Të dhënat e klasifikimit. : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5

Σχετικά έγγραφα
Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Udhëzimet e përdorimit të Fiamm Motive Power Energy Plus

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

Indukcioni elektromagnetik

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Pompa nxehtësie. Pompa nxehtësie gjeotermale/me ujë. Pompa nxehtësie ajër / ujë. geotherm exclusiv VWS. Aksesorët e pompave të nxehtësisë geotherm

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Nyjet, Deget, Konturet

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Qarqet/ rrjetet elektrike

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

EWT 1376HGW. SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2 EL Πλυντήριο ρούχων Οδηγίες Χρήσης 26 SR Машина за прање рубља Упутство за употребу 52

"Ndërtimi i furnizimit me tension të një banese dhe masat e mbrojtjes sipas DIN VDE" ESM 3

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

Pajisje elektrike. Pse Vaillant? Energjia elektrike mund te jetë një alternativë e dobishme. eloblock VER VES VED minived VEN VEK

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Daikin Altherma. Me temperaturë të lartë

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

Propozim për strukturën e re tarifore

VEGLAT DHE AKSESORËT E RINJ PREZANTIMI 3/2016

Ngjeshmëria e dherave

Komoditet. i plotë. për përdorim në banesa dhe njësi. tregtare KATALOGU I NGROHJES DAIKIN ALTHERMA

USER MANUAL LAVATHERM 8DEE48S

Metodat e Analizes se Qarqeve

R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

Drafti 1 Versioni 1. 6 Gusht 2010

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

SISTEM AUDIO NË SHTËPI

2. DIODA GJYSMËPËRÇUESE

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Sistemi personal audio

2. Principi i punesë Kohet te motori dizel

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

SHËNIMET E PAJISJEVE DHE INSTRUMENTEVE NË LABORATORIN E KONSTRUKSIONEVE MAKINERIKE

SUN P N. cod. 3541F710SQ Rev /2017 UDHËZIMI PËR INSTALIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PËRDORIMIT

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

SI TË BËHENI NËNSHTETAS GREK? (Udhëzime të thjeshtuara rreth marrjes së nënshtetësisë greke)*

Manual për Lejet e Mjedisit Aktiviteti C.3

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

Makinë larëse Udhëzim për përdorim

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

Kapitulli. Programimi linear i plote

Ekran helmetë. Udhëzuesi i referencave

Nr. 168 prot. Tiranë, më FTESË PËR OFERTË. PËR BLERJE PAJISJE PËR AUDITIM ENERGJIE me fond limit euro me tvsh

NEK njësia elektronike komanduese

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Detyra për ushtrime PJESA 4

Zbuloni Daikin VRV 5 Rreth Daikin 6 Kontroll total i klimës 7 Cilat janë risitë? 8 Mbi 30 vjet histori të VRV 12 Koncepti i zgjidhjes totale 14 Cili

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Definimi dhe testimi i hipotezave

POLISTEROLI. Fig. 1 Formula kimike e polisterolit. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer

Fletorja Zyrtare Viti 2014 Numri 190

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

LLOGARITJA E DIAFRAGMAVE (Pershtatje per perdorim praktik)

Manual i punëve të laboratorit 2009

II.1 AUTOMJETET. Fig. 1

30% Pa nim termoizolues për brenda dhe jashtë. Nanoteknologji në termoizolim

Kursi "Projekti i rregulluesit të frekuencave"

PREZANTIMI I VEGLAVE DHE AKSESORËVE TË RINJ 2/2017

Ju lutemi, lexoni me kujdes këtë manual para se të vini në përdorim televizorin tuaj dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen.

VENDIM Nr. 379, datë PËR MIRATIMIN E RREGULLORES CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM 1

08:30 ΟΓΚΟΛΟΓΙΑ ONKOLOGJIA Νέα Εποχή Një epokë στην Αντιμετώπιση e Re në trajtimin του Καρκίνου e tumoreve

BAZAT E ELEKTROTEKNIKËS NË EKSPERIMENTE DHE USHTRIME PRAKTIKE LITERATURË PLOTËSUESE

Instalim. The Quality Chooses Quality. Efikasitetit I shkëlqyer Karakteristikat më të mira Cilësi e lartë. Solartechnik Prüfung Forschung

Ekran helmetë. Udhëzuesi i referencave

MURE MBAJTES ME GABION Muret mbajtese te tipit gabion ofrojne qendrueshmeri te larte globale si dhe nje filitrim te vazhdueshem te ujrave

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

dv M a M ( V- shpejtësia, t - koha) dt

Kodi i Shpërndarjes. Versioni 2

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

EFIKASITETI I ENERGJISË TE ShËRbIMET E ujësjellës KANALIzIMEVE

Udhëzues për aplikim muratimi nga produkti Silka - fasadë

LUCIANA TOTI ELEKTRONIKA 1. Shtëpia botuese GRAND PRIND

Direktiva Evropiane për Mbetjet. Kuadri Ligjor Mjedisor Evropian

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Zbatimi i Total Quality Management në Electrolux Author: Palenzo Dimche Indeks I. Deklarata e objektivave

( ) 4πε. ku ρ eshte ngarkesa specifike (ngarkesa per njesine e vellimit ρ ) dhe j eshte densiteti i rrymes

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

Transcript:

Udhëzimet e përdorimit të IRONCLAD ALBANIAN Të dhënat e klasifikimit 1. Kapaciteti nominal C 5 : Shikoni tabelën specifikuese në bateri 2. Tensioni nominal: 2,0 V x nr. i qelive 3. Rryma e shkarkimit: C 5 /5 orë 4. Graviteti specifik nominal i elektrolitit* Tipi PzQ: 1,32 kg/l 5. Temperatura nominale: 30 C 6. Niveli nominal i elektrolitit: deri në shenjën e nivelit max. të elektrolitit. * Do të arrihet brenda 10 cikleve të para. Vini re udhëzimet e përdorimit dhe vendosini pran baterisë. Punimet në bateri duhet të kryhen vetëm nga personeli i kualifikuar! Ndalohet duhani! Mos e ekspozoni baterinë ndaj flakëve të hapura, gacave të ndezura ose shkëndijave, pasi mund të shkaktojnë shpërthimin e baterisë. Kur punoni në bateri, përdorni syze dhe veshje mbrojtëse. Vini re rregullat për parandalimin e aksidenteve si dhe IEC 62485-3 dhe IEC 50110-1. Spërkatjet e acidit në sy ose mbi lëkurë duhet të lahen me ujë. Në rast aksidenti, konsultohuni menjëherë me një mjek! Rrobat e ndotura me acid duhet të lahen me ujë. Rrezik shpërthimi dhe zjarri; evitoni qarqet e shkurtra! Kujdes: Pjesët metalike të baterisë mbartin gjithmonë tension. Mos vendosni vegla ose objekte të tjera metalike mbi bateri! Elektroliti është tepër gërryes (koroziv). Tension elektrik i rrezikshëm! Bateritë dhe qelitë janë të rënda. Garantoni instalim të sigurt! Përdorni vetëm pajisje të përshtatshme trajtimi, p.sh. mekanizëm ngritës në përputhje me VDI 3616. Vini re rreziqet që mund të shkaktohen nga bateritë. Shpërfillja e udhëzimeve të operimit, riparimi me pjesë jo origjinale, modifikimet e paautorizuara ose përdorimi i aditivëve për elektrolit e bëjnë garancinë të pavlefshëme. 1. Komisionimi i baterive të mbushura dhe të karikuara Bateria duhet të inspektohet për t u siguruar që është në kushte fizike perfekte; grupi i kabllove të baterisë duhet të ketë kontakt të qëndrueshëm dhe duhet të lidhet me polaritetin e saktë. Përndryshe, bateria, automjeti ose karikuesi i baterisë mund të dëmtohen. Për montimin e kabllove dhe grupit të kabllove përdorni vetëm bulona origjinalë. Lidhni grupin e kabllove me kapësen shtendosëse të kabllove. Bulonat e grupit të kabllove dhe të bashkuesit duhet të shtrëngohen sipas cilësimeve të mëposhtme të momentit të rrotullimit: Bashkues M 10 25 ± 2 Nm Bulonat me fileto bllokuese mund të përdoren deri në 5 herë. Për arsye sigurie, rekomandohen bulona të rinj me fileto bllokuese. Në rast se intervali midis dërgimit (shih datën e prodhimit në tabelën specifikuese në bateri) dhe komisionimit është më i gjatë se 8 javë ose nëse sensori i nivelit të elektrolitit tregon nivel të ulët elektroliti (shih tabelën, pika 3.1.1), duhet të kontrollohet niveli i elektrolitit. Për heqjen e tapave të mbushjes së ujit duhet të përdoret vetëm vegla e duhur. Përndryshe, pluskuesit e tapave mund të dëmtohen në mënyrë të përhershme, çka mund të shkaktojë derdhje të elektrolitit. Nëse niveli i elektrolitit është poshtë pikës së sipërme të veçuesit, fillimisht ai duhet të mbushet deri në këtë lartësi me ujë të dejonizuar (IEC 62877-1: 2016). Pastaj, bateria karikohet (shih pikën 2.2.). Elektroliti duhet të mbushet deri në nivelin e specifikuar me ujë të dejonizuar. 2. Operimi IEC 62485-3 Kërkesat e sigurisë për bateritë dytësore dhe instalimet e baterive - Bateritë për vënie në lëvizje është standardi që zbatohet për funksionimin e baterive për vënie në lëvizje në pirunerë industrialë. 2.1 Shkarkimi Sigurohuni që të gjitha vrimat e ventilimit të mos jenë izoluar apo mbuluar. Lidhjet elektrike (p.sh. prizat) duhet të bëhen ose shkëputen në gjendje qarku të hapur. Për të arritur afatin optimal të shërbimit të baterisë, duhet të evitohen shkarkime funksionimi mbi 80% të kapacitetit nominal (shkarkim i thellë). Kjo korrespondon me një gravitet specifik elektroliti 1,14 kg/l në 30 C në fund të shkarkimit. Bateritë e shkarkuara duhet të rikarikohen menjëherë dhe nuk duhen lënë të shkarku-ara. Kjo vlen edhe për bateritë pjesërisht të shkarkuara. Indikatori i shkarkimit në piruner duhet të konfigurohet saktë. Konfigurimi varet nga brendi i indikatorit dhe duhet të jetë ekuivalent me shkarkimin me një rryme prej I5 deri tek një tension final prej 1.89V/qeli për nivel të shkarkimit 80%. Ju lutem referohuni tek inxhinieri i Enersysit në rast se perdoren automjetete drejtuara në menyrë automatike. 2.2 Karikimi (Rimbushja me rrymë) Për karikim duhet të përdoret vetëm rrymë e vazhdueshme. Për bateritë Ironclad, lejohen procedurat në përputhje me IEC 41773-1 dhe IEC 41774. Lidhni baterinë me karikuesin e

përcaktuar, të përshtatshëm për klasifikimin dhe specifikimin e baterisë (p.sh. seksioni i prerjes tërthore të kabllos) për të evituar mbingarkesën e kabllove dhe kontakteve elektrike, lirimin e gazit në sasi të papranueshme dhe daljen e elektrolitit nga geliat. Në fazën e gazimit nuk duhet të tejkalohen kufijtë e rrymës që jepen në IEC 62485-3. Nëse karikuesi nuk është blerë së bashku me baterinë, gjëja më e mirë është që departamenti i shërbimit të prodhuesit të kontrollojë përshtatshmërinë e karikuesit, kabllove dhe prizave. Gjatë karikimit, duhen marrë masat e duhura për të çlirimin e gazeve që lirohen gjatë karikimit. Dyert e pirunerit, kapakët e mbajtësit të baterive dhe kapakët e dhomëzave të baterive duhet të hapen ose të hiqen. Gjatë karikimit në piruner duhet të hapen vrimat e ventilimit të specifikuara nga prodhuesi. Në çdo rast, ventilimi duhet të përputhet me standardin IEC 62485-3. Tapat e ventilimit duhet të qëndrojnë në qelia dhe të mbahen mbyllur. Ndërsa karikuesi është i fikur, lidhni baterinë, duke u siguruar që polariteti të jetë i saktë (pozitiv me pozitiv, negativ me negativ). Pastaj ndizni karikuesin. Gjatë procesit të karikimit, temperatura e elektrolitit rritet me rreth 10 C, kështu që karikimi duhet të nisë vetëm nëse temperatura e elektrolitit është nën 45 C. Temperatura e elektrolitit të baterive duhet të jetë të paktën +10 C para karikimit; përndryshe nuk do të arrihej një karikim i plotë. Karikimi mbaron kur graviteti specifik i elektrolitit dhe tensioni i baterisë kanë mbetur të pandryshuar për dy orë. Karikuesit EnerSys tregojnë automatikisht përfundimin e karikimit. Bateritë e pajisura me sistem qarkullimi të elektrolitit (opsional): nëse tregohet avari e pompës, kontrolloni se a është lidhur sistemi i tubave dhe ekzaminoni qarkun e tubave për rrjedhje ose defekte (shih pikën 3.4). Tubi i ajrit nuk duhet të hiqet asnjëherë gjatë karikimit. 2.3 Karikimi i barazimit Karikimet e balancimit përdoren për të mbrojtur afatin e shërbimit të baterisë dhe për të ruajtur kapacitetin e saj. Ato janë të nevojshme pas shkarkimeve të thella, rikarikimeve të përsëritura të pjesshme dhe karikimeve në një lakore karakteristike IU. Karikimet e balancimit kryhen pas karikimit normal. Rryma e karikimit nuk duhet të tejkalojë 5 A/100 Ah të kapacitetit nominal (fundi i karikimit shih pikën 2.2). Kontrolloni temperaturën! 2.4 Temperatura Si temperaturë nominale specifikohet temperatura e elektrolitit prej 30 C. Temperaturat më të larta e shkurtojnë afatin e shërbimit të baterisë; temperaturat më të ulëta ulin kapacitetin e disponueshëm. 55 C është kufiri i sipërm i temperaturës dhe nuk është e pranueshme si temperaturë pune. 2.5 Elektroliti Graviteti specifik nominal i elektrolitit lidhet me një temperaturë 30 C dhe me nivelin nominal të elektrolitit në qeli në gjendjen plotësisht të karikuar.temperaturat më të larta ulin gravitetin specifik të elektrolitit, ndërsa temperaturat më të ulëta e rrisin atë. Faktori korrigjues i temperaturës është -0,0007 kg/l për C, p.sh. një gravitet specifik elektroliti 1,31 kg/l në 45 C korrespondon me një gravitet specifik elektroliti 1,32 kg/l në 30 C. Elektroliti duhet të përputhet me rregulloret e pastërtisë në IEC 62877-2 : 2016. 3. Mirëmbajtja 3.1 Ditore Karikojeni baterinë pas çdo shkarkimi. Niveli i elektrolitit nuk duhet të bjerë poshtë pikës së sipërme të veçuesit ose shenjës së nivelit min. të elektrolitit. MOS E MBUSHNI ME UJË NË 10 CIKLET E PARA. 3.1.1 Sensorët e nivelit të mbushjes Në rastin e baterive me sensorë të nivelit të mbushjes, llamba duhet të vëzhgohet çdo ditë. LED i gjelbër LED i kuq pulson niveli OK niveli tepër i ulët Mos i mbushni qeliat edhe kur sensori i nivelit të elektrolitit tregon LED të kuqe pulsuese gjatë 10 cikleve të para. 3.2 Çdo javë Inspektim me sy pas rikarikimit për shenja të papastërtive dhe dëmtim mekanik te të gjitha pjesët përbërëse të baterisë, tregoni vëmendje të veçantë ndaj prizave karikuese të baterisë dhe kabllove. Në rastin e zbatimeve të posaçme me karikim me një lakore karakteristike IU (rrymë-tension), duhet të kryhet nga një karikim barazimi (shih pikën 2.3). 3.3 Çdo muaj Në fund të karikimit, duhet të maten dhe regjistrohen tensionet e të gjitha qelive ose baterive bllok, ndërsa karikuesi është i ndezur. Pasi të ketë përfunduar karikimi, duhet të maten dhe regjistrohen dendësia e elektrolitit, temperatura e elektrolitit, si dhe niveli i mbushjes (kur përdoren sensorë të nivelit të mbushjes). Nëse konstatohen ndryshime të rëndësishme në krahasim me matjet e mëparshme ose ndryshime midis qeliave ose baterive bllok, duhet të kërkohet kolaudim dhe mirëmbajtje e mëtejshme nga departamenti i shërbimit. Kjo duhet të bërë pas një karikimi të plotë dhe një kohe pushimi prej të paktën 2 orë. Duhet të matet dhe të regjistrohet: tensioni total tensioni për qeli nëse leximet e tensionit janë të parregullta, kontrolloni edhe S.G për çdo qeli 3.4 Vjetore Në përputhje me IEC 1175-1, rezistenca e izolimi të pirunerit dhe baterisë duhet të kontrollohen, të paktën njëherë në vit, nga një specialist elektrik. Provat për rezistencën e izolimit të baterisë duhet të kryhen në përputhje me IEC 1987-1. Rezistenca e izolimit të baterisë, e përcaktuar në këtë mënyrë, nuk duhet të jetë poshtë një vlere prej 50 Ω për Volt të tensionit nominal, në përputhje me IEC 62485-3. Për bateritë deri në 20 V, tensioni nominal i vlerës minimale është 1000 Ω. Bateritë e pajisura me sistem të qarkullimit të elektrolitit: filtri i pompës së ajrit duhet të kontrollohet gjatë mirëmbajtjes vjetore dhe, nëse është e nevojëshme, duhet të pastrohen dhe zëvendësohen. Është e nevojshme të bëhet zëvendësim i hershëm i filtrit, nëse për arsye të papërcaktuara (nuk ka rrjedhje në tubat e ajrit) sinjali i defektit në sistemin e përzierjes së ajrit në karikues ose në bateri (në pompë ajri DC ose sinjal nga distanca) ndriçon. Gjatë mirëmbajtjes vjetore, kontrolloni funksionimin e saktë të pompës së ajrit. 4. Kujdesi për baterinë Bateria duhet të mbahet gjithmonë e pastër dhe e thatë (e terur) për të penguar rrjedhjen e rrymës dhe lidhjet e shkurtëra. Pastrimi duhet bërë në përputhje me kodin e praktikës ZVEI Pastrimi i baterisë traksionare të pirunerëve. Lëngjet që mund të grumbullohen në arkën e baterisë duhet të asgjësohen në mënyrën e përshkruar. Dëmtimet në izolimin e arkës duhet të riparohen pas pastrimit, për t u siguruar që vlera e izolimit përputhet mei IEC 62485-3 dhe për të parandaluar korrozionin e kullueses. Nëse nevojitet heqja e qeliave, gjëja më e mirë është që për këtë të telefononi departamentin tonë të shërbimit. 5. Ruajtja Nëse bateritë nxirren jashtë shërbimit për një periudhë të gjatë, ato duhet të ruhen të karikuara plotësisht në një dhomë të thatë, dhe pa ngricë. Për t u siguruar që bateria është gjithmonë gati për përdorim, mund të zgjidhen disa nga metodat e karikimit: 1. një karikim barazimi mujor, si në pikën 2.3, ose 2. karikim mirëmbajtjeje me një tension karikimi prej 2,29 V x numrin e qelive. Duhet marrë parasysh koha e ruajtjes kur shqyrtohet afati i shërbimit të baterisë. 6. Keqfunksionimet Nëse konstatohen keqfunksionime në bateri ose në karikues, duhet lajmëruar pa vonesë departamenti ynë i shërbimit. Matjet e marra në pikën 3.3 do të lehtësojnë diagnostikimin e avarive dhe eliminimin e tyre. Një kontratë për shërbime e lidhur me ne do ta bënte më të lehtë zbulimin dhe korrigjimin e avarive në kohën e duhur. Kontrolloni nivelin e elektrolitit nëpërmjet pozicionit të treguesit të pluskimit të tapës së mbushjes me ujë dhe mbusheni me ujë të dejonizuar në fund të karikimit. Meqë ekrani i referohet gjithmonë qelisë së zgjedhur referencë, vini re edhe udhëzimet shtesë në pikën 3.3.

Pajisjet standarde dhe opsionale Sistemi i mbushjes së ujit Qarkullimi i elektrolitit + Wi-iQ Sensori i nivelit + Standard + Opsion Aquamatik - sistemi i mbushjes me ujë 1. Zbatimi Sistemi i rimbushjes me ujë përdoret për të ruajtur automatikisht nivelet nominale të elektrolitit. Gazet e karikimit dalin përmes vrimës në secilën qeli. NUK DUHET TË KETË RIMBUSHJE ME UJË NË 10 CIKLET E PARË. 2. Funksioni Një valvul dhe një pluskues kontrollojnë së bashku procesin e mbushjes dhe ruajnë nivelin e duhur të ujit në secilën qeli. Valvula lejon rrjedhjen e ujit në secilën qeli dhe pluskuesi mbyll valvulën kur të jetë arritur niveli i duhur i ujit. Për operimin pa avari të sistemit të mbushjes së ujit, ju lutemi vini re udhëzimet e mëposhtme: 2.1 Lidhja manuale ose automatike Bateria duhet të mbushet pak para përfundimit të karikimit të plotë, pasi në këtë pikë bateria ka arritur një gjendje të përcaktuar operimi që çon në një përzierje të kënaqshme të elektrolitit. Mbushja bëhet kur lidhësi (7) nga rezervuari është i lidhur me bashkuesin (6) në bateri. 2.1.1 Nëse përdoret lidhja manuale, bateria duhet të lidhet vetëm me sistemin e mbushjes njëherë në javë. 2.1.2 Nëse përdoret bashkuesi automatik (me një valvul magnetike e kontrolluar nga karikuesi) karikuesi zgjedh momentin e saktë për mbushje me ujë. Shënim: Në këtë rast rekomandojmë rimbushje me ujë njëherë në javë për ta siguruar nivelin e duhur të elektrolitit. (Perfect Plus). 2.1.3 Në përdorime me disa ndërrime dhe mjedise me temperatura të larta mund të jetë e nevojshme për intervale më të shkurtra rimbushjeje me ujë. 2.2 Koha e mbushjes Koha e mbushjes varet nga norma e përdorimit dhe temperatura përkatëse e baterisë. Në përgjithësi, procesi i mbushjes zgjat disa minuta dhe mund të ndryshojë sipas gamës së baterisë; pas kësaj, nëse është përdorur mbushja manuale, duhet të mbyllet furnizimi me ujë i baterisë. 2.3 Presioni i punës Sistemi i rimbushjes me ujë duhet të instalohet në mënyrë të tillë që të përftohet një presion uji prej 0,2 deri 0,6 bar (me të paktën një diferencë lartësie 2 m midis cepit të sipërm të baterisë dhe cepit të poshtëm të depozitës). Çdo devijim nga kjo do të thotë që sistemi nuk do të funksionojë siç duhet. 2.4 Pastërtia Uji i mbushjes duhet të jet i dejonizuar dhe i pastërt. Uji i përdorur për të rimbushur bateritë duhet të ketë një përcjellshmëri prej jo më shumë se 30 µs/cm. Depozita dhe tubat duhet të pastrohen para se të përdoret sistemi. 2.5 Sistemi i tubave mbi bateri Sistemi i tubave drejt qeliave individuale të baterive duhet të ndjekë qarkun elektrik të baterisë. Kjo redukton rrezikun e rrjedhjeve të rrymës në praninë e gazit elektrolit që shkakton një shpërthim (IEC 62485-3). Maksimumi 20 qeli mund të lidhen në një seri. Sistemi nuk duhet të modifikohet në asnjë mënyrë. 2.6 Temperatura e punës Në dimër, bateritë e pajisura me Aquamatic duhet të karikohen ose rimbushen vetëm në temperaturë ambienti mbi 0 C. 2.7 Kontrolli i rrjedhës Një tregues i rrjedhës, i integruar në tubin që e furnizon ujin në bateri, monitoron procesin e mbushjes. Gjatë mbushjes së ujit, rrjedha e ujit bën që të rrotullohet disku i integruar në treguesin e rrjedhës. Kur tapat janë të mbyllura, disku ndalon, duke treguar se procesi i mbushjes ka përfunduar. 1. rezervuari 2. lidhësi i kapërderdhësit me valvul sferike 3. tapa me valvul magnetike 4. tapa me valvul sferike 5. kontrolli i rrjedhës 6. bashkuesi 7. lidhësi 8. karikuesi (rimbushësi) i baterisë 9. ndërprerësi kryesor i karikuesit 2 1 9 8 4 5 3 6 7

Sistemi i qarkullimit të elektrolitit (aksesor opsional) 1. Zbatimi Sistemi i qarkullimit të elektrolitit bazohet mbi parimin e pompimit të ajrit në qeliat individuale të baterive. Ky sistem pengon shtresëzimin e elektrolitit dhe karikimi i baterisë optimizohen duke përdorur një faktor karikimi prej 1,07. Qarkullimi i elektrolitit është i dobishëm veçanërisht për përdorim me rezistencë të lartë, kohë të shkurtra karikimi, karikim të rritur ose të pjesëshëm dhe në temperatura të larta të ambientit. 2. Funksioni Sistemi i qarkullimit i elektrolitit përbëhet nga një sistem tubash i montuar në qeli. Në karikues është montuar një pompë aeromatike me diafragmë ose është montuar në bateri ose në automjet. Pompa me diafragmë dërgon një qarkullim ajri me shpejtësi të ulët në çdo qeli, çka krijon një rrymë ajri qarkulluese brenda kutisë së qelisë. Rryma e ajrit është e vazhdueshme ose me impulse, në varësi të tensionit të baterisë dhe të llojit të pompës. Furnizimi me ajër rregullohet në përputhje me numrin e qeliave në bateri. Sistemi i tubave drejt qeliave individuale të baterive duhet të ndjekë qarkun elektrik ekzistues. Kjo redukton rrezikun e rrjedhjeve të rrymës në praninë e gazit elektrolit që shkakton një shpërthim (IEC 62485-3). 2.1 Përdorimi me sistem të ndarë tubash Ajri furnizohet kur sistemi i tubave të karikuesit lidhet me sistemin e tubave të baterisë (me unazën blu). 2.2 Përdorimi me lidhje automatike të sistemit të tubave Duke lidhur spinën e karikimit me furnizimin e integruar të ajrit furnizon automatikisht ajër në bateri. 2.3 Mirëmbajtja e filtrit të ajrit Në varësi të kushteve të punës, filtri i ajrit të pompës duhet të ndërrohet të paktën njëherë në vit. Në zonat e punës me nivele të larta ajri të ndotur, filtri duhet të kontrollohet dhe zëvendësohet më shpesh. 2.4 Riparimi dhe mirëmbajtja Sistemi duhet të kontrollohet nëse ka rrjedhje. Karikuesi do të shfaqë një mesazh gabimi për të treguar rrjedhje. Nganjëherë, në rast rrjedhjeje, lakorja karakteristike e karikimit ndërrohet në lakoren standarde karakteristike (pa përzierje të elektrolitit). Pjesët me defekt dhe seksionet e tubave me defekt duhet të zëvendësohen. Duhet të përdoren vetëm pjesë këmbimi origjinale, pasi këto janë të projektuara për furnizimin me ajër të pompës dhe do të sigurojnë funksionim të duhur të pompës. Wi-iQ Wi-iQ pajisja elektronike do të sigurojë tregues sipas tabelës së mëposhtme. 1. Operimi LED Trengjyrësh LED Trengjyrësh LED i kaltër I gjelbër pulsues = hardueri OK I kaltër që pulson shpejt = identifiim me valë I kuq që pulson = paralajmërim për temperaturën> 55 C LED i kaltër Pulsim i shpejtë = identifiim me valë Pulsim i ngadalë = Paralajmërim për balancim të tensionit Fikur Pulsim = niveli i elektrolitit OK Gjimonë ndezur = niveli i ulët i elektrolitit Wi-iQ është pajisja elektronike që komunikon me valë për të shkarkuar informacionin kyç të baterisë për diagnostikim dhe shërbim më të mirë. Pajisja është e montuar në kabllon kryesore DC në bateri, për të monitoruar dhe regjistruar të dhënat e rrymës, tensionit, temperaturën dhe nivelin e elektrolitit (nëpërmjet një sensori të jashtëm opsional). LED-et në Wi-iQ sigurojnë status në kohë reale të gjendjes së baterisë. Informacioni në PC nëpërmjet USB-së me komunikim me valë. Wi-iQ është e përshtatshme për t u përdorur në gjitha teknologjitë e baterive, brezi i tensionit është 24V 80V. Pajisja regjistron të dhëna të përgjithëshme gjatë afatit të shërbimit të baterisë. Ajo ruan të dhëna për 2555 cikle (historia e plotë e ruajtur në PC). Të dhënat mund të analizohen nga programi i PC-së: gjendja e karikimit, paralajmërimet e temperaturës dhe paralajmërimet e niveleve të ulëta të elektrolitit. 2. Dukshmëria e qartë Duke zgjedhur Exception & Detailed Reports, do të sigurohet informacion në lidhje me gjendjen e baterisë suaj dhe masat që janë të nevojshme. Wi-iQ Report do t u lejojë që të mësoni shpejt karakteristikat e karikimit të mirëmbajtjes dhe shkarkimit të baterisë suaj. Me informacionin e ndarë sipas familjes së baterisë (lloji i pirunerit) mund të shihni thellësinë e grafikëve të shkarkimit, ciklet, karikimin dhe shumë më tepër. 3. Përdorim shumë i lehtë Lidhni modemin USB në PC, skanoni Wi-iQ dhe ngarkoni të dhënat. Wi-iQ Report është një softuer që ekzekutohet në Windows 7, 8, XP ose Vista. Një USB-stick pa kabllo(wireless) përdoret për të ngarkuar të dhënat Wi-iQ në një databazë të dhënash SQL. Wi-iQ data in to a SQL database.

Deklarata e konformitetit 40962 F-62033 Arras Cedex Francë, deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti: Emri i produktit: Wi-iQ Numri i pjesës: AA-xxxxxx me të cilin lidhet kjo deklaratë, është në konformitet me standardet e mëposhtme normative evropiane dhe ndërkombëtare. Shëndeti dhe siguria (Direktiva 2014/53/BE) IEC/EN 61010-1:2010 Pajtueshmëria elektromagnetike (Direktiva 2014/53/BE) ETSI EN 301 489-1, V2.1.1 : 2016; ETSI EN 301 489-17, V3.1.1: 2016; EN 62479 : 2010; EN 61000-6-2 : 2005 Spektri i radiofrekuencave (Direktiva 2014/53/BE) EN 300 328 V2.1.1 (2016-11) Data : 06.02.2018, Arras Emri : Bruno Konevetz Titulli : Charger Quality Manager EMEA Nënshkrimi : Objekt modifikimi teknik pa njoftim paraprak. E.&O.E. Mbrapa te prodhuesi! Bateritë me këtë shenjë duhet të riciklohen. Bateritë që nuk kthehen për procesin e riciklimit duhet të asgjësohen si mbetje të rrezikshme! Kur përdorni bateri traksionare dhe karikues përkatës, operatori duhet ti respektojë standardet aktuale, ligjet, rregullat dhe rregulloret në fuqi në vendin e përdorimit! www.enersys.com 05.2018