Merkantilizmi, Smithi dhe përparësitë absolute

Σχετικά έγγραφα
Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Definimi dhe testimi i hipotezave

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Teoria e kërkesës për punë

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

Propozim për strukturën e re tarifore

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Universiteti i Prishtinës. Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Program Studimi i Ciklit të Dytë MASTER PROFESIONAL NË EKONOMIKS NË SIPËRMARRJE

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI (PRE)

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Nyjet, Deget, Konturet

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Pse është i rëndësishëm izolimi

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

Nga rrjedh termi ekonomi? Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë"

qëllim ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit e

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

Republika e Kosovës. Republika Kosova - Republic of Kosovo

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

Dielektriku në fushën elektrostatike

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Çfarë kuptohet me planifikimin e sistemimit? Çështjet kryesore SISTEMIMI I PROÇESIT LIGJËRATA 10

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

Detyra për ushtrime PJESA 4

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

"PRANIA NË PUBLIK E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, JANAR-DHJETOR 2003"

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Shqipëria: Ruajtja e Rritjes së Qëndrueshme edhe përtej Tranzicionit Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Kapitulli. Programimi linear i plote

PJESËMARRJA QYTETARE NË KOSOVË

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

RREGULLORE PËR ADEKUATSHMËRINË E KAPITALIT TË BANKAVE. Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU RAPORTI VJETOR. Prishtinë Mars, 2008

T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E

Promocioni. E dijë qe gjysma e te ardhurave te mia shkojnë për reklame, por nuk e di cila është kjo gjysma. Henri Ford

Program Studimi i Ciklit tëdytë MASTER SHKENCOR NË EKONOMIKS

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina. Procedurat për Vendosjen e Tarifave të Furnizimit me Ujë. Draft preliminar konceptet themelore etj.

2. VEPRIMTARIA E BANKËS SË SHQIPËRISË GJATË VITIT

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Indukcioni elektromagnetik

VI. Per nje veprimtari qeverisese publike. Qeverisja vendore

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Materialet në fushën magnetike

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

TEORIA E INFORMACIONIT

Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

EKONOMIKSI I PERSONELIT

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME

Ngjeshmëria e dherave

Qarqet/ rrjetet elektrike

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Transcript:

Merkantilizmi, Smithi dhe përparësitë absolute Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Hyrje Teoritë e Tregtisë Ndërkombëtare (TTN); Merkantilistët; Teoria e Përparësive Absolute dhe Adam Smithi;

TTN në kontekst historik Merkantilizmi (shek. 17 & 18) Adam Smith: Teoria e Përparësive Absolute (1776); David Ricardo: Teoria e Përparësive Komparative (1817); Teoria Heckscher-Ohlin (fillim i shek XX.); Teoria e bazuar në Ciklin Jetësor të Produktit (1966); Teoria e Re e Tregtisë ( 70 dhe 80); Michael Porter: Teoria e Përparësive Konkuruese Nacionale (fillim të 90).

TTN - Konteksti Çështjet kyçe që do të hulumtojmë: 1. Cila është baza për tregti/këmbim? Forcat/mekanizmat të cilat i nxisin vendet të këmbejnë në mes veti. Këto janë përparësitë absolute sipas Smithit, ndërsa sipas Rikardos janë përparësitë krahasuese; 2. Cilat janë përfitimet nga tregtia/këmbimet? Rritja e konsumit në vendet që këmbejnë si rezultat i specializimit në prodhim dhe tregti; 3. Cila është struktura e tregtisë/këmbimeve? Produktet/shërbimet që importohen dhe eksportohen (struktura e këmbimeve).

TTN - Merkantilizmi Merkantilizëm si filozofi ekonomike: shekulli i XVII dhe XVIII; Merkantilist tregtarë, bankerë, zyrtarë qeveritar, filozof); Merkantilizmi: një vend bëhet i pasur dhe i fuqishëm nëse eksporton më tepër se sa që importon;; Teprica do të shndërrohej në metale të çmuara: ari dhe argjent; Pasuria e vendit përllogaritej në bazë të sasisë së metaleve të çmuara që ai vend posedon. Qeveria të bëjë çfarë është e mundur të stimuloj eksportin dhe të kufizoj importin. Merkantilistët kanë predikuar nacionalizmin;

TTN - Merkantilizmi Merkantilizmi dikur? Duke inkurajuar eksportin dhe kufizuar importin, qeveritë stimulonin zhvillimin e industrive të reja, rritjen e autputit, dhe gjenerimin e punësimit; Merkantilizmi sot? shëndosh e mirë edhe në shekullin 21 Vendet e industrializuara kufizojnë prodhimet bujqësore, tekstilin, këpucët, etj. për të mbrojtur punësimin në vend; Vendet në zhvillim janë edhe më tepër protekcioniste.

Teoria e Përparësive Absolute Përse vendet këmbejnë? Një shpjegim për këtë është dhënë nga Adam Smithi në Teorinë e Përparësive Absolute; Adam Smith (Wealth of Nations, 1776): Nëse një vend ka përparësi absolute në prodhimin e një produkti, kjo do të thotë se ky vend është prodhuesi më efiçient i atij produkti; Nëse të gjitha vendet shrytëzojnë të njëjtat inpute në procesin e prodhimit, atëherë ky vend është në gjendje të prodhojë produkte më shumë, me kualitet më të lartë se sa të gjitha vendet tjera.

Teoria e Përparësive Absolute Imagjinoni botën e përbërë vetëm nga dy vende: Kina dhe Japonia; Të dyja vendet kanë aftësi të ndryshme për të prodhuar dy produkte të ndryshme: oriz dhe DVD; Për një periudhe të caktuar, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet e tyre prodhojnë sasitë si në vijim: Kina Japonia Thasë orizi (ditë) 60 20 DVD (ditë) 10 75

Teoria e Përparësive Absolute A ka kuptim që Kina të prodhojë DVD? JO! Japonia është shumë më efiçiente për prodhimin e DVD-ve, ndërsa Kina është më efiçiente në prodhimin e orizit; Mirëpo, të dyja këto vende kanë nevojë për të dyja produktet, andaj ka kuptim që Kina të këmbejë orizin e saj me DVD-të e Japonisë, dhe anasjelltas;

Teoria e Përparësive Absolute Parimi i Përparësisë Absolute: Nëse secili vend koncentrohet në prodhimin e asaj që e bën më së miri, dhe specializohen në prodhimin e këtyre të mirave, atëherë këto vende mund të këmbejnë në mes veti dhe do të përfundonin me më shumë të të dyja produkteve se nëse do t i prodhonin vet; Pasi që bota i shrytëzon resurset në mënyrë efiçiente, si rezultat i specializimit, shënohet rritje në konsumin dhe prodhimin e përgjithshëm; Konsumatorët në të dyja vendet përfitojnë pasi që do të blejnë produkte të prodhuara nga prodhuesi më efiçient;

Teoria e Përparësive Absolute Përse kjo konsiderohet shumë e rëndësishme në lëndën e ekonomiksit? Objekt i studimit të ekonomiksit është plotësimi i nevojave dhe kërkesave të pafundme të konsumatorëve! Si mund t i plotësojmë kërkesat dhe nevojat tona të pakufizuara kur burimet i kemi kufizuara? Në nuk guxojmë t ia lejojmë vetes të hargjojmë burimet e kufizuara përmes prodhimit joefiçient.

Rikardo dhe Teoria e Përparësive Krahasuese Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Hyrje Smith limitet e teorisë së tij; Teoria e Përparësive Krahasuese dhe David Rikardo;

TTN Konteksti i TPK-së Çështjet kyçe që do të hulumtojmë: 1. Cila është baza për tregti/këmbim? Forcat/mekanizmat të cilat i nxisin vendet të këmbejnë në mes veti. Këto janë përparësitë absolute sipas Smithit, ndërsa sipas Rikardos janë përparësitë krahasuese; 2. Cilat janë përfitimet nga tregtia/këmbimet? Rritja e konsumit në vendet që këmbejnë si rezultat i specializimit në prodhim dhe tregti; 3. Cila është struktura e tregtisë/këmbimeve? Produktet/shërbimet që importohen dhe eksportohen (struktura e këmbimeve).

Teoria e Përparësive Absolute Imagjinoni botën e përbërë vetëm nga dy vende: Kina dhe Japonia; Të dyja vendet kanë aftësi të ndryshme për të prodhuar dy produkte të ndryshme: oriz dhe DVD; Për një periudhe të caktuar, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet e tyre prodhojnë sasitë si në vijim: Kina Japonia Thasë orizi (ditë) 60 20 DVD (ditë) 10 75

Teoria e Përparësive Absolute A ka kuptim që Kina të prodhojë DVD? JO! Japonia është shumë më efiçiente për prodhimin e DVD-ve, ndërsa Kina është më efiçiente në prodhimin e orizit; Mirëpo, të dyja këto vende kanë nevojë për të dyja produktet, andaj ka kuptim që Kina të këmbejë orizin e saj me DVD-të e Japonisë, dhe anasjelltas;

Smithi - limitimet Kjo teori nuk tregon se çfarë do të ndodhë me vendin i cili ka përparësi absolute në prodhimin e të dy produkteve; Ky vend nuk do të përfitonte nga tregtia e jashtme; Teoria e Përparësive Komparative e Rikardos dhe ajo Heckscher-Ohlin janë në të njëjtën vijë me Smithin dhe sqarojnë dilemen e shtruar më parë; Përqindje e vogël e këmbimeve përshkruhet sipas kësaj teorie.

Teoria e Përparësive Krahasuese - TPK Përkundër Smithit, Rikardo e vendos theksin në dallimet krahasuese (relative) të shpenzimeve; Sipas kësaj teorie, edhe nëse një vend ka disavantazh absolut në prodhimin e të dyja të mirave, dhe më tutje ka hapësirë për tregti me përfitime të dyanshme; Vendi më pak efiçient duhet të specializohet dhe të eksportojë produktin në të cilin është krahasimisht më pak joefiçient (ku disavantazhi absolut është më i vogël); E kundërta vlen për vendin me përparësi absolute në të dyja produktet.

Ligji i Përparësive Krahasuese Rikardo - Principles of Political Economy (1817); Edhe nëse një vend është më pak efiçient se (ose ka disavantazh absolut krahasuar me) një vend tjetër në prodhimin e të dyja të mirave (produkteve), edhe më tutje ekziston baza për tregti/ këmbim me përfitime të dyanshme. Vendi i parë duhet të specializohe në prodhimin dhe eksportimin e produktit në të cilin ka disavantazh absolut më të vogël (në këtë të mirë vendi ka përparësi krahasuese) dhe të importojë të mirën në të cilën disavantazhi absolut është më i madh (në këtë të mirë vendi ka disavantazh krahasues); Është një ndër ligjet më të qëndrueshme dhe më pak të kontestuara në ekonomi.

TPK 1 Shembull: Kina Japonia Thasë orizi 50 14 DVD 10 7 Bazuar në tabelë, Kina ka përparësi absolute në të dyja produktet; Kina mund të prodhojnë në mënyrë më efiçiente të dyja produktet se Japonia; Në këtë rast, a ka ndonjë arsye që këto vende të këmbejnë me njëra tjetrën? Smithi: NUK KA DHËNË PËRGJIGJJE Rikardo: PO

TPK 2 Logjikimi i Rikardos: Së pari, secili vend duhet të vendosë se si do t i alokoj burimet e veta të kufizuara; Nëse Kina i zhvendos në tërësi burimet në prodhimin e DVD-ve, ajo do të jetë në gjendje të prodhojë 10 DVD mirëpo do t i duhet të heq dorë nga prodhimi i grurit; Një mënyrë për t ia lehtësuar Kinës vendimin e alokimit të burimeve, është nëse llogarisim shpenzimet për një DVD; Krahasimisht, nga çfarë sasie e grurit Kina duhet të heq dorë për të prodhuar një DVD?

TPK 3 Shpenzimet për njësi të prodhimit të DVD-ve në Kinë: Thasë orizi DVD = 50 10 = 5 Pra, për çdo DVD që e prodhon Kina, ajo mund t i ketë prodhuar 5 thasë oriz; Çdo DVD e prodhuar i kushton Kinës 5 thasë oriz; Shpenzimet për njësi të DVD-ve në Japoni: Thasë orizi DVD = 14 7 = 2 Për çdo DVD të prodhuar, Japonia heq dorë nga 2 thasë oriz.

TPK 4 DVD-të kushtojnë më tepër në Kinë, bazuar në atë se sa duhet të sakrifikojnë oriz, se sa që kushton në Japoni; Me fjalë të tjera, është më pak e kushtueshme për të prodhuar DVD-të në Japoni, andaj Kina duhet të prodhoj oriz.

Modeli i Rikardos - hipotezat Rikardo e bazoi TPK-në në supozimet si në vijim: 1. Vetëm 2 vende dhe 2 të mira; 2. Tregti e lirë; 3. Mobilitet perfekt brenda vendit mirëpo jomobilitet në mes të vendeve; 4. Prodhim me kosto konstante; 5. Pa shpenzime të transportit; 6. Pa ndryshime në teknologji; 7. Vlera e bazuar në teorinë e punës;

Modeli i Rikardos hipotezat 1 Supozimi i fundit defektuoz; 1. Sepse, presupozon ose se puna është faktori i vetëm i prodhimit, ose puna është shfrytëzuar në proporcione fikse në prodhimin e e secilës së mirë; 2. Puna është homogjene; Të dyja supozimet janë të pasakta.

TPK dhe kostot oportune Haberler (1936) e vendosi TPK-në kontekst të kostove oportune; Ligji i Përparësive Krahasuese shpesh shihet si Ligji i Kostove Krahasuese; Ligji në kontekst të kostove oportune mund të përkthehet si në vijim: Sipas teorisë së kosotove oportune, kostoja e të mirës së parë është e barabartë me shumën e të mirës së dytë nga e cila duhet të hiqet dorë për të pasur në dispozicion resurse të mjaftueshme për të prodhuar një njësi shtesë të së mirës së parë; Sipas këtij definicioni, vendi me kosto oportune më të ultë në prodhimin e një të mirë ka edhe përparësi krahasuese në atë të mirë (dhe disavantazh krahasues në të mirën tjetër);

TPK dhe kostot oportune 1 Kostot opportune dhe TPK mund të ilustrohen përmes kufirit të mundësive prodhuese (KMP) si dhe të ashtuquajturës lakore e transformimit; KMP paraqet lakoren e cila ilustron kombinimit e mundshme të dy të mirave të cilat mund t i prodhojë një vend duke shfrytëzuar në tërësi resurset e saj me nivelin ekzistent të teknologjisë Shembull: SHBA UK Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura 180 0 60 0 150 20 50 20 120 40 40 40 90 60 30 60 60 80 20 80 30 100 10 100 0 120 0 120

TPK dhe kostot oportune shembulli grafikisht SHBA UK 120 100 ΔP = 20 Lakorja e transformimit apo norma margjinale e transformimit (pjerrtësia) 120 100 Pëlhura 80 60 40 ΔG = 30 A Pëlhura 80 60 40 ΔP = 20 ΔG = 10 A 20 20 0 30 60 90 120 150 180 20 40 60 Gruri 0 Gruri

TPK dhe kostot oportune shembulli grafikisht 1 Grafikonët më lart paraqesin kombinimet përkatëse të prodhimit të grurit dhe të pëlhurës; Njësitë: gruri në milion thasë në vit, ndërsa pëlhura në milion metra në vit; Pikat mbi dhe nën lakore janë pika joefiçiente; Vija e drejtë e KMP-së tregon se kostot oportune janë konstante, të cilat shfaqen: Resurset apo faktorët e prodhimit ose janë zëvendësues perfekt, ose shfrytëzohen në proporcine fikse në prodhimin e të dy të mirave; Të gjitha njësitë e të njëjtit faktor janë homogjene apo ekzaktësisht të të njëjtit kualitet; Shpenzimet konstante nuk kanë të bëjnë me realitetin (shih kapitullin në vijim).

TPK dhe kostot oportune shembulli grafikisht 2 Pjerrtësia e KMP përcaktohet si raport në mes vlerave të skajshme të prodhimit të grurit dhe të pëlhurës; Pjerrtësia është e barabartë me raportin në mes të produkteve margjinale të të dyja të mirave; Pjerrtësia gjithashtu paraqet koston oportune të grurit, pra masën e pëlhurës që duhet sakrifikuar për të prodhuar një njësi (thes) shtesë gruri; Pjerrtësia e KPM-së paraqet koston oportune të produktit në boshtin horizontal, pra grurit në rastin tonë.

TPK dhe kostot oportune shembulli grafikisht 3 Përparësitë krahasuese një vend ka përparësi krahasuese në prodhimin e një të mire kostoja oportune në prodhimit të së cilës është më e vogël se sa në vendin tjetër; Gruri: Pjerrtësia: SHBA G = 120/180 (apo 20/30) = 2/3 =0.67 Kostoja oportune për një njësi të grurit është: 1G = 2/3P, dhe mbetet konstante; Pjerrtësia: UK G = 120/60 (apo 20/10) = 2; Kostoja oportune për një njësi të grurit është: 1G = 2P dhe mbetet konstante; Koment: SHBA-të kanë përparësi krahasuese në grurë pasi që kostoja oportune është më e vogël se sa për UK;

TPK dhe kostot oportune shembulli Përparësitë krahasuese (vazh.): Pëlhura: grafikisht 4 SHBA P = 180/120 = 3/2 =1.5; Kostoja oportune për një njësi të pëlhurës është: 1P = 1.5G, dhe mbetet konstante; UK G = 60/120 = 0.5; Kostoja oportune për një njësi të pëlhurës është: 1P = 0.5G, dhe mbetet konstante; Koment: UK-ja ka përparësi krahasuese në pëlhurë pasi që kostoja oportune është më e vogël se sa për SHBA-të;

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte të shpenzimeve konstante SHBA UK 120 120 B 100 100 Pëlhura 80 70 60 40 A E Pëlhura 80 60 50 40 A E 20 20 0 B 0 30 60 90 110 120 150 180 20 40 60 Gruri Gruri 70

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte të shpenzimeve konstante 2 Kur nuk këmbejnë në mes veti, psh. SHBA-të zgjedhin pikën A (90G dhe 60P) ndërsa UK zgjedhin pikën A (40G dhe 40P); Në rastin e autarkisë, KMP paraqet edhe kufirin e konsumit; Kur fillojnë tregtinë, SHBA-të do të specializoheshin në prodhimin e grurit (aty ku kanë përparësi krahasuese) dhe do të prodhonin në pikën B (180G dhe 0P); Në anën tjetër, UK-të do të specializohej në prodhimin e pëlhurës (aty ku kanë përparësi krahasuese) dhe do të prodhonin në pikën B (0G dhe 120P);

Baza dhe përfitimet nga shkëmbimet në kushte të shpenzimet konstante 3 Nëse këto dy vende shkëmbejnë 70G për 70P, ato do të konsumojnë në pikën E dhe E ; SHBA E (110G dhe 70C); UK E (70G dhe 50C). Tregtia ka ndikuar që këto vende të konsumojnë mbi KMP; Konsumi mbi KMP ka rezultuar nga specializimi i të dyja vendeve në të mirat në të cilat kanë përparësi krahasuese; Përfitimet nga tregtia: Para specializimit Pas specializimit Fitimi/humbja Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura Gruri Pëlhura SHBA 90 60 108 0 90-60 UK 40 40 0 120-40 80 Bota 130 100 180 120 50 20

Teoria standarde e tregtisë ndërkombëtare Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Hyrje l Modeli i Rikardos i përafruar me realitetin; Kosto oportune në rritje; Shijet dhe preferencat e konsumatorëve; l Kufiri i Mundësive Prodhuese me kosto oportune në rritje; l Kurbat/lakoret komunitare të indiferencës; l Ekuilibri në autarki/izolim dhe baza si dhe përfitimet nga tregtia me kosto në rritje;

Modeli standard i tregtisë ndërkombëtare l Oferta: Kufiri i Mundësive të Prodhimit me kosto në rritje; Deri më tani kemi diskutuar vetëm dimensionet e ofertës mirëpo në kontekst të kostove konstante; l Kërkesa: Shijet dhe preferencat e konsumatorëve; Prezentohen përmes lakoreve komunitare të indiferencës;

KMP në kushte të kostove në rritje l Shpenzimet oportune në rritje tregojnë se një vend duhet të sakrifikojë vazhdimisht më tepër nga njëri produkt me qëllim që të prodhojë njësi shtesë të produktit tjetër; 1. Resurset apo faktorët e prodhimit nuk janë homogjen; Të gjitha njësitë e një faktori nuk janë identike apo të kualitetit të njëjtë; 2. Resurset apo faktorët e prodhimit nuk shfrytëzohen në proporcione apo me intensitet të njëjtë në prodhimin e të gjitha të mirave;

KMP në kushte të kostove në rritje 2 l Figura në vijim tregon KPM-të për Vendin 1 dhe Vendin 2; Të dy KPM-të janë konkave prej origjine, që tregon se të dyja ballafaqohen me shpenzime oportune në rritje në prodhimin e të dyja të mirave; Për Vendin 1, për çdo 20X shtesë që prodhon duhet të sakrifikojë vazhdimisht më tepër Y; Për vendin 2, për çdo 20Y shtesë që prodhon duhet të sakrifikojë vazhdimisht më tepër X;

KMP në kushte të kostove në rritje 1 Y Vendi 2 140 Vendi 1 120 ΔY B 100 - ΔX Y A 80 60 40 - ΔY ΔX 20 10 30 50 70 90 110 130 X X

Lakoret komunitare të indiferencës l Shijet apo preferencat e konsumatorëve: dimension i kërkesës; l Lakoret komunitare të indiferencës (LKI) tregojnë kombinimit të ndryshme të dy produkteve të cilat japin kënaqësi të njëjtë në një vend apo komunitet; Sa më e lartë të jetë lakorja aq më tepër kënaqësi tregon; Që të kenë kuptim ato nuk guxojnë të priten me njëra tjetrën; l LKI i referohet një një shpërndarje të caktuar të të ardhurave në një vend. Këto lakore janë konveksë nga origjina; LKI kanë pjerrtësi negative sepse sa më shumë të konsumohet X, aq më pak do të konsumojë Y për të mbajtur nivelin e njëjtë të kënaqësisë;

Ilustrimi i LKI-ve Y 140 Vendi 2 120 T 100 Y N A H E I II III 80 60 E Vendi 1 40 20 Vendi 2 A H R II I III 10 30 50 70 90 110 130 X X

Ilustrimi i LKI-ve 1 l Nga figura (për Vendin 1): Pikat A dhe N japin kënaqësi të njëjtë; Pikat T dhe H japin kënaqësi më të madhe se sa pikat A dhe N; Pika E paraqet kënaqësinë më të madhe; l Norma margjinale e zëvendësimit (NMS) Në kontekst të konsumit, NMS e X i referohet sasisë së Y që një vend do të sakrifikonte për një njësi shtesë të X, kështu që edhe më tutje të qëndrojë në lakoren e njëjtë komunitare të indiferencës; Zvoglimi i NMS-së tregon se një vend duke rritur konsumin e X ndërsa duke zvogluar Y, aq më i vlefshëm Y bëhet në krahasim me X.

Ekuilibri në autarki/izolim l Figura në vijim kombinon KMP-të dhe LKI-të e prezentuara në figurat e mëparshme; l LKI I është kurba më e lartë e cila mund të arrihet nga vendi 1 përmes KMP-së së saj l Si rrjedhojë, Vendi 1 gjindet në ekuilibër kur kur prodhon dhe konsumon në pikën A, nën kushtet kur vendi është i mbyllur (pra nuk këmben me vendet tjera); l Ekziston vetëm një pikëprerje (apo pikë tangjente) në mes të KMP-së dhe LKI I, apo një ekuilibër.

Ekuilibri në autarki/izolim (vazh.) Vendi 1 Y 140 120 Vendi 2 B Y N T A H E I II III 100 80 60 ΔY - ΔX E 40 A H - ΔY ΔX 20 R II I III 10 30 50 70 90 110 130 X X

Ekuilibri në autarki/izolim (vazh.) l Çmimet relative të produkteve në ekuilibër dhe përparësitë krahasuese; Çmimi relativ i produkteve në ekuilibër në kushte të autarkisë përcaktohet nga pjerrtësia e tangjentit të përbashkët të KMP-së dhe LKI-së në pikën e autarkisë së prodhimit dhe të konsumit; l Faktorët e ofertës (KMP-të e vendeve) dhe faktorët e kërkesës (LKI-të e vendeve) së bashku përcaktojnë çmimet relative të produkteve në ekuilibër në kushte të autarkisë

Ekuilibri në autarki/izolim (vazh.) l Çmimi relativ i produktit X në Vendin 1 në kushte të autarkisë është P A = P X / P Y = ¼, ndërsa në Vendin 2 është P A = P X / P Y = 4; l Çmimet relative në të dy vendet janë të ndryshme pasi që KMP-të dhe LKI-të e tyre ndryshojnë në formë dhe lokacion; l Pasi që në kushte të izolimit, P A < P A, Vendi 1 ka përparësi krahasuese në produktin X ndërsa Vendi 2 në produktin Y Sipas Rikardos, të dyjat mund të përfitojnë nëse specializohen, Vendi 1 në X ndërsa vendi 2 në Y

Ekuilibri në autarki/izolim (vazh.) Vendi 1 Y 140 120 Vendi 2 B 100 Y 80 P A =4 60 A I 60 40 P A=1/4 40 A 20 B 20 I 10 30 50 70 90 110 130 140 X 20 40 60 80 85 X

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje l Duke filluar nga pika A, me specializimin e Vendit 1 në X (dhe duke rënë përgjatë KMP-së), ky i fundit ballafaqohet me shpenzime oportune në rritje (që është e dukshme përmes rritjes së pjerrtësisë së KMP-së); l Në rastin tjetër, duke filluar nga pika A, me specializimin e Vendit 2 në Y (dhe duke u ngritur përgjatë KMP-së), ky i fundit ballafaqohet me shpenzime oportune në rritje (që është e dukshme përmes zvoglimin e pjerrtësisë së KMP-së); l Specializimi në prodhim vazhdon përderisa çmimet relative të produkteve në të dyja vendet barazohen.

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje 1 Vendi 1 Y 140 120 Vendi 2 B Y 100 80 E 100 80 60 40 A I III 60 40 C A E P B =1 III 20 C B P B =1 20 I 10 30 50 70 90 110 130 150 X 20 40 60 80 100 120 X

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje 2 l Çmimi i përbashkët relativ (apo pjerrtësia) kur realizohet tregtia në mes të Vendit 1 dhe 2 do të jetë diku në mes çmimeve relative para tregtisë, apo ¼ dhe 4 In figurën e kaluar është PB = PB = 1. l Kur të fillojnë të këmbëjnë në mes veti, Vendi 1 lëvizë nga A në pikën B. Duke këmbyer 60X për 60Y me Vendin 2, Vendi 1 do të konsumojë në pikën E (70X dhe 80Y), apo në LKI-në III;

Baza dhe përfitimet nga tregtia në kushte të shpenzimeve në rritje 3 l Ky është niveli më i lartë i kënaqësisë që Vendi 1 mund ta arrijë duke tregtuar me çmime relative P X /P Y = 1. Kështu Vendi 1 përfiton 20X dhe 20Y krahasuar me pikën e izolimit; l Vendi 2 lëvizë prej pikës A në pikën B, dhe duke këmbyer 60Y për 60X përfundon gjithashtu që konsumuari në pikën E (100X dhe 60Y). l Vendi 2 përfiton 20X dhe 20Y nga specializimi apo tregtia.

Specializimi i pjesshëm l Në kushte të shpenzimeve konstante, të dyja vendet specializoheshin në tërësi në produktin në të cilin kishin përparësi krahasuese; l Në kushte të shpenzimeve në rritje, specializimi është i pjesshëm në prodhimin e dy produkteve; Sipas kësaj, Vendi 1 dhe 2 specializohen deri në pikën B dhe B, respektivisht;

Specializimi i pjesshëm 1 Arsyeja: Vendit 1 duke u specializuar në X vazhdimisht i rriten shpenzimet oportune në prodhimin e X. Njëjtë, edhe Vendi 2 duke prodhuar më tepër Y, shpenzimet oportune të Y rriten; Me specializim, çmimet relative lëvizin në drejtim të njëra tjetrës deri sa të bëhen tërësisht identike në të dyja vendet; l Në këtë moment, nuk i levërdis asnjërit vend të vazhdojë të prodhojë (specializohet) produktin në të cilin ka përparësi krahasuese; l Kjo ndodh para se vendet të specializohen në tërsi në prodhim;

Burimet e përparive krahasuese dhe përparësitë krahasuese dinamike Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Përmbajtja l Burimet e përparësive krahasuese; l Përparësitë krahasuese dinamike.

Teoria Heckschr-Ohlin l Smithi dhe Rikardo nuk e thonë troç se çfarë janë burimet e përparësive krahasuese; l Heckscher dhe Ohlin janë të parët që e definojnë së cilat janë burimet e përparësive krahasuese: Zotërimi relativ i faktorëve përcakton se cilat do të jenë përparësitë krahasuese të një vendi; l Faktorët: puna dhe kapitali.

Teoria Heckschr-Ohlin 1 l Një vend do të eksportoj produktet për prodhimin e të cilave nevojiten sasi më të mëdha të faktorit (punë apo kapital) të cilin ky vend e zotëron më tepër; l Dhe do ta importojë atë produkt për prodhimin e të cilit nevojitet faktori (punë apo kapital) në këtë vend është i kufizuar; India me më tepër fuqi punëtore se sa kapital do të prodhoj dhe eksportoj këpucë dhe veshëmbathje (industri intensive në fuqi punëtore) SHBA me teprisë të kapitalit në raport me fuqinë punëtore, do të prodhoj dhe eksportoj makineri dhe produkte kimike (industri intenzive në kapital).

Burimet e tjera të përparësive krahasuese l Diferencat në teknologji; l Diferencat në ekonomitë e shkallës (madhësia); Përshkruan këmbimet në mes të vendeve me nivel të njëjtë të produktivitetit dhe këmbimet nga industritë e njëjta; l P.sh. Farmaceutikët dhe automobilat; l Dallimet në kostot e këmbimit; Diferencat në vende të ndryshme sa u përket kostove të këmbimit (psh. në shpenzimet e transportit) janë burim i përparësive krahasuese dhe ndikojnë në vëllimin dhe strukturën e këmbimeve; l WBDB: Tregtia përtej kufirit

Përparësitë krahasuese në kohë 1 l Shumica e burimeve/faktorëve që ndikojnë në krijimin e përparësive krahasuese ndryshojnë me kohë: Teknologjia; Zotërimi i faktorëve të prodhimit (punës dhe kapitalit); Madhësia e industrisë;

Përparësitë krahasuese në kohë 2 l Përparësitë krahasuese dinamike; Përparësitë krahasuese mund të krijohen përmes mobilizimit të faktorit njeri, kapitalit dhe teknologjisë; Dhe, përmes politikave qeveritare të cilat promovojnë mundësi të shumta për zhvillim; l Politika industriale: strategji për ta revitalizuar, avancoj, dhe zhvilloj një industri; l Politika industriale parasheh masat: insentiva fiskale, garancione për kredi, norma të ulta interesi, protekcionizëm, etj.

Përparësitë krahasuese në kohë 3 l Disa politika qeveritare: Në lidhje me teknologjinë; l R&D të sponzoruara nga qeveria; l Mbrojtja e pronës intelektuale; l Insentiva për nxitje të inovacioneve; Tatime dhe subvencione; Forcim i legjislacionit.

Përparësitë krahasuese në kohë 4 l Disa politika qeveritare (vazh.): Në lidhje me zotërimin e resurseve (punës dhe kapitalit) l Insentiva për kursime; l Insentiva për investime; l Hua qeveritare; l Investime në infrastrukturë; Në lidhje me strukturën e tregut; l Politika mbi konkurencën.

Diskutim Krijimi i përparësive krahasuese kërkon që qeveria të identifikoj fituesit dhe të inkurajoj resurset të lëvizin në drejtim të industrive me trendet potencialisht më të mëdha të rritjes R. J. Carbaugh (2009), International Economics. 12ed., Mason: South-Western A pajtoheni me këtë deklaratë? Diskutoni këtë deklaratë në konekst të Kosovës???

Politikat tregtare dhe politikat makroekonomike Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Përmbajtja l Politika Tregtare e Kosovës dhe ndërlidhja me Politikat Makroekonomike; l Koncepte të ndërlidhura me sistemin tatimor; Llojet e tarifave; Norma efektive e mbrojtjes; Zgjatja e afatit të pagesës së tarifave; Efektet e tarifave në mirëqenien e një vendi të vogël.

PTK dhe politikat makroekonomike l Politika tregtare dhe politikat e ndërlidhura me tregtinë e jashtme; PTK dhe politika fiskale; l Ndikimet në të hyrat buxhetore; l Ndikimet në shpenzimet buxhetore; PTK dhe politika monetare; l Sistemi i normave të këmbimeve valutore.

Koncepte të ndërlidhura me sistemin tatimor l Koncepti mbi tarifat: Tarifat mbi importet dhe tarifat mbi eksportet; Sipas qëllimit: tarifat mbrojtëse (vetëm në importe) dhe tarifat për gjenerimin e të hyrave (në importe dhe eksporte); Llojet: l Tarifat specifike (shumë fikse e paguar për produktin e caktuar); l Tarifat në vlerë ad valorem (% në vlerën e produktit); l Tarifat e kombinuara;

Norma efektive e mbrojtjes l Norma nominale tarifore aplikohet në produktet përfundimtare të cilat importohen në vend; Norma efektive e mbrojtjes merr parasysh jo vetëm normën nominale tarifore mirëpo edhe edhe çfarëdo tarife që aplikohet në produktet e ndërmjeme që përdoren për prodhimin e të njëjtit produkt final; l Shkallëzimi i tarifave; Sa më i lartë të jetë niveli i procesimit të produktit aq më e lartë është tarifa për atë produkt; Kjo ka implikime për vendet në zhvillim pasi që shtetet e zhvilluara promovojnë prodhimin e produkteve produkteve me vlerë të shtuar më të lartë.

Llogaritja e normës efektive e mbrojtjes e = (n ab) 1 a e norma efektive e mbrojtjes; n norma nominale tarifore në produktin përfundimtar; a raporti i vlerës së inputeve të përfunduara me vlerën e produktit përfundimtar b - norma nominale tarifore në inputin e importuar;

Efektet e tarifave në mirëqenien e një vendi të vogël (1) TK paraqet diferencën në mes të sasisë së produktit që konsumatorët janë të gatshëm ta blejnë me sasisë që faktikisht e blejnë në treg. TP janë të hyrat të cilat prodhuesit i gjenerojnë mbi sasinë minimale e cila është e nevojshme që prodhuesit ta prodhojnë produktin. p Teprica e konsumatorit Oferta (çmimi minimal) p 1 Kërkesa (çmimi maksimal) Teprica e prodhuesit Q 1 Q Q 1 Q

Efektet e tarifave në mirëqenien e një vendi të vogël (2) H Efekti i rishpërndarjes Efekti nga shfrytëzimi jo- racional i burimeve Efekti në të hyra qeveritare Efekti në uljen e konsumit S d g Çmimi (në $) 9,500 9,000 8,000 a e b E f c G d F S d+w+t S d+w D d 20 40 50 60 80 Sasia e automobilave

Politika tregtare, liberalizimi, dhe instrumentet jotarifore Ekonomiks i Tregtisë Ndërkombëtare Fakulteti Ekonomik, UP

Përmbajtja l Liberalizimi, instrumentet jo-tarifore dhe sektori i tregtisë së jashtme; Liberalizimi dhe instrumentet jo-tarifore në kontekst të Politikës Tregtare të Kosovë l Integrimi ekonomik; Liberalizimi bilateral dhe multilateral; l Instrumentet jotarifore; Kuotat; Kërkesat për përmbajtje vendore të produktit; Subvencionet;

PTK, liberalizimi dhe instrumentet l Liberalizimi; jotarifore Liberalizimi i mëtëjmë bilateral dhe multilateral duhet të ketë për bazë objektivat zhvillimore të Kosovës; l Mekanizmat jo-tariforë shumë pak prezent. 3

Nivelet e integrimeve ekonomike (1) l Integrimi ekonomik rajonal: marrëveshje mes vendeve në një rajon gjeografik me qëllim të zvoglimit dhe eliminimit të barierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin e produkteve, shërbimeve, dhe faktorëve të prodhimit; l Nivelet e integrimit rajonal dhe më gjerë janë të ndryshme; l Marrëveshjet për trajtim preferencial; Barrierat janë më të ulta se në raport me vendet që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje; l Shembull: BE me Kosovën 4

Nivelet e integrimeve ekonomike (2) l Marveshjet e tregtisë së lirë (FTA) eliminon barierat tregtare në mes të vendeve; l European Free Trade Association (EFTA). Sot anëtarë Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, dhe Zvicrra. l Union doganor vendet heqin barierat tregtare dhe aplikojnë politikë tregtare të përbashkët; l Pakti i Andeve (Bolivia, Ekuadori, Peru, dhe Kolumbia) l Tregu i përbashkët - vendet heqin barierat tregtare, aplikojnë politikë tregtare të përbashkët, dhe lejojnë lëvizjen e lirë të faktorëve të prodhimit; Për shumë vite BE, ndërsa tani ka lëvizur në drejtim të integrimit edhe më të thellë; MERCOSUR (Argjentina, Brazili, Paraguaji, dhe Uruguaji) 5

Nivelet e integrimeve ekonomike (3) l Unioni ekonomik përfshinë lëvizjen e lirë të faktorëve të prodhimit, aplikimin e politikës tregtare të përbashkët, si dhe valutën e përbashkët, harmonizimin e sistemit tatimor, dhe politikë të përbashkër monetare; Bashkimi European edhe pse shume vende nuk kanë aplikuar valutën e përbashkët, si dhe sistemi tatimor mbetet i ndryshëm në vendet anëtare; l Unioni politik; BE-ja pjesërisht; l Parlamenti European nga 1970. 6

Efektet e integrimeve rajonale (1) l Efektet statike të marrëveshjeve për liberalizim; Përllogariten përmes efekteve krijuese të tregtisë dhe efekteve devijuese të këmbimeve; l Efektet krijuese të tregtisë rezultojnë kur një pjesë e prodhimtarisë vendore të vendit pjesëmarrës në marrëveshje zëvendësohet me importe me kosto më të ulët nga një vend tjetër anëtar; l Efektet devijuese të tregtisë ngjajnë kur importet me kosto më të ultë nga një vend jashtë marrëveshjes zëvendësohen me importe me kosto më të lartë të një vendi brenda marrëveshjes. 7

Efektet e integrimeve rajonale (2) l Efektet dinamike janë të lidhura me normat afatgjata të rritjes ekonomike; Rritja e konkurencës; Ekonomitë e shkallës si resultat i rritjes së madhësisë së tregut; Stimulimi i investimeve; Shfytësim racional i resurseve. 8

Efektet statike të integrimit S K Krijimi i tregtisë 3.75 S Sh+tarifa Çmimi (në $) 3.50 3.25 3.00 a c b S T+tarifa S Sh S T Devijimi i tregtisë D K 1 4 7 17 20 23 Gruri (thasë) 9

Instrumentet e politikës tregtare [2] l Instrumentet jo-tarifore: Vështirësia elementare në përkufizimin e BJT është se ato janë të definuara me atë çfarë nuk janë. BJT janë pengesa të natyrës jotarifore. Madje definimi i tyre është edhe më i përgjithshëm se aq, sepse ky term përdoret për të përfshirë edhe intervenimet në politikën tregtare siç janë subvencionet që shërbejnë për të stimuluar dhe jo për të zbrapsur tregtinë, andaj edhe logjikisht nuk mund të konsiderohen si 'barriera' në tregti. BJT përfshijnë edhe ato politika dëmtuese të tregtisë siç janë kuotat e importit dhe kufizimet vullnetare të eksportit. Ato përfshijnë gjithashtu një gamë të gjerë politikash potenciale, ndoshta edhe ato që nuk janë aplikuar ende e që ndikojnë në mënyrë indirekte në çmimet dhe/ apo sasinë e këmbimit (Deardorff dhe Stern, 1997, f. 4).

Instrumentet jo-tarifore në pol. tregtare [1] l Subvencionet; Format: huazime në kesh, kredi me kushte të volitshme; lirim nga tatimet, pjesëmarrja e qeverisë në kapitalin e firmës. Qëllimet: (1) kompanitë e vendit të jenë konkurentë me kompanitë importuese; dhe, (2) depërtimi në tregjet e eksportit. Politika Tregtare Strategjike; l Subvencionet kanal për të përfituar nga first-mover advantage;

Instrumentet jo-tarifore në pol. tregtare [2] l Kuotat e importit dhe kufizimet voluntere të eksportit; Përzierja në mes të kuotave dhe tatimeve për importe; l Komponenta vendore në përmbajtjen e produktit dhe kushtëzimet për miks të produkteve; l Politikat administrative; l Politikat anti-damping.

Kufizimet sasiore - kuotat l Kuotat kufizime sasiore në importe; Kuotat administrohen përmes licencave për importe; l Llojet specifike të kuotave; Kuotat globale; l Përcaton sasinë e produktit që mund të importohet pa marrë parasysh se nga kush apo prej nga importohet; Ky format i kuotave i ka defektet e veta; Kuotat selektive; l Alokohen për vende të caktuara; l Edhe kjo formë i ka defektet e veta. 13

Efektet e kuotave në tregti dhe mirëqenie S K S K+Q Kuota Çmimi (në $) 500 250 a b c d Lakorja e ofertës efektive S EU D K 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Djath (kacë) 14

Rritja e kërkesës dhe ndikimi i tarifave dhe kuotave në vëllimin e tregtisë (a) Kufizimet tarifore (b) Kufizimet përmes kuotave S K0 S K0 Çmimi (në $) 7,000 6,000 S EU0 Çmimi (në $) 7,000 6,000 D K0 D K1 S EU1 7,500 S EU0 D K0 D K1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Automobila 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Automobila 15

Kërkesat për përmbajtje vendore të produktit Shteti Minimumi i përmbajtjes vendore që duhet të ketë produkti për t'u kualifikuar për zero tarifë Argjentina 76% Meksika 62 Brazili 60 Uruguaji 60 Vietnami 60 Venecuela 30 Kolumbia 30 Burimi: www.ita.doc.gov (2006) 16

Subvencionet për prodhuesit vendor S K0 S K1 430 425 Subvencioni Çmimi (në $) 400 a b S W D K0 2 7 14 Çeliku (ton) 17

Subvencionet për eksportues S K 6 5 a b c d Çmimi botëror + subvencioni Çmimi botëror Çmimi (në $) 4 3 D K 2 4 6 8 Gruri (thasë) 10 18