9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Σχετικά έγγραφα
Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

8 BILANCI TERMIK I MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME

Përgatitja e përzierjes qe zbatohet ne injektim

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Indukcioni elektromagnetik

2. Principi i punesë Kohet te motori dizel

NEK njësia elektronike komanduese

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Ngjeshmëria e dherave

1. PËRCAKTIMI I FUQISË, MOMENTIT TË RROTULLIMIT DHE SHPENZIMIT TË LËNDËS DJEGËSE TE MDB

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM MASTER

Materialet në fushën magnetike

Pompa shpërndarëse mekanike

Fig. 2 Fërkimi te rrokullisja. Fig. 1 Koeficienti i fërkimit

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

Qarqet/ rrjetet elektrike

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

ANALIZA E DIFUZIONIT JOSTACIONAR TË LAGËSHTIRËS NË MURET E LOKALIT TË MODELUAR

6. LOKOMOTIVAT DIESEL 6.1. Të përgjithshme

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Nyjet, Deget, Konturet

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Erduan RASHICA Shkelzen BAJRAMI ELEKTROTEKNIKA. Mitrovicë, 2016.

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

KREU V 5. LOKOMOTIVA E AVULLIT 5.1. Klasifikimi i Lokomotivave të avullit Lokomotiva e avullit përbëhet nga: -kazani i avullit; -makina e avullit;

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

7. PJESËT THEMELORE TE PALËVIZSHME TE MOTORIT

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011 LËNDA: FIZIKË

Dielektriku në fushën elektrostatike

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

2. DIODA GJYSMËPËRÇUESE

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

Detyra për ushtrime PJESA 4

Propozim për strukturën e re tarifore

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit


KSF 2018 Student, Klasa 11 12

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

MATERIAL MËSIMOR ELEKTROTEKNIK NR. 1

TRAJTIMI I NDIKIMIT TË PROCESEVE DINAMIKE TË KUSHINETAVE NË OSHILIMET E ROTORËVE TË TURBOGJENERATORËVE NË GJENDJE JOSTACIONARE

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

2015: International Year of Light.

ELEKTROTEKNIKA (Pyetje dhe Pergjigje)

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

Definimi dhe testimi i hipotezave

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Libër mësuesi Matematika

30% Pa nim termoizolues për brenda dhe jashtë. Nanoteknologji në termoizolim

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

MATEMATIKA. Manuali për arsimtarët. Podgoricë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË

1. Një linjë (linja tek). 2. Dy linjë (linja çift), ku secila linjë ka një drejtim të caktuar të lëvizjes. 3. Shumë linjë (tre dhe katër).

FIZIKË. 4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Sa është zhvendosja e trupit pas 5 sekondash?

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm

7. TRAKSIONI ELEKTRIK 7.1. Të përgjithshme

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar

Kapitulli. Programimi linear i plote

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

SOFTWARE-T APLIKATIVE LËNDË ZGJEDHORE: FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË

III. FIZIKA E MATERIALEVE

Instalimet Makinerike

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Transcript:

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen ndryshimet e treguesve të tij themelor - fuqisë efektive P e, dhe harxhimit specifik të lëndës djegëse në varësi prej kushteve të punës së motorit. Vlerat për P e dhe g e për kushtet e ndryshme te eksploatimit të motorit përcaktohen nga karakteristikat e tij. Karakteristika e motorit emërtohet varësia e shprehur grafike në të cilën janë treguar treguesit themelor të punës së motorit (numri i rrotullimeve n, Fuqia efektive P e, shtypja e mesme efektive p e, harxhimi sekondar G s dhe specifik g e i lëndës djegëse) nga ndryshimi i një madhësie që e karakterizon punën e motorit. Vlerat për konstruktimin e karakteristikës mund të përftohen në mënyrë eksperimentale gjatë hulumtimit të motorit në tavolinën provuese për regjimet e ndryshëm të punës ose në mënyrë analitike. Metoda e parë ka gjetur përdorim mjaftë të gjerë, pasi që konstruktimi i karakteristikës në bazë të vlerave të përftuara në mënyrë eksperimentale nga tavolina provuese jep pasqyrim më real të proceseve, që zhvillohen në motor. Metoda analitike e konstruktimit të karakteristikës bazohet në varësin teorike e pjesërisht empirike në mes parametrave kryesor të ciklit punues dhe faktorëve që ndikojnë në te. Karakteristika e motorëve mund të klasifikohet sipas dy mënyrave: 1. Në bazë të strukturës së konstruksionit: o të thjesht, ose me dy parametra, ku lidhen dy parametra që hulumtohen, o universale ose me më tepër parametra ( karakteristikat që përnjëherë japin varësin funksionalë të tre ose më tepër parametrave). 2. Nga varësia funksionalë: o karakteristikat e shpejtësisë, ku si argument përvetësohet numri i rrotullimeve të motorit, o karakteristika e ngarkesës, te e cila për n = const, përvetësohet që argumenti të jetë fuqia P e, shtypja e mesme efektive p e, ose momenti rrotullues M rr, dhe o karakteristikat e veçanta ose rregulluese. 9.1 KARAKTERISTIKAT E SHPEJTËSISË Karakteristika e shpejtësisë emërtohet përmbledhja e lakoreve grafike nga fuqia efektive P e, momentit rrotullues M rr, harxhimit në sekondë G s dhe specifik g e të lëndës djegëse në varësi prej ndërrimit të numrave të rrotullimit të motorit. 9.1.1 KARAKTERISTIKA E SHPEJTËSISË E MOTORIT OTO Në fig. 9.1 është treguar karakteristika e shpejtësisë e motorit oto (me karburator). Kjo karakteristik është incizua në tavolinën provuese gjatë hapjes së tërësishme të fluturës të prurjes së përzierjes dhe për rregullim më të përshtatshëm (më të mirë) të karburatorit dhe të sistemit të ndezjes për kushtet te eksploatimit. Duke analizuar karakteristikat e dhëna përfundojmë se, në fillim proporcionalisht me rritjen e numrave të rrotullimeve, lakorja e fuqisë ndryshon në mënyrë proporcionale me numrin e rrotullimeve (fusha n 1 - n 2 ). Gjatë rritjes së mëtutjeshme të numrave të rrotullimeve rritja e fuqisë zvogëlohet, te n 4 e arrijnë vleftën e vet maksimale e pastaj fillon të zvogëlohet. Kjo sqarohet me këtë: me rritjen e numrave të rrotullimeve koha e nevojshme për realizimin e të gjitha proceseve në motor, shkurtohet, me çka zvogëlohen vlerat e koeficientit të mbushjes dhe shkalla e shfrytëzimit të nxehtësisë. Të gjitha këto nëse shqyrtohen së bashku, ndikojnë në zvogëlimin e shtypjes së mesme indikatoriale p i, e me atë të zvogëlimet të shtypjes së mesme efektive P e. Me rritjen e numrave të rrotullimeve n rriten humbjet në fuqi për përballimin e rezistencave dhe për ngasjen e pajisjeve ndihmëse dhe mekanizmave, dhe si rezultat i kësaj zvogëlohet rendimenti mekanik η m dhe fuqia efektive P e. Gjatë zvogëlimit të numrave të rrotullimit të motorit zvogëlohen numri i cikleve punues në njësi të kohës, rritet koha e kontaktit të materies punuese me muret e cilindrit me temperaturë më të ulët, për këtë, rriten humbjet termike të shkaktuara me mediumin për ftohje (uji ose ajri), ndërsa për shkak të zvogëlimit të shpejtësisë së lëvizjes së pistonit rriten humbjet e materies punuese nëpër të 122

123 çarat e unazave të pistonit si dhe për shkak të hapjes jo të përshtatshme të valvulës thithëse dhe asaj të zbrazjes, me çka zvogëlohet fuqia e motorit. Fig. 9.1 Karakteristika e shpejtësisë e motorit Oto (me karburator) Harxhimi sekondar i lëndës djegëse G s për pozitën e pandryshuar të fluturës për prurje të përzierjes së freskët varet kryesisht nga numri i rrotullimeve dhe nga koeficienti i mbushjes. Siç u konstatua më lartë koeficienti i mbushjes η v, me rritjen e numrave të rrotullimeve zvogëlohet. Harxhimi i lëndës djegëse në fillim rritet deri te një vlerë të caktuar në mënyrë proporcionale me numrin e rrotullimeve, ndërsa te rritja e mëtutjeshme të n, harxhimi në sekondë G s i lëndës djegëse bie. Duke e ditur se harxhimi specifik g e i lëndës djegëse gjendet në varësi të caktuar prej fuqisë efektive, del se ai do të ndryshoje si fuqia efektive. Gjatë punës pa ngarkesë të motorit, d.m.th. për P e =0, harxhimi i lëndës djegëse G s nuk është baras me zero, ai në pikat që i përgjigjen P e =0, pjesët e lakores të harxhimit specifik tentojnë ne infinitiv. Harxhimi minimal specifik të lëndës djegëse g e për numrin e rrotullimeve të motorit n 3 do të realizohet çdo herë për numër të rrotullimeve më të vogël se sa për fuqinë maksimale. Njëri nga treguesit të punës së motorit është dhe momenti i rrotullimit M rr. Për motorin e dhënë, shtypja e mesme efektive P e dhe momenti i rrotullimit M rr në mes veti janë në lidhje proporcionale, çka do të thotë se ndërrimi i momentit të rrotullimit të motorit M rr në varësi prej numrave të rrotullimeve do të jetë analoge me ndërrimin e presionit të mesëm efektiv P e (fig. 9.1). Rrjedha e lakores të momentit të rrotullimit nuk është si e fuqisë, ashtu që vlera maksimale e momentit të rrotullimit M rrmax nuk përfitohet për atë numër të rrotullimeve për të cilin fitohet fuqia maksimale P emax (n 4 ), por për numrin e rrotullimeve n 2 që është më i vogël. Për vlerësimin e kualitetit të motorit që përdoret në punë me ndryshime të shpejta të ngarkesave duhet që përveç njohjes të P e për numrin e caktuar të rrotullimeve të dihet dhe madhësia e momentit të rrotullimit maksimal M rrmax për numrin përkatës të rrotullimeve n 2. Me rritjen ose zvogëlimin e numrave të rrotullimeve se n 2 momenti i rrotullimit M rr zvogëlohet. Rënia e momentit rrotullues me zvogëlimin e numrit të rrotullime është më e pjerrtë dhe e përnjëhershme ashtu që në disa raste mund të shkaktoje mos punën e motorit. Përveç kësaj rrjedhja e lakores së momentit rrotullues M rr ka ndikim thelbësor në vlerësimin e kualitetit dinamik të motorit. Por mos me vjen deri te ndërprerja e punës së motorit, gjatë kalimit prej ngarkesës më të vogël në atë më të madhe, momenti rrotullues zgjidhet ashtu që të ka një rezervë të caktuar. Madhësia e rezervës të momentit rrotullues karakterizohet me përshtatshmërinë e

124 motorit që në mënyrë automatike të përballoj ndryshimet kohëshkurtra të ngarkesës së jashtme për një moment të caktuar rrotullues. Kjo përshtatshmëri ka domethënie të madhe për ata motor që punojnë me ngarkesa shumë të ndryshueshme dhe paraqitet me koeficientin e përshtatshmërisë: M rr max K (9.1) M rrpemax që paraqet raportin në mes momentit maksimal të rrotullimit M rrmax, ndaj momentit të përftuar për fuqi maksimale M rrpemax. Vlerat e të cilit janë: te motorët oto K=1.1..1.4 te motori dizel K=1.05..1.15. Nëse vlerat e koeficientit të përshtatshmërisë janë më të mëdha, atëherë motori më lehtë do të përballoje rritjen e rezistencave që do të lajmërohet të vozitja në pjerrtësi pa ndërrimin e shkallës së shpejtësisë. Në këtë kuptim mund të thuhet se motori oto ka kualitet më të mirë dinamik se motori dizel. 9.1.2 KARAKTERISTIKA E SHPEJTËSISË TE MOTORËT DIZEL Në fig. 9.2. është treguar karakteristika e shpejtësisë të motorit dizel. Kjo karakteristikë është incizua për pozitën e pandryshuar të kremalierit të pompës së presionit të lartë (prurja konstante). Fig. 9.2 Karakteristika e shpejtësisë e motorit dizel Është karakteristikë për karakteristiken e shpejtësisë të motorit dizel rënia më e vogël te lakorja e momentit rrotullues M rr si dhe shtypja e mesme efektive P e. Por, nga ana tjetër rezerva e momentit rrotullues, d.m.th. vlerat e koeficientit të përshtatshmërisë K janë më të vogla se te motorët oto me karburator që paraqitet si e meta e motorëve dizel, si mos përsosje e sistemit të ushqimit me lëndë djegëse. Te disa konstruksione kjo e metë largohet me adaptime të veçanta te sistemi i ushqimit të lëndës djegëse, që mundëson përfitimin e rrjedhës më elastike të lakores së M rr. Karakteristika e shpejtësisë paraqet dokumentin themelorë për vlerësimin e motorit gjatë projektimit dhe eksploatimit. Në varësi nga mënyra e incizimit dallojmë karakteristikën normale dhe te eksploatimit normale të shpejtësisë. Karakteristika e shpejtësisë normale incizohet nga motori prej të cilit janë larguar: ventilatori, pastruesi i ajrit dhe ndonjë herë dhe gjeneratori. Karakteristika e shpejtësisë e eksploatimit normale incizohet nga motori i pajisur me të gjitha pajisjet ndihmëse.

125 Fig. 9.3 Karakteristika e shpejtësisë e jashtme (Ford Eskord GT) Fig. 9.4 Karakteristika e shpejtësisë e jashtme (Fosfagen 13026 dhe 1302) Fig. 9.5 Karakteristika e shpejtësisë e jashtme për BMW 2002 me fryrje dhe pa fryrje Fig. 9.6 Karakteristika e shpejtësisë e jashtme për motorin dizel Karakteristika e shpejtësisë e fituar për hapje të plotë të fluturës (fig. 9.3, 9.4 dhe 9.5), gjegjësisht për prurjen maksimale të lëndës djegëse (fig. 9.6) që paraqet fuqinë maksimale të motorit në çdo regjim të shpejtësisë, emërtohet lakorja e fuqisë së plotë ose karakteristika e jashtme e shpejtësisë, pasi që në kushte normale motori nuk mund të zhvilloje shpejtësi më të madhe se kjo, që do të paraqitej mbi këtë lakorë për një numër rrotullimesh. Karakteristika e shpejtësisë e fituar për hapje jo të plotë të fluturës, ose te prurja jo e plotë e lëndës djegëse emërtohet karakteristika e shpejtësisë parciale ose lakorja e fuqisë parciale (fig. 9.7 dhe 9.8). Gjatë konstruktimit të motori dizel të karakteristikës së shpejtësisë është karakteristike paraqitja e maksimumit te lakorja për fuqi parciale që realizohet çdo herë vetëm për një numër të caktuar rrotullimesh n Rmax (fig. 9.8), ndërsa te motorit oto maksimumi i lakores së fuqisë parciale tregon tendencën e ç vendosjes së saj në kahe të numrave më të vogël të rrotullimeve (fig. 9.7). Kjo dukuri sqarohet me atë se me mbylljen e fluturës në pjesën thithëse, në mënyrë proporcionale rriten rezistencat, me çka keqësohet mbushja e cilindrit me mbushje të freskët. Te motorët për anije dallohen tri karakteristika bazë të jashtme: fuqisë kufitare, fuqisë së tërësishme dhe fuqisë nominale. Te motorët dizel fuqia kufitare fitohet ashtu që për çdo numër rrotullimesh injektohet ajo sasi e lëndës djegëse për me përftua shtypjen e mesme indikatoriale p i maksimale. Me këtë regjim

126 pune motori mund të punoje një kohë të shkurtër (për shkak të rritjes të ngarkesave termike të pjesëve, paraqitja e tymimit si dhe keqësimi i punës ekonomike). Në regjimin e fuqisë së tërësishme motori mund të punoje 2.. 3 orë, ndërsa në regjimin e fuqisë nominale puna është e pakufishme. Fig. 9.7 dhe 9.8 Karakteristikat e jashtme e shpejtësisë parciale për motorin Oto dhe Dizel 9.2 KARAKTERISTIKA E NGARKESËS SË MOTORIT Për përcaktimin e kualitetit të motorit, vetëm karakteristika e shpejtësisë është e pamjaftueshme, pasi që puna e motorit në kushte te eksploatimit nuk është vetëm për një pozitë të kremalierit te pompa e presionit të lartë, që i përgjigjet shtypjes maksimale të lëndës djegëse; ose te hapja e tërësishme e fluturës te prurja e përzierjes së freskët, por edhe për pozitat e tyre të tjera. Për plotësimin e karakteristikës së shpejtësisë të motorët incizohet dhe karakteristika e ngarkesës së motorit (fig. 9.9). Karakteristika e ngarkesës së motorit emërtohet lakorja që na tregon ndryshimin e harxhimit specifik efektiv g e, dhe në sekondë G s në varësi prej fuqisë së motorit te numri i pandryshueshëm i rrotullimeve n dhe te rregullimi te eksploatimi i pajisjeve për prurjen e lëndës djegëse te motorët dizel, ose rregullimin e karburatorit dhe ndezjes te motorët me karburator - oto. Kjo karakteristikë incizohet për pozitat e ndryshme të kremalierit te pompa e presionit të lartë ose për pozita të ndryshme (hapje) të fluturës për prurjen e përzierjes së freskët, me çka arrihet ndryshimi i fuqisë për numrin e njëjtë të rrotullimeve. Fig. 9.9 Karakteristika e ngarkesës së motorit për motorin ZIL 120 (n=1800rr/min) Fig. 9.10 Karakteristika e ngarkesës së motorit për motorin KDM 46 (n=1000 rr/min) Karakteristika e ngarkesës së motorit mund të paraqitet dhe në varësi të ngarkesës relative, d.m.th. në abshisë te bartet përqindja e ngarkesës së motorit e shndërruar ne fuqinë nominale, gjegjësisht në numrin nominal të rrotullimeve (fig. 9.11).

Fig. 9.11 Karakteristika e ngarkesës së motorit në varësi të ngarkesës relative Fig. 9.12 Karakteristika e ngarkesës së motorit në varësi të ngarkesës relative për numër të ndryshëm të rrotullimeve Nëse dëshirohet te jepet karakteristika e ngarkesës së motorit, që punon ne eksploatim me numrin e ndryshueshëm të rrotullimeve, nuk do të mjafton të incizohet vetëm një karakteristike për një numër rrotullimi por kjo duhet te realizohet për më tepër numra rrotullimi me çka do të fitohet një familje lakoresh të karakteristikave të ngarkesës së motorit, siç është treguar në fig. 9.12 ndryshimi i harxhimit specifik të lëndës djegëse në varësi nga ngarkesa relative. Nga figura mund të shihet se maksimumi i harxhimit specifik të lëndës djegëse me rritjen e numrave të rrotullimeve deri në një kufi zvogëlohet e pastaj fillon të rritet. 9.3 KARAKTERISTIKAT RREGULLUESE Karakteristikat rregulluese emërtohen ato karakteristika që na paraqesin varësin e fuqisë, momentit rrotullues, harxhimit të lëndës djegëse ose njërit prej këtyre parametrave në varësi prej çfarëdo parametri ose faktori qe ndikon në punën e motorit. 9.3.1 KARAKTERISTIKA RREGULLUESE SIPAS PËRBËRJËS SË PËRZIERJËS TE MOTORI OTO ME BENZINË Parametrat e fuqisë dhe ekonomikut te motorët oto me benzinë, për kushtet e njëjta tjera të punës, varen nga përbërja e përzierjes për djegie që futet në cilindrin e motorit. Gjatë djegies së përzierjes me përbërje të ndryshme ndryshojnë: shpejtësia e djegies, zhvillimi i nxehtësisë gjatë djegies, rritet numri i molekulave që shprehen nëpërmjet ndryshimit molekular, si dhe nxehtësia specifike e produkteve të djegies. Në lidhje më këto ndryshon dhe temperatura maksimale dhe shtypja maksimale e djegies. Karakteristika rregulluese sipas përbërjes së përzierjes për djegie incizohet në laboratori, dhe atë për regjimin e temperaturës të motorit konstant, d.m.th. për temperaturën optimale të vajit për lubrifikim dhe ujit për ftohje, kënde optimale të para ndezjes për çdo regjim të numrave të rrotullimeve të motorit, për shkallën konstante të hapjes së fluturës në karburator, numrin konstant të rrotullimeve të motorit dhe disa parametrave tjerë. Te numri konstant të rrotullimeve të motorit dhe shkalla e hapjes së fluturës, harxhimi i ajrit jetë konstant, ndërsa ndryshimi i përzierjes për djegie kryhet me ndihmën e vrimave të hundëzës në karburator (diznave) ose me ndihmën e gjilpërave të veçanta të ndërtuara në karburator. Për rastin e incizimit të karakteristikës për sasinë e pandryshuar të ajrit që futet në vëllimin punues të cilindrit të motorit prej 1 l, ndryshon sasia e benzinës të prurë. Për këtë, nxehtësia që zhvillohet gjatë djegies, si gjatë varfërimit ashtu dhe gjatë pasurimit të përzierjes (për shkak të djegies jo të plotë) zvogëlohet. Konstruktimi i karakteristikës rregulluese të motorit, që na jep varësin e fuqisë dhe harxhimit specifik të lëndës djegëse nga përbërja e përzierjes mund të realizohet në dy mënyra: 127

Fig. 9.13 Karakteristika rregulluese në varësi të përbërjes së përzierjes Fig. 9.14 Karakteristika rregulluese ne varësi të përzierjes te motori me benzinë Oto 1. Në boshtin horizontal, në abshisë, i bartim vlerat e përbërjes së përzierjes - të koeficientit të sasisë së ajrit λ ndërsa në boshtin vertikal, në ordinatën, vlerat e fuqisë dhe harxhimit specifik të lëndës djegëse, me çka do të përftohen lakoret që do të tregojnë ndryshimin e fuqisë efektive, gjegjësisht të harxhimit specifik efektiv të lëndës djegëse në varësi prej përbërjes së përzierjes (fig. 9.13 ). 2. Për një analizë më të mirë të karakteristikave rregulluese, në varësi të përbërjes së përzierjes duhet në abshisë të bartet sasia e nxehtësisë që mund të zhvillohet të djegia e plotë duke marr në konsideratë djegie jo të plotë kimike, ndërsa në ordinatë barten vlerat e fuqisë efektive dhe harxhimit specifik efektiv të lëndës djegëse, me çka përftohen lakoret që tregojnë varësin e tyre (fig. 9.14). Me analizën e lakorëve të përftuara sipas mënyrës së dytë (fig.9.14) mund të përfundohet: Fuqia e motorit oto me benzinë i arrijnë vlerat e veta maksimale për λ=0.85. Për nxehtësinë e njëjtë, që zhvillohet të djegia e lëndës djegëse (prej 10.. 12 KJ/cikël litër) fuqia e motorit të përzierja më e pasur në fushën e vlerave λ = 1.0.. 0.7 është më e madhe se te puna me përzierje më të varfër për vlerat e λ = 1.0.. 1.15. Ndryshimi ΔP e është treguar me vijat vertikale që i bashkon lakoret kufitare të përftuara për λ = 1.0.. 0.7 deri te lakorja λ = 1.0.. 1.15. Kjo dukuri sqarohet me rritjen e mbushjes sipas peshës së motorit, shpejtësive më të mëdha të djegies si dhe rritja e numrit të molekulave si rezultat i reaksioneve kimike. Te puna e motorit me përzierje më të varfër fuqia e motorit zvogëlohet proporcionalisht me zvogëlimin e nxehtësisë së zhvilluar në motor. Puna ekonomike e motorit, që paraqitet me harxhim specifik efektiv të lëndës djegëse g e, i fiton vlerat më të përshtatshme për λ = 1.07. Për sasitë e njëjta të nxehtësisë, që zhvillohet gjatë djegies të lëndës djegëse (prej 10.. 12 KJ/cikël litër) ekonomiku i motorit është më i madhe gjatë punës së tij me përzierje më të varfër. për vlerat e λ = 1.0.. 1.15 sesa te puna e tij me përzierje më të pasur për vlerat e λ = 1.0.. 0.7. Edhe te harxhimi specifik efektiv të lëndës djegëse g e te përzierja e pasur është më e vogël për Δg e. të treguara me vijat vertikale. Kjo dukuri sqarohet me zvogëlimin e temperaturës së gazrave dalës të cilët kanë nxehtësinë specifike më të vogël dhe djegie të plotë. Varfërimi i tepërt i përzierjes (λ > 1.15) ose pasurimi i tepërt i saj (λ < 0.8) shkakton zvogëlimin e fuqisë të motorit si dhe rritjen e harxhimit specifik të lëndës djegëse. d.m.th. nuk janë të përshtatshme këto vlera gjatë eksploatimit të motorit. 9.3.2 KARAKTERISTIKA RREGULLUESE SIPAS PËRBËRJËS SË PËRZIERJËS TE MOTORI DIZEL Kjo karakteristik mund të konstruktohet në koordinatat P e =f(g h ) dhe g e =f(g h ) ose P e =f(λ) dhe g e =f(λ), ndërsa incizimi zhvillohet për regjimin e caktuar të motorit për këndin optimal të 128

129 injektimit në varësi prej numrave të rrotullimeve të motorit dhe për numër konstant të rrotullimeve. Gjatë incizimit të karakteristikës ndryshimi i harxhimit në orë të lëndës djegëse realizohet me ç vendosje graduale të kremalierit të pompës së presionit të lartë. Në fig. 9.15 është dhënë karakteristika e motorit nga përbërja e përzierjes për motorin D -35 ku janë: A - A harxhimi i lëndës djegëse që i përgjigjet punës ekonomike më të mirë. B - B të shpejtësisë më të madhe, C - C për harxhimin më të mirë të lëndës djegëse, pa paraqitjen e tymit. Prurja maksimale e lëndës djegëse zgjidhet në afërsi të kufirit të paraqitjes të tymit. Fig. 9.15 Karakteristika rregulluese në varësi nga përbërja e përzierjes te motori Dizel 9.4 KARAKTERISTIKA UNIVERSALE (DIAGRAMI I SHKOLLOR OSE DIAGRAMI I IZODALEVE) Karakteristika universale na mundëson paraqitjen e perfomansave të motorit në diapazonin e gjerë të ndërrimeve të numrit të rrotullimeve dhe ngarkesës së motorit. Ekzistojnë disa mënyra të ndërtimit të kësaj karakteristike ku dy janë më të dallueshme: Fig. 9.16 dhe 9.17 Karakteristikat universale Sipas mënyrës se pare kjo karakteristike fitohet kështu: ne abshisë bartet numri i rrotullimeve, ndërsa ne ordinatë shtypja e mesme efektive ose momenti rrotullues, ndërsa ne fushe barten lakoret e fuqisë se njëjtë si dhe lakoret e harxhimit specifik te lendes djegëse të njëjta, si vlera parametrike (fig. 9.16). Diagrami i izodopave konstruktohet ashtu qe ne sistemin e koordinatave p e /n ose M rr /n barten pikat e lakores qe paraqesin harxhimin specifik te njëjtë te lendes djegëse. Këto pika caktohen ne baze te lakoreve te incizuara për n=const, qe janë paraqitur ne g e /p e koordinatat. Çdo drejtëz paralele me abshisën, te e cila distanca prej p e aksit është me e

madhe se g e i pret lakoret me se paku në një pike. Me bartjen e këtyre pikave në p e /n gjegjësisht ne M rr /n sistemin e koordinatave dhe me bashkimin e tyre përftohet diagrami i izotopave. Sipas mënyrës se dytë karakteristika fitohet kështu: ne boshtin e abshisës do te bartet shtypja e mesme efektive, ndërsa ne ordinatat harxhimi i lëndës djegëse, kurse në fushe janë dhënë lakoret e harxhimit në orë për numrat e caktuar të rrotullimeve, lakoret e fuqisë së njëjtë si dhe lakoret e harxhimit specifik të lëndës djegëse të njëjtë (fig. 9.17). 130