Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Gjuha shqipe dhe letërsia 11

Σχετικά έγγραφα
Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

ENIGMA. Robert d ANGÉLY ENIGMA... nga pellazgët te shqiptarët Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA Tiranë 1998

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Shkenca 12. Botime shkollore Albas

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Libër mësuesi për tekstin Gjuha amtare 6

Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

BALLKANI I DEHUR JANIS LILIS SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME. Parathënia nga Nasho Jorgaqi. Përktheu Panajot Barka

ΠΑΝΔΠΙΣΗΜΙΟ ΣΙΡΑΝΩΝ ΥΟΛΗ ΙΣΟΡΙΑ ΚΑΙ ΦΙΛΟΛΟΓΙΑ ΣΜΗΜΑ ΛΟΓΟΣΔΥΝΙΑ. Παναγιώτης Μπάρκας Αναπλ. Καθηγητής ΡΟΛΑΝΣ ΖΗΙ

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Libër mësuesi për klasën e katërt

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË GREKE

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Libër mësuesi. Gjuha shqipe dhe letërsia 11. Edlira Gugu Nexhmie Muça. Botime shkollore Albas

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

K O S T I S P A L A M A S TË JESH I BUKUR DHE TË VDESËSH

REFERIME NE KONGRESE TË STAFIT AKADEMIK TË DEPARTAMENTIT

Libër mësuesi për tekstet Historia 6-7-8

I}$E SF$RTIT MATURA SHTETIIRORE, MIN{ISTRIA E ARSIIITIT. liinua.: GJUHE GREKE (Niveli 82) PROGRAMET ORIEI{TUESE IKOLLA MIRATO

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Propozim për strukturën e re tarifore

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014 SESIONI I. E mërkurë, 18 qershor 2014 Ora 10.00

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA. Disertacion

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

«Ζ ΣΤΠΟΛΟΓΗΑ ΣΩΝ ΓΖΜΟΗΟΓΡΑΦΗΚΩΝ ΚΑΗ ΛΟΓΟΣΔΥΝΗΚΩΝ ΚΔΗΜΔΝΩΝ ΣΖΝ ΔΦΖΜΔΡΗΓΑ «ΛΑΪΚΟ ΒΖΜΑ»

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Libër mësuesi Matematika

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.7/8, Korrik - Gusht 2012

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Nexhmije Doko Miranda Dervishaj. Libër mësuesi për tekstin shkollor TIK 4

Lajmëtari i Radio Marisë

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

NJERIU NE PERSPEKTIVEN E FILOZOFISE GREKE E DOKTRINES SE KRISHTERE NE MENDIMIN E GREGORIT TE NISES

UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KORÇË AKADEMIA JUBILARE ME RASTIN E 40-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

Nikos Kazantzakis LETËRSI. roman

Disa rezultate në studimin e zhvillimit historik të gjuhës shqipe

MESAZHE NGA KLASA II. ~ Modele të mësimdhënies ndërvepruese ~ Financuar nga

NATASHA KAZMAJ (KALEMI) NATASHA PEPIVANI

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

PROFILE DHE... MË SHUMË

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE

LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 7

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11)

Detyra për ushtrime PJESA 4

Lajmëtari i Radio Marisë

ANTIFA B Με κρίση ή χωρίς, ο ρατσισμός είναι σκατά E A #1Φλεβάρης 2015 T

Kujtimet dhe letrat e dishepullit të dashur: Ungjilli i Gjonit, 1, 2 dhe 3 Gjonit

BIJAT E MARISË NDIHMËTARE NË FESTË

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Article 25 in LCPJ. Abstract

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave

E shtunë 5 Shkurt Σάββατο 5 Φεβρουαρίου :30. Ώρα Έναρξης TEMATIKA: ORTOPEDIA

Η Νεολιθική εποχή και η εποχή του Χαλκού στην Αλβανία

Nyjet, Deget, Konturet

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Metodat e Analizes se Qarqeve

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Kumbona e së Diellës KRYEDIOQEZA METROPOLITANE SHKODËR - PULT. Nr.3/4, Mars - Prill 2016

AKADEMIA ESHKENCAVE DHE EARTEVE EKOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXV SEKSIONI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

Të jetuarit në demokraci

Flas dhe Shkruaj Shqip

FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

Συνέντευξη στην εφημερίδα PANORAMA 9/2/09

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Altin Kocaqi. DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane "MARIN BARLETI" 2013 GJUHËSIA BORGJEZE EUROPIANE

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

ΜΕΣΑΠΣΤΥΘΑΚΗ ΕΡΓΑΘΑ «Ο ΝΘΚΟ ΚΑΣΑΛΘΔΑ ΚΑΘ ΣΟ ΛΟΓΟΣΕΥΝΘΚΟ ΣΟΤ ΕΡΓΟ»

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Teori Grafesh. E zëmë se na është dhënë një bashkësi segmentesh mbi drejtëzën reale që po e shënojmë:

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

KLIKONI KËTU

forum Ferizaj Ferizaj

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Libër për mësuesin Matematika 9

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Transcript:

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Gjuha shqipe dhe letërsia 11 (me zgjedhje të detyruar) Botime shkollore Albas

Shënim. Ky Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore; për projekte dhe veprimtari praktike. Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.

3

4

5

6

7

8

9

MËSIME MODEL Linja I Moduli 1 (3 orë). Historia e Shqipërisë si konflikt etnik dhe historik te Lahuta e Malcis Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Të bëjë lidhjen midis veprës, historisë kombëtare e më gjerë dhe historisë së shkurtër të krijimit të veprës letrare. Të përcaktojë rrethanat historike e politike të mjedisit shqiptar, kur u shkrua vepra. Të argumentojë rrethanat në të cilat lindi vepra Lahuta e Malcis. Të dallojë personazhet dhe t i klasifi kojë ato në: protagoniste, antagoniste, historike, mitologjike. Të përshkruajë fi gurën e luftëtarit shqiptar. Të bëjë një ese argumentuese. Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri Lahuta e Malcis, vlerësime nga fi gura të shquara për Fishtën. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim në grupe i njohurive Punë në grupe Ndërtimi i njohurive Harta e personazheve Diskutim (me drejtimin e mësueses Punë me klasën Përforcimi Praktikë e pavarur Ese argumentuese Punë individuale Zhvillimi i mësimit Prezantimi i Fishtës si autor epik Dëgjohen vargje të Lahutës së Malcis të interpretuara nga aktori Reshat Arbana. Në dërrasë me fi sha është shkruar përkufi zimi: Lahutë vegël muzikore (sipas fjalorit) Malcia mjedis gjeografi k shqiptar Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim: - Pse për shqiptarët Lahuta dhe Malësia kanë një domethënie të veçantë? 1. Parashikimi. Stuhi mendimesh Intelektual Politikan Prift GJERGJ FISHTA Figurë e shumanshme Poet Epiku më i madh Atdhetar 2. Ndërtimi i njohurive. Harta e personazheve. (Diskutim me drejtimin e mësuesit/es) Drejtohen pyetjet: Grupi I - Si mendoni, në ç periudhë kemi formimin e Gjergj Fishtës? - Si përshtatet ai në kushtet e reja që u krijuan në shek. ΧΧ? Përgjigje: Gjergj Fishta u formua në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Është vazhdues autentik dhe i drejtpërdrejtë i saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në 10

shek. XX. Mënyra e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Grupi II - Listoni ngjarjet historike në të cilat mori pjesë Gjergj Fishta. Përgjigje: Fishta ka bërë një jete politike dhe shoqërore tepër aktive, duke qenë protagonist në ngjarje, si Kongresi i Manastirit (1908), Kryengritja për Pavarësi Kombëtare (1910-1912), Rrethimi i Shkodrës (1912-1913), Lufta e Parë Botërore (1914-1918), Konferenca e Paqes në Paris (1919-1920), Parlamenti i Parë Shqiptar (1921-1924), Revolucioni Demokratik Borgjez (1924). Grupi III - Ç dini ju për historinë e shkrimit të kryeveprës Lahuta e Malcis? - Kur u botua? (1937) - Pse Fishta është quajtur Homeri i Shqipërisë? Përgjigje: - Për tonet e madhërishme historike. - Burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve. - Shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave. - Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin. - Ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm fi lozofi k, dramaticiteti i veprës. Harta e personazheve në veprën Lahuta e Malcis. Protagoniste-historike: e Krajl Nikolla Ded Gjo Luli Abdyl Frashëri Ali Pasha i Gucisë Marash Uci Mark Milani Heroi qendror - Heroi anonim Personazhet Të trilluar: Tringa Oso Kuka Mitologjike Orët e Shqipërisë Orët e fi seve Orët e çdo luftëtarit etj. Zanat, kuçedrat Dragonjtë, lugetërit, hijet 3. Përforcimi. Praktikë e pavarur (Ese argumentuese) Në këtë fazë të orës mësimore propozohen 2 tema: a.interpretoni konfl iktin mes shqiptarëve dhe sllavëve si konfl ikt etnik-historik dhe ky konfl ikt në kushtet e reja të globalizimit (kufi jtë tanë),(optika e re). b.figura e Oso Kukës, fi gura e luftëtarit shqiptar. Propozohet punë me projekt. Vlerësime për fi gurën e Fishtës nga fi gura të shquara. Rima në poemën Lahuta e Malcis si element që shpreh qëndrimin ideo-emocional të poetit. Pasuria gjuhësore, krahasimet burimore, urimet, mallkimet, arkaizmat (nxënësit mund të realizojnë një fjalorth me to). Detyrë shtëpie. Ilustroni me vargje karakteristikat e zbuluara në veprën Lahuta e Malcis. Argumentoni rrethanat në të cilat lindi Lahuta e Malcis. 11

Material në ndihmë të mësuesit Linja I. Historia e shqiptarëve si konflikt etnik dhe historik te Lahuta e Malcis Moduli 1. Rrethanat historike e politike të mjedisit shqiptar Në ditën e lamtumirës me Atë Gjergj Fishtën, personaliteti i njohur i kulturës shqiptare, Aleksandër Xhuvani, mes të tjerash, tha: Nuk ka qenë Fishta për ne vetëm një poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe një edukator i rinisë sonë. Nuk kanë mësue e shijue nxënësit e shkollave tona, vetëm artin e tij poetik, bukurin, e harmonin e vargut, rrjedhshmërinë e dlirsin e stilit e të gjuhës së tij, qi asht një thesar i pashterrun frazeologjie e leksikologjie të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si një nektar të hyjnueshëm të bletës atike, idealet ma t nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashurinë për të mirën, të bukrit, të drejtën e të vërtetën. Bazuar në këtë vlerësim analitik, ç peshë kanë pasur rrethanat historike e politike, në ngjizjen e veprës epike Lahuta e Malcis? Ç rol mund të luante Fishta në vetëdijesimin e shqiptarëve duke u fokusuar te rrënjët kombëtare? Mund të jetë rastësi intelektuale motoja Ubi spiritus, ibi libertas në profi lin vizionar të Fishtës? -Kontributi i Fishtës në skanerin e rrënjëve tona kombëtare lidhet me një mori situatash e zhvillimesh politike, që rrugëtuan në rrafshin horizontal me nocionin lapidar fi shtjan Shqipëri është kudo ku fl itet shqip dhe në rrafshin vertikal, me idenë Shqipëria u bë, le të bëjmë shqiptarët. Përballë këtij kryqëzimi historia shqiptare do të kthehej në frymëmarrjen e universit të tij poetik. Ai e kundroi historinë si Legjenda, ku shqiptari kthehet në identitetin e tij të lashtë me pikësynimin e arritjes së ardhmërisë. Fishta jo vetëm u mahnit nga historia stërshekullore shqiptare, por edhe u bë interpreti i këtij thesari të groposur të humnerave të kohës. Me këndvështrimin e intelektualit atdhetar që i kapërcen epokat, arriti ta shpaloste historinë tonë para botës perëndimore dhe ta ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament, që kurrsesi nuk mund të zhbëhej. Trajektorja e kontributit të tij historik kalon nëpër stacione vetjake e kombëtare, që realizojnë një hartë të vërtetë të gjeografi së atdhetare fi shtjane. Nga pagëzimi i tij prej atdhetarit arbëresh, Leonardo de Martini, deri te mesha e parë në moshën 23-vjeçare, Fishta dëshmoi se qenia e tij kishte një destinacion: kujtesën historike të kombit, të cilën e zbuloi edhe në krijimtarinë epike të Kaçiqit, kur ai i këndoi Gjergj Kastriotit, të Martiqit, të Mazhunariqit me Vdekjen e Smail Agë Cengiqit, teksa studionte në Bosnjë. I gjetur në shtratin e rrjedhës historike kombëtare, Fishta shfaqet si një ndër nismëtarët e shoqërisë Bashkimi, fi lozofi në e së cilës e pohoi në Kongresin e Manastirit me ligjëratën Për alfabetin latin. Këtij çasti i referohet studiuesi G. Petrota kur tha: Si gojëtar shkëlqeu mbi gjithë gojëtarët Shqiptarë... ku foli për më se një orë e gjysmë, në mes të mahnitjes dhe të admirimit të të pranishmëve. Trashëgimia e Fishtës spikat në tërheqjen ndaj magjisë që rrezatonte folklori shqiptar, që bashkë me zgjimin e vëmendjes atdhetare dhe estetike, nxori në pah prirjen e tij për t iu drejtuar gurrës së pashtershme të motiveve të trimërisë, gjë që do ta çonte në krijimin e veprës epike Lahuta e Malcis. Rrethanat në të cilat u krijua Lahuta dëshmuan se, kur ndjenja e poetit rrokte lartësitë, arti i tij depërtonte thellësive historike, si rrallëkush në trashëgiminë e letërsisë shqipe. Mbase kjo 12

qe arsyeja që Norbert Jokli, albanologu i shquar, e cilësoi Fishtën romantik kombëtar me veprën Lahuta e Malcis, si për të konkluduar mbi emblematiken fi shtjane. Vepra madhore e Fishtës edhe pse sfondin e kishte historik, e treti legjendën në çdo ind të universit kombëtar, ngaqë botëkuptimi i autorit kishte dalluar në duetin histori-legjendë, përjetësinë. Ai e përcolli këtë realitet jo vetëm përmes ngjarjeve, por edhe me anë të personazheve. Poeti zgjodhi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për ta vendosur si dekorin ku do të lëvizte historia përmes sulmit të Knjazit të Malit të Zi që synonte të gllabëronte trojet shqiptare deri në Kalanë e Rozafës. Nëpërmjet kësaj optike do ta plotësonin tablonë Oso Kuka, Soko Tona, Taro Pllumi, Kaçel Doda e Kerrni Gila, Prenk Markola, Coku i Mar Kolë Dimit, që përfaqësojnë një bajrak ose një krahinë në këtë ndeshje të kahershme mes shqiptarëve si pasardhës të ilirëve dhe malaziasve si sllavë të jugut. Galeria e personazheve ndryn fate dhe jetë dramatike, ku njerëzorja dhe kombëtarja plotësojnë njëra-tjetrën. Moria e personazheve kërkonte modelimin e tyre individual, gjë që i dallon ata nga njëri-tjetri. Në këtë galeri ka vend për Marash Ucin, por edhe për Avdi Hisën, që e risjell folklorin shqiptar përmes vajtimit të së motrës, sikurse dallon në të Oso Kuka, pa harruar Ali Pashë Gucinë. Origjinaliteti i Fishtës shfaqet në një optikë primitiviste, që i vesh heronjtë me ngjyrat e legjendës, për t i bërë kësisoj më të besueshëm si personazhe epikë. Personazhe protagoniste janë Marash Uci, Oso Kuka, të cilët përcjellin motivin e qëndresës dhe të fl ijimit në emër të idealit më madhor, atij kombëtar. Përballë tyre si antagonistë vendosen Krajz Nikolla, Vulo Radoviqi, Zeliq Gjura (shqiptar që tradhton atdheun) Mark Milani. Bukurinë e galerisë së personazheve ia shtojnë fi gurat historike si : Dervish Pashai, Çun Mula (bajraktari i Hotit), Rrustem Uka, Ali Qorri, Dedë Gjon Luli, Turgut Pashai, Luigj Gurakuqi. Ndërsa tharmin mitologjik e gjejmë në personazhe të tilla si Zanat, Orët, Kuçedrat dhe dragonjtë. Gjergj Elez Alia. - Luftëtari shqiptar në analitikën e Fishtës është trimi që di se përse lufton, që di të mbrojë dinjitetin e tij që ia del mbanë të lartësojë emrin e kombit dhe të gjejë në betejën për lirinë e trojeve amtare, kuptimin e një jete që fi snikëron cilido që për atdheun jep vetveten. Natyra legjendare e bën më të besueshëm luftëtarin shqiptar që kërkon të mbrojë ardhmërinë e kombit, pavarësisht çmimit që paguan. Nisur nga citimet e mëposhtme ose si refl eksion mbi raportin mes konfl iktit sa etnik aq edhe historik, nxënësit të bëjnë një ese argumentuese me këto tema: 1. Një dritë homerike shkëlqen në veprën e tij Eqrem Çabej 2. Lahuta e Malcis e Atë Gjergj Fishtës shfaq ndiesitë më të thella dhe karakteristikat më të kristalizuara që i ka ruajtur raca shqiptare përmes shekujsh plot shtrëngata. Sterio Spasse 3.... për të qenë koherent me vedvedi (Fishta) ashtë shtrënguar me krijue vetëm heroj Pashko Gjeçi 13

Moduli 2 (3 orë). Cikli i Lidhjes së Prizrenit, i Marash Ucit dhe i Patër Gjonit. Personazhet Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të zbërthejë konfl iktin historik që bëhet objekt pasqyrimi te Lahuta e Malcis. - Të evidentojë ngjarje dhe personazhe historike si pjesë e historisë kombëtare. - T i klasifi kojë personazhet në protagoniste dhe antagoniste e t i ilustrojë me vargje. - Të evidentojë personazhet mitologjike që sjell poeti në këtë konfl ikt historik. - Të përshkruajë rolin e personazheve historike të veprës në ngjarjet e mëdha të historisë. Mjetet mësimore: teksti mësimor, vepra Lahuta e Malcis, materiale nga interneti. Struktura mësimore. PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimesh, Diagrami i Venit, Diskutim Punë me klasën Ndërtimi i njohurive Di/Dua të di/ Mësova. Stuhi mendimesh Pune me klasën Përforcimi Ese argumentuese/punë me shkrim Punë individuale Zhvillimi i mësimit 1. Parashikimi. Stuhi mendimesh - Rikujtoni ngjarje që kanë të bëjnë me konfl iktin historik të veprës. Traktati i Paqes i Shën-Stefanit (3 mars 1878) i ndante trojet shqiptare mes Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi Konfl ikti historik te Lahuta e Malcis Konflikti historik Lahuta e Malcis Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1879) kundërshtoi Kongresi i Berlinit (13 qershor- 13 korrik 1878) vendosi t i jepte Malit të Zi, Plavën dhe Gucinë,Greqisë vendosi t i jepte Çamërinë Ose mund të nisim hapin e parë me Diagramin e Venit (konfl ikti historik dhe mitologjik te Lahuta...) Konflikti historik Konflikti mitologjik Traktati i Paqes i Shën- Stefanit (3 mars 1878) i ndante trojet shqiptare me: Krajl Nikollën e Cetinës, mes Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi Konflikti shqiptarë-sllavë Marash Uci e të bijtë e Calëve, carët e Moskovit, sulltanin e Stambollit, regjët e Evropës. 14

-Argumentoni karakteristikat që përbëjnë magjinë e verbit fi shtjan. (Nxënësit e ndërtojnë diskutimin në formën e shkrimit argumentues) Teza: Karakteristikat që e përbëjnë magjinë e verbit fi shtjan. Argumente 1. Fishta zgjodhi tetërrokëshin (popullor) dhe për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri Zanën e Frymëzimit. 2. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin në Lahutën e Malcis 3. Lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja te jorealja e anasjelltas. 4. Personazhe të tjera mitologjike: Orët e Shqipërisë dhe Orë të tjera, Dragonjtë, Kuçedrën Antiteza 1. Për Lahutën... është pëshpëritur nën zë: Më mirë të mos ishte shkruar fare, sesa na ka veçuar prej rrjedhave bashkëkohore të letërsisë evropiano-perëndimore. 2. Lahuta-kronikë sterile e maleve tona Kundërshtimi i antitezës Lahuta bart mitin e etnogjenezës, sepse, siç ka thënë Niçe: Pa mitin çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetëm përmes mitit. Është ai që e bën të jetë një, të jetë unik. Verbi fi shtjan është magjik, sepse lënda mitologjike është vetëm shqiptare dhe krejtësisht pagane. Ajo mitologji ka ekzistuar paralel me mitologjinë greko-romake e biblike. Mitologjia shqiptare ka ekzistuar e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike, ashtu si rodi i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellësive të maleve së paku deri në kohën kur shkruhej Lahuta e Malcis. 2. Ndërtimi i njohurive. Di/Dua të di/ Mësova. Stuhi mendimesh Ndahet klasa në grupe. Grupi I - Ngjarje dhe personazhe historike si pjesë e historisë kombëtare Grupi II - Të klasifi kojë personazhet në protagoniste dhe antagoniste Grupi III - Të evidentojë personazhet mitologjike që sjell poeti në këtë vepër Konfl ikti historik. Di Dua të di Mësova Informacioni i njohur Pyetje rreth asaj që kërkojnë të mësojnë Informacioni i ri që mësuam Më fund të procesit të leximit mësuesi/ja ose nxënësit që kanë informacion për pyetjet që kanë dalë, japin shpjegime për to. Bëhet përmbledhja në tabelën e njohurive të reja që nxënësit mësuan 15

Miti i etnogjenezës Lahuta e Malcis Vepër laike Afetarizmi që cilësoi jezuiti Jozef Valentini Mitologjia e Lahutës së Malcis nuk ka marrë asgjë nga mitologjia biblike 3. Përforcimi. Ese argumentuese/punë me shkrim Hapi i parë Tema I - Lufta e qenieve mitologjike është po aq e rreptë sa ajo e njerëzve. Tema II - Pse areali i fi gurave mitologjike në veprën Lahutën e Malcis nuk është folklorizëm. Hapi i dytë Sugjerime Të lexohen këngët nga Lahuta e Malcis. Kënga 11 Lugati 16 Kuçedra 24 Zana e Vizitorit 26 Koha e re 25 Gjaku i marun (Zana e Madhe dhe Ora e Dormitorit, që quhet ndryshe edhe Ora e Shkjeve, e Karadakut, apo e Malit të Zi, që janë në armiqësi me njëra-tjetrën.) Nxënësit mund të bazohen në këto vargje të këngës: Grykë për grykë e flok për fl ok Herë der m re tue zgjatun shtatin, Ora e Zana ashtu përla, Herë tue hi si shizhilloja; Ç t janë dërmishë shoqe me shoqe! Tash npër tokë porsi dy bolla, M dhambë e m thoj se ç t janë lëvyrë! Shkarrafendu: mandej shrregull Ç po u shkon gjaku rrëkajë npër ftyrë! Prap npër ajr kacrrue n mjet vetit, Fluturim npër ajri, Porsi verës dy pilivoesa, Idhtë n mjet vetit kapërthye Kur shoqe me shoqe hahen: Haju, shaju me mëni, Siell e bje ato njana tjetrës, Vërrit, piskat sa kurr ki n n krye: Me nji pezm, me nji mëni, Fort po u ndiqshin e përpiqshin Mentë e kresë më t pasë mërzi; Po u shkëlvitshin e u llomitshin, Veç kurranjës nuk pi i del Me u ngrehë n shoqe kacagjel. Detyrë shtëpie. Ese me temë - Udhëkryqi historik dhe njeriu përballë tij. - Rrugëtimi i legjendës për t u bërë histori. - Shqipëria mes dilemës së legjendës si histori apo të historisë si legjendë? Material në ndihmë të mësuesit 16

Tema 2. Cikli i Lidhjes së Prizrenit i Marash Ucit dhe Patër Gjoni Personazhet Konfl ikti historikshpërfaqet në ngjarjet dhe personazhet historike si pjesë e historisë kombëtare. Vetëdija kombëtare e Fishtës nuk mund të mos e drejtonte intuitën artistike drejt një përballjeje dramatike mes asaj që është prurje historike dhe asaj që është prurje gojore, duke përcaktuar shtratin ku do të rrjedhë konfl ikti për të sjellë një arkitekturë solide të fjalës së tij. Historikja refl ekton personazhet, kurse gojorja i jep personazhit (të zgjedhur nga Fishta) përmasat e temës që ai ka veçuar në përputhje me fokusin e tij. Fishta si njohës skrupuloz i historisë dhe si zbulues i vlerave të fshehura brenda saj përzgjedh Lidhjen e Prizrenit për t i dhënë fjalës poetike atë lëndoritet që as stuhitë e kohës dhe as trillet e epokave, nuk ia heqin dot. Ai veçon Çun Mulën dhe Dedë Gjo Lulin si përcjellës të mesazhit të Lidhjes së Prizrenit për t i dhënë poetikes vërtetësinë historike. Në këtë kontekst, fjala e urtë popullore Emri rron gjatë në veprat e mëdha, e hapësiron më tej mendimin analitik fi shtjan. - Përmasat e Lidhjes së Prizrenit janë aq madhore, sa me të drejtë kjo ngjarje është përpjekja e parë dhe e fundit për gati një shekull që shqiptarët të bënin historinë si komb unik. Si rëndësia, ashtu edhe dështimi i saj e kapërcyen kontekstin konkret dhe shtrihen në trajektore kohore shumë të mëdha. Për këtë arsye Fishta anatomizon poetikisht ngjarjen duke hedhur dritë me këtë kulmin historik kombëtar. - Nën ballafaqimin mes asaj që buron prej historisë dhe asaj që rrjedh prej mendësisë mitike, Fishta e monumentalizon ngjarjen duke vendosur personazhet e njohur në piedestal. Cilësitë e tyre njerëzore nuk mpaken nga shkëlqimi Kreshnik, përkundrazi i bën ata më të vërtetë, qoftë edhe në konfigurimin heroiko-njerëzor. - Personazhet që mbrujnë lëndën e poemës shpalosin cilësi protagonizmi dhe antagonizmi në përballjen e tyre me njëri-tjetrin. Veçoritë e natyrës krijuese fi shtjane paraqesin shtresime të dukshme e të padukshme, të ndërkallura me njëra-tjetrën si mënyra më e drejtpërdrejtë për ta shpalosur ligjërimin poetik në vazhdën e dramacitetit historik. Kryqëzimi i dritëhijeve emocionale me përsiatjet fi lozofi ke kombëtare i dalton personazhet asisoj që të kenë individualitet të paharrueshëm. - Një nga protagonistët që Fishta ka modeluar me natyrën epike të vargut të tij është Marash Uci, malësori trim që ka parë shumë, madje edhe Afrikën, por që ruan si të vetmen pasuri, detyrimin përkushtues si ushtar i atdheut. Ai sfi don moshën e thyer dhe lufton për mbrojtjen e trojeve amtare nëpërmjet përçmimit të vuajtjes, frikës, pleqërisë, vdekjes. Heroika nuk është stoli e jashtme për Marash Ucin, por thelb i brendshëm që ia kuptimëson jetën përmes bëmave në emër të lirisë. Amaneti i tij është tronditës, siç mund të ndodhë në teatrin epik të kohës. Emri i Marash Uçit dhe Ura e Rrzhanicës treten me njëri-tjetrin. Malazezët thyen. Antagonisti që i përball vendoset Marash Ucit, simbolit të qëndresës popullore shqiptare është Mark Milani, që i sulet Hotit. Në këtë betejë të ashpër antagonizmi nuk është vetëm një person, por është fryma e papajtueshme mes dy etnive që luftojnë të nxitura nga motive të kundërta. Vështirë të gjesh një konfi gurim më të qartë të armiqësisë sesa atë që Fishta shpreh me vargjet: Un Shqyptar, ata janë Shkje Ne na ndan një gjak e i Fe N minë t shosheqit kemi le, 17

Kem ndërmjet një qiell e i dhe Antagonizmi shkon deri në cilësimin e armëve të luftës sipas një logjike të përcaktuar qartë. Për shqiptarët: tagana, huta, martina, karajfi le, breshane, Për malaziasit: novica, petica. - Në relievin mitologjik fi shtjan e ke të pamundur të mos dallosh përkundër vrazhdësisë së luftës, bukurinë e personazheve mitikë. Konfl ikti historik pasurohet nga prania e tyre me ngjyrimet e të pazakontës, të fantastikes, gjë që i jep një ritmikë të admirueshme kronologjisë të ngjarjeve. Këndvështrimi legjendar e bën më poetike ngjarjen, sepse derdh në të optikën e misteriozes, të asaj të panjohure që e lë të mjegullt gjithçka, edhe kur bëhet e qartë. Jo më kot Lasgush Poradeci dallonte liriken brenda epikes së Fishtës. Intuita poetike e drejtoi Fishtën në shtegun ku do të plazmonte Zanën e Malit Vizitor që mbledh Orë e Zana për ta varrosur Tringën. Kjo ngjarje mitologjike brenda ngjarjes historike e bën më të mprehtë konfl iktin. Qeniet mbinatyrore rreshtohen në mbrojtje të shqiptarëve. Madje ato shfaqen tipare kaq njerëzore për nga bukuria e dhembshuria, saqë i japin veprës përmasa universale. Përballë tyre vendoset Ora e Dormitorit, që mbështeste malaziasit, që pasi e lidhin Zana e Malit Vizitor me Orët e Zanat e tjera, e ndëshkojnë me gjarpërinj e breshka. Kësaj galerie poeti i shton Zanën e Frymëzimit, që shpalos bukurinë e traditës iliroshqiptare. Profetika e saj simbolizon ardhmërinë. Figurë dramatike shfaqet Patër Gjoni, që veç besimit te Perëndia, zbulon dashurinë për kombin me të tilla përmasa, që i japin atij dimensione prej heroi legjendar. Ai kërkon armëpushim për të varrosur të rënët dhe kjo e plotëson më tej personalitetin e tij. Duke e marrë si pikë referimi, Fishta na rrëfen se brenda personazhit gjendet vetë autori, që ka moton e jetës së tij: Fe e Atdhe. Personazhet historike sjellin në vepër jo thjesht anën e tyre vetjake, por frymën e epokës që po bënte të pamundurën ta sfidonte pushtimin e trojeve shqiptare. Vetë vizioni që i udhëheq ata dhe misioni që historia u ka ngarkuar i bën personazhet të shërbejnë si udhëheqës në mes të një bote të çmendur ku vdekja kërkon të hedhë vallen e saj, pa e kuptuar se jeta e kishte tashmë skeptrin në dorën e saj. Kjo ndeshje epokale pohon se ngjarjet e mëdha të historisë nxjerrin gjithmonë në pah gjigantë shpirtërorë, që asnjëlloj kurthi apo pabesie nuk i shndërron dot në liliputë, të gatshëm për t ia mbathur nga beteja e jetë-vdekjes. Momentet madhore historike i gjejnë njerëzit e zakonshëm për t i bërë të jashtëzakonshëm, që e ndryshojnë më pas rrjedhën e vetë historisë. Moduli 3 (3 orë). Lahuta e Malcis, modeli i eposit poetik kombëtar Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të dallojë veçoritë e poemës epike. - Të analizojë strukturën e poemës. - Të analizojë narracionin, gjuhën poetike dhe elementet e tjera të mjeshtërisë artistike. - Të identifi kojë tiparet e letërsisë së kultivuar dhe folklorit dhe t i dallojë në vepër. - Të identifi kojë frymën homerike në vepër, nëpërmjet përshkrimit të fi gurave mitologjike, zanave dhe heroike, heronjve. - Të zbulojë mesazhin artistik të poemës Lahuta e Malcis nëpërmjet këngëve të poemës. 18

Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri Lahuta e Malcis. Struktura mësimore: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim në grupe i njohurive Punë në grupe Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën Përforcimi Diskutim përmbledhës Të mësuarit ndërveprues Punë individuale Zhvillimi i mësimit Ta kundrosh Lahutën e Malcis si modelin e eposit poetik kombëtar do të thotë të specifi kosh jo vetëm veçoritë e poemës epike apo strukturën e saj, jo vetëm të analizosh rrëfi min dhe gjuhën poetike, por mbi të gjitha, të hulumtosh e të eksplorosh frymën mitike që e daltoi këtë vepër letrare. 1. Parashikimi. Stuhi mendimesh Mësuesi/ja e nis mësimin me një pyetje që ngre për diskutim. Sa më tepër thellohesh nëpër relievin e saj, aq më e thekshme bëhet pyetja: - Përse kjo poemë të kthen aq larg në kohë, sa të të ndërmendë trashëgiminë iliro-arbërore të shqiptarëve, edhe pse ngjarjet që përshkruan s dallojnë aq thellë në histori? Kur e njeh Lahutën e Malcis e ke të vështirë të mos i rikthehesh Ciklit të Kreshnikëve për të shtruar të njëjtën pyetje, si Bernandin Palaj e Donat Kurti, mbledhësit e këtij thesari ditën kur pohuan: A mos kemi të bëjmë me një qerthull këngësh përreth Trojës së rrënueme gjatë inondatave sllave që, edhe mbas metamorfozës së fi seve iliriane në sllavizëm, kanë ruejtë, sikurse ndër sa e sa doke, kujtimet e kësaj kohe kreshnike? Në këtë konkluzion që vjen si retorikë poetike zbulon thelbin fe rymëmarrjes fishtjane, që e sheh historinë si rrugëtimin e kombit shqiptar, që edhe pse është rrëzuar humnerave të epokave, edhe pse ka mbetur tepër gjatë udhëkryqeve të kohërave, ka mbetur i pacenueshëm dhe i pavjetërueshëm si dëshmi e një besëlidhjeje të përjetshme që shqiptari ka bërë me lirinë. Troja shqiptare ka hyrë e ka dalë nëpër labirintet historike jo si një muzeologji e ngurtësuar e fosile, por si një realitet i gjallë që del nga gërmadhat për të zënë vendin që i takon. Më pas diskutimi vazhdon me çështjen se cilët janë elementet që e bëjnë këtë vepër një epos poetik kombëtar. Lahuta e Malcis Si epos poetik kombëtar Veçoritë e poemës epike shfaqen në konceptin bazal mbi të cilin Fishta e ndërtoi poemën e tij që i referohet idesë se çdo kuvend ku fjala shqipe kumtohet është një kuvend homeridësh shqiptarë. Kësisoj ato i shkojnë për shtat mendimit të tij që ka përzgjedhur heroizmin e ndërthurur me historinë, legjendën dhe mitologjinë, për ta kthyer në kredon e kombit të tij, me qëllimin e vetëm qëndresën e pashoqe kundër çdo sulmi, që do të synonte shfarosjen ose shkombëtarizimin. Ai merr përsipër si një rapsod i dalë nga mjegullnaja e kohës të rrëfejë luftëra dhe ngjarje, ndaj të cilave ka të drejtë të shprehë vlerësimin për virtytet e heronjve të tij. Për ta bërë më të dallueshëm karakterin epik, Fishta sjell personazhet mitologjike në teatrin e historisë, për t i shërbyer idesë themelore që i ka vënë vetes. 19

2. Ndërtimi i njohurive. Lexim i drejtuar/organizuesi grafi k Në këtë fazë të orës mësimore diskutohet mbi strukturën e veprës së Fishtës Struktura e poemës Fishta e ka projektuar ngrehinën poetike të Lahutës së Malcis si një arkitekturë që ka domethënien dhe u jep mundësi detajeve të tentojë bashkimin si e tërë. Rrëfi mi, gjuha poetike dhe gjetjet origjinale poetike i japin poemës jo vetëm pamjen, por edhe materien karakteristike të eposit, që edhe pse ka një autor konkret, tingëllon si krijimi folklorik, që vjen plot hir nga universi shpirtëror i anonimatit popullor. Primitivizmi fi shtjan e bën më të prekshme ndërlidhjen midis letërsisë së kultivuar dhe asaj folklorike, sepse i jep karakter të natyrshëm, si çdo dritëhije njerëzore, që e bën njeriun të jetë më njeri, më real, më i vërtetë, më jetësor.. Lahuta e Malcis Letërsia e kultivuar 1. Autor konkret 2. Detaje jetësore... Letërsia popullore 1. Gjetjet origjinale. 2. Fryma mitike... Jo rastësisht në recencën që i bën veprës Visari kombëtar në lidhje me folklorin Fishta tha: Kangët popullore janë një dokument randësie të madhe për histori. Kangët popullore tuj na tregue shpirtin të thuesh, e një komit e ndijesit e tija, na tregojnë së bashkut edhe ndërlikimet nëpër të cilat asht përshkrue jeta e tij: prandaj ata janë një nimë në dorë të dijetarit për të përpiluemtë historis. Kurse për folklorin Fishta pohon: Folklori asht pasqyra e kthjelltë e psikes së kombit; ashtë rrasa mermeri, me të cillën historija zgavron t endinet e të shendunt e popujve; asht cehja e pashtershme e gjuhësis e letërsisë komtare. AI e con më tej idenë e tij: Shqyptari nuk kndon cdo dhunë, qi i bahet kujë, por vetëm njat punë trimniet që t jet ba n pajtim t vendit a t shoqnis... Fryma homerike në poemë nuk është një etiketë formale. As një trill që shfaqet si kometë. Përkundrazi, vetëdija kombëtare shqiptare në golgotën e saj ka shfaqur diku më qartë e diku më mjegullueshëm cilësinë universale të homerizmit që e kapërcen kuptimin e një termi dhe rreh të konturojë fi lozofi në e interpretimit të jetës nën këndvështrimin dramatik kombëtar. Kjo frymë mitike që e kthen legjendën në histori dhe historinë e tjetërson në legjendë, identifi kohet me anë të zanave, orëve dhe heronjve. Ai përzgjedh detaje jetësore polivalente për të rrëfyer sesi e natyrshmja dhe e mbinatyrshmja treten me njëra-tjetrën sipas ligjësive universale që shohin tek e tëra pjesën dhe te pjesa të tërën. Mesazhi i poemës ka një modelim gati polifonik që vjen nga thellësitë e kohërave si amaneti që as dheu nuk e tret, në të cilin e shkuara sado e lashtë, aktualiteti sado konkret qoftë, e ardhmja sado e largët të duket ka një thelb: qëndresën e një kombi që e ka profi lin në fl amurin e tij, për të cilin dikur, më 7 mars 1913, vetë guxoi t i thoshte kolonelit anglez De Filipis: Ju falemineres për nderimin që po i bani fl amurit shqiptar. Ky mesazh i ka rrënjët në tragjizmin e një populli që diti të ruajë të pacenuar etnotipin e tij për ta sfi duar barbarinë e rrethanave në emër të trashëgimisë së përjetshme: kombit shqiptar. Madje, falë gjerësisë krijuese të Fishtës, mesazhi i poemës i shtrirë në rrafshin heroik dhe në atë shpirtëror pohon të vërtetën e patjetërsueshme se Lahuta e Malcis është një nga bërëset e kombit tonë në rrethanat e fi llimshekullit XX, gjë që siç po duket edhe tani, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, ngaqë shkombëtarizimi i shqiptarëve nuk është një anekdotë ballkanike, por një tragjedi e groposur, që mund të nxirret sërish në ringun mes Dritës dhe Errësirës. 3. Përforcimi. Diskutim përmbledhës Në këtë fazë mësimore diskutohet mbi përmasën kombëtare të Fishtës. 20

Gjergj Fishta do t i kishte bërë nder çdo kombi me kulturën, përkushtimin, guximin, dashurinë dhe integritetin e tij. Intelektuali i ndikuar nga Homeri, Petrarka, Virgjili, Ciceroni, Dante Aligeri, Manxoni, Metastasio, Molieri, Bajroni, Ariosto, Gëte, Shekspiri, Hajne dha vetveten për kombin në altarin e tij, ngaqë vokacioni që at Fishta pati ishte Shqipëria që shtrihej kudo ku flitej shqip. Studiuesi i njohur, profesor Vehbi Bala thotë për të: Fishta e zotëronte visarin moral të popullit tonë sa rrallë kush tjetër, sa asnjë shkrimtar tjetër i letërsisë sonë... ai diti me talentin e vet të shfrytëzojë burimin e pashtershëm e të mrekullueshëm të krijimtarisë së popullit tonë. Vetë poeti ka gdhendur në kujtesën e kombit fjalët e tij monumentale: Të falem Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri. Vlerësime Vlerësimet për Fishtën janë të panumërta. Vepra e tij fl et vetë. Mjafton të kujtojmë albanologun Maks Lambertz që, duke thirrur të vërtetën e jetës së Fishtës, konkludoi: Shqypnia pat nji fat fort të madh e të jashtëzakonshëm, shka nuk e patën popujt e tjerë veçse mbas qindra vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi të gjith, atë, që u pështet në popull të vetin e në gjuhën e tij e që me vjersha të veta ndezi fl akë zemrat në popull, pat zhenin poetike në Fishtën. Detyrë shtëpie Bëni një ese ku të jepni mendimin tuaj mbi fi ugrën e Fishtës Moduli 4 (1 orë). Përsëritje Objektiva: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të evidentojë në vepër pasqyrimin e kontekstit historik, mitologjik, politiko-shoqëror, kulturor dhe filozofik. - Të identifi kojë në vepër veçoritë e poemës epike. - Të analizojë strukturën e poemës dhe stilin e Fishtës në këtë poemë. Pyetjes së natyrshme se Nga vjen magjia e poezisë?, H. Bergsoni i përgjigjet kësisoj: Poeti është ai tek i cili ndjenjat zhvillohen në trajtë imazhesh dhe vetë imazhet në trajta fjalësh... Nisur nga ky këndvështrim, trajektorja e trashëgimisë fi shtjane rrugëton hapësirave historike, mitologjike, politiko-shoqërore, kulturore, fi lozofi k ku kombi është zanafi lla dhe përmbyllja e ekzistencës së tij. - Identifi kimi i veçorive të poemës epike në veprën Lahuta e Malcis. - Struktura e poemës dhe stili i Fishtës. Arkitektura e poemës shpalos një ngrehinë fjale që di të fokusojë kombëtaren pa harruar fi lozofi ken, që di të anatomizojë heroiken pa lënë pas dore lirikën. Kjo e bën stilin e Fishtës të papërsëritshëm, ngaqë origjinaliteti i tij zbulohet nga detajet më të thjeshta deri te problematikat më madhore, që rrokin gjeografi në e dramës shqiptare në koordinatat e saj historike. Testim Rrethoni përgjigjen e saktë. 1. Cili është konflikti bazal në veprën Lahuta e Malcis. a. pushtimi helen b. pushtimi sllav c. pushtimi osman. 2. Kur Fishta tha për Lahuta e Malcis se pati shkruar një vepër që rr fe as mot m e dërrmue iu referua: a. një testamenti b. një përmendoreje c. një kredoje. 21

3. Kur u botua e plotë vepra Lahuta e Malcis : a. në 10-vjetorin e Pavarësisë b. në 25-vjetorin e Pavarësisë c. në 30 vjetorin e Pavarësisë. 4. Shkëndimin e parë për të shkruar Lahutën e pati nga takimi me: a. Dedë Gjo Lulin b. Abdyl Frashërin c. Marash Ucin. 5. Cila ngjarje historike shërben si dekor i Lahutës së Malcis : a. Lëvizja Xhonturke b. Lidhja e Prizrenit c. Kongresi i Manastirit. 6. Si quhet vendi nis konfl ikti në poemë: a. Shiroka b. Gruda c. Vranina. 7. Sipas pohimit të Fishtës vepra u shkrua që: a. të emancipojë shoqërinë problematike shqiptare b. të krijojë unitetin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare c. të analizojë rrethanat historike dramatike. d. çfarëdolloj 8. Cili është personazhi që ndeshet me bandën e cubave malazias të udhëhequr nga Vuk Radoviqi: a. Bec Patani b. Mehmet Pasha c. Osa Kuka. 9. Duke iu referuar veprës së Fishtës në cilën aleancë botërore bën pjesë Mali i Zi: a. panheleniste b. panevropiane c. pansllaviste. c. Ora e Dormitorit. 11. Ku vetëmbrohen hotjanët: a. tek Ura e Ulqinit b. tek Ura e Bunës c. tek Ura e Rrzhanicës. 12. Dy shqiptarë përballojnë 300 malazias në: a. Qafë-Prush b. Qafë-Dardhë c. Qafë-Plloçë 13. Prifti që i grisi kelmendasit ta lenë meshën e të nisen për luftë është: a. Patër Marku b. Patër Zefi b. Patër Gjoni. 14. Kush e përcjell në banesën e fundit Tringën dhe organizon hakmarrjen: a. Zana e Bjeshkëve të Namuna b. Zana e Borës Shekullore c. Zana e Malit Vizitor. 15. Kush e nis ekspeditën ndëshkimore në Shqipëri: a. Isa Pasha b. Ali Pasha c. Turgut Pasha. 16. Ku e ngriti Dedë Gjo Luli fl amurin shqiptar më 1911 në: a. Lekni b. Deçiq c. Kelmend. 17. Cila e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur: a. Konferenca e Parisit b. Konferenca e Triestes c. Konferenca e Londrës. 10. Cila qenie mbinatyrore e nxit Ali Pashë Gucinë të mbledhë shqiptarët në kuvend: a. Zana e frymëzimit b. Ora e Shqipërisë 18. Lahuta e Malcis është: a. poemë liriko-epike b. poemë epiko-heroike c. poemë liriko-mediative. 22

19. Gjergj Fishta pati si moto kryesore në jetë: a. punë dhe luftë b. pushkë dhe penë c. fe dhe atdhe. 20. Universi fi shtjan është një: a. model i huazuar nga kolosët që studioi b. transplantim i teologjisë françeskane c. sistem fi lozofi k-letrar i mendësisë shqiptare. 21. Ku shfaqet origjinaliteti fi shtjan: a. në mendësinë evropiane b. në mendësinë kombëtare c. në mendësinë ballkanike. 22. Cili i ka thënë këto fjalë: Fishta është poeti më i madh i popullit të lumnueshëm të Shqypnis : a. Maks Lambertz b. Gabriele d Anuncio c. Sterjo Spasse. Linja 2 Moduli 1. Zanat dhe Orët në Lahutën e Malcis Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi n duhet: - Të analizojë aspektin mitologjik të veprës. - Të identifi kojë mitet shqiptare. - Të përshkruajë zanat dhe orët sipas përfytyrimit y popullor dhe si shpjegim të dukurive njerëzore; - Të analizojë personazhin e Zanës: - të dallojë në vepër origjinalitetin e fi gurave të Zanave dhe Orëve; - të shpengojë rolin e Zanës së Frymëzimit edhe si një alter-ego; - të analizojë vlerat artistike të këtyre fi gurave mitologjike. - Të dallojë veçoritë e stilit: o trajta tregimtare e gërshetuar me dialogë të gjatë; o përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksore o fi guracioni - Të zbulojë vlerat artistike, kalimin nga realja te jorealja dhe funksionin e hiperbolës në vepër. Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri Lahuta e Malcis. Zhvillimi i mësimit Karakteri mitik i jep veprës përmasat e legjendës, duke e bërë mesazhin e saj të gjithëkohshëm. Meqë motet si kujtesë e thellësive të kohërave dhe si kronikë e rrugëtimit të një populli nëpër shtegtimet historike pasurohen më tej me ngjarje dhe interpretime polivalente, s ka sesi mitologjia shqiptare të mos dëshmohet si një nga rrënjët më të lashta që e mban trungun pellazg-iliro-shqiptar edhe sot si dëshmi e një prejardhjeje boreale. Mitologjia shqiptare vazhdon të zgjojë edhe në kohën tonë debate e të ngrejë pikëpyetje, por Fishta me thellësinë e pashoqe të njohurive intelektuale si kërkuesi i thesareve të kombit, bëhet i ngjashëm me Homerin duke i bërë historike kohërat mitike të kombit tonë. Struktura mitike e Fishtës ka ruajtur zanafi llën ilire, që nëpërmjet Lahutës krijon portretin koherent të unikalitetit iliro-shqiptar siç ndodh me epopetë kombëtare. - Mitet shqiptare në trashëgiminë e Fishtës luajnë rol të veçantë, sepse argumentojnë zanafi llën heroike të qytetërimit tonë, çka pohon se një trashëgimi e shtyrë shumë pas në kohë sjell një tjetër vlerë në përcaktimin e pikëmbërritjes historike të shqiptarëve si popull autokton, që i ka rrënjët stërshekullore në këtë truall. Pa eksploruar kujtesën historike me karakter mitologjik, vështirë të rindërtohej gjeografi a shpirtërore iliro-shqiptare, që edhe sot përballet me etiketime absurde, të cilat rreken ta konsiderojnë si një fi s endacak, që ia ka zënë derën qytetërimit të lashtë të gadishullit tonë. Qartësia e misionit që 23

Fishtës ia ka besuar tragjikja e historisë kombëtare, e bën mendimin e tij jo vetëm më emancipues dhe iluminues, por edhe më ngulmues për ta nxjerrë në dritë të vërtetën që boshti antishqiptar është përpjekur ta bëjë deri në ditët tona. Kësisoj mitologjia shqiptare merr rolin e apologjetikës kombëtare, që e dëshmon historinë si të vërtetë me gjuhën fi lozofi ke të mitologjisë. Në këtë vepër ai sjell ndërthurjen e mitologjisë historike me atë biblike, duke rrëfyer se personaliteti i tij di të përballëvendosë rrafshe kuptimore fi lozofi ko-historike, në mënyrë të tillë që ata, duke plotësuar njëri-tjetrin, të veçantojnë përkatësitë thelbësore që kanë. Duhej guxim krijues i spikatur të sillje paganizmin dhe krishterimin në pikëtakimet e tyre për të modeluar më tej profi lin e iliro-shqiptarëve. - Zanat dhe Orët sipas përfytyrimit popullor Fishta e pasuron mitologjinë shqiptare me emra, gjendje, personazhe, dukuri, interpretime ngase kërkon të provojë iliricitetin e historisë kombëtare. Galeria e qenieve mitologjike që ai krijoi i nxitur dhe i ngacmuar nga frymëzimi folklorik është plot ngjyra, kontraste dhe origjinalitet. Ai i shton mitologjisë sonë Zanën e Frymëzimit. Orën e Shqipërisë, Zanën e Madhe, Zana dhe Orë të tjera, Dragonj dhe Kuçedra, Lugetërit dhe Shtrigat, Floçkën. Ajo që bie në sy është interpretimi fi lozofi k që bën poeti me çdonjërën prej fi gurave mitike. Fishta i referohet mitologjisë iliro-shqiptare për të theksuar lashtësinë, autoktoninë në këto vise, sepse sa më të lashta të jenë mitet, aq më e lashtë është kujtesa historike. Një kombi që i mungojnë mitet, i mungon historia. Një komb pa mite është rrënjëdalë, ndaj çdo tentativë për ta shkombëtarizuar ia del lehtësisht mbarë. - Zana si personazh Me zanafi llë në folklorin shqiptar, ajo shfaqet me hijeshinë dhe guximin që zgjon admirim e mrekullim njëherazi. Karakteri fantastik dhe mitologjik që ajo shpërfaq nuk mbetet në kufi jtë e një folklorizmi shterpë, që s është në gjendje të bëjë variacione fi lozofi ke e të hapë shtigje të reja kuptimore në të njëjtën gjatësi vale me modernitetin e jetës, që evulon e zhvillohet pa u ndërprerë kurrë. Gjenia e anonimatit popullor ka gjetur te Fishta daltën që skalit shtyllat e mermerta të tempullit shpirtëror shqiptar, të cilin as stuhitë e pushtimeve dhe as prangat e kohërave nuk kanë mundur ta rrëzojnë, e aq më pak ta fshijnë nga faqja e dheut. Nga më tronditëset për nga bukuria e mesazhit shfaqet Floçka e Ranës së Hedhun që qëndron aq thellë në historinë tonë, saqë prek bërthamën pellazgo-ilire-shqiptare si origjinë dhe vazhdimësi. Magjikja, në kuptimin më të bukur të saj, mbuluar me rrëzëllima qiellore, veshur me shkëlqime ujore, mbështjellë me misterin hënor, e pasuron më tej traditën tonë dhe pohon se gjuha shqipe është e denjë, e pasur, plot ngjyra për ta modeluar të bukurën si përjetësi. Një këndvështrim i tillë e bën më mistike trashëgiminë folklorike pellazgo-ilire-shqiptare, ngase fantastikja dhe realja që shkrihen në njëra-tjetrën për t u kthyer në një emblemë gjithëkohore për trashëgiminë kombëtare. Sa më tepër e kupton universin mitologjik fi shtjan, aq më i qartë bëhet fakti se ky popull nuk paska ditur vetëm të luftojë, të derdhë gjak, por edhe të ëndërrojë, të përfytyrojë, të fi lozofojë, përderisa ka sjellë në ekzistencë bukurinë shikuese të Zanës, që sa ç është robëruese, është po aq fi snikëruese. - Në mënyrë të veçantë Zana e Frymëzimit, e veçuar prej galerisë fi shtjane, hedh dritë mbi unin poetik të artistit. Ajo është vetvetja e tij e projektuar në skutat më të thella të qenies dhe e plazmuar me fuqinë e fjalës pa e humbur kurrë gravitacionin e universit të Fishtës-Kombin. Ajo zgjon ide, trazon mendime, prushon emocione, hedh dritë mbi fakte, projekton ardhmërinë, plotëson vizionin. 24 - Vlera artistike e figurave mitologjike Figurat mitologjike e bëjnë historiken të mos jetë një shtrirje e rrafshët, pa ulje-ngritje, pa dritëhije, gjë që do ta sterilizonte poemën. Përkundrazi, Fishta sjell përmes tyre rrafshe të reja kuptimore, domethënie fi lozofi ke të fshehura, interpretime njerëzore që i përkasin çdo kohe.

4/a Universi i Zanave dhe i Orëve Zanat Shtojzovalle Orët Zanat qenie mitologjike Orët - zana me detyra të përcaktuara. Zanat e Malit: Zana e Veleçikut Zana e Miliskaut Zana e Sharrit Zana e madhe Zana e Vizitorit Zana e Frymëzimit Zana e trojeve fqinje Orët: Ora e Shalës Orët e Dukagjin Ora e shtëpisë Ora e fi lanit Ora e Shqipërisë Ora thepe e Malit të Zi Ora e Dormitorit Ora e Shkjeve Ora e Trojanit Përfytyrimi poetik, realiteti historik, lënda mitologjike, interpretimi fi lozofi k, këndvështrimi kombëtar i hapur, i japin universit të Zanave dhe të Orëve një kuptim gjithëkohor, që sa më tepër dëshmohet poetikisht, aq më i vërtetë ngjan. Kufi jtë mes legjendës dhe reales shkrihen, ndërsa fantastikja e bën edhe më konkrete betejën mes dritës dhe errësirës ku qeniet mbinatyrore rreshtohen e pozicionohen nga motivime thellësisht historike. Komponenti mitologjik i ka dhënë Fishtës mundësi të shpalosë kronikën e jetës shqiptare si derivat i rrënjës pellazgo-ilire për nga lashtësia dhe si një kujtesë që nuk mund ta shuajë dot asnjë sulm, pavarësisht se nga vjen. Vetëdija kombëtare fi shtjane, thërret nga muzgu i kohërave epike Zanat dhe Orët jo si një zbukurimor e jetëshkurtër që të thërrmohet në duar, por si një nevojë, si një dëshmi se tempulli Iliriada kurrë s mund të mbetet një trill momental, por vokacioni i përjetshëm kombëtar i shqiptarëve. Prania e optikës dhe e interpretimit mitologjik i jep veprës cilësitë e lashtësisë që kurdoherë e projekton vizionin e të ardhmes përmes kumtit që ajo përcjell. Fantazia e Fishtës dhe gjuha shqipe qenë të afta për ta sjellë këtë bukuri lëbyrëse, këtë magjepsje plot dinjitet si një kushtrim që e zgjon kombin nga letargjia shekullore e heshtjes. Veçoritë e stilit Trajta tregimtare gërshetohet me dialogë të gjatë, që i japin më tepër hapësirë krijimit dhe e bëjnë më të përthyer relievin e saj artistik. Fishta e ka të ndjeshme shqisën e harmonisë dhe të bukurisë, gjë që të kujton natyrën e eposit popullor ku larmia e trajtave letrare sjell origjinalitetin e trashëgimisë poetike. Përsëritja e fjalëve dhe e strukturave sintaksore përcjell veçoritë e mitologjisë shqiptare që e plotëson kumtin me kuptime të reja dhe ngjyrime emocionale që kanë një kurbë ngjitëse me anë të ritmikës të brendshme të fjalës së qëmtuar me kujdes. Figuracioni i Fishtës është kompleks. Ai di si të shtresojë epitetet me krahasimet, si të vendosë paralelizmat historikë dhe natyrorë, si të zgjedhë metaforën dhe simbolin, si të veçojë përmes tyre bukurinë në të gjitha përmasat e saj që nga madhështia e bjeshkëve deri te momentaliteti i personazheve. Ky fi guracion të ndërmend mrekullinë që fsheh akuareli kur fi nesa e fjalës përballet me lexuesin, sikurse ta ngre peshë zemrën kur thelbi i saj është kushtrimi për trojet dhe lirinë. Mendimi ose pohimi historik fi shtjan e zmadhon më tej kuptimin e mesazhit duke i dhënë përmasa sa njerëzore aq edhe kombëtare, sa reale aq edhe fantastike. Ndërthurja e reales me jorealen dëshmon pjekurinë e autorit që di ta transmetojë natyrshëm paktin historik përmes shndërrimit në fakt letrar, gjë që e bën pakohësinë kushtin themelor të të kuptuarit të Fishtës. Punë me shkrim 1. Realja si joreale... 2. Fantastikja si realitet... 3. Historia midis realitetit dhe legjendës. 25

Tema 6. Dragonjtë dhe Kuçedra 26 Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të njohë fi gurën mitologjike të Dragoit në letërsinë shqiptare. - Të analizojë fi gurën e Dragoit te Lahuta. - Të krahasojë fi gurën e Dragoit me atë të letërsive dhe kohëve të tjera. - Të analizojë fi gurën mitologjike të Kuçedrës si retrospektivë mitologjike. - Të analizojë realizimin artistik të Dragonjve dhe Kuçedrës nga Fishta. - Të evidentojë veçoritë artistike, si: - përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksore. - leksiku i pasur - strukturimi gjuhësor dhe ritmik - nënshtresat gjuhësore Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri Lahuta e Malcis. Zhvillimi i mësimit Konfl ikti universal mes të mirës dhe të keqes nuk mund të mos zinte vend në Lahutën e Malcis. Vetë historia shqiptare përgjatë shekujve me golgotën e saj mijëravjeçare do ta bënte këtë konfl ikt në thelbin e saj si ndeshja e përhershme me armiq që synonin ta shkombëtarizonin dhe ta fshinin nga faqja e dheut. Ndaj Fishta është i ndjeshëm jo vetëm si poet jo vetëm si njeri, por edhe si atdhetar për të kundruar betejën mes dritës dhe errësirës, lirisë dhe robërisë si domethënie fi lozofi ke u ringu historik do të zhvendosej në kohë dhe në hapësirë, por s do të zhdukej kurrë. Madje, edhe në ditët tona aktualiteti i kësaj ndeshjeje ka dalë në plan të parë. Interesante këtë betejë e bën konfi gurimi poetik fi shtjan që zgjedh simbolikën e dragonjve dhe të kuçedrës për të individualizuar forcat që do të luftojnë. Fakti që ai nxjerr nga arkivi historik fi gurat mitologjike i jep një thellësi të re kuptimësisë kombëtare si një tendencë e përhershme të cilës nuk i arratisesh dot, sepse detyrimi moral i kthyer në vokacion lirie shtresohet në mënyrë piramidale në vetëdijen e poetit atdhetar. Përzgjedhja e përballë vendosjes së dy forcave të tilla të motivuara nga shkakësia historike i jep realitetit artistik ritmikën e dramacitet të natyrshëm, të vërtetë, aspak të shtirur e aq më tepër fals. Lidhur me fi gurën e Dragonjve që e ka zanafi llën në botëkuptimin pagan të pellazgo-iliro-shqiptarëve duhet mbajtur parasysh se Fishta ishte klerik dhe si i krishterë e kishte të qartë interpretimin biblik, por mesa duket, tendenca që pati ai për të zgjedhur përfaqësimin e trimërisë e të guximit shqiptar të prejardhur nga lashtësia, do kuptuar si formatim i natyrës homerike, ku mitologjia nuk është thjesht gjetje poetike, por interpretim fi lozofi k i betejës së njeriut me jetën në të gjitha rrafshet që ajo ka, që nga lindja e deri te vdekja. Kësisoj, Fishta e solli psikologjinë popullore iliro-shqiptare në koordinatat përkatëse historike duke e historizuar legjendën për ta bërë atë trashëgimi të pavdekshme jo vetëm si pronësi artistike fi shtjane, por mbi të gjitha si fragment origjinal i mozaikut shqiptar që gjatë rrjedhës së kohës përftoi thellësi emocionale dhe lartësi morale në shërbim të një fokusi ë vetëm, ruajtja me çdo çmim e nderit të truallit iliro-shqiptar si një vlerë e përjetshme. Ndaj Dragonjtë nuk shndërrohen në një kult të ri që duhet adhuruar por i ngjan autoportretit të shpirtit shqiptar që në metamorfozën e tij fi lozofi ke e artistike shfaqi një basoreliev heroik që asnjë tramundanë sado dinake apo barbare, nuk ia doli mbanë ta thërrmonte dot. Dragonjtë që hasim dhe takojmë në Lahutën e Malcis janë qenie komplekse, që rrezatojnë cilësitë e kreshnikëve shqiptarë si burra të fjalës e të kuvendit që forcën e jashtëzakonshme fi zike e kanë të lindur nga dashuria për truallin amtar dhe lirinë e tij. Kjo të shtyn të mendosh se gurra nga buron ky interpretim rreth dragonjve kërkon të provojë se dashuria për lirinë e shndërron njeriun në një dragua që s ia bën syri tërr teksa motivi i ekzistencës së tij është Liria, liria si unikaliteti i të gjitha vlerave njerëzore

që janë të përjetshme. Dragonjtë shqiptarë marrin barrën e rëndë si heronj mitologjikë dhe ndeshen me të keqen, meqë personifi kojnë të mirën, të luftojnë me errësirën, meqë përfaqësojnë dritën, të triumfojnë mbi robërinë, meqë janë kalorësit e lirisë. Teksa hedh dritë mbi fi gurën e Dragonjve shqiptarë, vihen re dallime me letërsitë e vendeve e të kohëve të tjera, që përçojnë nuanca të ndryshme, të cilat disa herë kanë aty-këtu pikëtakime, por në tërësi origjinaliteti i Fishtës ka sjellë një risi artistike përmes simbolikës që përfaqësojnë ata si qenie të përkushtuara për një mision të madh kombëtar. Vetëdija dhe misioni kombëtar i bëjnë dragonjtë e Lahutës të jenë zëdhënës të një historie të ndeshjeve të panumërta që kanë kërkuar beteja të pafundme në emër të lirisë. Fuqia e Dragonjve është dashuria përkushtuese ndaj lirisë. Poeti ka ditur të spikasë veçantitë e tyre ashtu si në një afresk mural, ku çdo individ ka portretin e tij sa vetjak, aq edhe origjinal. Për këtë qëllim Fishta përdor teknikën e përsëritjes së fjalës dhe struktura sintaksore që ngulitin tipare, veçori, elemente të dallueshme për të kthyer çdonjërin prej tyre në një hero të papërsëritshëm. Tabloja bëhet edhe më mbresëlënëse nga leksiku i pasur, strukturimi gjuhësor dhe ritmik, nënshtresimet gjuhësore, që përbëjnë një reliev shumëformësh të fjalës shqipe, që u dëshmua e denjë për të kryer pasqyrimin mitologjik në mënyrë sa më thelbësore. Në fushëbetejën historike të shqiptarëve veç dragonjve shfaqet Kuçedra, armikja e përbetuar, që nuk do të lërë rast t i ikë pa ngulmuar që t i thyejë kundërshtarët e saj. Kjo fi gurë që vjen nga thellësitë e vetëdijes historike e morale të iliro-shqiptarëve bart si shtyllë kurrizore të vetvetes të keqen, të shëmtuarën, të përbindshmen, e cila ka një synim t i thyejë Dragonjtë, t i vërë përfund, t i gjunjëzojë për t iu pushtuar jo vetëm trojet, por për t ua grabitur lirinë e për t ua ulur prestigjin e nderin e tyre të pashoq. Një betejë e tillë e Kuçedrës me Dragonjve na jep mundësinë ta shohim në një prizëm tejet interesant fi lozofi në krijuese të Fishtës. Armiku për shqiptarët nuk është një dordolec që tremb sorrat apo një realitet aq i dobët e qesharak sa nuk ia vlen ta marrësh seriozisht. Në mendësinë e shqiptarëve armiku është jo vetëm i fortë e dinak, por edhe i fuqishëm e këmbëngulës për ta realizuar qëllimin e tij. Kështu është edhe Kuçedra. Përmasat e saj si errësirë e robëri, si egërsi dhe barbari janë aq kulmore, sa ç është trimëria e Dragonjtë. Nderi i Dragonjve kërkonte armiq të denjë për trimërinë e tyre. Kuçedra është armiku i duhur që nxjerr në pah vlerat e pashoqe të misionit që ata kanë. Figura e Kuçedrës është një metaforë universale e të keqes që s lë rast në asnjë kohë që të mos kërkojë të rrënojë çdo vlerë njerëzore duke u kthyer në të keqen e përjetshme, që kurdoherë do të përballet me të mirën, për ta thyer atë. Kuçedra sjell përmes veprës së Fishtës një interpretim fi lozofi k-historik-njerëzor të betejës së gjithëkohshme mes dritës dhe errësirës duke dëshmuar se qëndresa dhe guximi ndaj vdekjes e shkatërrimit që ajo sjell kudo ku shkel, përbëjnë një mundësi të re triumfi të së mirës kundër saj. Ia vlen të theksohet se Lahuta nuk e sjell psikologjinë e Kuçedrës si një fatalitet që të shtyn drejt dorëzimit apo humbjes. Përkundrazi, shfaqja e Kuçedrës në çdo nivel apo situatë nuk bën gjë tjetër, veçse ngallmon të vërtetën e përjetshme se ngadhënjimi i takon të mirës. Tema 7. Lugetërit dhe Shtrigat Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të identifi kojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës në mitologjinë popullore dhe në veprën e Fishtës. - Të analizojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës si fi gura fantastike të besimeve fetare. - Të dallojë ndryshimin e kuptimit të fi gurës së Lugatit dhe Shtrigës te Fishta. - Të analizojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës si personazhe antagoniste. - Të evidentojë veçoritë artistike, si: -përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksore; - ironia dhe grotesku; -leksiku i pasur; - strukturimi gjuhësor dhe ritmik; - nënshtresat gjuhësore. 27