POLISTEROLI Polisteroli është një rrëshirë termoplastike e nxjerrë me polimerizimin e stirenit monomer. Lëndët e para për sinterizimin e stirenit janë etileni dhe benzeni. Historiku i polisterolit, nga zbulimi e deri në prodhimin e tij industrial, është një shembull që tregon se sa e gjatë ka qenë rruga e kërkimeve shkencore dhe e teknikës. Për herë të parë polisteroli u përmend në fund të vitit 1839, kurse industrializimi i tij u bë pas një shekulli. Në fig. 1 paraqitet formula kimike e polisterolit: Çfarë është EPS (expanded polisterol )? Fig. 1 Formula kimike e polisterolit EPS është një material, solid, me peshë të reduktuar. Ai është i përbërë nga atome karboni dhe hidrogjeni. Si rrjedhim i një procesi industrial nga nafta, përftohen kokrriza të vogla transparente polisteroli, të cilave i shtohet pentani (hidrokarbur që gjendet në natyrë). Duke i bashkuar kokrrizat e polisterolit të bymyer me avujt e ujit në temperaturë mbi 90 ºC, pentani që gjëndet në to bymehet, duke i fryrë korrizat nga 20 deri në 50 herë të volumit të tyre. Gjatë këtij procesi, në brendësi të kokrrizave të bymyera të polisterolit, formohet një strukturë me celula të mbyllura, të cilat mbajnë ajër në brendësi, dhe në këtë mënyrë i japin atij karakteristika të shkëlqyera për izolim termik, duke penguar transmetimin e energjisë. Në fig. 2 paraqitet struktura e celulave poliedrike të një kokrrize të bymyer, të marrë nga mikroskopi elektronik. Fig. 2 Struktura e celulave të një kokrrize të bymyer EPS, i prodhuar nga Fabrika e prodhimit të polisterolit IZOTERM Albania, varion nga polisterol i lehtë deri ne polisterol me rrezistence ne ngjeshje 200kpa/cm² dhe është i përbërë nga material strukturor prej hidrokarburi të pastër. Ai prodhohet në dy tipe: i thjeshtë dhe vetëshues. Polisteroli përdoret në mënyra të ndryshme si në ndërtim për efekt termoizolimi, për lehtësimin e elementëve ndërtimor, në formimin e
themeleve si dhe për elemente të arkitekturës, në fusha të tjera si ambalazh, bujqësi etj. Është material ekologjik, nuk nxjerr lëndë kimike të dëmshme për ambjentin as në prodhimin e tij dhe as në përdorim Polisteroli EPS është një produkt për të cilën në asnjë vend të botës nuk ka asnjë kundërshtim për përdorimin e tij. Nuk përdoren dhe nuk janë përdorur asnjëherë CFC-të (klorofluorokarburet), të dëmshme për ozonin. PRODHIMI I POLISTEROLIT TE BYMYER Në fillim lënda e parë paraqitet në formën e perlave tepër të imta, me një diameter nga 1 3 mm, që përmban një agjent bymimi. Fazat e prodhimit 1. Para bymimi: Trajtohet me avull (para bymimi), lënda e pare bëhet e butë dhe agjenti bymyes avullon duke provokuar fryrjen e perlave deri në 60 herë të vëllimit të tyre fillestar. Foto të perlave të fryra 2. Pjekje e para bymimit: Perlat e para bymyera kalohen në silos me parete të përshkueshme nga ajri, ku realizohet tharja, pra eleminimi i lagështisë së tepër që përmbajnë perlat. Foto nga silos 3. Stampimi: Perlat e bymyera dhe të thata, injektohen në kallëpe dhe i nënshtrohen sërish veprimit me avull. Stampimi i tyre mund të kryhet me disa mënyra :
1 ) Stampimi i takove për prerjen e pllakave. Kallëpi i takove, në formën e paralelopipedit, mbushet me kokrrizat e para bymyera, të cilat i nënshtrohen sërish veprimit të avullit në një temperaturë të lartë. Këto kokrriza fryhen përsëri, por me një shpejtësi të madhe, dhe ngjiten midis tyre. 2 ) Stampimi i pllakave dhe i produkteve te tjera industrialë. Procesi është i njëjtë me atë të takove, por stampimi i pllakave kryhet një e nga një në makinën automatike përkatëse. Polisteroli EPS del në formën e takove me përmasat: 400 x 120 x 50 (cm) 400 x 100 x 50 (cm) 400 x 114 x 50 (cm) 400 x 108 x 50 (cm) 400 x 120 x 60 (cm) 400 x 100 x 60 (cm) 400 x 114 x 60 (cm) 400 x 108 x 60 (cm) EPS-ja si rezultat i ftohjes së tij pëson një tkurrje fillestare në lidhje me dimensionet e formës në të cilat është prodhuar. Ky proces i dytë është i shpejtë në ditët e para dhe përfundon praktikisht në disa muaj. Këto tako magazinohen dhe lihen të stazhonohen deri në 60 ditë.
DOKUMENTACIONI TEKNIK Karakteristikat teknike të produktit Karakteristikat Koeficienti i përcjellshmërisë termike λ Njësia W/m ºK Koeficienti i depërtueshmërisë së avullit μ Tipi i polisterolit EPS L EPS 30 EPS 50 EPS 100 EPS 150 EPS 200 0.041 0.040 0.039 0.036 0.035 0.034 10-20 10 30 20 40 30 50 40 70 50 100 Absorbimi i ujit në % 5 4 4 3 3 2 zhytje volumi Rezistenca në ngjeshje, në 10% ngjeshje, min kg/cm² 0.3 0.6 0.4 0.7 0.30 0.7 1.2 0.51 1.2 1.6 1.02 1.6 2 1.427 1.8 2.6 1.835 Rezistenca në tërheqje, kg/cm² 1.0 1.3 1.1 1.4 1.5 2.3 2.5 3.2 3.2 4.1 3.7 5.2 min Rezistenca në përkulje kg/cm² 1.1 1.4 1.2 1.5 1.6 2.1 2.5 3 3.2-4 4.2-5 Rezistenca në prerje kg/cm² 0.5 0.8 0.6 0.9 0.9 1.2 1.2 1.5 1.5 1.9 1.9 2.2 Rezistenca në shpim kg/cm² 3.3 3.9 3.6 4.1 4.2 4.8 5.2 7.0 6.4 8.8 8.0-11.2 Reaksioni ndaj zjarrit Katego ria 1 1 1 1 1 1 Nxehtësia specifike kj/kg k 1.2 në 20º C dhe 0.8 në -60º C Avantazhet e përdorimit të EPS në ndërtim Për ndërtim këshillohet të përdoret polisterol vetëshues, i cili klasifikohet sipas Normës Evropiane Klasë 1. IZOTERM Albania prodhon polisterol EPS që varion nga polisterol i lehtë, EPSF vetëshuesh (për themele dhe për soleta) dhe EPS50, EPS 100, EPS 150, deri ne polisterol EPS200 (për termoizolim). Polisteroli EPS i prodhuar për ndërtim përveç vetive termoizoluese perfekte ndaj temperaturave të larta dhe të ulta, paraqet një vlerë të lartë të qëndrueshmërisë dimensionale duke garantuar kështu qëndrueshmëri të përgjithshme në përdorim dhe në kohë. EPS i prodhuar nga Izoterm Albania është: Termoizolues perfekt Amortizues i mirë i lëkundjeve sizmike Nuk absorbon ujë Nuk pëson tkurrje dhe bymim Nuk dëmtohet gjatë bashkëveprimit me agjentët kimik të materialeve të ndërtimit Si çdo material plastik dëmtohet nga lëndët e lëngëshme që përmbajnë hidrokarbure, tretës, etj. Redukton ndryshimet klimaterike : 1 kg EPS kursen 400 litra lëndë djegëse Nuk është toksik, është inert. Nuk rrezikon shëndetin gjatë instalimit dhe përdorimit EPS nuk përmban mikroorganizma dhe si rrjedhim nuk kalbet ose nuk krijon myk. Rezistencë ndaj lagështirës, i reziston degradimit nga uji si rrjedhim i strukturës së mbyllur të celulave. Raporti kosto / rendiment optimal. EPS për më shumë se 50 vjetësh zë vendin e parë në Europë midis materialeve termoizoluese, sepse ka një kombinim të mrekullueshëm të çmimit tepër konkurues dhe të vetive mjaft të larta.
Aplikimet e polisterolit EPS 1. Aplikimet e polisterolit EPS për termoizolimin e ndërtesave: Rasti 1 EPS në izolimin e çatisë së pjerrët Fig. 1 Izolimi i çatisë me shtresa mbi trarë
1 Trau kryesor (primar) 2 EPS F 100, vetëshues 3 Trau sekondar (ristelat) 4 Mbulesa (tjegulla) Aplikimi në fig.1 parashikon fiksimin e pllakave EPS-së në kulm bashkë me ristelat prej dërrase të vendosur në drejtimin e pjerrësisë së çatisë. Aplikimi bëhet duke patur parasysh që në strehën e çatisë dhe në majë të saj të ketë hapje për të siguruar ventilimin nën mbulesa. Duke patur parasysh ngjeshjen nga ristelat, pllaka izoluese duhet të jetë rezistente, kështu rekomandohet EPSF 100, vetëshues. Rasti 2 Fig. 2 Izolimi i çatisë së pjerrët poshtë kulmit (traut kryesor) 1 Mbulesa (tjegullat) 2 Trau primar 3 Trau sekondar 4 Paneli EPS 5 Kartonxhez EPS në izolimin e tarracave Mbi pllakat EPS vendoset një shtresë për të ekuilibruar presionin e avullit dhe mbi këtë vendoset shtresa hidroizoluese e përbërë nga fletë të tipeve të ndryshme me bazë bitumi ose polimeri. Meqënëse komponenti më i ngacmuar i sistemit të izolimit të tarracave është gjithmonë shtresa hidroizoluese, është menduar të invertojmë pozicionin në lidhje me izoluesin, duke e vendosur poshtë saj dhe duke e mbrojtur kështu shtresën hidroizoluese nga lëvizjet e tepërta termike.
Fig. 3 Izolimi i tarracës mbi shtresën hidroizoluese (tarracë e përmbysur) 1 Soleta 2 Shtresa e polietilienit 3 Shtresa e hidroizoluese 4 Panele EPS 5 Shtresa e polietilienit 6 Zhavorr ose çakull 1 Soleta 2 Shtresa e polietilienit 3 Barriere kunder avujve te ujit 4 Panele EPS 5 Shtrese polietilieni 6 Shtresa hidroizoluese 7 Zhavorr ose çakull Fig. 4 Izolimi i tarracës poshtë shtresës hidroizoluese
EPS në rastet e izolimit të mureve vertikalë nga jashtë Tipi më i zakonshëm i izolimit termik nga ana e jashtme i mureve vertikale, është ajo me një shtresë të hollë suvaje mbi izoluesin i cili ndryshe njihet si Sistemi MANTEL ose cappotto (veshje nga jashtë). Polisteroli EPS KAP që përdoret në Sistemin MANTEL është i stazhionuar minimumi 40 ditë në mënyrë që eleminohen tkurrjet e mëtejshme pas aplikimit. Fig. 5 Izolimi i jashtëm Sistemi Mantel (veshje nga jashtë) 1 Muri (suporti) 2 Nyje termike e mbyllur 3 Ngjitës/kollë 4 Panel EPS vetëshues KAP 20 5 Gozhdë për fiksim të paneleve 6 Armaturë me rrjet plastike 7 Shtresa e nivelimit (suva) 8 Shtresa e finitures (grafiato)
EPS në realizimin e fasadës së ventiluar Në këtë sistem panelet polisteroli EPS aplikohen në mur dhe kapen me kapëse mekanike ose me ngjitës mbi pllakat, ose e futur ndërmjet tyre është vendosur një tra prej dërrase ose metalik, te cilit i shtrohet një veshje që fiksohet në mënyrë të tillë që ndërmjet tyre të krijohen dhoma ajri prej 2 5 cm, duke lejuar kështu një qarkullim të ajrit ndërmjet veshjes dhe izoluesit. Ky sistem eviton lagështinë e brëndshme dhe ngrohjet e tepërta nga rrezatimi diellor. 1 Muri (suporti) 2 Panele EPS 3 Trari 4 Veshja përfundimtare (pllaka) Fig. 6 Izolimi i jashtëm fasadë e ventiluar EPS në izolimin nga brenda i mureve vertikal Termoizolimi nga brenda i murit të jashtëm është një zgjidhje e zakonshme dhe e shpejtë për shtëpitë që nuk banohen vazhdimisht, për rikonstruktim dhe termoizolim të shtëpive të vjetra, ku shumë herë kërkohet ngrohja ose ftohja e shpejtë e ambjentit, por duhet patur kujdes për mënyrën e ajrimit të ambjentit për të shmangur mykun dhe lagështirën.
Fig. 7 Izolim termik i brendshme me suva të armuar 1 Tullë 2 Panele izoluese me spesor 4 cm 3 Veshja me dru EPS në izolimin në mure dopio me hapësira të ndërmjetme interkapedine të mureve vertikal Parashikon vendosjen e paneleve në pjesën e brëndshme duke lënë një hapësirë ajri 2 3 cm nga ana e murit të jashtëm. Kështu krijohet një shtresë ajri brenda muraturës dopio dhe në këto raste mund të përdorim panele termoizoluese prej polisteroli EPS (3 5 cm) sepse në llogaritjen e studimit mund të ndikojë dhe shtresa e ajrit. Në izolimin e hapësirave të ndërmjetme gjithmonë duhet verifikuar sjellja higrotermike, për të evituar formimin e kondesimit në veshjen e jashtme: nqs është e nevojshme duhet të vendosim një barrierë avulli ndërmjet murit të brëndshëm dhe panelit izolues.
Fig. 8: Izolimi termik mur dopio me hapësirë ndërmjet 1 Tullë 2 Panale izoluese EPS 3 Tullë me bira 4 Suva Duhet kushtuar kujdes tek nyjet termike (trarët, kollonat, soletat etj) në të cilat nuk mund të kemi vazhdim të termoizolimit të muraturës. Për këtë duhet parashikuar termoizolim nga jashtë para derdhjes së betonit. Fig. 9 Izolimi i mureve dopio me hapësirë të ndërmjetme me korrigjim të nyjeve termike të strukturës mbajtëse
1 Mur tulle e brëndshme 2 Pllaka EPS 3 Mur tulle e jashtme 4 Veshje me përforcim në përputhje me izoluesit e strukturës 5 Soleta 6 Kollona 7 Kapje me tel xingato EPS në izolimin e dyshemeve dhe papafingove Izolimi në tavanet dhe në dyshemetë e ambjenteve jo të banueshme është një nga ndërhyrjet më të lehta dhe më të leverdishme, duke patur parasysh raportin kosto / rendiment. Pllakat EPS 50 thjesht vendoset mbi dyshemenë e papafingos. Në zonat e kalimit panelet e EPS mbrohen me lastra kompesati. Figura 10 Izolimi i dyshemese se papfingos jo të banueshme 1 Dysheme 2 Panelet EPS 50 3 Kompesatë Gjithashtu është e nevojshme të izolosh një dysheme kur kjo është mbi tokë ose mbi vende që nuk ngrohen. Këtu paneli EPS 100, vendoset mbi një shtresë polietileni i vendosur mbi soletë, i mbuluar me një fletë të të njëjtit material, mbi të cilën bëhet nivelimi (ndarje) me beton të lehtësuar (Izobeton Aditivato), mbi këtë pastaj vendoset veshja përfundimtare e shkelshme. Fig. 11 Izolimi i dyshemesë në kontakt me tokën
1 Soleta 2 Shtresë hidroizoluese 3 EPSF 100 (vetëshues) 4 Shtresë polietilieni 5 Nivelim dhe ndarje me beton te lehtësuar (Izobeton Aditivato) 6 Veshja përfundimtare (pllaka) Figura 12 Izolimi termik i dyshemeve nen çati (papfingo) 1 Solete prej betoni 2 Shtrese bituminoze (hidroizoluese) per çatite jo te ventiluara 3 Paneli izolues EPS 4 Shtrese polietilieni 5 Nivelim (ndarje) me beton te lehtesuar (Izobeton Aditivato) 6 Veshje perfundimtare (pllaka qeramike) 2. Aplikimi për lehtësimin e elementeve strukturor dhe në themele Për këtë qëllim përdoret polisterol EPSL ose EPS 30. Polisteroli EPS aplikohet në soleta (soleta Zöllner) dhe formimin e themeleve. Polisteroli EPS pritet në përmasa të caktuara sipas konstruksionit në soleta dhe në themele. Lidhen shufrat prej hekuri, ndërtohet armatura prej dërrase poshtë dhe anash, më pas vendosen blloqet prej polisteroli EPS, duke lënë nje distancë afërsisht 10 cm ndërmjet tyre (sipas projektit). Derdhet betoni duke mbushur hapësirat ndermjet blloqeve prej polisteroli dhe deri sa te formoje nje shtrese deri ne 10 cm mbi polisterol. Mbasi të përfundojë tharja e betonit hiqet armatura prej dërrase dhe realizohet suvatimi i armuar poshte soletes.
3. Për mbushje të përgjithshme ( EPS Geofoam ) a. Për mbushje buzë kodrave b. Në diga c. Në lehtësimin e mbushjeve të rrugëve d. Si struktura mbajtëse e. Për stabilizimin e pjerrësisë Polisteroli EPS 30 deri në EPS 200 përdoret në aplikimet për mbushje, ku kërkohen materiale me peshë të lehtë në mënyrë që të reduktohen tensionet e shtresave që ndodhen nën tokë ose tensionet anësor tek muret mbajtës, tek muret kundërshtytëse tek themelet. EPS me emrin Geofoam, është përdorur në tërë botën për më shumë se 30 vjet. Ai prodhohet në formën e blloqeve dhe pozicionohet shumë lehtë në vendin e punës. EPS Geofoam nuk ndikohet nga kushtet klimatike gjatë kohës së aplikimit dhe ruan karakteristikat e tij fizike edhe nën kushtet inxhinierike në të cilat ajo ndodhet. Avantazhet e përdorimit të Geofoam për stabilizimin e pjerrësisë mund të përfshijë: Maksimizim i qëndrueshmërisë së konstruksionit Redukton afatet e konstruksioneve dhe impaktet në trafik Konstruksione relativisht të pastra që janë afër kanaleve lundrues (lum lundrues) Punë e reduktuar dhe mirëmbajtje në të ardhme
4. Per amortizimin e lëkundjeve sizmike Reziston presionet statike dhe sizmike, pra është një amortizues shumë i mirë i lëkundjeve sizmike. 5. Udhëzime dhe kujdesje në lidhje me përpunimin, ruajtjen dhe përdorimin e produktit Ruajtja Karakteristikat fizike të EPS të prodhuar nga IZOTERM Albania, i lejojnë atij pandjeshmëri ndaj ujit, i cili nuk arrin të kaloj paretet e qelizave të mbyllura dhe si rrjedhim nuk mund të absorbohet, vetëm n.q.s. kemi dëmtime në panelet e EPSsë. Polisteroli, si çdo lëndë plastike, nuk dekompozohet, përvec rastit kur është në kontakt me rrezet e diellit. Për këtë arsye magazinimi i gjatë para përdorimit duhet të bëhet në vende të mbuluara dhe të mos jetë i ekspozuar në diell. Dekompozimi i tij fillon në një temperaturë rreth 230 260 ºC duke çliruar avuj të ndezshëm, por vetëm në temperaturat 450 500 ºC ka ndezje. Përhapja e mëtejshme e zjarrit ndodh në mënyrë spontane në panelet normale të EPS-së. 2. Punimi dhe përdorimi i polisterolit në ndërtim Analizat, të cilat tregojnë ndikimet që faktorët e mjedisit, si temperatura, lagështira dhe ngacmimet gjatë punës, kanë mbi karakteristikat e EPS-se, tregojnë se ky produkt mund të garantojë për një periudhë të pakufizuar rendimentet e kërkuara. Kjo është treguar për 30 vjet me rradhë nga eksperiencat e aplikimeve në shkallë tepër të gjerë dhe në veçanti nga verifikime të shumta të karakteristikave të kryera mbi EPS-në. 3. EPS dhe mjedisi EPS është i respektueshëm në mjedis dhe siguron përfitime të ndryshme mjedisore : - mban konsumin e energjisë në ndërtesa në nivele të ulta
- ka impakte të kufizuara në ndotjen e mjedisit (zero CFC, kështu që mbron shtresën e ozonit, kufizime në efektin sere, nuk krijon ndotje të ujit). - nuk është e nevojshme asnjë mbrojtje specifike gjatë përpunimit të EPSsë. - EPS është higjenike, nuk është i helmueshëm dhe si rrjedhim është e sigurtë. Pra në çdo fazë, ku përfshihen prodhimi, përpunimi dhe përdorimi, EPS i prodhuar nga IZOTERM Albania, garanton sigurinë e personave që janë në kontakt me këtë material