llon me nxënësit më pak aktivë për të arritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet: Shërben për të treguar nëse trupi është i ngrohtë apo i ftohtë. Matet me termometër. Njësia matëse është gradë Celsius dhe Kelvin. Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet: - Kur temperatura e një trupi ulet apo ngrihet a ndryshon gjendja e tij? - Ku bazohet ndërtimi i termometrit? - A ka njësi të tjera matëse për matjen e temperaturës? Cila është lidhja midis tyre? - Ç ndodh kur bashkojmë dy trupa me temperatura të ndryshme? Nxënësit përgjigjen dhe shënojnë në tabelë: Kur ndryshon temperatura ndryshon gjendja e lëndës. Me ndryshimin e temperaturës lëngu (merkuri) në termometër ndryshon vëllimin e tij. Këtu bazohet ndërtimi i termometrave. 15
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Dimë lidhjen e temperaturës absolute që matet me Kelvin me temperaturën në gradë Celsius. T = 273 + t 0 C. Shkëmbejnë nxehtësi derisa barazohet temperatura në të dy trupat. Gjatë këtyre përgjigjeve nxënësit kujtojnë, por dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërtimi i njohurive. Dua të di Metoda Di - Dua të di - Mësova më shumë përfshin përdorimin e organizuesit grafi k prej tri kolonash. Organizuesi grafi k mund të përdoret si fl etë pune ose të vizatohet në dërrasë të zezë Di Dua të di Mësova më shumë Temperatura tregon se trupi është i ngrohtë apo i ftohtë. Matet me termometër. Njësia matëse është gradë Celsius dhe Kelvin. Kur ndryshon temperatura, ndryshon gjendja e lëndës. Me ndryshimin e temperaturës lëngu (merkuri) në termometër ndryshon vëllimin e tij. Këtu bazohet ndërtimi i termometrave. Dimë lidhjen e temperaturës absolute që matet me Kelvin me temperaturën në gradë Celsius. T = 273 + t 0 C. Trupat shkëmbejnë nxehtësi derisa temperatura në të dy trupat barazohet. -Çfarë studion termodinamika? -Përse e studiojmë temperaturën? -Cila është njësia themelore e matjes së temperaturës? -Pse është kahu i shkëmbimit termik nga trupi më i ngrohtë te trupi më i ftohtë? -Kur trupat ndodhen në ekuilibër termik? -Kur gazi ndodhet në ekuilibër termik? -Cilët janë parametrat që përcaktojnë gjendjen e një gazi? -Ç tregon ligji zero i termodinamikës? Studion dukuri termike. Ligjet dhe parimet e saj janë nxjerrë drejtpërdrejt nga praktika dhe eksperimenti. Nga temperatura varet gjendja e lëndës dhe vetitë fi zike të saj. Njësia themelore në sistemin SI është Kelvin. Njësi të tjera matëse të temperaturës janë 0 C dhe Farhenhait. 9 t F = t 0 C + 32 5 Temperatura karakterizon kahun e shkëmbimit termik. Trupat që kanë të njëjtën temperaturë themi se janë në gjendja të ekuilibrit termik. Gjendja e ekuilibrit termik të një gazi, kur në të gjithë enën ku ndodhet, ka të njëjtën shtypje dhe temperaturë. Parametrat që përcaktojnë gjendjen e një gazi janë p,v,t. Në grafi k paraqiten me një pikë që i përgjigjet një vlere të p,v,t. Ligji zero i termodinamikës: dy trupa në ekuilibër termik me një të tretë do të jenë në ekuilibër me njëri-tjetrin. Në vazhdim mësuesi shton njohuritë e reja duke shënuar në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotësojnë me pyetje kolonën Dua të di. (Njohuritë e reja jepen nga mësuesi ose duke lexuar librin). Mundet që nxënësit të kenë dhe pyetje të tjera, të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. 16
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Përforcimi. Mësova më shumë Nxënësit, pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova, punojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë, prandaj mund të kërkohet jo për të gjithë klasën, por për nxënës të veçantë. Harta e konceptit Ligji zero i termodinamikës. Dy trupa në ekuilibër termik me një të tretë, do të jenë në ekuilibër me njëri-tjetrin. Karakterizon kahun e shkëmbimit termik. Temperatura Përcakton gjendjen e lëndës dhe vetitë e saj fi zike. Trupat që kanë temperaturë të njëjtë ndodhen në gjendjen e ekuilibrit termik. Parametrat që përcaktojnë gjendjen e një gazi janë: p, V, T. Njësia themelore në sistemin SI është Kelvin. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna.mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre? Reflektimi Meqenëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të mëparshme, mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u përfshirë në diskutime e organizime. Tema 2. Vetitë termike të trupit të ngurtë dhe të lëngët Objektivi i programit Të përcaktojë faktorët që shkaktojnë ndryshimin e gjatësisë dhe vëllimit të një trupi të ngurtë dhe vëllimit të lëngut, anomalinë e ujit. Objektivat specifikë të orës së mësimit Të përkufi zojë kuptimin fi zik të koefi cientit të bymimit termik linear dhe vëllimor. Të zbatojë formulat e ndryshimit të gjatësisë dhe vëllimit gjatë ndryshimit të temperaturës. Të shpjegojë nga pikëpamja mikroskopike bymimin termik si dhe anomalinë e ujit. 17
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Konceptet kryesore: bymimi termik linear dhe vëllimor, koefi cienti i bymimit linear, koefi cienti i bymimit vëllimor, anomalia e ujit. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënit Ndërtimi njohurive Përforcimi njohurive Diskutimi i njohurive paraprake Harta e konceptit Organizuesi grafi k i analogjisë Diskutimi i ideve Paraqitja grafi ke e informacionit Paraqitja grafi ke e informacionit Gjithë klasa Në grupe Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënit. Diskutimi i njohurive paraprake. Në dërrasë mësuesi shkruan termin: Bymimi termik linear dhe u drejtohen nxënësve pyetjen duke ndërtuar në tabelë një Stuhi mendimi (Diskutimi i ideve) në lidhje me këtë term. - Nga praktika dhe eksperimentet është vënë re se përmasat e trupave ndryshojnë kur temperatura rritet ose zvogëlohet, pra themi se trupat bymehen ose tkurren. Mësuesi u kërkon nxënësve të japin shembuj duke i saktësuar apo plotësuar ato sipas rastit. Ndërtimi i njohurive. Harta e konceptit Për shpjegimin teorik të kësaj dukurie mësuesi vizaton në dërrasë kurbën e bashkëveprimit molekular. Sqaron nxënësit në lidhje me pozicionin e molekulave gjatë ndryshimit të temperaturës. Nxënësit orientohen të plotësojnë hartën e konceptit në bazë të njohurive që marrin më sipër. Harta e konceptit e bymimit termik linear Çfarë ndodh? Shifra ndryshon gjatësinë. Në lëndë të ndryshme ky ndryshim i gjatësisë është i ndryshëm. Rritet largësia midis molekulave. Kuptimi fi zik i α është: ajo tregon ndryshimin relativ për njësi të temperaturës. " Si gjendet? " L = L ( 1+ α T) " L = L L 0 L α = T L 0 0 Mësuesi punon shembullin së bashku me nxënësit. 18 Përforcimi i njohurive. Organizuesi grafi k i analogjisë Mësuesi orienton se ç ndodh me lëngjet dhe me trupat e ngurtë, kur i marrim parasysh ndryshimin e
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 përmasave në të tre drejtimet (d.m.th. ndryshon vëllimi). Në analogji me njohuritë e marra për bymimin termik, ndërtohet organizuesi grafi k i analogjisë për të marrë njohuritë për koefi cientin e bymimit termik vëllimor. Organizuesi grafi k i analogjisë Koeficienti i bymimit termik Bymimi inear Ndryshimi i përmasave të trupave, kur ndryshon temperatura. Ndryshimi relativ në njësi të temperaturës. Ndryshimi i gjatësisë Ndryshimi i vëllimit të koefi cientit të bymimit linear. Koefi cient i bymimit vëllimor. Bymimi vëllimor Njësia matëse e të dy koefi cienteve është gradë minus një. α = L β = L T dhe V V T 0 0 Punohet shembulli 2 nga nxënësit me orientimin e mësuesit. Mësuesi drejton pyetjen: - Ç dini për zhvillimin e jetës së gjallë në thellësi të ujërave kur temperatura e mjedisit ulet? - A ka ndonjë shpjegim fi zik? Mësuesi dëgjon përgjigjet e nxënësve, duke nxitur të diskutojnë rreth arsyes së e ekzistencës së jetës në ujëra, edhe kur temperatura ulet. Mësuesi, nëpërmjet diagramit të ujit për temperatura të ulëta, shpjegon anomalinë e ujit dhe cili është shkaku i vazhdimësisë së jetesës në thellësitë e ujërave. Vlerësimi Vlerësohen nxënësit që arrijnë të ndërtojnë organizuesin grafi k të analogjisë dhe punojnë shembullin. Reflektimi Nxënësit gjatë orës aktivizohen dhe japin shembuj nga jeta e përditshme për bymimin termik linear dhe atë vëllimor. Tema3 Parimet bazë të teorisë molekulare kinetike të gazit. Gazi ideal Objektivi i programit Të shpjegojë parimet bazë të teorisë molekulare kinetike të gazeve dhe modelin e gazit ideal. Objektivat specifikë Të përkufi zojë parimet bazë të teorisë molekulare kinetike të gazit. Të dallojë modelin e gazit ideal me atë të gazit real. Të interpretojë dukuritë e ndryshme në natyrë, duke u bazuar në forcat e bashkëveprimit molekular në gaze. 19
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Konceptet kryesore: Parimet bazë të teorisë molekulare kinetike të gazit, gaz ideal, gaz real. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënit Ndërtimi i njohurive Përforcimi i njohurive ZHVILLIMI I MËSIMIT Diskutim për njohuritë paraprake Përmbledhje pohim mbështetje Mbajtja e strukturuar e shënimeve Diskutim i ideve Të lexuarit ndërveprues Paraqitja grafi ke e informacionit Në grupe Gjithë klasa Në grupe Përgatitja për të nxënit. Diskutim për njohuritë paraprake Mësuesi/ja, pasi ndan klasën në grupe. U kërkon nxënësve të renditin njohuritë që kanë në lidhje me: - gjendjet e lëndës; - vetitë fi zike të tyre (rrjedhshmëria, ngjeshmëria, forma etj.); - ndërtimin e brendshëm të lëndës; - largësinë ndërmjet molekulave në gjendje të ndryshme të lëndës. Pasi diskutojnë brenda grupit në lidhje me çështjet e mësipërme, kërkohen nga nxënësit shembuj të gjendjes së ngurtë, të lëngët e të gaztë. Ndërtimi i njohurive Përmbledhje pohim mbështetje Mësuesi fi llon me pohimet e ndërtimit të lëndës. Pohimi i parë. Lënda përbëhet nga molekula e atome ndërmjet të cilave ka hapësira. Këtu nxënësit plotësojnë e mbështesin pohimin, sepse pikërisht këtu është edhe një prej argumenteve në ndërtimin e lëndës. Në trupat e ngurtë largësia midis molekulave është më e vogël se te lëngjet dhe te lëngjet, më e vogël se te gazet. Pohimi i dytë. Molekulat ndodhen në lëvizje të çrregullt. Nxënësit mbështesin pohimet, duke u orientuar edhe nga mësuesi, për të arritur te pohimi i tretë. Pohimi i tretë. Ndërmjet molekulave ushtrohen forcat tërheqëse dhe shtytëse. Këto forca ndikojnë në ruajtjen e formës së trupave, që do të thotë se në trupat e ngurtë këto forca dhe bashkëveprimi i molekulave janë më të mëdha. Kështu, nxënësit kuptojnë se këto pohime janë dhe parimet bazë të TMK. - Duke pasur parasysh këto parime, si mund t i përkufi zojmë gazet? Përforcimi Mbajtja e strukturuar e shënimeve Nxënësit në grupe plotësojnë tabelën e vizatuar në dërrasë ose fl eta pune. Gazi real ka të njëjtat veti me gazin ideal për shtypje jo të mëdha dhe temperatura a jo të ulta Përbëhen nga molekula e atome në largësi të mëdha GAZET Lëvizja e çrregullt luan rol kryesor në vetitë e gazit (varet nga temperatura). 20 Reflektimi Njohuritë e reja nxënësit mund t i marrin drejtpërdrejt nga mësuesi ose duke lexuar tekstin të ndarë në pjesë nga mësuesi. Gazi ideal kur s ka bashkëveprim Bashkëveprimi molekular është pothuajse zero
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Tema: Detyrë kontrolli Objektivat : Ora e mësimit kontrollon njohuritë dhe aftësitë e fi tuara nga nxënësit në: identifi kimin e dukurive dhe koncepteve shkëmbim termik, nxehtësi, bymim termik, proces dhe izoproces, ndryshim energjie të brendshme, punë në termodinamikë dhe entropi; shpjegimin e dukurive: bymim termik, ndryshim i parametrave trysni, temperaturë, vëllim gazi i një izoprocesi, të parimit të parë dhe të dytë të termodinamikës, të entropisë dhe ndryshimit të saj; njehsimin e gjatësisë dhe vëllimit gjatë ndryshimit të temperaturës, të trysnisë, vëllimit dhe temperaturës në një izoproces ose me ekuacionet e gazeve, të sasisë së nxehtësisë, ndryshimit të energjisë së brendshme, punës nga parimi i parë dhe të ndryshimit të entropisë. Përgatitja për detyrë kontrolli në kapitullin Plotësime të temperaturës, teorisë molekulare kinetike të gazeve dhe termodinamikës, fi llon me zbatimin e objektivave të programit për këtë kapitull. Gjithashtu mësuesi duhet të identifi kojë edhe përqindjen ose peshën e linjave të përmbajtjes që këto objektiva zënë në gjithë kapitullin. Kjo është përcaktuar në tabelën objektiva aftësi të mëposhtme. Tabela objektiva-aftësi në lëndën e fizikës Fusha e përmbajtjes Të njohurit; Të kuptuarit Zbatimi; Analiza Sinteza; Vlerësimi Totali i kërkesave në ushtrimeve Orët mësimore Plotësime të temperaturës Plotësime të teorisë molekulare kinetike të gazeve Plotësime të termodinamikës 2 2 1 5 4 2 2 4 10 2 1 2 5 6 Totali 5 6 3 14 20 orë Përqindja 42% Niveli bazë 37 % Niveli mesatar 21 % Niveli i lartë 100% Në tabelën e mëposhtme është përcaktuar se cila është pesha në përqindje qe zë nivelet e Bloomit si edhe cilat janë aftësitë që duhet të fi tojë nxënësi për të marr atë vlerësim. A.Njohja dhe të kuptuarit B.Zbatim në situata të ndryshme C.Analiza dhe sintezë Nxënësi duhet të identifi kojë konceptet dhe proceset, të përshkruaj lidhjen midis dy ose më shumë dukurive Nxënësi duhet të përdor konceptet dhe proceset fi zike dhe të zbatojë ligjet fi zike në situata të ndryshme. Nxënësi duhet të analizojë dhe të sintetizojë informacionin e dhënë nga kërkesat për të realizuar zgjidhje e kërkesve. Pesha në përqindje 35-40% Pesha në përqindje 35-40 % Pesha në përqindje 20-30 % Shënim: Kapitulli ka 22 orë mësimore. Në tabelë janë 20 orë, sepse 1 orë është detyrë kontrolli dhe një orë është Projekt së bashku me orët e tjera të projektit në pjesët Kimi dhe Biologji. 21
Libër mësuesi për tekstin Fizika 12 Vlerësimi i ushtrimeve të testit mbështetet në: se si është shqyrtuar përmbajtja e tij, se si janë organizuar r idetë sa janë të lidhura këto me njëra tjetrën, se si i motivojnë dhe mbështesin idetë e tyre, sa janë të vëmendshëm ndaj fakteve të dhëna dhe a i interpretojnë ato saktësisht, sa janë korrekt ndaj detajeve dhe si i lidhin, sa përgjigja e tyre është origjinale dhe krijues. Vlerësimi i çdo ushtrimi duhet bërë sipas nivelit të njohurive të paraqitura në tabelën e mësipërme. Numri i ushtrimeve të një fushe është i lidhur me numrin e orëve të përcaktuara në kapitull. Tabela e konvertimit të pikëve në notë është e mbështetur në faktin që deri në 25 % të pikëve nxënësi vlerësohet jokalues dhe pas kësaj është bërë një ndarje ku notës 10 i është lënë më pak përqindje se notave të tjera. % 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100 Pikët 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100 Nota 4 5 6 7 8 9 10 Shkolla Kapitulli: Plotësime të temperaturës, teorisë molekulare kinetike të gazeve dhe termodinamikës Emri mbiemri 1-Me anë të një vizoreje prej alumini, e cila është e shkallëzuar në 0 0 C, u gjet se gjatësia e një materiali në 25 0 C është 90 cm. Gjeni sa është gabimi i bërë gjatë matjes për shkak të bymimit të vizores. Koefi cienti i bymimit linear të aluminit është 23 10-6 gradë -1 15 pikë 2-Në enë të madhe me vëllim 50 m 3 gjenden vajguri në 15 0 C.Ena është e mbushur plot me vajguri. Deri në çfarë temperature është nxehur vajguri, duke ditur se ai e ka rritur vëllimin me 1,5 m 3? Koefi cienti i bymimit vëllimor të vajgurit është 10-3 /gradë. 15 pikë 3-Me sa gradë duhet nxehur një sasi e dhënë gazi në mënyrë izobarike, që vëllimi i tij të bëhet dy herë më i madh se vëllimi që kishte në temperaturën 0 0 C? 15 pikë 4-Në një motor termik, përzierja e gazeve në cilindër zë vëllimin 30 dm 3 në 47 0 C dhe në trysni 10 5 Pa. Sa do të jetë temperatura e nxehjes së kësaj përzierje gjatë ngjeshjes kur vëllimi bëhet 3 dm 3 dhe trysnia 15 10 5 Pa? 15 pikë 5-Një sasi gazi ngjishet në mënyrë adiabatike derisa vëllimi i tij të zvogëlohet tre herë. Gjatë këtij procesi mbi gazin kryhet puna 2000J. Gjeni a) sa është sasia e nxehtësisë që gazi ka marrë;b) sa është ndryshimi i energjisë së brendshme termike;c)ç ka ndodhur me temperaturën e gazit gjatë ngjeshjes adiabatike? 20 pikë 22 6-Në enën e mbyllur me një sasi prej 4 gram hidrogjeni zhvillohet një proces izobarik. Në këtë proces temperatura rritet tre herë. Gjeni ndryshimin e entropisë së zhvilluar gjatë procesit izobarik 20 pikë