PRODHIMI I FARES SE PATATES

Σχετικά έγγραφα
Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

ÇAJI I MALIT UDHËZIME PËR MBLEDHJEN DHE KULTIVIMIN E ÇAJIT TË MALIT NË RAJONIN E PRESPËS

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

SUPERIORITETI DIELLOR ME TEKNOLOGJINË

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Ngjeshmëria e dherave

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Definimi dhe testimi i hipotezave

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

30% Pa nim termoizolues për brenda dhe jashtë. Nanoteknologji në termoizolim

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Nyjet, Deget, Konturet

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Propozim për strukturën e re tarifore

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

T Ushqyerit e Kafsheve Bujqesore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Indukcioni elektromagnetik

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία

MEKANIKA 2. Për shkollat e mesme bujqësore

Teoria e kërkesës për punë

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

Materialet në fushën magnetike

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Çfarë kuptohet me planifikimin e sistemimit? Çështjet kryesore SISTEMIMI I PROÇESIT LIGJËRATA 10

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Lënda: Teknologji e thelluar

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

6.6 PROCESI I DJEGIES Paraqet procesin bazë dhe më të ndërlikuar të ciklit punues të motorët me djegie të brendshme. Te procesi i djegies vjen deri

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

KATALOGU I PRODUKTEVE

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

KONKURENCA E PLOTE STRUKTURAT E KONKURENCES, TIPARET, TE ARDHURAT DHE OFERTA. Konkurenca e Plote: Tiparet. Strukturat e Konkurences dhe tiparet e tyre

ANALIZA E DIFUZIONIT JOSTACIONAR TË LAGËSHTIRËS NË MURET E LOKALIT TË MODELUAR

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

FINANCIMI BUJQËSOR NË KOSOVË

PERSHKRIMI Aditiv pluhur me veprimtari pozolanike e kombinuar me veprim superfluidifikant per beton special me cilesi te larte

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Detyra për ushtrime PJESA 4

Pse është i rëndësishëm izolimi

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë

Politika e zhvillimit rajonal Dr.Sc.Iliriana Bekteshi

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

KAPITULLI4. Puna dhe energjia, ligji i ruajtjes se energjise

qëllim ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit e

Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Building Excellence Through Accreditation

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

3. Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve

USHQIMI MESDHETAR Q.E.ZH.E.F.

Kapitulli. Programimi linear i plote

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Përmbajtja Error! Bookmark not defined. Error! Bookmark not defined. Tape-like endoparazitës Error! Bookmark not defined.

Flas dhe Shkruaj Shqip

Aids. gjitha a duhet të dish për MËNYRA NGJITJEJE SIMTOMA INFORMIM-PSIKOLOGJI ANALIZA-TERAPI-STATISTIKË. Sekretaria e Përgjithshme e Brezit të Ri

POLISTEROLI. Fig. 1 Formula kimike e polisterolit. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

forum SEKTORI BANKAR: NDIHMESË APO BARRIERË

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Transcript:

PRODHIMI I FARES SE PATATES M a n u a l Në ndihmë të ekspertëve (trainerëve) të Shoqatës AgroPuka Përgatitur: Prof. As. Dr. Florenc KUTROLLI Agr. Jak UKAJ Agr. Leze MARKU (master) Tiranë, Nentor 2008 1

PËRMBAJTJA: Prodhimi i farës së patates Hyrje.. 4 1. PROBLEME TE PRODHIMIT TE FARES.. 4 1.1 Materiali mbjellës i patates 4 1.2 Cilësia e farës.. 5 1.3 Vështirësitë e prodhimit të farës 7 1.4 Legjistacioni i prodhimit të farës.. 7 1.5 Disa tregues të prodhimit të farës.. 7 2. DEGJENERIMI I PATATES... 8 2.1 Degjenerimi virusal 8 2.2. Degjenerimi ekologjik.. 9 a- Fijëzimi i tuberit... 10 b- Bulazhimi i tuberit... 10 2.3 Degjenerimi nga sëmundjet 10 a- Sëmundjet kërpullore 11 b- Sëmundjet bakteriale...11 c- Aktonimicete.....11 d- Dëmtuesit......12 3. METODA E PRODHIMIT TE FARES... 15 3.1 Teknika e prodhimit të farës 15 - Kontrolli i pastërtisë varietore... 15 - Kontrolli i pastërtisë fitosanitare 15 - Zgjedhja e materialit fillestar të pastër..17 - Shumëzimi i materialit fillestar...17 3.2 Metoda e zgjedhjes në masë..17 3.3 Metoda e zgjedhjes individuale (klonare) 17 - Skema e prodhimit të farës 18 3.4 Prodhimi i farës nga mbjelljet verore 18 - Mundësitë 18 - Faktorët kufizues 19 4. TEKNOLOGJIA E PRODHIMIT TE FARES............................. 19 4.1 Përgatitja për mbjellje 19 2

a Zgjedhja e vendit dhe izolimi 19 b Qarkullimi bujqësor... 20 c Toka e përgatitja e saj.... 20 d Plehrimi.... 20 e Përgatitja e farës... 20 f Bulëzimi... 20 4.2 Mbjellja... 21 - Afati i mbjelljes.... 21 - Dëndësia e mbjelljes... 22 - Thellësia e mbjelljes.... 23 - Mënyra e mbjelljes.... 23 4.3 Shërbimet kulturore.... 23 - Prashitja... 23 - Mbushja... 23 - Ujitja....24 4.4 Masa të tjera.... 24 - Pastrimet fitosanitare.... 24 - Shdukja e gjetheve...25 - Vjelja... 25 5. KONSERVIMI I FARES................................................26 5.1 Bazat e konservimit 26 5.2 Përgatitja për konservim 26 5.3 Konservimi....... 26 Literatura......... 26 Shënim: Teksi është përgatitur nga: F. KUTROLLI, J. UKAJ e L. MARKU Redaktimi i përgjithshëm: nga F. KUTROLLI. 3

PRODHIMI I FARES SE PATATES Hyrje Patatja kultivohet në shumë zona e rajone të botës dhe pothuajse në çdo rreth të vendit. Si veçori e saj është se ajo shumëzohet në mënyrë vegjetative, ku si material mbjellës shërbejnë zhardhokët/tuberet. Kjo e bën prodhimin e farës një punë voluminoze, sepse mbillet shumë sipërfaqe e vilet shumë produkt. Por për prodhimin e farës, me gjithëse shumëzohet me zhardhokë, merren pak subjekte, sepse ajo paraqet një vështirësi më të madhe teknike. Për të marrë prodhime të larta nga patatja, puna fillon me zgjedhjen e cilësisë së farës. Kështu Franca në vitet 60 merrte 170 kv/ha patate, sot ku janë futur farat e zgjedhura merret rreth 400 kv/ha. Shqipëria hyn në ato vende ku mund të prodhohet farë, pasi ka disa kushte që mundësojnë e plotësojnë kriteret teknike. Vështirësitë në prodhimin e farës në mënyrë të zakonëshme vijnë për shkak të degjenerimit të farës. Deri para viteve 90 fara e patates prodhohej në vend, ndërsa më pas fara importohet nga Hollanda, Franca, Gjermania, etj. Kjo ka bërë që çmimi i farës të jetë shumë i madh, i papërbadhueshëm nga fermerët, prandaj disa prej tyre mbjellin farë të cilësisë së dobët, duke marrë rendimente të ulta. Sasia e farës së importuar arrin deri 5-6 % të nevojave të vendit. Kjo është një arësye për prodhimin e farës në vend, ku Puka përbën një zonë të përshtatshme. Prodhimi i farës në vend krijon mundësi të mëdha për mbjellje në më shumë ferma me farë të zgjedhur dhe furnizimin më të madh të tregut, duke çuar në rritje të prodhimit të kësaj bime. Manuali i përgatitur do ti shërbejë specialistëve dhe fermerëve të prodhimit të farës, por dhe kultivuesve të kësaj kulture, për ta vendosur këtë praktikë në nivel shkencor, si të domosdoshëm për efikasitet të punës së tyre. 1. PROBLEME TE PRODHIMIT TE FARES 1.1. Materiali mbjellës i patates Si material mbjellës tek patatja përdoret zhardhoku, ose tuberi i saj. Shumëzimi me farë, ashtu si bimët e tjera, pothuajse nuk përdoret, me përjashtim të rasteve kur bëhet punë seleksionuese. Ky shumëzim me zhardhokë (tubere), quhet shumëzim vegjetativ, pasi zhardhokët janë pjesë e kërcejve nëntokësorë të bimës dhe jo organe gjenerative. Më poshtë me termin farë do kuptojmë zhardhokët apo tuberet që janë prodhuar sipas 4

një metode të përcaktuar dhe që do përdoren për mbjellje. Kjo do të thotë se jo çdo zhardhok është farë, apo mund të përdoret si material mbjellës. Për rëndësinë e prodhimit të farës së patates, mjafton të mbidhet për disa vjet e njëjta farë (tuber) që prodhon sejcili, e do vihet re se nga viti në vit dobësohet masa vegjetative, vërehen bimë të pazhvilluara dhe ulet prodhimi. Si rezultat i këtij faktori dhe në kushtet kur nuk sigurohej prodhim i farës, shumë kultivarë të vjetër janë zhdukur. Bujqit e kanë konstatuar prej kohësh këtë fenomen, prandaj ata këmbenin farën me njeri-tjetrin, duke arritur të ngrinin pak rendimetin në vitet pasardhës. Kjo praktikë e thjeshtë e fermerëve tregoi se zona ku mbillet patatja ka shumë rëndësi në prodhimin e farës. Shumëzimi vegjetativ ka disa përparësi ndaj shumëzimit me farë, por paraqet dhe disa probleme. Tuberat duke pasur sasi të lartë amidoni dhe uji përbëjnë një terren të favorshëm për organizma të ndyshme, ku më të rezikshëm janë viruset, të cilat nuk shifen me sy. Kjo dukuri e patates njihet me emrin degjenerim. Ajo i dedikohet së pari prekjes së vazhdueshme të bimëve nga sëmundjet, sidomos nga ato virale dhe ndikimit ekologjik, kresisht ato të temperaturës e lagështisë. 1.2 Cilësia e farës Cilësia e farës së patates përcaktohet nga disa tregues. Ajo varet së pari nga shkalla e infeksionit nga sëmundjet virale, kërpudhore dhe bakteriale, por dhe nga varieteti, nga gjendja fiziologjike, gjeneracioni, madhësia e zhardhokut, varieteti, origjina, etj. Puna fillon me zgjedhjen e kultivarit, të cilët duhet të jenë të njohur e të rajonizuar. Zgjedhja bëhet me prova eksperimentale dhe me përvojën e kultivuesve. Varietetet e zgjedhura futen në skemën e shumëzimit, sipas skemës e teknologjisë së përcaktuar. Për nga rëndësia që ka shkalla e infeksionit nga sëmundjet, fara e patates vlerësohet nga disa norma. Në metodat e prodhimit kanë prioritet ato që sigurojnë farë me infeksion sa më të vogël. Për rëndësinë që ka pastërtia virale, janë përcaktuar metoda për prodhimin e farës, që lejon të mbahet niveli i kënaqshëm i kapacitetit e cilësisë së farës. Kontrolli fitosanitar i farës bëhet me metodën serologjike në laborator, me metodën e bimëve indikatore, si me duhanin (N. Tabacum), Physalis floridana, etj., të vështira për fermerët e prodhuesit e thjeshtë, prandaj prodhimi i farës bëhet nën drejtimin e ekspertëve të fushës. Metoda konsiston në zgjedhjen fillestare të materialit të pastër dhe shumëzimit të saj në kushte që ta mbash atë në këtë gjendje. Si material mbjellës për prodhim patate për konsum përdoret gjeneracioni Elite ose riprodhimi i parë. Gjeneracionet më të larta, si SS Elitë dhe S Elitë, përdoren vetëm për për shumëzim në institucionet e prodhimit të farës dhe jo për prodhim patate për treg. Kur fara është mbajtur mirë, pra kur mbjellja e patates në gjeneracionin Elitë është bërë në zona të përshtatshme, përdoret riprodhimi i parë dhe shumë rallë dhe riprodhimi i dytë. Mbjellja e mëtejshme çon në uljen e prodhimit në masë të madhe. Madhësia e zhardhokut nuk lidhet direkt me cilësinë, si vlerë farore, por lidhet me normat e mbjelljes. Kjo do të thotë se zhardhokë të madhësive të ndryshme mund të kenë të njëjtën vlerë në mbjellje, me kushtin që ata të vijnë nga e njëjta origjinë (metodë, gjeneracion, vendprodhimi, etj). 5

Si material mbjellës përdoren zhardhokët me madhësi nga 28 deri në 55 mm. Për të siguruar mbjellje uniforme dhe këto zhardhokë fraksionohen në grupe: 28-35, 35-45 dhe 45-55 mm. Zhardhokët më të mëdhënj apo më të vegjël çohen për konsum dhe jo për farë. Vetëm në raste nevoje dhe kur merren disa masa, mund të përdoren për mbjellje fraksionet që vijnë pas tyre. Kështu zhadhokët e mëdhënj priten para mbjelljes, ndërsa ata të vegjlit përdoren më pak, vetëm në raste nevoje. Zhardhokët me dimension të vogël, 28-35 mm, përdoren kryesisht në zonën bregdetare për mbjelljet e pranverës dhe të verës, ku përdoret normë e vogël fare (100-150 kg/dyn) dhe ku rreziku i ngricave është i vogël. Zhardhokët me dimension 35-45 dhe ato 45-55 mm përdoren për mbjellje në zonat e larta dhe ku reziku nga ngricat është më i madh. Ato kanë më tepër rezerva dhe i përbadhojnë temperaturave të ulta. Kjo do të thotë se në rast se kërcejtë e parë të mbirë janë dëmtuar nga ngricat e hershmë të pranverës, këto zhardhokë kanë energji të rimbijnë e të ridalin kërcej të rinj. Sigurisht që normat e farës për këto dimensione janë më të larta, përkatësisht 175-200 kg/dyn për dimensionin 35-45 mm dhe 200-250 kg/dyn për dimensionin 35-45 mm. Fara që vjen nga importi (Hollanda, Franca, etj) për mbjellje ka çmim më të lartë ajo me fraksion më të vogël (28-35 mm) dhe më pas ajo me dimension të mesëm dhe më të ulët ajo më dimension më të madh (45-55 mm). E kundërta ndodh me transportin, ku dimensioni më i madh ka kosto më të lartë se rritet norma e farës. Ekziston dhe një lidhje midis fraksionit të zhardhokut dhe madhësisë së kokrave që merret nga prodhimi i vjelë. Si rregull, zhardhokët më të vegjël japin kokra më të mëdha dhe e kundërta, zhardhokët e mëdhënj japin kokra më të vogla. Kjo lidhet me dëndësinë e kërcejve lulorë që nxjerrin ato, ku kokër voglat kanë rreth 2.5 kërcej/tuber dhe ato kokër mëdhatë rreth 4-5 kërcej/tuber. Në mbjellje si normë për pataten përdoret numuri i kërcejve për njësi sipërfaqe dhe jo sasia e farës apo numuri i zhardhokëve apo i bimëve. Për prodhim për treg norma është rreth 14-15 kërcej/m2. Pra për mbjellje shifet madhësia e tuberit e numuri i sythave që ai ka. Kjo do të thotë që për të siguruar të njëjtin numur kërcej për njësi sipërfaqe, kur kokrat janë të vogla përdoren distanca më të vogla dhe për kokër mëdhatë distanca rritet. Nga këtu del numuri i zhardhokëve për njësi dhe për pasojë llogaritet norma e farës në kg. Kur tuberi është i vogël, psh 28-35 mm, kuptohet që ka pak sytha (rreth 2.5 sytha/tuber) mbjellja midis bimëve bëhet në 25 cm midis bimëve, ndërsa kokër mëdhatë, ku ka më tepër sytha për tuber (ku arrihet në 4-5 sytha/tuber), distancat e mbjelljes rriten deri në 35-45 cm midis bimëve. Këto distanca në raport me madhësinë e tubereve siguron numur të barabartë kërcej/m2. Për tu orientuar mbi madhësinë, numurin e sythave dhe normat e farës për mbjellje jepet pasqyra që vijon. Normat e farës për mbjelljen e patates në varësi të madhësisë së zhardhokut Pas. Nr 1 Madhësia e Numri i Distanca e Numri i Pesha mes Norma e Numri i zhardhokut sythave mbjelljes tubereve e tuberit farës kërcejve (mm) për tuber (cm) për dyn (gr) (kv/dy) për dyn 28-35 2.5 70x25 6000 25-30 1.5 15000 36 45 4.0 70x35 3800 50 2.0 15200 35-55 5.0 70x45 3000 85-90 2.5-2.7 15000 6

7 Prodhimi i farës së patates Për cilësinë e farës ekzistojnë një serrë treguesish, që lidhen me dëmtimet mekanike, me madhësinë, me prekjen ndaj disa sëmundjeve (kalbëzimet, kromat dhe vrugu) dhe dëmtuesit. Për sejcilin gjeneracion mbjellje lejohen disa kufij të përcaktuar. Fara e patates detyrimisht shoqërohet me dokumentacion dhe amballazhohet në thasë lini ose rrjetë e dëndur, ose vendoset në arka, e ndarë sipas kultivarëve dhe riprodhimeve. Mbi amballazh vendosen etiketat, ku jepen të dhënat, si emri e vendi i prodhuesit, kultivari, riprodhimi, dimensioni, trajtimet dhe sasia. Amballazhimi i farave që vijnë nga importi bëhet në thasë 25 kg. 1.3 Mbi vështirësitë e prodhimin të farës Vështirësitë e prodhimit të farës së patates janë të anës organizative dhe asaj teknike e shkencore: Eshtë mall me volum e peshë të madhe, delikat dhe magazina të mëdha në ruajtje, e rezikshme për tu dëmtuar në fushë e në magazina, me vështirësi në transport. Për prodhimin e farës sipas skemës klasike kërkohen shumë vite pune, kërkohen zona të caktuara (vende të ulta veriore të europës ose lartësi mbi 1200 m), analiza shpesh që vetëm disa laboratorë të specializuara i kryejnë, Zgjedhja e materialit fillestar sa më të pastër, është hallka tjetër ku fillohet puna praktike. Kjo bëhet me qëllim që të ketë siguri dhe mos harxhohet punë për ta pastruar. Për varietet e importit puna e zgjedhjes fillestare lehtësohet, ndërsa për varietet e vjetra e ato të kultivuara në vend, të cilat janë të infektuar, puna fillon me rigjenerimin e materialit fillestar me anë të meristemës së majës, termoterapisë, etj. Në europë, vendet e BE mbjellin 150 mijë ha për prodhimin e farës së patates, duke prodhuar rreth 2 milion ton farë, ku 800 mijë nga këto eksportohen. Në krye qëndron Hollanda, me 1 milion tonë, me 30 % të sipërfaqes, që furnizon rreth 60 % të tregut botëror. Më pas vjen Gjermania me 20 %, Anglia 15 % dhe Franca 10 %. Në vendin tonë fara e patates për shumëe vjet është prodhuar nën drejtimin teknik të Institutit të Perimeve dhe Patates-Tiranë, ku fushat e shumëzimit ishin në nënstacionet e shumëzimit në Bizë, Klenjë, Shishtacec e Plasë. Mbas prishjes së skemës në vitin 1990, prodhimi i farës në vend u ndërpre. U bënë disa prodhime të Lisetës në Bizë nga agr. A. Pudja e eksperti V. Marko. Sot fara e patates për zonën e ulët bregdetare dhe një pjesë për zonat malore importohet e gjeneracionit elitë. Pjesa tjerër e vendit mbjedh shumëzimin (riprodhimet) e saj për disa vjet. Sasia që vjen nga importi është relativisht shumë e vogël, prandaj lind nevoja që fara të prodhohet në vend, ku Puka konsiderohet një zonë e përshtatshme. 1.4 Mbi legjistacionin e prodhimin të farës Prodhimi dhe çertifikimi i farës së patates është i organizuar sipas disa rregullave të detyrueshme. Tek ne prodhimi kryhet në bazë të ligjit Nr. 8732 datë 24.1. 2001 Për materialin mbjellës bimor si dhe disa vendime e udhëzime mbi këtë problem. Si përfaqësues zyrtar që ndjek legjistacionin është Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanave (ESHFF), i cili pajis me lejë, kryhen inspektimet dhe lëshon çertifikatat prodhimin e farave.

Gjatë prodhimit ndiqen rregullat, që lidhen me dokumentacionin, aprobimet fushore, analizat laboratorike, kryerjen e shërbimeve sipas kushteve agroteknike, rregullat e transportit, ruajtjes, amballazhimit, etiketimit, çertifikimit e tregëtimit. 1.5 Disa tregues të shumëzimit të farës Koeficienti i shumëzimit të farës së patates është shumë i ulët, i krahasuar me bimët që shumëzohen me farë. Ai arrin në raportin 1:10, pra përftohen 10 herë rritje e tubereve apo e sipërfaqes nga një vit në tjetrin, parandaj kërkohet shumë sipërfaqe. Koeficienti i shumëzimit të patates Pas. Nr 2 Fillimi i Numuri i bimëve sipas viteve shumëzimit I II III IV V VI VII nga 1 tuber Tubera 10 100 1,000 10,000 100,000...... Sip. (Ha) - - - 0.25 2.5 25 250 Ky koeficient lejon që të përllogariten sipërfaqet që do duhen për të mbjellje parcelat e farës. Mbi bazën e kësaj të fundit bëhen planifikimet e tjera që duhen për farën, si mjetet, baza materiale, magazinat, etj. 2. DEGJENERIMI I PATATES Një arësye që zhardhokët e prodhuar nuk shërbejnë si farë është degjenerimi i tyre, që ndosh gjatë vegjetacionitt. Patatja për nga karakteristikat e saj, preket nga një numur i madh sëmundjesh e dëmtuesish, që prekin prodhimin e cilësinë e tij dhe që kjo e fundit çon në degjenerimin e shpejtë të farës. Shkaqet e degjenerimit tashmë janë të njohura për pataten: prekja nga sëmundjet dhe kushtet e papërshtatshme ekologjike. Njohja e tyre dhe marrja e masave për ti eleminuar ndihmon mjaft prodhuesit e patates për ta vënë në baza shkencore kultivimin e kësaj bime. Më poshtë po japim disa nga shkaktarët kryesorë të degjenerimit të patates në përgjithësi dhe të farës së saj në veçanti: 2.1- Degjenerimi virusal Degjenerimi i patates përbën një bashkësi problemesh mjaft kompleks. Kjo gjendje në bimë paraqitet me shumë sëmundje në të njëjtën kohe. Nga sëmundjet kryesore të degjenerimit janë sëmundjet virale. Deri tani njihen mbi 300 viruse që infektojnë 8

9 Prodhimi i farës së patates bimët e kultivuara dhe të egra. Një pjesë e tyre prek pataten, duke shkaktuar një degjenerim të saj. Deri tani njihen 33 viruse që prekin pataten, kjo për faktin se bima shumëzohet kryesisht me rrugë vegjetative me anë të tuberave. Efekti i prekjes së viruseve shfaqet në morfologjinë e bimës, duke shkaktuar deformime, mbetje xhuxhe (nanizmi), mos zhvillim i plotë i organeve, ndyshim të ngjyrës së bimës, etj. Shënjat nga prekja e viruseve mund të dallohen me sy të lirë, por në shumicën e rasteve bimët e prekura nuk japin shënja të jqshtëme të qarta e të dallueshme me sy. Pra viruset mbeten të fshehura, apo të maskuara në bimë. Shënjat më të dallueshme mbi pataten janë: Deformimet: që shfaqen mbi gjethe, duke u përdredhur në forma të ndryshme, në formë briri ose ulluku, ose me buzë që kthehen lart. Gjethet ntrashen, bëhen më të thyeshme. Mozaikët: që shfaqet me njolla të gjelbëra në të çelur mbi gjethe. Kjo dallohet me vështirësi, kryesisht në hije. Më vonë gjethet rrudhosen duke e bërë më të dukshme prekjen. Nekrozat: që shfaqet me tharjen e qelizave, të indeve ose të gjithë bimës. Shënjat duken fillimiosht në faqen e poshtëme të gjetheve, me ngjyrë kafe lineare ose trekëndëshi. Më vonë shënjat kapin faqen e sipërme. Më të përhapura tek ne janë tre viruse kryesore: - Virusi L (PLRV): Virusi shkakton përdredhjen e gjetheve, që ul prodhimin 10 deri 90 %. Transmetohet me anë të afideve. - Virusi Y (PVY): Virusi quhet mozaik, ose streak, se shkakton deformim të gjetheve dhe nekrozë. Ai ka zënë 80 % të rasteve, por me futjen e kultivarëve të rinj, prekja nga ky virus ka ulje, duke ja lënë vendin virusit L. Ai ul prodhimin në masën 30-70 %., ku përhapja e tij bëhet me kontakt dhe afide. - Virusi TMV: Virusi i mozaikut të duhanit. Përmenden dhe viruse të tjera, si Virusi X (PVX), Virusi S (PVS), Virusi M (PVM), Virusi Aucuba (PAMV), Virusi alfaalfa (AMV), etj. Shumë viruse kanë krijuar raca të veçanta, ku ndryshon virulenca, strehuesit, etj. Viruset strehohen tek disa bimë të egra, si gjembi, grami, mentha, laboti, jonxha (virusi Aucuba) etj. Ato shpërndahen me anë të kontaktit, përhapja bëhet me tubere, si Virusi X, Virusi S, me kontakt e afide (Virusi Y, virusi M, Aucuba), me anë të morrave (virusi A, virusi L). Dihet roli i afidit Myzis persicae në transmetimin e virusit PLRV. Për të prodhuar farë të pastër të patatesështë e nevojëshme që bima të kultivohet në zona që janë të pastra. Kjo do të thotë të mos ketë afide, si përhapësit kryesore të viruseve të rezikshëm (kryesisht të PLRV e PVY), ose periudha e vegjetacionit të patates të mos përkojë me periudhën e aktivitetit intensiv të afideve. Ndërkohë faktorët klimatikë, si temperatura, lagështia, era, ndikojnë në shfaqien e secieve të afideve, përcaktojnë intensitetin e aktivitetit dhe vetë numurin e tyre. Përhapja është shumë e thjeshtë: afidet transmetojnë viruset nga një bimë e prekur në një bimë të shëndoshë, me anë të të ushqyerit të tyre të zakonshëm në gjethet e bimës. Pas infeksionit virusi shumëzohet një farë kohe mbi organin ku u infektua nga afidi

(gjethi) dhe pastaj infeksioni kalon në të gjithë bimën, duke arritur dhe në tubera. Kur bima e infektuar është e re, infeksioni prek të gjithë tuberet. Kur prekja ndodh kur bima është e madhe, preken vetëm disa tubere, ku më shpesh takohen viruset në tuberet e mëdha dhe në majën e tuberit, se sa tek tuberat e vegjel apo në fund të tuberit. 2.2- Degjenerimi ekologjik Patatja konsiderohet bimë me plasticitet të madh, që kultivohet në gjithë globin tokësor. Por në rritjen e saj ndikojnë kushtet klimatiko-tokësore, të cilat ndikojnë në formimin e rritjen e tuberave, por dhe në gjendjen fiziologjike të tyre, pra me aftësinë jetësore dhe prodhuerse për të ardhmen. Kur këto kushte janë të papërshtatshme, bima zhvillohet dobët e jep prodhim të ulët dhe këto cilësi ja transmeton pasardhësve, duke sjellë degjenerim. Meqënëse këtu ndikimi negativ është i kushteve të mjedisit të jashtëm, quhet degjenerimin ekologjik. Ky degjenerim shkaktohet nga ndikimi negativ i temperaturës e lagështisë gjatë vegjetacionit. Fenomeni i degjenerimit ekologjik shfaqet në formën e dy dukurive negative: të fijëzimit dhe të bulazhit (kokërrzimit). a- Fijëzimi i tuberit: Eshtë dukuri negative, që manifestohet me shfaqien mbi tubera e mbirjeve në formë fijesh të holla, shumë më të holla se mbirja normale. Kjo dukuri vihet re gjatë periudhes së konservimit, ku gjatë mbirjes së tuberave, që takohet në mars, dallohen tubera me fijëzim. Kjo shtë pasojë e ndikimit të kushteve klimatike të rritjes së patates, kryesisht e temperaturave të larta dhe e mungesës së lagështisë në kohën e formimit të prodhimit. Tuberat me fije, kur mbidhen mund të mos mbijnë ose japin bimë shumë të dobëta, që sa dalin mbi tokë thahen shpejt. Nga prodhimi i tuberave me fije janë marrë deri 40 % më pak prodhim se tuberat normalë, duke shtuar se prodhimi i vjelë përbëhet nga tubera të vegjël. Kjo vërtetohet nga mbjelljet verore, ku prodhimi pothuajse nuk preket nga fijezimi, pasi periudha e formimit të tuberave përkon me muajt e freskët të vjeshtës. Në fijezim ndikon dhe temperatura e konservimit të tuberave. b- Bulazhimi (Kokërrzimi) i tuberit: Eshtë dukuria e shfaqies në tuberat e farës e kokrave (tuberkula) të vogla, që janë të madhësisë sa një kokër bizele deri sa një kokër arre, ose e më të mëdha, deri në 20 gr. Shkaqet e këtij fenomeni janë konservimi i tuberave në temperatura të larta dhe kur ata kanë shumë lëndë të huaj (dhera e baltë), ose kur janë të lagura. Bulazhi paraqitet i ndikuar dhe nga faktorë të tjerë, si ndikimi i vitit, i zonave apo e kultivarëve. Kështu varietet e hershme janë më të ndjeshëm se të vonëshmit. Kur mbidhen tuberat me bulazh japin mbirje shumë të dobëta, ose nuk mbijnë fare, ku këtu ndikon lagështia e tokës. Prodhimi ulet deri në 40 % nga këto tubera, e krahasuar me ato normale. Për të eleminuar tuberat me fijëzim e bulazh, bëhet bulëzimi i farës para mbjelljes, ku i jepet mundësi tuberave të shfaqin cilësitë e tyre. Tuberat që shfaqin fenomenet e mësipërme, eleminohen që në bulëzim, pa i kaluar në mbjellje. Për të luftuar degjenerimin ekologjik rëndësi kanë masat agroteknike. Për këtë tregohet kujdes në bulëzimin e farës para mbjelljes, në mbushjen e bimëve që të ruhet një 10

temperaturë sa më uniforme në tokë e rrënjëve e stoloneve dhe zhdukja e gjetheve të bimëve të patates. 2.3- Degjenerimi nga sëmundjet: Patatja është bimë që preket nga shumë sëmundje, si gjatë vegjetacionit dhe gjatë konservimit, të cilat prekin gjithë bimën apo një organ të saj (rrënjë, kërcell, gjethe, tubera). Ato shkaktojnë uljen e prodhimit, dëmtojnë cilësinë dhe degjenerojnë farën. Infeksioni mund të ndoshë gjatë vegjetacionit të bimëve ose gjatë konservimit të tuberave. Prodhimi nga prekja e sëmundjeve mund të ulet deri në 25 % e më tepër. Shënjat e prekjes së tyre janë të ndryshme, që nga nekrozat lokale në gjethe e deri në vyshkje të plotë të bimës, nga dëmtime sipërfaqësore të sipërfaqes gjethore deri në shkaktërimin e tuberit. Ja disa nga sëmundjet e dëmtuesit kryesorë: a- Sëmundjet kërpullore: - Vrugu i patates (Phytophtora infestans): Eshtë sëmundje shumë e rezikshme, që mund të shkatërrojë gjithë prodhimin dhe për një kohë të shkurtër. Ai prek gjethet, kërcejtë dhe tuberet. Shfaqet kudo, por më shumë në zonat e ulëta bregdetare. Paraziti përhapet shumë shpejt (si eksploziv), përhapet me anë të erës, ose shiut, konservohet në tokë e në mbeturinat e bimëve të prekura dhe në tuberet që ngelen në tokë. Si masa paraprake janë: zgjedhja e varieteteve rezistente, organizimi i prognozës, qarkullimi bujqësor, trajtimi gjatë vegjetacionit me preparate me bazë bakri dhe kur ka prekur mbi 25 % të vegjetacionit rekomandohet zhdukja e vegjetacionit, që vrugu mos kalojë nga vegjetacioni në tubere. - Alternaria e patates (Alternaria solani): Eshtë sëmundje që prek solanacet (domate, patëllxhan) në fund të vegjetacionit. Pataten e prek në gjethet e tuberet. Luftimi i saj si vrugu. - Kroma e zezë ose rizoktonia (Rizoktonia solani): Eshtë sëmundje që prek mbirjet e reja menjëherë pas mbjelljes, prek gjethet e tuberat, zhvillohet në mot të lagësht e toka të ngjeshura. Paraziti zhvillohet në pjesën nëntokësore, ku prek tuberat. Luftimi me masa preventive agroteknike dhe trajtimet me preparate jo organike. - Vyshkja kërpullore (Fusarium oxysporum): Sëmundja prek gjethet e tuberat, duke bllokuar enët përcjellëse, brandaj shkakton vyshkje. Qëndron në mbeturinat në formë miceli. Masat paraprake janë: qarkullimi bujqësor 3-4 vjeçar, zgjedhje e farës së pastër, kultivimi i varieteteve të qëndrueshëm. - Kromat e argjëntë dhe e pluhurt (Helminthosporium atrovirens dhe Spongospora subterranea): Sëmundje që dallohen tek tuberat në formë njollash. Kroma e argjendtë ul fuqinë mbirëse, me pasojë uljen e prodhimit të bimës, ndërsa kroma e pluhirt dëmton tuberët gjatë dimrit në magazinë. Masat për të dy tipet: qarkullimi e zgjedhja e farës e trajtime me preparate konvencionale; shtojmë se e dyta është objekt karantinor. Sëmundje të tjera janë: Kanceri i patates (Synchytrium endobioticum), Cerkospora (Cercospora cocors), Hiri (Erysiphe cochoracearum), Dartroza (Erysiphe 11

cichoracearum), Dartroza (Colletotrichum atramentarium), Oospora (Oospora pustulans). b- Sëmundjet bakteriale: Këmbëzeza e patates (Erëinia phytophthora): prek dhe solanacet e tjera, trangullin, karrotën, lakrën, etj. Prek kërcejtë që i nxin dhe i kalb. Në tuber shkakton kalbësim të qullët. Përhapet në toka të rënda e lagështi të lartë. Kalbëzimi unazor ose vyshkja bakteriale (Corynebacterium sepsedonicum): Eshtë objekt karantinor. c- Sëmundjet nga aktinomicetet: Kroma e zakonëshme (Streptomyces scabies): Eshtë shumë e përhapur, ku dëmton shumë cilësinë e kokrave, sepse prek paraqitjen e lëvores së kokrës, duke e çarë apo puçëzuar, pra pasojë uljen e pamjes tregëtare. Por puçrat futen dhe në thellësi të kokrës, deri në 1.5 cm. Paraziti është aerob, ku zhvillohet mirë në toka të shkrifta, të thella e të punauara mirë, prandaj ai qëndron në tokë shumë vjet. Luftimi i sëmundjes mbështetet duke respektuar masat agroteknike, përdorimi në mbjellje i tubereve e i topkës së pastër, qarkullimi bujqësoror 3-5 vjeçar, përdorimi i plehrave organike të kalbura mirë që të ulet infeksioni,. d- Degjenerimi nga dëmtuesit: Shumë dëmtues e prekin pataten. Ata shkatojnë uljen e prodhimit e cilësinë e tuberave për treg e farë. Më kryesorët në kushtet e vendit tonë janë: Afidet (morrat): Janë shumë specie, të cilët dëmtojnë direkt duke thithur lëngun qelizor të bimëve, por dëmtimin më të madh e kanë indirekt mbi tuberat e rinj që formohen, sepse ata janë përhapsit kryesorë të sëmundjeve virale. këto të fundit ndikojnë mjaft mbi bimë, mbi prodhim e cilësinë e tuberave të reja që prodhon bima. Nga më kryesorët, që janë transmetuesit e viruseve, janë: Morri i gjelbër i pjeshkës (Myzus persicae), Morri i bathës (Aphis fabe), Morri i madh i patates ose morri me vija të gjelbëra (Macrosiphum euphorbiae), Morri me njolla të gjelbëra (Aulocorthum solani), etj. Këta dëmtues duke qënë polifagë, marrin viruset tek bimët bujtëse dhe i shpërndajnë tek patatja. Morri i gjelbër i pjeshkës gjendet në të gjitha lartësitë dhe mëqënëse ka krijuar shumë raca reziztente ndaj insekticideve është e vështirë lufta ndaj tij. Morrat dimërojnë si vezë dhe në pranverë vendosen mbi bimët e patates. Japin shumë brezni, në dy forma: me dhe pa krahë. Përhapen dhe ndihmohen nga klima, ku përhapen shpejt kur nuk ka rreshje dhe erëra. Koha e thatë dhe e ngrohtë ndihmon infeksionin. Për transmetim të viruseve ndikim kanë morrat me krahë, se janë përhapësit më të mëdhenj të viruseve. Luftimi i tyre kur kanë prekur bimën nuk ka efekt, sepse ata e kanë infektuar bimën. Dëmtimi lidhet me numurin e afideve. Më poshtë jepet grafiku i shfaqies së afideve në dy zona. 12

Dinamika e Afideve në Tiranë e Korçë 120 100 Numuri i afideve 80 60 40 Tirana Korça 20 0 1.VI 10.VI 20.VI 1.VII 10.VII 20.VII 1,VIII 10.VIII 20.VIII 1.IX 20.IX 30.IX Periudha e vrojtimit Morrat shfaqen gjatë verës, pra gjatë gjithë vegjetacionit, ku zhvillohen mirë në temperaturat 15-17 C. Vërehet se shfaqia fillon nga 20 qershori deri në fund të gushtit, me pik për zonën e ulët nga 10 korriku deri 10 gusht, në zonë malore kjo vonohet gati 10 ditë. Për të eleminuar transmetimin e viruseve nga afidet duhet të punohet në tre drejtime: të eleminohen afidet, të eleminohen bimët e infektuara dhe të shfrytëzohen faktorët e mjedisit që pengojnë transmetimin e viruseve. Kjo do të thotë zgjedhje e zonave të pastra, pa infeksione e bimë strehuese, zona në lartësi e ku ka erë. Bubureci i patates (Leptinotarsa decemlineata): Eshtë dëmtuesi më i rezikshëm, dëmton masën vegjetative deri në zhdukjen e plotë. Insekti dimëron në tokë si nimfë, e del në fund të pranverës në zonën e ngrohtë dhe në verë në zonën e ftohtë, mbasi temperatura kalon mbi 14ºC. Në zonat malore e paramalore jep 1-2 brezni në vit. Dëmtimet më të rëndësishme i bëjnë larvat, që çojnë deri në shveshje të të gjitjë masës vegjetative të bimës, duke lënë vetëm kërcejtë. Trajtimi për ta luftuar në bujqësinë biologjike bëhet me aspiratorë duke thithur gjithë insektet dhe larvat e buburecit, me masa agroteknike si mbjellja herët, larg solanaceve të tjera aoe parcelave të patates, etj dhe ose duke e trajtuar me B. Thurigensis, audiencë. 13

Bimë të prekura nga dëmtuesi: Bubureci i patates Prodhimi i farës së patates Krimbi tel (Agriotes lineatus): Eshtë dëmtues i rrënjëve e tubereve, duke bërë galeri në to, me pasojë ulin prodhimin e cilësinë e tij. Insekti dëmton në toka me lagështi e torfike, dimëron thellë në tokë, me cikël 5 vjeçar. Për luftimin e tij ka përparësi masat parandaluese dhe ato agroteknike, si zgjedhja e tokës (jo pas livadheve e leguminozeve) si dhe punimet sipërfaqsore të tokës, të cilat shkaktojnë tharje të shtresës së sipërme të tokës, e kjo çon në shkakërrim të vezëve dhe larvave të insektit. Krimbi i murmë (Agriotis segetum): Dëmton qafën e kërcellit, stolonet dhe tuberet e patates larva e tij. Kur bimët prek bimët e reja shkatëron gjithë bimën. Ndërsa në tubera shkakton galeri, brima e deri gropëza, duke ulur prodhimin e cilësinë. Larvat janë aktive natën, ndërsa ditën fshihen në tokë ose në streha. Jep një brezni në vit, ku mbas larvave del flutura që vendos deri 1600 vezë (femra). Masat e luftimit së pari lidhen me luftimin e barishteve të këqia (si bari i patës që tërheq femrat për të vendosur vezët), me ngritjen e grackave me dërasa, etj që të mblidhen larvat natën dhe asgjesohen në mëngjes. Dëmtime nga dëmtuesit e tokës Dëmtues të tjerë të pjesës nëntokësore janë: Krimbi i bardhë ose zhuzhaku i majit (Melolontha melolontha), dosëza (Gryllotalpa gryllotalpa), bukthi i fushave (Gryllutus desertus), shumëkëmbëhi (Scutigerla immaculata), tenja e patates (Phthorimaea operculetta), pleshti i patates (Psylloides affinis), merimanga e patates (Rhizoglyphus echinopus), molusket-kërmilli i arrave (Agriolimax agrestis), minjtë e arave (Microtus arvalis), etj. 14

3- METODAT E PRODHIMIT TE FARES Për prodhimin e farës së patates ka disa metoda, si zgjedhja në masë, zgjedhja individuale (klonare), seleksionimi gjenealogjik, prodhimi i farës in vitro, etj. 3.1- Teknika e prodhimit të farës Teknikisht zonat më të përshtatshme për prodhimin e farës janë zonat malore mbi 1000 m lartësi. Krahas ndiqen këto kritere teknike: kontrolli i pastërtisë varietore e i gjendjes fitosanitare, zgjedhja e materialit fillestar të pastër, shumëzimi i materialit fillestar duke e mbrojtur nga prekjet eventuale, gjendja fiziologjike e madhësia e farës, etj. Kontrolli i pastërtisë varietore: Nuk është shumë problem në praktikë, sepse patatja shumëzohet në rrugë vegjetative (jo me farë), aq më pak kjo tek kontigjentet e importit. Vetëm përzierje mekanike mund të ndodhin, si gjatë mbjelljes ose në magazinë. Ato mund të shmangen lehtë, në vegjetacion duke bërë shkulje të bimëve të një varieteti tjetër. Kontrolli e pastrimi kryhet vizualisht nga specialistët e farave, mbështetur nga karakteristikat biomorfologjike. Kontrolli i gjendjes fitosanitare: Ka shumë metoda, që synojnë luftën ndaj sëmundjeve të ndryshme, sidomos ato virale, të cilat përhapen me kontaktin midis bimëve, nga njerëzit e mjetet kur i shërbejnë, nga parazitët që përhapen nga njëra bimë tek tjetra. 513 Bimë të prekura nga sëmundjet 15

514 Bimë të prekura nga sëmundjet 516 Bimë të prekura nga sëmundjet 518 Bimë të prekura nga sëmundjet 16

Zgjedhja e materialit fillestar të pastër: Çdo tubet i zgjedhur duhet të jetë i sigurtë që është i pastër, sidomos nga viruset. Kjo testohet në rrugë të ndryshme, si në mënyrë vizuale, me metodën serologjike, me bimë indikatore, etj. Mund të përdoret metoda e rigjenerimit me metodën e meristemës së majës ose termoterapia. Shumëzimi i materialit fillestar: Çdo material i zgjedhur shumëzohet duke u mbrojtur nga kontaminimi (ndotja). Zgjidhen zonat e përshtatshme, pa vektorë përhapës (afide), larg burimeve të infeksionit nga viruset si parcela patate për konsum ose bimë të tjera që kanë viruse (si domate, patëllaxhan, etj), bimë që favorizojnë afidet (krucifere, pemë, etj). Kujdes tregohet për pastrimin e burimeve brenda parcelës, duke eleminuar mbirje të vjetra, bimë të infektuara, bëhet shkulja e bimëve të egra, kufizim i mjeteve e njerëzve për shërbime, etj. Dhe përreth parcelës hiqen përhapësit e afideve, barrët e këqia, etj. 3.2- Metoda e zgjedhjes në masë: Mbështetet në zgjedhje të bimëve më tipike, në kohën e zhvillimit të plotë, sidomos në fazën e lulëzimit. Zgjidhen bimët më të fuqishme e të pastra nga sëmundjet, etiketohen sejcila dhe prodhimi vilet veçan. Ato mbillen vitin e ardhëshëm në parcela të veçanta, e kështu vazhdon shumëzimi. Zgjedhja në masë sigurisht që përmirëson cilësinë e farës. Po kjo metodë ka volum të madh pune dhe cilësia nuk është në lartësinë e duhur, sepse vlerësimi i bimëve e tubereve nga prekja e sëmundjeve bëhet me sy. 3.3- Metoda e zgjedhjes individuale (klonare): Metoda konsiston në zgjedhjen e bimëve (kloneve) të shëndetshme, me cilësi prodhuese, e të pastër, për ta shumëzuar për disa gjenerata (brezni). Cilësia e farës varet nga shumë faktorë, si pastërtia nga sëmundjet, gjendja fiziologjike, madhësia, etj, prandaj metoda synon për ti mbajtur këto cilësi në nivel të kënaqshëm. Më poshtë jepet skema klasike e prodhimit të farës sipas metodës së zgjedhjes klonare: Klonet e vitit të parë (Kloni A): Përbëhet nga prodhimi i një bime të pastër e tipike, e zgjedhur në parcelat e shtamit ose SE-ve. Çdo klon i zgjellur duhet të ketë mbi 8 tubere dhe mbas vjeljes mbahet në qese më vehte. Para mbjelljes në pranverë hiqen klonet që kanë shfaqur kalbëzime, fijëzime, bulëzime, etj. Klonet e vitit të dytë (Kloni B): Në vitin tjetër mbidhet në fushë çdo klon më vehte, e bimëve u shërbehet sipas agroteknikës, ku bëhen pastrime fitosanitare. Mbahen për shumëzim të mëtejshëm, duke i vjelë më vehte, klonet që kanë mbi 60 tubera uniformë dhe më pak se 2 % të bimëve të prekura nga viruset. Këto formojnë klonet e vitit II ose B. Klonet e tjera eleminohen në rrugën e prodhimit të farës. Gjatë ruajtjes eleminohen klonet që shfaqin në kokra probleme fijëzimi, kalbëzimi, bulëzimi, etj. Klonet e vitit të tretë (Kloni B): Në vitin tjetër klonet mbidhen më vehte, ashtu si në vitin e dytë. Shërbimet bëhen sipas agroteknikës, ku eleminohen klonet që kanë mbi 5 % të prekura nga viruset. Prodhimi i kloneve të zgjedhura bashkohen e formjnë farën Shtam, i cili kalon për shumëzim, ku mbas 3-4 vjetësh shumëzim arrihet tek fara elitë. 17

SKEMA E PRODHIMIT TE FARES SE PATATES (Metoda e zgjedhjes Klonare) Klon A o o o o o o o Viti I Klon B Δ Δ Viti II Klon C Viti III SHTAMM Viti IV SUPER SUPER ELITË Viti V SUPER ELITË Viti VI ELITË Viti VII RIPRODHIMI I PARË Viti VIII RIPRODHIMI I DYTË Viti IX 3.4- Prodhimi i farës nga mbjelljet verore a- Mundësitë: Një rezervë potenciale për prodhimin me sukses të farës me vitalitet e të pastër nga sëmundjet, është ajo që bëhet në zonën e ulët bregdetare, në mbjelljet e dyta verore. Kjo për shkak të karakteristikave klimatike të kësaj zone, sepse rritja e bimës përkon në kushte të përshtatshme klimatike dhe pa rrezik infektimi nga viruse. Kushtet nga korriku deri në nëntor, që rritet bima, plotësohen më së miri. Numuri i afideve në këtë sezon bie deri në zero, prandaj prekja nga viruset në këtë sezon është 50-66 % më e ulët se në zonat malore. Formimi i tuberave përkon me temperatura normale 17-19 ºC, që jep kokra shumë vitale, nuk jep fijëzim, bulëzim e degjenerim ekologjik. Kjo farë jep 5-47 % më shumë se ajo e zonave malore. Afatet më të mira për mbjellje janë nga 20 korriku deri 10 gusht, që të shmangen ngricat e vjeshtës. 18

Fusha nga prodhimi i patates verore (Divjakë 2008) b- Faktorët kufizues: Prodhimi i farës nga mbjelljet verore ka disa vështirësi, që janë: Sigurimi i farës: Për mbjelljet verore ka vështirësitë sigurosh farë për këto afate mbjellje. Mundësitë për këtë janë të sigurohet me farë të importit, e marrë kjo në afate të vona në prill e maj, ose nga vjeljet e hershme të prodhimit të kësaj zone. Në të dy rastet tuberat deri një muaj para mbjelljes mbahen në 2-3 ºC. Pastaj fara vendoset për bulëzim në hangarë ose ambjente të mbrojtura nga rezet direkte të diellit. Zgjimi i farës: Tuberat e shkulur në pranverë-verë nga zona e ngrohtë nuk arrijnë të mbijnë, sepse ato futen në qetësi mbas shkuljes për 12-20 javë. Kjo kërkon zgjimin e tuberave, në temperaturë 20 ºC dhe lagështi 80-90 %, për 1-2 muaj, ose me preparate. Shërbimet e stinës: Mbjellja përkon me temperatura të larta e pa reshje. Kjo kërkon ujitje, para e pas mbjelljes për të siguruar mbirjen. 4- TEKNOLOGJIA E PRODHIMIT TE FARES Rendimentet e patates tek ne variojnë nga 200 deri 600 kv/ha, kjo sipas mundësive të shërbimeve e cilësisë së farës. Teknologjia e kultivimit për farë është e njëjtë me atë për prodhim të zakonshëm, duke i kryer shërbimet në nivel më të lartë e të shoqëruara me disa masa të veçanta. Ja disa prej tyre: 4.1- Pregatitja për mbjellje Zgjedhja e vendit dhe izolimi: Zona apo tokat ku do bëhet prodhimi i farës duhet të plotësojë disa kushte, si: aty ku nuk janë të përhapura afidet, larg burimeve të infeksionit të jashtëm, e rrethuar me zona mbrojtëse, zona të freskëta, me ajrim e erëra, me lagështi, pa vegjetacion drurë frutorë, me lartësi mbi 1000 m. 19

Qarkullimi bujqësor: Prodhime të mira merren pas drithërave, pas bishtajoreve, bimëve livadhore 1 vjeçare e shumëvjeçare. Pas vetvehtes mbidhet pas disa vjetësh, pas 5-6 vjetësh, kuptohet që jo monokulturë. Toka dhe përgatitja e saj: Patatja pëlqen toka të shkrifta, pak të lidhura, subargjilore e subranore të lehta, toka torfike, pyjore e livadhore, të thella, subargjilore, toka pyjore e livadhore, toka të reja të shpyllëzuara, të bonifikuara, toka të lehta, jo të rënda e të ngjeshura, e përshkrueshme, me ph 4.5-7. Pas bimëve livadhore, kujdes nga dëmtuesit e tokës. E rëndësishme gjendja fizike e tokës, që përgatitet me punime. Toka shkriftohet thellë, që të ketë përshkrueshmëri të ujit, ajrit e ngrohtësisë, që të zhvillohet sistemi rrënjor. Të eleminohen punimet apo tokat që lenë plisa, pa lagështi, pa strukturë, shtrat i shkrifët. Në toka të rënda punimi bëhet që në vjeshtë qilizëm 41-50 ose punim i thellë 31-35 cm. Në tokat e lehta punimi deri 30 cm. Para mbjelljes, në pranverë, punime 26-30 cm. Para mbjelljes përdoren mjete të lehta, sa më pak kalime të mjeteve, e toka me lagështi normale. Në toka argjilore bëhet punim e mbjellje brenda ditës. Plehrimi: Bima ka kërkesa të larta për ushqim. Për një prodhim 30 kv/dyn tërhiqen nga toka 15 kg azot, 5.6 kg fosfor, 27 kg potas, 2.2 kg squfur, 12.8 kg calcium, 2.5 kg magnez. Për plehrimin gjykohet sipas tokës, parabimës, kushteve klimatike, ujitja, etj. Plehu organik hidhet në vjeshtë, ose të hidhet i dekompozuar mirë. Patatja thith 25 % të azotit, 40 % të fosforit dhe 70 % të potasit. Për ushqimpërdoret plehrim i gjelbër, si bathë e lupin. Plehrimi mbështetet në bilanc, ku normat e plehrimit llogariten për rendimente 30-50 kv/dyn, sepse normat më të larta rezikojnë për kushte e infeksion më të lartë të sëmundjeve. Sasia e plehut organik të rekomanduar është 20-30 kv/dyn të shpërndara në sipërfaqe, ose në brazda ose fole (gropa). Më efektive hedhja në brazda. Plehu azotik hidhet në dy duar, në mbjellje e në prashitjen e parë, në sasinë 10-20 kg lëndë aktive/dyn, me përparësi forma amoniakale, si sulfat amoni. Vetëm në toka të lehta hidhet në disa duar. Plehrat fosforike hidhen në doza 10-20 kg lëndë aktive/dyn, në plehrim bazë, bashkë me plehun organik. Potasi përdoret në doza 20-30 kg/dyn, ku pëlqehet në formë sulfati, se klori e natriumi kanë ndikim negartiv. Pregatitja e farës: Në cilësinë por dhe sasinë e tuberave për mbjelle kanë rëndësi kushtet e konservimit dhe përgatitja për mbjellje. Tuberet për mbjellje zgjidhen uniformë në madhësi, të shëndetshëm, e më aftësi për mbirje. Tuberet me diametër mesatare, me madhësi 40-80 gr, që i përkon normës 2.5 kv farë/dyn, japin rendimente të mira. Por dhe tuberet e mëdha japin shumë kërcej, lidhin shumë kokra, të cilat mbeten me madhësi gati për farë. Tuberet e vogla japin bimë të dobëta, të ndjeshëm ndaj kushteve. Prerja e tubereve të mëdha rrit shanset për prekje për sëmundjet, nga ana agroteknike nuk paraqet problem. Prerja bëhet me disinfektim të thikës pas çdo tuberi. Prerja bëhet 1-2 javë para mbjelljes, me prerje për së gjati, pa e ndarë zhardhokun deri para mbjelljes. Bulëzimi: Eshtë një masë me rëndësi, që ka qëllim të vendosë tuberat për mbjellje në kushte e lagështi të favorëshme në magazina apo hangarë për mbirje, meqëllim që të përshpejtohet koha e mbirjes dhe të eleminojë prekjet e hershme të tuberave në tokë nga rizoktonia e etj. Me farë të bulëzuar ka më pak mungesa bimësh në fushë, disa faza (mbirja) kalojnë në kushte më të mira se në tokë, zhvillohen disa sytha e jo vetëm 20

njëri (dominimi i majës). Këto japin rrënjë të fuqishme. Fitohet hershmëri, sigurohet rendiment 30-40 % më shumë. Mbirje jo normale e zhardhokëve Teknika e bulëzimit: Tuberat për mbjellje vendosen në ambjente të përshtatshme, si depo, magazina, hangare apo mjedis i jashtëm i i izoluar, në shtresa me trashësi 10-15 cm, duke i lënë në arka ose vendosen mbi kashtë, rrogoza, etj. Kokrat vendosen rreth dy muaj para mbjelljes në fushë, në 15-20 ºC, në errësirë që të stimulohet mbirja e sythave. Kur mbijnë temperatura ulet në 10-12 ºC dhe i jepet ndriçim difuz, që sythat të mos zgjaten por të mbeten të shkurtër dhe të trashë. Kuptohet që lagështia e ajrit duhet të jetë 80-90 %. Për mbjelljen e tubereve të mbira tregohet kujdes që të mos dëmtohen sythat, prandaj ato transportohen në arka, kosha, etj. 4.2- Mbjellja Si për çdo bimë proceset më të rëndësishëm për mbjelljen janë: Afati i mbjelljes: Kjo varet nga kushtet klimatike e tokësore ku bëhet mbjellja. Tuberat rriten normalisht kur temperatura në thellësi 10-12 cm arrin në 7-8 ºC. Në temperaturë më të ulët mbirja pengohet, e preken nga rizoktonia. Ja si ndikon temperatura në mbirje: Në 19-23 ºC mbirja bëhet për 2-3 javë, në 13 ºC pas 4-5 javësh. Në mbjelljet e hershme mbirja zgjat, kur mbillet në shkurt mbirja arrin pas 2 muajsh dhe në në mars pas 3-4 javësh. Kultivarët e hershëm mbijnë më shpejt. E rëndësishme është lagështia e tokës. Bulëzimi rregullon këtë afat, duke e shkurtuar periudhën e mbirjes. Afatet mesatare më të mira për mbjelljet pranverore janë: për zonat kodrinore gjatë muajit mars; për zonat paramalore (fusha e Korçës) gjatë prillit; për zonat malore nga 20 prilli deri 10 maj. Këto sigurojnë mbirje e riitje normale, dhe një prodhim maksima, për shkak se shfrytëzohen të plota të gjitha kushtet klimatike. 21

Varësia e prodhimit nga afati i mbjelljes 250 200 Rendimenti 150 100 Series1 Series2 50 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Afati Dëndësia e mbjelljes: Sigurimi i bimëve është i nevojshëm për prodhimin. Dëndësia përcaktohet nga destinacioni, sepse ajo ndikon në madhësinë e farës. Tek patatja dëndësia matet me numurin e kërcejve për njësi të sipërfaqes. Dëndësia sigurisht varet nga kushtet klimatike, pjelloria, niveli i shërbimeve, kultivari, etj. Kur rritet dëndësia, rritet numuri i tubereve, por ulet pesha e tyre, e kundërta në dëndësi të vogla teberet rriten. Në dëndësi ndikim ka madhësia e tuberit që mbillet. Kështu për të siguruar një dëndësi normale prej 15 kërcej/m2, distancat variojnë nga madhësia e tuberit. Kështu për kokrat 28-35 mm dëndësia realizohen me distancat 60-70 x 28-24 cm; për kokrat 35-45 mm distancat 70 x 38 cm; për kokrat 45-55mm distanca 70 x 48 cm. Sipërfaqia e tokës duhet të mbulohet nga masa vegjetative kur bima është në lulëzim për këto arësye: të shfrytëzohet rezatimi diellor, të sigurohet temperatura në brendësi e tokës, të sigurohen lagështia e tokës e ajo ajrore, të zhduken barërat e këqia, etj. Pamje e bimës me dy dhe tre kërcej 22

Thellësia e mbjelljes: Në toka të lehta e të thata mbjellja bëhet më thellë (8-12 cm), ndërsa në tokat e rënda (6-8 cm). Mbjellja thellë vonon mbirjen, ndërsa ato të cekta mund të dëmtojnë mbirjen. Thellësia varet nga tipi i tokës, madhësia e farës, kushtet klimatike, etj. Mënyra e mbjelljes: Kjo ka të bëjë me vendosjen e tuberave në një vijë, në një thellësi e largësi, në lagështi normale, pa dëmtuar sythat mbirrës. Sipërfaqia mbas mbjelljes mund të jetë e sheshtë (në toka të lehta e pak lagështi), ose kreshtë (toka të rënda e me lagështi). Hapja bëhet me gropa ose me brazda, këto të hapura me krahë, me plug, me parmenda ose me kultivator. 4.3- Shërbimet kulturore: Pas mbjelljes tregohet kujdes për të lehtësuar mbirjen e tubereve. Dalja e barrërave të këqia dhe ngjeshja e tokës përbën rrezik prandaj kryhet prashitja për të shkriftuar tokën. Kur ka nevojë kryhet lesimi i tokës për prishjen e kores, shkatërimin e barërave, ajrosjen e shkriftimin e tokës. Prashitja: Kur bimët kanë arritur 8-10 cm lartësi, që të mbahet toka shkrifët, të ruhet lagështia, të mobilizohen lëndët ushqyese e të luftohen barërat e këqia bëhen punime mbas mbjelljes. Sipas nevojës mund të bëhet shkriftimi me kultivator e pastaj prashitja në thellësi 12-16 cm. Numuri i kultivimeve e prashitjeve varion sipas gjendjes së tokës. Mbushja (mbathja): Për të nxitur zhvillimin e kërcejve nëntokësorë e të stoloneve që përfundojnë me tubera, bëhet mbathja e bimës me dhè. Ky proces stimulon stolonet që dalin nga baza e kërcellit, por rregullon dhe regjimin ujor e ajror, shduk barërat, mbron tuberat nga drita, vrugu, etj. Mbushja bëhet kur bimët janë 15-20 cm dhe në fazën e gonxhimit, pa mbyllur reshtat bimësia. Kryhen 1-2 mbushje, sipas tokës, lagështisë, etj. Mbushja bëhet me shat ose mjete mekanike. Mbathja e bimëve 23

Ujitja: Eshtë faktor kryesor, ku patatja transpiron 0.5-2.5 litra ujë për bimë/ditë. Kërkesat më të pakta, por të nevojëshme, i ka në mbirje. Kërkesat më të mëdha i ka në fillim të tuberizimit deri në lulëzim. Ujitjet bëhen me brazda, me shi, me pika, ku në formë shiu është më e preferuara, por kjo e fundit nxit vrugun. Frekuenca e ujitjeve varet nga klima, toka, e bimësia, duke variuar nga 3-10 ditë, duke mbajtur tokën në lagështi 70-80 % të kapacitetit të plotë ujor. Pas lulëzimit, tuberat shkojnë drejt pjekjes. Ujitja ul fenomenin e fijezimit e të degjenerimit. 4.4- Masa të tjera: Ujitja në formë shiu Pastrimet fitosanitare: Parcelat e farës sigurohen në distanca nga parcelat e tjera që mund të jenë burrim infeksioni, që të mos infektohen, por dhe brenda parcelës merren masa që të mos përhapet infeksioni. Për këtë bëhet pastrimi i parcelës nga bimët që shfaqin shënja sëmundje. Procesi i pastrimit fillon nga mbirrja e deri para fillimit të fluturimeve, duke hequr dhe tuberat e pambira dhe bimët e prekura. Pastrimi bëhet sapo bimët kanë madhësinë 10-15 cm lartësi dhe vazhdon gjatë vegjetacionit. Në fillim hiqen bimët e dobëta, të cilat mund të jenë bimë me sëmundje virale të fshehta (latente). Gjithashtu hiqen tuberat mëmë të pambira. Pastrimi kryhet të paktën dhe 2 herë, të cilat duhet të përfundojnë para fillimit të fluturimit masiv të morrave, që përkon në fund të korrikut apo fillimi i gushtit. Shkulja e bimëve të prekur bëhet më rrënjë, e ato nxirren jashtë parcelës. Në praktikën e prodhimit në Pukë janë bërë deri katër kontrolle, duke bërë pastrimin e bimëve të prekura. Punonjësit e pastrimit duhet të instruktohen për sëmundjet e për procesin, duke i njohur shënjat e sëmundjeve. 24

Nga puna për pastrimin fitosanitar Zhdukja e gjetheve: Eshtë masë e domosdoshme tek parcelat e farës, që kryhet para vjeljes së prodhimit. Ajo kryhet për dy qëllime: për sigurimin e pastërtisë nga sëmundjet, duke e pakësuar shkallën e prekjes në fazat e fundit të zhvillimit dhe uniformizimin e madhësisë së tubereve, sepse uniformizon kokrat. Zhdukja e masës ka këto përparësi: Pakëson shkallën e prekjes së bimëve nga viruset në fazat e fundit që mund të ndoshin me anë të kontaktit apo me afide; kufizon zmadhimin e tuberave, që të merret më shumë prodhim për farë; eleminon prekjen e tuberave nga vrugu, që mund të transmetohen nga gjethet e prekura të bimëve në thellësi të tokës me anë të ujit; lehtëson vjeljen e prodhimit; dhe jep mundësi të përshpejtohet pjekja e tuberave. Procesi i zhdukjes bëhet me mjete fizike, kimike e termike. Ajo bëhet me prerje të vegjetacionit ose me djegje të saj me gurkali, etj. Kjo masë e thjeshtë eleminon prekjen e tuberave nga vrugu i masës gjethore, lehtëson vjeljen dhe shpejton pjekjen e kultivarëve të vonë. Si afat për pastrim përcaktohet kur nuk ka arritur fluturimi masiv i afideve, kur zhardhokët kanë arritur madhësinë e farës, që korespondon për zonën malore në fund të korrikut-fund i gushtit, ose 110 ditë pas mbjelljes. Zhdukja më herët ul prodhimin e përmbajtjen e amidonit. Pas prerje ose djegies së gjetheve tuberat rinë në tokë 25-30 ditë që të forcohet lëkura. Vjelja: Bëhet kur tuberat kanë arritur pjekjen fiziologjike, ku bimët janë tharë e tuberat kanë forcuar lëkurën (lëvoren). Shkulja bëhet me dorë ose mjete si parmenda, plug ose kombajna, pa dëmtuar tuberat. Tubeta mblidhen me shporta, kosha, arka, thasë, pa shkaktuar plagosje të tyre, duke i pastruar nga dheu. Prodhimi transportohet në vendet e seleksionimit e konservimit. Kur vilet në shi, tuberat lihen të thahet dheu. Pas vjeljes kryhet kontroll i parcelës për tuberat e mbetur. Më pas kryhet seleksionimi i kokrave, duke veçuar të dëmtuarat, të kalburat, të prekurat, por dhe ndarja në fraksione, sipas destinacionit, për konsum për farë. 25