Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Σχετικά έγγραφα
Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Indukcioni elektromagnetik

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Nyjet, Deget, Konturet

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Qarqet/ rrjetet elektrike

"Ndërtimi i furnizimit me tension të një banese dhe masat e mbrojtjes sipas DIN VDE" ESM 3

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

EWT 1376HGW. SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2 EL Πλυντήριο ρούχων Οδηγίες Χρήσης 26 SR Машина за прање рубља Упутство за употребу 52

Ngjeshmëria e dherave

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Komoditet. i plotë. për përdorim në banesa dhe njësi. tregtare KATALOGU I NGROHJES DAIKIN ALTHERMA

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

Metodat e Analizes se Qarqeve

Pajisje elektrike. Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

VEGLAT DHE AKSESORËT E RINJ PREZANTIMI 3/2016

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

USER MANUAL LAVATHERM 8DEE48S

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

2. DIODA GJYSMËPËRÇUESE

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Propozim për strukturën e re tarifore

2. Principi i punesë Kohet te motori dizel

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

Kursi "Projekti i rregulluesit të frekuencave"

SUN P N. cod. 3541F710SQ Rev /2017 UDHËZIMI PËR INSTALIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PËRDORIMIT

Ekran helmetë. Udhëzuesi i referencave

SISTEM AUDIO NË SHTËPI

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

BAZAT E ELEKTROTEKNIKËS NË EKSPERIMENTE DHE USHTRIME PRAKTIKE LITERATURË PLOTËSUESE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Sistemi personal audio

POLISTEROLI. Fig. 1 Formula kimike e polisterolit. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Manual i punëve të laboratorit 2009

NEK njësia elektronike komanduese

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

LLOGARITJA E DIAFRAGMAVE (Pershtatje per perdorim praktik)

Nr. 168 prot. Tiranë, më FTESË PËR OFERTË. PËR BLERJE PAJISJE PËR AUDITIM ENERGJIE me fond limit euro me tvsh

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

Fletorja Zyrtare Viti 2014 Numri 190

Zbuloni Daikin VRV 5 Rreth Daikin 6 Kontroll total i klimës 7 Cilat janë risitë? 8 Mbi 30 vjet histori të VRV 12 Koncepti i zgjidhjes totale 14 Cili

SHËNIMET E PAJISJEVE DHE INSTRUMENTEVE NË LABORATORIN E KONSTRUKSIONEVE MAKINERIKE

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Instalim. The Quality Chooses Quality. Efikasitetit I shkëlqyer Karakteristikat më të mira Cilësi e lartë. Solartechnik Prüfung Forschung

30% Pa nim termoizolues për brenda dhe jashtë. Nanoteknologji në termoizolim

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Makinë larëse Udhëzim për përdorim

Ekran helmetë. Udhëzuesi i referencave

Definimi dhe testimi i hipotezave

VENDIM Nr. 379, datë PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

Kodi i Shpërndarjes. Versioni 2

Kapitulli. Programimi linear i plote

Udhëzues për aplikim muratimi nga produkti Silka - fasadë

( ) 4πε. ku ρ eshte ngarkesa specifike (ngarkesa per njesine e vellimit ρ ) dhe j eshte densiteti i rrymes

EFIKASITETI I ENERGJISË TE ShËRbIMET E ujësjellës KANALIzIMEVE

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

Detyra për ushtrime PJESA 4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

LUCIANA TOTI ELEKTRONIKA 1. Shtëpia botuese GRAND PRIND

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1

FIZIKË. 4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Sa është zhvendosja e trupit pas 5 sekondash?

Erduan RASHICA Shkelzen BAJRAMI ELEKTROTEKNIKA. Mitrovicë, 2016.

SPECIFIKIME TE PERGJITHSHME TEKNIKE

Direktiva Evropiane për Mbetjet. Kuadri Ligjor Mjedisor Evropian

Transcript:

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus Albanian Bateri traksionare, me pllaka tubulare pozitive, tipi PzS/PzB Të dhënat e klasifikimit 1. Kapaciteti nominal C 5 : 1. Shih tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal : 2,0 V x nr. e qelive 3. Rryma e shkarkimit : C 5 /5 orë 4. Graviteti specifik nominal i elektrolitit* Tipi PzS/PzB : 1,29 kg/l 5. Temperatura nominale : 30 C 6. Niveli nominal i elektrolitit : deri në shenjën e nivelit "maks." të elektrolitit. * Do të arrihet brenda 10 cikleve të para. Vini re udhëzimet e përdorimit dhe vendosini pranë baterisë. Punimet në bateri duhet të kryhen vetëm nga personeli i kualifikuar! Kur punoni në bateri, përdorni syze dhe veshje mbrojtëse. Vini re rregullat për parandalimin e aksidenteve si dhe IEC 62485-3 dhe IEC 50110-1. Ndalohet duhani! Mos e ekspozoni baterinë ndaj flakëve të hapura, gacave të ndezura ose shkëndijave, pasi mund të shkaktojnë shpërthimin e baterisë. Rrezik shpërthimi dhe zjarri; evitoni qarqet e shkurtra! Kujdes: Pjesët metalike të baterisë mbartin gjithmonë tension. Mos vendosni vegla ose objekte të tjera metalike mbi bateri! Elektroliti është tepër gërryes (koroziv). Bateritë dhe qelitë janë të rënda. Garantoni instalim të sigurt! Përdorni vetëm pajisje të përshtatshme trajtimi, p.sh. mekanizëm ngritës në përputhje me VDI 3616. Spërkatjet e acidit në sy ose mbi lëkurë duhet të lahen me ujë. Në rast aksidenti, konsultohuni menjëherë me një mjek! Rrobat e ndotura me acid duhet të lahen me ujë. Tension elektrik i rrezikshëm! Vini re rreziqet që mund të shkaktohen nga bateritë. Shpërfillja e udhëzimeve të përdorimit, riparimi me pjesë joorigjinale ose përdorimi i aditivëve për elektrolitin e bën garancinë të pavlefshme. Për bateritë në përputhje me Direktivën ATEX 94/9 KE, duhet të veprohet me përputhshmëri me udhëzimet për ruajtjen e klasës së duhur të mbrojtjes gjatë përdorimit (shih certifikatën përkatëse). 1. Komisionimi i baterive të mbushura dhe të karikuara Për komisionimin e baterive të pambushura me elektrolit, shihni udhëzimet e veçanta! Bateria duhet të inspektohet për t'u siguruar që është në kushte fizike perfekte. Kabllot e karikuesit duhet të lidhen për të siguruar kontakt të mirë, duke u kujdesur që polariteti të jetë i saktë. Përndryshe, bateria, automjeti ose karikuesi mund të dëmtohen. Për montimin e kabllove të lidhjes ose në rastin e zëvendësimit të një lidhësi, duhet të zbatohet momenti i rrotullimit (përdredhjes) si më poshtë: M 10 lidhës perfekt 25 ± 2 Nm Në rast se koha midis dërgimit (shih datën e prodhimit në tabelën e baterisë) dhe komisionimit është më i(e) gjatë se 8 javë ose nëse sensori i nivelit të elektrolitit tregon nivel të ulët elektroliti (shih tabelën, pika 3.1.1), duhet të kontrollohet niveli i elektrolitit. Nëse bateria është e pajisur me një sistem rimbushjeje të ujit me një pikë (opsional), për heqjen e tapave BFS duhet të përdoret vetëm vegla e duhur. Përndryshe, pluskuesit e tapave mund të dëmtohen në mënyrë të përhershme, çka mund të shkaktojë derdhje të qeliave. Nëse niveli i elektrolitit është poshtë pikës së sipërme të veçuesit, ai duhet të mbushet deri në këtë lartësi me ujë të pastruar (IEC 62877-1: 2016). Pastaj, bateria karikohet si në pikën 2.2. Elektroliti duhet të mbushet deri në nivelin e specifikuar me ujë të pastruar. 2. Operimi IEC 62485-3 "Bateri traksionare për piruner industrialë" është standardi që zbatohet për operimin e baterive të tërheqjes në piruner industrialë. 2.1 Shkarkimi Siguroheni që të gjitha vrimat e ventilimit të mos jenë të taposura apo të mbuluara. Lidhjet elektrike (p.sh. prizat) duhet të bëhen ose këputen në gjendje e qarkut të hapur. Për të arritur afatin optimal të përdorimit të baterisë, duhet të evitohen shkarkime operimi prej më shumë se 80% të kapacitetit nominal (shkarkim i thellë). Kjo korrespondon me peshën specifike të rëndesës së elektrolitit prej 1,14 kg/l në 30 C në fund të shkarkimit. Bateritë e shkarkuara duhet të rimbushen me rrymë menjëherë dhe nuk duhen lënë të shkarkuara. Kjo zbatohet edhe për bateritë pjesërisht të shkarkuara. 2.2 Karikimi (Rimbushja me rrymë) Për karikim duhet të përdoret vetëm rrymë e vazhdueshme. Për bateritë Fiamm Motive Power Energy Plus, lejohen procedurat në përputhje me IEC 41773-1 dhe IEC 41774. Lidhni vetëm baterinë e caktuar te një karikues, të përshtatshëm për madhësinë e baterisë, për të evituar mbingarkesën e kabllove dhe kontakteve elektrike, gazimin e papranueshëm dhe daljes e elektroli-tit nga qeliat. Në fazën e gazimit nuk duhet të tejkalohen kufijtë e dhënë në IEC 62485-3. Nëse karikuesi nuk është blerë së bashku me baterinë, gjëja më e mirë është që ai të kontrollohet në mënyrë të përshtatshme nga departamenti i shërbimit të prodhuesit. Gjatë karikimit, duhen marrë masat e duhura për të çlirimin e gazeve të liruara gjatë rimbushjes. Dyert, kapakët e mbajtësit të baterisë dhe kapakët e dhomëzave të baterisë duhet të hapen ose të hiqen. Gjatë rimbushjes me rrymë, bateria duhet të hiqet nga dhomëza e mbyllur e baterisë në piruner. Ventilimi duhet të përputhet me standardin IEC 62485-3. Tapat e ventilimit duhet të qëndrojnë në qelia dhe të mbeten të mbyllura. Ndërsa rimbushesi është i fikur, lidhni baterinë, duke u siguruar që polariteti të jetë i saktë. (pozitiv me pozitiv, negativ me negativ). Tani ndizni karikuesin. Gjatë rimbushjes me rrymë temperatura e elektrolitit

rritet rreth 10 C, atëherë rimbushja me rrymë duhet të nisë vetëm nëse temperatura e elektrolitit është nën 45 C. Temperatura e elektrolitit të baterive duhet të jetë të paktën +10 C para karikimit, përndryshe nuk do të arrihet një karikim i plotë. Karikimi mbaron kur pesha specifike e rëndesës së elektrolitit dhe tensioni i baterisë kanë qëndruar konstant për dy orë. Bateritë e pajisura me sistem të qarkullimit të elektrolitit: Nëse drita paralajmëruese në reostatin e pompës është e ndezur, ose nëse shfaqet një sinjal defekti në sistemin e përzierjes së elektrolitit, kontrolloni që sistemi i tubave të jetë i lidhur dhe shihni nëse qarku i tubacionit ka rrjedhje ose defekte (shih 3.4. Mirëmbajtja) Tubi i ajrit nuk duhet të hiqet asnjëherë gjatë karikimit. 2.3 Karikimi i barazimit Karikimet e barazimit përdoren për të mbrojtur afatin e shërbimit të baterisë dhe për të ruajtur kapacitetin e saj. Ata janë të nevojshëm pas shkarkimeve të thella, rikarikimeve të përsëritura të pjesëshme dhe karikimeve në një lakore karakteristike IU (rrymë-tension). Karikimet e barazimit kryhen pas karikimeve normale. Rryma e karikimit nuk duhet të tejkalojë 5 A/100 Ah të kapacitetit nominal (fundi i karikimit - shih pikën 2.2). Vëreni temperaturën 2.4 Temperatura Temperatura e elektrolitit 30 C specifikohet si temperaturë nominale. Temperaturat më të larta shkurtojnë afatin e shërbimit të baterisë, temperaturat e ulëta reduktojnë kapacitetin e disponueshëm. 55 C është kufiri i sipërm i temperaturës dhe nuk është i pranueshme si temperaturë operimi. 2.5 Elektroliti Graviteti specifik nominal i elektrolitit lidhet me një temperaturë 30 C dhe me nivelin nominal të elektrolitit në qeli në gjendjen plotësisht të karikuar. Temperaturat më të larta reduktojnë peshën specifike të rëndesës së elektrolitit, temperaturat e ulëta e rrisin atë. Faktori korrigjues i temperaturës është -0.0007 kg/l për C, p.sh. një forcë specifike e rëndesës së elektrolitit prej 1,28 kg/l në 45 C korrespondon me një S.G. prej 1,29 kg/l në 30 C. Elektroliti duhet të përputhet me rregulloret e pastërtisë në IEC 62877-2 : 2016. 3. Mirëmbajtja 3.1 Ditore Karikimi i baterisë pas çdo shkarkimi. Fiamm Motive Power Energy Plus/ Energy Plus me qarkullim elektroliti: drejt fundit të karikimit, niveli i elektrolitit duhet të kontrollohet dhe, nëse nevojitet, duhet të rimbushet deri në nivelin specifik me ujë të DEJONIZUAR (sipas IEC 62877-1 : 2016). Niveli i elektrolitit nuk duhet të bjerë poshtë pikës së sipërme të veçuesit, ose shenjës së nivelit të elektrolitit "min.". NUK DUHET TË RIMBUSHNI ME UJË NË 10 CIKLET E PARA. 3.1.1 Sensorët e nivelit të mbushjes Në rastin e baterive me sensorë të nivelit të mbushjes, LED-i i ndriçuar duhet të vëzhgohet çdo ditë. LED-i i gjelbër niveli OK LED-i i kuq pulson niveli tepër i ulët Mos i mbushni qelitë me ujë të dejonizuar edhe nëse sensori i nivelit të elektrolitit tregon një LED të kuq pulsues gjatë 10 cikleve të parë. Kontrolloni nivelin e elektrolitit (inspektim pamor duke hapur tapën e ventilimit ose nëpërmjet pozicionit të treguesit të pluskimi të tapës Aqualevel) dhe rimbusheni me ujë të dejonizuar në fund të karikimit. Meqë ekrani gjithmonë i referohet qelisë referencë të zgjedhur, ju lutemi, shikoni udhëzimet shtesë nën "3.3 Mirëmbajtja mujore." 3.3 Mujore Në fund të karikimit, duhet të maten dhe regjistrohen tensionet e të gjitha qeliave ose baterive bllok, ndërsa karikuesi është i ndezur. Pasi të ketë përfunduar karikimi, duhet të maten dhe regjistrohen dendësia e elektrolitit, temperatura e elektrolitit, si dhe niveli i mbushjes (kur përdoren sensorë të nivelit të mbushjes). Nëse konstatohen ndryshime të rëndësishme në krahasim me matjet e mëparshme ose ndryshime midis qelive ose baterive bllok, duhet të kërkohet kolaudim dhe mirëmbajtje e mëtejshme nga departamenti i shërbimit. Kjo duhet të bërë pas një karikimi të plotë dhe një kohe pushimi prej të paktën 2 orë. Duhet të matet dhe të regjistrohet: tensioni total tensioni për qeli nëse leximet e tensionit janë të parregullta, kontrolloni edhe S.G për çdo qeli 3.4 Vjetore Në përputhje me IEC 1175-1, rezistenca e izolimi të pirunerit dhe baterisë duhet të kontrollohen, të paktën njëherë në vit, nga një specialist elektrik. Provat për rezistencën e izolimit të baterisë duhet të kryhen në përputhje me IEC 1987-1. Rezistenca e izolimit të baterisë, e përcaktuar në këtë mënyrë, nuk duhet të jetë poshtë një vlere prej 50 Ω.për Volt të tensionit nominal, në përputhje me IEC 62485-3. Për bateritë deri në 20 V, tensioni nominal i vlerës minimale është 1000 Ω. Bateritë e pajisura me sistem të qarkullimit të elektrolitit: filtri i pompës së ajrit duhet të kontrollohet gjatë mirëmbajtjes vjetore dhe, nëse është me vend, duhet të pastrohen dhe zëvendësohen. Është e nevojshme të bëhet zëvendësim i hershëm i filtrit, nëse për arsye të papërcaktuara (nuk ka rrjedhje në tubat e ajrit) sinjali i defektit në sistemin e përzierjes së ajrit në karikues ose në bateri (në pompë ajri DC ose sinjal nga distanca) ndriçon. Gjatë mirëmbajtjes vjetore, kontrolloni funksionimin e saktë të pompës së ajrit. 4. Kujdesi për baterinë Bateria duhet të mbahet gjithmonë e pastër dhe e thatë (e terur) për të penguar rrjedhjen e rrymës dhe lidhjet e shkurtëra. Pastrimi duhet bërë në përputhje me kodin e praktikës ZVEI "Pastrimi baterisë traksionare të pirunerëve". Lëngjet që mund të grumbullohen në arkën e baterisë duhet të asgjësohen në mënyrën e përshkruar. Dëmtimet në izolimin e arkës duhet të riparohen pas pastrimit, për t'u siguruar që vlera e izolimit përputhet mei IEC 62485-3 dhe për të parandaluar korrozionin e kullueses. Nëse nevojitet heqja e qeliave, gjëja më e mirë është që për këtë të telefononi departamentin tonë të shërbimit. Asnjëherë mos përdorni (aplikoni) lubrifikant mineralesh mbi baterinë. Hermetizuesi (dikton) i terminalit nuk është rezistent dhe mund të dëmtohet përgjithmonë. Nëse është e nevojshme përdorni lubrifikant silikoni me TPFE. 5. Ruajtja Nëse bateritë nxirren jashtë shërbimit për një periudhë të gjatë, ato duhet të ruhen të karikuara plotësisht në një dhomë të thatë, dhe pa ngricë. Për t'u siguruar që bateria është gjithmonë gati për përdorim, mund të zgjidhen disa nga metodat e karikimit: 1. një karikim barazimi mujor, si në pikën 2.3, ose 2. karikim mirëmbajtjeje me një tension karikimi prej 2,27 V x numrin e qelive. Duhet marrë parasysh koha e ruajtjes kur shqyrtohet afati i shërbimit të baterisë. 6. Keqfunksionimet Nëse konstatohen keqfunksionime në bateri ose në karikues, duhet lajmëruar pa vonesë departamenti ynë i shërbimit. Matjet e marra në pikën 3.3 do të lehtësojnë diagnostikimin e avarive dhe eliminimin e tyre. Një kontratë për shërbime e lidhur me ne do ta bënte më të lehtë zbulimin dhe korrigjimin e avarive në kohën e duhur. 3.2 Çdo javë Inspektim pamor pas rikarikimit për shenja të papastërtive dhe dëmtim mekanik te të gjitha pjesët përbërëse të baterisë, tregoni vëmendje të veçantë ndaj prizave karikuese të baterisë dhe kabllove. Në rastin e zbatimeve të posaçme me karikim me një lakore karakteristike IU (rrymë-tension), duhet të kryhet nga një karikim barazimi (shih pikën 2.3).

OPSIONET Aqualevel - sistemi i rimbushjes me ujë (aksesor opsional) 1. Zbatimi Sistemi i rimbushjes me ujë përdoret për të ruajtur automatikisht nivelet nominale të elektrolitit. Gazet e karikimit dalin përmes vrimës në secilën qeli. NUK DUHET TË KETË RIMBUSHJE ME UJË NË 10 CIKLET E PARË. 2. Funksioni Një valvul dhe një pluskues kontrollojnë së bashku procesin e mbushjes dhe ruajnë nivelin e duhur të ujit në secilën qeli. Valvula lejon rrjedhjen e ujit në secilën qeli dhe pluskuesi mbyll valvulën kur të jetë arritur niveli i duhur i ujit. Për operimin pa avari të sistemit të mbushjes së ujit, lutemi, ju vini re udhëzimet e mëposhtme: 2.1 Lidhja manuale ose automatike Bateria duhet të mbushet pak para përfundimit të karikimit të plotë, pasi në këtë pikë bateria ka arritur një gjendje të përcaktuar operimi që çon në një përzierje të kënaqshme të elektrolitit. Mbushja bëhet kur lidhësi (7) nga depozita (rezervuari) është e lidhur me bashkuesin (6) në bateri. 2.1.1 Nëse përdoret lidhja manuale, bateria duhet të lidhet vetëm me sistemin e mbushjes njëherë në javë. 2.1.2 Nëse përdoret bashkuesi automatik (me një valvul magnetike e kontrolluar nga karikuesi) karikuesi zgjedh momentin e saktë për mbushje me ujë. Shënim: Në këtë rast rekomandojmë rimbushje me ujë njëherë në javë për ta siguruar nivelin e duhur të elektrolitit. (Energy Plus). 2.1.3 Në përdorime me disa ndërrime dhe mjedise me temperatura të larta mund të jetë e nevojshme për intervale më të shkurtra rimbushjeje me ujë. 2.2 Koha e mbushjes Koha e mbushjes varet nga norma e përdorimit dhe temperatura përkatëse e baterisë. Në përgjithësi, procesi i mbushjes zgjat disa minuta dhe mund të ndryshojë sipas gamës së baterisë; pas kësaj, nëse është përdorur mbushja manuale, duhet të mbyllet furnizimi i ujit i baterisë. 2.3 Presioni i punës Sistemi i rimbushjes me ujë duhet të instalohet në mënyrë të tillë që të përftohet një presion uji prej 0.2 deri 0.6 bar (me të paktën një diferencë lartësie 2 m midis cepit të sipërm të baterisë dhe cepit të poshtëm të rezervuarit). Çdo devijim nga kjo do të thotë që sistemi nuk do të funksionojë siç duhet. 2.4 Pastërtia Uji i mbushjes duhet të jet i dejonizuar dhe i pastërt. Uji i përdorur për të rimbushur bateritë duhet të ketë një përcjellshmëri prej jo më shumë se 30 µs/cm. Rezervuari dhe tubat duhet të pastrohen para se të përdoret sistemi. 2.5 Sistemi i tubave mbi bateri Sistemi i tubave drejt qelive individuale të baterive duhet të ndjekë qarkun elektrik të baterisë. Kjo redukton rrezikun e rrjedhjeve të rrymës në praninë e gazit elektrolit që shkakton një shpërthim (IEC 62485-3). Maksimumi 20 qeli mund të lidhen në një seri. Sistemi nuk duhet të modifikohet në asnjë mënyrë. 2.6 Temperatura e punës Në dimër, bateritë e pajisura me Aqualevel duhet të karikohen ose rimbushen vetëm në temperaturë ambienti mbi 0 C. 2.7 Kontrolli i rrjedhës Një tregues i rrjedhës, i integruar në tubin e që furnizon ujin në bateri, monitoron procesin e mbushjes. Gjatë mbushjes së ujit, rrjedha e ujit bën që të rrotullohet disku i integruar në treguesin e rrjedhës. Kur tapat janë të mbyllura, disku ndalon, duke treguar se procesi i mbushjes ka përfunduar. 2 1 9 8 4 5 3 1. rezervuari 2. lidhësi i kapërderdhësit me valvul sferike 3. tapa me valvul magnetike 4. tapa me valvul sferike 5. kontrolli i rrjedhës 6. bashkuesi 7. lidhësi 8. karikuesi (rimbushesi) i baterisë 9. ndërprerësi kryesor i karikuesit 7 6

Sistemi i qarkullimit të elektrolitit (aksesor opsional) 1. Zbatimi Sistemi i qarkullimit të elektrolitit bazohet mbi parimin e pompimit të ajrit në pilat individuale të baterive. Ky sistem pengon shtresëzimin e elektrolitit dhe karikimi i baterisë optimizohen duke përdorur një faktor karikimi prej 1.07. Qarkullimi i elektrolitit është i dobishëm veçanërisht për përdorim me rezistencë të lartë, kohë të shkurtra karikimi, karikim të rritur ose të pjesëshëm dhe në temperatura të larta të ambientit. 2. Funksioni Sistemi i qarkullimit i elektrolitit përbëhet nga një sistem tubash i montuar në qeli. Në karikues është montuar një pompë aeromatike me diafragmë ose është montuar në bateri ose në automjet. Pompa me diafragmë dërgon një qarkullim ajri me shpejtësi të ulët në çdo qeli, çka krijon një rrymë ajri qarkulluese brenda kutisë së qelisë. Rryma e ajrit është e vazhdueshme ose me impulse, në varësi të tensionit të baterisë dhe të llojit të pompës. Furnizimi me ajër rregullohet në përputhje me numrin e qelive në bateri. Sistemi i tubave drejt qelive individuale të baterive duhet të ndjekë qarkun elektrik ekzistues. Kjo redukton rrezikun e rrjedhjeve të rrymës në praninë e gazit elektrolit që shkakton një shpërthim (IEC 62485-3). 2.1 Përdorimi me sistem të ndarë tubash Ajri furnizohet kur sistemi i tubave të karikuesit lidhet me sistemin e tubave të baterisë (me unazën blu). 2.2 Përdorimi me lidhje automatike të sistemit të tubave Duke lidhur spinën e karikimit me furnizimin e integruar të ajrit furnizon automatikisht ajër në bateri. 2.3 Mirëmbajtja e filtrit të ajrit Në varësi të kushteve të punës, filtri i ajrit të pompës duhet të ndërrohet të paktën njëherë në vit. Në zonat e punës me nivele të larta ajri të ndotur, filtri duhet të kontrollohet dhe zëvendësohet më shpesh. 2.4 Riparimi dhe mirëmbajtja Sistemi duhet të kontrollohet nëse ka rrjedhje. Karikuesi Fiamm Motive Power do të shfaqë një mesazh gabimi për të treguar rrjedhje. Nganjëherë, në rast rrjedhjeje, lakorja karakteristike e karikimit ndërrohet në lakoren standarde karakteristike (pa përzierje të elektrolitit). Pjesët me defekt dhe seksionet e tubave me defekt duhet të zëvendësohen. Duhet të përdoren vetëm pjesë këmbimi origjinale Fiamm Motive Power, pasi këto janë të projektuara për furnizimin me ajër të pompës dhe do të sigurojnë funksionim të duhur të pompës. Wi-iQ (aksesor opsional) Wi-iQ pajisja elektronike do të sigurojë tregues sipas tabelës së mëposhtme. LED-i trengjyrësh LED Kaltërt LED-i trengjyrësh Pulsim i gjelbër = hardueri OK Pulsim i shpejtë blu = identifikim me valë Pulsim i kuq = paralajmërimi i temperaturës > 55 C LED-i Kaltërt Pulsim i shpejtë = identifikim me valë Pulsim i Ngadaltë = paralajmërimi per balancim tensioni FIKUR - Vezullimi = niveli i elektrolitit është OK Drita është vazhdimisht e ndezur =niveli i elektrolitit është e ulët - lutemi, rimbushni Wi-iQ është pajisja elektronike që komunikon me valë për të shkarkuar informacionin kyç të baterisë për diagnostikim dhe shërbim më të mirë. Pajisja është e montuar në kabllon kryesore DC në bateri, për të monitoruar dhe regjistruar të dhënat e rrymës, tensionit, temperaturën dhe nivelin e elektrolitit (nëpërmjet një sensori të jashtëm opsional). LED-et në Wi-iQ sigurojnë status në kohë reale të gjendjes së baterisë. Informacioni në PC nëpërmjet USB-së me komunikim me valë. 1. Operimi Wi-iQ është e përshtatshme për t'u përdorur në gjitha teknologjitë e baterive, brezi i tensionit është 24V 80V. Pajisja regjistron të dhëna të përgjithëshme gjatë afatit të shërbimit të baterisë. Ajo ruan të dhëna për 2555 cikle (historia e plotë e ruajtur në PC). Të dhënat mund të analizohen nga programi i PC-së: gjendja e karikimit, paralajmërimet e temperaturës dhe paralajmërimet e niveleve të ulëta të elektrolitit. 2. Dukshmëria e qartë Duke zgjedhur Exception & Detailed Reports, do të sigurohet informacion në lidhje me gjendjen e baterisë suaj dhe masat që janë të nevojshme. Wi-iQ Report do t'u lejojë që të mësoni shpejt karakteristikat e karikimit të mirëmbajtjes dhe shkarkimit të baterisë suaj. Me informacionin e ndarë sipas familjes së baterisë (lloji i kamionit) mund të shihni thellësinë e grafikëve të shkarkimit, ciklet, karikimin dhe shumë më tepër. 3. Përdorim shumë i lehtë Lidhni modemin USB në PC, skanoni Wi-iQ dhe ngarkoni të dhënat. Wi-iQ Report është një softuer që ekzekutohet në Windows 7, 8, XP ose Vista. Një USB-stick pa kabllo(wireless) përdoret për të ngarkuar të dhënat Wi-iQ në një databazë të dhënash SQL.

Deklarata e konformitetit 40962 F-62033 Arras Cedex Francë, deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti: Emri i produktit: Wi-iQ Numri i pjesës: AA-xxxxxx me të cilin lidhet kjo deklaratë, është në konformitet me standardet e mëposhtme normative evropiane dhe ndërkombëtare. Shëndeti dhe siguria (Direktiva 2014/53/BE) IEC/EN 61010-1:2010 Pajtueshmëria elektromagnetike (Direktiva 2014/53/BE) ETSI EN 301 489-1, V2.1.1 : 2016; ETSI EN 301 489-17, V3.1.1: 2016; EN 62479 : 2010; EN 61000-6-2 : 2005 Spektri i radiofrekuencave (Direktiva 2014/53/BE) EN 300 328 V2.1.1 (2016-11) Data : 06.02.2018, Arras Emri : Bruno Konevetz Titulli : Charger Quality Manager EMEA Nënshkrimi : Mbrapa te prodhuesi! Bateritë me këtë shenjë duhet të riciklohen. Bateritë që nuk kthehen për procesin e riciklimit duhet të asgjësohen si mbetje të rrezikshme! Kur përdorni bateri traksionare dhe karikues përkatës, operatori duhet ti respektojë standardet aktuale, ligjet, rregullat dhe rregulloret në fuqi në vendin e përdorimit! Objekt modifikimi teknik pa njoftim paraprak. E.&O.E. www.enersys.com 05.2018