Fazat e studimit statistikor

Σχετικά έγγραφα
Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

Detyra për ushtrime PJESA 4

Çështë Statistika? Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të :

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

Definimi dhe testimi i hipotezave

Kapitulli 1 Hyrje në Analizën Matematike 1

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

Shpërndarjet e mostrave dhe intervalet e besueshmërisë për mesatare aritmetike dhe përpjesën. Ligjërata e shtatë

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

Qarqet/ rrjetet elektrike

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Definimi i funksionit . Thirrja e funksionit

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

MATEMATIKA. Manuali për arsimtarët. Podgoricë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË

Propozim për strukturën e re tarifore

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Llogaritja e normës së interesit (NI ose vetem i)

Indukcioni elektromagnetik

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Libër mësuesi Matematika

ALGJEBËR II Q. R. GASHI

2. Përpunimi digjital i sinjaleve

Kapitulli. Programimi linear i plote

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Ngjeshmëria e dherave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Çfarë kuptohet me planifikimin e sistemimit? Çështjet kryesore SISTEMIMI I PROÇESIT LIGJËRATA 10

Metodat e Analizes se Qarqeve

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Gërmimi i dataset-ave masivë. përmbledhje informative

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

MATEMATIKË (Analizë me teori të gjasës)

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

TEORIA E INFORMACIONIT

Teste matematike 7. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Cilat nga bashkësitë = {(1, ), (1, ), (2, )},

Nyjet, Deget, Konturet

MATEMATIKË HYRJE. (5 orë në javë, 185 orë në vit)

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Udhëzues për mësuesin. Fizika 10 11

Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosov? Rezultatet e anket?s p?r ekonomi shtepiake Korrik 2003


Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit

Shqyrtimi i komenteve, përgjigjet dhe propozimi i ZRRE-së

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

KALKULIMI TERMIK I MOTORIT DIESEL. 1. Sasia teorike e nevojshme për djegien e 1 kg lëndës djegëse: kmol ajër / kg LD.

LUCIANA TOTI ELEKTRONIKA 1. Shtëpia botuese GRAND PRIND

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Teoria e kërkesës për punë

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

PËRMBLEDHJA E DETYRAVE NGA MATEMATIKA

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor. Matematika 12. Botime shkollore Albas

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

MATERIAL MËSIMOR ELEKTROTEKNIK NR. 1

Menaxhimi Financiar B E S I A N M U S T A F A

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Kodi i Shpërndarjes. Versioni 2

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

Transcript:

1-1 Fazat e studimit statistikor Qëllimet: Pas kësaj ore të ligjeratave ju duhet të jeni në gjendje që të : Dini se cilat janë fazat e studimit statistikor Kuptoni rëndësinë, llojet dhe mënyrat e vrojtimit statistikor Bëni dallimin në mes të vrojtimit të përgjithshëm dhe vrojtimit të pjesshëm Kuptoni rëndësinë, llojet dhe mënyrat e grupimit statistikor. Kuptoni seritë statistikore, llojet e tyre dhe të formoni seritë e distribucinit të frekuencave për të dhënat kualitative dhe kuantiative Paraqitni grafikisht seritë e distribucionit të frekuencave 1 Fazat e studimit statistikor Vrojtimi statistikor ( mbledhja dhe grumbullimi i të dhënave); Grupimi dhe klasifikimi i të dhënave (formimi i serive statistikore, përdorimi i tabelave, grafeve, etj.); Analiza statistikore Publikimi dhe interpretimi i të dhënave 2 1

Vrojtimi statistikor (Mbledhja e të dhënave) Vrojtimi statistikor paraqet fazën e parë kërkimore të studimit gjatë së cilës bëhet grumbullimi i të dhënave për dukuritë masive dhe tipareve të tyre të llojllojshme Njësia (individi ) paraqet pjesën përmbajtësore të dukurisë masive dhe ka rëndësi të veçantë. Shembull: regjistrimi i popullsisë banori, për standardin jetësor- familja, etj. 3 Vrojtimi/grumbullimi i të dhënave Plani i mbledhjes së të dhënave përfshinë: Definimi i qëllimit të vrojtimit/mbledhjes së të dhënave; Përcaktimi i tërësisë statistikore/dukurisë masive dhe njësisë statistikore; Zgjedhja e karakteristikës/variablës dhe definimi i modaliteteve; Përcaktimi i pyetësorëve për mbledhjen e të dhënave; Përcaktimi i mënyrës dhe metodave të mbledhjes së të dhënave, etj. 4 2

Burimet e vrojtimit/mbledhjes së të dhënave SIPAS BURIMIT TË SIGURIMIT TË DHËNAVE VROJTIMI I DREJTPËRDREJTË VROJTIMI PËRMES DOKUMENTEVE VROJTIMI PËRMES DEKLARIMIT Marrja e informatave drejtpërdrejtë nga persona fizikë dhe juridikë Dokumenta zyrtarë: Libri amë, kontabiliteti, Listëpagesa e punëtorëve, etj Informata të tërthorta, nga profesionistët që e njohin mirë problematikën. 5 Mënyrat e vrojtimit Mënyra ekspeditive Mënyra përmes thirrjes zyrtare Mënyra përmes korrespondetëve Mënyra e vetëregjistrimit 6 3

Llojet e vrojtimeve statistikore LLOJET E VROJTIMEVE (Qëllimi, natyra e dukurisë dhe rrethanat e saj) VROJTIMI SIPAS KOHËS VROJTIMI SIPAS VËLLIMIT Vrojtimi i vazhdueshëm Vrojtimi i përgjithshëm Vrojtimi jo i vazhdueshëm Vrojtimi i pjesshëm 7 Vrojtimi sipas vëllimit VROJTIMI I PËRGJITHSHËM bëhet përmes: Regjistrimit dhe Evidencës gjegjësisht raporteve statistikore. Karakteristikat e regjistrimit: Gjithëpërfshirës (vrojtimi i të gjitha elementeve të dukurisë) I njëkohshëm (periudha më e shkurtë jep rezultate më të mira) Koha e regjistrimit Momenti Kritik- kur gjendja e dukurisë është normale. Përsëritja e regjistrimit (mundëson krahasimin e rezultateve) Rregullimi normativ i regjistrimit (rregullat ligjore me të cilat rregullohen të drejtat dhe obligimet e pjesëmarrësve në regjistrim) - P.sh.Regjistrimi i popullsisë, amvisnive, ekonomive shtëpiake, etj. (çdo dhjetë vjet) 8 4

Vrojtimi sipas vëllimit Vrojtimi përmes evidencës ose raporteve statistikore. Bëhet te dukuritë që tregojnë variabilitet më të madh gjatë kohës apo hapësirës. P.sh. - gjendja e të punësuarëve, - prodhimtaria e realizuar, - lëvizja natyrore e popullsisë e të ngjashme. ( Regjistrimi dhe raportet statistikore japin të dhëna më të sigurta dhe më të plota) 9 VROJTIMI I PJESSHËM/ JO I PLOTË /REPREZENTATIV Vrojtimi i pjesshëm paraqet metodën përmes së cilës në bazë të vështrimit të një pjese të njësive statistikore të dukurisë bihen konkluzione/përfundime për karakteristikat dhe sjelljen e tërësisë së përgjithshme. Mostra është një pamje e zvogëluar, por besnike e popullimit. Ajo përmbush dy kritere të rëndësishme: Zvogëlimi i kohës dhe punës së nevojshme për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; Lejon një reduktim të ndjeshëm të kostove të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave. 10 5

Pse vrojtimi i pjesshëm? Pamundësia fizike për të kontaktuar me të gjitha njësitë e popullimit. Shpenzimet e studimit të të gjitha njësive në popullim. Rezultatet e mostrës zakonisht janë adekuate. Kontaktimi i të gjitha njësive do të marrë shumë kohë. Natyra shkatërruese e disa provave/testeve. 11 Llojet e mostrave/vrojtimit të pjesshëm Llojet e mostrave Mostra të rastësishme /probabile Mostra jo të rastësishme /jo probabile/e arsyetuar Mostër e rastësisshme e thjeshtë Mostër e rastit sistematike Mostër e stratifikuar/shtresëzuar Mostër e përshtatshme Mostër subjektive Mostër me kuota Mostër e grumbulluar / klaster 12 6

Gabimet gjatë vrojtimit GABIMET E VROJTIMIT GABIMET E REPREZANTIMIT (PËRFAQËSIMIT) GABIMET E REGJISTRIMIT Gabime gjatë vrojtimit të pjesshëm Gabimet e rastit Gabimet sistematike/ e qëllimta 13 Kontrolli i të dhënave Pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave duhet të bëhet kontrollimi i tyre në mënyrë cilësore dhe sasiore. Zakonisht bëhen dy lloje të kontrollimeve: Kontrolli logjik i të dhënave; Kontrolli aritmetik (llogaritës) i të dhënave 14 7

PËRMBLEDHJA DHE GRUPIMI I TË DHËNAVE STATISTIKORE Grupimi i të dhënave paraqet ndarjen e dukurisë masive të hulumtuar sipas tipareve të përbashkëta, në grupe homogjene. Grupimi paraqet fazën e dytë të studimit statistikor gjatë së cilës materiali rregullohet, gjegjësisht grupohet sipas karakteristikave të caktuara që hulumtuesit i interesojnë. Gjatë kësaj faze është karakteristikë formimi i serive statistikore, tabelave statistikore dhe paraqitja grafike e të dhënave të rregulluara. 15 Llojet e grupimeve LLOJET E GRUPIMEVE: Sipas qëllimit Sipas llojit të tiparit Sipas vëllimit Tipologjike Variacionit Analitike Cilësore Numerike Kohore-Kronologjike Hapësinore I thjeshtë I përbërë Rigrupimi 16 8

Seritë statistikore Radhitja e të dhënave në formë të vargut quhet seri statistkore. Ato formohen prej më së paku dy madhësive, modaliteteve. Seritë statistikore mund të jenë: Të thjeshta Të përbëra Hapësinore/Territoriale Kohore Shpërndarjes/distribucionit/ të frekuencave 17 2-4 Seritë e shpërndarjes/ distribucionit të frekuencave Seritë e shpërndarjes/distribucionit të frekuencave mund të jenë: Atributive/Cilësore Variacionit (numerike) Seritë e distribucionit të frekuencave janë mjet shumë i shfrytëzueshëm për organizimin dhe grupimin e masës së të dhënave në një formë të shfrytëzueshme. 18 9

Seritë e distribucionit të frekuencave Distribucioni i frekuencave paraqet grupimin e të dhënave në kategori, të treguara me numrin e vrojtimeve në çdo kategori. Distribucioni i frekuencave jep numrin se sa herë çdo vlerë paraqitet në çdo klasë/modalitet/kategori Karakteristika (X) Modalitetet e karakteristikës/variablës Frekuencat/ Denduritë (f) x 1 f 1 x 2 f 2 x 3 f 3 x 4 f 4 x n Σ f n ΣF 19 Distribucionet e frekuencave Çka është distribucioni i frekuencave? Distribucioni i frekuencave është organizimi i të dhënave të pagrupuara në formë tabelore duke shfrytëzuar modalitetet dhe frekuencat/denduritë. Çka janë frekuencat? Frekuencat/denduritë ose numërimi i frekuencave tregojnë se sa herë një vlerë paraqitet në grumbullin e të dhënave. 1-20 10

S avings S tocks CD B onds 0 10 20 30 40 50 45 40 35 30 25 20 15 10 5 0 S tocks B onds S avings CD 120 100 80 60 40 20 0 Distribucioni i frekuencave për të dhënat kualitative/atributive/jonumerike Të dhënat kualitative Distribucionit të frekuencave Tabela përmbledhëse Paraqitja grafike Diagrami tortë Bar diagramet Diagrami i Paretos 21 Paraqitja tabelare dhe grafike e të dhënave kualitative Të dhënat kualitative Distribucioni i frekuencave Tabela përmbledhëse Paraqitja grafike x (f) Diagrami tortë x 1 f 1 x 2 f 2 x 3 f 3 Bar diagramet Diagrami i Paretos x 4 f 4 Σ ΣF 22 11

Distribucioni i frekuencave për të dhënat kualitative-- Shembull Shembull: Gjaku sipas grupit i 25 dhuruesve është dhënë më poshtë. Gruponi të dhënat përmes distribucionit të frekuencave AB B A O B O B O A O B O B B B A O AB AB O A B AB O A 1-23 Distribucioni i frekuencave për të dhënat kualitative-- Shembull -vazhdim Karakteristika kualitative/e parenditshme/nominale Grupi i gjakut Kara Nr. i dhuruesve (Frekuencat F) A 5 B 8 O 8 AB 4 Gjithsej 25 Frekuencat/Denduritë Vrojtimet /matjet Modalitetet e karakteristikës 1-24 12

Shembull: Distribucioni i frekuencave për stafin akademik të Fakultetit Ekonomik të UP. Stafi akademik sipas thirjes akademike Karakteristika kualitative Thirrja akademike Nr. i stafit (F) Profesor të rregullt 17 Profesor të asocuar 5 Profesor asistent 11 Ligjërues 7 Asistent mësimor 19 Gjithsej 59 Modalitetet e karakteristikës Burimi: Fakulteti Ekonomik Raporti i vetëvlerësimit, Prishtinë, korrik 2008 25 Frekuencat relative Frekuencat relative paraqesin raportin në mes të frekuencave individuale absolute dhe totalit të frekuencave. fi fr ; f, i r frekuenca relative i fi f frekuenca apsolute; f tatali i frekuencave i 26 13

Frekuencat në përqindje Frekuencat në përqindje paraqesin raportin në mes të frekuencave individuale absolute dhe totalit të frekuencave shumëzuar me 100. f i % 100, % F F frekuenca ne perqindje f 27 Distribucioni i frekuencave relative dhe në përqindje Tab. Stafi akademik sipas thirrjes akademike të FA të UP, korrik, 2008 Thirrja akademike Nr. i stafit (Frekuenca absolute) Frekuenca relative Frekuenca në përqindje % Profesor të rregullt 17 17/59=0.29 0.29 x 100=29% Profesor të asocuar 5 5/59=0.08 0.08 x 100= 8% Profesor asistent 11 11/59=0.19 0.19x100=19% Ligjërues 7 7/59=0.12 0.12x100=12% Asistent mësimor 19 19/59=0.32 0.32x100=32% Gjithsej 59 1.00 100 Burimi: Fakulteti Ekonomik, UP, Raporti i vetëvlerësimit, Prishtinë, Korrik 2008 28 14

Thirrja akademike Paraqitja grafike e të dhënave kualitative (Diagrami Tortë) Personeli akademik sipas thirrjes akademike 32% 12% 29% 8% Profesor te rregullt Profesor te asocuar Profesor asistent Asistent mësimor Ligjërues 19% Burimi: Fakulteti Ekonomik Raporti i vetëvlerësimit, Prishtinë, korrik 2008 29 Paraqitja grafike e të dhënave kualitative (Bar diagramet) Personeli akademik sipas thirrjes akademike Ligjërues Asistent mësimor Profesor asistent Profesor te asocuar Profesor te rregullt 0 5 10 15 20 Nr. i personelit Burimi: Fakulteti Ekonomik Raporti i vetëvlerësimit, Prishtinë, korrik 2008 30 15

Nr. i personelit Paraqitja grafike e të dhënave kualitative (Bar diagramet) Personeli akademik sipas thirrjes akademike 20 15 10 5 0 Profesor te rregullt Profesor te asocuar Profesor asistent Asistent mësimor Ligjërues Thirrja akademike Burimi: Fakulteti Ekonomik Raporti i vetëvlerësimit, Prishtinë, korrik 2008 31 Distribucioni i frekuencave/organizimi i të dhënave numerike Të dhënat numerike 41, 24, 32, 26, 27, 27, 30, 24, 38, 21 Rregullimi sipas radhës 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 38, 41 Tabela Histogrami Distribucioni i frekuencave Distribucionet kumulative Polygoni Ogiva 32 16

7 6 5 4 3 2 1 0 10 20 30 40 50 60 120 100 80 60 40 20 0 O give 10 20 30 40 50 60 Organizimi i të dhënave numerike në tabela dhe grafe Të dhënat numerike 41, 24, 32, 26, 27, 27, 30, 24, 38, 21 Regullimi sipas radhës 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 38, 41 Tabelat x (f) x 1 f 1 x 2 f 2 x 3 f 3 x 4 f 4 Σ ΣF Polygoni 7 6 5 4 3 2 1 0 Poligoni i frekuencave Distribucioni i frekuencave Distribucionet kumulative 5 15 25 36 45 55 More Histogramet Ogiva 33 Organizimi i të dhënave numerike/diskrete-të ndërprera Të dhënat në formë të papërpunuar (ashtu si janë mbledhur) p.sh. suksesi i nxënësve në matematikë): 4,5, 4, 3, 4, 2, 1, 5, 2, 3, 2, 1, 1, 4, 5, 4, 3, 2, 5, 3, 5 Të dhënat e rregulluara sipas radhës, nga vlera më e vogël te vlera më e madhe: 1,1,1,2, 2, 2, 2, 3, 3, 3, 3, 4, 4, 4, 4, 5, 5, 5, 5, 5, Suksesi (X) Nr. i nxënësve (f) 1 III 3 2 IIII 4 3 IIII 4 4 IIII 4 5 IIII 5 Gjithsej 20 34 17

Hapat për ndërtimin e distribucionit të frekuencave/ të dhënat numerike diskrete/të ndërprea dhe kontinuale/të vazhdueshme 1. Formimi i një vargu/rreshti i të dhënave nga vlera minimale deri te ajo maksimale apo anasjelltas. 2. Përcaktimi i gjerësisë së intervalit dhe numri i klasëve, gjegjësisht grupeve. Nëse është vendosur numri i klasëve, atëherë gjerësia e intervalit të sygjeruar mund të llogaritet me formulat vijuese: Vlera më e lartë - vlera më e ulët i= numri i klasëve i Vlera maksimale vlera min imale 1 3,32(log i te gjitha frekuencave )(Rregulla e Struges) 35 Hapat për ndërtimin e distribucionit të frekuencave/ të dhënat numerike diskrete dhe kontinuale 3. Vendosja e grupeve/klasave 4. Vendosja e të dhënave në klasë për të krijuar distribucionin e frekuencave 36 18

Kriteret për ndërtimin e distribucionit të frekuencave a) Zakonisht seritë nuk duhet të kenë më pak se 5 klasë/grupe, por gjithashtu nuk duhet të kenë më shumë se 15 klasë/modalitete. b) Duhet bërë përpjekeje për t iu larguar klasëve të hapura, gjegjësisht gjithmonë duhet krijuar klasë të mbyllura aty ku është e mundur. c) Gjerësitë e intervaleve duhet të jenë të barabarta. 37 Prezantimi i të dhënave numerike në tabelë/në distribucionin e frekuencave Rreshtimi i të dhënave sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58. Gjetja e rangut: X max -X min = 58-12 = 46 Zgjedhja e numrit të klasëve: 5 (zakonisht në mes të 5 dhe 15) Llogaritja e gjerësisë së intervalit (gjerësia): 10 (46/5 mandej rrumbullakëso) Përcaktimi i limiteve të klasëve (limitet): 10, 20, 30, 40, 50, 60. Logaritja e mesit të intervalit: 15, 25, 35, 45, 55. Numrimi i vrojtimeve dhe vendosja nëpër grupe klasë/kategori. 38 19

Prezantimi i të dhënave numerike në tabelë/në distribucionin e frekuencave Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Grupet/Klasët Frek. absolute 10 por më pak se 20 3 10- Limiti i fillimit të grupintervalit të parë. 20 por më pak se 30 6 30 por më pak se 40 5 40 por më pak se 50 4 20- Limiti i fundit të grupintervalit të parë. 50 por më pak se 60 2 Gjithsej 20 39 Mesi i intervalit Mesi intervalit është pika e mesit në mes të dy kufijëve të çdo klase dhe është reprezentative për të dhënat brenda klasës. Llogaritet si mesatare e thjeshtë në mes të dy niveleve të një intervali. 40 20

Frekuencat Distribucioni i frekuencave, Distribucioni i frekuencave relative dhe Distribucioni i frekuencave në përqindje Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Grupet Frek. absolute Mesi i intervalit (X) Frek. relative 10 por më pak se 20 3 10+20/2=15 3/20= 0.15 Frek. në përqindje 0.15x100 =15% 20 por më pak se 30 6 20+30/2=25 6/20=0.30 0.30x100=30% 30 por më pak se 40 5 30+40/2=35 5/20=0.25 0.25x100=25% 40 por më pak se 50 4 40+50/2=45 4/20=0.20 0.20x100=20% 50 por më pak se 60 2 50+60/2=55 2/20=0.1 0.1x100=10% Gjithsej 20 1.00 100 41 Paraqitja grafike e të dhënave numerike: Histogrami i frekuencave Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Histogrami 7 6 5 4 3 2 1 0 0 3 6 5 5 15 25 36 45 55 e More më shumë 4 2 0 Nuk ka zbrastësi në mes te katërkëndëshave Kufijtë e klasëve Mesi i intervalit 42 21

Histogrami i frekuencave Histogrami: Grafiku në të cilin klasët shënohen në abshisë (boshtin horizontal) kurse frekuencat e klasëve shënohen në boshtin vertikal(ordinatë) të sistemit koordinativ. Frekuencat e klasëve janë të prezantuara me gjatësinë e katërkëndëshave të cilët janë të mbështetur në njëri tjetrin. 43 Histogrami i frekuencave Histogrami prezanton tri lloje të informatave : Mund të vërehet se përafërsisht ku janë të koncentruara të dhënat. Mund të kuptojmë shkallën e shpërndarjes ose variacionet në të dhëna. Mund të vërejmë formën e distribucionit. 22

Histograme që tregojnë qendra të ndryshme 70 60 50 40 30 20 10 0 0<2 2<4 4<6 6<8 8<10 10<12 12<14 14<16 16<18 70 60 50 40 30 20 10 0 0<2 2<4 4<6 6<8 8<10 10<12 12<14 14<16 16<18 Histograme Qendra e njejtë, Shpërndarje të ndryshme 70 60 50 40 30 20 10 0 0<2 2<4 4<6 6<8 8<10 10<12 12<14 14<16 16<18 70 60 50 40 30 20 10 0 0<2 2<4 4<6 6<8 8<10 10<12 12<14 14<16 16<18 23

Paraqitja grafike: Poligoni i frekuencave Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Poligoni i frekuencave 7 6 5 4 3 2 1 0 5 15 25 36 45 55 More Mesi i intervalit 47 Poligoni i frekuencave Poligoni i frekuencave konstruktohet nga vija që paraqet lidhjen e pikave të formuara në mes të frekuencave dhe klasëve, gjegjësisht mesit të intervalit dhe frekuencave. Poligoni i frekuencave ofron informatat e njëjta sikurse histogrami i frekuencave. 48 24

Distribucioni i frekuencave kumulative Frekuencat kumulative përfshijnë vlerat korresponduese të variablës brenda çdo limiti, plus të gjitha vlerat më të ulëta ose më të larta. Në fakt ekzistojnë dy metoda për llogaritjen e frekuencave kumulative: - Frekuencat kumulative nën ose progresive - Frekuencat kumulative mbi ose degresive. Përdorimi i metodës së parë është shumë i gjerë. Frekuencat kumulative të fundit sipas metodës nën dhe të fillimit sipas metodës mbi janë të barabarta me totalin e frekuencave. Kjo njëherit shërben si kontrollim i rezultatit. 49 Distribucioni i frekuencave kumulative Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Grupet Frekuencat absolute Frekuencat kumulative ( nën ) Frekuencat kumulative ( mbi ) Frekuencat kumulative në % 10 por më pak se 20 3 3 20 15 20 por më pak se 30 6 3+6=9 20-3=17 45 30 por më pak se 40 5 9+5=14 17-6=11 70 40 por më pak se 50 4 14+4=18 11-5=6 90 50 por më pak se 60 2 18+2=20 6-4=2 100 Gjithsej 20 50 25

Paraqitja grafke: Ogiva (Poligoni kumulativ në %) Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 12, 13, 17, 21, 24, 24, 26, 27, 27, 30, 32, 35, 37, 38, 41, 43, 44, 46, 53, 58 Ogiva 100 80 60 40 20 0 10 20 30 40 50 60 Limitet e klasëve (Jo mesi i intervalit) 51 Distribucioni kumulativ i frekuencave Distribucioni kumulativ i frekuencave (ogiva) shfrytëzohet për të përcaktuar se sa ose çfarë pjese e të dhënave është nën apo mbi vlerën e caktuar. 52 26

2-5 SHEMBULL Të dhënat në vijim paqaqesin kohën e kaluar në minuta prej shtëpisë në punë, për një grup prej 30 punëtorësh. 28 25 41 37 41 19 32 20 26 24 16 23 23 29 36 31 26 21 32 25 31 43 35 44 38 33 28 27 32 18 Rregolloni të dhënat në distribucionin e frekuencave 53 Hapi i parë, rreshtimi nga vlera më e vogël deri te vlera me e madhe 16 18 19 20 21 23 23 24 25 25 26 26 27 28 28 29 31 31 32 32 32 33 35 36 37 38 41 43 43 44. Hapi i dytë. Përcaktimi i klasëve dhe gjerësisë së intervalit Vlera më e lartë - vlera më e ulët 44 16 Gjeresia e intervalit= 5, 33 5 numri i klasëve 6 54 27

2-6 SHEMBULL vazhdim Të dhënat e rregulluara sipas madhësisë: 16 18 19 20 21 23 23 24 25 25 26 26 27 28 28 29 31 31 32 32 32 33 35 36 37 38 41 43 43 44. Koha e kaluar në minuta Frekuencat Denduritë (f) 15 por më pak se 20 III 3 20 por më pak se 25 IIII 5 25 por më pak se 30 IIII III 8 30 por më pak se 35 IIII I 6 35 por më pak se 40 IIII 4 40 por më pak se 45 IIII 4 ΣF 30 Numri i punëtorëve (f) 55 2-7 Sugjerime për konstruktimin e distribucionit të frekuencave Gjerësitë e intervaleve në mes të klasëve duhet të jenë të barabartë. Shfrytëzoni intervalin e sugjerur për të konstruktuar histogramin e frekuencave. Shënim: ky është intervali i sugjeruar ; nëse intervali i llogaritur është 97, më mirë do të ishte që të shfrytëzohet 100. Llogaritni numrin e vlerave për çdo klasë 56 28

Mesi i intervalit Mesi intervalit është pika e mesit në mes të dy kufijëve të çdo klase dhe është reprezentative për të dhënat brenda klasës. Llogaritet si mesatare e thjeshtë në mes të dy niveleve të një intervali: Koha e kaluar në minuta Mesii i intervalit (X) Numri i punëtorëve (f) 15-20 15+20/2 =17,5 3 20-25 20+25/2=22,5 5 25-30 25+30/2=27,5 8 30-35 30+35/2=32,5 6 35-40 35 + 40/=37,5 4 40-45 40+45/2=42,5 4 Σ 30 57 2-9 Distribucioni relativ i frekuencave Frekuencat realtive fitohen duke ndarë frekuencat e çdo klase me frekuencat totale. Koha e kaluar në minuta Nrumri i punëtorëve (f) Frekuencat absolute Frekuencat relative 15-20 3 3/30=0,10 20-25 5 5/30 =0,17 25-30 8 8/30 =0,27 30-35 6 6/30 =0,2 35-40 4 4/30=0,13 40-45 4 4/30 =0,13 Σ 30 1,00 58 29

Distribucioni i frekuencave në përqindje Frekuencat në përqindje llogariten duke shumëzuar frekuencat realtive me 100. Koha e kaluar në minuta Frekuencat relative Frekuencat në përqindje (%) 15-20 3/30=0,10 0,10 x 100 =10% 20-25 5/30 =0,17 0,17 x 100 =17% 25-30 8/30 =0,27 0,27 x 100 =27% 30-35 6/30 =0,2 0,20 x 100 =20% 35-40 4/30=0,13 0,13 x 100 =13% 40-45 4/30 =0,13 0,13 x 100 =13% Σ 1,00 100 59 Distribucioni kumulativ i frekuencave Kumulativi progresiv (rritës) dhe degresiv (zbritës) Koha e kaluar në minuta Numri i punëtorëve (f) Frekuencat kumulative progresive Frekuencat kumulative degresive 15-20 3 3 30 20-25 5 3+5=8 30-3= 27 25-30 8 3+5+8=16 27-5= 22 30-35 6 3+5+8+6 =22 22-8=14 35-40 4 3+5+8+6+4 =26 14-6= 8 40-45 4 3+5+8+6+4+4 =30 8-4= 4 Σ 30 60 30

Frekuencat 2-14 Histogrami i distribucionit të frekuencave 9 8 7 6 5 4 3 2 1 0 17.5 22.5 27.5 32.5 37.5 42.5 Koha e kaluar në minuta 61 Konceptet kyçe Vrojtimi statistikor Vrojtimi i përgjithshëm Vrojtimi i pjesshëm Mostra të rastësishme Mostra jo të rastësishme Grupimi statistikor Seritë statistikore Frekuencat Distribucioni i frekuencave Frekuenca absolute Frekuenca relative Frekuenca në përqindje Frekuenca kumulative progresive dhe degresive Histogrami i frekuencave Poligoni i frekuencave Diagrami tortë Bar diagrami 62 31

Ushtrime Detyrë 1. Menaxheri i një firme lokale është i interesuar që të dijë se një konsumator sa herë hyn në shitoren e tij brenda dy javëve. Përgjigjet e 50 konsumatorëve kanë qenë si vijon. Të dhënat e papërpunuara për frekuentim në shitore brenda dy javëve 5 3 3 1 4 4 5 6 4 2 6 6 6 7 1 1 14 1 2 4 4 4 5 6 3 5 3 4 5 6 8 4 7 6 5 9 11 3 12 4 7 6 5 15 1 10 8 9 2 12 Formoni distribucionin e frekuencave duke përcaktuar zeron (0) si limit i fillimit të klasës së parë dhe gjerësinë e intervalit 3. Përshkruani distribucionin. Ku tentojnë të grumbullohen të dhënat. Gjeni mesin e intervalit dhe konstruktoni frekuencat relative, në përqindje dhe ato kumulative progresive dhe degresive. Prezantoni distribucionin e frekuncave grafikisht përmes histogramit të frekuencave, poligonit të frekuencave dhe ogivës. 63 Ushtrime Detyrë 2. Një mostër e rastit përfshinë 50 nënkryetarë ekzekutivë të disa firmave të mëdha ku të ardhurat vjetore të tyre janë analizuar. Të ardhurat janë ranguar nga 52.000$ deri në 137.000$. Cakto kufijtë e klasëve për distribucionin e frekuencave: Nëse dëshirojmë të kemi 5 klasë Nëse dëshirojmë të kemi 6 klasë Nëse dëshirojmë të kemi 7 klasë 64 32

Ushtrime Detyrë 3. Importet vjetore për një grup të zgjedhur rastësisht të furnitorëve elektronik janë të prezantuara në distribucionin e mëposhtëm. Importet (në milion $) Numri i furnizuesve 2 deri në 5 6 5 deri në 8 13 8 deri në11 20 11 deri në 14 10 14 deri në 17 1 a) Prezantoni importet në formë të histogramit dhe të poligonit të frekuencave b) Përmblidhni disa fakte të rëndësishme për distribucionin ( si vlerat më të ulëta, vlerat më të larta, koncentrimi më i madh, etj.) c) Gjeni frekuencat relative, në përqindje dhe kumulative progresive dhe kumulative degresive. d) Prezantoni grafikisht distribucionin kumulativ progresiv dhe degresiv 65 Ushtrime Detyrë 4. Distribucioni i frekuencave i mëposhtëm prezanton numrin e ditëve të munguara në punë për shkak të sëmundjeve në një kompani. Numri i ditëve të munguara 0 deri në 3 5 3 deri në 6 12 6 deri në 9 23 9 deri 12 8 12 deri 15 2 Gjithsej: 50 Nr. i punëtorëve /frekuencat a)sa punëtorë kanë munguar më pak se tri ditë në vjet. Sa më pak se 6 ditë në ditë? Sa më pak se 12 ditë. Konvertoni distribucionin e frekuencave në distribucion kumulativ progresiv. b) Ndërtoni distribucionin kumuluativ degresiv të frekuencave dhe paraqitni grafikisht. c)sa është madhësia e mostrës. d) Sa është mesi i intervalit të klasës së parë. e) Konstruktoni histogramin e frekuencave 66 33

Ushtrime Detyrë 5. Supozojmë se klasët janë të dhëna kësisoji:këto klasë përmbajnë në vete tri praktika që duhet të eliminohen. Cilat janë ato. 40-60 60-90 90-150 150 e më lartë. 67 Ushtrime Detyrë 6. Për të konstruktuar poligonin e frekuencave na duhet mesi i intervalit dhe frekuencat. Po Jo. Detyrë 7. Në përgjithësi ne mund të konstruktojmë distribucionin e frekuencave me më së paku 20 klasë Po Jo. Detyrë 8. Numri i vrojtimeve për çdo klasë quhet distribucion i frekuncave. Po Jo. Detyrë 9. Poligoni i frekuencave dhe distribucioni i frekuencave relative janë të ngjashëm për arsye se bazohen në distribucionin e frekuencave. Po Jo. Detyrë 10. Distribucioni i frekuencave relative fitohet duke ndarë frekuencat e çdo klase me numrin total të vrojtimeve. Po Jo. 68 34