Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave Master Gjeologji Inxhinierike Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve Leksioni 7 Th.Korini, 2017 AJRIMI I PUNIMEVE NENTOKSORE Ajri i minierës ( AM ), ashtu si edhe ajri atmosferik, sipas perberjes përfaqeson nje perzjerje te avujve te ujit dhe gazeve qe futen si rryme e paster nga siperfaqja e tokes ne miniere per ajrimin e punimeve minerare, te cilat permbajne pothuajse gjithnje nje sasi pluhuri. Ajri atmosferik ( AA ) permban ne vellim rreth : 78.10 % azot ( N 2 ); 20.93 % oksigjen ( O 2 ); 0.04 % gaz karbonik ( CO 2 ); 0.93 % hidrogjen, argon, kripton, neon, ksenon helium etj. Ndryshimet e ajrit atmosferik, gjate levizjes neper punimet minerare, ndikojne ne menyre te ndjeshme ne perberjen e ajrit te minieres. Per shkak te ndotjes nga perzjerjet e gazta te formuara nga shperthimi i lendeve plasese, gazeve helmuese qe lirohen nga shkembinjte, djegejes se llampave me flake te hapet dhe te tjera procese ndodh gradualisht rritja e permbajtjes se gazit karbonik dhe azotit, paksimi i permbajtjes se oksigjenit, ndryshimi i lageshtise, temperatures dhe vetive te tjera fizike. 1
Shkalla e papastertive ose ndotjes se ajrit ne punimet minerare varet kryesisht nga disa faktore siç jane : 1.gazmbajtja e mineralit dhe e shkëmbinjve që rrethojnë punimet; 2.sasia e ajrit qe leviz nëpër punimet minerare ; 3.gjatesia e punimeve minerare; 4.aftesia e mineralit per te thithur oksigjen dhe për tu oksiduar; 5.llojet e proceseve të prodhimit. Ajri qe ajros punimet minerare behet me i papaster ne ato raste kur : 1.shpejtesia e levizjes se ajrit eshte e vogel; 2.e njejta rryme e ajrit kalon neper nje rruge te gjate. Ajri i papaster permban sasi te tjera te oksigjenit, gazit karbonik, azotit ne krahasim me ajrin atmosferik, prandaj ajri i minieres mund te konsiderohet i perbere nga keto tre pjese : Ajri minieres = Ajri atmosferik + Gazet aktive + Ajri vdekur ( AM = AA + GA + AV ) Gazet aktive (GA ) jane te gjithe gazethelmues ose shperthyes qe lirohen ose formohen ne punimet nentokesore dhe qe i bashkohen ajrit te minieres. Ajri i vdekur ( AV) eshte perzjerja e gazit karbonik dhe azotit te ndodhur ne ajrin e minieres ne sasi me te madhe se sa ne ajrin atmosferik. Ajri i vdekur eshte ajer qe ka humbur plotesisht oksigjenin. Ne punimet minerare perberja e ajrit te vdekur ndryshon nga disa pjese te perqindjes ne 20 %, kurse ne punime te izoluara deri ne 80 90 %. Ajrimi i minierave nentokesore eshte me rendesi te madhe sepse i sherben sigurimit te sasise se nevojeshme te ajrit te paster per njerzit, me qenese ato komunikojne me siperfaqen e tokes me numur te kufizuar punimesh qe kalojne ne shkembinj pothuajse te papershkushem nga ajri, dhe nga ana tjeter me kalimin ne thellesi te tokes rritet temperatura e shkembinjeve. 2
Përbërësit e ajrit të minierës: Oksigjeni ( O 2 ) eshte nje nder perberesit kryesore te ajrit te minieres si gaz pa ngjyre, pa ere dhe pa shije, me peshe specifike 1.105 ( ndodhet ne ajrin atmosferik 21 % si vellim dhe 23 % si peshë ). Arsyet kryesore të paksimit të përmbajtjes së oksigjenit janë : proceset e oksidimit te ngadalte te substancave te ndryshme organike ( qe kane ne perberjen e tyre bashkime te karbonit me elemente te tjere si p. sh. lenda e drurit ) dhe inorganike ( qe jane komponime kimike te metaleve si kripra, okside te ndryshme, minerale, shkembinj etj ), zjarret nentokesore, eksplozionet e gazit metan dhe te pluhurit. bashkimi ne ajer i gazeve ne gjendje te gatshme ne punimet minerare nga shkembinjte rrethues, qymyri etj si CH 4, CO 2 etj. Arsyet dytësore janë : frymemarrja e njerzve, llampat me flake te hapet, motorat me djegeje te brendeshme. Përmbajtja e oksigjenit në ajrin e minierës, në përshtatje me rregulloren e teknikes se sigurimit duhet te jetë jo me pak se 19 %. Azoti ( N 2 ) eshte gaz pa ngjyre, pa shije dhe pa ere, me peshe specifike 0.97. Eshte neutral ndaj proceseve te frymemarrjes dhe djegejes, tretet me veshtiresi ne uje, por rritja e tij ben qe te paksohet oksigjeni dhe paraqet rrezikshmeri. Shkaqet e rritjes se permbajtjes te azotit ne ajrin e minieres mund te jete lirimi i tij nga shkembinj e minerale si edhe punet me lende plasese ( 1 kg barut jep 87 litra N 2 kurse 1 kg amonit jep 135 litra N 2 ), nganjehere lirohet ne trajten e shatervaneve bashke me gazin metan dhe perben 80 % ose me shume te vellimit te te gjithe gazeve. Në pergjithesi në punimet që janë në funksionim përmbajtja e azotit qëndron thuajse normale ( 79 % ) ose bile ulet pak me poshte. Në punimet qorre ne ngjitje të cilat për kohë të gjatë nuk janë ajrosur mund të takohen sasi më të mëdha azoti për shkak te konsumimit të oksigjenit dhe uljes poshte te CO 2. Përmbajtja e azotit në ajrin e minieres ndryshon prej 77 % deri ne 81 %. 3
Gazi karbonik ( CO 2 ) eshte pa ngjyre, me shije te dobet te athet, nuk ndihmon frymemarrjen dhe djegejen, ka peshe specifike 1.52 prandaj grumbullohet ne pjesen e poshteme te punimeve duke qene i panevojshem per veprimin e ajrimit. Në atmosferen e minieres, gazi karbonik lirohet nga: shkembinjte dhe mineralet ne trajte te gatshme ose edhe gjate oksidimit te ngadalte te qymyrit dhe dekompozimit te shkembinjeve karbonatike nen veprimin e ujrave acide te minieres apo te kalbjes se drureve te armatures. Frymemarrja e njerezve ( çdo punetor liron 50 litra/ore CO 2 ), puna e motoreve me djegeje te brendeshme, puneve me lende plasese ( 1 kg barut me 75 % squfur jep 120 litra CO 2, kurse 1 kg dinamit jep 250 litra CO 2 ). Zjarret dhe eksplozionet e ndryshme qe mund te ndodhin ne miniere. Në minierat e ajrosura mire permbajtja e CO 2 nuk i kalon 0,25 % - 0,30 %. Rregullorja e teknikes se sigurimit kerkon qe CO 2 te mos kaloje madhesine 1 % në volum, sasi kjo jo e demshme, keshtu ne rrymen e ajrit te punimeve qe mund te ndodhen njerezit te permbahen jo me shume se 0,5 % ndersa ne rrymen e pergjitheshme qe del nga miniera 0, 75 %. Gazi karbonik eshte ngacmues i qendres se frymemarrjes, prandaj me rritjen e permbajtjes ne ajer ndodh shpeshtimi i frymemarrjes. (për 3 % CO 2 frymemarrja dyfishohet). Oksidi i karbonit ( CO ) është gaz pa ngjyre, pa ere dhe shije, me peshe specifike 0.97, shpërthen per perqendrim 12.5 75 % dhe kur temperatura e ndezjes se perzjerjes shperthyese me ajrin eshte 630 o 810 o C. Tretet me veshtiresi ne uje ( 3 vellime CO treten ne 100 vellime uje ). Oksidi karbonit është gaz që digjet me flakë boje qielli, duke u çliruar gazi karbonik dhe nje sasi nxehtesie si me poshte : 2 CO + O 2 = 2 CO 2 + 5660 KKal nga 1 kg C Oksidi karbonit eshte gaz shume helmues mbasi ka aftesine te bashkohet me rruazat e kuqe te gjakut ( ose hemoglobinën ) 250 300 here më lehte se sa mund te bashkohet me oksigjenin dhe se bashku me oksid hemoglobinen( hemoglobine + oksigjen ) qarkullon oksid karboni hemoglobine ( hemoglobin + oksid karboni ) qe nuk lejon te funksionoje gjallerisht organizmi dhe njeriu ndjen mungese te madhe per oksigjen. Koha e sigurtë e qëndrimit llogaritet me formulen empirike ( Henderson Haggard ) : T = 3 / B, ore Ku: B permbajtja e CO ne te qindat pjese te perqindjes. Kjo formule eshte e vlefshme per permbajtje te CO nen 0.4 0.5 %. 4
Gazi sulfidrik ( H 2 S ) eshte gaz me ere te mprehte, pesha specifike e tij 1.19; per perqendrim 4.3 45.5 % formon perzjerje qe jo vetem digjet por edhe shperthen. Ne miniera formohet gjate kalbjes se lendeve organike, dekompozimit te piritit dhe gipsit nga veprimi i ujit, gjate djegejes se shtreses se qymyrit, puneve me lende plasese ( shperthim jo i plote ) dhe djegeja e fitilit zjarrpercjelles. Gazi sulfidrik çlirohet nga shkembinjte dhe mineralet e dobishem se bashku me gaze te tjere ( ne vendburime qymyri, te kripes se gurit, naftes dhe seres ) por dhe nga burime te tjera te mineraleve qe takohen nga punimet. Nganjehere ne çarjet dhe boshlleqet grumbullohet sasi e madhe gazi sulfidrik qe gjate parashpenies se balleve dhe puneve me lende plasese ky gaz mund te shpertheje furishem. Gazi sulfidrik tretet mire ne uje, keshtu ne kushte normale ne nje vellim uje treten rreth 3.24 vëllime gazi sulfidrik. Gjate levizjes ne punimet me uje duhet treguar kujdes kur ne ajer ndjehet era e gazit sulfidrik mbasi per trazimin e ujit ky gaz mund te çlirohet. Perqendrimi i madh i H 2 S në atmosferen e punimeve minerare zoteron veprim helmues mbasi ai demton indet e frymemarrjes. Per helmim te lehte ndodh demtimi i mukozes se syve, ngacmohen rruget e frymemarrjes, dhimbje koke, azme dhe rrahje te shpeshta te zemres. Rregullorja e sigurimit teknik parashikon që kufiri i lejuar i permbajtjes se gazit sulfidrik ne ajrin e punimeve nentokesore të mos kalojë madhësine 0.0007 %. Gazi sulfuror ( SO 2 ) eshte gaz i rende me peshe specifike 2, 2; zoteron ere te mprehte, vepron ne sy dhe rruget e frymemarrjes, çlirohet nganjehere nga shkembinjte dhe mineralet se bashku me gaze te tjere. Ne miniera SO 2 formohet gjate kryerjes se puneve me lende plasese sidomos ne miniera te squfurit dhe mineralit pirit. Marrja fryme e ajrit me permbajtje jo te madhe te SO 2 shkakton semundje kronike te gastritit, bronkeve, laringitit dhe emfizemes se lehte. Gjate frymemarrjes per 1 ore ne ajer qe permban 0.02 % SO 2 mund te ndodhë helmim i rrezikshem. Kufiri i lejushem i SO 2 sipas rregullores se sigurimit teknik nuk duhet te kaloje madhesine 0.0007 %. Oksidet e azotit formohen gjate shperthimit te lendeve plasese me baze nitroglicerine dhe nitrat amoni. Qendrushmeri me te madhe zotëron bioksidi i azotit ( NO 2 ) qe ka ngjyre te murme ( te zeze ne te kuqe ) dhe peshe specifike 1.6. Oksidet e azotit treten mire ne uje, kjo eshte arsyeja qe ne balle te laget perqendrimi i tyre edhe per ajrim jo te pershtatshem paksohet mjaft. Keto gaze nuk veprojne menjehere por vetem mbas 6 ore dhe me shume. Kufiri i lejuar i përqëndrimit sipas rregullores se sigurimit teknik eshte 0.00025 %. 5
Gazi metan ( CH 4 ) është karakteristik për minierat e qymyrit por ai takohet edhe gjate shfrytëzimit te vendburimeve te tjera te mineraleve te dobishem. Gazi metan është pa ngjyre, pa erë, me peshë specifike 0.554; në përqëndrim deri 5 % digjet kur ndodhet ne kontakt me burimin e flakes, kurse për përmbajtje 5 16 % shpërthen duke dhënë fuqinë maksimale të shpërthimit në 9.5 % CH 4. Për përmbajtje qe kalon 16 % ai digjet duke qene ne kontakt me burim flake nga jashte. Perzjerja hidrogjen dhe metan ul kufirin e poshtem te perzjerjes shperthyese, kurse paksimi i permbajtjes se oksigjenit ne ajer rrit kufirin e poshtem dhe ul kufirin e siperm te shperthimit. Temperatura e ndezjes se metanit eshte rreth 650 o 750 o C dhe ne kontakt me burimin e ndezjes shperthen jo menjehere por me nje vonese, keshtu madhesia e kohes per temperature ndezje 650 o C arrin 10 sek, kurse me rritjen e temperatures pakesohet koha dhe per 1000 o C shkurtohet deri ne 1 sek. Shpërthimi i metanit shoqerohet me vale goditese nen ndikimin e temperatures qe arrin deri 2650 o C per llogari te zgjerimit te ajrit ne vendin e shperthimit. Rregullat e sigurimit teknik parashikojne qe permbajtja e gazit metan ne ajrin qe do te dergohet ne miniere dhe shperndarja e tij ne punime duhet te jete e tille qe ne rrymen e pergjitheshme qe del nga miniera te mos jete me larte se 0.75 % dhe ajo qe del nga sektori jo me e larte se 1 % Pluhuri i minieres dhe masat per paksimin e tij Ne ajrin e minieres si rezultat i puneve te shpimit, shperthimit te ngarkesave me lende plasese, ngarkimit e transportit te mases shkembore te rrezuar si edhe te proceseve te tjera per ndertimin e punimeve dhe nxjerrjen e mineraleve, ndodhet nje sasi pluhuri i perbere nga grimca te imta shkembi ose minerali. Ky pluhur hyn ne organizmin e njeriut gjate frymemarrjes duke shkaktuar dobesim te pergjithshem apo semundje te mushkerive, qe njihen me emrin pneumokonjoze por me forma te ndryshme ne varesi te llojit te mineralit nga i cli krijohet pluhuri. Pluhuri i minieres qe permban grimca te bioksid silicit te lire ( SiO 2 ) shkakton semundjen e silikozes. Pluhuri i qymyrit shkakton semundjen e quajtur antrakoze. pneumokonjoze shkaktohet vetem nga pluhuri me grimca te permasave jo me shume se 10 mikron ( ), veçanerisht pluhur i rrezikshem eshte ai i madhesise me pak se 3 5. Disa pluhura si ai i plumbit, zhives, arsenikut, veprojnë ne menyre helmuese ne organizmin e njeriut. Nr. Llojet e pluhurave te mineraleve Kufiri i lejuar mgr / m 3 1 Pluhur që përmban më shume se 70 % SiO 2 të lirë 1 2 Pluhur qe permban prej 10 deri 70 % Si O 2 te lire 2 3 Pluhur qymyri dhe pluhur shkemb qymyr qe permban me shume se 10 % Si O 2 2 4 Pluhur qymyri qe permban deri 10 % Si O 2 4 5 Pluhur qymyri qe nuk permban Si O 2 10 6 Pluhur çimentoje, argjile, minerale e perzjerje te tyre qe nuk permbajne Si O 2 6 6
Pluhuri me rrezik plasje varet gjithashtu nga perberja kimike dhe petrografike, stadi i metamorfizmit, lageshtia dhe madhesia e grimcave te pluhurit. Me rritjen e permbajtjes se komponenteve volatile ne qymyr rritet aftesia per plasje e qymyrit, keshtu per permbajtje deri 10 % mund te konsiderohet pa rrezik plasje, per permbajtje 10 15 % me plasje te dobet dhe per permbajtje me shume se 15 % pluhur me rrezik plasje. Rritja e lageshtise ben qe pluhuri te kete veshtiresi per tu ngritur ne ajer, te dobesohen vetite e ndezjes dhe te pakesohet aftesia per plasje. Me qenese pluhuri qe ndodhet ne ajrin e minieres vepron duke demtuar organizmin e njeriut ose mund te kete aftesi per plasje, jane te nevojshme gjithnje masat teknike per luften kunder tij, te drejtuara ne evitimin sa te jete e mundur te reve te pluhurave dhe pengimin e futjes ne mushkeri te njeriut. Ne menyre te dukshme pluhuri paksohet nepermjet: shpimit te laget ( ashtu sikunder eshte bere edhe ne disa miniera bakri, hekur nikeli etj ne vendin tone ); nepermjet kapjes se pluhurit me pajisje te posaçme; me anen e perdorimit te shpimit me rrotullim; te sperkatjes me uje; mbrojtjes se punetoreve me maska individuale; dhe neutralizimit me anen e reaktiveve mbrojtes. Ajrimi i punimeve nëntoksore horizontale gjatë parashpënies Ajrosja e një galerie apo tuneli gjatë parashpënies, ka për qëllim të krijojë kushte të mira pune, sidomos në ballin e punimit, të eliminojë ndryshimet e temperaturës, të zhdukë gazrat helmuese që shkaktohen nga plasja e lëndëve plasëse dhe nga motorët me djegje të brendshme si dhe të pastrojë pluhurat që krijohen nga shpimi i birave, lëvizja e mjeteve të transportit etj. Ajrosja e galerive gjatë avancimit realizohet në përgjithësi në mënyrë artificiale, kryesisht me ventilatorë. Në raste të vecanta bëhet me ajër të ngjeshur ose me difuzion. Për ajrimin me ventilator skemat e ajrimit janë tre: shtytës, thithës dhe i kombinuar. Ajrimi shtytës: Realizohet duke thithur ajrin e pastër nga sipërfaqja ose nga punimi kryesor ku kalon rryma e ajrit të pastër. Tubat e ajrimit mund të jenë të përkulshëm ose të ngurtë. Balli 7
Ajrimi thithës: Realizohet duke thithur me anë të tubacionit ajrin e papastër nga balli i punimit dhe duke e shkarkuar atë në sipërfaqe ose në galerinë e rrymës së ajrit të papastër. Kjo skemë realizohet me tubacion të ngurtë. Balli Ajrimi i kombinuar: Eshtë një kombinim i ajrimit thithës dhe shtytës. Sipas kësaj skeme, ajri shtytës ndihmon shtytjen e ajrit të papastër në tubacionin thithës për zonën që ndan tubin nga balli i punës. Në këtë rast, tubi thithës mund të vendoset më larg ballit (30-40m) për ta mbrojtur nga plasja e minave. Tubacioni i dytë ose shtytës do të jetë më i shkurtër (10 30m) dhe me diametër më të vogël. Aftësia e ventilatorit të dytë ose shtytës merret rreth 2/3 e atij thithës. Faktorët që ndikojnë në prishjen e cilësisë së ajrit Më kryesorët janë: a) Gazrat që krijohen nga puna me lëndë plasëse b) Pluhurat që shkaktohen gjatë ngarkimit e transportit c) Gazrat që shkarkohen nga motorët me djegje të brendshme d) Rritja e temperaturës së shkëmbinjve Llogaritja e ajrimit shtytës: 1. Llogaritja e sasisë së nevojshme të ajrit Q ku: 7.8 t 3 2 A V (m 3 /min) Q sasia e nevojshme e ajrit m 3 /min; t koha e nevojshme per ajrim, t = 20 30 min; A konsumi i lendes plasese per 1 hap avancim; V vellimi i punimit që ajroset, V L S ; S seksioni i punimit; L gjatesia e përgjithshme e punimit që do të ajroset Zakonisht për punime me gjatësi të madhe nuk operohet me L e vërtetë por me L kr ku gazrat hollohen në normën e lejuar. L kr zakonisht merret 300 500m, 8
2. Llogarisim distancën "l" te fundit të tubacionit nga balli i punimit: 1 l 0.5 S a 1 2 a ku: a koeficienti i strukturës së rrymës së lirë i barabartë : a = 0.06 për tuba të rinj a = 0.10 për tuba të përdorur S a seksioni në avancim. 3 Llogaritja e humbjeve të ajrit nepermjet moshermeticitetit te tubacioneve te perdorura: Humbjet jane rrezik i madh për ajrimin shtytës me tubacion sidomos kur kemi të bëjmë me gjatësi të madhe të punimeve. Humbjet llogariten: Qv 1 L m k D R 1 Q 3 l 0 (m) 2 ku: Q v sasia e ajrit që jep ventilatori; Q 0 sasia e ajrit në fund te tubacionit (m 3 /sek); D diametri i tubacionit (m); l gjatesia e një elementi të tubacionit, (m); L gjatesia e pergjithshme e punimit që do të ajroset, (m); R rezistenca aerodinamike e te gjithe tubacionit KM (kilomiurg); k koeficienti i penetrimit specifik te ajrit ne lidhjen e tubave i barabarte me sasine e ajrit ne m 3 /sek qe penetron neper lidhjet e nje tubacioni moster me diameter 1m nen veprimin e depresionit te barabarte me 1mm H 2 O. 4 Rezistenca e tubacionit llogaritet sipas: L R 6.5 5 d KM (kilomiurg) kg s 2 /m 8 ku: α - koeficienti i rezistences se tubacionit L (m) gjatesia e tubacionit (ajo maksimale) d (m) diametri i tubacionit 5 Llogaritja e depresionit për prezencë të humbjeve n 1 m 2 Depresioni i llogaritur është: h Q 0.72 0.125 2 v R n Sasia e ajrit që duhet të japë ventilatori: Q v =m Q 0 6- Llogaritja e fuqisë së elektomotorit të ventilatorit bëhet me formulën: Qv h N 1.05 ( kw) 1000 Ku: Q v volumi i ajrit që duhet të japë ventilatori h humbjet në tubacion η rendimenti i ventilatorit 9
7. Përfundimisht zgjidhet ventilatori duke ju referuar parametrave të llogaritur: Humbja e presionit Prurja e ventilatorit Sasia e ajrit në ballë Fuqia e ventilatorit Pamje e një ventilatori aksial të Atlas Copco 10
Llogaritja e rezistencës së tubacionit duke përdorur nomogramat e ABC Ventilation Systems Nomograma Shembull 11
8 Verifikime për skemës e zgjedhur dhe dimensionimin përkatës të ajrimit Shpejtësia e minimale e ajrit në punim: pranohet që shpejtësia minimale a ajrit në punim të jetë 0.3-0.5 m/sek. Kërkesat për ajër të pastër në ballë: kërkohet një sasi ajri minimum prej 4 m 3 /min për çdo punëtor të angazhuar në punim si dhe 2m 3 /min ajër për çdo kuaj fuqi të paisjeve diezel në një moment të caktuar. 9. Rekomandime Për të rritur efikasitetin e ajrimit rekomandojmë sa vijon: Të verifikohet dhe të garantohet distanca minimale e tubacionit nga makineritë që lëvizin nëpër tunel, me qëllim mosdëmtimin e tubacionit. Riparimin në kohë të dëmtimeve të mundshme të tubacionit të cilat çojnë në humbje të ajrit ; Ventilatorët duhet të fiken gjatë kryerjes së plasjes. Kjo do të siguronte mosdëmtimin e fletëve të elikave nga presioni i ajrit të krijuar nga shpërthimi ; 30 deri në 50 metrat e fundit të tubacionit duhet të mblidhen (largohen nga balli) para plasjes për të minimizuar dëmtimin e tyre ; Gjatë shtimit të tubacioneve të reja (për shkak të avancimit të tunelit) seksioni i fundit duhet të spostohet përsëri për në fund (me që zakonisht është edhe më i dëmtuari) ; Të verifikohet që gjatë plasjes nuk ka hyrë e është depozituar material pluhuror në tubacion (gjë që do të rriste rezistencën ndaj lëvizjes së ajrit) ; Rekomandime (vazhdim) Instalimi i sistemit të ajrimit duhet shoqëruar me matje periodike të parametrave të realizuar të ajrimit dhe krahasimit me ato të projektuar. Çdo javë duhet kryer monitorimi për të verifikuar në se në se sasia e projektuar e ajrit arrin në ballë si dhe për të verifikuar se nuk ka riqarkullim të ajrit të papastër. Parametrat që duhet të përfshihen në monitorim janë: amperazhi i elektromotorit të ventilatorëve, depresioni i ventilatorëve, sasia e ajrit në ventilator dhe në dalje të tubacionit përkatës, sasia e gazrave (%), ruajtja e linearitetit të tubacionit, hermeticiteti i lidhjeve, distanca e tubit të fundit nga balli etj. Periodikisht duhet të kryhen matje të gazeve në ballin e punimit për të detektuar në kohë praninë e gazeve me rrezik eksplozioni apo të gazeve toksike. Për të minimizuar humbjet, rekomandohet që tubat e ajrimit të merren me gjatësi më të madhe si dhe të sigurohet montimi korrekt i tyre në tavanin e tunelit (për të garantuar linearitetin) si dhe të sigurohet hermeticiteti i lidhjeve. Në se diametri i tubacionit do të jetë më i vogël se ai i llogaritur paraprakisht dhe/ose gjatesia e hallkave më e vogël ajo e parashikuar atëhere do të duhej të rishikoheshin llogaritjet e ajrimit duke rritur fuqinë e ventilatorit. 12