2. Përpunimi digjital i sinjaleve

Σχετικά έγγραφα
Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

TEORIA E INFORMACIONIT

Nyjet, Deget, Konturet

Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit. Literatura. Gjeneza dhe nocioni i teorisë së informacionit

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Cilat nga bashkësitë = {(1, ), (1, ), (2, )},

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

Bazat e Telekomunikacioneve

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Detyra për ushtrime PJESA 4

Indukcioni elektromagnetik

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Rrjetat Kompjuterike. Arkitektura e rrjetave Lokale LAN. Ligjerues: Selman Haxhijaha

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Njësitë e matjes së fushës magnetike T mund të rrjedhin për shembull nga shprehjen e forcës së Lorencit: m. C m

Metodat e Analizes se Qarqeve

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Qarqet/ rrjetet elektrike

Analiza e qarqeve duke përdorur ligjet Kirchhoff ka avantazhin e madh se ne mund të analizojme një qark pa ngacmuar konfigurimin e tij origjinal.

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS RAPORT

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

I. VALËT. λ = v T... (1), ose λ = v

INDUTIVITETI DHE MESINDUKTIVITETI. shtjellur linearisht 1. m I 2 Për dredhën e mbyllur të njëfisht

Definimi dhe testimi i hipotezave

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Propozim për strukturën e re tarifore

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

VENDIM Nr.803, date PER MIRATIMIN E NORMAVE TE CILESISE SE AJRIT

Fazat e studimit statistikor

Kapitulli. Programimi linear i plote

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Τηλεπικοινωνιακά Συστήματα ΙΙ

Materialet në fushën magnetike

Ngjeshmëria e dherave

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Sistemi qendror i pastrimit me Vakum. Teknika NINA. Tani pastrimi është më i lehtë!

5. TRANSISTORI ME EFEKT TË FUSHËS FET

Article 25 in LCPJ. Abstract

Studim i Sistemeve të Thjeshta me Fërkim në Kuadrin e Mekanikës Kuantike

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME

Bazat e Programimit në C++

Analiza e Regresionit dhe Korrelacionit

Libër mësuesi Matematika

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

2 Marim në konsiderate ciklet termodinamike të paraqitura në planin V p. Në cilin cikël është më e madhe nxehtësia që shkëmbehet me mjedisin?

ALGJEBËR II Q. R. GASHI


Vendimi nr.123, Date TABELA E PERMBAJTJES

Fëmijët dhe media. Një sondazh i opinionit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin dhe besueshmërinë e medias

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

II. RRYMA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

UNIVERSITETI AAB Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. LËNDA: Bazat e elektroteknikës Astrit Hulaj

Skripta e Kursit: Algjebra Elementare, Kalkulusi dhe Matematika Financiare, dhe Statistika Përshkruese Vëll. 1: Algjebra Elementare Edicioni i 3 të

MODULI: Antibiotikoterapia dhe antibiotikorezistenca Antibiotikët dhe Përdorimi i Tyre

Manual i punëve të laboratorit 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Dielektriku në fushën elektrostatike

Metodologji praktike për Deep Learning. kapitull i plotë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Gërmimi i dataset-ave masivë. përmbledhje informative

LLOGARITJA E DIAFRAGMAVE (Pershtatje per perdorim praktik)

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

KODI I TRANSMETIMIT. Draft Miratohet nga Bordi i ERE.

MATERIAL MËSIMOR ELEKTROTEKNIK NR. 1

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Γιατί η νέα γενιά Αλβανών μεταναστών στην Ελλάδα χάνει στη γλώσσα της; Νίκος Γογωνάς

( ) 4πε. ku ρ eshte ngarkesa specifike (ngarkesa per njesine e vellimit ρ ) dhe j eshte densiteti i rrymes

Olimpiada italiane kombëtare e fizikës, faza e pare Dhjetor 2017

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Përkthimi i Fjalive të Nënrenditura të Kadarese në Greqisht = Translation of the Subordinate Clauses of Kadare into Greek

Kodi i Shpërndarjes. Versioni 2

2. DIODA GJYSMËPËRÇUESE

Libër. mësuesi 7,8,9. Lediana Bardhi. Informatika INFORMATIKA. INFORMATIKA Për klasën e tetë të arsimit 9-vjeçar 8 INFORMATIKA

1.HYRJE NË MULTIMEDIA

Transcript:

2. Përpunimi digjital i sinjaleve Procesimi i sinjalit është i nevojshëm për të bartur informatat nga një skaj i rrjetit në tjetrin. Pasi që sinjalet në brezin themelor nuk mund të shkojnë larg, për transmetim, sinjali i informacionit duhet të modulohet me një bartës në njërin skaj dhe duhet të demodulohet në skajin tjetër në mënyrë që të jetë i mundur shfrytëzimi i informacionit. Në rrjetat moderne ky informacion udhëton në të dy kahjet. Procesimi është një art (teknik) në vete. Këtu shpjegohet se cila teknikë e modulimit është më e përshtatshmja dhe pse. Janë diskutuar drejtpërdrejt produktet e ditëve të sotme të cilat gjenden në treg. 2.1. Modeli i sistemit komunikues te komunikimet digjitale Bllok diagrami i një sistemi komunikues digjital në formë pak a shumë të thjeshtuar është treguar në figurë. Burimi analog A/D Koderi burimit Koderi kanalit Modulatori Amplifikuesi i Fuqisë Kanali Përdorues analog D/A Dekoderi burimit Dekoderi kanalit Demodulatori Amplifikatori i dobët i zhurmës Përdorues digjital Fig.2.1. Bllok diagrami i një sistemi komunikues digjital. Mesazhi ose informacioni që duhet të dërgohet nëpër sistemin e tillë mund të jetë një sinjal analog (p.sh zëri) që gjenerohet prej burimit analog ose mund të jetë sinjal digjital (p.sh të dhënat kompjuterike) pra që gjenerohet nga burimi digjital. Konvertuesi analog digjital (A/D) e mostron dhe kuantizon sinjalin analog dhe atë e pasqyron me pulse digjitale si 1 dhe 0.

Koderi i burimit (source encoder) sinjalin digjital dhe atë e paraqet me një sinjal digjital më të shkurtër, pra në këtë proces optimizohet shpjetësia e transmetimit që ti pershtatet koderit të kanalit (channel encoder). Në kthim zhvillohet procesi i kundërt dmth, zvogëlohet gjerësia e brezit varësisht prej sistemit. Koderi i kanalit (channel encoder) pranon sinjalin digjital që gjenerohet nga koderi i burimit, në dalje gjenerohet një sinjal digjital më i gjatë. Tepricat (redundancy) që shtohen me qëllimin e korrektimit të gabimeve që shkaktohen nga zhurma ose interferenca e simboleve gjatë transmetimit nëpër kanalin transmetues duhet shtuar me kujdes dmth, në gjuhën që kuptohet në pranim. Transmetimet më të shpeshta bëhen në brezin lëshues të frekuencave të larta (high frequency Passband), modulatori pra i fikson ( mbështjellë ose interferon ) simbolet digjitale të koduara me një bartës. Nganjëherë transmetimi bëhet në brezin bazë, prandaj modulatori është modulues i brezit bazë, i njohur si formësues, i cili formëson simbolet digjitale të koduara me një formë valore të përshtatshme për transmetim. Zakonisht modulatori është i përcjellur nga një amplifikator i fuqisë. Për transmetim në frekuencat e larta, moduluesi dhe demoduluesi zakonisht performojnë në frekuencat e ndërmjetme (intermediate frequency) IF. Në rastin e tillë në mes të modulatorit dhe amplifikatorit të fuqisë është i instaluar një up converter i frekuencës. Nëse IF është shumë e ulët krahasuar me frekuencën bartëse, nëpër disa shtigje (stacione) janë të nevojshme konversione të frekuencës bartëse. Për wireless sistemet antena është stacioni final në transmetim. Mediumi transmetues apo shkurtimisht njihet si kanal, ku sinjalit i shtohet zhurma, feding-u dhe efektet e dobësimit që paraqesin një faktor shumë kompleks që i superponohet sinjalit. Termi zhurmë në këtë rast ka kuptim të gjerë sepse përfshinë të gjitha llojet e trazimeve ose çrregullimeve elektrike të rastit që e kanë burimin nga jashta ose prej vetë brendisë së sistemit. Kanali gjithashtu ka gjerësi të brezit frekuencor të kufizuar, kështu që për disa raste nuk është e gabueshme nëse thuhet se ai paraqet një filtër. Në pranim, praktikisht kryhen operacionet inverse ndaj atyre në dërgim. Së pari sinjali i pranuar që është mjaft i dobësuar amplifikohet dhe në qoftëse është i nëvojshëm bëhet konvertimi i poshtëm (down converted), pastaj sinjali i tillë demodulohet.

Tepricat e shtuara që shtoheshin për korrektimin e gabimeve largohen, sinjali me formen e tillë pastaj kalon nëpër dekoderin e kanalit (channel decoder) dhe dekoderin e burimit (source decoder), si rezultat fitohet ose me mirë të themi rivendoset sinjali (që përmban të dhënat, mesazhin) në fomën e tij pothuajse fillestare. Në fund, para se sinjali të arrijë në cakë është i nëvojshëm konvertimi digjital analog (D/A). Modeli i sistemit komunikues digjital i treguar në figurë është mjaft i thjeshtuar, pasi që nuk janë përfshirë elementet si : Multiuser system, sistemi multipleksues/demultipleksues (që instalohen para stacioneve moduluese), multistation system, si dhe përhapësitë e frekuencës (frequency spread) e enkriptuesit (encryption). Në fakt, vetëm modulatori, kanali (mediumi ttransmetues), demodulatori dhe amplifikatorët janë esencial në të gjitha sistemet komunikuese. Prandaj, me qëllim të përshkrimit të teknikave të modulimit dhe demodulimit, si dhe për analizimin e përformancave të tyre, modeli i thjeshtuar i treguar në figurë do të përdoret më shpesh. Modulatori Filter Kanali h(t) x + Demodulatori Fading u A(t) n(t) Shtesa (zhurma dhe interferenca) Fig.2.2. Modeli i thjeshtuar i sistemit komunikues Ky model përjashton ose nuk i përmban blloqet që nuk lidhen me modulim kështu që ato blloqe që ndikojnë në modulim dallohen në të. Zhvillimet e tanishme ose të fundit në inxhinjeringun e modemëve konsistojnë në integrimin e channel encoder në modulator dhe channel decoder në demodulator. Bazuar në figurë sinjalin në hyrje të demodulatorit mund ta shprehim si : ku * paraqet konvulucionin. ( ) ( ) [ ( ) ( )] ( ) Siç shihet nga figura kanali përbëhet nga tri elemente.

Elementi i parë është filtri i kanalit (channel filter). Prej faktit se sinjali ( ) që del nga modulatori patjeter duhet të kalojë nëpër transmitter, kanal dhe nëpër stacionet në marrje që janë para demodulatorit, si pasojë e kësaj channel filter është një filtër i përbërë, përgjigjja frekuencore e të cilit është : ( ) ( ) ( ) ( ) Ku, ( ) ( ) ( ) janë funksionet transmetuese të transmitter-it, kanalit dhe marrësit (receiver), respektivisht. Duke zbatuar transformimin inver të shprehjes së lartpërmendur dmth transferimin prej domenit frekuencor në atë kohor, fitohet përgjigja impulsive e filtrit të kanalit që është : ( ) ( ) ( ) ( ) ku ( ) ( ) ( ) janë përgjigjet impulsive të transmitter-it, kanalit dhe marrësit, respektivisht. Elementi i dytë është faktori ( ) i cili zakonisht është mjaft kompleks. Ky faktor paraqët ose pasqyron fading un në disa tipe të kanaleve. Fading u është një fenomen i cili ndodhë kur amplituda dhe faza e një radio sinjali ndryshon shpejtë brenda një periode ose distance të udhëtimit mjaft të shkurtër. Fading u shkaktohet me përzierjen e dy ose më shumë versioneve të sinjalit të transmetuar që arrinë në marrës në momente kohore të ndryshme. Elementi i tretë përfshinë gabimet ose dëmtimet që i shkaktohen sinjalit si pasojë e zhurmës dhe interferencës së simboleve ( ) 2.2. Përcaktimi dhe qëllimi i modulimit Modulimi është një operacion që konsiston në shndrrimin e një sinjali që përfaqson një informacion të caktuar, në një sinjal tjetër, por pa ndryshuar informacionin që ai e mbart. Natyrisht, në anën marrëse sinjali i moduluar nuk mund të jetë drejtpërdrejt i përdorshëm, por duhet të përpunohet ashtu që nga ai të nxirret sinjali i informacionit në brezin themelor. Ky proces quhet Demodulim. Paisja me ndihmën e të cilës kryhet modulimi quhet modulator, kurse ajo me të cilën kryhet demodulimi quhet demodulator. Emërtimi i përbashkët i tyre është Modem Operacioni i modulimit bëhet për qëllimet e mëposhtme : Pershtatje. me kushtet specifike të një ambienti të transmetimit. Nëpërmjet një modulimi të përshtatshëm mund të përdorim edhe kanale me shumë shqetësime dhe pavarësisht nga kjo, të garantojmë një cilësi të mirë të transmetimit. Për një transmetim me valë, sinjali fillestar zhvendoset në një zonë frekuencash ku kushtet e

përhapjes si largësia, gjerësia e dobishme e brezit etj, përshtaten me problemin që duhet zgjidhur. Multipleksimi dmth për përdorim të njëkohshëm të të njëjtit ambient transmetimi për shumë komunikime. ( Multipleksimi është një operacion që konsiston në grupimin e shumë kanaleve, që i takojnë komunikimeve të ndryshme në mënyrë që ato të transmetohen njëkohësisht, në të njëjtin suport fizik, që mund të jetë një kabëll, një frekuence bartëse e një lidhje radioelektrike, një satelit, një fibër optike, etj, pa u shqetësuar dhe pa u përzier reciprokisht. Në marrje një demultipleksim sa më perfekt duhet të lejojë të ndahen këto kanale dhe sinjaleve që ato mbartin t ju jepet forma e tyre orgjinale). Posaqërisht, në rastin e komunikimeve përmes radio valëve modulimi është proces i pazëvendësueshëm sepse sinjalet që bartin informatat duhet të përhapen në formë të valëve elektromagnetike të cilat gjenerohen përmes antenave. Këto qëllime nuk mund të arrihen gjithmonë në të njëjtën etapë të vetme dhe në të njëjtën mënyrë modulimi. Pra duhet t i drejtohemi modulimeve të shumëfishta dhe procedurave mikse. Modulimi është i nëvojshëm në të gjitha rastet kur për arsye teknike ose ekonomike transmetimi në brezin bazë është i pamundur. 2.3. Principi i modulimit Nëpërmjet modulimit një sinjali u 1 (t), i quajtur sinjal primar ose sinjal modulues, shndrrohet në një sinjal sekondar ose sinjal të moduluar u 2 (t). Gjatë demodulimit bëhet veprimi i kundërt. Të gjithë modulatorët punojnë sipas një konvencioni i cili vlerave karakteristike të sinjalit të moduluar u 2 (t), i u vë në korespondencë vlerat e çastit të sinjalit primar u 1 (t). Demodulatori i analizon vlerat karaktëristike të sinjalit të moduluar u 2 (t) që ai merr dhe nxjerr nëpërmjet një konvencioni invers, vlerat e çastit të sinjalit primar (modulues) të rivendosur u 1 (t) siç është treguar në figurë. MODULATORI Zhurma shtrembërimet KANALI DEMODULATORI U 1 (t) U 2 (t) U 2 (t) U 1 (t) Fig.2.3. Bllok-skema e një transmetimi me modulim. Në fakt, shtrembërimet dhe shqetësimet në kanal, të cilat bëjnë që sinjali i pranuar u 2 (t) të ndryshojë pak nga sinjali i emetuar u 2 (t), nga njëra anë dhe mospërsosmëria e reciprocitetit modulator demodulator nga ana tjetër, bëjnë që sinjali primar u 1 (t) të mos jetë rigorozisht identik me sinjalin primar origjinal u 1 (t). ndryshimet varen nga tipi i modulimit dhe përbëjnë një

nga kriteret e krahasimit që lejon zgjedhjen e modulimit më të përshtatshëm për secilin rast konkret. 2.4. Tipet e modulimit Varësisht nga forma e sinjalit të moduluar do të dallojmë dy kategori të mëdha të modulimeve : Modulimet analoge. Në këto lloje modulimesh njëri prej parametrave të sinjalit sekondar (moduluar ), si psh. Amplituda, frekuenca, faza, kohëzgjatja etj, ndryshon proporcionalisht me vlerën e çastit të sinjalit primar. Këto modulime nuk e ndryshojnë karakterin analog apo numerik të informacionit të mbartur nga u 1 (t) dhe u 2 (t). Modulimet digjitale (numerike). Këto lloj modulimesh bëjnë një konvertim analog digjital midis u 1 (t) dhe u 2 (t). Atëherë sinjali sekondar karakterizohet nga një debit D dhe konvencioni i modulimit shndrrohet në një kod të paraqitjes digjitale të informacionit analog. Modulimet analoge kryhen me ndërmjetësimin e një sinjali ndihmës të quajtur bartës u b (t)(carrier), një parametër i të cilit modulohet nga sinjali primar u 1 (t), shih figurën (2.4). MODULATORI U 1 (t) U 2 (t) U d (t) Modulimet analoge klasifikohen sipas : Fig.2.4. Simboli konvencional i një modulatori analog. Formës së bartëses : - Sinusoidale apo - Impulsive Parametrit të bartëses që është objekt i modulimit : - Amplitude - Frekuenca - Faza - Kohëzgjatja.

Natyrës së informacionit të transmetuar : - Analoge apo - Digjitale (numerike) Duke u bazuar në këto kushte në tabelën e më poshtme është dhënë një klasifikim i modulimeve. Tabela 1. Klasifikimi i modulimeve. Lloji i modu. Modulimet analoge Informacioni i transmetuar Analog - Fjalë - Muzikë - Video Forma e bartëses Sinusoidale Impulsive Parametri i moduluar Amplitudë Frekuencë Fazë Amplitudë Frekuencë Fazë Kohëzgjatje Tipi i modulimit AM SSB/DSB FM ΦM PAM PFM PPM PDM Modulimet digjitale Digjitale (numerike) - Të dhëna - Tekste Analog Sinusoide Digjitale (Debiti D ) Amplitudë Frekuencë Fazë Kodi ASK OOK FSK PSK PCM DPCM ΔM ADM AM Modulim në amplitudë FM Modulim në frekuencë PAM Modulim i impulsive në amplitudë PPM Modulim i pozicionit të impulseve ASK Modulim me amplitudë diskrete FSK Modulim me zhvendosje të frekuencës ADM Modulim delta adaptive PCM Modulim impulsiv i koduar SSB Modulim me një brez anësor ΦM Modulim në fazë PFM Modulim impulsiv në frekuencë PDM Modulim i kohëzgjatjes së impulseve OOK Modulim on off DPCM Modulim impulsiv i koduar diferencial ΔM Modulim delta PSK Modulim me zhvendosje të fazës.

Duhet shënuar se, sipas kësaj terminologjie, modulimet që kanë të bëjnë me informacione numerike e veçanërishtë ato që përdoren për transmetimin e të dhënave në kanale analoge (OOK, FSK, PSK, etj), konsiderohen si modulime analoge megjithëse sinjali primar ka në këtë rast, natyre diskrete. Në fakt, për sa i përket mënyrës dhe vetive, ka analogji midis modulimeve analoge të vijueshme, që kanë të bëjnë me një informacion analog (AM, FM), dhe modulimeve analoge diskrete që i bëhen një informacioni digjital (OOK, FSK, PFK).