Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

Σχετικά έγγραφα
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

Libër mësuesi për klasën e katërt

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Libër mësuesi Matematika

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4

Definimi dhe testimi i hipotezave

Libër për mësuesin Matematika 9

Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

10 Probabilitet Orë të lira 20 Shuma 140

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

LIBËR PËR MËSUESIN Kimia 9

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Grup autorësh LIBËR PËR MËSUESIN. Matematika 11

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

SHKATHTËSI KOMUNIKIMI INXHINIERIK

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Libër mësuesi për tekstet Historia 6-7-8

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Propozim për strukturën e re tarifore

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Nyjet, Deget, Konturet

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Matematika. Libër për mësuesin. Tony Cotton. Caroline Clissold Linda Glithro Cherri Moseley Janet Rees. Konsulentë gjuhësorë: John McMahon Liz McMahon

Elona Terziu Edmond Klironomi. Libër mësuesi për tekstin shkollor. Fizika 10. Shtëpia botuese Albas

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 7

Flas dhe Shkruaj Shqip

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

SYLABUSET (PROGRAMET MËSIMORE) E LËNDËVE

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

Të jetuarit në demokraci

11. TEKNIKA E STRATEGJI TË ZHVILLIMIT TË MENDIMIT KRITIK NË MËSIMIN E MATEMATIKËS

Σύντοµη Γραµµατική της Αλβανικής για Παιδιά

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

EDMOND LULJA NERITAN BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 10

KLIKONI KËTU

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Fizikë. (klasa e tetë)

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Edmond Lulja Neritan Babamusta LIBËR PËR MËSUESIN MATEMATIKA 7 BOTIME

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Informatika Programet aplikative Word-i 79

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Metodat e Analizes se Qarqeve

Matematika 2. Planifikimi vjetor dhe modele ditaresh

LIBËR MËSUESI FIZIKA 10 SHTËPIA BOTUESE DUDAJ" VITI SHKOLLOR

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

Promocioni. E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford

Çështje të Kardiologjisë dhe të Kardiokirurgjisë Moderne (aktuale) Θέματα Σύγχρονης Καρδιολογίας & Καρδιοχειρουργικής. E Shtunë 9 Prill 2011

Edmond LULJA Neritan BABAMUSTA LIBËR PËR MËSUESIN BOTIME

PARALELIZMA NË STRUKTURËN GRAMATIKORE TË SHQIPES E TË GREQISHTES (SISTEMI FOLJOR)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

Building Excellence Through Accreditation

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Libri i Mormonit UDHËZUES STUDIMI PËR STUDENTËT

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

Detyra për ushtrime PJESA 4

Kujtimet dhe letrat e dishepullit të dashur: Ungjilli i Gjonit, 1, 2 dhe 3 Gjonit

INSTITUTI I KURRIKULËS DHE I TRAJNIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR TË GJIMNAZIT FUSHA: SHKENCA NATYRORE LËNDA: FIZIKË

Transcript:

Libër mësuesi Ma. Aida Fekollari Hyrë Rexha Kreuza Bardhi Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6 1 Botime shkollore Albas

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 si Ky libër u hartua nën drejtimin e autorëve të tekstit Gjuha amtare 6. Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore: Natasha PEPIVANI Grafika: Emanuela LUMANI Eva KUKALESHI 2 Albas, Tiranë 2006 Ribotim, 2010 Shtëpia Botuese Albas Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. Classic Construction, zyra nr. 2 Tel/Fax: ++ 355 4 2379184 e-mail: albas_tr@yahoo.com Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105 Tel: 044 344047 e-mail: albas_te@yahoo.com Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47 Tel: 038 5457139 e-mail: albas_pr@yahoo.com

Libër mësuesi Të dashur mësues, Libri i mësuesit për tekstin Gjuha amtare 6 është një përpjekje serioze e grupit të autoreve të këtij libri për t u dhënë mësuesve modele mësimesh të mbështetura në metoda bashkëkohore dhe të eksperimentuara prej tyre në procesin mësimor. Në këtë libër mësuesi do të gjejë të zbërthyera: a) kritere dhe udhëzime të përgjithshme për realizimin e rubrikave kryesore të tekstit, të cilat pasqyrojnë konceptin e ri të autorëve për trajtimin e lëndës së gjuhës shqipe si një e tërë; b) model të zbërthimit linear të programit sipas javëve; c) model të hartimit të ditarit; ç) modelime të të gjitha orëve mësimore si dhe mënyrën si do të zbatohet mësimdhënia për të realizuar standardet e kurrikulës së re, duke paraqitur hap pas hapi përdorimin e metodave të reja dhe mjetet didaktike që e bëjnë sa më efikase mësimdhënien; d) modele fletë pune, diktime dhe teste. Modelet e testeve dhe të diktimeve, mendojmë se do të jenë një ndihmë tjetër në punën tuaj gjatë kontrollit të njohurive të nxënësve Mësimet model kanë një strukturë të përcaktuar, ku bie në sy: I. Materiali për parapërgatitjen e mësuesit për mësim, siç janë: synimi kryesor i orës së mësimit, objektivat specifikë që lidhen me realizimin e çdo hapi të parashikuar, mjetet dhe metodat; II. Hapat e zhvillimit të mësimit, të cilat janë të lidhura ngushtë me metodën që do të përdorë mësuesi; III. Vlerësimi i mësimit nga nxënësit dhe mësuesi si një kërkesë që realizon rritjen e përgjegjshmërisë të mësuesit dhe nxënësve për mbarëvajtjen e procesit mësimor, siç është matja e efektivitetit të mësimit nëpërmjet: pjesëmarrjes së nxënësve në etapa të ndryshme të orës së mësimit; ndihmesës që japin nxënësit individualisht dhe në grup për realizimin e punës së përbashkët; aftësisë së tyre për të korrigjuar e vlerësuar punën e shokëve; dëshirës së tyre për të kryer detyrat e dhëna etj., e demokratizon orën e mësimit dhe rrit pavarësinë në gjykimin e nxënësve. Shpresojmë se Libri i mësuesit për Gjuhën amtare 6, që po ju vëmë në dispozicion mësuesve të klasave të gjashta do të lehtësojë sado pak punën tuaj me tekstin e ri, që vjen me një konceptim ndryshe nga tekstet e tjera. E kemi të nevojshme të sqarojmë se mungesa e programit linear të lëndës së gjuhës shqipe nga klasa e parë te e nënta, ka sjellë vështirësi në punën tonë për hartimin e këtij teksti dhe krijimin e ndonjë mbingarkese në orë të veçanta. Me qenë se si gjithnjë kur ndryshohen kurrikulat, tekstet e reja janë eksperimentale, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja do të ndihmojnë jo vetëm për përmirësimin e tekstit, por edhe për përmirësime të nevojshme në program. 3 Ky Libër mësuesi u përgatit nga Shtëpia Botuese Albas në bashkëpunim me grupin e autoreve. Botuesi

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 KRITERE TË PËRGJITHSHME TË HARTIMIT TË TEKSTIT Përmbajtja dhe struktura e tekstit Teksti Gjuha amtare 6 është hartuar duke u bazuar në programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në të është realizuar një mënyrë e re konceptimi si në përmbajtje, ashtu dhe në formë, duke pasur si synim aftësimin e nxënësve: opër të përdorur sa më drejt dhe bukur gjuhën shqipe në situata të ndryshme komunikimi, opër të lexuar, kuptuar dhe analizuar tekste letrare dhe joletrare opër të thelluar dhe zgjeruar njohuritë e sistemit gjuhësor. Këto synime bëjnë të mundur realizimin e standardeve të katër shtyllave kryesore të lëndës Gjuhë amtare (shqipe): TË DËGJUARIT, TË LEXUARIT, TË FOLURIT, TË SHKRUARIT. Meqenëse me klasën e gjashtë fillon cikli i dytë i shkollës nëntëvjeçare dhe hidhen bazat fillestare të njohurive shkencore, teksti është i konceptuar me dy ndarje të mëdha: struktura e tekstit 4

Libër mësuesi Të Lexuarit STRUKTURA DIDAKTIKE Kuptimi Interpretimi Gjuha Të folurit Të shkruarit Ushtrime gjuhësore në tekst Gjuha Ushtrime gjuhësore në fletoren e punës 5

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Pjesa I - NJOHURI LETRARE Pjesa II - NJOHURI GJUHËSORE Pjesa e parë Pjesa I e tekstit është ndërtuar me pesë rubrika kryesore, ku realizohen të integruara plotësisht tri linjat: Të lexuarit, Të folurit dhe Të shkruarit. 1. Miqtë tanë (Tematika e ditës dhe proza artistike) Synimi: Lexoj për të reflektuar në sjelljen time dhe për të bërë miq shumë personazhe që do të më udhëheqin në jetën time. 2. Faqja e poezive (Lloje dhe tematika të ndryshme të poezisë); Synimi: Lexoj të prek ndjenjat, mendimet dhe imazhet e mia në thellësinë e tyre më të madhe. 3. Përralla dhe histori të vërteta (Përralla, Legjenda, Mite, Tregime historike, Fabula etj.); Synimi: Lexoj për të nxitur fantazinë, për të njohur një realitet të shkuar dhe për ta përjetuar atë si në të tashmen. 4. Udhëtime dhe kuriozitete (Shkrimi fantastik-shkencor) Synimi: Lexoj për kureshtje dhe për të njohur nga afër vende e kuriozitete të ndryshme. 5. Bota e medias dhe e ekranit (Shkrimi i gazetarisë, njohuri për filmin etj) Synimi: Lexoj për të marrë informacion dhe për t u dhënë zë figurave. Secila rubrikë e ka të shprehur që në faqen hyrëse objektivin kryesor, ku do të synojë mësuesi, ndërsa çdo pjesë e zgjedhur ka objektivat e veçantë, ku përfshihen ata të të folurit dhe të të shkruarit. Këta objektiva janë paraqitur te mësimet modele. 6 Në përzgjedhjen e pjesëve për lexim është shmangur kriteri antologjik dhe i është dhënë përparësi kriterit shkencor didaktik. Pjesët e zgjedhura dëshmojnë tipa të ndryshëm shkrimi: përrallë, legjendë; tregim artistik, historik, shkencor i letrarizuar, reportazh, dramë, skenar filmi, shkrimi i gazetës dhe i revistës etj. Mësohen dhe ripërsëriten elemente të ndryshme të teorisë së letërsisë, si: tema, mesazhi, personazhi, rrëfimi; figura të ndryshme letrare, si: epiteti, krahasimi, hiperbola etj. Nga ana tjetër, rubrikat mësimore e ndihmojnë mësuesin që të realizojë një mësim aktiv si dhe të zhvillojnë te nxënësi aftësinë e tyre në të folur, në të shkruar dhe në të lexuar (individualisht dhe në grup).

Pjesa e dytë Kjo pjesë është e ndarë në pesë kapituj kryesorë: KOMUNIKIMI, LEKSIKOLOGJIA, MORFOLOGJIA, SINTAKSA, DREJTSHKRIMI Libër mësuesi Kjo ndarje është bërë me qëllim që nxënësi të fillojë të dallojë degët e veçanta të shkencës së gjuhës. Gjithashtu, nëse deri tani janë studiuar bashkërisht funksionet morfosintaksore të fjalëve, ndarja e Morfologjisë nga Sintaksa është bërë me qëllim që nxënësit të dallojnë ndërtimin e fjalës, pra fillimisht t i fiksohen veçoritë e fjalëve në vetvete dhe krahas kësaj të mësojë funksionet e fjalëve në fjali dhe lidhjet e tyre me njëra tjetrën. Për këtë ndihmojnë edhe njohuritë që kanë fituar nxënësit në klasat e tjera. Fragmentet e zgjedhura për shpjegimin e dukurive gjuhësore janë marrë përgjithësisht nga tekstet e pjesës së parë. Kryesisht për shembujt ose ushtrime janë përdorur tekste dhe jo fjali të veçanta. Kjo është bërë me qëllim që nxënësi, pasi është familjarizuar me pjesën e leximit, ka hyrë brenda kuptimit të saj dhe e ka interpretuar atë, e ka më të lehtë të kuptojë edhe dukurinë gjuhësore si dhe të përpunojë e të bëjë të vetën leksikun e përdorur. Prandaj dhe studimi më pas i fjalës në vetvete e ndihmon atë që të bëjë lidhjen midis kuptimit të fjalës dhe formës së saj. Po kështu, kjo e ndihmon nxënësin që të kuptojë se gjuha shqipe është NJË, dhe ka karakteristikat e veta kur përdoret për letërsi, për gazetari, për të folurin publik, për llojet e tjera të stileve funksionale, etj. Në tekst janë zgjedhur edhe pjesë të përkthyera, nga të cilat janë përdorur herë-herë edhe shembuj. Me këtë nxënësit i bëhet e qartë se gjuha shqipe është e pasur dhe ka fjalët e saj korresponduese me gjuhën e huaj nga është përkthyer. Prandaj si kriter yni ka qenë zgjedhja e pjesëve të përkthyera saktë dhe bukur në gjuhën shqipe, nga përkthyes shqiptarë të njohur etj. Integrimi i njohurive Nëse në ciklin e ulët parashikohet dhe është i mundshëm një integrim i plotë i lëndës së leximit me gjuhën, në klasën e gjashtë mendojmë se është e domosdoshme të jenë të dallueshme dhe të grupuara ata objektiva që synon Leximi (me njohuritë letrare) dhe Gjuha shqipe (me njohuritë gramatikore). Me gjithë atë mendojmë se në tekst janë integruar më së miri njohuritë duke realizuar objektivat themelorë të programit. Ne i jemi shmangur vendosjes së temave të leximit dhe të gjuhës njëra pas tjetrës, sepse kjo do të sillte thjesht një integrim mekanik dhe jo një integrim konceptual. Gjithashtu, kjo do të sillte vështirësi te nxënësit për sintetizimin e njohurive dhe realizimin e objektivave. Me një renditje mekanike të temave nxënësit do ta kishin të vështirë të orientoheshin se ku fillonin e ku mbaronin njohuritë e leximit me njohuritë e gjuhës shqipe. 7 Për këtë arsye, pavarësisht nga dy ndarjet e mëdha, teksti duhet vështruar si një i vetëm, me anë të të cilët do të realizohen standardet e gjuhës shqipe nëpërmjet Të dëgjuarit, Të lexuarit, Të folurit, Të shkruarit. Kjo mund të arrihet vetëm me një punë të kujdesshme të mësuesit, i cili nuk duhet të krijojë ndarje artificiale të dy pjesëve: të leximit dhe të gjuhës. Në rubrikat e pjesës së parë, ku analizohen pjesët e leximit,

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 është çelur një rubrikë e veçantë Gjuha, e cila synon vështrimin e njohurive gjuhësore në funksionin e tyre stilistik. Pra, nëse në Pjesën II Njohuri gjuhësore nxënësi ka marrë njohuri për Skemën e Komunikimit, në Pjesën I, Njohuri letrare ai do ta shohë konkretisht këtë skemë të realizuar në komunikimin ndërmjet personazheve të pjesëve, mënyrës si përcillet mesazhi nga autori te lexuesi, zbulimi i mesazhit të fshehur në nëntekst etj. Po kështu, nëse te Morfologjia nxënësi mëson veçoritë e mbiemrit si dukuri gramatikore, në rubrikën e komenteve të pjesëve për lexim, ai do ta shohë përdorimin e tij si epitet apo si pjesë të krahasimit, të hiperbolës etj. Po kështu përdorimi i një numri të madh të mbiemrave në një pjesë letrare anon nga stili simbolik, ndërsa përdorimi i tepërt i foljeve më tepër është e tipar i shkrimit rrëfimtar. Pra, vetë mësuesi gjatë orëve mësimore duke shfrytëzuar aparatet pedagogjike të tekstit, do ta realizojë plotësisht integrimin gjuhë-lexim. Realizimi javor i programit Programi i kësaj lënde parashikon që të zhvillohen 5 orë në javë nga të cilat: 3 orë - Njohuri letrare (Ku hyn Leximi, Të shkruarit dhe Të folurit) 2 orë - Njohuri gjuhësore. 8 Temat e pjesës së parë do të zhvillohet në mënyrë lineare sipas përmbajtjes së lëndës. (3 orë çdo javë) Këto orë do të kombinohen me 2 orët e gramatikës, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në mënyrë lineare sipas përmbajtjes së lëndës. Pavarësisht nga ndarja e tekstit në dy pjesë, lënda është një: gjuha shqipe, prandaj do të zhvillohet si një e tërë dhe vlerësimi i nxënësve do të bëhet jo si për dy lëndë më vete, siç është bërë deri tani, por vetëm për një lëndë: Gjuha amtare (gjuha shqipe). Mësuesi është i lirë të ndryshojë ku e sheh të arsyeshme renditjen e temave. Për këtë mund të orientohet nga skema e paraqitur në këtë udhëzues apo dhe skema të tjera të sugjeruara. Sugjerimi ynë në renditjen e temave i jep përparësi renditjes lineare të tri temave nga kapitulli i parë dhe dy nga i dyti. Është e mira që pjesa dyorëshe e leximit të mos ndahet nga ora e gramatikës, pasi kjo krijon shkëputje dhe vështirësi në realizimit e objektivave të saj. Ora e Leximit Siç shihet dhe nga pasqyra përmbledhëse shumë pjesë të Leximit do të zhvillohen përgjithësisht në dy orë mësimore. Por edhe ato që do të zhvillohen në 1 orë përgjithësisht kanë po ato kërkesa dhe objektiva, të cilat mësuesi do t i realizojë përmes rubrikave të parashikuara në strukturën metodike të tekstit. Në ORËN E PARË të Leximit synohet te : 1. Leximi dhe kuptimi i përgjithshëm i pjesës nga ana e nxënësit. Për të realizuar këtë rubrikë ndjekim disa hapa:

Libër mësuesi a. Rikujtimi Fillimisht bëhet një bashkëbisedim i mësuesit me nxënësit duke i bërë ata të rikujtojnë njohuritë e fituara më parë gjatë leximit të veprave. Nëse është ndonjë shkrimtar i njohur, bëhen pyetje rreth veprave të tij, të lexuara nga nxënësit. Nëse pjesa ka temë veprimtarinë e tyre të përditshme, bëhen pyetje që t i futin nxënësit brenda kësaj teme. Nëse pjesa e zgjedhur është nga një libër, i cili është bërë film (si p.sh., Harri Poteri, Piter Pani etj.) nxiten nxënësit të diskutojnë për ndjesitë dhe mbresat e tyre gjatë shikimit të filmit. b. Leximi i pjesës Leximi i pjesës është një nga momentet kryesore për të kuptuar përmbajtjen e pjesës dhe për të komunikuar emocionet e saj te nxënësit. Ka disa mënyra që duhet të përdorë mësuesi për leximin e pjesës. P.sh., për ta nxitur nxënësin që të lexojë pjesën mësuesi zgjedh një fragment të shkurtër, por kulmor, i cili të mbartë emocionet e të gjithë pjesës. Kujdes i duhet kushtuar të lexuarit shprehës. Mënyrat e ndryshme të leximit shprehës varen nga llojet e ndryshme të shkrimit. P.sh., nëse është përrallë do të lexohet ndryshe nga një tregim i zakonshëm apo nga një shkrim shkencor i letrarizuar. Poezia me rimë do të lexohet ndryshe nga një poezi me varg të lirë apo nga një poemë epike etj. Nxënësi lexon në heshtje pjesën, për të fituar kuptimin e përgjithshëm të saj. Mund të ketë disa forma të leximit, ku më të përdorurat mund të jenë: o leximi zinxhir, nxënësve të ndryshëm lexojnë njëri pas tjetrit fjali ose paragrafëve të tekstit. Kjo jo vetëm që e aktivizon nxënësin, por dhe e bën të vëmendshëm në dëgjim dhe lexim njëherazi. o Leximi me role, ku pjesa ndahet në role dhe nxënës që caktohen paraprakisht nga mësuesi, lexojnë pjesën sipas roleve. Në këtë lloj leximi edhe vetë mësuesi mund të jetë pjesëtar i këtij leximi, për të krijuar afërsi me nxënësin. o Leximi me laps në dorë, formë leximi që e bën nxënësin të jetë i vëmendshëm dhe të lexojë me një synim të caktuar. Ka raste kur mësuesi kërkon nga nxënësit gjetjen e përgjigjeve të sakta, pas leximit të parë. Kjo e bën nxënësin që t i rikthehet edhe një herë tekstit. Alternativat në këtë rubrikë jepen herë mirë dhe herë gabim. Nëpërmjet kësaj rubrike ushtrohet vëmendja e nxënësit në drejtim të detajeve, hollësive. Alternativa që i kërkohet e bën nxënësin të kërkojë në tekst atë pjesë që i duhet atij. Pra, kemi të bëjmë jo më me një lexim tërësor, por me një lexim me synim. Lexim me ndalesa o Lexim i imët me kodim teksti etj. (Forma të tjera leximi mësuesit do t i gjejnë të përdorura në mësimet model që paraqiten në këtë Libër mësuesi, së bashku me shpjegimet përkatëse për mënyrat e përdorimit). 9 c. Puna me fjalorin. Në rubrikën e fjalorit janë nxjerrë fjalë dhe shprehjet të reja apo të vështira për t u kuptuar nga nxënësit. Ato shkruhen në dërrasë të zezë nga mësuesi, ndërsa nxënësi i nënvizon në libër. Që këtë fjalë të përvetësohen nga nxënësit, vendosen në kontekstin e

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 tekstit, sillen kuptime të reja dhe krijohen fjali të ndryshme me to. Nëse gjen pika takimi mësuesi këtë rubrikë e integron me Njohuritë gjuhësore të Pjesës së dytë. d. Rubrika 1 e aparatit pedagogjik: Kuptojmë tekstin, ka si synim që nxënësi të marrë kuptimin e përgjithshëm të pjesës. Për realizimin e kësaj rubrike ndiqen këto hapa: - Nxënësi iu përgjigjet pyetjeve për përmbajtjen. - Ndan fragmentin në disa pjesë dhe gjen për secilën një titull. - Gjen pikat kryesore të planit. - Ritregon përmbajtjen me fjalët e tij. - Shkruan shkurt përmbajtjen në detyrat e shtëpisë. (poezinë mund ta kthejë në prozë, ose prozën e shkurtër poetike mund ta kthejë në poezi etj.) Pasi nxënësi e përvetëson kuptimin kryesor të pjesës, mësuesi e parapërgatit atë për orën e dytë, ku punohet me shtresat e tjera kuptimore e gjuhësore të pjesës. ORA E DYTË Pasi nxënësi përvetëson kuptimin e përgjithshëm të tekstit që ka lexuar, në orën e dytë ai duhet të futet në shtresat e tjera kuptimore të pjesës si dhe në ato gjuhësore. Këto realizohen nëpërmjet rubrikave të tjera të aparatit pedagogjik. 1. Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. 10 Kjo rubrikë zbulon para nxënësit se pjesa që lexohet prej tij sjell: -Njohuri të reja nga fusha të ndryshme si p.sh, arti botëror, kultura e hershme shqiptare dhe ajo botërore, të dhëna nga shkenca, arti, kinematografia etj. -Disa mesazhe, si p.sh. mesazh human, social, psikologjik, atdhetar etj, -Ndikon te ai estetikisht dhe moralisht. Nëpërmjet kësaj rubrike nxënësi arrin të futet thellë në kuptimet e tjera të tekstit nëpërmjet këtyre hapave: - gjykimit të vet të pavarur, - zgjedhjes së alternativave, - arsyetimit të këtyre zgjedhjeve, - diskutimit të sinqertë për përvojën e tij, - kundërshtimit të mendimit të tjetrit, - arsyetimit të këtij kundërshtimi, - analizës së shkaqeve dhe pasojave të konflikteve, - mënyrës së marrjes së mesazhit etj. 2. Studiojmë gjuhën e tekstit. Kjo rubrikë lidhet me kuptimet e figurshme që merr fjala duke u vendosur në tekste të llojeve të ndryshme. Nëpërmjet kësaj rubrike mësuesi ka mundësi që të realizojë integrimin e njohurive që merr nxënësi në lëndën e gjuhës shqipe me lëndën e leximit letrar.

Libër mësuesi Në drejtimin letrar analizohen njohuritë e ndryshme stilistike, të cilat mësuesi i pasuron me shembuj të tjerë jashtë librit. Këto realizohen nëpërmjet: - përvetësimit teorik të elementeve letrare, - gjetjes së figurave letrare në tekst, - përdorimit të tyre në shembujt e krijuar nga nxënësit. Përvetësimi i këtyre elementeve letrare e ndihmon nxënësin të përcaktojë tipare të stilit të veprave apo të autorëve të ndryshëm. P.sh., ndryshe shkruhet një përrallë nga një tregim i thjeshtë narrativ apo një prozë poetike. Dhe figurat letrare të përdorura në një poezi ndryshojnë prej prozës. Ndryshe fillon dhe mbaron përralla nga një tregim. Po kështu mund të themi për konfliktin e tregimit që ndryshon nga ai dramës etj. Të gjitha këto mësuesi ia bën të qartë nxënësit nëpërmjet pjesëve të zgjedhura për ilustrim apo dhe shembujve të tjerë. Në drejtim të gjuhës nxënësi pasuron fjalorin me : - kuptimet e ndryshme të një fjale, - kuptimet e shprehjeve frazeologjike, - kuptimet e antonimeve, sinonimeve, homonimeve etj. Në drejtim të llojeve të ndryshme të stileve të gjuhës nxënësi arrin të dallojë stilin shkencor nga ai letrar apo nga ai historik, stilin e kronikave të gazetave nga ai reportazheve etj. Kjo realizohet nëpërmjet: - evidentimit të fjalëve kyçe që përbëjnë stilin, - krahasimit të fjalës së figurshme me atë shkencore, - sasisë dhe llojeve të njohurive që merr nxënësi në shkrime të ndryshme etj. Në Detyrat me shkrim nxënësi aftësohet për t i shprehur qartë mendimet, gjykimet, arsyetimet e tij si dhe i nxitet fantazia dhe imagjinata për një shkrim të figurshëm e letrar, i cili shpesh mund të shoqërohet dhe me ilustrime. Dhe në këtë rubrikë nxënësi realizon njohuritë që merr për mënyrat e ndryshme të llojeve të shkrimit. Ora: Të folurit Këto tema janë të integruara me temat e pjesëve të leximit. Pasi nxënësi reflekton ndaj një pjese të lexuar, në këto orë mësimore ai ka mundësi të reflektojë se si e përjeton atë gjë në jetën e tij personale. Qëllimi i këtyre temave nga ana e standardeve lëndore është që : Nxënësi të ushtrojë të folurin për tema nga më të ndryshme, të zgjerojë fjalorin në varësi të këtyre temave, të flasë qartë, të lidhë me logjikë fjalët në fjali si dhe të lidhë fjalitë për të dhënë mendimin e tij. Të japë me gojë mendimin e tij për një personazh, të tregojë se si ka kaluar një shëtitje, si luan me shokët, si reflekton ndaj të tjerëve në shtëpi apo mjedisin e jashtëm, si i përjeton ngjarjet, përrallat, tregimet, emocionet dhe mbresat. Kjo është një nga rubrikat, e cila i kërkon mësuesit që të drejtojë një vëmendje të veçantë ndaj botës së nxënësit. Qëllimi i tekstit në këtë rubrikë është që nxënësit të 11

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 shprehen sa më lirshëm dhe të flasin sa më shumë për veten. Në këtë rubrikë mësuesi duhet të jetë i vëmendshëm veçanërisht dhe ndaj nxënësve, të cilët janë të heshtur dhe të mbyllur në vetvete. Në natyrën e fëmijës është veti sinqeriteti dhe spontaniteti. Këto veti me rritjen e fëmijës fillojnë të humbasin, prandaj mësuesi duhet të bëjë kujdes që të nxitë iniciativën e të shprehurit dhe të sinqeritetit. Ky sinqeritet duhet të respektohet nga të dyja palët. Edhe nga nxënësit që flasin, edhe nga nxënësit që dëgjojnë dhe që duhet të vlerësojnë sinqeritetin e shokut të tyre. Ora: Të shkruarit Këto tema janë të integruara me temat e pjesëve të leximit nga ana tematike. Në fillim të kësaj rubrike është mirë që mësuesi përpara se nxënësi të shkruajnë, të bëjë një parapërgatitje me gojë rreth temës që do të shkruhet. Qëllimi i këtyre temave nga ana e standardeve lëndore është që : Nxënësi të shkruajë saktë dhe pa gabime fjalë nga fjalori i fushave të ndryshme, të lidhë me logjikë fjalët në fjali si dhe të lidhë fjalitë për të arritur në përshkrimin e teksteve të llojeve të ndryshme. Në mbështetje të kësaj rubrike vjen edhe rubrika e Njohurive gjuhësore, ku mësuesi duhet ta ndihmojë nxënësin që të integrojë njohuritë e fituara nga strukturat e gatshme të pjesëve të leximit me njohuritë për dukuritë gjuhësore. Në tekst përgjithësisht jepen skemat e përgjithshme të këtyre temave. Është mirë që para se nxënësit t i kërkohet të shkruajë një tekst, ai duhet të zbërthejë teorikisht një model të gatshëm. Atë që është në libër ose ndonjë që do të zgjedhë mësuesi. Vetëm duke përvetësuar këto modele ilustruese ai mund të realizojë si duhet një test të shkruar. Gjithashtu mësuesi duhet ta stimulojë dhe nxitë përfytyrimin dhe imagjinatën e nxënësit duke i ofruar: - Fjalët çelës për një temë të caktuar, - Pika kyçe ku do bazohet, - Struktura të gatshme fjalie - Strukturë të qartë të asaj që nxënësi do të shkruaj. 12 Mbi një letër të bardhë dhe të zbrazur është tepër e vështirë të shkruash. Ora e gjuhës Njohuritë gjuhësore janë zbërthyer sipas programit. Çdo temë gjuhësore është parashikuar të zhvillohet në 1 orë mësimi ku trajtohen njohuritë teorike dhe ushtrimet. Ushtrimet e tekstit shërbejnë për përforcimin e njohurive të pjesës teorike, veçanërisht dy-tri ushtrimet e para. Në Fletoren e punës ushtrimet janë parashikuar të tilla që nxënësi të punojë individualisht si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Këto ushtrime janë konceptuar sipas shkallës së vështirësisë duke kaluar nga më e lehta te më e vështira, nëpërmjet kërkesave: dallo, nënvizo, plotëso, argumento, krahaso, krijo. Në fund të Fletores së punës janë dhënë disa teste për kontrollin e njohurive të marra gjatë temave dhe kapitujve të ndryshëm.

Libër mësuesi Njohuritë gjuhësore të programuara për klasën e gjashtë, përgjithësisht janë të njohura nga nxënësit duke u marrë në rrugë praktike që nga klasa e dytë deri në klasën e pestë. Në tekst këto njohuri gjuhësore janë sistemuar shkencërisht sipas degëve të veçanta të disiplinës së gjuhës. Duhet pasur parasysh që gjatë zhvillimit të orës së njohurive gjuhësore, shpjegimi teorik i dukurisë gjuhësore të realizohet nga mësuesi nëpërmjet skemave të ndryshme dhe t i kushtohet rëndësi më tepër punës praktike, pasi këto njohuri do të rimerren përsëri në klasat e tjera. Nxënësit duhet të vlerësohen nëpërmjet ushtrimeve, ku ai do të mund të identifikojë dukuritë gjuhësore të shpjeguara në pjesën teorike të tekstit. Nuk duhet këmbëngulur në riprodhimin e njohurive teorike nga nxënësit, por në zbatimin në praktikë të këtyre njohurive. Ana teorike nuk ka nevojë të kërkohet që të riprodhohet nga nxënësit; më shumë ajo është paraparë, që nxënësit të testohet nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve praktike. Rita Petro 13

14 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 15

16 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 17

18 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 19

20 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 21

22 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 23

24 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 25

26 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 27

28 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 29

30 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi 31

32 Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6

Libër mësuesi MODEL DITARI Formati i modelit të ditarit përmban dhjetë elemente: 1.Tema: Tema mësimore. 2. Niveli i vështirësisë: Kjo kërkesë e ditarit tregon nivelin e vështirësisë që ka përgatitja e veprimtarisë mësimore dhe shkallën e pjesëmarrjes së nxënësve në këto veprimtari praktike. Niveli i vështirësive është parashikuar nga 1 4. 3. Koha: Koha e nevojshme e llogaritur në minuta për të zhvilluar gjithë veprimtaritë mësimore. 4. Synimi: Paraqet në mënyrë të përgjithshme atë që parashikon të arrijë mësuesi nëpërmjet veprimtarisë mësimore. 5. Të drejtat e njeriut: Edukimi me të drejtat e njeriut përmes tematikës dhe problematikës së tekstit mësimor. 6. Objektivat: Objektivat paraqitin synimet specifike do të realizohen hap pas hapi gjatë një ore mësimi dhe aftësitë që do të fitojë nxënësi në çdo veprimtari. 7. Materiale: Lista e materialeve të nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë mësimore. 8. Metoda: Metodat dhe teknikat e mësimdhënies që do të përdorë mësuesi në bashkëveprim me nxënësit për paraqitjen dhe zhvillimin e veprimtarive mësimore për të arritur synimet dhe objektivat mësimorë. 9. Përgatitja: Listimi i gjërave që duhet të bëjë mësuesi para fillimit të mësimit. 10. Zhvillimi: Zhvillimi pasqyron në mënyrë të detajuar të gjitha veprimtaritë që do të organizohen për të arritur objektivat e përcaktuara. Sqarim Niveli i vështirësisë: Sipas shkallës së vështirësisë, veprimtaritë mësimore janë ndarë në katër nivele (nga niveli 1-4), të cilat tregojnë pjesëmarrjen e nxënësve në veprimtaritë praktike dhe shkallën e vështirësive që duhet për përgatitjen e saj. Niveli I: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari të thjeshta, të shkurtra, akullthyese, të cilat krijojnë klimën e nevojshme të bashkëpunimit dhe komunikimit të mësuesit me nxënësit dhe të nxënësve me njëri tjetrin. Niveli II: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari të thjeshta e të modeluara më parë nga mësuesi, të cilat nxitin interesin e nxënësve për të rritur aftësitë komunikuese dhe të punuarit në grup. Niveli III: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari të gjata e të modeluara më parë nga mësuesi. Këto veprimtari nxitin te nxënësit të menduarin dhe të vëzhguarin për të hyrë në thellësi të problemit. Pjesëmarrja e nxënësve në diskutime apo në punën me grupe është e nivelit të lartë. 33 Niveli IV: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari më të gjata. Ato kërkojnë nivel të lartë në punën me grupe, në komunikim, në përqendrim si dhe bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit. Këto veprimtari kërkojnë përgatitje më të gjatë si dhe përqendrim më të gjerë dhe më të thellë në problemin që trajtohet.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Pjesa I NJOHURI LETRARE Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Mandolina (ora e parë) Të lexojmë Niveli II 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet: a- Nxitja e kërshërisë së fëmijëve rreth dokeve, zakoneve, veshjeve tradicionale e veglave muzikore të krahinave të ndryshme. b- Njohja e jetës së bashkëmoshatarëve të tyre në vitet e pasluftës. Të drejtat e njeriut: E drejta për t u argëtuar. E drejta e lirisë së zgjedhjes. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë: gtë tregojnë disa nga mbresat që u kanë mbetur në kujtesë nga pushimet verore. gtë lexojnë në mënyrë të kuptueshme e të vetëdijshme tregime nga jeta e fëmijëve. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja dhe t i përdorin ato në fjali. gt u përgjigjen pyetjeve të mësuesit për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes që ka të bëjë me kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja. gtë ritregojnë sipas radhës veprimet që bëjnë personazhet. Materiale dhe mjete mësimore nharta e Shqipërisë. nteksti Gjuha amtare 6. nfisha (ose fletë blloku me ngjitje). nfotografi ose vizatime veglash muzikore (çifteli, klarinetë, mandolinë). Metoda dhe teknika mësimore nbisedë. ndiskutim. 34 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues-nxënës rreth vendeve ku ata i kanë kaluar pushimet verore. Nxënësit përmendin vendet ku kanë kaluar pushimet dhe i tregojnë ato edhe në hartën e Shqipërisë, e cila ndodhet e varur në tabelë. Më pas tregojnë disa nga mbresat që u kanë mbetur në kujtesë nga vendet ku kanë kaluar pushimet verore. Në fund të rrëfimeve, mësuesi/ja së bashku me nxënësit vlerësojnë bukuritë e natyrës shqiptare dhe karakteristikat e veçanta të krahinave të ndryshme jo vetëm në doke, zakone, veshje, por edhe në fushën e muzikës. Mësuesi/ja u paraqet nxënësve fotografi ose vizatime të veglave muzikore (çifteli, klarinetë, mandolinë) duke u drejtuar pyetjen: - Karakteristikë e cilës krahinë të Shqipërisë janë këto vegla muzikore? Përgjigjet e sakta do të ishin: Çiftelia Veriu Klarineta Jug, Shqipëri e mesme Mandolina Korçë

Libër mësuesi Nëse nxënësit nuk i përcaktojnë trevat ku përdoren këto vegla muzikore, ndihmohen nga mësuesi. Hapi II. Prej këtej, mësuesi/ja bën lidhje me temën e re të mësimit Mandolina. Bëhet leximi zinxhir i pjesës. Gjatë kohës që lexojnë, nxënësit nënvizojnë fjalët të cilave nuk ua dinë kuptimin. Pas leximit punohet me fjalorin. Përdoret teksti për fjalët e shpjeguara në të, ndërsa fjalët e tjera të panjohura shkruhen në tabelë, u bëhet i njohur kuptimi dhe kërkohet që nxënësit të ndërtojnë fjali të ndryshme me to. Hapi III. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit U drejtohet nxënësve një bllok pyetjesh për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes. - Në ç kohë dhe në ç qytet zhvillohet ngjarja e këtij tregimi? - Si i kishin fituar të hollat dy fëmijët? - Çfarë vendosën të bëjnë ata? - Çfarë blenë djemtë? Nxënësit shënojnë + ose - për objektet e dhëna më poshtë: libra bluzë çanta pasta mafishe kitarë krehër Për të ritreguar sipas radhës veprimet që bëjnë personazhet në qytetin e Korçës, mësuesi/ja i rikthen nxënësit në tekst në mënyrë që ata gjatë rileximit të nënvizojnë këto veprime: përgjigjet e nxënësve mund të jenë: - Harxhuan paratë në qytetin e Korçës. - Shkuan në një librari. - Blenë krehër e pasqyrë në një kinkaleri. - Shijuan mafishet e pandispanjën. - Blenë mandolinën. Për t iu përgjigjur pyetjes se cila është tema e kësaj pjese, mësuesi ua jep të gatshëm përkufizimin e fjalës temë: Tema e një vepre është një anë e jetës ose një dukuri e rëndësishme që trajtohet në një krijim letrar. Vetëm pas këtij hapi nxënësit përcaktojnë temën e tregimit. Detyrë shtëpie: Nga teksti i klasës së pestë zgjidhni dy tregime dhe përcaktoni me shkrim temën e tyre. Tema: Mandolina (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta 35 Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë gjykojnë mbi veprimet dhe cilësitë e personazheve duke argumentuar mendimet e tyre. gtë tregojnë përvojat e tyre vetjake të nxitur nga veprimtaria e personazheve. gtë përdorin një fjalor të zgjedhur dhe ndërtime të pasura e të përshtatshme gjuhësore sipas stilit rrëfimtar. gtë përcaktojnë vetën në të cilën shkruhet një tregim. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të ndryshme të përdorura në tregim. gtë zëvendësojnë një fjalë me një tjetër pa prishur kuptimin e fjalisë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjetet mësimore nteksti. Gjuha amtare 6. nfletorja.. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutim. nbisedë. npunë me grupe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Disa nga nxënësit lexojnë me kujdes temat e tregimeve të zgjedhura. Në rastet kur tema nuk është përcaktuar saktë, mësuesi/ja me ndihmën dhe pjesëmarrjen e nxënësve të tjerë jep alternativën e duhur. Është mirë nëse një grup nxënësish kanë zgjedhur të njëjtin tregim. Lexojnë njëri pas tjetrit temat e përcaktuara, të cilat diskutohen dhe vlerësohen nga e gjithë klasa. Tregohet kujdes ndaj përcaktimit të saktë të temës pavarësisht nga mënyrat e ndryshme të të shprehurit. Hapi II. Kalohet në rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nxënësit diskutojnë rreth këtyre pyetjeve: - Pse fëmijët vendosin të blejnë mandolinën? - Mendoni se vepruan mirë? Nxënësve u paraqiten alternativat: a- vepruan drejt (PO), b- vepruan gabim (JO). Mësuesi/ja nxit debatin midis grupeve (PO/JO), ku secili prej tyre mbron tezën e tij. Pasi të dy grupet paraqesin argumentet e tyre, mësuesi vazhdon me pyetjen: - Po sikur ju të kishit një sasi të hollash, si do t i shpenzonit? (Dëgjohen e vlerësohen përgjigjet e nxënësve.) Nxënësit japin mendimet e tyre, duke listuar sendet, veshjet, ushqimin që ata do të dëshironin të blinin duke dhënë dhe arsyen pse. Për ushtrimin 2, faqe 17, nxënësit punojnë në tekst duke plotësuar tabelën dhe duke diskutuar rreth cilësive të fëmijëve. Ata lexojnë në tekst fjalitë ku dalin këto cilësi. Një alternativë e mundshme e përgjigjes së dhënë nga nxënësi mund të jetë punëtor: - Dy muaj me radhë kishim shkuar në pyll për të siguruar drutë e pyllit. 36 Ushtrimi 3 faqe 17 zhvillohet në formën e një bisede. Mësuesi/ja duke marrë shkas nga rrëfimet e nxënësve në orën e parë drejton pyetjet: - Po juve ju pëlqen të udhëtoni në qytete të tjera? - Çfarë do të shihnit më me kureshtje? (pazarin, muzeun, kinemanë, librarinë, shëtitoren etj.) Pse? Tregoni diçka nga përvoja juaj. Hapi III. Kalohet te rubrika Studiojmë gjuhën e tekstit. Pasi nxënësit kanë përcaktuar se në ç vetë është shkruar tregimi Mandolina, ndahen në grupe me 5-6 nxënës. Secilit grup i kërkohet të gjejë në tekstin e gjuhës amtare, tregime të tjera të shkruara në vetën e parë. P.sh.: Vullneti ; Nuk është e lehtë të harrosh ; Letër nga fshati. Çdo përfaqësues i grupit (zgjedhur nga vetë nxënësit) lexon titujt e tregimeve të shkruara në vetën e parë që ata kanë përzgjedhur. Siç janë të ndarë në grupe, nxënësit shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të dhëna në tekst si dhe zëvendësojnë fjalën mandolina me alternativat e mundshme. Dëgjohen dhe vlerësohen përgjigjet e nxënësve.

Libër mësuesi Tema : Të shkruajmë një tregim ose ngjarje Rubrika : Të shkruajmë Vështirësia : Niveli IV Koha : 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përcaktojnë veçoritë e tregimit. gtë njohin elementet përbërëse të tregimit. gtë përcaktojnë tek tregimi Mandolina hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen. gtë shkruajnë ngjarje që u kanë ndodhur mbështetur në rregullat e shkrimit të tregimit. gtë shkruajnë duke respektuar rregullat drejtshkrimore të fjalëve, shenjat e pikësimit brenda dhe në fund të fjalisë. gtë vlerësojnë tregimet e njëri-tjetrit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti. Gjuha amtare 6. ntabakë të bardhë. nfletore. nbojëra uji. nflete pune. Metoda dhe teknika mësimore: nkllaster. ndiskutim. nshkrim i lirë. nturi i galerisë. Përgatitja: Në një tabak të bardhë mësuesi/ja shkruan me bojëra uji pyetjet dhe alternativat rreth tregimit Mandolina. Kjo ngjarje është shkruar: Në këtë ngjarje veprojnë: a) në vargje a) pak personazhe b) në rreshta. b) shumë personazhe. Kjo ngjarje është: Në këtë ngjarje rrëfehet : a) e shkurtër a) një histori b) e gjatë. b) disa histori. Fleta e punës përgatitet për çdo nxënës dhe përmban këto udhëzime: ntrego vendin, kohën se kur ka ndodhur ngjarja. ntrego se me kë ke qenë kur ka ndodhur ngjarja. npërshkruaj me hollësi mjedisin kur ka ndodhur ngjarja. npërshkruaj me kujdes momentin që vë në lëvizje zhvillimin e ngjarjes. nmos harro të vendosësh lidhjen midis hyrjes dhe zhvillimit. npërpiqu të tregosh qartë se çfarë ka ndodhur. ntrego veprimet sipas radhës. npërpiqu që të fshehësh disa të dhëna për të mbajtur interesin e lexuesit deri në fund. nmos bëj sqarime të panevojshme në mbyllje. nmos harro të vendosësh titullin. ntitulli të përshtatet me rrjedhën e ngjarjes që ke shkruar. ntrego kujdes në përdorimin e kohës së foljes si dhe në vendosjen e shenjave të pikësimit. 37

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me prezantimin e materialit që përmban pyetjet me alternativa rreth tregimit Mandolina, i cili ngjitet në tabelë. Bashkërisht mësues-nxënës përcaktojnë alternativat e mundshme. Mbështetur tek to plotësohet kllasteri i mëposhtëm duke bërë të qartë se ç është tregimi dhe cilat janë veçoritë e tij. në rreshta (prozë) një histori Tregimi pak personazhe i shkurtër Hapi II. Pas plotësimit të kllasterit mësuesi/ja vazhdon më tej me përcaktimin e elementeve të tregimit sipas skemës më poshtë: Tregimi Hyrja Zhvillimi Mbyllja Skemën e mësipërme mësuesi mund ta plotësojë edhe me elemente të tjera të tregimit tashmë të njohura për nxënësin, si: - titulli - tema - mesazhi Hapi III. Kthehen nxënësit në tekst te tregimi Mandolina dhe me ndihmën e mësuesit/ es përcaktojnë elementet e tij (hyrje, zhvillim, mbyllje). 38 Hapi IV. U tërhiqet vëmendja nxënësve ndaj disa rregullave të shkrimit të tregimit dhënë në faqen 18. Hapi V. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ku secili prej tyre kujton një ngjarje që i ka ndodhur e më pas e shkruan. Për të lehtësuar punën e nxënësit mësuesi/ja u vjen në ndihmë me fletën e punës së përgatitur më parë prej tij të cilën Ai/ajo e shpërndan atë në çdo bankë. Nxënësit punojnë qetësisht rreth 15. Hapi VI. Më pas tregimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë dhe lexohen me zë para të tjerëve.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ana (ora e parë) Të lexojmë Niveli II 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon: a. T i njohë nxënësit me gjuhën dhe emocionet e një krijimi me temë nga jeta e tyre e përditshme. b. Të edukojë te nxënësit nëpërmjet veprimeve të personazheve dashurinë, tolerancën dhe respektin për njëri-tjetrin. Të drejtat e njeriut: E drejta për të mos u diskriminuar për shkak të origjinës, gjuhës, seksit, veshjes. E drejta për t u trajtuar si i barabartë në komunitetin ku jeton. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojë për të marrë informacion për mënyrën si sillen dhe si veprojnë bashkëmoshatarët e tyre. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja. gtë bëjnë pyetje dhe t u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer me tej kuptimin e përgjithshëm të pjesës. gtë kuptojnë se në mjedisin ku jetojnë, njerëzit janë të ngjashme dhe të ndryshme. gtë rritet fryma e bashkëveprimit në grup. Përgatitja: Përgatiten pyetësorë për çdo nxënës. Pyetësori përmban këto të dhëna: Pyetësor Emri: Vendlindja: Pesha: Ngjyra e flokëve: Ngjyra e syve: Veshja e parapëlqyer: Sporti i parapëlqyer: Lënda shkollore e parapëlqyer: 39 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. npyetësor. nfletë të bardha. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutim. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. U ndahen nxënësve pyetësorët e përgatitur dhe u kërkohet t i plotësojnë me kujdes. Hapi II. Lexohen pyetësorët e plotësuar.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi III. Organizohen nxënësit në grupe bazuar mbi lojën e tyre të parapëlqyer. Përpiquni që çdo grup të ketë 4-7 nxënës. Nëse është e domosdoshme, formoni grupe të ndryshme për të njëjtën lojë. Hapi IV. U kërkohet atyre të rendisin sa më shumë arsye përsa i përket lojës së tyre të parapëlqyer. P.sh. Mua më pëlqen kjo lojë, sepse... Hapi V. Diskutohen arsyet e paraqitura nga të gjitha grupet. Vihen re me kujdes ndryshimet që kanë nxënësit me njëri-tjetrin duke nxjerrë në pah idenë e shumëllojshmërisë. Hapi VI. Bashkarisht nxënësit dhe mësuesi arrijnë në përfundimin se njerëzit janë të ngjashme dhe të ndryshme, por pavarësisht nga kjo, ata duhet të mësojnë të pranojnë njëri-tjetrin. Hapi VII. Mësuesi bën lidhjen me temën e re. Njihen nxënësit me titullin e tregimit, autorin, librin nga është shkëputur tregimi, të cilat shkruhen në tabelë. Hapi VIII, Lexohet pjesa nga nxënësit duke u tërhequr vëmendjen atyre për një lexim shprehës. Hapi IX. Punë me fjalorin. Njihen nxënësit me fjalët e shprehjet e reja duke i përdorur ato edhe në fjali. Hapi X. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. Mësuesi/ja u drejton nxënësve një bllok pyetjesh. - Cila ishte Ana Miçek? Pse nxënësve ajo iu duk qesharake? - Riprodhoni të përmbledhura fjalët e mësuesit, kur u tërheq vëmendjen nxënësve. Fillimisht nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë fjalët e mësuesit. Nxënësve u lihet në dispozicion një kohë e mjaftueshme rreth 3-4 për të riprodhuar fjalët e mësuesit. - Çfarë ndodhi në oborrin e shkollës? - Pse Ana dhe Beni u futën me vonesë në klasë? - Shënoni me fjalinë e saktë dhe me fjalinë e gabuar. (Lexoni në tekst fjalitë.) Ky ushtrim ka për qëllim t i nxitë nxënësit të jenë të vëmendshëm gjatë leximit. Hapi XI. Organizohen nxënësit në çift për të hartuar pyetje lidhur me ato momente të tregimit që nuk trajtohen në pyetjet e mësipërme. Hapi XII. Vlerësimi i orës së mësimit. 40 Shënim: Si aktivitet hyrës në këtë orë mësimi mund të përdoret edhe veprimtaria e mëposhtme: Çdo nxënës shkruan në një copë letër emrin e tij. U kërkohet nxënësve të zbukurojnë emrin e tyre. Ata mund të ngjyrosin emrin dhe të vizatojnë rreth tij disa gjëra që u pëlqejnë, si: lodra, zbukurime, fruta etj. Ulen nxënësit në formë rrethi. Secili prej tyre tregon fletën ku është shënuar emri i tij dhe shpjegon gjërat e tij të parapëlqyera që ka vizatuar. Bëhen pyetjet e shënuara më poshtë për të ndërgjegjësuar fëmijët për dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre. Pyetje - Gjërat tuaja të parapëlqyera ishin të njëjta apo të ndryshme? - Çfarë mësuat për veten dhe për të tjerët? - Si do të ishte po të ishim të gjithë të njëjtë? Detyrë shtëpie. Ushtrimi nr. 6, në faqen 22 të tekstit.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ana (ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë mbajnë qëndrim ndaj sjelljeve e veprimeve të shokëve të Anës. gtë dallojnë mënyrën e komunikimit midis Anës dhe Benit. gtë realizojnë portretizimin e plotë të personazhit kryesor, Anës. gtë nxjerrin mesazhin e tregimit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore npunë në çift. nshkrim i lirë. ndiskutimi. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Diskutimi i detyrave të shtëpisë. Nxënësit lexojnë titujt e krijimeve të tyre dhe argumentojnë se çfarë i ka nxitur në zgjedhjen e tyre. Përzgjidhet nga vetë nxënësit titulli më i përshtatshëm. Hapi II. Mësuesi kalon në rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Punohet ushtrimi 7. Nxënësit japin gjykimet e tyre rreth alternativave të dhëna për personazhin e Anës duke i ilustruar ato me shembuj nga teksti. Në ushtrimin 7/a për secilin element të dhënë të gjendet fjalia përkatëse e shkëputur nga teksti. gjuha Atje ajo ka folur vetëm polonisht. (fq.19) veshja Nuk mbante xhinse, por një fustan të gjatë jashtë modës. (fq.19) sjellja Ajo kishte ulur kokën. Nuk kuptohej fare nëse i dëgjonte apo nuk i dëgjonte fjalët e zotit Zajbeman. (fq.19) Në ushtrimi 7/b mësuesi udhëzon nxënësit që t i rilexojnë edhe njëherë fragmentet në të cilat jepen sjelljet e shokëve ndaj Anës dhe qëndrimi i saj. P.sh.: Ai e vuri Anën në një bankë me Katjen.... Në këtë paragraf nxënësit kuptojnë se Ana është shumë e ndrojtur dhe ndihet e pambrojtur, sepse ajo nuk reagon ndaj veprimit, por edhe të tjerët qëndrojnë indiferentë. Në ushtrimin 8 mësuesi u bën të qartë nxënësve se midis Anës dhe Benit realizohet komunikimi me sy, me gjeste, me veprime, me fjalë. Për secilën mënyrë komunikimi ai u kërkon nxënëse ta ilustrojnë me shembuj nga teksti. P.sh.: Komunikimi me sy: Beni e pa me bisht të syrit Anën. (fq. 19). Beni e soditi edhe njëherë të tërën... deri tek ata të shtijen frikën. (fq. 19) P.sh.: Komunikim me veprim: Ai hapi krahun fort dhe e gjuajti. Topi e goditi Anën mu në ballë. (fq. 20) P.sh.: Komunikimi me fjalë: Më fal!... S është e vërtetë, - tha ai. P.sh.: Komunikimi me gjeste: Ajo ngriti kokën dhe e vështroi. (fq. 20) 41

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ndërsa në ushtrimin 9 mësuesi, pasi merr përgjigjen e pyetjeve të shtruara, e drejton diskutimin e nxënësve në raportin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre personazheve, nëse ata do të ishin të të njëjtit seks. Hapi III. Mësuesi organizon punën në çifte. U kërkon nxënësve të listojnë qëndrimet që mbajnë shokët ndaj Anës, të cilat ata i gjykojnë jo të drejta. Nxiten nxënësit të shprehin lirisht mendimet e tyre. Pas përfundimit, çifte nxënësish paraqesin para klasës listën që kanë hartuar. Të gjithë nxënësit diskutojnë rreth mendimeve të dhëna. Hapi IV. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Pas vlerësimit kritik që u bëhet qëndrimeve, sjelljeve, gjendjeve emocionale, veprimeve të personazheve ndaj njëritjetrit, tashmë nxënësit mund të realizojnë portretizimin e plotë të Anës. Mësuesi u sugjeron atyre që të mbështeten te skema e dhënë në libër. Hapi V. Pas plotësimit të skedave, nxënësit i shkëmbejnë ato me njëri-tjetrin dhe bëjnë vlerësimin e punimeve të shoku-shokut. Hapi VI. Punohet ushtrimi 11 që lidhet me gjuhën e tekstit. Si fjalë kyçe në këtë ushtrim janë zgjedhur katër folje, të cilat nxënësit do t i lidhin me personazhet duke u mbështetur në veprimet që ata kryejnë dhe do të krijojnë fjali. P.sh: Katja e shtyu Anën me bërryl. Hapi VII. Në fund nxënësit nxjerrin mesazhin e tregimit, i cili përzgjidhet nga shumëllojshmëria e përgjigjeve dhe shkruhet në tabelë nga mësuesi/ja. Detyrë shtëpie. Bëj një listë me këshillat që do të doje t ju jepje shokëve të Anës për t u sjellë më mirë me të. Këto këshilla bëjua të ditur edhe shokëve të tu dhe merr mendimin e tyre. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Shoku i ri i klasës Të flasim Niveli III 45 minuta 42 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin rreth marrëdhënieve të krijuara midis tyre e një shoku të ri të ardhur në klasë. gtë flasin rreth marrëdhënieve që do të donte të krijonte secili prej tyre në një mjedis të ri. gtë diskutojnë rreth paragjykimeve për shkak të ngjyrës, gjuhës, gjendjes ekonomike. gtë tregojnë rreth përvojave të pjesmarrjes së tyre në një shoqëri të re. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. nlojë me role. npunë me grupe. Përgatitja: Përzgjidhen nga mësuesi/ja nxënësit me aftësi më të mira krijuese. Ndahen në tri grupe. Dy grupe të krijojnë nga një dialog, ndërsa një grup të krijojë një monolog sipas situatave të dhëna në tekst. Të dyja situatat do të interpretohen. Një model monologu mund të jetë: Mësuesi/ja më prezantoi para klasës. Tashmë të tërë i kishin sytë mbi mua. Ndihesha si një lepur i rrethuar nga ujqër të uritur. Të tërë më vështronin duke

Libër mësuesi mos lënë asnjë detaj pa dalluar. Në ato momente dëshiroja të bëhesha e padukshme si fantazmë, që ata sy të huaj të mos më gjykonin më. Faqet më ishin skuqur nga sikleti dhe më hipi një dëshirë e tmerrshme për të qarë dhe për të shkundur gjithë emocionet që ndieja. Nuk dija çfarë të thoja, ku të vendosja duart, ku të ulesha e me kë të flisja. Më dukej vetja si një peshk jashtë ujit. Në disa momente më mungonte fryma. Kur një vajzë më foli, me hyri paniku. S dija të përgjigjesha. Doja të bëja një figurë të mirë, por munda të flisja vetëm pak fjalë. Pastaj si me magji, dalëngadalë, duke iu përgjigjur pyetjeve që po më bënin, turpi dhe ndrojtja u zbeh. Gjithë frika dhe pasiguria i lanë vendit entuziazmit dhe kureshtjes për një përvojë të re. Traumatike në vështrim të parë, por në të vërtetë pozitive dhe e dobishme. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Për të realizuar këtë temë mësimore mund të përdoren dy modele. Modeli i parë zhvillohet mbështetur në tri situatat e dhëna në tekst: Në situatën e parë diskutohet rreth marrëdhënieve që krijohen midis klasës dhe të sapoardhurit. Diskutimi zhvillohet mbi bazën e pyetjeve të shtruara në tekst. Në situatën e dytë diskutohet rreth marrëdhënieve që do të dëshironte të krijonte i sapoardhuri në klasë. Në situatën e tretë diskutohet rreth marrëdhënieve që krijon klasa me të sapoardhurin që dallohet nga gjuha, ngjyra, shtresa shoqërore (sociale). Gjatë diskutimeve që do të zhvillohen për secilën situatë, mësuesi/ja i nxit nxënësit të sjellin edhe përvojat e tyre. Modeli i dytë zhvillohet mbështetur në lojën në role. Nxënësit ndjekin me kujdes interpretimin e situatave dhe në përfundim të secilës prej tyre realizohet diskutimi. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Poeti i vogël (ora e parë) Të lexojmë Niveli II 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i nxisë nxënësit të lexojnë tregime që i njohin me ngjarje nga jeta e bashkëmoshatarëve të tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta e shprehjes në të gjitha mënyrat. 43 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë parashikojnë zhvillimin e ngjarjes nisur nga një situatë e dhënë. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja. gtë listojnë sipas radhës veprimet që kryejnë personazhet. gtë ritregojnë pjesën mbështetur mbi veprimet që kryejnë personazhet. gtë përcaktojnë temën e tregimit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. npoezi të shkruara nga vetë nxënësit. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nerr.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Struktura e mësimit: E Stuhi mendimesh 5 minuta R DRTA 20 minuta R Loja e Karriges 20 minuta Zhvillimi i mësimit: Evokimi Stuhi mendimesh (Brainstorming): Në aktivitetin hyrës mësuesi/ja zhvillon një Stuhi mendimesh me të gjithë klasën. - Cili poet ju pëlqen më shumë? - Po ju a keni provuar të shkruani poezi? - Kujt ia keni kushtuar ato? - Cili ka qenë i pari që ka lexuar ato poezi? - Ç vlerësim keni marrë? - Si jeni ndier në ato çaste? 44 Realizimi i kuptimit (DRTA) Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin Poeti i vogël dhe pyet nxënësit: - Për çfarë mendoni se bën fjalë ky tregim nisur nga titulli? Cila do të jetë ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu? Më tej mësuesi/ja lexon tekstin me ndalesa, ndërsa nxënësit dëgjojnë. Bëhen 5 ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të plotësojnë edhe të parashikojnë vazhdimin e tregimit. Ndarjet e tekstit janë përgatitur që më parë nga mësuesi/ja. Ndalesa I - Lexohet teksti nga E kisha vënë re disa ditë me radhë deri te.. e shpalosa letrën dhe e pashë. - Si mendoni ju çfarë mund të jetë shkruar në letër? - Ç ndjeu mësuesi/ja? - Kujt mendoni se ia kishte kushtuar poeti i vogël ato vargje? Ndalesa II - Lexohet teksti nga Ishte një vjershë. deri tek.ai do të vijë vetë. - A mendoni se djali e takoi mësuesin/en? - Ç biseduan ata? - Pse nuk e kishte shkruar djali emrin? - A mendoni se ka vazhduar të shkruajë edhe poezi të tjera? Ndalesa III - Lexohet teksti nga Nuk gabova. deri te.nuk e pashë më në shkollë. - Ç kishte ndodhur me djalin? - Ç mendoni se do të ndodhë më pas? Ndalesa IV - Lexohet teksti nga Pyeta menjëherë. deri tek..do të bëhej operacion. - A shkoi mësuesi ta takonte? - Si e priti djali mësuesin? Ndalesa V - Lexohet teksti nga Vendosa të shkoja ta shikoja. deri te.pastaj u skuq. - Pse djali heshti dhe u skuq? - Si mendoni se përfundon tregimi? Ndalesa VI - Lexohet teksti deri në fund. - A përfundoi historia ashtu si e menduat ju? U habitët? - Ç mendime ju vijnë në mendje tani që dëgjuat të gjithë historinë? - Çfarë ju pëlqen më shumë në këtë histori? - Cila është tema e tregimit? - A përputhet tema me titullin e tregimit? Pse?

Libër mësuesi Reflektimi: Në etapën e tretë, për ushtrimin 2 mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të vendosin si duhet veprimet që kryejnë personazhet duke plotësuar kutitë bosh me numrin që duhet. Renditja e saktë do të ishte. 1.Mësuesi e kishte vënë re se një nxënës dëshironte t i thoshte diçka. 2.Djali i dha mësuesit për të lexuar një poezi. 3.Mësuesi ia botoi poezinë djalit. 4.Mësuesi e vizitoi djalin në spital. 5.Djali i dha mësuesit në spital dy poezi të tjera. Ritregimin e pjesës mbi bazën e veprimeve të kryera nga personazhet mësuesi/ja mund ta organizojë në formën e lojës. Vendoset në qendër të klasës një karrige dhe zgjidhen 5 nxënës në mënyrë të rastësishme. Për përzgjedhjen e nxënësve mund të përdoren 5 numra të çfarëdoshëm nga lista emërore në regjistër (p.sh. 10, 21, 25, 33, 38). Të pesë nxënësit njëri pas tjetrit ulen në karrige duke ritreguar paragrafin që i shkon përshtat një veprimi sipas radhës së renditjes së tyre. Me të njëjtën mënyrë mund të veprohet edhe me nxënës të tjerë. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Poeti i vogël (ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë në tekst cilësitë e jashtme dhe të brendshme të djalit. gtë përshkruajnë portretin e djalit të vogël. gtë diskutojnë rreth marrëdhënieve midis djalit dhe mësuesit. gtë sjellin përvoja vetjake rreth marrëdhënieve të tyre me mësuesin. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve dhe formimin e fjalëve të veçuara nga tregimi. gtë zbulojnë mesazhin që përcjell ky tregim. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha Amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nhulumtim. nshkrim i lirë. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për të plotësuar tabelën e ushtrimit 4, faqe 26 mësuesi/ja i rikthen nxënësit në tekst jo për një lexim tërësor, por për një lexim me synimin që nxënësit të nënvizojnë cilësitë e jashtme dhe të brendshme të djalit. Pasi t i kenë nënvizuar këto cilësi, ata bëjnë plotësimin e tabelës. Tabela e plotësuar lexohet nga nxënësit. Hapi II. Mbështetur në cilësitë e veçuara, mësuesi kërkon nga nxënësit të realizojnë një përshkrim të plotë të portretit të djalit. Lexohen përshkrimet e nxënësve Hapi III. Për të përshkruar marrëdhëniet midis personazheve të këtij tregimi (mësuesit dhe djalit të vogël) si dhe për t i nxitur nxënësit që të përshkruajnë marrëdhëniet e tyre me mësuesit zhvillohet një bisedë rreth pyetjeve: - Cilat ishin marrëdhëniet e mësuesit me djalin në hyrje të tregimit? 45

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Si ndryshuan këto marrëdhënie? Pse? (më shikonte si me ndrojtje / kisha gjetur një mik të humbur / ai më përqafoi sikur të isha vëllai i tij i madh. ) - Po ju ç marrëdhënie keni me mësuesit? - Ç cilësi do të donit të kishte mësuesi juaj? - Cilat prej tyre do të vlerësonit më tepër? Nxënësit të jenë të lirshëm të shprehin mendimet e tyre. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 6 nxënësit shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të veçuara. Mësuesi/ja ndalet te shprehja e parë për të nënvizuar bujarinë si virtyt të shqiptarit. U kërkohet nxënësve të thonë fjalë të urta që lidhen me këtë temë. Në ushtrimin 9 shpjegohet mënyra e formimit të fjalëve të dhëna duke shfrytëzuar njohuritë gjuhësore të nxënësve. P.sh.: buzëqesh = buzë + qesh = Fjalë e përbërë Në ushtrimin 10 është bërë e njohur veta me të cilën është shkruar tregimi. Nga nxënësit kërkohet vetëm ilustrimi me shembuj ku duhet kjo. Disa nga ilustrimet mund të jenë: E kisha vënë re. U ndala. Dola në korridor, hodha sytë nga tërë anët. Në ushtrimin 11 nxënësve u kërkohet të përcaktojnë rrëfimtarin (mësuesi). Në fund mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të zbulojnë mesazhin e tregimit. Nga alternativat e dhëna përzgjidhet më e mira e cila shkruhet në tabelë. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Djali dhe deti (ora e parë) Të lexojmë Niveli VI 45 minuta 46 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojnë në mënyrë të kuptueshme dhe te vetëdijshme duke përsosur mekanizmin e të lexuarit. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja duke i përdorur edhe në fjali. gt u përgjigjen pyetjeve të mësuesit për ta zbërthyer më tej përmbajtjen e pjesës që ka të bëjë me subjektin, karakteret, idetë dhe organizimin e gjuhës. gtë shprehin përshtypjet, mendimet dhe përjetimet vetjake me fjali të qarta. gtë gjejnë një titull tjetër për pjesën që lexuan, sipas zgjedhjes së tyre. gtë ritregojnë përmbajtjen e pjesës mbështetur në elementet e subjektit: hyrje, zhvillim, mbyllje. gtë dallojnë kuptimin e parë dhe të figurshëm të fjalëve. Materiale dhe mjete mësimore ntabakë të bardhë. nfisha me ngjyra. nbojëra uji. ndisqe. nmagnetofon. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. nstuhi mendimesh. Zhvillimi i mësimit: Në fillim rregullohet mjedisi fizik i klasës në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të bashkëveprojnë lirisht me njëri-tjetrin dhe të përdorin burimet materiale që nevojiten. Për këtë arsye është mirë që nxënësit të ulen në formë rrethi ose potkoi.

Libër mësuesi Hapi II. Shkruhet fjala DETI me shkronja të mëdha në një tabak letre të bardhë dhe vendoset në dysheme, në mes të klasës në një vend të hapur, ku ta shohin të gjithë nxënësit. Hapi III. U jepet të gjithë nxënësve nga një fishë me ngjyrë dhe u sqarohet se në të do të shkruajnë cilësitë e detit, p.sh, i kaltër, i thellë, i frikshëm etj. Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesja vendos muzikë në sfond. Hapi IV. Nxënësit vënë mbi tabakun, ku është shkruar fjala DETI, copat e letrës ku është shkruar mbiemri, që tregon cilësinë e detit dhe i lexojnë me zë të lartë. Në qoftë se ndonjëri ka dëshirë të thotë edhe diçka tjetër rreth asaj që ka shkruar, i lejohet që të flasë. Mësuesja bën një përmbledhje të të gjitha cilësive që nxënësit kanë shprehur për detin. Hapi V. Mësuesja u thotë se edhe pjesa e re bën fjalë për detin. Përzgjidhen nxënësit që lexojnë më mirë për të bërë leximin e pjesës. Mësuesja u tërheq vëmendjen që të tregohen të kujdesshëm në lexim duke respektuar intonacionin, shenjat e pikësimit etj. Vlerësohen nxënësit që lexuan më mirë duke nxitur edhe të tjerët për një lexim shprehës. Hapi VI. Punohet me fjalët dhe shprehjet e reja. Nxënësit i përdorin në fjali dhe në situata të ndryshme. Hapi VII. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Nxënësve u drejtohet një bllok pyetjesh për të zbërthyer më tej kuptimin e përmbajtjes. Cila është tema e këtij tregimi? Çfarë vuri re djali kur u zgjua në mëngjes? Si ndjihej ai në ato momente? Çfarë vendosi të bënte ai më pas? Pse djalin e kapi paniku? Po ju a jeni ndodhur në një situatë në të cilën keni provuar frikë? Përshkruani me kujdes çfarë keni ndier ju në ato momente? Si e keni përballuar? Me çfarë do ta krahasonit ju ndjenjën e panikut? Pse qan djali kur del në breg? I vlerësoni pozitivisht përpjekjet që bën djali për të dalë fitimtar mbi vështirësitë? Motivoje në çdo rast përgjigjen tënde dhe ballafaqoje me përgjigjen e shokëve. A do t ju pëlqente t i vendosnit një titull tjetër pjesës? Cili do të ishte? Hapi VIII. Nxënësit ritregojnë pjesën me fjalët e tyre duke pasur parasysh: hyrjen, zhvillimin, mbylljen. Hapi IX. Sqarohet nga mësuesi koncepti kuptim i figurshëm i fjalës duke u drejtuar nxënësve pyetjen: A mund ta zëvendësojmë fjalën det me ndonjë fjalë tjetër? Nxënësit japin fjalë të ndryshme. jetë DET etj. 47 Mësuesja tregon se në këtë rast fjala det mund të zëvendësohet me fjalën jetë duke nxjerrë në pah përdorimin e figurshëm të kësaj fjale. Për të shpjeguar më mirë ngjashmërinë e jetës me detin mësuesi përdor thëniet e nënë Terezës mbi jetën: Jeta është mundësi, mundohu ta kapësh. Jeta është bukuri, admiroje etj. Detyrë shtëpie: Tregoni një ngjarje kur ju jeni ndodhur në një çast të vështirë dhe si e keni kapërcyer atë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Djali dhe deti (ora e dytë) Të lexojmë Niveli VI 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë bëjnë pyetje për ta zbërthyer më tej përmbajtjen, që ka të bëjë me personazhet, idetë dhe organizimin e gjuhës. gtë përshkruajnë gjendjet emocionale dhe sjelljet e personazheve. gtë zhvillojnë më tej intuitën dhe imagjinatën e tyre. gtë reflektojnë mbi idetë e shkrimtarit, mbi sjelljet e personazheve, duke arritur në përfundime të rëndësishme. gtë analizojnë elementet stilistikore dhe gjuhësore të tregimit. gtë zhvillojnë aftësitë bashkëvepruese në grup. Materiale dhe mjete mësimore nfletë formati A4. nbojëra uji. ngërshërë. nngjitëse. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. norganizuesi grafik. 48 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Kontrolli i detyrave të shtëpisë, leximi dhe diskutimi i tyre. Meqënëse ishte detyrë krijuese, krijimet më të mira vlerësohen po nga vetë nxënësit (pas diskutimit të tyre). Kalohet tek rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Hapi II. Për të krijuar një atmosferë sa më gjallëruese mësuesi krijon një lojë në çift. Nxënësit duhet të ndërtojnë disa pyetje tërësore mbi cilësitë, veprimet dhe mjedisin ku vepron personazhi. ( Por kujdes, ju do të kërkoni nga shoku që përgjigjja e tij të mos jetë po ose jo, por me fjali të plota që shprehin pohim ose mohim). P.sh.: -A ishte i trazuar deti atë ditë? -Jo, atë ditë deti ishte i kthjellët dhe pa dallgë? Kujdes! Nëse shoku juaj përgjigjet Po ose Jo, ai digjet. Hapi III. Mësuesja ndan klasën në grupe (jo më shumë se 5-6 nxënës çdo grup) I jepet secilit grup materiali i përgatitur në fletë formati me çështjet që duhet të trajtojnë: Grupi I. Përshkruani pamjen e detit duke përdorur sa më shumë mbiemra të figurshëm të përzgjedhur nga teksti. Grupi II. Cilat janë veprimet më të rëndësishme që kryen djali gjatë tregimit? Si ndikojnë ato në gjendjen shpirtërore, psikologjike të tij? Plotësoni tabelën e dhënë. Veprimet Zgjohet, shikon pishat, vrapon në plazh Gjendja shpirtërore Ndihet i vetmuar

Libër mësuesi Grupi III: Duke u mbështetur në imagjinatën tuaj dhe elementet e tekstit ndërtoni një dialog midis djalit dhe detit. Djali Deti Grupi IV: Çfarë cilësish duhet të ketë një njeri që të triumfojë mbi vështirësitë e jetës?jepni mendimin tuaj duke plotësuar çdo petale të lules. Grupi V: Tregimi është i pasur me përshkrime të mrekullueshme artistike. Sillni përshkrimet e autorit për: Djalin Detin Motin Plazhin Grupi VI: Ç mund të thoni për stilin e autorit (gjuha e përdorur, vërtetësia e përshkrimit, rrëfimi, figurat letrare, marrëdhëniet që vendos me lexuesin). Pjesën më të madhe të tregimit e zë meditimi i djalit, një bashkëbisedim me veten. Si mendoni pse autori ka zgjedhur një mënyrë të tillë. Hapi IV. Lexohen detyrat e secilit grup. Nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit, duke dhënë edhe ndonjë sugjerim. Punimet e secili grup ngjiten në dërrasë. Vlerësime jepen edhe nga mësuesja. Hapi V. Pas gjithë kësaj analize nxënësit nxjerrin edhe mesazhin që ka dashur të japë autori. Tema: Kur Uendi u rrit (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta 49 Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet të arrihet njohja e nxënësve me personazhet e trilluara dhe nxitja e tyre për të krijuar personazhe të tilla. Të drejtat e njeriut: E drejta e shprehjes në të gjitha mënyrat. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të: gtë diskutojnë rreth filmit Piter Pani. gtë lexojnë tregime ku personazhet e tij janë të trilluara. gtë nxiten nxënësit drejt një leximi të kuptueshëm e të vetëdijshëm për t iu përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes. gtë ndërtojnë pyetje tërësore rreth përmbajtjes së tregimit. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfletë pune. Metoda dhe teknika mësimore nbisedë. npunë e udhëhequr. nlexim në heshtje. nlojë në çift. Përgatitja: Përgatitet për çdo nxënës nga një fletë punë që përmban këto pyetje: Në cilën vetë rrëfehet historia? A i pëlqente Uendit të rritej? Ç kishte ndodhur me Majkëllin, Puplën, Xhonin, Fyellin? Si ishte fustani i Uendit? Si quhej vajza e Uendit? Nga cila dhomë kishte filluar udhëtimi i paharruar? Pse nuk fluturonte dot tashmë Uendi? Kush ia ngjiti krahun Piter Panit? Për ku u nis fluturim Piter Pani dhe ku i çoi fëmijët? Çfarë i thotë Piter Pani në fund Uendit? Çfarë dëgjon shpesh në gjumë Xheni? 50 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një bisedë hyrëse rreth filmit Piter Pani. - A e keni parë filmi Piter Pani? A ju ka pëlqyer? Pse? - Cilat personazhe ju kanë mbetur në mendje? - Çfarë ju bën përshtypje tek Piter Pani? Mësuesi/ja përpiqet të përfshijë në bisedë sa më shumë nxënës që e kanë parë filmin. Hapi II. Pas diskutimit të pyetjeve mësuesja zbulon fragmentin e shkëputur nga romani Piter Pani, Kur Uendi u rrit të dhënë në tekst. Bëhet leximi zinxhir i tregimit nga nxënës të ndryshëm. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura, të cilat shpjegohen më pas nga mësuesi/ja. - Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Më tej nxënësit rikthehen në tekst duke lexuar në heshtje tregimin me qëllim që t u përgjigjen pyetjeve të përgatitura në fletën e punës. Në pamundësi të përgatitjes së fletës së punës, mësuesi/ja i shkruan pyetjet në tabelë dhe nxënësit në fletoret e tyre. Theksojmë se fleta e punës ose pyetjet e përgatitura nga nxënësit plotësohen ndërkohë që ata lexojnë në heshtje tregimin. Qëllimi i pyetjeve është t i nxisë nxënësit që të jenë më të vëmendshëm gjatë leximit të tregimit. Diskutohen pyetjet midis nxënësve. Roli i mësuesit/es në këtë moment është ai i drejtuesit. Hapi III. Për t i çlodhur, argëtuar, por njëkohësisht edhe për t i nxitur nxënësit të formojnë drejt pyetjet mësuesi përdor lojën e mëposhtme: Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë disa pyetje tërësore mbi cilësitë, veprimet dhe mjedisin ku veprojnë personazhet. Ndahen në çifte ku njëri do të bëjë pyetjet dhe tjetri do të përgjigjet. Shoku që do të japë përgjigjet duhet të tregojë kujdes që përgjigjet e tij të mos jenë me Po ose Jo, por me fjalë që shprehin mohim ose pohim. Po japim një shembull: -A është Xhejni vajza e Uendit? - Është e vërtetë. KUJDES! Nëse nxënësi përgjigjet me Po ose Jo ai digjet. Loja është interesante dhe nxënësit marrin pjesë me dëshirë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqja 32.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Kur Uendi u rri (ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë personazhet që janë reale dhe ato që janë të trilluara nga shkrimtari. gtë gjykojnë mbi veprimtaritë e personazheve të këtij tregimi. gtë përshkruajnë se si e përfytyrojnë njëri tjetrin në të ardhmen. gtë dallojnë fjalët me kuptim të parë e të figurshëm. gtë njohin kuptimin e shprehjeve frazeologjike të formuara nga emri sy dhe t i përdorin ato në fjali. gtë dallojnë shprehjet frazeologjike me kuptim të kundërt. gtë krijojnë personazhe të trilluara. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfletë formati. nfotografi vetjake të nxënësve. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutim. nshkrim i lirë. nbisedë. nlojë mësimore. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit ritregojnë bisedën ndërmjet Uendit dhe Xhejnit dhe vlerësojnë vetë punimet më të mira. Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nxënësve u drejtohen këto pyetje: Cilat janë personazhet e tregimit? Cilat prej këtyre personazheve janë reale dhe cilat nuk janë reale? Pse? Si i dalloni? Nxënësit listojnë personazhet duke i ndarë në dy grupe: Reale / joreale. Personazhet realë Personazhet jorealë Uendi, Xhejni etj. Piter Pani etj. 51 Më tej mësuesi nxit nxënësit të japin veçoritë dalluese ndërmjet personazheve realë dhe joreale, të cilat i shkruan në tabelë. P.sh.: Uendi rritet, martohet, lind fëmijë. Piter Pani nuk rritet asnjëherë, ka trupin dhe mendjen e fëmijës etj. Pra Piter Pani është personazh i trilluar, i krijuar nga shkrimtari. Prej këtej nxënësit plotësojnë alternativën e saktë në ushtrimin 4. Për ushtrimin 5 nxënësit rikthehen në tekst tek biseda e zhvilluar midis Uendit e Xhejnit rreth Piter Panit, për t iu dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara. Në ushtrimin 6 nxënësit kanë përmendur më lart emrat e shokëve të Uendit, prandaj tani japin përshtypjet që u bëjnë këta emra, dhe se si i përfytyrojnë ata.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Dëgjohen disa përshkrime për të njëjtin personazh. Ushtrimin 7 zhvillohet në formën e bisedës, ku fëmijët përshkruajnë veten e tyre krahasuar me vite më parë. Biseda do të jetë më interesante nëse nxënësit gjatë krahasimit do të përdorin dhe fotografi të bëra ndër vite. Në përfundim të çdo përshkrimi, mësuesi/ja u drejton pyetjet: - A do t ju pëlqente që të mbeteshit gjithmonë të vegjël dhe të mos rriteshit asnjëherë? Pse? Ushtrimi 8 organizohet në formën e një loje, ku secili nxënës zgjedh një nga shokët e klasës dhe e përshkruan se si do të jetë, sipas përfytyrimit të tij, pas disa vitesh. Nxënësit punojnë në fletë formati ose në fletore duke e ruajtur fshehtësinë e përshkrimeve të tyre. Fleta e palosur hidhet në një shportë të vogël të vendosur në tavolinën e mësuesit. Në mënyrë të rastësishme mësuesi/ja përzgjedh disa nga përshkrimet e nxënësve, të cilin e lexon me zë, pa përmendur emrin për të cilin/cilën është shkruar, duke kërkuar nga nxënësit që ta gjejnë atë. Nëse nuk zbulohet, bëhet i njohur nga nxënësi që e ka shkruar. Hapi III. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Për të realizuar ushtrimi 9 nxënësit gjejnë në tekst foljen fluturo dhe shpjegojnë se në cilat raste është përdorur në kuptimin e parë dhe në cilat raste në kuptimin e figurshëm. P.sh.: - Oh, si fluturon koha? (kuptim i figurshëm) - Pse, tani nuk je e zonja të fluturosh, mami? (kuptim i parë) 52 Vazhdohet me të njëjtën mënyrë për shprehjet e dhëna në tekst. Janë përdorur me kuptim të parë: zogu fluturon dhe aeroplani fluturon, ndërsa me kuptim të figurshëm: koha fluturon dhe njeriu fluturon. Në ushtrimin 10 nxënësit do të gjejnë mbiemrat që tregojnë ndryshimin midis njeriut të rritur dhe fëmijës: Fëmija është i padjallëzuar, i gëzuar, i shkujdesur. I rrituri është Në ushtrimin 11 nxënësit do të shpjegojnë me fjalë të tjera kuptimin e shprehjeve të dhëna dhe të dallojnë shprehjet frazeologjike me kuptim të kundërt. P.sh.: e do si sytë - e do shumë. e ka halë në sy - e ka inat. e pa me tjetër sy - ndryshoi mendim për të. Lexohen disa nga përgjigjet e nxënësve.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ritregimi i përmbajtjes Të flasim Niveli III 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet nxitja e nxënësit për të ritreguar ngjarje që ka lexuar, parë apo dëgjuar nga të tjerët. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë kuptojnë se çfarë do të thotë të ritregosh një ngjarje. gtë jenë të vëmendshëm kur lexojnë, kur shohin një pamje filmike dhe kur të tjerët rrëfejnë. gtë ritregojnë me saktësi një ngjarje që e kanë lexuar, parë apo dëgjuar nga të tjerët. gtë vlerësojnë rrëfimin e shokëve lidhur me përdorimin e fjalorit, elementeve të tregimit, tonit, stilit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. ntv. nkasetë (me pamjen filmike nga filma shqiptarë për fëmijë). nvideo. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grupe. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Ora e mësimit do të zhvillohet në formën e një konkursi me temë Rrëfimtari më i mirë. Konkursi do të zhvillohet në tri faza: Faza e parë: Ritregimi i një ngjarjeje të lexuar. Faza e dytë: Ritregimi i një ngjarjeje të dëgjuar nga të tjerët. Faza e tretë: Ritregimi i një ngjarjeje të parë. Për këtë klasa ndahet në 5 grupe. Faza e parë: Kërkesa për të 5-ta grupet është: Të ritregojnë përmbajtjen e pjesës së lexuar Poeti i vogël (mësuesi mund të zgjedhë një tregim tjetër, por të lexuar nga nxënësit). Ritregimi i pjesës do të bëhet me ndërprerje nga njëri grup te tjetri. Bëhet e qartë se për çdo fazë grupi zgjedh nga një nxënës që ata e mendojnë si më të aftë për t i përfaqësuar sa më mirë. P.sh.: Fillon nxënësi i grupit të parë të ritregojë me gojë përmbajtjen deri në një çast të caktuar. Më pas ndërpritet dhe vazhdohet ritregimi i pjesës nga përfaqësuesi i grupit të dytë e kështu me radhë. Në përfundim të ritregimit të të gjithë pjesës mësuesi iu drejton pyetjen: 53 Gjatë kohës që ju rrëfenit ngjarjen, mbi cilat elemente të tregimit e mbështetët rrëfimin tuaj? Mësuesi përpiqet që nëpërmjet pyetjeve të njëpasnjëshme të nxjerrë nga vetë nxënësit vendin, kohën, personazhet. duke plotësuar skemën e mëposhtme: Ritregimi Ku? Kur? Kush? Çfarë? Pse? Si?

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Bëhet vlerësimi i rrëfimtarit më të mirë mbështetur në: Ritregimin e pjesës mbi bazën e elementeve të mësipërme. Rrjedhshmërinë në të folur. Shoqërimi i ritregimit me mimikë e gjeste. Faza e dytë: Kërkohet përsëri nga secili grup që përmes një përfaqësuesi të rrëfejë një ngjarje të dëgjuar nga të tjerët, por të mos jetë shumë e gjatë. Edhe në këtë fazë zgjidhet një fitues. Faza e tretë: Për këtë fazë mësuesi përdor pamje filmike të një filmi për fëmijë. Ndiqen për disa minuta në heshtje pamjet filmike të shoqëruar me kolonën zanore. Më pas hiqet kolona zanore dhe rikthehet pas 3-4 minutash. Pasi kanë parë materialin e përgatitur; (jo më shumë se 15 minuta) bëhet ritregimi i asaj që kanë parë. Në këtë moment mësuesi nxjerr në pah edhe roli e kolonës zanore në film, e cila ndihmon për të kuptuar më mirë ngjarjen për të zbërthyer botën e brendshme të personazheve e për të shprehur tensionin dramatik të konfliktit. Si në dy fazat e para edhe këtu shpallet rrëfimtari më i mirë. Në mbyllje të orës se mësimit mësuesi bashkë me nxënësin ritheksojnë se të ritregosh do të thotë të rrëfesh me gojë (a shkrim) një ngjarje që ke lexuar, parë apo dëgjuar nga të tjerët. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ritregim i përmbajtjes Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ritregojnë me shkrim një ngjarje që kanë lexuar, parë a dëgjuar nga të tjerët, duke zgjedhur strukturat e duhura gjuhësore, fjalorin e përshtatshëm dhe duke respektuar rregullat drejtshkrimore të fjalive. gtë vlerësojnë ritregimin me shkrim të njëri-tjetrit. 54 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nshkrimi i lirë. nturi i Galerisë. npunë me grupe. Zhvillimi i mësimit: Veprimtaria e zhvilluar një orë më parë në rubrikën Të flasim do shërbejë si bazë për realizimin e rubrikës Të shkruajmë. Lexohen rregullat e pikës b fq. 34, të cilat vlejnë si për ritregimin me gojë dhe për atë me shkrim. Klasa ndahet në tri skuandra dhe secilës skuadër i jepet detyrë të ritregojnë më shkrim: Skuadra e parë: Një ngjarje të dëgjuar nga të tjerët. Skuandra e dytë: Një ngjarje të lexuar më parë. Skuadra e tretë: Një ngjarje që e kanë parë në ekran (shfrytëzohet materiali filmik i një ore më parë në rubrikën Të flasim). Në përfundim punimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë ose lexohen me zë të lartë. Nxënësit bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit.

Libër mësuesi Tema : Rubrika: Vështirësia: Koha: Vullneti (ora e parë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet: a) Njohja e nxënësve me një pjesë nga krijimtaria për fëmijë e autorëve të huaj. b) Nxitja e vullnetit dhe kurajës si pjesë e karakterit të njeriut. Të drejtat e njeriut: E drejta për t u argëtuar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë renditin paragrafët e dhënë në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve të tregimit. gtë shpjegojnë kuptimin e fjalëve të nënvizuara mbështetur në kontekstin në të cilin janë përdorur. gtë lexojnë për të krahasuar ngjarjen e krijuar prej tyre nga bashkimi i paragrafëve, me atë të shkruar nga autori. gtë hartojnë pikat e planit. gtë ritregojnë ngjarjen mbështetur në pikat e planit. Materialet dhe mjetet mësimore nfletë punë. nfjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe. nteksti Gjuha amtare 6. Metoda dhe teknika mësimore npunë e pavarur. nlexim në heshtje. nritregim. Përgatitja: Përgatitet fleta e punës me dy rubrikat e mëposhtme. Hapi I. Rendit paragrafët e mëposhtëm duke vendosur në kutitë bosh numrat në përputhje me zhvillimin logjik të ngjarjeve të tregimit: Po, kam marrë një zotim... deri te do ta shikojmë. U mendova, u mendova dhe më në fund e gjeta... deri te... S ka ç të jetë tjetër! Madje jam çuditur shumë me veten time... deri te Ke marrë ndonjë zotim, Viktor. Shkoja përditë në shtëpinë e Alikut... deri te... Gati sa s arrinte të shkulte flokët. Të nesërmen e pata vendosur të mos luaja futboll... deri tek... të vazhdoja e ta forcoja vullnetin. Na mbetej pak kohe për matematikën... deri te... nuk do të loz shah. Të nesërmen binte një shi i hollë vjeshte deri te...jo dhe aq. 55 Hapi II. Shpjegoni kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve të nënvizuara duke u mbështetur në kontekstin në të cilat janë përdorur. Më pas shpjegimin tuaj krahasojeni me atë të dhënë në libër.ndërsa për fjalët e panjohura që nuk janë nënvizuar jepni shpjegimin tuaj. Për saktësinë e tyre kërkoni ndihmën e mësuesit ose të Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe. Fjala e nënvizuar Kuptimi i nxjerrë Shpjegimi i fjalorit Vlerësimi i saktë dhe e panjohur nga konteksti ose i gabuar

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me punë të pavarur. Mësuesi shpërndan fletët e punës dhe i udhëzon nxënësit të shikojnë me kujdes dy rubrikat. Në rubrikën e parë nxënësit do të lexojnë me kujdes secilin paragraf e më pas do t i rendisin duke vendosur në kutinë bosh numrin e duhur në përputhje me rrjedhën logjike të zhvillimit të ngjarjeve në tregim. Në rubrikën e dytë do të plotësohet tabela mbështetur në njohuritë që kanë nxënësit për të shpjeguar kuptimin e fjalive, nisur nga konteksti ku janë përdorur. Theksojmë se fleta e punës plotësohet para se nxënësit të njihen me tekstin. Hapi II. Pasi plotësohet fleta e punës, nxënësit lexojnë tregimin e formuar nga bashkimi i paragrafëve sipas renditjes së tyre si dhe shpjegimin e fjalëve të nënvizuara dhe të panjohura për ta. Mësuesja nuk jep vlerësim, por i nxit nxënësit të lexojnë tregimin e dhënë në libër në heshtje dhe ta krahasojnë me variantin e tyre. Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara dhe të panjohura duke plotësuar kolonën e fundit të tabelës. Më tej nxënësit bëjnë vlerësimin e punës së tyre për realizimin e dy rubrikave: 1. A i kanë renditur nxënësit paragrafët në përputhje me zhvillimin e ngjarjes së dhënë në tekst? 2. A i kanë shpjeguar drejt fjalët dhe shprehjet e nënvizuara e të panjohura në përputhje me shpjegimet e dhëna në tekst dhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe? Hapi III. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë tekstin. U drejtohen nxënësve pyetjet: - Cilët janë personazhet e këtij tregimi? - Cili është personazhi kryesor? - Çfarë vendos të bëjë ai? - A e prishi ai vendimin që kishte marrë? Si? - Çfarë bëri Viktori të nesërmen? - A ia arriti Viktori qëllimit që i kishte vënë vetes? Për pyetjen 5 nxënësit hartojnë fillimisht pikat e planit dhe më pas ritregojnë pjesën, mbështetur në pikat e planit të përcaktuara më lart. Vlerësohet ritregimi i nxënësve. 56 Tema: Vullneti ( ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë mbajnë qëndrimin vlerësues ndaj veprimeve të personazheve. gtë listojnë veprimet që kryen personazhi kryesor për të forcuar vullnetin. gtë nxiten për të sjellë përvoja të thjeshta vetjake duke përshkruar saktë se ç vend zë argëtimi dhe mësimi në jetën e tyre. gtë njohin kuptimet e figurshme të shprehjeve të dhëna. gtë ritregojnë me shkrim me kthim vetë (nga veta e parë në vetën e tretë.)

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Metoda dhe teknika mësimore npuna në çift. nbisedë. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I Mësimi nis me rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nxënësit plotësojnë në libër tabelën e dhënë duke përzgjedhur se cilat nga veprimet e djalit e bëjnë për vete dhe cilat e bëjnë për të qeshur. Diskutohet plotësimi i tabelës dhe nxënësit argumentojnë zgjedhjen e tyre. Hapi II. Nxënësit në çift listojnë veprimet që bëri djali për të forcuar vullnetin. Hapi III. Nxënësit përzgjedhin alternativën e më pas i japin përgjigje pyetjes: - Për të forcuar vullnetin është më mirë: gtë mos lësh detyrat pa mbaruar? gtë mohosh çdo gjë që të pëlqen? Pjesën tjetër të këtij ushtrimi mësuesi e zhvillon në formën e bisedës mbështetur në këto pyetje: - Ç vend zë argëtimi dhe mësimi në ditën tuaj? - Ç ndodh po t ju mungojë njëra apo tjetra? Në këtë pjesë të bisedës mësuesja kërkon nga nxënësit të tregojnë nëse kanë regjim ditor, sa e zbatojnë atë si dhe të hartojnë një model regjimi ditor duke punuar në çift. Për zhvillimin e ushtrimit 8 nxënësit rikthehen në tekst tek dialogu midis Viktorit dhe shokut të tij për të vënë re cilësitë e tyre. Fillimisht punojnë në mënyrë individuale dhe më pas e diskutojnë në çift Hapi IV. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Punohet ushtrimi 9. Nxënësit do të gjejnë edhe dy kuptimet e tjera të shprehjes njëri i dobët. Kuptime të tjera të kësaj shprehjeje mund të jenë: gnjeri që ka dije, aftësi e shprehi të pakta ose i përvetëson këto me vështirësi. gnjeri që ligështohet para vështirësive. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, f. 353, 1980). Në ushtrimin 10 nxënësit shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të dhëna.p.sh.: flet si papagall - flet a përsërit mekanikisht fjalët e një tjetri, pa u thelluar në ato që thotë. lojë e ndezur - lojë në kulmin e saj, lojë e fortë. Hapi V. Diskutohen me nxënësit dy ushtrimet e fundit. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Ritregoni me shkrim paragrafin e parë, duke e kthyer atë në vetën e tretë. Thoni ç ndryshime vini re. 57 Tema: Nuk është e lehtë të harrosh... (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli ll Koha: 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet që të nxiten nxënësit të lexojnë dhe interpretojnë një tregim humoristik. Të drejtat e njeriut: E drejta e shprehjes në të gjitha mënyrat.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë plotësojnë me fjalë të tjera titullin e tregimit. gtë ushtrohen për të lexuar me zë të lartë duke siguruar vëmendjen e shokëve që i dëgjojnë. gtë lexojnë dhe të përshtatin intonacionin e zërit sipas roleve të personazheve në këtë tregim humoristik. gtë ritregojnë sipas pyetjeve të skemës së ritregimit. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje që i shërbejnë stilit humoristik. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nlexim me role. ndiskutim. nintervista. Zhvillim i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë titullin e tregimit Nuk është e lehtë të harrosh... dhe kërkon nga nxënësit që ta plotësojnë atë me fjalë të tjera.p.sh.: Nuk është e lehtë të harrosh atdheun. Nuk është e lehtë të harrosh dashurinë e nënës. Në të njëjtën mënyrë mund të vazhdohet të krijohen deri në 10 shembuj. 58 Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Në përfundim të tyre, mësuesi, nisur nga titulli i shkruar në tabelë, kërkon nga nxënësit të parashikojnë se për çfarë bën fjalë ky tregim. Se sa i afërt ishte parashikimi i tyre me ngjarjen e tregimit. Nxënësit vlerësohen pasi njihen me kuptimin e përmbajtjes. Njihen nxënësit me autorin, librin nga është shkëputur tregimi, temën e tregimit. Lexohet tregimi dy herë nga nxënësit, herën e parë bëhet leximi zinxhir për të njohur përmbajtjen. Gjatë këtij leximi nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura, sqarohet kuptimi i tyre me ndihmën e fjalorit të tekstit dhe të mësuesit. Leximi i dytë i pjesës bëhet me role, duke treguar kujdes në përdorimin e intonacionit në përshtatje me rolin e personazheve që interpretojnë. Hapi II. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen për t iu përgjigjur pyetjeve 1-4 të tekstit. -Ç bisedë u zhvillua ndërmjet mësuesit të ri dhe nxënësve? -Ç farë duhej të bënte personazhi ynë ditën e shfaqjes? -Cilat ishin këshillat e mësuesit për recitimin e vjershës? -Çfarë ndodhi gjatë shfaqjes? Për pyetjen 5 rikujtohet më parë skema e ritregimit e cila vizatohet në tabelë. R I T R E G I M I Ku? Kur? Kush? Çfarë? Pse? Si? Pas kësaj pjesa ritregohet mbështetur në pyetjet e skemës së mësipërme. Detyrë shtëpie: Zhvilloni një intervistë me njërin prej gjyshërve dhe prindërve tuaj, që u përkasin dy brezave të ndryshëm, për të nxjerrë në pah marrëdhëniet e tyre me mësuesit. Tregoni kujdes në hartimin e pyetjeve në mënyrë që intervistuesit të jenë sa më të sinqertë në përgjigjet e tyre. Shënim: Detyra do të kontrollohet në orën e tretë në rubrikën: Të flasim.

Libër mësuesi Tema: Nuk është e lehtë të harrosh... (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë gjykojnë mbi veprimet e personazheve (duke dhënë komentin e tyre). gtë dallojnë ndryshimet që pësojnë në sjellje personazhet gjatë zhvillimit të tregimit. gtë analizojnë personazhet duke krahasuar cilësitë e tyre. gtë mbajnë qëndrim vlerësues ndaj cilësive që duhet të ketë mësuesi. gtë vlerësojnë shkrimet e llojit humoristik. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Zhvillimi i mësimit: Shënim: Meqenëse rubrika Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin mungon, ne po japim disa variante ushtrimesh që nxënësit të nxiten të diskutojnë rreth personazheve, veprimeve dhe sjelljeve të tyre si dhe marrëdhëniet që vendosin midis tyre. Për të gjykuar dhe komentuar mbi veprimet e personazheve, mësuesi vizaton tabelën e mëposhtme. Nxënësit bëjnë plotësimin e saj në fletore. Personazhet Veprimet Komenti yt Mësuesi Ahmeti Metoda dhe teknika mësimore ndiskutim. ndiagrami i Venit. npunë e pavarur. Pasi plotësohet tabela nga nxënësit, diskutohen përgjigjet e dhëna. Vëmendja përqendrohet më shumë në komentet e dhëna ndaj veprimeve të personazheve. Për të analizuar ndryshimet që pësojnë personazhet gjatë zhvillimit të ngjarjes, mësuesi drejton pyetjen: - A pësojnë ndryshime personazhet në këtë tregim? Cilët? Kur? 59 Për t i ndihmuar nxënësit që t i përgjigjen kësaj pyetjeje, veçohen nga paragrafi i fundit dy fjalitë e mëposhtme : a)... Bëra çmos për të harruar ato që kisha mësuar më parë, por ishte e pamundur,... - iu përgjigja. b)...pastaj të dy filluan të ecnin në korridor pranë njëri-tjetrit duke çaluar. Hapi III. Për të plotësuar Diagramin e Venit nxënësit më parë risjellin në kujtesë tregimin Poeti i vogël, ku një nga personazhet është mësues, e më pas e krahasojnë atë me figurën e mësuesit në tregimin Nuk është e lehtë të harrosh... duke dalluar të përbashkëtat dhe ndryshimet midis tyre.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Mësuesi te Poeti i vogël Mësuesi te Nuk është e lehtë të harrosh... Pasi plotësohet Diagrami diskutohen përgjigjet e nxënësve. Hapi IV. Mbështetur në cilësitë e krahasuara të mësuesve si dhe në marrëdhëniet me mësuesit e tyre, nxënësit listojnë cilësitë që duhet të ketë dhe nuk duhet të ketë një mësues. Një mësues duhet: Një mësues nuk duhet: - të jetë i durueshëm, - të jetë i komunikueshëm, - - - të jetë i dhunshëm, - të fyejë e të flasë me ton të ashpër, - - Hapi V. Kalohet te rubrika : Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 6 nxënësit japin alternativa të ndryshme titujsh për tregimin, prej të cilave përzgjidhet më i miri dhe shkruhet në tabelë nga mësuesi. Në ushtrimi 7 nxënësit ilustrojnë nga teksti situatat humoristike. P. sh.: Momenti i interpretimit të poezisë nga Ahmeti në skenë. Në ushtrimi 8 diskutohet rreth pyetjeve të shtruara në tekst dhe për secilën prej tyre kërkohen argumente. Nxënësit mund të rikujtojnë tregime të tjera humoristike. Mësuesi u kërkon që të jenë sa më të sinqertë në përgjigjet e tyre. Dëgjohen me kujdes mendimet e nxënësve dhe jepet vlerësimi për to. 60 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Mësuesit tanë Të flasim Niveli ll 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë tregojnë vlera dhe cilësi të mësuesve në breza të ndryshëm. gtë përshkruajnë me gojë mbi bazën e përvojave vetjake dhe të dëgjuara nga të tjerët portretin e mësuesit tradicional dhe bashkëkohor. gtë diskutojnë rreth shkaqeve që ndikojnë në krijimin e një klime jo të mirë në klasë. gtë shprehin interesat dhe dëshirat e tyre në lidhje me krijimin e marrëdhënieve të mira mësues-nxënës. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha shqipe 6. nintervista. nfletë me ngjitje. Metoda she teknika mësimore nintervista. ndiskutime. npunë me grupe.

Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit: Kjo orë mësimi do të zhvillohet me tri faza: Faza I. Gjatë kësaj faze do të lexohen intervistat e përgatitura që më parë nga nxënësit drejtuar njërit prej gjyshërve, prindërve për të nxjerrë në pah marrëdhëniet e tyre me mësuesit. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm gjatë leximit të intervistave për të veçuar cilësitë e mësuesve të atij brezi që do t i ndihmojnë në fazën e tretë me mësuesin tradicional. Faza II. Gjatë kësaj faze diskutohet rreth çështjeve të mëposhtme: - Kujt i ngjan mësuesi i këtij tregimi: mësuesit të gjyshit, babait tuaj apo mësuesit tuaj? - Si sillen mësuesit me ju? - Cilat ndikojnë që mësuesi të mos sillet mirë me ju? a) Problemet personale apo familjare? b) Mbilodhja nga puna e vështirë? c) Sjelljet jo të mira e nxënësve që mësuesi të mos sillet mirë me ju? - A e justifikoni sjelljen jo të mirë të mësuesit? Për pyetjen e fundit nxënësit mund të japin përgjigje pozitive ose negative (Po/Jo). Për secilin rast le të rendisin arsyet, se pse e justifikojnë ose jo sjelljen e tij. Faza III. Në këtë fazë bëhet portretizimi i mësuesit tradicional dhe bashkëkohor. Klasa ndahet në dy grupe: Grupi I. Mbështetur në fjalët kyçe (të dhëna në libër dhe të tjera të nevojshme), përshkruani me gojë portretin e mësuesit tradicional (kujtoni intervistat e realizuara në fazën e parë). Grupi II. Mbështetur në fjalët kyçe (të dhëna në tekst) përshkruani portretin e mësuesit bashkëkohor (shfrytëzoni marrëdhëniet që keni ju me mësuesit tuaj). Në përfundim të detyrës dëgjohen përshkrimet e bëra nga nxënësit për mësuesin tradicional dhe atë bashkëkohor. Mësimi mbyllet me dëshirën që do të shprehë çdo nxënës për marrëdhëniet që do të dëshironte të kishte midis tij dhe mësuesit. Mund të përdoret fletë me ngjitje në të cilat nxënësi shkruan dëshirën e tij dhe më pas njëri pas tjetrit e lexojnë me zë të lartë dhe e ngjisin në tabelë. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Letër nga fshati Të lexojmë Niveli lll 45 minuta 61 Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon aftësimin e nxënësve a) për të dalluar letrën si një lloj letrar, b) shkrimin e llojeve të ndryshme të letrave. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përshkruajnë me pesë fjali vendlindjen e tyre. gtë lexojnë me qëllim që: -Të kuptojnë përmbajtjen e pjesës. -Të veçojnë përshkrimet e mjediseve të ndryshme të dhëna në tekst. -Të dallojnë figurat letrare të përdorura. gtë vlerësojnë mënyrën e shkrimit të letrës.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materialet dhe mjetet mësimore npamje nga vendlindja e nxënësve. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nharta e Shqipërisë. Metoda dhe teknika mësimore nshkrimi i lirë. nkllaster. npunë në çift. Përgatitja: Porositen nxënësit që më parë të sjellin në klasë, fotografi, kartolina me pamje nga vendlindja. 62 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Kërkohet nga nxënësit që të përshkruajnë me pesë fjali vendlindjen e tyre duke u ndihmuar nga pyetjet e mëposhtme, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë. - Ku ndodhet vendlindja juaj? - Çfarë ju pëlqen dhe çfarë s ju pëlqen në të? - Si ngjan? - Çfarë klime ka? Nxënësit lexojnë krijimet e tyre duke i shoqëruar ato edhe me fotografi, por pa treguar emrin e vendlindjes së tyre. Kjo e fundit kërkohet të gjendet nga nxënësit e tjerë, pasi kanë dëgjuar me kujdes përshkrimin dhe kanë parë fotografitë. (Mësuesi përzgjedh ata nxënës që janë nga vende të ndryshme të Shqipërisë.) Kjo veprimtari është argëtuese, i nxit nxënësit të dëgjojnë me kujdes përshkrimet e shokëve dhe të gjejnë emrin e vendlindjes duke shfrytëzuar njohuritë e tyre gjeografike. Hapi II. Në këtë fazë nxënësit njihen me temën e re, udhëzohen ta lexojnë pjesën në heshtje me qëllim që të veçojnë përshkrimet e mjediseve të ndryshme.mësuesi shkruan në tabelë emrat e tri mjediseve dhe kërkon që nxënësit të shkëpusin nga teksti fjalitë që japin përshkrimet e tyre. P. sh.: Kallamasi: Fshati ka një liqen të bukur, rrethuar me male të larta, të bleruara në dimër e verë me dëllinja e pisha... etj. Lëndina e Kosornikut: Është një lëndinë e bukur, ka dy mana degëgjerë... etj. Liqeni: Ujërat e liqenit na rrethojnë nga të tria anët e ne jemi bërë shokë që në foshnjëri...etj. Në përfundim të detyrës nxënësit lexojnë përshkrimet e tyre dhe gjejnë vendet e përshkruara në hartën e Shqipërisë. Hapi III Kalohet te rubrika : Të kuptojmë përmbajtjen. Punohen ushtrimet 1-5. Nxënësit do të dallojnë dy pjesët e letrës, hyrjen dhe mbylljen, çfarë shkruhet në secilën prej tyre. Për t iu përgjigjur pyetjeve të tjera të ushtrimit 1 nxënësit mbështeten në imagjinatën e tyre. Ndërsa për ushtrimet 2, 3, 4 nxënësit mund të shfrytëzojnë përshkrimet e veçuara gjatë leximit të tekstit. Të gjitha pyetjet e mësipërme (1-5) i ndihmojnë nxënësit për t u njohur me strukturën e letrës (hyrjen, zhvillimin, mbylljen). Kalohet tek rubrika: Të vlerësojnë dhe interpretojnë tekstin. Ushtrimi 6. Nëpërmjet kllasterit nxënësit rendisin arsyet se pse iu pëlqen letra e Yllit. ka gjuhë të pasur Më pëlqen, sepse Dëgjohen me kujdes arsyet e dhëna nga nxënësit. ka përshkrime të bukura ka lojëra argëtuese

Libër mësuesi Në ushtrimin 8 nxënësit nxiten të japin sa më shumë argumente pse u pëlqen më shumë deti apo liqeni. Në ushtrimit 9 nxënësit plotësojnë skemën e dhënë në libër për të nxjerrë në pah veçoritë e detit dhe liqenit që ata njohin.ky Ushtrim mund të zhvillohet duke përdorur Diagramit të Venit, ku nxënësit të dallojnë cilësitë e përbashkëta dhe të ndryshme midis detit dhe liqenit duke pasur parasysh formën, madhësinë, thellësinë, vlerën, rolin, botën bimore e shtazore etj. Hapi IV Kalohet në rubrikën: Të njohim gjuhën e tekstit. Për të dalluar figurat letrare dhe shprehjet frazeologjike në tekstin e dhënë, mësuesja vizaton tabelën e mëposhtme dhe kërkon nga nxënësit që ta plotësojnë atë. P. sh.: Shprehje frazeologjike Metaforë Krahasim Epitet Merre me mend Mbeta gojëhapur Puthet me ujërat e Si pulë e lagur Gjatë plotësimit nxënësit shpjegojnë edhe kuptimin e tyre. Dallgët e zemëruara Male të bleruara Detyrë shtëpie: Jepet ushtrimi 10. Ylli përdor në letrën e tij disa shprehje që duket sikur ngjajnë me një bashkëbisedim. Kjo bëhet me qëllim që ta bëjë përshkrimin sa më të gjallë e tërheqës. Gjeni disa nga këto shprehje: P. sh.: Merre me mend Po tani? Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Si të shkruajmë letra Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin strukturën e letrës. gtë njihen me lloje të ndryshme letrash. gtë shkruajnë letra të llojeve të ndryshme. 63 Materiale dhe mjete mësimore ntabakë të bardhë. nfletë punë. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nshkrimi i lirë. ndiskutimi. Përgatitja: Në katër tabakë të bardhë mësuesi/ja shkruan me shkronja të dukshme 4 modele letrash (letër falënderimi, letër shoqërore, letër zyrtare, letër që kërkon falje), të cilat i përdor gjatë zhvillimit të mësimit. Për secilën nga këto modele ai/ajo përgatit fletë pune, ku teksti i letrës do të vendoset në mënyrë të çrregullt.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Letër shoqërore Tiranë, më 1 shtator 1990 I dashur Beni! Jemi shumë mirë të gjithë. Filluam edhe ne shkollën e tani nuk kemi kohë të dalim në mal e në pyll... Nuk e dimë nëse ti na kujton ndonjëherë, por ne nuk të harrojmë... Xhaxhi Miti na tha të të bëjmë të fala dhe të të themi, se gishtin që ia hëngri gjarpri, tani e ka fare mirë... I është mbyllur plaga fare. Mos u bëj merak. Në pyll nuk kemi shkuar se këtej është ftohur koha, por fjalën që të kemi dhënë për lëkurën dhe bishtin e dhelprës, do ta mbajmë... Po andej si është koha? Bie shi apo jo? Po me klasën e dytë si ia çon? Ju bëj të fala të gjithë shokëve, megjithëse nuk i njohim... Po deshën, le të vijnë në ekskursion te ne... Të përqafojmë me mall: shokët nga fshati. Marrë nga libri Beni ecën vetë të autorit Kiço Blushi. Letër falënderimi Durrës, më 2 shtator 2006 I dashur Andi! Libri që më dhurove për ditëlindje, ishte një vlerësim shumë i madh për mua. Më gëzoi pa masë dhe u ula ta lexoj menjëherë. Bedri Dedja është një nga autorët e mi të preferuar dhe libri Kalamajtë e pallatit tim që ti më dhurove, më pëlqeu shumë. Disa prej ngjarjeve që thuheshin në të ua tregova dhe shokëve të klasës. Të falënderoj nga zemra për këtë dhuratë që për mua ishte një nga më të bukurat që mora. Të fala Miri! Letër zyrtare 64 Shkolla 9-vjeçare Jeronim De Rada, Rruga Mine Peza, Nr. 164, Tiranë 25 prill 2006 Zyrës së informacionit Hotel Butrinti Sarandë I nderuar Zotëri (ose Zonjë)! Ne, nxënësit e klasave të teta të shkollës 9-vjeçare Jeronim De Rada kishim dëshirë të bënim një udhëtim turistik në qytetin tuaj. Udhëtimi ynë do të zgjasë dy ditë. Jemi të interesuar që vendqëndrimi ynë të jetë pranë hotelit tuaj. Ju lutemi, brenda mundësive, na dërgoni një informacion të hollësishëm rreth kushteve, tarifave dhe kërkesave që ju keni. Ju faleminderit për bashkëpunimin. Me respekt: Nxënësit e shkollës Jeronim De Rada

Libër mësuesi Letër me të cilën kërkohet falje Tiranë, më 22 maj 2005 E dashur Mirela! Të kërkoj falje që nuk mund të vij dot në ditëlindjen tënde. Kisha shumë dëshirë dhe isha shumë e sigurt që do kënaqeshim pa masë. Por, fatkeqësisht do të largohem për disa ditë nga qyteti i Tiranës, kështu që nuk kam mundësi të vij. Do të të telefonoj kur të kthehem. Kalofsh një festë të bukur! Sinqerisht: Ada. Zhvillimi i mësimit: Sugjerim: Tema Struktura e letrës dhe llojet e saj mund të zhvillohen brenda një ore për t iu lënë hapësirë nxënësve që orën tjetër të praktikojnë shkrim për shkrimin e llojeve të ndryshme të letrave. Është mirë që për këtë detyrë të vlerësohen të gjithë nxënësit. Hapi I. Për zhvillimin e kësaj veprimtarie mësimore klasa ndahet në 4 grupe, ku secilit grup i jepet një model letre. Grupi I - Model letre shoqërore. Grupi II - Model letre falënderimi. Grupi III - Model letre zyrtare. Grupi IV - Model letre që kërkon falje. Hapi II. Shpërndahen fletët e punës për secilin pjesëtar të çdo grupi. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale e të pavarur për të bashkuar pjesët dhe për të krijuar tekstin e plotë të letrës. Në përfundim të detyrës edhe pse të gjithë pjesëtarët e çdo grupi kishin të njëjtën detyrë, vetëm njëri prej tyre lexon variantin përfundimtar të letrës. Këtë variant për të katër modelet e letrave mësuesi/ja e paraqet në tabelë gjatë kohës që përfaqësuesit e çdo grupi lexojnë letrën e tyre. Hapi III. Pas leximit të secilit model, mësuesi/ja ndalet në strukturën e letrës e në llojet e saj, meqenëse një pjesë e nxënësve kanë njohuri rreth kompjuterit përmend postë elektronike si një lloj letre. Është e rëndësishme të tërhiqet vëmendja e nxënësve te gjuha e përdorur në llojet e ndryshme të letrave dhe rrugët me të cilat dërgohen letrat, si: - dorazi, kur dërguesi e dorëzon letrën vetë - me postë - me postë elektronike (i - mail) - me faks Hapi IV. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit e çdo grupi të shkruajnë një letër mbështetur në modelin e dhënë në pjesën e parë të veprimtarisë. Nxënësit udhëzohen të mos zgjaten në shkrimin e letrës. Më pas ata shkëmbejnë letrat me njëri-tjetrin dhe japin mendimet e tyre për to. Letrat e vlerësuara si më të mirat nga vetë nxënësit lexohen me zë para klasës. 65 Shënim: Në orën tjetër mësuesi/ja zhvillon punën me shkrim duke i orientuar nxënësit në shkrimin e letrës.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Tym në pyllin e lisave Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon të nxisë nxënësit të respektojnë mjedisin ku jetojnë duke e ruajtur atë. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë krijojnë një tregim duke përdorur fjalët dhe shprehjet e dhëna. gtë lexojnë me qëllim që: a) Të kuptojmë përmbajtjen e tregimit; b) Të përshkruajnë mjedisin ku zhvillohet ngjarja; c) Të listojnë veprimet që bëri personazhi gjatë zhvillimit të ngjarjes. gtë njihen me figurën letrare të krahasimit dhe t i dallojnë ato në tregim. gtë gjykojnë, të reflektojnë mbi veprimet e sjelljet e personazhit të tregimit. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të figurshme. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nparashikimi me terma paraprakë. ndiskutim. nkllaster. nbisedë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë fjalët dhe shprehjet: Pyll, zogj, vrapoj, djali, zgjatnin gjuhëzat, tym, gurë, dhe. 66 U kërkohet nxënësve të krijojnë një tekst të shkurtër me rreth 5-6 fjali, me fjalët dhe shprehjet e dhëna dhe t i vendosin një titull. Dëgjohen me vëmendje krijimet dhe bëhet vlerësimi nga vetë nxënësit për krijimin më të mirë. Më pas mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e tregimit, autorin e tij, të cilat i shkruan në tabelë. Hapi II. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen Mësuesi shkruan në dërrasë fjalitë e mëposhtme - Arviti e njihte mirë pyllin. - Arviti e kuptoi se si kishte rënë zjarri. - Arviti nuk ishte mburravec. I udhëzon nxënësit që të lexojnë në heshtje me laps në dorë për të nënvizuar fjalitë që do të përdoren si argumente për çështjet e mësipërme. Në këtë hap nxënësve do t u kërkohet të tregojnë se sa u afrua parashikimi i tyre me tregimin që lexuan.

Libër mësuesi Diskutohen argumentet e sjella nga nxënësit. Hapi III. Më pas punohet ushtrimi 2. Nxënësve u kërkohet të listojnë veprimet e Arvitit gjatë zhvillimit të ngjarjes sipas kësaj skemë: Shtëpia Veprimet Pylli Veprimet Shkolla Veprimet (Nëse nxënësit e ndiejnë të nevojshme, për të listuar veprimet e Arvitit, le të rikthehen në tekst) Lexohen punimet e nxënësve, diskutohen duke plotësuar njëri-tjetrin. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Ushtrimi 5 zhvillohet në formën e një bisede, ku nxënësit gjykojnë mbi veprimet e Arvitit në momentin e shuarjes së zjarrit, dhe shprehin qëndrimin që do të mbanin ata vetë në një rast të tillë. Hapi V. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Nxënësit tashmë janë njohur me figurën letrare të krahasimit dhe me mënyrën e ndërtimit të saj, prandaj u kërkohet të gjejnë në tregim krahasimet e përdorura dhe t i shpjegojnë ato. P.sh.: si lepur, si një qiri i madh. Ushtrimi 8 në këtë ushtrim nxënësit do të ndërtojnë GE ku përcaktuesit të jenë mbiemra të nxjerrë nga teksti. Nxënësit punojnë në tekst. Dëgjohen grupet emërore të ndërtuara nga nxënësit. P.sh: arra gungë, shtëpi të shpërndara, thana e madhe. Nxënësit kanë njohur kuptimin e përmbajtjes së tekstit, kanë vlerësuar dhe interpretuar atë dhe janë njohur me gjuhën e përdorur në tekst, prandaj janë të aftë të plotësojnë skemat e mëposhtëme. I dendur në bimësi Pylli Nxënësit për plotësimin e skemave mbështeten në tekst. Për fjalën pyll mund të shfrytëzojnë edhe njohuritë e marra në lëndë të ndryshme. Me ajër të pastër I thjeshtë i gjelbëruar 67 Lexohen kllasterat e plotësuar nga nxënësit. Djali Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, faqe 49. E donte pyllin I shkathët

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Natyra dhe mjedisi Të flasim Niveli IV 45 min Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet: a)të aftësohen nxënësit për të përdorur fjalë e shprehje nga fusha e mjedisit. b)të rritet përgjegjësia e nxënësve për ruajtjen e mjedisit ku ata jetojnë. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë tregojnë me fjalët e tyre pse shkaktohet ndotja. gtë listojnë pasojat e ndotjes për njerëzit. gtë përshkruajnë zonat e ndotura përreth mjedisit të shkollës. gtë vlerësojnë problemet e mjedisit të shkollës si probleme të komunitetit ku jetojnë. gduke argumentuar nevojën e mbrojtjes së mjedisit të ndërgjegjësohen vetë dhe të ndërgjegjësojnë edhe të tjerët për këtë problem. 68 Materiale dhe mjete mësimore naparat fotografik. nkasetofon. ntabela e zezë. nshkumësa. nfletë formati A 4. nbojëra uji. nkartona. nplastelina. nletra me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npunë me projekte. Në funksion të kësaj metode do të përdoren: npuna me grupe, npyetësori, nintervista, nprezantimi etj. Zhvillimi i mësimit: Mësimi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është puna përgatitore. Organizohet klasa në grupe. Zgjidhet për çdo grup një drejtues dhe i vendoset një emër grupit. Caktohen detyrat për secilin grup. Grupi I. Gjurmon pamje nga mjedisi përreth shkollës. Fikson në fotografi pamje nga mjedise të papastra, si: grumbuj plehrash, mure të shkarravitura, ambalazhe ushqimore të hedhura, rrënjë lulesh dhe pemësh të shkulura dhe të thara etj. Materialet e fotografuara grupohen, shoqërohen me komente, me datën dhe me diçiturat. Grupi II. Eshtë grupi i intervistave. Udhëzohen nxënësit për përgatitjen e pyetjeve që do t u drejtojnë njerëzve që do të intervistojnë si dhe për përzgjedhjen e grupeve shoqërore

Libër mësuesi që duhet të intervistojnë. Të intervistuarit mund të jenë prindër, mësues, roja i shkollës, punëtoret e shkollës, tregtarë në mjedisin përreth etj. Hartohen pyetjet nga vetë nxënësit në bashkëpunim me mësuesin. Grupi III. Detyra e këtij grupi është që të grumbullojë mbeturinat përreth shkollës dhe t i grupojë ato sipas mundësive për riciklim duke i ndarë në: mbeturina që mund të digjen, që mund të shiten, që mund të ripërtërihen me funksione të tjera. Grupi IV. Ky grup harton pyetësorë për çështjet e projektit dhe i shpërndan nëpër klasat e tjera për të tërhequr mendimet e nxënësve të tjerë. Grupi V. Ky grup do të projektojë një qytet Qytetin e së ardhmes, në të cilin njerëzit respektojnë dhe bashkëjetojnë në harmoni me mjedisin e tyre. Projekti mund të jetë në formën e një maketi, për përgatitjen e të cilit mund të përdoren kartonë, plastelina, letra me ngjyra ose pjesë nga lojërat ndërtuese etj. Ndërkohë që nxënësit ndërtojnë qytetin e tyre me materialet që kanë siguruar, duhet të mbajnë parasysh faktorët që ndikojnë në ndotjen e mjedisit dhe si mund të parandalohen ata, si: Do të ketë pemë, lule, kopshte perimesh në qytetin tuaj? Ku do të mbillen? Cilat varietete do të mbillni? Si do ta siguroni pastërtinë? Cilat do të jenë masat që do të merren për parandalimin e ndotjes? Ku do të caktohet vendi i grumbullimit të mbeturinave etj? Do të vendosen kosha anash rrugës? Si do të tërhiqen mbeturinat? Cilat lloje të industrisë do të ketë Qyteti i së ardhmes? Cilat lloje të transportit do të përdoren? Ndërkohë që nxënësit ndërtojnë qytetin e tyre, ata duhet gjithashtu ta përshkruajnë atë. Grupi VI. Detyra e këtij grupi është të krijojë një pllakat për mbrojtjen e mjedisit. Pllakati duhet të shprehë me mjete figurative njëide të caktuar për mbrojtjen e mjedisit, të cilën grupi mendon se është mirë që njerëzit ta kuptojnë. Pllakati është e mira të mos përmbajë fjalë. Në rast se grupi dëshiron, mund të përfshijë një moto disa fjalë - të cilat të mund të përcjellin idenë e tyre më të rëndësishme. Pllakati do të varet në muret e klasës ose të shkollës. Faza e dytë Është faza kur nxënësit paraqitin përfundimin e kërkimeve dhe punimeve të tyre. Përfundimi i detyrës i ngjan një veprimtarie disi ceremoniale. Nxënësit mund të ftojnë edhe pjesëmarrës të tjerë (shokët e tyre nga klasat e tjera, prindër, pjesëtarë të komunitetit etj.). 69

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Në mjedisin e klasës ekspozohet e gjithë puna e bërë: maketi i Qytetit të së ardhmes, fotografi nga riciklimi i mbeturinave, përfundimet e pyetësorëve, intervistat e regjistruara në kasetofon. Paraqitja e punës së çdo grupi bëhet nga vetë nxënësit. Ora e mësimi mbyllet me një thirrje në mbrojtje të mjedisit, që thuhet nga të gjithë nxënësit. Pyetësori që mund të përdorin nxënësit. Pyetësor A ka në territorin rreth shkollës suaj grumbuj mbeturinash që duhen hequr për të mbrojtur shëndetin tuaj? 70 Po Ka kosha në shkollën tuaj? Po Jo Jo A i hidhni mbeturinat në vendin e caktuar? Po A hiqen rregullisht këto mbeturina? Po Jo Mendoni se duhet të ketë rregulla të forta në shkollë për mbrojtjen e mjedisit të saj? Po Jo Mbjellja e pemëve ndihmon në ruajtjen e mjedisit të shkollës? Po Jo Jo Çfarë mund të bëjë secili prej jush për të mbajtur pastër mjedisin e klasës dhe të shkollës?

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fotografia Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon të nxisë nxënësit të diskutojnë e të reflektojnë mbi marrëdhëniet që kanë e duhet të kenë me prindërit. Të drejtat e njeriut: E drejta për përkujdesje. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë parashikojnë ngjarjet nisur nga elementet e dhëna. gtë lexojnë: a) për të kuptuar përmbajtjen e tekstit; b) për të pasuruar e përmirësuar fjalorin dhe cilësitë e të folurit. gtë vlerësojnë marrëdhëniet midis personazheve nisur edhe nga dialogu. gt i vendosin një titull tjetër tregimit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore ndrta. norganizuesi grafik. ndiskutimi. nbisedë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me autoren dhe titullin e tregimit, të cilat i shkruan në tabelë. U drejton nxënësve pyetjet: -Ç ngjarje mendoni se fshihet pas titullit Fotografia? -Pse mendoni kështu? Nxënësit parashikojnë ngjarjen, ndërkohë që mësuesi/ja disa prej përgjigjeve më interesante i shkruan në tabelë. Hapi II. Më tej lexohet teksti me ndalesa. Bëhen 5 ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve t u përgjigjen pyetjeve për fragmentin e lexuar dhe të parashikojnë vazhdimin e tregimit. Ndalesa I. Lexohet teksti nga Ishte pranverë.deri tek I ktheja fjalë. -Në cilën stinë zhvillohen ngjarjet e tregimit? -Sa personazhe përmenden në këtë fragment? -Sipas jush cili prej tyre do të ketë rolin më të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve të tregimit? Ndalesa II. Lexohet teksti nga U vonova.deri tek..të mos ia shihja lotët -Kush është Vera dhe ç lidhje ka ajo me djalin? -Përse Vera e qortoi Gencin kur ai u kthye në shtëpi? -A e parandiente ai një gjë të tillë? Pse? -Pse në marrëdhëniet e djalit me Verën mbizotëron nervozizmi? -Si do të vazhdojë më tej bashkëbisedimi midis tyre? Ndalesa III. Lexohet teksti nga Domethënë unë.. deri te..jo, jo kështu nuk shkoj. -A ishte i drejtë parashikimi juaj në lidhje me personazhin e Verës? -Po me vazhdimin e bashkëbisedimit midis tyre? -Pse djali komunikon me fotografinë? 71

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Çfarë vendimi merr djali në këtë moment? Ndalesa IV. Lexohet teksti nga Duke dashur..deri tek Asaj i erdhi keq. Pse i erdhi keq Verës? Si mendoni se do të vazhdojë më tej ngjarja? Ndalesa V. Lexohet teksti U kthye me të shpejtë. deri në fund. -Ju pëlqen reagimi i Verës? Pse? -A iu afrua parashikimi juaj rrjedhës së ngjarjes? -Si u arrit komunikimi i mirë midis Gencit dhe Verës: a) Për një kohë të shpejtë, b) Për një kohë të gjatë? Pse? Gjatë kohës që nxënësit i përgjigjen pyetjes së fundit mësuesi ndërhyn për të nxitur më tej diskutimin me pyetjen: Cilët faktorë ndikuan që në pjesën e parë të tregimit marrëdhëniet midis Gencit dhe Verës të mos funksiononin mirë? Mësuesi e drejton diskutimin në dy momente të rëndësishme: NËNA -Figura më e dashur, e vështirë për t u zëvendësuar. OPINIONI negativ i krijuar për figurën e njerkës nga rrethi shoqëror ku jetojmë dhe nga ato që keni lexuar apo përvojat personale të tjerëve. Hapi III. Për të analizuar ndryshimin që pësojnë personazhet nga fillimi deri në fund të tregimit, mësuesi përdor teknikën e organizuesit grafik. Tabela plotësohet nën drejtimin e mësuesit. Vera dhe Genci Komunikimi midis tyre Në fillim Reagimi Përfundimi 72 Përgjigjet e nxënësve shoqërohen edhe me ilustrime nga teksti. Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit për të plotësuar tabelën nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme: -Si ndihej Vera dhe Genci në fillim të tregimit? -Si sillen ndaj njëri-tjetrit? -Si zhvillohet komunikimi midis tyre? -Si ndryshuan këto marrëdhënie në fund të tregimit? Hapi IV. Kalohet në rubrikën Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 8 dhe 9 realizohen nëpërmjet organizuesit grafik. Ushtrimi 10. Pas analizës së bërë nxënësit ofrojnë titujsh të ndryshëm tregimi. Mësuesi/ja përzgjedh titujt më të përshtatshëm dhe i shkruan në tabelë. Ushtrimi 11 Në këtë ushtrim nxënësit shkruajnë foljet që iu përgjigjen emrave të dhënë (u rikujtohen nxënësve prapashtesat që ndihmojnë në formimin e foljeve).p.sh.: Shamatë + o = shamatoj Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të përcaktojnë nëse emrat e dhënë në këtë ushtrim janë konkretë apo abstraktë duke argumentuar përgjigjet e tyre. Në ushtrimin 12 nxënësit duhet të gjejnë sinonimet ose antonimet e fjalëve të dhëna: P.sh. tesha rroba (sinonim) qortoj lavdëroj (antonim) Për këtë ushtrim nxënësit mund të punojnë në çift ose individualisht. Detyrë shtëpie: Bëni një krijim të shkurtër me temë: Përkëdhelja ma zbut shpirtin.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Prindërit tanë Të flasim Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin rreth marrëdhënieve të tyre me prindërit duke u mbështetur në çështje të ndryshme. gtë listojnë rastet më të domosdoshme kur prindërit duhet t I pyesin fëmijët për vendimet që marrin dhe anasjelltas. gtë tregojnë arsyet e konflikteve që krijohen me prindërit nisur nga përvojat e tyre personale. gtë diskutojnë rreth qëndrimeve të njëanshme që mbajnë prindërit në familje në raportet djalë vajzë. gtë krijojnë një fjalorth me fjalët kyçe (që duhet të përdorin në rastet:) a) kur vendosin mirëkuptim me prindërit, b) kur prindërit kanë ditëlindjen, c) kur duan t u shprehin prindërve mirënjohje. gtë nxitet fryma e bashkëpunimit në grup. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ntabakë të bardhë. nbojëra uji. nngjitëse. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grup. ndiskutimi. Përgatitja: Vendosen tavolinat dhe karriget në formë rrethore, duke krijuar një mjedis fizik të klasës ndryshe nga ai i zakonshmi, në mënyrë që nxënësit të shohin e dëgjojnë më mirë njëri-tjetrin gjatë kohës që flasin. Bashkëpunëtorë: Prindër. Punonjësi social i shkollës Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nxënësit qëndrojnë të ulur në formë rrethore (improvizimi i një tryeze të rrumbullakët). Afër tyre ulet edhe mësuesi/ja dhe të ftuarit e tjerë që mund të kenë ardhur (prindër, punonjësi social). Hapi II. Njihen nxënësit me mënyrën se si do të zhvillohet kjo orë mësimore, e cila do të realizohet në formën e diskutimit rreth marrëdhënieve që ata kanë me prindërit. Meqenëse (diskutimi rreth marrëdhënieve familjare është një përvojë mjaft intime, mësuesja i porosit nxënësit se gjatë kohës që ata do të flasin hapur për tema vetjake duhet të kenë parasysh se: - Çdo gjë që thuhet është personale. - Duhet të respektojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimit. - Nuk duhet të tallen me njëri-tjetrin për shkak të konflikteve. Hapi III. Pas kësaj mësuesi prezanton çështjen e parë të diskutimit (pyetja 1, fq. 55) Për këtë ndahen nxënësit në dy grupe të mëdha. I jepet secilit grup një tabak i bardhë dhe bojëra uji dhe u bëhet e qartë detyra. Grupi I. Do të listojnë rastet më të domosdoshme në të cilat prindërit duhet të pyesin fëmijët kur marrin vendime. 73

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Grupi II. Do të listojë rastet më të domosdoshme, në të cilat fëmijët duhet të pyesin gjithmonë prindërit kur marrin vendime. Hapi IV. Në përfundim të detyrës përfaqësuesi çdo grupi prezanton punën e grupit të tij. Dy grupet e dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin dhe mund të plotësojnë nëse është e nevojshme. Hapi V. Diskutimi vazhdon me tej me çështjet e tjera të shtruara në pyetjet 2,3,4,5,6,7. Për pyetjen 6 mësuesi mund t u kërkojë nxënësve (vetëm ose në grup) të hartojnë një listë me konfliktet familjare që ndeshin në jetën e tyre të përditshme si dhe zgjidhjet e mundshme të këtyre konflikteve Nxënësit mund të mos flasin hapur si për konfliktet, ashtu edhe për zgjidhjet e mundshme të tyre, pasi kjo është në varësi të faktit se sa të lirshëm e ndiejnë veten për këtë. Prandaj detyra e mësuesit është që t i nxisë të shprehen sa më lirisht. Gjatë gjithë diskutimeve mësuesi duhet të tregojë kujdes të madh. Megjithëse ky diskutim mund të jetë mjaft edukues dhe i rëndësishëm për nxënësit, gjatë tij mund të lindin ndjenja të fuqishme. P.sh. fëmijët mund të shprehin pakënaqësi ose zemërim ndaj sjelljeve të prindërve. Është mirë që t u krijohet mundësia nxënësve të shprehen lirisht duke u përpjekur që të kuptoni ndjenjat e tyre. Në momente të tilla mund të kërkohet edhe ndërhyrja e punonjësit social. Për ushtrimin 8 mësuesi e ndan klasën në tri grupe dhe secili grup përpiqet të krijojë një fjalorth me fjalë kyçe që mund t i përdorin në çaste të caktuara. Grupi I Kur vendosin mirëkuptim me prindërit, Grupi II Kur prindërit kanë ditëlindjen, Grupi III Kur duam t u shprehim prindërve mirënjohje. Nxënësit punojnë në tabakë të bardhë dhe me bojëra uji. Lejohet bashkëveprimi ndërmjet grupeve. Në fund secili grup paraqet punën e tij, e cila vendoset në muret e klasës. Në fund nxënësit dalin me një mesazh rreth rëndësisë së krijimit të marrëdhënieve të mira e tolerante ndërmjet prindërve e fëmijëve. Tema: Ditari i një vajze (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta 74 Synimi: Kjo veprimtari synon: a) nxitjen e nxënësve për të lexuar romanin në formën e ditarit. b) njohjen me ditarin si shkrim të fshehtë personal. Të drejtat e njeriut: E drejta e jetës private. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohim ditarin si lloj letrar. gtë lexojnë në heshtje me qëllim që: a) të kuptojnë përmbajtjen e fragmentit b) të listojnë emrat e personazheve që marrin pjesë duke dalluar emrat realë nga emrat e dëshiruar c) të ritregojnë me fjalët e tyre, në vetën e tretë, fletët e ditarit gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja gtë ndërtojnë pyetje konvergjente e divergjente rreth fragmentit të dhënë

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nvepra në formë ditari, Ditari i Ana Frankut Sikur të isha djalë. nfletore. nditare të nxënësve (nëse kanë dëshirë t i sjellin). Metoda dhe teknika mësimore nbisedë. ndiskutim. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues - nxënës rreth çështjeve të mëposhtme: - A mbani ditar? Nëse po, çfarë shkruani në to? Nëse jo, a do t ju pëlqente të mbanit ditar? - Në ditarin që mbani shkruani çdo ditë apo më rrallë? - Si kanë reaguar prindërit tuaj, kur kanë marrë vesh se ju mbani ditar? - Ku e mbani atë? - A ia keni dhënë njeriu për ta lexuar? - A ju ka ndodhur që pa lejen tuaj t iua lexojë ditarin ndonjë pjesëtar i familjes (nëna, babai, motra, vëllai)? Ç keni ndier në ato momente? A keni vazhduar të mbani prapë ditar edhe pas kësaj ngjarjeje? Nxiten nxënësit të flasin lirisht rreth këtyre çështjeve. Hapi II. Njihen nxënësit me temën e re duke prezantuar njëkohësisht edhe librin nga është shkëputur fragmenti. Tërhiqet vëmendja e nxënësve në mënyrën se si është realizuar libri, në formën e një ditari duke u shndërruar kështu nga një ditar personal, në një libër për të gjithë lexuesit. Të tillë janë Ditari i Ana Frankut, Sikur të isha djalë etj. Hapi III. Mësuesja i udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën në heshtje me qëllim që: a) Të listojnë emrat e personazheve që marrin pjesë duke vënë përballë emrat realë dhe emrat e dëshiruar prej tyre. b) Të gjejnë dhe të nënvizojnë fjalinë kryesore që tregon se: - Vajzat e kanë mbaruar shkollën. - Vajzat janë shoqe të ngushta. - Babai ironizon vajzat. - Mamaja nuk e ka vlerësuar të fshehtën e vajzës. - Ela nuk do që shoqja ta ndërpresë ditarin. - Për Gretën Ela ka të drejtë. Të dyja detyrat mësuesja i shkruan në tabelë, ndërsa nxënësit punojnë në fletoret e tyre. Për fjalët e panjohura nxënësit lexojnë shpjegimin në libër. Për ato që nuk ndodhen aty, kërkojnë ndihmën e mësuesit ose të Fjalorit të gjuhës shqipe. Në përfundim të detyrave diskutohen përgjigjet e nxënësve. Hapi IV. Mësuesja u kërkon nxënësve të gjejnë veten në të cilën është shkruar tregimi dhe se cili është rrëfimtari. Pas kësaj ajo kërkon prej nxënësve të ritregojnë me fjalët e tyre, në vetën e tretë, 3 fletët e ditarit të Gretës, 13 korrik, 6 dhjetor, 22 mars. Dëgjohen me kujdes ritregimet e nxënësve duke vlerësuar tregimtarin më të mirë. (Kujdes ndryshimin e vetës, nga veta e parë në të tretë). Hapi V. Së fundi ndahen nxënësit në çifte dhe u kërkohet që secili çift të krijojë 4 pyetje rreth pjesës: 2 pyetje divergjente (pyetje që marrin përgjigje të ndryshme) dhe 2 pyetje konvergjente (pyetje që marrin përgjigje të njëjtë). Vlerësohen çiftet që punuan më shpejt dhe më mirë. Pyetjeve të hartuara u jepen përgjigje nga vetë nxënësit të cilët mund të zgjidhen nga nxënësit që i hartojnë ato (pyetjet). Detyrë shtëpie: Kërkoni nga prindërit një informacion rreth emrit tuaj. Cili jua ka vënë? A ka ndonjë domethënie emri juaj? 75

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Ditari i një vajze (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë krahasojnë personazhet duke dalluar cilësitë e tyre të përbashkëta e të ndryshme. gtë diskutojnë rreth marrëdhënieve që ata vendosin me prindërit e tyre. gtë ilustrojnë me fragment nga teksti disa nga veprimet e personazheve. gtë tregojnë nga jeta e tyre situata të ngjashme me ato të personazheve. gtë shprehin se ç kanë ndier dhe si kanë reaguar ndaj personit që i kanë besuar një të fshehtë dhe ua ka nxjerrë atë. gtë dallojnë në tekst fjalët kyçe që tregojnë se ditari është një shkrim i fshehtë personal. gt i vendosin një titull çdo flete ditari. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore ndiagrami i Venit. ndiskutimi. nrrjeti i diskutimit. npunë në çift. npunë në grup. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Ushtrimin 4 Për të vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy motrave (Gretës dhe Dorës) dhe dy shoqeve (Gretës dhe Elës), nxënënit mbështeten në cilësitë e përbashkëta të Gretës dhe Elës dhe në cilësitë e ndryshme të Gretës dhe Dorës. Ky ushtrim realizohet përmes Diagramit të Venit: 76 Eshtë e madhe nuk i pëlqen të mbajë ditar Dora Greta Ela janë të një moshe mbajnë ditar struken në të fshehtat e tyre janë më të vogla ju pëlqen të mbajnë ditar Ndërkohë që nxënësit krahasojnë personazhet, japin edhe arsyet se përse Greta shkon më mirë me Elën se sa me Dorën. Hapi II. Për pyetjet e ushtrimit 5 mësuesi/ja i nxit nxënësit që të flasin më shumë për veten. Këtu shfrytëzohet edhe detyra e shtëpisë e dhënë një orë më parë. - A ju pëlqen emri juaj? - Kush jua ka zgjedhur dhe vënë emrin? - Nëse do të donit ta ndryshonit, ç emër do të vinit? - A mendoni se ka rëndësi emri për të vlerësuar një njëri?

Libër mësuesi Për pyetjen e fundit nxënësit mund të mbështeten edhe në interpretime apo komente të bëra nga persona të tjerë. Hapi III. Për ushtrimin 6 nxënësit rikthehen edhe një herë në tekst për të gjetur fragmentin që i përket secilës fjali të dhënë. P.sh.: - Ato fyhen shumë shpejt. - Nuk desha që të kuptohesha, dhe në darkë e putha mamin fare lehtë; atëherë ajo më pyeti: - Ç është zemër? Ka ndodhur ndonjë gjë? Nuk e përmbajta dot veten dhe lotët më dolën si shatërvan. Hapi V. Në përfundim të këtij ushtrimi mësuesi kalon te ushtrimi 7 ku i nxit nxënësit të reflektojnë për veten duke dhënë situata të ngjashme me ato të personazheve nga përvojat e tyre. Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve nga ana e mësuesit në mënyrë që ata të ndihen të vlerësuar. Hapi VI. Ushtrimi 9 mund të realizohet nëpërmjet metodës së rrjetit të diskutimit. Mësuesi/ja shtron situatën: Në fund të fletës së ditarit Ela thotë se prindërve asnjëherë nuk duhet t u tregosh gjë. PO A mendoni se Ela ka të drejtë? JO Nxënësit do të shkruajnë mendimet e tyre individualisht dhe më pas do të grupohen sipas përgjigjeve PO ose JO. Dëgjohen argumentet e sjella nga nxënësit. Hapi V. Në fund të rrjetit të diskutimit mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë se si kanë reaguar në rastet kur ia kanë besuar të fshehtën një personi dhe ai ua ka nxjerrë atë. Nëse në ngjarje është përfshirë ndonjë nga shokët e klasës është mirë që emri i tij të mos bëhet i njohur për të shmangur ndonjë situatë të papëlqyer. Hapi VI. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Për ushtrimi 11 mësuesi/ ja e ndan klasën në 4 grupe të mëdha. Secilit grup i kërkohet të nxjerrë fjalët kyçe që tregojnë se ditari është një shkrim i fshehtë personal, duke punuar në këtë mënyrë: G. 1 Do të gjejë fjalët kyçe të fletës së ditarit të mbajtur në datën 12 korrik. G. 2 Do të gjejë fjalët kyçe të fletës së ditarit të mbajtur në datën 13 korrik. G. 3 Do të gjejë fjalët kyçe të fletës së ditarit të mbajtur në datën 6 dhjetor. G. 4 Do të gjejë fjalët kyçe të fletës së ditarit të mbajtur në datën 22 mars. 77 Brenda secilit grup nxënësit punojnë individualisht. Pas përfundimit të detyrës, pjesëtarë të çdo grupi lexojnë fjalët kyçe të gjetura. Hapi VII. Për ushtrimin 12 nxënësit mund të punojnë në çifte për t i vënë nga një titull secilës fletë ditari. Pasi dëgjohen disa nxënës, në bashkëpunim me ta mësuesi/ja zgjedh titujt më të përshtatshëm të cilët i shkruan në tabelë. Hapi VIII. Po në çift nxënësit punojnë edhe për ushtrimin 13 duke nënvizuar në tekst ato hollësira që u duken të panevojshme për t u shkruar në ditar. Mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të argumentojnë gjetjet e tyre.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ditari Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin llojet e ditarit. gtë njohin veçoritë e ditarit personal dhe e ditarit si lloj letrar. gtë krahasojnë ditarin personal me atë libër. gtë shkruajnë një fletë ditari. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletë ditari. Metoda dhe teknika mësimore n Kllaster. n Shkrim i lirë. ndiagrami i Venit. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I Mësimi nis me plotësimin e kllasterit me fjalën ditar. Mësuesi vizaton kllasterin në tabelë, ndërsa nxënësit e plotësojnë në fletoret e tyre. Autori Llojet Ditar Lexuesi 78 Koha Ngjarja Hapi II. Në përfundim të detyrës mësuesi i udhëzon nxënësit të lexojnë materialin e dhënë në faqen 59 dhe të plotësojnë kllasterin duke shtuar edhe veçoritë e reja që tashmë mësuan prej tij. Diskutohet kllasteri i plotësuar duke u ndalur më shumë në llojet e ditarëve dhe veçoritë e secilit prej tyre.

Hapi III. Për të krahasuar këto veçori mësuesi përdor Diagramin e Venit. Libër mësuesi Ditari libër lexohet nga të gjithë. Ditari libër Ditari personal - Kanë strukturë të njëjtë. - Shkruhen në vetën e parë. Në ditarin personal autori dhe lexuesi janë një. Hapi IV. Udhëzohen nxënësit të shohin me kujdes fletën e ditarit të dhënë për t u njohur me strukturën e saj: hyrjen, përmbajtjen dhe mbylljen. Kërkohet nga nxënësit të shoqërojnë elementet e strukturës së dhënë në të majtë të f. 59 me fletën e ditarit të dhënë.p. sh.: Shkruhet data Shkodër, më 13. 03. 2000 Hapi V. Pasi u njohën me strukturën dhe veçoritë e ditarit personal, nxënësit mund të shkruajnë një fletë ditari duke zgjedhur njërën prej temave që dëshirojnë, të dhëna në fund të fq 59. Nxënësit mund të shkruajnë edhe për ndonjë temë tjetër që atyre u duket interesante. Hapi VI. U shpërndahen nxënësve fletë ditari në të cilat ata do të punojnë për rreth 10 minuta në mënyrë të pavarur. Hapi VII. Lexohen fletët e ditarit të shkruara nga disa nxënës dhe ftohen nxënësit e tjerë të japin mendime për to. Tema: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie mësimore synohet nxitja e dëshirës së nxënësve për të lexuar romane me aventura e për t u bërë dhe ata pjesë e këtyre aventurave. 79 Të drejtat e njeriut: E drejta për t u argëtuar Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përshkruajnë stinën që pëlqejnë më shumë gtë lexojnë për t u njohur me disa nga aventurat e personazheve të tyre të preferuar, Tomit dhe Hakut. gtë njihen me kuptimin e fjalëve e të shprehjeve të panjohura dhe të ndërtojnë situata të ndryshme me to. gt u përgjigjen pyetjeve për të kuptuar përmbajtjen e tregimit. gtë vizatojnë peizazhe pranverore.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nlibri Tom Sojeri dedektiv. nfletë formati. nbojëra uji. npamje nga të katër stinët e vitit. Metoda dhe teknika mësimore nlojë. nkllaster. ndiskutim. npunë në çift. nminiekspozitë Pranvera. npunë në grupe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një lojë Më i shkathti, më i shpejti. Sqarohen rregullat e lojës: Mësuesi/ja jep veçoritë e stinëve të ndryshme dhe nga nxënësit kërkohet të japin emrin e saktë të stinës që ka këto veçori. Loja zhvillohet në mënyrë individuale, ku të gjitha veçoritë i lexohen një nxënësi dhe përgjigjet jepen po prej tij. Nxënësi duhet të jetë i vëmendshëm për të dhënë përgjigje të sakta e të shpejta. Nëse nxënësi jep përgjigje të gabuar, loja vazhdon me një nxënës tjetër, i cili iu përgjigjet pyetjeve duke filluar nga e para. Më poshtë jepet një model me fjalët që do të përdorë mësuesi gjatë lojës: Dallëndyshe, gjethe të zverdhura, shira të rrëmbyeshëm, manushaqe, verore (që vihet në dorë) kallinj gruri, balona, plak bore, erë e fortë, pemë të zhveshura, fillimi i shkollës, shportë me rrush, pantallona të shkurtra, çizme, agrume, mushama, kallinj misri. Mësuesi/ja mund të plotësojë modelin e mësipërm edhe me fjalë të tjera. Hapi II. Pas përfundimit të lojës mësuesi i pyet nxënësit për stinën që pëlqejnë më shumë dhe kërkon nga secili prej tyre të plotësojë kllasterin e mëposhtëm. Peizazhi 80 Loja karakteristike Stina që më pëlqen Ngjyrat Ç ndiej Dëgjohen me kujdes plotësimet e kllasterave nga nxënës të ndryshëm. Hapi III. Mësuesi/ja prezanton librin Tom Sojeri detektiv nga është shkëputur fragmenti i dhënë në tekstin e tyre. Ai i udhëzon nxënësit që gjatë leximit zinxhir të tregimit të

Libër mësuesi njohin stinën që pëlqehet më shumë prej dy personazheve të tyre të preferuar Tomit dhe Hakut, pa harruar dëshirën e tyre për aventura. Hapi IV. Punohet me fjalorin. Mësuesi/ja ndalet më gjatë në këtë hap, meqenëse fjalët dhe shprehjet e panjohura janë të shumta. Pasi shpjegohet kuptimi i tyre, klasa ndahet në dy grupe, ku brenda secilit grup nxënësit punojnë në çifte. Jepet detyra për secilin grup. Të dyja grupet do të ndërtojnë një situatë ose tregim me fjalët dhe shprehjet e dhëna: Grupi 1 - Pranverën e parë, vend misterioz, vend romantik, mbeti i shtangur, t i mërmërisja, e hedh shikimin tutje. Grupi 2 - Shtiresh, ethet e pranverës, rrinin hundë e buzë, të ikte me të katra, fjalë të papjekura, bëhet menjëherë pishman, hazër xhevap (për këtë të fundit mësuesi sqaron se është turqizëm). Hapi V. Lexohen tregimet e shkruara. Nëse ndonjë çift nxënësish ka krijuar ndonjë situatë interesante, le të interpretohet para klasës. Vlerësohen krijimet dhe interpretimet më të mira. Hapi VI. Më tej vazhdohet me rubrikën: Të kuptojmë përmbajtjen. Drejtohen pyetjet: - Kur zhvillohet ngjarja? - Cilat janë personazhet dhe çfarë dëshirojnë ato? - Në ç mënyrë u erdhi rasti për të plotësuar dëshirën e tyre? - Pse Tomi u tregua i përmbajtur para ftesës së teto Polit? Mësuesi/ja nxit nxënësit të plotësojnë dhe të vlerësojnë përgjigjet e njëri-tjetrit. Shënim: Me vizatimet e bëra nga nxënësit bëni një ekspozitë të vogël në klasë. Vendosini një titull. Detyrë shtëpie: Bëni një vizatim me temë Pranvera. Tema: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta 81 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë argumentojnë: a) zgjedhjet e bëra. b) qëndrimin e tyre ndaj sjelljes së personazhit. gtë listojnë disa nga dëshirat e tyre që duan t i realizojnë në stinën e pranverës. gtë tregojnë reagimin e tyre nëse do të ishin në një situatë të ngjashme me personazhin. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të veçuara. gtë dallojnë cilësitë e personazheve Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuhe amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nrrjeti i diskutimit. nkllaster. nbisedë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 82 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Në fillim të mësimit një juri e zgjedhur nga vetë nxënësit vlerëson vizatimet më të mira me temë Pranvera. Mësuesi/ja sigurohet që fituesit të vlerësohen jo vetëm për realizimin e vizatimit, por edhe për idenë më interesante. Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në ushtrimin 4, nxënësit shënojnë me + ose zgjedhjet e duhura, për të shpjeguar fjalët e autorit se Tomin dhe shokun e tij e kanë zënë ethet e pranverës. Që të mos gabojnë në zgjedhje, mësuesi/ja u kërkon të rikujtojnë se çfarë dëshironin të bënin ata të përfshirë nga këto ethe. P. sh.: Dëshiron të bredhësh, të largohesh nga vendet e vjetra, të shohësh vise të reja, vise të huaja (Dëshirojnë të sodisin natyrën). Në ushtrimin 5, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shprehin edhe ato se çfarë ndiejnë në stinën e pranverës dhe të listojnë në fletore disa nga dëshirat që do të donin t i realizonin në këtë stinë: Dëshiroj të dëgjoj cicërimën e ëmbël të zogjve. Dëshiroj të luaj me litar, top në lëndinë. Dëshiroj të admiroj bukuritë e luleve. Pasi disa nga nxënësit kanë shprehur dëshirat e tyre, veçohen ato që janë të përbashkëta, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë. Ushtrimi 6 organizohet në formën e rrjetit të diskutimit. Mbështetur në qëndrimet e tyre ndaj sjelljes së Tomit, nxënësit ndahen në dy grupe: a) ata që e qortojnë; b) ata që e përkrahin. I jepet mundësia secilit nxënës brenda grupit të tij për të shpjeguar qëndrimin e tij. Të gjithë dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk është gabim nëse ndonjëri ndryshon mendim për diçka që nuk e kishte menduar më parë. Në ushtrimin 7 nxënësit sjellin përvojat e tyre duke treguar se si do te silleshin ata në vendin e Tomit nëse do të merrnin një lajm të shumëpritur. Nxënësit dëgjojnë me interes rrëfimet e shoku-shokut. Nëse duan të dinë diçka më shumë mund t i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit. Për ushtrimin 8 mësuesi/ja i lë nxënësit të lirë në zgjedhjen e tyre pa i kufizuar duke i kushtuar rëndësi argumentimit për zgjedhjen e bërë. Hapi III. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 9 për të shpjeguar kuptimin e shprehjeve të dhëna rikthehen nxënësit në tekst për t i nënvizuar dhe për të parë përdorimin e tyre. Në ushtrimin 10 nxënësit do të zbulojnë cilësitë e Tomit dhe të teze Polit duke u mbështetur në fjalët që ata thonë. Mund të përdoret tabela e dhënë në libër ose Kllasteri. i zgjuar Tomi dinak Teze Poli kërkuese autoritare

Libër mësuesi P.sh.: I zgjuar e dinak: I dashur Hak Fin dashke t ia them troç se sa shumë dëshiroj të shkoj; do të bëhej menjëherë pishman e do t i kthehej mendja. Lërma mua se e di qysh do t ia vërtis. Për ushtrimin 11 nxënësit mund të punojnë në libër duke lidhur cilësitë me personazhin, ose përdorim Diagramin e Venit duke realizuar njëkohësisht edhe krahasimin e dy personazheve. Tomi Haku i përmbajtur i papërmbajtur Është mirë që nxënësit të dinë të dallojnë edhe cilësi të tjera përveç atyre që jepen në libër. Për ushtrimin 12 nxënësit përveç shpjegimit të shprehjeve mund të japin edhe shprehje të tjera sinonime. Bridhte ku t i tekej - s i zinin këmbët dhé. Rrinte hundë e buzë - vari turinjtë. Mbeti shtang - me gisht ne gojë. Pasi dëgjohen mendimet e nxënësve, mësuesi bën plotësimet e nevojshme duke theksuar se shprehje të tilla e pasurojnë dhe e zbukurojnë gjuhën shqipe. Tema: Poezia e parë (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i nxisë nxënësit të lexojnë për kënaqësi tregime që i njohin me çaste nga jeta e njerëzve të shquar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë interpretojnë bukur poezi nga autorë të ndryshëm. gtë njohin jetën dhe veprimtarinë letrare të I. Kadaresë. gtë njohin kuptimin e shprehjeve e fjalëve të veçuara e t i përdorin drejt në kontekste të ndryshme. gtë ndërtojnë pyetje konvergjente, divergjente për fragmente të ndryshme të përcaktuara sipas pikave të planit. 83 Materiale dhe mjete mësimore npoezi nga autorët N. Frashëri, Çajupi, Asdreni, L. Poradeci dhe I. Kadare. ntabakë të bardhë. nbojëra uji. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nburime informacioni për jetën e shkrimtarit I. Kadare (nga interneti, fjalorët enciklopedikë, bibliotekë). Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. npunë me grupe. ndiskutim.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Përgatitja: Përzgjidhen pesë nxënës që recitojnë bukur. Secili prej tyre do të recitojë një nga poezitë e mëposhtme. Poezia duhet të mësohet përmendsh që më parë nga nxënësit. Naim Frashëri Ti, Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar, Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr, Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemra s e ka harruar, Kur dëgjon zëthin e s ëmës, qysh e lë qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhënë, Edhe në i prefshin rrugën njëzet a tridhjetë vetë, e ta trembin, ai s ndalet, por shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zemra ime më lë këtu, tek jam, mua, Vjen me vrap e me dëshire aty, ndër viset e tua. 84 Shqipëtar (Çajupi) Shqipërinë e mori turku i vu zjarr. Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar. Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Erdhi dita të ngresh kokë, të kërkosh lirinë, bashkë me shokë, të luftosh! Kroi i fshatit tonë (L. Poradeci) Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar, Ç na buron nga mali duke murmuruar. Venë e mbushin ujë vashat anembanë, Cipëzën me hoje lidhurë mënjanë; Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe, Gushën si zambaku, buzët si burbuqe. E si mbushin ujë, bubu! Ç mu ka hije, Ndaj këthehen prapë me hap nusërie, Ndezur ylli i ballit si yll shenjtërie. Vjeshta (Asdreni) U zhduk vapa, shkoi vera dhe bilbili më s këndon, erdhi vjeshta me të tjera, syri ynë që i shikon. Teret koha, hapen retë ngjyrë plumbi përsëri, duket prapë tjetër jetë, që natyra ndërron tashti. Era fryn, fletët bien, pemët zhvishen si nga mot, mali, fusha më s ka hije, që e kishte gjer më sot. Bukuritë janë zhdukur, Shiu e bryma zuri vend, bari, lulet, kopshti i bukur, u ndryshuan në çdo kënd. Princesha Argjiro (I. Kadare) Vështroi princesha krenare, Në çdo gur e çdo kamare, Si të fundit roje ranë, Çdo pëllëmbë me gjak e lanë, Dhe e vetme ajo mbeti, Përmbi kullë. Porsi deti, Që i hedh dallgët në rërë, Turqit u sulën të tërë, Që ta zënë yllin të gjallë, Po a zihet ylli vallë?

Libër mësuesi Në një tabak të bardhë, duke përdorur bojëra uji, mësuesi vizaton kllasterin e mëposhtëm i cili jep një informacion rreth jetës dhe veprimtarisë letrare të I. Kadaresë: Roli i tij në letërsi Vlerësimet e dhëna Ismail Kadare Jeta Veprat letrare Krijimtaria letrare Vendi ku ka jetuar Jeta: Lindi në qytetin e Gjirokastrës më 1936. Kreu shkollën e mesme Asim Zeneli. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Tiranë. Ka kryer më pas studimet në Institutin e Letërsisë Botërore Gorki në Moskë. Vendi ku ka jetuar: Në Tiranë. Prej vitit 1990 jeton në Francë, Paris. Krijimtaria letrare: Përfaqësues i letërsisë bashkëkohore shqiptare. Nisi të shkruajë që në shkollë të mesme. Njihet si poet, prozator, kritik letrar etj. Në vitet 60 shënoi një kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Veprat letrare: Romani Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Romani Kronikë në gur. Romani Kështjella. Poema Princesha Argjiro. Vepra letrare Ftesë në studio etj. Roli i tij: Një nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqipe. Me veprën e tij (32 përkthime) e bëri të pranishme në botë Shqipërinë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Vlerësimet e dhëna për të: Cilësuar si Ambasador i Kulturës Shqiptare. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave Morale Franceze. Kandidat për çmimin Nobel, Laureat i tri çmimeve të Republikës. 85 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me recitimin e poezive (le të ruhet renditja e dhënë në fazën e përgatitjes: N. Frashëri, Çajupi, Asdreni, L. Poradeci, I. Kadare) nën efektin muzikor, por pa bërë të njohur autorin e tyre. Ky i fundit kërkohet të gjendet nga nxënësit e tjerë, të

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 cilët ndjekin me kujdes recitimin e poezive nga shokët e tyre. Në fund të orës së mësimit do të jetë më i vlefshëm zhvillimi nëse do të jepej një vlerësim edhe për recitimin. Hapi II. Nga grupi i autorëve të përmendur veçohet I. Kadare. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit një informacion të shkurtër rreth jetës dhe veprimtarisë letrare të këtij autori. Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja u prezanton atyre materialin e përgatitur prej tij (kllasterin) duke u ofruar një informacion më të plotë për jetën, veprimtarinë letrare dhe rolin e I. Kadaresë në letërsinë shqiptare. Hapi III. Shkruhet në tabelë titulli i tregimit dhe autori. Kërkohet nga nxënësit që ta lexojnë me zë tregimin (për t u njohur me përmbajtjen e tij). Më pas punohet me fjalorin, ku sqarohen nga mësuesi/ja fjalët e veçuara, ndërsa nxënësit i përdorin në kontekste të ndryshme. Tregohet kujdes sidomos në pjesën e fundit të tregimit, për të shprehur keqardhjen, dhimbjen dhe notat e humorit me të cilat shkruan autori). Hapi IV. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen. Për të realizuar ushtrimin 1 ndahen nxënësit në 8 grupe me nga 4 nxënës. Është mirë që grupet të mos jenë shumë të mëdha, në mënyrë që çdo anëtar i grupit të marrë pjesë aktive në përmbushjen e detyrës. Për çdo 2 grupe jepet e njëjta pikë kryesore, por njërit i duhet të hartojë pyetje konvergjente dhe tjetrit pyetje divergjente Grupi I dhe II: G. I: pyetje konvergjente. G. II: pyetje divergjente. Lajmi që i dha Iliri shokut. Grupi III dhe IV: Babai është shumë i nxehur. G. III: pyetje konvergjente. G. IV: pyetje divergjente. Grupi V dhe VI: Shokët shkruajnë së bashku një roman. G. V: pyetje konvergjente. G. VI: pyetje divergjente. Grupi VII dhe VIII: Shokët grinden dhe i ndajnë të gjitha gjërat e përbashkëta. G. VII: pyetje konvergjente. G. VIII: pyetje divergjente. 86 Nxënësit punojnë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, në mënyrë që çdo pjesëtar i grupit të ketë mundësi të shprehet e të kontribuojë në mendimet e tij. Hapi V. Në përfundim të detyrës, grupet ia drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit. Mësuesi/ja përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve, si në drejtimin e pyetjeve dhe në dhënien e përgjigjeve. Hapi VI. Ushtrimi 2 lidhet me mbylljen e tregimit. Drejtohet pyetja: - Çfarë ndien personazhi kryesor në fund të tregimit? Për t i nxitur nxënësit të flasin më shumë rreth kësaj çështjeje mund të shtrohen edhe pyetje të tjera: Nga se erdhi kjo ndjenjë? Si mund të shmangej? Dalloni momentin në të cilin mund të ndërhyhej për të shmangur grindjen e fëmijëve. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve. Bëhen komente, plotësime e sqarime të mëtejshme nga nxënësit e tjerë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 11, faqe 66.

Libër mësuesi Tema: Poezia e parë (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë argumentojnë situatat që i bëjnë ata për të qeshur. gtë vlerësojnë qëndrimin e babait ndaj djalit. gtë mbajnë qëndrim ndaj veprimeve të personazheve. gtë listojnë veprimet që duhet të bëjë një njeri i talentuar. gtë dallojnë në tekst figurat letrare të: epitetit, krahasimit duke shpjeguar përdorimin e tyre. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të figurshme nisur nga kuptimi i parë i tyre. gtë ndërtojnë fjali me shprehje të figurshme. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletë formati. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. nmendo/puno në dyshe/shkëmbe. nkllaster. Zhvillimi i mësimit: Shënim: Ushtrimi i dhënë detyrë shtëpie nuk do të punohet në fazën e parë të orës së mësimit, por pas ushtrimit 10, pasi realizimi i tij kërkon kohë të mjaftueshme. Hapi I. Mësimi nis me rubrikën : Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin Në ushtrimin 3 nxënësit bëjnë zgjedhjen e alternativës që i bën më shumë për të qeshur. Që ky ushtrim të bëhet më interesant mësuesi u kërkon nxënësve që brenda alternativave të dhëna të dallojnë edhe ato që shprehin keqardhje. Kjo për të veçuar brenda të njëjtit ushtrim dy ndjenja të ndryshme: HUMORIN dhe KEQARDHJEN. Nxënësit punojnë individualisht, ndërkohë mësuesi vizaton në tabelë një rreth të ndarë në dy pjesë ku shkruan: Për të qeshur Keqardhje Nxënësit bëjnë zgjedhjet e tyre të cilat lexohen, shkruhen në tabelë në pjesën e rrethit që i takon. Është e rëndësishme që nga nxënësit të jepen arsyetime për zgjedhjet e bëra. 87 P.sh.: Për të qeshur Vjersha e botuar (lexohet nga nxënësit fjalia e shkëputur nga fragmenti ku ndodhet vjersha e botuar) Kush punon rehat shkon, detin e kalon. Arsyetimi im Më bën për të qeshur loja e fjalëve, të cilat rimojnë dhe nuk përcjellin asnjë ide. Nxënësit që kanë bërë të njëjtën zgjedhje plotësojnë njëri-tjetrin me arsyetime të tjera. Po kështu vazhdohet edhe me alternativat e keqardhjes (grisja e romanit)

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Është mirë që arsyetimet më të mira të shkruhen në tabelë për t u treguar nxënësve se mësuesi i ndjek ata me vëmendje dhe i vlerëson mendimet e tyre. Ushtrimi 4 mund të punohet në çift. Nxënësit, pasi japin përgjigjen se sjellja e babait ndaj djalit ishte: a) e pamenduar, b) e shpejtuar shkruajnë në fletore argumentimi e tyre se pse kjo sjellje ishte e tillë. Shkëmbejnë fletoren me çiftin tjetër që mësuesi u ka përzgjedhur më parë. Mësuesi/ja dëgjon argumentet e sjella nga nxënësit, të cilat mund të plotësohen nga shokët e tyre në rast se ato janë të ndryshme. Në ushtrimin 5 nxënësit do ta përqendrojnë vëmendjen e tyre në dy momente: Momenti i parë: A ju duket i drejtë vendimi i shokëve për ndarjen e romanit. Pse? Nxënësit japin opinionet e tyre mbi vendimin e marrë nga shokët duke e shoqëruar me argumente bindëse. Për momentin e dytë të këtij ushtrimi mësuesi përgatit për secilin nxënës fletë formati në të cilat nxënësit listojnë punët ose lojëra të cilat mund të bëhen me bashkëpunim dhe ato që nuk bëhen me bashkëpunim. Në fletën e formatit do të jetë vizatuar kjo skemë. Nxënësit do të shkruajnë brenda rrathëve. Punët Dëgjohen nxënësit të cilët listojnë veprimet që ata mendojnë se kryhen vetëm dhe në bashkëpunim. 88 Në ushtrimin 6 nxënësit do të sjellin veprimet që duhet të bëjë një njëri i talentuar për të arritur sukses në shkrimet e tij. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit mund të mbështeten në përvojat e tyre apo ato të dëgjuara a lexuara për njerëzit e suksesshëm. Nxënësit plotësojnë ushtrimin në libër me alternativa te tjera, si: - të lexojë shumë, - të jetë këmbëngulës, - të mos tërhiqet nga vështirësitë e tij etj. Mësuesi i dëgjon me kujdes me qëllim që gjatë listimit të alternativave të përzgjedhë ato që mendon se janë më të rëndësishme dhe i shkruan në tabelë. Hapi III. Kalohet te rubrika: Studiojmë gjuhën e tekstit Për realizimin e ushtrimit 7 nxënësit rikthehen në tekst ku nënvizojnë epitetet me të cilat jepet portreti fizik i Ilirit. Mësuesi e dëgjon portretizimin dhe plotëson kllasterin:

Libër mësuesi i çrregullt Iliri i ndërkryer dhëmbëçatall Për ushtrimin 8 nxënësit rikthehen në tekst tek pjesa e grisjes së romanit ku do të gjejnë krahasimin: copa kapitujsh të ndryshme të prera siç pritet një pulë. Mësuesi u kërkon nxënësve të shpjegojnë përdorimin e këtij krahasimi. Në ushtrimin 9 nxënësit do të shpjegojnë përdorimin e shprehjeve të figurshme duke u nisur nga kuptimi i parë. U kërkohet atyre që shpjegimin e shprehjeve ta shoqërojnë me fjali. P.sh.: Ethet e romanit të tensionuar të shqetësuar të emocionuar Ethet e provimit kishin mbërthyer gjithë nxënësit. Shpërtheu gëzimi u gëzua u lumturua Në fytyrat e fëmijëve shpërtheu gëzimi i fitores. Në ushtrimin 10 nxënësit plotësojnë në çift kuptimin e shprehjeve të dhëna në tekst P.sh.: Iu nxi faqja - u turpërua Iu zbardh faqja - u nderua Pas kësaj nxënësit dallojnë shprehjet që kanë afërsisht kuptim të njëjtë, sinonimike edhe të kundërt duke zbuluar çiftet antonomike që formohen. Hapi IV. Për ushtrimin 11 mund të shfrytëzohet detyra e shtëpisë. Nxënësit lexojnë punimet e tyre. Mësuesi/ja duhet të jetë i kujdesshëm për të parë nëse nxënësit i kanë realizuar mirë të gjitha kërkesat e ushtrimit. a) Kthimi i pjesës së zgjedhur nga veta I në vetën III. b) Personazhit i kanë vendosur emër. Nxënësit vlerësojnë ritregimin më të mirë. Në ushtrimin 12 nxënësit do të ndërtojnë grupe emërore duke e përshtatur në gjini, numër, përemrin pronor me emrin e dhënë.p.sh.: pullat e mia kapitujt e mi 89 Dëgjohen përgjigjet e nxënësve. Bëhen qortimet e duhura nga ata vetë, nëse njëri nga grupet emërore nuk është ndërtuar saktë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Harri Poter (ora e parë) Të lexojmë Niveli II 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i përfshijë nxënësit në botën e fantazisë dhe në mjedise imagjinare duke i nxitur të kenë më shumë fantazi dhe ëndrra në jetën e tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për përkujdesje.e drejta për të mos u keqtrajtuar. E drejta për t u argëtuar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë kujtojnë personazhet e trilluara e fantastike, që njohin. gtë lexojnë në mënyrë logjike e shprehëse krijimtarinë fantastiko-shkencore. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja rreth kësaj fushe tematike. gtë dallojë se deri ku është përshkrimi real dhe ku fillon ai fantastik. gtë ritregojnë bukur mbi bazën e fjalëve kyçe. gtë krijojnë variante të ndryshme mbylljeje. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletë formati A4. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore nminikonkursi. npunë në çift. 90 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Zhvillohet një garë ndërmjet nxënësve, kush di më shumë emra personazhesh të trilluara e fantastike. Është një veprimtari e lehtë dhe zbavitëse. U jepet të gjithë nxënësve nga një copë letër, ku secili duhet të shkruajë sa më shumë emra personazhesh të trilluara e fantastikë që njohin. Në fillim nxënësit i shkruajnë, pastaj i lexojnë. Nga moria e emrave të personazheve të trilluara, mësuesi veçon Harri Poterin. (Në qoftë se asnjë nxënës nuk e ka përmendur emrin e tij, ky personazh bëhet i njohur nga mësuesi.) Hapi II. Mësuesi shkruan emrin e Harri Poterit në tabelë dhe zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit, mbështetur në këto pyetje: - Pse ju pëlqen ky personazh? - Cila prej aventurave të tij ju duket më interesante? Pse? - Pse e quajmë personazh fantastik? Bëhet lidhja me temën e re. Njohja me tekstin. Leximi i pjesës. Mësuesi përzgjedh nxënësit që lexojnë më bukur (jo më shumë se 3-4 nxënës). Puna me fjalorin. Njihen nxënësit me fjalët e shprehjet e reja duke i përdorur ato në fjali. Hapi IV. Punohen Ushtrimet 1-2 të aparatit pedagogjik të tekstit. Në ushtrimin nr. 1 nxënësit lexojnë alternativat e dhëna duke vendosur shenjën V për fjalinë e saktë dhe X për fjalinë jo të saktë. Për këto të fundit jepet fjalia e saktë nga nxënësit duke iu rikthyer tekstit, nëse është e nevojshme. Për realizimin e Ushtrimit 2 mësuesi i organizon nxënësit në çifte për të qenë sa më të saktë në ndërtimin e fjalive përmbledhëse. Udhëzohen nxënësit që të rilexojnë edhe një herë tekstin, pastaj të formulojnë fjalitë dhe mbi bazën e tyre të ritregojnë ngjarjen.

Libër mësuesi Një model i fjalive përmbledhëse mund të jetë:1) E shtuna në kopshtin zoologjik ishte dita më e bukur që kishte kaluar Harri prej shumë kohësh. 2) Fëmijët vizituan ndërtesën ku mbaheshin gjarpërinjtë.3) Harri komunikon me gjarprin Boa. 4) Boa fiton lirinë. Në përfundim të detyrës nxënësit lexojnë fjalitë e formuara dhe, mbi bazën e tyre, ritregojnë përmbledhtas tekstin.vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Duke hequr paragrafin e fundit Tek po i shkonte pranë... deri te Faleminderit amigo!, krijoni një mbyllje tjetër të tregimit. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Harri Poteri (ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë gjykojnë mbi veprimet e ndjenjat e personazheve. gtë krahasojnë tipare, cilësi dhe veçori të personazheve. gtë nxiten të tregojnë përvoja vetjake duke përdorur struktura gjuhësore të qarta, të sakta dhe të pasura me fjalë të zgjedhura. gtë edukohen nxënësit me sjellje pozitive humane si: dashuria, respekti, mirëkuptimi etj. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletoret Metoda dhe teknika mësimore ndiagrami i Venit. ndiskutimi. npunë në grupe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Disa nga nxënësit lexojnë alternativat e zgjedhura si mbyllje tregimi. Vlerësohen krijimet më të mira nga vetë nxënësit. Hapi II. Kalohet në analizën e personazheve, ku mësuesi mund të përdorë tabelën e mëposhtme. Këtë tabelë ai e vizaton në dërrasë, ndërsa nxënësit bëjnë plotësimin e saj në fletoren e klasës. Personazhi Çfarë bën? Si ndihet? Gjykimi yt. Harri 1. Lëpin lëngun e limonit të ngrirë 2. Dadli 91 Persi Xhaxha Vernoni Gjarpri Boa

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi III. Pasi bëhet plotësimi i tabelës, diskutohen përgjigjet e dhëna. Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm që gjatë diskutimit nxënësit të realizojnë analizën e plotë të personazheve dhe të shprehin qartë gjykimin vetjak ndaj veprimeve dhe ndjenjave të tyre. Hapi IV. Nëpëmjet Diagramit të Venit nxënësit bëjnë krahasimin e personazheve: çfarë e bashkon dhe e ndan Harrin nga gjarpri? (Mësuesi mund të zgjedhë edhe personazhe të tjera). Harri Gjarpri Mësuesi këmbëngul që gjatë listimit të elementeve të përbashkëta, nxënësit duhet të përmendin veçoritë e përbashkëta si vetminë dhe trishtimin. Hapi V. Për veprimtarinë e mëposhtme klasa ndahet në 3 skuadra: Skuadra e parë: Punon ushtrimin 8/a. Të gjejnë dhe të shkruajnë fjalë kyçe që përshkruajnë pavijonin e gjarpërinjve. 92 Skuadra e dytë: Të shkëputin nga teksti fjalitë në të cilat përshkruhen: Përbuzja ndaj Harrit. Harri si objekt talljeje dhe argëtimi. Kushtet e vështira në të cilat jetonte Harri. Disa nga përgjigjet e mundshme të nxënësve: Përbuzja ndaj Harrit: Xhaxha Vernoni i ble Harrit lëng limoni të ngrirë. Harrit i dhanë pjesën e mbetur të ëmbëlsirës. (f. 67) Harri si objekt talljeje dhe argëtimi: U përkujdes që të ecte ndonjë hap më mbrapa, në mënyrë që Dadli dhe Persi, të cilët në kohë të darkës kishin filluar të mërziteshin nga kafshët, të mos ia nisnin përsëri argëtimit më të dashur të tyre e ta zinin me grushte. (f. 67) Kushtet e vështira në të cilat jetonte Harri: Ishte ku e ku më keq se sa të kishte për dhomë gjumi një zgëqe, ku i vetmi njeri që i vinte ishte teta Petunia, e cila trokiste fort në derë për ta zgjuar. (f.68) Skuadra e tretë: Ushtrimi 8/b. Shkruani fjalët kyçe që përshkruajnë situatën më të frikshme të pjesës. Mësuesi sqaron se nxënësit e skuadrës I e III, pasi të kenë përzgjedhur fjalët kyçe, do të diskutojnë rreth: a) Cilës klasë i përkasin fjalët kyçe (emra, folje, mbiemra etj.) b) Çfarë efekti stilistik kanë? Hapi VI. Lexohen përgjigjet e të gjitha skuadrave. Pas diskutimit të skuadrës së dytë, mësuesi u kërkon nxënësve të listojnë disa nga tiparet më të rëndësishme humane që duhet t i karakterizojë ata në marrëdhënie me njëri-tjetrin. Hapi VII. Ushtrimi 8/b i jep mundësi mësuesit të zhvillojë një bisedë të shkurtër me nxënësit lidhur me ndjenjën e frikës. Mësuesi i pyet: - Po ju a keni frikë nga gjarpri? - Nga se keni frikë tjetër? -Tregoni për ndonjë rast kur keni qenë të frikësuar. Ç mendonit në ato çaste? - Si e keni përjetuar? Ç keni bërë? Dëgjohen tregimet e nxënësve.

Libër mësuesi Detyrë shtëpie: (Lihet koha e mjaftueshme për të sqaruar detyrën e shtëpisë). Kjo detyrë do të shërbejë si fazë parapërgatitore për orën e ardhme. Klasa ndahet në pesë grupe. Tregohet kujdes në përzgjedhjen e anëtarëve të çdo grupi. Grupi I. Të shkruajë sa më shumë emra veshjesh që mund të përdorin personazhet fantastike. Grupi II. Të shkruajë mjediset ku veprojnë personazhet fantastike. Grupi III. Të shkruajë mjetet me të cilat mund të udhëtojnë personazhet fantastikë. Grupi IV. Të shkruajë për disa nga objektet dhe personazhet që mund të takojnë personazhet fantastike. Grupi V. Të shkruajë për disa nga situatat e papritura që mund të ndeshin gjatë udhëtimit personazhet fantastike. Udhëzohen nxënësit që të punojnë në tabakë letre të bardhë me bojëra uji. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Të shkruajmë me imagjinatë Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë e të zhvillojë intuitën dhe imagjinatën te nxënësit. Të drejtat e njeriut: E drejta e lirisë së shprehjes. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përshkruajnë me fantazi një udhëtim imagjinar duke përdorur sa më shumë elemente joreale. gtë shkruajnë duke respektuar rregullat drejtshkrimore të fjalëve, shenjat e pikësimit brenda dhe në fund të fjalisë. Zgjedhjen e strukturave të duhura gjuhësore dhe fjalorin e përshtatshëm për lidhjen e mendimeve në shkrimet e tyre. gtë zgjerojnë fjalorin e shkrimit me imagjinatë. 93 Materiale dhe mjete mësimore ntabakë letre të bardhë të plotësuara. nngjitëse. ngërshërë. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nprezantimi. nshkrimi i lirë. nturi i galerisë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Përgatitja: Nxënësit janë udhëzuar një orë më parë që të punojnë në grupe për të përzgjedhur sa më shumë emra veshjesh që përdorin personazhet fantastike, mjediset që përshkojnë, mjetet me të cilat udhëtojnë, objektet dhe personazhet që takojnë si dhe situatat e papritura me të cilat ndeshen ata. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me prezantimin që përfaqësuesi i secilit grup (i zgjedhur nga nxënësit) i bën punës së grupit. Materialet e përgatitura prej tyre ngjiten në tabelë. Hapi II. Pasi është ngacmuar imagjinata e nxënësve nëpërmjet këtyre punimeve, hapet teksti. Mësuesi u bën të njohur temën rreth së cilës do të shkruajnë. Hapi III. Duke vazhduar më tej u tërhiqet vëmendja nxënësve drejt 3 momenteve kryesore (hyrjes, zhvillimit, mbylljes) nëpërmjet të cilave do të realizohet përshkrimi i udhëtimit të tyre me Harri Poterin si dhe të skedës së dhënë në fund të faqes 70 në tekst. Hapi IV. Mbështetur në punimet e paraqitura në tabelë dhe dy udhëzimeve ndihmëse në tekst, nxënësit lihen të lirë të shkruajnë. Hapi V. Mësuesja kërkon që çdo krijimi t i vihet një titull. Hapi VI. Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi u shpërndan fletët e punës të përgatitura për çdo nxënës me titull Konferencë shkrimi me veten. Udhëzohen nxënësit për plotësimin e tyre duke bërë të ditur se qëllimi i këtyre materialeve është që nxënësit të vetëkontrollohen. Hapi VII. Më pas krijimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë ose lexohen me zë para të tjerëve. Hapi VIII. Vlerësimi i orës së mësimit. Shënim: Më poshtë paraqitet Modeli i një skede me titull Konferencë shkrimi me veten, për organizimin e vetëkontrollit. Përgatiten fletë pune për çdo nxënës. 94 Konferencë shkrimi me veten Tregimtari: Data: Vetëvlerësim (shoqërohet me punën krijuese) Pjesa ime e përfunduar titullohet Data e përfundimit E shkrova në formën e një Ndërsa shkruaja këtë pjesë, unë (mësova, ndjeva, zbulova, kuptova...) Çfarë mendoj se kam bërë mirë në këtë pjesë: Çfarë mendoj se duhet ta kisha bërë më mirë: Synimet e mia në punën tjetër krijuese: Pyetje për informacione të mjaftueshme: ga kam treguar se ku, kur dhe me kë zhvillohen ngjarjet?

Libër mësuesi ga kam shpjeguar qartë se çfarë dua të them? A ka ndonjë pjesë që mund ta ngatërrojë lexuesin tim? ga i kam përshkruar mirë mjedisin, personazhet që lexuesi ta shijojë ngjarjen duke e lexuar apo dëgjuar? ga flasin personazhet? I kam vendosur drejt shenjat e pikësimit në ligjëratë të drejtë, të zhdrejtë dhe në dialog. ga kam dhënë shembuj të mjaftueshëm që lexuesi ta nënkuptojë atë dua të them. gcila është pjesa më interesante dhe më me vlerë e ngjarjes? Si mund ta zhvilloj më tej atë? Pyetje për të njohur më në thellësi ngjarjen. gcilat pjesë nuk janë të nevojshme apo nuk duhen shtuar në ngjarje? Mund t i heq ato? ga kam treguar për çfarë flet saktësisht pjesa? A ka pjesë që tregojnë diçka tjetër (jashtë teme). A mund t i heq? ga kam treguar më tepër se një ngjarje në tregimin tim? Cilën ngjarje dua të tregoj në të vërtetë. gngjarja që tregoj është pjesë e realitetit të ditës? A mund t i mbaj pjesët më të rëndësishme dhe të heq ato më të parëndësishmet? ga ka shumë bashkëbisedim, detaje të hollësishme apo shpjegime në tregimin tim? Pyetje rreth elementeve të subjektit Hyrja ga njihen lexuesit e mi në hyrje të tregimit me momentin që vë në lëvizje ngjarjen e tregimit? gcila është pika e lidhjes ndërmjet hyrjes dhe zhvillimit? A mund të heq paragrafin e parë? Po faqen e parë? Pyetje rreth mbylljes së tregimit gsi dua unë të ndihet lexuesi im në mbyllje të tregimit? ga ndihet i menduar, i kënaqur, i trishtuar, i nxitur në fantazinë e tij? A e realizoi kjo mbyllje? gçfarë dua unë që lexuesi të dijë në mbyllje të tregimit? A i përshtatet kjo mbyllje rrjedhës së ngjarjeve? Pyetje rreth titullit ga përshtatet titulli me pjesën që kam shkruar? ga të rrëmben titulli im? E nxit lexuesin ta lexojë tregimin tim? Pyetje rreth stilit ga kam shkruar ndonjë fjali më shumë se njëherë? ga kam përdorur një fjalë shumë shpesh? ga ka fjali të gjata dhe të pakuptueshme? Po fjali të shkurtra ku mendimi mbetet i pambaruar? g A kam lënë paragrafë dhe vende bosh që t u jap lexuesve mundësi për një pushim të shkurtër? A e kam prishur kuptimin e pjesës duke e ndarë në shumë paragrafë? ga kam zgjedhur mënyrën e duhur të zhvillimit të ngjarjes? I kam grupuar mirë idetë që i përkasin të njëjtit grup? grrëfimtari i pjesës është i njëjtë (i vetës së parë, të tretë, unë, ai, ajo) apo ndryshon? ga kam përdorur drejt kohët e foljes? (të tashmen apo të shkuarën). 95

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Historia pa mbarim (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i përfshijë nxënësit në botën e fantazisë dhe në mjedise imagjinare, t i nxitë të lexojnë libra fantastiko-shkencorë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë krijojnë një histori imagjinare mbështetur në fjalët kyçe. gtë lexojnë: a) për të kuptuar përmbajtjen e tregimit; b) për të parashikuar se çfarë ka ndodhur më parë, nisur nga ngjarja e dhënë; c) për të pasuruar fjalorin me fjalë e shprehje të reja. gtë ritregojnë me fjalët e tyre udhëtimin e personazhit kryesor sipas skemës së dhënë. gtë vlerësojnë aftësitë krijuese të njëri-tjetrit. Materiale dhe mjete mësimore nlibri Historia pa mbarim. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Metoda dhe teknika mësimore nparashikimi me terma paraprakë. ndiskutim. norganizues grafik. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyçe: libri Historia pa mbarim, papafingo, u bëra pjesë e aventurave të tij, përjetoj, ndjenjë ankthi, kthehem, realitet, babai, të lumtur 96 dhe kërkon nga nxënësit që me 6-7 fjali të krijojnë një histori të shkurtër dhe t i vendosin një titull. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për rreth 10 minuta. Lexohen disa nga tregimet e krijuara. Nxënësit bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit mbështetur në thellësinë e imagjinatës, në mënyrën e të shprehurit, në përfshirjen e të gjitha fjalëve kyçe etj. Hapi II. Hapet libri dhe bëhet leximi i pjesës nga disa nxënës (jo më shumë se 5 nxënës). Udhëzohen nxënësit që në fillim për një lexim të kujdesshëm e të vëmendshëm për të mbajtur mend kohën, vendin, personazhet, veprimet që ata kryejnë si dhe qëllimet e kryerjes së tyre. Hapi III. Gjatë leximit nënvizohen fjalët e panjohura. Për ato fjalë që nuk janë shpjeguar në tekst kërkohet ndihma e mësuesit ose përdoret Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Nëpërmjet ushtrimit 1 mësuesi/ja vlerëson shkallën e përqendrimit të vëmendjes së nxënësve gjatë leximit. U drejton atyre pyetjet: Kush është personazhi kryesor? Ku ndodhet ai?

Libër mësuesi Cili është objekti që vë në lëvizje ngjarjen? Pse? Cili ishtë qëllimi i Bastianit, pasi u bë pjesëmarrës në aventura me personazhet e librit? Çfarë realizoi nga ky qëllim? Në ushtrimin 2 nxënësit me imagjinatë parashikojnë ç ka ndodhur më parë duke u nisur nga ngjarja e dhënë. Për këtë ndihmohen nga momentet e dhëna në këtë ushtrim. Në klasë mund të ketë nxënës që e kanë lexuar librin ose kanë parë filmin. Këta e tregojnë ngjarjen, pasi kanë dëgjuar variantet e parashikuara nga nxënësit që mbështeten në momentet kyçe të dhëna në tekst. Në fund bëhet një krahasim midis dy grupimeve (atyre që kanë lexuar librin apo kanë parë filmin dhe atyre që e imagjinojnë). Në ushtrimin 3 nxënësit ritregojnë me fjalë udhëtimin që ka bërë Sebastiani sipas skemës së dhënë. Për të ritreguar sa më mirë ngjarjet, nxënësit le të mbështeten në veprimet që bëri Sebastiani duke kaluar nga njëri mjedis në tjetrin. P.sh.: Doli nga shtëpia Vajti në librari Vodhi librin etj. Dëgjohen me kujdes ritregimet e tyre. Nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin për ta dhënë sa më të plotë udhëtimin e Sebastianit. Hapi V. Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit. Tema: Historia pa mbarim (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha : 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë reflektojnë rreth kohëzgjatjes së zhvillimit të ngjarjes. gtë vlerësojnë qëndrimet e personazheve ndaj njëri-tjetrit. gtë listojnë disa nga veprimet që do të bënin ata për prindërit e tyre në momentet më të vështira. gtë dallojnë disa nga veçoritë artistike të gjuhës së përdorur nga autori duke i ilustruar me shembuj. 97 Materiale dhe mjete mësimore nfletë formati. nlibër ose spango për ta shtrirë në të gjithë gjatësinë e tabelës së zezë. nkapëse për të fiksuar letrat që do të varen. Metoda dhe teknika mësimore nmendo / Puno në dyshe / Shkëmbe. npunë në grup. ndiskutimi.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për ushtrimin 4 nxënësit i rikthehen tekstit për të dalluar kohën që iu duk Sebastianit se qëndroi larg shtëpisë dhe kohën reale të qëndrimit. Përgjigjja e saktë do të ishte: javë muaj apo vite? Po në të vërtetë qëndroi vetëm një ditë larg shtëpisë. Duke u mbështetur në përgjigjet e nxënësve se i gjithë udhëtim imagjinar i Sebastianit ka ndodhur brenda një dite, mësuesi i nxit nxënësit të argumentojnë se pse ky udhëtim njëditor iu duk atij se zgjati javë, muaj apo vite të tëra. Për t i orientuar mësuesi/ja mund të japë një shembull: - Bëhet pjesë e aventurave të librit duke humbur nocionin real të kohës. - Kërkon të marrë Ujin e Jetës. Në ushtrimin 5, 6 nxënësit zgjedhin alternativën e saktë duke argumentuar përgjigjet e tyre. Për ushtrimin 6, në alternativën e parë, mësuesi/ja mund të kërkojë nga nxënësit ilustrime me shembuj nga teksti ku tregohet dashuria e Sebastianit për të atin. Më poshtë po japim dy shembuj ilustrimesh: - Te babai donte të shkonte pa vonesë, paçka se Uji i Jetës i qe derdhur nga grushtet (faqe 72). - I hapi krahët dhe Bastiani iu hodh në qafë babait (faqe 73) etj. Hapi II. Duke marrë shkas nga ushtrimet 5, 6 mësuesi kërkon nga nxënësit të listojnë disa nga veprimet që do të bënin ata për të ndihmuar prindërit e tyre në momente të vështira. Për këtë nxënësit punojnë në fletë formati, të cilat ua shpërndan mësuesi/ja. Qëllimi i këtij ushtrimi është që nëpërmjet listimit të veprimeve që do të bënin ata për të ndihmuar prindërit e tyre në momente të vështira, të japin një pamje të vetes së tyre, duke përfshirë këtu edhe dashurinë që ata kanë për prindërit e tyre. Ky ushtrim i ndihmon nxënësit të njohin më mirë veten dhe të tjerët. Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi lidh një litar ose spango të cilën e fikson në të dy anët e tabelës. Në litar (spango) vendosen kapëse rrobash të cilat do të shërbejnë për të varur fletët ku po punojnë nxënësit, siç tregohet në figurë: 98 Kur secili të ketë përfunduar listën e tij, e var fletën në litar me kapëse dhe e lexon me zë të lartë që të dëgjohen edhe nga shokët e tjerë të klasës. Në këtë mënyrë vazhdohet edhe me të tjerët. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ndahet klasa në tri grupe të mëdha (sipas rreshtave). I jepet detyra çdo grupi: Grupi I. - Fjalitë në këtë tregim janë përgjithësisht të gjata dhe të pasura në shprehje. Ilustroni me shembuj.

Libër mësuesi Grupi II. - Në këtë tregim vëmë re gërshetimin e fjalëve të autorit me mendimet e personazhit. Ilustroni me shembuj. Grupi III. - Ka mjaft fjalë të rralla që i japin bukuri gjuhës. Gjeni korespondueset e tyre që përdoren më shumë në gjuhën e përditshme. Brenda grupit nxënësit punojnë në çifte duke i shkëmbyer mendimet me njëri-tjetrin. Në përfundim të detyrës mësuesi/ja pyet nxënës nga të tria grupet. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fantazia dhe realiteti Të flasim Niveli II 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë argumentojnë përgjigjet që japin rreth pyetjeve të shtruara. gtë sjellin përvojat vetjake rreth raporteve që ata kanë me librin. gtë listojnë personazhet joreale që ata njohin, dhe cilësitë e tyre. gtë japin gjykimin e tyre rreth fantastikes e lidhjes së saj me realitetin. Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda e teknika mësimore nbisedë. nrrjeti i diskutimit. npunë në grup. Zhvillimi i mësimit: Mësimi nis me punimin e ushtrimit 1. Nxënësit për t i dhënë përgjigje pyetjes: - Pse Sebastiani e ka humbur ndjenjën e kohës? Rikthehen tek teksti Histori pa mbarim, rikujtojnë arsyet e vërteta që e bëjnë Sebastianin të humbasë sensin e ndjenjës së kohës dhe zgjedhin alternativën e duhur duke e ilustruar me shembuj nga teksti. Dëgjohen me vëmendje mendimet e nxënësve duke vlerësuar çdo përgjigje të tyre. P.sh: Nëse nxënësit zgjedhin alternativën e parë, mund ta ilustrojmë me fjalinë: Pra të paktën bota nuk ishte shkretuar faqe 71. Ushtrimi 2 realizohet nëpërmjet rjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare dhe secili nxënës shpreh mendimin e vet duke e argumentuar atë. PO JO A ka libri atë fuqi sa të ndryshojë jetën tonë të përditshme? 99 Në fund të diskutimeve të nxënësve mësuesi/ja duhet të nënvizojë rolin që luan libri në formimin e njeriut. Ushtrimi 3. Gjatë punimit të këtij ushtrimi të përfshihen sa më shumë nxënës, të cilët sjellin përvojat vetjake rreth raporteve që ata kanë me librin. Nxënësit le të tregojnë edhe temat që ata pëlqejnë më shumë duke treguar arsyet pse? Kjo do të bëjë që tek ta të shtohet dëshira për të lexuar.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Në ushtrimet 4, 5 nxënësit do të listojnë personazhet joreale që njohin, veprimet që ato kryejnë. Lexohen nga disa nxënës e listimet e tyre më pas mësuesi/ja i shkruan ato në tabelë. Nisur nga personazhet që njohin nxënësit u japin përgjigje pyetjeve: - A ju pëlqejnë personazhet joreale? Pse? - Cilat veprime të tyre ju pëlqejnë? - Si cili prej tyre do të donit të ishit? Pse? Nxënësit lihen të lirë të plotësojnë njëri-tjetrin, por pa përsëritur ato që janë thënë. Vlerësimi është mirë të bëhet nga vetë nxënësit. Në ushtrimin 6 nxënësit japin mendimet e tyre rreth pyetjes së shtruar: - A ka lidhje fantazia juaj me ëndrrat që ju shihni kur flini? Gjatë argumentimit të përgjigjes të tregohet kujdes që nxënësit të mos zgjaten në të rrëfyerin e ëndrrave, por të ndalen në lidhjen midis saj e fantazisë. Për ushtrimin 7 klasa punon në tri skuadra. Secila skuadër sjell argumente rreth pikës së dhënë: Skuadra I. - Fantazia a e ndihmon shkrimtarin të shkruajë libra. Skuadra II. - Realiteti a e ndihmon shkrimtarin të jetë i besueshëm. Skuadra III. - Fantazia na ndihmon t i shohim gjërat më bukur, më thellë. Secila skuadër sjell argumente qoftë për pohimin a mohimin e pyetjes. Njëri nga nxënësit, i zgjedhur nga vetë skuadra, lexon argumentet. Nxënësit e skuadrave të tjera mund të plotësojnë a kundërshtojnë kur përfaqësuesi i grupit ka dhënë të gjitha argumentet. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Atdheu Të lexojmë Niveli III 45 minuta 100 Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet të ngjallet tek nxënësit ndjenja e dashurisë për atdheun. Të drejtat e njeriut: E drejta për të pasur një atdhe. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre për atdheun. gtë njihen me jetën dhe veprimtarinë letrare të autorit Naim Frashëri. gtë lexojnë bukur poezinë duke respektuar elementet e teknikës së recitimit. gtë krahasojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre për atdheun me ato të autorit. gtë sjellin argumente që mbrojnë qëndrimin dhe mendimet e tyre lidhur me idetë e poezisë. gtë ilustrojnë idetë me vargjet përkatëse të poezisë. gtë analizojnë përdorimin e zhvendosjes artistike si një element stilistik. gtë njohin figurën letrare të epitetit dhe ta dallojnë atë në poezi. gtë japin urimet për atdheun e tyre, Shqipërinë.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nharta e Shqipërisë. nbojëra uji. nfletë formati. nfletë të vogla të verdha me ngjitje. nteksti Gjuha amtare 6. nvepra letrare të Naim Frashërit. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutimi. nkllaster. ndiagrami i Venit. Përgatitja: Përgatiten fletë pune për çdo grup (rreth 7-8 grupe).në secilën prej tyre vizatohet harta e Shqipërisë (e paplotësuar) e ndarë në dy pjesë: Në pjesën e sipërme me shkronja të dukshme shkruhen UNË dhe në pjesën e poshtme AUTORI. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Ndahet klasa në grupe me nga 5 nxënës. Çdo grupi i jepet një fletë punë në të cilën është vizatuar Harta e Shqipërisë. Në pjesën e parë (UNË) secili pjesëtar i grupit do të shprehë mendimin e tij me shkrim se ç është ATDHEU për të (në formë kllasteri). P.sh.: Unë Autori UNË - vendi ku unë kam lindur e dua të vdes - gjëja më e shtrenjtë etj. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi vendos muzikë në sfond. Mund të përdoret kënga Për ty Atdhe. Hapi II. Në përfundim të detyrës përfaqësuesi i secilit grup lexon jo vetëm punimin e tij, por edhe të shokëve të tjerë të grupit. Nëse ndonjëri ka dëshirë të bëjë ndonjë koment rreth asaj që ka shkruar, lejohet që të flasë. Në fund mësuesi bën një përmbledhje të gjitha mendimeve që nxënësit dhanë për atdheun. Hapi III. Njihen nxënësit me temën e re, poezinë Atdheu, si dhe me jetën dhe veprimtarinë letrare të autorit, Naim Frashërit. Mësuesi ndalet në momentet më të rëndësishme të jetës së tij duke shfrytëzuar edhe njohuritë e nxënësve. Vendlindja: Frashër i Përmetit. Arsimi fillor : në fshatin e lindjes. Arsimi i mesëm: në gjimnazi, Zosimea në Janinë. Veprimtaria letrare: gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Përfaqësues: i Romantizmit. Veprat kryesore: Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Historia e Skënderbeut. Roli i tij: poet, atdhetar, Mësuesi i Popullit, veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare. Motivet e veprave të tij: dashuria për atdheun, për gjuhën shqipe. Natyra e bukur shqiptare, krenaria për emrin shqiptar, virtytet e shqiptarit. 101

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi IV. Lexohet poezia nga dy-tre nxënës. Tregohet kujdes në respektimin e elementeve të teknikës së recitimit (intonacioni, ritmi etj.) Punohet me fjalorin për të shpjeguar fjalët që nuk njihen nga nxënësit. Hapi V. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Për ushtrimin 1 nxënësit punojnë po në grupe duke shfrytëzuar pjesën e dytë (AUTORI) të fletës së punës. Pasi të plotësojnë fletën e punës, nxënësit krahasojnë mendimet e tyre për atdheun me ato të autorit. Për ushtrimin 2 nxënësit rikthehen te poezia dhe nënvizojnë vargjet në të cilat poeti vë përballë atdheun me gjërat e tjera të vlefshme të jetës, duke treguar në fund se cila dashuri fiton mbi çdo dashuri tjetër. P.sh.: Më je nënë, më je motër e vëlla Nga s ka rrotull më i shtrenjti ti më je Je m i miri nga çdo gjë që ka ky dhe. Mësuesi siguron pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve në këtë ushtrim, duke arritur në përfundimin se dashuria për atdheun fiton mbi çdo dashuri tjetër. Në ushtrimin 3 nxënësit zgjedhin alternativën më bindëse për të treguar se çfarë e lidh njeriun përjetësisht me atdheun. Nxënësit ilustrojnë mendimin e tyre me vargje nga poezia. Në ushtrimin 4 nxënësit gjejnë vargjet me të cilat poeti tregon një lidhje më të thellë me atdheun dhe i lexon ato me intonacionin e duhur. Mësuesi i udhëzon nxënësit se elementet më të rëndësishme që krijojnë një lidhje më të fortë me atdheun janë: lindja, vdekja, gjyshërit, stërgjyshërit. Gjatë përgjigjeve nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin, por gjithnjë duke respektuar shokushokun dhe duke argumentuar mendimet e tyre. Hapi VI. Kalohet te rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për ushtrimin 6 grupet e formuara në fillim të mësimit ndahen në dy pjesë (p.sh. 3/3). Grupeve të pjesës së parë u jepet fjala jetë, ndërsa atyre të pjesës së dytë vdekje. Nxënësit punojnë nëpër fleta formati duke veçuar vargjet, të cilat shprehen me hollësi mjaft të bukura artistike për secilën prej tyre: JETË, VDEKJE (krijohen kllasterë). Pasi të gjithë nxënësit të kenë shprehur mendimet e tyre për detyrën që u është ngarkuar, mësuesi bën një përmbledhje të asaj që është thënë duke plotësuar kllasterin e mëposhtëm në tabelë: P.sh.: 102 Tek të lindi Prej tyre patën qeshur, patën qarë Begatoje, o imzot, ti këtë vend! Falu njerëzve mbarësi e falu shend! JETË VDEKJE dhe eshtrat e tyre tretur i ke ti Hi u bëfshin kurdoherë armiqtë e tij Tek të vdiq ajo pastaj. Në ushtrimin 7 nxënësit gjejnë në poezi 2 kuptimet e përdorura për fjalën nënë duke shpjeguar edhe kuptimin e tyre.

Libër mësuesi P.sh.: nëna atdheu nëna (gruaja që e ka lindur) Hapi VII. Kalohet tek rubrika: Studiojmë gjuhën e tekstit. Pasi njihen nxënësit me disa nga veçoritë artistike të poezisë (shkruar në kolonë, rima e puthur aa, bb, figuracioni artistik),mësuesi ndalet veçanërisht te zhvendosja artistike (ndryshimi i rendit të gjymtyrëve në fjali) duke shpjeguar edhe arsyet e përdorimit të saj: a) me qëllim që të ruhet muzikaliteti, b) që të ruhet rima, c) për të theksuar idenë që do të shprehë autori. Mbështetur mbi këto që u thanë më sipër, në ushtrimin 9 nxënësit shkruajnë vargjet e veçuara sipas rendit normal duke shpjeguar edhe ndryshimet midis të dy varianteve të të shkruarit si nga ana artistike, ashtu edhe nga ajo ideore. Mësuesi kujton edhe njëherë rendin normal të gjymtyrëve në gjuhën shqipe: Kryefjalë + Folje + Kundrinor + Rrethanor. Më pas nxënësit punojnë individualisht. Mësuesi dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve dhe atje ku e sheh të nevojshme mund të bëjë plotësimet apo sqarimet e nevojshme. Për ushtrimin 10 nxënësit punojnë përsëri të ndarë në dy grupe të mëdha, ku të parit i kërkohet të gjejë lutjet e përdorura në vargjet e poezisë dhe të dytit urimet. Mësuesi i shkruan në tabelë edhe urimet, edhe lutjet që të dy grupet kanë gjetur, duke analizuar së bashku me nxënësit edhe dallimet midis tyre. TEMA: Flamuri, shenja e Kombit Rubrika: Të flasim Vështirësia: Niveli IV Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë hulumtojnë për të gjetur fakte, dëshmi historike dhe legjenda për flamurin. gtë shprehin ndjenjat e tyre për flamurin dhe himnin kombëtar. gtë recitojnë bukur poezi për flamurin. gtë krijojnë hartën e Shqipërisë duke përdorur kartolina me pamje nga qytetet dhe krahinat e ndryshme të saj. gtë bëjnë një udhëtim imagjinar nga një qytet (fshat) në një tjetër duke treguar vendet nëpër të cilat kanë kaluar. gtë krijojnë një miniekspozitë me objekte të ndryshme që mbajnë simbolin e flamurit. Materialet dhe mjetet mësimore nharta e Shqipërisë. nkartolina me pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë. npoezi dhe këngë për flamurin. nfletë formati. nobjekte të ndryshme që mbajnë simbolin e atdheut (stilolapsa, çibukë, çakmakë, mbajtëse çelësash, tavlla duhani, pagurë, vegla muzikore, veshje etj.). nmateriale të marra nga lënda e historisë ose të nxjerra nga interneti rreth flamurit. nfletë të vogla me ngjitje. Metodat dhe teknikat mësimore nkonkurs. nhulumtimi. npunë në grup. ndiskutimi. 103

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Përgatitja: U bëhet e njohur nxënësve që një orë më parë se tema Flamuri, shenja e kombit që do të zhvillohet orën e ardhshme, do të organizohet në formë konkursi. Për këtë nxënësit do të përgatitin: npoezi dhe këngë për flamurin. Poezitë mund të jenë edhe krijime të tyre. nfakte, dëshmi historike dhe legjenda për flamurin (për këtë nxënësit mund të shfrytëzojnë njohuritë e marra nga lënda e historisë ose nga interneti). nkartolina me pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë. nmateriale rreth vendeve që kanë lidhje historike me flamurin (p. sh.: Vlora, Kruja etj.). nnjë udhëtim imagjinar nga një qytet (fshat) në një tjetër duke treguar vendet nëpër të cilat kanë kaluar, si dhe rrugët, objektet, institucionet më të rëndësishme, muzetë, monumentet, etj., në qytetin të cilin e kanë vizituar. nobjekte të ndryshme që mbajnë simbolin e flamurit, të cilat do të shërbejnë për krijimin e ekspozite të vogël (veshje, vegla muzikore, çakmakë, çibukë, mbajtëse çelësash etj.). Në tre tabakë të bardhë, të mëdhenj vizatohet harta administrative e Shqipërisë. Përgatiten pyetjet që do të bëhen gjatë zhvillimit të konkursit. Do të japim një model të tyre gjatë zhvillimit të orës mësimore. Natyrisht që mësuesi/ja është i lirë të shtojë ose të përdorë pyetje të tjera. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me këngën Himni i Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit. Hapi II. Për zhvillimin e konkursit klasa ndahet në 3 skuadra (sipas rreshtave). Hapi III. Sqarohen nga mësuesi rregullat e zhvillimit të konkursit: Jini të vëmendshëm ndaj pyetjeve që të jepni përgjigje të sakta. Bashkëpunoni më zë të ulët me pjesëtarët e tjerë të skuadrës pa krijuar probleme. Mos flitni gjatë kohës që një pjesëtar i skuadrës tjetër përgjigjet. Tregoni interes dhe respekt për mendimin e të tjerëve. Tregoni aftësi për të përmbajtur veten, kur përgjigjen të tjerët. Mësuesi/ja mund ta plotësojë listën e dhënë edhe me rregulla të tjera. Hapi IV. Fillon konkursi. Mësuesi/ja i drejton vetë pyetjet dhe zgjidhet një juri me pesë nxënës për të mbajtur rezultatet e konkursit. Për pyetjen e parë janë përgatitur 4 skeda dhe në secilën prej tyre janë shënuar pyetjet: Skeda I. Ç kuptim ka simboli i shqiponjës në mes të flamurit shqiptar? A dini ndonjë legjendë që lidhet me këtë simbol? 104... Popujt të ndryshmë, që në kohërat më të vjetra, kanë përdorur kafshë si shënja kombëtare në monedhat e në flamurët e tyre......po kafsha më e përdorur ka qenë shqiponja......imperatori ilirian Diocletianus (i cili mbretëroj që më 284 e gjer më 305 pas Krishtit) e ndau mbretërinë romane në dy guverna: Perëndimin me kryeqytet Romën, edhe Linden me kryeqytet Byzantin. Pasonjësit e tij në mbretërinë romane të Lindjes, nisnë të përdorin, kur u prish mbretëria e Perëndimit, shqiponjat me dy krerë si shënjë që kishin të drejtë mi të dy pjesët e mbretërisë romane. Forma e shqiponjave me dy krerë humbi pastaj kuptimin e parë edhe nisi të përdoret në Kohë të Mesme si zbukurim edhe në armët e disa princërve nga më të vegjëlit... Nga Shtetet e mbëdha, Austria edhe Rusia kanë përdorur gjer në funt të monarqisë flamurë me shqinjonja dy krerësh. Nuk është çudi që Skënderbeu, ca nga kujtimi i Byzantit, ca nga armët që kish parë n Itali, ndofta edhe se shqiponja me dy krerë ka qenë shënja ( coat of arms ) e shtëpisë tij, e përdori në flamurët. Sa për ngjyrën e kuqe të këtyreve, s duhet të ketë pasur nonjë kuptim të veçantë, - ndofta u - zgjoth si ngjyra më popullore e Shqipërisë. Faik Konica, Dielli, Boston, Mass., E shtunë, 26 Nëntor 1921.

Libër mësuesi Skeda II. Si quhet vajza që qëndisi flamurin e Shpalljes së Pavarësisë? Kujtoni filmin Nëntori i Dytë. Cilat ishin fjalët që Ismail Qemali i drejtoi asaj? Për mësuesin: - Si të quajnë ty moj bijë?- Marigo.- Sa herë të kujtohet dita e flamurit, aq herë do të kujtohet edhe emri yt, moj bijë. (dhe e mbështjell flamurin rreth trupit të saj). Skeda III. Sa i rëndësishëm është flamuri në jetën e një kombi? Argumentoni mendimin tuaj duke dhënë disa shembuj. Skeda IV: Si ndiheni kur në aktivitetet kulturore ndërkombëtare ngrihet flamuri shqiptar dhe këndohet Himni Kombëtar? Cili është autori i tekstit të himnit kombëtar? Po kompozitori? Muzikën e Himnit të flamurit e ka shkruar kompozitori rumun Ciprian Parumbesku. Përfaqësuesi i çdo skuadre zgjedh vetëm një skedë, pyetjen e së cilës mësuesi ia drejton gjithë skuadrës. Nxënësit e së njëjtës skuadër kanë të drejtë të plotësojnë njëri - tjetrin. Për të gjitha pyetjet mësuesi/ja jep një vlerësim me pikë, ashtu siç e sheh ai/ajo të arsyeshme. Pyetja e parë: Çdo skuadër reciton një poezi për flamurin. Mund të jetë edhe një krijim i vetë nxënësve. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen për një recitim shprehës të poezisë. Pyetja e dytë: Secilës skuadër i jepet një tabak i bardhë në të cilën është vizatuar harta e Shqipërisë. Të gjithë pjesëtarët e skuadrës duhet të punojnë së bashku për të vendosur në vendin e duhur kartolinat me pamje nga qytete të ndryshme, duke krijuar në këtë mënyrë një hartë të Shqipërisë me kartolina. P.sh.: Kartolinat me pamje nga Vlora ngjiten në qytetin e Vlorës, ato me pamje nga Kruja në atë të Krujës, kartolinat me pamje nga Tropoja në Tropojë e kështu me radhë. Fiton skuadra që ka vendosur më shumë kartolina dhe në vendin e duhur. Nëse skuadrat kanë numër të barabartë kartolinash, fiton ajo që mbaron më shpejt. Pyetja e tretë: Zgjidhet një përfaqësues nga çdo skuadër, i cili duhet të bëjë një udhëtim imagjinar nga qyteti apo fshati ku ai banon në njërin prej qyteteve ose rretheve që ai ka vizituar (brenda Shqipërisë).Gjatë këtij udhëtimi nxënësi do të tregojë vendet nëpër të cilat ka kaluar. P.sh.: Nga Tirana në Shkodër : Tiranë Kamëz Fushë - Krujë Mamurras Laç Milot Lezhë Shkodër. Përveç kësaj nxënësit tregojnë rrugët, objektet, institucionet më të rëndësishme, muzetë, monumentet etj., të cilat vetë i kanë vizituar në qytetin që kanë zgjedhur. Nxënësit mund të zgjedhin vende të ndryshme, vende malore, bregdetare, ose me dëshmi historike duke përshkruar në këtë mënyrë edhe natyrën e bukur të atdheut tonë. Në fund të tria skuadrat krijojnë një ekspozitë e vogël me objektet e sjella që mbajnë simbolin e flamurit. Ndërkohë që nxënësit punojnë, mund të vendoset muzikë në sfond, Produkt 28 me këngën Shqipe. Në se shkolla ka video, mund të vendoset edhe videoklipi i kësaj kënge. Nxënësit lihen të lirë, nëse dëshirojnë ta shoqërojnë këngën. Nuk harrohet t i vihet një titull ekspozitës, i cili zgjidhet nga vetë nxënësit. Hapi IV. Vlerësohet përgatitja e nxënësve si dhe pjesëmarrja e tyre në konkurs, duke shpallur njëkohësisht edhe skuadrën fituese. 105 Detyrë shtëpie: Të sjellin në klasë letra që u kanë dërguar të afërmit apo shokët e tyre që ndodhen jashtë atdheut, që dëshmojnë mallin dhe dashurinë e tyre për atdheun.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Malli për Atdheun Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë recitojnë poezi të rilindësve me temë për atdheun. gtë krijojnë një fjalorth që lidhet me fushën tematike Malli për atdheun. gtë krijojnë një poezi a prozë me temë Malli për atdheun. gtë sjellin përvojat vetjake ose të të tjerëve duke treguar se ç kanë ndier kur kanë qenë larg atdheut. gtë komentojnë me shkrim paragrafin e shkëputur nga Malli për atdheun. Materiale e mjete mësimore npoezi për atdheun. nletra të të njohurve që ndodhen larg Shqipërisë, të dërguara me postë ose postë elektronike (i-mail) nfoto. nharta e Shqipërisë. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore npunë në çift. nbisedë. nshkrim i lirë. nturi i galerisë. ndiskutim. 106 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me recitimin e poezive të zgjedhura nga krijimtaria e rilindësve me temë për atdheun. Hapi II. Nxënësit lexojnë në heshtje fjalët e dhëna në ushtrimin 1 dhe në çift shtojnë fjalë të tjera, të cilat do të krijojnë fjalorthin që mund të përdoret në krijimin e tyre për atdheun. Lexohet fjalorthi nga disa çifte duke veçuar fjalët e shtuara. Disa nga ato që mësuesi/ja mendon se do t i ndihmojnë nxënësit në shkrimet e tyre, shkruhen në tabelë. Hapi III. Udhëzohen nxënësit për të shkruar një poezi a një pjesë në prozë me temë: Malli për atdheun. Për këtë ata të mbështeten në fjalorthin e plotësuar si dhe në poezitë që dëgjuan {për vargun, rimën}. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur. Lexohen disa nga krijimet e nxënësve në poezi e prozë. Vlerësohen nga vetë ata më të mirat duke krijuar me to këndin I këndoj atdheut. Hapi IV. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehin mendimet, ndjenjat e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve: - A jeni larguar ndonjëherë nga Shqipëria? - Si jeni ndier? Çfarë ju mungonte më shumë? Pse? Nxënësit dëgjojnë me vëmendje dhe respektojnë mendimet e njëri-tjetrit. Për ushtrimin 2, nxënësit duhet të bëjnë komentin e tyre me shkrim rreth paragrafit të shkëputur nga skica poetike e Konicës, të mbështeten në përvojat e tyre e të shokëve me të cilat u njohën në bisedën e zhvilluar.

Libër mësuesi Punohet në mënyrë të pavarur. Lexohen disa nga komentet e realizuara. Vlerësohen më të pëlqyerat prej tyre. Ushtrimi 3. Për të realizuar sa më mirë këtë ushtrim nxënësit shfrytëzojnë letra, të sjella nga të afërmit e tyre që ndodhen larg Shqipërisë. Lexohen ato duke veçuar momentet ku del malli për atdheun, arsyet e këtij malli. Hapi V. Pas këtij momenti nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të shtruara: - Si jeni ndier kur i keni takuar ata në Shqipëri pas shumë kohësh? - A mund të tregoni ndonjë rast konkret nga jeta shkollore e një moshatarit tuaj larg Shqipërisë? Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Gjuha shqipe (Ora e parë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të nxitë te nxënësit dëshirën për të lexuar e shijuar poezinë shqipe me temë patriotike. Të drejtat e njeriut: E drejta e gjuhës amtare. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojnë në mënyrë shprehëse poezinë duke respektuar variantin dialektor. gtë njihen me kuptimin e fjalëve të reja dialektore duke i përdorur ato në fjali a në situata të caktuara. gtë lexojnë për të ndier sa e bukur dhe e rëndësishme është gjuha shqipe. gtë recitojnë me ndjenjë vargjet për gjuhën shqipe. Materiale dhe mjete mësimore ntabakë letre të bardhë. nbojëra uji. nmagnetofon. ndisk. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. npunë në grupe. ndiskutimi. 107 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. U kërkohet nxënësve të plotësojnë mbi bazën e njohurive dhe informacioneve të marra një kllaster individual me fjalët gjuha shqipe, duke evidentuar origjinën, lashtësinë, përpjekjet e atdhetarëve tanë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Pas përfundimit, bëhet një diskutim i hapur me të gjithë klasën. Plotësohet kllasteri edhe në tabelë. Hapi II. Nxënësit mund të recitojnë bukur poezi për gjuhën shqipe, të mësuara më parë.( Gjuha shqipe nga Ndre Mjeda, Korça nga Naim Frashëri).

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Shkolla e parë shqipe Dokumenti i parë i shkruar Autorët që i kanë kënduar Gjuha shqipe Dialektet Origjina Ku flitet? 108 Hapi III. Mësuesi u prezanton nxënësve temën e re dhe jep një informacion të shkurtër rreth autorit Gjergj Fishta, si: origjina, profesioni, veprat kryesore, roli i tij në letërsi etj. Hapi IV. Lexohet poezia Gjuha shqipe fillimisht nga mësuesi dhe më pas nga disa nxënës të zgjedhur. Mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve për respektimin e intonacionit, theksave të fjalës dhe të frazës, shprehjen emocionale, melodikën e poezisë. Ndërkohë udhëzon nxënësit e tjerë që, ndërsa shoku i tyre lexon poezinë, vargun e fundit ta lexojnë të gjithë së bashku njëzëri. Do të ishte mirë që recitimi i poezisë të shoqërohej në sfond me muzikë. Hapi V. Nxënësit lexojnë edhe një herë në heshtje poezinë duke nënvizuar me laps fjalët që nuk ua dinë kuptimin. Diskutohet rreth këtyre fjalëve. Shpjegohet kuptimi i tyre dhe kërkohet nga nxënësit që të krijojnë fjali ose t i përdorin në kontekst të ri. Hapi VI. Pasi janë njohur me kuptimin e fjalëve të reja, mësuesi u drejton nxënësve këto pyetje: - Çfarë ndjetë kur lexuat këtë poezi? - Kujt i kushtohet poezia? - Si mendoni ju, cili ishte qëllimi i autorit për krijimin e kësaj poezie? - Çfarë rëndësie ka gjuha për një komb? - Në cilin dialekt është shkruar poezia? Pse? Nxënësit përpiqen të argumentojnë me shembuj konkretë nga poezia përgjigjet e tyre. Hapi VII. Duke shfrytëzuar njohuritë e nxënësve mbi dialektet, mësuesja u kërkon atyre ta kthejnë poezinë në gjuhën standarde. Për këtë e ndan klasën në 3 grupe: Grupi i parë do të kthejë në gjuhën standarde vargjet: Posi kanga e zogut t verës... deri...njashtu asht gjuha shqiptare. Grupi i dytë Pra mallkue njaj bir shqiptari... deri... flet e t veten len pas dore. Grupi i tretë Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë... deri në fund Çdo grup i shkruan vargjet përkatëse në tabakë të bardhë me shkronjë të dallueshme. Hapi VIII. Vendosen punimet e nxënësve në tabelë përpara klasës dhe tre nxënës, një për çdo grup, lexon vargjet e kthyera në gjuhën letrare. Një nga nxënësit që reciton bukur, i lexon të gjitha vargjet për të bërë njësimin e poezisë.

Libër mësuesi Mësuesja u kërkon nxënësve ta lexojnë edhe një herë në heshtje poezinë për t iu përgjigjur pyetjeve: - Cili variant ju pëlqen më shumë, ai i shkruar në gegërisht apo ai i kthyer në normën letrare? Pse? - Çfarë mendoni ju se do t i humbiste poezisë, nëse fjalët dialektore do t i zëvendësonin me fjalët e gjuhës standarde? Nxënësit përgjigjen duke argumentuar mendimet e tyre. (është mirë që, nëse nuk jepen përgjigjet nga nxënësit, mësuesi t u bëjë të ditur atyre se poezia e shkruar në dialektin e gegërishtes nga Fishta, është realizuar mjaft mirë, duke harmonizuar në një mënyrë të mrekullueshme rimat, muzikalitetin dhe dialektin.) Hapi IX. Më tej mësuesi vazhdon të punojë me rubrikën Të kuptojmë përmbajtjen në faqen 87. Për realizimin e kësaj rubrike ai i orienton nxënësit të gjejnë vargjet përgjegjëse për çdo cilësi të dhënë, duke iu rikthyer leximit të poezisë. P.sh.: Gjuha shqipe është e bukur, porsi kanga e zogut të verës... etj. Diskutohen përgjigjet e nxënësve. Mësuesi merr shkas nga kjo dhe u drejton pyetjen: - A ju pëlqen mënyra se si është shprehur poeti? Nxënësit shprehin lirisht mendimet e tyre. Detyrë shtëpie. Nxënësit të hartojnë pemën gjenealogjike të fisit duke kërkuar edhe ndihmën e prindërve. Shënim: Për veprimtarinë hyrëse mësuesi mund të përdorë edhe parashikimin me terma paraprakë. Shkruhen në dërrasë 5 terma: gjuha e lashtë, e bukur, u flijuan, trashëgim të drejta dhe kërkohet nga nxënësit që me 5-6 fjalë të ndërtojnë një krijim të shkurtër dhe t i vendosin një titull. stërgjyshi gjyshi babai fëmija Gjuha Dialekti Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Gjuha shqipe (Ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta 109 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë recitojnë bukur poezinë Gjuha shqipe. gtë diskutojnë rreth dy qëndrimeve të Fishtës në këtë poezi. gtë dallojnë dhe të ndërtojnë figurat letrare të krahasimit dhe epitetit. gtë vlerësojnë bukurinë, pasurinë dhe larminë leksikore të poezisë Gjuha shqipe. gtë edukohen estetikisht me vlerat kombëtare dhe humane

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. nrrjeti i diskutimit. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me recitimin e poezisë. Gjatë recitimit mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve në respektimin e këshillave të dhëna në orën e parë, duke këmbëngulur që përmes intonacionit të bëhen të dallueshme dy qëndrimet e autorit: a. Lavdërimi i gjuhës shqipe. (Zëri të jetë i qetë, i ngadaltë dhe i shoqëruar me lëvizjet e mimikës së fytyrës,) b. Mallkimi i atyre që duan ta mohojnë. (zëri të jetë i prerë, i fortë.) Hapi II. Më tej zhvillohet bashkëbisedimi ndërmjet mësuesit dhe nxënësve dhe nxënësve me njëri-tjetrin rreth dy qëndrimeve të Fishtës të përmendura më lart. Hapi III. Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grupi i jepet një nga fjalët: veprim, gjendje, cilësi, me të cilat do të realizojnë figurën e krahasimit. trim Cilësi dinak si Grupi I frikacak i ngathët Veprime Grupi II fluturon zvenitet si kërcen belbëzon Gjendje Grupi III i qeshur i trishtuar si i heshtur i skuqur 110 Nxënësit punojnë individualisht brenda grupit të tyre. Hapi IV. Disa pjesëtarë të çdo grupi lexojnë krahasimet e formuara. Është mirë që për të njëjtën fjalë të ketë shumëllojshmëri krahasimesh. Në përfundim të ushtrimit mësuesi thekson se mund të krahasohen cilësi, gjendje dhe veprime të ndryshme. Hapi V. Punohet Ushtrimi 5 në libër. Për të gjetur figurat letrare të krahasimit dhe epitetit mësuesi mund të përdorë metodën e kllasterit. Hapi VI. Diskutohen plotësimet e kllasterave. Mësuesja drejton pyetjet: Krahasimi Gjuha Shqipe Porsi kanga e zogut të verës Porsi i ambli fllad i erës Epitet fllad i ëmbël Gjuhë hyjnore

Po Jo A duhet të flasin dhe të shkruajnë shqip fëmijët e këtyre familjeve dhe prindërit e tyre? 2. Po A përpiqemi ne ta trashëgojmë Jo gjuhën shqipe te brezat pasardhës, ashtu siç na e lanë parardhësit tanë? Libër mësuesi Në cilat vargje është përdorur njëkohësisht edhe figura e epitetit, edhe e krahasimit? Pse ndodh kjo? - A mendoni se i shton emocionalitetin poezisë? Nga tërësia e vargjeve që do të sjellin nxënësit, mësuesi veçon vargun: Porsi i ambli fllad i erës...dhe e shkruan në tabelë. Ndalet tek figura e epitetit duke kërkuar arsyet e përdorimit të epitetit (i ambli) jo në rendin e tij të zakonshëm. Nxënësit përpiqen të argumentojnë përgjigjet e tyre. Hapi VII. Në rubrikën Interpretimi, të aparatit pedagogjik, në faqen 87, Ushtrimi 3, realizohet nëpërmjet metodës së rrjetit të diskutimit. Mësuesja shtron situatën: Mjaft familje shqiptare sot kanë emigruar dhe jetojnë në shtet të tjera të botës. 1. Hapi VIII. Nxënësit do të shkruajnë mendimet individualisht dhe më pas do të grupohen sipas përgjigjeve Po, Jo. Dëgjohen argumentet e sjella nga nxënësit. Në diskutimin e pyetjes së dytë nxënësit shfrytëzojnë edhe përvojat vetjake të sjella nëpërmjet pemës gjenealogjike. Hapi IX. Nxirret mesazhi i poezisë. Hapi X. Vlerësimi i orës së mësimit. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Zoga Të lexojmë Niveli III 45 minuta 111 Synimi: Kjo veprimtari synon: a) T i njohë nxënësit me një nga kryeveprat e krijimtarisë së Mjedës, b) T i nxisë për të shprehur bukur ndjenjat e tyre të dashurisë për nënën. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin rreth jetës dhe krijimtarisë së Ndre Mjedës. gtë lexojnë në mënyrë shprehëse fragmentin e dhënë duke respektuar variantin dialektor të gegërishtes. gtë njohin kuptimin e fjalëve dialektore dhe t i kthejnë ato në normë letrare. gtë dallojnë peizazhet që përshkruhen në çdo strofë e t i vizatojnë ato duke përzgjedhur ngjyrat e duhura.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 gtë ilustrojnë me vargje nga fragmenti lidhjet ndërmjet nënës e fëmijës. gtë shprehin ndjenjat e tyre për mëmën kur e imagjinojnë veten foshnjë në duart e saj. gtë sjellin shembuj krahasimi të buzëqeshjes së fëmijës me elemente të natyrës. Materiale dhe mjete mësimore nvepra e Mjedës. nfletë formati. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nkllaster. npesëvargësh. nbisedë e lirë. nturi i galerisë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi mund të fillojë duke vënë një kasetë me vargje të Mjedës shkëputur nga poezia Gjuha shqipe me të cilën nxënësit janë njohur në klasë të pestë: Mësuesi kërkon prej tyre të dëgjojë me vëmendje vargjet e recituara dhe të mendojnë për autorin dhe titullin e poezisë nga janë shkëputur këto vargje. Në pamundësi të sigurimit të kasetës mësuesi mund t i shkruajë në tabelë disa prej këtyre vargjeve. Pasi bëhet i njohur autori, Ndre Mjeda, emrin e të cilit mësuesi e shkruan në tabelë pyeten nxënësit: -Ç dini për Mjedën? -A mund të thoni disa nga veprat e tij? -Cila nga poezitë e tij ju kujtohet? Recitojeni atë. Disa nga përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë. Më tej mësuesi i njeh nxënësit me kryeveprën e Mjedës Andrra e jetës nga është shkëputur edhe fragmenti Zoga që është dhënë në tekstin e tyre. Jepet një informacion i shkurtër rreth kësaj vepre. 112 Informacion shtesë për mësuesin Poema Andrra e jetës është e ndarë në tri pjesë që mbajnë si tituj emrat e tri personazheve të saj: Trinës, Zogës dhe Lokes. Pjesa e parë i takon Trinës, e cila vendoset në një peisazh baritor, me një paqe të pafund dhe duket se gjithçka shkon mirë, derisa paralajmërohet një fatkeqësi, vajza e vogël vdes para kohe. Por as për Loken (nënën e tyre) e as për Zogën (motrën e Trinës) jeta nuk merr fund me kaq. Në pjesën e dytë që i kushtohet Zogës, autori jep rritjen e saj, ndjenjën e dashurisë, martesën dhe së fundi Zogën që është bërë nënë. Bukuria e natyrës, që parakalon për t ia lënë vendin buzëqeshjes së fëmijës, është pjesa më e bukur e poemës. Është pikërisht ky fragment që është dhënë në librin e nxënësve. Fundi i poemës është i trishtë. Lokja e plakur dhe në skamje të plotë prej pamundësisë së saj fizike thërret vdekjen ta marrë. Në këtë poemë vepron vetëm personazhi femër, i cili pasqyrohet në tri forma të jetës: Trina - vajza fatkeqe që vdes pa u rritur e që simbolizon fatalitetin e jetës. Zoga - që arrin të ndjejë bukurinë e dashurisë e të mëmësisë e që simbolizon bukurinë e jetës. Lokja e cila pasi kalon në të gjitha fazat e jetës, arrin në fund të saj (vdekja si fenomen i natyrshëm).

Libër mësuesi Hapi II. Para se të lexojë vargjet e pjesës Zoga të dhëna në tekst, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të jenë të vemendshëm gjatë dëgjimit të saj, në mënyrë që të jenë të aftë të tregojnë se për çfarë flitet në të. Theksojini se gjatë leximit të poezisë nxënësit t i mbajnë librat të mbyllura dhe vetëm të dëgjojnë. Në një çast mësuesi e ndërpret leximin e poezisë, duke lënë pa lexuar dy vargjet e fundit (foshnjës që i qeshet) nanës, kur mbi të përkulet) dhe kërkon nga nxënësit të tregojnë se për çfarë bënin fjalë vargjet që sapo dëgjuan. Pyeten disa nxënës, komentet e të cilëve dëgjohen me kujdes. Mësuesi vazhdon më tej duke lexuar edhe dy vargjet e fundit. U drejton përsëri pyetjen nxënësve: -Po tani si mendoni: për çfarë flitet në këto vargje? Hapi III. Lexohet poezia në heshtje e më pas me zë nga nxënësit. Tregohet kujdes prej tyre në shqiptimin e saktë të fjalëve dialektore duke ruajtur veçoritë e gegërishtes. Gjatë leximit nxënësit veçojnë fjalët e panjohura të cilat shpjegohen. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Ushtrimi 1. U drejtohet pyetja nxënësve: Cilit çast ia kushton poeti këto vargje? Përgjigjet e tyre do të ishin: - Kënaqësisë që ndien nëna, kur i buzëqesh fëmija Ushtrimi 2. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit rikthehen në tekst për të përcaktuar se në cilat vargje (strofa) poeti jep peizazhe të ndryshme. P.sh.: nata me hënë strofa 1 Pas këtij ushtrimi punohet ushtrimi 6 (pasi është bërë renditja e gabuar në tekst). Klasa ndahet në katër grupe që i përket nga një strofë. Secili grup vizaton peizazhin që jepet në strofën e tij duke zgjedhur ngjyrat e dhëna në ushtrim, në mënyrë që ta realizojnë atë sa më mirë. P.sh.: nata me hënë ngjyrë blu me të argjendtë. Nxënësit komentojnë vizatimet e tyre. Vizatimet vendosen në Turin e galerisë. Hapi V. Kalohet në rubrikën: Të vlerësojmë e të interpretojmë tekstin. Ushtrimi 4. Nxënësit zgjedhin alternativat që tregojnë forcën e lidhjes midis nënës dhe fëmijës duke e ilustruar me vargje. Ushtrimi 5 zhvillohet në formë bisede. Ngacmohet imagjinata e nxënësve për të zbuluar ndjenjat e tyre për nënën, kur e imagjinojnë veten foshnjë në duart e saj. Imagjinoni veten foshnjë në duart e nënës. Çfarë ndjenjash ju pushtojnë? Në bisedë të përfshihen sa më shumë nxënës që të mund t i shprehin ndjenjat e tyre. Hapi VI. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 7. Duke u mbështetur në njohuritë e marra rreth dialekteve nxënësit kthejnë fjalët e veçuara nga fragmentet në normë letrare. Lexohet strofa në të cilën janë zëvendësuar fjalët dialektore me ato të normës letrare. - Cili variant ju pëlqen më shumë? Pse? Hapi VII. Pasi nxënësit kanë njohur e vlerësuar si dhe kanë studiuar gjuhën e përdorur nga autori, janë në gjendje të plotësojnë kllasterit e mëposhtëm: 113 si pika e lotit Diskutohet plotësimi i kllasterit. Buzëqeshja E fëmijës si zanë si yjet që shndrisin si agimi kuqalosh

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Mëngjes Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon që përmes poezisë për natyrën, të nxitet te nxënësi ndjenja e së bukurës. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përshkruajnë njërën prej tri çasteve kohore të dhëna nga mësuesi (nata,agimi, mëngjesi). gtë lexojnë bukur poezinë duke përdorur elementet e teknikës së recitimit. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja. gtë krahasojnë përshkrimin e tyre me atë të autorit. gtë zbërthejnë vargjet duke nxjerrë në pah funksionin shprehës dhe poetik të përdorur nga autori. Materiale dhe mjete mësimore nmagnetofon. ncd. nvepra letrare të L.Poradecit. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. ndiskutimi. nditari dypjesësh. nshkrim i lirë. ndiagrami i Venit. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nxënësit punojnë individualisht për të krijuar kllaster me fjalët: si e përjetoj si e përjetoj si e përjetoj nata agimi mëngjesi ngjyrat veçantitë ngjyrat veçantitë ngjyrat veçantitë 114 Hapi II. Pas plotësimit të kllasterit, mësuesi u kërkon nxënësve që të zgjedhin njërin prej çasteve (nata, agimi, mëngjesi) që u ngjall më shumë emocion dhe ta përshkruajnë duke përdorur jo më shumë se 5-6 fjali. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi vendos muzikë në sfond. Hapi III. U thuhet nxënësve se krijimet e tyre do të lexohen më vonë. Njihen nxënësit me poezinë Mëngjesi të L. Poradecit. Bëhet leximi i poezisë fillimisht nga mësuesi dhe pastaj nga një nxënës duke e shoqëruar gjithmonë me sfond muzikor. Hapi IV. Punohet me fjalorin. Shpjegohet kuptimi i fjalëve të reja dhe përdoren ato në fjali. Hapi V. Rilexohet poezia e ndarë sipas çasteve (strofa I Nata, strofa II- Agimi, strofa III- Mëngjesi). Nxënësit bashkëveprojnë në çifte për gjetjen e figurave letrare, përcaktimin e llojit të strofës e rimës. Për analizën e figurave letrare mësuesi mund të përdorë ditarin dypjesësh.

Figurat letrare Komenti im si shpirt i zi (krahasim, epitet) Libër mësuesi Ashtu si shpirti mbyllet nga trishtimi dhe dhimbja edhe liqeni u mbyll nën mal nga humbja e gjallërisë, gëzimit e bukurisë me rënien e errësirës. Hapi VI. Nxënësit vazhdojnë më tej me plotësimin e Diagramit të Venit duke bërë krahasimin e çastit të përshkruar prej tyre me vargjet e poezisë. Unë Autori Para se nxënësit të lexojnë plotësimin e Diagramit të Venit, bëjnë të njohur përshkrimin e hartuar prej tyre. Hapi VIII. Ushtrimin 6 mësuesi mund ta realizojë duke përdorur skemën e zinxhirit kohor. Vizatohet skema e mëposhtme në tabelë. Brenda skemës së zinxhirit kohor nxënësit shkruajnë tri grupet foljore të përdorura nga autori për procesin e kalimit nga njëri çast tek tjetri. (Pamja e skemës së plotësuar do të jetë) Po shuhet nata Dita ndezi Nata Mëngjesi Agimi Po tretet ylli i dritës 115 Hapi IX. Duke shfrytëzuar grupet foljore nxënësit shpjegojnë kuptimin e parë dhe të figurshëm të tyre si dhe nëse foljet shprehin veprim të shpejtë apo të ngadalshëm. Hapi X. Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Detyrë shtëpie: Përshkruani perëndimin e diellit. Mos harroni të vini re vendin ku perëndon dielli, lëvizjen, formën dhe ngjyrën që ndryshon.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Ç është përshkrimi? Të flasim Niveli II 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin elementet e përshkrimit. gtë përshkruajnë me gojë objekte të ndryshme mbështetur në cilësitë dhe veçoritë e tyre. gtë përshkruajnë me gojë një person duke nxjerrë në pah portretin e jashtëm dhe të brendshëm. gtë bashkëveprojnë në grup duke vlerësuar mendimet e njëri tjetrit. Materiale dhe mjete mësimore nobjekte të ndryshme për t u përshkruar. nportokalle. nvazo. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. nkllaster. nstuhi mendimesh. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Klasa ndahet në gjashtë grupe. Çdo dy grupeve u jepet i njëjti objekt dhe u kërkohet që ta përshkruajnë atë me gojë. Veprohet në këtë mënyrë për të parë ndryshimet në përshkrimin e të njëjtit objekt/ frut/ mjedis. Grupi I dhe II përshkruan portokallin. Grupi III dhe IV përshkruan vazon. Grupi V dhe VI përshkruan klasën. Nxënësit bashkëveprojnë brenda grupit për të realizuar detyrën. 116 Hapi II. Përfaqësuesi i secilit grup (i zgjedhur nga vetë nxënësit) përshkruan objektin e dhënë. Gjatë kohës që përfaqësuesi i grupit bën përshkrimin, pjesëtarët e grupit alternativ dalin jashtë klasës me qëllim që të mos ndikohen në përshkrimin e tyre. Dëgjohen me kujdes përshkrimet e të gjitha grupeve. Hapi III. Për të përcaktuar elementet e përshkrimit mësuesi u drejton nxënësve pyetjet: a) Ç hapa ndoqët për të realizuar përshkrimin e këtyre objekteve? Mësuesja mund të përdorë edhe pyetje të tjera ndihmëse për të përcaktuar disa prej elementeve të përshkrimit. - vëzhgimi; - mbledhja e të dhënave (forma, madhësia, ngjyra, shija etj.) - gjuha b) Për të njëjtin objekt grupet dhanë përveç elementeve të përbashkëta edhe elemente të ndryshme. Pse ndodhi kjo? Nxënësit do të argumentojë duke përdorur këndvështrimin objektiv dhe subjektiv. c) Kur realizojmë një përshkrim a kemi një qëllim të caktuar?

Libër mësuesi Hapi IV. Mbështetur në përgjigjet e nxënësve mësuesja plotëson kllasterin me elementet e përshkrimit. Gjuha Vëzhgimi Përshkrimi Këndvështrimi objektiv e subjektiv Mbledhja e të dhënave Qëllimi Hapi V. Mësimi vazhdon më tej me rubrikën: Si të përshkruhet një person. Punohet sipas udhëzimeve të faqes 92. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Përshkrimi i vendit Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon: a. Drejtimin e nxënësve në përzgjedhjen e elementeve më të rëndësishme gjatë përshkrimit. b. Aftësimin e nxënësve për të përshkruar me hollësi mjedise të ndryshme. 117 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë bëjnë përshkrimin e kalasë. gtë dallojnë fjalët kyçe që do t i ndihmojnë në përshkrimin e kalasë. gtë vlerësojnë përshkrimet e njëri- tjetrit. Materiale dhe mjete mësimore ntelevizor. nvideo. nkasetë video me pamjet e kalasë së Krujës. nteksti Gjuha amtare 6. nfletoret. Metoda dhe teknika mësimore nshkrim i lirë. nturi i Galerisë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me shfaqjen në ekran të pamjeve të filmuara të kalasë së Krujës. (Në mungesë të videos mësuesi mund të përdorë fotografi ose kartolina me pamje nga vende të ndryshme). Për disa minuta nxënësit ndjekin në heshtje pamjet e dhëna në ekran. Hapi II. Pas përfundimit të filmit kalohet në libër në përshkrimin e kalasë së Beratit duke veçuar detajet me radhë: a. Vëzhgimi i objektit nga e afërta tek e largëta, nga e majta në të djathtë, nga poshtë lart. b. Përdorimi i fjalëve drejtuese, frazave që tregojnë ku janë gjërat, p.sh; vendndodhjen, në drejtim majtas-djathtas, lart-poshtë, ku, kur etj. c. Lidhja e së shkuarës me të tashmen d. Përdorimin e cilësive të vendeve për të ndihmuar imagjinatën Hapi III. Pas kësaj veprimtarie shfaqet edhe një herë filmi; tashmë me xhirim të ngadalësuar. Nxënësit i shohim me kujdes pamjet dhe plotësojnë tabelën e mëposhtme duke veçuar emra, mbiemra dhe folje që do t i ndihmojnë për përshkrimin e kalasë. Emri Mbiemri Folje Nxënësit punojnë individualisht për të realizuar përshkrimin e kalasë. Hapi V. Më pas krijimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë ose lexohen me zë para të tjerëve. Gjatë kohës që nxënësit lexojnë, mësuesja shoqëron leximin e tyre me filmin e kalasë për të vlerësuar saktësinë e përshkrimit të tyre. Vlerësohen përshkrimet më të mira. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Nina-nana djalin Të lexojmë Niveli III 45 minuta 118 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë sjellin në klasë ninulla e t i lexojnë me intonacionin e duhur. gtë listojnë urimet, dëshirat, ëndrrat më të bukura që shpalos nëna për të voglin e saj në ninullat e sjella në klasë. gtë lexojnë për kënaqësi, bukur, qartë e në heshtje ninullën Nina- nana djalin. gtë ilustrojnë me vargje dëshirat e nënës për fëmijën. gtë shprehin mendimin e tyre në lidhje me ndikimin që ka ninulla në jetën e një fëmije. gtë gjejnë epitetet, krahasimet dhe urimet e përdorura në ninullë. Materialet dhe mjetet mësimore nninulla. ntabakë të bardhë. nngjitës. nfisha. nbojëra uji. ngërshërë. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grupe. ndiskutimi. nrrjeti i diskutimit. nklaster. nditari dypjesësh.

Libër mësuesi Përgatitja: Porositen nxënësit që më parë të sjellin në klasë këngë djepi ose ninulla të marra nga folklori ose të krijuara e të kënduara prej nënave dhe gjysheve për ta. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me leximin e ninullave të sjella nga nxënësit. Tërhiqet vëmendja drejt intonacionit në përshtatje me vargjet e ninullave. Hapi II. Ndahen nxënësit në grupe me nga 5 6 nxënës. Prej secilit grup kërkohet vendosja në listë e urimeve, dëshirave, ëndrrave që shpreh nëna për fëmijën në ninullat e mbledhura nga pjesëtarët e grupit. Punohet në tabakë të bardhë duke shkruar me bojëra uji. Secilën dëshirë në se është e mundur e shoqërojnë me një vizatim simbolik.p. sh. : E bukur si lule (Le të vizatojnë një lule) Punëtore si bleta (Le të vizatojnë një bletë) Krahëlehtë si flutur (Le të vizatojnë një flutur) Hapi III. Në përfundim të detyrës, përfaqësuesi i çdo grupi ngjit tabakun e tij në tabelë dhe paraqet punimin e grupit të tij. Nxënësit e grupeve të tjera dëgjojnë me vëmendje dhe bëjnë plotësime. Pasi të gjitha grupet kanë shprehur mendimet e tyre, mësuesi/ja bën një përmbledhje duke sqaruar edhe njëherë se ninullat janë këngë të bukura, të shkurtra që nëna ia këndon fëmijës së vogël për ta vënë në gjumë. Në to ajo shpalos dëshirat dhe urimet më të bukura për të voglin e saj. Hapi IV. Hapet libri dhe lexohet ninulla Nina-nana, djalin. Nxënësit nënvizojnë fjalët dhe shprehjet që nuk i njohin, të cilat sqarohen nga mësuesi/ja. Hapi V. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen. Për ushtrimin 1 nxënësit rikthehet në tekst për të ilustruar me vargje dëshirat e nënës për fëmijën që të rritet me : a - shëndet të plotë, b - jetë të gjatë, c - fat të mirë, d - prindërit tanë. P. sh.: me shëndet të plotë Fli se gjumi të bën mirë, Të bën mirë e të rehaton, Shtatin bir ta pushton. Në ushtrimin 2 nxënësit lidhin me shigjetë fjalët sipas kuptimit që ato marrin në poezi. P. sh. : bir nënë gjumi rehati bilbil gemb gëzofshi të ritë të vaftë mbarë plak i vjetër Në fund të çdo ushtrimi dëgjohen e diskutohen përgjigjet e nxënësve. Hapi VI. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë dhe interpretoni. Ushtrimin 4, mësuesi e organizon me metodën e rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare dhe nxënësit ndahen në dy grupe sipas përgjigjeve që do të japin: PO JO A ndikon kënga që fëmija të ketë një fëmijëri të lumtur? 119

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Për 5 minuta, nxënësit do të diskutojnë dhe do të japin argumente që mbështesin mendimin e tyre. Mësuesi/ja dëgjon mendimin e nxënësve, por pa dhënë asnjë vlerësim se cili ka të drejtë dhe se cili nuk ka të drejtë për përgjigjen e dhënë. Hapi VII. Pas këtij ushtrimi mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të zgjedhin vargje nga ninullat dhe të bëjnë komentin e tyre. VARGJET KOMENTI Gjatë kohës që komentojnë, mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehen me ndjenjë dhe emocion. Hapi VIII. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Për ushtrimin 6 mësuesi/ja u bën të ditur nxënësve se karakteristikë e ninullave është përdorimi i epiteteve, krahasimeve, si dhe i urimeve nga më të bukurat që nëna jep për fëmijën e saj. Kërkohet nga nxënësit që të gjejnë epitetet, krahasimet dhe urimet në ninullën Nina, nana-djalin o. Për krahasimet nxënësit të dallojnë në se janë cilësi apo veprime ato që krahasohen. P.sh. : Gjumi rehatshumi epitet. Porsi pëllumbi krahasim. M u bëfsh, bir, plak i vjetër urim. Nxënësit punojnë individualisht brenda grupit dhe më pas mund të shkëmbejnë mendime për të vlerësuar punën e njëri tjetrit. Më tej nxënësit dallojnë fjalitë dëshirore dhe vërejnë mënyrën e foljes së përdorur. Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen të tregohen të kujdesshëm, pasi në një fjali mund të ketë më shumë se një folje. 120 P.sh. : Ma gëzofsh emrin që ta kam ngjitë. gëzofsh - dëshirore të kam ngjitë lidhore Pas këtij ushtrimi nxënësit rikthehen edhe njëherë në leximin e ninullës për të gjetur sa herë përdoret fjala mirë dhe gjumë, duke dhënë njëkohësisht edhe funksionet e përdorimit të tyre. Po këtu nxënësit shpjegojnë edhe vlerën e përdorimit të fjalëve nina-nana dhe pjesëzës o. Në 5 minutat e fundit nxënësit do të gjykojnë edhe mbi mënyrën e formimit të rimave në ninullë. Ata dallojnë rimën e puthur AABB (ku vargu i parë rimon me të dytin, i treti me të katërtin e kështu me radhë).

Libër mësuesi Tema: Kënga e Dhoqinës (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon nxitjen e nxënësve për të lexuar pjesë nga krijimtaria popullore dhe për t i njohur ata me virtytet dhe zakonet e lashta të popullit shqiptar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojnë me role gojëdhënën. gtë lexojnë që të dallojnë arkaizmat si dhe të gjejnë gjegjësen e tyre në shqip. gt u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes. gtë hartojnë pikat e planit. gtë ritregojnë gojëdhënën mbështetur në pikat e planit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfjalori i gjuhës së sotme shqipe. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metodë dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. ntabela e koncepteve. ndiskutimi. nlexim me role. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit : - Cilat janë disa nga cilësitë e trashëguara brez pas brezi prej shqiptarëve? Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe prej tyre veçohet Besa. U kërkohen nxënësve fjalë të urta, gojëdhëna, pjesë teatrale, filma që i kushtohen besës. Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve dhe vlerësohen ata nxënës që sjellin informacionet më të sakta e më të plota. Hapi II. Mësuesi/ja paraqet temën e re, titulli i së cilës shkruhet në tabelë Kënga e Dhoqinës. U bën të njohur nxënësve se kjo këngë është gojëdhënë dhe kërkon shpjegimin e saj mbështetur në mënyrën e formimit të kësaj fjalë. Hapi III. Hapet libri dhe bëhet leximi i gojëdhënës me role: Autori, Dhoqina, Kostandini, zogjtë, nëna. Hapi IV. Nxënësve u kërkohet të rikthehen në tekst për disa minuta dhe të lexojnë në heshtje gojëdhënën për të nënvizuar fjalët e panjohura dhe të njihen me kuptimin e tyre. Për t i njohur nxënësit me konceptimin arkaizëm, mësuesi/ja përdor tabelën e mëposhtme. Këtë tabelë ajo e vizaton në dërrasë. 121 Fjalët e vjetra Kuptimi cili është? Gjegjësja në shqip okë Masë, peshë 1.50 kg avlli Shesh para shtëpisë i rrethuar Oborr Kjo detyrë mund të kryhet në çift.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Shënim: Nxënësit mund të përdorin fjalorin për të shpjeguar kuptimin si dhe për të gjetur gjegjësen e tyre në shqip. Gjatë kohës që punojnë nxënësit mund të shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin. Lexohet nga nxënësit tabela e plotësuar në fletore. Mësuesi/ja ndalet në këtë pikë dhe shpjegon se këto fjalë të vjetra, të cilat nuk përdoren ose përdoren rrallë quhen arkaizma. Nxënësve u drejtohet pyetja: Pse mendoni se janë përdorur këto fjalë të vjetra? Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe mësuesi/ja bën përmbledhjen e tyre duke theksuar se fjalë të tilla: - përcaktojnë kohën kur ka ndodhur ngjarja, - pasurojnë gjuhën, - individualizojnë karakterin e personazhit. Këto përfundime shkruhen në tabelë dhe qëndrojnë deri në fund të mësimit. Hapi V. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. U drejtohet nxënësve një bllok pyetjesh, të cilat i ndihmojnë për të kuptuar përmbajtjen. - Çfarë fatkeqësie ndodhi ditën e Pashkës? - Përse nëna e mallkoi Kostandinin? - Për çfarë e pyeti të vëllanë Dhoqina kur e pa? - Për ku u nisën bashkë? - Për kë e merr nëna Dhoqinën, kur ajo i troket te porta? - Ç përfundim ka gojëdhëna? Ushtrimi 6. Kjo detyrë punohet në mënyrë individuale. Secili nxënës nxjerr pikat e planit. Diskutohen dhe përzgjidhen ato pika plani që pranohen nga të gjithë nxënësit. Mësuesi/ja i shkruan në tabelë, ndërsa nxënësit në fletore. Detyrë shtëpie: Shkruani përmbledhjen e gojëdhënës me 5 fjali. 122 Tema: Kënga e Dhoqinës (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës nxënësit të jenë të aftë: gtë argumentojnë qëndrimin e tyre rreth pyetjes binare të shtruar. gtë zbulojnë idenë e gojëdhënës. gtë gjejnë fjalët e duhura për të realizuar kontrastin si dhe shndërrimet që ndodhin në gojëdhënë. gtë komentojnë përdorimin e krahasimit në mbyllje të gojëdhënës.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nrrjeti i diskutimit. ngushëkuqi rrethor. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me leximin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit ritregojnë gojëdhënën sipas pikave të planit. Në vlerësimin e nxënësve përveç rrjedhshmërisë në të ritreguar të kihet parasysh edhe intonacioni, gjestet etj. si mjete për individualizimi e personazheve. Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin. Ushtrimi 1. Zhvillohet me metodën e rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare: REALE A është reale a fantastike ngritja e të vdekurit nga varri? FANTASTIKE Nxënësit japin mendimin e tyre lidhur me zgjedhjen e tyre, duke sjellë argumente që ta mbrojnë atë. Hapi III. Për pyetjen e dytë të këtij ushtrimi nxënësit kthehen në tekst për të dalluar vargjet ku ringjallja e Kostandinit vjen si një ngjarje tronditëse për forcën e fjalës së dhënë. Lexohen vargjet nga disa nxënës. Hapi IV. Ushtrimi 8. Ky ushtrim zhvillohet përmes metodës gushkuqi rrethor. Secilit nxënës të bankave të para u jepet nga një fletë formati në të cilën ata shkruajnë idenë kryesore. Pastaj e palosin letrën (në formë fizarmonike për të fshehur të shkruarën) dhe ia japin shokut pas, i cili vepron në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë që nxënësit shkruajnë, të tjerët mendojnë idenë e tyre. Nxënësi i bankës së fundit ia dorëzon mësuesit. Lexohen idetë e shkruara. Veçohet ajo që mendohet se përcjell më mirë idenë e gojëdhënës duke e shkruar në tabelë. Hapi V. Kalohet tek rubrika: Studiojmë gjuhën e tekstit: Ushtrimi 9 E gjithë gojëdhëna ndërtohet mbi bazën e një kontrasti të goditur. U kërkohet nxënësve të plotësojnë këtë kontrast për fjalët e veçuara nga gojëdhëna: P.sh.: jeta - vdekja Gjithashtu në këtë ushtrim nxënësit gjejnë edhe shndërrimet që ndodhin në gojëdhënë. Lexohen duke nënvizuar emocionin që përcillet. 123 Hapi VI. Ushtrimi 10 Nxënësit lexojnë me kujdes krahasimin e shkëputur nga gojëdhëna dhe shpjegojnë nëse tregon një vdekje normale të nënës e bijës a një vdekje tronditëse. Nxënësit argumentojnë zgjedhjen e bërë. Hapi VII. Bëhet vlerësimi i orës.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Bretkosa që do të trashet sa një ka Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë te nxënësit dëshirën për të lexuar fabula e për të bërë pjesë të tyren vlerat morale që ato bartin. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë interpretojnë me role fabulën Bretkosa do të trashet sa një ka. gtë lexojnë në heshtje për të pasuruar fjalorin. gt u përgjigjen pyetjeve që kanë të bëjnë me fabulën. gtë dallojnë veçoritë e fabulës duke konkretizuar secilën prej tyre. gta kthejnë fabulën në prozë. gtë listojnë veset që dënon fabula. gtë paraqesin në mënyrë grafike zmadhimin shkallë-shkallë të bretkosës. Materiale dhe mjete mësimore nfabula Bretkosa që do të trashet sa një ka. nmaskat për bretkosat dhe kaun. ncopë e kaltër për të krijuar ujin. nkarton me ngjyrë të gjelbër. nlule artificiale për të krijuar idenë e bimëve ujore. ngërshërë. nngjitëse. nfletë formati. Metoda dhe teknika mësimore nlojë me role. nkllaster. ndiskutimi. npunë individuale. 124 Përgatitja: Hapi I. Krijimi i skenës ku do të interpretohet fabula. Për këtë nxënësit mbështeten edhe në ilustrimin e bërë në libër (fq 98). Përdoret copë e kaltër e shtruar në dysheme, vende-vende e rrudhosur për të krijuar idenë e një mjedisi ujor. Kartoni me ngjyrë jeshile pritet në formën e një gjetheje (natyrisht me përmasa të mëdha) dhe vendoset mbi copën e kaltër. Është vendi në të cilin do të qëndrojë bretkosa (nxënësi që do të luajë rolin e saj). Si kallamishte e barishte mund të përdoren bimë të ndryshme artificiale. Hapi II. Loja me role. Mësuesi/ja përzgjedh 5 nxënës që interpretojnë më bukur dhe u ndan rolet: Autori\ Bretkosa\Shoqet e saj (2 nxënës)\ Demi. Nxënësi që do të luajë rolin e autorit prezanton fabulën që do të interpretohet përmendsh. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me dramatizimin e fabulës Bretkosa që do të trashet sa një ka. Hapi II. Në fund të shfaqjes nxënësit vlerësojnë interpretimet e shokëve dhe u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme. Ky veprim bëhet me qëllim që mësuesi të vlerësojë shkallën e vëmendjes së nxënësve gjatë momentit të zhvillimit të shfaqjes.

Libër mësuesi - Çfarë dëshironte bretkosa? Pse? - Si veproi ajo? - Ç ndodhi me bretkosën në fund të fabulës? - Çfarë ju shkaktojnë veprimet e bretkosës: ju bëjnë të qeshni apo ju habitin? - Pse? Nëse nxënësit kanë vështirësi në përgjigjen e pyetjeve, mësuesi i udhëzon të lexojnë fabulën në libër dhe më tej shpjegon fjalët e panjohura. Pas këtij çasti ai u kërkon edhe ritregimin e fabulës me fjalët e tyre. Hapi III. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në ushtrimin 5 nxënësit dallojnë dy veset që dënon kjo fabulë. Para se të punohet ushtrimi 6 nxënësit rikujtojnë se ç është fabula dhe më pas tregojnë me gojë se cilët fshihen pas personazheve kafshë. Në ushtrimin 7 nxënësit përgjigjen duke veçuar moralin e fabulës. Për këtë mësuesi/ ja u kërkon të përqendrohen në 4 vargjet e fundit të fabulës që përmbajnë edhe moralin e saj. Kjo shërben njëkohësisht edhe si përgjigje për ushtrimin 8. Pas kësaj nxënësit shkruajnë mesazhin që përcjell kjo fabul. Hapi VI. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 9 nxënësit dallojnë dy cilësitë e kundërta që vendos autori në fabul për të treguar në një shkallë më të lartë zilinë e bretkosës.p.sh.: ve - deve Në ushtrimin 10 mësuesi përdor skemën e mëposhtme. Vizatohen 4 rrathë të cilat paraqesin në mënyrë grafike rritjen shkallë - shkallë të bretkosës. P.sh.: Sa një ve Për 5 minuta nxënësit e plotësojnë e lexojnë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për rritjen graduale të bretkosës. Në ushtrimin 12 nxënësit gjejnë sinonimin e fjalës nakar të ndihmuar edhe nga fjalori i dhënë në libër.p.sh.: nakar - maraz Detyrë shtëpie: Ushtrimi 11, faqe 99. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: A e gjeni dot? Të lexojmë Niveli II 45 minuta 125 Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet nxitja e nxënësve për të lexuar gjëegjëza si pjesë e krijimtarisë popullore. Të drejtat: E drejta për t u argëtuar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë gjejnë nëpërmjet lojës se çfarë fshihet pas gjëzave. gtë analizojnë elementet që ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes së gjëzave.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 gtë gjejnë figurat artistike dhe mjetet e tjera shprehëse që përmbajnë gjëzat. gtë përcaktojnë numrin e vargjeve dhe llojin e rimës së gjëzave. Materiale dhe mjete mësimore nlibri Gjuha amtare 6. ntabela. nlapsa të kuq e blu. nfletë formati. Metodat dhe teknikat mësimore npunë në grup. ndiskutim. n5-vargëshi. nlojë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Kjo orë mësimi mund të fillohet me lojën Më i mprehti, më i shpejti. Është mirë të përfshihen të gjithë nxënësit, të cilët jo vetëm do të provojnë mprehtësinë e tyre në gjetjen e kuptimit të gjegjëzave, por edhe do të argëtohen Mësuesi/ja ndan klasën në 3 skuadra të mëdha, ku secilës skuadër i drejton pesë gjëza P.sh.: Skuadra I - 1,2,3,4,5 Skuadra II - 6,7,8,9,10 Skuadra III -11,12,13,14 Secilës skuadër i jepen 3 mundësi në gjetjen e përgjigjes së saktë. Kjo për një gjithëpërfshirje të nxënësve në këtë lojë argëtuese. Për një mbarëvajtje të mirë të lojës, nxënësit së bashku me mësuesin/en vendosin disa rregulla të thjeshta të cilat shkruhen në tabelë. Mësuesi/ja i dëgjon me vëmendje përgjigjet dhe, pasi i vlerëson ato, shpall skuadrën fituese. Hapi II. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. Fillimisht punohet ushtrimi 3. Nxënësit përqendrohen 2-3 minuta tek lista e përgjigjeve të sakta dhe i lidhin ato me numrat përkatës. P.sh.: Mulliri 7 Sytë 2 126 Nxënësit udhëzohen që gjatë kohës që lidhin numrat me përgjigjet e sakta të veçojnë fjalët e panjohura dhe të njihen me kuptimin e ri të tyre. Mësuesi/ja vizaton tabelën e mëposhtme dhe e plotëson atë me përgjigjet e nxënësve. Fjalët Kuptimi (cili është?) Tok Bashkë Në këtë moment nxënësit janë më të qartë për të treguar se çfarë i ndihmon ata në zgjidhjen e çdo gjëze. U tërhiqet vëmendja të përqendrohen te karakteristikat e veçoritë e përafërta të sendeve që fshihen pas çdo gjëze. P.sh. : Forma: Rrumbullak, strumbullar Veçoritë: Ka 7 vrima Ngjyra: Ara e bardhë Veprimi: Ha breshër, nxjerr borë.

Libër mësuesi Dëgjohen përgjigjet e nxënësve dhe përgëzohen ata që kanë dhënë më shumë karakteristika e veçori të përafërta të sendeve. Hapi III. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 4.5 mund të kryhet në mënyrë individuale ose në çift. U kërkohet nxënësve të rikthehen në tekst për të dalluar: - numrin e vargjeve për çdo gjëzë (Ushtrimi 4). - si dhe të qarkojnë me ngjyrë të kuqe gjëzat që kanë rimë dhe me ngjyrë blu ato pa rimë. Nxënësit lexojnë përgjigjet e pyetjeve që lidhen me ushtrimet 4.5. Mësuesi/ja bën korrigjimet dhe plotësimet e nevojshme. Ushtrimi 6. U kërkohet nxënësve të lexojnë me vëmendje gjëzat për të gjetur: - shprehjet e figurshme, - epitetet, - kontrastet (antonimet siç i njohin nxënësit). P.sh.: Duke qeshur duke qarë (kontrast) Shigjeta pendëzeza (epitet) I bardhë si gjalpi (krahasim) etj. Duke përmbledhur përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja arrin në përfundimin se: - gjëzat janë krijime popullore; - pas tyre fshihen karakteristika, veprime të një sendi; - quhen ndryshe kashë e lashë; - ndërtohen me shprehje te figurshme, epitete, krahasime etj; - ndërtohet me lloje te ndryshme vargu e rime. Këto, mësuesi/ja i paraqet në një tabak të madh të cilin e ngjit në tabelë (ose i shkruan në tabelë). Më pas, nxënësit plotësojnë individualisht 5 vargëshin me fjalën gjëzë. 127 GJËZA E lehtë e vështirë Mendoj gjej argëtohem Djali gjeti gjëzën shumë shpejt. Kashë e lashë Kjo lojë mund të vazhdojë edhe në shtëpi, ku nxënësit mund të luajnë me vëllezërit, prindërit e tyre.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: E bija e hënës dhe e diellit (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i nxisë nxënësit të lexojnë përralla për të zhvilluar fantazinë dhe njohur një realitet të ndryshëm nga ai që jetojnë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin për përrallat që ata kanë lexuar. gtë parashikojnë vazhdimin e ngjarjes nisur nga një fragment i njohur. gtë shpjegojnë kuptimin e fjalëve të panjohura. gtë ritregojnë bukur përrallën. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6 nlibra me përralla. npersonazhe të përrallave të vizatuara ose të shkëputura prej librave. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nd R T A. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit : - A ju pëlqejnë përrallat? Pse? Kujtoni disa nga përrallat që keni lexuar. - Cili prej personazheve ju ka bërë më shumë përshtypje? Pse? - Përmendni ndonjë autor, përrallat e të cilit ju kanë pëlqyer më shumë. Nxënësit japin përgjigjet e tyre për përrallat, personazhet dhe autorët që u kanë pëlqyer më shumë. Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin E bija e hënës dhe e diellit dhe kërkon prej nxënësve të parashikojnë se për çfarë bën fjalë kjo përrallë, duke u nisur nga titulli. 128 Hapi III. Më tej mësuesi u thotë nxënësve të hapin librin në faqen 104 dhe të lexojnë me ndalesa përrallën E bija e hënës dhe e diellit. Bëhen 5 ndalesa, dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të parashikojnë vazhdimin e tregimit. Ndarjet e tekstit janë përgatitur që më parë nga mësuesi/ja. Ndalesa I: Lexohet teksti nga Ishte një nënë...deri te...të gjuash. - Cilat personazhe të përrallës janë shfaqur deri tani? - Çfarë porosish i dhanë djalit nëna dhe vasha? - Si do të veprojë djali, do të dëgjojë porosinë e nënës apo të vashës? - Si e përfytyroni ju kuçedrën? Përshkruajeni atë. Ndalesa II: Lexohet teksti nga Trimi...deri te...u bë tërmet i madh. - A u afrua përshkrimi juaj atij të autorit? - Si mendoni ju ç ndien djali në ato momente? - Ç do të ndodhë më pas?

Libër mësuesi Nëse disa nga nxënësit mendojnë se ndërmjet trimit dhe kuçedrës zhvillohet një dyluftim, mësuesi/ja kërkon prej tyre ta përshkruajnë atë. Ndalesa III: Lexohet teksti nga Djali nuk u tremb...deri te...mos shko. - Pse kuçedra e lejoi trimin të shkonte kur ai i dha besën? - Si do të veprojë djali më tej? - A do të shkojë në mal të kuçedrës? Pse mendoni kështu? - Në se shkon me kë do shkojë? Ndalesa IV: Lexohet teksti nga Jo nënë.deri te.do të jetë i njerëzve. - Përse u gëzua kuçedra? - Pse vasha e shoqëroi trimin? - Ku e gjente forcën vasha për t u përballur me kuçedrën? - A ka lidhje midis vashës dhe titullit të përrallës? - Si mendoni se do të përfundojë përralla? Ndalesa V: Lexohet teksti deri në fund. - A përfundoi përralla ashtu siç e menduat ju? - A ju pëlqen? Pse? - Cili moment ju bëri përshtypje? Pse? Mësuesi/ja do të punojë me fjalorin gjatë leximit të përrallës. Hapi IV. Më tej udhëzohen nxënësit që ta lexojnë edhe një herë përrallën në heshtje për ta ritreguar atë. Hapi V. Ritregohet përralla prej disa nxënësve duke pasur parasysh që të ruhet ideja e plotë e fragmentit. Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen për një ritregim të bukur, duke pohuar, se të dish të tregosh bukur përralla është një meritë e veçantë Tema: E bija e hënës dhe e diellit (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ilustrojnë idetë e përrallës me fragmentet përkatëse. gtë krahasojnë gojëdhënën Kënga e Dhoqinës me përrallën E bija e hënës dhe e diellit, në të cilat besa është elementi i përbashkët. gtë emërtojnë figurat letrare që janë përdorur në përshkrimin e kuçedrës. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve me të cilat përshkruhet vasha. gtë përcaktojnë simbolikën që përfaqësojnë vasha e kuçedra në këtë përrallë. gtë gjejnë dhe të shkruajnë shprehjet që janë karakteristike për përrallat. 129 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfjalë të urta për besën. Metoda dhe teknika mësimore nbisedë e lirë. ndiskutimi. ndiagrami i Venit. npunë në çift.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në ushtrimin 8 nxënësit ilustrojnë me fjali nga përralla dashurinë e djalit për vashën. P. sh.: Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. (faqe 104). Është mirë që pas leximit, fjalitë e zgjedhura të komentohen nga nxënësit. Për ushtrimin 9, mësuesi/ja zhvillon një bisedë të lirë me nxënësit rreth pyetjeve të mëposhtme: - Ç do të thotë për ju: a) të japësh besën, b) ta mbash besën, c) ta thyesh besën? - Ku duken këto në përrallë? Në këtë hap mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë disa fjalë të urta për besën. Hapi II. Pas këtij ushtrimi mësuesi u kërkon nxënësve të kujtojnë se në cilën pjesë tjetër të leximit flitet për besën. Nxënësit përgjigjen duke përmendur gojëdhënën Kënga e Dhoqinës. Mësuesi/ja u kërkon të bëjnë një krahasim midis kësaj gojëdhëne dhe përrallës E bija e hënës dhe e diellit duke përdorur Diagramin e Venit. P. sh.: Kënga e Dhoqinës E bija e Hënës dhe Diellit Konstandini i vdekur BESA Trimi i gjallë Gjatë kohës që nxënësit përgjigjen, mësuesi e plotëson atë në tabelë. Hapi III. Në ushtrimin 10 nxënësit përzgjedhin alternativat e duhura duke argumentuar secilën prej tyre. 130 Hapi IV. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 12 nxënësit lexojnë me kujdes përshkrimin e kuçedrës dhe emërtojnë figurat letrare.p. sh.: Sa u ngjit lart u lëkund dheu me gjithë gurë e drurë hiperbolë. Në ushtrimin 13 nxënësit duhet të shpjegojnë kuptimin e tri shprehjeve të veçuara nga përshkrimi i vashës. Për t i ndihmuar mësuesi i udhëzon të rikthehen në tekst dhe të rilexojnë paragrafët nga janë shkëputur këto shprehje. Më pas të mendojnë për zbërthimin e kuptimit të tyre. P.sh.: Vasha i hipi një kali të bardhë. Nxënësit duhet të kuptojnë se ajo simbolizon forcën e së mirës për të shpëtuar njerëzit. Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Mësuesi/ja tregohet i kujdesshëm për të vlerësuar të gjitha mendimet e tyre. Në ushtrimin 14 nxënësit plotësojnë tabelën më + dhe për simbolikën e vajzës dhe kuçedrës. Për ushtrimin 15 nxënësit mund të punojnë në çift. Rikthehen në tekst për të gjetur shprehjet karakteristike që përdoren në përralla. Shkruhen dhe lexohen ato.

Libër mësuesi Shënim: Rikujtoni me nxënësit fjalët kyçe të një teksti janë: se ç janë fjalët kyçe. nemrat e personazheve kryesorë. nfjalët që tregojnë vendin dhe kohën ku zhvillohet ngjarja. nfjalët ose shprehjet që tregojnë veprime dhe ndjenja kryesore të personazheve. Detyrë shtëpie: Gjeni hyrjen, zhvillimin, mbylljen e përrallës. Dalloni fjalët kyçe për secilën pjesë. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Përmbledhja Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë shkruajnë përmbajtjen e një teksti mbështetur në: a) ndarjen e tekstit në tri pjesë. b) fjalët kyçe që përmban teksti. c) pyetjet ndihmëse për secilën pjesë. Materiale e mjete mësimore nfletë punë. nteksti Gjuhë amtare 6. Metoda dhe teknika mësimore npunë individuale. Përgatitja: Fleta e punës në të cilën do të punojë çdo nxënës. Hyrja Ishte pranverë deri te i ktheja fjalën. Përmbledhja: Modeli i fletës së punës 131 Fjalët kyçe: Pranverë - Pyetjet: - Kur zhvillohet ngjarja? - Cilat janë personazhet kryesore? Zhvillimi: U vonua shumë..deri te.. po të vjen gjumë. Fjalët kyçe: I lagur, gjithë inat, trondit, lot

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Pyetjet: - Ku zhvillohet ngjarja? - Çfarë ndodhi ndërmjet djalit e Verës? - Si u ndje Vera pas reagimit te Gencit? - Me kë komunikonte Genci sa herë ndihej keq? - Ç veprim sjell ndryshimin e marrëdhënieve midis Gencit e Verës? Mbyllja: - Tani ndihesha më i qetë deri në fund. - Fjalët kyçe: ledhatonte, - Si mbyllet tregimi? Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit kanë përcaktuar hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen, si dhe fjalët kyçe në pjesën Fotografia. Nxënësit mund të japin mendime të ndryshme rreth elementeve të subjektit, por në përfundim të gjithë pranojnë një ndarje logjike. Fjalët kyçe shkruhen në tabelë nga mësuesi. Hapi II. Nxënësve u bëhet e qartë se çfarë të dhënash do të përmbajë secila pjesë. Hyrja: Këtu paraqiten personazhet, koha dhe vendi ku zhvillohet ngjarja. Zhvillimi: Paraqiten veprimet që kryejnë personazhet kryesore si dhe ato që ndihmojnë ose pengojnë në realizimin e planit të tyre. 132 Mbyllja: Jep përfundimin që merr rrjedha e ngjarjeve. Nëse mësuesi e quan të nevojshme i shkruan në tabelë. Hapi III. Për të gjitha ato që u thanë më lart bëhet konkretizimi me përmbledhjen e dhënë në faqen 109 të tekstit E bija e diellit dhe e hënës. Në fund nxënësit dhe mësuesi plotësojnë kllasterin e fjalës përmbledhje duke dalluar veçoritë e saj. Përmbledhja Përbëhet nga tri pjesë (hyrje-zhvillim-mbyllja) Punë me shkrim jo e gjatë Krijohet një tekst tjetër Ka numër të kufizuar fjalësh Nuk përdoren fjalë përshkruese

Libër mësuesi Hapi IV. Për të realizuar përmbledhjen sipas shembullit të mësipërm, zgjidhet tregimi Fotografia. Secilit nxënës i jepet fleta e punës. Para fillimit të punës nxënësit udhëzohen që: - të lexojnë me kujdes tri pjesët e tregimit: hyrje-zhvillim-mbyllje. - të dallojmë fjalët kyçe për secilën pjesë. - të përmbledhim shkurt pjesët mbështetur edhe në pyetjet ndihmëse të dhëna. - të rishikojnë përmbledhjen e tregimit edhe një herë me qëllim që ta përmirësonjë atë. - të qortojnë gabimet drejtshkrimore, të pikësimit, përsëritjet etj. - të paraqitin punimin përfundimtar të pastër, të qartë, të gatshëm për ta lexuar edhe të tjerët. Vlerësimi Nxënësit punojnë 10-15 minuta për plotësimin e fletës së punës. Gjatë kohës që ata punojnë, mësuesi i ndjek nga afër duke këshilluar e dhënë ndihmën e tij atje ku e sheh të nevojshme. Më përfundim të detyrës, mësuesi fton disa nga nxënësit që të dalin para klasës dhe të lexojnë përmbledhjen e bërë. Nxënësit e tjerë e dëgjojnë me vëmendje dhe në fund japin mendimin për punën e kryer nga secili nxënës duke nxjerrë në pah vlerat dhe aftësitë e tyre për të realizuar sa më mirë përmbledhjen e tregimit Fotografia. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fuqia e Mujit (ora e parë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon t i njohë nxënësit me këngët legjendare të ciklit të kreshnikëve dhe disa nga heronjtë e saj. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin veprimtarinë letrare të Mitrush Kutelit. gtë realizojnë një të lexuar të kuptimshëm me qëllim që: a) Të parashikojnë dhe të nxjerrin përfundime të mbështetura në paragrafët e lexuar. b) Të dallojnë fjalët e panjohura dhe të njohin kuptimin e tyre. c) Të renditin veprimet sipas radhës së zhvillimi të ngjarjes. d) Të hulumtojnë rreth heronjve të ciklit të kreshnikëve. 133 Materiale dhe mjete mësimore nlibri Gjuha amtare 6. nfletore. nlegjenda të tjera nga cikli i kreshnikëve (materiale të marra nga folklori). Metoda dhe teknika mësimore nkarrigia e nxehtë. ndrta. ndiskutimi.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një veprimtari të quajtur Karrigia e nxehtë, e cila jep shtysa për të kuptuar plotësisht veprimtarinë letrare të autorit Mitrush Kuteli. Për të kuptuar rolin e autorit nxënësi vihet në vendin e tij duke iu referuar burimeve të ndryshme të informacionit. Në fillim mësuesi/ja duhet ta demonstrojë vetë procesin duke u vënë në rolin e autorit. U jepen nxënësve shembuj pyetjesh në skeda. Ulet mësuesi/ja në një karrige para klasës (karrigia e nxehtë) dhe u jep përgjigje pyetjeve të drejtuara nga nxënësit njësoj sikur të ishte vetë personi në fjalë.p.sh.: Mund të thoni: Unë jam Mitrush Kuteli. Çfarë doni të dini prej meje? Nxënësit fillojnë të bëjnë pyetje: Nxënësi: - Cili është emri juaj i vërtetë? Mësuesi: - Emri im i vërtetë është Dhimitër Pasko. Nxënësi: - Jeni i njohur si shkrimtar, ekonomist, publicist dhe përkthyes. Cilin prej tyre e keni më shumë për zemër? Mësuesi: - Është e vështirë, fillimet e jetës sime profesionale i nisa si ekonomist. Kam shkruar edhe disa artikuj shkencorë mbi problemet ekonomike. Por emër bëra si tregimtar. Nxënësi: - Cilat janë veprat tuaja më të rëndësishme dhe ç të veçantë kanë ato? Mësuesi: - Janë shumë, por për ju do të përmend: Baltë nga kjo tokë, Pylli i gështenjave, Tregime të moçme shqiptare. E veçanta ime si tregimtar është se krijova një tip të veçantë të tregimit shqiptar që i afrohet mënyrës së rrëfimit popullor. Pyeten nxënësit nëse kanë ndonjë pyetje, nëse jo, bëhet lidhja me temën e mësimit. Hapi II. Nxënësit njihen me titullin e tregimit Fuqia e Mujit, e cila shkruhet në tabelë. U bëhet e njohur atyre nga është shkëputur tregimi. U drejtohen pyetjet: - Ç ngjarje mendoni se fshihet pas titullit të tregimit? - Cili është Muji dhe pse veçohet prej tij Fuqia? 134 Dëgjohen me vëmendje parashikimet e nxënësve. Më interesantet mund të shkruhen në një anë të tabelës. Hapi III. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të dëgjojnë me vëmendje pjesën Fuqia e Mujit dhe të parashikojnë çdo të ndodhë më tej. Pjesa lexohet nga mësuesi/ja i cili bën 6 ndalesa: Ndalesa e parë: Pas mesnate... deri te...u çuditën dhe e pyetën. - Cilat personazhe takuat në këtë fragment? - A është e qartë për ju koha dhe vendi ku takohen Zanat me Mujin? - Për çfarë mendoni se e pyetën Mujin Zanat? - Pse gjendej Muji i vetëm në mesnatë, në mal? Ndalesa e dytë: Cili je ti?... deri te... kulloste e mërzente lopët. - Sa i përafërt ishte parashikimi juaj me atë të autorit? - Çfarë mendoni se i treguan Zanat Mujit? - Të kujt mendoni se ishin foshnjat? Ndalesa e tretë: Ne jemi Zana... deri te...ja ç u thotë Muji Zanave. - Cila prej përgjigjeve të të dyja pyetjeve iu ofrua më shumë asaj që lexuat? - Ç mendoni se u kërkoi Muji Zanave? Pse? Ndalesa e katërt: Mua moj Zana të bardha... deri te... e i thonë shoqja - shoqes.

Libër mësuesi - Pse kërkoi forcë Muji? - Prej kujt e mori forcën Muji? Pse? - A mendoni se do t i japin më qumësht Mujit? Ndalesa e pestë: Prapë duhet t i japim edhe një herë gji... deri te...muj, ne duam të të bëjmë vëllamë, ti ç thua? - Mendoni se Muji pranon të bëhet vëllam i Zanave? - Çfarë premtimi i bënë njëri tjetrit? - Si e parashikoni fundin e tregimit? Ndalesa e gjashtë: Vëllam më doni,... deri te.. Oshëtijnë gjithë bjeshkët. - A përfundoi tregimi ashtu si e menduat ju? - Ç mendime ju vijnë në mendje tani që dëgjuat të gjithë tregimin? - Çfarë pëlqyet më tepër në këtë tregim? Mësuesi/ja punon me fjalët e panjohura pas leximit të çdo paragrafi, duke shpjeguar kuptimin e tyre. Hapi IV. Për të parë shkallën e përqendrimit të vëmendjes së nxënësve gjatë leximit punohet ushtrimi 1. Nxënësit do të vendosin numrat në kutitë poshtë fjalive sipas radhës së zhvillimit të ngjarjes së tregimit. Lexohet renditja e bërë nga nxënësit. Vlerësohen dhe përgëzohen nxënësit për parashikimet interesante, gjithëpërfshirjen e tyre në orën e mësimit. Detyrë shtëpie: Sillni informacion rreth Ciklit të Kreshnikëve dhe heronjve që marrin pjesë në të si dhe Orët e Zanat. U kërkoni nxënësve të hulumtojnë për personazhet kryesore të ciklit të kreshnikëve, mjedisit ku vepronin, normat dhe rregullat zakonore të fshatit, veprimet, cilësitë e tyre fizike e morale. Këto informacione nxënësit do t i shkruajnë në fleta me ngjyra, me një ngjyrë të caktuar për çdo personazh. I caktoni secilit nxënës një rol për ta mësuar dhe portretizuar. U thoni nxënësve të përqendrohen jo vetëm tek ngjarjet e rëndësishme, por edhe tek ndjenjat e brendshme që janë shfaqur në tekst, apo në informacionet që kanë hulumtuar. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fuqia e Mujit (ora e dytë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta 135 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë zhvillojnë shprehi të empatisë (vënia e vetes në vendin e tjetrit) për të nxitur tek ata shpirtin krijues, si dhe për të kuptuar përmbajtjen në thellësi të Ciklit të Kreshnikëve. gtë dallojnë ndërthurjen e cilësive dhe veprimeve reale e joreale të personazheve të tregimit. gtë përshkruajnë mjediset, personazhet dhe veprimet që kryejnë ata. gtë dallojnë fjalët kyçe të tregimit, duke i ndarë ato në klasat përkatëse. gtë njohin figurën e hiperbolës. gtë shprehin mendimet e tyre duke i argumentuar ato.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuhë amtare 6. ninformacione të ndryshme nga interneti, folklori, enciklopedia për personazhet e Ciklit të Kreshnikëve. Metoda dhe teknika mësimore nftesë për çaj. nrrjeti i diskutimit. npunë në grupe. Përgatitja: Përcaktohen personazhet e Mujit, zanave etj. që do t u jepen nxënësve për të luajtur lojën me role. Zgjidhen nxënësit të cilëve do t u jepet roli për t u mësuar dhe portretizuar. Po të jetë e nevojshme i njëjti rol mund të luhet nga disa nxënës. Kërkohet nga nxënësit që të hulumtojnë për motivet, ndjenjat, si dhe për çdo informacion tjetër të rëndësishëm të nevojshëm për rolin e tyre dhe të mbajnë shënime për personazhin në një letër apo skedë me ngjyrë. Për këtë mund të shfrytëzojnë internetin, folklorin apo enciklopedinë. Materialet e mbledhura mund t i krahasojnë e t i plotësojnë mbështetur në informacionet e njëri-tjetrit. Pas kësaj nxënësit janë të gatshëm që informacionin e mbledhur t ua japin edhe të tjerëve, përmes lojës me role. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me lojën në role Ftesë për çaj për të realizuar ushtrimin 2 të rubrikës Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. U drejtohen pyetje nxënësve që janë përgatitur për të luajtur rolin e personazheve (Mujit, zanave etj.).p.sh.: Nxënësi: - Ku jetonin kreshnikët? Nxënësi në rolin e Gjeto Basho Mujit: - Kreshnikët jetonin të shpërndarë nëpër kullat e tyre. Ata mblidheshin në kuvend me kushtrime. Nxënësi: - Mund të na përmendësh emrat e disa prej miqve të tu kreshnikë? Gjeto Basho Muji: - Miq të mirë kam pasur plot, si: Sokol Halilin, Zuku Bajraktarin, Ali Bajraktarin etj. Nxënësi: - Po për Gjergj Elez Alinë, ç mund të na thoni? Gjeto Basho Muji: - Ja ku e keni, po qëndron në krah të Sokol Halilit (tregon nxënësit që luajnë rolet e tyre). Pyeteni dhe ai kreshnik do t ju tregojë për luftërat e tij. 136 Kështu mund të hyjnë në rol të gjithë nxënësit për të portretizuar figurat e tyre dhe gjithçka që u është kërkuar nga mësuesi/ja. Kjo veprimtari nuk duhet të zgjasë më tepër se 10 minuta. Hapi II. Në ushtrimin 3, nisur nga informacioni i sjellë për zanat nxënësit argumentojnë zgjedhjet, nëse ato janë të mira apo të këqija. Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë përrallat e lexuara më parë nga nxënësit, ku del figura e zanës për të dhënë një mendim të përgjithshëm mbi rolin e tyre në jetën e njeriut. Ushtrimi 4 mund të zhvillohet në formën e rrjetit të diskutimit. U kërkohet nxënësve të mendojnë nëse zanat I kishin lënë foshnjat vetëm se kishin punë apo për të provuar Mujin. Kishin punë Zanat i kishin lënë vetëm foshnjat se kishin punë apo për të provuar Mujin? Pse mendoni kështu? Për të provuar Mujin

Libër mësuesi Nxënësit ndahen në dy grupe: në grupin që mendon se zanat i kishin lënë foshnjat vetëm se kishim punë dhe në grupin që mendon se donin të provonin Mujin. Për disa minuta nxënësit do të diskutojnë në grup dhe do të japin argumente që mbështetin mendimet e tyre. Para se të fillojë diskutimi mësuesi/ja i rikthen nxënësit në tekst në fragmentin e tretë i cili do të shërbejë si ilustrim i secilës zgjedhje. Dëgjohen me vëmendje diskutimet e nxënësve. Mbahen shënim disa prej tyre. Në ushtrimi 5-6, nisur nga kërkesa që Muji u bën zanave, mësuesi/ja pasi dëgjon alternativën e nxënësit, u drejton atyre pyetjet: - Pse Muji bën atë zgjedhje? - Po të ishit ju në vendin e tij çfarë do të zgjidhnit? Pse? Secili nxënës të argumentojë zgjedhjen e bërë. Hapi III. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 7. Për të realizuar këtë ushtrim, nxënësit rikthehen në tekst duke lexuar mësimin në heshtje, për të veçuar fjalët kyçe në të cilat jepet: Përshkrimi i natyrës Veprimet për të fuqizuar Mujin Fuqinë që merr Muji Dialogun e Zanave me Mujin Lexohen fjalët kyçe të zgjedhura për secilin moment. Nxënësit plotësojnë njëri-tjetrin, ndërsa mësuesi/ja i shkruan ato në tabelë. Hapi IV. Pas këtij momenti klasa ndahet në 3 skuadra të mëdha: Skuadra e parë: Veçon fjalët kyçe që i përkasin klasës së emrit dhe ndajfoljes. Skuadra e dytë: Veçon fjalët kyçe që i përkasin klasës së foljeve dhe mbiemrave. Skuadra e tretë: Veçon foljet e përdoruara në habitore dhe dëshirore dhe arsyeton pse i ka përdorur ato. Për 5 minuta nxënësit do ta realizojnë detyrën e ngarkuar dhe më pas diskutojnë rreth tyre. Hapi V. Për t i njohur nxënësit me figurën letrare të hiperbolës mësuesi/ja u drejton pyetjet: - A veprojnë personazhe reale dhe joreale në këtë tregim? - Cilat prej veprimeve të Mujit i përkasin reales dhe cilat joreales? - Veprimet joreale jepen të zvogëluara apo të zmadhuara? 137 Nxënësit u përgjigjen pyetjeve, ndërsa mësuesi/ja bën përmbledhjen e përgjigjeve të nxënësve duke shpjeguar edhe hiperbolën. Detyrë shtëpie: Tregoni raste të përdorimit të hiperbolës në përrallat që keni lexuar.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Priami i lutet Akilit Të flasim Niveli IV 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i njohë nxënësit me krijimet nga Mitologjia e personazhet mitologjike, vlerat artistike dhe humane të tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar. E drejta për të jetuar në paqe. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë interpretojnë bukur lojën me role. gtë njohin fakte historike nga Lufta e Trojës. gtë dallojë cilësitë dhe veçoritë e personazheve. gtë përshkruajë mjediset ku veprojnë personazhet, si ushqehen, si sillen. gtë diskutojnë duke argumentuar qëndrimet e tyre ndaj luftës dhe pasojat e saj. Materiale dhe mjete mësimore nkarton. nbojëra uji. npëlhurë e bardhë. nshkop. nshpatë. npudër talk për të dhënë pamjen e Homerit dhe Priamit të thinjur. Metoda dhe teknika mësimore nlojë me role. ndiskutim. nkllaster. nrrjeti i diskutimit. 138 Përgatitja: I. Krijimi i skenës ku do të interpretohet. Meqenëse ngjarjet zhvillohen në Greqinë e Lashtë, mësuesi mund të përdorë elementin e kolonave greke për të sjellë atmosferën e kohës. Për ndërtimin e kolonave mund të përdoren 2 kartonë të mëdhenj me ngjyrë të bardhë me përmasa 80 cm x 100 cm. Dy kartonët bashkohen me njëri-tjetrin dhe palosen në formë tubi. 1 2 3 Pjesa e sipërme dhe vizatimet në faqen e kolonave vizatohen me bojëra uji. II. Loja me role. Mësuesi zgjedh 3 nxënës që interpretojnë më bukur, dhe u ndan përkatësisht rolet e Homerit, Akilit dhe Priamit. Nxënësi që do të luajë rolin e Homerit rrëfen shkurtimisht historinë e Luftës së Trojës. Materiali jepet i gatshëm nga mësuesi. (Shih në fund të temës)

Libër mësuesi Nxënësi që do të luajë rolin e Priamit, interpreton fragmentin e shkëputur nga teksti, në faqen 114:... Baba ke dhe ti, o Akil... deri tek...që më vranë djemtë. Ndërsa ai që interpreton rolin e Akilit, fragmentin... O i shkreti... deri...zemër prej çeliku. Mjedisi fizik i klasës. Për të krijuar një pjesëmarrje dhe bashkëveprim të të gjithë nxënësve, mësuesi i vendos tryezat në formë U-je. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me lojën në role. Nxënësi që do të luajë rolin e Homerit vendoset në qendër të skenës së improvizuar dhe nis të rrëfejë historinë e luftës së Trojës, më pas futen dhe 3 interpretuesit e tjerë. Hapi II. Meqenëse rrëfimi i Homerit nuk do të jetë i plotë, fundin e tij mësuesi ua ofron nxënësve ta gjejnë në libër. Kalohet në leximin e fragmentit në role: autori, Akili, Priami. Hapi III. Pas leximit pjesëtarët e tjerë të klasës bëjnë vlerësimin e interpretuesve dhe të nxënësve që lexuan më bukur. Mësuesi duhet të këmbëngulë më shumë në anët pozitive, se në kritika. Punohet me fjalorin dhe terminologjinë. Për elementet e veçanta të fjalorit mësuesi mund të shfrytëzojë edhe pamje të marra nga historia, kartolina etj. Hapi IV. Mësuesi diskuton me nxënësit pyetjet e mëposhtme: - A është e qartë për ju koha dhe vendi i ngjarjes? Si jepen ato? - Cilat personazhe veprojnë në këtë tregim? Mbështetur në veprimet e tyre a ju duken ato të besueshme? Argumentoni mendimet tuaja. - Mendoni se autori përpiqet t i vlerësojë në mënyrë të paanshme veprimet dhe cilësitë e personazheve, pa mbajtur anën e asnjërit prej tyre? - Pse Priami shkoi në çadrën e Akilit? - Çfarë fjalësh lutëse i drejtoi Akilit? - Akili u prek në sedër nga lutjet e Priamit. Pse? - Akili gjendet midis dy ndjenjave të forta. Cilave? Cila ndjenjë ishte më e fortë? - Ndërmjet Akilit dhe Priamit u vendos paqja. A ju duket i drejtë ky veprim? Çfarë ndjesish ju ngjall? Pse? Përgjigjet e nxënësve të ilustrohen me shembuj nga teksti. Hapi VI. Për të analizuar personazhin e Akilit përdoret kllasteri i mëposhtëm: Origjina 139 Si vepron? Akili Cilësitë Ç ndjen? Ç bën? Nxënësit e plotësojnë individualisht kllasterin në fletoren e tyre, ndërsa mësuesi e plotëson në tabelë. Hapi V. Për të realizuar ushtrimin 13 mësuesi i ndan nxënësit në tri grupe të mëdha: Grupi 1. Përshkruani mjedisin ku jetojnë personazhet.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Grupi 2. përshkruani mënyrën si ushqeheshin ata. Grupi 3. Përshkruani mënyrën se si silleshin. Lexohen përgjigjet e secilit grup dhe bëhen komente rreth tyre. Shtrohet pyetja binare: PO A duhet të JO ketë luftë? Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve të tyre pro dhe kundër tezës. Dëgjohen me kujdes argumentet e tyre. Mesazhet e tregimit dhe të diskutimit që duan të përcjellin, nxënësit mund t i japin nëpërmjet përgatitjes së posterave. 140 Shënim. Materiali për lojën në role: HOMERI: Unë jam Homeri, poeti i verbër i Greqisë së Lashtë, që shkroi Iliadën dhe Odisenë. Besoj se keni dëgjuar për mua. Po sot nuk kam ardhur që të flas për vete, por t ju tregoj një histori, historinë e Luftës së Trojës, historinë e Paridit, të Helenës, gruas më të bukur të Trojës, të Hektorit trim, të Akilit këmbëshpejtit e të Priamit, babait të dhembshur, që e donin dhe e respektonin të gjithë trojanët. Dhe tani dëgjoni me vëmendje rrëfimin tim. Në kohërat e lashta jetonte në Trojë një mbret i lumtur, Priami, me gruan e tij, Hekubën, të cilën e donte dhe e nderonte shumë. Kur ishte shtatzënë, ajo pa një ëndërr të keqe, sikur lindi një urë të ndezur që dogji tërë Trojën. E tmerruar, ia rrëfeu ëndrrën të shoqit dhe të birit, Esakut, që ishte falltar. Ai iu përgjigj se ajo fëmijë do t i bënte të keqe të madhe Trojës, prandaj duhet ta vrisnin, sapo të lindte. Kur lindi fëmija, ia dhanë një shërbëtori për ta flakur në molin e Idit. Shërbëtori e braktisi në mol, por një ujkonjë i shkoi pranë, e në vend që ta hante, i zgjati gjirin që të pinte. Duke parë këtë, shërbëtori e mori në shtëpi dhe e rriti si birin e vet. Më vonë, kur djali zbriti në Trojë, e njohu e motra, Kasandra, e cila i tha të atit. Priami e mori në pallat dhe e donte si të gjithë fëmijët e tjerë. Emri i tij ishte Parid. Ai më pas, për shkak të tij u ndez një luftë e ashpër mes grekëve dhe trojanëve. se kur shkoi në Spartë, rrëmbeu Helenën e bukur, gruan e mbretit Menela, dhe e shpuri në atdheun e tij. Menelau kur u kthye në Spartë dhe mori vesh se ç kishte bërë Paridi, u zemërua fort dhe vendosi të hapte luftë kundër trojanëve që të merrte gruan e tij dhe ta sillte në Greqi. Mblodhi shumë ushtri dhe shkoi në Trojë. Ai i kërkoi Paridit t i kthente Helenën, por ai dhe gjithë trojanët nuk pranuan. Filloi një luftë e tmerrshme që zgjati 10 vjet. Në këta dhjetë vjet Trojës i ranë mbi krye shumë fatkeqësi, por më e madhja ishte vrasja e Hektorit, prijësit të Trojës, i cili u vra në dyluftim me Akilin. Më pas Akili e lidhi pas karrocës së tij dhe e zvarriti rreth e qark qytetit. Të gjitha këto i shihte Hekuba e mjerë dhe shkulte flokët. Po plaku Priam ç bëri thoni ju? Eh, dashuria për fëmijën qenka më e madhe se krenaria e burrit. Nuk pyeti mbreti plak, por vendosi të shkonte te Akili dhe t i kërkonte trupin e Hektorit, djalit të vrarë. Të gjithë në kampin grek u çuditën kur panë Priamin dhe shihnin të habitur njëri-tjetrin. Pa e mbledhur ende veten nga kjo e papritur, Priami iu drejtua Akilit. PRIAMI: Baba ke edhe ti, o Akil,...deri tek... që më vrave djemtë. AKILI: O i shkreti...deri tek... zemër prej çeliku.

Libër mësuesi Tema: Gjahu i malësorëve (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ndërtojnë hartën semantike të fjalës gjak. gtë shkruajnë një histori të shkurtër mbështetur në fjalët kyçet. gtë lexojnë me qëllim; për të përcaktuar kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja. - personazhet që marrin pjesë në këtë ngjarje, - për të veçuar momentet kryesore të gjuetisë, - për të pasuruar fjalorin me fjalë e shprehje të fushës së gjuetisë. gtë ritregojnë përmbajtjen mbështetur në momentet kryesore të gjuetisë. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ntabela. nshkumësa me ngjyra. ntabakë letre. nlapsa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nharta Semantike. nparashikim me terma paraprake. nleximi i drejtuar. nritregim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, autorin e tregimit të cilit i shkruan në tabelë, si dhe rubrikën të cilës i përket. - Mësuesi/ja vizaton një elips horizontal në mes të një tabaku letre dhe shkruan fjalën gjah në qendër. Pastaj u thotë nxënësve të diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë dinë për termin gjah. Për rreth tri minuta mësuesi mbledh, organizon dhe shënon idetë e nxënësve në hartën semantike. Hapi II Mësuesi/ja shkëput nga harta semantike 4 fjalë p.sh: dimër, çifte, qen, lango, dre etj. qen langonj kafsha që e shoqëron armët që përdoren çifte 141 gjah Cilët kafshë e shpendë gjuhen? derri i egër dreri sezoni i gjuetisë veshja e gjahtarëve dimër çizme përmendni ndonjë rregull

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Mësuesi u kërkon nxënësve të tregojnë ndonjë ngjarje që mund t i përmbajë këto 4 fjalë. U lihet nxënësve një kohë e mjaftueshme në dispozicion, rreth 2 minuta për të menduar për skenën, personazhet, ngjarjet e tregimit që ka këto 4 fjalë. Pas 5 minutash u thoni sërish nxënësve të bashkëpunojnë me shokun e bankës për të bashkuar idetë tyre në një tregim. Më pas pyet: Kush do të na i tregojë tregimin? Një përfaqësues i çiftit lexon tregimin. Hapi III. Udhëzohen nxënësit të hapin libri në f.q 120 dhe të lexojnë tregimin në heshtje me objektiv për të nënvizuar kohën dhe vendin (ku zhvillohet ngjarja (gjuetia), personazhet që marrin pjesë si dhe momentet e gjuetisë së derrit, drerit, ujkut, arushës, dhelprës. Nxënësit mund të ngjyrosin me lapsa me ngjyra të ndryshme momentet e gjuetisë. - Pas leximit, nxënësit njihen me kuptimin e fjalëve e shprehjeve të panjohura në fjalorin e tekstit. Hapi IV. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Mësuesi/ja drejton një bllok pyetjesh. - Ku zhvillohen ngjarjet e tregimit? - Cilët janë personazhet e këtij tregimi? - Pse malësorët zgjodhën Mark Shalëgjatin që t u prijë? Mësuesi/ja dëgjon përgjigjet e nxënësve e më pas i orienton të përqëndrohen tek momentet e gjuetisë për t i ritreguar njëri-pas tjetrit. Sapo nxënësi përfundon ritregimin e momentit të gjuetisë së derrit, vazhdon nxënësi i dytë me ritregimin e momentit tjetër, atë të drerit, e kështu vazhdohet deri në fund. Hapi V. Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve hap pas hapi. Detyrë shtëpie: Mësuesi përzgjedh një grup nxënësish për të interpretuar momentet kryesore të tregimit. - Udhëzohen nxënësit të sigurojnë veshje, materiale dhe objekte për skenën ku do të zhvillohet dramatizimi. Shënim: Ora e dytë e mësimit Gjahu i malësorit nis me dramatizmin e momenteve kryesore të tregimit 142 Tema: Gjahu i malësorëve (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të: gtë shprehin përjetimet e tyre ndaj vrasjes së ujkut dhe drerit. gtë listojnë veprimet që kryejnë malësorët për organizimin e gjahut. gtë flasin rreth marrëdhënieve që ata krijojnë me njëri -tjetrin kur duan të organizojnë veprimtari të ndryshme.

gtë dallojnë veçoritë e dialogut ndërmjet malësorëve. gtë dallojnë cilësitë e Mark Shalgjatit. gtë dallojnë përshëndetjet dhe tipat e fjalive që janë përdorur në tregim. Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfjalori sinonimik. nfletore. nfotografi të kafshëve të egra. Metoda dhe teknika mësimore nbisedë. nkllaster. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Përgatitet skema. Mësimi nis me dramatizimin e momenteve kryesore të tregimit. Nxënësit dhe mësuesi/ja vlerësojnë interpretimin e shokëve dhe i përgëzojnë për lojën e bukur. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për ushtrimin 6 nxënësit rikthehen në tekst në faqen 121, lexojnë fragmentet ku jepet vrasja e ujkut dhe e drerit dhe tregojnë se si e përjetojnë secilin moment. Në ushtrimin 7 mësuesi u kërkon fillimisht të japin simbolikën e dhelprës si dhe fjalët sinonime që përdoren. Për këtë mund të përdoret edhe Fjalori sinonimik. P.sh.: Dhelpër, skile, kunadhe Pas kësaj nxënësit japin mendimet e tyre pse duhej bashkimi i të gjithë malësorëve për të vrarë dhelprën. Në ushtrimin 8 nxënësit listojnë veprimet që kryejnë malësorët për organizimin e gjahut. P.sh.: Vendosën të dalin për gjah. Zgjedhin prijësin e gjuetisë. Ngrihen herët në mëngjes. Mblidhen në kodrën e kuqe etj. Lexohen listimet e bëra nga nxënësit e më pas u kërkohet mendimi nëse u pëlqen mënyra e organizimit të gjuetisë prej malësorëve. Ushtrimi 9 zhvillohet në formën e bisedës ku nxënësit, nisur nga mirëkuptimi që kanë gjuetarët me njëri-tjetrin, reflektojnë rreth marrëdhënieve që ata kanë midis tyre, kur duan të organizojnë veprimtari të ndryshme. Nxënësit mund të sjellin shembuj e raste kur ata kanë pasur marrëdhënie të mira si edhe kur kanë pasur konflikte. Për secilin rast u kërkohet të përshkruajnë ndjenjat e tyre në ato momente. Qëllimi i gjithë këtij aktiviteti është që nxënësit të pranojnë se duhet të respektojnë e të mirëkuptohen me njëri-tjetrin. Hapi II. Kalohet në rubrikën Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 10 nxënësit duhet të zbulojnë veçoritë e dialogut ndërmjet malësorëve. Mësuesi/ja i drejton ato që të përqendrohen te gjatësia e fjalive, përshëndetjet pasthirrmat, përdorimi i onomatopeve, mënyrat e foljeve etj. P.sh.: - Fjali të shkurtra. - Përdorimi i shpeshtë i përshëndetjeve, pasthirrmave. - Prania e onomatopeve. - Përdorimi i dendur i foljeve në mënyrën urdhërore etj. 143

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ndërkohë që nxënësit listojnë veçoritë e dialogut midis malësorëve, mësuesi/ja i shkruan ato në tabelë. Në ushtrimin11 për të dalluar cilësitë e Mark Shalëgjatit mund të përdoret teknika e kllasterit. Pasi nxënësit e plotësojnë individualisht, diskutojnë së bashku cilësitë e Mark Shalëgjatit. Në ushtrimin 12 nxënësit listojnë emrat e kafshëve që gjenden në malin e Tomorit duke veçuar prej tyre egërsirat: P.sh.: Derra, çakej, lopë, dhen, arusha, drerë, dhelpër etj. Në ushtrimin 13 nxënësit rikthehen në tekst për të veçuar imitimet e zhurmave të qenve, të pushkëve, të trumbetës duke treguar edhe qëllimin e përsëritjes së tyre. P. sh.: Qeni kam-kam (element shoqërues gjatë gjithë gjuetisë); Pushka taf-tuf (sa herë që qëllohet mbi kafshët e egra); Trumbeta ty-ty-ty (nisja dhe mbarimi i gjuetisë). Në ushtrimin 14 nxënësit plotësojnë në fletore, sipas skemës së dhënë, se si mund të shprehen ndryshimet në fjalitë e dhëna. Për ushtrimin 13, 14 nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë përshëndetjet (duke vizuar ato që përdorin edhe ata vetë) dhe dallojnë tipat e fjalive që janë përdorur më shumë në këtë tregim (pyetëse, dëftore, dëshirore, thirrmore, nxitëse). Në përfundim të çdo ushtrimi nxënësit diskutojnë përgjigjet e dhëna. Në fund mësuesi/ja mbështetur edhe në tri ushtrimet e zhvilluara sqaron edhe një herë se ç është dialogu si edhe disa nga karakteristikat e tyre të nxjerra gjatë ushtrimeve. Detyrë shtëpie: Shkruaj në fletore një dialog ndërmjet teje dhe shokut tënd për një nga filmat ose librat që ty të ka pëlqyer më shumë. 144 Tema: Humbja e luanëve (ora e parë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: g Të listojnë disa nga veçoritë e luanit (pamja e jashtme, sjellja, cilësitë, ushqimi). g Të lexojnë në heshtje me qëllim që: - Të nënvizojnë dhe të njohin kuptimin e fjalëve të panjohura, - T u përgjigjen pyetjeve rreth kuptimit të përmbajtjes, - Të gjykojnë rreth mbylljes së tregimit, - Të renditin drejt veprimet sipas radhës së ngjarjes.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nfotografi të luanëve. nmateriale që japin informacione mbi sjelljen, cilësitë, ushqimin, mënyrën e tyre të jetesës. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nkllasteri. nminikonkursi. ndiskutimi. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Zhvillohet një garë midis nxënësve. Kush di më shumë emra të kafshëve të pyllit. Nxënësit në fillim i shkruajnë e pastaj i lexojnë. Shpallet fitues ai nxënës që ka shkruar më shumë emra kafshësh. Nga moria e tyre veçohet luani dhe hartohet një kllaster me këtë fjalë: Sjellja Cilësi Luani Ushqimi Pamja Në përfundim të kllasterit lexohen përgjigjet e tyre duke veçuar ato karakteristika që kanë më shumë lidhje me temën e re. Hapi II. Hapet libri dhe lexohet teksti Humbja e luanëve. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje me qëllim që: -Të nënvizojnë dhe të njohin kuptimin e fjalëve të panjohura. Për ato fjalë që nuk janë në fjalorin e tekstit, kërkohet ndihma e mësuesit/es. -T u përgjigjen pyetjeve që do t u bëjë mësuesi/ja rreth kuptimit të përmbajtjes. Pasi nxënësit janë njohur me përmbajtjen e tregimit dhe fjalët e reja, mësuesi/ja u drejton atyre pyetjet e mëposhtme:(kuptimi 1-5) - Kur dhe ku zhvillohen ngjarjet e tregimit? - Përse të gjitha kopetë e kafshëve i zuri paniku? - Çfarë vendosi të bëjë Uni dhe Zuri, kur luanët po i afroheshin kasolles së tyre? - Çfarë ndjeu Uni, kur pranë tij u afrua luanesha e parë? - Si veprojnë luanët kur Uni ndodhet përballë tyre? - Po Uni si veproi kur luanët u hodhën në sulm? - Përse luanët nuk i sulmuan më Unin dhe Zurin? - A jeni dakord me mbylljen e tregimit? Nëse po, pse? - A e motivon mbyllja titullin? - A do t ju pëlqente të jepnit një mbyllje tjetër? Cila do të ishte ajo? 145 Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve kalohet në ushtrimin 6. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të rikthehen në tekst për të renditur drejtë veprimet sipas rrjedhjes së ngjarjes. Në përfundim të tij nxënësit plotësojnë, qortojnë, vlerësojnë njëri-tjetrin.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Humbja e luanëve (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të: gtë dallojnë cilësitë e dy personazheve kryesorë Unit dhe Zuri. gtë përshkruajnë madhështinë e luanëve nëpërmjet pamjes trupore, ecjes, ulërimës dhe frikës që ata shkaktojnë te banorët. gtë nënvizojnë në tekst krahasimet dhe epitetet dhe të shpjegojnë përdorimin e tyre. gtë dallojnë fjalët kyçe me të cilat përshkruhet natyra përreth Lumit të Madh. gtë shpjegojnë efektin stilistik që marrin fjalët, të cilat plotësojnë grupin e kryefjalës dhe kallëzuesit në fjalinë e dhënë. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grup. ndiskutimi. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi fillon me rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në ushtrimin 7 nxënësit zgjedhin alternativat e duhura duke argumentuar secilën prej tyre. Në ushtrimin 8 nxënësit plotësojnë në fletore tabelën e dhënë duke veçuar cilësitë që trashëgojnë nga fisi dy personazhet Uni dhe Zuri. P.sh.: Disa nxënës lexojnë se si e kanë plotësuar tabelën, ndërsa të tjerët dëgjojnë dhe bëjnë plotësimet përkatëse, vërejtjet dhe sugjerimet. Në ushtrimin 9 nxënësit nënvizojnë në tekst fjalitë që shprehin dashurinë e shokëve për njëri-tjetrin. P.sh.: 146 Personazhi Fisi Cilësitë që trashëgojnë nga fisi Uni Ullampër Trim, gjaknxehtë Zuri Va Më i urtë, i papërmbajtur etj. Zuri ngriti kokën. Tmerri që ndjeu, u përzje me ndjenjën e thellë të keqardhjes, pasi shihte se nuk ishte në gjendje t i vinte në ndihmë shokut të tij. Ky ishte një mendim i hidhur që i ndrydhi zemrën. (faqe 124) Hapi II. Kalohet te rubrika : Të studiojmë gjuhën e tekstit. Për ushtrimin 10 mësuesi i ndan nxënësit në 3 grupe (sipas rreshtave). Secilit grup i jepet njëra prej pikave të ushtrimit 10. Kështu:

Libër mësuesi Grupi I - Paraqit madhështinë e luanëve nëpërmjet cilësisë së tyre trupore. Luanët Luaneshat Grupi II - Si paraqitet madhështia e luanëve nëpërmjet ecjes dhe ulërimave të tyre? Grupi III - Si paraqitet madhështia e luanëve nëpërmjet frikës së banorëve të Lumit të Madh? Nxënësit e çdo grupi i rikthehen tekstit për disa minuta dhe gjejnë fjalitë që realizojnë detyrën e tyre. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja kalon nga një grup te tjetri për të kontrolluar punën e nxënësve dhe sugjeruar për ato që ajo sheh të nevojshme. Më pas përfaqësues nga secila skuadër lexojnë detyrën e tyre. Nxënësit e grupeve të tjera dëgjojnë me vëmendje, respektojnë mendimet e shfaqura dhe bëjnë plotësimet që u duken të nevojshme. Në ushtrimin 11 nxënësit duhet të përcaktojnë se me ç lloj fjalësh shprehet krahasimi që vuri re Uni midis vetes dhe luanëve dhe i shkruajnë në fletore. P.sh.: Sytë filluan t i shkëlqenin nga gëzimi njësoj si sytë e luaneshës. (fq. 124) Për ushtrimin 12 nxënësit punojnë në çift, nënvizojnë në tekst epitetet dhe krahasimet dhe shpjegojnë përdorimet e tyre. Për t u lehtësuar punën mund të përdoret tabela e mëposhtme. Krahasim Trupin me muskuj si të qenë skalitur me gurë Epitet Trup i lidhur Gjatë kohës që nxënësit përgjigjen, mësuesi/ja ndalet më shumë në arsyet e përdorimit të figurave letrare. Në ushtrimin 13 nxënësit duhet të kujtojnë titullin e një teksti tjetër ku është përdorur fjala panik. Fillimisht mësuesi/ja i nxit nxënësit të kujtojnë se në cilën nga pjesët e zhvilluara është përdorur kjo fjalë dhe nëse ata nuk e mbajnë mend, kjo lojë i lejon ato të shfletojnë tekstin duke u ndalur tek fjalori i çdo pjese. Përgjigja e saktë do të ishte fjala panik është përdurur te tregimi Djali dhe deti, i autorit Nasi Lera. Në ushtrimin 14 nxënësit duhen të gjejnë fjalë kyçe me të cilat përshkruhet natyra përreth Lumit të Madh. Në ushtrimin 15 në fjalinë e dhënë nxënësit gjejnë grupin emëror dhe grupin foljor, dhe më pas shpjegojnë efektin stilistik që marrin fjalët që plotësojnë kuptimin e kryefjalës dhe të kallëzuesit. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e nxënësve. Ku jetojnë ata? Si e kanë pamjen? A ndryshon pamja sipas gjinisë? Kuriozitete rreth peshës, jetëgjatësisë, ushqimit, riprodhimit. Si e kapin gjahun? Cili prej tyre quhet mbreti i kafshëve dhe pse? 147 Shënim: Këto informacione do t i ndihmojnë nxënësit për rubrikën Të shkruajmë ku do të krahasojnë kafshët. Detyrë shtëpie: Gjeni informacione për kafshët, si: tigri, luani dhe macja dhe përgjigjjuni me saktësi këtyre çështjeve:

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Krahasojmë kafshët Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë hulumtojnë rreth tigrit dhe luanit. gtë krahasojnë cilësitë dhe veçoritë midis tigrit dhe luanit. gtë shohin lidhjet konkrete midis lëndëve të ndryshme (biologjisë dhe leximit). gtë përshkruajnë fotot e kafshëve nisur nga këndvështrimi i fotografit duke vënë në pah ngjasimet e tyre në pamje e veprime. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6 ninformacione të marra nga interneti apo burime të ndryshme rreth kafshëve. nfletë formati. ntabakë të bardhë. Metoda dhe teknika mësimore nhulumtimi. ndiskutimi. nvëzhgimi. npunë në grup. nshkrimi lirë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mbështetur në detyrën e shtëpisë të dhënë një orë më parë, nxënësit punojnë në grup. Secili pjesëtar prezanton para grupit materialin e grumbulluar. Sistemohet materiali i sjellë duke treguar kujdes në renditjen e pyetjeve në përshtatje me informacionin nga të cilat kanë marrë përgjigje këto pyetje. I gjithë informacioni hidhet në një tabak të bardhë duke krijuar një skedë të veçantë me emërtimin Tigri (kjo për tri grupet që kanë hulumtuar rreth tigrit). Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me tri grupet e tjera për të plotësuar skedën me emrin e luanit. Nga të gjitha skedat përzgjidhet vetëm një skedë për tigrin dhe një për luanin, (ato që mësuesi mendon se janë më të realizuara) të cilat ngjiten në tabelë. Hapi II. Të ndihmuar nga skedat, nxënësit plotësojnë Diagramin e Venit duke krahasuar të tigrin me luanin në fletoret e tyre. Mësuesi/ja shkruan në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra vetëm të të përbashkëtat e tyre. 148 Tigri Luani Hapi III. Për realizimin e ushtrimit 2, 3 klasa punon në grupe si më poshtë: Grupi I dhe II vëzhgojnë me vëmendje dy pamjet e dhëna në fig. 1 (tigri dhe macja). Grupi III dhe IV vëzhgojnë me vëmendje pamjet e dhëna në fig. 2 (luanesha dhe macja). Grupi V dhe VI vëzhgojnë me vëmendje dy pamjet e dhëna në fig. 3 (luanesha dhe macja). Pas vëzhgimit nxënësit do të përshkruajnë në fletore çfarë vunë re në fotot e dhëna nisur nga : a) këndvështrimi i fotografit, b) çasti kur i ka fotografuar, c) ngjasimi në pamje a veprime. Një përfaqësues për secilin grup lexon përshkrimin e bërë. Vlerësohen e përgëzohen grupet që e kanë realizuar më bukur detyrën.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha Arkitekti dhe Perandori i Arabisë Të lexojnë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë hulumtojnë për të marrë informacion rreth veprave të njohura arkitekturore. gtë lexojnë me role fragmentin me qëllim që : a) T u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen. b) Të njohin kuptimin e fjalëve të panjohura dhe për fjalët e huaja të japin gjegjësen e tyre në shqip. c) Të portretizojnë figurën e perandorit duke ilustruar cilësitë e tij me shembuj nga teksti. gtë veçojnë fjalët që përmbajnë nota ironie, epitetet si dhe fjalitë pyetëse. gtë realizojnë një shkrim të shkurtër duke gjykuar rreth versionit zyrtar të historisë dhe versionit në kujtesën e popullit. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nmateriale të marra nga interneti, enciklopedia etj. rreth ndërtimeve të njohura arkitekturore ndër shekuj (p. sh.: 7 Mrekullitë e Botës). nfotografi të ndërtimeve arkitekturore. Metoda dhe teknika mësimore nlexim me role. ndiskutim. nhulumtim. Përgatitja: Udhëzohen nxënësit të sjellin pamje nga vepra të njohura arkitekturore të shoqëruara me informacione rreth kohës së ndërtimit, llojit të ndërtimit, arkitektit, ndonjë legjendë që lidhet me të. Nxënësit mund të punojnë në grupe ose individualisht. Mund të shfrytëzohet enciklopedia ose faqe nga interneti. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Secili prej nxënësve ose grupeve prezanton materialet e sjella. Mundet që midis tyre të jetë edhe Kopshti Monumental, i ndërtuar për perandorin Al-Iksir nga arkitekti Iskander. Hapi II. Hapet libri dhe njihen nxënësit me temën e re dhe autorin e librit nga është shkëputur fragmenti. Hapi III. Lexohet teksti me role. Përzgjidhen tri nxënës përkatësisht në rolin e autorit, Iskanderit, Al-Iksirit. Hapi IV. Njihen nxënësit me fjalët e panjohura, për fjalët e huaja mësuesi/ja kërkon gjegjësen e tyre në shqip, p.sh.: devotshmëri-përkushtim sajdisje - nderim Hapi V. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit: - Cilët janë personazhet historikë të këtij tregimi? - Si e priti Iskanderi dhe ç përgjigje i dha ai perandorit? 149

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Për ç arsye e burgosi perandori arkitektin? - Ç plan thuri perandori për të mbuluar krimin e tij? - Si mbyllet pjesa? Në ushtrimin 6 nxënësit shënojnë me fjalinë e saktë dhe jo të saktë mbështetur në rrjedhën e ngjarjes. Për çdo paqartësi mund të rikthehen në tekst. Hapi VI. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në ushtrimin 7 nxënësit fillimisht zgjedhin alternativat e sakta e më pas i ilustrojnë ato me shembuj nga teksti.p.sh.: zemërgur nga asnjëri deri te kjo është e pamundur, pranoje fatin. Cilësitë e perandorit duhet të dalin jo vetëm nga veprimet e tij, por edhe nga fjalët e Iskanderit. Në ushtrimin 8 nxënësit lidhin me shigjetë fjalën me grupin e fjalëve që shpreh kuptimin që ajo mbart dhe pastaj i ilustrojnë me shembuj nga teksti. P.sh.: I lumtur i varfër, por i lirë Fatkeq i burgosur mes luksit etj. Në ushtrimin 9 nxënësit përpiqen të argumentojnë mendimin e tyre se cili nga personazhet historike kujtohet edhe sot për veprën e pavdekshme. Për këtë nxënësit përdorin fragmente nga teksti. P.sh.: Legjenda e Iskanderit do të jetojë përjetë në vargjet e këngëve të Lindjes. Hapi VII. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 10 nxënësit rikthehen në tekst. Lexohen paragrafët kur flet perandori dhe veçojnë fjalët e tij ku vihen re nota ironie. P.sh.: te paragrafi i parë. 150 Në ushtrimin 11 nxënësit shpjegojnë kuptimin e shprehjes me një mizori plot dashuri ku autori ka vendosur dy fjalë të kundërta pranë njëra-tjetrës. Mësuesi/ja i këshillon nxënësit të përqendrohen te fjalët që krijojnë këtë kontrast: mizori dashuri. Fjalën mizor nxënësit le ta lidhin, me qëndrimin që perandori mban ndaj Iskanderit duke e ndryrë në një burg me gure të çmuar. Fjalën dashuri e lidh me admirimin dhe respektin që perandori ka ndaj arkitektit dhe veprës së tij, por që e kthen në dashuri egoiste dhe mizore. Në ushtrimin 12 nxënësit do të gjejnë, do të shkruajnë e do të shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të tilla si: më e madhja e të mëdhave, më e bukura e të bukurave. Në ushtrimin 13,14 në paragrafin e parë nxënësit nënvizojnë epitetet e përdorura dhe shpjegojnë kuptimin e tyre si dhe dallojnë fjalitë pyetëse duke dhënë mendimin e tyre se përse janë përdorur nga autori. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e nxënësve. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 15, faqe 130.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Letër kryeparit Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i njohë nxënësit me letrën e hapur dhe përgjigjet e popullit indian për të ruajtur identitetin e tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar i lirë. E drejta për të pasur atdhe. Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë zbërthejnë kuptimin e fjalës kryepar. gtë dëgjojnë me vëmendje leximin e letrës për të dalluar: - personazhet që përmenden në letër - çështjet që shtrohen në të. gtë gjejnë fjalitë kryesore që lidhen me dobinë e tokës dhe ajrit, lidhjet e njeriut me tokën e kafshët si dhe të familjes me trashëgiminë. gtë komentojnë shprehjet e shkëputura nga letra. gtë gjejnë fjalët kyçe që shprehin cilësitë e popullit indian. gtë njihen me letrën e hapur dhe veçoritë e saj. Materiale dhe mjeti mësimore nmodele letrash të hapura. nfotografi. nmateriale të dhëna e informacione. nga jeta në komunitetet indiane. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nlexim me dëgjim, në heshtje, me kodim. nditari dypjesësh. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e pjesës Letër e kryeparit dhe u kërkon nxënësve të mendohen për disa minuta për të zbërthyer kuptimin e fjalës kryepar. Disa nga përgjiget e nxënësve shkruhen në tabelë. Hapi II. Hapet libri në f.q 131. Mësuesi/ja u thotë nxënësve se pjesa do të lexohet fillimisht nga ai/ajo, ndërsa ata duhet ta dëgjojnë me vëmendje për të dalluar personazhet që përmenden dhe çështjet që shtrohen në të. Pasi është siguruar se nxënësit e kanë kuptuar detyrën, fillon leximi i letrës. Gjatë kohës që mësuesi/ja lexon, nxënësit mbajnë shënime për të qenë sa më të saktë në përgjigjet që do të japin në fund të leximit të letrës. Kështu, në përfundim të leximit të letrës nxënësit duhet t u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme: Ndërmjet cilëve kryetarë popujsh po bëhet marrëveshja? Për çfarë? Në emër të kujt? Me cilat kushte? Për këtë nxënësit mund të punojnë në çift. Për 5 minuta ata diskutojnë me njëri-tjetrin, arrijnë në një përfundim të përbashkët dhe u përgjigjen pyetjeve të shtruara më lart. 151

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Nxënësit e tjerë dëgjojnë dhe bëjnë vërejtje,sugjerimet dhe plotësimet përkatëse. Mbështetur në përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja vlerëson përqëndrimin e tyre gjatë leximit të pjesës prej tij/saj. Hapi III. Më tej mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje letrën për të plotësuar ushtrimin 2. Gjatë kohës që lexojnë nxënësit veçojnë fjalitë që shprehin: - Dobinë e tokës, - Lidhjen e njeriut me tokën, - Dobinë e ajrit, - Lidhjen e njeriut me kafshët, - Lidhjen e familjes me trashëgiminë. Për këtë ata mund të përdorin shenja e simbole të ndryshme. Kështu, p.sh; sa herë që ndeshin fjali që shprehin dobinë e tokës, vënë anash shkronjën T. Sa herë që ndeshin fjali që shprehin dobinë e ajrit, vënë anash shkronjën A. Në këtë mënyrë nxënësit vazhdojnë duke i përcaktuar vetë shenjat që do të vendosin anash fjalive. Pas përfundimi të detyrës, mësuesi/ja aktivizon sa më shumë nxënës për të lexuar me zë të lartë fjalitë e veçuara. Hapi IV. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin Ushtrimin 3 mësuesi/ja mund ta realizojë me anë të ditarit dypjesësh. Në njërën anë shkruan shprehjen e veçuar dhe në tjetrën jep shpjegimin e tij. Shprehja Shpjegimi im Nëse njeriu pështyn tokën, ai pështyn vetveten. 152 Hapi V. Kalohet te rubrika Të shkruajmë gjuhën e tekstit Për të plotësuar ushtrimin 3 nxënësit rikthehen edhe një herë në tekst për të gjetur fjalët kyçe që shprehin cilësitë e mëposhtme të popullit indian: -Njerëz të lirë, -Njerëz me karakter të fortë, -Njerëz me virtyte. Mësuesi/ja ndan klasën në tri skuandra dhe secilës i jep si detyrë: Skuadra I. Gjeni fjalët kyçe që tregojnë se indianët ishin njerëz të lirë. Skuandra II. Gjeni fjalët kyçe që tregojnë se indianët ishin njerëz me karakter të fortë. Skuandra III. Gjeni fjalët kyçe që tregojnë se indianët ishin njerëz me virtyte. Dy tre përfaqësues nga çdo skuadër lexojnë fjalët kyçe të gjetura. Në 5 minutat e fundit të orës së mësimit mësuesi/ja i njeh nxënësit me letrën e hapur, mënyrën e ndërtimit, problemet që trajton. Detyrë shtëpie: Provoni edhe ju të shkruani një letër të hapur, ku të ngrini probleme që lidhen me moshën tuaj. Drejtojani letrën një përfaqësuesi të qeverisë, i cili ka kompetencën për të zgjidhur problemin tuaj.

Libër mësuesi Tema: Kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon: - T i njohë nxënësit me botën e njerëzve të shquar të vendit, të cilët u bënë frymëzim për brezat e tjerë. - T i edukojë me vlera të larta morale e virtyti të tilla, si: atdhedashuria, forca, heroizmi, sakrifica. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të: gtë flasin rreth figurës historike të Skënderbeut. gtë lexojnë tregimin për t iu përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes. gtë ndajnë tregimin në pjesë dhe t i vendosin nga një titull secilës. gtë pasurojë fjalorin me shprehje të figurshme. gtë krahasojnë dy skenat e takimit të Skënderbeut me nënën dhe popullin, gtë portretizojnë figurën e Skënderbeut. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ntabak i bardhë. ntabela, shkumësa me ngjyra. Metoda teknike mësimore: nstuhi mendimesh. nlexim i imët me kodim teksti. npunë në çift. ndiagrami i Venit. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja drejton pyetjet: Ç ju kujton emri i Gjergj Kastriotit? Cili poet e prozator ka shkruar për të? U jepet nxënësve një afat kohor për t u menduar rreth 2 minuta).nxiten nxënësit të shprehen lirshëm lidhur me pyetjet e shtruara. Mos u përqendroni për një kohë të gjatë në asnjë prej mendimeve të shprehura. Shkruani mendimet siç i thonë nxënësit. Disa nga përgjigjet e mundshme të nxënësve mund të jenë: 1. - heroin tonë kombëtar, - mbrojtësin e krishterimit evropian, - luftën heroike të shqiptarëve kundër pushtuesve turq, - Besëlidhjen e Lezhës, ku shqiptarët u bashkuan si një grusht kundër armikut. 2. Për këtë figurë kanë shkruar: Marin Barleti, Naim Frashërti, Ismail Kadare etj. Nxënësit mund të recitojnë vargje të kujtojnë ndonjë fragment nga librat që kanë lexuar. Kjo veprimtari të mos i kalojë 8 min. 153 Hapi II. Mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re të mësimi, u bën të njohur nxënësve titullin e tregimit, autorin si dhe librin nga është shkëputur tregimi. Më pas mësuesi/ja ngjit në tabelë tabakun e bardhë, ku janë shkruar pyetjet e mëposhtme, përgjigjet e të cilave nxënësit do t i gjejnë në tekst: Çfarë i kujton Vojsavës shpata në mur? Çfarë shqetësimi mban Vojsava brenda vetes?

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Kush hyri papritur në dhomën ku qëndronte Vojsava? Si iu drejtua ajo luftëtarit të hijshëm? Çfarë i tha ajo atij? Nga e njohu Vojsava të birin? Çfarë bëri Skëndë\erbeu, pasi mori bekimin e nënës? (Në pamundësi mësuesi/ja t i shkruajë pyetjet në tabelë me shkumësa me ngjyra, por kjo harxhon kohën e vënë në dispozicion). Hapi III. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit mbi mënyrën e të lexuarit të tekstit: -Teksti do të lexohet në heshtje. Gjatë leximit nxënësit njihen me kuptimin e fjalëve e shprehjeve të nënvizuara, duke shfrytëzuar fjalorin e tekstit. -Të vendosin një simbol të thjeshtë për secilin informacion të gjetur në tekst. (Vendosja e simboleve mund të lihet në dëshirën e nxënësve: numra, shkronja, ngjyra, figura etj. ose të gjithë së bashku zgjedhin njërën prej tyre.p.sh.: pyetja1 - ngjyra blu pyetja 4 - ngjyra kafe pyetja 2 - ngjyra e kuqe pyetja 5 - ngjyra jeshile pyetja 3 - ngjyra e verdhë pyetja 6 - ngjyra lejla Nxënësi ngjyros me ngjyrën e caktuar ato fragmente ku është informacioni i kërkuar. Hapi IV. Pasi nxënësit kanë përfunduar punën e dhënë, mësuesi u kërkon atyre të bëjnë një tabelë të tillë. (nxënësit punojnë dyshe) ( ) ( ) ( ) ( ) ( ) ( ) I kujton kohërat e vjetra, trimat që nxori dera e shkëlqyer e Kastriotëve 154 Orientohen dyshet që simbolet që kanë përdorur gjatë leximit, t i venë brenda kllapave dhe brenda secilës ndarje të vendosin në mënyrë të përmbledhur informacionin e kërkuar. Dëgjohen punimet e disa dysheve, njëri përfaqësues i dyshes lexon informacionin që kërkon pyetja e parë. Kështu vazhdohet edhe me pyetjet e tjera. Hapi V. Nxënësit tani e kanë më të lehtë të ndajnë tregimin në tri pjesë e t i vendosin një titull. Nxënësit punojnë në dyshe. Çdo ndarje e tregimit merr miratimin e shumicës së dysheve. Ndërsa për titullin e çdo pjese, mësuesi/ja përzgjedh më të mirin dhe e shkruan në tabelë. Hapi VI. Puna me fjalorin: për të gjallëruar orën e mësimit, mësuesi/ja zhvillon një lojë. Kjo veprimtari të mos i kalojë 3 min. Mësuesi/ja, për të parë shkallën e vëmendjes së nxënësve, gjatë leximit të fjalëve e shprehjeve të shpjeguara në fjalorin e tekstit, përzgjedh çifte nxënësish. Çifti I i një nxënës thotë fjalën a shprehjen e re, tjetri jep kuptimin e saj. Çifti tjetër: një nxënës thotë kuptimin e tjetri fjalën a shprehjen që lidhet me të, Nxënësit të ndërtojnë fjali për çdo shprehje të kërkuar Hapi V. kalohet tek rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Ushtrimi 5. Nxënësit lexojnë me vëmendje ndjenjat e listuara në ushtrim dhe nënvizojnë ato ndjenja që i pushtojnë, pasi lexojnë tregimin. Nxënësit argumentojnë çdo zgjedhje me pjesë nga teksti. Një zgjedhje e mundshme është: mallëngjim, (takimi nënë-bir) gëzim (...) entuziazëm (...)

Libër mësuesi Ushtrimi 6. Nxënësit punojnë në dyshe. Ky ushtrim zhvillohet përmes Diagramit të Venit. Nxënësit do të shkruajnë në fletore. Nëse koha nuk është e mjaftueshme, e thonë me gojë ku ndryshojnë e ngjasojnë dy skenat e takimit, Nëna u gëzua se djali u kthye dhe dera e Kastriotëve nuk u shuajt. Populli gëzon se i erdhi udhëheqësi. *Takimi është i përmallshëm dhe i shumëpritur *U rilindën shpresat për të parë atdheun të lirë Ushtrimi 7. Nxënësit rikthehen në tekst në paragrafin II, f.q 133 te monologu i Vojsavës e më pas plotësojnë ushtrimin. Hapi IV. Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 8. Mësuesi/ja i orienton nxënësit te paragrafi IV. Nxënësit i nënvizojnë fjalët: më i ri; më i bukur; më i lartë. Nxënësit japin mendimet e tyre çfarë tregon ky krahasim. Ushtrimi 9. Nxënësit nënvizojnë në libër fjalitë pyetëse, i lexojnë dhe japin përgjigje se këto fjali pyetëse janë retorike, nuk marrin përgjigje. Ato tregojnë shqetësimin dhe ankthin e pritjes së gjatë. Ushtrimi 10.Nxënësit duhet të ndërtojnë GE(I) me fjalën bazë luftëtar. Si fjalë përcaktuese mund të jenë mbiemrat e përdorur në portretizimin e Skënderbeut. Në pikën II nxënësit ndërtojnë GF me fjalën bazë foljen e njohu. Ushtrimi 11. Nxënësit fillimisht tregojnë si është formuar epiteti KRYEUSHTAR = krye + ushtar Fjalë e përbërë emër + emër Më pas tregojnë qëllimin e përdorimit të tij. Një alternativë e mundshme mund të jetë: njëri nga njerëzit, ushtarët më të zotë, që kishte vendi etj. Nxënësit vazhdojnë të plotësojnë tekstin me epitete të tjera të përshtatshme për figurën e Skënderbeut. Ndërtojnë fjali, të cilat lexohen dhe vlerësohen për saktësinë e formimit dhe të përdorimit të epiteteve. Mësuesi/ja vlerëson, përgëzon nxënësit: Për gjithpërfshirjen e tyre në mësim; Për bashkëpunimin dhe rolin e tyre në grup; Për përgjigjet e menduara mirë; Për mbështetjen e përgjigjes me fjali nga teksti. 155 Detyrë shtëpie: Mësoni përmendsh pjesën nga: Po luftëtari nuk flet... deri tek...i tëri dhe i gjallë Gjergj Kastrioti.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Po ne qenkemi vëllezër Të lexojmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë parashikojnë zhvillimin e ngjarjes mbështetur në fragmentin e lexuar. gtë nënvizojnë fjalët e panjohura dhe të mësojnë kuptimin e tyre. gtë përshkruajnë kroin mbështetur në përshkrimin e autorit. gtë dallojnë dhe analizojnë elementet përbërëse të kroit. gtë përshkruajnë portretin e Vitos duke venë në dukje cilësitë fizike dhe shpirtërore të saj. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve frazeologjike. gtë gjejnë sinonimet e fjalëve: shpatë, kërcure, shporr. Të drejta të njeriut: E drejta për të jetuar pranë familjes. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuhë amtare 6. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndrita. nkllaster. nrrjeti i diskutimit. 156 Zhvillimit i mësimit: Hapi I. Shkruhet titulli i tregimit në tabelë. Po ne qenkemi vëllezër Mësuesi drejton pyetjen: - Për çfarë mendoni se bën fjalë ky tregim nisur nga titulli? - Cila do të jetë ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu? Hapi II. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hapin librin. Ai/ajo lexon tekstin me ndalesa, ndërsa nxënësit dëgjojnë. Bëhen 4 ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të plotësojnë dhe parashikojnë vazhdimin e tregimit. Ndarjet e tekstit janë përgatitur që më parë nga mësuesi. Ndalesa 1. Tek kroi i fshatit... deri te... nga koka tek këmbët. - Në ç kohë e vend zhvillohet ngjarja? - Cilët personazhe shfaqen në këtë pjesë? - A u tremb Vitoja nga pamja e osmanliut? - Çfarë bisede u zhvillua ndërmjet Vitos e osmanliut? Ndalesa 2. Ndaloi osmanliu... deri te... për të mirën tënde të them. - A kishte ngjashmëri biseda që parashikuat ju me atë që u zhvillua midis dy personazheve? - Sa vëllezër ka pasur Jorgji? - Cili ishte fati i tyre? - Ku mendoni se mund të ketë humbur vëllai i dytë? - Si veproi osmanliu? Ndalesa 3. Osmanliut i hipi gjaku në kokë... deri te... Unë, iu përgjigj osmanliu. - A ju duket i drejtë vendimi që mori osmanliu për t u ndeshur? Argumento. Mësuesi këtë pyetje mund ta zhvillojë në formën e rrjetit të diskutimit, por të mos zgjatet më tepër se 5 minuta.

PO JO A ju duket i drejtë vendimi që mori osmanliu për t u ndeshur? - Si e priti Jorgji lajmin që i dha Vitoja? - Ç do të ndodhë midis Jorgjit dhe osmanliut? - Cili mendoni se do të fitojë dyluftimin? - Cili do të jetë fati i Vitos nëse dyluftimin e fiton osmanliu? Ndalesa VI: Jorgji hoqi bërrylin... deri në fund. - Pse ngriu Jorgji kur u gjend përballë osmanliut? - Përse ndodhte që vëllezërit të bëheshin armiq me njëri-tjetrin? - Ç ndjetë kur luftëtarët morën vesh se ishin vëllezër? - A e parashikuat dhe ju këtë mbyllje? Libër mësuesi Shënim: Me fjalët e reja punohet gjatë leximit të tekstit. Pyetjet 1-7 marrin përgjigje gjatë leximit me ndalesa. Hapi III. Ushtrimi 8 i rubrikës Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin zhvillohet në formën e kllasterit. Për të plotësuar kllasterin e cilësive të jashtme e të brendshme të Vitos, nxënësit rikthehen në tekst tek ndalesai. Nxënësit shkëpusin cilësi nga teksti, kurse mësuesi e plotëson në tabelë. e bukur besnike e hollë Vito plot shëndet trime punëtore Hapi IV. Kalohet tek rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 9. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit shfrytëzojnë përshkrimin që ka dhënë autori në tekst, dallojnë epitetet dhe e paraqesin si më poshtë: Kroi mjaltë e sheqer i ëmbël i ftohtë e i pastër 157 Po këtu mund të shfrytëzohet edhe metoda e kubimit. Analizo elementet përbërëse të kroit dhe krahasoji ato. Ushtrimi 10. Përgjigjet e nxënësve për vlerësimin tepër të lartë të figurës së Vitos janë: E doje për punë...? Ishte e para. E doje për bukuri...? Ishte mbi shoqet. Ushtrimi 11. Nxënësit japin shpjegimin e shprehjeve frazeologjike: P.sh.: Mos më bjerë në qafë mos më shqetëso I hipi gjaku në kokë u tërbua, u inatos, u nxeh.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 12. Nxënësit gjejnë në tregim sinonimet për fjalët e veçuara. shpatë kordhë jatagan kërcure e mpirë e vetme i shporr i dëbon i përzë Ushtrimi 13. Nxënësit do të shpjegojnë mënyrën e formimit të fjalëve: kokulur kokëlartë. Ndryshimet që kanë nga ana kuptimore dhe pse kokulur shkruhet pa ë. Në fund mësuesi/ja jep një vlerësim për punën e nxënësve duke u nisur: - Nga pjesëmarrja e tyre në momente të ndryshme të orës së mësimit. - Nga përgjigjet e sakta dhe të plota. - Nga aftësia për të korrigjuar e vlerësuar punën e shokëve. - Nga aftësia për të ngjallur debatin rreth çështjes së shtruar për diskutim. Detyrë shtëpie: Bëni përmbledhjen e tregimit me shkrim jo më shumë se 10 fjali. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Luli i vocërr Të lexojmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë zbulojnë emrin e autorit mbështetur në informacionin e dhënë. gtë lexojnë në heshtje me qëllim që: a) t u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes, b) të renditin veprimet sipas rrjedhës së ngjarjes. gtë mbajnë qëndrim ndaj sjelljes dhe veprimeve të personazheve. gtë shpjegojnë kuptimin e figurshëm të shprehjes shikon me sy pëllumbi. gtë gjejnë antonimet e fjalëve të dhëna. gtë përcaktojnë tipin e fjalive. 158 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nvepra të Migjenit. ntri skeda në të cilat shkruhen pyetjet enigmë. Metoda dhe teknika mësimore nlojë. ndiskutimi. nlexim në heshtje. Përgatitja: Përgatiten tri skeda. Secila prej tyre përmban pyetje mbi jetën e tri autorëve të njohur. Skeda I Ka lindur në vitin 1936 në Gjirokastër. Ka qenë kandidat për çmimin Nobel. Jeton jashtë Shqipërisë. Autori që e bëri të njohur letërsinë shqipe në mbarë botën. Autori i poemës Princesha Argjiro. (I. Kadare)

Libër mësuesi Skeda II Përfaqësues i Romantizmit. Është quajtur Mësues i Popullit. Ka hartuar shumë tekste për shkollën shqipe. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Stamboll. Autor i poemës epike Historia e Skënderbeut. (N. Frashëri) Skeda III Lindi në Shkodër dhe vdiq në Toronto (1911-1938). Punoi si mësues në fshatrat e Shkodrës. U quajt poeti i mjerimit për shkak të temave që trajtoi në veprat e tij. Shkrimtar që i përket letërsisë së viteve 30. Autori i poezisë Lypësi i vogël. (Migjeni) Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një lojë. Mësuesi ka përgatitur 3 skeda me pyetje enigmë për tre autorë, të cilët u përkasin 3 periudhave të ndryshme letrare dhe që njihen nga nxënësit. Pyetjet zbulohen njëra pas tjetrës. Secila prej tyre shërben si një çelës drejt zbulimit të emrit të autorit. Nëse autori nuk zbulohet nga vetë nxënësit pas pyetjes së fundit, bëhet i njohur nga mësuesi. Hapi II. Pasi zbulohet nga nxënësit emri i autorit të tretë, ai shkruhet në tabelë së bashku me informacionin që jepej përmes pyetjeve, pas të cilave fshihej emri i tij. (Mësuesi mund të japë edhe informacion tjetër shtesë rreth figurës së Migjenit). Hapi III. Hapen librat në faqen 139 dhe lexohet tregimi. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje, për t u përgjigjur pyetjeve të rubrikës Të kuptojmë përmbajtjen. 3 pyetjet e para mësuesi i shkruan në tabelë, ndërsa për ushtrimin 4 u tërheq vëmendjen nxënësve që të lexojnë me kujdes tregimin për të mbajtur mend radhën e zhvillimit të veprimeve. Hapi IV. Kalohet te rubrika Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për ushtrimin 5 u kërkohet nxënësve që fillimisht të përshkruajnë Lulin me opinga të shqyera e shokët e tij me çizme të lustruara për të nxjerrë në pah kontrastin midis tyre dhe pastaj të shprehin atë që ndiejnë nga ky kontrast. Në ushtrimin 6 nxënësit qarkojnë alternativat që i mendojnë si shkak për vetminë e Lulit duke argumentuar secilën prej tyre. Në ushtrimin 7 nxënësit tregojnë se ç ndien mësuesi për Lulin. Nxiten ata të flasin lirisht duke arritur në përfundimin se mësuesi ndien dashuri dhe dhimbje për Lulin. Prej këtej mësuesi merr shkas për të drejtuar pyetjen tjetër: - Po ju ç ndieni? - A është ndienja juaj e njëjtë me atë të mësuesit? Pse? Në ushtrimin 8 nxënësit gjejnë dhe shkruajnë në fletore fjalitë që shprehin dashurinë e Lulit për shkollën dhe mësuesin duke i komentuar ato. P.sh.:... e Luli i afrohet, ia merr dorën, e shikon me sy pëllumbi dhe do t i flasë diçka mësuesit (dashuria e Lulit për mësuesin). Po këtu mësuesi ndalet për të sqaruar së bashku më nxënësit kuptimin e shprehjes E shikon me sy pëllumbi. Kur Luli futet në oborr të shkollës buza i qesh nga pak... (dashuria e tij për shkollën) 159

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi V. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 9 nxënësit shkruajnë në fletore antonimet e fjalëve të veçuara. P.sh.: nuk trazon i ngacmon të ftohtët të nxehtët (të ngrohtët) pa dashje me qëllim (me dashje) etj. Në ushtrimin 10 për fjalitë e veçuara nga teksti nxënësit duhet të përcaktojnë: a) Ç lloj fjalish janë? b) Kush i thotë ato fjalë? c) Ndërmjet kujt zhvillohet komunikimi në këtë tregim? Për çdo përgjigje të dhënë nxënësit japin argumentimet e tyre. Tema: Misionarja e Humanizmit dhe e Paqes Rubrika: Të flasim Vështirësia: Niveli IV Koha: 45 minuta prezantimi i rezultateve të kërkimit.(mbledhja dhe përpunimi i materialeve jashtë kohës mësimore) Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njihen me jetën dhe veprimtarinë humane të Nënë Terezës. gtë diskutojnë duke reflektuar mbi veprimtarinë e Nënë Terezës dhe vlerësimeve që i janë bërë asaj para dhe pas vdekjes. gtë përgatisin një gazetë kushtuar Nënë Terezës: Një shenjtore me emrin TEREZA. gtë bashkëpunojnë (me njëri-tjetrin) duke respektuar punën e njëri-tjetrit. 160 Materiale dhe mjete mësimore ntabakë të bardhë. nfletë formati. nngjitëse. ngërshërë. nbojëra uji. nlibra. nrevista. nmateriale të nxjerra nga interneti që flasin për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës. npamje nga veprimtaria e saj. Metoda dhe teknika mësimore npuna me projekte. nnë funksion të kësaj metode do të përdoret edhe puna në grup. npartnerë: prindër, mësues, punonjës të Bibliotekës Kombëtare (të shkollës, lagjes apo qytetit ku banoni) etj. Zhvillimi i mësimit: E gjithë puna me projektin kërkimor do të kalojë në 3 faza:

Libër mësuesi Faza e parë: 1. U shpjegohet nxënësve paraprakisht qëllimi i mësimit. 2. U paraqiten objektivat që do të arrihen. 3. Ndahet klasa në grupe. Caktohet detyra për secilin grup, i cili zgjedh drejtuesit e vet dhe i vendos grupit një emër (nëse dëshiron). Grupi I. Jeta dhe veprimtaria humane e Nënë Terezës. Nxënësit do të bëjnë kërkime në biblioteka apo internet, do të shfletojnë libra, revista, broshura kushtuar figurës së Nënë Terezës, për të mbledhur materialet e nevojshme që do t i ndihmojnë në përgatitjen e materialit përfundimtar rreth jetës dhe veprimtarisë humane të Nënë Terezës. Grupi II. Përgatitja e një albumi me pamje nga veprimtaria e Nënë Terezës. Çdo fotografi është mirë të shoqërohet me ndonjë shënim për kohën, vendin, qëllimin, personat shoqërues etj. Grupi III. Vlerësime që i janë bërë figurës së Nënë Terezës para dhe pas vdekjes nga personalitete të ndryshme dhe njerëz të thjeshtë që e përkrahën dhe e vlerësuan veprën e saj. Grupi IV. Përgatitja e një gazete kushtuar Nënë Terezës me titull Një shenjtore me emrin TEREZA. Nxënësit e këtij grupi mund të bashkëpunojnë edhe me nxënësit e grupeve të tjera për vjeljen e materialeve që do të realizojnë gazetën. Faza e dytë: Gjatë kësaj faze tregohet kujdes për të ndjekur punën e secilit grup. Nxirren shënimet e nevojshme, skedohen, mblidhen të dhënat e nevojshme nga burime të ndryshme, sistemohen e klasifikohen, përgatiten variantet e para, diskutohet brenda grupeve të vogla duke vlerësuar e respektuar mendimin e gjithsecilit. Mësuesi tregon kujdes në vlerësimin paraprak që i bën punës së nxënësve jashtë orës së mësimit. Po gjatë kësaj faze diskutohet edhe mënyra e paraqitjes së materialeve. Faza e tretë: Është faza kur nxënësit paraqitin përfundimet e kërkimeve dhe të hulumtimeve të kryera. Përfundimi i detyrës i ngjan një veprimtarie disi ceremoniale. Mund të ftohen edhe partnerët që ndihmuan në përgatitjen e materialeve apo edhe nxënës e mësues nga klasat e tjera. Secili grup prezanton materialin e tij. Grupet e tjera dëgjojnë me vëmendje dhe kanë të drejtë të plotësojnë e të diskutojnë me folësit e grupit që prezantojnë materialin. Gjatë diskutimeve mësuesi përpiqet të verë në dukje misionin human dhe paqedashës që kishte marrë përsipër të kryente Nënë Tereza, të cilën ajo u përpoq ta injektonte në mbarë botën për t u mësuar njerëzve që të japin e të marrin dashuri. Në fund të diskutimeve shpërndahet gazeta, e cila do të shërbejë si një libërth i vogël që trumbeton veprën e paharrueshme të Nënë Terezës në sytë dhe zemrat e të rinjve sot. Ora e mësimit mbyllet me premtimin se ç mund të bëjë secili prej tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë, frymëzuar nga fryti i dashurisë, gëzimit dhe paqes.këtë premtim çdo nxënës e shkruan me bojëra uji në një tabak të bardhë dhe e vendos në krye të klasës. 161

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Vetëm ti mund të vazhdosh Të lexojmë Niveli III 35 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon t i njohë nxënësit me figura të shquara shqiptare, të cilat në çdo kohë mbetën frymëzim për atë ç ka i dhanë kulturës botërore. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojnë për t u njohur me përmbajtjen e tregimit. gtë ndajnë tregimin në pjesë dhe t i vendosin çdo pjesë nga një titull. gtë krahasojnë përshkrimin e pikturës së Mark Bazaitit me ato të piktorëve venedikas. gtë zbulojnë mesazhin që përcillet nga titulli i tregimit. gtë gjejnë e të shkruajnë fjalët kyçe që pasqyrojnë gjendjen fizike e shpirtërore të Vivarinit para vdekjes. gtë dallojnë fjalët e përbëra duke shpjeguar formimin e tyre. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të një fushë të caktuar. 162 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ntabela, shkumësa me ngjyra. nfletore, shportë e vogël. nskeda letrash të prera në copa të vogla. Metoda dhe teknika mësimore ntalente të fshehura. nmetoda e hulumtimit të përbashkët. ndiskutim. nmetoda e krahasimit. npunë në çift. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. - Mësimi nis me veprimtarinë e nxehjes: Talente të fshehura. Kjo i ndihmon nxënësit të ndihen të lirshëm, të guxojnë të japin përgjigje, të bëjnë pyetje të tjera dhe të thonë mendimin e tyre, pa pasur frikë se do të duken si budallenj. Veprimtaria do t i ndihmojë nxënësit të jenë të gatshëm të punojnë së bashku dhe të mbështesin njërin-tjetrin në detyrat e të nxënit. Kjo veprimtari do të zhvillohet në këtë mënyrë: -Shpërndajuni copa letre dhe kërkojuni nxënësve të shkruajnë aty diçka që u pëlqen, por që ndoshta nxënësit e tjerë nuk e dinë. -Mblidhini letrat në një shportë, i përzieni dhe ua shpërndani nxënësve, duke bërë kujdes që asnjë nxënës të mos marrë letrën e vet. -Nxënësit lexojnë atë që është shkruar në letër, vështrojnë përqark klasës dhe përpiqen të gjejnë nxënësin që ka atë talent të fshehur. Veprimtaria të mos zgjasë më tepër se 10 min. Hapi II. Mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re të mësimit: u bën të njohur nxënësve titullin e tregimit, autorin si dhe librin nga është shkëputur. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit mbi mënyrën e të lexuarit të tekstit: teksti do të lexohet në heshtje dhe me kujdes, për t u dhënë përgjigje pyetjeve të dhëna në rubrikën: Të kuptojmë përmbajtjen. Krijoni një simbol të thjeshtë për secilin informacion të gjetur në tekst.

Libër mësuesi Nxënësi lexon tekstin dhe vendos simbolin në anë të fragmentit ku ndodhet informacioni që po hulumton. Hapi III. Pasi kanë përfunduar punën e dhënë, mësuesi lexon pyetjen e parë dhe nxënësit duhet t i japin përgjigje asaj, si dhe argumentet mbështetur përgjigjen e tyre. P.sh.: Ku zhvillohet ngjarja e këtij tregimi? Përgjigja e mundshme e nxënësve mund të jetë: Ngjarjet e këtij tregimi zhvillohet në Venedik. Argumentet ku e mbështes përgjigjen time janë gondolieret, si dhe përmendja e Kanalit të madh të Venedikut. (Kështu vazhdohet edhe për pyetjet e tjera) Kur kërkon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja fton dhe nxënësit më të heshtur që t i përgjigjen pyetjes që kanë gjetur. Ai/ajo nxit debat mes nxënësve, duke vënë në dukje dallimet mes përgjigjeve të tyre dhe duke u kërkuar atyre dhe nxënësve të tjerë që të shtjellojnë këto dallime. Mësuesi e nxit debatin me anë të këtyre pyetjeve: 1.Cila është gjëja më e rëndësishme që thotë autori këtu? (mësues/ja fillimisht përcakton fragmentin) 2.Çfarë ka dashur të thotë me: Ti e di se unë e kam lënë përgjysmë monumentin e Frarëve. Aty kam pikturuar gjërat më të mira të jetës sime. Por mbeten të pambaruara. Ti duhet të vazhdosh t i përfundosh ato, ti je krejtësisht i denjë për këtë. Hapi IV. Puna me fjalorin. Tashmë është bërë e njohur që nxënësit njihet me fjalët dhe shprehjet gjatë leximit të pjesës. Fjalët e nënvizuara në tekst i njohin nxënësit dhe me një fjalor të një fushe të caktuar, atë të detarisë, p.sh. gondoliere, bashet etj.. Mësuesi i pyet nxënësit nëse ata kanë hasur fjalë dhe shprehje të tjera të panjohura më parë dhe i ndihmon ata. Me disa prej tyre nxënësit ndërtojnë fjali. Hapi V. - Kalohet tek rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Ushtrimi 7. Nxënësit përzgjedhin arsyet ku u mbështet Këshilli i Dogjeve për të mos ia dhënë të drejtën Markut për të vazhduar punën e Vivarinit. Nxënësit argumentojnë zgjedhjet e tyre me fjalë nga teksti. Zgjedhjet e nxënësve mund të jenë: Marku ishte i mërguar. Kishin më shumë besim tek piktorët vendas. Ushtrimi 8. Fillimisht nxënësit rikthehen në tekst, në faqen 144, në paragrafin: Dhe ja, erdhi çasti i vlerësimit.... e lexojnë përsëri për të nxjerrë në pah dallimet ndërmjet pikturës së Markut dhe dy pikturave të tjera. Këtë ushtrim nxënësit e realizojnë përmes metodës së krahasimit, duke plotësuar tabelën me ilustrime nga teksti. Nxënësit bëjnë dallimet, ndërsa mësuesi i shkruan këto të dhëna në tabelë. 163 Pikturat e Markut Pikturat e dy piktorëve

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 9, 10. Mbështetur në veprimtarinë e nxehjes, titullin e tregimit dhe si janë shtjelluar ngjarjet, nxënësit nxjerrin mesazhin e tregimit. Më pas ata bëjnë lidhjen e së shkuarës me të tashmen: se si shumë artistë shqiptarë janë bërë të njohur me veprën e tyre falë talentit, punës, këmbënguljes së tyre. Hapi VI. Të studiojmë gjuhën e tekstit. Ushtrimi 11. Nxënësit rikthehen në tekst në paragrafin 1, f. 142, gjejnë fjalët kyçe dhe i lexojnë. Alvise Vivarini, me sy të pikëlluar, i lodhur... etj. Ushtrimi 12. Për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit punojnë në çift: gjejnë fjalët e përbëra dhe shkruajnë si janë formuar. Fjalët e përbëra janë: gjysëmhëna; buzëqeshi, shtatëgjatë, kryedogjin, kryevepër, vendlindjes, paravdekjes etj. Gjysëmhëna gjysëm + hëna emër + emër Paravdekjes para + vdekjes ndajfolje + emër Ushtrimi 13. Nxënësit nënvizojnë në tekst fjalitë që kanë këto fjalë-kyçe (për këtë ushtrim nxënësit punojnë në çift). Piktor i denjë: Ti je krejtësisht i denjë për këtë... Shfaqën mosbesim: U vendos të bëhej konkursi, duke mos pasur besim te aftësitë dhe talenti i djaloshit. Kështu vazhdohet dhe me fjalët kyçe të tjera. Nxënësit, më pas ndërtojnë 4 fjali ku të përdoren këto grupe fjalësh. (Sugjerim: nëse koha në dispozicion mungon, mësuesi/ja e jep si detyrë shtëpie ushtrimin 13.) Hapi VII Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. 164 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Gjeniu i vogël Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i nxisë nxënësit të lexojnë shkrime biografike për t u njohur me jetën dhe veprat e figurave të shquara të artit botëror. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë tregojnë se cilën nga gjinitë e artit: muzikën, pikturën, letërsinë pëlqejnë më shumë. gtë lexojnë bukur tregimin dhe të shpjegojnë kuptimin e fjalëve të panjohura. gt u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes. gtë ritregojnë pjesën mbështetur në fjalitë përmbledhëse. gtë realizojnë portretin e Moxartit. gtë dallojnë karakteristikat e veçoritë e kohës nëpërmjet veshjes, flokëve, mënyrës së sjelljes. gtë njohin disa nga veprat kryesore të Moxartit.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore npamje të ndryshme të kompozitorëve të njohur. ncd. nkaseta muzikore me muzikë të Moxartit. nteksti Gjuha amtare 6. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nlexim me role. n5 vargëshi. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I: Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të cilën e shkruan në tabelë. U bën të njohur autorin dhe llojin e shkrimit. Zhvillon me ta një bisedë rreth artit. (Në sfond dëgjohet muzikë e Moxartit). - Çfarë ju pëlqen më shumë: muzika, piktura apo poezia? Pse? - Keni në klasë nxënës që kanë prirje në muzikë, poezi apo pikturë? - Përmendni emrin e kompozitorit më të pëlqyer prej jush. Hapi II: Hapet libri në faqen 146. Mësuesi/ja përzgjedh dy nxënës për të lexuar tregimin. Udhëzon nxënësit që gjatë leximit të nënvizojnë fjalët e panjohura. Shpjegohet kuptimi i tyre. Hapi III: Kalohet tek rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. Mësuesi/ja drejton pyetjet: - A e shpreh titulli temën e kësaj pjese? Pse? - Nxënësve u kërkohet të lexojnë edhe njëherë fjalinë e parë: Lavdia e Moxartit arriti dhe në Vjenë. Më pas kërkon prej tyre të thonë nëse kjo fjali është hyrëse apo parapërgatitore. Pse? - Si e jep autori portretin fizik e moral të Moxartit? (Përgjigjja të shoqërohet me shembuj nga teksti). - Çfarë përshtypje i la Moxartit pallati i kryedukës? Përshkruajeni atë. - Cilat janë disa nga veprat kryesore që ka shkruar ky kompozitor? (Nëse nxënësit dinë të tjera përveç atyre të dhëna në libër le të tregojnë). Për ushtrimin 5 mësuesi/ja udhëzon nxënësit: - të ndajnë tregimin në 3 pjesë. - të hartojnë nga një fjali përmbledhëse për secilën pjesë - të ritregohet pjesa mbështetur në 3 fjalitë përmbledhëse. Në përfundim të këtij hapi mësuesi/ja përgëzon nxënësit që kanë punuar më mirë në zbërthimin e përmbajtjes së pjesës e në ritregimin e saj. Hapi IV: Kalohet tek rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Vëmendja e nxënësve përqendrohet tek ushtrimi 6, i cili kërkon të dallojnë 3 provat që kaloi Moxarti. Nxënësit duhet të japin argumentet e tyre se cila prej tyre e bëri dukën të besojë se Moxarti ishte me të vërtetë gjeni. Ushtrimi 7. Mbështetur në ilustrimin e dhënë në tekst ose në film (nëse nxënësit e kanë parë filmin mbi jetën e Moxartit), duhet të dallojnë karakteristikat e kohës në veshje; flokë; sjellje. Mësuesi/ja le të shfrytëzojë pamjet e sjella nga ajo kohë. Ushtrimi 8. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të japin argumente bindëse se ku qëndron epërsia e Moxartit ndaj aristokracisë së kohës. Faktet e listuara i ndihmojnë nxënësit për të sjellë sa më shumë mendime: - i talentuar - i thjeshtë - indiferent ndaj lëvdatave. Në përfundim të kësaj rubrike mësuesi/ja vlerëson gjithë përfshirjen e nxënësve në diskutime. Hapi V: Kalohet në rubrikën Të studiojmë gjuhën e tekstit. 165

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Në këtë rubrikë nxënësve u kërkohet të bëjnë portretin e Moxartit duke shkruar nga një cilësi të Moxartit në kolonën e dhënë në libër, e duke iu referuar hollësive të nxjerra nga teksti. Nxënësit punojnë lehtë me laps në libër në mënyrë individuale. - Pasi nxënësit kanë përfunduar detyrën e lexojnë para klasës dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Lidhja e muzikës me artet tjera Të flasim Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin për lidhjet e ndërsjella midis muzikës dhe arteve të tjera. gtë argumentojnë mendimet e tyre për çështjet që shtrohen. gtë rrisin frymën e bashkëveprimit në grup. Materiale dhe mjete mësimore nvideo. nmagnetofon. nkaseta filmike me pamje nga: a) një film shqiptar për fëmijë, b) një pjesë baleti c) videoklipi i një këngëtari, e) një pjesë teatri. ntabakë të bardhë nbojëra uji Metoda dhe teknika mësimore npunë në grup. ndiskutimi. Përgatitja: I. Përgatitja e mjedisit të klasës për të punuar në grupe. Do të jenë gjithsej 5 grupe. Është mirë që për çdo grup nxënësit të ulen në formë rrethore. 166 Ndahet klasa në 5 grupe. Meqenëse përgatitja e çdo grupi mbështetet në një punë kërkimore që kërkon kohë për mbledhjen dhe përpunimin e materialeve të nevojshme është mirë që secilit grup detyra t i jepet të paktën 3-4 ditë para se të zhvillohet kjo temë mësimore.

Libër mësuesi Grupi I. Tregoni raste të lidhjes së muzikës me letërsinë. (Nxënësit mund të shfrytëzojnë kaseta që përmbajnë këngë për fëmijë dhe të venë re lidhjen midis muzikës dhe tekstit). Grupi II. Tregoni raste të lidhjes së muzikës me baletin. (Nxënësit e këtij grupi mund të sjellin pamje filmi nga balete apo të realizojnë një koreografi të tyren mbështetur në muzikën e zgjedhur prej tyre). Grupi III. Tregoni raste të lidhjes së muzikës me pikturën. (Nxënësit mund të sjellin raste kur kompozitorë të ndryshëm janë frymëzuar nga një pikturë për të kompozuar veprat e tyre). Grupi IV. Tregoni raste të lidhjes së muzikës me filmin. (Nxënësit mund të shfaqin pamej të ndryshme filmime të shoqëruara me muzikë duke nxjerrë në pah si shoqërohen ngjarjet e filmit me muzikën). Grupi V. Tregoni raste të lidhjes së muzikës me tekstin. (Nxënësit mund të shfrytëzojnë pamje nga një shfaqje teatrale). Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi vizaton kllasterin me fjalën muzika në tabelë, dhe kërkon nga nxënësit të mendohen për 5 minuta dhe ta plotësojnë për të treguar se me cilat degë të artit lidhet muzika. Pamja e kllasterit të plotësuar do të ishte. Muzika Letërsi Teatri Balet Piktura Kinematografi Për të ilustruar lidhjen e muzikës me degët e tjera të artit klasa është ndarë në 5 grupe (mbështetur në detyrat e dhëna disa ditë më parë nga mësuesi). Secilit grup i lihen disa minuta për t u përgatitur. Caktohet një përfaqësues i cili bën prezantimin e punës së grupit të tij. P.sh.: Grupi i parë vendos në magnetofon një kasetë që përmban këngë për fëmijë. Gjatë kohës që nxënësit e grupeve të tjera ndjekin këtë këngë, përfaqësuesi i grupit u bën të njohur kompozitorin dhe autorin e tekstit dhe përpiqet të argumentojë lidhjen e muzikës me tekstin duke treguar në këtë mënyrë lidhjen e ngushtë të muzikës me letërsinë. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me grupet e tjera. Mësuesi tërheq vëmendjen që në fillimin të prezantimit se nxënësit e grupeve të tjera mund të plotësojnë nëse e shohin të nevojshme. Hapi III. Kjo orë mësimore mund të integrohet mjaft mirë me lëndën e vizatimit, muzikës etj. Në qoftë se mësuesi ka mundësi mund të ftojë në klasë mësuesit e vizatimit, të muzikës ose ndonjë kompozitor, piktor, shkrimtar, regjisor të cilët mund t i ndihmojnë nxënësit për të kuptuar më mirë lidhjet e ndërsjella të muzikës me artet e tjera. 167

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Vilhelm Teli (ora e parë) Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon të nxisë tek nxënësit dëshirën për të lexuar drama e për t i interpretuar ato. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar i lirë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë shprehin pëlqimin e tyre për pjesët teatrale, aktorin/ren dhe rolin më të realizuar prej tij/saj. gtë lexojnë duke përshtatur intonacionin e zërit sipas roleve. gtë njohin kuptimin e fjalëve të panjohura. gt u përgjigjen pyetjeve rreth subjektit të dramës. gtë ritregojnë bukur çastin më emocionues të dramës. Materiale dhe mjete mësimore nlibri Gjuha amtare. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nlexim me role. ndiskutim. 168 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Pyeten nxënësit: - A ju pëlqen teatri? - Cila është drama/komedia që keni parë kohët e fundit? - Cili aktor a aktore e skenës ju pëlqen më shumë? - Në cilin rol? Thoni ndonjë batutë të tij në rolin që keni pëlqyer më shumë? Hapi II. Pas kësaj hapet libri. Njihen nxënësit me titullin e dramës, autorin e saj dhe me temën që ajo trajton. Leximi i fragmentit të shkëputur nga drama Vilhelm Teli i Shilerit, bëhet me role. Përzgjidhen 7 nxënës në rolet: -Vilhelm Teli, -Valteri, -Gesleri, -Frishardi, -Leutoldi, -Roselmani, -Rundenci etj. Nxënësi që do të lexojë fjalët e autorit, të lexojë vetëm pjesën e hyrjes dhe të mbylljes së dramës pa ndërhyrë gjatë zhvillimit të saj. Kjo për të mos prishur bukurinë e dialogut. Shënim: Mësuesi/ja le të njohë nxënësit me mbylljen që autori i jep dramës.

Libër mësuesi Hapi III. Më pas mësuesi/ja kalon te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen. U drejtohen nxënësve pyetjet e mëposhtme: Në ç kohë dhe në ç vend zhvillohen ngjarjet e kësaj pjese? Cilat janë personazhet kryesore të pjesës? Pse Teli nuk përkulet përpara kapelës së sundimtarit? Cili është dënimi mizor që mendon t i japë Gesleri Telit? Ç përgjigje i dha Teli kërkesës së Geslerit? Ç tregon kjo? Si përfundon fragmenti i shkëputur nga drama? Për ushtrimin 4, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të përcaktojnë çastin më emocionues të dramës, ta lexojnë në heshtje atë dhe më pas ta ritregojnë. Në përfundim të orës së mësimit mësuesi/ja për të vlerësuar mund të përmendë disa emra nxënësish që: - kanë lexuar më mirë duke përshtatur volumin, shpejtësinë si dhe kanë artikuluar saktë fjalët e personazhit të dhënë; - kanë dhënë përgjigje të sakta për pyetjet e shtruara si dhe kanë shprehur bukur mendimin; - kanë ritreguar me ndjenjë çastin më emocionues të dramës. Detyrë shtëpie: Klasa ndahet në tri skuadra. Skuadra I Të paraqit përmes një vizatimi pamjen e kësulës të vendosur mbi hu. Skuadra II Të paraqit përmes një vizatimi pamjen e shigjetës që fluturon drejt mollës. Skuadra III Të paraqit përmes një vizatimi pamjen e shigjetës të ngulur në mollë. Tema: Vilhem Teli (ora e dytë) Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ritregojnë fragmentin e dramës mbi bazën e vizatimeve. gtë gjykojnë mbi veprimet dhe sjelljet e personazheve. gtë diskutojnë se ku qëndron forca e njeriut; tek pozita shoqërore apo tek vetitë e tij fizike dhe shpirtërore. gtë listojnë cilësitë që duhet dhe s duhet të ketë një udhëheqës. gtë përshkruajnë tri personazhet kryesore. 169 Materiale dhe mjete mësimore nfleta e punës Organizues për interpretimin e fragmentit të dramës. Metoda dhe teknika mësimore nrrjeti i diskutimit. nkllaster. norganizues për interpretimin e dramës. Përgatitja: Fleta e punës Organizues për interpretimin e fragmentit të dramës.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me prezantimin e vizatimeve të bëra nga secila skuadër: Përzgjidhet vizatimi më i bukur në çdo skuadër (për çdo pamje). Ato vendosen, (ngjiten) në tabelë. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të shikojnë me vëmendje tri pamjet për të ritreguar në mënyrë të përmbledhur fragmentin e dramës. Dëgjohen me vëmendje nxënësit gjatë ritregimit. Vlerësohen nxënësin që kanë ritreguar bukur dhe në mënyrë të përmbledhur fragmentin. Hapi II. Më pas mësuesi kalon te rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Në këtë rubrikë punohen ushtrimet 5-9. Në ushtrimin 5, nxënësit gjykojnë për natyrën e Geslerit nisur nga urdhri i dhënë prej tij. P.sh. : i egër, i pashpirt, mospërfillës etj. Në ushtrimin 6 nxënësit zgjedhin alternativat që u duken të drejta duke i shoqëruar me argumente zgjedhjet e tyre. Gjatë kohës që nxënësit përgjigjen, mësuesi/ja nuk ngutet, u lë kohë të mjaftueshme atyre për ta shprehur qartë mendimin. Ushtrimi 7 zhvillohet në formën e rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare. Po Jo Forca qëndron tek pozita shoqërore apo tek vetitë fizike dhe shpirtërore të njeriut? Nxënësit shprehin lirshëm mendimet e tyre rreth pyetjes së shtruar. Mësuesi/ja i fton ata të vazhdojnë diskutimin duke e shtrirë në kohë (në realitetin e sotëm). Në përfundim të diskutimeve të nxënësve mësuesi/ja thekson se vlerat morale dhe shpirtërore të njeriut janë më të rëndësishme. Në ushtrimin 8 nxënësit zgjedhin alternativën e duhur për të shpjeguar arsyen e vendosjes së kapelës mbi hu. Për realizimin e ushtrimit 9, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të ndajnë fletën e fletores në dy pjesë, ku të shkruajnë cilësitë që duhet të ketë e nuk duhet të ketë një udhëheqës që të nderohet ose jo nga populli i tij. 170 Vlerësohet Urtësia Mençuria Përkushtimi Cilësitë Nuk vlerësohet Shpirtligësia Mizoria Etja për pushtet Hapi III. Në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit nxënësit punojnë ushtrimet 10-12. Në ushtrimin 11 nxënësit për të zbuluar cilësitë e tri personazheve kryesore plotësojnë kllasterat e mëposhtëm. Lexohen kllasterat e plotësuar nga nxënësit. Nisur nga roli që luajnë në dramë nxënësit i klasifikojnë personazhet në: harkëtar guximtar Teli Gesler Valter i zoti tiran

Libër mësuesi a) personazhe kryesore, b) personazhe dytësore. Ndërsa mbështetur në cilësitë dhe veprimet që kryejnë në: a) personazhe pozitive, b) personazhe negative. Hapi IV. Në hap të fundit mësuesi/ja shpërndan fletën e punës të përgatitur për çdo nxënës. Shënim: Nëse nuk realizohet brenda orës së mësimit nxënësit e plotësojnë në shtëpi. Fleta e punës ka këtë model: ORGANIZUES PËR INTERPRETIM LETRAR Probleme të shtruara për gjykim Gjykimi im Për titullin, temën dhe skenën ku zhvillohet ngjarja. A është interesante për ju tema? Pse? Personazhe pozitive dhe negative Vihu në rolin e Telit. Si do të veproje ti? Ç konflikt lind midis personazheve kryesore? Momenti që do të mbetet gjatë në kujtesën tënde. Zbulo qëllimin e autorit. Ç gjeni në këtë fragment të dramës: dashuri, urrejtje, shpresë, kurajë etj. Këtu mësoj të dalloj ç është e keqja dhe e mira. 171 Këtë fragment e krahasojmë me libra të tjerë dhe A. Më ngjan me.b. Është ndryshe nga. Shkruaj një replikë që të ka mbetur në mendje. Sa të vërtetë janë subjekti dhe personazhet?

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Drama Të flasim Niveli II 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin veçoritë e dramës. gtë interpretojnë bukur lojën në role. gtë vlerësojnë lojën aktoriale të njëri-tjetrit. Materialet dhe mjetet mësimore nshkumësa me ngjyra. ntabakë të bardhë. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore ntabela e diskutimit E di E mësova Nuk përputhet me Nuk kuptoj npema e mendimit. nlojë me role. Zhvillimi i mësimit: Ora e mësimit ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë: Hapet libri dhe nxënësit do të lexojnë informacionin e dhënë në faqe154. Gjatë leximit nxënësit do të vendosin këto shenja: V + -? Fjali apo pjesë Fjali që japin Fjali që japin një informacion Fjali dhe fjalët që nuk janë të njohura informacion të ri; ndryshe nga informacioni që të qarta për nxënësit ose dinin më parë; nga të cilat lindin pyetje për diskutim. Më pas informacioni do të organizohet në tabelën e diskutimit 172 Tabela e plotësuar me informacionin e kërkuar lexohet nga nxënësit. Mësuesi/ja bën përmbledhjen e informacionit dhe së bashku me nxënësit plotëson në tabelë pemën e mendimit mbi veçoritë e dramës. çdo skenë ka një pjesë të ngjarjes. në qendër të dramës qëndron konflikti. akti përbëhet nga disa skena. Fjalët dhe veprimet e personazheve të çojnë në zgjedhjen e konfliktit. Drama lloj letrar në rreshta ose vargje. shkruhet për t u shfaqur në skenë. nuk zgjat shumë kohë. ndërtohet sipas disa akteve. nga një veprim te tjetri kalohet shpejt. ndërtohet mbi bazën e dialogut e monologut. fjalët e autorit jepen vetëm si parime në kllapa.

Libër mësuesi Pema e mendimit mund të plotësohet në një tabelë të bardhë letre ku veçoritë shkruhen me ngjyra të ndryshme për t u dalluar nga njëra-tjetra. (Ky mjet mësimor përdoret edhe në orën e ardhme). Pjesa e dytë: Në këtë pjesë nxënësit luajnë me role fragmentin e dramës Vilhem Tel. Shënim: Për një interpretimin sa më të mirë, nxënësit ndjekin udhëzimet e dhëna një orë më parë në gjysmën e dytë të faqes 154. Pjesa interpretohet nga dy a më shumë grupe nxënësish. Nxënësit ndjekin me vëmendje interpretimin e shokëve të tyre e më pas bëjnë vlerësimin për lojën aktoriale, regjisorin më të mirë, skenografin më të mirë, plastikën e përdorur etj. Detyrë shtëpie: U kërkohet nxënësve të plotësojnë fletën e punës për të krahasuar veçoritë e dramës dhe të tregimit. Veçoritë Drama Tregimi Dialogu Monologu përdoret më shumë Tema: Si dramatizohet një tregim Rubrika: Të shkruajmë Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë të aftë: gtë njohin etapat nëpër të cilat kalon dramatizimi i një tregimi. gtë dramatizojnë me shkrim një tregim. Materiale dhe mjete mësimore ntregimi E bija e Diellit dhe e Hënës. nskica Luli i vocërr. Metoda dhe teknika mësimore nshndërrimi mediatik i tekstit. nshkrim i lirë. npunë në grup. 173 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nëpërmjet kësaj veprimtarie nxënësit do të shndërrojnë një tekst letrar në një lloj tjetër shkrimi. Dramatizimi duhet të bëhet pasi nxënësit e kanë dëgjuar ose lexuar një tregim dhe kanë pasur mundësi të shprehin mendimet e tyre të para për të. Hapat nëpër të cilët do të kalohet për të dramatizuar një tregim janë: * Përqendrimi i nxënësve në tregim, * Zgjedhja e momenteve kritike të tregimit ( konflikt, pikë kulmore, zgjidhje), * Përgatitja për të dramatizuar me shkrim tregimin.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi II. Nxënësit përqendrohen në tregim. Mësuesi/ja duhet të sigurohet që nxënësit e të kuptojnë se çfarë ndodh në tregim prandaj ai mund të lexohet nga mësuesi/ja, ose t u kërkohet nxënësit të lexojnë vetëm pjesën që do të dramatizohet. Hapi III. Nxënësit përgatiten për dramatizimin me shkrim. Mësuesi/ja përcakton momentet më të rëndësishme që duhet të dramatizohen (konflikti, pika kulmore, zgjidhja). Nxënësit do të përcaktojnë: - Mjedisin (skena) ku do të veprojnë personazhet, - Shtrirjen kohore të ngjarjes, - Veprimet e personazheve, - Të përdorin fjalitë sqaruese, atje ku është e nevojshme, dhe t i vendosin ato në kllapa, - Fjalitë (replikat) të jenë të shkurtra dhe me nuancat e gjuhës së folur, - Të përdorin saktë shenjat e pikësimit, kllapat, dypikëshin etj. Hapi IV. Kalohet në të ushtruarin praktik. Lexohet tregimi Shariku. Më pas e lexojnë atë në stilin e dramës, duke shkruar vazhdimin e saj në fletore. Dëgjohet me vëmendje mbyllja e dramatizimit të dhënë në tekst dhe vlerësohet puna e tyre. Hapi V. Klasa ndahet në dy grupe sipas shkallës së vështirësisë së detyrës. Grupi I - Të dramatizojnë tregimin E bija e diellit dhe e hënës, i cili ka shumë dialog. Momenti: Vasha e trimi iu afruan kuçedrës.deri në fund. Grupi II - Të dramatizojnë tregimin Luli i vocërr në të cilin mungon dialogu. Punimet e nxënësve do të vlerësohen mbështetur në zbatimin e saktë të etapave si dhe në përdorimi e shenjave të pikësimit. Tema: Liqeni i Prespës Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta 174 Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon të nxisë nxënësit të lexojnë legjendat për krijimin e lumenjve, liqeneve, qyteteve, kështjellave etj. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë hulumtojnë dhe të sjellin informacione rreth legjendave për krijimin e lumenjve, liqeneve, qyteteve, kështjellave. gtë tregojnë bukur legjendat. gtë parashikojnë mbështetur në titullin e legjendës, historinë e formimit të liqenit të Prespës. gtë krahasojnë variantin e tyre me legjendën e dhënë në libër. gtë dallojnë elementet reale dhe fantastike të legjendës. gtë njihen me përkufizimin e legjendës.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nlegjenda të sjella nga nxënësit. nharta e Shqipërisë. Metoda dhe teknika mësimore nhulumtimi. ndiskutimi. nparashikimi. npema e mendimit. nstuhi mendimi. Përgatitja: Porositen nxënësit të sjellin legjenda rreth krijimit të lumenjve, liqeneve, qyteteve, kështjellave etj. P. sh.: Legjenda e krijimit të Liqenit të Luleve, Syrit të kaltër, Kalasë së Rozafës etj. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh. - A ju pëlqejnë legjendat?pse? - Si mendoni,a janë ato të vërteta? - A ju nxitin imagjinatën? - Ç legjenda njihni për krijimin e qyteteve, kështjellave, lumenjve, liqeneve? Hapi II. Nxënësit lexojnë informacionin e sjellë rreth legjendave. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje shokët dhe drejtojnë pyetje për momentet që ata kanë kureshtje. Mësuesi/ja vlerëson e përgëzon nxënësit për punën e tyre hulumtuese e të pëlqyer nga shokët. Hapi III. Në këtë moment nxënësit pyeten në se dinë ndonjë legjendë që lidhet me krijimin e Liqenit të Prespës. Në se jo u drejton atyre pyetjen tjetër: - Si mendoni se është krijuar ky liqen? Nxënësit lihen të lirë në parashikimin e legjendës sipas fantazisë së tyre. Një nxënës le të përcaktojë vendndodhjen e Liqenit të Prespës në hartë. Hapi IV. Hapet libri. Lexohet legjenda. Nxënësit bëjnë krahasimin midis varianteve të tyre dhe legjendës së dhënë në libër për krijimin e Liqenit të Prespës. Kjo realizohet përmes skemës së mëposhtme të vizatuar në tabelë nga nxënësit. Legjenda e popullit Fantazia ime 175 Ku ngjajnë Ka elemente fantastike Dëgjohen mendimet e nxënësve. Elementet ku ngjajnë dhe dallojnë (legjenda e trilluar nga nxënësit dhe ajo e dhënë në tekst) shkruhen nga nxënësit në tabelë. Hapi V. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Ushtrimi 1: Ç tregon fillimi i legjendës? Populli thotë se... Ku dallojnë Ka kaluar si gojëdhënë nga një brez te tjetri. Krijim i momentit etj.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 2: Nxënësit dallojnë në legjendë elementet reale dhe ato fantastike duke i listuar më pas në faqen 156 në tekst. Mësuesi/ja bën përmbledhjen e orës së mësimit duke dhënë bashkë me nxënësit përkufizimin e legjendës. fryt i fantazisë së popullit ka elemente reale dhe joreale Legjenda janë pjesë e folklorit përshkruhen ngjarje që nuk kanë ndodhur në jetë flet për krijimin e lumenjve, liqeneve, qyteteve Detyrë shtëpie: Përzgjidhen një grup nxënësish të grumbullojnë informacionin e sjellë rreth legjendave. Me to le të ndërtohet një album, ku në një faqe të veçantë të shkruhen emrat e nxënësve që sollën informacionin, klasa, viti shkollor. Ky mjet mund të përdoret nga mësuesi/ja në vitet e ardhshme duke u pasuruar. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Bora (ora e parë) Të lexojmë Niveli II 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari mësimore synon t i njohë nxënësit me prozën poetike, si lloj letrar dhe të nxisë tek ata dëshirën për të lexuar e shkruar prozë poetike. 176 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë shkruajnë cilësitë dhe veçoritë e borës. gtë lexojnë prozën për të kuptuar përmbajtjen e saj. gtë përshkruajnë stinën e vjeshtës e të dimrit. gtë tregojnë se ç ndikim ka vjeshta dhe dimri te njerëzit. gtë flasin rreth stinës që ata pëlqejnë. gtë dallojnë epitetet dhe fjalët me kuptim të figurshëm në këtë përshkrim. gtë vizatojnë peizazhe dimërore. gtë njihen me veçoritë e prozës poetike. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nkartolina me pamje vjeshte, dimri. nvizatime të nxënësve me pamje të tilla. Metoda teknike mësimore npema e mendimit. ndiskutimi. nturi i galerisë. ntabela e koncepteve.

Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Në fillim rregullohet mjedisi i klasës. Nxënësit vendosen në formë rrethi ose potkoi. Shkruhet fjala BORA me shkronja të mëdha në një tabak letre blu, e cila ngjitet në tabelë. U jepen të gjithë nxënësve copa letre të bardha në të cilat nxënësit shkruajnë cilësitë e borës.p.sh.: e bardhë, e ftohtë...etj. Ngjiten letrat e bardha në të cilat janë shkruar cilësitë e borës në mënyrë të çrregullt rreth fjalës BORA. Në përfundim të kësaj veprimtarie mësuesi\ja lexon cilësitë e borës të dhëna nga nxënësit. Pas kësaj u bën të njohur nxënësve se edhe pjesa e re bën fjalë për borën. Hapi II. Hapet libri dhe lexohet proza poetike nga mësuesi/ja për të përcjellë sa më bukur emocionet që ajo përmban. Hapi III. Kalohet tek rubrika : Të kuptojmë përmbajtjen. Nxënësit listojnë veçoritë e vjeshtës e të dimrit e më pas përshkruajnë ikjen e vjeshtës dhe ardhjen e dimrit. Nxënësit përdorin në përshkrimet e tyre ilustrimet e tekstit. Dëgjohen përshkrimet e nxënësve. Vazhdohet më tej me pyetjen. Pse autori e nis prozën me vjeshtën dhe e përfundon duke përmendur verën? Nxënësit tregojnë lidhjen ndërmjet stinëve dhe kalimit nga njëra stinë te tjetra. Me ushtrimin 5 nxënësit pasurojnë listimin e bërë në ushtrimin 1 duke shfrytëzuar njohuritë që ata kanë rreth këtyre dy stinëve nga letërsia ( Vjeshta Asdreni, Enciklopedia për fëmijë, Dituria e Natyrës, emisionet e ndryshme, dokumentarë etj.). Nisur nga veçoritë e tyre nxënësit japin ndikimin që ato kanë tek njeriu. Stinët Veshja Sjellja Punët që bëjnë Vjeshta Dimri Në pjesën e parë të ushtrimit 6 nxënësit duhet t i përgjigjen pyetjes: - A e pëlqen autori dimrin? Argumentoni përgjigjen e pyetjes me shembuj nga teksti. Në pjesën e dytë nxënësit tregojnë se çfarë ndjenjash iu zgjuan atyre nga ky përshkrim. Ushtrimi 7 zhvillohet në formën e bisedës. Nxënësit flasin rreth stinës që u pëlqen. Tregojnë arsyet pse u pëlqen. Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimin 8, nxënësit shkruajnë tri fjalë që janë epitete dhe që tregojnë ardhjen e dimrit. P.sh: dimri zemërak etj. Në ushtrimin 9 nxënësit do të gjejnë kuptimin e figurshëm të fjalës vesh duke u nisur nga kuptimi i parë i saj. Kuptimi i parë Kuptimi i figurshëm Vë një petk në trup, fut krahët E mbulon, e mbështjell gjithë natyrën këmbët e shtatin në një rrobë të qepur (pemët, çatitë e shtëpisë) me një e mbështillem e mbulohem me të. shtresë bore dhe nuk lejon të duket ç ka nën të. Më pas ata do të ndërtojnë fjali me foljen qesh të përdorur me kuptimin e parë dhe të figurshëm. P.sh.: djali qesh natyra qesh 177 Nxënësve u tërhiqet vëmendja për ngarkesën emocionale që ka përdorimi i fjalës në fjali.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 10. Lexohet fjalia...dy çupka të vogla... e më pas nxënësit japin gjykimin e tyre rreth vlerës që i shtoi përshkrimin e vendosjes e dy çupkave në peizazhin e bardhë. Ushtrimi 11. Rilexohet në heshtje pjesa me qëllim që nxënësit të gjejnë ngjyrën me të cilën përshkruan Konica natyrën. P. sh.: gri qielli me re e bardhë dëbora Mbështetur në këto ngjyra nxënësit realizojnë një vizatim. Punimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë. Në përfundim të mësimit nxënësit njihen me prozën poetike. shpreh ndjenjat e autorit. nuk tregon ngjarje. Proza poetike shkruhet në rreshta. është shumë e shkurtër. e ngjashme me tregimin dhe vjershën. e pasur në figuracion letrar. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Bora (ora e dytë) Të shkruajmë Niveli II 45 minuta 178 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përcaktojnë pozicionin në të cilin ndodhet autori ku përshkruan borën. gtë gjejnë fjalët kyçe që përdoren për të përshkruar natyrën dhe veprimet e ndryshme që ndodhin në të. gtë përshkruajnë detin nga pozicione dhe çaste të ndryshme kohore. gtë vlerësojnë punimet e njëri tjetrit. Materiale dhe mjete mësimore nfletorja e punës me shkrim. Metoda dhe teknika mësimore npema e mendimit. npunë në grupe. nshkrim i lirë. ndiskutim.

Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Rikujtojmë së bashku elementet e përshkrimit. Plotësohet pema e mendimit. Gjuha Vëzhgimi Përshkrimi Këndvështrimi objektiv e subjektiv Mbledhja e të dhënave Qëllimi Veçohet elementi i këndvështrimit. Mbështetur në të mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përcaktojnë pozicionin në të cilin ndodhet autori kur përshkruan borën. Mendimin e tyre e ilustrojnë me shembuj nga teksti. P.sh.: Prapa qelqeve të dritareve po shikoj (brenda në shtëpi). Për realizimin e pikave b, c, d klasa ndahet në tri skuadra: Skuadra 1 - Gjej në tekst fjalët kyçe ku përshkruhet pamja e natyrës. Skuadra 2 - Gjej në tekst fjalët kyçe ku përshkruhen veprime të natyrës. Skuadra 3 - Gjej në tekst kohën, stinën. Ilustrimi bëhet me shembuj nga teksti. Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë. Në pjesën e dytë të rubrikës: Të shkruajmë me temë: Të përshkruajmë detin. Klasa punon sërish e ndarë në tri skuadra: 179 Skuadra 1 - Jeni brenda në anije dhe është natë. Skuadra 2 - Jeni në bregdet dhe është perëndim. Skuadra 3 - Jeni në verandën e hotelit dhe është mëngjes. Nga secila skuadër prezantohen disa përshkrime. Vlerësohen më të mirat.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fjalë të urta Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie mësimore synohet që nxënësit të njohin përvojat që njerëzit fitojnë gjatë gjithë jetës të shprehura në thëniet e tyre të mençura. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë grupojnë fjalët e urta sipas tematikës. gtë zbërthejnë kuptimin e fjalëve të urta. gtë shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të fjalëve të urta mbështetur në krahasimin e elementeve. gtë shkruajnë për një situatë ku të përcillet mesazhi i fjalës së urtë. Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfleta formati ku janë shkruar fjalë të urta. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npuna në grup. npuna në çift. ndiskutim. nshkrim i lirë. Përgatitja: Në 7 fletë formati shkruhen fjalë të urta me tema të ndryshme (ose çdo nxënës le të sjellë në klasë nga tri fjalë të urta). Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxënës. Secilit grup i jepet fleta e formatit ku janë shkruar fjalë të urta, (ose çdo grup le të përzgjedhë fjalët e urta të sjella vetë). Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit t i lexojnë me vëmendje e më pas t i grupojnë sipas tematikës. Për këtë të shfrytëzohet tabela e mëposhtme, e cila shkruhet në dërrasë. Puna Liria Vlerat morale Atdheu 180 Hapi II. Përfaqësuesi i secilit grup lexon fjalët e urta të grupuara sipas tematikës. Për secilën tematikë përzgjidhen fjalët e urta më të spikatura dhe shkruhen në tabelë. Çdo pjesëtar i grupit zgjedh një fjalë të urtë dhe shpjegon kuptimin e saj. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje shpjegimin e shokut duke e plotësuar ose kundërshtuar atë sipas mendimit të tyre. Hapi III. Nga fjalët e urta të shkruara në tabelë mësuesi nënvizon njërën prej tyre: P.sh.: Duaje atdhenë, si shqiponja folenë. U kërkohet nxënësve të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të kësaj fjale të urtë, + mbështetur në elementet e krahasuara. Njeriu shqiponja Atdheu foleja Si lidhëza krahasore Kështu mund të shpjegohet ndërtimi i disa fjalëve të urta.

Libër mësuesi Hapi IV. Çdo grup zgjedh një fjalë të urtë që i pëlqen. Mbështetur në mesazhin që përcjell fjala e urtë e zgjedhur, çdo nxënës brenda grupit shkruan një situatë (për këtë mund të shfrytëzohen fjalët e urta të dhëna në fund të faqe 160). Secili nxënës lexon situatën. Brenda grupit, nga vetë pjesëmarrësit e tij, përzgjidhet krijimi më i mirë, i cili lexohet para klasës. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Këshilla për Domenikun Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie mësimore synohet të njihen nxënësit me llojin e shkrimit didaktik. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin për njerëzit që u japin më tepër këshilla dhe për llojet e këshillave që ata marrin. gtë lexojnë dhe të diskutojnë këshillat me njëri - tjetrin. gtë gjejnë lidhjen midis këshillave të mësuara dhe veprimeve në jetë. gtë zgjedhin dhe të listojnë veprimet më të dobishme shoqërore që mbështeten në këshillat e Sokratit. gtë lexojnë disa nga këshillat e Sokratit që kanë vlera të çmuara morale dhe të shkruajnë vetë këshilla mbështetur në to. gtë shkruajnë këshilla për mësuesit, prindërit, shokët. Materiale dhe mjete mësimore ntabakë letre. nbojëra uji. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. ntabela e diskutimit. npunë në grupe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një bisedë të shkurtër rreth temës së re aq sa mjafton për t i bërë nxënësit të fillojnë të mendojnë rreth saj dhe për t u ngjallur atyre kureshtjen. Mësuesi/ja thotë: - Cilët u japin më shumë këshilla nëna, babai, gjyshi, mësuesi etj.? - A ju bezdisin ato? Nëse po, në cilat raste? - Merrni më shumë këshilla për mësimet, sjelljen, veshjet, të ngrënit, lojërat apo filmat që shihni? Hapi II. Mësuesi/ja i përgatit nxënësit të lexojnë tekstin duke u bërë të njohur se Këshillat për Domenikun janë shkruar nga Sokrati, figurë e shquar e antikitetit grek që dallohet për këshillat e çmuara morale që jep, të cilat kanë vlerë edhe për ditët e sotme dhe se ky lloj shkrimi quhet shkrim didaktik (moralizues). 181

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi III. Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxënës. Nxënësit lexojnë në heshtje këshillat. Diskutojnë së bashku për synimet që përmban çdo këshillë. Mësuesi/ja qarkullon në të gjitha grupet, ndërkohë që ata diskutojnë me njëri-tjetrin. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë (në sqarimin e çështjeve të ndryshme që paraqesin këshillat), mësuesi/ ja ndërhyn dhe u jep ndihmë. Hapi IV. Pasi nxënësit janë njohur me këshillat dhe kanë diskutuar deri sa t i kenë kuptuar ato në një farë mase, mësuesi/ja shpjegon se çfarë vendimesh do të marrin ata mbi bazën e ideve që sapo kanë shqyrtuar. Vizatohet në tabelë skema (ose në tabakë letre një për çdo grup). Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë? 182 Duke treguar kolonën Çfarë mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që të përmbushin idetë më të rëndësishme që kanë diskutuar për temën. Pas disa diskutimesh, nga grupet e ndryshme, mësuesi/ja shkruan idetë e përmbledhura në kutinë poshtë titullit Çfarë? P.sh.: Ndero prindërit: Të respektojë, të dëgjojë e të zbatojë këshillat e tyre. T i ndihmojë ata kur kanë nevojë.të zgjidhin me tolerancë mosmarrëveshjet midis tyre. E çfarë? Mësuesi/ja u thotë nxënësve të marrin në shqyrtim se çfarë është e rëndësishme në idetë që parashtrohen, pse kanë rëndësi, çfarë ndryshimi sjellin ato në jetën e njerëzve. Pas diskutimesh me grupet e nxënësve mësuesi/ja shkruan pika të përmbledhura në ndarjen me emërtimin E çfarë? P.sh.: Të respektojmë gjithnjë prindërit. Po tani çfarë? Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë mund të bëjë secili prej tyre për problemin që sapo diskutuan. Për këtë u kërkon të shkruajnë një kontratë sjelljeje ku ata premtojnë për atë që kanë shkruar në kolonën e dytë. P.sh.: Të respektojmë gjithnjë prindërit: T i zbatojmë gjithmonë këshillat e tyre. Të kemi besim te fjala e tyre etj. Të jemi dëgjues të mirë të këshillave të tyre. Dëgjohen mendimet e të gjitha grupeve. Mësuesi/ja i nxit nxënësit që të mendojnë sa më gjerë e më thellë për një numër veprimesh që mund të rrjedhin nga këshillat. Mirë është që tabelat të vendosen në muret e klasës në mënyrë që nxënësit të kujtohen për lidhjet midis çështjeve që dalluan dhe veprimeve që ata ndërmarrin.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Të shkruajmë këshilla Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Për orën e dytë Të shkruajmë këshilla mund të ndiqet një strukturë e tillë për të zhvilluar orën mësimore: Hapi I. Nxënësit lexojnë këshillat e dhëna në ushtrimin 1. Kthehen në tekst për të dalluar se cilit paragraf i përket secila këshillë. P.sh.: Të jesh i besës: Ruaj më tepër fjalët e fshehta se sa të hollat që t i ka besuar dikush. Të mësosh sa më shumë: Dituria ka vlerë më të madhe se pasuria e cila mund të zhduket shpejt, kurse dituria mbetet për jetë. Lexohet nga nxënësit lidhja e bërë midis këshillës dhe paragrafit. Hapi II. Ndahet klasa në 9 grupe. Secilit grup i takon një paragraf nga teksti. Çdo grup do të shkruajë nga një këshillë, por në një formë tjetër nga ajo që ishte në tekst. P.sh.: Grupi 9 ka paragrafin: Të mos bësh mik asnjë njëri të cilin në të vërtetë nuk e ke. Për këtë mund të shkruajnë si këshillë: Zgjidhe shokun më të mirë se veten. Të jesh i kujdesshëm në zgjedhjen e shokut. Lexohen këshillat e shkruara nga një përfaqësues i zgjedhur nga vetë grupi. Është mirë që secili grup t i ketë shkruar në tabakë të bardhë, të cilat ngjiten në muret e klasës. Hapi III. Ushtrimi 2 punohet në çift. Nxënësit shkruajnë nga tri këshilla për: a) mësuesin, b) prindin, c) shokun/shoqen e ngushtë etj. Tërhiqet vëmendja e nxënësve të përdorin format foljore sipas udhëzimit në fund të faqes 162. Dëgjohen me vëmendje këshillat e shkruara nga nxënësit. Këshillat më të vlefshme dhe të vlerësuara si më të mirat nga vetë nxënësit, mësuesi/ja i shkruan në tabelë. Tema: Pamje Rubrika: Të lexojmë Vështirësia: Niveli IV Koha: 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon që përmes poezisë, të nxisë te nxënësit ndjenjën e së bukurës. 183 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë lexojnë bukur poezinë duke përdorur elemente të teknikës së recitimit. gtë interpretojnë vargjet duke nxjerrë në pah funksionin shprehës e poetik të përdorur nga autori. gtë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje me ngjyrim emocional. gtë dallojnë krahasimet në poezi duke shpjeguar qëllimin e përdorimit të tyre. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6 nfletë punë. nfletë formati. nlapsa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ntabela e diskutimit. nrrjeti semantik. nturi i Galerisë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Përgatitja: Përgatiten fleta punë për çdo nxënës. Fleta e punës do të përmbajë skemën e mëposhtme: 184 Kornizë poezie për interpretim: Të shohim nga afër: Që lart nga qielli në hapësirë, si lëmsh i zjarrtë u rrëkëllye dielli kur perëndoi Për cilën dukuri flet poeti? Ndoshta do të thotë që: Shpresoj që pasi ta kem interpretuar të gjithë poezinë, ta kem kuptuar më mirë. Autori shkruan: Por mb udhë, majë shkëmbi të një mali Takoi të jetë mali i lartë, meqë dot hovin nuk e ndali keq u përpoq, ment kryet i dërmoi! Po me këto vargje çdo të thotë? Them se janë metafora: (Jam i sigurtë) (Nuk jam shumë i sigurtë) (Kështu besoj) Poeti e përfytyron diellin si qenie me shpirt në vargjet: Në vargjet: tej kresht e maleve me dëborë shtruar dhe bredhat majavet q u dukshin si burbuqe, u lyen ngjyrë trëndafili; dhe deti i tërë u bë pasqyr e kuqe Poeti do të thotë: Ç krahason? Vargje nga Krahasime Qëllimi: Pse e ka përdorur autori?

Libër mësuesi Shënim: (Ky ushtrim shërben që nxënësit të dallojnë figurën letrare të krahasimit në vargjet e poezisë së Asdrenit. Te kutia Vargje nga poezia nxënësit shkruajnë vargjet që përmbajnë figurën e krahasimit, te kutia Ç krahason? elementet që krahasohen dhe në kutinë qëllimi, qëllimi i përdorimit të kësaj figure letrare në poezi.) Zhvillimi i mësimit: Mësuesi/ja e fillon mësimin duke i njohur nxënësit me poezinë Pamje të Asdrenit. Lexohet poezia nga mësuesi e më pas nga nxënësit. Udhëzohen ata që të zbatojnë me përpikëri shenjat e pikësimit për të ruajtur bukurinë e shprehjes së mendimit. Për të interpretuar poezinë mësuesi/ja ka përgatitur fletë punë për çdo nxënës. Ua shpërndan ato nxënësve dhe i udhëzon se si të punojnë. Pasi nxënësit kanë përfunduar punën, diskutojnë së bashku, sugjerojnë e plotësojnë njëri-tjetrin. Më tej u kërkohet atyre të vizatojnë Perëndimin e diellit duke përdorur lapsa me ngjyra. Me vizatimet e bëra krijohet Turi i Galerisë. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Qan pylli sorkadhen Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë nxënësit që të duan kafshët dhe t i mbrojnë ato. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ndërtojnë një tekst të mbështetur në fjalët kyçe të dhëna. gtë lexojnë bukur poezinë. gtë dallojnë fjalitë ku foljet janë përdorur me kuptim të figurshëm. gtë flasin për kafshët që i pëlqejnë më shumë. gtë shpjegojnë simbolikën e sorkadhes. Materiale dhe mjete mësimore nmateriale të grumbulluara për kafshë të ndryshme të pyllit. nfotografi të kafshëve që ata mbajnë në shtëpi. npostera për mbrojtjen e kafshëve. nfjalori i gjuhës së sotme shqipe. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nparashikimi me terma paraprakë. nbisedë e lirë. ndiskutimi. 185 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë termat: sorkadhe, çark, natë, qan, zuri, pyll. Me këta terma nxënësit do të ndërtojnë një tekst të shkurtër dhe do t i vënë një titull. Disa prej nxënësve lexojnë krijimet e tyre. Hapi II. Hapet libri dhe lexohet poezia Pylli qan për sorkadhen në faqen 166. Pas leximit nxënësit bëjnë krahasimin midis krijimit të tyre dhe poezisë së dhënë në libër. Hapi III. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Në ushtrimin 1 nxënësit i përgjigjen pyetjes duke treguar me fjalët e tyre përmbajtjen e poezisë. Për pjesën tjetër të pyetjes shkruajnë nga dy fjali për çdo strofë, ku folja të përdorur me kuptim të figurshëm dhe ata të gjejnë kuptimin e parë të përdorimit të saj duke u ndihmuar edhe nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. P.sh. : Strofa I - Kur ngrihej pas fletëve ylli. - Sorkadhen e re e kërkonte pylli. Strofa II - Sa mbyllej syri i yllit. - Rënkonin drurët me vesë. Gjatë kohës që nxënësit përgjigjen, mësuesi/ja i nxit të mendojnë edhe për figurat letrare që janë krijuar në të gjitha rastet (metafora). Në ushtrimin 2 nxënësit krahas zgjedhjes së alternativave që u duken me të drejta japin edhe argumente për zgjedhjen e bërë. Me pyetjet e ushtrimit 3 zhvillohet një bisedë e lirë me nxënësit, ku ata flasin për kafshën që u pëlqen më tepër (apo që mbajnë në shtëpi) dhe ndihmën që do t u jepnin kafshëve nëse do të kishin nevojë për ta. Këtu mund të shfrytëzohen materialet e grumbulluara dhe fotografitë e sjella. Për ta bërë bisedën më interesante mësuesi/ja mund t u drejtojë pyetjen e mëposhtme: - Cila kafshë do të donit të ishit? Pse? Argumentoni zgjedhjen tuaj me shkrim duke dhënë jo më pak se 5 arsye. Për 5 minuta nxënësit punojnë individualisht duke argumentuar zgjedhjen e tyre. Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve duke i nxitur që të flasin lirisht. Hapi IV. Kalojmë te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Në ushtrimet 4, 5 nxënësit njihen me metaforën dhe përdorin foljet e dhëna me kuptimin e tyre të parë. Në ushtrimin 6 nxënësit u përgjigjen me po ose jo alternativave të dhëna për simbolikën e sorkadhes duke argumentuar përgjigjen e tyre. Vlerësohen nxënësit që përgjigjen më bukur dhe më me thellësi mendim. Në minutat e fundit të orës së mësimit nxënësit prezantojnë posterat e bërë dhe dalin me një mesazh të përbashkët për mbrojtjen e kafshëve. 186 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Detyrë klase Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë nxënësit të vlerësojnë rëndësinë e orës së mësimit për edukimin dhe arsimimin e tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për t u argëtuar në kohën e lirë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë listojnë veçoritë e orës së mësimit duke bërë krahasimin midis asaj që është dhe ç duhet të jetë. gtë lexojnë bukur poezinë. gt u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen e poezisë. gtë sjellin nga jeta e tyre shkollore përvoja të ngjashme me ato të poezisë.

gtë gjejnë një titull tjetër të përshtatshëm. gtë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të figurshme të veçuara nga poezia. Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6 nfletë punë. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ntabela e diskutimit. nbisedë. ntabela e interpretimit të gjuhës. Përgatitja: Mësuesi/ja ka përgatitur për secilin nxënës një fletë punë sipas këtij modeli. Ora e mësimit si është Si dua të jetë Çfarë duhet të bëj unë që të jetë kështu Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës për çdo nxënës. Ai/ajo udhëzon nxënësit të listojnë mendimet e tyre. Lexohen listimet e bëra nga nxënësit. Mbështetur në mendimet e tyre, mësuesi/ja plotëson në tabelë një orë model siç e dëshirojnë ata. Hapi II. Hapet libri. Njihen nxënësit me titullin e poezisë dhe autorin e saj. Poezia lexohet nga dy-tre nxënës. Hapi III. Pasi nxënësit janë njohur me vargjet e poezisë kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Në këtë rubrikë nxënësit do t u përgjigjen pyetjeve: - Ku edhe në cilën orë zhvillohet ngjarja e kësaj vjershe? - Çfarë ndodh papritur në orën e mësimit? - Pse e qorton mësuesi/ja nxënësin? - Jepni momentin ku fëmija shpërqendrohet. Çfarë i thotë fëmija zogut? - Si luan zogu me fëmijën? - Lexoni vargjet ku fëmija rebelohet. - Përshkruani rrëmujën që krijohet në klasë. Cili është shkaku? - A ju ka ndodhur që edhe ju të rebeloheni në një orë mësimi? Pse ka ndodhur? Mësuesi/ja bën vlerësimin e përgjigjeve të marra nga nxënësit rreth pyetjeve të shtruara. Më tej ai/ajo vazhdon me punimin e ushtrimeve 5-6. Nxënësve u kërkohet të lidhin me shigjetë gjendjen që shkakton ardhja e pranverës dhe ora e mësimit. hare mërzitje P.sh. Ardhja e pranverës joshje Ora e mësimit fantazi monotoni 187 Mësuesi/ja i pranon të gjitha alternativat, pasi jo të gjithë nxënësit përjetojnë të njëjtat ndjesi. Në ushtrimin 6, nxënësit përcaktojnë qëndrimin e mësuesit/es ndaj nxënësit, nisur nga fjalët që ai/ajo thotë. Më pas u kërkohet atyre të tregojnë se me cilin mësues/e ju ngjan. Hapi IV. Pas përgjigjeve që merr nga nxënësit, punohen ushtrimet e rubrikës: Të vlerësojmë gjuhën e tekstit. Për të realizuar ushtrimin 7 nxënësit rikthehen në poezi për të gjetur: përsëritjet e shumta, vargjet e shkurtra.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 8 kërkon nga nxënësit të vendosin një titull tjetër të përshtatshëm për vjershën. Dëgjohen përgjigjet e tyre. Disa nga titujt më të pëlqyer prej tyre mësuesi/ja i shkruan në tabelë. Për realizimin e ushtrimit 9 përdoret Tabela e interpretimit të gjuhës të cilën mësuesi/ja e vizaton në tabelë, kurse nxënësit në fletoren e klasës. Shprehja Shpjegimi Muret e klasës shemben pa zhurmë Ora e mësimit u prish Kuptimi i figurshëm që merr në poezi Folja shemb përdoret shpesh për rrëzimin e objekteve, por në këtë rast është për orën e mësimit. Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Ndërhyrja e mësuesit/es është e nevojshme për të saktësuar ose dhënë përgjigje, kur ajo nuk arrihet. Ushtrimi 10. Nxënësit rikthehen përsëri në poezi për të nënvizuar e më pas për të shkruar fjalët të cilat janë zhvendosur për efekte artistike. P.sh.: Mësuesi/ja thotë thotë mësuesi/ja etj. Lexohen fjalët e veçuara nga nxënësit duke treguar efektet që krijojnë këto zhvendosje. Mësuesi/ja bën përmbledhjen e orës së mësimit. Përgëzon nxënësit për gjithëpërfshirjen e tyre në veprimtarinë mësimore. Detyrë shtëpie: Mësoni poezinë përmendsh. 188 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Deti Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të ngacmojë imagjinatën e fantazinë e nxënësve për të përshkruar detin dhe atë që ata ndiejnë për të. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përshkruajnë detin mbështetur në fjalët e shprehjet e dhëna. gtë japin përfytyrimet që u zgjoi poezia Deti. gtë krahasojmë përshkrimin e realizuar prej tyre me vargjet e autorit. gtë komentojmë vargjet nga poezia. gtë krijojmë një tregim të shkurtër nxitur nga dy vargjet e fundit të poezisë.

Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. Libër mësuesi Metoda dhe teknika mësimore nparashikimi në terma paraprakë. nbisedë. ndiskutimi. nnxënësit sjellin kartolina vizatime të ndryshme të realizuara prej tyre dhe fotografi me pamje nga deti. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët e shprehjet e mëposhtme: Deti valëzonte; era përkëdhelte; shkuma e bardhë; i vogël; këmbëzbathur; rëra e verdhë; hapësirë e pafund; në mbrëmje; i lumtur. Për rreth 10 minuta nxënësit realizojnë përshkrimin e detit, me jo më shumë se 5-6 fjali, mbështetur në këto fjalë e shprehje. Lexohen krijimet. Vlerësohen përshkrimet më të mira nga vetë nxënësit. Hapi II. Hapet libri dhe lexohet poezia Deti e Fatos Arapit. Bashkëbisedohet rreth pyetjeve të dhëna më poshtë: - Çfarë kujton poeti kur është buzë detit? - Si ishte i veshur poeti? Pse? - Kur dilte në breg të detit? - Sa kohë qëndronte? - Çfarë shihte ai? - Çfarë e ndjek gjithmonë nga pas poetin? Hapi III. Vendosen mbi banka pamjet, fotografitë e sjella nga nxënësit për detin. Nxënësit mendohen 5 minuta e më pas komentojnë pamjet e sjella duke i krahasuar ato me përshkrimin e poetit për detin. Hapi IV. Pamjet e sjella grupohen nën titujt: a. Det i qetë, b. Det me dallgë. Nxënësve u drejtohen pyetjet (ushtrimet 3 dhe 7). - Çfarë ndjesish përcjell tek ju secila prej pamjeve (det i qetë/ det me dallgë)? Pasi nxënësit kanë përcjellë ndjesitë që iu ka ngjallur secila prej pamjeve mbështetur në vargjet e poezisë, përshkruajnë me gojë: a) pamjen që u del përpara syve, b) jehonat që u vijnë në vesh, c) aromat që ndiejnë. Dëgjohen me vëmendje dhe përgëzohen ata nxënës që përcjellin emocione të bukura. 189 Hapi V. Kalohet tek rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për realizimin e ushtrimit 5 nxënësit punojnë në fletore. Ndajnë në dy pjesë faqen e fletores si më poshtë: UNË POETI

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Në anën e majtë nxënësit i ndërtojnë krahasimet e tyre për dallgët e detit, ndërsa në të djathtën veçojnë se me çfarë i krahason poeti ato në vargjet e poezisë. Dëgjohen krahasimet e ndërtuara si dhe të veçuara nga poezia prej nxënësve. Mësuesi është i interesuar të vjelë sa më shumë krahasime të ndërtuara nga vetë nxënësit. Më të spikaturat shkruhen në tabelë. Ushtrimi 6 zhvillohet në formën e një bisede me nxënësit të nxitur nga pyetjet: - Pse poeti ka zgjedhur fjalë me kuptim të kundërt gëzim- frikë, për të dhënë gjendjen e tij shpirtërore? - A ka pika takimi ndërmjet lumturisë dhe frikës? Pse? Në ushtrimin 8 nxënësit japin përfytyrimin që zgjojnë tek ata epitetet: fantastike, i madhërishëm, të përdorura në dy vargjet e fundit të poezisë. Detyrë shtëpie: Bëni një krijim të shkurtër me temë dy vargjet e fundit: Dhe tani, kudo që jam, më ndjek nga pas deti. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Me jetue Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon t i nxisë nxënësit të lexojnë poezi që trajtojnë tema që shtrihen në një rrafsh të gjerë të ekzistencës, e sidomos në planin e formimit etik dhe kombëtar të personalitetit. 190 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë shkruajnë këshillat që prindërit u japin atyre. gtë lexojnë poezinë për të listuar këshillat që jep autori. gtë shpjegojnë kuptimin e secilës prej tyre për të nxjerrë në pah vlerat që mbartin. gtë veçojnë vargjet ku dalin marrëdhëniet reciproke: babë-bir. gtë shkruajnë një këshillë dhe të dallojnë ndryshimet e stilit të të shkruarit. a) nga fabula, b) nga shkrimi didaktik, c) nga një mendim i çmuar, d) nga një fjalë e urtë, e) nga një poezi, Përgatitja: Përgatitet një fletë pune për secilin nxënës. Fleta e punës përmban një tabelë të ndarë në tri pjesë si te modeli.

Libër mësuesi Pamja e fletës së punës është kjo: Këshillat e prindërve të mi Këshillat e poetit Si i kuptoj unë këshillat e poetit Zhvillimi i mësimit: Shënim: Një orë më parë mësuesi i shpërndan çdo nxënësi fletën e punës dhe u kërkon të plotësojnë vetëm pjesën e parë të tabelës ku të shkruajnë këshillat që prindërit u japin atyre. Dy pjesët e tjera do të plotësohen në klasë. Hapi I. Mësimi nis me leximin e këshillave që prindërit u japin fëmijëve. Mësuesi përpiqet t u japë mundësi sa më shumë nxënësve që të lexojnë këshillat e prindërve të tyre të shkruara në pjesën e parë të fletës së punës. Hapi II. Pas kësaj mësuesi i njeh nxënësit me poezinë e re, titullin dhe autorin, të cilat i shkruan në tabelë. Hapet libri në faqen 170 dhe nxënësit ndjekin me kujdes leximin e poezisë, fillimisht nga mësuesi e më pas e lexojnë ata vetë. Për 10-15 minuta mësuesi i udhëzon nxënësit ta lexojnë në heshtje poezinë dhe të plotësojnë dy pjesët e tjera të tabelës në fletën e punës, d.m.th. të nxjerrin këshillat që poeti i jep të birit dhe të shpjegojnë shkurtimisht kuptimin e tyre. Kjo detyrë do t i ndihmojë nxënësit të kuptojnë vlerën e vërtetë të këtyre këshillave duke i dhënë një shtrirje më të madhe këtij raporti (babë-bir) në atë të prindërve dhe fëmijëve kudo që janë. Dëgjohen me kujdes përgjigjet që jep secili nxënës dhe bëhen komente rreth tyre. Hapi III. Mësimi vazhdon më tej me ushtrimin 3. Nxënësit veçojnë vargjet që nxjerrin në pah marrëdhënien babë-bir, si një marrëdhënie reciproke që edhe i biri edhe babai nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. P.sh.: I pari. Ai që ka ekzistuar para teje jam Unë. Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama. Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti. Pas kësaj nxënësit shkruajnë në fletore nga një këshillë të nxjerrë: a) nga një fabul: Bretkosa që do të trashej sa një ka, b) nga një shkrim didaktik: Këshilla për Dominikun, c) nga një mendim i çmuar: Letra e Kryeparit d) nga një fjalë e urtë: Fjalë të urta e) nga një poezi: Me jetue dhe përpiqen të gjejnë ndryshimet në stilin e të shkruarit. 191 Detyrë shtëpie: Bëni një krijim të shkurtër me temë Këshillat e prindit tim janë mjaft të vlefshme për mua.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fëmijëria Të lexojmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të aftësojë nxënësit për të lexuar dhe interpretuar poezinë me temë nga jeta dhe fëmijëria e tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për të jetuar fëmijërinë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë hulumtojnë dhe të sjellim të dhëna rreth fëmijërisë së tyre. gtë intervistojnë përfaqësues të 3 brezave për të dhënë ndryshimet e fëmijërisë së tyre. gtë lexojnë për ta kuptuar sa e bukur dhe e rëndësishme është fëmijëria. gtë krahasojnë fëmijërinë e tyre me atë të autorit. gtë nxjerrë mesazhin. Materiale dhe mjete mësimore nkartonë. nfotografi. nlapustila. npyetësori i intervistës. ntollumbace të fryra të lidhura me fjongo. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. nintervista. nminiekspozitë Bashkëpunëtorë: Prindër, gjyshër. 192 Përgatitja: I. Për të përgatitur kllasterin nxënësit do të përdorin karton të bardhë në mes të të cilit është vizatuar një zemër, (diell, lule). Brenda zemrës vendosen fotografitë e renditura sipas fazave të rritjes (nga foshnjë deri te mosha që është). Pamja e kllasterit që do të plotësohet është: Njerëzit Vendlindja më të dashur Datëlindja Personazhi më i dashur Gjatësia, pesha Libri Përralla Loja Fjala e parë Ecja Ninulla Lodra Veshja

Libër mësuesi II. Pyetësorët përgatiten nga vetë nxënësit. Mund të mbështeten në pyetjet e mëposhtme: - A keni qenë ndonjëherë fëmijë? - Çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj? - Keni qenë fëmijë çapkën apo i qetë? - Ç ndëshkim keni marrë për çapkënllëqet tuaja? - Tregoni disa nga lojërat që luanit më shumë. - A keni lexuar libra, kur keni qenë i vogël? - Kur keni parë televizor për herë të parë? Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Të gjitha punimet e nxënësve ngjiten në mur duke krijuar një ekspozitë të vogël me temë Fëmijëria ime. Nxënësit bëjnë prezantimin e kllasterave, duke spikatur më të veçantën e tyre. Hapi II. Bëhen intervistat me të ftuarit (dy prindër, një gjysh) për të nxjerrë në pah fëmijëri të ndryshme, në kohë të ndryshme. Gjatë përgjigjes së pyetjeve të përgatitura nga vetë nxënësit, prindërit dhe gjyshërit mund të ilustrojnë tregimet e tyre me fotografi. Nëse të ftuarit e tyre kanë dëshirë të tregojnë diçka, lihen të lirë të flasin. Hapi III. Lexohet poezia fillimisht nga mësuesja e më pas nga nxënësit, në qetësi. Ndërkohë që lexojnë, në fletore ata listojnë disa nga kujtimet që kanë lënë gjurmë në fëmijërinë e poetit. Hapi IV. Pas listimit mësuesja i udhëzon nxënësit të bëjnë krahasim ndërmjet kujtimeve të fëmijërisë së tyre dhe fëmijërisë së poetit. Fëmijëria ime Fëmijëria e poetit Hapi V. Diskutohen elementet e përbashkëta dhe të veçanta të dy fëmijërive. Hapi VI. Nxirret mesazhi dhe shkruhet në tullumbace ose në fjongot e tyre dhe lëshohen nga nxënësit në klasë ose në oborrin e shkollës. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Viti 999 Të lexojmë Niveli III 45 minuta 193 Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë kërshërinë e fëmijëve për të njohur lashtësinë e popullit tonë. Të drejtat e njeriut: E drejta për të pasur një atdhe. E drejta për të njohur historinë e atdheut tim.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë japin mbresa, dëshmi, fakte rreth vendeve historike që kanë vizituar. gtë parashikojnë vazhdimin e ngjarjes. gtë nënvizojnë fjalët e panjohura dhe të mësojnë kuptimin e tyre. gtë përshkruajnë shpellën mbështetur në fjalët e autorit. gtë tregojnë ngjarje të ngjashme me përmbajtjen e pjesës. gtë dallojnë dhe analizojnë elementet përbërëse të shpellës. gtë gjykojnë rreth vlerave pozitive dhe negative të shpellës. Materiale dhe mjete mësimore nnjë kub. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nharta e Shqipërisë. Metoda dhe teknika mësimore E Brainstorming 5 min. R DRTA 20 min. R Kubimi 20 min. 194 Zhvillimi i mësimit: Evokimi (Stuhi mendimesh) Në aktivitetin hyrës mësuesi zhvillon një Brainstorming me të gjithë klasën. - Cilat vende historike njihni nga filmat dokumentarë që keni parë, revistat që keni lexuar apo udhëtimet që keni bërë me prindërit dhe mësuesit? Nxënësit i tregojnë këto vend në hartë. - Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje? - Si jeni ndier ju në ato momente? Nxënësit japin mendime të ndryshme mbi bazën e të cilave do të ngrihet edhe tema e mësimit. Realizimi i kuptimit (DRTA) Mësuesja shkruan në tabelë titullin Viti 999 dhe pyet nxënësit: - Për çfarë mendoni se bën fjalë ky tregim nisur nga titulli? - Cila do të jetë ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu? Më tej mësuesja lexon tekstin me ndalesa, ndërsa nxënësit dëgjojnë. Bëhen 4 ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të plotësojnë dhe parashikojnë vazhdimin e tregimit. Ndarjet e tekstit janë përgatitur që më parë nga mësuesi. Ndalesa I. Lexohet teksti nga Erdhëm dhe ca... deri te... mos ka shkrime të tjera. - Si mendoni ju ç është kjo datë? Çfarë misteri fshihet pas saj? - Ku e mbështesni mendimin tuaj? Ndalesa II. Lexohet teksti nga Vura re... deri te... hyra brenda. - Ç përfaqësonte vitit 999? Ç është Viti i Fitores? - Ç fakte dini nga historia rreth kohës së Bizantit dhe Dyndjeve Barbare? - Mendoni për një çast sikur edhe ju jeni pjesëtar i grupit të fëmijëve. Tregoni se çfarë keni parë brenda në shpellë duke përdorur imagjinatën tuaj. Ndalesa III. Lexohet teksti nga Dyshemeja... deri te... gjëra të çuditshme. - Si mendoni ju ç mund të kenë gjetur fëmijët? - Ç mund të kenë ndier fëmijët në ato çaste? - Ç mendoni se do të ndodhë më pas?

Libër mësuesi Ndalesa IV. Lexohet teksti deri në fund. - A përfundoi historia ashtu si e menduat ju? U habitët? - Ç kuptim ka shtylla Viti 999 dhe gjetja e librit në fletë papirusi? - Ç mendime ju vijnë në mendje tani që e dëgjuat të gjithë historinë? - Çfarë pëlqyet më tepër në këtë histori? - Po ju a jeni kureshtarë për zbulime? Me fjalorin mësuesi do të punojnë gjatë leximit të tekstit. Reflektimi (kubimi) Paraqitet para nxënësve një kub faqet e të cilit janë me ngjyra dhe në mes janë shkruar foljet: përshkruaj, krahaso, lidh me kujtimet, analizo, përdor, argumento. Për secilën nga këto veprime mësuesi ka përgatitur pyetje, të cilat i shkruan në tabelë. Nxënësit e lexojnë me kujdes edhe një herë tekstin për t iu përgjigjur pyetjeve. Përshkruani. Bëni një përshkrim të shpellës duke u mbështetur në përshkrimin e autorit. Krahasoni. Me çfarë ju ngjan shpella? Cilat mund të jenë të ngjashme me të për nga forma, madhësia dhe vlerat? Lidhni kujtimet. Ç ju sjell ndërmend shpella. Kujtoni ndonjë ngjarje apo film rreth saj dhe tregojeni. Analizoni. Dalloni dhe analizoni elementet përbërëse të shpellës. Përdorini. Përse përdorej Shpella e Piratëve? Argumentoni. Nxënësit do të argumentojnë mendimet e tyre për dukuritë pozitive dhe negative të Shpellës së piratëve. Mund të krijohet edhe një rrjet diskutimi ku nxënësit grupohen sipas mendimeve të tyre. Vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Vizatoni sipas përfytyrimit tuaj Shpellën e Piratëve. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Mbresa udhëtimi Të flasim Niveli II 45 minuta 195 Synimi: Kjo veprimtari synon të aftësojë nxënësit të flasin rreth mbresave nga udhëtimet e tyre. Të drejtat e njeriut: E drejta për t u argëtuar. E drejta për të udhëtuar. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë flasin për vendet ku kanë udhëtuar. gtë përshkruajnë udhëtimin më mbresëlënës. gtë njohin rregullat që duhet të ndjekin për të përshkruar një udhëtim. gtë përzgjedhin strukturat e duhura gjuhësore dhe fjalorin e përshtatshëm për të përshkruar udhëtimin.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nfotografi nga udhëtime. nkaseta filmimesh. nharta e Shqipërisë. nobjektet që kanë marrë gjatë. vizitave në vend të ndryshme. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. ndiskutimi. nshkrimi i lirë. Përgatitja: Porositen nxënësit të sjellin fotografi dhe kaseta filmimesh me pamje nga udhëtimet e bëra. Zhvillimi i mësimit: Për të realizuar përshkrimin e udhëtimit më mbresëlënës mësuesi ndjek këto hapa Hapi I. Nxënësit plotësojnë në fletoret e tyre kllasterin e mëposhtëm të udhëtimeve (do të veprohet sipas modelit të dhënë). Udhëtime VLORA Vendet ku kam kaluar Objekti që kam blerë Vendi më mbresëlënës Pamjet që kam fotografuar/ filmuar Me kë kam udhëtuar Mjeti që kemi udhëtuar 196 Hapi II. Lexojnë kllasterat e tyre duke veçuar udhëtimin më mbresëlënës. (Pas leximit të kllasterit mësuesi vendos në tabelë hartën e Shqipërisë për t u ardhur në ndihmë nxënësve që të kujtojnë vendet nëpër të cilat kanë kaluar. Hapi III. Lexohen rregullat e dhëna në fq. 176 për realizimin e përshkrimit. Hapi IV. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të përshkruar udhëtimin e tyre. Nxënësit këmbejnë punimet me njëri-tjetrin duke bërë vlerësimin e tyre nisur nga zbatimi i rregullave të dhëna. Hapi V. Lexohen punimet më të vlerësuara nga shokët. Hapi VI. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Kronika Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Synimi: Kjo veprimtari synon të njohë nxënësit me kronikën si një nga llojet e shkrimit gazetaresk të përdorura në masmedia. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë elementet e kronikës. gtë ilustrojnë me shembuj nga teksti çdo element të kronikës. gtë përcaktojnë elementet e një kronike të dhënë. gtë rrisin frymën e bashkëpunimit në grup duke respektuar mendimin e njëri-tjetrit. gtë shkruajnë një kronikë duke zbatuar veçoritë e saj. Materiale dhe mjete mësimore nkronika të ndryshme nga gazeta. nteksti Gjuha amtare 6. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. npunë në grup. npema e mendimit. Përgatitje: Mësuesi/ja përzgjedh jo më pak se 6 kronika nga gazeta të ndryshme. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me njohjen e nxënësve me temën. Shpjegohet kuptimi i fjalës kronikë. Hapi II. Hapet libri dhe lexohet kronika Lotët e zjarrit. Për të nxjerrë elementet e kronikës së parë nxënësit punojnë nën drejtimin e mësuesit/es. Çdo element ilustrohet me shembuj nga kronika. Koha: 20 maj 1971. Shtrirja kohore: 20 maj- 10 qershor 1971. Vendi ku ndodh ngjarja: San Alfio dhe Franko. Treguesit e ndodhisë (zhvillimi i ngjarjes sipas rendit kronologjik): Llava gjysmë e lëngshme përparoi me 1 km. Nxehtësi e padurueshme, erë mbytëse, llava arrin 2 km në drejtim të lokalitetit. Vullkani u qetësua pas dy muajsh shqetësimi. Gazetari përdor dhe fjalë të figurshme për ta bërë sa më tërheqës faktin.p.sh.: Etna u zemërua me njerëzit. 197 Pas këtij momenti nxënësit të ndihmuar nga mësuesi/ja plotësojnë pemën e mendimit të vizatuar në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 4.Përdor fjalë të figurshme 3.Gazetari duhet të jetë i saktë në treguesit kohorë, vendorë dhe të ndodhisë. KRONIKA 1. Shkruhet në kohën kur ndodh ngjarja. 2.Ruhet kronologjia e zhvillimit të veprimeve. Hapi III. Lexohet kronika e dytë. Mësuesi/ja jep elementet mbi të cilat do të punojnë nxënësit. Koha. Vendi. Ngjarja. Zhvillimi i ngjarjes sipas rendit kronologjik. Fjalë të figurshme. Nxënësit duhet t i gjejnë vetë në kronikë këto elemente. 75 vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës. Në Dibër. Dhënia e titullit Qytetar Nderi. Fjala e Kadri Roshit, Vojsava Mustës, Shaban Hysa si dhe fjala e incizuar e Sulejman Pitarkës. Njeri i madh (me mendje e zemër jamë te ju). Lexohen nga nxënësit elementet e ilustruara me shembuj nga kronika. 198 Hapi IV. Ndahet klasa në 6 grupe. Secilit grup i jepet një kronikë e shkëputur nga gazeta. Nxënësit lexojnë kronikën në qetësi. Një nxënës lexon e të tjerët dëgjojnë. Nxënësit do të nxjerrin veçoritë sipas kronikave model në libër. Një nxënës përgjigjet në emër të grupit. Të tjerët dëgjojnë e më pas plotësojnë apo saktësojnë për momentet që mendojnë ndryshe. Vlerësohen përgjigjet e tyre. Detyrë shtëpie: Shkruani një kronikë për ngjarjet kryesore të javës.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Shkrimi në gazetë Të shkruajmë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë diskutojnë rreth gazetës së shkollës. gtë përshkruajnë rrugën nëpër të cilën kalon një ngjarje deri te lexuesi. gtë njohin etapat e përgatitjes së një artikulli për gazetë. gtë shkruajnë një artikull për aktivitete a veprimtari të organizuara në shkollë. Materiale dhe mjete mësimore nbojëra uji. ngërshërë. nngjitës. nvizore. nletër ngjitëse. ntabakë të bardhë. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimi. ndiskutimi. npunë në grup. nshkrim i lirë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një bisedë rreth pyetjeve: - Si emërtohet gazeta e shkollës sonë? - A ju pëlqen titulli i saj? - Ç do të thotë për ty ai titull? - Ç rrugë përshkon gazeta jonë për të ardhur deri te ne? Realizoni skemën e kësaj rruge. Hapi II. Për këtë mësuesi/ja e ndan tabelën në dy pjesë: në të majtë vizaton skemën e menduar nga nxënësit e në të djathtë rrugën nëpër të cilat kalon ngjarja për të ardhur deri te lexuesi. Hapi III. Nxënësit njihen me etapat e përgatitjes së shkrimit në gazetë. - Qartësoni se për çfarë doni të shkruani. - Përcaktoni rubrikat që do të përmbajë gazeta (p.sh.: faqja letrare, faqja zbavitëse). - Hartoni në një letër një skicë me laps për mënyrën se si do të vendosen materialet në gazetë sipas rubrikave përkatëse. - Vendosni saktë kornizat, rubrikat, shënimet e ngjyrosura. - Ndajini punët midis jush dhe diskutoni së bashku çdo propozim. Ngjarja Gazetari Redaksia Përpunimi Shtypja Shpërndarja Lexuesi 199

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Siguroni bazën materiale të nevojshme, si: bojëra uji, ngjitëse, gërshërë, vizore, tabakë të bardhë. Baza materiale e mësipërme shërben për të përgatitur një gazetë në klasë. Por nëse nxënësit kanë mundësi të punojnë në kompjuter, atëherë materiali hidhet dhe faqoset në të duke bërë një gazetë afër formatit normal. Hapi VI. Mbështetur në modelin e dhënë të gazetës së një shkolle 9-vjeçare (ose mund të shfrytëzohet gazeta e shkollës së tyre), mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të përgatisin edhe ata një të tillë. Për këtë punojnë në grupe. Secili grup merr përsipër të përgatisë një faqe të gazetës. Më pas mësuesi/ja mbledh faqet e përgatitura nga secili grup për të krijuar një gazetë të vetme. Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Intervista Të flasim Niveli II 45 minuta Synimi: Përmes kësaj veprimtarie nxënësit do të kuptojnë qëllimin e intervistës dhe si realizohet një intervistë. Të drejtat e njeriut: E drejta e lirisë për t u shprehur Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dinë ç është intervista. gtë kuptojnë qëllimin e intervistës. gtë njihen me rregullat që duhet të respektojnë për të bërë një intervistë. gtë realizojnë një intervistë duke zbatuar rregullat e dhëna. 200 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletoret. nkasetofon për regjistrim. Metoda dhe teknika mësimore nbisedë. nvrojtim. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesja u drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme: - Ç është intervista? - Ç formë ka ajo? - Cili është qëllimi i një interviste? - Cilat grupe personash intervistohen më shpesh? Hapi II. Lexohet intervista në faqen 191 në heshtje nga çdo nxënës për t u dhënë përgjigje pyetjeve: - Kush është intervistuesi? - Cili është qëllimi i kësaj interviste? - A mendoni se u realizua ky qëllim në këtë intervistë? Hapi III. Mësuesi u kujton nxënësve së për realizimin e një interviste duhet të kenë parasysh disa rregulla. Listën e rregullave që duhet të respektohen gjatë intervistës mësuesi e shkruan në tabelë. - Respekto kohën e vënë në dispozicion për intervistën.

- Harto pyetjet që do të drejtosh. - Përcakto datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës. - Mbaj shënime. - Mos ndërhy gjatë kohës kur bashkëbiseduesi përgjigjet. - Prezantohu kush je dhe pse e kërkon këtë intervistë. - Falëndero të intervistuarin. U kërkohet nxënësve t i shkruajnë duke i renditur sipas radhës së veprimit. Libër mësuesi Hapi IV. Pasi janë renditur rregullat dhe janë pranuar nga të gjithë, mësuesja i rishkruan në tabelë. - Rregullat renditen kështu: - Prezantohu kush je dhe pse e kërkon këtë intervistë. - Përcakto datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës. - Harto pyetjet që do të drejtosh. - Mos ndërhy gjatë kohës kur bashkëbiseduesi përgjigjet. - Mbaj shënime. - Respekto kohën e vënë në dispozicion për intervistën. - Falëndero të intervistuarin. Hapi V. U jepet detyrë nxënësve të realizojnë një intervistë. Për këtë klasa ndahet në tri grupe: Grupi I Nxënësit do të intervistojnë një artist. Grupi II Nxënësit do të intervistojnë një sportist. Grupi III Nxënësit do të intervistojnë një mjek. Mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve për mënyrën e hartimit të pyetjeve duke i udhëzuar: Pyetjet të jenë të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Pyetja e parë mund të jetë e ndërtuar me një konstatim për personat e njohur (Shih pyetjen e dytë në faqen 191, Cili është pasioni juaj?). Ndërsa për persona të rastësishëm, pyetjet janë shabllone (P.sh.: -Ju lutem zotëri, a mund të më jepni një intervistë?) Meqenëse fjalori për secilën fushë (art, sport, mjekësi) është specifik, mësuesi u vjen në ndihmë nxënësve duke i pajisur me skedë-fjalor nga këto fusha. p.sh. Art (këngëtar) Sport (futbollist) Mjekësi (stomatolog) Muzika, teksti, orkestra, orkestrimi, interpretimi, festivali, çmimi, pjesëmarrja, juria, prezantimi etj. Ndeshja, trajneri, skuadra, fusha, gjyqtari, goli, gjuajtja, lojtari, goditje këndi, 11-metërshi etj. Dhëmbi, dhëmballa, furça, pastë dhëmbësh, pastrim, ushqim, higjiena e gojës, mbushje, kontroll, klinikë, laborator etj. 201 Intervistat mund të realizohen me shkrim ose me kasetofon regjistrues. Hapi VI. Më pas disa intervista lexohen para të tjerëve. Nxënësit japin mendime rreth respektimit të rregullave të intervistës. Por njëkohësisht japin mendimet e tyre edhe për elementet e tjera që u kanë pëlqyer më shumë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Pjesa II NJOHURI GJUHËSORE Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Elementet e komunikimit Njohuri gjuhësore Niveli III 45 min Synimi: Kjo veprimtari synon t u mësojë nxënësve funksionin shoqëror të komunikimit dhe elementet e tij. Të drejtat e njeriut: Komunikimi si një nevojë dhe një e drejtë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë kuptojnë funksionin shoqëror të komunikimit. gtë njohin elementet e komunikimit. gtë përcaktojnë saktë elementet e komunikimit në situatat e dhëna. gtë përdorin drejt elementet e komunikimit duke ndërtuar situata të ndryshme. Materiale dhe mjete mësimore nfletë formati. nbojëra uji. nfletore pune. Metoda dhe teknika mësimore nloja me role. nshpjegimi. ndiskutimi. Përgatitja: Përgatiten fletë formati në formën e skedave. Në secilën prej tyre shkruhen elementet e komunikimit. 202 DHËNËSI, MARRËSI, MESAZHI, REFERENTI, KODI, KANALI. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. U kërkohet dy nxënësve (një vajzë dhe një djalë) që të realizojnë situatën e dhënë në figurë e faqes 194; vajza i telefonon djalit për t i thënë se ka blerë një kompjuter të ri. Hapi II. Pas realizimit të situatës mësuesi drejton pyetjet: Çfarë u realizua në këtë situatë? Ç do të thotë të komunikosh? Cilat janë personazhet që realizuan komunikimin? Mësuesi tregon kujdes që nëpërmjet pyetjeve ndihmëse të arrijë në përcaktimin e Dhënësit dhe Marrësit.

Libër mësuesi Hapi III. Që më parë mësuesi ka përgatitur fletë formati në të cilat ka shkruar të gjitha elementet e komunikimit. Ndërsa në tabelë ka vizatuar skemën e paplotësuar të komunikimit. (Skema do të plotësohet gjatë shpjegimit të mësimit.) Referenti Dhënësi Kanali Mesazhi Kanali Marrësi Kodi Hapi IV. Pasi nxënësit u njohën me dy elementet e para të komunikimit mësuesi vendos në skemën e paplotësuar (të vizatuar në tabelë) 2 fletët e formatit me emërtimet e Dhënësit dhe Marrësit. Dhënësi Marrësi Mësuesi vazhdon më tej duke drejtuar pyetjen tjetër: Si mund ta quajmë ndryshe mendimin që u përcoll nga Dhënësi te Marrësi? Përgjigjja do të jetë: Mesazhi. Mësuesi vendos në skemë fletën e formatit ku është shkruar fjala: Mesazhi Tri elementet e tjera: referenti, kanali dhe kodi, meqenëse janë tërësisht koncepte të reja, shpjegohen nga vetë mësuesi. Ai (mësuesi) shfrytëzon të njëjtën situatë dhe plotëson skemën në të njëjtën mënyrë si më sipër. Në përfundim të plotësimit të skemës mësuesi kërkon nga nxënësit të emërtojnë edhe një herë gjashtë elementet e komunikimit. Hapi V. Mësuesi vazhdon me punimin e ushtrimeve në tekst, sipas kësaj radhe: Ushtrimet 2, 3, 4, 5, 1 të librit do të punohen nga nxënësi nën drejtimin e mësuesit. (Mësuesi le të ndjekë këtë renditje, nisur nga konceptet e marra.) Nëpërmjet këtyre ushtrimeve mësuesi synon të kthejë në shprehi elementet e komunikimit. Në ushtrimin 2 nxënësit, pasi të kenë lexuar mesazhin, përcaktojnë Dhënësin dhe Marrësin. 203 Dhënësi Mesazhi Marrësi Mësuesi Herën tjetër duhet ta keni Nxënësi mësuar përmendsh vjershën

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Në qoftë se nxënësi nuk arrin në përcaktimin e saktë të këtyre elementeve të komunikimit, ndihmohet nga pyetjet e mësuesit. Për realizimin e ushtrimit 3 nxënësit, që nuk kanë njohuri nga kimia dhe fizika, e kanë të nevojshme të ndihmohen nga mësuesi për përcaktimin e këtyre simboleve (kimike dhe fizike) si kode. Ushtrimin 4 mësuesi mund ta realizojë në formën e lojës duke aktivizuar disa nga nxënësit në interpretimin e situatave. Në situatën e dytë mund të zgjidhet një nxënës që di një gjuhë të huaj që nuk e njohin të tjerët. Në ushtrimin 5 nxënësit shikojnë me kujdes figurat dhe përcaktojnë kodin nëpërmjet të cilit realizohet komunikimi. Kështu në fig. I është gazeta, në fig. II është telefoni, në fig. III është një radio. Në ushtrimin 1 nxënësit lexojnë mesazhet e dhëna dhe mbi bazën e tyre përcaktojnë referentin. Përgjigjet e sakta janë:libri, akullore me lajthi, fustani, kinemaja. Hapi VI. Në fletoren e punës nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 1-6. Nëpërmjet këtyre ushtrimeve mësuesi synon të kontrollojë nivelin e përvetësimit të njohurive. Diskutohen ushtrimet e plotësuara nga të gjithë nxënësit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 në faqen 196 të librit. Ushtrimi 8 në faqen 6 të fletores së punës. 204 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Gjuha si mjet komunikimi Njohuri gjuhësore Niveli II 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin sisteme të ndryshme shenjash si mjete komunikimi. gtë njohin gjuhën si mjetin kryesor të komunikimit. gtë dallojnë gjuhën nga ligjërimi. gtë komunikojnë duke përdorur sisteme të ndryshme shenjash. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. nshkumësa me ngjyra. nharta e Shqipërisë. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. ndskutimi. npunë në grup.

Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja u rikujton nxënësve elementet e komunikimit, duke u ndalur tek dy prej tyre DHËNËSI-MARRËSI. Prej këtej drejtohet pyetja: - Në ç mënyrë transmetohet mesazhi nga Dhënësi te Marrësi? Nisur nga përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja së bashku me ta plotëson kllasterin me shenjat që realizojnë komunikimin me mënyra të ndryshme: Gjuha e të verbërve dhe të shurdhëve Simbolet Kimike Fizike Gjuha (Shqip - anglisht) Shenjat e Komunikimit Shenjat Rrugore Sinjale zanore Gjeste Alfabeti Mors Mësuesi/ja u bën të qartë nxënësve se tërësia e shenjave gjuhësore quhet GJUHË. Për t iu ngulitur të përkufizimin e gjuhës, ai/ajo përdor krahasimin me magazinën ku pohon se, gjuha shërben si një magazinë ku ruhen shenjat gjuhësore dhe rregullat e përdorimit të tij. Prej këtej ai/ajo bën dallimin e gjuhës me ligjërimin duke sqaruar se ligjërimi ka të bëjë me mënyrën e shfrytëzimit të shenjave gjuhësore sipas rregullave të njohura nga të gjithë. Hapi II. Punohen ushtrimet 1-7 në faqen 198 Në ushtrimin 1 nxënësit do të tregojnë shenjat e përdorura për të realizuar komunikimin si p.sh.: a) gjestet etj. Për ushtrimin 2 mësuesi/ja mund të përdorë Kodin e qarkullimit rrugor. Kështu kemi: Paralajmëron kthesë të rrezikshme djathtas. Ndalohet kalimi i biçikletave. Urdhëron ndalimin e lëvizjes në atë sens lëvizjeje. 205 Rrugë me dy kalime. Ushtrimi 3 zhvillohet në formë loje. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe ku secili grup realizon nga një situatë ku komunikimi të kryhet nëpërmjet: a) gjesteve; b) shenjave; c) sinjaleve zanore; d) gjuhës. Brenda një grupi mund të realizohet më shumë se një situatë, e cila demonstrohet para klasës. Në ushtrimin 4 mësuesi/ja sqaron nxënësit se brenda së njëjtës figurë duhet të jetë i njëjti numër. Kështu katrori = 7, në ushtrimin e parë, sepse 10-3 = 7. Po kështu në ushtrimin e dytë në vend të katrorit vendoset numërori 7 dhe kryhet veprimi matematikor

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 7-2 = 5. Rrethori = 5. Veprohet në të njëjtën mënyrë edhe për trekëndorin 7-3 = 4 Trekëndori = 4 Në ushtrimin 5 shfrytëzohen njohuritë e nxënësve ose jepet ndihma e mësuesit/es: a) Rrethor me ngjyrë jeshile, b) Rrethor me ngjyrë portokalli, c) Rrethor me ngjyrë të kuqe. Për ushtrimin 6 përdoret si mjet komunikimi harta e Shqipërisë, e cila do t i ndihmojë nxënësit për plotësimin e vendeve bosh në fjalinë e parë. Përgjigjet e sakta do të ishin: Në një hartë fizike ngjyra e kaltër tregon hapësira ujore si: lumë, liqen, det, oqean), ngjyra e gjelbër hapësira (fushore), ngjyra kafe reliev kodrinor dhe malor dhe vazhdohet me tej me: kartoni me ngjyrë të verdhë paralajmërim për të nxjerrë lojtarin nga fusha, kartoni me ngjyrë të kuqe nxjerr lojtarin nga fusha), semafori me ngjyrë të kuqe tregon kalim makine, ndalim këmbësorësh, ngjyra portokalli bëhu gati të kalosh / të ndalosh), ngjyra e gjelbër ndalim makine, kalim këmbësorësh. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, faqe 198. Në mënyrë të pavarur plotësohet edhe fletorja e punës. Tema: Fjala dhe përbërësit e saj Rubrika: Njohuri gjuhësore Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta 206 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kuptimin e fjalës morfologji dhe objektin e studimit të saj. gtë njohin se ç është forma e një fjale dhe lidhjet e ngushta të saj me kuptimin e fjalës. gtë dallojnë mbaresën, temën dhe rrënjën e fjalëve. Materiale dhe mjete mësimore nteksti: Gjuha amtare 6. nfletore pune. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. ndiskutimi. nlojë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me njohjen e nxënësve me një nga pjesët e gramatikës, morfologjinë. Vizatohet në tabelë skema e mëposhtme: Gramatika Morfologjia Sintaksa

Libër mësuesi Mësuesi vazhdon më tej duke shpjeguar origjinën e fjalës morfologji dhe kuptimin e saj: Morfe formë; Logos dije, si dhe objektin e studimit të morfologjisë: a) Format e ndryshme të fjalës. b) Kuptimin e formave të fjalës. c) Klasifikimi i fjalëve në pjesë ligjërate. d) Formimin e fjalëve. Hapi II. Shkruhet në tabelë fjala shtëpi. U drejtohet nxënësve pyetja: - Nga se përbëhet fjala shtëpi? Përgjigjja e nxënësve: - Nga shkronja (në të shkruar) dhe tinguj (në të shqiptuar). Mësuesi arrin në përfundim së bashku me nxënësit se tërësia e shkronjave (tingujve) përbëjnë formën e kësaj fjale. Mësuesi vazhdon më tej: - Çfarë vizatohet në mendjen tuaj kur unë shqiptoj fjalën shtëpi. Përgjigjja e nxënësve: - Një ndërtesë, vend ku banoj... etj. Mbështetur në përgjigjet e nxënësve mësuesi u bën të qartë lidhjen e ngushtë që ekziston midis formës dhe kuptimit. Hapi III. Mësuesi kërkon nga nxënësit të emërtojnë fjalën shtëpi në gjuhë të ndryshme që ata njohin.p.sh.: shtëpi house (anglisht) Shtëpi casa (italisht) etj. Pyeten nxënësit: - A ndryshojnë në formë nga njëra-tjetra? Po në kuptim? Në ç përfundim arrijmë? Nxënësit nxjerrin përfundimin se fjalët kanë forma të ndryshme në gjuhë të ndryshme, por kuptimi është i njëjtë. Hapi IV. Në këtë hap nxënësit njihen me përbërësit e fjalës. Shkruhen në tabelë fjalët e mëposhtme duke i vendosur përballë numrin njëjës me atë shumës të secilës fjalë. a) lapsi lapsa b) peshkatari peshkatarë U drejtohet pyetja: - Çfarë kanë të përbashkët këto fjalë me njëra-tjetrën? Çfarë ndryshon tek ato? Mbështetur në përgjigjet e nxënësve mësuesi qarkon me shkumës me ngjyrë mbaresat: laps - i laps - a peshkatar - i peshkatar - ë Prej këtej ai u sqaron nxënësve se pjesa e përbashkët midis fjalëve quhet temë (laps) dhe pjesa e fjalës që ndryshon (i/a, i/ë) quhet mbaresë. Vazhdohet më tej me pyetjet: - A mund të ndahet fjala laps në pjesë më të vogël të kuptimshme? Po fjala peshkatar, përdor? U lihet kohë nxënësve të mendohen dhe përgjigjet e tyre shkruhen në tabelë duke theksuar se fjala laps nuk vjen nga ndonjë fjalë tjetër, prandaj ajo është rrënjë e fjalës, ndërsa fjala peshkatar dhe përdor vijnë nga fjalë të tjera (peshk/dorë) që janë edhe rrënjët e tyre. Për dy të fundit mësuesi shpjegon edhe mënyrën e formimit të tyre duke dalluar parashtesat dhe prapashtesat si pjesë përbërëse të fjalës. peshkatar = peshk + tar (me prapashtesë) përdor = për + dor (ë) (me parashtesë) Jepet përkufizimi për fjalën rrënjë. 207

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Pjesa më e vogël e kuptimshme e fjalës quhet rrënjë. Mbështetur në të gjithë përbërësit e fjalës që tashmë janë njohur nga nxënësit ndërtohet kllasteri. Parashtesa Prapashtesa Përbërësit e fjalës Mbaresa Tema Rrënja Hapi V. Pas kësaj kalohet te punimi i ushtrimeve. 1-4, f. 200-201. Ushtrimi 1. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit qarkojnë mbaresën në fjalët e dhëna e më pas lexojnë me zë se cila është tema e secilës fjalë. P.sh.: mik / u lexohet me zë tema mik vrap / o lexohet me zë tema vrapo. Ushtrimi 2: Në këtë ushtrim nxënësit do të dallojnë mbaresën, temën dhe rrënjën e fjalëve të dhëna. P.sh.: Këngëtari, festova. Mbaresa i va Tema këngëtar festo Rrënja këngë festë. Ushtrimi punohet në fletore. Në përfundim të tij diskutohet me të gjithë nxënësit. Ushtrimi 3 punohet në libër. Mbaresat e duhura janë: P.sh.: ideja mblidhnim moshatari bëri kishte ëmbëlsirë e cila gjuhën etj. Ushtrimi 4 zhvillohet në formën e lojës. Ai nxënës që i thotë fjalët më shpejt dhe saktë shpallet fitues i lojës.përgjigjet e sakta janë malësor, pastrova, lexim. Detyrë shtëpie: Ushtrimet 5, 6 në faqen 201 208 Tema: Fjalët e përbëra Rubrika: Njohuri gjuhësore Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë formojnë fjalë të përbëra. gtë përcaktojnë klasën e fjalëve të përbëra. gtë përcaktojnë marrëdhëniet që vendosin midis tyre temat e fjalëve të përbëra. gtë njohin shkurtesat si lloj i veçantë i fjalëve të përbëra.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore nteksti: Gjuha amtare 6. nfletore pune. nfletë formati A4. Metoda dhe teknika mësimore npunë e pavarur. ndiskutimi. npunë në çift. Përgatitja: Përgatiten fletë pune për çdo nxënës. Secila prej tyre përmban një tabelë të ndarë në katër kolona. Në kolonën e parë shkruhet pyetja, në kolonën e dytë përgjigjja e pyetjes, në të tretën klasa së cilës i përket fjala e dhënë si përgjigje, ndërsa në të katërtën marrëdhëniet që vendosen midis temave përbërëse të fjalës së përbërë. Në fund të tabelës jepen shkurtime fjalësh dhe u kërkohet nxënësve të japin të plotë emërtimin e tyre. Fletë pune Pyetja Përgjigjja Klasa Marrëdhënia Si quhen kafshët që hanë bar? Si quhet vegla që përdoret për thyer arrat? Si quhet sjellja e mirë? Si quhet ai që i ka duart e arta? Si quhet udha nëpër të cilën kalon treni? Si quhet ai që nuk dëgjon e nuk flet? Si quhet ai që i ka flokët të zinj? Si emërtohet veprimi kur i mban duart të lidhura? Si emërtohet veprimi kur e mbajmë mirë diçka? Shkruaji temat të plota: OKB ATSh RTSh SHBA Zhvillimi i mësimit: Hapi I. I jepet çdo nxënësi fleta e punës. Me të do të punohet në dy faza. Fillimisht plotësohet kolona e përgjigjes dhe e klasës. Pas kësaj mësuesi shkëput dy fjalët e para të përbëra të formuara nga nxënësit, i shkruan në tabelë dhe së bashku analizojnë mënyrën e ndërtimit të këtyre fjalëve. Veçohen pjesët përbërëse të fjalëve, p.sh.: barngrënës = bar + ngrënës gjaknxehtë = gjak i nxehtë dhe arrijnë në përfundimin se fjalët e përbëra janë formuar nga bashkimi i dy a më shumë temave të kuptimshme. Përmes këtyre dy shembujve sqarohen edhe marrëdhëniet që vendosen midis temave në fjalët e përbëra: a) me bashkërenditje, b) me nënrenditje. 209

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Pas kësaj vazhdohet përsëri me fletët e punës ku nxënësit individualisht plotësojnë kolonën e katërt. Në ato raste, kur nxënësit nuk ndiehen të sigurt, mund të punojnë edhe në dyshe. Lexohen e diskutohen marrëdhëniet e përcaktuara të fjalëve të përbëra të formuara. Hapi II. Vazhdohet më tej me leximin e temave të shkurtimeve të dhëna e më pas mësuesi bën të njohur se edhe këto janë një lloj i fjalëve të përbëra (merren si fjalë të përbëra). Hapi III. Kalohet te punimi i ushtrimeve: 1-6. f. 205. Ushtrimi 1. Në këtë ushtrim nxënësit dallojnë temat përbërëse të fjalëve të përbëra. p.sh.: drejt/vendosje, zemër/gur, kokë/madh, mirë/mbaj etj. Ushtrimi 2. Në këtë ushtrim nxënësit formojnë fjalë të përbëra duke përdorur edhe temat e dhëna. p.sh.: kokë kokëmadh, kokëtul, kokëbosh sy syzi, syshkruar, sykaltër etj. Ushtrimi 3. Për këtë ushtrim mësuesi i udhëzon nxënësit të përdorin tabelën e mëposhtme: Emra Mbiemra Folje shitblerje shpirtmirë keqpërdor Me të njëjtën mënyrë veprohet edhe me ushtrimin 4. Marrëdhënie bashkërenditëse Marrëdhënie nënrenditëse nacionalçlirimtar këpucëbërës 210 Ushtrimi 5. Në këtë ushtrim nxënësit shpjegojnë kuptimin e fjalëve të përbëra. p.sh.: rrobaqepës ai që qep rroba. belhollë ai / ajo që e ka belin të hollë. Ushtrimi 6. Nxënësit zbërthejnë shkurtimet dhe shkruajnë shkurtesat për temat e plota. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e nxënësve. Detyrë shtëpie: Fletore pune, Ushtrimi 13-18, f. 8-9.

Libër mësuesi Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fjalët e prejardhura Njohuri gjuhësore Niveli III 45 min Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet pasurimi i leksikut të nxënësve me fjalë të prejardhura. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë fjalët e prejardhura duke veçuar elementet e fjalëformimit. gtë ndërtojnë fjalë të prejardhura duke përdorur parashtesa, prapashtesa dhe parashtesa e prapashtesa njëkohësisht. gtë ndërtojnë skema të fjalëve të prejardhura duke u nisur nga fjala e parme. gtë pasurojnë leksikun me fjalët e formuara me parashtesë, prapashtesë dhe parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht. Materiale dhe mjete mësimore nkuba. nbojëra uji. nteksti. nfletoret. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. npunë me grupe. ndiskutimi. Përgatitja: Mësuesi një orë më parë ka porositur disa nxënës të përgatitin nga një kub. Për ndërtimin e kubit do të përdoret karton i bardhë, meqenëse në faqet e tij do të shkruhet. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Klasa ndahet në grupe me nga 4 nxënës. Çdo grupi i jepet një kub, mbi faqen e sipërme të të cilit mësuesi ka shkruar me lapustila parashtesa dhe prapashtesa. Në grupe punohet sipas parimit që çdo nxënës do të shkruajë në njërën prej faqeve të kubit vetëm temën fjalëformuese të fjalëve të reja që mund të formohen. Kubi do të kalojë nga një dorë në tjetrën. 211 Tri grupet e para punojnë me parashtesat: Grupi I parashtesa pa- Grupi II parashtesa ri- Grupi III parashtesa mos- Katër grupet e tjera punojnë me prapashtesat: Grupi IV prapashtesa o Grupi V prapashtesa (ë)tar Grupi VI prapashtesa im Grupi VI prapashtesa isht

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Grupi VII punon me parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht. (Mirë është që mësuesi të vendosë në këtë grup nxënësit më të mirë). (Parashtesa shënohet në faqen e sipërme dhe prapashtesa në faqen e poshtme.) për... (so) për so Hapi II. Pasi plotësohet çdo faqe e kubit nga të gjithë pjesëtarët e grupit, lexohen fjalët e reja të formuara. Hapi III. Disa prej fjalëve të reja që formuan nxënësit mësuesi i shkruan në tabelë duke sqaruar edhe njëherë mënyrën e formimit të tyre me parashtesë, me prapashtesë dhe parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht. Hapi IV. Nxënësit punojnë ushtrimet 1-6 në libër. Në ushtrimin 1 nxënësit do të gjejnë fjalët e prejardhura dhe do të dallojnë parashtesën: p.sh. për+shkruaje Në ushtrimin 2 nxënësit dallojnë prapashtesën te fjalët e prejardhura: p.sh. mal+or, lul+(ë) zo(j) Në ushtrimin 3, 4 nxënësit plotësojnë fjalën e kërkuar: p.sh. gjuhëtar Në ushtrimin 5 nxënësit do të tregojnë mënyrën e formimit të fjalëve të dhëna duke u nisur nga fjala rrënjë. Mësuesja mund të përdorë skemën për realizimin e këtij ushtrimi. Në ushtrimin 6 nxënësit dallojnë fjalët në formim parashteso prapashtesor: p.sh, përfundoj (për+fund+o(j) 2. Diskutohen përgjigjet e të gjitha ushtrimeve me nxënësit. 3. Së fundi një përmbledhje e shkurtër e materialit të marrë. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7. Sqarohet kërkesa. 212 Tema: Vështirësia: Koha: Fusha leksikore Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njihen nxënësit me leksikologjinë si pjesë e gjuhësisë dhe veçoritë e leksikut të gjuhës shqipe. gtë njohin fushën leksikore të fjalëve. gtë përcaktojnë fushën leksikore të fjalëve të ndryshme. gtë gjejnë fushat leksikore që u përket fjala. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grup. ndiskutim.

Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Njihen nxënësit me termat leksikologji dhe leksik. Leksikologjia është degë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e fjalëve. Kjo fjalë vjen nga greqishtja e vjetër: leksis-fjalë, logos-dije. Gjuha shqipe ka një numër të madh fjalësh. Tërësia e këtyre fjalëve përbën leksikun e gjuhës shqipe. Hapi II. Ndahet klasa në 6 grupe. I jepet detyra secilit grup të shkruajnë: Grupi I 6 emra lulesh. Grupi II 6 emra kafshësh. Grupi III 6 emra perimesh. Grupi IV 6 emra veshjesh. Grupi V 6 emra mjetesh transporti. Grupi VI 6 emra frutash. Zgjidhet një përfaqësues nga secili grup që i lexon përgjigjet e dhëna prej grupit të tij. Për secilin grup drejtohet pyetja: Ç të përbashkët kanë fjalët në secilin grup? Nisur nga përgjigjet e nxënësve:p.sh.: Grupi I Megjithëse kanë emra të ndryshme, ngjyrë, aromë, forma të ndryshme etj., të gjitha janë lule, (bimë, që përmban organet e riprodhimit, me ngjyra të ndryshme e zakonisht me erë të mirë, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe ). (Kështu veprohet edhe për grupet e tjera). Arrihet në përfundimin se grupet e fjalëve që lidhen me njëra-tjetrën përmes kuptimit të veçantë që ato shprehin përbëjnë fushën leksikore të fjalës. Hapi III. Kalohet te punimi i ushtrimeve: Ushtrimi 1. Nxënësit përcaktojnë fushën leksikore për çdo grup fjalësh të dhënë, p.sh.: shkollë; gazetë; veshje; spital. Ushtrimi 2. Nxënësit do të nënvizojnë fjalët që i përkasin së njëjtës fushë leksikore duke e përcaktuar atë, u sugjerohet nxënësve të shikojnë në Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe kuptimin e fjalës që emërton fushën leksikore.p.sh.; kafshë elefant, zebër, deve, majmun, kuaj, qen. Ushtrimi 3. Në grupet e dhëna nxënësit do të rrethojnë fjalën që nuk bëjnë pjesë në të njëjtën fushë leksikore. p.sh.: laps, rrugë; dritare; tryezë. Ushtrimi 4. Ky ushtrim kërkon nga nxënësit që të shkruajnë sa më shumë fjalë për secilën fushë leksikore të dhënë. p.sh. futboll top, rrjetë, goditje këndi etj. Ushtrimi 5. Nxënësit punojnë si në ushtrimin 4. Ushtrimi 6. Në këtë ushtrim nxënësit do të përcaktojnë fushat e ndryshme leksikore në të cilat bëjnë pjesë fjalët e dhëna. P.sh.: 213 pjesë e trupit të njeriut gjuhë tekst mësimor Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e tyre me të gjithë nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Kuptimi i parë dhe i figurshëm Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kuptimin e parë dhe të figurshëm të fjalëve. gtë përdorin në fjali fjalë me kuptim të parë e të figurshëm. gtë njohin familjet e fjalëve. gtë formojnë familje fjalësh. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. nshkumësa me ngjyra. ntabakë të bardhë. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore npunë në grup. nkllaster. ndiskutimi. 214 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra fjalitë e mëposhtme: Grykët e infektuara japin temperaturë të lartë, - tha doktori. Gryka e malit ishte e mbuluar nga bora. dhe kërkohet nga nxënësit të shpjegojnë kuptimin e përdorimit të fjalës grykë në të dyja fjalitë e dhëna. Nxënësit sqarojnë se në fjalinë e parë kuptohet qartë se është fjala për fytin e njeriut, kurse në fjalinë e dytë, fjala grykë ka një kuptim tjetër, të cilin e dallojmë fare mirë nga i pari, atë të një vendi të ngushtë dhe të thellë midis dy maleve. Prej këtej mësuesi sqaron se fjalë të tilla me dy a më shumë kuptime në gjuhën shqipe ka shumë. Në të gjitha këto kuptime që mund të marrin fjalët e veçanta, dallohet kuptimi kryesor (grykë-si pjesë e trupit të njeriut) dhe kuptime të tjera (grykë-vend i ngushtë dhe i thellë midis dy maleve) që mbështeten tek ai (kuptimi kryesor). Hapi II. Për të dalluar kuptimin kryesor nga kuptimi i figurshëm mësuesi shkruan në tabelë fjalitë: Balli iu mbulua nga djersë të ftohta. Ai qëndron në ballë të punës. Vajza mësoi të qepë me makinë qepëse. Djali e qepi gojën e s e hapi më. dhe drejton pyetjen: - Në cilin rast fjalët e nënvizuara janë përdorur në kuptimin e parë (ose kryesor) dhe në cilin janë përdorur me kuptimin e figurshëm? Nxënësit përgjigjen duke dhënë shpjegime për secilin rast. Kështu në fjalinë e parë fjala ballë është përdorur me kuptimin e parë (Pjesa e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve), ndërsa në fjalinë e dytë fjala ballë nuk ka më kuptimin e parë. Këtu ajo është përdorur me kuptim të figurshëm dhe ka kuptimin i pari, në krye të punës. Me të njëjtën mënyrë argumentohet edhe përdorimi i fjalës qep. Hapi III. Pas kësaj mësuesi mund të punojë ushtrimet 1-3, në faqen 210.

Libër mësuesi Ushtrimi 1: Në këtë ushtrim nxënësit duhet të plotësojnë fjalitë e dhëna me një nga fjalët në kuptimin e saj kryesor. Përgjigjet e këtij ushtrimi janë (po japim renditjen e fjalëve): 1- shkollë 2- në këmbë 3- lodrat 4- ballin 5- fytyrë Ushtrimi 2: Në këtë ushtrim nxënësit do të punojnë në të njëjtën mënyrë, por tashmë fjalët do të përdoren me kuptim të figurshëm. Përgjigjet janë: 1- faqe 2- të çelur 3- pasqyrohej 4- kufijtë 5- e pathyeshme Ushtrimi 3: Me fjalët e dhëna nxënësit do të formojnë fjali duke i përdorur fjalët një herë me kuptim kryesor e një herë me kuptim të figurshëm.p.sh.: 1) Djali përshëndeti me dorë shokun. 2) Agron, eja më jep një dorë të rregulloj makinën. Fjalitë e ushtrimit 3 është mirë që të shkruhen në tabelë nga ndonjë nxënës. Hapi IV. Në pjesën tjetër të orës mësimore, mësuesi i njeh nxënësit me familjen e fjalëve. Për këtë klasa ndahet në 6 grupe. Secilit grup i jepet një fjalë dhe u kërkohet që me to të ndërtojnë fjalë të prejardhura e të përbëra. Nxënësit punojnë në tabakë të bardhë me bojëra uji. Grupi I punë Grupi II dorë Grupi III peshk Grupi IV flutur Grupi V besë Grupi VI vesh Në përfundim të detyrës përfaqësuesi i secilit grup i ngjit fletët në tabelë dhe lexon fjalët e formuara. Përfaqësuesit të secilit grup i kërkohet që të qarkojnë me blu ose të kuqe pjesën e përbashkët që ka bashkësia e fjalëve të formuara. p.sh.: 215 punë pun - o për - pun - o pun - im punë - dhënës punë - tor ri - pun - o për - pun - im ri - pun - im etj.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Mbështetur në punimet e nxënësve mësuesi sqaron se të gjitha këto fjalë janë formuar nga fjala punë me ndihmën e parashtesave dhe prapashtesave ose nga bashkimi i dy temave ku njëra është punë. Këto fjalë i përkasin së njëjtës familje fjalësh. Hapi V. Punohen ushtrimet 4-6, f. 208. Ushtrimi 4: Nxënësit tregojnë si janë formuar fjalët që i përkasin familjes së mëposhtme të fjalëve. p.sh.: dëgjoj = dëgj + o (prapashtesë + j (mbaresë) dëgjim = dëgjo + im (prapashtesë) Ushtrimi 5: Në këtë ushtrim nxënësit duhet të vendosin secilën prej fjalëve të familjes së fjalës i bukur në vendin e duhur. Skema e plotësuar do të ishte: i bukur zbukuroj bukurosh bukuri bukurshkrim zbukurim i zbukuruar Ushtrimi 6: Nxënësit duhet të ndërtojnë familje fjalësh për secilën fjalë të dhënë në tekst. p.sh.: i kuq skuq kuqalosh 216 i skuqur i paskuqur skuqje Është mirë që ky ushtrim të punohet edhe në tabelë nga mësuesi ose nxënës të ndryshëm. Detyrë shtëpie: Fletore pune, ushtrimi 1-5, f. 11.

Libër mësuesi Tema: Vështirësia: Koha: Sinonimet dhe antonimet Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dinë se ç janë sinonimet dhe antonimet. gtë dallojmë sinonimet nga antonimet. gtë formojnë çifte sinonimesh dhe antonimesh. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. nfisha. nbojëra uji. Metoda dhe teknika mësimore nlojë. ndiskutimi. npunë e pavarur. Përgatitja: Përgatiten 14 fisha në të cilat mësuesi shkruan 14 fjalë që do të krijojnë çifte fjalësh sinonime ose antonime. i bardhë i zi fshat katund ditë natë hap çel arsimtar mësues i bukur i shëmtuar vesh zhvesh Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nxënësit kanë njohuri rreth sinonimeve dhe antonimeve. Nisur nga kjo mësuesi së bashku me nxënësit theksojnë edhe një herë se sinonimet janë fjalë me kuptim të përafërt ose të njëjtën, ndërsa antonimet janë fjalë me kuptim të kundërt. Hapi II. Mësimi vazhdon më tej me një lojë zbavitëse. Ngrihen vullnetarisht 14 nxënës, të cilët formojnë dy rrathë me nga 7 nxënës (njeri i brendashkruar tjetrit). Secilit prej nxënësve i jepet nga një fishë në të cilat mësuesja ka shkruar fjalët që do të formojnë çifte sinonimesh dhe antonimesh. Nxënësve të rrethit të jashtëshkruar u jepen fisha me fjalët: i bardhë, ditë, arsimtar, vesh, fshat, hap, i bukur, ndërsa atyre të rrethit të jashtëshkruar fishat me fjalët: i zi, natë, mësues, zhvesh, katund, çel, i shëmtuar. Nxënësit rrotullohen në rreth, por me kahe të kundërt. 217 i bukur natë i bardhë zhvesh mësues ditë i shëmtuar hap çel fshat katund i zi vesh arsimtar

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Gjatë rrotullimit në një çast mësuesi jep shenjën e ndalimit. Nxënësit kthehen përballë njëri-tjetrit dhe lexojnë fjalët e shkruara në fletë. Vihen re nëse formohen çifte sinonimike apo antonimike. Këto të fundit mësuesi i shkruan në tabelë. Çiftet e nxënësve që formojnë sinonime dhe antonime largohen nga loja dhe kështu vazhdohet derisa të krijohen të gjitha çiftet. Hapi III. Në përfundim të lojës mësuesi nuk harron t u bëjë të qartë nxënësve se jo gjithmonë sinonimet përdoren në vend të njëra-tjetrës, po kështu edhe për antonimet. p.sh.: (sinonimet) fytyrë surrat. Mësuesi sqaron se vërtet fjalët fytyrë dhe surrat emërtojnë të njëjtën gjë, pjesën e përparme të kohës së njeriut, por fjala surrat përdoret kur flasim me përbuzje për dikë. (antonimet) material i butë material i ashpër lepur i butë lepur i egër njeri i butë njeri i vrazhdë Mbiemri i butë në kontekste të ndryshme merr antonime të ndryshme, të cilat nuk mund të përdoren në vend të njeri-tjetrit. Këto quhen antonime të pjesshme. Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-6 në f. 212-213. Diskutohen përgjigjet e çdo ushtrimi. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 213. Tema: Vështirësia: Koha: Përdorimi i fjalorit Niveli II 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njihen me llojet e fjalorëve. gtë njihen me rregullat për të përdorur drejt fjalorët e llojeve të ndryshme në varësi të informacionit që kërkojnë. gtë kuptojnë rëndësinë e përdorimit të fjalorëve. 218 Materiale dhe mjete mësimore nfjalorë të llojeve të ndryshme (fjalor shpjegues, drejtshkrimor, sinonimik etj.) nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi kllaster. ndemonstrimi. npunë në çift. nkonkursi. Zhvillimi i mësimit Hapi I. Mësuesi bashkëbisedon me nxënësit rreth këtyre çështjeve: - A keni fjalorë në shtëpi? - Ç lloj fjalorësh keni? - A dini se si t i përdorni? - Kur i përdorni? Tregoni ndonjë rast kur keni pasur nevojë për të përdorur fjalorin dhe si e keni përdorur.

Libër mësuesi Hapi II. Pas kësaj nxënësit sjellin shembuj e raste vetjake të përdorimit të fjalorit. Hapi III. Duke marrë shkas edhe nga shembujt e nxënësve mësuesi thekson se ka lloje të ndryshme fjalorësh. Përdor kllasterin e mëposhtëm për t i njohur me to. Fjalorë enciklopedikë Fjalorë sinonimikë Llojet e fjalorëve Fjalorë shpjegues Fjalorë dy gjuhësh Fjalorë drejtshkrirmorë Ndërkohë që plotëson kllasterin mësuesja tregon edhe llojet e fjalorëve që janë sjellë në klasë. Hapi IV. Më tej mësuesi kërkon nga nxënësit të punojnë në çift për 5 minuta për të listuar disa nga rregullat që ata njohin për të përdorur fjalorët. Nxënësit punojnë në heshtje për të përgatitur listën. Të gjitha mendimet e nxënësve të sakta dhe të gabuara mësuesi i shkruan në tabelë. Zhvillohet një diskutim për sqarimin dhe saktësimin e tyre dhe arrihet në këtë përfundim. a) Fjalët renditen në fjalor sipas rendit alfabetik. b) Kur fjalët fillojnë me të njëjtën shkronjë renditja bëhet duke u mbështetur në shkronjën e dytë e kështu me radhë dhe për më tej. c) Për të gjetur sa më lehtë fjalën që duam na ndihmojnë fjalët titull dhe ato drejtuese. Mbështetur në dy rregullat e para mësuesi zhvillon një lojë. Jep një grup fjalësh dhe kërkon nga nxënësit që t i renditin sipas alfabetit (si në fjalor). Organizohet një garë dhe shpallet fitues nxënësi që mbaron më shpejt. Fjalët janë: shkronjë, njoh, gjej, lexoj, alfabet, fjalë, lodh, lodër, letër, mik, livadh. Hapi V. Në përfundim të lojës mësuesi u kërkon nxënësve që duke punuar përsëri në çift të lexojnë tekstin dhe të nxjerrin veçoritë e çdo fjalori. U kërkohet dysheve që njeri prej tyre të ndërtojë pyetje rreth veçorive të secilit lloj fjalori të dhënë në tekstin mësimor dhe tjetri të japë përgjigje.p.sh.: Nxënësi 1. Përse përdoret fjalori shpjegues? Nxënësi 2. Për të shpjeguar kuptimin e fjalëve? Nxënësi 1. Si renditen fjalët në fjalorin shpjegues? Nxënësi 2. Sipas rendit alfabetik. Nxënësi 1. Sa kuptime mund të kenë fjalët? Nxënësi 2. Fjalët mund të kenë një ose më shumë kuptime etj. Pas disa minutash u kërkohet dysheve t i thonë mendimet e tyre (pyetjet e përgjigjet) para klasës, ndërkohë që veçoritë më të rëndësishme për secilin lloj fjalori mësuesi i shkruan në tabelë. Hapi VI. Punohen ushtrime 1-4, f. 215. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 215. 219

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Rubrika: Vështirësia: Koha: Fjalët e huaja IV Niveli III 45 min Synimi: Kjo veprimtari synon që nxënësi të shmangë përdorimin e panevojshëm të fjalëve të huaja. Objektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë të aftë: gtë dallojnë fjalët e huaja. gtë njohin origjinën e fjalëve të huaja. gtë njohin kuptimin e fjalëve të huaja. gtë përdorin fjalët shqipe në vend të fjalëve të huaja. Materiale dhe mjete mësimore ncopëza artikujsh të shkëputura nga gazetat e revistat. nfletë formati A. nbojra uji. nteksti Gjuha amtare 6. nfletoret. nshkumësa me ngjyra. ntabela. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutimi. nrrjeti i diskutimit. 220 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Klasa ndahet në grupe me nga 5-6 nxënës. Te çdo grup mësuesi shpërndan copëza artikujsh, shkëputura nga gazeta dhe revista të ndryshme. Në çdo tryezë mund të vendosen 2-3 artikuj. Hapi II. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit t i lexojnë me kujdes artikujt dhe të dallojnë fjalët e huaja që janë përdorur në ta. Pranë çdo grupi ajo shpërndan një format të përgatitur që më parë ku është vizatuar tabela e mëposhtme: Fjala e huaj Kuptimi i nxjerrë nga konteksti Fjala gjegjëse në shqip Hapi III. Pasi kanë plotësuar tabelën, grupet komentojnë punën e bërë.

turke greke latine Libër mësuesi Hapi IV. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesja shkruan në tabelë bashkësi fjalësh të huaja. Pas komentimit të veprimtarisë së mësipërme, kërkohet që në etiketa të shkruhet origjina e fjalëve nga nxënësit. kokë faqe fytyrë këmbë gjeografi metër demokraci planet taksi meny shampanjë garazh hotel taksi futboll klub gol xhins piknik frënge çorape bari manushaqe baba vëlla perde anglisht Hapi V. Pasi përcaktohet në etiketa origjina e fjalëve, mësuesja u kërkon nxënësve të arrijnë në përfundimin se gjuha shqipe ka huazuar mjaft fjalë nga gjuhë të ndryshme si: turke, greke etj. Hapi VI. Për t i bërë nxënësit më të vëmendshëm rreth përdorimit të fjalëve shqipe në vend të fjalëve të huaja mësuesi përdor rrjetin e diskutimit. Çështja që shtrohet për diskutim është: A duhen përdorur fjalët e huaja gjatë komunikimit? Po Jo A duhen përdorur fjalët e huaja? 221 Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre për të dhënë argumente pro dhe kundër përdorimit të fjalëve të huaja. Dëgjohen mendimet e tyre. Hapi VII. Punohen ushtrimet 1-4 në libër. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur. Diskutohen përgjigjet e tyre. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5 f. 217.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Klasat e fjalëve Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë në tekstin e dhënë emrat, mbiemrat, foljet dhe lidhëzat. gtë njihen me pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe. gtë ndajnë pjesët e ligjëratës në fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme duke shpjeguar arsyet e këtij klasifikimi. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nbojëra uji ose lapsa me ngjyra. nshkumësa më ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npunë në çift. ndiskutimi. npunë në grup. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Në fragmentin e dhënë në krye të faqes 218 nxënësit nënvizojnë me laps të kuq fjalët që emërtojnë veprime (foljet), me blu fjalët që emërtojnë sende, frymorë (emrat), me të gjelbër fjalët që tregojnë cilësitë (mbiemrat), me të zezë fjalët që lidhin fjalë ose fjali (lidhëzat). Për këtë detyrë nxënësit mund të punojnë në çift. Në përfundim të detyrës lexohen fjalët e nënvijëzuara nga nxënësit. Mësuesi i shkruan në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra. P.sh.: Emra Folje Mbiemra Lidhëza zhurmë besoi i fortë ose 222 Hapi II. Pas kësaj mësuesi u bën të njohur nxënësve se të gjitha fjalët e një gjuhe sipas kuptimit leksikor dhe veçoritë gramatikore grupohen në pjesë ligjërate. Gjuha shqipe ka këto pjesë ligjërate (ose klasa fjalësh). Ndajfolje Parafjalë Lidhëz Pjesëz Pasthirrmë Emër Mbiemër Folje Përemër Numëror të pandryshueshme të ndryshueshme Hapi III. Kërkohet nga nxënësit të argumentojnë pse emrat, mbiemrat, foljet, përemrat, numërorët janë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës dhe pse ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma janë pjesë të pandryshueshme të ligjëratës. Nëse nxënësit nuk arrijnë të argumentojnë, kjo bëhet nga mësuesi duke dhënë shembuj në tabelë.

P.sh.: dallgë (emër) dallgët dallgëve (ndryshon në numër dhe në rasë) dallgë dallga (ndryshon në trajtë) Këtu (ndajfolja) Unë rri këtu. Ju keni ndenjur këtu. Ne rrimë këtu. Në të gjitha përdorimet e mundshme ndajfolja nuk ndryshon. Hapi IV. Kalohet te punimi i ushtrimeve 1-5 në f. 219. Libër mësuesi Ushtrimi 1-2. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për të emërtuar pjesët e ligjëratës. Ushtrimi 3. Kërkohet nga nxënësit që të emërtojnë secilën fjalë se ç pjesë ligjërate është. Fjalia e parë është mirë të punohet nën drejtimin e mësuesit. Më pas klasa ndahet në tri skuadra ku secila skuadër punon nga një fjali për realizimin e kërkesës së ushtrimit. Ushtrimi 4. Ky ushtrim punohet me shkrim në fletore. Nxënësit vazhdojnë të jenë të ndarë në tri skuadra. Secilës skuadër i jepet nga tri fjali për të vendosur në numrin shumës çdo pjesë të ndryshueshme të ligjëratës. Ushtrimi 5. Nxënësit nënvijëzojnë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e nxënësve me të gjithë klasën. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 219. Tema: Vështirësia: Koha: Emri Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë rikujtojnë njohuritë që kanë mbi veçoritë e emrit. gtë njohin emrat përmbledhës dhe të lëndës. gtë shkruajnë drejt emrat e përveçëm. gtë dallojnë emrat e përgjithshëm nga të përveçëm dhe emrat konkretë nga ata abstraktë. gtë shkruajnë emra që tregojnë njerëz, sende, kafshë, ndjenja. 223 Materiale dhe mjete mësimore Metoda dhe teknika mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ninsert. nfletore pune. nkllaster. netiketa në të cilat shkruhen fjalët: Emra, të përgjithshëm, të përveçëm, konkretë, abstraktë, përmbledhës, lëndë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin Kuptimi i emrit duke mbajtur shënime me anë të shenjave të teknikës së Insertit: V, +, -,?. Më pas do të plotësohet tabela e Insert-it. V + -? Nxënësit do të plotësojnë ndarjen e parë të tabelës INSERT me njohuritë që kanë për emrin dhe veçoritë gramatikore të tij; në ndarjen e dytë do të vendosin informacionin e ri që mësuan nga leximi i tekstit; në ndarjen e tretë do të vendosin shënime për ato gjëra që në tekst dalin ndryshe nga ato që dinin, dhe në ndarjen e fundit do të shkruajnë pyetje ose kërkesa për sqarim të mëtejshëm. Hapi II. Pas plotësimit të tabelës, bëhet një diskutim i hapur rreth informacionit të ri që mësuan, të çështjeve të paqarta dhe të pyetjeve që duhet t u jepen përgjigje. Hapi III. Së fundi në mënyrë përmbledhëse mësuesi vizaton skemën e dhënë në libër për të paraqitur llojet e ndryshme të emrave ose mund të përdorë etiketa të cilat vendosen në skemën bosh nga vetë nxënësit. EMRA 224 Hapi IV. Kalohet te punimi i ushtrimeve 1-7, f. 222. Ushtrimi 1 plotësohet në libër nga nxënësit në formën e një fjalëkryqi dhe pastaj lexojnë emrin e përgjithshëm konkret që formohet në kutitë me vizë dyfishe. Ushtrimi 2. Mësuesi tregon kujdes në kërkesën e ushtrimit në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se fillimisht u kërkohet që të dallojnë emrat e përveçëm e më pas t i shkruajnë ato siç duhet.p.sh.: Tiranë, Tomi, Tomori etj. Ushtrimi 3. Nxënësit do të dallojnë emrat abstraktë.p.sh.: dritë, lodhje, fletë trishtim, telefon, mbulesë libër, vizore, mendim televizor, rrugë, dukuri Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë grupet e dhëna me emra që tregojnë lëndë.p.sh.: një shishe me qumësht, me ujë një gotë me limonadë një vagon me qymyr një fuçi me birrë.

Libër mësuesi Ushtrimi 5. Në këtë ushtrim nxënësit nënvizojnë me një vijë emrat e përgjithshëm dhe me dy vija emrat e përveçëm. P.sh.: Mendo se kampionatin e futbollit do ta fitojë skuadra e Tiranës. Ushtrimi 6. Nxënësit duhet të shkruajnë 5 emra që tregojnë njerëz, sende, kafshë e ndjenja. Për këto të fundit mësuesi mund të kërkojë nga nxënësit të tregojnë nëse janë konkretë apo abstraktë. Ushtrimi 7. Ky ushtrim mund të realizohet duke plotësuar tabelën e mëposhtme: Emri i përgjithshëm i përveçëm konkret abstrakt salla + + prindër + Detyrë shtëpie: Fletore, ushtrimet 1-6, f. 15. Tema: Vështirësia: Koha: Gjinia dhe numri i emrit Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të: gtë klasifikojnë emrat sipas gjinisë. gtë njohin veçoritë e gjinisë gramatikore dhe gjinisë natyrore. gtë njohin mënyrat e formimit të gjinisë femërore. gtë njohin mënyrat e formimit të numrit shumës. gtë përdorin saktë emrat në gjininë dhe numrin e duhur. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nfleta formati. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. npunë në grupe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë emrat: lojtari, motra, ulliri, të vrapuarit, doja, gjaku, Kolë, zemra, të verdhët, kalë, kokë, pulë, shoqe, zog, dhe kërkon nga nxënësit t i grupojnë sipas gjinisë duke plotësuar tri bashkësitë. 225 Mashkullore Femërore Asnjanëse

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Mësuesi kërkon nga nxënësit të argumentojnë klasifikimin e emrave sipas gjinisë. Pasi mendohen, nxënësit përgjigjen se janë mbështetur tek mbaresa e këtyre emrave. Hapi II. Duke marrë shkas nga përgjigjja e nxënësve mësuesi bën të njohur gjininë gramatikore e cila dallohet nga mbaresat ose nga fjalët përcaktuese të emrave. Pas kësaj ndalet për një moment dhe u drejton nxënësve pyetjen: Mësuesi: - Pse emrat kalë, dajë, i vendosët në bashkësinë e emrave të gjinisë mashkullore? Nxënësi: - Sepse janë emra njerëzish të seksit mashkull. Prej këtej mësuesi sqaron edhe gjininë natyrore e cila përkon me seksin mashkull ose femër të qenieve të gjalla (njerëz ose kafshë). Mësuesi: - Po emrat të vrapuarit, të verdhët në cilën bashkësi i vendosët? Pse? Nëse nxënësit nuk i kanë përcaktuar saktë, mësuesi ndërhyn duke bërë të njohur se këta janë emra të gjinisë asnjanëse dhe se mbaresat e tyre janë: -it, -ët, -t. Hapi III. Shkruhen në tabelë fjalët: gjysh, ari, nip, doktor, plak dhe kërkohet nga nxënësit të japin gjininë femërore të këtyre emrave. U drejtohet pyetja: - Si e kanë formuar gjininë femërore këto emra? Arrihet në përfundimin se gjinia femërore e emrave mund të formohet me: a) prapashtesë: -e, -ë, -ushë, -eshë etj. b) më rrënjë të ndryshme: nip mbesë vajzë djalë baba nënë etj. Hapi IV. Pas këtij momenti punohen ushtrimet 1-3, f. 225 për t iu dhënë mundësi nxënësve të praktikohen në dallimin e gjinisë së emrave. Hapi V. Pjesa tjetër e veprimtarisë mësimore vazhdon me njohjen e nxënësve me numrin e emrit. Për këtë klasa ndahet në 8 grupe me nga 4-5 nxënës. Mësuesi ka përgatitur 8 fletë pune në të cilat ka shkruar emra në numrin njëjës dhe u kërkon nxënësve të shkruajnë përbri tyre formën e shumësit. 226 Grupi I: Grupi III: (një) rrugë (disa) (një) mësues (një) shitës (një) fole (një) nuse (një) mal (disa) (një) kalli (një) kodër (një) fshat (një) gjarpër Grupi II: Grupi IV: (një) nxënës (disa) (një) shoqe (një) tiranas (një) shtëpi (një) lule (një) mbret (disa) (një) shkop (një) sportist (një) gazetë (një) organ Grupi V: (një) zog (disa) (një) lepur (një) fik (një) plak (një) akull Grupi VI: (një) mik (disa) (një) dash (një) shekull (një) armik (një) ftua

Grupi VII: (një) varg (disa) (një) shteg (një) breg (një) byrek (një) Libër mësuesi Hapi VI. Secili grup plotëson format e shumësit. Lexohen nga përfaqësuesi i çdo grupi duke treguar edhe se si janë formuar. Mësuesi shkruan në tabelë me shkumësa me ngjyra 4 mënyrat e formimit të shumësit të emrave. Me mbaresë Ndryshim Ndryshim tingujsh Ruan formën tingujsh dhe mbarese e njëjësit male zogj brigje nxënës Hapi VII. Punohen ushtrime 4-7 në faqen 225. Sqarojmë se për ushtrimin 5 nxënësit mund të shfrytëzojnë tabelën përmbledhëse të formimit të shumësit të emrave të cilën e vizatojnë në fletore dhe pastaj e plotësojnë. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e tyre me të gjithë nxënësit. Mësuesi dëgjon me kujdes përgjigjet dhe argumentimet e tyre (atje ku kërkohen) dhe jep vlerësime. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 8, fq. 225 Grupi VIII: (një) lëng (disa) (një) dyshek (një) rrezik (një) çiflig (një) lug (rend) Tema: Kategoria e rasës dhe e trajtës te emri Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përcaktojnë funksionin e emrave në fjalitë e dhëna dhe rasën në të cilën është përdorur në secilin rast. gtë dallojnë rasat dhe lakimin e emrit. gtë dallojnë trajtën e shquar dhe të pashquar të emrave. gtë grupojnë emrat sipas lakimit. gt i përdorin emrat në rasa të ndryshme dhe në trajtë të pashquar e të shquar. 227 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. npunë e pavarur. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë 5 fjali me fjalën libër duke e vendosur atë në funksione të ndryshme.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Libri është miku ynë më i mirë. Faqet e librit ishin zverdhur. Librit të ri iu dha një çmim. Librin e mbaj gjithmonë pranë vetes. Ruaje miqësinë me librin. Prej librit njeriu mëson gjithmonë diçka të re. 228 Nxënësit të përcaktojnë funksionin e fjalës libër dhe rasën për secilin rast.p.sh.: 1) Libri kryefjalë rasa emërore 2) e librit përcaktor rasa gjinore etj. Hapi II. Prej këtej arrihet në përfundimin se emri (libri) ndryshon formë në varësi të funksionit që kryen. Këto forma të ndryshme që merr ai kur lidhet me fjalë të tjera në fjali quhen rasa. Nxënësit rikujtojnë se janë 5 rasa në gjuhën shqipe (emërore / gjinore / dhanore / kallëzore / rrjedhore). Hapi III. Po këtu mësuesi jep edhe përkufizimin e konceptit lakim duke treguar se emrat në gjuhën shqipe ndahen në katër lakime: Lakimi I emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me i. Lakimi II emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me u. Lakimi III emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me a; -ja. Lakimi IV emrat e gjinisë asnjanëse që mbarojnë me it, - et, - t. Theksohet se për të përcaktuar se cilit lakim i përket një emër, ai duhet të vendoset në numrin njëjës, rasën emërore, trajtën e shquar dhe më pas shihet mbaresa e përcaktohet lakimi. Hapi IV. Pas kësaj nxënësit rikujtojnë trajtën e shquar e të pashquar të emrave duke u ndihmuar edhe nga pyetjet që u drejton mësuesi: - Me cilat trajta përdoren emrat në gjuhën shqipe? - Çfarë i vendosim një emri kur është në trajtë të pashquar? - Si e vendosim një emër në trajtën e shquar? Nxënësit japin përgjigje duke e konkretizuar atë edhe me shembuj. Hapi V. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-7, f. 228 në libër. Për ushtrimin 6 nxënësit mund të ndahen në skuadra duke zhvilluar edhe një garë. Del fituese skuadra nxënësit e së cilës i lakojnë emrat e dhënë në të gjitha rastet pa gabuar. Në ushtrimin 7 nxënësit mund të punojnë në çifte për të gjetur emrat dhe për t i analizuar ato. Nxënësit tashmë janë njohur me të gjitha veçoritë e emrit (i përgjithshëm / i përveçëm / konkret / abstrakt / frymor / jofrymor / gjinia / numri / rasa / lakimi / trajta). P.sh.: Vitet emër i përgjithshëm, abstrakt, jofrymor, gjinia femërore (u bëhet e qartë nxënësve se emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me mbaresën e dhe ra në numrin shumës kthehen në emra të gjinisë femërore), numri shumës, rasa emërore, lakimi i parë, trajta e shquar etj. Nxënësit punojnë për disa minuta dhe më pas diskutohen përgjigjet e tyre. Detyrë shtëpie: Fletore pune, ushtrimet 1-6, f. 17-18.

Libër mësuesi Tema: Klasifikimi dhe formimi i mbiemrit Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë krahasojnë përshkrimet e dhëna duke veçuar të përbashkëtat dhe ndryshimet midis tyre. gtë klasifikojnë mbiemrat sipas veçorive të kërkuara në skemë. gtë plotësojnë kllasterin duke dalluar veçoritë e mbiemrit. gtë ushtrohen për të ndërtuar mbiemra të prejardhura e të përbërë. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune për çdo nxënës. nshumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nkrahasimi. nkllaster. ndiskutimi. Përgatitja: Përgatiten fletë pune për çdo nxënës. Në secilën prej tyre do të jepen dy fragmente të shkëputura nga tregimi Kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë. Në fragmentin e dytë, i cili është i njëjtë me të parin, janë hequr mbiemrat. Modelin e fletës së punës po e japim më poshtë: Fletë pune I A. Po njëherësh hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar i hijshëm, fisnik dhe madhështor, hundëshkabë, sypetrit, me mjekër të gjatë dhe të derdhur, i veshur me çelik, i armatosur gjer në dhëmbë. Vojsava kthehet, e shikon, përpiqet të ngrihet, por qëndron si e ngrirë nga kjo pamje e papritur. B. Po njëherësh hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar. Vojsava kthehet, e shikon, përpiqet të ngrihet, por qëndron si e ngrirë nga kjo pamje. Lexoni me kujdes përshkrimin e parë dhe përshkrimin e dytë. Cili prej përshkrimeve ju duket më i plotë, më i bukur? Pse? Ato janë të ngjashme, sepse. Këto të dyja ndryshojnë, sepse njëra. 229 II. Plotëso tabelën e mëposhtme me mbiemrat e përdorur në përshkrimin e parë. Mbiemrat I panyjshëm I nyjshëm I parmë I prejardhur I përbërë I hijshëm + + Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shpërndan fletët e punës. Çdo nxënës lexon me kujdes dy përshkrimet dhe i përgjigjet pyetjes së shtruar në fletën e punës. Mësuesi këmbëngul në argumentimin dhe ilustrimin e përgjigjes me shembuj konkretë nga fragmenti. Nxënësit kanë të drejtë të diskutojnë, plotësojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi II. Pas kësaj diskutohet plotësimi i tabelës. Së fundi mësuesi thekson se mbiemrat ndahen në mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm dhe, sipas formimit, në mbiemra të parmë, të prejardhur e të përbërë. Për këta të fundit mësuesi sqaron në tabelë nga një shembull për secilin rast.p.sh. mjekër të gjatë - (i parmë) luftëtar i hijshëm - (i prejardhur) luftëtar sypetrit - (i përbërë) etj Hapi III. Mbështetur në këto veçori të mbiemrit që diskutuan deri tani, nxënësit plotësojnë kllasterin e mbiemrit. Përdorimi i tij i bën përshkrimet më të bukura e më të gjalla. Mbiemri Tregon cilësi, veçori të frymorëve, sendeve, dukurive etj. i nyjshëm, i panyjshëm i parmë, i prejardhur, i përbërë Ky kllaster do të plotësohet në orët që vijojnë me veçori të tjera të mbiemrit. Mund të realizohet në formën e një skede. Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-6, f. 231. Ushtrimi 1. Nxënësit duhet të lidhin me shigjetë emrin me mbiemrin që tregon cilësinë e këtij emri. P.sh.: kafe e ngrohtë muzikë ritmike. Ushtrimi 2. Mund të zhvillohet në formën e një konkursi. Klasa ndahet në 6 grupe. Secili grup përpiqet të zbulojë sa më shumë mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm për rreth 5 minuta. Shpallet fitues grupi që ka zbuluar më shumë mbiemra. Ushtrimi 3. Ky ushtrim mund të punohet në çift. Nxënësit veçojnë nga poezia Mëngjes e L. Poradecit mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm. Këtu mësuesi le të shpjegojë edhe ngarkesën emocionale që marrin mbiemrat e përdorur në poezi (epitetet). Ushtrimi 4. Në këtë ushtrim nxënësit plotësojnë emrat me një mbiemër të nyjshëm e të panyjshëm.p.sh.: nxënës i mirë / shembullor. Ushtrimi 5. Ky ushtrim mund të punohet në grupe. Ndahet klasa në 5 grupe dhe secili grup ndërton mbiemra të prejardhur ose të përbërë nga temat e dhënë. P.sh.: Grupi I: larë i palarë shesh i sheshtë vendim vendimtar vetull vetullzi. Në fund të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet me të gjithë nxënësit. 230 Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 231. Tema: Vështirësia: Koha: Gjinia dhe numri i mbiemrit Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë ndërtojnë grupe emërore duke vendosur mbiemrat në gjininë përkatëse. gtë dallojnë ndryshimet që pëson mbiemri gjatë kalimit nga gjinia mashkullore në gjininë femërore. gtë ndërtojnë skemën e formimit të gjinisë femërore të mbiemrit.

Libër mësuesi gtë dallojnë ndryshimet që pëson mbiemri nga numri njëjës në shumës. gtë ruajnë në kujtesë përjashtimet nga rregullat e formimit të numrit shumës të mbiemrave: i ri, i zi, i madh, i lig, e keqe, e madhe, e re, e ve. gtë ndërtojnë saktë GE duke përshtatur mbiemrat në gjini dhe numër me emrat. Materiale dhe mjete mësimore Teksti Gjuha amtare 6. Fletore. Metoda dhe teknika mësimore Punë në grup. Diskutimi. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Klasa ndahet në tri skuadra të cilat do të dallojnë gjininë e mbiemrit. Kërkesa për të tria skuadrat është e njëjtë: të ndërtojnë grupe emërore, ku secilit emër (të gjinisë mashkullore dhe femërore) i vendosin mbiemrat e dhënë dhe në çdo çift të GE të qarkojnë ndryshimet që kanë ndodhur. Skuadra I djalë i vogël, këmbëngulës vajzë zemërbardhë, i madh Skuadra II këngëtar i talentuar, i magjishëm këngëtare fantastik, zëëmbël Skuadra III burrë i shkathët, i tmerrshëm grua besnik, shtatlartë P.sh.:a) burrë i shkathët grua e shkathët i e b) burrë i tmerrshëm grua e tmerrshme i e + mbaresën e c) burrë besnik grua besnik e mbaresa e d) burrë shtatlartë grua shtatlartë ruan formën e gjinisë mashkullore Hapi II. Në përfundim përfaqësues nga secila skuadër lexojnë grupet emërore të formuara duke vënë në dukje edhe ndryshimet që kanë ndodhur. Vizatohet në tabelë në mënyrë të përmbledhur skema e formimit të gjinisë së mbiemrit. Gjinia e mbiemrit Mashkullore Femërore i në e i në e + mbaresë mbaresë ruan formën e gjinisë mashkullore mbiemër i nyjshëm mbiemër i panyjshëm 231 Hapi III. Për pjesën e dytë të mësimit, numri i mbiemrit, nxënësit punojnë në tekst nën drejtimin e mësuesit. Lexohen shembujt duke vepruar njëlloj si tek formimi i gjinisë së mbiemrit. P.sh.: i lartë të lartë) qarkohen ndryshimet dhe drejtohen pyetjet: - Në ç gjini është mbiemri? - Ç kategori e mbiemrit ka ndryshuar? - Si shprehet ky ndryshim? Kështu veprohet dhe për shembujt e tjerë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 e # në të + mbaresa Mënyrat e formimit të shumësit të emrave Mashkullorë Femërore i në të + ë si njëjësi e në të e në të mbaresa si njëjësi + a Gjatë kohës që mësuesi merr përgjigje nga nxënësit plotësojnë edhe skemën në tabelë, e cila në fund do të ketë këtë pamje: Hapi IV. Tërhiqet vëmendja drejt shumësit të mbiemrave: e keqe, e madhe, e re, e ve, të cilat në shumës dalin në trajtat: të këqija, të mëdha, të reja, të veja. Hapi V. Kalohet te punimi i ushtrimeve 1-6 në faqen 234. Për ushtrimet 3, 4 klasa punon e ndarë në tri skuadra, ku secila skuadër do të shndërrojë 2 nga GE të dhëna nga gjinia mashkullore në femërore dhe nga numri njëjës në shumës. p.sh.: gjysh i vjetër gjyshe e vjetër re e e bardhë re të bardha Nxënësit i qarkojnë ndryshimet dhe i shpjegojnë ato me gojë. Në përfundim të çdo ushtrimi përgjigjet diskutohen me të gjithë nxënësit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 234. Tema: Kategoria e rasës së mbiemrit Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta 232 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë mësojnë lakimin e mbiemrave të nyjshëm e të panyjshëm kur ndodhen pas emrit dhe të mbiemrave të nyjshëm kur ndodhen para emrit në një GE. gtë qarkojnë ndryshimet që pëson mbiemri i nyjshëm gjatë lakimit kur ndodhet pas emrit. gtë ushtrohen për lakuar një GE me mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm. gtë ruajnë në kujtesë përjashtimet nga rregulli bazë i përshtatjes së mbiemrit me emrin për emrat e tipit: dajë (i shkreti dajë / dajës së shkretë) dhe Kolë (i gjori Kolë / Kolës së gjorë). gtë përdorin në fjali mbiemrat duke i përshtatur me emrat në gjini, numër, rasë. Materiale dhe mjete mësimor nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore npunë e pavarur. ndiskutimi. nlojë. nmendo / Puno në dyshe / Shkëmbe. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me leximin e tabelës së lakimit të mbiemrit pas emrit në f. 236. Nxënësit lexojnë në heshtje për rreth 5-7 minuta tabelën duke qarkuar ndryshimet që pëson mbiemri gjatë lakimit.

Libër mësuesi P.sh.: Në rasën emërore, trajta e pashquar mbiemri merr nyjën e, ndërkohë që në të gjitha rasat e tjera del me nyjën të. Hapi II. Për të ngulitur në kujtesë më lehtë lakimin e mbiemrit dhe ndryshimet që ai pëson, mësuesi organizon një lojë ku përfshihen të gjithë nxënësit. Jepet GE në rasën emërore (shembulli mund të jetë i librit ose i ndërtuar nga vetë mësuesi). Nxënësit lakojnë GE njëri pas tjetrit duke filluar nga trajta e pashquar, numri njëjës deri në trajtën e shquar, numri shumës. Loja vazhdon duke u kërkuar nxënësve të ndryshojnë mbiemrin e nyjshëm të atij GE me një mbiemër të panyjshëm. E lakojnë atë duke shpjeguar se cili ndryshon gjatë lakimit. Më pas u kërkohet nxënësve të ndryshojnë vendin e mbiemrit të nyjshëm duke e vendosur para emrit. Lakohet grupi emëror dhe nxënësit shpjegojnë se cili përbërës i grupi ndryshon gjatë lakimit. Hapi III. Në përfundim nxënësit qartësohen se mbiemrat e panyjshëm nuk ndryshojnë gjatë lakimit, ndërsa mbiemri i nyjshëm, kur qëndron para emrit, lakohet si të jetë emër. Tregohet kujdes në përshtatjen e mbiemrave me emrat e tipit dajë, Kolë: P.sh.: i shkreti dajë, por dajës së shkretë i gjori Kolë, por Kolës së gjorë. Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-5, f. 236 Për ushtrimin 2 nxënësit do të formojnë fjali me fjalët e dhëna duke përshtatur mbiemrin me emrin. Për grupin e parë të fjalëve përshtatja e emrit në mbiemrin është e saktë, nxënësve u mbetet vetëm të ndërtojnë fjali. P.sh.: Në shkollë me mua erdhi një shok i ri. Pas përfundimit të çdo ushtrimi bëhet diskutimi dhe vlerësimi i tij. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, fq. 236. Tema: Përdorimi i zanoreve e dhe ë. (Drejtshkrimi) Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë plotësojnë vendet bosh me zanoren e duhur. gtë shpjegojnë se cilat fjalë duhen shkruar me e dhe cilat me ë. gtë ruajnë në kujtesë lakimin në të dyja trajtat e emrave të gjinisë femërore që kanë e të theksuar. gtë shkruajnë drejt fjalët me e të theksuar dhe ë të patheksuar. 233 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. ndrejtshkrimi i gjuhës shqipe. Metoda dhe teknika mësimore npunë e pavarur. ndiskutimi. npunë në çift.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë tri grupet e fjalëve: a) dh _ mb; _ mër; f _ mër; gj _ mb; sh _ mbull; z _ mër; q _ nie; (i, e) sh _ njtë; v _ ndos; m _ nd. b) dh _ mbje; _ mëroj; f _ mërore; gj _ mbaç; sh _ mbullore; z _ mëroj; q _ nësi; sh _ njtëroj; v _ ndos; m _ ndoj. c) z _ mërbardhë; v _ ndlindje; m _ ndjendritur; q _ ndërmbajtës. Nxënësit punojnë individualisht në fletore për të plotësuar vendet bosh me shkronjën që duhet. Hapi II. Lexohen fjalët e plotësuara të grupit të parë. Plotësohen edhe në tabelë nga mësuesi duke përdorur shkumësa me ngjyra të ndryshme nga ata që kanë përdorur për të shkruar fjalët. U kërkohet nxënësve të nënvizojnë bashkëtingëlloren që vjen pas zanores së vendosur, të cilat shkruhen në tabelë (m, n, nj). Pas kësaj mësuesi jep rregullin drejtshkrimor : Fjalët që kanë e të theksuar kur ndiqen nga një bashkëtingëllore m; n; nj; lexohen dhe shkruhen me e dhe jo me ë. Sugjerim: Ky rregull mund të qëndrojë i shkruar në tabelë gjatë gjithë orës me qëllim që nxënësit ta ngulitin në kujtesë. Hapi III. Lexohen fjalët e grupit të dytë. Mësuesi kërkon nga nxënësit të tregojnë mënyrën e formimit të tyre (të prejardhura) duke u drejtuar pyetjet e mëposhtme: - Nga cilat fjalë kanë ardhur? - Si shkruhet fjala prej së cilës ka ardhur? (Kujto fjalët e grupit I) - A ruhet i njëjti rregull? Kështu veprohet edhe për fjalët e grupit të tretë. (Ato janë të përbëra). Hapi IV. Për fjalët: shenjë shënoj shënim qendër qëndroj qëndrim etj. mësuesi sqaron se këto fjalë bëjnë përjashtim nga rregulli. 234 Hapi V. Nxënësit lexojnë lakimin e emrave një artiste; një lule të dhënë në faqen 237 dhe dallojnë ndryshimin që pësojnë emrat nga njëra rasë në tjetrën dhe nga trajta e pashquar në trajtën e shquar. Hapi VI. Punohen ushtrimet 1-5, fq. 237. Ushtrimi 1. Në këtë ushtrim nxënësit korrigjojnë fjalët e shkruara gabim duke shpjeguar edhe arsyen se pse duhen shkruar në atë mënyrë. Ushtrimi 2. Punohet në çift për të ndërtuar fjalët e prejardhura nga fjalët e dhëna. P.sh.: mend mendo mendim etj. Ushtrimi 3, 4, 5. Mësuesi rikujton rregullin e lakimit të emrave të gjinisë femërore në trajtë të pashquar e të shquar që kanë e të patheksuar dhe pastaj nxënësit punojnë individualisht, në mënyrë të pavarur. Në fund bëhet diskutimi e vlerësimi i çdo ushtrimi. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, fq. 237.

Libër mësuesi Tema: Vështirësia: Koha: Përdorimi i zanores ë (ora e parë) Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin përdorimin e -ë tek fjalët që në gegërishte shqiptohen me â. gtë njohin rregullin e shkrimit të -ë paratheksore në fjalët e parme si dhe në ato të formuara prej tyre. gtë shkruajnë saktë fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me - ë dhe me prapashtesë që nis me bashkëtingëllore. gtë ngulitin në kujtesë fjalët që bëjnë përjashtim nga rregullat drejtshkrimore që lidhen me -ë e theksuara. gtë njohin rregullat e shkrimit pa -ë të fjalëve të prejardhura që: a) dalin me temë me bashkëtingëllore dhe marrin prapashtesë që nis me bashkëtingëllore. b) dalin me temë me bashkëtingëllore r, l, ll e që kanë theks parafundor. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. ntabakë të bardhë. nbojëra uji. nngjitëse. Metoda dhe teknika mësimore npunë e drejtuar. ndiskutimi. nlojë. Përgatitja: Të gjitha rregullat drejtshkrimore si dhe përjashtimet nga këto rregulla të emërtuara Ruaj në kujtesë mësuesi t i shkruan në tabakë letre të mëdhenj e të bardhë. Rregullat shkruhen me ngjyra të ndryshme dhe të ndara nga njëra-tjetra. Këto mjete do të ngjiten në tabelë ose në muret e klasës në momentin që arrihet te rregulli. Është mirë që këto të qëndrojnë gjatë gjithë orës së mësimit. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nxënësit punojnë ushtrimet e tekstit nën drejtimin e mësuesit. Duke analizuar çdo shembull të dhënë arrihet në rregullën drejtshkrimore që duhet zbatuar në secilin rast. 235 Hapi II. Lexohet grupi i fjalëve të dhëna ku janë vënë përballë fjalët e gegërishtes që mbartin â hundore me normën e tyre letrare. P.sh.: i âmbël i ëmbël â ë Prej këtej arrihet në rregullën drejtshkrimore se fjalët e gegërishtes që mbartin â shkruhen me ë në normën letrare. Ruaj në kujtesë: Përjashtim nga ky rregull bëjnë fjalë të tilla si: ranishte, bamirësi, zana, zanore etj., ku ruhet a në normë letrare. Hapi III. Nëse në ushtrimin 1 vendosim theksin mbi fjalët e dhëna dhe u kërkohet të bëjnë korrigjimet e nevojshme në fjalët që nuk janë shkruar si duhet.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Nëse nxënësit nuk arrijnë të bëjnë ndreqjet e duhura, mësuesi i ndihmon duke u kujtuar rregullën drejtshkrimore: ë paratheksore shkruhet në fjalët e parme e në të gjitha fjalët e formuara prej tyre ku ajo i takon rrokjes së parë si dhe në fjalët e formuara prej tyre. - argëtoj fjalë e parme (ë-ja) para theksit - argëtim fjalë e prejardhur nga argëtoj - bërryl (ë-ja) në rrokjen e parë ndahet para theksit. Kështu të analizohen nga nxënësit edhe shembujt e tjerë. Ushtrimi 2. Për t i dhënë përgjigje kërkesës së ushtrimit 2 nxënësit në fillim bëjnë analizën fjalëformuese të fjalëve duke ndihmuar me pyetjet: - Cila është tema dhe prapashtesa e këtyre fjalëve. - Me çfarë mbaron tema? (zanore ë) - Me çfarë fillon prapashtesa? Prej këtej nxënësit të arrijnë në rregullin drejtshkrimor: Në fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me ë dhe me prapashtesë që nis me bashkëtingëllore ruhet ë. P.sh.: Anëtar anë+tar Kështu të veprohet nga nxënësit për secilin nga shembujt e dhënë. Ruaj në kujtesë grupin e fjalëve të veçuara që bëjnë përjashtim nga ky rregull në faqen 238. Nxënësve u lihet një kohë e shkurtër për të mbajtur mend këtë grup fjalësh. Kjo zhvillohet në formën e një loje me qëllim që të çlodhen nxënësit dhe të vlerësohen nxënësit që kanë aftësi dhe dallohen për kujtesën më të mirë. 236 Ushtrimi 3. Në këtë ushtrim janë zbatuar dy rregulla drejtshkrimore: - Rregulli i parë lidhet me fjalët e prejardhura, të cilat shkruhen pa - ë dhe dalin me temë në bashkëtingëllore.p.sh.: shqiptar shqip+tar tregti treg+ti - Rregulli i dytë lidhet me fjalët e prejardhura të cilat dalin me temë bashkëtingëllore r, l, ll dhe që e kanë theksin në rrokjen e parafundit.p.sh.: afër+si epër+si Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 238. Nxënësit do të korrigjojnë fjalët e shkruara gabim duke argumentuar ndryshimin: (bagti bagëti) Shkruhen me ë, sepse lidhet me rregullat e shkrimit të tyre. Shënim: Të mos punohen fjalët gogla; kokrra deri në punimin e ushtrimit 7 kur të mësohet rregulli i shkrimit të tyre.

Libër mësuesi Tema: Vështirësia: Koha: Zanorja ë e patheksuar. (Drejtshkrim / Ushtrime) Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë sipas 3 rregullave drejtshkrimore të mësuara: gtë formojnë fjalë të prejardhura nga tema dhe prapashtesat e dhëna duke zbatuar rregullat drejtshkrimore. gtë korrigjojnë fjalët e shkruara gabim duke zbatuar rregullat drejtshkrimore të mësuara. gtë shkruajnë drejt emrat dhe mbiemrat që mbarojnë me -ër; -ër; -ël në numrin shumës. Zhvillimi i mësimit: I. Mësimi nis me punimin e ushtrimit 5. klasa punon e ndarë në tri skuadra. Skuadra I. Në fjalët e dhëna veço fjalët e parme dhe ato të formuara prej tyre kur kanë ë në rrokjen e parafundit. Skuadra II. Në fjalët e dhëna veço fjalët e formuara nga një temë me ë dhe prapashtesën që nis me bashkëtingëllore. P.sh.: pemëtari Skuadra III. Në fjalët e dhëna veço fjalët e prejardhura që mbarojnë me bashkëtingëllore dhe që shkruhen me ë (si zanore mbështetëse). P.sh.: malësor = mal+(ë)sor Nxënësit punojnë në fletore. Në përfundim të ushtrimit lexohen fjalët e grupuara nga përfaqësues të ndryshëm të tri skuadrave, diskutohen dhe vlerësohen duke theksuar gjithmonë rregullat drejtshkrimore. Ushtrimi 6. Nxënësit duke bashkuar temat dhe prapashtesat e dhëna do të shkruajnë fjalët e prejardhura që formohen, p.sh.: copëtoj; plehëroj etj. Ushtrimi 7. Nxënësit shkruajnë saktë vetëm fjalën e dhënë në kllapa duke njohur më parë rregullin që lidhet me fjalët që mbarojnë me -r, -rr, -l, -ll, të cilave gjatë lakimit u bie ë. P.sh.: dimër dimri Ushtrimi 8. Nga teksti Djali dhe deti nxënësit të punojnë me paragrafin që fillon nga Kur u zgjua... deri te... doli nga vila f. 27. Në këtë fragment do të nënvizojnë fjalët që kanë ë të patheksuar, p.sh.: mëngjes, dëgjoj. Ushtrimi 9. Në këtë ushtrim nxënësit nënvizojnë fjalët që shkruhen me ë të patheksuar dhe korrigjojnë fjalët që nuk janë shkruar si duhet. 237 Shënim: Këtë ushtrim mësuesi mund ta zhvillojë edhe në formën e diktimit. Në fund nxënësit shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin, qortojnë e vlerësojnë punën e bërë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 10, f. 239.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Përemrat. Përemri vetor Niveli IV 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: g Të rikujtojnë njohuritë e marra rreth përemrave. gtë dallojnë veçoritë e përemrit vetor. gtë krahasojnë përemrat vetorë të vetës së tretë me ata të vetës së parë dhe të dytë. gtë përdorin drejt përemrat vetorë në gjininë, numrin dhe rasën e duhur. gtë dallojnë trajtën e shkurtër të përemrave vetorë. gtë njohin mënyrën e formimit të trajtave të shkurtra të bashkuara dhe drejtshkrimin e tyre. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nlapsa me ngjyra. nshkumësa me ngjyra. ntabela të lakimit të përemrave vetorë. ntabela e trajtave të shkurtra të bashkuara. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. npunë në çift. ndiskutimi. 238 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi vizaton në tabelë kllasterin e fjalës përemri dhe kërkon nga nxënësit ta plotësojnë atë me të gjitha llojet e përemrave duke i shoqëruar me shembuj. Plotësimi i kllasterit bëhet njëkohësisht nga nxënësit dhe mësuesi, (pra nxënësit flasin dhe mësuesi shkruan në tabelë). Kllasteri do të ishte: që, i cili, e cila dikush, ndonjë, disa etj. Përemri i pacaktuar Përemri lidhor Përemri vetor Përemri unë, ti, ai/ajo ne, ju, ata/ato Përemri dëftor Përemri vetvetor ky, kjo, këta, këto, i tillë, të këtillë etj. vetja, vetvetja im, e tu, i saj, ynë, tanë etj. Përemri pronor Përemri pyetës Çfarë?, Si?, Kush? Hapi II. Pas përmbledhjes së njohurive të marra më parë, përqendrohet vëmendja e nxënësve te përemri vetor, format, roli dhe veçoritë e tij.

Libër mësuesi Hapi III. Vizatohet tabela përmbledhëse e përemrit vetor. Veta Njëjës Shumës I Unë Ne II Ti Ju III Ai/Ajo Ata/Ato dhe u drejtohen nxënësve pyetjet e mëposhtme: Shihni me kujdes përemrat vetorë. Çfarë vini re? Dhe pret prej tyre përgjigje të ngjashme me këto që vijojnë: Për pyetjen e parë: - Kanë tri veta. - Përdoren në numrin njëjës dhe shumës - Veta I dhe II njëjës e shumës nuk ndryshojnë formë për të dyja gjinitë. - Veta III ka forma të ndryshme për gjininë mashkullore dhe femërore. - Veta I dhe II njëjës dhe shumës përdoret për njerëz, ndërsa veta III (njëjës dhe shumës) përdoret për njerëz, kafshë dhe sende. - Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë njëjës dhe shumës nuk e zëvendësojnë emrin, ndërsa ato të vetës së tretë përdoren për të mos përsëritur emrin e thënë më parë. Për pyetjen e dytë: 1) Përemri vetor i vetës së parë njëjës (unë) tregon folësin kurse i vetës s1% parë shumës (ne) tregon dhe shumës tregojnë folësin, dhe grupin ku bën pjesë (edhe folësi). 2) Përemri vetor i vetës së dytë njëjës tregon bashkëbiseduesin dhe i vetës së dytë grupin ku bën pjesë dhe bashkëbiseduesi. 3) Përemrat vetorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës tregojnë frymorë ose sende për të cilët bëhet fjalë (përjashtohet folësi dhe bashkëbiseduesi). Hapi IV. Pas kësaj kalohet te tabela e lakimit të përemrit vetor. Mësuesi u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe, të vëzhgojnë me kujdes tabelën e lakimit të përemrit vetor në libër e më pas t i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për atë çka vëzhgojnë. Pas katër ose pesë minutash, mësuesi u kërkon nxënësve të tregojnë pyetjet dhe përgjigjet që ata kanë bërë. P.sh.: Nxënësi 1: Çfarë vure re gjatë lakimit të përemrit vetor unë? Nxënësi 2: Përemri vetor unë nuk ka formë për rasën gjinore. Nxënësi 1: Në cilat rasa përemri vetor unë del me të njëjtën formë? Nxënësi 2: Në rasat dhanore dhe kallëzore. Po në këto rasa përemri vetor del me formën e tij të plotë dhe me trajtë të shkurtër. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me përemrat e tjerë. Hapi V. Mësuesi vazhdon më tej duke i udhëzuar nxënësit të qarkojnë me ngjyrë të kuqe të gjitha trajtat e shkurtra. Nxënësit lexojnë trajtat e shkurtra të rasës dhanore e kallëzore, ndërsa mësuesi i shkruan ato në tabelë dhe u bën të njohur nxënësve se, duke u përdorur dy trajtat e 239

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 shkurtra pranë njëra-tjetrës, formojnë trajtat e shkurtra të bashkuara. Jepen dy tabelat e formimit të trajtave të shkurtra të bashkuara. më + e = ma më + i = m i të + e = ta të + i = t i i + e = ia i + i = ia na + e = na e na + i = na i ju + e = jua ju + i = jua u + e = ua u + i = ua Kujdes! Mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve se cilat prej trajtave të shkurtra të bashkuara shkruhen bashkë, cilat të ndara dhe cilat me apostrof. Hapi VI. Punohen ushtrimet 1-7, f. 243 Shënim: Tregohet kujdes me ushtrimin 6. Në tabelën e trajtave të shkurtra të bashkuara që duhet të plotësohet nga nxënësit janë bërë dy gabime shtypi: 1) na + e = na e 2) është dhënë dy herë forma e trajtave të shkurtra të bashkuara, ju + e = jua, e cila duhet të zëvendësohet me të + i = t i që mungon. Mësuesi/ja për të shmangur gabimet e tabelës, saktëson kërkesën e ushtrimit. Plotëso si duhet tabelën e mëposhtme: Diskutohen ushtrimet: Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 243. M Tema: Vështirësia: Koha: Përemri pronor Niveli III 45 minuta 240 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kuptimin dhe veçoritë gramatikore të gjinisë, numrit dhe vetës të përemrit pronor. gtë dallojnë treguesit gramatikorë te përemrat pronorë të gjinisë femërore. gtë dallojnë përemrat pronorë dhe të përcaktojnë vetën, gjininë dhe numrin e tyre. gtë kthejnë grupet emërore (emër+përemër pronor) nga gjinia mashkullore në gjininë femërore. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. npunë në grupe. npunë e pavarur. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi drejton pyetjen: - Ç tregon përemri pronor?thoni disa përemra pronorë. Nga grupet emërore (emër + përemër pronor) që përmendin nxënësit mësuesi veçon ato grupe që e kanë emrin që tregon pronën në numrin njëjës dhe shumës, gjinia mashkullore e femërore.p.sh.: shoku im shoqja ime shokët e mi shoqet e mia

Libër mësuesi Pas kësaj u shtron nxënësve këto pyetje: - Cilës vetë i përkasin këta përemra pronorë? - Çfarë ndryshimesh vini re në formën e përemrit pronor të vetës së parë? Pse? Përgjigjet e nxënësve do të ishin: - Për pyetjen e parë: Veta I njëjës, ndërsa për pyetjen e dytë Sepse lidhet me gjininë dhe numrin e pronës. Nxënësit nënvizojnë ndryshimet duke argumentuar përgjigjen.p.sh.: im im(e) nr. njëjës, gj. mashkullore nr. njëjës, gj. femërore Në numrin njëjës në gjininë femërore për vetën e parë, përemri pronor merr mbaresën e. Vazhdohet i njëjti arsyetim edhe për numrin shumës, si dhe për të gjithë përemrat pronorë të vetës së dytë e të tretë njëjës e shumës. (Ti) shoku yt shoqja jote shokët e tu shoqet e tua (Ai) shoku i tij shoqja e tij shokët e tij shoqet e tij (Ajo) shoku i saj shoqja e saj shokët e saj shoqet e saj (Ne) shoku ynë shoqja jonë shokët tanë shoqet tona (Ju) shoku juaj shoqja juaj shokët tuaj shoqet tuaja. Të gjitha këto mësuesi i shkruan në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra për të dalluar pronën nga pronori. Hapi II. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-7, f. 246. Ushtrimi 1. Mund të punohet në formë loje. Klasa ndahet në grupe. Secilit grup i kërkohet të gjejë sa më shumë përemra pronorë. Shpallet fitues ai grup që i gjen gjithë përemrat që janë ne tekst. Ushtrimi 2, 3. Të dyja ushtrimet mund të zhvillohen në të njëjtën kohë. Nxënësit fillimisht gjejnë përemrin pronor e më pas thonë vetën, numrin, gjininë e tij. P.sh.: vjershat e tij = veta II, numri shumës, gj. femërore. (Numri dhe gjinia përcaktohen në varësi të pronës). Ushtrimi 4. Në vend të pikave nxënësit vendosin përemrin pronor që duhet. P.sh.: Në fjalinë e parë në vendin bosh vendoset përemri pronor të tu. Ushtrimi 5. Nxënësit kthejnë grupet e dhëna nga gjinia mashkullore në gjininë femërore. P.sh.: vëllai yt motra jote vëllai i tij motra e saj shoku im shoku i saj Në fund mësuesi dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve, korrigjon gabimet dhe sqaron konceptet atje ku e sheh të nevojshme. 241 Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, 7, f. 246.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Kategoria e rasës te përemri pronor Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njihen me kategorinë e rasës te përemri pronor. gtë lakojnë grupet emërore të dhëna ku fjala përcaktuese është përemër pronor. gtë dallojnë ndryshimet që pëson përemri pronor gjatë lakimit. gtë ndërtojnë grupe emërore ku të përdorin drejt përemrin pronor. gtë përshkruajnë familjen e tyre duke përdorur përemra pronorë në vetë, gjini, numër e rasa të ndryshme. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. npunë në grupe. 242 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë grupet emërore të mëposhtme: A) vëmendja jonë vëmendjes sonë B) vullneti ynë vullnetit tonë dhe kërkon nga nxënësit të përcaktojnë vetën, numrin e pronarit si dhe gjininë e numrin e pronës. P.sh.: Tek grupi emëror vëmendja jonë pronari është në vetën e parë, numri shumës, ndërsa prona në gjininë femërore, numri njëjës (vëmendja). Pasi dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve, mësuesi u kërkon atyre të mendohen për disa çaste dhe të shpjegojnë arsyet e ndryshimit në formë të përemrit pronor (jonë/sonë; ynë/tonë) ndërkohë që pronori dhe prona janë të njëjtë. Duke përmbledhur përgjigjet e nxënësve mësuesi sqaron se përemri pronor del në forma të ndryshme, pasi ai ka kategorinë e rasës. Në të njëjtën mënyrë punohet dhe me grupin emëror B. Hapi II. Nxënësit ndahen në 6 grupe. Brenda grupit ata punojnë individualisht. Kërkesa për të gjitha grupet është e njëjtë: Lakoni grupet emërore të dhëna duke përcaktuar numrin e pronarit si dhe gjininë dhe numrin e pronës. Mund të përdoret tabela për lehtësi. Grupi I shoku im shoku yt shoqja ime shoqja jote Grupi II shoku ynë shoku juaj shoqja jonë shoqja juaj Grupi III shokët e mi shokët e tu shoqet e mia shoqet e tua

Libër mësuesi Grupi IV shokët tanë shokët tuaj shoqet tona shoqet tuaja Grupi V shoku i tij shoku i tyre shoqja e saj shoqja e tyre Grupi VI shokët e tij shokët e tyre shoqet e saj shoqet e tyre Gjatë kohës që nxënësit do të lakojnë grupet emërore të dhëna, teksti do të jetë i mbyllur. Pasi përfundojnë lakimin, nxënësit hapin librat dhe kontrollojnë punën e tyre duke iu referuar tabelave të lakimit të përemrit pronor të dhëna në tekst. Hapi IV. Pasi bëjnë korrigjimet e nevojshme, lakojnë me gojë njëri pas tjetrit grupet emërore të dhëna duke u përpjekur të shpjegojnë ndryshimet që pëson përemri pronor gjatë përdorimit në të gjitha rasat. (Mësuesi të mos ndalet në të gjitha rastet). Hapi V. Punohen ushtrimet 1-7 në tekst, f. 248. Ushtrimi 1. Në këtë ushtrim nga dy alternativat e dhëna nxënësit do të zgjedhin grupin me përemrin pronor që duhet. P.sh.: I thashë mamasë sime. Ky është vëllai i shoqes sonë. Ushtrimi 2. Nxënësit qarkojnë grupin emëror në të cilin përemri pronor është përdorur drejt. Alternativa e saktë është: shkolla jonë. Ushtrimi 3. Nxënësit lidhin me shigjetë përemrin pronor me emrin që duhet. P.sh. im atë, jot shoqe yt vëlla jot ëmë Ushtrimi 4. Nxënësit qarkojnë përemrin që nuk është në radhën e vet duke argumentuar pse. P.sh.: Në grupin e parë qarkohet përemri atij, i cili nuk është përemër pronor. Kujdes: Në grupin V të gjithë janë përemra pronorë, por pronori yt është i gjinisë mashkullore. 243 Ushtrimi 5. nxënësit do të shkruajnë grupet emërore të dhëna në rasën që kërkohet. P.sh.: Numri yt në rasën dhanore numrit tënd. Vlerësohen përgjigjet e nxënësve pas çdo ushtrimi të zgjidhur. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, 7, f. 248. (Ushtrimi 7 le të jetë ushtrim me zgjedhje, pa qenë i detyruar për të gjithë nxënësit.)

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Përdorimi i apostrofit Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë përdorin si duhet apostrofin: a) pas pjesëzës mohuese s. b) pas përemrit pyetës ç. c) te trajtat të shkurtra të bashkuara m i, t i. d) përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua. e) përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljes. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. ndrejtshkrimi i Gjuhës Shqipe. ntabakë të bardhë, të prerë në formë fishash. Ku shkruhen rregullat e përdorimit të apostrofit. Metoda dhe teknika mësimore nshpjegimi. npunë e pavarur. ndiskutimi. npunë e drejtuar. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Hapet libri dhe punohen ushtrimet 1-6, f. 249. Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të shkruajnë si duhet fjalët dhe grupet e fjalëve të dhëna duke përdorur apostrofin. Fillimisht nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur. Pas përfundimit të detyrës diskutimi i ushtrimit nis me pikën a. Kërkohet nga nxënësit të shpjegojnë përdorimin e apostrofit në këto raste e më pas mësuesi vendos në tabelë rregullën përkatëse të shkruar më parë në një fishë të madhe me shkronja të dallueshme ku apostrofi ( ) të ketë ngjyrë të ndryshme. Fisha do të jetë kjo: 244 Apostrofi përdoret pas pjesëzës mohuese s. P.sh.: s munda; s i fola; s më pa etj. Për fjalët e grupit b u kërkohet nxënësve të përcaktojnë klasën së cilës i përket fjalia me shkronja të zeza (ç) e më pas të shpjegojnë përdorimin e apostrofit. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve e më pas mësuesi ngjit në tabelë rregullën përkatëse. Përemri pyetës ç shkruhet gjithmonë me apostrof. P.sh. Ç është kjo? Ç do këtu? Ç kërkon? Kujdes: Fjalia e fundit Çfarë të tha? përmban përemrin pyetës çfarë, i cili shkruhet gjithnjë pa apostrof.

Libër mësuesi Për të mos u ngatërruar me përemrin e pacaktuar çdo ( i cili shkruhet gjithashtu pa apostrof) nxënësit të ndihmohen duke iu kujtuar se përemri pyetës ç? mund të zëvendësohet me çfarë?. P.sh.: çdo ditë ç do nga unë? Çfarë do nga unë? Vazhdohet në të njëjtën mënyrë me pikat c dhe d. Si gjithmonë pas përgjigjeve të nxënësve mësuesi i ngjit rregullat në tabelë: Për pikën C. Shkruhen me apostrof trajtat e shkurtra të bashkuara: m i; t i, trajta e shkurtër kur bashkohet me pjesëzën u të formës joveprore të foljeve: m u sos durimi, t u përgjigjja shpejt. Për pikën D. Shkruhet me apostrof: a) pjesëza të e lidhores kur bashkohet me trajtën e shkurtër: T ju flasë fëmijëve. b) kur pjesëza do të e së ardhmes bashkohet me trajtë të shkurtër: Do t i flas unë. c) kur pjesëza për të e formës së pashtjelluar paskajore bashkohet me trajtën e shkurtër u afrua për t i folur mësuesit. (Është mirë që këto afishe të qëndrojnë të varura në muret e klasës ose në tabelë, gjatë gjithë orës së mësimit). Ushtrimi 2. Nxënësit do të shkruajnë fjalitë duke zëvendësuar pjesëzën mohuese nuk me s. P.sh.: Nuk isha unë s isha unë. Ushtrimi 3. Nxënësit do të zëvendësojnë përemrin pyetës çfarë me ç. P.sh: Çfarë do të bësh tani? Ç do të bësh tani? Ushtrimi 4. Nxënësit shpjegojnë përdorimin e apostrofit në fjalitë e dhëna. (Nxënësit ndihmohen nga rregullat e ngjitura në muret ose tabelën e klasës). P.sh: T i kërkoj nënës uratën.- Përdoret apostrofi pasi pjesëza të e lidhores bashkohet me trajtën e shkurtër i. S do të të zhgënjej Përdoret apostrofi pas pjesëzës mohuese s. Ushtrimi 5. Nxënësit lidhin shembujt e fjalive të dhëna në shtyllën e majtë me shpjegimin e përdorimit të apostrofit në shtyllën e djathtë.p.sh: S munda të mbyll sy, pas pjesëzës mohuese s. se qanin këto dy foshnja Po ju ç jeni? pas përemrit pyetës ç. Në përfundim të çdo ushtrimi dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Mësuesi plotëson dhe saktëson përgjigjet e tyre. 245 Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 249. (Nxënësit të shpjegojnë përdorimin e saktë të apostrofit, duke bërë edhe qortimin e tij.)

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Folja Niveli III 45 minuta Objektiva: Në fund të orës, nxënësit të jenë të aftë: gtë rikujtojnë njohuritë e marra rreth foljes. gtë bëjnë analizë fjalëformuese të foljes. gtë përcaktojnë informacionin që jep mbaresa tek folja. gtë dallojnë foljet me kuptim të plotë leksikor dhe foljet ndihmëse. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi drejton pyetjet: - Ç është folja? Ç veçori gramatikore të saj njihni? Nxënësit punojnë për rreth 3 minuta për të plotësuar kllasterin, pamja e të cilit do të ishte: Vetë Tregon veprim, gjendje Ndërtimi Numër FOLJA Forma V/JV Mënyrë Kalimtare jokalimtare Kohë Zgjedhim 246 Nxënësit japin shembuj me folje që emërtojnë (tregojnë) veprim e gjendje. Prej tyre mësuesi/ja zgjedh disa dhe i shkruan në tabelë. Këto folje do të përdoren nga mësuesi/ ja gjatë analizës fjalëformuese. P.sh: mëso j TEMA + MBARESA MBART Jep informacion për: KUPTIMIN Mënyrën (dëftore) Kohën (e tashme) Vetën (e parë) Numrin (njëjës) Formën (veprore) Kështu punohet me disa nga foljet e shkruara në tabelë.

Libër mësuesi Hapi III Mësuesi shkruan fjalitë -Unë kam një libër. Unë jam në klasë të gjashtë -Unë kam lexuar një libër. Unë jam rritur me dashuri. Nxënësit dallojnë foljet në secilën fjali. I shohin ato me kujdes për t iu përgjigjur pyetjeve. -Në cilën fjali, folja kam është përdorur në kuptimin e saj leksikor? -Po në fjalinë tjetër, përse shërben? A e ruan këtë kuptim? Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve, nxënësit arrijnë në përfundimin se: -Folja kam (jam) përdoret me kuptimin e saj leksikor. -Folja kam (jam) përdoret si folje ndihmëse (ndihmon për të ndërtuar kohët e përbëra). Hapi IV. Punohen ushtrimi 1-7 Ushtrimi 2. Ky ushtrim zhvillohet në formë loje. Nxënësit lexojnë të gjitha foljet e shkruara në skemë horizontalisht dhe veçojnë foljen që formohet në kutitë me vizë dyshe. Nxënësi që gjen i pari foljen (studioj) shpallet fitues i lojës. Ushtrimi 3. Punohet në çift. Nxënësit dallojnë foljet që tregojnë veprim, gjendje. I shkruajnë ato në fletore. Shkëmbejnë fletoret duke vlerësuar punimet e njëri-tjetrit. Ushtrimi 6. Në të gjitha fjalitë ku folja kam është përdorur si folje ndihmëse, nxënësit të shpjegojnë përse shërbyen. Hapi V. Pas punimit, çdo ushtrim diskutohet. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 252. Tema: Vështirësia: Koha: Mënyrat dhe kohët e foljes Niveli III 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë rikujtojnë 6 mënyrat e paraqitjes së veprimit në gjuhën shqipe. gtë listojnë kohët për secilën mënyrë. gtë dallojnë kohët e thjeshta nga kohët e përbëra. gtë njohin ndryshimet midis formave të shtjelluara e të pashtjelluara. gtë përdorin drejt foljet, për të shprehur veprimet e së tashmes, të shkuarës e së ardhmes. 247 Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nshpjegim. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/sja, kërkon nga nxënësit të rikujtojnë njohuritë që ata kanë marrë për foljen. Ai/ajo viziton në tabelë skemën e mëposhtme, të cilin e plotëson me përgjigjet që merr nga nxënësit rreth pyetjeve: - Në sa mënyra e paraqet folësi veprimin në gjuhën shqipe?

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Cilat janë 6 mënyrat në të cilat paraqitet veprimi? - Si e paraqet veprimin secila prej tyre? - Sa kohë ka secila mënyrë? - Cilat kohë janë të thjeshta e cilat janë të përbëra? Mënyra 1.Dëftore 2. 3. 4. 5. 6. Si e shpreh veprimin? I vërtetë Sa kohë ka? 8 Kohët e thjeshta e tashme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, e ardhme Kohët e përbëra e kryer, më se e kryer, e kryer e tejshkuar, e ardhme përparme Hapi II. Nxënësit thonë disa folje, të cilat i çojnë nga veta I njëjës në të dytën, e kalojnë në shumës dhe në mënyra të ndryshme (p.sh., dëftore, lidhore, habitore) në disa kohë, e prej këtej vihen re ndryshimet që ka midis formave të foljes. P.sh.: gëzoj gëzon gëzojmë.../ gëzova/ do të gëzoj; të gëzoj të gëzosh të gëzojmë; gëzuakam; Mësuesi/ja i njeh nxënësit me dallimin që kanë format e shtjelluara me ato të pashtjelluara (pjesore; mohore; përcjellore; paskajore).p.sh.: Unë u nisa pa zbardhur. U nise pa zbardhur. U nisëm pa zbardhur. Hapi III. Punohen ushtrimet 1-6 248 Tema: Mënyra dëftore Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Synimi: Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohet të ushtrohen nxënësit për përdorimin e saktë të foljeve në të gjitha kohët e mënyrës dëftore. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë kohët e thjeshta dhe të përbëra të foljes në mënyrën dëftore. gtë njohin formën e veçantë kam për të + folje me kuptimin e së ardhmes. gtë përdorin saktë foljet në të gjitha kohët e mënyrës dëftore. gtë përshkruajnë përvojat e tyre vetjake duke përdorur foljet në mënyrën dëftore. gtë kuptojnë se foljet e mënyrës dëftore përdoren më shumë në fjalitë dëftore.

Libër mësuesi Materiale dhe mjete mësimore netiketa. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore E Stuhi mendimin. 10 0 R Insert. 20 0 R Mendo, puno në dyshe, shkëmbe. 15 0 Përgatitja: Përgatiten etiketa në formë molle dhe në secilën prej tyre shkruhen emërtimet e kohëve të mënyrës dëftore. Zhvillimi i mësimit: Evokimi (Stuhi mendimesh) Mësuesi vizaton një pemë në dërrasë dhe u drejton nxënësve pyetjet: - Cilat janë kohët e mënyrës dëftore? - Cilat janë kohë të thjeshta? Po të përbëra? Plotësohen kohët e mënyrës dëftore nga nxënësi në pemën e vizatuar në dërrasë me etiketat e përgatitura që më parë nga mësuesi. (Etiketat le të jenë me imazhin e një fruti dhe në to të jenë të shkruara emërtimet e kohëve të foljeve.) k. të përbëra k. të përbëra k. të thjeshta k. të thjeshta k. të përbëra k. të përbëra k. të thjeshta k. të thjeshta koha e pakryer koha e tashme Realizimi i kuptimit (INSERT) Në këtë fazë mësuesi kërkon nga nxënësit të lexojnë informacionin e tekstit duke vendosur shenjat, +, -,?, kuptimin e të cilave nxënësi tashmë e njeh. Shënimet e mbajtura në libër do të hidhen në tabelë në kolonën përkatëse. +? Shënimet e mbajtura në mënyrë individuale diskutohen me të gjithë klasën. Nga mësuesi bëhet shpjegimi i informacionit dhe i koncepteve të reja. Ai mbështetet në informacionin e nxënësve dhe kërkon herë pas herë mendime prej tyre. 249 Më tej udhëzohen nxënësit që të vërejnë me kujdes tabelat e dhëna për zgjedhimin e foljeve në mënyrën dëftore, me synimin që t u përgjigjen pyetjeve: - Çfarë ndryshon te folja gjatë zgjedhimit të saj në kohët e thjeshta? - Si ndërtohen kohët e përbëra? Çdo përfundim të arritur mësuesja e shkruan në dërrasë. Për të përforcuar zgjedhimin e foljes në të gjitha kohët e mënyrës dëftore mësuesi organizon një lojë. Nxënësit japin nga një folje për çdo zgjedhim, të cilat mësuesja i shkruan në dërrasë. I shton kësaj liste edhe foljet kam e jam. Shpjegohen rregullat e lojës. Në lojë do të marrin pjesë të gjithë nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ajo fillon me nxënësin e ulur në bankën e parë. Çdo nxënës (njëri pas tjetrit) do të zgjedhojë foljet e dhëna në të gjitha kohët e mënyrës dëftore. Nxënësi që gabon skualifikohet.p.sh.: Nxënësi i parë unë kam Nxënësi i dytë ti ke Nxënësi i tretë ai ka Nxënësi i katërt ne kemi etj. Kështu vazhdohet me radhë për të gjitha foljet. Loja është mjaft interesante dhe nxënësit marrin pjesë të gjithë, madje me shumë dëshirë. Reflektimi (mendo\ puno dyshe) Nxënësit do të punojnë ushtrimet 1-5 në tekst. Në Ushtrimin 1 nxënësi do të nënvizojë vetëm foljet që janë në mënyrën dëftore. Këtë të fundit mësuesja e thekson, pasi në tekst ka edhe folje që janë në mënyra të tjera. Në Ushtrimin 2 nxënësit do të vendosin foljet e dhëna në kllapa në kohën, vetën dhe numrin e kërkuar. P.sh. E megjithatë, ora në kullën e shkollës ra nëntë herë. Vazhdohet në të njëjtën mënyrë dhe me fjalitë e tjera. Nxënësit punojnë në heshtje dhe vetëm pasi t i kenë plotësuar në libër, i diskutojnë së bashku edhe me mësuesen. Në Ushtrimin 3 nxënësit do të zgjedhin njërën prej dy formave foljore me shkronja të pjerrëta që i përshtatet aspektit kohor të fjalisë.p.sh.: Pardje ne kemi/kishim një test pranimi. Pardje ne kishim një test pranimi. 250 Mësuesja të këmbëngulë që nxënësit të argumentojnë për përzgjedhjen e foljes. Në rastin e shembullit të dhënë më lart ndajfolja pardje kërkon një folje që të tregojë një veprim të së shkuarës. Meqenëse folja kam(kemi) është në kohën e tashme, ajo tregon se veprimi kryhet në momentin që ne flasim, prandaj alternativa e duhur është kishim, folje në kohën e pakryer. Në Ushtrimin 4 nxënësit do të vendosin foljet në kohën e kërkuar duke ruajtur vetën e numrin.p.sh.: shkojmë në shkollë koha e kryer e thjeshtë shkuam në shkollë Në Ushtrimin 5 nxënësit do të dallojnë foljet dhe do të analizojnë kohën, vetën dhe numrin. Mësuesja mund të përdorë tabelën e mëposhtme për lehtësi. Folja Koha Veta Numri vendosi kërkoi e kryer e thjeshtë e kryer e thjeshtë III III njëjës njëjës etj. Për çdo ushtrim nxënësit do të diskutojnë në çift dhe më pas me të gjithë klasën. Gjatë diskutimeve korrigjohen edhe gabimet që mund të jenë bërë nga vetë nxënësit. Së fundi mësusi bën një përmbledhje të shkurtër të informacionit të marrë. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

Libër mësuesi Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 në faqen 258 të tekstit. Nxënësit do të përshkruajnë një ditë të zakonshme duke përdorur sa më shumë folje të mënyrës dëftore. Mësuesi mund ta plotësojë kërkesën e dhënë në libër duke kërkuar që nxënësit t i nënvizojnë foljet e përdorura në mënyrën dëftore. Tema: Mënyra habitore Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kohët e mënyrës habitore dhe t i grupojnë ato në të thjeshta e në të përbëra. gtë njohin mënyrën e ndërtimit të kohëve të mënyrës habitore. gtë dallojnë foljet në mënyrën habitore duke përcaktuar kohën, vetën, numrin e tyre. gtë zgjedhojnë folje nga tri zgjedhimet, në të gjitha kohët e mënyrës habitore. gtë përdorin saktë në fjali foljet në mënyrën habitore. Materiale e mjete mësimore ntabelë e zgjedhimit të foljes. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda e teknika mësimore nstuhi mendimesh. ntabela e konceptit. ndiskutim. nlojë me role. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit: - Si e paraqet folja veprimin në mënyrën habitore? - Sa kohë ka mënyra habitore? Cilat janë ato? Grupojini këto kohë në të thjeshta e në të përbëra. Nga përgjigjet e nxënësve plotësohet skema në tabelë. Mënyra Si e shpreh veprimin Kohët e thjeshta Kohët e përbëra Habitore Si të vërtetë, por i * E tashme * E kryer shoqëruar me ndjenjë * E pakryer * Mëse e kryer habie (ironi, përbuzje). 251 Hapi II. Hapet libri në faqen 260. Nxënësit lexojnë për rreth 10 minuta TABELËN E ZGJEDHIMIT TË FOLJES NË MËNYRËN HABITORE. Ata punojnë në dyshe, duke ndihmuar, kontrolluar njëri-tjetrin, për shkallën e të mbajturit mend të zgjedhimit të foljes kam/jam dhe dëgjoj, hap, zë. Hapi III. Në këtë hap, mësuesi kërkon nga nxënësit që të përqendrojnë vëmendjen te mënyra e ndërtimit të secilës kohë. Analiza e tyre realizohet në tabelë nga mësuesi, duke veçuar me shkumësa me ngjyra çdo pjesë. Ndërtimi i kohëve të mënyrës habitore: Koha e tashme folja kam paskam pas (-ur) + kam folja laj lakesha la (-rë) + kam

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Koha e pakryer folja kam paskësha pas (-ur) + kësha laj lakesha la (-rë) + kësha Kërkohet që nxënësit të dallojnë se cila pjesë e foljes ndryshon gjatë zgjedhimit në dy kohët e thjeshta të mënyrës habitore. Hapi IV. Për ndërtimin e kohëve të përbëra, mësuesi mbështetet në njohuritë që nxënësit kanë për këto kohë të mënyrës dëftore. 1. Si ndërtohet koha e kryer e dëftores? a. Nxënësit: Folja ndihmëse kam në të tashmen e dëftores + pjesoren e foljes që zgjedhojmë.p.sh.: kam punuar (dëftore) b. Mësuesi: Në të njëjtën mënyrë ndërtohen edhe kohët e përbëra të mënyrës habitore, ku në vend të foljeve ndihmëse në mënyrën dëftore, del folja ndihmëse kam në mënyrën habitore. P.sh: paskam punuar, qenkam lodhur (habitore). 2. Si ndërtohet koha më se e kryer e dëftores? a. Nxënësi: Folja ndihmëse kam në të pakryerën e dëftores + pjesoren e foljes që zgjedhojmë. b. Mësuesi: Në të njëjtën mënyrë, ndërtohet edhe më se e kryera e habitores. Folja ndihmëse është në të pakryerën e habitores, psh.sh.: paskesha folur. Hapi V. Punohen ushtrimet 1-5 Ushtrimi 2 zhvillohet në formë loje. Nxënësit plotësojnë foljet në tabelën e dhënë në faqen 262. Renditin kohët siç duhet (e tashme, e pakryer, e kryer, mëse e kryer) i zgjedhojnë ato njëri pas tjetrit. Në momentin që nxënësi gabon, loja rinis nga veta e parë e asaj kohe. Ushtrimi 3. Para punimit të ushtrimit, nxënësve u tërhiqet vëmendja që të jenë të kujdesshëm në përcaktimin e pjesores së foljes, në mënyrë që të përcaktojnë saktë formën e foljeve. P.sh: folkan (pjesorja folur fol + ur). Pas punimit të çdo ushtrimi, mësuesi/ja përgëzon e vlerëson nxënësit.. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 261 252 Tema: Mënyra lidhore Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kohët e mënyrës lidhore dhe t i grupojnë ato në të thjeshta e të përbëra. gtë njohin mënyrën e ndërtimit të kohëve të mënyrës lidhore, duke i krahasuar me të dëftores. gtë dallojnë foljet në mënyrën lidhore, duke përcaktuar kohën, vetën e numrin e tyre. gtë zgjedhojnë folje të ndryshme, në të katër kohët e mënyrës lidhore. gtë dallojnë pjesëzën e lidhores nga trajta e shkurtër e përemrit vetor ti.

Libër mësuesi Materiale e mjete mësimore ntabela e mënyrave të foljes. nteksti Gjuha amtare 6. Metoda e teknika mësimore nstuhi mendimesh. npunë e drejtuar. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Pyeten nxënësit: - Si paraqitet veprimi i shprehur nga folja në mënyrën lidhore? - Sa kohë ka mënyra lidhore? Cilat janë ato? Grupojini ato në të thjeshta e në kohë të përbëra. Hapi II. Hapet libri në faqen 262. Nxënësit vëzhgojnë me kujdes zgjedhimin e foljes në dy kohët e thjeshta (e tashme, e pakryer) të mënyrës dëftore e mënyrës lidhore. Bëjnë krahasimin duke vënë në dukje ngjashmëritë e duke qarkuar me laps ndryshimet. Hapi III. Mësuesi i shkruan në tabelë ato. a. Koha e tashme e lidhores, ndryshon nga e tashmja e dëftores nga: *pjesëza të qëndron gjithnjë para foljes. *mbaresat e vetës së II dhe III njëjës janë të ndryshme: ti punon - ti të punosh ai punon - ai të punojë. *një pjesë e foljeve të zgjedhimit të tretë, e zgjerojnë temën në vetën e tretë. b. Koha e pakryer e lidhores dallon vetëm nga prania e pjesëzës të. Hapi IV. Në ndërtimin e kohëve të përbëra të mënyrës lidhore, nxënësit ndihmohen nga njohuritë që kanë për mënyrën dëftore, habitore. E kryera: ndërtohet nga folja ndihmëse kam në të tashmen e lidhores (të kem) dhe pjesorja e foljes që zgjedhojmë, p.sh.: të kem punuar. Më se e kryera ndërtohet nga folja ndihmëse kam në të pakryerën e lidhores (të kisha) dhe pjesorja e foljes që zgjedhojmë. P.sh.: të kisha punuar. Hapi V. Mësuesi udhëzon nxënësit që të lexojnë në heshtje për rreth 5 minuta skemën e dhënë në faqen 263, të zgjedhimit të foljeve kam, jam, dëgjoj, hap, zë. Vëmendja e nxënësve duhet të përqendrohet tek foljet e zgjedhimit të tretë, për të dalluar e për të shpjeguar ndryshimet që pësojnë këto folje. Për të vlerësuar shkallën e përvetësimit të informacionit, mësuesi/ja mund të japë folje të tjera, nga zgjedhimi i parë, i dytë e i tretë. 253 Hapi VI. Punohen ushtrimi 1-5. Ushtrimi 3. Gjatë punimit të këtij ushtrimi, u kërkohet nxënësve të thonë kohën, vetën e numrin e foljeve në mënyrën lidhore, mësuesi duhet t u kujtojë nxënësve trajtën e shkurtër të përemrit vetor ti (të) që qëndron para foljes, për ta dalluar nga pjesëza të e mënyrës lidhore. Ky udhëzim i ndihmon nxënësit edhe për të punuar ushtrimet 4-5. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 264 SHËNIM: Mënyra kushtore; dëshirore; zhvillohen me të njëjtën strukturë si mënyra dëftore; habitore; lidhore.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Format e pashtjelluara të foljes Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin format e pashtjelluara. gtë njohin mënyrën e ndërtimit të formave të pashtjelluara. gtë dallojnë tiparet e pjesores, formë e pashtjelluar, si dhe përse shërben ajo. gtë dallojnë format e pashtjelluara në fjali e t i emërtojnë ato. gtë përdorin saktë në fjali format e pashtjelluara: pjesore, mohore, përcjellore, paskajore. Materiale e mjete mësimore ntabak i bardhë. nshkumësa me ngjyra. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. ndiskutim. 254 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Shkruhet tema e re në tabelë dhe shtrohen çështjet për diskutim: - Si ndërtohen kohët e përbëra të foljes? - Cila pjesë ndryshon gjatë zgjedhimit në këto kohë? - Cilat forma foljore quhen të pashtjelluara? Pse? - Si gjendet pjesorja e foljes? - Si ndërtohen format e pashtjelluara mohore, përcjellore, paskajore? Do të jetë e mira, që këto çështje mësuesi/sja t i ketë shkruar në një tabak të bardhë të cilin e ngjit në tabelë. Hapi II. Shprehen idetë. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe të vogla i (4-5 nxënës secili grup). Grupeve u kërkohet të diskutojnë dhe të shkruajnë idetë duke ilustruar me shembuj në çdo rast, për rreth 10 minuta. Gjatë kohës që grupet punojnë, mësuesi/sja vëzhgon punën e tyre. Kur sheh se një grup ka shënuar zgjidhjen e disa çështjeve të shtruara për diskutim, ua kërkon atyre dhe i shkruan në tabelë. U kërkohet grupeve të tjera të shtojnë idetë që mund të kenë, këtu futen edhe shembujt. Mësuesi/ja nuk duhet të bëjë korrigjime apo të komentojë, por t i lërë idetë e nxënësve të rrjedhin krejt të lira. Hapi III. Sistemohen idetë. Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë rreth çështjeve të shtruara në hapin e parë. Përgjigjet e gabuara si dhe shembujt jo të saktë, eliminohen. Nxënësit për çdo paqartësi që mund të kenë, marrin shpjegime nga grupi që i ka shkruar ato ide. Mësuesi/sja e konkretizon shpjegimin në tabelë. Hapi IV. Zgjedhja e ideve. Në këtë hap mësuesi/ja bën përmbledhjen e mësimit. Ai/ajo pyet nxënësit: *Në cilat çështje, të gjitha grupet kishin të njëjtin mendim. * Në cilin rast kishte mendime të kundërta? Pse? * A u qartësuat? Nxënësit le të shkruajnë në fletoren e tyre të klasës, ato çështje që u duken të rëndësishme, duke plotësuar edhe pemën e mendimit (kllasterin).

Libër mësuesi Ndërtohet nga pjesëzat për të + pjesorja. Ndërtohet nga pjesëza duke dhe pjesorja. Emërton një veprim pa iu referuar një vete të caktuar. Paskajorja Përcjellorja Format e pashtjelluara Ka tipare të mbiemrit e foljes. Pjesorja Mohorja Shërben për të ndërtuar:format e pashtjelluara. kohët e përbëra. Shpreh moskryerjen e veprimit në të shkuarën ose në të ardhmen. Shpreh veprim që kryhet në të njëjtën kohë me veprimin e një folje tjetër. Ndërtohet: nga pjesëza pa + pjesorja e foljes. Hapi V. Punohen ushtrimet 1-6. Në mënyrë që të punohe n të gjitha ushtrimet, mendojmë që ushtrimet 4, 5, 6 të punohen njëherazi, duke punuar në grupe, ku secili grup të ndërton fjali ku të ketë përdorur format e pashtjelluara: Skuadra I. duke provuar (përcjellore), pa lexuar (mohore), për të shkruar (paskajore); Skuadra II. duke kujtuar; pa thënë; për të gjetur. Skuadra III. duke fshirë; pa pirë; për të pritur. Hapi VI. Lexohen fjalitë e ndërtuara nga disa nxënës, për secilën skuadër. Mësuesi le të vlerësojë disa nxënës mbështetur në: *pjesëmarrjen në momente të caktuara të orës së mësimit. *ndihmesën e dhënë gjatë punës në grup. *aftësinë për të korrigjuar e vlerësuar punën e shokëve. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, faqe 270. Tema: Vështirësia: Koha: Takimi i dy zanoreve Niveli II 45 minuta 255 Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin rregullin e drejtshkrimit të takimit të dy zanoreve në fjalët e prejardhura. gtë njohin rregullat e drejtshkrimit të takimit të dy bashkëtingëlloreve: a) t me sh b) s, d, t, z me h c) s me sh; sh me h; sh me sh. gtë shkruajnë saktë fjalët që lidhen me rregullat e mësuara. Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. ndrejtshkrimi i Gjuhës Shqipe. Metoda dhe teknika mësimore npunë e pavarur. ndiskutimi.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Zhvillimi i mësimit Hapi I. Pasi hapet libri, mësuesi i udhëzon nxënësit të lexojnë me laps në dorë rregullat drejtshkrimore rreth takimit të dy zanoreve dhe dy bashkëtingëlloreve. Hapi II. Tek fjalët e dhëna për secilën rregull, nxënësit argumentojnë zbatimin e saj. P.sh.: (Rregulla) Kur takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja. (Argumenti) i pa + aftë = i paaftë. Kështu vazhdohet me secilën rregull. Punohen ushtrimet 1-3. Këto ushtrime synojnë kthimin në shprehi të rregullave drejtshkrimore të mësuara. Nisur nga ky qëllim, mësuesi në 15 minutat e mësimit mund të realizojë një diskuti të shkurtër, ku të praktikojë edhe shkrimin e saktë të fjalëve, mbështetur në rregullat e mësipërme. Në fund të diktimit, nxënësit shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin, bëjnë qortimet e duhura dhe japin vlerësimin e tyre. Tema: Vështirësia: Koha: Fjalia dhe përbërësit e saj Niveli II 45 min Synimi: Kjo veprimtari synon të nxisë nxënësit të shprehen bukur me fjali të ndërtuara saktë nga ana kuptimore dhe gramatikore. Objektivat: Nxënësit të jenë të aftë: gtë rikujtojnë njohuritë e marra rreth fjalisë. gtë dallojnë fjalitë sipas kumtimit. gt i shqiptojnë me intonacionin e duhur fjalitë. gt i përdorin drejt shenjat e pikësimit në fund të fjalëve. gtë krijojnë fjali të tipave të ndryshëm. 256 Materiale dhe mjete mësimore netiketa. ntabela e zezë. nshkumësa. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda dhe teknika mësimore nkllaster. ndiskutimi. nlojë me etiketa. Përgatitja: Përgatiten etiketa. Në secilën prej tyre shkruhet vetëm një fjalë. po vajzë kjo përkëdhel macen Zhvillimi i mësimit: Hapi I. U drejtohet nxënësve pyetja: - Ç dini për fjalinë? Me përgjigjet e tyre plotësohet në tabelë kllasteri për fjalinë.

Libër mësuesi Theksi Shenja e Ç është Intonacioni Fjalia Tipat e Përbërësit Llojet Hapi II. Lexohet me kujdes teksti i dhënë në libër në faqen 272. Pas leximit të tekstit, mësuesja i këshillon nxënësit të mbulojnë faqen e djathtë të librit me fletore. U kërkohet nxënësve të shohin me kujdes fjalitë e shkëputura dhe të tregojnë se çfarë shpreh secila prej tyre. Hapi III. Nxënësit zbulojnë përgjigjet e mbuluara dhe i krahasojnë me ato që dhanë. Meqenëse në tekst është përdorur fjala kumton, mësuesja sqaron kuptimin e kësaj fjale. Hapi IV. Për të shpjeguar se ç është fjalia mësuesja përdor lojën me etiketa. Etiketat e përgatitura që më parë mbahen nga 5 nxënës. Nxënësit renditen në krah të njëri tjetrit në mënyrë që grupi i fjalëve të mos ketë kuptim, për shkak të mos vendosjes së fjalëve në rendin e duhur. po vajzë kjo përkëdhel macen Drejtohen pyetjet: - A është fjali ky grup fjalësh? - Pse nuk është fjali? Rivendosen etiketat përsëri. Në rastin e dytë mësuesja shkëmben etiketën përkëdhel me etiketën tjetër përkëdhelin dhe etiketën kjo me etiketën këto Këto vajzë po përkëdhelin macen Përsëri pyeten nxënësit: - Po në këtë rast? I kërkohet një nxënësi që të zgjedhë nga grupi i të gjitha etiketave, ato etiketa me të cilat formohet fjali. Pasi është formuar fjalia: Kjo vajzë po përkëdhel macen, kërkohet nga nxënësit të argumentojnë se tashmë ky grup fjalësh formon fjali sepse: a) kumton një mendim, b) fjalët janë renditur sipas natyrës së gjuhës shqipe, c) kryefjala (emri) përshtatet në numër me foljen. Hapi V. Punohet ushtrimet 1-6, f. 274 në libër. Ushtrimin 1 mësuesi/ja e zhvillon si lojë me role. (dy djem, dy vajza). Katër nxënës përzgjidhen nga mësuesi për të luajtur rolet e Ilirit, Erës, Anës e Andit. Pas realizimit të situatës, mësuesi u drejton nxënësve pyetjen: - Përse çuditet Andi me komunikimin e shokëve? Mësuesi këmbëngul që nxënësit të argumentojnë mendimin e tyre duke arritur në përfundimin e duhur se: Andi nuk e kuptoi komunikimin e shokëve, sepse: - grupi i fjalëve e shqiptuar nga Ana dhe Iliri nuk janë lidhur me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, pra nuk përbëjnë fjali. - Grupi i fjalëve që thotë Era nuk ka kuptim logjik, prandaj nuk përbën fjali. 257

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Ushtrimi 2. Në këtë ushtrim nxënësit do të lexojnë me kujdes grupin e fjalëve të mëposhtme dhe të përzgjedhin ato që përbëjnë fjali. Janë 5 fjali. 1. Djalin e pushtoi përsëri paniku i asaj dite. 2. Hodhi sytë mbi detin e trazuar 3. Deti tallej me djalin. 4. Uji ishte i ngrohtë nga ditët me diell. 5. Ai filloi të notonte duke çarë dallgët. Ushtrimi 3. Në këtë ushtrim nxënësit do të argumentojnë pse disa grupe fjalësh në ushtrimin 2 nuk janë fjali. Gjatë argumentimit nxënësit të ketë parasysh: I. Mungon kallëzuesi dhe trajta e shkurtër në funksion të kundrinorit të drejtë. P.sh.: Djali veten të vetmuar e të braktisur II. Mungon kuptimi logjik. P.sh.: Dallga ishte aty pranë tërë dete. III. Lidhja e fjalëve nuk është bërë sipas rregullave gramatikore. P.sh.: Dallgët iu përplasem në gjoks. Ushtrimi 4. Nxënësit zgjedhin dy nga grupet e fjalive që nuk janë fjali dhe i kthejnë ato në fjali. P.sh.: Djali e ndien veten të vetmuar e të braktisur. Ushtrimi 5. Nxënësit e punojnë këtë ushtrim sipas modelit të dhënë në libër. Hapi VI. Vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 6 në faqen 274. Udhëzohen nxënësit të përshkruajnë mjedisin e klasës duke përdorur fjali të llojeve të ndryshme, të ndërtuara në përputhje me karakteristikat e fjalisë. Tema: Vështirësia: Koha: Fjalitë sipas kumtimit. Fjalia dëftore Niveli II 45 minuta 258 Objektiva: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë grupojnë fjalitë sipas asaj që kumtojnë gtë njohin veçoritë e fjalisë dëftore gtë dallojnë tipat e fjalive sipas kumtimit gtë përcaktojnë mënyrën dhe kohën e foljeve të përdorura në fjalitë dëftore Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore; shkumësa me ngjyra. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi nis me një stuhi pyetjesh rreth fjalisë: - Ç është fjalia? Jepni shembuj. - Ç kumton ajo? - Nisur nga ajo që kumton, sa lloje fjalish njihni? - Ç shenja pikësimi vendosen në fund të secilës? Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nkllaster. ndiskutim.

Fjalitë sipas kimtimit Libër mësuesi Hapi II. Nxënësit punojnë në tekst. Lexojnë me vëmendje fjalitë e shkëputura nga teksti i dhënë në faqen 275, për të përcaktuar se çfarë kumton secila prej tyre. Nisur nga ç kumtojnë si dhe intonacioni, nxënësit përcaktojnë llojin e tyre.p.sh.: Beni i erdhi në krah duke ngrënë mollë, kumton një informacion, veprim; në fund ka pikë fjali dëftore. Mësuesi/ja, pasi nxënësit i diskutojnë të gjitha fjalitë, plotëson bashkë me ta skemën e mëposhtme: Dëftore Pyetëse Dëshirore Nxitëse Hapi III. Nga skema veçohet fjalia dëftore. Nxënësit analizojnë fjalitë e dhëna në faqe 276, duke u dhënë përgjigje pyetjeve, pas leximit të secilës fjali se: Çfarë kumton ajo? Ku përdoret fjalia dëftore? Mënyrat e foljes në fjalinë dëftore? Shenjat e pikësimit në fund të fjalisë dëftore. I. Pasi kanë përfunduar diskutimin rreth fjalive, nxënësit plotësojnë kllasterin: Pikësimi: Përfundon me (pikë) Kumton fakte, mendime, gjykime shpreh gjendje Mënyra e foljes (kallëzuesit) Dëftore, lidhore, kushtore, urdhërore, habitore. Fjalia dëftore Përdoret në rrëfim në përshkrim Hapi IV Punohen ushtrimet 1-3. Pasi punohet çdo ushtrim, diskutohet rreth tij. Vlerësohen nxënësit që përgjigjen saktë e përdorin intonacionin e duhur, për çdo fjali. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 277. 259 Tema: Vështirësia: Koha: Fjalitë pyetëse Niveli II 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin veçoritë e fjalisë pyetëse. gtë lidhin fjalinë pyetëse me atë që kumtojnë. gtë ndërtojnë fjali pyetëse tërësore, të pjesshme, retorike. gtë dallojnë fjalitë pyetëse, duke emërtuar llojin e tyre.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore; shkumësa me ngjyra. Përfundon me pikëpyetje Zakonisht nis me fjalë pyetëse Intonacion pyetës Fjalia Pyetëse Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nkllaster. npunë në grup-lojë. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi fillon me pyetje drejtuar nxënësve rreth njohurive që ata kanë për fjalinë pyetëse: - Ç kumton fjalia pyetëse? - Pse përdoret ajo? - Ku përdoret më shpesh fjalia pyetëse? - Sa lloje fjalish pyetëse dallohen? - Me çfarë nis zakonisht fjalia pyetëse? - Ç shenjë pikësimi vendosim në fund të saj? Nxënësit dëgjojnë me vëmendje përgjigjet e njëri-tjetrit duke plotësuar ose pyetur kur e ndiejnë të nevojshme. Hapi II. Hapet libri. Nxënësit lexojnë me kujdes informacionin e dhënë rreth fjalisë pyetëse, faqe 278. Nxënësit mësojnë veçoritë e fjalisë pyetëse. Mësuesi/ja ndërhyn tek fjalia pyetëse retorike, duke bërë lidhjen me letërsinë. Për këtë shfrytëzon tregimin Kthimi i Skënderbeut në Krujë, f. 133, paragrafi: Vojsava e varfër ngre kryet... që s ka shok. Fjalitë pyetëse të përdorura në këtë fragment, ilustrojnë informacionin rreth fjalisë pyetëse retorike. P.sh.: - Ç u bë ai djalë, ku është ai trim? (Kujt ia drejton? A pret përgjigje Vojsava?) Hapi III. Nxënësit pas këtij momenti janë të aftë të plotësojnë kllasterin: Kumton: pyetje për diçka Përdoret: Shpesh në dialog Llojet Tërësore E pjesshme Retorike 260 Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-3; 5-6. Ushtrimi 2. Pasi nxënësit përcaktojnë alternativën e saktë, zhvillojnë një lojë rreth këtyre tri alternativave, duke u mbështetur në fabulën Bretkosa që do të trashet sa një ka. Klasa ndahet në tri skuadra Skuadra I: Ndërton fjali pyetëse tërësore. Skuadra II: Ndërton fjali pyetëse të pjesshme. Skuadra III: Ndërton fjali pyetëse retorike. Dy skuadrat e para (I-II) përdorin gjatë lojës eliminimin për çdo përgjigje të gabuar. Në fund të lojës përgëzohen nxënësit që kanë ndërtuar fjalitë pyetëse më të sakta e më të bukura. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 279.

Libër mësuesi Tema: Fjalia dëshirore Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin veçoritë e fjalisë dëshirore. gtë dallojnë fjalitë dëshirore, duke treguar se ç kumtojnë ato. gtë përcaktojnë mënyrën e foljeve në fjalinë dëshirore. gtë vendosin shenjën e duhur të pikësimit në fund të fjalisë dëshirore. Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore; shkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. nkllaster. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesja njeh nxënësit me temën e re e rreth saj drejton pyetjet: - Ç kumton fjalia dëshirore? - Në ç mënyrë është folja në fjalinë dëshirore? - Ç shenjë pikësimi përdoret në fund të saj? Hapi II. Nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në f. 280. Për çdo veçori të fjalisë dëshirore, të përdoren shembujt e dhënë si argument.p.sh.: 1. Shpreh dëshirë: a. urim U trashëgofshi! b. mallkim T u thaftë gjuha! a b 2. Folja në mënyrën: a. lidhore Ah, sikur të vija edhe unë! b. dëshirore Paçi mbarësi! a b 3. Llojet e fjalisë dëshirore: a. pohore Bëfshi natën e mirë! b. mohore Mos e bëfshi natën të qetë! a b Hapi III. Mësuesi plotëson kllasterin me përgjigjet e nxënësve: Pikësimi Përfundon me pikëçuditje! 261 Pohore Mohore Fjalia dëshirore Kumton: Dëshirë, vullnetin e folësit Folja në mënyrën dëshirore lidhore Urime mallkime Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-5. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Fjalia nxitëse Niveli II 45 minuta Objektiva: Në fund të orës, nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin veçoritë e fjalitë nxitëse. gtë dallojnë fjalitë nxitëse duke treguar se ç kumtojnë ato. gtë përcaktojnë mënyrën e foljes në fjalitë nxitëse. gtë dallojnë fjalitë nxitëse thirrmore. gtë përdorin saktë shenjën e pikësimit në fjalinë nxitëse e nxitëse thirrmore. Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi vizaton në tabelë kllasterin: Metoda e teknika mësimore nkllaster. npunë në çift. ndiskutim. Pikësimi! Kur shpreh qëndrim emocional të theksuar... Fjalia nxitëse Ç kumton Ndërtohet edhe pa Folja në mënyrën: urdhërore e lidhore 262 Hapi II. Hapet libri. Nxënësit lexojnë me kujdes në heshtje informacionin e dhënë në faqe 281-282 për fjalinë nxitëse e më pas plotësojnë në fletore kllasterin. Lexohen veçoritë nga disa nxënës, duke ilustruar me shembuj në secilin rast. P. sh.: 1. Kumton: a. urdhër Eja shpejt këtu! - e urdhëroi babai. 2. Folja në mënyrën: a. urdhërore Bashkohu me ne edhe ti! 3. Ndërtohet edhe pa folje: Shpejt! 4. Fjali nxitëse thirrmore: Nxito! 5. Shenja e pikësimit: a. Eja të më shohësh sonte në koncert. b. Shko shpejt! Kujdes! Tek fjalitë thirrmore, vëmendja e nxënësve të përqendrohet tek informacioni, qëndrimi emocional i theksuar, që shoqëron këtë fjali. Kjo t u kërkohet gjatë punimit të të gjitha ushtrimeve. Hapi III. Punohen ushtrimet 1-5 Ushtrimi 1. Punohet në çift e nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 283.

Libër mësuesi Tema: Vështirësia: Koha: Fjalia pohore dhe mohore Niveli II 45 minuta Objektiva: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë të: gtë ndërtojnë fjali të tipave të ndryshëm sipas kumtimit. gtë shndërrojnë fjalitë e tipave të ndryshëm në pohore në mohore. gtë dallojnë fjalët mohuese që kryejnë shndërrimin e fjalive pohore në mohore. Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nshkumësa me ngjyra. Metoda e teknika mësimore ndiskutim punë e pavarur. nkllaster. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shkruajnë nga një fjali dëftore, dëshirore, nxitëse. Nxënësit lexojnë fjalitë e shkruara e prej tyre mësuesi/ja përzgjedh nga dy për secilin lloj dhe i shkruan në tabelë. (Vetëm fjali pohore). Hapi II. Rreth fjalive të shkruara në tabelë, mësuesi/ja drejton pyetjen: Në këto fjali kumtohet diçka që ka ndodhur, po ndodh apo do të ndodhë? Duke marrë shkas nga përgjigjja e nxënësve, mësuesi/ja thekson se këto fjali janë pohore. Hapi III. Mësuesi/ja shkruan në tabelë me shkumësa me ngjyra, fjalët mohuese nuk, s, mos, jo, pa, asnjeri, kurrë etj., dhe u kërkon nxënësve që me ndihmën e tyre t i shndërrojnë fjalitë e shkruara në tabelë, në mohore. Hapi IV. Fjalitë e shndërruara në mohore lexohen nga disa nxënës, duke treguar kush është mohuar. Kujdes të tregohet në zgjedhjen e fjalës mohuese, se jo të gjitha e shprehin mendimin me të njëjtën mënyrë. Hapi V. Në fund të diskutimit të punimeve, mësuesi/ja, plotëson në tabelë: Fjalitë 263 Dëftore Dëshirore Nxitëse Pohore Mohore Pohore Mohore Pohore Mohore Hapi VI. Punimi i ushtrimeve 1-3. Diskutohet çdo ushtrim pas punimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Fjalia e thjeshtë Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta Objektiva: Në fund të orës, nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë fjalinë e thjeshtë nga fjalia e përbërë. gtë zvogëlojnë fjalinë e thjeshtë për të dalluar bërthamën e saj. gtë (dallojnë) përcaktojnë funksionin e fjalëve që janë bërthamë e fjalisë së thjeshtë. gtë krijojnë fjali të thjeshta që të kenë vetëm kryefjalë e kallëzues. gtë ndërtojnë fjali të thjeshta sipas skemave të përcaktuara. 264 Materiale e mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. Metoda e teknika mësimore npunë e drejtuar. nmendo, puno në dyshe, shkëmbe. ndiskutim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë dy fjali: a. Me gëzim e frikë, orë të tëra unë shihja kuajt e bardhë. b. Tani po hyn dimri dhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. U kërkohet nxënësve të nënvizojnë kallëzuesit dhe nisur nga numri i tyre, të emërtojnë llojin e secilës fjali. Hapi II. Nxënësit lexojnë kallëzuesit e veçuar dhe e duke krahasuar fjalitë arrijnë në emërtimin e llojit të tyre. Fjalia e parë ka një kallëzues, pra, është fjali e thjeshtë. Fjalia e dytë ka dy kallëzues, pra, është fjali e përbërë. Hapi III. Hapet libri në faqen 286 e nxënësit lexojnë fjalitë e mëposhtme: Fëmijët flenë të qetë në dhomën e tyre në katin e dytë. Nxënësit provojnë të zvogëlojnë fjalinë duke hequr gjymtyrët një nga një, pa prishur kuptimin e saj. P.sh.: Fëmijët flenë të qetë në dhomën e tyre. Fëmijët flenë të qetë. Fëmijët flenë. Në pjesën më të vogël të mbetur, të përcaktohet funksioni i fjalëve e të paraqitet në (etiketa) skemë. KALLËZUES KRYEFJALË Prej këtej arrihet në përfundimin se kryefjala e kallëzuesi janë dy gjymtyrë që krijojnë fjalinë më të vogël. Hapi IV. Mësuesi përqendron vëmendjen e nxënësve tek fjalia tjetër e dhënë: Çdo ditë nga caku i tij, Luli e shikon mësuesin me sytë e tij të mëdhenj e të ëmbël. Pasi e zvogëlojnë fjalinë, nxënësit vënë re se fjalia më e vogël në këtë rast është: Luli shikon mësuesin. Nxënësit plotësojnë skemën:

Libër mësuesi KRYEFJALË KALLËZUES KUNDRINOR Hapi V. Në fjalinë e tretë: Manjola është këngëtare shumë e njohur në Shqipëri. nxënësit dallojnë se fjalia më e vogël e kuptimshme është: Manjola është këngëtare. Kryefjalë jam + Pj. e kallëzuesit emëror Në fund bëhet përmbledhja se: Njësia më e vogël e fjalisë është bërthamë e saj. Që të kemi fjali, duhet që të ketë kuptim. Hapi VI. Punohen ushtrimet 1-6. Ushtrimi 3. Kërkesa e këtij ushtrimi është: Zvogëlo fjalitë e dhëna deri sa të gjesh bërthamën e tyre. Për punimin e këtij ushtrimi, klasa ndahet në tri skuadra: Skuadra 1: punon fjalitë 1-2. Skuadra 2: punon fjalitë 3-4. Skuadra 3: punon fjalitë 5-6. Pasi kanë gjetur fjalinë më të vogël, emërtojmë gjymtyrët e bëjnë skemën për secilën fjali. Nxënësit këmbejnë fletoret në dyshe e bëjnë vlerësimin e punimit të njëri-tjetrit. Diskutohet pas punimit secili ushtrimet. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, faqe 288 Tema: Gjymtyrët përbërëse të fjalisë së thjeshtë. Grupi emëror Vështirësia: Niveli III Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë gjymtyrët përbërëse të fjalisë së thjeshtë. gtë dallojnë GE në fjalinë e thjeshtë. gtë dallojnë funksionet e GE gtë ndërtojnë GE, ku përcaktuesit t i përkasin klasave të ndryshme. gtë zgjerojnë fjalinë më të vogël, duke shtuar kundrinorë, rrethanorë, përcaktorë. 265 Materiale dhe mjete mësimore nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nbojëra uji; shkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. ndiskutimi. nshpjegimi. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi i pyet nxënësit: - Ç është fjalia e thjeshtë? (Jep shembuj). - Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë së thjeshtë? (Jep shembuj).

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Mësuesi dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve, një pjesë të të cilave, kryesisht shembujt e dhënë, i shkruan në tabelë. Hapi II. Lexohet fjalia (të cilën mësuesi e ka shkruar në tabelë): Djemtë e lagjes Ali Demi do të stërviten së shpejti në një fushë të re futbolli; dhe kërkohet nga nxënësit ta zvogëlojnë atë shkallë-shkallë, deri në fjalinë më të vogël. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, për rreth 5 minuta, duke zvogëluar shkallëshkallë fjalinë, derisa arrijnë te fjalia më e vogël: -Djemtë do të stërviten. Pas kësaj mësuesi kërkon që të përcaktojnë funksionin e gjymtyrëve në fjalinë më të vogël. Djemtë Kryefjalë do të stërviten Kallëzues Hapi III. Hapet libri në faqen 289. Nxënësit lexojnë: Agimi pikturon; dhe argumentojnë nëse këto dy fjalë formojnë fjali dhe pse. Lexohet fjalia e dytë: Agimi pikturon një tablo. Pyeten nxënësit: Ç veprim është kryer në këtë fjali? Përgjigjja e nxënësve do të ishte e ngjashme me: Është zgjeruar. Kështu veprohet deri në fjalinë e katërt. Në fund mësuesi/ja thekson se fjalia më e vogël u zgjerua me fjalë e grupe fjalësh të tjera, të cilat ndihmojnë që mendimi të shprehet më i plotë dhe më bukur. Mbështetur te skema e fjalisë më të plotë, nxënësit lexojnë funksionin e çdo grupi fjalësh me të cilat u zgjerua fjalia. Agimi Piktor i Popullit, pikturon një tablo të madhe në fshatin e tij Kryefjalë Përcaktor Kallëzues Kundrinor i drejtë Rrethanor vendi 266 Hapi IV. Mësuesi kërkon nga nxënësit të dallojnë GE në fjalinë e dhënë e më pas të nënvizojnë me të kuqe fjalën bërthamë e me blu përcaktuesin e saj. Është mirë, nëse nxënësit tregojnë edhe klasën që i përket secila fjalë, qoftë fjala bërthamë apo përcaktuesi i saj. P. sh.: një tablo të madhe = emër + mbiemër në fshatin e tij = emër + përemër pronor Agimi, Piktor i Popullit = emër + grup emëror Piktor i Popullit = emër + emër Së fundi, mësuesi vizaton në tabelë skemën përmbledhëse të GE. Bërthama e GE Punohen ushtrimet 1-7, faqe 291. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 8, 9; faqe 291. GE Përcaktuesi i Bërthamës

Libër mësuesi Tema: Vështirësia: Koha: Grupi foljor Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit të jetë i aftë: gtë njohin GF dhe gjymtyrët plotësuese të tij. gtë përcaktojnë funksionin e gjymtyrëve plotësuese të GF. gtë dallojnë në fjali GE (I) dhe GE (II). Materiale dhe mjete mësimore ntabela; shkumësa me ngjyra. nlibri Gjuhë amtare 6. nfletore, stilolapsa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutim. nkllaster. Zhvillimi i mësimit: Mësimi fillon me punimin e detyrës së shtëpisë. Hapi I. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë GE të shkruara, të veçojnë fjalën bërthamë të çdo GE, duke përcaktuar klasën që i përket. Hapi II. Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Më pas ai/ajo e drejton diskutimin e nxënësve për të arritur në përfundimin se GE bërthamën e kanë emër. Hapi III. Hapet libri në faqe 292. Shkruhet në tabelë fjala e shkëputur nga teksti: Për herë të parë mësuesi i letërsisë takoi poetin e vogël në korridorin e shkollës. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit: Të dallojnë kryefjalën, të përcaktojnë fjalën bërthamë, e më pas të përcaktojnë grupin. Dëgjon përgjigjet e nxënësve, të cilat i paraqet në tabelë, në mënyrë skematike, si më poshtë (duke përdorur shkumësa me ngjyra). Mësuesi i letërsisë Kryefjala. Mësuesi bërthamat e grupit (emër) mësuesi i letërsisë grup emëror. Hapi IV. Më pas mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të dallojnë në fjali, foljen dhe gjymtyrët që e plotësojnë atë. Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, e plotëson skemën: për herë të parë (rrethanor) Takoi poetin e vogël (kundrinor i drejtë) folja në korridorin e shkollës (rrethanor) Mësuesi/ja vazhdon të pyesë: Në cilin grup futen gjymtyrët që plotësojnë foljen? Pse? 267 Nxënësit GRUP FOLJOR. Hapi V. Për secilën gjymtyrë plotësuese të foljes, përcaktoni fjalën bërthamë dhe klasën së cilës ajo i përket. Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë ku bërthamën e grupit e bën të dallueshme me shkumës me ngjyrë. P.sh: për herë të parë emër poeti i vogël emër në korridorin e shkollës emër.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Hapi VI. Mësuesja bën përmbledhjen duke thënë se të tria këto grupe janë GE që plotësojnë foljen. 2 GE, mund të paraqiten sipas kësaj skeme. FJALIA GE 1 GF Gr. emëror i kryefjalës F + GE 2 Gjymtyrët që plotësojnë foljen Hapi VII. Në këtë hap nxënësit nën drejtimin e mësuesit, do të punojnë ushtrimet 1-6. Ushtrimi 2. Tek emërtimi GF gjymtyrët plotësuese të shoqërohen me folje. P.sh: shkonim tek kroi i fshatit. Ushtrimi 4. Tek ky ushtrim në grupet e fjalëve që përmbajnë dy ose më shumë GE, mësuesi/ja të tregohet i kujdesshëm, kur fjala përcaktuese në një GE është fjalë bërthamë e një GE tjetër. P.sh: Një tas i vogël me kafe të zezë pa sheqer. GE = GE = një tas me kafe me kafe të zezë me kafe të zezë me kafe pa sheqer Pra: një tas me kafe përcaktues me kafe të zezë bërthamë Bëhen vlerësime rreth përvetësimit të njohurive, pjesëmarrjes në diskutim të nxënësve si dhe përgëzohen nxënësit që zgjidhin saktë ushtrimet. 268 Tema: Gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala. Vështirësia: Niveli II Koha: 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë listojnë veçoritë e kryefjalës. gtë dallojnë kryefjalën e kallëzuesin në fjali. gtë përcaktojnë klasën e fjalës me të cilën shprehet rrethanori. gtë argumentojnë mungesën e kryefjalës në fjali, kur ajo nënkuptohet. Materiale dhe mjete mësimore ntabela. nshkumësa me ngjyra. nstilolapsa me ngjyra. nfletore. nlibri Gjuhë amtare 6. Metoda dhe teknika të mësimore nstuhi mendimesh. ndiskutim. nkllaster. ntabela e koncepteve. nlojë.

Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit: - Cilët janë dy gjymtyrët që quhen bërthamë e fjalisë? Nxënësit: Kryefjala dhe Kallëzuesi. - Cilit grup i përket kryefjala? Po kallëzuesi? Nxënësit: Kryefjala GE Kallëzuesi GF. Libër mësuesi Hapi II. Shkruhet në tabelë fjalia e shkëputur nga teksti. Zanat e malit dolën papritur majë shkëmbit. U kërkohet nxënësve të përcaktojnë dy gjymtyrët kryesore duke emërtuar grupet e tyre. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve, të cilat pasqyrohen me shkrim me shkumësa me ngjyra në tabelë. Zanat e malit kryefjalë (GE) dolën papritur majë shkëmbit kallëzues + gjymtyrët e dyta = GF Hapi III. Mësuesi/ja plotëson pemën e mendimit (kllaster) përmes pyetjeve drejtuar nxënësve. - Ç është kryefjala? - Me ç pyetje gjendet? - Cili është rendi i saj i zakonshëm? - Në cilat kategori përshtatet kryefjala me kallëzuesin? - Me se shprehet? - Në ç rasë është kryefjala? Mësuesi/ja bën përmbledhjen e veçorive të kryefjalës. Punohen ushtrimet 1-6 dhe diskutohet zgjidhja e tyre. Emër (në emërore, të shquar, të pashquar, njëjës, shumës), përemër, numëror, grup emëror Gjymtyrë kryesore e fjalisë Kryefjala Zakonisht qëndron para foljes Tregon një a më shumë frymorë a sende Kush?, Cili?, (Cila?, Cilët?, Cilat? Shënim: Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën të mos trajtohet këtu, por te kallëzuesi. Ushtrimi 3: Mësuesi/ja për këtë ushtrim mund të shfrytëzojë tabelën e koncepteve, ku të fokusohet: cila është kryefjala, pyetja me të cilën gjendet, me se shprehet, dhe rendi. Dy shtyllat që tregojnë lidhjet me kallëzuesin të mos plotësohen. Kryefjala Pyetja Shprehet Rendi 269 Ushtrimi 9: Ky ushtrim zhvillohet në formë loje: Nxënësi që gjen saktë emrin dhe personazhet i pari, shpallet fitues. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 8

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Kallëzuesi Niveli II 45 min Synimi: Kjo veprimtari synon të ushtrojë nxënësit për të fituar shprehi për përdorimin e saktë të kallëzuesit, si gjymtyrë kryesore e fjalisë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kallëzuesin dhe funksionet e tij. gtë përshtatin si duhet kallëzuesin me kryefjalën. gtë dallojnë llojet e kallëzuesve: foljor dhe emëror. gtë njohin ndërtimin e kallëzuesit emëror. Materiale dhe mjete mësimore nfletë formati A 4. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutimi. nshpjegimi. Përgatitja: Në gjashtë fletë formati mësuesja vizaton nga një lule. Në qendër të tyre shkruan fjalët: nxënës, mësues, sportist, fshatar, kuzhinier, mjek.si te modeli. Nxënës 270 Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Ndahet klasa në gjashtë grupe. Çdo grupi i jepen fletët e përgatitura. Kërkohet nga nxënësit që të plotësojnë petalet e lules me folje që tregojnë veprime që kryhen prej kryefjalës, që është shkruar në qendër të saj. Hapi II. Përfaqësuesi i secilit grup lexon foljet e gjetura. Hapi III. Mbështetur mbi foljet e zgjedhura nga nxënësit, mësuesi i njeh fëmijët me konceptin kallëzues. (Informacion shtesë për mësuesin) Kallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë së thjeshtë që hyn në marrëdhënie e në lidhje kallëzuesore me Kryefjalën. Duke pasur parasysh se me ç pjesë të ligjëratës shprehet kallëzuesi do të dallohen: a) Kallëzuesi foljor, i cili shprehet me folje dhe tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. P.sh.: Një turmë fëmijësh lëshoheshin me brohori tatëpjetë një kodrine. b) Kallëzuesi emëror shprehet me foljen jam dhe me një emër, mbiemër, përemër a numëror dhe tregon një karakteristikë që i referohet kryefjalës. P.sh.: Qielli është i vrenjtur e i rënduar. c) Kallëzuesi i shprehur me pjesë të pandryshuara të ligjëratës (pjesëza, pasthirrma ose onomatope) jep idenë e një veprimi ose bën vlerësimin subjektiv emocional të kryefjalës. P.sh.: Në këtë kohë cërr telefoni. (Gramatika e gjuhës shqipe 2, fq 173)

Libër mësuesi Hapi IV. Nga tërësia e foljeve të gjetura nga nxënësit mësuesja zgjedh tri: a. një që tregon ç bën kryefjala, b. një që tregon ç pëson kryefjala, c. një që tregon gjendjen e kryefjalës duke u bërë të qarta se këto janë funksionet e kallëzuesit. Hapi V. Më pas mësuesi vizaton tri bashkësi në tabelë të shoqëruara me etiketat përkatëse. veprim gjendje Ç pëson kryefjala Secili grup përmes një përfaqësuesi tregon bashkësinë së cilës i përket çdo folje e shkruar më parë në petalet e lules. Mësuesja i shkruan në tabelë duke bërë sqarimet e nevojshme. I. Çdo grup zgjedh një folje nga secila bashkësi dhe formon fjali me të. Pasi analizon lidhjen midis kryefjalës dhe kallëzuesit, mësuesi u kërkon nxënësve të ndryshojnë numrin dhe vetën e kryefjalës. Shtrohet pyetja: Ç ndodh me foljen? Zgjedhim foljen mësoj, dhe ndërtojmë një fjali. P.sh.: Nxënësi i mirë mëson rregullisht. Ndryshohet veta dhe numri i kryefjalës, ndryshon dhe folja. Nxënësit e mirë mësojnë rregullisht. Me ndryshimin e vetës dhe numrit të kryefjalës, ndryshon edhe folja. II. Nxënësit argumentojnë përgjigjet e tyre duke arritur në përfundimin që kallëzuesi përshtatet në numër dhe vetë me kryefjalën. III. Për të arritur te llojet e kallëzuesit, mësuesi i drejton nxënësit të shohin me se janë shprehur kallëzuesit me të cilët ata kanë ndërtuar fjalitë. IV. Mësuesi vazhdoj të punojë më tej me përkufizimin e kallëzuesit dhe llojet e tij duke përdorur skemat e mëposhtme: Kallëzuesi Kallëzuesi foljor Kallëzuesi emëror = jam + Kallëzuesi emëror mbiemër numëror përemër emër 271 Për të ilustruar skemat përdoren shembujt e dhënë në faqen 301 të tekstit. V. Punohen ushtrimet 1-6 në faqen 302 të tekstit. Diskutohen përgjigjet. VI. Vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7 në faqen 302.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Tema: Vështirësia: Koha: Kallëzuesi foljor Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin llojet e kallëzuesit foljor. gtë njohin mënyrën e ndërtimit të kallëzuesit foljor të thjeshtë e të përbërë. gtë dallojnë kallëzuesit dhe të përcaktojnë llojin e tyre. gtë përcaktojnë vetën, numrin, mënyrën e kohën e foljeve me të cilat shprehet kallëzuesi i thjeshtë. gtë dallojnë tipat e fjalive sipas kumtimit ku përdoret kallëzuesi foljor i thjeshtë. Materiale dhe mjete mësimore ntabela. nshkumësa me ngjyra. nlibri Gjuha amtare 6. nfletore. nlapsa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh. ndiskutim. ntabela e koncepteve. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Nxënësit rikujtojnë njohuritë e marra rreth kallëzuesit. Mësuesi/ja u drejton pyetjet: - Ç është kallëzuesi? - Si përshtatet kallëzuesi me kryefjalën? - Me se shprehet kallëzuesi? Pasi dëgjon me vëmendje përgjigjet e nxënësve plotëson skemën e mëposhtme Kallëzuesi Foljor Emëror 272 Vëmendja e nxënësve përqendrohet te kallëzuesi foljor. Për këtë lexohet teksti i dhënë në faqen 303. Nxënësit lexojnë foljet e veçuara nga ky tekst. Mësuesi/ja u drejton pyetjen: - Nga ndryshojnë foljet e grupit (a) nga ato të grupit (b)? Mbështetur në përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja plotëson skemën e kallëzuesit foljor me llojet e tij. Kallëzuesi foljor I thjeshtë I përbërë Ka 1 folje në kohët e Ka 2 folje, ku njëra mbart thjeshta dhe të përbëra. kuptimin kryesor

Libër mësuesi Për të argumentuar përdorimet e kallëzuesit foljor të thjeshtë: - në të gjitha vetat, numrat, mënyrat e kohët e foljes, - në fjali të thjeshta e të përbëra, - në të gjitha tipat e fjalive sipas kumtimit nxënësit mbështeten në shembujt e dhënë në faqen 303-304. Hapi II. Në këtë hap mësuesi shpjegon kallëzuesin foljor të përbërë. Për këtë mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë me kujdes tri fjalitë e dhëna. - U kërkohet nxënësve të veçojnë kallëzuesit duke përcaktuar 2 foljet që përbëjnë kallëzuesin. - Në secilin rast nënvijëzohet me laps me ngjyrë folja që mbart kuptimin kryesor. Në këtë moment mësuesi/ja bën të njohur se foljet që tregojnë: mundësi mund; domosdoshmëri duhet, do; fillim të veprimit filloj, zë, nis; vazhdimshmëri të veprimit vazhdoj; përfundim të veprimit mbaroj, përfundoj; quhen folje gjysmëndihmëse. Këto folje mund të përdoren në të gjitha format kohore të mënyrës dëftore. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve për të dalluar kallëzuesin e thjeshtë të shprehur me folje në kohë të përbëra, nga kallëzuesi foljor i përbërë.p.sh.: kisha mësuar = kallëzues foljor i thjeshtë i përbërë nga: folja ndihmëse kam + pjesoren mësuar vazhdoj të mësoj = kallëzues foljor i përbërë, i përbërë nga: folja vazhdoj tregon vazhdimin e veprimit folja në mënyrën lidhore të mësoj mbart kuptimin kryesor. Nxënësit më pas punojnë ushtrimet 1-4. Bëhet vlerësimi i nxënësve, përvetësimit të njohurive, pjesëmarrja në diskutim, përgëzohen nxënësit që zgjidhin ushtrimet saktë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. 273 Tema: Vështirësia: Koha: Kallëzuesi emëror Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin mënyrën e ndërtimit të kallëzuesit emëror gtë dallojnë kallëzuesit emëror dhe të përcaktojnë me se janë shprehur ata. gtë ndërtojnë fjali ku të kenë përdorur kallëzues foljor të thjeshtë të përbërë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore ntabela. nshkumësa me ngjyra. nlibri Gjuhë amtare 6. nfletore. nlapsa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore ndiskutimi. norganizues grafik. nlexim i imtë me kodim teksti. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësimi fillon me punimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit lexojnë fjalitë e ndërtuara. U kërkohet të veçojnë kallëzuesit foljor. Mësuesi/ja i shkruan kallëzuesit në tabelë duke i grupuar në kallëzues foljor që të thjeshtë e të përbërë. Mësuesi/ja e paraqet diskutimin e nxënësve në mënyrë skematike si më poshtë: Kallëzuesi foljor Kallëzuesi I thjeshtë (Shkruhen kallëzues foljorë të thjeshtë të përdorur nga nxënësit.) I përbërë (Shkruhen kallëzues foljorë të përbërë të përdorur nga nxënësit.) Gjatë punimit të detyrës nxënësit të nxjerrin në pah veçoritë e kallëzuesit foljor të thjeshtë e atij të përbërë. Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përmendin se ç lloj kallëzuesi tjetër njohin. Pasi merr përgjigjen e saktë nga nxënësit mësuesi/ja plotëson skemën e vizatuar në tabelë. Hapi III. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të hapin librin në faqen 306. U kërkon të lexojnë kallëzuesit e veçuar nga teksti i dhënë në faqen 306. Nxënësve u kërkohet të shohin më vëmendje ndërtimin e kallëzuesve dhënë në faqen 306. - Ç të përbashkët kanë këta kallëzues? - Ç klasë i përket pjesa e dytë e kallëzuesi? 274 Nxënësit vënë një shenjë në tekst kur gjejnë atë çka kërkojnë. folja ndihmëse jam Nxënësit përemër; emër; mbiemër Mësuesi/ja i shkruan në tabelë tri kallëzuesit duke nënvizuar me shkumës blu foljen ndihmëse jam dhe të kuqe përemrin, emrin, mbiemrin. P.sh.: ishin të gjitha (përemër) ishin meshkuj (emër) ishte i lidhur (mbiemër) Në këtë moment mësuesi/ja u bën të njohur nxnësve se këta lloj kallëzuesish që përbëhen nga:

Folja këpujë jam + gjymtyra emërore (përemër, emër, mbiemër) = kallëzues emëror. Këtë përkufizim mësuesi/ja e paraqet me skemë në tabelë. Kallëzuesi Libër mësuesi Jam Gjymtyrë emërore Përemër Emër Mbiemër Për të analizuar ndërtimin e kallëzuesit emëror nxënësit mbështeten në shembujt e dhënë në faqet 306-307 për secilin rast.p.sh.: Ishte çatia = emër Ishte nga ky vend = emër në rasën emërore me parafjalë Ishte me kalldrëm = emër në rasën kallëzore Ishte prej guri = emër në rasën rrjedhore Hapi V. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t a kthejnë në shprehi informacionin e ri që morën. Vazhdohet me punimin e ushtrimeve 1-6. Mësuesi/ja përzgjedh në varësi të kohës ushtrimet që mendon se mund të realizohen brenda orës së mësimit. Mësuesi bën vlerësimin e orës. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 307. Tema: Vështirësia: Koha: Përcaktori. Llojet e përcaktorëve 45 min Niveli III 275 Synimi: Kjo veprimtari synon të ushtrojë nxënësit për të fituar shprehi në dallimin dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të përcaktorëve për saktësimin dhe pasurimin e fjalisë. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë dallojnë përcaktorët. gtë njohin llojet e përcaktorëve. gtë dallojnë me se shprehet secili prej tyre. gtë argumentojnë përshtatjen e përcaktorit me emrin me të cilin lidhen. gtë praktikohen për të kryer ushtrime manipuluese dhe hulumtuese.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nlibri Historia e Artit. nkartolina ose peizazhe me pamje nga katër stinët e vitit. ncd. nmagnetofon. nfletë formati. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore pune. ntabela. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutim. nshpjegim. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi i njeh nxënësit me librin Historia e artit, i cili përmban një pjesë të madhe të pikturave nga mjeshtrit më të dëgjuar të artit të pikturës. Veçon prej tij peizazhet katër stinët të Jasper Johus (piktor amerikan). Të gjithë këtë veprimtari e shoqëron me muzikën e Vivaldit. Ai u drejton pyetje nxënësve nëse e njohin këtë muzikë dhe më pas kërkon prej tyre që të tregojnë se cila stinë u pëlqen dhe pse. Në mungesë të këtij libri, mësuesi mund të përdorë kartolina të përzgjedhura (për çdo stinë) ose vizatime ku jepen peizazhe nga katër stinët e vitit. Hapi II. Mësuesi ndan klasën në grupe, duke zgjedhur secili stinën që i pëlqen dhe kërkon prej tyre të përshkruajë atë që shikon në pikturë, duke përdorur sa më shumë përcaktorë. Udhëzohen nxënësit të nënvizojnë grupet emërore duke veçuar përcaktorët. Hapi III. Përfaqësuesi i secilit grup (zgjedhur nga vetë nxënësit) paraqet në tabelë fletën e punës, ku ka dalluar përcaktorët. Pjesëtarë të tjerë të grupit tregojnë se me se shprehen përcaktorët si dhe interpretojnë përshtatjen e tyre me emrat, me të cilat formojnë grupet emërore. Hapi IV. Mbështetur në grupet emërore të gjetura nga nxënësit, mësuesi u sqaron atyre se nisur nga roli që luan përcaktori në grupin emëror dhe gjymtyrët me të cilat shprehet, dallojmë 4 lloje përcaktorësh. Përcaktori 276 Me përshtatje Me drejtim Me bashkim Ndajshtim Hapi V. Pas kësaj mësuesi/ja ndalet tek lloj i përcaktorëve. Për përcaktorin me përshtatje mësuesi jep shembujt e mëposhtëm: (Në shkrimin e përcaktorëve përdoren shkumësa me ngjyra.) Shtëpia e re është larg që këtu. Mbiemri e re përshtatet në gjini, numër, rasë me emrin shtëpia, të cilën përcakton. Shtëpia e re...----------------- Pallati i ri (gjini) Shtëpia e re...----------------- Shtëpitë e reja (numër) Shtëpia e re...----------------- Prej shtëpisë së re (rasë)

Libër mësuesi Njeriu punëtor vlerësohet nga të gjithë. Cili poet ju pëlqen më shumë? Tre djemtë bisedonin në hyrje të shkollës. Mësuesi kërkon nga nxënësit të dallojnë përcaktorët në grupet emërore të nënvizuara si dhe të tregojnë llojin dhe me se shprehen. Bëhet skema përmbledhëse. Lloji Me se shprehet Përshtatja Përcaktor me përshtatje Mbiemër Përemër Numëror i nyjshëm i panyjshëm Gjini Numër Rasë Shënim: Kujtojmë se nuk ndërrojnë formën mbiemrat e panyjshëm, të cilët nuk ndryshojnë në gjininë mashkullore dhe në gjininë femërore: p.sh. djalë zemërmirë-vajzë zemërmirë nuk ndryshojnë në numrin njëjës dhe në shumës. njeri krijues - njerëz krijues Për përcaktori me drejtim mësuesi jep shembujt e mëposhtëm: Në parkun e qytetit kishte shumë fëmijë. (emër, në r. gjinore) Një grup djemsh po luanin në oborr. (emër i pashquar në r. rrjedhore, pa parafjalë) Unë pi çdo mëngjes një gotë qumësht. (emër i pashquar, r. kallëzore pa parafjalë) Disa nga shokët e mirëpritën këtë ide. (r. emërore me parafjalë) Gota prej qelqi u thye nga pakujdesia. ( r. rrjedhore me parafjalë) Në përfundim të çdo shembulli mësuesja sqaron se përcaktori me drejtim shprehet: - me emër në rasën gjinore, (parkun e qytetit) - me emër në trajtën e pashquar në rasën kallëzore e rrjedhore pa parafjalë, (një grup djemsh) - me emër e përemër në rasat emërore, kallëzore e rrjedhore me parafjalë. (gota prej qelqi) Bëhet skema përmbledhëse. Lloji Përcaktor me drejtim emër rasa gjinore emër pa parafjalë përemri ose emër me parafjalë Me se shprehet përcaktori rasa kallëzore rasa rrjedhore rasa emërore rasa kallëzore rasa rrjedhore 277 Për përcaktorin me bashkim mësuesi gjatë shpjegimit sqaron se ai shprehet: - Me përemra pyetës dhe të pacaktuar të palakueshëm: Ç film dëshironi të shihni? Ti dëgjon shumë muzikë gjatë ditës.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 - Me numëror: U tërhiqet vëmendja nxënësve për përjashtimin nga përcaktori me bashkim në numërorë që përdoren si përcaktorë me përshtatje. Dy vajzat kishin porositur një picë. - Me formë të pashtjelluar: Ideja për të festuar na pëlqen shumë. Bëhet skema përmbledhëse. Për ndajshtimin mësuesja shfrytëzon njohuritë e marra në klasë të pestë duke theksuar faktin se është një lloj përcaktori. 1. Punohen Ushtrimi 1-5 në libër. Diskutohen përgjigjet e nxënësve. 2. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, në faqen 312. Tema: Vështirësia: Koha: Kundrinori i drejtë Niveli III 45 min Synimi: Kjo veprimtari synon t u mësojë nxënësve kundrinorin si gjymtyrë e dytë e fjalisë, llojet e tij dhe me se shprehen. Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin llojet e kundrinorit si gjymtyrë e dytë e fjalisë. gtë dallojnë kundrinorin e drejtë. gtë dallojnë me se shprehet kundrinori i drejtë. gta përdorin kundrinorin e drejtë në fjali. 278 Materiale dhe mjete mësimore ntri fleta. nteksti Gjuha amtare 6. nfletore. nshkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika mësimore npunë me grupe. ndiskutimi. ntabela e koncepteve. Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Veprimtaria hyrëse organizohet në formën e një minikonkursi. Shkruhen në tabelë foljet: lexoj, përgatis, shkruaj, marr, qep, sjell. Ndahet klasa në tri grupe (përkatësish sipas rreshtave). Njihen nxënësit me mënyrën e zhvillimit të minikonkursit. Çdo grup do të të ndërtojë grupe foljore me foljet e shkruara në tabelë, ku në përbërje të grupit foljor të jenë kundrinorë të drejtë, kundrinorë të zhdrejtë me dhe pa parafjalë. Për të përcaktuar grupin për përdorimin e llojit të kundrinorit hidhet shorti. Në tri fletushkat shkruhen fjalët: kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë, kundrinor i zhdrejtë me parafjalë.

Libër mësuesi Zgjidhet një përfaqësues nga çdo grup, i cili tërheq shortin. Hapi II. Lexohet folja e parë dhe mësuesi kërkon nga çdo grup në mënyrë të njëpasnjëshme formimin e grupeve foljore.p.sh.: lexoj Grupi I lexoj librin (Kundrinor i drejtë) Grupi II lexoj me shokun (Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë) Grupi III i lexova shokut (Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë) Në të njëjtën mënyrë vazhdohet me foljet e tjera. Kjo veprimtari i ndihmon nxënësit për të rikujtuar llojet e kundrinorëve. Hapi III. Mësuesja udhëzon nxënësit të lexojnë me kujdes mësimin rreth kundrinorit të drejtë f.314 dhe të plotësojnë tabelën e koncepteve: Kund. i drejtë Pyetja Rasa Roli i tij Ç tregon Me se shprehet Vendi që zë Tabela e plotësuar do të ishte kjo: Pyetja Rasa Roli i tij Ç tregon Me se shprehet Ku qëndron në fjali Cilin?, Cilët?, Kë? Kallëzore pa parafjalë Gjymtyrë e dytë e fjalisë. Plotës kryesor në fjali. Objektin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja. Emër, grup emëror, përemër, trajtë e shkurtër e përemrit vetor Zakonisht pas foljes, kur është trajtë e shkurtër, zakonisht para foljes. Sqarim: Një tabelë e tillë mund të përdoret për çdo kundrinor. Për të kaluar në orën e fundit në tabelën e koncepteve krahasuese. Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-6 në tekst faqe 315. Hapi V. Bëhet diskutimi i çdo ushtrimi. Hapi VI. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7 faqe 315. 279 Tema: Vështirësia: Koha: Kundrinori i zhdrejtë Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë njohin kundrinorin e zhdrejtë me dhe pa parafjalë. gtë dallojnë me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me dhe pa parafjalë. gtë dallojnë pjesët e ligjëratës nga të cilat varet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë. gtë përdorin saktë në fjali kundrinorin e drejtë e të zhdrejtë.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Materiale dhe mjete mësimore nfletë pune. nlibri Gjuha amtare 6. nlapsa me ngjyra. ntabela dhe shkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika të mësimore nlexim dhe pyetje. npunë në çift. nkllaster. norganizues grafik. Përgatitja: Mësuesi/ja përgatit një fletë pune të ndarë në dy pjesë.në pjesën e parë shkruhen fjalitë që përmbajnë kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, kurse në pjesën e dytë fjalitë me kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. Kjo fletë punë fotokopjohet dhe shpërndahet në çdo bankë, nxënësit punojnë në çift. (Në pamundësi fotokopjimi mësuesi ta shkruajë në një tabak të bardhë letre ose në tabelë. Kjo punë parapërgatitore e lehtëson mësuesin nga ngarkesa e informacionit dhe i jep mundësi të punojë një pjesë të mirë të ushtrimeve) Zhvillimi i mësimit: Hapi I. (B) Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës në çdo bankë. Nxënësit punojnë në çift (A). Njihen nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën mësuesi e shkruan në tabelë. Hapi II. Orienton nxënësit të shohin me kujdes fjalitë e shkruara në pjesën e parë për të dalluar: kallëzuesit, kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë, të përcaktojnë gjymtyrën nga varet si dhe me se shprehet ajo. Hapi III. Nxënësit lexojnë me vëmendje fjalitë, qarkojnë me blu kallëzuesin, me vijë të kuqe të lakuar kundrinorin e zhdrejtë. Mësuesi u kujton çifteve të nxënësve të mos harrojnë të vendosin dhe pyetjen që i ndihmon për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë, të cilën e vendosin në fund të çdo fjalie në kllapa. Nxënësit punojnë qetësisht rreth 4-5 minuta. Pasi kanë përfunduar punën e dhënë, mësuesja kërkon të marrë përgjigje për çdo pyetje të shtruar për diskutim. Mësuesi/ja pyet: - Cili është kallëzuesi i fjalisë së parë? - Cilët janë kundrinorët e zhdrejtë të dalluar prej jush po në këtë fjali? - Kujt ia drejtuat pyetjen për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë? - Me cilët lidhet drejtpërdrejtë kundrinori i zhdrejtë? - Me se është shprehur kundrinori i zhdrejtë? 280 Dëgjon përgjigjet e nxënësve dhe plotëson skemën e mëposhtme: P.sh.: Në fjalinë e parë: i (Trajtë e shkurtër) - (Kujt?) Flitet - shokut (emër) Kështu vazhdohet për secilën fjali. Hapi III. Mësuesi/ja vazhdon, të tërheqë vëmendjen te lloji tjetër i kundrinorit të zhdrejtë, të atij me parafjalë. Ai/ajo kërkon nga nxënësit të vëzhgojnë me kujdes kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë të shkruara në pjesën e dytë të fletës së punës. Udhëzon përsëri çiftet të dallojnë kallëzuesit, të drejtojnë pyetjen e duhur për të dalluar kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë si dhe të përcaktojnë, atje ku munden, gjymtyrën nga e cila varet si dhe me se shprehen ata.

Libër mësuesi Nxënësit punojnë qetësisht rreth 4-5 minuta. Në këtë hap mësuesi duhet të përqendrohet tek gjymtyrët nga varet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë (mbiemri dhe grupi emëror), sepse ky informacion është i i ri dhe i vështirë për nxënësit. Për këtë arsye në fletët e punës janë dhënë më shumë shembuj ku ajo (kundrinori i zhdrejtë me parafjalë) varet nga mbiemri dhe grupi emëror. Informacioni i dhënë më poshtë do t i ndihmojë nxënësit teorikisht për të këtë varësi, meqenëse në tekst nuk është shtjelluar.... Kur kundrinori i zhdrejtë me parafjalë varet nga një gjymtyrë e shprehur me mbiemër foljor (p.sh.: të veshura) marrëdhëniet objektore janë po ato që vendosen kur në vend të mbiemrit vihet folja po me atë përbërje leksikore. - Të veshura ishin veshur. Kur mbiemri nuk është foljor, kundrinori me parafjalë shënon sferën brenda së cilës kufizohet tipari a sendin në lidhje me të cilin jepet tipari i mbiemrit. - I shtrenjtë për ne; i pakët nga shtati; i gjallë në lëvizje. Marrë nga Gramatika e gjuhës shqipe Mësuesi/ja përpiqet ta nxjerrë informacionin nga vetë nxënësit. Nëse e kanë të vështirë, ai/ajo ua paraqet atë duke e konkretizuar në tabelë me shkumësa me ngjyra.p.sh.: Ato male të veshura me pisha - ( me çfarë?) Të veshura ishin veshur Një burrë i pakët nga shtati (nga cila?) Përdoren shkumësa me ngjyra për të treguar lidhjen e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë nga folja, mbiemri ose grupi emëror. Pasi nxënësit janë qartësuar për këto lidhje, kërkohet nga nxënësit të përcaktojnë se me çfarë shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë. Mësuesi/ja drejton pyetjet: - Me çfarë shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë në fjalinë e parë? - Në cilën rasë është emri? Cila ju ndihmoi? Kështu veprohet për të gjitha fjalitë. Në fund mësuesi/ja kërkon që nxënësit të shohin me kujdes skemën e dhënë në fund të mësimit rreth kundrinorit. Kjo e ndihmon nxënësin të rikujtojë edhe njëherë njohuritë e marra e për të punuar më pas ushtrimet e dhëna në tekst. 281 Hapi IV. Vazhdohet me punimin e ushtrimeve. Sugjerim: Nisur nga ngarkesa mësimore, mendojmë se mund të punohen ushtrimet 1, 7, 8, të cilat përmbajnë shembuj për kundrinorin e drejtë, të zhdrejtë me dhe pa parafjalë. Vlerësohet ora e mësimit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9-10.

Libër mësuesi për tekstin Gjuha shqipe 6 Fletë pune I. - S i flitet kështu shokut. - Plakut i shfaqej si nëpër mjegull fytyra e të birit. - Të takon ty të flasësh. - Nuk i flitet atij. - Juria i dha çmimin e parë fituesit të festivalit. - I jam mirënjohës këtij djali. II. - Kur filloi nga puna, u ndje i lumtur. - Teuta shkoi në mal me të vëllanë. - Ai luante gjithmonë me ta. - Kush i ka parë ato male të veshura me pisha, me bredha, me boriga nuk i harron kurrë. - Ai është një burrë i pakët nga shtati, por i gjallë në lëvizje. - Turistët vizituan kështjellën mesjetare, të ndërtuar me gurë. - Libri zgjon dëshirën e fëmijëve për dije. Tema: Vështirësia: Koha: Rrethanori Niveli III 45 minuta Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë: gtë rikujtojnë njohuritë e marra për rrethanorët: - Ç gjymtyrë e fjalisë është? - Me kë lidhet? - Me ç pyetje gjendet? - Llojet e tij? - Ç vend zë në fjali? gtë dallojnë rrethanorët duke përcaktuar llojet e tyre. gta zhvendosin në fjali pa ndryshuar kuptimin e saj. gtë ndërtojnë fjali ku të përdorin rrethanorë të llojeve të ndryshme. 282 Materiale dhe mjete mësimore ntabela dhe shkumësa me ngjyra nlapsa nfletore për punë të pavarur nstilolapsa. Metoda dhe teknika mësimore nstuhi mendimesh (nga grupet e vogla tek e gjithë klasa) Zhvillimi i mësimit: Hapi I. Mësuesi/ja paraqet temën e re dhe e shkruan atë në tabelë. Shtron çështjet për diskutim: - Ç gjymtyrë e fjalisë është rrethanori? - Ç tregon ai? - Me cilën gjymtyrë të fjalisë lidhet? - Ç vend zë ai në fjali? - Sa lloje rrethanorësh njihni? Jepni shembuj për secilin prej rrethanori.