Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara Zgjedhja e njëkohshme e parametrave të tekstit

Σχετικά έγγραφα
Bazat e Programimit në C++

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Agni H. Dika

Εισαγωγή στο MS Word

b) Pas rreshtit me nr rendor 7 te vendosen (insertohen) dy rreshta te ri dhe ne te të shkruhen këto te dhëna:

Ligji I Ohmit Gjatë rrjedhës së rrymës nëpër përcjellës paraqitet. rezistenca. Georg Simon Ohm ka konstatuar

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

paraqesin relacion binar të bashkësisë A në bashkësinë B? Prandaj, meqë X A B dhe Y A B,

Njohuri themelore për kompjuterin

Fluksi i vektorit të intenzitetit të fushës elektrike v. intenzitetin të barabartë me sipërfaqen të cilën e mberthejnë faktorët

BAZAT E INFRASTRUKTURES NË KOMUNIKACION

Informatika Programet aplikative Word-i 79

Tregu i tët. mirave dhe kurba IS. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave tët interesit dhe nivelet e produktit tët.

Shtrohet pyetja. A ekziston formula e përgjithshme për të caktuar numrin e n-të të thjeshtë?

Q k. E = 4 πε a. Q s = C. = 4 πε a. j s. E + Qk + + k 4 πε a KAPACITETI ELEKTRIK. Kapaciteti i trupit të vetmuar j =

ΜΑΘΗΜΑ Στοίχιση Παραγράφων. 2. Εσοχές Παραγράφων ΣΤΟΧΟΙ:

VIZATIM Teknik Pjesa 1 MEKANIKË. Libri i teorisë

KSF 2018 Cadet, Klasa 7 8 (A) 18 (B) 19 (C) 20 (D) 34 (E) 36

Qëllimet: Në fund të orës së mësimit ju duhet të jeni në gjendje që të:

Α ί τ η σ η Δ ή λ ω σ η σ υ μ μ ε τ ο χ ή ς

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE VITIT MËSIMOR 2012/2013 UDHËZIM

1. Κλικ στην καρτέλα Insert 2. Tables 3. Κλικ Table 4. Σύρουμε το δείκτη του ποντικιού και επιλέγουμε τον επιθυμητό αριθμό γραμμών και στηλών

ΜΑΘΗΜΑ 5 ΣΤΟΧΟΙ: Τρόπος 1:

Definimi i funksionit . Thirrja e funksionit

Analiza e regresionit të thjeshtë linear

Testimi i hipotezave/kontrollimi i hipotezave Mostra e madhe

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA. Kimia Inorganike. TESTE TË ZGJIDHURA Të maturës shtetërore

Συνοπτικές Σημειώσεις στο MS Word 2010

KSF 2018 Student, Klasa 11 12

PËRMBLEDHJE DETYRASH PËR PËRGATITJE PËR OLIMPIADA TË MATEMATIKËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2008

III. FUSHA MAGNETIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Kapitulli. Programimi linear i plote

NDËRTIMI DHE PËRMBAJTJA E PUNIMIT

SOFTWARE-T APLIKATIVE LËNDË ZGJEDHORE: FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË

Indukcioni elektromagnetik

Rikardo dhe modeli standard i tregtisë ndërkombëtare. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

CTEC-153: ΦΥΛΛΑ ΕΡΓΑΣΙΑΣ

Lënda: Mikroekonomia I. Kostoja. Msc. Besart Hajrizi

Detyra për ushtrime PJESA 4

Εργαστήριο του Μαθήματος: ΕΠΛ003. Ενότητα 3 Εισαγωγή στο Microsoft Word

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

DELEGATET DHE ZBATIMI I TYRE NE KOMPONETE

9 KARAKTERISTIKAT E MOTORIT ME DJEGIE TË BRENDSHME DEFINICIONET THEMELORE Për përdorim të rregullt të motorit me djegie të brendshme duhet të dihen

Materialet në fushën magnetike

III. FLUIDET. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

Εργαστήριο του Μαθήματος: ΕΠΛ001

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. DETYRË Nr.1 nga lënda H A R T O G R A F I

Διαχείριση Εφαρμογών Επεξεργασίας Κειμένου

II. MEKANIKA. FIZIKA I Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESAVE

ELEKTROSTATIKA. Fusha elektrostatike eshte rast i vecante i fushes elektromagnetike.

Kolegji - Universiteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Lënda: Bazat Teknike të informatikës - BTI

1. Κλικ στην καρτέλα Insert 2. Tables 3. Κλικ Table 4. Σύρουμε το δείκτη του ποντικιού και επιλέγουμε τον επιθυμητό αριθμό γραμμών και στηλών

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

MATEMATIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

ALGJEBËR II Q. R. GASHI

I. FUSHA ELEKTRIKE. FIZIKA II Rrahim MUSLIU ing.dipl.mek. 1


R = Qarqet magnetike. INS F = Fm. m = m 0 l. l =

Cilat nga bashkësitë = {(1, ), (1, ), (2, )},

Treguesit e dispersionit/shpërndarjes/variacionit

Teori Grafesh. E zëmë se na është dhënë një bashkësi segmentesh mbi drejtëzën reale që po e shënojmë:

Eλληνικά για σας A0 ανάγνωση - γραφή - προφορά - τονισμός. Gjuha greke për ju A0 lëxim - shkrim - shqiptim - theksim

Metodat e Analizes se Qarqeve

MATEMATIKA. Manuali për arsimtarët. Podgoricë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore PODGORICË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Algoritmika dhe Programimi i Avancuar KAPITULLI I HYRJE Algoritmat nje problem renditjeje Hyrja: a1, a2,, an> Dalja: <a 1, a 2,, a n> a 1 a 2 a n.

Gërmimi i dataset-ave masivë. përmbledhje informative

Teste EDLIRA ÇUPI SERVETE CENALLA

Erduan RASHICA Shkelzen BAJRAMI ELEKTROTEKNIKA. Mitrovicë, 2016.

Teste matematike 6. Teste matematike. Botimet shkollore Albas

Libër për mësuesin Matematika 9

Β4.2 Εφαρμογές Παρουσιάσεων

Nyjet, Deget, Konturet

Ενότητα 17 Εκτύπωση Φύλλων Εργασίας και Γραφικών Παραστάσεων

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministry of Education, Science and Technology

Κεφάλαιο 6: Διαμόρφωση χάρτη

FIZIKË KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE

1.HYRJE NË MULTIMEDIA

Shpërndarjet e mostrave dhe intervalet e besueshmërisë për mesatare aritmetike dhe përpjesën. Ligjërata e shtatë

Microsoft Word 1. ΓΕΝΙΚΑ Εισαγωγή. Η γραµµή τίτλου (Title Bar) Η γραµµή µενού (Menu Bar)

Libër mësuesi Matematika

Klasa 2 dhe 3 KENGUR 2014

Manual i punëve të laboratorit 2009

Το PowerPoint (PP) είναι ένα γραφικό πρόγραμμα για παρουσιάσεις. Χαρακτηριστικά Παρουσιάσεων:

Kërkesat teknike për Listën e Materialeve dhe Pajisjeve të Pranueshme LEME lista - Sektori Banesor dhe i Ndërtesave

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

Definimi dhe testimi i hipotezave

Republika e Serbisë MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS ENTI PËR VLERËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT DHE TË EDUKIMIT

CTEC-153: ΥΠΟΛΟΓΙΣΤΙΚΑ ΦΥΛΛΑ

CTEC-153: ΥΤΛΛΑ ΕΡΓΑΙΑ

Dielektriku në fushën elektrostatike

2.1 Kontrolli i vazhdueshëm (Kv)

Leksion nr 6. Grafikët dy dhe tre dimensional

Qark Elektrik. Ne inxhinierine elektrike, shpesh jemi te interesuar te transferojme energji nga nje pike ne nje tjeter.

ΜΑΘΗΜΑ Άνοιγμα Της Εφαρμογής Υπολογιστικών Φύλλων. 2. Κύρια Οθόνη Της Εφαρμογής Υπολογιστικών Φύλλων ΣΤΟΧΟΙ:

QARQET ME DIODA 3.1 DREJTUESI I GJYSMËVALËS. 64 Myzafere Limani, Qamil Kabashi ELEKTRONIKA

Transcript:

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 31 10.4. Zgjedhja e njëkohshme e parametrave të tekstit Për zgjidhje të njëkohshme te fontit, atributit të shkronjave dhe madhësisë së tyre shfrytëzohet nënopsioni Font... i opsionit Home në menynë kryesore, pas së cilit në ekran fitohet korniza për dialog Font, e cila është dhënë në fig. 51. Fig. 51. Dritarja për zgjedhje të parametrave të tekstit 10.5. Dukja e shkronjave në ekran Nëse punohet me shkronja shumë të vogla, me qellim që të përmirësohet dukshmëria e tyre, mund të rritet madhësia e shkronjave në ekran, përmes zumimit (ang. Zoom). Për këtë qëllim shfrytëzohet vegla për ndryshimin e madhësisë se pamjes ne Word e vendosur ne qoshen e djathtë te poshtëm te, ashtu siç shihet në fig 52. Fig. 52. Rritja e madhësisë të shkronjave në ekran Nëse zgjidhet madhësia e shkronjave në ekran 100%, kjo do të thotë se punohet me madhësi normale të shkronjave. Por, nëse në ekran merren shkronja me madhësi 200%, shkronjat në ekran paraqiten me madhësi të dyfishuar. Këtu, për lëvizje horizontale nëpër tekst mund të shfrytëzohet shiriti për lëvizje horizontale, i cili gjendet në fund të ekranit, plotësisht njëlloj si edhe shiriti për lëvizje vertikale në tekst. Ngjashëm veprohet edhe nëse punohet me tekste brenda të cilave shfrytëzohen shkronja shumë të mëdha. Por, këtu duhet të zgjidhen përqindje më të vogla se 100%. 11. Simbolet jostandarde Gjatë punës me kompjuter, ndodh që brenda teksteve të ndryshme duhet të përfshihen edhe simbole të cilët nuk janë simbole standarde dhe nuk gjenden në tastierën e kompjuterit. Te tilla janë, p.sh., shkronjat e alfabetit grek, ose simbole të ndryshme matematike, shkronja të alfabeteve të popujve të ndryshëm etj. Për këtë qëllim, ne kuadër të Word-it ekzistojnë grumbuj simbolesh prej të cilave, sipas nevojës, mund të merren simbolet e veçanta. Qasja te grumbujt e simboleve jostandarde bëhet duke e zgjedhur nënopsionin Symbol... të opsionit: Insert të menysë kryesore, ashtu siç shihet në fig. 53.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 32 Fig. 53. Qasja te grumbujt e veçantë te simboleve Pasi të zgjidhet opsioni Symbol..., në ekran do të paraqitet korniza me njërin nga grumbujt e simboleve, ashtu siç shihet në fig. 54. Zgjedhja e simbolit të dëshiruar bëhet duke u pozicionuar me kursor mbi të dhe duke e shtypur tastin Insert, i cili gjendet në fund të kornizës. Për mbyllje të kornizës me simbole, duhet të klikohet tasti Cancel. Fig. 54. Korniza me njërin nga grumbujt e simboleve Në kornizën e dhënë në fig. 54 shihet grumbulli i simboleve i shënuar si (normal text). Meqë në kuadër të këtij grumbulli gjenden më shumë nëngrumbuj të simboleve, në dritaren e dytë të shiritit të sipërm, pas fjalës Subset: është shënuar emri i nëngrumbullit të simboleve Currency Symbols. Nëse përmes miut shtypet shigjeta pranë kësaj dritareje, në ekran paraqitet menyja rënëse e treguar në fig. 55, nga e cila mund të zgjidhen korniza me simbole të ndryshme të nëngrumbujve të tjerë, siç janë p.sh. Latin-1, Latin Extended-A, Basic Greec etj.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 33 Fig. 55. Mundësia e zgjedhjes së nëngrumbujve të simboleve Grumbuj të tjerë të simboleve mund të zgjedhën nga menyja rënëse qe shihet në fig.56, e cila fitohet nëse te dritarja para së cilës shkruan Font:, përmes miut shtypet tasti me shigjetë. Kështu, nga menyja rënëse mund të zgjidhen, p.sh., grumbujt e simboleve, siç janë Marlett, Symbol, Wing-dings etj., të cilët nuk përmbajnë edhe nëngrumbuj të tjerë simbolesh. Fig. 56. Zgjedhja e fonteve me simbole Në grumbullin Symbol përfshihen shkronjat e alfabetit grek dhe simbole te tjera (fig. 57), të cilat shpesh përdoren gjatë shkrimit të shprehjeve matematike, ose edhe në tekste të cilat kanë të bëjnë me lëmenj të ndryshëm.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 34 Fig. 57. Simbolet e alfabetit grek Nëse e shikojmë grumbullin e simboleve Wingdings, vërejmë se janë përfshirë një sërë simbolesh të ndryshme, të cilat nuk janë shkronja. Për insertimin e ndonjërit prej tyre në dokument, veprohet njëlloj siç veprohej edhe gjatë insertimit të shkronjave. Pas zgjedhjes së simbolit, përmes kursorit të miut, shtypet tasti Insert në fund të kornizës. Kështu, p.sh., mund të merren simbolet: madhësia e të cilëve rregullohet ashtu siç rregullohet edhe madhësia e shkronjave, duke e zgjedhur një numër të caktuar pikash. 11.1. Krijimi i shkurtesave Për insertimin automatik të simboleve që përdoren më shpesh mund të përcaktohet një kombinim tastesh qe duhet shtypur, ose, siç thuhet ndryshe - një shkurtesë (ang. shortcut). Për këtë qëllim, pasi të jetë zgjedhur simboli, në fund të kornizës me simbole klikohet tasti Shortcut Key..., pas së cilit në ekran paraqitet një kornizë e re, ashtu siç është dhënë në fig. 58.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 35 Fig. 58. Korniza në te cilën përcaktohet shkurtesa për shenjen e Windows-it Nëse në kornizën mbi të cilën shkruan Press new shortcut key:, p.sh., shtypen tastet Alt Ctrl dhe E,. Pastaj, me shtypjen e tastit Assign, i cili gjendet djathtas kornizës, kombinimi i tasteve do t'i shoqërohet simbolit të zgjedhur. Madhësia e simboleve të insertuara do të jetë aq sa është numri i pikave të simboleve në pozitën ku aktualisht gjendet kursori. Nëse duam që simbolet e insertuara t'i rrisim, pasi t'i zgjedhin me procedurën për zgjedhje të tekstit, e rrisim numrin e pikave të tyre, ashtu siç është shpjeguar më parë. 11.2. Simbolet e veçanta Në kuadër të Word-it ekziston edhe një grumbull simbolesh të veçanta (ang. Special Characters), të cilat paraqiten në kornizën e simboleve, nëse në menynë e kësaj kornize zgjidhet opsioni Special Characters, ashtu siç shihet në fig. 59.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 36 Fig. 59. Korniza me simbole të veçanta Në grumbullin e simboleve të veçanta, i cili shihet në fig. 59, bëjnë pjesë simbolet, siç është p.sh. ai për mbrojtje nga kopjimi të teksteve, ose simboli për mbrojtje të firmave etj. Për zgjedhje dhe insertim të këtyre simboleve në dokument përdoret procedura e njëjtë si edhe për simbolet e tjera, e shpjeguar më sipër. Por, shumicës u është shoqëruar edhe një shkurtesë. Kështu, p.sh., dy simbolet e përmendura më sipër, dhe, mund të insertohen edhe duke i përdorur shkurtesat Alt+Ctrl+C dhe Alt+Ctrl+R. 12. Përcaktimi i faqes Përmes nënopsionit Page Setup..., i cili gjendet ne menynë e opsionit Page Layout në menynë kryesore, mund të përcaktohet faqja. Korniza për dialog Page Setup e cila fitohet në ekran pas zgjedhjes së nënopsionit në fjalë, do të duket si në fig. 60. Nga opsionet të cilat ofrohen në kornizën për dialog gjatë përcaktimit të faqes shihet se dy janë kryesore: madhësia e letrës (ang. Paper) dhe margjinat (ang. Margins). Fig. 60. Korniza për dialog gjatë përcaktimit të faqes

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 37 Këtu ofrohen edhe dy opsione për atë se si do te shkruhet dokumenti: vertikalisht (ang. Portrait) ose horizontalisht (ang. Landscape). Kryesisht, dokumentet shkruhen në letër vertikale, prandaj duhet të klikohet opsioni Portrait, gjë që vërehet nga pika e shënuar brenda rrethit përkatës. 12.1. Madhësia e letrës Word-i ofron disa dimensione standarde të letrës, por ekziston mundësia që madhësia e letrës të zgjidhet sipas nevojës. Përcaktimi i dimensioneve të letrës bëhet përmes opsionit Paper në kornizë, ku nga dritarja përkatëse mund të zgjidhen dimensionet që ofrohen, siç janë p.sh. A4, B5 etj., ashtu siç shihet ne fig. 61. Fig. 61. Zgjedhja e dimensioneve të letrës Mes dimensioneve të ofruara të letrës në dritaren përkatëse ekziston edhe opsioni Custom size, me zgjedhjen e të cilit shfrytëzuesi mund t'i përcaktojë lirisht dimensionet e letrës, duke shënuar në dritaret përkatëse, p.sh. vlerat: 20 cm x 25 cm, ashtu siç shihet në fig. 62.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 38 Fig. 62. Përcaktimi i lire i dimensioneve të letrës 12.2. Margjinat Me margjina duhet nënkuptuar hapësirën e zbrazët në letër, e cila lihet lart (L), poshtë (P), majtas (M) dhe djathtas (D) hapësirës së tekstit, gjë që më së miri shihet në paraqitjen grafike të dhënë në fig. 63. a - gjerësia e letrës b - gjatësia e letrës M - margjina e majtë D - margjina e djathtë P - margjina poshtë L - margjina lart x - gjerësia e hapësirës ku shkruhet y - gjatësia e hapësirës ku shkruhet x = a - ( M + D ) y = b - ( P + L ) Fig. 63. Dimensionet e letrës dhe të margjinave

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 39 Për përcaktimin e margjinave duhet zgjedhur opsionin Margins, i cili gjendet brenda kornizës për dialog te nënopsioni Page Setup... të opsionit Page Layout në menynë kryesore, pas së cilës në ekran ofrohen 4 korniza, ku shënohen madhësitë e margjinave në centimetra, ashtu siç është treguar në fig. 64. Fig. 64. Përcaktimi i dimensioneve të margjinave Përveç që në dritaret përkatëse shënohen vlerat e margjinës lart (ang. Top), poshtë (ang. Bottom), majtas (ang. Left) dhe djathtas (ang. Right), ne ekran paraqitet edhe nje kornizë e pestë, para së cilës është shënuar fjala Gutter. Në këtë kornizë duhet shënuar zbraztësirën plotësuese (G) të margjinës në anën e majtë të letrës, e cila nevojitet gjatë lidhjes së fletëve, gjë që shihet në fig. 65. Fig. 65. Përcaktimi i hapësirës për lidhje Përfundimisht, hapësira që lihet e zbrazët në anën e majtë të hapësirës së tekstit është e barabartë me shumën G+M, përkatësisht me shumën e vlerave të shënuara në kornizat para së cilave figurojnë tekstet Left: dhe Gutter: x = a - ( G + M + D ) y = b - ( P + L )

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 40 Nëse në fund të kornizës për dialog të opsionit Page Setup.., në kornizën pas së cilës shkruan Mirror margins, vendoset simboli, ashtu siç shihet në fig. 66, duke u pozicionuar me mi dhe duke e shtypur tastin e majtë të tij, zbrastësira plotësuese G, te faqet me numër rendor tek do të shtohet në margjinën e majtë, kurse te faqet me numër rendor çift - në margjinën e djathtë. Fig. 66. Deklarimi i margjinave kur zgjidhet opsioni Mirror Në dritaren, e cila është vendosur ne pjesën e djathtë të kornizës për deklarim të faqes, para së cilës shkruan Apply to:, mund të zgjidhet njëri nga opsionet e ofruar, lidhur me atë se në cilën pjesë të tekstit ka efekt deklarimi i margjinave: në komplet dokumentin (Whole Document), prej pikës së deklarimit (This point forward), ose brenda pjesës (This Section) ku deklarohen. Nëse teksti nuk është copëtuar në pjesë, opsioni i fundit nuk paraqitet në dritare. 12.3. Numrat e faqeve Teksti i shkruar do të kompletohet nëse i shtohen edhe numrat e faqeve. Për këtë qëllim përdoret nënopsioni Page Numbers... të nënopsionit Header & Foder në menynë kryesore Insert, pas zgjedhjes të së cilës në ekran fitohet korniza Page Numbers, e cila shihet në fig. 67. Fig. 67. Korniza me opsionet për insertim të numrave të faqeve Nga opsionet e ofruara shihet se numrat e faqeve mund të vendosen në pjesën e sipërme (Top of Page), ose në pjesën e poshtme (Bottom of Page) të fletës. Pastaj, kur të zgjidhet Opsioni Page Margin

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 41 përmes mundësive që ofrohen në dritaren zgjidhet edhe vendi i vendosjes së numrave: majtas (Left), në qendër (Center) ose djathtas (Right). Por, në dritare ofrohen edhe dy opsione të tjera, meqë ne praktikë numrat e faqeve kryesisht vendosen ashtu që gjatë lidhjes së tyre në libër gjithnjë të paraqiten në pjesën e brendshme (Inside), ose në pjesën e jashtme (Outside) të faqes, pavarësisht se a kemi të bëjmë me faqe me numër rendor tek ose çift. Në praktikë, në faqen e parë të kapitujve, numri i faqes nuk shënohet. Por, nëse në katrorin para opsionit Show numher on first page përmes miut vendoset simboli, në tekst do të vendoset edhe numri rendor i faqes së parë. Nëse në dritare zgjidhet opsioni Format Page number, në ekran mund të fitohet dritarja me mundësi të zgjidhjes së llojeve të ndryshme të numrave të faqeve (fig. 68), si ato arabe (1, 2, 3,...), romake (I, II, III...) etj. Fig. 68. Lloje të ndryshme të numrave të faqeve Nga mundësitë e ofruara në kornizë shihet se ekzistojnë edhe opsione që numrave të faqeve t'u shtohen numrat e kapitujve (Include chapter number), numrat të vazhdojnë nga ndarja paraprake (Continue from previous section), ose të fillojnë prej numrit të cilin ne e zgjedhim në dritaren para së cilës figuron teksti Start at:, përmes shigjetave, ose duke e shënuar përmes tastierës. 12.4. Hederi dhe futeri Në fillim dhe në fund të çdo faqe mund të shkruhet teksti i caktuar, siç është, p.sh., titulli i kaptinës, emri i autorit të tekstit etj., përfshirë edhe numrat rendorë të faqeve. Për këtë qellim duhet siguruar hapësirën e nevojshme, duke i shënuar gjerësitë e tyre në centimetra, në kornizat para të cilave shkruan Header: dhe Footer:, të cilat gjenden në nënopsionin Header & Footer, të kornizës për dialog të opsionit Insert. Për insertimin e hederit dhe të futerit, duhet të zgjidhet nënopsioni Header & Footer të opsionit Insert në menynë kryesore, pas së cilit në ekran paraqitet hapësira e hederit dhe shiriti me vegla për krijimin e tij, ashtu siç shihet në fig. 69.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 42 Fig. 69. Shiriti me vegla për krijimin e hederit dhe të futurit Pas përfundimit të rregullimit të hederit dhe të futerit, për dalje nga ky opsion, në shirit duhet të klikohet pulla Close. 12.4.1. Opsionet për heder/futer Në Word mund të krijohen heder/futer në disa variante: të njëjtë në të gjitha fletët e dokumentit, në faqen e parë ndryshe nga krejt faqet e tjera, të ndryshëm në faqet me numra rendorë tekë e çift dhe nëse dokumenti është i ndarë në pjesë, deklarimi për çdo pjesë të bëhet ndryshe. Zgjedhja e variantit të hederit/futerit, i cili do të shfrytëzohet, në dokument bëhet në kornizën Layout të nënopsionit Page Setup..., të opsionit File në menynë kryesorë. Për këtë qëllim, në dy opsionet e ofruara nën titullin Headers and Footers, përmes miut, duhet shënuar ose eliminuar simbolin 13. Efekte të ndryshme Gjatë shkrimit të tekstit në dokument, simbolet e veçanta mund të shkruhen ashtu që të merren si indekse, të shkruhen në eksponent, të fshihen me një ose dy viza, të kenë prapavijë me hijezim. etj., ashtu siç është treguar në shembujt vijues: Strikethrough: Informatika Double strikethrough: Informatika

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 43 Superscript: x y Subscript: a i Shadow: Informatika Small Caps: IINFFORRMATTI IKA Outline: etj. Për ta përcaktuar tekstin që duhet të shkruhet ndryshe nga shkrimi standarde të tij, ai së pari duhet të zgjidhet dhe pastaj përmes miut, në katrorin i cili gjendet para opsionit përkatës, në pjesën e kornizës për dialog Effects, duhet të shënohet simboli, ashtu siç shihet në fig. 70. Fig. 70. Pjesa Effects e kornizës për shkrim me efekte të ndryshme P.sh., për ta shkruar titullin në këtë mënyrë: ne kornizën përkatëse duhet zgjedhur opsionin Outline, ashtu siç shihet në fig. 71.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 44 Fig. 71. Zgjidhja e opsionit Outline 13.1. Teksti nën kornizë Me qëllim të theksimit të veçantë të një pjese të tekstit në dokument, ai mund të futet brenda kornizës. Teksti që futet në kornizë së pari duhet të zgjidhet. Pastaj, shkohet në nënopsionin Borders and Shading..., i cili gjendet në menynë rënëse të opsionit Format në menynë kryesore, për ta zgjedhur ne kornizën përkatëse (fig. 72) njërën nga mundësitë që ofrohen në opsionin Borders. Fig. 72. Korniza e opsionit Borders and Shading... Kështu, si shembull, në vijim është treguar rrethimi i një teksti, duke i shfrytëzuar opsionet Box dhe Shadow: 1. Box Informatika

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 45 2. Shadow Informatika Në kornizën e opsionit Border ekzistojnë edhe mjaft mundësi të tjera, siç është, p.sh., zgjedhja e llojit të vijave përmes opsionit Style, zgjedhja e ngjyrave të vijave me opsionin Color, ose e trashësisë se vijave me opsionin Width. Në të tri këto raste, nëse shtypen shigjetat pranë dritareve përkatëse, do të paraqiten opsionet e mundshme, p.sh., ashtu siç është treguar për opsionin Color në fig. 73. Fig. 73. Zgjidhja e ngjyrave në opsionin Color për vizatimin e kornizave Kornizat e teksteve mund të eliminohen përmes nënopsionit None përkatës, pasi paraprakisht të zgjidhet teksti që gjendet nën kornizë. Përmes nënopsionit Page Border, nën kornizë mund të futen edhe komplet faqet e dokumentit. 13.2. Hijezimi i prapavijës Pjesë të caktuara të tekstit mund të theksohen edhe përmes hijezimit të prapavijës së tyre. Për këtë qëllim përdoret opsioni Home, Paragraph, Borders and Shading..., Shading, mundësitë e të cilit ofrohen përmes kornizës përkatëse, ashtu siç shihet në fig. 74. Fig. 74. Korniza e opsionit Shading Për hijezim mund të shfrytëzohen mbushjet (ang. Fill) e ndryshme qe ofrohen nën opsionin përkatës Fill, si dhe mostrat (ang. Pattern) me stile dhe ngjyra të ndryshme, të cilat zgjidhen në dritaret Style dhe Color, të kornizës Borders and Shading. Kështu, p.sh., në dritaren e opsionit ofrohet një numër i madh mostrash, disa nga të cilat shihen edhe në dritaren e hapur të këtij opsioni, të dhënë në fig. 75.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 46 Fig 75. Mostrat e opsionit Style Prapavija e hijezuar mund të përdoret, p.sh., për ta rritur dukshmërinë e titujve, ose të pjesëve kryesore të tekstit brenda dokumentit, ashtu siç shihet në vijim. Informatika Bazat e informatikës Bazat e informatikës Ekziston një numër i madh mundësish për hijezim, ose për shfrytëzimin e mostrave - disa nga të cilat shihen në fig. 76, të cilat lehtë mund të provohen edhe në kompjuter. Fig. 76. Disa nga mostrat e gatshme Mund të hijezohen edhe prapavijat e teksteve të futura nën kornizë, p.sh. kështu: Bazat e informatikës Për eliminimin e hijezimeve duhet të zgjidhet opsioni Format, Borders and Shading, Shading, None, pasi të jetë përcaktuar teksti nga i cili ai eliminohet 13.3. Dhëmbëzimi i tekstit Teksti i shkruar brenda një dokumenti mund të largohet nga skaji i majtë dhe i djathte i letrës, përkatësisht mund të dhëmbëzohet, duke i përcaktuar margjinat. Por, kjo formë e dhëmbëzimit është praktike vetëm për pjesë më të mëdha të dokumentit, ose për komplet dokumentin. Zakonisht, për dhëmbëzim

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 47 përdoren mundësitë që i ofron Word-i, të cilat sigurojnë dhëmbëzimin - djathtas dhe dhëmbëzimin - majtas të tekstit. Gjatë punës në dhëmbëzimin e tekstit shfrytëzohet vizorja me treguesit e dhëmbëzimeve, e cila vendoset në pjesën e brendshme të kornizës, ashtu siç shihet në fig. 77, ku treguesit kanë të bëjnë me tekstin e paragrafit të nxirë dhe janë pozicionuar në fillimin e rreshtit të parë (treguesi i sipërm), fillimin e rreshtave të tjerë (treguesi i poshtëm) dhe fundin e rreshtave (treguesi i fundit). Fig. 77. Treguesi i dhëmbëzimeve Për ta vendosur ose për ta eliminuar vizoren nga ekrani përdoret opsioni View, Ruler. Njësitë që shfrytëzohen në vizore janë të shprehura në inç dhe e paraqesin distancën nga margjina e majtë e dokumentit. Kështu, p.sh., nëse treguesi i dhëmbëzimit vendoset në pozitën 1 inç, kurse vlera e margjinës së majtë është zgjedhur 1 inç, kjo d.m.th. se zhvendosja e dhëmbit përkatës nga skaji i majtë i letrës është 2 inç. Gjatë zhvendosjes së treguesve të dhëmbëzimeve pozita e dhëmbëve në tekst tregohet me një vijë vertikale me pika. Dhëmbëzimi i tekstit të zgjedhur, ose e tekstit të një paragrafi, edhe pa e zgjedhur atë, mund të bëhet duke i klikuar tastet Page Layout, Paragraph dhe butonat: të cilat zakonisht gjinden në fund të shiritit për formatizim dhe kanë një zhvendosje të nënkuptuar (ang. default) 1.27 centimetra. Për dhëmbëzimin e rreshtit të parë në paragraf mund të shfrytëzohet edhe tasti Tab, i cili gjendet në pjesën e majtë të tastierës. Dhëmbëzimi i tekstit mund të përcaktohet edhe përmes kornizës për dialog Paragraph, e cila fitohet në ekran përmes opsionit Home, Paragraph, ku pastaj duhet të zgjidhet opsioni Indents and Spacing, ashtu siç shihet në fig. 78. Fig. 78. Korniza për dialog Paragraph dhe opsionet e dhëmbëzimit

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 48 Përcaktimi i zhvendosjes së tekstit nga margjina e majtë dhe e djathtë bëhet duke u pozicionuar në shigjetat e dritareve që gjendet në pjesën e kornizës që është shënuar me Indentation. Duke i ndryshuar vlerat në këto dritare, drejtpërdrejt do të shihet efekti në shembullin e tekstit që gjendet në dritaren Preview. Përcaktimi i dhëmbit për rreshtin e parë bëhet në dritaren Special:, duke shënuar vlerën në centimetra në dritaren By:. 13.4. Barazimi dhe centrimi i rreshtave Teksti i zgjedhur, përkatësisht teksti i paragrafit në te cilin është pozicionuar kursori, mund të rregullohet ne atë mënyrë që rreshtat të barazohen majtas (Align Left), të barazohen djathtas (Align Right), të barazohen në të dy anët (Justify) dhe të centrohen (Center), ashtu siç shihet në fig. 93. Për realizimin c rregullimeve ne fjalë shfrytëzohen tastet që gjenden në shiritin për formatizim: të cilët shtypen pas zgjedhjes së tekstit, përkatësisht pasi kursori i miut të pozicionohet në paragrafin që rregullohet. Fig. 79. Barazimi majtas, djathtas, në të dy anët dhe centrimi i tekstit Barazimi ose centrimi i tekstit mund të bëhet edhe përmes kornizës për dialog Paragraph, e cila fitohet përmes opsioneve Home, Paragraph, Indents and Spacing. Në dritaren para së cilës shkruan Alignment:, përmes shigjetës përkatëse mund të zgjidhet njëra nga 4 mundësitë që ofrohen, ashtu siç shihet në fig. 80.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 49 Fig. 80. Zgjedhja e mënyrës së rregullimit te tekstit 13.5. Zbrazëtira para dhe pas paragrafit Me qëllim që paragrafi te theksohet veçanërisht, para dhe pas tij mund të lihen rreshta të zbrazet, përkatësisht mund të përcaktohet një hapësirë e zbrazët. Për këtë qëllim përdoret pjesa Spacing, në opsionin Indents and Spacing të kornizës Paragraph, e cila fitohet përmes opsionit Format, Paragraph. Kështu, p.sh., nëse dëshirohet që para (Before) paragrafit të lihet hapësira 12 pikash, kurse pas (After) paragrafit - hapësira 6 pikash, pamja e vlerave në dritaret përkatëse si dhe largesat e paragrafit do të duken si në fig 81. Fig. 81. Përcaktimi i zbrazëtirave para dhe pas paragrafit

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 50 13.6. Ndarja e rreshtit në fund Word-i është programuar ashtu që në fund te rreshtit, përkatësisht në margjinën e djathtë, fjala që nuk mund të vendoset në rresht automatikisht përcillet në rresht të ri, pa e shtypur tastin Enter. Por, fjalët mund të ndahen me vizë, në bazë të rregullave për ndarje, njëlloj siç veprohet edhe gjatë shkrimit me dorë ose me makinë shkrimi, p.sh.: Word-i është programuar ashtu që në fund te rreshtit, përkatësisht në margjinën e djathtë, fjala që nuk mund të vendoset në rresht automatikisht përcillet në rresht të ri, pa e shtypur tastin Enter. Nëse duam që brenda rreshtit ta përdorim tastin Enter, për ta vazhduar shkrimin në fillim të rreshtit vijues, por ashtu që të mos krijohet një paragraf i ri, në tastierë bashkë me tastin Enter duhet të shtypet edhe tasti Shift. Gjatë kësaj, kompjuteri në fund të rreshtit e vendos një shigjetë të thyer, të ngjashme me atë që zakonisht vizatohet në tastin Enter. 13.7. Distanca mes rreshtave Mes rreshtave të veçantë, të cilët shkruhen në Word, mund të përcaktohet edhe distanca, gjë që mundëson që sipas nevojës rreshtat të jenë më të shpeshtë ose më të rrallë, përkatësisht teksti të vendoset në më pak ose në më shumë faqe. Përcaktimi i distancës mes rreshtave bëhet në kornizën Paragraph, e cila fitohet përmes opsionit Home, Paragraph, Indents and Spacing, duke shfrytëzuar dritaret mbi të cilat shkruan Line Spacing: dhe At:, ashtu siç shihet në fig. 82 Fig. 82. Përcaktimi i zbrazëtirës mes rreshtave Me opsionet e ofruara në dritaren Line Spacing, distanca mes rreshtave rregullohet ashtu siç është shpjeguar në vijim. Single - distancë e zakonshme. 1.5 lines - distancë prej një rresht e gjysmë. Double - distancë prej dy rreshtash. At least - distanca mes rreshtave do të jetë së paku e barabartë me vlerën e cila shënohet në dritaren At:, sepse patjetër duhet të rritet distanca mes rreshtave, nëse rreshti përmban simbole më të mëdha. Exactly - distanca mes rreshtave do të merret saktësisht sa është vlera e shënuar në dritaren At:.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 51 Multiple - distanca mes rreshtave do të shumëzohet me faktorin e shënuar brenda dritares At:. Kështu, p.sh., nëse në këtë dritare shënohet vlera 3, kjo d.m.th. se distancën duhet rritur për 3 herë. Ndërrimi i zbrazëtirës mes rreshtave ka të bëjë me tekstin e zgjedhur, ose me tekstin e paragrafit ku është vendosur kursori. 14. Shkrimi i formulave Për shkrimin e formulave të ndryshme matematike, në Word përdoret programi i veçantë Microsoft Equation 3.0. Aktivizimi i këtij programi bëhet nga opsioni Insert, të kornizës Tekst, Object (fig. 83). Fig. 83 Korniza Object Pas aktivizimit të programit Microsoft Equation 3.0, në ekran paraqitet korniza Equation me opsione të ndryshme (fig. 84), të cilat përdoren gjatë shkrimit të formulave, kurse në vendin ku do të vendoset formula krijohet një kornizë e veçantë. Fig. 84 Korniza Equation Në kuadër të opsioneve të kornizës Equation ekzistojnë nënopsione të shumta, të cilat paraqiten në formë tabelore, pas pozicionimit me kursor. Kështu, p.sh., pas pozicionimit me kursor në pozitën e parafundit te rreshtit të parë, do të paraqitet tabela e shkronjave të alfabetit grek, ashtu siç shihet në fig. 85, të cilat shfrytëzohen mjaft në matematikë. P.sh., gjatë shkrimit të formulës: Fig. 85. Shkronjat e alfabetit grek

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 52 y 3 2 2x 4x 4 ( x 3) fuqizimet janë shkruar duke shfrytëzuar nënopsionin e parë nga grumbulli i cili shihet në fig. 100, kurse për rrënjën e katërt - nënopsioni në rreshtin e parafundit të opsionit në të cilin shihet simboli i rrënjës. Fig. 86 Nënopcionet për shkrimin e fuqizimit Plotësisht njëlloj shkruhen edhe formulat në të cilat paraqitet simboli i shumës, i prodhimit etj. Ekziston edhe mundësia tjetër e shkrimit te formulave me opsionin Insert / Equations Fig. 87. Shkrimi i formulave me opsionin Equations 15. Tabelat Brenda teksteve të shkruara në Word përdoren edhe tabelat, në rreshtat dhe kolonat e të cilave mund të vendosen të dhëna të ndryshme. Numri dhe madhësitë e fushave, përkatësisht të qelive (ang. cell) brenda tabelave, përcaktohen sipas nevojës. Për punë me tabela shfrytëzohet opsioni Insert - Table i menysë kryesore. Në menynë rënëse të këtij opsioni gjendet nënopsioni Insert Table, me të cilin fillon procedura e insertimit të një tabele në dokumentin e hapur, duke e zgjedhur nënopsionin Table të menysë rënëse përkatëse, ashtu siç është treguar në fig. 88. Fig. 88. Menyja rënëse e opsionit Table 15.1. Krijimi i tabelës Për krijimin e tabelës brenda një dokumenti fillimisht kursori duhet të pozicionohet në vendin ku tabela vendoset. Pastaj, përmes opsionit Insert, Table..., në ekran paraqitet korniza që shihet në fig. 89, në të cilën duhet të zgjidhet numri i kolonave (Number of columns :), numri i rreshtave (Number of rows :)

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 53 dhe gjerësia e kolonave (Column width:) në inç. Nëse te dritarja për gjerësi të kolonave lihet opsioni Auto, të gjitha kolonat do të kenë gjerësi të njëjtë. Pas kësaj, tabela me dimensionet e zgjedhura do të vendoset në dokument, nëse klikohet pulla OK. Fig. 89 Korniza për përcaktimin e tabelës Siç shihet në figurën e dhënë, në kornizën për përcaktimin e tabelës duhet të shënohet numri i kolonave dhe numri i rreshtave të tabelës që insertohet. Tabela mund të vendoset në dokument edhe duke e klikuar pullën Insert Table dhe duke zgjedhur numrin e kolonave dhe te rreshtave ashtu siç duket në fig. 90. Fig. 90. Insertimi i tabelës përmes pullës Insert Table Këtu, për zgjedhjen e tabelës me numër të caktuar rreshtash dhe kolonash, pasi të mbahet i shtypur tasti i majtë i miut, ai lëvizet poshtë e djathtas. Në momentin kur zgjidhet numri i dëshiruar i rreshtave dhe i kolonave, nëse lëshohet tasti i shtypur i miut, tabela do të vendoset në dokument, p.sh. kështu: 15.2. Zgjedhja e qelive në tabelë Për zgjedhje të një qelie duhet me mi të pozicionohemi në margjinën e majtë të saj dhe të shtypet tasti i majtë i tij në momentin kur kursori shndërrohet në shigjetë. Qelia do të zgjidhet edhe nëse mbahet i shtypur tasti i majtë i miut, duke e lëvizur njëkohësisht atë.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 54 Zgjedhja e qelive mund të bëhet edhe përmes tastierës, ngjashëm si edhe gjatë zgjedhjes së tekstit. P.sh., një qeli do të zgjidhet nëse kursori pozicionohet në fillim të saj dhe duke e mbajtur të shtypur tastin Shift, lëvizet djathtas me shigjetën përkatëse në tastierë. 15.3. Ndryshimi i hapësirës së qelive Hapësira e qelive mund të ndryshohet, përkatësisht gjerësia e kolonave mund te rritet ose të zvogëlohet. Për këtë qëllim, me kursor duhet të pozicionohemi në vijat ndarëse të qelive. Në momentin kur kursori e fiton pamjen me dy vija horizontale (ose vertikale) dhe dy shigjeta me orientime të kundërta, duhet të shtypet tasti i majtë i miut. Pastaj duke e mbajtur të shtypur tastin, miu lëvizet majtas e djathtas (ose lart e poshtë), derisa të arrihet madhësia e dëshiruar e qelive. Qelitë do t'i ruajnë dimensionet që i kanë në momentin e lëshimit te tastit të miut. P.sh., tabela e dhënë më sipër, në këtë mënyrë mund të rregullohet që të duket kështu: Nëse duam që në një kolonë të caktuar të kemi qeli me gjerësi të ndryshme, rregullimi i gjerësisë së tyre mund të bëhet ashtu siç u tha më sipër, nëse paraprakisht zgjidhen qelitë të cilave duhet t'u ndryshohet gjerësia. P.sh., në tabelën e dhënë më sipër, qelitë mund të rregullohen edhe kështu: ku me dy qelitë e mbushura me të zezë tregohet se në momentin kur zhvendoset vija në fund të tyre qelitë duhet të jenë zgjedhur. Nëse në momentin e zhvendosjes së vijës vertikale mbahet i shtypur tasti Shift, do të zhvendoset edhe pjesa e tabelës që gjendet pas vijës vertikale. P.sh., nëse bëhet zhvendosja e treguar në tabelën e sipërme, duke e mbajtur të shtypur tastin Shift, tabela do të duket kështu: Hapësira brenda rreshtave të tabelës mund të rritet, nëse pas pozicionimit në brendi të njërës nga qelitë e rreshtit shtypet tasti Enter. P.sh., nëse te tabela e mësipërme pozicionohemi në qelinë e parë dhe shtypet tasti Enter një herë, tabela do të duket kështu: Për zgjerim ose ngushtim të rreshtave mund të veprohet me mi plotësisht njëlloj siç u shpjegua më sipër për zgjerim të kolonave. Pasi me mi të pozicionohemi mbi vijën e rreshtit të cilit ia ndryshojmë gjerësinë, kur të paraqitet simboli me dy vija horizontale dhe me dy shigjeta vertikale të orientuara në kahe të kundërt, e shtypim tastin e majtë të miut dhe e lëvizim ashtu që të zgjerohet ose të ngushtohet rreshti. Në fund, pasi të lëshohet tasti i miut, do të ruhet gjerësia e zgjedhur e rreshtit. P.sh., me këtë procedurë, rreshti i fundit i tabelës së mësipërme mund të zgjerohet kështu: Vetitë e ndryshme të tabelës mund të përcaktohen duke i shfrytëzuar opsionet që ofrohen në dritaren e cila fitohet përmes opsionit Table tools, Layout ose Desing, e cila shihet në fig. 91pas vendosjes se kursorit ne tabelë.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 55 Fig. 91. Dritarja Table Tools 15.4. Mbushja e tabelës Pasi kursori të pozicionohet ne qelinë e caktuar, mund të fillojë mbushja e tabelës me të dhëna. Kalimi prej një qelie në tjetrën bëhet duke i shfrytëzuar në tastierë tastet me shigjeta. Por, për lëvizje nëpër qelitë e tabelës mund te shfrytëzohen edhe tastet, ose kombinimet e tasteve që janë dhënë në tabelën e fig. 92. Tastet Tab Shift+Tab Alt+End Alt+Home Alt+PageUp Alt+PageDown Kalimi në qelinë vijuese paraprake e fundit të rreshtit e parë të rreshtit e parë të kolonës e fundit të kolonës Fig. 92. Lëvizja nëpër qelitë e tabelës përmes tasteve në tastierë Me tekstet ose të dhënat që shkruhen brenda qelive të tabelave mund të manipulohet si me tekste të zakonshme, përkatësisht të barazohen majtas e djathtas, të centrohen, të ndërrohet fonti ose madhësia e shkronjave, të fshihen etj. Tabela e mbushur, p.sh., mund të duket ashtu siç duket tabela e dhënë në fig. 92. Për fshirje të përmbajtjes së një ose më shumë qelive, pasi ato të zgjidhen, përdoret tasti Del. Gjatë kësaj, qelitë nga të cilat fshihet teksti ngelin të pandryshuara. 15.5. Shtimi i qelive Dimensionet e tabelave që janë vendosur në dokument mund të rriten, duke shtuar qeli, rreshta dhe kolona. Për shtim të një qelie në tabelë, paraprakisht duhet të zgjidhet qelia pranë së cilës shtohet qelia e re dhe pastaj përmes opsionit Table tools. Laylout, Rows & Columns..., në ekran ofrohen mundësitë e shtimit të qelive, ashtu siç shihet në fig. 93. Fig. 93. Korniza Insert Cells

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 56 Nëse, p.sh., te tabela e dhënë në fillim të kaptinës zgjidhet qelia e fundit në rreshtin e parë, përmes opsionit Shift cells right tabelës do t'i shtohet një qeli, ashtu siç shihet në vijim: Qelia mund te shtohet edhe kudo brenda tabelës, ose duke zgjedhur më shumë qeli, tabelës njëkohësisht mund t'i shtohen aq sa janë zgjedhur qeli. Përmes opsioneve që ofrohen në kornizën Insert Cells, mund të shtohen edhe rreshta ose kolona, duke caktuar vendin e shtimit përmes zgjedhjes së vetëm një qelie, gjë që lehtë mund të provohet në kompjuter. 15.6. Shtimi i rreshtave dhe i kolonave Tabelës mund t'i shtohen rreshta dhe kolona, përmes opsioneve që ofrohen në menynë rënëse te opsionit Table Tools, Layout, Rows & Columns, e cila shihet në fig. 94. Në tabelë do të shtohen njëkohësisht edhe më shumë rreshta ose kolona, nëse paraprakisht selektohet aq rreshta ose kolona. Nëse pozicionohemi ne qelinë e fundit të tabelës dhe në tastierë shtypet tasti Tab, tabelës do t'i shtohet një rresht i ri. Fig. 94. Opsionet për insertim të rreshtave dhe të kolonave 15.7. Fshirja e qelive, e rreshtave dhe e kolonave Tabela mund të zvogëlohet, duke fshirë qeli, rreshta ose kolona, përmes opsioneve të menyve rënëse të dhënë në fig. 95, e cila fitohet përmes opsionit Table Tools, Layout, Rows & Columns opsioni Delete. Fig. 95. Menyja rënëse për fshirje Për fshirje të një qelie, ose grupi qelish brenda tabelës, ato paraprakisht duhet të selektohen. Pastaj përmes opsionit Table Tools, Layout, Rows & Columns opsioni Delete nga kompjuteri ofrohet korniza Delete Cells, e cila shihet në fig. 96.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 57 Fig. 96 Korniza Delete Cells Kështu, p.sh., nëse në tabelën e cila është dhënë në fillim zgjidhet qelia në rreshtin dhe në kolonën e dytë dhe pas shtypjes së pullës OK me opsionin e zgjedhur Shift Cells Left, tabela me qeli të fshirë duket kështu: Njëlloj mund të provohen edhe opsionet e tjera në kornizën Delete Cells, përfshirë edhe fshirjen e komplet rreshtit (Delete entire row), ose të kolonës (Delete entire collumn) së tabelës. Gjatë fshirjes së rreshtave, rreshtat që ngelin zhvendosen lart. Kurse, pas fshirjes së kolonave, kolonat qe ngelin zhvendosen majtas. Në tabelë mund të fshihen njëkohësisht edhe më shumë kolona, duke shfrytëzuar opsionin Table, Delete, Collumns, pasi të zgjidhen kolonat qe duhet të fshihen. 15.8. Kopjimi dhe zhvendosja Qelitë, rreshtat ose kolonat e zgjedhura mund të kopjohen plotësisht njëlloj siç kopjohet edhe teksti i zgjedhur, përmes pullës për kopjim (Copy) në shiritin standard (shih majtas) ose përmes shkurtesës Ctrl+C. Për zhvendosje të rreshtave ose të kolonave të tabelave, pasi të zgjidhen ato priten. Prerja bëhet duke shfrytëzuar pullën me gërshërë (Cut) në shiritin standard (shih majtas), ose përmes shkurtesës Ctrl+X. Pjesa e kopjuar, ose e prerë, mund të vendoset në dokument përmes pullës Paste në shiritin standard (shih majtas), ose përmes shkurtesës Ctrl+V. Për kopjim, prerje dhe vendosje në dokument të pjesëve të zgjedhura të tabelave mund të shfrytëzohen edhe nënopsionet Cut, Copy dhe Paste të menysë rënëse të opsionit Home. 15.9. Kornizat në tabelë Në tabelat që krijohen në Word fillimisht shënohen vijat me të cilat përcaktohen qelitë e tyre. Por, këto vija mund të ndryshohen, duke i zëvendësuar me vija të tjera të tipave të ndryshëm. Për këtë qëllim, në ekran duhet të vendoset shiriti përkatës me vegla, përmes opsionit View, Toolbars, Tables and Borders, ashtu siç shihet në fig. 97.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 58 Fig. 97. Opsionet për vendosje në ekran të shiritit Tables and Borders Pas kësaj, në ekran do të vendoset shiriti përkatës me vegla, p.sh., në pjesën e poshtme të tij, i cili duket si në fig. 98 Fig 98. Shiriti me vegla Table Tools - Desingn Në këtë shirit, duke e klikuar shigjetën e dritares të stileve të vijave (Line Style), e cila është vendosur në fillim të shiritit të tabelave dhe të kufijve, do të paraqiten vija te ndryshme, ashtu siç shihet në fig. 99. Fig. 99. Vijat, trashësia e vijave dhe kornizat që ofrohen në dritaren e Table Tools - Desing

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 59 Zëvendësimi i vijave mund të bëhet edhe një nga një, përmes lapsit (shih majtas), i cili aktivizohet nëse shtypet pulla përkatëse, që gjendet ne fillim të shiritit. Së pari, në dritaren e stileve te vijave zgjidhet lloji i vijave. Pastaj, lapsi pozicionohet dhe lëvizet gjatë vijës që zëvendësohet, duke e mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut derisa vija të zgjidhet. Kur lëshohet tasti i miut, vija e zgjedhur zëvendësohet me vijën e re. Gjatë kësaj, gabimet mund të fshihen duke e shfrytëzuar gomën, e cila zgjidhet përmes pullës përkatëse (shih majtas), që zakonisht gjendet në pozitën e dytë të shiritit dhe shfrytëzohet njëlloj si edhe lapsi. lapsi goma korniza Ne shembullin e tabelës vijuese tregohet përdorimi i disa vijave te ndryshme të cilat ofrohen. Për kufizimin e jashtëm të tabelës me tri vija të holla, së pari, në dritaren me stile të vijave duhet të zgjidhet lloji përkatës. Pastaj, zgjidhet komplet tabela dhe në fund shtypet pulla për kufizime të jashtme, e cila gjendet në pozitën e parë të opsioneve që ofrohen në fig. 99. Kufizimi i kolonës së parë të tabelës me vijë në formë të sharrës realizohet duke e zgjedhur fillimisht këtë lloj vijash dhe pastaj pasi të zgjidhet kolona e parë e tabelës shtypet pulla për kufizime të jashtme, por e cila e ka të nxirë vetëm vijën e jashtme përkatëse. Ngjashëm veprohet edhe për vizatimin e vijës me ndërprerje në fund të tabelës. Pranë dritares për zgjedhjen e stilit të vijave ekziston dritarja për zgjidhje të trashësive të vijave, ashtu siç shihet në fig. 99 b. Vija e zgjedhur në këtë dritare përcillet në grumbullin e vijave të dritares së parë. Tabelës ose një pjese të saj mund edhe t'i fshihet rrjeti i vijave. Për këtë qëllim duhet zgjedhur pjesën e tabelës në të cilën fshihen vijat dhe pastaj shtypet pulla për kufizime të jashtme, në te cilën mungon pjesa e vijave që fshihen, ose mungojnë të gjitha vijat. 15.10. Vizatimi i vijave me ngjyra Rrjeti i vijave të tabelës mund te vizatohet edhe duke shfrytëzuar ngjyra të ndryshme. Zgjedhja e ngjyrave bëhet përmes pullës Border Color, e cila shihet posht. Pas klikimit të kësaj pulle në ekran do të paraqitet tabela me ngjyra të ndryshme, ashtu siç shihet në fund të fig. 100. Fig. 100. Zgjidhja e ngjyrave të vijave në tabelë Nga kjo tabele, me klikim mund te zgjidhet ngjyra e dëshiruar dhe, si rezultat, lapsi për vizatim do të shkruaje me ngjyrën e zgjedhur.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 60 15.11. Hijezimi i qelive Qelitë brenda tabelave mund te hijezohen duke i mbushur me mostra të ndryshme, pa ose me ngjyra. Mostra zgjidhet në tabelën me opsione të ndryshme (fig. 101), e cila paraqitet pasi të klikohet shigjeta që gjendet pranë pullës Shading Color. Fig. 101. Zgjedhja e mostrës për mbushje të qelive Mbushja e qelive me mostrën e dëshiruar behet duke i zgjedhur së pari qelitë e pastaj në kornizën me mostra edhe llojin e mostrës. P.sh., në tabelën vijuese, për mbushje të rreshtit të pare, është përdorur mostra Bright Green, kurse qelitë e rreshtit të fundit janë mbushur me mostrën Blue. Nëse mostrat standarde te ofruara, siç u tregua me sipër, nuk na mjaftojnë, me klikimin e opsionit More Fill Colors... fitohet dritarja Colors (shih fig. 102), në të cilën, përveç ngjyrave standarde, mund te zgjidhet opsioni Custom, per te krijuar kombinime ngjyrash të ndryshme Fig. 102. Dritarja Colors Mostrat me te cilat janë mbushur qelitë fshihen, nëse zgjidhet opsioni None në kornizën e mostrave, 15.12. Tabela te gatshme Me qellim që të lehtësohet puna e krijimit të tabelave, Word-i ofron një numër tabelash te gatshme. Zgjedhja e formës se dëshiruar të tabelës nga grumbulli i tabelave të gatshme behet në kornizën Insert Table Quick Tables (shih fig. 103), pasi paraprakisht te pozicionohemi në njërën nga qelitë e tabelës së porsakrijuar.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 61 Fig. 103. Zgjedhja e tabelës se gatshme 15.13. Operimi me te dhënat në tabelë Të dhënat në tabelë mund të sortohen (renditen), ose mbi to mund të zbatohen operacione të ndryshme aritmetike etj. 15.13.1. Sortimi Sortimi i të dhënave në tabele behet sipas madhësisë, përkatësisht radhës së shkronjave të alfabetit. Për ketë qellim, ne shiritin i cili shihet në fig. 104 a, mund të shfrytëzohen pullat për sortim. Opsionet e sortimit gjenden edhe në dritaren Laylot Data - Sort (shih fig. 104), e cila fitohet përmes opsionit Table, Sort... Fig. 104. Zgjedhja dhe korniza Sort Nëse, p.sh., në tabelën vijuese: Emri Poena Fatmir 86 Driton 90 Besa 77 Arta 87 Anda 95

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 62 Agim 78 duam që të dhënat t'i sortojmë, duke i sortuar emrat që janë shënuar në kolonën e parë të saj, pasi kursori të pozicionohet në tabelë, në dy dritaret e para të kornizës Sort, duhet të zgjidhen opsionet Emri dhe Text, kurse që radhitja të shkoje prej shkronjës A kah shkronja Z, djathtas duhet të zgjidhet opsioni Ascending. Pas sortimit, tabela do të duket: Emri Agim 78 Anda 95 Arta 87 Besa 77 Driton 90 Fatmir 86 Që sortimi të behet në bazë të vlerave të poenëve, prej numrit më të madh të poenëve kah numri më i vogël, në dy dritaret e kornizës Sort duhet zgjedhur opsionet Poenë dhe Number, kurse djathtas - opsionin Descending. Si rezultat, tabela e sortuar duket: Emri Poenë Anda 95 Driton 90 Arta 87 Fatmir 86 Agim 78 Besa 77 Poenë Ekzistojnë edhe mundësi të tjera për sortim. Kështu, p.sh., në tabelën e mësipërme sortimi mund të bëhet në bazë të emrit dhe të poenëve - njëkohësisht, duke shënuar opsionin e dytë në dritaren mbi të cilën është shkruar teksti Then by. Nëse në kornizë shtypet pulla Options..., mënyra e sortimit mund të përcaktohet edhe më hollësisht 15.13.2. Gjetja e shumës Mbi vlerat të cilat gjenden në tabelë mund te zbatohen edhe llogaritje te ndryshme, siç është p.sh. gjetja e shumës së vlerave në një kolone, gjetja e mesatares aritmetike etj. Për ketë qellim duhet të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen në kornizën Formula, e cila fitohet përmes opsionit Table Tools, Layout, Data Formula... Fig. 105. Korniza për shkrimin e formulave

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 63 Këtu, sa për ilustrim, do të tregohet llogaritja e shumës së vlerave të poenëve në kolonën e dyte të tabelës, e cila u shfrytëzua më sipër. Procedura e llogaritjes fillon me shtimin e një qelie, ose më mirë të një rreshti, ku do te vendoset shuma. Pastaj, pasi kursori te pozicionohet në qelinë e re, duhet te shtypet pulla me simbolin Σ. Si rezultat, tabela me një rresht të shtuar dhe shumën e poenëve në kolonën e fundit do të duket: Emri Poenë Fatmir 86 Driton 90 Besa 77 Arta 87 Anda 95 Agim 78 Shuma: 513 16. Grafika brenda teksteve Brenda teksteve mund të insertohet vizatime të gatshme që gjenden në kuadër të Word-it, vizatime të punuara në njërin nga programet për vizatim (AutoCAD, Paint, Paintbrush, Visio, CorelDRAW etj.), vizatime të skanuara me skaner, ose mund të bëhen vizatime në Word, duke i shfrytëzuar veglat që gjenden brenda shiritit për vizatim. 16.1. Insertimi i vizatimeve të Word-it Në Word ekziston një numër i madh vizatimesh, të cilat njihen si Clip art. Për qasje të këto vizatime duhet të zgjidhet opsioni Insert, Illustration, Clip Art..., pas se cilës në ekran fitohet korniza Insert ClipArt, ashtu siç shihet ne fig. 106. Fig. 106. Zgjedhja e opsionit ClipArt Në kornizën djathtas (fig 107a), përmes zgjedhjeve Search in dhe Result should be: të ofruara, mund te zgjidhen grupe të ndryshme të vizatimeve të gatshme (fig. 107b). Kështu, p.sh., nga grupi i vizatimeve Animals është nxjerrë vizatimi luanit, që shihet në fig. 107.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 64 Fig. 107. Mënyra e marrjes se cip artit nga grupi Animals 16.2. Shkrimet në WordArt Në kuadër të Word-it ekziston mundësia e zgjedhjes së formave të ndryshme të shkrimeve. Qasja në këto shkrime mund të bëhet përmes opsionit Insert, WordArt..., ashtu siç shihet në fig. 108. Fig. 108. Zgjedhja e opsionit WordArt... Pas kësaj, në ekran do të paraqitet korniza WordArt Galery, e dhëne në fig. 109.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 65 Fig. 109. Korniza WordArt Gallery Nëse zgjidhet njëri nga opsionet e ofruara, në ekran do të paraqitet korniza në të cilën duhet të shënohet teksti, ashtu siç shihet në fig. 110. Fig. 110. Korniza në të cilin shënohet teksti Kështu, p.sh., nëse është zgjedhur opsioni i katërt në rreshtin e fundit të kornizës WordArt Gallery dhe shkruhet teksti Informatika, shkrimi i cili do të insertohet në dokument do ta ketë pamjen:

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 66 Për ndryshimin e tekstit, të ngjyrave të tij etj., mund të shfrytëzohet shiriti WordArt. i cili paraqitet në ekran në momentin e zgjedhjes së shkrimit. 16.3. Insertimi i vizatimeve Çfarëdo vizatimi që punohet në ndonjë program për vizatim mund të insertohet në dokumentin e shkruar në Word. Le ta marrim shembull vizatimin e dhëne në fig. 111, i cili është vizatuar në programin Corel Draw dhe si i tillë ruhet në disk nën emrin Masht1. Për insertimin e tij në dokument përdoret opsioni Insert, Picture, From File...,pas së cilit zgjidhet fajlli në direktoriumin ku ai është vendosur në disk. Në fund, nëse shtypet pulla Insert në kornizën përkatëse, vizatimi do të vendoset prej pozitës ku aktualisht gjendet kursori në dokument. Fig. 111. Vizatimi në programin Corel Draw i insertuar me Insert Picture Insertimi i vizatimit në dokument mund të bëhet edhe duke e kopjuar vizatimin në programin në të cilin ai vizatohet dhe pastaj, përmes opsionit Edit, Paste, përkatësisht shkurtesës Ctrl+V, insertohet. Kurse, nëse duam që në dokument ta insertojmë komplet pamjen e ekranit në programin përkatës atë e kopjojmë duke shtypur tastin PrintScreen në tastierë dhe pastaj, siç u tha më sipër, atë e vendosim në dokument. 16.4. Rregullimi i vizatimit të insertuar Vizatimi i vendosur në dokument mund të rregullohet më tutje duke i shfrytëzuar opsionet që i ofron Word-i, përmes shiritit me vegla Picture Tools, Format. Për vendosjen e këtij shiriti në ekran duhet të zgjidhet piktura e insertuar, ashtu siç është treguar në fig. 112. Fig. 112. Opsionet për insertimin e shiritit Kështu, p.sh., fillimisht vizatimit duhet t'i hiqen zbrazësitë eventuale që atë e rrethojnë, gjë që shihet nga katroret e vegjël që paraqiten rreth vizatimit, kur kursori pozicionohet mbi vizatim. Për ketë qellim, në shiritin për vizatim shfrytëzohet pulla Crop, e cila shihet majtas. Nëse pas shtypjes së kësaj pulle kursori vendoset në njërin nga katroret anësore, që paraqiten kur pozicionohemi mbi vizatim dhe duke e mbajtur tastin e shtypur të miut, atë e lëvizim ashtu qe t'i afrohemi hapësirës së vizatimit, pas lëshimit të tastit të miut, pjesa e tepërt e vizatimit do të ngelë e mbuluar. Njëlloj duhet të veprohet në të katër anët e vizatimit, për ta ngushtuar hapësirën e vizatimit ashtu që katroret e vegjël t'i afrohen krejtësisht atij. Kështu, shembulli i vizatimit të importuar nga fajlli Masht1, në formën e tij përfundimtare, do të duket si në fig. 113.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 67 Fig. 113. Pamja e vizatimit të importuar nga fajlli Masht1 Njëlloj mund te priten edhe pjesët e tepërta të vizatimit, ose edhe të rikthehen ato që janë mbuluar, duke e përdorur procedurën e njëjte të punës me pullën Crop. Vizatimi mund të rregullohet më tutje ashtu që të rritet dhe të zvogëlohet proporcionalisht ose vetëm në një drejtim, të pozicionohet në qendër, në njërin ose në skajin tjetër të faqes etj., për çka, pasi të pozicionohemi me mi mbi vizatim, mund të shfrytëzohen mundësitë e kornizës Format Picture (fig. 114), e cila fitohet përmes opsionit Format, Picture... Fig. 114. Korniza Format Picture me opsionin Fill si dhe Size 16.5. Dimensionet dhe pozita e vizatimit Në kornizën Format Picture më rendësi është shfrytëzimi i opsioneve: Fill, Line Color, Line style dhe Picture. Përmes opsionit Size, korniza e të cilit shihet në fig. 114, mund të përcaktohen dimensionet e vizatimit, duke shënuar ato në dritaret përkatëse. Me qellim që të ruhen proporcionet e vizatimit, përkatësisht vizatimi të rritet ose të zvogëlohet përpjesëtimisht (pa u deformuar), para opsionit Lock aspect ratio duhet te vendoset simboli. Dimensionet e vizatimit mund të ndryshohen edhe përmes miut, duke e pozicionuar kursorin në katroret që paraqiten skajeve të vizatimit. Nëse mbahet i shtypur tasti i miut pasi të paraqitet shigjeta dykohëshe, më lëvizjet e tij do të zvogëlohet ose do të rritet vizatimi. Rritja ose zvogëlimi do të jetë i përpjesëtueshëm, nëse kursori pozicionohet në katroret që paraqiten në këndet e vizatimit. Pozita e vizatimit në faqe si dhe opsionet e shkrimit të tekstit ndaj vizatimit mund te përcaktohen përmes opsionit Layout në kornizën përkatëse Format Picture, e cila shihet në fig. 115.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 68 Fig. 115. Opsioni Text Wraping dhe korniza Advanced Layout Kështu, p.sh., për vendosje të vizatimit ashtu siç janë vendosur të gjitha vizatimet në ketë libër, përkatësisht për vendosje të tekstit majtas vizatimit, kurse djathtas vetë vizatimi, në rreshtin e parë është zgjedhur opsioni i parë nën të cilin shkruan Square, kurse në rreshtin e dytë opsioni Right. Pas kësaj, për lëvizje të vizatimit djathtas, pasi të pozicionohemi mbi te, mbahet i shtypur tasti i majte i miut dhe lëvizet ai, gjatë së cilës shihet simboli me shigjeta në të katër drejtimet. 16.6. Insertimi i skenimeve dhe i fotografive Brenda dokumenteve që krijohen në Word mund të insertohet edhe fotografi të ndryshme, duke i skanuar përmes skanerit. Për skenim dhe për insertim përdoret opsioni Insert, Picture, From Scanner or Camera... 16.7. Vizatimi përmes Word-it Në Word mund edhe të vizatohet, duke i shfrytëzuar veglat që gjenden në kuadër të shiritit për vizatim i cili vendoset në ekran, nëse zgjidhet opsioni Insert, Shapes. Fig. 116 Zgjedhjet te vizatimi përmes Word-it Gjate vizatimit mund të shfrytëzohen edhe vizatime te gatshme, të cilat fitohen përmes opsioneve që i ofron zgjedhja AutoShapes.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 69 16.8. Shfrytëzimi i vizatimeve të gatshme Pas klikimit të pullës AutoShapes, në ekran do të fitohet korniza me 6 opsione, të cilat mund të shfrytëzohen për vizatim të vijave (Lines), figurave bazike (Basic Shapes), shigjetave (Block Arrows), blloqeve për vizatim te bllok-diagrameve (Flowchart), yjeve dhe flamujve (Stars and Banners), kornizave për tekste (Callouts), ashtu siç shihet në fig. 131. Gjate vizatimit, përkatësisht shtypjes së ndonjë pulle në shiritin për vizatim, kursori e merr formën e kryqit, ashtu që të mund të pozicionohet sa më saktë në pozitën e dëshiruar në ekran. Por, kur jemi të pozicionuar në vizatim, rreth tij paraqiten katrore, kurse kursori e ka pamjen e një kryqi me shigjeta në katër drejtime. Fig. 117. Opsionet në menynë të zgjedhjes Shape dhe Basic Shape 16.9. Vizatimi i figurave bazë Nëse shtypet pulla AutoShapes dhe zgjidhet opsioni Basic Shapes, në ekran do të fitohet grumbulli i figurave që shihen në fig. 117 b. Për zgjedhje të ndonjërës nga figurat që ofrohen në mesin e figurave bazë, duhet të klikohet ajo. Pas kësaj, me kursor, i cili e merr formën e kryqit, pozicionohemi në vendin ku fillon vizatimi i figurës. Në fund, me klikim, figura e zgjedhur do të përcillet në ekran. Nëse, p.sh., zgjidhet vizatimi i tetëkëndëshit, brinjët e tij mund të merren të jenë të barabartë, ose të zgjedhura lirisht, p.sh.: Por, tetëkëndëshi mund të rregullohet më tutje, duke u pozicionuar me kursor në katroret të cilët paraqiten kur zgjidhet figura (për zgjedhje të figurës duhet të shtypet tasti i majtë i miut, pas paraqitjes së kursorit në formë të kryqit me shigjeta), plotësisht njëlloj si veprohet edhe gjatë rregullimit të vizatimeve të tjera, gjë që u shpjegua më sipër.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 70 Pranë vizatimit të insertuar nga shembulli i mësipërm paraqitet edhe një katror i ngjyrosur me ngjyre portokalli. Nëse pozicionohemi me kursor ne ketë katror, do te paraqitet koka e një shigjete. Pas kësaj, nëse mbahet i shtypur tasti i miut dhe lëvizet majtas e djathtas, në ekran fitohen versione të ndryshme të tetëkëndëshit, përfshire edhe dy figurat kufitare, katërkëndëshin: dhe gjashtëkëndëshin: 16.10. Vizatimi i vijave dhe i shigjetave Në shiritin për vizatim gjendet opsioni Insert Shapes, Line për vizatim të vijave, ose pulla Arrow për vizatim të shigjetave, të cilat shihen në vijim. Trashësia dhe lloji i vijave mund të zgjedhën përmes opsioneve të cilat merren në ekran (fig. 118), nëse shtypet pulla Line Style, cila shihet majtas. Fig. 118. Opsionet Weight, Dashed dhe Format AutoShape P.sh., vijat e katërkëndëshit të dhëne më sipër mund të ndryshohen: duke zgjedhur së pari tetëkëndëshin, pastaj në menynë rritëse të pullës Line Style zgjidhen vijat e opsionit të fundit.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 71 Gjatë vizatimit mund të zgjedhën edhe vija me ndërprerje, duke shfrytëzuar opsionet që fitohen pas shtypjes së pullës Dash Style, e cili shihet majtas. Shigjetat gjithashtu mund të zgjedhën që të kanë orientim në njërin ose në drejtimin tjetër, të jene shigjeta dykrahëshe etj., duke i shfrytëzuar opsionet e menysë rritëse të pullës Arrow Style (shih majtas), ashtu siç është dhëne ne fig. 119. Fig. 119. Opsionet e zgjedhjes Arrow 16.10.1. Ngjyra e vijave Vijat në vizatime mund të ngjyrosen me ngjyra të ndryshme, Procedura e ngjyrosjes fillon me zgjedhjen e vijës dhe pastaj nga paleta e ngjyrave që paraqitet në ekran (fig. 120) me klikimin zgjedhjes Shape Outline zgjidhet ngjyra e dëshiruar. Fig. 120. Paleta e ngjyrave te opsionit Line Color 16.11. Mbushja e figurave Figurat e vendosura në dokument mund të mbushen me mostra të ndryshme, duke shfrytëzuar pullën Fill Color, e cila shihet majtas. Nëse klikohet shigjeta, e cila gjendet pranë kësaj pulle, në ekran do të paraqitet paleta e ngjyrave të ndryshme, ashtu siç shihet në fig. 121.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 72 Fig. 121. Paleta e ngjyrave të opsionit Fill Color Kështu, p.sh., nëse katërkëndëshi i vizatuar me sipër mbushet me fill te kaltër, do te duket: 16.11.1. Vizatimet me hijezim Figura në ekran mund të vendoset edhe ashtu që të duket hija e saj, p.sh.: Për ketë qellim shfrytëzohen opsionet e menysë rritëse që paraqitet nëse shtypet pulla e parafundit në shiritin për vizatim (shih majtas), ashtu siç është treguar në fig. 122 a. Fig. 122. Opsionet për hijezim dhe paraqitjen tredimensionale

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 73 Nga opsionet për hijezim shihet se ekzistojnë mundësi të shumta të vendosjes së hijes, përfshire edhe hije të shumëfishta, të cilat lehte mund te provohen në kompjuter. 16.11.2. Vizatimet tredimensionale Vizatimeve mund t'u jepet edhe pamje tredimensionale, duke e shfrytëzuar pullën 3-D (shih majtas), e cila gjendet në fund të shiritin për vizatim. Kështu, p.sh., disa nga shumë pamjet tredimensionale të katërkëndëshit të vizatuar më sipër janë dhënë në vijim. Këto pamje fitohen nëse pas pozicionimit mbi katërkëndëshin e zakonshëm zgjidhet njëri nga opsionet e menysë rritëse që fitohet pas klikimit të pullës 3-D, ashtu siç shihet në fig. 122 b. 16.11.3. Tekstet pranë objekteve Objekteve të vizatuara mund t'u shoqërohen edhe tekste, duke e shfrytëzuar pullën Text Box, e cila gjendet në shiritin për vizatim (shih majtas). Por, tekstet pranë objekteve zakonisht shkruhen duke i shfrytëzuar mundësitë që i ofron opsioni Callouts, i cili gjendet në menynë te zgjedhjes AutoShapes, ashtu siç shihet në fig. 123. Fig. 123. Zgjedhjet te opsionit Callouts Kështu, pranë prizmit të vizatuar mund ta shkruajmë emrin e tij, p.sh., në këtë mënyrë: Prizmi Fonti që përdoret për shkrim të tekstit dhe madhësia e shkronjave mund të zgjedhën në dritaret përkatëse të shiritit për formatizim. Gjithashtu, shkronjat mund të ngjyrosen me ngjyra të ndryshme, duke i zgjedhur ngjyrat në menynë rritëse e cila fitohet nëse në shiritin për vizatim klikohet shigjeta pranë pullës Font Color. 11.4. Dukshmëria Kur në një pozitë brenda dokumentit vendosen njëkohësisht dy figura, ose kombinim i figurës dhe i tekstit, patjetër duhet të përcaktohet dukshmëria e tyre. Për këtë qëllim shfrytëzohet opsioni Order i menysë rritëse të pullës Draw (shih majtas), e cili gjendet në pozitën e parë të shiritit për vizatim, me nënopsionet e treguara në fig. 124.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 74 Fig. 124. Zgjedhjet nga opsioni Arrange dhe nënopsionet e menysë rënëse Order P.sh., nëse në një pozitë vendosen elipsa dhe katërkëndëshi, për ta fituar pamjen vijuese, duhet të përdoret opsioni Bring to Front pasi të selektohet katërkëndëshi, ose përmes opsionit Send to Back - nëse selektohet elipsa. 16.11.5. Grupimi Me qëllim që vizatimi në të cilin janë, përfshirë më shumë figura të veçanta nga kompjuteri të nënkuptohet si një tërësi, në fund bëhet grupimi i tyre përmes opsionit Group, i cili gjendet ne zgjedhjen Arrange, ashtu siç shihet në fig. 125. Grupimi fillon me zgjedhjen e të gjitha elementeve të vizatimit me tastin e majtë të miut, duke e mbajtur gjatë gjithë kohës të shtypur tastin Shift në tastierë. Fig. 125. Grupimi i elementeve në vizatim Pas grupimit të elementeve në vizatim ato sillen si një objekt i vetëm. Kështu, gjatë selektimit, do të selektohen të gjitha elementet përbërëse të tij, gjë që nënkupton se ai mund të kopjohet, te zhvendoset, ose të fshihet sikurse të paraqesë një objekt të vetëm. Nëse pas grupimit dëshirojmë të bëjmë ndryshime në ndonjë element përbërës të vizatimit, pasi të jetë selektuar, përmes opsionit Ungroup, vizatimi mund të zbërthehet përsëri në elemente përbërëse të tij.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 75 16.11.6. Rrafshimi Gjatë kompozimit të elementeve në vizatim shfrytëzohen edhe mundësi të tjera, të cilat ofrohen në menynë rritëse të pullës Draw. Kështu, elementet përbërëse të vizatimit mund të rrafshohen ndaj një vije të caktuar përmes opsioneve të ofruara në fig. 126. Fig. 126. Rrafshimi i elementeve të vizatimit ndaj një vije Në procedurën e rrafshimit marrin pjesë vetëm elementet e vizatimit, të cilat janë zgjedhur. 16.11.7. Rrotullimi Elementet e zgjedhura të vizatimit mund të rrotullohen për një kënd të caktuar, duke i shfrytëzuar opsionet që i ofron menyja rënëse e opsionit Rotate or Flip, e cila shihet në fig. 127 Fig. 127 Opsionet për rrotullim Kështu, p.sh., nëse te vizatimi me katërkëndëshin dhe me elipsën zgjidhet vetëm shigjeta, përmes opsionit Flip Horizontal do të fitohet:

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 76 Njëlloj, sikurse që u dha më sipër, në kompjuter mund të provohen edhe shumë opsione të tjera të rrotullimit te një elementi, ose të komplet vizatimit. 16.11.8. Kopjimi dhe fshirja e vizatimit Vizatimi i cili është insertuar, ose është vizatuar në Word, mund të kopjohet për t'u vendosur dikund tjetër brenda dokumentit, ose edhe mund të fshihet. Kopjimi ose fshirja e vizatimit fillon me selektimin e tij, duke u pozicionuar me kursor mbi të. Pastaj, procedura e kopjimit, e insertimit në një vend tjetër në dokument, në fajll tjetër, ose e fshirjes së vizatimit, është e njëjte në procedurën që përdoret edhe për tekste, ashtu siç është shpjeguar me parë. 17. Teksti në shtylla Teksti brenda një dokumenti mund të shkruhet edhe në shtylla., p.sh., ashtu siç shihet në fig. 128. Fig. 128. Teksti i shkruar në dy shtylla Në Word, si standard mund të zgjidhet organizimi i tekstit në një, dy ose tri shtylla, me mundësi që në rastin e organizimit në dy shtylla, shtylla e majtë ose shtylla e djathtë të jetë më e ngushtë. Zgjedhja bëhet përmes opsionit Format, Columns..., në kornizën Columns, e cila duket si në fig 129. Fig. 129. Opsionet e kornizës Columns

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 77 Ndarja në numër të caktuar shtyllash mund të vlejë brenda komplet dokumentit, në një pjesë të caktuar të tij, ose prej pikës ku zgjidhet opsioni i ndarjes së re në shtylla e deri në fund të dokumentit. 18. Shtypja e tekstit Teksti i përfshirë në dokument mund të shtypet përmes opsionit File, Print..., pas së cilës në ekran paraqitet korniza Print, p.sh., ashtu siç shihet në fig. 130. Fig 130. Korniza për shtypje Print Korniza Print mund të fitohet edhe përmes shkurtesës Ctrl + P, ose duke e klikuar pullën në të cilin shihet vizatimi i printerit (shih majtas), i cili gjendet ne shiritin Standard. Në dritaren e parë të kornizës për shtypje duhet të zgjidhet tipi i printerit, i cili është lidhur në kompjuter, kurse ne pjesën Page range përcaktohet shtypja e komplet dokumentit (All), shtypja e faqes ku aktualisht është vendosur kursori (Current page), ose shtypja e faqeve, numrat e të cilave shënohen në dritaren e cila gjendet në vazhdim të tekstit Pages. Përmes opsioneve që ofrohen në kornizën Print mund të përcaktohet numri i kopjeve që shtypen, të kërkohet shtypja e faqeve tek ose çift etj. Dukja e faqeve të dokumentit që shtypet mund të merret në ekran, përmes opsionit File, Print Preview, ose pullës me simbolin e thjerrëzës zmadhuese (shih majtas), i cili është vendosur në shiritin standard. 19. Ndihma Gjatë punës ne Word, në çdo moment mund të kërkohet ndihmë, duke zgjedhur në menynë kryesore opsionin Help, pas së cilës në ekran paraqitet korniza e ndihmës, p.sh., ashtu siç shihet në fig. 148.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 78 Fig. 131. Korniza për ndihmë Mundësitë që ofrohen përmes ndihmës e cila është pjesë përbërëse e Word-it janë të mëdha, gjë që udhëhiqet me opsionet në kuadër të kornizës përkatëse. Ndihma mund të merret edhe nëse në tastiere shtypet tasti F1